24
CMYK www.radionacional.al faqe 14-15 faqe 18 BRENDËSI faqe 2-3 faqe 4-5 faqe 8 faqe 17 faqe 22 faqe 6-17 Një ftesë në Bernë nga kancelierja Kazanova Ju tregoj çmimndarësit dhe çmimfituesit e kohës tonë Në djall të urtët n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 154 1-8 KORRIK 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected], [email protected] Rrëfimi i panjohur i etnomuzikologut Prof. Ramadan Sokoli dhënë radio “Ulqinit” Shënime udhëtimi nga Saranda, perla e famshme e Mesdheut Shqipëria, ana e ndritshme e turizmit të saj, në rritje Poezi n i n i n i n i nga a a a a MO MO MO MO MOIKOM Z M Z M Z M Z M ZEQ EQ EQ EQ EQO faqe 11 Interpretimi si një identitet Nga SALI BERISHA N ë kuadër të 100 vjetorit janë para- shikuar dhe janë zhvil- luar një seri veprimtar- ish. Është bërë një punë intensive në mënyrë që ta festojmë në mënyrën më dinjitoze dhe t’i përdorim fondet në mënyrën më eficente. Unë mendoj se duhet të përpiqemi t’i uniformojmë veprimtaritë. Sig- urisht do të zhvillojmë veprimtari të shumël- lojta, sepse kemi potenciale dhe pasuri për të paraqitur, por gjykoj se duhet... Veprimtaritë kulturore në 100-vjetorin e Pavarësisë Faqe 23 Kanga për Vojo Kushin, kopje e këngës së Gani bej Toptanit faqe 20 Nga NDUE UKAJ N jë studiues i madh franko- fon, Tvetan Todorov, në librin Letërsia në rrezik, ndër të tjera sh- kruan se “si filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore në të cilën jetojmë”. Duke qenë e tillë, letërsia bëhet fusha më e veçantë e komunikimit njerëzor, sepse vepra letrare vjen... Faqe 10 Gjithçka nga “Java e Kulturës dhe e Historisë së Çamërisë” Nga a a a a SHAQIR R R R R R R R R REXHVELAJ Për romanin e Sadik Bejkos “Sytë e gështenjave të egra” Kri ri ri ri ritikë n ë n ë n ë n ë nga a a a a MI MI MI MI MIRANDA HA A HA A HA A HA A HAXHIA Nga a a a a SKËNDER R R R R dhe e e e e ELIDA B A B A B A B A BUÇPAPAJ Re Re Re Re Repo po po po port rt rt rt rtaz az az az azh n h n h n h n h nga a a a a SA SA SA SA SABAHU HU HU HU HUDIN HA N HA N HA N HA N HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit” I po I po I po I po I poetes s s s s EL EL EL EL ELIDA BU A BU A BU A BU A BUÇPAPAJ Proz oz oz oz ozë n ë n ë n ë n ë nga a a a a NA NA NA NA NAMIK M K M K M K M K MANE, A , A , A , A , ARBEN SHEHU HU HU HU HU, AL , AL , AL , AL , ALBANA M. L A M. L A M. L A M. L A M. LIFS FS FS FS FSCHIN, MU MU MU MU MUSTAFA S A S A S A S A SPAHIU IU IU IU IU dhe he he he he FR FR FR FR FRAN G N G N G N G N GJOKA E DITORIA L Publicistika moderne e Xhevat Mustafës St St St St Stud ud ud ud udim n im n im n im n im nga a a a a VASIL T L T L T L T L TABAKU KONSTRUKSIONE METALIKE PRODHIM DHE MONTIM ADRESA: RRUGA KAMËZ-TIRANË, KM 3 Tel/Fax: +355(4) 4500 696/721 Cel: +355 68 40 00 379 Studiuesi i letërsisë Dr. Behar Gjoka flet për problemet e kritikës letrare Intervis vis vis vis vistoi oi oi oi oi: : : : : NERTILA D A D A D A D A DOKO DENI STAR SERVIS ADRESA: Autostrada DURRES-TIRANE km 12 (karburant ALPET) pranë “URA BRISTROTEQUE” Cel:+355 694089999 Labirinti Poezi nga ANTON PAPLEKA Faqe 9

gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

CMYK

www.

radio

nacio

nal.a

l

faqe 14-15 faqe 18

BRENDËSI

faqe2-3

faqe4-5

faqe8

faqe17

faqe22

faqe6-17

Një ftesë në Bernë ngakancelierja Kazanova

Ju tregoj çmimndarësit dheçmimfituesit e kohës tonë

Në djall të urtët

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 154 1-8 KORRIK 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected], [email protected]

Rrëfimi i panjohur i etnomuzikologutProf. Ramadan Sokoli dhënë radio “Ulqinit”

Shënime udhëtimi nga Saranda,perla e famshme e Mesdheut

Shqipëria, ana e ndritshmee turizmit të saj, në rritje

PPPPPoooooeeeeezzzzzi ni ni ni ni nggggga a a a a M OM OM OM OM OIIIIIKKKKKOOOOOM ZM ZM ZM ZM ZEQEQEQEQEQOOOOO

faqe11

Interpretimisi një identitet

Nga SALI BERISHA

Në kuadër të 100vjetorit janë para-

shikuar dhe janë zhvil-luar një seri veprimtar-ish. Është bërë një punëintensive në mënyrë qëta festojmë në mënyrënmë dinjitoze dhe t’ipërdorim fondet nëmënyrën më eficente. Unë mendoj se duhet tëpërpiqemi t’i uniformojmë veprimtaritë. Sig-urisht do të zhvillojmë veprimtari të shumël-lojta, sepse kemi potenciale dhe pasuri për tëparaqitur, por gjykoj se duhet...

Veprimtaritë kulturore në100-vjetorin e Pavarësisë

Faqe 23

Kanga për Vojo Kushin, kopjee këngës së Gani bej Toptanit

faqe 20

Nga NDUE UKAJ

Një studiues imadh franko-

fon, Tvetan Todorov,në librin Letërsia nërrezik, ndër të tjera sh-kruan se “si filozofiadhe shkencat humane,letërsia është mendimdhe njohje e botës psikike dhe shoqërore nëtë cilën jetojmë”. Duke qenë e tillë, letërsiabëhet fusha më e veçantë e komunikimitnjerëzor, sepse vepra letrare vjen...

Faqe 10

Gjithçka nga “Java eKulturës dhe e

Historisë së Çamërisë”

NNNNNggggga a a a a SSSSSHHHHHAAAAAQQQQQIIIIIR RR RR RR RR REEEEEXXXXXHHHHHVVVVVEEEEELLLLLAAAAAJJJJJ

Për romanin e Sadik Bejkos“Sytë e gështenjave të egra”

KKKKKririririritttttiiiiikkkkkë në në në në nggggga a a a a MIMIMIMIMIRRRRRAAAAANNNNNDDDDDA HAA HAA HAA HAA HAXXXXXHHHHHIIIIIAAAAA

NNNNNggggga a a a a SSSSSKKKKKËËËËËNNNNNDDDDDEEEEER R R R R dddddhhhhhe e e e e EEEEELLLLLIIIIIDDDDDA BA BA BA BA BUUUUUÇÇÇÇÇPPPPPAAAAAPPPPPAAAAAJJJJJ

ReReReReRepopopopoportrtrtrtrtazazazazazh nh nh nh nh nggggga a a a a SASASASASABBBBBAAAAAHUHUHUHUHUDDDDDIIIIIN HAN HAN HAN HAN HADDDDDZZZZZIIIIIAAAAALLLLLIIIIICCCCC

Publikohet libri “Rapsodie Golgotës së Tranzicionit”

I poI poI poI poI poeeeeettttteeeees s s s s ELELELELELIIIIIDDDDDA BUA BUA BUA BUA BUÇÇÇÇÇPPPPPAAAAAPPPPPAAAAAJJJJJ

PPPPPrrrrro zo zo zo zo zë në në në në nggggga a a a a N AN AN AN AN AMMMMM IIIIIK MK MK MK MK MAAAAANNNNN EEEEE, A, A, A, A, ARRRRRBBBBBEEEEENNNNNSSSSSHHHHH EEEEEH UH UH UH UH U, AL, AL, AL, AL, ALBBBBBAAAAANNNNNA M. LA M. LA M. LA M. LA M. LIIIIIF SF SF SF SF SCCCCCHHHHH IIIIINNNNN,,,,,

M UM UM UM UM USSSSSTTTTTAAAAAFFFFFA SA SA SA SA SPPPPPAAAAAHHHHH IU IU IU IU IU dddddhe he he he he F RF RF RF RF RAAAAAN GN GN GN GN GJJJJJOOOOOKKKKKAAAAA

E DITORIAL

Publicistika modernee Xhevat Mustafës

StStStStStudududududim nim nim nim nim nggggga a a a a VVVVVAAAAASSSSSIIIIIL TL TL TL TL TAAAAABBBBBAAAAAKKKKKUUUUU

KONSTRUKSIONE METALIKEPRODHIM DHE MONTIM

ADRESA: RRUGA KAMËZ-TIRANË, KM 3 Tel/Fax: +355(4) 4500 696/721 Cel: +355 68 40 00 379

Studiuesi i letërsisë Dr. Behar Gjoka flet për problemet e kritikës letrare

IIIIInnnnnttttteeeeerrrrrvisvisvisvisvistttttoioioioioi: : : : : NNNNNEEEEERRRRRTTTTTIIIIILLLLLA DA DA DA DA DOOOOOKKKKKOOOOO

DENI STAR SERVIS

ADRESA: Autostrada DURRES-TIRANE km 12 (karburant ALPET) pranë “URA BRISTROTEQUE”

Cel:+355 694089999

LabirintiPoezi nga ANTON PAPLEKA Faqe 9

Page 2: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

2/ E Diel,1 korrik 2012nacional REPORTAZH

Nga SKËNDER BUÇPAPAJdhe ELIDA BUÇPAPAJ

Një ftesë nga Berna është gjithmonë një rasti mirëpritur, sidomos për të ftuar si ne, melidhje aq të forta shpirtërore, që nuk kanë

të çmallur me kryeqytetin helvetik. Dhe në përfy-tyrim nuk ka si të mos na vijë menjëherë Berna, meemblemat e emrit të saj, me pafundësi stilizimeshnë çdo hap të qytetit, me Ariun e hepuar në pozi-cionin e njohur diagonal. Jemi në zemër të qershorit,me ditët aq të papërcaktuara, me diell, me re, sa tëdendura e të rënda e të ngarkuara me rrebeshe, sa tëlehta e të përshkuara nga dielli, që përshpejtojnë tëgrahura nga era, herë e lehtë si puhizë dhe si fllad,herë e furishme dhe e nxituar. Ne gjithsesi Bernësia njohim mirë veçantinë, që ndoshta nuk e ka aq tëpërkryer asnjë qytet apo vendbanim tjetër, në sjell-jen e saj ndaj ndryshimeve të motit: Sa në asnjëqytet apo vendbanim tjetër, ndërrimet e kohës nukshkaktojnë kurrë njëtrajtshmëri, Berna nuk bie kurrënë monotoni: atje asnjë ditë dhe asnjë natë nuk ng-jajnë me një ditë apo një natë tjetër, secila ka indi-vidualitetin e vet të dallueshëm.

Kësaj here ftesa vjen nga Zonja Korina Kaza-nova (Madame Corina Casanova), Kanceljere eKonfederatës Helevetike, pra shefe e KancelerisëFederale. Është kjo një nga privilegjet jo të rrallapër anëtarët e APES (Shoqatës së Shtypit të Huajpër Zvicrën dhe Lihtenshtajnin), "partnerët tanëmediatikë", siç cilësohemi në tekstin e ftesës.

Kanceleria Federale e Zvicrës, i cilësuar Sh-tatmadhoria e Këshillit Federal, është autoriteti mëi vjetër i administratës federale, është 46 vjet më ivjetër se vet shteti federal zviceran. Më 2003 kyautoritet festoi 200 vjetorin e tij. Themelimin eKancelerisë si organ federal i përhershëm e bëntevizionari gjenial Napoleon Bonaparti, nëpërmjetAktit të Mediacionit, i cili konstituonte Zvicrën sishtet federal me një qeveri qendrore, çka paran-dalonte shpërbërjen e tij dhe konsolidonte përfun-dimisht Konfederatën. Me përmbushjen e këtijvizioni atëbotë u muarën drejtpërdrejt senatorëtfrancezë me të famë të madhe si Barthelemy, Roed-erer, Fouché, e Demeunier.

Një post dhe një zyrë, themeluar më 1803, qëpër shumëkënd disi mund të jenë edhe enigmë:përkatësisht Kancelerja Federale dhe KanceleriaFederale. Njohja e kësaj enigme është në qendërtë tematikës së udhëtimit tonë në Bernë. ZonjënKazanova jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë nëpërbërje të Këshillit Federal me shtatë anëtare,duke e konsideruar atë gjithnjë si të tetën e Qever-isë Zvicerane, nganjëherë si të parën që i prin sh-tatëshes. Në një qeveri që nuk ka Kryeministër,në një shtet ku Presidenti (Presidentja) mbannjëkohësisht edhe një protofol ministror, ushtronnjë detyrë qeveritare, nuk ka si të mos lindë edhepyetja se cili është në të vërtetë roli i Zyrës sëKancelerisë Federale dhe i shefes së kësaj zyre.

I. SHTATMADHORIA EADMINISTRATËS ZVICERANEDHE SHEFJA E SAJ

Dhe shpalosja e kësaj enigme do të bëhet nëtri etapa, në tri shtylla, në tre kapituj të axhendëssonë në Bernë.

"Udhëtimi i zbulimit të vërtetë nuk konsistonnë kërkimin e peizazheve të reja, por në kërkiminpër të pasur sy të rinj." Kjo thënie e Marcel Proustnuk ka si të mos na vijë në mendje këtu në Qen-drën e Mediave, anembanë mureve të së cilës janëprojektuar sy dhe veshë, një gjetje dizajni kjo te-jet kuptimplotë për faktin se mediat janë shqisat especializuara, nëpërmjet të cilave shoqëria shikondhe dëgjon, merr sinjalet pamore dhe dëgjimore

e të mëdha - Qendra e Mediave është një mjediskrejt familjar për gazetarët. Edhe ata që kanëardhur për herë të parë këtu fillojnë të lëvizin dhet'i shërbejnë vetes krejt natyrshëm a thua se janëtë shtëpisë. "E dini pse na duket të gjithëve sikurvijmë këtu për të kushedisatën herë? Sepse këtomjedise jemi mësuar t'i shikojmë përditë në ekra-net e vegjël. Këtu mbahen pothuaj pa përjashtimtë gjitha konferencat dhe takimet e qeveritarëveme shtypin," thotë Pierre i AFP.

Konferencën e shtypit e japin për ne Kancelier-ja Korine Kazanova dhe nënkancelieri Andre Si-monaci (André Simonazzi), ky njëkohësishtzëdhënës i Këshillit Federal. Na shpjegojnë se kjozyrë e cila ka pjesë të dukshme vetëm pjesëmarrjete zonjës Kazanova në mbledhjet e Qeverisë dhedaljet e rregullta të zotëri Simonacit në takimet memediat, ka një rol të rëndësishëm, një peshë të mad-he dhe një strukturë të tërë, tejet të konsiderueshme,ka, pra, një pjesë të nënsipërfaqëshme, e cila e përm-bush një mision sa të veçantë edhe të pazëvendë-sueshëm, mision të cilin e kryen pa u dukur.

Shkurt, nisur nga konceptet me të cilat jemimësuar, institucionin që e kryeson zonja Kazano-va ne do ta quanim "një ministri të ministrive".Në strukturimet e njohura të qeverive rolin e këtijinstitucioni jemi mësuar ta luajnë nganjëherë "sek-retariatet e përgjithshme të Këshillave të Minis-trave", nganjëherë "kabinetet e Kryeministrave",në disa raste plus Ministritë e Informacionit, nëdisa raste të tjera plus Ministritë e KoordinimitNdërqeveritar apo "Zyrat e Planifikimit dheStrategjisë", varësisht kjo nga natyra e burokra-cive përkatëse. Ky institucion, pra, ka detyrë tëkanalizojë burokracinë e vendit (për me tepër meorganizim federal), ta rritë frytshmërinë (efikasite-tin) e kësaj burokracie duke shmangur sa mëshumë rënien në burokratizëm. Nëse marrim huaterma nga anatomia, atëherë themi se Kanceleriaështë truri i vogël, ndërsa Këshilli Federal ështëtruri i madh i administratës shtetërore të Zvicrës.

"Si zyrë e stafit të Këshillit Federal, një nga funk-sionet e shumta të rëndësishme, shpjegon Kanceli-erja, është administrimi dhe koordinimi i informa-cionit dhe komunikimeve që burojnë nga qeveria.Në botën tonë të globalizuar, komunikimi nuk nda-let në kufijtë e një vendi dhe është i pranishëmpothuaj në çdo çast. Për çdo javë në mbledhjen eqeverisë çështjet e diskutuara shumë shpesh kanënjë ngarkesë dhe domethënie ndërkombëtare."

Veçanësitë e Zvicrës shumëgjuhëshe dheshumëkulturore kërkojnë edhe një strukturë shumër-rafshesh të institucionit. Kancelierja, dy nënkance-lierët, katër sektorët kryesorë, me një numër nënsek-torësh, me një personel 250 vetash, të përbërë ngaekspertë të informatikës, të së drejtës, të mediave,të ligjeve, të terminologjive, të logjistikës, sajbërad-ministrimit, të politikës linguistike, të gjuhëvevendëse, të gjuhëve të huaja kryesore e tjerë e tjerë.Me shifra: 23% janë linguistë, 13% janë juristë,12% komercialistë, 9% janë specialistë të informa-cionit, komunikimit dhe të internetit.

Një aparat shtetëror i tillë tejet i përkryer i njështeti tejet të përkryer patjetër do të ketë edhe njëtitullar të asaj lartësie. Në cilësinë e shefes së stafittë Këshillit Federal, zonja Korina Kazanova vjenpas një formimi të plotë arsimor, pas një përvoje tëgjatë si pjesë e stafeve të ngushtë të ish kryetarit tëGjykatës Supreme Federale, të ministrit të JashtëmFlavio Cotti, si këshilltare personale e KëshilltaritFederal Joseph Deiss, po edhe si Delegate për In-formacion në Shërbimet Parlamentare të AsamblesëFederale, si zëvendës Sekretare e Përgjithshme eMinistrisë së Jashtme, si nënkanceliere në vitin2005, derisa në dhjetor të vitit 2007 u emërua nëdetyrën që e mban, si Kanceliere Federale.

Zonja Kazanova sjell edhe një përvojë të kon-siderueshme në rrafshet ndërkombëtare. Gjatëviteve 1986-1990 ajo ishte delegate për KomitetinNdërkombëtar të Kryqit të Kuq në Afrikën e Jugut,Angola, Nikaragua dhe në El Salvador. Ajo ka kry-er specializime gjuhësore në Itali, SHBA, Meksikë,duke zotëruar më së mirë gjashtë gjuhë: romançe,gjermanisht, frengjisht, italisht, anglisht dhe span-jisht, çka e aftëson atë për komunikim të rrjedhs-hëm në të gjitha rrafshet dhe me të gjitha auditoret,me një mprehtësi të posaçme në marrëdhëniet pub-like e veçanërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Krahas mbështetjes ndaj Presidentes së Feder-atës dhe ndaj Këshillit Federal në përmbushjen edetyrave të tyre, zonja Kazanova kryen edhe funk-sione lidhur me Asamblenë Federale, çka ia parash-ikon asaj Kushtetuta e Federatës dhe ligjet që bu-rojnë prej saj. Kështu ajo do të luajë edhe rolin ekoordinatores mes Këshillit Kombëtar (Dhomës sëUlët të Parlamenti ose Dhomës së Popullit) si dheKëshillit të Shteteve (Senatit, pra Dhomës së Lartëtë Parlamentit). Mbledhja e këtyre dy dhomavepërbën institucionin kushtetues të quajtur AsamblejaFederale, e cila zgjedh të gjitha organet e larta tëEkzekutivit dhe të Gjyqësorit të vendit.

Bashkë me dy nënkancelierët, zonja Kazano-va merr pjesë në mbledhjet e përjavshme të Këshil-lit Federal në cilësi këshillimore, por gjithashtuka të drejtën për të paraqitur projektligje dhe pro-jektvendime. Ndryshe nga anëtarët e KëshillitFederal, të cilët zgjidhen nga Asambleja Federale,kancelierja e Këshillit Federal emërohet nga kyKëshill. Por funksioni i saj dhe institucioni që ajokryeson e kanë provuar veten në këta dy shekuj tëjetës së tyre gjithnjë e më bashkëkohorë duke ecurme kohën e duke i paraprirë asaj.

II. NËPËR SPIRALET E KOHËS DHEHAPËSIRËS SË PALLATIT FEDERAL

Pas kalimit të procedurave përkatëse ndodheminë Pallatin Federal, siç quhet ndërtesa e ku ndod-hen dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, Dhoma eUlët dhe Dhoma e Lartë ose Dhoma e popullit dheDhoma e Shteteve, Kanceleria, drejtoratet, bib-liotekat dhe mjedise të tjera. Ndërtesa e projektuarnga arkitekti Hans Auer dhe e përuruar më 1902,pati kushtuar në atë kohë 7 198 000 franga zvicer-ane. Në njëqind e dhjetë vitet e derisotme, përveçmirëmbajtjeve, asgjë nuk është prekur në tërësinë ejashtme apo të brendshme ndërtesës, ndërsa ështëpasuruar me zbukurime dhe me objekte të çmuara.

drejtpërdrejt nga realiteti i përditshmërisë. Kësh-tu ne gazetarët jemi Magelanët modernë, zbu-limtarët e zellshëm dhe të përkushtuar të sëvërtetës, që në kohë reale ia kumtojmë e ia shpal-osim njerëzimit të globalizuar realitetet qysh nëthellbet më zanafillore të embrioneve të tyre.

Mikpritësja jonë Kazanova vjen e na takon tëgjithëve një për një, dikush është duke pirë kafenë,dikush po shfleton një broshurë, dikush po këshillo-het me bllokun e tij të shënimeve. Na takon dhe ne,shkëmbejmë kartvizitat, kur i themi se jemi gazetarënga Shqipëria, na thotë: "Kam qenë në Tiranë nëzgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën aty".

Gjithçka, pra, fillon pikërisht në Qendrën eMediave. Mbi bazën e një vendimi të KëshillitFederal dhe të Parlamentit të vitit 2001, mu pranëPallatit Federal do të ndërtohej kjo qendër e cilado të përurohej më 2006 nga Moritz Leuenbergh-er, në atë kohë Ministër i Komunikacioneve.

Tejet e bollshme, tejet supermoderne, tejet ethjeshtë në funksionim, tejet praktike për të gjithallojet e mediave, për individë dhe ekipe - të vogla

Një ftesë nga Berna - APES i mikpritur nga kancelierja Kazanova

Çifliku dhe kështjella Lonë,mikpritje moderne dhe nuanca antike"Kësaj here ftesa vjen nga Zonja Korina Kazanova (Madame Corina Casanova), Kanceljere e Konfederatës Helevetike,pra shefe e Kancelerisë Federale. Është kjo një nga privilegjet jo të rralla për anëtarët e APES (Shoqatës së Shtypit të

Huaj për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin), "partnerët tanë mediatikë", siç cilësohemi në tekstin e ftesës."

Page 3: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional3/ E Diel,1 korrik 2012 REPORTAZH

Ndërkohën deri në fillimin e seancës së para-ditës të Dhomës së Ulët të Parlamentit e shfrytë-zojmë për të kundruar nga afër më me hollësi buku-ritë e brendshme të ndërtesës. Udhërrëfyesja jonëna shpjegon se janë me qindra ata që ndjekin çdoditë punimet e parlamentit, si ne, të organizuar nëkolektiva të ndryshme të ngushta nxënësish, stu-dentësh, punonjësish nga të gjitha anët e vendit.Natyrisht, vëmendjen e të gjithëve e tërheq më sëshumti Holli i Kubesë, me një lartësi të jashtme 64metra dhe lartësi të brendshme 33 metra. Mozaikunë qendër të Kubesë e përfaqëson stemën e Feder-atës, në latinisht: Unus pro omnibus, omnos prouno (Një për të gjithë, të gjithë për një), rrethuarnga stemat e 22 kantoneve, sa ishin ato në atë kohë.Stema e kantonit Jura, krijuar më 1979, u vendosjashtë mozaikut. Parimi "Një për të gjithë, të gjithëpër një" tej së qeni një sllogan, në fakt e përmbanfilozofinë morale të Besëlidhjes, emri kushtetues iFederatës, dhe të besëlidhësave, emri kushtetues iqytetarëve të Federatës. Një Besëlidhje e vendosurmes kantoneve (të gjithë) në kuadrin e Federatës(një) - pra të gjitha kantonet i përkushtohen Feder-atës dhe Federata iu kushtohet të gjitha kantoneve,ashtu edhe të gjithë qytetarët i kushtohen Federatësdhe Federata i kushtohet secilit prej qytetarëve tësaj, pra besëtarëve të saj.

Skulptura, grupe skulpturore, skulpturamurore, mozaikë e tjerë iu janë shtuar mjediseve

të brendshme përgjatë kohërave, duke u lidhur sim-bolikisht me domethëniet e kohëve kur janë kri-juar. Kureshtjet janë të shumta, pyetjet të shumta,ngulmimet për hollësi, gjithashtu. Megjithatë or-ganizimi është i tillë që akustika të mos rëndohetdhe secili grup i vizitorëve të kënaqë kureshtjen evet pa e dëmtuar atë të grupeve të tjera. I veçantëështë pavioni i objekteve të dhuruara krerëve tëParlamentit Zviceran nga krerët e delegacionevetë huaja nga gjithë bota, në vite të ndryshme, ku,ndër risitë e tij, nuk mungon as shtatorja e vogël edhuruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës JakupKrasniqi me rastin e vizitës së tij në Parlamentin eBernës pranverën e sivjetme.

Ka ardhur koha të ndjekim seancën plenare tëradhës në Parlament, çka kërkon që ne të ngjiteminëpër shkalloret e ngushta spirale drejt lozhave.Këtu, më shumë se në të gjitha mjediset e tjera,kërkohet një ambjentim me lartësitë, pasi platea,ku janë të vendosura grupet parlamentare, kryesiae Parlamentit, foltoret, sekretaritë e tjerë, ështëshumë poshtë, prandaj edhe kundrimi ynë bie gatiprependikular mbi sallën. Por kujdes, na thonë,mos i përdorni këtu aparatët fotografikë!

Qetësia karakteristike, ku rëndom dëgjohetvetëm një zë folësi, ia lë vendin një gjallërie tëveçantë, sa dhe të zakonshme në raste të tilla, kurnë foltore del Christopher Blocher, nënpresident iPartisë Popullore Zvicerane, një nga politikanët

më të bujshëm dhe tash edhe më veteranë të Zvi-crës, sidomos të të djathtës zvicerane. Në rendin editës është pikërisht tema aq e diskutueshme eshkurtimit të procedurave dhe të trajtimeve finan-ciare për azilkërkuesit, e kundërshtuar nga minis-trja përkatëse Simona Sommaruga dhe nga PartiaSocialiste e Partia e të Gjelbërve, por e parapëlqyersidomos nga Partia Popullore Zvicerane, nga Par-tia Liberale, nga Partia e Gjelbër Federale e tjerë.Në reagimet e menjëhershme atë ditë komentuesvenuk iu mbetej tjetër veç të shprehnin shpresën seKëshilli i Shteteve nuk do ta miratojë këtë ligj, tëpaktën do ta miratojë vetëm pasi t'i jenë bërë ndry-shime të ndjeshme.

politikanët shqiptarë që rrethohen nga gorrillat, kurniveli i jetës të popullit është pothuaj mizerabël.

Dhe kështu shpaloset etapa e tretë, më roman-tikja dhe më befasuesja e udhëtimit të APES nëBernë. Marrim drejtimin për në Belp në drejtiminTun, përgjatë luginës së lumit Gürbe, duke pasurnë të djathtë kodërnajën me ahishte dhe livadhe,ku verave gati përvjet zhvillohen edhe disa ngamanifestimet më tradicionale të koncerteve muz-ikore të grupeve dhe prirjeve më të modës, krejtë-sisht nën qiellin e hapur. Zviceranët janë konsuma-torët më të famshëm në botë të verërave, i tejla-kojnë edhe francezët.

III. ÇIFLIKU DHE KËSHTJELLALONË, MIKPRITJE MODERNEDHE NUANCA ANTIKE

Më në fund arrijmë në Çiflikun Lohn (shqip:Lonë), në fshatin Kehrsatz (shqip: Kerzac). Ështëgjithnjë e parapëlqyeshme që në çiflikun që i para-prin kështjellës të hysh në formë shetitje nëpër ajrine kulluar, nëpër një hapësirë krejtësisht të gjelbër,rrethuar me gështenja, ndërsa rrugët e drejta qëçojnë tek kështjella në të dy anët kanë blirëmadhështorë.Këtu nuk i presin drurët dhe pemëtsi ndodh në Shqipëri. Ju kujtohet se si e prenëkëtyre ditëve në Galerinë e Arteve Figurative Li-sin e Et'hem beut, një monument natyre me moshëmë tepër se dyshekullore! Zvicra nuk e pranonkurrë këtë mendësi primitive. Një veprim i tillëdo të kërkonte në Zvicër patjetër mbajtjen e njëreferendumi mbarëpopullor. Dhe natyrisht që dotë kishin fituar ata që e mbrojnë lisin dhe jo poli-tikanë me sopatë në dorë.

Dalëngadalë, përmes drurëve gjigantë, shfaqetkështjella, me pamjen e jashtme karakteristike tëtempujve. Kështjella Lonë është një nga tri rezi-dencat në pronësi të Këshillit Federal të Zvicrës,ku priten miqtë shtetërorë. Rezidenca tjetër ështëShtëpia e Beatrice von Wattenwyl në Bernën eVjetër. Ndonëse Bellevue Palace Hotel, reziden-ca e tretë qeveritare, gjithashtu në pronësi federale,prej vitit 1994 po bëhet gjithnjë e më e parapëlqy-er. Çifliku Lonë mbetet përherë njëra nga tri alter-nativat, që nga viti 1942 kur ish pronarët ia dhu-ronin atë qeverisë zvicerane. Çifliku Lonë dhuro-hej bashkë me dekorimet e pasura dhe me të gjithapajisjet. Dëshira e dhuruesve ndërthurej medëshirën që ndërtesa të jetë pjesërisht në shërbimtë publikut si shtëpi muzé historike.

Ngritur në një terren tipik fshatar, ku kishteekzistuar një shtëpi e vogël, me kopshtie dhe pemë,kështjella, e projektuar nga arkitekti Carl Ahasvervon Sinner, do të ndërtohej në vitet 1782/1783,mbi parime të klasicizmit të hershëm arkitektur-or, me hapësira të bollshme të brendshme: korri-dore, dhoma, salla, sallone, taracë, një shatrivan,shkallë të përdredhura. Pronari parë i saj ishte njëkapiten i ushtrisë hollandeze, nga një familje meemër në histori. Ndërtesën e trashëgoi e bija, pastajnipi, e më në fund e veja e tij, e cila ia shiti histo-rianit Dr. Friedrich Emil Welti, i biri i Emil Welti,Këshilltar Federal. Në vitin 1942, pas vdekjes sëgruas së tij të dytë, Helene Welti-Kammerer, pro-na i kaloi Konfederatës Zvicerane në kujtim tëKëshilltarit Federal Emil Welti. Prej atëherë kësh-tjella është përdorur për miqtë e qeverisë zvicer-ane, mbretër, mbretëresha, presidentë, kancelarë,kryeministra, disa nga të cilët janë:

(vijon në faqen 19)

Edhe ne si gazetarë nuk na pëlqen aspak ky ligj,pasi asnjë prej refugjatëve nuk e lë vendin e vet medëshirë. Ikjen prej atdheut ia detyrojnë rrethanat,luftërat, qeveritë e korruptuara, kaosi dhe traziratqë i detyron të brastisin rrënjët për një jetë më tëmirë. Këta njerëz meritojnë humanizëm. Dhe Zvi-cra e ka në kulturën e saj mikpritjen e refugjatëve.Mjafton të kujtojmë luftën e Kosovës, ku Zvicramirëpriti mijëra e mijra shqiptarë nga Kosova. Pul-mani po na pret në oborrin e Pallatit Federal, hypimbashkë me zonjën Kazanova, të cilën nuk e sho-qëron asnjë bodyguard, siç jemi mësuar t'i shohim

Page 4: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

4/ E Diel,1 korrik 2012nacional POEZI

FUTURISTËT NË MUNGESË

Lexoj futuristët. HyjNë karnavale të mëdha, zhurmat dhe qiejtGrisen si letër, bubullimat kërcejnëSi topa futbolli dhe erërat degëzojnë rrufe.Futuristet, turma të paturpshme, veshurMe bluza ngjyrë portokalli plot me zigzake,Kafshë arlekine. Mes tyre tri vetëQë mbajnë monokle e kanë të pikturuar në faqeNjeri një peshk, tjetri një shigjetëDhe i treti germën R. TrinitetMe mëngë të shkalafitura derizhablash.Peshku shumëfishohet me fuqi biblikePastaj vertebrat dhe halat përhapenSi meridiane dhe paralele e koka e peshkutBëhet koka e sfinksit të Tebës, ShigjetaLëviz e njëkohësisht rri në vend, me majënNë plagën e zenitit. Është rrota e bërëVijë e drejtë. Te germa R kalbetPlot bakterie fjala RevolucionPa Resurrection! Një karkalec viganMe redingotë të kuqe e dylbi teatriKërcen në kalldrëmet e rrudhaveTë kohës. Nofulla portash të katedraleveThyejnë kafka zotash. Majakovski e zbulonMigjenin, fëmijë ilegal të shekujve. KohaGjen një Anti-Kohë. FuturologjiaS’është pseudonimi sekret i së Ardhmes.Fransua Vijoni varet në trikëmbëshMe litarin e dejeve të tij e Zhan D’arkaNga goja nxjerr flakë, -Princesha Hirushe e prestigjatorëve!Dallgët hedhin në Currila shishenE anijes së mbytur, brenda sajNjëqind shekuj është mbyllurShekspiri i çmendur, pa asnjë sozie!Ja kthej detit, pesë AtlantidaveTë imagjinatës! Apo e mbyll në shishe sërishDhe Oskar Uajlldin, binjakun homoseksual?

7 shkurt 1973

* * *Dallgët qëndisinQenien time në lëvizje, në hapjeE moli i fundit s’duket asnjëherë,As Ishulli i Thesarit, lundrimiI ëndrrës është prej zjarri, një velëLiburneje është Shamia e Desdemonës,Ose shamia, ku shfryn hundëtShekulli XII, a Napoleoni djaloshMe gripin e ambicieve cezariane. DallgëtQëndisin fytyrën time, muskujtE shkumës, dallgët brenda mejeSi universi i dytë, dallgëtShkallare qiellore, pa raketë.Dallgët qëndisin me thonj demoniakëEpokën. Dallgët e gjakutMë shumë se të mendimit! DallgëtKaotike, energji metaforashNga e Panjohura! Dallgët, dallgët,Plot shembëlltyra misteri.Çdo anije është moli i mbrëmë.

9 shkurt 1973

* * *Unë jam Kimera, tha ajo. DhëmbëtI shkëlqyen nga zmalti kozmik, - ploreArgjendi mes zambakësh. HapësirëKa qime, kthetra. Koha bimësohetNë eter, por jo në shpirt. Shoh shtëpiMe korse xhami e vagina të fshehura.Unë jam Kimera, tha ajo. DepërtojSi sëmundja e s’jam epidemia. JamAjo, që jam, më shumë se Jahovaj!Unë jam Kimera, tha ajo. E bukurDhe përbindëshe. Femra gënjenNdërmjet ekzistencës dhe mashkulliNdërmjet artit. GjithmonëAjo, që jam. Ajo që do të jem,Sepse kam qenë. NojmatKanë pushtet dhe rutinë. Përsëritje

Dhe gjykim biblik.Unë jam Kimera, tha ajo. Le ta dijëPikasoja. E ç’është GuernikaA Zonjushet e Avinjonit ?

10 shkurt 1973

* * *Djalli është lepur me brirë,Salamandër me brirë, breshkë me brirë,Ose papagall me brirë. Është krimbi,Që bëhet flutur e frikshme me brirë. DjalliËshtë Dielli me brirë, ose Hëna me brirë,Është fallosi me brirë ! Djalli na doEdhe kur s’e duam ! Djalli është tek neDhe kur s’jemi në të. Është cjapi –Shembëlltyrë e shenjtë e tokaveDemoniake, Dionisi me brirëDhe Orfeu me brirë. Kortezhe pagane,Vreshta të shpirtit në boshllëk, në humbje,Gjuetia e shtrigave lakuriq. ZjarreDhe flakadanë me brirë, male, kreshtaMe brirë drurësh fosilë. GetjaMe brirë, që ja mori Mefistofelit,Duar me brirë gishtash, një planetI porsazbuluar me brirë…

11 shkurt 1973

* * *Aroma del – kafshë nga çarkuI mitit. S’ka kthetra, por gëlltit. GuriZbutet dhe shkuma është xhami i verbuar,

Glaukoma përhapet pa kufi. Kush i shpikHeraldikat e kalorësve? Ç’di luaniI Kilimanxharos për mesjetën? A kali arabPër Suiftin? Po macja hyjni e EgjiptitPër madamë Pompadurin? KrishterimiËshtë mjegulla verbuese plot rrufe sekrete,Forcë rëndese, që s’peshohet dot, arketipI vjetër, lojë. Lëkura imeE heretikut është lëkura e lebrozitE Shpëtimtarit, që e presin në terrNë kanalet e gjirizit plot minj teologë.Aroma del, shpërthen si sperma,Që nuk ngjiz asgjë. Dalin trenatDhe kuajt, Udhëtari i Padukshëm,Dalin botët dhe imazhet. Ç’lëvizje?Kohërat janë çarqe. Kush i shpëtonKapjes në mjegull? Ah, këmbëtPrej bronzi të dinjitetit!

11 shkurt 1973

* * *Asnjë Vit i Ri s’do të jetë Amshimi,As gjethja një elefant, as kaktusiNjë krokodil! Sekonda e mikrokozmositNuk është fillim as mbarim. Vini teleskopëMbi zemra! Nocione kufizimi, boshi, unazaPa gishta, garderobë liliputeE padukshme e mendjeve të metamorfizuaraTë Guliverit Evë, dalë nga brinjaE Suiftit gjithësesi, përpara AdamitProtobiblik, kur s’ishte as Shkrimi

As Zoti analfabet! Vini libraMbi shpirtin e syve, se ngjyratJanë pantonima, por jo kerubinë!

26 shkurt 1973

KJO PEMË

Kjo pemë – dora e sipërmeE një hyjnie të groposur thellë,Zhytur në fekale dinosaurësh. MateriaE errët e dheut, mjegull bituminoze.Dora – vetëtimë bimore nga poshtë,Nënvetëdija, e shkrepurNë lëvizshmëri klorofili. HyjniaE thellësive s’ka emër, as mitologjitë kuptimit, manipulimI misterit, diçka pa sintaksë,Sintaksa është forma, rregulli,Labirinti, që grish. Kjo pemë – dora qenie,Udhëtar marsian, krijesë saturniane.Hieroglifi i të gjitha botëraveDhe Hiçit të pashmangshëmSi ajo vetë!

26 shkurt 1973

SHPESH

Shpesh silueta imeËshtë 5 kilometra e gjatë,Zikzake, mbi një Paris plot mongolëE kuaj ejfelianë prej hekuri. Kjo përrallëE gjeometrisë anarkike më pëlqen, por fabulatE kristaleve si honeps. Po nganjëherëJam dredhëza në syrin e trumcakut,Që qimëzohet si mamuth. Jam kryeqytetiPrej shpellash të nëndheshme të planetit,Ku banon dhe Homeri. Jam vdekjaPa përmasa, materiale. ShpeshSilueta ime mërgohet nga unë,Bëhem formë e zbrazët. ShpeshSilueta ime është NiliPo pa Egjipt.

27 shkurt 1973

* * *Ik diku, por jo për të mbritur.Ik, ik, ik. Diku. Askund. E PanjohuraËshtë “pse?”. Portat hapenNë mur e muri s’ka fund. AjriS’ka fund, horizonti është murI vetëdijshëm, inteligjent,I pamëshirshëm. Miliona hyrjeNë moshapje. MuriËshtë infiniti, lëvizimPa dalë nga muri e jemiPanteizmi i tij.Ik diku, por jo për të mbritur…

28 shkurt 1973

NIKOTINA SI EPOS

Nikotina fosforeshente, akuareleNikotine, eposi i ajrit të nikotinës,Kuaj dhe albatrosë nikotine të turbulltNë alkiminë e çmendur të floririt.Hermesi i nikotinës me çibuk indianiParakolumbian, tregu botërorI duhanit, nargjileja e Ali Pashë Tepelenës,Afreske me shenjtorë nikotine,Që nuk janë bronz, bronzi i statujavePrej nikotine, planet nikotine,Vetëvrasje e bardhë plot ndjesi,Shkrimtarë prej nikotineMe subjekte e parabola nikotine.Jahovaj tymoste nikotinëKur e krijoi botën, a planetet e tjerë-Flluska nikotine!

1 mars 1973

SHËNIM I AUTORIT“Një blok poezish, që e dija të humbur, mes dorëshkrimeve të herëshme, më ribërinjë kujtesë krijuese: ishte aty një cikël i vecantë, që e kisha shkruar në vitin 1973,por nuk e botova dot asnjëherë, janë në substancë pjesë e poezive që kam botuarnë vitet 1970-1973 në shtypin shqiptar të kohës, poezi, që u anatemuan si modern-iste dhe hermetike nga Pleniumi IV i PPSH dhe instrumentet e Lidhjes së Sh-krimtarëve dhe Artistëve. Tani më duket një histori fantazmagorike e largët, ndonëseende groteske dhe idioteske për të ashtuquajturën terapi totalitariste. Po e botojkëtë cikël më tepër si një dëshmi për historianët e historisë së letërsisë”.

(Moikom Zeqo, Tiranë, 23 maj 2012)

Në djallTË URTËT

Nga MOIKOM ZEQO

Page 5: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional5/ E Diel,1 korrik 2012 POEZI

Ç’LAJMËTAR

Ç’lajmëtar më sjell kumtinE pjalmit të yjeve? Sa kohëra të verbëraJanë bebëzat e mia. Ëndërra e lumitPër një katarakt më sfilit. Ylberi – shamiE djegur beqari jashtë dasmës. Në pllajënE territ zhduket dhelpra fosforeshenteE vjeshtës. Gjuha prej Hëne e kalit të ziMë lëpin plagët.

2 mars 1973

SHPIRT I DESHIFRUAR

Shpirt i deshifruar në luleDhe zogj. Juga fryn e përsëritet –Kujtesa e viseve të trishta.Kopshte mrekullishPrej detesh të mëdha. Ujëra nervoze.Kush është burizanti i zambakëvePër një zgjim të beftë?

3 mars 1973

KËTU JAM

Këtu jam, me këmbënguljenPrej bime antike. Tek kallinjtëE misrit piqet hyjniteti i egër.Fryjnë 12 erëra me mekanizmaOrësh. Peizazhet shkëlqejnëMe vërnikun e erërave pranverore.

4 mars 1973

ARI NIBELUNGAS

Tantella klorofiliNë këmisha djerse prej shtaze.Koha i ndez motorët tej gardhit.Gjej sëndukun e lashtë të muzgutE mbyll arin nibelungas të vjeshtës!

4 mars 1973

* * *Retorika është kopshti i luleveJo i frutave. Zëri, fytyrë e dytëSekret i fjalëve. Se jetaËshtë përplasja e realitetitMe ëndrrën. Kalbu muzgSi kufomat e princërveTë Babilonisë. Ç’brengëPër t’i besuarMimozës lulevirgjër!

5 mars 1973

E DI

E di se edhe një zog i vogëlE ha tërë qytetin. Të vdekuritVrapojnë rreth e qarkPa arritur Apokalipsi. Para truritTë oqeanit si t’i kuptojMetaforat me bisht peshku ?

5 mars 1973

DORËSHKRIMET

Dorëshkrimet e miaGjelbëruar nga bariUshqejnë kuajt e imagjinatës.Fëmini e qashtër, det i parafillimitTë sendeve agresivë. Si t’i popullojVetmitë e mia me zogj të parajsës?

5 mars 1973

* * *Shqiponja i fshin me flatërTërë këto pamje mijëvjeçarësh,Që zhduken në çast. VdekjaE qytetërimeve si e fluturave.Në shkretëtirën pa përmasa

Ndrit kufoma ime prej zjarri.5 mars 1973

* * *Tërë mrekullitë atleteVrapojnë të më arrijnëNdonëse rri në vend e jamPërherë përpara. Shoh një funeralMilingonash ku merr pjesëNjë Polifem. Përpara janë visetMe breshka ari dhe leopardë argjendi.E jam arkitekt i zjarreve të mëdhaSi bazilika pagane!

6 mars 1973

* * *Në dhomën e errët zhvillojmëFotografitë e ideve. Kemi etje.Po ku është uji i pavdekshëm?Qielli magazinon hyjniTë harruar. Gishtat e këtij perëndimiNë Currila shkruajnëPoezi nokturne për mua!

7 mars 1973

* * *Askush s’e thyenLlambën e përvëluarTë pagjumësisë time!

8 mars 1973

Oh gjyshja! E kisha harruar.Ç’të bëj me këtë foshnje?Si ta rris?

Ajo të lindë sërish tim atë,Kështu unë të jemDy herë i lindur!

15 mars 1973

* * *Nga WC-ja në banjo dalin gaforre të zezaMbase nga një Atlantidë e Zezë.

Ndjej hapat e rëndë të HarresësDrejt portës së mbyllur.

E përplasëm në terr me vetvetenSi Fausti me Mefistofelin.

Ajri pikëllohet. Të vdekuritS’e thithin më. Refuzojnë ta thithin.

Dhe këndesi i shën PjetritHesht trefish!

20 mars 1973

NË DJALL TË URTËT

Në djall të urtët, unë s’jam i urtë!

Nëse Europa shpohet, apo Afrika,Ose Azia janë thjesht komardareTë shfryra, që s’riparohen më.Veç dashuritë s’i humbasin trajtat,Asnjëherë s’zvogëlohen, asnjëherëS’janë bosh! Shpirti i mbush!

1973

* * *Të kërkosh përjetësiËshtë një nivel i ulët.Rëra është përjetësia.

Kur mbin një lule –Çudi më e hatashmeSe një hyjni,

AskushNuk dyshonSe do të vdesë.

1973

* * *Dëgjoj Fugën në Re Minor,KompozuarNga Bahu.

Në qiell Dielli dhe HënaPërballëNë një remi shahu!

1973

GREVË URIE

Ti ike, mbeta vetëm,Kam uri,Do të ushqehem për shekujt që do të vijnë,Duke ngrënë trupit tim.Në fillim do të ha këmbët,Që shpiknin lëvizjet për tek ty,Çdo mëngjes, çdo mbrëmje,Në sheshet e statujave,Në kafenetë e periferisë,Në parqet vjeshtake të bregdetit.Pastaj të dy duart,Të djathtën, që shkroi letra dashurie,Libra të çuditshëm,Metafora të çmendura,Të majtën, që prekte flokët e tu,Të përkëdhelte fytyrën,Trupin e brishtë dhe magjik.Ky ushqim më mban gjatë,Shumë gjatë.Pastaj i kthehem muskujve të gjoksit,Brinjëve, mushkërive,Por veç zemrën s’e prek, e le.S’e dija, që sytëQenë substancë e pakufishme,Tek to pamjet, hapësiratNuk mbaronin kurrë,Ma shuajtën urinëPër njëmijë vjet.Më shumë më mbajti truri,Sado e konsumojaRibëhej prapë,Si bukët dhe peshqitQë shumëfishonte Krishti.Truri qe gjithçka –Rezerva ushqimore e kështjellës së pamposhtur,Që i dekurajonte rrethuesit.Kështu hëngra çdo gjë,Madje dhe flokët dhe thonjtë,Tërë indet, nervat,I sfiliturNga tundimi për zemrën e mbetur,Zemrën, ku dashuriaKishte koncentruarBig Bengun.

Për zemrën,Ah, për zemrënAmshimin e kthevaNë grevë urie!

1973

DIKUSH

Ti ecën, dikush të ndjek pasPa gjurma. Dikush, i humbur në gjeografinëE zambakëve, ku janë thyer qelqetE njëmijë qiejve.

Ti ecën, dikush është pasShpatullave të tua. DikushMe plagë paralele, por që s’është ti,Formë binjaku e zbrazët.

Ti ecën, dikush të përgjon,Mban shënim disfatat, mangësitë,Lavjerrësit e orëve, që bëhenShermashekë dhe gravata përrallore.

Ti ecën, dikush të ndjek pas,S’i shmangesh, s’je as indiferent,Dikush të përcjell, dikush…S’është Vdekja, por Poezia!

10 mars 1973

GJYSHJA FAIKA

Nga sënduku i vjetërBefas del gjyshja,Foshnje e porsalindur.

Ja kalendari totemik, çdo kafshëNjë muaj. Të rrezikoshËshtë siç thonte Platoni:“Të qethësh luanin”. DojaQë zëri im të qe ujëvarëNë shkretëtirë. Doja që në venat e miaTë qarkullonte floriri magjikI vjeshtës dardane. Doja që mijraTë panjohur të shkonin tejMe cingaren e ndezurTë emrit tim në gishta, e gishtatT’u digjeshin plot dhembjePër kujtesën. Doja, shumë gjëra doja…Në djall të urtët, unë s’jam i urtë!

21 mars 1973

TETORI

Tetori i artë ka diçkaNga sekreti i librave.Gjethet mblidhen në oborrSi ngjeshja e fjalëve të një shkrimi.

1973

* * *S’i meremetojmë dot ditëtSi gomat e shpuara të biçikletave,Ajri i braktis, kujtesa koleksiononLëkura bosh. Ja dhe kontinentet,

Page 6: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

6/ E Diel,1 korrik 2012nacional PROZË

Tregim nga ARBEN SHEHU

Edi ndaloi biçikletën dhe njërën këmbëakoma e mbante te pedalja, që e rrotullonte vazhdimisht, ndërsa rrota e parë

vërtitej në ajër, me një fishkëllimë spirale. Za-konisht e priste aty Irmën, kur dilte nga puna,pranë një parku të vogël, ku disa lodra për fëm-ijë, pothuaj qenë amortizuar dhe kishin dalë jas-htë përdorimit. Kishte mbetur vetëm njëlisharëse, ku, më tepër lodronte era, që vintenga ana lindore dhe ndonjë fëmijë që kolovitejhumbshëm, pa e ditur sa kohë kalonte aty.

Një copë të udhës, të dy e bënin në këmbë,pasi shtëpia e Irmës nuk qe larg, vetëm disapallate më tej, përmes një rrugice me ca pemëtë rralla dhe të asfaltuar disa kohë më parë. Parase ta përcillte në shtëpi, gjë që ajo, kohët e fun-dit, nuk e kishte pritur aspak me qejf dhedëshirë, madje, në ndonjë rast, kishte reaguardhe i kishte thënë të mos e priste më. Sipas saj,do qe më e udhës të takoheshin në mbrëmjenvonë, pasi donte të ç’lodhej disi, ngaqë në punëne ndërrmarjes, si ekonomiste, kishte një mbin-garkesë të madhe, sidomos atë tremujor dhebisedat midis tyre dukeshin monotone, ngan-jëherë pakuptim dhe tejzgjatura.

Ai sapo kishte filluar provimet në Univer-sitet, kishte dhënë provimin e parë dhe qe nënjë gjëndje të tendosur, gjatë gjithë kohës.Megjithatë, gjente kohë ta priste Irmën, e ultete një lokal, diku afër parkut të vogël, ku pininkafe apo diçka të ftohtë për t’u freskuar.Kalonin,të paktën, gjysëm ore aty, para se të ngriheshindhe të drejtoheshin nga pallati i saj.

Kohët e fundit, pak më tej,qenë bërë gërmimetë mëdha. Qe ngulur një vinç, ishin ngritur skelate hekurta,për ndërtimin e një godine të re. Pra-nia e vinçit, si një zog gjigant, sqephekuri dhepluhuri, që kishte veshur pemët, tarracat, xhamate dyqaneve dhe pjesën e mbetur të barit, në park,kishte shtuar te Irma një pjesë të rënduar dhe tëbesdisshme të lodhjes, gjë që më parë, te ajo nukndodhte. Përkundrazi, drejtohej e para te lokali,ulej në një nga karriket prej kashte, nxirrte pas-qyrën e vogël nga çanta, bënte pak tualet dheqeshte pa cak. Në të vërtetë, prania e atij vinçi,sikur kishte hedhur një shtresë të rëndë hekurimbi të. Sikur çukiste, papushim, pjesën më tëdobët dhe më të pambrojtur të Irmës, pikërisht,atë pjesë që ai nuk e kishte njohur ende, nënatyrën e mbyllur të saj.

- Nga ç’shtegtim ka mbërritur ky?!- i kishtethënë, një ditë më parë, me fytyrë të vrenjtur,ku tiparet e saj qenë njehsuar krejt.

Ai shfryu, nën buzë dhe shtyu gotën e ujit,në mesin e tavolinës.

- Nga ç’stinë, nga ç’stinë! Ndoshta nga stinae ndërtimeve pa kriter,- i qe përgjigjur ai, me njëvështrim të skajshëm.- E njeh ti këtë stinë?!

- Një farë kohe e kisha harruar. Ky vinç masolli prapë në mëndje.

Qe një ditë vere. Një verë e thatëqershori. Mirazhet e avujve, që vinin nga asfaltii nxehur dhe plluskonjës, krijonte për Irmën, nëatë gjysëm lartësi, një luzmë bletësh në formëtrekëndëshi, që sulmonin hapësirat boshe, midisstreheve të varur të disa shtëpive njëkatëshe. Pasibënë një copë udhë, pa folur, ai i kapi krahun edobët dhe qumështor dhe e ktheu nga vetja. Pamjae saj iu duk e vagullimtë dhe tretëse. Në bebëzaajo kishte një mpiksje të ëmbël që ndryshonteformë, sipas asaj qeshjes së shkurtër, që i rrësh-

qiste nga cepat e buzëve. Kishte prerë flokët dhe,në atë prerje, veç frushullima e mirazheve qëvinte nga asfalti e ndiente veten të zbuluar, nënjë sorrollatje shkundëse.

- E ke harruar ç’ditë është sot?!- e pyeti Edi,me një vështrim të çelur.

Ajo, pavetdijshëm, ngriti supet e njomë dhetë lakuar. Lëkura e saj, befas mori një purpur tëpushtë.

- 23 qershor,- mërmëriti ajo dhe vuri dorënte flokët e prerë, kapelon.

Edi përdrodhi buzën e poshtme, me një habi,që sikur vinte nga qëndra e mirazheve valëvitës.

-Dhe s’të kujton asgjë Irma?!Ajo fërkoi gushën, që kishte zënë një cipë

të hollë djerse, me një lëvizje sikletosëse.- Asgjë,- i foli ajo dhe hodhi çantën në su-

pin tjetër, duke bërë ca hapa para, në drejtim tëlokalit.

Edi nuk lëvizi nga vëndi. U mbështet, mëfort, pas timonit të biçikletës. E kundroi gjatë,atë trup të hollë, gati të thyeshëm dhe qafën egjatë, të lëmuar, si një kolonë mermeri në shi.Ajo u kthye nga ai, pasi e ndjeu që nuk e ndiqtekush nga pas.

- Asgjë,- i pohoi prapë dhe ngriti doçkat,para vetes.

Ai tundi kokën dhe mbylli sytë.- E ka fajin vinçi!- tha, nën zë.- Ç’hyn vinçi këtu?!- Ta ka çukitur, në mënyrë të dhunshme,

kujtesën.Ajo u përqëndrua krejt dhe, befas, si të sh-

trydhte gjithçka nga topitja e vapës, vuri dorënte goja dhe sa nuk i klithi në fytyrë. U turr te aime vrap. I vuri dorën te goja dhe gati, sa nuk iuvar në qafë, me një vështrim lutës dhe fëminor.

- Edi, më fal ! Si munda ta harroj këtë datë ?!Mbase e ka fajin vinçi, ka prishur diçka, në këtëambjent, ku u njohëm vite më parë !

Ai nuk foli. I largoi dorën imcake, nga gojae tij dhe i futi krahun, drejt hyrjes së lokalit.

-Me siguri, ai do ta ketë fajin !- i pëshpëritihumbshëm dhe ndjeu afshin e thatë, që vintenga pemët e lokalit.

Ajo iu shtrëngua, me gjithë trupin e njomë,në krahun e nderur.

- Kjo ngarkesë në punë, ma bën ta humbasvëmëndjen nga shumë gjëra. Po këtë datë nukmë falet ta harroj !-i tha ajo, me një ndjenjë, qëas vetë nuk qe në gjëndje ta përcaktonte se kuhynte, në atë çast. Te pjesa që thithej nga har-resa, apo te pjesa që pikonte nga lodhja.

Ai iu shkëput nga krahu dhe shkoi të mbësh-teste biçikletën, te muri rrethues i lokalit. Ajoshkoi dhe u ul, në një nga tavolinat fundore, kukurora e pemëve qe më e dëndur dhe hija e tyree mbështillte krejt. Pasi la biçikletën, duke kthy-er kokën, herë pas here, Edi, me hap të ngada-ltë shkoi dhe u ul bri saj. Pas pak, u shfaq ka-marieri, me një leckë të njomë në duar. Iu fshiutavolinën, ngjyrë portokalli, nga një shtresë ehollë pushi dhe gjethesh.

- Të zakonshmen?!- Jo, kafet shoqëroi edhe me lëng portokalli

të shtryshur!Irma pohoi me kokë dhe lëpiu buzët e plota,

të lëngshme, si një musht trëndafili. Kamarieriu largua menjëherë. Edi nuk ia shqiste sytë ezmadhuar vinçit, që qëndronte statik, në atë ter-ren të rrafshuar krejt, ku gjithçka i dukej e gër-ryer dhe e përmbysur. Pastaj ktheu vështriminnga Irma, që iu duk më e vagullt se kurrë.Keqardhja, në fytyrën e saj, për atë atë pjesëterreni, që ishte kthyer në një gërmadhe baltedhe gurësh, aq të dashur për të dikur, kishtezgjeruar sipërfaqen, si pikimi i një dege të pre-rë, përgjatë drurit të vet. Çukitja, mbi brengëne saj, qe vertikale dhe e thellë.

Disa punëtorë, krahëfuqishëm, të nxirrë,vetëm me kanatjere dhe ca kapele plazhi nëkokë, zhvendosnin ca shtylla hekuri, mbi shpat-

ullat e tyre të ngjeshura. Sipër kokave të tyre,në mënyrë kostante, rrinte pezull një shtresë ekaftë pluhuri. Në anën tjetër të skelave, ngakarroceria e një kamioni, dy punëtorë të tjerëzbraznin thasë të ngjeshur betoni.

Edi ktheu kokën dhe fërkoi, me dy gishta,vetullat që qenë veshur me një cipë fërgëlluesetë lagësht. Befas, te pauza e tyre, ra një valë efreskët ajri, që vinte nga gjethet e hurmave, menjë platitje zanore. Kjo e shoqëruar me ca cicëri-ma zogjsh, që atij iu duk, menjëherë, se mbush-te në shpirtin e saj ato gropëza të lëna, nga çu-kitja e vinçit hakërryes.

- Sidoqoftë, sidoqë të ndodhë, datën efejesës sonë nuk do ta harroj kurrë!- i tha ajo, sipër t’u shfajësuar, në atë pause, ku cicërimatformonin një aliazh shumëngjyrësh dhendërthurrës.

- Megjithatë, ajo datë e ka zanafillën te njëdatë paraardhëse apo jo?!

- Ashtu është, po te kjo datë do ta ketë zana-fillën edhe data më e rëndësishme pasardhëse?!-ia ktheu ajo, disi e kënaqur, me përgjigjen eshpejtë që i dha.

Edi ia nguli vështrimin, në mënyrë të tillë,

sa ajo e kuptoi se, shkokolepsja e pohimit tësaj, qe e pashmangshme.

- Datën e martesës e kemi caktuar, - i tha aidhe vendosi këmbën përmbi këmbë.

- Sa i gjatë do më duket ky vit?!- gati psh-erëtiu ajo dhe, me të dyja duart, krejt pavëmënd-shëm, po shkërmoqte një gjethe të madhe, tëthatë, që kishte rënë mbi tavolinë.

Në atë kohë, u shfaq te dera kamarieri, menjë tabaka në dorë. Po vinte drejt tyre me hapatë shpejtë. Jashtë, në lokal, në atë orë, pothuajnuk kishte fare klientë. Veç dy të moshuar, qëkishin lënë te këmbët e karrikes ca trasta plas-tike, po rrufitnin kafenë, në heshtje të plotë.Kamarieri u la mbi tavolinë porosinë dhe iku,po aq shpejt sa erdhi.

Edi tërhoqi filxhanin e kafesë nga vetja. Tënjëjtën gjë bëri edhe Irma. Ktheu gotën me ujë,me një frymë, ndërsa gotën e portokallit as që epreku fare. Befas, shikimi tij u mbërthye te anae filxanit, aty ku kafja qe e shoqëruar, si gjith-një, me një çokollatë të veshur, me një letërngjyrë vishnje. Thuajse, me një ndrojtje të pa-shpjegueshme, e mbërtheu çokollatën me dygishta dhe e ktheu nga ana tjetër. Një farë kohe,

Çokollatapranë filxhanit

Page 7: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional7/ E Diel,1 korrik 2012 PROZË

Shqiptarët e Bronxit atë mëngjes u gdhinëpa kepucë. Thonë se një i çmendur kishte gra-bitur tërë këpucët e shqiptarëve e i kishte çuarnë Salvation army për tu bërë nder homlesavetë Nju Jorkut. Ka qenë kronika më qesharakee botuar ndonjëherë në gazetën lokale.

* * *Çdo të hënë e çdo të ejte mbrëma

kamiona sanitarë gjigandë ndalojnë para oseprapa godinave të Nju Jorkut për të gëlltiturplehrat e qytetit. Kamioni ka një vinç si noçkëelefanti që i ngre lart ‘dhomat’ metalike mbush-ur me plehra e i përmbys në barkun e tij. Pastaji lëshon përsëri për tokë, të boshatisura.

Amerikanët këto dy ditë, para se të vijëmakina rrëmbenjëse, nxjerrin para dyervegjithëçka që atyre nuk u nevojitet më. Kështu mbeturinat mund të jenë edhe rroba apokëpucë, televizorë apo komodina, llampadarë apo kabinete, karrige apo edhe i tërë komple-ti i kolltukëve, që të vjen keq ta shohësh të hedhur në plehra.

Mu kujtua një shërbim në Austri, 20 vjet të shkuara. Një gjë të tillë bënin edhe austri-akët... Ne ishim katër vetë, një grup xhirimi, që tek po shëtisnim atë pasdite në një rrugë tëbukur të Insbrukut, papritur para një shtëpie na zuri syri një televizor “të braktisur”. Një ngashokët tanë e ktheu disa herë kokën pas për ta parë, aq sa regjisori ynë i tërhoqi vërejtjen:

- Po ç’bën kështu, se është turp.- Ç’farë turpi ore, unë nuk kam televizor fare në shtëpi, kurse këta e hidhkan jashtë si pa të keq.Askush s’foli e shoku ynë me kurajo e “hëngri turpin me bukë”. U kthye pas dhe e ngriti

televizorin në krahë. Në aeroport ia paketuan dhe e kaloi bashkë me bagazhet e tij. Mbajmend harenë e tij të madhe në Tiranë kur na njoftoi se televizori punonte! Sa të gëzuar ishinnë familjen e tij, sidomos fëmijët, që babi u kishte sjellë televizor nga Austria! Televizoripër ta kishte qënë një ëndër e parealizuar deri atëhere.

Edhe emigrantët e vjetër në Amerikë, të rrefejnë që mobiljet e para i kanë gjetur rrugëve.“Po si ndodhi me këpucët e shqiptarëve?’ do të thoni ju. Fajin për zhdukjen e tyre e

mbajtën nikoqiret e shtëpisë. Ai mëngjes u gdhi me sherr pasi këpucët para dyerve të famil-jeve shqiptare mungonin.

E keni dëgjuar atë shprehjen: “Shtëpitë e shqiptarëve janë të pastra, si laboratore?”Këto laboratore kishin një veçori të përbashkë. Paradyerve të tyre shihje këpucë të vëna nërresht rrëzë murit. Mesazhi ishte i qartë: Askush s’hyn në shtëpi me këpucë. Atë ditë kurvajta t’i bëj një vizitë një të njohurës sime, kjo qe gjëja e parë që më ra në sy.

U vura në siklet. S’më kishte detyruar njeri t’i hiqja këpucët tek dera e shtëpisë deriatëhere, së paku jo në Amerikë. Pyetjes time hezituese”ti heq?” ajo iu përgjigj me heshtje. Izbatha këpucët dhe i rreshtova me të të tjerëve, jashtë derës së apartamentit. E zonja e shtëpisëndërkohë nxitoi të më sillte një palë pandofla shtëpie. Ishin nja dy numra më të mëdhenj sekëmba ime. Gjithë kohën që ndenja ulur nuk ndihesha rehat jo nga pandoflat që mbaja veshur,por nga idea që këpucët e mia më prisnit përjashta. Apartamenti qe akull i pastër. Gratë kanëkaluar në manjakëri, por kjo puna e këpucëve të lëna jashtë dere, në një korridor të përbashkëtme fqinjët, nuk di pse më krijonte një ndjenjë fshatarllëku në mes të Amerikës.

- Po ku tjetër t’i mbajmë? Hë më thuaj ti? Iu përgjigj pyetjes me pyetje e njohura ime. Mu kujtua që në shtëpinë time në Tiranë ime kunatë kishte bërë një dollap këpucësh me

sirtare, pranë derës. Në apartamentin tim i mbaja në kllozetin e tyre. Këtu, në Amerikë, kë-pucët nuk na bëhen aspak pis. Ne qahemise po na janë bërë kaq shumë palë kepucëe na mbeten të reja nga mospërdorimi.

- Po sikur t’ua marrin këpucët tekdera? Fola kot duke e ditur përgjigjen

- Po kush ka për të na i marrë, moj euruar? Kush është keq për këpucëttona? Edhe im shoq më flet për këtë , pornuk mundem të toleroj pesë palë këpucëkëtu, burri dhe fëmijët po s’u mësuan tëhyjnë pa këpucë mua më bëhet shtëpia elaq!

Mu kujtua një i njohur që thoshte:” Mëka zënë frika nga gruaja, se sa më dëgjonhapat tek shkallët thërret që nga brenda:Këpucëëëëëët !!!!

I tërë sherri në shtëpi fillon nga këpucët.Kur u largova, ktheva edhe një herë kokën pas. Pesë palë këpucë të vëna në rrjesht ruanin

derën e familjes. E gjithë ajo pastërti e bukuri e brendëshme kollapste para asaj pamje.S’kishte kaluar një javë nga ajo vizitë kur një mbrëmje ra telefoni. E njohura ime pa

mbajtur frymën më tha: - A e di se ç’na ka gjetur ne? Na kanë vjedhë këpucët!Mendova se po bënte shaka.- A thua se u kanë thënë që të na i marrin, vazhdoi ajo- Gjithë këpucët e shqiptarëve në

bllokun tonë janë vjedhur! Burrit i dhashë të vishte këpucët e reja, të paprekura në kuti.Fëmijëve u dhashë pandofla për shkollë. Ishte mëngjes herët e s’ishin hapur as dyqanet. Boooo!Ç’farë shqetësimi na ka sjellë ai hajdut këpucësh që mos i gëzoftë këpucët tona ishalla!

Në fakt “drama” kishte lindur si një keqkuptim i vogël. Thonë se dikush i kishte grum-bulluar të gjitha këpucët e shqiptarëve të lëna pas dere duke i marrë për hedhurina, për t’içuar në Salvation army, -për të ndihmuar fukarenjtë e Nju Jorkut.

Nuk di se si e zgjidhi problemin e këpucëve e njohura ime paskëtaj, por me siguri kabërë siç bëjnë të gjithë amerikanët: U ka gjetur vend në kllozet!

Nëntor, 2007

e rrotullonte midis tyre. Më pas, e fshehu nëpëllëmbën e djathtë. Uauhhh!- sa nuk bërtiti mevete. Si ka mundësi?! Qe hera e pestë rresht që,në filxhanin e kafesë, i qe servirur çokollata membishkrimin sipër “I love you”! U ngrit, instik-tivisht, mbi gjunjë. Zgjati kokën te filxhani ikafesë së Irmës. E zhvendosi filxhanin e saj dhemori çokollatën te ana. Aty qe shkruar “Thanks”.Një ditë më para “Thinking about you”, ose njëditë tjetër “We miss you”, por asnjëherë, nëmënyrë të përsëritur, si te filxhani i tij, ku çokol-lata servirej, me të njëjtin mbishkrim “I loveyou”. Ç’qe kjo?! Një rastësi dhe aq?! Vallë tëqe e tillë?! Po pse ndodhte kjo, vetëm me kaf-en e tij dhe jo me të Irmës?! Puliti sytë dhe nd-jeu një afsh ndezës, në faqe dhe në gushë. Irmae kapi menjëherë se, te fytyra e tij, kishte rënënjë hije tjetër. Gjë që pasqyrohej, më së miri, tesytë e kaltër dhe të thellë, që lëviznin me shpe-jtësi. Qe një si regëtimë përvijuese, pa distancë.Një luhatje e brymtë që nuk kishte limite.

- Mos do gjë çokollatën time?!- Jo.- ia ktheu ai, pa e patur mëndjen, ndër-

sa çokollata, në pëllëmbën e mbyllur, po i squllejngadalë.

- Po pse ma more?! Ti, zakonisht, më jepedhe tënden?!

Ai nguroi disi dhe u përtyp me zor.- Po ta hap.Ia zgjati, në gojën e hapur, me një ndjellje

të lëngët, ndërsa kishte mbyllur sytë e mëdhenjdhe luhatës.

- Dua edhe çokollatën tënde !- Edhe atë do ta jap,- i tha ai, me gjysëm

zëri.Bëri të njëjtin veprim, ndërsa ajo lëpiu buzët,

ku qe shkrirë një një pjesë e çokollatës. Mënd-ja e tij qe fiksuar, në atë që nuk mund të për-bënte, thjesht, një rastësi. Akoma e ndiente sete faqet, purpuri i pandehmës, po mirrte formatë ndryshme, sipas përjetimit të çastit dhe këm-bënguljes intuitive.

- Po ngrihem pak!- Ku do shkosh?!- e pyeti ajo, me një lloj

mëdyshje, që vinte nga faqet e tij të zbehta.- Në banjë.Ajo rrufiti kafenë, gjithë ëndje. Kaloi dorën

te qafa e hollë, ku prerja e flokëve linte atyboshësinë, ku pështilleshin afshi dhe puhizat epemëve. Edi u nis, drejt derës së brendshme.Hyri brënda. Lokali qe i vogël, me gjashtë tav-olina përreth. Qe një gjysëmerrësirë e mugët,përgjumëse. Ca drita të vagullta neoni, formo-nin nëpër mure reflekse prizmike, ngjyrë vara-ku, në të kaltër, të zbehtë.

Në një nga tavolinat, pranë derës, qe ulurkamarieri, një djalë trupgjatë,flokëgështenjë,qëkishte hapur gazetat dhe po lexonte me njëpërqëndrim përpirës. Madje, as hyrjen e tij brën-da, nuk e vuri re. Dy ventilatorë të mëdhenj qenëvendosur, te dy këndet anësore. Perdet farfurit-nin, me një dallgëzim rrëshqitës, midis dritarevetë hapura. Te banaku, një siluetë, gati e luhat-shme, kurrizpërkulur, po lante disa filxhanë dhegota.

- Më falni, ku është tualeti?!Ajo, një copë herë, fshiu duart me përparëse

dhe u kthye nga ai, me një buzëqeshje tëargjëndtë, ku reflekset e aparatit të ekspresitkishin lënë aty, pjesën më vezëllitëse të saj. Edishtangu. Nuk iu besoi syve, në atë çast. Futidorën, midis kopsave të këmishës dhe prekukraharorin, që po i kërcente nga vëndi.

- Anila?!- foli ai dhe ndjeu se, purpuri nëfaqe, qe tretur, plotësisht.

- Unë,- ia ktheu ajo dhe u mbështet te ba-naku.

- Pra, çokollatat nuk qenë rastësi?!- Përderisa i servirja unë, nuk mund të qenë

rastësi!Edi iu afrua banakut dhe vuri dorën te

mjekra.- Kështu mendova edhe unë. S’mund të qe

rastësi !Ai ndjeu një lëmsh te gurmazi dhe u përtyp,

disa herë, ta kapërcente atë lëmsh ngjeshës dhengacmues.

- Prandaj gjete një shkak, për të shkuar nëbanjë ?!

- Qe i vetmi shkak, që të mund të vërtetojadiçka.

- Dhe nuk u gabove, më duket?!- Kjo më gëzon, por edhe më hidhëron,

njëkohësisht!- i tha ai dhe mbështeti krahët, mbibanak, ndërsa ca reflekse të përhime, që vininnga aparati i ekspresit, i ngjanë me ca flutura tëtopitura, në rreshtin e gotave në bufe.

Ajo i ktheu kurrizin, ndërsa flokët, pas qafësesmere, kishin mbledhur, në topuzin e saj, njëbrengë, që atij iu duk më e kokolepsur dhe më endërthurrur se kurrë.

- Po ti ç’ne këtu?!- Përkohësisht. Sa për këto muajt e verës.

Ky është lokali i dajës së vogël. Në shtator fil-loj Universitetin, te Shkencat e Natyrës.

Ai nuk foli. Nëpër gishta, i kishte mbetur,akoma, një lëng ngjitës, çokollate. Befas ajo ukthye nga ai.

- Ajo është më e bukur se unë.- Pse e thua këtë?!- Sepse është. Dhe ashtu duhet të jetë !Ai ndjeu, një njomje të ftohtë, te tëmthat e

fryrë.- Këtë s’mund ta them!- Sepse ndodhesh, përballë meje?! Ke frikë

se më lëndon?!- i tha ajo, me një nënqeshje, qëkishte brënda pjesën më të gërryer të filxhanëvetë përmbysur, mbi banak.

- Ajo që ndodhi, ndodhi. Ndoshta nuk ishtefaji yt, ndoshta nuk ishte faji im. Mbase kështuqe e thënë. Mbase koha nuk u përputh te ne.

Ai ndjeu se kurrizi, po i kullonte i tëri, derite brezi. Sytë iu bënë më të mugulluar.

- Të paktën s’ke arsye t’ia përsëritësh veteskëtë gjë?!

- T’i përsëris vetes diçka që është fakt, kjonuk më lëndon aspak,- i tha ajo, përmes syvemelankolikë dhe qerpikëve të gjatë, dhe të për-thyer.

- Pra, ti na ke vënë re, gjithë këto kohë?!- Sa herë që keni ardhur.- Dhe..?!- Gjithçka përmblidhet, në atë copëz çokol-

late.- Akoma?!- Mbase një jetë të tërë!Ajo i ktheu kurrizin, përsëri. Supet e harkuar

i dridheshin lehtë. Hapi rubinetin dhe filloi tëlante ca gota të mbetura, përgjysëm me shkumë.

- Tualeti është aty, në fund, majtas!Edi kafshoi buzën e poshtme. Zbehtësia në

faqe, qe bërë mbizotëruese. Ai mori drejtiminnga dera e jashtme. Sa doli, një duhme ajri iupërplas në fytyrë, ndërsa gjethe të tharra i rrësh-qitën në trup.

Irma qe po aty. Kishte nxjerrë pasqyrën dhebuzëkuqin, dhe po lyente buzët dhe mollëzat,duke i fshirë, më pas, me gishtin e madh. Ai iuafrua, me hapa të nxituar. U ul dhe zgjati duartmbi tavolinë.

- Po ku humbe?!Ai nuk i ktheu përgjigje, por vështrimin e

kishte hedhur tutje, te ajo pjesë e horizontit, kuasgjë nuk i shpëtonte dyzimit dhe tretjes.

- Mbarove?!- Pse e thua këtë?!- Është më mirë të ngrihemi!- Po ne tani u ulëm?!- ia ktheu ajo, gjithë

habi dhe futi pasqyrën dhe buzëkuqin, në çantë.U ngrit. Ai kishte bërë, disa hapa përpara.

Shkoi dhe tërhoqi biçikletën. E priti aty. Ajo poe vështronte, me bisht të syrit. Ngritja e tij, epapritur, iu duk e çuditshme dhe e pash-pjegueshme.

-Dalim nga ana tjetër !- i tha ajo, pa ia shqi-tur vështrimin e butë vinçit, atje tej, që iu dukse po mbante pezull, në ajër, atë pjesë të kohës,që ata nuk e kishin konsumuar bashkë.

U nisën në atë drejtim, pa shkëmbyer asnjëfjalë të vetme.

Kush i vodhikëpucët e shqiptarëve?

Tregim nga ALBANA M. LIFSCHIN

Page 8: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

8/ E Diel,1 korrik 2012nacional KRITIKË

Për romanin “Sytë e gështenjave të egra” e Sadik Bejkos

PEMA E JETËS SË EGËR“Romani është fati i një njeriu, një njeri që nuk rrëfehet i izoluar nga koha, nga familja, nga rrethanat, nga personazhet.

Këtë e kuptojmë kur lexojmë nga romani i Bejkos: Ai vjen një si pjesë e pemës me gjithë misionin që të krijohet njëpersonazh, me virtutet dhe gabimet, me pikëvështrimet dhe ëndrrat, me zhgënjimet dhe ringritjen. Si të jetë përballë

erërave dhe zhegut të diellit, apo i rrëzuar në baltën e krijuar nga rrebeshi.”

Nga MIRANDA HAXHIA

Josif Papagjoni kërkon shpjegimin për titullin e romanit “Sytë e gështenjave të egra”,nisur nga koha kur jetohet historia e per-

sonazhit të romanit, nisur nga vendi, Tiranaku ka jetuar e punuar ato kohë si autori S.Bejko, ashtu edhe J.Papagjoni, apo bashkëko-hës të historive që të merrin me vete. Ndosh-ta. Ndërsa pasi e lexova fund e krye, mendovase “Gështenjat e egra…”, sidomos ai zhguallii copëtuar tek bie dhe nxjerr frutin e tij, qënuk shijon, nuk ëmbëlson, nuk lë asnjë ndjesiveç goditjes, më sollën në mendje pikërishtvitin kur zhgualli gjithë gjëmba i diktaturës uplasarit, u ça, kur u rrëzua ai frut i egër që umbajt brenda një hijeshije të madhe (peme)zhgënjyese për pothuaj gjysmë shekulli. Igjithë romani i Sadik Bejkos është shija e atijfruti të hidhur. Nuk mund të ishte ndryshe.Ajo kohë prodhoi një bosh të madh por u jepshkas shkrimtarëve të sjellin me format e gju-hën e tyre si ishte vërtetë ajo gështenjë ehidhur me emrin diktaturë, sidomos për njëpoet, për një djalosh të ri që ëndërron të shk-ruajë vargje dhe të kuptojë jetën.Çdokush qëe njeh dhe ka biseduar qoftë edhe një herë meSadik Bejkon, do dallojë një rrëfim të veçantëdhe oratori të shtruar e të thellë të tij. Kushnuk e njeh dhe nuk ka komunikuar me të, ngaromani i tij i botuar së fundmi, “Sytë e gësht-enjave të egra” do mësojë të dallojë një llojvështrimi që nuk e ndesh me përballjen e sh-qisës përkatëse:- është pasqyra që autori vëpërballë për lexuesit, që ai të lexojë dhe tëshikojë vetveten. Në mos vetveten, fqinjënapo shokun, vendlindjen, apo vendndodhjen,atë gjithësi strukturash rrëfimore që po guxojt’i quaj me emrin e vetëm “atdhe”.

KËNAQËSIA E TË LEXUARITLibri i z. Bejko më erdhi dorëshkrim para

se ta botonte dhe në kompjuterin tim ështëende, ashtu, me shënimet e verdhme aty- këtu,që sipas mendjes sime ishin shenjëza që librimund të ishte më bukur pa disa refleksione tëautorit. Kam dashur t’i heq romanit filozofin,kam lënë brenda poetin, njeriun, prozatorin.Komunikimi im në distancë me autorin mbetisi një shtangie pezull e vështrimit të syve tëGështenjave…”. Nuk ia ktheva dot dorësh-krimin. Prej kohe jemi molepsur nga moslexi-mi i vëmendshëm. Pastaj e pashë librin tëbotuar dhe pas ca kohe, e lexova në libër tëgjithë rrëfimin e Sadik Bejkos, pa mendjendhe dorën “krasitëse”, thjesht për të gjeturpasqyrën me të cilën autori përballte atëcopëz atdheu, atë vend ku pikat përplasen dhesjellin ngjashmëri ngjarjesh, profile njerëzish,përsiatje që do doja t’i kisha shkruar unë. Kjoështë kënaqësia e të lexuarit në fund të fundite një libri të mirë. Pa akrobacira psikologjikeapo artifice fjalësh pa kuptim, pa qoshka tëfshehta ku as gjuha shqipe, as hamendësimi ilexuesit nuk puqet gjëkund, Bejko shfaqet menjë roman serioz, shkruar me përgjegjshmëridhe merak. Ishte një herë një kohë kur autoritiu ndalua libri me poezi “Rrënjët”, veçse, poaq njëlloj sa një peme i këpusin trungun, rrën-jët mbeten, presin veç humusin e kohën që tëriçelin e të ribëhen për së mbari, ndoshta nukribëhet një vëllim poetik, por një “gështenjë e

egër” e cila, ashtu në “rrënjë” ishte pa “sy”,tashmë edhe ajo ka sytë e saj, vëshguesin enjë kohe të lënë pas, ndoshta në përligjie tëasaj thënieje që thotë Jeremy Ironis “Kemi tëgjithë makinën tonë të kohës, atë që na çonpas dhe i quajmë kujtime, atë që na shtyn për-para dhe i quajmë ëndrra”, e menjëherë paskësaj kujtoj që ndonjëherë për të dalluar ko-hën përgjithmonë mjafton një sekondë e vet-me.”- bëhet, është kryer. Këtë e kupton pasi elexon romanin e Sadik Bejkos.

ROMANI SI PEMË E JETËSRomani është fati i një njeriu, një njeri që

nuk rrëfehet i izoluar nga koha, nga familja,nga rrethanat, nga personazhet. Këtë e kup-tojmë kur lexojmë nga romani i Bejkos:“….Mali im, lumi im, përroskat, shtëpia elindjes, gjyshja, nëna, plakat e fshatit tim,pemët e ujët e krojeve të tij ishinndryrë e bërë shkëmb brenda meje,kishin ndërtuar një kullë me fijet ebarit, kokrrizat e grurit, thërrmijate dheut e të bukës, me thëngjijtë ezjarrit të vartës, me avujt e bukëssë pjekur, me aromat e frutave e tëbarërave dhe ashtu lëmsh ebërthamë bashkë ishin bërë strehë-za ime, që në çdo rrezik më jepteshtresë e mbulesë, më jepnin kash-tën e hollë ku të fle, më jepnin çat-inë e ajrit dhe të brymës, ku tëfshihja kokën nga shkundullima etërmetit a e ortekut….”Ai vjen njësi pjesë e pemës me gjithë mision-in që të krijohet një personazh,me virtutet dhe gabimet, mepikëvështrimet dhe ëndrrat, mezhgënjimet dhe ringritjen. Si tëjetë përballë erërave dhe zheguttë diellit, apo i rrëzuar në baltëne krijuar nga rrebeshi. Megjithëkëtë pasuri fjalësh që lidhen menatyrën, në romanin e Bejkos,kemi fate dhe njerëz, kemipsikologji dhe refleksion, kemidetaje dhe shenja të një kohe qëegër, të një jete të brishtë; nëthelbin e saj, poetike, kemi njëlexim rrathësh të prerë në atëtrung gjysmëshekullordiktature.Në roman gjejmëmiqtë që do kishim dashur t’ikishim në jetë, të paaftët që i kemi ndeshur endeshim çdo ditë, palaçot që sillen para fy-tyrave tona, na përqeshin e na kërcasin dhëm-bët; kuptojmë procesin e denatyrimit tënatyrës njerëzore që shpesh e dallojmë tenjerëzit e nuk guxojmë t’ua themi haptas, nje-riun e jetës që e kemi ëndërruar, patur apohumbur, gjejmë një labirint natyrash e gjest-esh që i bëjnë personazhet të dallueshëm njëringa tjetri, por të gjithë copëza të një historieqë quhet – jetë në diktaturë. Autori rrëfen përvende konkrete, jo fryte të imagjinatës së tij,rrëfen për njerëz, për të cilët lexuesi thotë- kypersonazh ngjason me X, apo Y, e ç’rëndësika, ajo ishte një kohë që rriti njerëz të tëgjitha natyrave, varfëroi një pjesë të tyre mevese dhe privilegje, pasuroi të tjerë me per-sonalitet dhe dënime nga të gjitha llojet që ikishin aq shumë qejf sojlitë që projektonin

dhe zhvillonin luftën e klasave.

Ç’ISHTE AJO KOHË HIDHËSIRE?Pasi u futën nëpër burgje armiqtë që kish-

in “damkën” e klasës që përfaqësonin, pushte-ti filloi të shpikë armiq të rij , apo të hantemishin e vet dhe për këtë qëllim u thurën dh-jetra e dhjetra aventura komplotesh. Autori,siç rrëfehet në roman, një poet i ri, i ardhurme shumë ëndrra në një botë të zhveshur emeskine, gjendet brenda kësaj vorbulle marra-mendëse, ku vërtiten njerëz, ngjarje, fate,mendime dhe paranoja. Nga poet ëndërrimtar,në punëtor galerie, nga njeri që fillon të thurënjë profil të vetin, pak e nga pak, apo tëmbushë jetën duke filluar nga një vend për tëfjetur, në një bebe që vjen në jetë, në një për-rallë me shtëpi, grua e familje, në një udhëtartë vetmuar drejt humbellave të fatit,

ndërgjegjes dhe rezistencës përtë qëndruar në këmbë.Fati i protagonistit ësh-të në përgjithësi fati i shumë intelektualëve tëasaj kohe, e pavarësisht se duke e lexuar nd-jek fatin e një poeti, gjurmët që humbasin apotë tjera që krijohen në rrjedhën e viteve. Pastij është vetë Shqipëria, e gjitha një metaforëe përkryer e një regjimi të pashembullt. Pro-tagonistin nuk e kanë pushkatuar, nuk e kanëvarur, nuk e kanë torturuar, por po aq tragjikeështë dëbimi nga Tirana, degdisja në minierë,apo ideja që të rrinte pezull mbi kokë se çdovarg që shkruaje do të ishte një lopatë dheumbi fatin tënd në të ardhmen. E kemi njohurBejkon si poet, si një Hamurab në poezi, ekemi ndjekur në shkrimet dhe ato diskutimetmbi letërsinë, kohën, gënjeshtrën, hipokrizinë.Nuk mund të shpëtojë kjo ndjesi në këtë ro-man. Aty ka poezi, ka refleksion, ka pauza të

mbushura me vetëdijen e njeriut që kthenkokën mbrapsht dhe shikon pa atë lloj peng-ese që të sjell drita kur është përballë e të lëb-yr sytë. Vështrimi është i ftohtë, i pangarkuarme emotivitet, ndërsa një fije ironie, njësarkazmë e ndjerë përshkon çdo ngjarje, ka-pitull dhe tërë librin. Nuk dallojmë heroin emadh, njeriun që bën “namin” duke kundërsh-tuar atë sistem, por kuptojmë njeriun dheluftën e tij të madhe për të qenë fund e krye itillë, njeri.

“SYTË E GËSHTENJAVE TË EGRA”ËSHTË NJË REQUIEM

Është një roman për gruan e jetës, “ …Ajodhe unë e dinim që i takonim melankolisë,tragjedisë që dukej sheshit, dhe donim të lin-dim fëmijë që mallkimin tonë, optimizmintonë fals, mos t’ia trashëgonin një kohe si kjoqë e vjell gëzimin, por një kohe që prek në

truallin e realitetit. Në gjakun enë palcën e kockave tona ne nukishim falsifikues të realitetit. Nëmënyrën tonë ishim varrmihësdhe hakmarrës të realitetit që je-tonim. E dinim në atë të padi-turën faqe të ekzistencës sonë sekjo gjë paguhej me jetë. Që të ishei vërtetë, duhet të paguaje si aipartizani, babai i saj, të paguajedhe të mos ia dilje në krye, tëpaguaje dhe të humbje. Se ky ishtedheu ynë, dhè i melankolisëtragjike. Dheu i humbjes së jetës,ku gjithë energjitë shkojnë kot, jodheu i gëzimit të jetës....”

Është një trendafil respekti përata artistë, si Jaci: “…Ma thoshtegjithmonë Jaci. Seç ka ke diça,more dreç, seç ka ke diça.. po bashpër atë, të du fort. Ke një si plagë tëvrame. Po të vrame në palcë. Je iplaguem fund e kry, mor dreç. Dheje i pashpëtuem nga një plagë e tillë.Askush, zot as dreç nuk të shpëton. Esotmja as e nesërmja nuk të shpëtonnga një plagë e tillë. Eh, Jaci. Ai përvete nuk e dinte se ishte i shënjuemprej vdekjes së pa kthim. Dhe isha ejam unë që po e kujtoj atë tani. Imjeri Jac, që më mëshironte mua dheqë nuk ia hodhi dot që t’i jetojë ditët ezotit deri në fund. T’i jetonte ditët derisa jo shteti t’ia merrte shpirtin, jo sh-

teti, por zoti, atij që, në fund të fundit, kockate mishrat tona ia kemi borxh....”Është njëpikë loti për ata që nuk ia dolën dot, që i lanëtingujt e muzikës së tyre në ajër, ata poetë, siMitja “... Kishte një vetmi të tillë nën atë balline tij të trungët, nën atë ballë aq të pandjeshëmsikur të ishte puthur përjetësisht me akujt eprapë të kishte mbetur mish, por mish i pan-djeshëm si ai i varuri në çengelin e kasapëve.Nën këtë ballë, në sytë e tij kishte një vetmi tëfrikshme sikur në to të banonte një shtërpishpelle. Një shtërpi i trishtuar e i vjetër tëshihte nga ato sy të thelluar vrimë e tunel....”që i lanë vargjet ngecur në pemë, në gështen-jën e egër, si fole zogjsh me vezë të thyera.

Me një shpresë që gjembat e zhguallit tëgështenjave të te gra të mos mbijnë në gjuhëdhe menjdje njerëzore.

Sadik Bejko

Page 9: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional9/ E Diel,1 korrik 2012 POEZI

NË LABIRINTIN E POEMËSAtë ditë që hyra në labirintin e PoemësNuk e dija se aty brendaMë kishte zënë pritë Minotauri

Kam vite që udhëtojPa mundur ta gjej derën për të dalë së andejmi

As Minotaurin nuk e kam takuar ballë për ballëVetëm ia kam dëgjuar nga largBulurimat e llahtarshme...

Më kot ëndërrovaMë kot pritaTë takoja ArianënQë do të më jepte fillin shpëtimtar

Tashti jam i bindurSe jetën do ta ngrysDuke u vërtitur në labirintin e Poemës

Tingujt e fundit që do të dëgjojDo të jenë bulurimat e llahtarshme të MinotauritQë përplasen pas mureve...

PËRRALLË PËR VIJËNDHE PËR HIJEN

Vija, vijaKu të përgjon hija

Hija e tokësTë godet prapa kokës

Agsholit i pushoi zemraMbeti i varur si kufoma e të arratisuritNë telat me gjemba…

Nuk përgjigjet as vija, as hijaTokën e kokën i rrëmbeu mëmëlubia

Në hullitë e kujtesës djalli mbjellFarë ëndrrash të këqija

Rreth plepit plim me harabelaTërhuzen e hingëllijnë njëqind pela

Vija të thyeraKu ngecën shpresat e fyeraLulëkuqet e shqyera

Vija, vijaShina të ndryshkura ku rrokulliset historia

HistoriaE shaluar nga hijaNatë e ditë çukërmon te vija...

KRIMI I BERTOLT BREHTITNjë natë prej netëshPër shkak të pagjumësisëOse për shkak të asaj dehjeje që quhet frymëzimDramaturgut gjerman Bertolt BrehtiIu duk vetja taumaturgDhe nga mendja e tij sajoi një përbindëshQë e pagëzoi Arturo Ui

Së pari ky përbindësh i urryerU hodh në sulm dhe pushtoi teatrotKudo nëpër botëDuke korrur duartrorkitje të pafundmePër vete dhe për babanë e tijDramaturgun gjerman Bertolt Brehti

I pakënaqur nga sukseset që arritiArturo Ui braktisi librat ku banonteBraktisi edhe skenat e teatroveDhe zbriti në botën realeKu solli në jetë bij dhe nipër

Pasardhësit e Arturo Ui-së

Kolonizuan mbarë botënThemeluan parti politikeFituan fushatat e zgjedhjeveU kurorëzuan kryeministra, presidentëU adhuruan si zota nga turmat e fanatizuaraMadje ata shkruan libra si stërgjyshi i tyreDramaturgu gjerman Bertolt Brehti

Popujt e shtypur nga tirania e llahtarshmeE pjellës së urryer të Arturo Ui-sëE mallkuan nga zemraAtë krimimel që u bë taumaturgDramaturgun gjerman Bertolt BrehtiQë solli në jetë këtë murtajë të zezëE cila bëri kërdi në planetin tonë...

Për fat të keqKy lloj përbindëshi nuk rrezikohet të shfaroset!

HIJA E NJË ZOGUMë rrëshqet mbi fytyrë hija e një zoguQë gjakon të m’i çukitë sytë

Nuk ia dal mbanë ta përzë këtë zogQë quhet kohë

Njëra flatër e tij është prej flakeFlatra tjetër e tij është prej hiri

Nuk e di si të shpëtoj nga hija e tijNga sqepi i tij i përgjakur

Krrokamat e tij mbushin heshtjenNë bjeshkë e në vërri

Dielli nuk pranon të më falë një rrezePër t’ia ngulur si shigjetë në zemër

Më rrëshqet mbi fytyrë hija e një zoguQë të m’i çukitë sytë...

VDEKJA ËSHTËPIKËRISHT KJO GJË

Në tryezën time gjeta një zarfKu ishte shkruar adresa e një poetiTë vdekur disa muaj më parëDhe unë thashë me veteSe vdekja është pikërisht kjo gjë:Adresa e një miku të vdekurTë cilit nuk mund t’i shkruash më

Ti nuk mund t’i çosh askundKartolinaMesazhe të gjata, të shkurtra apo të koduara…

As me avionëAs me postë elektronikeAs me ëndrra paralajmërueseAsnjë nga mesazhet e tuaNuk do të mbërrijë tek i vdekuriKomunikimi me të është po aq i pamundurSa me një galaktikë të largët në qiell

Vdekja e një njeriu është pikërisht kjo gjë:Gjasmimi i Atlantidës që u fundosNë humbëtirat e detit!

SYTË E TUYjtë më të mëdhenj më vështrojnë me sytë e tu.Pablo Neruda

Duke parë sytë e tu, them me veteSe sy të tillë janë yje që kanë zbriturNga qielli i kaltërPër të zënë vend në fytyrën tënde

Sytë e tu janë dy burimeKu dita vjen të pijëPër të shtuar dritën e saj

Duke parë sytë e tu, mendoj me drithërimëSe po t’i mungonin këto ninëza të ndritshmeKjo botë e zymtë, e mbuluar nga smoguDo të ishte humbëtirë e errëtNatë dimri pa hënë e pa yje…

Por ja ku i hapin qepallatSytë e tu që qeshinDhe bota i ngjan horizontit në agI ngjan qiellit në muzgKur ia behin yjtë e parë

Dita është më shumë ditëNata nuk mund të jetë plotësisht natëAty ku qeshin sytë e tuBinjakë të yjve që ndizen në qiellin e paanë..

MUND TË NDODHËSI NË ËNDRRA

E bukura syrin si yllKur e çel e kur e mbyllSi hëna që ndrit në pyll…

Nga një lirikë shqiptare

Mund të ndodhë si në ëndrraTë takosh një yll në rrugëTi mund t’i thuash : Mirëdita!Si një kalimtari që e ke njohur dikuDhe për çudinë tënde ylli mund të buzëqeshë

Mund të ndodhë si në ëndrraT’i mbushësh sytë me vezullimin e një ylliDhe ta ndiesh veten sikur ke pirëDisa gllënjka verë ritualeNë kupën e kaltër të qiellit të natës

Mund të ndodhë si në ëndrraTë soditësh një yll që ndritDhe të vësh re se rrezet e tijJanë qerpikët e syve që i çel e i mbyllE bukura me emër ylli

Mund të ndodhë si në ëndrraTë takosh një yll në një rrugëDhe falë këtij takimi të pandehëshE në vend të një rruge të zakonshmeTi ecën në kalldrëmin e Udhës së Qumështit…

SIMPLEGADET E MIAMalet e lartaRreth luginës ku kam lindurIshin Simplegadet e mia

Më vonëAto male të larta që preknin qiellinI kam ngatërruar në fantazinë time prej fëmijeMe malet magjike të përrallaveQë hapeshin e mbylleshin vetëtimthi

Duke kaluar nëpër qafat e atyre maleveDuke u larguar nga lugina ku kam lindurNuk e gjeta dot Bashkën e ArtëDhe brigjet e KolkidësU zhdukën para meje si brigje ëndrrash…

Jam i trishtuarQë nuk munda ta shtie në dorë Bashkën e ArtëPo kam një besim të patundurSe edhe më i trishtuar do të ishaPo të mos kisha kaluar përtej Simplegadeve të mia:Malet e larta rreth luginës ku kam lindur

LABIRINTINga ANTON PAPLEKA

Page 10: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

10/ E Diel,1 korrik 2012nacional STUDIM

Hulliae jetës

-Fatit të njeriut-

Nga MUSTAFA SPAHIU(Shkup)

Sapo ka nis hullia e parë e vragshme,kurse jeta është e gjatë dhe fusha egjerë, e pakufishme. Ndofta nuk di se

ç’lavër bëhet, vallë a bëhet lavër cilësore,apo jo? Do ta lavrosh hullinë tënde, e këtënuk do ta hetosh fare. Të tjerët do të përgo-jojnë ashtu-kështu. Kuptohet do të ketëhipoteza si gjithmonë, dhe çdo gjë do të jetëe vërtetë ç’thonë: edhe ajo kur të lavëdrojnë,edhe ajo kur të qortojnë! Sepse lavdrimi dheqortimi janë motër e vëlla! Më pastaj: çdogjë do të hudhet në harresë, ndaj kjo veti nëtë shumtën e rastit të sjell kokëçarje... Plu-huri nuk reshë vetëm nëpër gjëra, në lëndëdhe fenomene – ai bjen edhe në gjuhë. Plu-hurin mund ta shpërlajnë vetëm shijavinate vjeshtës së Anamoravës. Punimi i parë itokës është gratçore. Urtia flet: “Ugari i ja-narit, vllaga e beharit (misri i hambarit)!”

Shija e djersës tënde ka qenë përvojëjetësore. Dhe, po u përbirove nëpër unazëne përvojës – del fitimtar. Eh, sa je kolovituri dehur rrugëve nga harlisjet dhe puna. Keqenë dhurues i lëmoshëm me dorë e mezemër: ju ke dorëzuar erës kur të ka rrahurgjithnjë ajo, ju ke dorëzuar ortekut nërrëpirë, dallgëve në hapësirën e detit. As-gjë s’ke pasë përveç vetvetës. Të vetmengjë ke mundur ta dhurosh në dehjen tëndetotale – këngën! Po si mund të jeton njeriupa këngën, jetën? Dhembja me jetën ështëëmblemë adezioni në shkapërderdhje...

Në hapësirën e trazuar se thërret në ndi-hmë askënd. Shpirti i pamposhtur e njoftonvetvetën, edhe kur tretet, atmot ujëvara editëve të ardhshme do të jenë me shijavinëderi në fundjavë me diell të ri... Dhe prehunë valët e jetës.

II.Të arrinë cirka e dehjes ngado që ke sh-

kuar rrugëve, sado që ke menduar se jeta ësh-të jetë e jo metaforë. Mund të mendosh, nëmënyrën tende, bile çdo gjë: si ke ecur meritëm të shpejtuar; si e ke ngadalësuar hapin;si ke shkuar rrugëve të shtrembëruara kursenga kureshtja e madhe e ke kërkuar atë rrugëne ëndërruar – rrugën e vetme të drejtë.

(vijon në faqen 19)

Për romanin “Passio” të Anton Gojcajt

Interpretimi si një identitet“Romani ka një fubulë e cila menjëherë lexuesin e fut në vorbullën e narracionit. Kemi një rrëfim në qendër të ngjarjes, in

medias res. Dhe e gjitha në roman fillon me një ëndërr, prej së cilës shtresohet vorbulla e një rrëfimi dramatik. Autorifunksionalizon motivet e lashta për ëndrrat si topose sinjifikative, ndërkaq një interelacion komunikues kulturor, teksti

e ndërton me ëndrrat biblike, si topose komunikuese që prodhojnë kode të veçanta semiotike e ligjërimore.”

Nga NDUE UKAJ

Një studiues i madh frankofon, TvetanTodorov, në librin Letërsia në rrezik,ndër të tjera shkruan se “si filozofia dhe

shkencat humane, letërsia është mendim dhenjohje e botës psikike dhe shoqërore në të cilënjetojmë”. Duke qenë e tillë, letërsia bëhet fushamë e veçantë e komunikimit njerëzor, sepsevepra letrare vjen nga shpirti dhe ka destinimshpirtin, do thoshte esteti e filozofi FriedrichHegel. Letërsia komunikon të bukurën përmesndjenjave më sublime të shpirtit. Të bukurën sikomponente esenciale të letërsisë e transfigu-ron në art shkrimtari, Anton Gojçaj, i cili tan-imë është emër i sprovuar në shumë fusha tëletrave shqipe. Autor që shkruan poezi, që kul-tivon zhanrin e tregimit, romanin, kritikenletrare, studiues i mirëfilltë letrar e eseist i sh-këlqyer, ai ravijëzohet në letrat shqipe, me por-tretin e një krijuese me tipare të shumëfishta evlera të gjithmbarshme, që di të mishëroj tëbukurën me fjalën artistike, brenda një kontek-sti specifik kulturor e letrar. Në romanin Pas-sio, Anton Gojcaj ndërton tekstin si një realitetkulturor për të cilën gjë bie në një mendje egjithë bashkësia e lexuesve (Umberto Eco).Autori shpërthen në këtë tekst letrar me tërëorigjinalitetin e tij letrar. Teksti karakterizohetnga një narracion i përpunuar, një stil mjesh-tëror, brendapërbrenda një fabule di-namik dhe një gjuhë atributive e kon-struktuar me trajta rrëfimtare brilante.Romani ka një titull simbolik, qëngërthen një shënjues të letërsisë së tij,jetën si pasion dhe artin si pasion. Janëkëto dy strumbullarë që kombinohen memjeshtëri dhe që funksionalizojnë tip-aret e një proze të realizuar mjeshtër-isht, ku vihen në kontrast të thellë krizatidentitare të njeriut. Autori empirik, dukeu nisur nga jeta prej së cilës rrethohet,shpërthen në shkrimin fiksional, për tëpikasur një personazh tragjik, rrugët e sëcilit konstruktohen nëpërmjet shenjavedramatike, që vijnë si reminishencë ngaëndrra e personazhit hero të romanit,atëherë kur piktori Jozef Montanara (ZefGjoni) ishte në kulmet e artit si piktor dheatij i shfaqet në ëndërr, momenti më tragjiki jetës së tij: vrasja e babait, mu në natën engjalljes së Jezu Krishtit, simbolikë kjo efunksionalizuar dhe realizuar me mjeshtringa autori, madje edhe si dimension filoz-ofik i intertekstit letrar. Diskursi fiksionali autorit, mvishet nga tiparet e fuqishme tëdiskursit biblik e oral, i cili intencë ka funk-sionin edukativ të letërsisë, një katharsisiletrar të nënkuptueshëm. Kodet tematike eligjërimore, shtresohen rreth plagës sëmërgimit, si një temë e lashtë e letërsisë sh-qipe, trajtuar kurdoherë në nga pena të

shumta. Portreti i kryepersonazhit të këtij ro-mani është kompleks. Ai është piktor me famëbotërore, jeton në një metropol botëror, sikurseështë New Yorku. I pamartuar, me disa flirtedashurore, ai bënë jetë prej artisti tipik, madjeme dëshirën që të harrojë të kaluarën, mirëpo indodh e kundërta, ëndrra e kthen në realitet. Dhekëto lufta identitare bëhet e fuqishme, shpër-thyese, drithëmuese, dramatike, me të cilën au-tori ndërton përplot sekuenca narrative të jash-tëzakonshme. Jozefi, i cili Nuk Qesh Kurrë, fil-lon të trandet, tallazet e shpirtit të tij kërkojnëinterpretimin e ëndrrës, ndërsa interpretimi i saje kthen në identitet, në kërkim të shenjave tëtij. Dhe pastaj zëri i fuqishëm, sugjestionues,por edhe melankolik “Zef Kthehu” ja zgjon kuj-timet e fashitura në kohë dhe fillon të kërkon

vetveten. Kërkimi i vetvetes në variante të ndry-hem narrative, e përcjell personazhin në gjithanivelet e jetës, pas ëndrrës deri te rikthimi nëMalësi, takimi me të ëmën, martesa, lindja e njëdjali dhe kontinuiteti i vazhdimësisë identitare.Përmes këtij epilogu moral, autori përveç se

përçon ide e mesazhe morale, riciklon dimen-sionet filozofike të zhbërjes së identitetit dherrezikut nga kjo dukuri.Romani ka një fubulë ecila menjëherë lexuesin e fut në vorbullën enarracionit. Kemi një rrëfim në qendër tëngjarjes, in medias res. Dhe e gjitha në romanfillon me një ëndërr, prej së cilës shtresohetvorbulla e një rrëfimi dramatik. Autori funksion-alizon motivet e lashta për ëndrrat si topose sin-jifikative, ndërkaq një interelacion komunikueskulturor, teksti e ndërton me ëndrrat biblike, sitopose komunikuese që prodhojnë kode tëveçanta semiotike e ligjërimore. Jozef Mon-tanara, larg atdheut, tek flinte, i selitet ngjarjamë tragjike e jetës së tij, e cila lidhet me gjakun,më familjen, atëherë kur në prag të festave tëringjalljes së Krishtit, i vritet babai, nga armiqtëe Malësisë, që lehtë kuptohet që ishin armiq tëetnisë së tij. Për t’ia shpëtuar Qengjin Zefit tëvogël, babai i tij vritet. Këtu, figura e Qengjitbëhet shënjues i letërsisë së Antonit, një simbolme kuptime ekoivoke, që si topos tematik e fig-urë letrare, në variante të ndryshme bartet edhenë zhanrin e tregimit të autorit. Me këtë karak-teristika ligjërimore e estetike, ndërlidhet figurae qengjit të dashur të personazhit dhe në mënyrëimplicite, e autorit empirik. Përmes këtyresekuencave narrative, autori rikontekstualizondiskursin biblik për qengjin biblik, si topos tem-atik dhe si materie stilistike, e motivueshme përtë konotuar idetë letrare. Qengji, në kuptimin eparë, shënjon kafshën e bukur, së dyti sim-bolikën kristiane, si arkitekt e arkiligjërim bib-lik që shenjon martirizimin e Krishtit në Kryq,sikurse qengj i pafajshëm për fajet e botës. Sifigurë kryetipre letrare, sipas Northrop Frajit,qengji është evokim për Jezusin qe flijohet përmëkatet e njerëzimit. Dhe rikujtimi i kësaj fig-ure nënkupton ringjalljen. Kjo intencë letrare

në prozën e Gojcajt del e hapur, autori e sfi-don personazhin e tij me një sekuencë jetë-sore të kahershme, që kishte lënë vragë tëhapura diku në qenien e tij. Andaj, pas shumësfilitjeve dhe tundimeve, personazhi reali-zon thirrjen që i bëhet në ëndërr dhe kthe-het, si një determinim i intencës autoriale.Nëpërmjet personazhit Jozef Montanaro(Zef Gjoni), autori portretizon njeriun ekohës së tij, të goditur nga plaga edetyrueshme e mërgimit, në të cilën shen-jat identitare rrezikohen të shuhen. Mirëpo,duke e trajtuar këtë temë kaq komplekse sh-qiptare, e veçanërisht për Malësinë, autoripërçon mesazhe të fuqishme, që triumfojnëme epilogun e romanit, ku ndjehet fuqishëmnjë katharsis letrar sugjestionues. Në këtëroman, autori me një realizëm magjik,përmes një narracioni shpërthyes, të qetë,por dridhmues, e shtreson toposin emërgimit dhe krizën identitare si temë tëfuqishme narrative, përmes trajtave tërrëfimit modern, ku pikasën trajtat e reali-zimit magjik të prozës. Ky roman i Goj-cajt, ashtu sikurse i gjithë prodhimi i tijletrar, e perceptojnë artin si kulturë, qërolin edukativ e kanë në vete- siç do tëshkruante Arshi Pipën. Dhe në këtë ro-man, ashtu sikurse në gjithë krijimtarinëe tij, Gojcaj përçon mesazhe të fuqishmekulturore e edukative, të cilat realizo-hen përmes katharsisit letrar, si elementi fuqishëm i letërsisë së tij.

Anton Gojcaj

Page 11: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional11/ E Diel,1 korrik 2012 INFO

Prej 25-30 qershor u zhvillua në Tiranë dhenë të gjithë Shqipërinë java e kulturës dhee historisë së Çamërisë organizuar nga

“Shoqata “Çamëria”, PDIU dhe Klubi i Patriotëvetë Rinj. Gjatë kësaj jave të jashtëzakonshme tëgjithë shqiptarët kudo ku jetojnë në rajon u bash-kuan jo vetëm për të bërë homazhe për martiriz-imin e vellezërve çamë, por edhe për të sensibili-zuar opinionin ndërkombëtar për të drejtat e njëpopullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe udëbua, vetëm pse ishin shqiptarë nga shovinistëtgrekë. Për herë të parë, çështja çame” dhe kulturae Çamërisë dolën d nga sallat e mbyllura të kon-sumit të brendshëm, për t‘u bashkuar me çdo sh-qiptar, tha kryetari i PDIU Shpetim Idrizi.

Gjithashtu, Idrizi bëri me dije edhe disa ngaprojektet që do të nisin punimet siç janë ndërti-mi i varrezës monumentale në Kllogjer si dhendërtimi i kompleksit muzeal të Hasan Tahsinitdhe Bilal Xhaferrit në Ninat. “Në Kllogjer, dotë nisim një epokë të re, ku e shkuara do të gd-hendet e pashueshme dhe e ardhmja do të marrinjë hov të ri. Një tjetër projekt madhështor dotë gjejë zbatim në Ninat të Sarandës, ku do tënderohen figura të shquara të kombit si HasanTahsini dhe Bilal Xhaferri me një kompleksmuzeal për shqiptarët e Çamërisë.

Në ndjekje të hapave që ndoqën të shpërn-gulurit nga shtëpitë e tyre të shtunën u kryemarshimi i heshtur drejt Qafë Botës, ku u treguaforca e kombit tonë dhe vendosmëria që shumëshpejt camet do të kthehemi në trojet e tyre .

Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë prej25-30 qershor, filloi në Tiranë, e cila u zgjuakëtë javë me parullën “Unë e Dua Çamërinë”, sipjesë e atmosferës festive për Javën e Kulturësdhe të Historisë së Çamërisë. Bulevardi “Dësh-morët e Kombit” qëndroi gjatë gjithë javës i de-koruar me banderolat “I Love Çamëria” (Unë eDua Çamërinë) dhe me flamuj shqiptar, ndërko-hë që në Sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin“Nënë Tereza” qenë vendosur dy monumente –shkronja tredimensionale- me parullën “I LoveÇamëria”. Më konkretisht, përveç led-ëall-it tëvendosur në shëtitore “Abdi Toptani”, që në pe-riudha të caktuara kohe u transmetuan materialembi Çamërinë, videoprojektor të ndryshëm tëcilët qënë vendosur në Parkun “Rinia”, në mon-umentet e “Tre Vëllezërve Frashëri”, në ish-Fush-ën e Aviacionit, në zonën e ish-Bllokut dhe nëpika të tjera të kryeqytetit.

Një edicion special i Revistës “Çamëria”,dha informacione mbi aktivitetet e Javës Çamedhe të Marshimit të përvitshëm në Qafë-Botë.

Aktivitetet e Javës Çame u çelën në një ngapikat e mësipërme, përkatësisht në sheshin “TreVëllezërit Frashëri”, ku dhjetra qytetarë, shqiptarëtë Çamërisë apo të viseve të tjera, u grumbulluanpër të ndjekur nga afër dëshmitë e të shpërngu-lurve nga shtëpitë e tyre, si edhe për të ndjekurmaterialet muzikore të përzgjedhura që do të vazh-dojnë të transmetohen përgjatë gjithë javës. I pran-ishëm ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Inte-grim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i cili vlerësoirëndësinë e kësaj jave, gjatë një prononcimi përmediat. “Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çamenga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm nësheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, nësheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë përtë protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar,të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, nëkëto sheshe kishin protestuar për të drejtat e sh-qiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatittë Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bash-kombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anëtë një nga genocidet më të ashpra. Sot, ne bashko-hemi të gjithë, për të përkujtuar martirët eÇamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve,se Çamaëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mundtë themi me bindje se çështja çame është sot më efortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhejemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fundkauzën çame” – tha z. Idrizi.

Çelet ekspozita e Kulturës Çame,të pranishëm deputetë e ambasadorë

Shoqata “Çamëria”, Partia Drejtësi, Integrimdhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj çelënkete javë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar,

U zhvillua Java e Kulturës dhe e Historisë së Çamërisë

“Unë e dua Çamërin딓Gjatë kësaj jave të jashtëzakonshme të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë

në rajon u bashkuan jo vetëm për të bërë homazhe për martirizimin evellezërve çamë, por edhe për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për

të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua,vetëm pse ishin shqiptarë nga shovinistët grekë.”

ekspozitën fotografike “Kultura dhe Historia eÇamërisë”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishinpërfaqësues nga të gjitha forcat politike në Sh-qipëri, nga Kosova, si edhe nga trupi diplomatik.Në këtë ekspozitë, e cila u zhvillua pikërisht në68 vjetorin e nisjes së genocidit ndaj shqiptarëvetë Çamërisë më 27 qershor 1944, u shfaqën doku-mente origjinale të sekuestrimit të pasurive të sh-qiptarëve të Çamërisë, vërtetime të lëshuara ngashteti grek, protestat origjinale të dërguara ngaShqipëria, si edhe fotografi të vjetra të krahinës,krahas personaliteteve të shquara të Çamërisë. Poashtu, u prezantua vepra “Monumentet natyroredhe kulturore të Çamërisë”, një punë dyzetvjeçaree prof. dr. Selman Sheme. Gjatë fjalës së tij për-shëndetëse, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dheUnitet, z. Shpëtim Idrizi, vlerësoi nevojën e njëkohezioni mbarëkombëtar për zgjidhjen e çësh-tjes çame. Duke falenderuar të ftuarit për pjesë-marrjen në një datë kaq të rëndësishme për këtëtrevë të kombit shqiptar, Idrizi theksoi se bashki-mi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim ngjyrimevekrahinore, politike dhe fetare është pikënisja e

zgjidhjes së çështjes çame. Ndaj ka ardhur kohaqë Greqia përfundimisht, të kuptojë se asnjë ekeqe, nuk i vjen prej kombit tonë, prej bashkë-jetesës me shqiptarët, kudo ku ata kanë jetuar, dheku duhet të jetojnë!” – tha z. Idrizi.

Duke folur për librin e prof. Selman Shemes,në të cilin paraqiten veçoritë e gjithë Çamërisënë fotografi, z. Idrizi theksoi se “brenda këtij librido të kuptoni pse dashuria për Camërinë ka kaluarbrez pas brezi, dhe s’do të vdesë kurrë.

Në këtë aktivitet përshëndeti edhe deputeti iKuvendit të Kosovës, njëherazi hero i luftës çlir-imtare dhe epopesë së UÇK-së, i emërtuar gjatëluftës si Komandant Çeliku, z. Fatmir Limaj. Nëfjalën e tij z. Limaj theksoi se çështja çame ështëe pandashme nga çështjet e tjera kombëtare dheashtu sikurse edhe Kosova, edhe Çamëria u për-ket të gjithë shqiptarëve. Në këtë kuptim, z. Limaju bëri thirrje të gjithë patriotëve që të bashkohenrreth kauzës së madhe të shqiptarëve të Çamërisëdhe të kontribuojnë aq sa munden, për ta çuarpërpara këtë çështje.Në aktivitet përshëndeti edhekyretari i shoqatës Çamëria, z. Ardian Tana, ndër-sa për librin referoi prof. Dr. Sokol Axhemi.

Çështja çame u paraqit edhe në KuvendinÇështja çame të enjtën u paraqit edhe në Kuv-

endin e Shqipërisë. Nepërmjte kryetarit të PDIUdeputetit Shpetim Idrizi deputetët u informuanpër historinë dhe tragjesinë e banorëve të asaj trevemartire shqiptare. Në me stë tjerash Idrizi tha senjë varrezë monumentale do të ngrihet në Kllogjërtë Sarandës, ku më shumë se tre mijë shqiptarë tëÇamërisë humbën jetën nga dhuna greke. Vep-rimtarët thanë se si çdo vit, do të zhvillohet edhemarshimi i heshtur deri në pikën e Qafë-Botës,nga erdhën në Shqipëri mijëra shqiptarë tëÇamërisë, të përzënë me dhunë nga territori grek.

Mbyllja e “Javës Çame,publikohet libri për një figurë të

Çamërisë, Jasin Sadikun

Kapedani iMargëlliçit,

një monografinga historianiHajredin Isufi

Pas disa monografive të suksesshmepër figura historike si ajo për DomNikollë Kaçorrin dhe Musa Demin,

historiani i palodhur, një ekspert dhe arkivi gjallë veçmas për historinë e Çamërisë,Hajredin Isufi publikon një monografi tëre kushtuar një figure pothuaj aspak të njo-hur, një libër për Jasin Sadikun, kapeda-nin çam të Margëlliçit, i cili rezulton njëfigurë interesante e historisë së Çamërisënë vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar.

Libri “Jasin Sadiku, kapedani çam”,botuar nga shtëpia botuese “Naimi” nëkuadër të “Javës Çame”, zbulon enigmëne një prej vrasjeve më të bujshme gjatëLuftës së Dytë Botërore në Çamëri, pikër-isht vrasjen e Jasin Sadikut në dhjetor1942, në një nga periudhat më të komp-likuara të historisë së kësaj krahine, kurndërthureshin e vepronin shumë faktorënjëherësh si pushtimi italo-gjerman, frontifashist dhe antifashist në Greqi, ndërkohëqë pritej orientimi i komunitetit çam në këtëkatrahurë. Libri i Hajredin Isufit jep hollësimbi rolin dhe synimet e të gjithë aktorëvenë këtë vrasje dhe pasojat imediate dhe tëmëvonshme mbi shqiptarët e Çamërisë.

Page 12: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

12/ E Diel,1 korrik 2012nacional

CMYK

Page 13: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional13/ E Diel,1 korrik 2012

CMYK

PROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITMuzeu i Filmit do të jetë një gershetim mes artit si funk-

sion komunikimi, por dhe ekspozitave, katalogjeve, fletë pal-osjeve, kritikave profesionale. Do të jetë një auditor arti përtë gjithë. Do të jetë një ndermjetesim komunikimi i një po-tenciali kulturor të trasheguar në vite. Mesazhet e kulturesqë do të perçojë Muzeu i Filmit do te jene atraktive per tegjithe, dhe jo vetem per profesionistet.

IDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREMuzeu i Filmit bazohet në arkivat dhe në trashgiminë e pasur të ish Kinostudios "Shqipëria e Re". Sot

Albafilm-i ndodhet në të njejten ndertese historike e dinjitoze të Korpusit Qendror, një akitekture qëështë një muze në vete. "Filmi në Vite", "Rrugetim në historine e Artit të Shtate", "Arti dhe Diktatura". Nder-thurja në doza shkencore ndërmjet arshives dhe kulturës së kohës!

Muzeu i Filmit, i pari i këtij IIoji në Shqiperi, do të ketë një përmbajtje sa artistike aq edhe shkencore.Në qender të projektit do të jete krijimi i një Muzeumi-Identitet -Krenari-Dialog Brezash-Teori-Prak-tike-Zhvillim projektesh kulturore shkencore.

INFO

Page 14: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

14/ E Diel,1 korrik 2012nacional INTERVISTË

(Botohet për herë të parë)

Në kuadër të organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Berat. në fillim të Shtatorit 1995 bashkë me prof. Ramadan

Sokolin ishim mysafir të komunës së Ulqinit, përtu njohur me përgatitjet e grupit folklorik të kësajkomune i cili do të merrte pjesë në këtë festival.Me këtë rast u ftuem në radio – Ulqini për të dhënënjë intervistë. Prof.. Ramadani si etnomuzikologstudjues i folklorit dhe si kryetar i grupit të punëssë përgatitjeve të festivalit por edhe në rolin e kry-etarit të jurisë. Ndërsa unë në rolin e anëtarit tëjurisë dhe i grupit të punës për përgatitjet e Festi-valit Folklorik Kombëtar të Beratit.Ora 13:00, Radio ULQINI,emisioni: “MYSAFIRI”

Duke parë në Fono-Vidio-tekën time në dorëmë ra një kasetë që mbante titullin e më sipërm dhemendova ta zbardh. E pashë me interes që ta bëjëtë njohur edhe për lexuesin këtë intervistë; për takujtuar Prof. Ramadan Sokolin, këtë figurë të ndri-tur dhe të papërsëritshme të kulturës tonë mbarëko-mbëtare në kuadër të 92-vjetorit të lindjes, por edhenë kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë sepse shpeshai thirrej edhe si Rilindësi i Fundit.

Drejtuesi i emisionit: Të nderuar ndigjues,sot në emisionin tonë “Mysafiri” janë zotrinjtëProf. Ramadan Sokoli, përndryshe besoj tëgjithë e njohim dhe nderojmë sepse kemi të ba-jmë me një studjues të pa epur dhe dijetar tënivelit europian, folklorist dhe albanolog që i kadhanë lexuesit dhe popullit tonë vepra të ndrit-ura. Po ashtu do t’ju prezantoj një mysafir tjetër,në studio ashtë Shaqir Rexhvelaj, përndryshe,shef i arteve dhe muzikës pranë bashkisë së Ti-ranës, i cili ashtë i angazhuem drejtë për së drejtime festivalin mbarëkombëtar i cili do të zhvillo-het këte muaj nga data 20 deri 25 shtator nëqytetin e Beratit. Përndryshe edhe profesoriedhe zoti Rexhvelaj janë mysafir të Qëndrës përKulturë dhe mysafir të komunës sonë të Ulqinit.

- Më lejoni t’ju urojmë mysafirëve mirëseardhjennë studion tonë të Radios.

-Mirë se ju gjetëm!-Prof. Sokoli: Ju faleminderit shumë për fjalët

e mira. Unë jam shumë i kënaqun dhe shumë iprekun që kthej në Ulqin mbas një gjysë shekulli.Ulqinin e gjeta shumë të ndryshuem nga pamja ejashtëme por jo njerëzit, njerëzit më kënaqen meshqiptarizmin e tyne të vetëdijshëm. Erdhëm këtusepse jemi të interesuem për pjesëmarrjen tuej nëfestivalin mbarëkombëtar folklorik, që ne men-dojmë se do të jetë veprimtaria ma e madhe e gjithëkëtyne viteve. Në këto kthesa të mëdha shoqrore,politike, ekonomike, që ne po jetojmë, mendojmëtë ketë një kthesë edhe në organizimin e këtij fes-tivali të paraqitjes dhe të konceptimit të kemi dhekëtu një kthesë si ngjarje kulturore mbarëko-mbëtare. Pra do t’u shmangemi disa dukurive osetë metave që janë vrejtë në festivalet e ma-parëshme. Konkretisht do të shmangemi nga ajondotja indoktrinuar e visarit tonë kombëtar ku mepërdhuni kishte ndërhy politika e ish partisë (tëregjimit komunist). Shpresojmë se do të sjellimgjana të reja në këte festival ku do të marrin pjesëjo vetëm shqiptarët mbrenda kufinit shtetror, poredhe ato që mjerisht kanë ngelë jashtë kufijëve.Du me thanë shqiptarët e Kosovës, të Mqedonisë,të Malit të Zi e përtej pastaj ngulimet shqiptare nëArbëreshet e Italisë, të Greqisë, të Ukrainës, sidhe shqiptarët e ndonji shoqate të shqiptarëve tëMandricës të Bullgarisë, të Turqisë, të Zvicrës etë Amerikës e më gjërë.

-Drejtuesi: Faleminderit Profesor, por...,

Historia nepër të cilën ka ecë populli ynë ndershekuj, pa dyshim ashtë e skalitun me një poe-tikë të rrallë dhe të papërsëritshme edhe nëkëngët edhe në vallet popullore. Në lirikën mah-nitëse dhe në eposin burrëror me fisnikërinëdhe dinamikën jetsore me tërë ngjyrat e uni-versit mbarëshqiptar e jo vetëm; të ndalemi pakte folklori mbasi besoj jeni personi ma kompe-tent i cili mund të na përgjigjet në këtë pyetje.

-Prof. R. Sokoli: Faleminderit për fjalët e mirapor ashtë pak zor me i ngjeshë me pak fjalë nëkëto minuta që kemi në dispozicion gjithë begat-inë e visarit tonë kombëtar. Ashtë visar e mbrendaka bukuri që ne ende s’i njohim plotsisht, nuk janëzbulu, nuk janë citu ende plotsisht dhe prandaj nebajmë këto festivale që të zbulohen vlera të rejagjithënji të panjohura duke ruajtë gjithmonë atëqë njihet e që ashtë “ama e ‘’tharmi’’ i traditëssonë kombëtare shumë shekullore. E ! Unë nukdo të bisedoj shumë në rolin që ka luajtë ky visarkombëtar me të cilin ka mbrojtë ky popull his-torinë siç e thatë edhe ju, plot halle, plot trysni,gjatë shumë shekujve por duhet nënvizue ajo qëashtë ma e randësishmja visari ynë na ka mbrojtënga procesi i ç’kombëtarizimit, ka përforcuevetëdijen kombëtare si në kohët e largëta në mu-ngëtirën shekullore ka zëvëndësue mungesën e sh-kollave të arsimit tue përçue brez pas brezi për-vojën e të parëve tanë, prirjet, shfryrjet e zemrës etë shpirtit të tij. të veçojsh vlerat nder shekuj ashtëshumë zor mbrenda nji bisede të shkurtër, pormegjithatë mendoj e meriton këte vlerësim visari

kombëtar ku pasqyrohet prirja, aftësitë krijuesejo vetëm poetike por edhe muzikore edhe ko-reografike edhe mençueia e popullit tonë. Rrje-dhimisht nuk ashtë kollaj ti thuash me dy fjalëgjithë këto vlera; këto do ti nxjerri në shesh e nëdritë festivali folklorik kombëtar. Dhe Unë jamshume i kënaqur që me aq sa pamë këtu në Ulqingjetëm mjaftë vlera folklorike që mbetën dhe ru-hen të gjalla dhe shpresojmë siç ashtë dëshira jonëqë edhe ju të nderoheni atje (në festival) me para-qitjen e ktyne bukurive të visarit tonë kombëtar eqë janë ruajtë kaq origjinale.

Drejtuesi: A keni diçka të shtoni zoti Rexh-velaj?

Po natyrisht! Së pari dua të falenderoj gjithëndigjuesit e radio-Ulqinit, që po na ndjekin në këtëemision, por kryesisht mikëpritësin kryesor krye-tarin e komunës së Ulqinit zotin Mehmet Bardha,gjithë ekipin e kulturës që na pritën me shumëpërzemërsi, por edhe për kënaqësinë që na dhanëduke na shfaqë disa pjesë folklorike mjaftë inter-esante dhe me vlera autoktone origjinale. Disa ipamë direkt disa na i shfaqën në video. Pra kjotregon se edhe Ulqini, mbrenda qyteti edhe krah-inat për rreth si Kraja, por edhe krahinat tjera manalt si Tuzi e Malësia që janë shumë të pasura mefolklor origjinal, me nji fjalë, jam optimist se dotë paraqiten me dinjitet në festivalin mbarëko-mbëtar në Berat edhe këto treva të lashta mebanime shqiptare sepse vërtetë kanë se me çfarëtë krenohen; me këngë, valle, kostume, vegla pop-ullore shumë bukur u kënaqëm.

Drejtuesi: Edhe ne na bahet qejfi që fjalë tëmira na thoni për folklorin e këtyre anëve.. Pro-fesor! Jemi dëshmitarë të asaj që edhe në kohëne monizmit besoj që veçmas Ansambli shtetërori këngëve dhe valleve të Tiranës por edhe grupetë tjera artistike me mjaft dinjitet e kanë pas-qyrue folklorin tonë në arenën ndërkombëtarekam këtu parasysh pjesëmarrjen në festivalin eDizhonit në Francë në mos gaboj në vitin 1972,por dhe në mjaftë takime të tjera të nivelitndërkombëtar në shumë vende të botës kanëarrijtë suksese të jashtëzakonshme.

Prof. Sokoli: Po! ç’ashtë e vërteta na kanënderue, jo vetëm ansambli shtetnor por edhe mjaftëansamble të tjera nga rrethe e krahina të ndryshme.Ansambli Shtetnor ka pasë dhe ka në gjirin e vetëartistë të zgjedhur dhe të talentuem. Këngëtarët matë mirë, valltarë gjithashtu, koreografë e muzikantëtë zgjedhur. Por kanë dhe privilegjin se marrin kr-ijimtarinë ma të bukura nga gjithë krahinat e ven-dit. Por unë si studiues nuk kam qenë gjithnji ikënaqun me trajtimin që i kanë ba folklorit.

Pse? Megjithëse artistët e ansamblit janë tëtrajtuem nga shteti me rrogë dhe kushte të mirapune ka pasë grupe folklorike dhe amatore që herë-herë janë paraqitë edhe ma mirë si nivel edhe siorogjinalitet. Përshembull Ndue Shyti një druvarënga Puka ka krijue me amatore një ansambël dheorkestër origjinale gati virtuoze; ai vetë një mjesh-tër i përkryem në çifteli dhe bilbil. Pra ky mjesh-tër e çoj përpara folklorin.

Ndërsa në ansamblin e shtetit nganjëherë kandërhy politika ose edhe vetë krijuesit aty i kanëra përshkurt duke futë duart në gjana origjinale qëi ka krijue populli. Për shembull shumë kangëvetë vjetra u kanë marr melodinë dhe u kanë ndry-shue tekstin. Po e konkretizoj me një rast. Kangapër Vojo Kushin “Në kodër të kuqe tre luanë”.Melodia dhe teksti i kësaj kange kanë qenë kën-due për Gani bej Toptanin shumë kohë ma parë.Nuk lejohet për ne stujuesit që nji melodie të vjetërti vesh nji tekst të ri aq ma tepër edhe politik. Praasht futë një përmbajtje e re në një mëshikëz tëvjetër. Ky asht shpërdorim dhe dhunim.

Ne tani këtë kangë do ta këndojmë origjinalsiç ashtë këndue dikur. Ose ashtë nji kangë tjetërqë ashtë këndue për nji kryengritje nja 130 vjetma parë për një farë Mahmut Daci. Melodinë ekësaj kënge e përshtaten për “Ndrec NdueGjokën”, tuej i ndrrue vetëm tekstin. Nji krijim qëi asht dedikue dikuj nuk mund ta marrësh e tjaveshësh dikuj tjetë ky ashtë abuzim dhe shpër-dorim. Por fatkeqësisht këto na kanë ndodhë nëansamblin e shtetit, i cili e ka për detyrë me e rue-jtë kangën dhe vallen origjinale.

Drejtuesi: Profesor! Festivali që do tëmbahet në qytetin e lashtë të Beratit edhe aitashma ka një traditë. Studjuesit e huaj që kanëmarrë pjesë në këto festivale një rëndësi tëposaçme, por dhe befasi ka qenë për ta larmiae madhe dhe bukuria e kostumeve të të gjithatrevave tona, por edhe i kanë çmuar shumë ko-stumet tona si studiues.

Prof. R. Sokoli: Po kjo ashtë e vërteta. Dhe mekostumet jo vetëm mund të krenohemi por edhe tëmburremi. Por jo vetëm nga stujuesit e huej janë tëvlerësuara kostumet tona edhe nga stujuesit tanë.Se kështu do të binim në tare gabimin e ma parshëmqë i mbivlerësojmë të huejtë. Ne pa dyshim i njo-him ma mirë. Ne kemi etnografë shume të zote nëvendin tonë që janë marrë me studime në këtë fushëtë rëndësishme të kulturës sonë. Ne edhe sot ukënaqëm kur pamë disa kostume të bukura të trevëssë Ulqinit që unë nuk i njihja. Vetëm rrethi Shko-drës ka rreth 40 tipe kostumesh dhe ne nuk mund ti

Ramadan Sokoli dhe Shaqir Rexhvelaj

Rrëfimi i panjohur i etnomuzikologut dhe studjuesit të shquar të folkloritProf. Ramadan Sokoli dhënë disa vjet më parë për radio “Ulqinin”

Kanga për Vojo Kushin “Në kodër të kuqe treluanë”, ka qenë këndue për Gani bej Toptanin

-Në kohën e diktaturës shumë kangëve të vjetra u kanë marr melodinë dhe u kanë ndryshue tekstin. Po e konkretizoj me një rast. Kanga për Vojo Kushin “Në kodërtë kuqe tre luanë”. Melodia dhe teksti i kësaj kange kanë qenë këndue për Gani bej Toptanin shumë kohë ma parë. Nuk lejohet për ne stujuesit që nji melodie të

vjetër ti vesh nji tekst të ri aq ma tepër edhe politik. Pra asht futë një përmbajtje e re në një mëshikëz të vjetër. Ky asht shpërdorim dhe dhunim.

Page 15: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional15/ E Diel,1 korrik 2012 INTERVISTË

paraqesim të gjitha në festival, sepse çdo rreth kakufizim të paraqitet vetëm me 30-pjesëmarrës. Kyasht edhe synimi ynë që edhe kostumet që janë njëvlerë e rrallë e etnosit tonë të paraqiten denjësishtdhe do te jemi shumë rigorozë që ato të jenë sa maorigjinale, por pse jo të zbulojmë edhe gjana të panjohura që e pasurojnë traditën.

Stujuesit e huej natyrisht tue fillue që nga shumëalbanologë që ne i vlerësojmë shumë si Nopça etjerë, janë marrë me traditën tonë. Por ç’ashtë evërteta fillimet mbi njohjen e kulturës sonë mater-jale i kanë ba vetë shqiparët. S’po përmend emnakëtu se kemi shumë por ashtë Rrok Zojzi, Andro-maqi Gjergji dhe vazhdojnë një grup stujuesish qëkanë ba studime edhe ma të mira se të huejtë.

Drejtuesi: Zoti Rexhvelaj keni diçka!Po në vazhdim të asaj që trajtoj profesori Sot

ne, kemi institucione të rëndësishme studimore siçashtë Instituti i Kulturës popullore që merret gjerë-sisht me të gjitha degët e trashëgimisë sonë kul-turore, materiale gojore muzikologjike, et-nografike me studiues të vjetër me shumë kon-tribute me vepra shkencore, por edhe mjaftë stu-diues të rinj të apasionuar që organizojnë eksped-ita shkencore jo vetëm brenda kufirit shtetëror poredhe në Kosovë Maqedoni Mal te Zi, te Arbëreshëtnë Itali etj. Në këto fusha një kontribut të vyer jepedhe instituti albanologjik në Kosovë.

Drejtusi: Profesor, cilat janë pikëtakimet efolklorit dhe letërsisë artistike dhe si pasqyro-hen ato në fushen e kulturës popullore?

Prof. R. Sokoli: Nuk ashtë fort e lehtë me upërgjigjë se nuk mund të shterrohet me dy fjalëkjo temë, shumë e gjanë.

Me letërsinë artistike ne, pra folklori, kemimardhanie të ndersjellta. Ka shkrimtarë dhe artistëqë mbështeten në krijimtarinë popullore dhe zbritjeanasjelltas zbritje nga nalt poshtë te krijimtariapopullore. Për shembull ne pamë në festivalin eTiranës, megjithëse ashtë para kohe me folë, njëmotiv interesant për mërgimtarët me një poezi qëashtë krijue në shekullin e kaluem nga Filip Shi-roka, por që askush s’e di autorin se teksti ashtëba aq popullor. Pra ka shumë krijime autorësh qëe kanë humbë autorsinë tue kalue nga njena brez-ni te tjetra. Po kështu kanga “Turtulleshë” ashtkangë me autor por në popull apo kur përdoret nëprograme të ndryshme radiotelevizive anonçohetgjithnji si kangë e mirëfilltë popullore. Pra këto iquajmë mardhanie të ndërsjellta që ushqejnë re-ciprokisht njëra tjetrën domethanë ka artistë qëmbështeten te krijimtari popullore si Anteu ilegjendës që i ka kambët në tokë dhe merr forcë,

pra mbështetje në tabanin kombëtar në truellintonë. Ashtë mirë kur ndodhin këto, por kjo nukmund të shterrohet me dy fjalë ashtë nji temëshumë e gjanë e do shqyrtime të hollsishme menji varg leksionesh për ta konkretizue.

Drejtuesi: Profesor, më falni, a ka zanë ven-din e duhur gjatë periudhës veçmas të monizmitFolklori muzikor?

Prof. R. Sokoli: Ka pasë shumë përpjekje dhekëto s’mund ti mohojmë. Lënda e folklorit hyri nëprogramet e shkollave të mesme muzikore ma mevonesë. Këtu flitet për folklore muzikor, jo vetëmgojor madje asht gabim me i nda, ato shkojnë bash-kë muzika dhe poezia. Ne i patëm nda kjo edhe pseshkenca muzikologjike u krijue vone në gjysmën edytë të shekullit të 20-të. Pra kanga ashtë muzikë epoezi bashkë ato nuk mund të veçohen sepse mren-da tyre ka një lëvizje plastike dhe janë ba si nji trup ivetëm. Folklori muzikor ose Muzikologjia tash ash-te një landë e plotë që jepet në shkollat tona artistikepor edhe në Konservator. Mbase me frymen e re tëndryshimeve edhe kjo lëndë mund të jetë vjetru dheduhen ba përmirësime teksteve të tyre duhen rishikuduhen fresku, duhen çue edhe ma tej. Këte duhet tabajë edhe brezi i ri që merr stafetën.

Drejtuesi: Profesor, këngëtaret si MarijeKraja, Tefta Tashko etj, besoj janë të pavdek-shme... Si e shpjegoni ju gjendjen e muzikëssot, më duket se pak a shumë kanë depërtuaredhe elemente të huaja, të cilat nuk janë tonat.

Prof. R. Sokoli: Mjerisht kështu ndodh se uhap “rubineti” e shohim se tash për tash tërheq mashumë ajo që asht quajtë “mollë e ndaluese” e qëpat zgjatë shumë. Por mendoj se ashtë nji dukurie përkohshme. Shpresoj se prapë ka kangëtarëshume të mirë që vazhdojnë t’i këndojnë këngëtpopullore me afsh, këndojnë bukur. Nuk po bajtash krahasime a i këndojnë ma mirë a ma keq seMarije Kraja se ato qenë të “kalibrit” me shkollë.Por kemi prapë këngëtarë shumë të mirë qe kën-dojnë me ndjenjë e me shije.

Drejtuesi: Pra je optimist!...Prof. R. Sokloi: Po, jam optimist, pa tjetër

përndryshe do të kishim plasë (me humor) si “gësh-teja në prush” po mos të isha kështu.

Drejtuesi: Të nderuem ndigjues të radiosmë lejoni me një pikë muzikore nga studjo eradios të pershëndesim me gjithë zemërmysafirët e nderuem të cilën na nderojnë sotme pjesëmarrjen e tyre. (transmetohet kanga“Turtulleshë” me autor R. Sokoli)

Drejtuesi: Prof. Sapo ndigjuem kangën “Tur-tulleshë” Cili ashtë mendimi juaj pëtr këte kangë?

Prof. R. Sokoli: (me humor) Kjo ashtë njëgrackë që po më ban ti mue. Në radhë të parë unënuk mund të jap një mendim për një krijimin timsepse do të isha shumë subjektiv e mungesë mod-estie e aq ma tepër në këte moshë nuk m’ka hije ma“buzëve” tashma me folë për ngjarje të rinisë sime.

Drejtuesi: Profesor, besoj se ndigjuesve juintereson të dijnë si zuni fill kanga Turtulleshë?

-Prof. R. Sokoli: Eh !(ofshanë) si zuni fill.. Kamqenë në Ulqin në vitin 1941. Atëhere isha studentnë konservator (në Firencë shën. Sh. R) dhe erdhëmkëtu bashkë me një shok poet, mjerisht ai ka vdekëashtë martir, ka vdekë ne hetuesi Qemal Draçini.Këtu takuem “Turtulleshën” mbas një nderpremjetë gjatë. Ai u frymzue dhe bani nji poezi e shkroj nëfletë të cingareve. Ato ditë ishte inaugurue nji hoteli ri këtu në Ulqin; dhe nga Shkodra kishin ardhëedhe kangëtar si Marije Kraja, etj, së bashku edheme disa ahengxhi tradicional mjeshtra. Ai ma dhapoezinë dhe unë s’vonova, e mbrenda natës me ki-tarrë që mbajshim me vehte me nji frymë si i thonëfjalës kur e ke nji gja përzemër del vetë, krijovamelodinë... Rini hesapi!

-Ndrhynë Z. Rexhvelaj: (me humor) Kjo tur-tullesha mendoj se ashtë “metaforë” se s’ma merrmendja se ajo, quhej Turtulleshë”.

-Prof. R. Sokoli: Jo! nuk e ka pas Turtulleshë,edhe ajo ka vdekë. Tani po më ktheni në nji at-mosferë mbrapsht 50 vjetë. Eh! Ka shumë dramamrenë, ma mirë ashtë mos me i kujtue... me i har-rue. Atje në hotel ishte një mramje me ahengxhi tëvjetër shkodranë. Ndejëm me ta deri vonë dhe juthamë se do t’ju japim një kangë të vjetër. Ne sapoe kishim krijue. E përsëritëm melodinë disa herëbashkë edhe me poezinë tuej e këndue edhe nabashkë me ta “nën za” dhe përnjiherë ata e përve-htësuen dhe filluen ta këndonin. Mbas tri javëshkur po ktheheshim për në Itali, hamalli që po nambante valixhet në Durrës po këndonte kangën“Turtulleshë”. Pra kanga kishte marrë dhenë, porpa ju dijtë autori, si popullore.

Drejtuesi: Profesor, Ju padyshim jeni njo-hës i shkelqyer jo vetëm i folklorit tonë por edhei mjaft popujve të tjerë të Ballkanit. Ju pyesme çfarë mund të mburremi kur vjen fjala përfolklorin para Botës?

-Prof. R. Sokoli: (me zë të lartë) Me të gjithëfolklorin tonë. Për këtë mund të ndihemi kryelartëdhe krenarë. “Nëse modestia ashtë virtyt lidhur memeritat vehtiake, në çeshtjet kombëtare nuk duhetma modestia, duhet krenaria. Dhe ne kemi përse tëmburremi. Ne kemi nji visar kombëtar që na nderonqë na përfaqson denjësisht prirjet, talentin dhe vir-

tytet e popullit tonë. Nuk po ndalem në veçanti mevallet, me kangët, me poezinë, me ciklin e kreshni-këve, me gojëdhënat, që janë trasmetue “gojë nëgojë” e brez pas brez tue lanë mesazhe të vjetra qëpasqyrojnë mençurinë e popullit tonë. Me prover-ba, me kostume e shumë e shumë vlera të tjera. Meplot gojën mund dhe duhet të mburremi me tra-ditën e pasur të popullit tonë.

Zoti Rexhvelaj: Më lejoni të shtoj diçka përtë ilustruar këte që thotë profesori. Përpara dy jav-ësh jam kthye nga Franca ku morëm pjesë në tetëfestivale folklorike për rreth një muaj me një grupartistik “Të rinjët e Tiranës” ku merrnin pjesë an-samble po thuaj nga gjithë bota. Ne u paraqitemme një program të zgjedhur me këngë, valle ekostume nga krahina të ndryshme të vendit tonë.Kur u ballafaquem me këto ansamble e ndjemëvertetë vehten shumë krenar.

Drejtuesi: Profesor, kur edhe pak ditë na nda-jnë nga festivali të cilit i ashtë kushtue aq vemend-je, ndaj dhe Ju jeni mysafir në studion tonë. Cilatdo të jenë risitë që do të sjell ky festival?

Prof. R. Sokoli: (me humor)Disa gjana na imbajmë sekret tash për tash sepse nuk ju befa-sojnë po t’i tregojmë që tani. Por shpresojmë sedo të ketë edhe për ne shumë gjana të reja të panjoftuna. Do të sjellim pra bartës origjinal të folk-lorit që na rezultojnë të jenë mjaftë të begatë, pastajgjykimin do t’ja lamë jurisë.

-Drejtuesi: Profesor, Ju njihni folklorin eKosovës dhe institutin e albanologjisë sigurisht.Si ashtë mendimi juaj?

-Prof. R. Sokoli: Unë do të vë në dukje këtumeritat e Lorenc Antonit, që ashtë një nder lëvrues-it e parë të folklorit muzikor. Ai ka botue shtatëvëllime studimore me nismën e tij vehtiake. meri-ton gjithë lavdrimet. E kam njoftë nga afër e kamçmue shumë e kam pasë dhe mik. Për të folë përgjysmën e folklorit tonë matanë kufinit këtu ashtëe pamundun, por duhet thanë që aty pasqyrohetshumë mirë, begatia larushia e folklorit pa nenv-leftësue botimet e ma parëshme të mëdha të folk-lorit gojor; unë po flas për folklorin muzikor. Prai shtohet merita se ai e ka ba me nismat e vetajashtë dyerve të institutit. Mjerisht rrethanat, muenuk më lejuen me shkue kurrë në Kosovë, pran-daj nji pjesë të mirë të njohjeve me folklorin eKosovës ja dedikoj atyne vllimeve të Lorenc An-tonit të cilat edhe kur kam citue edhe në shkrimete mia, por edhe fole në emisionet radiotelevizive,janë me vlera të mëdha këto vëllime përveç mer-itave të tij në këtë ai ka pasë merita edhe si mësim-dhanës, në muzikë si krijues dhe si studjues. Këtodo të thosha në radhë të parë. Mbeten shumë gja-na për të thanë për atë visar kombëtar në Kosovë.

-Drejtuesi: Ju zoti Rexhvelaj në këte drejtimçfarë do të shtojshit?

- Zoti Shaqir Rexhvelaj: Unë mendoj se in-stituti i albanologjisë së Kosovës në kushtet që kapunue dhe punon tash edhe ma të vështira ka dhanënj ndihmesë shumë të madhe. Edhe ai krah që nee kishim të pa njohur për arsyet të politikës siçtheksoj edhe profesori tashma i ashtë bashkuekulturës amë mbarëkombëtare dhe mendoj sëbashku gjithë shkencëtarët shqiptarë sot mepunimet e tyre janë ba shumë të njohur duke hyedhe në enciklopedi europiane e Ballkanike po epo dhe po japin një ndihmesë të çmuar në njohjenma të madhe të kulturës sonë kombëtare shqiptare.

-Drejtuesi: Profesor, edhe nji pyetje, cili dotë ishte mesazhi juaj për studiuesit e rinj?

-Prof. R. Sokoli: Ndoshta ashtë zor të përm-blidhet në dy fjalë, por të ndiqet shembulli i LorencAntonit por edhe ma të rinjve si Rexhep Munishietj. Keni mjaft shembuj paraprakë me ndjekë. Kjoashtë detyra jonë që ne mos të pësojmë procesintretës të ç’kombëtarizimit, të vazhdojmë këtë rrugënën shembullin e paraprijësve dhe shembuj kemitë shkëlqyeshëm. Të gjithë ata që kanë fillue stu-dimet në folklor që nga Thimi Mitko e deri më sote kanë ba detyrën me një afsh patriotik kjo na kambrojtë ne, dhe kjo besoj do të jetë edhe në të ardh-men nji shembull i mirë. Nuk di ç’të them tjetër!.

-Drejtuesi: Profesor nuk më mbetet gjatjetër veçse në emër të ekipit të radios dhe tëgjithë ndigjuesëve t’Ju dëshirojmë shënndetdhë suksese në punë.

-Prof. R. Sokoli: Faleminderit dhe qofshi faqe-bardhë.

-Shaqir Rexhvelaj: Unë dua të falenderojpunonjësit e radios, Ju për emisionin dhe gjithëradiodëgjuesit e qytetit të Ulqinit.

Përgatiti për botim: Shaqir Rexhvelaj

Ramadan Sokoli lindi në qytetin e Shkodrës më 14 qershor të vitit 1920 në familjen patriotike dhe atdhetare tëSokolave. Arsimin fillor dhe të mesëm i kryen në qytetin e

Shkodrës. Në vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore nëFirence, Itali. Pas çlirimit të vendit kryen detyrën e pedagogut të Folk-lorit Muzikor Shqiptar në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve,degë të cilën e krijoi ai vetë. Ai është një ndër figurat e shquara tëkulturës kombëtare shqiptare, ai ka një fushë të gjërë veprimtarie, ecila përfshin atë pedagogjike, krijimtarinë muzikore dhe në fushën e

etnomuzikologjisë, që merret me studimin e traditave tona etnokul-turore”. Në krijimtarinë muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar këngëpër fëmijë, të rritur, si dhe pjesë instrumentale. Ai ka lënë këngë tëbukura që, ndonëse kanë kaluar 6 dekada, ato këndohen edhe sot.Si “Lulja me erë”, e cila në periudhën e luftës në Kosovë i ështëndërruar teksi në patriotik, “Zanusha”, “Turtullesha”, ka shkruar shumëromanca dhe vepra pa fund instrumentale. Presidenti shqiptar AlfredMoisiu e ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”.Është ndarë nga jeta në Tiranë në vitin 2008.

Biografia

Page 16: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

16/ E Diel,1 korrik 2012nacional PROZË

Kur u ngrit mendoi se do i shkarfoseshintë tëra kockat e trupit, se ajo ledhinë buzëprroi do të mbushej nga një grumbull i

madh kockash, por për çudi, këmbët ia mbajtëntrupin. Ai u drejtua me levizje të ngadalta dhemori formë njeriu. Më pas nisi të shtriqë trupinduke hapur krahët… Sa kohë kishte qëndruarashtu, ç’farë i kishte ndodhur? Kujtesa nuk i sillteasgjë, por, ashtu siç i mori forma trupi, nisi t’ilëviste kujtesa: shqisat iu ringjallën, aty pranë panjë gropë të thellë dhe të gjatë sa vetë trupi i tij.Në mënyrë instiktive vuri pëllëmbën në ballë dhe,gishti më i gjatë i pëllëmbës u fut brenda në njëthelluke sa një brimë plumbi: “Kam ndejtur këtudhjetra vite i shtrire’’, - i tha vetes.

Nga këto mendime iu prenë gjunjtë, ndaj uul ngadalë më të njëjtin ritëm ashtu siç qe ngri-tur dhe i befasuar nga kjo ringjallje nisi të kuj-tojë të tër fisin e tij.

Shtëpia e tyre qe ngritur rrëzë një kodre.Ishte një shtëpi tre katëshe me dhoma të shum-ta, me një bahçe të madhe, disa dynim. Një av-lli e lartë e rrethonte të tërën atë. Shtëpia kishtedy dyer, Jug dhe Veri. Po të kaloje nga Veriu,nga rruga kryesore me kalldrëm, hasje një derëdy katëshe që të çonte tek oborri i babait tëmadh. Oborri ishte i mbushur me stola dhe tav-olina të drunjta; në to mund të darkonin me dh-jetra burra. Të thuash ç’do natë, në konakët dheoborrin e babait të madh, në besën e tij, streho-heshin dhe strehoheshin në dreka dhe darka,hallexhi dhe udhëtar, miq dhe armiq. Ndërsa ngaJugu ishte dera nga hynin djemtë. Ata ishin tërritur, të martuar dhe me fëmijë të shumtë. Dymure në mes e ndanin oborrin e babait me atë tëdjemve, por prapë, dy dyer të vogla i lidhninata. Në ato dyer mund të hynin dhe të dilninvetëm njerëzit e shtëpisë. Mirëqenia, agalliku,mikpritja, asaj shtëpie nuk i ndahej. Po ku ishteshtëpia tani? I ringjalluri shtrydhi kujtesën: Edinte se shtëpia gjendej diku aty pranë. Me tëdalë nga përroi hodhi vështrimin përreth, pornuk u orientua dot, dëgjoi disa zëra…

U tremb; po ta njihnin do ta vrisnin për së

dyti. “Ai që ka vdekur një herë nuk duhet tëketë frikë nga një vdekje e dytë,’’- i tha vetes.Me këtë mendim doli në rrugë: zërat që patidëgjuar ishin të ca fëmijëve të vegjël. Ata deshu përplasën me të, ai u tërhoq, por grupi i fëm-ijëve nuk bëri as më të voglën lëvizje, prania etij nuk i shtoi as më të voglën kureshtje. Vuriduart në trup me dyshim, preku mishin e tij. Nukkuptoi se çfarë po ndodhte. Mos jam vetëmshpirt në formë njeriu?! Dhe, për t’a vërtetuarmendimin shkoi dhe u ul në mes të fëmijëve.Ata prapë nuk bënë as më të voglën lëvizje nuk

kishte pse te dyshonte më. U ngazëllye, lëshoiedhe zëra kënaqësie, por edhe zëri i tij s’u dëg-jua. “Ky është urdhëri i zotit! Zoti më ringjallidhe më bëri të padukshëm.’’ Përfundoi mendi-min. Me tu bindur se ishte i padukshëm iu kjartë-sua gjithçka: gjërat që kishin ndodhur parashumë vitesh i dukeshin sikur kishin ndodhurjo më larg se dje. Gjëra të çuditshme po i ndodh-nin, një dhunti të jashtëzakonshme po i dhuronteZoti. Gjithçka që merrte në dorë, çdo send qeprekte: gurë, dru bëheshin edhe ato të paduk-shme. Në se mendonte diçka i dilte për-para në çast. Lëvizjet i kishte me shpejtës-inë e mendimit dhe ja çfarë i ndodhi: kuj-toi shtëpinë, e u gjend përpara saj: Ajo ish-te krejtësisht e rrënuar, vetëm gur dhe dri-za. Për çudi në oborr kishin mbetur vetëmca tavolina dhe stola druri. Stolat i kujtu-an mbrëmjet kur në shtëpinë e tyre erdhikomandanti Grek Gjeneral Kaçamitrua meshporën e tij. Babai i madh, Gjenerali dhexhaxhallarët u ulën brenda në konak, atjeu shtruan me mishëra të pjekur, djathë tënjomë dhe raki. Gjenerali i gëzohej mik-pritjes, bollëkut. Në një rast i tha babait:

-Nuk besoj që të të mbetet hatëri po tëvete dhe të shoh se si darkojnë ushtarët emi.

-Kështu si është shtruar për ne është shtruaredhe për ata, - i tha babai.

Gjenerali me të thënë u ngrit. Doli në oborrdhe gjeti të njëjtin shtrim si në tavolinat e tyre. Qënga ajo mbrëmje ata u bënë miq me njëri - tjetrin.

…Por mbas ca vitesh, ca njerëz të paudhë,të sertë, të ngarkur me pushkë dhe thika u futënegërsisht në shtëpinë e tyre dhe pa dhënë sqa-rime iu sulën babait të madh.

-Më thoni çfarë kam bërë?!- pyeti babai.-Ti çam i qenit, ti shqiptar i fëlliqur i ke shër-

byer fashizmit, gjermanit, - i thonin duke i ngu-lur thika mbas thike në mish.

I ringjalluri ishte 10 vjeç atëherë, u fshehpas një kanapeje dhe i pa përpëlitjet e gjyshit.Qau pa zë … në një çast mendoi të ngrihej dhetë mërrte hak për të. Po si, me çfarë?! Rrinte itulatur, i trembur, ç’të bënte? Mes kësaj dilemeu ngrit, vrapoi që t’i shpëtonte masakrës së tyre.Ata e panë, e ndoqën pas, dhe buzë përroit eqëlluan në lule të ballit. Kështu vdiq dhe ai. Atjeku ra, toka u hap, u bë varr për të mbrojtur tëpaprekur trupin e djalit.

I ringjalluri rrinte ende në këmbë, ballë sh-tëpisë së rrënuar. Rrepet gjigandë sikur e ndi-enë praninë e tij.Ata nisën të lëviznin gjethet

sikur donin të flisnin metë. Iu bë sikur dëgjoi zërine nënës, babait, xhaxhal-larëve, motrave,vëllezërve, kushurinjve…Ndjeu rrënqethje nëtrup… Kujtoi mbrëmjenkur u mblodhën tekkonaku i babait të madhdhe për të shpëtuar jetënvendosën ta linin vatanine tyre e të shkonin të ste-hoheshin në Shqipëri.

Babai i madh vendositë mos largohej.

“Do rri, -tha ai, - do rriqë të ruaj gjënë e gjallë

dhe mallin. Unë vëtëm të mira kam bërë, pajam edhe plak, ndaj nuk kanë pse të më nga-sin.’’ I ringjalluri nguli këmbë që të rrinte edheai me të. Fundja a nuk e merrte gjyshi gjith-monë me vete sa herë që shkonte diku ?Prindërit e djalit u bindën…

Të sapo ringjallurit iu ndez një dëshirë e papërmbajtshme, donte të mësonte për fatin e nënës,babait, vëllezërve motrave, xhaxhallarëve për tërëfisin e tij. Donte të përqafohej me ta. MendoiShqipërinë, por dhuntia e jashtëzakondëshme qëkishte më parë, iu zbeh. Nuk lëzizte më me shpe-

jtësinë e mendimit. Veç iu shtua përfytyrimi: Panë Shqipëri një fis të shtuar të shëndetshëm …“Pse ky ndryshim, -tha me vete, -pse nuk po plotë-sohet kjo dëshirë…Mos vallë shpirti i babait tëmadh, do më mbajë pranë dhe të vdekur, mosvallë ka ndonjë dëshirë, apo amanet të pa plotë-suar, -tha më pas.

Kështu i mbushur plot e përplot nga një malldyfishtë nisi të mendojë për të kaluarën e gjyshit:

Sotir i Vangjelit ishte një kaurr i rënë ngavakti. Shtëpinë e kishte në një anë rruge. Çdo

mbrëmje andej zbriste kopeja e babait të madh.Dhentë qenë me qindra, ndërsa desht dhe cjepëtme dhjetra. Në qafat e tyre vareshin qipro dhekëmbora të rënda, sa herë që zbriste kopejaandej jehonte i tërë fshati. Sotiri i Vangjelitmbulonte kokën me velenxë që të mos dëgjon-te kumbimin e tyre, se i shtohej marazi për mal-lin e humbur. Kur babai math mësoi se çfarëbënte Sotiri, i urdhëroi barinjtë që të mos kalo-nin më kopenë në atë rruge, të gjenin një rrugëtjetër sado larg që të jetë. Barinjtë diç nisën tëthonin, por babai i math ia ktheu me një tontepër urdhërues: “ Mbylleni gojën; dhëntë e mianuk duan t’i shtojnë marazin Sotirit.”

-Por ja, këtë njeri ma vranë, ma shpuan methika, para syve të mi.”

Ajo pamje makabre e vrasësit i erdhi sërishte plotë në vështrim të porsa ringjallurit, ndajnisi si atëherë të qajë me dënesë:

-O Zot!- thirri, - si e lejove një vrasje të tillë.A theret me thika më i miri, më i urti i pleqve tëfshatit. Më thuaj o Zot! Ti që më dhe jetën edytë, ti që më bëre të fuqishëm, të paprekshëm,më thuaj kush janë pishmanet e gjyshit?!

I ringjalluri priti me minuta të tëra, porpërgjigje nuk mori. Ashtu siç rrinte në këmbë,si gozhdë iu ngulit në kokë mendimi: Merr hak!Sot që je i pushtetshëm,me dhunti të veçanta, tëjashtëzakonshme. Merrhak!

Me idenë e hakmar-rjes i ringjalluri u kthye nëtjetër njeri- Ç’armë duhettë marrë?- pyeti veten, -Po mua arma ç’më duhet,- u përgjigj po vetë,- Unëjam i padukshëm, i pa-prekshëm, me duar do t’imbys fajtorët. Në tërëGreqinë do i kërkoj për t’igjetur ata. U ia njoh zërin,dhe mes trashëgimtarëvetë tyre saktë do e dalloj,si mund t’i harroj ato fjalë: “Ti çam i qenit, tishqiptar i fëlliqur i ke shërbyer fashizmit, gjer-manit.” Një herë i erdhi në mëndje një mendimogurzi: -Do vras sa të mund, këdo që do mëdali përpara le të jenë dhe të vegjël, a nuk ishaunë i vogël edhe unë?!

Me idenë e hakmarrjes u nis në kërkim tëfajtorëve. Nga Koska e hodhi vështrimin nëLops. Atje dajkua i tij, vllamth ishte bërë meKristo Kotelin ndaj vdekja nuk mund të vinteandej.Tani dhuntënia e lëvizjes me shpejtësinëe mendimit, iu kthye sërisht. Shkoj në Filat, në

Shqefar, në Spartar dhe kudo dëgjoi fjalë të mirapër gjyshin. Çuditërisht iu duk sikur ngadalë dhengadalë po i zbutej nervi i hakmarrjes, me tësjellë në mëndje Paramithinë të lodhur nga vras-jet, Çamërinë të tërë të shkatërruar, gërmadhë.Nervi i hakmarrjes iu rrit dhe më shumë. Pa-pritmas në Gravë, në port të Gumenicës u gjend.Atje në një lulishte një grumbull fëmijësh poluanin të qeshur, pak më tej ca pleq shtynin ditëne tyre. Kujt t’i vë dorë, kë do godas? Atë çast,në atë minutë, pleqtë nisën të flisnin shqip menjë çamshe të kulluar, të pastër. Shokët, njërinnga pleqtë, Koço e thirrën. Dhe ky Koçua, tëringjalluri, me babain e madh i ngjau.

-O, baba!- thirri dhe duart i vuri në kokë, -këta fëmijë të pafajshëm do vrisja, këta pleq dogjymtoja?

“I miri duhet të dijë si të veprojë, duhet t’ashpreh mirësinë”. Kujtoi ca fjalë të gjyshit.

Nga këto lëkundje, nga këto kontradikta mevete, ndjeu se Zoti i kishte dhënë një mis-ion të vështirë, se po i zbehej edhe aftësia etë dalluarit saktë të njerëzve dhe zërit. Përtë parën herë e ndjeu si të rëndë ringjalljen,në një çast kërkoi të kthehej ku ishte. Ndoftaedhe gjyshi donte ta kishte pranë edhe tëvdekur. Kjo dëshirë iu largua shpejt, sapokujtoi fjalët: “Ti çam i qenit, ti shqiptar ifëlliqur i ke shërbyer fashizmit, gjermanit.”

-”Duhet të gjenden fajtorët,- i tha vetes,-dhe duhen dënuar ata. A falen fajtorët? Vras-ja e mijëra çamëve a nuk ka fajtorë?”

Pyetje mbas pyetje, kësaj dileme i sapor-ingjalluri i dha një përgjigje: Në Athinë do tëshkoj, tek qeveritarët do të vë dorë. Dhe meshpejtësinë e mendimit u gjend atje…

Para Parlamentit dy ushtarë të shërbim-it lëviznin ballë njëri-tjetrit me hapa të ngrituralart dhe fort i godisnin këmbët në mermerin eoborrit. Pushkët karakteristike të gjata i tërho-qën vëmendjen të ringjallurit, të padukshëm. Aishkoi pranë një ushtari, i kapi fort pushkën, ush-tari s’kuptoi se ç’po ndodhte, iu zverdh fytyra,iu drodh trupi, ndodhej përballë një të panjo-hure dhe realeje, pushka sapo i iku nga dora. Iringjalluri i hodhi një vështrim ushtarit. Ai u duki pafajshëm sikur kërkonte mëshirë. I saporing-jalluri e largoi shpejt vështrimin nga ai, se po tëvazhdonte më tej do t’i ligshtohej zemra dhe pahezituar u fut brenda në sallën e Parlamentit. Sapohapi derën dëgjoi të bërtitura, të shara, të qëllu-ara me grushte. Dëgjoi fjalën “Fashizëm”. Pa qëvalëvitej një flamur me dy kryqe të thyer brendasallës së Parlamentit Grek, brenda Qeverisë sëtyre. Kjo situatë iu duk e papritur, e pakontrol-luar: “Do vriten me thika me njëri-tjetrin, eç’duhet dora ime?!”- mendoi i ringjalluri.

Kur vdiq bashkë me gjyshin nuk dinte asgjëpër fashizmin, por atje, mes të vdekurish, nëbisedat me ta ( se edhe të vdekurit flasin menjëri-tjetrin), pat mësuar për të këqijat që i kishtesjellë ai çamërve dhe gjithë njerëzimit.

Fashizmin, Zoti e hedh si epidemi tek një

popull- nisi arsyetimet i ringjalluri. Zoti pomerrte hak për veprimet e gabuara që grekëtkanë bërë dhe po bëjnë ndaj Çamëve. Zoti mëzgjodhi mua si profetin e tij që të jem dëshmi-tar i kësaj hakmarrjeje që të lehtësoj shpirtërate Çamëve të vdekur padrejtësisht. Më zgjodhiqë të tregoj mirësinë tonë, të tregoj se ç’populljemi. “Shiko dhe dëshmo dhe mos dëno të pafa-jshmit.” Ky është urdhëri i Zotit. Ky është mis-ioni im dhe unë do e plotësoj saktë misionin.Këtu i mbylli arsyetimin i ringjalluri dhe në çastu gjend sërisht i shtrirë në gropën e varrit të tij.

I ringjalluriTregim nga NAMIK MANE

Page 17: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional17/ E Diel,1 korrik 2012 LIBRI I RI

Nga VASIL TABAKU

Natyrisht, të bëritgazetari në Shqipëri, si kudo në

botë, është padyshim tejete vështirë, por gjithësesimjaft e bukur dhe e gux-imshme. Pikërisht në brez-in e publicistëve të shquardhe të guximshëm hynedhe Xhevat MUSTAFA, një emër mjaft i njohurnë gazetarinë shqiptare të këtyre 3 dekadave. Siprodukt i shumë përvojave dhe thellësisë së kul-turës së gjerë, MUSTAFA ndërtoi me shumëdurim, pasion, dinjitet dhe mbi të gjitha, me pro-fesionalizëm dhe individualizëm, gazetarinë e vetnë një nivel të spikatur, sa realiste, aq kritike dhedomethënëse, sa shqiptare aq edhe europiane. Kyautor me përmasa mbarëshqiptare dhe bashkëko-hore, mjaft i dallueshëm, i përgjegjshëm dhe i pre-okupuar për zhvillimet e ditës dhe ato perspektivetë vendit dhe kombit të tij, për ndarjen sa më tëshpejtë nga komunizmi dhe integrimin sa më tëpërshpejtuar në NATO dhe BE, vjen para lexuesveme librin e vet publicistik “Duke kërkuar Eu-ropën”. Vepra është një vështrim i gjërë dhe i thellëanalitik i proçeseve të kalimit të Shqipërisë ngadimri i diktaturës më të egër komuniste drejtDemokracisë, ëndërrës sublime të të gjithë sh-qiptarëve. Angazhimi i hershëm i Xhevat Mus-tafës në Lëvizjen e Madhe Demokratike si dhe tëqenurit aktiv në shtypin e Partisë Demokratike,në organet propagandistike të demokracisë, bënëqe emri i tij të mos ishte një rastësi, por një do-mosdoshmëri në faqet e këtij shtypi, shpesh edhetë anatemuar nga Partia e Punës dhe më pas ngaPSSH. Xhevat Mustafa, sikundër e dëshmon edheky libër, botonte me mjaft kurajo dhe guxim qytetarqë në vitin 90, kur edhe pse kishin nisur te fryninerërat e ndryshimit të madh, kudo ndjehej kërcël-litja mizore e dhëmbëve të diktaturës ndaj atyreqë guxonin të flisnin hapur dhe të kritikoninPartinë- Shtet të Ramiz Alisë. Le të risjellim nëvëmendje shkrimin mjaft të goditur dhe kurajozbotuar në Gazetën “DRITA” në 23 dhjetor 1990“Të kesh frikë nga vetvetja?!” Një shkrim kritikndaj regjimit, por dhe analitik e realist, i cili umirëprit nga e gjithë elita intelektuale e kohës, qëaspironte për demokraci.

TË JESH VETVETJAMe këtë, unë dua të theksoj aftësinë dhe vlerën

vizionare të Xhevat Mustafës si publicist, për tëparashikuar tendencat e zhvillimeve edhe pas shumëviteve, forcën për t’i qëndruar gjatë kohës. Shumi-ca e shkrimeve të botuar në libër duken të freskëtedhe sot pas 20 vjetëve, duke dhënë qysh në kohëne botimit të parë informacione, të dhëna apo fakte,që qarkullojnë si risi edhe në ditët e tanishme. Përkëtë le t’i referohemi shkrimeve “Të kesh frikë ngavetvetja”, “Intervistë imagjinare me Enver Hox-hën”, “Çmimi i parë për skenarin ramizian “Anti-demokracia”, “Milosheviçi flet shqip”,”Integrimi,peng i vetë shqiptarëve”, e tj. Në gjithë këtë opustë gjërë shkrimesh, autori Mustafa, ka përdorur njëlogjikë të ftohtë dhe vizionare, një gjuhë mjaftbindëse, me një leksik të pasur, por të kuptueshëmdhe padyshim me një shpirt mjaft të madh qytetardhe atdhetar. Mustafa shfaqet si një publiçist am-bicioz, por dhe shume kërkues. Ai vjen përmes kësajpublicistike si një Kalorës i Demokracisë, me pish-tarin e ndezur të shpirtit të vet të pastër e idealist, të

Rreth librit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhevat Mustafa “Duke kërkuar Europën”

Publicistika moderne e Xhevat Mustafës,një mundësi e fuqishme interpretative e kohës

“Në brezin e publicistëve të shquar dhe të guximshëm hyn edhe Xhevat MUSTAFA, një emër mjaft i njohur në gazetarinë shqiptare të këtyre 3 dekadave. Si produkt ishumë përvojave dhe thellësisë së kulturës së gjerë, MUSTAFA ndërtoi me shumë durim, pasion, dinjitet dhe mbi të gjitha, me profesionalizëm dhe individualizëm,

gazetarinë e vet në një nivel të spikatur, sa realiste, aq kritike dhe domethënëse, sa shqiptare aq edhe europiane. Ky autor me përmasa mbarëshqiptare dhe bashkëkohore,mjaft i dallueshëm, i përgjegjshëm dhe i preokupuar për zhvillimet e ditës dhe ato perspektive të vendit dhe kombit të tij, për ndarjen sa më të shpejtë nga komunizmi dheintegrimin sa më të përshpejtuar në NATO dhe BE, vjen para lexuesve me librin e vet publicistik “Duke kërkuar Europën”. Vepra është një vështrim i gjërë dhe i thellë

analitik i proçeseve të kalimit të Shqipërisë nga dimri i diktaturës më të egër komuniste drejt Demokracisë, ëndërrës sublime të të gjithë shqiptarëve.”

zemrës së një shqiptari të madh. Libri publicistik“Duke kërkuar Europën” vjen si një produkt menjë kohështrirje mbi 20 vjeçare. Njëherësh, ku libërështë dhe dëshmi e një pune të madhe, të lodhëshmedhe me shumë ngarkesa emocionale. Por ky libërështë njëherësh edhe dëshmues për kurajën për tëkritikuar me fakte dhe përgjegjshmëri dhe për t’ushprehur edhe “ndryshe”. Ky libër shquhet edhe për oponencë konstruktive dhe me sens demokra-tizues dhe europianizues; për të kritikuar publikishtdisa dukuri, të meta dhe gabime edhe në PD, përtë cilat flitej nëpër buzë apo vesh më vesh nëpërkafene dhe korridore. Nisur nga ky këndvështrimpublicistik dhe filozofik Mustafa vuri në dukjeedhe disa fenomene të politikës së djathtë që podegradonin, të përthyera nëpër prizmat e intere-save individualë apo dhe të një keqinterpretimi tëpolitikës, duke e shndërruar atë në mjet për kari-erë dhe për përfitime ngushtësisht individuale.Kuptohet, kjo e ka spjegimin e vet. Mustafa kish-te një formin mbase pak ndryshe. Jo vetëm faktiqë ai vinte nga Kavaja, e cila për kohën ishte njënga bastionet e para dhe më të mëdha të Demokra-cisë, por ngjizja e autorit me shpirtine krenarisë, dinjitetit dhe guximit in-telektual, do t’i jepnin atij një llojatributi të çmuar për të depërtuarnëpër labirintet e fjalës, mendimit dhetë vetë të vertetës së madhe të kohës…

SHPIRTI KOMBËTARNjë anë tjetër dalluese e Xhevat

Mustafës është shpirti i tij i gjërë ko-mbëtar, angazhimi i tij kurajoz dhelufta e tij nëpërmjet analizave publi-cistike, shënimeve dhe komenteve te-jet te realizuar dhe profesional, lidhurme kuptimin, vlerësimin dhe an-gazhimin për çeshtjen kombëtare nëpërgjithësi dhe Kosovën, në veçanti.Këto e renditin këtë autor në krye tëemrave të shquar që i dhanë shumëçështjes së madhe të Kosovës. Lidhja efortë shpirtërore dhe e vazhdueshme meKosovën, është pa asnjë ekuivok, njënga tiparet e tij dalluese. Kështu në libërjanë disa shkrime ku trajtohet me qartësiçeshtja kombëtare në përgjithësi dhe Ko-sova në veçanti. Mund të përmendim“Intervistë imagjinare me Enver Hox-hën”, “Miloshevici flet shqip”, “A luftonme të vërtetë PS për çeshtjen kombëtare”,“Majko bëri detyrën, bota shumë mëtepër”, “Diasporë e madhe, kujdes sh-tetëror i pakët”, e tj Si parantezë, Kos-ovës, diasporës kosovare në Zvicër, i ësh-të kushtuar romani i dytë i Mustafës,“Mëkatet e vetmisë”, përgjithësisht mejehonë pozitive në Shqipëri dhe në Kos-ovë. Shkrimet në libër janë pasqyruar ashtusikundër janë shkruar dhe botuar, pra au-tori nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, dhe kjomë duket mjaft korrekte, pasi shkrimet vijnë tëpaprekur nga dora e redaktimit “për t’i aktuali-zuar”. Eshtë shumë domethënëse dhe pozitive qëasnjë nga shkrimet nuk e ndjen ketë nevojë ndë-rhyrjeje. Unë mendoj se kjo nuk është mangësi,përkundrazi është sinqeritet, pastërti dhe pse jo,orgjinalitet. Kjo bën që shumë opinione, analizadhe komente të atëhershme të kuptohen ashtusikundër dhe janë konceptuar dhe trajtuar, pastërdhe drejtë. Kjo mendoj se është dhe në të mirë jovetëm të lexuesit të nderuar, por edhe të studiuesve,

historianëve dhe politikanëve, që tek Mustafamund të vështrojnë dhe studiojnë problemet sh-qiptare në vitet e para të tranzicionit dhe të cësh-tjës së Kosovës, ashtu siç ishin, pa retushime. Ponë këtë hulli, mendoj se Xhevat Mustafa, ka vësh-truar edhe raportet e Kosovës me Shqipërinë dheme botën. Duke qënë një gazetar me mjaft për-vojë, me kulturë politike dhe filozofike, Mustafanëpërmjet shkrimeve të veta ka treguar ato “urat”e padukëshme të lidhjeve mes Kosovës dhe Sh-qipërisë, mes Kosovës dhe Europës si dhe meSHBA, duke apeluar shqiptarisht që Kosova ësh-të pjesë pjesë e pandarë e trungut kombëtar sh-qiptar, që të gjithë shqiptarët duhet të mendojnë,luftojnë dhe saskrifikojnë për lirinë, pavarësinë,zhvillimin modern dhe integrimin e saj europian.Natyrisht, këto analiza apo shënime të Mustafëstashmë kanë hyrë në fondin e memorjes arkivaledhe janë pjesë e asaj lufte intelektuale, shpirtëroredhe politike, ku u përfshi pjesa më e mirë e in-teligjiencies shqiptare, e diasporës dhe e botës,për Kosovën e lirë, të pavarur, vdemokratike dheeuropiane.

DEMOKRACIA SI NJË ËNDËRR……Sa shumë e kishim ëndërruar

DEMOKRACINË dhe sa shumë luftuam, u për-poqën dhe iu përkushtuam asaj! Xhevat Mustafa,padyshim që është një nga ata shkrimtarë, publi-cistë dhe idealistë, që i takon ta thotë këtë shpre-hje pa iu dridhur syri…Mustafa është një nga ataintelektualë krijues që gjithçka të potencialit të tijsi publicist, mendimtar dhe analist ja kushtoidemokracisë së vërtetë, ideale dhe jo asaj tëdeformuar…Mes tij dhe demokracisë unë vlerë-

soj se ka një lidhje të thellë dhe të padisku-tueshme… Xhevat Mustafa është kështu një nga“Kalorësit e parë të Demokracisë”, që i dha asajgjithçka të tijën, shpirtin, ëndërrën, zemrën, fjalëndhe mendimin… Xhevat Mustafa në të gjithë opu-sin e shkrimeve të veta nuk është asnjëherë e nëasnjë moment konformist. Kjo mendoj se e ngreMustafën në lartësinë e një publicisti sa modernaq dhe realist, sa i drejtë, aq dhe me risk. Gjithës-esi, në të gjithë shkrimet e tij, Mustafa është mun-duar t’i sjellë gjërat ashtu sic i ka përjetuar, ndjerëdhe konceptuar ai, pa marrë “dorën” e askujt ngalart. Eshtë në dobi të theksimit të vlerave të këtijlibri dhe të publicistikës së Mustafës në përgjithë-si fakti që me shumicën e shkrimeve të tij ai kapasur vend në faqet 1 të shumicës së gazetave, si“Rilindja Demokratike”, “Albania”, “Koha Jonë”,“Panorama”, “Ballkan”, “Sot”, “Standard”,“Metropol”, e tj, në Tiranë dhe të “BOTA SOT”,në Diasporë dhe në Prishtinë.

Përvoja tepër e gjatë dhe padyshim shumë epasur në gazetari i jep Mustafës edhe atë sigurinë

e analizës mjaft korrente dhe korrekte,bashkëkohore dhe moderne.Mustafa është kështu një nga publicistëtvizionarë, me stil qartësisht të vetin, methjeshtësi dhe thellësi shprehjeje, argu-mentimi dhe interpretimi. Në sintaksëne tij gjatë procedimit publicistik ka njëpërzgjedhje mjaft efikase dhe tërrjedhëshme, larg qendrimeve impo-zante për “t’u dukur”. Mustafa ka njëgjuhë shqipe mjaft të pastër, duke e pa-suruar atë edhe me neologjizma publi-cistikë e politikë. Padyshim Mustafa ish-te, është dhe do të mbetet një nga pen-dat më të spikatura, më të fuqishme dhemë të lexuara të publicistikës shqiptare,një Profesor që nuk ka kërkuar të bëjëpjesë në një katedër gazetarie, por qëmund t’i jepte shumë secilës prej tyre.Nga angazhimi 21 vjecar për PD-nëdhe Demokracinë në përgjithësi, merreth 750 shkrime nëpër faqet egazetave, prej angazhimit të tij nga1991 deri më 1994 si Sekretar Koleg-jumi dhe në muajt e tmerrshëm mars-qershor 1997 si kryeredaktor i RD-së, mund të mendohet se XhevatMustafa ka arsye dhe të drejtë tëmendojë dhe mburret se u ka dhënëjo pak atyre, shumë më tepër se disademokratë të vonuar apo sezonalë,që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnëprokopi nën emrin dhe flamurin ePD-së. Vetvetiu lind pyetja: Përsekështu? Më afër së vërtetës ështëpërgjigjia: Sepse Xhevat Mustafafutet në rracën e atyre publicistëvedemokratë dhe idealistë që ka shk-ruar me zemër dhe ndershmëri për

të dhënë sa më shumë për idealin, partinë e tij tëzemrës dhe demokracinë, pa menduar të kapë ditënapo shansin, të bashkohet me ndonjë klan për për-fitime ngushtësisht personale dhe me hapësira për-foljeje. Ai futet në atë kategori demokratësh tëvërtetë, që ishin antienveristë dhe antiramizianëme bindje, zemër dhe me vepra. Si idealist dhe indershëm më shumë se sa duhej është shpërblyersi shumica e idealistëve nëpër kohëra dhe nëpërbotë: me shanse të humbura, me harresë dhemosmirënjohje gati të plotë, me mbështetjen e mbi-jetesës vetëm tek një pagë dhe pension mesatar…

Page 18: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

18/ E Diel,1 korrik 2012nacional REPORTAZH

Nga SABAHUDIN HADZIALIC,Sarajevo

A MUND TË ËNDËRROHET ZGJUAR?Vërtet, me vite të tëra, së paku ne nga vendet e

ish shtetit të përbashkët i cili pa ndonjë rezultat upërpoq të rivendosej në tri baza, ishim të ngarkuarme paragjykime ideologjike për Shqipërinë e En-ver Hoxhës. Vendin pa ardhmëri dhe me të vërte-ta të manipuluara. Për të ndodhur pastaj, zgjimi,si në Shqipëri ashtu edhe në pjesët e ish Jugosllav-isë. Por edhe ky zgjim nuk ishte i njejtë varësishtvendeve të krijuara në hapësirat ku himni ‘ HejSlaveni’ ishte i detyrueshëm brenda një bashkim -vëllazërimi sipërfaqësor, edhe për ata të cilët nukkishin asgjë të përbashkët me Slavenët, asgjë fare.Gjithsesi, ky është një tregim përkujtues për njëanalizë më të thellë historike.Le të përpiqemi tëpërqëndrohemi kah zgjimi i cili në këto hapësira përdisa ishte i dhimbshëm e për disa të tjerë, jo. Për tëtretët ishte një gjendje sipërfaqësore eutanazije, e përtë katërt tmerrësisht i gjakosur. Të pestët kanë priturzgjidhjen pas këndeve të shpresës përderisa të gjas-htët, ashtu si pishtari në stemën shtetërore që iku nëutopi, digjeshin duke pritur më kot...Po jua lë juve,lexues të nderuar, të zgjidhni për veten tuaj çfarëmë shumë ju përgjigjet nga të lartëpërmendurit, eunë po shkoj të ëndërroj zgjuar...

Urtia e të shpresuarit

Të fillosh një reportazh i ngarkuar përplotparagjykime, është tejet e vështirë. Por, në anëntjetër, të përshkruash gjërat përmes fakteve të rrallaqë gëlojnë mu para teje, është shumë e lehtë. Dukei parë me sytë e tu, duke i dëgjuar me veshët e tu,duke i ndjerë me të gjitha shqisat e tua.Shqipëriaështë vend i shpresës. Cilës do të pyeteni ju? Poasaj shprese e cila ishte shuar në vendet e tjera. Tëjetë kjo për shkak se kishin të bëjnë me një shtetrelativisht të ri i cili pikërisht këtë vit shënon 100vjetorin që kur baballarët e kombit nënshkruandokumentin e Pavarësisë në Vlorë?! Të jetë kjo përshkak se plot dyzet vite u akumuluan në mënyrë qëtë zbrazeshin në një eksplodim shpresash dhemundësish të së sotmes?! Të jetë kjo për shkak se,si pasaardhës të ilirëve e ndjenë se, më në fund,ishte koha që edhe ky popull të vetëdijësohet ...?!Anise populli më i vjetër, po pra Sllavenët e mij tëdashur, populli më i vjetër i gjallë në këto hapësira,të cilin ne, pikërisht ne Sllavenët (të Jugut sido-mos) u kemi shumë borxh. Ka shumë pyetje përgjig-ja e të cilave gjendet në vetë titullin e këtij repor-tazhi e të cilin unë as që kam filluar ta shkruaj ako-ma. Përse? Sepse tek unë, vizioni i së vërtetës gjatëballafaqimit me realitetin u shkri në një valë tëngrohtë shprese mos e gjitha ishte vetëm një mjeg-ullnajë e verbër me të cilin kishim jetuar gjer tani.Dhe me këtë nuk dua të paragjykoj gjërat, jo. Vetëmse, ajo që pashë gjatë këtij udhëtimi një javor nëpërtrojet e Shqipërisë etnike nuk kishte të bënte aspakme ndonjë vajtim për të humburën... Nuk kishte tëbënte aspak me etjen dhe pangopësinë për të hua-jën... Nuk kishte të bënte aspak me akuzimin etjetrit... Nuk kishte të bënte me hipokrizinë e syni-meve gllabëruese vetjake... Nuk kishte të bënte me...Ishte krejtësisht ndryshe. Po çfarë?

Shqipëria, ana e ndritshme e saj

Ka njëzet vite që Shqipëria doli nga utopia eerrët komuniste. Sot ajo ka 500 kilometra au-tostradë a cila diku diku ndërprehet në pjesë tëshkurtëra për ti lënë vend pamjeve befasuese tënjë vendi të mrekullueshëm. Ndërprerje këto qëtë ngjajnë në jehona të largëta të mendime të zymtatek ikin, ikin,... Bosnia dhe Hercegovina ka vetëm40 kilometra auostradë të cilën vazhdon ta ndër-tojë mbi dhjetë vjet, thuaja krenare në amullinëdemokratike që po e jeton. Përderisa qeveritarët esaj kënaqen së jetuari me ngjyrat e gjelbëra, tëkuqe dhe të kaltra duke krijuar kështu ylberin e

qëllimeve të paskrupullta egoiste drejt humbjesdhe dështimit, qofshin ata majtistë apo djathtistënë qarqet politike. Shqipëria është vend me njëhoteleri në zhvillim të hovshëm. Mbyllyni vetëmpër një çast sytë dhe mendojeni veten në një dhomëtë pajisur me aparatin klimatik, banjo luksoze dheshërbyes të njerëzishëm. Mendojeni një asorti-man të begatë ushqimesh dhe pijesh. Diell dhedet. E jo, nuk është kjo Monte Carlo, as Nice, aqmë pak Napoli, Budva apo Spliti. Fjala është përSarandën. Qytetin e vogël në jug të Shqipërisë 711kilometra larg prej pikës më veriore të këtij vendi.Izgjuar nga errësira ku ishte katandisur, ky shtetshpërthen duke lulëzuar në të gjitha ngjyrat emundshme me gjithë virgjërinë e tij joshëse. Por,nuk duhet të gënjehemi. Sikur edhe çdo shtet tjetërnë të ashtuquejturin ‘tranzicion’ edhe këtu egzis-tojnë akoma mbeturinat e kapitalizmit të parë,shoqërisë post-feudale të cilën e njohin vetëm qe-veritarët. Megjithatë, siç e pashë edhe vetë, e nd-jeva, e dëgjova,,, kjo këtu nuk ka edhe aq rëndësi.Askund nuk pashë fytyra të pikëlluara. Dhe të jenitë bindur se nuk kam vizituar vetëm pjesët e para-para për shtresën e lartë. Isha në restoranet klasiketë fast-food po edhe në ato high-class. Mes tyredallonte vetëm mënyra e prezentimit të prodhi-meve. Kualiteti ishte pothuaj tërësisht i ngjashëm.

Kur shpresa buzëqesh

Buzëqeshja në fytyrat e vendasve, jo rrallë mëkujtonte hapësirat e vendbanuara me Slavenët,Jugorët e Adriatikut të përmendur në nismën e këtijrrëfimi, të cilët shpeshherë të mbjellin atë ndjen-jën se më mirë do të ishte t’ua dërgonin numrin e

llogarisë bankare për të paguar qëndrimin epushimit e të mos shkoje fare. Vetëm do tu pen-goje, apo jo?Këtu, në Shqipëri, nëse ndodh ta har-roni miun e palidhur të laptopit tuaj në tavolinënku para pak çastesh keni shikuar për herë të fundite-mailet tuaja, vetë kryepersoneli i restoranit dotë vrapojë pa frymë pas jush 200 metra dukethirrur...’Mister, mister...’ për t’jua dhënë sendin eharruar me buzëqeshje në fytyrë e për të të lënëpastaj pa fjalë nga mahnitja. Në Bosnjë dhe Her-cegovinë, të njejtin do ta vendosnin diku në ndon-jë raft për të pritur të ktheheshe pas tij.Çmimetjanë ‘halo Bing, kako brat’[1],... imtësira. Nesskafeja është 1.5 euro, çmim ky që i përgjigjet njëçmimoreje normale Sarajevase. Birra me emrindomethënës’Tirana’ përputhet jo vetëm për ngasinonimi dhe kualiteti por edhe çmimi i arsyeshëmme tonën, Sarajevase. Pra, mirë dhe lirë. Kazinotegzistuese në Shqipëri, me oferta të llollojshmenate duke u nisur nga disko klubet, janë conditiosi ne qua non të këtushme. Galeritë, si ato privateashtu edhe ato shtetorore, me ekspozita artistështë njohur e të panjohur, përditë e më shumë mar-rin botëkuptimin e llojit inspirativ që nga galeritëe arteve aplikative e deri te galeritë satirike... Ho-telet prej dhjetra dhomash çmimet e të cilavevarojnë mes 20 dhe 40 euro për gjysëm pansionderi te ato dhjetëkatëshe që shkëlqejnë nga dirt-aret e blinduara ngjyrash të ndryshme ku çmimetnuk kalojnë 85 euro për një gjysëm pansion ditor.Shiriti bregdetar i qytetit i rregulluar bukur,përqafon i gjithi Porto Eduën[2], të krijon mundës-inë që nga dhoma ku gjendesh të zbresësh men-jëherë tek rreshti i parë i lokaleve për të ngrënëmëngjesin... pastaj vazhdon nëpër radhën e kaf-iterive dhjetra metra më larg, dhe pas kafesë, nëdhjetra metra të tjerë mund të zgjedhësh çadrëndhe shtratin për rrezitje mu në mes të plazhit. Dhekrejt këto pa ndarë për asnjë çast shikimin ngadeti i bukur dhe i qetë i Jonit ku pasqyrohen malete afërta të Greqisë me Korfuzin përballë.Saranda,me autobus është larg Bosnjës dhe Hercegovinësplot 20 orë... por, besomëni që e vlen edhe aq,ndonëse autori i këtyre rreshtave është mësuar tëudhëtojë me aeroplan nga Sarajeva nëpërmjetOslos deri në Vankuver dhe mbrapa, nëpërmjetCyrihut, Vjenës, Romës, Zagrebit, Beogradit dhemë tej. Është e qartë që për këtë largësi nuk duhetfajësuar banorët e Shqipërisë por duhet treguarqeveritarëve shtetërorë të Bosnjës dhe Herce-govinës e edhe atyre të Shqipërisë, se duhet bërësa më shpejt diçka lidhur me këtë. Imagjinoni njëvend që nuk ka lidhje komunikuese me shtetin mëtë afërt të saj. Madje as nga Podgorica e Malit tëZi nuk ka lidhje autobusi me Shqipërinë. Në Sa-rajevë, megjithatë, egzistojnë individë, të cilëtbartin personelin e Ambasadës Shqiptare në Bos-një dhe Hercegovinë, Ulqin e gjer në kufirin mes

Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ata pastaj hidhen nëShkodër dhe vazhdojnë për Tiranë. Kështu, nëinteres të të dy palëve është i domosdoshëm kriji-mi i një linje të rregullt autobusësh gjë kjo e cilamë së shumti rëndon ndërgjegjen e kompaniveturistike dhe autotransportuese për heshtjen e the-sareve dhe resurseve natyrore m’u në afërsi tëkufirit bosnahercegovanas teksa na ofrojnë Kubëndhe lundrimet tejoqeanike, e po kjo vlen njësojedhe për fqinjët tanë nga Shqipëria.[3]Po duke mosqenë as kundër këtyre udhëtimeve, unë vetëm duatë shtoj se ‘ nga drunjët nuk po e shohim malin’.Bëjmë mëkat të madh sepse, edhe pse në dukjelarg, Shqipëria në të vërtetë është shumë afër.

‘Ecë rrugës Latif aga me jaranë...’

Sikur të udhëtonit me autobus nga Sarajeva nëPrishtinë nuk do të bënit keq të kthenit në NoviPazar për një kafe shtëpie, me mikun dhe kolegunMexhid Mehmeti të vizitonit Prekazin dhe vend-vrasjen e Adem Jasharit, luftëtarit të denjë për pa-varësinë e Kosovës[4], pastaj Tyrben e SulltanMuratit i cili vritet në Fushë Kosovë bashë me CarLazarin (1389). Më tej të merrni rrugën për Prizrendhe Tiranë, duke kaluar plot dashamirësi kontrol-lin kufitar dhe me përshtypjen se jeni duke përsh-kuar tunelin i cili ndan Francën me Italinë, në mëpak se tri orë (në vend të shtatë orëve dikur), sakaqgjendesh në plazhin e mrekullueshëm të Durrësitnë Shqipëri. Aty pi kafenë dhe vazhdon kah Vloraduke vizituar ‘Shtëpinë e Baballarëve të Kombit’ eduke lozur me shikim mbi Mediteran, nëpër valët eAdriatikut e gjer tek deti Jon, në jug. Dhe, nëse juthem se gjatë këtij udhëtimi gjithnjë të shoqëruarme personelin dashamirës të agjensisë Sharr Trav-el nga Prishtina i cili na ofroi ëmbëlsira dhe pijefreskuese falas përgjatë rrugës, në krejt pak vendekam parë bunkerë të vegjël, relike të së kaluarës sëerrët të dyzet viteve, nuk ju gënjej aspak.Suvenirëtpërreth bregdetit qëndronin mes kiçit klasik dhemodeleve kërkuese të kohës. Qetësia dhe paqja metë cilën vendasit duan t’ju ndihmojnë është pothuajireale. Aq e pabesueshme sa jo vetëm njëherë jampyetur mos vallë jam diku tjetër e jo në Shqipëri,vendin e errësirës dhe makthit të dikurshëm.Pastaj,vendasit do t’ju shpiejnë në Butrint, dhjetra minutatej Sarandës, qytetin historik për të cilin egzistojnëversione të ndryshme nga ana e historianëve sh-qiptarë dhe atyre grek. Do të ishte mirë të gjindetnjë kompromis mes dy palëve.

Epilogu si mouve

Natyrisht, dikush edhe mund të pyetet: Si ështëe mundur? Është i shitur ky autor? Kush ia pagoirrugën? Kush e frymëzoi me këtë vizioninspirues?Përgjegjja është shumë e thjeshtë dhe eqartë. Pa pasur qëllimin të shkruaj reportazh, jamnisur si një pjesëmarrës në Festivalin e Poezisë nëSarandë ku u tubuan mbi dyzet poetë nga 16 vendetë ndryshme të botës, i ftuar nga miku dhe koleguBardhyl Maliqi. Por, ky është një tregim më vete, ibukur, i sinqertë dhe tërheqës, të cilin mund ta shihninë ëëë faqet DIOGEN pro kultura magazina, dukeu kënaqur me pamjet fotografike dhe filmike të këtijmanifestimi.Ky tregim, para së gjithash, për njeri-un i cili ka vizituar shumë vende nga të gjitha anëte botës, mund të jetë gjithçka tjetër vetëm jo ëndërr.Jo ëndërr në Shqipëri.Edhe diçka. Do të doja tapërsërisja prapë. Të ëndërroj i zgjuar. Po...

[1] Një sentencë e njohur nga ilustrimet e Alan Fordit

(Maks & Bunker)[2] Kështu quhej kjo pjesë në kohën e Italisë Musoline[3] Natyrisht, egzistojnë ture turistike private por

është e nevojshme dhe më se e dobishme të krijo-hen lidhje të rregullta që do të lidhnin këto vende.Propozim:Sarajevë-Podgoricë-Tiranë-Athinë,nëse është e mundur të shqyrtohen nevojat dhemundësitë e përbashkëta

Përktheu në shqip: Albina Idrizi

Shenime udhëtimi nga Saranda, perla e famshme e Mesdheut

Shqipëria, ana e ndritshme e turizmit të saj“Shqipëria është vend me një hoteleri në zhvillim të hovshëm. Mbyllyni vetëm për një çast sytë dhe mendojeni veten në një dhomë të pajisur me aparatin klimatik,banjo luksoze dhe shërbyes të njerëzishëm. Mendojeni një asortiman të begatë ushqimesh dhe pijesh. Diell dhe det. E jo, nuk është kjo Monte Carlo, as Nice, aqmë pak Napoli, Budva apo Spliti. Fjala është për Sarandën. Qytetin e vogël në jug të Shqipërisë 711 kilometra larg prej pikës më veriore të këtij vendi. I zgjuar

nga errësira ku ishte katandisur, ky shtet shpërthen duke lulëzuar në të gjitha ngjyrat e mundshme me gjithë virgjërinë e tij joshëse.”

Në foto: Sabahudin Hadzialiç, Albina Idrizi,Bardhyl Maliqi, Mexhid Mehmeti

Page 19: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional19/ E Diel,1 korrik 2012 ESSE

(vijon nga faqja 2-3)

...që nga Sir Winston Chirchill (1946), Pandit Ne-hru, kryeministër i Indisë (1949), Konrad Ade-nauer, kancelar i RFGJ (1951), deri tek Mbretëre-sha Elizabetë II dhe Princi Filip i Britanisë së Mad-he (1980) e deri tek Lech Valesa dhe Dimitri Med-vjedev, Zonja e hekurt e BE Angela Merkel, dhetë tjerë të ditëve tona.

Mjediset e brendshme, nisur nga natyra edhemuzeale e kështjellës, orendisen në përshtatje meinteresat e vizitorëve: Për ne Kështjella Lonë ështëorendisur sikur sapo ka pritur Sir Winston Churchilldhe Mbretëreshën Elizabetë II. Gjithçka është si-pas filmimeve të asaj kohe, të cilat edhe do të nashfaqeshin ne në sallonin e posaçëm të pirjes sëkafesë, ku është edhe ballkoni kryesor, me pamjenga kondërnaja me ahishte dhe livadhe. Atje ne dotë pozonim dhe do të bënim fotografi të pafundme,të etur për të fiksuar çaste të papërsëritshme.

Familjet fisnike të Kështjellës, më parë ajo e ush-tarakut hollandez, pastaj e ministrit zviceran të ardhurnga Argau, kishin tradita mikpritëse për shoqërinë elartë të kohës, përfshirë artistë, shkrimtarë, histori-anë, arkitektë, sidomos piktorë nga më të shquarit ekohës. Portrete, peizazhe të realizuara me person-azhet e këtyre familjeve dhe me peizazhet e hatashmeqë e rrethojnë Kështjellën Lonë dhe pamjet e fshatitKerzac janë varur nëpër mjediset e brendshme dhemund t'i kundrosh çastet e dikurshme të tyre sa tëduash sipas gjendjes shpirtërore të çasti tënd. Njëndër miqtë e kështjellës Lonë ishte edhe shkrimtariçmim Nobel Hermann Hesse, punime të të cilit nëvaj janë të varura nëpër mjediset e brendshme.

Në sallonin e kafesë zonja Kazanova mbannjë fjalë të shkurtër, ku na e përshkruan historinëe kështjellës, fatin e familjeve që e banuan atë dhefatin e mëvonshëm. Në emër të APES e merr fjalënshkurtimisht nënpresidenti ynë, z. Jean Musy. Pres-identja z. Emilya Nazarenko është ndërkohë meshërbim në Kuala Lumpur të Malajzisë. Na pretpastaj dreka, sipas traditës të guzhinës së lartë, Âla carte, ku ne zgjedhim sipas dëshirës një menysuhmë delikate dhe speciale, duke rënë nën tundi-min e personelit të shërbimit, që plot pasion naflasin për pjatat dhe asortimentet. Dhe ne, natyr-isht, nuk duam të lëmë asgjë pa shijuar nga ajolarmi gatimesh të hatashme, ku mbretëreshë etryezës është gjithsesi vera e kuqe. Dhe sipas hu-qeve të veta, sekush nga ne, iu propozon të tjerëvetë mos mjaftohen me këtë apo atë gatesë, dukebërë publicitetetin e radhës për pjatat e pëlqyera.

Pranë nesh është zotëri Claude Gerbex,përgjegjës i sektorit të informacionit në gjuhënfrënge pranë Kancelerisë Federale. I mbushen sytëme lotë kur i kujton fëmijët e Kosovës, në pran-verën e vitit 1999, të cilët i ka takuar në Zvicër,por edhe në qendrat e improvizuara në Maqedonidhe në Shqipëri. Nuk i hiqen nga mendja sytë etyre të pikëlluar që kërkon ndihmë, sytë e tyre qëndritnin nga shpresat. Dhe Gerbex pastaj nuk har-ron të na rekomandojë që të mos i shpërfillimëmbëlsirat, sidomos të mos i shpërfillim ato medrethëza, boronica dhe kajmak. Pas një dreke aqtë bollshme e tejet të shijshme, kjo ëmbëlsirë tëbën të ndjehesh krejtësisht i lehtë.

Për Kosovën, gjatë drekës, flasim edhe me njënga kolegët më të vjetër të APESit, Jean-Paul, poashtu edhe për Mauriciet e tij. Edhe për faktin qëRepublika e Mauricieve e ka njohur Kosovën, çka,pak më vonë, nën ndikimin e verës së kuqe, e har-ron. Pritni, thotë, do ta verifikoj në internet. Pastaj ipëlqen të flasë për përparimet e gjithanshme të ven-dit të tij tejet të vogël e tejet të përparuar. I vjen sido-mos mirë kur ia krahasojmë me Singaporin apo HongKongun. Kështu vazhdojnë të shpalosen individual-itetet tona: dashamirët e anekdotave, dashamirët everës, dashamirët e ngrënieve të bollshme, dashamirëte delikatesave, dashmamirët e ëmbëlsirave.

Pas drekës zonja Kazanova vazhdon të japëintervista në sallonin e kafesë, ku është fiksuar edhekamera televizive. Pastatj fotot e veçanta të

gazetarëve me kancelieren, fotot në grupe të vog-la, fotot kolektive. Adhuruesit e kafesë, ndërkohë,gjejnë përsëri rastin të shijojnë kafe pas kafesh.

IV. APESAPES (Association de la Presse Étrangère en

Suisse et au Liechtenstein - Shoqata e Shtypit tëHuaj në Zvicër dhe në Lihtenshtajn), me qendërnë Pallatin e Kombeve në Gjenevë dhe me njëhistori gati shekullore, një formë e organizimit tëgazetarëve që nuk ekziston askund tjetër në botë,veç në Zvicër. Një nga organizatat më të vjetra tëgazetarëve profesionistë në Zvicër, ajo u theme-lua më 15 korrik 1928, pranë Ligës së Kombeve,pikërisht në Gjenevë. Me përjashtim të periudhëssë Luftës së Dytë Botërore, kur pikëpamjet e ndry-shme paralizuan punën e shoqatës, ajo gjatë gjithëkohës ka arritur t'iu përshtatet ndryshueshmërivenë gjirin e saj nëpërmjet taktit, kohezionit e fle-ksibilitetit dhe të funksionojë gjithnjë e më fryt-shëm, duke u bërë edhe partnere zyrtare e Zvicrësnë raportet me mediat e huaja që nga viti 1979,çka kurorëzohej edhe me rregulloren e re të akred-itimit të përfaqësuesve të mediave të huaja, qëhynte në fuqi më 1 janar 1992, në nenin 3 të sëcilës thuhet: "Departamenti Federal i Punëve tëJashtme mban marrëdhënie të privilegjuara meShoqatën e Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihten-shtejn. APES është ndërmjetësuesi kryesor i de-partamentit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë

me përfaqësuesit e mediave të huaja në Zvicër,janë apo nuk janë ata anëtarë të APES."

E themeluar në zanafillë prej gazetarëve, APESsot numëron 120 anëtarë, midis tyre tre shqiptarë,nga 46 vende të botës, të cilët punojnë për agjen-ci, gazeta, revista, radio, televizione, internetin ngamë prestiogjozet dhe më të famshmet të botës.APES ka pasuruar traditat, ka shtuar partneritetetpërveçse me qeverinë zvicerane, edhe me orga-nizma ndërkombëtare, organizata joqeveritare,misionet diplomatike në Zvicër. Shoqata ka theme-luar më 2003 edhe Prix de Apes që iu jepet përvit-shëm, me votat e anëtarëve të saj, personalitetevemë të shquara të kohës. Prej 1948 APES organi-zon darkën e përvitshme me Presidentin e Zvi-crës, çka i rrit mundësitë për forcimin e lidhjeveekzistuese dhe krijimin e lidhjeve të reja profe-sionale. Duke pasur partner gjithnjë e më të ngush-të institucione qendrore si Présence Suisse dheSuisse Tourism, APES organizon udhëtime në ra-jone të ndryshme të Zvicrës, ndonjëherë edhe jas-htë saj, si në qershor 2007, për shembull, kur bërinjë udhëtim të mrekullueshëm në Kosovë. Kjopraktikë e thellon aktivitetin e saj profesional sadhe e rrit, e forcon ndjenjën e familjaritetit, miqë-sisë dhe solidaritetit mes kolegëve.

Kjo ndjenjë u provua qartë dhe me sukses vitete fundit, kur zonja Yolanda Rojal, gazetare me për-vojë të gjatë e së përditshmes ekuadoriane ElUniverso, presidente e APES në vitet 2005-2011,aktualisht presidente nderi, dhe shumë më tepër semike e kolege për të gjithë ne, pati një përkeqësimshëndetësor. Gjatë gjithë kohës zonjës Royal iundodhën pranë shqetësimet dhe përkujdesjet ekolegëve të shoqatës, lutjet dhe dëshirat për shërimdhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë.

Gjithnjë e më shumë mes kolegëve ndahen jovetëm dhimbjet e shqetësimet, por edhe gëzimet, aqmë tepër kur ato kanë simbolika të veçanta: Këtoditë, për shembull, nuk mungoi kartolina për RobertEvans, gazetarin me shumë përvojë të Reuters merastin e lindjes së nipit të tij të katërt. Të bëhesh gjy-sh për të katërtën herë është një gëzim i rrallë e njëprivilegj, në të cilin nuk mund të mos marrësh pjesëdhe të dëshirosh edhe për veten atë vitalitet që kakolegu ynë me aq përvojë në misionin e madh e tëshenjtë të së vërtetës, mision ku ne gazetarët jemi tëpazëvendësueshëm, mision që po bëhet gjithnjë emë i vështirë përballë sfidash gjithnjë e më të ndër-likuara në botën tonë përherë e më globale.

Fotot nga Eleanor Wittmer dhe APESElida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

(vijon nga faqja 10)

Prej pikës kur e lavrove hullinë tënde të parëderi te pika kur e ke përfunduar; lavrimi është sallnjë rrugë, një rrugë e vetme dhe në shtegun tëndtë jetës e vetmja ta mëson, por të shfaqet para syvehëpërhë e padukshmja dhe e panjohura...

Kohës do t’ia bësh varrin me veprën tënde,atij tatëloshit me mustaqet si duaj thekre. Njerëzvet’u afrosh ndihmë në luftën e përjetshme me ko-hën... Nuk ekziston shpirt sikur i yti. Ngjashmëriame ndonjë tjetër s’është ngushëllim i rastit. Qënd-rimet tua çdo kush mund t’i përshëndesë, mirëpos’mundet edhe s’është i detyruar edhe ti aprovojë,ndonëse aprovimet janë të llojllojshme...

Pëllëmbët të janë bër si lëvore bungu. Shpu-tat e këmbës të janë bër të forta se guri; e guri nëtë rrallë luan nga vendi i vetë! Çdo gjë që të duketnë jetë fare s’ka pasur. Të kanë goditur ankthettrishtuese, ndërsa gëzimet të kanë bër bishtërim...

I ke zgjatur përzemërsisht duart dhe aq shumëi ke zgjatur; vetën e ke paramenduar – albatros,kinëse me gëzime do ta përshëndesish tërë botën!Në çdo shtërngim të grushtit tënd kanë çerdhuarfatkeqësitë, që ti i godet me dinjitet, duke mosëndërruar kurrë në disfatë. Dhe, hop, je ronitur nëanën e neveritshme të jetës dhe askush nuk të sh-këputë nga kjo. Jeta është grykë nëpër të cilënvështirë kalohet... Grykat, greminat dhe honet janëshenja vështirësia, të kobshme.

III.Çdo njeri në mënyrën e vet dehet me ëmbël-

sirë, kurse ti në mënyrën tënde dehesh me idhësi(farmak). Helmohesh me farmak, ndërsa gjith-monë mendon se ke shpëtuar. Jo! Derisa ti men-don kështu, të ka mbirë shpendra mu në hulli.Tani ecë e zhbije, he burrë! Sikur tërë urtësinëpopullore, për jetesë ta zgjedhish në një shpre-

hje, do të vish në përfundim se nuk ke shpëtuarAnamoravën, të shkosh sa më parë, sa më i sig-urtë dhe sa më me nxitim. Nga sytë e jetës i blerëtfluturoi zogu blu, që njëherë nën urën e Mbretit(nën harkun e parë e ka folenë mbi lumin Mar-ga), shejtani rrallë e tek shihet!...

Si për mërinë tënde ke ngecur në gjysmë tëbjeshkës, e gjysma është as te hapa, as te hupa;ke pu-pu-pu-rosur me të zërin dhe për herë tëparë ke dëgjuar zërin tënd të paartikuluar, tëngjirur të njëmendët; ka jehuar bjeshkës; ka zbri-tur bokave e në lugina: është ngritur në majekreshtash dhe zenitesh dhe ty t’është kthyer, sikurse në shpellë je formuar në lëmshin e tmerrit.

Ndaj, si epikurian dëshiron ta këndosh him-nin e jetës së parajsës tokësore – ëndrra jote efundit. Në zërin tën je vetëm ti: në mënyrë cinikee aprovon – i zhgënjyer, e braktis. Në të shumtëne herave braktisjet s’kanë të ndalur. Ironi!

Barrën tënde e shtynë përpjetë bjeshkës.Vetvetën në mënyrë sizifiane e ke munduar; mun-dimet e jetës gjithmonë janë dhimbë e bukur.Njëherë nën peshën e rëndë ke rënkuar, zëri t’ështëlarguar gjëkundi, si qeni më besnik nga zotëriazemërlig, mu sikur fëmija nga nëna... Ngarkesajote të ka ngelur besnike e vetme. Atë krahdru tën-din të dashur që me padurim e ke ngarkuar nëshpinë, sepse shpina është e fortë dhe e përballon

çdo gjë. Po kush, kush ta vuri samarin dhe sa-marin që e ke bartur ka qenë tejet i rënd. Çdo kushtë ka detyruar që nën barrën tënde të biesh, qëasnjëherë më të mos zgjohesh. E ti shpirtplagosurme një spagë të gjatë prej drite e nis përsëri lavrënnë hullinë e drejtë.

IV.Për botën ke kërcyer me gëzim të madh. I je

mrekulluar kësaj të mallkuare, duke mos mend-uar se bukuria e kohës ngadalë po të vjenë. Jetanë ty ka gjetur viktimën e pashpëtueshme dhe eatillë të ka pranuar. Ke lindur nga një dashuri emadhe dhe nga dashamirësia që të bëhesh kur-ban i jetës, në pakthim!

Je humbës në shkretëtirën urbane dhe në shpirt,në kaosin e jetës. Po bën përpjekje që t’i definosh,por pa asnjë sukses. Vallë, po çka ke marrë sipeshqesh për të mirat tua altruiste? Hajt, zbërthe-je altruizmin... Asgjë. Çka do të marrësh, ore?!Anise lumi nëntokësor t’i shpërlanë eshtrat...

Toka enigmatike, qielli me yjësi dhe fytyratnjerëzore të kanë obliguar. Në emër të këtijobligimi mushkëritë e tua i ke shqyer, gjaku tëka rrjedhur çurga-çurga. Nga bukuria lëndohetkurse nga obligimi fillon matufosja. Mos përjeti-mi i bukurisë dhe mosdurimi i obligimit janëshenjë se je i vdekur. Për atë se je i gjallë nukndërrojnë gjërat as për një qime floku. Ajo që

njëherë të varros nuk do të ketë as vdekje, asrivarrim. Kjo do t’i dorëzohet vetëm truallit qëështë i tij, dhe s’është më për jetë. Jeta rikëthenvetëm atë që e ka huazuar. Huazimet janë të za-konshme. Ke humbur jetën – ka fituar toka.

V.Po si ti kuptosh të tjerët? Si fytyrë kthjellët ta

shikosh në sy jetën gazmore kur s’ke faqebardhë-si, as që e din se ekziston një jetë ballëhapërt.Atë që e quajmë buzëqeshje, s’është ajo ëndër-rim i përdalë. Kjo është dhimbë që gabimishtinterpretohet. Atë që e quajmë gëzim – s’ështëgëzim! Ai është çast i ligësisë së demonit në nje-riun, sepse njerëzit janë shndërruar kaherë nëdemon. Dreqërisht i shpotit jetës në fytyrë.

Ëngjëll i varur mbi humbellë! Presish që tëlëshojë pezhishka e merimangës, që e ndien ngje-shur rreth trupit. Derisa merimanga me vibrimete padukshme ëmbëlsohet me lëngun e jetës tënde.Pema e stëprjekur pikon nga dega dhe pa fryerera. Ty të pret honi! Eh, këto honet! Çdo gjë ësh-të e gaditur, vetëm të piqesh. Sipas alkimisë sëjetës, mrekullia fisnike e kaosit bartet në grem-inën e trallisur të paqartë. Trallisjet barten siorteku tatëpjetzës.

Nëse fryen era, ja fatmirësitë tua të befasishme.Beft do ta humbish çdo gjë, ose do të fitosh gjithç-ka. Do ta kesh më lehtë: s’je i detyruar askujt t’ilavdërohesh. Kjo është hera e parë dhe e fundit qëndodh kështu! Ndodhitë i krijojnë njerëzit. Njerëzitkrijojnë ndodhi. Na ishte njëherë një ndodhi... dhenuk u bë as enigmë, as ndodhi!...

Qartë e shohim: zogjtë fluturuan qiellit, yjtëpërfundimisht të pranojnë në lojën e tyre. Ata tëspërkasin ty. Dhe më në fund kupton: mirësia tre-gohet në vepër... T’erdhi arza yte e dëshiruar –mos ngjok!

7-8.11.1990 Shkup

Hullia e jetës-Fatit të njeriut-

Nga MUSTAFA SPAHIU (Shkup)

Page 20: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

20/ E Diel,1 korrik 2012nacional INTERVISTË

Studiuesi i letërsisë Dr. Behar Gjoka flet për problemet e kritikës letrare, pragjykimet dhe deformimet keqëdashëse

Gjoka: Ju tregoj çmimndarësitdhe çmimfituesit e kohës tonë

“Pyetjes, në pamje të para asgjesuese, se a ekziston kritika e mirëfilltë, nuk është kaq e lehtë për t`u përgjigjur. Potë nisesh nga fakti i thjeshtë, se nuk ka javë që të mos ketë vitrinë libri, në shumicën e televizioneve shqiptare, poashtu po të shfeltosh faqen kulturore të shtypit të shkruar, ke ndejsinë se ekziston kritika.Aq më tepër, që botimi i

disa revistave letrare, si M, Aleph, Poeteka etj., dhe sidomos gazetës kulturore-letrare “Nacional, një e perjavshmeelitare, na e përforcojnë pak më tepër idenë se kritika ekziston, dhe madje synon të jetë e mirëfilltë.”

Nacional: I nderuar zoti Gjoka prej ko-hësh ju i jeni dedikuar veprës “Autonomiae kritikës shqiptare” që tashmë çdokushmund ta shfletojë, mund të më thoni se cilaka qenë ajo “shkëndijë”që ju shtyu të boto-nit një vepër të tillë? Pse e keni quajtur“Autonomia e kritikës letrare”?

B. GJOKA: Sa i përket pyetjes së parë,që ka të bëjë me shtysën që më nxiti që ta sh-kruaja këtë libër, ka qenë një debat i zhvilluarnë Panarin e librit, të nëntorit të vitit të kaluar,në Tiranë, kur u duk sikur u hap një debat ngapedagogë të filologjikut, por më tepër u happër tu mbyllur dhe u botua më në fund një re-vistë kritike, me titullin “Letra.” E përmendkëtë fakt sepse si diskutimi po ashtu edhe bot-imi u bë krejt i mbyllur. Në pamje të parë nukka asnjë të keqe, por tashmë të bindur nëmënyrën se si filologjiku, organizon konkur-set letrare, në MTKRS, si dhe është pjesathelbësore e hartimit të teksteve shkollore nëgjuhë dhe letërsi, atëherë mu krijua përshtypjase Panairi i radhës, fillimisht u pushtua ngalibrat politiko-medaitik, që edhe titujt nukkujtohen më, por u pushtua edhe juria e tij,sepse kryesohej nga shefja e departamentit tëletërsisë. Pra, më në fund jemi në një deter-minim të plotë të skenës letrare nga pedagogëte filologjikut, së paku në mjediset zyrtare dheburokratike. Duke patur si yll polar, në lex-imin e letërsisë, një libër me titullin “Letërsianë rrezik”, të T. Todorov, i cili shtron për de-bat shumëçka mbi letërsinë, vendosa që tërrezikoj edhe njëherë tjetër, me bindjen seletërsia nuk i përket vetëm mjediseve të aka-demizmit shqiptar, por para së gjithash lex-uesit, shijes së leximit dhe hapjes së mendjessë njerëzve të pushtetshëm, se letërsia nukpushtohet kaq lehtësisht. Titulli i librit, Auto-nomia e kritikës letrare, ngërthen në vetveteedhe përgjigjen e pyetjes së dytë, pra sh-këputjen e saj nga zyrtariteti, madje në tëgjitha aspektet e veta.Kemi një përvojë kurkritika letrare ishte heshtë në duart e partisështet, në kohën e diktaturës, çka e bënë të do-mosdoshme shkëputjen e saj nga çdo llojvarësie nga politika dhe shteti.Megjithatë,kërkesa për të qenë autonome, lidhet edhe mefaktin tjetër, që kritika letrare ka vlerë nëseçlirohet nga idhujtë e djeshëm apo të sotëm,të të gjitha fushave, por edhe të atyre të letër-sisë. Rrekja për të sendërtuar një kritikëletrare të mirëfilltë, pra që lidhet me tekstin,lidhet me vizionin e politikave kulturore dhearsimore, ku të nxitet mendimi kritik dhe i pa-varur, të cilat krijonë hapësirë të barabartë përtë gjithë, e jo të determonihet vetëm nga buk-rokracia zyrtare letrare.

Nacional: Shumë debate janë bërë edhevazhdojnë të bëhen mbi kritikën letrare…po a ekziston në të vërtetë kritika e mir-filltë? Sa e domosdoshme është kritika si-pas jush për të bërë ndarjen e vlerave edheantivlerave të një vepre? A ka prurje letër-sia në kohët e sotme gjithmonë e krahasuarme atë të kohëve më parë?

B. GJOKA: E bukura është se debatet përkritikën zënë fill dhe mbyllen po atje, nga ataqë kanë në dorë të ndryshojnë diçka, në kup-timin e futjes në shkollën e lartë të një lëndeapo kursi që të nxisë dëshirën për të mbushurnjë vakum të krijuar tashmë. Ata, pra dalë-zotësat e shkencës së letërsisë dhe të kritikësletrare, përveç debateve të inicuara vetë dhetë zhvilluara më së shumti me vetveten, duhetta marrin më seriozisht fillimin e hapjes sëmendjes mbi nevojën e kritikës letrare, mbirrugët se si do të duhet të shkohet tek pranimii saj, e jo të mbetemi vetëm në realizmin endonjë modeli didaktik dhe metodik. Ka njëmoment që kërkon një debat të veçantë, kriti-

ka letrare, në një mjedis si ky i yni, ku i dimëtë gjitha, ku secili i jep të drejtë vetes që tëgjejë zgjidhjen e fundme, është e vështirë qëtë ketë shumë hapësirë për ta lëvruar normal-isht, kritikën letrare dhe të çdo forme tjetër.Pyetjes, në pamje të para asgjesuese, se a ekz-iston kritika e mirëfilltë, nuk është kaq e lehtëpër t‘u përgjigjur. Po të nisesh nga fakti ithjeshtë, se nuk ka javë që të mos ketë vitrinëlibri, në shumicën e televizioneve shqiptare,po ashtu po të shfeltosh faqen kulturore të sh-typit të shkruar, ke ndejsinë se ekzistonkritika.Aq më tepër, që botimi i disa revistaveletrare, si M, Aleph, Poeteka etj., dhe sidomosgazetës kulturore-letrare “Nacional, një e per-javshme elitare, na e përforcojnë pak mëtepër idenë se kritika ekziston, dhe madje syn-on të jetë e mirëfilltë. Puna është se në tëgjitha këto forma të pranisë së saj, rrokim dykahje, subjektivitin dhe skematizmin, që do tëduhet të shmangen nga udha e lëvrimit të kri-tikës letrare. Kritika letrare, nuk duhet harruaras rrethana e ndryshimeve të rolit të saj, tash-më ka zbritur nga froni ku e mendojmë, porgjithsesi mbetet vepruese.Sa vjen dhe formë-sohet kritika e recensionit, pra e paraqitjes sëparë të një libri, si syri dhe pasqyra e parë eidentifikimit të librit, e mandej ngjet verifiki-mi përfundimtar me anë të studimit. Prurje ka,në numrin e librave të botuar, si libra ëndërrordhe të përkthyer, por ende mbeten të nivelitsasior, në tematikë, dhe pak është guxuar që tëtejkalohen parardhësit e shkrimit letrar.

Nacional: Cili është ndryshimi midisletërsisë moderne edhe asaj të dikurshme?

B. GJOKA: Përplasen dy koncepte qëkërkojnë njëfarë shqyrtimi, sado shkurtimisht.Nga njëra anë, krejt moderne vijon që të mbe-tet vepra e Shekspirit, nga ana tjetër, drama-turgjia e tij, është edhe letërsi e dikurshme.Në letrat shqipe, ka një rrekje për të bara-

zuara bashkëkohoren me modernen, që nëfakt janë dy koncepte që rrallë përputhen. Pra,atë që ngjet në këto momente në letërsinëtonë, e quajnë dhe e shpallin edhe si moderne,kur në fakt realisht ka diferenca të mëdha metiparet që bart nocioni modern. Bashkëkohorëdo të thotë i kësaj kohe, ndërsa moderne, prae re dhe e papërsëritshme, përgjithësisht i për-ket pakohësisë, ku këtu shoh veprën e DeRadës, cikli Bukuria të N. Frashërit, prozat eKoliqit dhe Kutelit, prozën dhe dramatikën ePashkut, proza e Kadaresë, proza dhe drama-tika e Trebeshinës, poezia dhe proza e Cama-jt, ku vetëm disa i përkasin bashkëkohësisë.Termi e dikurshme, na shpie deri në fillesa tëshkrimit letrar, e simbas gjykimit tim shkrimiletrar zë fill me pasthënien e Buzukut tek libriMeshari, si dhe me poezinë dhe prozën e Bu-dit dhe Bogdanit. Megjithatë e dikurshmja,është afër dhe larg, nëse flisni për të dikursh-men e afërt, pra për kohën e realizmit social-ist, nuk e vlen barra qiranë që të ndalemi,sepse ajo ishte bashkëkohore, por në thelbin evetë nuk ishte moderne, aq më tepër që ishte ezhytur kokë e këmbë në shtjellat ideologjikedhe sociologjike të sistemit të kohës, por epati një vlerë sepse krijoi hapësirë përlavrimin e romanit si tipologji shkrimi. Samjerane duken shtejllimet e doktor-profesor-ave tanë, që pasi bën sa kishin në dorë për tëhedhur themelet e tij, tani kanë zënë të kën-dojnë këngën e kukuvajkave të vonuara, se aimodel ishte modern, madje sikur nuk ështëdukur në këto anë. Ai ishte bashkëkohor, poredhe i vonuar, sepse në kohën që në atdheun,që e kishte lindur, pra në atdheun e sovjetëve,e kishin braktisur, cka rroket me deheroizmine hershëm, këtu pati ngulur ktherat dhe endeedhe sot e gjithë ditën nuk po shqitet.

Nacional: Ju në veprën Autonomia ekritikës letrare keni përmendur edhe

ndarjen e çmimeve letrare, të cilat realizo-hen çdo vit… sa të nevojshme edhe sa tëmerituara janë këto çmime sipas mendim-it tuaj?

B. GJOKA: Në librin, me titullin “Auto-nomia e kritikës letrare”, janë marrë nëshqyrtim rreth tridhjetë autor dhe tekste, janëparë si tekste dhe në kontekste të caktuara,madje edhe në forma të ndryshme, me ko-mente dhe intervista, ku megjithatë mbi-zotëron qasja me analiza tekstesh për poezinëdhe prozën e Budit, për tekste të autorëve, B.Shehu, F. Alimani, H. Shamata, L. Çipa, M.Meksi, R. Marku, R. Musliu, H. Feraj, qasjeme shkrime të tjera, për Qosen, Kadarenë, Ca-majn, Trebeshinën, Kutelin, etj. Aty flitet jopak edhe për letërsinë e çmimeve, dhe ështëfjala për një rrëmujë institucionale në dhëniene çmimeve letrare të përvitshme, me gjasë nëemërimet e radhës të poetëve, prozatorëve,përkthyesve dhe studiuesve të radhës. Herëpas here, në median e shkruar dhe vizive, jamshprehur për rriskun që ka krijuar letërsia eçmimeve, e cila ka një numër të madhëçmimesh, një strukturë të habitshme të shpall-jes së tij, si dhe nga viti 2005, juria dheshpërndarja e çmimeve kanë qenë vetëm sezyrtare, por me mbizotërim të shpalljes së tyrenga pedagogët e filologjikut, të cilët rezul-tojnë çmimndarësit dhe çmimfituesit ekësaj kohe. E keqja e madhe, realisht dheteorikisht, në fakt ka ngjarë me letërsinë,sepse letërsia e çmimeve, ka krijuar përsh-typjen e rrejshme, sikur kemi shumë gjeni,por vijohet megjithatë në këtë hark kohor, qëtë kemi pak letërsi me vlerë. Duhet të ndahençmimet, por MTKRS duhet të lirohet ngadetyrimi zyrtar i shpalljes, ose së paku juria tëjetë jashtë këtij institucioni dhe të përfaqësojëtë gjitha prirjet dhe alternativat e lëvrimitletrar, e jo të ngujohet në selinë e filologjikut,i cili duket sikur po merr formën e një zyre qëlicenson shkrimin letrar dhe studimor, por porreket më kot që të censurojë shqyrtimet jash-të këtij institucioni, ndonëse në auditore ia kambërritur që t`i mbyllë portat e komunikimit.

Nacional: Cilat janë mungesat edhecfarë duhet bërë më shumë për letërsinë nëvendin tonë?

B. GJOKA: Diçka duhet bërë, sidmos përautorët, lëvrues të letërsisë, përkthyes apo stu-diues, në mënyrë që të ndryshojë letërsia, kuthelbësore vijon që të mbetet e drejta e au-torit, si një e drejtë intelektuale, por edheniveli i përfaqësimit në panaire dhe në veprim-tari të ndryshme, sepse gjithnjë e më shumë pombizotëron niveli didaktik dhe shkollaresk, qënuk e mbërrin verifikimin tekstor, sepse i pari udrejtohet atyre që kanë vajtur në shkollë të ar-simohen, ndërsa qëmtimi studimor, zakonisht ekapërcen dijen e nevojës utilitare, të cilën epërfaqëson qasja didaktike e veprimtarive tëshpallura si shkencore.

Nacional: Faleminderit!B. GJOKA: Unë ju falenderoj përzemër-

sisht për intervistën!

Behar Gjoka

Page 21: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional21/ E Diel,1 korrik 2012 STUDIM

Nga FRAN GJOKAD.A.R Lezhë

Në jetën e përditshme personi ndeshet meproblematikat nga më të ndryshme njëraprej të cilave është komunikimi dhe Etika e

komunikimit. Janë argumenta që prekin personin nëtërësinë e tij dhe në të gjitha aspektet e jetës ku jeton,si në familje ashtu dhe në marrëdhënjet me punën.

Tema e etikës është trajtuar që në kohët e lashtadhe në mënyrë të veçanntë është trajtuar për herëtë parë nga Aristoteli (384-322 para Krishtit) nëlibrin e tij Etika e Nikomakut në të cilin lidh çësh-tjen e Etikës me temën e virtytit. Sigurisht virtytika të bëjë jo vetëm me ligjet e brendshme që edrejtojnë njeriun por është dhe fryt i zakoneve tëkohës në të cilën jetohet, për të cilën çështja e tëmirës dhe e të keqes trajtohet në mënyra të ndry-shme sipas traditave; çka ka qenë tabu në kohët ehershme sot mund të jetë diçka fare e zakonshme.

Etika e komunikimit ka të bëjë me mënyrënnë të cilën secili prej nesh shprehet. Kur flitet përkomunikim flitet për marrëdhënje mes dy apo mëshumë personash dhe komunikimi për të qenë efi-kas kërkon krijimin e një hapësire të përbashkët,pra ka të bëjë me bashkëndarjen e kësaj hapësire ecila mund të jetë jo vetëm fizike por dhe mbi tëgjitha psikologjike që përmbledh në vete jo vetëmtë folurit por dhe mbi të gjitha të qenurit e një per-soni. Etika në këtë rast nuk i përket vetëm një per-soni por të gjithëve në përgjithësi ngaqë atë që ekarakterizon njeriun është të jetuarit në shoqëri, qëpara lindjes së tij dhe deri në vdekje veprimet e tijlënë pasoja e tyre dhe mbi të tjerët. Sot flitet shumëpër fshat global, një botë e bërë e vogël, ngaqë dis-tancat që na ndajnë nga njëri-tjetri po zvogëlohengjithnjë e më shumë nga mjetet e komunikacionitsi dhe të transportit. Mund të duket paradoksalefakti që pikërisht sot në një kohë kur largësia nukështë më një problem njeriu bën përvojën e të jetuar-it larg nga të tjerët, pra mund të flitet për një egocen-trizëm gjithnjë e më të theksuar. Kjo largësi mund tëverifikohet jo vetëm mes personave që jetojnë fizik-isht larg njëri-tjetrit por edhe mes atyre që bash-këndajnë të njëjtën zyrë apo të njëjtën familje.

Mund të pyesim veten se ç’lidhje ka etika mekëtë problem? Etika në këtë rast luan një rol tërëndësishëm ngaqë bëhet motori shtytës i vepri-meve, duke u nisur nga vlerat e bashkëndara nëshoqëri që duhet të jenë të qëndrueshme për tëmirën dhe interesin e të gjithëve. Nga kjo lindrëndësia e përgjegjësimit të njeriut për të tjerët jovetëm përsa u përket administratave por edhe nje-riut në përgjithësi në ambientin ku jeton. Etika nukndahet nga tema e ndjenjës së përgjegjësisë pormbështetet kryesisht në të.

Komunikimi dhe etika e komunikimit janë ele-menta bazë të një administrate e cila për natyrë tësaj ka si mision themelor shërbimin ndaj të tjerëve.Shërbimi kalon në mënyrë të domosdoshmenëpërmjet komunikimit qoftë verbal por edhe nëmënyrë jo të drejtpërdrejtë siç është mënyra e para-qitjes si nga ana e jashtme por edhe qëndrimi ibrendshëm që secili mban në jetën e përditshmepara personave dhe situatave të ndryshme. Admin-istrata është jo vetëm një ent në shërbim të tjetritpor ka kryesisht rolin e një dukatori dhe formatori.Nëpërmjet mënyrave të ndryshme të komunikimitadministrata bashkëndan dhe transmeton mendime,ndjenja dhe mbështetje, në bazë të problematikavedhe kërkesave të ndryshme të klientit, si edhe ndërm-jet vetë personave që e përbëjnë vetë administratën.Komunikimi arrin efikasitetin e tij nëse krijon atëhapësirë të përbashkët që lejon të depërtojnë me-sazhet në një klimë marrëdhënieje që kontribuonnë krijimin e një konteksti paqësor dhe bash-këpunues. Bashkëndarja e një hapësire të përbash-kët arrihet nëse i dilet të kalohet pak në këndvësht-rimin e tjetrit në mënyrë që të kuptojmë se si per-ceptohet realiteti nga të tjerët. Mundësia e të arsy-etuarit dhe e të dialoguarit kërkon dëgjim por edherespekt ndaj pozicionit të tjetrit i cili ushtron jovetëm një rol, por që zotëron edhe aftësi personaledhe profesionale që, ndoshta, dhe shpeshherë i te-

jkalojnë edhe kriteret e përgjithshme që ai rol ka.Këtu hyjmë në një aspekt të krijimtarisë personaleqë personi ka për të ushtruar sa më mirë atë rol; kjoështë arsyeja e vetme që e bën të domosdoshëmkrijimin e një hapësire komunikimi dhe dialogu.Mënyra me të cilën e shohim realitetin përcaktondhe mënyrën e komunikimit dhe për këtë arsye bëhete domosdoshme të komunikohet për të kuptuar per-ceptimin e tjetrit, dhe në të njëjtën kohë kur arrihettë kuptohet këndvështrimi i tjetrit edhe komuniki-mi bëhet më efikas.

Institucioni apo administrata përveç normaveligjore etike të shkruara zotëron edhe një etikë tëpa shkruar që secili person mbart me vete duke unisur qoftë nga niveli kulturor, profesional por edhenga konteksti familjar nga i cili vjen. Kjo si pa-sojë e bën çështjen etike jo vetëm shumë të larm-ishme por edhe nganjëherë të pakuptueshme dhendoshta të parealizueshme në të gjitha përmasat esaj. Ndërhyjnë në këtë mes edhe mjetet e shumtatë komunikimit që nganjëherë mund të ngadalë-sojnë procesin e vërtetë të një komunikimi efikas.Ndoshta kjo gjë duket paradoksale por fakti qësot egziston një nivel komunikimi teknik më i për-paruar ofron vazhdimisht një mori informacioneshqë e pakësojnë kohën e duhur për të qenë në dis-pozicion për të dialoguar apo dëgjuar personatpërreth. Rrezikohet të reduktohet marrëdhënja metë tjerët vetëm nëpërmjet shkresave, ligjeve të sh-kruara, normave të punës që si rrjedhojë jo vetëmnuk na lejon të njohim tjetrin dhe ta dëgjojmë poredhe të bëhemi zbatues thjesht mekanik të një pro-grami apo plani pune pa marrë parasysh që roli qëmbulojmë është në shërbim të të tjerëve. Si mundtë vihemi në shërbim të të tjerëve nëse nuk zbresimnë terren apo nuk lejojmë të vihemi në dëgjim të tëashtuquajturit klientit tonë e cili, me shumë mundësi,do të kontribuojë të pasurojmë këndvështrimin tonëdhe të jemi sa më të kënaqshëm jo vetëm ne përrolin që kryejmë por edhe për klientin?

Bota mes morish të mjeteve të komunikimitvuan për mungesë marrëdhëniesh të vërteta mesnjerëzve. Kjo mund të ndodhë dhe në vetë admin-istratën ku gjendemi të punojmë. Administrataështë një sistem i madh brenda të cilit egzistojnënënsisteme të cilat komunikojnë mes tyre dhe njëkomunikim i mirë i lejon administratës të ketë ar-ritje të pritshme si nga vetë administrata ashtu edhenga klienti, në rast të kundërt shfaqet elemenit ikonfliktit brenda administratë në vetë nënsistemetapo dhe mes nënsistemeve. Konflikti ndodh në

rastin kur mendohet se administrata nuk arrin atonivele të duhura që janë të pritshme qoftë nga anae vetë personave që punojnë brenda administratësashtu dhe jashtë saj. Secili pren nesh ndeshet mekonfliktin që ndodh mes mendimit që kemi, qoftëedhe nga ana teorike, e funksionimit të një admin-istrate si dhe fakteve reale me të cilat ndeshet.Konflikti bëhet i zgjidhshëm vetëm nëse bashkëme perspektivat që kemi mbi fuknsionimit e ad-ministratës ne marrim parasysh dhe kontekstin apokushtet në të cilat administrata vepron si edhe kon-tributin personal për t’i realizuar ato. Nuk bëhetfjalë të kritikohet mosfunksionimi por të gjendenshkaqet dhe së bashku mënyra të reja që rig-jallërojnë jetën e brendshme në administratë dhedomethënien që ajo mbart para publikut. Komu-nikimi dhe metakomunikimi lejon që personat tëcilët banojnë ato hapësira fizike dhe psikologjiketë përbashkëta të bëhen lehtësues të dhënies dhemarrjes së informacioneve në mënyrë jo vetëmmekanike por duke i pasuruar informacionet menuanca personalizuese të karakteristikave të per-sonit që i kalojnë apo i marrin informacionet.Metakomunikimi është po aq i rëndësishëm sa dhekomunikimi duke pasur parasysh që na bën të kup-tojmë edhe atë çfarë nuk shprehet por që bëhet edukshme me anë të paraqitjes dhe qëndrimit tëpersonit. Metakomunikimi bëhet një element bazëe personit i cili punon në një zyrë, dhe me anë tëqëndrimit që merr, qoftë edhe mënyra se si qën-dron në karrige apo përdor të folur verbal, shprehmë shumë nga sa mund ta imagjinojë dhe vetëpersoni. Roli që zë personi në zyrë të një adminis-trate është themelor qoftë për të tjerët me të cilëtbanon por veçanërisht edhe me publikun i cili esheh atë si person në shërbim në linjën kufitaremes administratës dhe publikut. Mungesa e ko-munikimit apo të metakomunikimit etik bllokon

ETIKA E KOMUNIKIMIT NËADMINISTRATAT PUBLIKE

në mënyrë shumë të dëmshëm kalimin dhe mar-rjen e mesazheve mes administratës dhe klientit.Një metakomunikim i mirë është dhe në rastin kurklienti hyn në administratë dhe vëren mungesëkomunikimi mes nënsistemeve të administratës,gjë që dëmton dhe realizimin e vetë objektivavekryesorë që administrata publike duhet t’i vërëvetes. Administrata bëhet një pasqyrë ku klientisheh modelin (e drejtë apo jo, të mirë apo jo) qëdo ta ndihmojë apo dhe bllokojë në fushat ku aipunon jashtë asaj administrate. Shembulli i mirëdhe një komunikim i mirë lehtëson veprimin e tëgjitha strukturave të tjera vartëse të vetë adminis-tratës publike. Roli i administratës është që tëpërkujdeset për mbarëvajtjen jo vetëm të vetë ad-ministratës por edhe të të gjitha strukturave vartëse.

Administrata që i ka siguruar vetes një komu-nikim të mirë mes nënsistemeve të saj si edhe messaj dhe klientit bëhet e aftë që ta vërë vazhdimishtveten në diskutim përsa i përket teknikave dhemetodave të ndryshme që duhet të përdorë për njëpërmirësim të vazhdueshëm. Ndryshimi ështëthellësisht i lidhur me etikën e komunikimit e cilai lejon të azhurnohet vazhdimisht në saj të kon-taktit të vazhdueshëm me publikun dhe kërkesat etij. Administrata arrin një sukses të vazhdueshëmvetëm nëse e sheh veten në shërbim të vazh-dueshëm ndaj personit. Është themelore dhe vënianë diskutim e teknikave të komunikimit të për-dorur nëse nuk ndihmojnë në shërbimin e duhurtë personit. Administrata e cila i vë qëllim vetes tëbëjë të pamundurën që të ruajë egzistencën e saj,dhe të personave që e banojnë në të e humbqëllimin kryesor dhe jeton vetëm për t’i siguruarvetes praninë e vet pa marrë parasysh qëllimin eegzistencës së saj. Bëhet fjalë për besimin që ad-ministrata ka krijuar dhe besueshmërinë,domethënë, sa e aftë është administrata të lejojëqë klientat të drejtohen te ajo me bindjen se bëhetndihmëse dhe mbështetëse në zhvillimin e mbarëveprimtarive të ndryshme të saj. Kërkohet në radhëtë parë aftësia etike ndërvepruese e të gjithë per-sonelit që e përbëjnë administratën dhe qartësia eduhur mbi rolin e secilit punonjës pa patur nevojëtë krijojë bunkerë brenda vetë strukturës.

Aftësia etike e komunikimit përfshin dhe qën-drimin që personi duhet të mbajë i cili me besuesh-mërinë që ka krijuar afron klientin pa pasurpërgjigje të gatshme për t’u dhënë por dëgjim,komunikim veprues i cili në momentin që shpre-het vë në dizpozicion dhe realizimin praktik tëelementave që përmban komunikimi. Klienti nëkëtë rast bëhet jo vetëm një element që ka nevojëpër ndihmë por veçanërisht protagonist në sisteminveprues dhe ndërveprues të vetë administratës.

Një aspket tjetër i rëndësishëm është të qenuritlargpamës përsa i përket teknikave dhe metodavetë komunikimit. Është e pamundur të përdorim njëtë folur modern, domethënë me kohën dhe faktik-isht të veprojmë në kundërshtim me atë çka teorik-isht mbështesim. Risitë që ndeshen në jetën e përdit-shme jashtë mureve të administratës duhet të nxi-sin pozitivisht dhe në ndryshimin edhe rrënjësor,nëse nevojitet, të një sistemi që nuk u përgjigjet mëfaktikisht dhe realisht nevojave të vazhdueshme qëlindin për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm tëkontekstit në të cilën jetohet. Përdorimi vetëm ver-bal i një komunikimi përparues dhe kohor kërkonnë të njëjtën kohë dhe koherencë veprimi duke ikrijuar kushtet për realizimin e atyre elementaveqë në mënyrë verbale kemi komunikuar. Komuni-kimi etik i një administrate sjell dhe risi në planinveprues dhe realizues të asaj çfarë është komuni-kuar nga ana verbale. Të komunikosh nga ana etikeme përgjegjësi kërkon jo vetëm taktin e komuni-kimit por dhe angazhimin e marrjes përsipër e tëgjitha pasojave të komunikimit.

Etika e komunikimit përveçse të bëhet efikasenë shërbimin e saj i dhuron personit dhe aspekt fis-nik, apo siç e quanin të parët tanë e bën personin qëtë ketë burrni, aspekt i cili po zhduket duke lënëpas ato tradita të bukura mikpritëse dhe aspektinsakrifikues për tjetrin që e ka karakterizuar që nëkohët e lashta figurën e një shqiptari të vërtetë.

BAR RESTORANT

“Monako”

çdo mbrëmbjeADRESA: RRUGA E VJETËR TIRANË - DURRËS (PRANË MULLIRIT TË BULLGARIT)

Kontakt: 068 63 52 122

Page 22: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

22/ E Diel,1 korrik 2012nacional

Koncertrecital nëPogradecNë kuadrin e 100-vje-torit te Pavarësisë, udha ne Qendren kultur-ore “Lasgush Poradeci”të qytetit te Pogradecitkoncerti-recital: “Kom-bi shqiptar - imazhiim”, (“Mes nxënësve”)i mësuesit Xhevahir Sh-tupa. Koncerti u për-gatit si bashkepunim ishkolles 9-vjecare“Shefki Mucllari”, Ver-dove me Forumin“Imazh e Media”. U re-alizua me sponsoriz-imin e komunes Buci-mas e me mbeshtetjen ebashkise se Pogradecite nga kompania “Hom-can”. Me kete koncert,Forumi “Imazh e Me-dia”, filloi nga qyteti iPogradecit Maratonen eFestvalit X nderkombe-tar “Imazhi shqiptar”, icili do të finalizohet nëNëntor, në Tiranë. Tëpranishmit, ne kete spe-ktakel te bukur, gjithengjyra pranverore, ipershendeti, në emër tëForumit “Imazh e Me-dia” kryetari i tij Doc.Dr. Z. Astrit Memia.

Pogradec,festivali i teatrittë kukullave“Xinxifilo 2012”Teatri i Beratit mepjesën “Dëshira eurithit” dhe Kompania“Art Blu”, nga Tirana uvlerësuan si shfaqjet mëtë mira në natën e fun-dit të FestivalitMbarëkombëtar të Te-atrit të Kukullave“Xinxifilo 2012”, i ciliu zhvillua në qytetin ePogradecit nga data 25deri më 28 qershor.

INFO

Publikohet libri“Rapsodi e Golgotës

së Tranzicionit” i poetes Elida Buçpapaj

Luljeta Lleshanaku përfaqëson Shqipërinënë festivalin e Poezisë në Londër

Luljeta Lleshanaku përfaqë-son Shqipërinë në festivalinme te madh te poezisë në botëi cili nisi ditën e djeshme nëLondër. Mes 204 poetëvepjesëmarrës nga e gjithë bota,të përzgjedhur si emrat më tëspikatur të poezisë, Llesha-naku do të flasë për Sh-qipërinë e sotme dhe tëdjeshme jo vetëm nëpërmjetvargjeve. Në festivalin e poez-isë në Londër marrin pjesë po-etë nga mosha 24 e deri në 83vjeç. Mes tyre ka nobelistë eemra të mëdhenj të poezisë si

Seamus Heaney, Wole Soyin-ka, apo Kay Ryan. LuljetaLleshanaku është ndër të pak-

ta poete shqiptare të botuaranë anglisht dhe fituese e disaçmimeve ndërkombëtare.

Shtëpia Botuese OMSCA-1 nxorinë qarkullim vëllimin

me poezi “Raspodi eGolgotës së Tranzicionit” tëautores Elida Buçpapaj. Melibrin e saj të ri “Rapsodi eGolgotës së Tranzicionit”, El-ida Buçpapaj e vendos vetennë një pozicion paraprijës(avangardë) poetik, në njërrymë kundër-rrymë. Krijimete saj janë të përkora në struk-turë dhe shqiptim, pajtojnë nëvetvete frymën mistike dheteknikat simboliste për të kri-juar një formë poetike metingëllim klasik e njëherëshmodern, njëherësh të thjeshtëe të kursyer sa të ndërlikuardhe kompleks, njëherësh tëbutë sa edhe të ashpër, sa tëbukur aq dhe antidekorativ,njëherësh të butë dhe pro-vokativ, njëherësh subjektivdhe objektiv, njëherësh ritmikdhe jo metrik, njëherëshledhatues sa edhe tronditësdhe shokues. Metafora ekësaj poezie nxit zbulimindhe shpalosjen intuitive të re-alitetit në thelbin e tij tëvërtetë. Kambanat eimazheve të kësaj poezie bienpër zhdukjen e frikës, bienpër shpërgjumjen, bien përzhdehjen, bien për zgjimin,bien për t’i dhënë fund ank-thit dhe makthit të kalvarit tëpërbindshëm posttotalitar qëka pllakosur deri sot e gjithëditën anembanë hapësirës sëqenies shqiptare. Është njëRapsodi virtuoze e Golgotëssë Trazicionit shqiptar.

TË DHËNTË DHËNTË DHËNTË DHËNTË DHËNA A A A A TEKNIKE:TEKNIKE:TEKNIKE:TEKNIKE:TEKNIKE: Titulli: Raspodi e Golgotës së Tranzicionit Autori: Elida BuçpapajRedaktor: Skënder BuçpapajShtëpia Botuese: OMSCA-1Faqe: 144Çmimi: 500 lekë

Vajza shqiptare Martina Ivezaj, ngaTuzi i Malit të Zi, do te përfaqësoje

Gjermaninë në “Miss World”

U zhvillua në N. York, pikniku i madhShqiptar “Dita e Trashëgimisë”

WESTCHESTER - NY: Dita Shqiptare e Trashëgimisë, përtë 8-tën herë është zhvilluar të shtunën, më 23 qershor 2012,nga ora 9 e paraditës deri në orën 7 pasdite. Kjo ngjarje ështëndjekur prej katër mijë shqiptarëve (sipas autoriteteve zyr-tare të parkut) nga New York dhe zona e Tri-Shtetit në parkuane njohur në Kensico Dam Plaza ne Valhalla, të WestchesterCounty në Nju Jork, bëri së bashku shqiptarët të të gjithamoshave me familjet e tyre dhe miqtë që e ndoqën këtë festëargëtimi, e cila është më e madhe në komunitet.

Italia e gatshme t’i ndihmojëKosovës në mbrojtje të trashëgimisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqika nisur vizitën zyrtare në Itali, me ç’rast është pritur ngaministri i Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore i Italisë,z. Lorenzo Ornaghi, bën të ditur kjo ministri përmes njënjoftimi për medie. Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushëne kulturës dhe trashëgimisë, me saktë konkretizimi i tijpërmes një marrëveshje ndërshtetërore, ka qenë temë krye-sore e takimit mes dy ministrave. Ministri Krasniqi filli-misht shprehi falënderime në emër të Qeverisë së Repub-likës së Kosovës për shtetin e Italisë, për ndihmën që i kadhënë dhe po i jep Kosovës në shumë sfera.Ai me theks tëveçantë përmendi trashëgiminë kulturore, një segment kuItalia ka dhënë një kontribut të çmuar, në funksion të kon-servimit dhe restaurimit të monumenteve, ruajtjes dhe pro-movimit të tyre, asistencë në ngritje të kapaciteteve dhe nëhartimin e infrastrukturës ligjore konform konventavendërkombëtare për trashëgiminë.

Page 23: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

nacional23/ E Diel,1 korrik 2012

Komiteti për 100-vjetorine pavarësisë miratonvendvendosjet e 5 vepravekushtuar kësaj ngjarjeje Shtatorja eAhmet Zogut dotë vendoset nësheshpushimin,në fund tëBulevardit Zogu I“Komiteti për 100 vjetorine pavarësisë, i mbledhurte premten nën drejtimine Kryeministrit Berisha,miratoi vendvendosjet e 5veprave, 2 monumentedhe 3 shtatore, kushtuarngjarjeve madhore dhefigurave të rëndësishmehistorike, si dedikim për100 vjetorin e pavarësisë.”• MONUMENTII PAVARËSISËKomitetit vendosi që Monu-menti i Pavarësisë të ven-doset tek Parku Rinia, mepamje nga Bulevardi “Dësh-morët e Kombit”, në krah tëMinistrisë së Mbrojtjes. Kyvend plotëson të gjithaparametrat për vendosjen ekëtij monumenti dhe merrnë konsideratë kërkesën eartistëve për ta vendosurkëtë monument në një mje-dis të gjelbër, si pjesëshumë e rëndësishme emonumentit. • SHTATORJAE AHMET ZOGUTKomiteti kërkoi që shtator-ja e Ahmet Zogut të rishi-het. Ndërkohë që u për-caktua si vendvendosjesheshpushimi në fund tëBulevardit Zogu I.• SHTATORJAE HASAN PRISHTINËSKomiteti miratoi si vendv-endosje të shtatores nësheshin “Paris”, ndërmjetrrugës “ Mine Peza” dheRrugës “Durrësit”. • SHTATORJAE ISMAIL QEMALITKomiteti kërkoi që shtatorjae Ismail Qemalit të rishihetdhe u miratua si vendven-dosje sheshi në lulishtennë kryqëzimin e Bulevardit“Dëshmorët e Kombit” merrugën “Ismail Qemali”• MONUMENTITTË KONGRESITTË LUSHNJËSKomiteti propozoi si vend-vendosje për Monumentittë Kongresit të Lushnjëssheshin në lulishten qen-drore të qytetit. Komiteti lasi detyrë që Ministri i Tur-izmit dhe Kulturës t’ipërcjellë kryetarit të bash-kisë së Lushnjës dhe kry-etarit të Këshillit Bashkiakpropozimin e Komitetitdhe të diskutojnë për këtëvendvendosje.

Për 100-vjetorine pavarësisë

INFO

Nga SALI BERISHA

Në kuadër të 100 vjetoritjanë parashikuar dhejanë zhvilluar një seri ve-

primtarish. Është bërë një punëintensive në mënyrë që ta fes-tojmë në mënyrën më dinjitozedhe t’i përdorim fondet nëmënyrën më eficente. Unë men-doj se duhet të përpiqemi t’i uni-formojmë veprimtaritë. Sigurishtdo të zhvillojmë veprimtari tëshumëllojta, sepse kemi poten-ciale dhe pasuri për të paraqitur,por gjykoj se duhet të jemi mëracionalë e të bëjmë gjithçka qëme fondet e angazhuara të arrijmëtë kemi impaktin më të madh.Ndërkohë janë të listuara njënumër i madh aktivitetesh tëparashikuara në kryeqytetet evendeve të ndryshme në Europëe botë. Sigurisht, aty ku kemi për-faqësi, ne do të kremtojmë 100vjetorin dhe do të përpiqemi qëky festim të ketë impaktin më tëmadh. Ne do të donim që në çdokryeqytet të mund të organizonimveprimtaritë më të mëdha, porsërish duhet të përzgjedhim atoveprimtari që do të kishin impa-ktin më të fuqishëm. Unë pata njëeksperiencë të shkëlqyer e shumëtë veçantë do të thosha në jetëntime, aktiviteti që u zhvillua nëmuzeun e Holokaustit në Shtetete Bashkuara të Amerikës. FilmiBesa, që u shfaq në variantinpërfundimtar, është një film do-kumentar i arritur edhe artistik-isht dhe mendoj se përbën njëdokument të pazëvendësueshëmpër të paraqitur këtë komb: mor-alin, virtytin e mesazhin e tij. Ndajdo të sugjeroj që në të gjitha vep-rimtaritë në kryeqytetet e mëdhatë mund të paraqitemi me këtëfilm. Të bëhen përpjekje sëbash-ku me prodhuesit e tij që filmi tëtransmetohet ndoshta jo në rrje-tet më të mëdha, por rrjetet e pro-filizuara në këtë drejtim si histo-ry channel apo rrjete të tjera.

Zoti ministër i Turizmit dheKulturës, artistja e njohur ameri-kano-shqiptare Eliza Dushku kagjithashtu një dokumentar të sh-kurtër, të shkëlqyer për Sh-qipërinë. Në kuadrin e promov-imit të Shqipërisë turistike, neduhet të bëjmë gjithçka e tëshqyrtojmë mundësitë e shfrytë-zimit të këtij dokumentari, natyr-isht, kundrejt të gjitha rregullavetë pronësisë që ekzistojnë.

Eliza Dushku është një ar-tiste me sens të lartë dashurie përShqipërinë dhe nuk ka paraqiturndonjë kërkesë, por kjo nuk dotë thotë që ne të jemi indiferentë.Një vit më parë, një grup alpin-istësh, pasi u ngjitën në Kili-manxharo, u pritën nga unë nëzyrën time. Ata bënë njëpremtim solemn se në 100 vje-torin e pavarësisë do të bënin qëflamuri shqiptar të valëvitej nëmajën e Everestit dhe në datën25 maj, ekipi i udhëhequr ngaGjergji Bojaxhi dhe i përbërënga Xhim Begeja, Fatjon Plaku,Gerti Pishtari, Erlin Rrudho dhemë i riu i tyre, i biri i Xhim Be-gesë, Mateo 17 vjeçar u ngjitënnë majën më të lartë të planetit,në lartësinë mbi 8840 metra dhevendosën e valëvitën aty fla-murin kombëtar.

Kurrë në historinë e kombit,

Filmi Besa një dokumentar mbivirtytet morale, te familjeve shqiptare

Kryeministri Berisha propozoi që filmi Besa, një do-kumentar mbi virtytet morale, guximin dhe sakrificëne familjeve shqiptare për të mbrojtur hebrenjtë gjatëLuftës së Dytë Botërore, si dhe dokumentari i ak-tores me origjinë Eliza Dushku mbi promovimin eShqipërisë turistike të përfshihen në kalendarin eaktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisëdhe të mundësohet shfaqja e tyre edhe për pub-likun europian e më gjerë. Gjithashtu, KryeministriBerisha, duke vlerësuar edhe një herë si një aktguximi, por edhe nderimi për vendin, ngjitjen në majën Everest të grupit të alpinistëveshqiptarë, propozoi që edhe ky event të konsideroj në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin dhe të mundësohej mbulimi nga qeveria, i shpenzimeve të bëra për realiz-imin e këtij misioni. Kryeministri Berisha foli në mbledhjen e Komitetit lidhur me aktiv-itetet e parashikuara në periudhën në vazhdim dhe bëri një rivlerësim të disa figuravehistorike të neglizhuara apo të lëna në harresë për arsye ideologjike.

flamuri ynë nuk është ngjitur nëkëtë lartësi. Sipas arkivave, nëvitin ’71, kozmonauti amerikanAllen Shepard e ngjiti flamurinshqiptar në hënë. Në një traditëtë astronautëve amerikanë qëkanë ngjitur flamujt e kombevenë shenjë respekti ndaj tyre, kanëmarrë në udhëtimet e tyre, fla-muj në anije.Origjinë shqiptareka Willliam Gregory, astronautamerikan, i cili e pohon në tëgjithë biografitë e tij se është ngaDardha e Korçës dhe ka qenëndër astronautët më të mirë nëgrupin e astronautëve të Shtetevetë Bashkuara të Amerikës.

Zoti ministër, ekspedita e al-pinistëve shqiptarë në Everest kady specifika. Së pari është ngamë të rrallat, në mos i vetmi rastqë i gjithë ekipi arrin në destina-cionin e caktuar. Së dyti, ështëndofta i vetmi ose i dyti rast nëhistorinë e ngjitjeve në majën eEverestit, ku sëbashku ngjitenbabë e bir. Edhe ky është njëheroizëm, sepse duhet ta kemitë qartë se ajo është një ndërngjitjet më të rrezikshme dhe kanjë shkallë të lartë fatkeqësish.

Zonja anëtare dhezotërinj anëtarë të Komitetit,

Siç jeni informuar ka përfun-

duar monumenti për 100 vjetor-in e pavarësisë dhe janë propo-zuar dy vende, por vendin për-fundimtar do ta vendosim sot.Njëri është tek Parku Rinia dhetjetri është midis Bankës së Sh-qipërisë dhe Teatrit të Kukullave.Në fakt, duhet të mendojmë përnjë Teatër Kukullash diku nëqendër, pasi do të ishte mirë qëatë sallë, e cila është salla e parëe parlamentit të vendit, ta rindër-tonin e t’ia kthenim bashkisë sëTiranës për parlamentin e Ti-ranës. Kjo bashki e ka sallën evet të parlamentit për kryetarine këshilltarët, ndërsa qytetarëtnuk mund të ulen kund aty, përshkak të vogëlsisë së saj. Sikudo, ashtu siç është parlamentii vendit, edhe parlamentet ekryeqytetit kanë lozhat dhe ven-din e përcaktuar për qytetarët,për të ndjekur mbledhjet eKëshillit. Kjo kërkon që në ele-mentet e qendrës të mund të gje-jmë një vend për Teatrin e Kuku-llave, pasi edhe ky Teatër ndiqetme kënaqësi nga fëmijët e nukmund t’i privojmë fëmijët prejtij. Por kjo do të bëhet, pasi tëgjendet se ku mund të ndërtojmëa blejmë një Teatër Kukullash tëri, të përshtatshëm për fëmijët.

Monumenti i Kongresit të

Lushnjës është një monument ishkëlqyer. Zoti ministër duhet tëuleni me kryetarin e bashkisë sëLushnjës, kryetarin e KëshillitBashkiak e të negocioni me ta.Monumenti është shumë i bukurdhe do të doja t’ju sugjeroja qësheshi qendror i qytetit ta kishtekëtë monument.

Meqenëse si Këshilli i Shtetit,ashtu edhe qeveria ishin armiqpër Enver Hoxhën ai bëri gjithç-ka që këtë ngjarje të madhe tavinte në harresën e historisë, ndajvuri në sheshin qendror të këtijqyteti monumentin e kallirit tëgrurit, në një kohë kur Kongresiu mblodh aty, si akt e dëshmi,përveç të tjerash, e guximit,trimërisë së qytetarëve të Lush-njës, të familjeve lushnjare qëmorën përsipër të mbrojnë e ga-rantojnë zhvillimin e Kongresit.Kjo nuk ka qenë rastësore dhe kyKongres nuk u mblodh në ndon-jë qytet të tjetër, por pasi aty kish-te garanci më të plotë.

Shqiptarët nuk duhet ta har-rojnë se po ky diktator pati ni-sur sulmin edhe ndaj Ismail Qe-malit, kur deklaroi për pavarës-inë e Shqipërisë: një grup be-jlerësh për interesa të tyre tundënflamurin në Vlorë. Por mbrapadiktatori nuk arriti kurrë ta

mbrojë më këtë tezë kryekëputantikombëtare dhe kjo vetëm evetëm se ai ishte Ismail Bej Vlo-ra. Më pas u bë gjithçka që tëmos quhej Ismail Bej, iu ndër-rua madje edhe ditëlindja, pasi ibinte më 16 tetor dhe ia ‘degdis-ën’ atë, në një muaj tjetër.

Ndaj unë mendoj që të dis-kutohet me autoritetet vendore.Ngjarja më e spikatur në his-torinë kombëtare, pas pavarësisësë Shqipërisë në Vlorë, ështëKongresi i Lushnjës, ndaj urojdhe dëshiroj që ata t’i japin ven-din që meriton.

Sot do të miratojmë edhe ven-dosjen e shtatores së AhmetZogut, Hasan Prishtinës dhe tëbabait të pavarësisë Ismail Qe-malit. Natyrisht, sëbashku mebashkinë e Tiranës janë bërë dis-kutimet për vendvendosjet e tyre.

Mendoj që në këtë kuadërduhet që edhe në rrethe, figuratqë firmosën aktin e pavarësisë,figura të tjera që janë vendosurnë harresën e historisë përqëllime ideologjike të vazhdojnëtë dalin në piedestalin që meri-tojnë. Nuk mund të mos ven-doset në piedestalin e tij AbazKupi. Ajo që është goditur nëmënyrën më të vendosur ështëlinja mbretërore. Por pasSkënderbeut, në atë rreth e në atëzonë, burrë më të shquar se AbazKupi nuk ka pasur. Një luftëtar ilirisë, njeriu që më 7 prill bëridetyrën, luftoi gjatë gjithë luftëse bëri gjithçka për një frymëbashkimi, por nuk ra kurrë nëshërbim të Miladinit e Dushan-it. I tillë është edhe MuharremBajraktari. Sigurisht këto do tëjenë në konsultë me historianët.Nuk ka dyshim se Kryezinjtëluftuan në Luftën e DytëBotërore me flamur kombëtar.Historianët duhet të merren metrajtimin e disa figurave, të cilatkanë kontribut të madh në his-torinë kombëtare. Të marrimBahri Omarin, një nga atdhetarëtmë të flaktë të kësaj toke, një ngathemeluesit e organizatave patri-otike të shqiptarëve në Shtetet eBashkuara të Amerikës, një njeriqë një pjesë të madhe të pasur-isë së tij do ta vinte në shërbimtë luftës. Por pse pranoi të jetëtre muaj ministër dhe nuk themse bëri mirë, absolutisht vepra etij për Shqipërinë dhe shqiptarëtështë dhjetëra herë më e pakra-hasueshme me gabimin që kabërë. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjëqë figurat t’i vendosim në pied-estalin që meritojnë. Nuk mundtë trajtohen gjërat vetëm bardhëe zi. Unë mora Bahri Omarin, porka edhe shumë të tjerë.

Ndaj duhet të bëjmë çdo gjëqë në këtë 100 vjetor të çlirohennga balta e pamerituar që ështëhedhur mbi ta, si një akt ky,qytetar, por edhe si detyrim mad-hor atdhetar ndaj tyre. Asnjë ngakëto figura nuk ka qenë e zh-dërvjelltë në të gjithë veprim-tarinë e vet. Qoftë edhe një ivetëm. Sepse kështu ishte koha.Këta ishin burra e gra që përball-eshin me fuqitë më të mëdhakoloniale të kohës kundër, porpa kontributin e tyre, ne nuk dotë ishim kurrë këtu, ku jemi.Ndaj është e domosdoshme njëvështrim më gjakftohtë, më indershëm e i qytetëruar i his-torisë sonë kombëtare.”

Page 24: gazeta nacional 154 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/07/gazeta-nacional-154.pdf · portazh nga SABAHUDIN HADZIALIC Publikohet libri “Rapsodi e Golgotës

24/ E Diel,1 korrik 2012nacional

CMYK