14
1 HULUMTIMI NË VEPRIM TEMA:ZBATIMI I STRATEGJIVE TË VpN-së TË NXËNIT E KONCEPTEVE GJEOMETRIKE Punoi –Merita Kelmendi Maj-Qershor 2013

HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

  • Upload
    ngokien

  • View
    270

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

1

HULUMTIMI NË VEPRIM

TEMA:ZBATIMI I STRATEGJIVE TË VpN-së NË TË NXËNIT E KONCEPTEVE GJEOMETRIKE

Punoi –Merita Kelmendi Maj-Qershor 2013

Page 2: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

2

Përmbajtja

1.Tema e hulumtimit

2.Hyrja

3.Shqyrtimi i literatures

4.Planifikimi dhe realizimi i hulumtimit

5.Analiza e të dhënave dhe rezultatet

6.Diskutimet dhe përfundimi

7.Literatura

HULUMTIMI NË VEPRIM-PËRMBLEDHJE Shkolla e mesme e ulët “Dardania” në Pejë

Qellimi i këtij hulumtimi ishte të identifikohen një varg metodash dhe

strategjishë të VpN-së të cilat do të ndikojnë në mënyrë pozitive në

përmirësimin e përformances dhe rezultateve të nxënësve gjatë procesit të nxënit

të koncepteve të ndryshme matematikore.

Mësimdhënia jonë padyshim që po ndryshon nga dita në ditë dhe ne po

mundohemi të fusim sa më shumë inovacione duke u bazuar në përvojat

pozitive dhe hulumtimeve të bëra më parë.

Hulumtimi në fjalë është zhvilluar në shkollën fillore”Dardania” në Pejë

dhe në të janë përfshirë 25 nxënës nga klasa 5\4 .

Në këtë hulumtim janë përfshirë edhe miqë kritik ,mësueset e klases së

pestë në shkollën ku punoj.

Në mënyrë që të përcaktohem për aktivitetet vepruese, kam përpiluar një

ushtrim kontrollues për nxënës për të kuptuar se sa nxënësit kanë arritur ti

Page 3: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

3

kuptojnë konceptet gjeometrike pas zhvillimit të njësive të parapara me

planprogramin mësimor dhe sa ata mund të reflektojnë për suksesin e

tyre.Poashtu kam zhvilluar intervistë me mesimdhënësit që janë përfshirë në

këtë hulumtim si miqë kritik.

Rezultatet e arritura deshmojnë se ka shumë faktorë që mund të ndikojnë

në të nxënit matematikor dhe në përmirësimin e suksesit të nxënësve.

Metodologjia e këtijë hulumtimi është Hulumtimi në Veprim. Për

mbledhjen e të dhënave kam përdorur disa teknika si:intervista,vezhgimi

,kontrolli i detyrave të klases dhe të shtëpisë ,teste dhe ushtrime kontrolluese.

Qellimi i hulumtimit:është të identifikojmë ndikimin e zbatimit të

strategjive të VpN-së në të mësuarit e koncepteve gjeometrike.

Pyetja kryesore e hulumtimit është :Si ndikon Vlerësimi Formativ në të

mësuarit e koncepteve gjeometrike?

Fjalë kyçe:matematika,koncepte gjeometrike,të menduarit,vlerësim

formativ,strategji.

HYRJE

Rëndësia e matematikes dhe lidhshmeria me të gjitha fushat e jetes është e

madhe.Prandaj përmirësimi i mësimdhënies së saj është sfida kryesore që e ka

përpara vetes secili mësimdhënës.

Mësimëdhënia në përgjithësi dhe mësimi i matematikës në veçanti është

patjetër e drejtuar tek rezultatet dhe suksesi i nxënësve që lidhet ngushtë me

vlerësimin e tyre.

Mirpo vlerësimi i nxënësve ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë çështja

më delikate e mësimdhënësve në lëndën e matematikës,kështu që është shumë e

rëndësishme kësaj problematike ti kushtohet vëmendje e veçantë.Veçanarisht

kur vlerësimi i nxënësve ndikon në përmirësimin e suksesit të tyre.

Nga kjo kuptojmë se vlerësimi i deritanishem tradicional sa më shpejtë

duhet të zëvëndësohet me vlerësimin formativ të nxënësve i cili do të ofroj

funksion të trefishtë:informativ,motivues dhe orientues.

Qellimi i vlerësimit është që më kohë të informoj nxënësit dhe prindërit

me rezultatet e arritshmerisë por edhe vetë mësimdhënësin për rezultatet e punës

së tij.

Ti motivoj nxënësit për angazhim të shtuar dhe zhvillimin e aktiviteteve

shtesë për tejkalimin e problemeve të hasura.

Dhe së fundi ti orientoj drejt zbulimit të shkaktarëve të cilët kanë ndikuar

në nivelin jo të kënaqshëm të arritshmerisë.

Page 4: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

4

Pavarësishtë se vlerësimi i tillë është më i vështirë për mësuesit rezultatet

janë shumë inkurajuese dhe pozitive.

Mësuesit duhet ta kuptojnë se përveç që ata vlerësojnë të arriturat e

nxënësve ata në të njejten kohë vlerësohen per angazhimin e tyre ,përkushtimin

dhe sa kanë arritur ti mësojnë nxënësit e tyre.Nuk guxojnë të mendojnë se të

gjithë përgjegjësinë për të arriturat e tyre e kanë vetëm nxënësit.

Perceptimi i tillë natyrisht është i gabuar sepse një pjesë të madhe të

përgjegjësisë e kanë edhe vetë mësimdhënësit. Prandaj në qoftëse nxënësit e tyre

tregojnë rezultate jo të kënaqshme në të nxënit matematikor ata patjeter duhet të

ndryshojnë mënyren e tyre të mësimdhënijes.

Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

mes mësuesit dhe nxënësit .Mësuesit duhet të krijojnë një atmosferë të tillë në

klasë që nxënësit mos të ndihen të gjykuar,keqkuptuar dhe vlerësuar perpara se

tu ipet mundësia për tu përmiresuar.

Mënyrat jo adekuate të vlerësimit në matematikë shpesh herë te nxënësit

kanë lënë pasoja të rënda dhe friken nga lënda e matematikës.

Pra le të sherbejë vlerësimi si një instrument i kërkimit të

mënyrave,formave ,metodave dhe mjeteve sa më adekuate drejt përmirësimit të

punes sonë në shkolla.

Duke u bazuar në këto rrethana kam marr si detyrë që të zhvilloj një

hulumtim lidhur me Vlerësimin Formativ dhe sa ndikon në të mësuarit e

koncepteve gjeometrike.Në punen time kam hasur edhe në përkrahjen e

kolegëve të mij të cilet kanë zhvilluar aktivitete matematikore në klasat e tyre

duke u mbështetur në strategjitë e Vlerësimit Formativ.

SHQYRTIMI I LITERATURES

Çfarë është në faktë vlerësimi? Mësim për notë apo nota për mësim. Për

të marrë përgjigjje në këto pyetje fillimisht nxënësit duhet të kuptojnë qëllimin e

mësimit,të kenë informacion të qartë për rezultatet e tij dhe të fitojnë

vetëkontroll në procesin e nxënies,të dijnë të caktojnë qellimet personale,të

bëhën të pavarur në procesin e mësimit,të dijnë të përcjellin edhe rezultatet e

nxënësve të tjerë,të përcaktojnë çfarë lloj ndihme i duhet dhe të planifikojnë

procesin e ndryshimit dhe përparimit.

Mirpo jo vetëm nxënësit ballafaqohen me pyetje të tilla. Më siguri që nuk

ka mësues i cili gjatë praktikës së vetë nuk ka hasur në ndonjë problem i cili e

ka shtyrë që të mendoj për të gjetur mënyra që problemin e paraqitur ta

menjanoj ose së paku ta zvogëloj.Por pak nga këta kanë kanë bërë veprime

konkrete duke pritur nga qarqet akademike dhe institucionale që të bëjnë

veprimet drejtë përmirësimit.

Page 5: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

5

Megjithatë themeluesi i Hulumtimit në Veprim Kurt Lewin (1948) vë në

dukje se komuniteti akademik nuk është i mjaftueshëm për të qartësuar

problemet egzistuese sociale,prandaj është shumë e rëndësishme që vetë

mësimdhënësit ti fokusojnë aktivitetet e tyre në përmirësimin e praktikave

mësimore(nga Bognár, 2006).

Një prej qëllimeve të mësimdhënies së matematikës është të mësojë

nxënësit të mendojnë dhe t'i aftësojmë ata për zgjidhjen e problemeve vendim-

marrëse në jetën reale.Zdravko Kurnik (2007) thekson se"Udhëzimet themelore

për modernizimin e mësimdhënies duhet drejtuar drejtë zgjidhjes së problemeve

nga vetë nxënësit dhe që pjesën më të madhe të diturive ta marrin me forcat e

veta dhe të menduarit e tyre"Kjo qasje mbështetë teorinë që dituria nuk mund të

transferohet nga mësuesi tek nxënësi në një mënyrë të “fotografimit”të

informacionit por nxënësi duhet të jetë i përfshirë në mënyrë aktive në procesin

e mësimdhënies dhe me punën individuale të arrijë konkluzionet e tijë.

Roli i mësuesit është që të zgjedh metodat e duhura të mësimdhënies,

mjedisin e përshtatshëm për mësim dhe të inkurajojë e udhëzojë nxënësit në

zbulimin e pavarur te koncepteve të reja.

Besohet se Vlerësimi Formativ ka filluar të zbatohet duke përdorur

nxënësit më të mirë të punojnë më shumë, të jenë më këmbëngulës në

kapërcimin e pengesave, të jenë të përgjegjshëm në detyrat matematikore dhe

rezultatet e tyre të aritshmerisë kanë dhënë shpresë se kjo mënyrë vlerësimi do

të ndihmoj edhe nxënësit që kanë pengesa në të menduarit dhe nxënit

matematikor.

Fatëkeqësisht edhe pse nuk kemi ndonjë studim institucional mbi

gjendjen në arsimin matematik në Kosovë e dimë që edhe pas përfundimit të

arsimit fillor dhe të mesem nxënësit kosovarë arrijnë nivel jo të kënaqshëm të

njohurive matematikore.Nxënësit përcillen nga klasa në klasë pa i mësuar as

veprimet themelore me numra ,ndersa gjendja edhe më e keqe është niveli i

njohurive nga algjebra dhe gjeometria(Mësuesi i Kosoves,janar 2013,Xhevdet

Thaqi).

Duke u bazuar në literaturen e shqyrtuar kamë verejtur se problemi nuk

egziston vetem në shoqerinë tonë por është i pranishem edhe në shoqëritë më të

zhvilluara.Frika nga matematika egziston akoma por casjet pozitive që

mësimdhënësit kosovarë i kanë përqafuar bëjnë që cdo ditë matematika të jëtë

në mesin e lëndëve argëtuese e jo stresuese.

PLANIFIKIMI I HULUTIMIT

Page 6: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

6

Metodologjia e këtijë hulumtimi ishte Hulumtimi në Veprim.Nxënësit dhe

prindërit u njoftuan se për një kohë do të realizojmë një hulumtim për të parë se

cfarë ndikimi ka zbatimi i një forme të re të vlerësimit të nxënësve në klasë.Pasi

që kjo nuk ishte hera e parë që në klasen time zhvillohet një punë hulumtuese

edhe nxënësit edhe prindërit e mirëpriten hulumtimin në fjalë.

Për të realizuar këtë hulumtim fillimisht kam zhvilluar një ushtrim

kontrollues me nxënësit e klases lidhur me konceptet gjeometrike për të parë

nivelin e arritshmerisë së nxënësve dhe për të identifikuar hapat e ardhshëm

drejt përparimit dhe përmirsimit të rezultateve të të nxënit.

Më pas kam organizuar edhe intervistë me koleget e mija ,mësuese të

klases së pestë të cilat kanë punuar me po të njejtin plan mësimor.

Rezultatet e ushtrimit kontrollues dhe intervistave të zhvilluara më kanë

ndihmuar të përpiloj një plan veprues për hapat e ardhshem drejt përmirësimit të

të mësuarit të koncepteve gjeometrike.

Faza e parë: Në fazen e parë kam zhvilluar një ushtrim kontrollues me

nxënës dhe intervistë me kolegë – miqë kritik.

Faza e dytë:Në fazën e dytë kam hartuar planin e veprimit duke filluar

të zbatoj strategjitë e përzgjeura të Vlerësimit Formativ në orët matematikore

dhe të mbaj shënimet e duhura të cilatë dëshmojnë ndikimin e këtijë vlerësimi

në lëndën e matematikës.Strategjitë e perzgjedhura ishin : Parashtrimi i pyetjeve

efektive, Vlerësimi i ndërsjellë(njëri-tjetri), dhe Vetëvlerësimi.

Faza e tretë:Në fazën e tretë poashtu kamë përpiluar një ushtrim

kontrollues për të krahasuar rezultatet e aritshmerisë me ushtrimin e parë dhe

gjithashtu intervistë me kolegë për të parë qendrimet e tyre lidhur me zbatimin e

strategjive të VpN-së.

REALIZIMI I PUNËS SË PLANIFIKUAR

Parashtrimi i pyetjeve efektive

Pyetjet dhe niveli i pyetjeve të parashtruara kanë rëndësi të madhe jo

vetëm për VpN-në por edhe për notimin e nxënësve.Në bazë të pyetjeve të

parashtruara ne mund të përcaktojmë situaten aktuale në klasë dhe të mendojmë

aktivitete tjera për të përmirësuar nëse është nevoja.Mirpo edhe parashtrimi i

pyetjeve kërkon nivele të ndryshme të të menduarit.Kështu që kam përdorur

Page 7: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

7

pyetje nga niveli i njohjes e deri te niveli më i lartë sipas Taksonomisë së

Bloom-it.

Si quhet figura që ka pesë kulme?

Si quhet figura që ka tri brinjë?

Si quhet figura që ka të gjitha këndet e drejta?

Tregoni emrat e figurave të formuara?

Cfarë mund të thoni për figurat e formuara ( sa brinjë,sa kulme ,sa kënde etj)?

Vizatoni në fletore figurat e mësuara?

Cili është funksioni i figurave gjeometrike në jetën reale ( identifikojmë forma

gjeometrike në klasë)?

Cila strategji për llogaritjen e shumes se mbrendshme të këndëve të

shumëkëndëshave është më e mira?etj

Vlerësimi i ndërsjellë

Derisa nxënësit vlerësojnë punen e bashkëmoshatarëve të tyre ata mund të

qartësojnë edhe idetë e tyre për qellimet e të nxënit dhe kriteret e

suksesit.Egzistojnë disa teknika por unë kam përzgjedhur teknikën Kontrollimi para fluturimit.

Në këtë rast pasi kanë shkëmbyer fletoret kontrolluesit nuk kanë gjykuar

punen e shokut por i raportuan se cfarë kishin harruar dhe cfarë duhet

përmirësuar para dorzimit të detyrave tek mësuesja.

Page 8: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

8

Detyrë:Të vizatojmë katër drejtëkëndësha që kanë sipërfaqe të njejtë (12

katror) e pastaj për secilin nga ata njehsojmë perimetrin( për njesi gjatësie

marrim brinjën e katrorit)

Vetëvlerësimi

Edhe vetëvlerësimi është “mjet” shumë i rëndësishem për VpN-në,sepse

nxënësit kur vlerojnë njohuritë e tyre momentale,lëshimet apo gabimet,ata

fitojnë ide të qarta se si ti ndihmojnë vetës për tu përmirësuar.Nxënësit

aftësohen të analizojnë punën e tyre,kërkojnë mbështëtje dhe ndihmë kur hasin

në probleme dhe shfrytëzojnë kohen për ti përmirësuar problemet e pazgjidhura.

Page 9: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

9

Kriterët e suksesit 3 2 1

Formojmë katrorin

e madh

Kam formuar

katrorin e madh

me lehtesi

Kam arritur ta

formoj katrorin e

madh pas disa

sqarimeve

Nuk kam arritur ta

formoj katrorin

Formojmë dy

katror të vegjel

Kam formuar dy

katror të vegjel

Kam formuar

vetëm një katror të

vogel

Nuk kam arritur të

formoj dy katror të

vegjel

Formojmë

trekëndëshin

barakrahësh

E kam formuar

trekëndëshin me

lehtësi

Kam arritur të

formoj

trekëndëshin pas

disa sqarimeve

Nuk e kam formuar

trekëndëshin

Identifikojmë dhe

emertojmë emrin e

formave

Kam identifikuar

dhe emertuar të

gjithë emrat e

formave

Kam emertuar

vetëm disa forma

Nuk kam arritur ti

identifikoj dhe emertoj

emrat e formsve

Gjejmësiperfaqen e

trekëndëshit të

madh duke e gjetur

fillimisht

sipërfaqen e

katrorit

Kam arritur të

gjejë sipërfaqen e

trekëndëshit

Kam caktuar

vetem siperfaqen e

katrorit të madh

Nuk kam gjetur

sipërfaqen e katrorit

dhe trekëndëshit

Page 10: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

10

Pas realizimit të punës së planifikuar kam vërejtur se përfitues ishim edhe

nxënësit edhe unë.Rezultatet e arritura dëshmojnë më së miri efikasitetin dhe

rëndësinë e aplikimit të këtyre strategjive në klasë.Jamë shumë e sigurt se këto

strategji por edhe strategjitë e tjera të VpN-së do ti përdor në klasen time edhe

në të ardhmen..

Cfarë kanë përfituar nxënësit: -Pjesëmarrja aktive ;

-Njohja me qellimet e nxënijes,

-Informatë kthyese lidhur me përparimet dhe ngecjet,

-Vetëbesimi ,motivimi dhe orientimi,

-Planifikimi i aktiviteteve shtesë.

-Vetëvlerësimi i vetes së tyre dhe planifikimi i hapave të ardhshem për të nxënë.

Çfarë kam përfituar unë: -Kam marrë informacione të qarta se si po ndodh të nxënit te secili nxënës në

mënyrë individuale

-Informacionet e marra i kam shfrytëzuar për të bërë plane shtesë,

-Kam identifikuar fushat ku nxënësit kanë pengesa dhe jamë përqendruar në to.

-Kam arritur të bëjë vlerësim të saktë, të drejtë,të dobishëm,të fokusuar dhe mbi

të gjitha vlerësim të besueshem.

ANALIZA E TË DHËNAVE

Rezultatet e ushtrimit të parë kontrollues

Pikët 0-29 30-44 45-60 61-80 81-100

Numri i

nxënësve

2 nxënës 3 nxnës 3 nxënës 8 nxënës 9 nxënës

Përqindja 8% 12% 12% 32% 36%

Page 11: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

11

Rezultatet e ushtrimit te dytë kontrollues

Pikët 0-29 30-44 45-60 61-80 81-100

Numri i

nxënësve

0 nxënës 3 nxënës 3 nxënës 4 nxënës 15 nxënës

Përqindja 0% 12% 12% 16% 60%

Page 12: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

12

Krahasimi i rezultateve të dy ushtrimeve kontrolluese

Duke parë edhe grafikonin ku krahasohen testet para dhe pas zbatimit të

strategjive të VpN-së shihet qartë se ka përparime të dukshme të cilat do të jenë

edhe më bindëse në të ardhmen.

PËRFUNDIMI

Rezultatet nga ky hulumtim vërtetuan se vlerësimi gjatë procesit të të

nxënit ka rëndësi të veçantë sepse informon me kohë dhe më saktësi jo vetëm

mësimdhënësit por edhe nxënësit për punën e bërë drejtë qellimeve të të

nxënit.Kështu që mësimdhënësi është në gjendje që punen e vetë ta përshtatë

drejt nevojave të nxënësve dhe nxënësit punen e tyre drejt arritjes së qellimeve

të caktuara më heret.Ky lloj vlerësimi ka rendësi të madhe veçanarisht sepse

përdoret për tu ndihmuar nxënësve që ta përmirësojnë punen e tyre gjatë kohes

së marrjes së njohurive .

Nxënësit në kohë sigurojnë informaten kthyese lidhur me përparimet ose

ngecjet e tyre gjatë procesit të të nxënit.

Ata janë treguar më të motivuar dhe inkurajuar për të ndërmarrë veprime

për përmirësimin e të nxënit të tyre.

Page 13: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

13

Gjithashtu edhe prindërit kanë deklaruar se e kanë më të lehtë të

informohen se si po përparojnë fëmijet e tyre dhe si mund ti mbështesin ata në të

mësuarit e tyre.

Nga çfarë u tha më lart, ky hulumtim dëshmon se për përgatitjen e

nxënësve të shekullit XXI është e nevojshme që të përdoret edhe vlerësimi i

shekullit XXI.

REKOMANDIMET

Mësimdhënësit duhetë të zgjedhin strategjitë sa më të përshtatshme për ti

informuar ,orientuar dhe motivuar nxënësit në të nxënit e tyre.

Konceptet gjeometrike mund të mësohen lehtë nëse mësimdhënësit fusin

inovacione dhe strategji e teknika të përshtatshme për ti mësuar ato.

Nxënësve duhet bërë të ditur se çfarë duhet të dinë deri në fund të orës

mësimore.

Nxënësit duhet ta dinë nëse e kanë mësuar mësimin apo kanë qenë të

suksesshem.

Gjatë kryerjes së detyrave të caktuara nxënësit duhet të informohen me

kohë se a janë në rrugen e duhur drejt realizimit të detyres së caktuar.

Nxënësit duhet të aftësohen që të jenë në gjendje të vlerësojnë edhe punen

e bashkëmoshatarve të tyre kështu që do të qartësojnë edhe idetë e tyre.

Gjithashtu nxënësit duhet të aftësohen edhe për vlerësimin e njohurive të

tyre momentale,lëshimeve dhe gabimeve gjatë të nxënit për të fituar ide të qarta

për ta ndihmuar veten në përmirësim.

KUFIZIMET

Mendoj se kufizim i këtij hulumtimi është numri i nxënësve dhe klasave

pjesëmarrëse.Besoj se rezultatet do të ishin edhe më bindëse po të merrnin pjesë

numër më i madh nxënësish. Po ashtu, edhe kohëzgjatja e hulumtimit mund të

jetë një rrethanë kufizuese që rezultatet e fituara të jenë edhe më bindëse.

Page 14: HULUMTIMI NË VEPRIM - mkelmendi.weebly.commkelmendi.weebly.com/uploads/1/2/7/5/12754209/group_b_merita... · Nga kjo mund të kuptojmë se vlerësimi duhet të jetë një lloj komunikimi

14

Literatura: -Hulumtimi në Veprim-dr-Eda Vula

-Zhvillimi I Shkathtësive të Shekullit 21 në lëndën e Matematikes-

Basic Education Program

-Vleresimi Formativ-Basic Education Program

- Bognar, B. (2006), Akcijska istraživanja u školi.

- Zdravko Kurnik (2007)-Ocjenjivanje

- Mësuesi i Kosovës,Nr,12,Janar 2013