16
GAZETË E PËRDITSHME E SHTUNË 27 KORRIK 2019 Nr: 4492, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” JAVOR POLITIKË POLITIKË POLITIKË SOCIALE VENDIMI I QEVERISË Marrja e pronës së Kopshtit Botanik nga Bashkia, edhe sindikata del kundër PARALAJMËROHEN SHKARKIME Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Veriut, Bushati bojkoton takimin “PS-ja BËN ROJE” Në Devoll, Duro hap dyert e bashkisë me forcë, pasi Nallbati mbaron orarin e punës DEKORIMI NGA PRESIDENTI Titulli “Mjeshtër i madh” për vëllezërit vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini ZHVILLIMET CMYK MBI PRAPASKENAT E “PROJEKTIT TË MADH” “Piramida”, “Shtëpia me Gjethe” e “Bunk’art” vërtetojnë se “Teatri”, s’është çështje godine fq 5>>> fq 9>>> fq 12>>> fq 4>>> KU “FLE LEPURI”?! fq 10-11>>> faqe 8>>> Nga Frankfurter Allgemeiner Zeitung Godina historike do shembet për të ndërtuar kulla RAPORTI I KLSH-së Të blesh shtëpi në Shqipëri mision i pamundur, nuk janë zbatuar programet sociale të strehimit PËR LAJÇAK DHE GREMINGER LETRA E PRESIDENTIT: OSBE TË NDËRMJETËSOJË DIALOG GJITHËPËRFSHIRËS PËR KRIZËN NË SHQIPËRI f. 14>>> f. 3>>> Thirje “3 artistëve”, Meta: Kryeministri të heqë dorë nga shantazhet, 13 tetori datë zgjedhjesh

Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

GAZETË E PËRDITSHMEE SHTUNË 27 KORRIK 2019

Nr: 4492, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIUwww.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”JA

VO

RP

OL

IT

IK

ËP

OL

IT

IK

ËP

OL

IT

IK

ËS

OC

IA

LE

VENDIMI I QEVERISËMarrja e pronës së Kopshtit Botanik nga Bashkia, edhe sindikata del kundër

PARALAJMËROHEN SHKARKIME Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Veriut, Bushati bojkoton takimin

“PS-ja BËN ROJE” Në Devoll, Duro hap dyert e bashkisë me forcë, pasi Nallbati mbaron orarin e punës

DEKORIMI NGA PRESIDENTITitulli “Mjeshtër i madh” për vëllezërit vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini

ZH

VIL

LIM

ET

CMYK

MBI PRAPASKENAT E “PROJEKTIT TË MADH”

“Piramida”, “Shtëpia me Gjethe” e “Bunk’art” vërtetojnë se “Teatri”, s’është çështje godine

fq 5>>>

fq 9>>>

fq 12>>>

fq 4>>>

KU “FLE LEPURI”?!

fq 10-11>>>

faqe 8>>>

Nga Frankfurter Allgemeiner Zeitung

Godina historike do shembet për të ndërtuar kulla

RAPORTI I KLSH-së

Të blesh shtëpi në Shqipëri misioni pamundur, nuk janë zbatuar programet sociale të strehimit

PËR LAJÇAK DHE GREMINGER LETRA E PRESIDENTIT: OSBE TË NDËRMJETËSOJË DIALOG GJITHËPËRFSHIRËS PËR KRIZËN NË SHQIPËRI

f. 14>>>

f. 3>>>

Thirje “3 artistëve”, Meta: Kryeministri të heqë dorë nga shantazhet, 13 tetori datë zgjedhjesh

Page 2: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 20192

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takim-it me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë

të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe anti-kushtetues. Më tej Basha shprehu dakordësinë e tij dhe të opozitës për të zhvilluar njëkohësisht në një datë zgjedhjet e parakohshsme së bash-ku me ato vendore, propozim ky që është hedhur më parë nga Presi-denti Meta për datën 13 tetor. Por Basha theksoi se kushti i opozitës mbetet i pandryshuar për një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. “30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”,- deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.

QëndrimiNë këto kushte, për Partinë

Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv sipas Bashës që lidhet me qeverinë tranzitore pa Ramën kryeministër. “Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda. Basha parashtroi edhe planin ekonomik duke fajësuar qeverinë për rrënimin total social-ekonomik të vendit. “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i bëhet

Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka vjedhur qyte-tarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti. Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”.- theksoi kryedemokrati.

“Qeveri TrAnziTOre PA rAMën KryeMiniSTër”Basha shpreh konsensusin për zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhjet lokale: 30 Qershori, nul

OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për shtypin në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që pro-jekt-ligji i vë lirisë së shtypit. Duke folur për Zërin e Amerikës,përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike. Përfaqësuesi i lirisë së shtypit në OSBE, Harlem Deris, i tha Zërit të Amerikës se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë ndryshime të tjera ligjit për shtypin. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të shmangë në të ardhmen kufizimin e lirisë së shprehjes për mediat on-line. Projekt-ligji aktual u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA ose AKEP që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjeve për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”. OSBE-ja tha zoti Desir po punon me qeverinë shqiptare që legjislacioni i ri të ndryshohet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Një nga problemet e

tjera me shtypin në Shqipëri, sipas zyrtarit të lartë të OSBE-së,është përqëndrimi i pronë-sisë së mediave, veçanërisht të televizioneve dhe gazetave kryesore. Situata aktuale politike në Shqipëri, shton ai, nuk duhet lejuar të ndikojë mbi lirinë e shtypit. Edhe po të ketë kriza politike, siç ndodh në shumë vende, thotë ai, shtypi duhet të jetë i lirë të bëjë punën e tij. Këto komente përfaqësuesi i OSBE-së i bëri gjatë një seance të organizuar nga Komisioni amer-ikan i Helsinkit në mjediset e Kongresit lidhur meraportin e fundit të OSBE-së për lirinë e shtypit në 57 vendet anëtare të organizatës.

OsBE thirje Qeverisë: Rishiko paketën për shtypin, projektligji i vë kufizime të palejueshme lirisë së medias

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu ishte dje në Tiranë, ku u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari dhe ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük. Ai është pritur në takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Nga ana e Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë takim të zhvilluar paradite. Ndërkohë për takimin me Sandër Lleshin thuhet se është disku-

tuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe ndihmën e Turqisë për policinë dhe forcat speciale shqiptare. Por mediat turke japin të tjera arsye për vizitën e ministrit të Brendshëm të Turqisë. Media turke shkruan se në takimin me Ramën ministri ka diskutuar Organizatës Terroriste FETO, ose siç njihen ndryshe gylenistët. Prej kohësh Turqia ka kërkuar nga Tirana që ta ndihmojë në ar-restimin dhe ekstradimin e gylenistëve, të cilët qeveria i akuzon si pjesë të komplotit për grushtin e shtetit.

Ministri i brendshëm i Turqisë në Tiranë, kërkesë Ramës për “gylenistët”

Në PLAN Të PARë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e A2 Neës u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve në 13 tetor dhe pjesëmarrja është një detyrim për mazhorancën dhe për opozitën. Vasili u shpreh se mirëpret negociimin e krizës nga OSBE dhe theksoi se zgjatja e saj thellon kapjen e shtetit nga Rilindja. “Zgjedhjet në 13 tetor, pjesmarrja detyrim për opozitën dhe maxhorancën. Kriza duhet të zgjidhet sa më parë. Ftesa e presidentit për OSBE për negocimin e krizës e mirëpritur. Rivendosja e shtetit ligjor shpëtimi i vetëm për vendin. Zgjatja e krizës në interes vetëm të rilindjes, që të vjedhë e pandëshkuar dhe është

thellim i kapjes së shtetit nga rilindja. KQZ të hapë procedurat për 13 tetorin, bllokimi i 13 tetorit nga KQZ përgjëgjesi penale shumë e rëndë. 30 qershori votime moniste që i beson vetëm Edi Rama. 30 qershori faqja më zezë e pluralizmit”,- tha Vasili.

Vasili: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 13 tetorit, detyrim për mazhorancën dhe opozitën

Basha në takimin e djeshëm

Rama me Harlem Desir

Petrit Vasili

Page 3: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 2019 3Në PLAN Të PARë

leTër DrejTuAr lAjçAK Dhe greMingerPresidenti Meta: OsBE të ndërmjetësojë dialog gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës në shqipëri

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar dje me një letër kryetarit të OSBE-së Miroslav Lajcak dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i informon për krizën insititucionale në Shqipëri dhe u

kërkon ndërmjetësim për të rivendosur demokracisë në vend. Presidenti kërkon që OSBE të ndërmjetëso-jë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. Sipas Metës, OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike.

Letra e metësIshte kënaqësi të takohesha me ju në Tiranë,

respektivisht më 3 qershor dhe 25 korrik. Tek-sa Shqipëria po përjeton një krizë institucionale dhe përfaqësuese serioze e në të njëjtën kohë,po përgatitet të marrë kryesimin e OSBE-së, e vlerësoj sinqerisht vëmendjen e madhe me të cilën organ-izata juaj dhe ju personalisht, po ndiqni zhvillimet që po ndodhin dita-ditës në vendin tonë. OSBE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim. Gjatë takimit tonë të fundit dhe produktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Tiranë, ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë kyçe për përparimin dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së më 2020-n nga ana e Shqipërisë.

Në këtë kuadër dhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OS-BE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike.

Siç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet

dita-ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshtare po për-shkallëzohet gjithnjë e më tepër. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashem-bullt politike, ku shumica qeverisëse nëpushtet kërkon të shtijë në dorëpolitikisht të gjitha institucio-net e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetin e institucioneve. Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Evro-pianpritet qëtë marrë një vendim më 17-18 tetor 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe

aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm.

Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë. OSBE-ja, si një forum për dialog dhe bash-këpunim, luan një rol kyç në promovimin e paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike. Mbështetja e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtëspërgjatë tri dekadave të shkuara ka qenë shumë e rëndësishme. OSBE-ja ishte në fakt, organizata e parë shumëpalëshe, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së sistemit komunist. Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE-së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë,

OSBE-ja do të forconte besueshmërinë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë që është bërë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor.

I nderuar Kryetar i OSBE-së, I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, Dëshiroj t’ju informoj se kërkesa ime për ndërmjetësim të OSBE-së i është dërguar edhe Presidentit dhe Sekretarit të Përgjith-shëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtuar në promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor,e në veçanti në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensionit parlamentar, besoj se Asambleja Parlamentare e OSBE-së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetësuese për zgjidh-jen e krizës në Shqipëri. Me pritjen që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes!Sinqerisht, Ilir META.

Kritika edhe opozitës

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Durrësi i bëri apel partive politike që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të 13 tetorit duke theksuar se për këtë çështje ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, që të ndërhyjë në mënyrë që të vendoset normaliteti në vend dhe të gjendet zgjidhje për krizën politike. Në prononcimin e dhënë për mediat nga Durrësi, Presidenti i Republikës bëri thirrje kryem-inistrit Edi Rama të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet ndaj institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e dekretit të tij për zgjedhjet e 13 tetorit. Ai tha se Shqipëria ndodhet në një teatër të madh poli-tik e absurd dhe iu bëri thirrje si maxhorancës ashtu dhe opozitës t’i japin fund. “Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet më 13 tetor, për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithçka por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm. Në radhë të

parë është detyrim për kryeministrin që të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet ndaj gjithë institucion-eve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 13 tetorit.”,- tha Meta.

QëNDRimiNë fjalën e tij, Presidenti Meta nuk la pa

kritikuar as opozitën, duke theksuar se ëhstë koha që palëtr poilitike ti japin fund këtij ngërcci absurd dhe të përfshihen në zgjedhjet e 13 Tetorit. Presidenti iu drejtua tre liderëve politikë në vend, Edi Ramës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit duke i quajtur “artistë”. “I bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi. Të marrin masa për 13 tetor, sepse

qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe që garanton llogaridhënie. Sigur-

isht që 13 tetori dhe zgjedhjet më 13 tetor për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithcka por ky është detyrim ligjor dhe kushtetues i pash-mangshëm.”. Kreu i shtetit tha se prej kohësh ka kërkuar dialog të qëndrueshëm, jo për demagogji por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët. “Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka. Sot jemi në një situatë kaotike në të gjitha drejtimet. Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të paran-daluar me propozime me këmbë në tokë. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra-tjetrën, rruga e kapjes së të gjitha institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e de legjitimimit të gjitha institucioneve. Ne kemi nevojë për një rrugë, rruga e përbashkët e anëtarësimit në BE”,- theksoi Presidenti Ilir Meta.

Thirje “3 artistëve”, Meta: Kryeministri të heqë dorë nga shantazhet, 13 tetori datë zgjedhjesh

ilir meta

miroslav Lajcak Thomas Greminger

Page 4: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 20194 Në PLAN Të PARë

DenOncOn PArTiA DeMOKrATiKespaho: Rama shfuqizoi vendimin duke favorizuar kompaninë “salillari” për tenderin tek sheshi “shqiponja”

Partia Demokratike ka denon-cuar dje përmes ish-kreut të grupit parlamentar të kësaj partie Edmond Spaho një ven-dim të shfuqizuar nga qeveria i cili sipas selisë blu favorizon

direkt kompaninë “Salillari” për tenderin 15 milionë euro te sheshi “Shqiponja”. “Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re. Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tënderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja. Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke mirat-uar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore per shpalljen fitues të Salillarit. Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme. Pikërisht, këtë rregull ka shfu-qizuar Edi Rama për të favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë Salillarin pak orë përpara vlerësimit përfundimtar të ofertave.”, denoncoi Spaho.

dekLarataSipas Spahos, kompania “Salillari”, është

një kliente e shumëfishtë e Edi Ramës dhe

e vetmja nga kompanitë e tjera në garë, që përfiton nga vendimi i Edi Ramës, pasi vetëm Salillari ka detyrime të paplotësuara në nivelin

70% të punimeve. “Kompania Sallillari do të ndërtojë edhe një segment tjetër të projektit korruptiv të Unazës së Re, duke bërë që Edi Rama ta transferojë vjedhjen e 40 milionë eurove nga kompania fantazëm DH Albania tek një tjetër klient i oborrit të familjes së Edi Ramës. Ky është një rast tjetër flagrant që provon se për telë grabitur shqiptarët, Edi Rama nuk ndalet. Ai për të vjedhur paratë

dhe pasuritë publike, vjedh zgjedhjet dhe shkatërron shtëpitë e pronat e qytetarëve.”, deklaroi ish-deputeti demokrat. Në mbyllje të deklaratës së tij, Spaho tha se : “Partia Demokratike është e vendosur në planin e saj për t’u kthyer shqiptarëve çdo qindarke dhe pasuri të grabitur nga aktet korruptive të qeverisë së Edi Ramës!”.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhurdje drejtuesit edhe deputetët e 4 qarqeve të veriut (Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër) në selinë e Partisë Socialiste, ku u ka dhënë porositë për vlerësimin e punonjësve në secilën prej njësive përkatëse vendore. MNdërkohë duket se marrëdhënia e krisur mes kryesocialistit Edi Rama dhe ish Ministrit Ditmir Bushati sa vjen dhe thellohet. Pasi shefi i qeverisë gjatë Asamblesë Kombëtare i hoqi drejtimin e Qarkut të Shkodres, deputeti socialist bojkotoi dje mbledhjen e Edi Ramës më deputetët dhe kryebashkiakët e rinj të rajonit të veriut.

takimiNdërkaq në takimin e djeshëm, mëso-

het se Rama ka kërkuar që konstituimi i bashkive dhe i këshillave bashkiakë të bëhet deri në datën 15 gusht, ndërsa paralelisht me këtë proces të kryhet edhe një analizë mbi çdo punonjës aktual të institucioneve lokale. “Konstituimi i këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve deri më 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kon-tributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partinë Socialiste. Administrata në territor

ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin. Vendimet për emërimet e drejtorëve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetarëve të Bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund te gushtit”, citohet të ketë deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura. Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar që të evidentohet kontributi i drejtuesve të institucioneve kundrejt PS-së.

Ambasadori spanjoll në vendin tonë, Vicente Canelles Montero deklaroi dje se ambasa-dorët e huaj nuk mund mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kriza politike dhe as që nuk duhet të përfshihen në punët e brendshme të një vendi. “Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respek-tuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë. Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të vështira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre. Për mendi-min tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit. Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt.” – tha ai.

Ambasadori bëri apel për gjetjen e një zgjidhje sa më parë duke paralajmëruar se një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin

drejt BE . “Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje. Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim, por Shqipëria duhet fillim-isht të zgjidhë problemet e saj sepse një situ-atë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme.”- theksoi ambasadori spanjoll.

Paralajmërohen shkarkime punonjësish Ambasadori spanjoll

Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Veriut, Bushati bojkoton takimin

Montero: ambasadorët s’duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të një vendi. Gjeni zgjidhje sa më parë

Vicente Canelles montero

Rama duke dalë pas takimit

Vendimi i qeverisë

Edmond Spaho

Page 5: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 2019 5Në PLAN Të PARë

“PArTiA SOciAliSTe bën rOje”Në devoll, duro hap dyert e bashkisë me forcë, pasi kryetari i bashkisë Nallbati mbaron orarin e punësK

y vit padiskutim do të jetë viti i vo-timeve të 30 qershorit pasi për to u përfol para se te zhvilloheshin , gjatë procesit dhe tani pas një kohe të gjatë që kanë përfunduar. Boshllëku, mangësia dhe jokor-

rektësia që lanë ato zgjedhje të ashtuquajtura vlen të përmenden gjerë e gjatë. Skandalet e manipuli-met të pakundërshtueshme vërtetuan më së miri se gjithçka “u ble” ndërkohë që ishte komplet e panevojshme si pasoje e mungesës së kundërsh-tarëve pasi opozita e kishte braktisur parlamentin duke u zhvendosur në terren me protestat e bash-kuara. Votimet e 30 qershorit ishin monopartike , të organizuara nga mazhoranca . Opozita nuk i njeh ato votime pasi zgjedhjet e ligjshme janë ato që do zhvillohen me 13 tetor sipas dekretit të Kreut të Shtetit. Edhe pse tashmë mazhoranca i ka fituar të gjitha bashkitë të gjitha qarqet ato janë jolegjitime. Pasi sipas kushtetutes zgjedhjet do të jenë me 13 tetor. Enigma qëndron se kush do të zërë karrigen e bashkive , të djathtët apo të majtët? E gjitha kjo duket si një lojë fëmijësh se kush zë karrigen i pari ai do të udhëheqë. Ditën e djeshme filluan përplasjet e para për këtë cështje në bashkinë e Devollit.

PëRPLASjET Prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes,

mbështetësit e Partisë Demokratike dhe LSI kane protestuar para bashkisë Devoll por edhe në ambientet e brendshme të bashkisë, pas njoftimit për mbajtjen e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak .Devolli është e para bashki ne vend, ku është konstituar këshilli bashkiak dhe është betuar kryetari i ri i Bashkisë Eduart Duro, i dalë nga 30 qershori. Për orë të tëra pati përplasje mes simpatizantëve të të dyja palëve .Kreu aktual i bashkisë Bledion Nallbati, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me ligjin dhe ata nuk i njohin. Ish-kreu i bashkisë Nallbati ka reaguar pas mbledhjes së socialistëve duke e cilësuar një teatër.“Mbledhja për konstitu-imin ishte teatër. Jam në shërbim të qytetarëve. Do jemi derisa të kemi zgjedhje të ligjshme. Nuk do lejojmë bashkë me qytetarët të uzurpohet bashkia. Kushdo kryetar që do zgjidhet nga zgjedhje ligjore le të vijë në bashki. Të tjerët nuk do të lejohen. Mund të ndodhe edhe pushtimi i bashkisë. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit”, deklaroi

Nallbati. Gjithsesi ai në përfundim të orarit zyrtar të punës ka dalë nga bashkia ku në ambientet e jashtme të saj është pritur me brohoritje nga simpatizantët e PD-së. Ata kanë qëndruar për plot gjashtë orë para bashkisë, teksa dje ishte vendosur të konstituohej këshilli i ri bashkiak. Ndërkohë, një punonjëse e bashkisë ka mbyllur derën e jashtme të ndërtesës dhe është larguar

bashkë me ish-kryebashkiakun. Nga ana tjetër, menjëherë pas largimit të Nallbatit, në Bash-kinë e Devollit ka mbërritur kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga 30 qershori, Eduard Duro. Nën prezencën e kryebashkiakut të ri të Devollit, Eduard Duro, janë hapur me forcë të gjitha dyert e këtij institucioni. Pasi u hap me forcë dera e jashtme e bashkisë, duke thyer

bravën, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dyert e brendshme të ndërtesës, si dhe me derën e zyrës së kryebashkiakut. Më t’u hapur dyert, kryebash-kiaku socialist ka hyrë në zyrën e tij, prej ku ka dhënë dhe mesazhin e parë. Ai është shprehur se bashkia do të vijojë punën me po të njëjtin staf, duke garantuar se nuk do të ketë asnjë largim nga detyra. “Sot iu dha fund një procesi të stërgjatë. Ish-kryetari i bashkisë nuk denjoi të priste për të bërë dorëzimet e detyrës, kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Bashkia do të jetë e qytetarëve. Punonjësit që u terrorizuan sot dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit të ri. Pres urim nga ish-kryebashkiaku, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën, s’e e kam … politika na ka ndarë. Stafi do vazhdojë punën siç është, i gjithi”, ka thënë Duro.

reagimi i ish kryetarit të bashkisë pas veprime të ps-së

Dera e bashkisë është hapur me forcë nga një komision i zgjedhur nga kryetari i ri i bashkisë. Një punonjës i bashkisë ka thyer bravën e derës duke e hapur atë, në mënyrë që të futet në zyrën e tij kryebashkiaku i ri. Sot në Devoll pati për-plasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak. Pas thyerjes së dyerve nga PS, kryetari në detyrë i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati është shprehur se, ditën e hënë do ti rikthehet normalisht detyrës. “Siç e keni parë edhe nga pamjet, sot ka nisur uzurpimi i institucionit të bashkisë së Devollit nga partia-shtet që tashmë dihet se ka vendosur të jetë qeveri, parlament, gjykatë, prokurori, së fundmi është bërë edhe partia-bashki, duke shkallmuar në mënyrë të paligjshme dyert e institucionit”, u shpreh Nallbati. Sipas tij, gjithçka ka nisur pas orarit zyrtar të punës. “Deri në 16:00 kam qenë vetë prezent në zyrë”, shprehet kryetari i bashkisë së Devollit. “Unë do të paraqitem në zyrë në 8:00. Nëse e ata e mbajnë të rrethuar me policë, sigurisht unë nuk do të bëj luftën me shtetin. Do të bëj kallëzimet penale përkatëse për uzurpimin e institucionit”,- deklaroi Nall-bati. Ndërkohë që Duro shpreht se PD-ja nuk i la zgjidhje tjetër . Me krenari ai thekson se nuk do të largohet “U detyruam të hynim në këtë mënyrë”, u shpreh Duro. I pyetur nga gazetarët nëse do të largime të punonjësve nga puna, krye-bashkiaku i ri tha: “Jo, asnjë largim.”

Paralajmërimi i Pd-së: Pushtimit të bashkive nga Rama do i përgjigjemi njëlloj si grabitësvePas veprimit të turpshëm të bërë nga ana e Eduard Duros dhe punonjësve të tij ka kanë ardhur dhe reagime të tmenjehërshme nga PD-ja. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të reago-jnë ndaj uzurpimit të bashkive dhe këshillave bashkiak nga PS, njëlloj siç reagojnë ndaj grabitësve që u hyjnë në shtëpi. “Në këto kushte, akti që ka kërkuar të kryejë sot Rama me bandën e tij në Devoll, apo që do të synoje të realizojë dhe në raste të tjera është i njëjtë me atë të grabitësve që hyjnë në shtëpinë e

tjetrit për të grabitur. E njëjtë duhet të jetë dhe përgjigja e qytetarëve, si ndaj grabitësit që të ka hyrë në shtëpi për të të dhunuar e grabi-tur!”, - deklaroi Paloka. Apeli i nënkryetarit të PD paralajmëroi përplasje të forta mes qyte-tarëve që nuk i njohin votimet e 30 qershorit dhe strukturave të qeverisë që po kërkojnë marrjen e drejtimit të gjithë bashkive në vend. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dre-jtë ligjore të marrë drejtimin e bashkive me një palë votime që nuk janë kryer ligjërisht.

Paloka theksoi se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë kriminale dhe antikushtetuese. “Përshëndetje për qytetaret e Devollit që sot nuk lejuan dhunimin e bashkisë së tyre nga një bandë që kërkon ta uzurpojë! Ky ishte një akt i qartë qytetarie, përballë barbarisë kriminale të bandës që kërkon me këmbën-gulje dhe dhunë të çojë deri në fund një proces antiligjor dhe antikushtetues, pjellë e çmendurisë së një kryeministri që ka vendo-sur ta trajtojë vendin si pronë të tij private dhe shqiptaret si skllevër”,- shkroi Paloka.

Eduard Duro merr detyrën

Bledion Nallbati Shpërthimi i derës

Përplasja tek bashkia e Devollit

Page 6: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 20196 Në PLAN Të PARë

AKSiOniTiranë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe 36-vjeçari për shpërthimin e transformatorit në autostradë

Policia e Tiranës ka kryer një sërë kontrollesh në kryeqytet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia

ka zhvilluar kontrolle të befasishme në gjithë territorin e kryeqytetit, duke vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve është edhe një 36-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e transformatorit elektrik ditën e djeshme, në të cilën mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë. “Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale. Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që krye-jnë vjedhje apo vepra të tjera penale. Gjatë kontrolleve të kryera dhe nga informacione të siguruara nga ana e Seksionit të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale në rrugë operative, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit. Bie në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundër-shtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punon-

jësit e policisë të kryenin detyrën. Nga shërbi-met e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në

firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë. Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale “Mashtri-mi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër. Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Ko-misariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme”-njof-toi policia .

Eksploziv lokalit tek “Komuna e Parisit” në Tiranë kamerat pikasin “audin”Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm në derën e një lokali në rrugën “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Nga të dhënat e para të policisë bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme mate-riale. Burimet informon se janë shoqëruar disa persona si dhe janë marrë në pyetje pronarët e lokalit ku u vendos eksplozivi në orët e e para të mëngjesit të sotëm (26 korrik) tek Komuna e Parisit në Tiranë. Dëshmitë e tyre do të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi autorët e vendosjes së

eksplozivit. Policia informoi se një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu në pjesën e derës së lokalit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz vetëm dëme materiale. “Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbi-met e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit” informoi policia mengjesin e sotem. Kamerat pikasën Audin “Në momentin e shpërthimit, kamerat e

sigurisë por dhe të bizneseve përreth kanë pikasur një makinë tip Audi. Po hetohte nëse kjo ka lidhje me shpërthimin. Disa persona janë shoqëruar por momentalisht nuk kemi asnjë të ndaluar” Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara aty afër si dhe xhamat e pallatit ku ndodhet lokali, kati i pari i këtij pallati Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për identifi-kimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat e hetimit është motivi i pronësie por ende nuk është zyrtarizuar.

Goditi me sëpatë kunatën së bashku me dy djemtë, arrestohet 62-vjeçariPolicia ka vënë në pranga një 62-vjeçar të shpallur në kërkim në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Mehdi Koleci, banues në fshatin Armath, në Durrës, së bashku me dy djemtë e tij, Algertin dhe Admirin, goditi me sëpatë kunatën e tij Qefsere Koleci. Ngjarja ndodhi për motive pronësie në 23 shtator të vitit të kaluar. 51 vjeçarja mori plagë të rënda dhe fraktura në trup. Dy familjet ishin në konf-likt për një tokë të mbjellë me ullinj. “M.K., 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës,në bashkëpunim me dy djemtë e tij ka goditur me mjete të forta (sopatë), kunatën e tij, shtetasen Q.K., duke i shkaktuar dëmtime se-rioze për jetën,”-raportoi policia. Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Babai shqiptar vrau vajzën, përballet për herë të parë me gjykatënPetrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij 20 vjeçe është përballur me një gjykatë në Adelajde nga shtrati, pasi është në spital me plagë të rënda në trup. Sabrina Lekaj u gjet i vdekur në një makinë në Kidman Park të dielën. Babai i saj është i dyshuar për vrasjen e së bijës. Këtë mëngjes, Petrit Lekaj u përball me masën e paraburgimit. Vajza e tij Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në një makinë rreth orës 11:30 të natës së së dielës, vetëm 250 metra nga shtëpia e familjes në Kidman Park në perën-dim të Adelaide, shkruajnë mediat në gjuhën angleze. Petrit Lekaj u gjet i plagosur me plagë në trup pranë vajzës dhe u dërgua në spital. Ai u arrestua nga policia si i dyshuar për vrasjen. Ai do të mbahet në paraburgim deri në paraqitjen e tij të ardhshme në gjykatë në janar. Policia ka vizituar edhe shtëpinë e familjes shqiptare ku ka ndodhur tragjedia, por nuk ka preferuar të japë detaje në publik. Sabrina Lekaj ishte një studente e shkëlqyer e Mjekësisë dhe një pianiste e talentuar. Miqtë treguan se Sabrina ishte një vajzë e ëmbël, që vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Ata thanë se Sabrina do të mbetet në memorien e të gjithëve si një vajzë e jashtëzakonshme.

Vendi i ngjarjes

Arrestimet e djeshme

Shpërthimi i transformatorit

Page 7: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 2019 7Në PLAN Të PARë

dosja “Hajdari”, Izet Haxhia nuk lirohet nga burguGjykata ka vendosur largimin nga salla të Izet Haxhisë pas debateve që zhvilloi me trupën gjyqësore së cilës i kërkoi lirimin nga qelia. Avokati ka argumentuar se tashmë i akuzuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit, duke i llogaritur si paraburgim dhe azilin në Turqi. “Po nga 2010 deri në 2018 në mars që erdhi i ekstraduar dhe me vullnetin e tij të lirë ku ishin këto në vakancë? Ku ishin këto?”-tha Bashkim Nikolla. Megjithatë Gjykata ka rrëzuar kërkesën për ndryshimi e masës

dhe pranimin e afateve të paraburgimit. Rrëzimi i kërkesës shkaktoi debat dhe mes trupit gjykues dhe avokatëve, të cilët më pas kërkuan dhe kohë për konsultimin me klien-tin e tyre, ndërsa shqyrtimi i dosjes “Hajdari” do të vazhdojë në 6 shtator. Avokati Bashkim Nikolla tha se do ankimojnë vendimin në gji-tha hallkat e gjyqësorit. “Mund ta kërkojmë në Apel, mund ta kërkojmë në Gjykatën e Lartë, edhe diku tjetër”-vijoi Nikolla. Haxhia pre-tendoi se gjatë qëndrimit në paraburgim në Turqi në total duhet ti llogariten 17 vite heqje

lirie, por prokuroria nga ana tjetër argumentoi se me gjithë qëndrimin në shtetin turk nuk mund të bëhen më shumë se 4 vite. Izet Hax-hia ka fituar të drejtën për tu rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish-depu-tetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg. Pas ekstradimit nga Turqia në maj të vitit të kaluar dhe kërkesave për rivendosjen në afat, e cila u pranua nga Shkalla e Parë, një tjetër kërkesë e Haxhisë merr përgjigje pozitive nga Gjykata e Apelit.

I vendos flakën kioskës së xhaxhait, 27-vjeçari dëmtohet edhe vetëNjë 27-vjeçar, që dyshohet se ka djegur kioskën e xhaxhait të tij në fshatin Velmisht të Rroskovecit, është dëmtuar edhe vetë. I riu me iniciale E.A., banues në Arapaj është

dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se

ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A.. 27 vjeçari gjatë dje-gies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë

nën kujdesin e mjekëve,”-raportoi policia. Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.KPa: Mosjustifikim pasurieK

ryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ngeli ditën e djeshme në veting. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (26 korrik) shkarkimin nga detyra të tij. “Trupi gjykues shqyrtoi cësht-

jen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK, date 24 korrik 2018 dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit” lexoi vendimin kryetarja e trupit gjykues Albana Shtylla. Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë. Më 6 gusht 2018, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK i cili linte në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë. Sipas KPA, Zaganjori nuk justifikoi pasurite e paluajtshme, shpenzimet dhe kursimet financi-are gjatë viteve si dhe shkollimin dhe jetesën e femijëve në Britaninë e Madhe dhe Gjermani. Nuk justifikoi pasurite e vena. Në vendimin e KPA-së thuhej se Zaganjori nuk mbulon pasurine me burime te ligjshme dhe ka kryer deklarim te pasakte te pasurise. Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 293 m2, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë.

apartament 81 m2 në durrës“Referuar deklaratës fillestare të pasurisë së

vitit 2003 dhe deklaratës së pasurisë veting të vitit 2017 subjekti i rivlerësimit është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të krijimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme pasuritë e krijuara dhe shpenzimet e kryera deri në vitin 1999, vit në

të cilin pretendon se ka shlyer tërësisht ndaj bashkëpronarëve diferencën e mbetur të vlerës së investimit të godinës. Për rrjedhojë subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm si dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e këtyre pas-urive” lexoi vendimin Albana Shtylla.

pasuria“Subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i saktë

në deklarimin e shpenzimeve të kryera dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justi-

fikuar likuiditetet e përdorura për shpenzimet e kryera” thuhet ne vendimin e KPA . Për vitet 2003- 2016 nga analiza financiare e kryer në ko-legj subjekti i rivlerësmit rezulton me pamundësi financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet.

Lidhur me vitet 2011 - 2012 -2014 nga analiza financiare e kryer në kolegj subjekti i rivlerësimit kishte mundësi financiare për të kryer shpenzimet në vitin 2011 ndërsa për vitin 2012 dhe 2014 nuk arriti të prodhojë aftësinë financiare për të mbuluar me të ardhura të

ligjshme shpenzimet dhe kursimet. Sa i takon denoncimeve sipas KPA nuk dëshmojnë fakte apo rrethana që mund të përdoren si provë Vete Zaganjori deklaroi me 20 korrik 2018 se nuk kishte firmosur mijera vendime por nuk kishte marrë asnjë cent . Tani e tutje Gjykata e Larte mbetet me një anëtar. Ai është Ardian Dvorani i cili njëherësh është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dvoranit si anetar Gjykate te Larte i ka mbaruar mandati qe prej 2014

konfirmohet nertina kosovaE njëjta trupë gjykuese e Kolegjit të Posaçëm

të Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK duke konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova. pasi komision-eri u terhoq nga kerkesa per shkarkimin e saj. Ndërkohë KPK konfirmoi në detyrë, kandidatin e SPAK Klodian Braho dhe kryetarin e Gjykates Administrative te Gjirokastres, Ramiz Lala.

Zaganjori në seancën e KPA-së

Xhezair Zaganjori

izet Haxhia

veTTing

Page 8: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

JAVOR E SHTUNË, 27 KORRIK 20198

CMYK

SOCIALE

Përplasje të forta në Tiranë, në përp-jekje për të ndaluar shkatërrimin e teatrit kombëtar. Regjistro-hen përballje mes

protestuesve që kërkojnë të pengohet shembja e godinës historike dhe for-cave të policisë. Sekretari i përgjith-shëm i OSBE, Thomas Greminger u bëri thirrje ‘të gjitha palëve’ që të prisnin verdiktin e Kushtetueses.

NGA TIRANA, KATERINA SULA

Në agimin e së mërkurës së 24 korrikut, qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar, me synimin për të garantuar punimet e shembjes së godinës. Përballë tyre u rresh-tuan militantë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët, edhe me mbështetjen e përfaqësuesve të opozitës e penguan ngritjen e kantierit për fillimin e punimeve. Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, pati shumë të lënduar, por në për-fundim të ditës, policia u detyrua të tërhiqej. Prej shkurtit të 2018-s, për-faqësues të shoqërisë civile, intele-ktualë dhe artistë janë mobilizuar kundër shembjes së Teatrit Kom-bëtar, i konsideruar si një nga lulet e ndritshme të pasurisë historike e kulturore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë

Imami Gazmend Aga që predikon për ko-munitetin shqiptar në SHBA ka komentuar

debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai shprehet kundër prishjes dhe kërkon reflektim para Zotit. “Mos e prishni teatrin! Ç’e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul be-ton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të

shoqërisë. Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në këtë trend, në teatër do mbeten veç politikanët. Insistoni dhe luftoni me prishur korrupsionin, pangopësinë e politikaneve, haramin, nepo-tizmin! Vendoseni policinë përreth godinave multimilionerë të atyre që jetojnë si mbretër në vendin më të varfër të Europës. Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën femijet tuaj!”, – shkruante imam Aga.

Imami i njohur kundër prishjes së Teatrit: “Arti bashkon, flet, ndjen”

Një nga gazetat më të rëndë-sishme në Gjermani, Frank-

furter Allgemeiner Zeitung ka publikuar një shkrim për situatën e krijuar në Tiranë pas protestës për Teatrin Kombëtar. Gazeta thekson se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka pushtuar godinën.

Gazeta thekson se pas protes-tave të studentëve dhe pas muajsh të tërë me demonstrata kundër qeverisë socialiste, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ka pasur sërish përplasje mes policisë dhe civilëve. Bëhet fjalë për shkatërrimin e Tea-trit Kombëtar, të ndërtuar në vitin 1939, pas sheshit kombëtar me emrin Skënderbej. Më tej shkruhet se lëvizja ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ ka pushtuar teatrin që nga e mërkura. Godina historike do të shembet për t’u zëvendësuar nga

Frankfurter Allgemeiner Zeitung për teatrin: Godina historike do shembet për të ndërtuar kulla

gjashtë kulla. Gjithashtu në artikul-lin kushtuar teatrit gazeta thotë se marrëveshja detyron një kom-pani private, e cila merr përsipër

projektin, edhe për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në shesh. “Shitja e pronës prej 8500 metrash katrorë është shumë kontroverse. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, thonë se gjithçka bëhet në shërbim të popullit.”-shkruhet në gazetë.

Gazeta bisedoi me aktivistin Besjan Pesha për gjendjen aktuale dhe arsyet e protestës i cili ka folur për suiituatën në të cilën ndodhet teatri. Ai thotë se bëhet fjalë për vjedhje të pronës publike dhe se qeveria nuk është e interesuar të mbrojë teatrin, port ë ndjekë inte-resat e veta ekonomike. I pyetur se Çfarë shpreson aleanca nga vazh-dimi i pushtimit ai thotë se synohet që të arrihet vendimi për teatrin të paktën deri sa Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

“Shitja e pronës prej 8500 metrash ka-trorë është shumë kontroverse. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryebashki-aku i Tiranës, thonë se gjithçka bëhet në shërbim të popullit.”

Le Courrier des Balkans: Shembja e Teatrit,“Fusha” i lidhur me një rrjet ndërkombëtar droge

së Tiranës Erion Veliaj, që të dy të Partisë Socialiste, këmbëngulin se do të vijojnë me projektin, duke deklamuar se nuk do të tërhiqen përballë një ‘minoriteti’ kundër-shtarësh. Nëse punimet do të nisin me të vërtetë, Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro. Për ta legjit-imuar këtë projekt, qeveria e Edi Ramës zgjodhi mënyrën e miratimit të një Ligji Special, i cili bie ndesh me shume nene të kushtetutës. Presidenti Ilir Meta e ka kontestuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por tashmë prej një viti, kjo gjykatë nuk

është më në funksionim. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, në vizitë dje në Tiranë, u kërkoi të dyja palëve që të mos vepronin, por të prisnin verdiktin që do të merrte Gjykata. Skandali i Teatrit Kombëtar nuk është thjesht një konflikt lokal. Ai është shndër-ruar në një skandal madhor, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave. Në fakt, firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018/ Courrierdesbalkans.fr

Page 9: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

E SHTUNË, 27 KORRIK 2019 9JAVOR

CMYK

SOCIALE

Presidenti Meta vlerësoi dje gjatë një ceremo-nie solemne të zh-villuar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës

ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Loko-motivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Presidenti Meta u dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drej-tuar të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve familjarët dhe të afërmit e Shyqyri dhe Haxhi Ballgjinit, kolegët, trajnerët, personalitete të sportit dhe sportdashësit e shumtë durrsakë, Presidenti i Republikës theksoi se kjo ceremoni dekorimi është dy-fish e veçantë, sepse vlerësojmë dy vëllezër kaq të shquar për sportin dhe kombin tonë. “Falënderimin e parë e kam për prindërit e Ballgjin-ive, sepse ata dhanë dy Ballgjinë të shquar për Durrësin dhe Shqipërinë. Shyqyri Ballgjini është njëri prej per-

Hapet një pikë e re në Tiranë, për patentat dhe lejet ndërkombëtarëtë qarkullimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbi-meve të Transportit Rrugor (DR-

SHTRR) njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit se leja e drejtimit ndërkombëtar dhe leja e qarkullimit ndërkombëtar, mund të tërhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Ti-ranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nshraku), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar. ‘Shër-bimi i ri i ofruar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpër-mendur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkullimi kombëtar, dokument identifikimi, 1 fotografi për leje drejtimi ndërkom-bëtare’, thuhet në një njoftim të Drej-torisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.

Tërmeti në fshatrat Korçës

Komuniteti musliman mbledh para për familjet e dëmtuara: Solidarizohemi me banorëtPrej dy muajsh që goditi tërmeti i 1

qershorit me pasoja më të rënda në fshatin Floq të Korçës, solidariteti dhe humanizmi po dëshmohet në vazhdimësi. Komuniteti mysliman ka treguar se është ndodhur me ndihma të përditëshme për familjet në vështirësi të Floqit duke ndjekur gjendjen atje. Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, dje vizitoi fshatin Floq ku u dhanë edhe ndih-mat në vlera financiare dhe ushqi-more. Nga ana e tij, edhe Spahiu u shpreh se për tërmetin e 1 qershorit dhe pasojat e tij vjen edhe solidar-iteti i komunitetit mysliman. Një ndihmë financiare me vlerë reth 6.5 milion lekë të vjetra është mbledhur në xhamitë e Shqipërisë dhe shkon për banorët e Floqit që ti përdorin për këtë situatë. Ndërkaq, në fshatin Floq, shoqata të ndryshme islame në bashkëpunim me Myftininë, Prefek-

turën dhe bashkinë e qytetit po i vi-jnë në ndihmë banorëve të Floqit por edhe atyre në Qafzes dhe Vidohovë që u prekën më rëndë nga tërmeti. Mbi 150 persona janë trajtuar me veshm-bathje, për 75 familje janë ndarë pako ushqimore dhe për 14 familjet që strehohen te shkolla e Floqit ndahet nga një vakt ushqimor falas i përgati-tur. Këto mbështetje nga ana e Komu-nitetit Mysliman pritet të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht me nga një vakt ushqimor për banorët e Floqit, pasi gjendja në këtë fshat nuk është stabilizuar ende për një jetë normale. Më herët banorët e fshtrave të prekur nga tërmeti dolën në protestë pasi qeveria dhe bashkia nuk kanë nisur akoma punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara duke i lënë këta të funndit në mëshirë të fatit, edhe pse kanë premtuar se punimet do mbaronin brenda vjeshtës.

Meta: Vëllezërit Ballgjini kanë shkëlqyer në fushën e blertë, model për brezat e rinj

sonaliteve kryesore të një ‘Dinamoje’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë Kom-bëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Ballgjini-Përnaska dhe Vasillaq Zëri i ndjerë. Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen kur kanë luajtur që të dy, Shqipëri-Rumani 7-1, kur ‘Shpresat’ e Shqipërisë dolën për herë të parë Kampionë të Ballkanit. Dhe aq më tepër kur nga ato ‘Shpresa’ për herë të parë patëm një Ekip Kombëtar të jashtëzakon-

shëm, që do të shkëlqente në vitet e mëpasshme.”-tha Meta në fjalën e tij. Më tej Presidenti Meta vuri në dukje se të dy vëllezërit Ballgjini janë modele edhe si qytetarë, përveç modelit të jashtëzakonshëm që kanë treguar në fushën e blertë, të vlerave të rralla në frymën e ekipeve, të re-spektit ndaj publikut. Ai tha se ata frymëzojnë pamasë edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pa-varësisht kushteve të vështira, i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesion-alizëm dhe përkushtim.

Page 10: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

JAVOR E SHTUNË, 27 KORRIK 201910 SPECIALE

Nga Gëzim SALIU

Në këto ditë të nxehta vere, Qeve-ria dhe Bashkia e Tiranës kanë bashkuar forcat si asnjëherë më parë dhe kanë nisur sulmin final për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Prej debatit

të hershëm të një viti më parë, në këtë shesh pushtetin prej 12 muajsh e ka pasur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila çdo pasdite është mbledhur aty duke këmbyer ide, mendime, e jo në pak raste shfaqje të hapura, të gjitha me thelb lajtmotivin e protestës: rëndësinë e ruajtjes së godinës si trashëgimi kulturore dhe si pjesë kryesore e traditës së kryeqytetit.

Por heshtja tinëzare e pushtetit u thye në këto ditë fund korriku, pikërisht në kohën ku qytetarët kanë braktisur Tiranën dhe vëmendja e tyre ndaj zhvillimeve në vend është fare e pakët për shkak të sezonit të pushimeve. E megjithatë “sulmi i papritur” rezultoi një dështim. Aleanca së bashku me qytetarët dhe mbështetjen e opoz-itës mundën të fitonin betejën e parë. Godina e Teatrit nuk u zbraz dhe njëkohësisht u has një zmbrapsje e policisë, qartësisht një lëvizje taktike e bluve, të cilët presin urdhrin e radhës për t’u hedhur drejt godinës me gjithë forcën e tyre. Dhe deri në ditën kur kjo do të ndodhë, me shumë mundësi edhe vetë ngjarejet, per-sonazhet dhe çështja do ketë pësuar ndryshime të tjera. Përballja finale, do përcaktojë shumë fate brenda saj; fatin e godinës së Teatrit, vetë Aleancës, opozitës, por mbi të gjitha dhe vetë mazhorancës qeverisëse e cila ndoshta me Te-atrin po has përballë saj “kundërshtarin” më të fortë të këtyre viteve.

SJELLJA E MAZHORANCËSDiametralisht e kundërt me Teatrin Kom-

bëtar, sjellja e mazhorancës me godina të tjera, shumë herë më të degraduara, ka qenë në favor të rikonstruksionit të tyre. Kujtojmë pak vetëm disa prej tyre; Piramida, Shtëpia me Gjethe, Bunk’art etj. Pse në të tilla godina të veprimtarisë ish-komuniste, të katandisura më keq se karakatina, sic rreket ta cilësojë me përbuzje kryebashkiaku Veliaj godinën e TK-së, qeveria dhe Bashkia kanë mundësi të investo-jnë dhe rikonstrukojnë duke i kthyer në ob-jekte të vizitueshme për qyyetarët? Pse godina e Teatrit nuk mund të rikonstrukohet, qoftë edhe fundja fare si një objekt relikë, për të qenë e vizitueshme nga qytetarët e shumtë, brenda e jashtë vendit ,që dukshëm interesin e kanë jo pak aktiv për artin dhe kulturën vendase… Pyetjet në fakt e kanë përgjigjen fare të thjeshtë e të shpjegueshme logjikisht mjaft qartë: Interesi i pushtetit në këtë mes nuk është fare tek godina apo arti në tërësi, thjesht godina e re e TK-së e programuar nga qeveria është një skaj tmerrësisht i vogël dhe i parëndësishëm i projektit real, për të cilin interesi është maksimal si ngapushtetit qën-dror ashtu edhe ai lokal në kryeyqytet, ashtu edhe nga klienti i preferuar “Fusha sh.p.k”.

“Piramida”, “Shtëpia me Gjethe”e “Bunk’art” vërtetojnë se debati për Teatrin, s’është çështje godine

Për këtë pikë do zgjerohemi në fund të ari-kullit e ndërsa në këtë pjesë të shkrimit do paraqesim një tjetër diskutim që lidhet me një farë nostalgji të kësaj mazhorance për “mbetjet e komunizmit”, afeksion që shfaqet dukshëm me rikonstruksionet e atyre që janë cilësuar si “veprat kryesore të regjimit”.

1-PIRAMIDATre vite pas vdekjes së ish-uhdëheqësit të

regjimit komunist u përurua në Tiranë në 1988 muzeu për nder të Enver Hoxhës. Për thuajse 25 vite kjo godinë do gjendej mes dyshimeve të shumta për të ardhmen, e ndërsa rrënimi i saj ishte i pandalshëm. U propozua si qendër

konferencash, sallë koncertesh, ekspozitash e panairesh, nuk gjeti kurrë një funksion të dytë të qëndrueshëm, ndërsa fasada e strukturës u vandalizua shpesh, me grafite apo me thyerje xhamash. Në vitin 2010, qeveria Berisha do të merrte vendimin për ta shembur këtë symbol diktature me synimin që nën rrënojat e struk-turës, të ndërtohej një tempull demokracie. Por kjo gjë nuk ndodhi, më shumë se sa për vulklnet politik, ishte shkak parësorë munge-sa e fondeve për një projekt gjigand sic ishte parashikaur nga qeveria e djahtët e kohës. E ndërsa projekti doli në pah, nuk ngeli kush nga krahu i atyre që në atë kohë cilësoheshin si mbrojtës të trashigimisë kulturore, mes tyre Artan Lame e Artan Shkreli, të shrehshin kundër duke kërkuar mbrotjejne godinës si trashëgimi e vendit. Madje këta dy “mbrojtës të trashëgimisë” u ankuan edhe për heqjen e hekurave të rrethues te Presidenca nga Bu-jar Nishani në atë kohë , pasi sipas tyre edhe ato ishin pjesë kryesore e trashëgimisë së Shqipërisë! Ndërsa tani që janë në “prehrin” e mazhorancës me poste të rëndësishme në pushtet, Lame e Shkeli kanë mbyllur gojën si me magji për tentativën e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke harruar si ishin ni-smëtarët e krijimit të Forumit për Trashëgimi-në Kulturore.

Për t’ju rikthyer historisë së Piramidës, kur majtët erdhën në pushtet në 2013, ndry-shoi edhe qëndrimi ndaj godinës. Ajo u shpall monument kulture i kategorisë të dytë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, më 2015-n. Tre vjet më vonë, në 2018-ën erdhi edhe projekti i “famshëm” nga Veliaj duke synuar kthimin e saj në një qendër teknologjie dhe inovacioni. Ndërsa degradigimi i godinës ishte shumë herë më keq se gjendja e sotme e Tea-trit, dyshja Rama-Veliaj nuk foli për asnjëherë për pamundësinë e rikonstruksionit të saj për mungesë fondesh.

Ndërsa për Teatrin, kryeministri dhe pas tij ”zëvendësi në hije” Veliaj e cilësojnë godinën e Teatrit jo vetëm pa ndonjë vlerë historike e kulturore, por as të denjë për një teatër prov-ince e jo më kombëtar. Pra në logjikën e kësaj mazhorance, piramida e ngritur në nderim të ish-diktatorit vlen të rikonstrukohet e të ruhet

Rikonstruksioni i shtëpisë me gjethe

Denoncimi nga PD

Page 11: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

E SHTUNË, 27 KORRIK 2019 11JAVOR SPECIALE

si objekt trashëgimie e ndërsa teatri Kombëtar, i krijuar që në vitin 1938 nuk përbën më së paku as si vlerë kulturore?!

Piramida e projektuar nga e bija e Enver Hoxhës, së bashku me të shoqin e saj Klement Kolaneci sipas Ramës: “është një ndërtesë ikonike e një periudhe të posaçme për vendin, që mbetej aty si një shprehje torturuese e pa-mundësisë, për t’i ikur asaj që ajo përfaqë-sonte në kohën e kaluar dhe për t’i dhënë asaj një jetë të re.” . Ndërsa teatri, po sipas Kryeminsitrit nuk është identifikues për qyte-tin, pasi u ndërtua sipas tij si një “dopolavoro” nga italianët në vitin 1938! Logjikë që lë për të dëshiruar! ( Kujtoni, nuk është çështje godine, thjesht luhet projekti i madh)

2-SHTËPIA ME GJETHENë maj të 2017-ës u përurua muzeu Kom-

bëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, godina e mistershme që prej 45 viteve mbuluar nga gjethet iu fsheh syrit të publikut dhe ku u përgjuan, kon-trolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm nga regjimi komunist. Ashtu si edhe në rastin e “Pira-midës”, edhe për kët godinë që kishte degrauduar krejtësisht dhe që u rikonstruktua falë ndërhyjres me fonde të Qeverisë, Rama shprehu konsider-ata të larta. “Ky muze është një thesar që na jep mundësi të zbulojmë pjesë të tjera të këtij mo-zaiku që mbeten për të zbuluar me ngjarje, per-sonazhe, lidhjen e shtetit me njerëzit, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës”, u shpreh Rama në 24 maj.

Pra sipas KM-së, Muzeu i Gjetheve është një “thesar” e ndërsa po sipas deklarimeve të tij godina e TK-së nuk ka ndonjë vlerë historike e kulturore! Kujtojmë se Teatri Kombëtar i ndër-tuar nga arkitekti italian Giulio Berté që i nisi punimet më 1938 –n dhe u përurua një vit më vonë, ka tetëdhjetë vite jetë dhe histori. Por sipas logjikës së KM-së, vendi ku regjimi përmes shër-bimit më famëkeq kreu veprimet e tij që çuan në vendime me vdekje për qindra e mijëra qytetarë, është një “thesar” trashëgimie e ndërsa godina e TK-së ku janë ngjitur me rradhë gjidandët e ske-nës shqiptare, nuk paska të paktën as vlerë kul-turore dhe nuk na qenkërka as e vlefshme për “teatër province”! (Kujtoni, nuk është çështje godine, thjesht luhet projekti i madh)

3-Bunk’art- Një tjetër rikonstruksion i “mbetjeve komuniste” është edhe ai i bun-kerit antibërthamor, që për koiçidencë u la nën “mirëmbajtjen e veçantë” e një prej drejtuesve të medias në vend që njihet hapur për afërsinë e tij me kryeministrin dhe PS-në. Aq shumë i ngji-ti Kryeministrit ky projekt i ringjaljes së të kalu-arës së hidhur komuniste, sa brenda dy viteve ngriti edhe një bunk’art të dytë , atë në oborrin e ministrisë së Brendshme në Tiranë, sigurisht me të njejtin “mirëmbajtës projekti”. Edhe pse ja dogjën e ja shkatërruan në një nga protestat e opozitës në atë kohë, Kryeministri nuk e pati fare problem ta ta ngrinte nga fillimi kupolën hy-rëse të bunk’art! Dhe, ashtu si në rastin e “Pira-midës” dhe “Shtëpisë me Gjethe”, qeveria nuk e pati aspak problem ta rikonstukonte një godinë-tunel në gjendje të mjerueshme, në një “vepër arti” siç e cilëson kryeministri. Vetëm në rastin e Teatrit nuk vlen rikonstruksioni dhe pse?! Sepse TK ndodhet në zemrën e Tiranës, në zonën më të lakuar nga “grabitqarët e ndërtimit” për kulla e projekte të tjera tregtare që padyshim synimin nuk e kanë te interesi publik por te ai i ngushtë personal. (Kujtoni, nuk është çështje godine, thjesht luhet projekti i madh)

PROJEKTI MILIONA EUROProjekti “Fusha” synon të transformojë pro-

nën e tij prej vetëm 298.1 m2 në një kompleks kullash 17-21 kate, të shtrira mbi 8465 m2 tokë publike-përfshirë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Më 12 mars 2018, kryeministri Edi Rama i prezantoi zyrtarisht planet e qeverisë për të lidhur një Partneritet Publik Privat për ndërtimin e Teatrit të ri Kom-bëtar. “Pozicioni im është shumë i vjetër dhe nuk ka ndryshuar asnjë moment. Për fat të keq u desh kaq shumë kohë që të bëhet ajo që duhej të bëhej shumë kohë më parë, në të vetmen mënyrë se si ky vend, me mundësitë e veta mund ta bëjë, përmes partneritetit me sipërmarrjen private. Godina do të shembet,” tha ai përpara një grupi artistësh të ftuar në qendrën COD në kryeministri.

E menjehërë ishin të shumtë artistët që ngritën krye mbi këtë projekt që rrezikonte godinëne TK-së. Por Qeveria dhe Bashkia vazhdoi e qetë planin e saj, duke mos nguruar edhe taktikën përça e sundo, të përdorur shpeshheherë edhe në mjaft protesta të tjera kundër saj (kujto protestën e stu-dentëve, protestën te Parku i Liqenit)

Më 10 qershor qeveria paraqiti një projek-tligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompa-nisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kom-

bëtar, dhe i dha të drejtën vetes që të negociojë në emër të interesit publik kontratën konce-sionare. Pas një serie diskutimesh të mbajtura mes artistëve dhe kryetarit të bashkisë së Tira-nës, Erion Veliaj, mazhoranca miratoi me 5 ko-rrik në Parlament ligjin për PPP-në e debatuar.

E pavarësisht se Presidenti e ktheu dy herë mbrapsht ligjin, qeveria vazhdoi përpara në rrugën e saj duke synuar deri në fund zbatimin e projektit për të cilin ishte investuar që në fil-lim e që padyshim Teatrin e ri e ka thjesht një skaj të papërfillshëm të asaj që pritet të ndodhë me sheshin që përfshinë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Planet e kompanisë së ndërtimit janë për të ngritur disa pallate 17 deri në 21 kate me një sipërfaqe të përgjithshme mbi tokë prej 68 mijë metrash katrorë dhe dy-tre kate parking nën tokë me sipërfaqe totale 20 mijë metra katrorë. Në shkëmbim të shfrytëzimit të tokës publike të teatrit dhe atë përreth tij, Fusha Sh.p.k premton ndërtimin e një teatri të ri me sipërfaqe totale ndërtimi prej 9280 metrash katrorë, në të cilin parashikohet edhe një bar/kafe 500 metra ka-trorë. Sipas propozimit për PPP të kompanisë “Fusha”, 40% e tokës do të jetë “vetëm për te-atrin e ri kombëtar” ndërsa 60% për “ndërtimet me karakter komercial”. Projekti parashikon ndërtimin e dy kateve nëntokësore në të gjithë sipërfaqen e tokës, e madje më shumë se sa kaq, për realizimin e 20,400 metrave katrorë parking. Teatri Kombëtar pretendohet se do të jetë 9200 metra katrorë, por në këtë sipër-faqe, vlerësimi llogarit edhe 1185 metra katrorë “taracë” si dhe 700 metra katrorë i quajtur “shesh i mbuluar për performancë”. Në total, kompania thotë se pret të marrë afro 119 mil-ionë euro të ardhura nga i gjithë projekti, nga i cili, 33 milionë do të jetë kostoja e Teatrit të ri, ndërsa 93 milionë do të jetë kostoja totale e ndërtimit të teatrit dhe pallateve. Ajo pretendon se do të ketë një leverdishmëri ekonomike në diferencën nga 93 milionë që vlerësohen kostot, në 118 milionë që parashikohen të ardhurat.

Por opozita përmes denoncimeve të saj ka denoncuaar në shumë raste se projekti është një mega-vjedhje që bëhet ndaj truallit publik në interes të atyre që i cilëson si “oliagarkët e qever-isë”. Kështu në një dalje publike muaj më parë, PD akuzoi për shifrat reale të fitimeve, ku Hek-uran Hoxhalli në atë kohë bëri edhe një llogari trë thjeshtë: “le ta shumëzojmë përfitimin prej 11 milion e 400 mijë Euro me gjashtë kulla 10 katëshe dhe do na dalë shifra 68 milion e 400 mijë Euro përfitim për 6 kulla dhjetë katëshe. Po t’i bëjmë kullat jo 10, por 30 katëshe, aq sa i ka qejf oligarku, a e dini sa na del përfitimi? Del 205 milion e 200 mije Euro.”.

Po ashtu edhe ish-deputetja Albana Vokshi ka pasur disa dalje për çështjen e Teatrit, ku ka theksuar se kullat do të ndërtohen në truallin e Teatrit. “Duke përdorur Fusha shpk si kom-pani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit, fitimi minimal për Edi Ramën nga ky akt mafioz, i paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar, është jo më pak se 205 mln euro”, ka pohuar Vokshi.

Ndërkohë interesante të theksohet është fakti se firma ‘‘Bjarke Ingels’‘ e arkitektit dan-ez me të njëjtin emër e shpallur me bujë nga qeveria është tërhequr në hije nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Sipas burimeve thuhet se Ingels nuk ka rënë dakord me kom-panin “Fusha” për disa detaje të porojektit që lidhen më së shumit me cilësine e tij.

Përtej kësaj, një zhvillim interesant për çështjen së fundmi është kërkesa që Presidenti Meta dërgpoi në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm ligjin e Qeverisë për Te-atrin. E po ashtu, në të njejtën linjë ishte edhe qëndrimi i fortë i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së i cili vetëm dy ditë më parë pohoi se mbi Teatrin Kombëtar nuk duhet ndërmarrë asnjë vendim derisa të shprehet Gjykata.

Page 12: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 201912

Marrja e pronës së Kopshtit Botanik nga Bashkia, edhe sindikata del kundërS

indikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë (SPUSH) i kërkoi, përmes një njoftimi për media, qever-isë të tërhiqej nga vendimi i datës 17 korrik për të

ndryshuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës te Bashkia e Tiranës. Më herët për këtë tjetërsim kishte reaguar vetë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, duke e cilësuar “cënim të rëndë të lirisë akade-mike”. Në të njëjtën linjë është edhe letra e firmosur nga kreu i SPUSH prof.asoc.dr Sandër Kovaçi dhe Sekretarja e Përg-jithshme Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi shprehet shqetësimi se vendimi i qever-isë është vijim i tentativave për të marrë nënkontroll pronat të universiteteve, ndërsa shprehin frikë për tjetërsimin e tyre. Ata thonë se vendimi në fjalë “cënon rëndë au-tonominë universitare dhe lirinë akademike sepse KBT, është i vetmi institucion kërki-mor-mësimor në vend në fushën e florës”.

Por pa u tharë mirë boja në këto reagimi qeveria në mbledhjen e 25 korrikut ka ven-dosur që prona të Universitetit Bujqësorë të Tiranës t’i kalojnë Ministrisë së Bujqësisë. “Kalimin, nga varësia e Ministrisë së Arsim-it, Sportit dhe Rinisë (Universiteti Bujqësor, Tiranë) te Ministria Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të laboratorëve të diagnostikimit të parazitëve të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të tokës bujqësore, trojeve, godinave dhe objekteve të tjera të ndërtuara mbi to”, thuhet në njoftimin në faqen e qeverisë. Ndërkohë ndryshimi i pronësisë së Kopshtit Botanik të Tiranës shihet nga sindikata ashtu edhe FNSH si kërcënim. Në reagime paraqit-

en si shembuj shpronësimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nga muzeu, tentativën për të tjetërsuar godinën e Fakultetit të Gjeologji Minierave dhe përplasjen e Bashkisë së Tiranës me Universitetin Bujqësorë të Tiranës për pjesë të pretenduara të kampusit të UBT-së.

“Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknolog-jisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me

godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të real-izimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës”, thuhet në reagimin e FNSH-së. Fakulteti shprehet se ishte i gat-shëm për bashkëpunim dhe se mirëpriste investimet e Bashkisë së Tiranës, por pa cënuar funksionin e KBT-së. Po ashtu në të dy reagimet kërkohej prishja e VKM-së dhe paralajmërohet se do të merreshin masa për ta zhbërë atë. “Jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërki-mor dhe mësimor i pazëvendësueshëm”, thuhet në reagimin e FNSH. Reagimet vënë në dukje se Kopshti Botanik është i vetëm në llojin e tij në Shqipëri dhe se ai është ndërtuar dhe mbajtur nga pedagogët dhe studentët e FNSH-së për gati 50 vjet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 17 korrik ndryshon pronësin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga universiteti te Bash-kia e Tiranës. Në vendim thuhet se bashkia merr në zotërim KBT “për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta”. Po ashtu aty kërkohet që mes bashkisë dhe universitetit të lidhet një marrëveshje për garantimin e “aktivitetit mësimor e të vep-rimtarive kërkimore-shkencore të Universi-tetit të Tiranës”. VKM po ashtu shprehet se bashkisë i ndalohet tjetërsimi i sipërfaqeve që i bashkangjitet vendimit. Në botimin e aktit në fletoren zyrtare listohen 7 pasuri me një sipërfaqe totale prej 111.804 metra katrorë ose rreth 10.2 hektarë.

Inceneratori në Zimbabve, anulohet kontrata me kompaninë e Klodian ZotosKëshilli Bashkiak i kryeqytetit të Zimbabves, Harare ka vendosur të anulojë kontratën për ndërtimin e incenetatorit të mbetjeve me kompaninë guackë Integrated Energy BV, e lidhur me sipërmarrësin shqiptar Klodian Zoto. Pas raportimeve se kompania guaskë Integrated Energy BV kishte marrë në mënyrë të paligjshme një memorandum mirëkuptimi me Këshillin Bashkiak të Harares, dhe pas kërcënimeve të kompanisë për të paditur një gazetë lokale me 500 milionë dollarë gjobë, Këshilli ka vendosur të anullojë marrëveshjen.

‘Këshilltarët ishin të shqetësuar për profilin e dobët të kompanisë pas kontrolleve të tyre për të shkuarën e saj, gjë që ngriti dyshime rreth kapacitetit të saj për të ndërmarrë një projekt të asaj madhësie. Këshilltarët ishin veçanërisht të shqetësuar për faktin se IEBV ka ndërmarrë vetëm një projekt të ngjashëm në Shqipëri në vitin 2017, pasi fitoi një tender të dyshimtë.’

Këshillit të Qytetit të Harare-s iu tërhoq më shumë vëmendja për rrezikun e kësaj marrëveshjeje, pasi Integrated Energy BV kërkoi ‘miliona dollarë’ parapagesë, para se të fillonte puna për ndërtimin e inceneratorit.

Sekretari i këshillit, Hosia Chisago deklaroi:‘Ajo që ndodhi më pas është që, ndërsa

negociatat vazhduan, kuptuam se ajo që kompania kishte premtuar nuk ishte ajo që ne donim. Kur na u afruan fillimisht, ata treguan se ishin gati të plotësonin kërkesat tona. Ne u kishim treguar atyre qartë se ne donim që ata të ndërtonin dhe financonin inceneratorin, ta menaxhonin atë për 30 vjet dhe më pas t’ia transferonin atë këshillit të qytetit. Por më pas, mësuam se ne duhej të paguheshin një

shumë parash paraprakisht dhe ne nuk mund të pajtohemi me atë rregullim.’

Ndërsa Këshilli i Qytetit të Harares ka vendosur të mos humbë paratë publike për ndërtimin e një inceneratori nga një kompani pa asnjë të dhënë publike, qeveria shqiptare ka nënshkruar jo pak, por tri kontrata part-neriteti publike-private me Integrated Energy BV dhe kompania e saj motër Integrated Technology Solutions, të gjitha të lidhura me biznesmenin shqiptar Klodian Zoto. Tre kon-

cesionet për incineratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës do të kushtojnë rreth 236 milionë euro. Kontrata për incineratorin e Elbasanit ka afat 7-vjeçar, do të kushtojë 28 milionë euro dhe do të ndërtohet nga Albtek Energy. Kon-trata për incineratorin e Fierit ka afat 6-vjeçar, do të kushtojë 28 milionë euro nga shteti dhe do të ndërtohet nga Integrated Technology Waste Treatment Fier, ndërsa koncesioni për incineratorin e Tiranës do të zgjasë 30-vjet, do të kushtojë 180 milionë eurosh dhe do të ndërtohet dhe menaxhohet nga Integrated Energy BV shpk. Megjithëse kanë kaluar disa vite nga nënshkrimi i kontratave, asnjëri prej këtyre incineratorëve nuk është ndërtuar.

*Shkrimi i gazetarit Andrew Kunambura nw gazetwn zimbabviane: https://www.thein-dependent.co.zw/2019/07/19/harare-can-cels-us134m-waste-to-energy-project/

*Shkrimi i Artan Ramës: Menaxhimi i mbetjeve: dështim i qeverisë, përfitim për bizneset e dyshimta

https://exit.al/2017/09/menaxhimi-i-mbet-jeve-deshtim-i-qeverise-parajse-per-bizne-set-e-dyshimta/

AKTuALiTET

Kopshti botanik

Bashkia e Tiranës

incenerator

Page 13: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

Javor E shtunë, 27 korrik 2019 13

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sikurse raportojnë mediet fqinje shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur me vendbanim në qendër të Cesenatico bënte disa xhiro me makinë në bregdet dhe shiste kokainë. Arrestimi i tij u bë sapo ka dalë nga shtëpia, ku po për-gatitej për të bërë disa furnizime

me kokainë. Gjatë kontrollit ushtruar në makinë policia gjeti dhe sekuestroi 10 gram drogë, të ndarë në doza brenda mbajtësit kryesor të motorit, 200 euro dhe një celular. Pas kërkimit më të hollësishëm në shtëpi policia gjeti edhe 35 gramë kokainë, futur në një qese me oriz, e ndarë në 12 doza dhe që përmbante dy vezë si ato të surprizave të vezëve Kinder.

Një sasi prej 54 kg drogë ishte fshehur në dyshemenë e mak-inës dhe po tentohej të largohej nga Shqipëria. Droga fillimisht u identifikua përmes skanimit të makinës tip Opel Meriva dhe më pas u dërgua për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare në Morinë. Mësohet se mbrëmjen e 25 korrikut, strukturat doganore të Degës Doganore Morinë/Kukës në bashkëpunim me Doganën Kosovare, sekuestruan një sasi prej 54 kg 963.24gr lëndë narko-tike e tipit: 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë. “Gjatë kon-

trollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K. Gjatë procedurës së skanimit nga ana e dogani-erëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërenjtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dysheme e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë” thuhej në njoftimin e doganës. Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi ti ofronte ryshfet një punonjësi të policisë rrugore. Në pran-ga ra i riu me iniciale B. P., banues në Vig, Shkodër. Ai tentoi të korruptonte punonjësit të Policisë Rrugore në aksin rrugor Thumanë - Milot, me qëllim shmangien e masës administrative. 22-vjeçari po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që u ndalua nga policia rrugore së bashku me dokumentacionin u dha edhe një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekëshe.

Itali, kapet shqiptari që shiste kokainë në bregdet

shqiptari fshehu 54 kg drogë, në dyshemenë e makinës

I ofroi ryshfet policit, pranga 22-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Dibër. Një 30-vjeçar ka mbërritur në Spita-lin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë. Burimet raportuan se një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për

shkak të plagëve, pasi ka marrë një plumb në kokë. Viktima është nga fshati Vlashe e njësisë ad-ministrative Shupenzë. Nuk dihet nëse e kanë vrarë apo ka kryer vetëvrasje. Policia është në vend-ngjarje dhe po heton rastin.

Vdes me plumb në kokë 30-vjeçari në dibër

Dy shtetas rumunë janë arrestuar në Tiranë, ndërsa për një tjetër ka nisur procedim penal pasi janë kapur duke përdorur karta

të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Një bankë shqiptare e nivelit të dytë kishte bërë kallzimin . “ Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informoi se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke” informoi policia e shtetit. Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë . “ Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin. Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C., u procedua penalisht në gjendje të lirë “ , thuhej në njoftimin e shpërndarë nga Policia e shtetit. Operacioni u kodua “Credit Card Fraud”. Të arrestuarit A. B., 37 vjeç, banues në Rumani; C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; U procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani; Karta krediti të

klonuara britanike dhe kanadeze janë mjetet që anëtarët e një grupi kriminal me rumunë dhe shqiptarë përdornin për të përfituar shuma të mëdha parash. Nën drejtimin e 37-vjeçarit rumun Aleksandër Boevan, grupi kishte krijuar një skemë mashtri-mi kompjuterik, të cilët pikasnin bankomate të bankave dhe më pas kryenin tërheqjen e vlerave monetare. Gjithashtu kjo skemë mashtruese e krijuar nga të ar-restuarit, me rol kryesor shtetasin Boevan dyshohet se është aplikuar dhe në shtetin rumun, që për tu faktuar mësohet se janë kërkuar informacione nga autoritetet rumune. Hetimet për zbulimin e grupit kanë nisur pas denoncimit të një banke të nivelit të dytë, pasi në bankomatet e tyre, persona të

paidentifikuar kishin përdorur 10 karta të klonuara, duke u shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.Për këtë rast mësohet se policia u ka kërkuar informacion dhe po verifikon edhe banka te tjera të nivelit të dytë nëse kanë rënë pre e mashtrimeve të grupit të drejtuar nga Aleksander Boevan.

provatGjatë kontrollit të këtyre shtetasve,

u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme: 3 telefona të markave të ndryshme; 8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash; Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

OPerAciOni “creDiT cArDrAuD”arrestohen rumunët në Tiranë, operonin me karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe

KRoNiKë

materialet e sekuestruara

Page 14: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

JAVOR E SHTUNË, 27 KORRIK 201914 SOCIALE

Të blesh shtëpi në Shqipëri mision i pamundur, nuk janë zbatuar programet sociale të strehimit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një audit në lid-hje me efektivitetin e pro-grameve sociale për strehimin e qytetarëve. Sipas KLSH-së në Shqipëri ky program strehimi

është shumë i kufizuar, ndërsa blerja e një ba-nese më të ardhurat që janë aktualisht është thuajse një mision i pamundur. ‘Aksesi në pro-gramet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërbal-lueshme në skemën e strehimit social’, thuhet në raportin e KLSH-së.

RAPORTI I KLSH-sëKLSH përfundoi auditimin e performancës

me temë ‘Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit’ të ushtruar në bashkitë Tiranë, Kor-çë, Shkodër, Vlorë dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 11 datë 22.07.2019. Duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm socialë dhe ekonomikë, përfshirë luhatjet financiare, nga shumatorja e përvojave europiane mbi banesat sociale, janë sintetizuar dy modele kryesore: Vendet me traditë të gjatë në pro-gramet sociale të strehimit kanë zhvilluar me-kanizma inovativë, duke krijuar bashkëpunim me sektorin privat, me qëllim strehimin e më të varfërve si dhe vendet me traditë modeste në programet sociale të strehimit, ku fondet pub-like janë edhe më të kufizuar, janë angazhuar drejt shtresave më nevojtare.

Sipas KLSH-së Në rastin e Shqipërisë, ske-ma e banesave sociale është një ndërthurje mes modelit të kategorizimit të shtresave dhe modelit të kompensimit. Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përf-shirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme dhe në kontekstin e stre-himit social, përbën riskun madhor të rritjes të kontingjentit të të pastrehëve. Pikërisht, kuadri rregullator dhe analizat e bëra në këtë drejtim, nuk marrin parasysh faktorin ‘përbal-lueshmëri’ të banesave, por edhe problema-tika të tjera që shoqërojnë strehimin në Sh-qipëri, të cilat janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare. Krahasuar me mesataren eu-ropiane, ku vetëm 17% e të anketuarave janë shprehur se kanë hapësira të pamjaftueshme në banesat e tyre, në Shqipëri rreth 43% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë probleme me mungesën e hapësirës. “Nga auditimi re-zulton se, programet sociale të strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve, duke mos luajtur një rol proaktiv në zbutjen deri në eli-

minimin e këtij fenomeni. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera.”-thuhet në raport. Më tej theksohet se aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar dhe bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papër-ballueshme në skemën e strehimit social. Në raprtin e KLSH-së thuhet se ligji i ri ‘Për stre-himin social’, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve so-ciale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive.

PROBLEMATIKAT KRYESORE TË KONSTATUARA NGA KY AUDITIM

Audimtimi ka nxjerrë disa problematika kryesore përsa i përket strehimit social:

• Përcaktimi i objektivave nga Qeverisja Qendrore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive;

• Mungesa e një statistike reale mbi num-rin e të pastrehëve;

• Mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shu-micën e bashkive;

• Kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit;

• Pozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore;

Më tej në raport shkruhet se zbatimi i plotë dhe efektiv i programeve sociale të strehimit has vështirësi, pasi realizohet pa patur të përcaktuar, bazën e formulës së përfitimit, që janë të ardhurat mesatare në rang kombëtar dhe vendor si dhe shtrohet problematika se INSTAT-i nuk disponon të dhëna se cilat janë të ardhurat mesatare dhe mungesa e këtij elementi pengon zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët. Për më tepër, ky funksion social i bashkisë s’është i inkuadruar as në planifikimet urbane apo planet e detajuara vendore, për ndërtimin e banesave sociale, për të përfshirë konceptin e Zonave me Interes Social.

Në Vendimin e Kryetarit të KLSh-së për auditimin e performancës ‘Efektiviteti i Pro-grameve Sociale të Strehimit’ janë dhënë 38 re-komandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të cilat adresojnë eliminimin e mangësive dhe përmirësimin në të ardhmen të sistemit të strehimit social në vendin tone.

Page 15: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

E SHTUNË, 27 KORRIK 2019 15JAVOR GOSSIP

Mc Kresha dhe Lyrical Son befasohen nga ajo që një fans bëri për taMc Kresha dhe Lyrical Son janë dy prej rep-

erëve më të njohur shqiptarë. Ata numëro-jnë shumë fansa anë e mbanë trojeve shqiptare. Ata që janë përkrahësit e tyre më të mëdhenj, ndërsa në mënyra të ndryshme ua shprehin dashurinë atyre. Së fundi, Lyrical Son ka pub-likuar një fotografi në rrjete sociale, në të cilën tregon se si një fans ka bërë tatuazh në dorë emrin e tij dhe Kreshës. Për ndryshe, Lyrical Son dhe Mc Kresha janë vazhdimisht aktiv me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Përleshja në “Beer Fest”, Alban Skënderaj detyrohet ta ndërpres interpretimin në gjysmëAlban Skënderajt i ndodhi e papritura gjatë

performancës në një koncer. Alban Skën-deraj ishte i ftuar të performonte dje në “Beer Fest” që po mbahet në Prishtinë. Gjatë per-formancës së tij, disa persona në publik fil-luan të përleshen fizikisht, e kjo gjë e detyroi këngëtarin ta ndërpriste interpretimin. Në një video që ka siguruar media, shihet momenti kur disa persona përfshien në sherr, njëri prej tyre po goditej nga një tjetër me tavolinë të improvizuar. Në sfond të kësaj videoje, dëg-johet Albani teksa bënte thirrje të ndalen, ai vazhdimisht thërriste “Stop”. përleshjen në festivalin e birrës e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore të cilat kanë vënë situatën në kontrollë. Lidhur me këtë rast poli-cia ka shoqëruar në stacion 6 persona. Me ras-tin po merren njësitet përkatëse”, tha Ahmeti.

Ilda Bejleri është një ndër prezantueset më të bukura të shout sportive shqiptare, por

edhe për linjat seksi trupore. Ajo kohë më parë kishte paralajmëruar se së shpejti do ta shohim në një emision të ri, tematikë e së cilës është sporti. Pas 11 vitesh karrierë në platformën Digitalb thuhet se moderatorja seksi do të largohet, pas një debati me Dri-

Dy gëzime në një ditë, Albi Nako emocionon me dedikimin

për prindërit shoqëruar me videon më të bukur të tyre

Roza Lati flet për herë të parë rreth njohjes me StinenRoza Lati ka folur rreth njohjes me Stin-

en. Lidhja e dashurisë mes Roza Latit dhe Stines komentohet prej vitesh, edhe pse ka kohë që i kanë ndarë rrugët. Gjatë emisionit të saj “Bukë me vete”, modera-torja ka folur për herë të parë rreth his-torisë së njohjes me Stinen. Duke treguar se ishte i dashuri i saj i parë, Roza tha “Ai ishte për të kënduar në një lokal”. “Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin mise. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua, por do ti me mua e kishte. E pati me mua nja 3 vjet”, shtoi Roza.

Bleona zbulon artisten e saj të preferuar, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren shqiptareBleona Qereti ka qenë e ftuar në emi-

sionin ‘Sonte T7’ ku dhe ka folur për planet e saj në lidhje me karrierën kinematografike. Pyetur nga moderatori Shpend Lipa, Bleona ka zbuluar dhe këngëtaren e saj të preferuar në Shqipëri dhe momentalisht ajo që ‘e çmendte’ ishte Tayna. Sipas saj, Tayna i përket një rryme tjetër dhe pavarësisht se nuk vetë nuk është rritur me muzikë ‘hip hop’, i pëlqen ta dëgjojë sepse gjërat që thotë në këngët e saj janë të zgjuara. “Ajo është talent dhe atë e kupton vetëm dikush që është profesionit, ose nuk është xheloz. Ajo vajzë është perfekte, e dua”, është shprehur Bleona. Këto fjalë sigurisht i ka mirëpritur dhe Tayna, e cila të njëjtin fragment e ka publikuar në ‘Instastory-n’ e saj dhe ka shkruar: “Dhe unë të dua”. Tayna është kthyer në një nga artistet më të njohura, pasi ka qenë ndër të parat që ka sjellë repin në Shqipëri.

tan Shakohoxhën. Zeshkania duket se nuk do të largohet prej Top Medias pasi që rapor-tohet se do të jetë pjesë e Procesit Sportiv. Ilda së fundi është fotografuar teksa bisedon me Edi Manushin, i cili është udhëheqës i emisionit të lartcekur sportiv. Bejleri kohët e fundit ka qenë në pushimet verore në plaz-het dhe vendet turistike të Greqisë.

Albi Nako ka pasur fatin të rri-tet nga një baba artist, diçka që ka ndikuar shumë në formimin e tij profesional. Llaqi Nako, i njohur si mjesh-tri i baletit, që solli një frymë

të re në artin shqiptar, ka qenë mësuesi më i mirë i djalit të tij Albit. Balerini i njohur ka treguar gjithmonë se i është mirënjohës për-jetë prindërve dhe këtë gjë e ka shprehur edhe sot duke qenë se në familjen e tij festohet për dy gëzime në të njëjtën ditë. Këtë 25 korrik Llaqi feston ditëlindjen dhe në të njëjtën kohë përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Suzanën. Për këtë ditë të shënuar Albi ka bërë një dedikim shumë emocionues për prindërit, bashkangjitur një videoje mjaft të bukur të tyre. Balerini ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën të dy prindërit shihen duke kërcyer bashkë një vallëzim me rastin e 50-vje-torit të martesës. Përkrah videos së prindërve Albi ka shkruar: “Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krahë ke bashkë-udhëtar njeriun e duhur gjithçka rrezaton dritë. 50 vite së bashku sikur ishin dje… Gëzuar ditëlindjen

Pas largimit nga Digitalb, llda Bejleri në një emision të ri televiziv

babai im! Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime së bashku me udhëtarin tënd të jetës. Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako! Vallëzimi nuk njeh moshë nga mosha 4 e deri 99 vjeç”. Së fundmi Albi Nako ka hapur një akademi kërcimi nën emrin e tij, duke qenë se prej vitesh ka mësuar nga babai si të stërvitë talentet e rinj të baletit.

Page 16: Godina historike KU “FLE LEPURI”?! · plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të para-kohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese

JAVOR E SHTUNË, 27 KORRIK 201916

CMYK

ZBAVITJE

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Eshtë kapriçio.5. Një trup pa formë.7. Një dru në... gardh.9. Një rivale e CIA.12. Eshtë lartësi e piramidës.14. Fillojnë vuajtjet.15. Pak familjaritet.17. U shkatërrua nga akejtë.18. Janë malet me Everest.19. Franklin që shpiku rrufepritësen.22. Një pjesë e sesionit.23. Eshtë portofol.24. Kanë albume në CD.

26. Me mail në adresa Interneti.27. Fatosi, ish-kryetar i PS.28. Eshtë gur i çmuar.29. Inicialet e Morricone-s.30. Ushtria e Gerry Adams.31. Eshtë thëllim, acar i vërtetë.32. Ishte perëndia që qetësonte detin.36. Kalimi në... kufij.37. Mund të zëvendësojë gjalpin.38. Eshtë porosi e fundit.40. Një enë për... peshq.42. Janë njëlloj në klasa.43. Gjuajnë kur nuk... janë.44. Bëjnë fraktura me fatura.

45. Një art që qe pianist i famshëm.47. Shteti me Rabat.49. Vetëvrasja e samurait.52. Rrallë është përgjysmë.53. Demek s’ka kufij.54. Bëhet duke ngritur krye.56. Në krye të atletëve. 57. Mbyllin krahun.58. Fytyra e... Ferrari-t.61. Revolver-i i... sheriff-it.62. Parashtesë për kundër.64. S’janë kampionë në... kopertina.65. Eshtë zonjë që ha... gurë.66. Kushë është... është axhami.

HORIZONTALE1. Në fund të pritjes -Makinë indiane -Diftong poetik -Inicialet e Ravel -Gianni regjisor italian2. E famshme ao Halley -Lemper këngëtare gjermane -Është matadori3. Kështu do të ishte njeriu perfekt -Ente Sociale Kavajë -Entev Rajonale Has -Në hyrje të zonës -Gjysmë titull4. Jo tani

-Synojnë poste sa më të larta-Ekstreme itinerari5. Richard Strauss -Një komedi e Aristofanit -Mund të ketë me dy presa6. Veriu pa ekstreme -Ka Koplikun kryeqendër -Kush nuk di... mbytet7. Gjysmë spiun. -Janë principe -Ari në tabelë -I ka të ndryshme një pagan8. Ramon që qe aktor

-Dy romake -George Michael -Është muri i aneksit9. Janë pjesët e romanit -Janë udhëtimet me guidë10. Gareth te Real Madrid -Fise pa fe -Ka shkruar Misteret e Parisit -Agolli që qe aktore11. Regjisori i Dogville -Një mund të jetë fetar -Fillojë aktivitetin12. Është racë kombi

-... State Building -Xhelilaj aktor -Është memece pa kufij

VERTIKALE1. Është skuadër -Kufizojnë stacionin -Gjysmë bredhi2. Mund të jetë kaustike -Është edhe ajo e gurit3. Gjysmë mesele -Është kundërshtari në dashuri4. I absurdit ai i Beckett -Është thirrje me emra5. Një libër hartash -Gjysmë pritje -Dy asa6. Në krye të tabelës -Është dëshmori i kishës7. Pierre që qe linguist e enciklope-dist francez8. ... ky humbës i madh i Kadaresë -Kufizojnë një vendim9. Qe arkitekt me origjinë shqiptare -Ente Operative Përmet10. Ente Urbane -Këndohet nga Katy Perry -Është kumbar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

11. U vra me një grusht nga Akili -Gatuar pa zanore12. Halili këngëtare -Si i gjithë13. Një fjalë para kohe -Është ego ime14. Memoria në computer -Seth aktor amerikan15. Është edhe ajo gjeografike -Mund të bëhet kokoshka16. Casa... pallati presidencial në Buenos Aires -Në krye të subjekteve17. Kufizojnë ambiente -Polici i Fred Dryer18. Ta... në një piktirë të Paul Gau-guin -Fundi i një fundi -Inicialet e Holm aktor19. Piaf e Milord -Mund të jetë cigaresh20. Një i mbijetuar në Sodoma -Piktori i Madame Moitessier21. Mirë në qendër -Një klikohet me mouse -Është shahu i fundit22. Makina Panda -S’duhet marrë seriozisht një e tillë

67. Një mund të jetë edhe prove.

VERTIKALE1. Pak tahmaqare.2. Një shkrim për kreshnik.3. Mund të jetë shtypi.4. Ishte mbret i ostrogotëve.5. Giuliano, ish-kryeministër italian.6. Desnuda e Goya-s.7. Ka puszta.8. Paguhet për vonesë.9. Një zgjua bletësh.10. Një lëndë me... trekëndesha.11. Mbahet një me bookmakers.13. Gjika e Dora D’Istrias.14. Kështu sheh ai që sheh me inat.15. Lordes i portugezëve.16. Sorvino aktore.19. Qyteti i... Atalanta-s.20. Emër vajze.21. Nderi kur nuk... di.24. Janë marsupiale... australianë.

25. Turner, këngëtare e famshme.28. Makeba këngëtare.31. U kompozua nga Bizet.33. Eshtë katalizator në organizëm.34. Prodhonte instrumenta në Ko-rçë... dikur.35. Janë edhe ato Williams në tenis.37. Hapin magazinën.38. Gaçe që këndon.39. Eshtë muaji i... të martuarve.41. Thurman aktore.43. Kush e bën s’e ka saktë.46. Eshtë i shtatë ai i kinemasë.48. Përcaktohet nga mjeku.49. Hidrocentrali i shkurtër.50. Në hyrje të... kishës.51. Një katror për knock out.55. Një stacion i famshëm orbital.57. Në fund të harkut.59. Të parat në udhëtim.60. Mbyllin një studim.63. Në hyrje të tunelit.