16
E MERKURE 20 JANAR 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 2 (15) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Kjo është një dëshmi e çmuar, një kronikë e Ernesto Çe Guevarës në Kongo, e shkruar në 10 faqe të bllokut të tij të shënimeve, në versionin origjinal dhe direkt... Është provokatori i të majtës amerikane. Me humor, llafazan, i suksesshëm, kokëfortë, Majkëll Mur godet fort dhe drejt... E majta Gurët nga Ernesto Guevara kapitalizmi, një histori dashurie 02 analiza Libri i fundit i historianes franceze Nathalie Clayer “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”( botime Përpjekja, Tiranë 2009), paraqet një panoramë interesante të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar si dhe të sfidave të tij kryesore në kundërthënie... Libanizimi i Shqipërisë 03 sociale Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC... Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë 07 opinion 14 histori 09 intervista Terroristët mund të mburren si luftëtarë të lirisë në një kontekst dhe të shpallen si terroristë në një kontekst tjetërLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Andi Kananaj, Albin Kurti, Arbër Zaimi, Arlinda Guma, Andi Tefa, Avni Zogiani, Blendi Salaj, Edvin Parruca, Ermira Danaj, Krenar Zejno, Ermira Danaj GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE TRAGJEDIVE kapitalizmi i Dëshira për të përkufizuar të “majtën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesemarrjen e jashtëzakonshme të kushërinjve te mi nga Vlora dhe eskluzivisht për ta, tregoi se për pak...

Gazeta Nr. 15

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 15

E MERKURE 20 JANAR 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 2 (15) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Kjo është një dëshmi e çmuar, një kronikë e Ernesto Çe Guevarës në Kongo, e shkruar në 10 faqe të bllokut të tij të shënimeve, në versionin origjinal dhe direkt...

Është provokatori i të majtës amerikane. Me humor, llafazan, i suksesshëm, kokëfortë, Majkëll Mur godet fort dhe drejt...

E majta

Gurët nga Ernesto Guevara

kapitalizmi, një histori dashurie

02analiza

Libri i fundit i historianes franceze Nathalie Clayer “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”( botime Përpjekja, Tiranë 2009), paraqet një panoramë interesante të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar si dhe të sfidave të tij kryesore në kundërthënie...

Libanizimi i Shqipërisë

03sociale

Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC...

Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë

07opinion

14histori

09intervista

“Terroristët mund të mburren si luftëtarë të lirisë në një kontekst dhe të shpallen si terroristë në një kontekst tjetër”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Agon Hamza, Andi kananaj, Albin kurti, Arbër Zaimi, Arlinda Guma, Andi tefa, Avni Zogiani, blendi Salaj, edvin Parruca, ermira Danaj, krenar Zejno, ermira Danaj

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

tragjedive kapitalizmi i

Dëshira për të përkufizuar të “majtën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesemarrjen e jashtëzakonshme të kushërinjve te mi nga Vlora dhe eskluzivisht për ta, tregoi se për pak...

Page 2: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 2

(Vijon në faqe 8)

Alain badiou

Alain Badiou filozofi që u shqetësua nga një emër i rëndomtë presiden-ti, bëhet fjalë për Sarkozy, kërkoi të gjente pikërisht se në cfarë synonte ky emër. Është emër politike, emër historik, emër personi, emër korrup-timi shtetëror apo i emri i korruptimit shtetëror të historisë. Diku në mes të punimit të tij me titull “Sarkozy, emri i ç’gjëje është?”(përkthimi i mun-dshëm i këtij titulli problematik) për-cakton tetë pika të praktikueshme në kushtet kur njeriu vendos të mos jetë i varur nga mbijetesa. Paraprakisht në Gazeta janë përkthyer dy fragmente nga i njëjti punim. Me pikë do të kup-tojmë një qendër realizimi të subjektit në besnikëri me vetveten. Një pikë e

tillë është natyrisht një “pikë ilega-le”. I ngjan statusit “Contemporaneo” të Agamben-it (sigurisht për ata që duan të lexojnë). Ja dhe tetë pikat që për arsyet tradicionale të ekranizimit të mendimit nëpër media do t’i lëmë të vijojnë në numrin e ardhshëm.

TeTë pikaT e hershme E meqë gjithshka, në botën që ka

për emblemë Sarkozy-në mbështetet në qëndrushmërinë për t’ju mbajtur ndonjë pike le të bëhemi të aftë. Po ju vë në pistën e tetë pikave të praktiku-eshme.

Nuk është as program as pikë, është një tabelë të mundshmesh, natyrisht abstrakte dhe jo e plotë.

Pika 1. Të biesh dakord se të gjithë punëtorët që punojnë këtu janë që këtu, duhet të konsiderohen barazisht, të nderohen si të tillë, dhe veçanërisht punëtorët me preardhje të huaj.

Çështje thelbësore pasoja e vërtetë e së cilës është e një hapjeje ende të pa vrojtuar në të gjithë dimensio-net e saj: të rivendosësh shenjuesin “punëtor” në ligjëratë – veprimin e politikës. Sigurisht, jo sipas linjës që vlente për shekullin e 19-të, ajo e

epokës së parë të hipotezës komuni-ste (klasa punëtore, element motorr i lëvizjes historike të natyrshme drejt emancipimit të Njerëzimit krejt) as si-pas linjës që vlente për shekullin e 20-të, linjë e epokës së dytë të hipotezës komuniste (partia e klasës punëtore, drejtim i domosdoshëm dhe i vetëm i politikës revolucionare, e më pas në formën e partisë – shtet, organ i vetëm i diktaturës së proletariatit). Por sipas një linje të tretë ende në fazë eksperi-mentale: “punëtor”...

Nuk është as program as pikë, është një tabelë të mundshmesh, natyrisht abstrakte dhe jo e plotë

Domethënia e Sarkozy-së

Andi kananaj

Dëshira për të përkufizuar të “maj-tën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesemarrjen e jas-htëzakonshme të kushërinjve te mi nga Vlora dhe eskluzivisht për ta, tregoi se për pak unë do kisha përfunduar maj-tosh, sikur kjo të ishte një sëmundje pa shërim. Historia ishte nga me te thjesh-tat. Gjyshja ime e mirë, pa asnjë arsye ideologjike të evidentuar, as atëherë e as më vonë, më mbante nga dora e djathtë. Kaq. Mos përdorimi i këtij se-gmenti trupor bëri që unë pa-vetëdije të vija në përdorim dorën e lirë, kjo deri sa më zbuluan sigurisht. Duke ma vënë kufirin tek e djathta, une më pas u bera qytetar përsëmbari, si gjithë të tjerët. Gjatë tregimit kujtova me keqar-dhje kohën kur kisha lozur volejboll se si sulmues “sallaks” ndoshta do kisha patur më tepër fat. Pak e dinë që blloku i ngritur prej djathtoshëve si unë është i papregatitur për këtë lëvizje sa naive aq dhe të paparashikueshme. Këtu fi-llon dhe mbaron seria e sukseseve të së majtës nominale. Kjo histori e pa-përpunuar, e me vlera veçse afektive, komplikohet nëse kupton që treguesi është komunist që ndjen peshën e ka-hut të vet dhe kur tregon përalla me mbret. Kuçedra-kafshëz sigurisht ishte e majta evidente, dhe këtu. Sulmonte monarkinë e ndonjë mbreti Zog, që nga vetja ishte fluturak i djathtë. Në ikje e sipër siguronte që pasuria ta ndiqte nga pas.

Fati i dy kaheve, të majtës dhe të djathtës në kohezion dhe besëlidhje të fortë me njëra-tjetrën që kur në mënyrë tepër naive u ndanë (gjatë re-volucionit francez, për rastësi vendosje hapsinorë tejet të rëndomtë) në ven-din tonë ishte më shumë se thjesht an-tagoniste. Përplasja i këtyre dy kaheve ka qënë në të gjithë kuptimët për jetë a vdjekje, duke shtyre ligjeratën mbi pozicionimet politike në ekstremitete eksperimentale. E majta që deri në vi-tin ‘90 ishte e mira e padiskutueshme, pas kësaj kohe u kthye në një mallkim të vazhdueshëm. Fati i të djathtës ndoqi itinerarin e kundërt, duke i marrë të majtes jo vetëm lavdinë por dhe duke i përdorur dhe fjalorin. Vetëm në le-tersinë fanta-politike mund të paras-hikohej një kapercim i tillë duke mos ndryshuar asgje nga teknikat mediati-ke, dhe logjika përshkrimore. Pa das-hur të zë anë, shoh se komunikimi i in-formacionit i ideologjive, në sasi të tillë i degraduar e i copëzuar bëhët me të gjitha gjasat që masat e gjëra ta kenë të pamundur marrjen e mesazhit.

Duke parë hapsirë të lirë e të marke-tuar djathtas, dhe partitë e majta e panë të udhës të migrojnë drejt k’saj “toke pjellore” duke u justifikuar këtë zhven-dosje aspak të natyrshme me kërkesat e raportet e huaja zakonisht pa emër, apo aq më keq me tendenca pragma-tiste te Kryetareve te radhës. Metaforat parazgjedhore mbi pozicionimin aktual të idologeve “Left” janë me dimension kohor. Në dukje tentativa për të vënë kritere fizike, ka dhe nuanca shkenco-re. Por empirizmi është tejet siperfaqe-sor ashtu si dhe vetë gjetja elektorale. Zhvillim ekonomik është tog-fjalëshi

Diskursi mbi ideologjitë në Shqiperi nuk tenton përkufizimin dhe ri dimensionimin e të majtes

e majtaE majta do sjelli ndryshim por të djathtë

që tenton të fshehë mungesën totale te një vizioni të ngrënshëm. Duke fu-tur në lojë letërsinë dhe dimensionin e kohës, retorika ndan të rinj nga të vjetërit, progresitët nga konservatorët. Në ndryshim nga vendet ku ndarja ideologjike ka karakter historik dhe historia ka arsye për tu marrë serio-zisht, të djathtët janë tradicionalistë. Përkundrazi tek ne djathta(kupto ideologjia) sjell shpresën për ndrys-him. E majta do sjelli ndryshim por të djathtë. Reforma radikale në eko-nomi. Ky është premtimi. Pse do na duhet një e majte e maskuar si e dja-thtë, kur kemi një të djathtë që merr persiper këtë rol? Kush do të jetë funksioni real i të majtës se dena-tyralizuar? Për të shmangur ndonjë humbje eventuale pozicionesh e vo-tash, se vetëm për këtë është mendu-ar, retorika përqendrohet tek rruga e

trete duke shmangur përfundimisht konfrontimin e ideve që të paktën në libra pozicionohen qartazi. Nuk është profeci të thuash se e majta aktive në shqiperi dhe për ca kohë do të mo-hojë cdo lidhje organike të sajën me idelogjinë nga ka lindur. Kjo tentativë nuk vjen si deshirë për tu vetdënuar, por është rezultante e menyrës sesi është kuptuar kriza e fundit të viteve 80. Duke qënë se as vendet e Lindjes nuk gjetën teknika për të shmangur krizat ekonomike, ato u përballën me dizavantazhin e asaj kohe me vendet e Perendimit të botës. “E turpëruar” ne fundin e viteve 80 e majta shqiptare ka kuptuar përshtatjen me atë që quajmë perëndim, si detyrim për tu konvertuar në të djathtë liberal. Në emer të një ilu-minizmi që nuk e realizuan dot, të maj-tet po pranojne si provë të purifikimit këtë ndryshim radikal, kjo sigurisht

dhe në emër të pushtëtit për elitën e majtë. Elitat e majta....cfarë shpikje vetëm e jona.

Diskursi mbi ideologjitë në Shqiperi nuk tenton përkufizimin dhe ri dimen-sionimin e të majtes si koncept, por thjesht fajesimin e ish komunisteve, që si historia tregon nuk ishin shtylla e vërtetë e pushtetit aq shumë të ana-temuar. Ky itinerar është dukshëm i përzgjdhur me kujdes për të lehtësuar punën konkrete te formacioneve real politike aktuale, që në këtë formë nuk i detyrohen asnjë grupi identitar për besnikëri. Tendenca është për shtyrë djathtas sa më shumë. Këtë e kupton dhe në logjikën e të përditshmës kur me zë-këputur dhe pensionistët anko-hen se në këtë vend nuk ka patur kurre një të djathtë të vërtetë.(Sikur dikush ti tregonte se kjo mund ti linte dhe pa pension). Propaganda për të bërë të

besueshëm një treg të lirë sa utopik, aq dhe të rrezikshëm për jetën e qyte-tarit të thjeshtë shqiptar ka funksionu-ar më së miri. Askush nuk ka tentuar të kuptojë se cili nga produktet shqiptare do ti rezistonte një tregu të sofistikuar teknologjik. Gjithë sa janë mjaftuar ka qënë informacioni sa fillestar dhe primitiv mbi pronën dhe shenjtërinë e saj. Kompleksi ndaj historise po bën që liderat e te majtes te tentohen nga zgjidhje te lehta, duke lehtesuar shumë dhe aktivitetin e të kundertës se tyre.

Duke mohuar aryset e barazisë, duke rrëzuar si për lojë dhe një herë bustin e ish Diktatorit, e duke rrëshqi-tur djathtas mbi të gjitha e majta po rrezikon të humbasë më shumë se një palë zgjedhje. Ajo po rrezikon të nge-let si model në tentativë i pragmatizmit naiv, e të pa-kuptuar nga masat prej nga merr legjitimimin.

Page 3: Gazeta Nr. 15

(Vijon në faqe 5)

3e mërkurë 13 | Janar 2010 |

dukeshin të vdekura që prej një she-kulli në atë zonë të globit.

Mirëpo reagimi i opinionit shqiptar ndaj Davutoglusë qe minimal, filloi me një shkrim të Arbër Xhaferrit e më pas vijuan dy-tre shkrime në Tira-në, e dy-tre të tjera në Prishtinë, ndër-sa ndonjë reagim institucional për t’u përpjekur që të merret vesh se ç’po ndodh në rajon, apo për të shqyrtuar çështjen dhe alternativat që ajo ofron,

deri më tani nuk ka pasur. Opinioni nëpërmjet zërit të atyre pak publici-stëve të vëmendshëm reagoi njëzëri kundër konsiderimit të deklaratës së ministrit turk dhe konfirmoi që shqip-tarët sa i përket marrëdhënieve me jashtë janë europianistë e amerika-nistë të pakompromentueshëm, siç kanë qenë dikur stalinistë të pastër, apo më parë dum’babistë puritanë e kështu me radhë. Ajo çka lexohet nëpër rreshta të këtyre artikujve

është që ne i paskemi dhënë besën e zemrën Brukselit e Uashingtonit, e si komb “burrash” që jemi, nuk kemi ndërmend ta dredhim.

Është pikërisht në këtë moment që diskutimi mbi politikën e jashtme shndërrohet në profanitet dhe rifillon debati i vjetër i përkatësive kulturore, risillet në lojë përkatësia perëndimo-re dhe antilindore e shqiptarëve, rik-thehet frustrimi për pesëqind vjet nën

Luksi i alternativës në politikën e jashtme

“thundrën e Osmanit” që na ndërpre-në zhvillimin tonë normal europian, gati-gati na vjen keq për paraardhësit tanë muslimanë që u detyruan ta braktisin kristianizmën moderne dhe europiane e megjithatë ne arrijmë t’i justifikojmë, pasi e dimë që kjo u ndodhi nën kërcënimin e shpatës. Me një fjalë shqyrtimi i deklaratës së mi-nistrit turk i shkëputet rrugës së logji-kës dhe hyn në një labirinth të amato-rizmit historik, një sport kaq i dashur nga shqiptarët ky i fundit. Gjithashtu nuk harrohet të përmendet identiteti ynë, që fillon prej pellazgësh, kalon nëpër krenarinë “ariane”...

Arbër Zaimi

Pas fjalimit që Ministrit i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, mbajti në Sarajevë në mes të tetorit të shkuar, pritej që edhe në Shqipëri të kishte reagime, sidomos prej analizuesve të diplomacisë shqiptare apo prej strategjistëve të politikës së jashtme, qofshin të qeverisë apo të opozitës. Sepse në fakt deklaratat e Davutoglu-së ishin një prurje e re në terrenin e politikës ndërkombëtare, një shpallje e hapur e tendencës së Turqisë për t’u shndërruar në strumbullar të një bashkëpunimi ndërshtetëror rajonal në Ballkan e në Lindje të Mesme, një konfirmim i aspiratave gjeopolitike që

Libri i fundit i historianes franceze Nathalie Clayer “Në fillimet e nacio-nalizmit shqiptar”( botime Përpjekja, Tiranë 2009), paraqet një panoramë interesante të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar si dhe të sfidave të tij kryesore në kundërthënie me nacionalizmat e vendeve fqinje. Au-torja me të drejtë, thekson se zhvilli-mi i shqiptarizmit ishte një proces i ngadaltë, i cili haste mjaft vështirësi, sidomos nga fakti që mbi 90% e po-pullsisë në atë kohë ishte analfabete. Për rrjedhojë, rilindasit vunë si synim parësor të programit të tyre hapjen e shkollave shqipe në mënyrë që të arrihej përhapja e idesë së kombit në një popullsi të arsimuar që do ta për-punonte më lehtë ideologjinë kom-bëtare si dhe nuk do të binte pre e propagandës së vendeve fqinje.

Që nga periudha e rilindjes kom-bëtare e deri më 1990, shteti shqip-tar, pavarësisht natyrës së regjimit apo konjukturave ndërkombëtare, ka ndjekur me rigorozitet të plotë këtë program.

Por çfarë po ndodh sot, 20 vjet mbas ndryshimit të madh? A po arrin dot sistemi arsimor shtetëror shqiptar të shërbejë si bazë për ruajtjen e ko-hezionit kombëtar?

Shqipëria sot paraqet mjaft ngjas-hmëri me Shqipërinë e fundit të shekullit të 19-të, të përshkruar aq mjeshtërisht nga Clayer. Njësoj si në epokën e rilindjes, vendi është mb-ushur plot e përplot me rrjete sh-kollash private të huaja, te cilat nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli dhe i shërbejnë plotësisht interesave të sh-teteve qe i financojnë. Tanimë kemi një rrjet të dendur shkollash greke të përhapura kryesisht në jug të vendit. Së fundmi kemi parë nëpërmjet me-diave rastin e Boboshticës ku shkolla lokale shqiptare (nga më të vjetrat në vend) ishte rrënuar plotësisht dhe ishte zëvendësuar nga një shkollë private greke, e cila që tani i kishte mësuar nxënësve himnin kombëtar grek. Raste si Boboshtica janë të pa-

Shqipëria sot paraqet mjaft ngjashmëri me Shqipërinë e fundit të shekullit të 19-të

Libanizimi i Shqipërisë

numërta në të gjithë vendin dhe na bëjnë të kuptojmë se lufta e bërë nga patriotë si Petro Nini Luarasi apo Dha-skal Todri kundër hegjemonisë greke në jug të Shqipërisë, paska shkuar dëm njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër, kemi rastin e hapjes së univer-siteteve private të huaja. Në Tiranë, ne sot kemi universitete private të finan-cuara nga një mori shtetesh të huaja të cilat po avantazhohen gjithnjë e më shumë nga degradimi i sistemit ar-simor vendas si dhe nga fenomeni i neo-liberalizmit ekstrem alla shqiptar që ka në thelbin e tij shkatërrimin e çdo monopoli publik ne favor të atij privat.

Por çfarë qëllimi kanë shtetet e hu-aja për te ngritur rrjetet e tyre arsimo-re në të katër cepat e Shqipërisë?

Së pari duhet bërë i qartë fakti që çdo shtet në botë ka një interes kom-bëtar, të artikuluar në një politikë të jashtme të caktuar që ka për qëllim

fuqizimin politik, ekonomik dhe ush-tarak të shtetit në fjalë. Arsimi është një nga mjetet më efikase për zgjeri-min e ndikimit, fillimisht kulturor e më pas politik të një shteti ndaj një shtetit tjetër. Kjo arrihet fillimisht nëpërmjet ngritjes së strukturave arsimore në shtetet vasale, qe do të kenë si qëllim përçimin e kulturës së tyre ndaj elita-ve të ardhshme. Elita, që më pas do të jenë tërësisht nën influencën e vende-ve nga të cilat kanë marrë edukimin dhe kulturën. Ky fenomen ka ndodhur në Shqipëri në periudhën para pa-varësisë, ku shkollat greke, italiane, austriake dhe otomane luftonin me njëra tjetrën për një ndikim sa më të madh. Në kushtet e rrënimit të plotë të autoritetit shtetëror, ky fenomen po përsëritet edhe sot me pak a shumë po të njëjtët aktorë. Por cilat do jenë pasojat në të ardhmen?

Pas disa dekadave, elitat e fabriku-ara nga sistemet arsimore paralele, të mbështetura edhe nga shtetet protek-

tore, do të kenë gjithnjë e më shume pushtet në të gjitha fushat e jetës në vend. Ky pushtet do kanalizohet në varësi të interesave të protektorëve, që mund të jenë edhe pro edhe kun-dër interesave të shtetit tonë. Kjo do e transformonte Shqipërinë në një Liban ballkanik, ku çdo shtet i inte-resuar përpiqet të gjenerojë sa më shumë influencë për ta materializuar atë në privatizime, koncesione, ten-dera apo edhe në ndryshime kufijsh. Ndaj tani është momenti i duhur për te ngritur një debat konstruktiv për mënyrën se si mund të parandalohet edhe te kontrollohet zhvillimi i një fe-nomeni të tillë. Shteti shqiptar duhet të mbrojë dhe zhvillojë sistemin e vet arsimor publik ashtu siç bën çdo shtet serioz në botë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që mund të garantojë kohezi-onin kombëtar, aq të nevojshëm për ekzistencën e një shteti të brishtë si Shqipëria. Një masë e tillë është më e nevojshme se kurrë ne kushtet ak-tuale ku “Libanizimi” i Shqipërisë po

përparon me shpejtësi. Mjafton të ndjekim me kujdes vizitat e zyrtarëve të lartë të vendeve të rajonit, për të kuptuar disa nga simptomat më të dukshme të këtij procesi. Kështu, një përfaqësues i lartë i shtetit grek, gjatë vizitës së tij në vendin tonë, duhet të bëjë patjetër një ndalesë në kishën autoqefale ortodokse të Shqipërisë, duke nënkuptuar ne këtë mënyre fak-tin që ortodoksët e Shqipërisë janë një komunitet nën protektoratin grek. Stacionet e tjera te vizitës do jene do-emos edhe institucionet arsimore të ngritura nga shteti grek , madje edhe në zemër te Tiranës. Kjo ndodh edhe me vizitën e ndonjë përfaqësuesi të lartë të Turqisë. Ai njëherë do tako-het me zyrtarët vendas, e më pas do bëjë një vizitë në selinë e komunitetit mysliman dhe në universitetin turk në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe me disa nga përfaqësuesit e shteteve të tjera. Përballë një situate të tillë sh-tetit ynë jo vetëm që nuk merr asnjë masë për të mbrojtur veten e vet, por përkundrazi bën regjistrime popull-sie mbi baza etnike dhe fetare që do të çojnë në një institucionalizim të mëtejshëm të ndarjes së vendit.

Në mënyrë që edhe shkollat bash-kë me universitetet e huaja në vend të mos shndërrohen në instrumente të çimentosjes përfundimtare të copëti-mit të Shqipërisë në zona influence të ravijëzuara ne bazë të përkatësive fe-tare dhe etnike, duhet të ndërmerret një aksion energjik që do ta shn-dërrojë arsimin publik në një sistem arsimor kompetitiv, të aftë për të luaj-tur rolin që i takon. Krahas fuqizimit të sistemit arsimor, duhet të ndërmerren masa për kontrollimin e programeve dhe aktiviteteve të rrjeteve arsimore të huaja. Kjo duhet bërë sa më parë sepse nesër do jetë tepër vonë. Ditët e fundit, jemi të gjithë dëshmitarë të një përmbytjeje që ka ardhur si pa-sojë e mosfunksionimit të shtetit për dy dekada me radhë. Nesër, përmbytja e injorancës do të jetë edhe më shka-tërrimtare se ajo e ujit dhe nesër s’do të ketë më as diga për të riparuar….

Page 4: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 4Ky është momenti kur bamirësia, humanitarizmi etj, e humbin rëndësinë në raport me seriozitetin e drejtësisë

Absolutisht imperializëmPas shënjuesit “Haiti”, lista mund të vazhdoj tutje

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

Agon Hamza

Haiti është duke e pësuar katastro-fën e vet të radhës: pasojat në njerëz (sipas numrave nga zyrtarët e qe-verisë, rreth 500.000 njerëz mbetën të vrarë), kryeqyteti Port-au-Prince është shkatërruar plotësisht, ndër-sa vendi është zhytur në njërën ndër katastrofat ‘humanitare’ të radhës (ter-metet e 1770, 1842, pastaj uraganet e “rregullta”, si ai i vitit 2004 e 2008, stuhia e vitit 2008, etj. Kur krejt kësaj ia shtojmë edhe politikat imperialiste, të implementuara kryesisht nga SHBA-ja, Haiti nuk mbetet tjetër veçse vend i mallkuar i hemisferës Perëndimore, i kundërt me brengosjen liberale për Haitin si “vendi më i varfër i hemis-ferës Perëndimore”. Por, cilat janë realisht implikimet politike e ekono-mike nga ky kualifikim shpirtëmirë liberal?

Menjëherë pas termetit katastrofal, bota u ngritë në këmbë për të ndihmu-ar Haitin: ndihmat humanitare, qindra miliona euro e dollarë u premtuan për të tejkaluar pasojat e termetit. Madje, edhe qeveria e Kosovës dha 50 mijë euro ndihmë. Në këtë kurs të politikës humanitare, të cilët liberalët menxi e presin, edhe Brat Pitt e Angelina Jolie u tmerruan nga pasojat e termetit dhe kështu, i dhuruan 1 milion dollarë ndi-hmë. Dhe në këtë mënyrë, ndërgjegja e tyre humanitare u qetësua. Në anën tjetër, Obama përveç ushqimeve, ujit të pastër, medikamenteve, etj, do të dërgojë edhe ushtarë. Çfarë akti hu-manitar! Ne ju ushqejmë, ju veshim, ju shërojmë nga pakës, ju ndihmojmë t’i varrosni viktimat, por në anën tjetër ju shndërrojmë në aneks ushtarak. Në këtë kontekst, Elizi Dantò një kolumne të botuar ditëve të fundit, ka plotësisht të drejtë kur thotë “SHBA shko në shtëpi! Haiti nuk ka nevojë për më tepër dhimbje” (titulli i kolumnës). Në këtë kontekst, deklarata (tani më e famshme) e Zizek, që i tmerroi li-beralët shpirtëmirë është tërësisht operative: bamirësia/humanitarizmi funksionin si maskë humanitare për eksploatimin ekonomik. A nuk është kjo që po ndodhë sot (jo vetëm) në Haiti? Shkak të numrit të madh të rrënimeve dhe vdekjeve në Haiti, na thonë ekspertët e statikës, na qenkan ndërtimet e dobëta, të cilat nuk do t’i përballonin as dridhjet shumë më të vogla se 7.5 shkallë të Rihterit. E saktë,

por pse po këta ekspertë nuk merren me shkaqet e këtyre ndërtimeve?

Në librin e tij Damming the Flo-od: Haiti, Aristide, and the Politics of Containment (2007), Peter Hallward, i cili qe shumë kohë merret me Hai-tin, shkruan se “taktikat e vjetëruara të “promovimit të demokracisë” nuk janë aplikuar asnjëherë me efekt kaq shkatërrues se sa në Haiti ndërmjet viteve 2000 dhe 2004”. Si rezultat i ‘promovimit të demokracisë’ në Haiti, shujta më e kërkuara janë biskotat e shtypura nga balta, të lagura dhe të “aromatizuara” me ujin e njelmët të detit. A nuk është rasti i ish-presidentit Jean-Bertrana Aristide shembulli më eklatant i ‘promovimit të demokraci-së’? I zgjedhur me mbi 75% të elekto-ratit në vitin 2004, ai u largua nga push-teti në një coup d’etat të sponzorizuar nga SHBA-të dhe nga “aleatët” (ky ishte rasti i dytë i largimit të Aristide’s nga pushteti), duke e zëvendësuar atë me liderë/kukulla të korruptuar e të dëgjueshëm. Siç thoshte Aritide në njërën nga intervistat me Hallward, secila përpjekje për t’u ngritur “nga mjerimi absolut në varfëri të dinji-

tetshme”, bllokohej dhunshëm dhe me kujdes nga SHBA-ja. Në një kolu-mne të botuar para disa ditësh në The Guardian, Hallward shkruan se Haiti tani është një vend ku, sipas studime-ve më të mira që ekzistojnë, rreth 75% e popullatës jeton me me pak se dy dollarë në ditë, dhe 56% – katër mi-llion e gjysmë njerëz – jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, dhe “dhe de-katat e ‘përshtatjes’ dhe intervenimit neo–imperialist e kanë grabitur qeve-rinë e vendit nga çfarëdo kapaciteti të rëndësishëm/domethënës për të investuar në njerëzit dhe të rregulloj ekonominë”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ia premtoi Haitit një kredi 100 milion dollarëshe. Por, ky është mo-menti kur bamirësia, humanitarizmi etj, e humbin rëndësinë në raport me seriozitetin e drejtësisë. Kjo kredi u kushtëzua me reformat neoliberale, që në përkthimin në të ashtuquajturat terme praktike, do të thotë shkurtimi i pagave publike, i shërbimeve pu-blike, etj. A nuk është duke u zbatuar e njejta politikë në Kosovë? Hashim Thaçi thotë se po ndërton rrugë, sh-kolla, etj. Paçka që kualitativisht ato

duket të jenë nën çdo nivel (nëse kurgjo, shiheni invencionin rrugor në autorrugët jashtë Prishtinës, ky korsitë janë të ndara fizikisht), atop o ndërtohen me para të huaja: një shok i imi propozonte që autorrugët në Ko-sovë të emërtohen me “autorruga e mësuesve/mjekëve/punëtorëve, etj” – sepse, duke e thjeshtëzuar krejtësisht, këto rrugë ndërtohen me para të mësuesve, mjekëve, punëtorëve. Reformat neoliberale nënkuptojnë ende më shumë: FMN nuk lejon rritjen e pagave në sekto-rin publik, nuk lejon intervenimin e shtetit ne ekonomi, kulturë, etj. Por, si do të duket gjendja socio–eko-nomike në Haiti pas këtyre refor-mave? Nëse Kosova vazhdon (dhe kjo qeveria Thaçi veçse e konfirmoi vazhdimin) e reformave neoliberale, në nivelin ekonomik Kosova do të sh-kon drejtë Haiti-zimit, ose drejt Latin Amerikanizimit: në kohët e krizava, imperializmi amerikan jepte para në formë të injeksionit për ta stabilizuar përkohësisht ekonominë e vendeve të Amerikës Latine. Këtë formë e in-tervenimit, Naomi Klein e quan “shok doktrina”. Haiti sot po përballet me

“shok doktrinën”. Kolumna e Bill Clin-ton (tani përfaqësues special i OKB-së për Haitin qysh para termetit) e bën të qartë këtë: përderisa ai fliste për rindërtimin dhe ‘zhvillimin’ e vendit, ai në mendje kishte kontratat që kom-panitë amerikane do t’i fitojnë për rin-dërtim. E për më tepër, dhembshuria liberale na vjen prej njerit nga fajtorët direkt për gjendjen në Haiti.

Por, cili është mësimi që duhet mësuar nga Haiti, jo vetëm për haitia-nët, por për karaktetin universal që ka sot Haiti? Hallward shkruan se “nëse jemi serioz në ndihmën për këtë vend të shkatërruar, ne duhet nda-luar kontrollimin dhe eksploatimin e tij”. Pas shënjuesit “Haiti”, lista mund të vazhdoj tutje me Malin, Kosovën, Kongon, Afganistanin, Madagaskarin, etj. Domethënë, mësimi më i vlefshëm është që dashuria me SHBA-në është shumë e rrezikshme. E për më tepër, kjo dashuri bëhet ende më proble-matike (rrezikshme) kur SHBA-të na duan aq shumë neve, Haitin, Kongon, etj. Ose, duke përsëritur titullin cinik të një kolumne të botuar këto ditë në Common Dreams: termeti në Haiti, MADE IN USA.

Page 5: Gazeta Nr. 15

5e mërkurë 20 | Janar 2010 |

Politika e jashtme shqiptare duhet të rivitalizojë marrëdhëniet me Kinën

Luksi i alternativës në politikën e jashtme

Arbër Zaimi

... i jep kulturë e gjuhë gjithë botës, e përfundon këtu ku është, në këtë farë derexheje. Gjithsesi këto biseda janë të kuptueshme nëpër tavolina kafenesh dhe ndodhin kudo në Ballkanin e banuar nga popuj të ngjashëm që janë kaq të dëshiruar për të qenë të ndryshëm nga njëri tjetri. Por më tej, në një nivel të opi-nionbërjes dhe politikëbërjes pa-radigma e shqyrtuesve të fjalimit të Ahmet Davutoglusë duhet të qe lo-gjike, e jo romantike.

Loja që hap Davutoglu është tepër interesante për Shqipërinë (dhe për vende të tjera të Ballkanit). Shprehja e prirjes së Turqisë për t’u faktorizu-ar rrjedh prej disa burimeve, ndër të cilët kryesor është refuzimi që Bash-kimi Europian po i bën Turqisë, një refuzim që kurrë nuk është shprehur haptas, e megjithatë ndihet nëpër aktivitete e deklarata të politikanëve të BE-së. Faktor tjetër i rëndësishëm që e bën Turqinë të konsiderojë kri-jimin e një qendre të re është edhe rritja ekonomike në vitet e fundit (duke mbërritur të jetë ekonomia XV në botë), si dhe prezenca ush-tarake që i njihet prej kohësh. Një faktor tjetër që do të mund të ndi-hmonte projektin e Davutoglusë do të qe bashkëpunimi i SHBA-ve, të cilat duhet thënë se kanë ndryshuar cilësisht politikën e tyre të jashtme gjatë administrimit të Obamës dhe si kryefjalë nuk kanë më “lirinë”, por “respektin” (respektin për qen-dra të tjera të pushtetit). SHBA-të me sa duket janë duke iu përshtatur di-namikave policentrike të gjeopoliti-kës të së nesërmes dhe një partner i fortë në rajonin Ballkan - Azi e Vogël do të shërbente si ekuilibrues në një zonë që kufizon sferat e interesit të Bashkimit Europian me ato të Rusi-së, Indisë e Kinës. Kështu që plani i Davutoglusë nuk duket fort i pabazë (natyrisht që këto dinamika gjeopo-litike duhen studiuar më gjerë e më gjatë se kaq për të ofruar një pano-ramë përfshirëse).

Më tej, edhe kur bien dakord me këtë analizë, opinionistët shqiptarë e skualifikojnë Turqinë si opsion për politikën e jashtme shqiptare duke argumentuar se edhe nëse Turqia ndërmerr iniciativa të tilla rajonale, Shqipëria do të ndjekë në mënyrë ortodokse rrugën e saj europiane dhe tendencat e saj perëndimore, për një mijë e një arsye. Ky argu-mentim duhet thënë se ngjan me ato dashuritë e paplotësuara të adole-shentëve që i vihen (platonikisht) një vajze dhe në ditaret e tyre i de-dikojnë jetën. Çështja me Europën është se deri më tash nuk po i për-gjigjet kërkesave të Shqipërisë apo të Kosovës për integrim, ndërkohë që herë-pas-here i kthen politika-nët shqiptarë në atdhe me një tufë detyrash shtëpie (në një mënyrë gji-thnjë e më frustruese). Këto detyra

shtëpie jo rrallë janë absurde, stan-darte ad hoc që i jepen vetëm shqip-tarëve pasi ka raste që shtete të tjera (të integruara prej kohësh, ende nuk i kanë vendosur). I tillë është për shembull rasti i fundit i regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fe-tare, që Ministri i Shtetit, G. Pollo e paraqiti si kërkesë europiane, ndër-kohë që jo pak vende europiane nuk e kanë bërë ndonjëherë këtë regji-strim (Greqia psh. është rasti tipik i shtetit që nuk regjistron përkatësi etnike). Nga ana tjetër një nga arsyet pse Europa konsideron më të rën-dësishëm integrimin e Serbisë, se sa atë të Shqipërisë e Kosovës, është di-mensioni i paqëndrueshëm europia-nist i Serbisë. Të ndërgjegjshëm për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, që është konkurente gjeopolitike e BE-së, europianët përpiqen të bëjnë për vete Serbinë e diskutueshme, duke i ofruar më shumë e duke i kërkuar më pak. Sa për Shqipërine e Kosovën kjo çështje nuk shtrohet fare, pasi të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria e Kosova nuk kanë për të zgjedhur asnjë rrugë tjetër veç Eu-ropës dhe kanë për të mbetur shte-tet më eurofile dhe eurooptimiste të kontinentit (jo vetëm në opinion por edhe në politikë).

Në një krahasim aspak proporci-onal sjellja e Shqipërisë dhe e Ko-sovës deri më tani ka qenë sjellje tipike prej bastionesh. Vendet tona janë kthyer në zotërime të sigurta të interesave europiane, dhe pikërisht pse nuk ka asnjë pasiguri, asnjë di-lemë, asnjë diskutim, çmimi i tyre është krejt i ulët. Njësoj siç ndodh në zonat e bastionizuara elektorale të Shqipërisë, të cilat në njëzet vjet rresht votojnë të njëjtën parti, edhe pse mbeten gjithnjë më të varfrat, më të përmbyturat, më të pazhvillu-arat ekonomikisht dhe nga ana infra-strukturore.

Arsyeja e varfërisë së tyre është pikërisht bastionizimi, pasi njëra parti është e sigurt që aty nuk do të ketë kurrë mbështetje – e për këtë arsye nuk u kushton vëmendje, ndërsa partia tjetër është e sigurt që në ato zona e ka fitoren në xhep, kështu që nuk shpenzon shumë energji. Ndryshe paraqitet situata në zonat heterogjene politikisht, ku vota është gjithnjë e diskutueshme e ku investimet për të tërhequr vo-tuesin nuk mungojnë asnjëherë. Ky është realiteti i bastioneve në një kohë kur politika i ka kaluar barri-erat morale dhe është tërësisht pra-gmatiste.

Deri më tash ky pozicion (basti-on europianist i pakompromentu-eshëm) i Shqipërisë e i Kosovës ka qenë edhe i shtrënguar prej situa-tave, duke qenë se i vetmi faktor ri-val në zonë ishte Rusia, që partnerë ballkanikë të ngushtë ka Serbinë e Greqinë, me të cilët ka marrëdhënie të forta ekonomike e kulturore, por hapja e një “dritareje” turke në zonë krijon mundësinë që edhe politikanët shqiptarë të kapluar nga komplekset e provincializmit, të kenë mundësi të bëjnë strategji përzgjedhjesh mes alternativave. Pikërisht në këtë sens politika e jashtme shqiptare duhet të forcojë e të vitalizojë marrëdhëniet ekono-mike e politike (jo shpirtëroret, kul-turoret apo identitaret, se ato janë përralla) me Turqinë, si dhe duhet të vëzhgojë me vëmendje dinamikat që bënë të mundur shprehjen e mi-nistrit të jashtëm turk, dinamika që nuk janë aspak spontane. Gjithash-tu, duke përdorur të njëjtën logjikë, politika e jashtme shqiptare duhet të rivitalizojë marrëdhëniet me Kinën, tashmë e konfirmuar si superfuqi botërore, dhe duhet të konsiderojë, apo së paku të studiojë perspek-tivën e marrëdhënieve me BRIC (forumi ndërshtetëror Brazil – Rusi

– Indi – Kinë). Kjo për Shqipërinë nuk do të thotë

aspak të vërë në dyshim identitetin e banorëve të saj, apo të kompromen-tojë kulturën etj. Çështjet e politikës së jashtme nuk kanë të bëjnë aspak me debatet identitare e kulturore, janë shumë më racionale e pragma-tiste se to. Marrja parasysh e alterna-tivave të tjera, përveç Bashkimit Eu-ropian dhe SHBA-ve thjesht do të na shtonte mundësitë e zgjedhjes, do të shtonte mundësitë e diplomacisë dhe politikbërjes, si dhe do ta nxirr-te prej provincializmit apatik politi-kën tonë të jashtme. Mirëpo marrja parasysh e këtyre alternativave na-tyrisht që do seriozitet, profesionali-zëm, vokacion e mbi të gjitha vullnet politik, pasi nuk mund të ndodhë në një strukturë diplomatike klanore si kjo që kemi, ku politikën e jashtme e bën “kushëriri, miku apo djali i fi-lanit”. Gjithashtu do të nevojitej një opinion publik që arrin ta ndajë ar-syen prej ëndrrës, dhe që di të gjejë identitetin e vet edhe jashtë bastio-neve. Deri më tani kjo nuk po ndodh, e megjithatë mbetemi me shpresë që ajo çka ngjet vërdallë të arrijë të impresionojë disi edhe udhëheqësit tanë në pozitë e në opozitë, si dhe lakejtë e tyre të kudondodhur.

(Vijon nga faqe 3)

Page 6: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 6

Avni Zogiani

“Ju mund të ndryshoni diçka kur të bashkohen të gjitha shoqëritë ci-vile...”. Kjo është një fjali e marrë nga një koment i një lexuesi në portalin telegrafi. Jo rrallë haset një shprehje e tillë për sektorin e OJQ-ve. Një shprehje e tillë madje haset edhe tek debatuesit nëpër media. Shoqëritë civile të Kosovës. Mendohet, një OJQ, një shoqëri civile. Në të vërtet edhe pse tërësisht në ndesh me iden dhe definimin e shoqërisë civile, shprehja, shoqëritë civile të Kosovës, ka një kuptim semantik. Vërtet në Kosovë ekzistojnë disa shoqëri civile.

Është për shembull një shoqëri ci-vile që e mban emrin e tillë që është krijuar e tillë që vetëm plotëson bos-hllëkun në një fushë të caktuar. Për shembull, duhet të ekzistojnë organi-zata që monitorojnë procese të rën-dësishme, ta zëmë zgjedhjet, dhe kri-johet një grup OJQ-shë që për mision e ka monitorimin e zgjedhjeve. Gru-pet që thjehst mbushin një boshllëk në këtë sektor zakonisht ose krijohen nga njerëz që kanë identifikuar një potencial donacionesh ose janë kriju-ar nga ata që duan ta mbajn nën kon-trollë këtë segment të “monitoruesve të pavarur”. Ky grup i shoqërisë civile zkonisht nuk flet, por thjesht shfaqet herë pas here me deklarata të vonu-ara ose aq të përgjithshme saqë nuk kanë asnjë lloj ndikimi në procesin e

Pjestarët e shoqërisë civile duhet (nëse duhet) të hyjnë në politikë vetëm me kushtin që ata të kenë mundësinë ta ndryshojnë politikën, e jo që politika t’i asimilojë ata.

Cila shoqëri civile?caktuar.

Shoqëria tjetër civile në Kosovë është ajo që krijohet nga njerëz me ambicje për funksione politike. Shpe-sh gabimisht këtu përzihen njerëzit me ambicje politike dhe njerëzit me ambicje për funksion në politikë. Shoqëria civile mundet e ndonjëherë madje është e domosdoshme të jetë politike, por është tjetër gjë të kesh ambicje për fuksione politike. Ky grup në Kosovë zakonisht është krijuar nga njerëz që kanë një ek-spertizë dhe formojnë OJQ ose thje-sht funksionojnë individualisht me qëllim që ose nën statusin e eksper-tit të tërheqin fonde nga shërbimet konsulente sidomos me qeverinë, ose prap të tërheqin donacione po me këtë status. Shpesh ndodhë që individë të tillë të përfundojnë si këshilltarë të lartë në qeveri ose si ministra apo mbajtës të ndonjë zyreje të rëndësishme publike.

Shoqëri tjetër civile është ajo që krijohet po për të mbushur boshllëkun sidos në avokim dhe zakonisht ndër-tohet nga njerëzit që nuk gjejnë punë gjëkundi dhe nuk kanë ndonjë kom-petencë të theksuar. Kjo shoqëri civile zakonisht flet. Flet për gjithçka dhe në çdo moment. Qëllimi i krijimit të kë-saj shoqërie civile në Kosovë është të flasësh. Të flasësh gjithçka dhe për gjithçka në emër të shoqërisë civile shkakton një devalvim të sektorit dhe

mbase edhe kjo është vetë ideja e grupeve të tilla. Në dukje grupet e tilla janë më të pavarura në raport me qe-verinë, por përgjithësisht deklarimet tepër të përgjithshme dhe pa ndonjë përmbajtje thjesht i shkojnë për sh-tati qeverisë, sepse në fund të fundit ky sektor bën po atë që bën qeveria, prodhon retorikë. Mungesa themelo-re e këtij segmenti të shoqërisë civile është kompetenca dhe kur të mungon kompetenca zakonisht ke guximin të merresh me gjithçka duke qenë se merresh sipërfaqësisht.

Natyrisht nuk janë këto të vetmet “shoëri civile” në Kosovë, por janë më sinjifikativet. Në të vërtet grupet që vërtet funksionojnë si shoqëri civi-le nuk përceptohen shumë si pjesë e shoqërisë civile. Ato ose funksionojnë në nivele lokale (sidomos Ferizaj, Mi-trovicë e Pejë) dhe karakterizohen me një qëndrim të qartë dhe me përm-bajtje, me aktivitete të rralla por të fokusuara dhe konkrete. Ose gjenden edhe në nivelin qendror, por duke pa-sur para sysh se merren me gjëra më konkrete që prekin direkt interesat e pushtetit këto grupe shpesh prano-hen me skepticizëm dhe tentohet të luftohen duke ndërtuar konspiracione se janë grupe të lidhura me opozitë.

Një shoqëri e vërtet civile do të kishte diçka nga tërë këto komponen-ta. Natyrisht shoqëria civile duhet të ketë marrëdhënje me pushtetin, por

jo me çfarëdo kushti. Shoqëria civile duhet të flasë për shumë gjëra, por jo gjithsesi, pra duhet të kihet kujdesë mbi mënyren se si flitet në mënyrë që të mos kontribuohet në shkaktimin e mëtutjeshëm të devalvimit të kritikes dhe ajo që thotë shoqëria civile duhet thjesht të dallojë për nga përmbajtja dhe shfaja nga ajo që thotë opozita politike. Shoqëria civile në një vend si Kosova, ku mbretëron një mosndësh-kushmëri ndaj politikës për manipu-limet e dështimet, do duhej të ishte agresive. Nuk mund të përdorim një gjuhë të vendeve nga vijnë donatorët kur trajtojmë çështje nga sfera publi-ke. Mbrojtja e barazisë gjinore për shembull duhet të trajtohet ndryshe në Kosovë nga, ta zëmë, Gjermania, ose Franca duke qenë se shkalla e sh-keljes e diskriminimit ndaj gruas në Kosovë është shumë më agresive sesa në këto vende.

Natyrisht sektori i shoqërisë ci-vile ka një reputacion jo të mirë në Kosovë. Imazhi i këtij sektori është dëmtuar para së gjithash nga munge-sa e integritetit të saj. Jo rrallë figura të shoqërisë civile janë parë si shpresë nga opinioni publik, për ta zhgënjyer këtë të fundit me tu hedhur në një funksion politik të këtyre individëve, të cilët kryësisht përqafojnë një luks të ngjashëm me figura që kanë ori-gjinen nga zyrat e tymosura të partive politike. Sot që krerët e Qeverisë fla-sin për angazhimin e shoqërisë civi-

le, nga vetë gjuha e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit mund të shifet se praktikisht pushteti ka një qëndrim patronizues ndaj figurave të shoqëri-së civile. Ata thonë se qasja pozitive e Qeverisë mund të shifet në përfshier-jen e shoqërisë civile në riformatizi-min e Qeverisë.

Ata nuk e shofin ktë sektor si një vend prej nga kërkohet ndihmë, e shofin më tepër si një sektor që herë pas here përdoret për t’ia përmirësu-ar imazhin politikes. Në anën tjetër faji më i madh për këtë qasje tërësisht patroniste të politikës ndaj shoqërisë civile gjindet pikërisht tek shoqëria civile. Jo rrallë jepet përshtypja se figura nga ky sektor thjesht pështje-llohen nëpër këmbët e politikes me ëndërren se një ditë do ta kapin një funksion politik. Nuk ka gjë të keqe nga angazhimi i pjestarëve të shoqëri-së civile në politikë. Mirëpo, ky an-gazhim duhet të vijë para së gjithash mbas një respekti të integritetit dhe të kritikës së shoqërisë civile nga ana e qeverisë, jo si rezultat i një marrëdhë-njeje inferiroriteti të cilësdo palë. Pjestarët e shoqërisë civile duhet të hyjnë në politikë vetëm me kushtin që ata të kenë mundësinë ta ndryshojnë politikën, e jo që politika t’i asimilojë ata. Në të kundërten, ata thjesht vetëm kontribuojnë në zgjatjen e hipokrizisë së politikës dhe hiles që tradiciona-lisht kanë pasur politika e shoqëria civile në ndërmjet.

Page 7: Gazeta Nr. 15

7e mërkurë 20 | Janar 2010 |

Albin kurti

Nëse në pjesën më të madhe të shekullit XX bota ishte bipola-re (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina).

Zanafilla e degradimit të kombit në etni është e lidhur me tendencat retrogarde në kushtet e postmo-dernitetit. Nëse në modernizëm etnia bëhej komb, në postmoder-nizëm kemi prirjen për ta kthyer kombin tek etnia. Në këtë kuptim, jetojmë në epokën e cila duket që më shumë i përngjan periudhës së Kongresit të Vjenës të vitit 1815 sesa Konferencës së Versajës të vitit 1919. Pra, bota po ecën për-para drejt feudalizmit: perandori rajonale me provinca a vilajete si te shoqëria agrare, dhe jo shtete-kombe sikurse në modernitetin in-dustrial.

Një shekull më parë, Konferenca e Versajës nxori shumë kufij të rinj nga kombe të shumta që u çliruan dhe krijuan shtetet e tyre. Numri i njerëzve në Evropë që ishin pakicë kombëtare në shtetet ku jetonin, u përgjysmua (megjithëse kjo u arrit zakonisht përmes asaj që sot e qu-ajmë ‘spastrim etnik’). Dy shekuj më parë, Kongresi i Vjenës e nxo-ri Evropën lindore të ndarë midis Habsburgasve, Romanovëve dhe Osmanëve. Lart kishim burokra-ci të centralizuar dhe përfundi saj kishim krahina të llojllojshme me etni të ndryshme.

Duket që Ernest Gellner do të bëhet gjithnjë e më i famshëm në të ardhmen aspak të largët. Jo pse i kishte të drejta bindjet, por më parë pse i ndante ato me po-litikëbërësit e fuqive të mëdha sot. Fundja, një studiues mund të analizojë e parashikojë, por këtë s’mund ta bëjë një superfuqi. Kur parashikon superfuqia, atëherë ky nuk është më parashikim, por pro-jekt i saj.

Konferenca e Versajës afirmoi sistemin me shtete-kombe dhe me të drejtën për vetëvendosje. Por ky sistem nuk kishte qëndrueshmëri dhe u shemb në furtunën e parë, konstaton Ernest Gellner. Erdhi në pushtet Hitleri (që nisi Luftën e Dytë Botërore) dhe Stalini. Prandaj, Vjena 1815 dhe jo Versaja 1919, besohet që paraqet formulën e sta-bilitetit. Këso bindje gellneriane kanë edhe shumica e zyrtarëve të lartë në Bruksel, Washington e gje-tiu.

Rritja e rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar dhe lehtësia e po-sedimit dhe operimit me armë të fuqishme edhe për shtetet më të vogla, vetëm sa i jep zjarr arsye-timit konservativ të qendrave të fuqishme për nevojën e perando-rive rajonale dhe autoriteteve mbi-kombëtare. Gellner, në librin e tij

Rajoni i Ballkanit sërish paraqet një territor ku përplasen perandoritë

Histori e shkurtër e të ardhmes që po e jetojmë

Nacionalizmi, që iu botua dy vjet pas vdekjes, dhe të cilin e përktheu në shqip Bashkim Shehu, hapur bën thirrje për autoritete efektive mbi-kombëtare përkundruall krijimit të autonomive lokale, që do të dil-nin si pasojë e procesit që ai thotë se do të mund të quhej kantoni-zim (sic.). “Ashtu sikurse që dikur qytetet-shtete ishin nënkombëtare kurse perandoritë ishin mbikom-bëtare, edhe instancat e parandali-mit të katastrofave bërthamore apo ekologjike, të kontrollit ndaj tregti-së së drogës e të armëve, e kështu me radhë, duhet të jenë mbikom-bëtare, ndërsa instanca që do të administrojë shkollimin dhe siste-min e mirëqenies mund të bëhet nënkombëtare.” – shkruan Gellner, për të vazhduar me testamentin e tij që përmblidhet te “përparësia e stabilitetit, shmagia e destabi-lizimit pa shkaqe të forta dhe pa mjete për një kalim të rregullt në regjimin pasardhës; centralizimi i funksioneve kryesore të ruajtjes së rendit dhe kantonizimi i funksione-ve sociale; pluralizmi kulturor, de-fetishizimi i truallit.”

Mbase edhe sajimi i identitetit kosovar si identitet kombëtar, gji-thsesi në llogari të identitetit kom-bëtar shqiptar, është procesi i njëjtë i shndërrimit të Kosovës nga shtet (normal) që realisht nuk është, në regjion (të BE-së) që tashmë disi është. Nevoja e perandorisë për t’u

zgjeruar, që vjen si burokrat ndër-kombëtar, aspiron të përkthehet në dëshirë të vendasit që nuk don të ndjehet i përjashtuar.

Vendasi në Kosovë është vendas i ndërkombëtarëve, vendasi për ndërkombëtarët. Me kalimin e vi-teve edhe vetë qytetarët e Kosovës nisën ta quajnë veten vendas, ven-dorë. Jo më në kuptimin e autok-tonësisë që vinte nga kundërshtimi i pretendimeve të Serbisë, por si pasojë e realitetit ku dominohemi nga ndërkombëtarët. Ata na quaj-në ‘locals’ që është një eufemizëm postmodern i ‘natives’ apo ‘indi-genous’, kurse ne i quajmë ‘in-ternationals’ që është eufemizëm për ‘colonisers’. Pra, ne i quajmë ndërkombëtarë sepse janë kolo-nizatorë që s’duan të quhen ashtu, ndërsa ne jemi lokalë sepse jemi indigjenë që s’duan të na quajnë kështu. Ndërkombëtari tash për-herë e më shumë është pikërisht evropiani i dërguar nga Brukseli si qendër e perandorisë në konsoli-dim e sipër. Herman Van Rompuy u zgjodh president i Këshillit Evropi-an mu pse është federalist, sepse e do BE-në si Evropë të regjioneve. BE-ja e përshkruan veten si entitet që për nga soliditeti i brendshëm është më shumë se OKB-ja e më pak se ShBA-ja, porse sigurisht në udhëtimin prej të parës kah e dyta. Traktati i Lisbonës është shprehje politike e centralizimit të BE-së, e

orvatjes së saj për t’u bërë njëra nga perandoritë botërore; tregu i përbashkët, valuta e përbashkët euro dhe Banka Qendrore Evro-piane, janë shprehje ekonomike dhe financiare të kësaj perandorie në ngritje; ndërkaq, SFOR-i në Bo-snje dhe EULEX-i në Kosovë, janë shprehje ushtarake dhe policore të eksperimentimit për një ushtri dhe polici panevropiane në të ardhmen. Bosnja dhe Kosova janë vende që kanë ngecur, mirëpo ato janë edhe poligone ku të tjerët mund ta sho-hin të ardhmen.

Komentatori i njohur i Newsweek-ut, Fareed Zakaria, para dy vjetëve paraqiste tezën që nëse ShBA-të janë boll të mençura, atëherë bota do të bëhet multipolare. Përn-dryshe, thoshte ai, bota do të bëhet tepër e rrezikshme dhe e rrezikuar. Zakaria ftonte ShBA-të që të mësoj-në nga Perandoria Britanike, përka-tësisht nga tërheqja e mençur dhe afatgjate e saj. Lufta e Dytë Botëro-re po merrte fund në Jaltë ku Ro-osevelti, Stalini dhe Churchilli po e ndanin Evropën. Njëmend, çfarë bënte Churchilli aty gjersa dihet që rëndësia e tij s’krahasohej dot me atë të Rooseveltit e Stalinit? Chur-chilli në Jaltë, mandej anëtarësia e përhershme e Britanisë së Madhe në KS të OKB-së etj., janë rezulta-te të tërheqjes së urtë dhe evolu-cionare të Britanisë nga pozitat e Pax Britanica, duke i siguruar asaj një rol të rëndësishëm të vazhdue-

shëm në skenën botërore. Prandaj, ka mundësi që presidenti aktual i ShBA-ve, Barack Obama, ta ketë lexuar Fareed Zakarian, sepse për-gjithësisht pranohet që me ardhjen e Obamës në pushtet, politika e jashtme amerikane ka pësuar një zhvendosje prej fjalës ‘liri’ te fjala ‘respekt’. Duket që Barack Obamës i ka rënë hise ta fillojë menaxhimin për kalimin e botës nga të qenit e saj unipolare në multipolare. Nëse në pjesën më të madhe të sheku-llit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe që prej vitit 1989 ajo u bë unipolare (ShBA), në shekullin XXI, përveç ShBA-ve, me gjasë do ta kemi edhe BE-në, si dhe atë që tashmë quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina).

Në këtë kontekst, Ballkani edhe një herë rishfaqet në histori si gje-ostrategji. Rajoni i Ballkanit sërish paraqet një territor ku përplasen perandoritë, një territor ku s’janë përcaktuar ende kufijtë e perando-rive. Ajo që dikur ishte Rusia e Ro-manovëve, sot është Rusia e Putinit. Ajo që dikur ishte Perandoria Au-stro-Hungareze e Habsburgasve, sot është Bashkimi Evropian. Ndër-kaq, ajo që dikur ishte Perandoria Osmane, sot janë ShBA-të. Ende asgjë s’dihet se si do të mbarojë. Në këtë udhëkryq kohor e hapësi-nor, aq më tepër pse bëhet fjalë për udhëkryq, edhe një herë, fak-tori popull është më i rëndësishëm se kurrë.

Page 8: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 8

Alain badiou

...si emër gjenerik i gjithshka mund t’i hiqet në formë të organi-zuar, hegjemonisë së realizuar prej kapitalit financiar dhe shërbëtorëve të tij.

Në përvojën e drejtpërdrejtë të kësaj çështje pozicionin strategjik e zë organizimi i punëtorëve me ori-gjinë të huaj. Ne e mësojmë tashmë prej nxehjeve të këtij “profesori prej shembulli negativ” siç e quanin ko-munistët kinez politikën parlamen-tare. Të kontrollosh imigrimin, t’i kthesh njerëzit në shtëpitë e tyre, të mësojnë frëngjishten tre vjet më parë, të ndalosh bashkimin familjar, t’i shkollarizosh për t’i përzënë, t’u kufizosh të drejtën e azilit dhe më pas t’jua rrënosh, të bësh fushata të mjera “të civilizuara” kundër zako-neve të njerëzve që mbërrijnë, të joshësh feminizmin agresiv dhe hel-monjës, të prodhosh laicitet përjas-htues dhe shtypje në mënyrën e ve-shjes, të dhunosh dhe të spastrosh…këto të pareshtura na tregojnë shë-njeshtrën kryesore të armikut, armik përfshirës i të tëra prirjeve (që prej viteve ‘80 socialistët ishin dhe dhanë notën la), janë për rrjedhojë vendi i veprimit tonë.

Kjo është pika juaj, nisni pra me fjalët: “punëtorët me prejardhje të huaj duhet të njihen prej shtetit si subjekte të lira. Duhet të nderohen si të tillë. Le të ndërtohet një grup procedurash që nuk kanë për qëllim vetëm të mbrojnë këta punëtorë, këto familje, këta fëmijë por të orga-nizohen si fuqi politike popullore me qëllim që gjithsecili qoftë nën frikën e shëndetshme të forcës së tyre t’i trajtojë si qënie të lira, si nder i këtij vendi. Po, ata duhen nderuar. Sepse mes nesh, ka megjithatë shumë më tepër arsye të nderohet një Malian që lan pjatat në një restorant kinez, pasi është kthyer – për shkak të pje-smarrjes pas punës së tij të pafund në mbledhje dhe konferenca – në intelektual organik të politikës së re, sesa të nderohet njeriu i minjve.

Le të flasim gjuhën e Nietzsche-s. Të dish të trupëzohesh në lëvizjen e ndërkthimit të vlerave të vendosura. Ka çaste kur duhet ditur të afirmosh përmbysjen e dukjeve të pësuara. Të kesh lirinë, e siguruar mbi men-dim-aksionin e politikës, të thuash se numri i atyre që persekutohen du-het të nderohet absolutisht, jo sepse persekutohet (kjo është ndyrësia humanitare dhe mëshironjëse, opi-umi i borgjezit të vogël), por sepse në emrin tonë, të të gjithëve, ata or-ganizojnë pohimin e një mendimi të dallueshëm prej jetës njerëzore. Ky ishte gjesti i vetë Marksit: punëtorët, të cilët nuk kanë asgjë që konside-rohen si klasë e rrezikshme, do t’i nderojë, dhe do të marrë gjallërisht pjesë në organizimin e tyre (interna-cionalja e parë), pasi ata janë motorri kolektiv i Historisë së emancipimit,

(Vijon në faqe 8)

e Sarkozy-së

ndërtuesit kryesore të shoqërisë së barazisë. Ciladoqoftë shkalla në të cilën ne mund ta ribëjmë sot këtë gjest, do ta bëjmë gjithsesi, do ta mohojmë verdiktin e Sarkozy-së dhe minjve të tij që deklaron prej majës së asgjësë reaksionare se ky nje-ri, maliani pjatalarës, është thjesht toleruar dhe duhet të përmbushë kushte të panumërta vetëm që të rri atje ku është, do të ndërtojmë, në krisjen me kohën e opinionit, një rr-jedhë kolektive brenda së cilës Ma-liani pjatalarës jo vetëm do të fitojë njehsimin si subjekt i lirë, por ku do të jetë i nderuar vëçanërisht”. Për t’ju përmbajtur kësaj pike mbështe-tjet nuk janë të pakta.

Pika 2. Arti si krijim, cilado epoka dhe kombësia e tij, është superior ndaj kulturës si konsum, sado bash-këkohëse qoftë kjo e fundit.

Disponojmë plot vende për të afirmuar vlefshmërinë dhe qëndru-eshmërinë e kësaj pike. Veçanërisht mediat dhe shkollat. Sidomos kur duhet të mbështesin për shembull idenë se Le dit du Genji botuar në shekullin e 19-të në Japoni nga znj. Murasaki Shikibu, është superiore pamatshmërisht ndaj të gjitha çmi-meve Goncourd të tridhjetë vjetëve të fundit. Ose, se nuk ka asnjë arsye të pëlqesh t’u shpjegosh nxënësve, qofshin ata dhe në klasë të parë, La gloir de mon père e Pagnol-it më shumë se La princesse de Clèves. Por edhe kur duhet të themi se është

qesharake të vendosesh në të njëjtin plan në emër të uniformitetit të asaj që quhet “muzikant” këngën e vari-etesë, komedinë muzikore, folklorin e ishujve të largët, vallet fshatare, tamburet afrikane, Boulez, Messian, ose Ferneyhough; se duhen vlerësu-ar muzikat e zbavitjes me origjinë te muzikat e vërteta dhe jo e anasjellta; dhe, se në fund të fundit, muzikat e së shkuarës përbri shpikjeve bas-hkëkohore, në mënyrë që asgjë të mos vërtetojë përse dëshira reak-sionare bashkëkohëse për t’u kën-dellur, siç bëjnë “baroksit” fanatikë prej veprave të një pedanti të she-kullit të 17-të, e zbuluar në pluhurin fatlum të biblotekës së Montpellier-së dhe e interpretuar me ndihmën e madhe të athtëve “instrumente origjine” ndërkohë që përbuzet dhe bojkotohet dëgjimi i kryeveprave më të mëdha të shekullit 20-të.

Pikë 3. Shkenca që është së bren-dshmi e paçmim, fiton absolutisht mbi teknikën, madje sidomos edhe ndaj asaj përfituese.

Të organizohesh dhe të luftosh në këtë pikë është e një rëndësie të madhe, veçanërisht përsa i për-ket institucioneve të kërkimit, pro-grameve shkollore, raporteve që jep shtypi në lidhje me ndërtimet shkencore inovatore. Vlefshmëria universale dhe gjenerike e shpik-jes shkencore, edhe pse nuk është e bashkëmatshme me përfitue-shmërinë teknike, është një pikë

që duhet të riafirmohet sot dhe të ketë për paradigmë qendrore, siç e vlerësoi Platoni, matematikën e lar-të, për të cilën duhet vendosmërisht të ripohohet, kundër organizimit të saj përzgjedhës dhe aristokratik, se, duke qenë vetë kthjelltësia e men-dimit të kulluar i përket në mënyrë speciale të gjithëve.

Ju i njihni padyshim deklaratat e njeriut të minjve mbi letërsinë e las-htë. Është shembulli që vlen për sh-kencat pa aplikime të njohura. Ai tha përmbledhtaz: “po t’jua ketë ënda ju mund të bëni studime në letër-sinë e lashtë, por nuk do të shkoni t’i kërkoni shtetit t’ju paguajë. Paraja e taksapaguesve duhet të shkojë te in-formatika dhe ekonomia”. Ky është një nga citimet e panumërta të këtij personazhi, i gjunjëzuar haptaz për-para përfitimeve dhe përfituesve. Presidenti ynë po përpunon një on-tologji të përfitimit: çka nuk ka për-fitueshmëri nuk ka arsye të jetë, të ekzistojë, dhe, nëse disa të çmendur vazhdojnë të qëndrojnë të lidhur me aktivitete mendore paçmin, le të çalltisin krejt të vetëm, ata nuk do të kenë asnjë groshë!

T’i mbahesh kësaj pike do të thotë se ajo çka ka vlerë universale, dhe mbështet një relacion me të vërtetat për të cilat njerëzimi është i aftë, nuk është aspak homogjene me atë që ka vlerë tregtare. Është krejt e rën-dësishme që ajo që ka vlerë univer-sale të vendoset në vendin e vet, si

para dhe e nderuar si e tillë. Çështja e vlerës së shkencës bashkohet këtu me ato të vlerave politike. Do të nderohen krijuesit e matematikës së lartë siç nderohen, do të nderohen punëtorët që, përmes peripecive të pabesueshme ekzistenciale, që flasin shpesh katër apo pesë gjuhë kanë ardhur këtu për të bërë gjëra që askush s’ka dëshirë t’i bëj dhe për më tepër trupëzohen në shpik-jet politike. Ju i lani pjatat nëpër re-storante, pastroni dyshemenë, hapni vrimat rrugëve, përveç kësaj mbani mbledhje pa precedent, të paktën le t’ju nderojnë për kaq. E njëjta gjë për shkencën. Çka del, edhe pse njëherazi dritëdhënëse dhe e vështirë, nga thelbësia e paçmim e veprimtarisë mendore, duhet të mbështetet dhe nderohet në thelbin e vet, kundër normës së teknicitetit përfitues.

Le t’i japim të drejtë Auguste Comte-it që pa qartë se e ardhmja e njerëzimit kërkonte një aleancë të pathënë mes proletarëve dhe men-dimit shkencor (edhe gruas, por kjo është pika e mëtejshme).

Pika 4. Dashuria duhet rishpikur (pika e quajtuar “e Rimbaud-së”), por gjithashtu duhet thjesht të mbro-het.

Në numrin e ardhshëm vijon traj-timi i kësaj pike dhe katër pikave të tjera të mbetura. Meqë dashuria du-het rishpikur le të heshtim përgjatë një jave.

Page 9: Gazeta Nr. 15

9e mërkurë 20 | Janar 2010 |

Është provokatori i të majtës ame-rikane. Me humor, llafazan, i sukse-sshëm, kokëfortë, Majkëll Mur godet fort, dhe drejt. Filmi i tij i ri “Kapita-lizmi- një histori dashurie”, është një apologji e zjarrtë dhe e vendosur kun-dër mbretërisë së parasë, makutërisë së bankave, perandorisë së moned-have. Ai sulmon me baxuka drejt e në zemër të sistemit : imazhe dëshpëru-ese të cifteve të zbuara nga banimet e tyre nga sherifa me armë në dorë ; vejusha që zbulojnë se punëdhënësit e bashkëshortëve të tyre përfitonin sigurime mbi vdekjen e rrogëtarëve të tyre ; agjent imobiliar që blen me shpejtësi apartamentetet e atyre që kanë humbur (agjensia e tij quhet Korbi i Gurit ; padrejtësi e përgjit-hësuar, mosndëshkim i financierëve, pandemi korrupsioni.

Diagnoza ? Sistemi është i kalbur, i mykur, i gangrenizuar. Pasi u mor me kulturën e dhunës dhe të armëve (Bowling for Columbine), me Xhorxh W. Bush (Fahrenheit 9/11), me siste-min shëndetësor (Sicko), Majkëll Mur e ngrë tashmë nivelin e polemikës duke e zgjeruar shënjestrën e tij. Fi-llon ti godasë të gjithë : bursierë, tra-ders, padronë, lobistë, grosistë, sharla-tanë, ministra, mashtrues, matrapazë, bosa. Në fund të filmit, Majkëll Mur e rrethon godinën e Uoll Strit me një shirit të verdhë – është vendi i krimit. Më pas ai kërkon kthimin e parave të vjedhura, kërkon arrestimin e drej-torëve. Që i qeshin në fytyrë. Regjizori pyet « Cfarë duhet bërë ? ». Një prej mashtruesve i përgjigjet « Mos bëj më filma ». Gjë që s’bëhet, natyrisht.

pyetje – Cili është definicioni juaj për kapitalizmin?

M.M. – Është makutëria e legalizu-ar. Është Shteti i asociuar me biznesin për të bërë të ligjshme veprimet imo-rale dhe për të mbrojtur më të pasu-rit.

pyetje – Gjithnjë kështu kanë qenë gjërat?

M.M. – Jo, mendoj se në fillim ish-te ndryshe. Ne kemi të gjithë nevojë për të blerë këpucë. Unë nuk di ti bëj këpucët. Shkoj në një dyqan ku shi-ten këpucë. Dhe nëse janë të mira, mbetem klient i rregullt. Dhe këpu-cëbërësi fiton jetën e tij. Dhe puno-njësit e tij gjithashtu. Ky është sistemi, në mënyrë ideale.

pyetje- por kjo ndryshoi?M.M – Që në fillim. Sepse të pa-

surit i kanë gjetur gjithnjë mjetet për tu bërë akoma dhe më të pasur, dhe janë siguruar që ta kenë edhe poli-tikën me vete. Ajo që ka ndyshuar, në tridhjetë vitet e fundit, është që të pasurit, më parë, e dinin që duhet të rishpërndanin thërrimet. Me këto thërrime financonin shkollat, biblio-tekat, spitalet, në mënyrë që ti linin rehat. Por që prej kohës së Ronald Reganit vendosën që të ndiqnin kës-hillat e Ein Rend (Ayn Rand) dhe Mil-ton Fridman : « Mund të bëni cfarë të doni, kur të doni, gllabëroni të gjitha paratë, dhe dreqi e marrtë popullin ». Dhe kjo ndodhi.

kapitalizminjë histori dashurie

pyetje – prej sa kohësh e mendo-nit këtë film ?

M.M. - 40 vjet. Që përpara Reganit e mendoja.

pyetje- pse pritët kaq shumë kohë ?

M.M.- Kisha nevojë të valoja. Tas-hmë kam më shumë pasion dhe inat se kurrë ndonjëherë. A nuk na kis-hin thënë prindërit tanë që do të ngadalësoheshim duke u plakur ? Me mua po ndodh e kundërta. Po inatosem gjithnjë e më shumë dhe pozicioni im politik po radikalizohet. Angazhimi im, vullneti im për ti parë gjërat të ndryshojmë – ndërkohë që jam gjallë!!! janë të paprekur. Madje më të fortë.

pyetje- e keni filluar këtë film para krizës, apo jo?

M.M. –Po

pyetje- a e influencoi kriza fil-min?

M.M. – Jo. E dija që do të ndodhte. Ekonomia jonë është një kala me letra pa themele, është një kazino e paduk-shme, kriza ishte e paevitueshme.

pyetje- Dhe asgjë nuk ka ndodhur që prej. Bankat rifilluan përsëri za-konet e tyre të këqia.

M.M.- A keni ndonjë të droguar në familje? Është e njëjta gjë? Është shumë e vështirë të dezintoksiko-hesh. Bankat nuk mund të bëjnë dot ndryshe vec ti riktheheshin zakoneve të tyre.

pyetje- është roli i politikës ta frenojë një gjë të tillë, apo jo?

M.M.- Të droguarit e financojnë po-litikën me miliona.

pyetje – a punoni me një ske-nar?

M.M. – Jo. Kam një ide. Filloj të kërkoj, të nuhas, dhe gjërat mund të ndryshojnë edhe gjatë rrugës. Për-fundimet e mia shpesh herë hidhen poshtë nga realiteti, dhe unë reflektoj. I adhuroj momente të tilla, kur hetimi më con në rrugë të tjera. Kur xhiroja “Bowling for Columbine” zbulova që kanadezët mbanin më shumë armë se sa ne, amerikanët, por niveli i krimi-nalitetit ishte shumë më i ulët në Kana-da. Pra, ideja ime fillestare – mbajtja e armëve shkakton kriminalitet- ishte e pasaktë. Pse kanadezët nuk ndërvri-ten si ne? Sepse janë qullashë? Kështu që filmi u kthye në një pyetje: “Kush jemi ne?”. Përgjigjja, e vlefshme edhe për “Kapitalizmi, njw histori dashuri” është që ne manipulohemi. Dhe ky manipulim nëpërmjet frikës është bërë në një mënyrë shumë eksperte.

pyetje – Në filmin tuaj, dëgjojmë ca fjalë, që kishim kohë që nuk i dëgjonim: socializëm, kapitali-zëm, komunizëm, etj.

M.M. – Edhe Google nuk e dinte më se c’ishin këto fjalë! Fjalët janë të rrezikshme. Kapitalistët nuk donin të merreshin me mbrojtjen e kapitaliz-mit, që është i pambrojtshëm. Të maj-tët kishin frikë nga fjala “socializëm”. Në lidhje me “komunizmin”, harroje-ni! Jemi rritur me idenë se komunizmi dhe Ylli i Zi tek filmi “Lufta e Yjeve” janë armiqtë tanë deri në vdekje. Por, ja ku kemi Barak Obamën që ecën në rrugën në Toledo, Ohajo, dhe një hi-

draulik pa flokë, Xho, i drejtohet duke kritikuar programin e tij. Xho nuk do ti ndajë paratë e tij me të varfërit. Obama i thotë “duhet të rishpërn-dajmë”. Dhe Xho, menjëherë thërret për socializëm! Republikanët me-njëherë u kapën pas termit: Obama socialisti, Obama socialisti. Vetëm tre javë më pas kemi krizën e Uoll Strit. Menjëherë Bush fillon të bëjë fjalime “Kapitalizmi është fantastik”. S’kisha dëgjuar ndonjëherë ndonjë president të përdorte këtë fjalë. Kurrë. Pra, dy fjalë të harruara u kthyen në fjalorin e anglishtes. Rezultati: Obama u zgjodh. Faleminderit o republikanë!

pyetje- Cfarë mendoni për vepri-met e presidentit Obama?

M.M. – (merr frymë thellë). Le ti japim pak kohë. E gjeti vendin në një situatë të pamundur, katastrofike. Ekonomia copa copa, lufta, terrorizmi, sistemi arsimor kombëtar në dekom-pozim – 40 milionë amerikanë janë analfabetë. Këta njerëz janë shumë të lehtë për tu manipuluar. Krijimi i një shoqërie të injorancës shkon në të njëjtin drejtim me pushtetin. Atyre që e kritikojnë Obamën se është i ngadaltë Obama i përgjigjet : “ Nuk jam unë ai që e derdha kovën, unë jam ai që po fshin me leckë”. Ajo që më shqetëson është e djathta histeri-ke që vazhdon akoma të manifestojë më parulla që e krahasojnë Obamën me Hitlerin. Dhe e majta që rri e he-shtur!

pyetje – Ju keni gjetur fjalimin e fundit të filmuar të ruzveltit i cili bën thirrje për një rithemelim të kushtetutës, shumë pak para

vdekjes së tij. si arritët ti gjeni këto imazhe të humbura, të cilat i sho-him në filmin tuaj?

M.M.- Më kujtohej turbull që e kishte bërë këtë deklaratë në radio. Më pas, edhe që kishte ftuar kamerat. Mora në telefon në Bibliotekën Presi-denciale, dhe më thanë që nuk ekzi-stonte. Familja e tij më tha të njëjtën gjë. Dhe unë e kam tmerr të më thonë “jo”. Preferoj të më thonë “është e pa-mundur”. Dhe aty pastaj, unë i shkoj deri në fund.

pyetje – ka gjithashtu edhe ma-teriale të dërguara prej njerëzve, si rasti i dëbimit të familjes në karo-linën e Veriut, tmerrësisht e dhim-bshme.

M.M. – Kur e pashë këtë material, unë kam qarë. Njerëzit më dërgojnë shumë materiale të tilla. Ata e dijnë që unë i dëgjoj. Por më shkattëron ideja që marr kaq shumë thirrje për ndi-hmë, dhe që jam kaq i pafuqishëm.

pyetje – Ju jeni bërë armiku në shënjestër për të djathtën?

M.M. – Po. Është madje dhe një ku-adër i lartë i një kompanie sigurime-sh që doli në televizor, dhe që sqaroi se siguruesit kishin ngritur një fond financiar për të më shvleftësuar. Por, publiku e di që unë them të vërtetën. Të fuqishmit nuk më ndalojnë dot.

pyetje – Tema juaj e ardhshme? Feja?

M.M. – E kam menduar. Kam das-hur të jem prift një herë e një kohë. Është një ide e mire për temën!

Përktheu Ermira Danaj

Page 10: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 10

edvin Parruca

Pergjate udhetimit qe po bej ne Azi, takoj natyrshem bashkeudheta-re nga vende te ndryshme te botes, ‘cantashpinas’ (backpackers) si puna ime qe miqesohen me njeri-tjetrin neper trena, neper hostele apo kudoqofte dhe ndodh qe pergjigja ‘jam nga Shqiperia’ ngjall njefare kureshtje, se jo cdokush ka degjuar shume per kete vend. Ja nisin keshtu pyetjet dhe shpjegimet dhe ndodh qe, teksa perpiqesh t’u japesh pergjigje pyetjeve te njere-zve qe nuk dine pothuaj asgje per vendin tend, kjo pune te duket me e veshtire se c’do ta kishe menduar. Nje pyetje ne vecanti me fut vertet ne mendime dhe akoma nuk di mire cfare pergjigje t’i jap. Cfare prod-hon Shqiperia?

Pyetja, ne dukje, behet ne menyre te rendomte, per te kuptuar dicka nga ekonomia e vendit, por eshte ne fakt nje pyetje shume serioze qe ka te beje me nje nga cilesite thel-besore te njeriut si specie (ne mos me kryesorja) qe eshte te prodhua-rit e te mirave materiale e shpirte-rore, te krijimit te dickaje te re dhe te dobishme nga nje mjedis ku kjo dicka nuk ekzistonte me pare. Duke prodhuar (vegla, veshje, ushqim, art, ide) njeriu jo vetem ploteson nevojat e tij, por i jep njekohesisht forme vete jetes se tij. Por shume filozofe kane folur per kete, hapni nje liber cfaredo, ndaj une nuk po zgjatem.

Aq serioze sa c’na rezulton qe eshte pyetja, aq shqetesues eshte fakti qe pergjigja vjen me zor. Cfare prodhojme ne? Cfare te mirash materiale e shpirterore krijojme? Cfare aktiviteti kryejme? Si jetojme?

Ore, nga del leku ne kete vend? – do e thjeshtoje pyetjen dikush qe u merzit nga tjerrja teorike e ceshtjes.

Po ja, ne kemi tregje, kemi dyqa-ne, kemi qendra tregtare, shesim dhe blejme cdo dite, pa fund, me skonto ose pa skonto, me oferta dhe me cmime qe rriten. Ne kemi restorante,bare e pub-e sa te duash (mes nje kafeneje dhe nje kafeneje tjeter ka nje kafene). ‘Kur gjysma pinin kafe dhe gjysma benin kafe..’ shkruante Xhevahir Spahiu. Por ky nuk eshte prodhim, ky eshte qarku-llim I lekut, jo gjenerim I tij. Ata qe blejne, nga e nxjerrin lekun?

Ne punojme ne administrate (pa-staj nuk punojme, pastaj punojme prape, pastaj prape nuk punojme,

dikur ne ndertonim kioska dhe garazhe. Por ato na i prishen se ishin te shemtuara dhe mbulonin gjelberimin

Çfarë Prodhojmë?Të gjithë duhet të mendojmë seriozisht se çfarë prodhojmë

pastaj bertasim ‘hapni kutite!’), pu-nojme si mesues, si mjeke, punojme ne industrine e sherbimeve. Prape, nuk po flasim per aktivitet prodhu-es, serish qarkullim leku, rroga qe dalin nga leket e taksave. Po ata qe paguajne taksa nga e nxjerrin lekun?

Por ne ndertojme, oh ne ndertoj-me shume (ja ku arritem te krijimi i dickaje, nepermjet punes natyrisht). Dikur ne ndertonim kioska dhe ga-razhe. Por ato na i prishen se ishin te shemtuara dhe mbulonin gjelbe-rimin. Pastaj na mesuan se duhej te ndertonim pallate shumekateshe dhe hotele buze detit sepse keto jane me te bukura se kioskat. Per-vec kesaj, ne ndertimin e pallateve nuk ka pse te angazhohet e gjithe popullata sic ndodhi me kioskat, mjafton nje pakice shume e vogel e specializuar dhe nje njeri qe jep leje dhe ka vizione. Keshtu qe ne tani prodhojme plazhe te shkaterru-ara dhe qytete te pajetueshme.

Por prape, ndertuesi blen lenden e pare dhe pastaj shet ndertesen,

pra lekun e gjeneron ai qe prodhon lenden e pare.

Cfare lende te pare prodhojme ne (dmth cfare nuk importojme)?

Ne prodhojme cimento. Ne kemi fabrika te medhaja cimentoje, ne planifikojme te ndertojme te tjera edhe me te medhaja. Ne prodhojme re pluhuri cimentoje qe ua merr frymen atyre qe banojne prane fabrikave perkatese.

Ne prodhojme gelqere qe e nxjerrim nga guri qe e nxjerrim nga mali. Ne prodhojme male me gropa. Ne prodhojme ministra mje-disi qe djegin goma makinash per te prodhuar gelqere (ose ministra mjedisi qe zhdukin nga faqja e dheut nje koder te tere per pese minuta, zgjidh e merr). Te pakten, ne jemi nga te paktat vende ne bote ku ministrat e mjedisit kane vertet impakt ne mjedis dhe nuk merren me llafe si ata te Kopenhagenit.

Ne prodhojme minerale. Nuk i prodhojme ne fakt, ne nxjerrim mi-nerale. Ne prodhojme minatore te vdekur Bulqize. Jo gjithmone, vetem

kur media flet per ta. Kur media nuk flet (se ka gjera me te rendesishme per te folur), ne nuk prodhojme minatore te vdekur Bulqize.

Ne prodhojme kepuce, tekstile, pluhur lares neper fabrika te mb-ushura sidomos me vajza te reja qe punojne me turne dhe ne pushimin e ngrenies hane buke me djathe dhe domate te ulura ne bisht ne oborrin e fabrikes. Ne prodhojme puntore te helmuar nga lendet me te cilat punojne perdite ne keto fabrika. Keta puntore nuk punojne dot gjate ne fabrikat italo-shqiptare te kepuceve e tekstileve, apo ne fabrikat e detergjenteve DEKA. Ata terhiqen ne heshtje ne shtreterit e spitaleve apo shtepive te tyre per te pire ilace, nderkohe qe puntore te tjere zene vendet e tyre ne fabrika. Ne prodhojme reklama me Valbona Selimllarin.

Po bujqesia, pyesin miqte e mi te rinj nga vendet e Perendimit qe kane ardhur ne Indi ne perpjekje per te zbuluar shpirtin.

Eh, bujqesia! Ne, si fillim, i dhame

fshatarit token (dhe i morem voten). Pastaj ne nisem te nenshkruajme marreveshje te tregtise se lire, kesh-tu qe fermeret e subvencionuar nga shteti te Bashkimit Europian mund te shesin lirshem dhe pa taksa prodhimet e tyre ne tregjet tona. Kurse fshataret tane (me te cilet ne tallemi duke i quajtur fermere) ngelen me domate dhe patate ne dore ne oborrin e shtepise se tyre, ne rastin kur ata jane larg qytetit. Ne rastin kur banojne afer qyte-tit, fshataret aplikojne nje menyre interesante te shitjes se prodhime-ve te tyre, ata shesin nderkohe qe vrapojne te ndjekur nga policia bashkiake.

Por, pervec ketyre qe na vrapoj-ne para syve, duhet thene qe ne i harruam fare fshataret pergjate viteve. Por u kujtuam per ta tani se fundmi, se na mbaruan trojet e ndertimit neper qytete, se nuk po na lene rehat keta ish-pronaret dhe se na duhen siperfaqe toke per t’i dhene me koncesion per kompanite e huaja. Keshtu qe u kujtuam ne qe dikur i dhame fshatarit token.

Page 11: Gazeta Nr. 15

11e mërkurë 20 | Janar 2010 |

Nderkohe fshatari i shkrete kishte ikur nga toka qe i dhame dhe ose kishte ardhur ne qytet (duke nder-tuar shtepi ne toke te zaptuar),ose kishte marre malet per ne Greqi. Ore fshatar, do te ta marrim prape token se ti nuk e punon! Nuk di fshatari c’te beje, ta punoje token lodhet kot, mos ta punoje ia marrin. Ne prodhojme fshatare pa toke dhe toke pa fshatare.

Po me se jetoni, vetem kaq prod-honi? Kembengulin keta, bashke-udhetaret e mi, qe nje zot e di c’i gjeti dhe u eshte shtuar kurioziteti per vendin tim.

Po ne prodhojme edhe emigran-te, qe prodhojne ‘remitanca’, jetohet jo keq duke prodhuar emigrante. Ne prodhojme edhe nga nje cike bar. Barin ne e prodhojme fshehura-zi ose haptazi, sic ndodh ne Komu-nen Autonome te Lazaratit, qe eshte krenaria e gjithe filoanarkisteve qe popullojne lokalet e Bllokut.

Ne prodhojme edhe trafiqe dhe banda kriminale. Ne dikur prodhu-am nje bande aq te fuqishme ( ne Myzeqe) sa ne te u anetarsuan edhe Presidenti dhe Prokurori i Pergji-thshem, pa llogaritur anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushte-tuese. Jashte bandes mbeti vetem kryeministri dhe nuk dije me me cilen pjese te shtetit te tregoheshe luajal.

Por gjithe keto qe prodhojme deri tani jane hicmosgje ne kraha-sim me ate qe po planifikojme:

Ne..(pauze per te krijuar vemen-dje)… do prodhojme energji!

Ne do behemi superfuqi rajonale.Ne do prodhojme TEC-e me

qymyr mu ne breg te detit. Ne do i mbushim luginat me hidrocentrale dhe me liqene artificiale. Ne do krijojme parqe gjigande eolike me kabllo nenujore drejt Italise. Ne kemi shume deshire, ne enderrojme te prodhojme energji berthamore.

Dhe nderkohe qe me ka kapur frymezimi per te ardhmen e prod-himtarise vendore u them gjithe krenari turisteve nga Perendimi, ‘ne nuk na kapi as kriza!’. Po pra, keshtu si ju them une, nuk patem krize. Jo pra, fare, asnje cike. Vetem se… per hir te se vertetes… qe te jemi te sinqerte.., ne ndjeme pasojat e krizes. E cfare domethene kjo, qe nuk patet krize por ndjete pasojat?, pyesin degjuesit e mi qe po dyshoj-ne nese une e flas mire anglishten. Ja t’jua shpjegoj me nje shembull nga bibla: Maria e virgjer nuk kreu marredhenie seksuale apo jo? Por ajo i ndjeu pasojat! …A miracle of freedom.

Pertej retorikes dhe shakave, ne te gjithe duhet te mendojme seriozisht se cfare prodhojme, ne dhe vendi ku jetojme. Si kryhet ky prodhim, me cfare mjetesh dhe ne cfare menyrash dhe si i ploteson nevojat tona?

Me ç’gjuhë i flet politikani publikut?Shumë bojë është derdhur për t’i

përgjigjur kësaj pyetjeje, meqë përgji-gjja u intereson jo vetëm ekspertëve të komunikimit, por edhe politikanëve vetë (dhe atyre që u shkruajnë fjalimet politikanëve).

Gjuhën e politikës tiranase e sheh dhe e dëgjon të lakuar rëndom në me-diat, madje në gjendje crudo, të pafil-truar, të paripërtypur nga reporterët, të paredaktuar; çka e bën paradoksalisht më artificiale, të stisur, të paramenduar, të qepur me penj të bardhë.

Sot ndesha në disa deklarata të de-putetit të PD-së, njëkohësisht kryetar i degës së Tiranës për këtë parti, Aldo Bumçi, në lidhje me bojkotimin e se-ancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, nga ana e opozitës socialiste.

Është e natyrshme që Bumçi të ketë rezervat dhe kritikat e veta ndaj këtij bojkotimi; pa llogaritur rolin e tij si për-faqësues publik i PD-së dhe si deputet i kësaj partie.

Këtu nuk dua të diskutoj për bojkoti-min, as për arsyet e bojkotimit, por për mënyrën si e trajton Bumçi këtë çështje politike në fjalën e vet para publikut.

Thotë deputeti i PD-së:Mospjesëmarja e deputetëve të Par-

tisë Socialiste me urdhër të z. Rama në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tregon urrejtjen që ata kanë ndaj instituci-oneve demokratike që kanë dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë. Kjo urrejtje e Edvin Kristaq Rames dhe e bllokmenëve të rinj ndaj votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është trashëgim[n]ia e vërtetë e etërve të tyre historik[ë] dhe biologjik[ë].

Vëreni kapërcimin e menjëhershëm nga fakti tek interpretimi, duke anash-kaluar çështjen që, në thelb, duhej të ishte diskutuar: efekti i këtij bojkotimi ndaj punimeve të Kuvendit, veçanërisht ndaj seancës në fjalë. Deputeti i PD-së menjëherë nis t’i shpjegojë publikut se çfarë “tregon” bojkotimi i socialistëve, dhe pikërisht: “urrejtjen që ata kanë ndaj institucioneve demokratike”. Më tej, Bumçi e quan kreun e opozitës “Ed-vin Kristaq Rama”, si të ishte i pandehur në sallën e gjyqit, në vijën e një prirjeje infantile e tashmë të konsoliduar mirë të palëve në konfliktin politik të Tiranës, për t’ia shtrembëruar emrat njëri-tje-trit – aq sa edhe pak dhe do të fillojnë ta quajnë shoku-shokun me emrat e nënave, si në tetëvjeçare. Megjithatë, në rastin konkret, shtrembërimi i emrit është edhe ekspedient për të sjellë në vështrim të publikut çështjen e familjes Rama, emrin e të jatit Kristaq Rama dhe trashëgiminë e etërve që çohet përpa-ra prej “bllokmenëvë të rinj” të PS-së.

Vazhdon të interpretojë Bumçi:[B]ojkoti i seancës së sotme ku do të

diskutohet për situatën e përmbytjes në Shkodër dhe komunat e nën-Shkodrës dhe masat e marra për përballimin e saj është një dëshmi tjetër e urrejtjes që Edvin Kristaq Rama dhe bllokme-nët e rinj ushqejnë ndaj Shkodrës; ndaj vlerave për të cilat Shkodra qëndroi dhe u persekutua gjatë viteve të dikta-turës dhe për atë çfarë Shkodra ka për-faqësuar gjatë këtyre 20 viteve të histo-

ProJekSioni Si ArMË PoLitike

risë post-komuniste të Shqipërisë.Edhe një tjetër urrejtjeje i çirret ma-

ska: asaj të Ramës dhe të bllokmenëve të rinj për Shkodrën, vlerave për të cilat Shkodra qëndroi dhe u persekutua gjatë diktaturës dhe atë çfarë Shkodra ka për-faqësuar gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit.

Ideja në këtë rast, nëse nuk gabohem, është se Edi Rama dhe PS-ja “e urrejnë” Shkodrën për vlerat e saj antikomuniste dhe për qëndrimet e saj pro-PD-së pas 1990-ës.

Po çfarë kuptimi ka e gjithë kjo tiradë? Çfarë lidhje kanë qëndrimet politike të qytetarëve të Shkodrës me seancën e Kuvendit, përmbytjen e para pak ditëve dhe vendimin e opozitës socialiste për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit? Pse iu dashka PS-së dhe Ramës një motiv i ri për të bojkotuar jetën parlamentare (urrejtja ndaj Shkodrës), në një kohë që kërkesat e tyre të djeshme kanë mbetur të paplotësuara?

Nuk ka dyshim se përballimin e paso-jave të përmbytjes në Veri të Shqipërisë duhet ta bëjë ekzekutivi i Berishës, të cilit nuk i ka munguar ndihma bujare e fqinjëve dhe e organizatave ndërkom-bëtare. Roli i opozitës, në këtë kontekst, është thjesht të mos pengojë lëvrimin e ndihmës; përndryshe, është e drejta e saj që ta shfrytëzojë dhe ta kapitalizojë gjendjen e krijuar në Veri për të sulmu-ar ekzekutivin. Kjo nuk ka fare lidhje me parapëlqimet politike të qytetarëve të Shkodrës; aq më tepër që përmbytja ka prekur njëlloj socialistët, PD-istët dhe të paangazhuarit në politikë, katolikët dhe myslimanët, të pasurit dhe të varfrit, të rinjtë dhe pleqtë, të privilegjiuarit e dje-shëm dhe të persekutuarit.

Nga ana tjetër, seanca e jashtëzakon-shme e Kuvendit ka për objekt përm-bytjen dhe masat e marra për kufizimin e pasojave të saj; jo Shkodrën dhe rrethinat. Që katastrofa natyrale e pak ditëve më parë goditi pikërisht në Veri të Shqipëri-së, ku PD-ja gëzon më shumë mbështetje

se gjetiu, ishte rastësi.Atëherë ç’e shtyn një deputet dhe një

figurë të njohur politike si Bumçi të prod-hojë argumente të tilla infantile, në vend të reflektimit qoftë për përmbytjen, qoftë për situatën politike të krijuar në Shqi-përi?

Unë nuk gjej dot arsye tjetër, përveç ndoshta një shtyse, qoftë dhe të pavetë-dijshme, për të projektuar bindje dhe ide të vetat mbi kundërshtarin.

Dhe pikërisht: kur Bumçi thotë se “Edvin Kristaq Rama dhe bllokmenët e rinj” e urrejnë Shkodrën, në të vërtetë po dërgon mesazhin, sado subliminal, se Shkodra e persekutuar prej komunistëve e urren “Edvin Kristaq Ramën dhe bllo-kmenët e rinj”.

Po ç’lidhje ka kjo urrejtje e Ramës ndaj Shkodrës ose e Shkodrës ndaj Ramës, sado e sajuar, me përmbytjen, të cilën nuk e invokuan socialistët, as e ndollën bllokmenët e rinj të nxitur nga etërit e tyre dhe trashëgimia përkatëse?

Nuk ka asnjë lidhje.Deputeti Bumçi jo vetëm po luan për

publikun, por edhe po luan për një pu-blik të cilin e përfytyron të infantilizuar deri në atë shkallë, sa ta marrë për ar-gument politik deklaratën sentimentale se kreu i PS-së dhe i opozitës e urreka Shkodrën.

Dhe më tej: kur Bumçi flet për urrejtje të “Edvin Kristaq Ramës dhe bllokme-nëve të rinj ndaj votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, shpreh në thelb urrejtjen e tij dhe të Partisë së tij ndaj kundërshtarëve të vet politikë, të cilët e kanë akuzuar PD-në dhe pikërisht kreun e saj Berisha për manipulim të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, akuzë që është edhe në bazë të bojkotit të sotëm të parlamentit nga ana e PS-së.

Nuk dua të diskutoj këtu taktikat poli-tike të PS-së, as kam të dhëna të mjaftu-eshme për të shprehur një gjykim timin në lidhje me arsyet e bojkotit; por fakt është se opozita sot është jashtë parla-

mentit pikërisht ngaqë mendon se ka pasur probleme me numërimin e vota-ve; duke kërkuar transparencë, si kusht për të hyrë në Parlament. Sërish akuza e Bumçit ma konfirmon dyshimin për projeksion psikologjik infantil.

A mund t’i shërbente përmbytja PS-së si pretekst për ta kapërcyer barri-erën e përbetimeve të djeshme dhe për t’u kthyer në Parlament, pavarësisht se kutitë e votimit nuk janë hapur? Unë them se mund të shërbente, sikurse e shpjegoi këtu Pishaku. Megjithatë, nëse opozita ka të dhëna prej ekspertëve dhe burimeve të tjera se përmbytja në Veri është shkaktuar ngaqë nivelet e liqeneve të Drinit janë mbajtur artifi-cialisht të larta nga KESH-i, në kuadrin e spekulimeve me import-eksportin e energjisë elektrike, atëherë është detyrë e opozitës që të kërkojë sqari-me dhe transparencë për këto çështje, duke iu drejtuar gjykatës, sikurse edhe ka bërë; madje në këto rrethana, kthimi në Parlament do të shërbente si sinjal hapjeje ndaj një ekzekutivi dhe legji-slature që ndoshta vërtet e meritojnë të dalin nga skena politike. Kjo është çështje perceptimesh.

Prandaj Bumçi mund t’i lëshohet sa dhe si të dojë opozitës, me argumente nga më grotesket dhe me talking points tashmë të konsumuara për bllokme-në, etër, trashëgimira, Kristaq Ramën, Shkodrën loce antikomuniste etj. Nuk di se deri në ç’masë është lehtuar pu-bliku që i dëgjon dhe i miraton fjalime të tilla, por jam i sigurt se përmbytja në Veri ishte goditje e rëndë jo vetëm për popullsitë e dëmtuara dhe ekonominë e zonës dhe të mbarë vendit, por edhe për vetë ekzekutivin Berisha, më e rën-dë edhe se shembja e tunelit elektoral në Kalimash. Çështjen e portave të pa-mirëmbajtura të shkarkimit të liqeneve e kanë ngritur mediat madje para se të ndodhte katastrofa; dhe nëse rregullor-ja për shkarkimin e liqeneve nuk është zbatuar, këtë duhet ta zgjidhë dhe, sipas rastit, ndëshkojë gjykata.

Këtu ka edhe një aspekt të tretë të projeksionit: meqë zemërimi i tanishëm i PD-së me opozitën socialiste dhe kre-un e saj Rama, veçanërisht në lidhje me raportet midis politikës dhe përballi-min nga ekzekutivi të gjendjes së jas-htëzakonshme në Veri, mund të lexohet dhe do të lexohet si frikë se mos përm-bytja dhe të vërtetat për administrimin e kaskadës së Drinit nga ekzekutivi do të përdoren nga opozita si leva për të rrëzuar qeverinë Berisha madje krejt legjislaturën. Që kjo frikë, legjitime në vetvete, gjen shprehje në truke të tilla retorike si projeksioni, lokalizmi, kra-hinizmi dhe anti-komunizmi, më kon-firmon edhe se PD-ja, si forcë politike që ka pushtetin sot në Shqipëri, mbetet shumë larg atij ligjërimi politik që do t’i përshtatej statusit të saj aktual.

Marrë nga blogu “Peizazhe të fjalës”

Page 12: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 12

Përkthyer nga frëngjishtjaUrim Nerguti Giovanna Borradori. – sido që të jetë 11

shtatori, një ngjarje me rëndësi madhore ose jo, çfarë roli i mvishni ju filozofisë ? a mund të na ndihmojë filozofia për të kuptu-ar atë çfarë ka ndodhur ?

Jacques Derrida. – Padyshim që një « ngjar-je » e tillë kërkon një përgjigje filozofike. Ma-dje dhe më tepër, një përgjigje që të trondisë, në rrënjët e tyre më të thella, hamendësimet konceptuale më të ngulitura në ligjërimin fi-lozofik. Konceptet me të cilat kemi përshkru-ar, emërtuar, kategorizuar më shpesh këtë « ngjarje » vijnë nga një « gjumë dogmatik » nga i cili mund të na zgjojë vetëm një refleksion i ri filozofik, një refleksion mbi filozofinë, veça-nërisht mbi filozofinë politike dhe mbi trashë-giminë e saj. Ligjërimi i rëndomtë, ai i media-ve dhe i retorikës zyrtare, iu beson fort lehtë koncepteve si ai i « luftës » apo « terrorizmit » (kombëtar ose ndërkombëtar).

Një lexim kritik i Carl Schmitt1, për shem-bull, do të ishte fort i dobishëm. Nga njëra anë, për të mbajtur parasysh, sa më gjatë e mundur, dallimin ndërmjet luftës klasike (përplasje e drejtpërdrejtë dhe e shpallur ndërmjet dy sh-tetesh armike, sipas traditës së madhe të së drejtës europiane), « luftës civile » dhe « luftës partizane » (në format e saj moderne, ndonëse kjo e fundit të jetë shfaqur, dhe Schmitt e pra-non këtë, që në fillim të shekullit të XIX-të).

Por nga ana tjetër, na duhet të pranojmë gjithashtu, përkundër Schmittit, se dhuna e shpërthyer tani nuk futet tek lufta (shprehja « luftë kundër terrorizmit » është ndër më të paqartat, dhe duhet analizuar ngatërresat dhe interesat që ky shpërdorim retorik pretendon të shërbejë). Bushi flet për « luftë », por është krejt i paaftë të përcaktojë armikun ndaj të cilit shpall se i ka shpallur luftë. Afganistani, popullsia e tij civile dhe ushtritë e tij nuk janë armiqtë e Amerikanëve, dhe madje kjo është përsëritur papushim.

Me kushtin që « Ben Laden » të jetë aty vendimarrësi sovran, të gjithë e dinë se ai nuk është afgan, se vendi i tij e ka flakur jashtë (të gjitha « vendet » dhe shtetet, pothuaj pa për-jashtim), se formimi i tij i detyrohet shumë SHBA-ës, dhe sidomos që ai nuk është vetëm. Shtetet që e ndihmojnë tërthorazi nuk e bëjnë këtë të tilla si shtete. Asnjë shtet si i tillë nuk e ndihmon hapur. Sa për shtetet që strehojnë rrjete « terroriste », është e vështirë të zbulo-hen si të tillë.

SHBA-ës dhe Europa, Londra dhe Berlini janë gjithashtu vende të qeta formimi dhe informimi për të gjithë « terroristët » e botës. Pra asnjë gjeografi, asnjë piketim « territorial » nuk është më i përshtatshëm, dhe kjo prej kohësh, për të gjetur vendndodhjen e këtyre teknologjive të reja të transmetimit apo agre-sionit. (Le ta themi shpejt e shpejt dhe kalimthi, për ta zgjatur dhe saktësuar atë çka po thosha më lart për një kërcënim absolut me origjinë të panjohur dhe jo shtetërore, agresionet e ti-pit « terrorist » nuk do të kishin më nevojë për avionë, bomba, kamikaxë : mjafton të futesh në një sistem informatik me vlerë strategjike, të instalosh aty një virus apo ndonjë turbullim të rëndë për të paralizuar burimet ekonomi-ke, ushtarake dhe politike të një vendi apo një kontinenti. Kjo mund të provohet nga çfarëdo pike e tokës, me një kosto dhe mjete të pak Raporti ndërmjet tokës, territorit dhe terrorit ka ndryshuar, dhe duhet ditur se kjo varet nga dija, domethënë nga tekno-shkenca. Është kjo e fundit ajo e cila mjegullon dallimin ndërmjet luftës dhe terrorizmit. Në këtë këndvështrim, i krahasuar me mundësitë e shkatërrimit dhe

JaCQUes DerriDaterrorizmi

të rrëmujës që janë ende në pritje, për të ar-dhmen, në rrjetet e informatizuara të botës, « 11 shtatori » futet ende në teatrin arkaik të dhunës së destinuar për të bërë përshtypje dhe goditur imagjinatën. Nesër mund të jetë shumë më keq, në mënyrë të padukshme, në heshtje, shumë më shpejt, në mënyrë jo të për-gjakshme, duke goditur rrjetet informatike ku varet tërë jeta (shoqërore, ekonomike, ushta-rake, etj.) e një « vendi të madh », e fuqisë më të madhe të botës.

Një ditë do të themi : « 11 shtatori », këto ishin kohërat e vjetra të luftës së fundit. Ishim ende në rendin e gjiganteskes : e dukshme dhe e stërmadhe ! Çfarë madhësie, çfarë lartësie ! E ka vajtur ende më keq që atëherë, nanote-knologjitë e çdo lloji janë tejet më të fuqishme dhe të padukshme, të pakapshme, ato futen ngado. Në mikrologji, për nga madhësie, ato mund të hahen me mikrobet dhe bakteriet. Por pavetëdija jonë është tashmë e ndjeshme ndaj kësaj, ajo e di këtë tashmë dhe atë çka është e frikshme.

Nëse kjo dhunë nuk është një « luftë » ndër-shtetërore, ajo nuk futet as në « luftën civile » apo në « luftën partizane », në një kryengri-tje kombëtare, madje në një lëvizje çlirimtare të destinuar të marrë pushtetin mbi truallin e një shteti-komb (edhe pse një nga synimet, anësor apo qendror, i rrjeteve « Ben Laden », është lëkundja e Arabisë Saudite, aleat i turbu-llt i SHBA-ës, dhe vendosja aty e një pushteti të ri shtetëror). Edhe në rast se do të ngulmonim të flisnim për terrorizëm, ky emërtim mbulon një koncept të ri dhe dallime të reja.

G.B. – a besoni ju se mund t’i shquajmë këto dallime ?

J.D. – Kjo është më e vështirë se kurrë. Nëse nuk duam t’i besojmë verbërisht gjuhës së zakonshme, e cila shpesh mbetet e bin-dur ndaj retorikave të mediave apo gjesteve verbale të pushtetit politik sundues, duhet të jemi mjaft të kujdesshëm kur përdorim fjalët « terrorizëm » dhe sidomos « terrorizëm ndër-kombëtar ». E para e punës, ç’është terrori ? Çfarë e dallon atë nga frika, angështia, paniku ? Pak më lart, kur thashë se ngjarja e 11 shtato-rit ishte madhore vetëm për aq sa traumatizmi që ai ka shkaktuar në vetëdijet dhe pavetëdi-jet e njerëzve nuk qëndronte në atë çfarë ka ndodhur, por në kërcënimin e papërcaktuar të një ardhmërie më të rrezikshme se lufta e ftohtë, për çfarë flisja unë, për terror, për frikë, për panik apo për angështi ?

Terrori i organizuar, i provokuar, i instru-mentalizuar, ku ndryshon ky nga ajo frika të cilën një traditë e tërë, që nga Hobbes tek Schmitt dhe madje deri tek Benjamin, e mban si kusht të autoritetit të ligjit dhe të ushtrimit sovran të pushtetit, si kusht të vetë politikes dhe madje të shtetit ? Në Leviathan, Hobbes nuk flet vetëm për « fear » por për « terro-ur ». Benjamini thotë për shtetin se ai për-piqet të përvetësojë, pikërisht nëpërmjet kërcënimit, monopolin e dhunës. Sigurisht, do të themi se çdo përvojë e terrorit, edhe pse ajo ka një veçori, nuk është detyrimisht pasojë e një terrorizmi. Padyshim, por hi-storia politike e fjalës « terrorizëm » rrjedh

gjerësisht nga referenca ndaj Terrorit revo-lucionar francez, i cili qe ushtruar në emër të shtetit dhe nënkuptonte pikërisht monopolin e ligjshëm të dhunës.

Nëse iu referohemi përkufizimeve të za-konshme apo haptas të ligjshme të terroriz-mit, çfarë gjejmë aty ? Referenca ndaj një kri-mi kundër jetës njerëzore, në shkelje të plotë të ligjeve (kombëtare apo ndërkombëtare) mpleks aty njëherësh dhe dallimin ndërmjet civiles dhe ushtarakes (viktimat e terrorizmit nënkuptohet të jenë civile) dhe një qëllim politik (të ndikojë apo ndryshojë politikën e një vendi duke terrorizuar popullsinë e tij ci-vile). Këto përkufizime nuk përjashtojnë pra « terrorizmin shtetëror ». Të gjithë terroristët e botës pretendojnë se po i përgjigjen, në she-një mbrojtjeje, një terrorizmi shtetëror të më-parshëm i cili, duke mos e thënë mirë emrin e vet, mbulohet me gjithfarë justifikimesh pak a shumë të besueshme.

Ju i njihni akuzat e lëshuara, për shembull dhe në veçanti, kundër SHBA-ës, të dyshuara se ushtrojnë apo nxisin terrorizmin shtetëror. Nga ana tjetër, edhe gjatë luftrave të shpallura shtet me shtet, në format e së drejtës së her-shme europiane, shpërthimet terroriste ishin të shpeshta. Edhe përpara bombardimeve pak a shumë masive të dy luftrave të fundit, fri-kësimi i popullsive civile ishte një mjet klasik. Që prej shekujsh.

Duhet gjithashtu të themi një fjalë për shprehjen « terrorizëm ndërkombëtar », e cila

Page 13: Gazeta Nr. 15

13e mërkurë 20 | Janar 2010 |

BANoRËT E PËRMByTUR E PËlQEjNË USHQIMIN

KoMUNA DAjÇ— Një një njoftim të paparashi-

kuar që ka tronditur Tiranën zyrtare, banorë të zo-

nave të përmbytura në rrethin e Shkodrës shpallën

se u pëlqen ushqimi. “Po, na pëlqen të hamë.” -

ishte kryefjala e njoftimit të banorëve për mediat.

“Bukë, tlyn, mishin e hamë, djathi na pëlqen, fru-

tat po se po dhe mbi t’gjitha ambëlcinat,” shpje-

gon për klubin e Mëngjesit Gjovalin Barkaboshi,

kryplak i fshatit Dajç. “Nave na pëlqejn edhe

makaronat mar, dhe un personalisht e du shum’

orizin.” I menjëhershëm ka qënë reagimi i shtatit,

zyrtarë të të cilit i kanë hedhur poshtë pretendi-

met e banorëve se atyre u pëlqen ushqimi, duke

theksuar se përdorimi politik i urisë së njerëzve

nuk i shërben menaxhimit të situatës së krijuar.

NjË NUMËR I PANjoHUR TË VRARËSH ME ARMË

zjARRI NË NjË QyTET TË SHQIPËRISË SË MESME

DIKU NË SHQIPËRI - Televizioni infortmativ

ora Njuz raportoi mbrëmjen e së enjtes se të

paktën 6 deri në 13 vetë, ose edhe më shumë,

vdiqën të enjten në një betejë me armë zjarri ose

armë të ftohta. lajmi i përkatitur nga gazetarët më

përtacë që mund të ekzistojnë nuk sqaron sak-

tësisht se ku ka ndodhur kjo batërdi, por burime

nga televizioni na sigurojnë se ngjarja ndodhi diku

në Shqipërinë e mesme. “Nuk arritëm të merrnim

numrin e saktë të viktimave për shkak se ishin

shumë dhe ne ishim vonë për ditëlindjen e Presi-

dentit të orës.” - sqaron gazetarja investigative,

Purtha Shala. Gjatë edicionit kryesor informativ

të mbrëmjes detajet e dhëna nga dëshmitarë

okularë nuk ishin të disponueshme pasi gazeta-

res Shala i kishte mbaruar boja e stilolapsit.

ADolESHENTI fIToN NjoHURI

TË MIRA PoR KRIMIAlE NË PUNËN E RE

TIRANË - Dy javë pas nisjes së punës së re

si kamarier në kafenë “zhudra” në Kamëz, ado-

leshenti Alban Piçiputi deklaron se ka nisur të

fitojë aftësi pune, që edhe pse kriminale do t’i

shërbejnë në jetë. “Kjo nuk është punë që pagu-

an shumë me thënë të vërtetën por po mësoj za-

natin,” - thotë Alban Piçiputi për Klubin e Mën-

gjesit ndërsa vjedh 1000 lekw tw reja nga arka

e lokalit. “Një ditë këto hajdutëlliqe të vogla që

po mësoj këtu do t’i aplikoj në një karrierë të

suksesshme në administratën shtetërore. Ku i

dihet, ndoshta bëhem edhe ministër po ia mora

dorën mirë.” z. Piçiputi na thotë që mezi po pret

turnin e natës kur bashkë me banakier Samiun

do vjedhin ca arka me birra.

ASKUSH NUK I VË RE PËRPjEKjET E CEN

KAPTINCUMIT PËR TU BËRË NjERI MË I MIRË

NDRoQ - Cen Kaptincumi, banor i vjetër i fs-

hatit Ndroq pranë kryeqytetit shprehet se është

shumë i zhgënjyer që familja dhe shoqëria nuk

i kanë vënë re përpjekjet e tij titanike për tu

bërë një njeri më i mirë dhe më i vlefshëm për

të gjithë. “Me thënë të drejtën këta horra, keta

qelbësina nuk mi vënë re fare gjithë të mirat që

bëj. Mundohem shumë për të ndryshuar, e kom

pa tallje.” Ceni na tregon sesi të martën paradi-

te i dha një cigare të vëllait, ndërsa në darkë i

bëri një kompliment gruas për gjellën që kishte

gatuar. “Pse kollaj e kam unë të tregohem kaq

njeri i mirë?? Kaq bujar, mikpritës dhe i besës

nuk është kollaj të jesh. Po këta plehrat nuk vënë

re asgjë.”

KASËM STERRA KA QIMEN E DERRIT

TEPElENË - Mbas pyetjeve të përsëritura nga

mediat për të shpjeguar se pse i ecin punët kaq

keq, 36 vjeçari nga Tepelena Kasëm Sterra, iu

përgjigj gazetarëve duke thënë se kjo është

për shkak se ka qimen e derrit. Ai shpejgoi

se edhe pse kjo mynxyra e fundit i ra papritur,

jeta e tij mizerrabël ka qënë e mbushur me

tersllëk dhe mungesë të theksuar shansi. “Po

domosdo që kështu do ndodhte, domosdo!!!”

, - shpërthen tepelenasi i dëshpëruar. “Qimen e

derrit kam!”. Kasëm Sterra sqaroi për mikrofo-

nin tonë se ende nuk e beson dot, dhe se kësaj

rradhe pat gënjyer veten se të paktën një herë

në jetë gjërat nuk do kishin shkuar për lesh siç

vajtën.

BURRI I PoSHTËR KA BATUTA TË BUKURA

TIRANË - Disa nga djemtë e stafit të firmës

Mushka Tech që pinë nga një birrë pas pune

të premten, treguan sot për mediat se u vinte

shumë inat, dhe turp nga vetja, që qeshën me

njërën nga batutat e një anëtari të stafit i cili

deri në atë moment ishte individi më i shpifur

dhe më i urryer në tavolinë. “Nga vajti e tha ai

plehra atë batutë aq të bukur?” thotë zemërim

lala, i cili e pranon se batuta e bëri të qeshë me

të madhe.

“Tani që qeshëm me të, ai maskara do kujtojë

se e pranojmë si shok e do na ngjitet të na çajë...

kokën.” - na sqaron Bexhet Xhebeti. Shokët janë

tepër të shqetësuar nga autogoli që shkaktuan

duke qeshur dhe po mendojnë vazhdimisht për

mënyra për ta mbajtur larg atë legenin që ka

batuta të bukura.

TË SËMURËT ME lEUÇEMI VIzITUAN

SKUADRËN E MjERË TË SKËNDËRBEUT

KoRÇË - I vendosur për tu dhënë një buzëqe-

shje çfardo lojtarëve të ekipit të Skëndërbeut, i

cili gjendet në vendin e parafundit në renditjen

e Superligës, Presidenti i ekipit Niko Peleshi or-

ganizoi një vizitë me të sëmurë leuçemikë në

ambientet ku stërvitet skuadra e dobët Korça-

re. Të sëmurëve me leuçemi u ka mbetur vetëm

aq kohë për të jetuar sa të shohin skuadrën e

tyre të dalë nga kategoria e parë. “Në një farë

mënyre ne dhe Skënderbeu do ikim bashkë,

dhe kjo na solidarizon më shumë,” - thotë i prekur

pacienti Mbarim Pilafi. “Të paktën këta të sëmurët

do shpëtojnë, kurse ne do vuajmë prap me këtë

mortje skuadër edhe vitin që vjen,” - thotë traineri

Gerti Haxhiu. Në mbyllje të vizitës, lojtarët e Skën-

derbeut u premtuan të sëmurëve me leuçemi se

do humbasin thellë në ndjeshjen e rradhës.

MARANGozI ME ÇEKIÇ I DREjToHET

zoTIT ME THIRRjE NGA SHPIRTI

lAÇ - Edhe pse në dhimbje të forta për sh-

kak të një goditjeje çekiçi mbi gishtin e madh

të dorës së majtë, marangozi nga laçi, Kuluf

Mynxyra vendosi t’i drejtohet Perëndisë në një

komunikim të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë.

“o zot i maaaaadh” - thirri nga thellësia e sh-

pirtit marangozi mynxyra duke u hedhur për-

pjetë drejt qiellit. “o zot, o zot, o zot,” - vazhdoi

të klithte marangozi profesionist duke mposh-

tur dhimbjet për t’ia kushtuar këto momente të

vështira krijuesit të universit. Kuluf Mynxyra pa-

staj mori dhe e theu copë e çikë tavolinën që po

rregullote duke ia ofruar zotit si një kurban.

lajmetnga blendi salaj

ushqen ligjërimet politike zyrtare gjithandej në botë. Ajo përdoret gjithashtu dhe në mjaft dënime zyrtare nga ana e Kombeve të Bashku-ara. Pas 11 shtatorit, një shumicë dërrmuese e shteteve pjesëmarrëse në OKB (ndoshta dhe njëzëri, nuk më kujtohet më, duhet verifikuar kjo) ka dënuar, ashtu siç e kishte bërë këtë disa herë gjatë dekadave të fundit, atë çka qu-het « terrorizëm ndërkombëtar ».

Mirëpo, gjatë njërës prej seancave të për-cjella në televizion, Z. Kofi Annan është dashur të rikujtojë kalimthi mjaft debate të mëpar-shme. Në vetë çastin ku ata përgatiteshin ta dënonin, disa shtete kishin shprehur ngurimin e tyre mbi qartësinë e këtij koncepti « terrori-zëm ndërkombëtar » dhe të kritereve të dalli-mit të tij. Si për shumë nocione juridike ku flitet për gjëra të rënda, ajo çka mbetet e errët, do-gmatike apo pre-kritike në këto koncepte nuk i pengon pushtetet e quajtura të ligjshme që t’i përdorin kur kjo t’iu duket e përshtatshme.

Përkundrazi, sa më i paqartë të jetë një koncept, aq më i bindur është ai ndaj përshta-

tjes së tij oportuniste. Madje është vetëm pas këtyre vendimeve të përshpejtuara, pa debat filozofik në lidhje me çështjen e « terrorizmit ndërkombëtar » dhe të dënimit të tij, kjo që OKB iu ka dhënë leje SHBA-ës që të përdorin të gjitha mjetet e gjykuara si të përshtatshme nga administrata amerikane me qëllim për t’u mbrojtur përballë të lartpërmendurit « terro-rizëm ndërkombëtar ».

Pa vajtur shumë larg prapa, madje pa rikuj-tuar, siç kjo bëhet shpesh, dhe me të drejtë, në këto kohëra, se terroristët mund të mburren si luftëtarë të lirisë në një kontekst (për shembu-ll në luftën kundër pushtuesit sovjetik në Afga-nistan) dhe të shpallen si terroristë në një kon-tekst tjetër (shpesh janë të njëjtët luftëtarë, me të njëjtat armë), të mos harrojmë vështirësinë që do të kishim për të vendosur ndërmjet « kombëtares » dhe « ndërkombëtares » në ra-stin e terrorizmave që kanë shënuar historinë e Algjerisë, Irlandës së Veriut, Korsikës, Izrae-lit apo Palestinës.

Askush nuk mund të mohojë se ka pasur

terrorizëm shtetëror në shtypjen franceze në Algjeri, ndërmjet 1954 dhe 1962. Terrorizmi i ushtruar nga rebelimi algjerian qe mbajtur për shumë kohë si një dukuri shtëpiake ngaqë Algjeria mbahej se bënte pjesë në territorin kombëtar francez, ashtu siç terrorizmi francez i atëhershëm (i ushtruar nga shteti) paraqitej si një operacion policor dhe sigurimi të bren-dshëm. Dhe vetëm disa dekada më vonë, në vitet 1990, është kjo që Parlamenti francez i ka dhënë këtij konflikti, në mënyrë prapakthyese, statusin e « luftës » (pra përplasje ndërkom-bëtare), me qëllim që t’iu hapej udha kërkesa-ve të « ish-luftëtarëve » për pensione.

Çfarë zbulonte pra ky ligj ? Eh mirë, duhej dhe mund t’i ndryshonim të gjithë emrat e për-dorur deri atëherë për të cilësuar atë çka më përpara, në Algjeri, ishte quajtur (me ndrojtje) « ngjarjet » (një emërtim ky, për opinionin pu-blik popullor, në mungesë të mundësisë për t’i vënë një emër të përshtatshëm « gjësë » në fjalë). Shtypja e armatosur, si operacion i brendshëm policor dhe terrorizëm shtetëror, ribëhej befas një « luftë ».

Nga ana tjetër, terroristët ishin dhe janë të

vështruar tani e tutje, në një pjesë të madhe të botës, si luftëtarë të lirisë dhe si heronj të pa-varësisë kombëtare. Në lidhje me terrorizmin e grupeve të armatosur që kanë vendosur the-melimin dhe njohjen e shtetit të Izraelit, a ishte kombëtar apo ndërkombëtar ? Po ai i grupeve të ndryshme të terroristëve palestinezë sot ? Po Irlandezët ? Po Afganët që luftonin kundër Bashkimit sovjetik ? Po Çeçenët ?

Në ç’pikë ndahet terrorizmi i mbajtur si i tillë, për t’u përshëndetur pastaj si i vetmi bu-rim i një lufte të ligjshme ? Apo anasjelltas ? Ku të vihet kufiri ndërmjet kombëtares dhe ndër-kombëtares, policisë dhe ushtrisë, ndërhyrjes së « mbajtjes së paqes » dhe luftës, terrorizmit dhe luftës, civiles dhe ushtarakes në një terri-tor dhe në struktura të cilat sigurojnë potenci-alin mbrojtës apo sulmues të një « shoqërie » ? Po them kështu turbull « shoqëri » sepse ka raste ku një qenësi politike, pak a shumë or-ganike dhe e organizuar, nuk është as shtet as plotësisht pa shtet, por virtualisht shtetëror : e kam fjalën për atë çka sot quhet Palestinë apo Autoritet palestinez.

Page 14: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 14

Kjo është një dëshmi e çmuar, një kronikë e Ernesto Çe Guevarës në Kongo, e shkruar në 10 faqe të bllo-kut të tij të shënimeve, në versionin origjinal dhe direkt, pothuajse pa korrigjime. Shkak për këtë shkrim është bërë njoftimi i vdekjes së mun-dshme të Celias, nënës së tij. Është shkruar rreth datës 22 Maj 1965.

Osmany Cienfuegos i sjell atë ditë Çe-së....«lajmin më të hidhur të luftës. Në një bisedë telefonike nga Buenos Aires njoftojnë se nëna ime ishte shumë e sëmurë, me një lloj toni që të linte të kuptoje një njoftim përgatitor...do të duhet të pritet një muaj në këtë pasiguri të trishtuar, për të pasur një përgjigje që e marr me mend, por gjithmonë me shpre-sën e një gabimi të njoftimit, derisa të marr konfirmimin se nëna ime kishte vdekur.«

Në mes të kësaj pasigurie të trishtë Çe Guevara shkruan këto shënime me një ton në të cilin gjen-den refleksione filosofike, ironi, dhimbje dhe ëmbëlsi. Bëhet fjalë për shkrimin më origjinal, intensiv dhe mallëngjyes të Çe-së.

...

Ma tha ashtu siç i duhen thënë këto gjëra një burri të fortë, një të përgjegjëshmi dhe për këtë i jam mirënjohës. Nuk donte të më sh-kaktonte preokupim dhe dhimbje dhe unë kërkova të mos demonstroj as njërin dhe as tjetrën. Ishte kaq e thjeshtë...!

Përveç kësaj duhet të pres konfir-mimin për të qenë zyrtarisht i trish-tuar. Pyeta veten nëse do të mund të qaja pak, por nuk e besoj sepse një udhëheqës nuk i takon më vetvehtes, nuk është se i mohohet e drejta për të ndjerë, por nuk duhet ta demon-strojë atë që ndjen brenda tij. Mund të shfaqë ndoshta vetëm trishtimin për ushtarët e tij, ndonjëherë.

Ishte një mik i familjes që telefo-noi se nëna ime ishte shumë rëndë, por unë atë ditë isha jashtë.

- Rëndë për vdekje?- Po!- Ju e dini se duhet të më njoftoni

për çdo gjë!- Është gjithshka që di, por nuk ka

shpresa, mendoj.Mesazheri i vdekjes kishte ikur

dhe unë nuk kisha konfirmim. Të prisja ishte gjithshka që mund të bëja. Me njoftimin zyrtar do të ven-dosja nëse kisha të drejtë ose jo të demonstroja trishtimin tim. Por men-doja se jo.

Dielli i mëngjesit ishte shumë i nxehtë mbas shiut. Nuk kishte asgjë të çuditshme. Çdo ditë binte shi dhe pastaj dilte dielli dhe ngrohte, duke bërë të avullonte lagështia. Mbasditja, pastaj, do të ishte si qelq, edhe sepse atë ditë nuk kishtë rënë shumë shi nëpër male. Ishte thuajse normale.

Thoshin që më 20 Maj shiu do të

pushonte dhe deri në Tetor nuk do të binte as edhe një pikë ujë.Thos-hin.....por thonë shumë gjëra që nuk janë të vërteta!Pastaj natyra shkon sipas kalendarit, sipas stinëve... Eh, kujt i bëhej vonë nëse natyra shkon-te sipas stinëve. Në përgjithësi mund të thuhej që nuk më interesonte gjë prej gjëje. As inaktiviteti i sforcuar, as kjo luftë idiote pa objektiva. Mirë, pa objektiva jo, por gjithshka ishte kaq e vakët, e shpërndarë, saqë dukej e paarritshme, si një ferr surealist në të cilin ndëshkimi i përjetshëm ishte pritja. Sigurisht që më bëhej vonë. Duhej gjetur një mënyrë për ta thyer gjithë këtë, mendova dhe ishte e lehtë të mendoje....njeriu mund të zhvillonte një mijë plane duke ten-tuar, më pas një seleksionim i më të mirëve, duke bashkuar dy – tre në një, duke thjeshtëzuar gjithshka, duke e hedhur në letër dhe pastaj duke e dorëzuar materialin. Kështu përfundonte gjithshka dhe duhej ni-sur pastaj po gjithshka nga e para. Një burokraci më inteligjente se

normale, në vend që t’i arkivonte të gjitha, i zhdukte.

Kisha dëshirë të pija duhan dhe mora pipën. Si gjithmonë ishte në xhepin tim. Unë nuk i humbisja pi-pat e mia si ushtarët, për mua ishte e rëndësishme që t’i kisha me vete. Gjatë rrugës së tymit mund të ri-montohet çdo lloj distance, do të thosha se mund të krijosh plane dhe të ëndërrosh fitoren, pa t’u dukur një ëndërr, por vetëm një realitet i mje-gullt per shkak të distancës dhe për shkak të tymosjes... shumë shoqe e mirë është pipa; si mund ta hum-basin ushtarët një gjë kaq të nevoj-shme? Sa kot!

Në fakt nuk ishin kaq kot! Kis-hin punë, aktivitet fizik dhe ishin të lodhur. Pastaj nuk kishin për të menduar dhe atëhere për çfarë shërben një pipë nëse nuk duhet të mendosh? Por ama shërben për të ëndërruar! Po, mund të ëndërro-het, por pipa është e rëndësishme

kur ëndërron nga larg për një të ar-dhme, rruga e vetme drejt së cilës është tymi, ose një shteg kaq i largët, ku është e nevojshme të përshkohen të njëjtat ndjesi. Por ushtarët kërkoj-në dhe ndjejnë me pjesë të tjera të trupit, kanë këmbë të forta dhe sy të rinj, nuk kanë nevojë për ndihmën e tymit. Ata i humbisnin pipat, sepse nuk i kishin të domosdoshme, sepse nuk mund të humbasin kështu gjërat e pazëvendësueshme.

A kisha ndonjë gjë tjetër të këtij tipi? Kisha me vete fasha garze, por ishte ndryshe sepse m’i kishte dhënë ajo, nëqoftëse do të plago-sesha në krah apo në këmbë, për shembull. Do të kishte qenë një lak dashurie. Vështirë do të kishte qenë të përdorej nëqoftëse do të plagose-sha në gjoks. Në të vërtetë duhet të fashohesha me të dhe të isha besnik deri në vdekje.

Me tymin kam përshkruar rru-gët e mia të vjetra dhe kam shkuar

në këndet më intime të frikës, gjit-hmonë e lidhur me vdekjen, si një hiç që të turbullon dhe nuk shpjego-het. Dhe që ne e shpjegojmë shumë mirë me një hiç, dhe përse ky hiç? Asgjë. Një shpjegim më i thjeshtë dhe bindës është i pamundur. Hiçi është hiç. Shuhet truri yt, e mbulon një vello e zezë, nëse do - le të the-mi një qiell me yje të largët dhe ky është hiçi, ose pafundësia.

Nuk do të doja kurrë të jetoja mbas fëmijëve të mi. Ata as që më njohin mirë. Për ta jam një trup i huaj që ndonjëherë turbulloj qetësinë e tyre dhe ndërhyj ndërmjet tyre dhe së ëmës. E imagjinoj tim bir të rri-tur dhe ajo me flokë të bardha, që i thotë me një ton qortues – babai yt nuk do ta kishte bërë kurrë këtë apo atë. Dhe kam ndjerë brenda meje, si bir i tim eti, një rebelim të tmerr-shëm. Unë si bir, nuk e di nëse është e vërtetë apo jo që im atë nuk e ka bërë kurrë këtë apo atë gjë të keqe, jam ndjerë i persekutuar, i tradhëtu-

ernesto Guevara

Page 15: Gazeta Nr. 15

15e mërkurë 20 | Janar 2010 |

ar për këtë kujtim timin, si baba që më tërheqin zvarrë në çdo moment. Djali im do duhet të jetë një njeri dhe asgjë më shumë, më i mirë apo më i keq se unë nuk ka rëndësi, veç një njeri. Unë do të dëshiroja nga babai im përkëdheljen të tij të ëmbël, pa shëmbuj. Dhe nëna ime?

E gjora nëna ime! Zyrtarisht nuk kisha të drejtë, duhej të prisja kon-firmimin...Kështu ecja nëpër rrugët e tymit, kur më ndërpreu, i lumtur që po bëhej i dobishëm, një ushtar.

- Keni humbur ndonjë gjë?- Asgjë – i thashë, duke ia bash-

kuar asgjënë asaj që po ëndërroja. Mendohuni mirë...

Kontrollova xhepat. Gjithshka ish-te në rregull.

- Asgjë.- Dhe këto gurë...? I pashë në la-

vaman...- Ahh....Ndjenja e fajit më goditi me një

forcë të egër. Jo, nuk mund të hum-basë asgjë e nevojshme. Jetohet nëse nuk është e nevojshme? Si bimë po, por një qenie morale, nuk e besoj, të paktën.

Ndjeva rrymën e kujtimeve që më përshkonin, duke kontrolluar xhepat e mi, ndërsa lumi i errët në tokën malore më fshihte sekretet e tij. Pipa, para së gjithash, ishte atje. Fashat, pena, blloqet e shënimeve, çakma-ku, gjithshka në rregull. Merrja me vete në beteja vetëm dy kujtime të vogla: fashën e garzës të gruas sime dhe një mbajtëse çelësash me gurë të nënës, pastaj gurët u shkëputën dhe unë i mbaja në xhep.

Ja lumi... Ishte vallë impersonal ose hakmarrës, si një udhëheqës, lumi? Nuk qan sepse nuk duhet apo sepse nuk mundet? Nuk ka të drejtë as që të harrojë që është në luftë? Është e nevojshme të kamuflohet nga maska e akullt?

Nuk e di, vërtet nuk e di, di vetëm që ndjej nevojën fizike të shoh nënën time dhe ta vë kokën në pre-hrin e saj të dobët dhe ajo të më thotë: -biri im – me ëmbëlsinë e saj, të ndjej në flokë dorën e saj pa pe-shë të më përkëdheli, me ëmbëlsinë që i del nga sytë dhe nga zëri dhe që më rrethon, duke më bërë që të ndjehem kaq shumë mirë, kaq fëmi-jë dhe kaq i fortë. Nuk është e nevoj-shme t’i kërkosh të falur: ajo kupton gjithshka dhe njeriu e ndjen, duke dëgjuar këtë: biri im...

- Është duhan i fortë ky? Edhe mua ma bën këtë efekt, dje pothuaj-se jam rrëzuar, kur doja të ngrihesha në këmbë. Ngaqë nuk e thajnë mirë, besoj...

- Është një plehrë, jam duke pri-tur atë që kam kërkuar, për të parë nëse do ma sjellin të grirë, ashtu siç duhet... Njeriu ka të drejtë të tymosë edhe një pipë, i qetë dhe në paqe apo jo?

Përktheu: Andi Tefa

Arlinda Guma

Gruaja ndali duart mbi telin e rrobave kur dëgjoi të shoqin të thërriste me zë të lartë të birin. Ajo mbyti në kraharor një psherëtimë të mekur, pastaj nisi të palosë rrobat e porsambledhura e t’i vendosë në kanistër.

Dy dallëndyshe të vogla vërtiteshin të shqetësu-ara përreth folesë në cep të verandës. Djali mezi mundi t’i shqisë sytë prej tyre.

Ai i hodhi hapat përtuar deri në oborr, atje ku e priste i ati. Burri e pyeti nëse ishte bërë gati për dëfrimin e së dielës. Djali pohoi plogësht me kokë, pasi hoqi pantoflat e shtëpisë dhe mbathi ngadalë këpucet nën vështrimin qortues të të atit.

I ati e shtërngoi fort në zverk me dorën e tij të fortë, ndërsa djaloshi shkëmbeu një vështrim të fundit me të ëmën, e cila, që nga veranda, me ka-nistrën e rrobave në dorë, vazhdonte t’i ndiqte me sy që të dy.

Të dy, atë e bir, u nisën drejt fushës së dikur-

shme të sportit, e cila ndodhej vetëm disa metra larg shtëpisë. Atje i priste dëfrimi i së dielës.

Burri nuk haroi të zgjidhte e të merrte me vete

edhe dy qentë e mëdhenj, të shtëpisë. Ai u shtërn-gonte fort zinxhirin që kishin ndër dhëmbët e mprehtë, ndërsa ata dihasnin rëndë.

Djali ndiqte me hapa të përhumbur të atin dhe

qentë. Ajo copë tokë, tashmë gjithë gropa e baltë, e

mbushur me gjembaçë dhe e rrethuar me tela me

gjemba, do të ishte arena në të cilën do të kryhej dëfrimi i së dielës.

Djaloshi u ul në shkallët e vjetra të ish-fushës,

ndërsa në vesh vazhduan t’i gumëzhinin cicërimat e shqetësuara të dallëndysheve të vogla. Ato i ishin dukur kaq të pasigurta në fluturimin e tyre të parë, nga njëri cep i strehëzës së verandës, në tjetrin.

I shqetësuar, vazhdonte të vërtitej brenda fushës

rrethuar me gjembaçë, edhe një krriç i vogël, i hir-të, me një pullë të bardhë në ballë.

Burri bëri një nënqeshje të kënaqur në cepin e

buzës, pastaj tërhoqi qentë nga zinxhiri dhe i futi brenda në fushë. I lëshoi, pasi u hoqi të dyve zinx-hirin nga qafa, dhe doli jashtë me nxitim, duke u kujdesur të mbyllte deriçkën e ngushtë nga kishte hyrë.

U ul me të shpejtë në shkallë përkrah të birit

dhe hodhi sytë i kënaqur brenda fushës. Qentë iu vërsulën menjëherë krriçit të vogël, i

cili filloi të vërtitej i tmerruar rreth e rrotull fushës. Djali uli kokën dhe e zuri me të dyja duart, por

ndjeu papritmas mbi zverk shtërngimin e dorës së fortë të të atit.

- Ngrije kokën zemërpulë, nuk i ke lënë gjë

sat’ëme !… Djali ngriti sytë dhe i hodhi gjithë frikë brenda

fushës. Njëri nga qentë e kishte kafshuar krriçin e vogël

në këmbë. Djali mbuloi sytë me duar dhe uli kokën përsëri.

Përsëri ndjeu mbi zverk dorën e të atit. - Mos m’u qurravit si femër, ngriji sytë e shiko, ka

ardhur koha të bëhesh burrë, mësohu me gjak, nuk duroj dot më të të shoh të zvenitur.

Ndërkohë të dy qentë e kafshuan krriçin në

bark, krriçi u rrëzua mbi gjembaçë dhe nisi të pëllasë gjithmonë e më dobët.

Qentë u lëshuan të dy mbi të. Ata nisën ta kafshonin pa mëshirë nëpër të gji-

thë trupin, ndërsa pëllitjet e krriçit sa vinin dhe bëheshin më të mekura, derisa erdhi një çast që u shuan plotësisht.

Krriçi mbeti i shtrirë në mes të fushës, me sytë e

hapur përgjysëm. Qentë u tërhoqën në një cep të fushës duke lëpi-

rë buzët. Ata u ulën të lodhur përtokë, ndërsa burri e kapi djaloshin sërish në zverk dhe i pëshpëriti : - Eja të ikim, tani do jetë bërë dreka…

Djali e ndoqi të atin me hapa të përhumbur de-risa mbrritën në shtëpi. Zbathi këpucet nën të njëj-tën përhumbje, ndërsa përtokë gati sa nuk i shkeli dy dallëndyshet e vogla, të cilat, dëshpërimisht, përpiqeshin të fluturonin deri lart në fole.

Djali i mori në dorë dallëndyshet, u përkëdheli krahët ngadalë si të kishte frikë mos i thërrmohe-shin ndër duar, pastaj hipi mbi një karrige dhe i vendosi kujdesshëm brenda folesë.

Që nga brenda, i ati e thirri të ulej në tryezë, por djali kaloi më parë në tualet, atje volli sa nxorri zorrët… pastaj u ul në tavolinë…

Dëfrimi i së dielës

Partia Socialiste hap “Zio Peppe” ne qytetin bregdetar te Shkodres

Ne kete lemeri qe po perjetojne prej 15 ditesh banoret e Shqiperise veri-perendimore, nuk ka vonuar shume dhe ndihma e sexy-vullnetareve te Partise Socialiste per te permbyturit e qytetit tashme bregdetar te Shkodres. “Si mund te kuptohet nje qytet i ngjashem si dy pika uji me Venezian pa nje zio Peppe te mrekulleshem per turistet”, mesohet te kete thene deputeti Taulant Balla i cili eshte njekohesisht pergjegjes per atmosferen e gezuar gjate ushqyerjes ne protestat serioze te se majtes opozitare.

Sipas agjensise italiane te lajmeve ANSA, nese deshironi ushqim italian te dhuruar neper gomone, nisuni me vrap ne Veri-Perendim te Shqiperise. Pervec sanduiceve qe duhet t’i hani gjithe qejf para kamerave, do te beni dhe nga nje foto me deputete te ndryshem te Partise Socialiste.

Doktori i Partise Demokratike, pasi nuk mundi te shese paninet e veta, ku kishte investuar publikisht rrogen e tij dhe te qytetarit Shaqo nga Mallakastra, deklaroi se zio Peppe nuk paguan taksat per sallamin milanez. Doktori tha gji-thashtu se populli demokrat i qytetit tashme bregdetar te Shkodres, nuk mund te duroje korrupsionin e Don Pepes, mik i ngushte i Rames se krimit ndaj do ta refuzoje zio Pepen dhe do te haje sanduic vegjetarian.

Per te shpetuar biznesin e sanduicave vendas te Saliut, vullnetari i vetem i PD-se Rez Taci i dhuroi Shkodres 50 mije euro nga kusuri i 2,5 milione eurove qe i dha para ca diteve Realit te Madridit.

iNFO ZONe 2

te pestet e PS do hyjne ne Parlament, rama merr makine llogaritese

Kur mesoi se 5 deputete te Partise Socialiste do te futen se shpejti ne Parlament, Edi Rama deklaroi: Tani qe nuk do kem me Kacin e pjesetimit ne Parti, do me duhet te blej nje makine llogaritese. Nuk po e kuptoj dot se sa deputete me ngelen mua pasi te kene ikur keta te peste. Nuk e kuptoj dot sa jane keta te peste qe me ikin tani.

Makinen llogaritese, Edi Rames, ia dhuroi te paperdorur Erion Brace, i cili ka qejf qe llogarite t’i beje gjithnje me laps ne dore. Kur ka qene ne shkolle, Edi Rama nuk ka qene i vemendshem ne matematike, si artist kontemporan qe ish-te. Ish-shoket e klases tregojne se edhe kur ishte i vogel, Rama fliste, vepronte dhe mbi te gjitha, mendonte si piktor.

Pas perjashtimit te pese deputeteve nga PS, te pestet i ftoi Erion Veliaj per kal-ceto, qe te mbeten shoke si me pare. Por Edi Rama nuk e miratoi kete ndeshje. “Une do t’ia lija vendin Blushit – tha Rama - nese do kisha humbur 54 here ne zgjedhje, por ai nuk pati durimin e duhur, u tregua i papjekur. Mire ai, po nga Marko Bello nuk e prisja, gjithe ai burre, si fotomodel”. Keshtu kryetari i opo-zites u fut ne nje reflektim te thelle e te gjate dimeror: “Ne fillim kisha 65, 1 ma morren camet, 5 ikin tani, 3 do me mbyten ne Shkoder se s’dine not dhe une do qaj shume, sic qava kur pashe filmin “Titaniku”, 2 jane te Nanos, nja 20 nuk rrine dot pa rroge se jane cifte te reja dhe kane kredine e shtepise per te paguar. Me nje fjale, nuk ka makine llogaritese qe te mi sjelle ne terezi llogarite. Ishalla nuk iken ky Kaci i pjesetimit qe t’ia ve prape atij fajin...”

ÇaniKearjan

Page 16: Gazeta Nr. 15

e mërkurë 20 | Janar 2010 | 16

krenar Zejno

Dëshirat janë ato që zënë fill qysh në zanafillë, qëkurse, asokohe i shli-rë, njeriu zuri të dëshirojë. Zëfilli, ndoshta gjahun që do ta shpëtojë. Që do ta ndih të mos dështojë, kësi-soj, të mbijetojë. E ç’prej këtij çasti kur dëshira s’është puro dëshirë por edhe nevojë, prej kësoj krijese, edhe njeri edhe ende hyjni, ku dës-hira qe veç gjueti dhe gjuetia ne-vojë, gjërat kanë ndryshuar. Qysh-kurse rrekja me dashje kah nevojës shpuri padashje në tepri, me ndryr-jen e së cilës, me sa duket, lindi ma-teria e tepërt si dëshmi. Si tepria e nevojës dhe dëshirë e bërë fli. Më tej, në ngjizje të tjera gjëra që do të plotësojnë nevoja, të cilat udhës për në përplotësim do të mbjellin dës-hira. Duke shtuar gjërat gjithë e më tepër dëshiruar; dhe më tej: njeriu... gjithë e më shumë ç’hyjnizuar!

Një pjesë e dëshirave mbeten në formën e dëshmisë së ekzistencës së tyre në të shkuarën, por sidoqoftë mbartin si të tashme formën e dës-hirës për t’i pasur ende të mundura edhe kur kjo mundësi është e pa-mundur, pasi ekziston gjithherë dës-hira që vetë kjo pamundësi të mos ishte e mundur. Pjesa e dëshirave në të tashme janë dëshirat që janë ato që janë, dhe ato që zgjaten në të ar-dhme, madje gjer në pafundësi, për-saqë përfshijnë edhe këtë të fundit si dëshirë në mundësi. Mundësi sa e pavërtetueshme aq edhe e pakonte-stueshme. Domethënë, substancia-lisht mundësi. Si e mundur dhe gji-thaq e pamundur pa mundësinë për dëshmi; po aq finale si dëshirë sa edhe dëshirë finale drejt mosfinali-tetit, pafundësisë. Poaq singolare sa edhe totale, sa njerëzore aq hyjno-re. Stop! Pra, nga njëra anë synimi i totales, pakohësisë, më saktë tejko-hësisë, gjendjes në trajtën e hyjni-së - gjëra që përjashtojnë dëshirën, dhe nga ana tjetër vetë dëshira për ato gjëra të epërme, hyjnore, që nuk e mbartin dhe dëshmojnë atë.

Kur arti këndon bëma të njëherë e një kohe, kjo është dëshira për t’i patur sërish ato. Ndoshta për artet ky nuk është medoemos një kusht. Dëshmitë janë ushqim i arteve të ndryshme, që pastaj do të qiten e ekstradohen për t’ia kthyer dheut, tokës, Gajas; por dëshmitë e padës-hiruara, jashtë dëshirës, nuk janë ushqim i poetikes. Kjo, pra poezia dhe poetikja si tharm e thelb i vër-tetë i çdo arti të vërtetë, ia mbërrin të dëshirojë një bëmë a objekt poaq sa edhe ta bëjë a objektivizojë një dëshirë direkte që vërtitet biofilisht në të tashme, madje gjithashtu edhe të mbivendosë një dëshirë me një tashdëshirë dhe një sikurdëshirë. Pse dëshira i projekton kohët njëher-thi. Ndaj është e kundërta e hyjnores së pakohë. E gjithë kjo, sepse poe-ti tenton të shkarkojë sa më shumë dëshira, duke i zbrazur nga vetja pa i humbur ato. Ky është kërcimi nga toka, me të cilin ai tenton ajrin. Pra, qenësinë ndër gajasjen e universit.

Nga roli i tij demiurg, për të krijuar diç prej hiçi.

Artisti mund t’ia mbërrijë që bren-da artit të vet, të shtjellojë dëshira e mandej t’i bëjë njësh, qoftë pa dës-hiruar që të mbeten të tilla, ose duke dashur pikërisht që kjo të vijojë. Por pa synuar ndonjë qëllim të caktu-ar që ka të bëjë me vetë dëshirën. Prandaj s’ka art që të kërcejë lart pa patur poetiken brenda, praninë e poetit brenda artistit, dëshirën e bërë avull për mbushjen e balonës. Po të dojë, artisti i lartësuar edhe poet, u këmben vendet dëshmive lëndore dhe atyre imateriale e avu-llore, ngaqë i është lënë në dorë diç të krijojë, duke zhvendosur edhe kohët.

Po të dojë, mund të mendojë për të fashitur plot dëshira, sidoqë s’ia del për të tëra, meqë e di se vetëm

hyjnitë teksa ngjiten munden ta zbrazin e ta lënë në tokë dëshirën, megjithëqë nuk mund ta dimë, dreqi e martë!, se ku mbetet ajo formë dëshire që s’është as e kësaj toke e as këtij qielli: dëshira për të mos patur dëshirë. Por ndoshta ky është arti. Tek e fundit s’do kishte pse t’i binte avazit artisti.

Ndërsa, dëshmitë janë ato që vetëm rrënjën e fjalës kanë të njëjtë me dëshirat, por, prej këtej e për-gjithësisht, dëshmojnë se sa shpe-sh dëshirat mbeten ende dëshira. Dëshmia e plotësimit të një dëshire është edhe vrasësja e kësaj, pasi ajo vërtet dëshmon shndërrimin në re-alitet të një dëshire, por ç’prej këtij çasti ajo mohon edhe qenësinë e kësaj. Ashtu si edhe kalljen në një terren real që do të ishte krejt e ndryshmja, nëmos e kundërta e ar-tit.

për rrjedhojë të ndëshkueshme. Në tokë apo qiell.

E duke ndjekur këtë paradigmë të bazuar edhe formalisht në etimo-logjinë e fjalëve që i përbashkon e njëjta rrënjë, vjen si rezultat final i ciklit dështimi, por që do të rinisë të përshkruajë të njëjtin qerthu-ll, pasi rimerr nga përpara dëshmi dhe elementë dëshmitarë, pa të cilat shpalosja e këtij rezultati nuk do të pranohej apriori. Dhe as kjo lëvizje qerthullore për të krijuar një cikël të ri, të destinuar të dështojë gjithsesi, mes gëlltitjeve e jashtëqitjeve, në trajtat e tretjes së të cilës rritet jetë, ashtu si dhe në përtypjet e diskurit mbëhen forma arti.

Arti mbetet i ndëshkuar për të dëshmuar dëshirë dhe gjithaq i dëshiruar për të shëruar botë për-mes dëshmisë së dëshirës së vet të dështuar. Dhe kjo mbetet e vetmja dëshmi e tij hyjnore.

Ndaj mund të thuhet me po të njëjtën të drejtë për të mos u ndësh-kuar e meqë kjo s’ka dëshmi: Lum ata që janë ende plot dëshira dhe mjerë ata që gëlojnë ndër dëshmi të dëshirave të pabëra e qoftë dëshira-ve tashmë dëshmitare!

Mjerë ata që janë ende plot dës-hira dhe lum ata që gëlojnë ndër dëshmi të dëshirave të pabëra e qof-të dëshirave tashmë dëshmitare!

Lidhur me të njëjtën rrënjë fja-le dhe menjëherë pas tyre renditet ndëshkimi, i cili tek e fundit është rezultati i një dëshmie të gabimit, i cili po ashtu nga ana e vet s’mund të merrte jetë pa shtysën prej ose drejt një dëshire të tentuar për t’u rrokur a përndjekur përmes një mënyre qof-të të saktë por konvencionalisht të papranueshme qoftë të pasaktë por konvencionalisht të pranueshme,

metafizika e metaforës si metaforë

e metafizikës Në vend të komentit mbi temën: dëshira dhe dëshmi të ekspo ONUFri

The Procession, pikturë vaj, vepër nga Zini Veshi