6
NY Care Information Gateway Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.

Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

NY Care Information Gateway

Informacion më i mirë.Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.

Page 2: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

NY Care Information Gateway është formuar për të mundësuar shpërndarjen elektronike të informacionit shëndetësor ndërmjet ofruesve – duke përfshirë spitale, ambjente trajtimi afatgjata, agjensi të kujdesit në shtëpi dhe doktorë të komunitetit – në Nju Jork, Long Ajlënd dhe zonat përreth.

Shumica e ofruesve të kujdesit shëndetësor ruajnë informacione rreth shëndetit tënd në regjistra me letër ose në sisteme kompjuterike që mund t’i përdorin vetëm ata. Nëse jeni vizituar nga më shumë se një doktor, ka mundësi që regjistrimet tuaja të jenë ruajtur në shumë vende të ndryshme duke e bërë të vështirë të mblidhen bashkë për një pamje të plotë të shëndetit tuaj.

NY Care Information Gateway mbështet teknologji që i lejon doktorëve, infermiereve dhe ofruesve të tjerë të kujdesit shëndetësor të shpërndajnë regjistrat mjekësorë të tyre duke përdorur një rrjet kompjuterik të sigurt, në vend të letrave. Kjo teknologji ndihmon ofruesit e trajtimit shëndetësor – si doktori juaj – ta vendosin informacionin tuaj në dispozicion të ofruesve të tjerë të trajtimit shëndetësor të zgjedhur nga ju, në mënyrë që ju të merrni kujdes më të mirë.

Çfarë është NY Care Information Gateway?

Informacioni i përdorur nëpërmjet NY Care Information Gateway mund të përfshijë TË GJITHË informacionin tënd mjekësor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në informacionin sensitiv që lidhet me HIV/AIDS, shëndetin mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet, abuzimin me alkoolin ose drogën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe planifikimin familjar.

Page 3: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

Si të marr pjesë?

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund t’ju kërkojë “pëlqimin” – ose autorizim – për të hapur të dhënat tuaja personale nëpërmjet NY Care Information Gateway.

Ju keni të drejtë të vendosni kush mund të përdorë informacionin tuaj shëndetësor nëpërmjet NY Care Information Gateway duke dhënë lejen tuaj. Nëse doktori ose ofruesi juaj i trajtimit shëndetësor merr pjesë në NY Care Information Gateway, ata ju do t’ju japin një formular autorizimi në mënyrë që të vendosni nëse ata lejohen të shikojnë informacionin tuaj për t’ju ofruar kujdes më të mirë.

Nëse e lejoni, informacioni juaj elektronik i shëndetit do të përdoret vetëm për:

nn T’ju ofruar trajtim mjekësor dhe shërbime të ngjashme

nn Të kontrolluar nëse keni sigurim shëndetësor dhe çfarë mbulon

nn Të mundësuar veprimtarinë e menaxhimit të kujdesit

nn Të vlerësuar dhe përmirësuar cilësinë e kujdesit mjekësor për të gjithë pacientët

Keni të drejtën të refuzoni kurdoherë dhënien e pëlqimit. Nese ia mohoni pëlqimin doktorit ose ofruesve të tjerë të trajtimit shëndetësor, ata NUK do të mund të shohin informacionin e shëndetit tuaj nëpërmjet NY Care Information Gateway – edhe në rast urgjence.

Vendimi juaj për të dhënë ose jo pëlqimin tuaj nuk do të ndikojnë në mënyrën e marrjes së trajtimit mjekësor ose mbulimit me siguracion shëndetësor.

Page 4: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

A është i sigurt informacioni im?

Shumë njerëz janë të shqetësuar rreth privatësisë dhe sigurisë kur vjen puna për shëndetin e tyre. NY Care Information Gateway po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur privatësinë e regjistrave elektronikë të shëndetit tuaj:

nn Vetëm doktorët, stafi dhe organizatat të cilat ju i zgjedhni duke përdorur një formular autorizimi iu lejohet përdorimi i të dhënave tuaja nëpërmjet NY Care Information Gateway

nn Të gjithë ofruesit e shërbimit që marrin pjesë në NY Care Information Gateway duhet të zbatojnë ligjet federale të privatësisë dhe të konfidencialitetit

nn Masat mbrojtëse si fjalëkalimet dhe mbrojtëset e tjera do të parandalojnë që regjistrat tuaj të përdoren pa autorizimin përkatës

nn Mund të kërkoni një listë të kujtdo në NY Care Information Gateway që ka përdorur të dhënat tuaja

nn Nëse ndodh përdorim i paligjshëm, ju viheni në dijeni dhe merren masa për të korrigjuar problemin për të mos ndodhur më

nn Agjensitë federale, shtetërore ose vendore të shëndetit publik dhe disa organizata të prokurimit të organeve janë të autorizuar me ligj për të përdorur informacionin e shëndetit pa lejen e pacientit për disa qëllime të shëndetit publik dhe transplantit të organeve

Page 5: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

Si e tërheq ose mohoj lejen time?

Nëse e keni dhënë lejen tuaj, mund ta tërhiqni atë kurdoherë duke firmosur një Formular të Tërheqjes së Lejes dhe ta dërgoni te ofruesi i kujdesit shëndetësor ose te NY Care Information Gateway. Mund t’i gjeni këto formularë në faqen në internet të NY Care Information Gateway: www.NYCIG.org.

Nëse dëshironi ta refuzoni qasjen për të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe/ose planet e shëndetit që marrin pjesë në NY Care Information Gateway, mund ta bëni kurdoherë duke na kontaktuar në adresën email [email protected] ose duke na telefonuar në numrin 718-334-5844 ose 631-638-4000.

• Ndihmon ofruesit në përmirësimin e kujdesit

• Kursen kohë në rast urgjencash

• Krijon qasje të shpejtë në rezultatet e testeve

• Garanton që privatësia juaj është e mbrojtur

• Pakëson nevojat për kopje në letër të regjistrave të shëndetit

Si mundet t’ju ndihmojë NY Care Information Gateway?

Page 6: Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.nycig.org/pulsepro/data/files/NYCIG_7.Albanian_18pt_Letter_HighRes.pdf · mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet,

Si mund të marr më shumë informacion rreth NY Care Information Gateway?

Për të mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes në NY Care Information Gateway ose për të parë nëse doktori juaj merr pjesë*,

ju lutemi na vizitoni në internet tek adresa: www.NYCIG.org ose na kontaktoni në adresën:

Në NYCNY Care Information Gateway

P.O. Box 800038Elmhurst, NY 11380

718-334-5844

Në Long IslandNY Care Information Gateway

551 North Country RoadSuite 206

St. James, NY 11780631-250-9191

* Lista e ofruesve të shëndetit publik që marrin pjesë do të përditësohet kohë pas kohe gjersa NY Care Information Gateway vazhdon të rritet.