20
Etiopatogjeneza,manifestimi klinik dhe diagnostifikimi

Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Infektive

Citation preview

Page 1: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Etiopatogjeneza,manifestimi klinik dhe diagnostifikimi

Page 2: Gripi I Derrit ( a h1n1 )
Page 3: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Punim SeminarikPunim Seminarik

Studentët e Gr. III, Viti IV

Nazmie Nebiu

Valbona Paqarizi

Kujtim Osmani

Eror Hyseni

Arta Haxhiu

Artan Haxhiu

Gripi i Derrit

Page 4: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

HyrjeHyrje

Pandemia e Gripit A H1N1 I ashtuquajtur si Gripi I Derrave është një sëmundje qe ne menyrë mjaft të rrufeshme dhe shumë të shpejtë u bë problematika numër një në mbar shëndetësinë botrore që në një mënyr na intrigoi të gjithëve me pyetjet se çfarë në të vërtet është e tërë kjo situate? A është rreziku potencial për Pandemi? A është e tëra kjo sa për tu shitur Vaksinat???. Ka filluar me lajmërimin e rastit të parë më 4 prill 2009 në Meksikë dhe deri më tani ka përfshirë pothajse çdo vend në rruzullin tokësor, ku pa u futur në statistikat për vendet tjera nga të dhënat e fundit të ISHP- së në vendin tonë kemi mbi 213 raste të lajmëruara si infeksion me virusin A(H1N1) dhe 10 raste që kan përfunduar me vdekje.

Page 5: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Edhe pse qysh moti nga shekulli I kaluar kemi të dhëna për këtë virus dhe është e ditur edhe më herët për këtë sëmundje, me gjithë gjakftohtësinë e Ekspertëve për të mos përhapur panik , deklaratat e OBSH-së për shkallën e alarmimit dhe poashtu mediat kan krijuar goxha një konfuzion në lidhje me tërë këtë gjendje. Por duke parë situatën se si është zhvilluar në vendet e tjera (Meksikë) apo dhe në vendet e rajonit si dhe nga shkalla e mortalitetit mund të themi se gjendja është nënë kontroll në menaxhimin e kësaj pandemie edhe pse rreziku është aktual pasi që askush nuk është I paprekshëm nga ky virus qoft I vaksinuar apo jo.

Page 6: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Gripi i ashtuquajtur i Derrit (Swine Flu) është sëmundje që atakon sistemin respirator dhe e shkakton virusi I tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat.

Page 7: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

EtiopatogjenezaEtiopatogjeneza

Ky virus bën pjesë në klasën e ARN virusëve dhe I takon familjes së Orthomyxoviridae, që ka një madhësi ose diametër prej 80-200 nm. Janë tre tipe ose lloje të këtyre virusëve që shkaktojnë gripin: A, B dhe C, ku zakonisht më I zakonshmi që është shkaktari më i shpeshtë i gripit ose Influencës është tipi A, kjo është si pasoj e aftësisë unike që ka ky virus për të qëndruar jasht radarit të imunitetit tek njerëzit nga ndrrimet e vazhdueshme apo kontinuale të strukturës së preteinave antigjenike (mutacioneve).Në vet llojin e virusit A ekzistojnë edhe subkategorit e tipit A ku ato dallohen në bazë të llojeve të antigjeneve në sipërfaqen membranore që janë: H – haemagglutinina dhe N – neuraminidaza.

Page 8: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Disa subkategoritë e virusit të tipit A janë: virus A(H1N1),virusi A(H3N2)Avian flu virus A(H5N1), Canin flu virus A(H3N8), Equine flu virus A(H7N7) ku këta dy të fundit manifestohen vetëm tek nikoqirët përkatës

Haemaglutinin

Page 9: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Si shfaqet ?

Gripi i Derrit është sëmundje që prek sistemin respirator të derrave shkaktuar nga virusi A(H1N1)që zakonisht i atakon Derrat (virusi shpërhapet në mes Derrash).

Edhe pse thuhet në literatur se normalisht infeksioni me virusin e gripit të Derrit nuk ndodh, megjithate infeksioni me këtë virus është I mundur dhe shpërhapja e këtij virusi pastaj nga njeriu i prekur me virus në njerëzit e tjerë është fakt që po dokumentohet dhe po ndodh realisht. Kësaj I ndihmon siç e dijmë nga njohuritë paraprake se virusi I gripit e ndërron formën ose strukturën antigjenike kështu që praktikisht jemi të pambrojtur sikurse që jemi edhe për gripin e zakonshëm sezonal dhe si pasoj e kësaj edhe vaksinimi nuk na krijon një mbrojtje të sigurtë.

Page 10: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Shfaqja e Gripit të Derrit është menduar se bëhet (shpërhapet) në të njëjtën mënyr sikurse edhe gripi sezonal me rrugë aerogjene (aerosole) nga kollitja dhe teshtitja e personave të sëmur me virusin e gripit përmes ajërit.Te ky grip infeksioni mund të ndodh edhe me prekjen e objekteve të infektuara më këtë virus .

Page 11: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Manifestimi Klinik Manifestimi Klinik (Simptomatologjia)(Simptomatologjia)

Simptomat te Gripi I Derrit janë pothuajse të njejta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal).Sëmundja fillon një apo dy ditë që nga infeksioni me këtë virus d.m.th koha e inkubacionit është zakonisht dy ditë por mund të shkojnë edhe deri në pesë ditë, dhe simptomat mund të shfaqen përnjëher dhe me tërë ekspresivitetin e tyre apo varësisht nga rastet te personat me një imunitet të ruajtur mund të jenë ose shfaqen me intenzitet më të lehtë. Simptomat te Gripi I Derrit janë:

Page 12: Gripi I Derrit ( a h1n1 )
Page 13: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Simptomat akute të Gripit janë shqetësuese për të sëmurin e atakuar nga virusi edhe në rastin më të lehtë, gjë që shpesh I shtyn të prekurit nga gripi që të lajmrohen te mjeku. Zakonisht të sëmurët përjetojnë një acaraim të përnjëhershëm të sëmundjes me temperature të lartë(gjendje febrile,molisje, plogështi, kolla paroksizmike(konvulzive), dhimbje koke, dhe millgji dhimje të muskujve apo të tër trupit që fillojnë 12-72 orët e para. Për shkak se virusi I gripit prek (infekton) mukozat ose epitelin respirator të hundës dhe sinusëve paranazal dhe tërë rrugët e frymëmarrjes deri në alveola do të na shfaqen edhe simptomat dhe shenjat e rinitit, faringitit, laringitit, tracheobronkiti ose edhe pneumonia virale.Pacientët janë ekstremisht të lodhur molisur, me sy të përndezur dhe të njomë, rrjedhje profuse dhe e kthjellët nga Hunda, mund të ketë edhe dhimbje në vesh, dhimbje të grykës, humbje të zërit (shterrim), dhimbje substernale gjatë kollitjes së sforcuar.

Page 14: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Miallgjia dhëmbjet e muskujve mund të jetë e gjeneralizuar dhe e ashpër që përshkruhet si “më janë këputur këmbët ..apo i tërë trupi”, dhimbja e kokës mund të jetë poashtu shumë e fortë dhe e shoqëruar me lëvizje retrobullbare të syve e shoqëruar me Fotofobi, dhe në disa raste kemi edhe prezencën e Nauzes dhe të vjella dhe Diarrhea.Me ekzaminim fizik vërejmë se kemi temperaturë të lartë që kalon edhe mbi 390C gjatë ditës së parë ,veqanërisht te fëmijët. Fytyra zakonisht është e skuqur e përndezur (hiperemeke) me lëkur të nxehtë dhe e njomë(e lagësht). Konjuktivat, membrane timpanike dhe flegrat e hundës po ashtu janë të inflamuara. Tek fëmijët mund të kemi prezent edhe Lymphadenitis.

Page 15: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Në rastet kur kemi prezente vështirësit në frymëmarrje po ashtu gulqitje dhe kërcitje(rrallet kreputante) gjatë frymëmarrjes , tachikardi, tachipne dhe hypoxemi na bën të kuptojmë se kemi komplikime me infeksione sekondare(komplikacione) që janë shkaqet e përfundimit me vdekje të këtyre rasteve.

Page 16: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

DiagnostifikimiDiagnostifikimiZakonisht siç e dijmë hapi I parë në

diagnostifikimin e sëmundjes është Anamneza, ku nga të dhënat që ne I marrim na dërgojnë deri te një diagnoztifikim I shpejtë , kjo bëhet me qëllim që të përfitojmë në kohë. Pasi që jemi në një kohë kur mundësia e infeksionit me virusin A H1N1 është shumë e madhe nga simptomat e lartëpërmendura veq kemi një pasqyr ku nga të dhënat se përveq simptomave të opërgjithshme ky grip po përcillet edhe me vjelljet dhe Diarrhea që nuk janë të zakonshme te gripi I zakonshëm, pastaj e dhëna se pacientët kanë qenë ose kan ardhur nga zonat endemike apo kanë pasur kontak të afërt (kntakti i afërt nënkupton nësë afërsia ka qenë më afër se 1.5 metër) brenda 7 ditësh me persona të infektuar me gripin e Derrit. Mirë po duhet të jemi të vëmëndshëm sepse simtomat e lartpërmendura janë të ngjashme edhe me sëmundjet si Pneumonia, kështu që përveq anamnezës dhe ekzaminimit fizik bëhen :

•Teste virusologjike(Strishoja Nazofaringeale)

•Grafia e Mushkrive •Testet laboratorike

Page 17: Gripi I Derrit ( a h1n1 )
Page 18: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Deri te Diagnoza virologjike arrihet me: mbjelljen e kulturave virale, detektimin e antigjeneve, detektimine ARN me anë të PCR ( Real Time PCR) dhe analizave serologjike Testet e shpejta për diagnostifikimin e Gripit të derrit janë •Imunofluoreshenca me çngjyroje të antitrupave DFA•Metoda e RETCIFtm testit që është zbuluar nga shkencëtarët në Melburn na mundëson detektimine virusit A H1N1 apo ndonjë tjetër virus në kohë që nuk kalon më shumë se tri orë, testi është I thjeshtë si material përdoret strishoja nga pacienti, ekspertët që zbuluan këtë metodë thojnë që testi është pothuajse 100 % I sigurt në kapjen detektimine virusëve të gjall në këtë rast virusit A H1N1 .E Në rastet kur dyshojm apo veq kemi komplikacione bëhen edhe analizat si analizat biokimike hemogrami, dhe Radiografinë e Mushkrive.

Page 19: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Procedura Influenza Types Detected

Mostra, materiali I pranuar

Koha e rezultateve

Rezultati I shpejt I mundshëm

Directigen flu Ae (Becton-Dickinson) 

A NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, nasal aspirate 

<30 minutes Yes

Directigen flu A+Be,f (Becton-Dickinson) 

A and B NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, nasal aspirate 

<30 minutes Yes

FLU OIAe (Thermo Electron) 

A and Bg  NP sëaba, throat sëab, nasal aspirate, sputum 

<30 minutes Yes

FLU OIA A/Be,f (Thermo Electron) 

A and B NP sëaba, throat sëab, nasal aspirate, sputum 

<30 minutes Yes

Tabela me Testet Rapide Virusologjike

Page 20: Gripi I Derrit ( a h1n1 )

Procedura Influenza Types Detected

Mostra, materiali I pranuar

Koha e rezultateve

Rezultati I shpejt I mundshëm

Viral culture A and B NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, bronchial ëash, nasal aspirate, sputum 

5–10 daysb  No

Immunofluorescence DFA antibody staining

A and B NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, bronchial ëash, nasal aspirate, sputum 

2–4 h No

RT-PCRc  A and B NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, bronchial ëash, nasal aspirate, sputum 

1–2 days No

Serology A and B Paired acute and convalescent serum samplesd 

>2 ëeeks No

Enzyme immuno assay (EIA)

A and B NP sëaba, throat sëab, nasal ëash, bronchial ëash 

2 h No

Tavela 2. Testet Diagnostifikuese