100

Fjale te vyera - dritaeehlibejtit.com te vyera.pdf · mesi yt, me qëllim që të sqarojë ato ligje e rregulla të Krijuesit tënd dhe të të udhëzojë ty në rrugën e drejtë

Embed Size (px)

Citation preview

Të më thërrasin “shërbyes” është mëmirë sesa të më thonë “udhëheqës”, sepseudhëheqja nuk është e rëndësishme. Irëndësishëm është shërbimi, sepseIslami na urdhëron për shërbim.

Imam Homeini (r.a)

Fjalë të vyeraFjalë të vyeraFjalë të vyeraFjalë të vyeraFjalë të vyera

Tiranë, qershor 2006

Nga Imam Homeini (r.a)

Titulli: Fjalë të vyera

E përktheu nga arabishtja: Vullnet Merja

Redaktoi: Jetmir Çela

Kopertina: T. Gorbani

Përkujdesja grafike: Sabrie Feza

Radhitja kompjuterike: Vullnet Merja

Botoi: Shoqata “Flladi”

© Copyright: Shoqata “Flladi”

Tirazhi: 1000 kopje

Shtypur në shtypshkronjën “Emal”

Në vend të parathëniesNë vend të parathëniesNë vend të parathëniesNë vend të parathëniesNë vend të parathënies

Njeriu! Qënia më e përsosur e gjithësisë. Qëniae cila është quajtur zëvendësi i All-llahut nëTokë. Qënia, për të cilën Krijuesi ka vendosurnë shërbim të tij çdo gjë. Qënia, të cilën All-llahu e ka dalluar nga qëniet e tjera nëpërmjetintelektit, mendjes. Pra, o njeri mëtoje vetentënde dhe vendos se si duhet të jesh. Mëto onjeri se Krijuesi të ka sjellë ligje e rregulla, tëcilat të sigurojnë e të garantojnë përsosurinë,qytetërimin, lumturinë, qetësinë dheardhmërinë tënde. Mëto o njeri se Krijuesi ytka sjellë të dërguar, të cilët i përzgjodhi nga

Fjal

ë të

vye

ra /

5

mesi yt, me qëllim që të sqarojë ato ligje erregulla të Krijuesit tënd dhe të të udhëzojëty në rrugën e drejtë e të shpëtimit.Por, është për të ardhur keq, se ti o njeri nuki bindesh plotësisht urdhërave të Krijuesit dhenuk i zbaton detyrat e ngarkuara. Si pasojë ekëtij indiferentizmi nga ana jote, sot shohimme qindra fatkeqësi e tragjedi në mesin ebashkësisë tënde. Atëherë, të drejtohemi ty onjeri, si t’i shfarosim këto dukuri negative, qënë të njëjtën kohë janë shkatërruese dhevdekjeprurëse? Përgjigja është shumë ethjeshtë. Për këtë, në radhë të parë kthehu tekvetja jote, sepse brenda teje ndodhet “gjykata”e cila do të të orientojë kah ajo që është më epërsosur dhe kjo gjykatë është ndërgjegja jote.E nëse nuk arrin të nxjerrësh konkluzionin eduhur për shkak të konfliktit intelekt-ego,atëherë mëto më thellë dhe drejtohu kahbashkësia jote, sepse në të do të gjesh patjetërFj

alë

të v

yera

/ 6

përkrahës dhe udhëzues. Është detyrë e jotjao njeri, që bashkësia në të cilën ti jeton të jetëe pastër dhe e lumtur. Por kjo pastërti e kjolumturi arrihet vetëm e vetëm duke filluar mendryshimin e vetes tënde e më pas të punoshpër ndryshimin e të tjerëve dhe të mos presëshqë kjo ndreqje të të vijë vetvetiu apo gjëkundi,sepse Krijuesi yt në Librin e Tij Fisnik,Kur’anin, thotë: “All-llahu nuk e ndryshongjendjen e një populli, derisa ata tëndryshojnë vetet e tyre.”Pra, o njeri, është detyrë që të ndreqim vetettona drejt asaj që është më e mira, sepse meanë të këtij veprimi arrijmë të fitojmëlumturinë individuale, më pas atë familjare dhenë fund atë shoqërore.O njeri! Të gjithë jemi dëshmitarë se kjodukuri neveritëse që gjendet në mesin eshoqërisë njerëzore e ka burimin tek vetënjeriu. Këtë e dëshmon edhe All-llahu në Fj

alë

të v

yera

/ 7

Kur’an ku thotë: “Për shkak të veprave (të këqija)të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela,skamje, katastrofa, humbje e bereqetit, etj.)… “Nëse i hedhim një vështrim historisënjerëzore, do të vërejmë se misioni kryesor iprofetëve ka qenë reformimi shoqëror.Ky është Profeti Muhammed (s.a.v.s), i cili medurim e me ndihmën e All-llahut, arriti të bëjënjë reformim të fuqishëm në shoqërinë arabe,duke i shfarosur ato dukuri të cilat janë nëkundërshtim me fitran e (natyrshmërinë elindur të) njerëzve. Historia na tregon se kyveprim asnjëherë nuk është ndalur, por ai kavazhduar, vazhdon dhe do të vazhdojë derinë mbarimin e kësaj jete.O njeri! Duhet që t’i hedhim një sy historisësë kaluar për të mësuar se si vepruan profetët,e më pas disa personalitete e udhëheqës, nëkryerjen e reformimit të shoqërive, siç ishinImam Husejni e më pas reformatoriFj

alë

të v

yera

/ 8

bashkëkohor, Imam Homeini. Duhet të dimëse reformimi i një shoqërie bëhet me mjete eme metoda të ndryshme dhe më e mirametodë është “urdhërimi në të mira dhendalimi nga të këqijat”.

Të nderuar lexues! Shoqata “Flladi” sjell nëduart tuaja punimin e saj të dytë, librin metitull “Fjalë të vyera”, me anë të të cilitpasqyron një shembull ideal për të mos ukursyer në veprimin e punëve të mira. Ky libërbotohet me rastin e përkujtimit të 17-vjetorittë ndërrimit jetë të reformatorit islamik, imamHomeinit. Ky libër përmban thënie dhekëshilla të imam Homeinit rreth temave tëndryshme. Në fund të këtij libri kemi botuaredhe mesazhin që imam Homeini i dërgoiGorbaçovit, i përkthyer nga Nexhat Ibrahimi.

Fjal

ë të

vye

ra /

9

Detaje ngDetaje ngDetaje ngDetaje ngDetaje nga jetaa jetaa jetaa jetaa jetae Imam Homeinite Imam Homeinite Imam Homeinite Imam Homeinite Imam Homeinit

Ruhullah El-Homeini u lind në vitin 1902 nëqytetin Homein, i cili gjendet ndërmjet Arakutdhe Kashamit. Pas disa muajsh i vdiq i atiSejjid Mustafa El-Musaviu. Në të vërtetë atëe vranë disa feudalë, ngase ai i akuzoi përeksploatimet dhe padrejtësitë që i bëninpopullit. Në moshën 16 vjeçare i vdiq edhe eëma, kështu që ai qysh i ri mbeti jetim. Nëmoshën 25 vjeçare arriti shkallën më të lartëtë arsimimit dhe i plotësoi të gjitha kushtetpër të kryer detyrën e mual-limit dhe tëmuxhtehidit. Dy vjet më vonë, në moshën 27vjeçare, ai u martua me vajzën e AjatullahMirza Muhammed Es-Sakif Et-Teheraniut.Më 5 qershor 1963, regjimi i shahut e burgosiFj

alë

të v

yera

/ 10

imamin. Burgosja e tij shkaktoi revoltë nëpopull, i cili doli në demostrata dhe kërkoilirimin e Imam Homeinit. Shahu e urdhëroipolicinë që të gjuajë mbi turmën edemostruesve me armë zjarri dhe si pasojë,ranë dëshmorë 15000 vetë. Imam Homeini(All-llahu qoftë i kënaqur me të) qëndroi nëburg deri më 6 prill 1964, kur shahu dheqeveria e tij, të frikësuar nga pakënaqësitëmbarëpopullore e liruan nga burgu. Në nëntortë vitit 1964, Imamin e dëbuan në Turqi, sepseai me një fjalim të tijin e kishte kërcënuarshahun dhe qeverinë iraniane të asaj kohe, ecila vepronte nën influencën amerikane. Gjatëqëndrimit të tij në Turqi, ai shkruajti veprën“Tahrirul vesileh” (vepër fik’hu, në dyvëllime). Pas dy vjetësh, Turqia e prishimiqësinë me të dhe e dëboi, kështu që ai ustrehua në Irak. Përderisa ai ndodhej nëNexhef, SAVAK-u (policia sekrete e shahut)ia vrau djalin, Sejjid Mustafanë. Kur dëgjoi

Fjal

ë të

vye

ra /

11

për vrasjen e djalit, i qetë tha: “Inna lil-lahi veinna ilejhi raxhi‘unë” (Ne jemi të Allahut dhete Ai do të kthehemi.)Revista Itila’ e datës 09.01.1968, botoi njëartikull në të cilin ofendohej Imam Homeinidhe disa ulema tjerë. Ai, në shenjë proteste,organizoi demostrata të mëdha, me në kryeulematë e Fakultetit të Shkencave në Kom.Demostrata u mbajtën edhe nëpër qytete tëmëdha të Iranit, kështu që ndërhynë organetshtetërore dhe disa besimtarë ranë dëshmorë.Më 3 shtator 1968, me miliona njerëz dolëntë demostrojnë rrugëve të qyteteve dhebashkërisht falnin namaz duke i dhënëpërkrahje politikës së Imam Homeinit. Shahushpalli gjendje të jashtëzakonshme. KurseSadam Huseini, me urdhër të superfuqive, iandaloi Homeinit qëndrimin në Irak. Të njëjtëngjë e bëri edhe Kuvajti. Në vitin 1970, udetyrua të udhëtojë në Paris, në Francë. Më 1shkurt 1979 Imami u kthye sërish në Teheran,

Fjal

ë të

vye

ra /

12

ku iu bë pritje madhështore. Thuhet se e kanëpritur rreth 5 milionë besimtarë prej aeroportite deri te varrezat Beheshti Zehra. Më 8shkurt 1979, Imam Homeini e emëroiqeverinë e përkohshme, ndërsa më 11 shkurt,në mënyrë zyrtare u shpall fitorja eRevolucionit Islamik në Iran dhepërfundimisht u rrëzua qeveria e tmerrshmee shahut. Më 9 Prill 1979 Imam Homeini indërpreu të gjitha marrëdhëniet me Amerikën,duke e shallur këtë ditë, ditë feste. Më 18shtator, Republikën Islamike e sulmoi Iraku,kështu që Imami u detyrua që të mobilizojëpopullin vullnetarisht dhe të kërkojë prej tyreqë t’i respektojnë urdhërat e Komandës sëLartë Ushtarake dhe në të njëjtën kohë tëangazhohen maksimalisht kundër regjimit tëSadam Huseinit. Më 18 korrik 1985, ImamHomeini ra dakord që të ndërpritet lufta meIrakun, sipas rezolutës Nr. 598 të OKB-së. Fj

alë

të v

yera

/ 13

Kah fundi i vitit 1989, Imami (paqja qoftë mbitë) i dërgoi letër Mihail Gorbaçovit dhe i bërithirrje që të pranojë Islamin, me çka do t’umundësonte besimtarëve të atjeshëm që t’ishprehnin dhe t’i manifestonin lirisht ndjenjate tyre fetare. Në shkurt të vitit 1989, për shkaktë hemoragjisë së brendshme që pati, Imamitiu bë ndërhyrje kirurgjikale, e më 4 qershor tëpo atij viti, ai ndërroi jetë në spital(rahmetullahi alejhi). Vdekja e tij pikëlloizemrat e miliona muslimanëve. Më 6 qershor1989, trupi i Imam Homeinit (mëshira e All-llahut qoftë mbi të) u varros në prani të dhjetëmilionë njerëzve, në varrezat BeheshtiZehra, në Teheran.

Fjal

ë të

vye

ra /

14

Njohja e All-llahutNjohja e All-llahutNjohja e All-llahutNjohja e All-llahutNjohja e All-llahutdhe adhurimi i Tijdhe adhurimi i Tijdhe adhurimi i Tijdhe adhurimi i Tijdhe adhurimi i Tij

All-llahu është dritëNuk ka dritë përveç All-llahut (xh.sh.) dheçdo gjë tjetër është errësirë.

All-llahu, Krijuesi i gjithçkaje

Të gjithë ne jemi prej All-llahut. E gjithëbota është krijesë e All-llahut dhe çdo gjë ipërket Atij.

Qëllimi i të dërguarve

Vërtet, qëllimet e gjithë të dërguarve(profetëve) përmblidhen në një frazë tëvetme që është: Njohja e All-llahut.

Fjal

ë të

vye

ra /

16

Qëllimi i shpalljes

Vërtet, qëllimi kryesor i shpalljes ështëpërçimi i njohjes së All-llahut (xh.sh.).

Detërat e pafund

Hyni në detin e Njëshmërisë (së Krijuesit),në detin e profetësisë dhe në detin e Kur’anitFamëlartë dhe zhytuni në thellësitë e tyre.

Etika e adhurimit

Prej etikës së adhurimit është që të mosnjihni fuqi tjetër përveç fuqisë së All-llahut(xh.sh.) dhe të mos lavdëroni tjetër përveçtë Vërtetit (xh.sh.) dhe të dashurit e Tij.

Fjal

ë të

vye

ra /1

7

Shkaku i poshtërimit

Nëse punët tuaja nuk janë të lidhura me All-llahun dhe nëse përçaheni, sigurisht që ju dotë jeni të poshtëruar.

Frika ndaj All-llahut(xh.sh.)

Unë po ju them: Mos iu frikësoni tjetërkujtpërveç All-llahut (xh.sh.) dhe mos shpresonite askush tjetër përveçse tek All-llahu.

Qëllimi i ftesës

Është detyrë e jona që të ftojmë të tjerët, mekusht që ftesa të mos jetë për vetet tona e aspër dynjanë (për interes vetjak apo jetik), port’i ftojmë në rrugën e All-llahut.

Fjal

ë të

vye

ra /

18

All-llahu është i pranishëmAll-llahu ekziston, prandaj mos u bëni tëpavëmendshëm ndaj Tij, sepse Ai ështëprezent dhe çdo gjë është nën mbikqyrjen eTij.

Mbikqyrja e All-llahut (xh.sh.)Për çdo punë që të bëni, duhet t’i frymëzonizemrat tuaja se All-llahu ju mbikqyr.

Vlera e punësNë punë nuk është e rëndësishme forma esaj, por qëllimi i saj.

Vlerësimi i njerëzve

Etaloni bazë në Islam është kënaqësia e All-llahut dhe jo kënaqësia e njerëzve. Ne i Fj

alë

të v

yera

/ 19

vlerësojmë njerëzit në bazë të përuljes(bindjes) së tyre ndaj All-llahut (xh.sh.).

Kujdes!

Kujdes, o njerëz! Kujdes, o shtet! Tregohunitë gjithë të kujdesshëm, sepse ju jeni nëpraninë e All-llahut dhe të gjithë do të jepnillogari nesër. Mos ecni mbi gjakun edëshmorëve tuaj pa e çarë kokën!

Mos u përçaniE gjithë bota është në praninë e All-llahut(xh.sh.), prandaj mos bëni mëkate dhe mos upërçani për gjëra të kota e të paqëndrueshme.Punoni për All-llahun dhe dilni në rrugën eTij.

Fjal

ë të

vye

ra /

20

Mbështetja tek All-llahu (xh.sh.)

Mbështetuni në All-llah, sepse mbështetja nëAll-llahun (xh.sh.) është rrugëzgjidhja e tëgjitha problemeve tuaja, me shpresën e All-llahut.

Shërbimi ndaj fesë së All-llahut(xh.sh.)

Të gjithë ne jemi prej All-llahut, prandaj duhetqë të jemi në rrugën e shërbimit të Tij (të fesësë Tij).

Begatitë e All-llahut (xh.sh.)Vërtet, All-llahu (xh.sh.) është Ai i Cili na kadhuruar të gjitha të mirat, prandaj duhet që net’i shpenzojmë ato mirësi në rrugën e Tij

(xh.sh.). Fjal

ë të

vye

ra /

21

Të dërguaritTë dërguaritTë dërguaritTë dërguaritTë dërguarite All-llahute All-llahute All-llahute All-llahute All-llahut

Qëllimi i dërgimit të profetëveAll-llahu i ka dërguar profetët për të shpëtuarmoralin e njerëzve, vetet e tyre, shpirtërat etyre dhe trupat e tyre prej errësirave. Jo vetëmkaq, por që t’i zhdukin errësirat dhe t’izëvendësojnë ato me dritën.

Muhammedi (s.a.v.s.), profeti i begative

Që nga fillimi i krijimit e deri në fund, botanuk ka parë e as nuk do t’i shohë begatitë endonjë krijese tjetër, siç shijoi begatitë nëkohën kur ndodhej profeti fisnik(Muhammedi s.a.v.s.).

Fjal

ë të

vye

ra /

23

Profeti nuk flet nga vetja e tijProfeti më i famshëm (Muhammedi a.s) ështëhija e All-llahut. Ai nuk ka sjellë asgjë nga vetjae tij, sepse çdo thënie e tij ka qenë shpallje eshpallur.

Profetët janë konsensualëNëse do t’u jepej mundësia që të gjithëprofetët të bashkoheshin në një kohë të vetme,ata nuk do të binin në kundërshtim kurrë.

Lëndimet e të dërguarveS’ka dyshim se të dërguarit lëndohen për shkaktë mohuesve dhe dyfytyrakëve (hipokritëve),po ashtu edhe me fundin të cilin ata zgjodhën.

Detyra e profetëveTë dërguarit janë njëlloj si mjekët. Ata udërguan për të reformuar shoqëritë.Fj

alë

të v

yera

/ 24

Feja islameFeja islameFeja islameFeja islameFeja islame

Qëllimi i Islamit Islami ka ardhur për edukimin e njeriut.

Programi i IslamitIslami ka zbritur për edukimin e njeriut dheobjekti më i rëndësishëm i programit islamështë njeriu dhe edukimi shpirtëror i tij.

ReformimiIslami ka ardhur për reformimin e shoqërisë.

Ligjet e IslamitS’ka dyshim se Islami, përsa i përket anës sëtë drejtave, përmban rregulla integrimi të plotae gjithëpërfshirëse.

Fjal

ë të

vye

ra /

26

Ligjet islame, mbi mendiminnjerëzor

S’ka dyshim se ligjet e Islamit janëpërmbledhëse dhe gjithëpërfshirëse deri në atëshkallë, saqë e bën lexuesin e tyre që të pohojëse ato ligje e tejkalojnë kufirin e mendimitnjerëzor. Ato ligje nuk mund të jenë produkti aftësive shkencore e mendore të njeriut.

Gjithëpërfshirja e IslamitIslami nuk ka ardhur për një popull tëposaçëm. Ai nuk bën dallim mes turqve,persianëve dhe arabëve. Islami është fe për tëgjithë dhe sistemi i tij nuk i jep përparësi racës,ngjyrës, fisit dhe gjuhës.

Fjal

ë të

vye

ra /

27

Islami nuk e njeh dalliminNë sistemin islam nuk ka dallim mes njerëzve.

Si të arrijmë tek burimi i kthjellët?Është detyrë e jona që t’i thyejmë muret einjorancës dhe të legjendave, me qëllim që tëarrijmë në burimin e kthjellët të Islamitorigjinal që solli Profeti Muhammed (paqjadhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të dhe mbifamiljen e tij).

Islami, përmbushës i nevojaveSikur popujt t’i hedhin një vështrim Islamit,ata do të gjejnë në të të gjitha ato për të cilatkanë nevojë.

Fjal

ë të

vye

ra /

28

Feja e lirisëIslami është feja e lirisë dhe e pavarësisë.

Islami, sigurues i nevojaveIslami ka për qëllim që të realizojëpërsosurinë e vërtetë dhe t’i sigurojënjerëzisë nevojat e tyre, qofshin këtopolitike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Çfarë përfshin mesazhi islam?Mesazhi islam nuk është i kufizuar me anënshpirtërore e as atë materiale, por ai i përfshintë dyja këto anë. Kjo do të thotë që Islamidhe Kur’ani kanë ardhur për të ndërtuarnjeriun dhe për edukimin e tij në të gjithaaspektet.

Fjal

ë të

vye

ra /

29

Themeluesi i shtetitVërtet, i Dërguari i All-llahut, Muhammedi(paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të dhembi familjen e tij) vendosi bazat e politikësnë fe. Ai formoi shtetin.

Ligje për çdo fazë të jetësS’ka dyshim se në Islam gjenden rregulla dheprograme për çdo fazë të jetës së njeriut, qënga lindja e deri në varr.

Qëllimet e ligjeve islameS’ka dyshim se ligjet e Islamit kanë qëllime tëlarta. Ato garantojnë lirinë, pavarësinë dhelartësimin.

Fjal

ë të

vye

ra /

30

MbrojtjaMbrojtjaMbrojtjaMbrojtjaMbrojtjae Islamite Islamite Islamite Islamite Islamit

Adhurimi më i madhS’ka dyshim se mbrojtja e së vërtetës dhembrojtja e Islamit është prej adhurimeve mëtë mëdha.

Interesat e IslamitMbrojtja e interesave të Islamit dhe einteresave të përgjithshme është më erëndësishme sesa mbrojtja e interesavepersonale.

Detyra jonëTë gjithë ne e kemi për detyrë që të mbrojmëIslamin dhe jemi përgjegjës për të. Mbrojtja eIslamit në këto ditë që jetojmë, qëndron nëmirëkuptimin mes nesh.

Fjal

ë të

vye

ra /

32

Udhëheqja dhe lartësimiNëse do t’ia paraqitni botës Islamin në formëtë rregullt dhe nëse e praktikoni ashtu siç duhetpraktikuar, atëherë udhëheqja dhe lartësimi dotë jenë pjesë e juaja.

Cili quhet “vend islam”?Një vend quhet “vend islam” nëse në tëzbatohen parimet e Islamit.

Çfarë sjell praktikimi i Islamit?

Nëse doni të shpëtoni prej prangave të tëhuajve dhe prej robërisë së tyre, atëherë kapunime (praktikoni) Islamin.

Fjal

ë të

vye

ra /

33

Qëllimi i krijimit tonëNe jemi krijuar me qëllim që të ringjallimtraditën profetike, të ringjallim Kur’anin dhena kërkohet që të zbatojmë detyrat tona tëcaktuara nga Islami.

Islami dhe Kur’aniIslami dhe Kur’ani janë ndihmëtari juaj.

Udhëheqësi i venditVërtet, qëllimi ynë është i përkufizuar nëpërpjekjet që ta bëjmë vendin tonë “vend islam”,Kur’ani të jetë udhëheqësi i tij dhe profetiMuhammed dhe evlijatë (të zgjedhurit) e tjerëtë jenë drejtuesit e tij.

Fjal

ë të

vye

ra /

34

Premtimi dhe sakrificaO ju muslimanë praktikues! Vërtet, ju ezbatuat premtimin ndaj All-llahut dheIslamit madhështor. Ju na mësuat se ç’ështëpremtimi dhe ç’është sakrifica.

Zhdukja e padrejtësiveNëse ligjet e All-llahut do të zbatohennga një popull, atëherë padrejtësitë do t’izhduken atij populli.

Amaneti ynëIslami është amanet në duart tona dhe nee kemi për detyrë që ta mbrojmë këtëamanet.

Fjal

ë të

vye

ra /3

5

Kur’ani

Kur’ani dhe njohja e All-llahut (xh.sh.)Po të mos ishte Kur’ani, porta e njohjes sëAll-llahut do të qëndronte e mbyllurpërgjithmonë.

Kur’ani, udhëzuesi ynëS’ka dyshim se Kur’ani është ai që naudhëzon në qëllimet tona të larta, mirëpo nejemi të pavetëdijshëm për këtë.

Kur’ani, libër i begativeËshtë detyrë e muslimanëve që Kur’anin takenë shoqëruesin e tyre, sepse ai është Fjala eAll-llahut dhe libri i udhëzimit. Çdo mirësi qëzotërojnë dhe do të zotërojnë muslimanët, janëprej begative të këtij Libri të Shenjtë. Fj

alë

të v

yera

/ 37

Flamuri i Kur’anitSa herë që praktikoni diçka nga Kur’ani, judo të mbuloheni me hijen e flamurit të tij.Flamuri i Kur’anit ndryshon nga flamujt etjerë. Dhe flamuri i Kur’anit është zbatimi i tij.Kur’ani, mesazhi më i lartëNuk ka mesazh më të lartë se Kur’ani.

Kur’ani dhe jetaDuhet që Kur’ani të jetë i pranishëm në tëgjitha çështjet e jetës tonë.

Të drejtat e Kur’anit ndaj neshS’ka dyshim se Kur’ani ka të drejta ndaj neshdhe ndaj gjithë njerëzisë. Për këtë, ai e meritonsakrificën.

Fjal

ë të

vye

ra /

38

Problemi i muslimanëveS’ka dyshim se problemi më i madh imuslimanëve qëndron tek largimi i tyre ngaKur’ani dhe hyrja nën flamurin e të tjerëve.

KrenariaS’ka dyshim se çdo gjë që e bëjmë në rrugën eAll-llahut dhe në rrugën e Kur’anit, ajo ështëkrenari dhe jemi krenarë, sepse ajo është rrugae vërtetë.

Vendstrehimi ynëKur’ani është vendstrehim për të gjithë ne.

Fjal

ë të

vye

ra /

39

RingjalljaRingjalljaRingjalljaRingjalljaRingjalljadhe gjykimidhe gjykimidhe gjykimidhe gjykimidhe gjykimi

Dita e Gjykimit, e padyshimtë

Kini kujdes se para nesh ndodhet një ditë tjetërdhe mos dyshoni në të. Po, para nesh ndodhetnjë ditë në të cilën do të japim llogari për çdogjë. Në atë ditë njeriu do të bëjë llogaritë evetes së tij. Atë ditë do të dëshmojnë lapsat,duart, sytë…. Po, s’ka dyshim se ajo ditë dotë vijë.

Regjistri i punëveS’ka dyshim se regjistri i punëve tona ndodhettek All-llahu. Në këtë regjistër është shënuarçdo gjë.

Fjal

ë të

vye

ra /4

1

Çdo gjë është e regjistruarS’ka dyshim se çdo fjalë, apo edhe çdo gërmëqë ne shqiptojmë, do të na shfaqen atë ditëdhe do të hyjnë në peshoren e punëve tona.

Edukimi i vetvetesEdukojini vetet tuaja dhe pastrojini ato, sepsekjo jetë është kalimtare dhe do të largohemiprej saj të gjithë, unë së bashku me ju.

Fjal

ë të

vye

ra /

42

PërpjekjetPërpjekjetPërpjekjetPërpjekjetPërpjekjetreformuesereformuesereformuesereformuesereformuese

Kushti i ndreqjes së vendit Nëse nuk kemi ndrequr vetet tona, nukmund ta ndreqim vendin tonë.

Kur të fillojmë me ndreqjen e të tjerëve?Duhet që njeriu të fillojë me ndreqjen e vetessë tij dhe të përpiqet që ta bëjë besimin,moralin dhe punët e tij në përputhje merregullat e Islamit. Nëse arrin të ndreqë vetene tij, atëherë t’i drejtohet ndreqjes së të tjerëve.

Pavarësia e venditNëse dëshironi që vendi i juaj të jetë i pavarurdhe të tjerët të mos e gjejnë mundësinë që tëndërhyjnë në çështjet e tij të brendshme, duhetqë të filloni të ndreqni vetet tuaja.

Fjal

ë të

vye

ra /

44

Detyrë e përgjithshme Ndreqini vetet tuaja, që të ndreqet vendijuaj.

Cila është ndreqja e vërtetë?Ajo që është më e domosdoshme për ne, ështëqë të ndreqim vetet tona dhe të mos bindemivetëm me ndreqjen e jashtme, por tëpërpiqemi që të fillojmë të ndreqim zemratdhe mendjet tona. Atëherë të bindemi që ditae nesërme do të jetë më e mirë se dita e sotme.

Arritja e qëllimitNëse i ndreqim vetet tona, atëherë qëllimi qëne kemi do ta përfshijë mbarë botën nëmënyrë të menjëhershme.

Fjal

ë të

vye

ra /

45

Revolta e brendshmeDuhet që ne të shpërthejmë “revolucion” nëbrenditë tona dhe të bëjmë revoltë me vetettona. Nësa vetet tona vazhdojnë të jenë nënsundimin e djallit, duhet patjetër që tërevoltohemi me vetveten.

Pasojat e mosedukimitNëse nuk e edukojmë veten, atëherë dituriado të jetë mbulesë errësire mbi të.

Rezultatet e këshillaveUnë frikësohem që fundi i disave të jetëXhenneti (parajsa) për shkakun tonë dhe përshkak të këshillave tona, e më pas ne tëpërfundojmë në Xhehennem (ferr), për shkakse ne nuk i kemi edukuar vetet tona.

Fjal

ë të

vye

ra /

46

Festa e vërtetëS’ka dyshim se festë e vërtetë është ajo ditënë të cilën njeriu arrin të fitojë kënaqësinë eAll-llahut.

Ndreqja e çështjeveNëse besimi do të zërë vend në zemër, të gjithaçështjet do të ndreqen.

Roli i besimitBesimi është baza e të gjitha mirësive (qofshinmateriale apo shpirtërore) dhe e përparimitpër çdo vend.

DevotshmëriaDevotshmëria është themeli i krenarisë.

Fjal

ë të

vye

ra /

47

Zgjidhja e problemeveNëse besimi në All-llah dhe veprimi për hir tëTij do të jenë në çdo aktivitet shoqëror, politik,ekonomik dhe në çështjet e tjera të jetës sënjeriut, atëherë shumica e problemeve do tëzgjidhen, qofshin edhe nga ato më të vështirat.

Sëmundjet e rrezikshmeS’ka dyshim se sëmundjet psiqike janë më tërrezikshme se sëmundjet trupore.

Pasojat e vetëpëlqimitVetëpëlqimi është burimi i të gjithashkatërrimeve të cilat janë shfaqur në mesin enjerëzisë, që nga krijimi i saj e deri në ditët esotme. Por ai është edhe burimi i të gjithafatkeqësive që do ta godasin atë deri në fundine kësaj jete.Fj

alë

të v

yera

/ 48

Pengesa për të sakrifikuarPërderisa ju jeni robër të veteve tuaja dhe tëegos tuaj, kurrë nuk do të keni mundësinë qëtë sakrifikoni në rrugën e All-llahut dhe tëmbroni dispozitat e Tij.

Pasojat e dashurisë së kësaj jeteS’ka dyshim se të gjitha shkatërrimetshpirtërore, morale e shoqërore e kanëburimin tek dashuria e kësaj dynjaje (bote) dhenga pavëmendshmëria ndaj All-llahut (xh.sh.)

Paqëndrueshmëria e postitS’ka dyshim se çdo post që arrin një njeri,qoftë nga ana shpirtërore apo materiale, aido të zhduket në një ditë që nuk është editur (se kur).

Fjal

ë të

vye

ra /

49

Kush i frikësohet vdekjes?S’ka dyshim se frika ndaj vdekjes gjendet tekai që e quan këtë jetë të përhershme dhe ështëi pavëmendshëm ndaj vendqëndrimit tëpërhershëm dhe ndaj fqinjësisë së mëshirëssë përhershme.

Detyra e përgjithshmeUrdhërimi në të mira (për të kryer vepra tëmira) dhe ndalimi nga të këqijat është detyrëe të gjithë bijve të popullit.

Detyra e dijetarëveNëse njerëzit i sundon ndonjë udhëheqës ipadrejtë, është detyrë e dijetarëve dhe eintelektualëve të popullit që ta kundërshtojnëatë dhe të luajnë rolin e tyre në ndalimin ngae keqja.Fj

alë

të v

yera

/ 50

Kundërshtimi i padrejtësisëMotoja jonë është që të mos i bëjmë padrejtësiaskujt dhe të mos e pranojmë padrejtësinë.

Bashkimi kundër padrejtësiveDuhet që muslimanët të jenë të bashkuarkundër të padrejtëve.

Esenca e thirrjesVërtet, esenca e thirrjes në Islam është thirrjapër unitet dhe mospërçarje.

Besimtarët janë vëllezërKur’ani Famëlartë dëshmon se të gjithëbesimtarët në mbarë botën janë vëllezër.

Fjal

ë të

vye

ra /

51

Burimi i mirësiveVëllazëria islame është burimi i të gjithamirësive.

Në Islam nuk ka dallimeNë Islam nuk ka sunnit apo shi’it, kurd apopersian, sepse të gjithë janë vëllezër.

Vëllazërimi mes neshËshtë detyrë e jona - sunnitë dhe shi’itë - qëtë vëllazërohemi me qëllim që t’u presimrrugën atyre që përpiqen të na grabisin.

Përçarja dhe bashkimiPërçarja është prej djallit, ndërsa bashkimi dhemospërçarja është prej të Gjithëmëshirshmit.

Fjal

ë të

vye

ra /

52

Përçarja është vetëvrasjePërçarja dhe konflikti në këto ditëkonsiderohen vetëvrasje.

Gjuha e shejtanitPrej asaj gjuhe nga e cila dalin fjalë përpërçarje, ajo gjuhë është e shejtanit.

Rrezikshmëria më e madheS’ka dyshim se konflikti mes ehlis-sunneh uelxhema’ah dhe mes shi’ahve, përhapja e shpifjevepër të nxitur përçarjen dhe armiqësinë mesvëllezërve muslimanë, kjo është më errezikshme dhe më shkatërruese sesapërplasjet etnike.

Fjal

ë të

vye

ra /

53

Pasojat e heqjes së lirisëS’ka dyshim se poshtërimi i njeriut dhe rëniae tij vijnë si pasojë e heqjes së lirisë, duke ebërë atë që të dorëzohet para të tjerëve.

Varfëria dhe liriaNe e pranojmë të jetojmë jetë të varfër, mekusht që të jemi të lirë e të pavarur.

Njohja e njeriutNjeriu është esenca e të gjitha krijesave tëgjithësisë.

Rezultati i ndreqjes së njeriutNëse ndreqet njeriu, është ndrequr çdo gjë.

Fjal

ë të

vye

ra /

54

Të këqijat që e shoqërojnënjeriun

S’ka dyshim se njeriu asnjëherë nuk është isigurtë prej të keqes së djallit dhe të keqes sëvetes, deri në fund të jetës së tij.

Sprova dhe mirësiaNdoshta sprova është mirësi për njeriun dhendoshta mirësia mund të jetë sprovë për të.

Njeriu i përkryerNjeri i përkryer është ai i cili përpiqet të ndreqëçdo të keqe që kryen dhe nuk do t’ia dijë përpohimin e saj.

Burimi i lumturisëKultura është burimi i lumturisë ose i trishtimittë ummetit (bashkësisë).

Fjal

ë të

vye

ra /

55

Kultura dhe vendiNëse ndreqet kultura, ndreqet edhe vendi.

Rinia e përkryerNëse kultura është në rregull, edhe të rinjtëtanë janë në rregull.

Kultura përcakton identitetinS’ka dyshim se kultura e çdo shoqëriepërcakton identitetin dhe praninë e saj. Nësekultura e një shoqërie do të ketë e devijuar,ajo shoqëri do të jetë e zbrazët, sado që mundtë jetë e fuqishme në ekonomi, politikë,teknologji, etj.

Fjal

ë të

vye

ra /

56

Ne dhe qytetërimiNe nuk jemi kundër qytetërimit. Por ne jemikundër qytetërimit të importuar, sepse ai ështëshkaku i kësaj gjendjeje që jetojmë sot.

Pikënisja e reformimit të shoqërisëS’ka dyshim se rruga e reformimit të çdoshoqërie fillon me ndreqjen e kulturës së saj.Pra, duhet që reformimi të fillojë me ndreqjene kulturës.

Ç’është historia?

Historia është mësuesi i njeriut.

Roli i historisëHistoria është pishtar ndriçues për brezat eardhshëm. Fj

alë

të v

yera

/ 57

Historianët dhe qëllimet e tyreVërtet, nganjëherë historianët i therin qëllimete revoltave në thertoren e qëllimeve të tyreapo për qëllimet e padronëve të tyre.

Roli i radios dhe televizionitDuhet që radioja dhe televizioni të jenëedukues për të rinjtë dhe të rejat tona, po ashtuedukues edhe për popullin.

Kundër kujt jemi ne?Ne nuk jemi kundër radios, por ne jemi kundërshthurjes morale; nuk jemi kundër televizionit,por jemi kundër çdo gjëje që i shërben tëhuajve për ta lënë rininë tonë në prapambetje.Ne jemi kundër çdo gjëje e cila çon nëasgjësimin e fuqive tona njerëzore.Fj

alë

të v

yera

/ 58

Kujdesi ndaj mjeteve të informacionitDuhet që radioja, televizioni, gazetat dherevistat të luajnë rol udhëzues. Nuk duhet qëgazetat dhe revistat të përhapin gjëra që eçojnë popullin në devijim.

Qëllimi i librave qiellorëS’ka dyshim se të gjithë librat qiellorë që ujanë shpallur profetëve (a.s.) kanë patur siqëllim që njeriun (i cili nëse do të lihej i lirë dotë ishte krijesa më e rrezikshme) ta vendosinnën hijen e një programi mësimor edukativ,me qëllim që të bëhet prej krijesave më tëpërsosura.

Fjal

ë të

vye

ra /5

9

Roli i gruasRoli i gruasRoli i gruasRoli i gruasRoli i gruasnë shoqërinë shoqërinë shoqërinë shoqërinë shoqëri

Gruaja dhe shoqëriaVërtet, femra luan rol të madh në shoqëri.Ajo është frymëzuesja për të realizuar shpresate njerëzve.

Roli i gruasFemra është edukatorja e njeriut.

Pikënisja e lartësimitLartësimi i burrit e ka pikënisjen në kraharorine femrës.

Gruaja, edukatorja e jetësS’ka dyshim se roli i gruas në shoqëri ështëmë i rëndësishëm se roli i burrit, sepse femrat,duke qenë se janë pjesë aktive në të gjithafushat e jetës, përballen me edukimin e pjesëstjetër aktive.

Fjal

ë të

vye

ra /

61

Përpjekjet e gruas nëpërhapjen e Islamit

Ne jemi krenarë që femrat, të vogla e të mëdha,të reja e të moshuara, ushtrojnë rolin e tyrenë fushën e kulturës, ekonomisë dhe ushtrisënjëlloj si meshkujt, apo në mënyrë më tëpërsosur, duke u përpjekur në përhapjen eIslamit dhe qëllimet e Kur’anit.

Populli të cilin nuk e godasindëmet

S’ka dyshim se në atë popull ku gratëqëndrojnë krah për krah me burrat, për tërealizuar qëllimet e Islamit, atë popull nuk egodet asnjë dëm (e keqe).

Fjal

ë të

vye

ra /

62

Burimi i ndreqjes dhe ishkatërrimit

Reformini apo shkatërrimi i ndonjëshoqërie buron në ndreqjen a shkatërrimine grave të asaj shoqërie.

Fjal

ë të

vye

ra /

63

Të drejtatTë drejtatTë drejtatTë drejtatTë drejtat e gruas e gruas e gruas e gruas e gruas

Islami dhe gruajaIslami nuk është vetëm për lirinë e femrës. Aiështë udhëheqës për çlirimin e gruas në tëgjitha fushat e jetës së saj.

Të drejtat e gruas në IslamNë sistemin islam gruaja ka po ato të drejtanjëlloj si burri, si e drejta e studimit, e drejta epunës, e drejta e pronësisë, e drejta ekonsultimit, e drejta për të zgjedhur (votimi),etj.

E drejta e gruas në jetëNë Islam nuk ka dallim mes gruas dhe burritpërsa i përket të drejtave njerëzore, sepse qëtë dy janë njerëz. Prandaj gruaja ka të drejtëtë vendosë për jetën e saj njësoj si burri.

Fjal

ë të

vye

ra /

65

Gruaja dhe ndërtimi i shoqërisëNë sistemin islam edhe gruaja mund të marrëpjesë me burrat për ngritjen e shoqërisë islame.

Gruaja nën hijen e IslamitVërtet, Islami e shpëtoi gruan nga ajo gjendjeqë ndodhej në epokën e xhahilijjetit (injorancësparaislamike). All-llahu e di më mirë se çfarëtë mirash i ka dhënë Islami gruas, ndoshtakëto mirësi janë më të shumta se sa ato tëburrave.

Përgjegjësia e gruas në ditëte sotme

Duhet që në këto ditë, gratë të kryejnëpërgjegjësinë e tyre shoqërore dhe fetare. Tëmbrojnë nderin (moralin) e përgjithshëm dhet’i kryejnë detyrat e tyre shoqërore e politikepa e njollosur këtë nder (moral).Fj

alë

të v

yera

/ 66

Dita e gruasNëse duhet që gratë të kenë një ditë të veçantëpër to, a ka ditë më të madhe e më të nderuarse dita e lindjes së Hz. Fatimesë (a.s.)?

Fjal

ë të

vye

ra /

67

Pozita e nënësPozita e nënësPozita e nënësPozita e nënësPozita e nënës

Misioni më i ndershëmNuk ka punë (mision) më të ndershme se saajo e nënës.

Shkolla e parëShkolla e parë në të cilën hyn fëmija ështëkraharori i nënës.

Devijimi i fëmijësNëse nëna devijon - një gjë të tillë mos e lejoftëAll-llahu - edhe fëmija do të rritet i devijuarqë në moshën fëminore.

Ndreqja dhe ndërtimi i shoqërisënë dorën e nënës

Vërtet, ndreqja e një shoqërie është në dorëntuaj, o nëna. Pra, shkatërrimi dhendërtimi i një vendi janë të lidhura me ju.

Fjal

ë të

vye

ra /

69

Të rinjtëTë rinjtëTë rinjtëTë rinjtëTë rinjtë dhe të rejat dhe të rejat dhe të rejat dhe të rejat dhe të rejat

Këshillë për të rinjtëUnë u kërkoj të rinjve dhe të rejave që tëmos reshtin së kërkuari liri, pavarësi dhevlera të larta njerëzore, qoftë edhe nëse dotë duhet të durojnë ndaj vështirësive (tëpërballen me to).

Rinia dhe origjinaliteti i Islamit

O të rinj! Duhet që ta merrni nëkonsideratë origjinalitetin e Islamit nëkërkimet dhe në studimet e të vërtetave tëtij në fushën e ekonomisë, shoqërisë,politikës, etj. Dhe mos e harroni dalliminmes Islamit dhe feve të tjera.

Fjal

ë të

vye

ra /

71

Triumfi i së vërtetësTë nderuar të rinj e të reja! Mos i hapnirrugë demoralizimit (pashpresës) për nëvetet tuaja, sepse e vërteta ështëgjithmonë triumfuese.

Uniteti në thënieO të rinj e të reja! Është dëshirë dhe kënaqësie imja që të sakrifikoni dhe të mbroni unitetine thënieve tuaja (konsensusin tuaj).

Zbatimi i drejtësisëZbatojeni drejtësinë! Mos kërkoni vetëm ngatë tjerët që të bëjnë drejtësi, por tregoni drejtësiedhe ndaj veteve tuaja!

Fjal

ë të

vye

ra /

72

Fjal

ë të

vye

ra /

73

Shkaku i devijimitS’ka dyshim se dalja prej ekuilibrimit, prejdrejtësisë së All-llahut dhe prej rrugës sëdrejtë, është devijim.

Edukimi i të rinjveËshtë domosdoshmëri që të rinjtë dhe tërejat, t’i edukojmë me edukatën e islamit.

NamaziNamaziNamaziNamaziNamazidhe xhamitëdhe xhamitëdhe xhamitëdhe xhamitëdhe xhamitë

Fjal

ë të

vye

ra /

75

Frika e djallitFaleni namazin e Xhumasë në formën më tëpërkryer. Po ashtu edhe namazet e tjera, sepsedjajtë i frikësohen namazit dhe xhamive.

Gjendja e falësit të namazitS’ka dyshim se All-llahut (xh.sh.) i pëlqen tashohë robin e Tij të shkëputur (nga çështjet ekësaj bote), të përgjëruar dhe të sinqertë ndajTij, që nga koha e fillimit të namazit.

Xhamitë, vendet e edukimitDuhet që xhamitë, me plot kuptimin dheme të gjitha dimensionet (e fjalës), të jenëvendet e mësimit e të edukimit…

Mbrojtja e xhamiveVërtet, mbrojtja e xhamive është prejçështjeve mbi të cilën mbështetet ekzistencae Islamit.

HaxhiHaxhiHaxhiHaxhiHaxhi

Fjal

ë të

vye

ra /

77

HaxhiHaxhi është organizim dhe praktikë. Aiështë mejdan dhe pasqyrë për vlerësimin emuslimanëve dhe të aftësive të tyremateriale e shpirtërore.

Kuptimi i politikës së HaxhitNëse muslimanët do ta kuptojnë Haxhin dhepolitikën që përmban ai, do të ishte emjaftueshme për ata që të arrijnë pavarësinëe tyre.

Qëllimi i udhëtimit për në HaxhKini kujdes! Udhëtimi për në Haxh nukështë udhëtim fitimi e tregëtie. Ai nuk ështëudhëtim për të fituar dynjanë, por ai ështëudhëtim për tek All-llahu (xh.sh.).

MuajiMuajiMuajiMuajiMuaji Muharrem Muharrem Muharrem Muharrem Muharrem

Fjal

ë të

vye

ra /

79

Muaji i triumfitMuaji i Muharremit është muaji i revoltës sëdrejtësisë kundër padrejtësisë. Në këtë muaju ballafaqua e vërteta me të pavërtetën. Kymuaj e vërtetoi se drejtësia është gjithmonëtriumfuese mbi padrejtësinë gjatë gjithëhistorisë.

Ringjallja e mesazhitPërkujtojeni ndodhinë e Kerbelasë dhepërkujtojeni emrin e bekuar të zotërisë sëdëshmorëve (Imam Husejnin a.s.), sepsepërkujtimi i tyre është ringjallje për Islamin.

Dita e dhjetë e Muharremit,ditë zie

Ashura (dita e dhjetë e muajit Muharrem)është ditë zie për popullin e shtypur, ajo është

Fjal

ë të

vye

ra /

80

dita e masakrës dhe dita në të cilën lindi përsë dyti Islami dhe muslimanët.

Martirizimi është krenariMartirizimin në rrugën e së vërtetës dhe nërrugën e qëllimeve hyjnore, unë e quajkrenari të përhershme.

Dobitë e durimitDurimi është çelësi i portave të lumturisëdhe baza e shpëtimit prej shkatërrimeve.

Dobita e martirizimitMartirizimi i zotërisë së dëshmorëve e

ringjall mesazhin.

Porosi e këshillaPorosi e këshillaPorosi e këshillaPorosi e këshillaPorosi e këshilla

Fjal

ë të

vye

ra /

82

Së pari: Unë porosis të gjithë të rinjtë e të rejat,baballarët, nënat dhe të dashurit e tyre, e mëpas personalitetet dhe drejtuesit e shtetit, tëcilët interesohen për ruajtjen e interesave tëvendit. I porosis të gjithë ata që të përpiqen taruajnë vendin e tyre si dhe amanetin e ruajtjessë universiteteve për brezat e ardhshëm.

Unë këshilloj të gjithë popujt muslimanë, qëtë mos presin t’i ndihmojë askush nga jashtëpër realizimin e qëllimeve të tyre në zbatimine rregullave të Islamit. Por ata vetë të ngrihenpër realizimin e qëllimeve të tyre, të cilat usigurojnë atyre lirinë dhe pavarësinë.

Porosia ime për shkrimtarët, oratorët emendimtarët të cilët nxisin konflikte emosmarrëveshje dhe që nuk besojnë në Zot,që të qëndrojnë një pjesë kohe e ta mëtojnë

Fjal

ë të

vye

ra /

83

Zotin ose të meditojnë në vetmi. Kjo do tëishte më mirë se sa ta shpërdoronin kohën etyre duke kundërshtuar dhe duke nxiturkonflikte…

I porosis të gjithë, që të përpiqen për ngritjene mirëqenies së shtresës së varfër. Sepse,interesimi për çështjen e kësaj shtresepërmban mirësi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.Sa mirë është që shtresa e pasur e shoqërisëtë jetë vullnetare për ndryshimin e mirëqeniessë shtresës së varfër me të gjitha mënyrat. Ata(të pasurit) të jenë të bindur se në këtë veprimtë tyre ka mirësi si për këtë jetë ashtu edhepër jetën tjetër…

Imam HomeiniImam HomeiniImam HomeiniImam HomeiniImam Homeini

Fjal

ë të

vye

ra /

85

Emri më i pëlqyerTë më thërrasin shërbyes është më mirë se sa tëmë thonë udhëheqës, sepse udhëheqja nuk ështëe rëndësishme. I rëndësishëm është shërbimi,sepse Islami na urdhëron për shërbim.

Udhëheqja apo vëllazëria?Në Islam - sipas mendimit tim - nuk është erëndësishme çështja e udhëheqjes, porvëllazëria është më e rëndësishme.

Të gjithë jemi njëVërtet, Homeini jua puth juve duart një nganjë dhe ju respekton të gjithëve dhe çdonjërinprej jush e konsideron udhëheqës të tij. Unë

Fjal

ë të

vye

ra /

86

e kam përsëritur disa herë që ju dhe unë jeminjë.

Puthja e duarve

Unë u puth duart dhe llërët të gjithë atyre tëdashurve të zemrës time, të cilët mbajtën mbisupet e tyre përgjegjësinë e triumfit dhe ishintë vendosur e të palëkundur në rrugën e All-llahut dhe në lartësimin e krenarisë sëmuslimanëve. Unë i përshëndes me çiltërsi tëgjithë fatosat e lirisë e të përsosurisë.

MesazhiMesazhiMesazhiMesazhiMesazhii Imam Homeiniti Imam Homeiniti Imam Homeiniti Imam Homeiniti Imam Homeinit

drejtuar Gorbaçovitdrejtuar Gorbaçovitdrejtuar Gorbaçovitdrejtuar Gorbaçovitdrejtuar Gorbaçovit

Fjal

ë të

vye

ra /

88

Vijon teksti integral i mesazhit të IMAMHOMEINIT drejtuar liderit sovjetik,Gorbaçovit, i cili është botuar më 8 janar tëvitit 1989:

Në emër të All-llahut,Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Shkëlqesia Juaj, zotëri Gorbaçov,kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem tëBRSS-së. Ju dëshiroj sukses dhe fat Juve dhepopullit sovjetik.Duke patur parasysh se ardhja Juaj në pushtetka nxitur ndjenjën se Shkëlqesia Juaj është igatshëm ta ndërrojë dhe transformojëpolitikën botërore, posaçërisht kur është nëpyetje Bashkimi Sovjetik dhe trimëria eguximi juaj në ballafaqim me situatën realenë botë, do të mundet (shumë mirë) të jetë

Fjal

ë të

vye

ra /

89

burim i transformimit dhe shkak indryshimeve në kushtet e tashme botërore,konsideroj se është e domosdoshme t’ipërmend disa çështje.Madje edhe pse fusha e ideve dhe vendimeveTuaja të reja do të mund të konsiderohej vetëmmetodë e thjeshtë për zgjidhjen e problemevepartiake, kurse paralelisht me këtë do të duhejtë zgjidhë edhe disa nga problemet e popullitTuaj, madje edhe në këtë përmasë, guximi qëtë ndërroni doktrinën e cila për një kohë tëgjatë i ka kufizuar fëmijët revolucionarë tëbotës dhe i ka mbajtur pas perdes së hekurt,meriton lëvdatë. Nëse mund ta kuptoni, ajoqë gjithsesi dhe në rend të parë do t’ju sjellësukses, është ndërrimi i politikës sëpararendësve Tuaj, sepse është e mbështeturnë largimin nga Zoti dhe feja, që gjithsesi i kadhënë goditjen më të rëndë dhe më të madhepopullit të Bashkimit Sovjetik. Dhe do të duhej

Fjal

ë të

vye

ra /

90

të jeni të vetëdijshëm se qasja reale kah situatabotërore është e pamundur pa këtë.Gjithsesi, është e mundur që për shkak tëmetodave jo të përshtatshme dhe paraqitjessë gabuar të ish-personaliteteve komuniste, tëcilat kanë patur ndikim të fuqishëm në sferëne ekonomisë, do të tregohet se çka ka bërëtërheqshmëria e Perëndimit. Mirëpo, gjendjae vërtetë e çështjeve qëndron në diçka tjetër.Nëse tashmë do të përpiqeni që të zgjidhninyjet ekonomike të Gordit në socializëm dhekomunizëm, me anë të kërkimit strehim nëqendrën e kapitalizmit perëndimor, jo vetëmqë nuk do t’i shëronit sëmundjet e shoqërisësuaj, por do ta bënit situatën të atillë që tëtjerët më vonë do t’u duhet t’i përmirësojnëgabimet tuaja. Sepse, nëse marksizmi dhemetodat ekonomike e shoqërore (tëudhëhequra në mënyrën marksiste), sot kanërënë në qorrsokak, bota perëndimore

Fjal

ë të

vye

ra /

91

gjithashtu është ngatërruar në gjërat e njëjta,natyrisht, por në mënyrë tjetër dhe për shkaktë problemeve të tjera.

Shkëlqesia Juaj Gorbaçov! Duhetkthyer drejt së vërtetës. Problemi më i madh ivendit Tuaj nuk është ai i pronësisë,ekonomisë dhe lirisë. Është pikërisht mungesae besimit të vërtetë në Zot, ai problem i cili eka shpjerë ose do ta shpjerë Perëndimin nëvulgarizëm dhe qorrsokak. Problemi Juajkryesor është lufta e gjatë dhe e shterpë kundërZotit, i Cili është burim i të ekzistuarit dhe ikrijimit.

Shkëlqesia Juaj Gorbaçov! Të gjithë ekanë të qartë se në të ardhmen, komunizmido të duhet të kërkohet në muzeumet politiko-historike të botës, sepse marksizmi nuk ofronzgjidhje për asnjë nevojë reale të njeriut. Egjithë kjo, sepse ai është një doktrinëmaterialiste dhe se materializmi nuk mundet

Fjal

ë të

vye

ra /

92

që njeriun ta nxjerrë nga krizat e mungesës sëbesimit në çështjet shpirtërore, çka është edhevuajtja më e madhe e shoqërisë njerëzore, sinë Perëndim ashtu edhe në Lindje.

Shkëlqesia Juaj Gorbaçov! Ju, mbasekrejtësisht në disa aspekte, nuk ia keni kthyershpinën marksizmit dhe mbase edhe më tej -në vazhdim - do të vazhdoni të deklaroni sebesoni në të. Por Ju personalisht e dini mebindje se ai nuk është ashtu (siç duket). Liderikinez ia dha goditjen e parë komunizmit.Kurse ju ia keni dhënë të dytën - si duket -vendimtaren. Sot në botë nuk kemi asgjë qëdo të mund të quhej komunizëm. Do t’Julutesha në mënyrë emfatike që të mos lejonit’ju robërojë Perëndimi dhe djalli më i madh nëshkatërrimin e mureve të iluzioneve marksiste.Shpresoj se do të keni nderin që t’i mënjanoniedhe shtresat e fundit dekadente të lajthitjes70-vjeçare të komunizmit botëror nga

Fjal

ë të

vye

ra /

93

sipërfaqja e tokës dhe historisë Suaj. Sot, atopushtete të cilat e ndjekin drejtimin e njëjtësikurse edhe Ju - zemrat e të cilëve rrahin përatdhetë dhe popujt e tyre - nuk janë më tëgatshme që të përdorin burimet nëntokësoredhe sipërfaqësore për të dëshmuar suksesin ekomunizmit, për shpartallimin e të cilit kanëdëgjuar madje edhe fëmijët e tyre.

Zotëri Gorbaçov! Kur nga minaret exhamive në disa nga republikat tuaja, dëgjohejthirrja: “All-llahu është më i Madhi” (All-llahuEkber) dhe pohimi i pejgamberisë së tëDërguarit të Fundit (selami i All-llahut qoftëmbi të), lotët e gëzimit shkëlqyen në sytë e tëgjithë atyre të cilët e përkrahin Islamin e pastërMuhammedan.

Së këndejmi, konsideroj se është edomosdoshme t’Ju kujtoj që edhe njëherë tashqyrtoni botëkuptimin materialist dhe teist(fetar) mbi botën. Në botëkuptimet e tyre mbi

Fjal

ë të

vye

ra /

94

botën, materialistët janë të mendimit se shqisatjanë kriter i njohjes dhe dijes, duke konsideruarse e tërë ajo që është e paprekshme, ështëjashtë fushës së shkencës. Sipas tyre,ekzistenca është e barabartë me materien dhese çdo gjë që është jomaterie, në të vërtetënuk ekziston. Pashmangshmërisht, atë që atae konsiderojnë si botë të paprekshme - siekzistenca e Zotit të Lartësuar, shpallja,pejgamberia dhe ringjallja - është trillim.Ndërsa pikëpamja teiste (fetare) mbi botën,nënkupton që si shqisat, ashtu edhe arsyejajanë kritere të njohjes dhe dijes. Çdo gjë qëështë racionale, është në suaza të fushës sëshkencës edhe pse është e paprekur. Prandaj,ekzistenca e të dy aspekteve, aspektit subjektivdhe atij objektiv, si dhe çdo gjë që ështëjomateriale, mund të ekzistojë. Ashtu sikursemateria varet nga mendja, po ashtu edheperceptimi shqisor varet nga dija subjective.

Fjal

ë të

vye

ra /

95

Nuk kam pasur për qëllim që t’ju lodh megjarpërimet filozofike, veçanërisht me atoislame. Është e mjaftueshme nëse përmendnjë apo dy shembuj, të cilët do të ishin tëdobishëm edhe për politikanët.Është evidente se materia dhe gjëja - çfarëdotë jetë ajo - nuk është e vetëdijshme përvetveten. Ne qartë mund të shohim se njerëzitdhe kafshët janë të vetëdijshëm për gjithçka irrethon. Ata dinë ku gjenden dhe ç’ndodhpërreth tyre. Prandaj, ekziston diçka te njerëzitdhe kafshët që është mbi materien, është endarë nga bota e materies dhe që s’vdes paszhdukjes së materials.Nga natyra, njerëzit synojnë drejt të gjithallojet e lartësimeve (përsosurive) me krejtkuptimin e fjalës dhe jeni të vetëdijshëm senjeriu dëshiron të jetë fuqia absolute e botës.Për këtë shkak, duhet medoemos të ekzistojë

edhe pushteti absolute, edhe dija absolute. E,ky është Zoti i Madhëruar.Nëse Shkëlqesia Juaj dëshiron t’i hulumtojëkëto fusha, mund t’i orientoni hulumtuesit qët’u referohen veprave të Farabiut dhe Ebu AliSinait (Ibn Sina, Avicena) në Ma’ash filozofinë,që të bëhet e qartë se ligji i shkaqeve dhepasojave, mbi të cilat mbështeten të gjithadituritë, është logjik e jo subjektiv. Gjithashtu,edhe të kuptuarit e domethënies themeloreedhe të ligjeve të përgjithshme, në të cilënmbështet arsyeja e tërësishme, po ashtu ështëlogjike e jo subjektive.Gjithashtu, mund t’u referohen edhe vepravetë Suhraverdit mbi filozofinë iluministe(felsefetul ishrak), e cila do t’ju sqarojë semateries dhe çdo gjëje tjetër materiale, inevojitet drita e zemrës së ndjeshme. Edhedija e njeriut mbi të vërtetën e tij, gjithashtuështë pa fenomenin ndijim. ThuajuniFj

alë

të v

yera

/ 94

intelektualëve tuaj që t’i referohen filozofisësë lartë të Sadrullah Montealehinit, që të bëhete qartë se e vërteta e shkencës është e ndarënga materia dhe nuk i nënshtrohet rregullavetë cilat zotërojnë me materien.Nuk i kam përmendur veprat e dijetarëveislamë. Nëse Ju interesojnë qëndrimet eMuhjiddin Arabiut, mund të na i dërgoni disaekspertë tuajt të vijnë në Kom, që pas disavitesh – duke u mbështetur në Zotin – tamësojnë thellësinë e dijes.

Shkëlqesia Juaj Gorbaçov! Do t’Julutesha të filloni seriozisht ta hulumtoniIslamin, jo për arsye se i nevojiteni Islamit dhemuslimanëve, por për shkak të vlerave të lartadhe universale të Islamit, të cilat mund të jenëburim i ngushëllimit dhe shpëtimit të të gjithëpopujve në zgjidhjen e problemeve themeloretë njerëzisë.

Fjal

ë të

vye

ra /

95

Një vështrim serioz në Islam, përgjithmonëmund t’ju shpëtojë nga problemi afgan dhetë tjera (probleme) të ngjashme. Muslimanëte botës janë të njëjtë sikur edhe muslimanëtnë vendin tonë. Fati i tyre është edhe fati ynë.Me lirinë relative të ceremonive fetare në disarepublika sovjetike, keni treguar se nukmendoni që religjioni (feja) është opium.Po, ai religjion i cili pasurinë materiale edheshpirtërore të vendeve islame dhe joislame, evë në dispozicion të superfuqive dhe “fuqive”të tjera dhe i cili zëshëm ia përsërit popullit sereligjioni është i ndarë nga politika, ai religjionështë opium për shoqërinë. Por ky nuk ështëreligjion i mirëfilltë. Religjionin e këtillë popullie quan “religjion amerikan”.

Në përmbyllje, do të dëshiroja që nëmënyrë të qartë, të deklaroj se RepublikaIslame e Iranit, si baza më e madhe dhe më efuqishme e botës islame, mund ta kompensojëFj

alë

të v

yera

/ 94

me lehtësi mungesën e fesë në sistemin tuaj.Sidoqoftë, vendi ynë – sikurse deri tani –beson në marrëdhënie të mira fqinjësie dhedypalëshe dhe i respekton ato.

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

Fjal

ë të

vye

ra /

95

Në vend të parathënies......................................5Detaje nga jeta e Imam Homeinit............10Njohja e All-llahut dhe adhurimi i Tij................15Të dërguarit e All-llahut..........................22Feja islame................................................25Mbrojtja e Islamit......................................31Kur’ani......................................................36Ringjallja dhe gjykimi................................40Për pjekjet reformuese.............................43Roli i gruas në shoqëri............................60Të drejtat e gruas....................................64Pozita e nënës.........................................68Të rinjtë dhe të rejat................................70Namazi dhe xhamitë...............................74Haxhi ...............................................................76Muaji Muharrem..............................................78Porosi e këshilla.................................................81Imam Homeini..........................................84Mesazhi i Imam Homeinit drejtuarGorbaçovit............................................................87

PërmbajtjaPërmbajtjaPërmbajtjaPërmbajtjaPërmbajtja