16
FRD për buxhetin Ekonomia, në lëngatë pa prodhimin vendas f. 6 adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 93. E premte, 11 dhjetor 2015 f. 6 f. 6 LETRA Meta-grupeve parlamentare: Komision i posaçëm për Kodin Zgjedhor VIZITA Stoltenberg: Rreziku i ISIS, të gjitha vendet mund të sulmohen Energjia edhe 5 vite në serum, tre skenarët e rimëkëmbjes f. 8-9 f. 3 Protestat, e drejtë legjitime e qytetarëve, dhuna e papranueshme FRYMA E RE DEMOKRATIKE: EKONOMI P aketa fiskale si bash- këshoqëruese e projekt- buxhetit për vitin e ardh- shëm parashikon rritjen e disa taksave për prodhimin vendas, ndërsa nga ana tjetër, nuk preken produktet e importit. Ky propozim është parë si shqetësues nga gru- pet e interesit dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët i kanë apeluar qeverisë që të zhbëjë barrierat fiskale që pengojnë zhvillimin e ekonomisë vendase. Të njëjtin qëndrim me biznesin ndan edhe Fryma e Re Demokratike. Në një kohë kur paketa fiskale dhe pro- jektbuxheti po diskutohen nen për nen në komisionet parlamen- tare, ndërsa javën e ardhshme do të përcillen në seancë plenare të Kuvendit, FRD kërkon që t’i je- pet prioritet prodhimit vendas. Përmes një deklarate, Fryma e Re Demokratike i kujton... Rritja e taksave mbi prodhimin vendas, siç është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2016, frenon zhvillimin normal të ekonomisë 25 vjet pluralizëm i dështuar nga Arben Karapici f. 4 nga Entela Binjaku f. 5 Gëzim Qendro: Ministria të mos shkatërrojë traditat e kulturës Tatimet, ja lista e dhjetë bashkive në gjendje të rëndë financiare Marrin fund polemikat për skuadrat Tirana -Partizani f. 10-11 f. 10-14 f. 7 Adriatiku, një det i tëri atlantik “Bëje botën portokalli”- 2015 N jë vend tjetër evropian kufitar me Shqipërinë e kaloi edhe ky provën atlantike të vështirë. Mali i Zi mori ftesën për të hyrë në NATO dhe duhej ta kishte marrë me kohë. Dhe koha nuk pret. Ndryshe, mund të përsëriteshin shumë gjëra, që i njohim tashmë nga Ukraina... PËR ONUFRIN FOKUS EKSPOZITA XXI PUBLIKIMI SPORT Sami Gjergji: Informaliteti dhe korrupsioni kosto mbi sipërmarrësit

frd 11 dhjetor 2015.pdf

  • Upload
    frdal

  • View
    136

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: frd 11 dhjetor 2015.pdf

FRD për buxhetinEkonomia, në lëngatë pa prodhimin vendas

f. 6

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 93. E premte, 11 dhjetor 2015

f. 6f. 6

lEtRaMeta-grupeve parlamentare: Komision i posaçëm për Kodin Zgjedhor

ViZitaStoltenberg: Rreziku i iSiS, të gjitha vendet mund të sulmohen

Energjia edhe 5 vite në serum, tre skenarët e rimëkëmbjes

f. 8-9

f. 3

Protestat, e drejtë legjitime e qytetarëve, dhuna e papranueshme

Fryma e re demokratike:

EKonoMi

Paketa fiskale si bash-këshoqëruese e projekt-buxhetit për vitin e ardh-

shëm parashikon rritjen e disa taksave për prodhimin vendas, ndërsa nga ana tjetër, nuk preken produktet e importit. Ky propozim është parë si shqetësues nga gru-pet e interesit dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët i kanë apeluar qeverisë që të zhbëjë barrierat fiskale që pengojnë zhvillimin e ekonomisë vendase. Të njëjtin qëndrim me biznesin ndan edhe Fryma e Re Demokratike. Në një kohë kur paketa fiskale dhe pro-jektbuxheti po diskutohen nen për nen në komisionet parlamen-tare, ndërsa javën e ardhshme do të përcillen në seancë plenare të Kuvendit, FRD kërkon që t’i je-pet prioritet prodhimit vendas. Përmes një deklarate, Fryma e Re Demokratike i kujton...

Rritja e taksave mbi prodhimin vendas, siç është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2016, frenon zhvillimin normal të ekonomisë

25 vjet pluralizëm i dështuar

nga Arben Karapici f. 4

nga Entela Binjaku f. 5

Gëzim Qendro: Ministria të mos shkatërrojë traditat e kulturës

Tatimet, ja lista e dhjetë bashkive në gjendje të rëndë financiare

Marrin fund polemikat për skuadrat Tirana -Partizani

f. 10-11f. 10-14f. 7

Adriatiku, një det i tëri atlantik

“Bëje botën portokalli”- 2015

Një vend tjetër evropian kufitar me Shqipërinë e kaloi edhe ky

provën atlantike të vështirë. Mali i Zi mori ftesën për të hyrë në NATO dhe duhej ta kishte marrë me kohë. Dhe koha nuk pret. Ndryshe, mund të përsëriteshin shumë gjëra, që i njohim tashmë nga Ukraina...

PËR onuFRin

Fokus

ekspozita XXi

publikimi sport

Sami Gjergji: Informaliteti dhe korrupsioni kosto mbi sipërmarrësit

Page 2: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 2

politikë Interviste me Presidentin e Asamblese Kombetare te FRD, Dr. Samj Gjergji

Zoti Gjergji, çfarë mendoni për fushatën e qeverisë kundër infor-malitetit?

Nga përvoja personale e këtyre dekadave, lufta kundër informalitetit ka qenë, është dhe do të mbetet një imperativ/qëllim i çdo qev-erie. Por, nga ana tjetër, ajo që ka rëndësi të veçantë është vemendja që i duhet kushtuar pengesave që ndesh sipërmarrja shqiptare, gjë që do të shpjegonte shkaqet kryesorë përse në çdo fushë të veprimtarisë sipërmar-rësit shqiptarë gjatë më shumë se dy deka-dave janë ndeshur dhe ende ndeshen me monopolizimin dhe favorizmiin e disa indi-vidëve ose grup individëve pranë pushtetit. Ligji antimonopol në SHBA vetëm kështu i siguroi Amerikës një rritje ekonomike të konsiderueshme dhe një zhvillim të veçantë, krahasuar me vendet e tjerë.

Përse e theksoni një gjë të tillë Zoti Gjergji?

Fare e thjeshtë. Mund të më thotë ndo-kush nëse ka mundur të provojë deri tani që zyrtarët e qeverisë dhe ata të administratës publike kanë njohuri më të përkryera dhe një mençuri më se të mjaftueshme për të drej-tuar më mirë çështjet ekonomike të mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë?! Si përfundim, në atë shkallë që politikat e qeverisë e kanë ngrirë, ose e kanë frenuar lirinë e proçesit të tregut, është dëshmuar shumë shpejt se nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë bllokuar proçe-sin e zbulimit në veprimtarinë e sipërmar-rësve shqiptarë. E thënë thjesht: shpirti sipër-marrës i sipërmarrësit dhe potenciali i tij për zbulim pret gjithnjë që politikat e qeverisë t’i japin liri me qëllim që mendjemprehtësia e tij të gjejë një mjedis të lirë, larg prej privilegjeve të veçanta, ose bllokimeve, veçanërisht, për sipërmarrësit e rinj që duan të hyjnë në treg. Në mënyrë relative, zbatimi përzgjedhës i politikave ekonomike deri më sot ka pasqyru-ar mohimin dhe/ose përjashtimin në lidhje me manifestimin e aftësisë dhe gadishmërisë së sipërmarrësve shqiptarë përsa i përket per-ceptimit dhe krijimit të mundësive të reja eko-nomike, si dhe për prezantimin e ideve të tyre në treg, sidomos në kushtet dhe rrethanat e pasigurisë dhe pengesave të tjera, që ndikojnë direkt mbi vendim – marrjen, gjë që ka lidhje të fortë me vendndodhjen, me formën, si dhe me përdorimin e burimeve. Për ta kuptuar më mirë këtë ide, si dhe për ta hapur tregun për sipërmarrësit shqiptarë, çdo qeveri duhet të konsiderojë rolin e veçantë të sipërmarrësve si individë jo të zakonshëm, që e marrin me mend riskun që shoqërohet me pasigurinë; si furnizues të kapitalit financiar; si njerëz të së resë; si vendim – marrës; si liderë në një ose disa fusha të veprimtarisë ekonomike; si menaxherë të pasurisë; si organizatorë dhe bashkërendues të burimeve ekonomike; si pronarë biznesi/biznesesh; si punëdhënës të faktorëve të prodhimit; si kontraktorë; si pa-jtues të palëve të kundërta; si caktues të aftë të burimeve midis disa përdorimeve të ndry-shme; dhe, me një rëndësi të veçantë; si indi-vidë që realizojnë fillimin e një biznesi të ri.

Informaliteti dhe korrupsioni kosto mbi sipërmarrësit privatë

Si e shikoni në këtë kontekst dukurinë e informalitetit në ekonomi Zoti Gjergji?

Influenca e informalitetit dhe e kor-rupsionit pasqyrohet në rritjen e kostos së sipërmarrjes privatë dhe, njëkohësisht, në atë të administratës publike; pra, në uljen e nivelit të konkurrencës së drejtë dhe në sh-trembërimin e zhvillimeve të domosdoshme ekonomike në treg, në minimin e zhvillimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së vendit në raport me tregjet rajonale dhe globale, në shtrembërime ekonomike në sektorin pub-lik, në uljen e nivelit të përmbushjes së kërke-save të legjislacionit në ndërtim, në mjedis; në zvogëlimin e cilësisë së infrastrukturës dhe shërbimeve publike qendrore dhe ven-dore, si dhe në rritjen e presionit për shpenz-ime buxhetore. Së fundi, por jo nga rëndësia, në largimin e kapitalit nga vendi.

Ku ndikon informaliteti më shumë Zoti Gjergji?

Jo në mënyrë fundore, niveli i lartë i eko-nomisë informale, kryesisht, ndikon mbi zyrtarët e zgjedhur dhe/ose të emëruar; në hartimin e politikave ekonomike dhe atyre fiskale në interes të grupeve të caktuara të interesit; në kontrollin e pamjaftueshëm mbi veprimet që ndikojnë negativisht mbi cilësinë e qeverisjes; në mungesën e bash-këpunimit të qeverisë me sipërmarrësit dhe me organizatat joqeveritare; në mospërm-bushjen e kërkesave të ligjit, pothuajse, në të gjitha nivelet; përshembull, niveli i fortë i kritikuar i sistemit të drejtësisë, ia ka bërë pothuajse të pamundur ecjen normale sipërmarrjes shqiptare. Të gjitha praktikat

korruptive janë të pashkëputura nga kon-fliktet konkurruese dhe nga manovrat që bëhen për të mbajtur tregun nën zotërim. Ofertat korruptuese të funksioneve politike që bazohen mbi lakminë e drejtuesve, janë të pashkëputura nga kërkesat korruptuese të aktorëve ekonomikë.

Po përsa i përket financave publike ku ndikon informaliteti Zoti Gjergji?

Në mungesën e stabilitetit makroeko-nomik dhe në mosmbledhjen e të ardhurave fiskale të parashikuara, në krijimin e mundë-sisë të të fituarit “shpejt” të parasë së pistë. Për shembull, shpenzimet në kushtet e një bux-heti të pamjaftueshëm (me defiçit të konsid-erueshëm) mund të orientohen në ato sektorë që premtojnë mitmarrje të mëdha. Shpesh, prania e korrupsionit i ka bërë sipërmarrësit shqiptarë të vetëdijshëm se pa mit-dhenie ata nuk do të mund të nisnin një sipërmarrje, për arsye se zyrtarët e korruptuar pretendojnë pjesë nga fitimet e investimit të tyre. Prandaj, sipërmarrësit shqiptarë korrupsionin e inter-pretojnë si një lloj tatimi që zvogëlon nxitësin e tyre për të investuar; pra që e ul dëshirën për investim dhe, natyrisht, vonon rritjen eko-nomike në një shkallë domethënëse.

Mendoni se nuk duhet të ketë rregulla për të hyrë në treg Zoti Gjergji?

Kurrë! Por, të lejosh çdo sipërmarrës të zgjedhë se si dëshiron të bashkëpunojë në ndarjen shoqërore të punës, nuk do të thotë që ta lesh tregun në lirinë e tij natyrore, por do të thotë që t’i lejosh konsumatorët të përcaktojnë vetë atë çfarë duhet të prodho-jnë sipërmarrësit; do të thotë se shqetësimi i vërtetë i politikanëve dhe i ekonomistëve duhet të përqendrohet mbi ato veprime të qeverisë, që synojnë t’i orientojnë sipërmar-rësit qe t’i venë në punë faktorët e prodhimit ndryshe nga mënyrat që i binden vetëm dik-tateve të një tregu të deformuar.

Çfarë mund të thoni në lidhje me niv-elin e informalitetit Zoti Gjergji?

Informaliteti në Republikën e Shqipërisë sipas perceptimeve personale në më shumë se dy dekada, ka përmasa dramatike që, rela-tivisht, ka simbolizuar shfaqjen e pakënaqë-sisë së tatimpaguesve kundrejt barrës së rëndë tatimore që u është vënë mbi shpatulla atyre. E thënë fare thjesht: si rezultat, tatimet rriten për ata që u mbeten besnikë përm-bushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor që, në këtë mënyrë, balancojnë humbjen e të ardhurave tatimore që shkaktohet nga tatimpaguesit që operojnë në informalitet. Natyrisht, në këtë dukuri ndërthuret veprim-taria e asaj pjese të administratës tatimore

që rezulton nga mosnjohja sa dhe si duhet e legjislacionit fiskal, nga pakujdesia e vep-rimeve administrative dhe nga interpretimi individual i “boshllëqeve” të legjislacionit fiskal, rregullave dhe praktikave zyrtare që e shoqërojnë atë, me qëllim për të bërë pazar me tatimpaguesin në lidhje me detyrimet tatimore, interesat dhe gjobat e vlerësuara.

Çfarë mendoni në lidhje me emërimet e këtyre tatimorëve dhe doganierëve Zoti Gjergji?

Do të ishte fantazi të mendohej që, emëri-mi në pozicione drejtuese të administratës tatimore/doganore do të mund t’i hiqej nga ”duart” politikës, apo le të themi se do të zvogëloheshin përpjekjet e tyre për favorizim politik, për shkak të njohjeve, lidhjeve dhe interesave personale, dukuri kjo që diktohet nga domosdoshmëria për punësim në sek-torin publik, nga të paguarit pak, nga të tra-jnuarit dhe të motivuarit varfër të zyrtarëve tatimorë/doganorë, si dhe nga paragjykimi se, pak a shumë, zyrtarët tatimorë/doganorë do të bëjnë para shtesë mbi pagat e tyre të varfëra duke i mbledhur ato nga tatimpa-guesit, para këto që, në vend që të shoqëroj-në pagesat korresponduese të tatimpaguesve për në buxhetin e shtetit, përfundojnë në xhepat e disa zyrtarëve tatimorë/doganorë.

Si do ta mendonit mënyrën e veprimit të këtyre zyrtarëve Zoti Gjergji?

Mënyra më e mirë dhe më e saktë, që sigu-ron se zyrtarët tatimorë/doganorë do të bëjnë atë qe duhet bërë dhe jo më shumë se kaq, është zvogëlimi deri në minimum i masës së maturisë, ose i së drejtës të interpretimit të legjislacionit tatimor/doganor që ata kanë në proçesin e punës së tyre administruese me tatimpaguesit/operatorët ekonomikë. Infor-maliteti vepron si levë për krijimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar një konkurrencë të pandershme në treg, duke rritur riskun e falimentimit të sipërmarrësve, ose kalimin e tyre në gjirin e informalitetit. Në këto kushte, tatimpaguesit/operatorët ekonomikë të rregullt që kanë marrë hua nga bankat tregtare nuk janë në gjendje të shlyej-në detyrimet e tyre në masën dhe në kohën e duhur, duke rritur sasinë e huave të këqia dhe të riskut bankar të huadhënies, që po penali-zon kreditimin e ekonomisë, që po zvogëlon besimin e depozituesve te bankat në lidhje me efektivitetin dhe efiçencën e tyre. Informaliteti është shkaku i vërtetë i pasigurisë së bankave tregtare për të kredituar komunitetin e bizne-sit dhe jo sikundër përpiqen ta “argumento-jnë” disa me rënien e kërkesës konsumatore që natyrisht ka pjesën e saj.

Sami Gjergji:

Page 3: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 3

Rritja e taksave mbi prodhimin vendas, siç është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2016, frenon zhvillimin normal të ekonomisë

Paketa fiskale si bash-këshoqëruese e projektbux-hetit për vitin e ardhshëm

parashikon rritjen e disa taksave për prodhimin vendas, ndërsa nga ana tjetër, nuk preken produktet e importit. Ky propozim është parë si shqetësues nga grupet e intere-sit dhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët i kanë apeluar qeverisë që të zhbëjë barrierat fiskale që pengojnë zhvillimin e ekonomisë vendase. Të njëjtin qëndrim me biznesin ndan edhe Fryma e Re Demokra-tike. Në një kohë kur paketa fiskale dhe projektbuxheti po diskutohen nen për nen në komisionet parla-mentare, ndërsa javën e ardhshme do të përcillen në seancë plenare të Kuvendit, FRD kërkon që t’i jepet prioritet prodhimit vendas. Përmes një deklarate, Fryma e Re Demokra-tike i kujton qeverisë se pa stimulin e prodhimit vendas, ekonomia shq-iptare rrezikon të kthehet në në eko-

nomi apendiks të vendeve të tjera. “Në projektbuxhet prioritet t’i jepet prodhimi vendas. Nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa stimu-limin e prodhimit vendas. Pasi në të kundërt, me këtë politikë fiskale që parashikohet në vitin buxhetor për 2016-ën, ekonomia shqiptare rrezikon të shndërrohet në apen-diks të ekonomisë së vendeve të tjera. Nuk ka zhvillim ekonomik pa i krijuar lehtësira zhvillimit të bizne-sit vendas”, thuhet në deklaratën e FRD. Edhe përfaqësues të biznesit kanë kundërshtuar politikën fiskale të qeverisë ku parashikohet rritja e taksave për prodhimin vendas. Gjatë seancës dëgjimore të zhvil-luar në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për paketën fiskale 2016, përfaqësuesit e biznesit janë shprehur kundër rritjes së akcizë së birrës.

Nuk ka zhvillim ekonomik pa stimulimin e prodhimit vendas

“Ne jemi dakord për formaliz-imin e ekonomisë por mbetemi të mendimit për një raport sa më të drejtë. U bë shumë mirë që u la një periudhë vetë rregullimi deri në 31 dhjetor por biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin mbi xhi-ron. Taksa vendore mendoj se janë shumë të larta krahasuar me vendet e rajonit. Sidomos kjo taksë është e lartë për fasonët”, u shprehën për-faqësuesit e biznesit. Një shqetësim për biznesin është edhe rritja e ak-cizës për birrën vendase. “Rritja e akcizës për birrën tonë dëmton prodhimin. Shteti të mbrojë më

shumë prodhimin vendas”, tha Stefan Pinguli, përfaqësues i prod-huesve të birrës. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Ti-ranë Nikolin Jaka është shprehur “pro” heqjes së taksave të biznesit të vogël por kundër ndryshimit të fashës së TVSH së, pasi sipas tij rrit informalitetin. “Jemi “pro” heqjes së taksave për biznesin e vogël. Por jo ndryshimin e fashës se TVSH së se rrit informalitetin”, tha Jaka. Pa-keta fiskale dhe projektbuxheti për vitin 2016 do të kalojnë në Kuvend për diskutime dhe miratim, gjatë se-ancës plenare javën e ardhshme.

Projektbuxheti nuk parashikon të nxisë prodhimin vendas, por i krijon barriera përmes rritjes së taksave për produktet “Made in Albania”. Kjo politikë favorizon prodhimet e importit, duke e shndërruar ekonominë shqiptare në apendiks të vendeve të tjera

Fryma e Re Demokratike: T’i jepet prioritet prodhimit vendas, ndryshe kthehemi në ekonomi apendiks

• Vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë/ha,

4200 lekë/ha, 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ ha.

• Rriten taksat për prodhimin vendas. Taksë e re për birrën dhe

verën. Ulet akciza për importin.

• Rritet taksa për automjetet.

• Rritet taksa për rentën minerare.

• Rritet baza e kontributeve për profesionet e lira.

rritja e taksave për 2016-ën

“Me këtë politikë fiskale që parashikohet në vitin buxhetor për 2016-ën,

ekonomia shqiptare rrezikon të shndërrohet në apendiks të

ekonomisë së vendeve të tjera”

DEtajEt E buxhEtit

PRoPoZiMEt E biZnESit

Nuk rritet fondi i pagave e pensioneve, s’ka investime as në infrastrukturë Projektbuxheti i vitit të ardh-

shëm nuk parashikon rritjen e pagave, ndërsa gjithashtu ka rënie të ndjeshme të investi-meve edhe në infrastrukturë. Qeveria ke menduar që uljen e shpenzimeve për vitin e ardh-shëm, ta kryejë duke shkurtuar

7,200 punonjës nga admin-istrata publike”. Ndërsa lidhur me investimet në infrastrukturë, ato do të vijojnë përsëri me ulje, duke treguar se në dy vite e ca qe-verisje të kësaj mazhorance nuk kemi qoftë edhe një investim të dukshëm publik, në sektorë je-tikë si në infrastrukturën rrugore, në energjitikë, në arsim, turizëm apo shumë sektorë të tjerë.

BiZneSi i Paraqet qeveriSë ProPoZiMet

Për PaKetën fiSKale Kreu i Dhomës së Tregtisë

së Tiranës, Nikolin Jaka, ka bërë publike disa propozime konkrete për paketën fiskale 2016. Jaka ndër problemet me kryesore, renditi informalite-tin, korrupsionin, taksat e larta, apo ndryshimet e shpeshta lig-jore, probleme të cilat theksoi ai, ndikojnë në uljen e konku-rueshmërisë në krahasim me vendet e rajonit, renditjen më poshtë në “Doing Business” apo ulje të ndjeshme të besimit të sipërmarrësve për investime të mëtejshme.

Sektori i bujqësisëTVSH- 8 për qindTatim Fitimi- 0Dividenti- 10 për qindSigurimet- 10 për qindTAP-10 për qindTaksa e pronës- 0 per qind (tokë e punuar) Sektori i turizmitTVSH- 8 për qindTatim Fitimi- 10 për qindDividenti- 10 për qindSigurimet- 10 për qindTAP-10 për qindTaksa e pronës- deri në 1 mijë metra=100 lekë m2; deri në 5 mijë metra=50 lekë m2; mbi 5 mijë 30 lekë m2 Sektori fasonTVSH- 0 për qindTatim Fitimi- 5 për qindDividenti- 10 për qindSigurimet- 5 për qindTAP-10 për qindTaksa e pronës- 0 për qind

Page 4: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 4

fokus

nga Arben KArAPICI

Adriatiku, një det i tëri atlantik

Një vend tjetër evropian kufitar me Shqipërinë e kaloi edhe ky provën atlantike të vështirë. Mali i Zi mori ftesën

për të hyrë në NATO dhe duhej ta kishte marrë me kohë. Dhe koha nuk pret. Ndryshe, mund të përsëriteshin shumë gjëra, që i njohim tashmë nga Ukraina. Për ata që ende nuk e dinë, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, ndodhet edhe një monument i poetit të Rusisë Aleksandër Pushkin. Në bregdetin malazez të Adriatikut nuk janë të pakët edhe rusët që kalojnë pushimet këtu. Rusët e pasur edhe këta jo të pakët, kanë blerë prona në Adriatikun malazez. Edhe disa stacione radio në Podgoricë përdorin në emisionet e tyre gjuhën rusisht. Dhe më tej, gjithçka në Mal të Zi shitet dhe blihet rusisht.

Kjo rusofili në Mal të Zi ka një histori të gjatë. Që nga epoka e Rusisë perandorake, vendi nuk u vendos kurrë plotësish nën Turqinë Osmane. Dhe është e kuptueshme pse, deri tani, në shkallë vendi gjenerohej veneracion gati skizofrenik për Kremlinin. Dhe dilema ka qenë: Me Lindjen, apo në Perëndim, në NATO, apo me Rusinë?. Kjo dilemë u zgjidh në vazhdim, kur Podgorica mbështeti së fundmi sanksionet amerikane dhe perëndimore kundër Rusisë dhe NATO i ofroi anëtarësinë Malit të Zi. Deti Adriatik është tashmë i tëri atlantik.

Në vizitën e tij të fundit në Podgoricë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Shtoltenberg vlerësoi përparimet e Malit të Zi dhe tha se “deri në dhjetor do jetë vendosur që Malit të Zi t’i hapet drita e gjelbër për anëtarësimin”. Vendimi atlantik ishte i sigurtë. Më pak e sigurtë ka qenë vetëm, nëse qeveria e kryeministrit Gjukanoviç do gëzonte mbështetjen e brendshme për vendimin e afërt atlantik. Mbështetësit dhe kundërshtarët e projektit atlantik nuk ka qenë hiç e vështirë të dallohen, sepse ndeshja është bërë si ajo mes deshëve “kokë më kokë”, në varësi “kush bënte porosi”, ndeshjesh të tilla. Kundërshtarët e atlantizmit kanë argumentuar refuzimin me sulmet ajrore mbi “Serbi Mali Zi” në marsin e 1999-s, por gjithnjë e më shumë qytetarë tani e mendojnë në mënyrë “racionale” aleancën. Për këta të dytët, anëtarësimi në NATO do të thotë dalje nga influenca ruse dhe kjo nënkupton një kthesë civilizuese politike.

Armiqësia, që e kishte ndarë vendin në “të mirë” dhe “të këqinj” mori fund dhe kryeministri malazes Milo Gjukanoviç mund të jetë shumë i lumtur se vendit të tij i vogël, i cili shtrihet në bregdetin e Adriatikut dhe mes anëtarësh të NATO, Kroacisë dhe Shqipërisë, i është ofruar tani anëtarësimi. Gjëja më e rëndësishme e këtij vendimi atlantik është, se i mban rusët larg nga Deti Adriatik dhe aleanca atlantike mbyll një boshllëk gjeostrategjik, duke dhënë siguri të plotë mbrojtje e prosperiteti demokratik në gjithë hapësirën Adriatike. Me shumë të drejtë, në Podgoricë dhe në Bruksel dhe jo vetëm atje po i “thurin suksesin” shtetit të transformuar, i orientuar me sukses kah Atlantikut dhe atlantizmit.

Duke ftuar Malin e Zi për anëtarësim, blloku politiko-ushtarak i NATO-s në proces zgjerimi synon edhe ringjalljen e dialogut me Rusinë. “Është fillimi i një aleance të mrekullueshme», tha i entuziazmuar sekretari i Përgjithshëm Shtoltenberg. Ftesa për Malin e Zi «nuk ka lidhje me Moskën», komentoi titullari politik i aleancës «dhe nuk drejtohet kundër askujt”, tha ai. Diplomatët, megjithatë, e interpretojnë këtë hap edhe si një gjest për të treguar se Kremlini nuk e ka të drejtën e vetos në vendimet për anëtarësimet në NATO. Me ofertën për Malin e Zi, NATO zgjeron anëtarët e saj në ish-sferën e ndikimit të Moskës në Evropën Juglindore. Që në reagimet e para ruse u fol për një “goditje të rëndë nga blloku euro-atlantik”. Konkret pranimi i Malit të Zi bëhet në samitin e nivelit të lartë në korrikun e ardhshëm, që mbahet në Varshavë.

Sa i përket procesit “anëtarësim i Gjeorgjisë” nuk ka përparim, sepse parimet e NATO-s e ndalojnë anëtarësimin e një vendi ende në mosmarrëveshje territoriale. Ministrat e Jashtëm të aleancës kërkuan sërish largimin e trupave ushtarake ruse nga rajoni Abkazi dhe Osetisë Lindore, por sa kohë konfliti territorial mbetet pazgjidhur, NATO ngurron të hedhë hapat.

“Tani synohet rifillimi i dialogut politik me Rusinë dhe nuk ka absolutisht asnjë kontradiktë ndërmjet një mbrojtjeje të fortë atlantike dhe dialogut politik”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, kur u pyet për bisedimet në kuadrin e Këshillit NATO-Rusi. Këto bisedime u ndërprenë në verën e vitit të kaluar nga kriza në Ukrainë. Megjithatë, “takimet në nivelin e ambasadorëve të mbahen sa më shpejt të mundet”, u kërkua në Bruksel. Edhe pse procesi i armëpushimit në lindje të Ukrainës mbetet i vështirë nga mungesa e informacionit.

Por në Rusi nuk bëhet fjalë për dialog dhe reflektim. Në të kundërtën, vendimi atlantik për të pranuar në gjirin e tij Malin e Zi ngjalli furtunë me kërcënime të menjëhershme në Kremlin për “masa hakmarrëse”. Rusia ka paralajmëruar, se “vazhdimi i zgjerimit të NATO-s dhe i infrastrukturës së saj ushtarake në lindje nuk mundet të mos çojë në një përgjigje nga lindja, pra nga Rusia”, tha zëdhënësi i presidentit Putin. Ai nuk dha shpjegime për çfarë veprimesh është fjala, por “përgjigja është e lidhur me mbrojtjen e interesave ruse të sigurisë dhe do të mbështesë barazinë e Moskës me aleancën”, tha zëdhënësi Peshkov. Kësaj retorike ruse dhe aspak diplomatike me “interesat e sigurisë dhe të barazisë”, sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri iu përgjigj me argumentin atlantik të sigurisë, se NATO-ja, nuk është kërcënim për askënd dhe as për Rusinë. “Kemi marrë një hap drejtë integrimit të plotë të Evropës dhe drejtë mbrojtjes së përbashkët, duke ftuar Malin e Zi në aleancë, për konsoliduar vendin e tij në komunitetin euroatlantik të sigurisë”, ka thënë Kerri.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar në muajin e kaluar se hyrja e

Malit të Zi në NATO do të ishte “një tjetër goditje për sigurinë evropiane dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s”. Moska gjithashtu ka thënë se zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit “do të ishte provokim” dhe integrimi me Evropën nuk çon në përparimin e Malit të Zi. Natyrisht, se qëllimi i Rusisë ka qenë veçse devijimi i Malit të Zi nga procesi pa kthim i integrimit atlantik.

NATO-ja, për herë të fundit, është zgjeruar më 3 prill të vitit 2009, në samitin e nivelit të lartë në Strasburg, duke pranuar në rradhët e saj Shqipërinë, si edhe Kroacinë. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Elizabeth Trudo shprehu besimin dhe sigurinë e SHBA-ve, se anatërësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë edhe më shumë, tha zëdhënësja, në shtimin e sigurisë në Ballkan dhe në Europë. Përshëndesim përparimet, që ka arritur qeveria e Malit të Zi dhe mbështesim ftesën e anëtarësimit. Ne besojmë, se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një hap për forcimin e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë”.

Ndërsa aktivitetet ushtarake të Rusisë, që nga Deti Baltik dhe deri në Lindjen e Mesme, po u afrohen gjithnjë dhe më shumë kufijve të aleancës së NATO, Sekretari i Përgjithshëm Jensen Shtoltenberg u bëri thirrje të gjithë anëtarëve “për procedura të reja komunikimi” me Moskën, për të shmangur aksidentet e mundshme, tha ai, si nga bombardimet në Siri, ashtu edhe gjatë stërvitjeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe nga NATO-ja. Mali i Zi, në brigjet e Detit Adriatik pritet të jetë anëtar të drejtash të plota në aleancën atlantike në 2017. Kjo do të thotë, se strategjia ruse për të shtrirë ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor pësoi një dësh-tim të plotë dhe rrezik real nuk mendohet se ka. Që Rusia të ushtrojë presione politike, ose edhe ushtarake ndaj vendeve të rajonit, as kjo nuk mund të ndodhë. Arësyeja kryesore është se në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, zor të gjendet ndonjë parti, që e kundërshton anëtarësimin në Bashkimin Europian. E dyta më e rëndësishme, pas përfundimit të luftës së ftohtë, një varg ven-desh aderojnë në NATO dhe nuk janë pak, nga Baltiku në Detin e Zi. Kjo e bën të pamundur për-fundimisht ëndërrën e kahershme të Rusisë, për t’u bërë faktor dhe një fuqi ushtarake në Detin Adriatik, që tani u bë i tëri atlantik me katër ba-stione të fuqishme sigurie, nga Slovenia, në Kroa-ci dhe nga Shqipëria në Malin e Zi.

Argumentet janë më se të mjaftueshme, që ftesa atlantike për Malin e Zi të mos mirëpritet vetëm në Kremlin, ku zyrtarët më të lartë të Rusisë paralajmëruan t’u japin fund edhe gjithë “projekteve të përbashkëta”, planifikuar për zbatim në vendin më të vogël në Adriatik. Në e kanë seriozisht, në Kremlin le të mbajnë fjalën se Detit Adriatik i bëhet veçse mirë. Adriatiku tërësisht atlantik është e mbetet në vlerën e tij të vëtetë koridori më i rëndësishëm strategjik në të tria komponentet e sigurisë, politike, ekonomike dhe ushtarake: Që nga Mesdheu dhe Europa Qendrore dhe deri në Detin Baltik.

“Kemi marrë një hap drejtë integrimit të plotë të Evropës dhe drejtë mbrojtjes së përbashkët, duke ftuar Malin e Zi në aleancë, për konsoliduar vendin e tij në komunitetin euroatlantik të sigurisë”

Rusia paralajmëroi Malin e Zi, se ajo ajo do t’i japë fund të gjitha projekteve të përbashkëta”, të planifikuara për zbatim në vendin më të vogël në Adriatik. Në e kanë seriozisht në Kremlin le të mbajnë fjalën, sepse Detit Adriatik i bëhet veçse mirë. Adriatiku, tashmë tërësisht atlantik, është në vlerën e tij të vërtetë, si korridor i rëndësishëm strategjik në të tria komponentet e sigurisë, politike, ekonomike dhe ushtarake. Nga Mesdheu, Europa Qendrore dhe deri në Baltik.

Page 5: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 5

fokusredaksionale 25 vjet pluralizëm i dështuar

Si sot, 25 vjet më parë, nga presioni i Lëvizjes së Dhjeto-rit, lidershipi udhëheqës ko-

munist i PPSh dhe lideri i saj Ramiz Alia pranuan de jure dhe de facto kërkesën kryesore të studentëve, lejimin e pluralizmit politik. Sigur-isht që një pluralizëm politik do të thoshte pluralizëm ideologjik dhe, si i tillë, ky akt do të thoshte dhe do të instalonte edhe pluralizmin fetar dhe atë ekonomik, ku në treg nuk do të kishte më vetëm një operator të vetëm që prodhonte dhe blinte mallrat e veta, shtetin, por shumë operatorë dhe njësi ekonomike që do të konkurronin në tregun e lirë me rregulla të përcaktuara me ligj e të monitoruara nga in-stitucionet shtetërore. Gjithashtu pranimi i pluralizmit do të thoshte hapje e vendit dhe lëvizje e lirë e qytetarëve, punës, kapitalit dhe mallrave, pra edhe zhvillimi i emi-gracionit, investimeve të kapitalit të huaj në vend dhe anasjelltas, investimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit të tyre. Pluralizëm politik do të thoshte, gjithashtu, që shteti shqiptar do të njihte dhe pranonte me Ligjin e ri Themeltar të shtetit që do të krijohej, Paketën Kushtetuese, të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, të fituara dallgë dallgë në shtetet kushtetuese më të qytetëruara perëndimore, nga epoka e humanizmit dhe ilumi-nizmit e deri në kohën e rënies së

Sot mbyllet fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore, fushatë në të cilën u përfshinë edhe institucione të vendit tonë

“Bëje botën portokalli”- 2015

Perdes së Hekurt në vitin 1989.Nëse sot, këtë realitet, një

qytetar me moshë të re që është përshtatur që në lindje me siste-min e sotëm nuk do e shikonte si ndonjë arritje, ai do e kishte gjykuar ndryshe nëse do e kishte përjetuar kohën e diktaturës komuniste dhe, kësisoj, sigurisht që do e dallonte shumë shpejt ndryshimin cilësor mes asaj kohe dhe kohës së sotme. Por sigurisht që sistemi demokratik shqiptar që instaloi pluralizmi tek ne në këto 25 vjet, nga ana cilësore nuk është ai që kishin ëndëruar studentët dhe brezi mbrapa tyre, pasi pluralizmi politik në Shqipëri ka dështuar për tu quajtur i re-alizuar. Përse e themi këtë? Kush është shkaku i këtij dështimi?

Qysh në krye të herës, sistemi ekonomik komunist ramizist, që trashëgoi atë hoxhist, ishte në prag të kolapsit dhe mungesës së gjerë shoqërore të kohezionit. Shoqëria shqiptare, e izoluar, ishte kthyer në një shoqëri pesimiste. Në këtë kuptim, ata më të mençurit e lid-ershipit të PPSH, ku hynte edhe R.Alia, në përgjigje të situatave ndërkombëtare, e kuptonin që nëse nuk do të ndodhte një lëvizje e butë si ajo e studentëve, pu-nët mund të shkonin shumë keq. Nëse udhëheqja shqiptare nuk do reagonte shpejt për të ndryshuar

sistemin, mund ta pësonte si kas-ta në Rumani, ndaj për ta Lëvizja e Studentëve ishte një valvul shpëtimi por që duhej kontrolluar. Madje Gorbaçovi dhe disa miq të tij kishin projektuar me parimet e dredhisë të strategjistit të madh ushtarak kinez Sen Tzu, të përso-sura nga ajo që në KGB quhej De-partamenti ‘D’, sipas shpjegimeve që dha dezertori i saj Anatoli Goli-cin, projektuan një strategji për të ruajtur pushtetin edhe pas ndrimit të sistemit në atë që quhet Projekti i Katovices. Thelbi i këtij projekti ishte që të mos lejohej luftë civile dhe as përmbysje të klasave dre-jtuese të kohës së komunizmit të cilat do të ndiqnin taktika të reja për ta ruajtur pushtetin. Këto in-formacione tashmë janë bërë të njohura për publikun e gjerë.

Si rezultat i Projektit të Katovi-cës, edhe R. Alia me enturazhin e tij ndërtuan një strategji që të mos lejonin ish klasat e përmbysura antikomuniste të mernin pushtet politik dhe ekonomik. Ish pronarët do stërmundoheshin dhe nuk do tu ktheheshin pronat. Rruga e tyre do të ishte emigracioni. Admin-istrata dhe aparatura e represionit shtetëror do vazhdohej të ruhej nga sistemi i mëparshëm.

Liderët politikë të partive të reja që sapo u krijuan në vitin ’90

do t’i zbatonin këto nisma me një përkushtim të madh. Pavarsisht nga ‘betejat’ e egra në Kuvendin e viteve të para në pluralizëm si tak-tikë, strategjia e Katovicës u zbatua me përkushtim. Në këtë kuptim, liderët e parë të sistemit të ri, Alia, Nano e Berisha kanë qenë liderët e Katovicës që u përpoqën me një sukses të madh në realizimin e këtyre objektivave dhe ky amanet vazhdon me stafetë në partitë e tyre edhe këtë dekadë të tretë të plural-izmit hipotetik. Por si realizohet kjo strategji e Katovicës për të mos lejuar pluralizëm të vërtetë në Shq-ipëri dhe ndrim të elitave politike e rishpërndarje të pushtetit dhe fuq-isë politike e ekonomike mes gru-pacioneve të ndryshme tek ne?

Kjo realizohet me tre mënyra: a) me anë të mashtrimit dhe shpëlarjes së trurit me mediat e tyre të fuqishme; b) me anë të blerjes së votës nga viktimat e tyre që pranojnë të shesin votën; c) me anë të gardianit të Kodit Zgjed-hor i cili në thelbin e vet nuk është proporcional kombëtar dhe lejon e nxit manipulimet e rezultateve përfundimtare mes subjekteve ga-ruese në favor të partive të vjetra politike të krijuara në errësirë nga Ramiz Alia. Për të tre këto mënyra manipulimi nuk ka nevojë për shpjegime, pasi të gjithë ne shqip-

tarët i njohim mirë. Kodi duhet të bëhet proporcional kombëtar dhe apolitik, procesi të monitorohet nga teknologjia elektronike, si në të gjithë vendet e civilizuara ku nuk ka 21 janarë dhe greva urie në bule-vard për votën dhe zgjedhjet e lira. Pra duhet të zhduken komisionet politike të numurimit të cilat janë barriera që nuk mund të lejojnë suksesin e forcave të reja politike. Kontrolli dhe stabiliteti qeverisës mund të krijohet nga pragu elek-toral. Perndryshe, kur ky ambjent inkandeshent mes forcave të reja dhe gardianëve të sotëm të Katovi-cës, që zotërojnë tre instrumentat e Kodit Zgjedhor, mediat dhe paratë e tyre, do të rritet, atëhere rruga e zgjidhjes mund të jetë konfliktual-iteti i një shkalle të gjerë që do të stimulohet nga gjendja e vështirë dhe e papërballueshme e jetesës, nga dëbimi që po ju bëjnë shqip-tarëve jashtë vendit të tyre partitë e vjetra të Katovicës.

Pa u shkatëruar këto tre instru-menta të manipulimit zgjedhor, e si rrjedhim edhe manipulimit të pluralizmit dhe gjithë sistemit, çdo reformë tjetër do të ishte pa vlerë, do të ishte thjesht një skartitje de-gësh dhe jo shëndoshje rrënjësh të sistemit pluralist shqiptar që në këto 25 vjet ka qenë i dështuar, i komanduar, i panatyrshëm.

25 Nëntori shënon ditën e parë të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo fushatë zgjat 16 ditë dhe mb-

yllet në datën simbol për të drejtat e njeriut, 10 dhjetor. Gjatë këtyre ditëve në vendet që përf-shihen në këtë fushatë organizohen aktivitete, përdoren simbole dhe përcillen mesazhe që kanë në qendër përpjekjet për të minimizuar dhunën në të gjithë spektrin e shfaqjes së saj.

Prej disa vitesh Shqipëria është e përf-shirë në fushatën me titull: “Bëje botën por-tokalli!” në kuadër të së cilës organizohen nisma të ndryshme që synojnë t’i thonë “Ndal dhunës”! Në këto ditë fushate merr vlerë të madhe roli i gjinive, statusi i gruas, kultura e denoncimit, rastet e ndëshkimit ligjor, mje-diset që prodhojnë dhunë etj.

Por në një këndvshtrim më të gjerë këto ditë lidhen kryesisht me edukimin shoqëror në përgjithësi dhe me edukimin me të drejtat e njeriut në veçanti.

Që një shoqëri të rritet kulturalisht në dre-jtim të vlerave të të drejtave të njeriut është i rëndësishëm edukimi i saj gjë të cilën shoqëria e mbështet tek shkolla.

Pikërisht mbi këtë lidhje mes ngritjes kulturore, edukimit dhe shkollës u mendua se komunikimi me të rinj dhe fëmijë, nxë-nës të ciklit parauniversitar do të zhvillonte

ndërveprimin me aktorë të tjerë, do të rriste shkëmbimin dhe do të përçonte mesazhe për një shoqëri larg dhunës e pranë të drejtave për një jetë të dinjitetshme.

Edukimi do ta ndihmonte mjaft shoqërinë tonë që ende vuan pasojat e mendësisë së ndrydhjes, të mbylljes për shkak të regjimit, izolimit për shkak të varfërisë dhe mungesës së shkëmbimeve me shoqëritë që kanë përparuar në shumë sfida.

Koncept që vjen nga latinishtja edukimi ka detyrimin të rrisë tek njeriu aktivistin shoqëror. Në kushtet në të cilat gjendet shoqëria jonë ku apatizmi ndaj dukurive dhe mjediseve që prodhojnë dhunë është i lartë, dhuna emocio-nale, fizike, psikologjike, ekonomike është e pranishme në shumë prej mjediseve tona. Nëse e tashmja ofron prani të lartë të dhunës në mjaft mjedise, e ardhmja duhet të jetë e ndryshme nga kjo. Ndaj për t’I paraprirë asaj është e nevo-jshme të komunikohet me brezat për njohjen e vlerave të dinjitetit njerëzor.

Edukimi ka për synim të nxisë tek qëniet njerëzore idealin e shprehur përmes aksiomës

“Të jesh dhe të bëhesh”. Në takimet e kryera në një nga shkollat 9-vjecare dhe në një nga shkol-lat e mesme të përgjithshme në kryeqytet tema-tika ishte dhuna, format e shfaqjes së saj, rrugët për t’a ndalur dhe mënyra e denoncimit.

Në shkollën nëntë- vjeçare “4 dëshmorët” në kryeqytet fëmijët kishin përgatitur një ditë të gjithën në portokalli, ngjyra simbol e kësaj fush-ate. Fëmijët e kësaj shkolle interpretuan drama-tizime që flisnin për dhunën në familje, duke shfaqur nga njëra anë talentin dhe përkushtimin serioz si aktorë e nga ana tjetër duke shprehur nevojën që ka vetë familja shqiptare për të ko-munikuar shqetësimet; të tjerë lexuan esetë që kishin shkruar me temë barazinë e mundë-sive, paraqitën pikturat, lexuan rezultatet e një ankete që kishin realizuar lidhur me barazinë gjinore, ndoqën bashkërisht një fragment nga filmi simbol “Kapedani” etj.

Përmes këtyre formave të shprehjes fëmijët përforcuan nga njëra anë idenë se dhunës mund t’i kundërvihesh me art dhe nga ana tjetër fëmijët i drejtuan të rriturve mesazhet për një të ardhme ku dhunës i

është thënë “ndal” që në vogëli.Në takimin me adoleshentë, nxënës në një

prej gjimnazeve të Tiranës u theksua ideja se dhuna mund të eleminohet përmes luftës kundër varfërisë, rritjes së solidaritetit mes qytetarëve, shmangies së indiferencës, kurajos për të denoncuar etj.

Edhe në këtë rast mes të pranishmëve socio-logut, mësuesit kujdestar, psikologut të shkollës u përcoll mesazhi “ndal” dhunës, pro shoqërisë ku respektohet njeriu dhe ku askush nuk duhet të dhunojë tjetrin.

Sipas Durkhem-it edukimi është ai veprim “ i ushtruar nga brezat e rritur mbi ata që nuk janë ende të pjekur për jetën shoqërore” dhe që ka si objekt të zhvillojë tek fëmijët një numër të lartë aftësish fizike, intelektuale dhe morale. Sipas tij “edukimi lidhet me të mësuarit metodik të edu-katës të rinjve”.

Këto takime si dhe të tjera të ngjashme syn-ojnë të përforcojnë tek brezat e rinj dëshirën për t’u bërë aktivistë shoqerorë, të jenë mbështetës të kauzave që synojnë një shoqëri më të mirë, larg dhunës dhe pranë të drejtave të njeriut.

nga entela binjaku

Page 6: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 6

politikë

Protestat, e drejtë legjitime e qytetarëve, dhuna e papranueshme

Fryma e Re Demokratike dënon sjelljen e dhunshme të protestuesve të opozitës ndaj institucioneve shtetërore dhe cenimin e rendit e të sigurisë publike

Fryma e Re Demokratike i quan të papranushme pro-testat e dhunshme, ndërsa

mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, si parim bazë i lirisë dhe të drejtave demokratike. Reagimi i FRD vjen pas protestës së 8 dhjetorit të or-ganizuar nga Partia Demokratike ku u qëllua me gurë selia e Këshil-lit të Ministrave si dhe Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës. Tubimi i thërritur për të përkuj-tuar lëvizjen studentore të dhje-tor 1990, eskaloi në dhunë ndaj institucioneve, duke rrezikuar ndjeshëm rendin dhe sigurinë publike. Përmes një deklarate FRD shprehet se qëndrimi i saj është një dhe i pandryshueshëm: “protesta është një e drejtë absolute”. Por FRD s’është dakord me demonstr-imin e dhunshëm, por mbështet çdo tubim paqësor. “Një protestë mund ta zhvillojë kushdo edhe në mënyrë individuale. Është një parim bazë i lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Por, absolutisht FRD nuk është dakord me mungesën e demonstrimit qytetar në protestë. Çdo lloj dhune është totalisht e papranushme për filozofinë tonë politike. Fryma e Re Demokratike është parti me profil europian dhe euroatlantik. Dhuna nuk justifikon asnjë mision në de-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO s, Jens Stoltenberg, u shpreh dje

gjatë vizitës në Tiranë se asnjë vend nuk është i paprekshëm ndaj kër-cënimeve terroriste si në Paris, ndaj theksoi së të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë. Kreu i aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme në botë, u prit në takime nga presidenti Bu-jar Nishani dhe kryeministri Edi Rama. Stoltenberg vlerësoi angazh-imin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s në operacionet e saj për sigurinë globale.

“Besojmë se nëpërmjet bash-këpunimit me fqinjën ju ofroni një kontribut të vlefshëm për sigurinë në rajon. Ju inkurajojmë për poli-tikën e dyerve të hapura, dhe ju inkurajojmë për integrimin drejt BE. Ne duhet të çohemi në mbro-jtje të vlerave tona. Të luftojmë ekstremizmin dhe terrorizmin së bashku. Sfidat me të cilat përbal-lemi duhet të luftohet me mjete diplomatike, por edhe ato ushta-rake. Duhet të investojmë të gjithë për të garantuar sigurinë në mbarë botën”, tha Stoltenberg.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, Stol-tenberg theksoi se vizita e tij në Tiranë nuk ka lidhje me faktin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare sa i takon reformës zgjedhore

në vendin tonë. Në letrën e tij, kreu i Kuvendit paraqet kërkesën për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Me këtë letër, Meta u dre-jtohet kryetarëve të grupeve parlamentare për të ecur përpara me re-formën zgjedhore.

Mes partive politike në vend ka pasur debate sa i takon primit elektoral, ndërsa ngritja e komisionit për reformën zgjedhore do t’i çojë më përpara diskutimet, për të arritur më pas edhe në hapat e tjerë drejt realizimit të reformës. “Bazuar në rekomandimet e ra-porteve përfundimtare të OSBE/ODIHR it për zgjedhjet parla-mentare të vitit 2013 dhe zgjedh-jet vendore të vitit 2015, si dhe të praktikës më të mirë parlamen-tare, në përgatitjen e ndryshi-meve në legjislacionin zgjedhor, do të kërkoja nga ju shprehjen e vullnetit për fillimin e këtij pro-cesi në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas eksperiencës së mëparshme, ky proces është realizuar nga një Komision i Posaçëm parlamentar, me përfaqësi të shumicës dhe pakicës parlamentare”, thuhet në letrën e Metës. Ai thekson se zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për zh-villimin e demokracisë dhe zbatimin e parimeve të shtetit të së dre-jtës, për çdo shtet demokratik, i cili aspiron të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane. “Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të përqasë legjislacionin e saj zgjedhor me standardet ndërkombëtare më të mira në këtë fushë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente me të gjithë aktorët politik”.

mokraci”, thuhet në deklaratën e Frymës së Re Demokratike.

SHBa-Be dënojnë dHunën Ambasada e Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës ka dënuar dhu-

nën e përdorur në protestën e opozitës të martën e 8 dhjetorit.

SHBA-të ftojnë Partinë De-mokratike që të protestojë dhe qytetarët po ashtu të protestojnë, por duke ndjekur rregullat dhe në

mënyrë paqësore. “Dhuna e për-dorur në protestën e sotme nuk është e duhur. Ftojmë Partinë Demokratike që të jetë konstruk-tive në protestën e saj. Gjithash-tu, qytetarët të ankohen përmes

shkresave dhe rrugëve zyrtare e jo duke përdorur dhunë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Në njoftim theksohet edhe se sot u dëmtuan institucionet publike. Edhe Am-basada e Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se kthimi te dhuna është i papranueshëm. “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë. E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur. U rapor-tua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm”. Delegacioni i BE në Shqipëri apelon për dialog politik konstruktiv. “Shqipëria për-ballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe në-punësve publikë, përfshirë veça-nërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”.

Deklarata/”Protesta është parim bazë i lirisë dhe të drejtave të njeriut, por dhuna nuk justifikon asnjë mision në demokraci”

FRD është në një linjë me SHBA dhe BE, për zhvillimin e çdo proteste paqësore dhe brenda rregullave demokratike dhe kundër akteve të dhunës e vandalizimit të institucioneve

Stoltenberg: Rreziku i ISIS, të gjitha vendet mund të sulmohen

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

që Tirana u klasifikua si një nga objektivat e radhës të ISIS, por me kontributet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO s. “Vizita ime në Tiranë nuk është diçka që e kemi vendosur pas sulmeve në Paris, ne i vlerësojmë shumë kontributet e Shqipërisë për sig-urinë e përbashkët. Ajo që ju keni parë në Paris dhe vendet të tjera, tregojnë se asnjë vend nuk është i paprekshëm ndaj kërcënimeve, ndaj duhet të jemi vigjilentë të përgatitur, të

intensifikojmë përpjekjet, me mjete të ndryshme, mjete ushta-

rake, dhe mirëpres faktin që ven-det e NATO po rrisin kontributin. Mendoj se është me rëndësi të madhe që të mbështesim për-pjekje të ripërtërira për zgjidhje, edhe të negociuara politikisht. Na duhen mjete, politike diplomatike dhe ushtarake që të mbështesim këto përpjekje të përtërita për të gjetur një zgjidhje për krizën në Siri, dhe normalizimin e situ-atës. por NATO po luan rolin e saj nëpërmjet aleatëve të saj, por duke u përqendruar tek shkaqet rrënjë-sore të destabilitetit të kërcënimit terrorist”, tha ai.

reforma zgjedhore

Meta letër grupeve parlamentare: Të ngrihet komisioni për ndryshimin e Kodit

Besojmë se nëpërmjet bashkëpunimit me fqinjën ju ofroni një kontribut të vlefshëm për sigurinë në rajon

Page 7: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 7

sociale

makinat e luksit

Faza e dytë dhe përcaktuese për të fituar një vend pune në mësuesi

po vjen drejt finalizimit. Kur kanë ngelur vetëm dhjetë ditë nga data e përcaktuar, mësuesit që i drejtohen testimit duhet të kenë parasysh disa rregulla, mosrespektimi i të cilave çon në penalizme.

Testimi “Mësues për Shqipërinë”Ministria e Arsimit ka detajuar me një udhëzim të gjithë procedurën për organizimin e tes-timit të kandidatëve për mësues, që nga hartimi i tezës deri te masat që do të merren për ata që nuk i nën-shtrohen rregullores. Kandidatët për mësues, që kanë kaluar me suk-ses fazën e parë të konkurrimit, për pranimin e dosjes kanë afat edhe dy ditë për t’u regjistruar në portalin online “Mësues për Shqipërinë”.

Më 19 dhjetor, ata do t’u drej-

liSta

10 Bashkinë gjendje të rëndë financiare

Njësitë e reja të pushtetit ven-dor duket se janë zhytur

në vështirësi të thella financiare pasi 10 prej tyre janë të listuara në listën e tatimpaguesve të këqij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Bashkia e Fushë Krujës, ajo e Krujës, Kavajës, Divjakës, Rrogozhinës, Memaliajt, Për-metit, Policanit, Libohovës dhe Tepelenës janë në prag të fali-mentit dhe ndaj tyre kanë nisur ekzekutimi i detyrimeve tatimore me forcë. Detyrimet e njësive vendore janë akumuluar si të tilla nga mospagesa e kontributeve për punonjësit dhe të tjerave të krijuara nga ndërmarrjet në varë-si të këtyre njësive. Me ndarjen e re administrative dhe shkrirjen e

komunave një pjesë e detyrime-ve të tyre i kanë kaluar njësive të mëdha (bashkive) duke i rënduar edhe më tej situatën financiare të tyre. Të 10 bashkitw debitore ndaj shtetit janë të përfshira në listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tati-more në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbled-hjes me forcë të tyre. Sipas buri-meve zyrtare në Tatime, njoftimi e subjektëve debitore bëhet që per-sonat e tretë të marrin dijeni për

fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pa-surive të luajtshme apo të paluajt-shme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pa-suri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferi-min e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. “Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga kjo faqe” sqaron më tej Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

/Monitor/

EMRatBashkitë ndaj të cilave ka nisur mbledhja e detyrimeve me forcë

1- BASHKIA FUSHE KRUJE

2 -BASHKIA KRUJE

3- BASHKIA KAVAJE

4- BASHKIA DIVJAKE

5- BASHKIA RROGOZHINE

6 -BASHKIA MEMALIAJ

7 -BASHKIA PERMET

8 -BASHKIA POLIÇAN

9- BASHKIA LIBOHOVE

10 -BASHKIA TEPELENE

Paralajmërimi i Moody’s: Borxhi do arrijë kulmin në mbi 73% në 2015-ën

Shqipëria, e vlerësuar me “B1 stable” ka vazhduar për-pjekjet e konsolidimit, sipas

marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare (FMN) dhe pro-gresi në reforma, si pjesë e inte-grimit në BE ka ndihmuar për të kundërbalancuar përkeqësimin fiskal, sipas një deklarate të fun-dit nga Shërbimi i Investitorëve i agjencisë vlerësuese Moody’s.

“Ndërsa kandidatura e Shq-ipërisë në BE ka nxitur përparim në luftën ndaj korrupsionit dhe avancimin në reformën e sektorit publik, konvergjenca institucio-nale me standardet e BE-së mbetet e lartë dhe ne presim që mjedisi i biznesit të mbetet i kufizuar”, thotë Evan Wohlmann, asisent i zëvendës presidentit – Analist në Moody dhe autor i Raportit.

Ky raport është thjesht një ri-shikimin për tregjet dhe nuk për-bën një vlerësim.

“Megjithatë, ne presim efekte pozitive nga integrimi në BE, e cila ka provuar të jetë një udhëheqës i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në vendet e rajonit që kërkojnë të anëtarësohen “, shton ai.

Sfidat kryesore të kreditit të Shqipërisë lidhen me raportin e tij të lartë të borxhit, që Moody pret të arrijë kulmin në mbi 73% të PBB-ë në vitin 2015, para se të bjerë në rreth 70% në vitin 2016, si dhe kërkesat e konsiderueshme të hua-marrjes bruto të vendit, edhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas emetimit të eurobondit të dytë prej 450 milionë euro nëntor të vitit 2015. Treguesit fiskalë u përkeqë-suan ndjeshëm gjatë vitit 2013 në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Agjencia e vlerësimit vleëson pozitivisht punën e qeverisë shqip-tare me institucionet multilaterale, të tilla si FMN dhe Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë

së strukturës së brendshme të borxhit të vendit, që ka një ma-turim mesatar të shkurtër dhe një mbështetje të lartë në sistemin bankar vendas, i cili në vetvete është ngarkuar me vëllime të mëd-

ha të kredive me probleme.Për më tepër, vazhdimi i pro-

gresit në reformat e gjithanshme të sektorit të energjisë të Shq-ipërisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore për për-

mirësimin e mjedisit të biznesit dhe për parandalimin e rritjes së detyrimeve të pashlyera të qe-verisë.

Moody komenton më tej se se progresi i suksesshëm sa i përket reformave pozitive strukturore të kredisë, veçanërisht trajtimi i kor-rupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti gjyqë-sor, do të çojnë në përmirësimin e konkurrencës dhe do të rrisin tërheqjen për të bërë biznes.

Në anën tjetër, paralajmëron Moodys, një dështim për të stabi-lizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik do të dëmtojë pers-pektivën e qëndrueshme të vendit.

/Monitor/

Komisioni i Ekonomisë ndry-shoi dje skemën për taksën

e makinave të luksit, që ishte propozuar nga Qeveria. Sipas propozimit të Qeverisë, në pak-etën fiskale për vitin 2016, do të preken edhe përdoruesit e au-tomjeteve luksoze, dhe makinat që do të jenë 3000 CC(kubik) e lartë do të paguajnë një taksë regjistrimi 70 mijë Lekë dhe tak-së vjetore 21 mjë Lekë.

Disa javë më parë, kjo nismë e Qeverisë u kundërshtua edhe nga disa deputetë të mazho-rancës. Dje, Komisioni i Ekono-misë i drejtuar nga Erjon Braçe vendosi ta ndryshonte këtë pro-pozim, që në kategorinë e au-tomjeteve luksoze të përfshihen makinat mbi 3 mijë kubikë dhe ato që kanë një vlerë mbi 50 mijë Euro. Ky vendim i komisionit do të kalojë më pas për miratim në seancën parlamentare.

Taksë e re për automjetet që kushtojnë 50 mijë Euro

MiniStRia E aRSiMit

Testimi për punësim, ja rregullat për mësuesittohen qendrave të përcaktuara për testimin, që do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30. Edhe këtë vit, vlerësimi i testeve do të kalojë në dy duar korrigjuesish.

rreGULLOrJAKandidatët për mësues, që

marrin pjesë në testim kundrejt njohurive që mund t’i përforcojnë falë programeve orientuese për se-cilin profil, kanë disa detyra dhe përgjegjësi që duhet t’i kenë para-sysh përpara se të futen në provim.

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë përcaktuar të paktën tetë rregulla të përcaktuara që nëse ata i shkelin, penalizohen. Kështu, ata nuk duhet të marrin apo japin informacion ose kopje nga një kan-didat tjetër e as të komunikojnë

me ta. Ndalohet gjithashtu komen-timi i asaj çfarë përmban teza apo zgjidhjen e saj gjatë kohës që zhvil-lohet testimi. Njësoj si në provimet e shtetit, ambientet e qendrës do të përmbajnë detektorë për të mos lejuar komunikimin me telefon, por gjithsesi mbajtja e një celulari apo çfarëdo mjeti tjetër teknologjie, quhet shkelje rregullash. Një pjesë e rëndësishme është plotësimi i tezës që kurrsesi nuk duhet të bëhet me laps apo të shkruhet ndonjë shenjë tjetër, përveç asaj çfarë kërkohet.

Shkelje përbëjnë edhe pajisja me ndonjë libër apo dhe ndërrimi i vendit të paracaktuar. Në rast se njëra nga tetë rregullat e mësipërme nuk respektohet gjatë periudhës prej 2 orësh e gjysmë të provimit,

udhëzimi i MAS parashikon masën ndëshkuese të largimit, duke i pa-mundësuar edhe kërkimin e një vendi pune për vitin pasardhës. “Kandidati që ka shkelur një ose më shumë nga pikat e mësipërme, sipas raportimit me shkrim nga adminis-tratori përkatës, largohet nga tes-timi. Kandidatët që nuk fitojnë tes-timin, si pasojë e masës disiplinore, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për një periudhë njëvjeçare”, thuhet në udhëzimin nr.40 “Për organizimin e testimit të kandidatëve për ush-trimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar”. Largimi nga testimi e bën të pavlefshëm gjithë procedurën e deritanishme të ndjekur nga kandidati, duke i djegur edhe shansin për të kërkuar punë.

Page 8: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Energjia edhe pesë vite në serum, tre skenarët e rimëkëmbjesNjë plan rimëkëmbje për sektorin e

energjisë elektrike është bërë gati nga qeveria, e cila nëpërmjet tre

skenarëve synon të nxjerrë tregun nga gro-pa financiare gati 1 miliardë USD vetëm pas pesë vitesh. Por edhe këto pritshmëri janë të rrezikuara nga volumi i reshjeve nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar dhe nga dora njerëzore që do të qeverisë kompa-nitë e energjisë, KESH, OSHE dhe OST. Në themel të Strategjisë se re, e cila ka kaluar miratimin në qeverisë dhe shumë shpejt do të nis diskutimin në Kuvend, reduktimi i humbjeve në sektorin e shpërndarjes do të vijojë me një mesatare prej 5% ulje në çdo vit, për të arritur nga 37.6% aktualisht, në 14% deri në vitin 2019. Por, pavarësisht masave kompanitë e sektorit do të jenë të ngarkuara me overdrafte që kalojnë vlerat e 42 miliardë lekëve edhe pas katër vitesh.

Deri në fund të vitit 2019 arkëtimet do të realizohen në masën 95% nga pagesat e faturave të energjisë nga konsumatorët familjarë, jo-familjarë, institucionet dhe kompanitë publike.

Masat që janë në veprim dhe që do të vi-jojnë janë: Përmirësimi i arkëtimeve për fa-turimet, reduktimi i humbjeve, ristrukturi-mi i tarifave, racionalizimi i operacioneve të biznesit, veçanërisht në OSHEE, lëshimi i garancive qeveritare për shpenzimet kapi-tale, ristrukturimi i kërkesave për kreditë tregtare afatshkurtra dhe pagesat korrekte të institucioneve buxhetore ndaj OSHE.

Masat që do të merren për herë të pare janë: Shuarja dhe kompensimi i detyrimeve të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore, reforma në strukturën e modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, pastrimi i detyrimeve të prapambetura ndaj HEC –ve private dhe in-jektime të mundshme në kapitalin e OSHE.

Më këto, masa pritet që në këtë periudhë kyçe nga 2015 deri në vitin 2017, sektori do të arrijë një fluks pozitiv të llogarive cash.

Skenari i parë, rregullohen borxhet ndër-mjet kompanive

Sistemi i borxheve që kompanitë e en-ergjisë i kanë njëra- tjetrës dhe të tretëve bashkë me mbulimin e kostos nga tarifat janë dy shtyllat kryesore ku do të synojë reforma në sistemin e energjetikë në katër vitet në vijim.

Në drejtim të tarifave gjatë vitit 2014 u hoq sistemi me dy tarifor dhe u vu në zba-tim tarifa mesatare prej 10.7 për kilovatorë. Kjo tarifë do të rishikohet në vitet në vijim indeksuar me kostot operacionale, kursin e këmbimit dhe inflacionin.

Në këtë skenar parashikohet shlyerja në dy faza e borxheve ndërmjet kompanive në vlerën e 4.4 miliardë lekë dhe 8.0 miliardë

Tre skenarët që do të nxjerrin sistemin nga kolapsi. Si do ulen humbjet në 14% dhe si rriten arkëtimet 95% deri në vitin 2019. Qeveria e pasigurtë për nxjerrjen e sistemit nga gremina për shkak të rreziqeve të shumta. Ja planet për menaxhimin e kompanive nga privatët

lekë, sipas marrëveshjeve respektive në vi-tin 2014 dhe 2015. Ky skenar merr në kon-sideratë shlyerjen e detyrimeve ndaj të HEC të vogla brenda vitit 2015.

Nga ana tjetër të gjitha institucionet buxhetore dhe jo-buxhetore do të detyro-hen nga thesari që të paguajnë në kohë të gjitha faturat e energjisë së konsumuar.

Shpenzimet kapitale do të shqyrtohen me kujdes nga ana e këshillave mbikëqyrës si dhe Ministria e Energjitikës dhe do ku-fizohen vetëm me zërat thelbësore. Plani i ri qeverisë thotë se, investimet do të bëhen vetëm në ato linja që sigurojnë rritjen e të ardhurave dh uljen e humbjeve. Shpenzi-met kapitale do të mbahen të kontrolluara, që do të thotë që të realizohet vetëm 60% e propozimit në planin e biznesit.

Ndryshimet ligjore që mundësojnë për-mirësimin financiar të sistemit tashmë kanë avancuar. Ligji i ri Energjisë Elektrike është në parlament dhe së bashku me të, Modeli i ri i Tregut të Energjisë, i cili mundëson fillimin e liberalizimit të mëtejshëm të tregut dhe lirimin e KESH nga detyrimi për të furnizuar rreth 40 % të nevojave për energji në fund të 2019. Ministria e Energjetikës, ndërkohë ka gati amendimet në ligjin për Energjitë e Ri-novueshme, i cili do të bëjë të mundur një planifikim të qartë të kapaciteteve të reja prodhuese, diversifikimin e burimeve si dhe kontrollin më të mirë të kostove të energjisë tashmë të mbuluara nga regjimi tarifor.

Në këtë skenar, overdrafti për sektorin në tërësi do të rritet nga niveli aktual 36.26 miliar-dë lekë në 47.3 miliardë lekë deri në fund të vitit 2017. Kjo kërkesë shtesë tejkalon gatishmërinë e bankave të brendshme për të kredituar fonde.

faKtorët PenGueSQartësisht plani nuk është pa rrezik

veçanërisht në lidhje me tre fusha të veçan-ta, të cilat përfshijnë, raportin e borxhit me vlerën e aseteve, varësia nga ndryshuesh-mëria e motit dhe mundësia për zbatimin korrekt të planit.

Raporti i borxhit ndaj kapitalizimit me

mbi 90 %, jo vetëm që shkakton një pjesë te madhe të kostove të shërbimit të borx-hit, por përbën rrezik për kolaps financiar i kombinuar me modelet e përkeqësimit të kushteve të disfavorshme të motit. Në mungesë të ndonjë masë lehtësuese këto dy faktorë garantojnë pothuajse mundësitë e përballjes me një krizë financiare brenda disa viteve të ardhshme.

MaSatQë sistemi ti largohet kolapsit financiar,

në planin e rimëkëmbjes kërkohet përcak-timi i tarifave të arsyeshme për prodhuesit e pavarur të energjisë, duke eliminuar krijimin e borxheve të reja si, rezultat i furnizimit me energji elektrike përtej niveleve të miratuara në tarifë. Kjo masë është marrë tashmë. Kjo masë është realizuar, pasi, Kjo masë është realizuar, pasi, çmimi ndaj HEC-ve të vogla është ulur me 25 për qind këtë vit.

Gjithashtu Enti Rregullator duhet të ri-shikojë tarifat e aksesit në rrjet sipas nivelit të tensionit për të mundësuar daljen në treg të klientëve të lidhur në tension të mesëm 35/20/10/6 kV.

Qeverisë i sugjerohet që të sigurojë rapor-tin e borxhit me kapitalin e OSHEE. Buxheti qendror do të garantojë borxhet e energjisë ndaj KESH dhe deficitin e projektuar gjatë viteve 2015-2017 nga humbjet dhe arkëtimet.

Parashikohet që KESH të jetë në gjendje të eksportojë energji gjatë viteve të ardh-shme. Rrjedhimisht, Qeveria propozon që të mbajë të rezervuar shumën prej 30 mil-ionë dollarësh, pjesë e kredisë së Bankës Botërore për të alokuar importet e KESH, derisa të jetë hartuar programi i zbutjes së rrezikut të sigurisë të burimeve hidrike.

Skenari i parë që të jetë efektiv duhet të mbajë tarifa të përshtatshme që reflekto-jnë kostot për furnizimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë. Sipas draftstrategjisë, këto tarifa duhet të përfshijnë vetëm humbjet teknike dhe nuk pasqyrojnë humbjet jo teknike që janë rezultat i vjedhjes së energjisë nga një numër i madh konsuma-

toresh në kurriz të konsumatorëve të tjerë.Nga ana tjetër TEC i Vlorës do të rikomis-

ionohet në pritje të çmimeve më të ulëta të naftës bruto ose furnizimit nga gazi i pro-jektit TAP, duke sjelle kosto më të ulta të operimit të tij .

Masat sipas skenarit të parë parashikojnë reformimin e modelit të tregut dhe të kuadrit ligjor për kalimin progresiv të konsumatorëve të Tensionit të Mesëm nga tregu i rregulluar në tregun e hapur të energjisë që nga ky vit.

Në së këto masa zbatohen, kërkesat e huamarrjes nga kompanitë janë të menax-hueshme ghatë 2015-2017, të llogaritura në 5.5, 5.2 dhe 3.7 miliardë lekë, para se, sektori të gjenerojë të ardhura pozitive dhe të fillojë rrugën e gjatë për tu shndërruar në një sek-tor të shëndosh financiar.

SKenari i dytë, riStruKturoHen BorxHet Me BanKatSipas skenarit të dytë për rimëkëmbjen e

sektorit të energjisë, kërkesa për huamarrje e KESH dhe OSHEE do të rritet përtej over-draftit aktual. Në këtë skenar një vëmendje e veçantë do ti kushtohet rregullimit të trans-fertave ndërmjet kompanive, për të garan-tuar që KESH dhe OSHE të jenë të financu-ara në mënyrë të kënaqshme, pasi mund të ndodhe që OSHEE të kërkojë të reduktojë detyrimet e papaguara ndaj KESH.

Sipas këtij skenari KESH duhet të mbetet brenda normave të kredisë ekzistuese dhe të fillojë të paguajë borxhin afatshkurtër që është akumuluar, në një periudhë shumë më të shkurtër nga ajo që është planifikuar, nga 2018 e tutje.

KESH duhet të plotësojë kushtin e mar-rëveshjes së kredisë për strukturën e shër-bimit të borxhit dhe kapitalit. Për me tepër KESH është në diskutime me bankat për të ristrukturuar pjesën kryesore të overdrafteve, duke i kthyer ato në kredi afat-mesme për të reduktuar më tej kostot e tij të kapitalit.

Skenari i tretë, menaxhimi në fokusSipas skenarit të tretë, Qeveria është e

vetëdijshme se, asnjë plan sado i mirë qoftë

Page 9: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 9

boRxhEt

Borxhet në sektorin energjisë rriten presionin fiskal në vitin 2012, gjë që e detyroi qeverinë të siguroje mbështetje financiare esktra për KESH në for-mën e garancive sovrane për importet e energjisë. Sektori energjetik u zhyt

më tej në një krizë financiare për shkak të privatizimit të dështuar të kompanisë së shpërndarjes që zotërohej me 76% të aksioneve të saj nga ana e kompanisë Çeke “CEZ as”. Në tetor 2014 situata u zgjidh përmes rimarrjes së aksioneve nga ana e kompanisë shtetërore “OSHEE”, e cila zotëron 100% të aksioneve. Qeveria e re me një program të miratuar edhe nga FMN, ka zbatuar një strategji të qartë të shlyerjes së këtyre detyrimeve qysh në fillim të vitit 2014.

Varësia nga reshjet si dhe furnizimi vetëm përmes hidrocentraleve të vendosu-ra në kaskadën e lumit Drin në veri të vendit, shkakton paqëndrueshmëri në prod-himin e energjisë së furnizuar nga KESH. Kjo përbën një kërcënim në lidhje me parashikimin e importeve, duke sjellë kështu një rrezik për garantimin e furnizimit.

Sfida e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë ndikohet më tej nga kufizi-met e kapacitetit transmetues të brendshëm dhe të jashtëm të lidhur me rajonin, si dhe nga sasia e pamjaftueshme e energjisë në dispozicion për furnizimin dhe tregtim nga vendet fqinjë.

KESH gjatë vitit 2014 llogariti të skenarin më të keq për importet e energjisë së nevojshme për të mbuluar tregun e rregulluar në vitin 2014, e vlerësuar në atë kohë ekuivalente me 1200 GËh, ose rreth 100 milionë USD. Në të vërtetë, KESH importoi 180 GËh (rreth 12 milionë US$), gjatë vitit për shkak të përmirësimit të kushteve klimaterike duke filluar nga muaji mars si dhe të një menaxhimi më të mirë të rezervës ujore në kaskadën e lumit Drin.

Një vështirësi tjetër me të cilën sektori po përballet sot, është detyrimi financi-ar ndaj energjisë së blerë nga HEC private dhe ato me kon-cesion. Ky detyrim është aku-muluar nga shtimi i sasisë se prodhuar nga HEC private me shumë se, sasia e planifikuar dhe me tarifa shume favori-zuese blerjeje. Vetëm për vitin 2014, kostoja e blerjes së en-ergjisë elektrike e pa mbuluar nga regjimi tarifor arriti në shumën rreth 2 miliardë lekë. KESH i pagoi bankave në vitin 2014 ishte 1.93 miliardë lekë.

Humbjet e energjisë u rritën në 51,1% në fund të vitit 2012 dhe me një mesatare vje-tore 45% deri në fund të vitit 2013, ndërsa në vitin 2014 re-zultuan me një përmirësim të rëndësishëm në më pak se 38%. Shkalla e arkëtimit të faturave u ul nga 85% në vitin 2008, në 84,1% në vitin 2012, në 78,7% në vitin 2013, dhe u rrit deri në 84% në vitin 2014.

KESH dhe OST, duke qenë se janë me aftësi paguese të dobët për shkak të riv-lerësimit të aseteve mbeten kompani me aftësi jo likuiduese për shkak të mungesës së një niveli të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të pagesave që duhen bërë nga OSHEE. Kjo situatë është bërë e paqëndrueshme dhe përbën një rrezik të veçantë për KESH, meqë ai nuk mund të realizojë pagesat e kësteve të kredisë, të blejë en-ergjinë nga HEC-et private.

Edhe pse u ndërtua termocentrali i Vlorës, kjo pasuri nuk është ende funksio-nale për shkak të problemeve të pazgjidhura teknike. Kur TEC të hyjë në funk-sionim në vitin 2018 (në rast se zgjidhja teknike e propozuar është ekonomikisht e shëndoshë dhe financiarisht e realizueshme), do të ketë kosto të larta të prodhimit të energjisë, pasi teknologjia e tij (CCGT) është projektuar për të punuar me kar-burante importi të shtrenjtë. Ky termocentral parashikohet të vihet në punë në të njëjtën kohë me përfundimin e projektit TAP dhe kjo linjë gazi do të mund të furni-zojë TEC-in, i cili mund të punojë me kosto më të ulët. Ministria e Energjisë dhe In-dustrisë po negocion angazhimet financiare nga TAP-i për të lidhur termocentralin me tubacionin nga pika e tij e daljes në Fier.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) ka ofruar një kredi prej 150 milionë USD që do të disbursohet gjatë pesë viteve të ardhshme, të orien-tuara kryesisht në sistemin e shpërndarjes. Duke marrë parasysh nevojat e larta të sektorit të energjisë, vetë projekti i financuar nga iBRD-ja nuk është i mjaftueshëm për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë boshllëkun financiar të trashëguar dhe atë ak-tual, i cili kërkon masa të mëtejshme shtesë dhe një reformë të thellë për të kapër-cyer problemet e sektorit të energjisë.

nuk mund të ketë sukses po nuk u zbatua siç duhet. Në këtë drejtim propozohet për-gatitja e një studimi të posaçëm për të tra-jtuar varësinë nga kushtet e motit si dhe të ulë impaktin potencial financiar të kushteve nën mesataren hidrologjike.

Në këtë skenar planifikohet gjithashtu fuqizimi i menaxhimit të OSHEE nëpërmjet një kontrate menaxhimi të bazuar në rezul-tate. KESH, OSHE dhe OST do të kthehen në shoqëri të vërteta tregtare dhe të përmirësojë mirëqeverisjen dhe menaxhimin duke fuqi-zuar përgjegjësinë e këshillave mbikëqyrës, duke fuqizuar llogaridhënien e shoqërive. Pranë kompanive do të atashohen drejtorë të pavarur jo-ekzekutivë për të fuqizuar këshillat mbikëqyrës dhe ndihmuar të for-mulojnë politika dhe monitorojnë përfor-mancën e drejtimit sidomos në aspektin teknik dhe financiar.

Do të kryhet ndarja formale të opera-cioneve në OSHEE, duke veçuar funksio-nin e shpërndarjes nga furnizimi, sikurse parashikohet në Ligjin e ri të Sektorit të En-ergjisë Elektrike, duke transferuar Furnizu-esin Publik me Shumice dhe atë me Pakicë se bashku me stafin, asetet dhe përgjegjësitë e lidhura me të, në këtë entitet të ri.

Kjo do të thotë se përveç KESH, OST dhe OSHE do të jetë edhe një kompani tjetër që mund të cilësohet Furnizuesi Publik me Shumicë dhe Pakicë (FPSHP).

Kjo ndarje do të kryhet brenda peri-udhës 2015-2017 dhe sistemet tregtare të faturimit do të projektohen duke pasur parasysh këtë strukturë.

Banka Botërore është e vendosur të koordinojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mobilizoje burimet e financimit aty ku i nevojiten sektorit, brenda një periudhe të arsyeshme kohore dhe ta vendosë atë në një bazë të qëndrueshme për të garantuar sigurinë e furnizimit.

rriSqet që KanoSin Planin e riMëKëMBjeSRreziqe dhe pasiguri të mëdha ekzisto-

jnë për zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes. Rezerva të mëdha financiare duhen në dis-pozicion, por madhësia tyre varet nga kurset e këmbimit dhe përqindjet e interesit glob-al, të cilat janë në një masë të madhe jashtë kontrollit të Qeverisë. Gjithashtu rrezik kon-siderohet edhe rezistenca e publikut për të ndryshuar. Ristrukturimi i tarifave, ndjekja penale e vjedhësve, dhe ushtrimi i kontrol-lit për të paguar nëpërmjet ndërprerjes së furnizimit mund të ndeshë në rezistencën e publikut ndaj iniciativave për përmirësim. Problematika ligjore është një tjetër risk. Pa miratimin e ligjit të ri për Sektorin e Energjisë Elektrike zbatimi i reformave të parashikuara do të jetë i pamundur. Nga ana tjetër sistemi gjyqësor duhet të jetë i gatshëm të zbatoje dënimet për vjedhjen e energjisë elektrike dhe prokurorët duhet të jenë më të vendosur në dërgimin në gjykata të vjedhësve të energjisë.

OSHEE-së i kërkohet të tregohet e vull-netshme për të shkarkuar dhe çuar për ndjeke penale punonjësit e korruptuar. Menaxherët duhet të kenë vullnetin për të shkarkuar dhe dërguar për ndjekje pe-nale punonjësit që mundësojnë vjedhjen e energjisë elektrike apo keqmenaxhimin e parave të arkëtueshme. “Nuk duhet të ush-trohet presion politik ndaj menaxhimit për të mbajtur punonjës të pandershëm. Gjykatat nuk duhet të përdoren si një mënyrë për pu-nonjësit e shkarkuar për tu rikthyer në punë” thuhet në draftin e strategjisë.

Qeveria konsideron si rrezik edhe mos-marrëveshjet ligjore me HEC-et private për shkak të rishikimit të çmimeve. Por mesë shumti, rrezik i madh është mungesa e ka-paciteteve Menaxhuese të Kompanisë së Shpërndarjes. Qeverinë e mundon pyetja se, a do të ketë vullnetin dhe do të jetë në gjendje menaxhimi aktual i OSHE të zbatojë uljen e humbjeve dhe përmirësimin e nivelit të arkë-timeve, në mënyrë aq kërkuese sa e supozon parashikimi? Në vitin 2015 pritet që Kompa-nia e kontraktuar për menaxhim OSHE-së të sigurojë praktika të shëndosha të menaxhi-mit dhe deri diku të izolojë kompaninë nga presionet jashtë saj. Vlerësohet kritik numri i madh i konsumatorëve pa matësa.

Plani supozon që konsumatorët e rrjetit 35kV dhe 10kV të lënë tarifat e rregulluara dhe të paguajnë bazuar në çmimet e impor-tit. Kjo do të rezultojë në rritje të kostove për disa konsumatorë duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve që do të paraqesin çmimet rajonale të energjisë në të ardhmen. Por kjo rrezikon të shndërrohet në një presion politik, që këto biznese të mbesin si konsumatorë normal.

Çmimet Rajonale të Energjisë, janë një risk tjetër. Duke pasur parasysh faktin se, Shqipëria duhet të importojë energji për të plotësuar nevojat hidrike, vendi është i ekspozuar ndaj rreziqeve të trashëguara të tregjeve rajonale të energjisë. Borxhi i kon-sumatorëve buxhetorë konsiderohet një risk në vijim, por, kompensimi i borxheve do të likuidohet nga institucionet buxhe-tore brenda buxhetit nëpërmjet një mekan-izimi detyrimi. Administrata Fiskale mund të përfshihet në përmirësimin e situatës. Tatimet janë një faktor i rëndësishëm lidhur me mbledhjen e borxheve dhe faturave ak-tuale nga konsumatorët privatë, meqenëse ata mund të kontrollojnë nëse faturat e en-ergjisë elektrike janë të përfshira në bilan-cet vjetore të biznesëve. Ky kontroll mund shmangë mospagesën e detyrimit të en-ergjisë, si një e mirë publike, dhe minimizo-jë abuzimin e raportimit të pagesave fallco të energjisë që synojnë zvogëlojnë fitimit për të paguar më pak tatim.

Si degradoi sektori i energjisë

Page 10: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 10

kulturë

Ekspozita “Onufri” ka pasur dilema dhe anatemime duke u vënë në pikëpyetje ekzistenca, qoftë edhe këtë vit. Ju jeni nga personalitetet

me përvojë në artet pamore, si dhe e keni iniciuar këtë ekspozitë. Çfarë mund të na thoni për statusin e Onufrit dhe vëmendjen që duhet të marrë?

Besoj se ka vend të diskutohet ekzistenca e ‘Onufrit’, pasi nuk shoh ndonjë ekspozitë të organizuar çdo vit nga shteti që ka din-jitetin e saj. Janë 21 vjet, bashkë me këtë edicion, që do të thotë se është tashmë një traditë dhe ne duhet të jemi shumë të ku-jdesshëm për të mos e shkatërruar këtë. Ky është një institucion brenda një institu-cioni. Sidomos kur mendoj se me marrjen e statusit ndërkombëtar është nga mundësitë e vetme dhe shumë të pakta për artistët shqiptarë për t’u ballafaquar. Nga ana tjetër e me mundësitë që kemi pasur gjithmonë ka qenë monologu ynë i vazhdueshëm në artet pamore. Më kujtohet për shembull ‘Onufri’ i ’98-ës, kur për herë të parë kjo ekspozitë solli edhe kuratorin si praktikë artistike. Mendoj se ka disa merita që po të hiqej, po të prishej të lihej mënjanë do të humbisnim. Pra historia e artit postmodern shqiptar është e lidhur me Onufrin. Emra të mëdhenj shumë të njohur për herë të parë i ka sjellë Onufri. Në këtë hapësirë mendoj se nuk duhet të mendojmë më, nëse duhet apo jo. Unë nuk mora pjesë në diskutimin që u bë në Ministri për të thënë që mua më duket pa vend, apo që të vij e të diskutojmë duhet apo nuk duhet Onufri. Jam shumë i kënaqur

Ekspozita ndërkombëtare ‘Onufri’ ishte e hapur për artistë të huaj bashkëko-

horë, po ashtu edhe për kuratorët. Dikush në Galerinë Kombëtare të Arteve ngatërron statusin me konceptin e Onufrit. Me status kjo është një ekspozitë ndërkombëtare e arteve pamore, ku brenda ka konceptin e konkursit. Duke ecur me logjikën e Mul-liqit i hapur ndërkombëtarisht, por çmimi i jepet autorëve lokalë sot, ky konkurs ka krijuar një situatë kakofonike dje. Pothuaj edhe vetë specialistët e Galerisë janë për-

Gëzim Qendro: Ministria të mos shkatërrojë traditat

Gëzim Qendro, në cilësinë e anëtarit të jurisë ka shpallur dje fituesin e “Onufri XXI”, duke shpjeguar paradokset e këtij çmimi që prej zanafillës e deri tani, publikuar si

ekspozitë ndërkombëtare, por e trajtuar si garë lokale

Onufri XXI

aksident!një

që u kthye përsëri dhe shpresoj që diskutimi të jetë apo mos të jetë, është krejt i panevo-jshëm e duhet lënë mënjanë.

ju keni shqyrtuar punët e onufri, a mund të na flisni në këtë kontekst mbi lëndën që ka ekspozita e 21-të, si e shikoni në nivel për sa i takon prurjeve nga jashtë dhe brenda të artistëve. Besojmë se juria ka një vlerësim për këto punë, meqë tani është më e lirë të flasë?

Sigurisht tani mund të flasim për prur-jet. Për mendimin tim ky Onufër është pak i veçantë, sepse janë disa emra të cilët janë jashtë konkurrimit. Për shembull, Yoko Ono

nuk mund të vijë e të konkurrojë me Ero-sin, do ishte një ndeshje e pabarabartë për shumë arsye. Pra s’mund ta marrë Erosi dhe mos ta marrë Yoko Ono, apo njerëz që kanë

bërë histori në artin bashkëkohor. Unë men-doj se këtu duhet të jemi më të kujdesshëm për të ruajtur një linjë me të cilën ka filluar Onufri dhe vazhdon ta ketë, nuk e shoh si

Aksidenti i Onufrit XXI:Ekspozitë ndërkombëtare me garë lokale?!

Page 11: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 11

Mes prurjeve të artistëve shqiptarë, që sipas anëtarit të jurisë Gëzim Qëndro, këtë vit kanë qenë të pakta, juria shpalli unanimisht si fituese veprën e artistit të ri shkodran, i cili u vlerësua edhe financiarisht me shumën e treqind mijë lekëve.

gabim a ndonjë mëkat, por mendoj që ky ballafaqim të jetë i mbështetur më shumë në këtë organizim. Duhet të them se Galeria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, sepse

unë e di se ç’do të thotë, nga përvoja e di-kurshme, të lëvizësh një vepër të Yoko Ono dhe koston e veprës së Abrahamoviç & Ulay. Kështu që, është me të vërtetë një punë që

duhet lëvduar dhe e shoh që Galeria ka kri-juar tashmë traditë për të menaxhuar situ-ata të tilla.

duke u vënë në këtë garë artistët që

ju përmendët me artistët shqiptarë nuk është një diskriminim artistik, por pothuaj e pamundur për të konkurruar, pikërisht ndarja e emrave artistë shqiptarë më vete dhe atyre të huaj?

Nuk ka ndarje, këta janë të gjithë të ftu-ar. Dje dhe sot nuk kemi diskutuar nëse do t’ia japim Yoko Onos apo Erosit. Ata që në fillim ishin të përjashtuar, pasi janë vepra që kanë bërë në vite më të hershme. Kriteri ka qenë se duhet të jenë vepra që nuk janë ekspozuar më parë, dhe në harkun kohor nga një edicion tek tjetri. Vepra që ka fituar përmbush plotësisht kriteret. Këtu u bë një përzgjedhje, nga e para, e më pas u zgjodh edhe fituesi. Unë do të doja t’i shprehja Erosit përgëzimet e mia, pasi është një ve-për vërtetë shumë e mirë, shumë e qartë; njeriu i sotëm që jeton në këtë hartë të re-alitetit në të cilën janë disa mediume që e krijojnë këtë hartë. Pa ulur vlerat edhe të artistëve të tjera, jam shumë i sigurt që kemi bërë zgjedhjen e duhur.

atëherë, cilët kanë qenë në garë, a mund ta sqarojmë këtë situatë të sivjetme të “onufrit”?

Mendoj se Galeria nuk duhet të bëjë këtë gabim, të jetë ndërkombëtar, e të ndajë çmim lokale. Nuk di si e ka përvoja e ekspoz-itës së Mulliqit, së cilës i referohen por qëlloi rastësisht se këta ishin të gjithë artistë shq-iptarë.

a mund të marrim një propozim konkret nga ju për konceptin e onufrit, se siç duket, është krijuar një kakofoni si duhet të funksionojë, e mban një debat kjo?

Në një moment të caktuar unë mendoj se, nuk është ndonjë gabim fatal që të fto-hen emra kaq të mëdhenj. Por do të isha me argumentin se, nëse do ishte e mun-dur, që prurjet ta lejojnë këtë gjë, që të jenë vetëm artistë të huaj dhe vendas. Çmimin e merr kushdo nga këta, cili të jetë më i miri por që kanë veprën të ekspozuar për herë të parë. Pra, ka një rregullore e cila e për-cakton shumë qartë dhe mendoj se këtë vit për shkak, mendoj jo të galerisë, pasi prur-jet kanë qenë të tilla sa u detyruan të bëjnë këtë kompromis. Mendimi im është se do të bëhej një garë shumë më e fortë, nëse nuk do të përjashtohej askush për kriteret por do ishte një garë që do përmbushte krit3ret. Shpresoj se galeria do të bëjë këtë. Ky ishte gati një aksident dhe me të drejtë na thanë se, meqë ishte diskutuar shumë se nuk do të hapej, pasi vjet nuk u bë, ar-tistët nuk dinin nëse do të mbahej Onufri, ndaj pati prurje shumë të pakta. Është një aksident që Onufri e pëson edhe për shkak të një historie që folëm pak më parë. U vu në dyshim vetë ekzistenca e tij, dhe mbase shumë artistë menduan se mbase nuk bëhet, prandaj janë të këqija këto situata, të panevojshme e të padobishme, jo fitim-prurëse për gjithë situatën artistike. Nuk duhen lëshuar sinjale të tilla që një institu-cion si Onufri të vihet në diskutim, nëse të bëhet apo jo! Tradita nuk prishet, Venecia ka mbi 100 vjet dhe askush nuk ka folur. Ky është një sinjal për gjitha institucionet përgjegjëse të kulturës, të cilat duhet pat-jetër çfarë janë krijuar tradita, festivale mbi dhjetë vjet, nuk duhen prishur, për asnjë arsye. Onufri është një nga këto organizime artistike.

Intervistoi: Violeta Murati

plasur mes tyre, të parët e pohojnë por të tjerët e kanë parë absurde këtë dalje të beftë të konceptit, dje para mediave, pasi është gërmuar më tej mbi “diskriminim” midis artistëve me zë, dhe të rëndësishëm të skenës botërore. Ndonëse punët e tyre ishte një transferimin i mjaft viteve më parë. Thuhet se kjo ishte një lloj ndarje që u bë edhe në diskutim me kuratorët pasi ata propozuan konceptin kuratorial. Qëllimi pse ishin vendosur artistët “lokalë” për-ballë të ftuarve të rëndësishëm lidhej me

tregimin mbi historinë e trajtimit të këtij materiali të veçantë të qelqit, ku vepra e ar-tistëve të njohur zënë një vend të veçantë në historinë e artit. Mendohet se artistët shqiptarë e përpunuan këtë material bren-da një konteksti! Por në fakt, pyetja më me rëndësi, është nëse Onufri do të vazhdojë me këtë koncept: ekspozitë ndërkombëtare me garë lokale? Galeria jep përgjigjen: çdo vit do të adaptojnë propozimet e reja, sipas kuratorit, të hapur për të ndërtuar mbi të konceptin.

Modeli i Prishtinës kundërshtohet në Tiranë, pavarësisht se GKA e ka aplikuar tashmë në këtë edicion

aRt PaMoR

Autori fitues, Eros Dibra e quan veprën e tij, e cila është shfaqur për publikun në një ekran televizori të vendosur mes veprave të tjera në Galerinë Kombëtare të Arteve,

si një këndvështrim personal; mënyra e tij për të përcjellë realitetin vrasës deri në kon-ceptin metafizik. Pasqyra e thyer, thoshin të lashtët, lajmëronte fatkeqësi për shtatë vjet. Një besëtytni që mendohet të jetë zhvilluar prej kohëve kur njerëzit e parë vunë re pasqy-rimin e tyre në pellgjet e ujit, me besimin se imazhi aty ishte shpirti i tyre dhe duke e dëmtuar, do të thoshte të rrezikoje të plagosje veten tjetër. Një mit i lashtë rrëfente se pasqyrat kanë fuqi magjike, përfshirë fuqinë për të paraparë të ardhmen dhe mendo-hen të jenë mjete të zotave. Kështu, duke thyer një pasqyrë i jep fund fuqisë së saj, shpirti arratiset prej trupit dhe fatkeqësi mund të bien mbi atë që u pasqyrua i fundit....

Pikërisht një pasqyrë e thyer në sfondin e video-projektit të titulluar “XXI”, e cila shfaq një njeriun përballë saj dhe një melodie vajtuese, duket paralajmëruesja e një fatkeqësie, e cila vjen në fund të kësaj vepre pakminutëshe, ku njeriu- subjekt i videos- vendos t’i japë fund vetes me një pistoletë.

Kjo është edhe vepra fituese e konkursit “Onufri XXI” , e cila këtë vit –pasi mungoi vitin e shkuar – është konceptuar si një formë mes konkursit dhe ekspozitës, ku nuk kanë munguar edhe veprat e artistëve ndërkom-bëtarë me famë.

Autori fitues, Eros Dibra e quan veprën e tij, e cila është shfaqur për publikun në një ekran tele-vizori të vendosur mes veprave të tjera në Galerinë Kombëtare të Arteve, si një këndvështrim personal; mënyra e tij për të përcjellë realitetin vrasës deri në konceptin metafizik.

Mes prurjeve të artistëve shqiptarë, që sipas anëtarit të jurisë Gëzim Qëndro, këtë vit kanë qenë të pakta, juria shpalli unanimisht si fituese veprën e artistit të ri shkodran, i cili u vlerësua edhe finan-ciarisht me shumën e treqind mijë lekëve.

Një vepër estetikisht e rafinuar, që përcillet me një gjuhë të pastër artistike, me një narracion jo linear, por kuptimplotë. Ka qenë ky motivacioni i jurisë së përbërë nga Najada Hamza, Gëzim Qëndro dhe Vesa Sahatçiu.

Në videon e propozuar, autori krijon një lojë pasqyrore tipike postmodernë, ku harta e realitetit shpërfaqet si ndërthurje e brishtësisë së imazhit me paqëndrueshmërinë e sim-ulacrum-it. “Është hera e parë që marr pjesë tek ‘Onufri’ dhe çmimi më zuri në befasi, por besoj se Onufri është një “deal”. Problemet e artistëve sot nuk janë vetëm probleme shq-iptare. Anembanë botës ka probleme, dhe mendoj se këto vijnë prej zanafillës së njeriut. Është një periudhë ku njeriu nuk e ka të qartë vetveten. Janë probleme politike, janë prob-leme artistike, janë probleme të ekspozimit”, - është shprehur artisti fitues, Eros Dibra.

Shtatë artistët të cilët u gjykuan nga juria, pasi prezantonin për herë të parë veprat e tyre të krijuara posaçërisht për këtë ekspozitë ishin Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli, Klodian Deda, Ermal Baboçi dhe Lindita Doçi.

Ekspozita “Onufri XXI” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 3 janar të vitit që vjen.

Eros Dibra fiton me brishtësinë përpara pasqyrës së thyer

Page 12: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 12

ese

Cili është ndikimi i tiroideve në organizëm

Nëse njeriu lind pa gjëndrën e tiroides, është 100 për qind e sigurt që do të ketë

prapambetje të rëndë mendore ose, siç quhet ndryshe, “kretinizëm”

Mungesa ose tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e komplikacioneve të shumta shëndetësore. Referuar vizitave të kryera, mjekët bëjnë me dije se sëmundjet që prekin pikërisht gjëndrën e tiroides janë të shumta edhe në vendin tonë. Gjëndra e tiroides ndodhet e ven-dosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjëndër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndi-hmuar rritjen e aktivitetit qelizor. Metabolizmi i mirë i trupit i refero-het funksionimit normal të tiroi-des. Në një intervistë për gazetën “Dita” mjeku endokrinolog pranë Poliklinikës Qendrore të Special-iteteve, Dashamir Gjergji, tregon komplikacionet më të sheshta që prekin gjëndrën e tiroides, si dhe këshillat për kujdesin dhe ekza-minimet që duhen ndjekur për t’i trajtuar ato në kohë.

Çfarë janë gjëndrat tiroide dhe ç’ndikim kanë në organizëm?

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjëndre është e jashtëza-konshme. Gjëndra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embri-onale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjën-drën e tiroides është 100 për qind e sigurt që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”. Po ashtu ecuria e zhvillimit fizik thuajse nuk vazhdon në kushte normale dhe jo rrallëherë është e papajtueshme me jetën. Gjëndra tiroide është si një minifabrikë e cila përpu-non jod, ku jodi merret kryesisht nëpërmjet ushqimeve, ujit etj, dhe pasi futet në organizëm thithet nga gjëndra tiroide, e cila e për-punon jodin dhe më vonë prod-hon hormone me bazë Jodi. Për analogji mund të jetë si një fabrike vaji ulliri që përpunon ullinjtë dhe nxjerr vaj ulliri. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon

tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3. Për të kryer procesin e përpunimit të jodit dhe prodhimin e këtyre hormoneve është e domosdoshme që gjëndra tiroide të stimulohet nga një gjëndër tjetër që quhet hi-pofize, e cila prodhon hormonin stimulues të tiroides TSH. Dozat e këtyre hormoneve janë me peshë shumë të vogël molekulare, por siç e thashë ato kanë peshë shumë të madhe në organizëm.

Kush njihen si shkaktarët që ndikojnë në keqfunksionimin e gjëndrave tiroide?

Shkaktarët që mund të ndiko-jnë në shfaqjen e problemeve sa i takon funksionimit të normal të kësaj gjëndre janë nga më të ndry-shmit. Siç u theksua edhe më lart, keqfunksionimi i këtyre gjëndrave mund të vijë si rrjedhojë e mung-esës së jodit në ushqim, lodhjes fizike, stresit psikologjik. Ndërkohë që shkaqet të tjera mund të jenë edhe defektet gjenetike, infeksio-net, efektet anësore të barnave që mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të tjera. Zmadhimi

i tiroidit mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje. Zmadhimi mund të jetë i përgjithshëm ose në formë nyjash. Zakonisht tiroidi i sëmurë prodhon hormone me tepri ose me pakicë. Prodhimi me tepri quhet hipertireozë, ndërsa prodhimi me pakicë, hypotireozë. Në varësi të këtyre formave, si dhe veçorive individuale të pacientit veprohet me trajtimin që duhet të

ndjekë pacienti. Pak më lart për-mendëm dy format më të shpesh-ta që prekin gjëndrën tiroide. Duke u ndalur konkretisht tek një tiroid i sëmurë që prodhon jod me pakicë, cilat janë simptomat që mund ta orientojnë një pacient që të kërkojë ndihmën mjekësore? Të gjitha sëmundjet që prekin gjëndrën tiroide herët apo vonë ndikojnë në funksionin e saj dhe kur çrregullohet ky funksion, kemi të bëjmë me ndryshime funksioni të tipit të uljes së funksionit apo të rritjes së funksionit, për lehtësi të lexuesit do ta konsideroja pa-kicë e jodit dhe tepricë e jodit. Kur kemi pakicë të jodit, të sëmurët në përgjithësi janë dembelë, të lodhur, të përgjumur, apatikë, qaj-në shpejt, gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, si të deprimuar, nga ana tjetër kanë shtim të peshës, rrahje të ngadalta të zemrës, lëkurë dhe flokë të thatë, kapsllëk, çrregullime të kockave etj.

Po në rastet kur tiroidi prod-hon më tepër ç’ndodh ?

Krejt ndryshe ndodh tek të

sëmurët që kanë tepricë të jodit, këta paraqiten tepër aktiv, ecin shpejt, mendojnë shpejt, flasin shpejt, janë gjatë gjithë kohës të nxituar, karakteristikë për këta të sëmurë është intoleranca ndaj të nxehtit, do të thotë që këta të sëmurë janë të veshur gjatë gjithë kohës hollë, kanë rrahje të shpe-jta të zemrës, djersë të shumta, bien në peshë dhe çrregullime të tjera specifike.

Sa të përhapura janë këto së-mundje në vendin tonë dhe ku i gjejmë më shpesh?

Si teprica e jodit ashtu dhe pa-kica e jodit janë shumë të shpeshta si sëmundje në popullatën tonë, kjo e ka shpjegimin të lidhur më shumë me deficitin e jodit në zona të caktuara, si dhe faktorët gjenetikë dhe familjare. Duhet të rikujtoj që Shqipëria mbetet një zonë me deficite të jodit natyral, sidomos në zonat malore, banorët e të cilëve vuajnë shpesh nga këto sëmundje. Ndaj bëni kujdes me tiroidet, kontrollojini në kohë përdorni jod natyral me ushqime dhe suplemente sipas porosisë së mjekut. Për këtë duhet të keni parasysh kushtin që kontrollohuni rregullisht, në mënyrë që nesër të mos keni pasoja nga kjo gjëndër e vogël me mision dhe funksione të mëdha për trupin tonë.

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës

Page 13: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 13

letërsi

Kaq vjet duke u shmangur dhe duke shpresuar…, kur ja, më në fund, armiku u

duk te shtëpia ime. E pashë nga dritarja duke u ngjitur me vështirë-si përgjatë rrugës së mundimshme të kodrinës. Ecte duke u mbështe-tur në një bastun, në një mavri bastun, i cili në duart e tij të plaku-ra kurrsesi nuk mund të ishte një armë veçse një shkop. Nuk e pata të lehtë të dëgjoja atë që prisja: trokitjen e lehtë në derë. Pa nostal-gji, hodha një sy mbi dorëshkrimet e mia, skicat me projekte gjysmë të përfunduara dhe studimin “Ar-temidori mi ëndrrat”, një libër ky ca i paqartë, nga që nuk di greqisht. Një herë tjetër, thashë me vete, si i çakërdisur, dhe desha ta mbyll edhe më derën, por u tremba se ai jashtë mund të rrëzohej, nga që bëri disa hapa të ndërliksura. E ho-dhi bastunin, të cilin nuk ia pashë më, dhe, i dërrmuar, ra mbi shtra-tin tim. Tërë shqetësim, e kisha

Takim me armikun

nga Jorge Luis borges (Argjentinë, 1899 – 1986)

Rruga e vërtetë kalon mbi një litar që është tendosur pak-sa mbi sipërfaqen e tokës.

Duket sikur shërben më shumë për të penguar sesa për t’u përshkruar.

Dy janë mëkatet më të rënda të njeriut, e prej tyre rrjedhin gjithë të tjerët me radhë: padurimi mos-veprimi. Nga shkaku i padurimit njeriun e përzunë prej parajse, për shkak të mosveprimit s’kthehet dot pas. Por mbase vetëm njëri është mëkati më i rëndë padurimi: për shkak të tij e përzunë, e po për këtë shkak nuk kthehet.

Çasti vendimtar i evolucionit njerëzor është i përhershëm. Për këtë arsye, lëvizjet intelektuale revolucionare që shpallin si të parëndësishme gjithë çka ndodhur kanë të drejtë pasi ende s’ka ndodhur gjë. Njëri nga mjetet më të suksesshme me të cilët e keqja na ndjell është ngasja për luftë. Është njëlloj si lufta me gratë, që përfundon në shtrat.

Një bushtër e fëlliqur, që ka pjellë shumë herë, vende-vende, në kalbëzim e sipër, i ngjan fëmi-jërisë sime, të cilën e kisha tërësisht timen, që më ndjek pandarë besn-ike, që s’më bën dora ta rrah, madje i zmbrapsem njëherë për njëherë

imagjinuar shumë herë, por vetëm në ato çaste pashë se i ngjante por-tretit të fundit të Linkolnit, sikur të qenkëshin vëllezër. Duhet të ishte katër e pasdites.

U përkula mbi të që të më dëg-jonte.

– Dikush mendon se vitet ikin vetëm për tjetrin – i thashë, – por ata ikin për të gjithë. Ja ku u takuam, më në fund, dhe çfarë ka

ndodhur më përpara nuk ka kup-tim.

Ndërsa unë flisja, vura re se kishte zbërthyer pardesynë. Dorën e djathtë e kishte futur në xhepin e xhaketës. Më bëri një farë shenjë dhe atëherë pashë se atje kishte një revolver.

Dhe me një zë të prerë më tha:– Kam hyrë gjithë keqardhje

në shtëpinë tënde. Megjithëse

nuk jam i mëshirshëm, tani më ka pushtuar dhembshuria.

U mundova të gjej disa fjalë. Nuk jam njeri i fortë dhe men-dova se vetëm fjalët mund të më shpëtonin. Më në fund, munda t’i them:

– Është e vërtetë se ka ca kohë që kam keqtrajtuar një fëmijë, por ju tashmë nuk jeni ai fëmijë e as unë nuk jam më ai i pamendi. Veç

kësaj, hakmarrja nuk është më pak fodulle dhe qesharake se falja.

– Pikërisht nga që tashmë nuk jam më ai fëmija – ma ktheu, – më duhet t’ju vras. Nuk bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje, por për një ve-prim drejtësie. Argumentet tuaja, Borhes, janë thjesht dredhi luf-tarake të tmerrit tuaj, sepse do t’ju vras. Ju tashmë nuk mund të bëni dot asgjë.

– Mund të bëj një gjë – iu përgjigja.

– Çfarë? – më pyeti.– Të zgjohem.Dhe ashtu bëra.Shënim: Autori në këtë tregim

trajton temën e pleqërisë dhe të vdekjes dhe nuk është e vështirë të kuptohet se të dy personazhet këtu janë, njëherazi, një njeri, vetë autori, edhe pse kemi një dialog intensiv midis dy personave, au-torit dhe armikut të tij, dmth ple-qërisë, vdekjes.

Përktheu B. Karabolli

Maksima Kafkësduke iu druajtur deri dhe firomës së saj, e që, po s’vendosa për të kundërtën, do të më shtrëngojë te cepi i murit që tanimë e shoh fare pranë, për t’u kallëzuar sipër meje e bashkë me mua, deri në fund- a thua më nderon kjo gjë? – Me mishrat e qelbëzuar e të krimbur të gjuhës së saj mbi dorën time.

Filani fryhet ca si shumë, beson se ka bërë mjaft të mira meqë ndje-het ca si i tunduar- duke qenë se është objekt gjithnjë e më tërheqës- prej ngasjesh edhe më tej në rritje, me prejardhje të paditur për të. Por shpjegimi i saktë është ky, se një djall i vërtetë e i madh ka hyrë në bark ndërkohë që djaj më të vegjël të panumërt rendin se kush e kush t’i shërbejë të madhit.

Shenjë e parë e vetëdijes fill-estare është dëshira e vdekjes. Kjo jetë na duket e padurueshme, ndërsa një tjetër e paarritshme. Nuk është më turp ta duash

vdekjen; kërkojmë të na zhven-dosin nga qelia e vjetër, – të cilën e urrejmë tashmë, në një tjetër, që shumë shpejt do fillojmë ta urre-jmë. Një fije besimi ende vazhdon të vagëllojë: kushedi, gjatë zhven-dosjes mbase mund të shfaqet në korridor Zoti, të na hedhë një sy e të thotë: “Këtë të burgosur mos e mbyllni më. Po e marr unë”.

Po të qe se, tek ecim mbi një rrafsh, në vend që të bëjmë për-para, bëjmë hapa prapa, atëherë ndodhemi para një situate të pashpresë; por kur jemi duke iu kacavjerrë një rrëpire të vështirë, aq të pjerrët sa edhe vetë ne duke-mi sikur shihemi që nga poshtë, atëherë hapat prapa mund të jenë shkak vetëm i trajtës së terrenit, prandaj s’ka vend për t’u mërzitur.

Mos e lër të keqen të ta mbushë mendjen sikur i mbajtke asaj të fshehta.

Sjellja e keqe vazhdon të na

imponohet, të mirën e kemi vetë. Me ta futur brenda vetes, e keqja s’kërkon më t’i besosh.

Përulësia i jep gjithkujt, edhe atij që vuan i dëshpëruar vetminë, raportin më të fortë me të tjerët, dhe ia jep menjëherë, me të vet-min kusht që përulësia të jetë e plotë dhe e qëndrueshme. Ajo mund ta bëjë këtë pasi është gjuhë e vërtetë e lutjes e, në të njëjtën

kohë, adhurim e lidhje shumë e qëndrueshme. Raporti me të tjerët është raporti i lutjes, raporti me vetë ne, raporti me përpjekjen; prej lutjes del energjia për përpjekjen.

Për të shmangur një gabim gjuhësor: atë që aktivisht duam ta shkatërrojmë, duhet më parë ta shtrëngojmë fort; ajo që shkër-moqet shkërmoqet, por s’mund të shkatërrohet.

U mundova të gjej disa fjalë. Nuk jam njeri i fortë dhe mendova se vetëm fjalët mund të më shpëtonin

Page 14: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 14

sport

Mbyllen polemikat Tirana - Partizani

Skuadrat kanë rinisur përgatitjet për ndeshjet e radhës në kampionat, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer në gjoba për sjellet e tifozëve të tyre

sondazhi

kaosi

Sosa largimi i radhës nga Vllaznia

Pas polemikave që shoqëru-an derbin në distancë mes Tiranës dhe Partizanit, dy

skuadrat nisin përgatitjet për ndeshjet e radhës së javës së 17 të Kategorisë Superiore. Bardhe-blutë u rikthyen në fushën stër-vitore pas një dite pushim. Grupi i plotë u vendos nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja në komplek-sin “Skënder Halili”. Drejtuesi i stolit bardheblu e grumbulloi grupin rreth vetes për një anal-izë të shkurtër duke caktuar më pas edhe detyrat e javë stërvitore që paraprin transfertën e Vlorës kundër Flamurtarit. Përveç mung-esës së mesfushorit Erjon Vucaj, skuadra zbriti në kompleksion stërvitor. Ervin Bakaj nuk u bash-kua me skuadrën, por u stërvit i veçuar për shkak të një problemi edhe pse në stafin e Tiranës janë optimistë që sulmuesi do të jetë i gatshëm për sfidën e së Dielës. Përsa i përket Vucajt, klubi kon-firmon mungesën e shkodranit deri në muajin Janar. Aktualisht ai po ndjek fazën e rehabilitimit në Shkodër por nuk përjashtohet mundësia e udhëtimit të tij drejt Greqisë për t’u kuruar në klinikën ku qëndroi për disa javë edhe Erando Karabeci. Pas ushtrimeve fizike, grupi bardheblu nisi punën në ushtrimet me top. Gjatë ditëve të ardhshme, trajneri Ilir Daja do të krijojë një ide të plotë për gjen-djen e skuadrës dhe ekipin që do të hedhë në fushë që nga minuta e parë. Në krahun tjetër, Partizani e nisi seancën stërvitore post-derbi në Kamëz. Ishte trajneri Sulej-man Starova ai që zbriti i pari në fushë dhe pas disa minutave kon-sultim me ndihmësin e tij, Klevis Dalipi startoi seancën përgati-tore. Përveç Sebino Plakut që u stërvit i veçuar, në kampin e kuq nuk ka mungesa të rëndësishme për ndeshjen e së Shtunës kundër Bylisit. Dukshëm në humor dhe të karikuar për sfidën e “Qemal Stafës”, “Demat e Kuq” u shfaqën të përqëndruar dhe të karikuar për të mos lëshuar më terren ndaj Skënderbeut ndjekës.

disiplina - Komisioni i Dis-iplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjidh konfliktin mes dy klubeve të kryeqytetit,Tiranës dhe Partizanit, për dëmet e shkaktu-ara nga tifozët e kuq në derbin e “Selman Stërmasit”, që u mbyll në barazim 0-0. Në mbledhjen e rad-hës të këtij Komisioni ku u vlerë-suan problematikat e shënuara në javën e 15-të të Superiores, u vendos që klubi i Partizani duhet të paguajë me vlerën e tregut dë-min që shkaktua nga dëmtimi i 70 stolave nga ultrasit e kuq në tribu-nat H1 dhe H2. Por masat për sjel-

ljen e gabuar të tifozërisë së kuqe në derbi shkojnë më tej, pasi Par-tizani, përvecse duhet të dëmsh-përblejë Tiranën, gjobitet edhe me 100 mijë lekë. Me të njëjtën shifër gjobitet edhe Tirana për sjellje të

gabuar të tifozërisë së saj në derbi. Në sfidat e tjera të javës së 15-të, zyrtarët e ndeshjen kanë raportuar parregullsi në sjelljen e tifozërisë vendase edhe në sfidën Skënder-beu – Laci 4-0, ndaj klubi korcar

dënohet me 50 mijë lekë gjobë. Në vendimet e dhëna për kategoritë më të ulëta bie në sy pezullimi 4 ndeshje i zyrtarit të Shkumbinit Astrit Isaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Eksodi te Flamurtari vi-jon me ritme të frikshme

me skuadrën që rrezikon më shumë se kurrë shpërbërjen në Janar në rast se nuk zgjid-het ngërci mes administratorit Idrizi dhe Bashkisë Vlorë. Nga një pretendente për titullin në fillim të sezonit, skuadra vlon-jate është katandisur në një ndër kandidatet për rënien nga Kategoria dhe shqetësues nuk është vetëm klasifikimi ku Fl-amurtari ka të njëjtin numër pikësh 10 me Tërbunin e vendit të parafundit. Ndeshjet e fun-dit konfirmojnë se Flamurtari po kthehet në një arkë pikësh për të gjithë rivalët, duke cënu-ar në këtë mënyrë edhe garën e tërë kampionatit. Që nga ai barazim surprizues me Parti-zanin në 18 Nëntor, Flamur-tari pësoi goleadën 4-0 të Vl-laznisë që fitoi kuota në luftën për mbijetesë, më pas u mund minimalisht 0-1 nga Kukësi dhe së fundmi pësoi një tjetër disfatë nga një ndër skuadrat që në fillim të sezonit u shfaq si një ndër skuadrat me më pak potencial për të qëndruar mes më të mirëve, Tërbuni. Ishte pikërisht formacioni pukjan ai që shikohej me frikë në javët e para të kampionatit se do të kthehej në një bankë rezul-tatesh për rivalët, por tanimë ky kërcënim vjen pikërisht nga Flamurtari. Me një skuadër ku pjesa më e madhe e fut-bollistëve bojkotojnë seancat stërvitore duhet të jesh shumë kurajoz në imagjinatë për të parashikuar se mund tu vërë stërkëmbëshin protagonistëve në garë për objektiva më pres-tigjiozë si titulli apo Europa. Në këtë kontekst edhe pse ata që vuajnë më tepër janë tifozët e Flamurtarit, cështja nuk është më ekskluzivisht vlonjate, pasi një bankë pikësh cënon buku-rinë e gjithë kampionatit.

Flamurtari, skuadra drejt shpërbërjes

Tirana e nis merkaton nga porta. Klubi bardheblu ka

biseduar në ditët e fundit me portierin e Flamurtarit Halili dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë zyrtarizimi I parë I 24 herë kam-pionëve në orët e ardhshme. Stafi dhe drejtuesit nuk kanë më asnjë shpresë për një rehabilitim sport-ive të Frashërit por burime pranë klubit bëjnë me dije se ky I fundit nuk do të largohet nga skuadra por do të kontrubojë si proter I tretë. Që prej humbjes në derbin e fazës 0-1 në portë ka qëndruar Bakaj, I cili ka gëzuar respetkin maksimal të trajenrit Daja dhe stafi teknikë është I bindur se perfomanca e tij është për tu përgëzuar, por duke qënë se kampionati është I gjatë dhe për më tepër është duke u menduar dhe për edicionin e ar-dhshëm Halili është një alterna-tivë për të rritur konkurrencën dhe për të plotësuar repartin delikat. Halili dhe Bakaj pritet të jenë dy portierët e Tiranës në pjesën e mbetur të edicionin dhe në sezo-nin e ardhshëm. Ndërkohë Tirana është duke menduar gjithashtu për të gjetur një sulmues në mer-katon e Janarit, sulmues I cili do ta riste ndjeshëm forcën goditëse pasi qartësisht në këto dy faza pika më e dobët e bardhebluve ka qënë shënuesi kryesor në skuadër. Dre-

Bardheblutë në bisedime me portierin Argent Halilaj

jtuesit janë duke menduar që në merkaton e Janarit të afrojnë dhe 1 ose 2 mesfushorë në mënyrë që me këto 4 blelrje të kompeltkojë ekipin që sipas tyre jo vetëm do lu-ajë pjesën e mebtur të sezonit por do jenë në gadishmëri të trajenrit Daja dhe në edicionin pasardhës. Meqënëse jemi te ky I fundit klu-bi ka vendosur që pavarësisht si do shkojnë gjërat deri në fund të këtij kampionati, ai me siguri do të votëbesohet shumë shpejt për të qënë trajner I Trianës dhe për 2016-2017. Si asnjëherë më parë

Sebastian Sosa kthehet në cështje të Vllaznia. Në kaosin e krijuar

në klubin shkodran nuk mund të mungonte një tjetër problemtatikë e mprehtë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet e skuadrës në fushën e blertë. Sulm-uesi uruguajan është larguar drejt vendlindjes së tij që të premten e javës së kaluar dhe nuk është kthyer më në Shkodër. Askush te Vllaznia nuk mund të japë një përgjigjje të saktë se kur apo nëse 21-vjecari do të luajë sërish për kuqeblutë për pjesën e mbetur të sezonit, madje thuhet se sulmuesi i ka dhënë fund

para kohë aventurës së dytë në Shq-ipëri. Rrogat e prapambetura dhe shqetësimet e vazhdueshme fizike e kanë shtyrë të prishë marrëveshjen me klubin, për të kërkuar një tjetër aventurë jashtë Shqipërisë. Stafi mjekësor i Vllaznisë konfirmon se Sosa nuk ka asnjë problem fizik, por fakti që ururguajani nuk po kthehet në Shkodër, lë të kupto-het se nuk dëshiron ta vijojë karri-erën me kuqeblutë. Sebastian Sosa duhej të ishte një nga pikat më të forta të Vllaznisë në këtë sezon, por ai është aktivizuar në vetëm 6 ndeshje të kampionatit.

Tirana po tregohet largpamaëse në merkato dhe në staf teknik. Mesa duket aty ku është kuptuar që stafi dhe skuadra nuk mund të ndry-shojë cdo vit ose ca më keq ndon-jëherë dhe cdo gjashtë muaj.

Page 15: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 15

sport

Levandovski, Real Madrid gati të hyjë në bisedime me BayerninRobert Levandovski është një

nga sulmuesit që pëlqehet më shumë nga drejtuesit e

Realit të Madridit, por transferimi i mundshëm i lojtarit polak në “Santiago Bernabeu” varet krye-sisht nga qëndrimi që do të mbajë Bayerni i Mynihut, që zotëron deri në vitin 2019 kartonin e futbollistit. Presidenti Florentino Perez do të ishte i gatshëm të paguante edhe klauzolën e largimit të 27-vjecarit, praktikë kjo e ndjekur shpesh nga klubet e mëdha për lojtarë tepër cilësore, por dicka e tillë nuk ekzis-ton në kontratën e Levandovskit me bavzarezët. Kjo do të thotë se klubi gjerman, që nuk vuan aspak nga financat, mund t’i vendosë një çmim jashtë cdo logjike kartonit të

polakut vetëm e vetëm për ta bërë të pamundur blerjen e tij nga Los Blankos. Vetëm nëse Bayerni do të pranojë të hyjë në negociata, mund të ketë shanse që Levando-vski ta veshë fanellën e Realit në të ardhmen. Ish-futbollisti i Dort-mundit mbërriti në “Allianz Arena” si lojtar i lirë në verë të 2014-ës,

por kjo nuk do të thotë se Bayerni e mori falas. Klubi më i titulluar në Gjermani i pagoi fillimisht po-lakut 20 milionë euro që të lirohej nga çdo detyrim kontraktual me Borussia e Dortmundit dhe kur në lojë u fut edhe Reali, shtoi edhe 5 milionë të tjera. Edhe pse menax-heri i futbollistit kërkoi që në kon-

tratën e nënshkruar të vihej edhe një klauzolë largimi, Bayerni nuk e pranoi këtë kusht, çka i detyron skuadrat që interesohen për Lëan-doëskin të bisedojnë me drejtuesit bavarezë, sigurisht nëse do të gje-jnë disponibilitetin e tyre, për të mbërritur te një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato.

Presidenti Florentino Perez do të ishte i gatshëm të paguante edhe klauzolën e largimit të 27-vjecarit

Nuk mund të kishte dyshime. Në një vit të jashtëzakonshëm

që e coi nja hap larg Grand Slamit, nuk mund të kishte triumfuese tjetër vec Serena Williams në zgjed-hjen për tenisten e vitit 2015. Lajmi është që numri një i botës, duke fituar për të katërtën herë rradhazi këtë vlerësim grumbullon 7 tituj të tillë përgjatë gjithë karrierës duke barazuar legjendën Martina Navra-tilova. Për vlerësimin tenistja e vitit ishin në garë dhe Flavia Penneta, spanjollja Garbine Mukuruza dhe polakja Agnieszka Radëanska, por më e vogla e motrave Williams i la të gjitha pas duke rrëmbyer 79% të votave të gazetarëve dhe tifozëve kundër vetem 12 % të preferencave nga Muguruza. Në 2015 Serena fitoi pothuajse gjithcka që mund të fitonte, Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon duke e cuar në 21 numrin e Slameve në Palma-resin e saj prestigjioz. Të vetmin befasi e pësoi në US Open, ku Pen-neta e eleminoi në gjysmëfinale për të triumfuar më pas në Flushing Meadoës. Në kategoritë e tjera in-diania Sania Mirza dhe zviceranja Martina Hingins u zgjodhën si dys-hja më e mirë e vitit.

“Majku i Hekurt”. Kjo ishte nofka që Mike Tyson

mbante në ring por ai nuk ishte aspak i tillë edhe në jetën e përdit-shme. Në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv, CNBC, ish kampi-oni i peshave të rënda zbulon disa anë të errëta të jetës së tij duke e pranuar se të gjitha fitimet e arkëtu-ara nga ringu i ka shpenzuar sa hap e mbyll sytë. 400 deri në 500 mil-ionë Dollarë avulluan brenda pak kohësh, madje situata u bë edhe më e rëndë pasi ai e pa veten në borxhe. Shpenzimet për suvenirë të shtrenjë, koleksioni i makinave të fundit dhe divorci në vitin 2003 e detyruan ish boksierin të regjis-tronte një borxh prej rreth 23 milio-në dollarësh. “Isha totalisht jashtë kontrollit. Nuk dija si t’i shpenzpja paratë dhe nuk dija si të sillesha me njerëzit që menaxhonin paratë e mija. Kur kam shumë para bëhem një njeri i rrezikshëm. Pas largimit nga ringu, Tyson ka nisur një jetë të re në projektet mediatike për të reduktuar sa më shumë dëmet eko-nomike. “Kam më shumë fansa se sa kur isha boksier në karrierë dhe e dini pse e them këtë? Sepse një gjë të tillë ma tregon interneti. Vahzdoj të paguaj borxhet dhe besoj se jam në rrugë të mbarë për të rifituar sërish sigurinë time ekonomike”.

Mediat e japin si të sigurt largimin e tij nga Reali i Madridit në përfundim

të këtij sezoni, por Cristiano Ron-aldo nuk mendon kështu. Pas 4 golëshit që realizoi ndaj suedezëve të Malmos duke u bërë futbollisti i parë në historinë e Champion-sit që arrin kuotën e 11 finalizi-meve në fazën e grupeve, 30-vje-cari qetësoi tifozët e Los Blancos përsa i përket të ardhmes së tij. Manchester United dhe Paris Saint Germain e duan me cdo kusht por CR7-ta është i lumtur në Ma-drid dhe dëshiron të qëndrojë gjatë te Reali. “Ato që thuhen në media janë thjeshtë spekullime, një gjë e tillë ka ndodhur cdo vit, njerëzit janë mësuar tashmë të dëgjojnë se cfarë ndodh rreth e përqark Cristianos. Por ajo që dua të them është se ky klub më ka ndi-hmuar shumë që nga momenti që kam mberritur këtu dhe unë jam i lumtur te Reali. Biseda me Blanc? Mund ta shpjegoj shumë thjeshtë nëse dikush të trajton mirë, është mëse normale të flasësh me të. Nëse ndonjë person, që është pjesë e Chelsea-it, Manchester United apo Barcelonës tregohet i sjellshëm me mua, unë nuk e kam problem të bisedoj me të. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë kam një kontratë me Realin dhe dua të

Ronaldo: Do respektoj kontratën, nuk largohem qëndroj këtu”. Më pas portugezi foli edhe për Topin e Artë. Ronaldo është pjesë e treshes finaliste, edhe pse favoriti i madh këtë herë për të fituar trofeun është Lionel Messi.” Nuk jam i fiksuar pas Topit të Artë. Unë jam i kënaqur me sezonin që kam zhvilluar deri tani edhe pse në fillim pata disa probleme. Tashmë kam më shumë besim në vetvete dhe ekipi po më ndihmon shumë”. Në media është folur për një raport aspak të mirë mes Cristiano Ron-

aldos dhe Rafa Benitez, por luzi-tani në intervistën e tij nuk nguroi të mbështeste trajnerin spanjoll, ndërkohë që dha një mendim edhe për rekordet e njëpasnjëshme që po vendos. “Benitez po bën një punë shumë të mirë. Duhet ti japim kohë atij. Nuk i kuptoj aspak vërrshël-limat e tifozëve në drejtim të Rafës edhe pse fansat mund ti shprehin si të duan ndienjat e tyre. Rekordet? Unë nuk kërkoj rekordet, rekordet më kërkojnë mua”.

Manchester City ofertë 40 milion euro për Ikardin

Serena Williams shpallet tenistja më e mirë

Ja si i shpërdorova 500 milionë dollarë

vlerësimi

tyson:

Tek Inter janë të larta pritsh-mëritë për Mauro Ikardin.

Në prag të merkatos së janarit spekulime të shumta kanë lin-dur lidhur me të ardhmen e 22 vjecarit. Më e fundit, është ajo që flet për një ofertë të mund-shme të Manchester Cityt, sipas të cilës, Citizens janë të gatshëm të paguajnë plot 40 milionë euro për të arritur transferimin e sul-muesit argjentinas. Një lajm i tillë ende nuk ka gjetur asnjë konfir-min zyrtar, duke mbetur kështu thjesht në kuadrin e spekulimit, por cka duket të jetë më se i vër-tetë, është fakti që edhe pse deri me tani mbarëvajtja e sezonit të Icardit nuk ka qënë optimale

vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm brenda në një harku të shkurtër kohor. Për të rritur vërtetësinë e ofertës së Citizens, zërat mediatikë nuk harrojnë të përmendin mundësitë e larta financiare që ky klub ka. Gjith-

sesi, pikëpyetjet janë të shumta, e para është gadishmëria e kapi-tenit, i cili sapo ka deklaruar se se dëshiron të qëndrojë në Milano për të fituar me zikaltërit. Pikë-pyetja e dytë lidhet me Interin dhe objektivat e tij sepse nëse kjo skuadër synon të rikthehet të jetë një ndër 10 skuadrat më të mira të botës, sic presidenti Thohir ka deklaruar, atëherë kurrsesi nuk ka se si të lërë ti largohet një su-per futbollist, edhe pse bilancet i imponohen Interit që të shesë në mënyrë që të ketë fiananca të mjaftueshme për të hyrë në mer-kato. Ndaj mbetet ende per t’u parë se cfarë suprizash rezervon janari.

Page 16: frd 11 dhjetor 2015.pdf

11 dhjetor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS