12
Elena S., infermiere Në bashkëpunim me partnerët e Aleancës për edukimin e përgjithshëm të infermierëve në Bavari Bayerisches Staatsministerium für Gesundheit und Pflege Vaksina mbrojtëse kundër corona-s Informacione për infermierët UNË I PËRVESH MËNGËT corona-schutzimpfung.de

Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

Elena S., infermiere

Në bashkëpunim me partnerët e Aleancës për edukimin e përgjithshëm të infermierëve në Bavari

Bayerisches Staatsministerium für Gesundheit und Pflege

Vaksina mbrojtëse kundër corona-s

Informacione për infermierët

UNËI PËRVESHMËNGËTcorona-schutzimpfung.de

Page 2: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

PËRSE DUHET TË VAKSINOHEMI KUNDËR COVID-19?

MBROJTJE PËR MUA

• Si persona aktiv në sektorin e kujdesit shëndetësor, ju për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona që kanë nevojë për kujdes shëndetësor keni një rrezik të madh, të infektoheni me SARS-CoV-2 dhe më pas të sëmureni me COVID-19. Rreziku rritet nëse ju punoni në sektorë, në të cilët trajtohen ose ju kujdeseni për shumë pacientë COVID-19.

KUSH ËSHTË I INFORMUAR, NDJEHET I SIGURT.Duke qenë se ju ushtroni një aktivitet të rëndësishëm në sektorin e kujdesit shëndetësor, ju mund të vaksinoheni që tani kundër COVID-19. Në këtë mënyrë ju mbroni veten, personat që ju janë besuar juve, familjet tuaja dhe koleget dhe kolegët tuaj. Me siguri që ju keni disa pyetje mbi vaksinën e re mbrojtëse kundër corona-s. Në këtë broshurë gjeni përgjigjet kundrejt pyetjeve themelore. Informacione të detajuara mund të merrni në www.corona-schutzimpfung.de

… pasi unë dëshiroj të bëj një hap në drejtim të normalitetit.Elena S., infermiere

• Një pjesë e të sëmurëve nuk është rikuperuar ende përsëri edhe pas javëve dhe muajve pas fillimit të sëmundjes dhe vazhdon të vuajë nga simptomat.

• Në rastin e COVID-19 mund të ndodhë që të mos shfaqen shenja të sëmundjes ose të shfaqen shenja të buta të sëmundjes por mund të shfaqen edhe sëmundje të rënda me infeksion të mushkërive dhe përfshirje të organeve të tjera, të cilat mund të çojnë në dështimin e mushkërive ose të shumë organeve dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Edhe te të rinjtë.

Page 3: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

• Me rritjen e moshës rritet ndjeshëm rreziku që të sëmureni rëndë me COVID-19 madje edhe rreziku i vdekjes.

• Vaksinat e reja COVID-19 ju ofrojnë juve mbrojtjen më të mirë të mundshme që ekziston aktualisht kundrejt sëmundjes dhe pasojave të mundshme. Të dhënat studimore tregojnë që probabiliteti që të sëmureni nga virusi, për personat që janë vaksinuar kundër COVID-19 ka qenë me 70 – 95 % më i ulët se te personat e vaksinuar me placebo. Kjo do të thotë që ju pasi keni kryer një vaksinë mbrojtëse kundër corona-s me probabilitet të lartë nuk do të sëmureni me COVID-19.

MBROJTJE PËR TË TJERËT

• Si persona që janë aktiv në sektorin e kujdesit shëndetësor, ju për shkak të kontaktit të drejtpërdrejt me personat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor keni një rrezik të lartë që të transmetoni një infeksion vetjak të pa dalluar me SARS-CoV-2 te personat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Ato i përkasin në shumicën e rasteve grupeve të rrezikut për një ecuri të rëndë të sëmundjes COVID-19.

• Duke qenë se virusi mund të transmetohet edhe nga personat, të cilët nuk kanë ose kanë shenja të buta të sëmundjes, dhe mund të transmetohet me shumë lehtësi, coronavirus SARS-CoV-2 përhapet shpejt.

• Për momentin nuk është ende e qartë, nëse dhe deri ku vaksina mbrojtëse kundër corona-s mund të pengojë edhe transmetimin e virusit te persona të tjerë. Por me shumë mundësi mund të thuhet, që vaksina të paktën e redukton këtë gjë. Pra ju duhet të vazhdoni të respektoni rregullat e përditshme të higjienës.

• Vaksinat mund të japin një kontribut vendimtar në kontrollin e pandemisë.

Një vaksinë kundër COVID-19 kontribuon si në mbrojtjen vetjake ashtu edhe në kontrollin e pandemisë.

… sepse unë dëshiroj të mbroj banorët e mi në shtëpinë e të moshuarve.Dustin H., ndihmës infermier i kujdesit shëndetësor për të moshuarit

Page 4: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

PËRSE U ARRIT TË MIRATOHET KAQ SHPEJT NJË VAKSINË COVID-19 DHE NË TË NJËJTËN KOHË TË JETË I SIGURT?

Koha e shkurtër e zhvillimit për kandidatët aktual të vaksinave COVID-19 është arritur nëpërmjet një radhe faktorësh:

• Njohja e antigjenit potencial mbrojtës nga punime të mëparshme mbi vaksinat për SARS-CoV të 2002/2003 dhe MERS-CoV

• Teknologji të reja për prodhimin e vaksinave

… sepse unë dua të ndërpres zinxhirin e infeksionit.Zilli W., infermiere i kujdesit shëndetësor për të moshuarit

• Kryerja e disa ekzaminimeve para-klinike paralelisht me kontrollet klinike

• Kryerja e kontrolleve të mbivendosura të fazës 1/2 dhe fazës 2/3

• Udhëzimi rregullues nëpërmjet këshillimit intensiv, gjithashtu edhe të shumëfishtë shkencor (Scientific Advice)

• Rolling Review pranë Paul-Ehrlich-Institut dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (Euro-pean Medicines Agency, EMA)

• Fokusim i lartë dhe mbështetje e pakursyer financiare nga Qeveria Federale, Komisioni Evropian dhe fondacione që janë aktiv në të gjithë botën, për të mundësuar edhe fillimin e prodhimeve në masë para miratimit

• Bashkëpunim në të gjithë botën p.sh. në nivelin e WHO dhe koalicionit ndërkombëtar të autoriteteve rregullatore të barnave (International Coalition of Medicines Regulatory Agencies, ICMRA).

Në kontrollin klinik të vaksinave u përfshinë të paktën 30.000 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës në studim. Në këtë mënyrë u fituan informacione gjithëpërfshirëse mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave.

Page 5: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

Informacionet mbi s igurinë ose qëndrueshmërinë qenë në dispozicion në momentin kohor të miratimit nga Comirnaty dhe COVID-19 Vaccine Moderna për një periudhë kohore prej të paktën dy muajsh nga vaksina e dytë.

Me akordimin e miratimit, periudha e mëvonshme e monitorimit të pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve në studim nuk përfundon. Ato duhet të vazhdohen të mbahen në monitorim për një periudhë kohore për deri në dy vjet. Kjo gjë kryhet ndër të tjera edhe për të mund të gjykuar mbi kohëzgjatjen e efektit të vaksinës.

Në përgjithësi edhe për vaksinat COVID-19 ashtu si edhe për të gjitha vaksinat e reja dhe barnat terapeutike vlen që në momentin kohor të miratimit nuk mund të regjistrohen të gjitha efektet anësore potenciale ose shumë të rralla. Për këtë arsye vaksinat ashtu si edhe barnat e reja kontrollohen edhe pas miratimit të tyre për sa i përket sigurisë së tyre. Një pjesë përbërëse e këtij monitorimi të mëvonshëm (Surveillance) është për shembull analiza e raportimeve spontane të rasteve të dyshuara të ndikimeve anësore ose të komplikacioneve të vaksinës. Në rastin e vaksinave pandemike kundër COVID-19 do të kryhen ende edhe studime aktive të sigurisë.

A E NDRYSHOJNË VAKSINAT mRNA ADN-NË E NJERIUT?

Nuk ekziston një rrezik i dallueshëm i integrimit të mRNA me gjenin njerëzor. Gjeni i përbërë nga ADN-ja gjendet në bërthamën e qelizës, ku normalisht mRNA nuk mund të depërtojë. Përveç kësaj duhet që si fillim mRNA në qelizë të transformohet në ADN, pasi vetë RNA nuk mund të integrohet në gjenin njerëzor

… sepse është shansi im i vetëm kundër një armiku të padukshëm.Johanna S., Infermiere

Page 6: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

që përbëhet nga ADN-ja. Kjo gjë do të ishte e mundur vetëm me praninë në të njëjtën kohë të proteinave të caktuara të viruseve, të cilat e transformojnë mRNA e vaksinës në ADN, e transportojnë këtë ADN më pas në bërthamën e qelizës dhe mund ta integrojnë atje përsëri me anën e një proteine të një virusi në gjen. Kjo është një radhë reaksionesh me probabilitet shumë të ulët dhe e pa vëzhguar deri më tani . Për më tepër, mRNA te personi i vaksinuar ekziston te qelizat vetëm përkohësisht, para se ajo të shpërbëhet brendapërbrenda qelizave.

CILI ËSHTË NDRYSHIMI NDËRMJET VAKSINAVE mRNA DHE TË BAZUARA NË VEKTOR?

Ekzistojnë metoda të ndryshme për prodhimin e vaksinave, të cilat bazohen në të ashtuquajturat teknologjitë e platformave. Principi i teknologjive të platformave bazohet në principin modular, në të cilin përdoren të njëjtat struktura bazë dhe teknologji (platforma) dhe te të cilat ndërrohet vetëm komponenti specifik i patogjenit (antigjeni ose informacioni gjenetik i antigjenit). Këto mund të jenë pjesëza të pastruara ose të çaktivizuara të virusit (vaksinë me virus të plotë të çaktivizuar) ose pjesë të saj (vaksina split ose subunit; vaksina me antigjen të prodhuar gjenetikisht, të ashtuquajtura vaksina të ri-kombinuara subunit, vaksina peptid). Ato mund të përzihen me një përforcues të efektit, me ndihmësin.

Të një rëndësie të veçantë janë vaksinat e bazuara në informacione të padëmshme gjenetike, të cilat transferojnë informacionin gjenetik me strukturën e antigjenit ose

antigjeneve në disa qeliza të trupit. Tradicionalisht këto janë vaksinat me virus të gjallë të dobësuar.

Platformat moderne janë vaksinat Vektor, ADN dhe RNA, riprodhuese ose të afta për tu riprodhuar.

… sepse unë dëshiroj të marr përsipër përgjegjësi.Gerhard S., Infermier

Page 7: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

Bazuar në këto platforma vaksinash, ekipet kërkimore arritën që brenda disa muajsh të zhvillojnë kandidatë të ndryshëm vaksinash COVID-19. Disa prej tyre po provohen tashmë te kafshët dhe te njerëzit.

VAKSINAT RNA/DNA

Këto vaksina përmbajnë pjesë të informacionit gjenetik të virusit në formën e RNA ose ADN, të cilat vendosin në dispozicion strukturën për një ose disa proteina të virusit. Pas vaksinimit, RNA ose ADN absorbohet nga një numër i vogël qelizash njerëzore.

Marrja e RNA ose ADN të vaksinës te qelizat lehtësohet nëpërmjet paketimit të informacionit gjenetik te nano-grimcat lipide. Te disa vaksina ADN pranimi te qelizat trupore arrihet edhe nëpërmjet një goditje të shkurtër lokale dhe jo të rrezikshme me rrymë elektrike (elektroporim).

Qelizat trupore përdorin RNA ose ADN si model, për të prodhuar vetë proteinën ose proteinat e virusit. Por duke qenë se vetëm një pjesë e virusit shfaqet, përjashtohet që në këtë mënyrë të mund të krijohen viruse të plotë dhe të aftë për tu riprodhuar. Proteinat e formuara rishtazi, të parrezikshme emërtohen antigjenë, pasi ato aktivizojnë sistemin imun dhe gjenerojnë në këtë mënyrë përgjigjen mbrojtëse të imunitetit.

BioTech/Pfizer Moderna AstraZeneca

Mënyra e veprimit mRNA mRNAVaksinë vektor (virus i padëmshëm

si transportues)

Efektiviteti 95 % 94 % deri në 70 %

Mund të ruhet në frigorifer 5 ditë 30 ditë 6 muaj

Shpenzimet (kompensohen)

12,00 € / doza 14,70 € / doza 1,78 € / doza

Dozat e nevojshme 2 doza (21 ditë distancë)

2 doza (28 ditë distancë)

2 doza (28 ditë distancë)

Statusi (në BE)

Miratuar Miratuar Miratuar

Page 8: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

VAKSINAT VEKTOR

Një virus i dobësuar (i zbutur) shërben si mjet transporti (Vektor) për një pjesë të informacionit gjenetik të SARS-CoV-2 në një numër të vogël qelizash trupore. Vaksinat vektor janë të afta për tu riprodhuar ose jo të afta për tu riprodhuar dhe transmetojnë një strukturë për një ose disa antigjenë. Vektorët mund të jenë për shembull adeno-viruse të caktua, virus për vaksinim masiv, virus i stomatitit vezikular (rVSV) i modifikuar Vaccinia Ankara ose i prodhuar gjenetikisht (rekombinante). Këto vaksina vektor nuk shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Një vaksinë vektor është për shembull vaksina e Ebolas Ervebo (rVSV-ZEBOV), e cila në nëntor 2019 mori miratimin nga ana e Komisionit Evropian.

VAKSINAT REKOMBINANTE SUBUNIT

Në këtë metodë informacioni gjenetik me strukturën për një proteinë të virusit vendoset në baktere, tharmë ose në qeliza staminale, të cilat më pas prodhojnë proteinën e virusit. Pas

pastrimit proteina e virusit përdoret si antigjen në vaksinë. Te disa vaksina subunit përdoret një përforcues i efektit (ndihmës) për përforcimin e përgjigjes imune.

VAKSINAT INAKTIVE ME VIRUS TË PLOTË

Në këtë metodë në strukturën e qelizës prodhohen viruse infektuese në kushtet e përcaktuara të sigurisë dhe më pas pastrohen. Nëpërmjet trajtimit me kimikate specifike (p.sh. formaldehid) çaktivizohen grimcat e pastruara të virusit, në mënyrë që ato të mos jenë më infektuese dhe në këtë mënyrë të mund përdoren si vaksinë (me ose pas përforcues efekti).

… sepse unë kam parë se çfarë mund të shkaktojë corona.Karin T., Infermiere e kujdesit shëndetësor për të moshuarit

Page 9: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

ÇFARË NDIKIMESH ANËSORE DHE REAKSIONE TË VAKSINIMIT U VËZHGUAN PAS NJË VAKSINE COVID-19?

Ashtu si te çdo vaksinë, edhe pas vaksinës mbrojtëse kundër corona-s mund të shfaqen reaksione kundrejt vaksinës si efekte anësore. Reaksionet kundër vaksinës shfaqen normalisht direkt pas vaksinës dhe qëndrojnë disa ditë.

Reaksionet kundrejt vaksinës të raportuara më shpesh në kohën e vëzhgimit të deritanishme prej disa muajsh kanë qenë dhimbjet, skuqja ose enjtja e vendit ku është bërë injeksioni, lodhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, të dridhura nga ethet dhe temperaturë (përkatësisht shumë shpesh: më shpesh se 10  %). Shpesh (ndërmjet 1  % dhe 10  %) u shfaqën të përziera dhe skuqje e vendit ku është bërë injeksioni. Nganjëherë (ndërmjet 0,1  % dhe 1  %) shkakton kruarje te vendi ku është kryer injeksioni, ënjtje e nyjave limfatike, pagjumësi, dhimbje te krahët/këmbët ose të mos ndjerin mirë.

Reaksionet e vaksinës janë kryesisht të lehta ose të moderuara dhe shfaqen pak më shpesh pas vaksinës së 2-të. Reaksionet më të shumta vëzhgohen pak më rrallë te personat e moshuar në krahasim me personat e rinj.

Informacione më të detajuara mbi vaksinat individuale dhe të dhëna të sakta mbi efektet përkatëse anësore i gjeni këtu:

Paul-Ehrlich-Institut (PEI) Insituti Paul-Ehrlich

… pasi unë si infermier dëshiroj të jap shembullin tim personal.Alex M., Infermier

Page 10: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

PARAQET VAKSINIMI RREZIQE PËR GRATË SHTATZËNË APO PËR NJË SHTATZËNI TË DËSHIRUAR?

Për përdorimit e vaksinave COVID-19 gjatë shtatzënisë dhe kohës kur ushqeni fëmijën me gji aktualisht nuk ekzistojnë të dhëna.

Prandaj Ständige Impfkommission beim Robert Koch Institut (STIKO) në përgjithësi nuk e këshillon aktualisht vaksinimin gjatë shtatzënisë.

Grave shtatzënë me sëmundje të mëparshme dhe një rrezik të lartë që rezulton nga kjo gjë për një sëmundje të rëndë me COVID-19, në raste të veçanta, pas vlerësimit të dobisë dhe rrezikut dhe një sqarimi të detajuar mund ti ofrohet një vaksinë.

Një vaksinë e bërë pa dashje në rastin kur nuk dihej gjë për shtatzëninë nuk është arsye për ndërprerjen e shtatzënisë.

LEJOHEN OSE DUHET QË PERSONAT QË JANË SHËRUAR NGA COVID TË VAKSINOHEN?

Ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi kohëzgjatjen dhe cilësinë e mbrojtjes pas një infektimi me SARS-CoV-2 ose sëmundjes me COVID-19.

Por duhet supozuar, që këta persona të paktën përkohësisht disponojnë një mbrojtje të caktuar kundrejt sëmundjes. Studimet e para tregojnë, që te shumica e personave të ekzaminuar duhet supozuar një efekt mbrojtës prej 5 ose më shumë muajsh.

… sepse unë nuk dëshiroj, që një virus të përcaktojë jetën time.Berivan T., Infermiere i kujdesit shëndetësor për të moshuarit

Page 11: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

Personat, të cilët kanë kaluar një infektim të siguruar nga ana diagnostikuese dhe laboratorike me SARS-CoV-2, në përputhje me këshillimin e STIKO duhet të vaksinohen vetëm pas 6 muajsh.

Nëse pas dhënies së dozës së 1-rë të vaksinës shfaqet një infektim SARS-CoV-2 diagnostikues dhe laboratorik i garantuar me (PCR pozitiv), sipas mendimit të STIKO duhet që doza e 2-të e vaksinës të merret gjithashtu vetëm pas rreth 6 muajsh nga shërimi ose përcaktimi i diagnozës.

INFORMACIONE TË TJERA MBI VAKSINËN MBROJTËSE KUNDËR CORONA-S

Bundeszentrale für gesundheitliche

Aufklärung (BZgA)Qendra Federale për

Edukimin Shëndetësor

Robert Koch Institut (RKI)Instituti Robert Koch

Pflegenetzwerk DeutschlandRrjeti i Kujdesit

Shëndetësor Gjermani

Ekzistojnë shumë arsye, të cilat flasin në favor të vaksinës mbrojtëse kundër corona-s. Shfrytëzojeni shansin tuaj dhe ndihmoni në këtë mënyrë veten tuaj dhe të tjerët.

… sepse corona ka të bëjë me të gjithë ne.Florian B., Infermier i kujdesit shëndetësor për të moshuarit

Page 12: Informacione për infermierët UNË - Landkreis Dillingen

IMPRINT

Botuesi: Bayerisches Staatsministerium für Gesundheit und Pflege

Haidenauplatz 1 | 81667 Mynih Telefon 089 540233 - 0 Telefaks 089 540233 - 90999

Gewerbemuseumsplatz 2 | 90403 Nuremberg Telefon 0911 21542 - 0 Telefaks 0911 21542 - 90999

[email protected] www.stmgp-bayern.de

Organizoi: brandarena GmbH & Co.KG

Fotografitë: Andi Frank, Fotograf

Printimi: Appel & Klinger Druck und Medien GmbH

Versioni: Shkurt 2021

Numri i artikullit: SQ: stmgp_gesund_162

KËSHILLË Ky shkrim i botuar është falas në kuadrin e punës me publikun të Qeverisë së Shtetit të Bavarisë. Ai nuk lejohet të përdoret as nga partitë dhe as nga pjesëtarë të fushatës elektorale ose ndihmës të fushatës elektorale në periudhën kohore prej pesë muajsh para zgjedhjeve me qëllimin e reklamës zgjedhore. Kjo vlen për zgjedhjet parlamentare të landit, parlamentare të federatës, komunale ose evropiane. Gjatë kësaj periudhe, është veçanërisht abuzive shpërndarja e tij në eventet zgjedhore, në stendat e informacionit të partive dhe futja, shtypja dhe ngjitja e informacioneve të partive politike ose materialeve të reklamave. Ndalohet gjithashtu kalimi te palë të treta me qëllimin e reklamës zgjedhore. Edhe pa një referencë kohore për zgjedhjet e ardhshme, shkrimi i botuar nuk lejohet të përdoret në një mënyrë, që mund të kuptohet si mbështetje qeverisë së shtetit në favor të grupeve individuale politike. Partive ju lejohet që ta përdorin shkrimin e botuar për informimin e anëtarëve të tyre. Në rastin e përdorimit për qëllime publicistike – edhe i pjesëve – ju lutemi që të deklaroni burimet dhe të na dërgoni një kopje të ekzemplarit.

Vepra është e mbrojtur me të drejtën e autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Broshura jepet falas, çdo dhënie kundrejt pagesës është e ndaluar. Kjo broshurë u përpilua me shumë kujdes. Megjithatë nuk mund të jepet një garanci mbi saktësinë dhe plotësinë. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e ofertave të huaja në internet.

Bürgerstift Memmingen„Senioren im Herzen der Altstadt“

Në bashkëpunim me partnerët e Aleancës për edukimin e përgjithshëm të infermierëve në Bavari

Bayerisches Staatsministerium für Gesundheit und Pflege