16
ZV. NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT Konferenca e jashtëzakonshme Faqe 4 GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 2 GUSHT 2019 Nr. 4497, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Letër autoriteteve Aleanca: Furnizoni teatrot me ujë dhe energji elektrike, godinat në rrezik Lealba Pelinku Tenderi i ministrisë së Brendshme, PD: Aferë 30 mln $ për uniformat e policisë Ligji i ri për kasat Rregulla të reja të raportimit të xhiros, ja çfarë detyrohen të bëjnë subjekte Ferdinand Shehu Sekuestro 1.5 mln euro. Reagimi: Të ardhura nga shitja e një hoteli Pas 15 ditësh Shpërthimi i argjendarisë në ish-Bllok, vdes pronarja, Alma Pirra “Shqiponja e Zezë” Kokainë nga Holanda në Itali, arrestohen 17 persona, një shqiptar kreu i organizatës Politikë Faqe 6 Aktualitet Faqe 12 Aktualitet Faqe 12 Politikë Faqe 5 Aktualitet Faqe 7 Aktualitet Faqe 7 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN < < 2-3 “SHBA S’MBAJNË ANË NË MOSMARRËVESHJET POLITIKE” Palmer: Rezerva për 30 Qershorin, s’pati një alternativë kuptimplotë. Nuk po mbështesim Ramën “Kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Na shqetëson fakti se nuk ka Gjykatë të Lartë” PARIME, JO PAZARE Basha: Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar PISTAT E HETIMIT Atentati në Durrës, 40-vjeçari Feriz Bardhi ekzekutohet me kallash në derë të shtëpisë Situata e rëndë Panik në Korçë, regjistrohen sërish lëkundje tërmeti. Banorët kalojnë natën jashtë Meta sfidon: Gati të konkuroj më 13 tetor për Presidencën, Rexhep Mejdani si “president teknik” Faqe 9 Faqe 9 Faqe 9 Presidenti: Evitoni thellimin e krizës dhe dështimin me negociatat në 18 tetor. Zgjedhjet e ligjshme në 13 tetor

GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 2 GUSHT 2019 …...që ne kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Ev-ropa. Nuk është ashtu si ka deklaru- ar Hahn që 80%

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

ZV. NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT

Konferenca e jashtëzakonshme Faqe 4

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 2 GUSHT 2019

Nr. 4497, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Letër autoriteteveAleanca: Furnizoni teatrot me ujë dhe energji elektrike, godinat në rrezik

Lealba PelinkuTenderi i ministrisë së Brendshme, PD: Aferë 30 mln $ për uniformat e policisë

Ligji i ri për kasatRregulla të reja të raportimit të xhiros,ja çfarë detyrohen të bëjnë subjekte

Ferdinand ShehuSekuestro 1.5 mln euro. Reagimi: Të ardhura nga shitja e një hoteli

Pas 15 ditëshShpërthimi iargjendarisë në ish-Bllok, vdes pronarja, Alma Pirra

“Shqiponja e Zezë”Kokainë nga Holanda në Itali, arrestohen 17 persona, një shqiptar kreu i organizatës

Politikë Faqe 6

Aktualitet Faqe 12

Aktualitet Faqe 12

Politikë Faqe 5

Aktualitet Faqe 7

Aktualitet Faqe 7

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

< <2-3

“SHBA S’MBAJNË ANË NË MOSMARRËVESHJET POLITIKE”Palmer: Rezerva për 30 Qershorin, s’pati një alternativë kuptimplotë.

Nuk po mbështesim Ramën “Kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit

nga ana e zotit Dako. Na shqetëson fakti se nuk ka Gjykatë të Lartë”

PARIME, JO PAZAREBasha: Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar

PISTAT E HETIMIT Atentati në Durrës, 40-vjeçari Feriz Bardhi ekzekutohet me kallash në derë të shtëpisë

Situata e rëndë

Panik në Korçë, regjistrohensërish lëkundje tërmeti.

Banorët kalojnë natën jashtëMeta sfidon: Gati të konkuroj më13 tetor për Presidencën, Rexhep

Mejdani si “president teknik”

Faqe 9

Faqe 9Faqe 9

Presidenti: Evitoni thellimin e krizës dhe dështimin me negociatat në 18 tetor. Zgjedhjet e ligjshme në 13 tetor

2 E premte, 2 gusht 2019

Meta: Reflektoni, ose do më detyroni të vë lule te varri i Ramiz Alisë

Presidenti Meta: Evitoni thellimin e krizës dhe dështimin me negociatat në 18 tetor. Zgjedhjet e ligjshme në 13 tetor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje një kon-ferencë të jashtëzakonshme se zgjedhje të ligjshme

në Shqipëri ka vetëm në 13 tetor dhe se në 30 qershor nuk ka pas-ur zgjedhje në vend. Kreu i Shtet-it u shpreh se kriza në Shqipëri nuk është vendore, por shumë më e madhe, ndërsa theksoi se 18 tetori është një datë tepër e rëndësishme për integrimin e vendit. “Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet pse unë e kam zgjedhur këtë datë ka të bëjë me pjesëmarrjen e të gji-tha palëve dhe ka të bëjë edhe me datën 17-18 tetor. Askush nuk du-het të ketë iluzionin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund t’i japë legjit-imitet 30 qershorit, pasi dekretet e Presidentit janë në fuqi. Kriza jonë nuk është krizë vendore, por shumë më e madhe. Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 te-tori, se e kanë vendosur të tjerë, ajo që ne kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Ev-ropa. Nuk është ashtu si ka deklaru-ar Hahn që 80% e shqiptarëve e përkrahin këtë, por 100% e shqiptarëve. Është edhe një ditë provimi se integrimi është çështje standardesh dhe jo dëshirash. Unë insistoj të evitoj përshkallëzimin e kësaj krize që ndërkohë vazhdon, sqaroj se në 30 qershor nuk ka pas-ur zgjedhje shtetërore.”- theksoi Presidenti.

KonferencaSipas kreut të shtetit 18 tetori 2019

është dhe një ditë provimi, sepse kup-tohet që integrimi europian është çësht-je standardesh, nuk është thjesht çësht-je dëshirash, që nga vetë themelimi i Bashkimit Europian. “Arsyet përse unë kam dekretuar datën 13 tetor, besoj se ju e dini. Ishte data më e afërt, duke res-pektuar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore, që mund të garantonte përf-shirjen e gjithë forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë në zg-jedhje. Dhe njëkohësisht sepse 13 te-tori është në prag të 17 dhe 18 tetorit 2019. 13 tetori 2019 është një ditë e pashmangshme nga pikëpamja kus-htetuese dhe ligjore. Është një detyrim për t’u zbatuar, duke filluar nga KQZ-ja, që duhej prej kohësh të kishte fillu-

ar zbatimin e dekretit të Presidentit për 13 tetorin dhe të ftonte të gjithë forcat politike që kanë dëshirë të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, jo ato që s’kanë dëshirë, dhe mund të mos kenë dëshirë asnjëherë, është e drejta e tyre.”- thek-soi Presidenti.

Më tej Meta në konferencë tha se askush nuk i ndalon partitë politike të shndërrohen në OJQ me vullnetin e tyre dhe se kjo është një e drejtë. “Por ask-ush nuk duhet të ketë iluzione se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese, kur të bëhet funksionale në përputhje me Kus-htetutën dhe ligjet në fuqi, mund t’i japë legjitimitet 30 qershorit, për arsye se dekretet e Presidentit janë në fuqi, si ato për shfuqizimin e 30 qershorit, si ai për zgjedhjet e 13 tetorit, pra flasim për zg-jedhjet vendore. Gjykata Kushtetuese është e vetmja që mund të gjykojë për këto dekrete dhe çdo gjykim i Gjykatës Kushtetuese – duhet të keni parasysh ju, duhen të kenë parasysh të gjithë qytet-arët shqiptarë dhe të gjithë të tjerët, edhe ata që e dinë dhe bëjnë sikur s’e dinë, që u intereson gjithë kjo zallamahi këtu, që është tërësisht e pakuptimtë, – se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur e dekretin e Presidentit do të ketë efe-kt për të ardhmen, nuk ka efekt për të

Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë klasën politike për refl-ektim. Si për të nënvizuar edhe njëherë procesin e paligjshëm të 30 qershorit, Meta kujtoi edhe njëherë liderin e fundit komunist, Ram-iz Alia, i cili sipas Presidentit edhe pse e dinte fundin e tij nuk hyri në zgjedhje pa opozitën. Meta parala-jmëroi se në mungesë të reflektim-

it nga politika do të ftojë të gjitha mediat botërore dhe do të shkojë të bëjë homazhe dhe të vendosë ku-rorë me lule te varri i tij. “I ftoj që të gjithë të reflektojnë! Përndryshe do të më detyrojnë të ftoj të gjitha mediat botërore dhe të shkoj e të vendos një buqetë me lule te varri i ish-presidentit Ramiz Alia! Ram-iz Alia, edhe pse ishte udhëheqë-

si i fundit komunist i Shqipërisë, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë e me luftë, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që në 45 vite ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend për shkak të luftës së kla-save, të vrasjeve e të persekuti-meve, përsëri tregoi përgjegjshmëri – sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na

shohin sytë, – për të çtensionu-ar gjithë atë trysni sociale e poli-tike, për t’i shtyrë zgjedhjet. Për t’i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe që të merrte pjesë në zgjedh-je edhe pse e dinte që qëllimi i saj ishte përmbysja e lidershipit të tij komunist dhe të asaj që ai për-faqësonte. Ne nuk duhet të vono-hemi më tej!”, tha ai.

Presidenti Meta u shpreh i gatshëm që në 13 tetor të përfshihet edhe vetë në garë nëse palët politike bien dakord me propozimin e tij për tre palë zgjedhje. Meta tha se ishte gati të futej në garën për President dhe që vendin vakant në periudhën e fushatës për zgjedhjet presidenciale ta mbante Rexhep Mejdani, si e vet-mja figurë sipas Presidentit, që nuk shantazhohet dhe presionohet. “Të jap shembullin personal! Nuk duan zgjedhje parlamentare më 13 te-tor? Le të bëjmë edhe zgjedhje pres-idenciale! Nuk ka asnjë shqetësim. Madje bashkë me zgjedhjet ven-dore. Kjo është një mundësi për të gjithë ata që mendojnë se Presi-denti me veprimet e tij ka dëmtuar unitetin e popullit shqiptar dhe u ka hequr të drejtën për zgjedhje qytet-arëve, atëhere le të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë më 13 tetor me votën e tyre të lirë dhe demokra-tike. Jo vetëm kaq, por Presiden-ti është edhe më i hapur, sepse nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve. Në rast se e kërkon kryeministri, Pres-identi është i gatshëm të lërë edhe

“Propozoj Mejdanin si zëvendësues”, sfida e Metës: I gatshëm të konkuroj më 13 tetor për garën presidenciale

Politikë

Konferenca e jashtëzakonshme

detyrën e Presidentit të Republikës gjithmonë duke konkuruar më 13 tetor, përpara qytetarëve shqiptarë, por vetëm me një kusht. Që të mos jetë President në fushatë, kushti i vetëm është që në këtë Zyrë të vijë një njeri me shumë integritet, i cili ka qenë në këtë Zyrë dhe që ka pro-vuar se mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik qëndron mbi çdo gjë tjetër. Që nuk e ha as shantazhin dhe as presionin, për shembull siç është Profesor Rexhep Meidani. Këtë gjë nuk e kam biseduar me njeri, por jam i sigurt se dy-tri çështje të rëndë-sisë kombëtare, që trajtohen nga kjo Zyrë, ai do t’i mbronte ndoshta edhe më mirë se sa unë.”- deklaroi Meta.

Presidenti Meta dje në konferencën e shtypit

Rexhep Mejdani

Ramiz Alia

3 E premte, 2 gusht 2019

nr e

faqeveZoti President, ka edhe katër ditë afat për partitë politike që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 13 tetorit dhe deri më tani pro kësaj date janë deklaruar vetëm aleatët opozitarë. Ndërkohë që Kryeministri Rama nga ana tjetër ka deklaruar kategorikisht se nuk e njeh 13 tetorin dhe nuk ka një përgjigje vendimtare nga ana e liderit të opozitës zoti Basha. Nëse më 13 tetor do të garojnë vetëm këto parti të vogla opozitare, a mund të quhen zgjedhjet të rregullta e ligjore?

Kur kam firmosur dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve para jush e kam bërë të qartë se nuk jam këtu për të plotësuar tekat e asnjë partie, përfshirë edhe ato opozitare apo disa parti opozitare. Unë jam këtu për të plotësuar detyrimet e mia shtetërore. Dhe unë detyrimet e miat shtetërore, kushtetuese, ligjore i di shumë mirë. 13 tetori është e vetmja datë kus-htetuese ligjore për zgjedhjet ven-dore në Shqipëri!

Më 30 qershor nuk ka pasur zg-jedhje shtetërore dhe të ligjshme! Përgjegjësinë për këtë e kam mar-rë unë dhe për këtë përgjegjësi, që unë kam marrë, kushdo që nuk ka qenë dakord ka pasur kohë të anko-het në çdo gjykatë të Shqipërisë apo ndërkombëtare, që ka juridiksion mbi vendin tonë.

Gjykata Kushtetuese, kurdo që të ngrihet, që sot a nesër, nuk ka mundësi të legjitimojë 30 qershor-in, sepse e ka të pamundur për shkak se dekretet kanë qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur si një datë e lig-jshme. Ajo mund të bëjë interpre-timin në rrethana të tilla se si du-hej, duhet apo mund të veprojë Presidenti i Republikës dhe kjo do të ketë efekt për të ardhmen, për mua apo cilindo qoftë pas meje në këtë detyrë.

Vetëm dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi hapur se është gati të dialogojë me opozitën, por vetëm për reformën zgjedhore. Ju si e konsideroni këtë deklaratë?

Unë nuk jam këtu për të dhënë një gjykim, as mbi kërkesat apo listën e dëshirave që mund të ketë opozita edhe as mbi dëshirën apo vullnetin e Kryeministrit për çësht-je të caktuara. Unë dhashë një vlerësimin tim, e kam dhënë prej kohësh, për datën 13 tetor, që mund

të shërbejë jo vetëm për zgjedhjet vendore, që duhet t’i shërbejë sepse është një detyrim ligjor. Ky është një minimum i paevitueshëm nga të gji-tha institucionet e vendit në radhë të parë dhe forcat politike që duan të marrin pjesë në një proces të lig-jshëm. Njëkohësisht e kam bërë të qartë, meqenëse kemi zgjedhje më 13 tetor, meqenëse situata ka ardhur e tillë dhe kemi këtë situatë që kemi në Kuvend, që mua nuk më duket shumë normale dhe shumë për-faqësuese për faj të të gjithëve, t’i jepnim një zgjidhje të gjitha çësht-jeve. Edhe për pushtetin vendor, edhe për Kuvendin e Shqipërisë edhe për Presidentin, meqenëse ka pretendime që Presidenti mund të jetë, apo ka qenë, i njëanshëm apo i ka sjellë dëme demokracisë apo popullit shqiptar. T’i japim një mundësi qytetarëve të shprehen me votë në mënyrën më të qetë, më demokratike dhe përmes zgjedh-jeve, se këto parashikon Kushtetu-

ta e Republikës së Shqipërisë. Kus-htetuta nuk parashikon votime! Këto i parashikonte Kushtetuta e vjetër e para viteve ‘90-të.

Zoti Meta, nëse në tetor nuk do të mbahen zgjedhjet , cili do të jetë hapi yt i radhës?

Unë kam qindra e mijëra hapa përpara, sepse tani fillon edhe sezoni i ngjitjes nëpër male. Unë do e filloj me kodrat, para se të shkoj te maja e Korabit, siç shkova vjet në majë të Jezercës. Pa u stërvitur në kod-ra, nuk ngjitesh dot në male! Kështu që do të kemi shumë hapa. E rëndë-sishme është se ky hap që të gjithë presim, pra që vendi ynë ta hedhë në mënyrë të bashkuar hapin për çel-jen e negociatave me Bashkimin Eu-ropian, të jetë një hap i sigurt, i qën-drueshëm dhe dinjitoz për atë që meritojnë qytetarët tanë. Vetëm falë qytetarëve tanë, këtë krizë të gatuar me papërgjegjshmërinë më të madhe nga e ashtuquajtura elitë politike në

vend, këtë rrëmujëhanë ligjore, do ta përmirësojmë me reflektimin dhe me kontributin e të gjithëve.

Keni deklaruar që nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit të qëndroj si spektator, ndërsa partia më e madhe opozitare Partia Demokratike nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje. A ishte ky një mesazh për zotin Basha?

Presidenti nuk ka asnjë mundë-si t’i imponojë askujt pjesëmarrjen me pahir në zgjedhje. Në zgjedh-je merret pjesë me dëshirë, merret pjesë me vullnet. Në çdo rast, në zg-jedhjet e 13 tetorit, edhe sikur par-titë e opozitës, që janë larguar nga Parlamenti, përsëri të vazhdojnë të merren me riorganizimet e tyre të brendshme si një çështje prioritare – dhe është një e drejtë e tyre – apo dhe me çështje të tjera, të cilat ata i komunikojnë me ju çdo ditë, unë jam i sigurt dhe do të punoj që të pa-ktën partitë e reja të kenë kohën të regjistrohen në mënyrë të ligjshme dhe të paraqesin kandidat në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Që të kemi zgjedhje në çdo rast dhe jo votime.

Duke u nisur nga një postimi juaj sot në Facebook, ku zoti Rama në kohën ku ishte Ministër Kulture ishte në koherencë me atë që po deklaroni ju sot. A keni bërë ju ndonjë gabim në raport me zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos vitet e fundit që kanë çuar dhe në thellimin e kësaj krize?

Nuk mendoj se ka njeri të pag-abueshëm. E rëndësishme është të mos bëjmë faje dhe e rëndësishme është që gabimet dhe aq më tepër fajet tona të mos penalizojnë një popull të tërë. Ne kemi bërë të gjithë gabime apo qoftë dhe faje. Kemi dhe shumë përgjegjësi të tjera. Përn-dryshe Shqipëria do të ishte prej vitesh anëtare e Bashkimit Euro-pian, jo të përpiqej për çeljen e ne-gociatave. Sidoqoftë kemi mundë-si të reflektojmë në orët dhe në ditët që vijnë. Përpara se të kalojmë në kundërkohë. Dhe kundërkoha pastaj është të fillojmë të shpikim fajtor se kush e kishte fajin për një gjë që ne e dimë. Unë dola këtu për të mar-rë edhe një herë përgjegjësitë e mia. Unë jam në gatishmëri 24 orë në 24 orë për dialog. Edhe unë do bëj ca pushime, por jam 30 minuta larg nga Tirana dhe maksimumi 30 minuta larg nga Kukësi.

Politikë

Pyetje-përgjigjet e konferencës së Presidentit me gazetarët: Në gatishmëri 24 orë në 24 orë për dialog

shkuarën.”- pohoi ai. Në këtë kontekst, Meta e ftoi edhe

njëherë Kryeministrin Rama që të re-flektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës për datën 13 tetor. “Ftoj KQZ-në dhe të gjithë institucionet e tjera të mos vazhdojnë paligjshmërinë, por të bë-jnë detyrat e tyre! Ftoj të gjithë forcat politike që duan të marrin pjesë në zg-jedhjet vendore, jo ato që s’duan dhe që mund të mos duan asnjëherë, – kush mund të detyrojë dikë të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, – që të regjistro-hen, sepse qytetarët shqiptarë, në për-puthje me të drejtat e tyre në Kushte-tutën e Shqipërisë, në Kodin Zgjedhor, në të gjitha ligjet, konventat europiane që Shqipëria ka detyrim t’i respektojë dhe t’i zbatojë, të Marrëveshjes së Sta-bilizim-Asociimit që është në fuqi me Bashkimin Europian, kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë! Ky është një de-tyrim që u takon të gjithëve.”.

Ndërkaq, Presidenti nënvizoi se asn-jëherë deri më tani nuk i ka kërkuar as Kryeministrit dhe askujt tjetër që të japë dorëheqjen, për arsye se kjo gjë është kërkuar nga drejtues të opozitës, që ka ikur nga Parlamenti apo nga kushdo tjetër. “Thjesht i kam kërkuar të trego-jë përgjegjësitë e veta, të respektojë ku-fijtë e saj që i ka përcaktuar Kushtetu-ta në ndarjen e pushteteve dhe sigurisht

të ofrojë disa garanci të domosdoshme për një proces normal zgjedhor. Ne zg-jedhjet, të paktën me standardet që kemi pasur edhe më të mira, kemi detyrim, përndryshe ne kemi zero pikë zero për-qind mundësi që të çelim negociatat me Bashkimin Europian në tetor. Unë mendoj se këtë e dimë mirë të gjithë.”, deklaroi Meta.

Më tej ai theksoi se marrja e bash-kive në këtë mënyrë siç ka ndodhur nuk është as e ligjshme dhe as legjitime. “Nuk është e ligjshme, sepse nuk pas-ur zgjedhje të ligjshme, kushtetuese, shtetërore më 30 qershor, dhe nuk është as legjitime, sepse të marrësh bashkinë e Kavajës apo të Kamzës, apo të Shkod-rës me 6% a 7% dhe të kesh kontrollin e gjithë administratës apo të gjithë shër-bimeve të bashkisë, të kesh edhe gjithë këshillin bashkiak – kjo është skan-daloze! Këtu bie totalisht sistemi i lloga-ridhënies në vend! Ndaj le t’ia kursejmë vendit tonë këtë situatë jo normale, këtë situatë jodemokratike!”.

Në fund të qëndrimit të tij, Presi-denti tha se pas 18 Tetorit nuk ka vlerë më asnjë marrëveshje mes palëve poli-tike dhe se sipas tij ëhstë e rëndësishme që zgjidhja e krizës të vijë që tani e mos pritet shtatori. “Natyrisht është 1 gusht. Secili mund të pushojë dhe të reflekto-jë pak. Por shtatori është shumë vonë! Ndërsa pas 18 tetorit nuk na duhet asn-jë marrëveshje. Për çfarë të na duhet marrëveshja?! Që mbi gërmadhat e një përpjekjeje mbarëkombëtare të çuar dëm nga disa politikanë të papërgjeg-jshëm, të vetëllastuar, – mund të jem edhe unë i tillë, le ta gjykojnë të gjithë qytetarët shqiptarë me votën e tyre më 13 tetor, – thjesht të shpëtojmë karrierat tona për të ardhmen, sepse Shqipëria do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar të dalë nga rruga e sigurt e integrimit euro-pian?”, theksoi Meta.

4 E premte, 2 gusht 2019

Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti. Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi ka vendosur ndal-imin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbo-na Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i du-het të shpallë një thirrje të re.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kus-htetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksion-imit të saj dhe mundësisë së vendimar-rjes, vetëm me 6 gjyqtarë.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta redukto-jë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kan-didatëve që janë përzgjedhur, gjithsh-ka duket se do të jetë në dorë të presi-dentit Iir Meta. Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorp-sit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës,

atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parla-menti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të te-jkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presi-denti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjed-hur. Nga këto Besnik Muçi pret ven-dimin e Kolegjit të Posaçëm të Ape-limit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shi-het nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim-it, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

VOA-Zëri i Amerikës

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palm-er, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës

dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara. Por ai theksoi se kanë rezerva për mbajtjen e tyre, pasi nuk pati një alter-nativë kuptimplotë. Po ashtu ai tha se SHBA nuk mbështesin qeverinë “Rama”, ndër-sa theksoi se Amerika nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Da-kon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazh-don ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndër-marrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Par-tia Socialiste ka kontrollin e Parlamen-tit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zg-jedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të lar-ta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Men-dojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e du-hur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, trans-

parencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shte-tet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investu-ar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur sta-bilitetin mbi demokracinë duke mbështe-tur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbësht-esim kryeministrin Rama. Shtetet e Bash-kuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve-shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbësh-tesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre in-stitucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zg-jedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por

zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedh-je domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjyko-jnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zg-jedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvil-luan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.

Politikë

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklar-oi dje nga Cërriku se shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së qeverisë “Rama”, të cilën sipas tij nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani Basha renditi disa akte të rënda korrupsioni, që pasurojnë Ramën dhe një grushti klientësh të tij. “Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës, të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot – Balldrenin, 7 – fish koston e rrugës, shikoni Orikum – Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me ten-derin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep.”- tha ai.

Më tej kryedemokrati theksoi se e vetmja politikë e Ramës është ha-jdutëria dhe grabitja me koncesione. Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rrit-jen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur

një vend pune.”.Ndërkaq Basha shprehu vendos-

mërinë e opozitës se kriza nuk do të marrë fund përmes një marrëveshjeje politike –pazar. “Kjo krizë do të zgjid-het përmes parimeve, jo përmes paza-reve, përndryshe krizat do të përsërit-en. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e ka-pur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve. Kësaj rad-he kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pran-ga në duar.”- theksoi kreu i opozitës.

Parime, jo pazare

Basha: Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar

Në rrezik plotësimi i 6 vendeve në Gjykatën Kushtetuese

Palmer: Kemi rezerva për 30 Qershorin, s’pati një alternativë kuptimplotë. Nuk po mbështesim Ramën

“SHBA nuk mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë”

Matthew Palmer

Takimet e Bashës

5 E premte, 2 gusht 2019

Ish-zyrtarit të ALUIZN-it i sekuestrohen 1.5 mln euro. Ferdinand Shehu: Të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli

“Investimi”

Tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uni-format e policisë, aferë korruptive, shkurtohet afati i tenderit në kundër-shtim me ligjin. Favorizohet klienti i qeverisë. Përmes ish deputetes Le-alba Pelinku e cila është, drejtuese e departamentit Antikorrupsion, PD ka denoncuar ditën e djeshme ten-derin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë. “Gjuet-ia e preferuar e Ministrave të Brend-shëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e pol-icisë. Kësaj rradhe, mënyra e gje-tur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së proce-durave ligjore për rregulla të barabar-ta loje dhe konkurencë të drejtë në treg. Për të përjashtuar garën në ten-derin e hapur pak ditë më parë, Min-

istria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.” tha Pelin-ku, ndërsa shtoi se Partia Demokra-tike do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt

korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike. Pe-linku e krahasoi ministrin e brend-shëm Sandër Lleshaj me Saimir Ta-hirin dhe Fatmir Xhafaj duke pohuar se kur vjen bëhet fjalë per abuzim miliona eurosh Lleshaj nuk ndrys-hon nga ata. “Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracak-timi i fituesit përmes shkeljes së pro-cedurave ligjore për rregulla të bara-barta loje dhe konkurencë të drejtë në treg. Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përg-jysmuar afatin minimal të parashi-kuar në ligj për t’u bërë pjesë e ten-derit dhe për të plotësuar kushtet e tij. Ligji i Prokurimit Publik para-shikon një afat minimal 52 ditor, por

Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë. Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurrence”u shpreh Lealba Pelin-ku. Ndërkohë që deklaroi se shkel-je të tilla të garancive ligjore janë nje tregues i saktë që kemi të bëjme më një aferë korruptive . Duke nënvizuar më tej se kushtet në të cilat oper-on prokurorimi publik në këtë tender 30 milionësh të uniformave blu nuk janë asgjë më tepër se kushtet e një pazari tipik mafioz. “Gjithçka ndodh në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët vidhen hapur nga një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të vjed-hura me bandat dhe krimin e organi-zuar”-përfundoi Pelinku.

PD denoncon: Aferë 30 mln $ e tenderit për uniformat e policisë

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion për goditjen e krimit ekonomik e finan-ciar, ndërsa ka sekuestru-

ar 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme. Operacioni policor i koduar “Investimi” u bë e mundur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Krimi-nale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Par-ave, në Drejtorinë Vendore të Poli-cisë Tiranë, nën drejtimin e Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Burime zyrtare nga policia thanë se llogaria bankare i përket Ferdinant Shehut, ish -punonjës të adminis-tratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyr-tare në Agjencinë e Legalizimit, Ur-banizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane. “Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastri-mi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kod-it Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme. Kohët e fundit, nëpërmjet një banke pri-vate, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eu-rove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendo-sur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.”, thuhej

në njoftimin e policisë. Ish-dre-jtori i ALUIZNIT, Ferdinand She-hu, njëherësh ish-anëtar i Këshil-lit Bashkiak të Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Policisë, e cila i vendosi sot sekuestrimin e llogar-isë së tij bankare me një vlerë prej 1.5 milion eurosh. Ky bllokim sipas policisë është bërë pasi transaksioni bankar është kryer me burime të paligjshme.

Ndërkohë që i pyetur nga “Ora News”, Ferdinand Shehu ka thënë se 1.5 milion eurot e sekuestru-

ara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli. “1.5 milionë eu-rot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli”, ka thënë Shehu. Sipas policisë, nëpërmjet një banke private, She-hu ka tentuar transferimin e 1 mil-ionë eurove jashtë vendit, me jus-tifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”. Ferdinand Shehu ka deklaruar se ndodhet në Itali dhe se transak-sioni që po kryhej, ishte në për-

puthje me ligjet shqiptare dhe se do të kthehet për të sqaruar gjithç-ka. “Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. Transaksio-ni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë banka-re dhe noter. Do të ndjek të gji-tha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokat-ja ime. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime”, ka thënë ai.

Kundërshtuan policët bashkiakë, një në pranga e një nën hetimSpecialistët për Hetimin e Kri-meve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshti-mi i punonjësit që kryen një de-tyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të shtetasit M.A., 32 vjeç, banues në Tiranë. Sipas pol-icisë, ky shtetas dhe disa perso-na të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hox-ha”, kanë goditur me grushte njërin nga punonjësit e poli-cisë bashkiake dhe i kanë pen-guar ata për kryerjen e detyrës. Gjithashtu u procedua në gjend-je të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën pe-nale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik” Vijon puna për vënien para përgjegjësisë pe-nale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materia-let në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rre-thit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tiranë, dy vëllezërit konfliktohen për pronënPolicia e Tiranës ka ndaluar përsh-kallëzimin e një konflikti në familje për motive pronësie, në Sauk. Poli-cia bëri me dije se është arrestu-ar shtetasi A. B., 43 vjeç për ve-prën penale “Dhuna në familje”. Mësohet se i arrestuari është konf-liktuar fizikisht për motive pronë-sie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është plagosur dhe është dërguar në spital. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme.

Aktualitet

Ferdinand Shehu

Lealba Pelinku

6 E premte, 2 gusht 2019

Specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbulimin dhe dokumentimin e disa vjedhjeve, të varëseve të floririt, ngjarje të ndod-hura në lagjet nr.3 dhe nr.12, në Ko-rçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.R, 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Arrestimi i tij u bë pas marrjes së kallëzimeve të shtetaseve A.M. dhe L.H., banuese në Korçë, të cilat kanë deklaru-ar se në datën 31.07.2019, në lag-jen nr.12 një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt. Falë reagimit në kohë, si edhe veprimeve të mirëkoordi-

nuara u bë e mundur kapja në fla-grancë e shtetasit E.R. dhe gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe se-kuestroi në cilësinë e provës mate-riale një varëse floriri. Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme heti-more e procedurale të kryera dy-shohet se shtetasi E.R., mund të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura si më poshtë: Në datën 26.07.2019 dhe në datën 17.07.2019, në lagjen nr.3, ku u kanë vjedhur nga qafa shtetaseve R.T dhe M.P. varëset e tyre të floririt.Materialet i kaluan Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

Operacioni i karabinier-isë italiane “Shqipon-ja e Zezë” për godit-jen e trafikimit të drogës

ka shkatërruar një bandë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda në Romë. Mediet italiane raportu-an se në pranga kanë rënë 9 perso-na, ndërsa në total janë realizuar 17 arrestime të kryera gjatë gjithë heti-meve. Tregu i tyre i shitjes ishte në fshatrat Tor Bella Monaca dhe San Basilio, gjithashtu edhe në shesh-et e kryeqytetit. Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gip-si, Artan Monari, Deborah Belli, ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë, nuk i është dhënë masë kufizue-se për momentin, pasi dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në territorin kombëtar italian.Mëso-het se kryesuesi i bandës ishte Lulzim Daiu, i cili merrej me dre-jtimin, organizimin dhe koordin-imin e marrëdhënieve midis mba-jtësve të drogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për trans-portin dhe shpërndarjen në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 200 kilogramë kokainë, armë dhe një pushkë.

Si bëhej trafikimi? Droga importohej nga Hollanda

në Itali përmes makinave të modifi-kuara. Më pas bashkëpunëtorët ku-jdeseshin për shpërndarjen e autom-jeteve që ata përdornin në Spanjë dhe ku fshehnin kokainë e armë, që më pas niseshin në udhëtimin e kthimit me ngarkesa të koka-inës. Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bash-këpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komu-nikonin përmes mesazheve me nof-ka. Droga u mor direkt në Holandë, në Roterdam, nga korrierët e besu-ar, gjithashtu italian. Organiza-

ta kishte një flotë mjetesh mjaft efikase. Makinat u modifikuan sipas sasisë së kokainës, që do të trans-portohej. Modifikimi u bë nga një punëtor në Madrid, Spanjë dhe u pagua nga 10 deri në 20 mijë euro

edhe në disa raste edhe me koka-inë. Kokaina ishte paketuar me një mbulesë kafeje, më pas ishte izoluar me një shirit izolues, me qëllim për ta bërë të pa gjindshëm nga qenët antidrogë. Në vitin 2018, mbi 1,900 shtetas shqiptarë ranë në pranga me akuzën e trafikimit të drogave. Shqetësues është fakti i rritjes së numrit të grave dhe fëmijëve mi-norenë të arrestuar për narkotrafik. Autoritetet italiane sekuestruan një sasi totale prej 14,2 tonë marijuanë vitin e kaluar, nga e cila 44 për qind ose 6,3 tonë e kishte prejardh-jen nga Shqipëria. Bandat shqiptare së voni po përfshihen dhe në trafi-kun e kokainës nëpërmjes Spanjës e Holandës, dhe më pas e shpërnda-jnë në të gjithë Italinë.

Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bashkëpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komunikonin përmes mesazheve me nofka. Droga u mor direkt në Holandë, në Roterdam, nga korrierët e besuar, gjithashtu italian. Organizata kishte një flotë mjetesh mjaft efikase

Kronikë

Televizion publik në Itali RAI 3 do të transmetojë të mërkurën e ard-hshme një dokumentar të titullu-ar “Narcotica”, dokumentar ky, që në thelb do të japë fakte të reja mbi fenomenin e trafikut të drogës në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në materialin e medias italiane do të flitet për trafi-kun e drogës, por nuk jepen detaje të mëtejshme në spotin e shkurtër, i cili është shpërndarë nga televizioni në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Për këtë ka reaguar edhe ish-de-puteti, Luçiano Boçi. Ai tha se ky dokumentar do flasë për “Kopsh-tin e Kanabisit” në Evropën Juglin-dore, por edhe për bashkëpunimin e trafikantëve me Policinë e Shtet-

it dhe bandën politike në pushtet, duke sulmuar kështu edhe qever-isjen e kryeministrit, Edi Rama. “Televizioni italian RAI TRE po shfaq dokumentarin NARCOTI-CA për trafikun e drogës në Eu-ropë! Të mërkurën e ardhshme do flasë për Kopshtin e Kana-bisit në Europën Juglindore, për Shqipërinë! Fakte tronditëse, mbjellje masive, bashkëpunim i trafikantëve me Policinë, shkrir-je totale e bandave me bandën politike në pushtet. Kanabis, drogë e krim që prodhojnë vota e Vota që prodhojnë kanabis, drogë e krim. Kjo është formu-la “magjike” e pushtetit të Ramës. Ndiqeni!”- shkroi ai.

RAI 3 do të transmetojë dokumentar për trafikun e drogës në Evropën Juglindore

U vidhte me forcë varëset e floririt të moshuarave, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Një grup personash janë përf-shirë në një sherr me grushta e sende të forta mes njëri tjetrit në Shëngjin. 6 persona u përf-shinë në sherr dhe ndaj tyre ka nisur procedimi në gjëndje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prish-ja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit; “Shtetasit B.P., E.P.,

B.A., I.P.,E.P., dhe B.A. më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtu-ar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta” informoi policia e Lezhës. Materialet proceduri-ale i kaluan Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. Videoja e sherrit u publikua në rrjetet sociale.

Shëngjin, sherr masiv, me grushta e sende te forta

Kokainë nga Holanda në Itali, arrestohen 17 persona, kreu i organizatës një shqiptar

“Shqiponja e Zezë”

Droga importohej nga Hollanda në Itali përmes makinave të modifi-kuara. Më pas bash-këpunëtorët kujdeseshin për shpërndarjen

Foto ilustruese

Foto ilustruese

7 E premte, 2 gusht 2019

Një person është vrarë me armë zjarri mes-ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Viktima është Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës, baba i dy fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës qën-dronte jashtë shtetit. Mësohet se banesa e Bardhit ndodhet pranë Kryqit të Kuq në lagjen 18 dhe pas mesdite 40-vjeçari ka dalë nga shtëpia për punët e tij. Por për të dalë për të fundit herë në jetë pasi aty i kishin zënë pritë disa persona, të paidentifikuar ende nga policia të cilët e kanë qëlluar me breshëri kallashniko-vi. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjar-jes ndërsa dëshmitarë e qytet-arë që ndodheshin rastësisht aty e kanë çuar në spital në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Dyshim mbetet një e kaluar e errët të viktimës, që me sa duket është edhe pis-ta ku po heton policia. Grupi he-timor po merr në pyetje famil-jarë të 40-vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës. “Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Dur-rës, i cili u transportua në Spi-tal ku dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi het-imor ku vijon punën për zbardh-jen e rrethanave të ngjarjes. Poli-cia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identi-fikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje”-njoftoi policia. Në vitin 2012 Bardhi ishte arrestu-ar në Ascoli/Itali, pasi bashkë me një tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër. Ata u akuzuan për trafik

ndërkombëtar të kokainës, dhe cilësoheshin nga policia italiane si korrierë të drogës. Sipas pol-

icisë autorët e kanë ruajtur dhe kanë kontrolluar lëvizjet e tij duke e ditur itinerarin dhe pritur

çastin e volitshëm. Policia ka se-kuestruar edhe pamjet e kamer-ave të sigurisë në subjektet pranë

vendit të ngjarjes për zbardhur krimin e rëndë. Pak orë pas vras-jes së ndodhur në Durrës, ku u ekzekutua me armë 40-vjeçari Feriz Bardhi, ështtë gjendur një tjetër mjet i djegur. Policia tha se mjeti i dytë i djegur, tip ‘Benz” është gjetur pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ndërkohë që dy-shohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Durrës. Më herët poli-cia ka gjetur një mjet të djegur në Porto Romano dhe dyshimet kanë qënë të njejta. Burimet raportu-an se brenda mjetit të djegur janë gjetur armë, të cilat dyshohet të jenë përdorur për vrasjen e Bar-dhit. Makina ishte shkrumbuar plotësisht për të fshehur gjurmët e krimit. “Më datë 01.08.2019, rreth 15:45, tek Ura e Gjolës, Fushë Krujë, është gjetur duke u djegur një mjet tip benz. Në vendngjar-je ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ng-jarjes.”-njoftoi policia.

Në 2012 u kap me kokainë në Itali

Atentati në Durrës, 40-vjeçari ekzekutohet me kallash në derë të shtëpisë

Kronikë

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Himarë, 18-vjeçari nga Lushnja tenton të përdhunojë italianen, arrestohet në flagrancëNjë ngjarje e rëndë është paran-daluar mesditën e djeshme në Hi-marë. Një 18-vjeçar ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale

me një vajzë me origjinë nga Ita-lia në zonën e plazhit midis Hi-marës dhe Dhërmiut. Për shkak të sezonit turistik, numri i efek-

tivëve të policisë në terren është shtuar dhe fatmirësisht është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 18-vjeçarit i identifikuar si D.L.

nga Lushnja. Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” .

Vendi i ngjarjesFeriz Bardhi

Vrasjet në derë të shtëpisë duket se janë kthyer në një formë të preferuar veprimi për larjen e he-sapeve mes individëve dhe gru-peve rivale në vend. Ekzekutimi i 40-vjeçarit Feriz Bardhi mes-ditën e të enjtes në qytetin e Dur-rësit, e çon në 7 numrin e vikti-mave që janë vrarë pranë shtëpisë gjatë vitit 2019. Pasi u qëllua në derën e banesës, Bardhi u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbi-jetonte plagëve të marra. Vras-ja e parë e kësaj natyre ku vikti-ma qëllohet pranë banesës, për këtë vit u regjistrua në Zall Bas-tar ku shtetasi Arben Gjeçi u qël-lua pranë shtëpisë së tij për shkak

të lidhjes jashtëmartesore me një grua banuese në zonë. Kjo ng-jarje u pasua me ekzekutimin në derë të shtëpisë të ish-policit Ar-ben Bilali, në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e dyshuar për lar-je hesapesh, për të cilën është ar-restuar Gjergj Cukali. Në hyr-je të pallatit ku banonte në zonën e Tiranës së Re është vrarë edhe Jurgen Kurti, të cilit tre au-torët i zunë pritë pranë zonës së Sheshit “Uillson”. Pranë banesës gjatë muajve të parë të 2019 janë ekzekutuar dhe dy vëllezërit As-trit dhe Ibrahim Bilali në Shkod-ër. Pranë shtëpisë është ekzeku-tuar edhe Lirie Xhepa, ndërsa I

dyshuar për krimin është ndaluar kunati i saj, Dashamir Xhepa. Si-pas hetimeve në lidhje me vrasjet e ndodhura në harkun kohor të 7 muajve, motivet kanë qenë për lar-je hesapesh, por dhe për krime pa-sioni. Vrasjet e dy vëllezërve Bi-lali, e ish-efektivit Arben Bilali, Jurgen Kurtit, dhe e Feriz Bard-hit në Durrës kanë të njëjtën dina-mikë, ku autorët i ndjekin vik-timën për disa ditë me radhë, dhe më pas gjejnë momentin e duhur për ti ekzekutuar. Viktimat e ng-jarjeve të kësaj natyre, kanë pas-ur probleme me drejtësinë por dhe konflikte të hapura me grupe kriminale.

Vrasjet në derë të shtëpisë

E premte, 2 gusht 20198 •

CMYK

Sociale

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në faqen e

saj zyrtare të ‘Facebook’ ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë atë persona që duan të pajisen me viza. Bëhet fjalë për vizën K-1, për të gjitha rastet kur personi i interesuar është fejuar me një shtetas amerikan. “Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën

Ambasada Amerikane

Dërgoni peticionpër të marrë vizënnë rast fejese meshtetas amerikan

K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt! #pyetanen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju

Zëvëndëson Asllanin

Qeveria emëron Piro Mishës drejtor të ri të Bibliotekës KombëtareKëshilli i Ministrave ka mirat-

uar vendimin për emërimin e drejtorit të ri të Biblotekës Kom-bëtare. Qeveria ka zgjedhur për këtë post, Piro Mishën. Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar vetëm dje në faqen e Këshillit të Ministrave. Piro Misha është një studiues, përkthyes dhe publicist shqiptar. Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani është liruar nga detyra me vendim qeverie, ndërkohë që më pas është mësuar se ajo është dorëhequr vullnetarisht nga ky post. Paraard-

hësja e tij drejtoi Bibliotekën Kombëtare për pesë vite, ndërsa ajo pohoi se largimi i saj ka qenë për arsye personale.

VendimiNë mbështetje të nenit 100 të

Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibli-otekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e min-istrit të Kulturës, Këshilli i Minis-trave vendosi: Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Protesta në Tiranë

Pronarët e bizneseve: Qeveria po na shpronëson për një 20-katësh.Çështja në Apel, 2 vite pa përgjigje

Pronarët e disa bizneseve në “Rrugën e Kavajës” dolën dje në protestë duke denoncuar para mediave

marrjen e pronave të tyre nga qeveria. Ata thanë se qeveria ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tyre, duke i vlerësuar me 300 mijë lekë metrin katror. Sipas tyre, qeveria thotë për interes publik, se do t’i jepen prefekturës por se kanë informacione se aty do bëhet një 20 katësh. “Vjen një VKM e qever-isë për të shpronësuar për interes publik. Interes publik për t’i kaluar prefekturës. Interes publik s’ka për zyra por për zgjerim rruge, çerdhe e kopshte. Shpronësimi në mënyrë qesharake. Na e kanë vlerësuar me 300 mijë lekë metrin. Por ne nuk kemi këtë problem, problem është pse na merren pronat. Është vënë syri për të ngritur një 20 katësh në këtë vend, kemi dyshime dhe informacione sepse kanë ardhur këtu dhe na kanë pyetur sa metra kërkoni për të na e liruar. Ne i kemi kundërshtuar. Ne në Apel e kemi çuar çështjen, kemi 2 vjet dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje. Para 5 ditësh kanë ardhur në 5 të mëngjesit me polici e na kanë bllokuar dyqa-net. Bizneset na i kanë mbyllur, një pjesë i kanë hequr. Asnjë lajmërim nuk kishim. Ne presim vendim gjy-qi”, deklaroi një pronar. Një tjetër theksoi se do e mbrojë pronën me gjak. “Nuk ka shans të vijë njeri në pronën time. Le t’i vënë drynin, do e shqyej. Është një turp që ndodh në shekullin e 21. Po na merr shpir-tin”, deklaroi ai.

DenoncimiIsh-deputetja e PD Oriola Pam-

puri tha se po ndodh shtetëzimi i pronës private. Ajo shtoi se pronarët janë çuar me prona të mbyllura pa asnjë lloj vendimi. “Jam bashkë me 4 pronarët e ligjshëm të 4 dyqaneve të ligjshme këtu pas. Kanë doku-mente. Sot po ndodh një fenomen,

shtetëzim i pronës private. Sot kalon një oligark e shënjon si pronë dhe ia kërkon Edi Ramës. Pronarët janë çuar me prona të mbyllura pa asnjë lloj vendimi. Është një akt i paprece-dentë. Pronarët duhet të kishin fituar që në shkallën e parë, gjë që u hodh poshtë. Do shkojë në Apel, shpresat e vakëta. Do shkojë në Strasburg.

PD në mbështetje. Shtetëzimi i pronës private është për sistemet komuniste. Është një fenomen i paprecedentë për një vend demokra-tik”, deklaroi Pampuri.

Pronarët e bizneseve në Rrugën e Kavajës u shprehën të vendo-sur për ta dërguar çështjen në Strasburg, ndërsa në mbështetje

të tyre ishin dhe banorët e Astir-it. Gjithashtu për këtë cështje ka reaguar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila përmes rrjetit social facebook tha se bashkia po grabit pronat e qytetarëve. “Nuk mjafton-te rasti i Teatrit, Astirit, Shkozës, Bulevardit, nuk mjafton izolimi i qindra pallateve komuniste apo shtëpitë përdhese nga bllokimet e rrugëve dhe parkimeve. Tashmë €rioni po sulet të grabisë direkt pronat e qytetarëve. Prej ditësh, katër pronarë dhe familje të vjetra tiranase në Rrugën e Kavajës po gjenden mes katër rrugëve pasi policia ka ardhur tu sekuestrojë pronat e tyre. Pasi ndërtues të lid-hur me pushtetin kanë kërkuar prej kohës të blejnë pronat dhe nuk ja kanë arritur, në fund kanë dërguar shtetin ti sekuestrojë me dhunë. Publikut i thuhet se do përdoren zyra publike, por godinat janë të amortizuara. Ndërkohe çmimi i dëmshpërblimit, është më pak se 10% e vlerës ne treg. Prapa të gjitha projekteve për “modernizimin”, “zhvillimin”, “përmirësimin” e qytetit nga ana e €rion Veliajt, tashmë është e qartë se qëndron vetëm një interes: grabitja e tru-allit.”-ka shkruar Aleanca.

E premte, 2 gusht 2019 9•

CMYK

Sociale

Basha për teatrin:

Njësoj si Veliera e Vangjush Dakos, Qeveria po vjedh pronën publike

Partia Demokratike akuzon qeverinë e Edi Ramës se po vjedh pronën publike me ndërtimin e 6 kullave, pjesë e projektit të Te-

atrit të ri. Ndërkohë nga ana tjetër Kryeministri vijon të shpërndajë qendrimet e artistëve që kërkojnë një godine të re për Tetarin Kom-bëtar. Teatri Kombëtar është kthyer në një “luftë” në rrjetet sociale mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Lideri demokrat me anë të videove tregon që në projektin për Teatri e ri, 3 nga 6 kullat do të ndërtohen në truallin e pronës publike që i takojnë Teatrit Kombëtar. “Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën.”-ka thënë Basha. Ndërsa shefi i qeverisë ka postuar në llog-arinë e tij në facebook qëndrimin artistit Artan Imami, i cili shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Por sipas Imamit, Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.

Anagnosti dhe Aliaj i bashkohen kauzës së teatrit

Letra e Aleancës: Furnizoni teatrot me ujë dhe energji elektrike, godinat në rrezik

Në vijim të betejës për mbrojtjen e godinës së teatrit nga shembja ditën e djeshme Aleanca për

Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër publike Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë Tiranë, Repartit Zjarrrfikësve dhe OSHEE-së duke kërkuar prej tyre furninizimin me energji elektrike dhe ujë si dhe një kontroll të sistemit hidrant për mbrojtjen nga zjarri të teatrove. Sipas Aleancës sistemi i mbrojtjes nga zjarri të teatrit ka dalë jashtë funksionit duke rrezikuar god-inën dhe objektët përreth. “Ju bëjmë me dije se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike dhe furnizmit me ujë të Kompleksit Teatror (Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimen-tal), ka dalë plotësisht jashtë pune sistemi i mbrojtjes nga zjarri duke rrezikuar seriozisht godinën dhe ob-jektet përreth nga faktorë aksidentalë dhe të qëllimshëm.Në këto kushte ju, kërkojmë marjen e masave sa më poshtë: Furnizimin me energ-ji elektrike; Furnizimin me ujë; Kontrolli sipas rregulloreve në fuqi të sistemit hidrant për mbrojtjen nga zjarri të teatrove;Vëmendje të shtuar në mbikqyrje të kompleksit në tërësi ,dhe në vecanti të zonës veriore të Teatrit Kombëtar ku rrezikshmëria është më e lartë; Inspektimi në 24/7 nga kryeinspektori i zonës për mbro-jtjen nga zjarri.”-shkruan Aleanca.

Roza Anagnosti dhe Justina Aliaj i bashkohen kauzës së teatrit

Aktorja e njohur shqiptare, Roza Anagnosti, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar. Po ashtu edhe aktorja Justina Aliaj dhe një sërë emrash të njohur, të cilët i ka përmendur regjisori Edmond Budina. Gjatë fjalës së tij, Budina nuk nguroi të përgëzojë edhe praninë e koleges së tij,Roza Anagnosti. “Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës”,- u shpreh Budina.

Gjithashtu Aktorja dhe këngëtarja e madhe shqiptare Justina Aliaj ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në sheshin para Teatrit Kombëtar nga ku ka mbajtur edhe një fjalim të shklurtër dhe tepër emocionues sa herë pas here është ndërprerë nga duartrokitjet e qytetarëve që ishin prezent. Aliaj përshëndeti rezist-

encën e artistëve dhe aktivistëve dhe tha ndër të tjera se nuk është kundër të resë dhe modernes, por Teatri nuk duhet prekur dhe argumentoi se duhet të jetoje pafundësisht për atë çfarë i ka dhënë vendit. Teatri duhet qëndis dhe jo të rrëzohet thotë ajo teksa shton se nëse është nevoja mund të ulet edhe në gjunjë për t’u lutur që të mos shembet. “Jeni të nderuar, fjala e parë e fundit ka me qenë se ne paskemi ditë për kë me performojmë u drejtohet qytetarëve të pranishëm). Ju faleminderit shumë. Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shen-

jtë, dhe të gjithë ne luftojmë për këtë vend të shenjtë, për këtë tempull. Unë mbaj mend shfaqjen e fundit që kam mbajtur “Tartufi-n”, ka qenë një lumturi që nuk ma zinte zemra. Kaq bukuri dhe frymëzim më jepte ajo sallë sa është e papërsëritshme. Ato gurë e murë me të cilët është ndërtuar më dukej sikur më thonin, ‘po të mbajmë mbi shpatulla, dil e thuaje fjalën tëndë, dil e thuaj se çfarë kemi parë ne’, e – kështu do të jetojë pafundësisht ky Teatër.”-ka thënë artistja. Aliaj ka konfirmuar dhe njëherë faktin se artistët dhe ajo vetë nuk janë kundër ndërtimit të

teatrove të rinj por jo që të shembet godina aktuale. “Nuk e di, unë e dua shumë të renë, më pëlqen shumë dhe do doja të kishte pafundësisht teatro. Në mendjen time kam thënë 3 katër teatro të reja të ndërtohen, me 3-4 spitale, e ndoshta edhe azilet e pleqve e cerdhet e kopshtet sepse ata janë dy breza që nuk punojnë e presin prej jush, presin prej popullit. Dhe në fund, me i ardh radha këtij

Teatri me e qëndis dhe jo me e rrëzu. Është një kënaqësi e madhe dhe detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tëndë, dhe nëse është e nev-ojshme me e mbrojt, unë ulem në gjunjë për mos me e shemb Teatrin. Roza faleminderit që ke ardhur, është kënaqësi e madhe me pas miq, shokë e bashkëqëndrestarë si ju. Ju faleminderit shumë”, tha artistja e madhe shqiptare, Justina Aliaj.

10 E premte, 2 gusht 2019

Ligji i ri për kasat, ja çfarë detyrohen të bëjnë subjektetme një projektligj

që vendos rregul-la të reja të raporti-mit të xhiros e fitim-

it nga subjektet tregtare, prodhuese e të shërbimeve ndryshojnë shumë nga praktikat që janë të detyru-ara të zbatojnë bizneset në zbatim të procedurave tatimore. Ministria e Financave ka shpërndarë një ud-hëzim paraprak se çfarë ndryshon dhe se çfarë duhet të dinë bizneset në rast se miratohen nga Kuvendi amendimet proceduriale.

Kush janë subjektet që duhet të lëshojnë faturë dhe të zbatojnë procedurat e fiskalizimit?

Çdo person, fizik ose jurid-ik, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Gjithashtu, çdo person tjetër, i cili nuk është subjekt i tatimeve të sipërpërmendura, por është subjekt i TVSH-së, pavarësisht nëse është i regjistruar në sistemin e tatim-it mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe i cili duhet të faturojë furnizimet me TVSH, sepse realizon qarkul-limin nën kufirin e përcaktuar. E

rëndësishme është që të ushtrojë veprimtari ekonomike në mënyrë të pavarur, dhe në atë rast, për çdo furnizim të mallrave ose shërbi-meve është i detyruar të lësho-jë një faturë dhe të zbatojë proce-durën e fiskalizimit. Subjektet tjera të cilat konsiderohen se ushtro-jnë “veprimtari ekonomike” janë prodhuesit, tregtarët ose personat-të cilët ofrojnë shërbime, përfshirë veprimtaritë minerare,bujqësore dhe veprimtaritë e profesioneve të pavarura. Veprimtari ekonomike konsiderohet edhe shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme ose të palu-ajtshme për të gjeneruar të ardhu-ra në mënyrë të vazhdueshme (për shembull, dhënia me qira e apar-tamenteve dhe banesave për tu-ristë etj.),

Për më tepër, çdo person, pa-varësisht nga forma e organizim-it të tij, është subjekt i lëshim-it të faturës kur furnizon mallra

ose shërbime për entet publike dhe kontraktuesit e sektorëve publik, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik.

A është i punësuari i cili punon për punëdhënësin e tij subjekt i lëshimit të faturës dhe zbatimit të procedurave të fiskalizimit?

Jo, pasi që sipas Ligjit për TVSH-në, këta persona nuk kon-siderohen tatimpagues, sepse nuk ushtrojnë veprimtari në mënyrë të pavarur.

Kush tjetër nuk është i detyru-ar të lëshojë faturë dhe të zbatojë procedurat e fiskalizimit?

Nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë personat e mëposhtëm:

• Organizatat jofitimprurëse për pagesat e anëtarësimit dhe dona-cionet,

• Organet qendrore, vendore dhe organet e tjera publike të themeluara me ligje të veçanta, që rregullojnë përgjegjësitë pub-like, në lidhje me aktivitetet ose transaksionet në të cilat marrin pjesë si organe publike,

• personat fizikë, individë kur shesin pronën e tyre personaleme vlerë individuale deri në 500,000 lekë,

• personat fizikë, individë kur marrin me qira vendndodhjen e biznesit,

• personat fizikë të regjistruar si “ambulantë”,

• fermerët, të cilët i nënshtrohen skemës së kompensimit në për-puthje me ligjin për TVSH-në,

• personat, të cilët kanë të reg-jistruar veprimtarinë ekonomike në zona të larta malore, me popull-im më pak se 300 individë, që nuk konsiderohen vende turistike.

Fatura nuk duhet të lëshohet as për furnizime me mallra ose shër-bime të mëposhtme:

• shitja e prodhimeve bujqësore me prejardhje nga puna e fer-merëve,

• furnizim me shërbime të për-jashtuara nga TVSH sipas nenit 53, shkronjat “b” deri “e”,

• shitje të biletave nga shoferi i mjetit të transportit në linjat e transportit vendor të udhëtarëve, në përputhje me vendimet e një-sive vendore,

• furnizim me energji elektrike, ujë, gaz dhe shërbime publike të ngjashme që u ofrohen personave fizikë, individë,

• shërbime shëndetësore tek mjeku i caktuar i kujdesit shën-detësor parësor.

Nëse një subjekt realizon qa-rkullim nga ushtrimi i veprimtariv-etë ndryshme, ai subjekt është i përjashtuar nga fiskalizimi vetëm për veprimtaritë e lartpërmendura.

Cilat janë elementet e përcaktu-ara të faturës?

Në përputhje me dispozitat e ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, tatim-paguesi detyrohet të lëshojëfaturë për çdo furnizim dhe shërbim të kryer, së paku në dy kopje, nga të cilat njërën e merr dhe e ruan blerësi, kurse tjetrën e mban dhe e ruan shitësi për ta regjistruar në li-bra. Fatura duhet të përmbajë:

a) titullin “Faturë“b) datën, vendin dhe kohën e

lëshimit të faturës (orën dhe minu-tat),

c) numrin e faturës,d) numrin identifikues unik të

shitësit,e) numrin identifikues unik të

blerësit, por vetëm në rast se blerë-si është subjekt i tatimit mbi fit-imin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në për-puthje me ligjet e veçanta ose është person fizik ndaj të cilit është kryer furnizimi me mallra ose

shërbime në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim të ush-trimit të veprimtarisë së tij ekono-mike ose nëse është kërkuar nga ai person,

f) emrin tregtar/emrin dhe mbiemrin e shitësit,

g) emrin tregtar/emrin dhe mbiemrin e blerësit, por vetëm në

rast se blerësi është subjekt i tati-mit mbi fitimin, tatimit të thjesh-tuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në përputhje me ligjet e veçanta ose është person fizik ndaj të cilit është kryer furnizimi me mall-ra ose shërbime në territorin e Re-publikës së Shqipërisë me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike ose nëse është kërkuar nga ai person,

h) adresën e shitësit,i) adresën e blerësit, por vetëm

në rast se blerësi është subjekt i ta-timit mbi fitimin, tatimit të thjesh-tuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në përputhje me ligjet e veçanta, i cili blen mallra ose shërbime me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike,

j) shifrën e operatorit,k) shifrën e vendndodhjes së

biznesit,l) datën e shitjes së mallrave

ose kryerjes së shërbimeve,m) sasinë dhe përshkrimin e

mallrave ose shërbimeve të furni-zuara,

n) shumën e plotë,o) rritjet ose zbritjet e tjera të

zbatuara, nëse është rasti,p) shumën totale,q) mënyrën e pagesës së faturës

(kartëmonedha, kartë, çek,transak-sion bankar, urdhër pagesë, para elektronike, mënyra të tjera të pagesës pa para në dorë), si dhe monedhën,

r) afatin e pagesës, në rast se pagesa nuk kryhet në çastin e

Ekonomi

Ministria e Financave ka shpërndarë një ud-hëzim paraprak se çfarë ndryshon dhe se çfarë duhet të dinë bizneset në rast se miratohen

nga Kuvendi amendi-met proceduriale. Kush janë subjektet që duhet të lëshojnë faturë dhe të zbatojnë procedurat e fiskalizimit?

Furnizim me shërbime të përjashtuara nga TVSH sipas nenit 53, shkronjat “b” deri “e”,53

Personat fizikë, individë kur shesin pronën e tyre person-aleme vlerë individuale deri në 500,000 lekë

500

11 E premte, 2 gusht 2019

Një raport monitorimi mbi menax-himin e financave publike për vi-tin 2018, që mbështetet nga Banka Botërore nxorri në dukje se qever-ia shqiptare ka dështuar në objek-tivat sasiore dhe cilësore që i ka vënëvetes për realizimin e shpen-zimeve për investime për dy vite rresht. Shpenzimet për inves-time publike gjatë vitit 2018 ish-in vetëm 3.21 për qind e GDP-së, duke e bërëtë paarritshëm objek-tivin sasior prej 4.5 % të PBB-së të përcaktuar në buxhetin e vitit 2018. Objektivi për realizimin e investimeve publike në treguesit sasiorë nuk ishte realizuar as në vitin 2017.Përpos realizimit të dobët të fond-eve të programuara për investime, edhe fondet që destinohen shko-jnë për projekte që nuk janë pri-

oritet. Raporti i monitorimit zb-uloi se 36 për qind e për qind e projektevetë planifikuara për vi-tin 2018 dhe 20 për qind e pro-jekteve të propozuara nuk ishin të përfshira në prioritet e përcaktu-ara tashmë. Raporti i monitorimit vë në dukje se është krijuar hallkë për të vlerësuar teknikisht dhe fi-nanciarisht të gjitha propozimet e projekteve të mëdha për inves-timet publike. Të gjitha shpen-zimet e investimeve publike moni-torohen dhe raportohen në mënyrë të vazhdueshme si pjesë e procesit të planifikimit dhe buxhetimit.Por pavarësisht krijimit të njësisë së monitorimit të investimeve për-formanca e shpenzimeve kapi-tale është përkeqësuar më tej gjatë gjashtëmujorit të parë 2019, tek-sa nga të dhënat e tjera zyrtare të

Ministrisë së Financave shihet se, të analizuara nga Monitor, janë ulur shpenzimet për investime.Në raport me 6-mujorin e patë të vitit 2018 shpenzimet kapitale ish-in rreth 15 milionë euro më të ul-ëta ose 6.2 për qind me pak, ndër-sa në raport më planin e periudhës ato ishin 14.3% më të ulëta.Shpenzimet operative, të mirëm-bajtjes, një pjesë e të cilave shko-jnë për pagesat e koncesioneve në shëndetësi, shërbimi i skanim-it etj. kanë pasur tejkalimin më të madh ndaj planit, me 2.8 miliardë lekë më shumë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u zgjeruan me gati 17%. Ecuria e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë tregon rënie në zërat që nxisin produktivitetin të tilla si shpenzimet kapitale.

Monedha e përbashkët ka shënu-ar një rënie të fortë sot në tregun vendas, duke arritur një rekord të ri të 12 viteve të fundit. Sipas kur-sit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 121.49 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i këmbim-it të monedhës së përbashkët ndaj lekut që prej gushtit të vitit 2007, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë. Rënia e euros ditën e djeshme lidhet me dy arsye krye-sore. Së pari, euro ka rënë në bursat ndërkombëtar e kundre-jt dollarit. Dollari u rrit në nive-lin më të ulët në dy vjet ndaj eu-ros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e en-jte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell për-

jashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare. Në një lëviz-je gjerësisht të pritur, banka qen-drore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensio-net tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Pow-ell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në 1.1034 USD, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në 1.1045 USD. Së dyti, me fillimin e gush-it rriten flukset valutore në vend, pasi përveç turistëve në vend vijnë dhe emigrantët. Tradicionalisht në

gusht shënohet gjithnjë një forcim i monedhës vendase dhe tenden-ca është e pranishme për të paktën gjysmën e parë të gushtit.Në të kundërt, dollari u rrit në tregun vendas, duke refle-ktuar mbiçmimin e tij në bur-sat ndërkombëtare. Një dollar u këmbye me 109.9 lekë me një rri-tje të fortë prej 0.83 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbe-het me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tre-gun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë. Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Ofer-ta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndi-kuar në ketë tendencë.

Qeveria dështon në realizimin e investimeve parësore

Euro “rrëzohet” sërish fuqishëm ndaj lekut, tani arsyet sezonale

Ekonomi

lëshimit të faturës,s) identifikuesin e veçantë të

faturës (IVF), i shprehur si shenjë alfa numerike,

t) shifrën e sigurisë të lëshuesit të faturës (SHSLF), i shprehur si shenjë alfa numerike, dhe

u) Kodin QR që përmban të dhënat e përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.

Për personat të cilët janë sub-jekt i TVSH-së, nevojiten të dhë-

na shtesë që duhet të përfshihen në faturëdhe, nëse lëshohet një e-Faturë, atëherë duhet të shëno-hen edhe disa të dhëna tjera të për-caktuara me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkul-limit.

Çfarë është maksimumi i arkës?Maksimumi i arkës është shuma

maksimale e parave në dorë që një biznes mund të mbajë në arkë në fund të orarit të punës. Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban:

– subjektet mikro, personat fizik 150,000 lekë,

– subjektet e vogla 500,000 lekë,

– subjektet e mesme 800,000 lekë,

– subjektet e mëdha 1,700,000 lekë.

Pjesa e mbetur e parave në dorë të arkëtuara në një ditë të caktuar të punës që tejkalon shumën mak-simale të sipërpërmendur, tatimpa-guesi i depoziton në llogarinë e tij bankare.

Maksimumi i arkës është shuma maksi-male e parave në dorë që një biznes mund të mbajë në arkë në fund të orarit të punës

Qeveria shqiptare

E premte, 2 gusht 201912 •

Aktualitet

Pas 15 ditësh nga shpërthi-mi të bombolës së gazit në argjendarinë në zonën e ish-Bllokut ka ndërruar

jetë pronarja e argjendarisë. Alma Pirra mësohet se ka ndërruar jetë të mërkurën në QSTU ku po merrte trajtim intensiv pas plagosjes, ndërsa vdekja e saj është raportuar vetëm mesditën e djeshme , 1 gusht.

Ngjarja e rëndë u shënua me 15 korrik. Shpërthimi në arg-jendarinë në ish-bllok ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe pakujdesisë. Nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe pronarët Sokol dhe Alma Pirra. Në argjendarinë ku ndodhi shpërthimi janë gjetur 2 bombola, një prej tyre me gaz propan tjetra me gaz kriogjen apo quajtur dhe ndryshe gaz teknik. Kjo e fundit është kon-statuar nga zjarrfikësit me valvul të hapur, ku rrjedhja në tubin mes

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka ndryshuar masën e sigurisë

ish-drejtorit të burgjeve, njëherësh ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Dosja e tij u kthyer nga gjykata më 16 korrik për plotësim hetimesh, me argumentin se hetimet e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave. Arben Çuko u arrestua pak muaj më

Mario Majollari, 28-vjec, u ekze-kutua shumë pranë banesës

së tij në prill të 2018. I vetmi faj i tij ishte se në vena kishte gjakun e babait vrasës, megjithëse ai u rrit pa praninë e tij që në vitin 1997, kur prindërit iu divorcuan. Pas ngjarjes, polica tha se vrasja ndodhi për gjak-marrje dhe vuri në pranga si autor të dyshuar Kastriot Gjuzin, vëllain e Ilir Gjuzit të vrarë nga Avni Ma-jollari në vitin 2000. Ethet e gjakut duket se nuk janë shuar. Në komis-ariatin nr. 4 të policisë në datën 28 dhe 29 korrik familjarë të Mario Majollarit kanë denoncuar familjarë të fisit Gjuzi se i kanë kërcënuar me jetë. Konkretisht, Aleksandër Kurti, burri i tezes së Mario Majollarit, ai që i është bërë krah nënës së tij për të kërkuar në dyert e gjykatës autorët e vrasjes së të birit, tha se është kërcënuar nga Amarildo Gjuzi dhe krushku i tij, Aldo Kasol-lari.“Amarildo Gjuzi bashkë me këta

Vrasja e Mario Majollarit, apeli konfirmon lirimin e Gjuzit. Familjarët: Jemi kërcënuar

persona dhe një grup tjetër dhe me Aldo Kasollarin në krye, kam marrë

një kërcënim. Unë nga Aldo Kasol-lari jam kërcënuar me rrezik jete dhe

jam poshtëruar e ofenduar në sy të bashkëshortes. Unë nga këta persona jam studiuar, ndjekur në Kinostudio për gati 72 orë dhe jam parë egër-sisht nga këta persona unë person-alisht, por edhe bashkëshortja ime me dy kalamaj”, ka thënë Kurti. Pas kërcënimeve në lagje, Aleksandër Kurti ka shkuar në polici në datën 28 korrik dhe ka denoncuar rastin, por sapo ka dalë ai është kërcënuar për herë të dytë, këtë radhë para ko-misariatit në prani të punonjësve të policisë. “Me 29, kur kam dalë nga komisariati, jam shtangur dhe kam parë tmerr. Kanë qenë katër persona me dy makina luksoze dhe gati për të m’u hedhur. Aty m’u prezantua që unë ja Amarlido Gjuzi, djali i Ilir Gjuzit. Aty kishte dy agjentë policie, në momentin e përballjes sime me ato ata afrohen, por Amarildo Gjuzi i degjeneron të dy, me fjalën bastarde “m’u zhdukni”. Në këtë moment dy agjentët e policisë largohen”,

ka treguar më tej ai. Pavarësisht 2 kallëzimeve për kërcënim të jetës së tij dhe të familjes, komisariati nr 4 është mjaftuar me referimin e çësht-jes në prokurori dhe nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e familje së Aleksandër Kurtit. Kryefamiljari bën apel për ndihmë. “Ndjehem shumë i kërcënuar, shumë i pambrojtur. I kërkoi ndihmë madhore Presidentit Ilir Meta. Këta dy persona po më rrezikojnë jetën time dhe të familjes. I kërkoj ndihmë edhe kryeministrit Edi Rama, është çështje shumë e ndërli-kuar, jetë a vdekje”, u shpreh Alek-sandër Kurti. Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastri-ot Gjuzin, i cili u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit. Në maj të këtij viti, Gjuzi la qelinë, pasi prokuroria nuk siguroi prova kundër tij. Vendimi u kundërshtua nga familjarët e viktimës që iu drejtuan apelit për të vendosur drejtësi.

Lirohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

parë në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Pas 15 ditësh

Shpërthimi në ish-Bllok, vdes në spitalpronarja e argjendarisë, Alma Pirra

Pirra ka arritur ti japë ndihmën e parë bashkëshortes dhe ta nxjerrë nga flakët. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur. Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan dhe disa automjete që ndodheshin të parkuara afër vendit të ngjarjes

bombolës dhe pajisjes që përdoret për shkrirjen e floririt, ka bërë që të ndodhi shpërthimi.

Në bodrumin ku ndodhi shpërthi-mi mësohet se ndodhej bashkëshort-

ja, ndërsa burri ndodhej në në ambientet e dyqanit. Pirra ka arritur ti japë ndihmën e parë bashkëshortes dhe ta nxjerrë nga flakët. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar

plotësisht argjendarinë dhe dyqa-nin ngjitur. Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan dhe disa automjete që ndodheshin të parkuara afër vendit të ngjarjes. Sokol Pirra me profesion

është avokat dhe gjithashtu është një prej themeluesve të shoqatës se ko-munitetit hebre në Shqipëri. -Dëme të shumta materiale jo vetëm në argjendari, por edhe në bizneset për-reth u shkaktuan nga ky shpërthim, ndërsa në rrugë ishin shpërndarë dhe copëza betonid dhe objektesh. Të lënduarit janë ndihmuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët i kanë transportuar me ambulancë. Operacioni ka zgjatur për disa orë dhe në terren janë angazhuar dhjetëra efektive policie dhe 3 grupe zjarrfikësish. Ndërhyrja ka qenë e vështirë për ekipet e shpëtimit, të cilët herë pas herë janë ndërruar për shkak të probleme me frymëmarrjen gjatë kohës së ndërhyrjes. Policia, ekspertët e zjarrfikësit dhe proku-roria po verifikojnë nëse shkëndija që shkaktoi shpërthimin ka ndodhur si pasojë e një gabimi apo një defek-ti në bombolat me azot.

E premte, 2 gusht 2019 13•

Sociale

Sërish tërmete në qytetin e Korçës. Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjis-truar mëngjesin e ditës së

djeshme, duke shkaktuar sërish panik tek banorët. Lëkundjet ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21. Sipas EMSC, njëri prej tërmeteve të rëna sot ishte me magnitudë 2.7 dhe u ndje në orën 04:09 të mëngjesit, tjetri me magnitudë 2.1 dhe u ndje në orën 04:59 të mëngjesit, 2 km në jug të Korçës, ndërsa në orën 05:20 të mëngjesit është ndjerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter. Prej 1 qershorit, qa-rku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.

Ministria e Jashtme greke me anë të një njoftimi ka bërë të

ditur se dje në mesditë në Kël-cyrë pranë Varrezave Ushtarake, u mbajt ceremonia e varrosjes së 85 ushtarakëve Grekë të rënë në luftën italo- greke. “Ministria e Jashtme Greke shprehet mirën-johëse që pas 70 vitesh ushtarët e rënë grekë prehen në paqe dhe

mirëpret bashkëpunimin me palën shqiptare në këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe greqisë”.- thuhej në njoftim. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë Greke të Mbrojtjes, Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe si dhe të afërm dhe miq të të rënëve në luftë.

Punimet për hapjen e një shtegu në fshatin Xhuxhe të Njesisë Ad-

ministrative të Fanit në Mirditë kanë nxjerr në dritë një gur me informa-cion shkëmbor mbi të. Sapo kanë konstatuar gurin me mbishkrime punëtoret kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale. Drejtori i Kultures në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku pohoi se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndër-sa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram. Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vleren his-torike dhe trashigimore të këtij guri.

Në Mirditë

Nxirret në dritë guri me mbishkrime prejhistorike

Greqia falenderon Shqipërinë për varrojsen e 85 ushtarakëve në Këlcyrë

Situata e rëndë

Panik në Korçë, regjistrohen sërish lëkundje tërmeti. Banorët kalojnë natën jashtë

Banorët kalojnë natën jashtëBanorët e fshatrave në Korçë

kanë kaluar natën jashtë për shkak të frikës nga tërmetet. Pas lëkund-jeve pasditen e të mërkurës, ata thonë se gjenden në panik për atë se çfarë mund t’ju ndodhë. Ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Petro Koçi, inspektoi punimet për rindërtimin e banesave dhe tha se banorët e dëmtuar nga tërmeti do të marrin shtëpitë e tyre të rikontruktuara apo të rindërtu-ara në bazë të vlerësimit të bërë. Banorët përjetuan sërish ankthin e tërmetit dhe ditën e djeshme. Pas lëkundjeve të forta të regjistruara pasditen e të mërkurës prej 4.7 ballë sërish pati lëkundje dhe në fshatrat Floq e Qafëzezë banorët janë gjendur sërish në vështirë-si, duke u detyruar të qëndrojnë jashtë shtëpve nga frika e ndonjë

tërmeti tjetër. Ata u shprehën se janë në ankth e të panikosur nga frika e rikthimit të tërmeteve të

fuqishme. “Gjatë natës ishim në ankth dhe të panikosur nga tërmeti.Ishte një tmerr për ne ky

tërmet se na kujtoi atë të mëparsh-in, dhe natën e kaluam pa gjumë, duke dalë jashtë here pas here.”-kanë deklaruar banorët. Të tjerë prej dy muajsh janë strehuar në kasollet që më parë thonë se i kanë përdorur për të mbajtur ushqimin e bagëtive. Në qarkun e Korçës janë rreth 80 banesa për tu rikonstruk-tuar, ndërkohë 40 banesa do të rindërtohen nga e para, ndërkohë që para pak ditësh e banorët e fshatrave Floq dhe Qafëzezë dolën në protesta pasi puna për rindër-timin e shtëpive nuk ka filluar akoma dhe pse është premtuar që punimet do përfundojnë në vjeshtë. Ndërkohë dhe ditën e mërkurë ka patur lëkundje të forta të tërme-teve ku rreth 12 shtëpi në fshatin Qafëzez të Kolonjës, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit pësuan sërish dëme.

E premte, 2 gusht 201914 •

Opinion

Nuk e di nëse Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka pye-tur veten ndonjëherë se kush ai është. Nuk është fjala për

një pyetje të thjeshtë, e cila secilit prej nesh i lind në kokë, por që ngelet pa përgjigje, nëse kjo pyetje nuk buron nga rrënjët e qenies së njeriut, nga shpirti, nga nevoja për qetësi shpirtërore.. E di se askush për askënd nuk mund të vendosë të dëshmojë se kush është dhe çfarë përfaqëson tjetri. Por kur bëhet fjalë për njeriun në krye të ekzekutivit të vendit tënd, atëherë, në mungesë të refleksionit të kryeministrit, çdo qytetari i lejohet të qëmtojë dhe të dijë se kush është ai që ka në dorë fatet tona. Nuk besoj se Edi Rama e ka kaluar ndonjëherë në sub-koshiencën dhe koshiencën e tij këtë pyetje. Ndryshe ai do të merrte një përgjigje tmerruese, por që së paku do ta bënte të reflektonte disi.

Vërtet, kush jeni ju zoti kryem-inistër? Nëse ju nuk keni dashur asnjëherë ta mësoni këtë, atëherë më lejoni ju lutem t’i përafrohem përgjigjes që do të merrnit. Kam një parandjenjë se ju jeni saktësisht njeriu, politikani, shtetari që për nev-ojat tuaja egoiste si alfan dhe zetën e kërkesave për të plotësuar nevojat tu-aja numëroni vetëm një fuqi, fuqinë e pushtetit. Edhe pse erdhët në pushtet me premtimin se do të ishit shër-bëtor i qytetarëve shqiptarë, (Diner der Albaner – i thoshit ju gazetës austriake Der Standard dy ditë pas zgjedhjeve të qershorit 2013) ju jeni shndërruar në këto gjashtë vite në një cikllop të pushtetit të pamatë e të pakufizuar personal.

Ju, ndonëse nuk doni ta dini se kush jeni, ilaçi që ju ju shqetëson

Vërtet, kush jeni ju zoti kryeministër?!Nga Enver Bytyçi

këmbësh, apo prerje gjuhe, më gjoba, me heqje nga puna, me kon-trolle diskriminuese të biznesit, me përjashtim nga projektet, madje dhe nga e drejta për shkollim, për punë, për ndihmë sociale dhe në fund këtë shumicë e kualifikove si pakicë.

Kjo ndodh se ju nuk e doni paqen, ju doni luftën, konfliktin. Përmes konfliktit të brendshëm ju, jo vetëm shtoni peshën e pushtetit mbi shpat-ullat tuaja, por edhe peshën e krimit politik dhe ekonomik. Kontrolli i pushtetit për ju do të thotë kontroll i pasurisë kombëtare, d.m.th grabitja e pasurisë kombëtare, derisa bëtë ligj për administrimin e arit e thesarit. Prandaj shpikët PPP-të e famshme, që po sjellin jo vetëm fundin e pushtetit tuaj, por rezervojnë edhe një fund të tmerrshëm për Shqipërinë.

Megjithëse është vonë, shumë vonë, ju duhet të bisedoni me ko-shiencën dhe subkoshiencën tuaj zoti kryeministër dhe të vendosni ta njihni veten tuaj. Nëse e bëni këtë, atëherë do të nisni të reflektoni, të njihni përgjegjësitë tuaja për katastrofën, së cilës i jemi afruar dhe të shpëtoni çfarë mund të shpëtohet! Kjo kërkon që ta kontrollosh egocentrizmin tuaj, ta kufizosh atë, për të kuptuar se jeni njeri prej gjaku, kockash, mishi e uji dhe si i tillë nuk do të jeni i gjith-monshëm në këtë botë, pra duhet të kujtosh se vdekja do ju rezervohet edhe ju. E kush është i vetëdijshëm se vdekja nuk kursen askënd, ai bëhet njeri. Ndryshe tejkalohen edhe limitet e kafshës!

Ndalo së paku para hundës tuaj zoti Rama, që të ndalojë dhe rrokullisja e pashmangshme e vendit dhe popullit që ti drejton! Ndryshe ju do të shkoni në p.s, por do merrni me vete edhe sigurinë dhe paqen e Shqipërisë e të shqiptarëve!

Ndalo së paku para hundës tuaj zoti Rama, që të ndalojë dhe rrokullisja e pash-mangshme e ven-dit dhe popullit që ti drejton! Ndrys-he ju do të shkoni në p.s, por do mer-rni me vete edhe sigurinë dhe paqen e Shqipërisë e të shqiptarëve!

Me Macron kam marrëdhënie më të afërt se me shumë të tjerë, kemi komunikim të

vazhdueshëm. Ka kërkuar të flasë me mua rreth 1 orë, sa u detyrova të shkoj me vonesë në Asamble. Kemi folur për Evropën dhe rajonin, kaq’.

Këto deklaroi në konferencën e tij të shtypit Edvin Mafia. Unë këtu nuk do komentoj asgjë nga këto sepse sipas tij Presidenti i Francës paska këshilltar për Europën dhe Ballkanin kreun e narkoshtetit të vetëm në Europë, Edvin Mafine.

Por këtu do ti shtroj disa pyetje liderit global për drogën, me këtë rast shtoj se mjerë ai që i bie ziles apo i hap telefonin Edvin Mafisë pasi si rriqen nuk shqitet, nuk shqitet dhe verem të shpifë. Kjo është dhe arsyeja që kurrë nuk i pranova dhe

7 pyetje për Ramën dhe bisedën e tij me Macron

Nga Sali Berisha

Vuçiç?3- Pse anuloi vizitën dhe nuk erdhi

në Shqipëri siç ishte njoftuar ministri i Jashtëm i Francës?

4- A i kërkove te falur presidentit Makron për atë që u the deputeteve austriak në prani të deputetit social-ist F. Von V., se ai është një idiot?

5- A u skuqe kur fole me të duke qenë kryetar i narkoshtetit të parë në Europë dhe i rikthimit te monizmit pas 30 vjetësh pluralizëm?

6- Si u justifikove për mos plotësimin e asnjërit prej kus-hteve të vendosura nga Këshilli i ministrave të BE-s për hapjen e negociatave me Shqipërinë?

7- A kërkove që Franca që ka bllokuar vizat e Kosovës për shkak të Shqipërisë ti ç’bllokojëato?Nuk po harxhoj pyetje se tashme

dihet se cili është qëndrimi i prerë i Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

dhe ju bën esëll është vetëm fuqia e pushtetit politik dhe të parasë, d.m.th dominimi i të tjerëve. Kësisoj e perceptuat ju pushtetin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës, prandaj për të konkurruar Berishën thirrët në ndihmë gjithë kriminelët vrasës, përdhunues e mafiozë dhe për të konkurruar Metën, me mendimin se ai posedon miliarda, ju grabitët gjithë Shqipërinë.

Si i tillë ju u bëtë i vetmi lider politik e shtetëror që njoh unë, i cili gëzohet nga vuajtjet që u shkakton të tjerëve! Ju flini i qetë kur burgosni mijëra qytetarë të pafajshëm dhe prishni gjumin e mijëra familjeve! Ju lumturoheni nga nxjerrja në rrugë të madhe e njerëzve të varfër! Ju gëzoheni kur shkatërroni shtëpitë e të varfërve ose kur u hidhni gaz lotsjellës në shtëpi fëmijëve, grave e pleqve natën në gjumë! Ju turfulloni kur artistët nuk ju lënë të prishni godinën e teatrit! Ju fërkoni duart dhe bëheni në humor të mirë kur ka vrasje dhe ngjarje tragjike që tërheqin vëmendjen e publikut nga skandalet e shumta tuajat e të qeverisë suaj! Ju zoti kryeministër ju sjell në humor jo vetëm kokaina, por edhe fundosja e të tjerëve, sidomos kundërshtarëve politikë e jo rrallë bashkëpunëtorëve tuaj! Ju kënaqeni me talljen që i bëni atyre t[ cilëve betoheshit se dë t’u shërbeni, qytet-arëve shqiptarë!

Dhe nëse shkojmë më tej me diagnozën e qenies tuaj, më lejoni të them se ju zoti Rama jeni njeriu i së shkuarës, kryeministri që asnjë fjalë nuk e thotë për të ardhmen. Në emër e duke akuzuar të shkuarën ju shkatërroni të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë e përtej Shqipërisë, të Kosovës. Kjo ju bën që të merreni me vogëlsirat dhe të lini mënjanë

projektet e zhvillimit të vendit. Për ju ka shumë më tepër rëndësi, nëse Tao Balla e fitoi p.sh një gjyq me Shkëlzen Berishën, sesa ndërtimi i një autostrade. Për ju është më shumë domethënëse, nëse merrni në dorë me metoda mafioze të gjitha pushte-tet në këtë vend, sesa demokracia, prosperiteti i vendit, ose integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ju zoti kryeministër nuk e njihni masën, nuk e dini as nuk doni ta dini se’ mjaft është mjaft’. Prandaj dhe sa herë që ziheni në skandale zëri juaj tingëllon fort në veshët e shqiptarëve. Këta tinguj që nx-irrni nga fulçitë tuaja prodhojnë kundër-akuza monstruoze ndaj atyre që bëjnë publike skandalet tuaja. Prodhoni babale e antibabale, habilaj e anti-habilaj, shullazë e anti-shullazë. Të gjithë këta e të tjerë i merrni në mbrojtje, ndërkohë që shpërthen ndaj kundërshtarëve tuaj, sikur keni përpara armikun shekullor të shqiptarëve. Këtë sjellje e dikton nevoja për të kënaq etjen për pushtet e për para, zoti Rama. Ndryshe nuk do silleshit kësisoj me opozitën e vërtetë dhe krejt miqësisht me kriminelët e madje dhe me ata që rrezikojnë kombin shqiptar, përkatë-sisht me Aleksandër Vuçiç. Duket se presidenti i Serbisë nuk bën pjesë në grupin e atyre që ju rrezikojnë am-bicien e pushtetit. Përkundrazi, ai ua nxit këtë ambicie në stilin e elozheve të tipit ‘lider global’. Po kështu kriminelët që ju merrni në mbrojtje dhe i nxirrni nga burgu, edhe atëherë kur janë dënuar përjetësisht!

Ju, zoti Rama nuk doni ta njihni veten, sepse duke mos bërë këtë, e keni më të lehtë t’u imponoheni të të tjerëve. Shumicës iu imponove me dhunë, me burgje, me ligje exra, me padrejtësi, me imponim, me sharrim

nuk i dërgova një alo të vetme!Por këtu dua ti shtroj disa pyetje

me rëndësi për publikun shqiptar! Disa pyetje për Edvin Mafinë lidhur me bisedën e tij me presidentin Makron.

1- Pse presidenti anuloi vizitën në Shqipëri të njoftuar me pompë të madhe nga vet Rama në tetor të vitit të kaluar?

2- Pse nuk të priti në Beograd siç kërkove ti mikut tënd të ngushtë

E premte, 2 gusht 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Shkëmbehen edhe me debate.10. Duhet pritur një i tillë11. Një qytet termal belg14. Enden fund e... krye16. Një liqen i kripur17. Janë armët si çifte18. Në krye të tabelës19. Mund të jetë 4x10021. Mund të porositet me… pak23. Kulmet e një kulmi24. Dy shkronja për disa26. Një qytet japonez27. Bashkon pa teke

28. Fillojnë detyrën29. Dilnin në çetë32. Në krye të evidencës33. Zyrë Tregtare Automome34. Janë të shumtë në në San Juan36. Janë jashtëtokësorët37. Eshtë peshk grykës38. Një gardist... I revolucionit iranian39. Ishte e zezë ajo e... arbitrti, dikur45. Eshtë i dobët te imorali47. Kanë dhoma për t’u zënë48. ...Ernest i Jeta e Jezusit50. Shoshit... ndryshe

51. Agjenci Mobiliare Lokale52. De Balboa lundërtar53. Figuron pa teke54. Fundi për balerina56. U shkrua nga Chateaubriand58. Janë dy... dele59. Ruhen në kufij60. Mund të jetë me sahat61. Një votë në favor62. Mbyllin një dossier63. Inicialet e Adjani64. Mund të jetë unik65. Një ndenjëse që trashëgohet66. Këndon si Pavarotti

HORIZONTALE1. Është problem në stomak -Hari spiune. -Film i Fellini-t2. Janë vende ku prehen heronj -Në hyrje të kufirit -Etikë pa kufij -Janë ufo3. Icardi bomber argjentinas -Fillojnë melodinë -Është rruga që duhet ndjekur4. Janë male me Akonkagua -Mund të jetë diplomatike -Inicialet e Seagal

5. Të fundit në shtëpi -Kërkonin gurin filozofal -Inicialet e Clapton -Të parat në histori6. Janë thika -Të parët në Perëndimin e Largët -Është ai që e mban kokën lart7. Ishte ferri pagan -Trashëgimtari direkt i familjes -Është çmimi më i lartë -Gjysma e dritës8. Maket pa zanore

-Arthur... Doyle -Një kalli kur nuk ka -Siliqi që qe shkrimtar9. Fillojnë betejën -Gjysma e tezave -Albert, i teorisë së relativitetit -Gjysma e lapsit10. Çahet me dritë -I keni në dorë -Shaw që qe saksofonist11. Janë diletantët -Njëlloj për latinët

-Armani Jeans -Ferrara regjisor12. Ka manometra -I njohur ai i Maastricht -Të parat në sallë

VERTIKALE1. Ka edhe rreze të tilla -I ka të shkurtra gënjeshtra2. Regjisori i Evita3. Janë të larta në fakultet -Muzika e Eminem4. Igli te Lazio -Inicialet e Banderas -Jepet për hartim5. Janë tre në tricikël -Është çmimi Oscar i francezëve6. Diftong në dietë -Mund të jetë gjeografike7. Kufizojnë trotuaret -Denis që shpiku autoklavën -Tri në Rotterdam8. Mercouri që qe aktore greke -Një pjesë e arumunëve.9. Lypin ndryshe10. Në fillim të muajit -Një Bashkim në PS

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 49 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

11. Andrea që krijoi komisarin Montalbano12. Kufizojnë takimet -Eshtë i tetë ai i Empireut -Kufizojnë drejtëzat13. Fundi i një samurai -Ente Sociale Rajonale -Në fund të vitit -Eric Rohmer14. Paguhen për kredi -Fillojnë masat15. Mbahet për linjën -Fillojnë tatëpjetën16. U vra nga Charlotte Corday -Janë monetare në lekë17. Pak alegorike -Forcon trupin18. Krijon me një kon -Opera e Verdi-t19. Është balena -Zanore tellalli20. Një... e shkruar në dollar -Një thirrje e patrullës21. Mbarojë fare -Mund të ngecë në gozhdë -Në fund të pritjes22. Kufizojnë dëmet -Një shtet me Damask -Kthehet në fund të fundit

VERTIKALE1. Janë kombëtare me minoritet2. Ushtria e Gerry Adams.3. Eshtë edhe ai i krahërorit4. Eshtë muzika më e kollajtë5. Një Khan i ismailitëve6. Inicialet e Jackson popstar7. LaMotta, që qe kampion i ringut8. Dehin pa ekstreme9. Fillojnë turnin10. Në krye të masave11. Nuk zgjat më shumëse tre muaj12. Janë për shpikje dhe... shoferë13. Mund të jenë skadimi të tilla14. Kush ka... dridhet15. Beson gjithçka që i thuhet18. Heroi i Taraskonës19. Eshtë hokatar20. Inicialet e Clapton22. Këngëtare e famshme amerikane24. Qyteti italian i mermerit25. Eshtë për të ngrënë.. makarona28. Fillojnë dobët

29. Qytet italian30. Ka privilegjin e jetës31. Zyrë Informacioni Durrës34. Louis, biolog i famshëm35. Me Louise në një film të R. Scott37. Shkruhet Cu38. Kush del në të... bie në sy40. Një dog që... hahet41. Diane aktore42. Edward, fizikan amerikan43. Mbyllin hartat44. Eshtë edhe ajo esperanto45. Parashtesë për... të huaj46. Me ta bëjnë një trap49. Një... dollar50. Laurel komik52. Gjysmë ndihme54. Pak tiranike55. Një... në FIAT56. Gjysma e arenës.57. Eshtë Au në tabelë60. Ekstreme për matuf61. Pret pa re

E premte, 2 gusht 201916 •

CMYK

Sport

Partizani nuk ia del të mba-jë lart flamurin e skuad-rave shqiptare në Europa League. Edhe pse iu afrua

mrekullisë, skuadra kampione e Shqipërisë nuk arriti të fitonte ndaj Sheriffit të Tiraspolit, duke barazuar 1-1 në transfertë, ndër-kohë që sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar 0-1.

Një paraqitje shumë më e mirë e të kuqve në këtë sfidë krahasu-ar me ndeshjen e parë, por fati, ndoshta edhe gabimet arbitrale ndikuan në eliminimin e forma-cionit të drejtuar nga Lerda.

Arsenali zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë në historinë e tij, Pepe për 72 mln paundë

Nicolas Pepe bëhet zyrtarisht blerja më e shtrenjtë në histori

për Arsenalin. 24-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por i lindur dhe rritur në Francë, iu bashkua “Topçinjve” nga Lille për 72 milionë paundë. Sulmuesi ka nënshkruar me londinezët kontratë 5-vjeçare. Arsenali do të paguajë fillimisht 20 milionë paundë, ndërsa 52 milionë do t’i shlyejë me këste gjatë pesë viteve të ardhshme. Pepe u bë objektivi kryesor i “Gunners” pas një sezoni shumë të mirë me Lille, duke shënuar 23 gola në 41 ndeshje. 22 gola i ka shënuar në Ligue 1, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas sulmuesin të PSG, Kylian Mbappe.

Bayern shifra të cmendura për Sane nga City, gati të derdhë 100 milionë euro

Leroy Sané sipas të gjitha gjasave do të luajë në radhët e Bayer-

nit sezonin e ardhshëm. Përpjekjet e kampionëve të Gjermanisë për të bërë të mundur shkëputjen e sulmuesit nga Manchester City po mbyllen me sukses. Sipas infor-macioneve të fundit, Leroy Sané së shpejti vihet nën urdhrat e Niko Kovacit. Klubi bavarez do të shpen-zojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që e përfitojnë Citizens. Kontrata e Sane me kampionët në fuqi të Bunde-sligës do të jetë 4 ose 5-vjeçare. Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyet atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.

Tension i lartë në aksin PSG-Bar-celona për Neymar, sipas të

përditshmes katalanase Sport, braziliani ka vendosur të mos luajë më asnjë miqësore me fanellën e klubit aktual, deri sa të jetë e hapur merkatoja, që në Spanjë mbyllet në 2 shtator. Sport flet për një akord që Neymar ka me Barcelonën me synim që të fitojnë ndaj rezistencës së francezëve që nuk lëvizin nga kërkesa fillestare prej 300 milionë eurosh. Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo ka fluturuar drejt Kinës për të takuar Neymar me synimin që ta bindë të qëndrojë edhe për një vit, por braziliani duket i palëkundur në vendimin për t’u rikthyer në Camp Nou.

Ndërkohë në Francë, i rimarrë në dorë është titulli i të përditshmes

PSG-Barcelona në sherr për NeymarL’Equipe, që nënvizon se PSG nuk ka asnjë synim për ta lënë të largo-het Neymar përveçse me kushtet e vendosura nga klubi. Për kampionët e Ligue 1 në çdo rast situata po bëhet e padurueshme dhe krijon jo pak probleme. Kontratat e firmosura për turneun në Kinë parashiko-jnë edhe aktivizimin e futbollistit brazilian, ndërkohë që edhe grupi në dhomat e zhveshjes nuk tolereon më kapriçot e Neymar, duke rrezikuar kështu shumë. Krejt ndryshe është raporti me Tuchel me brazilianin dhe teknikun që kanë ruajtur res-pektin reciprok, por trajneri kërkon që çështja të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të mos desta-bilizuar ambientin. Për momentin, ndërkohë Barcelona nuk ka formulu-ar një ofertë zyrtare.

Goli Asanit s'mjafton, Partizani eleminohet nga "Europa Ligë"

Trajneri italian kishte goditur më ndryshimet në formacion me Trashin titullar, Boldor në qendër rë mbrojtjes e Bitri në të djathtë, ndërsa Asani në krahun e majtë të sulmit).

Partizani i befasoi vendasit me golin e Asanit në minutën e 29-të, pas kombinimi me Solomon. Të kuqtë e nisën shumë mirë edhe pjesën e dytë, madje ishin ta pafat në rastin e Malës, që u ndal në mënyrë të pabesueshme dhe me shumë fat nga portieri.

Në momentin më të mirë të të kuqve, Sheriffi shënoi me

N’Diaje pas harkimit në qendër të zonës. Ka një hezitim për pak sekonda, pasi cilësohet si jashtë loje, por pas konsultimit të arbitrave, kryesori e akordon si të rregullt. Ka protesta në radhët e Partizanit. Gjyqtari ndëshkon me të verdhë Malën. Lerda tentoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, duke hedhur në fushë Brown, Çinarin dhe Bardhin në vend të Asanit, Trashit dhe Cord-eiros, por rezultati nuk ndrys-hoi, me Partizanin që duhej të pranonte eliminimin, për të cilin peshoi shumë humbja në Tiranë.