16
EURO NË PIKIATË Vendimi i Presidentit Ç’PO NDODH ME KURSIN E KËMBIMIT?! Monedha europiane pranë minimumit historik, flasin ekspertët. Opozita akuzon: Larje e parave të pista Afati i fundit për 13 Tetorin Faqe 2 Faqe 3 GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 6 GUSHT 2019 Nr. 4500, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Rikthim kanabisi VOA: Zgjerohet harta e vatrave me narkotikë në Jug të Shqipërisë Konflikti për një kalë! U godit me 6 plumba, vdes në spital pronari i lokalit në plazhin e Vlorës! Në Fushë Krujë Basha: Çdo vendim i qeverisë është për klientët dhe kundër biznesit të vogël Ngjarja në Kamzë Tritol banesës ndaj zv.kryetarit të Bashkisë. Demaj: Për arsye politike Peticion Avokatit të Popullit Mesatarja e re për në Universitet, maturantët: Nuk na informuan mbi ndryshimet, e padrejtë Speciale Faqe 16 Aktualitet Faqe 6 Politikë Faqe 4 Aktualitet Faqe 5 Sociale Faqe 8 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN < < 14 LSI, PR dhe PAA dorëzojnë kërkesën për regjistrim, PD: Të ikë Rama dhe vjedhësit e votave Meta dekreton ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”: Prita dy vite të bënin ndryshimet FATOS LUBONJA Jemi në një situatë mizerabël. Nivelet e vjedhjeve nga pushteti, të jashtëzakonshme Faqe 16 Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat që penalizojnë Shqipërinë e shqiptarët Nga Ilir Meta Opinion Faqe 3 Sëmundjet e lëkurës, psoriasis dhe ekzema. Shenja e tyre dhe trajtimi me ujin e detit USHQIMET QË DUHET TË HANË GRATË SHTATZËNA PËR TË LINDUR FËMIJË TË SHËNDETSHËM Faqe 12-13

GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 6 GUSHT 2019 Nr. 4500 ......2019/08/06  · E martë, 6 gusht 2019 3 P residenti Meta dekretoi e faqeve dje shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • EURO NË PIKIATË

    Vendimi i Presidentit

    Ç’PO NDODH ME KURSIN E KËMBIMIT?!Monedha europiane pranë minimumit historik, flasin ekspertët. Opozita akuzon:

    Larje e parave të pistaAfati i fundit për 13 Tetorin Faqe 2Faqe 3

    GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 6 GUSHT 2019

    Nr. 4500, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

    DHE GREQI 1 EURO

    KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

    e-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”

    Rikthim kanabisiVOA: Zgjerohet harta e vatrave me narkotikë në Jug të Shqipërisë

    Konflikti për një kalë!U godit me 6 plumba,vdes në spital pronari i lokalit në plazhin e Vlorës!

    Në Fushë KrujëBasha: Çdo vendim i qeverisë është për klientët dhe kundër biznesit të vogël

    Ngjarja në KamzëTritol banesës ndaj zv.kryetarit të Bashkisë. Demaj: Për arsye politike

    Peticion Avokatit të PopullitMesatarja e re për në Universitet, maturantët: Nuk na informuan mbi ndryshimet, e padrejtë

    Speciale Faqe 16

    Aktualitet Faqe 6

    Politikë Faqe 4

    Aktualitet Faqe 5

    Sociale Faqe 8

    CMYK

    nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

    <

  • 2 E martë, 6 gusht 2019

    Kriza politike po thellohet çdo ditë e më tepër, palët nuk po negociojnë më njëra-tjetrën që të arrihet në një marrëveshje për zgjidhjen e kësaj situate kaotike ku më së shumti e pësojnë qytetarët shqiptarë. Votimet e bëra në 30 qershor ishin monopar-tiake të cilat krerët opozitare i ash-tuquajnë nul. Ndërkohë që në 13 tetor do të mbahen zgjedhjet e dekretu-ra nga kreu i shtetit . “Supriza” e kësaj jave ishte që partia Demokra-tike ka vendosur të mos marrë pjesë në këto zgjedhje që do mbahen pasi me vetëdije të plotë nuk dorëzuan kërkesën për regjistrimin në KQZ-së. Ky vendim i marrë nga kreret e par-tisë ndryshoi komplet rrjedhën e ng-jarjeve . Pasi tashmë blutë nuk mund të pretendojnë të qeverisin vendin kur me dëshirën e tyre u mënjanu-an nga kjo garë politike. U përfol për një “përçarje” të opozitës por si PD dhe LSI e hodhën poshtë këtë aludim të bërë nga mediat, duke theksuar se të rëndësishme janë standardet e zg-jedhjeve e mbi të gjitha që 13 tetori do të jetë një ditë e respektueshme për të gjithë .

    Regjistrimi Ashtu siç kishin paralajmëruar të

    shtunën, aleatët e Partisë Demokra-tike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambjentaliste dorëzuan dje në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedh-jet vendore të 13 tetorit të dekretu-ar nga Presidenti Ilir Meta. Kërke-sa e LSI-se mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Endri Braimllari ka datën 3 gusht 2019, kërkesa e PR mban firmën e Fatmir Mediut dhe datën 3 gusht 2019, ndërsa kërkesa e PPA mban firmën e Agron Dukës

    dhe datën e djeshme 5 gusht. “Kjo kërkese vjen pas kërkesës së bërë nga disa opozita që të nisë me procedu-rat e cila në mënyrën politike kami-kaze të 4 përfaqësuesve të KQZ të mos merrnin pjesë në mbledhje. Ka një dekret të detyrueshëm të presi-denti, zgjedhjet janë më 13 tetor kush nga kamizaët e Rilindjes në KQZ nuk respekton Kushtetutën dhe lig-jet e Republikës do të mbajë përg-jegjësitë e veta penale. Mesa duket këto i kanë marrë parasysh, të bëhen kamikazë të Edi Ramës dhe Rilind-jes dhe ti mbajnë vetë përgjegjësitë” u shpreh Braimllari në një pronon-

    cim për median. Po a është një qën-drim i rakorduar me PD apo mund të flasim për një përçarje? Braimllari iu

    shmang pyetjes por u shpreh: “Unë kam ardhur në emër të LSI-së për të dorëzuar kërkesën për regjistrimin e LSI-së. E rëndësishme është që 13 te-tori është ditë zgjedhjesh për pushte-tin lokal dhe është e respektueshme për të gjithë”. Dje ishte afati i fun-dit i dorëzimit të kërkesës. Mbledh-ja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se nuk kishte kuorumin. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e tjerë nuk ishin me pretendimin se ishin me leje vjetore. Pas këtij ve-primi opozitarët u shprehën së tashme kryeministri Rama ka kapur dhe Komisionin Qendror Zgjedhor ashtu sic ka bërë dhe të gjitha in-stitucionet e tjera shtetërore.

    PD: S’ka përçarje të opozitës. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve

    Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Në takimin e zhvilluar në Krujë, Basha i ka dhënë kështu përgjigje deklaratave të bëra nga Lëvizja Socialiste për In-tegrim, parti që ka dorëzuar kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhjet lokale të 13 tetorit. “Beteja për zg-jedhje të lira nuk është kauzë parti-ake, por është betejë e çdo shqiptari. Zgjidhja nuk është “ik ti e te vi unë”, por është beteja jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e standardeve europiane”, është shpre-hur ai. Sipas Bashës, “zgjidhja nis me dënimin e politikanëve të kapur në blerje votash dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar për pushtetin dhe pasurinë e tyre.”

    “Opozita e Bashkuar e nisi këtë betejë me një akt sakrifice që ishte

    dorëzimi i mandateve, dorëzimi i im-uniteteve, i privilegjeve dhe i karri-geve të pushtetit për t’u rreshtuar në krah të qytetarëve. Treguam se rruga që nisëm ishte një rrugë sakrifice për interesin publik. Vendimi që morëm ktheu besimin tek njerëzit, se beteja që kemi nisur nuk ishte një betejë për karrike, siç përpiqej ta paraqiste Edi Rama. U rikthye besimi se opozita e bashkuar nuk është pjesë e teatrit të ndyrë politik, ku një grusht njerë-zish kanë kapur burimet e shtet-it, buxhetin e shtetit, taksat e shtet-it, pasuritë e shtetit, në kurriz të të gjitha shqiptarëve të tjerë”, ka thënë Basha. Po kështu dhe nënkrye-tari i PD-së, Edi Paloka,u shpreh se me rëndësi janë standardet e zg-jedhjeve. “ Të gjitha partitë kanë të drejtën e tyre të veprimit, por e rëndësishme është që kemi një datë zgjedhjesh të dekretuar nga Presi-denti. Të gjitha institucionet që mer-ren me zgjedhjet, kanë detyrimin lig-jor që të zhvillojnë procedurat lidhur me këtë dekret. Regjistrohemi apo jo ne, kjo varet nga vendimet tona. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedh-jeve, tha Paloka.

    Pavarësisht sinjaleve që vijnë nga aleatët se duhet negociuar edhe me Edi Ramën kryeministër, Ai po-hoi se dialogu me të mund të bëhet vetëm si kryetar i PS: “Rama si kryeministër nuk mund të ulet në ta-volinë me PD-në dhe nuk kam dëg-juar asnjë nga aleatët tanë të thonë ndryshe”. Demokratët ndodhen në takime intensive në bazë për të për-gatitur strukturat për zgjedhjet e par-akohshme, kurdo që ato të vijnë. Mazhoranca po merr drejtimin e të gjitha bashkive, pavarësisht rezist-encës kundër rotacionit në disa bash-ki të demokratëve.

    “Afati i fundit”

    LSI, PR dhe PAA dorëzojnë kërkesën për regjistrim, PD s’do marrë pjesë: Të ikë Rama dhe vjedhësit e votave

    Politikë

    Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kërkesës. Mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së të shtunën e 3 gushtit dështoi për shkak se nuk kishte kuorumin. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari Klement Zguri ndërsa 4 anëtarët e tjerë nuk ishin me pretendimin se ishin me leje vjetore

    Vasili: U vërtetua se KQZ është një institucion i kapur nga Rilindja. 4 “kamikazët” shkelën ligjinNënkryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh se vendimi i katër anëtarëve të KQZ është i paligjshëm. Ai thek-soi se është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zg-

    jedhje. “Sot u vërtua që KQZ është një institucion i kapur nga Rilind-ja. Sot kërkuan të regjistrohemi for-malisht. Zgjedhje sa më parë dhe me standarte si rruga e vetme e zgjidhjes. Kemi qenë të qartë fitorja do të vijë jo nëpërmjet një pazari po nëpërm-

    jet zgjedhjeve. 4 kamikazët e KQZ kanë shkelur ligjin. Që prej daljes së dekretit të presidentit për 13 tetor-in KQZ duhet të niste procedurat për plotësimin e KZAZ-ve që në 8 kor-rik. Kërkesa jonë vuri në pah dy vull-nete. Vullnetin tonë për të bërë zg-

    jedhje të lira dhe të ndershme dhe vullnetin e Edi Ramës për të bërë zg-jedhje moniste. Kërkesa për regjis-trimin dhe kërkesa e së premtes për fillimin e procedurave do jenë dy fjal-itë e para të akt akuzës për 4 anëtarët kamikazë të KQZ.”, tha Vasili.

    Endrit Braimllari

    Kërkesa e LSI-së Regjistrimi i PR-së

    Edi Paloka

    Petrit Vasili

  • 3 E martë, 6 gusht 2019

    nr e

    faqeve

    Presidenti Meta dekretoi dje shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuven-di i Shqipërisë. Institucio-ni i Presidentit të Republikës bëri me dije se, Presidenti i Repub-likës në ushtrim të kompeten-cave të ytij, në mbështetje të nen-it 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy ) ligjeve të miratuara nga Ku-vendi i Shqipërisë, dhe konkret-isht: 1. Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Re-publikës ka miratuar; “Shpalljen e ligjit nr. 48/2019 “Për disa sht-esa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. 2. Presidenti i Re-publikës gjithshtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar “Shpalljen e ligjit nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nis-mave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrim-it të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.”

    Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

    Lidhur me këtë ligj, Presiden-ti konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu

    më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim ri-parimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij. “Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr.96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkom-bëtarë në momentin e hartimit

    të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.”

    Më tej, Presidenti ka theksu-ar faktin se edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndrys-himet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të von-uar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendim-it të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), “ sërish Presidenti i Re-publikës i mirëpret këto ndry-shime ligjore dhe për këto ar-sye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpall-jen dhe miratimin e këtij lig-ji. Presidenti i Republikës, nxit

    dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas për-

    caktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tashmë të ndryshuar të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.”.

    Ndërkaq Meta ka theksuar se pas plotësimit dhe përmirësim-it të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve res-pektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe lig-jor të paketës në reformën e sis-temit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të nder-shëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvil-lojnë karrierën e tyre brenda sis-temit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promov-imi që bazohet në meritë, profe-sionalizëm dhe përgjegjshmëri. “Organet respektive nuk du-het të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të mar-rin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shër-bim të qytetarëve. Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sis-temin e drejtësisë shqiptare, du-het të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me stan-dartet kushtetuese dhe sipas kërk-esave rigoroze të ligjit.”.

    Vendimi i Presidentit

    Meta dekreton ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”: Kam pritur dy vite të bënin ndryshimet

    Politikë

    Mesazhi nga Presidenti

    Meta: Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarëtE kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zg-jedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë. Por edhe en-tuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfu-qizimit të 30 qershorit si datë e zg-

    jedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe in-stitucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytet-

    arët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.Ndērkohë asgjesimi i lloga-ridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pa-kicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të ad-ministruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arro-gante dhe të pakontrolluar.Vik-

    timat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dall-lime partiake.Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet ak-tuale, që merren me mbrojtjen e au-tonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.

    *Koment i Presidentit të Repub-likës në rrjetin social “FB”

    Ilir Meta

    Parlamenti

    Statusi i Metës në facebook

  • 4 E martë, 6 gusht 2019

    Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha, deklaroi dje në Fushë Krujë se vendimet e qeverisë dhe të Parlamentit në këto 6 vjet janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuru-ar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh. Në një takim me strukturat e PD në Fushë Krujë, kreu i opozitës përmendi monopolin e ri privat që po vendos me ligj qeveria për faturim-in elektronik. “Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i mar-rë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biz-nesit, nëpërmjet të cilit do të nxjer-rë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Kjo zhvat-je e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali divi-dentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet.”- u shpreh Basha.

    MesazhiPër të përforcuar mesazhin se

    politika e Edi Ramës nuk është në shërbim të interesit publik, kreu i opozitës, renditi disa nga aktet e kësaj qeverie në shërbim të pakicës me të

    cilën grabit. “Janë këta që votuan për t’i kthyer dividentin oligarkëve, janë këta që votuan mega-vjedhjen Mi-lot-Balldren 15 milionë euro për km, janë këta që votuan grabitjen e Teat-

    rit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.”-tha Basha.

    Kreu i opozitës vuri në dukje se e gjithë ekonomia dhe pasuritë e ven-

    dit janë në duart e pak njerëzve për-reth Kryeministrit. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznes-menë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bash-këpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asn-jeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- theksoi ai.

    Kryetari i Partisë Demokra-tike solli në vëmendje se grabit-ja, hajdutëria dhe shkatërrimi i Shqipërisë sipas tij nga kryeminis-tri me një grusht biznesmenësh gra-bitqarë, që ndajnë paratë dhe pas-uritë me njëri tjetrin, janë shkaku kryesor për thellimin e varfërisë, pa-punësisë dhe mungesës së mundë-sive për pjesën tjetër të biznesit dhe të njerëzve të tjerë të zakonshëm. “Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetsh-mit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.”- theksoi Basha në takimin e Fushë Krujës, ku vuri në dukje se kjo situatë ka marrë përg-jigje të qartë më 30 Qershor. “Shu-

    mica 85% “Rama ik” është shpre-hje e kurajos dhe vetëdijësimit të shqiptarëve se 30 qershori nuk bëhej për njerëzit. Bëhej për Edi Ramën, bëhej për Artur Bushin, bëhej për këta 5-6 oligarkë hajdutë grabitqa-rë dhe 5-6 kriminelë që kanë marrë peng gjithë shtetin” - u shpreh kreu i opozitës, duke theksuar vendos-mërinë e PD për t’iu përgjigjur me-sazhit të 30 Qershorit. Sipas Bashës beteja për zgjedhje të lira i shërben

    të ardhmes së vendit. “Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Dhe beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari. Zgjidhja nuk është “ik ti e te vi unë”, por është beteja jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e stand-ardeve evropian”.

    Në Fushë-Krujë

    Basha: Çdo vendim i kësaj qeverie është për klientët dhe kundër biznesit të vogël

    PS, Balla: Zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2021Sekretari i Përg-jithshëm i PS kërk-esën e 3 aleatëve të Lulzim Bashës për t’u regjistru-ar në zgjedhjet e 13 tetorit, e kon-sideron një veprim që nuk do të marrë asnjë përgjigje pozitive. “Halle të pazg-jidhshme të përfaqësuesve të opozitës, mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zg-jedhor që ka adresuar të gjitha reko-mandimet.”- pohoi ai. Sipas Ballës, do jetë pikërisht reforma zgjedhore, ajo për të cilën mazhoranca është e gatshme për dialog me opozitën. “Personi gjith-monë ka hall karrigen dhe në interes të Shqipërisë është dialog, sa i përket re-formës zgjedhore se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrsesi negociatë në disfavorin e reformës në drejtësi.”.

    Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku komentoi dje aksionin kundër infor-malitetit të nisur këto ditë në bizneset e ndryshme të vendit duke theksu-ar se qeveria po mundohet ta shesë si betejë “për të vendosur ligjin”, ndërsa nuk është gjë tjetër sipas saj, vetëm se një sulm për ti bërë favore oligarkëve pranë pushtetit. “ Promotorja e vërtetë e informalitetit është qeveria. Faktet janë kokforta, nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri më sot taksat janë rritur kumulativisht me 2.2 mld euro, por të ardhurat në buxhet nuk kanë mundur të kalojnë kufirin e vendosur 6 vjet më parë nga aplikimi i taksës së sheshtë. Përpos taksave të larta problem që shtyn informalietin janë dhe politikat e njëanshme fiskale. Kjo qeveri favo-rizon oligarkët klientët e saj dhe godet të tjerët. Këtë fakt nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, përkundrazi e thonë të gjitha raportet serioze perën-dimore që merren me klimën e bizne-

    seve. Raporti i DASH argumenton se bizneset as qëthërriten në konsul-time por ato gjenden përballë taksave të vendosura nga ana e qeverisë. Kjo e fundit u jep lehtësi fiskale për qoka bizneseve të caktuara. Raporti i Do-ing Business e përcakton Shqipërinë si një ndër vendet me taksat më të lar-ta. E për ta mbyllur DASH para tre javësh deklaron Shqipëria është vendi

    me qeverinë më të korruptuar në Ball-kan.”, tha Tabaku. Më tej ajo theksoi se sipas të dhënave nga burime zyr-tare janë mbi 50 biznese në ditë që mbyllen, ndërkohë shumë të tjera op-erojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale. “Rilindja dhe Tep-sia për Vete janë barrë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme por jo për oli-garkët. Këta të fundit, siç është e qa-rtë për të gjithë, kanë përfituar e përfi-tojnë tendera, koncesione, leje, licensa dhe PPP. Meqë qeveria po hiqet sikur ka ndëshkuar oligarkët dhe rreh gjok-sin e saj në një luftë të paepur kundër tyre na lind nevoja t’i thërrasim ar-syes dhe argumenteve. Një vit më parë në Shqipëri shpërtheu skandali i kom-panisë GULF që krijoi një gropë në buxhetin e shtetit dhe skemë piram-idale për qytetarët! Partia Demokra-tike tregoi se në të vërtetë ishte pronë e Besnik Sulaj, por që asnjëherë heti-mi tatimor dhe as organet e tjera nuk

    guxuan ta hetonin. Një tjetër skandal që përfshin zotin Sulaj është edhe ai i ARMO-s, ku 60 mln euro taksa nuk u derdhën në buxhetin e shtetit! Cfarë vlere ka ti mbyllësh bar kafenë për shfaqje evazorit më të madh fiskal që abuzon me kompanitë e naftës? Çfarë vlere ka të mbyllësh restorantin oligar-kut kur i jep koncesionin? Çfarë vlere ka ti mbyllësh tavernën kur i jep tokat në bregdet me vkm?”, theksoi Taba-ku. Sipas ish-deputetes demokrate, sot bizneset shqiptare kanë nevojë për tak-sa të ulëta, një shtet që nuk i shtyp me kërcënime dhe inspektime korruptive. “Janë këto parime mbi të cilat Partia Demokratike ka ngritur propozimet për taksën 9% që do të ulë informal-itetin. Sipërmarrësve të ndershëm dhe mbi të gjitha shqiptarëve u kemi premtuar ligjin Anti-Oligarki me të cilin do të hetojmë çdo biznes që ka fituar tendera dhe PPP në mënyrë an-ti-ligjore.”.

    Jorida Tabaku: Sulmi ndaj bizneseve në favor të oligarkëve të Ramës

    “Janë këta që votuan grabitjen e Teatrit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”

    Politikë

    Basha në Fushë-Krujë

    Jorida Tabaku

  • 5 E martë, 6 gusht 2019

    Ngjarja e rëndë

    Tritol një banese në kthesën e Kamzës, PD: Është e zëvendësit të Mziut! Demaj: Ma vendosën për arsye politikePartia Demokratike deklar-oi se mbrëmjen e së die-les i është vendosur tri-tol në banesë nënkryetarit të Bashkisë Kamëz Vendim Demaj dhe akuzon policinë se fsheh ng-jarjen. “Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së mar-rë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momen-tin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale. Grupi het-imor po vijon punën për zbardh-jen e rrethaneve të ngjarjes, iden-tifikimin dhe kapjen e autorit. Metarialet i kanë kaluar Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për ve-prën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, njoftoi policia Për PD-në ngjarja ka lidhje me detyrën e tij dhe akuzon maxhorancën se po dhunon kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës. Sipas PD, Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa struk-turave të tjera të pushtetit.“Por ven-dosja e tritolit në banesën e nënk-ryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agre-sionit ndaj kundërshtarëve poli-tikë të regjimit të Edi Ramës. Par-tia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë”, thu-hej në deklaratën e PD.

    Deklarata e PDPartia Demokratike dënon me

    ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politikë dhe për-faqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bash-kisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Poli-cia e Shtetit po e fsheh këtë ngjar-je të rëndë dhe deri tani nuk ka asn-jë të dhënë për agresorët. Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bash-kisë së Kamzës përbën një përsh-kallëzim të agresionit ndaj kundër-shtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës. Fshehja e ngjarjes nga poli-

    cia nuk i kontribuon as zbardh-jes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mos-besimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë. Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtet-it bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre. Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi lig-jore që me veprimin apo mosvep-rimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!

    Xhelal Mziu: Tritoli ndaj Demajt, hakmarrje politike dhe akt terrorist

    Kryetari në detyrë i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu e cilëson si akt terrorist eksplozivin që si-pas PD-së u vendos te dera e nën-ryetarit Vendim Demaj, ndërsa si-pas policisë te dera e fqinjit. “Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia. Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i famil-jes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fsheh-jen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë” tha Mziu.

    Demaj: Isha në plazh, tritolin ma vendosën për arsye politike, policia e fshehu!

    Vendim Demaj, nënkryetar i bashkisë së Kamzës ka reaguar për herë të parë pas denoncimit nga PD-ja se tritoli që shpërtheu në pal-latin ku ai jeton u vendos te banesa

    e tij. Policia në njoftimin për medi-at thekson se eksplozivi ishte ven-dosur në pjesën e derës së banesës së marrë me qira nga Paulin Gje-caj, por Vendim Demaj pretendon të kundërtën dhe akuzon policinë për fshehje me qëllim të ngjarjes. Ai thotë se nuk ka konflikte, ndër-sa akuzon se gjithcka është poli-tike. “Diferenca e portës time me të Paulinit është 50 cm. Tritoli dal-lohet ku është vendosur, por poli-cia mundohet ti fshehë këto raste, e bën për të humbur vëmendjen politike, mundohen ta bëjnë ven-dim pa vlerë, ata mundohen të fshe-hin edhe të vrarë dhe jo më një rast tritoli. Unë nuk kam asnjë konflikt me asnjëri, as brenda Shqipërisë dhe as jashtë. I vetmi konflikt që kam është Edvin Rama dhe Sandër Lleshaj, jo me ata personalisht, por me pushtetin dhe regjimin e tyre, ngaqë i kam demaskuar dhe de-noncuar. Kjo ka ardhur si rezul-tat i këtyre veprimeve të mija. Unë dhe komshiu nuk kemi qenë, fat-mirësisht nuk kemi qenë, pasi kemi qenë në plazh në fundjavë. Dëmet janë të konsiderueshme, 5 kate të pallatit kanë dalë jashtë përdorim-it, dyert dhe dritaret. Po të mos ishte PD-ja ata do të kalonin në heshtje si shumë krime të tjera, nuk kam dijeni që ka të ndaluar janë marrë në pyetje disa famil-jarë, nuk japin asnjë informacion, e mbajnë diskret” tha ai.

    Fundjavë e përgjakshme në Itali, aksidentet rrugore u marrin jetën 3 shqiptarëveNjë bilanc tragjik aksidentesh rrugore me viktima shtetas shqiptarë është shënuar këtë fundjavë në Itali. Dori-an Myftaraj 24 vjeç e Ruzhdi Karreci 34 vjeç kanë humbur jetën në akisden-tin rrugor në territorin e Villorba në pro-vincën e Trevizos. Automjeti i tyre tij tip “Volksaëagen Golf” është përplasur dhunshëm për motive ende të paqarta me murin ndarës të një kantieri rrugor. Dy shqiptarët kanë mbetur viktimë në vendngjarje. Një tjetër aksident rrugor i regjistruar ditën e premte në Iskia i ka marrë jetën 16 vjeçarit Xhemal Vel-sami, i cili kishte mbërritur në Itali si tu-rist për të takuar motrën e tij që jetonte në Itali. 16 vjeçari shqiptar u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë. Një automjet i drejtuar nga një 40 vjeçare italiane e

    ka aksidentuar për vdekje e asnjë shenjë frenimi nuk është verifikuar në vendin e ngjarjes. 40 vjeçarja italiane 7 vite më parë, në 2012, kishte akisdentuar për vdekje një tjetër shtetas, një ish-karabi-nier në pension. Po të premten, 5 emi-grantë shqiptarë u aksidentuan me mak-inë në provincën e Casertas ndërsa ktheheshin nga puna. 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përmbysur në afërsi të komunës San Tammaro. Një tjetër aksident rrugor por pa viktima është shënuar në pro-vincën e Trevizos në komunën San Vendemaino. Një automjet i drejtuar nga një grua ka aksidentuar në vijat e bardha, nënën shqiptare S.S 36 vjeçe, djalin e saj S.A 8 vjeç dhe shokun e djalit K.E 8 vjeç. Për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

    Kronikë

    Vendim Demaj dhe Xhelal Mziu

    Vendi i ngjarjes

  • 6 E martë, 6 gusht 2019

    Kronikë

    Një e moshuar 85-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të hënë në banesën e saj në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Sipas policisë, tru-pi i pajetë i shtetases S.Zh është konstatuar nga komshinjtë, të cilat më pas kanë thirrur menjëherë po-licinë. Nga këqyrja paraprake e ku-fomës nuk është konstatuar asn-jë shenjë dhune, por dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarës është bërë hipertensioni. Ajo jeton-te e vetme në shtëpinë e saj. “Në

    datën 05.08.2019, rreth orës 16:10, njoftohemi se në lagjen “Palor-to”, Gjirokastër, shtetasia S.Zh. rreth 85 vjeçe, është gjetur e pa-jete në banesë nga komshinjtë e saj, shtetasia e mësipërme jeton-te e vetme. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune përveç një shenje të shkatu-ar si shkak i rrëzimit nga tensioni. Grupi hetimor ndodhet në vendng-jarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-njoftoi policia.

    Vijon operacioni kundër informal-itetit, krahas operacionit që zhvillo-het në gjithë vijën bregdetare, për li-rimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. 66 shte-tas të proceduar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e finan-ciar dhe krimeve mjedisore. Proce-dohet penalisht edhe drejtori i AL-UIZNI-t në Elbasan, për shpërdorim detyre. “Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e infor-malitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të ak-cizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme. Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës janë ushtruar kontrolle në qindra sub-jekte të ndryshme në zonat urbane, kontrolle në pyje e kullota për prerje të paligjshme, në fushën e ndërtimeve pa leje apo të tregtimit të hidrokarbu-reve, etj. Si rezultat i këtyre kontrol-leve janë evidentuar një sërë shkel-jesh dhe janë proceduar penalisht 66 shtetas për vepra penale si: “Fshe-hja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Tregtimi dhe transpor-timi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë in-dustriale”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. 13 raste janë evidentuar dhe ndësh-kuar në qarkun Dibër, 9 raste në qa-rkun Elbasan, 8 raste në qarkun Dur-rës, 7 raste në qarkun Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë, 5 raste në qa-rkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste

    në qarkun Kukës, 3 raste në Qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat .Policia e Shtet-it gjatë këtij operacioni është përqen-druar edhe në zbulimin, dokumen-timin dhe procedimin penal të çdo zyrtari Bashkie, Tatimesh, IQT, Do-gane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informal-itetin, ndërtimet pa leje, ushtrim-in e aktiviteteve të tregtisë së palig-jshme, ushtrimin e aktivitetit tregtar pa kasë fiskale, shmangien dogan-ore në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsid-erueshme mjedisit, qytetarëve, bizne-seve të ligjshme, nëpërmjet lejim-it të konkurrencës së pandershme si dhe i kanë sjellë dëme të konsid-erueshme buxhetit të shtetit. Në këtë kuadër në Elbasan është procedu-ar Drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i de-tyrës” pasi dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa do-kumentacionin përkatës. Operacio-ni kundër informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare. Policia e Shtet-it fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pag-esë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke ga-rantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!”-thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

    Vijon operacioni kundër informalitetit, procedohet drejtori i ALUIZNI-t Elbasan

    Jetonte vetëm në shtëpi, fqinjët e gjejnë të vdekur 85-vjeçaren

    Policia e Korçës ka goditur një rast në fushën e gjobëvënies duke i vënë prangat një 37-vjeçari të dënu-ar më parë për vrasje, pasi ka kano-sur me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 euro. Policia tha se autori ishte me rrezikshmëri të lartë sho-qërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Specialistët e Seksionit për Het-

    imin e Krimeve të Rënda në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rre-thit Gjyqësor Korçë, bënë ndalim-in me iniciativë të shtetasit. Edison Lumi, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”). Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shte-tas ka kanosur me thikë, një biznes-men në qytetin e Korçës, duke i

    kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro. Nga tërësia e vep-rimeve të kryera shtetasi i lartpër-mendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Materialet i kalu-an Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.

    “5000 euro se të vras”, kanos biznesmenin me thikë, pranga korçarit

    Vdes në spital, Arben Be-qiraj, i cili u plagos pas-diten e së dieles nga një sulm me armë në loka-lin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me të u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Vikti-ma ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate në spitalin e Vlorës. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur Ar-ben Beqirajn në pjesën e kraharorit duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Kjo ka bërë që ai të humbasë jetën.

    Katër persona të dyshuar si au-torë të kësaj ngjarjeje janë lar-guar në drejtim të Pyllit të Sodës. Burimet mësuan se një nga au-torët është Eduart Xhezo i dënuar

    më herët për disa vepra penale. Po punohet për kapjen e tyre nga poli-cia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fier-it. Ndërsa janë shoqëruar rreth 20 persona të cilët kanë qenë të pran-ishëm në vendin e ngjarjes. Konf-likti dyshohet se ka nisur për shkak të një kali i cili ka kalu-ar mes plazhistëve të administru-ar nga Arben Beqiraj dhe Ergest Beqiraj. Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona dhe një orë më vonë është kthy-er me një makinë dhe katër per-sona të tjerë, Eduart Xhezon, Ari-el Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë afruar pranë Be-qirajve pë të diskutuar por deba-ti është përshkallëzuar dhe autorët

    kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqira-jt dhe kushëririt të tyre. Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital. Burimet raportuan se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që i biri rezulton i përf-shirë në një plagosje me armë të ftohta të ndodhur në 2018 në Vlorë dhe ka qenë i dyshuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në loka-lin e Brikelo Brahimajt. Por burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se këtë konflikte nuk kanë lidhje me ngjarjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit e ndodhur në zonë, të cilët janë larguar më herët se zakonisht në drejtim të bane-save të tyre. Ata thanë se kanë vrapuar të shtrihen në rërë për të mos i kapur plumbat.

    Vritet me 6 plumba pronari i lokalit në plazhin e Vlorës! Një prej autorëve i dënuar për tentativë vrasje

    U konfliktuan për një kalë!

    Vendi i ngjarjes

  • 7 E martë, 6 gusht 2019 E martë, 6 gusht 201912 •

    Aktualitet

    Grabitja e një viti më parë në Kamëz, me pasojë vdekjen, është mbyllur me një burgim të përjetshëm dhe 26 vite burg për-katësisht për dy autorët. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pas disa muajsh shqyrtim, gjeti fajtor Rruzhdi Hodën dhe Vladimir Kurtin për grabitjen në një market ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos rëndë bash-këshortja e tij, Rita Buci, e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të vogël të çiftit Buci. Edhe vetë autorët e kanë pranuar gra-bitjen, por gjatë shqyrtimit të çështjes janë munduar t’ia faturojnë njëri-tjetrit organ-izimin dhe përdorimin e armës së zjarrit që solli edhe pasojat më të rënda. Ashtu si në kamerat e sigurisë, por edhe nga dëshmia e bashkëshortes së Agim Bucit, Rita Buci, personi më i shkurtër nga dy grabitësit mbante në dorë një armë zjarri, kjo e kon-statuar edhe nga kamerat e sigurisë.

    Përgjimi Ka qenë përgjimi ambiental i një prej

    autorëve, Rruzhdi Hodës, një ditë pas ngjar-jes që i ka çuar hetuesit në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave dhe rolin e tyre. Pas këtij përgjimi, Policia ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e Hodës, i cili është shprehur i penduar dhe ka vendosur që të bashkëpunojë duke tre-guar detaje mbi planin dhe ekzekutimin e

    tij. “Nga përgjimet e komunikimeve ambi-entale të shtetasit Rruzhdi Hoda nëpërm-jet pajisjes GPS të vendosur në automjetin me targa AA 26 XXX, i cili është vleftësu-ar brenda afatit ligjor me vendimin respek-tiv gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se: Më datë 26.4.2018 subjekti (Berti) ka komunikuar me shteta-sin Rruzhdi Hoda (shoferi) duke e pyetur në

    lidhje me ngjarjen. Në vijim Rruzhdiu ko-munikon me subjektin duke i thënë atij se kishte zhdukur çdo gjë (provë) nga kjo ng-jarje, si rrobat që ata kishin pasur veshur, po ashtu edhe armën e krimit. Si bashkau-tor në këtë ngjarje ai përfshin edhe shteta-sin Vladimir Kurti duke e thirrur me emrin Midi Hoti. Po kështu shtetasi Rruzhdi Hoda komunikon me subjektin duke i thënë atij se

    personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë ngjarje është Midi. Gjithashtu Rruzhdiu ko-munikon me subjektin duke i thënë atij se armën e krimit e kishte siguruar ai vetë pasi e kishte blerë, por pa dhënë më shumë deta-je në lidhje me këtë fakt”, shkruhej në ven-dim. Ndërkohë, ka qenë Rruzhdi Hoda i cili ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes kishte takuar Vladimirin dhe ai i kishte thënë se do të kryenin një punë. Ditën tjetër kanë ve-shur nga dy palë rroba, janë maskuar dhe kanë shkuar te marketi ku, pas përleshjes me pronarët, kanë plagosur rëndë Rita Bu-cin dhe kanë vrarë bashkëshortin e saj.

    Grabitësit me dëshmi të ndryshme, i ngarkojnë fajet njëri-tjetrit

    Ndërkohë që Vladimir Kurti dhe Rruzh-di Hoda kanë pranuar grabitjen, gjatë dësh-mive të dhëna ata ngarkojnë me përgjegjë-si për organizimin dhe armën njëri-tjetrin. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës, dëshmia e Hodës është gjetur e mbështetur në prova dhe fakte të tjera. Rruzhdi Hoda ka deklaruar se ka shumë vite që e njihte Vladimir Kurtin. Sipas tij, kanë mbaruar shkollën 8-vjeçare bashkë dhe kanë pasur njohje që në atë kohë. Nga dëshmia e tij re-zulton se Vladimiri kishte qenë në Gjermani dhe është kthyer afërsisht një vit para se të ndodhte grabitja. Gjatë kësaj kohe ata janë përshëndetur disa herë, si dhe në disa raste

    kanë pirë edhe kafe. Ditën e ngjarjes është takuar me Kurtin dhe, sipas tij, ka qenë ai që i ka treguar për rrugën dhe marketin ku do të shkonin. Rruzhdi Hoda shpjegon se pas ngjarjes ata kanë shkuar tek Ura e Zgaf-narit, ku kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupat dhe pantallonat në lumë. I pandehuri Rruzhdi Hoda ka shpjeguar se në ngjar-je ata kishin veshur nga dy palë rroba secili. Ai kishte veshur një palë pantallona xhinse me ngjyrë blu, ndërsa Vladimiri kishte ve-shur një palë pantallona të zeza, të cilat i kanë hequr duke i hedhur në lumë. Më pas, ai ka hedhur thikën, ndërsa Vladimiri ka hedhur pistoletën në lumë. Por, tjetër var-iant të ngjarjes ka dhënë Vladimir Kurti. Ai e ka mohuar faktin se ka pasur me vete armë zjarri, si dhe të ketë qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Agim dhe Rita Buci, duke pretenduar se në momentin e ngjar-jes ai ka pasur në dorë një kaçavidë, ndërsa armën, pistoletën, e ka pasur shtetasi Rruzh-di Hoda, me të cilën ka kryer edhe krimin. Sipas tij, Rruzhdiu i ka thënë se po shkon-te “për të parë ndonjë punë”, ndërsa ai ka qëndruar në banesë. Rreth orës 20:30, te banesa e Vladimirit ka shkuar përsëri Rru-zhdiu, i cili i ka thënë atij se “kishte dallu-ar një vend për të vjedhur”. Ndërkohë, për momentin e grabitjes Kurti ka thënë se ai ka pasur në dorë një kaçavidë dhe nuk ka qëll-uar me armë.

    Burgim të përjetshëm 2 autorëve që vranë pronarin e marketit në Kamëz një vit më parë

    Kronikë

    Vladimir Kurti Rruzhdi Hoda

  • E martë, 6 gusht 20198 •

    CMYK

    Sociale

    Një grup maturantesh i janë drejtuar ditën e djeshme Avokatit te Popullit me anë të një letre, për t’i shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mesataren për studimet Bachelor në Universitetet e Tiranës. Ata listojnë në letrën e tyre një sërë arsyesh pse nuk duhet të bëhej ndryshimi i notës mesatare për pranimin në disa programe studimi. Sipas maturantëve vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk janë njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat personale për fusha të caktuara.

    Letra e maturantëveMe anë të një letre në formë

    peticioni maturantët i janë dre-jtuar Avokatit të Popullit, Ernida Ballanca si dhe për dijeni Kryem-inistrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministres së Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini duke konstatuar se vendimi për ndry-shimin e notës mesatare erdhi në mënyrë të befasishme dhe ata e kuptuan vetëm kur erdhi koha e aplikimit që në disa degë kishte një kufi note mesatare më të lartë se një vit më parë. “Ne jemi një grup maturatësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm stu-dentët nën mesataren 6.00 por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar

    Firmat e nxjerrjes së gurit deko-rativ në Malin e Tomorrit kanē dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, firmat kanë vendosur të rifillojnë sot punën në karrierat e tyre të gurit, pas pezullimit prej 22-muajsh të punës në këtë zonë. Nisja e rrugës sē tyre me kamiona ështē bllokuar nga forca të shumta policie në qafën e Novajt, ku në ndihmë të policisë sē Beratit kanë ardhur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Tashmë një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit

    Shpallja e Tomorrit “park kombëtar”

    Firmat e nxjerrjes së gurit në protestë: Kërkojmë me shkrim shkakun që pengon punimetdekorativ negociuan me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.

    Situata në Malin e TomorritVendimi i para disa ditëve i

    Gjykatës Administrative Tiranë e cila ka rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për shpall-jen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, shkaktoi reagime të shumta në qarkun e Beratit. Para tre ditësh banorët beratas u ngritën në protestë. Me pankarta në duar të cilat shkruanin “Mos ma prek Tomorrin”, “Tomorri park naty-

    ror”, “Do ju përgjigjet vettingu dhe Abaz Aliu”, “Jo shkatërrimit të malit” etj banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative. Protstës iu bashkua dhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ai pohoi se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e vështirë por një luftë e drejtë. “Ne jemi këtu në Beratpër të dënuar me forcë një vendim të djeshëm të Gjykatës Adminis-trative që rrëzoi VKM e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, pasi me truke ata duan të mbrojnë interesat e një komuniteti të vogël që jane ata biznesmenët e gurit.”-tha Klosi.

    Peticion Avokatit të Popullit

    Mesatarja për në Universitet, maturantët: Të mbrohen të drejtat tona, s’na informuan mbi ndryshimin

    Bachelor. Ne i drejtohemi Avokatit të Popullit për faktin se vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat tona personale për fusha të caktuara.”-shkruajnë maturantët. Më tej ata vijojnë letrën e tyre duke u shprehur se ideja e mesatares kap dhe degët e arteve dhe të sporteve të cilat janë degë tek të cilat konkurrohet mbi bazën e talentit dhe jo mbi bazën e mesatares dhe ku tradicional-

    isht ka mjaftuar kalimi në nivelin minimal të shkollës së mesme. Në letrën e tyre maturntët ndalen dhe në aplikimin për disa lëndë si Letërsia, Historia, Filozofia për të cilat është rritur nota mesatare me 7,5. “Për disa degë si Letërsia, Historia, Filozofia, Linguistika apo dhe Psikologjia mesatarja është bërë mbi 7.5 me idenë që këto degë mund të konkurrojnë për mësuesi. Shumë prej nesh mund të mos kenë kurrë qëllim të futen në sistemin arsimor por dëshirojnë të studiojnë për efekt të specialitetit, për efekt

    të dëshirës personale dhe profe-sionale dhe nuk ka asnjë kuptim të kufizohen të gjithë në mesataren 7.5.”- u shprehën maturantët.

    Sipas tyre ideja e mesatares nuk njihet në asnjë vend të bashkimit evropian ku mjafton nota minimale kaluese për të kaluar në studime e larta dhe varet pastaj nga kriteret e universitetit, programi apo profili i caktuar që aplikon. Maturantët e mbyllin letrën e tyre duke i kërkuar avokatit të popullit të ndërhyjë për të zgjidhur këtë të drejtë të mohuar për maturantët shqiptarë.

    Ndryshimi i mesatares Në maj të këtij viti Këshilli i

    Ministrave ndryshoi notën mesa-tare për pranimin në disa programe studimi në Universitet. Në garë për studimet universitare përgjatë vitit të ri akademik 2019-2020 kanë të drejtë të hyjnë vetëm maturantët dhe kandidatët e viteve të mëparshme që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 6.5 e në vijim. Në degët e mësuesisë, mesatarja e hyrjes në konkurim nis nga nota 7.5, ndër-sa për degët e mjekësisë mund të garojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 8. Për kandidatët që apliko-jnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar. Ndryshe nga një vit më parë, qeveria ka vendosur që për garën e pranimeve të këtij viti të rrisë mesataren e pranimeve, çka sipas saj do të të shoqërohet edhe me rritjen e cilësisë në universitete.

    Maturantët e mbyl-lin letrën e tyre duke i kërkuar avokatit të popullit të ndërhyjë për të zgjidhur këtë të drejtë të mohuar për maturantët shqiptarë.

  • E martë, 6 gusht 2019 9•

    CMYK

    Sociale

    Viti i ri akademik 2019-2020 i gjen universi-tetet publike thuajse të gjitha me programe të paakredituara, një proces që duhej të ishte përmbyllur, por që në fakt as ka nisur. Për universi-tetet private nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në këtë drejtim, ata janë treguar më të devotshëm për t’u dhënë atyre që iu besojnë të ardhmen një diplomë ligjërisht të vlefshme në tregun vendës dhe atë të huaj. Ky është konkluzioni i dalë nga një vëzhgim vertikal i listës së programeve të akredituara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Nga 225 vendime për akreditim programesh studimi, plot 224 prej tyre bëjnë fjalë për 23 universitete kolegje private, ndërsa vetëm një prej tyre është shtetëror. Bëhet fjalë për Universitetin e Sporteve të Tiranës, masterin profesional “Menaxhim në sport dhe turizëm”, që ka përfundu-ar procesin e akreditimit dhe ka ngelur po aty, duke mos u shtrirë në profile të tjera, qoftë bachelor apo master. Në tabelën e publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë listohen të gjitha universitetet e përkrah tyre numri i programeve të akredituara, që variojnë nga 1 deri në 36 të tilla. Dje ishte dita e fundit e aplikimeve në universitete publike e private, ku kanë aplikuar mbi 20 mijë të rinj. Sakaq, nga IAL-të shtetërore janë diplomuar dhe presin në këtë tetor të marrin diplomën e një programi të pacertifikuar.

    Procesi i akreditimitBazuar në ligjin e Arsimit të

    Lartë, neni 15 thuhet se procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit, pranë ASCAL-it (Ag-jencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë), ngrihet Bordi i Akreditimit, i cili është organ ko-legjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij. Bordi merr vendimin përfundimtar mbi akred-itimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë. Bordi miraton, me kërkesë të institucionit të arsimit të lartë, kryerjen e vlerësimit të jashtëm nga

    Kaosi në rrugë dhe mosrespek-timi i rregullave të qarkullimit ka shfaqur ‘jelekverdhët’ edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për një grup tu-ristësh francezë të cilët janë irrituar nga mënyra se si shoferët shqiptarë përpiqen të mbarojnë punë shpejt e shpejt. Në doganën e Hanit të Hotit, në veri të vendit, turistët francezë

    Turistët francezë veshin jelekët e verdhë në Shqipëri, protestë kundër shoferëve

    kanë veshur jelekët e verdhë, simbo-lin e protestës në Francë, dhe kanë bllokuar njërën anë të rrugës. Ata janë përpjekur të bllokojnë shoferët që nuk prisnin në radhë, por kalonin në korsinë tjetër për të dalë të parët. Ndonëse ishin shoferët shqiptarë ata që ‘fituan’ në fund, mesazhi i turistëve francezë u përcoll.

    Viti i ri akademik

    Universitetet me programe të paakredituara, studentët rrezikojnë diplomën

    një prej agjencive anëtare. Bordi i Akreditimit përbëhet nga ekspertë të huaj dhe vendas, personalitete në fushën e arsimit të lartë dhe sigurimit të cilësisë. Mandati i anëtarëve të Bordit të Akredit-imit është 4 vjet. Emërimi dhe shkarkimi i Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Akreditimit bëhet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Organizimi dhe funk-sionimi i Bordit të Akreditimit, si dhe masa e shpërblimit të kryetarit dhe anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Mungesa e fondeveLigji për Arsimin e Lartë thotë

    se çdo universitet duhet t’i nën-shtrohet akreditimit institucional dhe atij të programeve të studim-it para lëshimit të diplomave të para. E gjithë kjo duket, si një lojë mes qeverisë dhe universiteteve,

    pasi vazhdojnë ende të fajësojnë njëra-tjetrën. Sipas universiteteve, mungesa e fondeve është një ele-ment kryesor, i cili nuk favorizon akreditimin e universitetit. Ndër-kohë nga ana tjetër MASR, është shprehur se universitetet publike e kanë neglizhuar me dijeni të plotë këtë proces të rëndësishëm për studentët. Sipas tyre, akreditimi mund të nisë vetëm me vullne-tin e universitetit. Nga ana tjetër, universitetet private kanë ecur me ritme të shpejta në akreditimin e programeve që ata ndjekin.

    Fill pas përfundimit të procesit të akreditimit të universiteteve, përpara dy vitesh u përfol që në të njëjtën sitë do të kalonin edhe programet e studimit. Bashkë me vendimin për akreditim u publi-kuan edhe kostot përkatëse për vlerësimin, që kryhet nga ek-spertët e huaj në bashkëpunim me vendësit. Të parët që iu drejtuan

    certifikimit të cilësisë, dukshëm ishin privatët. Ndërsa universi-tetet shtetërore kthyen sytë nga qeveria për t’u alokuar fonde për të nisur procesin. Madje, në kulmin e debateve për shkarkim, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjeti kohë për t’i nisur një kërkesë ministres së Arsimit, Besa Shahini, ku i kërkonte që në kuadër të financimeve për arsimin e lartë, të mbulonte koston e fondeve në detyrim të ASCAL për akreditimin periodik të programeve mësimore të ciklit të parë dhe të dytë. E gjithë kjo situatë ka sjellë që universite-tet shqiptare ti kenë programet të paakredituara akoma.

    Studentët rrezikojnë diplomënNë ligjin e Arsimit të Lartë

    thuhet qartë se Universiteti nuk ka të drejtë të lëshojë diploma për programe të pa akredituara Institucionet e arsimit të lartë janë të organizuara në institucione publike, jopublike dhe publike të pavarura, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Ato ofrojnë programe të licencuara të studimeve, për të cilat lëshojnë diploma pas akredit-imit të institucionit dhe programit të studimit. Kështu të gjithë ata të rinj të cilët po ndjekin studimet e larta në universitetet publike në vend rrezikojnë të marrin një diplomë që nuk njihet nga shteti shqiptar, dhe për pasojë edhe jashtë vendit. Kjo pasi shumica e institucioneve publike të Arsimit të Lartë në vend nuk i kanë akreditu-ar shumë programe studimi.

  • 10 E martë, 6 gusht 2019

    Të gjitha nismat ligjore, në kurriz të biznesit. Prapaskenat me komisionet e bankave

    Teksa ekonomia po ten-ton të shkojë drejt dix-hitalizimit, mbajtja e parasë cash do të bëhet gjithnjë më e shtrenjtë dhe më e vështirë. Projektligji i ri “Për Faturën dhe Sistemin e Moni-torimit të Qarkullimit”, i ash-tuquajturi si projekti i fiskalizim-it, parashikon se bizneset, si të mëdha ashtu dhe të vogla, nuk do të mund të mbajnë shuma të pa-kufizuara në arkat e tyre, por do të kenë një limit dhe mbi këtë limit ata do të detyrohen që të dorëzojnë paratë në bankë. Për bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë në vit, ku kufi është 50 mijë lekë në ditë, nga 2-14 mln lekë është 300 mijë lekë dhe mbi 14 mln lekë, deri në 800 mijë lekë.

    Ndërkohë, disa banka kanë fil-luar të vendosin komisione për transaksionet në cash, si tërheqje ashtu dhe depozitime. “I nderuar Klient, nga data 02.09.2019 ndry-shojnë komisionet për tërheq-jet dhe depozitimet cash në degë. Në varësi të shumës, komisioni për tërheqje cash do të jetë 150-1.500 Lek/1.5-12 në monedhë të huaj, ndërsa për depozitimet cash do të jetë 100-1.200 Lek/ 1-12 në monedhë të huaj”, është njoftimi që u ka shkuar së fund-mi klientëve të njerës nga bankat

    kryesore në vend.Bankierët pohojnë se tenden-

    ca është që “cash-i” të bëhet më i shtrenjtë. Për më tepër që bankat presin që të kenë kosto, si rrjed-hojë e ritmit të shtuar të derdh-jeve të shumave në vlera relativ-isht të vogla nga bizneset, pasi banka duhet t’i menaxhojë këto para, d.m.th duhet t’i transformo-jë, apo dhe t’i investojë. Të gji-tha këto veprime do të kenë një kosto shtesë te bankat. Sistemi bankar sot po vepron në një am-bient me norma të ulëta të inter-esit në lekë, ndërsa në euro janë negative.

    Në një tjetër ligj që ka hyrë në fuqi në 27 korrik, Tatimpaguesit

    e regjistruar pranë Qendrës Kom-bëtare të Biznesit/Administratës Tatimore janë të detyruar të hap-in llogarinë bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se 90 (nëntëdh-jetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji (data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore. Ligji është pjesë e një pakete reformash të kërkuara nga Moneyval (Agjencia europiane e parandalimit të pastrimit të par-ave) dhe synon uljen e rrezikut të pastrimit të parave në vend.

    Me anë të Ligjit nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për pro-cedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përcaktuar se, tatimpaguesit per-sona fizikë tregtarë, të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që re-alizojnë, si dhe organizatat jof-itimprurëse të regjistruara në or-ganin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore. Në rast të mospërm-bushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, ligji parashikon sank-sione për tatimpaguesit. Adminis-trata Tatimore nxit tatimpaguesit subjekte të këtyre përcaktimeve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve.

    Numri i bizneseve të prekuraAdministrata tatimore nuk ka

    bërë ende publike shifra rreth numrit të bizneseve që preken nga nga ky detyrim. Megjithatë,

    sipas disa të dhënave të vitit të kaluar, numri i bizneseve të reg-jistruar në skemën e TVSH-së është pak më i ulët se 50 mijë. Instituti i Statistikave rapor-ton numri i bizneseve aktivë në fund të vitit të kaluar ishte poth-uajse 163 mijë. Po të përjashto-jmë rreth 41 mijë fermerë, numri i ndërmarrjeve tregtare jo-bu-jqësore rezultonte rreth 122 mijë. Ndërkohë, mbështetur në statis-tikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, numri i llogarive bankare të bizneseve rezidente ishte rreth 60 mijë. Nga këto të dhëna, rezulton që më

    pak se gjysma e bizneseve aktive në Shqipëri kanë llogari banka-re. Realisht, kjo përqindje është edhe më e vogël, po të kemi par-asysh se bizneset e përmasave të mëdha dhe të mesme zakonisht kanë disa llogari bankare. Edhe me ligjin e ri, jo të gjithë bizne-set do të jenë të detyruar të kenë llogari bankare. Por, sidoqoftë,

    këto shifra janë një tjetër dësh-mi e tërthortë e nivelit të kon-siderueshëm të informalitet-it dhe e përdorimit të parasë cash në ekonominë shqiptare. Përmes platformës së fiskalizimit, qever-ia shqiptare synon ta ulë evazi-onin, përmes raportimit tati-mor të shitjeve në kohë reale dhe kryqëzimit të informacionit të faturave elektronike.

    Kush përfitonNën petkun e luftës kundër

    ekonomisë informale, përgjatë dy dekadave të fundit qeveri-të shqiptare njëra pas tjetrës i kanë dhënë jetë dhe kanë ngrit-ur një skemë monstruoze grabit-je, në qendër të të cilave qëndron sistemi financiar. Gazetari Klodi-an Tomorri pohoi dje se e gjithë skemë është ngritur dhe mbro-het me forcën abuzive të ligjit, i cili çon ujë vetëm në një krah, tek bankat, ndërsa qytetarët janë të detyruar të paguajnë haraçet kriminale. Fillimisht ishte detyr-imi me ligj për të kaluar të gji-tha pagat përmes sistemit bankar. Më pas të gjitha pagesat e biz-nesit mbi kufirin 150 mijë lekë dhe masa e fundit është detyri-mi i çdo biznesi për të patur llog-ari bankare, pavarësisht aktivitet-it që ai ushtron. Si rezultat, çdo

    “Rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë cdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekonomisë prej 6 vitesh është në stanjacion të plotë”

    Ekonomi

    Administrata tatimore nuk ka bërë ende publike shifra rreth numrit të bizneseve që preken nga nga ky detyrim. Megjithatë,

    sipas disa të dhënave të vitit të kaluar, num-ri i bizneseve të reg-jistruar në skemën e TVSH-së është pak më i ulët se 50 mijë

    Po të përjashto-jmë rreth 41 mijë fermerë, numri i ndërmarrjeve tregtare jo-bu-jqësore rezulton-te rreth 122 mijë

    41

    Për bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë në vit, ku kufi është 50 mijë lekë në ditë, nga 2-14 mln lekë është 300 mijë lekë dhe mbi 14 mln lekë, deri në 800 mijë lekë

    300

  • 11 E martë, 6 gusht 2019

    Ekonomi

    transaksion ekonomik, që qytet-arët kryejnë në jetën e përditshme janë të detyruar ta bëjnë përmes bankave, pa patur fuqinë minimale të negocimit për kostot.

    I gjithë ky korpus ligjor i ka vënë qytetarët në një pozitë të pafuqishme përballë bankave, ndërsa këto të fundit në një pozitë qartazi dominuese, të cilën mund ta përdorin për fitime abuzive. Kjo fushë loje e pabara-bartë ka çuar në një situatë çmen-durie, duke e bërë sistemin finan-

    ciar shqiptar të vetmin në botë, i cili aplikon komisione dyshifrore edhe për veprimet më të thjesh-ta, që nuk kanë asnjë risk. Vi-tin e kaluar, një person duhet të kryente një transfertë 288 euro nga një bankë jashtë shtetit tek një bankë vendase. Komisioni që ju ngarkua ishte plot 65 euro ose 22.5 për qind e shumës së transferuar. Transferta ishte e detyruar nga lig-ji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin repre-siv të fuqisë legjislative në anën e tyre, bankat mund të shfrytëzo-jnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie.

    Praktikisht prej disa vitesh, biz-nesi kryesor i bankave janë bërë komisionet dhe veprimet pa risk me borxhin e qeverisë. Kjo ka kr-ijuar një incentivë perverse, e cila dëmton jo vetëm qytetarët por të gjithë ekonominë kombëtare. Duke patur fitime të garantuara nga komisionet dhe blerja pa risk e borxhit të qeverisë, bankat nuk kanë asnjë nxitje të kryejnë ro-lin kryesor për të cilin ato ekzisto-jnë, ndërmjetësimin financiar. Pra të grumbullojnë depozitat e qyte-tarëve për t’i shpërndarë si kredi për ekonominë. E madje, u lejon drejtuesve të tyre që të përfshi-hen edhe në marrëveshje okulte, pra të japin kredi të cilat kanë risk

    Konfindustria njoftoi dje se, ndërsa mbështet parimisht nismën ligjore të ekzekutivit për vendosjen e sistemit të faturim-it elektronik për bizneset, vlerë-son se afati i fillimit të zbatimit të tij të parashikuar në 1 janar të vitit 2021 është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses. Përvo-jat e krahësueshme e të gjithë vendeve demokratike të zhvil-luara për akte ligjore edhe mjaft më pak të rëndësishme për nga shkalla e ndikimit, sesa nisma në fjalë ka në ekonominë kom-bëtare dhe biznesin tregojnë, se hyrja në fuqi e ligjit nuk mund të jetë më pak sesa 1 vit afat kohor nga miratimi. Në rast të kundërt, përvec vënies në dy-shim të suksesit të shpresuar, nisma ligjore prek drejtpërdre-jt seriozitetin e shtetit shqiptar para investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare në afatgjatë .Konfindustria shpreh shqetësimin për miratimin me

    nxitim në Këshillin e Minis-trave të një projekt ligji kaq të rëndësishëm për ekonominë kombëtare në afatgjatë, pa dhënë mundësi njohje para-prake dhe këshillimi me palët e interesuara. Shpresohet, që sis-temi i ri i faturimit elektronik të mos ketë lidhje me dhënien në koncesion privat dhe/ose PPP të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar të kundërshtuar nga FMN disa vite më parë.Konfindustria vlerëson, se pro-jekt ligji përkatës i miratuar së fundmi në Këshillin e Min-istrave, për vecoritë dhe ndik-imin e ndjeshëm, që do të sjelli në jetën ekonomike të ven-dit, buxhetin e shtetit dhe ak-tivitetin e bizneseve, duhet të shoqërohet detyrimisht me të gjitha aktet nënligjore të nev-ojshme të zbatimit në prak-tikë, që sot mungojnë pothu-aj krejtësisht. Tipet dhe rradha e kategoritë e subjekteve, që do të detyrohen të përfshihen në

    sistemin e ri, ka vend për shqyr-tim më të mirë. Vlerësimi ko-sto-përfitim financiar, që do të sjellë mënyra e re faturimit për ekonominë kombëtare në tërë-si dhe për kategoritë e bizneseve në vecanti, kryesisht për bizne-sin e ashtuquajtur të “vogël”, është tjetër mungesë e pa-pranueshme në relacionin sho-qërues të projektligjit.Gjithashtu, bizneseve u du-het dhënë mundësia, që përvec -kohës së detyrueshme për ripërshtatjen me sistemin e ri të faturimit elektronik, të njohin paraprakisht në mënyrë të hol-lësishme të gjitha - kostot e plo-ta financiare të blerjes, futjes dhe mirëmbajtjes, - procedurat e zgjidhjes ligjore të problema-tikave të zbatimit, - njohjen me tregun e ofruesve të shërbim-it, - rolin e agjencive shtetërore për të shmangur çmimet e lar-ta të shërbimit nga mundësia e gjendjeve monopol ose oli-gopol në treg, etj.

    Biznesi: Nuk mund të zbatohet në 2021 ndryshimi i raportimit fiskal

    të lartë kthimi përkundrejt rryfsh-feteve. Nuk është rastësi, e mad-je është rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë cdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekon-omisë prej 6 vitesh është në stan-jacion të plotë. Kjo situatë per-

    verse nuk është e rastësishme. Fuqia lobuese e bankave është e jashtëzakonshme dhe sa herë që dikush tenton të vendosë baraz-inë në fushën e lojës dhe të thy-ejë këtë qerthull negativ ato për-dorin pushtetin për ta ndaluar. Arben Malaj, anëtari ende në detyrë i Bordit Mbikëqyrës të

    Bankës së Shqipërisë ka kërkuar disa herë përgatitjen e listës së zezë të bankierëve, të cilët kanë rekordet më negative në treguesit e kredisë së keqe. Por pavarë-sisht kësaj institucioni i Bankës së Shqipërisë, të paktën deri tani nuk e ka mbështetur ndërmarrjen e një hapi të tillë.

    Transferta ishte e detyru-ar nga ligji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin represiv të fuqisë leg-jislative në anën e tyre, bankat mund të shfry-tëzojnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie

  • E martë, 6 gusht 201912 •

    Shëndet&Estetikë

    Sëmundjet e lëkurës janë mjaft të ndryshme nga natyra dhe janë përhapur në të gjithë botën edhe pse disa prej tyre janë specifike për vende të caktuara. Ato janë nga më të zakonshme dhe ndoshta të parëndësishme deri te më komplekset dhe serioze edhe pse një sëmundje e lëkurës mund të jetë fatale nëse kjo është një formë e kancerit. Çrregullimet e lëkurës mund të jene te trashëguara ose një manifestim i një çrregullimi siste-mik. Merrni për shembull një puçërr te thjeshtë. Gjithashtu në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje te lëkurës e cila kur formon një gjëndër infektohet dhe përfshihet nga bak-tere te caktuara, zakonisht staphylo-coci, qe është një infeksion ku vihet në lojë sistemi imunitar dhe qelizat e bardha të gjakut të infektuara. E njëjta gjë eshte dhe për një puçërr me qelb e cila është më e madhe në përmasa ose nga një grup i puçrrave. Nuk janë përballur me një problem serioz, megjithatë, pucrra përsëritëse mund të jetë një simptomë e diabetit mellitus. Në përgjithsi pucrrat e lekures zhduken spontanisht brenda një jave. Megjithatë, ne duhet të sjellim në vëmendje problemin, sepse bakteret mund të mbeten në lëkurë dhe do të shkaktojne pucrra në shumë vende të tjera. Për kete arsye lahen duart tërësisht para se të përgatitim ushqimin, sepse bakteret janë rruga për të shkuar nga puçrra ose lëkura në një ushqim të nxehtë, ato mund të shumohen dhe të prod-hojnë toksina që mund të shkaktojnë helmim ushqimor.

    Urtikaria Më e bezdisshme është sigurisht

    skuqja, sëmundje e lëkurës e cila zakonisht është shkaktuar nga një reaksion alergjik ndaj një ushqim ose butak, luleshtrydhe apo edhe në disa raste marrja e një medikamen-ti. Shkaku mund të jetë gjithashtu një pickim insekti apo ekspozimi ndaj diellit ose pas një gërvishtjeje. Në lëkurë formohen fshikeza te kruajtshme të cilat mund të jenë të izoluara apo të grupohen në pllaka të mëdha të parregullta. Në përgjithësi kjo është shumë e bezdisshme, por kryesisht e padëmshme, megjithatë, edhe pse shumë rrallë, mund të ketë raste të nje edeme disabling urtikarie te quajtur angioneurotik. Në këtë rast indet e prekura rriten në mënyrë të konsiderueshme, sidomos te buzët dhe lëkura rreth syve dhe në qoftë se do të zgjasë ënjtja në fyt, ju mund te

    Sëmundjet e lëkurës, psoriasis dhe ekzema. Shenja e tyre dhe trajtimi me ujin e detit

    keni rrezikun e mbytjes, megjithatë, këto janë situata ekstreme dhe për fat të rralla. Nëse puçrra është shkaktuar nga një alergji ushqimore, ju mund të identifikoni ushqimin qe shkaktoi çrregullimin, sepse është shfaqur pas pak minutash pas ngrenies dhe kjo është ajo që ndodh në shumicën e kohës. Një puçërr thjeshtë. Inflama-cion tjetër i lëkurës është ekzema, ajo shkakton kruarje dhe mund të shoqërohet me skuqje te ashpra.

    Ekzema e kontaktit eshte më e shpeshtë, ajo shkaktohet nga një alergji ndaj substancave të caktuara që vijnë në kontakt me lëkurën. Zakonisht ndodh në kontakt me bar-na ose substanca të tjera. Gjithashtu ekzema e përbashkët e shtëpiak-eve ndodh në varësi të përdorimit të shpeshtë të detergjenteve dhe manifestohet nga pjesa në lëkurën e duarve, e cila bëhet e thatë dhe e kuqe. Përdorimi i dorezave paran-dalon fillimin e problemit.

    10 shenjat e sëmundjeve të lëkurës Në sëmundjet e ndryshme të

    lëkurës, ekzistojnë disa shenja të sëmundjes (Efloureshenca), të cilat duhen vërejtur.

    Dallimi i shenjave primare janë:1. Njollat (Macula). Në një vend

    (Macula) ka një ndryshim në ngjyrën e lëkurës. Shkaku mund të jetë një ndryshim në rrjedhjen e gjakut, ndryshimi në përmbajtjen e pigmentit, depozitimi i substancave të ndryshme (p.sh., ngjyrë tatuazhi) apo një shkarkesë e gjakut. Njollat të tilla si njolla të mëlçisë zakonisht janë pa dhimbje.

    2. Nyje (Papula), i cili mund të jetë e vogël sa një majë gjilpëre apo i madh sa një arrë psh. tek ndezjet apo lythat.

    3. Një e djegur (Urtikariet) është rritja e vëllimit në dermis ose indin nënlëkuror me edemë. Një e djegur zakonisht shfaqet vetëm për disa orë. Ajo është fillimisht e bardhë, pastaj në të kuqe, p.sh. pas kontaktit me hithrat.

    4. Fluskat e vogla dhe të mëdha (Vesikulat dhe Bullat), që janë të mbushura me se-krecion (lëng) për shembull, pas një djegie të lehtë apo të nxehtë, ose vetëm nën veshje e guaskës, citon ëëë.elbasa-niplus.com

    5. Puçrat (Pustulat) zakonisht shkaktohen nga mikrobet. Një

    puçërr me qelb është një gropë e mbushur me qelb brenda ose nën veshjen e guaskës.

    6. Lëvoret e lëkurës (Skuamat) formojnë Ssumim mbi lëkurë (Epidermë).

    7. Kore (Crusta) është një mbivendosje të sekrecion-eve të thata. Kjo ndodh, për shembull, nëse një puçërr me qelb shpërthen dhe thahet qelbi i përmbajtur në sipër-faqe të lëkurës.

    8. Çarje të lëkurës (Riss, Raga-det). Çarje apo thyerje në lëkurë. Ato lindin kur elastic-iteti i lëkurës është reduktuar dhe lëkura është zgjeruar (thelluar).

    9. Ulçerat (Ulkus) që rezultojnë me ndryshime të përhershme të lëkurës, që janë të dukshme si varra të hapura. Arrin thellë në Dermis dhe vazhdon në disa raste gjithmonë duke u shkatërruar, bashkim i ash-tuquajtur (Nekrozë). Shpesh herë formon edhe qelbëzim. Ulçerat formojnë Dekubitus.

    10. Varra (Cicatrikset) ndodhë kur një defekt lëkurë është i mbuluar me ind lidhor, e cila nuk mund të kthehet më siç ishte.

    Disa nga këto shenja të sëmund-jeve të lëkurës janë të ndryshme dhe nuk janë të dukshme, megjithatë shkaktojnë dhimbje të fortë si: (Kru-arje, Djegie, Dhimbje).

    Shkaqet Shumë njerëz kanë trashëgim

    lëvoret ose ekzema (Neurodermi-tis), mirëpo kjo mund të ndihmohet edhe nga stresi ose infeksione të tjera, gjithashtu mund të kthehet në rrjedhën e sëmundjes nga një infek-sion bakterial ose infeksion viral më keq. Për sëmundjet e lëkurës nuk ka shumë të dhëna, në shumë raste janë shkak i tyre janë edhe çrregullimet e sistemit imunitar (Trupat e bardhë dhe të kuq në gjak).

    PsoriasisPsoriasis është një sëmundje

    lëkure që karakterizohet nga krijimi i elementeve inflamatorë (skuqje), të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilat mbulohen nga skuama (luspa) për shkak të shumëzimit të qelizave epiteliale. Në ndryshimet që ndodhin në lëkurë përfshihen shtimi i kerati-nociteve (qelizave të lëkurës), shtimi i enëve të gjakut dhe infiltrimi i qelizave të inflamacionit. Zhvillimi

    i sëmundjes lidhet me bashkëvep-rime të ndërlikuara midis qelizave të bardha të gjakut, qelizave epiteliale të lëkurës dhe një sërë elementesh të tjera të inflamacionit që quhen ndërmjetësit (kimiokina, citokina, interleukina) etj.

    Si shfaqet psoriasis?Në bazë të elementeve të

    sëmundjes dallojmë katër tipe të sëmundjes. Psoriasis tipik. (Psoriasis vulgaris ose me pllaka). Shfaqet për vite të tëra me pllaka të skuqura që mbulohen nga luspa me ngjyrë argjendi. Psoriasis me pika të vogla (psoriasis guttata, punctata). Karak-terizohet nga elemente të vogla dhe të shpërndara, të skuqura dhe me luspa. Një formë e rrallë e psoriasisit është edhe ajo që quhet psoriasis pustuloz (me flluska me lëng që duket si qelb). Mund të lokalizohen në disa pjesë të trupit si në pëllëmbë të duarve dhe shputat e këmbëve ose të shpërndara në gjithë trupin. Shumë rrallë shfaqet edhe një formë tjetër që quhet eritrodermia psori-atike, e cila shfaqet me skuqje dhe rrjepje në të gjithë trupin.

    Lufta kundër psoriasisDuket se janë bërë hapa përpara

    kundër luftës ndaj psoriasis. Në sajë të kundërvënies ndaj inflamacionit, përmes një antitrupi (ixekizumab), është e mundur të përmirësohen simptomat e sëmundjes për një kohë të gjatë. Këtë e konfirmon një studim i fundit i shkencëtarëve të Universitetit Northëestern Feinberg School of Medicine, i publikuar në NeW England Journal of Medi-cine. Përllogaritet se në botë, nga psoriasis, vuajnë rreth 25 milionë njerëz. Patologjia godet si femrat edhe meshkujt pa ndonjë dallim të veçantë. Ajo mund të shfaqet në çfarëdo lloj moshe, megjithatë kuri-mi i psoriasis bëhet më i vështirë me kalimin e moshës. Skuqja e lëkurës, deskuamimi (shfaqja e shtresës së jashtme të lëkurës në luspa apo copëza, kruarja dhe dhembja janë simptomat më të zakonshme. Kjo sëmundje nuk është vetëm një prob-lem estetik: gjendja e përhershme e inflamacionit ka pasoja në të gjithë organizmin, aq shumë sa psoriasis lidhet me shqetësime të shumta, si sëmundjet kardiovaskulare, metabo-like etj. Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje. Por sipas hipotezave, me shumë mundësi, psoriasis shkaktohet kryesisht nga faktorët gjenetikë të cilëve u

    shtohen ata mjedisorë dhe anomali në sistemin imunitar. Studimi është fokusuar pikërisht në këtë të fundit. Ideja bazë është shumë e thjeshtë: zbehja e inflamacionit duke bllokuar prodhimin e interlukinave, moleku-lat që nxisin këtë proces. Në ditët e sotme janë të shumta molekulat nën eksperimentim (disa prej të cilave të aprovuara) që shfrytëzojnë këtë mekanizëm. Në rastin specifik të molekulave, e fundit e hedhur në treg është interleukin 17.

    Çfarë është ekzema?Ekzema është një nga sëmundjet

    më të përhapura dermatologjike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Pavarësisht pamjeve që mund të keni parë dhe që fillimisht mund t’ju kenë frikësuar, ekzema është një sëmundje e lëkurës dhe mbetet vetëm në lëkurë, d.m.th. nuk prek organet e brendshme dhe nuk rrezikon jetën e pacientit. Kjo është ana pozitive e kësaj sëmundjeje. Në fazat e para të saj, ekzema quhet ndryshe edhe dermatit atopik. Është një sëmundje e trashëgueshme. Ka persona që, për fatin e tyre të keq, kjo sëmundje iu shfaqet që kur lin-din apo që në muajt e parë të jetës. Ka edhe persona të tjerë, të cilëve iu shfaqet në moshë madhore. Sëmund-ja ka komponentin e trashëgimisë, pastaj faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shpërthimin e saj, janë edhe alergjitë, sepse në bazë të kësaj sëmundjeje është fenomeni alergjik. Këtu mund të përmend kushtet mje-disore ose personat që mund të jenë alergjikë nga ambienti, nga pluhurat, nga elementë të tjerë që shkaktojnë alergji edhe në organet e tjera, si p.sh. polenet e luleve që shkaktojnë alergji në organet e frymëmarrjes.

    Kemi disa lloje ekzemash ose disa lloje dermatitesh. Kemi derma-titin e kontaktit që vjen kur personi

  • E martë, 6 gusht 2019 13•

    Shëndet&Estetikë

    Tre frutat që ju ndihmojnë të dobësoheni

    Ushqimet që duhet të hanë gratë shtatzëna për të lindur fëmijë të shëndetshëm

    Frutat njihen si burimet më të mira të lëndëve ushqyesve dhe vitaminave të rëndësishme për trupin dhe ajo çfarë i bën ideale për regjimet e kufizuara ushqimore është se frutat kanë nivele kalorike të ulëta.

    1. MollaMolla janë të pasura në fibra dhe kanë

    pak kalori.

    2. BananetKur jeni duke u përpjekur të humbni

    peshë, disa njerëz i shmangen bananeve për shkak të kalorive të tyre dhe përmbajtjes së sheqerit. Por nëse bananet janë më të pasura me kalori në krahasim me frutat e tjera,

    ato janë gjithashtu më të pasura me lëndë ushqyese, duke ju furnizuar me magnez, kalium, fibra, mangan, vitamina A, B6, C dhe antioksidantë të shumtë. Gjithashtu, një stu-dim tregoi se konsumimi i bananeve për ditë redukton kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

    3. ShalqiriShalqiri është thuajse 90% ujë dhe

    niveli i ulët në kalori e bën atë një frut ideal për regjimet distike. Kur merrni sasi të mjaftueshme të ujit, trupi juaj mund të funksionojë në mënyrë optimale. Gjithashtu, kur jeni të hidratuar ju nuk do të ngatërroni etjen me urinë dhe nuk do të hani ushqime jo të shëndetshme.

    Gjatë shtatzënisë, kërkesat e trupit ndryshojnë, duke nënkuptuar nevojën për proteina, vitamina dhe minerale shtesë. Në të vërtetë, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, trupi mund të ketë nevojë për një shtesë prej 300-500 kalorish çdo ditë për të përmbushur nevojat kalorike të nënës dhe bebes në bark. Nëna do të ketë nevojë përafërsisht për të njëjtën sasi kalorike ekstra çdo ditë pas lindjes, gjatë muajve të parë të dhënies së gjirit. Duke analizuar shumë lëndë ushqyese që kërkohen gjatë shtatzënisë, Bright Side ka përgatitur një listë të ushqimeve që nënat shtatzëna duhet të hanë gjatë pritjes së ëmbël:

    Javët e paraGjatë javës të para të shtatzënisë, ajo që

    do të hani do të shërbejë si rezervë ushqyese për ju dhe fëmijën tuaj. Prandaj është e rëndësishme të grumbulloni të gjithë ush-qyesit e nevojshëm. Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës. Ushqimet me zarzavate gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve në mëngjes pasi ato janë të pasura me magnez.

    – zarzavate me gjethe – brokoli– vezë – bishtajore

    Java e 4 deri në 12Rreth javës së 6-të të shtatzënisë

    tuaj, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e tyre fillon të pompojë. Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur për të ndihmuar procesin. Hekuri i gjetur në ushqimet jo-vegjetariane pranohet më lehtë nga trupi, megjithatë, nëse jeni vegjetarian, mund ta përshpejtoni procesin e thithjes së hekurit duke pirë lëngje frutash si lëngu i portokallit që janë të pasura me vitaminë C. vezë, mish, ushqime deti, qumësht

    Java e 12-28 Kjo është një fazë vendimtare ku foshnja

    fillon të zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë periudhë.

    patate të ëmbla, spinaq, sardeleKalciumi për zhvillimin dhe përforcimin

    e eshtrave: Qumësht, kos, djathëZink për prodhimin, riparimin dhe

    funksionimin e ADN-së:mish i kuq, arra, produktet e qumështit

    Java e 29-40Teksa i afroheni javëve të fundit të

    shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj. Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut:

    lakër e gjelbër, spinaq, brokoli, lulelakërKalcium e magnez për kocka më të forta: Qumësht, djathë, bishtajore, avokado,

    banana, mjedër

    ka alergji nga diçka me të cilën bie në kontakt lëkura e tij. Dermatiti i kontaktit te bebet mund të shfaqet në fytyrë, në qoftë se mund të jetë alergjik nga kremrat e ndryshëm ose nga solucionet larëse ose nga vajrat që përdorin nënat, në mënyrë që lëkura e bebes të qëndrojë e freskët dhe e butë. Jo se këto janë të dëmshme, por në përbërjen e tyre mund të ketë ndonjë element ndaj të cilit fëmija është alergjik. Kjo bën që lëkura e tij të mos mbetet më një lëkurë normale, por të shfaqen eritemat dhe të gjithë elementët e tjerë dermatologjikë që në gjuhën popullore njihen si puçrra, të cilat mund edhe të infektohen nga kruarja dhe të hapen duke lënë edhe shenja. Njëkohësisht këto kanë edhe nd-jesinë e djegies dhe bëjnë që fëmija të grindet. Këto gjithnjë nëse flasim për fazën kur pacienti është një fëmijë i vogël. Ndërsa pacientët e rritur shprehen vetë se çfarë ndjesie kanë prej kësaj sëmundjeje, pra kanë kruarje dhe djegie. Këto simptoma e bëjnë këtë sëmundje shumë të bezdisshme. Duhet të them që te shumë fëmijë të vegjël dermatiti i kontaktit shkaktohet nga përdorimi i pampersave, nga pelenat. Shumë fëmijë janë alergjikë ndaj tyre. Shumë elementë që një fëmijë i ka të shfaqura në fytyrë, disa fëmijë të tjerë mund t’i kenë në zonën gluteale, pra në zonën që mbulohet me pampers. Mirë është pastaj që te këta fëmijë të përdoren si vite më përpara, garza me përbërje 100% pambuk, të lara mirë dhe të hekuro-sura, në mënyrë që të eliminohen sa më shumë dermatitet e kontaktit. Gjithashtu dermatiti mund të shfaqet edhe në zona të ndryshme të trupit, në qoftë se veshja e tyre ka në për-bërje një fije që fëmijëve u shkakton alergji, d.m.th. mund të shfaqet edhe në krahë, edhe në këmbë dhe kudo

    në trup. Dermatiti i kontaktit shfaqet në forma të ndryshme.

    A është e shërueshme?Nuk mund të themi se është

    sëmundje e pashërueshme sepse kjo fjalë përdoret për sëmundjet që rrezikojnë dhe marrin jetë. Kjo është një sëmundje e mjekueshme, por në momentin kur ndërpritet mjekimi, ajo mund të rishfaqet. D.m.th. që ekzema është një sëmundje kroni-ke. Kjo do të thotë që personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të jenë gjithnjë në kontakt me mjekun, në mënyrë që të jenë gjithnjë nën kontrollin e tij dhe me mjekime. Në momentin kur kanë përmirësime, ata mund të ulin dozën e mjekimit, i cili gjithnjë ka në bazë të tij kremra dhe kortizonikë dhe kortizoni nuk duhet përdorur me tepricë pasi jep edhe ai efektet e veta anësore dhe negative. Kemi edhe dermatitin seboroik apo ekzemën seboroike. Edhe kjo lloj ekzeme ka komponentin e vet gjenetik, por zakonisht shpërthen te personat me imunitet të ulur, te per-sonat që mund të vuajnë nga virusi HIV, madje shumë herë mund të jetë shenja e parë. Pra, një dermatit sboroik i cili nuk arrin të menaxho-het me mjekim, të shtyn të mendosh për të bërë një test imuno-defiçence dhe pas këtij testi shumë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin HIV. Duhet të them se kjo është një shenjë që këta persona duhet t’i shtyjë për t’u diagnostikuar më herët. Mund të prekë edhe persona, të cilët vuajnë nga leucemia ose nga sëmundje të tjera të gjakut, si pasojë e të cilave kanë imunitet të ulët. Mund të prekë personat që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit, te të cilët e hasim shumë shpesh shpërthimin e dermatitit seboroik. Dhe gjithnjë prek zonat e kyçeve ose ato zona ku bëhet bashkimi dhe

    përthyerja e lëkurës, si në sqetulla, në rrëzë të kofshëve. Por mund të shfaqet edhe në fytyrë, në zonat pas veshëve, por edhe në zonën e kokës. Dermatiti seboroik paraqitet gjithnjë me eritemë, pra me skuqje dhe zbokth të tepruar, gjë që është e bezdisshme. Por njëkohësisht shkakton edhe probleme psikolog-jike te perso