Upload
haxuyen
View
254
Download
9
Embed Size (px)
Citation preview
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
ARSIMI PROFESIONAL
Programi mësimor (Modulet profesionale)
Instalues elektrik Shkalla III
2
Redaktorë profesional:
Mr. Art. Luljeta Belegu Demjaha, zyrtare në Sektorin për Arsim Profesional, MASHT
Alqi Mustafai, Ekspert i Arsimit Profesional, Instituti i Studimeve Pedagogjike në Tiranë
Ballinën e punoi:
Mr. Art. Bujar Demjaha
Shtypi:
...
3
udhëimi administrative
4
I. Parathënie
Nё kuadёr tё reformave nё arsim, Ministria e Arsimit, Shkencёs
dhe e Teknologjisё (MASHT) po zbaton procesin e ndyshimeve
edhe nё Arsimin Profesional (AP)...
5
PËRMBAJTJA
I. Parathënie
II. Korniza e programit profesional për profilin “Instalues elektrik”, kl. 13
III. Modulet profesionale për profilin “Instalues elektrik”, kl. 13
A - Module profesionale të përbashkëta
1. Vizatimi me kompjuter
2. Ndërmarrësia
3. Mbrojtje mjedisi
B – Module profesionale të profilit
1. Elektronika dhe udhëheqja
2. Instalimet elektrike të avancuara 1
3. Instalimet elektrike të avancuara 2
C - Module profesionale zgjedhore
1. Rrjetet elektrike dhe largpërçuesit
2. Matjet në instalimet elektrike
3. Teknika e sigurimit në instalimet elektrike
IV. Struktura e sistemit të arsimit në Kosovë
6
7
Korniza e programit
profesional ARSIMI PROFESIONAL
Instalues elektrik Klasa 13, Shkalla III
8
II. Korniza e programit profesional
Lëmia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik
Shkalla: III
Klasa: 13 I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin në profilin Instalues elektrik, shkalla III.
1. Struktura e shkollimit për profilin Instalues elektrik, shkalla III
Arsimimi në profilin Instalues elektrik, klasa 13, trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të
lartë dhe ofrohet në shkollat profesionale, si shkallë e tretë e këtij shkollimi.
Shkalla e tretë e arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor pas përfundimit të
shkallës së dytë, i përgatit nxënësit për të fituar një nivel më të lartë të kualifikimit
profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës si dhe vazhdimin e studimeve
në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punëtorit të
kualifikuar me shkathtësi të larta dhe mundëson arsimimin e mëtejshëm në shkolla post-
sekondare ose në universitete.
Plani mësimor i profilit Instalues elektrik, shkalla III, është i strukturuar në lëndë të
përgjithshme dhe module profesionale, si më poshtë:
- Lëndët e përgjithshme (të obligueshme) që synojnë formimin shkencor/humanitar të
nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të
mëtejshëm.
- Modulet e teorisë dhe praktikës profesionale (të obligueshme) bëjnë konsolidimin te
nxënësit, të koncepteve shkencore për proceset teknike-teknologjike që lidhen me
profesionin e instaluesit elektrik, si dhe i aftësojnë ata me kompetencat praktike të
nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.
- Lëndët e përgjithshme zgjedhore lehtësojnë orientimin e nxënësve për shkollim të
mëtejshëm dhe i ndihmojnë ata në plotësimin e kërkesave të pranimit në universitete.
- Modulet e teorisë dhe praktikës profesionale zgjedhore mundësojnë ngritjen e nivelit
profesional të nxënësve në profesionin e instaluesit elektrik.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit për profilin Instalues elektrik, shkalla III
Qëllimi kryesor i shkollimit për profilin Instalues elektrik, shkalla III, është zhvillimi i
mëtejshëm i personalitetit të nxënësve per t’u integruar në një shoqëri demokratike si qytetarë
aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në
ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi i mëtejshëm te
nxënësit i ndjenjës së vetbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e
gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet
emocionale, intelektuale dhe profesionale.
Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që shkollimi profesional në shkallën III, si
vazhdimësi e shkallës I dhe shkallës II, tu krijojë nxënësve:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë
fizike e mendore;
9
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe
qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme per të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit
e trajnimit profesional të mëtejshëm;
- Kushte për të njohur dhe zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në
përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Kushte për tu njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës,
në fushën e instalimeve elektrike;
- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si
dhe për të qenë të vetëdijshëm per rolin që mund të luajnë në shoqëri.
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjen e disiplines, kuriozitetin itelektual dhe vlerat morale;
- Kushte për tu zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të
ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.
- Mbështetje pёr tё çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre dhe për të marrë
përgjegjësi në proçesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjelltë nëpërmjet
përvojes së punës praktike.
- Mundësi për tu njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në
kontekstet e integrimit Europian.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi për profilin Instalues elektrik, shkalla III
Shkollimin profesional për Instalues elektrik, shkalla III mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë
dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses shkallën II të këtij profili profesional dhe
zotërojnë aftësi shëndetsore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të vazhduar më tej
shkollën e mesme të lartë.
Në raste të veçanta, kur kërkesat për të ndjekur profilin profesional të Instaluesit elektrik,
shkalla III, janë më të larta se sa kapacitetet reale të shkollave profesionale, Ministria e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime të veçanta me kritere
pranimi të posaçme për këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin Instalues elektrik në shkallën III, i lejon
nxënësve vazhdimin e shkollimit post-sekondar për arritjen e nivelit të teknikut në instalimet
elektrike si dhe mundëson kalimin e tyre në studime universitare.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi në profilin Instalues elektrik, shkalla III, në vazhdimësi të shkallës I dhe II të këtij
profili, i referohet punimeve të instalimeve elektrike në sektorin e ndërtimeve që janë aktuale
dhe shihen me përparësi edhe për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga këto, instaluesi
elektrik i shkallës III mund të punësohet në ndërmarrje që kryejnë punime të instalimeve
elektrike ose mirëmbajtje të rrjetave elektrike ekzistuese, ose mund të vetëpunësohet si
instalues elektrik në këtë sektor, duke punuar sipas kërkesave të klientëve. Si instalues
elektrik me shkathtësi të larta, në përfundim të këtij shkollimi dhe pas një përvoje pune,
nxënësi mund të krijojë një bisnes të vetin në këtë sektor të rëndësishëm të shërbimeve dhe të
punësojë të tjerë në të. .
10
II. Kompetencat që fitojnë nxënësit në përfundim të shkollimit për profilin Instalues
elektrik, shkalla III.
1. Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin Instalues elektrik, shkalla III, do të zhvillojë akoma më tepër
te nxënësit kompetencat e përgjithshme të fituara në shkallën I dhe shkallën II, të cilat do t’i
shërbejnë atij në përvetësimin me më efektivitet të programit mësimor, në zhvillimin në nivel
më të lartë të kompetencave profesionale, si dhe në integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në
tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e
ndjenjat e tij dhe për argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të
mbledhjes dhe shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal
dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të
ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale
dhe shoqërore.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të
zgjidhjeve efektive dhe efiçiente të problemeve që do të ndeshë në kontekstin profesional,
personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kuadrin e
integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vet-kontroll dhe pavarësi në vendim-marrje gjatë ushtrimit të veprimtarisë së
tij profesionale.
- Të organizojë drejt proçesin e të nxënit e tij dhe të shfaqë gadishmërinë e vullnetin për një
të nxënë që do të zgjatë gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
objektivave të pranuara.
- Të kryejë vlerësime dhe vet-vlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të
përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
2. Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit njëvjeçar në profilin profesional Instalues
elektrik, shkalla III, nxënësi do të zhvillojë në një nivel më të lartë kompetencat profesionale
të fituara në shkallën II të këtij profili, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera
që lidhen me modulet profesionale të detyruara, si më poshtë:
- Të përdorë kompjuterin për paraqitjen grafike të detaleve të ndryshme, në nivelin e
pranuar ndërkombëtarisht (ECDL).
- Të paraqesë informatat dalëse nga procesi i vizatimit me kompjuter.
- Të bëjë përgatitjen, me ndihmen e kompjuterit, të dokumentacionit të nevojshëm.
- Të përdorë elemente elektronike, qarqeve PLC dhe elemente të ndryshme të SRA në
kontrollim dhe udhëheqje.
- Të kryejë instalime elektrike të tabelave komanduese për lëshimin në punë të motorëve
asinkron trefazorë.
11
- Të kryejë instalime elektrike me anë të elementeve të ndryshme të SRA.
- Të kryejë instalime elektrike të rrjetit kompjuterik.
- Të instalojë sistemin e zërimit në objekte të ndryshme.
- Të vendosë sistemin e videokamerave në objektet e rëndësisë së veçantë.
- Të instalojë pajisjet për thirrjen e motrës medicinale nga pacienti në spitale.
- Të realizojë skema të instalimeve elektrike të pajisjeve ndriçuese fluoreshente.
- Të kryejë instalime elektrike të ndriçimit me sistemin DALI.
- Të kryejë instalime elektrike me anë të PLC (ndriçimi i shkallëve, dyer të hyrjes, zile të
shkollës, etj).
- Të përgatitë projekte të instalimeve elektrike të thjeshta.
- Të kryejë llogaritje të parapara me projektin e instalimeve elektrike të thjeshta;
- Të respektojë legjislacionin për profesioninin e instaluesit elektrik
- Të ruajë dhe mirëmbajë veglat dhe pajisjet e punës.
- Të kujdeset për mjedisin e punës.
- Të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të mbrojtjes në punë.
- Të kryejë veprime që lidhen me funksione udhëheqëse të ndërmarrjes.
- Të ndërmarrë veprimtari për ruajtjen e mjedisit të punës.
Nëse nxënësi përzgjedh edhe module profesionale zgjedhore nga ato të cilat i përmban plani
mësimor, ai do të ketë mundësinë të përfitojë edhe kompetenca të tjera që lidhen me këto
module, si më poshtë:
Kompetenca që lidhen me modulin “Rrjetet elektrike dhe largpërçuesit“:
- Të përshkruajë mënyrën e bartjes dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
- Të përshkruajë si është i ndërtuar rrjeti elektrik ajror dhe nëntokësor (kabllor).
Kompetenca që lidhen me modulin “ Matjet në instalimet elektrike“:
- Të përdorë instrumente elektrike matëse analoge dhe digjitale.
- Të kryejë matje të sakta në instalimet elektrike.
Kompetenca që lidhen me modulin “ Teknika e sigurimit në instalimet elektrike“:
- Të respektojë rregullat e mbrojtjes në punë gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjës së rrjeteve
elektrike.
- Të marrë masat e duhura për mbrojtjen nga goditja e rrymës elektrike.
- Të analizojë dhe zbatojë skema të ndryshme të teknikës së sigurimit në instalimet
elektrike.
12
III. Plani mësimor për profilin Instalues elektrik, klasa 13
Shënim: Krediti është njësi matëse e ngarkesës mësimore të moduleve profesionale dhe një
kredit është i barabartë me përafërsisht 6 orë mësimore.
Raportet kohore:
Lëndët e përgjithshme (të obligueshme) 34,4%
Modulet e teorisë dhe praktikës profesionale (të obligueshme) 53,1%
Lëndët e përgjithshme (zgjedhore) dhe modulet profesionale (zgjedhore) 12, 5%
IV. Udhëzime për zbatimin e kornizës së programit mësimor
Lëndët e përgjithshme janë të njëjta për të gjitha profilet arsimore dhe programet e detajuara
të tyre parashtrohen në një dokument të veçantë të MASHT.
Viti mësimor përmban 32 javë mësimore.
Java mësimore ka 32 orë mësimore.
Një orë mësimore ka një kohëzgjatje prej 45 minutash.
Si njësi e ngarkesës mësimore për modulet mësimore do të përdoret koncepti i kreditit i cili
do të jetë i barazvlefshëm me 6 orë mësimore.
Nr LENDET DHE MODULET
MESIMORE
KLASA 13
Shkalla III
Orë në javë Orë në vit (kredite)
A Lëndë të përgjithshme 11 352
1 Gjuhë dhe komunikim (gjuhë amtare) 3 96
2 Gjuhë angleze 3 96
3 Matematikë 2 64
4 Teknologji e informimit dhe komunikimit 3 96
B Module të teorisë dhe praktikës profesionale 17 544
B1 Module profesionale të përbashkëta 7 224
1 Vizatimi me kompjuter 2 64 (10)
2 Ndërmarrësia 3 96 (16)
3 Mrojtje mjedisi 2 64 (10)
B2 Module profesionale të profilit 10 320
1 Elektronika dhe udhëheqja 3 96 (16)
2 Instalimet elektrike të avancuara 1 3 96 (16)
3 Instalimet elektrike të avancuara 2 4 128 (21)
C Lëndë dhe module zgjedhore (2 lëndë ose
module të obligueshme) 4 128
1 Rrjetet elektrike dhe largpërçuesit 2
64 orë ose 10 kredite
64 orë ose 10 kredite
2 Matjet në instalimet elektrike 2
3 Teknika e sigurimit në instalimet elektrike 2
4 Matematikë 2
5 Fizikë 2
6 Kimi 2
7 Biologji 2
8 Histori 2
9 Sociologji 2
10 Ekonomi 2
11 Gjuhë gjermane 2
Shuma e orëve javore dhe vjetore 32 1024
13
Rekomandohet që modulet profesionale teorike-praktike (të obligueshme) për klasën 13 të
realizohen në përputhje me renditjen e paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në
vartësi të kushteve dhe situatave specifike në të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të
renditjes së trajtimit të moduleve mësimore, gjithnjë duke synuar të mos dëmtojnë proçesin e
përvetësimit të tyre.
Plani mësimor përmban gjithashtu 3 module profesionale zgjedhore si dhe 8 lëndë të
përgjithshme zgjedhore, nga të cilat nxënësit janë të obliguar të zgjedhin vetëm dy prej tyre,
sipas kësaj skeme:
Zgjedhja e parë: 2 module profesionale zgjedhore.
Zgjedhja e dytë: 2 lëndë të përgjithshme zgjedhore.
Zgjedhja e tretë: 1 modul profesional zgjedhor dhe 1 lëndë e përgjithshme zgjedhore.
Shkollat profesionale duhet të orientojnë nxënësit në lidhje me përparësitë që u krijojnë atyre
modulet apo lëndët zgjedhore për vazhdimësinë e shkollimit në drejtime të caktuara. Nxënësit
propozojnë modulet profesionale zgjedhore ose lëndët e përgjithshme zgjedhore të cilat kanë
dëshirë të ndjekin, nisur nga interesat e tyre individuale, por është shkolla profesionale që
vendos përfundimisht se cilat prej tyre do të përmbajë programi i shkollës. Për të vendosur se
cilat module zgjedhore e lëndë zgjedhore do të ofrohen gjatë klasës 13, shkolla profesionale
do të konsiderojë kërkesat individuale të nxënësve, kushtet e shkollës, kualifikimin e
mësimdhënësve, mundësitë e ndarjes së nxënësve në grupe me madhësi të pranueshme, etj.
Mbështetur në përshkruesit e moduleve profesionale mësuesit do të përgatisin plane më të
hollësishme ku do të parashtrohen veprimtaritë mësimore konkrete. Njëkohësisht, ata do të
përgatisn instrumentat e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në përshkruesit e
moduleve.
Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të shkallës III të përgatitjes në Profilin
Instalues elektrik, do të organizohet në formë provimesh të fokusuara në tri drejtime
kryesore:
- Provimi për lëndët e kulturës së përgjithshme (të obligueshme);
- Provimi i integruar për teorinë profesionale (të obligueshme);
- Provimi i integruar për praktikën profesionale (të obligueshme).
Rezultatet e provimeve përfundimtare do të pasqyrohen në Diplomën e maturës
profesionale.
Modalitetet e vlerësimit të nxënësve me nota, të provimeve përfundimtare dhe të përmbajtjes
së diplomës, përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT.
V. Udhëzime të përgjithshme didaktike.
Mësuesit e moduleve të teorisë dhe praktikës profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin
forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të
nxënësve dhe të çojnë në krijimin te ata të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe
të qëndrueshme.
E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proçes analize fillestare
i cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i përgatitjes së mëparshme të
nxënësve, përmbajtja e hollësishme e moduleve profesionale, shkalla e integrimit të tyre me
lëndët e përgjithshme dhe me njëri-tjetrin, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë
reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimdhënëse etj. Për këtë planifikim duhet
një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit drejtues e mësimdhënës të shkollës.
Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proçes të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja
e vazhdueshme e nxënësve me rezultatet e të mësuarit që përmbajnë përshkruesit e moduleve
si dhe me shkallën e përmbushjes nga ana e tyre, përbën një mekanizëm të fuqishëm
motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësuesit.
14
Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit.
Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në
shkollën profesionale që përgatit instaluesit elektrik të shkallës III.
Mësuesit duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë
teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës,
punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format
bazë të organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të
nevojshme për të përballuar me sukses vështirësitë që kanë të bëjnë me veprimtarinë
profesionale si instalues elektrik, me vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm në universitet si
dhe dhe veprimtarinë shoqërore si qytetar.
Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënit nuk
ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna
kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë
të ardhshëm.
Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësuesit, në
konsultim të ngushtë me njëri-tjetrin duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për
kontekstin e tyre konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e
problemit teorik, ushtrimi praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj.
Rekomandohet që në trajtimin e rezultateve mësimore teorike të moduleve të përdoren
kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe demonstrimi, kurse në ato praktike të
përdoren kryesisht demonstrimi nga instruktori, praktika e mbikqyrur dhe praktika e pavarur
e nxënësve. Projektet praktike, sidomos ato që integrojnë kompetenca të lidhura me shumë
aspekte të profesionit, janë një metodë që rekomandohet sidomos në stadet përmbyllëse të
shkollimit. Në kushtet e mungesës së mjediseve reale të punës, duhet të synohet krijimi i
mjediseve të simuluara të punës.
Gjatë trajtimit të moduleve të përgjithshme profesionale mësuesit duhet të përzgjedhin sa më
shumë të jetë e mundur shembuj dhe ilustrime konkrete nga profesioni i instaluesit elektrik.
Po kështu, detyrat që u jepen nxënësve duhet të pasqyrojnë zhvillimet dhe problemet në këtë
profesion.
Përsa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente
vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe të
pasqyrojnë arritjet reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai
përfundimtar, ku format, metodat dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga
vetë mësuesit. Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i bazuar në kriteret, ku rezultatet e
nxënësve krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të shmanget sa më shumë të jetë e
mundur vlerësimi i bazuar në renditjen, ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin. Metodat dhe
instrumentet e vlerësimit që rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat
me shkrim, vëzhgimi i veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit të veprimtarive praktike e
të produkteve të punës, projekte për vlerësimin etj. Në veprimtaritë praktike, listat e kontrollit
duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet të mbizotërojë. Mësuesi përzgjedh ato që janë
më të përshtatshmet, duke marrë parasysh kushtet konkrete. Edhe gjatë provimeve
përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në përputhje me udhëzimet
përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të punës së nxënësve, të
testuara në situata pune reale apo të simuluara.
Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e
metoda që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e
mësuesit nga lektor i thjeshtë, në një moderator, mbikqyrës, nxitës dhe vlerësues i
veprimtarisë së nxënësve.
15
Modulet profesionale ARSIMI PROFESIONAL
Instalues elektrik Klasa 13, Shkalla III
16
17
III. Modulet profesionale.
A - Modulet profesionale të përbashkëta
PËRSHKRUESI I MODULIT
“Vizatimi me kompjuter”
(AutoCAD)
Lëmia: Të gjitha lëmitë
Profili: Të gjitha profilet
Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit B1 – 1
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teoriko-praktik që aftëson nxënësit të përdorin programin
AutoCAD për të realizuar me kompjuter vizatime të ndryshme që
lidhen me profesionin për të cilin ata po aftësohen.
Kohëzgjatja e
modulit
64 orë (10 kredite 6 orëshe si dhe 4 orë në dispozicion të mësuesit).
Rekomandohet 20% Teori, 70% praktike dhe 10% Vleresime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi kryen veprime të thjeshta të startimit në AutoCAD.
Përmbajtja
- Përgaditja për startim e programit AutoCAD.
- Startimi i AutoCAD-it.
- Përdorimi i pajisjeve për pikën.
- Hapja e një dokumenti të vizatuar (ekzistues).
- Hapja e “Layer”-it në AutoCAD.
- Përdorimi i urdhërave të vijës.
- Përdorimi i tastaturës.
- Përdorim i hapësirës punuese në sistemin koordinativ.
- Vet-kontrolli për startimin me AutoCAD.
RM 2 Nxënësi vizaton elementet themelore duke përdorur urdhërat
edituese në AutoCAD.
Përmbajtja
- Vizatimi i vijave.
- Fshirja e objekteve të vizatuar.
- Vizatimi i vijave me distanca direkte, hyrëse.
- Vizatimi i katërkëndëshit.
- Vizatimi me “GRID” dhe “SNAP”.
- Vizatimi i rrethit.
- Përdorimi i urdhërit “Undo”.
- Ruajtja e punës së bërë.
- Dalja nga AutoCAD-i.
- Vet-kontrolli për vizatimin themelor dhe editimin e
18
urdhërave.
RM 3 Nxënësi cakton saktësinë e vizatimit në AutoCAD
Përmbajtja
- Vizatimi në urdhërin “Polar Tracking”.
- Vizatimi i objekteve në “Object Snap”.
- Radhitja-rregullimi në “Snap”.
- Shoqërimi në “Snap Tracking”.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për saktësinë e vizatimit.
RM 4 Nxënësi organizon vizatimet me “Layer”-a.
Përmbajtja
- Krijimi i vizatimeve të reja me shabllona.
- Kuptimi i “Layer”-it (shtresës).
- Statusi i “Layer”-it.
- Ndërrimi i “Layer”-it të një objekti.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për organizmin e vizatimeve dhe
informatave.
RM 5 Nxënësi krijon dhe merr informatat për vizatimin.
Përmbajtja
- Matja e distancës.
- Matja e sipërfaqes.
- Informatat për objektin.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për krijimin dhe marrjen e
inforamatave për vizatimin.
RM 6 Nxënësi vizaton figura gjeometrike të avancuara me
AutoCAD.
Përmbajtja
- Vizatimi i harkut.
- Vizatimi i vijave të thyera.
- Konvertimi i vijave të thyera në vija të drejta dhe harqe.
- Konvertimi i vijave të drejta dhe harqeve në vija të
thyera.
- Përdorimi i urdhërit “Trim”.
- Përdorimi i urdhërit “Extend”.
- Përdorimi i urdhërit “Fillet”.
- Përdorimi i urdhërit “Chamfer”.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për vizatimin e figurave gjeometrike të
avancuara.
RM 7 Nxënësi “Insert”-on blloqet.
Përmbajtja
- Përmbajtja e bllokut.
- “Insert”-imi i bllokut.
19
- Krijimi i pasqyrës së objektit (rrotullimi i objektit).
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për “Insert”-imin e bllokut.
RM 8 Nxënësi shkruan tekste dhe mbush tekstura.
Përmbajtja
- Hyrja në “Multiline Text”.
- Formatimi i “Multiline Text”-it.
- Editimi i “Multiline Text”-it.
- Mbushja e vizatimeve, urdhëri “Hatching”.
- Editimi i “Hatch Pattern”.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për shkruajtjen e tekstit dhe mbushjen e
teksturës.
RM 9 Nxënësi vizaton kuotimet në AutoCAD.
Përmbajtja
- Koncepti i kuotimeve.
- Krjimi i kuotimit të thjeshtë.
- Dimensionet shumëtipëshe.
- Urdhërat e tjera për kuotimet.
- Udhëzuesit themelor për kuotimet.
- Editimi i kuotimeve.
- Zgjedhja e llojit të kuotimit.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për vizatimin e kuotimeve.
RM 10 Nxënësi përgadit vizatimin për shtypje dhe e shtyp atë.
Përmbajtja
- Procesi i shtypjes.
- Krijimi i “Layout”-eve.
- Përdorimi i “Floating Viewports”.
- Krijimi i “Floating Viewports”.
- Punimi mbrenda “Floating Viewports”.
- Direktivat për “Layout”-et.
- Urdhëri “PLOT”.
- Rregullimi i shtypjes.
- Pamja e fletës për shtypje.
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për përgaditjen për shtypje dhe shtypjen e
vizatimeve.
RM 11 Nxënësi ndërron dimensionet e objekteve-vizatimeve.
Përmbajtja
- Udhëri “Stretch” - rritje.
- Udhëri “Lengthen” - zgjatje.
- Udhëri “Break” - këputje.
- Zgjedhja e objeketeve më të avansuara.
- Zgjedhja e shpejtë - opsionale.
- Editimi me “Grips”.
20
- Përmbledhja e urdhërave.
- Vet-kontrolli për ndrrimin e dimensioneve.
RM 12 Nxënësi vizaton me AutoCAD një projekt (objekt) që lidhet
me profesionin përkatës.
Përmbajtja
- Konceptimi i një projekti ose përzgjedhja e një objekti
nga profesioni përkatës.
- Analiza e projektit ose objektit të përzgjedhur.
- Përdorimi i urdhërave për vizatimin e projektit ose
objektit.
- Vizatimi i projektit ose objektit në përputhje me kërkesat
dhe standardet teknike specifike të profesionit përkatës.
- Formatimi i fletës për “Plotim”.
- Shtypja e vizatimit të projektit ose objektit.
- Vet-kontrolli për vizatimin e projektit ose objektit.
Proçedurat e
vleresimit
Realizimi i pranueshem i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mesuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- përgaditë kompjuterin dhe programin për startim;
- startojë programin AutoCAD;
- përdorë pajisjet për pikën;
- hapë dokumentin ekzistues të vizatuar;
- hapë “layer”-in në AutoCAD;
- përdorë urdhërat për vijën;
- përdorë urdhërat për tastaturën;
- përdorë hapësirën punuese në sistemin koordinativ;
- bëjë vet-kontrollin e veprimeve të startimit me AutoCAD;
- shpjegojë përdorimin e mjeteve të punës.
RM 2 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- vizatojë vija të ndryshme;
- fshijë objektet e vizatuar që janë të panevojshëm;
- vizatojë vijat me distanca direkte hyrëse;
- vizatojë katërkëndësha të ndryshëm;
- vizatojë me “grid” dhe “snap”;
- vizatojë rrathë të ndryshëm;
21
- përdorë urdhërin “undo” kur është e nevojshme;
- ruajë punën e bërë;
- dalë nga AutoCAD-i në mbarim të punës;
- bëjë vet-kontrollin gjatë vizatimit të elementeve themelore
dhe përdorimit të urdhërave të editimit.
RM 3 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- vizatojë në urdhërin “polar tracking”;
- vizatjë objekte të ndryshme në “object snap”;
- radhitë dhe bëjë rregullime në “snap”;
- bëjë shoqërimin në “snap tracking”;
- përmbledhë urdhërat;
- bëjë vet-kontrollin gjatë caktimit të saktësisë së vizatimit.
RM 4 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- krijojë vizatime të reja me anë të shabllonave të ndryshme;
- tregojë kuptimin e “layer”-it (shtresës);
- përshkruajë statusin e “layer”-it;
- ndërrojë “layer”-in e një objekti;
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë organizimit të vizatimeve me
“layer”-a.
RM 5 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- kryejë matje të sakta të distancave;
- kryejë matje të sakta të sipërfaqeve;
- tregojë informatat për objektin;
- përmbledhë urdhërat;
- bëjë vet-kontrollin gjatë krijimit dhe marrjes së
informatave për vizatimin.
RM 6 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- vizatojë harqe të ndryshme;
- vizatojë vija të thyera të llojeve të ndryshme;
- konvertojë vijat e thyera në vija të drejta dhe harqe;
- konvertojë vijat e drejta dhe harqet në vija të thyera;
- përdorë siç duhet urdhërin “trim”;
- përdorë siç duhet urdhërin “extend”;
22
- përdorë siç duhet urdhërin “fillet”;
- përdorë siç duhet urdhërin “chamfer”;
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë vizatimit të figurave gjeometrike.
RM 7 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- përshkruajë përmbajtjen e bllokut;
- bëjë “insert”-imin e bllokut;
- krijojë pasqyrën e objekteve të ndryshme (rrotullimin e
tyre);
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë “insert”-imit të bllokut.
RM 8 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- bëjë hyrjen në “multiline text”;
- bëjë formatimin e hapësirës së “multiline text”-it;
- bëjë editimin e “multiline text”-it;
- mbushë vizatimet e ndryshme me urdhërin “hatching”;
- bëjë editimin me “hatch pattern”;
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë shkruajtjes së tekstit dhe
mbushjes së teksturave.
RM 9 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë konceptin e kuotimeve;
- krijojë kuotime të thjeshta në vizatime të ndryshme;
- përdorë dimensionet shumëtipëshe në vizatime të
ndryshme;
- përdorë siç duhet urdhërat e tjera për kuotimet;
- përdorë siç duhet udhëzuesit themelorë për kuotimet;
- bën editimin e kuotimeve të ndryshme;
- përzgjedh llojin e duhur të kuotimit;
- bën përmbledhjen e urdhërave;
- bën vet-kontrollin gjatë vizatimit të kuotimeve.
RM 10 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë procesin e shtypjes;
- krijojë “layout”-et përkatëse;
23
- përdorë “floating viewports”;
- krijojë “floating viewports”;
- kryejë punime mbrenda “floating viewports”;
- tregojë direktivat për “layout”-e;
- përdorë urdhërin “plot”;
- bëjë rregullimin e duhur për shtypjen;
- bëjë rregullimin e duhur të pamjes së fletës për shtypje;
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë përgaditjes për shtypje dhe
realizimit të shtypjes.
RM 11 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- përdorë urdhërin “stretch” për të bërë rritje;
- përdorë udhërin “lengthen” për të bërë zgjatje;
- përdorë udhërin “break” për të bërë këputje;
- përzgjedhë objeketet më të avancuara;
- bëjë zgjedhje të shpejtë për opsionet;
- editojë me anë të “grips”;
- bëjë përmbledhjen e urdhërave;
- bëjë vet-kontrollin gjatë ndërrimit të dimensioneve.
RM 12 IV Pyetje-përgjigje me gojë.
Vëzhgim me listë-kontrolli.
KR Nxënësi duhet të:
- konceptojë një projekt (skemë) ose përzgjedhë një objekt
nga profesioni përkatës.
- bëjë analizimin e projektit ose objektit që do të vizatohet.
- përdorë urdhërat e duhura për vizatimin e projektit ose
objekti të përzgjedhur.
- bëjë vizatimin e projektit ose objektit në përputhje me
kërkesat dhe standardet teknike specifike për profesionin
përkatës.
- bëjë formatimin e duhur të fletës për “plotim”.
- bëjë shtypjen e vizatimit të projektit ose objektit.
- bëjë vet-kontrollin gjatë vizatimit të projektit ose objektit.
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
-Mësuesi duhet të shpjegojë përdorimet e programit AutoCAD për
vizatime të ndryshme që lidhen me profesionet si dhe të ilustrojë
veprimet dhe urdhërat për të kryer këto vizatime.
-Mësuesi duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur
demonstrimet konkrete të përdorimeve të AutoCAD në kompjuter si
dhe të pajisjeve të tjera ndihmëse.
-Gjatë demonstrimeve mësuesi duhet të përzgjedhë shembuj të
vizatimeve që pasqyrojnë procese apo objekte të profesionit për të
cilin po përgatiten nxënësit.
-Nxënësit duhet të angazhohen në detyra dhe ushtrime konkrete për
24
përdorimin e kompjuterit, pajisjeve ndihmëse dhe programit
AutoCAD, për të kryer vizatime nga profesioni përkatës. Atyre duhet
tu kërkohet zbatimi i rregullave dhe standardeve ndërkombëtare për
vizatimet me kompjuter.
-Mësuesi duhet të organizojë dhe diskutime në grup në lidhje me
rezultatet e punës së nxënësve.
-Gjatë vlerësimit te nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë kontrolli
i demonstrimit praktik të njohurive dhe aftësive të fituara.
Baza materiale
e domosdoshme
Per realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, pajisjet dhe materialet e mëposhtme:
- Mjedise (klasa) për punë me kompjutera.
- Kompjutera të pajisur me programin AutoCAD.
- Pajisje ndihmëse për shtypje të vizatimeve.
- Materiale të ndryshme si disketa, CD, letër në formate të
ndryshme, etj.
- Udhëzuesa dhe katallogë për punën me kompjuterat dhe
programin AutoCAD.
- Modele vizatimesh të ndryshme.
- Objekte të ndryshme që do të vizatohen.
25
PËRSHKRUESI I MODULIT
“Ndërmarrësia”
Lëmia: Të gjitha lëmitë
Profili: Të gjitha profilet
Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit B1 – 2
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teorik-praktik që i pajis nxënësit me njohuritë e nevojshme
për ndërmarrësinë dhe termet e parimet bazë përkatëse (plani
ekonomik, proporcionet, koeficientët, bilanci kontabël, kostot, çmimet,
format e ndryshme të biznesit, etj), si dhe i aftëson ata të kryejnë
llogaritje që lidhen me këto terme.
Kohëzgjatja e
modulit
96 orë (16 kredite 6 orëshe)
Rekomandohet 60% Teori, 30% Praktike dhe 10% Vleresime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi shpjegon kuptimin e planit ekonomik, proporcioneve
dhe koeficientëve dhe kryen llogaritje që lidhen me to.
Përmbajtja
- Kthimi mbi kapitalin (ekuiteti), kuptimi i këtij termi.
- formulat themelore të kthimit të kapitalit;
- gjenerimi i fitimit dhe profitabiliteti i një kompanie;
- vlerësimi dhe renditja e vlerës së arritur të kthimit mbi
kapital.
- Kuptimi për kthimin mbi investimin (ROI-return on
investment).
- llogaritja e kthimit mbi investimin përmes formulave
themelore;
- vlerësimi dhe renditja e vlerës së arritur të kthimit mbi
investimin.
- Likuiditeti, kuptimi i termit “Likuiditet”.
- kuptimi i termit “mjete likuide”;
- vendndodhja e “mjeteve likuide” në deklaratën financiare
vjetore;
- kuptimi i termit “fyt i ngushtë likuiditeti“;
- rëndësia që ka për kompaninë arritja e likuiditetit të
mjaftueshëm;
- llogaritja e likuiditetin e shkallës së parë përmes
shfrytëzimit të formulave themelore;
- niveli i shumës së likuiditetit të shkallës së parë;
- marrëdhëniet midis likuiditetit dhe rentabilitetit.
- Kuptimi i termit “Proporcion i kapitalit” (PiK).
- llogaritja e proporcionit të kapitalit me ndihmën e
formulave themelore;
- kuptimi i termit “proporcioni mes borxhit dhe kapitalit”;
- llogaritja e proporcionit mes borxhit dhe kapitalit përmes
26
shfrytëzimit të formulave themelore;
- rëndësia e “proporcionit të kapitalit” për kompaninë.
- Kuptimi i termit “Rjedhje e parasë së gatshme” (Cash
flow).
- llogaritja e rrjedhjes së parasë së gatshme përmes
shfrytëzimit të formulave themelore.
- Kuptimi i termit “rentabilitet i qarkullimit” (të hyrat nga
shitjet).
- llogaritja e rentabilitetit të qarkullimit përmes shfrytëzimit
të formulave themelore;
- rëndësia e rentabilitetit të qarkullimit për një kompani.
- Kuptimi i termit “Produktivitet” dhe rëndësia e
produktivitetit për një kompani.
RM 2 Nxënësi shpjegon kuptimin e bilancit kontabël dhe termave
përkatës si dhe kryen llogaritje që lidhen me to.
Përmbajtja
- Ndërtimi i një bilanci kontabël.
- kuptimi i termit “bilanc kontabël” dhe qëllimi i tij;
- elementet themelore të një bilanci kontabël;
- rëndësia e balancimit të “shtyllës së pasurisë” dhe
“shtyllës së kapitalit dhe detyrimeve”.
- Kuptimi i termit “Aktiva” (shtylla e pasurive).
- kuptimi i termit “pasuria joqarkulluese“ (asetet fikse) dhe
shembuj për të;
- kuptimi i termit “pasuria qarkulluese“ (asetet aktuale) dhe
shembuj për të.
- Kuptimi i termit “Pasiva” (shtylla e kapitalit dhe
detyrimeve).
- kuptimi i termit “kapitali vetanak“, shembuj për të;
- kuptimi i termit “kapitali i huazuar“, shembuj për të.
- Kuptimi i termit “Inventarizim” dhe qëllimi i tij.
- hapat e domosdoshme për të kryer inventarizimin dhe
renditja e tyre.
- Kuptimi i termit “Pasqyra e fitimit dhe e humbjes” dhe
qëllimi i tij.
- ndërtimi i strukturës themelore të pasqyrës së fitimit dhe
humbjes;
- kuptimi i termit “të ardhurat nga shitja” dhe llogaritja e
tyre;
- dallimet midis “të ardhurave nga shitja” dhe”fitimit”.
- Llogaritja e rezultatit vjetor dhe rëndësia e tij.
- mënyrat e llogaritjes së rezultatit vjetor duke u bazuar në
bilancin e gjendjes (krahasimin e pasurive);
- mënyra e llogaritjes së rezultatit vjetor duke u bazuar në
pasqyrën e fitimit dhe humbjes.
- Kuptimi i “Punëve përmbyllëse” (rezultatit periodik të
pastër).
- rëndësia e marrjes parasysh të transaksioneve biznesore të
cilat gjatë një viti përmbyllës nuk kanë sjell “pagesë në
27
bankë” ose “pagesë nga banka”, gjatë përpilimit të
deklaratës financiare vjetore.
- Kuptimi i termit “Llogaritë e arkëtueshme” dhe renditja e
tyre në deklaratën financiare vjetore.
- Kuptimi i termit “Llogaritë e pagueshme” dhe renditja e
tyre në deklaratën financiare vjetore.
- Kuptimi i termit “Provizionet” dhe renditja e tyre në
deklaratën financiare vjetore.
- arsyet për krijimin e provizioneve;
- dallimet midis “provizioneve” dhe “llogarive të
detyrueshme”.
- Kuptimi i termit “Rezervat” dhe renditja e tyre në
deklaratën financiare vjetore.
- arsyet për krijimin e rezervave;
- dallimet midis “provizioneve” dhe “rezervave”.
- Kuptimi i termit “Amortizim”.
- llogaritja e amortizimit linear;
- problematika gjatë llogaritjes së amortizimit.
- Ndikimet e shpenzimeve në deklaratën financiare vjetore.
- kuptimi i termit “shpenzime të kapitalizuara“ (shpenzimet
të cilat duhet të aktivizohen);
- shpenzime duhet të aktivizohen në bilanc dhe shpenzime
që mund të regjistrohen në shumën e tërësishme të tyre
në pasqyrën e fitimit dhe humbjes;
- kuptimi i termit “asete me vlerë të ulët“;
- pasojat që mund të kenë shpenzimet e aktivizuara dhe ato
jo të aktivizuara në rezultatin e deklaratës financiare
vjetore.
- Kuptimi i “Pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë
raporti” dhe ndërtimi i saj.
- përparësitë pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë
raporti përballë pasqyrës se fitimit dhe humbjes në
formë kontoje;
- kuptimi i termit “rezultat operativ”;
- kuptimi i termit “rezultati operativ i aktiviteteve të
rëndomta biznesore“;
- kuptimi i termit “rezultat financiar”;
- kuptimi i termit “rezultat i jashtzakonshëm”;
- kuptimi i termit “profiti i distribueshëm”;
- kuptimi i termit “rezultat vjetor”;
- llogaritja e rezultatit operativ, rezultatit operativ të
aktiviteteve të rëndomta biznesore, rezultatit vjetor dhe
profitit të distribueshëm me anë të formulës themelore.
- Analiza e pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë
raporti.
- arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje operative;
- arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje e
aktiviteteve te rëndomta biznesore;
- arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje para
tatimore;
28
- dy mundësitë themelore që ekzistojnë për ta përdorur
fitimin pas tatimor.
- Analiza e deklaratës financiare vjetore.
- leximi i një deklaratë financiare të vjetore të thjeshtë dhe
nxjerrja e konkluzioneve themelore nga ajo (studim i
rasteve).
RM 3 Nxënësi shpjegon kuptimin e kostos (shpenzimeve) dhe
termave përkatëse si dhe kryen llogaritje që lidhen me të.
Përmbajtja
- Detyrat e llogaritjes së kostos.
- kuptimi i termit “kosto” dhe qëllimi i llogaritjes së saj;
- dallimi midis kontabilitetit financiar dhe llogaritjes së
kostos;
- rëndësia e përshtatjes së vlerave të kontabilitetit financiar
para se ato të përdoren në llogaritjen e kostos.
- Termet e llogaritjes së kostos.
- llojet e kostove dhe shembuj për to;
- kuptimi i termit “qendra e shpenzimeve“ dhe shembuj për
të;
- kuptimi i termit “njësia e shpenzimeve“ (shpenzim-
bartësit) dhe shembuj për të;
- kuptimi i termit “kosto e drejtpërdrejtë“ (kosto primare)
dhe shembuj për të;
- kuptimi i termit “kosto e përgjithshme“ dhe shembuj për
të;
- kuptimi i termit “kosto fikse“ dhe shembuj për të;
- kuptimi i termit “kosto të ndryshueshme“ dhe shembuj për
to;
- dallimi themelor midis llogaritjes së kostos së plotë dhe
llogaritjes së kostos së drejtpërdrejtë.
- Kuptimi i termit “Çmim” dhe qëllimi i llogaritjes së
çmimit.
- format e ndryshme të tregjeve (monopoli, oligopoli,
konkurrenca e përkryer);
- karakteristikat e margjinave të çmimeve në format
gjegjëse të tregjeve;
- kuptimi i funksionit “çmim-kërkesë”;
- faktorët që ndikojnë dukshëm në çmimin e një produkti;
- rëndësia që ka margjina e kontributit për llogaritjen e
çmimit;
- llogaritja e margjinës së kontributit të një produkti apo një
porosie;
- ndikimet pozitive ose negative të margjinës së kontributit
në rezultatin operativ (vjetor) të një kompanie;
- dallimi themelor i çmimit më të ulët afatshkurtër dhe
çmimit më të ulët afatgjatë;
- llogaritja e çmimit më të ulët afatshkurtër dhe çmimit më
të ulët afatgjatë (për një kompani një-produktëshe);
- masat që lidhen me politikën e çmimeve;
29
- efektet pozitive e negative të një politike agresive të
çmimeve.
- Kuptimi i “Kontabilitetit të qendrave të shpenzimit” dhe
qëllimi i tij.
- qëllimi dhe ndërtimi i listës së shpërndarjes së
shpenzimeve dhe riprodhimi i strukturës themelore të
saj;
- qëllimi i shpërndarjes (alokimit) të shpenzimeve të
rezultuara nga shërbimet interne.
- Kuptimi i “Kontabilitetit të qendrave të profitit” dhe
qëllimi i saj.
- ndërtimi themelor i qendrave të profitit;
- llogaritja e margjinës së kontributit të një qendre profiti;
- arsyet përse “margjina pozitive e kontributit” të një qendre
profiti nuk mund të barazohet me “fitimin” (profitin);
- masat themelore për përmirësimin e margjinës së
kontributit të një qendre profiti.
RM 4 Nxënësi shpjegon parimet dhe faktorët ligjore e të së drejtës
ekonomike që lidhen me veprimtarinë e bisneseve.
Përmbajtja
- Format e ndryshme ligjore të organizimit të bizneseve dhe
klasifikimi i tyre në kategori të caktuara.
- dallimi kryesor mes partneriteteve dhe firmave të
inkorporuara;
- kuptimi i termit “përgjegjësi e pakufizuar personale”;
- kuptimi i termit “përgjegjësi solidare”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Biznes individual”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Ortakëri e rëndomtë”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Ortakëri e kufizuar”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Shoqëri aksionare”.
- organet e një shoqërie aksionare dhe detyrat e tyre;
- kuptimi i termit “vlera nominale e një aksioni” (letre me
vlerë);
- kuptimi i vlerës së kursit të një aksioni;
- kuptimi i termit “dividendë”;
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Partneritet i heshtur”.
- Kuptimi, tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
formës “Partneritet i të drejtës qytetare”.
- Kriteret që duhet të përmbushen në mënyrë që një
nënshkrim të ketë përgjegjësi ligjore në një biznes.
- rregullat themelore të ndërlidhura me emrin e një firme;
- rregullat themelore për të drejtën e përfaqësimit ligjor të
30
bizneseve;
- mënyrat e kufizimit apo zgjerimit të së drejtës së
përfaqësimit ligjor të bizneseve;
- kuptimi i termit “autorizim për të vepruar apo
nënshkruar”;
- kuptimi i termit “prokurë“ (fuqia e prokurimit dhe
autorizim i plotë komercial);
- dallimi mes prokurës individuale dhe asaj të përgjithshme;
- qëllimi i regjistrit të bizneseve dhe informatave relevante
me bizneset e regjistruara në atë bazë të të dhënave.
- Format e kombinuara të bizneseve.
- kuptimi i termit “grup i kompanive“;
- kuptimi i termit “kartel“.
Procedurat
e vlerësimit
Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e
të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të
mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë.
b) Pyetje-përgjigje me shkrim.
c) Detyra me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë kuptimin e termit “Kthimi mbi kapitalin” (ekuitetin).
- tregojë cilat janë formulat themelore të kthimit të kapitalit;
- llogaritë kthimin mbi ekuitetin përmes formulave themelore;
- tregojë ndryshimet midis gjenerimit të fitimit dhe profitabilitetit
të një kompanie;
- bëjë vlerësimin dhe renditjen e vlerës së arritur të kthimit mbi
kapital.
- shpjegojë kuptimin e termit “kthimi mbi investimin”.
- llogaritë kthimin mbi investimin përmes formulave themelore;
- bëjë vlerësimin dhe renditjen e vlerës së arritur të kthimit mbi
investimin.
- shpjegojë kuptimin e termit “likuiditet”.
- shpjegojë kuptimin e termit “mjete likuide”;
- tregojë se në cilën pjesë të deklaratën financiare vjetore ndodhen
“mjetet likuide”;
- shpjegojë kuptimin e termit “fyt i ngushtë likuiditeti“;
- argumentojë rëndësinë që ka për kompaninë arritja e likuiditetit
të mjaftueshëm;
- bëjë llogaritjen e likuiditetit të shkallës së parë përmes
shfrytëzimit të formulave themelore;
- arsyetojë se sa duhet të jetë shuma e likuiditetit të shkallës së
parë;
- argumentojë marrëdhëniet midis likuiditetit dhe rentabilitetit.
31
- shpjegojë kuptimin e termit “proporcion i kapitalit”.
- bëjë llogaritjen e proporcionit të kapitalit me ndihmën e
formulave themelore;
- shpjegojë kuptimin e termit “proporcioni mes borxhit dhe
kapitalit”;
- bëjë llogaritjen e proporcionit mes borxhit dhe kapitalit përmes
shfrytëzimit të formulave themelore;
- argumentojë rëndësinë qendrore që ka për kompaninë
“proporcioni i kapitalit”.
- shpjegojë kuptimin e termit “rrjedhje e parasë së gatshme”.
- bëjë llogaritjen e rrjedhjes së parasë së gatshme përmes
shfrytëzimit të formulave themelore.
- shpjegojë kuptimin e termit “rentabilitet i qarkullimit”.
- bëjë llogaritjen e rentabilitetit të qarkullimit përmes shfrytëzimit
të formulave themelore;
- argumentojë rëndësinë qendrore që ka për kompaninë
rentabiliteti i qarkullimit.
- shpjegojë kuptimin e termit “produktivitet”.
- argumentojë rëndësinë qendrore që ka për kompaninë
produktiviteti.
RM 2 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Pyetje-përgjigje me shkrim.
c) Detyra me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë kuptimin e termit “bilanc kontabël” dhe qëllimin e tij.
- tregojë cilët janë elementet themelore të një bilanci kontabël;
- argumentojë rëndësinë që ka balancimi i “shtyllës së pasurisë”
dhe “shtyllës së kapitalit dhe detyrimeve”.
- shpjegojë kuptimin e termit “aktiva” (shtylla e pasurive).
- shpjegojë kuptimin e termit “pasuria joqarkulluese“ (asetet
fikse) dhe japë shembuj për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “pasuria qarkulluese“ (asetet
aktuale) dhe japë shembuj për të.
- shpjegojë kuptimin e termit “pasiva” (shtylla e kapitalit dhe
detyrimeve) dhe japë shembuj për të.
- shpjegojë kuptimin e termit “kapitali vetanak“ dhe japë shembuj
për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “kapitali i huazuar“ dhe japë
shembuj për të.
- shpjegojë kuptimin e termit “inventarizim” dhe qëllimin e tij.
- rendisë si duhet dhe shpjegojë hapat e domosdoshme për të
kryer inventarizimin.
- shpjegojë kuptimin e termit “pasqyra e fitimit dhe e humbjes”
dhe qëllimin e tij.
- përshkruajë ndërtimin e strukturës themelore të pasqyrës së
fitimit dhe humbjes;
- shpjegojë kuptimin e termit “të ardhurat nga shitja”;
- kryejë llogaritje të sakta të të radhurave nga shitja;
32
- tregojë dallimet midis “të ardhurave nga shitja” dhe”fitimit”.
- tregojë çfarë është llogaritja e rezultatit vjetor dhe argumentojë
rëndësinë e këtij procesi.
- përshruajë mënyrat e llogaritjes së rezultatit vjetor duke u
bazuar në bilancin e gjendjes (krahasimin e pasurive);
- përshkruajë mënyrat e llogaritjes së rezultatit vjetor duke u
bazuar në pasqyrën e fitimit dhe humbjes.
- shpjegojë kuptimin e “punëve përmbyllëse” (rezultatit periodik
të pastër).
- argumentojë pse gjatë përpilimit të deklaratës financiare vjetore
ka rëndësi qëndrore marrja parasysh e transaksioneve
biznesore të cilat gjatë një viti përmbyllës nuk kanë sjellë
“pagesë në bankë” ose “pagesë nga banka”.
- shpjegojë kuptimin e termit “llogaritë e arkëtueshme” dhe
tregojë si renditen ato në deklaratën financiare vjetore.
- shpjegojë kuptimin e termit “llogaritë e pagueshme” dhe tregojë
si renditen ato në deklaratën financiare vjetore.
- shpjegojë kuptimin e termit “provizionet” dhe tregojë si renditen
ato në deklaratën financiare vjetore.
- tregojë cilat janë arsyet për krijimin e provizioneve;
- shpjegojë dallimet midis “provizioneve” dhe “llogarive të
detyrueshme”.
- shpjegojë kuptimin e termit “rezervat” dhe tregojë si renditen
ato në deklaratën financiare vjetore.
- tregojë cilat janë arsyet për krijimin e rezervave;
- shpjegojë dallimet midis “provizioneve” dhe “rezervave”.
- shpjegojë kuptimin e termit “amortizim”.
- kryejë llogaritje të sakta të amortizimit linear;
- përshkruajë problematikën gjatë llogaritjes së amortizimit.
- tregojë cilat janë ndikimet e shpenzimeve në deklaratën
financiare vjetore.
- shpjegojë kuptimin e termit “shpenzime të kapitalizuara“
(shpenzimet të cilat duhet të aktivizohen);
- argumentojë se cilat shpenzime duhet të aktivizohen në bilanc
dhe cilat shpenzime mund të regjistrohen në shumën e
tërësishme të tyre në pasqyrën e fitimit dhe humbjes;
- shpjegojë kuptimin e termit “asete me vlerë të ulët“;
- përshkruajë pasojat që mund të kenë shpenzimet e aktivizuara
dhe ato jo të aktivizuara në rezultatin e deklaratës financiare
vjetore.
- shpjegojë kuptimin e “pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë
raporti”.
- tregojë ndërtimin e “pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë
raporti”;
- argumentojë përparësitë e pasqyrës së fitimit dhe humbjes në
formë raporti përballë pasqyrës se fitimit dhe humbjes në
formë kontoje;
- shpjegojë kuptimin e termit “rezultat operativ”;
- shpjegojë kuptimin e termit “rezultati operativ i aktiviteteve të
rëndomta biznesore“;
33
- shpjegojë kuptimin e termit “rezultat financiar”;
- shpjegojë kuptimin e termit “rezultat i jashtzakonshëm”;
- shpjegojë kuptimin e termit “profiti i distribueshëm”;
- shpjegojë kuptimin e termit “rezultat vjetor”;
- kryejë llogaritje të sakta të rezultatit operativ, rezultatit operativ
të aktiviteteve të rëndomta biznesore, rezultatit vjetor dhe
profitit të distribueshëm, duke përdorur formulën themelore.
- bëjë analizën e pasqyrës së fitimit dhe humbjes në formë raporti.
- shpjegojë arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje
operative;
- shpjegojë arsyet arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje e
aktiviteteve te rëndomta biznesore;
- shpjegojë arsyet arsyet për arritjen deri te një fitim ose humbje
para tatimore;
- përshkruajë dy mundësitë themelore që ekzistojnë për ta
përdorur fitimin pas tatimor.
- bëjë interpretimin e deklaratës financiare vjetore.
- bëjë leximin e një deklaratë financiare të vjetore të thjeshtë dhe
nxjerrë konkluzionet themelore nga ajo (studim i rasteve).
RM 3 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Pyetje-përgjigje me shkrim.
c) Detyra me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë detyrat për llogaritjen e kostos.
- shpjegojë kuptimin e termit “kosto”;
- tregojë qëllimin e llogaritjes së kostos;
- tregojë dallimin midis kontabilitetit financiar dhe llogaritjes së
kostos;
- argumentojë rëndësinë e përshtatjes së vlerave të kontabilitetit
financiar para se ato të përdoren në llogaritjen e kostos.
- shpjegojë termet e llogaritjes së kostos.
- përshkruajë llojet e kostove dhe japë shembuj për to;
- shpjegojë kuptimin e termit “qendra e shpenzimeve“ dhe japë
shembuj për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “njësia e shpenzimeve“ (shpenzim-
bartësit) dhe japë shembuj për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “kosto e drejtpërdrejtë“ (kosto
primare) dhe japë shembuj për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “kosto e përgjithshme“ dhe japë
shembuj për të;
- shpjegojë kuptimin e termit “kosto fikse“ dhe japë shembuj për
to;
- shpjegojë kuptimin e termit “kosto të ndryshueshme“ dhe japë
shembuj për to;
- tregojë cilat janë dallimet themelore midis llogaritjes së kostos
së plotë dhe llogaritjes së kostos së drejtpërdrejtë.
- shpjegojë kuptimin e termit “çmim” dhe tregojë qëllimin e
llogaritjes së çmimit.
34
- përshkruajë format e ndryshme të tregjeve si monopoli,
oligopoli, konkurrenca e përkryer;
- përshkruajë karakteristikat e margjinave të çmimeve në format
gjegjëse të tregjeve;
- shpjegojë kuptimin e funksionit “çmim-kërkesë”;
- rendisë faktorët që ndikojnë dukshëm në çmimin e një produkti
dhe tregojë si ndikojnë ata;
- argumentojë rëndësinë që ka margjina e kontributit për
llogaritjen e çmimit;
- bëjë llogaritjen e saktë të margjinës së kontributit të një produkti
apo një porosie;
- shpjegojë ndikimet pozitive ose negative të margjinës së
kontributit në rezultatin operativ (vjetor) të një kompanie;
- tregojë dallimin themelor midis çmimit më të ulët afatshkurtër
dhe çmimit më të ulët afatgjatë;
- bëjë llogaritjet e sakta të çmimit më të ulët afatshkurtër dhe
çmimit më të ulët afatgjatë (për një kompani një-
produktëshe);
- rendisë dhe shpjegojë masat që lidhen me politikën e çmimeve;
- tregojë cilat janë efektet pozitive e negative të një politike
agresive të çmimeve.
- shpjegojë kuptimin e “kontabilitetit të qendrave të shpenzimit”
dhe tregojë qëllimin e tij.
- tregojë qëllimin dhe përshkruajë ndërtimin e listës së
shpërndarjes së shpenzimeve, si dhe përshkruajë riprodhimin
e strukturës themelore të saj;
- tregojë qëllimin e shpërndarjes (alokimit) të shpenzimeve të
rezultuara nga shërbimet interne.
- shpjegojë kuptimin e “kontabilitetit të qendrave të profitit” dhe
tregojë qëllimin e saj.
- përshkruajë ndërtimin themelor të qendrave të profitit;
- bëjë llogaritje të sakta të margjinës së kontributit të një qendre
profiti;
- shpjegojë arsyet përse “margjina pozitive e kontributit” të një
qendre profiti nuk mund të barazohet me “fitimin” (profitin);
- përshkruajë masat themelore për përmirësimin e margjinës së
kontributit të një qendre profiti.
RM 4 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Pyetje-përgjigje me shkrim.
c) Detyra me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- shpjegojë format e ndryshme ligjore të organizimit të bizneseve
dhe bëjë klasifikimin e tyre në kategori të caktuara.
- regojë dallimin kryesor mes partneriteteve dhe firmave të
inkorporuara;
- shpjegojë kuptimin e termit “përgjegjësi e pakufizuar
personale”;
- shpjegojë kuptimin e termit “përgjegjësi solidare”.
35
- shpjegojë kuptimin e formës “biznes individual”, si dhe
përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e kësaj
forme.
- shpjegojë kuptimin e formës “ortakëri e rëndomtë”, si dhe
përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e kësaj
forme.
- shpjegojë kuptimin e formës “ortakëri e kufizuar”, si dhe
përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e kësaj
forme.
- shpjegojë kuptimin e formës “shoqëri me përgjegjësi të
kufizuar”, si dhe përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe
mangësitë e kësaj forme.
- shpjegojë kuptimin e formës “shoqëri aksionare”, si dhe
përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e saj.
- tregojë cilat janë organet e një shoqërie aksionare dhe
përshkruajë detyrat e tyre;
- shpjegojë kuptimin e termit “vlera nominale e një aksioni” (letre
me vlerë);
- shpjegojë kuptimin e vlerës së kursit të një aksioni;
- shpjegojë kuptimin e termit “dividendë”;
- shpjegojë kuptimin e formës “partneritet i heshtur”, si dhe
përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e saj.
- shpjegojë kuptimin e formës “partneritet i të drejtës qytetare”, si
dhe përshkruajë tiparet kryesore, përparësitë dhe mangësitë e
kësaj forme.
- rendisë kriteret që duhet të përmbushen në mënyrë që një
nënshkrim të ketë përgjegjësi ligjore në një biznes.
- përshkruajë rregullat themelore të ndërlidhura me emrin e një
firme;
- përshkruajë rregullat themelore për të drejtën e përfaqësimit
ligjor të bizneseve;
- tregojë cilat janë mënyrat e kufizimit apo zgjerimit të së drejtës
së përfaqësimit ligjor të bizneseve;
- shpjegojë kuptimin e termit “autorizim për të vepruar apo
nënshkruar”;
- shpjegojë kuptimin e termit “prokurë“ (fuqia e prokurimit dhe
autorizim i plotë komercial);
- tregojë dallimin mes prokurës individuale dhe asaj të
përgjithshme;
- tregojë qëllimin e regjistrit të bizneseve dhe informatave
relevante me bizneset e regjistruara në atë bazë të të dhënave.
- përshkruajë format e kombinuara të bizneseve.
- shpjegojë kuptimin e termit “grup i kompanive“;
- shpjegojë kuptimin e termit “kartel“.
Metodat e
rekomanduara
të të mësuarit
- Ky modul duhet të realizohet në klasë mundësisht të pajisur me
kompjutera. Rekomandohet të organizohen vizita mësimore në
ndërmarrje (biznese) të ndryshme të lokalitetit ku ndodhet shkolla
profesionale.
- Gjatë shpjegimit të koncepteve teorike, rekomandohet që mësuesi
36
të përdore ilustrime, shembuj konkretizimi si dhe materiale pamore
të ndryshme. Shembujt duhet të përzgjidhen nga veprimtaria e
bizneseve të lokalitetit ku ndodhet shkolla.
- Rekomandohet që të organizohen takime dhe biseda me
biznesmenë të suksesshëm të lokalitetit për çështje të veçanta të
ndërmarrësisë që trajtohen në modul.
- Mësuesi duhet të organizojë me nxënësit bashkëbisedime në grup
për temat më të rëndësishme që trajtohen në modul.
- Nxënësve duhet tu jepen ushtrime me llogaritje si dhe detyra
komplekse (individuale dhe në grup) që lidhen me termet, konceptet
dhe parimet që trajtohen në modul. Detyrat e klasës dhe detyrat e
shtëpisë duhet të përdoren për përforcimin e njohurive të fituara dhe
krijimin e shprehive llogaritëse dhe analizuese që parashikohen në
modul.
- Rekomandohet që të përdoret metoda e “lojës me role” ku nxënësit
angazhohen në veprimtari të ndryshme të funksionimit të një biznesi
të simuluar. Aty ku është e mundur, të përdoret metoda e përzier
(hibridizimi) e mësimit tradicional me mentorimin (këshillimin) e
nxënësve.
- Studimi i literaturës dhe mbledhja e informacioneve nga burime të
ndryshme (përfshirë dhe internetin) duhet të jetë pjesë e punës së
pavarur të nxënësve.
- Në të gjitha rastet, trajtimi i koncepteve dhe dokumentacionit për
tema të ndryshme të modulit të “Ndërmarrësisë” duhet të jetë në
përputhje me rregullat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare
të pranuara.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te kontrolli i
shpjegimit dhe demonstrimit praktik të njohurive dhe shprehive të
fituara nga ata.
Baza materiale e
domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të
sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet dhe materialet e mëposhtme:
- Klasë mësimore për trajtimin e çështjeve teorike.
- Kompjutera të pajisur me programe për veprimtarinë e
bizneseve, si dhe të lidhura në rrjet dhe në internet.
- Materiale të ndryshme pamore për konkretizimin e çështjeve
teorike që trajtohen në modul (pankarta, pllakate, fletpalosje,
skema, grafikë, etj).
- Materiale të shkruara në mbështetje të temave që trajtohen në
modul (pjesë nga tekstet, udhëzime, katalogë, dokumente
ligjorë, rregullore, konventa, protokolle, reklama, modele të
dokumentave, raporte, etj).
37
PËRSHKRUESI I MODULIT
“Mbrojtje mjedisi”
Lëmia: Të gjitha lëmitë
Profili: Të gjitha profilet
Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit B1 – 3
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teorik-praktik që i pajis nxënësit me njohuritë e nevojshme
për mjedisin dhe problemet mjedisore, si dhe i aftëson ata të
ndërmarrin veprimtari për mbrojtjen e mjedisit në shkollën, puntorinë,
fermën apo mjedise të tjera në lokalitet, veprimtari që përmirësojnë
mjedisin dhe rrisin shkallën e ndjeshmërisë qytetare për mbrojtjen e tij.
Kohëzgjatja e
modulit
64 orë (10 kredite 6 orëshe si dhe 4 orë në dispozicion të mësuesit)
Rekomandohet 50% Teori, 40% praktike dhe 10% Vleresime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi shpjegon kuptimin e mjedisit dhe bazat e mbrojtjes
mjedisore.
Përmbajtja
- Njohuri të përgjithshme për mjedisin.
- Njohuri të përgjithshme për ndotësit kryesorë të mjedisit
dhe pasojat e tyre.
- Burimet mjedisore.
- Mbrojtja e burimeve mjedisore, parimet dhe rëndësia.
RM 2 Nxënësi tregon ndikimin e veprimtarisë së njeriut në cilësinë e
mjedisit.
Përmbajtja
- Llojet e veprimtarive njerëzore.
- Veprimtaritë njerëzore me pasoja negative për mjedisin.
- Ndikimi i veprimtarive profesionale në cilësinë e mjedisit.
- Dilema mjedisore: shtim i prodhimit apo mjedis i
shëndoshë.
RM 3 Nxënësi analizon burimet kryesore të mjedisit jetësor.
Përmbajtja
- Përbërësit kryesorë të mjedisit.
- Ajri, ndotja, ndotësit dhe treguesit e cilësisë së ajrit.
- Toka, ndotja, degradimet dhe pasojat mjedisore.
- Uji, ndotësit, eutrofikimi dhe pasojat për njeriun dhe
qeniet e gjalla.
- Treguesit e gjendjes së mjedisit.
- Veprimtaritë për mbrojtjen e burimeve të mjedisit.
RM 4 Nxënësi analizon marrdhëniet midis zhvillimeve demografike
dhe mjedisit.
38
Përmbajtja
- Shtimi i popullsisë në vend, në rajon dhe në botë.
- Ndikimi i rritjes së popullsisë në mjedis.
- Migrimi fshat-qytet, kaosi urbanistik.
- Shkaqet dhe pasojat e migrimit të pakontrolluar.
- Problemet sociale dhe mjedisi.
- Roli i komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.
RM 5 Nxënësi analizon ndikimin e mbeturinave në mjedisin jetësor.
Përmbajtja
- Llojet e mbeturinave.
- Mbeturinat e veprimtarive profesionale.
- Çështje të menaxhimit të mbeturinave.
- Ndikimi i mbeturinave të ngurta në mjedis.
- Mbeturinat e rrezikshme, menaxhimi i tyre.
- Rëndësia e riciklimit të mbeturinave për mjedisin dhe
njeriun.
- Metodat e riciklimit të mbeturinave.
- Kompostimi i mbeturinave.
- Cilat mbeturina mund të kompostohen.
- Përgatitja e kompostores.
- Rëndësia ekonomike e kompostimit dhe riciklimit.
RM 6 Nxënësi analizon aspekte të monitorimit të burimeve
mjedisore.
Përmbajtja
- Procesi i monitorimit dhe domosdoshmëria e monitorimit
të burimeve mjedisore.
- Monitorimi i ajrit, pikat e nxehta.
- Metodat, teknikat dhe instrumentet për monitorimin e ajrit.
- Monitorimi i ajrit në qendrat urbane, katalizatori në
automjete, matja e shkarkimit të gazeve.
- Monitorimi i ajrit të brendshëm, në punëtori.
- Ndotja e ajrit nga veprimtaritë profesionale.
- Monitorimi i ujërave.
- Metodat, teknikat dhe instrumentet për monitorimin e
ujërave.
- Analizat kimike dhe biologjike të ujërave.
- Mostrat dhe pikat e monitorimit.
- Ndotja e ujërave nga veprimtaritë profesionale.
- Monitorimi i tokave dhe i biodiversitetit.
- Vëzhgimi dhe treguesit e degradimit/dëmtimit të tokës dhe
biodiversitetit.
- Veprimtaritë profesionale dhe ndikimi negativ në tokë dhe
biodiversitet.
RM 7 Nxënësi interpreton konventat dhe protokollet ndërkombëtare
si dhe ligjet të mbrojtjen e mjedisit.
Përmbajtja
- Konventat, protokollet dhe ligjet për mjedisin dhe
39
mbrojtjen e tij.
- Konventat, protokollet dhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit
nga ndikimi i veprimtarive profesionale.
- Strategjitë dhe planet e veprimit për mbrojtjen e mjedisit
në nivel global, kombëtar dhe lokal.
RM 8 Nxënësi kontribuon në analizën e problemeve mjedisore dhe
planifikimin e nismave mjedisore në lokalitet.
Përmbajtja
- Organizimi i vëzhgimeve (dhe matjeve) për problemet
mjedisore në shkollë, puntori, fermë dhe mjedise të tjera
në lokalitet.
- Organizimi i takimeve dhe bisedave me palët e interesuara
- Përpunimi i informacionit dhe identifikimi i problemeve
mjedisore.
- Përcaktimi i veprimtarisë mjedisore që do të organizohet.
- Parashtrimi i efekteve pozitive të veprimtarisë mjedisore.
- Hartimi i planit për zhvillimin e aktivitetit mjedisor
përkatës (qëllimi, renditja e veprimtarive, afatet kohore,
ndarja e përgjegjësive, kostot, etj).
RM 9 Nxënësi kontribuon në realizimin e veprimtarisë mjedisore.
arrihen.
Përmbajtja
- Organizimi i grupit për kryerjen e veprimtarisë mjedisore.
- Ndarja e detyrave punuese te antarët e grupit.
- Përgatitja dhe shpërndarja në komunitet e materialeve
informuese për veprimtarinë mjedisore.
- Sigurimi i burimeve financiare si dhe i mjeteve e
materialeve të nevojshme për realizimin e veprimtarisë.
- Projektimi dhe përgatitja e produkteve (nëse është e
nevojshme) në mbështetje të veprimtarisë mjedisore.
- Realizimi i ndërhyrjeve për përmirësimin e gjendjes
mjedisore në shkollë, puntori, ferma ose në lokalitet
(parstrime, largime të mbeturinave, vendosje e objekteve
për hedhje mbeturinash, mbjellje të pemëve, realizim
kompostimesh, etj.).
- Regullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
realizimit të veprimtarive mjedisore.
- Realizimi i diskutimeve në grup në lidhje me veprimtarinë
e kryer dhe rezultatet e arritura.
- Përgatitja e një raporti për ecurinë e veprimtarisë
mjedisore.
Procedurat e
vlerësimit
Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për
çdo rezultat të të mësuarit.
Me poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
40
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- tregojë kuptimin për mjedisin dhe argumentojë
rëndësinë e tij.
- rendisë ndotësit kryesorë të mjedisit.
- tregojë pasojat kryesore të ndotjes së mjedisit.
- përshkruajë burimet mjedisore kryesore.
- argumentojë rëndësinë që ka mbrojtja e burimeve
mjedisore.
- tregojë parimet ku mbështetet mbrojtja e burimeve
mjedisore.
RM 2 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- rendisë llojet kryesore të veprimtarive njerëzore.
- përshkruajë veprimtaritë njerëzore që sjellin pasoja të
dëmshme për mjedisin.
- tregojë ndikimin e veprimtarive profesionale në
cilësinë e mjedisit.
- japë shembuj të dëmtimit të mjedisit nga veprimtaritë
në profesionin për të cilin përgatitet nxënësi.
- analizojë dilemën e sotme mjedisore që ka të bëjë me
raportet midis shtimit të prodhimit dhe ruajtjes së një
mjedisi të shëndoshë.
RM 3 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- rendisë përbërësit kryesorë të mjedisit.
- përshkruajë ndotjen e ajrit dhe shkaktarët e kësaj
ndotjeje.
- analizojë treguesit e cilësisë së ajrit.
- përshkruajë ndotjen e tokës dhe shkaktarët e kësaj
ndotjeje.
- analizojë degradimin e tokës dhe rendisë pasojat
mjedisore të këtij fenomeni.
- përshkruajë ndotjen e ujit dhe shkaktarët e kësaj
ndotjeje.
- analizojë eutrofikimin dhe rendisë pasojat për njeriun
dhe qeniet e gjalla.
- përshkruajë treguesit kryesorë të gjendjes së mjedisit.
- japë shembuj të ndotjeve të ajrit, tokës dhe ujit dhe
pasojave të tyre për shëndetin e njeriut.
41
- japë shembuj të veprimtarive kryesore për mbrojtjen e
burimeve të mjedisit.
RM 4 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- tregojë karakteristikat dhe prirjet e shtimit të popullsisë
në vend, në rajon dhe në botë.
- analizojë ndikimin e rritjes së popullsisë në mjedisin
jetësor.
- tregojë shkaqet dhe pasojat e migrimit të pakontrolluar
fshat-qytet.
- analizojë shkaqet dhe pasojat e kaosit urbanistik.
- përshkruajë marrëdhëniet midis problemeve sociale
atyre mjedisore.
- japë shembuj të ndikimeve demografike në mjedisin
jetësor.
- argumentojë rolin e komunitetit për mbrojtjen e
mjedisit.
RM 5 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- tregojë kuptimin për mbeturinat.
- klasifikojë mbeturinat në përgjithësi dhe ato të
veprimtarive profesionale në veçanti.
- japë shembuj të mbeturinave që krijohen gjatë
veprimtarive në profesionin për të cilin përgatitet.
- përshkruajë aspekte të ndryshme të menaxhimit të
mbeturinave.
- tregojë ndikimin e mbeturinave të ngurta në mjedis.
- rendisë mbeturinat e rrezikshme dhe tregojë
vështirësitë në menaxhimin e tyre.
- tregojë kuptimin e riciklimit të mbeturinave dhe
rëndësinë e këtij proçesi për mjedisin dhe njeriun.
- përshkruajë metodat kryesore të riciklimit të
mbeturinave.
- tregojë kuptimin e kompostimit të mbeturinave dhe
rendisë mbeturinat që mund të kompostohen.
- përshkruajë si bëhet përgatitja e kompostores.
- argumentojë rëndësinë ekonomike dhe mjedisore të
kompostimit dhe riciklimit.
RM 6 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
c) Vëzhgim i veprimtarive praktike.
KR Nxënësi duhet të:
42
- shpjegojë kuptimin e procesit të monitorimit dhe
argumentojë domosdoshmërinë e monitorimit të
burimeve mjedisore.
- tregojë çështë monitorimi i ajrit dhe “pikat e nxehta”.
- përshkruajë metodat, teknikat dhe instrumentet
kryesore për monitorimin e ajrit.
- argumentojë rëndësinë që ka monitorimi i ajrit në
qendrat urbane
- tregojë rolin e katalizatorit në automjete dhe mënyrën e
matjes së shkarkimit të gazeve.
- përshkruajë si bëhet monitorimi i ajrit të brendshëm në
një punëtori.
- japë shembuj të ndotjes së ajrit nga veprimtaritë
profesionale.
- rgumentojë rëndësinë që ka monitorimi i ujërave.
- përshkruajë metodat, teknikat dhe instrumentet
kryesore për monitorimin e ujrave.
- përshkruajë si kryhen analizat kimike dhe biologjike të
ujërave.
- shpjegojë kuptimin e mostrave dhe rëndësinë e pikatve
të monitorimit.
- japë shembuj të ndotjes së ujërave nga veprimtaritë
profesionale.
- tregojë rëndësinë që ka monitorimi i tokave dhe i
biodiversitetit.
- përshkruajë si bëhet vëzhgimi dhe cilët janë treguesit e
degradimit/dëmtimit të tokës dhe biodiversitetit.
- japë shembuj të ndikimit negativ të veprimtarive
profesionale në tokë dhe biodiversitet.
- kryejë vëzhgime dhe matje të thjeshta për nivelin e
ndotjes së ajrit, tokës dhe ujrave në lokalitet.
RM 7 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
KR Nxënësi duhet të:
- interpretojë konventat, protokollet dhe ligjet kryesore
për mjedisin dhe mbrojtjen e tij.
- interpretojë konventat, protokollet dhe ligjet për
mbrojtjen e mjedisit nga ndikimi i veprimtarive
profesionale.
- interpretojë paragrafe nga legjislacioni që i referohen
profesionit për të cilin përgatitet nxënësi.
- analizojë strategjitë dhe planet e veprimit për
mbrojtjen e mjedisit në nivel global dhe kombëtar.
- mbledh dhe interpreton informacione për veprimtaritë
mjedisore në lokalitet.
RM 8 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
43
c) Vëzhgim i veprimtarive praktike
KR Nxënësi duhet të:
- kryejë vëzhgime (dhe matje) që lidhen me problemet
mjedisore në shkollë, puntori, fermë dhe mjedise të
tjera në lokalitet.
- mbajë shënime për vëzhgimet dhe matjet e kryera.
- takohet dhe bisedojë për çështjet mjedisore me palët e
interesuara
- bëjë përpunimin e informacionit të mbledhur dhe
identifikojë problemet mjedisore.
- përcaktojë veprimtarinë mjedisore që do organizohet,
në bashkpunim me mësuesin dhe nxënësit e tjerë.
- argumentojë efektet pozitive të veprimtarisë mjedisore
që parashikohet të organizohet.
- hartojë një plan të hollësishëm për zhvillimin e
veprimtarisë mjedisore përkatëse, që do të përmbajë
qëllimin, renditjen e veprimtarive, afatet kohore,
ndarjen e përgjegjësive, kostot, etj, këto në
bashkpunim me mësuesin dhe nxënësit e tjerë.
RM 9 IV a) Pyetje- përgjigje me gojë.
b) Detyrë me shkrim.
c) Vëzhgim i veprimtarive praktike
KR Nxënësi duhet të:
- marrë pjesë aktivisht në organizimi i grupit për
kryerjen e veprimtarisë mjedisore të planifikuar.
- marrë detyrat detyrat punuese që duhet të kryejë në
përbërje të grupit.
- bëjë përgatitjen, shumfishimin dhe shpërndarjen në
komunitet të materialeve informuese për veprimtarinë
mjedisore që do të kryhet.
- angazhohet aktivisht në gjetjen e burimeve financiare
si dhe mjeteve e materialeve të nevojshme për
realizimin e veprimtarisë mjedisore.
- angazhohet aktivisht në projektimin dhe përgatitjen e
produkteve (nëse është e nevojshme) në mbështetje të
veprimtarisë mjedisore.
- angazhohet aktivisht në zbatimin e detyrave për
përmirësimin e gjendjes mjedisore në shkollë, puntori,
fermë ose në lokalitet (parstrime, largime të
mbeturinave, vendosje e objekteve për hedhje
mbeturinash, mbjellje të pemëve, realizim
kompostimesh, etj.).
- zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë realizimit të veprimtarive mjedisore.
- merr pjesë aktivisht në diskutime në grup në lidhje me
veprimtarinë e kryer dhe rezultatet e arritura.
- kontribuojë në përgatitjen e një raporti për ecurinë e
44
veprimtarisë mjedisore.
Metodat e
rekomanduara të
të mësuarit
- Ky modul duhet të realizohet në klasë, në mjediset ku realizohen
praktikat e nxënësve dhe në lokalitetin ku ndodhet shkolla
profesionale.
- Gjatë shpjegimit të koncepteve teorike, rekomandohet që
mësuesi të përdore ilustrime, shembuj konkretizimi si dhe
materiale pamore të ndryshme. Ai duhet të organizojë
bashkëbisedime në grup për çështjet mjedisore që trajtohen në
modul. Rekomandohet që të ftohen dhe aktivistë mjedisor për tu
trajtuar nxënësve tema për aspekte të ndryshme mjedisore.
- Nxënësve duhet tu jepen detyra individuale dhe detyra në grup
për të analizuar problemet mjedisore që lidhen me jetën në shkollë
dhe jashtë saj, si dhe me veprimtarinë e tyre të ardhshme
profesionale. Studimi i literaturës dhe mbledhja e informacioneve
për çështjet mjedisore duhet të jetë pjesë e punës së pavarur të
nxënësve.
- Rekomandohet të organizohen vizita mësimore në vende me
ndotje të theksuar, në puntori të profesioneve përkatëse për të
vëzhguar aspekte mjedisore, si dhe në objekte ku kryhen
kompostime dhe riciklime.
- Nxënësit duhet të angazhohen sa më shumë të jetë e mundur në
veprimtari praktike që sjellin përmirësim të kushteve mjedisore në
shkollë, puntori, fermë apo mjedise të tjera të lokalitetit ku
ndodhet shkolla (të kryejnë pastrime të mjedisit, mbjellje të
bimëve, sistemim të territorit, prodhim dhe vendosje të
konteinerëve të mbeturinave, kompostime, etj).
- Nxënësit duhet të kryejnë edhe veprimtari të ndryshme për
ndërgjegjësimin e komunitetit për problemet mjedisore.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te kontrolli i
demonstrimit praktik të njohurive dhe shprehive mjedisore të
fituara nga ata.
Baza materiale e
domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të
sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet dhe materialet e mëposhtme:
- Klasë mësimore për trajtimin e çështjeve teorike.
- Materiale të ndryshme pamore për konkretizimin e çështjeve
teorike që trajtohen në modul (pankarta, pllakate, fletpalosje,
skema, grafikë, etj).
- Mjete dhe pajisje pune për kryerjen e veprimtarive mjedisore
dhe monitorim të mjedisit (matësa të ndotjeve, vegla pune,
dorëza, qese, etj) varësisht nga natyra e veprimtarisë.
- Lëndë të para dhe materiale të tjera që përdoren në veprimtari
mjedisore të tilla si prodhim i kontejnerëve të mbeturinave,
realizimi i kompostimeve, mbjellje e fidaneve, etj.
- Materiale të shkruara (konventa, protokolle, dokumente
ligjore, manuale, rregullore, të dhëna statistikore, udhëzuesa
pune, raporte, etj).
45
B - Modulet profesionale të profilit
PËRSHKRUESI I MODULIT
“Elektronika dhe udhëheqja”
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
B2 – 1
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teoriko-praktik që pajis nxënësit me njohurit për elementet
elektronike të domosdoshme për kontrollimin, udhëheqjen e proçeseve
automatike si dhe i aftëson për aplikimin e tyre në praktikë
Kohëzgjatja e
modulit
96 orë (16 kredite 6 orëshe)
Rekomandohet 60% Teori, 30% Praktikë dhe 10% Vlerësime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi shpjegon përdorimin e elementeve të elektronikës
analoge në kontrollim dhe udhëheqje
Përmbajtja
- Qarqet e integruara
- Qarqet e integruara lineare
- Përforcuesit invertues
- Përforcuesit joinvertues
- Përforcuesit mbledhës dhe zbritës
- Elemente optoelektronike dhe termistorët
- Infrared dioda
- Komparatorët
- Qarku ndërprerës i Shmitit
- Qarqet impulsive
- Qarqet astabile osciluese
RM 2 Nxënësi shpjegon qarqet logjike dhe aplikimin e qarkut PLC për
komandimin e një proçesi të thjeshtë
Përmbajtja
- Gjendjet logjike
- Kodimi (sistemet numerike)
- Qarqet logjike
- Qarku logjik “DHE”
- Qarku logjik “OSE”
- Qarqet logjike “ JODHE “ dhe “ JO OSE “
- Memoriet
- Struktura e pajisjes PLC
- Llojet e PLC-ve
- Programimi i një proqesi me PLC të thjeshtë
46
RM 3 Nxënësi dallon elementet e ndryshme të SRA dhe tregon
përdorimin e zbatimin e tyre në praktikë.
Përmbajtja
- Shndëruesit matës
- Detektorët e sinjalit të gabimit
- Detektorët urë
- Diskriminatët e tensionit
- Shndëruesit U/I
- Sinjalizimi dhe mbrojtja
- Komutatorët
- Ndërpresat manual
- Reletë kohore
- Kontaktorët
- Rregullatorët
- Rregullatorët kontinual
- Rregullatorët impulsiv
- Rregullatorët me veprim të përbërë
RM 4 Nxënësi kryen instalimin e tabelave komanduese për lëshimin në
punë të motorëve asinkron trefazor
Përmbajtja
- Skemat për lëshim në punë të elektromotorëve
- Analiza e skemave të instalimit të komandimit
- Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve dhe elementeve
të instalimit
- Kryerja e matjeve dhe marrja e shënimeve të nevojshme
- Vendosja dhe përforcimi i tabelës komanduese
- Matja prerja dhe përforcimi i kanaleve për përçues
- Vendosja e elementeve të komandimit sipas skemës elektrike
(kontaktorëve, releve, siguresave, tasterëve, etj).
- Matja, prerja dhe vundosja e përçuesve sipas skemës
elektrike
- Lidhja e përçuesve me zbarrat dhe elementet e komandimit
sipas skemës
- Lidhja e tabelës së komandimit me MA trefazorë
- Lidhja e tabelës së komandimit me rrjetin elektrik trefazorë
- Kontrollimi dhe prova e komandimit
- Sigurimi teknik në punë
RM 5 Nxënësi kryen instalime elektrike duke përdorur senzorin me
infrared (rreze infra të kuqe)
Përmbajtja
- Analiza e skemës së montimit të detektorit me rreze infra të
kuqe
- Përzgjedhja e veglave dhe paisjeve të punës
- Lidhja e përquesve në hyrjet e detektorit
- Lidhja e përquesve nga detektori me instalimin elektrik
- Kontrollimi dhe prova e instalimit sipas skemës
- Sigurimi teknik në punë
47
RM 6 Nxënësi monton sinjalizuesin termik për rregullimin e
temperaturës
Përmbajtja
- Analiza e skemës elektrike e montimit të sinjalizuesit
- Përzgjedhja e veglave dhe elementeve sipas skemës
- Lidhja e termostatit me ndërpresin e sigurisë dhe ngrohësin
elektrik
- Lidhja ndërprerësit të sigurisë me tensionin e furnizimit
- Kontrollimi dhe prova e lidhjes të sinjalizuesit
- Sigurimi teknik dhe mbrojtja në punë
Proçedurat e
vleresimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për
çdo rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë karakteristikat e qarqeve të integruara;
- të dallojë qarqet e integruara;
- të listojë parametrat e përfocuesve operacional;
- të shpjegojë rolin përfocuesit invertues dhe joinvertues;
- të shpjegojë funksionimin përforcuesit mbledhës dhe
zbritës;
- të shpjegojë përforcuesin ndarës dhe përdorimin e tij si
përshtatës i impendancës;
- të përshkruajë rolin komparatorëve(krahasuesve) si
elemente të detektorëve të gabimit;
- të vizatojë karakteristikën hyrëse/dalëse të komparatorit
me anë të matjeve;
- të shpjegojë rolin e qarkut ndërprerës të Shmitit në
udhëheqjen e proqeseve automatike;
- të tregojë rolin e qarqeve impulsive në komandimin dhe
sinkronizimin e proqeseve automatike;
- të të vizatojë karakteristikën hyrëse/dalëse të qarqeve
impulsive me anë të matjeve;
- të dallojë elementet optoelektronike që përdoren si
elemente të sensorëve dhe detektorëve;
- të tregojë rolin e infrared diodës dhe zbatimin e sajë në
paisjet për detektim dhe paralajmërim;
- të shpjegojë parimin e punës të fototransistorit dhe
zbatimin e tij në senzor;
- të shpjegojë karakteristikat dhe zbatimin e termistorëve;
- të dallojë termistorët;
48
- të shpjegojë qarkun e integruar për stabilizimin e
tensionit;
- të shpjegojë oscilatorin astabil dhe përdorimin e tij;
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të definojë gjendjet logjike;
- të dallojë sistemet numerike binare, decimale, oktale
dhe heksadecimale;
- të kryejë operacione numerike të kalimit nga njëri
sistem numerikë në tjetrin;
- të shpjegojë operacionet logjike „DHE“, „OSE“, „JO“,
„JODHE“ dhe „JO OSE“;
- të dallojë qarqet logjike „DHE“, „OSE“ „JO“,„JODHE“
dhe „JO OSE“ universale;
- të dallojë elementet memoruese – Flip Flopat;
- të dallojë llojet e ndryshme të memorieve;
- të shpjegojë rolin e regjistrave dhe të njësisë
mikroprocesore;
- të shpjegojë rolin e paisjes PLC në komandim;
- të shpjegojë strukturën e PLC-ve;
- të dallojë PLC-et në bazë të numrit të terminaleve
hyrëse/dalëse;
- të programojë PLC-në me gjuhën e planit kontaktues
KOP;
- të programojë PLC-në përmes: tasteve treguese të
drejtimit dhe tasteve “alt“, “del“, “esc“ dhe „del“;
- të programojë PLC-në përmes programit softverik Easy
– soft;
- të tregojë shembuj të ndryshëm të zbatimit të PLC-ve.
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë shndëruesit rezistorë, induktivë, me ultrazë,
fotoelektrikë dhe përdorimin e tyre;
- të shpjegojë rolin e detektorëve;
- të shpjegojë rëndësinë e sinjalizimit dhe mbrojtjes;
- të dallojë veçoritë e sinjalizuesve elektrik – termik;
- të shpjegojë veçoritë e elementeve ekzekutive;
- të dallojë pjesët përbërë të rregullatorëve kontinual;
- të numrojë përparsitë e rregullatorit impulsiv;
- të listojë rregullatorët me veprim të përbërë;
- të dallojë e komutatorët sipas stukturës dhe
funksionimit;
- të dallojë reletë elektromagnetikë, kohorë;
49
- të dallojë kontaktorët;
- të lexojë skema të ndryshme me rele dhe kontaktor.
RM 4 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet të:
- analizojë skemat e komandimit për lëshimin në punë të
MA trefazor;
- përzgjedhë drejt veglat dhe pajisjet e punës;
- përzgjedhë drejt materialet dhe elementet e instalimit
elektrik të komandimit;
- kryejë saktë e matje të nevojshme për instalin elektrik të
komandimit;
- vendosë tabelat komanduese sipas planit të instalimit;
- përforcojë tabelat komanduese sipas planit të instalimit;
- matë, pretë dhe përforcon kanale për përçues sipas
skemës së komandimit;
- vendosë elemente të komandimit sipas skemës elektrike
(kontaktorëve, releve, siguresave, tasterëve, etj);
- matë, presë dhe vundosë përçuesit sipas skemës elektrike;
- lidhë përçuesit me zbarrat dhe elementet e komandimit
sipas skemës;
- lidhë MA trefazor me tabelën e komandimit sipas
skemës elektrike;
- lidhë tabelën e komandimit me rrjetin elektrik trefazorë
sipas skemës elektrike;
- kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer;
- respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik tabelës së komandimit.
RM 5 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të analizojë drejtë skemat elektrike të montimit të
senzorit për me rreze infra të kuqe të tipit Busch-
Wechter U = 230V, P= 2.2kW;
- të përzgjedhë drejtë veglat dhe paisjet e punës;
- të kryejë lidhjen e përçuesve në hyrjet e senzorit dhe me
instalimin elektrikë të ndriçimit sipas skemes së
instalimit;
- të kryejë lidhjen e përçuesve në hyrjet e senzorit për
detektorin e zjarrit sipas skemes së instalimit;
- të kryejë lidhjen e përçuesve në hyrjet e senzorit për
detektim të prezencës sipas skemes së instalimit;
- të kontrollojë dhe të kryej provën e lidhjes;
- të zbatojë rregullat e mbrojtjës në punë dhe të ruajtjes së
50
mjedisit.
RM 6 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të analizojë drejtë skemën elektrike të lidhjes të
sinjalizuesit termikë
- të përzgjedhë drejtë veglat dhe elementet sipas skemës
së instalimit
- të kryejë lidhjen e termostatit me ndërprerësin e sigurisë
dhe me elementin ngrohës
- të kryejë lidhjen e llampës sinjalizuese për elementin
ngrohës
- të kontrollojë dhe të kryej provën e lidhjes të
sinjalizuesit termikë
- të zbatojë standardet dhe rregullat e mbrojtjes në punë
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë si dhe në puntori të praktikës
së instalimeve elektrike ose ne objektet ku kryhen punime të
montimit të elementeve të ndriçimit dhe instalime të avancuara
elektrike, me qëllim që nxënësit të njihen për së afërmi me llojet
dhe montimin e elementeve dhe pajisjeve të ndryshme elektronike
të cilat përdoren në komandim dhe mbrojtje. Poashtu ky modul
duhet të trajtohet në kabinete të elektronikës për inçizimin e
karakteristikave të elementeve elektronike.
- Mësuesi duhet të përdorë sa më shume të jetë e mundur
demonstrimet konkrete për çeshtjet teorike dhe praktike dhe sa më
shumë shembuj për sqarimin e proçeseve të ndryshme të
komandimit me qëllim të lidhjes të elementeve në makina me anë
të cilave realizohet ndonjë proçes punues .
- Nxënësit duhet të angazhohen në punë konkrete për identifikim e
elementeve elektronike dhe rolin e tyre në një proçes automatik,
për leximin skemave të ndryshme të ndërprerësve të ndryshëm, për
montimin e tyre në elektromotorë të ndryshëm dhe për
programimin në mënyrë të pavarur të një pajisjeje PLC e cila
kontrollon ndonjë proçes punues.
- Mësuesi duhet t’i nxisë nxënësit të angazhohen në diskutime për
rastet e veçanta që paraqiten.
- Vlerësimi bëhet pas secilit rezultat të arritur të mësimit.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të
sigurohen mjediset, veglat dhe pajisjet, si më poshtë:
- mjedise për trajtime teorike;
- projektor;
- mjete vizualizimi;
- kabinet të elektronikës;
- puntori e instalimeve të elektrike dhe objekte ku kryhen
instalime elektrike të avancuara;
51
- lloje të ndryshme të elementeve elektronike;
- skema për lidhjen e elementeve të ndryshme elektronike për
udhëheqje dhe komandim;
- tabela punuese për realizimin e qarqeve të ndryshme
elektronike, instrumente universale për matje të madhësive
elektrike, oshiloskop dhe ngjitës elektrikë me kallaj;
- materialet e shkruara ( skemat instalimi, katalogje ,udhëzuesa,
rregullore në mbështetje të qeshtjeve që trajtohen ).
52
PËRSHKRUESI I MODULIT
"Instalimet elektrike të avancuara 1"
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
B2 – 2
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul praktiko- teorik që i pajisë nxënësit me njohuritë për
instalimin e rrjetit kompjuterik, instalimin e zërimit në objekte të
ndryshme, instalimin elektrik të videokamerave për sigurimin e objekteve
të rëndësisë së veçantë dhe instalimin e sistemit të thirrjes së infermieres
në spitale, si dhe i aftëson ata për të kryer këto instalime.
Kohëzgjatja e
modulit
96 orë (16 kredite 6 orëshe)
Rekomandohet 30% Teori, 60% Praktike dhe 10% Vleresime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi instalon rrjetin kompjuterik
Përmbajtja
- Llojet, arkitektura dhe komponentet e rrjetit kompjuterik
- Standardet e rrjetit kompjuterik
- Protokolet TCP/IP
- Kabllot dhe Konektorët
- Përqëndruesit (Hub-at), Komutuesit (Switch-at) dhe
Rrugëzuesit (Router-et)
- Projekti i instalimeve të rrjeteve kompjuterike
- Pikat koncentruese
- Specifikimi i materialit
- Trasimi i kabllove dhe shinave
- MDF, IDF
- Instalimi i rrjetit kompjuterik
- Kontrollimi i rrjetit kompjuterik
RM 2 Nxënësi kryen instalimin e zërimit në objekte të ndryshme
(shkolla, spitale, salla të mbledhjeve, etj).
Përmbajtja
- Llojet e sistemeve të zërimit dhe pjeset përbërëse
- Altoparlantet - llojet
- Parametrat elektrik të altoparlantëve
- Lidhjet e grupeve të altoparlanteve
- Mikrofonët – rëndësia dhe llojet
- Përforcuesit e fuqisë – roli dhe rëndësia
- Analiza e skemës së instalimit të zërimit
- Analiza e objektit ku do të kryhet instalimi
- Përzgjedhja e veglave, materialeve dhe pajisjeve të punës
- Kryerja e matjeve dhe marrja e shënimeve të nevojshme
53
për instalim
- Hapja e kanaleve dhe vrimave sipas skemës së instalimit
- Shtrirja dhe përforcimi i gypave
- Vendosja e përçuesve në gypa
- Vendosja dhe përforcimi i kutive
- Vendosja e altoparlanteve
- Lidhja e përçuesve për terminalet e altoparlanteve dhe për
sekondarin e TR-it të përforcuesit linjor (70.7V) sipas
skemes elektrike
- Kontrollimi dhe prova e instalimit të zërimit
- Sigurimi teknik në punë
RM 3 Nxënësi kryen instalime elektrike të videokamerave për
sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçant
Përmbajtja
- Kuptimi i sistemit të videokamerave
- Veçoritë e sistemit të videokamerave
- Llojet e videokamerave pwr sigurimin e objekteve
- Elementet e sistemit tw videokamerave
- Standardet për instalimin e sistemit të videokamerave
- Analia e skemës së instalimit
- Përzgjedhja e veglave, mjeteve dhe elementeve të
instalimit
- Kuotimet e nevojshme të instalimit
- Hapja e kanaleve, shpimi i vrimave dhe foleve
- Matja, prerja, shtrirja dhe përforcimi i gypave
- Vendosja dhe përforcimi i kutive
- Matja, prerja dhe shtrirja e kabllove të videokamerave
- Montimi i videokamerave dhe centralit të videokamerave
- Lidhja e përçuesve me anë të klemeve speciale në
centralin e videokamerave
- Lidhja e centralit të videokamerave me monitorin
- Testimi i funksionimit të videkamerave duke i prezentuar
efektet në monitor
- Kontrollimi i memeories së centralit lidhur me ruajtjen e
inçizimeve nga videokamerat
- Përshtatja e memories së centralit me ndihmën e terminalit
komandues sipas kërkesave të shfrytëzuesit
- Kontrollimi i instalimit të videokamerave
- Sigurimi teknik në punë
RM 4 Nxënësi kryen instalimin e sistemit të thirrjes së infermieres në
spitale
Përmbajtja
- Kuptimi i sistemit të sinjalizimit në spitale
- Llojet e sistemeve të sinjalizimit në spitale (sistemi i
thjeshtë, multi-funksional dhe avancuar)
- Elementet e sistemit të sinjalizimit në spitale
- Skemat e sistemit të sinjalizimit në spitale
- Analiza e skemës së instalimit elektrik për sistemin e
54
thirrjës së infermieres nga pacienti
- Analiza e objektit ku do të kryhet instalimi
- Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve dhe
elementeve të instalimit
- Kryerja e matjeve dhe marrja e shënimeve të nevojshme
për instalim
- Hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve sipas skemës së
instalimit
- Matja, prerja, shtrirja dhe përforcimi i përçuesve dhe
kabllove
- Vendosja dhe përforcimi i kutive
- Montimi i pultit komandues të pacienti
- Programimi i njësisë qendrore të sistemit për thirrjen e
infermiereve
- Kontrollimi dhe prova e instalimit të kryer
- Sigurimi teknik në punë
Proçedurat e
vlerësimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të dallojë LAN, MAN dhe WAN e rrjeteve kompjuterike;
- të shpjegojë karakteristikat e rrjeteve A,B, C;
- të interpretojë shtatë Modelet OSI;
- të tregojë standardet e rrjeteve kompjuterike IEEE 802.1,
EIA/TIA 568-A;
- të analizojë rrjetet Bus, Ethernet, Star, Token Ring;
- të analizojë ndërlidhjen e rrjeteve me kabllo të fibrave
optikë - përparësitë e FDDI;
- të shpjegojë protokolet TCP/IP;
- të shpjegojë karakteristikat teknike të UTP, SSTP;
- të tregojë përparësitë e SSTP;
- të inerpretojë përdorimin e kabllove koaksial;
- të listojë përparësitë e fibrave optike;
- të përshkruajë pajisjet interkonektuese (Hub-at, Switch-at,
Urat-Bridges, Routers);
- të interpretojë projektin e instalimeve të rrjeteve
kompjuterike;
- të montojë kabllot në konektorët (RJ 45....);
- të montojë Hub-at;
- të montojë Switch-at;
55
- të përshkruajë Urat-Bridges;
- të përshkruajë Routers;
- të përcaktojë pikat koncentruese nga projekti;
- të përzgjedh materialin sipas projektit;
- të kryejë drejtë trasimin e kabllove dhe shinave;
- të montojë siç duhet konektorët në pajisjet e MDF;
- të identifikojë hapësiren IDF;
- të testojë rezistencën e kabllove;
- të testojë çiftet e ndërlidhjeve;
- të diagnostikojë gjatësinë, impedancën, dobësimet me
softverin (PENTASCANNER);
- të kryejë përtokëzimet e rack-dollapeve në krahasim me
barazimin e potencialit;
- të kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer;
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik të rrjetit kompjuterik.
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë rolin e sistemit të zërimit;
- të dallojë pjesët përbërëse të sistemit të zërimit;
- të tregojë llojet e sistemit të zërimit;
- të shpjegojë për altoparlantet dhe llojet e tij;
- të tregojë parametrat elektrik të altoparlantëve;
- të tregojë për rëndësinë e mikrofonëve llojet;
- të listojë llojet e mikrofonëve;
- të shpjegojë për rëndësinë e përforcuesve të fuqisë;
- të numërojë llojet e përforcuesve të fuqisë;
- të analizojë drejt skemën e instalimit të zërimit;
- të analizojë drejt objektin ku do të kryhet instalimi;
- të përzgjedhë veglat dhe pajisjet e punës;
- të përzgjedhë drejt materialet dhe elementet e instalimit
elektrik;
- të kryejë matje dhe merr shënimet e sakta të nevojshme
për instalim;
- të kryejë kuotimet e sakta të nevojshme të instalimit të
zërimit;
- të hapë e kanale dhe vrima sipas standardeve;
- të largojë gjithmonë mbeturinat nga vendi i punës;
- të shtrijë dhe përforcojë gypa sipas standardeve;
- të vendosë dhe përforcojë kuti sipas standardeve;
- të vendosë altoparlante në përputhje me skemën dhe
standardet përkatëse;
- të bëjë lidhjen e përçuesve për terminalet e altoparlanteve
sipas skemës elektrike;
- të bëjë lidhjen e përçuesve për sekondarin e TR-it të
përforcuesit linjor (70.7V) sipas skemës elektrike;
56
- të kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer;
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik të zërimit.
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë sistemin e videokamerave;
- të tregojë veçoritë e sistemit të videokamerave;
- të dallojë pjesët e sistemit të videokamerave;
- të dallojë kamerat për sigurimin e objekteve;
- të identifikojë elementet e sistemit të videokamerave;
- të tregojë standardet për instalimin e sistemit të
videokamerave;
- të analizojë drejtë skemën e instalimit të videokamerave;
- të përzgjedhë drejtë veglat, mjetet dhe elementet e
instalimit;
- të kryejë kuotimet e nevojshme në përputhje me skemen e
instalimit;
- të hapë kanalet, vrimat dhe foletë sipas standardeve;
- të kryejë matejen, prerjen, shtrirjen dhe përforcimin e
gypave;
- të vendosë dhe përforcojë kutitë;
- të matë, presë dhe shtrijë kabllot e videokamerave;
- të zbatojë rregullat dhe standardet e instalimit të
videokamerave;
- të kryej montimin e videokamerave dhe centralit të
videokamerave;
- të lidhë përçuesit me anë të klemeve speciale në centralin e
videokamerave;
- të lidhë centralin e videokamerave me monitorin sipas
skemes së instalimit;
- të kryejë kontrollimin e memories së centralit të
videokamerave;
- të kryejë përshtatjen e memories së centralit sipas kërkesës
së shfrytëzuesit;
- të testojë funksionimin e sistemit të videokamerave;
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik të sistemit të
videokamerave.
RM 4 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë mënyrën e funksionimit të sistemit për thirrjen
e infermieres nga pacienti;
57
- të dallojë sistemet për thirrjen e infermieres nga pacienti;
- të dallojë elementet e sistemit për thirrjen e infermieres
nga pacienti;
- të interpretojë skemat e sistemit për thirrjen e infermieres
nga pacienti;
- të analizojë drejt skemën e instalimit elektrik për sistemin
e thirrjes së infermieres nga pacienti;
- të analizojë drejt objektin ku do të kryhet instalimi;
- të përzgjedhë drejt veglat, pajisjet, elementet dhe
materialet e instalimit elektrik;
- të kryejë matje dhe marrë e shënime të sakta për instalim;
- të hapë e kanale, vrima dhe foleve sipas standardeve;
- të largojë gjithmonë mbeturinat nga vendi i punës;
- të matë, presë, shtrijë dhe përforcojë saktësisht përçuesit
dhe kabllot;
- të vendosë dhe përforcojë kutit sipas standardeve;
- të montojë pultin komandues të pacienti në përputhje me
skemën dhe standardet përkatëse;
- të programojë njësinë qendrore të sistemit për thirrjen e
infermiereve në përputhje me skemën dhe standardet
përkatëse;
- të kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer;
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik të sistemit për thirrjen e
infermieres nga pacienti.
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë dhe në punëtorinë e
praktikës së instalimeve elektrike ose në objekte reale pune, si
dhe rekomandohet të organizohen vizita njohëse në objekte ku
kryhen/janë kryer instalimet elektrike të parapara sipas këtij
moduli.
- Mësuesi duhet të kryejë demonstrime të veprimtarive praktike si
dhe të zgjedhë qasje për pjesëmarrje aktive në procesin mësimor,
duke i ofruar mundësi nxënësve që të ushtrohen praktikisht sa
më shumë të jetë e mundshme.
- Mësuesi duhet t’i mbikqyrin dhe udhëzojë nxënësit gjatë
kryerjes së instalimeve elektrike të avancuara.
- Mësuesi duhet që përveç dhënies së informative, të kultivojë të
nxënësit shprehit në gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve dhe
të informative me punë të pavarur nga ana e tyre.
- Nxënësit duhet të angazhohen që aktivisht të marrin pjesë në
zhvillimin e shkathtësive të tyre nëpërmjet diskutimeve,
hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike.
- Nxënësve duhet t’u sigurohet kohë maksimale për hulumtim dhe
punë praktike.
- Nxënësit duhet t’i zbatojnë rregullat dhe standardet për
instalimet elektrike të parapara në ketë modul.
- Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë
kohës që trajtohet moduli, si dhe përmbledhës, pas çdo rezultati
të të mësuarit.
58
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë
kontrolli i demonstrimit praktik të njohurive dhe aftësive të
fituara nga ata.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet, si më poshtë:
- mjedise për kryerjen e punimeve të instalimeve elektrike të
rrjetit kompjuterik, të sistemit të zërimit, të sistemit të
videokamerave dhe sistemit për thirrjen e infermires nga
pacienti;
- veglat, pajisjet, materialet dhe elementete nevojeshme që janë
paraparë tek çdo rezultat i të mësuarit;
- OHP-projektori;
- materiale të shkruara për procesin mësimor përfshirë skema të
lidhjeve, katalogje, manuale, rregullore, fletë eksperimentuese,
transparentet etj. në mbështetje të çeshtjeve që trajtohen.
59
PËRSHKRUESI I MODULIT
"Instalimet elektrike të avancuara 2"
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik
Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
B2 – 3
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul praktiko-teorik që i pajis nxënësit me njohuri për instalimet
e ndriçimit në objekte të ndryshme, instalimet elektrike që zbatojnë qarqet
PLC dhe projektet e thjeshta të instalimeve elektrike, si dhe aftëson ata për
të kryer këto instalime.
Kohëzgjatja e
modulit
128 orë (21 kredite 6 orëshe si dhe 2 orë në dispozicion të mësuesit)
Rekomandohet 30% Teori, 60% Praktike dhe 10% Vlerësime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi kryen instalime të ndriçimit në objekte të ndryshme
(shkolla, zyre, dyqane, etj).
Përmbajtja
- Burimet e dritës
- Madhësitë themelore të dritës dhe njësitë
- Burimet elektrike të dritës
- Llambat elektrike (llambat inkadeshente, llambat
lumineshente, llambat harkore, gypat fluoreshent dhe
llambat speciale)
- Karakteristikat e llambave
- Ndriçuesit - klasifikimi dhe karakteristikat
- Sistemet e ndriçimit
- Kuptimi i sistemit DALI
- Kuptimi i sistemit EIB
- Elementet e sistemit DALI
- Elementet e sistemit EIB
- Ndriçimi ekonomik
- Analiza e skemës së instalimit elektrik të ndriçimit me anë
të sistemit DALI
- Analiza e objektit ku do të kryhet instalimi
- Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve dhe
elementeve të instalimit
- Kryerja e matjeve dhe marrja e shënimeve të nevojshme
për instalim
- Hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve sipas skemës së
instalimit
- Matja, prerja, shtrirja dhe përforcimi i përçuesve dhe
kabllove
- Vendosja dhe përforcimi i kutive
- Montimi i njësisë kontrolluese (control unit)
60
- Montimi i detektorëve të ndriçimit
- Montimi i detektorëve të lëvizjes
- Definimi i grupeve të llambave për ndriçim
- Lidhja e butonëve për kyçje-çkyçje (komandim)
- Montimi i ECG (electronic control gear) pajisjes
elektronike për ndërrim të gjendjes (kyçje, çkyçje apo
dimmim)
- Montimi i ndriçuesve
- Programimi i njësisë kontrolluese dhe vendosja e adresave
të llambave
- Kontrollimi dhe prova e instalimit të kryer
- Sigurimi teknik në punë
RM 2 Nxënësi kryen instalime elektrike duke aplikuar qarqet PLC
Përmbajtja
- Hyrje në PLC
- PLC-të përball sistemeve me rele
- Shembuj të aplikimit të PLC-ve në instalimet elektrike
(ndriçim të shkallëve, dyer të hyrjës, zile të shkollës...)
- Analiza e skemës së instalimit elektrik me anë të PLC
- Analiza e objektit ku do të kryhet instalimi
- Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve dhe
elementeve të instalimit elektrik
- Kryerja e matjeve dhe marrja e shënimeve të nevojshme
për instalim
- Hapja e kanaleve, vrimave dhe foleve sipas skemës së
instalimit
- Matja, prerja, shtrirja dhe përforcimi i përçuesve dhe
kabllove
- Vendosja dhe përforcimi i kutive
- Montimi i PLC-së
- Programimi në kompjuter për PLC (me LOGOSoft)
- Shkarkimi i programit nga kompjuteri në PLC
- Montimi i PLC-së si automat i shkallëve
- Montimi i PLC-së për komandimin e dyerëve të hyrjes
- Montimi i PLC-së për komandimin e zileve në shkolla
- Kontrollimi dhe prova e instalimit të kryer
- Sigurimi teknik në punë
RM 3 Nxënësi kryen projekte të thjeshta të instalimeve elektrike
Përmbajtja
- Projekti i instalimeve elektrike-pjeset e projektit
- Plani i instalimit elektrik të një banese
- Skema e tabelave shpërndarëse
- Përcaktimi i seksionit të përçuesve për rrymë njëkahore
- Përcaktimi i seksionit të përçuesve për rrymë alternative
njëfazore dhe trefazore
- Dimensionimi i siguresave
- Specifikimi i materialit
- Përshkrimi teknik i punëve
61
Proçedurat e
vlerësimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të tregojë cilat janë burimet e dritës;
- të shpjegojë kuptimin e madhësive themelore të dritës dhe
njësitë përkatëse;
- të dallojë burimet elektrike të dritës;
- të përshkruajë llambat elektrike (llambat inkadeshente,
llambat lumineshente, llambat harkore, gypat fluoreshent
dhe llambat speciale);
- të dallojë karakteristikat e llambave;
- të dallojë skemat e lidhjes së llambave fluoreshente (lidhja
induktive, kompenzuese dhe kapacitive);
- të dallojë dhe klasifikojë ndriçuesit;
- të dallojë karakteristikat e ndriçuesve;
- të përshkruajë sistemet e ndriçimit;
- të shpjegojë ndriçimin ekonomik;
- të argumentojë rëndësinë e instalimeve elektrike me anë të
sistemeve DALI dhe EIB;
- të përshkruajë instalimin e ndriçimit me DALI;
- të përshkruajë instalimin e ndriçimit me EIB;
- të dallojë senzoret e prezencës dhe ndriçimit;
- të tregojë zbatimin e sistemeve DALI dhe EIB (shkolla,
zyre, objekte hoteliere, dyqane, etj);
- analizojë drejt skemën e instalimit elektrik të ndriçimit me
anë të sistemit DALI;
- të analizojë drejt objektin ku do të kryhet instalimi;
- të përzgjedhë veglat dhe pajisjet e punës;
- të përzgjedhë drejt materialet dhe elementet e instalimit
elektrik;
- të kryejë matje dhe të marrë shënimet e sakta të nevojshme
për instalim;
- të kryejë kuotimet e sakta të nevojshme të instalimit;
- të hapë e kanale, vrima dhe foleve sipas standardeve;
- të largojë gjithmonë mbeturinat nga vendi i punës;
- të masë, presë, shtrijë dhe përforcojë saktësisht përçuesit
dhe kabllot;
- të vendosë dhe përforcojë kuti sipas standardeve;
- të montojë njësinë kontrolluese (control unit) në përputhje
62
me skemën dhe standardet përkatëse;
- të montojë detektorët e ndriçimit në përputhje me skemën
dhe standardet përkatëse;
- të montojë detektorët e lëvizjes në përputhje me skemën
dhe standardet përkatëse;
- të definojë grupet e llambave për ndriçim në përputhje me
skemën e instalimit;
- të bëjë lidhjen e butonëve për kyçje-çkyçje (komandim) në
përputhje me skemën dhe standardet përkatëse;
- të montojë ECG (electronic control gear) pajisjen
elektronike për ndrrim të gjendjes (kyçje, çkyçje apo
dimmim) në përputhje me skemën dhe standardet
përkatëse;
- të montojë ndriçuesit në përputhje me skemën dhe
standardet përkatëse;
- të programojë njësinë kontrolluese dhe të bëjë vendosjën e
adresave të llambave në përputhje me skemën dhe
standardet përkatëse;
- të kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik të sistemit DALI.
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë,
b) Pyetje-përgjigje me shkrim,
c) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë rëndësinë e PLC-ve;
- të shpjegojë funksionimin e PLC-ve;
- të tregojë zbatimin e PLC-ve;
- të dallojë sistemin e PLC-ve përball sistemeve me rele;
- të analizojë shembuj të aplikimit të PLC-ve në instalimet
elektrike (ndriçim të shkallëve, dyer të hyrjës, zile të
shkollës, etj);
- të analizojë drejt skemën e instalimit elektrik me anë të
PLC;
- të analizojë drejt objektin ku do të kryhet instalimi;
- të përzgjedhë veglat dhe pajisjet e punës;
- të përzgjedhë drejt materialet dhe elementet e instalimit
elektrik;
- të kryejë matje dhe marrë shënimet e sakta të nevojshme
për instalim;
- të kryejë kuotimet e sakta të nevojshme të instalimit;
- të hapë e kanale, vrima dhe foleve sipas standardeve;
- të largojë gjithmonë mbeturinat nga vendi i punës;
- të masë, presë, shtrijë dhe përforcojë saktësisht përçuesit
dhe kabllot;
- të vendosë dhe përforcojë kuti sipas standardeve;
- të montojë PLC-në në përputhje me skemën dhe standardet
përkatëse;
63
- të kryejë programimin në kompjuter për PLC (me
LOGOSoft) në përputhje me skemën përkatëse;
- të bëjë shkarkimin e programit nga kompjuteri në PLC;
- të montojë PLC-në si automat i shkallëve në përputhje me
skemën dhe standardet përkatëse;
- të montojë PLC-në për komandimin e dyerëve të hyrjes në
përputhje me skemën dhe standardet përkatëse;
- të montojë PLC-në për komandimin e zileve në shkolla në
përputhje me skemën dhe standardet përkatëse;
- të kryejë kontrollin dhe provën e instalimit të kryer;
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë instalimit elektrik me anë të PLC.
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Detyra me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të tregojë fazat e projektit të instalimit elektrik;
- të dallojë pjesët e projektit;
- të vizatojë planin e instalimit elektrik të një banese;
- të vizatojë skemën e tabelave shpërndarëse të një banese;
- të përcaktojë seksionin e përçuesve për rrymë njëkahore;
- të përcaktojë seksionin e përçuesve për rrymë alternative
njëfazore dhe trefazore;
- të dimensionojë siguresat sipas ngarkesës;
- të bëjë specifikimin e materialit elektrik të një banese në
përputhje me projektin e instalimit elektrik;
- të bëjë përshkrimin teknik të punëve.
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë dhe në punëtorinë e
praktikës së instalimeve elektrike ose në objekte reale pune, si
dhe rekomandohet të organizohen vizita njohëse në objekte ku
kryhen/janë kryer instalimet elektrike të parapara sipas këtij
moduli.
- Mësuesi duhet të kryejë demonstrime të veprimtarive praktike si
dhe të zgjedhë qasje për pjesëmarrje aktive në procesin mësimor,
duke i ofruar mundësi nxënësve që të ushtrohen praktikisht sa
më shumë të jetë e mundshme.
- Mësuesi duhet t’i mbikqyrin dhe udhëzojë nxënësit gjatë
kryerjes së instalimeve elektrike të avancuara.
- Mësuesi duhet që përveç dhënies së informative, të kultivojë të
nxënësit shprehit në gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve dhe
të informative me punë të pavarur nga ana e tyre.
- Nxënësit duhet të angazhohen që aktivisht të marrin pjesë në
zhvillimin e shkathtësive të tyre nëpërmjet diskutimeve,
hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike.
- Nxënësve duhet t’u sigurohet kohë maksimale për hulumtim dhe
punë praktike.
- Nxënësit duhet t’i zbatojnë rregullat dhe standardet për
64
instalimet elektrike të parapara në ketë modul.
- Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë
kohës që trajtohet moduli, si dhe përmbledhës, pas çdo rezultati
të të mësuarit.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë
kontrolli i demonstrimit praktik të njohurive dhe aftësive të
fituara nga ata.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet, si më poshtë:
- mjedise për kryerjen e punimeve të instalimeve elektrike të
ndriçimit me anë të sistemit DALI, si dhe instalimeve elektrike
me anë të PLC ;
- veglat, pajisjet, materialet dhe elementet e nevojeshme që janë
paraparë tek secili rezultat i të mësuarit;
- OHP-projektori dhe transparentet për OHP-të;
- materialet të shkruara për procesin mësimor përfshirë katalogje,
manuale, rregullore, fletë eksperimentuese, projekte elektrike,
transparente, etj.
65
C - Modulet profesionale zgjedhore
PËRSHKRUESI I MODULIT
"Rrjetet elektrike dhe largpërçuesit"
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
C1
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Nje modul teorik që i pajis nxënësit me njohuritë bazë për rolin,
elementet, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve elektrike dhe
largpërçuesve si dhe për bartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.
Kohëzgjatja e
modulit
64 orë (10 kredite 6 orëshe si dhe 4 orë në dispozicion të mësuesit).
Rekomandohet 80% Teori dhe 20% Vlerësime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1
Nxënësi shpjegon mënyrat e bartjes dhe shpërndarjës së
energjisë elektrike me anë të rrjeteve elektrike.
Përmbajtja
- Rrjetet elektrike - ndarja dhe llojet
- Tensionet standarde.
- Rënia e lejuar e tensionit
- Sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike (sistemi i
hapur, i mbyllur dhe i kombinuar)
RM 2 Nxënësi përshkruan elementet konstruktive të rrjetit elektrik
ajror dhe fazat e ndërtimit të tij
Përmbajtja
- Elementet konstruktive të rrjetit elektrik ajror.
- Veçoritë e elementeve konstruktive të rrjetit elektrik ajror.
- Fazat e ndërtimit të rrjetit elektrik ajror.
RM 3 Nxënësi përshkruan bartjen e energjisë elektrike përmes rrjetit
nëntokësor (kabllor) dhe fazat e ndërtimit të tij.
Përmbajtja
- Mënyra e bartjes së energjisë elektrike përmes rrjetit
nëntokësor.
- Elementet e rrjetit elektrik nëntokësor.
- Veçoritë e elementeve konstruktive të rrjetit elektrik
nëntokësor.
- Fazat e ndërtimit të rrjetit elektrik nëntokësor.
RM 4 Nxënësi përshkruan rreziqet, masat e sigurisë dhe rregullat për
punë gjatë ndërtimit e mirëmbajtjes së rrjeteve elektrike dhe
66
largpërçuesve.
Përmbajtja
- Rreziqet dhe sigurimi gjatë punëve ndërtimore të rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve
- Rreziqet dhe sigurimi gjatë mirëmbajtjës së rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve.
- Rëndësia e respektimit të rregullave të sigurisë gjatë
ndërtimit dhe mirëmbajtjës së rrjeteve elektrike dhe
largpërçuesve.
Proçedurat e
vlerësimit
Realizimi i pranueshem i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të tregojë për rrjetet elektrike-ndarjen dhe llojet e tyre;
- të numërojë tensionet standarde
- të shpjegojë rëniet e lejuara të tensionit;
- të shpjegojë sistemet për shpërndarjen e energjisë elektrike
(sistemin e hapur, të mbyllur dhe të kombinuar).
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të përshkruajë rrjetet elektrike ajrore dhe pjesët përbërëse;
- të përshkruajë përçuesit e rrjeteve elektrike ajrore;
- të tregojë për llojet e izolatorëve sipas destinimit, formës
dhe materialit prej të cilit janë ndërtuar;
- të dallojë bartësit e izolatorëve sipas formës dhe ndërtimit;
- të dallojë konzollat sipas qëllimit të përdorimit;
- të dallojë shtyllat sipas qëllimit dhe materialit të ndërtimit;
- të numërojë mjetet për bashkim, shtrëngim dhe varje;
- të numërojë elementet plotësuese të rrjetit ajror;
- të përshkruaj ndërtimin e rrjetit elektrik ajror;
- të përshkruaj punët përgatitore;
- të përshkruaj punët ndërtimore;
- të përshkruaj punët elektromontuese;
- të shpjegojë lëshimin në punë të rrjetit ajror.
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
67
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë ndërtimin e rrjetit elektrik nëntokësor;
- të dallojë kabllot sipas qëllimit dhe ndërtimit të tyre;
- të numërojë mjetet kabllore;
- të përshkruaj punët përgatitore;
- të përshkruaj punët ndërtimore;
- të përshkruaj punët elektromontuese;
- të shpjegojë lëshimi në punë të rrjetit nëntokësor;
- të tregojë dallimet ndërmjet rrjeteve elektrike ajrore
dhe nëntokësore.
RM 4 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të trgojë për rreziqet gjatë punëve ndërtimore të rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve;
- të trgojë për sigurimin gjatë punëve ndërtimore të rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve;
- të tregojë për rreziqet gjatë mirëmbajtjës së rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve;
- të tregojë për sigurimin gjatë mirëmbajtjës së rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve.
- të argumentojë rëndësinë e respektimit të rregullave të
sigurisë gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjës së rrjeteve
elektrike dhe largpërçuesve.
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë si dhe rekomandohet të
organizohen vizita njohëse në vende ku kryhen punime të
ndërtimit të rrjeteve elektrike dhe largpërçuesve.
- Mësuesi duhet të përdor sa më shumë të jetë e mundur ilustrimet
konkrete për çështjet teorike të rrjeteve elektrike e largpërçuesve
- Mësuesi duhet që përveçse dhënies së informative, të kultivojë të
nxënësit shprehitë në gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve
dhe të informative me punë të pavarur nga ana e tyre.
- Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë
aktive në diskutimet pë çështjet e ndryshme që paraqiten.
- Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë
kohës që trajtohet moduli, si dhe përmbledhës, pas çdo rezultati
të të mësuarit. Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet
kontrolli i përvetësimit të njohurive nga ana e nxënësve si dhe e
mundësive të zbatimit të tyre në praktikë.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, pajisjet dhe materialet si më poshtë:
- Mjedise për pjesën teorike të lëndës
- OHP-projektori
- Materiale të shkruara për procesin mësimor përfshirë katalogje,
manuale, fletë eksperimentuese, transparente etj.
68
PËRSHKRUESI I MODULIT
"Matjet në instalimet elektrike"
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
C 2
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teoriko-praktik që i pajis nxënësit me njohuritë bazë për
matjet në instalimet elektrike dhe i aftëson ata për të kryer matje të
sakta në këto instalime.
Kohëzgjatja e
modulit
64 orë (10 kredite 6 orëshe si dhe 4 orë në dispozicion të mësuesit).
Rekomandohet 50% Teori, 40% Praktikë dhe 10% Vlerësime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi mat fuqinë elektrike
Përmbajtja
- Metodat dhe pajisjet për matjen e fuqisë elektrike.
- Matja e fuqisë në qarkun e rrymës së vazhduar
- Matja e fuqisë aktive në qarkun e rrymës alternative
- Matja e fuqisë reaktive në qarkun e rrymës alternative
- Rregullat e sigurimit teknik gjatë matjes së fuqisë elektrike
RM 2 Nxënësi mat me metodë indirekte energjinë elektrike në
sistemet trefazore
Përmbajtja
- Metodat dhe pajisjet për matjen e energjisë elektrike në
sistemet trefazore.
- Matja e energjisë elektrike me grup matës
- Matja e energjisë reaktive me njehsor njëfazor
- Matja e energjisë reaktive me njehsor trefazor dysistemësh
dhe tresistemësh
- Matja e energjisë me njehsor trefazor dhe me maksigraf
- Rregullat e sigurimit teknik gjatë matjes së energjisë
elektrike në sistemet trefazore.
RM 3 Nxënësi kryen matje në instalimet elektrike
Përmbajtja
- Matja e rezistencës së izolimit në instalimet elektrike
- Matja e rezistencës së tokëzimit
- Matja e rezistencës specifike të tokës (trollit)
- Matja e tensionit të hapit dhe prekjes
- Matja e rrymës me TMRR
- Matja e tensionit elektrik në pjesë të ndryshme të
instalimit elektrik
69
- Rregullat e sigurimit teknik gjatë matjeve të ndryshme në
instalimet elektrike.
Proçedurat e
vlerësimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Detyra me shkrim
d) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- klasifikojë metodat dhe pajisjet për matjen e fuqisë
elektrike.
- të tregojë mënyrat e matjes së fuqisë së rrymës së
vazhduar
- të analizojë skemat e matjes së fuqisë së rrymës së
vazhduar
- të shpjegojë matjen e fuqisë aktive në qarqet e rrymës
alternative
- të dallojë skemat për matjen e fuqisë aktive në qarqet e
rrymës alternative
- të shpjegojë matjen e fuqisë reaktive në qarqet e rrymës
alternative
- të dallojë skemat për matjen e fuqisë reaktive në qarqet e
rrymës alternative
- të matë fuqinë në qarkun e rrymës së vazhduar me
metodën e A-m dhe V-m
- të matë fuqinë në qarkun e rrymës së vazhduar me anë të
vatmetrit
- të matë fuqinë aktive në qarqet e rrymës alternative me
metodën e A-m dhe V-m
- të matë fuqinë aktive në qarkun e rrymës alternative me
anë të vatmetrit
- të analizojë rezultatet e matjes
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Detyra me shkrim
d) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të klasifikojë metodat dhe pajisjet për matjen e energjisë
elektrike në sistemet trefazore
70
- të shpjegojë metodat e matjes së energjisë elektrike
- të shpjegojë matjen e energjisë elektrike me grup matës
- të dallojë skemat e matjes së energjisë elektrike me
metodën indirekte
- të shpjegojë metodat e matjes së energjisë reaktive
- të shpjegojë matjen e energjisë reaktive me njehsor
njëfazor
- të shpjegojë matjen e energjisë reaktive me njehsor
trefazor dysistemësh dhe tresistemësh
- të dallojë skemat e matjes së energjisë reaktive
- të shpjegojë matjen e energjise reaktive me njehsor
trefazor dhe maksigraf
- të analizojë skemën për matjen e energjise reaktive me
njehsor trefazor dhe maksigraf
- të matë energjinë elektrike në sistemin trefazor me grup
matës
- të matë energjinë reaktive me njehsor trefazor dhe me
maksigraf
- të analizojë rezultatet e matjes
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Detyra me shkrim
d) Vëzhgim me listë kontrolli
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë teknikën e matjeve në instalimet elektrike
- të matë rezistencën e izolimit në instalimet elektrike me
anë të testuesit univerzal
- të matë rezistencën e tokëzimit me anë të instrumentit
matës të tokëzimit
- të matë rezistencën specifike të tokës (truallit) me anë të
V-m dhe A-m dhe me instrument për matjen e rezistencës
specifike të tokës
- të matë tensionin e hapit dhe prekjes me anë të V-m dhe
A-m
- të matë rrymën elektrike me anë të TMRR (amperdarëve)
- të matë tensionin elektrik në pjesë të ndryshme të
instalimit me anë të instrumentit universal
- të analizojë rezultatet e matjes
- të respektojë rregullat e sigurimit teknik gjatë matjeve në
instalimet elektrike.
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë dhe laborator si dhe
rekomandohet të organizohen vizita njohëse në vende ku kryhen
matje të instalimeve elektrike.
- Mësuesi duhet të zgjedhë qasje për pjesëmarrje aktive në
procesin mësimor, duke i ofruar mundësi nxënësve të ushtrojnë
sa më shumë të jetë e mundur veprimtari praktike për matje të
71
instalimeve elektrike me përdorim të metodave dhe pajisjeve
matëse përkatëse.
- Mësuesi duhet të demonstrojë praktikisht në laborator kryerjen e
matjeve të ndryshme elektrike si dhe të mbikqyrë e udhëzojë
nxënësit gjatë realizimit të veprimtarive të tyre praktike.
- Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë
aktive në zhvillimin e aftësive të tyre, përmes diskutimeve,
hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike të mëtejme si dhe tu jepet
kohë maksimale që të ushtrojnë dhe të hulumtojnë.
- Nxënësit duhet t’i zbatojnë rregullat dhe standardet për matjet në
instalimet elektrike
- Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë
kohës që trajtohet moduli, si dhe përmbledhës, pas çdo rezultati
të të mësuarit.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet sa më shumë
kontrolli i demonstrimit praktik të njohurive dhe aftësive të
fituara nga ata.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, pajisjet dhe materialet si më poshtë:
- Mjedise për pjesën teorike të lëndës
- Laborator të matjeve elektrike
- OHP-projektori
- Instrumente matëse analoge dhe digjitale
- Materiale të shkruara për procesin mësimor përfshirë katalogje,
manuale, fletë eksperimentuese, transparente, doracakët e
mësimdhënësve, etj.
- Materialet për hulumtimin përkatës.
72
PËRSHKRUESI I MODULIT
"Teknika e sigurimit në instalimet elektrike"
Lamia: Elektroteknikë
Profili: Instalues elektrik Shkalla: III
Klasa: 13
Numri i modulit
C 3
Lloji dhe
qëllimi i
modulit
Një modul teorik që i pajis nxënësit me njohuritë e nevojshme për
teknikat dhe masat për mbrojtjen e njerëzve dhe pajisjeve nga veprimi i
rrymës elektrike, në instalimet elektrike.
Kohëzgjatja e
modulit
64 orë (10 kredite 6 orëshe si dhe 4 orë në dispozicion të mësuesit)
Rekomandohet 80% Teori, 10% Praktikë dhe 10% Vlerësime
Rezultatet e të
mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1 Nxënësi rikujton mbrojtjen dhe masat mbrojtëse nga goditja e
rrymës elektrike.
Përmbajtja
- Veprimi i rrymës elektrike në organizmin e njeriut
- Ndihma e parë në rastet e goditjeve nga rryma elektrike
- Masat mbrojtëse në instalimet elektrike
- Mjetet mbrojtëse në instalimet elektrike
RM 2 Nxënësi përshkruan teknikën e mbrojtjes nga goditja e rrymës
elektrike me tension të vogël deri 50V.
Përmbajtja
- Tensionet e parrezikshme për njerëzit.
- Transformatorët e tensioneve të vogla.
- Transformatorët mbrojtës.
RM 3 Nxënësi përshkruan tokëzimin mbrojtës dhe nulëzimin
mbrojtës.
Përmbajtja
- Rëndësia e tokëzimit mbrojtës dhe nulëzimit mbrojtës.
- Mënyra e realizimit të tokëzimit mbrojtës.
- Mënyra e realizimit të nulëzimit mbrojtës.
RM 4 Nxënësi shpjegon skema të ndryshme të shkyçjes mbrojtëse.
Përmbajtja
- Rëndësia e shkyçjes mbrojtëse.
- Shkyçja mbrojtëse sipas tensionit të trupit kundrejt tokës.
- Shkyçja mbrojtëse sipas rrymës së lidhjes me tokën
- Shkyçja mbrojtëse që vepron sipas tensioneve të fazave
kundrejt tokës
- Shkyçja mbrojtëse që vepron sipas rrymës së rrjedhjes
- Skemat e shkyçjes mbrojtëse me dioda
73
RM 5 Nxënësi shpjegon teknikën e mbrojtjes së njeriut nga veprimi i
fushës elektromagnetike të frekuencës industriale në pajisjet e
tensioneve të larta.
Përmbajtja
- Veprimi biologjik i fushës elektromagnetike.
- Rëndësia dhe mënyrat e mbrojtjes nga veprimi i fushës
elektromagnetike.
- Kostumi ekranizues.
- Pajisjet ekranizuese.
Proçedurat e
vlerësimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e
kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo
rezultat të të mesuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
c) Vëzhgim me listë kontrolli.
KR Nxënësi duhet:
- të tregojë llojet e dëmtimeve nga rryma elektrike
- të dallojë rezistencat elektrike të trupit të njëriut
- të tregojë faktoret që ndikojnë në demtimin nga rryma
elektrike
- të numërojë madhësitë e lejuara të tensionit të prekjës
- të shpjegojë mënyrat e çlirimit nga rryma elektrike
- të tregojë si jepet ndihma e parë për të aksidentuarit nga
rryma elektrike
- të shpjegojë mënyrat e frymëmarrjes artificiale dhe të
masazhit të jashtëm të zemrës
- të demonstrojë dhënien e ndihmës së parë, frymëmarrjen
artificiale dhe masazhin e jashtëm të zemrës për të
aksidentuarit nga rryma elektrike
- të listojë masat mbrojtëse në instalimet elektrike.
- të tregojë për masat mbrojtëse nga prekja e pjesëve të pa
izoluara
- të tregojë për masat mbrojtëse nga kalimi i tensionit në
pjesët e izoluara (përdorimi i tensioneve të vogla, ndarja
mbrojtëse e rrjeteve, izolimi i dyfishtë e masa të tjera)
- të përshkruajë kontrollimin e izolimit të dëmtuar
- të klasifikojë mjetet mbrojtëse në instalimet elektrike.
RM 2 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
74
KR Nxënësi duhet:
- të tregojë cilat janë tensionet e parrezikshme për jeten e
njeriut
- të shpjegojë ndërtimin dhe rolin e transformatorëve të
tensioneve të vogla në teknikën e sigurimit të instalimeve
elektrike
- të shpjegojë ndërtimin dhe rolin e transformatorëve
mbrojtës në teknikën e sigurimit të instalimeve elektrike
RM 3 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e tokëzimit mbrojtës.
- të numërojë llojet e tokëzuesve dhe format e tyre
- të dallojë lidhjet e tokëzuesve
- të shpjegojë si lidhen elektrikisht tokëzimet mbrojtëse me
ato të rrufepritësve
- të shpjegojë qëllimin e nulëzimit mbrojtës
- të shpjegojë tokëzimin e neutrit
- të tregojë rëndësinë e barazimit të potencialit
- të përshkruaj mënyrën e instalimit të nulëzimit
- të dallojë tokëzimin mbrojtës nga nulëzimi mbrojtës.
RM 4 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë qëllimin dhe rëndësinë e shkyçjes mbrojtëse
- të shpjegojë skemat e shkyçjes mbrojtëse që veprojnë:
- sipas tensionit të trupit kundrejt tokës
- sipas rrymës së lidhjes me tokën
- sipas tensioneve të fazave kundrejt tokës
- nga rrymat e rrjedhjes
- të shpjegojë skemat e shkyçjes mbrojtëse me dioda.
RM 5 IV a) Pyetje-përgjigje me gojë
b) Pyetje-përgjigje me shkrim
KR Nxënësi duhet:
- të shpjegojë teknikat dhe rëndësinë e mbrojtjes së njeriut
nga veprimi i fushës elektromagnetike
- të shpjegojë veprimin biologjik të fushës elektromagnetike
- të shpjegojë parimin e mbrojtjes dhe ndërtimin e kostumit
ekranizues
- të shpjegojë fushat dhe kushtet e përdorimit të kostumit
ekranizues
- të dallojë kostumet mbrojtëse ekranizuese
- të shpjegojë parimet mbrojtëse, ndërtimin, vendosjen dhe
kushtet e përdorimit të pajisjeve ekranizuese
75
Metodat e të
mësuarit të
rekomanduara
- Ky modul duhet të trajtohet në klasë si dhe rekomandohet të
organizohen vizita njohëse në vende ku realizohen ose janë
realizuar masa për sigurimin teknike në instalimet elektrike.
- Mësuesi duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive në
procesin mësimor, duke ofruar mundësi për nxënësit që të
shohin zbatimin në praktikë të njohurive që marrin gjatë trajtimit
të modulit.
- Mësuesi duhet që përveçse dhënies së informative, të kultivojë të
nxënësit shprehitë në gjetjen, kërkimin e pavarur të burimeve
dhe të informative me punë të pavarur nga ana e tyre
- Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë
aktive në diskutimet për çështjet e ndryshme që paraqiten gjatë
trajtimit të modulit.
- Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë
kohës që trajtohet moduli, si dhe përmbledhës, pas çdo rezultati
të të mësuarit. Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të zbatohet
kontrolli i përvetësimit të njohurive nga ana e nxënësve si dhe e
mundësive të zbatimit të tyre në praktikë.
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen
mjediset, pajisjet dhe materialet si më poshtë:
- Mjedise për pjesën teorike të lëndës
- OHP-projektori
- Doracak me rregullat dhe standardet për teknikat e sigurimit në
instalimet elektrike
- Materiale të shkruara për procesin mësimor përfshirë katalogje,
manuale, fletë eksperimentuese, transparente, etj.
76
IV. Struktura e sistemit të arsimit në Kosovë