138
KAPITULLI III GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE KAPITULLI I PARË ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE LEXOJMË 48

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

KAPITULLI III

GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE

KAPITULLI I PARË

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE

LEXOJMË

Bora

Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën.Vjeshta e trishtueshme erdhi e iku. Tani po hyn dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të

qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë zuri të bjerë bora...Prapa qelqeve të dritareve, po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora

fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreq e të zbukurojë. Dy çupka të vockëla shikojnë, e në leshrat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafila të ërgjënda. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thërrime bukë! Si në verë, të gjithë bota janë veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora...

Faik Konica

`

48

Page 2: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

PYESIM

Gjeni zanoret dhe bashkëtingëlloret në fjalinë e parë dhe i vendosni në dy kolona. Sa zanore dhe bashkëtingëllore ka fjalia e parë? Sa shkronja ka fjalia e parë? Sa zanore e bashkëtingëllore ka gjuha shqipe? Sa shkronja ka gjuha shqipe? Sa shkronja të thjeshta (njëshe) dhe të përbëra (dyshe) ka në fjalinë e parë? Sa shkronja të thjeshta dhe të përbëra ka gjuha shqipe?

MËSOJMË

Gjuha e sotme shqipe ka sistemin e saj të tingujve. Këta tinguj i quajmë fonema ( nga greqishtja : phone – zë). Çdo gjuhë ka një numër të caktuar fonemash. Gjuha shqipe ka 36 fonema : 7 zanore : a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 bashkëtingëllore : b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Zanoret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë. Bashkëtingëlloret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës duke kapërcyer një pengesë. Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë:

1. Të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z dhe zh.2..Të pazëshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th , k, q, j ,c, ç, s, dhe sh .Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike. Shenjat grafike që përdoren për të

paraqitur tingujt (fonemat) quhen shkronja. Tingujt (fonemat) i shqiptojmë dhe dëgjojmë, ndërsa shkronjat i shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë. Të gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të një gjuhe përbëjnë alfabetin e asaj gjuhe. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja, të renditura si vijon: a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z, zh. Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta dhe 9 të përbëra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Këto shkronja quhen dyshkronjësha ose diagrame. Në gjuhën shqipe dyshkronjëshat nuk paraqesin vështirësi të mëdha. Për këtë duhen ditur dhe respektuar disa rregulla. Në rastet kur një fjalë mbaron me s dhe t dhe fjala tjetër fillon me h, atëherë shkronjat lexohen të ndara: p.sh. meshollë = mes-hollë, Ethem = Et-hem, shtathedhur = shtat-hedhur etj.

USHTROHEMI

1. Cilat janë fonemat që i kanë të gjitha këto fjalë?këmbë, shtambë, pëllëmbë, mbrëmje, llambë

Gjeni katër fjalë që fillojnë me këto fonema.

49

Page 3: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

2. Cilat janë fonemat që shërbejnë për të dalluar fjalët e mëposhtme?batis – bitis, fal – fall, fat – fut, pulë – pullë,halë – valë, kokërr – dokërr, qorr – morr.

Ç’fonema janë: zanore apo bashkëtingëllore?

3. Në fjalinë : Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora. fonema që përdoret më shpesh është o-ja. Gjeni dhe shkruani dy fjali ku fonema që përdoret më shpesh të jetë a-ja.

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I DISA TINGUJVE TË GJUHËS SHQIPE

1. Zanoret y dhe i

Lexoni fjalët në dy kuadratet A dhe B.

A

ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, krip, kripë,kripore, qilim,qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

B

50

byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

Page 4: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

PYESIM

Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre? Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

MËSOJMË

Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të zanores y të përdorim zanoren i si për shembull di në vend dy, ki në vend ky, si në vend sy, dill në vend dyll, lip në vend lyp, tim në vend tym etj.

Shkruhen dhe shqiptohen me i dhe jo me y fjalët: ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me y fjalët: byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

USHTROHEMI

1 Në vend të pikave vini shkronjën që duhet y, u ose i.f.shek, fr.kë, gj.lpërë, b.lbil, d.rek, shp.rt, rr.p, s.rtar

2 Korrigjoni gabimet në fjalët e mëposhtme:a. lyp, lypës, çyryk, dysheme, tym, vyshket, gjym, (i,e) gjymtë

2. Bashkëtingëlloret r dhe rr

Lexoni fjalët në kuadratet A dhe B.

A

51

karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter, shteroj, regjim, radhë, rafte rendte, ritëm

Page 5: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

B

PYESIM

Si shqiptohen fjalët e kuadratit të parë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre? Si shqiptohen fjalët e kuadratit të dytë nga ju? A vini re ndryshime ndërmjet shqiptimit dhe shkrimit të tyre?

MËSOJMË

Gjatë të folurit apo të shkruarit ndodh që në vend të bashkëtingëllores r të shqiptojmë rr ose e kundërta. Duhet të kemi kujdes që t’i shkruajmë dhe shqiptojmë drejt tingujt r dhe rr.

Shkruhen dhe shqiptohen me r dhe jo me rr fjalët : karotë, racë, radhë, resht (pushoj), regjistër, rënkoj, rol, etj. Shkruhen dhe shqiptohen, përkundrazi, me rr dhe jo me r fjalët: rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, etj.

USHTROHEMI

1. Kopjoni fjalitë e mëposhtme dhe shkruani drejt tingujt r dhe rr.U mata ta mar, por ish i rrëndë plumb. U përpëlita disa herë duke mbledhur forcat, por as

nga vendi nuk e luajta dot. Xha Lita buzëqeshi ashtu siç e kishte zakon — gjerë plot shend, hodhi lopatën anësh dhe iu përmblodh gurrit të cilin e vendoi në gjunjë pa kurfarë zori. „Juve zoti ju ka dhënë mend e neve krahë" — foli ai dhe e rokullisi gurin e themelit mu në këndin e djathë të godinës së shkollës. „Roftë shkolla sa malet" — urroi ai „dhe ne paçim dorë të mbarrë"— uroi punën e vet.

2. Gjeni fjalët përgjegjëse që shkruhen me rr dhe thoni kuptimin e tyre. arë ----- ruaj -----

52

rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, rrogë, rrogozë, rrokje, rrotë, rrudhë, rrufe, rrugë, rrush, rrymë, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rruaj rrëfim, rreze, rrallë, rrafsh, rrah

Page 6: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

birë ------..... ......3. Gjeni dhe shkruani disa fjalë që të kenë fonemën –r dhe disa fjalë që të kenë fonemën –rr.

INTONACIONI, THEKSI, RROKJA

LEXOJMË

53

Page 7: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Doktori

Kishte vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje.-Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë

përnjëherësh!Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të

vdekur. Dhe rendte i këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale.

-Baba! Vdiqa! Ku është doktori?E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po

nuk e dinte se ç’ishte ai. Perëndi, engjëll, shpëtimtar... . Ç’ishte ky doktor?

-Doktor! Doktor!Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt. -Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se « doktori » do ta heq atë

dhembje, atë sëmundje që të treti! ... Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin « e shenjtë »

të doktorit....Petro Marko

PYESIM

Fjalët e personazheve janë ato me kursive apo ato me ngjyrë të zezë? Vëreni shenjat e pikësimit në fjalitë me kursive. Çfarë vini re? Ku dallohen ato nga fjalët e autorit? Në cilën fjalë bie theksi i fjalisë në dy fjalitë e para? Po në dy fjalitë e dyta? Sa rrokje ka fjalia: Kishte vajzën të sëmurë. Sa rrokje janë të hapura dhe sa të mbyllura? Argumentojeni përgjigjen. Në cilat rrokje bie theksi në fjalët e kësaj fjalie?

MËSOJMË

Kur flasim ose lexojmë, kemi nevojë të marrim frymë dhe të pushojmë. Pushimet shënohen me anë të shenjave të pikësimit.

54

Page 8: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Kur flasim ose lexojmë, fjalitë nuk shqiptohen të gjitha me të njëjtin intonacion.

a. Fjalia dëftore mbaron me intonacion zbritës.Kish vajzën të sëmurë.

b. Fjalia pyetëse mbaron me intonacion ngjitës.

Ku është doktori?

Intonacioni ndryshon edhe kur duam të shprehim ndjenja të tilla si gëzim, zemërim, shqetësim, dyshim e tjerë : -Shko, bre, në qytet! -Baba! Vdiqa! -Edhe pak se arritëm, oj bijë!

1.Theksi i fjalisë

Kur flasim ose lexojmë, një gjymtyrë e fjalisë që duhet vënë në dukje, shqiptohet më fuqishëm. Ky quhet theks i fjalisë : Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. Ku është doktori? -Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh!

2.Theksi i fjalës

Kur flasim disa rrokje të fjalëve i shqiptojmë me një fuqi zëri më të madhe se rrokjet e tjera. P.sh. le të shqiptojmë me zë fjalën emër. Do të vëmë re se rrokja e parë shqiptohet me fuqi më të madhe, duke u dalluar nga rrokja e dytë. Në këtë rast themi se rrokja e parë (-e) e kësaj fjale është e theksuar.

Rrokja -e quhet rrokje e theksuar, sepse në të bie theksi. Ndërsa rrokja -mër quhet rrokje e patheksuar, sepse në të nuk ka theks.

Në gjuhën shqipe theksi mund të bjerë në rrokje të ndryshme, andaj kemi:1. Theks fundor - lirí, bari, atdhe etj. ( kur theksi bie në rrokjen e parë nga fundi).2. Theks parafundor - dorë, bimë, shkollë etj.(kur theksi bie në rrokjen e dytë nga

fundi).3. Theks tejfundor - flutura, kumbulla, populli, pluhuri etj. (kur theksi bie në rrokjen e

tretë nga fundi).3. Rrokja

Fjalia përbëhet prej fjalësh dhe fjalët prej rrokjesh: /Ecnin / duke përsëritur / emrin / e doktorit/, /Ec-nin du-ke për-së-ri-tur e-mrin e do-kto-rit/

55

Page 9: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje : /Ec-nin du-ke për-së-ri-tur e-mrin e do-kto-rit/. Edhe një zanore e vetme mund të përbëjë rrokje: e-mrin e do-kto-rit Kur rrokja mbaron me zanore, quhet e hapur: du-, ke-, së-, ri-, e-, më-, e-, do-, kto-. Kur një rrokje mbaron me bashkëtingëllore, quhet e mbyllur: Ec- nin- , për-, -tur-, -mrin, -rit.

Në gjuhën e folur, për shkak të mosshqiptimit të ë-së së patheksuar, shpesh herë rrokjet e hapura bëhen të mbyllura: /Ec-nin du-ke për-s(ë)ri-tur e-mrin e do-kto-rit./

USHTROHEMI

1. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm.Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. Mbretëresha dhe i biri

dymbëdhjetëvjeçar, të gjunjëzuar përpara kufomës së tij, po lebetiteshin. Princërit rreth e rrotull e vajtonin pas mënyrës shqiptare, me këngë.

Fan NoliKujdes theksin e fjalisë! Provoni të ndryshoni theksat e fjalisë, çfarë vini re?

2. Lexoni me intonacionin e duhur tekstin e mëposhtëm.- O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të

shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë i madh e mjerë i vogël, mjerë krishterimi që humbën një të këtillë kryembrojtës!

Fan NoliKujdes intonacionin dhe theksat e fjalisë. Argumentoni vendosjen e theksave.

3. Thoni çfarë intonacioni kemi në fjalitë e mëposhtme.Zana shkoi në kinema Kush shkoi mbrëmë në kinema? Sonte do të shoh një film të ri. A do të mësoni sonte?

4. Nënvizoni fjalët ku, sipas mendimit tuaj, bie theksi i fjalisë.Lekë Dukagjini si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit e, duke çjerrë

kraharorin e duke shkulur mjekrën dhe flokët, bërtiti:-Ejani, o shqiptarë! Sot ra kryekështjella e Shqipërisë, fortesat tona u përmbysën; fuqia

humbi, qytetet tona ranë përdhe; tërë shpresa jonë u shua me vdekjen e një burri!Fan Noli

5. Shkruani çiftet e fjalëve të mëposhtme, duke vënë theksin aty ku duhet.

punë - punoj , qytet – qytetar, luftë – luftëtar, mal – malor, art – artist,

56

Page 10: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

futboll – futbollist,akull – akullore, shkollë – shkollor,fshat-fshatar6. Gruponi fjalët e mëposhtme në dy grupe , në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të hapur dhe në grupin e fjalëve që mbarojnë me rrokje të mbyllur.

klasa, stadium, rrugë, jug, yll, toka,hëna, perëndim, lindje,

7. Ndani në rrokje këtë fjali dhe thoni se çfarë rrokjesh janë.Lekë Dukagjini, si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit.

PIKËSIMI

LEXOJMË

Gjahu i malësorvet

- Mirëmëngjes! Mirëmëngjes!- Mirë se erdhët! Mirë se erdhët!- Si u gdhitë?- Mirë, mirë. Po zotëria juaj?- Mirë, mirë desh Zoti.- S'paska ardhë Mark Shalëgjati ?- Ja tek po vjen.- Mirëmëngjes, o gjahtarë!- Mirë se erdhe, o zotëri!- A jemi mbledhë të gjithë?- Po zotëri, të gjithë këtu jemi, s'ka mbetur njeri pa ardhë. - Binuni trumbetave të gjahut të vijnë ata që kanë mbeturë prapa...

Konstandin Kristoforidhi

PYESIM

57

Page 11: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Thoni cilat shenja pikësimi janë përdorur në tekstin e mësipërm dhe pse? Përse shkronjat me ngjyrë zezë janë shkruar me shkronjë të madhe?

MËSOJMË

Shenjat e pikësimit përdoren që të kuptohet përmbajtja e një teksti. Nga mospërdorimi i drejtë i tyre mund të ndryshojë a të prishet kuptimi i tekstit. Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika, presja, pikëpresja, dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, shumëpikëshi, thonjëzat, kllapat, viza.

Pika shënon fundin e një fjalie dëftore dhe ndiqet gjithmonë nga një shkronjë e madhe: - Ja tek po vjen. - Mirëmëngjesi, o gjahtarë!

Presja shënon një pushim të shkurtër dhe shërben për të veçuar :- gjymtyrë homogjene të fjalisë: Çdo vijë e fytyrës, çdo lëvizje e dorës, çdo fjalë, çdo

hap i Skënderbeut tregonte njeriun e veprave të mëdha.- fjalë të veçuara : Vëllai i Blerinës, i madhi, kaloi shkëlqyeshëm. Atë natë binte shi, një

shi i ftohtë.- fjalët që bashkohen me lidhëzat kundërshtore po, por : Nuk ishte Dritani, po Arditi.

Nuk jeton në qytet, po në fshat.- gjymtyrët që lidhen me lidhëzat e përsëritura edhe, as, ose, o : Do të vijë ose Besimi,

ose Hasani. Edhe natyra, edhe qielli, edhe pemët tregonin se pranvera po afrohej. Nuk do të shkojë as Drita, as Liraku.

- dy e më tepër fjali në periudhë: Edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet. Jo vetëm që mëson rregullisht, por është edhe shumë i sjellshëm. As nuk erdhi, as nuk u paraqit. Ditën herë binte shi, herë binte borë. Ç’është ushqimi për trupin, është leximi për mendjen.

Pikëpresja vendoset brenda fjalisë; ajo ndan dy pjesë të së njëjtës fjali dhe ndiqet nga një shkronjë e vogël: Rruga ishte plot akull; shoferët i ngisnin makinat me kujdes.

Dy pikat paralajmërojnë një numërim, një shpjegim, një shembull. Dy janë tragjeditë: të mos kesh ç’të do zemra në jetë dhe t’i kesh të gjitha. Naim Frashëri ka thënë : punë, punë nat’ e ditë që të shohim pakëz dritë.

Pikëpyetja përdoret në fund të fjalive pyetëse të drejta: -Kush është? -Kur keni ardhur? -A i sollët mjetet e nevojshme? Pikëpyetja përdoret edhe pas fjalive pyetëse të paplota që shprehen me përemra pyetës, me ndajfolje pyetëse si edhe pas fjalëve të tjera që përdoren si fjali pyetëse të paplota: Kush? Cili? Me cilin? Ku? Kur? Pse? Mirë? Ashtu ? Nesër? Edhe sot? Mot? Nuk vihet pikëpyetje pas një fjalie pyetëse të zhdrejtë : Nuk e di se ku po shkon dhe çfarë ke në mend të bësh.

Pikëçuditja vihet në fund të fjalive dëftore thirrmore, nxitëse thirrmore dhe dëshirore: Mos fol ashtu, bre burrë! Ju këndoftë zemra, o bijtë e mi! U lumtë pushka luftëtarëve të lirisë! Largohu sa më parë! Përjashta! USHTROHEMI1. Zëvendësoni vijat e pjerrëta (/, //) me presje, pikë ose pikëpyetje.

58

Page 12: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Në një nga këto mëngjese / Kako Pinoja / pasi mbylli me kujdes portën / doli në rrugë//- Ku vete/ moj Kako Pino? -pyeti nga dritarja gruaja e Bido Sherifit///Në dasmë///Në dasmë? E kush martohet në këtë kohë///Martohen/ -tha Kako Pinoja// - Në çdo kohë martohet mileti//

Ismail Kadare2. Vendosni shenjat e pikësimit që duhen.

/Si je/ Xhexho/ - tha babai/ - ku ke qenë kaq kohë//Xhexhoja nuk u përgjigj fare// Si gjithmonë ajo iu drejtua menjëherë gjyshes//

- E pe/ moj Salfixhe/ që doli fjala ime// - E pe ç'na dërgoi zoti apo s'e pe// Të thashë/ moj Selfixhe/ ujë i zi do të dalë nga dheu// Dhe ja/ doli uji i zi// I patë gropat e bombave në Hazmurat// Po në Meçite// Po në Palortonë e sipërme// Ujë i zi kudo//

Ismail Kadare3. Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit në tekstin e mëposhtëm.

- A s’ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndihemi të gjallë tek shkojmë udhës, - thotë Mark Shalëgjati.

Ç’këngë të zëmë? – thonë djemtë.- Le të këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.- - Me zë të lartë apo me zë të ulët ? – pyesin djemtë.- - Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet.- Djemtë zënë e këndojnë.

Konstandin Kristoforidhi

4. Vini shenjat e pikësimit në tekstin e mëposhtëm://A dalim nesër për gjah////Dalim////Me të vërtetë////Po/besa////Në ç’anë////Vemi në mal të Tomorit//

//Po/ atje të vemë të gjuajmë/sepse atje ka mjaft egërsira// Atje ka edhe bisha/ atje ka edhe derra të egër e ujq/ e çakej/ e arusha / e drerë/ e kaproj/ e dhi të egra/ e dhelpra e lepuj//

Atje ka edhe thëllëza mali// Në marrshin erë qentë e bien në ndonjë tufë të madhe/kemi për të vrarë shumë prej tyre//Nesër : pra/ dalim për gjah//

Konstandin Kristoforidhi

59

Page 13: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

KAPITULLI I DYTË

STRUKTURA E FJALËS

LEXOJMË

Rasat Lakimi i emrit punë-a Lakimi i emrit punëtor-i Emërore Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

pun-ai, e pun-ëspun-ëspun-ënprej pun-ës

punëtor-ii, e punëtor-itpunëtor-itpunëtor-inprej punëtor-it

Vetat Zgjedhimi i foljes punojunë ti Ai/ajo ne ju Ata/ato

puno-jpuno-npuno-npuno-jmë puno-nipuno-jnë

PYESIM

1. Në tabelën e parë lakohen emrat punë dhe punëtor në trajtën e shquar njëjës. A ndryshojnë ata gjatë lakimit?

2. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon?3. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet?4. Në tabelën e dytë zgjedhohet folja punoj në kohën e tashme të mënyrës dëftore. A

60

Page 14: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

ndryshon ajo gjatë zgjedhimit?5. Si quhet pjesa e fjalës që ndryshon?6. Po pjesa e fjalës që nuk ndryshon si quhet?

MËSOJMË

Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa. Mbaresa është pjesa e fjalës që ndryshon : pun-a, i, e pun-ës, pun-ës, pun-ën, prej pun-ës, punëtor-i, i, e punëtor-it, punëtor-it, punëtor-in, prej punëtor-it; puno-j, puno-n, puno-n, puno-jmë, puno-ni, puno-jnë. Mbaresat tregojnë karakteristikat gramatikore të fjalës: gjininë, numrin, rasën, shquarsinë; vetën, kohën, mënyrën. Pjesa e kuptimshme e fjalës që mbetet në qoftë se heqim mbaresën (–a, -i, -j) është tema e fjalës: punë-a, punëtor-i, puno-j LEXOJMË TABELAT

Fjalë e parme Tema MbaresaParashtesa Rrënja Prapashtesa

pun-a ------------- pun(ë) ------------------ -a

Fjalë jo të parme

Tema MbaresaParashtesa Rrënja Prapashtesa

punapuno-jpërpuno-j

------------------------------për

pun(ë)pun(ë)pun(ë)

--------------------------o-o

-a-j-j

PYESIM

Çfarë fjale është fjala puna? A vjen fjala punë nga ndonjë fjalë tjetër? Si quhen fjalët që nuk vijnë nga ndonjë fjalë tjetër? Çilat janë pjesët përbërëse të fjalës puna? Çfarë fjalësh janë foljet punoj, përpunoj? Nga cila fjalë vjen folja punoj? Po folja përpunoj nga cila fjalë vjen? Si quhen fjalët që vijnë nga një fjalë tjetër? Cilat janë pjesët përbërëse të tyre?

MËSOJMËFjala pun-a që nuk vjen nga një fjalë tjetër quhet fjalë e parme. Ajo është edhe rrënjë e

fjalës sepse nuk mund të ndahet në pjesë përbërëse. Fjalët punoj e përpunoj janë fjalë jo të parme sepse rrjedhin, e para nga punë > pun-o-j, e dyta nga punoj >për-punoj. Fjalët jo të parme përveç temës (punë, puno-j) kanë edhe parashtesa (përpunoj) ose prapashtesa (pun-o-j) ose të dyja së bashku përfundo-j. Tek fjalët jo të parme rrënjë është pjesa e fjalës që mbetet po

61

Page 15: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

të heqim parashtesat dhe prapashtesat. Për shembull te fjalët pun-oj, për-pun-o-j rrënja është pun(ë). Pjesa e kuptimshme e fjalëve që mbetet në qoftë se heqim parashtesat, prapashtesat dhe mbaresat është rrënjë.

Parashtesa janë elemente që vendosen para temës së një fjale: buzë > përbuz; punë > punoj > ripunoj. Ato ndryshojnë kuptimin e temës dhe krijojnë një fjalë me kuptim të ri: paaftësi, i paditur, i pafund; mosbesim, mosbindje; përforcoj, përpunoj, përshpejtoj; mbingarkesë, mbivlerësoj, rishkruaj, ripunoj.

Prapashtesat janë elemente që vendosen pas temës së një fjale: punë > puno-j > punim. Prapashtesat i japin fjalës kuptim të ri : nxënës, ndihmës, vendës; notar, shqiptar, udhëtar; dimëror, leshtor; i lëvizshëm, i rrjedhshëm, barkas, barazi; miqësisht, zyrtarisht.PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni në fjalët me shkronja të zeza temën, parashtesat dhe prapashtesat.Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori

instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty.

Ismail Kadare2. Gjeni parashtesat në fjalët e grupit të parë dhe prapashtesat në ato të grupit të dytë.a) përmbledh, nënkryetar, zbardh, skuq, i paplotë, rindërtoj, mbingarkoj,b) urdhëroj, tregtar, vendos, traktorist, lumturi, hyrje, nisje, i kapshëm, shtëpizë.

3. Ja tri rrënjë punë, komb, anë, besë. Gjeni dhjetë fjalë duke i bashkuar me këto parashtesa e prapashtesa : sor, im, ësi, tor, im, tar, ndër, mos

62

Përbërësit e fjalës janë tema, rrënja, mbaresa, parashtesa dhe prapashtesa. Mbaresë quhet pjesa e ndryshueshme e një fjale. Temë e fjalës quhet pjesa e fjalës që mbetet po të heqim mbaresën. Rrënja e fjalës është ajo pjesë e temës që mbetet pasi të hiqen parashtesat e prapashtesat. Parashtesa është ajo që vendoset para temës së një fjale. Prapashtesa është ajo që vendoset pas temës së një fjale. Parashtesat dhe prapashtesat shërbejnë për të formuar fjalë të reja.

Page 16: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

4. Formoni fjalë të reja duke u shtuar fjalëve argjend, central, dritë, peshk, akull, Prishtinë, i egër, plak, frikë këto prapashtesa atar, ore, as, is, tar, acak, ëri, are, si.

5. Plotësoni fjalët që vijojnë me parashtesat pa, mos, para, jo, sipër, për.barazi, i banueshëm, i pijshëm, mirënjohje, besim, normal, shkollor, faqe, caktoj, forcoj, buzë.

6. Me ndihmën e parashtesave ç/sh-/zh- formoni fjalët që tregojnë të kundërtën e fjalëve të mëposhtme :organizoj, vulos, qep, dredh, thur, orientoj

Kujdes!

Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: f, k, p, q, t, th.

Parashtesa zh- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: b, d, g, gj, v.

Parashtesa ç- vendoset përpara fjalëve që fillojnë me një nga këto bashkëtingëllore: l, ll, r, rr, m, n, nj, j.

_________________________________________________________

EMRI

LEXOJMË

Bagëti e bujqësia

O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, q'ju kam ndër mend dit’ e natë, ju bregore bukuroshe e ju lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruara. Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni: o vëndëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë më jep emrin shqipëtar...! Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Naim Frashëri

PYESIM

63

Page 17: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me shkronja të zeza? Çfarë dallimi vini re ndërmjet emrave mal, lis, fushë dhe emrit Shqipëri? Çfarë tregojnë emrat e përveçëm? Gjeni emrat konkretë dhe cilët abstraktë në tekstin e mësipërm? Argumentojeni

mendimin tuaj.

MËSOJMË

Emri, zakonisht, është pjesë e grupit emëror dhe përbën bërthamën e tij: lisat e gjatë, fushat e gjera, lumenj të kulluar etj.

Emrat janë të përgjithshëm dhe të përveçëm. Emrat e përgjithshëm emërtojnë qenie, objekte dhe ide të të njëjtit lloj ose kategori: mal, lis, fushë lule, lumë, kodër, pyll, bagëti, shqiptar, zemër, dëshirë, zjarr. Emrat e përveçëm emërtojnë një qenie, objekt ose ide të vetme, të dalluar nga të gjitha të tjerat : Shqipëri, Maqedoni, Tiranë, Shkup, Manastir, Gostivar, Kumanovë.

Emra të përveçëm mund të jenë: emra njerëzish (Hasan, Ardit, Krenar, Mirlind, Majlinda), emra kafshësh (Laro, Tonka, Balash), emra vendesh, malesh, fushash, ishujsh, gadishujsh, detesh, liqenesh, lumenjsh, yjesh planetësh (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Shkup, Korab, Pollog, Korfuz, Karaburun, Adriatik, Treska, Drin, Harusha e Madhe, Marsi, Merkuri ), emra veprash letrare, gazetash, revistash, shkollash, ndërmarrjesh, fabrikash, rrugësh, sheshesh (“Lumi i vdekur”, gazeta “Fakti”, revista “Jehona” shkolla “ Liria” , ndërmarrja “ Renova” , rruga “ Hasan Prishtina”,sheshi “ Skënderbeu”).

Emrat që emërtojnë objekte që mund të shihen, të preken, të dëgjohen, të numërohen, të shijohen ose të nuhaten janë emra konkretë: mal, lis, fushë, lule, lumë, kodër, pyll, bagëti, zemër, zjarr. Emrat që emërtojnë ide, ndjenja, dhe çdo gjë tjetër që nuk mund të perceptohet nga shqisat tona janë emra abstraktë : dëshirë, miqësi, lumturi, egërsi, mendim, keqkuptim, gënjeshtër.

Kujdes! Të gjithë emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe.

PËRMBLEDHIM

.Emri është bërthama e një grupi emëror. Ai shërben për të emërtuar qenie, objekte dhe ide. Ekzistojnë dy kategori emrash : emra të përgjithshëm dhe emra të përveçëm. Ekzistojnë disa kategori emrash të përgjithshëm : emra konkretë dhe emra abstraktë. Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës

USHTROHEMI

64

Page 18: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

1. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm dhe i vendosni në dy kolona.

Jam sulltan, mbret i vërtetë, vrava, preva e shkretova,shoq të tjerë s'kam në jetë; botën me gjak e mbulova! gjakatar e zemërderr, Kur zaptova Anadollë, nga frika më bëjnë nder! erdha mora dhe Stambollë,Dola nga fund’ i Azisë, njerëzit i shkova në thikësi rrebesh i perëndisë; dhe, kush mbeti, rron me frikë... . Andon Zako Çajupi

2. Nxirrni nga poezia « Sulltani » e Çajupit emra frymorësh dhe jofrymorësh dhe i vendosni në dy kolona.

Thera grekër e bullgarë, Të mbetej dheu i shkretë,thera armenët e mjerë, si të doj' të rroja vetë:thera sa munda të tjerë! me egërsira të rroja,Pse s'u bë nga Perëndia pa frikë të mbretëroja, me një kokë njerëzia, se më duan. e i dua, që ta prisja menjëherë?! se jemi një gjak e një sua*!Të mos mbeteshin të tjerë! Andon Zako Çajupi

*Sua- soj, fis

3. Nxirrni nga poezia «  Sulltani » e Çajupit dhe i vendosni në dy kolona emrat konkretë dhe abstraktë.

S'lashë njeri pa te keq! Kudo shkela, u tha bari Gra, burra, djem e pleq Ç'la pushka e dogji zjarri!... dridhen kur më kujtojnë, Egërsirë si ariu, mëmatë më mallëkojnë, hëngra dhe u’ mish njeriu! më mallkojnë të vatë* Si kam dashur, kam punuar,edhe qajnë ditë e natë! pse nuk jam i gëzuar? Qajnë! Po cili nuk qan? I lig jam, të liga dua, Qajnë burra, qajnë gra, nga kush më vjen frika mua?qajnë maletë për pyje, qajnë fushatë për lule!...:

Andon Zako Çajupi*Të vatë - të vejat4. Shkruani një tekst duke përdorur sa më shumë nga emrat e mëposhtëm :

spital, mjek, infermiere, urgjencë, nxënës, shok, shoqe, vizitë, aksident, dhembje.

Nënvizoni grupet emërore që keni përdorur dhe emrin bërthamë.

65

Page 19: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

TRAJTA DHE GJINIA E EMRIT

LEXOJMË

Trutë e gomarit

Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. U vërtiten sa andej këtej, por gjahu nuk u eci që nuk u eci. Dhelpra, kur luani ishte ne kulmin e dëshpërimit i foli diçka në vesh dhe ai i dërgoi lajm gomarit se kishte vendosur të lidhte miqësi. Gomari, sapo mësoi se luani, mbreti i kafshëve kishte vendosur të lidhte miqësi me gomarin, erdhi në vendin e takimit. Ndjehej i gëzuar që më në fund do te jetonte këtej e tutje mes kafshëve të tjera pa frikë. E kush do të guxonte ta prekte një gomar që kishte mik luanin. Sapo arriti në sheshin e takimit, luani u hodh dhe e zuri nga gryka gomarin.

PYESIM

Gjeni emrat në këtë tekst. Emrave luani dhe dhelpra në fjalinë e parë u vini një përpara.

Çfarë vini re? Tani zëvendësoni një-në me ca ose disa përpara. Çfarë vini re? Provoni t’i përdorni në njëjës dhe në shumës si kryefjalë.

Çfarë vini re?

MËSOJMË

1. Trajta e emrit

66

Page 20: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e shquar( luan-i, dhelpr-a). Për të gjetur trajtën e pashquar të një emri, mjafton t'i vëmë përpara fjalën një për numrin njëjës dhe fjalën ca ose disa për numrin shumës.

Gjinia mashkullore Gjinia femërore E pashquar e shquar e pashquar e shquar

Njëjës (një) luan luan - i (një) dhelpërdhelpr - a

Shumës (ca) luan – ë luanë- t (ca) dhelpr - a dhelpra - t

Për ta vënë emrin në trajtën e shquar, e përdorim me mend si kryefjalë në fjali, pa fjalë të tjera përcaktuese: Luani dhe dhelpra shkuan të gjuanin së bashku. Luanët dhe dhelprat shkuan të gjuanin së bashku

Emrat e gjinisë mashkullore edhe ato të gjinisë femërore që dalin në trajtën e pashquar me togjet -ël, -ëm, -ër dhe -ërr në trajtën e shquar e humbasin zanoren –ë : vegël – vegla, dasëm – dasma etj.

LEXOJMË

Bukuria që vret

Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpimë dhe me kujtim në ndërgjegje se u ka kalue edhe një natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji vocrrak! Dora e s'amës shtrihet mbi të dhe m'at çast nji britmë e tmerrshme i çpoi zemrat e kasollës. Dhima e nanës i shkrin zemrat në vaj, por çe do, kur nuk shkrin zemrën e ngrime të vocrrakut.

Po, ishte ngrimë, lokja e nanës. Gjaku i kuq e i purpurt ish ngri ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahet një servis për milionarin… . E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurët, shtatore e gurët e zhgulun nga gjini i nanës.

-Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore! Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këtë vend! Po, ndoj ministrit e deputetit o ndokujt tjetër...

Migjeni

67

Page 21: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

PYESIM

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në grupet emërore me ngjyrë të zezë? Në ç’gjini janë emrat bërthamë? Po fjalët që shoqërojnë emrat bërthamë, çfarë janë? Në ç’gjini janë mbiemrat e grupeve emërore me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

2. Gjinia e emrave dhe e mbiemrave

Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Emrat që mbarojnë me m -i dhe -u, janë të gjinisë mashkullore. Emrat që mbarojnë me -a dhe -ja , janë të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me t ( të ose it : të zitë , të ecurit), janë të gjinisë femërore.

Mashkullore Femërore Asnjanësagim-i bukuri-a të ftohtë-ttrup-i natë-a të kuq-tëkujtim-i dorë-a të folur-itvocërrak-u britmë-agjak-u zemër-anjeri-u dhembje-a

Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore. Gjinia e mbiemrit ndryshon sipas emrit që e përcakton : djalë i dashur/vajzë e dashur. Gjinia e mbiemrave ndryshon sipas klasës së mbiemrave në të nyjshëm dhe të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore :

-duke ndryshuar nyjën e përparme –i në - e (i mirë - e mirë);-duke ndryshuar nyjën e përparme –i në – e dhe duke marrë mbaresën -e ( i madh - e

madhe, i pathyeshëm – e pathyeshme, i kalueshëm – e kalueshme).Mbiemrat e panyjshëm gjininë femërore e bëjnë:- duke marrë mbaresë – e (faqekuq – faqekuqe, fisnik – fisnike, dinak – dinake, armik –

armike);- duke mos e ndryshuar formën : sy bojëkafe – rroba bojëkafe, plak shpirtmirë – plakë

shpirtmirë etj.).

68

Page 22: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Thoni trajtën e shquar dhe gjininë e këtyre emrave:laps, libër, fletore, klasë, shkollë, tavan, dritare, bankë, dysheme, djalë, nxënës, nxënëse, burrë, grua , pulë, gjel, pelë, kalë.

2. Formoni gjininë femërore të emrave të mëposhtëm (trajta e pashquar):fshatar, qytetar, artist, tetovar, gjysh, profesor, mësues, drejtor, plak, ari, kunat

Thoni çfarë i shtuat emrit të gjinisë mashkullore për të formuar gjininë femërore. Shembull: fshatar (m.) - fshatare (f.)

3. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e shquar dhe shënoni në kllapa gjininë: moshatar, motor, nxitim, notë, vatër, dushk, punë, ndryshk, peshk, pullaz, rreze.

Shembull : moshatari

4. Emrat e mëposhtëm shkruani në trajtën e pashquar:burri, djali, kali, gjalpi, mjalti, gruri, uji, dhjami, brumi, dylli, balli.

Shembull : kalë

5. Emrat në vijim përdorini si kryefjalë dhe i shkruani fjalitë.shkollë, Vardar, kopsht, qytet

Shembull: Vardari buron në fshatin Vrutok.

6. Shkruani në trajtën e shquar emrat në vijim:vatër, çadër , kokërr, ëndërr , lodër, motër, kodër , urdhër, vegël, pupël, gjarpër,numër , libër.

69

Në gjuhën shqipe emrat përdoren në trajtën e pashquar (luan, dhelpër) dhe në trajtën e shquar( luan-i, dhelpr-a). Ato kanë tri gjini : mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Emrat që mbarojnë me -i dhe -u , janë të gjinisë mashkullore . Emrat që mbarojnë me -a dhe -ja , janë të gjinisë femërore. Emrat që mbarojnë me -t ( -të ose -it : të zitë , të ecurit) , janë të gjinisë asnjanëse. Mbiemrat kanë dy gjini, mashkullore dhe femërore.

Page 23: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Pasi t’i shkruani emrat e mësipërm në trajtën e shquar , thoni gjininë e tyre.

7. Në çfarë gjinie janë emrat e mëposhtëm:burrë, gjumë, kalë, atë, lumë, ballë, brumë, gjalpë, dhjamë, dyllë, grurë, djathë,ujë,

mjaltë.

Kujdes!

Emrat e mësipërm, edhe pse janë në gjininë mashkullore, shkruhen me ë në trajtën e pashquar.

8. Në çfarë gjinie janë emrat : Lekë-a, Dedë-a, Kolë-a? Po emrat : Nermin-i, Antigon-i, Iris-i?

Provoni t’u shtoni prapa nga një mbiemër. Në çfarë gjinie janë mbiemrat që shtuat?

9. Si e formojnë shumësin këto emra :pus, artist, oficer, dru, kushëri, mulli, krua, kufi, budalla, shkëmb, gisht, nip, shi,bujk,

akull,portokall, shkak, bllok, lëng, shteg, mashkull, gardh.

NUMRI I EMRAVE DHE MBIEMRAVE

LEXOJMË

Tani, të shtrirë nëpër bodrumet me lagështirë, me veshin të mbështetur në tokë, njerëzit tanë ndjekin hap pas hapi udhën e tyre nën dhe. Ata gërmojnë vazhdimisht, gjithmonë e me kujdes. Tani e kanë ndarë llagëmin në dy degë si gjarpër me dy kokë. Ai zvarritet, zvarritet vazhdimisht poshtë nesh. Ne, me dhjetëra, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, përgjojmë natë e ditë. Veshët na gjëmojnë pa pushim.

Ismail Kadare

PYESIM

70

Page 24: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe kursive? Në çfarë numri janë emrat me shkronja të pjerrëta ? Argumentojeni

përgjigjen. Në çfarë numri janë emrat me shkronja të zeza ? Argumentojeni përgjigjen. Si është formuar shumësi i këtyre emrave ?

MËSOJMË

Si formohet numri shumës i emrave?

Shumësi i një emri, i shkruar në cilëndo formë, mund të gjendet duke i vënë përpara fjalën një e pastaj fjalën ca dhe mandej shkruhen të dyja format: (një ) shkollë – (ca ) shkolla. I krahasojmë këto dy forma dhe mësojmë se si është formuar shumësi i emrit shkollë. Në këtë rast duke i shtuar formës së numrit njëjës mbaresën –a.

Të shohim si e kanë formuar numrin shumës disa nga emrat e pjesës së mësipërme: bodrumet , veshët, degë.

Shfrytëzojmë udhëzimin e mësipërm:

1. (nj ë) bodrum -(ca) bodrume. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –e.2. (një) vesh– (ca) veshë. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –ë.3. (një) degë – (ca) degë. Forma e shumësit është e njëjtë me formën e numrit njëjës.

MBANI MEND ___________________________________

A.. Numri më i madh i emrave në shumës marrin mbaresa të ndryshme, si:

mbaresën –e: (një) qytet mbaresën -nj (një) bari (ca) qytete (ca) barinj

mbaresën –ë : (një) profesor mbaresën –ra (një) fshat (ca) profesorë (ca) fshatra

mbaresën –a (një) vatër(ca) vatra

71

Page 25: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

B. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj:

(një) ujk – (ca) ujq (tingulli –k është shndërruar në -q) (një) zog - (ca) zogj (tingulli –g është shndërruar në –gj) (një) dash – (ca) desh (tingulli –a është shndërruar në –e) etj.

C. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj dhe njëkohësisht duke marrë mbaresa:

(një) varg – (ca) vargje (tingulli –g është shndërruar në-gj, është shtuar edhe mbaresa – e) (një) hark – (ca) harqe (tingulli -k është shndërruar në –q, është shtuar mbaresa –e) etj.

Ç. Disa emra numrin shumës e bëjnë si njëjësi:

(një) nxënës- (ca) nxënës; (një) mësues - (ca) mësues ; (një) vendas – ( ca) vendas, (një) rrugë – (ca) rrugë, (një) fole – (ca) fole etj.

Trajtën e shquar në numrin shumës shumica e emrave e bëjnë me – t. Por kemi

disa emra që trajtën e shquar e bëjnë me – të: bari – barinjtë, mulli – mullinjtë, dru – drunjtë, pe – penjtë, djalë – djemtë, plak – pleqtë, qen – qentë etj.

Si formohet numri shumës i mbiemrave?

Edhe mbiemrat e kanë kategorinë gramatikore të numrit. Numri shumës i mbiemrave ndryshon sipas grupeve të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.

Mbiemrat e nyjshëm shumësin e formojnë:-duke ndryshuar nyjën – i në – të për gjininë mashkullore (një lis i gjatë – ca lisa të

gjatë dhe –e në – të për gjininë femërore (një çantë e kuqe – ca çanta të kuqe);-duke ndryshuar tinguj në temë (i keq – të këqij, i lig – të ligj, i ri - të rinj,

i zi - të zinj (por edhe të zezë, i vogël – të vegjël etj.).Mbiemrat e panyjshëm shumësin e formojnë:-duke marrë mbaresë –ë (një shok besnik – ca shokë besnikë, një shok bujar – ca shokë

bujarë);-duke e ruajtur trajtën e njëjësit edhe në shumës (një njeri liridashës – ca njerëz

liridashës, një shpend vrapues – ca shpendë vrapues).

72

Page 26: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Emrat që e bëjnë shumësin me mbaresën – e dhe me mbaresën –ra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë. Në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojnë.

ky vend i bukur këto vende të bukuraky qytet i madh këto qytete të mëdha

USHTROHEMI

1. Në çfarë trajte, gjinie dhe numri janë emrat me të zeza në poezinë « Sulltani » të Çajupit.

Nukë e di se ç'kam i ziu, nga frika gjaku më ngriu... Me punëra që kam bërë, më duken armiq të tërë, mysliman‘ e të krishterë;sa dhe trimat shqiptarë

zun‘ e më punojnë varrë!Si është formuar shumësi i emrave në poezinë e dhënë?

2. Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe, po të jetë e nevojshme, bëni ndryshimet e duhura tek emrat në kllapa.

Lum ai që lufton e vdes për truallin e vet, për fisin e vet, për liri! (Emër) i tij rron për jetë. Atij i falen e do t’i falen gjithë (breza) e pastajmë, do t’i këndojnë trimëritë e do t’ia marrin si shëmbëlltyrë.

(Vend) ynë ka nxjerrë shumë (burrë) të këtillë që rrojnë dhe do të rrojnë në zemrën e popullit. Midis burrave luftëtarë shquhej Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin arbrit. Ky u kish kallur tmerrin (turk)...

Mbreti i turkut dëgjonte gjithnjë të qarat e ulërimat e turkeshave.Niste e dërgonte ushtri të reja, nga më të mirat. Këto ushtri kishin urdhër ta zinin të gjallë

a të vdekur Pjetër Shinin. Ato niseshin, po nuk ktheheshin prapë. I grinte Shini me shokë, i përpinte varri në tokën e Arbrit.

3. Emrat në kllapa të ushtrimit 2 shkruani në fletore në trajtën e pashquar njëjës dhe trajtën e pashquar shumës. Thoni si e formojnë shumësin.

Shembull: (një) emër - (ca) emra (shumësin e bën me mbaresën –a)

73

Page 27: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

4. Emrat e mëposhtëm i vini në shumës dhe mandej vendosni në tabelën e mëposhtme:mësues, flutur, arë, mjek, vizatim, shtet, gjysh, mbret, krushk, shtog, shkak, trung, flamur, atë, vëlla

Numri shumës formohet

vetëm me mbaresë vetëm me ndërrim tingujsh

me ndërrim tingujsh+ mbaresë

njësoj si njëjësi

5. Në vijim japim një listë emrash që e formojnë shumësin me ndërrim tingujsh. Thoni cili emër nuk e ka vendin në këtë listë.fik, vokal, peshk, akull, djall, bir, lepur, portokall, ujk

6. Cili prej emrave në vijim është futur gabimisht?pupël, vegël, çadër, drapër, ëndërr, djalë,

7. Ndërtoni nga një fjali në të cilat grupet emërore të mëposhtme të përdoren si kryefjalë në numrin shumës.

libër shkollor, pushim dimëror, shikim miqësor, proces mësimor

8. Emrat në vijim shndërroni në numrin shumës të pashquar, kur dini se ata që tregojnë frymorë marrin në shumës mbaresën –ë, ndërsa ata që tregojnë jofrymorë marrin në shumës mbaresën –e. kanal, vokal, duel, tunel themel, gjeneral, admiral, dembel, kriminel, elefant, laborant, student, portier, klient

9. Ndryshoni gjininë e mbiemrave në vijim:e athët, i mençur, e drejtë, i kulluar, i sotëm , i jashtëm, fisnik, malor

10. Shkruani në numrin shumës mbiemrat e mëposhtëm:i vogël , i madh, absurd, votues, e re, e ve, faqebardhë,fukara,përparimtar, sypishë

LAKIMI I EMRAVE

74

Page 28: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

LEXOJMË

Foletë e zogjve

Kopshti im është i bukur. Sa shumë zogj që ka! Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. Vetëm atëherë duket se sa shumë fole zogjsh ka. Dhe zogjtë e dinë se aty nuk i prek kush. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do.

Gaqo Bushaka

PYESIM

A ndryshon emri zog gjatë përdorimit të tij në fjali? Përse ndryshon forma e këtij emri nga një fjali në tjetrën? Çfarë roli luan ai në secilin rast? Si quhen format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali?

MËSOJMË

1. Rasa e emrit

Në vartësi nga roli që luan në fjali, emri përdoret në forma të ndryshme.1. Sa shumë zogj që ka! ----- > kundrinor i drejtë i foljes ka.2. Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. -->

fjalë përcaktuese e emrit foletë në grupin emëror foletë e zogjve.3. Vetëm atëherë duket sa shumë fole zogjsh ka. ----> përsëri fjalë përcaktuese e emrit

fole në grupin emëror fole zogjsh.4. Dhe zogjtë e dinë, se aty nuk i prek kush - ----- > kryefjalë e foljes dinë.5. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do. ->

kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë i foljes t'(i) prishësh.Format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa.

Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim.

2. Lakimi emrave

75

Page 29: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Emrat ndahen në tre lakime sipas mbaresës që marrin në trajtën e shquar njëjës : lakimi i parë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –i : djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vëlla-i, zër-i, libr-i; lakimi i dytë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –u :mik-u, zog-u, dhe-u; lakimi i tretë emrat femërorë që mbarojnë me –a ose me –ja : vajz-a, dhi-a, fush-a, motr-a, lul-ja, del-ja etj.Emrat lakohen në trajtën e shquar dhe trajtën e pashquar; në numrin njëjës dhe në numrin shumës.

A. Lakimi i parë ( emrat që mbarojnë me –i).

Trajta e pashquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emritE.Gj.Dh.K.Rrj.

cili?i, e cilit?cilit?cilin?prej cilit?

(një) lisi, e (një) lisi(një) lisi(një) lis(prej) (një) lisi

cilët?i, e cilëve?cilëve?cilët?prej cilëve?

(ca) lisai, e (ca) lisave(ca) lisave(ca) lisaprej (ca) lisash

Trajta e shquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emritE.Gj.Dh.K.Rrj.

cili?i, e cilit?cilit?cilin?prej cilit?

lisii, e lisitlisitlisinprej lisit

cilët?i, e cilëve?cilëve?cilët?prej cilëve?

lisati, e lisavelisavelisatprej lisave

B. Lakimi i dytë (emrat që mbarojnë me – u)

Trajta e pashquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emritE.GJ.Dh.K.Rrj.

cili?i, e cilit?cilit?cilin?prej cilit?

(një) shoki, e (një) shoku(një) shoku(një) një shokprej (një) shoku

cilët?i, e cilëve?cilëve?cilët?prej cilëve?

(ca) shokëi, e (ca) shokëve(ca) shokëve(ca) shokëprej (ca) shokëve

Trajta e shquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emrit

76

Page 30: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

E.GJ.Dh.K.Rrj.

cili?i,e cilit?cilit?cilin?prej cilit?

shokui, e shokutshokutshokunprej shokut

cilët?i, e cilëve?cilëve?cilët?prej cilëve?

shokëti, e shokëveshokëveshokëtprej shokëve

C. Lakimi i tretë (emrat që mbarojnë me – a,-ja)

Trajta e pashquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emritE.GJ.Dh.K.Rrj.

cila?i, e cilës?cilës?cilën?prej cilës?

(një) vajzëi, e (një) vajze(një) vajze(një) vajzëprej (një) vajze

cilat?i, e cilave?cilave?cilat?prej cilave?

(ca) vajzai, e (ca) vajzave(ca) vajzave(ca) vajzaprej (ca) vajzash

E.GJ.Dh.K.Rrj

cila?i,e cilës?cilës?cilën?prej cilës?

(një) lulei, e (një) luleje(një) luleje(një) luleprej (një) luleje

cilat?i, e cilave?cilave?cilat?prej cilave?

(ca) lulei, e (ca) luleve(ca) luleve(ca) luleprej (ca) luleve

Trajta e shquarRasa Numri njëjës Numri shumës

Pyetja Forma e emrit Pyetja Forma e emritE.GJ.Dh.K.Rrj.

cila?i, e cilës?cilës?cilën?prej cilës?

vajzai, e vajzësvajzësvajzënprej vajzës

cilat?i, e cilave?cilave?cilat?prej cilave?

vajzati, e vajzavevajzavevajzatprej vajzave

E.GJ.Dh.K.Rrj.

cila?i, e cilës?cilës?cilën?prej cilës?

luljai, e lulesluleslulenprej lules

cilat?i,e cilave?cilave?cilat?prej cilave?

luleti, e luleveluleveluletprej luleve

77

Page 31: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Emrat e gjinisë asnjanëse lakohen si emrat e lakimit të parë, vetëm se emëroren dhe kallëzoren e trajtës së shquar i kanë të njëjta (marrin mbaresat t/të, it).

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Në dy tekstet e mëposhtme thoni lakimin e emrave me shkronja të zeza.

Sami Frashëri (1850-1904)

Filozof, dijetar, shkrimtar dhe gazetar i shquar. Lindi në fshatin Frashër të Përmetit. Së bashku me Naimin i kreu mësimet në Janinë. Jetoi në Stamboll duke iu kushtuar luftës për çlirimin e atdheut dhe punimeve shkencore e letrare. Ka shkruar libra të rëndësishëm si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën turke.Libri i tij " Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" i mësonte shqiptarët se si duhet ecur përpara.

Naim Frashëri (1846 - 1900)

Është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Frashër të Përmetit. Shkollën e mesme e kreu në Janinë. Jetoi në Stamboll ku krijoi, punoi e luftoi për çlirimin e atdheut. Botoi shumë vepra të shquara: "Lulet e Verës", "Bagëti e bujqësi", "Historia e Skënderbeut" etj.

1. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit ftua.

78

Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim. Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Emrat kanë tre lakime : lakimi i parë, lakimi i dytë, lakimi i tretë. Lakimit të parë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –i (lis-lisi, djalë-djali, ftua-ftoi, vëlla-vëllai, zë-zëri, libër-libri). Lakimit të dytë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –u (mik-miku, dhe-dheu). Lakimit të tretë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresat –a, -ja (fushë-fusha, dele-delja, motër-motra, rrufe-rrufeja

Page 32: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

E.GJ.Dh.K.Rrj.

(një) krua ( )i,e (një) kroi ( )(një) kroi ( )(një )krua ( )prej (një) kroi ( )

kroi ( )i,e kroit ( )kroit ( )kroin ( )prej kroit ( )

2. Në vendet bosh shkruani lakimin e emrit vëlla.

E.GJ.Dh.K.Rrj.

(një) baba ( )i,e (një) babai ( )(një ) babai ( )(një) baba ( )pre (një babai ( )

babai ( )i,e babait ( )babait ( )babain ( )prek babait ( )

3. Vazhdoni të plotësoni lakimin e emrit pe.

E.GJ.Dh.K.Rrj.

(një) pe i,e (një) peri ( ) ( ) ( )

peri ( ) ( ) ( ) ( )

4. Vazhdoni të lakoni emrin atdhe.

E.GJ.Dh.K.Rrj.

(një) atdhe ( ) ( ) ( ) ( )

atdheu ( ) ( ) ( atdheun ) ( )

5. Vazhdoni të lakoni emrin rrufe.

E.GJ.Dh.

(një) rrufe i,e (një ) rrufeje ( )

rrufeja i,e rrufesë ( )

79

Page 33: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

K.Rrj.

( ) ( )

( ) ( )

6. Vazhdoni të lakoni emrin bukuri.

E.GJ.Dh.K.Rrj.

(një) bukuri i,e (një ) bukurie ( ) ( ) ( )

bukuria i,e bukurisë ( ) ( ) ( )

7. Emrat në kllapa i veni në rasën e duhur dhe thoni rasën në të cilën e keni vënë.

Tregime të moçme shqiptare

Siç thotë vetë titulli (libër), kjo përmbledhje e vogël përmban balada dhe rapsodi popullore, të cilat (shkronjës) është munduar t'i kthejë në (tregim). Lënda përkatëse është marrë nga dy qerthuj të mëdhenj: nga ai (malësi) sonë (veri) dhe nga ai (arbëreshë). Dy qerthuj, por një burim i vetëm: populli shqiptar.

Aty përfshihen legjenda të moçme dhe ngjarje historike, ashtu siç i këndon (këngëtar) ynë popullor pa emër.

(Këngë) legjendare janë shumë të lashta, mbase me prejardhje ilire, të ndryshuara gjatë (shekuj), por me bërthamën e tyre të mbetur të pacenuar nga (mbishtresa) e mëvona.

Të gjitha bashkë, si (këngë) legjendare, ashtu dhe këngët me pikënisje historike, nxjerrin në shesh (virtyt) e larta të popullit tonë: (trimëri) dhe qëndresën e papërkulur kundër (armik) për të mbrojtur vendin dhe (nder)

Mitrush KUTELI

8. Përshkruani me disa fjali një ngjarje të kohëve të fundit. Veçoni emrat dhe thoni rasën e tyre.

PËREMRAT PRONORË

LEXOJMË

80

Page 34: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Krim kundër kulturës...

Zakonisht dera e birucës hapej dhe hetuesit kërkonin me këmbëngulje të njëjtën gjë: të pranoja dhe të firmoja veprimet e mia dhe të shokëve, të paqena. Ata përsëritnin: Ky është interesi i Partisë!

Në një ditë të tillë u hap dera dhe rojet shtynë brutalisht në birucën time një plak… Ai nuk ishte leckë, ai ishte njeri. Ngriti kryet ashtu siç ishte përdhe i shtrirë, më pa dhe shqiptoi: Petro Marko këtu?! Unë shpresoja te ju. Kam dashur t’ju drejtohem me një letër, që të sqaroni lart pozitën time. Jam i pafajshëm. E pyeta: « Kush jeni ju? ». Ai e fliste shqipen me theks të huaj.

-Jam profesor Zyberi... Petro Marko

PYESIM

Çfarë janë grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë? Cila është fjala bërthamë në këto grupe? Çfarë tregojnë fjalët e mia, time në këto grupe? Si quhen ato?

MËSOJMË

Fjalët e mia, time që tregojnë se sendi ose veprimi i dhënë i përket një vete të caktuar, janë përemra pronorë: veprimet e mia, birucën time, pozitën time. Përemrat pronorë mund të përdoren:

- si përcaktorë të një emri (veprimet e mia, birucën time, pozitën time);- si pronorë në vete (Shkolla jonë është më e re se juaja).

1. Format e përemrit pronor

Veta e parë Veta e dytë Veta e tretë(shoku) im, ynë(shoqja) ime, jonë(shokët) e mi, tanë(shoqet) e mia, tona

(shoku) yt, juaj(shoqja) jote, juaj(shokët) e tu, tuaj(shoqet) e tua, tuaja

(shoku) i tij, i saj, i tyre(shoqja) e tij, e saj, e tyre(shokët) e tij, e saj, e tyre(shoqet) e tij, e saj, e tyre

Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore kur përdoren më vete marrin mbaresën – i : im – imi , ynë-yni, yt – yti, juaj –juaji, i tij – i tiji; i saj – i saji; i tyre – i tyri,.

Përemrat pronorë të gjinisë femërore marrin mbaresën –a: ime – imja , jonë - jona, jote – jotja, juaj –juaja , e tij – e tija , e saj – e saja , e tyre – e tyrja.

81

Page 35: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Përemrat pronorë në numrin shumës marrin mbaresën – t(ë), disa prej tyre edhe nyjën e përparme – të ; e mi – të mitë, e mia – të miat , tanë – tanët, tona – tonat, e tu – të tuat, tuaj – tuajt, tuaja – tuajat, i tij – të tijtë, i saj – të sajtë, e tij - të tijat, e saj – të sajat, e tyre – të tyret.

Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë. Përpara emrave mund të vendosen vetëm përemrat pronorë të vetës së parë dhe të dytë të numrit njëjës. Përemrat pronorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës nuk mund të përdoren para emrave. Kur përcaktojnë emra farefisnie, mund të përdoren edhe para këtyre emrave: im bir, ime bijë, yt bir, yt bijë etj.

Në vend të përemrave të vetës së tretë, njëjës dhe shumës, mund të përdorim edhe përemrin pronor vetvetor: i (e, të) vet: djali i vet, djemtë e vet; vajza e vet, vajzat e veta.

Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Nënvizoni përemrat pronorë.

Fëmijët ishin mbledhur rreth mësueses, Verës, dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj.-Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona, është e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt,

Fatmir, është i mirë. Do t’ia dërgojmë revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar këshillat e mia... Ja, le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre.

Thoni cilës vetë i përkasin përemrat që i nënvizuat.

2. Lexoni tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat pronorë dhe thoni në ç’vetë , numër dhe gjini janë përdorur.

Nuk është e vërtetë që gjithë mësuesit e fizkulturës kanë qenë nxënës të dobët.Sigurisht- tha ai. – Çdo rregull ka dhe përjashtime. Po ti mbaje mend këtë këshillën time:

mësimet, dija para së gjithash. Po u pengove në rrugën e dijes, flake tej pengesën, qoftë sporti ose tjetër gjë. Prirjet e tua nuk humbasin.

Mësuesi mbathi galloshet dhe doli në oborr. Vesonte shi. Hapi çadrën. Nga një vrimë në kulmin e saj , u duk llamba elektrike që ndriçonte në shkallët e gurta.

Para se të mbyllte portën , Vasili që e ndiqte si hije, i pëshpëriti, por ai mbajti mend vetëm fjalët e tij të fundit:” Mendoni sikur të ishte fëmija juaj...

82

Përemrat pronorë tregojnë pronarin .Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë, po edhe më vete. Ato kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

Page 36: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

...Si fëmijët tuaj... Hm” “ Fëmijët e tij! Kishte pasur zhgënjime mësuesi i vjetër i historisë me fëmijët e tij! ... Djali i tij , Antoni, duhej të bëhej mjek. mjek i shquar! Dhe në portën e tyre të ngjitej një pllakë e re tunxhi: “ Anton Radi –okulist”! në krye fati u printe dëshirave të tij... Dhe Antoni përparonte si asnjë tjetër! Ç’gjë delikate të jesh mësues dhe të kesh edhe fëmijët e tu nxënës! Dhe ç’kënaqësi e jashtëzakonshme pastaj, kur të gjithë të thonë se janë pikërisht fëmijët e tu më të mirët!

3. Plotësoni fjalitë me përemrat pronorë që duhet.a) Erdhën dhe herë të tjera në këto anë dhe dora-dorës edhe unë u binda që ... atë kishte të

drejtë. b) Siç më rrëfente ... gjyshe, kështu e ka pasur ...atë edhe ... gjysh. c) -Ç’ke që i thërret kështu ...bije, more Met?

4. Plotësoni lakimin e grupeve emërore: shoku im, shoqja ime, shoku ynë, shoqja jonë, shokët tanë, shoqet tona, shokët e mi, shoqet e mia, (veta e parë)

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femëroreE.Gj.Dh.K.Rrj.

shoku imi, e shokut timshokut...shokun...prej shokut ...

shoqja imei,e shoqes simeshoqes ...shoqen ...prej shoqes ...

E.Gj.Dh.K.Rrj.

shoku ynëi, e shokut tonëshokut...shokun...prej shokut ...

shoqja jonëi, e shoqes sonëshoqes ...shoqen ...prej shoqes ...

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femëroreE.Gj.Dh.K.Rrj.

shokët tanëi, e shokëve tanëshokëve ...shokët ...prej shokëve ...

shoqet tonai, e shoqeve tonashoqeve ...shoqet ...prej shoqeve ...

E. shokët e mi shoqet e mia

83

Page 37: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Gj.Dh.K.Rrj.

i, e shokëve të mishokëve ...shokët ...prej shokëve ...

i, e shoqeve të miashoqeve ...shoqet ...prej shoqeve ...

5. Plotësoni lakimin e grupeve: shoku yt, shoqja jote, shoku juaj, shokët tuaj, shoqet tuaja, shokët e tu, shoqet e tua (veta e dytë).

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femëroreE.Gj.Dh.K.Rrj.

shoku yti, e shokut tëndshokut...shokun...prej shokut ...

shoqja jotei, e shoqes sateshoqes ...shoqen ...prej shoqes ...

E.Gj.Dh.K.Rrj.

shokët tuaji, e shokëve tuajshokëve ...shokët ...prej shokëve ...

shoqet tuajai, e shoqeve tuajashoqeve ...shoqet ...prej shoqeve ...

Rasa Gjinia mashkullore Gjinia femërore

E.Gj.Dh.K.Rrj.

shoku juaji,e shokut tuajshokut...shokun...prej shokut ...

shoqja juaji,e shoqes suajshoqes ...shoqen ...prej shoqes ...

E.Gj.Dh.K.Rrj.

shokët e tui,e shokëve të tushokëve ...shokët ...prej shokëve ...

shoqet e tuai,e shoqeve të tuashoqeve ...shoqet ...prej shoqeve ...

6. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi yt, detyra jote, lapsi juaj, detyra juaj, lapsat tuaj, detyrat tuaja, lapsat e tu, detyrat e tua.7. Lakoni me gojë grupet emërore: lapsi i tij, detyra e tij, lapsi i tyre , detyra e tyre, lapsat e tyre , detyrat e tyre, lapsi i saj, detyra e saj, ( veta e tretë).------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

PËREMRI I PACAKTUAR

84

Page 38: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

LEXOJMË

Njeriu që ndiqte kuajt

Disa pleq me takije të bardha ishin mbledhur rreth një arixhiu dhe diçka bisedonin. Përjashta ishte edhe Lam Sollapi. Ai s’ishte në qejf, pasi kishte humbur tri lojë radhazi....- E solla, - i tha Vlashi, duke treguar kalin e lidhur... .

- Mirë, mirë, - i tha Lami pa interes... dhe u fut në dyqan. Vlashi e ndoqi prapa.- Ç’do? - e pyeti Lami, gati me inat.- Ndonjë okë oriz, - u lut Vlashi, se kam dhe gruan sëmurë.

Lami u kujtua dhe e pyeti kot, sa për të shuar kureshtjen:- Ç’të tha doktori?- Më tha se do të vijë nga java... .- Pse, si thua ti, nuk do të vijë?- Kushedi, edhe mund të vijë, po qe se i bie rruga.

Lami hapi grykën e një thesi, shtiu në një qese letre dy grushte oriz dhe ia zgjati Vlashit. ...

- Si pak, o Lame, - i tha ngadalë, duke ia zgjatur qesen që tregtari të kujtohej e t’i hidhte edhe ndonjë dorë tjetër.

Naum Prifti

PYESIM

Gjeni grupet emërore ku bëjnë pjesë fjalët me ngjyrë të zezë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Fjalët disa, diçka, ndonjë, tjetër, që tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të papërcaktuar, janë përemra të pacaktuar.

1. Pasqyra e përemrave të pacaktuar

85

Page 39: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

-Kush, dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush, gjithkush, kushdo, shumëkush;

-Cilido, cilado, secili, secila, gjithë, i, (e) gjithë, të gjithë, të gjitha, gjithsecili, Gjithsecila, gjithçka, i, (e) tërë, të tërë, të tëra;

-Një, ndonjë, njëri, njëra, ndonjëri, ndonjëra, asnjë, asnjëri, asnjëra, asgjë;-Disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq;-Diçka, çdo, çfarëdo, kurrgjë

Përemrat e pacaktuar mund të jenë të parmë (kush, disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq etj.).)dhe të përngjitur (dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush etj.). Gjatë lakimit lakohet vetëm pjesa e përngjitur, ndërsa pjesa e parme është e ngurosur.

Çfarë funksioni mund të kryejnë përemrat e pacaktuar?

Përemrat e pacaktuar mund të përdoren si kryefjalë ose si kundrinorë kur përdoren të vetëm, ndërsa kur shoqërohen me emra përdoren si përcaktorë : Dikush përvjel, dikush qeth sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhentë. (Këtu dikush përdoret si kryefjalë). I shëtiti të gjitha qytetet. (të gjitha- përcaktor). Secilit duhet t’i përgjigjet mësuesi. (Secilit – kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë).

Kujdes drejtshkrimin!

Shkruhen si një fjalë : gjithçka, gjithkush, gjithsecili (gjithsecila), gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, shumëkush, gjësend, gjëkafshë, dikush, asnjë, asnjëri (asnjëra, cilido (cilado).

Shkruhen me vizë në mes : njëri-tjetri (njëra-tjetra), shoqi-shoqin.Shkruhen pa ë fundore : gjithkush (<gjithë+kush), gjithsekush, gjithsecili (gjithsecila),

gjithfarë, kurrkush (<kurrë+gjë), kurrgjë, kurrfarë,

USHTROHEMI1. Në tekstin e mëposhtëm, gjeni përemrat e pacaktuar.

Është pranuar nga të gjithë se, sado i mençëm dhe i zoti që të jetë një njeri, ai kurrë nuk mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme.... Po qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyrë të pashmangshme tek pushteti njëdorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë, prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprime organizative që çojnë në drejtimin që thamë më sipër.

Kasem Trebeshina

86

Page 40: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

2. E njëjta kërkesëBariu plak, kërrabën në dorë , edhe urdhëron të rinjtë,E ata të gjithë punojnë ngritur në brez pëqinjtë:Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tendën e stanë.Dikush sjell gjeth e karthij e shkrapa, secili ndihmon më njanëDikush përvjel, dikush qesh sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhentNjëri merr ushqen këlyshnë, tjetri përgëzon qentë:Stopani bër’i zi sterrë shikon bulmetin e bekuarTund, bën gjalpë, djathë, gjizë, edhe punon pa përtua;Udhëtar’e gjahtarë, q’u bie udha ndër male,U ep mish , qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvalë...

(Naim Frashëri)

3. Zëvendësoni pikat me përemrin e pacaktuar që duhet (ndonjë, tjetri, asnjë, asgjë, tjetër).DITKA - (Shkëputet prej saj) Për Lonin thua?AFROVITI - Po për kë...?DITKA- Shumë mirë. Nuk ka ... të keqe në këtë mes. Loni interesohet për mua. E kam kuptuar. Ka kohë që e kam kuptuar. Po unë nuk kam dhënë ... shenjë, as atij, as ..., se kam ndërmend të martohem. Loni është i mirë dhe i ndershëm. Po ja që s’ish e thënë të bashkohen fatet tona.

Spiro Çomora4. Plotësoni fjalitë me këto përemra: gjithë, askush, asnjeri, asnjë, kush, tjetri, njëri.a) Që të merremi vesh dhe të mos i biem ... gozhdës dhe ... patkoit, duhet të dimë ... jemi

dhe ... kemi qenë.b) ...nuk fliste, sepse ... s’kishte parë ndonjëherë një kërcënim të tillë.c) Errësira sundon kudo edhe ... zë nuk dëgjohet, thua se ... qyteti ka rënë në zi

5. Formoni fjali me përemra të pacaktuar.

PËREMRI PYETËS

LEXOJMË

87

Page 41: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Po ti ç’ke? Pse s’flet? E shkunda nga supet. Ai uli kokën.- Andre, - tha, - kur po niseshim ... shokët më lajmëruan... - Çfarë? - i thashë. - Fol!- Sonja...

I kapa të dy duart. - Mos! Iu luta. - Mos!- Po, Andre. Sonja vdiq.Sonja vdiq. Kush e tha këtë fjalë. Kadriu, jo se jo. Po atëherë kush e tha?

Petro Marko

PYESIM

Përse shërbejnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Fjalët kush, cili, cila, cilët, cilat, ç’, çfarë, sa, i sati, se (me, nga, për), që përdoren për të pyetur, janë përemra pyetës.

Kush përdoret për të pyetur për njerëz ose qenie të paraqitura si njerëz (të personifikuara): Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malësisë”? -Gjergj Fishta. Kush është më e fortë se unë? - tha kuçedra. Përdoret vetëm në njëjës dhe nuk shoqërohet me emra.

Cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë ose sende. Ai mund të shoqërohet me emra: Cili sportist zuri vendin e parë? Cili roman fitoi çmimin e parë? Cili përdoret edhe me parafjalë : Më thuaj me cilin rri, të të them se cili je.

Kujdes!-Cili sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i drejtë) -Kush sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i gabuar).

Përemri pyetës cili ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

Pasqyra e lakimit të përemrit cili?

Njëjës Shumës mashkullore femërore mashkullore femërore

E.Gj.Dh.

cili i,e cilit cilit

cilai,e cilës cilës

cilëti,e cilëvecilëve

cilati,e cilavecilave

88

Page 42: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

K.Rrj.

cilinprej cilit

cilënprej cilës

cilëtprej cilëve

cilatprej cilave

Përemri pyetës kush ndryshon vetëm sipas rasës.

Rasa Vetëm në njëjës për të dy gjinitëE.Gj.Dh.K.Rrj.

kush i, e kujt kujt kë (prej) kujt

Përemrat ç’ dhe çfarë nuk ndryshojnë formë, pra, kanë vetëm një formë pavarësisht nga numri,gjinia dhe rasa.

Përemri pyetës se përdoret gjithnjë i shoqëruar me parafjalë (nga, me, për) : Me se rrojnë foshnjat ? /Ç’i rrit çiliminjtë? /Dashuri e mëmës dhe përkdhelitë...(Çajupi)

Në fjalitë pyetëse përemrat pyetës kush, cili, ç’, çfarë, përdoren :- si kryefjalë: Kush bleu veturë? Cili shkoi? Çfarë (Ç’) u doli?- si kundrinor i drejtë: Kë mori në veturë? Cilin porosite? Çfarë (Ç’) i porosite?- si kundrinor i drejtë pa parafjalë: Kujt i kundërshtove? Cilit iu afrove?- si kundrinor me parafjalë: Me kë u takove? Me cilin erdhe? Për çfarë bisedove?

USHTROHEMI1. Plotësoni vendet bosh me një nga këta përemra pyetës: cila, ç? kush?

______________ je ti? Me ______________ ke ardhur?

_____________ veturë përdorët sot? ________________ veturë është më e mirë?

_______________ mësimi do të merrni nesër? në _____________ shkollë do të shkoni?

___________ është udhëheqësi juaj?

2. Për çdo fjali në vijim shkruani fjalinë pyetëse dhe nënvizoni përemrin pyetës.a) Mësimin e parë e shpjegoi mësuesi. b) Ky këtu është përgjegjësi. c) Arditit i pëlqejnë shumë pemët? d) Livadhi i Hasanit u kosit me kosë. e) Këto mollë do t’ia çoj gjyshit. f) Po merreshin vesh për ndarjen e roleve.

89

Page 43: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

3. Shkruani nga një përgjigje për secilën fjali pyetëse dhe thoni se përse përdoren?a) Kush e ka shkruar komedinë katërmbëdhjetë vjeç dhëndër?b) Cili nga të dy tregimet të pëlqeu më shumë?c) Ç’i dërgove mësueses tënde për festën e shkollës?d) Çfarë bisedove me mësuesin sot?

4. Formoni katër fjali me përemra pyetës.

NUMËRORI

LEXOJMË

Tre qetë dhe ujkuTre qe kishin dalë në bjeshkë dhe po kullotnin bashkë. Kështu ndenjën gjithë verën. Më

në fund humbën rrugën dhe s’ ditën të kthehen në shtëpi.Vjeshta i zuri në mal.Një ditë prej ditësh, tre qetë i hetoi ujku:- Të punoftë bafti! - tha ai. - Më paska ardhur fati në derë!Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një ditë

dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij brirët.

Bedri Dedja

PYESIM

Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë dallimi vini re ndërmjet numërorëve tre dhe të tre të përdorur në tekstin e

mësipërm?

MËSOJMË

90

Page 44: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Fjalët tre, një, të tre që tregojnë numër të caktuar qeniesh ose sendesh janë numërorëNumërorët një, dy, tre ... , kur janë të shoqëruar me emra, tregojnë numrin e

frymorëve ose të sendeve për të cilët flasim: tre qe, pesë lopë etj. Kur nuk shoqërohen me emra, sidomos në veprimet aritmetike, tregojnë numra :

5+5=10, 6x4=24Kur tregojnë sasi për të cilën është folur më parë, para numërorit vihet nyja të.Ujku iu soll rreth e rrotull tre qeve, për t’i ngulur dhëmbët ndonjërit. Po ja, kaloi një

ditë dhe s’bëri asgjë, sepse të tre, sapo shikonin ujkun, afroheshin kokë më kokë dhe i drejtonin atij brirët.

Numërorët ndahen në tri grupe:-numërorë të thjeshtë: një, dy, tre, tri, katër deri dhjetë- numërorë të përngjitur: njëmbëdhjetë deri njëzet dhe pesëdhjetë, shtatëdhjetë deri njëqind, dyqind etj.- shprehje numërore : njëzet e një, njëzet e shtatë, katër qind e shtatë, njëmijë e shtatëqind e dyzet e katër etj

Me përjashtim të numërorit tre, numërorët e tjerë nuk e kanë kategorinë e gjinisë : katër djem, katër vajza, po tre djem dhe tri vajza.

Numërorët me kuptim përmbledhës të dy, të tre etj. e kanë kategorinë e gjinisë: Sa djem erdhën? Të tre ( të katër etj.). Sa vajza erdhën? Të tria (të katra etj.) dhe të rasës : të dy, i (e) të dyve, të dyve, të dy, (prej) të dyve etj.

Thyesat janë një lloj i numërorëve që tregojnë në sa pjesë ndahet një njësi e plotë.

; ; etj.

Kujdes drejtshkrimin!

Numërorët shkruhen zakonisht me shifër, po mund të shkruhen edhe me fjalë p.sh. kur plotësojmë një çek.

Numërorët e përngjitur 11-19 shkruhen njësh: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj; si edhe ata që tregojnë dhjetëshe: tridhjetë, pesëdhjetë etj.

Shkruhen ndaras shprehjet numërore: tridhjetë e një, pesëdhjetë e dy etj., si edhe ato që kanë në përbërje mijë, milion, miliard : pesë mijë, gjashtë mijë; katër milionë, tetë miliardë etj.

Datat në gjuhën shqipe shkruhen kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj.

91

Page 45: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Gjeni numërorët në poezinë popullore të mëposhtme.

Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia!Qe nandë vjet, nandë varë n’shtat m’i ka;veç nji motër, natë e ditë te kryet;ia lanë varrat me ujt t’gurrës nandvjeçe;ia lan varrat me ata flokët e ballit;shtatin vllaut ia shtrëngon m’ruba t’nanës;n’petka t’babës trupin ia hijeshon;armët e brezit ia rëndon mbi krye.

Populli2. Shkruani me fjalë numërorët në tekstin e mëposhtëm.

Një njeri, gjatë 50 vjetëve të jetës së tij, kalon në gjumë rreth 6000 ditë, punon rreth 6500 ditë, ecën rreth 800 ditë, ha rreth 1500 ditë, pushon rreth 4000 ditë dhe sëmuret rreth 500 ditë.

Gjatë kësaj kohe, njeriu ha mbi 8700 kg bukë, mbi 2000 kg vaj, vezë, peshk dhe pi, afërsisht, 3000 litra ujë, qumësht, kafe etj.3. A e dini se si shkruhen datat? Shembull : 26.11.1912 ose 28. XI. 1912 Shkruani datëlindjen tuaj ose të njerëzve tuaj të afërm.4. Formoni fjali me numërorët të dy, të tre, të katër në rasa të ndryshme.

92

Numërori tregon sasi të caktuar frymorësh ose sendesh. Numërorët janë të thjeshtë, të përngjitur dhe shprehje numërore ose lokucione. Numërorët e përngjitur shkruhen njësh, ndërsa shprehjet ( lokucionet) ndaras. Datat në gjuhën shqipe shkruhen kështu: 7.03. 1887; 22.11.1908; 1.01. 2009 etj.

Page 46: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

KAPITULLI I TRETË

FOLJA

LEXOJMË

Shkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloDikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani

nuk shkruaj dot. E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një trishtim i hidhur. Pse vallë, nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të madhe. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë?

Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxi. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport. Duhet ta shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë : raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe.

Dritëro Agolli

PYESIM

Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Cilat tregojnë gjendje dhe cilat veprime? Çfarë ndryshimesh vini re gjatë përdorimit të foljes shkruaj, të përdorur në

tekstin e mësipërm? Si quhet ndryshimi që pëson folja në vetë numër dhe kohë? Sa zgjedhime kanë foljet?

93

Page 47: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

MËSOJMË

Fjalët kam shkruar, ndiqej, ndjej, ka, pushton, jam etj, që tregojnë një veprim ose gjendje, janë folje.

-Folje që tregojnë gjendje : jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetem -Foljet që emërtojnë veprime: eci, ngjitem, punoj etj.

I. Kategoritë gramatikore të foljes

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës.

1. Vetat

Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Foljet janë në vetën e parë, kur flet folësi, janë në vetën e dytë kur flet bashkëbiseduesi dhe në vetën e tretë kur folësi nuk merr pjesë në bashkëbisedim: Unë po flas, ti po më dëgjon kurse ai po fle.

2. Kohët

Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra.

Kohët e thjeshta ndërtohen vetëm prej një foljeje. (shkoj, shkoja, shkova). Kohë të thjeshta janë: koha e tashme (unë punoj), koha e pakryer (unë punoja), koha e kryer e thjeshtë (unë punova), koha e ardhme (unë do të punoj).

Kohët e përbëra ndërtohen me ndihmën e kohëve të thjeshta të foljeve ndihmëse kam dhe jam dhe pjesores së foljes (unë kam mësuar, ti ke mësuar, unë kam lexuar, ti ke lexuar, unë jam mësuar, ti je mësuar etj.)

Kohët e përbëra janë : koha e kryer (unë kam lexuar, ti ke lexuar, ai ka lexuar... ), koha më se e kryer (unë kisha lexuar, ti kishe lexuar, ai kishte lexuar...), koha e kryer e tejshkuar (unë pata lexuar, ti pate lexuar, ai pati lexuar...), koha e ardhme e përparme: ( unë do të kem lexuar, ti do të kesh lexuar, ai do të ketë lexuar... ).

3. Mënyrat

Mënyrat e foljes shërbejnë për ta paraqitur veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si dëshirë, si urdhër etj. Folja ka gjashtë mënyra. Ato janë: mënyra dëftore (unë punoj), mënyra lidhore (unë të punoj), mënyra kushtore(unë do të punoja), mënyra habitore (punuakam),

94

Page 48: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

mënyra dëshirore (punofsha), mënyra urdhërore (puno). Veç këtyre mënyrave, ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as vetë, as numër, as kohë dhe këto janë pjesorja (punuar), forma e pashtjelluar mohore (papunuar), paskajorja (për të punuar), përcjellorja (duke punuar).

II .Klasifikimi i foljeve në zgjedhime

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime. Si kriter për ndarjen e foljeve në zgjedhime merret tingulli fundor i temës së foljes dhe mbaresa vetore e foljes në mënyrën dëftore, koha e tashme veta e parë, numër njëjës, forma veprore. Duke u mbështetur në temën dhe mbaresën, foljet i ndajmë në tri grupe zgjedhimi:

- zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe marrin mbaresën j : shkrua-j, mba-j, kthe-j, lye-j, mendo-j, trego-j etj.

- zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore dhe nuk marrin mbaresë : kap, qep, vendos, mat etj.

- zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk marrin mbaresë : vë, zë, fle, di etj.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Çfarë dini për foljet me shkronja të zeza?Të nesërmen ia dhashë diskutimin shokut Q, të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe.

Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrenjtur në një nga karriket e para. Unë rrija pranë Adiles, gruas së shokut Zylo. Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.

95

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës. Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra. Mënyrat tregojnë se si paraqitet veprimi , si real, si i mundshëm, si i dëshirueshëm, si urdhër etj. Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime.

Page 49: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Fjala iu dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mia. Zyloja lexonte me një ton të qetë, qartë dhe bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas here afronte gojën tek veshi im e thoshte :

-Dy javë të tëra u sfilit Zyloja me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë të natës ka punuar. Por nuk më vjen keq se e ka bërë të mirë

Dritero Agolli2. Folja rrëfej është përdorur në fjalitë e mëposhtme në kohë të ndryshme dhe në veta të ndryshme , në njëjës dhe në shumës.

- Dritani po u rrëfen bashkëvendësve të vet për pushimet verore.- Arditi u rrëfeu shokëve për ngjarjen e djeshme në shkollë.- Besa dhe Blerina po i rrëfenin arsimtarit të tyre për ngjarjen në shkollë.

Thoni në ç’kohë, në ç’vetë dhe në cilin numër është përdorur folja rrëfejnë secilën fjali.

3. Foljet e mëposhtme i gruponi sipas zgjedhimeve.

pata shkëlqyer, je ndarë, hapa, do të kem pirë, tregonit , fjetët, bëfsh, poqa, zura, zgjidhni.

Zgjedhimi i parë Zgjedhimi i dytë Zgjedhimi i tretë

shkëlqej ... ...

... ... ...

... ... ...

... ... ...

Sqarim!Për të dalluar zgjedhimin, e vini foljen në kohën e tashme , në vetën e parë dhe në vetën

e dytë njëjës.

P.sh. pata shkëlqyer – unë shkëlqej., ti shkëlqen ( zgjedhimi i parë).

4. Shkruani një tekst dhe analizoni foljet e tekstit që krijuat.

96

Page 50: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

FOLJET KALIMTARE DHE FOLJET JOKALIMTARE

LEXOJMË

Gjahu i malësorëve

-Lëshoni qentë e langonjtë të prijnë përpara,…shpejtoni këmbët të zëmë malin pa zbardhur dita.

-Udhë e mbarë! - Udhë e mbarë! -A s'ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndjehemi të gjallë tek shkojmë udhës, -

thotë Mark Shalëgjati.-Ç'këngë të zëmë? - thonë djemtë. -Le ta këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. -Me zë të lartë apo me zë të ulët? - pyesin djemtë. -Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet. Djemtë zënë e këndojnë. -Ashtu, pra, ju lumtë goja, o djem, e u hëngërshim dasmat! Këndoni dhe shpejtoni

këmbët se arritëm, s'mban edhe pakëz dhe zëmë rrezen e malit. Mark Shalëgjati thërret: - Qëndroni aty, o burra shqiptarë, se arrimë. Rrini përdhe e prehuni pakëz, se tashti po

zëmë e po gjujmë. Gjahtarët u ulën përdhe e prehen.Konstandin Kristoforidhi

PYESIM

Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza? Veprimi i treguar prej cilave folje bie mbi një frymor a send tjetër? Me se është i shprehur frymori ose sendi mbi të cilin bie veprimi i foljes? Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali ? Si quhen foljet që marrin ose mund të marrin kundrinor të drejtë ? Si quhen foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë ?

MËSOJMË

Në gjuhën shqipe foljet ndahen në folje kalimtare dhe jokalimtare. Foljet kalimtare marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë, kurse foljet jokalimtare nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë. Foljet kalimtare emërtojnë veprime që nuk mbeten te ai që i kryen, por bien mbi një person a një send tjetër: Gjahtarët lëshuan qentë. Veprimi i gjahtarëve bie mbi qentë. Emri qentë kryen funksionin e kundrinorit të drejtë.

97

Page 51: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

Që të dallojmë foljet në janë kalimtare ose jokalimtare, shikojmë a marrin këto folje kundrinor të drejtë. Folje kalimtare janë : dua, hap, kërkoj, marr, mbyll, nderoj, përshëndet, qep etj.

Foljet jokalimtare emërtojnë veprime, që mbeten te ai që i kryen veprimin, pra, që nuk mund të marrin kundrinor të drejtë: Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet.. Foljet ulërij dhe gjëmoj janë folje jokalimtare, sepse, sado që të përpiqemi nuk arrijmë të krijojmë me to fjali që të marrin kundrinor të drejtë. Folje jokalimtare janë ato që tregojnë gjendje, lëvizje etj. : fle, dremit, rri, dal, eci, hyj, shkoj, vrapoj etj.

Disa folje në gjuhën shqipe përdoren herë si folje kalimtare, herë si folje jokalimtare dhe ndërmjet tyre nuk ka kufi të prerë. Një folje në një fjali mund të jetë kalimtare, ndërsa në një tjetër jokalimtare. Kjo varet nga kuptimi i foljes në fjali. P.sh. Zana filloi punën. Mësimi filloi në orën shtatë. Në fjalinë e parë folja filloi merr një kundrinor të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë folja filloi nuk merr kundrinor të drejtë.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Shpjegoni nëse folja e secilit grup fjalësh është apo jokalimtare.

mësoj vjershën, shkoi në shkollë, eci mbi trarin e përshëndet cilindo, dolëm në shëtitore, luaj me shokët, rri pranë dritares, shkruaj hartimin, e dëgjoj atë, veruam- në plazh, i dua gjithë.

2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme dhe pastaj i ndani në fjali me folje kalimtare dhe në fjali me folje jokalimtare

98

Foljet mund të jenë kalimtare dhe jokalimtare. Folje kalimtare janë foljet që marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë si hap, mbyll etj. Folje jokalimtare janë foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë si qëndroj, rri etj.

Page 52: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

III

1. Bardhi qeshi ...3. Gjyshi bleu ...5. Bardhi takoi ...7. Burri hyri ...2. Djali vështroi ...4. Kalorësi i hipi ...6. Postieri solli ...

99

Page 53: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

KAPITULLI I

3. Nënvizoni me një vijë foljet kalimtare dhe me dy vija jokalimtare në tekstin e mëposhtëm.

Më pyesje a do të vij në Tiranë për pushimet verore. Babai nuk mund ta marrë lejen vjetore , sepse ende nuk ka mbushur një vit në punën e re këtu. Ai kërkon të dërgojë nënën dhe mua në Tiranë. Por s’është vendosur , sepse nëna nuk dëshiron të shkojë pa babanë. Po të vijmë, do të banojmë në shtëpinë e hallës. Natyrisht, do të vij të të shoh ty.

4. Me foljet e mëposhtme formoni nga një fjali. Shënoni në kllapa nëse foljet janë kalimtare ose jokalimtare.

vrapoj , shëtis, ndreq, vizatoj, flas, mbaroj, shkoqit,shkrij, ngrij, mbaj.

Shembull : Gjyshi po e shëtit nipin. (Folje kalimtare) Futbollistët po ushtrojnë pasdite. (Folje jokalimtare)

5. Shkruani nga një fjali për secilin nga ndërtimet e mundshme të foljes që është dhënë në tabelën në vijim:

Llojet e fjalive

Folja Kryefjala+folja+kundrinori i drejtë

Kryefjala+folja+kundrinori i zhdrejtë

Kryefjala+folja+kundrinori i drejtë+kundrinori i zhdrejtë

shpjegoj

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJEVE

4

Page 54: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

LEXOJMË

Fshati im

...Është fshati im, fshati ku u linda, ku u rrita, fshati i nënës, i atit, i fshatarëve të mi!Ç’kujtime ... aty u lëkunda për herë të parë në djepin e vogëlisë, aty u përkëdhela nga

duart e nënës, aty qava në varrime, aty qesha në gëzime.Aty u rrita, në fshatin tim, mbi kodrën me plepa, rrëzë shkëmbit maja-maja; aty ujita me

djersë arat, luadhet, kopshtet; aty ngava qetë e lërova tokën; aty ruajta e rrita dhentë e dhitë, aty në fshatin tim, në bregun e hijshëm, në malin e lartë, në fushën e gjerë.

Petro Marko

PYESIM

Cila është forma përfaqësuese të foljeve me kursive? Kush e kryen veprimin e treguar nga foljet me kursive? A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë? Cila është forma përfaqësuese të foljeve me ngjyrë të zezë? Kush e pëson veprimin e kryer nga foljet me ngjyrë të zezë? A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë ato me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet qava, qesha, ujita, ngava, lërova, ruajta, rrita, që tregojnë veprim, janë veprore. Foljet u linda, u rrita, u lëkunda, u përkëdhela, që tregojnë pësim, janë joveprore. Pra, foljet kanë dy forma: formën veprore dhe formën joveprore. Kur veprimi i treguar nga folja mbetet tek kryefjala, folja është joveprore :Është fshati im, fshati ku (unë) u rrita. Kur veprimi i treguar nga folja kalon te një kundrinor i drejtë, folja është veprore. Aty (unë) rrita dhentë e dhitë.

Formën veprore Formën joveprorerrita u rritaqava u lindaqesha u lëkundaujita u përkëdhela etj.

5

Page 55: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore E tashme E pakryerVeprore Pësore Veprore Pësoreunë laj unë lahem laja laheshati lan ti lahesh laje lahesheai, ajo lan ai, ajo lahet lante lahejne lajmë ne lahemi lanim laheshimju lani ju laheni ju laheni laheshitata, ato lajnë ata lahen ata, ato lahen laheshin

E kryer e thjeshtë E kryer Më se e kryer E kryer e tejshkuar E ardhmeVeprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësore Veprore Pësoreunë lava u lava kam larë jam larë kisha larë isha larë pata larë qeshë larë do të laj do të lahemti lave u lave ke larë je larë kishe larë ishe larë pate larë qe larë do të lash do të lahesh

Në kohën e tashme, të ardhme dhe të pakryer format veprore dhe joveprore dallohet nga mbaresat e ndryshme.

Në kohën e tashme të mënyrës dëftore foljet veprore marrin mbaresa të ndryshme sipas zgjedhimeve kurse foljet joveprore marrin mbaresat :-(h)em, -(h)esh, -(h)et, -(h)emi, -(h)eni, -(h)en : lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen; rritem, rritesh, rritet, rritemi, rriteni, rriten.

Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore foljet veprore marrin këto mbaresa : -ja, -je, -te (-nte), -nim, -nit, -nin kurse foljet joveprore marrin mbaresat : -(h)esha, -(h)eshe, -(h)ej, - (h)eshim, -(h)eshit, -(h)eshin: lahesha, laheshe, lahej, laheshim, laheshit, laheshin

Në të kryerën e thjeshtë të dëftores foljet veprore marrin këto mbaresa : -a, -e, -I (-u), -më (-m), -të (-t), -në (-n), kurse foljet joveprore marrin u përpara : u rrita, u rrite, u rrit, u rritëm, u rritët, u rritën.

Në kohën e kryer dhe në kohët e tjera të përbëra format veprore dhe joveprore dallohen nga njëra-tjetra nga foljet ndihmëse kam për formën veprore dhe jam për formën joveprore. : kam larë/ jam larë; isha larë, do të jem larë etj.

PËRMBLEDHIM

6

Page 56: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

USHTROHEMI

1. Foljet e mëposhtme gruponi në folje të formës veprore dhe të formës joveprore.shkuan, mbahesha, u përgatita, shikoja, jam kthyer, u frenua, kishte pranuar, ndaloi, mbërritët, do të shikoj, isha lodhur, u la, bredh, do të krihem, mburrem,vonohej, u vonua.

1. Nënvizoni me një vijë foljet veprore dhe me dy vija foljet joveprore. Autobusi u ndal. Vendet e zbrazëta u mbushën deri te karrigia e fundit. Kundruall meje u ul

një plakush i thinjur e gati i perënduar. Pranë tij u ulën dy djelmosha dhjetë e dymbëdhjetë vjeç. I madhi qe i hajthëm, kurse i vogli trashaluq. Autobusi u ndal. Plakushi kundronte ndër valët e kujtimeve të veta. Dukej se shikonte në thellësi të hapësirës, po ai, siç merret vesh shkonte në thellësi të kohës.

A. Islami3. Gjeni foljet e formës veprore dhe shkruani format përkatëse të tyre joveprore.

Skënderbeu u varros në katedralen e Shën-Kollit në Lezhë. Të gjithë princërit, oficerët dhe ushtarët e tij me gardën mbretërore, e përcollën në banesën e fundme. Gjëmimi i topave dhe kërcëllimi i pushkëve lajmëruan që kufoma e tij zbriti në varr dhe, bashkë me të, edhe Shqipëria e lirë.

Shqipëria e qau, e vajtoi me radhë, Evropa derdhi lot të hidhur. Të gjitha oborret anembanë Evropës mbajtën zi, se fama e tij ishte aq shumë e përhapur në botë, sa edhe armiqve u vinte keq për vdekjen e tij.

Kur dëgjoi sulltan Mehmeti, tha :« Një luan të tillë s’do të lind më dheu kurrë! »

Fan Noli4. Ktheni fjalitë veprore të mëposhtme në fjali joveprore. Ndue Shqiptari mbante si emblemë të familjes shqiponjën me dy krerë të Gjegj Kastriotit, Skënderbeut. Thoni çfarë ndryshimesh gramatikore vini re.

7

Foljet kanë: formën veprore dhe formën joveprore. Foljet veprore tregojnë se kryefjala vepron, kurse foljet joveprore tregojnë se kryefjala pëson veprimin e një tjetri. Foljet në formën joveprore kanë këto mbaresa:

a) në kohën e tashme: - (h)em, -(h)esh , -(h)et, -(h)emi, - (h)eni, - (h)en.b) në kohën e pakryer: -(h)esha, -(h)eshe, - (h) ej, -(h)eshim, - (h)eshit, -(h)eshin.

Foljet në formën joveprore në të kryerën e thjeshtë marrin përpara pjesëzën u. Kohët e përbëra të foljeve formohen:

- në formën veprore , me ndihmën e foljes kam.- në formën joveprore me ndihmën e foljes jam.

Page 57: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

5. Zgjedhoni foljet joveprore lodhem, turpërohem, përkatësisht në kohën e pakryer dhe të kryer të thjeshtë.

(unë) lodhesha (unë) u turpërova( ti) .................... (ti) ....................... ............................. ..............................

6. Kopjoni fjalitë e mëposhtme duke i përdorur fjalët e shkruara me të zeza si kryefjalë. A ndryshon dhe si ndryshon forma e foljeve?Fëmijët hapën derën. Mësuesi përshëndeti nxënësit. Fëmijët i kanë nxjerrë fletoret. Zamira lexoi detyrën .

Shembull: Fëmijët hapën derën. Dera u hap nga fëmijët.

7. Shkruani disa fjali me folje veprore. Përpiquni t’i ktheni fjalitë që formuat në pësore. Çfarë vini re ?

KOHËT E FOLJES

LEXOJMË

Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër

TANA: Dëgjo, burrë...VANGJELI: Ç’ ke moj grua?TANA: Jam sëmurë.VANGJELI: Që kur? Ç’thua?TANA: Ç’të them? Ja, them që jam sëmurë!

Koka më digjet si furrë,s’e kisha pësuar kurrë.

VANGJELI: Po tani vallë ç’pësove?Më duket se u ftovegjithë natën u zbulove,dhe s’më le fare të flërë!

TANA: Gjithë ditën ç’kishe bërë?Ti për bar e për dru s’vetedhe qahe se nuk fjete?

Çajupi

PYESIM

8

Page 58: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Cila është forma përfaqësuese e foljeve me ngjyrë të zezë? Krahasoni format përfaqësuese që gjetët me ato që gjenden në tekst. Kur kryhet veprimi i treguar prej tyre? Në çfarë kohe janë foljet me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet ndryshojnë sipas mënyrave dhe kohëve. Mënyra dëftore ka numrin më të madh të kohëve: të tashmen, të shkuarën (e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, më se e kryera, e kryera e tejshkuar) dhe të ardhmen (e ardhmja, e ardhmja e përparme).

Forma përfaqësuese e foljeve nuk tregon kohë. P.sh. Forma përfaqësuese e foljes mësoj nuk tregon kohë. Ajo tregon kohë po të vihet në lidhje me mësoja ( e shkuar) dhe do të mësoj ( e ardhme).

mësoja mësoj do të mësoj

E tashmja tregon se veprimi kryhet në çastin që flasim.

VANGJELI: Ç’ ke moj grua?TANA: Jam sëmurë.

Tregon veprime që kanë vlerë për çdo kohë ose që përsëriten.Ti për bar e për dru s’vetedhe qahe se nuk fjete.

E tashmja mund të përdoret edhe me kuptimin e së ardhmes ose të së shkuarës: Vera dhe Zana nesër nisen për Durrës. Kemi dy ditë e dy net që ecim pa pushuar. Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdhenë.

E shkuar ka pesë kohë : të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar.

E pakryera tregon :- veprime të zakonshme në të shkuarën: Agroni punonte shumë.-veprime që janë përsëritur herë pas here në të shkuarën: Gjatë verës, çdo të diele, djemtë

shkonin te pishinat. E pakryera shërben për të përshkruar ose komentuar rrethanat, personazhet, dekorin, sfondin etj. : Dëgjohej kudo jehona e këmborëve... Dëgjoheshin blegërima, lehje, fyej... . Herë-herë ia behte... ndonjë shtrëngatë e zemëruar që rrokulliste... ortekë... dhe ndizte shkreptima rrufesh, derdhte rrëkera shiu.... .

E kryera e thjeshtë tregon :-një veprim që ka përfunduar në të shkuarën: Më duket se u ftove/gjithë natën u

zbulove.-veprime me vlerë mbarëkohore: Punove, gëzove.

9

Page 59: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

-një veprim që do të kryhet në të ardhmen: Ja, ta lexoj edhe këtë faqe dhe erdha.

E kryera tregon :-një veprim të përfunduar në të shkuarën, po që ruan lidhjet me çastin kur flasim:

VANGJELI: Përse të kam marrë grua?Gratë për punë janë.

-Përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë: Lasgush Poradeci ka lindur më 1899.

-dhe me kuptimin e së ardhmes: Po m’i gjete këto ilaçe, më ke shpëtuar.

Më se e kryera tregon :- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në të shkuarën: Dikush kishte kaluar

para nesh dhe kishte lënë gjurmë mbi dëborë.

E kryer e tejshkuar tregon, gjithashtu :- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në kohën e shkuar: Po e pate bërë

edhe këtë të mirë, qofsh i bekuar. Kjo formë përdoret rrallë, më shpesh përdoret koha më se e kryer.

E ardhmja tregon:-një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim: Nesër do të nisem për Paris.

E ardhmja e përparme tregon:- një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen, përpara një veprimi tjetër, edhe ky në të

ardhmen: Kur do të arrijmë ne, ato do të kenë ikur. Kjo formë përdoret më shumë për të shprehur veprime të mundshme në kohën e shkuar:

A do të ketë mbërritur tani Vera në Paris?

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Thoni në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza dhe çfarë tregojnë.

10

Mënyra dëftore ka tetë kohë : të tashmen, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar, të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kohët e mënyrës dëftore, përveç kuptimeve kryesore, kanë edhe përdorime të veçanta.

Page 60: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

ABDYLI : —E dëgjova. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë. Nëse vazhdoni kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja. (Për një çast në gjyq mbretëron qetësia. Mexhid beu i thotë diçka me ngadalë Tursun beut).TURSUN BEU: —Nuk mundem pa jua thënë këtë në fytyrë, loja juaj gjatë gjithë kohës ishte kundër nesh... Në fillim edhe ju luftuat për programin e Kararnames, por tash është fare e qartë se tërë këtë e paskëshit bërë vetëm sa për sy e faqe, të na hidhnit pluhur syve.ABDYLI: Perandoria Osmane kurrë nuk ka qenë për zgjidhjen e drejtë të çështjes

shqiptare.Eqrem Kryeziu

2. Në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza? Atë natë treni arriti me vonesë në qytetin « F ». Kur zbrita , frynin erërat e jugës.

Ngrita jakën e pardesysë dhe u futa në një rrugicë. Ishte një natë pa yje e pa hënë. Ecja kuturu. Më udhëhiqte intuita. Në këtë qytet kisha kaluar fëmijërinë. Ecja pa vetëdije, i rrëmbyer nga rrjedha e kujtimeve. Nuk e mbaj mend sa brodha e në sa rrugica u futa, por, kur shkova për të zënë vend, hoteli qe mbyllur.

Bedri Myftari3. Vendosni foljet në kllapa në kohën e tashme të dëftores.

Në vendet e veta (ulem) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Të dy kësaj herë (jam) më të zbehur se herët e kaluara. Nga ana tjetër e sallës (dëgjoj) zëri i Tursun beut.

TURSUN BEU -Po e (keqpërdor) mëshirën që (kam) ky gjyq ndaj jush dhe po (përpiqem) të zhvilloni propagandë armiqësore kundër nesh, edhe këtu? Kini mendjen, punë të tilla nuk i (duroj)..

Eqrem Kryeziu

4. Vendosni foljet në kllapa në kohën e ardhme të dëftoresTURSUN BEU -E patë këtë njeri... (dënohem) me vdekje, se ka bashkëpunuar me ju... se nuk ka lajmëruar se kah silleni. E, të atillë ka mjaft... Mund të them se ju jeni fajtor kryesor për vdekjen e tyre...SULEJMANI - ... Shkopi dhe arma... janë dy gjëra që ju duhen aq shumë, po dijeni se edhe me to nuk (kam) gjumë të qetë. (dal) në ëndrra Mic Sokoli, Sef Kosharja e shumë e shumë të pafajshëm nga fshatrat e djegura që i latë pas.

Eqrem Kryeziu

5. Gjeni foljet në këto dy fragmente dhe thoni në çfarë kohe janë.

11

Page 61: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

I. Qëndroj pranë porit të ndezur edhe ngrohem për shtatë palë qejfe. Përjashta natyra duket shumë e zemëruar : era fryn me rrëmbim edhe toka mbulohet dalëngadalë me një shtresë të bardhë vende-vende e trashë edhe vende-vende e hollë. Errësira sundon kudo edhe asnjë zë nuk dëgjohet, thua se gjithë qyteti ka rënë në zi.

II. Oh çfarë dëfrimi bëja atëherë! E kuptoja të tallurit e babait, prandaj i hidhesha në qafë e me pëllëmbët e mia të vogla i jepja shpulla pa numërim. Ai i pranonte shpullat e mia të vogla me njëfarë gëzimi, por edhe më shikonte si me dëshpërim. Atëherë unë, sikur e kuptoja dëshpërimin e tij : ikja i penduar prapë te vëllezërit për të vijuar lodrën.

Sterjo SpasseÇfarë vini re? Përse shërben koha e tashme? Po e pakryera?

6. Shndërroni këtë tekst duke përdorur veten e tretë dhe të pakryerën e dëftores. Ja : jam i vogël edhe endem andej-këndej nëpër dhomën e shtëpisë duke murmuritur fjalë

pa kuptim. Kur më teket, shkëputem prej krahëve të nënës dhe turrem tek ato të babës ose të motrës më të madhe. Herë-herë u jap shuplakë vëllezërve të mëdhenj edhe rend te babai për t’u ankuar...

MËNYRA LIDHORE

LEXOJMË

12

Page 62: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

AJKUNA QAN TË BIRIN

Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën:

T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! Ndofta varri do të na nxinte të dyve. E po të qëllonte të mos na nxinte, do të kisha hapur vetë me duart e mia një varr të ri, përbri varrit të djalit, do të hyja brenda; do t’i lutesha ahut të malit, do t'i falesha gurit të shkrepit, do t’i bija në gjunjë rrahut të zi që të më jepnin një truall për varr. Bjeshka është mjaft e madhe. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund a të ngushtoheshin pak, po atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim. Mallkuar qofsh, moj hënë, që e le nënën të pavarr!

Mitrush KUTELI

PYESIM

Foljet me kursive janë në mënyrën dëftore. Si e shprehin ato veprimin si të vërtetë apo si të mundshëm?

Po foljet me ngjyrë të zezë si e shprehin veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si urdhër apo si dëshirë?

Vëreni formën e foljeve me ngjyrë të zezë. Çfarë vini re?

MËSOJMË

Me anë të mënyrës dëftore folësi e paraqit veprimin si të vërtetë : Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën: T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë...

1. Mënyra lidhore

Foljet në mënyrën lidhore tregojnë një veprim a ose gjendje të dëshirueshme, të detyrueshme ose të mundshme, por të pasigurt. Me anë të mënyrës lidhore folësi e paraqit veprimin si të mundshëm : T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! …atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim.

Mënyra lidhore ka katër kohë themelore : të tashmen, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën :

13

Page 63: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

E tashme E pakryer E kryer Më se e kryer

(unë) të dëgjoj të dëgjoja të kem dëgjuar të kisha dëgjuar(ti) të dëgjosh të dëgjoje të kesh dëgjuar të kishe dëgjuar(ai) të dëgjojë të dëgjonte të ketë dëgjuar të kishte dëgjuar(ne) të dëgjojmë të dëgjonim të kemi dëgjuar të kishim dëgjuar(ju) të dëgjoni të dëgjonit të keni dëgjuar të kishit dëgjuar(ata) të dëgjojnë të dëgjonin të kenë dëgjuar të kishin dëgjuar

Foljet në mënyrën lidhore kanë gjithmonë përpara pjesëzën të. Mbaresat e së tashmes së lidhores janë si ato të së tashmes së dëftores; ndryshojnë

vetëm:- mbaresat e vetës së dytë: ti dëgjon/ti të dëgjosh; - mbaresat e vetës së tretë: ai dëgjon/ ai të dëgjojë.

Në të pakryerën e lidhores foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores: dëftore: dëgjoja, dëgjoje / lidhore: të dëgjoja , të dëgjoje etj.

E kryera dhe më se e kryera ndërtohen duke vënë para pjesores së foljeve format e kohës së tashme dhe të pakryer të mënyrës lidhore të foljes kam: unë të kem dëgjuar…/ unë të kisha dëgjuar…

Foljet në mënyrën lidhore shoqërohen shpesh nga foljet gjysmëndihmëse mund, duhet, filloj, zë, nis, vazhdoj, vijoj, bëj, është e nevojshme etj. P.sh. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund … . Duhet të mësoj sa më shumë. Hasani filloi të vrapojë. Bëri të hynte, por nuk mundi.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Në çfarë mënyre kohe dhe vete janë foljet me të zeza.

I. Ajkuna pyet Omerin:- Mor Omer i nënës-o! A thua të të sjell gjokun këtu te varri? Dil, o bir, të lodrosh

shesheve, siç lodroje dikur. Shko nëpër gurra të freskohesh, ngjitu majave bashkë me zanat e

14

Mënyra lidhore tregon një veprim ose gjendje që mund të ndodhë, pra, të mundshme. Kohët e mënyrës lidhore janë : e tashmja, e pakryera, e kryera, më se e kryera.

Page 64: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

malit, se varrin tënd ta ruan nëna... Varri s'është për të rinjtë, po për të moshuarit. Nëna do të hyjë brenda në varr të zi, që ti të rrish në dritë, të gëzosh jetën. Oh, i miri i nënës!

Nga vaji i saj ushtojnë gjithë lugjet, tunden bjeshkët sikur të paskësh kaluar mbi to, fryma e shkulmit. Orët e malit drithërohen e s'kanë më fuqi ta dëgjojnë…

Mitrush KUTELI

II. Arsyeja që po të shkruaj është frymëzimi që gjeta tek një letër e juaja drejtuar zonjës L. B. Kjo letër me kujtoi emocionet dhe shpresat që kishim në vitin '91-'92 kur lexonim "Rilindjen Demokratike". Ishim me të vërtetë optimistë se drejtësia do të vendosej në një farë mënyrë pas asaj që kishim kaluar. Ndershmërisht prisnim drejtësi jo hakmarrje. Koha vërtetoi që ishim gabuar, shpresat tona ishin të rreme. Shpejt do të zhgënjeheshim.

Gazeta “Tema”

2. Foljet në kllapa i vendosni në kohën dhe vetën e duhur të mënyrës dëftore dhe lidhore. ... Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe në të gjallë të tij, turku (dërgoj) ushtri pas ushtrie në

truallin e Arbrit që (shtyp), (pushtoj), (bëj) të vetën. Po arbrit (qëndroj, luftoj).Midis burrave luftëtarë (shquaj/shquhem) Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin bërit.

Ky u kish kallur tmerrin turqve. (Zë) pritë, me shokë dhe qëllonte si rrufeja në të kthjellët. Kur ndodhte (rrethoj), hidhej shpatëzhveshur, (çaj) shteg e dilte tejpërtej, duke lënë prapa stiva kufomash. Sepse Pjetër Shini e (dua) Arbërinë të lirë, pa zgjedhë; sepse ai e (urrej) pushtuesin e huaj.

Mitrush KUTELI

3. Shkruani një tekst të shkurtër ku të tregoni se çfarë studimesh të larta do të dëshironit të ndiqnit dhe pse. Analizoni foljet në mënyrën lidhore të tekstit që shkruat.

15

Page 65: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

KAPITULLI I KATËRTGRUPI EMËROR

LEXOJMË

PYESIM

Cila është kryefjala dhe kallëzuesi i kësaj fjalie? Çfarë janë grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar - poezitë e tij dhe në sheshin

e qytetit? Çfarë janë emrat shkrimtar, poezi dhe shesh të grupeve emërore të mësipërme? Po fjalët që i shoqërojnë ato çfarë janë? Çfarë funksioni kryejnë në fjali grupet emërore shkrimtar i talentuar, poezitë e tij

dhe në sheshin e qytetit?

Agroni, shkrimtar i talentuar recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

kryefjalë përcaktor kallëzues kundrinor rrethanor

MËSOJMË

Grupet e fjalëve Agroni, shkrimtar i talentuar, poezitë e tij, në sheshin e qytetit janë grupe emërore. Emrat shkrimtar, poezi, shesh janë bërthama të këtyre grupeve emëror.

Grupet emërore të mësipërme përbëhen: nga emër + mbiemër (shkrimtar i talentuar), nga emër + përemër (poezitë e tij), nga emër + grup emëror (Agroni, shkrimtar i talentuar) dhe nga emër+emër (në sheshin e qytetit).

Pra , grupet emërore përbëhen nga një emër që është bërthama e grupit emëror dhe përcaktuesit e bërthamës.

16

Agroni, shkrimtar i talentuar, recitoi poezitë e tij në sheshin e qytetit.

Page 66: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Në një grup emëror përcaktuesit e tij mund të jenë mbiemra (nxënës i mirë), përemra, (djali i tij), emra me ose pa parafjalë ( inxhinier Bardhyli, libër për fëmijë), emra në rasën gjinore ( fletorja e gjuhës),ose rrjedhore ( fletore ushtrimesh), numërorë (radha e parë).

Përcaktuesit e grupit emëror zakonisht qëndrojnë pas emrit, në raste të veçanta qëndrojnë edhe para tij

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Në fjalitë e mëposhtme nënvizoni grupet emërore.

Fëmijët ishin mbledhur rreth mësuese Verës dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj.-Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona , është më e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt,

Fatmir, është i mirë . Do t’ia dërgoj revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar kërkesat e paraqitura në orën e mësimit. Ja le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre.

2. Si janë ndërtuar grupet emërore që nënvizuat?

3. Ç’funksione kanë grupet emërore që nënvizuat?

4. Në grupet emërore që vijojnë nënvizoni përcaktuesit e bërthamës dhe thoni me se janë shprehur.

dy nxënësdëshirat tonatë katër vajzatshtëpinë tëndedrutë e njoma

17

Grupi emërorshkrimtar i talentuar

Bërthama e grupitshkrimtar

Përcaktuesi i bërthamësi talentuar

Grupi emëror përbëhet nga bërthama dhe përcaktuesi i bërthamës. Bërthama është emër kurse përcaktuesi i bërthamës mund të jetë mbiemër, përemër, emër dhe numëror. Grupi emëror mund të kryej funksionin e kryefjalës, të kundrinorit dhe të rrethanorit.

Page 67: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

libri e shkrimtaritkëpucët e vjetra

5. Cila nga strukturat e mëposhtme nuk është grup emëror, nënvizojeni.emër + mbiemëremër + parafjalëemër +grup emëroremër+foljeemër + emëremër + ndajfoljeemër + numëror

6. Ndërtoni fjali me grupe emërore që kanë bërthamë emrat: shkollë, klasë nxënës

KRYEFJALA DHE KALLËZUESI

LEXOJMË

UJKU

Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

PYESIM

Sa fjali ka ky tekst? Çfarë fjalish janë, të thjeshta apo të përbëra? Argumentojeni. Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen? Çfarë funksioni kryejnë në fjali? Çfarë pjesë e ligjëratës janë fjalët me shkronja kursive? Çfarë tregojnë fjalët me shkronja kursive? Me cilat pyetje gjenden? A është e mundur të hiqen?

18

Page 68: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Çfarë funksioni kryejnë në fjali?

MËSOJMË

Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me shqetësim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar.

Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës : Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ai ishte i zemëruar. Kryefjala (ujqit) dhe kallëzuesi (shqyenin) përbëjnë bërthamën e fjalisë.

Si ta dallojmë kryefjalën dhe kallëzuesin?

Për të gjetur kryefjalën e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : cili? kush? : Ujkonja nuk ndërhynte. … Kush nuk ndërhynte …? Ai ishte i zemëruar. Kush ishte i zemëruar?

Për të gjetur kallëzuesin e një fjalie mund të bëjmë pyetjet : ç’bën? ç’është? si është?: Ujku i madh i shikonte .... . Ç’bënte ujku i madh? Ai ishte i zemëruar. Si ishte ai ?

Kallëzuesi foljor dhe emëror

Kallëzuesi i shprehur me një ose dy folje është kallëzues foljor: Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Ujkonja nuk ndërhynte. Ujku i madh filloi të shikonte të vegjlit.

Kallëzuesi i shprehur me foljen jam dhe një emër, mbiemër, përemër ose numëror është kallëzues emëror : Ujku është kafshë. Ujku është i zemëruar. Çfarë është ujku?Ujqit ishin dy.

Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin

Kryefjala përshtatet me kallëzuesin në numër dhe në vetë : Ujku i madh i shikonte me zemërim të vegjlit. Ujqit e vegjël po shqyenin trastën time. Unë shikoj me zemërim. Ata shikojnë me zemërim.

Kur kallëzuesi është emëror kryefjala përshtatet me pjesën emërore të kallëzuesit edhe në gjini : Ai ishte i zemëruar. Ajo ishte e zemëruar.

PËRMBLEDHIM

Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrët kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një a më shumë njerëz, kafshë ose sende, të cilat kryejnë një veprim ose kanë një gjendje të caktuar. Kallëzuesi tregon një veprim a gjendje të kryefjalës. Kryefjala gjendet me pyetjet cili?, kush?. Kallëzuesi gjindet me pyetjet ç’bën?, ç’ është?, si është?. Kallëzuesi mund të jetë foljor ose emëror. Kryefjala përshtatet me kallëzuesin.

19

Page 69: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

USHTROHEMI

1. Nënvizoni kryefjalët në fjalitë e këtij teksti.Gratë qajnë mesatarisht pesë herë në muaj. Meshkujt më së shumti qajnë disa herë në vit.

Shumë meshkuj pohojnë se kurrë nuk qajnë.. Ndoshta këtu qëndron arsyeja se gratë së paku mesatarisht janë më te shëndosha. …Lotët e grave janë të një përbërjeje tjetër, "qendra e lotëve" në tru te këto është më e ndjeshme.

Njerëzit e rinj qajnë më shumë se të moshuarit. Kur plakemi "prodhimi" i lotëve pakësohet te të gjithë njerëzit.

Gazeta « Bota sot »

2. Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti.

Një tufë bletësh zuri vend në zgavrën e trungut të një molle të egër. Bletët e mbushën zgavrën me mjaltin e tyre të mrekullueshëm. Që atë ditë, molla u bë krenare. Ajo diti t'i përbuzte të gjitha drurët e tjera. Atëherë një rrënjë trëndafili i tha : “Nëse dëshiron të jesh e bekuar prej njerëzve mundohu ti vetë të bëhen frutat e tua te ëmbla si mjalti i bletëve”.

3. Nënvizoni kallëzuesin e këtyre fjalive. Afroni kryefjalën tek folja.

1. Qyteti, i larë nga shiu i natës, shkëlqente nën rrezet e diellit. 2. Sumbullat e vesës, shtruar mbi fletët e barishteve, përkulnin fijet e holla të barit. 3. Peshkatarët, duke vozitur nga njëra rrjetë tek tjetra, e mblodhën gjahun pa ndonjë vështirësi të madhe.Shembull: I larë nga shiu i natës, qyteti shkëlqente nën rrezet e diellit.

4. Nënvizoni me një vijë kryefjalët dhe me dy vija kallëzuesit në fjalitë e këtij teksti. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpive.Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djemuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.

Faik Konica

5. Shkruani disa fjali me kryefjalë si këto : unë dhe ti, unë dhe ata, ti dhe ajo, ai dhe Agimi, ne dhe ju, ju dhe ai. Kujdes përshtatjen e kryefjalëve me foljet.

20

Page 70: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

KUNDRINORI I DREJTË

LEXOJMË

DIMËR NË JUTBINË

Dimër acar. Dielli ndrit shumë e ngroh pak. Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Maleve ka rënë borë e madhe. Ahet janë të rënduara, sa mend thyhen. Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Vashat e Jutbinës kanë dalë bregut të lumit. Ato kërkojnë ujë për gjënë e gjallë. Po tërë lumi ka ngrirë akull.

Sa të mbyllësh e të hapësh sytë, moti ndryshon. Dynden retë e zënë diellin. Nga lartë nis e endet një pëlhurë shumë e gjerë e shumë e gjatë që fshin përnjëmend gjithë majat rreth e rrotull. Shtrohet dëborë e re mbi të vjetrën. Trimat nuk e njohin më shoku-shokun. Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë. Era e thëllime ua merr frymën.

Mitrush Kuteli

PYESIM

Nga cilat fjalë varen fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin fjalët me ngjyrë të zezë? Në çfarë rase janë? Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë? A është e mundur të hiqen ato? Me çfarë pyetjesh drejtuar foljeve mund të gjenden fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË

Fjalët rrapin, borë, kreshtat etj. që tregojnë sende mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja (tund, ka rënë, kanë mbetur etj.) janë kundrinorë të drejtë. Kundrinori i drejtë është

21

Page 71: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

gjymtyrë e dytë që plotëson kallëzuesin foljor. Ai tregon objektin (sendin a qenien) mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja:

Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës.Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor.

Dynden retë e zënë diellinTrimat nuk e njohin më shoku-shokun.

Kundrinori i drejtë është përbërës i grupit foljor dhe plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet.

Era e marrë tund... (?!).

Me se shprehet

Kundrinori i drejtë shprehet me:

a. me emër në rasën kallëzore pa parafjalë:Pishave u kanë mbetur jashtë vetëm kreshtat... .Askush s’e njeh Lulin.

b. me grup emëror:Artani bënte çdo punë. Ne i kujtonim vazhdimisht ato ditë.Nga larg fëmijët shikonin me kënaqësi Liqenin e Ohrit.

c. me përemër në rasën kallëzore:Ne do ta kujtojmë atë me respekt.Dëbora e re i ka veshur të gjithë me petk të bardhë.

Kundrinori i drejtë i shprehur me emër, grup emëror ose përemër shënjohet dhe me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (njëjës ose shumës) në rasën kallëzore.

E pashë shfaqjen e re. Do ta lajmëroj vetë Zanën për datën e provimit.Do ta takoj vetë atë.

Në qoftë se fjalia ka kundrinor të drejtë të shprehur edhe me përemër edhe me trajtë të shkurtër trajta e plotë mund të mungojë.

Më falënderoi (mua) duke më shtrënguar dorën.

Kundrinori i drejtë lidhet vetëm me foljet në formën veprore. Po të kthehet folja e formës veprore në formën joveprore, atëherë kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë dhe kryefjala kundrinor.

Bora mbuloi çatitë e shtëpive.Çatitë e shtëpive u mbuluan nga dëbora.

22

Page 72: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Si ta dallojmë kundrinorin e drejtë?

Për të gjetur kundrinorin e drejtë të një foljeje bëjmë pyetjet : kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes:

Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Çfarë tund era ...? Rrapin.

Në fjalinë dëftore kundrinori i drejtë zakonisht vendoset menjëherë pas foljes: Era tund rrapin.

Nuk mund të themi: Rrapin era tund. Era rrapin tund. Rrapin tund era.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza. Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo

dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, po ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja.

Marin Barleti

2. Gjeni foljet që kanë kundrinorë të drejtë. Na ishte njëherë një mbret. Këtij mbreti i pëlqenin shumë rrobat e reja. Të gjithë

pasurinë e tij e shpenzonte për veshje. Sa herë që kalonte përpara ushtarëve, sa herë që shkonte në teatër ose në shëtitje, nuk bënte gjë tjetër veçse u tregonte njerëzve rrobat e reja. Ai i ndërronte rrobat çdo orë. Nëse për mbretërit është bërë zakon të thuhet se "mbreti gjendet në këshill", për këtë thoshin zakonisht: "mbreti ndodhet në gardërobë".

Hans Kristian Andersen (shkrimtar danez)

23

Kundrinori i drejtë shënon zakonisht objektin tek i cili kalon drejtpërdrejtë veprimi i shprehur nga folja. Kundrinori i drejtë është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. Kundrinori i drejtë është një emër, përemër ose grup emëror në rasën kallëzore pa parafjalë. Lidhet me folje kalimtare. Gjendet me ndihmën e pyetjeve kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes.

Page 73: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

3. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza dhe thoni kategorinë gramatikore të tyre.

Të gjithë besojnë Perëndinë, secili e do fenë e vet, por e respekton edhe fenë e tjetrit. Ai para së gjithash është shqiptar dhe e ka vëlla çdo shqiptar të cilësdo fe qoftë ai... Por, shqiptarët myslimanë nuk e mohojnë të vërtetën historike se të parët e tyre kanë qenë katolikë... Me rastin e festave të mëdha, siç janë Kërshëndellat, Pashkët etj. kishat katolike mbushen edhe me rininë e besimit mysliman, ku dëgjojnë këngë, uratë, predikim në gjuhën e tyre, duke mos cenuar në asnjë mënyrë përkatësinë e tyre islame.

Mark Krasniqi

4. Vendosni kundrinorët e drejtë aty ku duhet: punën, këmbët, folenë, qimen, atdheun, folenë, gunën.Duaje … si shqiponja …. …e sotme mos e lër për nesër. Mos i shiko…, po shikoji punën. Shqiponja fluturon në qiell, po … e bën në tokë. Ujku … e ndërron, po zakonin s'e harron. Gënjeshtra i ka …e shkurtra.

5. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të drejtë.

24

Page 74: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

KUNDRINORËT E ZHDREJTË

LEXOJMË

MBANI NGAHERË LART NDERIN E ARBËRIT

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:- 0 ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve... Treguat se dardha bie nën dardhë. Ju e urreni armikun, sepse armiku sjell zi e robëri. Kështu të bëni dhe paskëtaj. Shpatën ta mbani gjithnjë pranë e ta dini gjithmonë se, kush bëhet dele, e ha ujku...Pra, mbani ngaherë lart nderin e Arbrit.

Mitrush Kuteli

PYESIM

Nga cilat fjalë varet fjala ushtarëve? Çfarë kategorie gramatikore i përket? Në çfarë rase është ? Çfarë tregon? A është e mundur të hiqet? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjendet ajo? Çfarë funksioni kryen ajo?

MËSOJMË

1. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

Fjala ushtarëve që tregon sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja (hodhi), është kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është plotës kryesor i foljes. Ai nuk mund të hiqet: Skënderbeu u hodhi një vështrim... (?!).

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë?25

Page 75: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë bëjmë pyetjet : kujt?, cilit? cilës? drejtuar foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kujt u hodhi (një vështrim Skënderbeu)? Ushtarëve.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë vendoset para dhe pas foljes : Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij., por edhe : Ushtarëve të tij Skënderbeu u hodhi një vështrim.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shoqërohet gjithmonë nga trajta e shkurtër që zakonisht qëndron para foljes. Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij. Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë zakonisht është një grup emëror në rasën dhanore (Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij.), një përemër në rasën dhanore (Atyre do t’u mjaftojnë këto para.), një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore: Ti, Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar.

2. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë

LEXOJMË

Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës dhe u tha:

- O ushtarët e mi të pathyer! Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...

PYESIM

Nga cilat fjalë varet fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë kategorie gramatikore i përkasin? Çfarë tregojnë? A është e mundur të hiqen? Me çfarë pyetjes drejtuar foljes mund të gjenden ato? Çfarë funksioni kryen ato?

MËSOJMË

Fjalët me pëllëmbë, me zemrën, me trimërinë, me shëmbëlltyrën … që tregojnë qenie ose sende që kanë lidhje me veprimet e shprehura nga foljet (fshiu, fituat) janë kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit... Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve....

26

Page 76: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë nuk është plotës kryesor i foljes. Ai mund të hiqet : Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu … djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës…

Si ta dallojmë kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë?

Për të gjetur kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë bëjmë pyetjet : nga kush ? nga se ? me se ? me kë ? me çfarë ? për kë ? për se ? prej kujt ? drejtuar foljes: Skënderbeu ..., fshiu me pëllëmbë (Me çfarë ?) djersën e ballit.. .. Ju e fituat edhe këtë luftë; e fituat me zemrën tuaj, me trimërinë tuaj, me shëmbëlltyrën e të parëve...(Me çfarë?).

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ngjanë shumë me rrethanorët, po dallohet prej tyre se u përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë (Me kë? Me çfarë? Me cilin?) : Fshiu djersën me pëllëmbë. Me çfarë fshiu... ? Me pëllëmbë. Për të gjetur rrethanorët bëhen pyetje me ndajfolje: E fshiu djersën shpejt ? Si e fshiu djersën ? Shpejt.

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë vendoset zakonisht pas foljes: Skënderbeu u hodhi një vështrim ushtarëve të tij, fshiu me pëllëmbë djersën e ballit të përzier me pluhurin e tymin e luftës… .

Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë është zakonisht : një emër ose një përemër në rasën emërore, kallëzore, rrjedhore të paraprirë nga një parafjalë: Atë natë unë po rrija me shokët e djalit, po bisedoja me ta.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza.

27

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë tregon qenien a sendin mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja. Është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve kujt ?, cilit ?, cilës ? etj. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon qenie a sende me të cilat ka lidhje veprimi i shprehur nga folja. Nuk është plotës kryesor i foljes, ai mund të hiqet. U përgjigjet pyetjeve me përemra me parafjalë.

Page 77: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Shqiptarët u kanë mbetur besnikë zakoneve të paraardhësve të tyre. Tre objektet kryesore te përkushtimit të shqiptarëve janë: nderi i tij, familja e tij dhe atdheu. Koncepti i nderit i ngulitet që në moshën më të njomë. Ai preferon vdekjen përpara një çnderimi që nuk është larë. Asnjë gjë e rëndësishme ose me interes në opinionin e tij, nuk e kalon besën ose fjalën e dhënë. Në prezencë të kufomës së babait ose të vëllait, ai do të respektojë atë vrasës, të cilit i ka dhënë besën, duke e pritur në shtëpi. I huaji do të gëzojë mbrojtjen solidare të gjithë banorëve të një fshati, nëse një nga këta banorë, dhe më i ulëti, do t’i ketë dhënë fjalën e nderit.

Ismail Qemal Vlora

2. Thoni funksionin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve me shkronja të zeza dhe foljet me të cilat lidhen.

Aeroplani merr lartësinë me shpejtësi. Zemra më rreh me forcë. Përpara meje një mori instrumentesh. Disa lëvizin si të gjalla , disa vështrojnë të palëvizshme numrat, shigjetat dhe akrepat e tyre. Ja, me këto instrumente piloti bën vazhdimisht një dialog të gjatë, këtu, lart në qiell. Gjuha e tyre është e saktë, e përpiktë. Mos u beso syve, thonë ata, kur përreth është errësirë. Na beso neve, tani je në këtë lartësi. Po mua më duket se jam më ulët? Jo, të gënjejnë dritat e tokës. Më duket sikur motori po pakëson xhirot. S'është e vërtetë. Të gënjejnë veshët. Motori punon në rregull. Instrumentet luftojnë vazhdimisht me iluzionet që mund t’i lindin pilotit në fluturim, sidomos në fluturimet e natës. Piloti duhet t’u besojë gjithmonë instrumenteve. Kur humbet besimin në to, atëherë rrezikun e ke mbi kokë, ai fluturon bashkë me ty.

Ismail Kadare

3. Cilat nga fjalitë e mëposhtme përmbajnë kundrinorë të zhdrejtë pa dhe me parafjalë? Mësuesi i drejtohet Benit: -Detyra jote me shkrim për macen ngjan fjalë për fjalë me detyrën e vëllait tënd. -Sigurisht, mësues, që do t’i ngjajë detyrës së vëllait, sepse është shkruar për të njëjtën

mace.

4. Vendosni fjalët ose grupet e fjalëve që vijojnë aty ku duhet. Thoni funksionin e tyre : jetën, pistën e gjatë prej betoni të aeroportit, një portë dhe një copë rrugë përpara saj, me shokët.

Eci (…)e mi aviatorë nëpër pistën e aeroportit.Të gjithë kemi (...), me anë të së cilës dalim përditë nga shtëpitë tona dhe po nëpër të

kthehemi përsëri në të. Kjo copë rrugë të kujton (...). Nëpër të aviatorët dalin në qiell dhe me anë të saj zbresin përsëri në tokë, në shtëpi. Këtë rrip të gjatë të betonuar ata e kanë parë shumë herë të rrëshqasë me shpejtësi ndenë krahët e avionit. E kanë parë që lart, të ndriçuar nga dielli e të

28

Page 78: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

buzëqeshur, si një "mirëseardhje" e ngrohtë të tokës mëmë, por e kanë parë edhe në kohë të keqe, të lagur e kërcënuese, kur një gabim i vogël në ulje të kushton (…).

Ismail Kadare

5. Plotësoni fjalitë që vijojnë me një plotës kryesor.1. Ky pallat i përket … 2. Vera dhe Aleksandri tallen … 3. Studentët shpërndanë … 4. Motra ime e madhe interesohet … 5. Jemi njoftuar … 6. Fëmijët ëndërronin… 7. Vjedhësit u kapen …

6. Ndërtoni një tekst të shkurtër që të ketë kundrinorë të zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

RRETHANORËT

LEXOJMË

LUFTËTARI KOMBËTAR

Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe. Në ato ditë, ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë" dhe dinim shumë gjëra për komitët.

Në mëhallë u përhap lajmi se kaloi Nexhip Bënja i dëgjuar. "Nexhip Bënja" përsëritnin gratë nëpër porta.

Unë e pashë nga brenda portës sime. Më la përshtypje të thellë dhe m'u ngul në fantazinë fëmijërore ajo figurë e luftëtarit që kishte edhe forcën, edhe bukurinë.

Odise Paskal

PYESIM29

Page 79: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Lexoni tekstin duke hequr grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Teksti që mbetet, a është i saktë dhe i kuptueshëm?

Zhvendosni grupet e fjalëve me ngjyrë të zezë. Cili nga ata zhvendoset më lehtë ? Pse?

Çfarë tregojnë fjalët ose grupet e fjalëve me ngjyrë blu?

MËSOJMË

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rrethanorin mund ta zhvendosim sepse nuk është i lidhur me foljen :

Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet, kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

Një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe kaloi i vetëm në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910, në rrugën përpara shtëpisë sime në Përmet.

Rrethanorin mund ta heqim sepse nuk është i domosdoshëm në fjali : Kaloi i vetëm një komit i armatosur, i ri e madhështor, me flokë të gjatë, gunë, fustanellë të lirë, tirq e opinga me xhufkë të madhe.

1. Kuptimi i rrethanorëve

Kuptimet e rrethanorit varen nga informacioni që jep. Ai mund të tregojë kohë, vend, shkak, qëllim, mënyrë, sasi ose krahasim.

Rrethanori i kohës vendos ngjarjet e treguara në kohë (Më 28 nëntor 1912...), tregon kronologjinë e ngjarjeve (Në mëngjes… Në drekë… Në mbrëmje… Të nesërmen...), tregon datën, shtrirjen në kohë, përsëritjen (Më 28 nëntor 1912... Gjatë dy ditëve... Gjithë javën...).

Rrethanori i vendit tregon vendin ku jemi (Në shesh... Nga një trotuar në tjetrin...), vendin e origjinës (Ata vinin nga thellësitë e maleve.), drejtimin (Ata shkonin drejt portit.), vendin ku kalojmë (Ata ecnin përmes fushave dhe livadheve.). Kur rrethanori i vendit përdoret pas foljeve që tregojnë zhvendosje ai nuk mund as të zhvendoset as të hiqet : Ata u ngjiten në skenë.

Rrethanori i shkakut tregon atë që shkakton një veprim (Kërcisnin trarët e shtëpisë nga pesha e rëndë e borës.), jep një shpjegim (Për shkak të borës së madhe, puna u ndërpre.)

Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit:Treni ecte me shpejtësi të madhe.

Rrethanor i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit : Kemi punuar shumë për zbukurimin e qytetit.

30

Page 80: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Rrethanori i sasisë tregon sasi : Mic Sokoli bëri katër hapa dhe u gjind para topit armik.

Rrethanori i krahasimit tregon krahasim: Më mirë të jetosh një ditë në liri se sa njëqind vjet në robëri.

Rrethanor mund të jetë : një grup emëror pa parafjalë (Ne kalamajtë këndonim ditë e natë këngën "Për mëmëdhenë”…), një grup emëror me parafjalë (Në muzgun e një dite vjeshte të vitit 1910… kaloi vetëm…), një ndajfolje (Ne kalamajtë këndonim kudo këngën "Për mëmëdhenë”…), një formë e pashtjelluar foljore (Ne kalamajtë këndonim pa pushuar këngën "Për mëmëdhenë”…).

Vendosja e rrethanorëve është e lirë. Shumica e rrethanorëve qëndron pas foljes. Rrethanori i vendit dhe i kohës, më shpesh, qëndrojnë para foljes, po mund të qëndrojnë edhe pas saj. Vendosja e rrethanorëve në fillim të fjalisë shpjegohet shpesh me nevojën për ta lidhur fjalinë me fjalinë para saj: Eskili ka shkruar pjesën teatrale „Prometeu i lidhur“. Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të shkurtër të kësaj pjese teatrale. Disa rrethanorë mund t’i vendosim në fillim të fjalisë edhe për të realizuar një paraqitje progresive që vjen duke e saktësuar situatën: Papritmas, atje, para pallatit, në bulevard bërtiste një grua.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Në tekstin e mëposhtëm gjeni rrethanorët dhe kundrinorët. Argumentojeni mendimin tuaj.

Para katër ditësh, kur ata filluan serinë e re të sulmeve, ushtarët e tyre, që mundën të ngjiteshin në të çarat e mureve dhe në bedena, lëshuan shumë kafshë të sëmura, kryesisht minj, të cilët u shpërndanë brenda kështjellës. Në pusin e tretë, që porsa po jepte kovat e para të ujit, ranë minjtë e sëmurë. Dy puset e tjera i shpëtuan rojet, që rrinë ditë e natë te gryka e tyre. Ata porsa dëgjuan britmën "minj", "minj" i mbyllën menjëherë grykat me kapakët e hekurt. Një pjesë e ushqimeve gjithashtu është infektuar. Kovaçët tanë, duke punuar ditë e natë, bënë disa qindra çarqe, që u vendosën kudo nëpër kështjellë. Ditë e natë dëgjohet krisma e tyre e thatë, që nuk i lë ushtarët të vënë një sy gjumë.

Ismail Kadare2. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjetët në tekstin e mësipërm.

31

Fjalët ose grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, sasi, krahasim etj., pra, një rrethanë të kryerjes së veprimit janë rrethanorë. Rerthanori mund zhvendosetz brenda fjalisë dhe mund të hiqet. Rrethanori i vendit përcakton vendin e ngjarjeve. Rrethanori i kohës i vendos ngjarjet në kohë. Rrethanori i shkakut jep një shpjegim duke treguar arsyen e një veprimi. Përveç këtyre ka edhe rrethanor mënyre (Mjellmat fluturonin pa pushuar.), qëllimi dhe sasie.

Page 81: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

3. Gjeni rrethanorët e kohës dhe të vendit dhe thoni nëse mund t’i zhvendosim ose heqim.Pastaj u mendua ca dhe shtoi: " Kostandin Makariçit". I kënaqur që nuk e kishte penguar

njeri kur shkruante, ai vuri kapelën në kokë dhe, pa pallto, ashtu siç ishte në këmishë, vrapoi në rrugë.

Shitësit e dyqanit të mishit të cilët i kishte pyetur një ditë më parë, i kishin treguar se letrat hidheshin në kutitë e postës dhe prej kutive shpërndaheshin në gjithë botën me trojkat postare. Vanjka rendi deri te kutia e parë postare dhe e futi letrën e shtrenjtë në të çarën e saj...

I përkundur nga shpresa të ëmbla, një orë më vonë, ai ra të flinte... Anton Çehov

4. Thoni kuptimin e rrethanorëve që gjenden në tekstin që vijon. Anës grykave të frikshme e të radhëve të shtrënguara të maleve, ndodhesh papritmas në

oaze të gjallëruara që të kënaqin me gjelbërim të madh. Burime buçitëse uji, që bien poshtë nga të çarat e maleve, transformohen në përrenj të pastër e të qetë që dredhojnë gjatë lëndinave me erë të këndshme, ku grupe drurësh gjithnjë të gjelbër e gëmushat janë shpërndarë mbi relieve ngjyrë smeraldi. Gjatë bregut të detit gjire të kaltërta e të qeta, gjire të thella vizatohen në këmbë të maleve, majat e të cilave janë zhytur përjetësisht në retë e shtyra nga era.

Ismail Qemal Vlora5. Rindërtoni tekstin e mëposhtëm duke vendosur si duhet rrethanorët e vendit dhe të kohës : të nesërmen në mëngjes, nga malet, natën, në gjithë krahinën e Katarit

Është e vërtetë se …ka një lloj guri të zi që nxirret …dhe që digjet si dru, por që e ruan zjarrin më shumë e më mirë se druri. Kështu që po ta ndizni…, …keni për ta gjetur zjarrin të pashuar. Këta gurë janë aq të mirë, saqë në tërë krahinën nuk digjet gjë tjetër. Është e vërtetë që atje ka shumë pyje, po banorët nuk i djegin, sepse gurët janë më të mirë dhe kushtojnë më pak nga drutë.

Marko Polo

6. Shkruani një tekst të shkurtër ku të përdoren rrethanorë të vendit, të kohës dhe të shkakut.

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME MBIEMËR, PËREMËR DHE NUMËROR

LEXOJMË

32

Page 82: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Princi i mjerë

Një njeri punonte në arë duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës që përkëdhel grunajat e pjekura, i ngjante këngës së bilbilit, i cili sheh duke ardhur pranverën; ishte këngë e zemrës së gëzuar.

Princi i brengosur u afrua dhe përshëndeti njerëzisht. Fshatari la shatin dhe çoi të panjohurin në shtëpinë e vet. Fliste plot gaz dhe e nderonte mikun me përzemërsi të madhe.

Princi u habit: "Pse ky njeri është kaq i lumtur?"-… Ma merr mendja se nuk ke ndonjë begati të madhe si unë! Mirëpo, në arë të gjeta

me këngë. . . Në shtëpi plot gaz. . . Të lutem, më trego pse je kaq i lumtur?Fshatari ishte mendar i madh.- Ti je princ, unë jam fshatar i thjeshtë, - tha ai. - Ti banon në pallat, unë kam shtëpi të

vogël. Por, mik i dashur, unë jam në zemrat e të gjithë banorëve të fshatit. A ka gjë më të bukur se të të dojë zemra e njeriut? A ka më lumturi?

Vehbi Kikaj

PYESIM

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë funksioni kryejnë ato?

MËSOJMË

Emri bërthamë i një grupi emëror shpesh herë shoqërohet nga një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalët që shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë në një grup emëror janë përcaktorë: Një njeri punonte...duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës.... Dëgjuam dy këngë nga një këngëtare e re. Shtëpia përtej është shumë e vjetër. I ngjante këngës së bilbilit. Banonte pranë një parku mbushur me lule. Përcaktori, pra, është një gjymtyrë e dytë e fjalisë që përcakton gjymtyrën prej së cilës varet.

Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër të nyjshëm (një princ i brengosur), të panyjshëm (një princ madhështor), një përemër dëftor (këto këngë), pronor (këngët tona), pyetës (cilën këngë), i pacaktuar (çdo këngë), një numëror (dy këngë), një ndajfolje (pylli aty pranë), një emër pa parafjalë në rasën gjinore (këngët e fëmijëve), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie), një emër me parafjalë në rasën emërore

33

Page 83: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

(këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi), një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna është rruga për të fituar para. Banonte pranë një parku mbushur me lule.

1. Përcaktori i shprehur me mbiemër

Mbiemri përcaktor shpreh një cilësi të sendit, të dukurisë ose të frymorit të treguar nga emri i përcaktuar: Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdylbeut një hije me të vërtetë madhështore.

Mbiemri përcaktor mund të jetë: i nyjshëm (mjekra e gjatë ) dhe i panyjshëm (hije madhështore ). Përcaktori i shprehur me mbiemër mund të jetë përcaktor i paveçuar (vjen menjëherë pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy të mëdhenj e të thellë.) ose përcaktor i veçuar (i ndarë nga emri nga fjalë të tjera ose me anë të një pushimi): Flokët e ndritshëm të vajzës, të mpleksur si një kurorë e argjendtë, i jepnin fytyrës së saj një pamje të mrekullueshme. Futbollistët, të gëzuar nga fitorja, përqafonin njëri-tjetrin. Mbiemri përcaktor i veçuar ndahet gjithmonë me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi një cigare. Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi një cigare. Mjeku ndezi një cigare, i lodhur nga puna.

Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në numër, gjini dhe rasë: Uji rrëshqiste mbi faqen e lëmuar të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi faqet e lëmuara të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi xhamin e lëmuar të dritares. Uji rrëshqiste mbi xhamat e lëmuar të dritares.

Përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm përshtatet me emrin në numër dhe gjini: Hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar fisnik dhe madhështor. Hapet dera dhe hyjnë brenda disa luftëtarë fisnikë dhe madhështorë. Përcaktori i shprehur me mbiemër, zakonisht qëndron pas emrit.

Kur duam të shprehim më me forcë cilësinë, pra, ta theksojmë, mbiemri mund të dalë edhe para emrit: Të vendosura drejt, njëra pas tjetrës, shtyllat e tensionit të lartë dukeshin si një shtyllë e vetme.

2. Përcaktori i shprehur me përemër

Përcaktori i shprehur me përemër mund të jetë: përemër dëftor (Ky vend kaq i bukur, këto male, këto kodra, këto fusha kaq të këndshme janë tonat.), përemër pyetës (Cili shkrimtar e ka shkruar poemën “Bagëti e bujqësi”? Ç’moshë kishte?), përemër i pacaktuar (I ftuari i bëri të gjithë fëmijët për vete.). Përcaktorët e shprehur me përemër përshtaten sipas rastit me emrin që përcaktojnë në gjini, numër dhe rasë: ky djalë/këta djem, djali im/vajza ime, cili djalë/cila vajzë, cilit djalë/cilës vajzë, cilin djalë/cilën vajzë.

Kur përcaktori është përemër dëftor, zakonisht qëndron para emrit të përcaktuar (ky djalë/kjo vajzë). Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë qëndrojnë zakonisht pas emrit (Djalë të tillë nuk kemi parë.). Kur përcaktori është përemër pronor, zakonisht qëndron pas emrit të përcaktuar (djali im/vajza ime). Kur është përemër pyetës qëndron përpara (Çfarë prodhimesh

34

Page 84: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

kishte në treg?). Kur është përemër i pacaktuar, zakonisht qëndron përpara, por ka raste që qëndron edhe pas emrit (të gjithë fëmijët, ne të gjithë).

3. Përcaktori i shprehur me numëror

Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve, dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton: Në fushë dolën trembëdhjetë futbollistë, dy futbollistë ishin rezervë. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta më shumë, pra, dyzet e shtatë minuta.

Përcaktorët numërorë janë të pandryshueshëm, vetëm numërori tre ndryshon në gjini duke marrë formën tri (Erdhën tre djem. Erdhën tri vajza.). Po kështu përshtaten edhe numërorët e përbërë që kanë si pjesë të fundit numërorin tre /tri (Erdhën njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Përcaktori i shprehur me numëror qëndron para emrit që përcakton.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI1. Gjeni grupet emërore dhe nënvizoni përcaktorët.

Një herë tjatër, …dy kalorës persianë, të quajtur Jahja dhe Zampa, ardhë për të hyrë në shërbim të sulltanit dhe, për të provuar zotësinë e tyre, duallë në shesh, dhe ftuan ata më të mirët kalorës të ushtrisë turke në dyel. Të gjithë sytë u drejtuan nga Skënderbeu. Ky s’priti shumë. I hipi kalit dhe doli në shesh që t’u bënte ballë të dyve, njërit pas tjetrit…

Fan Noli

2. Tregoni se çfarë janë fjalët me shkronja të zeza dhe me çfarë janë shprehur?Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. …Princërit rreth e rrotull e vajtonin

pas mënyrës shqiptare me këngë:-O trim Gjergj, zot e mbret, o atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë, qysh na le jetimë dhe të

shkretë si dhentë pa bari? Ku të vemi tani të kërkojmë ndihmën në shtrëngime? E kush do të na mbrojë tani nga armiqtë dhe nga tërbimi i turqve? Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ne derëzeztë, mjerë i madh e mjerë i vogël, mjerë krishtërimi që humbën një të këtillë kryembrojtës!

Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët mbiemra, përemra dhe numërorë në tekstin e mëposhtëm.

35

Përcaktorët shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë të një grupi emëror. Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë të pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

Page 85: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte kali luftëtar i Skënderbeut, që vajtonte të zotin e tij. Mihte dhenë me tërbim, rënkonte si i plagosur për vdekje, drithërohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e lëshonte lot si njeri. Që kur u shtri Skënderbeu në shtrat u sëmur edhe ai dhe, kur vdiq, u egërsua, s'qaste njeri tjetër që t'i hipte, s'donte më të hante, s'donte më të rronte e u shtri e vdiq dy ditë pas të zotit.

Fan Noli

4. Gjeni përcaktorët në grupet emërore të kësaj poezie. me çfarë pjese të ligjëratës janë shprehur.

Kish leshra ngjyrë ari, sy të mëdhenj të zes,Ia krihte flokët era, si nën’ e mirë, shpesh;Kur hidhej nëpër valle, kur thyhej si purtekë,I ndrinte nën gushë gjerdani me fyshekë,Edhe kur ngrihej lart, kurrizit të një malitNjë pe flori prej djerse ç’mi derdhej çurkë ballit,Po kish shikim pa re, vështrim plot kthjelltësiNdaj gjithë tok ia ngjitëm emrin:Ofeli!

Vehbi Skënderi

PËRCAKTORI I SHPREHUR ME EMËR

LEXOJMË

Dita e verës

Ç’është dita e verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimëri, kur qaset vera ....zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël. Ne këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë t'u falen perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu leu festa hiroshe, që e quajmë Dita e Verës.

Faik Konica

PYESIM

36

Page 86: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Në tekstin e mësipërm gjeni grupet emërore. Në grupet emërore që gjetët shënoni emrin bërthamë. Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë të zezë në grupet emërore që gjetët? A mund t’i heqim ose t’i zhvendosim fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Përcaktor mund të jetë edhe një emër. Edhe përcaktorët e shprehur me një emër shërbejnë për të përcaktuar një emër tjetër: Zemra e njeriut çngarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël.

Përcaktorët e shprehur me një emër mund të jenë emra pa parafjalë në rasën gjinore (dita e verës, zemra e njeriut), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie) ose emra me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi).

Përcaktori i shprehur me një emër tregon përkatësi, pra, se kujt i përket diçka, (shtëpia e Gencit), lloj (burra të fjalës, fjalë burrash, shpejtësi drite), vend (tavolina e zyrës, tokë nën ujë), emër të përveçëm sendi (mali i Korabit, lumi i Bunës), lëndë (enë druri, shtëpi guri), destinacion (dhoma e ndenjës, shtëpia e pritjes, shtëpi pushimi), përmbajtje (tufë dhensh, grumbull njerëzish, një gotë ujë, një thes miell, pjatë me oriz).

Përcaktori mund të varet edhe nga një përemër, nga një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje (Disa nga miqtë e mi u nisën për në Kanada. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. Është krenar për sukseset e tij. Është i lindur në Amerikë. Është i njohur për romanet e tij. Edoni është i fortë në matematikë dhe i zoti në kompjuter. Kjo makinë është e mirë për udhëtime të largëta. Dy nga miqtë e mi u nisën në Afrikën e Jugut. Nuk është mirë nga sytë. Shumë prindër janë të shqetësuar për fëmijët e tyre.).

Marrin përcaktorë vetëm përemrat dëftorë, pyetës dhe të papërcaktuar: Djali i Bardhit nuk sillet mirë. Ai i Gencit është i mrekullueshëm. Cili nga fëmijët erdhi? Disa nga fëmijët duhet të nisen menjëherë.

PËRMBLEDHIM

Përcaktorët e shprehur me emër mund të jenë pa parafjalë ose me parafjalë. Përcaktorët e shprehur me emër mund të përcaktojnë një emër, një përemër, një mbiemër, një numëror dhe një ndajfolje.

37

Page 87: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

USHTROHEMI

1. Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza?

Me trimërinë që tregoi në beteja të ndryshme, u bë oficer i lartë kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjetsh, dhe dy a tre vjet më vonë, Sulltan Muradi e emëroi Sanxhak Bej dhe i dha kumandën e një trupi kalorsie prej 5000…Skënderbeu ishte gjeneral kalorsie. Mori pjesë në disa fushata në Azi e n’Evropë, dhe kudo doli i nderuar. Në rrethimin e një fortese n’Anadoll, si Alexandri i Math një kohë në Indi, u ngrit në mur, ku ngriti flamurin, dhe hyri i pari në qytet, Sulltan Muradi ia rriti shkallën dhe e dërgoi si kumandar në disa ekspedita të rënda. Fan Noli

2. Gjeni përcaktorët e shprehur me emër ose mbiemër.

Skënderbeu mezi merrte frymë kur i sollën lajmin e mirë të fitores së fundme. Kur i thanë mjekët që s'kishte më asnjë shpresë për shërim, thirri princërit shqiptarë dhe bajlozët e Venetisë, të cilëve u la shëndet dhe i këshilloi të vazhdojnë luftën e përbashkme kundër turqve. Mbretërinë e tij ia la të birit Gjon Kastriotit, me mbretëreshën si regjente.

Fan Noli

3. Gjeni përcaktorët e shprehur me emra ose mbiemra.

Kam shpresë t’i marrim edhe fortesat me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë të forta dhe kështjellat janë vendosur në shkëmbinj të ashpër e të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s’i kanë mbetur veç muret e fortesave.

Fan Noli

4. Plotësoni tekstin me fjalët në kllapa dhe thoni çfarë janë ato.Mjekra ...(i gjatë) pak... (i thinjur), balli...(e lartë), dhe... (e gjerë) i jepnin Abdylbeut një

hije me të vërtetë ...(madhështor). Po sytë, (dy) sy ...(i madh) e ... (i thellë), që kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut, dëftenin më shumë, (gjithë) flakën, (gjithë) fuqinë e këtij burri.

Faik Konica

5. Ndërtoni nga një tregim të shkurtër ku të përdoren sa më shumë përcaktorë.

NDAJSHTIMI

LEXOJMË

38

Page 88: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Çajupi

Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë. Kreu studimet e larta jashtë atdheut dhe jetoi në Egjipt, ku edhe vdiq. Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut ». Ka përkthyer bukur fabulat e La Fontenit. Poezia e Çajupit të tërheq me gjallërinë dhe frymën e saj popullore.

PYESIM

Në tekstin e mësipërm, a mund t’i heqim fjalët me ngjyrë të zezë? Me cilat fjalë lidhen? Çfarë emërtojnë fjalët me ngjyrë të zezë? Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Emri ndajshtim shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson: Andon Zako Çajupi… lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

Emri ndajshtim, kur nuk veçohet me pushim ose me presje, quhet ndajshtim i paveçuar: Andon Zako Çajupi lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

Ndajshtimi i paveçuar është një emër, në rasën emërore të pashquar, që ndodhet para ose pas emrit bërthamë: Poezitë e tij, poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomorri ». Nënë Tereza është me origjinë shqiptare.

Ndajshtimi i paveçuar është gjithmonë në rasën emërore të pashquar, pavarësisht se në ç’rasë është emri bërthamë: Shtëpinë botuese “Onufri” e kam vizituar shumë herë. Ky është edhe një kriter për të vërtetuar se cili nga dy emrat e pranëvënë kryen funksionin e ndajshtimit: Profesor Martini është shkodran. Profesor Martinit i erdhi vajza nga Shkodra. Profesor Martinin e takuam në Konferencë.

Ndajshtimi i paveçuar që tregon emrin e përveçëm të një vepre, të një rruge, të një ndërmarrjeje a institucioni, vihet midis thonjëzash dhe fillon me shkronjë të madhe: Poezitë e tij,

39

Page 89: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

poeti Andon Zako Çajupi i ka botuar te vëllimi « Baba Tomori ». Ka shkruar edhe pjesët teatrore « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër », « Pas Vdekjes » dhe « Burri i dheut.

Ndajshtim mund të jetë edhe një përemër i pacaktuar ose emër në gjinore: S’le gjë për ne të tjerët. Na ndihmoni edhe ju të shtëpisë.

Ndajshtimi, kur veçohet nga emri që plotëson me një pushim ose me një presje, quhet ndajshtim i veçuar. Ndajshtimi i veçuar është një emër ose grup emëror që vihet pas emrit ose përemrit bërthamë për ta sqaruar ose saktësuar atë: Andon Zako Çajupi, poet, atdhetar e demokrat i shquar, lindi në fshatin Sheper të Zagorisë.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni ndajshtimet në fjalitë e mëposhtme dhe nënvizoni emrin a përemrin që plotësojnë

Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar.Thimi Mitko, tregtar korçar në Egjipt, mblodhi dhe botoi në veprën “Bleta shqiptare” me

këngë dhe përralla.Ai nuk fliste, as me ne, shokët e tij të ngushtë.Ju, studentët, duhet të jepni shembull.Është bela me ne, pleqtë.

2. Nënvizoni me një vijë ndajshtimin e paveçuar dhe me dy vija ndajshtimin e veçuar në fjalitë e mëposhtme.

Anija “Durrësi” çante me shpejtësi valët e detit.Onufri, piktor i shquar i shek. XVI, ishte nga Elbasani.Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar vepra me vlerë.Agronom Bujari erdhi sot nga Amerika.Profesor Nekiu është autori i librit për mjedisin.Dajë Mimi ishte shumë i shqetësuar atë mbrëmje.Operën “Traviata” e ka shkruar Xhuzepe Verdi.

40

Ndajshtimi është një lloj përcaktori i emrit. Ndajshtimi, zakonisht, është një grup emëror ose një emër që shënon të njëjtën qenie ose të njëjtin send që shënon edhe emri që plotëson. Ndajshtimi mund të jetë i paveçuar dhe i veçuar.

Page 90: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

3. Vendosni në vendin që duhet grupet e fjalëve që pasojnë :djalë pa fjalë, lumin Drin, “Lahuta e Malësisë”, plakut të maleve, student i vitit të dytë,

dragoit të Dragobisë, Bajram Currit, djali i sjellshëm dhe gazmor,Hidrocentrali i Komanit është ndërtuar mbi ....Fishta ka shkruar veprën ... .Qytetit të ri i kanë vënë emrin e njeriut më të shquar të atyre anëve, .... .Goni, ...., është shumë shok me vëllanë tim.Takova një shokun e Gonit, ... .Nënvizoni ndajshtimet në fjalitë që plotësuat

4. Ndërtoni fjali me ndajshtime të paveçuara dhe të veçuara. Komentoni mënyrën e ndërtimit të tyre.

KAPITULLI I PESTË FJALIA E PËRBËRË

LEXOJMË

41

Page 91: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia...Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka …Por në luftëra të shumta me dhunues të shumtë, trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në

shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye, ia lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjeçe, ia shpëlante me lotët e syve, i terte gjakun me flokët e ballit, ia lidhte shtatin me shamitë e nënës, ia hijeshonte me petkat e moçme të tatës, ia hijeshonte armët e brezit mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese.

Mitrush Kuteli

PYESIM

Sa folje ka fjalia me shkronja kursive? Çfarë fjalie është? Sa folje ka fjalia me shkronja të zeza? Çfarë fjalie është? Sa pjesë ka? Si lidhen pjesët përbërëse të fjalisë me shkronja të zezë? Çfarë lloj fjalie e përbërë është?

MËSOJMË

Fjalitë mund të jenë dy llojesh, të thjeshta dhe të përbëra. Fjalia e thjeshtë ka vetëm një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj.

Kishte luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të ardhur nga deti e nga toka …

Fjalia e përbërë ka më shumë se një folje në një nga mënyrat e zgjedhimit të saj. Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Fjalitë e përbëra përbëhen nga dy ose më shumë pjesë. Në fjalitë e përbëra në të cilat pjesët lidhen me lidhëza bashkërenditëse, pjesët janë të pavarura nga njëra tjetra. Këto quhen fjali të përbëra me bashkërenditje.

Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete.Ardiani vërtetë po lodhet, po ju mos u shqetësoni. (Ardiani vërtetë po lodhet. Ju mos u

42

Page 92: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

shqetësoni.)

Por ka edhe fjalitë të përbëra pjesët e të cilave nuk mund të qëndrojnë si fjali më vete, pra, njëra pjesë është e varur nga një pjesë tjetër. Këto quhen fjali të përbëra me nënrenditje.

Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura. Të pavarura janë pjesët përbërëse të një fjalie me bashkërenditje.

Vite e vite ai i kishte dalë zot truallit të të parëve dhe ia kishte mbrojtur nderin.

Kryesore është pjesa e fjalisë së përbërë me nënrenditje që mund të qëndrojë më vete edhe po të hiqet pjesa e nënrenditur.

Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

Të nënrenditura janë pjesët përbërëse të një fjalie të përbërë me nënrenditje që nuk mund të qëndrojnë më vete dhe që varen nga një pjesë tjetër.

Trimi ynë ... kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Nuk e kishte harruar vetëm e motra, që i rrinte natë e ditë mbi krye… . Kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndiente zemrën ende të ngrohtë… .

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Në tekstin që vijon dalloni fjalitë e thjeshta dhe të përbëra.Një e keqe që kudo përhapi tmerr, po bënte kërdinë midis kafshëve.

43

Fjalia e thjeshtë përmban vetëm një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga dy ose më shumë pjesë që kanë secila një folje të zgjedhuar. Fjalia e përbërë përbëhet nga pjesë të cilat mund të jenë të bashkërenditura ose të nënrenditura. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura.

Page 93: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Nuk vdisnin të gjitha, por që të gjitha ishin goditur. Dhe asnjë nuk po përpiqej t'i bënte derman jetës që po i shuhej.Asnjë ushqim nuk nxiste më oreksin e tyre. Tani as ujku, as dhelpra nuk gjurmonin gjahun e pafajshëm. Të gjithë i shmangeshin njëri-tjetrit. Nuk kish më dashuri, nuk kish më gëzim.Zhan dë la Fonten

2. I njëjti ushtrim.Kantieri detar Durrës-Kurum ka mbetur në udhë-kryq. Punonjësit gjatë gjithë kësaj jave kanë pritur me

shpresë se problemi i tyre do të zgjidhet. Por, ndonëse të mërkurën atyre iu premtua se të premten do të vinte përgjigjja nga Ministria, lidhur me kërkesën e tyre kryesore për pagimin e sigurimeve shoqërore, askush nuk është bërë i gjallë. Të mërkurën punonjësit e këtij kantieri kishin vendosur ta bllokonin rrugën kombëtare në dalje të portit. Por ata u ndaluan duke iu premtuar se problemi do të merrte zgjidhje shumë shpejt. Megjithatë e premtja që ishte caktuar si afati i fundit i pritjes prej tyre, ka kaluar. Tashmë punonjësit kanë vendosur ultimatumin që, në rast se ditën e hënë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv, atëherë kërcënimi për bllokimin e rrugës do të kthehet në realitet. Por ata nuk kanë vendosur ende nëse protesta do të nisë që të hënën apo jo. Greva e tyre tashmë ka hyrë në muajin e katërt.

Gazeta shqiptare3. Dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe fjalitë e përbëra me nënrenditje.

Kur erdhi radha, Gjergji e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi Bajlozin në shteg të ballit. Ky u përkul e u gremis i vdekur. Kur u shemb përdhe, u tund tërë fusha! Kali mori arratinë. Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në mollë të shalës, trungun ia hoqi zvarrë për këmbe, nëpër fushë, përmes ferrash e drizash dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i Bajlozit të Zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë burimin. Tre vjet rresht vendi rreth e qarku kundërmoi erë kërme...

Si e vrau Bajlozin e Zi, trimi u kthye fitimtar në shtëpi…Mitrush Kuteli

4. Zëvendësoni pikat me një nga këto mjete lidhjeje : po, sapo, sikur, se, saqë. Ndonjëra do të përdoret disa herë.

Lirinë nuk ua solla unë, (…) e gjeta këtu. (…) më shkeli këmba në truallin tuaj, (…) dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, (…) të kishit dëgjuar (…) u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, (…) duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, (…) ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, (…) ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja. Përpara tani, për të shtënë në dorë edhe çka mbetet. Pjesën më të madhe të punës e keni mbaruar. Kruja është fituar, krahina e gjithë është jona.

Marin Barleti

44

Page 94: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE

LEXOJMË

Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur. Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u tremben nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur. Më pas luanët vazhduan rrugën. Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën. Papritmas, njëra prej tyre ndjeu erë njeriu dhe me zvarritje arriti deri te kasollja. Dy shoqet e saj e ndoqën ndërsa meshkujt qëndruan prapa.

PYESIM

Çfarë fjalish janë ato me shkronja të zeza?Argumentojeni mendimin tuaj. Dalloni pjesët e fjalive të përbëra me ngjyrë të zezë? Si janë lidhur ato? Si quhen fjalitë e përbëra të lidhura me lidhëza bashkërenditëse?

MËSOJMË

Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë.

Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur.

Fjalitë e përbëra janë dy llojesh : me bashkërenditje dhe me nënrenditje. Fjalitë e përbëra nga dy pjesë të pavarura që lidhen me lidhëza bashkërenditëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje

45

Page 95: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

Ulërimat e tyre u përhapën mbi Lumin e Madh dhe u shtinë frikën banorëve të tij. Njerëzit u trembën nga kjo ulërimë, kurse majmunët bërtisnin si të lajthitur.

1. Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje

Fjalia e përbërë me bashkërenditje mund të jenë fjali të përbëra me bashkërenditje shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

Fjali të përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët e bashkërenditura të këtyre fjalive të përbëra lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese : e, dhe, edhe, as, si edhe, edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe etj. Pjesët e fjalisë bashkërenditëse shtuese nuk ndahen me presje kur përdoren lidhëzat e, dhe, edhe, as. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura : edhe…edhe, as…as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe para pjesës së dytë vihet presje.

Luanët qëndronin në një vend të ngritur dhe ulërinin me një zë të zgjatur.As pushkë nuk dëgjoheshin, as flakë nuk shiheshin më. Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese. Pjesët e fjalive të përbëra me

bashkërenditje veçuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herë. Para lidhëzave bashkërenditëse veçuese nuk vihet presje. Kur përdoren lidhëzat e përsëritura para pjesës së dytë vihet presje.

Ose ia arrijmë qëllimit, ose vdesim. Ja i arrijmë shokët, ja plasim.

Fjali të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse. Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra. Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..

Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.

Fjali të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese. Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse, vetëm se. Para lidhëzës bashkërenditëse kundërshtuese vihet gjithmonë presje.

Meshkujt hapnin flegrat, kurse femrat nuhatnin tokën. Dy shoqet e saj e ndoqën, ndërsa meshkujt qëndruan prapa.Fustani ishte shumë i bukur, po nuk më rrinte mirë.

46

Page 96: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Gjeni fjalitë e përbëra dhe dalloni mjetet lidhëse të tyre.

Nuk kemi shumë kohë që jemi njohur, megjithatë jemi bërë miq. Bashkë kemi qëndruar shumë herë e kemi pirë kafe në kafene të ndryshme, po biseda jonë në qiell është pak e ndryshme nga ajo e kafenesë.

Poshtë shtrihen konturet e maleve, rrudhat e thella mbi ballin e tokës, qetësia e butë e luginave, dhe tutje një re e vogël, e bardhë, si një dele e shkëputur nga kopeja, që bën t’i ngjitet një brinje mali e nuk ngjitet dot.

Kjo është toka amtare, ajo tokë për të cilën kemi lexuar vjersha që në vegjëli, në abetaret e thjeshta, të lyera pak me bojë. Relievi i saj i shqetësuar shtrihet e hapet nën krahët e avionit. Gjymtyrët e saj herë tendosen, sa gjatë gjerë, herë mblidhen e bëhen kruspull sikur t'u kujtohet një dhembje e vjetër. Mbi këtë tokë të paqetë kanë jetuar dhjetëra milionë shqiptarë. Jeta e tyre ishte e ashpër si toka dhe e varfër si shkrepat.

Ismail Kadare

2. Ndani pjesët e këtyre fjalive të përbëra dhe nënvizoni lidhëzat. Thoni ç'lloj fjalish të përbëra janë.

1. Grupi i të rinjve u nis shpejt, por bora e zuri rrugës. E akullt, e me shi dhe me erë, ajo pengonte pamjen dhe vështirësonte ecjen. 2. Dimri ose bënte ngricë, ose sillte shi. 3. Tigri mihu nja tri herë rërën dhe u sul gojëhapur . Bisha e rrëzoi Baton, por nuk e vuri dot poshtë. 4. Fshati kishte shumë gjelbërime dhe këto ngjyra të shtëpive dhe të fushës i jepnin atij një bukuri të veçantë. Bën shaka ti, Luli, apo e ke me gjithë mend? 6. Kjo zonë quhet alpine, kurse ajo e pyllit malor quhet subalpine. Pyjet e Korabit vende-vende janë të dendura, por ka dhe shpate malesh me drurë të rrallë.

Komentoni përdorimin e presjes.

47

Fjalia që ka disa grupe fjalësh që kanë secili nga një folje të zgjedhuar në një nga mënyrat vetore, është fjali e përbërë. Pjesët e një fjalie të përbërë mund të jenë të pavarura, kryesore, dhe të nënrenditura. Pjesët e pavarura dhe pjesa kryesore mund të qëndrojnë më vete, kurse pjesa e nënrenditur nuk mund të qëndrojë më vete, as nga ndërtimi, as nga kuptimi. Ajo është e varur nga pjesa kryesore. Fjalitë e përbëra me bashkërenditje janë shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

Page 97: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

3. Gjeni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe thoni llojin e tyre.

Unë kisha shitur gazeta, kisha punuar në shtypshkronja, kisha prodhuar lodra, kisha punuar si fryrës qelqi, si shërbëtor te një mjek etj., por asnjëherë gjatë këtyre aventurave në mjeshtëri të ndryshme nuk e kisha harruar qëllimin tim të fundit, të bëhesha aktor. Në këtë mënyrë, në çdo kohë të lirë midis dy mjeshtërive, lustroja këpucët fshija rrobat nga pluhuri, vija një jakë të pastër dhe shkoja në agjencinë teatrore "Blekmor". Këtë punë e bëra deri ditën kur veshja ime nuk ma lejonte më të bëja vizita të tilla.Çarli Çaplin

4. Nga dy fjalitë e thjeshta formoni një fjali të përbërë me bashkërenditje, duke përdorur lidhëzat që jepen në kllapa.

Lindja ishte përskuqur. 2. Dielli ende nuk e kishte nxjerrë syrin mbi mal ( por). Hëngra mëngjes në hollin e hotelit. 2. Dola menjëherë në rrugë. (dhe) Nuk binte më shi. 2. Në gjithë hapësirën e lagësht ndihej një vallëzim i padukshëm piklash uji. (por) Rrezet e diellit rrallë e tek mezi përshkonin degët e dendura. 2. Binin vjedhurazi mbi lëndinën e lagur. (dhe) Nga dritarja shiheshin poshtë kodrat e ulëta të çara nga përrenjtë e thellë. Më tutje dukeshin majat e mprehta të Malit të Hekurave. (kurse)

5. Çdo fjali të përbërë me bashkërenditje kthejeni në dy të thjeshta. 1. Dushqet shushurinin nga era dhe retë vraponin në qiell. 2. Nata ishte e freskët dhe pyllishta uturinte si det. 3. Ishte një ditë e ngrohtë maji dhe mbi lulet shumëngjyrëshe endeshin fluturat dhe bletët punëtore.

6. Formoni fjali të përbëra me bashkërenditje me lidhëza shtuese, veçuese, përmbyllëse dhe kundërshtore.

Kujdes përdorimin e presjes.!

48

Page 98: ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPElapshvd.e-monsite.com/.../gramatika-e-gjuhes-shqipe-1.doc · Web viewShko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! 2.Theksi

I

49