23
Universiteti Publik “Haxhi Zeka” Peje Fakulteti Juridik Lenda :’’E Drejta Kushtetuese’’ Viti Akademik 2014\2015 “Gjykata kushtetuese e Kosoves ” Punim Seminarik

Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Spjegim i shkurter rreth Gjykates Kushtetuese .

Citation preview

Page 1: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” Peje Fakulteti Juridik

Lenda :’’E Drejta Kushtetuese’’

Viti Akademik 2014\2015

“Gjykata kushtetuese e Kosoves ” Punim Seminarik

Prof..Dr.Arsim BAJRAMI. Punoi:Kushtrim Braimaj.

Peje 2015

Page 2: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Permbajtja

1.Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise.

2.Gjykata e Republikes se Maqedonis.

3.Gjykata Kushtetuese e Shba-se.

4.Historiku.

5.Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

5.1.Papajtueshmëria e funksionit.5.2.Emërimi dhe fillimi i mandatit.5.3Detyrat e gjyqtarëve.5.4Përfundimi i mandatit.

6.Juridiksioni dhe Palet e Autorizuata.

6.1. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë raste.?6.1.2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështje.?6.1.3. Komuna.6.1.4. Deputetet.6.1.5. Individët.6.1.6. Gjykatat.6.1.7. Kryetari I Kuvendit.6.2.1Konflikti per Kompetence.

7.Rasti Sejdiu.

8.Rasti Pacolli.

9.Aktgjykimi “Imuniteti I Deputeteve”

10.Struktura e Gjykatës – Gjyqtarët.

10.1.Njësia Ligjore.10.2.Administrata.

11.Procedura para Gjykates.

12.Vendimet.

12.1Menyra e marrjes se vendimeve nga Gjykata.

13.Buxheti I Gjykates Kushtetuese.

14. Perfundim.

Page 3: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Hyrje

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë. Kushtetuta është një sistem për qeverisje, shpesh e koduar në formën e një dokumenti, e cila vë bazat e rregullave dhe principeve themelore të një republike autonome. Kushtetuta përcakton principet themelore politike, strukturën, procedurat, fuqinë dhe përgjegjësitë e qeverisë. Pushteti qeverisës në Republikën e Kosovës buron nga Kushtetuta. Mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri rregullohen me ligj dhe me rregullore.

Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut..Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është themeluar në janar të vitit 2009. Me autoritetin e saj për shqyrtimin e legjislacionit dhe kërkesave individuale për shkeljet e të drejtave, Gjykata është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë dhe është arbitri më i lartë për interpretimin e dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Page 4: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

1.Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm.Ajo ka një juridiksion të veçantë për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjerë normativë. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj (neni 124/1 i Kushtetutës). Gjatë ushtrimit të funksionit të saj ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124/2 i Kushtetutës).

1.1Gjykatën Kushtetuese mund ta vënë në lëvizje:  Presidenti i Republikës; Kryeministri; Një e pesta e deputetëve; Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit; Gjykatat sipas nenit 145/2 të Kushtetutës; Avokati i Popullit; Organet e qeverisjes vendore; Organet e bashkësive fetare; Partitë politike dhe organizatat e tjera; Individët.1.2Perberja e Gjykates.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. . Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh. Në fund të çdo shqyrtimi gjyqësor Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim.

2.Gjykata e Republikes se Maqedonis.

Gjykata Kushtetuese e RM-së është organ që e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqesin parime themelore mbi të cilat duhet të ndërtohet sistemi juridik dhe politik në një shtet. Ato paraqesin një gjendje ku ka kushte, principe dhe rregulla dhe ligjet që i permban kushtetuta të respektohen dhe zbatohen ne praktikë.Gjykata kushtetuese e RM-së është organ i veçantë dhe i pavarur në sistemin kushtetues të vendit. Është organ që gjendet jashte kuadrit të gjyqësisë së rregullt. Përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i RM-së. Sipas Amendamentit XV të Kushtetutës të RM-së, Kuvendi zgjedh gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të RM-së me shumicë votash nga numri i pergjithshëm i deputetëve (shumicë absolute ). Kuvendi i zgjedh tre gjyqtarë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjatë së cilës duhet të ketë shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në RM.. Gjyqtarët zgjidhen nga radhët e juristëve eminentë. Mandati i tyre zgjat 9 vjet, pa rizgjedhje. Gjyqtarit të Gjykatës kushtetuese i pushon detyra nëse: • paraqet dorëheqje; • dënohet për vepër penale me dënim të burgimit pa kusht më së paku 6 muaj; • përgjithmonë e humb aftësinë për ushtrimin e funksionit, që konstatohet nga Gjykata kushtetuese. Gjykata kushtetuese zgjedh kryetarin e gjykatës nga radhët e saj me mandat prej 3 vitesh, pa të drejtë rizgjedhjeje.

3.Gjykata Kushtetuese e Shba-se.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte shtet I cili kontrollin e kushtetutshmeris nuk e bazon ne ne sistemin e Gjykates Kushtetuese, Shtete e Bashkuara te Amerikes hyn ne rradhen e disa vendeve

Page 5: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

te Botes siq jan Kanada, Brazili, Australia ,Argjentina etj, te cilat si form te tyre te kontrollit kushtetues kan sistemin e kontrollit te kushtetutshmeris dhe ligjshmerise nga Gjykatat e rregullta, net e cilin sistem mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë bëhet gjatë zgjidhjes së ndonjë kontesti konkret nga gjykatat e rregullta. Dallimi ndërmjet tyre është se a e ushtrojnë kontrollin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, të gjitha gjykatat ose vetëm Gjykata e lartë.Në SHBA gjykatat federativë dhe shtetërorë e zbatojnë Kushtetutën në shumë çështje gjyqësore.Mirpo Gjykata e Lartë ka pushtet të prerë në shpjegimin e kuptimit të Kushtetutës për çfarëdo rasti të veçantë. Ajo ka të drejtën e rishikimit juridik, d.m.th. ajo mund ta shpallë një ligj si jokushtetues. Qe nga viti 1803 kur iu eshte dhene kjo kompetence gjykates se larte ajo ka gjykuar si jokushtetues më shumë se 90 ligje federative dhe qindra ligje shtetërore.

4..Historiku

Shikuar nga aspekti historik, Kosova si njësi federale në ish-Federatën Jugosllave,

ka aplikuar kontrollin e kushtetutshmërisë përmes gjykatës kushtetuese. Edhe pse

gjykata e parë Kushtetuese në Jugosllavinë Federale ka qenë themeluar qysh në

vitin 1963, për shkak të pozitës politiko-shoqërore aplikimi i kontrollit të

kushtetutshmërisë në Kosovë paraqitet që nga viti 1969. Me Ligjin Kushtetues të

Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (me tutje si KSAK) me 1969 fillimisht ka

qenë konstituuar dega Gjyqësore Kushtetuese pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Zgjerimi i funksioneve legjislative të Krahinës, me ndryshimet kushtetuese të vitit

1971, ndikuan edhe në organizimin më të gjere në lëmin e mbrojtjes së

Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë. Në këtë drejtim, me amendamentin X për

Ligjin Kushtetues të KSAK-së, konstituohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës si organ i

pavarur për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, me funksion dhe pozitë

identike me ato të gjykatave kushtetuese me republikat e federatës Jugosllave.

Me Kushtetutën e Kaçanikut 1990, po ashtu ka qenë paraparë institucioni i Gjykatës

Kushtetuese si garantues dhe mbrojtjes i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë,

mirëpo për shkak të suprimimit të autonomisë së Kosovës, vendosjes së pushtetit

okupues të Serbisë, ajo asnjëherë nuk është konstituuar. Pas luftës së vitit 1999 dhe

vendosjen e Kosovës nën administrimin e OKB-së, me Kornizën Kushtetuese për

Vetëqeverisje të Përkohshme, 15 maj 2001, është paraparë themelimi i të

ashtuquajturit Kolegj i Veçantë i Gjykatës Supreme mbi Çështjet e Kornizës

Kushtetuese. Edhe pse në praktikë ky institucion nuk është themeluar dhe vënë në

funksion ndonjëherë, me Kornizën Kushtetuese janë përcaktuar vetëm funksionet e

këtij kolegji dhe subjektet që mund të kërkojnë fillimin e procedurës, mirëpo nuk

është përcaktuar numri i gjyqtarëve e as mënyra e punës së këtij Kolegji.

Page 6: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

5.Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Duke u bazuar ne nenin 114 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves , Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhepersonalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të respektohen.

Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.

Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar përpërfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Nëse mandati i gjyqtarit përfundon para mbarimit të mandatit të rregullt, emërimi i gjyqtarit të ri bëhet në pajtim me këtë nen, me mandat të plotë, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit.

5.1.Papajtueshmëria e funksionit

Gjatë mandatit të tij gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të jetë:1.1. anëtar i një partie, lëvizje ose çfarëdo organizate tjetër politike;1.2. anëtar i bordit drejtues të një ndërmarrje publike, shoqërie tregtare ose organizate joqeveritare;1.3. anëtar i një sindikate.(Ligji Gjkk Neni 5)

Gjyqtari i propozuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund të emërohet ngaPresidenti i Republikës së Kosovës nëse nuk paraqet dëshmi se ka dhënë dorëheqje ngafunksionet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.

5.2.Emërimi dhe fillimi i mandatit

1. Procedura për emërimin e gjyqtarit të ri, sipas këtij ligji, fillon të paktën tre (3) muaj parapërfundimit të mandatit të rregullt të gjyqtarit paraprak.2. Mandati i gjyqtarit të ri fillon në ditën kur përfundon mandati i gjyqtarit paraprak. Gjyqtari i ri

Page 7: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

emërohet nga Presidenti dhe e jep betimin para Presidentit para fillimit të mandatit të tij. Në rastse mandati i gjyqtarit përfundon sipas nenit 8 të këtij ligji mandati i gjyqtarit zëvendësues fillonnë ditën kur emërohen nga Presidenti dhe japin betimin para Presidentit.3. Përjashtimisht prej paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, mandati i gjyqtarëve të parë të GjykatësKushtetuese fillon në ditën kur emërohen nga Presidenti dhe japin betimin para Presidentit.4. Teksti i betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është si vijon:“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëKosovës do t'i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtroj funksionin egjyqtarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke e respektuar rregullat e etikës profesionale.”(Neni 7 L.Gjkk.)

5.3Detyrat e gjyqtarëve

1. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë për detyre të ushtrojnë me ndërgjegje dhe në mënyrë tëpaanshme funksionin e gjyqtarit dhe të vendosin sipas bindjes së lirë në pajtim me Kushtetutën.2. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë për detyrë të ruajnë reputacionin dhe dinjitetin eGjykatës Kushtetuese.3. Secili gjyqtar ka për detyrë të marrë pjesë në punën dhe procesin e vendimmarrjes së Gjykatës,si dhe të kryej punët tjera të caktuara me ligj dhe me rregulloren e punës.(Nneni 10)

5.4Përfundimi i mandatit

1. Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon me:1.1.skadimin e kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur;1.2.ndërprerjen e mandatit para kohe sipas nenit 9 te këtij ligji.( Neni 9: Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për tëcilën është zgjedhur në rast të:1.1. dorëheqjes;1.2. vdekjes;1.3. humbjes së përhershme të aftësisë së veprimit të konstatuar nga gjykata kompetente; 1.4. sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese; 1.5. shkarkimit sipas nenit 118 të Kushtetutës.)

2. Gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikes 1.1. të paragrafit 1 të këtij neni, Kryetari i Gjykatës njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim që të filloj procedurën për propozimin e gjyqtarit të ri.

6.Juridiksioni dhe Palet e Autorizuata.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për

interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Sipas

nenit 113, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese

vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e

autorizuar. 

Palët e autorizuara për ngritje e rasteve para gjykatës:

Page 8: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

6.1. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:

çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të

Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën; Përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën.

6.1.2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të  autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:

konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës,

Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur; nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

6.1.3. KomunaKomuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve

të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e

komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.

6.1.4. Deputetet

Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

Tridhjetë (30) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

6.1.5. Individët

Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave

dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të

kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

6.1.6. Gjykatat

Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me

përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë

procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë

e ligjit të kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi I gjykatës referuese për

rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.

Page 9: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

6.1.7. Kryetari I KuvenditKryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të

propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse

amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin

II të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuse e Republikes se Kosoves deri me sot ka marre 749 vendime te

ndryshme prej te cilave 59 jane Aktgjykime, 572 Aktvendime, 90 Vendime dhe 28

Urdhera te tjere.

Selia e Gjykatës Kushtetuese është në Prishtinë. Gjykata Kushtetuese zhvillon seancat në selinë e saj, por përjashtimisht, me vendimin e saj mund të zhvilloj seanca edhe në vendet tjera të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka simbolin dhe vulën e vet të cilat përcaktohen me rregullore të punës.(Ligji Gjkk, neni 3)

7.Rasti Sejdiu.

Me 25 qershor 2010 Deputeti I Kuvendit te Republikes se Kosoves ,Naim Rrustemi se bashku me 31 deputete te tjere I paraqiten Gjykates Kushtetuese nje shkrese me ane te se ciles pretendonin se Presidenti I Republikes se Kosoves z.Fatmir Sejdiu kishte shkelur Kushtetuten .

Baza kushtetuese per paraqitjen e ketij rasti nga ana e deputeteve ishte neni 113 paragrafi 6 I Kushtetutes se Kosoves ,e cila specifikon qe 30 apo me shum deputete jan te autorizuar te ngrene qeshtje ndaj presidentit te Republikes se Kosoves .

Parashtruesit e kerkeses kane prezantuar argumentet e tyre ku konstatonin se Presidenti kishte shkelur Kushtetuten perkatsisht nenin 88 paragrafin 2 ku ceket se “Pas zgjedhjes ,Presideni nuk munde te ushtroje asnje funksion ne parti politike “ dhe ne kete rast Presidenti sipas konstaimit te tyre kishte mbajtur dy funksione publike , ne te njejten kohe mbante postin e kryetarit te partise se Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe President I Shtetit.

Ne anen tjeter Presidenti u pergjigje per ta respektuar proceduren nga gjykata qe kerkon nga I padituri pergjigjeje ne kerkesen kunder tij.Presidenti u pergjigj duke argumentuar se ai kishte “Ngrire” postin e kryetarit te partise dy here duke derguar deklarat me shkrim keshillit te LDK-se dhe qe nuk kishte ndermarur asnje evidence zyrtare te veprimtaris si kryetar I LDK-se. po ashtu eshte pergjigjur se nuk eshte respektuar afati kohore per paraqitjen e kerkeses prane Gjykates Kushtetuese dhe se Kushtetuta nuk e shpreh qartazi se ndalohet posti I kryetarit te parties.

Gjykata Kushtetuese konsideroi te pranueshme kerkesen e paraqitur nga grupi I cajtuar I deputeteve te Kuvendit edhe pse pati terheqje te kerkeses per te ra numri nder 30 deputet .Gjykata ne baze te rregullores nese konsideron te nevojshme e vazhdon qeshtjen meritorisht , Gjykata vendosi me Aktgjykim se ka shkelje serioze te Kushtetutes se Republikes se Kosoves respektivisht nenit 88.2 te Kushtetutes nga Presidenti z.Fatmir Sejdiu duke mbajtur njehkohsisht postin e Presidentit dhe postin e kryetarit te partise politike.

Page 10: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

8.Rasti Pacolli.

Me date 1 Mars 2011, 34 deputete te Kuvendit te Republikes se Kosoves paarqiten kerkesen para Gjykates Kushtetuese per te sfiduar vendimet e Kuvendit te Rrpublikes lidhur me me zgjedhjen e presidentit z.Behxhet Pacolli , ne seancen e jashtakonshme te kuvendit me 22 shkurt 2011.Baza juridike e kerkeses lidhet me nenin 113 paragrafi 5 ne te cilin citohet se qe dhjete apo me shume deputet te Kuvendit te Republikes se Kosoves , ne nje afat prej 8 ditesh nga data e miratimit kan te drejte te kontestojne kushtetutshmerin e qfardo ligji apo vendimi te miratuar nga kuvendi si per nga permbajteja dhe po ashtu procedura e ndjekur .Parashtruesit e kerkeses e bazuan kerkesen e tyre ne keto argumente :Ne mungesen e korumit qe mundsonte zgjedhjen e presidentit, mungesen e nje kunderkandidati per President gjat procedures se votimit dhe nderprerjen e votimit qe bie ndesh me me rregulloren e punes se Kuvendit te Kosoves.Gjykata pranoi kerkesen sit e pranueshme dhe vlersoi rastin me aktgjykim duke konstatuar shkeljen ne dy pikat e kontestuar nga ana e paraqitesit te kerkeses perkatsisht grupit te deputeteve te Kuvendit.Lidhur me pretendimin e par Gjykata ka konstatuar shkeljen e e nenit 86 paragrafi 5, po ashtu lidhur me pretendimin e dyte per shkelje kushtetuese , gjykata ka vlersuar qe numri I deputeteve prej 67 sa ishin ne séance nuk ka plotsuar obligimin prej 2\3 e votave te pergjithshme te Kuvendit ne dy ruandet e e para per zgjidhjen e presidentit dhe keshtu ka rezultuar ky veprim si shkelje kushtetuese.Ndersa lidhur me pretendimin e trete per pushimin e kerkuar nga qeveria qe perben shkelje te rregullores se punes se kuvendit , Gjykata nuk e ka vlersuar kete kerkes me arsyen se kjo nuk perben shkelje te nenit te kushtetutes.Keshtu gjykata Kushtetuese shpalli njezeri se kerkesa eshte e pranueshme dhe konstaton me aktgjykim zgjidhjen kunderkushtetuese te Presidentit te Republikes se Kosoves z.Behxhet Pacolli.

9.Aktgjykimi “Imuniteti I Deputeteve”

Me 20 korrik 2011, Kryeministri I Republikes se Kosoves Hashim Thaqi e parashtroi kerkesen ne emer te Qeverise se Kosoves , Gjykates Kushtetuese e cila permbante tri qeshtje te veqanta . Pyetjet qe iu parashtruan Gjykates kishin te bejne me imunitetin e deputeteve te Kuvendit, Presidentit dhe antareve te Qeverise.Qeveria kerkesen e parashtroi mbi bazen e nenit 93 parag.10 dhe nenin 113 parag.3 dh 1, me te cilat precizon te drejten e qeveris qe te referoj qeshtje ne gjykaten Kushtetuese dhe parashikon qeverin si pale e autorizuar per nje gje te tille.

Qeveria e Kosoves kerkon sqarim nga ana e Gjykates Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputeteve te Kuvendit perkatsisht nenin 75 paragrafi 1dhe2 te Kushtetutes se Kosoves te cilat specifikojn imunitetin e deputeteve duke rregulluar kesisoj” Deputetet e Kuvendit gezojne imunitet nga ndekja penale , padit civile ose shkarkimi per veprimet dhe vendimet e tyre Brenda fushevepriimit te pergjegjsive te tyre si deputete te Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputeteve te Kuvendit per veprimet e nderrmara jasht fushveprimit te pergjegjesive te

Page 11: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

tyre si deputet te Kuvendit . Deputeti I kuvendit nuk munde te arrestohet dhe as ndalohet perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet I Kuvendit pa pelqimin e shumices se te gjithe deputeteve te Kuvendit.”Ne lidhje me keto nene Qeveria parashtron keto pyetje : Nga gjykata kerkohet te sqaroj se a gezojn imunitet deputetet e kuvendit nga ndjekja penale, padit civile , shkarkimi dhe arrestimi apo ndalimi , per veprimet dhe vendimet e tyre te ndermara jasht fushveprimit te pergjegjesive te tyre si deputet.Nga gjykata gjithashtu kerkohet te interpretoj domethenien e “perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet I Kuvendit “ qe permednet ne nenin 75 parag 2.Si duhet te zbatohet neni 75 ne rastet kur dyshohet per krime te kryera para fillimit te mandatit ten je deputeti te Kuvendit apo krime te kryera gjat mandatit por qe jan jasht fushveprimit te pergjegjsive te tyre.Ne lidhje me imunitetin e Presidentit , qeveria kerkon sqarimin e nenit 89 te kushtetutes se kosoves e cila percakton imunitetin e presidentit , dhe qeveria lidhur me kete shtron pNe lidhje me imunitetin e Presidentit , qeveria kerkon sqarimin e nenit 89 te kushtetutes se kosoves e cila percakton imunitetin e presidentit , dhe qeveria lidhur me kete shtron pyetje se a gezon imunitet presidenti nga ndjekja penale , padit civile, shkarkimi dhe arrestimi per veprimet dhe vendimet e nderrmara jashte fushveprimit te pergjegjesive te presidentit te republikes se kosoves.?

Ndersa ne lidhje me imunitetin e antareve te qeveris , qeveria e kosoves I referon per interpretim Gjykates nenin 98 te Kushtetutes se Kosoves qe percakton imunitetin e Qeveris “Antaret e qeveris se kosoves gezojne imunitet nga ndjekja penale , padite civile dhe shkarkimi per veprimet dhe vendimet Brenda fushveprimit te pergjegjesive te tyre si antare te qeveris.

Per arsye te moszgjatjes se punimiit do te cekim vetem pjesen e Aktgjykimit ku Gjykata Kushtetuese spjegon imunitetin e deputeteve te kuvendit te Republikes se Kosoves.

GJYKATA NJEZERI VENDOS ME SA VIJON: 1. Kerkesa eshte e pranueshme;

2. Ne perputhje me nenin 75 (1), nenin 89 dhe nenin 98 te Kushtetutes, deputetet e Kuvendit te Kosoves, Presidenti i Republikes dhe aneta ret e Qeverise gezojne imunitet funksional per veprimet dhe vendimet e ndermarra brenda fusheveprimit te pergjegjesive te tyre perkatese. Prandaj, deputetet e Kuvendit, Presidenti i Republikes dhe aneta ret e Qeverise lirohen nga pergjegjesia ne procedura gjyqesore te Ofaredo natyre mbi pikepamjet e shprehura, menyren e votimit apo vendimet e ndermarra brenda fusheveprimit te pergjegjesive te tyre.

Lidhur me imunitetin e deputeteve te Kuvendit . Veprimi jashte fusheveprimit te pergjegjesive te tyre:

1. Deputetet nuk gezojne imunitet nga ndjekja pen ale per veprimet dhe vendimet e ndermarra jashte fusheveprimit te pergjegjesive te tyre. Kjo ka te beje me ndjekjen penale per veprat penale te cilat pretendohen te jene kryer para fillimit te mandatit te tyre dhe gjate rrjedhes se mandatit te tyre si deputete;2. Deputetet nuk gezojne imunitet nga padite civile per veprimet dhe vendi met jashte fusheveprimit te pergjegjesive te tyre; 3. Deputetet e Kuvendit nuk mund te shkarkohen pervec arsyeve te

Page 12: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

percaktuara ne nenin 70 te Kushtetutes.. Deputeti mund te arrestohet apo ndalohet gjate kohes qe eshte duke kryer detyrat e tij/saj, pra ne mbledhjet e Kuvendit dhe/ose ne mbledhje te komisioneve te tij, pas vendimit te Kuvendit. 4. Deputeti mund te arrestohet apo ndalohet gjate kohes qe nuk eshte duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje te Kuvendit ose mbledhje te komisioneve te tij, edhe pa vendim te Kuvendit. 5. Deputeti mund te arrestohet apo ndalohet nese kapet ne kryerje e siper (in flagrante) te nje vepre te rende penale, qe eshte e denueshme me pese (5) ose me shume vjet burgim, edhe pa vendim te Kuvendit. 6. Deputeti mund te arrestohet apo ndalohet kur mandati i tij/saj mbaron per shkak te denimit me nje ose me shume vjet burgim me nje vendim gjyqesor te formes se prere per shkak te kryerjes se vepres penale. v. "Perderisa eshte duke kryer detyrat e tij/saj" nenkupton punen gjate mbledhjeve te Kuvendit dhe mbledhjeve te komisioneve te tij. 7. Gdo organ/institucion i ndjekjes penale qe eshte duke kryer ndjekjen penale te personave te akuzuar per kryerje te veprave penale, si<; percaktohet ne nenin 109 te Kushtetutes, dhe qe vepron brenda juridiksionit te percaktuar sipas ligjit ne fuqi per Republiken e Kosoves ka te drejte te kerkoje nga Kuvendi qe t'ia heqe imunitetin nje deputeti. Ky organ/institucion eshte i autorizuar ta arrestoje apo ndaloje deputetin edhe pa vendim te Kuvendit gjate kohes qe deputeti nuk eshte duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje te Kuvendit ose mbledhje te komisioneve te tij.

Duke Analziuar tre aktgjykimet e cekura me lart mendimi im personal eshte se Gjykata Kushtetuese ne te tre Aktgjykimet ka vendosur ne menyre meritore dhe te drejte.

10.Struktura e Gjykatës – Gjyqtarët

Prof. dr. Enver Hasani, Kryetar

Prof. dr. Ivan Čukalović, Zëvendëskryetar

Robert Carolan J.D., Gjyqtar

Dr. Altay Suroy, Gjyqtar

Almiro Rodrigues, Gjyqtar

Prof. dr. Snezhana Botusharova-Doicheva, Gjyqtar

Prof. dr. ass. Kadri Kryeziu, Gjyqtar  

Page 13: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Mr. sc .Arta Rama-Hajrizi, Gjyqtar

10.1.Njësia Ligjore.

Gjykata Kushtetuese ka Këshilltarët Juridik të cilët mbështesin punën profesionale

të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë hulumtime ligjore dhe analiza.

Njësia Ligjore përbëhet nga:   Këshilltari Kryesor Juridik;   Zëvendës Këshilltari Kryesor Juridik;   Këshilltarët Juridik (Senior);   Këshilltarët Juridik të ri ( Junior);  Sekretarët ligjor.

10.2.Administrata.

Gjykata Kushtetuese ka Sekretarinë e vet e cila kryesohet nga Sekretari i

Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria kryen punët administrative dhe ka

për detyrë të mbështesë punën e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria përbëhet nga: 1.Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm 2.Departamenti i Përkrahjes Profesionale 3.Departamentit i Administratës dhe Burimeve Njerëzore 4.Departamenti për Regjistrimin e Lëndëve, Statistikë dhe Arkiv 5.Departamenti i Buxhetit dhe Financave 6.Njësia e Prokurimit 7.Njësia e TIK-ut dhe Multimedia 8.Personeli Mbështetës

11.Procedura para Gjykates.

Fillimi i procedurës para Gjykatës Kushtetuese bëhet përmes paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Kërkesat dorëzohen me shkrim në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria regjistron menjëherë të gjitha kërkesat në Shkrimoren e Gjykatës Kushtetuese sipas radhës në të cilën janë parashtruar. Kërkesat duhet të jenë të arsyetuara dhe atyre duhet të ju bashkëngjiten provat e nevojshme.Kërkesa mund t’i parashtrohet Gjykatës personalisht apo përmes postës. Paraqitja pranë Gjykatës Kushtetuese me kërkesë lehtësohet përmes formularit për parashtrimin e kërkesës. Shkrimorja e gjykatës do t’u ndihmojnë në plotësimin e formularit.

Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se kërkesa është e lejueshme, ajo do të kërkojë nga pala tjetër të parashtrojë përgjigjen apo dokumentet e saj të ndërlidhura me kërkesën. Mungesa e përgjigjes nga pala tjetër nuk ndikon në procedurën para Gjykatës Kushtetuese. Procedura zhvillohet në formë të shkruar. Sidoqoftë, Gjykata mund të vendos të mbajë shqyrtim publik kur të jetë e nevojshme të shqyrtohet çështje të rëndësishme për marrjen e vendimit. 

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, parashtrues të kërkesës mund të jenë institucionet por edhe individët (personat juridik dhe fizik).

Page 14: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

12.Vendimet.

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personatdhe institucionet e Republikës së Kosovës.

2. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojëpërkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nësekonsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme tëpariparueshme.

3.Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara dhe nënshkruara, nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari raportues. Përfundimet e arritura.nga shumica e gjyqtareve përcaktojnë vendimin e gjykatës. Vendimet shpallen publikisht.

4. Vendimi i dërgohet secilës palë sipas detyrës zyrtare dhe shpallet në gazetën zyrtare.

5. Vendimi hyn në fuqi në ditën e shpalljes së gazetën zyrtare, përveç nëse Gjykata Kushtetuesenë vendim ka caktuar ndryshe.

12.1Menyra e marrjes se vendimeve nga Gjykata

Gjykata kushtetuese merr vendimet e saj sipas menyres se percaktuar me ligj ose me kushtetut.Vendimet e gjykates kushtetuese merren me shumicen e votave te antarve te saj , me perjashtim te disa rasteve kur shprehimisht kerkohet shumica e kualifikuar prej 2/3 e votave te antareve te saj ,psh me rastin e vlersimit te ekzistimit te shkeljeve kushtetuese nga shefi I shtetit dhe shkarkimit kushtetues te tij .Vendimet e Gjykates Kushtetuese merren ne forme te aktgjykimit dhe aktvendimit net e cilin konstatohet bazushmeria e padis kushtetuese dhe percaktohet vendimi I gjykates dhe natyra juridike e tij.Per dallim na procedurat gjyqesore vendimi I gjykates kushtetuese nuk kumtohet publikisht ne séance te gjykates por I dergohet paleve ne konstestin kushtetues.

13.Buxheti I Gjykates Kushtetuese

Nje mekanizem I rendesishem I pavaresise se Gjykates Kushtetuse eshte buxheti I saj .Sipas nenit 14 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese , Gkyjata financohet nga buxheti I Republikes se Kosoves . Ne fakt Gjykata Kushtetuese fillimisht pergadite projektbuxhetin e saj vjetor te cilin ia dergon Kuvendit te Kosoves per aprovim.Per te forcuar edhe me shume autonomine buxhetore te Gjykates Kushtetuese ,Ligji per Gjykaten Kushtetuese ka percaktuar se ekzekutivi nuk munde te ndryshoje apo te ndikoje ne propozimin e

Page 15: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

buxhetit te pergaditure nga Gjykata Kushtetuese ,buxheti nga Gjykata perfshihet ne teresi ne propozimin per buxhetin e konsoliduar te Republikes se Kosoves qe I paraqitet Kuvendit per miratim.

14.Perfundim.

Duke u bazuar në atë qfarë u tha me lartë dhe duke parë punën dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese mund të vijmë në një përfundim se Gjykata Kushtetuse si autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e kushtetutës dhe përputhshmërisë se ligjeve me kushtetutën ka qenë mjaft efikas në zgjedhjen e shumë kontesteve kushtetuese gjatë këtyre viteve të punës së saj, edhe pse në disa raste është vënë në dyshim paanëshmëria e saj politike (rasti i gjyqarit Kryeziu) nga shumë analistë dhe politikan të vendit duke vënë në dyshim edhe profesionalizmin e gjykatës kushtetuse.Megjithatë Institucioni i Gjykatës Kushtetuse mbetet njëri ndër Institucionet më të besueshme nga qytetarët e Republikës së Kosovës..Puna, funksionet, përberja dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk dallojnë shumë nga Organizimi i gjykatave kushtetuese në vendet e rajonit.

 

Page 16: Gjykata Kushtetuse (1) (1)

Literatura

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008

2. Ligji Nr. 03/L-121 “PËR GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

3. BAJRAMI .Arsim, Sistemi Kushtetues I Republikes se Kosoves, Prishtine 2012.

4.BAJRAMI, Arsim, Parlamentarizmi(Aspekte Krahasuese), 2010.

5.Kushtetuta e Republikes se Shqiperise Tirane 1998.

6.http://www.gjk-ks.org/?cid=1,1.

7. http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje12_AL.pdf

8. http://www.gjk.gov.al/