20
albansk version KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN SUEDEZE Zhvillimi në gjuhë dhe në dituri për fëmijët dhe të rinjtë qe flasin më shumë se një gjuhë VÄXELVIS PÅ MODERSMÅL OCH SVENSKA

KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

albansk version

KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTAREDHE NË GJUHËN SUEDEZE Zhvillimi në gjuhë dhe në dituri për fëmijët dhe të rinjtë qe flasin më shumë se një gjuhë

VÄXELVIS PÅ MODERSMÅL OCH SVENSKA

Page 2: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

Fëmija të cilit i drejtohet në gjuhën amtare dëgjonshumë fjalë. Shumicën e fjalëve ai i njeh dhe din kuptimin e tyre. Ai kupton se gjyshja dhe gjyshi gjenden në banesë, edhe pse ai nuk i sheh ata. Aiështë i gëzuar se do të fitojë akullore. Dhe ai mësontse si formulohet një kërkesë, si bëhet një pohim dhe sibëhet ndërtime i një pyetjeje në gjuhën amtare.

Në këtë mënyrë ne mësojmë rregullat gramatikorekur jemi fëmiijë. Fëmija dëgjon, përsërit dhe së shpejti

ndërton fjali të veta si dhe shpreh mendimet dhedëshirat e veta.

Këto njohuri fëmija mund ti përkthejë për rrethanate gjuhës suedeze kur ai ka mësuar fjalët suedeze dheka nevojë të formojë strukturat gramatikore përkatësenë gjuhën suedeze.

Gjuha ime po zgjërohet

V Ä X E LVIS PÅ MODERSMÅL OCH SVENSKA

Beställningsnummer U06:145

isbn 978-91-85589-04-3

Liber Distribution, 162 89 Stockholm

Telefon 08-690 95 76

Fax 08-690 95 50

Text: Mai Beijer

Grafisk formgivning: Typisk Form designbyrå

Översättning och grafisk produktion: Ord & Stil AB

Illustrationer: Burhan Misirli

Tryck: Intellecta Tryckindustri, Solna 2006

Myndigheten för skolutveckling 2006

www.skolutveckling.se

*

*Ali Hassan, eja brenda për të ngrënë tani! Ushqimi është gati, gjyshja dhe gjyshi kanë ard h u r. A don akullore pas ushqimit?

Page 3: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

Ne mund të mësojmë shumë gjuhë

Vitet e 2000-ta, ne në Suedi flasim shumë gjuhë.Shumë fëmijë rriten në familje që përdorin disa gjuhë.Në institucione parashkollore dhe shkolla fëmijet dhetë rriturit ndeshen me shumë gjuhë. Si institucioniparashkollor ashtu edhe shkolla mbrojnë shumëgjuhësine fëmijëve dhe rinisë si dhe ka një domethënie vendimtare për identitetin – dhe zhvillimin e njohurive të tyre.

Ne mund të mësojmë një gjuhë të re pa pas pasojapër një gjuhë tjetër. Njohurit e gjuhës amtare tenxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë. Përkundrazi Gjuhalind (s’jell) gjuhë! Ato koncepte (kuptime) për të cilatkemi fjalë në një gjuhë së shpejti mun t’i marrë mevete kur ne kemi mësuar si quhen ato në një gjuhë tëre. Për të përkthyer vetëm një koncept të njohur ështëzgjidhja më e thjesht, në krahasim me atë nëse ne

duhet të gjejmë njohuri të reja, kur spjegimet skjarohen me ato fjalë që ne nuk i njohim. Ne të rriturit – prindërit, mësuesit, hulumtuesit (studiuesit),krijuesit e opinionit dhe vendim marrësit – vendosimse cilat mundësi do ti ken fëmijët dhe rrinia të cilëtjanë shumëgjuhësor për të zhvilluar njohuri me anë tëndihmës reciproke të gjuhëve të veta të ndryshme.

Qëllimi me këtë broshur është që të tregohet si institucioni parashkollor she shkollat në Suedi dëshirojnë të mbështesin fëmijët dhe rrinin që janëshumëgjuhësor të zgjerojnë njohurin në gjuhën e vetdhe të fitojnë dituri të reja. Informatë se ku mund tëgjinden këto materiale që ceken në broshurë janë nëLidhjet dhe në literatur në faqën e fundit.

Me anë të gjuhës në shprehim kulturën dhe vlerën tonë. Gjuhajap vetëvlerësim. Gjuha mbart njohuri dhe është si një themelpër të takuar njerëzit tjerë. Ne kemi nevojë për gjuhë për të pasëmundësi për të menduar, për të andruar, për të formuluar pyetjetdhe për të zgjidhur problemet. Shumë gjuhë japin mundësi më tëmëdha!

3

}

}

}}}

}} }}}

}

} }} }}}} }} }}

}

}

}}}}}} }}}} }} }}}} }} }}

} }

Page 4: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

4

Pa arnë për njërin sy

Ja kjo i ngjan situatës së fëmijës që flet më shumë senjë gjuhë. Të përdoresh të dy gjuhët do të thotë mëtepër dimensione dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive.

Mirëpo fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë nuke kanë gjithmonë të lehtë në shkollën suedeze. Edhepse shumica e përballojnë mirë, ekzistojnë të tjerët qënuk ia arrijnë qëllimit të diturisë. Ekzistojnë disa arsyeqë bashkëveprojnë për këtë. Një arsye është që mësimii gjuhës amtare si dhe në gjuhën amtare është zvogluarnë të gjitha nivelet shkollore gjatë këtyre 1 0 - 1 5 v j e t ë v etë fundit.

Në shumë komuna, është ndërprerë plotësishtmbështetja sa i përket gjuhës amtare në institucionetparashkollore. Këto reduktime nuk janë bazuar nëvlerësime pedagogjike, në institucionet parashkolloreka qenë e njohur nga përvoja se ndihmesa e hershmegjuhësore dhe mbështetja sa i përket identitetit janëposaçërisht të rëndësishme në këtë moshë të re.Mirëpo komunat kanë pasur nevojë të kursejnë para.

Shumica e komunave kanë hartuar orarin e mësimit

në atë mënyrë që pjesa më e madhe e mësimit e gjuhësamtare, mbahet në fund të pasditës. Kjo ndikon që mëpak nxënës zgjedhin të mësojnë gjuhën e tyre amtare.Kur mësimi në gjuhen amtare zhvillohet në një kohëkur nxënësit dhe mësuesit e tjerë kanë mbaruar mësimet, shkolla i humb mundësitë për të shfrytëzuaratë kompetencë shumëkulturore që kanë arsimtarët egjuhës amtare. Në vazhdim kjo do të thotë se njohuritëpër situatën e nxënësve që i përkasin disa kulturavezvogëlohen dhe arsimtarët e gjuhës suedeze kanëparakushte më të dobëta për t’u ballafaquar me kërkesat e këtyre nxënësve.

Reduktimet gjatë kësaj periudhe mes “personelitkushtuar shëndetit të nxënësve” – punonjësit socialë(kuratorët), motrat medicinale të shkollave, psikologët– kanë goditur posaçërisht ashpër ata nxënës që kanqenë të nënshtruar traumave ose që jetojnë me atëpasiguri që nënkupton mosdijenia e tyre për qëndrimnë Suedi. Në shumë vende këta nxënës nuk kanë fituar mbështetjen e nevojshme për të shkuar mëtutje në zhvillimin e njohurive.

Êshtë vështirë të vlerësohet largësia nëse duhet goditur topi, kur kenjë arnë në njërin sy. Me dy sy të shëndoshë ne nuk shikojmëdyfish, përkundrazi shikimi është tredimensional.

Page 5: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

5

Shkolla do të bëhet gjithnjë më e mirë

Qeveria ka vendosur të investojë mjete plotësuese përtë ndihmuar komunat dhe shkollat që të bëhen më tëmirë në rastet kur kanë të bëjnë me nxënës që flasindisa gjuhë si dhe të plotësohen nevojat e tyre tëndryshme. Të gjithë nxënësit kanë të drejtën e parakushteve të barabarta për tu arritur qëllimeve tëditurisë në shkollën fillore dhe për vazhdimin e studimeve në gjimnaz.

Me porosi nga qeveria , Organi shtetëror përzhvillimin e shkollës ka përpiluar një plan se si këto tëholla të përdoren në kontribute dhe përkrahje tëndryshme:

R Drejtorëve dhe vendimmarrësve të tjerë u ështëofruar kualifikim në çështjet që kanë të bëjnë meshumëgjuhësiinë, me qendrimin e tyre në lidhje metakimet kulturore si dhe me bashkëpunimin në messhkollës dhe shtëpisë.

R Arsimtarët suedishtfolës të cilët u japin mësim nëlëndë të ndryshme nxënësve që flasin disa gjuhë,shkollohen për t’i mësuar më mirë nxënësit të cilëte kanë gjuhën suedeze si gjuhë të dytë.

R Arsimtarëve të gjuhës amtare ju ofrohet shkollimpër t’u aftësuar më mirë që të japin udhëzime studimi në lëndë të ndryshme, si dhe për tu aftësuar për mësimin në gjuhën amtare ose suedeze në lëndë të ndryshme.

R Komunat marrin ndihma ekonomike për të punësuar një numër personash suplementarë në atoshkolla të cilat kanë nevojë për një numër më tëmadh të personelit.

R Komunat marrin mbështetje për të zhvilluar metodapër të shfrytëzuar më mirë përvojën e prindërve sidhe për të përmirësuar mundësitë e prindërve përtë përkrahur fëmijët e tyre në zhvillimin e identitetitdhe të diturisë së tyre.

R Komunat marrin mbështetje që të zhvillojnë mësi-min për ata nxënës që vijnë në Suedi gjatë viteve tëfundit (- në klasat e larta -) të shkollës fillore osegjatë viteve të gjimnazit.

R Nxënësit që flasin disa gjuhë duhet të nxiten për tëfituar aftësi dhe dëshirë të vazhdojnë studimet eveta edhe pas gjimnazit.

Pjesa më e madhe e atyre mjeteve që qeveria ka ndarëpër financimin e këtyre kontributeve shpërndahet n g ao rgani shtetëror në më se 3 0 komuna, ku hendekumidis qëllimit që ka shkolla dhe realitetit është më igjerë. Si do të përdoren këto para vendos komuna nëdialog me organin shtetëror.

Shkollimi për mësues të gjuhës amtare, kontribute përtë përforcuar bashkëpunimin me prindër, zhvillimi iarsimimit për ata nxënës që kanë ardhur më vonë, dheaksioni për të rritur dëshirën e nxënësve që flasin disagjuhë për të studjuar në shkolla të larta, e tërë kjo dot’i përfshijë të gjitha komunat.

Në faqët që vijojnë do të prezentohet më së afërmi motivipër këto kontribute.

Page 6: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

6

Në cilën gjuhë do ti ndihmoj fëmijës sim më së miri?

Prindërit të cilët duan të dijnë se në cilën gjuhë të flasin me fëmijët e vet, çka të bëjnë nëse ekzistojnëgjuhë të ndryshme në familje, nëse fëmija duhet tëketë mbështetje në gjuhën amtare në institucioninparashkollor, në rast se fëmija duhet të marrë pjesë nëmësimin e gjuhës amtare në shkollë dhe se si mund tëjapin përkrahje në zhvillimin e gjuhës suedeze tefëmija, përgjigje në pyetjet e tyre do të gjenden në

librezën Dy gjuhë ose më shumë? Këshilla për familje medisa gjuhë. Materiali ekziston në gjuhën suedeze +16gjuhë të tjera dhe bazohet në përvojat e shumë familjeve që flasin disa gjuhë. Ky material është përpunuar nga Instituti për studime gjuhësore nëRinkeby dhe është botuar në bashkëpunim meOrganin shtetëror për zhvillimin e shkollës.

Kush e gënjeu këtë nanë të “flas suedisht” me fëmijën e vet, ndonëse njohuria e saj në gjuhën suedeze është e kufizuar në disafjalë? Ajo dëshiron çdo të mirë – mirëpo ajo që ndodhë është njëvonim i zhvillimit të gjuhës së fëmijës. Fëmija mëson më pak fjalëdhe nuk di të themelojë fjali. Kjo në vazhdim vështirëson nëmënyrë serioze zhvillimin e njohurisë së fëmijes.

Page 7: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

7

Institucioni parashkollor dhe fëmijët që flasin disa gjuhë

Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinënë institucionet parashkollore shkruhet:

”Institucioni parashkollor synon që çdo fëmijë që kanjë gjuhë tjetër amtare, jo gjuhën suedeze, duhet tëzhvillojë identitetin e vet kulturor si dhe aftësinë evet për të komunikuar si në gjuhën amtare gjithashtuedhe gjuhën suedeze .”

Zhvillimi i gjuhës dhe i identitetit përshtaten njëri metjetrin. Të gjithë fëmijët kanë kënaqësi të takohen megjuhë të ndryshme, në këtë mënyrë ata kanë mundësitë depertojnë në kultura të ndryshme.

Në disa biblioteka gjenden libra për fëmijë dhe inçizimeme zë edhe në gjuhë të tjera përveç gjuhës suedeze,të cilat mund të huazohen në shtëpi. Organi shtetërorështë duke hulumtuar se cilat materiale janë tëpërshtatshme posaçërisht për veprimtari me disagjuhë në institucionet parashkollore si dhe për leximme zë të lartë në shtëpi. Informata për këtë lloj tëmaterialit do të gjendet në Organin shtetëror përzhvillimin e shkollës gjatë vjeshtës 2006 në portalinTema Modersmål (www.modersmal.net)

Vajza që ka rrënjët e veta edhe në një kulturë tjetër jo vetëm në atësuedeze ndien krenari kur e dëgjon një tregim nga vendëlindja, qëgjithashtu edhe fëmijët e tjerë mendojnë se është interesante. Pastajajo e merr me vete librin në shtëpi dhe familja e saj mund të dëgjojë tregimin që është i inçisuar në gjuhën amtare!

Page 8: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

8

Disa gjuhë në institucionin parashkollor japindisa mundësi

Komma till tals. Flerspråkiga barn i förskolan është njëmaterial me komente nga Organi shtetëror përzhvillimin e shkollave. Këtu parashtrohen mendimerreth qëndrimit të institucioneve parashkollore ndajfëmijëve që flasin më shumë se një gjuhë si dhe për tëpërkrahur gjuhët e tyre të ndryshme.

Språket lyfter – vlerësimi i zhvillimit të gjuhës së

fëmijësËshtë vështirë të vlerësohet se sa njohuri ka në gjuhënsuedeze një fëmijë, që flet më shumë se një gjuhë.Fëmijët me lehtësi mësojnë shqiptimin, dhe kjo mundtë shkaktojë se prindërit dhe mësuesit i mbivlerësojnënjohuritë gjuhësore të fëmijës. Fëmija flet pa aksent, pap ë rzierje gjuhësh, mirëpo a është gjuha e fëmijës me tëv ë rtetë e zhvilluar në të njëjtin nivel me moshatarët e

t y re që kanë gjuhën suedeze si gjuhë amtare ?Një fëmijë tjetër flet jashtëzakonisht pak. Në shtëpi

prindërit mendojnë se kjo mvaret nga se fëmija nuk ez o t ë ron sa duhet gjuhën amtare, mirëpo ata supozojnëse ai flet mirë gjuhën suedeze. Në institucioninparashkollor personeli mendon të kundërtën, se fëmijanuk e din gjuhën suedeze, por ai është i mirë në gju-hën e vet amtare .

Ekzistojnë metoda për të përcaktuar se ku në p rocesin e zhvillimit të gjuhës gjendet një fëmijë që fletmë shumë se një gjuhë. Me mbështetje nga materialidiagnostik Språket lyfter, Diagnosmaterial i svenska, svenska som andraspråk och modersmål för åren före skolår6 , këto vlerësime mund të bëhen paralelisht në gjuhënsuedeze dhe në gjuhën amtare të fëmijës.

Page 9: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

9

Gjyshët dhe gjyshet mund të luajnë një rol aktiv

Gjuha është më shumë se fjalët dhe rregullat gramati-kore. Kjo përfshin edhe mendimet, vlerësimet, pikëpamjet për botën dhe për të marrë atë dituri qëndërmjetësohet me anë të gjuhës. Se si fëmijët

ballafaqohen me dituri të reja në vitet e hershme tëtyre do të ndikojë në mësimin e tyre dhe mund tëketë pasoja të mëdha kur ata fillojnë në shkollë.

Gjyshi ka mburrje për kopshtin e perimeve. Ai ka mësuar Minënpër emrat e të gjitha veglave të kopshtit, dhe si rrëmihet, si bëhetmbjellja dhe ujitja që bimët të rriten. Mina ka mësuar nga gjyshi ivet se duhet kohë deri sa gjethet e para dhe të reja të dalin ngatoka. Ata bisedojnë se si duhet pasur durim dhe të mos dorëzohet.Për t’u rritur kërkon kohë!

Page 10: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

10

Trego një përrallë! Tregoje edhe një herë!

Fëmijët dëshirojnë të dëgjojnë tregime. Shumicës sëfëmijëve ju pëlqen posaçërisht të dëgjojnë tregime përvetveten, sidomos kur kanë qenë mjaft të vegjël.Tregimet tjera me rëndësi kanë të bëjnë me nënëndhe babain kur ata kanë qenë fëmijë dhe çka ka ndodhë atëherë, si kanë luajtur dhe çfarë çapkënërikanë bërë ata. Të bisedojë për një kohë në qetësi duketreguar vetë se çka ka ndodhur, mund të jetë për njëfëmijë një mënyrë e mirë për të përpunuar ngjarjet editës.

Fëmijët të cilët kanë mundësi të dëgjojnë tregimet egjysheve dhe gjyshëve dhe përrallat nga fëmijëria etyre janë fatlum. Të marrë pjesë në të ashtuquajturinrrëfim gojor të traditës në familje ka rëndësi të madhepër zhvillimin e identitetit të fëmijës.

Fëmijët kanë dëshirë që të rriturit të lexojnë për ta.Ekziston një mungesë e madhe e librave në Suedi nëgjuhë të ndryshme edhe pse një numër i bibliotekavepo bëjnë përpjekje ti blejnë këto libra. Mirëpo, ndonjëherë kryhet “leximi në gjuhën amtare” kështu që i rrituri e përkthen tekstin në shpejtësi përderisa sëbashku shikohen fotografitë ose vizatimet në një libërtë shkruar në gjuhën suedeze. Mirëpo fëmijët mund tëjenë jashtëzakonisht të përpikët që përralla të jetë enjejtë çdo herë ditë pas dite. Atëherë duhet kujtuar seçka ke treguar më parë!

Tregimet e nënës janë interesante dhe rrëqethëse. Mirëpopërfundimi gjithmonë është i lumtur!

Page 11: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

11

Njohuri të mira në gjuhën suedeze si gjuhë të dytë

Shumica e nxënësve që flasin më shumë se një gjuhëkanë njohuri të mira në gjuhën suedeze, për një pjesë kjoështë gjuha më e fortë e tyre. Të tjerët për herë të parëvijnë në kontakt me gjuhën suedeze në institucioninparashkollor ose në shkollë. Nga përvoja që kanëshkollat në Suedi dihet, se zakonisht për nxënësit eposa ardhur kërkohet 1-2 vjet për të arritur në atënivel të gjuhës suedeze sa të komunikojnë me shokët etyre si dhe të përcjellin mësimin në një farë mase.Zakonisht kërkohet një kohë prej 5 - 6 vitesh para se tëmësojnë gjuhën suedeze aq mirë sa ata nxënës që kanëkëte gjuhë si gjuhë amtare të tyre. Ekzistojnë përjashtime.Nxënësit me motivacion të lartë dhe me njohuri tëmira në gjuhën amtare e ndoshta edhe në gjuhë tëtjera mësojnë gjuhën suedeze më shpejt. Nzënësit qëkanë ardhur nga zonat e luftës ose që kanë qenë tënënshtruar ngjarjeve të tjera traumatike mund ta kenëposaçërisht vështirë në disa perioda të mësojnë diç të re .

Njohuritë e mira në gjuhën suedeze janë çelës përnjë sukses në shkollë në Suedi. Për të pasur mundësistudimi më tutje në një program nacional në gjimnaz,nxënësi duhet së paku të arrijë notën kaluese për vitin

e 9 shkollor, ose në gjuhën suedeze ose në gjuhën suedeze si gjuhë të dytë.

Një mënyrë e mirë për të përmirësuar njohuritë egjuhës suedeze është të lexosh libra. Këshilla rrethlibrave që janë në përputhje me interesat e fëmijëvedhe nxënësve do ti merrni nga nënpunësi iBibliotekës.

Qendra kombëtare për gjuhën suedeze si gjuhë të dytëdhe SFI Qendra kombëtare punon sipas porosisë së Qeverisë.Fusha e saj e kompetencës përfshin veprimtari që ngainstitucioni parashkollor deri te gjuha suedeze për tërriturit imigrant, sfi. Disa fusha të rëndësishme janë:

R Përhapja e diturisë për procesin e të mësuarit qënënkupton të mësohet një gjuhë të dytë.

R Mbështetja e një mënyre të punës për të zhvilluargjuhën dhe njohuritë.

Qendra kombëtare organizon seminare dhe konfe-renca, boton libra dhe merret me kontakte persona-le. Më shumë informata gjenden në portalin e tyre tëinternetit www.lhs.se/sfi

Page 12: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

12

Mësimi i qëllimshëm i gjuhës amtare

Parlamenti ka vendosur që të gjithë nxënësit të cilëtkanë një gjuhë amtare tjetër, jo gjuhën suedeze, mundtë mësojnë gjuhën e tyre në shkollën fillore – dhe nëgjimnaz. Në këtë rast Suedia përcjell Konventën përfëmijë të Kombeve të bashkuara,

” Shtetet që kane nënshkruar marrëveshjen janë tëpajtimit që arsimimi i fëmijës të synojë në zhvillimine respektit ndaj prindërve të tij, ndaj identitetit kulturor të vet fëmijës, ndaj gjuhës dhe vlerave të tij” (Artikulli 29).

Lënda ka karakter vullnetar dhe nxënësit duhet tëkenë “njohuri themelore” në gjuhë. Komunat janë tëobliguara të ofrojnë arsimim në gjuhën amtare sipasatyre dispozitave dhe kushteve që janë të përcaktuaranë Rregulloren e shkollës fillore dhe të gjimnazit.Ekzistojnë planprograme kombëtare, dhe notat e gjuhës amtare kanë vlerë kualifikimi të njejtë sikursenotat në lëndët e tjera, kur nxënësi bën kërkesë tëregjistrohet në gjimnaz ose në shkollë të lartë.

Përse duhet të mësohet gjuha amtare në

shkollë? R Njohuritë në gjuhën amtare si dhe njohuritë për

kulturën e origjinës japin parakushte që të arrihetnjë identitet pozitiv me disa kultura, gjë që nënkupton për nxënësin pjesëmarrje në shoqërinëshumëkulturore aty ku nxënësi jeton si dhe njohuripër kulturën e origjinës.

R Njohuritë e gjuhës janë çelës për komunikim.Gjuha amtare mundëson kontaktet e afërta brenda

në familje si dhe me anëtar të farefisit që jetojnë nështete të tjera. Në një botë gjithnjë e më shumë tëndërkombëtarizuar njohuria e disa gjuhëve ështënjë burim si për individin ashtu edhe për Suedinë.Mësimi ka për qëllim të ndihmojë nxënësin të arr i j ënjë aftësi në gjuhën amtare e cila gjë mundësonpërdorimin e saj edhe si i rritur gjatë vazhdimit tëstudimeve si dhe gjatë ushtrimit të profesionit nëSuedi ose në shtete të tjera.

R Gjuhët janë vegla që shërbejnë për të zhvilluar njohuritë. Nëse nxënësit i lejohet të përdor gjuhët endryshme në shkollë, atëherë mundësitë e nxënësitjanë në rritje e sipër për të arritur njohuri të reja nëlëndë të ndryshme.

Biblioteka ndërkombëtareBiblioteka ndërkombëtare në Stockholm ka rreth 200000 libra në më shumë se 100 gjuhë. Këtu gjendenedhe DVD dhe videofilma nga shtetet e ndryshmedhe pllaka CD me muzikë nga e gjithë bota. Vizitoportalin e tyre në gjuhën arabe, angleze, kineze, persishte, ruse, spanjolle dhe suedeze. Nëse ke kartelëhuazimi në Bibliotekën e Qytetit të Stockholmit kemundësi që të huazosh librat në Bibliotekën ndërkombëtare që gjendet afër Odenplan-it. Nëse tibanon në një vend tjetër mund të bësh porosinë elibrave me anë të bibliotekës që gjendet në vendbanimin tënd.www.internationellabiblioteket.se

Page 13: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

13

Gjuha amtare si temë www.modersmal.net

Interneti nënkupton një përmirësim rrënjësor nëparakushtet për të zhvilluar njohuritë e gjuhës. Nëportalin e organit shtetror Gjuha amtare si temëpunojnë afër 100 mësues në 30 gjuhë për të gjetur lidhje sa i përket teksteve, fotografi dhe zëra që

fëmijët dhe nxënësit mund t’i përdorin për të zhvilluarnjohuritë në gjuhën e vet. Për shumicën e këtyregjuhëve, ekzistojnë edhe mundësi interaktive për kontakte midis mësuesëve, nxënësve dhe prindërve.

Page 14: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

14

*

Nxënësit e posa ardhur dëshirojnë të mësojnëgjuhën angleze

Gjuha angleze është e ashtuquajtur lëndë thelbësorene shkollën suedeze. Kjo nënkupton se nxënësi duhettë ketë më së paku notë kaluese në gjuhën angleze nëvitin e 9 shkollor për të pasur mundësi të studiojë mëtutje në një program kombëtar në gjimnaz. Nxënësitfillojnë të mësojnë gjuhën angleze në vitin e 1 ose 2: t ës h k o l l o r. Sipas krahasimeve ndërkombëtare që janëbërë, nxënësit suedezë gjenden në nivelin më të lart ësa i përket aftësive në gjuhën angleze në krahasim menxënësit që nuk e kanë gjuhën angleze si gjuhë amtare .

Ata nxënës që kanë ardhur në shkollat e Suedisë mëvonë, mund të kenë njohuri të gjuhës angleze. Disa ekanë gjuhën angleze si gjuhë amtare, të tjerët e kanëmësuar këtë si gjuhë të huaj në shkollë, ose e kanëmësuar në mënyrë jo-formale, ndërsa të tjerët nukkanë pasur fare kontakt me gjuhën angleze. Shumica eatyre nxënësve që posa kanë ardhur janë të interesuartë mësojnë gjuhën angleze. Kjo vlen posaçërisht për tërinjët që janë të pasigurtë a do të ju lejohet qëndriminë Suedi.

Gjuha angleze është një lëndë e detyrueshme, qëedhe ata nxënës që nuk kanë qenë të pranishëm “ngafillimi” kanë të drejtë të mësojnë. Shumica e nxënësvekanë kapacitet të fillojnë me gjuhën suedeze dhe ateangleze paralelisht. Madje ndonjëherë gjuhët mund tëmbështesin njëra tjetrën, p.sh. kur nxënësi identifikonpërbërjen gramatikore të gjuhës suedeze nga gjuhaangleze, si dhe kur fjalët në gjuhën suedeze i përn g j a j n ëfjalëve në gjuhën angleze.

Nëse shkolla megjithatë vlerëson se për nxënësinështë më së miri të pritet sa i përket mësimit të gjuhësangleze, kjo prapë duhet të vendoset në marrëveshjeme prindërit. Atëherë nxënësi dhe prindërit duhet takenë të qartë, se si një mungesë e tillë do të ndikojënë mundësitë e nxënësit të vazhdojë në gjimnaz.

Mundësi të reja në vitin 2006-2007R Organi shtetëror për zhvillimin e shkollës gjatë

vitit 2006-2007 do të japë një ndihmë stimulueseekonomike për shkolla që ofrojnë mësim të lëndëvenë gjuhë amtare, duke u dhëne njëkohësisht këtyrearsimtarëve mundësi të kompletojnë arsimin e tyrepër të pasur mundësi të japin mësim në lëndë tëndryshme në gjuhën amtare.

R Shumica e nxënësve, që flasin disa gjuhë edhe nëvazhdim do të marrin pjesën më të madhe të mësimittë lëndëve të ndryshme në gjuhën suedeze. Prandajorgani shtetëror gjithashtu do të investoj për stimulim të komunave, për t’i ofruar arsimtarëve,që japin mësim të lëndëve në gjuhën suedeze, njëzgjerim të kualifikimit. Qëllimi është që këta arsimitarë të zhvillojnë mësimin në atë mënyrë që tëpërputhet më mirë me parakushtet e atyre nxënësve,të cilët e kanë gjuhën suedeze si gjuhë të dytë.

* A i kam unë që jamë njëmijëkëmbësh vetëm 100 këmbë në gjuhën

angleze?

Page 15: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

15

Një lëndë tjetër thelbësore është matematika. Shumënxënës që posa kanë arritur, kanë njohuri të mira nëmatematikë, mirëpo posaçërisht për ata nxënës qëkanë arritur në shkollat suedeze gjatë pjesës së vonshmetë shkollës fillore dhe në gjimnaz, do të zgjasë disavjet para se këta nxënës të kenë ato njohuri të gjuhëssuedeze, që të kuptojnë tekstet në librat e matema-tikës,si dhe të referojnë në gjuhën suedeze se si ata ikryejnë detyrat e matematikës.

Sot, shumica e nxënësve që posa kanë arritur duhettë presin me lëndën e matematikës përderisa ndjekinmësimin në klasët përgatitore ose në kurset fillestaretë gjimnazit që janë të përshtatura për nxënës imi-grantë. (IVIK). Ndonjëherë shpërdahen detyra meprobleme të thjeshta (të dedikuara për fëmijë) të cilat

nuk kërkojnë njohuri të gjuhës suedeze. Nxënësit etjerë marrin pjesë në orët e matematikës që zhvillohennë gjuhën suedeze pa mundësi të kuptojnë mësimin.Nuk është gjë e pazakonshme që këta nxënës e ndiejnëvehten të keqkuptuar, të lënë anash, dhe në rastin mëtë keq e humbin edhe interesimin për gjuhën suedeze.

Këta nxënës kanë një përparësi, nëse mund të vazhdojnë të zhvillojnë njohuritë e tyre në matematikënë gjuhën amtare ose në gjuhën e mëparëshme të mësimit, si dhe paralelisht, këta nxënës të mësojnë gjuhën suedeze.

Nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash formale përmësim në gjuhë të tjera, përveç gjuhës suedeze si dhenotat nga ky mësim kanë vleftë të njejtë sikurse notatnga mësimi në gjuhën suedeze.

Të mbështetet më tej ajo njohuri që ka nxënësi nëmatematikë

Page 16: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

16

Si shkon puna për fëmijën tim? – A mund të ndihmojmë njëritjetrin? – Si ka shkuar pastaj?

Bisedë me prindërit në institucionin parashkollor Institucioni parashkollor i ofron prindërve bisedarreth zhvillimit të fëmijës,se si funksionon fëmija sëbashku me shokët, si dhe sa ka arritur në zhvillimin egjuhës dhe të njohurisë. Prindërit kanë të drejtë tëinformohen se si institucioni parashkollor punon përtë mbështetur zhvillimin e dyfishtë të identitetit dhetë gjuhës. Personeli në institucionin parashkollormund të përshkruajë se si familja mund të mbështesëzhvillimin e gjuhës në shtëpi.

Bisedë zhvillimi në shkollën filloreÇdo gjysmë vjetor, d.m.th. çdo semestër, shkolladuhet t’i thërret nxënësit dhe prindërit në bisedëzhvillimi. Qëllimi me këto biseda është:

R Që nxënësi dhe prindërit të informohen, nësenxënësi është duke mësuar atë që duhet mësuar,çka nga mësimi është e lehtë dhe çka është e vështirë. Biseda gjithashtu do të trajtojë situatën epërgjithshme shkollore të nxënësit, si funksiononnxënësi së bashku me shok me të rriturit si dhe nëgrupe të ndryshme.

R Që shkolla të marrë në konsideratë përvojat dhemundësitë e prindërve për të kontribuar në zhvillimin e njohurisë së fëmijëve. Një pjesëmarr j eaktive nga ana e prindërve, e bën të mundur për tatë kërkojnë masa të nevojshme nga ana e shkollës.

R Që arsimtari/arsimtarja, nxënësi dhe prindërit tëpajtohen se çka nxënësi duhet të mësojë dhe tëushtrojë deri te rasti tjetër për bisedë si dhe cilatmasa janë aktuale nga ana e shkollës. Gjithashtu

mund të jenë në pajtim edhe për mënyrën se sishtëpia mund të kontribuoj në mësimin e nxënësit.

Plane të zhvillimit individual (IUP) Në lidhshmëri me bisedën e zhvillimit mësuesi sëbashku me nxënësin dhe prindërit duhet të nënshkruajnë një plan për zhvillim individual, IUP.

R Plani për zhvillim individual IUP përmban njënumër të kufizuar qëllimesh mësimore që nxënësiduhet t’i plotësojë deri në bisedën e ardhshme tëzhvillimit, dhe atëherë do të përpilohet një plan i ri(IUP) për zhvillimin individual.

R Një plan i zhvillimit individual (IUP) për fëmijëtmë të rinj merr përsipër aftësitë themelore siç janëlexim, shkrim dhe matematikë. Me ngritjen emoshës vëmendja do të përqëndrohet në zhvillimine njohurive në lëndë të ndryshme.

Me anë të këtyre planeve të zhvillimit shkolla dhe shtëpia bëjnë një përcjellje të vazhdueshme sa i përketzhvillimit të njohurisë për secilin nxënës. Qëllimi ik ë t y re masave që merren sipas pajtimit, është që sa mëshumë nxënës ti arrijnë qëllimit sa u përket njohurivenë shkollë.

I n f o rmacion më i gjërë gjendet në Allmänna råd ochk o m m e n t a rer – Den individuella utvecklingsplanen.

E drejta për përkthyesNëse mësuesi nuk mund të jetë i qartë në gjuhën suedeze,shkolla duhet të sigurojë përkhyes gjatë këtyre bisedave.Asnjëherë nxënësi nuk duhet përdorur si përkthyes gjatëkontakteve të shkollës me shtëpinë.

Page 17: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

17

Notat dhe vlerësimet me shkrim

Në planin mësimor për shkollat fillore dhe gjimnazinekzistojnë parime se si mësuesit duhet të përc a k t o j n ënotat. Ekzistojnë kritere kombëtare të përpunuara, tëcilat kërkohen, që nxënësi të marrë një notë të caktuar.

Këto shenja duhet të përdoren si nota në shkolla fillore:

R Mirë (Godkänd, G)

R Shumë mirë (Väl godkänd, VG)

R Shkëlqyeshëm (Mycket väl godkänd, MVG)

Nxënësi që nuk i arrin qëllimit në lëndë të ndryshmenë shkollën fillore, ka të drejtë të marrë një vlerësimme shkrim, rreth suksesit në një lëndë ose në lëndët etjera aktuale. Ky vlerësim përmban gjithashtu edhemasat mbështetëse të cilat shkolla i ka ndërmarrë.

Në gjimnaz përdoret edhe notaR Jo kaluese (Icke godkänd, IG)

Page 18: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

18

Lidhje për kompjuter dhe literatura

Lidhjet në kompjuter në portalin e Organit shtetërorpër zhvillimin e shkollës www.skolutveckling.se

MÅNGFALD OCH LIKVÄRDIGHET

(SHUMËLLOJSHMËRIA DHE BARASVLERËSIM) Nën këtë titull gjenden ndër të tjera portalet vijuese:

Nyanlända (TË POSA ARRITURIT)Mjete për shkolla dhe të tjerët që punojnë me fëmijëtdhe rininë që posa kanë arritur.

Idéskola för mångfald

(SHKOLLA ME IDE PËR SHUMÊLLOJSHMËRI) Një rrjet i institucioneve parashkollore si dhe i shkollave që kanë dëshirë të zhvillojnë ide se si mundtë punohet me sukses rreth pyetjeve që kanë të bëjnëme shumëllojshmëri.

Regeringsuppdrag (POROSI NGA QEVERIA)Mes tjerash lidhje në kompjuter me Planin e shumëllojshmërisë të Organit shtetëror për vitet2006-2007. Rezultate më të mira dhe dallime të zvogëluara – planifikim për punën e shumëllojsh-mërisë.

Utvecklingsdialoger (DIALOGÊ PËR ZHVILLIM) P ë rmban p.sh. listën me rreth 3 0 komuna që përf s h i h e nnë ndihmesë të drejtuar në formë dialogu gjatë vitit2006-2007.

Tema Modersmål (TEMA E GJUHËS AMTARE) Një mjet për të gjithë që punojnë brenda përkujdesitpër fëmijë dhe për ata në shkolla. Përfshin: “odat egjuhës” për përafërsisht 30 gjuhë, fakte themelore për

mësim, lajme, debate, lidhje kompjuterike me raportetë hulumtimeve, ftesa për kurse dhe konferenca e tëtjera. Edhe lidhje në kompjuter për:

Lexin – fjalor online (në gjuhën shqipe, arabishte,boshnjake, angleze, finlandeze, greqishte, kroate,serbe, spanjolle, turke si dhe fjalë suedeze, me shqiptim të xhiruar)

Lexin – Bild përmban përafërsisht 1700 emra (meilustrime, tekste dhe zëra në gjuhën suedeze, përkthimi në disa gjuhë të tjera është në vijim e sipër)

Lexin – Film përmban 370 folje(një sekuencë e shkurtër me zë në gjuhën suedeze)

KUNSKAP OCH BEDÖMNING

(NJOHURI DHE VLERÊSIM)Nën këtë titull përveç të tjerave gjenden portale savijojnë:Bedömning och betyg (VLERËSIMI DHE NOTAT)

Individuella utvecklingsplaner (PLANET

INDIVIDUALE TË ZHVILLIMIT)

Läs och skriv (LEXIM DHE SHKRIM)

Matematik, naturvetenskap och teknik

(MATEMATIKË, SHKENCAT E NATYRËS dhe

TEKNIK)

Skolbibliotek (BIBLIOTEKA E SHKOLLËS)

Språk (GJUHA)

Page 19: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

BÖCKER OCH BROSCHYRER (LIBRA DHE

BROSHURA)Këto raporte dhe broshura mund të lexohen, të shkarkohen ose të blehen me anë të: www.skolutveckling.se/publikationer

Två språk eller flera? Råd till flerspråkiga familjerDy gjuhë ose disa? Këshilla përfamilje që flasin disa gjuhë (28faqe). Gjenden në gjuhën suedeze+shqipe, arabishte,boshnjake, angleze, finlandeze,gjuhë kurde e veriut, rome arli dhe

lovara, persishte, polake, ruse, somaleze, spanjolle,tigrine, tailandeze dhe turqishte. Këtu prindërit mund tëmarrin përgjigje në pyetje se çfar raporti duhet tëkenë për gjuhën në familjen e vet dhe si duhet tëmbështesin fëmijët e vet në zhvillimin e gjuhës dhetë njohurive.

Komma till tals Flerspråkiga barn i förskolan,2004 (Format i vogël, 60 faqe). Qëllimi mekëtë material është që ti japë një kontributëzgjerimit të njohurisë se si fëmijët e vegjëlqë flasin disa gjuhë mund të stimulohen dhembështeten.

Vid sidan av eller mitt i? 2005 (70 faqe) Një material për komuna dhe shkollatë cilat vënë në dukje faktorëtpër një punë të suksesshme menxënës që kanë ardhur më vonë,si dhe marrin në shënjestër problemet për të cilët duhetmenduar më tutje në veprimta-rinë e tyrë.

MATERIAL FRÅN SKOLVERKET (Materiale nga

Enti shkollor)Materiali mund të lexohet, të shkarkohet ose të blehetnëpërmjet www.skolverket.se

KURSPLANER OCH BETYGSKRITERIER I GRUND-

OCH GYMNASIESKOLAN

Flera språk – fler möjligheter, 2002 (304 faqe). Medetyrë nga qeveria Enti shkollor kabërë një përpilim për mbështetje tëgjuhës amtare në institucionetparashkollore si dhe për mësimin egjuhës amtare. Ky raport përmbanedhe këto shtojca: Qëndrimet rrethmësimit të gjuhës amtare dhe

integrimit. Pasqyrë e hulumtimit suedez sa i përketmësimit të gjuhës amtare. Tri dekada të gjuhës amtare– për mbështetjen e gjuhës amtare në institucioninparashkollor 1970-2000

Flera språk – fler möjligheter, 2003 (16 faqe).Version i shkurtër i raportit të lartpërmendur.Gjendet edhe në gjuhën angleze.

Språket lyfter – lärarhandledning,2002 (27 faqe). Material diagnostik në gjuhën suedeze,në gjuhën suedeze si gjuhëtë dytë dhe për gjuhën amtare para vitit të6-të shkollor.

Språket lyfter – observationsschema,2002 (3 faqe). Mund të përdoret pavarë-sisht nga gjuha.

Allmänna råd och kommentarer Den Individuellautvecklingsplanen, 2005. Këshilla dhe komente tëEntit shkollor lidhur me punën e hartimit të planevepër zhvillimin individual të të gjithë nxënësve.

Page 20: KËMBIM RECIPROK NË GJUHËN AMTARE DHE NË GJUHËN … · Njohurit e gjuhës amtare te nxënësit shumëgjuhësor nuk do të vihen kundër njo-hurive të gjuhës suedeze shumicë

Suedia ka nevojë për persona që flasin disa gjuhë

Disa gjuhë japin disa mundësi!

Me anë të gjuhës shprehim vlerat tona dhe kulturën.Gjuha ndikon në ngritjen e vetëbesimit. Gjuha mbartnjohuri dhe është themelore në takimet me njerëz tëtjerë. Ne kemi nevojë për gjuhë për të menduar,ëndërruar, për formulimin e pyetjeve dhe zgjidhjen eproblemeve.