61

Click here to load reader

Global Challenge 3

  • Upload
    hatruc

  • View
    310

  • Download
    32

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Global Challenge 3

Numri 3 • Nëntor 2012 Num

ri 3

• N

ënto

r 20

12

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Envoliving Diplomacyof Regional Organizations- Some Experiences in Balkan/Faqe 6

Prof. As. Dr. Gjon Boriçi

Struktura e Problemitnë Aleancën e Atlantikuttë Veriut/Faqe 29

Prof. Dr. Lisen BashkurtiPhD Candidate Alban PërmetiMsc. Etleva GoxhajProf. As. Dr. Gjon BoriçiPhD Candidate Fadil Osmani PhD Candidate Demir Lima

PhD Candidate Nijazi HaliliPhD Candidate Burim QorriPhD Candidate Gani MehmetajPhD Candidate Arben FetoshiPhD Candidate Ramiz BytyqiPhD Candidate Ruzhdi Jashari

PhD Candidate Fatmir KrasniqiPhD Candidate Arben MuhametiPhD Candidate Oresti RadhimaPhD Candidate Dukagjin Leka

Kontribuan në këtë botim

I S S N 2 2 2 7 - 8 5 4 0

ISSN 2227-8540

ISSN

222

7-85

40

Çmimi 1000 Lekë / 8 €

Page 2: Global Challenge 3

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTAREQENDRA PËR STUDIME NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMATIKE

ADRESA: Rr. “Rexhep Jella” Selitë e VogëlTiranë - SHQIPËRI

Cel: +355 67 29 36 585Website: www.albdiploacademy.com

E-mail: [email protected]

Numri 3Tiranë, Nëntor 2012

© GEER Press

ISSN 2227-8540

REVISTË SHKENCORE PERIODIKE

Page 3: Global Challenge 3

4 5GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

REVISTË SHKENCORE PERIODIKEBotim i Akademisë Diplomatike Shqiptare

Drejtor

Kryeredaktor

Redaktorë Shkencor

Këshilli Shkencor

Kopertina

Korrektor

Faqosje

Prof. Dr. Lisen [email protected]

Dr. Alban Pë[email protected]

Doc. Dr. Astrit [email protected]

MA. Margarita [email protected]

Prof. Dr. Lisen BashkurtiDr. Ilir KullaProf. Dr. Bashkim RamaProf. Dr. Aleksandër BiberajProf. Dr. Joseph MifsudProf. Dr. Nabil AyadDr. Mlladen AndrlicProf. Dr. Arben PutoProf. Dr. Vasillaq Kureta

Olti Përmeti

Majlinda BashkurtiMargarita Muho

Olti Përmeti

ISSN 2227-8540

përm

bajtj

a

1 Prof. Dr. Lisen Bashkurti “Evolving diplomacy of regional organizations - Some experiences in Balkans”.................8

2 PhD Candidate Alban Përmeti Ballkani, nga konfliktet drejt integrimeve......................................................................14

3 Msc. Etleva Goxhaj Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve...................................................................19

4 Prof. As. Dr. Gjon Boriçi Struktura e problemit në Aleancën e Atlantikut të Veriut...............................................27

5 Doc. Dr. Astrit Memia Fillet e arsimit shqiptar, kontributi i klerit katolik dhe i SHBA-së...................................36

6 PhD Candidate Fadil Osmani / Demir Lima Sfidat e Kosovës drejt Integrimit në BE..........................................................................43

7 PhD Candidate Nijazi Halili Sfida e institucioneve kosovare - Integrimi i veriut të Mitrovicës....................................51 8 PhD Candidate Gani Mehmetaj Raportet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në..............................................................59

9 PhD Candidate Arben Fetoshi Rishëlje, Talejrani, Bismarku - Të përbashkëtat dhe dallimet........................................64

10 PhD Candidate Ramiz Bytyqi Revolucioni sirian dhe gjeopolitika e rajonit të Lindjes së Mesme..................................72

11 PhD Candidate Ruzhdi Jashari Bashkëpunimi bilateral dhe siguria rajonale.................................................................77

12 PhD Candidate Fatmir Krasniqi Intervenimi i Bashkësisë ndërkombëtare në Ish-Jugosllavi.....................................85 13 PhD Kandidat Arben Muhameti Procesi legjislativ në Unionin Europian..........................................................................90

14 PhD Kandidat Orest Radhima Euroizimi i kredisë në Shqipëri......................................................................................94

15 PhD Kandidat Dukagjin Leka Shteti dhe Sovraniteti në kohën e Globalizimit..............................................................105

16 PhD Candidate Burim Qorri Rasti i negociatave për Kosovën....................................................................................114

Page 4: Global Challenge 3

6 7GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Akademia Diplomatike Shqiptare është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj akademike në një sërë aktivitetesh të rëndësishme shkencore, akademike, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këto evenimente ADSH është përfaqësuar nga Presidenti i saj Prof. Dr. Lisen Bashkurti, Drejtori Ekzekutiv, Dr. Ilir Kulla si dhe nga stafi i ADSH-së. Akademia ka arritur me anë të këtyre aktiviteteve të përçoj në sytë e publikut shqiptar, vendeve fqinje por edhe të miqve tanë partner ndërkombëtar arritjet dhe sfidat e Shqipërisë dhe Shqiptarëve në këto 100 vjet pavarësi. Vite këto, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta, por kanë kaluar përmes uljesh dhe ngritjesh, vuajtjesh dhe gëzimesh, disfatash dhe fitoresh, arritjesh dhe sfidash, që kemi përpara në rrugën e gjatë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ekziston një shprehje që thotë se: “për Diplomatët kohët e krizave janë laboratori më i mirë për të nxjerr mësime”. Në këto kohë të vështira për ekonominë botërore, atë evropiane por edhe për Shqipërinë, që rrethohet nga fqinjë të cilët po e vuajnë rëndë krizën ekonomike, është mundësia më e mirë për të nxjerrë mësime të vyera mbi gabimet e keqqeverisjes, për të kuptuar se sa të nevojshme janë reformat e kërkuara nga shoqëria Shqiptare dhe partnerët tanë ndërkombëtar, si dhe për të ngritur një shtet të së drejtës, një shtet që vepron në transparencë të plotë me qytetarin e tij, një shtet që bazohet mbi llogaridhënien ndaj taksapaguesve të tij, një shtet që respekton pronën dhe një shtet me Institucione të forta, të pavarura dhe demokratike që prodhon mirëqenie dhe prosperitet për popullin e vet.

Ky ka qenë misioni dhe aksioni i ADSH-së, me gjithë modestinë e saj për të përmirësuar dhe ngritur lart identitetin dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke marrë pjesë në konferenca shkencore, bashkëpunime akademike, shkëmbime vizitash me personalitete të rëndësishme të BE-së dhe KiE-së, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, promovime librash, trajnime në fushën e “Lidershipit”, si dhe çeljen e Revistës Periodike Shkencore më të re, me titull “Global Challenge”.

Vlen këtu për tu theksuar; - pjesëmarrja në Seminarin e 14, mbi Proceset e Integrimit Europian për Diplomatët e Rinj nga Europa Qendrore, Lindore dhe Jugore, zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, më 8 deri më 12 Tetor 2012; pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare, “100 Vjet

Pavarësi” të organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, më 26 dhe 27 Nëntor 2012; pjesëmarrja në aktivitete zyrtare në Romë (Itali), të organizuar nga Rotary International Itali, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar; pjesëmarrja në konferencën mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali me të ftuar studiues e diplomatë, shqiptarë e italianë, midis tyre Presidenti i ADSH-së Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Dr. Ilir Kulla.

Gjithashtu do përmendja vizitën në ambientet e Akademisë Diplomatike Shqiptare të Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, Sh. T. z. Martin de la Beij, vizitën e Kreut të Zyrës së KiE në Tiranë, Sh. T. z. Marco Leidekker dhe shumë personaliteteve të tjera në vend, të cilët kanë lekturuar përpara studentëve të ADSh-së. Synimi i këtyre vizitave dhe leksioneve kishte të bënte me vizionin e BE-së mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe dhënien e mesazheve pozitive tek studentët e ADSh-së, në trajnimet e një pas njëshme që zhvillon Akademia, në fusha si: “Aftësitë Negociuese”, “Lidershipi dhe Menaxhimi i Krizave”, “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” etj.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, vëmendje të veçantë ADSh i kushtoi dhe fushës së botimeve si dhe promovimeve të tyre. Në një periudhë kohore mjaft të shkurtër, Akademia Diplomatike Shqiptare botoi punimin shkencor të Prof. Dr. Lisen Bashkurtit, me titull: Çamëria – Në rrugën e zgjidhjes, promovoi librin "Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë", me autorë studiuesin Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila, si dhe nxorri në treg, pas përpjekjesh shumë serioze dhe e mbështetur nga një Bord Shkencor Ndërkombëtar shumë prestigjioz, si dhe nga një staf i dedikuar profesionistësh të fushave: Shkenca Politike, Juridike dhe Ekonomike, numrin e parë të Revistës Shkencore Periodike “Global Challenge”. Kjo Revistë Shkencore Periodike erdhi si një dhuratë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Revista Shkencore Periodike “Global Challenge” është konceptuar si një mundësi më shumë, për ti ardhur në ndihmë të gjithë hulumtuesve, studiuesve dhe doktorantëve të cilët ja kanë dedikuar jetën e tyre fushës së dijeve. Bota në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti përballet me sfida të shumta që nevojitet të adresohen. Sfida të cilat kanë nevojë të hulumtohen dhe të analizohen nga pikëpamja historike, kulturore, religjioze, sociale, ekonomike dhe më gjerë, në mënyrë sa më shkencore. Këtë mundësi e ofron kjo Revistë tepër serioze dhe me standarde të larta ndërkombëtare.

Kryeredaktori i RevistësAlban Përmeti

Akt

ivite

te të

Aka

dem

isë

Dip

lom

atik

e Sh

qipt

are

me

rast

in e

100

vjet

orit

të P

avar

ësis

ë së

Sht

etit

Shqi

ptar

Aktivitete të Akademisë Diplomatike Shqiptare me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar

Page 5: Global Challenge 3

8 9GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Evolving diplomacy of regional organizations - Some experiences in Balkans

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Introduction

Multilateral diplomacy based on regional organizations is becoming more and more the necessity of modern times to bring the diplomatic synergy towards the best and efficient solutions. On vertically approaches the regional diplomacy and organizations are between international and national level of governmental institutions worldwide. The regional organizations could be considered as the bridge between national and global level of cooperation.

Being in between global national levels the regional organizations are very interesting players to bring both above mentioned actors closer to each others and to harmonize some times their contradictory approaches and interests. In the same time these in between actors should and could be very relevant multilateral organisms to serve as facilitators in bilateral problems on national levels. Regional organizations through their multilateral diplomacy can very quickly respond as a preventive diplomatic mechanism avoiding deteriorating of problems and situations and paving the way for long lasting solutions.

On horizontal approaches the regional organizations are located and operate in the common valuable areas with more or less the same or similar situations, in the common political landscape, in the same geography, geo-strategy, culture and markets. Therefore they share the achievements and challenges together. That is why the increasing role of multilateral diplomacy through evolving regional organizations is very important facilitating mechanism to shift from old fashion bilateral oriented diplomacy toward globalization trends.

But to play such a unique role, the regional diplomacy and organizations need to reconsider their position and mechanisms, to improve their legal instruments and to increase their diplomatic capacity. The experience of such a regional organizations after the Second World War, it means during and after the Cold War give us positive and negative models, efficient and inefficient work and in some extreme cases completely failure. History of regional organizations give learnt lessons for the time being and the times to come.

1. Balkan, its experience Since almost one hundred years ago, the Balkans has experienced negative legacy toward

regional cooperation. There were several reasons, some of them inherited from the history, the others coming up from the long and up and down transition toward democracy and Euro-Atlantic integration.

The Balkan history during almost a century has been characterized by confrontations, conflicts, hatreds and rivalries which has produced more wars and less peace, more poverty less development, more isolations then integration, more bed famed international reputation then good image abroad. This legacy is not easy to overcome. It needs great reforms domestically and regionally. As a matter of fact the situations on the ground has moved on after the Cold War.

Immediately after the “Berlin Wall” felt down, Central and Eastern European Countries started the process of transformation the political, institutional, economic and administrative aspects of states and societies. The aspiration to be the part of Euro-Atlantic family promoted “Vishegrad Countries”1) and “Vilnius Countries”2) to work together regionally in order the process to be accelerated. In the contrary to this trend, the Balkans started by beginning of ’90 the contradictory political dynamics causing dissolutions, fragmentations and wars among the confronted different states and ethnic groups.3) It took very long time this regional conflicts and war to be solved, by all ways and means and deeply evolving international community.

Newly established democratic states faced a lot of domestic challenges. But the most serious challenge was the normalization of neighborhood policy and re-establishing of the new and democratic Regional cooperation process. So a lot of regional initiatives were established to bring stability on the post-war area such as SP 4); to develop economic cooperation BSEC 5); to open market further on both side from the east and the west, CEI 6); to manage the sea area of cooperation, AII, 7); to cooperate in the field of security and NATO integration, ACh, 8) to improve the cooperation process entire Eastern Europe, SEECP 9); to exercise joint military activities, SEEBRIG 10) etc.

These regional initiatives brought a lot of positive impact, some more, some less, of course there some already failed. Anyway the process itself was relatively successful. So, now the Balkans is like the weather after the storm. Reconciliation, confidence building and dialog are going to replace the past and to open the new era of regional initiatives and cooperation. And after almost one hundred years, the Countries and the peoples in this Region. 11)

2. Globalization trend

Globalization seems to be the determinant trend towards a new world order once the cold war is over. I say “it seems”, because there are many other opposing and contradicting trends and tendencies. Nevertheless, the majority of researchers are already recognizing globalization as the main trend of the 21st century.

In a general view, it can be empirically stated that in a high level of political and economic development, globalization makes the tendency of de-nationalization of markets, policies and legal systems, so, in other words, marks the establishment of so called “ global economy”. At present, this is the definition, offered by the International Forum of Globalization, that leads the debates on this issue. This international debate involves international organizations, governmental institutions and the

Evol

ving

dip

lom

acy

of r

egio

nal o

rgan

izat

ions

- S

ome

expe

rien

ces

in B

alka

ns

Page 6: Global Challenge 3

10 11GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

academic world and it is focused on the consequences of this political and economic reconstruction in local economies, people’s wellbeing and environment in general.

In this phase, already distant from the first period of “Berlin Wall” fall, the debate on globalization is becoming more intense in an upward spiral way. On one side, there can be seen the supporters of globalization standards, headed by ‘troika’,12) International Monetary Fund, 13) World Bank, 14) World Trade Organization15). High representatives of these powerful international financial institutions are considered the principals of global economy, i.e. the fathers of open markets and free fair competition in international levels.

Leaders of “troika”, take important decisions regarding the steps and methods of development that a nation or a society is to undertake and apply. They decide “who”, “where” and “when”, without mentioning “why” or “how”. Globalization is becoming an “imposed” phenomenon of the market, starting with global institutions, not the national ones.

There is appearing a strong “underground”, tendency and time to time comes on the surface and that one is opposing “troika” concerning globalization. According to this anti-globalization trend, of “troika” just a few minor disagreements are to be tolerated, the space for special cultures is small and it is becoming even narrower for local identities and at the same time workers and unionists rights should be reduced a lot.

Anti-globalization activists have raised the flag of “global environment protection”. According to them, global environment, is protected with a great care from any kind of harm in northern industrialized countries (or western ones, depending on the observers location), but it is all left in the hands of international corporations in other parts of their economic activity. According to anti-globalization activists these corporations apply double standards, i.e. one in their countries, another one in developing countries. In developing countries, they do not care for the environment, as well as respective governments of these pitiable countries. Those governments are very little aware of the fact that they should reach as quickly as possible environmental standards alongside with the standards of development. Under such circumstances environment protection is considered just a luxurious matter that may even create problems.

But on the other side, globalization has many other opponents. Around the world there are unionists, environmentalists and human rights activists who fight against the idea of corporations for global markets that do not care about workers rights, fair wages, environment protection and cultural diversity. Those opponents come from both sides of political spectrum, from the nationalist particularistic right wing and from international left wing generally. Someone, might even say that the so called anti - globalization is predominantly a concept of right wing in politics where nationalism, xenophobia and racism prevail.

The most appropriate definition of anti globalization trends would be “alter globalization”, which means an alternative of globalization. Activists all over the world would like to make the world as a single society, one that would ensure wellbeing of all in contrary to the actual situation where billions of people are exploited in Asia, Africa and Latin America in a time when profits made by such global corporations are increasing in a spectacular way.

Confusion is the typical thing in situations when regionalism is considered as a sub global economic market. First of all, people in Regional levels do not live luxuriously as in the industrialized West, thus they will firstly be deluded by what is going to happen; they would exploit people from the third world and then would create their own ideas about morals and dilemmas surrounding them. On the other hand, privatization processes, restructuring of economies and increase of unemployment that result from all this are inevitably bringing the spirit of globalization initiated and strongly supported by ‘troika’.

It is always good that for scientific reasons we could make the difference between the terms “globalism” and “globalization”. According to contemporaneous order researchers “globalism”, is defined in its substance as an international level phenomenon, beyond nation and region that marks a whole system of interdependent and interconnected networks that rise almost in an imposed way above multi-continental spaces. Systems of other networks are below this multi-continental level.

At the same time, the definition of “globalization” is more or less considered as the tendency of increasing or decreasing, dynamism or contraction of globalization level. “Globalization”

focuses on forces, dynamism or speed of these developments. Thus, “globalism” is defined as the reality of interconnected inter-continental being, while “globalization” is defined as the dynamics of its development including the speed by which these connections are increasing or decreasing, developing or shrinking. Below, I will mainly focus on ‘globalization’. And this is due to the fact that in the international debate, more and more they use the definition “globalism”, as a trend or tendency which strongly supports the contemporaneous globalization process.

Actually, in the levels of theoretic debate there exist many definitions for what globalization truly is. It can be basically said that these theoretical definitions are mainly characterized by subjectivist theory. That means that, they suffer from the influence of positions and experiences of the ones who have defined globalization, themselves. Mainly the subjectivist philosophical trend inclines the attitudes and thoughts of extreme character, for or anti-globalist ones. This creates and keeps open the debate.

In order to refer to this, let us emphasize a typical definition which at the same time is restricting compared to other trends and that is exactly the one defined by “troika”, International Monetary Fund and World Bank. These two “troika” institutions have emphasized that globalism marks the economic interdependence which is constantly advancing in the countries around the world through the increase of capacity and variety of beyond - boundary transactions in goods and services, free international flow of capital as well as the speedy and wide delivery of technology.

Based on this “troika” definition, we are mostly dealing with so called economic globalism. Of course, a trend which supports so much pro- globalism extends its definition by “globalism” not considering it simply economic and commercial as “troika” defines it, but much broader. These ones have to agree with the definition that globalism is more than a civilization definition in increasingly open levels, with the inclusion of its economic, political, cultural and technological aspects which could be closely interlaced with each other. According to the last ones, economic globalism derives from civilizing globalism generally.

Based on what was previously mentioned, we can say that “Globalization” is a representative term for a complex of economic, social, technologic, cultural and political changes that are seen in the constant increase of interdependence, integration and interaction among people and companies in different countries of globe, “the world”. The positive appraisers of globalization that consider it as a progressive development and whose basic principles they put together under these titles: secularism, liberal democracy, free market economy and legal constitutional state. Some others define this shortly with the terms: in the legal sphere, revolution of “human rights”; in political sphere, liberal democracy and in economic sphere, free market economy and production based on competition.

Of course, when the issue will have to be defined scientifically, the matter will be complicated even more. The difficulties start right with the definition of the concept. Neither the scientific debate nor the one of general public have a definition recognized by all as such. Below there are briefly introduced different efforts in defining the concept of globalization. According, to Elmar Altvater, “Globalization is a process of going beyond the historical border”. By this Altvater, intends the same thing as diminishing or fading of national-state sovereignty and it is introduced as a separation of market economy from the set of moral rules and institutionalized obligations of societies…”

The other researcher of globalism, Anthony Giddens defines globalism as ‘…Intensification of social relations all over the world, by which distant countries keep connected to each other in order that the events in a country are characterized by the same processes as in a country many kilometers away and vice versa…” The international analyst, Ulrich Menzel defines globalism as ‘…quantitative and qualitative intensification of cross border transactions during the simultaneous process of their local extension…” proceeding further, the researchers, Dirk Messner and Franz Nuscheler consider globalism as …”,The biggest economic and social change since industrial revolution…”, or as Meghnad Desai calls globalism a “…increasing dependency and integration of different economies around the globe…”, or “…a process of increasing connections between societies and problems…”, the last one was a definition of Johannes Varwick.

Various researchers connect the definition of globalism to the process of globalization or

Evol

ving

dip

lom

acy

of r

egio

nal o

rgan

izat

ions

- S

ome

expe

rien

ces

in B

alka

ns

Page 7: Global Challenge 3

12 13GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

more precisely do not separate the phenomenon from the process. Thus the researcher Christian von Weizacker defines globalism and globalization as follows …”through globalization market competition is intensified…”. Martin Schuman considers it as “…release of forces of global market and removal of economic power from states hands…”.

Being somewhat more conclusive about what is globally happening, the researcher Martin Schuman emphasizes that globalism is already a phenomenon of the new world order and globalization as a dynamic process of its realization, “…already have become important words which are recently used in an inflationary way in political, journalistic and scientific debates, thus on one side are seen as a threat and on the other as a new opportunity…”.

Generally in our economic, political, legal and civil sciences, the debate on globalism as a phenomenon and globalization as a process is far from being a scientific reality. Even though the country, economy and Albanian, regional and European culture are “slipping”, if we could put it this way, in face of globalism and globalization, once more our sciences seem to be far behind. But without a scientific precedence of these strong tendencies of the new world order, policies can still wander blindly and enter into confusion and undertake action plans with fatal consequences for the country, economy, identity and civilization in general.

Yet the main reason of this article stands on the need to appeal to our researchers in order that they can start the process of scientifically analyzing the globalism tendency as a phenomenon of globalization development as a process in the context of consequences or chances that could be offered to the Albanian economy, identity and culture in open markets, integrated societies and in the approximate international thought.

Bibliography:

1. Vishegrad Countries, included three states, Hungary, Czechoslovakia and Poland.2. Vilnuis Countries, included Lithuania, Letonia and Estonia.3. L. Bashkurti, “Political Dynamics of the Balkan Countries”, Chikago Kent College of

Law, University of Illynois, USA, 2004. 4. Stability Pact, established, June, 1999.5. Black Sea Economic Cooperation, June, 25, 1992.6. Center European Initiative, November, 11, 1989.7. Adriatic Ionian Initiative, October, 1999.8. Adriatic Charter, May, 2, 20039. South Eastern European Cooperation Processes, 199610. South Eastern European Brigade, September 26, 1998. 11. L.Bashkurti, “Institucionet Ndërkombëtare dhe Nismat Rajonale”, UNS - ADSH,

Macedonia, 2010.12. IMF – The International Monetary Fund was established in 1945 in order to help the world economy health. With its offices in Washington DC, it is guided and is responsible for 184 countries which make its membership almost global.13. The World Bank – is a vital source for financial and technical help for developing countries around the world. It is not a bank in the common meaning of the word. Its beginnings date back in 1944 and its offices are in Washington DC; it consists of two unique institutions for development accepted from 184 nations of the world: The International Bank for Reconstruction and Development (IBRD) and International Development Association (IDA).14. WTO. The World Trade Organization is the only global and international organization that deals with the trading rules between the nations. It was established in Geneva, Switzerland, on 01/01/1995.15. GAAT (The General Agreement on Tariffs and Trade) was first established from Bretton Woods Conference as part of a bigger plan for economic restoration after World War II. GAAT has involved a reduction of tariffs and other international obstacles and is generally considered as predecessor of the World Trade Organization.

I. Authors of Globalism Refered to Artcile

1. Joseph Nye,“Globalism Versus Globalization”.2. Andre G. Frank dhe Barry K. Gills, “The Five Thousand Year World System: An

Interdisciplinary Introduction”.3. Ulrich Menzel ”Post Westphalian Constellation, Nation’s Misery and Globalization and

Fragmentation Burden” . 4. Anthony Giddens, “The consequences of Modernity”,(Polity Press, 1990).5. Frederik Jameson, Masao Miyoshi, “Runaway World”, (Routledge, 2000).6. David Held, Anthony Mc Grew,David Goldblatt, ”Global Transformations” – 1999. 7. Princeton University Press, 2000 ,“The Globalization Syndrome”.8. Martin Albrow, Stanfrod University Press, 1997, “The Global Age”.9. David Held &Anthony Mc Grew,2000 “The Global Transformation Reader” .10. Mark Rupert, “Ideologies of Globalization”(Routledge, 2000).11. Kenichi Ohmae, 1995, “The end of the Nation –State”.

Evol

ving

dip

lom

acy

of r

egio

nal o

rgan

izat

ions

- S

ome

expe

rien

ces

in B

alka

ns

Page 8: Global Challenge 3

14 15GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Ballkani, nga konfliktet drejt integrimeve

PhD Kandidat Alban Përmeti

Abstrakt

Ballkani Perëndimor është një nga rajonet që ka përjetuar luftëra dhe konflikte nga më të mundimshmet në historinë e tij. Në Ballkanin e njëzet viteve të fundit në qendër të problematikës ishte ish-Jugosllavia. Kjo periudhë në Ballkan është shoqëruar me konflikte dypalëshe dhe shumëpalëshe, me luftëra rajonale dhe lokale, me përplasje politike, etnike dhe kulturore. Gjatë dekadës së shkuar bashkësia ndërkombëtare e ka vështruar Ballkanin, në radhë të parë, si një rajon që ndodhet pas një konflikti.

Status quo-ja përbënte një problem, sepse ajo bllokonte rrugën drejt pranimit në BE. Ishin Marrëveshjet e Tregtisë dhe të Bashkëpunimit ato që pas vitit 1992 i rregulluan marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje ishte nxitja e reformave ekonomike dhe tregtare për të përgatitur objektivin e marrëveshjes së asocimit për në Bashkimin Evropian. Mirëpo zhvillimet politike kontradiktore në Ballkan nuk lejuan që marrëveshja e vitit 1992 të pasonte dhe marrëveshje të tjera me qëllim integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nisur nga realiteti i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm evropian, politik dhe rajonal, për më shumë se pesëdhjetë vjet, Bashkimi Evropian është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e demokracisë dhe të bashkëpunimit më të ngushtë, ndërkohë që nxit një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon, me qëllim integrimin e plotë dhe të këtij rajoni në një të ardhme të afërt. Sot mund të themi se është bërë progres i dukshëm në

shumë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor por ngelet akoma shumë për tu bërë deri në anëtarësimin e plotë të gjithë rajonit.

Hyrje

Të flasësh, trajtosh, analizosh rajonin e Ballkanit nuk është kurrë vonë. Ky rajon ka qenë për brezat paraardhës dhe do të jetë dhe për brezat pasardhës një gur themeli i rëndësishëm në historinë Botërore. Ballkani ka shërbyer si urë lidhëse me rajonet e tjera, e megjithatë nuk mund të lemë pa përmendur faktin se ai është karakterizuar nga një sërë problematikash, konfliktesh, luftërash, kryengritjesh. Shpesh herë i konsideruar dhe si zonë tranzit midis Evropës Lindore e Perëndimore, ku për pasojë nuk mund të shmangej heterogjenizimi i rajonit.

Normalisht çdo ngjarje që ndodh ndikon si në aspektin gjeografik dhe politik, ku një sërë ndryshimesh sollën dhe Luftërat Ballkanike për rajonin. Luftërat Ballkanike mund të përmblidhen në një tablo kronologjike që daton që në verën e vitit 1911 me rigjallërimin e lëvizjes kombëtare shqiptare e deri sa arrin kulminacionin e saj në momentin kur Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë, pra me startimin e Luftës së Parë Botërore.

Kur bëhet fjalë për luftë është vështirë të dalësh në konkluzione të përbashkëta, shpesh herë vlera përfundimtare e ekuacionit vështirë të përputhet, pasi këndvështrimet dhe analizat që bëhen nga shtetet pjesë dhe atyre jo pjesë të saj janë të ndryshme. Megjithatë lufta mbetet luftë, pavarësisht arsyeve që përgjithësisht janë politike, ose ashtu parapëlqehet në shumicën e rasteve të etiketohen, pasojat që ajo lë janë të pallogaritshme dhe cënojnë e prekin çdo fushë të jetës.

Nuk mund të lihet pa përmendur roli që pati Kongresi i Berlinit pasi me rivendosjen e re që bëri për kufijtë, krijoi një vorbull krizash të një pas njëshme që filluan që me luftën serbo-bullgare të vitit 1885, e deri tek kryengritjet shqiptare të viteve 1910 -1912.

Megjithatë rajoni në atë periudhë u karakterizua nga përpjekjet e pa epura për krijimin e shteteve, nga ndjenja e theksuar nacionaliste, duke mos lënë pa përmendur edhe gjetjen e mundësive për përfitime territoriale, qoftë edhe në kurriz të fqinjëve.

Duket sikur e shkuara e tashmja dhe e ardhmja luftojnë e përballen se kush mund të dominojë më shumë mbi tjetrën, herë herë mbivendosen, e shpesh njëra hallkë ngre më shumë krye e duket sikur mban pezull rajonin.

Megjithatë historia na ka treguar për luftërat Ballkanike, për mënyrën e lindjes së tyre, evoluimin që patën, pasojat e të cilave ndikuan në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. Askush nuk mund të harroj të kaluarën, por të gjithë jetojnë të tashmen e marrin masa për një të ardhme të kuruar mirë.

Shpesh herë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor vihet re rritja e nacionalizmave ekstrem, me dëshira e qëllime për të realizuar e arritur të mira në kurriz të fqinjëve, duke mos marr mundimin për ti zgjidhur ndryshe problematikat, por duke ndjekur për fat të keq rrugën e gabuar “kaq afër e sërish kaq larg”.

Në rajon janë vënë re dy rryma ajo e shfaqur gjatë momenteve të problemeve e konflikteve si “Ballkanizimi i Evropës” dhe pas vitit 2000 “Evropianizimi i Ballkanit”. Megjithatë duket se rryma e dytë po dominon fuqimisht të parën, optimizmi e mposht gjithmonë pesimizmin duke shpresuar që në 2014 në kuadër dhe të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore të ketë ndodhur plotësisht edhe “Evropianizimi i Ballkanit”. Anëtarësimi në BE është një opsion shumë i mirë, për stabilitetin dhe paqen në rajon, për ti dhënë fund rikujtimit të së kaluarës nën termin “fuçi baruti”.

Ballkani i konflikteve

Produkti “Ballkani fuçi baruti” erdhi si rezultat i politikave që ndoqën shtetet e Ballkanit, duke u shërbyer Fuqive të Mëdha, e duke lënë pas dore interesat e popujve të tyre. Fillimi i Krizës në Ballkan përkon me rënien e Perandorisë Osmane, rënie e cila u shoqërua me rigjallërimin e lëvizjeve nacionaliste me bazë shtet-formimin. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe vëmendjen

Bal

lkan

i, ng

a ko

nflik

tet d

rejt

inte

grim

eve

Page 9: Global Challenge 3

16 17GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e kushtuar prej carëve rus për Evropën Juglindore, interesimi i të cilëve u shoqërua me interesimin dhe shqetësimin e Fuqive të Mëdha për rajonin.

Ballkani u përfshi në atë periudhë nga një sërë lëvizjesh anti-osmane, duke filluar që herët me lëvizjen anti-osmane shqiptare të drejtuar nga Ali Pashë Tepelena në kohën e Pashallëkut të Janinës, e për të vazhduar më tej me lëvizjet anti-osmane të serbëve dhe grekëve. Në fillim këto ishin lëvizje të pastra anti-osmane e më pas u formësuan në lëvizje nacionaliste.

Ky formësim u shpreh dukshëm në rastin e platformës serbe “Naçertanie” të Garashaninit dhe “Megal Ideas” greke. “Naçertania” pati ndikim në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në planin e jashtëm Serbia, ndoqi politikën e përfitimit në kurriz të fqinjëve, politikë e cila ishte shumë agresive dhe bëri që gjatë Luftërave Ballkanike ajo të plotësonte mbi 70% të hartës territoriale të përcaktuar nga Garashanini. S’mund të anashkalohet fakti që kjo platformë preku më së shumti shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore. Ku veçanërisht gjatë Luftës së Parë Botërore mbi shqiptarët u kryen krime, spastrime etnike dhe konvertime fetare.

Platforma tjetër e “Megal Ideas” ndikoi fuqimisht në politikën greke, ku nacionalizmi u mbrujt kryesisht nga politikanët dhe u zbatua nëpërmjet ushtarakëve të cilët nuk ndenjën indiferent po u angazhuan në procese të ndryshme, të kohës. Nëse në rastin e Serbisë kur themi “Naçertanie” kujtojmë Garashaninin, në Greqi përmendet Venizelosi sa herë kujtohet “Megali Idea”.1

Këto dy platforma ishin më konkrete e të gjalla për sa i përket një nacionalizmi të theksuar, por nuk do të thotë që popujt e tjerë të Ballkanit nuk kanë shfaqur frymën nacionaliste e shtet-formuese. Por në rastin e Serbisë dhe Greqisë ky nacionalizëm ishte më i theksuar, më aktiv e herë herë edhe agresiv atëherë kur cënoheshin interesa apo dilnin në pah dëshirat për përfitime. Ndërkohë që popujt e tjerë thjesht janë kundërpërgjigjur ndaj këtyre politikave serbe e greke.

Ballkani u përfshi nga një sërë luftërash gjatë shekullit të 20’: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Ballkanike,2 Lufta e Parë Botërore, Lufta Greko-Turke, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Civile në Greqi dhe një serë luftërash në trashëgiminë Jugosllave mbas viteve 90-të”.

Normalisht këto luftëra shpalosën strategji, politika specifike, problematika, fitues, të humbur, viktima e pasoja në fusha të ndryshme. Le të ndalemi më konkretisht në një ngjarje të rëndësishme pas Luftës së Ftohtë e cila përkon me shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë. Kriza e ish-Jugosllavisë filloi që pas vdekjes së Titos, por rënia e Murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik vetëm e përshpejtuan krizën jugosllave. Kriza ishte shumë komplekse dhe u karakterizua nga një kurbë tensioni e konfliktesh në rritje, duke filluar në vitin 1991 me shkëputjen e Sllovenisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, duke vijuar me krizën e Bosnje-Hercegovinës që kulmoi në vitet 1994-1995 duke arritur kulminacion në vitet 1998-1999 me krizën e Kosovës dhe së fundmi me konfliktin e viti 2001 në Maqedoni.

Duke parë zhvillimet që mori kriza, si dhe për ta parandaluar në kohë përhapjen përtej Rajonit të Ballkanit, ishte e pashmangshme ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtar veçanërisht të NATO-s në krizën e Bosnje-Hercegovinës si dhe në atë të Kosovës.

Ballkani drejt integrimeve

Një nga momentet më kulmore dhe më të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimorë pas Samitit të Zagrebit ishte dhe Samiti i Selanikut. Për më tepër, në Samitin e Selanikut, në qershor 2003, Bashkimi Evropian mori angazhimin për integrimin e vendeve të rajonit. Në Samitin e Selanikut të qershorit 2003, BE-ja vërtetoi përkushtimin e saj për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kyç për realizimin e këtij përkushtimi ishte pasurimi i Procesit të Stabilizim Asocimit me aspektet më të rëndësishme të strategjisë së zgjerimit.

Agjenda e Selanikut prezantoi instrumente të reja në mbështetje të procesit të reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më gjithë përfshirëse prej këtyre instrumenteve të reja ishin Partneritetet Evropiane, të inspiruara nga Partneritetet e 1 Arben Puto – Shqipëria politike 1912-1939, Shqipëria e Jugut sërish përballë “Megali Idesë”, Botimet TOENA, Tiranë

2009, Faqe. 232-243.2 Ferdinand Schevill – Ballkani, historia dhe qytetërimi, Shtëpia botuese UEGEN, Tiranë 2002, Faqe 380-391.

Pranimit për vendet kandidate. Tërësia e parë e Partneriteteve Evropiane ishte aprovuar më 2004. Duke identifikuar prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata të cilat vendet duhet t’i zgjidhin, Partneritetet Evropiane u ofrojnë ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor për ti çuar përpara reformat dhe për ti përgatitur ato për anëtarësim në një të ardhshme të afërt.3

Porositë kyçe nga Samiti i Selanikut ishin këto: Perspektiva evropiane: anëtarësimi në BE përfaqëson një qëllim të përbashkët. Procesi i Stabilizim Asocimit është konfirmuar si një kornizë me kah pranimi, i pasuruar me

elementet e “metodës së zgjerimit” . Kriteret e Kopenhagës të vitit 1993 dhe kushtet e PSA-së ofrojnë bazën për përparim. Çdo vend gjykohet për nga meritat e tij individuale për sa i përket përparimit të vendeve

aspirante në drejtim të arritjes së standardeve dhe treguesve evropianë.Samitet e Zagrebit dhe Selanikut, përfundimi i negociatave për anëtarësimin e Kroacisë,

përfitimi i statusit të vendit kandidat nga Maqedonia dhe Mali i zi, liberalizimi i lëvizjes së lirë për të gjitha vendet e Ballkanit, sa më shpejt edhe për Kosovën, janë tregues konkretë se po dominon rryma e Evropianizimit të Ballkanit.

E rëndësishme është që ky proces evropianizimi dhe integrimi të bëhet sipas kritereve të përcaktuar dhe të jetë cilësor. Liberalizimi i vizave është një arritje konkrete e vendeve të Ballkanit, një arritje e cila pati një impakt pozitiv mbi të gjithë faktorët politikë. Vendet e rajonit kanë hyrë tashmë në rrugën e integrimit, normalisht procesi ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe shtetet nuk janë në të njëjtën linjë për sa i përket procesit të anëtarësimit. Vendet duhet të jenë më të vëmendshme e të përgjegjshme, të mos merren më me të kaluarën e luftërave dhe konflikteve por të shohin drejt së ardhmes me pozitivitet, me dëshirë e përpjekje për bashkëpunime, plane e projekte të përbashkëta.

Duhet të distancohemi nga rrugëtimi i gabuar kaq afër dhe kaq larg dhe duhet të afrohemi dhe njihemi më shumë me fqinjët, të shmangim nacionalizmat e tepruar e të dëmshëm, si dhe të shmangim fobitë patetike ndaj njëri tjetrit. Zhvillimet rajonale janë të dukshme e të prekshme dhe çdo ndryshim ka efekt dhe për vendet e tjera, prandaj duhet që shtetet të jenë të kujdesshme në këtë proces, të marrin e të japin si dhe të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre, në mënyrë që të plotësohen kriteret e mos të përballemi me dështime. Nuk ka më kohë për kthim pas...

Literaturë:

1. Lisen Bashkurti, ‘Evropa, Ballkani dhe Sfida e Kosovës’, Shtëpia Botuese Geer, Tiranë 20062. Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, Shqipëria e Jugut sërish përballë “Megali Idesë”,

Botimet TOENA, Tiranë 20093. Ferdinand Schevill – Ballkani, historia dhe qytetërimi, Shtëpia botuese UEGEN, Tiranë 20024. Shih faqen zyrtare të Komisionit Evropian rreth Samitit të Selanikut: http://ec.europa.eu/enlargement/enlargement_process/accession_process/how_does_a_

country_join_the_eu/sa p/thessaloniki_summit_en.htm5. Lisen Bashkurti, ‘Krizat Ndërkombëtare’, Shtëpia Botuese Geer, Tiranë 20086. Lisen Bashkurti, ‘Shqiptarët në Rrjedhat e Diplomacisë’, Shtëpia Botuese Geer, Tiranë.

3 Shih faqen zyrtare të Komisionit Evropian rreth Samitit të Selanikut: http://ec.europa.eu/enlargement/enlargement_process/accession_process/how_does_a_country_join_the_eu/sa p/thessaloniki_summit_en.htm.

Bal

lkan

i, ng

a ko

nflik

tet d

rejt

inte

grim

eve

Page 10: Global Challenge 3

18 19GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Msc. Etleva Goxhaj

Lufta e Parë Botërore pati rrjedhoja të rënda për Shqipërinë. Në territorin shqiptar kaluan

dhe u përqendruan ushtri të Italisë, Francës, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, Austro-Hungarisë e Bullgarisë. Pushtimi i Shqipërisë nga forcat ushtarake të fuqive ndërluftuese, nuk ishte thjeshtë një akt brenda kuadrit të veprimeve operative-luftarake që diktonin nevojat e luftës. Ajo ishte diçka më tepër, një ndërmarrje që fshihte pikësynime politike të caktuara për të ardhmen.

Në mbarim të luftës, në nëntor të 1918, gjendja në Shqipëri paraqitej si më poshtë: pjesa më e madhe e territorit brenda kufijve të 1913-ës, ishte nën kontrollin e trupave italiane, francezët mbanin krahinën e Korçës, trupat serbe rrethoheshin në “vijën strategjike”, ndërsa Shkodra u rivendos nën një administratë ndërkombëtare, si përpara lufte, por tani në një rreth më të ngushtë: qyteti u vu nën kontrollin e një garnizoni ndër aleat (franko-italo-anglez) të komanduar nga koloneli francez De Fortu 1.

Nga pikëpamja politike, gjendja ishte e rëndë. Pavarësisht nga kontradiktat midis palëve më “të interesuara”, nga çdo anë dukej gjithnjë më e qartë tendenca për ta rivënë në diskutim çështjen shqiptare. Rreziqe të reja rishfaqeshin përsëri në horizont, jo vetëm për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë, por edhe për rimëkëmbjen e pavarësisë së saj politike.

E gjithë situata e krijuar përbënte vështirësi për lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Kjo lëvizje nuk arriti të krijonte gjatë konfliktit botëror një qendër të vetme drejtuese dhe të hartonte një program politik të njësuar. Megjithatë, rrethet atdhetare brenda dhe jashtë vendit nuk reshtën 1 Arben Puto, “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare”, Tiranë; 2003, f. 266.

së protestuari kundër pretendimeve ekspansioniste të vendeve fqinje, që shkelnin tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe dhunonin pavarësinë e tij kombëtare Në këto rrethana u përpunua edhe programi politik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 2.

Në mënyrë të plotë aspiratat mbarëkombëtare të popullit shqiptar i formuloi atëherë Federata “Vatra”, në SHBA, organizatë që zhvilloi një veprimtari politike të gjerë gjatë viteve 1914-1918. Në një rezolutë të miratuar nga kjo organizatë në korrik të vitit 1917, midis të tjerave thuhej: “Të sigurojmë me çfarëdo mënyre legjitime nga Fuqitë e Mëdha dhe nga Kongresi i Paqes një Shqipëri me kufijtë e saj etnike, me independencë mbretërore të plotë, një Shqipëri politikisht dhe ekonomikisht”. Ky formulim është vlerësuar si programi themelor i Lëvizjes Kombëtare mbarëshqiptare 3.

Në fund të Luftës së I Botërore në vend u shfaqën dy rryma politike. Përfaqësuesit e njërës rrymë shpreheshin për një shtet shqiptar tërësisht të pavarur, duke e mbështetur këtë kërkesë në bindje se shqiptarët i kishin mundësitë ta drejtonin vetë shtetin e tyre, pa qenë nevoja të viheshin nën tutelën e ndonjë fuqie të huaj, të ashtuquajtur “protektorë” 4.

Përfaqësuesit e rrymës tjetër mendonin t’i kërkonin Konferencës së Paqes rimëkëmbjen e shtetit të pavarur shqiptar, duke e vënë këtë në mbrojtje të ndonjërës prej fuqive fituese. Këta i shqetësonte rreziku i jashtëm, rreziku i ndërhyrjeve të huaja që do të destabilizonin vendin, si edhe ai i shpërthimit në Shqipëri të kryengritjeve me karakter politik si ajo që u drejtua kundër regjimit të Vidit. Statusin e mbrojtjes të një fuqie të huaj e mendonin si një masë të përkohshme, e cila do të vijonte për aq kohë sa të ngriheshin organizmat shtetërorë shqiptare 5.

Përfaqësuesit e rrymave politike në Shqipëri ishin të ndarë edhe për sa i përket opinioneve në lidhje se ku duhet të mbështetej shteti shqiptar. Përfaqësuesit e rrymës së parë duke u nisur nga rreziku që i vinte Shqipërisë nga vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Italinë, anonin nga forca e një fuqie të largët gjeografikisht, që të mos kishte synime politike territoriale në Shqipëri. Të nisur nga këto motive, ata parapëlqyen SHBA-në, që nuk kishin qenë as nënshkruesit e Traktatit të Londrës të prillit 1915-të 6.

Të tjerë, që i shqetësonte më shumë rreziku i dy fqinjëve ballkanikë, i Jugosllavisë dhe Greqisë, anonin nga Italia, të cilën e vlerësonin si fuqinë e vetme të interesuar për qenien e një shteti shqiptar dhe njëherazi të prirur për të kundërshtuar pretendimet territoriale të fqinjëve ballkanikë ndaj trojeve të shtetit shqiptar. Këta u treguan të gatshëm t’i bënin Italisë edhe një kompensim: t’i njihnin pozitën e “protektorit” si shpërblim për rolin që ata shpresonin se ajo do të luante për stabilizimin e shtetit shqiptar 7. Këto pikëpamje do të dilnin në pah gjatë Konferencës së Paqes, kur përfaqësuesit e kësaj rryme do të ndërmerrnin veprime konkrete.

Edhe jashtë vendit u aktivizuan kolonitë e grupet shqiptare në vendet e huaja, si Rumani, Zvicër, Turqi, Egjipt e të tjera. Veprimtari të gjerë atdhetare zhvilloi Federata “Vatra” në SHBA e kryesuar nga Fan Noli.

Grupet atdhetare shqiptare brenda e jashtë vendit, ndonëse nuk kishin pikëpamje të njëjta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme politike, u bashkuan me kërkesën e ngutshme që shtroi koha, siç ishte formimi i një qeverie kombëtare. Ata arritën në mendimin e përbashkët se për këtë duhej thirrur sa më parë një kongres me përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit. Në këtë mënyrë, qeveria që do të dilte nga ky kongres do të mund të bashkonte të gjitha forcat politike për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar dhe do të fitonte të drejtën e përfaqësimit të vendit në Konferencën e Paqes 8. Gjithë problemi përqendrohej në faktin se si do të përfaqësohej çështja shqiptare në Konferencën e Paqes dhe sidomos nga përpjekjet që do të bëheshin për përballimin e situatave të vështira, që do të krijoheshin gjatë punimeve të konferencës.

Më 18 Janar 1919, u hap zyrtarisht Konferenca e Paqes e organizuar nga pesë Fuqitë e Mëdha fituese të luftës: Anglia, Franca, Italia, SHBA dhe Japonia 9. Si zakonisht në raste të tilla, 2 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Historia e Popullit Shqiptar III,” Tiranë; 2007, f. 123.3 Po aty.4 Arben Cici, “Marrëdhëniet Shqiptaro- Italiane në vitet 1920-1934”, Tiranë; 2002, f. 21.5 “Historia e Popullit Shqiptar III”, vep. e cit, f.124.6 Po aty.7 Arben Cici , “Marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane”, vep e cit, f.21.8 “Historia e Popullit Shqiptar III”, vep. e cit, f.126.9 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë 1912-2000”, Tiranë; 2007, f.101.

Pran

imi i

Shq

ipër

isë

në L

idhj

en e

Kom

beve

Page 11: Global Challenge 3

20 21GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

fituesit do t’u diktonin të mundurve kushtet e paqes. Në këtë luftë Shqipëria nuk kishte qenë palë në asnjërin krah, as me fituesit as me të humburit 10. Përfaqësuesit shqiptar, do t’i kërkonin Konferencës rishikimin e padrejtësive të së kaluarës me shpresë se mund të respektohej parimi i vetëvendosjes, parim i cili ishte sanksionuar qartë në katërmbëdhjetë pikat e Uillsonit. Parimet e shprehura në këto katërmbëdhjetë pika u ngjallnin shpresa të mëdha sidomos popujve të vegjël në Europë, duke përfshirë edhe popullin shqiptar.

Një nga pikat kryesore të Uillsonit ishte goditja e diplomacisë së fshehtë, duke goditur kështu Traktatin e fshehtë të Londrës të Prillit 1915, që një nga objektivat kryesore të saj kishte copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Në shkurt të vitit 1919, delegacioni Shqiptar i paraqiti Konferencës së Paqes dy memorandume me kërkesat e veta që kishin në themel programin politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në këto dokumente, Pavarësia e Shqipërisë, quhej tashmë e fituar dhe e njohur ndërkombëtarisht me vendimet e vitit 1913 të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës 11. Vëmendja e delegacionit u përqendrua më shumë në kërkesën e padrejtësive që i ishin bërë popullit shqiptar më parë lidhur me kufijtë. Mirëpo kërkesat për t’i bashkuar popullit Shqiptar Kosovën dhe Çamërinë, lidhej me dy vende që kishin dalë fituese nga Lufta e Parë Botërore dhe si të tilla, kufijtë e tyre shtetërorë të pas luftës nuk u vunë në diskutim 12. Duke u nisur nga këto rrethana, delegacioni shqiptar i paraqiti Konferencës së Paqes një propozim ku kërkohej që çështja e Kosovës dhe Çamërisë të zgjidhej sipas parimit të drejtë të vetëvendosjes të popujve, si një nga parimet bazë të katërmbëdhjetë pikave të Uillsonit, parim mbi të cilin ishte ngritur edhe Lidhja e Kombeve.

Çështja shqiptare në Konferencë u bë pjesë e çështjes së Adriatikut, dhe ndonëse nuk u trajtua më vete, zuri një vend të konsiderueshëm në diskutimet e pjesëmarrësve 13. Megjithatë, Shqipëria e 1919-ës nuk i ngjasonte asaj të 1912-1913-ës. Për Shqipërinë ishte krijuar një situatë ndërkombëtare krejt e pa favorshme 14. Konferenca e Paqes nuk mori parasysh as kërkesat e Delegacionit Shqiptar për rishikimin e kufijve, as edhe propozimin e tij për organizimin e një plebishiti në trevat që kërkonin të merrnin dy fqinjët ballkanikë. Qysh në fillim të punimeve të saj Konferenca e Paqes nisi të shqyrtonte pretendimet e qeverisë Greke e cila kryesohej nga kryeministri i saj Lefteri Venizellos. Qeveria e Athinës kërkoi aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Por, duke mos qenë në gjendje ta mbështeste këtë pretendim mbi parimin e kombësisë, ai tregoi që njerëzit që ngjanin si shqiptarë dhe flisnin shqip ishin grekë në të vërtetë, në se ata ishin ortodoksë, ata ishin grekë në shpirtrat e tyre 15. L.Venizelo iu referua gjithashtu Traktatit të Londrës të Prillit 1915, që e ngarkonte Italinë të mos e kundërshtonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia nëse këtë do ta kërkonin dy nënshkruesit e tjerë të Traktatit, Britania e Madhe dhe Franca. Për këtë arsye, përfaqësuesi i qeverisë greke nuk u shpreh kundër pretendimeve të Italisë në Shqipëri, po për ndarjen e Shqipërisë me fqinjin e përtej Adriatikut16.

Një qëndrim tjetër mbajtën përfaqësuesit e Jugosllavisë, të cilët kërkesat territoriale në Shqipëri në fillim nuk i paraqitën drejtpërsëdrejti. Delegacioni Jugosllav u shpreh për pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës. Ky qëndrim diplomatik u përcaktua nga rivaliteti i ashpër Italo-Jugosllav në Adriatik e në Shqipëri 17. Për qeverinë e Beogradit ishte më mirë të kishte në kufijtë e saj jug-perëndimor një shtet të vogël shqiptar të pavarur se sa një fqinj të tillë në truallin shqiptar si Italia, që do të ishte gjithmonë problem për të pasi do t’i krijonte destabilitet në shtetin e ri shumë etnik të sapo krijuar 18.

Në 18 Shkurt 1919, ministri i jashtëm Jugosllav, Trumbici, paraqiti rivendikimet e Beogradit para këshillit të të Dhjetëve. Për Shqipërinë në memorandum thuhej: “Delegacioni i qeverisë Serbo-Kroato-Sllovene, mendon se interesi i përgjithshëm paqja dhe qetësia e Gadishullit Ballkanik, 10 Arkivi i Ministrisë të Punëve të Jashtme, ( AMPJ- më tej E.G), viti 1921, dosja 45,fl.74. Diskutimi i Nolit në

sezonin e 13-të të Lidhjes së Kombeve, dt. 25 qershor 1921.11 Valentina Duka, “Historia e Shqipërisë”, vep. e cit, f. 103. 12 “Historia e Popullit e Shqipërisë III”, vep. e cit, f. 130. 13 Pranvera (Dibra)Teli, “Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927 (nën dritën e burimeve arkivore

angleze)”, Tiranë; 2005, f. 38.14 Po aty. Bajram Xhafa, “Historia e Shqipërisë 1912-1939”, Shkodër; 2006, f. 179.15 Margaret Macmillan, “Paris 1919. Gjashtë muaj që ndryshuan botën”, Tiranë; 2006, f. 412.16 “Histori e Popullit Shqiptar III”, vep. e cit, f.130.17 Po aty.18 Paskal Milo, “Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927”, Tiranë; 1992, f.70.

kërkojnë që territori shqiptar i përcaktuar në Konferencën e Londrës, të formoj një shtet të pavarur në përputhje me frymën e vendimeve të kësaj konference”. Por në fund të memorandumit thuhej: “Në rastin kur konferenca do ta ketë të pamundur të aplikojë në lidhje me këtë çështje, vendimet e marra më 1913 në Londër dhe është e disponuar t’i njohë një shteti të huaj të drejtën e pushtimit, ose të protektoratit mbi të, ose një pjesë të këtij territori, dëshirojmë të deklarojmë se rezervojmë të drejtën e mbrojtjes së interesave tona jetike, në këto rajone duke rivendikuar të njëjtat privilegje për shtetin tonë 19. Ky qëndrim i dyzuar i Beogradit do të vijonte gjatë gjithë kohës së Konferencës së Paqes dhe kishte për synim të arrinte dy qëllime: a) ta veçonte konfliktin ndërmjet Romës e Beogradit për ndarjen e tokave të ish-Perandorisë Austro-Hungareze, për të cilat kishin pretendime të dyja palët, nga ai për ndarjen e Shqipërisë, sikurse ishte parashikuar në Traktatin e prillit 1915; b) ta vinte Jugosllavinë në të njëjtën rrafsh me Greqinë, e sidomos me Italinë për ndarjen e shtetit Shqiptar dhe të mos lejonte që ta përjashtonin nga kjo ndarje, siç po përpiqej diplomacia italiane 20.

Nga ana e saj, qeveria italiane synonte të siguronte në radhë të parë zotërimin e Vlorës, si pikë e rëndësishme gjeostrategjike në Adriatikun Jugor dhe të vendoste nën protektoratin Italian “shtetin autonom shqiptar”, që parashikohej në kufijtë e Shqipërisë së Mesme, “myslimane”. Roma kërkonte gjithashtu që ky protektorat kontroll të shtrihej mundësisht në kufijtë e Shqipërisë së 1913-ës. Delegacioni italian nuk i shtroi menjëherë këto pretendime në Konferencë, sepse ajo radhitej ndër Fuqitë e Mëdha fituese, të cilat, si organizuese të Konferencës, i kishte dhënë disa të drejta të veçanta në krahasim me vendet e tjera fituese të vogla 21.

Konflikti midis interesave dhe pretendimeve territoriale Italiane dhe atyre të shtetit Serbo-Kroato-Slloven, për ndarjen e zotërimeve të ish-perandorisë Austro-Hungareze gjatë bregut lindor të detit Adriatik, u shtri në një masë të gjerë mbi Shqipërinë që u përdor vetëm si mjet kompensimi. Ky konflikt përbënte edhe thelbin e të ashtuquajturës “Çështje e Adriatikut” 22.

Çështja e Adriatikut, zuri një vend qendror në diplomacinë e pas luftës. Kjo kishte të bënte kryesisht me ndryshimet territoriale që ishin paracaktuar nga Traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915. Për zbatimin e këtij traktati dolën pengesa midis vetë palëve të tij23. Përfshirja e problemit shqiptar në “Çështjen e Adriatikut” ndikoi negativisht në zgjidhjen e drejtë të këtij problemi, meqenëse statusi i Shqipërisë të 1913, kufijtë dhe pjesë të ndryshme të territorit te saj u përdorën nga palët në konflikt, si dhe nga fuqitë e mëdha që qëndrojnë prapa tyre, si një levë për të shkëputur konçensione nga njëri-tjetri në pjesë të tjera të rajonit në emër të zgjidhjes së “Çështjes se Adriatikut” si e tërë 24.

Si mund të pritej, Italia e priti Jugosllavinë si kundërshtaren kryesore të synimeve të saj. Konflikti ishte i pashmangshëm përderisa Italia kërkonte zbatimin e Traktatit të Londrës, që i jepte asaj pjesë të rëndësishme të territorit të Austro-Hungarisë.

Lajmet shqetësuese që vinin nga Parisi, tregonin se pavarësia e Shqipërisë dhe sidomos tërësia e saj territoriale rrezikohej nga të gjithë fqinjët, nga Italia dhe nga shtetet ballkanike 25. Për Shqipërinë e pas luftës ishte krijuar një situatë e re ndërkombëtare krejt e pafavorshme. Nuk kishte më një Austro-Hungari që ta mbronte ekzistencën e saj në diskutimet diplomatike mes të mëdhenjve, dhe nga ana tjetër, ekzistonte Traktati i Londrës 1915, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë, që e kishin firmosur edhe Anglia e Franca të cilat ishin të detyruara ta respektonin26.

Planet për likuidimin e pavarësisë dhe copëtimin e saj i dhanë një shtysë të re të fuqishme Lëvizjes Kombëtare. Qeveria e Durrësit humbi vazhdimisht terren, përpjekjet e saj diplomatike në Paris u quajtën të pamjaftueshme dhe opinioni u orientua gjithnjë e më shumë drejt një aksioni popullor në vend. Kjo çoi në Kongresin e Lushnjës, që u mblodh më 28 janar 1920 27.

Qeveria e dalë prej kongresit, duke shfrytëzuar rivalitetin anglo-francez, kohën e fituar nga qëndrimi i diplomacisë së SHBA-së, vështirësitë që kalonte Italia, veçanërisht në planin e brendshëm 19 Po aty.20 “Historia e Popullit Shqiptar III”, vep. e cit, f.131.21 Po aty, f. 131.22 P. (Dibra)Teli, “Shqipëria dhe Diplomacia”, vep.e cit, f.42. 23 A. Puto, “Shqipëria Politike 1912-1937”, Tiranë; 2009, f.194.24 P.(Dibra) Teli, “Shqipëria dhe Diplomacia”, vep. e cit, f.43. 25 “Historia e Popullit Shqiptar III”, vep. e cit, f.139.26 Po aty.27 A. Puto, “Historia Diplomatike.., vep. e cit, f. 321.

Pran

imi i

Shq

ipër

isë

në L

idhj

en e

Kom

beve

Page 12: Global Challenge 3

22 23GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

politik-social dhe ekonomik, zhvendosjen e vëmendjes dhe bllokimin e forcave të Greqisë në Azinë e Vogël, si edhe preokupimin e Jugosllavisë për të penguar zotërimin nga Italia të të dy brigjeve të Kanalit të Otrantos, të kësaj porte në Adriatik, bëri përpjekje të largonte të gjithë trupat e huaja nga Shqipëria dhe të siguronte rikonfirmimin e pavarësisë dhe të integritetit të saj 28.

Kongresi i Lushnjës mori një varg vendimesh të rëndësishme. Dy prej tyre ishin: mosbesimi i shprehur ndaj qeverisë së Durrësit dhe krijimi, në vend të saj, i një qeverie të re të kryesuar nga Sulejman Delvina, si dhe protesta kundër akordit të 14 janarit që cilësohej si një vendim “për ndarjen e Shqipërisë midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë”, që vinte në zbatim Paktin e Londrës të vitit 1915 29.

Qeveria e formuar nga Kongresi i Lushnjës e përqendroi vëmendjen pikërisht te ripohimi ndërkombëtar i vendimeve të 1913-s, mbi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe të kufijve të saj. Në vjeshtën e 1920-ës, ajo e zhvendosi qendrën e veprimtarisë së saj në fushën e politikës së jashtme nga Konferenca e Paqes në Paris, në Lidhjen e Kombeve. U gjykua se Lidhja e Kombeve ishte selia më e përshtatshme për t’i gjetur një zgjidhje pozitive kësaj çështje ashtu siç shpresonin të gjithë popujt e vegjël.

Lidhja e Kombeve paraqiste disa avantazhe në krahasim me Konferencën e Paqes. Konferenca e Paqes ishte një organ në rrethin e ngushtë të Fuqive fituese, jashtë çdo kontrolli të opinionit publik, kurse Lidhja e Kombeve sillte një element të ri në jetën ndërkombëtare, ajo i trajtonte çështjet në debat mbi bazën e publicitetit, pra të pjesëmarrjes së opinionit publik 30.

Më 15 nëntor 1920 do të hapej në Gjenevë të Zvicrës e para Asamble e Lidhjes së Kombeve. Një muaj para hapjes së Asamblesë, më 12 tetor 1920 delegacioni Shqiptar në Konferencën e Paqes, i paraqiti Sekretarit të përgjithshëm Drummond kërkesën e Qeverisë së Tiranës për Pranimin e Shqipërisë në Lidhje.31

Paraqitja e kandidaturës së Shqipërisë shtroi menjëherë çështjen e statusit të saj ndërkombëtar. Këtë e kërkonte neni i Statusit të Lidhjes ku thuhej se “mund të bëhet anëtar i Lidhjes çdo shtet që qeveriset lirisht, pra Shqipëria duhej të përmbushte kushtin themelor, të ishte shtet i pavarur 32. Dortmund kërkonte që të paraqiteshin këto dokumente: 1) kopje autentike të dokumenteve me anën e të cilave Shqipëria ka shpallur pavarësinë ose i është njohur vetëqeverisja e plotë dhe 2) kopje autentike të deklaratave, me anë të cilave qeveritë e tjera e kanë njohur Qeverinë ë Shqipërisë si qeveri de facto ose de jure 33.

Pra shtrohej çështja e statusit të Shqipërisë përpara luftës. Duhej argumentuar fakti se Shqipëria nuk ishte një shtet i ri i krijuar pas lufte, pra ajo ekzistonte si shtet i pavarur që më 1913 me vendim të Konferencës së Ambasadorëve. Aktet kryesore që njihnin pavarësinë e Shqipërisë dhe që caktonin kufijtë e saj ishin ato të viteve 1913-1914. Asnjëra prej Fuqive nënshkruese nuk i kishte denoncuar ato. Sipas të drejtës ndërkombëtare ato ishin gjithnjë në fuqi. Përveç njohjes së shtetit shqiptar si shtet i pavarur, u shtua edhe njohja e qeverisë shqiptare me Princ Vidin si princ të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, që e kishin caktuar vetë Vidin si princ të Shqipërisë, e njohën de jure qeverinë e tij. Në Durrës, u dërguan përfaqësues diplomatikë nga shtete të ndryshme, ndërsa edhe Shqipëria dërgoi disa përfaqësues përjashta 34.

Gjatë luftës, Shqipëria e porsa lindur u përfshi nga valët e luftës dhe territor i saj u bë arenë e forcave ndërluftuese. Pra periudha e luftës cilësohej si një shkelje e akteve të 1913-1914-ës dhe jo si një anulim i tyre. Periudha e luftës nuk provoi se shteti shqiptar nuk ishte i aftë të ekzistonte po ai pësoi fatin që pësuan edhe disa shtete të tjera. Tani, pas lufte Shqipëria u rimëkëmb, u riorganizua dhe nxori nga gjiri i saj një qeveri kombëtare që është zotëruese sovrane e gati të gjithë territorit që ju caktua në 1913-ën. Konkluzioni që rridhte së këtejmi ishte se shteti shqiptar ishte njohur që përpara luftës, se statusi i tij si shtet i pavarur nuk ishte ndryshuar nga ngjarjet e luftës 35.28 Maringlen Verli, “Kosova sfida Shqiptare në historinë e një shekulli”, Tiranë; 2007, f. 102.29 A. Puto, “Historia Diplomatike..”, vep. e cit, f. 231.30 A. Puto, “Shqipëria Politike”, vep. e cit, f. 286.31 Public Record Office (PRO-më tej E.G). Fo 371/4885, C9605/9/22. Kërkesë e Qeverisë Shqiptare

drejtuar Z. Rric Drrumond, Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Paris 12 tetor 1920.32 A. Puto, “Shqipëria Politike”, vep e cit, f. 338.33 Po aty. 34 Po aty. 35 A. Puto, “Historia Diplomatike”, vep. e cit, f. 340.

Problemi tjetër kishte të bënte me njohjen e qeverisë shqiptare , me pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Në memorandum mbrohej teza se Qeveria shqiptare i kishte të gjitha atributet për t’u konsideruar si qeveri de jure dhe de fakto e Shtetit shqiptar 36. Ajo plotësonte dy kushte kryesore: në pikëpamjen e brendshme kishte dalë nga një asamble kombëtare, shprehje e vullnetit të gjithë popullit dhe e shtrinte pushtetin e saj mbi shumicën e territorit të 1913, në pikëpamje të jashtme, kishte dalë si palë edhe në arenën ndërkombëtare, duke u lidhur marrëveshje me Italinë (marrëveshja e 2 gushtit 1920) me Greqinë (Protokolli i 28 majit 1920) dhe duke hyrë në bisedime me Jugosllavinë për rregullimin e disa problemeve kufitare mbi bazën e akteve të 1913-ës. Së këtejmi, konkludohej se Italia, Greqia dhe Jugosllavia e kanë njohur de fakto Qeverinë shqiptare37.

Asambleja e mori në shqyrtim çështjen e pranimit të Shqipërisë në seancën e saj plenare të 17 dhjetorit 1920. Kjo ishte faza e dytë dhe përfundimtare e shqyrtimit të çështjes. Në Asamble, tabloja u përmbys krejtësisht. Brenda një periudhe prej më pak se dy javësh, kandidatura e Shqipërisë kaloi nga përparësimi në miratimin unanim 38. Debati në parlament u hap me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të Afrikës së Jugut dhe të Kanadasë, përkatësisht Lord Robert Sesil dhe Rouell. Të dy folësit kishin mbështetur kërkesën e Shqipërisë dhe votuan bashkë me pakicën në favor të pranimit të saj. Në Asamble, ata u bënë avokatët më të vendosur të kandidaturës shqiptare.

Kështu lordi Sesil tha se Shqipëria ishte njohur qysh përpara lufte, dhe statusin e saj nuk mund ta ndryshonin as pushtimi i territorit të saj nga forcat ndërluftuese, as dhe traktatet e fshehta gjatë luftës ose projektet e ndryshme që u bënë në kularët e Konferencës së Paqes 39. Po të pranohej se pushtimi i territorit ishte një bazë e mjaftueshme për t’i mohuar një vendi pranimin në Lidhje, atëherë nuk do të ishin aty as përfaqësuesit e Belgjikës e të Serbisë 40.

Ndërsa për “traktatet” ato mbetën në letër, nuk u zbatuan asnjëherë, ato mbetën vetëm propozime, projekte dhe, nuk e prekën pozitën e Shqipërisë si shtet të njohur ndërkombëtarisht41. Lordi Sesil e ngriti lart patriotizmin dhe ndjenjën kombëtare të popullit shqiptar. “Ndjenja kombëtare,-tha ai,- në Shqipëri është po aq e gjallë sa edhe kudo gjetkë, sa edhe në Francë, në Zvicër ose në çdo vend tjetër”, prandaj duhej bërë drejtësi dhe i duhej dhënë e drejta popullit shqiptar. Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi që mbajti delegati kanadez Rouell.

Qëndrimi i tij ishte hapur kundër praktikës së lidhjes së traktateve të fshehta për copëtimin e shteteve të vegjël e të pambrojtur”. Në ndërgjegjen time - tha ai-nuk mund ta quaj të ligjshme dhe të drejtë që një grup çfarëdo shtetesh të vendosin të ndajnë një shtet tjetër, që është pak a shumë i dobët dhe i pa mbrojtur, për të cilin madje kanë garantuar edhe neutralitetin”42.

Vlen të përmendet edhe një përfaqësues i një pjese tjetër të Perandorisë Britanike, siç ishte India në atë kohë, Ali Imam,i cili bashkoi zërin e tij në përkrahje të kërkesës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, ai vlerësoi shoqërinë shqiptare si model të harmonisë midis dy feve më të mëdha në botë, krishterimit dhe islamit. “Duke dhënë pëlqimin tonë për pranimin e Shqipërisë”,-tha Ali Imami- ne do të shpallim në këtë sallë se ekziston një vend, në të cilin kombësia është njohur si një faktor më i rëndësishëm se sa mosmarrëveshjet dhe grindjet midis partive dhe sekteve”. Ai bëri thirrje që Asambleja të jepte mbështetjen më të madhe për këtë shembull të rrallë të bashkimit të Kryqit dhe Gjysmëhënës43.

Kur bëhet fjalë për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, nuk mund të mos vlerësohet roli dhe pesha që pati personaliteti i Fan Nolit gjatë debatit mbi kandidaturën shqiptare. Nolit ju besua kryesia e delegacionit shqiptar me qëllim që të mbrohej në mënyrë sa më dinjitoze çështja shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Caktimi i Nolit në krye të delegacionit shqiptar, ishte kandidatura më e përshtatshme për kohën dhe jo krejt e rastësishme. Zgjedhja e Nolit si kryetar i delegacionit, ishte bërë me mjaft zgjuarsi pasi ai jo vetëm fliste me lehtësi gjuhët zyrtare që fliteshin në sallat e Lidhjes së Kombeve, si anglisht dhe frëngjisht, por ai ishte drejtues i fesë ortodokse, që përbënte një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës së besimeve fetare në vendin tonë. Noli 36 B. Xhafa, “Historia e Shqipërisë..”, vep. e cit, f. 226.37 Po aty. 38 A. Puto, “Historia Diplomatike..,”vep. e cit, f. 343.39 A. Puto, “Shqipëria Politike”, vep. e cit, f. 289.40 A. Puto, “Historia Diplomatike..” vep. e cit, f. 343.41 A. Puto, “Shqipëria Politike”, vep.e cit, f. 289.42 A. Puto, “Historia Diplomatike..”, vep. e cit, f. 344.43 Po aty.

Pran

imi i

Shq

ipër

isë

në L

idhj

en e

Kom

beve

Page 13: Global Challenge 3

24 25GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

ishte gjithashtu edhe përfaqësuesi i Federatës “Vatra” në SHBA i cili kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’ia paraqitur Presidentit Uillsonit problemin shqiptar dhe për ta angazhuar atë tërësisht në çështjen Shqiptare.

Në një nga darkat ku Noli ishte i ftuar i presidentit Uillson, ai arriti që t’i shkëpuste këtij të fundit përkrahjen maksimale të SHBA-së kundrejt çështjes shqiptare. Noli ja paraqiti situatën në të cilën ndodhej Shqipëria edhe Zonjës Uillson duke u shprehur: “Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur t’ju lutem që ta kujtoni Shqipërinë, një vend aq të varfër, pa miq dhe pa ndonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj” 44. Zonja e Parë si përfaqësuese e ndjenjave amerikane për vetëvendosje, tregohet e ndjeshme ndaj kësaj çështje, sepse këtë e shohim te përgjigja që kthen duke deklaruar se: “Po, na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjika e të tjerat”. Në vazhdim të bisedës, Noli deklaron se situata e Shqipërisë është më e koklavitur dhe e trazuar dhe se e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju Z. President dhe Amerika. Dhe presidenti kthen një përgjigje që për Shqipërinë përbën histori më vete, “Po unë do të kem vetëm një zë në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor dhe për të drejtat e Shqipërisë”45. Mbas gjithë përpjekjeve, debateve dhe mbështetjes që ju dha çështjes Shqiptare nuk mund të pritej rezultat tjetër përveç atij të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Kështu në përfundim të seancës kërkesa e Shqipërisë u vu në votë. Në procesverbalin e mbajtur u shënua: 35 shtete votuan pro, 7 shtete mungonin dhe u quajtën si abstenues, asnjë votë kundër 46. Kështu më 17 dhjetor 1920 Shqipëria u pranua me votë unanime 47 dhe u ftua të zinte vend në Asamblenë e Lidhjes.

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte një mesazh se Fuqitë e Mëdha kishin vendosur të ruhej Shqipëria e vitit 1913. Por asgjë nuk erdhi në mënyrë të rastësishme, ndikuan shumë faktor në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Faktori bazë duhet konsideruar qëndresa shqiptare, që gjeti një shprehje aq të bujshme në luftën e Vlorës dhe në tërheqjen e Italisë 48. Kjo u shoqërua dhe me konsolidimin e situatës së brendshme kur qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës arriti të shtrijë pushtetin e saj në krahinat kryesore të vendit, duke dhënë imazhin e një qeverie të qëndrueshme dhe të efektshme. Padyshim që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli, ka dhënë një kontribut të çmuar nëpërmjet kontakteve me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare.

Përsa i përket faktorit ndërkombëtar, kthesa në trajtimin e kandidaturës shqiptare është kthesë në qëndrimin e Anglisë. Nuk mund të ishte e rastit që rolin e avokatëve të pranimit të Shqipërisë e morën përsipër përfaqësuesit e dy dominioneve, si Afrika e Jugut dhe Kanadaja, me të cilët u bashkua edhe ai i Indisë, pjesë po ashtu e Perandorisë britanike 49. Kjo nuk mund të ndodhte pa pëlqimin e Foring Ofisit. Kjo ishte një zgjedhje e politikës angleze për disa arsye: së pari, ajo nuk ishte e pa ndjeshme ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri50; së dyti, vendi mund të ishte një sferë e interesave direkte angleze, tani që bëheshin vlerësime tërheqëse për pasuritë e nëntokës shqiptare, sidomos të burimeve vajgurore. Mendoj se një arsye e fortë e kësaj ndërhyrje ishte fakti se Anglisë i duhej një pikë e sigurtë gjeopolitike në Ballkan. Pranimi Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte me rëndësi për fatet e vendit.

44 Nasho Jorgaqi, “Fan S.Noli Vepra 5”, Tiranë; 2002, f. 96.45 Po aty.46 A. Puto, “Shqipëria Politike”, f. 290.47 AMPJ, viti 1921, dosja 44, f. 47.48 A. Puto, “Historia Diplomatike..”, vep. e cit, f. 345.49 Po aty.50 Po aty, f. 346.

Literatura:

1. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. “Historia e Popullit Shqiptar III”. Toena. Tiranë, 2007.2. Baça F,Ferit. “Shqipëria dhe Organizatat Ndërkombëtare”. Globus R. Tiranë, 2010.3. Cici, Arben. “Marrëdhëniet Shqiptaro- Italiane në vitet 1920-1934”.Afërdita. Tiranë, 2002.4. Duka , Valentina. “Historia e Shqipërisë 1912-2000”. Shblu. Tiranë, 2007.5. Jorgaqi, Nasho. “Fan S. Noli Vepra 5”. Dudaj. Tiranë, 2002.6. Macmillan, Margaret. “Paris 1919. Gjashtë muaj që ndryshuan botën”. Plejad. Tiranë, 2006.7. Milo, Paskal.” Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927”. Tiranë, 1992.8. Puto, Arben. “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare”. Republika e Shqipërisë Akademia e

Shkencave. Albin. Tiranë, 2003.9. Puto, Arben. “Shqipëria Politike 1912-1939”. Toena. Tiranë, 2009.10. Teli (Dibra), Pranvera. “Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927( nën dritën e burimeve

arkivore angleze)”. Neraida. Tiranë, 2005.11. Verli, Maringlen. “Kosova sfida Shqiptare në historinë e një shekulli”. Botimpex. Tiranë, 2007.12. Vllamasi, Sejfi. “Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)”.Neraida. Tiranë, 1995.13. Xhafa, Bajram. “Historia e Shqipërisë 1912-1939”. Rozafat. Shkodër, 2006.14. Burimet arkivore Shqiptare Arkivi i Ministrisë i Punëve të Jashtme 15. Burime arkivore të huaja-Public Record Office, Fondi i Foreign Office.

Pran

imi i

Shq

ipër

isë

në L

idhj

en e

Kom

beve

Page 14: Global Challenge 3

26 27GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Struktura e problemit në Aleancën e Atlantikut të Veriut

Prof. As. Dr. Gjon Boriçi

Hyrje

Elementi më konstruktiv në politikën e jashme amerikane gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë zhvillimi i marrëdhënieve Atlantike. Si pasojë e largpamësisë të burrave të shtetit amerikan masat e thjeshta por shumë efikase të Planit Marshall dhe futjes së Turqisë dhe Greqisë në NATO, ndihmuan jashtëzakonisht shumë në strukturimin e Evropës perëndimore dhe mbi të gjitha ringritjen e saj ekonomike. Kur në vitin 1948 ndodhi grushti i shtetit në Çekosllovaki dhe bllokada e Berlinit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës themeluan Aleancën Atlantike për të siguruar lirinë e Evropës. Si rezultat i kësaj politike, Evropa u ndje shumë e sigurtë ndaj lirisë së rifituar dhe ndaj çdo agresioni të mundshëm. Hapa domethënës drejt integrimit evropian u morën duke filluar me marrëveshjen e qymyrit dhe çelikut, EUROATOM-it dhe kulmi i arritjes ishte Tregu i Përbashkët Evropian. Deri kur presisdenti dë Gol vendosi veton ndaj hyrjes së Britanisë së Madhe në tregun e përbashkët më 14 janar 1963, Evropa kërkonte një formë më të avancuar drejt një hapi të mëtejshëm logjik. Ashtu siç prisnin shtetarët amerikanë, bashkëpunimi në këtë pjesë të hemisferës perëndimore do të bëhej edhe më efektiv.

Në vitet që pasuan, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Evropës Perëndimore (me përjashtim të Britanisë së Madhe) u tendosën disi. Mungesa e marrëveshjeve për gjëra thelbësore mungoi tërësisht. Nga ana tjetër, Evropa Perëndimore kishte frikë nga një marrëveshje e njëanshme amerikano-sovjetike. Ndërkaq pikëpamja anglo-amerikane për çarmatimin gjeti kundërshtimin e ashpër të Francës, por u

Stru

ktur

a e

prob

lem

it në

Ale

ancë

n e

Atla

ntik

ut të

Ver

iut shikua me mirëkuptim nga Republika Federale Gjermane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën

shumë pak mbështetje nga aleatët e tyre perëndimore evropianë për politikat e tyre në Azi dhe Amerikë Latine. Përpjekja për të vendosur një politikë të përbashkët tregtare me vendet e kampit socialist rezultoi e pasuksesshme. Për më shumë se një dekadë që nga themelimi i NATO-s, aleatët perëndimorë kanë qenë të pamundur për të rënë dakord lidhur me politikat e përbashkëta në ish zonat koloniale. Edhe progresi drejt Bashkimit Evropian ishte ngadalësuar. Britania me veto të dë Golit u përjashtua në mënyrë të pakuptimtë nga Tregu i Përbashkët Evropian. Çështje të natyrës strategjike mbetën krejtësisht të pazgjidhura. Çështja e kontrollit bërthamor vijonte të kërcënonte mjaftueshëm copëtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në mënyrë të natyrshme në një aleancë ndërmjet shteteve sovrane, masat për mos angazhim ishin të pritshme. Ajo çka i bënte këto marrëdhënie kaq komplekse është fakti se në vetvete ato përmbanin dhe përmbajnë supozime mbi vetë natyrën e marrëdhënieve atlantike, të marrëdhënieve evropiane dhe të interesave të partnerëve të veçantë. Qysh nga përfundimi i Luftës II Botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë ekzistoi një sfidë e hapur jo vetëm për përmbushjen teknike të planeve amerikane, por për vetë vlefshmërinë e konceptit amerikan të sigurisë. Koncepti strategjik i SHBA-ve në dhjetëvjeçarin e parë të pas Luftës II Botërore as që vihej në diskutim. Riorganizmi i Evropës sipas stilit amerikan e bëri lidershipin e përtej Atlantikut të padiskutueshëm.

Lind pyetja; çfarë nuk funksionoi më tej? Shunë studiues të çështjeve të sigurisë ia vënë fajin politikave të presidentit francez dë Gol lidhur me natyrën e tij autoritare për të ardhmen e Evropës. S’ka asnjë dyshim se metodat e papajtueshme të presidentit francez i kanë tendosur marrëdhëniet ndërmjet aleatëve perëndimorë pas Luftës II Botërore. Por, asnjë njeri i vetëm nuk mund ta përçante aleancën sado i fuqishëm të kishte qenë. Ndryshimet thelbësore ndodhën në vende të ndryshme të Evropës varësisht peshës apo fuqisë së tyre politike. Natyra e një aleance ka karakter strategjik. Marrëdhëniet ndërmjet aleatëve perëndimorë ishte e nevojshme t’u përshtateshin kushteve të reja të krijuara pas mbarimit të Luftës II pavarësisht se kush qeveriste në Paris apo në Uashington. Aleanca e Atlantikut të Veriut u vu përballë dy çështjeve me karakter shqetësues që nuk kishin të bënin shumë ose aspak me çështjet e brendshme politike të vendeve anëtare. Deri në ç’masë kërkohej bashkimi? Dhe sa mund të lejohej pluralizmi brenda aleancës. Koncepti i bashkimit rrezikonte të copëtonte kuptimin e përgjegjshmërisë tek aleatët. Insitenca me shumë sesa ç’duhej mbi përkatësitë kombëtare mund të çonte në copëtimin e përpjekjeve të përbashkëta. Shetarët që bëjnë pjesë në një aleancë të caktuar janë të rrethuar nga dy lloj problemesh. Së pari, e kanë të nevojshme të sheshojnë problemet që lidhen me kushtet strukturore me të cilët politikanët duhet të mësojnë të bashkëjetojnë dhe së dyti, me ato probleme që shkaktohen nga veprimet politike. Në këtë studim, do të merremi gjerësisht me problemet strukturore të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ndryshimi i natyrës së marrëdhënieve atlantike

Ndoshta rreziku më i madh me të cilin ndeshet Organizata e Atlantikut të veriut është mbizotërimi politik dhe ushtarak i Amerikës në mbarë çka mund të kthehet në një pengesë të vijueshmërisë së marrëdhënieve me aleatët evropianë. Amerika në fakt meriton lavdërimet më të mëdha në promovimin e vlerave evropianë dhe në vetë sigurinë e kontientit të vjetër duke e bërë të pamundur një agresion sovjetik. Por, pas Luftës së Ftohtë, lidershipi amerikan në NATO filloi të vihej në dyshim edhe pse faktet që ndodhën si kriza ballkanike dhe ngjarjet e 11 shtatorit flakën çdo mëdyshje. Evropianët i detyrohen shumë SHBA-ve gjatë dhe pas Luftës II Botërore. Çdo vend evropian me përjashtim të Britanisë së Madhe ka qenë i pushtuar. Shoqëritë evropiane herë pas here janë shkatërruar dhe sidomos gjatë Luftës II dhe pas saj e patën të domosdoshme ndihmën amerikane.

Marrëdhëniet SHBA-Evropë janë duke u rivlerësuar kohët e fundit. Dikur nuk kishte se ç’të vlerësohej pasi Evropa ishte shkatërruar dhe SHBA-të u morën me të [Evropën] me një kujdes atëror. Ky fakt u dha amerikanëve një lloj vetë drejtësie për t’u marrë me punët e Evropës e cila u shoqërua me kriticizëm dhe padurim për shkëputje nga tutela amerikane. Politikëbërësit amerikanë ndonjëherë gjatë gjithë këtyre viteve kanë patur edhe mospërputhje të marrëveshjeve

Page 15: Global Challenge 3

28 29GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

që kanë lidhur administrata të ndryshme si pasojë e paditurisë për të vepruar në kohën e duhur duke çuar edhe në përsëritje të gabimeve të së kaluarës. Si rezultat i këtyre politikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore e kanë zhvilluar dialogun mes tyre më së shumti lidhur me problemet teknike dhe sipas projekteve amerikane. Ky qëndrim amerikan pjesërisht u kthye në një zakon të keq politik saqë çoi edhe në acarim të marrëdhënieve me Evropën për pasfidueshmëri të politikave amerikane sidomos gjatë krizës së Irakut. Gjatë gjithë epokës së Luftës së Ftohtë politika e aleatëve evropianë të Amerikës në thelb ka konsistuar në ndikimin e vendimeve amerikane sesa në krijmin e koncepteve të tyre për sigurinë. Kjo lloj politike ka sjellë pasiguri dhe acarime mes vetë anëtarëve perëndimorë. Për më shumë se një dekadë pas Luftës së Ftohtë, shtetarët evropianë filluan dhe u morën më shumë me zhvillimin e alternativave personale sesa me forcimin e marrëdhënieve euroatlantike.

Periudhës së hegjemonisë amerikane në Evropë i erdhi fundi në fundin e viteve ’50 dhe me fillimin e viteve ’60 për katër arsye madhore.

1. Së pari, Evropa e mori veten ekonomikisht. 2. Së dyti, shtetet e Evropës u integruan me njëri tjetrin. 3. Së treti, procesi i dekolonizmit erdhi në fazën përmbyllëse. 4. Së katërti, kriza e raketave në Kubë tregoi se siguria amerikane nuk ishte e pacënueshme 1.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin promotorët e rekuperimit ekonomik evropian shoqëruar me një frymë largpamësie. Aftësia amerikane ishte se e konsideroi në kohën e duhur Evropën si një partner që ndante të njëjtat vlera me ato amerikane dhe së bashku do të drejtonin botën. Sigurisht, pas viteve ’50 Evropa nuk kishte më nevojë për asistencën ekonomike amerikane, por do të ishin përsëri politikat amerikane ato që do të ndikonin edhe të paktën 30 vjet në jetën e Evropës perëndimore. Por, kjo kishte pak gjasa që të ndodhte pasi me rritjen ekonomike evropiane, dinamizmi tradicional evropian kishte shanse që të rikthehej në skenën politike. Ky “rikthim” i dha një shtysë ekzistencës së ndikimeve të reja politike sidomos në brezin e ri të cilët qysh nga masakra e Luftës I Botërore kishin dëshirë të tregonin veten lidhur me pikëpamjet që kishin për botën. Procesi i integrimit ekonomik evropian lartësoi sigurinë evropiane. Sipas botëkuptimit amerikan, Tregu i Përbashkët Evropian duhej parë për së jashtmi që do të thoshte se sipas këtij koncepti forcimi ekonomik evropian do të duhej të mbështetej (siç ndodhi) tek vulneti i lirë i të gjithë njerëzve pa dallim dhe pa diskriminim. Megjithatë, është thelbi i tregut të përbashkët që i vë barriera botës së jashtme, fakt që do të vononte forcimin e mëtejshëm të Evropës në bashkëpunim me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, këto pengesa fiktive reduktohen si pasojë e negociatave qeveritare.

Forcimi i Tregut të Përbashkët evropian padyshim që i komplikoi negociata evropiano-amerikane duke çuar në stepjen e largpamësisë amerikane në marrëdhëniet e tyre me Evropën perëndimore. Logjika e interesit ekonomik prodhon nevojat e veta duke ndikuar fort në bashkëpunimin ndërmjet vendeve qofshin këto aleatë apo jo. Nuk është e rastit që në shumicën e negociatave ekonomike gjatë Luftës së Ftohtë, qëndrimi i shteteve anëtare përsa i përket hyrjes në Treg të Britanisë së Madhe ka qenë shumë i përafërt me qëndrimin e Francës. Interesi ekonomik i Tregut të Përbashkët Evropian shumë shpesh ka koinciduar me synimin politik francez për të kërkuar një rol më të pavarur për Evropën. Procesi i dekolonizimit kontribuoi edhe për t’i dhënë një shtysë të re politike Evropës. E çliruar nga detyrimet matanë detit, shumë vende evropiane për herë të parë brenda një brezi janë të aftë të zhvillojnë një rol më specifik politik për veten e tyre. Në mënyrë ironike, fundi i Evropës “kolonizatore” çoi në një përmbysje të vlerave dhe qëdrimeve tradicionale të paraluftës së dytë ndaj vendeve të pazhvilluara. Disa udhëheqës evropianë janë duke përsëritur argumentin amerikan që dikur ishte motoja e viteve ’50:

“Sa më të mëdha angazhimet e botës së lirë të jenë në forcimin e demokracive në botë, aq më të vogla do të jenë dallimet mes vendeve” 2.

1 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 72 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 8

Ky qëndrim amerikan që në fakt ishte doktrinë, dëmtoi për mirë taktikat e gjeneralit dë Gol kur ishte president i Francës. Duke hequr dorë nga zotërimet e tyre koloniale, aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara u bllokuan psikologjikisht kur erdhi puna për të marrë angazhime të përbashkëta kur u cënua siguria ndërkomëbëtare veçanërisht në krizën e raketve në Kubë dhe gjatë Luftës në Vietnam. Shumica e vendeve të Evropës perëndimore me përjashtim të Britanisë së Madhe deri sa ndodhi 11 shtatori nuk besonin se siguria e tyre kombëtare ishte plotësisht e cënueshme nëse në pjesë të ndryshme të globit nuk kishte siguri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë herë i kanë këshilluar aleatët e tyre evropianë që të marrin një rol global më aktiv përsa i përket angazhimeve ndërkombëtare qëndrim që ka mbetur i pandryshuar qysh nga viti 1961 3.

Me të njëjtën situatë përballen sot aleatët evropianë. Çdokush prej tyre e ka në thelb të interesave të veta ekonomike që paqja në botë të jetë e qëndrueshme. Por, ky shqetësim i përgjithshëm nuk i shpëtoi vendet e Lindjes së Mesme nga “Pranvera Arabe” që filloi në fakt që në janar të vitit 2011 në Tunizi, Egjipt, Libi, Siri, Jemen, Jordani të gjitha vende dikur nën administrimin kolonial të fuqive evropiane perëndimore. Dikur marrëdhëniet e botës perëndimore me botën komuniste ndryshuan në mënyrë dramatike qysh nga koha e krizës së raketave në Kubë. Shumica e aleatëve evropianë të SHBA-ve arritën në konkluzionin se dy fuqitë kryesore bërthamore në botë nuk do të shpërthenin kataklizmën botërore për një periudhë kohe të pacaktuar. Kjo bindje u forcua nga shpresa e disa vendeve dhe nga dyshimi i disa të tjerëve lidhur me mbarëvajtjen e bashkëpunimit dypalësh sovjeto-amerikan. Në një atmosferë të tillë politike kërcënimi sovjetik po bëhej përherë e më i zbehtë.

Ndryshimet e mëdha që ndodhën në marrëdhëniet evropiano-amerikane u shfrytëzuan për mirë nga njerëz të përgjegjshëm. Në të dy brigjet e Atlantikut ndikimi i qëndrimeve të qëmotshëm kontriboi në impaset politike që kaloi kjo aleancë gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë. Të rregullosh një marrëdhënie është githmonë një proces i vështirë. Politikat ndërmjet aleatëve janë të nevojshme të përcaktohen në bazë të interesave dhe vullnetit të mirë. Dëshira për të qenë i parë padyshim është e nevojshme që të zëvendësohet nga autonomia për të marrë përgjegjësi sepse përndryshe do të ishte jo e logjikshme t’i kërkohej një vendi aleat të ndërmerrte inisiativën dhe më pas t’i kërkosh llogari se përse veproi pa u konsultuar.

Ndryshimi i natyrës së aleancës atlantike

Natyra e aleancës euro-atlantike ka qenë githnjë në ndryshim e sipër. Për të kuptuar ndryshimin në vite, me rëndësi është të kuptojmë se përse krijohen aleancat. Ka tre arsye se përse krijohet një aleancë:

1. Të parashtrojë një rritje të fuqisë. Me të gjitha armët konvencionale që ekzistojnë, fuqia gjithëpërfshirëse mund të akumulohet vetëm duke bashkuar të gjitha resurset në një koalicion të vetëm. Sa më e gjerë të jetë aleanca aq më e fortë është rezistenca ndaj një agresioni.

2. Për të mos lënë asnjë dyshim në rreshtimin e forcave. Shpesh është argumentuar se po ta dinte Gjermania se në të dy luftërat ku mori pjesë do të kishte menjëherë kundër rreshtimin e Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, agresioni mund të ishte shmangur.

3. Për të transformuar një interes të nënkuptuar në një asistencë reciproke në një detyrim formal 4.

Për të qenë i sigurtë në një alenacë njerëzimi edhe përpara shpikjes së bombës atomike kërkohej integrim në sytë e një rreziku iminent. Tentativa për të kombinuar numrin maksimal të 3 Ball, George W., “NATO and World responsibility”, The Atlantic Community Quarterly, Vol. 2, Nr. 2

(Uashignton 1964), f. 2154 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 11

Stru

ktur

a e

prob

lem

it në

Ale

ancë

n e

Atla

ntik

ut të

Ver

iut

Page 16: Global Challenge 3

30 31GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

shteteve për veprim të përbashkët, ndeshte rastësisht në konfliktin ndërmjet dëshirës për të mos lënë asnjë dyshim në motivimin kolektiv të aleancës. Sa më e gjerë të ishte aleanca, aq më të shumta do të ishin arsyet për ta forcuar atë dhe më intensive dhe e drejtpërdrejtë do të ishte përgjigja ndaj një kërcënimi. Kjo vështirësi u duk qartazi në epokën atomike. Lufta bërthamore kërkon përdorim e të gjitha armëve që sjell dëmtimin në masë të të gjitha shteteve sovrane. Sa më i madh të jetë rreziku i një lufte bërthamore aq më shumë do të vihet në disktutim besueshmëria tradicionale për ndihmë të ndërsjelltë. Në të kaluarën aleancat krijoheshin pasi besohej se rreziku imediat i një konflikti ishte më pak se kërcënimi i një kundërshtari prepotent. Por, kur një luftë kërcënon me shuarjen e dhjetëra milionë jetëve, disa aleatë mund të marrin parasysh se shpërthimi i luftës do të sjellë të keqen më të madhe. Si rezultat i këtij arsyetimi, shumë teori të kontollit bërthamor që ekzistojnë prej vitesh në Aleancën e Atlantikut të Veriut kanë si qëllim të krijojnë imazhin e kthimit të NATO-s në një shtojcë të Pentagonit sesa në një aleancë gjithpërfshirëse. Strategët amerikanë janë për të dytën, ndërsa ata francezë të paktën në epokën e dë Golit dhe Shirakut janë për të parën. Dikur sekretari amerikan i mbrojtjes Robert MekNamara i quajti forcat bërthamore evropiane si...

“...provokuese, të papërdorshme dhe të dobëta” 5.

Sado të ndjeshme mund të jenë këto skema nga pikëpamja e ndarjes së punës, ato nuk mund të anashkalojnë hegjemoninë amerikane në çështjet bërthamore. Duket sikur aleatët nuk u hyjnë në punë SHBA-ve ndaj ndjehen paksa të diskriminuar 6. Teoristi francez i çështjeve të sigurisë gjenerali Galua ka argumentuar se armët bërthamore i kanë nxjerrë jashtë përdorimit aleancat 7. Përballë rrezikut të shkatërrimit total, asnjë komb në botë nuk do të vinte në rrezik mbijetësën e një kombi tjetër. Kështu, çdo vend e ka të nevojshme të ketë arsenalin e tij bërthamor për të mbrojtur veten nga një sulm i drejtpërdrejtë dhe të gjitha vendet e tjera lihen në mëshirë të fatit. Nëse kjo formulë do të zbatohej, do të ishte fundi i sigurisë kolektive dhe do të sillte kaos ndëkombëtar. Me arsenalet bërthamore përherë në rritje të protaganistëve më të fuqishëm, do të ishte e papranueshme të mohohej që hakmarrja bërthamore e ka humbur besueshmërinë e saj. Teoria e gjeneralit Galua sjell pasiguri kur shprehet se SHBA-të asnjëhrë nuk do të vijnë në ndihmë Evropës nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm bërthamor. Sipas tij, çdo vend duhet të ndërtonte jo vetëm arsenalin e tij bërthamor, por gjithashtu të jepte procedura të pagabueshme ndaj fuqisë sovjetike në luftën e ftohtë. Nëse asokohe gjenerali Galua do të kishte të drejtë, atëherë përse duhet të ekzistonte NATO-ja dhe përse duheshin marrë angazhime të përbashkëta. Teoria e Galuasë do të sillte shumëfishimin e forcave bërthamore në botë duke çuar edhe në marrëveshje të njëanshme apo dorëzime pa kushte në sytë e kundërshtarit si pasojë e shkatërrimit masiv.

Padiskutim, debate të tilla sollën jo pak teleshe në marrëdhëniet konfidenciale mes aleatëve të NATO-s. Dyshimi u shtua akoma më shumë në momentin kur amerikanët filluan të pyesin evropianët:

“Nëse ju na besoni neve, atëherë përse ju duhen armët bërthamore ?” 8

Epërsia e fuqisë bërthamore në duart e Shteteve të Bashkuara është vetëm njëra anë e problemit. Përmirësimi i teknologjisë bërthamore e ka rritur nivelin e kërcënimit. Çdo përballje bërthamore çon padiskutim në shkatërrim masiv dhe në humbje të pashmangshme të jetëve njerëzore. Armët moderne kanë ndryshuar gjithçka në struktrën e aleancëve dhe të të bërurit luftë. Neni V i traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut e ka të shkruar shumë qartë se çdo sulm ndaj një anëtari të aleancës është sulm kundër të gjithëve. Deri më 11 shtator 2011, lufta për amerikanët kishte tjetër kuptim nga ai evropian. Qysh nga Lufta Civile dhe nga sulmi mbi Përl Harbor, amerikanët nuk kishin pësuar më një tronditje me humbje jetësh masive në territorin e tyre. Evropianët në 5 Department of State Bulletin – speech of Secretary McNamara, Vol. XLVII, No. 1202 (9 Korrik 1962), ff. 64-696 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 13,

American strategic doctrine – Hnery Kisisgner cit. The trouboled partnership a re-appraisal of the western alliance)7 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 13, Pierre M. Gallois, U.S. Strategy and teh defense of Europe, Orbis vol. VII, Nr. 2 (paris 1963), ff. 226-249)8 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 14

katërqind vitet e fundit më shumë janë shquar për luftëra sesa për bashkëpunim. Aleancat asokohe vareshin shumë nga fuqia e numrit të popullsisë së popujve. Në kohët e sotme numrat nuk janë më domethënës. Tashmë teknologjia ka zëvendësuar numrat. Kështu, problemi më i thellë që shtrohet përballë Aleancës së Atlantikut të Veriut është rritje e presionit për përmirësimin e vazhdueshëm të teknologjisë që po përmbys përherë e më shumë konceptin e sovranitetit kombëtar. Rreziqet e një lufte bërthamore janë gjithnjë të pranueshme përsa kohë vazhdon prodhimi i tyre, por ajo që është më shqetësuese është ndryshimi i pozicioneve strategjike të aleatëve të veçantë në pikëpamjet e tyre politike përsa i përket zhvillimit bërthamor (rasti i Francës më 1995). Rruga e vetme që është e nevojshme të ndiqet është të shmanget prania e një rreziku ekstra brenda llojit që mund të përçajë aleancën.

Natyra e aleancave ka ndryshuar gjatë shekujve të historisë. Në të kaluarën një nga arsyet se përse lidhje aleancë ishte imponimi i detyrimeve shtesë për asistencë në kohë nevoje. Kur interesat e vendeve që dëshironin të lidhnin aleancë ishin ambige, dihej fare mirë se asistenca nuk do të vinte asnjëherë. Si agresori ashtu edhe mbrojtësi e kanë të nevojshme të kuptojnë se mund të mbrohen dhe sulmojnë në përputhje me rrethanat që iu paraqitën. Tradicionalisht, interesat kombëtare nuk kanë qenë asnjëherë ambige. Shpesh agresorët nuk e kanë kuptuar deri në momentin e fundit se kush do të ishte aleanca e rreshtuar kundër tyre. Më 1914, Gjermania u shastis nga rreshtimi i Anglisë në krah të Francës dhe po ashtu ndodhi edhe në Luftën II Botërore. Në epokën bashkëkohore, ideologjia dhe teknologjia u kombinuan së bashku për të prodhuar një konfrontim global. Kjo ka çuar në antagonizma të interesave kombëtare sesa në dykuptimshmëri të tyre. Ky element ka çuar në dobësimin e kohezionit brenda një aleance duke prodhuar atë që quhet policentrizëm. Por, policentrizmi nuk reflekton aq shumë emergjencën e mungesës së poleve të reja sesa orvatjen për të vendosur një qendër të re vendimmarrjeje.

Hendeku mes fuqisë ushtarake amerikane dhe evropiane ka ardhur duke u zmadhuar. Evropa nuk është në gjendje të ketë një forcë ushtarake si ajo amerikane pasi ka shumë qendra kontrolli, ndërsa Amerika vetëm një. Këmbëngulja e zyrtarëve amerikanë se në epokën bërthamore një strategji e izoluar nuk është më e mundur has në një mangësi serioze. Është pikërisht pamundësia për të harruar një strategji të izoluar që e bën të pamundur arritjen e një qëllimi me objektiv të qartë. Sa më i izoluar të jetë një strategji aq më shumë tendencioze do të jetë. Gjatë Luftës së Ftohtë, vendet neutrale kanë patur lirinë më të madhe të veprimit pasi mund të quhet se ishin aleatë të të dyja blloqeve. Pikërisht kjo liri veprimi po synohet sot nga shtetet që bëjnë pjesë në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Debati për natyrën strategjike të aleancave

Vlerësimi i natyrës së pushtetit nuk ka qenë asnjëherë i lehtë. Në epokën bërthamore ky problem është komplikuar akoma më shumë nga fuqia shkatërrimtare e armëve të reja dhe nga shpejtësia e ndyshimit të teknologjisë. Gjëja më negative që hasim është se tani rreziku i humbjes së jetëve njerëzore nuk është më se mund të vdesin mijëra brenda një kohë të shkurtër, por miliona. Në rast të një lufte bërthamore ekzistenca e vetë njerëzimit vihet në pikëpyetjeje. Edhe sikur të mos dalin krejtësisht jashtë mode parimet klasike të strategjisë, shtetarët do të mendohen dy herë përpara se t’i testojnë ato [armët bërthamore]. Kjo situatë reflekton paradoksin bazë të epokës bërthamore; fuqia e luftës dhe e pushtetit që e mbështet atë nuk ka qenë ndonjëherë më e madhe dhe nuk ka qenë asnjëherë kaq e papërdorshme. Në të kaluarën problemi më i madh që hasnin strategët ishte që të kishin fuqi më shumë për vendet e tyre. Në epokën bashkëkohore problemi më i madh është sesi ta përdorësh fuqinë e armëve për të arritur objektivin e synuar. Çfarëdo spektri fuqie të kenë shtetet, padiskutim në epokën atomike ato janë më të përmbajtur pasi frika ndaj përshkallëzimit të konfliktit është e pashmangshme. Ndonëse shtetet e fuqishme në këtë epokë kanë një aftësi të paprecedent për të shkatërruar, kërcënimi i tyre për një element i tillë ka besueshmërinë më të kufizuar në të gjitha kohërat. Kjo për faktin se aftësia për të shkatërruar nuk ka lidhje aspak me aftësinë për t’u çarmatosur. Kështu, aftësia për vetëshkatërrim në rast përdorimi të armëve bërthamore është e pashmangshme.

Stru

ktur

a e

prob

lem

it në

Ale

ancë

n e

Atla

ntik

ut të

Ver

iut

Page 17: Global Challenge 3

32 33GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kjo dilemë krijon tension dhe presion të fuqishëm ndaj çdo koncepti të strategjisë. Lufta bërthamore sa vjen e bëhet krejtësisht e pakonceptueshme, diplomacia ka për detyrë të zgjidhë atë çka nuk arrihet me luftë. Nëse lufta bërthamore rezulton të jetë mjeti i fundit i përdorimit nga udhëheqës mjeranë, ky fakt nuk ia ka lehtësuar detyrën diplomacisë. Në të kaluarën, negociatat e pasuksesshme nuk i kthenin asnjëherë gjërat në pikën e nisjes. Ato fusnin në lojë mjete të tjera presioni. Shumë nga presionet tradicionale nuk janë më në modë dhe kështu që diplomacisë i bie barra të bëhet më pak fleksibël. Papajtueshmëritë politike nuk ndëshkohen me ultimatume ndërmjet fuqive fuqive të mëdha edhe për faktin e thjeshtë se fuqitë më të mëdha të botës janë të rreshtuara nga e njëjta anë e barrikadës. Një shtetar i ditur dhe jo vetëm ai, është gjithnjë i frikësuar [në kuptimin e përgjegjshmërisë] për të shpallur luftë. Negociatat po bëhen përherë e më rituale. Edhe kur tensioni në marrëdhëniet ndërkombëtare është i vazhdueshëm, NATO-ja vijon të jetë gjithnjë në alarm megjithë natyrën paqedashëse të qëllimeve të saj. Ky problem është bërë më i mprehtë pasi qëllimi kryesor i atyre shteteve që zotërojnë armë moderne është vetëpërmbajtja. Është e nevojshme që të kuptohet se vetëpërmbajtja në politikë është më shumë një problem psikologjik sesa ushtarak. Nëse një kërcënim konsiderohet si bllof, por që merret seriozisht, qëllimi i vetëpërmbajtjes është të demaskojë në mënyrë të sinqertë “bllofin” për ta interpretuar rrezikun si të tillë. Për më tepër, nëse vetëpërmbajtja rezulton e suksesshme, agresioni nuk zë asnjëherë vend. Megjithatë, është e pamundur të shpjegohet plotësisht përse “diçka” nuk ndodhi. Asnjëherë nuk është vërtetuar se gjatë Luftës së Ftohtë paqja u ruajt vetëm sepse NATO-ja gjithnjë synonte për një strategji perfekte apo për një strategji efektive. Së fundmi, sa më efektive të jetë vetëpërmbajtja, aq më i besueshëm bëhet argumenti se kundërshtarët e botës së lirë nuk e kishin asnjëherë ndërmend të sulmonin të parët. Një strategji efektive mbi natyrës e vetëpërmbajtjes nga ana e NATO-s ishte edhe forcimi i argumentit për shtetet thuajse neutrale.

Edhe kur nevoja për aplikimin e politikave militariste nuk sfidohej, mosmarrëveshjet lidhur me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë ishin gjithnjë të pranishme. Asnjëherë më parë në histori, njerëzimi nuk ka qenë kaq shumë i varur si ekzistencë nga përdorimi i armëve. Armët bërthamore gjatë të gjithë historisë njerëzore janë përdorur vetëm një herë kundër Japonisë në përfundim të Luftës II Botërore. Askush nuk e di sesi do të mund të reagonte njerëzimi në kushtet ku shumë shtete zotërojnë armë të tilla të gatshëm për t’i përdorur. Armët e fundit bërthamore të shpikura nuk janë testuar ende pasi merret si e mirëqenë forca e tyre shkatërrimtare. Gjatë debatit lidhur me Nuclear Test Ban Treaty (Debati për Ndalimin e Testeve Bërthamore) një rëndësi e veçantë iu kushtua kokave të armëve bërthamore pasi aty është edhe fuqia më e madhe. Problemi më i madh me armët bërthamore është nëse ato do të përdoren ndonjëherë 9.

Ngatërresa e këtyre problemeve ka patur një efekt demoralizues në marrëdhëniet ndërmjet aleatëve. Studime të sofistikuara në çështjet e sigurisë kanë treguar se aftësia e aleatëve perëndimorë për t’i absorbuar ato [ngatërresat] ka hasur në konsultime tepër të vështira. Zor se edhe udhëheqësi më i arsyeshëm i botës perëndimore mund t’i kushtojë të gjithë vëmendjen e duhur problemit në fjalë pasi do t’i kushtonte shumë orë të panevojshme studimi. Me restaurimin ekonomik dhe politik të Evropës së pas Luftës II Botërore, në epokën pas rënies së Murit të Berlinit, struktura e problemit të aleancës perëndimore ka kaluar në një tjetër plan. Tashmë, nuk kemi të bëjmë me një botë bipolare, por multipolare dhe gjithnjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. SHBA-të janë gjithnjë të ngadalta për të pranuar dallimet që kanë dalë në pah ndërmjet tyre dhe Evropës. Prirja për t’i trajtuar marrëdhëniet atlantike si një entitet i vetëm bie në kundërshtim me faktin që Aleanca e Atlantikut të Veriut përbëhet nga shtete sovrane. Nëse NATO-ja do të ishte një entitet i vetëm politik, do të ishte shumë më tepër efikas në realizimin e synimeve mbi çështje të ndryshme të sigurisë. Në këtë rast, ekspozimi i një pjese të territorit të aleancës për të ngurruar në ndërhyrjen e një konflikti lokal mund të duket si një çmim i vogël për t’u paguar në shmangien e një katastrofe të përgjithshme.

Përsa kohë që NATO-ja bazohet tek vullneti i lirë i shteteve sovrane, ato nuk do të pranojnë në heshtje një strategji e cila duket sikur po flak tej ekzistencën e tyre kombëtare. Gjatë Luftës së Ftohtë nëse NATO-ja do të ishte tërhequr nga territori i Gjermanisë Federale, i tërë vendi do të ishte bërë komunizëm. Ajo çka mund të jetë e tolerueshme për një shtet të vetëm bëhet e papranueshme 9 Gilpatric, Roswell “Our defense needs: the long view” (Foreign Affairs Vol. 42, No. 3, Prill 1964), f. 373

për një koalicion. Mjafton të thuhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbronin Evropën me po aq zjarr sa edhe Alaskën dhe evropianët do ta flinin mendjen. Kjo është arsyeja që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe mbi të gjitha në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar shumë udhëheqës dhe shtete aleatë me SHBA-të janë përpjekur të ndërtojnë strategjitë e tyre të veçanta për të sfiduar konceptet amerikane në lidhje me sigurinë. Pranimi në heshtje i hegjemonisë amerikane ka patur dy kuptime; së pari, ka lidhje me përkushtimin e sinqertë të aleatëve evropiane në këtë aleancë dhe së dyti, ka patur si qëllim qëndrime neutrale përsa i përket marrjes së përgjegjësisë 10. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të detyruar të marrin një vendim lidhur me natyrën teknike dhe politike të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Transformimi i NATO-s është i pashmangshëm, por si do të jetë? Nga një pikëpamje psikologjike derisa të vijojë centralizimi i vendimeve politike me qendër jo në Bruksel, por në Uashington pasojat praktike të mosmarrëveshjeve do të ndikojnë në rritjen e veprimeve të papërgjegjshme ndërmjet aleatëve.

Si konkluzion: Dallimet në aleancë parë në perspektivën historike dhe forcës aktuale të NATO-s

Disa prej sforcimeve që kanë ndodhur në marrëdhëniet euro-atlantike mund të kenë rezultuar nga faktorët e jashtëm të cilët askush nuk i ka patur nën kontroll. Shumë studiues e shikojnë rritjen e gjithanshme të Evropës si një vetëbesim ndaj supremacisë amerikane që ekziston qysh nga mbarimi i Luftës II Botërore. Ndoshta shkaku më i madh i keqkuptimeve evropiano-amerikane ishte strukturimi i problemeve të cilët kanë qenë shumë intensivë me filimin e viteve 2000. Amerikanët janë një popull që jetojnë në një ambjent ku teknologjia është shumë e afërt me politikëbërjen. Si rezultat, shoqëria amerikane është karakterizuar nga bindja se çdo problem zgjidhet po pati ekspertizë të saktë. Me një qasje të tillë problemet duket se marrin zgjidhje pa konsultë me aletët. Kur problemet ndikojnë në politikën e jashtme, atëherë rreziku për ndarje është gjithnjë i madh dhe jep shkas për justifikime të panevojshme. Në diplomaci, aleatët konsiderohen si faktorë në rregullimin e problemeve të sigurisë. Vlefshmëria e tyre matet sipas kontributit të tyre në një përpjekje të përbashkët. Kriteret në një aleancë shumë shpesh përcaktohen nga roli që merr përsipër çdo shtet i angazhuar në të [aleancë].

Në dallim nga amerikanët, evropianët jetojnë në një kontinent që ka si trashëgimi qindra vjet konfliktesh ku më i fundit u mbyll në Kosovë më 1999. Në historinë evropiane, dallimi i një problemi ka ngritur më shumë dilema sesa ka ofruar zgjidhje. Në kohë konfliktesh, mbijetesa e shteteve evropiane ka qenë gjithnjë më e rrezikuar sesa ajo e Shteteve të Bashkuara. Arsyetimi evropian ka treguar se është më i komplikuar dhe më pak i arsyeshëm sesa ai amerikan. Aleatët evropianë të Amerikës e mendojnë veten jo thjesht si komponentë të skemave të sigurisë, por si pasqyrim i një eksperience historike.

Ky dallim parë në perspektivë është thelbësor për të kuptuar disa prej tensioneve që kanë lindur në gjirin e Aleancës. Amerikanët duket se janë të paduruar me atë çka duket si obsesion i ligshtë evropian i eksperiencës të së kaluarës. Por dallimi i vërtetë parë në perspektivën historike është pabarazia e thellë që ekziston ndërmjet forcës amerikane dhe asaj evropiane. Gjatë Luftës së Ftohtë, Evropa e mori veten mrekullisht falë ndihmës amerikane. Tani ka ardhur koha që ajo të luajë një rol më të përgjegjshëm në zgjidhjen e krizave në botë. Eksperienca në Libi në vitin 2011 tregoi një angazhim më të madh të Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë. Të gjitha realitetet e aspiratave të njerëzimit për një përmirësim të kushteve të jetesës janë padiskutim një sfidë për përmirësimin teknologjik të kombeve. Historia e perëndimit ka treguar se nga tragjeditë më të mëdha kanë lindur sisteme me interes të përbashkët për sigurinë. Qysh nga koha e Greqisë së lashtë e deri tek Bashkimi Evropian, Evropa është përçarë disa herë për t’u ribashkuar përsëri. Tani sfida më e madhe që i paraqitet Evropës dhe bashkë me të edhe NATO-s është që ato të jenë të aftë janë të arrijnë një bashkim edhe më të madh pa pasur më parë eksperiencën e një tragjedie.

10 Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f.19

Stru

ktur

a e

prob

lem

it në

Ale

ancë

n e

Atla

ntik

ut të

Ver

iut

Page 18: Global Challenge 3

34 35GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bibliografia:

1. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965.2. Ball, George W., “NATO and World responsibility”, The Atlantic Community Quarterly, Vol. 2, Nr. 2

(Uashignton 1964).3. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965.4. Department of State Bulletin – speech of Secretary McNamara, Vol. XLVII, No. 1202 (9 Korrik

1962). 5. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f.

13, American strategic doctrine – Hnery Kisisgner cit. The trouboled partnership a re-appraisal of the western alliance)

6. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965, f. 13, Pierre M. Gallois, U.S. Strategy and teh defense of Europe, Orbis vol. VII, Nr. 2 (paris 1963).

7. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965.8. Gilpatric, Roswell “Our defense needs: the long view” (Foreign Affairs Vol. 42, No. 3, Prill 1964). 9. Kissinger, Henry “The troubled partnership; a re-appraisal of the Atlantic Alliance”. Nju Jork 1965.

Fillet e arsimit shqiptar, kontributi i klerit katolik dhe i SHBA-së.

Doc. Dr. Astrit Memia

ABSTRAKT

Për nevojën e domosdoshmërinë e universitetit në Shqipëri për herë të parë janë shprehur në fillim të shekullit të XX-të rilindasit tanë. Sami Frashri në librin “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, kur flet për modelin qeverisës bazuar në kuvendin e burrave të Veriut dhe të Kosovës, hedh idenë e nevojës së universitetit për shkenca të ndryshme dhe të universitetit të marinës në Vlorë, duke i quajtur gjithë mësonjëtore, kjo ishte ëndrra e rilindësve dhe e brezave të tjerë që deshën të shikonin Shqipërinë të kulturuar dhe të emancipuar.

Cili ka qenë kontributi i Klerit Katolik Shqiptar në ngritjen e arsimit, të kulturës në Shqipëri si dhe lidhjet e Vatikanit me Shqipërinë? Historia e kombit tonë është histori 2000 vjeçare krishterimi. Ilirët përqafuan të parët Krishterimin, që në shekullin e parë pas Krishtit. Kombi shqiptar ruajti me besnikëri e krenari për 2000 vjet fenë e krishterë, gjenezën etnike, zhvillimin e gjuhës, shkrimit dhe letërsisë shqipe, zhvillimet e artit dhe kulturës muzikore, zhvillimet studimore-shkencore, politike si kombi më i vuajtur dhe më i shtypur në Ballkan.

Alfabeti, gjuha dhe arsimi

Në fushën e arsimit u dallua qyteti i Drishtit (afër qytetit të Shkodrës,) që në shekujt IV-XV, ku organizoheshin shumë kurse tradicionale të vendeve evropiane perëndimore. Mësuesit ishin klerikë. Një pjesë e tyre emigronin në qytetet dalmate, ku shërbenin si priftërinj dhe si mësues. Vepra

Stru

ktur

a e

prob

lem

it në

Ale

ancë

n e

Atla

ntik

ut të

Ver

iut

Page 19: Global Challenge 3

36 37GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e parë e shkruar shqip është “Formula e Pagëzimit” e peshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit (1462). Në alfabetet e shumta të gjuhës së shkruar shqiptarët zgjodhën alfabetin latin ndër

alternativat e alfabeteve fenikas, grek, jonian, arab, cirilik, hieroglifë dhe të tjera, ku sot nga 2976 gjuhë, që ka dhe flet globi tokësor, tre të katërtat përdorin këtë alfabet (pra atë latin).

Kryepeshkopi i Tivarit Guliem Adami, në vitin 1332 do të shprehej se shqiptarët ndonëse kanë gjuhë më vete dhe ndryshe nga gjuhët latine, megjithatë në marrëdhëniet e përditshme, në të gjithë librat e tyre, përdorin shkronjat latine. Si libër i parë deri tani në gjuhën shqipe njihet “Meshari” (1555), i Gjon Buzukut.

Vlerësohet edhe poezia dhe përkthimet e Lekë Matrëngës. Poeti i parë konsiderohet Pjetër Budi (1665) me 30 mijë vargje origjinale të shpërndara në veprat e tij të përkthyera. Pjetër Bogdani (1685) la disa fragmente të mrekullueshme poetike. Frang Bardhi (1635) u bë i njohur në letërsinë e kohës. Pjetër Zarishti (1806) ishte i njohur si leksikograf. Në vitet 30’ të shekullit të kaluar u bënë të njohur dhe rrëfyes të art të shqipes, si Mjeda, Fishta, Migjeni e deri në kohët tona të vona, Martin Camaj.

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), dhe politika e tij Pro-perëndimore në shekullin e XV-të.

Një kontribut të jashtëzakonshëm, ka dhënë në mbrojtjen e krishterimit dhe vlerave të qytetërimeve evropiane në shekullin e XV-të, heroi ynë kombëtar Skënderbeu. Gjergj Kastrioti lidhi marrëdhënie të mira me papatin. Në vitet 1444-50 Evropa e shihte si aleat të natyrshëm. Ishte i vetmi diplomat, i cili e ndërroi tre herë fenë. U propagandua në Evropë si “Mbrojtës i Krishterimit”, “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”. Lidhje të ngushta mbajti me Papa Kalistin II dhe Piu II. Marrëdhënie miqësore lidhi me mbretërinë e Napolit, po ashtu pati shumë marrëdhënie miqësore më Huniadin e Hungarisë.

Pas 1463-it përmirësoi marrëdhëniet me Venedikun. Lidhje tradicionale kishte me Milanon e qytete të tjera në Burgerdinen, me sundimtarin e Karamanlisë, deri në Azi. Vlerësime i dërgoi në një letër Papa Kalisti III-të:

“Ne bir i dashur, kemi pasur gjithmonë mendime shumë të mira për fisnikërinë tënde dhe e kemi ditur se me duresë dhe trimëri u ke qëndruar në ato anë i vetëm turqve të egër, që në shumicë të madhe shpërthejnë në tokat tuaja për të shkatërruar besnikët e Krishtit. Emri yt i lumtur është i përhapur në të gjithë popujt katolik, për të gjithë këtë punë të mira që ke kryer, për këto fitore të shkëlqyera.”

Ndërsa Senati i Venedikut me 4 shkurt 1468-ën me një vendim të posaçëm me rastin e vdekjes së Skënderbeut shprehej:

“Vdiq i Madhërishmi, i ndjeri Skënderbe. Me vdekjen e tij i gjithë ai vend ka rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe”.

Edhe pas vdekjes së At’hletit të Krishtit (siç e quanin Skënderbeun aso kohe), marrëdhëniet mes Klerit Katolik shqiptar dhe Vatikanit vazhduan pa ndërprerje. Me ndihmën e Vatikanit për herë të parë në Shqipëri, më 1638-ën u çel shkolla e parë fillore e Planës në Lezhë me drejtor P. Jacinti e Sospitello. Sipas dokumenteve të Venedikut këtu mësuan mësimin e letërsisë edhe 5 nxënës të jashtëm, pra logjikisht kuptohet se mund të ketë patur dhe konvikt. Në 1639-ën u çel shkolla e Blinishtit po në Lezhë me drejtor P.Karl Mirandlanus O.F.M me 50 nxënës 1. Në 1698 Filipi nga Shkodra hapi një shkollë private për fëmijët e tregtarëve dhe pasanikëve. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës, më 1935-ën flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend tri: “shkolla e Pllanës e Blinishtit  e Shkodrës”. Për të parën, thotë se është hapur më 1638-ën. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edëin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” i çon shkollat 1 Orbis beraphicus T.II.C.N.50 Vatikan.

e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 16322. Një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”, të propagandës së diktaturës, në qytetet

veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”. Shkollat ishin fetare, katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet, ai u organizua me nismën, e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani.

Dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e sipër përmendur shton se më 1877-ën në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë.

Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946-ën, kur u konfiskua nga regjimi komunist”. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.      

At Donat Kurti ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet, shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit3.

Rritja e interesit për gjuhën shqipe dëshmohet nga botimi i gramatikës më të hershme shqipe, të shkruar në latinisht nga Andrea Bogdani (1600-1683), ungji i Pjetër Bogdanit.

Shkollat e hershme katolike

Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velje të Mirditës më 1632. Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632-shin. Françeskanët thuhet se kishin ngritur shtypshkronjën e parë në Shkodër që në vitin 1593. Këto shkolla katolike në Shqipërinë veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Për 350 vjet qyteti u bë i famshëm për shtypshkronjën, të themeluar më 1720-ën, e para në Ballkan pas asaj të Kostandinopojës. “Akademia e Re” u formua në vitin 1744 në Voskopojë. Akademia e re pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Thesaret letrare u zbuluan në Berat si: Libri i parë, i famshmi Kodex Purpureus Beratinus, përmban ungjijtë e Mateut dhe Markut, që pretendohet të jenë shkruar nga vetë Gjon Krisostomi (347-407) në kishën bizantine. Më 1866-ën në Kostandinopojë u botuan veprat e Apostujve në dialektin gegë të shkruajtura me shkronja latine. Qiriazi, në bashkëpunim me motrën e tij Sevastinë, hapi shkollën e parë shqipe për vajza në Korçë më 15 tetor 1891.

Gjithashtu, shkollës “Qiriazi” iu dha emri ri Shkolla Amerikane. Të gjithë shqiptarët e veriut dhe të jugut, qoftë katolikë romanë, ortodoksë grekë, myslimanë apo protestantë,ishin të vendosur të bashkoheshin në një komb të vetëm, duke përhapur gjuhën amtare të përbashkët shqipen. Mbi bazën e Sami Frashërit “një tingull për një shkronjë dhe një shkronjë për një tingull”, 2 Edvin Jacques , “The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present”.3 Sipas gazetës “Pasqyra”, datë 24 dhjetor 2003, dhe revistës “Diplomacia”, mars 2003.

Fille

t e a

rsim

it sh

qipt

ar, k

ontr

ibut

i i k

lerit

kat

olik

dhe

i SH

BA-

së.

Page 20: Global Challenge 3

38 39GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

ata hartuan një alfabet fonetik prej 36 shkronjash.  Temat kryesore të poezive të tij ishin patriotizmi, natyra, ndershmëria, besa, ngjarjet historike, mashtrimi dhe Perëndia. 

Shkolla e parë u hap, më 7 mars 1887. Aty ishin rreth 200 nxënës, ata mësonin turqishten e shqipen dhe në 1888-ën u fut edhe greqishtja. Pandeli Sotiri gjeti vdekjen më 1892, gjoja “I hedhur nga dritarja e katit të tretë nga një fanatik ortodoks grek”. Kur Petro Nini Luarasi u bë drejtor i shkollës e paralajmëruan se do ta vrisnin dhe ai u përgjigj: “Vramëni, por gjakun ma mblidhni, sepse do tu duhet fëmijëve tuaj që të shkruajnë gjuhën e mëmës”. U mbyllën të gjitha shkollat shqipe në vend, me përjashtim vetëm të Shkollës Shqipe të Vajzave, e cila falë lidhjeve të saj me protestantët amerikanë, gëzonte njëfarë imuniteti.

Kleri ortodoks grek dhe nëpunësit turq kishin rënë në ujdi për ndalimin e literaturës shqipe.  Një vajzë thotë: “S’jemi grekër as bullgarë as gjë tjetër nuk jemi, jemi vetëm shqiptarë, ne këtë emër nder e kemi”.  

Në vitin 1900 ata e bindën qeverinë italiane që të hapte një katedër të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Napolit. Kurse në qershor 1903 italo-shqiptarët mbajtën në Napoli kongresin e tyre vjetor të katërt, në të cilin u diskutua formimi i një Federate, që do të bashkonte të gjitha shoqëritë, dhe inkurajimi i mëtejshëm i botimeve si mjet për të bërë të njohur identitetin e Shqipërisë.        

Papa Klementi XI, me origjinë shqiptare nga Dukagjini, ngriti në Romë në sheshin Shën Pjetër një katedër për gjuhën shqipe, ku përgatiteshin mësues për Shqipërinë (me mësues shqiptar dhe italian), më 20 prill 1711. Kjo periudhë përkon me shfaqjen e shqipes më 1777-ën në gjimnazet e Rusisë, në Sankt Petërburg dhe Novorrisisku. Pra, shqipja mësohej, shkruhej, këndohej 100 e ca vjet më parë shkollës së Korçës, në kohën e Careshës së Rusisë, e Katerinës së Madhe.

Në 1716-ën shkruhet gramatika e parë shqipe nga P.Françesk M.D. Botime të tjera kemi në vitet 1732, 1752, 1842, 1858, 1862, të cilat ruhen sot e kësaj dite në arkivat e Vatikanit. Në vitin 1829 u hap shkolla fillore në Tiranë dhe tre vjet më vonë gjimnaz. Sipas burimeve amerikane, në vitin 1861 hapet në Shkodër shkolla e parë, e njohur për përdorimin e gjuhës shqipe në kohët moderne. Në 1879 krijohet shoqëria për botimin e shkrimeve shqip, e përbërë nga shqiptarë katolik, myslimanë dhe ortodoks në Kostandinopojë (Stamboll).

Në vitin 1892 kemi shkollën e Shkupit në gjuhën shqipe për djem dhe shkollën e Shirokës, ndërsa shkollën e Selcës në vitin 1893 me 50 nxënës. Po këtë vit u hap edhe shkolla e Hotit. Shkolla e Troshanit u çel nga Pjetër Xhadri në vitin 1897 e përsëri në Pllanë më 1868 nga Ndoc Mjeda dhe në 1904 nga Tom Bicaj.

Në vitin 1907 Shtjefën Gjeçovi hap shkollën në Gomsiqe. Në vitin 1900 kemi dhjetëra shkolla si në Bizë, Iballë, Rrëshen, Orosh, Milot, Dajç, Kallmet, Spaç, Kashnjet, Nedhat, Shirokë etj. Në këto shkolla mësonin priftërinj, fretër dhe civilë në gjuhën shqipe. Në këtë kohë françeskanët kishin 17 shkolla katundi. Në vitin 1879 motrat stigmatine çelën shkollën e parë fillore për femra. Në kujtesën arsimore kanë mbetur emrat e mësuesve Kush Micja, Tone Radoja, Terezë Bërdicja dhe Tina e Nikës. Në vitin 1885 në Prizren dhe Shkup u çel shkolla e parë e femrave. Vetëm deri në vitin 1911 katolikët kishin 47 shkolla shqipe. Në veprën monumentale kulturore të Klerit Katolik zënë vend edhe shtypshkronjat.

Më e vjetra shtypshkronjë është ajo e Obotit në vitin 1493 dhe ajo e Shkodrës e vitit 15634. Në vitin 1871 jezuitët sollën në Shkodër shtypshkronjën e parë, me të cilën shtypën mbi 30 vepra deri në 1892. Në vitin 1908 intelektualët shqiptarë takohen në Bitol, zgjedhin dhe vendosin përfundimisht alfabetin latin dhe jo atë arab, as cirilik. Në vitin 1909 Dom Ndoc Nikaj sjell me shpenzimet e veta shtypshkronjën “Nikaj” që botoi 5 vepra në gjuhën shqipe, deri në vitin 1922. Në vitin 1913 Terenc Toçi me shtypshkronjën “Taraboshi” në Shkodër boton 112 vepra në gjuhën shqipe.

Pra, pjesa e veprës kulturore e Klerit Katolik shqiptar, që zë fill që nga “Meshari” i Gjon Buzukut, shtypshkronja Obotit dhe natyrisht shkolla e parë shqipe, ajo e Pllanës e vitit 1638 kanë vlera të pazëvendësueshme në historinë e popullit shqiptar. Në shekullin e XX-të kombi shqiptari i dha krishterimit dhe civilizimit perëndimorë shenjtoren nobeliste (1979), Nënë Terezën (Anjeza Gonxhe Bojaxhiu). Pas vizitës së Papë Gjon Palit II-të në Shqipëri në vitin 1993 Vatikani u interesua për hapjen e një Universiteti Katolik në Shqipëri.4 Narodinia Enciklopedia S.Z.Zagreb 1929.

Një vështrim historik mbi kontributin e SHBA-së në arsimin shqiptar

Në fillim të shekullit XX, President i SHBA-ve Uillson shpalli parimin e mbrojtjes së popujve të vegjël dhe të solidaritetit me këto popuj për nxjerrjen e tyre nga apatia shekullore. Qëllimi i tij fisnik drejt paqes universale, e bëri atë të mbrojë kombin shqiptar në Konferencën e Paqes më 1919. Uillson ishte shprehur në Amerikë se një “zë” do të kem në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në të mirën e Shqipërisë.

Uillsoni duke mbrojtur liritë kombëtare të popujve të Ballkanit në këtë Konferencë do të shprehej për Shqipërinë: “Qeveria amerikane është aq shumë kundër çdo vendimi që dëmton shqiptarët, për të kënaqur jugosllavët, si do të kundërshtonte edhe çdo orvatje për të dëmtuar jugosllavët, në favor të Italisë”.

Krahas kësaj ndihmese me rëndësi historike për fatet e Shqipërisë, Amerika kishte filluar ta ndihmonte Shqipërinë me ndihma dhe në arsim dhe kulturë që në fillim të shekullit të XX-të.

Në tetor të vitit 1891 Sevastia dhe Gjerasini Qiriazi të specializuara në shkollat amerikane hapën në Korçë shkollën e parë për vajza, ku mësoheshin këngë, vjersha, lojra përmendësh dhe ca nga këto luheshin në skenë.

Në shkurt të vitit 1919 arriti në Shqipëri njësia e parë e Kryqit të Kuq Amerikan (AKK), Misionar dhe kapiten ishte Caris Telford Erikson. Erikson erdhi në Shqipëri në vitin 1908-13 për herë të parë, si misionar dhe luajti një rol të rëndësishëm në jetën publike në Shqipëri. Ai ishte përfaqësuesi nderi në Konferencën e Paqes në Paris. Është i pari që hodhi idenë e themelimit të një Universiteti të madh për Ballkanin, të organizuar në Amerikë. Ky universitet do të kishte të gjitha degët e nevojshme për arsimimin e të rinjve ballkanas. Ky plan në thelb utopik, duke pasur parasysh kushtet politike në Ballkan, u bë realitet më vonë, në një formë shumë më të thjeshtë, nëpërmjet veprimtarisë arsimore të amerikanëve në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 1920, KKA në Shqipëri hapi tri shkolla në Tiranë, Elbasan dhe në Shkodër. Në vitin 1921 ORKKA (Organizata e Rinisë së Kryqit të Kuq Amerikan) u angazhua për shkollën fillore dhe teknike të mesme në Tiranë. Ideja i përket Xhon I. Skalës anëtar i ORKKA, kurse J.E.Kroli, drejtor i ORKKA bëri përzgjedhjen e nxënësve. Nga 62 nxënës, 11 ishin nga Shkodra, 6 nga Korça, 3 nga Elbasani, 10 nga Durrësi, 4 nga Berati, 8 nga Vlora, 9 nga Kosova, 11 nga Gjirokastra, zyrtarisht 43 myslimanë, 13 orthodhoks, 6 katolik.

Shkolla Teknike u hap me 20. 07. 1921. Mësuesi i parë dhe drejtor ishte C.A.Holinshet, pastaj Xh.Majuer, inxhinier amerikan. Mësues shqiptar ishin Hysen Hivziu, inxhinier Li Cungu, i cili kishte mbaruar Kolegjin Robert në Stamboll. Nxënësit jetonin në konvikt dhe shpenzimet përballoheshin nga ORKKA, më vonë pas 1923-it ndihmoi qeveria shqiptare. Gjatë viteve 1925-1926 rreth 150 nxënës vazhduan këtë shkollë.

Në fillim të vitit 1924 u propozua për themelimin e një kolegji shqiptaro-amerikan për bujqësinë, në përputhje me metodat shkencore të kohës. Degët kryesore do të ishin ekonomia dhe industria. Do të kishte dy ndërtesa, njëra për vajza dhe tjetra për djem. Pas shumë diskutimesh më 1924-ën u themelua në Kavajë shkolla bujqësore amerikane, shkolla për vajza u hap një vit më vonë po në Kavajë, me kërkesë të Presidentit Ahmet Zogu.

 Në këtë kohë, suksesi i shkollës teknike e drejtuar nga Hari Fullsi u ngrit në majat më të larta. Sukses i shënuar ishte ngritja e ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, punimet e të cilës i drejtuan nxënës të kësaj shkolle. Në vitin 1928 në Shkollën Teknike të Tiranës u regjistruan 95 nxënës nga të cilët 5 erdhën nga Kosova, 2 nga Greqia, dhe 2 nga SHBA-të. Numri i nxënësve këtë vit arriti në 264. Kuadri mësim-dhënës përbëhej prej 19 vetësh, nga të cilët 14 ishin shqiptarë, 2 amerikan, 1 gjerman dhe 2 çekë. Në Korçë shkolla e vajzave drejtohej nga çifti i misionarëve Kenedi. Shkolla Teknike në Tiranë, gjatë punës së saj 12 vjeçare nxori 176 nxënës nga të cilët 18 ishin nga Kosova, 22 nga Shkodra, 17 nga Tirana, 17 nga Vlora, 14 nga Berati, 34 nga Gjirokastra, 11 nga Durrësi dhe 5 nga Dibra.

Profesorët e tyre ishin mësues, oficerë, nëpunës shtetërorë, funksionarë lokalë, agronom, mekanikë dhe të profesioneve të ndryshme. Në fillim të shekullit të XX-të emigrantë shqiptarë në

Fille

t e a

rsim

it sh

qipt

ar, k

ontr

ibut

i i k

lerit

kat

olik

dhe

i SH

BA-

së.

Page 21: Global Challenge 3

40 41GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

SHBA filluan të veprojnë si pionierë të rilindjes kulturore shqiptare: Petro Nini Luarasi mësues, si dhe intelektualët Sotir Peçi, Fan Noli, Faik Konica apo Kristo Dako. Në vitin 1906 Sotir Peçi botoi gazetën e parë në gjuhën shqipe “Kombi” në të cilën dhanë kontributin e tyre intelektual Eftim Naçi, Vani Karameto, Vani Vangjeli.

Më 15.02.1909 botohet gazeta “Dielli” nga shoqëria “Besa-Besë” në Boston, drejtuar nga Noli, i cili jetonte në Nju Jork që më 1906. Për veprimtare intelektuale dhe atdhetare në këtë kohë u shqua Federata Pan-Shqiptare “Vatra” me Sekretar të Përgjithshëm Faik Konicën. Vetëm për 12 vjet në Amerikë u botuan 14 tituj gazetash të përditshme, javore dhe mujore, ku ndër më kryesoret ishte “Dielli”. Nga viti 1880-1908 në botë u botuan 31 tituj gazetash shqiptare, nga të cilat në Belgjikë u botuan 3, në Bullgari 7, në Rumani 4, në Itali 7, në Angli 4 dhe në Austri, Jugosllavi, Greqi dhe Amerikë.

Amerika kontribuoi dhe ndihmoi arsimin, kulturën shqiptare dhe atë ballkanike në përgjithësi. Kryesisht në disa shkolla: Instituti Qiriazi për vajzat në Tiranë, shkolla Teknike në Tiranë, shkolla Shqiptaro-Amerikane Bujqësore dhe për Punë Shtëpiake në Kavajë. Në Maqedoni disa shkolla dhe ndër më të njohurat si ajo e Manastirit, kurse në Samakovë më 1861 u themelua një Institut Amerikan.

Aktiviteti i KKA, veçanërisht i ORKKA nëpërmjet shkollës Teknike në Tiranë, mbikëqyrës i së cilës qe nominalisht deri në vitin 1933, duhet veçuar nga puna e njësive operative. Ndikimi i kësaj shkolle, metodat e mësimit dhe rezultatet që arriti bëjnë pjesë në tërësinë e aktiviteteve, të institucioneve fetare dhe arsimore amerikane në Ballkan, të cilat u përfaqësuan nga Kolegji Robert në Stamboll. Ky institucion arsimor ishte i rëndësishëm për Ballkanin, në atë kohë. Edhe gjatë këtyre viteve të tranzicionit, Amerika ka ndihmuar në trajnimin dhe profesionalizmin e të rinjve dhe intelektualëve shqiptarë.

Literatura:

1- Edvin Jacques, “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, 19962- Injac Zamputi, “Rëndësia ndërkombëtare e kuvendeve shqiptare në kalimin prej shekullit të

XVI-të në të XVII-tin”.3- Nikolla Jorga, “Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptarë”, (1919).4- Serge Metais: “Histori e shqiptarëve - Nga ilirët deri te Pavarësia e Kosovës”.5- Zhan Klod Faverial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, (shkruar më 1884-1889).6- Indro Montanelli, “Shqipëria, një dhe një mijë”, Tiranë, 2004.7- Faik Konica, “Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, Tiranë.8- Kopi Kycyku, “Argumentet e Shqipërisë në kontekst Ballkanik”.9- Mehdi Frashëri, “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”.10- Johan Georg von Hahn, “Studime shqiptare”, (1854).11- At. Gjergj Fishta, “Gogët”.12- Prof. Aleks Buda, “Shkrime Historike” Tiranë 1986, Vëll.I,)13- H. Inalcik, “Defteri i Përmetit dhe i Korçës” përkthyer shqip nga V. Buharaja, Tiranë

1969 .14- “Studimi i Shuflait e i Novak-ut në shekullin XV (1442)” .15- Teodor Kavalioti: Hyrje në tetë pjesë të fjalës. Në Moshopoli Enetisi 1760 dhe1774.

Epics Drejt eksark në Moshopoli Kalqedonisë epidimisanta Ioannikios në vitin 1750, 2 Maj. Rishtar. Enetisin, 1770. Pavarësisht Antoniῳ tῷ Vortoli. Superiorum permissu. Ac privilegio.

16- Orbis beraphicus T.II.C.N.50 Vatikan.17- Gazeta “Pasqyra”, datë 24 dhjetor 2003, dhe revista “Diplomacia”, mars 2003.18- Narodinia Enciklopedia S.Z.Zagreb 1929.

Fille

t e a

rsim

it sh

qipt

ar, k

ontr

ibut

i i k

lerit

kat

olik

dhe

i SH

BA-

së.

Page 22: Global Challenge 3

42 43GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Sfidat e Kosovës drejt Integrimit në BE

PhD Kandidat Fadil OSMANI PhD Kandidat Demir LIMA

Abstrakt

Kosova dhe integrimi i saj në BE, ka para vetes një rrugë të vështirë, por edhe kësaj radhe do i’a dal mbanë, krahasuar me vështirësitë që ka kaluar. Edhe këtë herë do e vërtetoj të drejtën e saj dhe do jetoj e barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë.

Periudha e pas luftës Kosovën e karakterizon me reformat e bëra në arsim, shëndetësi, tregti, administratë shtetërore, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit, etj. Theks i veçantë i’u kushtua arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet arsimi nëpër institucione publike dhe sistemi privat i arsimit.

Në këtë punim vend të veçantë zë edhe tregtia ndërkombëtare, e cila realizohet kryesisht në monedhat e ekonomive të mëdha që janë pranuar gjerësisht si mjete ndërkombëtare pagesash, ose në metale të çmuara, ndaj edhe Kosova do ti kushtoj rëndësi zhvillimit ekonomik të vendit. Ndër problemet e tjera që i shqetësojnë vendet në zhvillim janë tregjet e paqëndrueshme të eksportit, kushtet e përkeqësuara tregtare dhe qasja e kufizuar në tregjet e vendeve të industrializuara. Përderisa ekonomitë e tjera të tranzicionit liberalizimin tregtar e kanë realizuar në kuadër të reformave ekonomike të përgjithshme, në Kosovë kjo është bërë jashtë kontekstit të një strategjie konsistente të tranzicionit dhe rindërtimit ekonomik, nën presionin e nevojave emergjente të rindërtimit dhe kolapsit të sektorit prodhues në gjendjen e menjëhershme të pasluftës.

Në përgjithësi punimi është trajtuar në shumë fusha, si funksionimi i partive politike dhe lindja e tyre, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, rëndësia e resurseve njerëzore për Integrim në BE, etj...) të cilat Kosova duhet ti ketë parasysh për t’u integruar ne strukturat e Bashkimit Evropian.

Politika dhe Demokracia

Partitë Politike dhe Grupet e interesit - partitë dhe shoqatat e interesave përbëjnë dy llojet kryesore të organizatave politike, të cilat brenda strukturës institucionale të formimit të vullnetit dhe të vendimeve perceptojnë shansin dhe funksionet e përfaqësimit të interesave. Përballë partive, shoqatat e interesave përbëjnë, në fushën e aktorëve kolektivë, një lloj tjetër organizimi me kritere specifike organizimi, veti funksionale dhe shembuj të veçantë raportesh me llojet e tjera të aktorëve në sistemin politik (institucionet shtetërore, mediat etj.) dhe me partitë politike. Ndërsa kur e shikojmë në realitet, elitat politike në Kosovë garojnë dhe luftojnë ndërmjet njëra tjetrës për të realizuar qëllimin e tyre.

Mirëfilli i Demokracisë - fillimet e demokracisë janë të lidhura ngushtë me lindjen e poliseve greke. Meqë koncepti modern i shtetit nuk mund të krahasohet me antikitetin, me termin polis duhet të nënkuptohet bashkësia, ndërsa me politikë rregullimi i çështjeve. Qeveria, e cila ndryshonte në polise të ndryshme, dilte nga kuvendi popullor. Prandaj, sistemi politik në Kosovë pa opozitë është i plogësht dhe i mangët në zhvillimin e mirëfilltë të demokracisë.

Parlamenti- vjen nga fjala frënge parler që do të thotë flas. Parlamenti i parë në historinë botërore u thirr në Angli në vitin 1265, si organ i përfaqësisë së shtresave. Në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli. Në parim ai ushtrohet ndërkaq nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të mbledhur në parlament. Detyra e tyre më e rëndësishme është (bashkë)vendosja për kahun politik të shtetit, duke e përcaktuar atë përmes ligjit (funksioni ligjvënës). Për këtë arsye, parlamenti quhet edhe pushtet ligjvënës (legjislativ). Meqenëse parlamenti legjitimohet drejtpërdrejtë nga populli nëpërmjet zgjedhjeve, ai ka një pozitë të lartë dhe mund të bashkëvendosë në zgjedhjen e përfaqësuesve të organeve të tjera (funksioni zgjedhor).

Kjo vlen në radhë të parë për qeverinë, e cila në sistemet parlamentare del nga parlamenti dhe përgjigjet para tij. Përveç kësaj, parlamenti ushtron kontroll mbi organet e tjera (funksioni kontrollues), në mënyrë që ato të mos kenë mundësinë e veprimit kundër vullnetit të popullit. Prandaj, Kuvendi i Kosovës në këto pak vite të veprimit ka kontribuar fuqishëm për përparimin e demokracisë - në përgjithësi në Kosovë, e në mënyrë të veçantë të demokracisë parlamentare 1.

Liritë dhe të Drejtat e Njeriut

Të drejtat dhe liritë janë kriter dhe masë themelore për pozitën dhe rolin e njeriut dhe qytetarit në shoqëri nga njëra anë, dhe demokratizimi i regjimit (sistemit) nga ana tjetër. Ato janë instrument për kufizimin e pushtetit dhe pengimin e arbitrazhit dhe keq përdorjes së saj. Të drejtat janë akt i shkallës së caktuar të zhvillimit të civilizimit, fryt i kuptimit të ri të botës dhe jetës. Dimensioni teorik i të drejtave dhe lirive është i lidhur ngushtë me teorinë për të drejtën natyrore, me dukurinë e kushtetutës si dokument i shkruar dhe me ndërtimin e rregullimit të vetëm ndërkombëtar. Liritë themelore dalin nga vetë natyra e njeriut, jo nga vullneti i pushtetit shtetëror. “Njerëzit lindin të barabartë dhe të lirë”, tha Ruso, ndërsa e vërtetoi edhe Deklarata për pavarësi e SHBA-së në vitin 1776.

Shumë misione Ndërkombëtare në  Kosovë janë duke punuar për mbrojtjen dhe promovimin e të  drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sigurisë publike. Një gjë e tillë i ndihmon shumë shtetit të Kosovës dhe vet qytetareve të saj. Duke u bazuar në Deklaratën Universale

1 Maliqi, A, Punim Seminarik - 2011 Tiranë.

Sfida

t e K

osov

ës d

rejt

Inte

grim

it në

BE

Page 23: Global Challenge 3

44 45GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

për të Drejtat e Njeriut, edhe Kosova ka krijuar Agjensionin me të gjitha Njësitë e Drejtave të Njeriut nëpër Institucionet e vendit 2

.

Zhvillimi Ekonomik

Ekonomia, është dhe do të jetë shtyllë e rëndësishme për funksionimin e rendit të ri, duke i përfillur liberalizimet e nevojshme, funksionimin e tregut të lirë, me qëllim dominimin e ekonomisë së tregut. Biznesi ndikon në rritjen ekonomike. Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonominë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe zhvillimin e tërë shoqërisë.

- Rritja e bizneseve, për rrjedhojë edhe rritja e ekonomisë ka ndikim mbi përmirësimin e mirëqenies së njerëzve (standardit jetësor), zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit, zmadhimin e eksportit, përforcimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë, etj.

- Rritja e ekonomisë matet përmes Prodhimit Vendor Bruto (PVB) i cili është matësi i vlerës së aktivitetit ekonomik në vend.

- Prodhimi Vendor Bruto paraqet vlerën e përgjithshme të tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve të prodhuara në vend të matura mesatarisht për një periudhë njëvjeçare.

Kosova, e dal nga një luftë, pati shumë probleme rreth rindërtimit dhe zhvillimit të ekonomisë së saj. Sepse shume biznese u shkatërruan nga pasojat e luftës, ndërmarrjet shoqërore pësuan ndryshim, duke i’u përshtatur vendeve të rajonit ( nevojë e kohës ) me aplikimin e procesit të privatizimit,etj. Sot Kosova, në raport me periudhën e pasluftës, ka një pozitë më të mirë, për të krijuar një zhvillim ekonomik.

Tregtia Ndërkombëtare - është rrjedhim i ndërvarësisë ekonomike midis vendeve të ndryshme. Tregtia ndërkombëtare është një degë e veçantë e ekonomiksit dhe si e tillë kjo degë merret me studimin e problemit të përhershëm ekonomik që është: shpërndarja efiçente e burimeve ekonomike (me fjalë të tjera të faktorëve të prodhimit përfshirë këtu burimet natyrore, burimet njerëzore përfshirë edhe kapitalin human dhe teknologjinë) të kufizuara në nevojat dhe dëshirat e pakufizuara, parë nga këndvështrimi i ekonomisë botërore 3. Tregtia ndërkombëtare përmes këmbimeve tregtare të mallrave, shërbimeve apo vetë burimeve ekonomike mundëson shpërndarjen e këtyre burimeve të kufizuara ndërmjet vendeve. Tregtia ndërkombëtare, me fjalë të tjera shkëmbimet tregtare të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet vendeve realizohen me ndihmën e parasë. Tregtia ndërkombëtare realizohet kryesisht në monedhat e ekonomive të mëdha që janë pranuar gjerësisht si mjete ndërkombëtare pagesash, ose në metale të çmuara.

Liberalizimi i Tregut - është esencial në ndërtimin e një ekonomie të hapur dhe për forcimin e konkurrencës së ekonomisë vendore për t’u përballur me importin në tregun vendor dhe për të përmirësuar performancën e eksportuesve. Sipas teorisë së përparësive krahasuese, kombet mundë të gëzojnë përfitimet e tregtisë së lirë nëse ato përcaktohen për prodhimin e atyre mallrave me të cilat kanë përparësi krahasuese si dhe këmbejnë një pjesë të tyre për mallrat e prodhuara nga vendet tjera. Ndër problemet e tjera që i shqetësojnë vendet në zhvillim janë tregjet e paqëndrueshme të eksportit, kushtet e përkeqësuara tregtare, dhe qasja e kufizuar në tregjet e vendeve të industrializuara. Përderisa ekonomitë e tjera të tranzicionit, liberalizimin tregtar e kanë realizuar në kuadër të reformave ekonomike të përgjithshme, në Kosovë kjo është bërë jashtë kontekstit të një strategjie konsistente të tranzicionit dhe rindërtimit ekonomik, nën presionin e nevojave emergjente të rindërtimit dhe kolapsit të sektorit prodhues në gjendjen e menjëhershme të pasluftës.

Marrëveshjet e Tregtisë se Lire ( MTL ) - shërbejnë për një plotësim më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që mungojnë në vend, që kanë influencë në uljen e çmimeve, që çojnë në rritje të konkurrencës ekonomike, që japin nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vendas për të qenë konkurrent në tregun e hapur, që çojnë në ulje të kontrabandës, që kanë influencë reciproke midis tregjeve të ndryshme në kushtet e ndryshme të trajtimit tarifor, që japin nxitje të prodhimit për eksport dhe për rrjedhojë rritje të eksportit. Po ashtu, Kosova pas 2 www.ks-gov.net dhe material shtesë nga interneti mbi konventa ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.3 Kristo, I, Biznesi Ndërkombëtar, 2005 Tiranë

lufte bëri marrëveshjen e parë të Tregtisë se Lirë, me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdoj edhe me shumë shtete të tjera, duke respektuar standardet për MTL, të cilat janë të njohura edhe për CEFTA.

Globalizimi - është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet ekonomike, sociale, politike, karakteristikë për dhjetë vjeçarët e fundit të shekullit XX. Ai përbën një realitet të ri. Globalizmi është zhvillim tej tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të ashtuquajturën “botë pa kufi”.

Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të saktë. Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen nga  vendet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund t’i prodhojnë. Edhe Kosova, do i përshtatet nevojave të kohës ku, Globalizimi Ekonomik dhe Politik i Kosovës do mbetet faktor kyç për paqe dhe siguri në rajon 4.

Krizat Financiare - viti 2008 do të mbahet mend si vit që u përshkua me një krizë financiare, e cila paraqitet një herë gjatë një shekulli. Kriza shkaktoi lëkundje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive. Shenjat e para të krizës ekonomike u paraqitën në gusht të 2007-ës, por 2008-ta ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë në recesion, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Por, kriza i kishte rrënjët shumë më të thella. Shumë njerëz kishin marrë hua për shtëpitë e tyre pa mundësi për t’i kthyer. Kur shumë prej tyre dështuan, huadhënësit filluan të kolapsojnë. Bankat paraqiten humbje të mëdha në sistemin e sigurimeve që ndërlidhet me kreditë e shtëpive 5. Në mënyrë të drejtpërdrejtë Kosova nuk u prek nga reflektimi i Krizave Financiare, siç i preku vendet e rajonit dhe Kosova mund te themi se pati një stabilitet Financiar 6.

Paratë, Bankat dhe Financat Ndërkombëtare - kur George Soros (një nga njohësit më të mirë teorikë dhe praktikë të tregjeve financiare ndërkombëtare), 20 vjet më parë nga fillimi i krizës globale aktuale (në 1987) shpalosi teorinë e tij “të reflektimit”, në librin “Alkimia e Financave”, i cili fitoi një popullaritet të madh, ajo (teoria e reflektimit) nuk u morr seriozisht nga qarqet akademike dhe njohësit e mirë të tregjeve financiare. Por vendosmëria për të hyrë në “zemër” të tregjeve financiare, e bëri atë një nga pjesëmarrësit kryesorë të tyre, duke zbatuar kuadrin e tij konceptual në to (tregjet financiare).

Menjëherë pas falimentimit të një shteti kemi: a) një krizë të madhe bankare (bankat janë zakonisht ato që e mbajnë një pjesë të madhe

të obligacioneve qeveritare).b) një krizë të gjerë ekonomike (kërkesa e brendshme bie, investitorët tërheqin në masë

paratë e tyre, prodhimi vjen duke u pakësuar, inflacioni rritet, tregu i aksioneve shembet, tregu i pronës gjithashtu).

c) një krizë monetare (investitorët e huaj shmangin për shumë kohë një ekonomi të falimentuar).

Shteti Ligjor

Ekzekutivi - rëndësia e ndarjes së pushteteve qëndron në krijimin e një sistemi të kontrolleve dhe të ekuilibrave. Nëpërmjet këtij sistemi, pushtetet e pavarura janë vendosur në tri degë në lidhje me qeverisjen duke krijuar një sistem nëpërmjet të cilit secili ushtron pushtetin e kontrollit mbi tjetrën. Ekzekutivi ka në përgjithësi kompetencën për të rishikuar legjislacionin, për të sugjeruar ndryshime në legjislacion, dhe për të vendosur veton mbi të nëse e gjykon të papërshtatshëm. Organi i pushtetit ekzekutiv i Republikës së Kosovës është Qeveria që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi dhe për punën e tij i përgjigjet kuvendit.

  Legjislativi - parimi bazë dhe më i përgjithshëm është se duhet të ekzistojnë tri ndarje themelore brenda qeverisjes: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të ndarë nga njëri-tjetri. 4 Hasani, N, Globalizimi, 2008 Prishtinë.5 Hulumtimi i Ndërmarrjeve në Kosovë.6 Oda Ekonomike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sfida

t e K

osov

ës d

rejt

Inte

grim

it në

BE

Page 24: Global Challenge 3

46 47GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Legjislativi kontrollon në mënyrë tipike procesin legjislativ. Pushteti i ligjvënies zakonisht i është atribuuar Kuvendit. Kuvendi zgjedh nga përbërja e tij, kryetarin.

Gjithashtu, mund të krijohen komisione të përhershme dhe të posaçme. Komisionet merren me trajtimin e çështjeve në mënyrë më të thelluar. Ato shqyrtojnë projekt-vendimet dhe projekt-ligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me veprimtarinë legjislative të Kuvendit. Në Kuvend mund të krijohen edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë partitë politike. Sa i përket Parlamentit në Kosovë, deri me tani është punuar mjaft, ku janë miratuar mbi 420 ligje, dhjetëra rezoluta, deklarata, me qindra vendime dhe rekomandime të cilat janë harmonizuar me legjislacionin evropian, por mbetet të punohet edhe më shumë.

Gjyqësori - sistemi gjyqësor ka fuqinë të marrë vendime mbi zbatimin e saktë të ligjit dhe në disa raste hedh poshtë dispozita të një ligji apo rregulloreje. Për më tepër, pushteti gjyqësor ka të drejtë të veprojë në këtë mënyrë pavarësisht nga mendimi i ekzekutivit apo legjislativit. Nuk ekziston më dogma e një ndarjeje të zbatuar në mënyrë strikte e pushtetit mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Njëkohësisht, demokracia moderne pretendon të pamundësojë çdo monopolizim të pushtetit. Ajo organizon në pesë nivele bashkekzistencën dhe konkurrencën e forcave politike: elektorati dhe  mendimi publik, shoqatat dhe partitë, parlamenti në dy dhomat e tij, ekzekutivi si qeveri e administratë dhe gjyqësori, edhe pse me ndikim të ndryshëm, marrin pjesë në formulimin e vendimeve bazë politike, zbatimin dhe kontrollimin e tyre. Por të gjithë pjesëmarrësit mbeten të lidhur me parimet themelore të kushtetutës dhe duhet t’u përmbahen rregullave që parashikon ajo.

Të gjithë duhet t’i nënshtrohen edhe kontrollit të përhershëm të organeve të tjera. Në këtë mënyrë, ndikimi i shtetit, në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundër peshave.

Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur.

Në Kosovë është i formuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumë etnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë gjinore.

Kultura, Shkenca, Arsimi

Kultura - është tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit. Me kulturë botërore kuptohet tërësia e zhvillimit të njerëzimit.

Me kulturë kombëtare kuptohet ndarja sipas grupimit të njerëzimit. Me paraqitjen e Kombeve si një shkallë më e lartë e zhvillimit të njerëzimit, pas ndarjes në popuj, për të treguar shkallen e zhvillimi te popujve (popullit) ato prezantohen me kulturë kombëtare 7.

Shkenca - (latinisht “scientia” - njohuri, dituri, dije) është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, si dhe duke bërë përgjithësime teorike. Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

Arsimi - është metodë edukimi dhe ngritje e kulturës që për bazë ka dituritë e marra nga shkrimet e ndryshme shkencore. Kosova, ka arritur që të dëshmoj se i kushton rëndësi edhe: kulturës, shkencës, arsimit dhe shëndetësisë. 

Rëndësia e Resurseve Njerëzore si parakusht për Integrim Evropian

Në të kaluarën, politika e Burimeve Njerëzore ose politika e Personelit, siç referohej shpesh, ishte e papërcaktuar, varej nga gjendja shpirtërore, qëndrimi ose dëshira e mbikëqyrësit, ose në disa 7 Maliqi, A, Punim Seminarik - 2011 Tiranë.

raste nuk ishte fare politikë, por thjesht një dëshirë individuale 8.Është zbuluar se një metodë e tillë të çon në ndarje, pakënaqësi dhe grindje mes nëpunësve

e mbikëqyrësve. Mjekimi për këtë situatë është një tërësi politikash e cila i mbulon të gjitha çështjet që ka të ngjarë të jenë shqetësimi i vendit të punës. Rëndësia e planifikimit të nevojave të Burimeve Njerëzore dhe Planifikimi i nevojave për burime njerëzore është një proces shumë i rëndësishëm në punë sepse, çdo institucion apo kompani ka të bëjë me përdorimin e drejtë dhe efiçient të njerëzve në punë. Edhe Kosova i ka kushtuar rëndësi të veçantë: avancimit, shkollimit, trajnimit dhe zhvillimit të Resurseve Njerëzore si parakusht për Integrim Evropian.

Shteti

Shteti Shoqëror - koncepti “shteti” (ang. state, fr. état, gjer. staat) ka kuptimin e një dukurie historike,  ideje filozofike, forme të vazhdueshme dhe të organizuar të udhëheqjes së njerëzve ose konkretisht të fenomenit bashkëkohor.

Shteti është një dukuri shoqërore që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore, është një institucion i rëndësishëm shoqëroro-politik dhe paraqet një problem të trajtuar gjerësisht jo vetëm në fushën e sociologjisë, por edhe në shkencat tjera, si ato juridike, politike etj. Shteti paraqet organizatën më të madhe në shoqëritë bashkëkohore që i koordinon marrëdhëniet mes njerëzve; thuajse me të gjitha gjërat, që nga lindja e deri në vdekje të njerëzve, merret shteti. Gjithë këtë veprimtari e kryen përmes qeverisë dhe administratës. Shteti është një institucion i vetëm shoqëror që përmes mekanizmave të ndryshme e siguron rendin dhe paqen.

Shteti Social - duke ruajtur standardet më liberale të ekonomisë së tregut, do të thellohet gjithnjë e më shumë fryma sociale e qeverisjes së një vendi, lufta e pamëshirë kundër njërit prej dy armiqve më kryesorë të njerëzve të lirë - varfërisë, do të zgjerohet, konsolidohet dhe përsoset më tej sistemi i mbrojtjes sociale, dhe për rrjedhojë do të realizohet një rishpërndarje gjithnjë e më e mirë dhe më e ndershme e të ardhurave.

Kosova, përmes krijimit të politikave të mirëfillta sociale, do të mund ti fuqizonte kategoritë me nevoja sociale, duke e bërë fuqi prodhuese dhe ndërtuese të infrastrukturës shtetërore, për t’iu përshtatur, e plotësuar standardet Evropiane për t’u integruar në BE dhe në strukturat euro-atlantike.

Arsimi - arritja e objektivave do të bazohet në kryerjen e reformave institucionale, rritjen e kapaciteteve dhe përdorimin e metodave të përshtatshme të mësimdhënies, orientimin e shkollës drejt shoqërisë dhe tregut, rritjen e burimeve të financimit për arsimin si dhe rritjen e rolit të qeverisjes vendore dhe sektorit privat në politikat arsimore.

Masivizimi i arsimit - zgjerimi i pjesëmarrjes në arsimin e mesëm, profesional dhe universitar. Përmirësimet cilësore të arsimit dhe orientimi të tij nga tregu dhe punësimi nga një anë dhe rritja e kërkesave në tregun e punës nga ana tjetër pritet të ndikojnë në rritjen e interesit për shkollim duke mbështetur më tej masivizimin e arsimit.

Periudha e pas luftës Kosovën e karakterizon me reformat që i bëhen arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet arsimi nëpër institucione publike dhe sistemi privat i arsimit.

Barazia Nacionale

Kornizën rregullative më të përgjithësuar për barazi gjinore në nivelin botëror e paraqet Deklarata e Bejzhingut dhe Platforma për Veprim, e miratuar në Konferencën e Katërt Botërore mbi Gratë në vitin 1995. Qeveritë e shteteve duhet të promovojnë parimet e barazisë gjinore, si dhe forcimin e instrumenteve ligjore dhe institucionale mbrojtës për të siguruar politikat gjinore në të 8 Maliqi, G, Phd cand ( Kristal ) Vlerësimi i Performancës 2011, Turqi.

Sfida

t e K

osov

ës d

rejt

Inte

grim

it në

BE

Page 25: Global Challenge 3

48 49GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

gjitha nivelet e qeverisjes. Qeveria duhet të iniciojë programe konkrete për të siguruar trajnimin dhe kualifikimin profesional falas dhe skema punësimi për gratë kryefamiljare dhe ato të komuniteteve të margjinalizuara 9.

Perspektiva e Integrimit në BE

Bashkimi Europian nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme prosperiteti, një mundësi më shumë për punë, për një jetë më dinjitoze, për liri lëvizje dhe ndihmash që synojnë një zhvillim harmonik të territorit dhe popujve të tij. Është pa dyshim një mundësi e mirë për të gjitha këto. Por është edhe më shumë se kaq. Është hapësira ku shteti i së drejtës ka arritur zhvillimin e tij të plotë, ku ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë fakt dhe ligji është i barabartë për të gjithë.

Kosova dhe Integrimi i saj në BE, ka para vetes një rrugë të vështirë, por do arrij të realizoj të gjitha objektivat, do vërtetoj të drejtën e saj dhe do jetoj e barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit e me gjerë, pasi edhe Integrimet e tjera në Ballkan e vërtetojnë këtë fakt.

Kosova ka akoma shumë për të bërë në fushat e mëposhtme:

• Të rrisë Investimet e Huaja Direkte (IHD).• Duhet të përmirësojë sistemin e qeverisjes.• Ekonomia e Kosovës duhet më shumë të orientohet në investimet e sektorit publik

(infrastrukturë ligjore, arsimim etj) dhe agro biznes (bujqësi e blegtori).• Të përgatis politikave fiskale për tregti të lirë në përputhshmëri me ligjet e BE-së (si

marrëveshja e CEFTA etj) dhe të bëj të mundur që këto marrëveshjeve tregtare të respektohen nga të gjitha vendet rajonit.

• Një vëmendje të veçantë duhet tu kushtojë resurseve njerëzore, si dhe fushës së lirive dhe të drejtave të njeriut, si parakusht për Integrimin në BE.

Bibliografia:

1. “Globalizimi” - Nait Hasani, 2008 Prishtinë.2. “Menaxhimi i Kërkimeve” - Dr. S. Xhepa ( ACIT ) 2005 Tiranë.3. Brian Snowdon, Howard R. Vane, “Modern Macroeconomics”, 2005.4. “Biznesi Ndërkombëtar” - Dr. Ilia Kristo, 2005 Tiranë.5. “Punim Seminarik”, A. Maliqi, 2011 Tiranë.6. “Vlerësimi i Performancës” - G. Maliqi, Phd cand ( Kristal ) 2011 Tiranë.7. www.ear.eu.int Vocational Education and Training Project - Administrim Biznesi.8. www.ks-gov.net.9. Ministria e Punëve të Jashtme.10. Ministria e Zhvillimit Ekonomik.11. Oda Ekonomike e Kosovës.12. Hulumtimi i Ndërmarrjeve.

9 www.ks-gov.net, Njësia e të Drejtave të Njeriut.

Sfida

t e K

osov

ës d

rejt

Inte

grim

it në

BE

Sfida e institucioneve kosovare - Integrimi i veriut të Mitrovicës

Kandidat PhD Nijazi Halili

Abstrakt

Gjatë këtij punimi shkencor do të mundohem të analizoj në mënyrë sa më racionale krizën e veriut të Kosovës, problemet në këtë krahinë të Republikës së Kosovës sa i përket Institucioneve paralele, kontrabandës dhe krimit të organizuar, probleme këto të cilat do të jenë sfida të vështira për integrim e kësaj krahine në institucionet e Kosovës. Gjithashtu, gjatë këtij punimi shkencor do mundohem të paraqes një imazh sa më të qartë lidhur me krizën e Kosovës gjatë shekullit të XIX-të, krizë nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës.

Sfida e institucioneve kosovare - Integrimi i veriut të Mitrovicës

Siguria e brendshme dhe siguria e kufijve është ndër sfidat më të mëdha të Kosovës së pavarur. Veriu i Mitrovicës është problemi më i rëndë kombëtar i Kosovës dhe ndër problemet më të mëdha të rajonit. Serbia, në fqinjësi me enklavën militante të lagjeve të veriut të Mitrovicës nuk është e interesuar ta lërë Kosovën në qetësi. Nuk është veriu i qytetit problemi i pazgjidhshëm. Gjërat janë të qarta në aspektin politik, gjeografik, etnik e territorial, sepse veriu është pjesë përbërëse e

Page 26: Global Challenge 3

50 51GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kosovës. Askush nuk e ka kontestuar deri tash këtë fakt, mirëpo interesat e larmishme të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, kalkulimet e ndryshme dhe ngurrimet kanë bërë që veriu i Mitrovicës të bëhet një lloj kanceri për Kosovën.

Në atë pjesë të vendit autoritetet qendrore ende nuk kanë mundësi të ushtrojnë pushtetin e tyre dhe nuk kanë mundësi ti shpërbëjnë institucionet paralele serbe, të cilat vazhdimisht terrorizojnë popullatën shqiptare me banim në këtë zonë. Gjatë dhjetë viteve të trazirave të kohëpaskohshme, të cilat i nxitën paramilitarët, ose u dirigjuan drejtpërdrejt nga Serbia kanë rënë dhjetëra viktima, kryesisht shqiptarë vendas; janë vrarë e plagosur edhe policë ndërkombëtarë, ka pasur djegie shtëpish si dhe plaçkitje. “Kriza e Veriut të Mitrovicës e nisur nga Millosheviçi simbolizohej nga kacafytja midis serbëve në veri të lumit Ibër dhe shqiptarëve në jug të tij, të ndarë nga ura që ndodhet sipër lumit 1.

Diplomacia ndërkombëtare që nga fillimi i ka identifikuar fajtorët dhe e pati të qartë situatën 2. “Gjenerali Clark, ambasadori Richard Hollbruck dhe përfaqësues të tjerë të NATO-s dhe të ShBA-së tashmë i kishin identifikuar agjentët e regjimit të Millosheviçit si fajtorët kryesorë lidhur me përleshjet në Mitrovicë 3, por aksionet e vendosura munguan. Kriza në veriun e qytetit të Mitrovicës u intensifikua edhe kohët e fundit kur u paraqit Strategjia për rregullimin e gjendjes. Ish-gjenerali Ramadan Qehaja, analist i çështjes së sigurisë, në një vrojtim të gazetës “Koha Ditore” shkruan: “Për strategjinë e shtrirjes së pushtetit tonë në pjesën veriore të Kosovës këtyre ditëve është folur mjaft. Deklarata e Piter Faithit se vendosja e pushtetit kosovar në pjesën veriore të vendit do të zgjasë me vite, është dëshmia më e mirë se Strategjia e hartuar dhe e proklamuar për veriun, që në start mund të jetë e destinuar për të dështuar” 4.

Sipas kësaj strategjie problemi fondamental: shpartallimi i njësive paralele apo i organeve paralele nuk do të bëhet, ndërsa problemi thelbësor janë pikërisht këto organe të sigurisë, mercenarë të Beogradit, për të cilët EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës, që thotë se ka hartuar Strategjinë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, nuk do të merret, por do të përpiqen që t´i anashkalojnë apo t´i margjinalizojnë. Ndërkaq, dihet që në fillim se Beogradi nuk do të lëshojë pe, përderisa nuk është pajtuar me këtë strategji. Veriu i Kosovës është problem që nga viti 1999 kur hynë trupat e NATO-s në Kosovë 5.

Faktorët ndërkombëtarë, administrata e UNMIK-ut, por edhe EULEX-i kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që të ofrojnë zgjidhje dhe t´u propozojnë oferta serbëve lokalë, mirëpo asnjëra nga ofertat nuk është pranuar prej tyre. “Çelësi për përparim në pjesën problematike (është fjala për veriun e Mitrovicës, vërejtja jonë) qëndron te promovimi i pajtimit ndëretnik dhe forcimi i institucioneve shumetnike”. Intervistë me përfaqësuesin special të sekretarit të OKB-së, Lamberto Zanier 6. Ky çelës ende nuk është gjetur, sepse serbët nuk pranuan as pajtimin ndëretnik, megjithëse vetë i kishin shkaktuar të gjitha vrasjet, ishin fajtor për trazirat e herë pas hershme pas hyrjes së trupave të NATO-s, u konfrontuan me policinë ndërkombëtare, por edhe me trupat e KFOR-it.

Kriza e veriut të Mitrovicës filloi në kohën e UNMIK-ut dhe do të vazhdojë edhe me EULEX-in dhe me organet legjitime të shtetit të Kosovës. Pas ri konfigurimit të UNMIK-ut, apo pas reduktimit në disa dhjetëra nëpunës, Zanier thotë se kjo gjë është bërë për t´i dhënë hapësirë BE-së që të luajë një rol më të madh7. Por për problemin e veriut të Mitrovicës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, do të shprehej se: “NATO-ja do të mbështesë të gjitha strategjitë që ndihmojnë sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke përfshirë edhe ato për integrimin e të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare” 8. Gjithashtu në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën, me datën 1 shkurt 2010, ekspertja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus vlerëson se: “Tani është koha e duhur për zbatimin e Strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës, mirëpo strategjia është test për seriozitetin e faktorëve të përfshirë në zgjidhjen e problemeve atje”. 1 Stephan Schwarz, Kosova, prejardhja e një lufte, Rrokullia, Prishtinë 2005, faqe 183.2 Stephan Schwarz, Kosova, prejardhja e një lufte, Rrokullia, Prishtinë 2005, faqe 183.3 Po aty, faqe 185.4 Koha Ditore, 27 janar 2010, faqe 11.5 Ishin mbi njëqind mijë veta të ardhur nga e gjithë Kosova, që ecnin hareshëm drejt Mitrovicës (Bernard

Kushner, Luftërat e Paqes, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja“, Tiranë 2004, faqe 133-138.6 Koha Ditore, e martë, 1 shkurt 2010, faqe 1-4-5.7 Zanier, i shqetësuar për veriun, Koha Ditore, 1 shkurt 2010, faqe 4-5.8 Rasmussen, NATO-ja përkrah çdo strategji për integrimin në Kosovë, Koha Ditore, 2 shkurt 2010, faqe 3.

Sipas saj, ka ardhur koha edhe për ri shikimin e fuqive ekzekutive të ICO/EUSR, pasi koha e protektorateve në Ballkan ka përfunduar 9. “Personalisht jam zhgënjyer me faktin se Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim unik për pavarësinë e Kosovës. Fakti se pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e vështirëson punën e EULEX-it në terren dhe e detyron misionin që të veprojë sipas idesë së neutralitetit. Mirëpo, çfarë do të thotë të jesh neutral në fushën e studimit të ligjit? Neutraliteti në këtë rast do të thotë të veprosh në emër të sundimit të ligjit, pasi kjo është natyra e misionit dhe duhet të sigurohet se funksionon sistemi i drejtësisë.

Po, është e vërtetë se ka një përmbajtje brenda EULEX-it dhe kjo e dobëson pozitën e Bashkimit Evropian. Unioni duhet të jetë më i vendosur dhe duhet t´i thotë Beogradit se të bashkohesh në rrugën evropiane nënkupton më shumë sesa miratim të ligjeve, pra nënkupton ndryshim në mënyrën e të bërit politikë10.

Natyrisht në këtë disonancë të Bashkimit Evropian sipas reagimit qeveria amerikane dhe ambasada amerikane në Prishtinë, kanë rol vendimtar në mos lënien vetëm të Bashkimit Evropian. “Duhet të jemi të ndershëm dhe të pranojmë se pa përkushtimin e fuqishëm të qeverisë amerikane, as arritja e pavarësisë nuk do të ishte e mundur, pasi brenda BE-së ka shumë dallime.

Tani, roli fillimisht duhet të jetë: të ofrojmë mbështetje, të shtyjmë qeverinë e Kosovës që të shtyjë Bashkimin Evropian në drejtimin e nevojës së integrimit të Kosovës.

Sipas planit të Ahtisarit, rishikimi i tij duhet të bëhet brenda dy viteve. Verena Knaus mendon se opsioni i duhur është futja edhe më thellë e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke forcuar më tepër anën evropiane të përfaqësuesit ndërkombëtar.

Kjo do të shmangte problemet me Serbinë apo me vetë komunitetin serb në Kosovë, por edhe do të ndryshonte mënyrën e “ushtrimit të presionit” ndaj qeverisë së Kosovës.

Qëndrimi armiqësor i Serbisë, shantazhet e vazhdueshme, mos pajtimet me pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të imponuar koncesione të ndryshme, ka ndikuar që grupet e armatosura dhe serbët militantë ta mbajnë në tension veriun e Mitrovicës, duke terrorizuar shqiptarët vendas.

Instrumentalizimi i gjatë i serbëve të Kosovës, të mbetur në enklava që nga koha e Millosheviçit dhe më herët, më shumë do të përdoret nga Beogradi për të shantazhuar institucionet e Kosovës dhe për të bërë presione mbi faktorët relevantë ndërkombëtarë.

Një pjesë e minoritarëve serbë do të përdoren vazhdimisht kundër pavarësisë, ndërsa Kosovës do t´i shkaktojnë probleme të vazhdueshme, sepse përfaqësuesit e institucioneve do të jenë nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar të trajtohen çdo rast veç e veç.

Për këtë gjë do të lypsen energji dhe para, por do të jetë shumë më i madh dëmi moral para subjekteve ndërkombëtare, nëse nuk trajtohet problemi në thelb, sepse edhe eksesi më i vogël mund t´i frikësojë pastaj kapitalistët perëndimorë që të investojnë në Kosovë. Ndërkaq një ndër minierat dhe industritë e përpunimit të xeheve është “Trepça”, të cilën duket se e synojnë serbët, ose përpiqen ta bllokojnë. Presioni serb mbi veriun e Mitrovicës bëhet edhe për ndarjen e një pjese të Kosovës.

Ndarja e Kosovës, të cilën pak ditë para shpalljes së pavarësisë e hodhën në “treg” serbët, e ka zanafillën shumë më herët dhe sa herë që shqiptarët kanë këmbëngulur për t´u shkëputur, ka dalë sërish ideja për një prerje trup e tërthor të meritorëve të Kosovës11.

Ndarja është përmendur edhe më vonë, por në formën e propozimit serb për copëtimin e Kosovës, përkatësisht për shkëputjen e tre komunave të veriut të Kosovës nga trungu dhe bashkimin e tyre me Serbinë 12.

Në fakt, Serveri mund ta ketë kuptuar me Preshevën, Luginën e Preshevës, që nënkupton gjithë hapësirën, ku hyjnë edhe komuna e Bujanovcit dhe ajo e Medvegjës, sepse shqiptarët gjithherë i përmendin së bashku këto tre komuna. Ngjashmëria e krizës në veriun e Mitrovicës, ku veprojnë 9 Radio Kosova, 1 shkurt 2010, web faqja RTK live.10 Po aty.11 Ndarja e Kosovës, në formë të copëtimit të çoroditur, është botuar që në vitin 1993, në numrin 1-2 të revistës

italiane Limes për gjeopolitikë, Mitro Çela,Mes Kosovës dhe Epirit, EUGEN, Tiranë 2002, faqe 91, Projekti serb për ndarjen e Kosovës.

12 Ndarja e Kosovës nuk është temë tabu, por duhet kuptuar se pala kosovare për të tre komunat veriore do të kërkonte Preshevën, me çka Beogradi nuk pajtohet, thotë Daniel Server nga Instituti Amerikan për Paqe, Radio Evropa e Lirë, transmetuar më 7 janar 2010.

Sfida

e in

stitu

cion

eve

koso

vare

- In

tegr

imi i

ver

iut t

ë M

itrov

icës

Page 27: Global Challenge 3

52 53GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

grupet para militare dhe përpjekjet e fuqishme të Serbisë për destabilizimin kanë ekzistuar edhe në Sllavoninë Lindore të territorit kroat, ku serbët po ashtu një kohë janë përpjekur të bëjnë presion, të imponojnë koncesione territoriale, madje edhe ta shkëpusin.

Një kohë ajo krahinë u qeveris nga përfaqësuesit ndërkombëtarë (ishte Uiliam Uoker administrator) dhe pastaj iu bashkua shtetit kroat, të cilit edhe i takonte.

Një gjë të këtillë Beogradi e ka bërë më parë edhe me Kninin dhe Liken, po ashtu në Kroaci, ku vepronin formacione të fuqishme serbe, të mbështetura nga armata e ish-Jugosllavisë dhe terroristët e tjerë serbë, mirëpo në atë territor shteti kroat pati më shumë vendosmëri, natyrisht edhe më shumë mbështetje ndërkombëtare dhe i dëboi të gjitha forcat kriminale serbe në aksionin ushtarak, të koduar “Oluja (Stuhia).

Mbi pesëdhjetë mijë refugjatë e ushtarakë të shpartalluar serbë erdhën në Kosovë në atë kohë, në vend që të shkonin në Serbi, duke krijuar probleme të shumta dhe acarime, sepse pos që një pjesë e tyre kishin bërë krime në Kroaci, me këtë kontingjent, ndër më të shumtët gjatë historisë më të re mëtohej ri kolonizimi tjetër serb i Kosovës për ta plotësuar minoritetin serb që qeveriste atë periudhë shumicën shqiptare me ndihmën e ushtrisë e të policisë.

Në veriun e Mitrovicës bashkësia ndërkombëtare përpiqet që në mënyrë paqësore t´i neutralizojë forcat e shërbimit sekret serb dhe ta shtrijë pushtetin mbi atë hapësirë. Në aspektin kohor proceset janë duke shkuar shumë më ngadalë sesa në territorin kroat.

Madje ngadalësia është shqetësuese, ndërsa toleranca që u bëhet serbëve është e pakuptueshme, sepse nacionalizmi i tyre u ka kushtuar shumë kroatëve, u ka kushtuar boshnjakëve, e sidomos po u kushton edhe më tutje shqiptarëve. Është vështirë që me taktikën, të cilën e ka zgjedhur bashkësia ndërkombëtare të japë fryte. Konfliktet nacionaliste kanë shkaktuar vuajtje shumë të mëdha, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Nacionalizmi nuk është thjesht një fenomen, është gjithashtu një problem 13.

Nacionalizmi serb, i mbuluar me shovinizëm të tërbuar racist u shkaktoi probleme të gjithë popujve në Ballkan, sidomos atyre që ishin në ish-Jugosllavi. Fatkeqësisht, me gjithë masakrat e gjenocidin që shkaktoi, nacionalizmi serb nuk u ndëshkua, sikurse ndodhi me nacional - socializmin gjerman. Pra bashkësia ndërkombëtare e kurseu Serbinë, e anashkaloi në ndëshkim kolektiv, prandaj ai nacionalizëm do të vazhdojë t´u shkaktojë probleme edhe në të ardhmen disa kombeve në Gadishull, gjë që e pranojnë faktorët ndërkombëtarë, duke u përpjekur të gjejnë udhëheqës serb më pak nacionalistë dhe më të pranueshëm për bisedime.

Mirëpo, asnjëri prej tyre kur është fjala për Kosovën, për Bosnjë-Hercegovinën dhe çështje të tjera nuk ndryshojnë nga qëndrimi i pararendësve të tyre, të zhytur në krime të thella.

Serbia, faktor destabilizues për Kosovën dhe rajonin

Një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar që jeton në Kosovë është e kërcënuar nga strukturat ilegale në Kosovë, nga strukturat ilegale serbe të ashtuquajtura strukturat paralele dhe organizatat para militare, të cilat operojnë jashtë ligjshëm në Kosovë.

Strukturat e xhandarmërisë, të policisë, BIA-s e organizatave ekstreme serbe janë kudo në Kosovë. Shpesh zyrtarisht është thënë se këto struktura nuk veprojnë në Kosovë, mirëpo realiteti është ndryshe. Këto struktura janë të dukshme dhe të dënueshme me ligj. Deshëm apo jo, këto struktura brenda territorit të Kosovës e kanë fituar një lloj legjitimiteti, ndonëse të përkohshëm, por që është i dukshëm.

Vrasjet, keqtrajtimet, dëbimet me dhunë të popullatës shqiptare nga vendet e tyre, hedhja në erë e veturave dhe objekteve të tjera të shqiptarëve nëpër enklava, por edhe gjetiu, vazhdojnë të jenë të shpeshta në kronikën e zezë, në shtypin tonë të përditshëm.

Gjithnjë e më shumë po forcohet bindja se mentaliteti i politikëbërësve të sotëm në Serbi nuk ndryshon fare nga mentaliteti serbomadh i politikës serbe të periudhës së Millosheviçit.

Shumë nga bandat dhe kriminelët që kanë marrë pjesë në krime e masakra në Kosovë, por edhe në vende tjera të ish-Jugosllavisë janë drejtues policorë, drejtues shërbimesh të ish-Jugosllavisë, 13 Ernest Gellner, Nacionalizmi, IDK, Tiranë, Në Britani të Madhe, botuar më 1997, faqe 125.

pjesëtarë të MPB-së, BIA-s, strukturave paralele dhe organizatave paraushtarake ilegale serbe, të cilat po e terrorizojnë popullatën shqiptare që jeton në Kosovë dhe po tentojnë ta minojnë pavarësinë e shtetit të Kosovës, që është në ndërtim e sipër dhe në zhvillim institucional të pjekurisë si shtet i ri.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë është e përcaktuar se “Krahina e Kosovës dhe e Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë” dhe se “nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë burojnë obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme politike”.

Në strategjinë e Sigurisë Nacionale të Serbisë, e miratuar nga Kuvendi i Serbisë, në tetor të vitit 2009 bëhet e qartë se për të pamundësuar formimin e shtetit të Kosovës, nuk përjashtohet edhe përdorimi i forcës. Në këtë strategji, ndër të tjera nënvizohet qartë se “në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale, Republika e Serbisë është e vendosur të përdorë mjetet diplomatike, juridike, si dhe të gjitha mjetet e tjera në përputhshmëri me përcaktimet kushtetuese, se asnjëherë nuk do të pranohet vendimi i institucioneve të përkohshme të Kosovës për njëanshmërinë e shpalljes së pavarësisë”. Në shërbim të kësaj politike serbomadhe është edhe mbajtja nën okupim e veriut të Kosovës.

Kohët e fundit, opinioni publik në Serbi dhe në vendet e tjera ballkanike gjithnjë e më shumë po heton ngjashmëri të gjendjes aktuale me atmosferën e krijuar para vitit 1990, pra para fillimit të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Janë gjithnjë e më shumë zëra që tërheqin vërejtjen për vazhdimin e politikës serbomadhe të Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave (1896). Ndonëse në njërën anë shumica e analistëve në Serbi thonë se aktualisht situata në Serbi është shumë më e ndryshme nga ajo kohë, në anën tjetër ata analizojnë se Memorandumi dhe projekti serbomadh ende është aktual.

Një gjë e tillë argumentohet me “angazhimin e shtuar” të Beogradit zyrtar për serbët që jetojnë jashtë Serbisë dhe me rekomandimet që atyre u jepen para regjistrimit të popullsisë, sidomos pas publikimit të strategjisë së qeverisë serbe për serbët jashtë Serbisë, me të cilën kërkohet konstituitiviteti i serbëve edhe në Kroaci dhe në Mal të Zi. Si gjithnjë, në propagandën shtetërore serbe vazhdon të jetë e përfshirë edhe Kisha Ortodokse serbe 14.

Madje pretendimet serbomëdha tentojnë të shtrihen edhe jashtë kufijve të hapësirës së ish-Jugosllavisë. Në këtë prizëm duhen parë edhe përpjekjet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të shkruar një histori serbe brenda kufijve të sotëm administrativë të Shqipërisë, duke kërkuar varre serbe në Shqipëri, gjë që po e bën në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze me qendër në Shkodër, “Moraça-Rozafa”. E gjithë kjo ndodh në kohën kur Shqipëria është përfshirë në një debat të gjerë për regjistrimin e popullsisë në këtë vend, ku në bazë të ligjit kërkohet të deklarohet edhe kombësia 15.

Dihet se me hapje varresh e lëvizje eshtrash në fillim të viteve 90-të filloi gjenocidi serbomadh në ish-Jugosllavi. Akademiku i njohur boshnjak, Abdulah Sidran, në një intervistë për mediat kosovare, në pyetjen se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, a është varrosur përfundimisht projekti politik serbomadh?” , është përgjigjur: “Ndoshta, sa i përket Kosovës, po dashtë Zoti të jetë ashtu! Por, a e dini se çfarë është trishtuese? Siç ka thënë trimi boshnjak, gjenerali Atif Dudakoviç: ”Lufta ka mbaruar vetëm për ata, të cilët në të janë vrarë”! Projekti serbomadh është shumë i gjallë. Në të çdo ditë punojnë dhjetëra mijëra politikanë, informatorë ushtarakë e policorë, gazetarë, punëtorë kulturorë e publikë.

Ky projekt do të jetë gjallë derisa, së paku, në bankën fiktive të të akuzuarit, nuk gjenden ata dhjetë ideologë të rëndësishëm që nga Dobrica Qosiqi e Millorad Ekmeçiqi, deri te Vasilje Kërstiqi, Miroljub Jeftiqi dhe Veselin Gjuretiqi. Për shkak të të tillëve do duhej menduar për themelimin urgjentisht të diçkaje të ngjashme me Gjyqin e dikurshëm të Raselit.

Lidhur me projektin serbomadh, që po rishfaqet gjithnjë e më fuqishëm në Serbi, Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, thotë: “Sërish në plan të parë vihet projekti shtet-madh.

Kjo dëshmon se në Serbi ekzistojnë qendrat formale dhe joformale të forcës. Është e 14 Serbia i rikthehet Memorandumit të Akademisë së vet, “Koha Ditore“, 31 mars 2011.15 Bashkim Shala, Serbia kërkon varre në Shqipëri,“Koha Ditore“,10 mars 2011, faqe 22.

Sfida

e in

stitu

cion

eve

koso

vare

- In

tegr

imi i

ver

iut t

ë M

itrov

icës

Page 28: Global Challenge 3

54 55GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dukshme se qendrat joformale janë më të fuqishme dhe më të organizuara, ndërsa çdo pushtet demokratik në Serbi shërben vetëm si mbulesë për këtë projekt 16.

Strukturat e organizuara serbe, të cilat janë aktive edhe sot e kësaj dite, brenda një nate iu vërsulën familjeve shqiptare që jetonin në pjesën veriore të Mitrovicës, duke ekzekutuar 10 shqiptarë në shtëpitë e tyre, edhe fëmijë, por për këto krime deri më tani askush nuk është nxjerrë para drejtësisë, edhe pse vrasësit dihen me emra e mbiemra.

Për këtë masakër dhe një varg ngjarjesh të tjera që kanë të bëjnë me presionin, keqtrajtimet, vrasjet dhe spastrimet etnike ndaj shqiptarëve, ka qenë në dijeni policia e UNMIK-ut dhe zyrtarët e tjerë përkatës ndërkombëtarë në Kosovë, por kanë heshtur për shkaqe deri tani të panjohura.

Siç dihet, pjesa dërmuese e kësaj administrate ka qenë e afërt dhe në shërbim të strukturave ilegale serbe që operonin dhe vazhdojnë të operojnë në Kosovë.

Përkundër kësaj, kjo administratë ka disponuar një varg dosjesh, në të cilat është pasqyruar veprimtaria kriminale e grupeve ekstreme serbe, organizatave para militare e militare, veprimtaria e MUP-it, xhandarmërisë e grupeve të tjera, ndaj të cilëve asnjëherë nuk janë marrë as masat më të vogla parandaluese, as ndëshkuese, edhe pse dihen aktorët e veprimtarive të tilla kriminale, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe ish-kreu i MUP-it serb në veri, Dragan Delibashiq dhe ish-shefi i të ashtuquajturit, Këshill Kombëtar Serb.

Aktualisht sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq. Deri në vitin 2007 nga pjesa veriore e Mitrovicës janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e veta dhe pasuritë e patundshme, 28 820 banorë shqiptarë.

Shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite jetojnë me qera, në shtëpi të vjetra e të braktisura apo në strehimore kolektive, nëpër budrume e kushte shumë të këqija sociale, në shumicën e rasteve jashtë përkujdesjes së shtetit, me statusin e refugjatit prej shumë vitesh. Madje, banorët shqiptarë të dëbuar nga veriu i Mitrovicës edhe kur vdesin nuk lejohen të varrosen në varrezat e tyre 17.

Doganierët e Kosovës nuk u kthyen në pikat kufitare Kosovë-Serbi, në Leposaviq dhe Zubin-Potok, të njohura si Pikat 1 dhe 31, qëkur u dogjën nga serbët me rastin e shpalljes së pavarësisë. Si pasojë, shteti ynë humb qindra milionë euro nga kontrabanda që bëhet lirshëm18.

Doganierët e EULEX-it nuk i mbledhin taksat. Shumica e mallrave që futen në vendkalimet kufitare në veri nuk zhdoganohen fare. Si pasojë, humbjet nga kontrabanda, sipas ekspertëve vlerësohen të jenë mbi 200 milionë euro në vit, mallrat e kontrabanduara mbesin në veri dhe nga aty futen brenda në pjesë të tjera të Kosovës 19.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti rreh 10 milion euro mallra janë regjistruar nga doganierët e EULEX-it, por të njëjtat nuk u janë paraqitur për zhdoganim Doganave të Kosovës në jug. Nga kjo vlerë e mallrave janë shmangur rreth një milion euro obligime doganore 20.

Sipas burimeve të konfirmuara edhe publikisht, kontrabanda më e madhe në veri zhvillohet nëpër rrugët dytësore, pa kaluar fare në pikat doganore 1 dhe 31. Rreth 100 metra afër pikës doganore 31 në Bërnjak, kontrabandistët serbë kanë hapur dhe riparuar rrugën që shfrytëzohet çdo ditë për kalimin e kamionëve me të gjitha llojet e mallrave kontrabandë pa iu nënshtruar fare kontrollit. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se krimi ekonomik në veri drejtohet nga zyrtarë të MUP-it serb. Siç është bërë e ditur edhe në media, përgjegjësi kryesor i këtij rrjeti është Zvonko Veselinoviq, i njohur për të kaluarën e tij kriminale. Dosjet e tij i disponon UNMIK-u dhe EULEX-i. Pa urdhrin e tij nuk hyn asnjë mall kontrabandë, por as nuk del nga depot në veri të Kosovës.

Rrjeti i kontrabandës në veri të Kosovës

Biznesmeni shumë i fuqishëm në veri të Kosovës, Zvonko Veslinoviq, i cili i kontrollon apo i ka në pronësi të gjitha pompat e benzinës atje, pasurinë e ka krijuar që nga viti 1999 e mbrapa 16 Serbia i rikthehet Memorandumit të Akademisë së vet,“Koha Ditore“, 31 mars 2011.17 Anita Kadriu, Një dekadë jashtë shtëpisë, “Zëri”, 6 janar 2010.18 I. Krasniqi, Qeveria dështon me doganat në veri, ”Zëri”, 6 janar 2011.19 Miliona Kontrabandë, “Express“, 23 mars 2012.20 Arsim Rashiti, « Avullohen » 10 milion euro mallra në veri, “Zëri“, 15 mars 2011.

dhe për veprimtarinë e tij të kontrabandës, por edhe të ndikimit ka mbështetjen e qeverisë së Beogradit, madje thuhet të jetë i lidhur me biznesin e tij edhe me vetë kryeministrin rus, Vladimir Putin, duke u angazhuar në krijimin e korridorit të furnizimit me gaz nga Rusia për këtë pjesë të Evropës Juglindore 21.

Zvonko Veselinoviq në rrjetin e tij ka zyrtarë të MUP-it të Serbisë si dhe policë serb të Policisë së Kosovës. Në gjithë këtë qarkullim, Veselinoviq ndan përqindjen e fitimit për MUP-in serb, por njëkohësisht edhe kontrollohet nga MUP-i. Po ashtu, Veselinoviq, kontrollon rreth 50 persona në Mitrovicë, të cilët MUP-i serb që vepron në veri të Kosovës i përdor për përshkallëzimin e situatës sa herë që të ketë nevojë 22.

Në këtë rrjet të kontrabandës rol të rëndësishëm kanë edhe Millan Radoiq dhe Aleksandër Rakiçeviq. Pastaj Lubomir Pantoviq, Mica Milojkoviq, Millan Radojçiq, Dako Gusmiq (ish-polic i SHPK-së), Srbolub Moisiq, etj 23. Padyshim se strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës ushtrojnë kontroll të rreptë mbi rrjetin e kontrabandës dhe dy pikat doganore në kufi me Serbinë. Ky rrjet i kontrabandës dhe i krimit të organizuar mbështetet edhe nga strukturat paralele të Millan Ivanoviqit dhe Marko Jakshiqit 24.

Aktivitet shumë të rëndësishëm në kontrollin e pikave doganore (1 dhe 31) dhe të rendit publik kryen edhe e ashtuquajtura “Mbrojta Territoriale Civile”, e cila vepron pandërprerë gjatë 24 orëve. Strukturat që merren më shumë me sigurinë e asaj pjese janë të rinjtë serbë të rekrutuar, përderisa ish-policët serbë janë shumë më pak aktiv 25. Dihet botërisht se rrjeti i kontrabandës në veri është gultim etnik, ku janë të përzier serbë e shqiptarë, madje dyshohet se janë të implikuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Kohë më parë në media është publikuar përmbajtja e një dokumenti, të cilin e posedojnë edhe institucionet vendase dhe ndërkombëtare, me emrat e personave që merren me kontrabandë nafte në veri të Kosovës nga Serbia 26.

Dokumenti qartëson se një pjesë e këtyre firmave sjellin naftë nga Bosnja dhe Iraku, ku blejnë “vaj bazik”, të cilin në Kosovë e përziejnë me benzinë, tretës të ngjyrave dhe me disa kimikate të tjera dhe e kthejnë në naftë. Këtë punë e bëjnë 75 për qind të këtyre firmave e jo të gjitha. Nafta e tillë me standarde ndërkombëtare është e ndaluar rreptësishtë të tregtohet, për arsye se është kancerogjene. Ajo liron sasi të madhe të sulfurit në atmosferë, bëhet e ditur në këtë dokument 27.

Veprimet e tilla në veri të vendit janë vazhdimësi e skenarëve okupues të vitit 1998-1999, që kishin kaluar me vrasjet masive të shqiptarëve, duke shfrytëzuar mekanizmat shtetërorë (edhe APJ-në) për të realizuar spastrimin etnik për qëllime politike.

Loja me mekanizma të tillë po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Strukturat e BIA-s, MUP-it, xhandarmërisë, policisë së Serbisë e struktura të tjera të dukshme e të padukshme po veprojnë në Kosovë. Ka kohë që më nuk flitet për ekzistencën apo mos ekzistencën e këtyre grupeve, të cilat, kohëve të fundit, disi e kanë fituar një lloj legalizimi në disa pjesë të Kosovës, edhe përkundër përpjekjeve për zhbërjen e këtyre strukturave nga organet qeveritare të Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Madje, në një raport të harruar nga hetuesit e ish – administratës së OKB-së në Kosovë jepen shumë detaje për funksionimin e këtyre strukturave dhe për ekzistencën menjëherë pas luftës të të ashtuquajturave, “grupe luftuese” në veri të Kosovës 28.

21 Bahri Bivolaku, Vullnetet e uzurpuara në veri të Kosovë, “Infopress“, 6 mars 2011.22 “Kosova Sot”, 20 shtator 2010.23 Po aty.24 Po aty.25 Bahri Bivolaku, Vullnetet e uzurpuara në veri të Kosovë, “Infopress”, 6 mars 2011.26 Musa Mustafa, Kontrabanda e derivateve të naftës në veri të vendit,Veriu i Kosovës-Kuvajti i Ballkanit,

“Koha Ditore“, 20 shkurt 2011.27 Po aty.28 Agim Vuniqi, Shteti pa kufij. “Kosova Sot”, 7 janar 2010.

Sfida

e in

stitu

cion

eve

koso

vare

- In

tegr

imi i

ver

iut t

ë M

itrov

icës

Page 29: Global Challenge 3

56 57GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bibliografia:

1. Kissinger Henry, “Diplomacia”, shtypur në shtypshkronjën LAERT, Tiranë 1999.2. Bashkurti Lisen, “Negociatat, Historia, Teoria, Praktika”, Shtëpia botuese GEER, Tiranë

2007.3. Bashkurti Lisen, “Krizat Ndërkombëtare”, Shtëpia botuese MIRHEERAlb-Tiranë 2010.4. Bashkurti Lisen. “Historia e Diplomacisë II”, Shtëpia botuese GEER, Tiranë 2004.5. Rama Bashkim, “Faktori shqiptar dhe siguria rajonale”, Shtëpia botuese GEER,Tiranë 2011.6. Mehmeti Qani, “Shtetformimi i Kosovës”, botoi MASHT-ë, Prishtinë 2011.7. Ruzhdi Xhemal, “Konflikti Botëror”, Shtëpia botuese MOZAIKU, Kajro 2002.8. Jashari Ruzhdi, “Diplomacia e Forcës dhe Forca e Diplomacisë”, shtëpia botuese SHKROLA,

Prishtinë 2011.9. Mehmetaj Gani, “Sfidat e Pavarësisë”, Shtëpia botuese Dardania Press, Prishtinë 2010.10. Mehmetaj Faton, Lufta Speciale e shërbimeve sekrete serbe, Erporint, Gjakovë 2012.11. Novosella Maxhuni, Sabri, “Rezistenca Kosovare mes dy zjarreve”, Shtëpia botuese Biblioteka

Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë 2010.

Raportet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në

PhD Kandidat Gani Mehmetaj

Hyrje

Marrëdhëniet ndërkombëtare luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e strategjisë së përgjithshme të një shteti. Disa nga përcaktimet politike të jashtme kanë ndikim të fuqishëm në politikën e brendshme afatgjatë, prandaj partnerët dhe aleatët nuk kërkohen çdo ditë, as ndërrohen shpesh. Për Kosovën është me shumë rëndësi anëtarësimi në Bashkimin Evropian, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe përpjekjet për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Interesat e shtetit të ri

Interesi parësor i shtetit të ri janë marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Evropian, meqë në një të ardhme pretendon të jetë anëtare e BE-së dhe në aleancë të ngushtë me SHBA-në që e mbështeti që nga fillimi. Qëndrimin e diplomacisë së Kosovës, përkatësisht marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me botën më së miri i përcaktoi filozofia politike e presidentit Ibrahim Rugova:

“Kosova e pavarur, demokratike e paqësore, e integruara në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”1.

Mbi këtë filozofi politike është ndërtuar e gjithë ngrehina e diplomacisë së Kosovës 1 Gani Mehmetaj: “Për shtetin e Dardanisë, Intervistë me presidentin e Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, Faik

Konica”, Prishtinë 2005

Sfida

e in

stitu

cion

eve

koso

vare

- In

tegr

imi i

ver

iut t

ë M

itrov

icës

Page 30: Global Challenge 3

58 59GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dhe e marrëdhënieve me shtetet e mëdha, por edhe me shtete e tjera, e studiuar më shumë kujdes e sens politik. Është një qëndrim krejtësisht tjetër nga diplomacia e deri atëhershme ideologjike shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës. Kosova nuk kishte diplomaci shtetërore, sepse nuk kishte shtet, më shumë kishte përcaktime diplomatike të qarqeve intelektuale pro amerikane dhe pro gjermane, duke e theksuar afrinë e domosdoshme me Britaninë e Madhe nga përcaktimi i më hershëm i tribunit Haxhi Zeka dhe Lidhjes Shqiptare të Pejës. Ky qëndrim pro amerikan dhe properëndimor është kultivuar edhe më herët në mendësinë shqiptare, mirëpo zyrtarisht ka filluar të theksohet me ngulmë që nga viti 1989 e këndej

Binomi: Bashkimi Evropian Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ambasadori Bashkim Rama me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan: “Në këtë “ binom”,  idetë e mëdha dhe idealet amerikane, roli i politikës dhe i diplomacisë së

SHBA-së, ka qenë dhe vazhdon të jetë i një rëndësie të veçantë e vendimtare, si për pavarësinë e Kosovës, për stabilitetin afatgjatë, ashtu dhe për të ardhmen demokratike e euroatlantike të saj” 2 .

Historia e marrëdhënieve të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka rrënjët në një prej periudhave më të vështira dhe më të rëndësishme të historisë të popullit tonë”, vazhdon ambasadori Rama 3.

Gjatë gjithë historisë më të re të proceseve demokratike e të ribërjes së hartës në Evropën Juglindore, sidomos në raport me shqiptarët, Amerika ishte një hap para Evropës perëndimore 4.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë për shqiptarët. Ky shtet i fuqishëm edhe më tutje është mbështetësi kryesor për shtetin e brishtë në ndërtim. Amerika ndihmoi e dha kontributin kryesor në shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi. SHBA ndihmoi shumë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, sidomos kontribuoi që edhe shtetet e tjera me ndikim ta pranojnë shtetin e ri me një shpejtësi mahnitëse. Uashingtoni ka dhënë shenja se këtë qëndrim do ta ketë edhe në të ardhmen, duke e thelluar bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti.

Natyrisht shtetasve të Kosovës u mbetet të ndërtojnë institucionet e shtetit të shëndosha e demokratike, në mënyrë që ta kenë mbështetjen e pa rezervë jo vetëm të SHBA-së, por të gjithë Evropës Perëndimore dhe të botës demokratike, duke filluar nga Japonia, e deri në Australi.

Ndërkaq, veç e veç në këtë aspekt ai që kontribuoi shumë është Bill Klinton, i cili në kohën kur ishte kryetar i SHBA-së ku me aksionin humanitar shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi. Xhorxh Bushi babai dhe Xhorxh Bushi i biri, janë presidentët amerikanë të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare. Së pari Bushi, i vjetër e mbështeti pa rezervë Shqipërinë dhe e ndihmoi që të shkëputët nga trashëgimia komuniste, duke e hequr nga orbita lindore. Bushi i biri, duke e vazhduar traditën e mirë amerikane dhe traditën e babait e ndihmoi Shqipërinë të inkuadrohet në NATO, synimi kryesor i shtetit shqiptar. Pastaj në Tiranë, gjatë kohës kur ishte në vizitë tha se Kosova do të jetë shtet i pavarur. Vizita e tij historike në Shqipëri ishte sinjal i fuqishëm për bashkësinë ndërkombëtare se Shqipëria dhe shqiptarët i takojnë arealit perëndimor, prandaj çdo aventurë lindore do të ishte e rrezikshme. Natyrisht është në traditën e politikës amerikane qëndrimi ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare, kështu që një vazhdimësi e tillë pritet edhe nga presidenti Barak Obama, sikurse që pritet edhe nga sekretarja e shtetit, Hilari Klinton.

Vazhdimi i frymës perëndimore

Britania e Madhe dhe Toni Bler pati ndikim vendimtar në ndërhyrjen ndërkombëtare. Qëndrimi i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës së pavarur nuk ka pësuar ndryshime e as 2 Dr. Bashkim Rama: “Pavarësia e Kosovës dhe idetë e mëdha amerikane”, distribuuar nga Akademia

Diplomatike shqiptare.3 Po aty.4 Gani Mehmetaj, “Udhëkryqet pas Rugovës, Amerika një hapa para”, faqe 59, AIKD, 2007.

modifikime që nga fillimi i viteve 90’. Madje, edhe renditja e shteteve, sipas përparësisë e meritave vazhdon sipas përcaktimit të qëndrimit diplomatik të Rugovës.

Në të gjallë të tij Kosova, kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Vatikanin, përkatësisht me Papa Gjon Palin e Dytë, ndihma dhe ndikimi i të cilit në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës ishte i madh. Polonia dhe Kosova, megjithëse me histori, kulturë e traditë të ndryshme, patën shumë të përbashkëta. Polonia ishte e pushtuar nga Rusia, Kosova ishte e pushtuara nga Serbia, përkatësisht ish-Jugosllavia; anti komunizmi ishte lëvizja e fuqishme në Poloni, anti komunizmi ishte lëvizje mbizotëruese e heshtur në Kosovë, popullata polake ishin katolik të devotshëm, shqiptarët ish-katolik që filluan të kërkojnë rrënjët dhe t’i kthehen kontinentit të vjetër.

Të gjitha këto ndikuan në afrinë e dy personaliteteve dhe krijoi simpatinë e domosdoshme për avancimin e çështjes së Kosovës në kancelaritë evropiane dhe të botës. Është për të ardhur keq që kjo mundësi e fatit të përbashkët polako-shqiptar nuk u shfrytëzua në masën e duhur më vonë për të pasur mbështetjen edhe më të fuqishme të Polonisë, megjithëse policia dhe ushtria polake janë të pranishme në Kosovë dhe kanë dhënë kontributin e tyre për ruajtjen e rendit e të qetësisë. Mirëpo, marrëdhëniet më të ngushta sikur kanë mbetur në gjysmë të rrugës, ndërsa do të duhej të shqyrtoheshin nga të dy palët për t’u avancuar.

Edhe Çekia e Vaclav Havelit pati mirëkuptim për Kosovën, ndërsa edhe në këtë plan njohjet personale me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova ishin më rëndësi. Çekia është me prani të ndjeshme edhe tashmë në Kosovë, mirëpo duket nuk po arrijmë ta joshim potencialin ekonomik dhe industrinë dinamike çeke, e cila u zhvillua më shumë se shtetet e tjera të ish-bllokut socialist. Sipas mediave pati përpjekje të investuesve çekë për të kontribuar në ekonominë e Kosovës, por pati edhe fjalë sikur u tërhoqën, sepse korrupsioni e zhvatja i dekurajoi.

Qëndrimi i Vatikanit nuk ka ndryshuar, mirëpo meqë dy personalitetet: Presidenti Rugova dhe Papa Gjon Pali nuk janë më, raportet e ngrohta të dikurshme duket se nuk kultivohen me të njëjtin intensitet. Është një mos përqendrim diplomatik që duhet flakur për të kultivuar një raport më të afërt që duhet të mbahet me çdo kusht, por është edhe një orientim i çuditshëm pro islamik që mund të ketë pasoja. Megjithatë Kosova ka raporte diplomatike në shkallë ambasadori në Vatikan dhe besohet se këto raporte do të kultivohen dhe në të ardhmen më shumë kujdes e këmbëngulësi.

Edhe me shtetet e rajonit Kosova e pavarur ka bërë përpjekje të mbajë raporte të mira dhe korrekte, ndërsa në këtë mes me Kroacinë dhe Slloveninë marrëdhëniet janë shumë më të ngrohta, duke vazhduar miqësinë tradicionale dhe duke e avancuar edhe më.

Sllovenia u angazhua shumë gjatë fazës së përnjohjes së Kosovës, por edhe para shpalljes së pavarësisë, ishte prijëtare e disa proceseve, meqë ishte anëtare e Bashkimit Evropian dhe kryesuese e BE-së.

Kroacia doli vazhdimisht në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës. Nuk ishte anëtare e BE-së, mirëpo shpesh herë iu kundërvu me argumente propagandës nacionaliste serbe, duke e mbrojtur Kosovën para sulmeve serbe. Këto dy shtete (Sllovenia e Kroacia) shquhen edhe me marrëdhënie të mira ekonomike e tregtare me Kosovën. Ish- presidenti kroat, Stipe Mesiç doli në mbrojtje të Kosovës dhe të interesave të saj si asnjë president tjetër i rajonit, duke këmbëngulur që të kultivohet miqësia afatgjatë Kroaci-Kosovë. Presidenti kroat Ivo Josipoviç premtoi se do të kultivojë marrëdhëniet e mira tradicionale.

Në aspektin e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, njohja e mëvetësisë së Kosovës është ndër preokupimet dhe sfidat më të mëdha. Deri më tani, megjithëse ka pakënaqësi në opinion, njohja ndërkombëtare ka shkuar relativisht mirë, falë angazhimit të shteteve të fuqishme, sidomos falë diplomacisë amerikane, por edhe të Britanisë së Madhe, pastaj të Francës, Gjermanisë, Italisë etj. të cilat patën ndikim që ta njohin Kosovën edhe shtetet e tjera. Sidomos diplomacia amerikane ndikoi ta njohin një numër i vendeve arabe, aleate të SHBA-së. Nuk mund të mohohet angazhimi i diplomacisë shqiptare brenda mundësive të veta.

Shmangiet nga përcaktimi perëndimor dhe pasojat

Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete, në mesin e të cilave SHBA, pastaj e njohën pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Evropian me përjashtim të Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Qipros

Rapo

rtet

me

Bas

hkim

in E

vrop

ian

dhe

SHB

A-në

Page 31: Global Challenge 3

60 61GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dhe Sllovakisë. Kjo pati ndikim negativ në raport me Kosovën, sepse mungesa e një politike të përbashkët ndërkombëtare e Bashkimit Evropian, reflektohet në krizën e veriut të Mitrovicës 5.

Këtë mungesë të qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Evropian e kanë shfrytëzuar në Beograd, ndërsa ai mos unitet mund të reflektohet edhe në të ardhmen e Kosovës së pavarur: pranimin në BE, sidomos liberalizimin e vizave që e anashkaloi Kosovën. Kosova ka mbi 20 ambasadorë në botë dhe tetë përfaqësi. Natyrisht është larg asaj që pritet dhe dëshirohet, por si numër për një shtet të vogël nuk janë pak. Stafi është i vogël pa qëndrim të përhershëm.

Përvijimet e ndikimeve lindore, sidomos të disa shteteve islamike (Turqia e Arabia Saudite) , por edhe të shoqatave myslimane nga këto shtete 6 shpresojmë te jenë të përkohshme, sepse nuk janë vënë në binarë të shëndosha dhe nuk janë në parimet demokratike.

E para, të dy këto shtete e kanë të vështirë t’i japin Kosovës në aspektin demokratik. E dyta, njëanshmëria e tyre për të mbështetur vetëm një konfeksion, duke shpërfillur

konfeksionin tjetër të kombit tonë, apo edhe më keq duke mbështetur qarqet që e shpërfillin përcaktimin kombëtar, janë tendenca më pasoja afatgjata, të cilat nuk duhet injoruar.

E treta, investimet ekonomike të këtyre shteteve janë të papërfillshme, ndërsa kryekëput ndërtojnë objekte kulti.

Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj duhet të bëjë përpjekje të mëdha për t’u anëtarësuar në këtë organizatë. OKB-ja në Ballkan jo rrallë ka dështuar në reagimin ndaj krizave e luftërave, por edhe në stabilizimin paqësor 7.

Sidoqoftë, Kosova duhet të ketë përcaktim më të qartë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sipas parimit të Kval-Mellbeye-Tranoy 8, duke u përqendruar në interesat afatgjatë të ndërtimit të shtetit e jo në ato afatshkurtra të paqes sociale, sikurse po veprohet.

Bibliografi:

1- Lisen Bashkurti, “Kombet e Bashkuara dhe rendi i ri botëror”, GEER, Tiranë 2010.2- Lisen Bashkurti, “Evropa, Ballkani dhe sfidat e Kosovës”, GEER, Tiranë 2006.3- Bernard Kushner: “Luftëtarët e paqes-Nga Kosova në Irak”, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja,

Tiranë, 2004.4- Dr. Bashkim Rama, “Pavarësia e  Kosovës  dhe  idetë e mëdha amerikane”, distribuuar nga

Akademia Diplomatike shqiptare.5- Kval-Mallbye Tranoy, Politika dhe demokracia, Rozafa, Prishtinë, 2006 (botimi i dytë). 6- Ferdinand Schevill, “Ballkani- historia dhe qytetërimi) (History of Balkan Penisulla, UEGEN,

Tiranë, 2002.7- Enver Bytyçi, “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”, Faik Konica&Koha,

Prishtinë, Tiranë. 8- Blerim Reka-Arta Ibrahimi, “Studime Evropiane”, JEL, Tetovë, 2004. 9- Gani Mehmetaj, “Për shtetin e Dardanisë, Intervistë me presidentin e Kosovës, Dr Ibrahim

Rugova”, Faik Konica, Prishtinë 2005.10- Gani Mehmetaj, “Udhëkryqet pas Rugovës, Amerika një hapa para”, faqe 59, AIKD,

2007.11- Arsim Bajrami, “Demokracia parlamentare (botim i katërt)”, Prishtinë, 2004.

5 Bernard Kushner: “Luftëtarët e paqes (Nga Kosova në Irak, botoi mësonjëtorja”, Tiranë 2004, faqe 1336 Bernrad Kushner, “Luftëtarët e paqes”, Mësonjëtorja, Tiranë , 2004, faqe 111-112: “Të njëjtat shoqata, u

paguanin 600 marka gjermane në muaj familjeve që pranonin t’i mbulonin me perçe vajzat që shkonin në shkollë”.

7 Lisen Bashkurti, “ Kombet e Bashkuara dhe rendi i ri botëror”, Tiranë, GEER, 2010, faqe 354-372.8 Lisen Bashkurti, “Kombet e Bashkuara dhe rendi i ri botëror”, Tiranë, GEER, 2010, faqe 354-372.

Rapo

rtet

me

Bas

hkim

in E

vrop

ian

dhe

SHB

A-në

Rishëlje, Talejrani, Bismarku - Të përbashkëtat dhe dallimet

PhD Kandidat Arben Fetoshi

Abstrakt

Në këtë punim jam fokusuar te tre personazhe, tre titanë të politikës evropiane, tre prijës që vulosën epokat e tyre, Rishëlje, Talejran dhe Bismark. Krahas përshkrimit në nivelin parësor që ka të bëjë me përshkrimin e jetës dhe arritjet e tyre në fushat respektive, jam ndalur në një nivel dytësor e kam trajtuar më në thellësi aspekte të veçanta të tyre që i bën këta tre figura të shquara aq të ngjashëm e të ndryshëm njëkohësisht.

Hyrje

Franca e sotme, një nga “fuqitë globale” me ndikim të madh në skenën ndërkombëtare, as që do të mund të paramendohej pa Kardinalin Rishëlje. Njeriu që drejtoi Francën për 18 vjet rresht në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të (kryeministër nga viti 1624 deri në vitin 1642), vulosi fatin e saj të suksesshëm dhe ndryshoi rendin ndërkombëtar të kohës. Një princ i kishës i cili braktisi parimet e fesë për hir të interesave kombëtare dhe një burrështetas që manipuloi të gjithë mbretërit me doktrinën e tij “raison d’etat”.

Page 32: Global Challenge 3

62 63GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

“Fati e bëri atë princ të kishës, bindjet e vendosën në shoqërinë intelektuale të racionalistëve si Dekarti e Spinoza, rasti i dha mundësi të ndryshonte rendin ndërkombëtar në favor të pallogaritshëm të vendit të vet”. Kështu e përshkruan Henri Kisinxher fenomenin Risheljë në veprën e tij “Diplomacia”1. “... 200 vjet pas Rishëljesë, Franca ishte vendi më me influencë në Evropë dhe mbeti një faktor kryesor në politikën ndërkombëtare deri në ditët tona. Të paktë janë burrat e shtetit të ndonjë vendi që mund të pretendojnë një arritje të tillë”2.

Franca pati edhe një gjeni të diplomacisë dy shekuj më vonë, talenti i të cilit i siguroi asaj pozitë dinjitoze në mesin e fuqive evropiane edhe pas disfatave të turpshme të Napoleonit (1814). Ky ishte Çarls Moris dë Talejran – Perigor (Charles Maurice de Talleyrand-Perigord), një prift i çalë, me natyrë tejet arrogante, por talent të papërsëritshëm prej diplomati. Kardinali Rishëlje dhe “princi i diplomatëve” Talejrani, janë dy figurat e mëdha të kombit francez që i siguruan vendit të tyre pozitë të lavdishme dhe fuqi rrezatuese ndërkombëtare, por edhe vunë themelet e botës moderne.

Në pjesën e dytë të shekullit të XIX-të në Evropë shfaqet edhe një burrështetas tjetër me aftësi të jashtëzakonshme diplomatike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në hartën politike të botës. Gjermania e sotme, fuqia kryesore në Bashkimin Evropian dhe njëra nga “fuqitë globale” me ndikim gjithnjë në rritje në skenën ndërkombëtare, nuk mund të mendohet pa kancelarin Oto fon Bismark. Suksesi kryesor në karrierën e tij është bashkimi i Gjermanisë në vitin 1871. “Kancelari i Hekurt” ka kalkuluar me saktësi matematike në ndërtimin e aleancave dhe veprimet diplomatike në raport me shtetet e tjera. “Real politika” është koncepti i tij i ngjashëm pothuajse tërësisht me “raison d’etat” të Kardinalit Rishëlje.

Në historinë e popullit shqiptar Bismarku cilësohet si një burrështetas antishqiptar për shkak se në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 ai e kishte cilësuar Shqipërinë vetëm si nocion gjeografik3. Por, Lisen Bashkurti, profesor i diplomacisë, në librin e tij “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, sqaron se Bismarku e kishte cilësuar tërë Evropën si “nocion gjeografik”. Bashkurti citon shënime të Bismarkut nga një letër drejtuar princit rus Gorcakov në të cilat ai ka thënë: “Kushdo që flet për Evropën është gabim: nocion gjeografik. E kam dëgjuar gjithnjë fjalën Evropë nga goja e shtetarëve të cilët duan të marrin me anë të fuqive të huaja diçka për të cilën nuk do të dëshironin të rrezikonin asgjë të veten”. Pra, Bismarku e quante “nocion gjeografik” gjithë Evropën, e jo vetëm Shqipërinë, siç e kanë shprehur ngushtësisht historianët shqiptarë në shkrimet e tyre për Kongresin e Berlinit4.

Rishëlje (09/09/1585 – 04/12/1642)

Armand Zhan dy Plesis de Risheljë (Armand Jean du Plessis de Richelieu) ka qenë një klerik, fisnik dhe burrë shteti francez. Në moshën 22 vjeçare ai ka marrë titullin peshkop, ndërsa më vonë ka hyrë në jetën politike. Në vitin 1616, Risheljë është bërë Sekretar i Shtetit, por nuk e ka lënë anash as karrierën fetare. Në vitin 1622 ai ka marrë titullin Kardinal, ndërsa dy vite më vonë është bërë kryeministër i Mbretit Lui i XIII-të. Gjatë karrierës politike ai është njohur si “shef ministër” ose “ministër i parë”, post të cilin e ka mbajtur deri në vdekje. Shpesh herë, ai konsiderohet kryeministri i parë i botës në sensin modern të termit5.

Rishëlje ka ardhur në pushtet në kohën kur Perandori i Shenjtë Romak, Ferdinandi i II-të përpiqej ta gjallëronte universalizmin katolik, të zhdukte protestantizmin dhe të vendoste kontroll mbi princërit e Evropës Qendrore. Pra, objektivi kryesor i politikës së tij të jashtme ishte kontrolli i fuqisë së Dinastisë Habsburge.

Megjithëse ishte klerik katolik, Rishëlje nuk hezitonte të bashkohej me princërit protestantë për të penguar fitoren e Anti-reformizmit. Këto përplasje kanë shkaktuar një luftë të gjatë dhe dërmuese për Perandorinë e Shenjtë Romake, të cilës historia i la emrin Lufta Tridhjetë vjeçare. Rishëlje si njeri i makinacioneve të pamëshirshme, ka bërë që ajo të zgjaste për tri dekada rresht.

1 Henry, Kissinger, “Diplomacia”, Tiranë, 1999, f. 63.2 Ibid. f. 66.3 Qosja, Rexhep, “Çështja shqiptare: historia dhe politika”, Toena, Tiranë, 1998, f. 42.4 Bashkurti, Lisen “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, Tirane 2007, f. 73.5 Enciklopedia, www.en.wikipedia.org..

Rish

ëlje

, Tal

ejra

ni, B

ism

arku

- T

ë pë

rbas

hkët

at d

he d

allim

et Duke mos respektuar parimet kishtare, megjithëse vendi i tij ishte pothuaj tërësisht katolik, Rishëlje ka bërë shumë armiq, përfshirë edhe vetë Papa Urbanin e VIII-të. Autori i doktrinës së famshme “raison d’etat” (interesat kombëtare të sigurimit), ka vënë themelet e një rendi të ri ndërkombëtar dhe i ka garantuar Francës pozitë të rëndësishme ndërkombëtare të cilën vazhdon ta ketë sot.

Një vit para vdekjes (1641), Kardinali Rishëlje është ballafaquar me një komplot kundër tij, të organizuar nga djali i një miku të vjetër (Henri Coiffier de Ruze, marquis de Cinq-Mars), të cilin e kishte afruar vetë te Perandori. Duke parë se i ishte afruar vdekjes, ai emëron pasardhës të tij Kardinalin Mazarin.

Kleriku i cili qe në gjendje të flakte parimet e fesë për interesat e vendit të tij, ishte i famshëm edhe për pronësinë e veprave të shumta të artit. Ai ka themeluar Akademinë Franceze, ndërsa njihet edhe me nofkën “Eminenca e Kuqe”, për shkak të veshjes eminente të petkut të kardinalit. Rishëlje është gjithashtu personazhi kryesor në veprën e Aleksandër Dymasë “Tre Musketierët”, ku përshkruhet si sundimtar i gjithëpushtetshëm, madje më i fuqishëm se edhe vetë mbreti. Në ditët e fundit të jetës Rishëlje ka vuajtur nga enjtja e syve dhe dhimbjet e kokës. Ai ka vdekur më 4 dhjetor 1642, ndërsa trupi i tij qe balsamosur. Gjatë kohës së Revolucionit Francez, trupi i Rishëljesë është hequr nga varri për t’u varrosur në një vend tjetër.

Talejrani (02/02/1754 – 17/05/1838)

Çarls Moris dë Talejran – Perigor (Charles Maurice de Talleyrand-Perigord) është një prej figurave më unikale të diplomacisë për të cilin janë bërë shumë libra, monografi dhe studime shkencore. Talejrani ka lindur më 2 Shkurt 1754 në një familje aristokratike në Paris. Në literaturë hasen dy versione për këmbën e tij të çalë: sipas një studimi me titull “Talejrani, Princi i diplomatëve”, ai ka lindur me njërën këmbë të shtrembër, një çrregullim i quajtur ‘Sindromi i Marfanit’6. Kurse, sipas versionit të dytë të cilin e pohon edhe vetë Talejrani, në moshën katër vjeçare ai ka pësuar një aksident si pasojë e të cilit ka mbetur sakat7. Ky problem ia kishte bërë të pamundur karrierën ushtarake, prandaj vendos të ndjekë mësimet në kolegjin Saint-Sulpice. Ndonëse një shkollë fetare, Talejrani ka shpenzuar shumë orë në bibliotekë duke lexuar veprat e historianëve, burrështetasve dhe poetëve të ndryshëm. Ai më vonë ka shkruar se këto libra ia kishin ndriçuar mendjen por jo edhe skllavëruar atë8.

Në moshën 21 vjeçare, Talejrani e ka lënë kolegjin dhe është zgjedhur anëtar i Asamblesë së Klerit në provincën Reim. Në vitin 1780 është emëruar agjent i përgjithshëm i klerit, pozicion që e ka bërë përfaqësues të klerit në oborrin mbretëror. Gjatë kësaj kohe, ai fillon t’i zgjerojë kontaktet me diplomatë, duke nisur kështu një karrierë të bujshme por edhe më të diskutuarën në historinë e diplomacisë. Në vitin 1789 Talejrani qe emëruar Peshkop i Autunit, mirëpo orientimi makiavelist në diplomaci i ka dhënë kualifikimet më të rënda nga drejtuesit e Kishës katolike. Prej vitit 1783 deri në vitin 1792, Talejrani ka qenë në lidhje me Konteshën Adelaide de Flahaut, me të cilën kanë pasur një djalë, Çarlsin. Talejrani është njohur si njeri qejfli dhe feminist. Besohet se ka lënë të paktën 5 fëmijë, të gjithë nga marrëdhënie jashtëmartesore9.

Ndërkaq, sa i përket karrierës politike, në vitin 1792 ai është dërguar me mision diplomatik në Londër, me qëllim që t’u shpjegonte politikat e Francës monarkëve anglezë. Në vitin 1794, Pitti ka lëshuar një urdhër dëbimi për të dhe nga Londra ai shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëndron për dy vjetët e ardhshme. Ai ishte një mbështetës i fuqishëm i qëllimeve të Revolucionit francez të vitit 1789 dhe pjesëmarrës në hartimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut. Konventa Kombëtare kishte lëshuar një fletë arrest për të në vitin 1792, për shkak të gjetjes së disa dokumenteve inkriminuese. Në vitin 1796 është anuluar fletarrestimi dhe Talejrani u kthye sërish në Francë, ndërsa me ndihmën e Madam de Staël, një vit më vonë emërohet ministër i Jashtëm i Direktoriumit. Ndërkaq, në kohën e Napoleonit, ai bëhet njeri me shumë ndikim dhe deri pas 6 “Talleyrand, The Prince of Diplomats”, www.talleyrand.be.7 Beard, Rosemary, “Talleyrand and The Congress of Vienna”, 10. 07. 1997.8 Po aty.9 Talleyrand (Biography), www.wikipedia.org.

Page 33: Global Challenge 3

64 65GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kongresit të Vjenës në vitin 1815, Talejrani do të jetë figura qendrore e politikës franceze. Suksesi më i madh i tij konsiderohet fitorja e Francës në Kongresin e Vjenës. Ai ka luajtur

një rol të shkëlqyer në rreshtimin e Francës përkrah fuqive fituese të asaj kohe, Austrisë, Britanisë dhe Rusisë. Pas Kongresit, mbreti Lui i XVIII-të e emëron Talejranin kryetar të Këshillit të Ministrave dhe ministër të Jashtëm, por rëndimi i situatës në Francë e detyron të japë dorëheqje. Në vitin 1830, në moshën 76 vjeçare, Talejrani e pranon postin e Ambasadorit në Londër, ndërsa në vitin 1834 jep dorëheqje dhe vitet e fundit të jetës i kalon në kështjellën e tij në Valensej. Ai ka vdekur më 17 maj 1838 në orën 8.00 të mëngjesit, në rezidencën e tij në Paris, në rrugën Shën Florenci. Dy orë para vdekjes ai ka nënshkruar “letrën e tërheqjes” në të cilën pranon gabimet e të kaluarës dhe i drejton një letër Papa Gregorit të XVI-të për ripajtim me Kishën.

Bismarku (01/04/1815 – 30/07/1898)

“Kancelari i Hekurt”, njeriu që bashkoi Gjermaninë, lindi në kohën kur po mbahej Kongresi i Vjenës që i siguroi Evropës një paqe 100 vjeçare. Oto Eduard Leopold fon Bismark (Otto Eduard Leopold von Bismarck) ka lindur më 1 Prill 1815 në Shënhauzen (sot Anhalt), në një familje të pasur të Saksonisë. Babai Karl Vilhelm Ferdinand fon Bismark, ishte latifondist (pronar tokash) dhe ish-oficer i ushtrisë prusiane, kurse e ëma Vilhelmine Luis Menken, vinte nga një familje e varfër saksone.

Bismarku ishte një burrështetas prusian dhe gjerman i shekullit të XIX-të. Si kryeministër i Prusisë nga viti 1862 deri në vitin 1890, ai e ka mbikëqyrur bashkimin e Gjermanisë. Nga viti 1867 Bismarku ishte Kancelar i Konfederatës Gjermane të Veriut.

Kur është formuar Perandoria e dytë Gjermane në vitin 1871, që ndryshe konsiderohet si bashkim i Gjermanisë, ai ka shërbyer si Kancelar i parë, duke fituar dhe nofkën “Kancelar i Hekurt”. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Gjermanisë, me një ndikim shumë të madh në politikat gjermane gjatë kohës së shërbimit të tij. Njeriu për të cilin janë shkruar me qindra libra dhe janë bërë shumë filma, është arsimuar fillimisht në Gjimnazin Fridrih-Vilhelm dhe Graus Kloster, ndërsa në moshën 17 vjeçare, ka hyrë në Universitetin e Getingenit, ku ka qëndruar vetëm një vit. Më pas studimet i ka ndjekur në Universitetin Fridrih-Vilhelm të Berlinit.

Bismarku është martuar me Johana fon Putkamer në Alt-Kolciglou më 28 Korrik 1847. Martesa e tyre e gjatë dhe e lumtur u ka dhënë një vajzë (Marie) dhe dy djem (Herbert dhe Vilhelm). Në vitin e martesës ai është zgjedhur përfaqësues i legjislaturës së re të Prusisë “Ferainingter Landtag”. Në këtë kohë ai ka fituar reputacion si një politikan monarkist dhe reaksionar, duke dalë hapur në mbrojtje të idesë se monarku ka të drejtë hyjnore për të sunduar. Në vitin 1849 Bismarku është zgjedhur në dhomën e ulët të legjislaturës së re të Prusisë “Landtag”. Në këtë fazë të karrierës, ai e ka kundërshtuar bashkimin e Gjermanisë, me arsyetimin se bashkimi do t’ia humbiste pavarësinë Prusisë. Ai e pranoi emërimin e tij si njëri nga përfaqësuesit e Prusisë në Parlamentin e Erfurtit, organ legjislativ i shteteve gjermane, i cili diskutonte planet e bashkimit.

Në vitin 1851 Frederik Uilliami e ka emëruar Bismarkun të dërguar të Prusisë në Parlamentin e Konfederatës Gjermane në Frankfurt (Diet of the german Confederation in Frankfurt). Gjatë tetë viteve të qëndrimit në Frankfurt, Bismarku ka ndryshuar opinionet e tij politike. Duke mos qenë nën ndikimin e miqve të tij ultrakonservativ, ai zbuti qëndrimet dhe u bë më i moderuar. Ai u bind se Prusia duhet të bënte aleancë me shtetet tjera gjermane, me qëllim që t’i kundërvihej rritjes së ndikimit austriak. Ky mendim bëri që ai ta pranonte nocionin e bashkimit të kombit gjerman. Për të arritur qëllimin ai ka përdorur diplomacinë dhe fuqinë e ushtrisë prusiane. Ai e përjashtoi Austrinë nga bashkimi, me qëllim që t’i siguronte Prusisë pozitën dominuese në Gjermaninë e Bashkuar.

Bismarku shquhet edhe si një parashikues i jashtëzakonshëm i zhvillimeve politike. Në literaturë përmendet një parashikim gati profetik që ai ka bërë për shkatërrimin e paqes pas vdekjes së tij: “Jena ka ndodhur 20 vjet pas vdekjes së Frederikut të Madh; rënia do të ndodhë 20 vjet pas vdekjes sime”10. Jena - Auershted është vendi i betejës së dyfishtë ku ushtria prusiane ka pësuar disfatë nga forcat e Napoleonit, disfatë e cila eliminoi Prusinë nga koalicioni anti-francez i të 10 Taylor, A.J.P., Alfred, Knopf, Bismarck, New York 1969, f. 264

Rish

ëlje

, Tal

ejra

ni, B

ism

arku

- T

ë pë

rbas

hkët

at d

he d

allim

et katërve. Përgjithësisht, Bismarku është figura më e rëndësishme politike e shekullit të XIX-të, i cili ka vulosur përfundimisht fuqinë e vendit të tij. Personaliteti i tij ka nxitur kërshërinë e regjisorëve, studiuesve, politikanëve, historianëve të shumtë në botë, ndërsa emri i tij gjendet në qytete, sheshe, monumente, institucione e deri te detet11.

Karakteristikat e Përbashkëta

a) Gjenialiteti

Kardinali Rishëlje, diplomati “perfekt” Talejrani dhe Kancelari Oto fon Bismark janë tre personalitetet më me influencë në politikën evropiane të shekujve XVII-të, XVIII dhe XIX-të. Me vizionin dhe shkathtësinë e jashtëzakonshme politike ata kanë përcaktuar rrjedhën e historisë botërore deri në ditët tona. Rishëlje, Talejrani dhe Bismarku janë burra shteti që s’kanë lënë t’u shpëtonte asnjë gabim në dëm të qëllimeve të tyre politike. Rishëlje në mesin e shekullit të XVII-të, me konceptin e tij “raison d’etat”, i ka siguruar Francës pozitë dominuese në Evropë. “Të paktë janë burrat e shtetit që mund të pretendojnë për një ndikim më të madh në histori”, vlerëson Kisinxher në librin e tij “Diplomacia”12.

Rishëlje shpalli konceptin “raison d’etat” dhe e zbatoi atë me këmbëngulje në dobi të pallogaritshme të vendit të tij. Talejrani, në fillim të shekullit të XIX-të, me aftësinë e jashtëzakonshme diplomatike, e ka shpëtuar Francën nga ndëshkimi pas Napoleonit. Ndërkaq, Bismarku me matematikën e tij politike, i ka garantuar Gjermanisë fuqi dominuese në Evropën e fundshekullit të XIX-të. Ai është në mesin e pak burrështetasve të botës që ka ndryshuar historinë e shoqërive të tyre13

Talenti i tyre qeverisës konsiston edhe në ndryshimin e rendit ndërkombëtar. Rishëlje i dha fund universalizmit politik, duke ndërtuar një koncept që do të udhëhiqte Evropën në 200 vjetet e ardhshëm. Talejrani shënoi pikënisjen e diplomacisë moderne, ndërsa Bismarku përcaktoi hartën e re politike të kontinentit të vjetër. Dy titanët e parë, ndonëse ishin klerik të edukuar në frymën kishtare, kuptuan me kohë se interesat kombëtare ishin më të rëndësishme se morali i fesë. Rishëlje ishte kontrasti i Perandorit të Shenjtë Romak, Ferdinandit të II-të. “Njeriu është i pavdekshëm, shpëtimi i tij vjen më pas. Shteti nuk është i pavdekshëm, shpëtimi i tij bëhet o sot, o kurrë”, ka thënë Rishëlje14. Talejrani është vlerësuar si “princ i diplomatëve” dhe një figurë e pagabueshme në arritjen e qëllimeve politike. Ndërkaq Bismarku njihet për matematikat e balancit të forcës, në funksion të interesave kombëtare gjermane. Gjenialiteti i tij vërehet më së miri në një parashikim të tijin të realizuar me saktësi pothuajse absolute, kur ka folur për prishjen e paqes 20 vjet pas vdekjes së tij (shih “Bismarku” në kapitullin I). Në studimet e panumërta për këto tri figura ka të dhëna të shumta që flasin për gjenialitetin e tyre.

b) Patriotizmi

Tre titanët e politikës evropiane kanë qenë edhe nacionalistë të devotshëm për rritjen dhe forcimin e vendeve të tyre. Rishëlje dhe Talejrani kanë shkelur me të dyja këmbët mbi parimet morale të fesë, me qëllim të realizimit të interesave kombëtare. Bismarku ka arritur me mjeshtëri diplomatike ta bashkojë Gjermaninë dhe i ka siguruar asaj fuqi të jashtëzakonshme në zemër të Evropës. Bismarku ka realizuar atë që Rishëlje e ka lënë si aksiomë gjeopolitike për diplomacinë evropiane, zotërimin e territorit që përcakton luftën ose paqen.

Profesori i diplomacisë, Lisen Bashkurti, vlerëson në veprën e tij “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, se kardinali Rishëlje ka lënë edhe dy mësime të mëdha gjeopolitike për diplomacinë e çdo shteti dhe diplomacinë evropiane përgjithësisht. “Për diplomacinë e çdo shteti ai ka lënë aksiomën se prosperiteti dhe fuqia e tij, kurdoherë varet dhe kushtëzohet nga fqinjët e atij shteti. 11 Bismarck Sea, www.wikipedia.org.12 Kissinger, Henry, “Diplomacia”, Tiranë, 1999, f. 59.13 http://prisme.u-strasbg.fr/sites/10/File/3b_kissinger_bismarck_(daedalus)_copy.pdf.14 Strayer, Joseph, Gatzke, Hans, Harbinson, Harris E, “The Mainstream of Civilization Since 1500”, 1971.

Page 34: Global Challenge 3

66 67GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kurse, për diplomacinë evropiane ai ka lënë aksiomën gjeopolitike se kush e zotëron Evropën Qendrore sundon tërë Evropën. Pozicioni që zotërojnë popujt gjermanikë i bëjnë ata faktorët gjeopolitik, gjeoekonomik dhe gjeostrategjik vendimtar për paqe ose për luftë, për integrime evropiane ose për nacionalizëm15.

Doktrina “raison d’etat” përfaqësonte diskursin e ri evropian kundrejt universalizmit kishtar. Kryeministri Rishëlje u vu në anën e princërve protestantë gjatë Luftës Tridhjetë Vjeçare, për shkak të frikës nga forcimi i Perandorisë së Shenjtë Romake. Ai e pengoi një Evropë Qendrore të Bashkuar, sepse kjo do t’ia pamundësonte pozitën dominuese të Francës.

Ai përdori makinacione të tmerrshme gjatë luftës me qëllim që ta zgjaste atë deri në sfilitjen e Perandorisë së Shenjtë. Të njëjtën qasje kishte edhe Talejrani rreth 150 vjet më vonë kur në Kongresin e Vjenës e bindi Carin e Rusisë, Aleksandrin e I-rë, të zbuste qëndrimin ndaj Napoleonit. Me aftësitë e tij diplomatike ai i siguroi Francës vendin përkrah fuqive kryesore të kohës16. Edhe Rishëlje edhe Talejrani kishin cak final interesat kombëtare të Francës dhe këtë e demonstruan gjatë tërë jetës së tyre politike.

c) Suksesi i jashtëzakonshëm

Karakteristikë tjetër e përbashkët e këtyre tre burrave të shtetit është edhe suksesi i tyre i plotë në realizimin e qëllimeve. Kardinali Rishëlje ka arritur të ndikojë në vazhdimin e luftës anti-reformiste, si mënyra më e mirë për forcimin e vendit të tij.

“Raison d’etat” ishte strategjia e arritjes së objektivit, ndërsa mbështetja e “armikut të armikut”, taktika që çonte në sukses të plotë. Rishëlje ndihmonte në mënyra të ndryshme forcat protestante. Në vitin 1635 kur rraskapitja do të diktonte një paqe kompromisi, Rishëlje bindi sovranin e tij, Luigjin e XIII-të që të hynte në lojë në krah të princërve protestantë. “Në rast se, duke mbajtur forcat kundërshtare ndaj shtetit tënd të nënshkruara me anën e forcave të aleatëve për një periudhë prej 10 vjetësh tregon një maturi të veçantë, duke vënë dorën në xhep e jo në shpatë dhe duke hyrë në luftë të hapur kur aleatët nuk mund të ekzistojnë më pa ty, tregon një guxim dhe mençuri të madhe; kjo do të thotë se duke shfrytëzuar paqen e mbretërisë tënde, ti ke vepruar si ata ekonomistët, të cilët mbasi kanë bërë shumë kujdes për të grumbulluar para, dinë po ashtu edhe si t’i prishin ato”, ka thënë Rishëlje në një letër drejtuar Luigjit të XIII-të17.

Kritikët e Rishëljesë, e akuzonin atë për përhapje të herezisë dhe për politikë mëkatare, por këtyre kritikave u qe përgjigjur Daniel dë Priezak, një dijetar pranë administratës mbretërore, sigurisht edhe me miratimin e Rishëljesë: “Në fakt, janë shpirtrat e vetë kritikëve të Rishëljesë që janë në rrezik. Përderisa Franca ishte fuqia katolike më e kulluar dhe më e devotshme evropiane, duke u shërbyer interesave të saj, Rishëlje u shërbente interesave të fesë katolike”. Kur ka marrë lajmin për vdekjen e tij, Papa Urbani i VIII-të ka thënë: “Në rast se ka Zot, Kardinali Rishëlje do të ketë shumë përse të japë llogari. Në rast se nuk ka, atëherë ai paska pasur sukses në jetë”.

Ndërkaq për Talejranin, suksesi më i madh llogaritet Kongresi i Vjenës (1815). Ai konsiderohet edhe shembulli unikal i mbijetesës në pushtet, duke u shërbyer disa sovranëve të Francës.

Ndërsa gati një shekull më vonë, Bismarku arrin një sukses të jashtëzakonshëm me Bashkimin e Gjermanisë (1871). “Kancelari i Hekurt” ka përdorur mjeshtëri të jashtëzakonshme diplomatike për forcimin e sistemit të ekuilibrit, duke përjashtuar metodën e forcës për zgjerimin e Gjermanisë. Në këtë proces ai i ka siguruar vendit të tij, Prusisë, rolin dominues në Gjermaninë e Bashkuar. Kjo edhe është arsyeja pse Bismarku fillimisht ka qenë kundër bashkimit. Bashkimi i mëhershëm i shteteve gjermane do t’ia jepte Austrisë pozitën prijëse dhe Bismarku këtë nuk e dëshironte. Ai ishte i pagabueshëm në potezat politikë, por pas vdekjes së tij, Gjermania ra në duart e një udhëheqësi militarist. “Nëse filozofia e Bismarkut ishte ajo e përmbajtjes së Gjermanisë, filozofia e re pas Bismarkut ishte tërësisht filozofia e forcës dhe superioritetit”18

15 Bashkurti, Lisen, “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, Tirane 2007, f. 35.16 Beard, Rosemary “Talleyrand and The Congress of Vienna”, 10. 07. 1997.17 Kissinger, Henry, “Diplomacia”, Tiranë, 1999, faqe 63.18 Bashkurti, Lisen, “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, Tiranë, 2007, f. 97.

Rish

ëlje

, Tal

ejra

ni, B

ism

arku

- T

ë pë

rbas

hkët

at d

he d

allim

et

Dallimet

a) Filozofia politike

Sidoqoftë, tre prijësit që vulosën epokat e tyre kanë edhe dallime. Kardinali Rishëlje, si klerik që kishte arritur majat e hierarkisë kishtare, kishte bërë shkëputje radikale nga konceptet morale të fesë në shërbim të interesave kombëtare. Ai kishte orientim më tepër luftarak dhe i gatshëm për luftë në realizimin e interesave të vendit. “Raporti midis mjeteve dhe qëllimeve mund të llogaritej pothuaj me saktësi matematike”, mendonte Rishëlje. Në librin e tij “Testamenti Politik” ai shkruante: Logjika kërkon që ajo që duhet të mbështetet dhe forca që duhet ta mbështesë atë, duhet të jenë në proporcion gjeometrik me njëra-tjetrën”.

Ndërkaq Talejrani, po ashtu klerik katolik, ishte figurë më kontroverse sa i përket filozofisë së tij politike. Nuk ka qenë ndonjëherë në pozicione të fuqishme politike që të reflektonte shpirtin e vërtetë liberal ose luftarak, por qëllimet ai i realizonte përmes forcës së diplomacisë. Ngjarja në të cilën ai e shpalosi talentin e jashtëzakonshëm diplomatik ishte Kongresi i Vjenës, kur Austria, Britania dhe Rusia treguan qasje ndëshkuese ndaj Francës. Me elaborimin e gjasave të ekuilibrit dhe rrezikun e ngjalljes së inatit francez, ai bindi fuqitë e atëhershme që Koncerti Evropian të përbëhej edhe nga Franca e dinjitetshme. Talejrani kishte karakter të ashpër, sjellje arrogante dhe me vetëbesim të patundur në arritjen e asaj që synonte.

Nga ana tjetër, Bismarku ishte një udhëheqës i pagabueshëm me orientim liberal. Ai e ka forcuar sistemin e ekuilibrit evropian, duke i dhënë vendit të tij mundësinë e zhvillimit në paqe. Ai angazhohej për forcimin e Perandorisë gjermane duke ruajtur marrëdhëniet paqësore me fuqitë tjera të mëdha. Megjithatë, këndvështrimi i tij për Evropën si nocion gjeografik dëshmon për vizionin nacionalist të prijësit për gjermanizimin e Evropës.

b) Personaliteti

Veçori të tjera që i dallojnë këta tre arkitektë të rendit ndërkombëtar është edhe temperamenti, orientimi shpirtëror dhe filozofia e jetës. Në analizën e kësaj ane të Rishëljesë, Talejranit dhe Bismarkut, duhet potencuar faktin se kanë jetuar në kohëra të ndryshme, kur edhe morali shoqëror kishte premisa të ndryshme. Jetën e tyre e ndajnë shekujt dhe është e vetëkuptueshme se dallojnë në këtë pikëpamje.

Rishëlje mendohet të ketë qenë njeri i parimeve të forta kishtare, sepse edhe pas ardhjes në pushtet ai nuk kishte hequr dorë nga karriera fetare. Në biografitë e tij nuk ka shumë të dhëna për jetën private, ndërsa vlerësohet të ketë qenë një udhëheqës i gjithëpushtetshëm, madje duke e tejkaluar edhe vetë mbretin.

Kurse Taljerani, ndonëse i brumosur me të njëjtat pikëpamje fetare, njihet si qejfli dhe feminist, ndërsa ka shënime se ka lënë të paktën pesë fëmijë jashtëmartesorë�. Fakti se ishte i çalë duket të ketë ndikuar në karakterin e tij, duke e bërë një personalitet arrogant dhe me vetëbesim absolut. Gratë aristokrate ishin komponentja kryesore e taktikave politike të Talejranit. Ai ka jetuar me Katerinë Uorlen, e lindur në Indi dhe e martuar me Çarls Grandin. Talejrani ka tentuar t’i ikë martesës me të pas divorcit të saj me Grandin, por pas disa shtyrjeve, është obliguar nga Napoleoni që të martohej në mënyrë që ta mbronte karrierën e tij politike19.

Mirëpo, Bismarku nuk ishte i tillë. Ai ka pasur një jetë stabile dhe të lumtur familjare, nga e cila kishte një vajzë dhe dy djem. Ishte lider karizmatik, hijerëndë dhe i vendosur në qëllimet e veta. Natyra e tillë e tij është përshkruar në shumë studime, dokumentarë dhe filma që janë bërë për të.

19 Talleyrand, www.wikipedia.org.

Page 35: Global Challenge 3

68 69GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bibliografia:

1. Kissinger, Henry, “Diplomacia”, Tiranë, 1999.2. Bashkurti, Lisen, “Negociatat – Historia, Teoria, Praktika”, Tiranë, 2007.3. Qosja, Rexhep, “Çështja shqiptare: historia dhe politika”, Toena, Tiranë, 1998.4. Beard, Rosemary, “Talleyrand and The Congress of Vienna”, 1997.5. Strayer, Joseph, Gatzke, Hans, Harbinson, E. Harris, “The Mainstream of Civilization Since

1500”, 1971.6. A.J.P. Taylor, Bismarck, Alfred A Knopf, New York 1969.7. Roberts J. William, France: “A Reference Guide from the Renaissance to the Present”, 2004.8. Doyle, William, “The Oxford Handbook of the Ancien Régime”, 2012.9. Williamson G. David, Bismarck and Germany, 1862-1890, 2010.10. Konferenca shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Akademia e Shkencave

dhe e Arteve e Kosovës, 1981.11. Henry A. Kissinger, “The White Revolutionary: Reflections on Bismarck”, http://prisme.u-

strasbg.fr. 12. Otto von Bismarck, www.wikipedia.org.13. Charles Maurice de Talleyrand-Périgord, www.wikipedia.org.14. Armand Jean du Plessis de Richelieu, www.wikipedia.org.15. Armand-Jean du Plessis de Richelieu Biography, www.notablebiographies.com.

Revolucioni sirian dhe gjeopolitika e rajonit të Lindjes së Mesme

PhD Kandidat Ramiz Bytyqi

Abstrakt

Në këtë punim jam munduar të sjell një vështrim mbi gjeopolitikën e rajonit me theks të veçantë te kriza në Siri, problemet politike qe e preokupojnë rajonin të cilat janë të trashëguara nga problemet dhe konfliktet fetare. Pasi nuk mund të bëhet një studim mbi rajonin pa u trajtuar krizat fetare që e prekin atë.

Mes të tjerash në këtë punim tregohet në mënyrë të hollësishme mënyra se si dhe kur erdhi në pushtet Bashar Asadi, çfarë trashëgoi dhe cila ishte politika që ai ndoqi. Si dhe marrëdhëniet e Sirisë me shtetet tjera, kryengritjet që ndodhën në pranverën arabe, kur filluan këto kryengritje dhe si u përhapën ato. Cilat shtete u përfshin në të, kush pësoi më shumë nga këto kryengritje, cilat ishin pasojat e tyre. Për ta përmbyllur me regjimet e Asadit deri në ditët e sotme.

Hyrje

Siria dhe populli i saj janë sërish viktima të një diktatori dhe krimineli të kohës moderne siç është Bashar Asadi, i cili pa kurrfarë dallimi vret e pret popullin sirian vetëm se kërkon liri, ndryshim, demokraci, si në rastin e Bosnjës, Kosovës, Ruandës, OKB-ja vazhdon të bëjë sehir duke parë skema të tmerrshme të masakrave pa marrë kurrfarë vendimi dhe nëse vazhdon kështu atëherë padyshim se do ta humb edhe rëndësinë e saj, për çfarë edhe është e formuar që nga zanafilla e saj.

Rish

ëlje

, Tal

ejra

ni, B

ism

arku

- T

ë pë

rbas

hkët

at d

he d

allim

et

Page 36: Global Challenge 3

70 71GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bashar Asadi president i Sirisë i cili trashëgoi pushtetin nga babai i tij Hafëz Asad, u zgjodh president nga babai në vitin 2000 dhe u rizgjodh më 2007 dhe në të dy rastet ishte pa kundërshtarë politik. Këta rrjedhin nga Partia e quajtur Baath. Partia Baath ishte një parti Socialiste rajonale dhe Hafëz Asadi e instaloi veten e tij si President i degës së Partisë Baath për Sirinë në Revolucionin e vitit 1970 1.

Këta rrjedhin nga sekti Alavi që është sekt pakicë në Siri e cila 74% është Synitë. Alavi është një rrymë e afërt me regjimin iranian i cili është shiit, dhe Alavi është degë e Shiizmit.

Bashar Asadi është kritikuar në politikën e tij të brendshme për mospërfillje për të drejtat e njeriut, për gabime ekonomike dhe korrupsioni, kurse në politikën e tij të jashtme, Asad njihet si një kritik i hapur shteteve të Bashkuara dhe Izraelit 2.

Me të marrë udhëheqjen e shtetit pas vdekjes së të atit Hafëz Asad, i biri Bashari filloi me burgosjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politik dhe sipas analistëve Asad kishte grumbulluar një pasuri në miliarda në favor të tij dhe familjes së tij e cila është mbajtur në Rusi, Hong Kong dhe në vende të tjera me të cilat ka marrëdhënie të mira 3.

Grupet e të drejtave, si Human Right, Watch dhe Amnosty International ka detajuar se si regjimi i Bashar Asadit dhe policia sekrete torturuan në mënyrë rutinore, burgosur dhe vrarë kundërshtarët politik dhe ata që flasin kundër regjimit. Nga viti 2006 u ndalua udhëtimi i disidentëve jashtë shtetit, një praktikë kjo e paligjshme dhe e dënuar nga ligji ndërkombëtar, dhe në këtë aspekt, Siria është shkelësi më i keq i të drejtave të njeriut në mesin e shteteve arabe 4.

Marrëdhëniet e Sirisë me jashtë

Siria ka marrëdhënie të mira pothuajse me të gjitha ato shtete që janë kundër SHBA-së, apo në kundërshtim me politikat e saj, si Rusia, Brazili, Irani etj. Asad e kundërshtoi pushtimin e Irakut më 2003 pavarësisht armiqësisë së gjatë që ishte midis Qeverisë të Sirisë dhe Irakut. Asadi ka përdorur vendin e shtetit të tij në KS të KB-së në përpjekje për ta ndaluar pushtimin e Irakut. Pas pushtimit të Irakut nga forcat amerikane dhe aleate, Asad u akuzua për mbështetjen e kryengritësve në Irak 5.

Më 2005 vrasja e kryeministrit të Libanit Refik Hariri dhe akuza e përfshirjes së regjimit të Sirisë në vrasjen e tij shkaktoi një krizë në marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Sirisë. Asad u kritikua për praninë e Sirisë në Liban e cila përfundoi në vitin 2005, dhe SHBA-ja vendosi sanksione mbi Sirinë. Në botën arabe Siria kishte marrëdhënie me Organizatën për Çlirimin e Palestinës dhe po ashtu edhe liderët e Hamasit ishin të vendosur në Damask. Por me shumë vende të tjera arabe marrëdhëniet ishin të ndara por në veçanti me Arabinë Saudite dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së vazhdueshme të Asadit në Liban dhe aleanca e tij me Iranin.

Një marrëdhënie të shkëlqyer Bashar Asadi e ka me Hasbullahun në Liban për shkak të përkatësisë sektare të njëjtë dhe në një koment për luftën e Izraelit me Libanin të 2006-ës, Asadi e përshëndeti Hasbullahun (partia e Allahut) për fitore, duke thënë se Hasbullahu kishte “flamurin e fitores” kurse veprimet e tij si një “rezistencë e sukseshme” 6.

Në prill të 2008, Asad i tha një gazete të Katarit se Siria dhe Izraeli kanë diskutuar një traktat paqeje me Turqinë si ndërmjetësuese. Dhe kjo u konfirmua në maj 2008 nga një zëdhënës për kryeministrin Izraelit Ehud Olmert. Asad u citua në The Guardian për atë që kishte thënë në gazetën e Katarit: “...nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta me Izraelin derisa presidenti i ri i 1 Al-Xhazirah.2 Issacharoff, Avi (1 February 2011). “Syria’s Assad: Regime strong because of my anti-Israel stance”. Haaretz (Tel

Aviv). Retrieved 6 February 2012.3 Inman, Phillip (19 July 2012). “Bashar al-Assad has amassed fortune of up to £950m, analysts estimate”. London:

The Guardian. Retrieved 20 July 2012.4 “How Syria controls its dissidents – Banning travel”. The Economist. 30 September 2010.5 Thomas E. Ricks (17 December 2004). “General: Iraqi Insurgents Directed From Syria”. The Washington Post.

Retrieved 3 August 2010.6 Walker, Peter; News Agencies (21 May 2008). “Olmert confirms peace talks with Syria”. The Guardian (London).

Archived from the original on 21 May 2008. Retrieved 21 May 2008. “Israel and Syria are holding indirect peace talks, with Turkey acting as a mediator...”

SHBA-së merr detyrën. SHBA-ja është i vetmi vend i kualifikuar për të sponsorizuar këto bisedime të drejtpërdrejta”, por shtoi për administratën e Bushit se “nuk ka vizion për procesin e paqes” 7.

Një marrëdhënie të shkëlqyer Siria e ka pasur me fqinjin e saj vendor Turqinë, por shkëputja e lidhjeve turko-siriane filloi në nëntor të vitit 2011. Që nga ajo kohë Damasku ka lejuar përsëri PKK-Partinë Punëtore të Kurdistanit që të aterojnë në Siri, dhe ndërkohë për ta ndëshkuar Ankaranë për politikën e saj ndaj Sirisë, liderët e Iranit kanë arritur paqe me rebelët kurd, të cilët ishin duke i luftuar duke e lejuar PKK-në që të fokusojë energjinë e saj kundër Turqisë. Kur filloi kryengritja siriane, liderët turq në fillim e inkurajuan Asadin që të ndërmerrte reforma. Në gusht të vitit 2011, ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoğlu, kaloi gjashtë orë në Damask duke kërkuar nga Asadi që ta ndalonte vrasjen e civilëve. 8

Diktatori sirian jo vetëm që i injoroi thirrjet e Turqisë por po ashtu dërgoi tanke në qytetin Hama vetëm disa orë pasi që ministri Davutoğlu u largua nga Damasku. Më pas Ankaraja u distancua nga Asadi dhe filloi që të apelonte për rrëzimin e tij nga pushteti. Turqia filloi që t’iu afroj strehim grupeve opozitare siriane, bile disa media kanë njoftuar se Turqia ka armatosur rebelët sirian. 9

Pranvera arabe në Siri

Kryengritjet që filluan në botën arabe të quajtur si Pranvera arabe (Rabiul-arabi) dhe që erdhën si pasojë e humbjes së legjimitetit të regjimeve sunduese, shtypja me dorë të hekurt dhe korrupsioni shumë i përhapur në elitën e shoqërisë patën një veçori të veçantë që është vënë re. Edhe pse në këto demonstratë morën pjesë edhe shumë lëvizje, anëtarë dhe mbështetës të partive dhe shoqatave islamike, këto nuk e vunë re fare thirrjen xhihadiste apo anti perëndimore. Synimet kryesore të protestuesve ishin qartësisht regjimet vendase dhe ata urrenin diktatorët vendas. Nuk ka pas tregues të besueshëm të ndërhyrjeve jo arabe ose të parapërgatitjes së lëvizjeve nga jashtë këtyre vendeve 10.

Megjithatë ndikimi ndër arab mbi demonstratat përmes masmedias ka qenë i qartë. Duke mos u lejuar nga sistemet e komunikimit publik të kontrolluar nga regjimet, organizuesit e rinj përdorën me sukses rrjetin shoqëror elektronik për nxitjen e demonstratave masive me anën e kompjuterëve vetjak, telefonave celularë dhe internetit. Kjo ka qenë një dukuri shoqërore e politike krahasimisht me rëndësi madhore.

Kjo pranverë e përfshin edhe Sirinë, ku demonstratat apo më mire të themi Revolucioni-Thewretus-Suriya filloi me 26 janar të vitit 2011, revolucioni i cili po vazhdon edhe këtyre ditëve, dhe numri i viktimave ka arritur mbi 35 mijë të vrarë nga mesi i popullatës siriane 11.

Këshilli i sigurimit sikur nuk ka mundur të bëj diçka më shumë në parandalimin e vrasjeve dhe gjenocidit serbo-sllav ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, po ashtu nuk është në gjendje të bëjë më shumë për ndaljen e gjakderdhjes, në Siri për shkak të vetos ruse dhe kineze, të cilën tri herë e ka përdorur deri më tani për të gjitha rezolutat që kanë pasur të bëjnë me Sirinë.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Kofi Anan dështoi në misionin e tij për ta bindur presidentin e Sirisë Bashar Asadi për ndaljen e gjakderdhjes, gjë që bëri të japë dorëheqje nga misioni, po ashtu edhe pasardhësi tjetër i Koofi Ananit, i dërguari tjetër i OKB-së Lakhdar Ibrahimi duket se do të dështojë 12.

Luftës nuk i shihet dot fundi, ajo tani pothuajse është shndërruar në një luftë sektare civile, ku të dyja grupet edhe ushtria e Bashar Asadit edhe kryengritësit janë akuzuar për krime të rënda lufte: Natyrisht opinioni evropiano-perëndimor është i lodhur nga pamjet e masakrave në Siri, ashtu siç edhe nuk është i gatshëm të paguaj kostot e një lufte të cilën nuk mund ta fitojnë pa 7 Walker, Peter; News Agencies (21 May 2008). “Olmert confirms peace talks with Syria”. The Guardian (London).

Archived from the original on 21 May 2008. Retrieved 21 May 2008. “Israel and Syria are holding indirect peace talks, with Turkey acting as a mediator...”

8 Kosova Sot (27.9.2012).9 Kosova Sot (27.9.2012).10 Ligjëratë nga Lisen Bashkurti.11 Al-Arabija.12 Al-Xhazira

Revo

luci

oni s

irian

dhe

gje

opol

itika

e ra

joni

t të

Lind

jes

së M

esm

e

Page 37: Global Challenge 3

72 73GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

amerikanët. Por këta të fundit nuk duket se ia kanë ngenë ndërkohë që janë në kulmin e fushatës elektorale, dhe duhet të mbajnë nën fre Izraelin, që ka muaj me gisht në këmbëz për ta gëlltitur Iranin. Pa ndihmën amerikane, evropianët mbetën në batak me një beduin si Gadafi, deri në momentin që Rasmusen kërkoi haptas ndihmën.

Në Siri me një ushtri të armatosur relativisht mirë dhe pjesërisht të motivuar nga përkatësia e njëjtë alavite të radhëve të saj elite, me atë të Asadit, nuk do të jetë e lehtë të fitohet beteja me NATO-n nga ajri dhe rebelët nga toka 13. Prezenca ruse në portin e Latakias, baza e tyre në Tartus, si dhe e këshilltarëve ushtarak të Moskës do të thotë ndihmë në përdorimin e sistemeve kundër ajrore moderne, kjo bën një ndërhyrje nga ajri të mos jetë pa kosto.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Clinton e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë dhe Iranin se janë përfshirë në Siri. Forca të tyre të ashtuquajtura Quds, që përbëjnë një degë të ushtrisë, po ndihmojnë sirianët të krijojnë grupe milicore sektare. Gjithashtu kemi edhe Rusinë që vazhdon furnizimin me armë 14.

Qëllimi i diktatorit Bashar Asad është që ta përhap konfliktin edhe me vende të tjera fqinje si në Liban, Jordani, por edhe në Turqi. Edhe në këtë konflikt si në çdo konflikt tjetër Liga Arabe, organizata më e madhe e popujve arab, tregohet joefikase dhe e margjinalizuar. Konfliktit nuk i shihet fundi, por vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të japë një rezultat të shpejtë dhe të sigurojë ndaljen e gjakderdhjes. Konflikti është më shumë se politik, por Siria nuk është edhe aq e pasur me burime natyrore sa Libia për ta joshur Perëndimin për një ndërhyrje qoftë të tyre qoftë edhe të Turqisë pasi kjo e dyta është prekur drejtpërdrejt nga konflikti pasi në të janë 200 mijë refugjatë sirianë.

Gjeopolitika e rajonit dhe konflikti sirian

Rreziku i një lufte me përmasa më të gjera dhe zgjerimi i saj është i mundshëm si kurdoherë më parë, rajoni i Lindjes së Mesme është duke shkuar drejt një ndarje më të thellë në mes synitëve she shiitëve kjo s’ka më dyshim. Shtetet përkatëse kanë filluar të përhapin edhe më tej ndikimet e tyre tek ithtarët e tyre përkatëse si Arabia Saudite, Irani që janë lojtarët kryesorë në rajon dhe që po e bëjnë një luftë të ftohtë në mes veti.

Sipas një burimi të shokuar në tranzicionin e mundshëm të pushtetit nga duart e partisë “Baath“, amerikanët, rusët dhe evropianët, janë duke bërë një marrëveshje të përbashkët sipas së cilës Asadit do t’i lejohej qëndrimi në pushtet për të paktën edhe dy vite, në këmbim të konçesioneve politike ndaj Iranit dhe Arabisë Saudite në Irak dhe Liban 15.

Rusisë do t’i sigurohet vazhdimësia e pranisë së bazës së saj ushtarake në Tortus, si dhe një raport me cilindo qeveri që do të paraqitet në Damask, falë ndikimit të Iranit dhe Arabisë Saudite. Negociatat midis SHBA-së dhe Rusisë të cilat është lehtë që të mohohen, do të nënkuptonin se superfuqitë do ta pranonin ndikimin e Iranit dhe raportet e tij me aleatët nga radhët e Hasbullahut në Liban derisa Arabia Saudite dhe Katari do të inkurajoheshin që të siguronin të drejtat e muslimanëve sunitë në Liban dhe Irak 16.

Paraqitja e Bagdadit si një qendër e fuqisë së shiitëve ka shkaktuar një shqetësim të madh në Arabinë Saudite , mbështetja e së cilës ndaj pakicës sunite në Irak, deri tani ka çuar vetëm deri te përçarjet politike. Pra është një gjë tjetër t’i dëgjosh liderët politik duke qortuar regjimin sirian për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për masakra, por është një gjë krejtësisht tjetër të kuptojmë se Perëndimi, respektivisht diplomatët perëndimorë janë shumë të përgatitur që ta injorojnë një gjë të tillë për “kauzën më të madhe“ e cila me rastin e Lindjes së Mesme, nënkupton si zakonisht naftën dhe gazin. Ata janë më të gatshëm që ta tolerojnë Asadin deri në përfundim të krizës, se sa që të insistojnë në largimin e tij për fillimin e fundit të krizës . Tani edhe Rusia beson apo duhet të besoj se stabiliteti është më i rëndësishëm se sa vet Asadi 17. 13 Gazeta Shqiptare.14 Gazeta Shqiptare (2 qershor 2012).15 Gazeta Kosova Sot (30 qershor 2012).16 Gazeta Kosova Sot (30 qershor 2012).17 Al-Xhazirah.

Revo

luci

oni s

irian

dhe

gje

opol

itika

e ra

joni

t të

Lind

jes

së M

esm

e

Në vend të përmbylljes

Tirania, shtypja, dhuna dhe kryengritjet që kanë përfshirë Sirinë, kanë marrë përmasa denigruese dhe çnjerëzore. Masakra, tortura, imponim vlerash diktatoriale, imazhe barbare që paraqesin pa ndërprerë mediat dhe rrjetet sociale që po praktikon regjimi brutal i presidentit Bashar Asad në shtetin e vet, kanë dridhur dhe prekur ndërgjegjen dhe ndjenjat e çdo individi. Viktima të këtij pushteti diktatorial janë fëmijë, gra, pleq e njerëz të pambrojtur.

Masakrat e Humsit, Damaskut, Idlibit, Hulas, Taftinazit dhe qyteteve të tjera të Sirisë na përkujtojnë gjenocidin e Millosheviçit, në Srebenicë, Reçak, Krushë të Madhe, Izbicë dhe vende të tjera të Kosovës dhe Bosnjës. Praktikat e luftës së Bashar Asadit janë praktika të huazuara nga modeli rus në Çeçeni dhe modeli Sllavo-serb mbi Kosovë dhe Bosnjë. Këtë më së miri ua argumenton grupi famëkeq paramilitar sirian Shabiha-Fantazma.

Bota perëndimore duhet ta thërras ndërgjegjen e vet dhe të ndërhyjë sa më parë për ta ndaluar gjakderdhjen dhe është turp që në të ardhmen një pasardhës i Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të shkoj dhe të kërkoj falje në ndonjë qytet të Sirisë siç bëri kohëve të fundit Ban Ki Mun në Srebenicë.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar...

Bibliografia:

1. Issacharoff, Avi (1 February 2011). “Syria’s Assad: Regime strong because of my anti-Israel stance”. Haaretz (Tel Aviv). Retrieved 6 February 2012.

2. Inman, Phillip (19 July 2012). “Bashar al-Assad has amassed fortune of up to £950m, analysts estimate”. London: The Guardian. Retrieved 20 July 2012.

3. “How Syria controls its dissidents – Banning travel”.  The Economist. 30 September 2010. Thomas E. Ricks (17 December 2004). “General: Iraqi Insurgents Directed From Syria”. The Washington Post. Retrieved 3 August 2010.

4. Walker, Peter; News Agencies (21 May 2008). “Olmert confirms peace talks with Syria”. The Guardian  (London).Archived  from the original on 21 May 2008. Retrieved 21 May 2008. “Israel and Syria are holding indirect peace talks, with Turkey acting as a mediator...”

5. Ligjëratë nga Lisen Bashkurti.6. Al-Arabija.7. Gazeta Shqiptare.8. Gazeta Kosova Sot (30 qershor 2012).9. Al-Xhazirah.

Page 38: Global Challenge 3

74 75GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bashkëpunimi bilateral dhe siguria rajonale

PhD Kandidat Ruzhdi Jashari

Abstrakt

Bashkëpunimi bilateral është mjeti më përcaktues për sigurinë rajonale dhe globale. Kosova në këtë drejtim, në bazë të të dhënave reale është shndërruar në një faktor të fuqishëm stabiliteti dhe është e gatshme për marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Ecja në drejtimin e duhur, në raportet e mira ndërfqinjësore dhe marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe pashmangshëm, në një të ardhme të afërt, Kosovës do t`i sjell liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për anëtarësim në BE.

Hyrje

Për paqen e qëndrueshme, stabilitetin shtetëror, perspektivën ekonomike, sigurinë e përgjithshme dhe qëndrueshmërinë politike të një vendi, rol vendimtar luajnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në mes shteteve. Këto marrëdhënie të mira demonstrohen praktikisht në kohë krizash natyrore, ekonomike, fatkeqësive momentale si pasojë e teknologjisë apo industrisë, epidemive të ndryshme etj. Më së miri tregojnë shembujt praktikë, si: pjesëmarrja me ndihma konkrete nga Kosova në rastin e shpërthimeve të Gërdecit në Shqipëri në vitin 2008, rasti i vërshimeve nga kaskadat në Fushën e nën Shkodrës, 2009-2010, rasti i shpërthimit të zjarreve në Greqi, 2008-2009 dhe ndihmat nga rajoni për shtetin helen, etj.

Bas

hkëp

unim

i bila

tera

l dhe

sig

uria

rajo

nale Shumë shtete të rajonit kaluan në këtë fund shekull përmes luftërave të rënda për të

ardhur deri te tranzicioni i tyre nga monizmi në demokraci. Kosova po kështu kaloi një luftë të rëndë, që për pasojë pati një numër të madh viktimash dhe shkatërrimesh të rënda ekonomike. Dhuna dhe pastrimi etnik në forma të ndryshme, popullit shqiptar në Kosovë i shkaktoi pasoja, të cilat në momente të caktuara janë shprehur me pakënaqësi, me protesta, me demonstrata të shumta etj, gjithnjë në kërkim të projeksioneve ideale të ndërtuara si mjete veprimi në organizimin dhe mobilizimin e shtresave të gjera popullore në funksion të lirisë për çlirimin e Kosovës. Pritjet ishin se paslufta do të sillte një liri me një mirëqenie dhe një shoqëri me drejtësi të qëndrueshme dhe begati ekonomike për të gjithë.

Edhe pas luftës vazhdoi tubimi i masave popullore me këtë filozofi idealiste pa analizuar mirë, rrethanat e reja të Kosovës. Kjo filozofi veprimi tani (pas luftës) shpesh ishte ambient i volitshëm për t`i përdorur shtresat e caktuara popullore, si numra për mbushjen e shesheve për ndryshimin e gjendjes së tyre të pavolitshme socio-ekonomike, përveç arsyeve të shëndosha, shpesh përdorimi i masave u përdor edhe në kundërshtim me interesin e tyre, në interes të grupeve të caktuara klanore e politike.

Këto situata në truallin e ri të parimeve themelore të demokracisë, natyrisht ishin edhe sfida të sigurisë, të cilat për bazë do të kishin doktrinën demokratike të sigurisë. Tashmë Kosova ka lënë pas okupimin dhe sistemin monist, por me vete ende bart plagët e rënda të së kaluarës. Duke marrë energji të reja nga fuqia e vet popullore dhe nga asistenca të shumta, në aspektin material, kadrovik, politik, të sigurisë, në aspektin administrimit dhe të rrumbullakimit të shtet ndërtimit demokratik, Kosova pandalshëm po bëhet faktor i fuqishëm i stabilitetit në rajon. Edhe shtetet tjera të rajonit e kaluan dhe vazhdojnë ta kalojnë këtë sfidë të këtij tranzicioni, ndonëse një numër i tyre nuk e kishte vuajtur pasojën e luftës, sfidat e sigurisë ishin gati të njëjta dhe të një natyre që duhej mbështetur në parimet themelore të sigurisë dhe të mbrojtjes së vlerave të reja të demokracisë.

Nacionalizmi serb i ngritur mbi doktrinën e “srpski narod je sveti narod” i krijuan Ballkanit tmerre të papara, që nuk ishin parë e përjetuar as në luftërat botërore (të parën dhe të dytën), e as në luftërat ballkanike. Ndërkohë që Kosova këtë shovinizëm shtetëror serb të projektuar gati dy shekuj më parë, ende po e përjeton në veriun e vendit, përkatësisht përtej lumit Ibër. Kompleksiteti dhe filozofia e ngritjes së nacionalizmit serb, nuk ishte hulumtuar mirë dhe nuk ishte marrë seriozisht nga mekanizmat e bashkësisë ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, pas vitit 1999. Si rrezik permanent i burimit të krizës së përhershme dhe vatër e shpërthimeve të zjarrit veçmas do të mbetej Mitrovica.

Gjatë vitit 2004 kishin shpërthyer demonstrata të rënda me humbje të jetës së dy të rinjve, spiralja e dhunës përsëri gjatë vitit 2011 shpërtheu me bllokada rrugësh dhe me vrasje të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, me lëndime e plagë të shumta nga radhët e ushtarëve të KFOR-it dhe grupeve kriminale serbe. Kjo situatë jo stabile e prodhuar nga elita shtetërore e kishtare e Serbisë, në bashkëpunim me grupet e krimit të organizuar, e ndihmuar edhe nga politika ruse, vazhdon ende të trajtohet si vatër e krizës së përhershme në rajon dhe më gjerë.

Bashkëpunimi Bilateral

Konstatimet e sipër thëna janë të mjaftueshme për të sjellë përfundimin se sa rëndësi jetike për sigurinë ka fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi bilateral e multilateral në mes shteteve të një rajoni. Nevojën për paqen e qëndrueshme në funksion të bashkëpunimit rajonal e përcjell edhe personaliteti numër një i OKB-së, Ban Ki Mun, në raportin e tij për Kosovën, dërguar KS, më 8 shkurt 2012, i cili, në mes tjerash, thotë edhe këtë: “Edhe pse tensionet janë pakësuar në fund të periudhës raportuese, edhe më tej jam i shqetësuar për shkak të situatës jo stabile, e cila bartë rrezik nga provokimet dhe eskalimi i tensioneve ndër etnike” 1.

Rajoni ynë është i mbushur me struktura të shumta të sigurisë të nivelit të agjencive për zbatimin e ligjit, të organizatave të shoqërisë civile në fushën e sigurisë, të instituteve të ndryshme private të sigurisë, të forcave të organizuara shtetërore të sigurisë; policisë, ushtrisë dhe shërbimeve 1 Artikulli; “Veriu jostabil”, për raportin e sekretarit të OKB-së për Kosovën, gazeta “Kosova Sot”,

2 shkurt 2012.

Page 39: Global Challenge 3

76 77GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

inteligjente të sigurisë, etj. Këto shërbime e struktura të sigurisë, tashmë i ka të ngritura edhe Kosova, ku shumica e tyre kanë standarde të larta profesionale. Politika dhe diplomacia e shtetit të Kosovës po shpalos në rajon bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga Marrëveshja e CEFTA-s për tregtinë e lirë, menaxhimin e integruar të kufijve, përmbushjen e detyrave nga Raporti i Progresit, marrëveshjet bilaterale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të privatësisë, marrëveshja për sundimin e ligjit ILEK, marrja e përgjegjësive për bashkëpunim me INTERPOL-in, EUROPOL-in dhe agjencive tjera të Republikës së Kosovës, të cilat në sferën e sigurisë rajonale po tregojnë shkathtësi dhe efikasitet dhe po e japin mesazhin e krijimit të stabilitetit në raportet e fqinjësisë së mirë. Stabiliteti rajonal dhe fqinjësia e mirë kërkohen në vazhdimësi nga të gjitha shtetet e rajonit tonë, në frymën e parimeve themelore të demokracisë, lëvizjes së lirë të individit, qarkullimit të lirë të kapitalit, shprehjes së lirë të mendimit politik dhe të qarkullimit të lirë të idesë.

Bashkëpunimi bilateral dhe iniciativat e bashkëpunimit ekonomik e tregtar në mes shteteve të Evropës çuan deri te Bashkimi i parë Ekonomik për Thëngjill dhe Çelik i vitit 1957 i pesë shteteve të BE-së, që ia dhanë vlerën fundamentale Bashkimit Evropian, në funksion të stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, duke prodhuar siguri të përgjithshme në kontinent. Këto nisma dhe bashkëpunime para anëtarësimit në BE, vazhdojnë ti aplikojnë edhe shtetet e Ballkanit në procesin e Stabilizim Asocimit, të përcjella edhe me instrumente mbështetëse para anëtarësimit në BE, të ashtuquajtura IPA-projekte.

Sa serioze dhe brengosëse merren marrëdhëniet ndërfqinjësore në vendosjen e paqes së qëndrueshme në nivel ndërkombëtar, tregojnë raportet e shërbimeve më të fuqishme inteligjente botërore: kështu në raportin e drejtorit të Këshillit Nacional të Shërbimit Informativ dorëzuar për Senatin e SHBA-së, përkatësisht NSC, National Security Council, (këshill ky, i përbërë nga Kryetari i SHBA-së dhe sekretarët e tij), del konstatimi për pengesat e shkaktuara nga Beogradi për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri të vendit, ku mes tjerash thuhet se: “Ndarjet e thella etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor paraqesin sfidë për stabilitetin e Evropës në vitin 2012” 2.

Parë në aspektin e bashkëpunimit ndër fqinjësor në të gjitha sferat e jetës, Kosova ka shtrirë bashkëpunimin politik dhe institucional me të gjitha shtetet, madje këtë bashkëpunim po tenton ta shtrijë edhe me Serbinë, që tashmë, seriozisht përmes Brukselit ka nënshkruar disa marrëveshje, efektet e të cilave priten praktikisht gjatë vitit 2012, në fushën e tregtisë së lirë, menaxhimit të integruar të kufijve, lëvizjes së lirë të njerëzve, kthimin e librave të amzës së të lindurve dhe librave kadastralë. Por, sinjal i mirë për një stabilitet të qëndrueshëm në rajon, pa dyshim do të jetë takimi i realizuar në mes liderëve Thaçi-Daçiq, më 19.10.2012, në Bruksel 3. Takim i realizuar me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton për t`i dhënë frymë dialogut Prishtinë-Beograd.

Pjesëmarrja e Kosovës në Nisma Rajonale në Frymën e Fqinjësisë së Mirë

Tani Kosova po e përmbyll me sukses vitin e katërt të pavarësisë. Gjithashtu, me sukses është përmbyllur edhe procesi i pavarësisë së mbikëqyrur, ndonëse me probleme sociale-ekonomike të trashëguara, me lidership të ri politik, ku akoma ndihen plagët e luftës nga e kaluara. Kosova ka bërë arritje në fushën e bashkëpunimit ndër fqinjësor. Sa për ilustrim, duhet theksuar pjesëmarrja aktive e Kosovës në këto nisma, që kanë të bëjnë me marrëveshje të niveleve e fushave të ndryshme të bashkëpunimit.

Kështu, Kosova ishte nikoqire e Samitit të Kryetarëve të Shteteve të Rajonit në Prevallë të Prizrenit, ishte po kështu pjesëmarrëse aktive e këtyre samiteve me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ishte nikoqire e Samitit të Ministrave të Mbrojtjes, organizuar në Pejë dhe pjesëmarrëse aktive e samitit bashkë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, organizuar në Durrës. Kosova është njëra nga anëtaret më të disiplinuara të CEFTA-s, për bashkëpunim tregtar, është nikoqire e Konferencës për Bashkëpunim Policor, organizuar në Prishtinë, është anëtare e ILEK-ut, mekanizëm i krijuar në sferën e sundimit të ligjit dhe organizatore e një konference të këtij mekanizmi për luftën kundër 2 Gazeta e përditshme “Tribuna”, artikulli “Beogradi pengon Prishtinën në veri”, hartuar sipas Raportit të

Shërbimit Informativ Kombëtar të SHBA-së, 2 shkurt 2012, faqe 3.3 Radio Televizioni i Kosovës, RTK, Emisioni i Lajmeve i orës 19 e 30 minuta.

Bas

hkëp

unim

i bila

tera

l dhe

sig

uria

rajo

nale krimit të organizuar, terrorizmit, luftën kundër trafiqeve të drogës, të njerëzve, abuzimit financiar,

krimit kibernetik, etj. Është po kështu pjesëmarrëse aktive në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar me Europolin

dhe Interpolin, në bashkëpunim të ngushtë me Misionin e Eulexit në sferën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë në Kosovë. Jo vetëm kaq, janë të shumta konferencat e marrëveshjet bilaterale të agjencive që veprojnë në sferën e sundimit të ligjit në mbështetje të konventave evropiane të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Po kështu, bashkëpunimi ndër kufitar në rajonet lokale ka shënuar progres në realizimin e projekteve të përbashkëta lokale ndërshtetërore të infrastrukturës, në mes të Maqedonisë e Kosovës, Shqipërisë e Kosovës. Këto aleanca bashkëpunimi nënkuptojnë një model të mirë të “garantimit të sigurisë për shtetet nacionale, në bashkësinë ndërkombëtare” 4, kështu “krahas sigurisë edhe aleancat janë fenomen konstant dhe qendror në studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare” 5.

Në planin e sigurisë, Kosova ka një dinamikë më të theksuar, ngase bashkëpunimi bilateral zhvillohet edhe brenda për brenda duke bashkëpunuar edhe me diplomacinë e shteteve të kuintit, që janë pjesë aktive operacionale edhe me strukturat e tyre të sigurisë në kuadër të KFOR-it, të komanduara nga NATO.

Ky proces do të ishte i mangët nëse nuk do të konsiderohej roli dhe pjesëmarrja aktive e OSBE-së, në sferën e avancimit dhe forcimit aktiv të rolit të shoqërisë në sundimin e ligjit, në forcimin e strukturave të sigurisë, sidomos të sektorit të policisë, në frymën e parimeve dhe vlerave fundamentale të demokracisë dhe lirive të njeriut.

Një bashkëpunim tjetër ndër fqinjësor është ai ekonomik, arsimor, kulturor, biznesor, i turizmit, shoqërisë civile,etj. Si shembull mund të përmendim rrjetin Ballkanik të Gazetarisë, pastaj forumin për vendet e kapluara nga lufta në Ballkan “Drejtësia në Tranzicion” “REKOM”. Bashkëpunimi ndër fqinjësor nuk kënaq vetëm Serbinë, e cila, duke parë dhe bashkëpunimet bilaterale me shtetet që e rrethojnë, nuk ka ndonjë avancim të theksuar, por të arriturat e Kosovës në planin bilateral dhe ndërkombëtar, sikur e shqetësojnë tej mase, e cila ende me klishetë nacionaliste mesjetare mbetet në të kaluarën mesjetare. Kjo, për faktin se strukturat e saj (Serbisë) veprojnë në veriun e Kosovës.

Sistemi i Sigurisë në Plan të Parë

Në Kosovë ka filluar të aplikohet sistemi i sigurisë përmes këshillave të sigurisë në bashkësi, ndërsa policia e Kosovës ka filluar ta zbatojë sistemin e bashkëpunimit të policisë me komunitetin dhe këto lidhje i ka të strukturuara me “zyrtar policor për komunitetin”, ndërsa format e bashkëpunimit në nivel ndër fqinjësor janë nën kompetencat e Drejtorisë së Policisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Kjo formë e sigurisë deri më tani është treguar mjaft e suksesshme.

Siguria në plan më të gjerë shkon përtej shpjegimit dhe kuptimit të ngushtë të saj. Edhe politika, diplomacia, ekonomia, arsimi, drejtësia, kultura, sundimi i shtetit ligjor, masmediumet, lidershipi lokal e qendror bashkë me të gjitha institucionet duke përfshirë edhe ato fetare reflektojnë në sigurinë e përgjithshme të një vendi, duke ndikuar edhe në paqen në kuptimin më të gjerë, në nivel rajonal, kontinental dhe global.

Nëse i qasemi konstatimit:

“Përpjekja e vetëdijshme për vendosjen e gjendjes së sigurisë është kategori civilizuese dhe kulturore, e cila përfshinë të gjitha aspektet e sigurisë bashkëkohore (politike, juridike, mbrojtëse, ekonomike, kulturore, sociale, ekologjike, etj), kurse kjo nënkupton të gjitha ato forma që ushqehen me vlerat shoqërore” 6, atëherë 4 Lidija Çehuliq, “ Euro-Atlantizmi”, Kultura politike, Zagreb, 2003, faqe 31.5 Po aty e njëjta faqe.6 Lidija Çehuliq, “Euro-Atlantizmi”, Kultura politike, Zagreb, 2003, faqe 24. Vepër e cituar - Kuptimi

multilateral i sigurisë bashkohore, mekanizmave dhe instrumenteve për realizimin e saj si dhe modelet të garantimit të sigurisë ndërkombëtare, prof. Dr. Anton Grizold, ndër të tjera shpjegon edhe A. Grizold, “Paradigmë fërkuese në marrëdhëniet ndërkombëtare”, Evan Luard, Iztok Simuniti, Anton Grizold, “Njeriu, Shteti dhe Ushtria”, Lubjanë 199, f27.

Page 40: Global Challenge 3

78 79GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

lirisht mund të theksojmë se Kosova në këtë drejtim është duke shënuar suksese. Sot, bota do të dukej shumë më ndryshe, fqinjësia dhe siguria në këtë plan po kështu do të ishin krejtësisht të tjera, po qe se pas Luftës së Dytë Botërore Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ndërprisnin bashkëpunimin bilateral ushtarak, i cili u tregua mjaft efektiv. Në këtë drejtim Winston Churchill shprehu bindjen dhe shpresën se Britania e Madhe dhe SHBA-ja do të punojnë ushtarakisht edhe në kohën e paqes 7.

Kjo tregon se bashkëpunimi rajonal fqinjësor i dy fuqive të mëdha në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, është shembull i mirë që duhet ndjekur. Me këtë u dëshmua se “edhe vet organizata politiko-ushtarake NATO është në të vërtetë, bashkim i interesave politike, ekonomike dhe i sigurisë së SHBA-së dhe aleatëve të tyre evropianë. Është e domosdoshme që kjo të merret parasysh kur flitet për arsyet dhe qëllimet e lindjes së organizatës së parë regjionale, transatlantike, politiko-ushtarake NATO-s”8.

Një plan Marshall i ndihmës ekonomike për Evropën Perëndimore në 1948, ndikoi në forcimin ekonomik dhe përforcimin e rolit të lirisë ekonomike në funksion të rritjes ekonomike dhe sigurisë së përgjithshme të vlerave të demokracisë duke shkëputur përfundimisht frikën e dominimit të sistemit socialist sovjetik që nuk lejonte konkurrencën e vlerave dhe alternativave, as në ekonomi e as në politikë.

Efektet pozitive të zhvillimit demokratik të sektorëve të sigurisë do të arriheshin shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, nëse do të organizohej një mini plan i tipit të “planit Marshall” për Ballkanin, ndonëse shumica e shteteve tashmë gati e kanë kaluar fazën emergjente. Por, është e sigurtë se racionalizimi, kontrolli, shpërndarja dhe koncentrimi, përmes një forumi të këtillë do të ishte sigurisht rruga më e shkurtër e kapërcimit të pengesave, të sindromit komunist dhe mesjetar, të kësaj pjese të Evropës, e mbushur me antagonizma të së kaluarës. Sidomos Kosova duhet të llogarisë në një plan të këtillë sepse do të jetë shumëfish i dobishëm në forcimin e sigurisë, zhvillimin e demokracisë dhe evitimin e ëndrrave nacionaliste, kundër Kosovës, që vijnë pandalshëm nga fqinji verior (Serbia), e cila hapur po mbështetet nga Rusia.

Për Kosovën, perëndimin dhe SHBA-në, ky do të ishte fundi i të këqijave dhe përfundimisht fillimi i stabilitetit afatgjatë në këtë rajon. Atëherë, Serbia do të kthehet nga vetvetja në zgjidhjen e problemeve të shumta të saj. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetet fqinje, po i jep kontribut forcimit të stabilitetit.

Kështu, përmes emërimit të ambasadorëve, tashmë janë lidhur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë, Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Slloveninë, Hungarinë, Turqinë, përgatitjet vazhdojnë për vendosjen e marrëdhënieve të këtilla me Podgoricën. Në aspektin ndër fqinjësor në vendosjen e raporteve të marrëdhënieve diplomatike bën përjashtim vetëm Serbia për shkaqe tanimë të njohura, ndërsa Kosova në vend të konfrontimit vazhdimisht po ofron dialogun, si mundësi për zgjidhje të problemeve praktike, në vend të bllokimit, bashkëpunimin, në vend të injorimit, respektimin e normave dhe standardeve demokratike të BE-së.

Menaxhimi demokratik i sektorit të sigurisë është i mbështetur edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe përbën njërën ndër të arriturat bazë të demokracisë në sistemin e ndërtimit të shtetit pluralist. Ndarja e punëve dhe menaxhimi i sistemit të sigurisë tashmë në tri-pushtetshmërinë e organizimit parlamentar të Republikës së Kosovës në Ekzekutiv-Legjislativ-Gjyqësi, ka ndarë rolet e organizimit dhe kontrollit të pushtetit, duke ndarë edhe përgjegjësitë dhe kontrollin parlamentar mbi agjencitë e sigurisë dhe të sundimit të ligjit. Forca e Sigurisë e Kosovës ishte partnere në pjesëmarrjen e stërvitjeve të përbashkëta me KFOR-in dhe strukturat e sigurisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sistemi i Doganës i Kosovës ka filluar eliminimin e barrierave të tarifave doganore duke u përshtatur me standardet e sistemit doganor të BE-së. Gjithashtu janë vënë baza të shëndosha në aspektin e aplikimit të standardeve të BE-së lidhur me sigurinë, kur merret parasysh qarkullimi dhe mundësia e futjes së elementeve, grupeve dhe trafiqeve të ndryshme të drogës, parasë, emigracionit azilkërkues, krimit ekonomik, etj. Rrezik ky i përbashkët i shteteve që jetojnë në fqinjësi të ndërsjellët.7 Lidija Çehuliq , “Euro-Atlantizmi”, Kultura politike, Zagreb, 2003, f.62: vepër e cituar Richard A. Best,

Jr, “cooperation with Like-Minded People”, në “British Influences on American Security Policy”, Nju Jork, F.28

8 Lidija Çehuliq, “Euro-Atlantizmi”, Kultura politike, Zagreb, 2003, f.62

Bas

hkëp

unim

i bila

tera

l dhe

sig

uria

rajo

nale Bartja dhe transferimi i të dhënave personale dhe privatësisë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve

bilaterale me të gjitha shtetet me të cilat kufizohet Kosova, përjashtuar Serbinë, Kosova ka shënuar një progres në fushën e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut, në parimet e qarkullimit të lirë të individit, të kapitalit, dhe mbrojtjes së privatësisë së tij.

Marrëveshja shumëpalëshe në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë në mes Kosovës-Bullgarisë-Malit të Zi-Shqipërisë 9, me iniciativën e Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave të Republikës së Kosovës, rajonit i jep një “Schengen të ri” të kësaj natyre, në të mirën e përgjithshme të lëvizjes së qytetarëve, të këtyre vendeve dhe më gjerë. Ndërsa BE-së i dërgohen sinjale të forta, në aplikimin e standardeve unike, në përputhje me legjislacionin komunitar të EU-së, duke aspiruar anëtarësimin sa më të shpejtë në BE.

Mbështetur në faktin se shumë kërcënime dhe rreziqe që i kanosen Kosovës janë rreziqe që mund t`i kanosen secilit shtet fqinj dhe vendeve tjera të rajonit dhe me gjerë; “ballafaqimi me to dhe kundërvënia e këtyre ndaj tyre, duhet të jetë një e përbashkët me shtetet e rajonit”10, duke ditur se droga, terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, epidemitë dhe katastrofat natyrore janë kërcënim për të gjitha vendet dhe shoqëritë njerëzore dhe konsiderohen rreziqe globale, të cilat po kështu duhet të tejkalohen me organizim dhe strategji nacionale në kuadër të Strategjisë Rajonale, Euroatlantike dhe Globale të Sigurisë. Duke ditur se ka shumë për të bërë, në kuptim të eliminimit të dobësive me të cilat po ballafaqohemi, konstatoj se sistemi i sigurisë në Kosovë është në nivel të duhur të kërkesave të Stabilizim Asocimit të Ballkanit Perëndimor, standard ky i vendosur nga BE-ja për vendet e Ballkanit, para anëtarësimit në këtë union.

Kosova në Kuadër të Sfidave të Sigurisë Rajonale

Kur bëhet fjalë për sfidat e sigurisë rajonale, gjithsesi duhet filluar nga propaganda shpifëse, mashtruese, frikësuese, shantazhuese, etj., ndonëse ka raste të “mjekrave të gjata” dhe “pantollave të shkurta”, por më e madhe është alibia e “Fundamentalizmit Islam” në Kosovë, në “krijimin e ambientit të pa sigurtë”, thirrjet për mos dëgjueshmëri qytetare për serbët e veriut të Kosovës duke organizuar dhe frikësuar qytetarët atje, kur kësaj i shtohen edhe njollosjet e figurave të lidershipit të Kosovës, përmes rasteve të tipit “Dick Marty” për të ngulfatur sadopak njohjet e reja dhe për të rënduar imazhin e Kosovës në raportin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në bashkëpunim bilateral dhe multilateral atëherë ndërlikueshmëria e problemit bëhet edhe më e madhe, e që në mënyrë të konsiderueshme ndikohet në destabilizimin e situatës së sigurisë, sfidë e cila duhet tejkaluar në bashkëpunim të plotë me strukturat e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë.

Duke qenë transparent në veprime, paqes i japim mundësi, për stabilitet dhe besueshmëri në rajon dhe përmirësim të raporteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Uillsoni, në përfundim të Luftës së I Botërore, në 1919 kërkonte:

Publikim të plotë të marrëveshjeve të paqes, të nënshkruara; pas këtyre marrëveshjeve nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje private ndërkombëtare e çfarëdo lloji që ajo të jetë dhe diplomacia duhet të veprojë krejtësisht në mënyrë të hapur dhe në një atmosferë transparente 11.

Marrëveshjet e hapura janë obligim ndërkombëtar edhe kërkesa të Konventës së Vjenës për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë kontekst duhet parë nga ana e Serbisë edhe Vendimi i GJND-s për Pavarësinë e Kosovës. Një opinion për Pavarësinë Kosovës, nga kjo gjykatë me ngulm ishte kërkuar nga vet Serbia. Organizimi i një strukture rajonale të sigurisë e tipit “Forumi Rajonal për Siguri” është domosdoshmëri, ku do të përfaqësohej nga struktura të caktuara të shteteve të rajonit, si: nga sfera e sundimit të ligjit, sfera e mbrojtjes, forcat e sigurisë, policitë kufitare, agjencitë e mbrojtjes së të dhënave, të drejtat e njeriut, agjencitë e inteligjencës, autoritetet politike dhe ekzekutive të lidershipit, Europoli, përfaqësues nga misionet diplomatike, mund të kenë rëndësi të posaçme.9 Ueb faqja amdp-rks.org, hapur dhe shikuar më 20.10.2012/ Bashkëpunimi Ndërkombëtar/.10 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Vlerësimi i sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës,

Perspektiva e Shoqërise Civile, Prishtinë, 2009. f.166 11 Winston Churchill, “Kriza Botërore”, Botuar në New York, më 1956.f.48.

Page 41: Global Challenge 3

80 81GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kufijtë, Rrjet Integrues dhe Kontribuues të Sigurisë

Organizata të ndryshme, grupime të shoqërisë civile, kompani ekonomike, kompani tregtare, kompani të shërbimeve të ndryshme me bashkimet e tyre rajonale dhe globale tejkaluan sovranitetin e ngushtë të shtetit centralizues në kuptimin e organizimit centralizues të shtetit deri te ndarja e territoreve në vijat e kufijve.

Çdo ditë e më tepër kufiri po e humb epitetin e vijës ndarëse dhe lidhjet ndër fqinjësore përmes tokës, ujit dhe ajrit, më tepër po shkojnë në drejtim të integrimeve të multi kulturave, në marrjen dhe dhënien e vlerave të ndërsjella të prodhimtarisë, të tregtisë, turizmit, humanizmit, diturisë, etj., në inercion të forcimit të besimit reciprok dhe sigurisë, së pari, ndër fqinjësore e pastaj rajonale dhe evropiane.

Te rasti i Kosovës, në pjesën përtej Ibrit, nuk është ende duke funksionuar ky “tip integrues i kufirit”. Mos shtrirja e plotë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, veçmas pas 17 shkurtit 2008 deri në korrik të 2011, Serbia në veri keq përdori sjelljen demokratike, civilizuese të Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të administratës, KFOR-it dhe EULEX-it, duke cënuar rëndë integritetin territorial, dislokoi brenda vendit struktura të ndryshme të sigurisë. Strukturat në veri të Mitrovicës, nuk e njohën asnjëherë administratën ndërkombëtare të vendosur në Kosovë, vazhduan të mos e njohin as EULEX-in. Instalimi dhe futja e shërbimeve sekrete serbe, së bashku me strukturat paralele paraqet rrezikun kryesor për sigurinë në Kosovë 12 (sipas analizës së Sektorit të Sigurisë së Brendshme ISSR të Serbisë).

Të pa penguara fare nga forcat e sigurisë, KFORI, dhe EULEX-i, në veriun e Mitrovicës futen dhe veprojnë njësitë e MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme), organizatat si “Tigrat e Arkanit”, “Beretat e Kuqe”, “Shqiponjat e Bardha”, “Dora e Zezë”, “Lëvizja Ilegale Çetnike”, “OSA”, “Të Zgjuarit” 13, “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës”14 etj. të cilat bashkëveprojnë me kreun e Kishës Ortodokse Serbe dhe kreun politik të Serbisë. Në terren ende janë aktuale dhe veprojnë pa u penguar mekanizma, si: “Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë”, “Këshilli i Shpëtimit Kombëtar Serb”, “Ministria për Kosovë dhe Metohi”, “Kuvendi i Përbashkët i Kuvendeve Komunale Serbe në Kosovë”15 etj.

Shpresohet se gjendjen do ta përmirësojë Zyra Administrative e ngritur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe qytetarët serbë të kësaj pjese do të shpëtojnë nga manipulimet, keq përdorimet dhe kërcënimet e “gangsterëve” të strukturuar në strukturat e krimit të organizuar në pjesën veriore që rezultojnë me konflikt të ngrirë, që nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit.

Vlerat Universale të Lirisë, Parime Themelore të Demokracisë dhe Sigurisë

S’do mend se konfrontimi me vlerën universale të njerëzimit me të drejtat e njeriut dhe humanizmin sjell disfatë. Këtë disfatë e përjetoi Serbia më 12 qershor 1999, sepse ofroi anti vlerat njerëzore, duke shkaktuar krizë humanitare, krime kundër njerëzimit dhe rrezik për paqen botërore në Kosovë. Serbia vazhdon me mentalitetin e të kaluarës, duke harruar plotësisht barrën e përgjegjësisë si shkaktare e luftës në Ballkan dhe Kosovë, vazhdon akoma të mbaj situata tensionuese dhe kriza.

Në krizën e Kosovës, në prag të intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, Presidenti Klinton kishte deklaruar:

“Ne po reagojmë pas refuzimit nga Qeveria e RFJ të kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare, ... 12 Faton Mehmetaj Kosova dhe sfidat e sigurisë, Anatema, Prishtinë, 2009,f.55.13 Faton Mehmetaj Kosova dhe sfidat e Sigurisë, Anatema, Prishtinë, 2009,f.38.14 Faton Mehmetaj Kosova dhe sfidat e sigurisë, Anatema, Prishtinë, 2009,f.75.15 Po aty .f.78 dhe 79.

Bas

hkëp

unim

i bila

tera

l dhe

sig

uria

rajo

nale Qëllimi ynë është të parandalojmë vuajtjet e reja njerëzore dhe vazhdimin e represionit dhe të dhunës kundër

popullatës civile të Kosovës. Ne, po ashtu duhet të veprojmë për të penguar një shtrirje të krizës në rajon”16.Që të mos ketë vuajtje njerëzore, dhunë dhe kriza që provokojnë sigurinë e përgjithshme

të punojmë në planin bilateral dhe multilateral për ndërtimin e paqes mbi themelet universale të të drejtave dhe lirive të njeriut, mbi shoqërinë dhe shtetin e së drejtës, për të gjithë njerëzit dhe popujt pa dallim race, mbi demokracinë e konkurrencës së vlerave, sepse kështu japim garancitë më të mira për siguri të brendshme shtetërore, për siguri rajonale dhe siguri globale, ky do të ishte mesazhi më i mirë i këtij përfundimi.

Bibliografia:

1. Gazeta Ditore “Kosova Sot”, 2 shkurt 2012.2. Gazeta Ditore “TRIBUNA”, 2 shkurt 2012.3. Lidija Çehuliq, “Euro-Atlantizmi”, Kultura Politike, Zagreb, 2003.4. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë “Vlerësimi i sektorit të sigurisë në Republikën e

Kosovës”, Perspektiva e shoqërisë civile, Prishtinë, 2009.5. Winston Churchill, “Kriza Botërore”, Bot. New York, 1956.6. Ruzhdi Jashari, “ Diplomacia e forcës dhe forca e diplomacisë”, Lufta e UÇK-së dhe

Intervenimi Ndërkombëtar, 2011, shtypur në shtypshkronjën “Shkrola”, Prishtinë.7. Faton Mehmetaj, “Kosova dhe Sfidat e Sigurisë”, Anatema, Prishtinë, 2009.8. Gazeta Ditore “Kosova Sot”, 3 janar 2011.9. Analizë e dok. Sek. Serbe te ushtrisë dhe policisë, lidhur me krimet serbe në Kosovë, drejtuar

Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë, 2005.10. “Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Vorbullën e Diplomacisë”, Gjon Boriçi, Tiranë, 2006.11. Negociatat, Historia, Praktikat, Lisen Bashkurti, “GEER”,Tiranë, 2007.12. “Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës”, Faton Mehmetaj, Anatema,

Prishtinë, 2009.13. “Dy shtete shqiptare dhe bashkimi kombëtar”, Ali Jakupi“QIK”, Prishtinë, 199514. “Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror”, Lisen Bashkurti, Universiteti Ndërkombëtar i

Strugës-Akademia Diplomatike Shqiptare, “GEER”, 2010.15. “Përmbledhje e instrumenteve ndërkombëtare”, Kombet e Bashkuara, New York Gjenevë, 1994.16. “Diplomacia Shqiptare I”, Lisen Bashkurti, “GEER”, Tiranë, 2005.17. Radio Televizioni i Kosovës, 19.10.2012,18. Ueb faqja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale/ amdp-rks.org,

20.10.2012.

16 Ruzhdi Jashari Disertacioni i Magjistraturës, “ Diplomacia e forcës dhe forca e diplomacisë”,Mbrojtur më 2010 në Universitetin Iliria ,Vepër e cituar.

Page 42: Global Challenge 3

82 83GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Intervenimi i Bashkësisë ndërkombëtare në Ish-Jugosllavi

PhD Kandidat Fatmir Krasniqi

Abstrakt

Atë që komuniteti ndërkombëtar nuk kishte arritur ta bënte përmes bisedimeve, ta bindte liderin serb, Sllobodan Millosheviq, që të ndalte represionin mbi popullatën shqiptare e bëri përmes intervenimit ushtarak. Në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, NATO-ja hodhi bombat e para mbi caqet Jugosllave, për të vazhduar më pas me fushatën 78 ditore, derisa në qershor u arrit marrëveshja për largimin e makinerisë ushtarake dhe policore serbe nga Kosova. Për herë të parë në historinë e NATO-s po intervenohej në këtë formë. Në vazhdim të punimit janë paraqitur shkurtimisht disa momente dhe arsyetime duke mos pretenduar se është thënë shumë për ketë temë.

Hyrja

Rregullat ndërkombëtare të vendosura në Traktatin e Vestfalisë janë modifikuar gjatë viteve, kohëve të fundit veçanërisht nga Karta e Kombeve të Bashkuara, ato mbeten pak a shumë të paprekura deri në kohët e fundit, për të qenë më të saktë deri më qershor 1999. Kjo datë merret parasysh për arsye se Këshilli i Sigurimit i KB miratoi Rezolutën 12441. Rezoluta 1244 u shoqërua me një proces dinamik në Kosovë, si zhvillime politike të vrullshme, ndalja e luftës dhe armiqësive, ngritjen e institucioneve demokratike dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të statusit juridiko-politik të Kosovës. Duhet theksuar se kjo Rezolutë në 1 http://sq.wikipedia.org/wiki/Rezoluta_1244_e_K%C3%ABshillit_t%C3%AB_Sigurimit.

Inte

rven

imi i

Bas

hkës

isë

ndër

kom

bëta

re n

ë Is

h-Ju

gosl

lavi masë të madhe u bazua në marrveshjen e Rambujesë dhe ishte një konsenus i arritur në Këshillin

e Sigurimit pra një lloj “Super Kushtetutë” e tipit të vecantë.Në këtë Rezolutë, u dalluan tri faza kryesore të administrimit ndërkombëtar, të cilat

njëkohësisht paraqitën fazat e implementimit të administratës civile ndërkombtare në Kosovë. Faza e parë - filloi që nga miratimi i Rezolutës 1244 më 12 qershor 1999. Kjo do të

vazhdonte deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit 2000, përkatësisht zgjedhjet e para parlamentare në tetor të vitit 2001. Gjatë kësaj faze në Kosovë u instalua prezenca civile ndërkombëtare (UNMIK) dhe ajo e sigurisë (KFOR).

Faza e dytë - e administrimit ndërkombëtar dhe e implementimit të Rezolutës 1244 filloi pas ndërtimit të Institucioneve Vendore Demokratike, si në nivel lokal ashtu edhe atë qëndror. Gjatë kësaj faze, filloi bartja progresive e përgjegjësive nga ndërkombëtarët në autoritetet vendore2. Kjo fazë përfshiu funksionalizimin e konceptit të vetëqeverisjes (autonomisë) substanciale të përcaktuar me Rezolutën 1244.

Faza e tretë - dhe e fundit e implementimit të Rezolutës 1244 nënkuptoi përcaktimin e statusit final për Kosovën. Kjo fazë paraqet një nga qëllimet kryesore të Rezolutës. Në të vërtetë të gjitha zgjidhjet juridiko-politike të Rezolutës 1244, janë në pritje të një zgjidhje përfundimtare për Kosovën dhe synon krijimin e kushteve të përshtatshme për gjetjen e kësaj zgjidhje3. Mekanizmi me të cilën do të përcaktohet statusi final i Kosovës nuk përcaktohet me Rezolutën 1244 dhe paraqet një qështje hipotetike. Kjo do të përcaktohet në të ardhmen nga faktorët me relevancë për Kosovën por me anë të kësaj rezolute mbi Kosovën, vendet kryesore të botës ri definuan karakterin e sovranitetin të shtetit komb.

Bota, pas Luftës së Ftohtë, ka vazhduar në atë që mund të quhet botë e post – Westpahalias4. Sovraniteti i brendshëm, është supremacia e shtetit mbi territorin, nuk pengoi një sërë shtetesh demokratike të ndalonin dhunimin masiv sistematik të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë “E drejta e ndërhyrjes e drejta e mbrojtjes së viktimave” bëhet akute kur shteti nuk është i aftë të sigurojë standardet e nevojshme demokratike, ose kur shkelen në mënyrë masive dhe sistematike të drejtat e njeriut.

Ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë u bë e mundur në sajë të këtij interpretimi5. Ndërhyrja e NATOS-s në Kosovë6 ishte një shembull se si një numër qeverish vendosën të shkelin sovranitetin e një qeveri tjetër ( Jugosllavisë) për të ndaluar pastrimin etnik dhe gjenocidin. Politika e jashtme e SHBA-ve kërkonte këtë lloj të aktivizimit global. Lufta po zgjerohej më tepër në një politikë tashmë ekspansive për të mbrojtur të drejtën për të ndërhyrë ushtarakisht në situatat humanitare gjithandej globit, pa marrë parasysh sovranitetin shtetëror dhe autorizimin e Kombeve të Bashkuara7.

Kur filluan vrasjet dhe pastrimi etnik në Kosovë , më 1999, komuniteti ndërkombëtar në fakt ndërhyri ushtarakisht, ashtu edhe siç do të duhej, por këtë e bëri pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, duke u përballur me veto nga Rusia dhe duke ngritur pyetje shqetësuese rreth integritetit të të gjithë sistemit ndërkombëtar të sigurisë.8

Nga perspektiva e shumë vëzhguesve, përzënia e paarsyeshme dhe vrasjet nga forca jugosllave në Kosovë e ka lartësuar “imperativin humanitar” për ndërhyrje ushtarakisht, në dëm të konceptit tradicional të sovranitetit shtetëror. Nga një këndvështrim tjetër, ndërhyrja mund të arsyetohet jo nga impulse , por më tepër nga interesat e rëndësishme të SHBA dhe të Aleancës në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë. Për më tepër është e qartë se misioni i Kosovës ndryshon në kompetencë nga misionet e mëparshme humanitare.9 Dilema e kohëve të fundit shtrohet rreth asaj që quhet “ndërhyrje humanitare”. 2 Bajrami, Agron, “Statusi i decentralizimit”, (Koha Ditore, 08 dhjetor 2005, fq.10), Prishtinë, Kosovë , fq.98.3 Po aty4 Wikipedia, Marks, Edwar From Post –Cold War to Post –Westphalia. 5 “Epoka e kushtëzimit të sovranitetit”, fq.39 /Piciri Erion. Prishtinë 2005.6 The Guardian: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë - provë e krijimit të një rendi botëror humanitar për më shumë :

http://albnato.publiku.com/note/58652/the-guardian-nd%C3%ABrhyrja-e-natos-n%C3%AB.html.7 Bullington, J.R “The Coming American Retreat from global Military Interventions”,. fq.57-59.8 “The Limits of State Sovereignty: The Responsibility to Protect in the 21st Century”, Gareth Evans, Eight Neelam

Tiruchelvam Memorial Lecture by Gareth Evans , President ,International Crisis Group, International Centre for Ethnic Studies (ICES) Colombo, 29 July 2007.

9 “Humanitar Interventation “The Case for Legitimacy “ Charles B. Shotwell and Kimberley Thachuk.2001

Page 43: Global Challenge 3

84 85GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Nga njëra anë, çështje e legjitimit të aksionit të ndërmarrë nga organizata regjionale pa mandatin e KB: ndërsa nga ana tjetër, domosdoshmëria tashmë e njohur universalisht që çalon sa i përket shkeljes së rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut me pasoja humanitare kërcënuese, paaftësia e komuniteti ndërkombëtar, në rastin e Kosovën10, për ti bashkërenduar këto të dyja si detyruese në mënyrë të barabartë ishte një tragjedi11. Sovraniteti shtetëror është ende tipar i marrëdhënieve ndërkombëtare, por nuk konsiderohen më tej frenim i legjitimuar mbi vështrimin e kujdesshëm ndërkombëtar ose veprimit në çështje e të drejtave njerëzore 12.

Gjyqet ad hoc ishin përparimi kryesor në gjyqësinë ndërkombëtare, por ato nxorrën në shesh nevojën për të themeluar mekanizma universal dhe me rëndësi për të siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi për krimet më të rënda. Si përgjegjësi ndaj kësaj ishte Gjykata Ndërkombëtare për Krimet.

Gjatë diskutimit për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë kundër ish Jugosllavisë (mars –qershor 1999) u shfaqën dy dilema.

E para, a është i ligjshëm ky intervenim pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e dyta, a ishte ky intervenim humanitar apo diçka më shumë se kjo. Ky intervenim ka hapur shumë pyetje dhe diskutime mbi të drejtën ligjore dhe legjitimitetin e kësaj ndërhyrjeje. Si ndërhyrje ndërkombëtare dhe e përbashkët ka qenë unike, por teorikisht është vlerësuar jo unike. Përkrahësit e idesë së mos intervenimit, argumentojnë se ndërhyrja ka qenë jo legale sepse është cënuar e drejta e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, në këtë rast Serbisë , dhe që nuk është autorizuar nga ndonjë Rezolutë e KS të OKB-së.

Më tej, megjithatë asnjë nen në të drejtën ndërkombëtare nuk e qartëson në atë se a humb ai sovranitet i shteteve kur abuzojnë me të, dhe me njerëzit që jetojnë në ato territore. Ish sekretari gjeneral i OKB-së, Ghali, ka deklaruar “koha e sovraniteteve ekskluzive dhe absolute tashmë ka kaluar, dhe kjo teori asnjëherë nuk është pajtuar me realitetin”13.

Sipas Blerim Rekës, njohës i mirë i çështjeve të së drejtës ndërkombëtare dhe administrimeve ndërkombëtare, që mbron idenë se intervenimi ushtarak i NATO-së ishte plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, argumenton shumë ndryshe nga teoricienët që janë kundër. Ky grup, argumenton se e drejta ndërkombëtare e njeh parimin e “moralit ndërkombëtar” dhe rasti i intervenimit ushtarak arsyeton idenë e moralitetit ndërkombëtar, dhe e fuqisë së moralit në çështjet ndërkombëtare14. Tani, humaniteti dhe morali janë pjesë shtesë teorike të ligjit ndërkombëtar, pas ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë. Normalisht, në fokusin e studimit të më detajuar të çështjes në fjalë, ky parim i sipërpërmendur, hynë me plotë të drejtë në familjen e madhe të drejtave të njeriut (Human Rights), dhe në të drejtën për të ndal gjenocidin ndaj popujve dhe kombeve të botës.

Intervenimi në Kosovë kishte përkrahësit e vet si ç’kishte edhe kundërshtaret e vet. Përkrahësit e argumentojnë këtë me nevojën e shpëtimit të qindra mijëra jetë njerëzish, kthimin e afro një milion refugjatësh që kishin braktisur vatrat e tyre si pasojë e luftës.

Ndër përkrahësit e intervenimit ishte edhe ish presidenti V.Havel i cili në një shkrim të tij botuar në Project Sindikate thekson:

“Çështja e intervenimit humanitar në rajonet e krizës duhet ti jepet përparësi absolute dhe kjo duhet të bëhet parim i të drejtës ndërkombëtare”15.

Kundërshtarët e intervenimit gjejnë arsye në nenet e kartës së OKB-së për mos sulmim të shteteve sovrane dhe në Paktin Brian- Kellog për mos sulmim. Procedura e votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e atillë që për të miratuar një akt çfarëdo qoftë ai nevojitet të mos ketë votë kundër prej anëtarëve të “peshës së madhe”dhe kjo e ngadalëson konfliktet nëpër botë. Në rastin e Kosovës u bë shmangie nga kjo procedurë pasi që zhvillimi i ngjarjeve kërkonte një veprim më energjik dhe më të vendosur. 10 Henkin, “Kosovo and the Law of Humanitarian Intervention”, fq. 824.200011 http://www.idrc.ca/en/ev-28492-201-1-DO_TOPIC.html Kofi ANNAN: Balance State Sovereignty with

Individual Sovereignty, cit12 Ramesh Thakur, “Global Norms and International Humanitarian Law: An Asian Perspective,” International

Review of the Red Cross 83, no. 841 fq. 35. (March 2001), 13 Po aty, fq.7814 Po aty.15 Koha Ditore (V.Havel), 3 gusht 2003

Inte

rven

imi i

Bas

hkës

isë

ndër

kom

bëta

re n

ë Is

h-Ju

gosl

lavi Pas intervenimit të NATO-së që përfundoi me largimin e forcave serbe nga Kosova u

instalua Administrata e Kombeve te Bashkuara e njohur si UNMIK me mandatin për të qeverisur Kosovën në fazën kalimtare në bazë të Rezolutës 1244 deri në vendosjen për statusin final të saj që kjo Rezolutë e lë të hapur.

Ndërhyrja ushtarake në Kosovë shënoi një faqe të re në historinë e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave njerëzore. Nëpërmjet saj u bë e ditur për shumë diktatorë dhe qeveri të tilla se ata nuk mund të fshiheshin prapa petkut të sovranitetit dhe të kryenin krimet më të rënda qoftë kundër individëve apo grupeve të veçanta.

Mbase kjo është vetëm fillimi i një epoke të re vetëdijesimi, por edhe të përkushtimit të bashkësisë ndërkombëtare që individi të këtë mbrojtje ndërkombëtare përballë krimeve që mund ti vijnë si rrjedhojë e dhunës nga aparati shtetëror16 .

Vrulli i shkeljeve të të drejtës ndërkombëtare humanitare që ndodhi gjatë viteve të 1990-ta në ish-Jugosllavi patjetër se ka kërkuar një goditje të koordinuar ndërkombëtare. Dhe, është e qartë se cilat janë dokumentet bazike ndërkombëtare që merren me këtë fushë. Katër konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet e tyre të vitit 1977 bashkë me Konventën e Hagës, përcaktojnë se çka përbën një luftë; Konventa e Gjenocidit e vitit 1948 definon krimet e gjenocidit; si dhe Karta e Nurembergut dhe Statuti i Romës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale, më 17 korrik 1998, identifikojnë krimet kundër njerëzimit. Këto instrumente, bashkë me Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe vlera të ndryshme themelore të artikuluara në Kartën e OKB-së, përfaqësojnë një kombinim të marrëveshjeve, parimeve dhe “norma shumë të zhvilluara të të drejtave të njeriut” brenda të drejtës ndërkombëtare. Kohët e fundit, është argumentuar se “intervenimi humanitar është veprim i shteteve të përfshira në përdorimin e forcës së armatosur kundër një shteti tjetër pa pëlqimin e atij shteti, me apo pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të parandalimit apo ndalimit të shkeljes së egër dhe masive të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare”. 

Rasti i Kosovës (por edhe raste tjera sikurse Bosnja) kanë dëshmuar se në rastet e tilla emergjente nuk ka kohë për vonesa fatale (që vijnë si rrjedhojë e ngecjeve në Këshillin e Sigurimit) por duhet reaguar me qëllim të mënjanimit dhe ndalimit të katastrofave humanitare.

Në këtë shkrim kam përshkruar shkurtimisht Intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si rast me interes duke mos u zgjeruar në rastet tjera!

16 Theodore Meron, “International Criminalization of Internal Atrocities,” American Journal of International Law89 (July 1995), p. 554; and Louis Henkin, “Kosovo and the Law of Humanitarian Intervention,” American Journal of

International Law 93 fq. 824 (1999).

Page 44: Global Challenge 3

86 87GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Bibliografia:

1. “Epoka e kushtëzimit të sovranitetit”, Piciri Erion, Prishtinë 2005.2. Bajrami, Agron, “Statusi i decentralizimit”, (Koha Ditore, 08 dhjetor 2005, fq.10), Prishtinë,

Kosovë3. The Guardian: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë - provë e krijimit të një rendi botëror humanitar

për më shumë: http://albnato.publiku.com/note/58652/the-guardian-nd%C3%ABrhyrja-e-natos-n%C3%AB.htm

4. Bullington, J.R , “The Coming American Retreat from global Military Interventions”. 5. “The Limits of State Sovereignty: The Responsibility to Protect in the 21st Century”, Gareth

Evans, Eight Neelam 6. “Tiruchelvam Memorial Lecture”, by Gareth Evans , President ,International Crisis

Group,International Centre for Ethnic Studies (ICES) Colombo, 29 July 2007.7. “Humanitar Interventation “The Case for Legitimacy” Charles B. Shotwell and Kimberley

Thachuk, 2001.8. Henkin, “Kosovo and the Law of Humanitarian Intervention». 9. http://www.idrc.ca/en/ev-28492-201-1-DO_TOPIC.html Kofi ANNAN: Balance State

Sovereignty with Individual Sovereignty, cit10. Ramesh Thakur, “Global Norms and International Humanitarian Law: An Asian Perspective»,

International Review of the Red Cross 83, (March 2001), 11. Theodore Meron, «International Criminalization of Internal Atrocities», American Journal

of International Law89 ( July 1995), p. 554; and Louis Henkin, «Kosovo and the Law of Humanitarian Intervention,» American Journal of International Law 93, (1999).

12. http://sq.wikipedia.org/wiki/Rezoluta_1244_e_K%C3%ABshillit_t%C3%AB_Sigurimit13. Wikipedia, Marks, Edwar From Post -Cold War to Post –Westphalia

Procesi Legjislativ në Unionin Evropian

PhD Kandidat Arben Muhameti

Abstrakt

Është e rëndësishme të trajtojmë mënyrën se si krijohet dhe miratohet e drejta e Unionit Europian, përkatësisht të flasim rreth procesit legjislativ brenda UE-së, në të cilin miratohen aktet juridike. Siç edhe është e ditur, ky është një proces mjaft kompleks, sepse në radhë të parë ai determinohet nga shumëllojshmëria e institucioneve që kanë kompetenca ligjvënëse siç janë: Këshilli, Komisioni dhe Parlamenti Europian. Çështja komplikohet edhe më tej sepse nuk ka një procedurë uniforme, por llojshmëri procedurash legjislative në varësi të rolit, fuqisë dhe nivelit të pushtetit të këtyre organeve kryesore ligjvënëse.

Hyrje

Nëse ndalemi pak në evoluimin historik të procesit legjislativ të UE-së, do të shohim që në fillim fare, në Traktatin e Romës, ka patur një rol minor në Parlamentin Europian, rol më tepër këshillëdhënës pa ndonjë pushtet legjislativ. Ky “injorim” i Parlamentit, vazhdoi deri në nxjerrjen e “Aktit Unik Europian”, ku rritej në një farë mënyre roli i këtij të fundit në procedurën legjislative. Kështu në Traktatet e mëvonshme roli i Parlamentit Europian erdhi duke u fuqizuar në vazhdimësi1.

Në vijim do t›i shkoqisim procedurat kryesore legjislative në UE për të krijuar një kornizë pak më të qartë në lidhje më atë se si procedohet dhe miratohet kjo e drejtë në institucionet e 1 Bie fjala u inkuadrua fuqishëm Parlamenti në procedurën e bashkëvendosjes, e cila u promovua në Traktatin e

Mastrihtit dhe vazhdoi të modifikohet e zgjerohet edhe më tej në Traktatin e Amsterdamit dhe atë të Nices.

Page 45: Global Challenge 3

88 89GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Unionit Europian. Duhet theksuar se parimi i njohur i ndarjes së të drejtave i përdorur në shtetet anëtare, nuk aplikohet në UE, përkundrazi kemi të bëjmë me parimin e “balansit institucional” gjë që mundëson që të gjitha institucionet të marrin pjesë në procesin ligjvënës në një shkallë pothuajse të barabartë. Kështu që, me këtë rast, kur na duhet të analizojmë procesin legjislativ e shohim të udhës të njihemi shkurt edhe me rolin e institucioneve të tjera si Këshilli dhe Komisioni Europian, me qëllim që ta kemi më të qartë gjendjen se si ndërveprojnë në miratimin e legjislacionit.

Këshilli i UE-së2 si trup i përbërë nga përfaqësuesit e qeverive të shteteve anëtare është një nga institucionet më të larta në hierarkinë e Unionit. Duke pasur këtë rol bosht në vendimmarrje, sigurisht se ka një rol të caktuar edhe në nxjerrjen e akteve juridike. Por duhet theksuar se në këtë segment, përkatësisht në lidhje me nxjerrjen e akteve juridike, këshilli aktivizohet vetëm me propozimin e Komisionit.

Po ashtu Këshilli nuk mund të vendosë pa e marrë pëlqimin e Parlamentit Europian kur kjo është e paraparë shprehimisht, pasi që është i detyruar ta ndjekë procedurën e bashkëveprimit. Megjithatë, sipas Traktatit mbi Themelimin e Unionit Europian3, Këshillit i njihet “ekskluziviteti” në përcaktimet e parimeve të UE-së, përveç në fushën e marrëdhënieve të jashtme, anëtarësimet e reja, politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, strategjinë e përbashkët edhe në “iniciativat konstitucionale”, çka jep të kuptohet se Këshillit i takojnë disa kompetenca boshte përveç në vendimmarrjen politike edhe atë konstitucionale.

Komisioni Europian, përveç rolit të tij si “institucion mbikombëtar” që i përgjigjet UE-së, ndikimi i tij në procesin legjislativ është shumë i madh. Bazuar në Traktatin e Mastrihtit4, Komisioni, përveç detyrave, fushëveprimtarisë dhe kompetencave të tjera, ka një rol qendror në ndërmarrjen e nismës legjislative. Janë çaste të përcaktuara se kur vjen në shprehje e drejta e komisionit për nismë.

Por duhet theksuar qartë se Komisioni ka monopolin për nismë, megjithatë, është i lirë në vullnetin e tij për të përcaktuar përmbajtjen, formën dhe momentin për nxjerrjen e një akti juridik. Shumë autorë ( J. Fitzmaurice, Jean Paul Fitoussi, Klaus Dieter Borchardt) kanë ardhur në përfundim se Komisioni është forcë lëvizëse dhe pikë fillestare e secilit veprim të Unionit Europian. Përveç se paraqet propozimet dhe draftet për legjislacionin e Komunitetit në Këshill, ai gjithashtu ka fuqi ligjbërëse5.

Pasi arritëm në përfundimet e duhura në lidhje me detyrat dhe kompetencat e këtyre tri institucioneve në fushën e legjislacionit, mund të provojmë të paraqesim gjashtë procedurat kryesore të ndërveprimit të këtyre institucioneve në pikëpamjen legjislative.

Procedura e parë. Nëse i referohemi Traktatit, Komisioni ka pushtet ta nxjerrë legjislacionin6 pa ndonjë intervenim nga institucionet tjera, mirëpo kjo është procedurë e rrallë në UE.

Këshilli dhe Komisioni veprojnë bashkërisht. Zakonisht kjo procedurë është aplikuar në disa fusha7, për të cilat Këshilli dhe Komisioni mund të marrin vendim pa ndonjë intervenim nga Parlamenti Europian.

Procedura e konsultimit

Deri para miratimit të Aktit Unik Europian ishte procedura më e përdorur legjislative në UE. Sipas kësaj procedure, Këshilli mund të miratojë legjislacion duke u bazuar në propozimin 2 Me një vendim të Këshillit të Bashkësisë Europiane, të datës 8 nëntor 1993 është bërë riemertimi i këtij institucioni

si ‘Këshill i Unionit Europian’, pasi që sipas neneve 3 dhe 5 të Kontratës mbi Themelimin e Unionit Europian Këshilli i deriatëhershëm funksionon edhe si organ i Unionit Europian.

3 Neni 13 i Traktatit.4 Neni 211.5 Klaus Dieter Borchardt, ibid, faqe 45. Siq duket në lidhje me këtë konkluzion autori i referohet marrëveshjes së

KETHQ.6 Sidomos në fushat si fuqizimi i direktivave dhe vendimeve që kanë të bëjnë me relacionet financiare në mes të

shteteve.7 Zakonisht aplikohet në fusha si lëvizja e lirë e punëtoreve dhe kapitalit, politika ekonomike dhe tregtare. Keto

kompetenca parashihen me ndryshimet që solli Traktati i Lisbonës, në lidhje me kompetencat e Keshillit të UE-së, të artikuluara si: “Fushat që do të menaxhohen sipas shumicës së kualifikuar”, ku bëjnë pjesë fushat në: sferen sociale, ne sferen ekonomike, financiare dhe buxhetore, në fushen e bashkëpunimit policor, të drejtësisë, migracionit, politikës së jashtme, dhe në sferen institucionale.

Proc

esi L

egjis

lativ

Uni

onin

Evr

opia

n e Komisionit Europian, pas konsultimit të bërë me Parlamentin Europian. Shkurtimisht ndiqet kjo rrugë: Komisioni Europian i dërgon propozim Këshillit, që më pas të njëjtin propozim t›ia dorëzojë Parlamentit.

Propozimi shqyrtohet në disa Komitete Parlamentare, të cilat përgatitin raportin dhe e dorëzojnë në seancën e Parlamentit ku miratohet, refuzohet apo propozohen ndryshime. Mirëpo, duhet theksuar se qëndrimi i Parlamentit nuk përbën ndonjë akt detyrues për Komisionin dhe Këshillin. Procedura e konsultimit është procesi më i hershem ligjvënës. Rëndësia e saj ka filluar të zbehet prej se kanë filluar të përdoren procedura të bashkëpunimit dhe bashkëvendosjes. Që në fazat e hershme ky rol konsultativ i takonte Parlamentit Europian, veçanërisht në disa fusha8, ku vetëm këshillohet para se Këshilli t›i miratojë masat e propozuara nga Komisioni.

Procedura e bashkëpunimit

Me aplikimin e kësaj forme filloi të avancohet roli i Parlamentit Europian dhe të forcohet pozita e tij ligjbërëse, duke i dhënë këtij të fundit një hapësirë dhe dimension të ri bashkëpunimi me Këshillin dhe Komisionin. Parlamenti Europian kryesisht kishte një rol konsultativ në procesin legjislativ në UE. Por me ndryshimet që solli Akti Unik Europian, por edhe më vonë me Traktatin e Mastrihtit, roli i parlamentit u avancua, ndërsa pozita ligjbërëse u forcua. Procedura e bashkëpunimit është përcaktuar në nenin 189 të Traktatit për UE-në.

Kjo procedurë në esencën e saj është e njëjtë me procedurën themelore, përfshirë edhe konsultimin e Parlamentit deri në momentin që Këshilli duhet ta miratojë aktin. Mirëpo, në vend që të miratojë aktin, Këshilli merr qëndrim të përbashkët, i cili së bashku me arsyet dhe qëndrimin e Komisionit i dërgohen Parlamentit. Pastaj ky i fundit në afatin prej 3 muajsh mund ta pranojë, refuzojë ose të sugjerojë ndryshime të qëndrimit të përbashkët. Me traktatin e Amsterdamit9, zbatimi i procedurës së bashkëpunimit u reduktua dukshëm në favor të procedurës së bashkëvendosjes.

Nuk dua të ndalem në detaje se si funksionon ky bashkëpunim sipas traktatit, por edhe pse fjala e fundit i mbetet Këshillit, megjithatë avancohet dukshëm funksioni legjislativ i Parlamentit, dhe kjo paraqet në të njëjtën kohe “risi” konstitucionale. Paraqet risi konstitucionale për vetë faktin se roli bashkëlegjislativ i Parlamentit u përforcua me Traktat që është edhe akti më i lartë juridik, dhe në këtë kuptim në mungesë të një kushtetute të mirëfilltë, traktatet kanë fuqi dhe natyrë konstitucionale. Traktati Amsterdamit dhe ai i Nices vendosi dispozita që forcuan rolin dhe kompetencat e Parlamentit,andaj edhe u theksova kushtimisht se ishte një risi, pasi kishte vite që Parlamenti Evropian anashkalohej.

Procedura e bashkëvendosjes

Koncepti i procedurës së bashkëvendosjes10 është një hap më tej nga procedura e bashkëpunimit. Nëse në procedurën e bashkëpunimit, Këshilli mundet që në unanimitet të mos i përfillë qëndrimet e Parlamentit, atëherë më këtë bashkëvendosje në Traktatin e Amsterdamit dizajnuar dhe modifikuar edhe më vonë, bashkëvendosja ka krijuar një balancim në mes të Këshillit dhe Parlamentit.

Kjo në fakt nxiti kompromisin, sepse përndryshe do të duhej të hiqej dorë nga tërë procesi ligjvënës. Ky parim po gjen zbatim në shumë fusha, po zgjerohet aplikimi i tij, ndërkaq Traktati i Amsterdamit e bën këtë rregull të përgjithshme11. Procedura e Pëlqimit konsiston në atë që Këshilli vendos vetëm pas pëlqimit të Parlamentit, prandaj akti juridik mund të miratohet vetëm pasi të jetë miratuar bashkërisht nga Këshilli dhe Parlamenti. Kjo formë e procedurës është inauguruar me Aktin 8 Në të drejten për të votuar dhe kandiduar për zgjedhjet lokale, të drejtat qytetare, ceshtjen e tatimit indirekt,

vizat, azilin etj, . 9 Traktati i Amsterdamit, ndryshimet në shtyllen e dytë, te titulli “ndryshime në kompetencat e institucioneve”.10 Kjo procedurë është promovuar në Traktatin mbi Unionin Europian, neni 25.11 Amsterdam, A New Treaty for Europe, 17, korrik, 1997, Faqe 13. Sipas B. Reka, Studime Europiane , Faqe 214.

Page 46: Global Challenge 3

90 91GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Unik Europian. Roli i Parlamentit në këtë rast është i kufizuar në pranimin dhe mospranimin e dokumentit ligjor që paraqitet apo siç e kanë përshkruar shumë autorë “ajo i mundëson Parlamentit një pushtet të pakufizuar të zvarritjes dhe një pushtet absolut të refuzimit”12.

Procedura e Pëlqimit

Procedura e pëlqimit është një risi që erdhi si rezultat i Aktit Unik Europian dhe sipas kësaj, Këshilli duhet të sigurojë pëlqimin e Parlamentit Europian, përpara se të miratohen akte të caktuara, të cilat kanë të bëjnë së pari me pranimin e anëtareve të rinj dhe lidhjen e marrëveshjeve për asocim. Kategoria e marrëveshjeve, ndaj të cilave zbatohet kjo procedurë është rritur dukshëm. Në instancë të fundit procedura e pëlqimit nënkupton se Këshilli e ka arritur pëlqimin e Parlamentit Europian (dhe pëlqimi gjithmonë kërkon shumicë absolute të votave) përpara se të miratohen vendime shumë të rëndësishme.

Këshilli dhe Parlamenti duhet të bien dakord për tekstin i cili duhet të miratohet, dhe Këshilli nuk mund të miratojë akt, pa e shprehur opinionin e vet Parlamenti13.

Duhet të merremi vesh se paraqitja kaq e shkurtë dhe e thjeshtë e procedurave legjislative nuk do të thotë assesi se kjo punë është aq e thjeshtë, për vetë faktin se është një mekanizëm gjigant dhe kompleks ligjbërës plus kalimi dorë më dorë nëpër një burokraci të madhe tipike për Unionin Europian.

Bibliografia:

1. Iva Zajmi, “ E drejta Europiane”, Botimi i shtatë, Tiranë 2007.2. Abdulla Azizi, “Bashkimi Europian - E drejta, institucionet dhe politikat”, Universiteti i EJL,

Tetovë, 2010.3. Amsterdam, “A New Treaty for Europe”, 17, korrik, 1997, Faqe 4. Traktatin mbi Unionin Europian, neni 25.5. Traktati i Amsterdamit, ndryshimet në shtyllën e dytë, te titulli “ndryshime në kompetencat

e institucioneve”.6. Blerim. Reka, “Studime Europiane”, Faqe 214.7. Shih Westlake, Crage and De Burca, etj. 8. Neni 13 i Traktatit.9. Neni 211.10. http://europa.eu/index_en.htm.11. http://europa.eu/documentation/legislation/index_en.htm.12. http://europa.eu/documentation/order-publications/databases-subject/index_en.htm#17.13. http://eur-lex.europa.eu/en/treaties/dat/11997D/htm/11997D.html.

12 Shih Westlake, Crage and De Burca, etj. 13 Abdulla Azizi, Bashkimi Europian - E drejta, institucionet dhe politikat, Universiteti i EJL-së, Tetove, 2010.

Euroizimi i kredisë në Shqipëri

PhD Kandidat Orest Radhima

Abstrakt

Kredia në monedhë të huaj përfaqëson një fenomen të rëndësishëm në zhvillimet e fundit financiare në vëndet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CEEC). Kjo mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin makroekonomik të këtyre vëndeve. Përballë këtij fenomeni, në këtë punim do të analizoj se përse subjektet ekonomike dhe individët preferojnë të marrin kredi në monedhë të huaj përballë alternativës tjetër, për të marrë kredi në monedhën vëndase. Rezultatet tregojnë se, nga njëra anë kreditë në monedhë të huaj janë të drejtuara nga diferencat në normat e interest midis monedhave (monedhës vëndase me ato të huaja, më specifikisht me euron), nga minimizimi i variancës së kthimeve në portofolin financiar dhe nga niveli i besimit në institucionet financiare vëndase. Kjo tregon se këto kredi vijnë pjesërisht si përgjigje ndaj mungesës së stabilitetit makroekonomik. Nga ana tjetër, do të shohim se vetë bankat i këshillojnë klientët për të marr kredi në monedhë të huaj, gjë që i çon ato drejt zhvendosjes së riskut dhe konkurencës për pjesën e tregut. Në përgjithësi, kredimarrja në monedhë të huaj shihet si rezultat i një sërë faktorësh që lidhen me kërkesën e konsumatorëve, politikat bankare dhe nivelin e pamjaftueshëm të zhvillimit të sistemit bankar në vënd. Megjithatë analizat për rëndësinë e këtyre faktorëve janë eleminuar për shkak të mungesës së të dhënave. Gjithashtu, të dhëna të pakta ekzistojnë edhe në lidhje me sjelljen e huamarrësve privatë. Të dhënat për këtë cështje janë mbështetur në vrojtime të ndryshme të cilat sigurojnë informacionin mbi kreditë në monedhë të huaj nga subjektet dhe individët në disa vënde të CEE. Vrojtimet janë bërë gjatë perjudhës 2007-2010 në nëntë vënde të CEE (Shqipëri,Bosnjë

Proc

esi L

egjis

lativ

Uni

onin

Evr

opia

n

Page 47: Global Challenge 3

92 93GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dhe Hercegovinë, Bullgari, Poloni, Hungari, Rumani, Serbi, Maqedoni). Ne do të analizojmë efektin e diferencave në insitucionet finaciare vëndase. Gjithashtu, do të shohim se si reminitancat dhe adoptimi eventual i euros ndikon në kreditë në euro. Përveç indentifikimit të faktorëve që shtyjnë individët për të marrë hua në monedhë të huaj, do të shohim dhe anën tjetër, atë të faktorëve të ofertës, prej atyre faktorëve që varen nga vet bankat.

Të dhënat përshkruese dhe statistikat përshkruese

Për të analizuar faktorët që ndikojnë në euroizimin e kredisë, do të përdorim rezultatet e vrojtimeve të kryera nga Banka Qendrore e Austrisë. Vrojtimet japin informacion në lidhje me perceptimin që kanë vëndet e Evropës Qëndrore dhe Lindore në lidhje me zhvillimet monetare. Konkretisht, vrojtimet përfshijnë Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke, si dhe Kroacinë, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Maqedoninë.

Vrojtimi konsiston në pesë kategori pyetjesh. Pjesa e parë, përqëndrohet në vlerësimin dhe pritjet që kanë të intervistuarit për situatën financiare dhe ekonomike aktuale dhe atë të ardhshme. Gjithashtu, kjo pjesë përfshin dhe perceptimet në lidhje me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesa e dytë e vrojtimit përfshin pyetje në lidhje me kursimet dhe përbërjen monetare të kursimeve personale dhe të parave në qarkullim. Pjesa e tretë, i referohet planeve për kursim të individëve në Evropën Lindore, dhe më konkretisht përmban informacion mbi përbërjen e kredive. Pjesa e fundit, jep informacion mbi karakteristikat socialo-demografike të të intervistuarve.

Sipas rezultateve të vrojtimit, rreth 11 pëqind e individëve kishin në plan të mernin një kredi, dhe një e katërta e tyre, planifikonin të mernin kredinë në monedhë të huaj. Pjesa e individëve që planifikonin të merrnin kredi ishte pothuajse e njëjtë në të gjitha vëndet, me përjashtim të Hungarisë, ku vetëm gjashtë përqind e individëve mendonin të merrnin kredi.

Megjithatë, portofoli i kredive sipas monedhës, ndryshonte nga vëndi në vënd. Në vëndet ku norma e kursit të këmbimit ishte fikse (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria), vetëm 11 deri në 12 përqind e atyre që mendonin të merrnin një kredi, ishin të interesuar për kredi në monedhë të huaj. Nga ana tjetër, në Bullgari, Kroaci dhe Serbi, rreth 40% e atyre që do të merrnin kredi, mendonin ta merrnin në monedhë të huaj.

Ekzitojnë diferenca shumë të vogla demografike midis të intervistuarve në vëndet e ndryshme. Mosha e të intervistuarve është midis 40 deri 44 vjec, ndërkohë që ka shumë diferenca në karakteristikat e tregut të punës. Normat e papunësisë është mesatarisht 12% dhe ka një varjancë të lartë ndërmjet vëndeve të rajonit.

Kërkesa për kredi

Së pari, vlerësohet probabiliteti që individët të kërkojnë të marrin një kredi.Të papunët, pensionistët dhe studentët kanë një probabilitet shumë të vogël që të kenë në plan të marrin një kredi, krahasuar me të punësuarit, të cilët konsiderohen si kategoria bazë. Gjithashtu, individët me një llogari bankare, kanë një probabilitet të lartë për të marrë kredi. Kreditë varen në mënyrë të rëndësishme nga një sërë faktorësh demografik. Në veçanti intervistuesit e rinj në moshë, kishin qëllim për të marrë një kredi, ndërkohë intervistuesit më të vjetër (55 vjeç e sipër) kishin një efekt negativ në probabilitetin marxhinal për të marrë një kredi.

Niveli i të ardhurave konsiderohet i parëndesishëm kur flasim për plane për të marrë një kredi, ndërkohë që edukimi konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në kërkesën për kredi. Trendi i përgjithshëm i ekonomisë konsiderohet i rëndësishëm në përcaktimin e kërkesës për kredi. Gjithashtu, vrojtimet treguan se plani për kredi, varej dhe nga perceptimi i të intervistuarve për të ardhmen ekonomike të vëndit.

Euro

izim

i i k

redi

së n

ë Sh

qipë

ri

Përcaktuesit makro të kredisë në monedhë të huaj

Më sipër, identifikuam dy përcaktues të mëdhenj të përgjithshëm të kredisë në monedhë të huaj, diferenca në normën e interesit dhe masa e eurizimit të depozitave. Këto dy faktorë merren në konsiderat dhe përfshihen në stadin e dytë të ekuacionit, (në kërkesën për kredi në monedhë të huaj).Variablat makroekonomike pritet të kenë efekte mbi kërkesën për kredi në monedhë të huaj. Diferenca e normës së interesit, ka një efekt pozitiv, duke treguar se interesat më të larta të monedhës vendase, shoqërohen me rritjen e kërkesës për kredi në monedhë të huaj.

Niveli i euroizimit të depozitave, gjithashtu shfaq një efekt të rëndësishëm pozitiv në kërkesën për kredi në monedhë të huaj. Një rritje e euroizimit të depozitave me 0.1 përqind, sjell një rritje të probabilitetit të kredisë në monedhë të huaj me 0.3 përqind.

Së fundmi, analizohet efekti i inflacionit dhe kursit të këmbimit, sipas parimit të minimizimit të variancës së portofolit. Përkatësisht, në bazë të ekuacionit (4), llogaritet se ç’ndikim ka minimumi i variancës së portofolit, duke përdorur të dhëna mujore për inflacionin vjetor të këmbimit vjetor nga Janar i i vitit 2000 deri në Qershor të vitit 2010. Rezultatet tregojnë se qëllimi i individëve për të minimizuar variancën e portofolit të tyre ka një ndikim shumë të rëndësishëm në euroizimin financiar dhe kryesisht në Bullgari, Rumani, Maqedoni dhe Serbi. Nga ana tjetër, kriza financiare nuk pati një ndikim të rëndësishëm në pjesën e variancës minimale për euroizimin. Ndikimi i krizës financiare në kreditë në monedhë të huaj, mbetet e ulët në krahasim me inpaktin mbi kreditë në përgjithësi1.

Përcaktuesit socio-demografik

Vrojtimet e bëra nga Banka Qendrore e Austrisë, sigurojnë të dhëna mikroekonomike mbi përcaktuesit e kredisë në monedhë të huaj. Këto të dhëna ndahen në disa grupe, dhe do të analizohen të ndara. Për aq kohë sa nuk është e mundur të studiohen të gjithë faktorët makroekonomik për shkak të multikolinearitetit midis tyre, do të përfshihen variabla dummy dhe koha specifike e vendeve.Variablat bazë shpjegues përmbajnë informacion në lidhje me karakteristikat socio-ekonomike të intervistuesve, duke përfshirë dhe nivelin e tyre të të ardhurave. Gjithashtu, janë përfshirë dhe të dhëna për edukimin dhe moshën (janë ndarë në dy kategori, 19 deri më 34 vjeç dhe 55 vjeç e sipër), dhe së fundmi është përfshirë dhe madhësia e familjes së të intervistuarve (individë me 2-3 pjestarë në familje dhe më shumë se tre).

Rezultatet e analizës tregojnë se individët me të ardhura të mesme kanë një kërkesë më të ulët për kredi, nga ana tjetër grupmosha 19 deri në 34 vjeç është më e predispozuar për të marrë kredi në monedhë të huaj. Nivelet më të lartë të edukimit lidhen gjithashtu pozitivisht me planet për kredi në monedhë të huaj. Nga ana tjetër, individët më të mëdhenj në moshë (55 vjeç e sipër ) dhe ata me shumë anëtarë në familje kanë një kërkesë të ulët për kredi në monedhë të huaj. Për sa i përket krahasimit të kategorive të të intervistuarve në vende të ndryshme të Evropës Lindore, mund të themi se, në përgjithësi karakteristikat socio-demografike janë pak të rëndësishme ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, gjë e cila korespondon dhe me një sistem financiar më të zhvilluar, i cili i lejon individët që të kenë akses dhe në sisteme financiare jashtë vendit. Mosha dhe numri i pjestarëve të familjes janë të rëndësishme kryesisht për vendet jo anëtare të BE-së.

Karakteristikat e individëve që lidhen me parimin e minimumit të variancës së portofolit

Në kuadrin e mbledhjes së të dhënave për këtë çështje, u sigurua informacion mbi portofolin aktual të aseteve të individëve (nëse individët kishin kursime në monedhë të huaj) dhe informacion në lidhje me disa variabla të ndryshëm të cilët përshkruajnë mënyrën e të sjellurit të individëve kundrejt sigurimit të aseteve në euro. 1 Hake,M (2001): Determinants of Foerign Currency Loans in CESEE Countries: A Meta – Analysis.

Page 48: Global Challenge 3

94 95GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Duke qenë se këto variabla shprehin preferencat e individëve në lidhje me monedhën vendase apo atë të huaj, ato përfaqësojnë qëndrimin e individëve ndaj parimit të minimizimit të variancës së portofolit. Gjithashtu, këto variabla mbështeten në pritjet për të ardhmen, ndërkohë që minimumi i variancës së portofolit llogaritet mbi bazën e zhvillimeve të shkuara ekonomike. Pyetësori i drejtohet të intervistuarve nëse ¨depozitat e kursimit në monedhë të huaj janë më të sigurta për të ruajtur paratë e tyre, sesa depozitat në monedhën vendase¨, pra pyetësori drejtohet për kursimet dhe jo për kreditë.

Simetria e portofolit në modelin e Ize dhe Levy-Yeyati (2003), tregon se, individët të cilët preferojnë të kursejnë në monedhë të huaj, duhet gjithashtu të preferojnë të marrin kredi në monedhë të huaj. Nga ana tjetër, të intervistuarit u pyetën nëse blerjet e mëdha i bëjnë kryesisht në euro (si blerja e shtëpisë, makinës, mobiljeve etj).

Kjo pyetje gjithashtu i referohet zgjedhjes për ndërtimin e portofolit, dhe mund të meret si një tjetër shpjegim i minimumit të variancës. Rezultatet tregojnë se, individët të cilët kanë kursime në monedhë të huaj, në përgjithësi planifikojnë të marrin kredi në monedhë të huaj. Po ashtu, ata të cilët kishin një qëndrim pozitiv ndaj euros, gjithashtu mendonin për kredi në monedhë të huaj.

Për tu siguruar që këto rezultate nuk vijnë nga multikolineariteti, ku individët të cilët kanë depozita në monedhë të huaj gjithashtu janë të prirur të kenë një sjellje pozitive ndaj euros -u llogarit gjithashtu variabli i sjelljes dhe për ata të cilët nuk kishin depozita në euro. Rezultati nuk ndryshonte shumë. Së fundmi, individët janë më të predispozuar për të konsideruar një kredi në monedhë të huaj, nëse në vendin e tyre është e zakonshme që blerjet e mëdha të bëhen në euro.

Për sa i përket ndryshimeve midis vendeve, për vendet anëtare të BE-së dhe atyre me kurs këmbimi fiks, preferenca për kursimet në euro është e parëndësishme si faktor për të ndikuar në kërkesën për kredi në euro, ndërkohë që, për rastet të cilët kishin depozita në euro, ndikimi ishte shumë i rëndësishëm në nivelin e kredisë në euro. Në të kundërt, në vendet me një kurs këmbimi të luhatshëm, individët planifikonin kreditë në monedhë të huaj, në përputhje me sjelljet e tyre ndaj kursimeve në euro2.

Gjithashtu u krahasua, nëse individët preferonin më tepër të kursenin në euro duke depozituar në një bankë vendase apo në një bankë të huaj, me qëllimin për të parë se preferenca për të kursyer në euro mund të reflektojë një besim më të madh në institucionet financiare të huaja, kryesisht në vendet me një treg financiar jo shumë të zhvilluar.

Rezultatet konfirmojnë se individët të cilët besojnë më tepër në bankat vendase, kanë më pak prirje të planifikojnë për një kredi në monedhë të huaj, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë për ata të cilët u besojnë më tepër bankave të huaja. Megjithatë, variabli i besimit është i pa rëndësishëm për vendet e BE-së, duke reflektuar në këtë mënyrë nivelin e lartë të zhvillimit të institucioneve financiare në këto vende.

Së fundmi, do të shohim ndikimin e inflacionit dhe kursit të këmbimit në minimizimin e variancës së portofolit, duke përfshirë pritjet që kanë individët për inflacionin në vend dhe kursin e këmbimit. Më tej përfshihet dhe një variabel tjetër në lidhje me pritjet e individëve për stabilitetin e përgjithshëm në vendin e tyre.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë se, pritjet e inflacionit dhe kursi i këmbimit nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në vendimin për kredi në monedhë të huaj. Megjithatë është interesante, se në vendet ku pritjet janë për një qëndrueshmëri të monedhës vendase, dhe kursi i këmbimit është fiks, kemi një ulje të kërkesës për kredi në monedhë të huaj.

Ky efekt është në përputhje me ndikimin e inflacionit të pritshëm në diferencialin e normës reale të interesit, e cila e bën kredinë në monedhë të huaj më tërheqëse në kushtet e një kursi këmbimi stabël. 

Megjithatë, rezultat i kundërt është arritur në vendet ku regjimi i kursit të këmbimit bëhet i luhatshëm është thjesht de jure.

Dyshimi për stabilitetin e monedhës vendase dhe nga ana tjetër pasiguria për zhvillimin e ardhshëm të kursit të këmbimit, sjell uljen e kërkesës për kredi në monedhë të huaj. Ky rezultat është në përputhje me pikëpamjen se paqëndrushmëria e lartë në kursin e këmbimit sjell de-euroizimin (Kokenye, 2010).2 Brzoza – Brzezina, M (2005) : “Lending Booms in the new Member States, will Euro Adaption Matter ?¨

Euro

izim

i i k

redi

së n

ë Sh

qipë

ri

Faktorët mbrojtës të konsumatorëve

Kreditë në monedhë të huaj, janë veçanërisht tërheqëse për konsumatorët nëse ata janë të mbrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Më poshtë do të identifikojnë dy faktorë mbrojtës: reminitancat dhe pritjet në lidhje me një adoptim të mundshëm të euros.

Flukset e reminitancave mund të luajnë një funksion mbrojtës dhe të influecojnë kreditë në monedhë të huaj. Megjithatë, ndërkohë që roli i të ardhurave në monedhë të huaj mund të konfirmohet nga firmat (Rosenberg dhe Tirpak, 2009), roli i remitancave nuk është shumë i qartë në rastin e huamarrjes së individëve, ku remitancat mund të kenë një funksion social për të mbuluar nevojat për konsum të individëve. Të dhënat e vrojtimit konfirmojnë se reminitancat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vendet e marra në studim. Në Shqipëri, rreth 25% e individëve marrin në mënyrë të rregullt para nga jashtë.

Reminitancat janë të rëndësishme për rreth 10 % të individëve, gjithashtu dhe në vende si Maqedonia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Kroacia dhe Rumania. Nga të dhënat vihet re një luhatshmëri e reminitancave në kohë dhe një rënie e tyre kryesisht në mesin e vitit 2008. Këto të dhëna konfirmojnë se reminitancat nuk ndikojnë në planet për të marrë një kredi në monedhë të huaj. Nga ana tjetër, roli që ka pritja për adoptimin e euros në kredinë e huaj, është diskutuar në literaturë, dhe rezultati është se, pritjet për një adoptim të mundshëm të euros duhet ta bëjnë kredinë në euro më tërheqëse për individët, sepse rreziku nga kursi i këmbimit nuk do të ekzistojë më pas adoptimit. Megjithatë, faktet jane të ndryshme, Rosenberg dhe Tirpak (2009) tregojnë në analizën e tyre për vendet e reja anëtare të BE-së se perspektiva për adoptimin e euros nuk ka një ndikim të rëndësishëm në nivelin e euroizimit të kredive. Rezultatet e vrojtimit tregojnë për një efekt të rëndësishëm të adoptimit të euros në vendet anëtare të BE-së, por jo në ato të cilat nuk janë ende anëtare, duke pasqyruar në këtë mënyrë perspektivat e ndryshme ndaj anëtarësimit në euro. Kjo reflektohet në rezultatet e vrojtimit, se vetëm perspektivat afat gjata të adoptimit të euros (pas 5 vitesh) shfaqin një ndikim pozitiv në planet e individëve për të marrë kredi në monedhë të huaj. Probabiliteti që individët të kenë si qëllim të marrin një kredi të huaj është 10 përqind më e lartë nëse pritet që euro të adoptohet pas pesë vitesh (në krahasim me individët të cilët nuk shpresojnë në adoptimin e euros).

Arsyet për të marrë një kredi në monedhë të huaj

Rezultatet e mësipërme treguan qartë, se faktorët e kërkesës janë të rëndësishëm në përcaktimin e nivelit të kredive në monedhë të huaj. Po në lidhje me faktorët e ofertës? Më sipë thamë se dhe bankat kanë një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Konkretisht, pjesa e depozitave në monedhë të huaj, interpretohet si një faktor i ofertës sepse dëshmon për nivelin e përputhshmërisë së monedhave në banka.

Ky interpretim megjithatë mund të ketë një devijim, sepse pjesa e madhe e kursimeve në monedhë të huaj, mund të vi si pasojë e dëshirës së individëve për të kursyer dhe si pasojë nga parimi i minimizimit të variancës së portofolit, edhe për të marrë kredi në monedhë të huaj. Një ndarje e efekteve të faktorëve të kërkesës dhe ofertës është e mundur nëpërmjet të dhënave mikro3. Brown, Kirschenman dhe Ongena (2010) kanë realizuar një studim mbi kreditë e dhëna bizneseve nga bankat në Bullgari.

Nga vrojtimi i bërë në dy faza, në pranverë të 2008 dhe në pranverë të 2010, në lidhje me euron, mund të sigurojmë gjithashtu të dhëna mbi arsyet e marrjes së një kredie në monedhë të huaj nga individë të cilët e kanë marrë tashmë këtë kredi. Vrojtimi ofron shtatë arsye të ndryshme se pse një individ mund të kërkojë ta marrë kredinë në monedhë të huaj, dhe të intervistuarve u kërkohet nëse janë dakort me secilën prej këtyre arsyeve. 3 Haiss , P dhe Paulhart,A dhe Raniner, W (2009) : ¨Do Foreign Banks Drive Foreign Currency Lending in Central

and Eastern Europe ? ¨.

Page 49: Global Challenge 3

96 97GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Dy nga këto arsye lidhen me faktorët e ofertës, duke përshkruar politikat e bankës: njëra arsye ishte ¨Banka ime më këshillon për ta marrë kredinë në monedhë të huaj¨ dhe e dyta ¨Nuk do të kisha mundur të merrja të njëjtën shumë në monedhën vendase”. Të dhëna përshkruese tregojnë se faktorët e ofertës janë të rëndësishëm. Midis të gjitha vendeve, mesatarisht 60 % e individëve që kishin marrë një kredi në monedhë të huaj, u shprehën se ishte banka ajo që i kishte këshilluar të mernin një kredi të tillë. Ndërkohë, shifra e atyre që e kishin marrë kredinë për arsye se nuk do të mund të mernin të njëjtën shumë në monedhën vendase, është më e ulët, mesatarisht 48%.

Por, kjo nuk do të thotë se faktorët e kërkesës janë të parëndësishëm, pasi një pjesë edhe më e madhe e të intervistuarve mund të përgjigjen se kanë zgjedhur ta marrin kredinë në monedhë të huaj pasi është më e lirë. Megjithatë, në një renditje sipas rëndësisë, të arsyeve që shtyjnë individët ta marrin kredinë në monedhë të huaj, është që një nga dy faktorët e ofertës qëndron midis dy faktorëve më të rëndësishëm që një individ merr kredi në monedhë të huaj. Përveç të dhënave përshkruese, hetohet midis të dhënave mikro-ekonomike të faktorëve të ofertës duke ndërtuar të njëjtën kornizë metodologjike si më parë. Së pari, vlerësohet probabiliteti që individët të kenë një kredi në monedhë të huaj, të përfaqësuar si më parë nga një variabël dummy, F,

P (F=1)=Në fazën e dytë, variabli i varur është niveli i pranimit nga individët i faktit që kanë pranuar

të marrin kredinë në monedhë të huaj, si pasojë e pranimit të këshillës nga banka e tyre, ose sepse ishin të detyruar për shkak të kufizimit të shumës së kredisë,

P (S1,F=1)=Ku S merr vlera nga 1 (nuk jam aspak dakort për faktorin përkatës të ofertës) në 6 (jam

plotësisht dakort) por përkatësisht këshillën apo kufizimin në shumë të kredise. Të dy variablat e gabimit kanë shpërndarje normale. Rezultatet tregojnë se, për individët me të ardhura të ulëta ose të mesme, rritet probabiliteti që ata ta kenë marrë kredinë në monedhë të huaj për shkak se nuk do të mund të mernin të njëjtën shumë në monedhën vendase. Është e rëndësishme të thekesohet se ekziston një lidhje negative midis nivelit mesatar të të ardhurave dhe kredisë në monedhë të huaj.

Kështu që, vihet re se individët me një vlerë të ulët të kredisë janë detyruar nga banka për ta marrë atë në monedhë të huaj. Përveç këtyre faktorëve, individët të cilët kërkojnë kredi për shtëpi, kanë një probabilitet më të lartë që të ballafaqohen me problemin e kufizimit të shumës së kredisë në monedhën e tyre, por efekti nuk është shumë i madh. Individët të cilët kanë kursime në euro, kanë më pak mundësi të përballen me problemin e kufizimit të kredisë në monedhën vendase.

Duke ndjekur rezultatet e mësipërme, kjo situatë është e natyrshme, pasi rezultoi se kjo kategori konsumatorësh preferonin kredinë në monedhë të huaj, dhe në këtë mënyrë këta janë më tepër të udhëhequr nga faktorët e kërkeses. Ndërveprimi i dy faktorëve, kredisë për shtëpi dhe kursimeve në euro, është negative, dhe shumë e rëndësishme. Individët e rinj në moshë dhe ata që nuk kanë kursime, kanë më pak mundësi të jenë subjekt i kufizimit të kredisë në monedhën vendase, gjithashtu pritet që këta individë të kenë më pak akses në çfarë do lloj kredie në përgjithësi. Sipas të dhënave, konstatohet se faktorët të cilet lidhen me individët të cilëve banka i ka këshilluar për të marrë kredinë në monedhë të huaj, nuk janë të rëndësishme, duke treguar në këtë mënyrë, që bankat nuk kanë bërë dallime midis individëve të cilëve i kanë këshilluar kredinë në monedhë të huaj.

Rëndësia e efekteve rajonale në të dy ekuacionet duhet parë me kujdes. Për çdo të intervistuar, ndikimi që kanë faktorët rajonal, është llogaritur nga përgjigjet e të gjithë të intervistuarve në rajon. Rëndësia e këtyre variablave në të dy ekuacionet, tregon se probabiliteti që një individë të përgjigjet, që faktorët e ofertës ishin shumë të rëndësishëm në vendimin e tij për ta marrë kredinë në monedhë të huaj, është e korreluar me përgjigjet e të gjithë individëve të tjerë të intervistuar në atë rajon. Kjo sjell që bankat janë sjell pothuajse njësoj në të gjithë rajonin.

Ky rezultat është në një linjë me pikëpamjen se bankat kanë zhvendosur rriskun e tyre të monedhës në rast se kanë një pjesë të madhe të depozitave në monedhë të huaj te konsumatorët. Megjithatë, arsyeja e ¨këshillës së bankave¨, është përmendur në një masë të madhe nga individë në vende ku depozitat në monedhë të huaj nuk kanë një rol të rëndësishëm, kjo lë vend për një shpjegim tjetër të mundshëm. Bankat kanë përdorur kreditë në monedhë të huaj për të konkuruar për pjesë tregu në një treg që po rritet me hapa të shpejta.

Euro

izim

i i k

redi

së n

ë Sh

qipë

ri

Euroizimi i kredisë në Shqipëri

Në këtë pjesë do të shohim se në çfarë niveli është euroizimi i kredisë në Shqipëri, si filloi, cilët janë faktorët që ndikuan në euroizimin e kredisë, si aplikohen faktorët e kërkesës dhe të ofertës të identifikuar nga autorë të ndryshëm në euroizimin e kredisë në rastin e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë ka konfirmuar me të dhënat e saj kërkimore se monedha më e përdorur në Shqipëri është euro, duke marrë rolin që tradicionalisht më parë e ka pasur dollari, kryesisht gjatë viteve të para të tranzicionit.

Euro po bëhet i rëndësishëm në të gjitha funksionet që më parë realizoheshin nga dollari, si në blerjen e pasurive të paluajtshme, biletat e avionëve, në sektorët e shërbimit dhe depozitave në bankë. Norma reale e inflacionit në këto kushte nuk mund të jetë një tregues i besueshëm, sepse shumë transaksione nuk bëhen në monedhë0n vendase. Gjithashtu, përdorimi i gjerë i monedhave të huaja, e bën politikën monetare më pak efektive. Përdorimi i monedhave të huaja, është ndikuar nga stabiliteti makroekonomik dhe financiar, ku çdo krizë ka sjellë një përdorim gjithnjë e më të madh të monedhave të huaja.

Kredia në ShqipëriHuadhënia në Shqipëri gjatë vitit 2010 është rritur me 40.9 bilion lekë, ose 9.1% më

shumë se 2010. Sektori i biznesit vazhdon të mbetet sektori kryesor huamarrës, duke zënë rreth 67.3 % të kredisë totale në sistemin financiar. Kreditë për individë zënë një pjesë më të vogël, rreth 30.1% në 2010 krahsuar me 32.1 % në 2009. Në vitin 2010, kreditë për binese dhe individ u rritën respektivisht 15.6 % dhe 2.3 % krahsuar me 2009 4 .

Analizat e portofolit të kredisë në termat e monedhës dhe huamarrësve tregon se rreth 72.9 % e kredive për biznese janë në monedhë të huaj, duke mbajtur një peshë pothuajse stabile me vitin 2009 (73.7 %). Kreditë në euro përbëjnë 96.7 % të portofolit total të kredisë në monedhë të huaj .

Në fund të vitit 2010, analizat e kredive sipas huamarrësve dhe qëllimet e huas tregojnë se pjesa më e madhe e huave është në formën e overdraftit e tërhequr nga bizneset rreth 22.9% , e ndjekur më pas nga investimet në pasuri të patundshme nga individët me 21.2 % .

Zhvillimet në kreditimin e sektorit privat pasqyrojnë ndërmjetësimin e faktorëve të kërkesës dhe të ofertës. Pavarësisht sinjaleve për gjallërimin e kërkesës për kredi në segmente të caktuara, niveli i besimit të agjentëve ekonomik mbetet i ulët. Pasiguria e perceptuar për të ardhmen vazhdon të kushtëzoj një orientim të konsumatorëve drejt kursimit dhe një sjelljeje të kujdesshme të tyre në kryerjen e shpenzimeve dhe në përdorimin e kredisë.

Rreziku i kredisë për shkak të kursit të këmbimit

Rreziku i kredisë për shkak të kursit të këmbimit përcakton efektin që kanë luhatjet e kursit të këmbimit në aftësine e bisneseve dhe të individëve për të shlyer huamarrjen në monedhë të huaj. Për shkak të nivelit të lartë të kreditimit në monedhë të huaj, në rastin e Shqipërisë është e rëndësishme të vlerësohet ecuria e tij. Në dhjetor të 2010-ës, kredia në monedhë të huaj përbën 67.5% të totalit të kredisë të marrë pranë institucioneve financiare duke qëndruar në vlera të përafërta me një vit më parë (68.1%). Për të vlerësuar ecurinë e rrezikut të kursit të këmbimit për bizneset dhe individët përdoren dy tregues: a) pozicioni fmananciar në valutë dhe b) raporti “tepricë e kredisë se pa mbuluar nga rreziku i kursit të këmbimit ndaj tepricës së kredisë”.

Treguesi i pozicionit fmanciar në valutë paraqet diferencën midis depozitave në valutë 4 Banka e Shqipërisë,(2011) : ¨Raporti Statistikor Mujor¨ Foreing Currency Lending in Emerging Europe : Bank-

Level Evidence¨.

Page 50: Global Challenge 3

98 99GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dhe kredisë në valutë të marrë nga bizneset ose individët pranë institucioneve financiare. Thellimi i pozicionit debitor në valutë të bizneseve ose individëve nënkupton një ekspozim më të madh ndaj rrezikut të kursit të kembimit. Ky tregues reflekton ekspozimin afatgjatë të bisneseve ose të individeve ndaj rrezikut të tërthortë të kursit të këmbimit.

Teprica e kredisë së pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit mat ecurinë e kredimarrjes në valutë pranë bankave tregtare për bizneset ose individët, të cilët i kanë të ardhurat në monedhën vendase. Rritja e raportit të kesaj teprice ndaj tepricës totale të kredise sinjalizon për një ekspozim më të madh ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Ky tregues vlerëson në mënyrë të drejtëpërdrejtë ekspozimin e biznesit ose të individëve ndaj rrezikut të tërthortë të kursit të këmbimit.

Për sa i përket treguesit të parë, pozicioni financiar (debitor neto) për bizneset paraqitet shumë më i thelluar në monedhë të huaj, krahasuar me pozicionin debitor neto në lekë. Në nëntor të vitit 2010, bizneset janë debitore ndaj institucioneve fmanciare me rreth 175 miliardë lekë në formën e kredisë në monedhë të huaj dhe vetëm me 52 miliardë lekë në monedhën vendase. Për shkak të rritjes se kreditimit, raporti “Teprica e kredisë e pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit ndaj tepricës totale të kredisë” për bizneset ka shënuar rënie në muajin dhjetor 2010. Vlera e tij është 33% krahasuar me 36.9% të një viti më parë.

Gjithsesi vlerësohet se rreth 41% e tepricës së kredisë totale për individët të marrë pranë bankave, përbëhet nga kredi e pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit, duke treguar se ekspozimi ndaj rrezikut të kursit të këmbimit është i pranishëm. Lëvizjet e mundshme të kursit të këmbimit janë ato që materializojnë rrezikun e kursit të këmbimit, ndaj të cilit janë potencialisht të ekspozuar bizneset dhe individët. Për shkak të qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit lekë/euro gjatë tremujorit të fundit të 2010, vlerësohet se ekspozimi i bizneseve dhe individëve ndaj kursit të këmbimit nuk është rritur.

Gjatë tremujorit të fundit të 2010, monedha euro është mbi çmuar me 1% në terma vjetore krahasuar me 11.4% për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, individët janë kreditorë në monedhë të huaj të sistemit financiar me 218 miliardë lekë, në nivel të përgjithshëm individët janë të mbrojtur ndaj rrezikut të nën çmimit të kursit të këmbimit. Gjithsesi vlerësohet se rreth 41% e tepricës së kredisë totale për individët të marrë pranë bankave përbëhet nga kredi e pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit, duke treguar se ekspozimi ndaj rrezikut të kursit të këmbimit është i pranishëm. Lëvizjet e mundshme të kursit të këmbimit janë atë që materializojnë rrezikun e kursit të këmbimit, ndaj të cilit janë potencialisht të ekspozuar bizneset dhe individët. Për shkak të qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit lek/euro gjatë tremujorit të fundit të 2010, vlerësohet se ekspozimi i bizneseve dhe individëve ndaj kursit të këmbimit nuk është rritur. Gjatë tremujorit të fundit të 2010, monedha euro është mbi çmuar me 1% në terma vjetore krahasuar me 11.4% për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreziku i kredisë për shkak të normës së inflacionit

Inflacioni vjetor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 rezultoi në 3.2%. Nga njëra anë kjo rritje është e mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët e ekonomisë, por veçanërisht nga ai i industrisë dhe i shërbimeve. Megjithë trendin rritës, zgjerimi i aktivitetit ekonomik në vend, vazhdon të qëndrojë nën nivelin potencial, duke konfirmuar vlerësimet e deri tanishme për presione të përmbajtura inflacioniste, të gjeneruara nga hendeku negativ prodhimit. Nga ana tjetër, performanca e mirë e eksporteve ka vazhduar të mbështesë norma pozitive të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, por në një masë më të vogël, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë politika stimuluese e sektorit fiskal, ka dhënë një kontribut pozitiv në rritjen e kërkesës së brendshme, duke kompensuar ecurinë e ngadaltë të investimeve dhe konsumit privat në këtë periudhë. Në muajt maj dhe qershor ai kapi vlerat më të larta në historinë e matjes së tij (3.4%). Inflacioni bazë në tremujoret e parë dhe të dytë të vitit 2011 shënoi përkatësisht vlerat 3% dhe 3.4%. Rritja e çmimeve të disa artikujve të rëndësishëm të shportës mbi të cilat matet inflacioni bazë, kryesisht pas shkurtit të 2011-ës, evidentoi praninë e efekteve të veprimit të dytë në çmimet e konsumit.

Euro

izim

i i k

redi

së n

ë Sh

qipë

ri Vazhdueshmëria e lartë e inflacionit bazë në tremujorin e dytë të vitit 2011, kontribuoi me rreth 57 % në formimin e inflacionit total. Ky kontribut vlerësohet relativisht i lartë, si në krahasim me historinë, ashtu edhe me vlerën e tij në tremujorin paraardhës dhe atë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Inflacioni jo bazë në pjesën e parë të vitit 2011 rezultoi 6.2%, duke qëndruar rreth 4 pikë përqindje më poshtë se sa ai i të njëjtës periudhe të vitit të kaluar. Këto zhvillime dhe prirja në rënie e tij gjatë dy tremujorëve të vitit aktual, kontribuan në sheshimin e luhatjeve afatshkurtra në çmimet e konsumit. Kjo sjellje u ndihmua nga nën çmimi vjetor më i moderuar i kursit nominal të këmbimit, nga shuarja e pjesshme e rritjeve të çmimeve të rregulluara dhe nga sjellja e theksuar sezonale e çmimeve të disa produkteve bujqësore.

Depozitat në monedhë të huaj

Si një nga faktorët e ofertës e cila ndikon në nivelin e kredisë në monedhë të huaj, është dhe niveli i depozitave në monedhë të huaj. Situata e depozitave në Shqipëri është e tillë, që pas rënies në tremujorin e katërt të vitit 2008, rënie e cila vazhdoi dhe në fillim të vitit 2009, depozitat e konsumatorëve filluan të rriteshin në sistemin bankar.

Kjo tendecë rritëse e depozitave u rrit dhe më tepër në 2010. Depozitat u rritën me 122 bilion lekë (17%) në 2010, krahasuar me 49 bilion lekë (7%) në 2009. Depozitat vazhduan të pësonin një ndër burimet më të rëndësishme të fondeve në sistemin bankar.

Niveli i përqëndrimit të depozitave në sistemin bankar është i lartë. Në fund të vitit 2010, pesë bankat më të mëdha përbënin rreth 74% të totalit të depozitave. Nga njëra anë, në terma të numrit të depozituesve, rezultoi që bankat e vogla kanë një pjesë të vogël të tyre. Në të gjithë sistemin, shuma totale e depozitave të njëzet depozitorëve më të mëdhenj të secilës bankë përbënte 10.6% të totalit të depozitave, duke sjellë në këtë mënyrë një përmirësim me 1.6 pikë përqindje krahasuar më dhjetor 2009.

Mjedisi ekonomik

Performanca ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2010, është karakterizuar nga një përmirësim gradual i kërkeses agregate, nga një stabilitet makroekonomik i konsoliduar. Sipas të dhënave, PBB u rrit me 3.9% në 2010 krahasuar me vitin 2009. Inflacioni mesatar ishte në nivelet e planifikuara nga Banka e Shqipërisë, 3.6%. Rritja ekonomike u mbështet me shumë në kërkesën e jashtme dhe rritjen e eksporteve, ndërkohë që kërkesa vendase ishte më e ngadaltë. Shpenzimet konsumatore dhe investimet ishin më të përmbajtura për shkak të pasigurisë për të ardhmen dhe kapaciteteve të saj të lira. Sipas sektorëve, ekonomia Shqiptare, pati më tepër rritje në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.

Rikuperimi i sigurisë në sistemin financiar, situata e qëndrueshme makroekonomike dhe masat rregullatore dhe supervisore të ndërrmara nga Banka e Shqipërisë, çuan në një sistem bankar të qëndrueshëm dhe të përmirësuar, likuid dhe me përfitime. Si rrjedhojë, kredia në ekonomi u rrit në 2010.

Megjithatë, ai vazhdon të vuajë nga një mungesë e kërkesës dhe cilësisë, për plane biznesi për kredi, cilësore dhe të vlefshme, dhe si pasojë sistemi bankar bëhet i shtrënguar ndaj dhënies së kredive. Lehtësirat për të ardhmen, rritja e normës së interesit të sistemit bankar ndaj konsumit fmanciar vendas dhe investimeve, ulja e pasigurisë dhe klima e përgjithshme më e shëndetshme e biznesit, priten të sjellin një rritje të kërkesës për kredi. Gjatë vitit 2010, operacionet bankare mbajtën një qëndrim mbrojtjës ndaj rriskut të matur.

Niveli i kredive u rrit në mënyrë të moderuar sipas perceptimit të agjentëve ekonomik për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Ky qëndrim, i agjentëve ekonomik nga njëra anë, dhe e

Page 51: Global Challenge 3

100 101GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

ekonomive vendase nga ana tjetër duket se kanë reflektuar dhe zhvillimet e përgjithshme që kanë ndodhur në rajon dhe në botë.

Si përgjigje ndaj situatave të ndryshme, sistemi bankar në vende të ndryshme të rajonit reagoi në mënyrë të moderuar, duke u shoqëruar me një rritje të aktiviteteve bankare. Rrisku i kredisë në sistemin bankar, duhet të jetë rritur në kushtet kur kemi një rritje të treguesve për kreditë e këqija. Megjithatë, niveli i përgjithshëm i rriskut mbetet në nivele mesatare për shkak të mbajtjes të një niveli të kënaqshem të kapitalit.

Kapitalizimi i bankave u mbështet nga rritja e fitimeve neto të tyre, e cila ka mbuluar dhe rritjen e humbjeve nga kreditë, si pasojë e përkeqësimit të cilësisë së kredive. Likuiditeti në 2010-ën u përmirësua, kryesisht në terma të likuiditetit në monedhë të huaj, i cili ishte shqetësues në 2009-ën për pjesën më të madhe të firmave.

Konkluzione

Kreditë në monedhë të huaj, janë ndër zhvillimet financiare më dinamike në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore. Ndërkohë që kreditë në monedhë të huaj kanë kontribuar në rritjen e konsumit, ato kanë rritur gjithashtu dhe dobësinë financiare të huadhënësve dhe kreditorëve. Duke parë zhvillimet e kundërta ekonomike gjatë viteve të fundit, kjo mund të rrezikojë stabilitetin fianciar të vendeve ku pjesa e detyrimeve në monedhë të huaj është e lartë. Për këtë arsye diskutimet politike i referohen rëndësisë së faktorëve të kërkesës dhe të ofertës. Përdorimi i të dhënave individuale të individëve, duke përfshirë të dhëna mbi planet për kredi, prirjet, preferencat dhe motivet për kredi në monedhë të huaj, na lejon të dallojmë midis faktorëve të kërkesës dhe asaj të ofertës. Rezultatet e këtij studimi japin një kornizë më të dallueshme të faktorëve që përcaktojnë euroizimin e detyrimeve të konsumatoreve në CEE. Nga njëra anë, diferenciali në normën e interesit është një faktor i rëndësishëm për kredinë në monedhë të huaj, e cila rrit kërkesën në mënyrë pothuajse proporcionale. Rezultatet gjithashtu tregojnë se individët përdorin kredinë në monedhë të huaj për të minimizuar variancën e portofolit të kredisë, duke sugjeruar se kredia në monedhë të huaj është kërkuar si përgjigje ndaj mungesës së stabilitetit ekonomik.

Karakteristikat demografike (mosha dhe madhësia e familjes) dhe faktorët ekonomik ndikonin në planet e individëve për të marre kredi apo jo. Reminitancat nuk luanin ndonjë rol, por kursimet në euro, rrisnin probabilitetin e marrjes së kredive në monedhë të huaj. Më tej, prirjet për adoptimin e euros kishin një ndikim të rëndësishëm në vendimin e individëve për të marrë një kredi në monedhë të huaj.

Besimi në institucionet financiare, vendase dhe të huaja, e cila mund të interpretohet si një shpjegim i minimizimit të variancës së portofolit, i përket një ndër faktorëve më të rëndësishëm që ndikojnë në vendimin e konsumatorëve për të marrë kredi në monedhë të huaj. Nga ana tjetër, arsyet e konsumatorëve për të marrë një kredi në monedhë të huaj, tregon se faktorët e ofertës kanë një ndikim të rëndësishëm. Kreditë në monedhë të huaj janë rekomanduar nga bankat.

Disa huamarrës, duket se kanë marrë një shumë më të lartë të kredisë, kur kredia ka qenë në monedhë të huaj – kjo e aplikuar kryesisht për klientët me një vlerë të ulët të kredisë. Nga karakteristikat e vendeve kjo gjë theksohet dhe më tepër nga me sa duket bankat kanë përdorur kreditë në monedhë të huaj për të reduktuar mos përputhshmërinë midis monedhave ne bilancin e tyre, dhe për të konkuruar për pjesë tregu.

Pavarësisht prirjet fillestare, pamë që, ndikimi i përgjithshëm i krizës financiare mbi kreditë në monedhë të huaj ka qenë në përgjithësi i ulet. Faktorë jo të drejtëpërdrejtë të cilët kanë sjellë uljen e përgjithshme të kërkesës për kredi, janë përgjegjës në një shkallë të lartë për rënien në kërkesën për kredi në monedhë të huaj.

Euro

izim

i i k

redi

së n

ë Sh

qipë

ri Literatura: 1. Fidrmuc. J, Hake.M, Stix.H, (2011) “Households” Foreing Currency Boring in Central and

Eastern Europe”.2. Haiss.p dhe Rainer.W (2011), “Credit Euroization in CESEE: The “Foreing Funds Channel

at Work”.3. Galac.T dhe Kraft.E (2011”: “Monetary and Financial Policies for de-eurozation” –a Case

Study of Recent Croation Experience”.4. Basso.F dhe Calvo-Gonzales dhe Juriglas.M (2009)  “Financial Eurozation: The role of

Foreing-owned Banks and Interest Rate”.5. Banka e Shqiperise, (2011): “Raporti Statistikor Mujor “Foreing Currency Lending in

Emerging Europe: Bank-level Evidence”.6. Hake.M (2011): “Determonation of Foreing Currency loans in CESSE Countries: A Meta

– Analysis.7. Haiss.P dhe PaulHart, A dhe Rainer.W (2009): “Do Foreing Banks Drive Foreing Currency

Lending in Central and Eastern Europe?”.8. Brzoza – Brezezina. M (2005) “Lending booms in the new Member State, will Euro Adaption

Matter?”9. Banka e Shqiperise (2011) “Raporti i Politikes monetare per tremujorin e dyte te 2011”.10. Banka e Shqiperise (2010) “Raporti i Stabilitetit Financiar per gjashtemujorin e dyte te 2010”.11. Banka e Shqiperise, (2010) “2010 Supervision Annual Report.

Page 52: Global Challenge 3

102 103GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Shteti dhe Sovraniteti në kohën e Globalizimit

PhD Kandidat Dukagjin Leka

Abstrakt

Rendi dhe politika botërore sot po përballen me një rrezik të ri, i cili ka lindur në shekullin e kaluar dhe ka marrë zhvillim në gjysmë-shekullin e fundit dhe fillim-shekullin e ri dhe i cili ka arritur që sovranitetin e shteteve kombëtare ta vërë sot në pikëpyetje. Ekzistojnë teoricienë të ndryshëm që theksojnë se ka një varësi të vazhdueshme dhe në rritje në mes të shteteve, por edhe se ndërlidhshmëria në mes shteteve-kombe kanë bërë që qeveritë të jenë më të dobëta dhe më pak të rëndësishme se sa më parë.

Shteti dhe sovraniteti janë dy fjalët të cilat në shekullin XXI përdoren më së shumti, si në planin e brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, në këtë të fundit edhe më tepër. Mirëpo, përderisa në shekullin e kaluar është folur për sovranitetin si diçka që është e lidhur fortë dhe e pandashme me shtetin, ashtu sikurse nëna me fëmijën e saj, në këtë fillim shekulli-globalizëm, shteti dhe sovraniteti janë duke u përdorur si diçka që kanë qenë shumë të lidhura, mirëpo sot ekziston një zbutje e kësaj lidhje.

Kjo është bërë për shumë arsye të ndryshme, sepse në kohën që po jetojmë edhe sovraniteti i shtetit si diçka absolute dhe e paprekshme nuk ekziston më në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo është duke u dëshmuar çdo ditë e më shumë. Kemi rastin e intervenimeve humanitare, ku sovraniteti i një shteti merret përkohësisht apo shkelet, pastaj kemi krijimin e organizatave regjionale e ndërkombëtare, të cilat çdo ditë e më tepër kanë fituar fuqi brenda për brenda vetë organizatës, siç është Bashkimi Evropian, pastaj ndikimi i globalizimit në zbutjen e këtij sovraniteti, qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, etj kanë ndikuar në masë të madhe që termi absolut për sovranitetin të dobësohet dita ditës.

Shte

ti dh

e So

vran

iteti

në k

ohën

e G

loba

lizim

it Kjo dhe gjithçka mbi sovranitetin që nga krijimi i tij, duke filluar nga Greqia Antike, e duke vazhduar me Paqen e Vestfalisë, krijimin e shtetit komb e deri në ditët e sotme, duke përfshirë edhe sfidat e tij do të paraqiten në këtë punim shkencor. Ky punim shkencor do të paraqesë para lexuesit dhe të gjithë të interesuarve të tjerë elemente të rëndësishme të cilat argumentojnë zbutjen e sovranitetit të shteteve në shekullin XXI – në kohën e globalizimit.

Shteti në kohën e Greqisë Antike

Dihet fare mirë se themelet e mendimit politik dhe filozofik mbi shtetin i ka vendosur Aristoteli që në kohët e lashta. Aristoteli e konsideronte shtetin si një njeri me përmasa të mëdha, dhe ai mendonte se përderisa drejtësia është virtyt i përgjithshëm i njeriut të ndershëm, ajo po ashtu e karakterizon një shoqëri të mirë.

Shteti (sipas Aristotelit) është një institucion natyror, sepse ai reflekton strukturën e natyrës njerëzore. Pra gjithnjë sipas Aristotelit, origjina e shtetit është një reflektim i nevojave ekonomike të njeriut dhe shteti lind pikërisht mbi këto nevoja. Aristoteli në librin e tij Politika thoshte se:

“Pasi shohim se çdo shtet përfaqëson njëfarë bashkësie dhe se çdo bashkësi është krijuar për shkak të ndonjë të mire dhe pasi për shkak të asaj që mendojnë se është e mirë, njerëzit bëjnë gjithçka, atëherë është e qartë se të gjitha bashkësitë synojnë një të mirë, kurse ajo që është më e fuqishme se të tjerat dhe e cila përfshin në vetvete të gjitha të tjerat, synojnë një të mirë më të lartë se të gjitha të tjerat. Ajo quhet shtet, respektivisht bashkësi shtetërore”1 .

Procesi i zhvillimit të shteteve (jo në kuptimin modern) nis në Greqinë antike. Shtetet helene krijohen si qytet-shtete të quajtura polise. Krijimi i këtyre qytet-shteteve bëhet kryesisht si rezultat i zhvillimit ekonomik - shoqëror dhe i shtresimit ekonomik dhe shoqëror të popullsisë, por edhe nën ndikimin e qytetërimit të Lindjes së Lashtë2. Megjithatë, Greqia klasike përbëhej nga një numër i njësive politike dhe sociale autonome të njohura ndryshe edhe si polise, dukshëm të pavarura nga jashtë por në praktikë të ndikuara, në shkallë të ndryshme, nga presionet e shteteve më të fuqishme Greke ose nga ambiciet e fqinjëve të tyre jo-Grek3.

Qytet - shtetet greke e shikonin veten si pjesë e të njëjtit civilizim, por që kishin arritur nivele të ndryshme në këtë proces të civilizimit. Por, në mes tyre kishte dallime sidomos në zhvillimin ekonomik dhe në sistemin politik.

Ndërmjet poliseve greke ndodhnin luftëra të shpeshta dhe konflikte, por krijoheshin edhe aleanca të ndryshme, ku aleancat kanë pasur kryesisht karakter të përkohshëm, kurse poliset gjithmonë ia kanë arritur të ruajnë sovranitetin e tyre4.

Sistemi shtetëror grek u shkatërrua nga perandoritë më të fuqishme dhe me kalimin e kohës, grekët iu nënshtruan Perandorisë Romake. Gjithashtu, perandoria ishte organizimi mbizotërues politik që u shfaq në Evropën Kristiane disa shekuj pas rënies së Perandorisë Romake.

Para shfaqjes së shtetit modern në shekujt XVI dhe XVII, qeverisja ka operuar nëpërmjet rrjetit të institucioneve të dobëta, duke përfshirë perandoritë, qytetet e pavarura, monarkitë, kishat, etj. Ndërsa, pika përfundimtare historike e erës mesjetare dhe pika fillestare e sistemit modern ndërkombëtar zakonisht identifikohet me Luftën Tridhjetëvjeçare (1618 -1648) dhe Paqen e Vestfalisë e cila e përfundoi atë5.

1 Aristoteli: “Politika”, Përkthyer nga Murteza Shala, Prishtinë, Elta BS & Artini, 2003. F.5.2 Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu: “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës”, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës,

2002, f. 70. 3 David Boucher: “Political Theories of International Relations”, U.S.A., Oxford University Press, f. 47. 4 Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu: “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës”, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës,

2002, f. 71. 5 Robert Jackson & Georg Sørensen: “Introduction to International Relations (Theories and Approaches)”,

U.S.A., Oxford University Press 2nd Edition, 2003, f. 11-16.

Page 53: Global Challenge 3

104 105GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Paqja e Vestfalisë dhe Shteti-Komb

Paqja e Vestfalisë konfirmoi shpërbërjen e Evropës Qendrore dhe të Perandorisë së Shenjtë Romake duke i pajisur princat dhe shtetet e tyre me prerogativën thelbësore të sovranitetit dhe sidomos me të drejtën për të shpallur luftë apo paqe6. Ajo, (Paqja e Vestfalisë) legjitimoi një commonwealth të shteteve sovrane. Paqja e Vestfalisë shënoi fitoren e stato (shtetit) për kontroll të punëve të brendshme brenda territorit të caktuar dhe i të qenurit i pavarur nga jashtë. Kjo ishte aspirata e princërve në përgjithësi dhe posaçërisht atyre gjerman, Protestant dhe Katolik, në lidhje me Perandorinë e Shenjtë Romake dhe atë Habsburge7.

Pra, shtetet-kombe janë shtete të hershme të formuara në bazë të Traktatit të Vestfalisë të vitit 16488. Me zhvillimin e shteteve, po ashtu u krijua nevoja për justifikimin e tyre teorik. Filozofi francez Zhan Bodin ( Jean Bodin) definoi sovranitetin si pushteti i pa penguar dhe i pa ndarë për të nxjerrë ligje. Në Angli, juristi konservativ Uilliam Blakston (William Blackstone) vërejti se “është dhe duhet të ketë në secilin shtet një autoritet suprem, absolut, të pa kontrolluar dhe të pa rezistueshëm, në të cilën e drejta e sovranitetit ruhet ”9.

Sot, shteti është një nga aktorët më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shteti është tërësia territoriale e kontrolluar nga një qeveri dhe e banuar prej një popullsie. Një qeveri shtetërore nuk i përgjigjet asnjë autoriteti më të lartë; ajo ushtron sovranitet mbi territorin e saj10. Në anën tjetër, sovraniteti nënkupton një të drejtë ekskluzive për të ushtruar një autoritet të lartë, në një kohë të caktuar mbi një territor apo rajon gjeografik, si dhe mbi një grup njerëzish që së bashku formojnë një komb ose disa kombe11. Sovraniteti është një status juridik dhe një koncept politik.

Në një anë, kur thuhet se një shtet është sovran, atëherë bëhet një gjykim mbi pozitën legale të shtetit në botë, pra që nuk njeh asnjë autoritet më të lartë legal. Në anën tjetër, kur thuhet që shteti është sovran nënkupton që posedon disa lloje të kapaciteteve, aftësive për të vepruar në mënyra të ndryshme, për të kryer detyra të caktuara12.

Pra koncepti i nocionit të sovranitetit i referohet kapacitetit të trefishtë të një shteti, të cilat janë “Epërsia absolute mbi punët e brendshme brenda territorit të saj, të drejtën absolute për të qeverisur popullin e tij dhe liria nga çdo ndërhyrje e jashtme në çështjet e mësipërme”13. Kështu që një shtet është sovran në qoftë se ai ka aftësinë për të bërë dhe zbatuar ligje brenda territorit të tij dhe mund të funksionojë pa asnjë ndikim nga ndonjë forcë e jashtme apo ndihmë dhe nuk pranon asnjë autoritet të lartë mbi veten në botën e shteteve të pavarura.

Shteti dhe Sovraniteti sipas së Drejtës Ndërkombëtare Publike

Fjalori i terminologjisë juridike dhe politike të sotme e definon termin “sovran” si “një që ka supremacinë ose është i gradës më të lartë, ose autoritet mbi të tjerët; një epror; një sundimtar apo guvernator”. Zakonisht, nocioni i sovranitetit i referohet idesë së lartë, idesë së një autoriteti më të pavarur mbi një territor. Nëse një shtet është sovran mbi një territor, lideri i saj (pavarësisht se çka është ai/ajo, monarki, qeveri, apo president) ka autoritetin e pakufizuar brenda atij territori14.6 Lawrence C. Mayer et al: “Politikat Krahasuese”, Përkth. Kujtim Ymeri dhe Rudina Gazheli, Tiranë,

ORA, 2003, f. 190. 7 Robert Jackson & Georg Sørensen: “Introduction to International Relations (Theories and Approaches)”,

U.S.A., Oxford University Press 2nd Edition, 2003, f. 17. 8 Rexhep Meidani: “Kurthet e Shtetit-Komb”, Tiranë, Toena, 2005, f. 92. 9 Rod Hague & Martin Harrop: “Comparative Government and Politics: An Introduction”, New York,

Palgrave, 2001, 5th Edition, f. 7. 10 Joshua Goldstein: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, përkthyer nga Arian e Teuta Starova, Tiranë, Dituria,

2003, f. 24. 11 Rexhep Meidani: “Kurthet e Shtetit-Komb”, Tiranë, Toena, 2005, f. 87. 12 Chris Brown: “Understanding International Relations”, New York, Palgrave, 2nd Edition, 2001, f. 128. 13 Guigo Wang: “The impact of Globalization on State Sovereignty”, Chinese Journal of International Law,

2004, f. 473.14 A.S. Hornby:“Oxford Advanced Learner’s Dictionary”, Oxford University Press, New York, 2000, f.

1236.

Shte

ti dh

e So

vran

iteti

në k

ohën

e G

loba

lizim

it Ky parim i sovranitetit është parë si i plotë dhe i pakushtëzuar në të drejtë ndërkombëtare për shekuj me radhë; “Shtetet kanë ndaluar çdo përpjekje për të kufizuar apo edhe për të vënë në pikëpyetje absolutizmin e pushtetit të tyre sovran”.

Sistemi modern i së drejtës ndërkombëtare është rezultat i transformimeve të mëdha politike që shënuan tranzicionin nga Mesjeta në periudhën moderne të historisë. Ajo po ashtu mund të përmblidhet si transformim i sistemit feudal në shtetin territorial15.

E drejta ndërkombëtare publike rregullon marrëdhëniet midis subjekteve të së drejtës ndërkombëtare dhe për këtë arsye shteti është subjekt origjinal i së drejtës ndërkombëtare, sepse në marrëdhënie të tij juridike me shtete të tjera krijon të drejtën ndërkombëtare16.

Shteti në të drejtën ndërkombëtare përkufizohet si institucion i krijuar nga grupi për realizimin e disa qëllimeve, prej të cilëve më i rëndësishmi është ruajtja e së drejtës dhe e rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavarësisë së popullit në marrëdhënie me popujt e tjerë17.

Konventa e Montevideo-së e vitit 1933 konsideron kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet tjera si një nga katër veçoritë kryesore të shtetit. Të tri veçoritë e tjera janë: popullsia e përhershme, territori i caktuar dhe qeveria18.

Në anën tjetër, sovraniteti sipas të drejtës ndërkombëtare përfshin më vete të drejtën që çdo shtet pavarësisht të përcaktojë ose të ndërrojë rendin e vet politik ose ekonomik në bazë të vullnetit të vet dhe pa ndërhyrje nga jashtë, që të lidhë marrëveshje ndërkombëtare dhe të ushtroj pushtetin më të lartë mbi një territor dhe juridiksion mbi shtetasit e tij19.

Pra, sovraniteti i referohet burimit përfundimtar të autoritetit në shoqëri. Dhe ky sovranitet në kushte normale duhet të ekzistoj tek secili shtet, sepse për të hyrë një shtet si palë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ai medoemos duhet të posedoj sovranitet të plotë20.

Shteti dhe Aktorët Jo shtetëror

Në fund të shekullit XX dhe me fillimin e shekullit XXI shteti është duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, ndaj të cilave është duke u munduar të gjejë përgjigje dhe t’i përshtatet një bote gjithnjë e më të ndërlidhur dhe të ndërvarur. Të gjitha shtetet e botës sot janë të inkuadruara në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto organizata ndërkombëtare zakonisht themelohen me anë të një marrëveshje (traktati) dhe funksionojnë me pajtimin e shteteve anëtare. Organizatat ndërkombëtare përbëhen prej atyre universale siç janë Kombet e Bashkuara, organizata rajonale (Unioni Evropian) dhe institucioneve që zbatojnë një funksion të vetëm si IAAE ose WTO21.

Kompanitë/korporatat shumëkombëshe janë kompani që mbështeten në një shtet e kanë degë ose veprimtari ndihmëse që veprojnë në shtete të tjera22. Korporatat shumëkombëshe kanë një ndikim të madh në zhvillimin e ndërvarësisë ekonomike botërore. Të ballafaquara edhe me këtë sfidë, shteteve (demokratike ose autoritare) i është dashur të përshtatin politikat e tyre qeveritare monetare dhe fiskale në përpjekje për tërheqjen e investimeve të huaja. Për shembull, sigurimi i një ambienti që është miqësor ndaj biznesit është një sfidë për shtetet.

Kompanitë shumëkombëshe zakonisht kërkojnë taksa të ulëta, mundësinë që të nxjerrin profitin jashtë shtetit, sindikata të dobëta ose fleksibile, një fuqi punëtore me shkathtësi të duhura dhe një ambient stabël politik dhe social. Nëse një shtet dështon në sigurimin e këtyre kushteve,

15 Hans J. Morgenthau: “Politics Among Nations: The Struggle for Power and Peace”, Revised by Kenneth W. Thompson, U.S.A.: McGraw-Hill, 1993 (Brief Edition)., f. 253.

16 Zejnullah Gruda: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2003, f. 8. 17 Po aty, f. 59. 18 Rod Hague & Martin Harrop: “Comparative Government and Politics: An Introduction”, New York,

Palgrave, 2001, 5th Edition, f. 6. 19 Zejnullah Gruda: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 20013, f. 93. 20 Arben Puto: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Albin, Tiranë, 2004, f. 108.21 Rod Hague & Martin Harrop: “Comparative Government and Politics: An Introduction”, New York,

Palgrave, 2001, 5th Edition, f. 47-8. 22 Joshua Goldstein: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, përkthyer nga Arian e Teuta Starova, Tiranë, Dituria,

2003, f. 397.

Page 54: Global Challenge 3

106 107GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

atëherë rrezikon në humbjen e vendeve të punës dhe qasjen në teknologjinë e re23. Shtetet dhe sovraniteti i tyre po ashtu “cënohen” nga organizatat joqeveritare. Këto

organizata merren me çështje globale siç janë të drejtat e njeriut, ambienti apo ofrojnë ndihmë në shkallë botërore, siç bën Kryqi i Kuq. Me gjithë rolin e tyre pozitiv, disa shtete ndiejnë se këto organizata kapërcejnë përgjegjësitë e tyre dhe në raste kur shtetet qëllojnë të jenë autoritare apo totalitare, veprimtaria e këtyre organizatave kufizohet apo ndërpritet plotësisht. Rasti i tillë është edhe aprovimi i një ligji nga Duma Ruse disa vite më parë, që kufizonte veprimtarinë e OJQ-ve si Amnesty International dhe Human Rights Watch për të raportuar mbi të drejtat e njeriut në Federatën Ruse.

Gjithashtu është e nevojshme të theksohet se institucionalizimi i të Drejtave të Njeriut në sistemin ndërkombëtar është një koncept relativisht i ri. Kështu nuk ishte deri pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur edhe sfida e të Drejtave të Njeriut ndaj sovranitetit shtetëror fillon të shfaqet më tepër. Definicioni më i thjeshtë i sovranitetit u pa më lartë se u jep shteteve të drejtën e mos-ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ideja e të drejtave universale të njeriut dhe mbrojtja e një individi brenda një shteti do të paraqitet më vonë në të drejtë ndërkombëtare për të ardhur në konflikt të drejtpërdrejtë me këtë përkufizim shumë të thjeshtë. Si të tilla, detyrimet e mbrojtjes ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut edhe mund të shihen se “zvogëlojnë apo pakësojnë sovranitetin shtetëror”24.

Një tension i qartë është parë në shumicën e kohës në mes të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut potencialisht mund të shihen si një rival shumë i madh ndaj sovranitetit të shtetit, por praktikisht, koncepti i sovranitetit shtetëror është shumë mirë i konceptuar, i ruajtur dhe i mbrojtur brenda sistemit ndërkombëtar, në mënyrë që të sfidohet seriozisht. Pastaj mund të thuhet se Stephen D. Krasner ka mashtruar me pohimin e tij se “të drejtat e njeriut janë një fushë në të cilën çështjet e nocioneve konvencionale të sovranitetit janë komprometuar25. Por, shtetet ende mbajnë autoritetin përfundimtar (sovranitetin) mbi të drejtat e njeriut brenda juridiksionit të tyre. Autoriteti shtetëror për të zbatuar dhe pastaj për të mbikëqyrur zbatimin e të drejtave të njeriut nuk ka qenë i humbur ose i transferuar tek ndonjë aktor tjetër. Në fakt, “duke krijuar dhe miratuar kufizimet mbi të drejtat e njeriut, brenda sovranitetit të tyre, shtetet në fakt shpjegojnë, përcaktojnë dhe përfshijnë këto të drejta, duke e bërë përdorimin e tyre të përshtatshëm për vendin dhe afirmimin autoritetit të shtetit, si burim nga i cili burojnë ato të drejta”26.

Çështje të tjera përtej shtetit

Në shekullin e XXI, shteti është duke u sfiduar nga proceset e integrimit dhe globalizimit. Integrimi ndërkombëtar ka të bëjë me procesin nëpërmjet të cilit institucionet mbikombëtare fillojnë të zëvendësojnë ato kombëtare, d.m.th., me lëvizjen e dalëngadalshme me drejtim për lart të sovranitetit prej shtetit te strukturat rajonale ose botërore27. Shembull i tillë i integrimit mund të jenë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat e reduktojnë sovranitetin e tyre kombëtar me qëllim që të forcojnë influencën e tyre ndërkombëtare, atë influencë që asnjëri shtet i BE-së, veçmas nuk mund ta arrijë28. Pra, në Bashkimin Evropian, 27 anëtarët e saj heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit të vet shtetëror, duke e ceduar atë në organizimin supranacional- në krijim e BE- së. Dhe kështu krijohet, për të parën herë në historinë juridike një “sovranitet” mbikombëtar, apo supranacional, të cilit i nënshtrohen detyrimisht shtetet anëtare të tij, duke i mundësuar BE-së që ndaj shteteve anëtare në mënyrë të pavarur të ushtrojë forcë publike29. 23 Rod Hague & Martin Harrop: “Comparative Government and Politics: An Introduction”, New York,

Palgrave, 2001, 5th Edition, f. 57. 24 Ayoob M:“Humanitarian Intervention and International Society”, (cover story), Global Governance, f. 93.25 Stephen D. Krasner: “Sovereignty”, Foreign policy, 1999, f. 123.26 Koskenniemi M: “The Future of Statehood”, Harvard International Law Journal 32 (2), 1991, f. 406.27 Joshua Goldstein: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, përkthyer nga Arian e Teuta Starova, Tiranë, Dituria,

2003, f. 414. 28 Dukagjin Leka: “Roli i Bashkimit Evropian në Politikën Ndërkombëtare”, faqe 3, Nëntor 2012, Shkodër,

International Conference: “Towards Future Sustainable Developments”, Book of Abstracts, f. 268, Shkodër-Albania, 16-17 November 2012.29 Bashkim Zahiti: ”E Drejta Evropiane”, Otografia, Prishtinë, 2000, fq. 35-38.

Shte

ti dh

e So

vran

iteti

në k

ohën

e G

loba

lizim

it Me fjalë të tjera, traktatet themeltare të BE- së, si burime kryesore juridike, janë direkt të zbatueshme në territorin e shtetit- anëtar, pa asnjë masë shtesë administrative. Ato bëhen pjesë e së drejtës kombëtare të atij vendi me faktin e nënshkrimit dhe të ratifikimit të traktatit30. Kështu, e drejta e Bashkimit Evropian del si një përjashtim nga doktrina klasike e sovranitetit shtetëror, duke krijuar precedentin e një sovraniteti mbishtetëror. Vendimet në çështje specifike të interesit të përbashkët mund të arrihen demokratikisht në nivel Evropian. Dhe, kjo paraqet supranacionalitetin në të Drejtën Evropiane, term ky, i cili BE-në e dallon nga organizatat tjera ndërkombëtare31.

Supranacionaliteti, apo mbishtetërorja, paraqet një fenomen ku një autoritet ndërkombëtar mund të imponoj vullnetin e tij edhe ndaj shteteve sovrane dhe të pavarura. Pra, me këtë nocion kuptojmë të drejtën e një organizate ndërkombëtare që në mënyrë të pavarur nga vullneti i shteteve anëtare në lëmenj të caktuar dhe në bazë të kompetencave përkatëse të nxjerr norma juridike të detyrueshme për shtetet anëtare32. Me një fjalë supranacionaliteti në Bashkimin Evropian është një ndër sfidat kryesore të sovranitetit në kuptimin absolut.

Globalizimi dhe ndikimi i saj në Shtet dhe Sovranitet

Ashtu siç kanë ndikim të drejtat e njeriut, korporatat shumëkombëshe, gjithashtu edhe globalizimi ka rëndësinë e saj në lidhje me shtetin dhe sovranitetin. Para se të filloj të shtjelloj rolin e globalizimit në krejt këtë proces, do të doja të paraqes një përkufizim mbi globalizimin. Ndër përkufizimet e shumta është edhe ai i bërë nga, Martin Wolf, i cili përcakton globalizimin si një “udhëtim, por drejt një destinacioni të pakapshëm, e cila është bota e globalizuar. Një ekonomi e globalizuar, në të cilën as distanca dhe as kufijtë kombëtar nuk i pengojnë transaksionet ekonomike. Një botë ku shpenzimet e transportit dhe komunikimit ishin zero dhe pengesat e krijuara nga juridiksione të ndryshme kombëtare është zhdukur”33.

Sovraniteti i shtetit është një çështje që është bërë shumë e diskutueshme nën epokën e globalizimit si dhe gjithashtu është objekt i kësaj teme. Sovraniteti është definuar edhe sikur një situatë ku një shtet është një entitet autonom dhe i pavarur, me një liri të plotë për të marrë vendime të veta në të gjitha aspektet e qeverisjes. Ndërsa globalizimi në anën tjetër, ashtu edhe siç Heywood e përcakton se: Globalizimi është shfaqja e një faqe komplekse dhe e dobët, që do të thotë se jetët tona janë formësuar gjithnjë nga ngjarjet që ndodhin përreth nesh dhe vendimet që janë marrë, në një distancë mjaft të madhe nga ne. Tipari kryesor i globalizimit është, pra, që distanca gjeografike është e një rëndësie gjithmonë në rënie dhe se kufijtë territoriale, të tilla si ato mes shteteve-komb, po bëhen gjithnjë e më pak të rëndësishme34.

Në anën tjetër, globalizimi sot implikon dy fenomene të ndryshme. Së pari, sugjeron që zinxhirët e aktiviteteve politike, ekonomike dhe sociale janë duke u zgjeruar në gamë botërore dhe së dyti, sugjeron që ka pasur një intensifikim të niveleve të ndërveprimit dhe ndërlidhjes në dhe brenda shteteve dhe shoqërive35. Kësaj i duhet shtuar edhe çështja e të drejtave të njeriut dhe intervenimit humanitar. Zhvillimi i normave lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare vështrohen si kufizim i sovranitetit për shkak se sfidojnë parimin e mos-ndërhyrjes, d.m.th., parimin që shtetet kanë të drejtë t’i qeverisin qytetarët e tyre në mënyrë të lirshme prej ndërhyrjes së jashtme36. Ndërsa një mendim tjetër ka realisti Steven D. Krasner, i cili në një mënyrë pajtohet për kolapsin e autonomisë së shteteve, por mohon ndikimin e globalizimit mbi komb-shtetet, i cili ndoshta edhe mund të çojë drejt vdekjes së sovranitetit shtetëror. Ai argumenton se “Ata që shpallin çështjen e sovranitetit si të vdekur, ata e lexojnë keq historinë, prandaj mund të 30 Blerim Reka & Ylber Sela: “Hyrje në të Drejtën e Unionit Evropian – E Drejta Kushtetuese dhe e Drejta

Institucionale e UE- së”, Arbëria Design, Tetovë, 2011, fq. 26-28. 31 Lisen Bashkurti: ”Mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare”, Geer, Tiranë, 2006, fq. 185.32 Bashkim Zahiti: ”E Drejta Evropiane”, Otografia, Prishtinë, 2000, fq. 35.33 Martin Wolf: “Will the nation state survive globalization?”, Foreign Affairs, 2001, f. 17834 Andrew Heywood: “Politics”, 2007, 3rd Edition, palgrave foundations, China, f. 20.35 David Held: “Models of Democracy”, UK Polity Press, 2nd edition, 2002, f. 340. 36 Robert Jackson & Georg Sørensen: “Introduction to International Relations (Theories and Approaches)”,

U.S.A., Oxford University Press 2nd Edition, 2003, f. 281.

Page 55: Global Challenge 3

108 109GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

them se nuk e kuptojnë atë. Mirëpo harrojnë se shteti-komb ka një instinkt të prirur për mbijetesë dhe deri tani i është përshtatur shumicës së sfidave të reja, madje lirisht mund të them edhe sfidës së globalizimit”37.

Konkluzione

Nga e gjithë ajo që u shtjellua më lartë mund të nxjerrë përfundimin se një shtet mund të jetë sovran ose jo dhe nuk ka diçka tjetër në mes, pasi sovraniteti është përcaktuar si epërsi absolute si dhe e drejtë e një shteti që të qeverisë në një gjendje të caktuar. Edhe pse shtetet nuk janë në të vërtetë të detyruara për të modifikuar sjelljen e tyre përball shoqërisë ndërkombëtare apo shteteve të tjera, kjo në shumicë e rasteve është në interesin e tyre për ta bërë këtë. Pjesë e sovranitetit është edhe aftësia e një shteti për të zgjidhur problemet e saj të brendshme në mënyrë të pavarur dhe nga ana e saj, por pasi problemet dhe kërcënimet janë gjithnjë e më të globalizuara, atëherë është pothuajse e pamundur për një shtet për të vepruar i vetëm dhe i pavarur, e sidomos kjo karakteristikë është e veçantë për shtetet e dobëta dhe të vogla, të cilat karakterizohen me një demokraci të brishtë.

Pastaj duke marrë parasysh rritjen e ndërvarësisë midis shteteve, shfaqja e institucioneve transnacionale, multinacionale dhe organizatave të tjera si dhe çështjet e integrimeve, siç janë ato Evropiane, pastaj zhvillimi dhe modifikimi i së drejtës ndërkombëtare, i cili është nën shqyrtim të vazhdueshëm, mund të konkludohet se ekziston një proces në rënie në mënyrën se si e perceptojmë sot sovranitetin e shteteve. Shtetet-kombe janë gjithashtu nën kërcënim të vazhdueshëm nga shkalla e lartë e kriminalitetit, e sidomos sulmeve terroriste të shekullit XXI. Dhe nga momenti, kur shtetet-kombe nuk mund të garantojnë sigurinë e qytetarëve të tyre, ato pastaj edhe nuk mund të veprojnë në mënyrë të pavarur për të zgjidhur problemet e tyre të brendshme, e për këtë arsye mund të them lirisht se ekziston një mungesë e sovranitetit të këtyre shteteve. Pra, me fjalë të tjera globalizimi gradualisht do të çojë në dështimin e shtetit-komb dhe rrëzimin e pikëpamjeve absolute mbi sovranitetin e saj.

Ndërsa sa i përket të drejtave të njeriut, në përfundim mund të them se sovraniteti i shteteve nuk është më një e drejtë e thjeshtë për të ushtruar pushtetin në një territor të përcaktuar, siç është paraqitur në Paqen e Vestfalisë. Ajo është ridefinuar dhe ri projektuar si një detyrë shumë komplekse për të ushtruar pushtetin në një mënyrë të pranueshme nga shumica.

E drejta ndërkombëtare, edhe pse në mënyrë të konsiderueshme është e përqendruar pas shtetit, është bërë më e butë në lidhje me intervenimet ndër-kufitare për ndërhyrje, me qëllim për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Zbatimi i të Drejtave të Njeriut shtrihet përfundimisht brenda kuptimit të vetë shteteve sovrane. Edhe pse nuk kanë sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë konceptin bazë të sovranitetit shtetëror, të drejtat e njeriut padyshim kanë sfiduar aftësinë e shtetit për të vepruar brenda kufijve të saj pa u pyetur më shumë. Të drejtat e njeriut po vazhdojnë të rriten në rëndësi dhe kjo nuk mund të lihet jashtë diskutimit për të kërkuar atë se si idetë liberale vazhdojnë të përhapen në të gjithë botën në zhvillim dhe me të drejtë mund të konkludohet se të drejtat e njeriut do të vazhdojnë të sfidojnë sovranitetin e shteteve në një mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë në të ardhmen.

Mirëpo me gjithë ndryshimet e mëdha teknologjike dhe nivelin e ndërvarësisë, shteti dhe sovraniteti kanë mbijetuar dhe janë transformuar. Po ashtu, çështje të cilat më herët nuk janë konsideruar si të shtetit dhe sovranitetit janë bërë pjesë e çështjeve kombëtare. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, shteti mbetet aktori më kryesor, përkundër paraqitjes së aktorëve tjerë dhe me ndikim të madh. A do të shuhet shteti për t’ia zënë vendin një world state apo do të mbetet forma më e zhvilluar politike e qenieve njerëzore, varet nga zhvillimi i gjithmbarshëm njerëzor dhe a do të ruhet koncepti i fortë i sovranitetit, si parim i mos-ndërhyrjes në punët e të tjerëve, varet nëse shtetet sovrane dëshirojnë të krijojnë me të vërtetë një botë me paqe, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë.

37 Stephen D. Krasner: “Sovereignty”, Foreign policy, 2001, f. 20.

Shte

ti dh

e So

vran

iteti

në k

ohën

e G

loba

lizim

it

Literatura:

1. Aristoteli: “Politika”, Përkth. Murteza Shala. Prishtinë: Elta BS & Artini, 2003.2. Ayoob M: “Humanitarian Intervention and International Society”, (cover story), Global

Governance. 3. Bashkurti, Lisen: ”Mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare”, Geer, Tiranë,

2006.4. Boucher, David: “Political Theories of International Relations”, USA: Oxford University Press,

1998. 5. Brown, Chris: “Understanding International Relations”, New York, Palgrave, 2001 (Second

Edition). 6. Goldstein, S. Joshua: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, Përkth. Arian e Teuta Starova, Tiranë,

Dituria, 2003. 7. Gruda, Zejnullah: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2003. 8. Hague, Rod & Martin Harrop: “Comparative Government and Politics: An Introduction”, New

York, Palgrave, 2001 (Fifth Edition). 9. Held, David: “Models of Democracy”, UK Polity Press, 2002 (Second Edition). 10. Heywood, Andrew: “Politics”, 3rd Edition, Palgrave foundations, China, 2007.11. Hornby, A.S.: “Oxford Advanced Learner’s Dictionary”, Oxford University Press, New York,

2000.12. Ismaili, Hilmi & Fatmir Sejdiu: “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës”, Prishtinë, Universiteti i

Prishtinës, 2002. 13. Jackson, Robert & Georg Sørensen: “Introduction to International Relations (Theories and

Approaches”, USA, Oxford University Press, 2003 (Second Edition). 14. Koskenniemi, M: “The Future of Statehood”, Harvard International Law Journal 32 (2), 1991.15. Krasner, Stephen D: “Sovereignty”, Foreign Policy, (2001 & 1999), 122: 20-29 & 123.16. Leka, Dukagjin: “Roli i Bashkimit Evropian në Politikën Ndërkombëtare”, faqe 3, Nëntor 2012,

Shkodër, International Conference: “Towards Future Sustainable Developments”, Book of Abstracts, f. 268, Shkodër-Albania, 16-17 November 2012.

17. Mayer, C. Lawrence et al” “Politikat Krahasuese”, Përkth. Kujtim Ymeri dhe Rudina Gazheli, Tiranë, ORA, 2003.

18. Meidani, Rexhep: “Kurthet e Shtetit-Komb”, Tiranë, Toena, 2005. 19. Morgenthau, J. Hans: “Politics Among Nations: The Struggle for Power and Peace”, Revised by

Kenneth W. Thompson, USA, McGraw-Hill, 1993 (Brief Edition). 20. Puto, Arben: “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Albin, Tiranë, 2004.21. Reka, Blerim & Ylber, Sela: “Hyrje në të Drejtën e Unionit Evropian – E Drejta Kushtetuese dhe

e Drejta Institucionale e UE- së”, Arbëria Design, Tetovë, 2011.22. Wang, Guigo. “The impact of Globalization on State Sovereignty”, Chinese Journal of

International Law, 2004, 3/2: 473-483.23. Zahiti, Bashkim: ”E Drejta Evropiane”, Otografia, Prishtinë, 2000.24. Wolf, Martin (2001): “Will the nation state survive globalization?”, Foreign Affairs, 80/1: 187-

190.

Page 56: Global Challenge 3

110 111GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Rast

i i n

egoc

iata

ve p

ër K

osov

ën

Rasti i negociatave për Kosovën

PhD Kandidat Burim Qorri

Një vështrim i shkurtër historik për Kosovën

Kosova në analet e historisë nuk është e njohur vetëm me problemet e saja që kishte, në mënyrë më të theksuar, në dekadën e fundit të shekullit XX. Ajo shumë më herët kishte qenë arenë ku serbët në mënyrë shumë të rafinuar kishin kryer gjenocid dhe shkatërrim të paparë në Kosovë. Ajo më konkretisht filloi në mesin e shekullit XIX me programin e “Naçertanies” të Ilija Garashaninit. Gjatë Krizës Lindore dhe Luftërave Ballkanike, Kosova u pushtua nga Monarkia Serbe.

Konferenca e Londrës e vitit 1913 e njohu këtë pushtim territorial të Kosovës, duke e lënë kështu Kosovën jashtë kufijve politik të shqiptarëve 1. Gjatë këtij pushtimi Kosova u nda në pesë qendra administrative: Distrikti i Prishtinës, i Prizrenit, i Novi Pazarit, i Kumanovës dhe i Shkupit. Në 1913-ën u organizua edhe Distrikti i Zveçanit me qendër Mitrovicën. Ndërsa nën administrim të Malit të Zi ngelën këto qytete shqiptare: Deçani, Peja, Istogu dhe një pjesë e Drenicës.

Gjithashtu edhe pas Luftës së Parë Botërore u vazhdua me të njëjtin avaz. Me mbështetje të ligjit - Dekreti mbi Reformën Agrare dhe Kolonizimin, u pushtuan, kolonizuan si dhe u ndërruan edhe emrat e vendeve në Kosovë, të gjitha këto duke u sllavizuar. Me këtë rast serbët vazhduan largimin me forcë nga vendet e tyre shqiptarët nga Kosova duke i depërtuar përmes Greqisë për në Turqi. Një pjesë e konsiderueshme nga këta refugjatë u vendosën edhe në Shqipëri.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Tito dhe Partia Komuniste i detyruan popujt e Jugosllavisë, edhe pse me mendime të ndryshme, që të punojnë për qëllime të përbashkëta, të paktën në mënyrë sipërfaqësore. Kjo ishte më lehtë për shkak të kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik, të cilin e ndjenin 1 Lisen Bashkurti (2008) Krizat ndërkombëtare. Tiranë. faqe 130.

bashkarisht të gjithë. Thuhej se Jugosllavia ishte një vend me gjashtë republika, pesë kombësi, me katër gjuhë, me tri fe, me dy alfabete dhe me një Tito. Vdekja e Titos, ndarja e Bashkimit Sovjetik dhe falimentimi i sistemit socialist i vunë pikë shtrirjes së fundit se Jugosllavia do të qëndronte unike 2.

Edhe gjatë kësaj periudhe u vazhdua me represion ndaj shqiptarëve të cilët mbetën brenda Federatës Jugosllave, si pjesë e Serbisë. Gjatë periudhës komuniste politikat e ndjekura ndaj Kosovës si nga Federata Jugosllave ashtu edhe nga Republika e Serbisë u dallua për nga represioni etnik i vazhdueshëm. Kosova kurrë nuk pushoi, ajo si e tillë çdo dekadë shpërthente në lëvizje për mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore nga represioni serb.

Kriza e Jugosllavisë kishte filluar menjëherë pas vdekjes së Titos. Serbët pretendonin se ata ishin kombi i cili duhet të menaxhonte Jugosllavinë. Gjithsesi federalistët ishin ata që e shtynë deri në fundin e viteve 80’ të shek. XX. Proceset në Evropën Lindore mbas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, e përshpejtuan krizën jugosllave dhe e futën në një rrugë pa krye.

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, që kishte elementet e një “konflikti të ngrirë” gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe sigurimi i mbështetjes së qendrave ndërkombëtare të vendosjes, kishte filluar hap pas hapi që nga demonstratat e vitit 1981, kur shqiptarët kërkuan që edhe Kosovës t’i njihej statusi i republikës.

Duke pasur parasysh pozicionin e veçantë dhe të privilegjuar të Jugosllavisë në kontekstin e sistemit ndërkombëtar të bipolaritetit, depërtimi i Kosovës në qendrat ndërkombëtare të vendosjes nuk ishte i lehtë, për më tepër që Perëndimi nuk ishte i gatshëm të njihte të drejtën për vetëvendosje, pasi në këtë mënyrë do të pranohej edhe ndërkombëtarisht se kemi të bëjmë me një popull të ndarë e që në rrethana politike ndërkombëtare, pas rënies së Murit të Berlinit dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, do të ndiqte rrugën e kombit gjerman.

Interesimi i qarqeve politike evropiane për problemin e Kosovës do të nisë të shtohet gradualisht pas suprimimit të dhunshëm të autonomisë politiko-territoriale, përkatësisht pas ndryshimit të dhunshëm të Kushtetutës së vitit 1974 3.

Në mars të vitit 1989 Parlamenti i Serbisë shfuqizoi statusin autonom të Kosovës. Ishte ky fillim i politikës brutale të shtypjes së popullatës me shumicë shqiptare nga ana e Serbisë. Që nga ai moment në shkolla dhe universitet nuk mund të ligjërohej dhe të mësohej më në gjuhën shqipe. Policia dhe sistemi i shëndetësisë u pastruan nga shqiptarët, ndërsa në fillim të vitit 1989 u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Ky hap i qeverisë së Beogradit u pasqyrua me dhunë pa kontroll të aparatit serb të sigurisë, të ushtruar kundër popullatës me shumicë shqiptare.

Shqiptarët e Kosovës kundër masave shtypëse të Serbisë reaguan me rezistencë paqësore, me një bojkot të institucioneve publike dhe kulturore dhe me krijimin e strukturave paralele. Kërkesat e shqiptarëve të Kosovës filluan të radikalizohen në vitet e 90’ të shekullit XX. Për shkak të politikës së shtypjes nga Serbia dhe duke pasur parasysh fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, lufta e shqiptarëve të Kosovës për rivendosjen e autonomisë, u shndërrua në një luftë për shkëputje, për pavarësi nga Serbia 4.

Rasti Jugosllavisë ka demonstruar vështirësitë e llojit të vet të përgjakshëm. Më 1981, demonstratat e shqiptarëve në Kosovë dhe pas dhjetë vjetësh, shpallja e pavarësisë së Sllovenisë, vërtetuan se problemet nacionale të këtij shteti ishin larg zgjidhjes dhe se nacionalizmi do të ishte një forcë e rëndësishme edhe për disa vite që do të pasonin. Ajo që shihet qartë ishte se federata jugosllave, si bashkësi e kombeve nuk funksiononte. Në një masë të konsiderueshme kriza jugosllave injorohej nga Perëndimi, i cili gjatë kësaj kohe ishte i zënë duke u marrë me pasojat e kolapsit sovjetik, kurse problemet e ish-Jugosllavisë, nga pikëpamja ekonomike dhe politike, i konsideronte të parëndësishme 5.

Historia e Ballkanit në vitet 90’ pasqyron dobësitë e këndvështrimit evropian për veprimet ndërkombëtare. Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ishin dakord që Serbia nën drejtimin e Millosheviçit ishte një burim abuzimesh të rënda të të drejtave të njeriut si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë. Ato ishin gjithashtu dakord që konflikti ishte shumë destabilizues për Evropën dhe se 2 Martti Ahtisaari (2008) Detyra në Beograd. Prishtinë. faqe 19.3 Sylë Ukshini, (2008) “Kosova në politikën e jashtme të BE-së -1991-2007”. Shkup, Logos-A. faqe 113.4 Joschka Fischer, (2008) , “Vitet kuq-gjelbër”, Prishtinë, Koha. faqe 99.5 Daut Dauti ,(2001), “Unioni evropian nga ideja në realitet”. Prishtinë, Phenix. faqe 106.

Page 57: Global Challenge 3

112 113GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

duhej të ishte në një masë të mirë përgjegjësi e Evropës për të sjellë rendin dhe drejtësinë në rajon. Evropianët në fakt ndërhynë duke vendosur një embargo ndaj rajonit (nga i cili më shumë

përfituan serbët se sa boshnjakët), dhe duke dërguar trupa paqeruajtës atje. Megjithatë ajo që ata dështuan të bënin është të merrnin një vendim kolektiv për të dislokuar një forcë ushtarake, për të hequr nga pushteti Millosheviçin dhe për të demokratizuar Serbinë, duke shkuar kështu në zemër të problemit.

Në fakt, trupat paqeruajtëse evropiane kontribuuan tek problemi me refuzimin e tyre për të luftuar madje në disa vende, ato u mbajtën peng dhe u nevojit të shpëtoheshin. Ishte vetëm në saj të veprimit të shteteve që kishin vullnetin për të përdorur në mënyrë deçizive format tradicionale të pushtetit ushtarak, kroatët në rastin e Bosnjës dhe amerikanët në rastin e Kosovës, që dominimi serb përfundoi dhe Ballkani më në fund gjeti paqen 6.

Gjatë vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999, Bashkësia Ndërkombëtare u ballafaqua me dilemën morale dhe juridike: nevoja për ta mbrojtur popullatën e viktimizuar nga shkeljet më mizore të të drejtave të njeriut si dhe shkeljet më të rënda të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe nga ana tjetër, përgjegjësi për ta shmangur përdorimin e forcës nëse kjo ishte e mundur.

Qëndrimet dhe veprimet e RFJ-së ishin shkaktari kryesor i dhunës dhe i trazirave në Kosovë gjatë dhjetëvjeçarit të viteve 90’ të shekullit XX, dhe në veçanti në periudhën ndërmjet viteve 1997 dhe 1999. Regjimi i Millosheviçit me politikën e tij të dhunës dhe me qeverisjen e keqe të Kosovës, e ka marrë mbi vete përgjegjësinë kryesore për nxitjen e krizës së vendosjes në radhët e qeverive të brengosura si dhe tek institucionet ndërkombëtare, dhe në veçanti në Kombet e Bashkuara dhe në NATO.

Ai është po ashtu përgjegjës për sjelljet kriminale të zyrtarëve serbë në Kosovë. Qasja e RFJ-së ndaj Kosovës ka qenë e mbizotëruar nga lojërat e forcave të brendshme politike. Natyrisht që me shfrytëzimin e kartës nacionaliste dhe etnike si pjesë e strategjisë së tij për ta grabitur pushtetin, Millosheviçi erdhi e u shndërrua në peng të forcave të brendshme ideologjike të cilat nuk ishin të gatshme për kompromise rreth Kosovës. Në rrethana të brendshme të tilla, ai mund të ketë patur fare pak mundësi për ta pranuar ndonjë kompromis pragmatik, pavarësisht nga ajo se çfarë strategjie diplomatike do të përdorte Bashkësia Ndërkombëtare.

Udhëheqja kosovare, po ashtu, nuk e ofronte hapësirën e nevojshme për zgjidhje. Kërkesa e pa kompromis për pavarësi si e LDK-së ashtu edhe e UÇK-së, e më vonë edhe veprimet provokuese dhe të qëllimshme kryengritëse të UÇK-së, Beogradin e vunë para një sfide të përshkallëzimit, kërkesat e të cilës shkonin edhe më larg sesa ato qëndrime që përkraheshin nga opozita demokratike e cila e kundërshtonte Millosheviçin. Bashkësia Ndërkombëtare, në fakt, ishte unanime në qëndrimin e saj kundër idesë së Kosovës si shtet i pavarur. Sidoqoftë, ishte strategjia “ndërkombëtarizuese” e UÇK-së ajo e cila e nxiti ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga NATO-ja, dhe jo kompromisi diplomatik, dhe kjo strategji çonte në mundësi më të madha drejt pavarësisë e jo drejt ndonjë autonomie e tipit të para vitit 1989 7.

Ndërhyrja në Kosovë kishte karakter më tepër humanitar se sa të themi interes i pastër politik i ndonjë force ndërkombëtare. Madje kjo ndërhyrje nga administrata e Xh.W. Bush në fillim u quajt edhe politikë shumë pak e mbështetur në interesa e më tepër në interesa humanitare. E këtij mendimi ishte këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Kondoliza Rajs. Ajo në numrin janar-shkurt 2000 të revistës “Foreign Affairs” organ jo formal qendror i politikës së jashtme dhe sigurisë të SHBA-së shkruan se synimet humanitare janë për t’u lavdëruar, por si të tilla janë të pamjaftueshme, për ta arsyetuar angazhimin e ushtarëve amerikan. Vetëm arsyetimi kombëtar justifikon angazhimin e tyre, por jo qëllimet kryesisht humanitare 8.

6 Francis Fukuyama, (2008) “Ndërtimi i Shtetit”. Tiranë, AIIS. faqe 171 – 172.7 Shih www.kipred.net, www.foreignaffairs.org .8 Blerim Reka , (1996) “E drejta e vetëvendosjes: dimensioni ndërkombëtar i problemit të Kosovës”. Shkup, Interdiskont. faqe 86.8 Blerim Reka , (1996) “E drejta e vetëvendosjes: dimensioni ndërkombëtar i problemit të Kosovës”. Shkup,

Interdiskont. faqe 86.

Historia e negociatave Kosovë – Serbi

Më 28 mars 1989 kur me ndryshimet në Kushtetutën e Jugosllavisë iu mor e drejta e vetos Kosovës, gjithashtu edhe funksionet administrative dhe gjyqësore, përfaqësuesit qeveritarë të Beogradit rrallë takoheshin me politikanët kosovar.

Të drejtat të cilat Kosova i mori me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, më 1989 iu rimorën, në të cilën shqiptarët e Kosovës iu përgjigjën me demonstrata masive në të cilat humbën jetën 22 demonstrues dhe dy policë. Takimi i parë në mes përfaqësuesve të shqiptarëve dhe serbëve u mbajt në shtator të vitit 1991, kur zëvendëskryeministri i atëhershëm serb Budimir Koshutiq u takua me përfaqësuesit e alternativës kosovare. Pas 1989-ës shqiptarët etnik bojkotuan jetën politike në krahinë, dhe nga viti shkollor 1991/92 shqiptarët vunë sistem paralel arsimor.

Qeveria e atëhershme jugosllave në konferencën e Gjenevës për Jugosllavinë në vitin 1992 solli propozime për tejkalimin e problemeve në krahinën jugore. Në maj të vitit të njëjtë premieri i atëhershëm serb, Radoman Bozhoviq u bëri thirrje shqiptarët për dialog në Beograd, kurse Trupi koordinues, që përfshinte të gjitha partitë shqiptare, u përgjigj se bisedimet e tilla nuk çonin askund. Në vjeshtën e 1992-it filluan bisedimet shqiptaro-serbe për arsimin nëpër shkolla, mirëpo vetëm pas dy raundeve ato përfunduan pa sukses.

Kryetari i atëhershëm serb Sllobodan Millosheviç dhe Ibrahim Rugova më 1 shtator 1996 arritën një marrëveshje për kthimin e nxënësve dhe arsimtarëve shqiptar nëpër shkolla, derisa grupi i përzier “tre plus tre” i cili ishte përgjegjës për përmbushjen e marrëveshjes nënshkroi protokoll për përmbushjen e marrëveshjes vetëm një vit e gjysmë më vonë domethënë në mars të 1998-ës. Serbët nga Universiteti i Prishtinës protestuan kundër kësaj marrëveshje, duke vlerësuar se përmes kësaj hapet rruga për bërjen e Kosovës republikë. Megjithatë marrëveshja filloi të materializohet me dorëzimin e tre fakulteteve dhe shumë shkollave fillore dhe të mesme, mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë me plan programet e tyre studimore.

Ndërkohë në prill të vitit 1997 në Nju Jork ishte organizuar një tavolinë e rrumbullakët për dialog ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, në të cilën si vëzhgues ishin prezent përfaqësues të Stejt Departamentit amerikan. Në këtë konferencë, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, qëndrimi kryesor i përfaqësuesve shqiptar ishte pavarësia e Kosovës si qëllim i fundit, kurse serbët qëllim kishin që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë demokratike, me vlerësimin se shtetësia e Kosovës ishte e papranueshme.

Në prill të 1997 u organizua edhe një tryezë e rrumbullakët, por kësaj here në Vjenë të Austrisë, gjithashtu prapë me dyer të mbyllura për publik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, institucione, mediume, derisa në qershor në Athinë u mbajt dialog me intelektualët. Në Athinë ishin sjellë rekomandime në të cilat thuhet se çështja e krijimit të mirëbesimit duhet të ndahet nga çështje e statusit të Kosovës. Në 12 maj të 1998-ës ishte caktuar fillimi i dialogut ndërmjet delegacionit të qeverisë serbe dhe liderëve politik të Prishtinës, mirëpo edhe pas takimeve përfaqësuesit shqiptarë nuk u paraqitën fare. Një përafrim më i theksuar për dialog ishte arritur më 15 maj të vitit 1998 kur Sllobodan Millosheviç dhe Ibrahim Rugova u morën vesh për formimin e grupeve të punës për bisedime çdo javë. Pas takimit të parë të 22 majit në Prishtinë grupet e punës nuk u paraqitën më dhe kështu nuk u mbajt asnjë takim.

Në të njëjtin muaj mediumet lajmëruan që Sllobodan Millosheviç dhe ambasadori i atëhershëm amerikan në Shkup, Kris Hill ranë në ujdi për një marrëveshje të përkohshme për Kosovën, përmes së cilës bisedimet për statusin e Kosovës të shtyhen për tri vite 9. Pas kësaj raportet ndryshuan, sepse represioni i Serbisë ndaj shqiptarëve etnik u rrit dhe sidomos me paraqitjen publike të UÇK-së. Në këtë periudhe filloi lufta e hapur ndërmjet ushtrisë dhe forcave speciale të Serbisë dhe ushtarëve të UÇK-së. E tëra kjo situatë dramatike solli deri te dialogu i domosdoshëm, por tashmë me ndërmjetësim të Bashkësisë Ndërkombëtare. Konferenca filloi në Rambuje të Francës nga 6 deri 23 shkurt 1999 për të vazhduar në Paris nga 15 deri më 19 mars të po atij viti. Konferenca e Rambujesë, konferencë e përfolur dhe e vlerësuar, si asnjë tjetër, pro dhe kundra, e anatemuar skajshëm, e vlerësuar dhe lavdëruar tej mase.

Logjika pragmatike e veprimit konkret, për herë të parë në histori në këto përmasa, shtyn 9 Shih www.a1.com.mk.

Rast

i i n

egoc

iata

ve p

ër K

osov

ën

Page 58: Global Challenge 3

114 115GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

tërë mekanizmat relevant ndërkombëtar, të bëjnë ndërhyrje për një çështje të ndjeshme të përmasave globale, duke e futur atë seriozisht në rrugën e zgjidhjes dhe duke hapur shtigje për rrugëzgjidhje të reja të çështjeve që kërkojnë qasje të tillë 10.

Si do që të jetë konferenca e Rambujesë, me të tërat, të mirat dhe të këqijat e saja, la gjurmë të pashlyeshme në histori për faktin e reflektimeve të mëtejshme politike, diplomatike e ushtarake.

Rezoluta 1244-ës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ishte miratuar më 10 qershor 1999, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko ushtarake të Kumanovës, pasoi me hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe largimin e plotë të aparatit ushtarak, policor dhe administrativ serb. Kjo ishte koha kur mori fund represioni serb ndaj shumicës shqiptare në Kosovë. Miratimi i rezolutës në fjalë që në fillim u pa si një handikap për zhvillimin e mëtejshëm politik të shtetit të Kosovës.

Rezoluta ishte një kompromis ndërmjet pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një kohë shumë të komplikuar 11. Me anë të kësaj rezolute paqja ishte vendosur por nuk ishte e tëra e kompletuar. Ajo kishte lënë të hapur çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Madje Rezoluta 1244-ës e KB-së kishte për mandat që UNMIK-u të përgatisë Kosovën për një autonomi substanciale dhe qeverisje brenda Jugosllavisë së mbetur, duke paraparë edhe prani policore serbe në Kosovë 12.

Sipas kompromisit të Rezolutës 1244, Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, (UNMIK) ishte kyçur në dy procese, atë të shtet-formimit por edhe në parandalimin e krijimit të tij 13. Veprimi i BE-së ishte kanalizuar në tre drejtime: humanitar, rindërtim dhe rimëkëmbje ekonomike dhe përfaqësim ushtarak në forcat e paqeruajtëse të KFOR-it. Më konkretisht në pikën 17 thuhet “Mirëpret punën e Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare për të zhvilluar në qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e rajonit të prekur nga kriza e Kosovës, duke përfshirë zbatimin e një Pakti të Stabilitetit për Evropën Juglindore me pjesëmarrje të madhe ndërkombëtare, në mënyrë që më tutje të zhvillohen demokracia, përparimi ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, shumë komentues ndërkombëtar kishin një tepricë zgjidhjesh mbi të ardhmen e statusit të Kosovës. Gjatë viteve, pozicionet maksimaliste brenin akademikët evropian, dhe ndërmjet pozicionit ekstremist nga ana kosovare për pavarësi dhe nga ana tjetër për thirrjen në sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, modeli pavarësi “e limituar”, “e kualifikuar” ose e “kushtëzuar” u bë jashtë mase popullore. Me këtë nënkuptonim disa forma të pavarësisë, që nënkuptonte se Kosova formalisht do të ketë një pëlqim për pavarësi (pavarësi ndërkombëtarisht legale), derisa kompetencat mbi disa politika në fusha të ndjeshme, duke nënvizuar sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe disa çështje kyçe ekonomike do të ishin të rezervuara për përfaqësuesit ndërkombëtar që do të jenë prezent.

Në bazë të këtij dy institucione relevante, (Komisioni Ndërkombëtar në Ballkan dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave) kishin dhënë një vlerësim të nderë rreth kësaj çështje. Të dy këto institucione ishin gati të të njëjtit mendim mbi të ardhmen e Kosovës. Komisioni ndërkombëtar parashihte që negociatat mbi statusin e ardhshëm të Kosovës të koncentrohen në ofrimin e një nxitjeje reale për Beogradin përmes së cilës Serbia do të pranonte një Kosovë të pavarur si shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Kjo do të arrihej përmes katër hapave:

-Ndarje nga Serbia - e nënkuptuar nën rezolutën 1244-ës, ku de fakto Kosova ishte nën administrimin e UMNIK-ut.

-Pavarësi pa sovranitet të plotë - në vitin 2005/06 Kosova ishte njohur si një realitet i pavarur nga komuniteti ndërkombëtar, me kompetenca të rezervuara në fushën e të drejtave të 10 Ramë Buja (2006) Konferenca e Rambujesë. Prishtinë, Vertigo, faqe 302.11 Blerim Reka (2003) UNMIK. Shkup, Logos-A, faqe 133.12 Shih Rezolutën 1244 e KB, 1999 – Wikipedia.13 Shih Perritt & Wachtel- simpozium- Statusi final i Kosovës- Zgjidhja e nyjës Gordiale.

njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. -Pavarësi e udhëhequr - duke filluar me ngritjen si kandidat i mundshëm për anëtarësim

në BE. Për të mos negociuar me vetën e saj BE, dalëngadalë do të braktisë kompetencat e rezervuara dhe do të jap pëlqimin për procesin negociues.

-Sovraniteti i plotë dhe i shpërndarë - në ditën kur Kosova do t’i bashkëngjitet BE-së, sovraniteti në një rang të gjerë të fushave politike automatikisht do të transferohet te institucionet e Komunitetit dhe do të shpërndahet në të gjitha shtetet anëtare.

Një tjetër mendim se si duhet të rrjedhin punët rreth shtetësisë së Kosovës ka dhënë Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e janarit të vitit 2005 ku jepen sugjerime dhe mendime se çfarë duhet të bëjë lidershipi kosovar rreth pavarësisë së shtetit, gjithnjë këtu duke mos përjashtuar angazhimin e BE-së dhe SHBA.

Si hap i parë, Grupi i Kontaktit prej gjashtë shtetesh duhet që, sa më parë që të jetë e mundur, të bëjë një deklaratë ku qartë do të shtrohej një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së statusit dhe do të qartësoheshin tri rregullat themelore: se mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë është çështje nga e cila në masën më të madhe varet përparimi, se nuk do të lejohet as kthimi i Kosovës nën sundimin e Beogradit e as copëtimi por as ndonjë formë e mundshme e unifikimit të Kosovës me Shqipërinë apo me ndonjë shtet apo territor fqinjë nuk do të mbështetet. Në të njëjtën kohë, një emisar special duhet të emërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që të fillojë konsultimet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe procesit me të cilin do të implementohet.

BE-ja, SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet të jenë të gatshme të mbajnë konferencën për statusin final edhe pa pjesëmarrjen e Serbisë; të negociojnë dhe të nënshkruajnë Marrëveshjen për Kosovën,të njohin shtetin e ri të pavarur nëse ky pranon kushtetutën e akorduar, madje edhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe të krijojnë marrëdhënie normale diplomatike me të.

Në këtë raport propozimi mbi pavarësinë e Kosovës është që Kosovës t’i jepet një pavarësi e kushtëzuar. Arsyet se përse propozohet kjo pavarësi është paraqitur më poshtë.

Së pari, mënyrat themelore se si propozojmë që të kushtëzohet pavarësia e Kosovës janë: që Kosova të përkushtohet në mënyrë eksplicite, edhe në kushtetutën e saj të re por edhe me marrëveshjen e akorduar në konferencën ndërkombëtare, se nuk do të bashkohet me Shqipërinë apo me ndonjë vend tjetër fqinj apo territor, përveç se në kuadër të integrimeve në BE. Për më tepër, do të ishte njësoj e rëndësishme por më pak dramatike, që Kosova të lidhet me një varg marrëveshjesh bilaterale me fqinjët e saj (përfshirë këtu edhe Serbinë, sa më shumë që të jetë e mundur) dhe me BE-në, prandaj rrugëtimi drejt të ardhmes do të ishte krejtësisht i programuar të shpjer drejt vlerave të BE-së, normave të saj dhe në fund anëtarësimit në të.

Së dyti, pavarësia e gjyqësisë së saj do të sigurohej me përfshirjen e një numri të gjykatësve ndërkombëtarë që do të shërbenin përkrah atyre vendorë në gjykatat e larta. Për më tepër, organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë ndoshta këtu edhe trupin ndërkombëtar monitorues të propozuar këtu, Misionin Monitorues të Kosovës, do të kishin të drejtë, të garantuar me Marrëveshjen, me Kushtetutë apo të dyja këto, që të garantojnë që çështjet kryesore që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave dhe obligimet tjera të akorduara, për nxjerrjen para këtyre gjykatave.

E treta, prezenca e misionit ndërkombëtar monitorues për një periudhë të pacaktuar, me të drejtë jo vetëm të ndërmarrë hapa legalë në vend por edhe të raportojë në bashkësinë e gjerë ndërkombëtare dhe të rekomandojë masat përgjegjëse nëse Kosova bën hapa prapa në përkushtimet e saj, përbën vetvetiu një kufizim të lirisë së veprimit të cilin pritet të gëzojë normalisht çdo shtet i pavarur.

Shqiptarët e Kosovës do të pranonin karakterin e kufizuar të pavarësisë së Kosovës nëpërmjet referendumit për Kushtetutën, në referendum në të vërtetë do të pajtoheshin me synimin e bashkësisë ndërkombëtare që të sigurohet pranimi i gjerë i pavarësisë së Kosovës me një numër kufizimesh në zbatimin e kësaj pavarësie. Derisa pavarësia e Kosovës duhet të shihet si diçka që i takon popullit të Kosovës, e jo si diçka që është huazuar nga ndonjë organizëm ndërkombëtar, kjo nuk është diçka që është arritur vetëm në bazë të së drejtës për vetëvendosje, por edhe duke negociuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe vendet fqinje.

Më 24 tetor 2005 Këshilli i Sigurimit i OKB pranoi propozimin e Kai Eide dhe Kofi Anan për të iniciuar një proces për një zgjidhje politike të statusit të Kosovës duke përcaktuar paraprakisht një të dërguar të posaçëm për ndërmjetësim. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkoi nga Martti

Rast

i i n

egoc

iata

ve p

ër K

osov

ën

Page 59: Global Challenge 3

116 117GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Ahtisari që të jetë i dërguar i posaçëm i tij për të ardhmen e Kosovës, dhe Albert Loran në postin e zëvendësit të tij, dhe kjo zgjedhje u pranua nga Këshilli i Sigurimit më 10 nëntor 2005.

Para se të bëhet përcaktimi i të dërguarit special, Komisioni i OKB-së bëri vlerësimin e situatës në teren, ku gjeti një pikturë të zbehtë të jetës në Kosovë e cila paralajmëronte se mund të ndodhë një rinovim i masave të dhunshme siç kishin qenë ato të marsit të vitit 2004, nëse dështon vazhdimi i të ardhmes së statusit. Në mënyrë simulantë shtetet e Grupit të Kontaktit ofruan një drejtim mbi “Parimet e Udhëheqjes” mbi rezolutën e statusin e Kosovës 14.

Para së gjithash të dy të përcaktuarit kishin kualifikim të caktuar për këtë gjë, ishin politikan dhe diplomat të rangut të lartë. Në cilësinë e ish presidentit të Finlandës, Ahtisari vinte nga një shtet i vogël, shtet neutral evropian i cili tradicionalisht shërbeu si një urë lidhëse në mes Perëndimit dhe Rusisë. Si dhe ishte udhëheqës i Këshillit Evropian në periudhën e bisedimeve për statusin Kosovës në vitin 2006. Duke ia bashkangjitur edhe atë se ai kishte një dekadë të gjatë të reputacionit si mediator ndërkombëtar. Si i dërguar i KB në Namibi, përvojat në Ballkan në konferencat ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe në fund edhe si i dërguar i BE-së së bashku me Viktor Chernomyrdin dhe Strobe Talbot sollën deri te Marrëveshja tekniko-ushtarake që i dha fund luftës në Kosovë. Zëvendësi i tij, Albert Rohan vinte nga një shtet i vogël neutral evropian, i cili kishte shërbyer si një urë ndërtues në mes të Perëndimit dhe Lindjes, dhe që paraqet një lidhje historike dhe kulturore për Ballkanin Perëndimor, dhe kishte Presidencën e BE-së në kohën e bisedimeve. Rohan kishte qenë drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, dhe si sekretar gjeneral i Ministrisë Austriake për Punë të Jashtme, me aftësi dhe përvojë të lartë të negociatave në nivel ndërkombëtar.

Për gjatë kohës sa ishin të ngarkuar me këtë mision Ahtisari dhe Rohan kishin marrë një zyrë në Vjenë të Austrisë, si dhe një staf mbështetës dhe diplomatik me rreth 40 persona.

Si pararendje e negociatave presidenti Ibrahim Rugova e kishte emëruar Ekipin Negociator, ku bënin pjesë Bajram Kosumi (AAK), kryetari i kuvendit Nexhat Daci (LDK), Hashim Thaçi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Pas vdekjes së Rugovës (janar 2006) dhe pas dorëheqjes së Kosumit u zëvendësuan nga Fatmir Sejdiu, Agim Çeku dhe Kolë Berisha zëvendësoi Nexhat Dacin. Ndërkohë dy anëtare të BE-së Sllovenia dhe Greqia paraqitën planet e tyre për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Këto plane nuk u morën parasysh as nga faktori ndërkombëtar e as nga pala shqiptare, e cila kërkonte që në procesin e definimit të statusit të përfshihen faktorë relevant si SHBA dhe shtetet kryesore të BE-së.

Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Britanisë së Madhe, në konkluzionet e takimit të 7 nëntorit të vitit 2005, në Bruksel, mirëpriti vlerësimin e përgjithshëm të Kai Aides për gjendjen në Kosovë, si dhe shprehu mbështetje për emërimin nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të Marti Ahtisarit të dërguar special për bisedime rreth statusit të Kosovës dhe të diplomatit austriak Albert Lohan, zëvendës të tij, duke nënvizuar gatishmërinë e BE-së për të punuar ngushtë me emisarin e KB-së.

Ministrat e jashtëm të BE-së mbështetën nominimin e diplomatit Stefan Lehne, për përfaqësues të BE-së për definimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Më tej në deklaratë konfirmohet qëndrimi se statusi i ardhshëm duhet të jetë në përputhje me vlerat dhe me normat evropiane si dhe në harmoni me Kartën e Kombeve të Bashkuara. I rëndësishëm është konstatimi se marrëveshja për Kosovën duhet të sigurojë që Kosova të mos kthehet në situatën e para vitit 1999. Interpretimet e ndryshme të historisë dhe realiteti aktual, mosbesimi tepër i madh dhe mungesa e përvojës në negociata, nga ndërkombëtarët shihej si një problem i cili mund të sjellë deri te probleme të cilat mund të sillnin edhe te minimi i negociatave. Komuniteti ndërkombëtar kishte parasysh, para së gjithash, që në negociata të integrohen përfaqësuesit serbë dhe kosovar nëpërmjet një procesi ndërmjetësues të vazhdueshëm, në të cilën palët dhe ndërmjetësuesit do t’i lejohen të gjitha opsionet në tavolinë, dhe ndërmjetësuesi të ketë mundësi t’i përshtatë stimulimet në bazë të një dështimi të mundshëm përgjatë negociatave, për njërën apo tjetrën palë, në mënyrë që ato të negociojnë në mirëbesim15 . 14 T.Szemler et all. (2007) The EU in a Post-Status Kosova- Chalanges and Opportunities. Sudosteuropa,

faqe 15015 Shih Perritt & Wachtel- simpozium- Statusi final i Kosovës- Zgjidhja e nyjës Gordiale.

Sa i përket ndikimit në shtetet për rreth Kosovës e posaçërisht për Maqedoninë parashihej se “Statusi final i Kosovës, padyshim, do të influencojë të ardhmen e Maqedonisë. Nëse një zgjidhje e negociuar për Kosovën do të përmbajë ndarjen sipas vijave etnike, ajo do të forconte gjithashtu argumentet për federalizim apo ndarjen e plotë të Maqedonisë. Nga ana tjetër, zgjidhja e statusit te Kosovës, si një territor i paprekur nën kufijtë aktualë, do të çojë në forcimin e unitetit në Maqedoni, duke çuar në forcim të stabilitetit atje. Por në cilindo rast, precedenti i Kosovës do të vendosë që çdo ndryshim kufijsh duhet të bëhet me negociata dhe të pranohet nga palët, dhe jo te imponohet nga komuniteti ndërkombëtar në një mënyrë që i ngjan politikave të shteteve të mëdha në shekullin e XIX.

Gjatë procesit të negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare është bërë e qartë se primare në bisedime do të jenë Prishtina dhe Beogradi të cilat duhet të dialogojnë midis tyre për të zgjidhur një sërë mosmarrëveshjesh që qëndrojnë ndërmjet tyre dhe për të rënë dakord për formën e statusit. Një gjë e tillë do të nisë së pari me të ashtuquajturën “Diplomaci shëtitëse” që i është besuar ish presidentit finlandez M. Ahtisari, i cili do të ketë dhe ndihmesën e grupit të kontaktit. Pritej që fatin përfundimtar të Kosovës nuk do ta vendosin as ekipi negociator i Prishtinës dhe as ekipi i Beogradit, por faktori ndërkombëtar, më saktë Grupi i Kontaktit dhe Këshilli i Sigurimit. Ndërkohë, SHBA është shprehur se ato dhe aleatët e tyre ka rëndësi të mbeten neutral në qëndrimin e tyre për çështjen e statusit duke e konsideruar të ardhmen e Kosovës si përgjegjësi vetëm të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë atje si dhe të qeverisë së Serbisë.

Statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë rezultat i shteteve kryesore të Komunitetit Ndërkombëtar, vullnet i cili do të marrë në konsideratë një sërë faktorësh objektiv dhe subjektiv të zhvillimeve dhe ekuilibrave në rajonin e Ballkanit.

Për atë kohë mendohej se katër opsione ishin të rëndësishme për çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës:

Autonomi e gjerë brenda konfederatës - këtë opsion e përkrahnin një grupshtetesh evropiane dhe anëtarë të BE-së shtete të cilat kanë frikë nga precedenti që mund

të krijojë pavarësia e Kosovës për një sërë krahinash të tjera në Evropë.- Pavarësi e plotë - ky opsion përkrahet nga populli shqiptar i kudondodhur dhe nga

klasa politike e shqiptarëve në Kosovë. Ndaj pavarësisë së plotë, Komuniteti Ndërkombëtar kishte rezervë për dy probleme kryesore: a) mbijetesa ekonomike e një shteti të vogël me marrëdhënie të brishta me një pjesë të vendeve fqinje që janë konsideruar historikisht si armiq dhe më një infrastrukturë të dobët me Shqipërinë për të zhvilluar lidhje ekonomike dhe tregtare; dhe b) problemi i destabilizimit të Maqedonisë. Duke qenë se lëvizja e shqiptarëve në Maqedoni për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të qenin pjesë integrale e barabartë e shtetit maqedonas ka qenë e ndihmuar nga individë që jetojnë në Kosovë.

Mundësia e ndarjes së Kosovës - Problemi i ndarjes së Kosovës shikohet me interes sidomos nga Beogradi. Qëndrimi i Komunitetit Ndërkombëtar për këtë problem

është jo favorizues dhe kundër ndarjes, duke pasur frikë nga pretendimet e pafundme të shteteve ballkanike për rindarjen e territoreve.

- Pavarësi e kushtëzuar - Ky opsion duket se ishte më realist i statusit përfundimtar të Kosovës. Nëpërmjet pavarësisë së kushtëzuar, Kosovës i njihet “de facto” pavarësia e plotë ndërsa “de jure” mbetet për një periudhë nën kujdestarinë e OKB-së për të realizuar dhe për të mbrojtur interesat dhe problemet e shtetit të ri në marrëdhëniet politike, ekonomike e sociale me Komunitetin Ndërkombëtar 16.

Në takim joformal, udhëheqësit evropian, individualisht, kanë bërë thirrje që Evropa të jetë e bashkuar dhe të dalë me një zë të vetëm lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke qenë e pranishme në proceset politike për zgjidhjen e këtij statusi. Gjatë këtij takimi të mbajtur në fund të muajit tetor 2005 është dhënë mbështetje politike për nismën e Solanës (për t’i kushtuar vëmendje më të madhe Ballkanit Perëndimor) duke rënë dakord edhe për më shumë mbështetje financiare për “projektet ballkanike” si dhe për kërkesat e ardhshme që do të parashtronte situata në Kosovë. Frika se po shkohej drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, e cila kishte paralizuar gjatë përpjekjet ndërkombëtare për të adresuar statusin final, do të lihej mënjanë. Nuk kishte ndonjë 16 Lisen Bashkurti (2006) Evropa Ballkani dhe sfida e Kosovës,Tiranë, GEER. faqe 286-288.

Rast

i i n

egoc

iata

ve p

ër K

osov

ën

Page 60: Global Challenge 3

118 119GLOBAL CHALLENGE Nr. 3 / 2012

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

evidencë të besueshme se liderët politikë në Kosovë, Shqipëri ose në partitë politike në Maqedoni e dëshirojnë një gjë të tillë. Prej shkurtit 2006 deri në shtator, zyra e Ahtisaarit (UNOSEK) i ftoi ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë në disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta në Vjenë, dhe dërgoi një numër misionesh të ekspertëve në të dy kryeqytetet.

Pas një vonese të konsiderueshme për t’i dhënë hapësirë Serbisë për zgjedhjet parlamentare të 21 janarit 2007, më 2 shkurt Ahtisaari ia prezantoi Beogradit dhe Prishtinës draftin e Propozimit Gjithëpërfshirës. Pas takimeve shtesë në mes palëve në Vjenë, negociatat për statusin të udhëhequra nga UNOSEK-u, përfunduan formalisht më 10 mars. Ahtisaari deklaroi se bisedimet ishin shterur, duke shtuar se çfarëdo përpjekje tjetër nuk do të sillte palët më afër një kompromisi, dhe se “urgjentisht ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme të statusit të Kosovës”. Gjatë gjithë bisedimeve serbët dhe shqiptarët iu përmbajtën qëndrimeve të tyre të pa negociueshme. Shumica shqiptare, e cila përbën 90 për qind të popullsisë së Kosovës, dëshiron që territori të bëhet shtet i pavarur. Serbia dhe serbët e mbetur në Kosovë dëshirojnë që Beogradi të ruajë sovranitetin mbi Kosovën.

Ahtisaari e kompletoi dhe ia dorëzoi Propozimin e tij, së bashku me Raportin që më parë nuk ishte publikuar, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili mbështeti plotësisht të dyja dhe më 26 mars 2007, ia dorëzoi Këshillit të Sigurimit. Plani është përkrahur në masë të gjerë: shqiptarët e Kosovës, SHBA-së, Presidenca e BE-së (Gjermania), Këshilli i BE-së (të paktën sa i përket Propozimit Gjithëpërfshirës të Marrëveshjes), Parlamenti Evropian dhe NATO, si dhe vet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Ai u refuzua menjëherë nga një grup i vogël por kritik: Serbia. Rusia i ka ofruar Beogradit një shkallë përkrahjeje, duke insistuar se nuk do të lejojë imponimin e një marrëveshjeje pa pëlqimin e Serbisë. Propozimi i Ahtisaarit mund të lexohet si projekt për formim të shtetit, por është i bazuar në një balancim delikat në mes të një entiteti të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët dhe një shteti të pavarur. Ai ofron arkitekturën e brendshme “teknike”, “status-neutrale” për qeverisjen e Kosovës. Në princip të dy palët do të duhej të kishin kërkuar me shumë mundësi për marrëveshje në aspektet teknike të Propozimit, në praktikë ndryshimet konceptuale që kanë të bëjnë me statusin e kufizuan hapësirën për kompromis edhe në çështjet “praktike”: decentralizim, të drejtat e komuniteteve, mbrojte të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe çështjeve ekonomike.

Sipas Propozimit, me fillimin e implementimit do të kishte një periudhë tranzicioni 120 ditëshe, gjatë së cilës mandati i UNMIK-ut nuk do të ndryshojë, por Kuvendi i Kosovës, në konsultim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (PCN), do të aprovojë një kushtetutë të re dhe tërë legjislacionin e nevojshëm për implementimin e Propozimit. Pas periudhës së tranzicionit mandati i UNMIK-ut do të skadojë dhe i gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv do të transferohet tek autoritetet qeverisëse të Kosovës, përveç nëse thuhet ndryshe në Propozim.

Në praktikë edhe pas tranzicionit 120 ditësh, Kosova do të mbikëqyret në mënyrë të përpiktë nga autoritetet ndërkombëtare. PCN-ja do të ketë pushtet që të garantojë që Kosova të bëjë implementimin e obligimeve të saj, duke korrigjuar apo anuluar ligje që nuk janë në përputhje me marrëveshjen, dhe duke sanksionuar apo larguar nga detyra zyrtarët kokëfortë. Për më shumë, ai do të shqyrtojë emërimin e disa bartësve të zyrave kyçe në Kosovë, ndërsa zëvendësi i tij do të udhëheqë Misionin e Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (PESM) të BE-së, ku përfshihen policia, drejtësia, dogana, kontrolli kufitar dhe personeli i shërbimit korrektues, në mënyrë që të ndihmojë institucionet e reja të Kosovës. PCN-ja do të ketë autoritet që të ndërhyj drejtpërdrejtë kurdo që të jetë e nevojshme, që të sigurohet ruajtja dhe promovimi i sundimit të ligjit, rendit publik dhe sigurisë. Një Grup Udhëheqësish Ndërkombëtar (GUN), i përbërë nga Grupi i Kontaktit, Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian dhe NATO, do të shqyrtojë për herë të parë pas dy vitesh progresin e arritur dhe mandatin e PCN-së.

Bibliografia:

1- Lisen Bashkurti (2008) Krizat ndërkombëtare. Tiranë.2- Lisen Bashkurti (2006) Evropa Ballkani dhe sfida e Kosovës,Tiranë, GEER. faqe 286-2883- Martti Ahtisaari (2008) Detyra në Beograd. Prishtinë. 4- Sylë Ukshini (2008) Kosova në politikën e jashtme të BE-së -1991-2007. Shkup, LogosA.5- Joschka Fischer (2008) Vitet kuq-gjelbër, Prishtinë, Koha. 6- Daut Dauti (2001) Unioni evropian nga ideja në realitet. Prishtinë, Phenix. 7- Francis Fukuyama (2008) Ndërtimi i Shtetit. Tiranë, AIIS. 8- www.kipred.net.9- www.foreignaffairs.org 10- Blerim Reka, (1996) “E drejta e vetëvendosjes:dimensioni ndërkombëtar i problemit të

Kosovës”. Shkup, Interdiskont. 11- www.a1.com.mk.12- Ramë Buja (2006) Konferenca e Rambujesë. Prishtinë, Vertigo, faqe 302.13- Blerim Reka (2003) UNMIK. Shkup, Logos-A, faqe 133.14- Shih Rezolutën 1244 e KB, 1999 – Wikipedia.15- Shih Perritt & Wachtel- simpozium - Statusi final i Kosovës- Zgjidhja e nyjës Gordiale.16- T.Szemler et all. (2007) The EU in a Post-Status Kosova- Chalanges and Opportunities

Sudosteuropa, faqe 15017- Shih Perritt & Wachtel- simpozium- Statusi final i Kosovës- Zgjidhja e nyjës Gordiale.

Rast

i i n

egoc

iata

ve p

ër K

osov

ën

Page 61: Global Challenge 3

Numri 3 • Nëntor 2012 Num

ri 3

• N

ënto

r 20

12

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Envoliving Diplomacyof Regional Organizations- Some Experiences in Balkan/Faqe 6

Prof. As. Dr. Gjon Boriçi

Struktura e Problemitnë Aleancën e Atlantikuttë Veriut/Faqe 29

Prof. Dr. Lisen BashkurtiPhD Candidate Alban PërmetiMsc. Etleva GoxhajProf. As. Dr. Gjon BoriçiPhD Candidate Fadil Osmani PhD Candidate Demir Lima

PhD Candidate Nijazi HaliliPhD Candidate Burim QorriPhD Candidate Gani MehmetajPhD Candidate Arben FetoshiPhD Candidate Ramiz BytyqiPhD Candidate Ruzhdi Jashari

PhD Candidate Fatmir KrasniqiPhD Candidate Arben MuhametiPhD Candidate Oresti RadhimaPhD Candidate Dukagjin Leka

Kontribuan në këtë botim

I S S N 2 2 2 7 - 8 5 4 0

ISSN 2227-8540

ISSN

222

7-85

40

Çmimi 1000 Lekë / 8 €