191
GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I për vitet e treta të arsimit të mesëm profesional

GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

  • Upload
    others

  • View
    26

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I

për vitet e treta të arsimit të mesëm profesional

Page 2: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 811.18 (075.3)BEKTESHI, ResulGjuhë shqipe dhe letërsi III për vitet e treta të arsimit të mesëm profesional / Resul Bekteshi, Xhezmi Rustemi . - Skopje: Ministerstvo za obrazovanie i nauka na Repub-lika Makedonija, 2010. - 190 стр. : илустр. ; 30 смISBN 978-608-226-082-21. Rustemi, Xhezmi [автор] COBISS.MK-ID 84249866

Autorët:RESUL BEKTESHIXHEZMI RUSTEMI

Recensues:Kryetar: Valbona ToskaAntar: Teuta LlallaAntar: Nevzat Memedi

Ilustrator:Florim Shemshiu

Lektor:Afërdita Asani

Botues:MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Rr. Mito Haxhi - Vasilev Jasmin p.n. Shkup

U shtyp në shtypshkronjën:Grafi çki centar - Shkup

Tirazhi:3.400

Me vendim te Ministrise te Arsimit dhe Shkences te R. te Maqedonise nr. 22-4475/1 te dates 09.08.2010, ky liber lejohet ne perdorim.

Page 3: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1. Historia e gjuhës së shkruar shqipe...…………………………………………6-7 2. Realizmi në letërsinë evropiane……………………………………………...8-10 3. Fjodor Dostojevski ……………………………………………………….11-15 4. L.Tolstoi...………………………………………………………………….16-21 Letërsia moderne evropiane 5. Edgar Alen Poe……………………………………………………………..23-26 6. Sh.Bodler…………………………………………………………………. 27-29 Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX 7. Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX………………………….31-32 8. Gjergj Fishta………………………………………………………………...33-40 9. Faik Konica………………………………………………………………… 41-47 10. F.S.Noli…………………………………………………………………… ..48-58 11. Lasgush Poradeci……………………………………………………………59-64 12. Ali Asllani…………………………………………………………………...65-71 13. Mitrush Kuteli……………………………………………………………….72-75 14. Migjeni………………………………………………………………………76-86 15. Kristo.Floqi.…………………………………………………………………87-92 16. Sterjo Spasse ……………………………………………………… ……..93-103 17. Esad Mekuli………………………………………………………………104-110 Gjuha shqipe 18. Njohuri të përgjithshme në fushën e leksikologjisë………………………112-113 19. Historia e gjuhës shqipe...………………………………………………….. ...114 20. Fjala,veçorit dhe ndërtimi i saj…………………………………………...115-117 Morfologjia 21. Emri i përveçëm dhe i përgjithshëm……………………………………...119-120 22. Emri konkret dhe abstrakt……………………………………………………..120 23. Kategoria gramatikore e gjinisë…………………………………………..121-122 24. Formimi i numrit shumës………………………………………………...123-125

P Ë R M B A T J A

Page 4: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

25. Shumësi i emrave të gjinisë femërore………………………... ………..131 –126 26. Rasat e emrit…………………………………………………………… 127- 128 27. Lakimi i emrit…………………………………………………………… 129-131 28. Përemri,përemri vetor…………………………………………………132- 134 29. Përemri dëftor,lakimi..…………………………………………………..135-136 30. Përemri pyetës,lakimi…………………………………………………….136-137 31. Përemri lidhor,lakimi……………………………………………………..138-139 32. Përemri pronor,pasqyra,lakimi…………………………………………...140-142 33 Përemrat e pacaktuar,lakimi……………………………………………...142-143 34. Përemrat vetvetorë…………………………………………………………….144 35. Folja…………………………………………………………………………...145 36. Folja ndihmëse kam dhe jam……………………………………………..146-147 37. Foljet gjysmë-ndihmëse ………………………………………………….147-148 38. Kohët foljes……………………………………………………………………149 39. Mënyrat e foljes………………………………………………………… 149-151 40. Diatezat e foljes……………………………………………………………….152 41. Pjesët e pandryshueshme te ligjëratës-Ndajfolja……………………...153-157 42. Parafjala…………………………………………………………………..158-159 43. Lidhëza…………………………………………………………………...160-165 44. Pjesëza……………………………………………………………………166-167 45. Pasthirma…………………………………………………………………168-169 46. Sintaksa………………………………………………………………………170 47. Sintaksa e periudhës………………………………………………… …..170-171 48. Fjalitë me bashkrënditje-këpujore………………………………………..171-173 49. Fajlitë me bashkërënditje kundërshtore……………………………………….174 50. Fjalitë me bashkërënditje veçuese…………………………………………….175 51. Fjalitë me bashkërenditje përmbyllëse…………………………………...175-177 52. Ligjerata e drejtë dhe e zhdrejtë…………………………………………..178-181 Komunikimi praktik dhe profesional …………………………………182-192

P Ë R M B A T J A

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 5

Page 5: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 5

L e t Ë r s i

Page 6: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

HISTORIA E GJUHËS SË SHKRUAR SHQIPE

Çdo gjuhë ka historinë e saj,që është e lidhur ngushtë me historinë e

popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe tani. Historia e gjuhës shqipe është historia e një gjuhe të lashtë. Kjo gjuhë u ka

qëndruar rrebeshëve të kohës dhe në atë mënyrë ka ruajtur me shekuj fytyrën e saj.

Rruga nëpër të cilën ka kaluar zhvillimi i gjuhës shqipe ka qenë shumë e vështirë dhe me pengesa të shumta, ashtu siç ka qenë në të kaluarën edhe fati i popullit shqiptar.

Gjuha shqipe është e lashtë. Atë e flasin shqiptarët, ky popull I lashtë dhe autokton në këto vise të Ballkanit. Ndonëse është njëra nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, historia e zhvillimit të saj dëshmohet shumë vonë. Këtu kemi parasysh faktin se vepra e parë e shkruar shqip është “ Meshari “, i Gjon Buzukut që mban datën 1555.

Këtu duhet theksuar se edhe para veprës së Buzukut , gjuha shqipe është shkruar, sepse për atë ekzistojnë dëshmi dhe dokumente, fakte të sigurta. Të kujtojmë dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe si:

1. “ Formula e pagëzimit” 1462, 2. “ Perikopeja e Ungjillit” shek. XV –XVI dhe 3. “ Fjalorthi i Arnold von Harfit” 1496. Gjuha shqipe, së bashku me disa gjuhë të tjera me burim të përbashkët,

bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, të cilat janë folur qysh në kohërat e herëshme parahistorike në trevat që nga India deri në Evropë.

Duke u nisur nga lindja kah perëndimi gjuhët si motra të shqipes janë: indishtja, iranishtja , ormenishtja, greqishtja, gjuhët italike, gjuhët gjermanike, gjuhët boltike dhe gjuhët sllave - të tëra gjuhë indoevropiane.

Gjuha shqipe ashtu si edhe gjuhët tjera indoevropiane gjatë evulucionit të tyre historic kanë humbur disa tipare të hershme indoevropiane dhe kanë zhvilluar disa tipare të reja.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 6

Page 7: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Karakteristike për gjuhën shqipe janë:

1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane

2. Lakimi i emrave në dy trajta, 3. Kuptimi i mënyrës habitore, 4. Përcaktimi i rasës emërore me parafjalët nga dhe te. 5. Përdorimi i emrave të farefisnisë me nyje të përparme: i ati, e ëma Për prejardhjen e gjuhës shqipe janë parashtruar disa hipoteza, sipas të

cilave shqipja rrjedh nga: a) ilirishtja b) pellazgishtja c) trakishtja d) trako-ilirishtja Edhe përkrah hipotezave të përmendura është vërtetuar se shqipja është

bijë e ilirishtes, ashtu siç janë edhe shqiptarët pasardhës të ilirëve. Shekulli XV është shekull i artë për popullin shqiptar dhe për kulturën

shqiptare.Ky shekull para botës u identifikua me figurën madhështore të Skënderbeut, por gjithashtu la edhe gjurmat e para të shkrimit të gjuhës shqipe.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 7

Pyetje dhe detyra

1. Çka është gjuha? 2. Kur është dëshmuar me shkrim gjuha shqipe? 3. Cilat janë dokumentat e para të shqipes? 4. Cilat hipoteza janë parashtruar për prejardhjen e shqipes? 5. Cili është shekulli i shkruar me shkronja të arta në historinë dhe letërsinë tone?

Page 8: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

REALIZMI NË LETËRSINË EVROPIANE

Realizmi në letërsinë evropiane lindi pas romantizmit dhe vuri në dukje disa çështje themelore që lidhen ngushtë me artin letrar. Duke theksuar se drejtimet letrare lindun si proces të zhvillimit të shoqërisë dhe në mes tyre nuk ekziston një ndarje klasike, por janë vazhdimësi e ecurisë letrare, pra hovit të ri që mer rryma letrare që gradualisht zëvendëson të vjetrën. Edhe romantizmi në fazën fillestare të tij lindi pikërisht kur ende klasiçizmi vepronte si rrymë letrare.

Në gjysmën e parë të shek.XIX,rryma letrare e cila u bë prirje e shumë shkrimtarëve ishte realizmi.Tani shkrimtarët u përpoqën që në veprat e tyre,në krijimtarinë letrare të tyre të sjellin një imazh të ri më besnik të realitetit jetësor në shoqëri.

Shkrimtarët që krijuan në këtë periudhë letrare me që i takonin realizmit u quajtën realistë.Është për t’u theksuar se në këtë periudhë letrare përveç shkrimtarëve vepruan edhe sociologë,ekonomistë, folozofë edhe shumë të tjerë dhe secili dha kontribut të madh në lëmën e vet.

Realistët si objekt kryesor në krijimet e tyre e kishin realen dhe gjithçka që u tha në veprat e tyre u mor nga realja dhe asaj i shërbeu me besnikëri.

Prejardhja e fjalës realizëm Fjala realizëm rrjedh nga fjala latine r e a l i s,që do të thotë e vërtetë, reale. Në shkencën e letërsisë fjala realizëm nënkupton metodën letrare, drejtimin

letrar, shkollën letrare,doktrinën letrare,epokën letrare dhe lëvizjen letrare që u zhvillua në këtë periudhë të shek.XIX. Edhe shkrimtarët e Rilindjes evropiane si dhe ato të Iluminizmit në veprat e tyre afirmuan rrethanat shoqërore dhe rrahën çështje të problematikës sociale,por zgjedhjen e konflikteve e shohin në sferën ideologjike dhe morale dhe jo si ralistët,të cilët këtë problematikë e shohin në mënyrë reale në kuadër të zhvillimit të shoqërisë.

Në vitet e 30-ta të shek.XIX,realizmi si drejtim,epokë,lëvizje letrare apo si doktrinë u paraqit në Francë dhe pastaj u përhap në shtetet tjera të Evropës.Kjo periudhë letrare zgjati deri nga vitet 80-të shek.XIX,kur gradualisht filloi të zëvendësohet prej shkollave të tjera.Por duhet të theksojmë se ndarje totale ndërmjet drejtimeve letrare nuk ka,sepse përderisa njëri drejtim merr hov,tjetri fillon të shuhet dhe gradualisht zëvendësojnë njëri drejtim tjetrin.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 8

Realizimi në letërsinë evropiane, përfaqësuesit

Page 9: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

ZHVILLIMI I REALIZMIT

Realizmi si drejtim i ri letrar zhvillim më të hovshëm pati në Francë në fillim të shek XIX,pastaj në Angli dhe Rusi.Në këto shtete kundërthëniet shoqërore ishin më të mëdha se sa në shtetet tjera ku ende kishte nevojë për unitet kombëtar.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë shtetet si Italia,Gjermania dhe gati tërë shtetet tjera të Evropës ku realizmi u zhvillua me një tempo më të ngadalsuar,sepse këtu ende nuk ishte arritur shkalla e lartë e unitetit kombëtar.Këtu presioni i romantizmit zgjat më shumë.

Ndikim të madhë në lindjen dhe zhivllimin e realizmit si drejtim i ri latrar pati vepra e gjeniut francez dhe botëror Honore De Balzak. “Komedia njerëzore” që është kryevepër e tij.Kjo u ndihmoi shumë shkrimtarëve të ardhshëm si udhërrëfyese për disa nga kryetemat që ata i shfrytëzuan në frymëne ralizmit.Gjatë kësaj periudhe veprën e tij e shkroi edhe shkrimtari tjetër francez Stendali.Veprat e Stendalit siç janë “E kuqja dhe e zeza” dhe “Manastiri i Parmës” janë dy veprat më të rëndësishme të shekullit edhe pse u shkruan në kohën kur romantizmi ishte në dukje e sipër.

Shkrimtari i cili vazhdon traditën e realizmit në letërsonë franceze ëeshtë mjeshtri i vërtetë i fjalës së shkruar Gustav Floberi,për të cilin nuk kishte temë të përshtatëshme apo të papërshtatëshme.Ai për çdo gjë që i takon jetës kishte mundësi ta shëndrrojë në vepër arti letrar.Vepra e tij madhore ëeshtë “Zonja Bovari”.

Kësaj periudhe letrare poashtu i takon edhe shkrimtari tjetër francez Emil Zola.Ky shkrimtar me sukses vazhdoi rrugën e Balzakut në letërsinë franceze dhe evropiane.

Në letërsinë angleze kësaj periudhe letrare i përkasin shkrimtarët Çarl Dikens,i cili në veprën e vet paraqet kundërveniet ndërmjet heronjve pozitivë dhe negativë dhe si karakteristikë kryesore ka përfundimin fatlum të rrëfimeve.Po i kësaj periudhe është shkrimtari tjetër anglez Uilliam Theker vepra e të cilit karakterizohet me një theks të veçanë ironik dhe me një satirë të fortë kundër sistemit të kohës,{shoqërisë}.

Realizmi në letërsinë ruse u paraqit gati në të njejtën kohë me atë francez dhe anglez dhe pati përfaqësues të denjë shkrimtarët Aleksander Pushkin,Nikollaj V.Gogol,si dhe figurat më të shquara të realizmit rus,evriopian dhe botëror Ivan Turgeniev,Fjodor Dostojevski dhe Leon Tolstoi.Dostojevski dhe Tolstoi me romanet e tyre kapërcejnë kornizat e psikologjikës dhe kalojnë në kufinjtë e filozofikës duke u ngritur në rangun e epopesë dhe të tragjedisë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 9

Page 10: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Cilat janë fazat e zhvillimit të realizmit Realizmi si drejtim letrar njohu tri faza të zhvillimit që janë : - Realizmi i hershëm me përfaqësues Balzakun,Dikensin,Gogolin.Kjo ështe faza më e afërt e romantizmit dhe karakterizohet me enigmën fabulative dhe komentet moralizuese. - Realizmi i zhvilluar është faza e dytë e cila merr hov pas vitit 1848, respektivisht pas revolucionit francez.Në këtë fazë të realizmit paraqiten shkrimtarët G.Flober, Thekeri, Turgenievi,Goncarovi etj. Tani personazhi i veprës bëhet më aktiv dhe paraqitet si determinues i marrëdhënieve shoqërore. - Realizmi i lartë është faza e tretë e cila paralajmëron shthurjen e realizmit dhe paraqitjen e formave të reja të të shprehurit.Të kësaj periudhe janë veprat e L. Tolstojit, veprat e Dostojevskit. Tani vërehet afrimi i pikëpamjeve të autorit me ato të personazhit kryesor, gjë qe çon kah paraqitja e monologut të brendshëm.

Karakteristikat e realizmit Realizmi si drejtim letrar parashtron para shkrimtarëve një kërkesë të posaçme apo të veçantë për të shkruar nëper veprat e tyre vetëm për atë që është e vërtetë ,reale dhe nuk kanë guxuar të mendojnë e të shkruajnë për të bukurën apo për të shëmtuarën, për të mirën apo për të keqën, pra të mos u nënshtrohen ndjenjave të veta personale por të shkruajnë për atë që është qënësore për këtë periudhë letrare. Shkrimtarët tani nëpër veprat e tyre sjellin heronj tipik në rrethana të ndryshme tipike. Personazhet tani nuk janë bartës vetëm të një vetie ,por janë bartës të një varg vetish mvarësisht nga përkatësia e klasave të ndryshme apo të caktuara shoqërore. Vetëm po të përmendim fytyrat kryesore të disa veprave që karakterizojnë realizmin do të vërejmë dhe do të bindemi me karakterin bartës të shumë vetive që ata bartin me vete. Të këtillë janë Zonja Voker Te romani i Balzakut “Xha Gorio”,“Ana Karenina” e Tolstoit, “Ema Bovari” e G.Floberit,”Oliver Tuist” i Dikensit e të tjerë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 10

Pyetje dhe detyra

1.Kur u paraqit realizmi si drejtim letrar? 2.Cilën periudhë letrare e zëvendësoi realizmi? 3.Në sa faza u zhvillua realizmi ? 4.Cilat janë raportet e shkrimtarit ndaj veprës në

realizëm? 5.Cilat ndjenja i shpreh shkrimtari në këte fazë letrare? 6.Cili është karakteri i personazheve në realizëm?

Page 11: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Jeta dhe vepra : Dostojevski është figura qendrore e realizmit në shek XIX dhe atë jo vetëm në Rusi , por në mbarë Evropën dhe në botë. Padyshim figura qendrore në letërsinë ruse bashkë me Tolstojin. Ky me veprën dhe parashikimet e veta paralajmëroi letërsinë e shek XX dhe në atë la shenja të pashpjegueshme në letërsinë moderne të kohës. U lind në Moskë më 30.10.1821 në një spital të varfërish , në krah të të cilit banonte familja e tij. Babai i tij ishte mjek ushtarësh. Dostojevski filloi studimet në një shkollë të inzhinjerisë në Shën Petersburg, por që vitin e parë e humbi. Atje mësohet historia, letërsia dhe gjuhët e huaja. Shumë shpejt u dha pas letërsisë dhe shkroi dramat "Njerëz të varfër" dhe "Netë të

bardha", gjithashtu përktheu nga frengjishtja Balzakun. Më 23.04. 1849 Dostojevski burgoset për shkak se lidhet me forcat progresive të rrethit të Petracevskit, ku kërkohej liria e shtypit. Reforma në drejtësi , në arsim, kërkohej gjithashtu rrëzimi i sistemit të bujk-robërisë. Pas mbarimit të procesit gjyqësor Dostojevski dënohet “ me vdekje”. Ky ishte në grupin e dytë të të dënuarve dhe i shihte shokët kur egzekutoheshin dënimet duke ua vënduar litarin në fyt. Në ato çaste arrin urdhëri i Carit për anulimin e ekzekutimit dhe të dënuarve u falet jeta. Dostojevski i falur do të kalojë katër vite në burg në Omsek të Siberisë duke u detyruar të punojë. Pas dhjetë vitesh dënimi Dostojevski në vitin 1859 lirohet nga burgu, del në liri, por me kusht që të mbikqyret nga organet sekrete të shtetit. Tani martohet për të parën herë dhe vuan nga epilepsia. Kur kthehet në Shën Petersburg fillon të botojë gazetën “ Koha”- (Vrijeme) dhe fillon t'i krijojë veprat e veta njërën pas tjetrës . Në vitn 1866 takohet me Ana Gligorijevnën, të cilës ia tregon pjesën më të madhe të veprave të veta dhe pasatj ajo bëhet bashkëshortja e dytë e tij ( 1867) dhe ajo u bë edhe nënë e fëmijëve të tij.

Gjatë tërë jetës , sidomos në vitet e fundit të jetës Dostojevski u end nëpër botë duke kërkuar fat nëpër lokalet e kumarëve si dhe duke luftuar me sëmundjen e epilepsisë e cila e mundoi pa masë, por edhe përkrahë sëmundjes ai deri në çastet e fundit shkroi dhe bënte plane për vepra të reja. Vdiq më 09.02.1881

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 11

Fjodor Dostojevski 1821-1881

Page 12: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Veprimtaria e Fjodor Dostojevskit

Veprimtaria letrare e tij, respektivisht koha kur Dostojevski qe aktiv në shkrimet e tij ndahet në tri periudha: �� Periudha e parë: është ajo e viteve 40, kur Dostojevski kryesisht shkruan novela. Të kësaj periudhe janë veprat “ Njerëz të varfër” dhe “ Netë të bardha” �� Periudha e dyte: përfshin vitet 50-60. Në këtë periudhë Dostojevski doli nga burgu dhe shkroi romanin “ Krim dhe ndëshkim”. Në këtë kohë dalin në shesh idetë filozofike dhe etike të tij. �� Periudha e tretë: pas viteve 60 e deri në vitet e 70-ta filloi kjo periudhë e

krijmtarisë së Dostojevskit, kur botoi edhe kryeveprat e tij të njohura nga mbarë bota. Tani botohen romanet “ Idioti”, “ Djajtë”, “ Vëllezërit Karamzov” si dhe romanin “ Adoleshenti”

“ KRIM DHE NDËSHKIM”

Vepra “ Krim dhe ndëshkim” është e para në vargun e veprave të mëdha të

Dostojevskit. Ky roman u bë vepra më e lexuar në atë kohë, por që edhe tani lexohet nga shumë lexues. Shkak pse vepra lexohet me endje është tema mjaft e qëlluar e romanit si dhe figura e protagonistit kryesor të veprës , Raskolnikovit.

fragment:

Më vonë kur të kujtonte këtë çast i dilte parasysh zhurma qe ndihej pas derës dhe që sa vinte e rritej, dera u hap pak.

-Ç’është kështu?- bërtiti Profiri Petroviç.- Ju pata thënë…

Nuk iu përgjigj njeri, por dukej që prapa derës ishin disa që shtyheshin. -Ç’bëhet more aty? – pyeti i inatosur Profiri Petroviçi. -Sollën të arrestuarin, Nikollain – iu përgjigj një zë. -Jo tani! Largohuni! Prisni! C’është kjo rrëmujë? – thirri dhe u sul drejt

derës. -Po ky….- deshi të thoshte po ai zë, por nuk vazhdoi. Të shtyrat u shndërruan

në përleshje,pastaj dikush arriti të shkëputet. Kishte një pamje të cuditshme, shihte para vetes por asgje, nuk shquante.

Shikimi i shprehte vendosmëri që nuk harmonizonte aspak me atë pamje njeriu të lemerisur, si të ishin duke e çuar në litar. Buzët e zhuritura dhe shkumës të bardha i dridhëshin. Ishte i ri në moshë, ishte veshur siç vishet hallku, kishte trup mesatar, të hollë, flokët i kishte të qethura anësh dhe të lëna tufë në çaçkë,tiparet e fytyrës i kishte të holla. Roja që nuk kishte dashur ta linte, iu derdh nga pas dhe e pushtoi nga shpatullat,por Nikollai me një lëvizje të vendosur dhe vazhdoi të afrohej. Në derë futën kokën disa kurreshtarë, ndonjë kuturisi të hynte. Tërë kjo u bë me një shpejtësi të habitshme.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 12

Page 13: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Jashtë! Jo tani! prit, kur të thërrasin!... Çma sollën para kohe? – Nëpërdhembte e shfrynte i inatosur mos më keq por edhe disi i çoroditur Profiri Petroviçi. Nikollai pa pritur u lëshua në gjunjë.

Çbën ashtu? – ulëriti Profiri i befasuar. Unë jam fajtori! Më kandisi qoftë largu! Unë e vrava! – tha me drithmë në zë, duke gulçuar e duke u mbushur me veshtirësi me frymë, por me zë të lartë të njeriut të vendosur.

Ra heshtja që zgjati nja dhjet sekonda, të gjithë qëndronin të shtangur nga habia, madje edhe roja zuri të zbythej drejt derës. Çthua kështu? – i bërtiti Profiri Petroviçi që i pari e mposhti atë gjendje shtangjeje.

Unë... i vrava... – perseriti Nikollai . Si ti?... Çthua kështu?... Cilin paske vrarë?...

Dukej sheshit që Profiri Petroviçi e kishte humbur fare toruan. Nikollai heshti nje hop, dhe pastaj tha:

Alena Ivanovnën dhe të motrën Lizaveta Ivanovnën unë... i vrava... me sëpatë. Mu errësua mendja... – shtoi dhe përsëri heshti. Tërë këtë kohë vazhdonte të rrinte në gjunjë.

Profiri Petroviçi qëndroi disa çaste i menduar, pastaj u beri shenjë atyre që ishin te dera të largoheshin. Këta u zhdukën dhe dera u mbyll. Hodhi shpejt e shpejt shikimin në qoshën ku që strukur Raskolnikovi dhe shihte me sy të shqyer, fare i fandaksur Nikollain, bëri t'i afrohej, por befas ndali e peshoi me sy nga koka deri te kembët, u kthye vrulltas për nga Nikollai, e pa si të donte ta përpinte, u kthye përseri nga Raskolnikovi dhe, më në fund, iu sul i xhindosur Nikollait. E ç’hyre kështu si i lojtur; as aq mendje nuk ke sa të durosh të hysh kur të thërrasin! – i bërtiti. – Kush të pyeti,more, që u përgjigje? Por meqë hyre, hajt, fol, ti je vrasësi?

Unë jam e pranoj me gojen time... – tha shkoqur dhe i vendosur Nikollai. E-eh! Po me se e vrave? hë fol! Me sëpatë. E kisha fshehur.

Ngutet zavalli! Vetem ishe!... Po vetem. Mitja nuk ka asnje faj, nuk ka gisht ne këtë punë.

Po mos u ngut të flasësh për Mitjen. E-eh! Po shkallët si, me vrap i zbrite? Juve ju panë të dy rojtarët e shtëpisë. E bëra për të humbur gjurmët, me Mitjen prandaj vrapova foli me ngut si të thoshte ndonjë mësim të mësuar që më parë. Duket ajo! Nuk po thotë të vërtetën! – mërmëriti si duke folur me vete Profiri dhe ia qepi shikimin depërtues Raskolnikovit. Ishte kaq i zënë me Nikollain dhe kishte humbur aq keq toruan, saqë kishte harruar fare që aty ishte Raskolnikovi. Kur e pa tani, u turbullua...

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 13

Page 14: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Rodion Romanovic i nderuar! Më falni! – tha dhe u derdh nga ai. – Nuk duhej të ndodhte kështu... Ju nuk kini më punë, ju lutem... Se edhe unë vetë po habitem... Çudi e madhe është kjo... E kapi nga krahu dhe e tërhoqi drejt derës. Nuk e prisnit, domethënë! – i tha Raskolnikovi, i cili edhe vetë nuk po e kuptonte arsyen e kësaj që ndodhi por ama tanimë i kishte ardhur zemra në vend, ishte shkrifur. Po as ju mor byrazer, nuk e prisnit! Ja si ju dridhen duart. Po edhe ju po dridheni, Profiri Petroviç! Po edhe unë; nuk e prisa! Ndalen te dera. Profirit spo i pritej që ky të largohej. Po puna e surprizës si? A nuk do ma bëni? – ia përplasi në fytyrë Raskolnikovi. Për të folur, flet, por, ama, dhëmbët të sokëllijnë! He! He! e keni në majë të gojës shpotinë! Të mirë u pafshim Si të bëj emër Zoti! Janë punët e Zotit këto! – mërmëriti Profiri Petroviçi dhe turinjtë iu shtrembëruan nga një palo buzëqeshje. Kur po kalonte para zyrave vuri re që të gjithë kishin ngritur kokën dhe po e shihnin. Në dhomën e pritjes, mes njerëzve që prisnin radhën, i zuri syri dy rojtarët që kishte takuar atëherë. Nuk i kishte zbritur mirë shkallët, kur degjoi zërin e Profiri Petroviçit që po e thërriste. U kthye dhe pa që po vraponte ta kapte. Edhe një fjalë Rodion Romanoviç, e kam fjalën tek ajo si të bëjë emër Zoti... Rregullat e duan që t'ju marrë në pyetje... Do shihemi përseri ja se çfarë... Qëndroni para tij me trupin gargi dhe me buzën në gaz. Kështu de! – shtoi.

Dukej që donte të thoshte dhe diçka tjetër por nuk po i dilte që nuk po i dilte nga goja. Për çka ndodhi ju kërkoj falje, Profiri Petroviç. U nxeha çazë atje në zyre... – tha krejt i qetëzuar dhe iu duk vetja si me flatra, ndjente një dëshirë satanike për t’ia fërkuar mirë e mirë me limon turiçkat këtij njeriu! Nuk ka gjë jo! – ia ktheu gëzueshëm Profiri Petroviçi. – Se edhe unë ... helm e kam atë të shkretë gjuhë! Por ama më pas pendohem!

Vërtet që pendohem! Do shihemi përseri! Në beftë emër i madhi Zot, do shihemi shumë bile!

Dhe do ta njohim përfundimisht shoshoqin?- jo pa shpoti e pyeti Raskolnikovi. Po,po! Do ta njohim përfundimisht shoshoqin! – ia mbajti ison Profiri dhe e pa me sy të picërruar dhe dashakeqë. – Po shkoni në ditëlindje apo jo? Jo në varrim Ah po! Në varrim! Dhe kujdes shëndetin, shëndetin kujdes... Ndërsa un nuk di ç’tju uroj! – s’e la pa përgjigje Raskolnikovi që tanimë kishte filluar të zbriste shkallët por që u kthye përseri nga Profiri.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 14

Page 15: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

. – Ju uroj sukses, veç dhe vetë e shihni ç’detyrë qesharake që keni! E pse qesharake? – e mprehu sakaq dëgjimin ky, që po ashtu i kishte kthyer krahët dhe po kthehej në zyre.

Po ja mjeranin Nikollai e paskeni torturuar dhe munduar në atë farë feje psikologjikisht, me ato mënyrat tuaja, saqë u detyrua ta pranonte. Natë e ditë ia paskeni mbufatur trutë me nxitje: “ Ti je vrasësi! Ti je vrasësi!...”. Tani që e pranoj do ketë një avaz tjetër, do t'ia merrni shpirtin duke i yshtur: “Gënjen! Nuk je vrasësi! Ti nuk mund të jesh vrasësi! Nuk je duke thënë fjalët e tua!” E si të mos e quash qesharake një detyrë të tillë?

He! He! He! E paskeni ngulitur mirë në mendje atë që sapo i thashë Nikollait: “ Nuk jeni dukë thënë fjalët e tua!”

Pyetje dhe detyra :

1. Cili ishte momenti më i dhimbshëm në jetën e Dostojevskit? 2. Në sa periudha ndahet veprimtaria e Dostojevskit? 3. Cila ishte periudha më e bujshme? 4. Shkruaj disa tituj të veprave të tij? 5. Pasi ta lexosh romanin bën një përshkrim të fytyrës së Raskolnikovit si hero

me karakter të luhatshëm? 6. Ne cilën periudhë të krijimtarisë së tij është shkruar kjo vepër?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 15

Page 16: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Leon N. Tolstoi 1828-1910

Jeta dhe vepra : Vepra e Tolstoit i takon shkallës më të lartë të realizmit rus. Ky shkrimtar me të drejtë u quajt gjeniu i letrave në letërsinë ruse. Tolstoi letërsinë ruse, evropiane dhe botërore e pasuroi me motivin e romanit arsimor, moral dhe të traditës ruse. Me këtë shkrimtar romani rus dhe botëror në periudhën e realizmit e arriti shkallën më të lartë të tij. L.N Tolstoi u lind në fshatin Jasnaja Poljana në jug të Moskës, në vitin 1828. Shtëpia në të cilën lindi Tolstoj edhe sot e kësaj dite është muze përkujtimor në shenjë respekti për veprimtarinë e tij. Tolstoji punoi punë të ndryshme; qe mësues, oficer në ushtri, por edhe udhëtoi në Evropën Perëndimore.

Ishte kjo koha kur klasa punëtore dhe fshatarësia ruse ishin objekte keqpërdorimi nga borgjezia e cila tani mbante frenat në duart e veta , sepse feudalizmi ishte në rënie e sipër. Tolstoi në vitet e pjekurisë u martua me vajzën nga qyteti Sofije , Andrejevna Bers dhe u tërhoq në pasurinë e tij.tani larg civilizimit qytetar u lind një Tolstoi tjetër dhe filloi kryesisht të merret me krijmtari letrare, por ngriti zërin kundër shtypjes institucionale dhe padrejtësive që i bëheshin fshatarit dhe punëtorit të pambrojtur. Në këtë kohë nuk e pranoi çmimin NOBEL për letërsi iriton mbretin( Carin) dhe organet kishtare dhe është larguar nga kisha krishtere. Në gjendje të palakmueshme vdes në vitin 1910 në Astropovo, kurse varroset në Jasnaja Poljana sipas dëshirës së tij. Tolstoi fitoi famë si shkrimtar, që hartoi veprat më të gjata realiste, gjithashtu si autor i romanit epope, romanit të tipit të karakterit. Ky zhdukjen e mosmarrëveshjeve klasore e shihte me anë të përsosjes dhe ngritjes morale të njeriut dhe jo me anë të luftës Veprat : Në qendër të krijimtarisë së Tolstoiit është romani “ Lufta dhe paqja” (1865-1869), “ Ana Karenina”( 1875-1878), “ Ringjallja”-1899, Trilogjia : “Fëmijëria (1852) Djalëria (1854) Rinia ( 1857)” Novelat: “Vdekja e Ivan Iliçit”, “Atë Segej”, “Kozakët” etj. Tolstoi gjithashtu është autor i disa eseve dhe traktateve morale,fetare e filozofike. Ky gjeni i letrave artistike ka shkruar edhe dramat: “Kufoma e gjallë”,”Pushteti i errësirës” dhe “Frutet e të mësuarit”.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 16

Page 17: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Lufta dhe paqja

Romani “ Lufta dhe paqja” është romani më i rëndësishëm i realizmit rus dhe i letërsisë botërore.

Subjekti i romanit është marrë nga qëndresa heroike e popullit rus në luftë kundër ushtrisë së Napeolon Bonapartit në fillim të shek XIX. Kjo qëndresë heroike e popullit rus kurorëzohet me fitoren e vitit 1812 në betejën e Borozhinos. Në atë betejë Bonaparta u detyrua të tërhiqet nga beteja me humbje të mëdha dhe u detyrua të heqë dorë nga plani për pushtim të Rusisë.

Periudha në të cilën shtrihen ngjarjet e kësaj vepre madhore mban vitet 1803-1813, periudhë kjo e mbushur plot me ngjarje të rëndësishme për jetën e popullit rus, për të treguar dëshirën e madhe për liri dhe për unitet kombëtar. Në këtë vepër dominuese është dëshira e madhe për fitore kundër armikut të përbashkët dhe dashuria e madhe ndaj atdheut

Personazhet e veprës: a) të imagjinuar- Pjeri, Natasha, Andrea etj b) historik-real-Napoloni, Kutuzovi, car Aleksandri etj Në një kuptim sistemesh personazhet i ndajmë në tre grupe: �Kryesorë �Ndihmës �Episodikë Konkretisht personazhet vijnë nga dy familje fisnike, që janë familjet Bollkonski dhe Rostov. Plaku Bollkonski me të bijën Maria dhe të birin Andrea shquhen nga të parët, kurse Nikolla dhe Natasha shquhen nga familja e dytë. Në mas këtyre dy

familjeve fisnike qëndron Pjer Bezuhovi, personi më i rëndësishëm i veprës, tek i cili autori ka mishëruar vetveten.

Ana Karenina

“Ana Karenina “ është një ndër kryeveprat e letërsisë ruse dhe botërore. Në këtë roman Tolstoi pasqyron kundërthëniet klasore që shpërngulen në Rusi në gjysmen e dytë të shek XIX. Aty u trajtuan çeshtje shoqërore, ekonomike, morale e të tjera të shoqërisë së asaj kohe.

Subjekti i veprës thurret në rrethin e një familje aristrokate ruse, ku përshkruhet fati, lumturia e një familje dhe tradhtia e përcjellur me fatin fatal të Anës.

Në qendër të veprës vihet morali i prishur i aristokracisë ruse, që përfaqësohet me Anën, fatin e ligë të saj, tradhtinë bshkëshortore dhe përfundimin tragjik të jetës së protagonistit kryesor të veprës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 17

Page 18: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Ana ishte e martuar me Aleksej Kareninin, kishte edhe një djalë Serxhin, por ajo u dashurua me Vronskin. Jeta e Anës tani mori kahje të dyfishtë; a) dashuria për të birin b) dashuria ndaj Vronskit në krah të të cilit gjen rehati shpirtërore. Largimi nga shtëpia, largimi i Vronskit në Serbi, dashuria ndaj të birit e detyruan në vetëvrasje. Kështu Ana u bë viktimë e ambientit të korruptuar në shoqërine e lartë ruse.

Ana Karenina, fragment

Mareshali i ri i fisnikërisë që kishte fituar në zgjedhjet atë ditë, si edhe shumë antarë të partisë, qenë për drekë te Vronski. Vronski kishte marrë pjesë në zgjedhjet jo vetëm se qe mbërzitur në fshat dhe donte të tregonte kështu se kishte të drejte të gëzonte lirinë e tij përpara Anës, por dëshironte gjithashtu t’ia shpërblente Svjazhskit përkrahjen që kishte pasur nga ai në zgjedhjet agrare dhe, sidomos, për të kryer pikë për pikë të gjitha detyrat që kishte marrë përsipër si fisnik e çifligar që ishte. Ai nuk pandehte kurrë se zgjedhjet do ta tërhiqnin aq shumë, sa t’i ndiqte me interesim të madh dhe se do te tregohej aq i zoti për të bërë atë punë. Ai qe i ri në atë rreth fisnikësh, por, megjithate, dukej sheshit se kishte pasur sukses dhe nuk qe gabuar kur mendonte se ishte njeri me influence në mes fisnikëve. Kjo influence e kishte burimin në shumë gjëra: në pasurinë dhe në titullin e tij prej fisniku; në shtëpinë e bukur që kishte në qytet dhe që kishte themeluar një bankë te dëgjuar në Kashin; te kuzhinieri i tij shumë i mirë; te miqesia e tij me guvernatorin, që ishte shok dhe mbrojtës i Vronskit, dhe sidomos te sjellja e tij e thjeshte me të gjithë, që e kishte detyruar shumicën e fisnikëve të ndërronin mendimin e tyre rreth kryelartesisë së tij. Vronski vini re se, me përjashtim të atij të marri, që ishte martuar me Kiti Sherbackajan dhe që a propos de bottes dhe me një shpirtligësi të çuditshme i kishte thënë ca brockulla pa asnjë kuptin e lidhje, cdo fisnik me të cilin njihej, behej përkrahës i tij. Ai e dinte fare mirë- dhe këtë e pranonin edhe të tjerët- se përkrahja e tij e kishte ndihmuar mjaft Nevedovskit , ai e shijonte gëzimin e triumfit të kësaj zgjedhjeje. Zgjedhjet e kishin tërhequr aq shumë,sa, po të martohej brenda tre vjetëve – kohë që duhej të kalonte gjersa të bëheshin zgjedhjet e reja edhe ai do të vinte kandidaturën. Kështu i kishte ndodhur nje ditë që kishte fituar në vrapimin e kuajve duke vënë bast për një xhokej dhe pastaj kishte pasur qejf të merrte vetë pjesë në vrapim. Tani po festonte fitoren e “xhokejit” të tij. Vronski qe ulur në krye të tryezës në krahun e djathë kishte guvernatorin, që ishte gjeneral i suitës së perandorit. Për të gjithë të pranishmit ky burrë që i kishte hapur zgjedhjet solemnisht, që kishte mbajtur fjalim, që ndillte respekt dhe shpirt nenshtrimi te shumë veta- gjë që s’i shpëtonte syrit të Vronskit – ishte i pari i guvernës, kurse për Vronskin ai që Masllov Katka – kështu ia kishin ngjitur emrin në Korpusin e Pazhëve. Ai turbullohej përpara tij dhe Vronski mundohej mettre a son aise . Në krahun e majtë rrinte Nevedovski, me atë fytyrë djaloshare, ku shprehej vendosmëria dhe ironia. Vronski e trajtonte me thjeshtësi e respekt.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 18

Page 19: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Svjazhski tregohej i fortë në humbjen që kishte pësuar. Këtë ai nuk e quante aspak disfatë gjë që e kish pohuar vetë, duke ngritur gotën e duke iu drejtuar Nevedovskit. E kishte uruar këtë duke thënë se nuk mund të gjenin një përfaqësues më të denjë të partisë së re dhe as udhëheqës me të denjë për fisnikët. Prandaj- kishte thënë ai- të gjithë ata që kishin qëllime të ndershme duhej ta kremtonin këtë fitore dhe të brohoritnin për të. Edhe Stepan Arkadici që i kënaqur që e kishte kaluar mirë ditën dhe kur shihte se të gjithë ishin të gëzuar. Gjatë asaj dreke shumë të mirë kujtuan episodet e ndryshme të zgjedhjeve. Svjazhski imitoi në mënyrë komike fjalimin vajtimar të Snetkovit dhe pastaj, duke u kthyer nga Nevedovski, tha se shkëlqesia e tij duhej të përdorte për kontrollin e të hollave metoda më të ndërlikuara se lotët. Nje fisnik tjetër hokatar tregoi se ish mareshali i fisnikërisë kishte sjellë kamarierë me pantallona të shkurtra dhe corape të bardha për ballon e madhe që ishte bërë gati të jepte, kurse tani duhej t'i niste atje nga kishin ardhur, në qoftë se mareshali i ri i fisnikërisë nuk jepte një ballo të tillë. Gjatë drekës të ftuarit një e dy ktheheshin nga Nevedovski dhe i thoshin: “mareshali ynë” dhe “shkëlqesia juaj”. Këto fjalë shqiptoheshin po me atë kënaqësi që ndien njeriu kur e quan “zonjë” dhe me emrin e burrit një grua të re. Nevedovski shtirej jo vetem sikur nuk i bënin përshtypje këto fjalë por sikur e urrente këtë titull që i jepnin; megjithatë dukej sheshit se i vinte shumë mirë që e quanin kështu dhe bënte cmos që ta përmbante gëzimin e madh që ndiente, gëzim që nuk i përshtatej atij mjedisi të ri liberal në të cilin ndodheshin të gjithë.

Gjatë drekës u hartuan disa telegrame që do t’u dërgoheshin atyre që interesoheshin për përfundimin e zgjedhjeve. Stepan Arkadici, që kënaqej me një gjë të tillë i dergoi Darja Aleksandrovnës një telegram me këto fjalë:

“Nevedovski u zgjodh me dymbëdhjetë vota. Urime , lajmëro miqtë”. Si diktoi këtë telegram me zë të lartë tha: - Duhet t’i gëzojmë edhe të tjerët! Kur mori telegramin, Darja Aleksandrovna psherëtiu duke menduar për rublën që kishte shpenzuar i shoqi për të dërguar telegramin dhe kuptoi se kjo punë ishte bërë nga mbarimi drekës. Ajo e dinte se i shoqi si hante e pinte mirë kishte mani “ faire jouer le telegraphe”). Dreka s’kishte të sharë verërat nuk qënë nga vreshtat e Rusisë por i kishin sjellë nga jashtë. Atmosfera e asaj dreke ishte fisnike, e thjeshtë dhe gazmore. Të njëzet të ftuarit të zgjedhur nga Svjazhski , jo vetëm që bënin pjesë në partinë liberale, por ishin që të gjithë burra me edukatë dhe mendjemprehtë. Duke bërë shaka ngritën dolli për mareshalin e fisnikërisë të guvernës, për guvernatorin, për drejtorin e bankes dhe për “të zotin mikpritës të shtëpisë”. Vronski ishte i kënaqur. Ai nuk e priste të gjente një atmosferë të tillë në një mjedis krahine.Atmosfera u bë edhe më gazmore kur mori fund dreka. Guvernatori e ftoi Vronskin të shkonin në një koncert që jepej për “vëllezërit tanë”, të cilin e kishte organizuar e shoqja, që deshironte të njihej me të.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 19

Page 20: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

- Atje do të ketë ballo dhe do të shikosh gruan më të bukur të krahinës sone. Do të jetë një ballo e shkelqyer. - Not in my line- u përgjigj Vronski të cilit i pëlqente kjo shpreheje por bëri buzën në gaz dhe dha fjalën se do të shkonte. Para se të ngriheshin nga tryeza, kur të gjithë po pinin duhan, kamarieri i Vronskit erdhi e i solli një letër ne tabaka.

E kanë sjellë nga Vozdvizhenskoe, - tha ai me një shprehje kuptimplotë. Çudi sa i ngjan zëvendësprokurorit Sventicki – tha një nga të ftuarit në gjuhën

frenge për kamarierin, ndërsa Vronski po lexonte letrën ashtu vetullngrysur.

Letrën ia dërgonte Ana. Para se ta lexonte, Vronski e dine se ç’ishte shkruar në atë letër. Duke marë me mend se zgjedhjet do të vazhdonin pesë ditë, ai i kishte dhenë fjalën Anës se do të kthehej të premten. Atë ditë ishte e shtunë dhe ai e dinte se në letër Ana e qortonte, sepse ai nuk qe kthyer në shtëpi ditën e caktuar. Me sa dukej letra që i kishte dërguar ai një ditë me parë, nuk i kishte rënë në dorë asaj. Brendia e letrës ishte me të vertëtë po ajo qe priste ai, por forma me të cilën që shkruar , ishte dicka e papritur dhe nuk i pëlqeu aspak. “Ani është shumë e sëmurë. Doktori thotë mos ka marrë ndonjë të ftohtë. Vetëm siç jam e kam humbur fare toruan. Princeshë Varvara në vend që të më ndihmojë, më pengon. Të pritja të vije pardje, dje , dhe sot dërgoj të pyes se ku je edhe ç’po bën. Desha të vija vetë, por pastaj ndërrova mendje sepse e di që një gjë e tillë nuk të pëlqen. Më shkruaj që të di se çduhet të bëj.” Vajza ishte e sëmurë dhe Ana donte të vinte vetë! Vajza ishte e sëmurë, kurse ajo shkruante me këtë ton qortimi! Kontrasti ndërmjet atmosferës gazmore të zgjedhjes dhe asaj dashurie të zymtë e të rëndë i bëri Vronskit një përshtypje shumë të thellë. Por duhej të nisej dhe i hipi trenit të parë, natën për tu kthyer në shtëpi.

Bisedë dhe komentim: 1.Cilat janë dy veprat madhore të Tolstoit? 2.Cka përshkruan Tolstoi në romanin “ Ana Karenina”? 3.Ç’vityte të njeriut hasim në fytyrat kryesore të romanit? a) Ana b) Vronski 4.Si mbaroi paraqitja e dashurisë së rrejshme, tradhëtia bashkeshortore dha jeta e pamoralshme në atë familje ruse? 5.Si përfundoi jeta e Anës, kryepersonazhit të veprës? 6.Sipas mendimit tënd a e meritonte Ana një mbarim të këtillë, apo kishte edhe fajtorë të tjerë në atë mes?

.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 20

Page 21: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

7. Po ju ç’mendim keni për përfundimin tragjik të Anës? - nëse e arsyetoni, pse? - nëse e shihni të paarsyeshme, argumentojeni? Detyrë: Të lexohet vepra dhe të bëhet komentim në tërësi?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 21

Page 22: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

LETËRSIA MODERNE EVROPIANE

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 22

Page 23: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Edgar Alen Poe 1809-1849

Jeta dhe vepra : Letërsia moderne evropiane zanafillën e vet e gjen pikërisht në emrin e poetit të madh amerikan Edgar Alen Poe. Proza dhe poezia moderne në Evropë frymëzim të madh gjetën në veprën e Edgar Alen Poes. Meritë të madhe për njohjen e veprës së Poes në Evropë ka poeti i madh francez Sharl Bodler, i cili ishte edhe përkthyes i të gjitha veprave të Poes në frengjisht. E.Alen Poe u lind në Boston të Amerikës më 18.01.1809. rrjedh nga një familje aktorësh lëvizës. Ishte kjo një familje pa rehati dhe harmoni, sepse i ati ishte alkoholiçar dhe i sëmurë nga turberkuloza .E braktisi familjen në krye të vitit që lindi Poe, kurse pas disa

muajve edhe vdiq. Ne vitin 1811 Poes i vdes edhe e ëma, poashtu nga turberkuloza dhe për

fëmijët e familjes Edgar u caktuan tutorë. Edgar Poe do të merret nga çifti Alen- mbiemrin e të cilës familje më vonë do ta marrë Edgar Poe ( Edgar Alen Poe). Në këtë familje ai do të gjejë mbështetje dhe adoptim të plotë nga nëna adoptuese, e cila u kujdes shumë për të, por jo edhe nga tregtari i pasur Alen, i cili nuk pranoi ta fus as në pjesën e testamentit të pasurisë. Kur familjes se tregtarit filluan t'i shkojnë punët për poshtë, filloi të bjerë ekonomikisht, Poe student i drejtësisë filloi të pijë dhe të jepet pas kumarit. Borxhet zoti Alen nuk ia pagonte, prandaj Poe qe i detyruar ta lëshojë familjen Alen në vitin 1827, u largua nga familja e z. Alen dhe nuk u kthye deri në rastin e vdekjes së nënës adoptuese. Arriti në ditën e dytë pas varrimit.

Duke mos pasur mundësi qëndrimi në familjen Alen ky kërkon strehim te halla e vet. Aty ndodhet vëllai i tij, i cili poashtu vdes nga turberkuloza në vitin 1831. Zoti Alen vdiq në vitin 1834, por Edgari nuk fitoi asgjë nga trashëgimia, sepse atë e trashëguan dy djemtë e Z. Alen që kishte jashtë martese.

Në vitin 1836 Poe gjen pak rehati shpirtërore, sepse atë vit u martua me një kushërirën e vet, Virgjininë 14 vjeçare. Virgjina vdes në vitin 1847 në moshën 24 vjeçare. Pas kësaj ngjarje tragjike jeta e E. A. Poe do të kthehet në një mankth të vërtetë,duke kaluar nga gjenialiteti në çmenduri dhe anasjelltas. Në tetor të vitit 1849, kur Poe ishte i kapluar nga alkoholi, droga e kriza nervore, u shtri në spitalin e Baltimorës dhe aty vdiq më 07.10.1849.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 23

Page 24: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Në tetor të vitit 1849, kur Poe ishte i kapluar nga alkooli, droga dhe kriza nervore, u shtri në spitalin e Baltimorës dhe aty vdiq më 07.10.1849.

Vitet e fundit të jetës i kaloi në krize ekonomike, shëtiste nga një qytet në një

tjetër,u ofronte materiale revistave të ndryshme, u bë kryeredaktor i disa gazetave, por për shkak të alkoholit shpesh pushohej nga puna. Veprat: “ Timur lengu dhe vjersha të tjera”

Poema “ Korbi” u botua në vitin 1845 dhe i dha famë në mbarë Amerikën dhe në Evropë. Këtë poemë në gjuhën shqipe e ka përkthyer Fan. S. Noli. E. A. Poe në letërsi krijoji akt origjinal dhe hapi shtigje të reja duke lëvruar gjini të ndryshme letrare. Shkroi kritika letrare, ese, poezi, romane, dialogje filozofike.

Sot Edgar A. Poe njihet si krijuesi më i mirë i rrëfimeve me detektivë dhe si shkrues i tregimit fantastiko-shkencor. Poashtu Poe është bërë i njohur edhe si mjeshtër i prozës “ Horror” Të këtilla janë veprat: “ Vrasjet në rrugën morg” “ Misteri i çeshtjes Mari Rozhe” “ Letra e Qorrollepsur”

Personazhi më me zë i A. Poe është detektivi August Dypen që është paraardhës i detektivit të famshëm Sherlok Holmes që e shkroi më vonë novelisti Konan Dojl etj. Poe në vitin 1838 shkroi të vetmin roman “ Aventurat e Artur Gordon Pim-it” Pjesa më e madhe e veprave të E. A. Peos sot janë ekranizuar madje për disa ka edhe versione filmike. Korbi-analizë:

Korbi është poema më e njohur e E. A. Poes. Poe këtë poemë e shkroi në

formë të monologut dramatik. Intenziteti i poezisë ( poemës) rritet nga strofa në strofë. Poema është shkruar në formë e strofave dhjetërrokëshe, por vargu i njëmbëdhejtë është në formë të një refreni, i cili rithekson të njëjtën ide. “ Kurrë më” është mjeti leksikor që vë në shprehje idenë kryesor të poemës se Lenora e tij e dashur kurrë më nuk do të kthehet. Domethënia e thënies “ kurrë më” jep të kuptojmë temën dhe idenë e poemës që është e vërtetë dhe është mesazhi kryesor i saj që të përkujton se sado që i afërt dhe i dashur të jetë personi i vdekur, ai nuk kthehet më. Megjithëse mendja e njeriut e ka vështirë të kuptoj vdekjen si shumë të rëndë, shumë të zezë, shumë të keqe. Në këtë poemë Korbi është përcjellës i kumtit të së keqës. Vete ngjyra e zezë e tij lejon përdorimin e simbolit një kumt kaq i zi, prandaj përdoret edhe refreni “ kurrë më ”, që do të thotë se kjo thënie shqiptohet vetëm nga shpirtërat e ligë, shpirtërat e ferrit, pra shpirtërat që ndjellin zinë ashtu është edhe korbi i zi.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 24

Page 25: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 25

Korbi, fragment Një mes-nate te bezdisur Tek këndonja i zalisur Disa prralla dhe magjira Të një shkence të harruar, Tek dërmitnja i kapitur Befas vjen një e trokitur, Me ngadalë e goditur Përmi derë t’ odës sime. “Dikush është, thashë, jashtë Që troket mi derën time – Vetëm kjo, dhe asgjë më. Ah, e mbanj nër ment fort mirë, Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë, Dhe n’ oxhakun shkrump të nxirë Urët shuheshin në hi. Desha të gëdhihej dita, Se më kot nga librat prita Të më ngushëllonte drita Për te lumturën Lenorë, Vajz’ e rrallë dhe rrezore, Q’ i thon Engjejte Lenore,

Përmi dhe pa emër më. Era frynte që përjashta, Rrihte perdet e mëndafshta Dhe më ngjethte dhe më derdhte Tmerre që si ndjeva kurrë. Dhe tani që të pushonte Zemër e mjerë që lëftonte. Goja po më bëlbëzonte: Dikush do të hyjë brenda Ndonjë vizitor i vonët Që kërkon të hyjë brenda Kjo do jet e asgjë më...

Page 26: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalor: zalisur......gjendje e përgjumur, urët ... drurët e zjarrit, rrezore.... që lëshon rreze si ëngjujt, perceprerë... pa kurorë puplash mbi krye

Pyetje dhe detyra

1.Kur u shkrua poezia,Korbi, ne cilën kohë dhe në cilin vend? 2.Çfarë situatash krijon biseda e tij me Korbin ? 3.Cila është tema e poemthit ? 4.Çfarë tiparesh të krijimtarisë poetike hasim në veprën e Poes? 5.Me kë bisedon poeti dhe a vendosi kontakt me të? 6.Çka simbolizon Korbi dhe cka pret poeti prej tij? 7.A ka në letërsinë tone ndonjë poezi me motive të dhëmbshme si kjo dhe nëse ka

cila është? 8.Cili poet i njohur shqiptar e ka shqipëruar këtë poemth? 9. Kë e godasin fjalët e Korbit “Kurrë më “ dhe pse e godasin?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 26

Më zu gazi,më shkoi tmerri M atë Korb të zi si Ferri Që po mbahej aq i rëndë,

Aq i lartë, dhe i thom:

Ndonëse je perceprerë, S ka dyshim je trim i ndjerë, Korb i vrejtur i vrerosur, Arratisur zall më zall, Thuam emrin tënt me nam Anës detit Plutonian.. Thotë Korbi : “ Kurrë më..” ................................

Page 27: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Sharl Bodler 1821-1867

Jeta dhe vepra : Është konsideruar si i fundit i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin lokal mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i dhënë pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzaku e të tjerë. Spikat fort dëshira për një jetë të çrregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm

udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të atit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi i saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qendrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë perëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 27

Page 28: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përshkruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”.

Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur. Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 gusht të vitit 1867.

Kufoma Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri At’ mëngjes të ëmbël vere! Në një kthesë të një udhëze guri, Mbetur një kufomë shqerre. Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura, Si ndonjë grua e ndyrë, Përtharë, shëmtuar thundër rronitura, Barkun nga gazrat fryrë. Dielli zhurriste kërmën e shkretë, Përvëlonte pa mëshirë, Për ta dërmuar në miliona pjesë T’ia kthente mëmës natyrë. Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje, Si e vyshkur margaritë. Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje, Sa po të binte të fikët. Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje; Gëlonte e zeza ushtri, Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes Gëzonte të fundit gosti. Si një valë her’ ngrihej e her’ binte, Kërkërinte me përtesë, Thua bufatjes së qelbur do dilte, E shumfishuar gjallesë. Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj, Si t’ujit dhe të erës, Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj, Prej trupit të ftoht’ të shqerës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 28

Page 29: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër Nga ëndërr’ e xhavalitur, Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër, Bojrat më par’ plasaritur. Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur,

S’na ndante sytë e vëngër, Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur, Copën e mishit të lënë. -Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë,

Kalbur si kjo cofëtirë, Dielli im, e bukura e syve dritë, E dashura ime e mirë. Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire, Shpejt, pas të fundit shërbesë, Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire, Kjo gjëmë do të të presë. Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar. Që vjen për të të puthur, Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar, Engj’llushja ime e bukur.

Ciganët në udhëtim Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur, Rrugët i mori tribuja fatndjellëse. Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen, Me nektarin që del prej gjinjve të varur. Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara, Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur, Horizonteve i bredhin sytë e bufatur, Nga keqardhja për ëndrrat e harruara. Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur, I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur; Sibela*, që i do, madhon fushat e blerta Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese, Para endacakëve,që dihet ç’do i presë, E njohura tablo e ardhmërive t’errta.

Pyetje dhe detyra: 1.Çka përshkruan poeti në poezinë”Ciganët në udhëtim2? 2.Cili është motivi i poezisë?3.Sh.Bodler u muar edhe me përkthime,çka përktheu? 4.Në cilin lloj të krijimtarisë letrare u bë i njohur ky poet ? Detyrë: Lexoni dhe analizoni poezinë ,Kufoma.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 29

Page 30: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

LETËRSIA SHQIPE E GJYSMËS

SË PARË TË SHEKULLIT XX

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 30

Page 31: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shekullit XX Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe te shqiptarët e diasporës. Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve '20 e '30 letërsia shqiptare pati një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare. Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve '40. Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve'30. Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më. Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej censura.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 31

Page 32: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj

Letërsia shqiptare e kësaj periudhe kishte kontakte me lëvizjet letrare evropiane perëndimore dhe lindore dhe si pasojë e kësaj njeh dy tendenca kryesore të shprehshmërisë të disponimit poetik , modernen dhe avangardën artistike. Letërsia shqiptare e kësaj periudhe , ndoqi tendencat e asaj evropiane, prandaj përdori forma të ndryshme poetike me të cilat u pasurua fondi i strukturave poetike të historisë së letërsisë shqiptare. Tani filloi të kultivohet poema e gjatë- epopeja,(Koliqi,A.Asllani,Fishta,etj),balada,romanca,trioletietj.(Lasgushi,Fishta,Noli etj .),tingëllima me tematikë historike,oda himni,poezia-lirike, romani-historik , dokësor,melodrama,komedia,komedia në vargje dhe satira, tragjedia etj.(Noli, Fishta,Haxhiademi,Floqi,Postoli, M.Qafëzezi etj.)

Të kësaj periudhe janë edhe krijimet tjera në prozë si: eseja,fejtoni, artikujt letrarë, polemika dhe publicistika letrare dhe politike{Noli, Konica etj }. Letërsia jonë moderne ndërtohet mbi kategorinë e mohimit që ishte karakteristike e gjithe lëvizjes intelektuale moderne te Evropës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 32

Page 33: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Gjergj Fishta 1871-1940

Jeta dhe vepra : Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai i vijon mesimet në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Gusja Gora afër Travnikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutjeskës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare,

poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet një ndër themeluesit dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së malcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voeset" më 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Në vitet 1916– 1917 boton gazetën “ Posta e Shypnisë” më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 33

Page 34: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të denduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937). Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malcisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë".

"Lahuta e Malcisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malcisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si "Skënderbeu i pafat" i Jeronim De Radës, "Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj. Këtu fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipërisë". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë,lugetërit,hijet Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 34

Lahuta e Malcisë

Page 35: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me fatin. Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën - pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle. Nëncikli i parë (tre këngë) ka në qendër Çun Mulën. Pas ekspozesë që bën kënga "Kulshedra" vjen nën cikli prej pesë këngësh që sjell skena masive të përmasave vigane. Nën cikli vijues ka në qendër Tringën para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas një pushimi tjetër prej tridhjetë vjetësh, vijojnë me kryengritjet e Pavarësisë. Këngët përmbyllëse pothuaj janë të pavarura nga njëra-tjetra. Kënga e fundit "Konferenca e Londonit", është në vend të epilogut të poemës. Studiuesit e ndryshëm janë përpjekur të gjejnë pikëtakime mes "Lahutës së Malësisë" dhe "Iliadës" së Homerit, sidomos në atmosferën që i zotëron dy poemat.

Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Vargu me të cilin është ndërtuar poema është tetërrokshi i poezisë popullore të epikës historike të Veriut. Ai arrin që në këtë varg të sjellë me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtësisht i individualizuar, me tipare krejtësisht të vetat, që nuk mund të largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetra beteja, me dhjetra skena betejash madhështore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veçanta, për t'u dalluar qartësisht nga moria që e rrethon. Fjalori i Fishtës, pjesa më e madhe e të cilit nuk është përdorur më parë në veprat letrare aq më pak në poezi, me fjalë të panjohura, me arkaizma, me fjalë kompozita, shpesh të ndërtuara prej tij sipas fakteve burimore, arrin të krijojë jo vetëm figura për shiqim, por edhe dëgjimore. Rima është një ndër dukuritë më thelbësore të poemës. Aty shprehet edhe qëndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herë janë të përputhura, herë të alternuara ose të kryqëzuara etj. Karakteristik është krahasimi, sidomos krahasimi i gjatë, shpesh i ndërlikuar me disa krahasime të tjera në përbërje të tij, që zotëron tekste të tëra këngësh.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 35

Page 36: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Gjithashtu, metafora përdoret me origjinalitet me nëntekste të shumëfishta të folklorit. Epiteti ka gjithnjë ngarkesa metaforike, është pjesmarrës në krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janë mjetet më efikase të drejtpeshimit fishtian në mes të realitetit tokësor, të zbritur në rrafshin më intim e më konkret tokësor. Disa ndër këngët më të përkryera të poemës si "Kulshedra","Te ura e Sutjeskës", "Zana e Vizitorit" etj, janë një manifestim pothuaj marramendës i të gjitha llojeve të figurave stilistike. Dhe i gjithë ky univers artistik i realizuar me tetërrokëshin e famshëm popullor fishtian! Kënga e nëntë- Lidhja shqiptare e Prizrenit

Ali Pashë u qet kushtrimin burrave të Shqipnisë të mblidhen në Prizren. Ora e Shqipnisë thrret Zanën e Sharrit dhe e pëvetë se a i njihte krenikët që po mblidheshin në kuvend. Zana rreht se janë Akejtë apo Dardajtë e dheut me Ali Pashën në krye të vendit. Rreth tij Marsh Vata e Abdyl Frashëri , Prenkë Bibë Dodë e Toptan , Çun Mulë e Mar'Lulë, Vrijon e Dërallë. Abdylah Dre e Shan Dedë. Ndërsa Ora e Zana bisedojnë ndër veti. Abdyl Frashëri çilë mbledhjen, tue endë epopenë e Kombit. Grishë burrat ta mprojnë Atdhenë. Fjalës së Frashërit i rrinë Krenët, të cilët përbetohen se s'kanë për të ia lëshue të huajit asnji pëllambë tokë. Më këtë vështrim i shkuejnë nj letër Fuqive të mëdha dhe Mbretit të Stambollës.

Shkrepi dielli buzës s’Cukalit Eja e t’këndojmë, oj Zana e malit Eja e t’këndojmë n’Lahutë t’Malsisë Si ata krenat e Shqiptarisë Në Prizren na janë bashkue Për me fol me bisedue Shqiptarinë si me e pështue Prej capojve t’Malit t’Zi Qi ka dyndun top e ushtri Me hi n’Plavë me hi n’Guci Me marrë Shkodrën me Malsi Der’ ku danë vendi me Dri . ........................................................ ......................................................... Prizrenjanët ku mirë po i presin Bukë e zemër ku po i qesin Si zanatë që e ka Shqipnia Kur t’u shkojë miku te shpia......

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 36

Page 37: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kënga e gjashtëmbëdhjetë: Ora e Dukagjinit Kënga u botua për herë të parë në “Ylli i Dritës” në vitin 1922. Në Dukagjin shpërthen stuhia: kulcedra kërkon të marrë gjakun e një varri të vjetër.Dragojtë e Shqipërisë i kujtohen poterës dhe lishohen nga katër anët. Bashkohen në Qafë të Bashit dhe prej këndej përlëshen me përbindëshin. Poeti i njeh me emër Dragojtë dhe ua di armët. Në luftim kulcedra plagoset dhe mbyllet në shpellë. Dragojtë tani ia mbyllin grykën e shpellës. Ora e Dukagjinit shend e verë për fitore, thërret motrat tjera e përgatit darkën për Dragojtë e lodhur.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 37

Lum e lum për t'madhin Zot! C ka shkrehë sonte gjithë ky mot, Gjithë ky mot e kjo vetimë, Gjithë kjo gjamë e bumbullimë, Thue po shemben qiellë e dhe, Ka lëshue përrue ,po, e ka lëshue dhe, Rreh shtërngata,shungllon era, Ushtojnë malet me t'himnera, Kaq nji mot ka shkrehë n'malsi, Shka do t'jetë vallë nuk e di . N'atë Big t'Shalës ka dalë Kulcedra, Me shtatë krena e gjashtë parë kthetra, E për krye ka i sy në ballë, Bishtin gjatë,me i mrrijtë në zallë, Që t'ju hedhë e t'ju përdredhë, Tue hingllue e tue turfllue, Zjarm e surfull tue flakrue, Krepa e gurë tue rrotullue, Dukagjinin don me shue, .......................................... Kur Dragojtë e Shqipërisë, Si të fushës , si të malsisë, Ata pa e kanë vetimën, Edhe ndie kanë bumbullimën, Që po ushtonte Dukagjinit, Mbi Qafë t'Diellit e n'valë t'Drinit, Mirë me vedi janë kujtue, Se Kulcedra atje është diktue, Ndonji mal për me rrenue, Edhe atëherë kudo kanë kenë, N'mal e n'fushë, Ata çue janë për ajri, Me flamurë kuq e zi,

Page 38: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kënga e 26-të KOHA E RE Pushim armësh. Poeti tërhiqet në Lissus. Grishë Zanën t'i rrijë pranë për të përfunduar Lahutën. Pa të nuk i shkon kanga as vargu. Zanës i paraqet bukuritë e vendit, klimën e ambël dhe dëfrimet që i ep mali e fusha. E ven në beh të Mirën mos të kalojë kah shpella e Velës, t'i ruhet shtrigave të Kthellës, të Zubës, e të Selitës; t'u rrijë larg floçkave e kshetëzave. I kallxon, këtu, legjendën e floçkës së martueme menji të kelmendas; i difton se Zana e Helikonës e Orët e Grekve, bajnë në Shqipni, po mësojshin Shqiptarët të çilin shkolla, të mësojnë gjuhën dhe të lypin pamëvarësinë. Po bani e u mërzit, mandej, në Lissus i difton Zanës Rozafën, por as për këtë mos ta lajë gjatë vetëm.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 38

E me lata e me supata, ... Mbi Bigë t'Shalës kanë ra fluturim, Ku Kulcedra kishte dalë, Nam të zi tue ba mbi Shalë, Me u bindë dheu m'të der ma s'voni, Prej Mirditës shkrehë Llesh Gjoni, Derës Gjomarkaj,trim si Zana, Nji hyll shej ndër Kapitana, Që as për pushkë, as për pashi, Ma nuk len , jo shoqi i tij....... ...Doli fjala nëpër dhe: Njekso varzash ka n'Shqipni, Qe për erz dhe për fe, T'ritë e jetën i bajnë fli, Kështu këndojnë orët palë e palë, Por, tue marrë të mbramen fjalë, Hylli i dritës nisi me dalë, E buzës s'malit drita agoi, Atëherë Orë e Drangoj , U cuen n'ajr gjithë plima-plima, Edhe u zhdukën si vetëtima...

Page 39: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kënga e tridhjetë-Konferenca e Londonit

Poeti i falet nderës Zanës për ndihmën gjatë tridhetë vjetëve punë në ndërtimin e njaj Pomendorje së përjetshme. Hin mandej në Konferencën e Londonit, ku gjenë miq e anmiq të çashtjes shqiptare. Vën në dukje Hinglizin e urtë, Francën filosllave, Italinë e Austrinë në favor tonë ,Gjermaninë peqëtuese. Shtetet europiane nënshkruejnë vendimin: Shqipnija njihet si shtet më veti. Krajl Nikolla nuk pranon t'i shtrohet vendimit. Danamët e Fuqive të Mëdha në brigje të Shqipnisë bajnë që Mali i Zi të tërhiqet nga Shkodra. Në tanë Shqipninë shpërthen gëzimi e hareja , kanga e vallja; brohorite mal e fushë nësa Flamuri i Shqipnisë valavitet lirisht Kështu:

“ Porsi fleta e Engj'llit t'Zotit”.“Si premtue kisht' Perëndia

Prap zojë m'veti duel Shqipnija”

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 39

Hej, moj Zanë, ti kjojsh e bardhë! Tridhetë herë, mana rreth diellit Hausit t’qiellës toka ka ardhë, E aq herë lulet njethë janë prillit Cesë ti purë m’ “Lahute t’ Malsisë” N’hulli menden mbajtë ma ke Qi të mujshe vete nipnisë S’kohëve t’vona ende për t’le Me u kumtue me ‘i kangë kreshn

Hej moj Zan, ty tkjosha true, Si spo dbje ndermen për mue, Pun te hershme me mkumtue, Por më rrin tue fluturue Moll më molle ftue më ftue Me ato shoqet tue këndue, Me ato shoqe tue vallzue Tue vallzue moj tue lodrue Nëpër ledine e nëpër rudina N për ato brej,aha e cetina, Ku ban cerdhen gjeraqinq Bulon molla e lulzon thana E prijn valle Orë e Zana Nëpër reze që lishon hana......

Page 40: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pyetje dhe detyra:

1.Cilës gjinie letrare i përket vepra “Lahuta e Malcisë”? 2.Cila ështe përbërja e veprës pjesët, këngët, vargjet etj. ? 3.Kur eshtë shkruar kënga e parë dhe kur ka mbarua kjo vepër e Gj.Fishtës? 4.Cilat këngë janë përfshirë në këtë pjesë dhe komentoi ato? 5.Çka e nxiti poetin për te shkruar këtë vepër? 6.Cilët janë heronjtë e veprës 7.Gjeni disa metafora dhe krahasime në këto pjesë ? Detyrë: Lexoni veprën në tërësi, bëni analizë dhe komentimin e disa këngë të saj .

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 40

Edhe kështu ,mbas sa mjerimit Mbas sa gjakut e shembtimit E p’r inatë t’Shkjevet t’Ballkanit Për gazep t’atij Sulltanit Si premtue kisht’ Perëndia Prap zojë m’veti duel Shqipna....

Page 41: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Faik Konica 1875-1942

Jeta dhe vepra: Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe eseist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit

për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA –ve. Faik Konica që si i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA, ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e Gjetkë. Në 1921 u kthye në SHBA., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Vdiq në Uashington më 14 dhjetor 1942.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 41

Page 42: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Veprimtarinë e tij publicistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e papërfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m'u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore"dhe ose të tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957). Faik Konica është krijuesi i kritikës sonë letrare, që së bashku me Nilon hapën rrugën asaj në kulturën shqiptare. Me të drejtë Noli e quan atë „ kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe „ stilist i përkryer” Faik Konica zë një vend të merituar në letërsinë tone të Rilindjes dhe të Pavarësisë, jo vetëm si publicist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet të spikatur krijues. Faik Konica, në radhë të parë është prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos në fillimet e krijimtarisë së vet. Në faqet e revistës "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonë", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarëve". Duke u bërë jehonë ideve atdhetare dhe kryengritjeve të popullit shqiptar në prag të Pavarësisë, me tone luftarake dhe frymëzim atdhetari, me figura të goditura retorike, eci në traditën e letërsisë së Rilindjes. Të njohura janë dhe vjershat satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojës. Proza artistike e F.Konicës do të nisë me një varg prozash poetike si "Një liqen", "Anës liqenit", "Bora", "Malli i mëmëdheut"etj. .. F.Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë esenë, një lloj letraro-publicistike, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur". Në trajtë esesh Konica ka shkruar veprën "Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore". E hartuar për lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij një encikolopedi të vogël për Shqipërinë dhe popullin e saj. Të dhjetë esetë, nga të cilat përbëhet libri përbëjnë një mozaik të historisë dhe kulturës shqiptare, të gjuhës e të letërsisë, të botës shpirtërore dhe psikologjisë së shqiptarëve. Me një informacion të gjerë dhe njohje të thellë, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me një rrëfim të këndshëm autori nxjerr në pah individualitetin dhe natyrën e popullit shqiptar jo vetëm parë në vetvete, por edhe në kuadrin ballkanik dhe evropian.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 42

Page 43: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës se Mamurasit…… Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor. Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen etj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake. Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i përgatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe. Kthimi në Shqipëri e vë doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjekësore të shkëputur nga jeta e parimet e shkencës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 43

Page 44: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Again.

"Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satirike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma.

Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë "Doktor Gjëlpërën" një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.

Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve. Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Udhëtimi i Doktor Gjilpërës - fragment Durrësi- me shtepitë e bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga Koha e

Mesme, me kodrat e murrme prej shkëmbi të prerë maja-maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndë përmbi krye- duket për së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përralle dhe bukurie i shtrihur pranë valëve. Po i pari kontakt me Barkarët e limanit e prish menjëherë atë lodër të mëndjes dhe e ve njerinë përpara të vërtetës jo aq të pëlqyer. Barkat iu afruan anijes së avullt, dhe dr. Gjilpëra hodhi një sy mi njerëzit që vozitnin. Ishin shembëlla shumë të varfra të racës së njeriut: njerëz të zinj e të verdhë, të ngrysur, të mvrenjtur, të parrojtur, të pakrehur, pobabilisht të palarë, njerëz të mërzitur nga bota dhe nga vetja e tyre që nuk e shihnin. Dr.Gjilpëra u habit shumë dhe me një italishte të thyer pyeti një oficer të anijes si qe e mundur të ndodheshin barkarë nga Malta ose nga Aleksandria në një liman të Shqipërisë – Ma che Maltesi, che Egiziani, sono proprio Albanesi- u përgjigj oficeri duke shkuar, (Ç`maltezë more, ç`egjiptianë? Janë fjeshtë shqiptarë).

Dr.Gjilpëra mori valixhen e tij në dorë, zbriti shkallët e pasigurta të anijes së ndryshkur dhe hyri në një barkë me ca udhëtarë të tjerë. Në doganë u doli përpara një turmë e errët, njerëz të verdhë, me fytyra të lodhura, dy policë brutalë i shtyjnin me të mengjër e me të djathtë dhe udhëtarët hyjtin në binanë e doganës. Këta doganierët, me fytyra të palara e të tharuara, nisnë të gërvishtin plaçkat. Dr.Gjilpëra kish kapërcyer shumë kufi, po asgjëkundi s`kish gjetur një tërbim kërkonjës aq të madh. Ç`shikojin? Në bëjin hetime policie, si nuk u pati shpjeguar njeri se dokumentet e dëmshme nuk liheshin me valizat?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 44

Page 45: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Në mundoheshin të gjenin lëndë fiskale për të mbushur arkat e shtetit, si nuk i kish stërvitur guverna të bëjin ndryshime në mes të dengëve malli, që janë për marketat dhe të një valizë udhëtari me plaçkat e trupit? Apo në këtë vend të lumtur vallë, mos goditeshin me një taksë edhe brekët e udhëtarëve! Doganieri që gërmonte valizen e Dr. Gjilpërës, zbuloi një kuti të madhe me pluhur për të fshirë dhëmbët: menjehëre kalli dy gishtërinj të palarë, me thonj të zinj dhe nisi të rrëmojë e të shohë se ç`kish brenda. Pyeti në ç`punë hynte ky toz.

“Për të fshirë dhëmbët”, tha dr. Gjilpëra. “Axhip!”, bëri doganieri pastaj thirri një shok dhe i tha “Shiko se ç`thotë ky njeri: këtë e paska për të fshirë dhëmbët!” Që të dy doganierët qeshnë duke shfaqur nofullat e ndryshkura e gjysëm të kalbura. “Ollur shej diil”, tha doganieri i dytë, “dhëmbët s`janë psiqolla ose çibukë që të fshihen: këtu, kardashëm, ka nonji hile: dalë të gërvish kutinë”. Dhe nisi ta trazojë me dy gishtërinj jo më të paqmë se të doganierit të parë. Si e trazoi mirë, “Vaz gjeç,- i tha shokut, -kjo është ndonjë budallallëk Frengu, s`na prish punë.” Si fliste ashtu, diç i ra nga këmisha me dhjamë mi këmishët e bardha të Dr. Gjilpërës, i ra një gjë e vogël, e murrme, e cila nisi të lëvizë. Dr. Gjilpëra e zuri dhe e vuri doganierit:

“Ky është malli juaj, merreni.”

“Oh, s`është gjë, një morr vetëm”,-tha doganieri, e vuri në një thua dhe e shtypi me thoin tjetër, pastaj i fshiu duart mi pantallonat. “Ja edhe një tjetër”,- doganieri i parë, “po unë do ta hedh mbë dhe, se është gjynah të vrasim një gjë të gjallë.” “Po unë nuk e lë të gjallë, sikur të pëlcas!”, tha doganieri tjetër duke unjur sytë e tij prej macie e gjeti morrin dhe Krak! E vrava! Mor sa i majmë paska qenë qerratai!”, tha. “Je njeri i pashpirt”, iu përgjigj shoku i tij. Dr.Gjilpëra e kish vazhduar në heshtje këtë skenë të çuditshme: Tani që morri nuk është më i gjallë, s`ka kuptim të zihemi”,-tha mjeku ynë: “Po jam i mëndjes që duhet ti bëjmë një mbulesë të ndershme viktimës”. Dhe duke zbrazur kutinë me pluhurin e ndotur përmi morrin. “Tani,- tha, - i ngritmë viktimës një monument të bardhë: dhe në qoftë se ca më vonë e merr era dhe s`mbetet gjësendi, duhet të ngushëllohemi me kujtimin se çdo gjë në botë është efermere. Zotërinj, ku janë monumentet funerale të Nimrodit, të Nabukodonsadorit dhe të njëqind luftëtarëve me famë? Doganierët dëgjonin gojehapur”. “A kam leje të largohem?”-pyeti dr.Gjilpëra. “Kini për të paguar pesë napolona”,-thanë doganierët. “Pesë napolonë! Po përsë?” “Se keni shumë çorape, shami, këmoshë, dhe jaka. Një njeriu të vetëm nuk i duhet, as çereku i atyre që keni ju në kërtë valize.” Dr. Gjilpëra e kuptoi se ish më kot t`i zgjaste fjalët me këta njerëz, paguajti, mori dëftesë, mbylli valizen dhe u largua nga dogana. Po tek po dilte e zuri një polic dhe i dha urdhër të vazhdonte në zyrë të policisë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 45

Page 46: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kryetari nisi ta pyesë duke e shikuar në sy me një armiqësi të thatë. “Zot,-tha,- për ç`qëllim keni ardhur në Shqipëri?” “Se jam shqiptar dhe desha të vizitoj vendin tim”. “Kush ua heq harxhet e udhës?” “Asnjëri.” “Halld ettin! Po se paguajtin, çan kokën të udhëtojë njeriu?” Dhe dytyra e kryetarit të policisë u ngrys me tepër. Dëgjoni, -tha doktori,- Jam i pasur, pse të mos bëjë një udhëtim për të çlodhur mëndjen dhe për të kënaqur shpirtin tim?” Posa dëgjoi për pasuri, fytyra e zbut menjëherë dhe nënqeshi. Nxori një kuti cigaresh dhe ia ndezi mjekut. “Zoti doktor, -tha komisari,- mos i merrni për keq pyetjet e mia. Janë formalitete pa rëndësi, por kam detyrë ti mbaroj.” Pastaj iu kthye policit që kish prurë doktor Gjilpërën dhe i tha të porositi dy kafe të mira. Kur doli polici jashtë, komisari ofroi fronin pranë doktorit. “Zoti doktor,-më dukeni njeri i mirë dhe ju nderoj me të vërtetë. Lë të flasim shkoqur. S`vjen njeri për qqejf në Shqipëri, kur mund të shkojë kohën e tij në kafeshantanet me famë të Avropës. Ç`interes ju pruri në këtë vend të mallkuar?” Dr. Gjilpëra kish nisur të shohë në thellësirat e errëta të këtij shpirti barbar, dhe kuptoi se do të ish kohë e humbur ti jepte shpjegime të kthjellëta. “Zoti komisar, jam i pasur dhe s`kam nevojë për gjësendi. Po e dini që sa më tepër njeriu, aq më tepër i pëlqen të shtojë pasurinë.” “Tabi!”,-tha komisari. “U mejtova,-vazhdoi dr.Gjilpëra,- se po të vija në Shqipëri dhe do të shosja ca hape të çuditshme që shërojnë pa një e pa dy sëmundjet e botës, aq sa edhe njerëzve që kanë mbetur me një mëlçi u rritet mëlçia tjatër, posa të gëlltitin ato hape,-mejtova se do të kem myshterinj sa të dua dhe do të fitoj pa masë.” “Haj-haj,- tha komisari,- ja tani kuptova, dhe mund t`ju thom se do të bëni punë shumë, ndonëse do të gjeni në Tiranë një mjek me famë, një nxënës të mesh-hur Habibullah pashait. Ky mjek quhet dr. Emrullah dhe bën çudira. Do ta kini kundërshtar të rrezikshëm por jam i bindur se do ta mundni.Qëndroi pak, nënqeshi dhe vazhdoi duke ulur zërin e duke shikuar doktor Gjilpërën në sy: “Zoti doktor, kam gruaj e fëmijë, dhe s`janë mirë nga shëndeti. Kini mirësinë të më falni ca ilaçe?” Dr. Gjilpëra e shikoi në sy dhe e kuptoi qëllimin e këtij barbari të korruptuar. “Zoti komisar, unë s`kam prurë ilaç me vete, se ky udhëtim i parë që po bëj në Shqipëri është vetëm për të shikuar vendin dhe për të zënë një shtëpi. Po këtu në Durrës, pa fjalë, ka ilaçe: dhe në qoftë se me jipni leje, dëshiroj t`ju bëj një dhuratë që t`i blini vetë.” Dhe pa pritur tjatër përgjigje nga komisari, veç kënaqësisë së shfaqur me një buzëqeshje, nxori çantën i numëroi gjashtë bileta 50 liretash njëra.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 46

Page 47: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Komisari i vuri shpejt në xhep duke i shtrënguar dorën dhe largoi fronin e tij. Atë çast u hap dera dhe hyri polici me dy kafetë, e la tepsinë në tryezë, dhe duke u ulur pranë komisarit i tha turqisht: “Kur po bëhej kafeja, unë po përgjoja prapa derës, dëgjova dhe pashë, dhe dua hisenë time.” “Hesht mëlun, se unë s`ta ha hakën!”,-iu përgjigj komisari gjithë në gjuhën turqishte: pastaj vazhdoi në shqip: Zoti doktor Gjilpëra është njëri i ndershëm, më dha provat: duhet ti ndihim që të vejë rehat në Tiranë. Tromobili niset për dy orë. Lëre zotërinë e tij në një hotel që të haje e të çlodhet: pastaj, kur të afrohet ora, shko merre zotin doktor dhe shpjere në tromobil, ku në qoftë se s`ka vend, duhet të ketë.” Polici salutoi, dhe pasi dr.Gjilpëra i shtrëngoi dorën komisarit, duallntë që të dy jashtë. Pasi u mbyll dera, komisari u hodh nga vendi i tij dhe i ngjiti syrin në verën e kyçit. Polici dhe doktori qëndruan në divan dhe kuvendonin. I thotë polici me zë të unjur. “Zoti doktor, dëshiroj të ju mbaroj punë dhe të ju shërbej me çfarëdo mënyrë, po bëmëni dhe ju një të mirë. Kam gruan dhe vjehrrën të sëmurë. Më falni ca ilaçe, zoti doktor.” “Me gjithë zemër përgjigjet doktori, dhe i vë në dorë 2 bileta nga 50 lireta njëra. Kur duallnë në oborr, komisari hapi penxheren dhe duke ngritur gishtin dëftonjës të dorës së djathtë. “Edhe unë pashë, iblis!”,- i tha policit turqisht “tani ti hisenë tënde e more vetë!” dhe e mbylli penxheren pa pritur përgjigje…… �

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 47

1.Cilën revistë e botoi ne Londër dhe në Bruksel Konica dhe në cilët vite ?

2.Cilat gjini dhe lloje letrare i shkroi F.Konica ? 3.Si titullohet vepra me ese e Konicës? 4. Kur e shkroi shkrimin”Shqipëria kopsht shkëmbor i Evropës

juglindore? 5.Në cilen gjuhë u shkrua vepra “Shqipëria kopsht shkëmbor i

Evropës…”? 6.Cila është kryevepra e Konicës?

Pyetje për përseritje

Page 48: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fan Stilian Noli 1882-1965

Jeta dhe vepra : Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare. Vendlindja, Ibrik-Tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare,

kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letësinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspirit. Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën u muar me punë të ndryshme:si qeraxhi, si sufler, artist në një teatër shëtitës. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teatër nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 48

Page 49: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën. Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllim më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe. Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut". Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave të vendit dhe feudale, duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri. Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Me lot në sy, me zemër të ngrirëi lyp mëshirë zotit: “Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise, Pse më përplase, më përpëlise, Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve, Dhe sot ma preve”

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 49

Page 50: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna. Pasi u vendos në SHBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar. Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në Boston të SHBA-ve, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij. Publicistika Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristkat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A.Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj. Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zënë një vend krejt të veçantë në publicistikën shqiptare. Kritika letrare Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të Nolit, por edhe që pikëpamjet e tij mbi artin, mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjesht çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Veç kësaj ai kujdeset në gjithë shkrimet e tij kritike që të konkludojë, duke u bërë një jehonë e problemeve shoqërore më aktuale botërore e shqiptare.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 50

Page 51: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Introduktat për tragjedinë "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar" , ato për Dramën "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janë jo vetëm analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, por edhe kritika të ashpra ndaj realitetit e shoqërisë, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës. Veç introduktave të mësipërme ai botoi dhe shkrime të tjera kritike, ku gjithnjë lexuesi ndien se si shkrihet në gjykimin e thellë përparimtar, në vlerësimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu. Studimet Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj. "Historia e Skënderbeut"është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi në anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjë, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj. Ribotimet e veprës e ngritën cilësisht atë dhe punën e këtij studiuesi si historian. "Historia e Skënderbeut" e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për Skënderbeun. Shqipërimet artistike Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqiptare. Punën e përkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përktheu disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyri punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do ta bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit; "Kasollja" e Ibanjezit etj. Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 51

Page 52: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Albumi Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" në Amerikë, në përmbledhjen "Albumi". Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si "Sulltani dhe kabineti"etj. Poezia e parë e Nolit është "Tomsoni dhe kuçedra„ (1914), ku Noli shpërthen me forcë kundër tradhtisë së feudalëve me Esat pashë Toptanin në krye. Pas saj Noli botoi poemën "Jepni për nënën", e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqiptarëve, kudo që të ndodhen, të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë, të cilën elementet anti kombëtare e kanë çuar në greminë.

Që në këto dy poezi bien në sy dy karakteristika të krijimtarisë së Nolit: frymëzimi nga ngjarjet aktuale dhe qëndrimi i rreptë e i prerë antifeudal. Pas revolucionit të qershorit Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë tij më të fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellë e Dragobisë", "Himni i flamurit„ etj.

Dy të parat janë elegji për L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit, të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji, nga Zogu. Në

këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë, e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastër të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e A.Zogut:

Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na i ranë, na e vranë e na e shanë,

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 52

Cilët bij të tradhëtuan Dhe të dogjën dhe të shuan Dhe të lan' o shkab` e ngratëPa fole, pa zogj, pa shpatë, Këta qena, o shok, mbytni, Mbushni gjylet që t'i shtypni

Page 53: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Te "Shpella e Dragobisë„ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarisë popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie, por e gjithë poezia shpreh revoltë dhe kushtrim për luftë;

Thon' u shtri e thonë u vra, por t'i s'vdiqe or Baba, as te Shkëmb' i Dragobisë as te zemr', e djalërisë!.

Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë. Me ngjyrë epike e emocion të fuqishëm është shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombëtar që simbolizon qëndresën e paepur të popullit tonë gjatë 2000 vjetëve për të ruajtur kombësinë, vazhdueshmërinë e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabë O vend e vatër, o nën' e babë, lagur me lot, djegur me flakë, flamur i kuq, flamur i zi.

Poeti pasi rendit gjithë luftrat e mëdha e të gjalla të popullit për liri, nën këtë flamur, thekson një atribut të ri të tij, që e ka përfituar në lëvizjen për demokraci : flamur i madh për vegjëli. Poezi me motive biblike siç janë "Moisiu në mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti me kamçikun", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqëzimit", "Shën Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjatë viteve 1920-1924. Pavarësisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanë as frymë as karakter fetar. Të gjitha së bashku, krijojnë një autobiografi në vargje të Nolit gjatë dhe pas Revolucionit. Kështu p.sh., në poezinë "Krishti me kamçikun", Noli aludon për rolin dhe programin e vet të viteve 1921-1924. Në këtë konceptim qëndrojnë edhe poezitë "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqëzimit". Krishti simbolizon figurën e shpëtimtarit, i cili, si ai, do të jetë mbrojtës i masave të varfëra nga shfrytëzimi dhe tirania. Në këto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmës së paditur për heroin çlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund të arrijnë fitoren e ëndërruar, Në këto poezi, sidomos te "Krishti me kamçik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetër e rëndësishme e Nolit se toleranca duhet përdorur me kujdes. Larot dhe tradhëtarët feudalë duhen shtypur me dhunë, ndryshe ata rrezikojnë fitoren e arritur. Momente të jetës së vështirë të Nolit në emigracion trajtohen në mënyre alegorike edhe në poezinë "Moisiu në mal". Këtu nëpërmjet simbolit të Moisiut, kryeprofetit të dhjatës së vjetër që simbolizon udhëheqësin, autori flet për përpjekjet e veta, idealet dhe luftën e tij për çlirimin e popullit shqiptar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 53

Page 54: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Poeti ndihet i dëshpëruar për disfatën e tij, por nuk është pesimist për të ardhmen e popullit të tij. Kurse tek poezia "Shën Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri në sarkazëm gjithë renegatët e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma Edhe si idealizma, Po kur dimër del behari S'ka si zjarri. Nga poezitë më të mira të Nolit janë "Anës Lumenjve", "Rent or

Marathonomak". Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve, të vetmit te të cilët i ka varur shpresat ai. Pas kësaj vjen besimi në fitore, drithërima e poetit që ndjen nga larg se së shpejti do arrijë nëpërmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytëzuesin e pushtetin feudal të Zogut.

Ky është dallimi i Marathonomakut të Nolit nga Marathonomaku i Greqisë së Lashtë, i cili lajmëroi fitoren ndaj ushtrisë së huaj. Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit , por poezinë shqiptare në përgjithësi. Vargjet si:

Ku e lamë e ku na mbeti Vaj-vatani e mjerë-mileti Anës detit i palarëAnës dritës i paparë Pranë sofrës i pangrënë Pranë dijes i panxënë Lakuriq dhe i dregosur Trup e shpirt i sakatosur

Janë ngjethëse edhe sot dhe mbeten gjithnjë aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja për kryengritjen në këtë poezi dallohet nga gjithë krijimtaria tjetër poetike e Nolit dhe e ka mbështetjen në vetë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, të cilat kishin tronditur prej kohësh jetën shoqërore e politike evropiane. . .

Veprat e tij kanë hyrë në fondin me të cilin kontribuon populli ynë në

kulturën botërore.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 54

Page 55: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 55

Anës lumenjve Arratisur, syrgjynosur,

Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur? Seç shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Seç shtypnë jabanxhinjtë Seç shtrythnë fajdexhinjtë, Seç pren' e seç vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës! Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Seç tera, seç u-mpaka, Seç u-çora, seç u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. Dhe një zë vëngon nga lumi,

Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet,

Page 56: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalor: Elbë - lum në Gjermani, Spree - lum në Gjermani, Jabanxhinjtë- të huajët, Rin - lum ne Evropë, Tunë - lumi Danub, Zalisur – alivanosur ,

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 56

Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!....

Rent, or Marathonomak Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak! Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush' e brek mi brek Këmba tokën as t'a prek, Hip' e zbrit, Petrit, Marathonomak! Ke një plagë, po s'e the, Djers' e gjak pikon për-dhè; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak! T'u tha gryka, po s'të pihet,

T'u mpi këmba, po s'të rrihet, Se mileti po të pret,

Page 57: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 57

Ankthi zëmrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak! Kurrë kaqë s'dogji djelli Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak! Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak! Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkani flag' e tym Seç vëngon e seç gulçon, Zëmra brinjët t'i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak! Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s'janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak! Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan' e që të çquan Dhe fuqinë t'a rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!

Page 58: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalor: Ordi- fjalë turqisht,ushtri

Marathonomak- nga emri i fshatit Marathon,afër Atikës, i famshëm për fitoren Miltiadit kundër persianëve më 490 p.e.r. Ka kuptimin e njeriut që lajmëron fitoren, ashtu si ushtari kreshnik, që u lajmëroi athinasve fitoren në Marathonë e vdiq nga rendja. Gjyryk- fjiturg, gjyryk i kovacit, gyp, pukaçë,putikitë e që përdoret nga kovaçi për t'i fry zjarrit . Tokamk- fj.turq. një vegël si çekan Najada- qenie mitologjike, në kuptimin e së bukurave, të burimit a të pyllit. Magjistarja- ato që të magjepsin me magji. Driada- qenie mitologjike greke, në luptimin e së bukurave të pyllit a të burimit. Akropolia- tempulli qendror i Athinës së vjetër. Myzhde- fjalë persiane, lajm i gëzueshëm, si hariq

1. F.S. Noli u lind në Qytezë. Ku gjendet fshati Qytezë dhe kur

është vendosur atje? 2. Në cilën vepër janë përmbledhur poezitë e Nolit? 3. Cilat janë elegjitë e Nolit dhe kujt i kushtohen? 4. Çka e ka shtyrë poetin të shkruaj ato poezi? 5. Poezia Anës Lumenjve është shkruar në vitin 1930, ku gjendej Noli në atë kohë dhe pse ? 6. Çka e trimëron poetin në vargjet: …"Se mileti po gatitet, se tirani lebetitet se pëlcet,kërcet furtuna…. 7.Cilës kohe i drejtohen figurativisht vargjet e poezisë " Rent, or Marathonomak"? 8. Kush e pret Marathonomakun? Detyrë: Në orën e letërsisë bëni analizë gojore të këtyre dy poezive dhe komentoni çdo strofë...

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 58

Ja, arrive, ua the: Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! "E fituam!", brohorite Dhe për toke' u përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak! ....................................

Pyetje dhe detyra :

Page 59: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Lasgush Poradeci 1899-1987

Jeta dhe vepra: Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në

Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.Për dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij liriku të madh të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.

Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës".

Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eksursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Mickieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygos, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 59

Page 60: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë si Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare.

Vallja e yjeve

Tek vellimi “Vallja e yjeve”, L. Poradeci I ka kenduar vashes se zemres . Poezia intime e Lasgushit eshte mjaft e ngrohte , e drejteperdrejte. Poezia e L. Poradecit ka arritur nje shkalle te larte artistike. Vepra e L. Poradecit I perket atyre veprave te cilave koha nuk ua zbehu dhe humbi rendesine dhe ua bëne më te pranishme ekzistencen. Por vepra e tij eshte shume jetegjate “poezia e Lasgush Poradecit eshte nje univers i tretur ne fjali”. Botekuptimi tij eshte idealist dhe kjo le gjurme sado te vogla , ateher kur ai i kendon me embelsi vashes dhe natyres shqiptare . Shpesh here L. Poradeci I largohet realitetit sepse kishte nje pakenaqesi ndaj tij . Ne poezite e tij gjejme therrime nga rryma idealiste filozofike te ndryshme , skepticizem , agnosticizem , te cilat gershetohen me njera-tjetren . Idete e tij formaliste e shkepusin nga tradita . Ne poezite e tij vihet re rutina ne mendime formalizmi , vargezimi, dhe lodra e fjaleve.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 60

Vallja e yjeve Yjtë-e ndezur si fingjill, Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë. Zunë fill me dashuri Që kur bota zu të ngjizet, Pa sikush për shok të ti Përvëlohet edhe ndizet. Ndizet ças edhe për ças, E si kurrë s'ka të shuar, Pa pushim i vete pas Me një sulm të llaftaruar. E si kurrë nuku mund Ylli yllin që t'a kapë Rrotull qiejve pa fund Venë-e-vinë-e-venë prapë... ....................................... Do të venë fluturim Kudo janë-e kudo s'janë, Nëpër qjell që s'ka mbarim, As fillim, as fund, as anë.

Page 61: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 61

Kur mi të, kur nënë të, Kur me hire-e kur pa hire, Do pëçojnë gjithënjë Hapësirë...shkretëtire... Ata ikin varg-e-varg Me një etje të pashuar: Sesà fellë-e sesà larg Shoq me shoq u pat larguar!... .............................................. Kur po ja! Se që përtej Ndriten erërat nga pakë: Yll-i çdukur nëpër qiej Vetëtiu e mori: J-a pat shtënë më një ças, Mun në mes në kraharuar, Shoq' i vet q'i sillej pàs Me një sulm të llaftaruar; Q'e kish flakën mun në gji, Q'e zhuritte dashurija, që çkëlqente me zili Rrotull rrezeve të tija. Yll i mjerë e yll i lum! Yll i lum e yll i mjerë! Sapo drita t'u përgjum, Sheh një shoq nëpër skëterë; Ay vin... e gjith vin..., Gjith më pranë... -e gjith më pranë...- Sesà ndrin e vetëtin!... Sesà ndjen një gas pa anë!... Sesi ndritesh përsëri! Sesì ndizesh përsëpari! Sesì djek me dashuri Posi yll margaritari!...

Dashuri! Heu! Mall i ri! Dashuri! këng' e durimit! Ti liri! Ti robëri! Ti valim i shkrepëtimit!

........................................ Yjtë-e ndezur aqë larg. Lozin vallen e dëshirës Dyke ndritur varg-e-varg Nëpër terr të errësirës.

Page 62: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 62

Gjeniu i anijes,poezi lirike

Vështroni si shket sipër valash E tundet anija më nge Me krismë-e me prush prej stërkala Mi të shkrepëtiu një rrufe! .... Ti det, brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm,ti det! Po heshtje ndaj valës së nxirë Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit që sot po largohem, Fillova mërgimin e ri, Hepohem... anohem... humbohem... Po sulmën se ndal kursesi. Dhe aspak nuk më tremb zhurmërija, Ndaj turret me hov vërtik Mi ballë- mi korje të mija Ndërsimi-i tallazit armik. Përpara kur shoh gjeratore, dh'e ato më gremisin në fund- Mi kulmin e valës malore U'n heq të shpëtoj sa me mund. E morti fatkeq në më çiku, N'u desh tmerrësisht të fundos Aspak nuk më thyen rreziku, Po nis e përmbysem me gas : Se prapa lë vazhdën e ndritur- Q'e hapa me shpirtin fatos, Fistonin gazmor ku pat shkitur Valim-i anijes qu sos. ............... Valimi i anijes së letë Qetohet,ndalohet, mbaron: Gjeniu i anijes përjetë, Hepohet...anohet... valon..

Page 63: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

nosit- pelikan,shpend i madh uji me një qese nën sqep ku grumbullon peshqit për të ushqyer veten dhe të vëgjlit e vet.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 63

Vdekja e Nositit Me zjarr ju flas ...me zjarr, Në gjirin tim kam hapur varr.. Qi t'ijap shpresë{ edhe t'ja marr..} Unë hik liqenit zemërak fatlum dh'i pastër si zëmbak, po zemra ime kullon gjak, Se vijnë – urtuar zogjte – e mi, dh'u jap ushqim me dashuri- një dashuri për llahtari, Po nis ah!gjirin ta godas.. Dh'e hap ah! Gjirin me një ças.. Dh'i ngij ah! Zogjtë-e vdes me gas!., Aherë-helmohet e bucet Pas malit tim liqeni-i shkret, e rrit tallazin posi det. Ai e tund , ai e shkund, ai e hap sa me të mund, gjer mun në gjit, gjer mu në fund. E shpirtin duke ma përcjellë më thotë ah! shih sesa ësht i fellë ky gjer i em që të pat pjellë... ...me zjarr ju flas, me zjarr.

Page 64: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Detyrë: Lexoni poezitë e L.Poradecit, analizoni poezinë ,Vdekja e Nositit dhe komentoni në orët e letërsisë.

1.Cilat janë veprat e L.Poradecit dhe kur u botuan? 2.Në cilën poezi Lasgushi trajton motivin e dashurisë? 3.Çfarë motivi trajtojnë poezitë: Vallja e yjeve dhe Vallja e luleve? 4.Çka simbolizon Gjeniu në këtë poezi ? 5.Cila ide shprehet në poezinë ,Gjeniu i anijes, personale ose kolektive?

6.Cili poet i Rilindjes ka trajtuar motiv të njëjtë me atë motiv që e trajton 7.Cilat poezi të Lasgushit i përkasin motivit social?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 64

Pyetje dhe detyra:

Page 65: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Ali Asllani 1882-1966

Jeta dhe vepra : Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindës i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, në vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat e krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së

vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klime, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashëguar këtë motiv prej Rilindjes Kombëtare, De Radës e Naim Frashrit, pastaj Fishtës e Çajupit, poezia shqiptare frymëzohet prej përpjekjeve të popullit tonë, për çlirim dhe progres demokratik. Është e vështirë të gjesh në atë kohë një poet që nuk e përpunoi motivin patriotik. Ajo q`ë e dallon Ali Asllanin është se ai, motivin patriotik e ka të drejtpërdrejte, domethënë, ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani poeti i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student ne Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Në vjershërimet e para të tij, gjejmë përjetimet djaloshare të fshatit shqiptar sidomos të fshatit Vajzë të Vlorës. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore te Labërisë, që gjithmonë do të përbeje një nga karakteristikat themelore të poezisë se tij. Në fillim të shekullit XX pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet në Perandorinë Osmane, në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht ne Shqipëri ndryshojnë. Nën ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim në Alep të Sirise.. Ai, pas arratise në Korfuz, përfaqësoi klubin “Bashkimi” të Janinës në Kongresin e Dibrës 1909.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 65

Page 66: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, në vitet e Qeverisë së Vlorës, u be bashkëpunëtori më i ngushtë i Ismail Qemalit. Në këtë kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si një intelektual poet ka kundërshtarët e vetë. Kështu (më 1914 ai arratiset ne Itali dhe qëndron atje disa kohë. Në mërgimin dhe arratinë në Itali shkruan tanimë, në hapësira të gjera poetike. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim.

Ali Asllani ka shkruar këto vepra : �� “ Vidi-vidi pëllumbeshë ” (1960) �� “ Shqipëria kryesorja ” (1961) �� “ Vajzat dhe dallëndyshet” (1964) �� “ Kur merr zjarr rrufeja” (1966) �� “ Poezia shqipe” (1973) �� “ Poezi të zgjedhura” (1996)

Një kurorëzim i origjinalitetit krijues të Ali Asllanit, ku ndeshën dhe mentalitetet e ndryshme të njerëzve në shoqëri, Hanko Halla është poema humoristike që u botua më 1933 në revistën “Minerva”. Botimin e parë të plotë të veprës e kemi në vitin 1942. Kjo vepër u bë shumë shpejt popullore dhe mbeti kryevepra e tij poetike, duke lënë prapa lirikat e dashurisë apo lirikën satirike. Kjo vepër shfaq karakterin krijues të Ali Asllanit si dhe metodën e tij krijuese. Prandaj tërë vepra është një monolg i protagonistes ku ajo shpreh emocionet dhe qëndrimet e saj për mjedisin që e rrethon dhe për kohën e shkuar. Ndërsa Hanko Halla e kundërshton apo e interpreton botën nëpërmjet monolgut, autori e shfaq veten rrallë për të mbështetur monodramën e tij. Atëherë shtrohet pyetja , ku qëndron autori? A fshihet ai pas tonit elegjiak të ligjerimit të Hanko Hallës, apo në tonin e theksuar humoristik, që e përshkon gjithë tekstin e poemës, apo në të dyja rastet? Grindja dhe pakënaqësia e Hallës nis brenda në shtëpi,fillon me nusen, pra brenda familjes. Këtu ndeshja bëhet ndërmjet dy grave; njëra plakë dhe tjetra e re. Në thelb është një mosmarrëveshje brezash , jo vetëm në konceptin e jetës e të moralit , po para së gjithash të ndjeshmërisë së saj. Halla e ka humbur rininë dhe flet me emocionet e humbjes, kurse nusja do që ta jetojë rininë e saj. Prandaj në këto marëdhënie , kërkesa e Hanko Hallës është kërkesë për mbisundim ; nusja duhet të jetë e nënshtruar dhe do të quhet e mire vetëm nëse i urdhërohet vjehrrës.

“ lepe” fjalë e parë, “peqe” fjalë e dytë

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 66

“Hanko Halla”

Page 67: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Edhe asgjë tjetër, vetëm “ lepe”, “ peqe” Halla vetë kur kujton rininë e saj, fluturon në kujtime të bukura e të dhimbshme , ndërsa veshja mer rëndësine e dekorit. Duke përjetuar rininë e tashme të nuses, ajo vajton rininë e saj të bukur , por të humbur. Halla ka përjetuar një tërmmet shpirtëror; atë të ndërrimeve e të moskuptimeve. Me kalimin e kohës çdo gjë është përmbysur. Është prishur rendi i mëparshëm dhe ky ndryshim merr dimensione fantastike në të folurit e në të menduarit e figurshëm të plakës. Kjo natyrë e përzishme është një pasqyrë e botës shpirtërore të shkretuar të Hallës. Dhe ky shkretim ngriihet emocionalisht shkallë-shkallë, derisa arrin në nivelin e përmbysjes, të cilën e sjell situata, Hankoja tanimë sheh se nuk dallohet mbi të tjerat, se të tjerat kanë guxim të kërkojnë barazi në familje dhe shoqëri. Ajo shpreh në mënyrë të figurshme teorinë e famshme se nuk mund të barazohet” kongjili i zjarrit” me “gjerdanin e arit”; si në rrethin familjar, ashtu nuk mund të bëhet barazimi i shtresave dhe në shoqëri. Dallimet e shtresave shoqërore ( nëpër rrëmujën e të menduarit të Hanko Hallës) nuk kanë të bëjnë me dallime material por me dallime morale. Kalimi i Hanko Hallës nga bota e ngushtë e familjes në botën e gjerë të shoqërisë, nis me udhëtimin e saj për në Tiranë, ku mënyra e jetesës, që ajo nuk e do dhe nuk e kupton, e kthejnë atë përfundimisht në përmasën e saj njerëzore. Lutja që i bën ajo djalit pas këtyre njohjeve të botës: “Ik e thuaj nuses të ma bëj hallall”-është një zgjedhje e autorit që përmban në vete një simpati njerëzore për protagonisten e poemës së tij: plaka nuk ndryshon e nuk ka si të ndryshojë, ajo vetëm mund të shpëtojë shpirtin e saj në raport me nusen e vet. Autori nuk shfaq qëndrim të prerë dhe të hapur, por e lë hapur dritaren për lexuesin, që ai ta ndjejë vete këtë pjesë të botës por pa dyshim duke e veshur tekstin me një ton elegjiak. Qenka mos na qenka, një hadi bilmes, na e do për nuse cupën time mbes, Fët e fët e mora një kongjill nga zjarri, nxorra dhe nga xhepi një gjerdan prej ari: “Na- i thash- trazoi” nuk trazohen kurrë, njëri për në gushë, tjetri për në furrë.

................................................. Nuse e kësaj kohe tjetër zanat s'paska

A do marre kalemin që të bëje laraska A do zerë të shkruaj ose do degjojë

Një kuti të vogël që na flet me gojë. Një kuti të vogël që mos qoftë të jetë Eshtë nje frëng i marrë, çirret bërtet!

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 67

Fragment

Page 68: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Me një biz' ne dorë bën sikur punon Këmbën përmbi këmbë nusja e dëgjon Dhe cudi moj motër si e qysh duron! Duket nga një herë zëri e lëndon Frengu rri i qete ose do bertase Nusja e humbet dhe i vete pas Frengu e ngre zërin edhe sekellin Nusja e lë përin edhe vërshëllin Ai flet me vete flet e flet përçart Nusja s'është në vete bënet me e zjarte! Halla do një nuse, nuse goja plot Si një zall të bardhë si një zall të fortë Me shami në krye anë e mbanë qendisur Dhe me flokë të gjata prapa arratisur Dhe me flokë të gjata deri mu në mes Mu si nat janari sa të thellë të zes Me shami te hollë ballë e faqe hedhur sa t'i duket syri në qepalla kredhur Me flori në gushë hapur mu si prush Si t'ju them moj motra... pjergulla me rrush Rrallë e tek te duket, rrallë e tek të flas Një thëllëzë e bukur mbyllur në kafaz Mbyllur në kafaz një thëllëzë e bukur Mu në mes të reve hëna në të dukur Mu në mes të reve si hënë e si yll Ose si një xhinde fshehur në një pyll. Halla do një nuse si edhe i biri Rrënjët prej argjendi degët prej floriri Me të folur halla, nusja të hap sytë "Lepe" fjalë e parë, "Peqe" fjalë e dytë edhe asgje tjetër, vetëm lepe e peqe

Pasi zemra Halles qenka si një qelqe Po u thye, vajti, e ska me ngjit e qepe Zogu i plagosur di të kap me sqepe!

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 68

Page 69: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe! Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi! Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole! Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, poshtëë ky zot, ky palo zot! Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,

kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh! E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 69

HAK�RRIM

Page 70: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet… Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet! Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri! Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe… kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar! Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve! Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,

kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 70

Page 71: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë, bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë… Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë. Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë! Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë, ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj, nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’ nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur! Shkruar në vitin 1942 Fjalor: Hadi bilmes-i padit

1. Cilat janë veprat e Ali Asllanit? 2. Çfarë motivi trajtojnë poezitë e Ali Asllanit? 3. Cila është kryevepra e Ali Asllanit? 4. Kryevepra e tij është botuar në të përkohshme " Minerva" në

vitin______, kurse e plotë në vitin______. 5. Cilin e demaskon poezia "Hakërrim" dhe çfarë poezie është

ajo? 6. Pasi ta lexoni poemën " Hanko Halla" përgjigjuni:

7. Cilës shtresë shoqërore i takon Halla? 8. Si veproi Halla kur i kërkuan të mbesën për nuse? 9. Pse Halla nuk e don nusen e djalit, çfarë nuseje donte ajo? 10. Kë e përfaqëson nusja? 11. Kë e kritikon Ali Asllani në këtë poemë? 12. Si mbaron poema, Halla u pendua, apo ngeli e njejta?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 71

Pyetje dhe detyra:

Page 72: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Mitrush Kuteli 1907-1967

Jeta dhe vepra:Mitrush Kuteli është pseudonimi i Dhimitër Paskos, i njërit prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme. Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa vdiq, më 4 maj 1967, si përkthyes.Mitrush Kuteli, si një personalitet demokrat që i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dënua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij

vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojë punën e tij krijuese në kushte të vështira ekonomike dhe i lënë në harresë nga shtypi zyrtar.

Veprimtarinë letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj që kishin një frymë antizogiste në gazetën "Shqipëria e re", në Kostancë (Rumani). Vepra letrare të tij janë vëllimet: "Netë shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatës", "Dashuria e berberit Artan", “Vjeshta e Xheladin Beut”, "Shënimet letrare", "Sulm e lotë", "Këngë e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengë", "Havadan më havadan", "Tregime të moçme shqiptare" etj.

Si përkthyes ai pasuroi kulturën shqiptare me kryevepra të letërsisë botërore si "Kujtimet e një gjahtari" të Turgenjevit, "Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit, "Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit, vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj. Tregimet e Kutelit ose rrëfimet, siç i quan ai, përbëjnë në përgjithësi një prozë realiste me tërë shqetësimet e jetës së fshatit malor të Jugut. Në tregimin e tij gjejmë traditat më të mira të letërsisë sonë, përsa i përket rrymës së thellë demokratike. Personazhi i tregimit të Kutelit është fshatari shqiptar, i dhënë në marrdhënie e raporte komplekse me klasën feudale, në luftën e tij për mbijetesë në një shoqëri ku sundon anarkia.

Në këto tregime pasqyrohen edhe disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare si: kurbeti e vëllavrasja.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 72

Page 73: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Një fshat i tërë shuhet nga veprimet çnjerëzore të beut, mali mbushet me kaçakë të betuar për hakmarrje, dashuria fshihet thellë e më thellë, shpirti i mërgimtarit digjet nga malli për vendin e vet, gërmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fëmijët i kthejnë hallet e rënda të prindërve të tyre në motive të lojës së pafajshme dhe kështu fillojnë të ndjejnë peshën e jetës.

Dallohen për problematikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur. Tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natë muaji Shembiteri", "Natë marsi", "Qetësi para fërtyne" etj.

Në disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit", "I pasuri që ish i

varfër fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinë Katerinëza" etj. Kuteli kërkon një përsosje shpirtërore, një drejtim të njeriut ndaj së mirës dhe humanes sipas filozofisë kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste

Mitrush Kuteli zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerësimi i drejtë e botimi që u bëri ai veprës së dy poetëve të shquar të viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atë në radhën e kritikëve të talentuar shqiptarë, me shije të përparuar, me intuitë artistike, gjykim të thellë e kulturë të gjerë. Ai gjithashtu mbetet një folklorist i apasionuar. Materialet që ai mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në vëllimin "Këngë e britma nga qyteti i djegur", Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi "Tregime të moçme shqiptare" etj.

Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit,

U hirosnë brigjet,nisnë të ndjehen kronjtë e lumi, u ndesnë yjet.Dhe Agaj fjeti sapo unjikryet mi gur-i drejtuar nga gazet e shumta e nga era e malit,nga era e fjerit. E sapo fjeti ra në një ëndërr.Sikur nuk ish as ditë ,as natë- një gjë e përzierë- e sikur Ago Jakupi ngjitej për në mal, aty nga udha e vreshtave.Ish si pat qënë dje e nuk ish si dje- se tjatër dritë kish bota.Ecte edhe dëgjonte ai vetë çapat e veta:bumb, bumb, bumb! Aty ne shteg i del përpara një burrë i gjatë, as i hollë fort, i veshur krejt në të bardha: kësulë të bardhë, mëngore të bardhë e tirq të bardhë. Kish një qostek argjëndi derdhur gjoksit edhe mbante dorën e djathtë në silaje.Në dorën e mëngjër kish një krrabë të gjatë si të barinjëve.Reze drite si ato që të vrasin sytë kish rrotull fytyrës. Ago Jakupi që s’i trembej syri prej askujt, e pa këtë edhe u tremb se ish njeri e sikur s'ish njeri.Po e mbajti veten.I dha tunjatjeten edhe rrahu të shkojë më tej.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 73

fragment

Page 74: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

-Dale, o Ago Jakup ,se kam dy fjalë për të thënë. Ago Jakupi qëndroj dhe ju afrua mikut. -Bëj mirë, i tha ay në të bardha,bëj mirë,Aga e mbushe nj’atë thes me dhe. (….) Nisi të mbushë thesnë.Dheu ish i fortë edhe Agaj u lodh e nisi të gulcojë. Po për të mbushur e mbushi. -Merre tani me krahë. Ago Jakupi rrahu ta ngrehë e nuk mundi. -Nuk mund,o i mirë, plumb i rëndë. -Dëgjo, o Ago Jakup.- Edhe zëri i tij ish i ashpër , i rreptë. Ti s’mund të ngresh një thes tani, po si do mbash përpara zotit një shinik farë tokë që e ke zaptuar kur ke luar mezhnikët nga vendi?Më thuaj si e qysh, o Aga? Ago Jakupit iu drodhnë laqet e këmbëve. Desh të flaës e nukë mundi. I mbahej goja. Bëlbëzoi gjësend aman e derman, po ay miku nuk e dëgjon. -Patoju me njerinë , Aga, që të pajtohesh e me zotin, e zoti i sheh të gjitha, i shkruan të gjitha. Edhe si foli këto, burri në të bardha u ngrit përpjetë, lart e lart, edhe u tret si një re e bardhë. Kur hapi sytë, Agai gulçonte edhe hëna po zbirste përtej brigjeve. Kronjtë edhe era e malit e shtinë përsëri në gjumë edhe Agaj pa një tjatër ëndërr. (….) Dhe ish një shkretirë kaq e madhe sa vetë Ago Jakupi u drodh. I doli asoherë ay në të bardha, edhe i foli: -Kur ropi i zotit vuante e vdiste nga urija, ti Aga i kishe hambarët plot e nuk i zgjate askujt një dorë. Agaj u hidhërua shumë e foli: -Po, kështu pat qenë o i mirë. Edhe njeriu foli: -Mallë e gjënë që të dha zoti, amanet ta dha edhe ti nuk e kuptove.Vështro tani këtu! Agaj vështroi dhe ja se ku pa shtëpitë e tija, hambaret e tija edhe kosharet e tija ishin të gjitha plot. Atëherë i miri zgjati krabën dhe goditi shtëpinë, hambaret, kosharet edhe të gjitha, sa të mbyllësh e të hapësh sytë, u bënë shkrumb e s’mbeti azgjë. Njeriu foli: -Ay që t'i dha a nuk mund të t'i marrë? Edhe Ago Jakupi qau me lotë edhe foli: -Po, o Zot…… Edhe njeriu foli përsëri: -Loj nga vëndi, edhe mbaje vete!Unë sjam Zoti po ay që rri më gjunj përpara Zotit.Ti përpiqu edhe gjeje rrugën e drejtë me kaq sa ta fali zoti. Se ndryshe të pret zjarr i madh, që të djeg e nuk të tret.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 74

Page 75: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pyetje dhe detyra:

Detyrë:Pasi ta lexoni tërë tregimin-novelën :Qysh e gjeti Ago Jakupi

rrugën e Zotit , përgjigjuni :

1. Në ç’mënyrë është pasuruar Ago Jakupi?

2. Cila ishte dëshira e tij?

3. Pse Ago Jakupi shkoi në mal ?

4. Çka përjetoi atje?

5. A e ndërroi botëkuptimin Ago Jakupi pasi shkoi në mal?

6. Ç’farë veprash bëri?

7. Ç’vepra bëri pas asaj nate Ago Jakupi?

8. Si e zgjodhi konfrontimin social poeti në këtë tregim?

9. Cilin konflikt e përshkruan ky tregim atë shoqëror-klasor apo

10. Përshkruan pangopësinë e njeriut për pasuri?.

1.Cilat janë veprat me të njohura të M.Kutelit ?

2.Cilat janë temat qendrore që Kuteli i trajton në prozat e veta?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 75

Page 76: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni

1911-1938

Jeta dhe vepra: Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi

në Itali për t’u shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e mbanë veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit

për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë

humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 76

Page 77: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna zot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze.

Në prozën "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën"etj.). Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore.

"Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe krijimtarinë e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë.Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Iu dha titulli "Mësues i Popullit" (1957).

Problematika, që trajtoi Migjeni në tregimet e në skicat, ishte ajo që trajtohej

në publicistikën dhe në prozën përparimtare të kohës. Ndryshimi qëndron në zbërthimet e thella dhe përgjithësimet e mëdha të Migjenit, në krijimet me një nivel shumë të lartë artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti në shtëpi", "Të çelën arkapijat", "Historia e njenës nga ato", "Qershijat", "Bukën tonë të përditshme falna zot", në të cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar në problemet më thelbësore dhe dramatike të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë. Migjeni është krijuesi i vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës që u shfaq me të njëjtën forcë artistike si në poezi ashtu edhe në prozën e shkurtër. Me tregimin e tij në letërsinë shqiptare motivohet për herë të parë plotësisht në art problemi i shkatërrimit të personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie despotike. Në tregimet e skicat, ashtu si edhe në poezitë e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e vuajtjeve të shumta të jetës së shtresave të varfëra. Me dhembje e revoltë ai tregon se si dinjiteti legjendar i malësorit, nderi i malësores, dhe i qytetares së varfër kanë marrë fund në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t'i siguruar fëmijës një copë bukë a për ta shpëtuar nga vdekja.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 77

Proza e Migjenit

Page 78: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë, malësori që i ka harruar hyjnitë e tij dhe i përgjërohet kokrrës së misrit, nëna që mallëkon pjellën e vet e që detyrohet të shesë vetveten, e reja dhe i riu të cilëve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ëndrrat rinore. Në tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet më të rëndësishme të kohës dhe u bë shprehës i kontradiktave të saj. Personazhet e tij janë tipizme të plota të një shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës. Ai nuk i përshkruan ato, por i krijon me anë të zbërthimeve të thella psikologjike, nëpërmjet detajeve. Personazheve të tilla si malësorja ("A dol qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti në shtëpi"), ose Bakalli ("Të çelen arkapijet") e Kola ("Bukën tonë të përditshme falna sot"), janë dhënë me forcë të rrallë artistike. Pjesën më të madhe të krijimtarisë në prozë të Migjenit e zënë skica dhe fejtoni. Në këto krijime të rëndësishme realiteti është pasqyruar me shumë larmi dhe mjeshtëri artistike. Në prozën satirike të tij Migjeni herë kalon nën trajtim konkret të problemit të mjerimit, papunësisë, të mohimit të mëshirës kristiane e artit për art. ( Një refren i qytetit tim, Mollë e ndalueme, Në kishë, Luli i vocërr, Zoti të dhashtë etj.

Në krijimtarinë e Migjenit kufijtë midis skicës e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit të tij, ironia e sarkazma therëse e sidomos monologu dramatik, bëhen te skicat shprehëse të konflikteve të rëndësishme shoqërore e politike të kohës. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete të realizuara, është vështirë t'i dallosh nga tregimi. Tregimi i tij, bashkë me atë të Kutelit, shënojnë një periudhë pjekurie të letërsisë sonë, sepse individi filloi të vështrohej gjithnjë e më gjerë në një raport të përcaktuar me jetën politiko-shoqërore.

Misër! Misër!

Në shekullin e njëzet s’ka apoteoza perëndish,por ka apoteoza misri.Bjeshkët tona, që dikur qenë lterët e apoteozave perëndish, sod janë lterët e apoteozës së misrit.

Një kokërr misri asht kokërrz dhimbje kur ka shumë le aspak misër. Fjala misër përmban në vete legjenda të linduna nga dëshira për jetë.Dëshira për

jetë asht e madhe dhe e mahnitëshme sa edhe malet tona që hapin gjitë për me varrosë njerzit e unshëm.E në lartësinë e malevet vigane, legjendë asht dhe lindja,legjendë asht dhe jeta, legjendë asht dhe vdekja.Dhe kjo legjendë i idhtë dhe plot vuejtje historike në shkullin e njëzet asht e thekshme, zemërbresëse dhe të ban të qajsh.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 78

Legjenda e misrit

Page 79: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Misë! Misër! Thirrja për shpëtimin e jetës.Apoteozë e shekullit të njëzetë!Emën perëndish sot

nuk zejnë me gojë fëmitë që posa kanë fillue të belbëzojnë-por misër!- asht fjala e ditës,asht sinonim i jetës për banorët legjendar të këtyre malevet të ergra.

Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malsorëvet t’unshëm,që varg, njeni tjetrit, ecin të ngarkuem me ka një gjysëm thesi misër.Vargu i tyne asht i gjatë, pa fund, si asht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne.Mbi kurriz të vet barin ka një gjysmë thesi misër, barin e jetën e vet, barin perëndin’.Perëndi i vërtetë- misër i dëshiruem!

Misër!Misër! Lajmi se do të shperndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella

deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet shtet.Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s’kanë me çka të mbajnë frymën.

Si thneglat që mblidhen rreth një kokrrës misri,q’ashtu në një qendër nënprefekture janë mbledhun malësorët rreth depos së misrit.-Katundevet që përfshin nënprefektura do t’u ndahet misri.Malet e egra me mjegull e borë, qiella që tue derdhë shi të lah deri në palce, kishin dashtë t’ia presin rrugën malsorit.Por kush ja ndalon atij hovin kur shkon me marrë misër?Misër për fëmi të nximë nga mjerimi, të cilët kur duertë shtrijnë u përngjajnë lugetënve të vocër. Dhe këta fëmi janë dëshmorët e vërtetë të tragjëdisë njerëzore.Dëshomrët tragikë në këtë skaj të dheut, të cilët njerzit e huej i kujtojnë legjenda historike.Legjenda historike me një lumni legjendare. Se lumnia e vërtetë është larg,tepër larg,nga këto foletë e shqipeve. Nëpër luginat e maleve përshohet malsori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat për me arrijtë në qendrën e nënprefekturës,me marrë misër. Krahnori i tij asht një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit.Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë.E përpara depos së misrit bjerr cilsin’ karakteristike të vetë, dhe bahet frigacak.Bahet servil, frigacak, pse,- mendoi ai- nj’ashtu e don ligji, nëpunsi; përndryshe s’ka misër.”Si urdhnon zotni” përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni- vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e engjujvet që ndajnë misër.

Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së ngushtë të malit dhe të jetës.-Ndodhi që njerit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku mbarpa , pa i pa, i shkel; i treti shok as një as dy,-por ja hjedh mallkimin e pamshirshëm:”Mos i shkel he të shitoftë Zana!” Se shekulli i njëzet asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve.

Proza e lartëpërmendur e Migjenit është ndarë në tri tërësi kuptimore. Gjeni secilën prej tyre dhe komentoni?

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 79

Poezia e Migjenit

Page 80: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat, dhembjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve" ku shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e cila është një sintezë e mendimit revolucionar të Migjenit, është vargu: "Përditë prendojnë Zotat", Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t'u përulet më "idhujve". Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit". Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra, është gëzimi për lindjen e "Njeriut të Ri", prej atyre të varfërve të rritur në mjerim, të cilët janë ngritur në luftëra të reja, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë, të mos jenë më skllevër të titajve të tërbuar, por zot të vetes e të një bote të re, ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e tij. Këto luftëra nuk janë grabitqare e as për të siguruar privilegje të reja, si ato të hershmet, por janë luftëra të reja, siç i quan poeti kryengritës. Në këtë cikël kemi edhe protestën ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, që e mbajnë në vend atë, dhe shpërthimin e entuziazmit për lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojë kombin drejt një agimi të ri. Në këtë cikël jeton edhe ideja se vetëm në liri mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në gjithë ndryshimet, përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re, poeti njeh si protagoniste rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë, ku ai var shpresat, besimin për fitoret e ardhme, për triumfin e idealit për një jetë të re:

Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate, që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull. Mos e freno kangën! Le të marri udhë. (Kanga e rinisë)

poeti është i bindur se asgjë s'mund ta pengojë më lulëzimin e lirisë, ku do të shpërthejmë hovshëm gjithë ato këngë, që ende i flenë në shpirt. Kjo është intuita e poetit, i cili ka aftësinë ta ndjejë i pari rrezen e ngrohtë të Diellit të jetës së re:

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue Apo ndoshta shekujt me ne prapë po tallen Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 80

Page 81: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Për identifikimin e figurës Diell ka pasur disa përpjekje për ta zbërthyer e konkretizuar. Por ato vetëm se e kanë vulgarizuar perceptimin poetik të poetit. Mjafton të mbetemi në simbolikën e tij dhe ajo është gjithçka. Ai ia ndien rezatimin botës së re, shoqërisë së re, e të gjallërojë, të zgjojë të rilindë gjithçka që qëndon ende e ndrojtur, e përgjumur në errësirë. Thirrja që Migjeni i drejtonte Rinisë, në këtë vjershë ishte kuptimplotë, optimiste dhe tepër e ngrohtë, intime dhe romantike:

Thueja, kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytë i "Vargjeve të lira" nis me "Poemën e mjerimit", kryevepër poetike e Migjenit dhe një prej krijimeve më të bukur të poezisë shqiptare. Poema ka një konceptim e trajtim origjinal. Në fillim poeti sjell figurën e mjerimit të konkretizuar nëpër dhjetra motive jetësore. Dhe së bashku me fytyrën tragjike të mjerimit në jetën shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja që mbyt çdo shoqëri të ngritur mbi dhunën. Kjo dhembje e thellë përfundon në protestën ndaj rendit shoqëror që e krijon mjerimin, dhe në ironi dhe sarkazëm ndaj fesë, e cila s'arrit ta ndryshojë këtë pamje tragjike, megjithë lutjet e mëshirat mijëvjeçare. Pas kësaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mëshirë, por don vetëm të drejtë! Si vazhdim i këtij mendimi poetik, autori duke dashur që vëllimi i tij të ketë një kompozicion kuptimplotë, vendos vjershën "Kangë më vete" ku ai sjell më konkret imazhin e luftës së ardhme me shkaktarin e vërtetë të saj, fashizmin, që po hyn si hajn edhe në Ballkan. Menjëherë pas kësaj vjen cikli "Kangët e Rinisë", që së bashku me ciklin "Kangët e fundit" janë më intime, më shprehës të shpirtit të poetit, të vuajtjeve, dëshirave, pasioneve të tij. Te "Kangët e rinisë" bën pjesë vjersha "Ekstazë pranverore", që së bashku me këngët e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janë krijimet më pasionante, më optimiste e më me ndjenjë të poezisë migjeniane. Aty ndihet thellë himni i triunfit të një bote të re, që do të jetë gjallëruese si një pranverë. A do të arrijë poeti t'a shijojë këtë pranverë? Parandjenja e një vdekjeje që po i afrohet, i jep dhembje poetit që, ndoshta, s'ka për ta parë këtë botë të re. Por gëzimi i triumfit të saj është kaq i madh sa dhembja vjen në përmasa reale e jo në trajtën e pesimizmit.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 81

Page 82: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Në tetë vjershat e fundit, që i janë shtuar vëllimit më vonë ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, që e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rëndojnë gjendjen shpirtërore të lexuesit, sepse janë të natyrshme dhe njerëzore. Në disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit të ekzistencës së njeriut, të jetës, të vetëflijimit për të ardhmen e shoqërisë, të botës etj

Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue... Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot se dheu ynë qe kafshatë e huej dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë : S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 82

Të bijtë e shekullit të ri

Page 83: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Këtë poezi Migjeni ia kushton rinisë nga e cila kërkon të vetëdijesohen edhe të lënë pas kohët e vjetra ku kanë qenë të shtypur , të sunduar , të nënçmuar .. Migjeni tregon si rinia u ngrit e çoi grushtin lart për idealin kombëtar të luftojnë kundër kujt do që cënon lirinë e atdheut të tyre edhe duke u ndarë nga ato luftëra si fitimtarë ..këtu përshkruhet edhe e kaluara e hidhur e popullit tonë ku tregon vuajtjet e mëdha , përpjekjet e tyre ishin të kota edhe zëri i tyre ishtei padëgjuar , por përsëri vullneti i tyre edhe dashuria për lirinë e atdheut ishte mbi gjithcka andaj ato nuk I pranonin humbjet në luftëra të përgjakura por kërkonin ngadhnjim ,fitoren e shumë dëshiruar.Rinia ishte ajo e cila kërkonte kohëra të reja më të bukura për të ardhmen duke lënë prapa gjithcka të hidhur , duke refuzuar të jenë viktimat e të tjerëve ..Strofa e fundit paraqet një optimizëm të autorit I cili shpreh hovin e rinisë per tu ndeshur në beteja të reja edhe për të dalë fitimtarë nga ato ashtu siç e ka zakon shqiptari ..

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesëndi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 83

Poema e Mjerimit

Page 84: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini

dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit! Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fytyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natë tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis së ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë; dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 84

Page 85: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë, mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got' e helmit në trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt. Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 85

Page 86: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kjo poemë i kushtohet të varfërve të cilët jetonin në skamje, në kushte shumë të vështira për jetesë .Atyre të cilët shtrinin dorën para kujdo për lëmoshë pasi nuk kishin rrugdalje tjeter , mjerimi nuk mund të fshihet, sepse ai duket nëpër fytyrat e njerëzve, për atë kohë i pashmangshëm .. Ata u luteshin atyre për të cilët shtroheshin sofra të mëdha e përsëri ata ishin të pangopur e të pakënaqur.Mjerimi jetonte në kushtet e vështira bashkë me minj ,maca në vende të errta të ndyta e të lagura , edhe ato dy tre lekë që fitonin në ditë nuk u mjaftonin për jetesë ata mundoheshin të shuajnë etjen në dashuri epshore nga i cili zënë fillin “shërbëtorët edhe lypsat” të cilët do të lindin edhe do t'i mbushin rrugët..Kjo fëmijë refuzohet nga e ëma ende pa e njohur, ajo e mallkon foshnjën e saj, mallkon zotin për fatin e saj të ligë .. fëmija e saj kurrë nuk do të ketë buzëqeshjen e shpirtit veç mllef për jetën, ardhmeria e saj s’është asgjë tjeter veç se vuajtje dhe betejë e pamëshirshme të cilën ia shfaq jeta .Mjerimi e rrit femijën para kohe e bën të fort edhe e mëson se t'i dalë ballë jetës fytyra e saj nuk ka pamjet e një foshnje por hijen e vdekjes ajo stoli të cilën fati ia ka caktuar në vend të buzëqeshjes .. me të vërtetë jetë e padrejtë e cila ia mohon atë shkëlqim të syve edhe ëndrrat fëmijërore një foshnje e cila nuk kërkoi të lindë e aq më pak të ketë këtë fat . Viktimat e mjerimit janë të shumtë të cilët edhe kundër dëshirës por për mbijetesë bënin atë çka as ata nuk dëshironin, falnin trupin e tyre për një tregëti të ndyrë .Ato e besojnë jetën edhe veten e tyre dikutj tjetër që ata t'u ndihmojnë atyre .Mjerimi të shtyn në rrugët nga të cilat nuk del i gjallë , bëhesh rob i tyre deri në çastet e fundit , për të harruar skamjen fillon e pinë , në ato tavolina të kalbura të ndyra për të harruar botën e për ta harruar veten .Mjerimi s'ka mëshirë , as nuk ka fund është plagë shekullore , skamja të drejton drejt atij litari të cilin ta ka përgatitur vet edhe në fund s'të mbetet gjë tjetër veçse ti të vendosësh se kur do ta përdorësh atë ndoshta sa më parë më mirë më pak vuajtje, më pak dhimbje ,më pak lot..

Pyetje dhe detyra

1. Në cilën periudhë kohore u shkrua vepra e Migjenit? 2. Cilën gjini letrare e lëvroi Migjeni? 3. Në cilin vit u botua përmbledhja në poezi "Vargjet e lira"? 4. Në sa cikle e ndan poeti këtë vepër? 5. Çka kërkon poeti në poezinë " Të bijtë e shekullit të ri"? 6. Cilat shtresa shoqërore i hasim në, poemën e mjerimit të

Migjenit? 7. Sipas tematikës dhe brendisë si ndahen prozat e Migjenit? 8. Cilat tema kryesisht i trajton Migjeni në prozat e tij? 9. Në cilën prozë përshkruan punëtorin e papunë, në cilën

lypësin dhe në cilën mungesën e perspektivës për një të ardhur më të mirë?

Detyrë: Lexoni "Kryevepër Qesharake" të Bulkës dhe "Legjenda e Misrit" e Migjenit dhe gjeni tipare të përbashkëta dhe të veçanta.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 86

Page 87: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kristo Floqi

(1874-1949) Jeta dhe vepra Në historinë e letërsisë shqipe Krsito Floqi u bë i njohur si komediograf, i cili këtë zhanr, të papërpunuar mirë deri në kohën e tij, e ngriti në një nivel artistik dhe kontribuoi për pasurimin dhe konsolidimin e komediografisë shqiptare të periudhës ndërmjet dy luftave botërore.

Kristo Floqi u lind më 1874 në Korçë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e Universitetin në Athinë, ku u doktorua në jurisprudencë më 1899. Ushtroi avokaturën disa vjet në Greqi pastaj në Shqipëri. Për t'i ikur ndjekjes nga Perandoria Osmane u vendos në Amerikë, ku bashkë me Nolin dhe Konicën është ndër themeluesit e: “ Vatrës” dhe për një kohë drejtoi fletoren “ Dielli”.

Në qeverinë e Vlorës( 1912) ushtroi detyrën e kryetarit të gjyqeve civile dhe penale, në Qeverinë e Vidit- sekretar i përgjithshëm i ministrisë së drejtësisë, më vonë prokuror në gjykatën e Korçës. Deri më 1920 ushtroi në Shkodër avokaturën, kurse nga ky vit e gjejmë Ministër të Arsimit, mandej deputet i Dibrës, më vonë i Korçës, në Parlamentin shqiptar dhe nga viti 1929 punon si anëtar i Këshillit të shtetit, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore është nënkryetar i Qeverisë.

Në Amerikë një kohë drejtoi “ Zërin e popullit” pastaj fletoren “ Agimi” të Shkodrës dhe “ Inpendenca”të Tiranës. Vdiq në burg më 1949 në Tiranë.

Kristo Floqi është shkrimtar shumë produktiv. Ka shkruar në të tri gjinitë poezi, prozë e dramë. Nga prodhimi letrat i tij njjihen 6 vëllime me poezi të ndryshme, 4 drama, 17 komedi, dhe disa shkrime në prozë me përmbajtje juridike dhe letrare. Veprat më të njohura janë:

�� Tingëllimet e zemrës �� Epopeja e Korçës ose Dëshmorët e Rilindjes( përmbledhje

vjershash) �� Rrogat e nëpunsave �� Lojnat e studentëvet �� Do të vras vedin �� Vllazni e interesë\ �� E bij' e bankjerit �� Dhandërr me përdhunim �� Zi e më zi �� Mbesë e krahinarit

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 87

Page 88: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

�� Akraballëkët �� Burri burrë �� Fe e kombësi �� Karlo Topia �� Triumfi i lirisë ( komedi e drama)

Veprimtaria letrare e Kristo Floqit është e fushave të ndryshme të krijimit letrar. Kontribut të madh dha sidomos për pasurimin e letërsisë shqiptare në zhanre të palëruara ose fort pak të lëruara. Ai u shqua si dramaturg në lërimin e komedisë me temë aktuale. Para tij në gjininë e komedisë një kontribut modest pat dhënë Çajupi me komedinë “ 14 vjeç dhëndër”, komeditë e përkthyera të Molierit nga Fishta e ndonjë autori tjetër. Kristo Floqi me komeditë e veta rrahu një rrugë të patrazuar sa duhet në historinë e dramaturgjisë sonë. Vëllazëri e interes SKENA II fragment ( Koci, Marga) Marga: ( duke hyrë). Ardha, ardha çmë do? Koci: Ku ishe moj grua? Marga: Në furrë Koci: Po të jap një sihariq! Marga: Të lumtë goja, fol shpejt! Koci: A të ka marrë malii për Mitin? Marga: Shumë. Pse më pyet? Ke marrë ndonjë letër sot? Koci: Ç’letër moj e bardhë? Ajy po të vjen vetë! Marga: Vërtetë? Oh, sa më gëzove! Po ku gjendet tashti? Koci: ka ardhur në Manastir! Ja tashti mora një telegram prej atij e më lajmëron se pë vjen në Korçë. ( i tregon telegramin). Ja telegrami. Marga:Oh, sa më lufton zembra! Po si kështu? Në shtëpi t’onë vjen? Koci: Po ku gjetkë! Mua më ka vëlla; për mua vjen, nuk e merr vesht? Edhe duhet të dijsh se nuk vjen me duar zbrasur; Miti u bë një pasanik i madh dhe tani vjen të rrijë për gjithnjë; do jetojmë bashkë, si vëllezër që jemi. Gjaku ujë s’bëhet, moj grua! Marga: Ashtu është vërtet! Koci: Të them shyqyr që e fotisi Perëndija të vijë këtu, se do kemi hajr të madh prej Mitit, ta dish! Marga: Mos kujto se do të të verë ortak në djersën e tija? Koci: Çflet ashtu si e çmendur? Fjalë është ajo që thua? Po ahere ku është vllazërija? A ndahet mishi nga thonjtë? Nuk jemi vëllezër prej një barkut me Mitin ? Cdo që kemi në mes i kemi! Marga: Sdi, sdi , po që të të bëjë pjestar Miti në një pasuri aqë të madhe që e ka fituar me gjak kaq vjet me rradhë, më duket si e pamundur!

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 88

Page 89: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Koci: sa je e marrë, them unë! Të mos më deshtë kaq nuk vinte drejt e këtu Miti, po më ka vlla pa vjen; të tjerat kuptohen vetiu! Marga: Kësaj që thua ti, pas mendjes sime, i thonë “ Vëllazëri e Interesë”. Mendohu pak më thellë; mua kështu më duket, pa thuaj sa të duash se jam lesh-gjatë e mendje-shkurtër! Koci: Tani leri këto fjalë; ti ke për ta njohur Mitin çfarë burri është edhe ke për ta parë se nuk do të dalësh e gënjyer! Miti nesër është këtu, edhe ne duhet të dalim dhe ta presim që ti rrëfejmë dashuri e ti bëhet qejfi. Në këtë kohë e sipër pregatit mirë shtëpinë, se do të vijnë njerëz plot e na bëj edhe një byrek të mirë egjellë boll ta kënaqim. Ti e di se Miti vdes për byrek Shqipërije, e sidomos për Ato byrek që i bën ti. Le tja marrim njiherë valles, them unë, se unë jam i dehur sot nga gëzimi! ( merr Margën për dore, nxjerr një shami dhe ja fillojnë vallës)

E çdeshe moj ti, në Kamenicë, E tarnanina, moj, me terneninë

E atje, moj ka, moj bejlerë shumë, E tarnanina, moj, me terneninë.

( në këtë kohë e sipër hyn brënda Olimbija e cila dyke parë prindërit që po kërcejnë, habitet fort e hyn në mes)

SKENA III

( të parët, OLIMBIJA) Olimbija: Çbeni kështu, mos u prishët mënç? Mos kini ndonjë gëzim? Koci: ( dyke e përqafuar Olimbinë). Nuk e more vesh se po na vjen xha- Miti nesër? Olimbija: Xhaxha-Miti,vërtet? Fol mirë! ( Margës). Vërtet po vjen xhaxhaj? Marga: Vërtet, vërtet, ka marrë telegram yt atë, që arriti në Manastir! Nesër e kemi këtu! ( i jep telegramin) Olimbija: ( mbasi e këndon) Oh, sa gëzohem, më vjen të hidhem përpjetë? Kishit të drejtë ju që kërcenit si të marrë! ( i zë të dy për qafe). Unë do ti dal përpara xhaxhait ta pres. Koci: Do dalim që të gjithë, jo vetëm ti, një Miti kemi! Olimbija: Sa smë durohet gjer sa ta shoh! Do ta shtrëngoj e do ta shtrëngojsa të munt! Ah, sa jam e lumtur që më vjen xhaxhaj i dashur! Koci: kemi kohë kur ta presim, po tani ju të dyja goditni mirë shtëpinë, ujdisni edhe krevatin tem Mitit; shkoni shpejt se skini kohë. Unë do të vete në Pazar të porosit ato që nevojiten, dhe hapni sytë ta presim mirë se nga Miti varn të gjitha! ( Marga dhe Olimbija dalin jashtë dyke kërcyer nga gëzimi)

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 89

Page 90: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

SKENA IV Koci ( vetëm): More, Miti këtu! Kush e pandehte, pa kush e kujtonte! Unë se prisja kurrë, se thashë se po mbetet atje, kur ajz po kthehet prapë, duket se iu mbush mëndja të rrojë me ne! Kush e di se si do të jetë bërë tani e sa do ketë ndryshuar! U bë edhe pasanik, pale, e kush Miti! Ta priste mendja kurrë? Miti zhelani, Miti rjepacaku, Miti që kishin gjetur belanë gjithë mëhallët e Korçës që mezi e syrgjynosmë që këtej! Edhe! Miti sot të vijë lord! Hende, deh!... Kështu qnka kjo botë, shkallë, njëri unjet e njëri ngrihet!.. Unë, që tjetër herë vrisnja, e prishja, so t të katandis kpouk, pa metelik në xhepe i mbytur në borxhe dhe Miti të vijë me krye lart! Çudi, për zotin, çudi! Kështu e solli devri!...

SKENA�V�( Koci, Ballauri) Ballauri: He, Koci, si do tja bëjmë atij hesapi që kemi? Unë smunt të të pres ma tepër, se kam edhe unë nevojat e mija! Koci: Ku durove 5 vjet, duro edhe pak, Z. Ballauri, se od tja gjejmë qarenë e do tju paguaj. Ballauri: Ke ndonjë shpresë që gjekundi? Koci: Ja, si tju them, nesër po më vjen im vëlla Miti nga Amerika... Ballauri: Si? Vjen Miti nga Amerika? He, pastaj? Koci: Ajy, si e keni marrë vesh, është mjaft pasanik e kështu do më ndihmojë që ta lajmë atë hesap! Ballauri: Kush more, Miti? Ha, ha, ha!.... Çmë bëre të qesh!

SKENA�XI�( të parët Olimbija) Olimbija: ( dyke hyrë) Më thanë se ardhë të gjithë kurbetllinjtë, po xhaxhanë se pash! Marga: ( me inat) Ja ku e ke kamarose tashti e piji lëngun, ky është yt ungj! Olimbija: ( Mitit) ti je xhaxhai im? ( i hidhet në qafë) Marga: ( e ndalon) Mos ju afro, se do të të mbushe me morra! Nuk e sheh çfarë zhelani është? Olimbija: Le të jetë, është xhaxhai im, unë e dua me zembër! ( i hidhet prapë në qafë e puth). Po kur paske ardhur ti xhaxha? Unë dolla të të pres, po stë pashë! Nga mu fshehe kështu? Miti: ( dyke fshirë sytë) Më rrofsh, moj bijë e dashur e të paça sa malet, se më dashke me të vërtetë! Më rrofsh që më qenke kaq e mirë! Olimbija: ke vuajtur shumë rrugës? Je lodhur shumë? Ri këtu në kanape të çlodhesh! ( e ul mbi kanape) Marga: Mos, mos se do na ndyjë kanapenë. Çbën kështu si e marrë? Olimbija: ( se dëgjon po e ul Mitin). Ri këtu ti xhaxha, kur të them unë!( Miti ulet). Mos të hahet? Që kur ske ngrënë! Miti: Beso, moj bija ime, kam qysh dje mbrëmë që skam ngrënë! Olimbija: Oh, sa më vjen keq e sa më dridhet zembra për ty, o xhaxha i im! Atëherë të të tiganis ca vezë të hash bukë?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 90

Page 91: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Miti: të falem nderës shumë, o bija ime e dashur! Marga: ( e ndalon Olimbinë) E ke mendjen në kokë? Ehde vezë do mi bësh këtij? Olimbija: Pse mos ti bënjë? Xhaxha e kam, nuk ësht ndonjë i huaj! Marga: Këtu surdhëron ti sa jemi ne! Olimbija: Unë hua do të marr në mëhallë edhe pa ngrënë nuk e lë xhaxhanë! Miti: Mos shko gjëkundi, moj e dashur bijë, ska gjë; dëgjoje tët ëmë si thotë, mos u çqetsoni për mua, për një copë zhelan! Për mua mjafton dashurija që ma rrëfen. Nuk dua të bëhem shkak tju hyjë grindja në mes; më mirë iknj unë dhe qëndroni rehat! Olimbija: Ti të ikësh që këtej? Po të lë unë? Si të lënkërkam kështu: po të shkosh ti do të vinj edhe unë pas se mezi të kam! Miti: ( tepër i mallëngjyer i fshin sytë) Më rrofsh mëj çupa ime dhe nuk do të shpërblehem kurrë për këtë dashuri, që po më tregon, po më mirë të ikinj, se e teprova këtu!

SKENA XII ( të parët Koci) Koci:(dyke hyrë i ngarkuar me psonja) Na merrni këto dhe përgatituni! Marga: ( Kocit) Nuk është nevoja! Koci: ( pa parë Mitin) Pse? Nuk do të bëni drekë për Mitin që po vjen? Marga: Mos u bëj merak, se ta solli kokën, ja ku e ke!( ja tregon Mitin) Koci:( dyke parë Mitin) Si? Qysh? Miti në këtë gjendje të keqe, si kështu? Miti: Unë jam, mor vëlla, unë, shyqyr që të pashë e të gjeta shëndoshë! ( fillon ta zërë për qafe por Koci e shtyn) Koci: Largohu prej meje e mos mu afro, turp të kesh që e solle kokën në këtë katandi, që po të shoh! Miti: Më mohon edhe ti? Nuk jam yt vëlla? Koci: Aspak! Nuk të njoh për vëlla! Kështu si je sdua të të shoh fare, të më ikësh që tani nga shtëpija! Olimbija: ( Kocit) Baba, çbën kështu? Tët vëlla po dbon? Nuk ke pak gjynah? Kur kërkon të veje. Po të shkoje që këtej? Ti sillesh sikur të jetë një hamall, një lypës, turp! Koci: Hamall edhe lypës, është, edhe ndofta më keq akoma, se ta fitojnë një pare e rrojnë, po ky ska asnjë morr të kruhet e vjen të më pëlcitet kështu si një parasit i keq e të rrojë mbi kurizin tem! Unë e dija grumbull, po sqenka as një karanxha, jazëk i qoftë për tafrat që përhap andej këndej, gjoja se është pasanik, ky që ska as një dyshekë përsipër.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 91

Page 92: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Miti: ( derdh lot qurk nga hidhërimi) Ska gjë, mor vëlla, shëndoshë qofsh, ja edhe unë po ikinj! Olimbija: Ikën, stë lëshonj unë! Unë stë ndahem, xhaxha, si do qoftë! Ka Perëndija edhe për ty, mos u sëkëlldis; do punonj unë për ty e do jetojmë bashkë, bashkë, tashti që ardhe dhe që të pashë! Të kam xhaxha! Marga: ( Kocit në vesh) Mbushja mendjen kësaj, se është krejt e marrë, si e shoh unë! Koci: Lere të shkojë, Olimbi, ska hajr nga ky, ky është një asglan! Olimbija: (Kocit) Mos fol ashtu se është gjynah! Turp të flaç për një vëlla të vetëm kështu si flet ti! Ky i gjori është i lodhur dhe i këputur, pastaj edhe i pangrëne, e ju i silleni në këtë mënyrë? Gjynah Perëndije të kini! Koci: Kush i ka faj? Me ato ment që ka le të vuaj tani. Çtaksirat kemi ne? Lere të shkojë, të vejë në punën e tij! Olimbija: ( e merr për krahu Mitin) Ajde, në kuzinë ti me mua, të hash njëherë se je i urët, pastaj i flasim këto fjalë! ( e tërheq) Marga: ( Olimbisë) Le të famakosë, kur dashke ti, po ta dish, po sa të hajë duhet të shkojë një orë e më parë, se ti të dish pastaj! Miti: ( dyke dalë) Do më thënë se nuk më njihni për vëlla? Koci me Margën: Nuk të njohim asapk! Olimbija: ( Mitit) Eja,eja, mos i dëgjo çtë thonë, se prapë ato do tp pendohen!( e merr për krahu e shkojnë tok në kuzinë)

Pyetje dhe detyra:

1. Cila gjini letrare është karakteristike e K.Floqi? 2. Si përshkruhen personazhët në komeditë e Floqit?

3. Cila është tema qëndrore në komedinë "Vëllazëri e Interes"? 4. Cili është konflikti dramatik rreth të cilit shtjellohet veprimi i komedisë nga e cila lexuam një fragment? 5. Kjo komedi spikatet me karakterin e personazheve, mundohuni ti ndani në pozitive dhe negative? 6. Cili është roli i Olimbisë dhe cili i Margës në këtë komedi? 7. Pse komedia mban këtë titull?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 92

Page 93: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

STERJO SPASSE (1914-1989)

Jeta dhe vepra : Sterjo Spasse lindi me 14 gusht te vitit 1914 ne fshatin Gllomboç të Prespës, në rrethin e Korçes. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje dhe në Korçë, ndërsa shkollën e mesme, në normalen e Elbasanit, më 1932. Punoi për një kohë të gjatë si mësues në Derviçan të Gjirokastrës, në Voskopojë, në Korçë e Tiranë, si inspektor arsimi në Ministrinë e Arsimit në Tiranë, e më vonë pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve pedagogjike pas Çlirimit "Shkolla e re", "Arsimi popullor" dhe të revistave letrare "Literatura jonë", "Nëntori" etj. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Mbas çlirimit një kohë punoi

në revistat pedagogjike dhe letrare : "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori" etj. Punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohët e fundit i kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë. Vitet e fundit doli ne pension. �shtë ndër themeluesit e revistes "Normalisti" (1929-1937), ka hapur e ka mbajtur rubriken e arsimit në revistën "Bota e re", ka qenë redaktor i revistës "Shkolla shqiptare". Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është e larmishme. Ai fillon të shkruajë që në bankat e shkollës Normale të Elbasanit, më 1929, fillimisht shkrime publicistike me karakter social e pedagogjik. Më 1932 botoi monografinë "Prespa e vogël". Botoi rreth pesë vëllime me përmbledhje tregimesh: "Kurorë rinie" 1934 1963. "Në krahët e një femre" 1934, "Nusja pa duvak" 1944, "Të fala nga fshati" 1958, "Sokolesha" 1967. Për ato që e bëjnë të njohur emrin e tij si në mjediset intelektuale, ashtu edhe në atë të popullit janë romanet: "Pse?!..." 1935. "Afërdita" 1944, "Ata nuk ishin vetem" 1952. "Afërdita përsëri në fshat" 1954. "Buzë liqenit" 1965 "Zjarrë" 1972. Ka botuar rreth 13 vepra të tjera që janë tekste shkollore si "Antologji për shkollat shtatëvjeçare e të mesme", "Gramatikë e gjuhës shqipe", "Letërsia e huaj", "Teoria e letërsisë", etj. Ka përkthyer edhe romanet "Të mjerët" e Viktor Hygosë, 1935, "Kasollja e xha Tomit" 1958, "Nusja" te Karasllavovit 1958 dhe vëllimin me tregime "Albena" të Jordan Javkovit 1966. Vdiq me 12 shtator 1989 në Tiranë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 93

Page 94: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

ROMANI “PSE” Sterjo Spasse ka realizuar me sukses tragjiken e individit të kohës në romanin” PSE” duke trajtuar tri tema kryesore: jetën, dashurinë dhe vdekjen. Këtë roman ai e shkroi gjatë kohës kur ishte mësues dhe e botoi në vazhdime, kurse në fund te vitit 1935 botohet si libër i veçantë në Korçë. Veprimi i romanit zhvillohet në formë ditari, të cilin sikur e mban Gjon Zaveri, kryepersonazh i veprës, i cili pasi ka mbaruar studimet është kthyer në vendlindje dhe është kacafytur me ambientin në të cilin jeton.Prindërit e fejojnë me një bashkfshatare të quajtur Afërdita . Konkretisht Sterjo Spasse në këtë roman flet për traditat patriarkale n�7 Shqipëri. Martesa e dy të rinjve pa u parë njëri me tjetrin, por veç me dëshirën e prindërve. Gjoni ishte i pakënaqur nga kjo martesë dhe jo se pse ishte fajtore Afërdita,por sepse ishte i preokupuar me filozofine ekzistenciale, që në kushtet e këtilla nuk ishte e mundur të shprehet. Në roman jepen përshkrime të bukura të fshatit ku jetonte Gjoni sidomos dallohet përshkrimi zakoneve të dasmës dhe ceremonive të ndryshme fetare, të cilat jepen si vendtakime të të rinjve. Mirepo, nuk përshkruhet shtypja shoqërore dhe vuajtjet e fshatarësisë. Gjon Zaverin e mundojnë probleme të jetës shoqërore të kohës dhe dëshperimi i tij shprehet përmes konfliktit të tij me jetën, shoqërinë e kohës, e cila duke ruajtur zakonet e vjetra shtypte intelektin e njeriut. Ai sillet vazhdimisht rreth të njejtit problem jetësor: të jetosh apo të mos jetosh.Pasi që nuk shihte ndonjë zgjidhje fatlume, që t'i jepte përparësi të dytës, pra, vetasgjësimit. Ç'është jeta për ty?-e pyeta. -flluska sapuni.-mu pergjigj -po vdekja? -shpërblimi i jetës! -ç'është bota? -një pikë helm në hapesirë! -ç'është më e kuptuar në botë? -vdekja. -cila është kafsha më e eger? -njeriu. -po më e butë? -ajo që s'ka lindur .

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 94

Një pjesë filozofike e shkëputur nga romani "Pse?!"

Page 95: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

-cili njeri ju duket më i poshtër? -ai që ndryshon vetën me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht saqë nuk kujton as vdekjen. -ç'është budallallëku? -te duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je.

-po puna më e mençme? të gëzosh të tanishmen. -ç'është më e afërme ? -vdekja! -po më e largët? -zemra ime më tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit. -çfarë është e pavdekur? -hapësira! -çfarë është më e bukur? -fantazia! -po më e shëmtuar? -sëmundja! -më e hidhur? -jeta. -më e ëmbël? -Hiçi. -ç'gjë është më e madhe? -Libri i Botës! -po më e rënde? -fjala. -më e pamundur? -të ndryshosh veten dhe formën,d.m.th jam unë të behem ti,dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb. -kur shpërblehet njeriu? -kur e kujton vetën të lumtur. -çfarë gjë ju duket më e mërzitur? -çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri. -çfarë gjë ju duket më e veshtirë? -të jesh njeri... -po më e lehtë? -të krijosh krijesë njerëzore. -cili është ngushëllimi i të pasurit? -pesha e qesës po i të vobektit? -e ardhmja... -nuk ju kuptoj-i thashë për së dyti. -vdekja .-mu pergjigj serioz

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 95

Page 96: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

-po ç'përmban jeta e njeriut? -vetëm dyshime!-keto tha dhe heshti... Fragment 20 tetor 1933... Sot,qysh në mëngjes, erdhi për një vizitë në shtëpinë time miku Gjençi, me të cilin biseduam para disa ditësh mbi punën e dashurisë së të rinjëve. Dukej pak i menduar dhe ishte prishur mjaft nga fytyra. - Më ka enda të bisedoj me ju,Gjon, prandaj erdha kaq shpejt,- më tha posa zuri vend në një fron. - Sa për veten time,- i thash,- mbetëm i kënaqur , kur më vijnë njerëz për të biseduar , megjithatë jam po ai edhe sikur të mos më vijnë. S’di se si : Vetja më pëlqen më tepër. Me gjithe mend vetminë e adhuroj,…e adhuroj shumë, sepse me fantazine time bëhem ai që dua të jem. Kudo mbretëron qetësia e mendja ime fluturon në pafundësi, …fluturon prej një çip të Botës në një tjetër,prej një pamje të teatrit në tjetër dhe më dukët sikur çdo gjë , që e mendoj , e shoh edhe përpara. Ja , kjo ngjan si njëmendësi per mua, prandaj e dua dhe e adhuroj vetminë e qetë. - Atëherë ti nuk je njeri, sepse njerëzit e vertetë mundohen se si të bashkohen , ndërsa ti adhuron vetminë. Mekat i madh : Je djalë fare i ri , por asnjë ndjenjë rinije nuk ke me vete.- Shtoi Gjençi si i dëshperuar . - Oh,jo mik! Vetmia ime nuk cënon njeri ,- në qoftë se gjendet nder në këtë Botë.- Unë nuk ia kam marrë hua ndonjërit kokën, por mendoj me trut e mij,… me ndjenjën time. S’ka se si të ma ndaloj njeri këtë gjë. Mjafton që të di se liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit . Por jo . Unë-i mund të më ndalojnë që të mos vras, të mos bëjë ndonjë punë, që dëmton tjetrin, por kurrë nuk mund të më ndaloje trurin tim së punuari dhe dëshirën time se dëshëruari . Edhe në qoftë se mendoj për ndonjë gjë , mendoj brenda në koken time dhe me trut e mi ; po ashtu edhe në qoftë se dëshiroj ndonjë send , e dëshiroj me dëshirën time dhe brenda vetes sime: e mendoj, po nuk e them, e deshiroj, po nuk e shfaq! Janë mistere të njeriut për njerinë. Vetëm puna ndryshon,… fjala ndryshon,…: puna ime duhet të jetë për të mirën e përgjithshme , ose së paku të mos bëj dëm edhe fjala ime duhet të jetë ngushëlluese dhe shpresëdhenëse për zemrat e përgjithshme. … Por, dalë, Jete!! çdo veprim të gjallërisë në Botë e shoh një : Ose njerëzit janë të bashkuar,ose jo: ose të gjithë janë të mençur ose të gjithë janë të çmendur,…por kurrë për mua nuk ka njerëz edhe me kokë e me mend, edhe me kokë e pa mend! Kështu më duket së është e e vërteta,kështu dhe duhet të jetë. Një të madhi i tekët, p.sh., të thyej e të këndoje pa qenë i pirë,atëherë nuk duhet ta marrim në gazep:…për të çmendurin aty për aty, sepse ai bën një punë të dëshirës së vet e menduar nga mendja e tij. Ndofta ne na dëmton,por për vete dëfrehet…, bën atë që do. Puna e tij është posi puna e një tregtari të ri: ai me zotesine e vet i ben per vete te gjithe bleresit,kuse tregtareve te tjere u pakesohen blerësit. Ky për vetën e vet bën

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 96

Page 97: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

mirë, mirëpo për tregtarët e tjerë bën keq, por kurrë marrezi. i pari thyen , pse ashtu do; i dyti shet lire ,pse ashtu do; te dy duan e bejne, por te dy i bëjnë dëm tjetrit… e tani mua,mik , që nuk bëj as keq dhe as mirë për tjetrin me vetminë time, me futke në radhën e të marrëve tuaj? Miku u merzit ,mblodhi vetullat, levizi pak nga vendi dhe me tha: - Na plase me sofisma filozofike! - Ja një këngë tjetër! Filozofi?! Ej,dreq, unë nuk dua t’ia dëgjoj zërin filozofisë, jo pastaj të flas me filozofinë . Unë fola atë që mendova kinse si në njëmendësi: kjo kujtoj se nuk është filozofi.. nuk lidhet fare me të. - Mor, Gjon, leri këto dokra e më thuaj se a do ndonjë vajzë?-tha pastaj i dëshpëruar. - Unë dua vajzë?! Ç’farë do të thotë të dashurosh një vajzë?... Unë kurrë s’kam dashur dhe as që dua femër. S’ka pse të me hyje në zemër dashuria e një vashë,… e një femre. - Atëherë të këshilloj, që ta leçitesh me vëmendje “ Dekameronin” e Bogaçios, pastaj fjalosemi bashkë mbi punën e femres,- më tha dhe iku. Sikurse kam thënë edhe një herë tjetër, jam 22 vjeç: tamam një njeri i shkathët, i fuqishëm dhe i pashëm, kam udhëtuar shumë dhe jam takuar me shumë femra. Vajza të bukura e tërheqëse kanë shijuar sytë e mij, po asnjëra s’më ka hyrë në zemër… s’kam dashuruar. Çdo gjë e kam marrë për asgjë. Përkëdheljet e tyre, fjalët e bukura, dredhkat dyfaqëshe dhe pikëllimet e tepërta smë kanë lënë ndonjë mbresë. Me habi shoh disa shok, moshatarët e mij, që rëndin mbas vajzave si langojtë pas gjahut, dhe unë qesh me veten time,… qesh edhe pse nuk më jepet të bëj një gjë që bëjnë të tjerët: të dashuroj. Gjençi ndofka ka të drejtë të habitet me mua, pse nuk dashuroj , por unë jam po ai: s’kam dashuruar dhe as që dua të dashuroj. Për këtë gjë disa më kanë quajtur si njeri pa instikt dashurie . O,jo : kanë gabim: në zemrën time vëlon dashuria për pindërit, për motrat, për vëllezërit, për të afërmit, për shokët, për punët dhe për njeriun përgjithësisht, por… një dashuri rinie nuk ndjej, nuk dua. E për ç’arsye të vajtoje zemra ime për një vashe të botës. Për ç’arsye të derdhin sytë lotë e të shqetësohet vetja ime nga një femër? Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetevetja dhe bashkë me mënyrën tënde të marrësh në qafë kush e di sa krijesa të tjera të pafajshme. A kujton se kësaj duhet t'i shtrime instiktin padukur? Oh, joo,… për mua njëmije herë jo. Pas romanit “Pse” Sterjo Spasse do ta botojë romanin e pohimit”Afërdita”, në të cilin si kryepersonazh prapë do të jetë intelektuali, me këtë rast Afërdita Skënderaj, një mësuese fshati.Përkundër te romani “PSE” ku Gjoni preferon vetasgjësimin dhe fatalizmin, këtu Afërdita paraqet, optimizmin vullnetin e madh dhe dëshirën e fortë për punë.Përmes këtij romani Spasse deshti të krijojë tipin ideal të mësueses, me të cilën dëshiron ta ndihmojë emancipimin e femrës,andaj edhe nuk është i rastit karakterizimi i Afërditës me të gjitha tiparet pozitive.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 97

Romani”AFËRDITA”

Page 98: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Në romanin “Afërdita” Spasse flet për vuajtjet e një mësuesje të re, dëshirë e vetme e së cilës ishte që ta përmisojë gjendjen dhe jetën e vështirë të fëmijëve t�7 fshatit Grykas, por edhe të fshatarëve të tjerë. Rruga e qëllimeve dhe idealeve të mësuses Afërdita është e lavdishme dhe krenare.Pasi kryen shkollën normale, atë e caktojnë të shërbejë në një fshat të largët malor. Ditët e para të detyrës për të janë më se të vështira, në shkollën e fshatit Grykas para Afërditës ka shërbyer zoti Remke. Të mësuar nga sjellja e shëmtuar e tij, i cili jo vetëm që nuk përpiqej t’i pajisë me dituri, por duke u shërbyer me intriga kërkonte ryshfet nga prindërit e nxënësve. Fëmijet dhe banorët prisnin që edhe mësuesja të vazhdoj po të njëjtën rrugë. Gjatë tërë vitit shkollor me Ramken nuk mbahej gati fare mësim, fëmijët si vinin ashtu edhe dilnin nga shkolla. Afërditën kjo gjë e brengoste shumë, prandaj i harroi ëndrrat e saj rinore dhe iu dha me zemër punës në shkollë. Por, me gjithë përpjekjet ajo hasi në pengesa sepse nxënesit nuk ishin të mesuar të vinë rregullisht në shkollë.Afërdita e pastër dhe e udhëhequr nga idealet e larta nuk mund të pranonte vogëlushet të mbesin në jetë të paditur. Kështu në vend që ajo të fitonte përkrahjen dhe ndihmën e të gjith�7 fshatarëve siç kishte bërë Remka, ajo donte rregullshmëri dhe pastërti, për këtë arsye fshatarët e urrenin, mirëpo ajo edhe pas kësaj nuk hoqi dorë. Pas një punë shumëvjeçare ajo filloi të kuptonte fshatarët dhe arriti të ndryshoj shumë gjëra në fshatin Grykas, dhe pikërisht me një përpjekje të këtillë ajo e arrin qëllimin e saj dhe është shumë e lumtur. Më në fund vendosi që t'i kushtoj kohë vetvetës, të martohet dhe të krijojë familjen e saj. Shembulli i mësuesës Afërdita, i punës së saj vetëmohuese dhe të vendosur flasin për punën e shenjtë të mësuesit, sidomos atë që e udhëheqin idealet e larta si Afërdita nuk mund të pengojnë kurrëfarë force. Përfundim: Sterjo Spasse në krijimtarinë e vet letrare të kesaj faze dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e letërsisë shqiptare të viteve të tridhjeta dhe të viteve të mëpastajshme. Rëndësia më e madhe e tij është kur është parasysh faktori historik i kultivimit jo të mjaftueshëm të formave të gjata poetike me temë aktuale në letërsinë e traditës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 98

Page 99: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

NUSJA PA DUVAK Oxhaku i kullës së Ymer Agës vjell pa pushim tym, tym që lartësohet së pari drejt qiellit si një shtullungë e gjatë lesh rudeje, pastaj përhapet diku në hapsirë dhe dalë ngadalë nahet dhe përputhet me kodrat rreth e rreth. Robi i shtëpisë është në brengë të madhe: një pikëllim zije i ka trokitur në derë. Ymer Aga në krye të vartës këmbëkryq më brënda në zjarr, pi njërë pas tjetërës kafe sade, shtyn gjymkënme ujë të zjerë, me mashën e afron më tepër në prush rreth xhevzes dhe herë pas herë psherëtin: -Kështu qenka thënë nga Zoti –dhe përmes rënkimeve shton me zë të lartë: - Djema , kini mendjen se mos vijë! Mandej sytë e mvrejtur i ngul mbi flakë gjarpërushe dhe duket sikur don t’i përpijë ashtu të gjalla si janë për të përvëluar më keq zemrën e plagosur. Rreth e rreth i rrijnë tre miq të ardhur dëllnëgëthi për atë mbrëmje dy kushërinjtë, dy vëllezërit më të vegjël, nipërit edhe të bijtë, secili i ndenjur mbi postahen e vet. Te këndi, prapa shpinës së Ymer Agës, rri kryeunjur djali i tij më i madh, ahmedi, me fytyrë të mvrejtut, shum i dëshpëruar dhe bga shqetësimi shkul një nga një qimet e postahes. Gratë rrinë në këmbë, duke u marrë me gatitjen e darkës, sidomos kanë kujdes të dy vorbet me mish që zijnë në oxhak dhe revaninë që piqet në saç. Nga fundi i dhomës përbri derës, nën hijen e magjes, është strukur Zenepja, e veja e Dalipit, vëllajt të dytë të Ymer Agës. Kryet gati nuk e ngren aspak dhe kur arrin vjedhurazi gjer tek ajo rrezet e zbehta të flakës, mbi fytyrën e saj si lëkurë e thatë portokalli i shëndritin vijat e lotëve, që i rrëkëllehen pa pushim nga sytë e skuqur. Një zë njeriu dhe hingëllimi i një kali në oborr shkundi këtë ankth zie të asaj vatre. - Aty është! Shpejt, djema! -dha urdhër Ymer Aga e përjashta duallën vrik shumica e burrave. Pak pas hyri në dhomë Hoxhë Efendiu, hijerëndë dhe me hap të matur. - Mirë se të pruri Zoti e paç këmbën e mbarë, Hoxhë Efendi! -e përshëndeti te dera i pari i shtëpisë. - Ishim të shqetësuar për vonesën tënde, por shyqyr që erdhe! (...) -Kështu qenka thënë nga Zoti, Hoxhë Efendi! -E hapi qëllimin e kuvendit, të kësaj brëmjeje Ymer Agaj. - Vllanë, Dalipin, ndjesë e pastë, e kam dashur si sytë e ballit edhe Zenepen e kam pasur si motër. Të gjithë, me sy të ngulur, ndëgjonin të parin e shtëpisë, i cili fliste me pikëllim të dukur, ndërsa hoxhë efendiu përsëriste: -Zoti është i madh! -Këto gjashtë javë që kur më vdiq Dalipi, na u nxi shtëpia, na u bë ferr!- vijoi Ymer Aga. –Asnjë kafshatë buke nuk kam vënë në gojë, asnjë copë herë nuk kam dremitur. Por ...njeriu qenka më i fortë edhe se guri: nuk pëlcitkërka dot nga e keqja -Zoti është i madh !-ja pohonte fjalën Hoxha. -Zenepja që pati fatin e zi të mbetet e ve, nuk dua të dalë nga shtëpia ime. Me

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 99

Page 100: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

nderin e familjes sime nuk dua të përqeshet e të krekoset bota! Ajo do të mbetet në shtëpinë time për të ruajtur nderin edhe pëtë na ngushëlluar ne të zhuriturit për Dalipin fatzi,prandaj pas kësaj , burri i saj do të jetë biri im i madh Ahmedi! -Zoti është i madh! Zoti është i madh !–përsëriste Hoxhë Efendiu pak me nxitim duke kërcyer nga vendi si i pickuar. Të tre miqtë, që ishin të afërmit e Zenepes, u vështruan sy në sy, e tundën kryet si shenjë e pranimit, kurse Ahmedit iu duk sikur u ça dheu dhe po e përpinte.Përpara tij shtoheshin qimet e shkulura nga postahi! -Ahmedi i m veç Merushes do të ketë për grua edhe Zenepen !-përsëriti me zë të trashë e të ngjyrur Ymer Agaj si t’i kishte mbetur ndonjë kockë në gërmaz. - Prandaj jemi mbledhur sonte të gjithë të zemrës, prandaj të thirrëm edhe ty Hoxhë Efendi, që të bekosh këtë kurorë. - Zoti është i madh!- psherëtiti miku i nderuar dhe u ngrit në këmbë. Të tjerët e rrethuan. I vunë përbri Ahmedin e pikëlluar dhe i drejtuan sytë dhe duartë nga qielli: Hoxhë Efendiu bëri lutjen e bekimit! -U trashëgofshin! Zoti është i madh! - shtoi në fund njeriu i Perëndisë. Mandej një nga të afërmit kapi Ahmedin përdore, e hoqi nga mesi i të tjerëve dhe dualën nga dhoma. U hap një derë tjetër dhe aty kapërceu pragun vetëm Ahmedi. -U trashëgofshit! - belbëzoi njeriu që e shoqëroi dhe e mbylli derën nga jashtë. * * * Një kandile vajguri , që vizatonte pa pushim në mur vija të trasha tymi të zi, e ndriçonte dhomën ku duhet të kalonte Ahmedi natën e parë të martesës : një shtresë fjetjeje e priste edhe një grua e mbledhur në një kënd si një iriq, sikur e ftonte. Iriu njëzet vjeçar qëndroi shumë kohë në këmbë, pa ditur se ç’të bënte . Pastaj vuri re se te këndi Zenepja dyzet vjeçare, të cilën zakoni i vendlindjes ja kishte dhënë për shoqe të jetës, qante me dënesë dhe mbante fytyrën të shtrënguar ndërmjet pëllëmbeve të saja të ashpra. Ndjeu një tronditje të madhe shpirtërore dhe si me gjysmë shpirti u mbështet te dritarja duke i hedhur sytë me shpejtësi herë nga femra, herë nga shtresa e fjetjes. Dalëngadalë pastaj sytë i përqendroi dhe ja ngriti Zenepes: - Unë i martuar?! Unë burrë i nëno Zenepes?! - belbëzonte ndërmjet dhëmbëve dhe u dha shesh mendimeve të veta. Kur ishte lindur ai vetë, Zenepja kishte shtatëvjet nuse në familjen e Ymer Agaj. Po atë vit asaj i kishte falur Zoti një vajzë, mirëpo nuk e pati jetën e gjatë: i vdiq pas dhjetë muajve! Nuse sa si ra pika nga kjo gjemë ! Nëna e Ahmedit s’kishte shëndet të mirë edhe nusja e re e Dalipit, Zenepja nga dhemka e madhe e së bijës kujdesohej për djalin e vogël si për shpirtin e saj: ajo i jepte sisë, e përkundte në djep dhe i këndonte ninullë; ajo e lante dhe e vishte; ajo e rruante nga çdo rrezik dhe e nxirte kafshatën e gojës për ta ushqyer. Ahmedi, i tërhequr nga kujdesjet dhe nga ledhatimet e saja e quante nënë. Edhe kur e kuptoi njëmendëdsinë , Zenepja

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 100

Page 101: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

ishte për atë nëna e vërtetë e atij dhe vetëm të puthurat dhe ledhatimet e saj mund ta pushonin së qari, kur ky zemrohej me ndonjë shok apo me ndonjë të shtëpisë. Në kohën e fëmijrisë asaj i sillte tufa lulesh , kallinj misri edhe xhepat plot me pemë nga kopshtet. Këtë e bënte që ajo ta donte shumë. Asaj i ankohej kur kishte ndonjë gjë mëngut e kur shqetësohej nga ndonjë tjetër. Nën poden e saj fshihej sa herë që donte të luante me të. -Xa, xa nënë! Nëno Zenepja ishte kujdesur për ta fejuar Ahmedin me Merushen, që para dhjetë vjetëve. Tani Merushje priste dita ditës, që ta martonin. (...) I tmeruar hodhi sytë përsëri nëpër dhomë: tymi i zi i kandiles kishte formuar një shtresë mjegulle në tavan dhe dukej si duvaku i zisë i martesës së vet! -Më ka rritur , më ka dhënë sisë, më ka ledhatuar si biri e tani... Kjo nënë të bëhet gruaja ime?! - pyeste e vetëm pyeste vehten nën peshën e rëndë të vuajtjeve shpirtërore. Djersë të ftohta i filluan t’kullonin nëpër trup! Kurrë s’e kisha parë vehten më ngushtë se në këtë natë, madje as atëherë kur ju desht të luftonte fill i vetëm me dhjetë hasmë. Vështronte me habi e me frikë nëna e tij r djeshme; ajo tani vetëm qante, qante me dënesë të madhe. Edhe ajo vuante, vuante po aq keq sa edhe i riu! - Im biri Ahmedi të bëhet tani burri im?! - Psherëtinte kohë më kohë këto fjalë e zhytej në vaj e në lotë. (...) -Unë të marr për grua nëno Zenepen?! Unë?...– belbëzonte nëpër dhëmbë me pikëllim. Sakaq e pushton një e ngethur e rëndë në trup, i dridhet mjekrra, flokët i ngrihen përpjetë, zemra i rreh me ngutësi, zverdhet e zverdhet nga fytyra mëndja i turbullohet: “ Jo kurrë jo!” - klithi me zë të çjerrë duke shkuar faqet me thonj dhe përplaset në dysheme midis gruas e shtresës së fjetjes... (...) Kaloi një heshtje e gjatë: në veshët e Ahmedit tingëlloi e kthjellët oshëtima pohonjëse e dëshirës së tij, ndjeu një qetësi shpirtërore, një buzëqeshje e venitur ju duk në buzët dhe një fllad gëzimi iu ndeh në zemër. - Nënë!...—belbëzoi pastaj duke i vështruar me sy ledhatimi. - Bir!...—iu përgjegj ajo me kstisje dhe shpejtoi të fshijë lotët me një çipth të shamisë së kokës. Përjashta fantomat po zhdukeshin. Nëpër kodrat e nëpër malet e Matit dita po agonte e qeshur! Korrik 1941.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 101

Page 102: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Të analizojmë fragmentin “ Nusja pa duvak ” 1. Ç’temë trajton Spasse në këtë fragment? 2. Cilët janë heronjtë dhe ç’tipare bartin me vete për individualizmin e karakterit? 3. Si janë motivuar karakteret e Ymer Agait, Hoxhë Efendiut dhe të afërmëve të Zenepesë? 4. Si e pranon Ahmedi vendimin e martesës me Zenepenë dhe pse nuk e kundërshton një akt të këtillë? 5. Si e shpreh ai pakënaqësinë dhe protestën kundër këtij zakoni të lashtë që preferonte bigaminë? 6. Cilat janë arsyet që e shtyjnë Ymer Again të mos e nxjerrë Zenepenë nga shtëpia dhe ta kthejë këtë për Ahmedin? 7. Si motivohet qëndrimi i Zenepesë dhe ilustrone me shembujt pakënaqësinë e saj? Shpjegoni kuptimin e kësaj shprehjeje: Robi i shtëpisë është në brengë të madhe: një pikëllim zie i ka trokitur në derë. Shpjegoni domethënien e shprehjes refrenike të Hoxhë Efendiut, i cili disa herë e ndërpren rrëfimin e Ymer Agait dhe ç’ka dashur shkrimtari me të të theksojë? Si përshkruhet ceremonia celebrale e bekimit të martesës dhe gjendja shpirtërore e Ahmedit në këtë moment?

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 102

Aktivitet

1. Çka e karakterizon prozën e S.Spasses sipas brendisë dhe kompozicionit? 2. Cilat janë veprat më të shquara të Sterjo Spasses? 3. Cilat janë temat më të preferuara të Sterjo Spasses dhe në cilat forma poetike

këto i trajtoi? 4. Analizo veprën “PSE”? 5. Analizo romanin”Afërdita”

Pyetje dhe detyra:

Page 103: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

ESAD MEKULI (1916-1993)

Jeta dhe vepra: Madhështor dhe i mbuluar me pluhurin e harresës: Esad Mekuli, është themeluesi i lirikës shqipe në Kosovë. Ndër emrat që meritojnë të shënohen në historinë e popullit shqiptar padyshim se Esad Mekuli zë një vend të rëndësishem.Ai ishte njeriu që u mor me shumë veprimtari ,qofshin ato shoqërore, shkencore, letrare e të ngjajshme. Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosoves pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916. Babai i Esad Mekulit, edhe pse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jasht profesionit fetar.. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e

mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoi në Zagreb e në Itali. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Gjatë vitëve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletores “Beogradski student”. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin “Vendeta – hakmarrja”. Në fund të vitit 1943 ai iu bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane "Lirija".Edhe pse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare “Jeta e Re “,ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 103

Page 104: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993. �� Për ty –Prishtinë 1955 �� Dita e re Prishtinë 1966 �� Avsha ada -1971 �� Vjersha -1973 �� Brigjet-1981 �� Rini e kuqe-Prishtine 1984 �� Në mes të dashurisë dhe urrejtes-Tiranë 1986 Dita që nuk shuhet –Prishtinë 1989.

Mekuli filloi të shkruante poezi që kur ishte nxënës në gjimnazin e Pejës.Aso kohe ai i botonte poezitë në gjuhën sërbokroate në gazeta e revista si:Mladost, Venac, Student, Novi beher, Granit, që dilnin në Zagreb, Beograd, Sarajevë e në Podgoricë. Shkrimin e parë e botoi më 1932. Esad Mekuli është poeti më i popullarizuar në Kosovë, ndërsa vetë krijuesit e kanë quajtur bard i poezisë shqipe në Kosovë. Besimi i tij se poeti është pararojë e popullit ishte kaq i thellë , saqë këtë status ai tërë jetën mundi ta mbajë me dinjitet e qëndrueshmëri shembullore. Krijmtaria poetike e Mekulit kalon nëpër tri etapa :

Para Luftes së Dytë Botërore , kur ishte e ndaluar të shkruhej shqip Gjatë Luftës kur rritej iluzioni se do të fitoheshin të drejtat e kosovarëve dhe Pas Luftës kur diçka u fitua , por më pas u prish iluzioni për lirinë e synuar.

Poezia e tij i përcjell emocionalisht këto zhvillime, duke shprehur ide të ndryshme në faza të ndryshme.

Vepra e parë e Mekulit “PËR TY “ (1955) , që përmbledh poezitë e rinisë së tij, mbetet më e mira dhe përcakton vlerën dhe individualitetin e tij poetik. Gjithashtu ajo e vendos në një vend të shquar poezitë e tij në kuadrin e letërsisë modern shqiptare , dhe veçanërisht në qarkun krijues të Kosovës. Përmbledhja PËR TY e Esad Mekulit u bë shumë shpejt libër kult. Autori e ndan librin në tri cikle sipas kriterit kronologjik:

�� Në hijen e robnis (1933-1940) �� Flamujt e shpaluem (1941-1944) �� Jeta e re (19445-1953)

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 104

“PËR TY”-analizë

Veprat:

Page 105: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Vetë titujt e këtyre kapitujve poetike tregojnë që emërtimet lidhen me një ide të zhvilluar në tri kohë për lirinë e popullit te tij. Dhe natyrisht në ballët e këtyre kapitujve del poezia e veçantë Popullit tim . Esad Mekuli në shënimin në fund të librit drejtuar lexuesve, jep shpjegime për përbërjen e librit dhe për historinë e shkrimit të tij poetik. Mekuli jo vetëm ndiqte modelin e poetit të angazhuar , po mbi të gjitha e shihte vetën ideolog të lirisë e të barazisë së popullit. Kjo lidhje e artit me politikën i ka sjellë atij probleme të mëdha. Këto ndeshje kanë lënë gjurmë në poezinë e tij, e cila shkon nga rebelimi në përshtatje , nga kryengritja në himnizim, nëpërmjet hoveve e tërheqjeve , ashtu si u zhvillua jeta në Kosovë, herë si iluzion i lirisë, herë si vetëdije për robërinë e mashtimit.Të gjitha këto lëkundje tragjike nuk duken askund më qartë se në poezinë e Esad Mekulit. Uni poetik i Esad Mekulit ndahet në tri une , në varësi nga koha e shkrimeve. Uni ekspresiv , më i forti , ku poeti njëjtësohet me aktin poetik , shfaqet te vjershat e para (Unë). Uni i shpallur haptas , ku poeti shfaqet si ideologu i lirisë (popullit tim ), dhe uni gjykues , shfaqet me ambicien për të gjykuar kohët e brezit që ëndërron , dhe synon përjetësinë (Gjykimi). Veprimtaria e E. Mekulit kalon nëpër tri faza që janë: - Periudha e krijimeve letrare të shkruara para Luftës së Dytë Botërore - Periudha e krijimeve letrare të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore - Periudha e krijimeve të shkruara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Poezitë më të thella të këtij autori janë ato të shkruara para Luftës së Dytë që përmblidhen nën titullin e përbashkët Nën hijen e robins. Këto vjersha me një fuqi të madhe shprehëse e me emocion të veçantë , japin trazime personale dhe shfaqje të gjendjeve shoqërore të shprehura me një gjuhë mjaftë sintetike. Ato janë shumë të ngjajshme me poezitë e Migjenit (që janë shkruar përafersisht në të njëjtën kohë). Këtu provohet thënia se rrethanat e ngjajshme shoqërore e shpirtërore i bëjnë të ngjajshëm poetët shqiptarët të një brezi, dhe kur nuk e njohin njëri-tjetrin. Esad Mekulin nuk e ka munduar numri i veprave, siç ndodh sot, kur ka raste që një autor të botojë 3-4 vepra brenda vitit, por e ka tërhequr fjala e bukur dhe e angazhuar. Edhe të kishte shkruar vetëm veprën "Për ty" ai do të mbetej poet dhe poet i dashur që mund të lexohet në çdo kohë. Poezive të bukura nuk u kalon koha kurrë. Poezinë e tij e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për tu rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 105

Page 106: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Popullit tim Deshta, shum’ kam dasht-dishrue që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun të ngrej fuqitë prej gjumit... Këndova (dhe kur m’ishte ndalue) se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun. Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun, n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti, mbi forc të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun -unë, biri yt dhe-poeti. Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi, ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë- pse për liri-me tjerë ke dhanë dhe ti djers e gjak si etnit. Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri- kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti, me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’ -unë, biri yt besnik dhe-poeti.

Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami, n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë- flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi. ...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë: cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime, malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime, si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk. N’ajri ndihen klithmat e natës që ra- drujt pran rrugës era i përkund... Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund, shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra. Terri sundon botën. Katundet e shtrime në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 106

Page 107: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Tingëllima “Mbrëmja”është njëra ndër poezitë më të bukura të Mekulit. Këtu thuren një radhe figurash të habitshme origjinale me kumbim muzikor. Peisazhi i vjershës ndërron nga strofa në strofë , në varesi të gjendjeve shpirtëtore të unit lirik.

Për ke në dritë ju qita, o djelm! Për ke ju rrita, o bij`? Pse u gëzova unë në jetë? — Nanën po e leni sot kur kryet me mburrje për ju e ngrita; kur futën e zezë e hoqa; kur zjarmin në votër pa frigë e ndezim në mbramje — kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë! Në dheun e huaj shkoni? Atje — ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë me bisht të synit shikon e punën e vet soll kqyrë! Atje — ku bima ndër ara thahet nën hanë; ku grizhlat sqep-mprehta frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

Unë nuk njoh lumni:shqetsimet në zemër m’lulzojnë. Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla Jam fëmi i k’putun, nhorizonte t’ymnuese ra, Ku shkrepin rrëfet dhe n’humnerë t’fërfëllojnë. Jam bir i mjerimit i lanun rrugve n’rravagime Shok lypsash, bredash e i njerëzve n’mjerim. Jam nxitja e përhershme në të t’përhershmet rrexime Shqetsim si përhershëm në t’përhershmin pesim.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 107

Porosia e nanës

UNË…

Page 108: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Jam dhimbj’ e t’vorfnit , pa bukë e n’ujë mbetë, Lot’nane që mbi trye’ të shprazët lëshohet… Jam mall i skllavit , në ndjekje për jetë , që nën mshtekenn-n’ajri naltësohet… Jam vuejtja e t’shkelunave , mbytyn në zi, Kushtrim n’qëndresë , që copton çdo pengesë -n’atë shpresë t’madhe ,q ë ecohet me fuqi Përmbi rrënime – unë jam nji grimë shpresë. Unë nuk njoh lumni:shqetsimet në zemër m’lulzojnë. Kam mbete i vetëm-pa motër e pa vlla Jam fëmi i k’putun, nhorizonte t’ymnuese ra, Ku shkrepin rrëfet dhe n’humnere t’fërfëllojne.

Vjershat e hershme të Esad Mekulit shprehin probleme shoqërore nëpermjet

një trajte metaforike që është dhe mbrojtje nga cenzura e tmerrshme për autorët shqiptar. Ai shkruan vjersha të fuqishme të mjedisit , ku peizazhi merr funksionin e paraqitjes së gjendjeve shpirtërore dhe të ideve kryesore të poezive.

Mrekullimi me zgjimin e natyrës në trajtë alegorike , është grishje për zgjimin kombëtar.Më vonë këto ide do të shfaqen në poezinë e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mirëpo , në rastin e dytë, poezia humb nga thellësia figurative e letrare në dobi të theksimit të ideve.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 108

Page 109: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1. Në sa faza ndahet krijimtaria letrare e poetit Esad Mekuli? 2. Cilët motive i trajtoi ky poet ? 3. Në cilën periudhë u shkrua pjesa më e madhe e krijimeve

të tij? 4. Cili ishte titulli i veprës që u botua pas Luftës së Dyte

Botërore?5. Në sa cikle e ndau poeti veprën " Për ty " ? 6. Kujt i drejtohet poeti me vargjet :

"Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi, ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë- pse për liri-me tjerë ke dhanë dhe ti ... " 7. Komento vargjet : Në dheun e huaj shkoni? Atje - ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë me bisht të synit shikon e punën e vet soll kqyrë! 8. Për ku u nisën djemtë e nënës ?

Pyetje dhe detyra:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 109

Page 110: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

GJ U H a SH Q I P E

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 110

Page 111: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

NJOHURI TË PËRGJITHSHME NË FUSHËN E LEKSIKOLOGJISË Në gjuhësinë e sotme leksikologjia përbën një fushë të veçantë studimi në kuadër të shkencave të gjuhësisë. Leksikologjia merret me tërësinë e fjalëve të gjuhës, pra me leksikun. Çdo gjuhë ka fondin e fjalëve që përdor ajo gjuhë. Fjala Leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: „ lexis“ = fjalë dhe „ logos“ =s fjalë ; d.m.th fjalë për fjalën, ose shkenca mbi fjalën. Leksikologjia është ajo degë (shkencë) e gjuhësisë, që merret me studimin e përbërjes leksikore të gjuhës dhe në mënyrë të veçantë, me studimin e hallkës më të vogël në përbërjen leksikore, të fjalës. Tërësia e fjalëve të gjuhës shqipe përbëjnë leksikun e gjuhës shqipe, pra të gjitha fkalët që përdorin shqipfolësit. Shkenca mbi fjalën, Leksikologjia, mund të jetë: e përgjithshme, e veçantë, historike dhe përshkruese. Leksikologjia historike , i studijon fjalët në aspektin historik, d.m.th studijon ndryshimin e fjalëve nga ana e formës dhe e kuptimit në etapa të ndryshme historike dhe lëvizjet e fjalëve që nga fillimi gjer tani. Leksikologjia përshkruese: studijon fjalën dhe leksikun në gjrndjen e tyre të sotme me veçoritë dhe karakteristiksat e tyre në situatën apo gjendjen aktuale. Leksikologjia e përgjithshme: studijon parimet e përgjithshme teorike të fjalës dhe të leksikut. Leksikologjia e veçantë: studijon anët e veçanta, specifike, karakteristike të një gjuhe. Veçoritë që atë e bëjnë të dallohet nga gjuhët tjera. Pjesët e leksikologjisë janë: a) Semasiologjia b) Leksikografia c) Frazeologjia Frazeologjia është pjesë e leksikologjisë që merret me studimin e bashkimeve të qëndrueshme të fjalëve që janë ngurosur historikisht në një unitet të vetëm dhe në një kuptim të vetëm. Kjo degë e leksikologjisë historikisht shpjegon lindjen e bashkimeve të fjalëve, lëvizje kuptimore, motivimin e tyre etj. Duhet theksuar se pasurimi i fjalorit të një gjuhe nuk bëhet vetëm me fjalë të reja, por edhe me grupe fjalësh të qëndrueshme dhe të lidhura ngushtë, të cilat nga ana kuptimore kanë vlerën e një fjale të vetme, pra shprehin një nocion. Karakteri i qëndrueshëm i shprehjeve frazeologjike është futur gjatë përdorimit të vazhdueshëm të shprehjeve të zakonta. Gjatë këtij përdorimi fjalët e kanë humbur kuptimin e mëparshëm të pavarur dhe vetëm në lidhje me fjalët të tjera japin një kupyim unik, krijojnë një shprehje frazeologjike në të folurit.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 111

Page 112: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Shembuj: Shprehja : e ka kale në sy= e ka inat, do të shtjellohej Kështu: e ka inat sikurse kalin në sy; Shprehja: s’e njeh qeni të zone= rrëmujë (kuptim frazeologjik) Shprehja: hudhi lumin= “shpëtoi rrezikun” (kuptimi frazeologj) Shprehje: shoh vehten= kujdesem, Shprehje : bëj fjalë = grindem, Shprehje: I vë gjoksin punës = punoj me zell, Shprehje: fut hundët= ndërhyj, Shprehje: mar në qafë = dëmtoj Shprehje: ha bukën e përmbys kupën = mosmirënjohës, Shprehje : flet kodra pas bregut = flet kot. Njësitë frazeologjike: kanë kuptim të qartë, sepse këtu më lehtë lidhja në mes kuptimit në tërësi të shprehjes dhe kuptimit të komponentave. Shembuj: I vë vetullat e i nxjerr sytë, I bëj paratë rrush e kumbulla, Nuk shkel në dërrasë të kalbur etj. DETYRË: Shkruani 5 njësi frazeologjike dhe shpjegoni kuptimin e tyre.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 112

Page 113: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Historia e gjuhëve është historia e popujve që e flasin atë gjuhë. Po të hedhim një vështrim në historinë e gjuhës shqipe , dy gjëra të kundërta do të na bien në sy : 1.Gjuha shqipe me shkrim është e dëshmuar mjaft vonë , 2. Gjuhë e lashtë që e flet një popull i lashtë , autokton në këto vise të Ballkanit që në kohërat e parahistorisë.Ky popull , shqiptarët , bashkë me grekët janë populli më i vjetër i ballkanit .Në këto vise jeton rreth 3000 vjet dhe sot shqiptarët flasin po atë gjuhë që e kanë përdorur vite më para stërgjyshërit e tyre .

Gjuha shqipe historikisht bën pjesë në gupin e gjuhëve indoevropiane bashkë me keltishten e shumë gjuhë të tjera . Duke nisur nga lindja kah perendimi janë këto gjuhë indevropiane :indishtja , iranishtja , armenishtja , greqishtja , shqipja , gjuhët italike , gjuhët kelte , gjuhët gjermanike , gjuhët baltike dhe gjuhët slave .

Shekulli XV, duke qënë shekull i artë për popullin shqiptar , i cili u identifikua para botës me figurën madhështore të Skënderbeut , natyrisht , la gjurmët e veta dhe në historinë e shkrimit shqip. Përpos dëshmive të para të ekzistimit të shqipes që ishin të viteve 1285 dhe 1332 , gjuha jonë njeh edhe dokumentet e para të shkruara që janë : -Formula e pagëzimit ,1462 -Fjalori i Arnold Von Harfit , 1479 -Ungjëlli i pashkëve ose Perikopeja , shek XV Libri i parë i shkruar shqip , deri më sot njihet “Meshari” i Gjon Buzukut , viti 1555.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 113

Historia e gjuhës së shkruar shqipe

Page 114: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjala është njësia themelore e gjuhës. Si njësi leksiko-gramatikore ajo

përfaqëson unitetin e kuptimeve të saj leksikore me tërësinë e formave dhe të kuptimeve gramatikore që shprehen me anë të këtyre fonemave. Shumica e fjalëve mund të ndahen, të zbërthehen në njësi më të vogla, bartëse të kuptimeve leksikore dhe gramatikore, pra në morfema.p.sh qytet-ar, fush-a, hap-im, lis-a , sh-thur etj.

Morfema është njësia më e vogël e kuptimshme që mund të dallohet në përbërjen e fjalës. Ajo nuk mund të ndahet më tej në njësi më të vogla të kuptimshme. Morfemat mund të zbërthehen në fonema p.sh fjala mali ka katër fonema. Fjala dhe morfema janë dy njësi të kuptimshme të gjuhës, por kanë dallime të qenësishme ndërmjet tyre.

Fjala është njësi leksiko-gramatikore që do të thotë ka kuptim leksikor, formë gramatikore dhe në fjali kryen një funksion sintaksor të caktuar, kurse morfema nuk i ka këto mëvetësi, ajo ekziston vetëm mbrenda strukturës së fjalës. Por në gjuhë ka edhe fjalë që përbëhen vetëm prej një morfeme siç janë disa parafjalë, ndajfolje, lidhëza të thjeshta, përemra etj p.sh: por, sa, se, e, në, me, lartë, dy, ti, ju, ne, kush etj. Morfemat i ndajmë në morfema fjalëformuese dhe morfema trajtëformuese. Morfemat fjalëformuese janë: rrënjë, parashtesa dhe prapashtesa, kurse morfemë trajtëformuese është mbaresa. Rrënja e fjalës është pjesa kryesore e fjalës, ajo është bërthama e fjalës. Çdo fjalë ka të paktën një rrënjë. Rrënjën e fjalës e gjejmë po qe se fjalës i heqim mbaresën, prapashtesën dhe parashtesën p.sh. stërnipi, nënkryetari. stër- nip-i këtu rrënja është nip nën-krye-tar këtu rrënja është krye. Fjalët:punëtor, puna, punim, nënpunës, punishte, kanë një temë të përbashkët që është fjala punë.Të gjitha ato fjalë përbëjnë një familje fjalësh të ndërtuara nga rrënja punë me parashtesa, prapashtesa ose mbaresa. Prapashtesat janë pjesë të fjalës që qëndrojnë para temës dhe shërbejnë për të formuar fjalë të reja. Prapashtesat më të përdorura në gjuhën shqipe janë: · për- përcaktoj, përputh, përue, përpunoj, përhap, përkrah ejt. · mos- mosbesim, mosqartësi, mosmirënjohje etj. · jo- jokalimtar, jopërkulës, jofetar, joprofesionist etj. · nën- nënkryetar, nënçmim, nënshkrim etj. · mbi- mbivlerësim, mbikalim etj. · stër- stërnip, stërgjysh, stërdhëmb etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 114

Fjala,vecoritë dhe ndërtimi i saj

Page 115: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Prapashtesat janë pjesë të fjalës që qëndrojnë prapa temës dhe shërbejnë për të formuar fjalë të reja. Ndër prapashtesat më të përdorura në gjuhën shqipe janë: ·je- veshje, pritje, shëtitje etj. ·ës- nxënës, ndihmës, endës etj. ·ri- trimëri, djalëri, besnikëri etj. ·si- udhëheqësi, bujqësi, gjatësi, trashësi, bardhësi etj. Fjala ·ar- qytetar, katundar, detar, rrugëtar etj. ·tor- fajtor, punëtor, ëmbëltor etj. ·o- lexoj, besoj, darkoj, vrapoj etj. ·to- arsyetoj,rrezikoj, ledhatoj etj. ·sht- gjerësisht, burrërish, trimërisht et. ·as – barkas, fytas, shkurtas etj …. Tema e fjalës është pjesa që ngel te fjala pasi të hiqet mbaresa p.sh. guri (gur-i), mur-i, puno-va, punëtor-i, fshatar-i, gom-a, dor-a etj. Të gjitha pjesët e ligjëratës dhe te disa fjalë që nuk kanë mbaresa, tema e fjalës përkon me vetë fjalën dhe i quajmë të parme p.sh. punë, libër, në, me, për, por, etj. Por përkundër tyre kemi edhe temë jo të parme që përbëhet prej disa morfemave dhe janë të zbërthyeshme p.sh: librari, punëtor, atdhe, lundërtar, fshatar etj. Formimi i fjalëve në gjuhën shqipe Fjalët në gjuhën shqipe formohen në disa mënyra: 1. Fjalë të prejardhura (prejardhja), kur fjala e re formuhet me parashtesë, prapashtesë ose me parashtesë dhe prapashtesë. p.sh. përhap, qytetar, nënprefektura etj. 2. Fjalë të përbëra (përbërja), kur fjala e re përbëhet prej dy ose më shumë temave fjalë formuese, p.sh. zemërmadh, kokëmadh, bregdet etj. 3. Fjalë të përngjitura (përngjitja), kur fjala e re ndërtohet prej dy a më shumë fjalëve të veçanta, p.sh. gjithmonë, sepse etj. 4. Paranyjëzimi kur fjala e re krijohet me anë të paravendosjes së nyjes, p.sh. i qeshur, i pasur, i mërzitur (nga fjalët qeshur, pasur dhe mërzitur). 5 Konversioni, kur fjala e re krijohet si rezultat i ndërrimit të klasës së fjalës pa

përdorur morfema fjalëformuese, p.sh. krip (folje) dhe kripë (emër). a) E kishte kripur gjellën. b) Gjella kishte shumë kripë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 115

Page 116: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

F J A L A

Fjalëformimi �______� Prejardhja ��� Konversioni Parashtesore Përngjitja Prapashtesore Paranyjëzim Parashtesore dhe Kompozimi Prapashtesore Të rikujtohemi: -Shkenca e cila studjon kuptimin e fjalëve quhet Semasiologji. -Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet LEKSIK. -Shkenca e cila studion leksikun e një gjuhe quhet Leksikologji. -Degët e Leksikologjisë janë:Semasiologjia dhe Frazeologjia. -Frazeologjia merret me studimin e bashkimeve të qëndrueshme të fjalëve, që janë ngurosur historikisht me një unitet të vetëm dhe një kuptim të vetëm. p.sh. shtylla kurrizore, Universiteti shtetëror, shoh veten-kujdesem, bëj fjalë-grindem, i vë gjoksin punës-punoj me zell, fut hundët-ndërhyj ejt. Homonimet; Homonime quhen fjalët të njëjta nga forma, shqiptimi po të ndryshueshme nga kuptimi p.sh. fletë (gjethe drurësh) dhe fletë (letër); dhe (dheu), dhe (lidhëz), verë (ditë vere); verë (pije), bari (bimë), bari (ilaçi), bari (bar-bufe), bari (bariu i deleve) etj. Sinonimet; Sinonime quhen fjalët të afërta nga kuptimi po të ndryshme nga shqiptimi e forma p.sh: shikoj- vërej-vështroj, laps-kalem, gjel-kokoshi-këndezi ejt. Antonimet; Antonimet janë fjalë me kompleks fonetik të ndryshme dhe me kuptim të kundërt. p.sh. gëzim-hidhërim; dashuri-urrejtje; forcë-dobësi; lind-vdes; filloj-mbaroj; verë-dimër; natë-ditë etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 116

Page 117: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1.Çka quhet fjalë? 2.Cila pjesë quhet morfemë? 3.Si i ndajmë morfemat? 4.Rrënja e fjalës është? 5.Çka quhet mbaresë? 6.Si ndërtohen fjalët e prejardhura? 7.Çka është paranyjëzimi? 8.Cilat janë pjesët e fjalës ripunimi? 9.Çka janë sinonimet? 10.Trego disa homonime?

Përsëritje tematike:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 117

Page 118: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

M O R F O L O GJ I EMRI I PËRVEÇEM DHE I PERGJITHSHEM

Të rikujtohemi: Pjesa e ndryshueshme e ligjeratës që emërton frymorë, sende ose ide quhet emër. Emri ka dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës Emri ka tre gjini: gjininë mashkullore , femërore, dhe dhe asnjanëse.

Ti lexojmë me vëmendje vargjet dhe ti nënvizojmë emrat e përvecëm dhe të përgjithshëm:

“Qani ju shpata e ju dyfeqe Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqipëria me faqe n’dhe ………………………………. Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë gjithkund lshon dielli vap edhe rreze është toka jonë , prind na e kanë lënë…..”

Këtu emrat:

Detyrë: Në fletorën e detyrave të shtëpisë shkruaj gjashtë rreshtat e para të një fragmanti nga libri dhe klasifikoi emrat e përgjithshëm dhe të përvecëm në kolona të vecanta

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________

Shembuj: Të dallojmë gjininë dhe numrin te emrat e shënuar më poshtë: shoku , lapsi, fletorja, dhoma, guri,muri,motra etj. -miku-miqtë; zogu-zogjtë; shkolla-shkollat; goma-gomat etj.

shpata, shqiptari, zog, leqe, trima, rreze, prind etj janë erma të përgjithshëm , kurse emrat : Shqipëria, Tivari , Preveza- janë erma të përvecëm.

Mbani mend Emri i përgjithshëm emërton frymor ose send apo ide të përgjithësuara(shpata-cila shpatë?) Emri është i përvecëm kur emërton një frymorë, një send të individualizuar mirë. Emri i pervëcem shkruhet gjithnjë me shkronjë të madhe.(Tivari, Preveza…).

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 118

Mbani mend

Page 119: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

EMRI KONKRET DHE ABSTRAKT

Lexoni këtë tekst dhe vëreni çka tregojnë emrat e shkruar me shkronja të zeza: Kaluan disa ditë.Fshatarët ndërtuan torishte dhe ahura për bagëti. Gratë për herë të parë filluan ti mbushin shekat me qumësht delesh, lopësh dhe buallicash . Prej qumështit bëjnë kos, djathë dhe gjizë. Fëmijët hanin me ëndje bukë me bulmet dhe loznin me gëzim e hare. Në këtë tekst fjalët : ditë, gëzim, hare, ëndje tregojnë ide, pra i marrin vetëm me mend.

Fjalët: fshatarë, torishte, ahura, bagëti, gratë, shekat, delesh lopësh, buallicash (lopë, dele, buallicë) emërtojnë sende konkrete.

Fjalët: qumësht, kos, djathë,gjizë,bukë.bulmet tregojnë lëndë. mbani mend:

Ushtrojmë: Emrat e poshtëshënuar janë konkretë apo abstraktë?

nxënës, nënë, ushtar, vëlla, Agim, Hana.___________________ qengj, lopë, qen, luan, ___________________________________ libër, fletore, dritare, rrugë,________________________________ gëzim, hare, hidhërim,___________________________________ bukuri, rreptësi, butësi,___________________________________

Detyrë: Shkruani nga 4 emra që e emërtojnë : njerëz ___________ ____________ ___________ _____________ kafshë ___________ ____________ ___________ _____________ shpezë ___________ ____________ ___________ _____________ ende ___________ ____________ ___________ ____________ vende ___________ ____________ ___________ ____________ ndjënja ___________ ____________ ___________ ____________

Fjalët që emërtojnë frymorë, ose sende, të cilat mund të shihen apo të preken quhen emra konkretë. Fjalët që emërtojnë lëndë që nuk numërohet, por që peshohen i quajmë emra të lëndës.(respektivisht emrat e tillë janë konkret sepse shihen dhe preken) Emrat abstraktë janë fjalët që emërtojnë ide apo gjë që e marrin me mend, nuk e shohim as e prekim.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 119

Page 120: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kategorinë gramatikore të gjinisë e kanë të gjithë emrat në gjuhën shqipe. Shumica e emrave bëjnë pjesë në gjininë mashkullore dhe femërore, kurse një pjesë e vogël në gjininë asnjanëse. Për të dalluar gjininë e emrave mbështetemi në:

Mbaresat rasore të trajtës së pashquar dhe të shquar njëjës; Mbiemrat dhe fjalët tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime, yt,

jote, i saj, e saj etj. Tingulli i fundit i temës p.sh. fshat, gardh, dru,pe,krua(kroi), ftua, etj.

Në gjininë mashkullore, bëjnë pjesë emrat që në trajtën e shquar emërore njëjës marrin mbaresën i ose u. Në gjininë femërore, bëjnë pjesë emrat që në rasën emërore, trajta e shquar, numri njëjës marrin mbaresën a-ja ose e-je. Gjinia asnjëanëse, kjo gjini në gjuhën e sotme shqipe vjen duke u humbur, sepse një pjesë e madhe e emrave të kësaj gjinie kalojnë në gjininë mashkullore.(mishi, kosi, djathi). Në këtë gjini kanë ngelur një pakicë emrash të nyjshëm parafoljorë, që kanë dale nga emërzimi i pjesores. Psh.të folurit, të ecurit, të menduarit, të ngrënit.

Kategoria gramatikore e numrit

Emri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjësin dhe shumësin. -Në formën e numrit njëjës emri tregon një frymor, një send që bën pjesë në një klasë të caktuar frymorësh ose sendesh të një fare. Psh. shok, fletore, libër, punëtor,fushë, mal, qytet, shtëpi -Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar( dy e më tepër) frymorësh, sendesh,të një fare.psh. libra, punëtorë, male, fusha, qytete etj.

Formimi i numrit shumës të emrit

Në pikëpamje të ndërtimit të trajtave të shumësit , emrat në gjuhën shqipe ndahen në dy grupe:

Emra që nuk e ndryshojnë temën në shumës: sy,lule, mësuese, fshatare,shoqe, zile, faqe, lagje, kusi, lajthi, shtëpi etj.

Emra që dalin me temë të veçantë në shumës: plep-a, shkollë-a, pallat-e, rrip-a etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 120

Kategoria gramatikore e gjinisë

Page 121: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Emrat që kanë temë të veçantë për numrin shumës këtë numër e sajojnë me

prapashtesa dhe me ndërrime tingujsh. Emrat që e formojnë shumësin me prapashtesa janë të shumtë. Prapashtesat kryesore për formimin e shumësit të emrit janë: e,a,ë,nj,ër,enj,ra. Prapashtesën - e: e marrin emrat: gabim-e, batalion-e, stacion-e, album-e, kampion-e,aksion-e, duhan-e, dyqan-e, hotel-e, kamp- e, tunel- e, pazar-e, mal-e, seminar-e, zakon-e, katund-e, kanal- e, festival-e, etj.( janë këto emra të gjinisë mashkullore) Prapashtesën –a:e marrin këta emra: fushë-a, pulë- a, tufë- a, bishë- a, dëftesë-a, egërsirë-a, (te këta emra bie ë-ja e patheksuar para tingullit a) -bela, çupa, çuna, derra, gjela, gjysma, rripa, krimba, speca, bilbila, plepa, trupa, plisa, viça, xhepa, gjemba, plumba, qingja, reshta etj. -gogël-a, pupël-a, kumbull-a, nofull-a, emër-a. shpatull-a, meter-a, liter-a, motër-a, numër-a, flutur-a etj. Prapashtesën- ë:e marrin vetëm emrat mashkullorë.psh. rosakë, dibranë, anëtarë, arsimtarë, detarë, luftëtarë, punëtorë, tullacë, dasmorë, mjekë,fotografë, paragrafë, fishekë, rrugaçë, kriminelë, civilë, majmunë, agronomë. Prapashtesën-nj:e marrin vetëm emrat mashkullorë që mbarojnë me zanore të theksuar. Psh. Hu-huri-hunj, kallinj, barinj, drunj, florinj, heronj, mullinj, penj, zanatçinj, ftonj (ftua), thonj(thua), patkonj, lagonj etj. Prapashtesën-enj:e marrin një numër i vogël emrash mashkullorë. Psh. Lum-lumenj, budallenj, fukarenj, maskarenj etj. Prapashtesën-inj:e marrin pak emra mashkullorë. Psh. drapërinj, gjarpërinj, shkëmbinj, shkopinj, priftërinj, zotërinj etj. Prapashtesën-ra:e marrin disa emra mashkullorë dhe femërorë. Psh. barëra, bulmetra, plehra, lakra, verëra, gjakra etj. Poashtu me ra e bëjnë shumësin edhe emrat: mallra, fshatra, lojëra, gjëra. Emrat që ndërrojnë tingujt në numrin shumës i ndajmë në këto lloje( tipa):

-Emra që formojnë shumësin me qiellzorëzim të bashtingëllorëve fundore k dhe g në q dhe gj.psh. fik-fiq, krushk-krushq etj -Me qiellzorëzim dhe me mbaresën e psh: bark-barqe, bllok-blloqe, burg-burgje, disk-disqe, brisk-brisqe, dushk-dushqe, lëng-lëngje, park-parqe, prag- pragje, qark-qarqe, shel-shelgje,shtog-shtogje, treg-tregje, trung-trungje etj.

Emrat që mbarojnë me bashkëtingëlloren ll dhe r të cilat në numrin shumës qiellëzorohen në –j bën kështu: akuj, avuj( akull, avull), buaj, fyej, grumbuj, ishuj, popuj, kapituj, thëngjij, bij, lepuj etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 121

Page 122: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

FORMIMI I NUMRIT SHUMËS Shumësi i emrave përgjithësisht formohet nga forma e numrit njëjës me anë

të mjeteve të ndryshme. Sidomos emrat e gjinisë mashkullore numrin shumës e formojnë në disa mënyra:

1. me anë të prapashtesave trajtëformuese; 2. me anë të ndërrimeve fonetike në temën e emrit; 3.edhe me anë të ndërrimeve të tingujve në temë, edhe me anë të

prapashtesave ; 4. disa emra edhe në shumës përdoren si në formën e njejësit. 1. Pjesa më e madhe e emrave të gjinisë mashkullore shumësin e formojnë

me këto prapashtesa trajtëformuese: -a, -e, -ë, -nj, -ër, -enj, -inj, -ra. Me prapashtesën –a shumësin e formojnë disa emra që dalin me: a) -an; man-a , patëllxhan-a, por filxhanë, aeroplanë b) -ec; bishtalec-a, guralec-a, karkalec-a, spec-a. c) -ër; emër-a, libër-a, cilindër-a, regjistër-a. d) -il; bilbil-a, karanfil-a, trëndafil-a. e) -on; gramafon-a,magnetofon-a, kupton-a, por kamionë, vagonë etj. f) -rr; burr-a, derr-a, morr-a. g) -disa emra të tjerë si: çun-a, djep-a, laps-a, lis-a, kavanoz-a, etj. 2. Pjesa më e madhe e emrave të gjinisë mashkullore shumësin e formojnë

me prapashtesën –e. Kështu e formojnë të gjithë emrat foljor të formuara me prapashtesën:

a) -im; dëfrim-e, gëzim-e, kuptim-e, ndërtim-e. b) emrat që dalin me –al dhe –el: kanal-e, mal-e, vocal-e, por gjeneralë,

admiralë, si dhe duel-e, tunel-e, themel-e, por gjela, kriminelë, dembelë, çengela, etj.

c) -es dhe –et: ekces-e, proces-e, sukses-e, det-e, qyte-e, shtet-e, etj. d)-um dhe –ium: album-e, forum-e, kostum-e, presidium-e, etj. e) -ant dhe –at: karburant-e, diamant-e, restorant-e, variant-e, aparat-e, etj. f) -nd dhe –nt: katund-e, kënd-e, vend-e, argument-e, dokument-e, por

agjentë, asistentë, klientë, studentë etj. Me prapashtesën –e shumësin e formojnë edhe shumë emra të tjerë si: ballkon-e, elektron-e, sallon-e, silazh-e, etj.

3. Një numër i madh emrash të gjinisë mashkullore shumësin e formojnë

me prapashtesën –ë. Këtë prapashtesë e marrin sidomos emrat që mbarojnë:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 122

Page 123: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

a) -an: aeroplan-ë, pejan-ë, historian-ë, partizan-ë, filxhan-ë, etj. b) -ar dhe –tar: detar-e, fshatar-ë, këpuctar-ë, guximtar-ë, etj. c) -er: berber-ë, fener-ë, karrocier-ë, shofer-ë, oficer-ë, etj. d) -ist: aktivist-ë, artist-ë, fudbollist-ë, turist-ë, etj. e) -or dhe –tor: ambasador-ë, banor-ë, dëshmor-ë, fjalor-ë, malësor-ë,

murator-ë, punëtor-ë, por korre, korridore. 4. Një numër i vogël emrash shumësin e formojnë me prapashtesën –nj:

bari-nj, ku-nj, kallo-nj, mulli-nj, ulli-nj, ndërsa emri kufi shumësin e bën kufij. Emrat lëmë, lumë, përrua shumësin e bëjnë me –enj: lumenj, përrenj. Ndërsa emrat drapërë, gjarpër, shkëmb, shkop në shumës marrin –inj: drapinj, gjarpinj (dhe gjarpërinj), shkëmbinj. Emrat ftua, portokua, thua në shumës bëjnë: ftonj, potkonj, thonj.

Të gjithë emrat në shumësin e shquar në emërore dhe kallëzore marrin –ë: barinjtë, hunjë, lumenjtë, drapinjtë, thonjtë, etj. 5. Një numër i kufizuar emrash të gjinisë mashkullore shumësin e

formojnë me –ër: mbretër, nipër, prindër, princër, kecër, ndërsa emri prift në shumës bën priftërinj.

6. Ca emra që tregojnë lëndë e që nuk numërohen, por peshohen në disa

raste përdoren edhe në shumës, jo për të treguar sasi, por lloje të ndryshne të lëndës si, p.sh.: djathë, drithë, gjalpë, miell, mish, lesh, vaj, etj. Këta shumësin e formojnë me prapashtesën –ra: djathëra, drithëra, miellra,etj.

II. Siç u përmend, në gjuhën shqipe disa emra shumësin e formojnë me

anë të ndryshimeve fonetike të tingujve të temës. Kështu e formojnë duke e qiellzorëzuar tingullin e fundit emrat që mbarojnë me:

a) -g, -k: zog– zogj, bujk– bujq, krushk– krushq, mik-miq, etj. b) -ll, -r: akull-akuj, djall-djaj, grumbull-grumbuj, lepur-lepuj, etj. c) Me anë të metafonisë apo me ndërrimin e a-së në e: dash-desh,

mëzat-mëzet, plak-pleq,etj. III. Disa emra, krahas ndërrimit të tingujve të temës, marrin edhe

prapashtesën –e, ndërsa një numër i vogël mbaresën –ë dhe –ër: breg-brigje, qark-qarqe, shteg-shtigje, lëng-lëngje, lug-lugje, varg-vargje, brisk-brisqe, dushk-dushqe, çek-çeqe, furrik-furriqe, kunat-kunetër, skllav-skllevër , dhëndër-dhëndurë, rreth-rrathë (gjeometrikë dhe rrethe– si njësi administrative), thes-thasë, njeri-njerëz, etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 123

Page 124: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

IV. Emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me temë në –as, -ës, -ues a –

yes edhe në shumës pëedoren si në formën e nj•sit . P.sh.: një gostivaras –dy gostivaras, një përkthyes—dy përkthyesa, një udhërrëfyes-dy udhërrëfyes.

Shënim: Të gjithë këta emra si edhe ata që shumësin e formojnë me

prapashtesën –ër, në rrasën rrjedhore të pashqyar para mbaresës –sh dhe në emëroren e kallëzoren e shquar para mbaresës –t marrin një –i për shqiptim më të lehtë e bukurtingëllim: prej ca blerës-i-sh dhe blerës-i-t; prej ca mësues-i-sh dhemësues-i-t, etj. Kështu ndodh edhe me disa emra që shumësin e formojnë duke e palatalizuar k-në në q: bujk-bujq, prej ca bujq-i-sh dhe bujq-i-t= bujqit dhe peshqit, krushqit etj.

SHUMËSI I EMRAVE TË GJINISË FEMËRORE Në krahasim me shumësin e mashkullorëve ,shumësi i emrave të gjinisë

femërore paraqitet fare i thjeshtë, sepse kjo kategori gramatikore te femrorët shprehet vet¥m me prapashtesën -a.

Me këtë prapashtesë shumësin e formojnë të gjithë emrat femërorë që në trajtën e pashquar dalin me temë në –ël, -ër, -ëz, -ull, dhe –ur: bukël-a, pupël-aq, femër-a, hudhër-a, kodër-a, lodër-a, motër-a, degëz-a, lidhëz-a, petëz-a, kukull-a, petull-a, flutur-a, gjepur-a, etj. Emri gjë shumësin e bën me –ra: gjëra.

Prapashtesën a në shumës e marrin edhe pjesa më e madhe e femërorëve që në trajtën e pashquar dalin me temë në –ë:arë-a, arkë-a, ferrë-a, hallë-a, etj.

Një pjesë e konsiderueshme e femrorëve në shumës dalin me të njejtën temë gramatikore si në njëjës. Të këtillë janë të gjithë emrat që dalin me –e të patheksuar si: një dele– dy dele, një lule-dy lule, si dhe emrat që mbarojnë me zanore të theksuar: një rrëke-dy rrëke, një shtëpi-dy shtëpi, një kala-dy kala, etj.

Me të njejtën formë si njëjës përdoren edhe një shumicë emrash që mbarojnë me –ë: një ditë-dy ditë, një fletë-dy fletë, një lugë– dy lugë, një javë– dy javë, etj.

Shënim: Emrat derë e dorë në shumës bëjnë duar dhe dyer do të thotë e

humbin ë-në fundore dhe zanore e theksuar e zbërthejnë në tog zanoresh. Ë-ja fundore bie edhe tek emri natë :një natë– dy net. Emri grua në shumës bën gra. Si në gjuhët e tjera ashtu edhe në gjuhën shqipe një numër emrash përdoren vetëm në formën e numrit shumës. Në këtë formë përdoren emrat që tregojnë sende të përbëra prej dy elementesh homogjene si, p.sh. Gërshërë, pantallona, tiriqi,si dhe emrat krunde, të holla, të fala, të lashta, etj.

Vetëm në shumës përdoren edhe emrat e përveçëm gjepgrafikë: Alpet, Andet, Karpatet e ndonjë tjetër.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 124

Page 125: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Ushtrime: Gjeni gjashtë emra të gjinisë mashkullore që shumësin e bëjnë

me ndryshime fonetike dhe me ta formoni nga një fjali. Ushtrime: Emrat e mëposhtëm i ktheni në shumës. automabil, çun, laps, pëllumb, bilbil, qilim, aparat, shtet, aksion, vizatim,

hartim, luftëtar, fshatar, detar, humanist, sportist, malësor, dasmor, mik, fik, shtog, breg, pyll, kungull, popull, lepur.

Pyetje për përsëritje:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 125

1. Sa numra kanë emrat? 2. Me cilat prapashtesa e formojnë shumësin emrat e gjinisë mashkukkore? 3. Si formohet shumësi me anë të ndryshimeve fonetike të tingujve? 4.Cilët emra mashkullorë përdoren në një formë edhe në njejës edhe

në shumës? 5.Cilët emra përdoren vetëm në njëjës e cilët vetëm në shumës?

Page 126: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

RASAT E EMRIT

Mësojmë duke analizuar tekstin e shkurtër: Shkolla jonë është e bukur. Klasat e shkollës tonë janë të mëdha. Për sukses, rregullshmëri dhe disiplinë shkollës sonë shumë shoqe ua kanë zilinë. Shkollën tonë shpesh herë e përmbanin si model për mbarëvajtjen e procesit arsimor. Prej shkollës sonë çdo vit dalin nxënës të mirë. Në këtë tekst emri shkollë është përdorur në formë të ndryshme.(shkolla, e shkollës,shkollës.shkollën,prej shkollës. Mbani mend:

Ushtrime: Në vendet e shprazëta përdorni emrin gjuetari në të gjitha rasat : _________________shkoi ne gjueti.Pushka e________________është e re. Kur qet me pushkë______________nuk i dridhet dora.Fëmijet e fshatit e takojnë shpesh_________________zagari nuk ndahet prej_________________________. Detyrë 1: Shkruaj një shembull sipas këtij modeli: 1. ___________________________________________________________ 2. ___________________________________________________________ 3. __________________________________________________________ 4. __________________________________________________________ 5. __________________________________________________________. Njohuri plotësuese:

Për t'i kuptuar më lehtë rasat, në vazhdim të temës do t’ua shkruajmë pyetjet e rasave. Për rasën emërore përdoren pyetjet: kush?,cili?, cilat?, cilët?. Për rasën gjinore përdoren pyetjet: i kujt?, e kujt?,i cilit?,i cilës?,e cilit Për rasën dhanore përdoren pyetjet: kujt?, cili?, cilës?, cilëve?, cilave? Për rasen kallëzore përdoren pyetjet:kë?, cilin?, cilën?,cilët?,cilat? Për rasën rrjedhore përdoren pyetjet: prej kujt?, prej cilit?, prej cilës etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 126

Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa. Rasat e emrit janë pesë: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore.

Page 127: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Detyrë 2 Në shembujt e mëpshtëm tregoni rasat:

Nxënësi shkruan._____________________ Libri i nxënësit është i pastër.________________ Nxënësit i dhuruan një libër._____________________ Nxënësin e mirë e lëvdojnë.______________________ Lektyrën e punova prej nxënësit të kl.III.____________

Detyrë 3 Emrat shoku dhe motra i përdorni në pesë forma d.m.th. në pesë fjali të ndryshme. Në secilen fjali të dallohet rasa.

shoku… �� ________________________________________________ �� ________________________________________________ �� ________________________________________________ �� -_______________________________________________ �� -_______________________________________________

motra:

�� __________________________________________________ �� __________________________________________________ �� __________________________________________________ �� __________________________________________________ �� __________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 127

Page 128: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

LAKIMI I EMRIT

Detyrë Shkruani nga pesë emra për secilin lakim: ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________.

Lakimi i emrit ( ushtrime)

Në temën e kaluar emrat shkolla dhe nxënësi kishin marrë forma të ndryshme nëpër rasa, prandaj themi se: Ndryshimi i emrit nëpër rasa në numrn njëjës dhe shumës në trajten e shquar dhe të pashquar quhet lakim.

Emrat e gjinisë femërore dhe mashkullore në trajtën e pashquar dhe në trajtën e shquar nëpër rasa marin mbaresa të ndryshme. Në bazë të mbaresave që marrin në rasen emërore në numrin njëjës , në trajtën e shquar emrat ndahen në tri lakime që janë : Lakimi i parë: përfshin emrat e gjinisë mashkullore që marrin

mbaresën i. p.sh. lapsi, mësuesi, shkumësi etj. Lakimi i dytë: perfshin emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën u p.sh. ujku, bariu, peshku, zogu, miku, shtogu, etj. Lakimi i tretë: perfshin emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresën a. p.sh. shtëpia, lulja, klasa ,dera, banga, etj.

Emri lakohet në numrin njëjës dhe shumës në trajtën e pashquar dhe ne trajtën e shquar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 128

Page 129: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Lakimi i parë:

numri njëjës numri shumës Emërore një laps ca lapsa Gjinore i(e) një lapsi i(e) ca lapsave Dhanore një lapsi ca lapsave Kallëzore një laps ca lapsa Rrjedhore prej një lapsi prej ca lapsash

numrin njëjës numrin shumës Emërore lapsi lapsat Gjinore i(e)lapsit i(e)lapsave Dhanore lapsit lapsave Kallëzore lapsin lapsat Rrjedhore prej laspit prej lapsave Lakim i dytë :

numrin njëjës numrin shumës Emërore një shok ca shokë Gjinore i(e) një shoku i(e)ca shokëve Dhanore një shoku ca shokëve Kallëzore një shok ca shokë Rrjedhore prej një shoku prej ca shokësh

numri njëjës numri shumës Emërore shoku shokët Gjinore i(e)shokut i(e)shokëve Dhanore shokut shokëve Kallëzore shokun shokët Rrjedhore prej shokut prej shokëve

Trajta e shquar

Trajta e pashquar

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 129

Page 130: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Lakimi i tretë

numri njëjës numri njëjës Emërore një nxënëse ca nxënëse Gjinore i(e)një nxënëseje i(e)ca nxënëseve Dhanore një nxënëseje ca nxënëseve Kallëzore një nxënëse ca nxënëse Rrjedhore prej një nxënëseje prej ca nxënësesh

numri njëjës numri shumës Emërore nxënësja nxënëset Gjinore i(e) nxënëses i(e)nxënëseve Dhanore nxënëses nxënëseve Kallëzore nxënësen nxënëset Rrjedhore prej nxënëeses prej nxënëseve

____________________________________________________________________ Shënim:

Kështu lakohen edhe emrat : peri, freri, druri, mulliri, dushku, bregu, shtogu, qiriu, njeriu,ideja, foleja, shtepia, lulja etj.

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 130

Page 131: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PËREMRI

idea e përgjithshme Përemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shërben për të treguar një a më shumë sende, tipare ose sasi të përcaktuara sendesh. Përemrat në gjuhën shqipe kanë kategorinë gramatikore të: gjinisë, vetës, numrit dhe të rasës. Përemrat në gjuhën shqipe janë:

Përemri vetor Përemri vetvetor Përemri dëftor Përmri pronor Përemri pyetës Përemri lidhor Përemrat e pacaktuar.

Përemri vetor

Përemrat vetorë: janë fjalë treguese , që tregojnë vetat. Përemrat vetorë të vetës së parë unë(njëjës), ne (shumës) tregojnë vetën që flet, përkatësisht një grup vetash ku bën pjesë edhe folësi. Përemrat vetorë të vetës së dytë ti ( njëjës), ju (shumës), tregojnë vetën me të cilën flasin , përkatësisht një grup vetash me të cilët bisedojmë. Përemrat vetorë të vetës së tretë ai, ajo ( njëjës), ata, ato ( shumës)tregojnë frymorin dhe sendet për të cilët bëhet fjalë. Përemrat vetorë të vetës së pare dhe vetës së dytë përdoren kryesisht për njerët , ndërsa vetorët e vetës së tretë përdoren edhe për frymorë të tjerë dhe për sende. Lakimi i përemrave vetorë: Kategorinë e rasës e kanë të gjithë përemrat vetorë. Në rasën dhanore dhe kallëzore përemrat vetorë, përveç trajtës së plotë kanë edhe trajta të shkurtra. Pasqyra e lakimit të përemrave vetorë:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 131

Page 132: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Veta e parë Veta e dytë

Njëjës shumës njëjës shumës

E. unë ne ti ju GJ. / / / / DH . mua, më neve, na ty, të juve, ju K. mua, më ne, na ty, të ju, ju RR. prej meje prej nesh prej teje prej jush

Veta e tretë njëjës shumës (mashkullore/femërore) (mashkullore/femërore) E. ai ajo ata ato GJ. i atij i asaj i atyre i atyre DH. atij i asaj i atyre u atyre u K. atë e atë, e ata, i ato, i RR. prej atij prej asaj prej atyre prej atyre Trajtat e shkurtëra të përemrit vetorë mund të përdoren së bashku me trajtën e plotë, por mund të përdoren edhe pa trajtën e plotë, kurse trajtat e plota nuk mund të përdoren vetë. p.sh. Mua më porositën të blej një libër Më porositën të blej një libër

( por nuk mundet kështu : mua porositën të blej një libër) Në sintaksë trajtat e shkurtëra të përemrave vetorë përdoren si kundrinorë të drejtë, përkatësisht si kundrinor i zhdrejtë. Më thanë të shkoj në Tetovë______ kujt i thanë? Mua më = k.. zhdrejtë Më panë duke luajtur në dhomë.____ kë e panë? Mua më = k. i drejtë

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 132

Page 133: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1.Çka quhet përemër vetorë? 2.Cilët janë përemrat vetorë të vetës së dytë? 3.Cilët përemra nuk lakohen në rasën gjinore? 4.Në cilën rasë përemrat vetorë kanë trajtë të shkurtër? 5.Çfarë funksioni sintaksor kryejnë trajtat e shkurtëra?

Shkruani 5 fjali, nënvizo përemrat vetorë, ndërsa trajtën e shkurtër rretho?

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 133

Përsërisim temën:

Page 134: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PËREMRAT DËFTOR Përemrat dëftorë: janë fjalë tregonjëse, që shërbejnë për të treguar a dëftuar një apo më shumë frymorë, sende etj të caktuara ose një apo më shumë tipare të frymorëve, të sendeve etj pa i emërtuar. Siç është vënë re edhe te përemrat vetorë; fjalët :ai, ajo, ata, ato, shërbejnë si përemra vetorë dhe si përemra deftorë. Janë vetorë në këto raste: Kur zëvendësojnë një emër të përmendur më parë: psh Struganët janë shumë mikpritës, ata mikun e presin me bujari Kur përdoren pa a-në nistore: psh Atij ia kënda të rrinte me ta

Janë dëftorë në këto raste:

Kur mund të zëvendësohen me përemrat ky, kjo, këta, këtoKur mund të përcaktohen nga ndajfolja atje ose nga një tjetër rrethanor:

Ai atje më pëlqeu po ti jo Kur përcaktojnë një emër:

Jam ai Marku, or miku im ç. Kur ndiqen nga një fjali e varur përcaktore psh. Ajo që kishte ndodhur nuk ishte e pëlqyeshme.

Pasqyra e lakimit të dëftorëve

Njëjës shumës (mashkullore/femërore) (mashkullore/femërore) E. ky kjo këta këto GJ. i këtij i kësaj i këtyre i këtyre DH . këtij kësaj këtyre këtyre K. këtë këtë këta këto RR. prej këtij prej kësaj prek këtyre prej këtyre

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 134

Page 135: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, janë të gjinisë mashkullore. Gjinia femërore e tyre formohet nga gjinia mashkullore me ndërrimin e nyjes i në e, si te mbiemrat e nyjshëm. Këta përemra lakohen si mbiemrat e nyjshëm dhe përdoren bashkë me emrat. Pyetje për përsëritje:

1.Cilët fjalë i quajmë përemra dëftorë? 2.Cilët janë përamrat dëftorë prej afër? 3.Ku dallohen përemrat dëftor ai, ajo, ata, ato nga përemrat e njëjtë dëftorë? 4.Si e formojnë gjininë femërore përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë? 5.Shkruani në vazhdim 3 fjali ku fjalët ai, ajo, ata, ato të përdoren si përemra

dëftorë? a.� ________________________________________________�b. _____________________________________________________ c. _____________________________________________________

Detyrë: Plotësoni fjalitë: 1. _______ nxënësi lexon bukur. 2. ______atje lexon më dobët.3. ____atje bëjnë punët e shtëpisë. 4. _______ ______ dhe _______ do të shkojmë në teatër.

� PËREMRAT PYETËS

Përemrat pyetës: janë fjalë tregonjëse që shërbejnë për të pyetur për njerëz, kafshë, sende apo për tipare të tyre. Përemrat pyetës kategorinë gramatikore e kanë në masë të ndryshme: ndonjë si cili e ka kaetgorinë e gjinisë të numrit dhe të rasës. Kush ka vetën, kategorinë e rasës, poashtu edhe sa i ka të njëjtat ndërsa ç dhe çfarë nuk kanë asnjë kategori. Shumica e përemrave pyetës shoqërohen me emra, ndonjëherë edhe me parafjalë. Psh Cilin shok e gjete? Ose Me cilin shok mban kontakte më të mira? Përemri pyetës kush ka kuptimin të përcaktuar dhe përdoret vetëm për njerëz. Psh Kush e shoqëroi babin për në pushime. Kujt nuk i ke dhënë ftesë? Përemri pyetës kush ka vetëm kategorinë gramatikore të rasës: E. kush GJ. i kujt DH. kujt K. kë RR. prej kujt Përemri pyetës cili përdoret për frymorë dhe sende. Ky ka një kuptim më të përcaktuar prej përemrit pyetës kush. Psh. Cili është libri yt? Cila është fletorja jote. Ky përemër ka kategorinë gramatikore të rasës dhe lakohet kështu: Njëjës/shumës( mashkullore) njëjës/shumës(femërore)

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 135

Page 136: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Njëjës/shumës( mashkullore) njëjës/shumës(femërore) E. cili cilët cila cilat GJ. .i cilit i cilëve i cilës i cilave DH . cilit cilëve cilës cilave K. cilin cilët cilën cilat RR. prej cilit prej cilëve prej cilës prej cilave Përemri pyetës ç’ përdoret nëpër fjali pyetëse ku kërkohet përcaktimi i një frymori a sendi. Ky përemër s'ka asnjë kategori gramatikore. Përemri pyetës çfarë është i njëjtë me përemrin pyetës ç. Edhe ky përemër nuk ka kategori gramatikore. Përemri pyetës sa përdoret për të pyetur për sasinë e frymorëve apo sendeve. Sa nxënës mungojnë? Sa paguan për atë llogari? Përemri pyetës sa ka kategorinë gramatikore të rasës: E. sa GJ. i save DH. save K. sa RR. prej save Përemri pyetës i sati përdoret për të pyetur për rradhën e frymorëve apo të sendeve. E sata paralele është e jotja? I sati arriti Astriti? I sati ishe? Ky përemër përdoret gjithnjë në trajtën e shquar. Përemri pyetës se përdoret për të pyetur për sende, për lëndën nga e cila përbëhet një send, për mjetin ose shkakun. Nuk kuptuam se për ç'gjë na fole? Me se erdhe?Pyetje për përsëritje:

1. Çka quhet përemër pyetës? 2. Cilat fjalë përdoren si përemra pyetës? 3. Si përdoret përemri pyetës kush? 4. Me çka shoqërohet përemri pyetës cili? 5. Cili përemër pyetës nuk ka kategori gramatikore? 6. Shkruaj 5 fjali ku të ketë përemra pyetës? a. ___________________________________________________________ b. ___________________________________________________________ c. ___________________________________________________________ d. ___________________________________________________________ e. ___________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 136

Page 137: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PËREMRI LIDHORË Përemrat lidhorë: janë fjalë treguse që shërbejnë për të lidhur një fjali të varur me një tjetër. Përemrat lidhorë nga funksioni lidhës që kryejnë afrohen me lidhëzat, por ndryshojnë prej tyre, sepse janë pjesë të ndryshueshme të ligjeratës( disa prej tyre) shërbejnë edhe si gjymtyrë të fjalisë. Përemrat lidhor ndahen në të caktuar dhe të pacaktuar/

Përemrat lidhor të caktuar janë: që, i cili, çka. Këta përemra i referohen një gjymtyre ose përemrave të fjalisë drejtuese. Psh. Bisedat e para zhvilloheshin për ata dy punëtorët që kishin shpëtuar për mrekulli.

Përemri lidhor që nuk ka asnjë kategori gramatikore. Ai përdoret i ngurosur. Psh. Aty pranë kaloi një burrë që dukej shumë i madh. Ky përemër është i ngurosur në fjali si kryefjalë dhe si kundrinorë i drejtë. Psh. Jehona që i mori këto kritika sikur i drejtoheshin asaj, fshiu lotët.. Por ky përemër mund të dalë edhe në funksion të një kundrinori prafjalorë, atëherë kur shoqëron objektivin për të cilin flitet. Psh. E mbylli diskutimin me po atë mënyrë që e filloi. Përemri lidhor i cili përdoret më dendur. Ky përemër del në forma të veçanta gramatikore për të dy gjinitë në dy numra: i cili-gjinia mashkullore, të cilët-gjinia mashkullore shumës E cila-gjinia femërore, të cilat-gjinia femërore shumës. Kur lakohet përemri lidhorë i cili ndryshon nyja dhe mabresa.

Lakimi i përemrit lidhorë i cili Njëjës shumës njëjës shumës (mashkullore) (femërore) E . i cili të cilët e cila të cilat GJ. i të cilit i të cilëve i së cilës i të cilave DH . .të cilit të cilëve së cilës të cilave K. të cilin të cilët të cilën të cilat RR. prej të cilit prej të cilëve prej së cilës prej të cilave Përemri lidhor çka ka filluar të përdoret më vonë në gjuhën letrare , por që përdoret shumë rrallë. Përemrat lishorë të pacaktuar janë: kush,cili,ç,çfarë,sa, të cilët (këto janë përemra pyetës por kanë kaluar në përemra lidhorë)

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 137

Page 138: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

-Përemri kush përdoret si lidhor i pacaktuar kur është i zbërthyer në dy përemra që tregojnë vetëm frymorë.psh. merrni kur të vini kë të doni (kë-atë që) Përemri cili lidhet me frymorë ose sende, në funksion të lidhorit cili që përdoret më rrallë. Psh .merre cilin të duash. Kalimi i përemrave pyetës kush, cili, ç, çfarë, sa në përemra lidhorë të pacaktuar ka ndodhur gjatë përdorimit të tyre në fjalitë pyetëse të zhdrejta. Pyetje për përsëritje:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 138

1. Çka quhet përemër lidhor? 2. Cilat fjalë përdoren si përemra lidhorë? 3. Si përdoret përemri lidhor që? 4. Në cilat forma gramatikore del përemri lidhor i cili? 5. Cilat janë përemrat lidhorë të pacaktuar? 6. Ndërtoni 5 fjali me përemra lidhorë? a. ________________________________________________________________ b. ________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________ d. ___________________________________________________________ e. ________________________________________________________________

Page 139: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PËREMRI PRONORË

Përemrat pronorë: janë fjalë treguese që shërbejnë për të treguar se kujt i përket prona. Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës. Psh. Lapsi im, shoku yt,motra jote, mësuesi ynë. Përemrat pronorë janë: im, yt,i tij,i saj, e tij, e saj, e mi, e mia etj. pronorët janë deridiku të përafërt me vetorët, megjithatë midis tyre ka ndryshime strukturore. Pronorët nuk tregojnë vetën, por tregojnë përkatësinë ndaj vetës. Çdo pronor ka dy trajta , gjini dhe numër. Psh. Im-ime, e mi-e mia, yt-jote, e tu- e tua, i tij- e tij etj. Kategoria gramatikore e vetës është paralele me atë të vetorëve

1.Përemrat pronor të vetës së pare janë: im-ime/e mi-e mia/ynë-jonë/tanë-tona/- këta tregojnë se prona i takon vetës që flet folësi.psh.Dje gjyshi im erdhi tek ne/ dje gjyshja ime erdhi tek ne

2.Përemrat pronor të vetës së dytë janë: yt-jote/e tu- e tua/juaj-tuaja- tregojnë se prona I takon bashkëbiseduesit , pra atij me të cilin flasim. Psh. I bukur është qyteti yt. Me padurim pres ardhjen tuaj.

3.Përemrat pronorë të vetës së tretë janë: i tij-e tij/i saj- e saj/i tyre- e tyre/e vet- e veta. Këta përdoren për të treguar se sendi I përket vetës për të cilën bëhet fjalë. Psh. Përmendorja e tij u vendos në Shkup. Bukuria e saj mahniti të pranishmit.

Kategoria gramatikore e gjinisë: Përemrat pronorë kanë forma gjinie për të tria vetat, por gjina e tyre varet nga gjinia e emrave që ata e përcaktojnë. Përveç kësaj përemrat pronorë në përgjithësi karakterizohen nga raporti “pronë- pronar” Kategoria gramatikore e numrit: Përemrat pronorë përsa i përket kategorisë gramatikore të numrave ndryshojnë nga gjithë përemrat tjerë dhe nga mbiemrat, sepse pronarët kundrohen në dy anë që janë: sendi dhe zotëruesi. I tij” nga prona” e “pronari” I saj. Psh. Lapsi im____________prona dhe pronari njëjës Lapsi ynë___________prona njëjës dhe pronari shumës Lapsat e mi_________prona shumës dhe pronari njëjës Lapsat tanë________prona dhe pronari shumës

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 139

Page 140: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pasqyra e përemrave pronorë

Kategoria gramatikore e rasës Përemrat pronorë kanë edhe kategorinë gramatikore të rasës. Edhe këto si mbiemrat mund të përdoren bashkë me emrat , ose në vend të këtyre emrave.

Veta e parë

Veta e dytë

njëjës Shumës Njëjës shumës

M F M F M F M F

im ynë

ime jonë

e mi tanë

e mia tona

yt juaj

jote juaj

e tu tuaj

e tua tuaja

Veta e tretë

Njëjës Shumës

Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore i tij i saj i tyre

i vet

e tij e saj e tyre

e vet

e tij e saj e tyre e vet

e veta

të tij të saj të tyre

/

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 140

Page 141: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pasqyra e lakimit të përemrave pronorë Veta e pare- njëjës (mashkullore dhe femërore) E. shoku im shoqja ime GJ. i shokut tim i shoqës sime DH. shokut tim shoqes sime K. shokun tim shoqen time RR. prej shokut tim prej shoqës sime Shënim: është lakuar vetëm njëra formë, vetëm në rasën emërore, të tjerat ushtroni në klasë, për të përvetësuar më mire temën. Pyetje për përsëritje:

Cilat fjali i quajmë përemra pronorë? Cilat kategori gramatikore i kanë pronorët? Kategoria e numrit tek pronorët ndryshon nga përemrat tjerë-cili është shkaku? Në sa veta përemrat pronorë kanë forma gjinie? Shkruani fjali ku të përdoren këta përemra pronorë: im, e mia, yt, e tu, e saj, i saj,

e tij, e tyre, (8 fjali të shkruani në fletore)

PËREMRAT E PACAKTUAR

Përemrat të pacaktuar: janë fjalë treguese që shërbejnë për të treguar frymorë, sende apo tipare në mënyrë të pacaktuar. Përemrat e pacaktuar janë: një,njëri, ndonjë, ndonjëri, kush, dikush,askush, asnjë, diçka.çdo, secili, tjetër, shumë, pak, gjithë, megjithë etj. Përemrat e pacaktuar klasifikohen në: -Përemra të pacaktuar që tregojnë frymorë ose sende të pacaktuara -Përemra pronorë të pacaktuar që tregojnë sasi të pacaktuar frymorësh ose sendesh Përemrat që tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të pacaktuar janë: kush, dikush, diçka,gjë, një, çdo, secili, asnjë, askush. Përemrat:kush, dikush, sekush, ndokush, njëri, askush, asnjëri –përdoren vetëm për frymorë. Psh Po më thërriti dikush më lajmëro. Njerëzit shtyheshin kush të hyjë i pari. Përemri njëri vjen nga emri njeri dhe ka një kuptim shumë të përgjithshëm. Psh. Shkova por sgjeta njeri. Në ardhtë ndokush më thërrit. Njëri i binte thumbit, tjetri patkoit.Përemrat e pacaktuar që tregojnë edhe frymorë edhe sende në mënyrë të pacaktuarjanë: një, njëri, ndonjë, ndonjëri etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 141

Page 142: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Përemrat e pacaktuar që tregojnë frymorë a sende të veçuar të një grupi janë: çdo,secili, gjithsecili, gjithkund, kushdo, cilido. Psh. Çdo njëri ka karakterin e vet. Gjithkush nuk mund të bëhet poet. Përemrat e pacaktuar: njëri, ndonjëri, njëra, ndonjëra, secili, kushdo, kush etj kanë edhe kategorinë gramatikore të rasës.

Pasqyra e lakimit të përemrave të pacaktuar

E. njëri njëra secili tjetri GJ. i njërit i njërës i secilit i tjetrit DH. njërit njërës secilit tjetrit K. njërin njërën secilin tjetrin RR. prej njërit prej njërës prej secilit prej tjetrit Të përsërsim temën :

Detyrë Shkruani fjali dhe përdorni përemrat: secili, askush, asnjë, kush. kurrkush, asnjëri, një.

1. _____________________________________________________________

2. _____________________________________________________________

3. _____________________________________________________________

4. _____________________________________________________________

5. _____________________________________________________________

6. _____________________________________________________________

7. _____________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 142

1.Çka quhet përemër i pacaktuar? 2.Si klasifikohen përemrat e pacaktuar sipas kuptimit? 3.Në cilin grup bëjnë pjesë përemrat e pacaktuar askush, asnjëri,ndokush? 4.Lakoni përemrin e pacaktuar kush dhe ndonjëri?

Page 143: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PËREMRAT VETVETORË

Përemri vetvetor tregon vetën, që në një ndërtim të caktuar sintaksor përfaqëson njëkohësisht atë mbi të cilin ushtrohet një veprim dhe atë që e kryen atë veprim. Psh. Kush ishte në rrezik e përmblodhi vetën.Mos puno vetëm për vete. I kishte hyr në qejf vetja. Si përemra vetvetorë në shqipen e sotme shërbejnë fjalët vehtja dhe vetvehtja Përemrat vetvetorë lakohen si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar të njëjësit.

Pasqyra e lakimit të përemrave vetvetorë

Ushtrim përmbledhës: Nënvizo përemrat në këto fjali dhe trego llojin:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 143

1. Unë mendova të shkonim ne të parët. ___________________________________________________________ ___________________________________________________________ 2. Ata do të qëndrojnë lartë, kurse ju zbrisni poshtë. ___________________________________________________________ ___________________________________________________________ 3. Kjo na mbushi zemrën me gëzime. ___________________________________________________________ ___________________________________________________________ 4. Këtyre u nevojitet shpjegim plotësues - tha ajo. ___________________________________________________________ ___________________________________________________________ 5. Kjo nuk më pëlqen - përsëriti shoqja ime. ___________________________________________________________ ___________________________________________________________ 6. Të gjithë lëvdojnë punën e vetë. ___________________________________________________________

E. vetvetja GJ. i vetvetes DH. vetvetes K. vetveten RR. prej vetvet

Page 144: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

F O L J A

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që shërben për të emëruar një veprim ose gjendje. Folja, dallohet prej kategorive tjera gramatikore si nga kuptimi ashtu edhe nga veçoritë gramatikore.

Nga ana kuptimore foljet shprehin veprime ose gjendje si proces që do të thotë veprime ose gjendje që vërtetohen në kohë të caktuar dhe që lidhen me një kryefjalë që i kryen apo i pëson. E nga kjo pikëpamje foljet ndryshojnë edhe nga emrat foljorë, të cilët gjithashtu shërbejnë për të emëruar veprime dhe gjendje , por këto i shprehin në mënyrë abstrakte, jashte lidhjesh kohore dhe pa i referuar domosdo kryefjalës që i kryen apo i pëson.

Foljet ndryshojnë nga kategoritë tjera leksiko-gramatikore ,duke përfshirë këtu edhe emrat foljorë të formuar me prapashtesa.

Foljet që shprehin veprime, si në cdo gjuhë edhe në gjuhën shqipe jane më të shumta në numër dhe kjo shpjegohet lehtë me veprimtarinë e shumëanshme të njeriut në jetë. Kështu një numër foljesh shërbejnë për të emëruar veprime fizike si punoj, shkruaj, bluaj, shkoj, kthehem, sulem, etj. Disa folje të tjera shprehin veprime psiqike e fiziologjike si mendoj, kujtoj, dyshoj, zemërohem, hidhërohem, pendohem.

Disa folje si ul, ngre, fus, nxjerr, martoj etj përdoren shpesh si folje kauzative ose faktive dmth si folje që tregojnë se kryefjala bën që një tjetër ta kryejë veprimin e shprehur prej foljes. Në raste të tilla secila nga këto folje kauzative mund të zbërthehet në dy folje, nga të cilat e para do të jetë folja bëj. Psh :

E ula me pahir ( e bëra të ulet me pahir) Mësuesi më ngriti sot në mësim ( më bëri të ngrihem në mësim) E martoi të birin ( ai e bëri te birin të martohet)

Në gjuhën shqipe ka edhe një numër të kufizuar foljesh që tregojnë të gjendur a të qenë si jam, gjindem, ndodhem etj. Folja në gjuhën shqipe luan një rol shumë të rëndësishëm në të ndërtuarit e fjalive. Në gjuhën shqipe zakonisht nuk formohen fjali pa pjesëmarrjen e foljes.

Folja i ka këto kategori gramatikore: �� Kategorinë gramatikore të vetës �� Kategorinë gramatikore të numrit �� Kategorinë gramatikore të mënyrës �� Kategorinë gramatikore të kohës �� Kategorinë gramatikore të diatezës

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 144

Për ndryshim nga pjesët tjera të ligjeratës folja gjithashtu ka edhe mënyrën, kohën dhe diatezën. Folja dhe përemri kanë të përbashkët kategorinë gramatikore të vetës.

Page 145: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

FOLJET NDIHMËSE

Foljet ndihmëse ndryshe quhen edhe fjalë shërbyese të cilat i sherbejnë foljes kryesore. Foljet ndihmëse në gjuhën shqipe janë: jam dhe kam.

Folja kam si folje ndihmëse shërben për të formuar kohët e kryera të foljes kur këto nuk janë në diatezat pësore dhe vetvetore psh: kam punuar, kisha punuar, paça punuar etj , si dhe format e kohës së ardhme kam me punue, kam për të punuar etj.

Edhe folja jam si folje ndihmëse shërben për të formuar kohet e kryera të foljes, kur ato janë në diatezat pësore dhe vetvetore si psh: jam zgjedhur, isha zgjedhur, qenkam zgjedhur etj. Folja jam në gjuhën shqipe përdoret edhe si kepujë dmth si pjesë përbërese e kallëzuesit emëror. Edhe në raste të tilla ajo nuk ka një kuptim leksikor të pavarur, kuptimi i saj është tepër i zbehur dhe nuk e lejon që të përdoret si gjymtyrë me vehte e fjalisë , e shkëputur nga pjesa tjetër e kallëzuesit emëror. Kur përdoret kështu folja jam sipas disa gjuhëtarëve quhet folje gjysmë-ndihmëse.

ZGJEDHIMI I FOLJEVE NDIHMSE KAM DHE JAM _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ____________ ____________ _________ __________ ____________ ____________ _________ __________ ____________ ____________ _________ __________ ____________ ____________ _________ __________ ____________ ____________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 145

Mënyra dëftore Veta e parë

Koha e tashme

kam jam

Koha e pakryer

kisha isha

Koha e kryer e thjeshtë

pata qeshë

Koha e kryer

kam pasur kam qenë

Page 146: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

KUJDES:

Vetë e dytë dhe të tretë të njëjësit dhe vetën e parë ,të dytë dhe të tretë të shumësit i plotësoni në klasë.

FOLJET GJYSMË-NDIHMËSE

Foljet gjysmëndihmëse janë ato folje të shkëputura nga togfjalëshi ku bëjnë pjesë dhe të cilat nuk mund ta kryejnë vetë funksionin e kallezuesit , sepse e zbehin kuptimin si folje dhe e humbin mëvetësinë.

Si folje gjysmë-ndihmëse mund të jenë:

Folja jam në funksion të kallëzuesit emëror Foljet modale mund, duhet Foljet që tregojnë fillimin e veprimit si filloj, nis, zë Foljet që tregojnë vazhdimësinë e veprimit si vazhdoj,vijoj Foljet që tregojne mbarimin e veprimit si mbaroj, pushoj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 146

Koha e më se e kryer

kisha pasur kisha qenë

Koha e kryer e tejshkuar

pata pasur pata qenë

Koha e ardhme

do të kem do të jem

Koha e ardhme e përparme

do tëkam pasur do tëkam qenë

_________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________

_________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________ _________ __________ ___________ _____________

Page 147: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pas foljeve gjysme-ndihmese folja themelore përdorët ne mënyren lidhore ( me përjashtim të foljeve mbaroj dhe pushoj , pas të cilave përdoret një emër në formë të ngurosur në rasën rrjedhore i shoqëruar me nyjen e përparme së.) ndërkaq, pas foljes duhet folja themelore mund të përdoret edhe në formën e pashtjelluar të pjesores. Ndiq shembujt në vazhdim:

Ushtrime:

1. Ermira është e sjellshme 2. Puna është nder 3. S'mund t'ia harroj të mirën shokut 4. Livadhi duhet kositur 5. Arat duhet punuar sa më shpejtë 6. Vazhdoi të këndonte 7. Filloi të ecte

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 147

Page 148: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

KOHËT E FOLJES

Foljet veprimin apo gjendjen e kryefjalës e tregojnë në një kohë të caktuar dhe kjo quhet kategoria gramatikore e kohës. Kjo kategori gramatikore, pra shpreh lidhjen në mes kohës kur kryhet veprimi i emërtuar nga folja dhe çastit te ligjërimit.

Kështu kur veprimi kryhet në çastin e ligjërimit themi se folja është në kohën e tashme.

Kur veprimi kryhet para çastit të ligjërimit themi se folja është në kohën e kaluar.

Dhe kur veprimi pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit themi se folja është në kohën e ardhshme.

Nga kjo nënkuptojmë se kohët kryesore të foljes janë: Koha e tashme Koha e shkuar Koha e ardhme

Secila kohë në vete ka edhe trajtat e saj nga e cila rrjedh se:

Koha e tashme ka vetëm një trajtë të tashmen, koha e shkuar ka pesë nëndarje : të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, te kryerën, më se te kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, ndërsa koha e ardhme ka tre nënkohë dhe atë: të ardhmen, të ardhmen e përparme dhe të ardhmen e përparme të së shkuarës.

MËNYRAT E FOLJES

Mënyrë e foljes është ajo kategori gramatikore me anën e së cilës shprehet qëndrimi i folësit ndaj një veprimi apo gjendjeje. Kështu folësi veprimin mund ta paraqesë si të vërtetë a real psh: lexoj si të mundshëm, të lexoj, do të lexoja si të dëshirueshëm, lexofsha apo lexo si të detyrueshëm..

Sipas kuptimeve dhe sipas formave gramatikore që marrin gjatë përdorimit në gjuhën shqipe dallojmë gjashtë mënyra të foljeve e këto janë:

Mënyra dëftore: jam, mësoj, lexoj Mënyra kushtore: do të isha, do të mësoja, do të lexoja Mënyra habitore: qenkam,mësuakam,lexuakam Mënyra lidhore: të jem, të mësoj, të lexoj Mënyra dëshirore: qofsha, mësofsha, lexofsha Mënyra urdhërore: ji, mëso, lexo.

Shënim: Mënyrat e foljes = format e shtjelluara të foljes që gjithsej janë gjashtë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 148

Page 149: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Foljet në mënyrën dëftore veprimin e paraqesin si të vërtetë. Mënyra dëftore i ka të tria kohët themelore: të tashmen, të shkuarën, të ardhmen.

Të gjitha format kohore të mënyrës dëftore, nga pikëpamja e ndërtimit ndahen në dy grupe: në forma kohore të thjeshta dhe forma të përbëra. Të thjeshta janë: Koha e tashme

Koha e pakryer Koha e kryer e thjeshtë Forma kohore të përbëra apo analitike janë: koha e kryer, më se e kryer, e

kryere e tejshkuar si dhe format e kohës së ardhme.

<>Agroni mëson shumë, është shumë djalë i sjellshëm dhe mbi të gjitha shkruan bukur.

Mënyra lidhore quhet ajo mënyrë me anë të së cilës veprimi apo gjendja e emërtuar nga folja paraqitet si e mundshme, e dëshirueshme ose e detyrueshme.

Kjo mënyrë formohet me pjesëzën të që vihet para të gjithave foljeve dhe ka njëpërdorim shumë të shpeshtë. Lidhorja në shqipën letrare përdoret rregullisht si kallëzues foljor i përbërë pas foljeve gjysmëndihmëse: duhet, mund, filloj, zë, etj. Mënyra lidhore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar e cila ka tre nëndarje: të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën.

<>Eshtë mirë të nisemi menjëherë.

Për një folje themi se është në mënyrën kushtore kur trgon një veprim që

mund të kryhet po të realizohet një kusht i caktuar. Dmth mënyra kushtore përdoret si kallëzues i fjalisë kryesore që plotësohet nga një fjali e nënrenditur kushtore. Mënyra kushtore ka dy kohë dhe atë: të tashmen dhe të kryerën.

<>Po të mirrte pjesë edhe Sara me siguri kishim për të fituar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 149

Mënyra dëftore

Mënyra lidhore

Mënyra kushtore

Page 150: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Mënyra habitore është një mënyrë karaktersistike me anë të cilës folësi shpreh ndjenjën e habisë për një veprim të papritur që është kryer ose kryhet në momentin e ligjerimit. Mënyra habitore formohet nga tema e pjesores pa prapashtesën dhe nga folja kam në vetën përkatëse. Psh: duroj-durua(r)+ kam =duruakam.

Mënyra habitore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar. E shkuara ka tri forma kohore : të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën. <>Sa bukur kënduaka.

Foljet në mënyrën dëshirore shprehin një dëshirë në formë urimi ose mallkimi. Mënyra dëshirore ka dy kohë: kohën e tashme dhe kohën e kryer.

<>Të keqe mos paçim, po edhe pa miq mos mbeçim.

Me anë të mënyrës urdhërore shprehim një dëshirë, por në formë të urdhërit,

kërkesës,nxitjeje, lutjeje apo lejimi për të kryer një veprim. Mënyra urdhërore kryesisht shprehet në vetën e dytë njëjës dhe shumës.

<>Lexoni te gjithë. Format e pashtjelluara të foljes janë:

Pjesorja ….. punuar Paskajorja …. për të punuar Përcjellorja…. duke punuar

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 150

Mënyra habitore

Mënyra dëshirore

Mënyra urdhërore

Page 151: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

DIATEZAT E FOLJES

Diatezë quhet ajo kategori gramatikore që shpreh lidhjen midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës së fjalisë.

Folja ka tri diateza dhe atë: Diateza veprore Diateza pësore Diateza vetvetore <>Folja është në diatezën veprore atëherë kur shënon një veprim që e kryen

kryefjala , por veprimi bie mbi një objekt tjetër Psh: Lexoj gazetën. <>Folja është në diatezën pësore kur shënon një veprim që e kryen dikush

tjetër dhe bie mbi kryefjalën d.m.th që e pëson kryefjala. Psh: Kopshti ujitet. <>Folja është në diatezën vetvetore atëherë kur shënon një veprim që edhe e

kryen edhe e pëson kryefjala. Psh: Në mëngjez lahem, krihemidhe vishem. Ushrrim përmbledhës Në këto fjali nënvizo foljet dhe trego në cilën kohë janë përdorur. 1. Për çdo ditë lexojmë gazetën “koha” __________________________________________________________ 2. Mësuesi na porositi ta lexojmë një libër për lektyrë. __________________________________________________________ 3. Kur erdhi shoku ynë lexoja një tregim. __________________________________________________________ 4. Dje shkova në vizitë te shoku i sëmurë. __________________________________________________________ 5. Në klasën tonë kemi pasur gjithnjë nxënës shembullor. __________________________________________________________ Detyrë Sipas këtij modeli shkruaj 7 fjali dhe nënvizo foljet; 1. ___________________________________________________________ 2. ___________________________________________________________ 3. ___________________________________________________________ 4. ___________________________________________________________ 5. ___________________________________________________________ 6. ___________________________________________________________ 7. ___________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 151

Page 152: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PJESËT E PANDRYSHUESHME TË LIGJERATËS Në gjuhën shqipe përveç pjesëve të ndyshueshme të ligjeratës kemi edhe pjesë të pandryshueshme .I quajmë kështu, sepse nuk kanë kategori gramatikore, pra me një fjalë nuk marrin trajta të ndryshme, por përdoren të pandryshueshme, nuk kanë lakueshmëri as zgjedhshmëri.

Pjesët e pandryshueshme të ligjeratës janë: Ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjezësa, dhe pasthirma.

NDAJFOLJA Pjesa e pandryshueshme e ligjeratës që emërton një tipar të veprimit a të gjendjes, rrethanat e kryerjes së veprimit, ose tregon shkallën e nje cilësie a të një rethane ose intesitetin e veprimit quhet NDAJFOLJE.

Ndajfoljet përdoren rregullisht pranë një foljeje, pranë një mbiemri dhe pranë një ndajfolje tjetër. - Ajo shkruan bukur. Ai reciton rrjedhshëm. - Arta ësht shumë e kujdesshme. Ai është tepër i mirë. - Arta reciton mjaft mirë. Ajo reciton shumë rrjedhshëm. Ndajfolja nuk ka as një kategori që i kanë pjesët e ndryshueshme me përjashtim të kategorisë së shkallës që e kanë edhe mbiemrat. Ndajfoljet janë fjalë emërtuese të ligjeratës dhe si të tilla mund të jenë gjymtyrë të fjalisë ( rrethanorë, përcaktorë dhe si pjesë emërore e kallëzuesit), gjë që nuk e kanë pjesët tjera të pandryshueshme të ligjeratës.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 152

Page 153: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Sipas funksionit që kryejnë në fjali ndajfoljet ndahen në: 1. Ndajfolje përcaktore dhe 2. Ndajfolje rrethanore. 1.Ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e një veprimi të shprehur nga folja si dhe shkallën e intesitetit të veprimit. Në grupin e ndajfoljeve përcaktore bëjnë pjesë:

a) Ndajfoljet e mënyrës dhe b) Ndajfoljet e sasisë.

2. Ndajfoljet rrethanore emërtojnë rrethanat, në të cilat kryhet veprimi i shprehur nga folja. Në këtë grup të ndajfoljeve bëjne pjesë: -ndajfoljet e kohës -ndajfoljet e vendit dhe -ndajfoljet e shkakut. 1.

1/1 Ndajfoljet e mënyrës: Në këtë grup bëjnë pjesë ndajfoljet që nga ana kuptimore janë të ndryshme që janë: a) Ndajfoljet e mënyrës që tregojnë cilësinë e veprimit ( mirë, keq), ose tregojnë kur kryhet veprimi i shprehur nga folja ( bukur, ëmbël, hollë, lehtë, mirë, mbarë, qartë, pastër, thjesht,shkurtër etj). b) Ndajfoljet e mënyrës që tregojnë apo përcaktojnë gjendjen fizike a shpirtërore të atij që kryen veprimin e caktuar, si: rrjethshëm, hareshëm, gëzueshëm,, fuqishëm,natyrshëm etj. c) Ndajfolje mënyre që përcaktojnë ecurinë e procesit të veprimit, si: përnjëherë, pak nga pak ,rëndom, papritmas, herë pas here, ashtu siç etj. ç) Ndajfolje mënyrë që tregojnë përmasa si: ulët, thellë, gjatë, gjërë,vetëm etj. d) Ndajfolje mënyre të formuara me prapashtesën i (sht),si: burrërisht, trimërisht,heroikisht,besnikërisht,epërsisht,dhelpërisht,vullnetarisht, pjesërisht ejt.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 153

Klasifikimi i ndajfoljeve

Ndajfoljet përcaktore

Page 154: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

e) Ndajfolje mënyre që tregojnë gjuhën me të cilën flet personi, si: anglisht,rumanisht,shqip,frëngjisht,maqedonisht,turqisht etj. 1.2. Ndajfoljet e sasisë. Ndajfoljet e sasië tregojnë masën e realizimit të një veprimi ose shkallën e një cilësie a të një veprimi, si: tepër, shumë, fort,tepër, për së tepërmi, etj. Si ndajfolje sasie perdoren edhe fjalët: aq, kaq, mjaft, pak, njëherë, dy herë, njëfish , trefish, ejt. a) Ndajfoljet e kohës: Ndajfolje kohe janë fjalët që tregojnë një rrethanë kohe d.m.th. kohën kur kryhet veprimi, kohën sa zgjat veprimi ose gjendja e shprehur nga një folje ose nga një emër i nyjëzuar. Ndajfoljet e kohës tregojnë: Kohë e saktë të kryerjes së veprimit, si: sot,dje, pardje,sonte,tani,vjet, etj. Kohë të papërcaktuara saktësisht, si: dikur, një ditë,një kohë, një herë, një ditë prej ditës, një herë në një kohë, etj. Një veprim të momentit, në: aty për aty, menjëherë, etj. Sasinë e kohës kur duhet të kryhet veprimi, si: një copëherë, motmot, një çikë, një grimë, pak ,etj. b) Ndajfoljet e vendit. Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ku ndodh një ngjarje , vendin për ku drejtohet një lëvizje , vendin nga i cili largohet dikush, vendin nëpër të cilin kalohet etj. Si ndajfolje vendi përdoren fjalët: :afër, aty, larg, majtas, djathtas, përtej, matanë, poshtë, lartë, pranë, etj. . diku, gjithkund, kurrkund, vende-vende, gjetiu, etj. . anembanë, gjithandej, askundi, gjithkundi, etj. . ku, nga: përdoren nëpër fjali pyetëse të drejta dhe të zhdrejta: p.sh. Nga je pse ke ardhur? c) Ndajfoljet e shkakut Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të treguar a për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi. Si ndajfolje shkaku përdoren fjalët : përse, pse, p.sh -Unë nuk e kuptova përse nuk u përgjigj askush. - Pse u ndal programi.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 154

Ndajfoljet rrethanore

Page 155: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Shkallët e ndajfoljeve. Ndajfoljet kanë aftësi të përdoren në shkallë të ndryshme.

Këtë kategori gramatikore e ka edhe mbiemri.Këtë aftësi ( të shkallës )e kanë ndajfoljet përcaktore kryesisht ndajfolja e mënyrës, por e kanë edhe ndajfoljet rrethanore, sidomos ndajfolja e vendit. Ndajfoljet kanë shkallën pohore si shkallë bazë mbi të cilën mbështeten shkallët tjera që janë shkalla krahasore me nëndarjet e saj dhe shkalla sipërore. Disa ndajfolje përdoren në dy shkallë: krahasore dhe sipërore, po ka edhe ndajfolje që përdoren vetëm në njërën shkallë. Shkalla krahasore e ndajfoljeve.

Shkalla krahasore ka në bazë gjithmonë një krahasim.Ndajfolja në këtë shkallë tregon se gjymtyra e dytë e krahasimit është në një shkallë më të lartë a më të ulët se gjymtyra tjetër ose në të njëjtën shkallë me këtë gjymtyrë. Shkalla krahasore është: 1/Shkalla krahasore e barazisë 2./Shkalla krahasore e pabarazisë a)Shkalla krahasore e sipërisë relative b)Shkalla krahasore e ultësisë. 3/ Shkalla sipërore.

Ndajfolja ne shkallën krahasore të barazisë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në të njëjtën shkallë me gjymtyrën e dytë.p.sh. Vjershën e kishte mësuar aq mirë sa i mahniti të pranishmit. Ndajfolja është në shkallën krahasore të pabarazisë kur tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në një shkallë më të lartë se gjymtyra e dytë.p.sh. Të qëndruarit këtu është më keq se të ecësh maleve. E vizatoi aq mirë sa u habitën të gjithë. Ndajfolja është në shkallën sipërore kur tregon se cilësia e intesitetit të veprimit është në një shkallë shumë të lartë. E mora vesh bukur mirë ( shumë mirë, tepër mirë)etj. Ecën aq shpejt sa u habitën edhe ata. -Formimi i ndajfoljeve.

Ndajfoljet mund të jenë fjalë të parme të prejardhura, të përngjitura dhe lokucione. a) Të parme jane:Ndajfoljet që nuk kanë dalë nga ndonjë pjesë tjetër e ligjërates si të tilla miren ndajfoljet; afër,keq,larg,mirë,ashtu,atje,aty,këtu,lart,sot,sonte etj. b) Të prejardhura : jane ndajfoljet qe formohen me mjete dhe rrugë të ndryshme . Kemi ndajfolje qe formohen me anë të prapashtesave,me anë të konversionit , me ndajfoljëzimin e pjeseve tjera të ligjeratës ndajfolje të emrave, të mbiemrave,të emëruesve,të pjesëve të foljeve etj.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 155

Page 156: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Ndajfolje te formuara me prapashtesat as, azi, thi , shet, i (set) psh. Gjerësisht hollësisht ,burrërisht,egërsisht,dhelpërisht,njerëzisht, fytazi,rradhazi , djathtas majtas, rrëshqitas,fluturimthi,kalimthi,fuqishëm natyrshëm, rrjethshëm. c ) Ndajfoljet e përngjitura : Në gjuhën shqipe një grup i mire ndajfoljesh formohen nga përngjitura . Ndajfoljet e përngjitura përemerore , gjithnjë, gjithmonë, gjithandej, gjithashtu, kudo, ngado, sido, sado, tekdo, askund, gjithkund, tjetërkund , atëherë, asnjëher, kurdoher, nganjëher, menjëher, dyfish, trefish, gjashtëfish, ndërkaq dhe sakaq. d ) Lokucione ndajfoljore janë: Anës e anës,palë e palë , varg e varg , tym e flakë, aty këtu ,andej këndej, lartë poshtë, shpejt e shpejt, cop-cop, dallgë dallgë, palë palë , gropa-gropa, dita ditës , dora dorës Ushtrime Gjeni ndajfoljet në këtë tekst dhe tregoni llojin?

Në këtë tekst ndajfoljet janë fjalët: Përtej shufrajës shtriheshin grunajat, që më dukeshin pafund. Çdo kalli gati në të pjekur, kishte nga një mysafir, nga një bukurezë që i bënte rojë nderi. Grunajat ishin të mbushura me kokocel, me një lule të kaltër gruri, që më dukej se mbarë qiellit ia jepte ngjyrën e vet. Dritat e automjeteve e prishnin harmoninë e ngjyrës së natës dhe hijen e plepave. Kjo aspak nuk më guduliste. Tjetër zhurmë nuk dëgjohej. Bile edhe dritat u rralluan, u shuan fare. Më dukej se fundosesha në detin e qetësisë absolute. Mora një gur dhe e hodha diku në një oazë. Shpezët fluturuan duke e rrahur ujin me flatra. Ishin të përgjumura. S'e di ku vajtën. Tek unë diçka u zgjua. Më lindi titulli i veprës që i qe kushtuar asaj nate, të shkuar po asaj nate.

1. Çka quhet ndajfolje ? 2. Sa lloje ndajfoljesh ka ? 3. Si ndahen ndajfoljet përcaktore ? 4. Cilat ndajfolje bëjnë pjesë në ndajfoljet rethanore ? 5. Shkruaj 10 ndajfolje mënyre ? 6. Cilat i quajmë ndajfolje vendi ? 7. Cilat janë shkallët e kuptimit të ndajfoljes ? 8. Si formohen ndajfoljet ? 9. Si ndërtohen ndajfoljet e prejardhura ? 10. Shkruhaj disa lokucione ndajfolje ?

Pyetje për përsëritje

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 156

Page 157: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

PARAFJALA Parafjala është pjesë e pandyshueshme e ligjëratës që shpreh marrdhënie sintaksore në varësi midis një emri një numërori ose një rase të caktuar dhe ni gjymtyrë tjetër në një togfjalësh . E njoha nga gjuha . U kthye nga qyteti .U takova me shokun. Parafjala përdoret para një emri,numërori,mbiemri,përemri,ndajfolje,por më shpesh parafjala lidh një emër me një folje . Udhëtimi me autobus është i lodhshëm .Udhëtova me tren. Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes. Përnga prejardhja parafjalët i ndajmë në : të parme dhe jo të parme ,

a. Parafjalë të parme janë: më, me, mbi, nën, të, pa, prej, ndër, mbaj, b. Parafjalë të përngjitura të formuara nga bashkimi i dy parafjalëve

psh.përmbi.nëpër,përveç,etj. 1. Parafjalët ndajfoljore-një grup ndajfoljesh përdoren edhe si parafjalë p.sh afër, brenda, pranë, gjatë, para, pas, rreth, rrotull etj.Po ashtu edhe lokucionet ndajfoljore përdoren si parafjalë : anë e përqark, rreth e rrotull, rreth e qark. 2. Parafjalët emërore: disa emra janë bërë parafjalë drejtë për drejtë pa kaluar nëpërmjet kategorisë së ndajfoljes p.sh anë, ballë, buzë, bri, faqe, midis etj.{anës malit, midis fushës}. Pjesa më e madhe e parafjalëve emërore paraqiten në formë lokucionesh që janë formuar kështu: 1. parafjalë+ emër: me anë, në bazë, me rastin, në këmbë, në mes, në vend, nga ana, për arsye, për punë etj. 2. parafjalë+emër+parafjalë: në pajtim me,në përputhje me etj Sipas strukturës morfologjike parafjalët janë: 1. fjalë të thjeshta 2. fjalë të përngjitura ose lokucione - Të thjeshta janë të gjitha parafjalët e parme: në, me, mbi, për, ndaj, pa, prej, etj - Të thjeshta po ashtu janë edhe parafjalët jo të parme të tipit: afër, brenda, jashtë, gjatë, lart, pas, ballë, bri, dhe bure etj -Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor {ndarja e parafjalëve sipas rasave me të cilat përdoren} a. Me rasën emërore përdoren parafjalët: nga dhe te{tek}. Rruga u dëmtuar nga orteku i dëborës. Bardhi çdo pushim shkonte te gjyshja.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 157

Page 158: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

b. Me rasën gjinore përdoren lokucionet parafjalore me anë, në drejtim, për punë, në sajë etj. P.sh. vërshimi i lumit vërehej me anë të ujit.

c. Me rasën kallëzore përdoren parafjalët: për, në, me, pa, më, nën, ndër, nëpër etj po ashtu përdoren në këtë rasë edhe lokucionet: bashkë me, tok me, me gjithë etj.P.sh. në bregun e liqenit u ngritën mure me thasë të mbushur me rërë.

d. Me rasën rrjedhore përdoret parafjala ndaj,prej Parafjalët që më së shumti përdoren në gjuhën shqipe janë: në- Në fshat jeta është më e qetë. Në ditët e para të marsit festohet dita e

mësuesit. me- Tërë javën nëna bëri gjellë me patate. Dëbora pastrohet me lopata. pa- Baba lexon gazetën pa syze. Luli i kishte këmbet e zbathura, pa çizme. për- Biseda për shkollën shembullore vazhdoi gjatë. Një hotel i ri ndërtohet

për tre vite. më- Dita e shkollës është më 11 nëntor. Lumi vërshoi më të dy anët. mbi - Aeroplani fluturoi mbi kokat tona. Asimtari na foli mbi jetën e Naimit. nën- Suksesi i nxënësve është nën mesatare. prej- Mjeshtri bëri një derë prej druri. Disa prej nesh janë të shkëlqyer. Ushtrim: Gjeni parafjalët në këtë tekst: Ç'po ndodh kështu me mua, imzot, kam pyetur, ku po treten gjymtyrët e trupit tim? Ç'force është kjo që po më tërheq kaq magjishëm drejt cakut të panjohur, ç'dhimbje janë këto që po i brejnë gjymtyrët e trupit tim, po m'i thërmojnë, po m'i përshëndrrojnë e po m'i tjetërsojnë ato ? Nga po vete, o nga po vete ky i braktisur shpirti im ? A mund ta frenoj trupin tim ( më saktë, atë që ka mbetur prej tij ) të mos bjerë për një cast, në mos për nje gjë tjetër, ateherë qoftë edhe sepse në çaste po më veton në kokë se caku drejt të cilit po bie më është i panjohur,se po më duket shumë më i tmerrshëm se vetë rënia e lirë.

1. Çka quhet parafjalë? 2. Sipas konceptit sintaksor si i ndajmë parafjalët? 3. Cilat janë parafjalët që përdoren në rasën emërore? 4. Cilat lokucione përdoren në rasën gjinore? 5. Shkruaj disa parafjalë të parme? 6. Si ndahen parafjalet jo të parme? 7. Si ndahen parafjalët sipas strukturës morfologjike? 8. Shkruaj disa parafjalë emërore?

Përsëritje e temës:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 158

Page 159: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

L I DH Ë Z A

Lidhëza është pjesa e pandryshueshme e ligjeratës që lidh dy gjymtyrë fjalie

ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore midis tyre.

Sivjet dimri qe i gjatë e i ashpër dhe ra shumë shi e dëborë. Lidhëza nuk ka kuptim leksikor te pavarur, prandaj nuk mund të jetë as gjymtyrë fjalie.

Klasifikimi i lidhëzave sipas prejardhjes

Në pikpamje të prejeardhjes lidhëzat mund të ndahen në :

a. Lidhëza të parme b. Lidhëza jo të parme

Të parme janë : apo, as ,dhe ,e , edhe , në , o , ose, po , por, etj. Jo të parme janë :

1. Lidhëza të formuara me konversion nga pjesë të ndryshme të ligjeratës. Këtu bëjnë pjesë lidhëzat: që, sa, se, që kanë dalë prej përemerave përkatës lidhorë e pyetës. Lidhëzat , ku , kur, nga, tek, vec, që kanë dalë nga ndajfoljet perkatëse.

2. Lidhëzat të formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta . Këtu kemi lidhëzat :

porsa, sesa, teksa , kurrë, nëse, veçë se,etj. meqë , ngaqë ,ngase, veç që, veçse, etj megjithëse , megjithëqe derisa , gjersa , mirëpomeqenëse 3.Lokucionet lidhëzore Lokucionet lidhëzore janë të shumta . Ato janë : në qoftë se , për shkak se ,në vend që , ndo…ndo, jo vetëm që , por edhe , si…ashtu, edhe, për shkak se , në vend që, me qëllim që , në rast se, ngado që , sido që , sapo që , si edhe , sa kohë që , çdo herë, etj. Shembuj: 1. Erdhi i vëllai në vend të të vinte ai. 2. Fatosi jo vetëm që është i shlëlqyeshëm në mësime, por është shembullor edhe në sjellje. 3. Gjer kur do të zgjasë kjo aventurë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 159

Page 160: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Klasifikimi i lidhëzave sipas strukturës morfologjike

Në pikëpamje të strukturës morfologjike lidhëzat mund të jenë : fjalë te

thjeshta , të përngjitura dhe lokucione .

Lidhëza te thjeshta janë ato që përbëhen vetëm prej një morfeme . p.sh. apo, as ,dhe , edhe , a , ose , që , sa ,se, ku , kur , nga , tek, etj.

Lidhëza te përngjitura janë ato që formohen nga përngjitja e dy a më shumë fjalëve të vecanta si : derisa , porsa, sesa, kurse, nëse, sikurse, mirëpo, ndonëse, etj.

Lokucionet lidhëzore përbëhen prej dy a më shumë fjalësh të pabashkuara në një fjalë p.sh. në qoftë se , me qëllim , që , edhe pse, jo vetëm që … por, edhe, qoftë …etj.

Klasifikimi i lidhëzave sipas funksionit sintaksore

Lidhëzat sipas funksionit sintaksor ndahen në dy grupe :

lidhëzat bashkërënditëse dhe lidhëza nënrënditëse.

Lidhëzat bashkërenditëse Lidhezat bashkërenditëse shprehin raporte barazie. Shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të një fare. Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin , lidhëzat bashkërenditëse ndahen në: lidhëza këpujore ,lidhësa veçuese, lidhëza kundërshtore , lidhëza përmbyllëse dhe lidhëza të shkallëzimit .

Lidhëzat këpujore

Shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare. Lidhëzat këpujore janë : e , edhe, as , si , si….si, si……ashtu, dhe…..dhe, edhe….edhe. Shembuj: Të gjithë ishin nëpër vende dhe e prisnin mesuesin. As nuk erdhi, as nuk na lajmëroi. Brikena jo vetëm që është nxënëse e shkëlqyeshme , por është

edhe e sjellshme.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 160

Page 161: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

b) Lidhëzat veçuese

Lidhëzat veçuese tregojnë se fjalët ose gjymtyrët e lidhura me anë të tyre veçojnë njëra tjetrën.(përjashtojnë njëra tjetrën ) d.m.th mund të ndodhë vetëm njëri fakt sepse faktet përjashtojnë njëri tjetrin.

p.sh. Trimi ja të vret, ja të falë. O eja me ne , o mos ec fare. Lidhëzat vecuese janë : a , apo, o ,ose …ose etj.

c) Lidhëzat kundërshtore

Lidhëzat kundërshtore shprehin , marrëdhënien kundërshtore midis gjymtyrëve të fjalisë që ato i lidhin.

Si lidhëza kundërshtore në gjuhën shqipe përdoren: kurse, ndërsa, mirëpo, porse, veç, vetëm, vetëm se, megjithatë, megjithkëtë, por etj.

Ditën shkonte në punë, kurse natën ndiqte kursin. Lirinë s’jua solla unë, po e gjeta këtu në mesin tuaj. Ditarin e mbrojti Dija, ndërsa e botoi Haki Stërmilli.

d) Lidhëzat përmbyllëse

Lidhëzat përmbyllëse përdoren para gjymtyrëve ose para fjalive, atëherë kur fjalia ose gjymtyra para së cilës ndodhen tregon dicka që është përfundim i asaj që është thënë në fjalinë e mëposhtme.

Lidhëzat përmbyllëse janë: andaj, prandaj, ndaj, etj. Ujku e ka qafën e trashë, prandaj e bën punën vet. E dinte të zhdukur, pa u kurorëzua me një tjetër. Mendimi i tij ishte më i miri, pra me i argumentuari.

e) Lidhëzat e shkallëzimit

Lidhëzat e shkallëzimit mund të lidhin fjali ose gjymtyrë fjalish dhe përdoren zakonisht me vlerë këpujore ose kundërshtore. Lidhëzat e shkallëzimit janë lokucione.

Lidhëza të shkallëzimit janë: jo që … po, jo veç … por edhe, jo vetëm që…por as, le që … por edhe etj.

Shembuj: - Po ai, përkundrazi, jo vetëm që s’tregoi asnjë shenjë pendimi, po bën edhe disa gjeste të pahijshme.

Le që pëllumbi i hiku nga duart, po mbeti edhe pa kafaz.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 161

Page 162: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Lidhëzat nënrenditëse

Lidhëzat nënrenditëse shprehin raport vartësie,shërbejnë kryesisht për të lidhur një fjali të varur me fjalinë drejtuese të saj.

Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin lidhëzat nënrenditëse ndahen në: lidhëza ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore dhe kundërvënëse.

a.Lidhëzat ftilluese

Lidhëzat ftilluese nuk shprehin kurrfarë marrëdhëniesh të caktuara. Ato vetëm lidhin një fjali kryefjalore, kallëzuesore ose përcaktore me fjalinë drejtuese (kryesore).

-Ti mendon se ka shkuar mbarë puna jote. Lidhëzat ftilluese janë: se, që, në, nëse.

b.Lidhëzat vendore

Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh vendore.

Ku ka punë, ka edhe bereqet. Tek dhemb dhëmbi, vete gjuha.

Lidhëzat vendore janë: tek, ku, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, kudo që, ngado që, tekdo që etj.

c.Lidhëzat kohore

Lidhëzat kohore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të

ndryshme marrëdhëniesh kohore. Të këtilla janë lidhëzat dhe lokucionet: kur, sa, si, tek, derisa, gjersa, pasi,

mbasi, ndërsa, teksa, që kur se, kurdoherë, sa herë, sa kohë, që kur etj. -Kur erdhën mendtë, ikën dhentë. -Sa e hoqi pak menjëanë, ia tërhoqi mishin? -Sa herë që thyhet një princip i vjetër, do të ketë kundërshtime.

d.Lidhëzat shkakore

Këta lidhëza shprehin marrëdhënie të ndryshme shkakore. Të tilla janë: se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, sapo, meqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, për shkak se etj.

-Plaku ecte me kujdes, sepse mund të pengohej shpejtë. -Tërë natën u pastruan rrugët, për shkak se kishte rënë shumë dëborë. -Meqenëse e kishte bërë vetë gabimin, ai nuk i përziu shokët.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 162

Page 163: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

e. Lidhëzat qëllimore

Lidhëzat qëllimore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të nryshme marrëdhëniesh qëllimore.

Të tilla janë: që, me qëllim që, në mënyrë që. Lexuan shumë ngadalë, me qëllim që mos i pengonin shokët. Dilnin kodrave përreth fshatit, që të mësonin në qetësi.

f. Lidhëzat krahasore – mënyrore

Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh krahasore ose mënyrore.

Të tilla janë lidhëzat: sa, si, se, sikurse, ashtu sic etj. Detyrën e kishin bërë, ashtu siç i kishte porositur mësuesi. Sa më shumë do të bjerë shi, aq më tepër do të ketë rrezik nga vërshimet.

g. Lidhëzat kushtore

Këto lidhëza shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kushtore.

Të tilla janë: në, po, nëse, sikur, në qoftë se, në është se, po qe se, me kusht që, në rast se etj.

Po qe se ta tregojnë vreshtin e madh merre shportën e vogël. Sikur të bënte çdo mizë mjaltë, do të bëhej 5 para oka. Do të gëzohem shumë, po qe se vjen edhe ajo.

h. Lidhëzat rrjedhimore

Lidhëzat rrjedhimore shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh rrjedhimore.

Të tilla janë lidhëzat: sa, saqë, aq sa, kështu që etj. U përmallua aq shumë, sa si mbushi sytë me lot. Plaku dhe plaka ishin aq të lodhur, kështu që i zuri gjumi menjëherë. Shtrëngoi syrin, aq sa ndjeu dhembje në mes.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 163

Page 164: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

i.Lidhëzat lejore

Lidhëzat lejore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh lejore.

Të tilla janë: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sadoqë, sidoqë, edhe në, edhe po, edhe pse, edhe sikur etj.

Edhe pse ishte mezi i dimrit, koha bënte ende ngrohtë. Sa do që e ruante veten, duart nuk i gjenin qetësi.

j.Lidhëzat kundërvënëse

Lidhëzat kundërvënëse shërbejnë për të shprehur një kundërvënie ndërmjet dy veprimeve, dy gjendjeve.

Lidhëzat kundërvënëse janë: nëse, në qoftë se, ndërsa, në vend që. Në vend që të shkonte dje, shkoi sot. Në qoftë se shkoni ju, ai nuk do të vijë.

1. Lidhëz quhet? 2. Sipas prejardhjes si i ndajmë lidhëzat? 3. Sipas strukturës morfologjike si ndahen lidhëzat? 4. Trego disa lidhëza të parme? 5. Shkruaj disa lokucione lidhëzore? 6. Sipas funksionit sintaksor lidhëzat ndahen? 7. Çka shprehin lidhëzat bashkërenditëse? 8. Shkruaj lidhëzat veçuese? 9. Lidhëzat e nënrenditura çfarë raportesh shprehin? 10. Shkruaj disa lidhëza kohore, vendore, shkakore dhe lejore –

duke i përdorur në fjali

Pyetje për përsëritje

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 164

Page 165: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

P J E S � Z A Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës,që shërben për të shprehur ngjyrime kuptimore ose emocionuese plotësuese të një fjale,të një togfjalëshi a të një folje te tërë. Pjesëzat si pjesë të pandryshueshme nuk përdoren te mëvetësishme dhe nuk kanë kuptim leksikor te pavarur.

Klasifikimi i pjesëzave sipas strukturës: a) Fjalë te thjeshta janë pjesëzat:ja,jo,nuk,po,s'i,vallë,asesi. b) Fjalët të përngjitura janë pjesëzat:pale,siç,thuaj se,etj. c) Pjesëza lokucione që janë:as që, ja që, jo për jo, po se po, vetëm pë, vetëm e vetëm,etj. -Ja që nuk erdhi -tha ai -Thuajse të gjithë ishin të të njëjtit mendim.

Klasifikimi i pjesëzave sipas domethënies Sipas domethënies që kanë pjesëzat ndahen në tri grupe që janë: 1.Pjesëza që ngjyrime kuptimore të përgjithshme, 2.Pjesëza modale 3.Pjesëza emocionuese shprehëse . Në grupin e parë bëjnë pjesë pjesëzat dëftuese,pjesëzat përcaktuese – saktësuese,pjesëzat përafruese.Të tilla janë : pjesëzat:ja, bosh, pikërisht, mu, po, sapo, që, bile, madje, sidomos, afërsisht, nja, rreth, gati, sa etj. .Pjesëzat modale (të grupit të dytë)janë: pohuese, mohuese, pyetëse, dyshuese dhe zbutëse.Te tilla janë: po, posi, po që po , po se po, jo, mos, nuk, si, jo që jo, jo se jo, as që, e, ë , a, kushedi, mbase, sikur, ndoshta, mos, mos vallë, mos kushedi, se mos, po, as,le, para, dot etj, Pa shih andej Agim. Kushedi shkoj prap nesër. Mos mendoni se nuk kemi gabime. A-je edhe ti i gëzuar.

.Pjesëzat emocionuese-shprehëse, Në këte grup hyjnë pjesëzat : ç, de, pa, pale, pra, se, seç,etj.Merre pra ! Donte të na e hidhte, pale.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 165

Page 166: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

.Në gjuhën shqipe si pjesëza përdoren edhe disa fjalëza që sajojnë forma gramatikore të fjalëve.Të tilla janë: u, do, të, me, për, pa, duke dhe më. Pjesëza u ;ndërton forma gramatikore të foljeve ne diatezat vetvetore, mesore, pësore: u lava,lahu etj, Pjesëza do ;shërben për të ndërtuar kohën e ardhme të dëftores dhe mënyrën kushtore psh.do të lexoja, do të punoj. Pjesëza të ;shërben për te ndërtuar mënyrën lidhore psh.të lexojë, të punojë, të vrapoj,etj. Pjesëza duke ;ndërton formën e pashtjelluar të përcjellores, duke punuar, duke lexuar etj. Pjesëza më ;shërben për të ndërtuar format gramatikore të shkallës krahasore te mbiemrat edhe ndajfoljet psh. më lart, më mirë, më i bukur etj

1.Cila quhet pjesëz? 2.Si ndahen pjesëzat sipas dëmethënies? 3Cilat pjesëza bëjne pjesë ne grupin e pjesëzave modale? 4.Si ndahen pjesëzat sipas strukturës? 5.Shkruaj disa pjesëza që janë fjalë të thjeshta dhe disa lokucione lidhëzore?

Pyetje për pëseritje:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 166

Page 167: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

P A S TH I RR M A

Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjeratës me vlerë thirrmore që shërben për të shprehur ndjenjat a vullnetin e folësit.

Në pikëpamje të formimit pasthirrmat mund të ndahen në dy grupe: a) pasthirrma te parme dhe b) pasthirrma jo të parme. .Të parme pasthirrmat mund të jenë tinguj të veçantë ose grup tingujsh.Të tilla janë: a, e, ë, i, o, u, yo, au, eu, ai, au, hë, moj, ha, ahu, ore, more, obobo, ububu etj. .Pasthirrma jo të parme janë ata që formohen nga pjesë tjera të ligjeratës,të cilat në raste të tilla humbasin kuptimin e tyre leksikor,shqiptohen me intonacion të veçantë dhe përdoren për të shprehur vetëm ndjenjat,dëshirën apo vullnetin e folësit. -Qyqja! e shkreta Norë, ç’ka për te hequr me të! -Forca! O burra se ngelëm prapa! Të tilla janë pasthirrmat: o burra, o burrani, forca, forcani, korba, qyqja, e zeza, të keqen etj. Si pasthirrma jo të parme përdoren edhe fjalët për urime dhe përshendetje si : lamtumirë, tungjatjeta, mirupafshim, faleminderit etj. Klasifikimi i pasthirrmave sipas domethënies

Sipas domethënies kemi: 1) Pasthirrma emocionuese dhe 2) Pasthirrma nxitëse 1)Pasthirrmat emocionuese shprehin: gëzim, kënaqësi, entuziazëm, admirim, habi, tmerr, hidhërim etj. Për të shprehur këto ndjenja përdoren pasthirrma të ndryshme si oh! ah! oj! y! uh! mooore! ububu! oho! etj. -Oh! pikëllim i madh -Ah Sa i gëzuar që jam. -Bubu!sa bukur reciton. 2)Pasthirrma nxitëse Pasthirrmat e këtij grupi shprehin dëshirën a vullnetin e folësit. Këto pasthirrma ndahen në tri grupe: a)Pasthirrma që shprehin thirrje: o, ore, mor, moj, ej, ore, unë me ty po flas! Moj,çka po han ashtu! b)Pasthirrma që shprehin nxitje: o burra, forca, hop, hë, na, shët, të keqen etj. -Forca jepni!thirrte komandanti. c)Pasthirrma që shprehin përshendëtje të ndryshme mirënjohje,mallkime,ngushllime etj.Të tilla janë: lamtumirë, mirëdita, tungjatjeta, mirë se erdhe, mirë mbetsh, ditën e mirë, udha e mbarë,etj. -Mirupafshim! Mirupafshim!gjysh –tha Hana. -Mirëdita u përgjigj Besniku.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 167

Page 168: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Pasthirrmat përdoren zakonisht në fillim të fjalis, por shpesh përdoren në edhe në

mes ose në fund të saj.Nga fjalët tjera të fjalisë veçohet me presje. -Ki kujdes, mos u lodh shumë. -Ua!ju na paskeni kaluar.

-Lëri ahet dhe uhet po rri aty se je mirë. Ushtrim përmbledhës: Ku ka qenë më mirë me ndjellë zi Moro lokë, moro bijë? Qyqja e mjera unë,në këtë shtëpi A të qaj veten a të qaj ty? Të qaj vllazni, të qaj bajrak Të qaj malësinë përreth e qark? .......................................... Bija ime nën dhe të zi! Ti m’u rrite si mallë në gjemb. E m’u bane çikë me mend, T’përcjell Lokja der te gropa Zemra e nanës copa - copa ...

Pyetje për përsëritje:

1.Çka quhet pasthirrmë? 2.Si ndahen pasthirrmat në pikëpamje të formimit? 3.Çka shprehin pasthirrmat nxitëse? 4.Ku e gjejmë pasthirrmën në fjali? 5.Shkruaj fjali duke përdorur këto pasthirrma:obobo,hop,oh,ah,tungjatjeta,au,more,mëe.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 168

Page 169: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

S I N T A K S A Njohuri të përgjidhshme

Sintaksa është dega e gramatikës , e cila merret me bashkimin e fjalëve në togfjalësh e në fjali , sipas rregullave sintaksore , duke na bërë të mundur ti shprehim drejt mendimet tona .

Pra , sintaksa si ti renditim dhe si ti bashkojmë fjalët gjatë të shkruarit sipas rregullave dhe ligjeve të gjuhës shqipe dhe në këtë mënyrë të realizohet drejt procesi i komunikimit midis nesh .

Sintaksa si objekt studimi e ka fjalinë dhe periudhën , prandaj themi se sintaksa ndahet në : 1.Sintaksë e fjalisë dhe 2.Sintaksë e periudhës

Sintaksa fjalisë ka qënë çështje për shqyrtim dhe shpjegim në vitet e kaluara .Këtu do të bëjmë fjalë për sintaksën e periudhës , respektivisht për Fjalinë e përbërë me bashkërenditje

SINTAKSA E PERIUDHËS

Gjatë procesit të komunikimit me gojë ose me shkrim më nuk përdorim vetëm fjali të veçuara , por përdorim edhe njësi kumtësore komplekse të përbërë prej dy a më shumë njësish kallëzuesore, duke ndërtuar kështu periudhën si njësi të mëvetësishme, më të plotë kuptimore , gramatikore edhe intonacionale .

Pra, periudha është njësia sintaksore e formuar prej dy ose më shumë njësish kallëzuesore që përbëjnë një tërësi të mëvetësishme kuptimore , gramatikore dhe intonacionale. Tërë natën kishte shqetësime shëndetësore , /prandaj nuk shkoi në shkollë . Këtu pjesa e parë ka kallëzues foljen kishte , kurse e dyta si kallëzues ka foljen shkoi. Meqë ka dy njësi kallëzuesore ka dy pjesë që janë :

I. Tërë natën kishte pasur shqetësime , dhe II. Prandaj nuk shkoi në shkollë .

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 169

Page 170: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kështu veprohet me të gjitha periudhat , dmth së pari gjejmë njësitë kallëzuesore dhe pastaj ndajmë pjesët e periudhës dhe tregojmë llojin e tyre . Sipas marrëdhënieve apo raporteve të fjalive (pjesëve) periudhat mund të jenë: 1.Periudha me bashkërënditje 2.Periudha me nënrënditje 3.Periudha me bashkërënditje dhe nënrenditje Fjalitë me bashkërënditjë (parataksore)

Periudha me bashkërënditje quhet ajo periudhë që përbëhet prej dy a më shumë pjesëve (fjalive) të barabarta , apo me marrdhënie barazie midis tyre , të cilat bashkohen me lidhëza bashkërënditëse , por ndonjëherë edhe pa lidhëza. Fjalitë e bashkërënditura shpesh herë i quajmë :fjali të pavarura , fjali parataksore(term i greqishtes ). 1. Shokët me Markun u nisën menjëherë , kurse ne pritëm edhe pak dhe pastaj ikëm të gjithë . Këtu kemi tre bërthama kallëzuesore ( u nisëm , pritëm , ikëm), prandaj themi se ka tre pjesë të pavarura që janë :

a)Shokët me Markun u nisën . b)Ne pritëm edhe pak. c)Pastaj ikëm të gjithë. 2. Petriti shkoi në shkollë , ndoqi mësimin dhe pastaj u kthye në shtëpi. a) Petriti shkoi në shkollë . b) Ndoqi mësimin. c) Pasatj u kthye në shtëpi .

TIPARET E PERIUDHAVE ME BASHKËRËNDITJE

Sipas marrëdhënieve që krijohen ndërmjet pjesëve dallojmë katër lloje të fjalive me bashkërënditje . Këto janë : 1. Fjali me bashkërënditje këpujore (shtuese) 2. Fjali me bashkërënditje kundërshtore 3. Fjali me bashkërënditje veçuese 4. Fjali me bashkërënditje përmbyllëse.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 170

Page 171: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalitë me bashkërënditje këpujore

Fjali këpujore (shtuese)i quajmë ato fjali që janë të një fare dhe shprehin veprime a ngjarje , të cilat koordinohen midis tyre dhe realizojnë një tip të njëjtë të aktit të komunikimit Bashkohen me anë të lidhëzave bashkërënditëse këpujore që janë :e, dhe, edhe ,as, edhe...edhe, as…as, jo vetëm që .. por edhe , jo vetëm që , por as… Shembuj 1.Të gjithë e duan Fatosin / dhe e respektojnë si shok të tyre . 2.Gjeneratat e reja e përjetuan luftën / dhe do të flasin për të 3.Lulja jo vetëm që mëson mirë / por është edhe nxënëse shembullore 4.Artani edhe punon /edhe mëson shumë. Periudhat me fjali të bashkërënditura këpujore mund të kenë edhe : -Ngjyrime shkak-pasojë ; Kishte shumë zhurmë dhe s’dëgjohej asgjë. -Ngjyrime përgasore;Plaga shërohet e fjala e rëndë nuk harrohet.. -Ngjyrime mospajtimi;Ata na thërritën e ne nuk i dëgjuam . -Ngjyrime shtesimi ;Rinia luftoi për një botë të re dhe ajo botë erdhi. -Ngjyrime shkallëzimi;Le që nuk fituam , por edhe u turpëruam para shokëve. Ushtrim Në fjalitë e dhëna nënvizoni kallëzuesat , ndani pjesët me vijë veritakle dhe rrethoni lidhëzat : 1. Flamuri dhe shenjat e huaja u zhdukën dhe vendin e tyre e zuri flamuri i

Skënderbeut . 2. .Edhe mishi të piqet edhe helli të mos digjet. 3. Mevlana edhe mëson edhe merret me sport. 4. Vlora as nuk erdhi në mësim as nuk u paraqit . 5. Anila jo vetëm që mëson mirë, por edhe është e sjellshme . 6. Dallgët e fuqishme godisnin urën e ajo kërcëllonte.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 171

Page 172: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Detyrë: Shkruani 5 fjali me bashkërënditje shtuese : 1____________________________________________________ _____________________________________________________ 2.___________________________________________________ _____________________________________________________ 3.____________________________________________________ _____________________________________________________ 4.____________________________________________________ _____________________________________________________ 5.____________________________________________________ _____________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 172

Page 173: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalitë e bashkërenditura kundërshtore

Fjalitë me bashkërënditje kundërshtore shprehin mendime ku kemi një kundërvënie ndërmjet fjalisë së parë dhe të dytë . Fjalitë kundërshtore ndërtohen me lidhëzat kundërshtore që janë :po, por, mirëpo, kurse , ndërsa , megjithatë , megjithëkëtë , veç , vetëm , vetëm se . Shembuj : 1.Lirinë nuk ua solla unë / ,po e gjeta këtu në mesin tuaj . 2.Poeti lind me talent /ndërsa gjeniu krijohet me punë. 3.Djali fliste shpejtë, kurse plaku fliste më shtruar . 4.E drejta vonon /, por nuk harron . 5.Ata e lutën , po ajo s’pajtohej. Edhe fjalitë kundërshtore mund të shprehin ngjyrime të ndryshme si : a)Ngjyrim përgasore: Teuta punon në spital, kurse Linda studion mjekësinë . b)Ngjyrime kufizimi :Hana filloi të këndojë, por shpejt iu muar zëri. c)Ngjyrime lejore:Ardiani vinte nga larg , por kurrë nuk vonohej në stërvitje. d)Ngjyrime shtesore :Koperativa e tyre prodhon mjaft , por edhe e jona nuk ngeli pas. e)Ngjyrime përjashtuese :çdo gjë ka , veç vezë gjeli nuk ka. Ushtrim : Analizo fjalitë e dhëna : 1.Çdokush nuk mund të bëhet poet, po mund të bëhet njeri 2.Plepi është i lartë , po rrënjët i ka në tokë. 3.Njeri i mirë nuk është ai që flet fjalë të bukura por ai që bën vepra të mira . 4.Fjala e Naimit ishte e urtë , por edhe shumë e vlefshme . 5. Retë e bashkuara e lajmëruan shiun , megjithatë shi nuk ra. 6.Mos u lut si gjingalla , por puno si miza e dheut . Detyrë : Shkruaj 4 fjali me bashkërënditje kundërshtore: 1.________________________________________________________________________________________________________________________________________ 2.________________________________________________________________________________________________________________________________________ 3.________________________________________________________________________________________________________________________________________ 4.________________________________________________________________________________________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 173

Page 174: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Fjalitë me bashkërenditje veçuese Fjali me bashkërenditje veçuese quhen fjalitë ku tregohen dy a më shumë veprime, fakte a dukuri nga të cilat mund të realizohet vetëm një. Këtu brendia e njërës fjali përjashton brendinë e fjalisë tjetër d.m.th nëse realizohet veprimi i fjalisë së parë, nuk mund të realizohet edhe veprimi i fjalisë së dytë dhe e kundërta.p.sh: O rri me ne, o shko me ata. Trimi ja të vret, ja të fal. Fjalitë bashkërenditëse veçuese ndërtohen me lidhëzat veçuese: o, a, ose, ja, ja…..ja, o….o, ose….ose, ndo…ndo, herë….herë. Shembuj: 1. Të shtunën ose do të luajmë basketboll, ose do të shkojmë në shëtitje. 2. O rri këtu, o shko atje. 3. Dje pasdite herë binte shi, herë ngrohte dielli. Gjatë ditëve të pushimit do të shkoj në det, ose do t‘u ndihmoj prindëve. Ushtrime: Analizo fjalitë e dhëna 1. Ose rri urtë në klasë,ose mos shko në shkollë. 2. Teuta herë vjen me autobus,herë vjen me biçikletë. Maturantët ose e japin provimin,ose e humbin afatin e regjistrimit. Detyrë: Shkruani pesë fjali me bashkërenditje veçuese 1. ___________________________________________________________ 2. ___________________________________________________________ 3. ___________________________________________________________ 4. ___________________________________________________________ 5. ___________________________________________________________

Fjalitë me bashkërenditje përmbyllëse Fjali me bashkërenditje përmbyllëse quhet fjalia e cila shpreh dicka që është përfundim, përmbyllje, konkluzion i brendisë së fjalisë së mëparshme.p.sh: Sonte do të shkojmë në malin Tomorr, prandaj merrni ushqime të mjaftueshme. Fjalia përmbyllëse ndërtohet me lidhëzat përmbyllëse që janë: prandaj, pra, pa, andaj etj. Shembuj:

1. Ujku e kryen punën vetë, prandaj e ka qafën e trashë. 2. Gjahtarët nuk vranë asgjë, prandaj u kthyen bosh në shtëpi. 3. Të kemi djalin shëndoshë, pa nuse gjen lehtë. 4. Pronari ngeli i kënaqur me punën, pra do të na marrë prap.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 174

Page 175: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kjo fjali ndonjëherë është e afërt me fjalinë rrjedhimore që ndërtohet me lidhëzën kështu që. p.sh:

Teftës i kishte ikur autobusi, kështu që u detyrua të kthehej prapë. (rrjedhimore) Teftës i kishte ikur autobusi, prandaj u detyrua të kthehej prapë.(përmbyllëse)

Ushtrime: plotësoni këto fjali me pjesën që u mungon 1. Shko ti në pushim, pa_______________________________________ 2. Tentimit i pëlqen letërsia, prandaj______________________________ 3. __________________________,prandaj do të shkojmë prap. 4. Dera e klasës ishte e hapur,prandaj____________________________ Detyrë: Shkruani 5 fjali me bashkërenditje përmbyllëse 1_____________________________________________________________ ______________________________________________________________ 2_____________________________________________________________ ______________________________________________________________ 3_____________________________________________________________ ______________________________________________________________ 4_____________________________________________________________ ______________________________________________________________ 5_____________________________________________________________ ______________________________________________________________ Ushtrim përmbledhës Analizo fjalitë dhe trego llojin e tyre: 1. Kishte kënduar shumë dhe ishte lodhur tepër. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ 2. Herë shkoj unë Amdiu, herë vjen ai tek unë, herë shkojmë bashkë te Berati. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ 3. Ne shkuam në vendin e caktuar, por ata s‘erdhën. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ 4. Lajmi i zi ra si gjëmë në shtëpinë e veçuar të fshatit dhe e copëtoi zemrën e

nënës. ________________________________________________________________

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 175

Page 176: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

5. Miqtë e kanë provuar forcën e besës së shqiptarit, kurse armiqë kanë provuar zemërimin e tij.

________________________________________________________________ ________________________________________________________________ 6. Kishte dhembje barku, por kurrë nuk nxirrte zë. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ 7. Puna u krye në korë, prandaj të gjithë muarën nga një dhuratë. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ Plotëso 1. Dëgjo ___________ dhe fol ________________. 2. Bariu herë ________________ fyellit,_____________ këndonte me zërin e tij të

bukur. 3. ________________________ arta, apo ____________________ shkojnë në ________________________. 4. Kishte _________________ tërë natën, ________________ ishte ________ _________________ shumë. 5. Fatosi ___________________ me punë, prandaj _________________________ ____________________________ në teatër. 6. Ilirit ______________________ letërsia,______________________________ në grupin letrar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 176

Page 177: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

LIGJERATA DREJTË DHE E ZHDREJTË

Në sintaksë me termin ligjeratë kuptojmë me prodhimin e fjalëve të përmendura më parë nga dikush tjetër apo nga vet folësi,ndërsa në tërësi ky term ka disa kuptime leksikore si fjalim, diskutim,mësim,për ndonjë temë etj. Fjalët që i riprodhojmë ( të folësit apo dikujt tjetër) përbëjnë pjesën përmendëse, ndërsa fjalët që nuk i takojnë pjesës së riprodhuar i takojnë pjesës lajmëruese. Pra ligjerata ka dy pjesë:

a) pjesën përmendëse b) pjesën lajmëruese

Shembull: Mësuesi na këshillonte: “ti duani dhe ti respektoni prindërit”. | | V V Pjesa lajmëruese Pjesa përmendëse Ligjeratat mund të jenë:

a. Ligjeratë e drejtë b. Ligjeratë e zhdrejtë c. Ligjeratë e zhdrejtë e lirë

Ligjerata e drejtë

Ligjeratë e drejtë quhet riprodhimi i fjalëve ashtu siç janë thënë, pra

besnikërisht, pa bërë kurrfarë ndryshimi as në kuptim as në formë të pjesës që e riprodhojmë.

a) Gëzimi më tha : “Ne ora 18 h të gjendemi para Teatrit” ose b) “Ne ora 18 h të gjendemi para teatrit” më tha Tentimi. c) - Ne ora 18 h të gjendemi para teatrit- më tha Tentimi. Kur pjesa lajmëruese shkon para pjesës përmendëse, atëherë pas pjesës lajmëruese vendojmë dy pika, ndërsa pjesa përmendëse futet në thonjëza(shif shembullin a), por kur pjesa përmendëse gjendet përpara lajmërueses atëherë pjesa përmendëse futet në thonjëza ose shkruhet me vizë në fillim dhe mbarim të saj, ndërsa në fund të fjalisë vendohet pikë (shif shembullin b dhe c). Ushtrim: Shembullin e dhënë rregulloni sipas pikësimit për ligjeratën e drejtë,

a. Hana tha: lexoni librin Sikur t’isha djalë. b. Lexoni librin, Sikur t’isha djalë tha Hana. c. Lexoni librin, Sikur t’isha djalë tha Hana.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 177

Page 178: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

(kujdes mungon pikësimi për ligjeratën e drejtë) Detyrë: Shkruani një shembull në ligjeratën e drejtë duke përdorur pjesët e saj në pozicione të ndryshme: ____________________________________________________________________

__________________________________________________________________ ____________________________________________________________________

__________________________________________________________________ ____________________________________________________________________

__________________________________________________________________ Ligjërata e zhdrejtë

Ligjeratë e zhdrejtë quhet riprodhimi i fjalëve të thëna më parë nga dikush tjetër

ose nga ne, por me ndryshime në formë dhe jo në përmbajtje. Pra, dallimi ndërmjet ligjeratës së drejtë dhe të zhdrejtë qëndron në formën e lidhjes së pjesëve të saj. p.sh:

A. Një fjalë e urtë thotë: “Shtëpia pa libër, si dhoma pa dritare”. B. Një fjalë e urtë thotë së shtëpia pa libër është si dhoma pa dritare.

Shembulli nën a ) është riprodhuar në ligjeratën e drejtë, ndërsa shembulli nën b) është riprodhuar në ligjëratë të zhdrejtë.

C. Në mëngjes nëna më tha që të ngrihem se do të bëhet vonë për në shkollë. (ligjeratë e zhdrejtë)

Nëse i vërejmë shembujt nën b dhe c do të shohim se ligjërata e zhdrejtë ndërtohet me lidhëzat ftilluese se, dhe që, pas të cilave pjesa përmendëse merr formën e pjesëve të nënrënditura të periudhës ( fjali kryefjalore,fjali kundrinore,ose fjali përcaktore) dhe nuk përdoret pikësimi si në ligjeratën e drejtë për t'i ndarë pjesët. Ushtrime:

a. Mësuesi u tha nxënësve të mësojnë më mirë. b. Amdiu tha se nuk i kujtohej titulli i librit. c. Tentimi tha se fitorja do të jetë e tyre.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 178

Page 179: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Kujdes: Shembujt janë riprodhuar në ligjeratë të zhdrejtë, ju në vazhdim riprodhoni në ligjeratë të drejtë.

a.______________________________________________________________ b.______________________________________________________________ c.______________________________________________________________

Detyrë: Shkruani dy shembuj në ligjeratën e drejtë dhe të njëjtit riprodhoni në

ligjeratën e zhdrejtë: 1.______________________________________________________________________________________________________________________________________ 1.______________________________________________________________________________________________________________________________________ 2.______________________________________________________________________________________________________________________________________ 2.______________________________________________________________________________________________________________________________________ Ligjërata e zhdrejtë e lirë Ligjerata e zhdrejtë e lirë është mënyrë e veçantë e riprodhimit të thënies së mëparshme. Kjo ligjeratë ndërtohet nga kombinimi i ligjeratës së drejtë dhe ligjeratës së zhdrejtë. Në këtë ligjeratë ruhen fjalët pyetëse, thirrmore, ruhen pasthirrmat, por nga ana tjetër pëson ndryshim në trajtat vetore të kohëve të foljeve dhe përemrave vetorë e pronorë. Shembull:

Të respektoni më të vjetrit – i porositi mësuesja nxënësit. Mësuesja i porositi nxënësit që ti respektojnë më të vjetrit. Të respektoni më të vjetrit i kishte porositur mësuësja nxënësit.

Kujdes: shembulli nën 1 është riprodhuar në ligjeratën e drejtë, shembulli nën 2 është riprodhuar në ligjeratën e zhdrejtë, ndërsa shembulli nën 3 është në ligjeratën e zhdrejtë të lirë. Nëse i analizoni mirë do të vëreni ndryshimin, sipas rregullave të dhëna më parë.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 179

Page 180: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Detyrë: Shkruani një shembull të ligjeratës në të tre llojet: 1. Ligjeratë e drejtë:

__________________________________________________________________________________________________________________________________

2. Ligjeratë e zhdrejtë: __________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Ligjeratë e zhdrejtë e lirë: __________________________________________________________________________________________________________________________________

1. Çka quhet ligjeratë? 2. Si ndahet ligjerata? 3. Cila quhet ligjeratë e drejtë? 4. Si ndërtohet ligjerata e zhdrejtë? 5. Ku përputhet ligjerata e zhdrejtë e lirë me të drejtën dhe ku me të zhdrejtën?

Pyetje për përsëritje të temës:

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 180

Page 181: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

KOMUNIKIM PRAKTIK DHE PROFESIONAL

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 181

Page 182: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1.Shkrimi kreativ Eseja Struktura e esesë Kompozicioni i esesë Llojet e esesë

2.Mediat -Gazeta (Revista) -Llojet dhe funksioni i gazetës -Gjuha e gazetës b)Radioja: -Funksioni i radios -Gjuha e radios c)Televizioni - Funksioni i televizionit -Gjuha e televizionit

Prezantimi: -Reklama dhe reklamimi -Funksioni i reklamës - Llojet e reklamës - Reklamimi i prodhimeve dhe shërbimeve

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 182

Komunikimi praktik dhe profesional

Page 183: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Llojet e publicistikës racionale përbëjnë grupin e dytë të formave të

pasqyrimit gazetaresk. Në të përfshihen: editoriali, komenti publicistik, pamfleti, recensioni, eseja dhe artikulli kritik letrar.

Editoriali Editoriali është shkrim kryesor i numrit të gazetës e revistës.

Ai i jep tonin gazetës së ditës: në raste të caktuara u jepet toni disa numërave radhas. Kërkesat profesionale ndaj këtij lloj shkrimi publicistik janë të larta se sa mjeshtërisht është realizuar një editorial për një problem të caktuar operativ, e provon praktika. Lexuesi duhet të kuptojë qartë përmbajtjen politike e shoqërore të një veprimi, të një dukurie, të një ngjarje. Ai, në të njëjtën kohë, nëpërmjet editorialit orientohet të njohë e të mësojë rrugët, format dhe mjetet për zbatimin praktik të direktivës. Editoriali karakterizohet si:

Një artikull gazetaresk Shkrim kryesor i gazetës së ditës apo i revistës i një numri të caktuar: Që shkruhet nga botuesi (editori), nga titullari i gazetës. Autorësia si e drejtë e patjetersueshme e botuesit është veçori e editorialit . Realisht editoriali e ideon botuesin ai që e financon (subvencionon) gazetën apo e ka licencën, por e shkruan njëri prej gazetarëve të stafit drejtues. Janë përcaktuar tre nënlloje: editorialet operative, të përgjithshëm politike dhe propagandistike.

Komenti publicistik

Në faqet e shtypit dhe në emisionet e radios e të televizionit ndjekim me interes komentet publicistike për tema, probleme e ngjarje nga jeta e brendshme e ndërkombëtar.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 183

M b i k u p t i m i n d h e p ë r m b a j t j e n e l l o j e v e a n a l i t i k e

Page 184: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Si lloj i veçantë shkrimi analitik komenti duhet të synojë e të krijojë opinioni të drejtë të ekuilibruar për një a disa fakte, për një a disa ngjarje, për problemet që rrjedhin prej tyre, duke shtuar ndikim në vetëdijen e lexuesve duke i orientuar ata në jetë në veprimtarit e tyre politike, kulturore, shoqërore etj. Ai duhet t`u japë lexuesit, dëgjuesit dhe teleshikuësit.

Pamfleti

Me përkufizimet e shumta janë bërë përpjekje për te rrokur e theksuar veçoritë më tipike të këtij lloji.

Disa prej tyre: “Vepër e shkurtër letrare që shërben për të demaskuar, shpesh në formë satirike, anët negative të rendit shoqërorë veprimtarin "kriminale “

“ Eshtë një hartim letrar me frymë të ashpër politike me karakter të fuqishëm demaskues e satirik që godet anët negative të një shoqërie të një klase ose shtrëse shoqërore, veprimtarine negative të regjimit etj”. - “Pamfleti është një gjini satirike, letraro-publicistike që zbulon, demaskon dhe asgjëson pikëpamje e rryma ideopolitike kundërshtare”. - “Shkrim i shkurtër satirik me temë aktuale që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore dhe jetës politike (pamflet politik). Pamflet “Letër hapur”

Kjo mënyrë e pamfletit u përdor gjerësisht në shtypin e Rilindjës që botohej në diasporën shqiptare, kështu konceptohen sot disa shkrime në gazetën “Drita” të Sofjes, titulluar “Letra nga Shqiperia”, “Letra nga Janina”, “Letra nga Mitrovica”, etj. Llojin “Letër” e ka praktikuar shumë revista “Hosteni”, duke i dhënë përmes “Letrës” frymëmarrje e hapësirë satires.

Recensioni

Recensioni është: -Një nga llojet e kritikës, ku analizohet shkurtazi vlera e ndonjë vepre letrare a shkencore, e ndonjë tablloje, e ndonjë filmi etj….”: “�shtë një lloj shkrimi a një bisedë, që shqyrton e vlerëson një vepër letrare artistike shkencore: një shfaqje filmi, një spektakël teatral etj…” Recensuesi është dhe duhet të jetë gazetar, profesionalist, publicist a specialist i një fushe të caktuar që lidhet me objektin e recensionit.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 184

Page 185: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Bibliografia

�shtë forma me e thjeshtë e recensionit. E ndeshim shpesh në rubrikat

“Dolën nga shtypi”, “Libra te rinj”. Në të jepet titulli i librit, autori, koha e botimit.Në bibliografi paraqitet edhe përmbajtja e shkurtë. Ajo dallohet prej një lajmi të zakonshëm.

f. ESE –ja

Ese-ja është një lloj artikulli, një trajtëse me karakter letrar, publicistik e shkencor, arsyetimi në rrafsh të lirë e të përgjithshëm të një çështje shoqërore, letrare, estetike, kulturore, shkencore, filozofike, etj, por jo në mënyrë shteruese.

-Lloj artikulli ose studimi me karakter kritik ose publicistik, në të cilin tregohet në një mënyrë origjinale një çështje letrare, shoqërore në prozë që trajton një subjekt, por që nuk e ekzagjeron…” -“përvojë..ese për shkrime(nga latinishta)…gjini kritike e publicistike, traktat i lirë… kompozim letrar interpretues, ose analitik, që, zakonisht ka të bëje me subjektin e tij nga një pikëpamje personale e kufizuar” -“Nga llojet letraro-shkencore më e rëndësishme është ese-ja…perpjekje, tentim dhe shqyrtim. “Ese-ja në të vërtetë është lloj letrar në të cilën është bashkuar qëllimi shkencor në shqyrtimin e një çështjeje të caktuar jetësore ose shkencore me qëllim që ai punim të realizohet në mënyrë artistike dhe me stil të lirë…” U ndalëm në disa përcaktime, sipas kuptimit që ka marrë ky lloj shkrim me publicistiken e disa vendeve. Koncepti i parë më i përgjithshëm është ai që haset në fjalorët francezë: essai = provë, sprovë, që ka kuptimin e një përpjekje letrare për të ngritur e sqaruar një nga problemet bashkëkohëse. Publicisti Gjovalin Kola, studiues i letrave shqipe më bashkohëse, shqipe ne esenë “Romani-Alternativë e dyshimtë” e dyshimtë, paraqet disa gjykime e këndvështrime të ndryshme për romanin. Arsyetimin e vet e përmbyll me fjalët; “ Edhepse ka dilema, romani tani po hyn në mijëvjetëshin e tretë... ndo- nëse ishte i etiketuar si alternativë e dyshimtë. Tani eseja ka hyrë dhe është lëvruar në gazetarinë e përbotëshme, duke fituar nuanca e tipare të reja, si vëzhgime depërtuse në realitet bashkëkohëse e historike.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 185

Page 186: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Gjuha shëruese e liqenit- ESE Kush thotë se liqeni nuk flet. Kush thotë se liqeni nuk di asnjë gjuhë të botës. Po liqeni kaltërosh flet. Ai di shumë gjuhë. I di tërë gjuhët. Liqeni flet një gjuhë të bukur, të ëmbël, interesante dhe tërheqëse për të gjithë. Ai ka gjuhë. Gjuhën e tij e kuptojnë të gjithë njerëzit e globit. Ka një gjuhë që e duan të gjithë. Ka dhe di shumë gjuhë: shushurin , pëshpërinë , tingujt e tij vijnë valë-valë, dallgë-dallgë. Gjuha e tij është si ninullat. Të kënaq të çlodh. Të dëfren. Të mbush plot gjallëri. Plot freski. Plot fllad pranveror. Liqeni flet një gjuhë, dy, tri, shumë gjuhë. Gjuha që flet liqeni është shumë e vjetër. Është aq e vjetër sa edhe vetë ekzistenca e tij. Gjuha e tij e vjetër, nuk është plakur, nuk vdes. Ajo është e gjallë edhe sot e lehtë dhe e bukur si dikur,kur ajo ishte e re, e re është edhe sot, e re do të jetë edhe nesër, e re do të mbetet përjetësisht. Ja si flet Faik Bej Konica me liqenin: Nata u afrua. Nata erdhi. E kur afrohet nata, kur vjen nata, më pëlqen të vete të rri anës liqenit. S’është si liqeni i Ohrit, me ujëra të kulluara si të një rrëkeje, si liqeni i Janinës, që shkëlqen si një fushë e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrës, det i vogël i rrahur tej e këtej me lundra të motshme sa Shkodra e në anë të cilit gjallojnë malësorë të rreptë. Është një liqen nuk është më i madh se një kopsht, në mes të një pylli të punuar liqen i ndyrë e i bukur, - i ndyrë e i bukur, - i ndyrë se uja i qelbet, i bukur se pemët që e rrethojnë varin degët e tyre gjer mbi faqe të tij, edhe mbi faqe të tij hëna ndrit e lot. Në pushim të natës bretkosat këndojnë. Herë - herë, një peshk, e një tjetër, shumë peshq, tingëllojnë ujin. Uji përsëri pushon, e fle. Po një erë e ngadaltë (oh shumë e ngadaltë!) ulet mbi liqen e i zhubravit faqen. Gjuha e liqenit flet. Gjuha e liqenit shëron. Po, po gjuha e tij shëron. Shëron shpirtin e njeriut, shëron mendjen dhe trupin e tij. Gjuhën e tij shëruese e dinte gjyshja, stërgjyshja, e dinte nëna ime e dimë edhe ne. Uji i tij shëron. Shëron në pranverë dhe në verë. Shëron në të gjitha stinët e vitit, shëron në të gjithë muajt, shëron në të gjithë ditët e vitit. Unë besoj, edhe të parët tanë besonin në forcën shëruese të ujit të liqenit. Shko dhe mbush enët me ujë te liqeni më thosh ime më, një ditë para shëngjergjit. Dhe unë, dhe fëmijët e lagjes sime merrnim rrugën për te liqeni. Mbushnim enët me ujë dhe të gëzuar ktheheshim në shtëpi. Uji flinte atë natë me lule, në mëngjes na lanin nënat tona me ujin shërues plot aromë të liqenit. Ja ato, nënat tona besonin dhe besojnë në gjuhën edhe në forcën shëruese të ujit të liqenit. Lani fytyrën me ujin e liqenit se nuk do t’u dhemb kryet tërë vitin. Dhe ne i lanim fytyrat tona të vockëla e të njoma. Dhe nuk dinim ç’ishte dhimbje koke. Ja, liqeni nuk e ka vetëm forcën e bukurisë mahnitëse, ai ka dhe ruan në thellësitë e tij edhe forcën shëruese. Njerëz nga mbarë bota, popuj të ndryshëm që flasin gjuhë të ndryshme e kuptojnë për mrekulli gjuhën hyjnore të liqenit. Gjuha e liqenit shëron. Shëron të madh e të vogël. Shëron trupin dhe shpirtin e njeriut. Shëron njerëz me gjuhë të ndryshme. Ka shëruar dhe shëron paganë, të krishterë e myslimanë. Gjuha e liqenit nuk ndan popuj, nuk ndan fe, nuk ndan ngjyra e raca. Ajo bashkon.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 186

Page 187: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Po cila është ajo gjuhë që bashkon? Është gjuha e liqenit. Është gjuha që e kuptojnë të gjithë popujt e globit. Ja kjo është gjuha e tij: fërshërima, pëshpëritja, shushuritja, vala, dallga, freskia, bukuria... Liqeni flet metaforikisht. Bexhet Asani Shtypi shpesh njihet me emrin “ MEDIA’’ prej fjalës medium që do të thotë mjet trasmetimi e ndërlidhjes shoqërore. Mjetet e komunikimit masiv janë tradicionale: shtypi, radioja, televizioni ,filmi dhe mjeti modern që është interneti.Por mjetet tradicionale që përdoren dhe sot janë: disqet, kasetat, videokasetat, pllakat reklamuese,afishet. Interneti është mjeti më i ri i superteknikës bashkohore që është komunikimi përmes ekraneve të kompjuterëve. Kjo është një teknikë e re që e evoluon jashtzakonisht shpejt . Termi “shtyp” përdoret me kuptimin më të gjërë që përfshin të gjithë llojet e botimeve: gazeta , revista , libra , shtypi politik, shtypi, letrar, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv, artistik profesional etj. Kurse në kuptimin më të ngushtë ky term shtypi është më e madhja dritë e kombit. Ai mërgon e çanë errësirën ka thënë Jani Vruko, publicisti i shquar i Rilindjes në artikullin “Shtypi dhe shqiptarët”. Shtypi është pasqyra e gjallë e fjalës së shkruar që buron nga shpirti i kombit, kështu është shprehur Hamit Boriçi në botimin e tekstit Gazetaria 1. Shumë mendimtar mendojnë se gazeta është mjet transmetimi për të rejat e ditës.Sipas kësaj mund të thëmi se gazeta është botim periodik që u kushtohet ngjarjeve të kohës, tëjetës politiko shoqërore.Pra gazeta është një organ informimi… -Llojet e gazetës Gazeta mund të jetë ditore ( Koha, Lajm ,Fakti), javore dhe periodike.Javorët dhe periodikët janë revista. Sipas përkohësisë dhe orientimit të programeve gazetat janë : Gazeta të pavarura, Gazeta e revista të shoqatave joqeveritare, Gazeta proqeveritare, Gazeta portiake.

Gazeta , gazetaria ,gazetari gjithnjë duhet të kenë kujdes që të zbatojnë në përpikëmëri më të madhe rregullat e drejtshkimit të gjuhës së sotme shqipe.Gjuha e gazetës duhet të përmbahet shumë rregullave që gazetaria i parashtron para gazetarit, respektivisht para këshillit redaktues dhe kryeredaktorit.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 187

Mediat:

Gazeta:

Page 188: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

1) Detyrë për konkretizim: Të vështrojmë:

a.) Një gazetë ditore, reshtrohen faqet, rubrikat, lënda (Fakti ose Lajmi apo Koha..)

b.) Një revistë periodike : Arena materiali që përfshihet në të nuk është ditor.Aty artikujt janë më të gjatë dhe merret me më shumë komente.

c.)Një gazetë shkollore, sepse tani gati në tërë shkollat e mesme funksionojnë gazetarët e rinj që përgatisin gazetën e shkollës.

d.) Një gazetë e orientuar p.sh. në ekonomi ,industri , bujqësi etj. Të gjitha këto mund të vështrohen me qëllim që të njihet struktura e

gazetës, të tregohet përkatesia e saj dhe të informohen nxënësit për çdo rubrikë (faqe) të gazetës.

2.Detyrë: Çdo nxënës të përgatis një matrial për në gazetën e shkollës me temë të lirë ose aktuale.

Radioja ose radiodifuzioni( radiopërhapja) në thelb ka parimin e

shpërndarjes, të transmetimit të informacionit me ndihmën e valëve elektromagnetike. Transmetimi i parë në botë është bërë në vitin 1906 në Boston të SHBA –ve.

Radioperhapja ka perparësi në krahasim me gazetën e revistën sepse këtu faktori kohor është më i shpejt dhe është më ekonomik .

Radiopërhapja me dëgjuesit komunikon drejtpërtdrejtë u afrohet atyre. Edhe radio-folsi në të duhet të ketë kujdes në përdorimin e pastër, të

rrjedhshëm të gjuhës së sotme shqipe. Sot në vendin tonë ka stacione radiotrasmetuese private dhe shoqërore, por

për të dyja është përcaktuar baza ligjore . Që në ditët e paraqitjes së parë radioja është krijuar si mjet për informim ,

gjë që vazhdon edhe sot, por me intensitet më të vogël për shkak se teknika ka zbulurar mjete më të reja siç janë telivizioni, interneti .

Parimet që përcaktojnë përmbajtjen e veprimtarisë së radios janë: a.) Parimi i të drejtës publike, përmbajtja e programeve informative,

rubrikat kushtuar opinionit shoqëror të orjentohen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

b.) Parimi ekonomik ,veprimtaria të ndërtohet në bazë të përfitimit ekonomik.

c.)Parimi politik e ideologjik …. Mbi këtë bazë janë krjuar dhe krijohen radiopërhapjet në organe partiake ose grupimet partiake.

c) Parimi shtetëror, që organizohet e subvencionohet nga shteti, për të propaganduar dhe mbrojtur atë. Detyre: Te pershkruani nje emision edukativ qe e kemi dëgjuar në radio.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 188

Radioja:

Page 189: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Funksioni i televizionit gjuha e televizionit Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës ndikoi në përshkallëzimin e nivelit cilësor të informimit publik. Sistemi i transmetimit televiziv të parë, u bë në SHBA në vitin 1928. Televizioni si mjet i teknikës së përparuar bashkohore për komunikim publik mori hov shpejt. Televizioni përmes frenkuencave ultra të shkurtëra përcjell informacione deri më 50 km, me stacionet reale në distanca shumë të mëdha, përderisa me anë të kabllove satelitore valët e tij arrinë në gjithë botën. Historia e televizionit shqiptar fillon në vitin 1960, por në fillim jepeshin 2 orë program në ditë. Edhe organizimi i veprimtarisë së televizionit realizohet mbrenda konturave të katër parimeve të radios. Bisedë: 1. Ç'farë mjeti është televizioni? 2. Ku e shihni dallimin ndërmjet radios dhe televizionit? 3. Cili nga ju ka qëndruar para kamerave televizive dhe si është ndier? 4. Cka ndiqni në televizion? 5. Roli i televizionit për edukimin dhe emancipimin e njeriut është i madh, pse? Detyrë: Ndiqni një emision televiziv me karakter arsimor ose shkencor dhe shkruani në fletore për komentim.

Prezantimi:

-Reklama dhe reklamimi -Funksioni i reklamës -Llojet e reklamës -Reklamimi i prodhimeve dhe shërbimeve.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 189

Televizioni:

Page 190: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Prezantimi është një lloj marketingu, kurse markentingu është forma më e hershme e shkëmbimit. Me zhvillimin e sistemit monetar, afirmimi i pikave të shitjes, i tregtarëve në lëvizje, i qendrave urbane në përgjithësi, çoi në përsosjen e procesit të shkëmbimit.Thënë më thjeshtë marketingu është shitje apo publiciteti. Për të argumentuar këtë do të marrim si shembull një ndërmarrje që prodhon veshje. Veshja është elementi më i domosdoshëm për njeriun në jetën e përditshme. Veshjet janë të shumë llojshme dhe shërbejnë për të plotësuar disa funksione të caktuara të nevojave dhe paraqitjeve të përditshme të njeriut. Prodhuesi që të jetë i suksesshëm në paraqitjen e prodhimit(prezantimin e prodhimit) duhet të ketë parasysh që: - të bëj përzgjedhjen e materialit - të bëj përzgjedhjen e modelit - të bëj përzgjedhjen e ngjyrës - të ketë parasysh edhe formimin e çmimit të prodhimit për të cilin klineti është shumë i interesuar. Pasi ti plotësojë këto kërkesa atëherë mundet lirishtë në treg të bëj prezantimin e materialit (prodhimit).

Ky është një model që paraqet llojet e dobive nga prodhimi i prezantuar dhe marketingu i të njejtit.

Dobia e

formës

Dobia e kohës

Dobia e

vendit

Dobia e

zotërimit

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 190

Page 191: GJ U H Ë SH Q I P E DH E L E T Ë R S I · Karakteristike për gjuhën shqipe janë: 1. Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoev- ropiane 2

Reklama është një formë e komunikimit, që realizohet me qëllim për të bindur klinetët, shikuesit/blerësit e ardhshëm për karakteristikat e vet modelit. Zakonisht reklama përfshinë emrin e prodhimit, të shërbimit, që mund të përfitoj konsumatori. Pra, qëllimi i reklamës është të bind konsumatorët, klintët për të marrë atë prodhim si produkt të një marke të vecantë. Si mënyrë më adekuate për reklamim të prodhimit dhe shërbimit mund të shfrytëzohen: a) reklama televizive, b) reklama në radio, c) reklama në gazetat ditore dhe revista dhe d) reklama e perzantuar nëpër panaire të ndryshme.

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI III 191