17
Figurat Stilistike ndahen në : 1. Figurat e kuptimit : krahasimi , personifikimi , antiteza , kontrasti , hiperbola , litota , grotesku , simboli , paralelizmi figurativ . Krahasimi është vënia ballë për ballë e dy dukurive, dy sendeve a dy frymorëve të ngjashëm nga ana e jashtme, për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre, për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin. Krahasimi është përqasje ose përafrim midis dy imazheve që arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave. Është një nga figurat më të thjeshta, sepse mjafton të vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri dhe lidhen me lidhëzat si, ashtu si, porsi etj. për të patur krahasim. Në këtë figurë stilistike vihen përballë veçoritë e dyta, ato që bien në sy dhe që shërbejnë për të vënë në pah anë të ngjashme, për ta ndriçuar më mirë njërën prej tyre, për ta shprehur me më shumë gjallëri e pasuri mendimin. Tipare të tilla janë veçoritë e formës, ngjyrës, trajtës (e bardhë si bora). Për shëmbull: "Ç'ka që çan rrufeja retë? Vjen smaili tirm me fletë, Fluturon posi shigjetë." (Lasgush Poradeci, Ç'u mbush mali. Rapsodi popullore) Ardhja e Ismail Qemali me shpejtësi për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, sepse nuk priste koha mbasi Shqipëria ishte në rrezik, jepet nëpërmjet "posi shigjetë". Kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fjali, atëherë krahasimi quhet similitudë ose krahasim i zgjatur. Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi është figure stilistike, me anën e te cilës sendit (ose kafshës) i vishen tiparet e njeriut, gjerat pa shpirt e pa vetëdije paraqiten sikur mendojnë, veprojnë e flasin si njerëz. Shembull : Valet me brigje bajne kuvendime. (Llazar Siliqi - Mësuesi) Ne ketë rast përdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valët dhe brigjet, paraqiten si qenie te gjalla e me vetëdije dhe që mund te shkëmbejnë mendime. Përveç personifikimit te mirëfillte kemi edhe një lloj tjetër që quhet prozopope. Prozopopeja bën që te flasin vetat që mungojnë, evokon te vdekurit, u jep atyre jete, levizje dhe te folur. Shembull : U ngrit fati i Shqipërisë Si i vdekuri nga varri, Mori udhën e Azisë, Duke ikur si i marri. (Naim Frasheri - Historia e Skënderbeut)

Figura stilistike

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Figura stilistike

Figurat Stilistike ndahen në :

1. Figurat e kuptimit : krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli, paralelizmi figurativ.

Krahasimi është vënia ballë për ballë e dy dukurive, dy sendeve a dy frymorëve të ngjashëm nga ana e jashtme, për të ndriçuar

më mirë njërin prej tyre, për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin. Krahasimi është përqasje ose përafrim midis dy

imazheve që arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave. Është një nga figurat më të thjeshta, sepse mjafton të

vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri dhe lidhen me lidhëzat si, ashtu si, porsi etj. për të

patur krahasim. Në këtë figurë stilistike vihen përballë veçoritë e dyta, ato që bien në sy dhe që shërbejnë për të vënë në pah anë

të ngjashme, për ta ndriçuar më mirë njërën prej tyre, për ta shprehur me më shumë gjallëri e pasuri mendimin. Tipare të tilla janë

veçoritë e formës, ngjyrës, trajtës (e bardhë si bora).

Për shëmbull:

"Ç'ka që çan rrufeja retë?

Vjen smaili tirm me fletë,

Fluturon posi shigjetë."

(Lasgush Poradeci, Ç'u mbush mali. Rapsodi popullore)

Ardhja e Ismail Qemali me shpejtësi për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, sepse nuk priste koha mbasi Shqipëria ishte

në rrezik, jepet nëpërmjet "posi shigjetë".

Kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fjali, atëherë krahasimi quhet similitudë ose krahasim i zgjatur.

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi është figure stilistike, me anën e te cilës sendit (ose

kafshës) i vishen tiparet e njeriut, gjerat pa shpirt e pa vetëdije paraqiten sikur mendojnë, veprojnë e flasin si njerëz.

Shembull :

Valet me brigje

bajne kuvendime.

(Llazar Siliqi - Mësuesi)

Ne ketë rast përdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valët dhe brigjet, paraqiten si qenie te gjalla e

me vetëdije dhe që mund te shkëmbejnë mendime.

Përveç personifikimit te mirëfillte kemi edhe një lloj tjetër që quhet prozopope.

Prozopopeja bën që te flasin vetat që mungojnë, evokon te vdekurit, u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

Shembull :

U ngrit fati i Shqipërisë

Si i vdekuri nga varri,

Mori udhën e Azisë,

Duke ikur si i marri.

(Naim Frasheri - Historia e Skënderbeut)

Ne ketë pjesë te poemës se mësipërme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen veçori te njerëzve te gjalle,si te ecurit, te menduarit,

te folurit.

Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundërvënie (anti = kundër, thesis = vendosje, vënie).

Antiteze përftohet duke vene balle për balle dy ane, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri te kundërta, qe te dale me shprehës e

me ne pah mendimi i autorit. Është përafrim i dy antonimeve.

Page 2: Figura stilistike

Ajo qe del nga një antiteze e bukur është e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shpërthen nga takimi i dy ngarkesave te

kundërta.

Ashtu sic ka gjera qe ngjajnë te krahasimi, po ashtu ka dhe gjera te kundërta te antiteza.

Ndryshe nga shkallëzimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje, te antiteza kemi një kalim te shpejte dhe te

menjehershem nga një e kundërt te tjetra.

Shembull:

- Atje larg ne grykat madhështore

- Maleve, luginave atje larg

- Rrojnë prate shqipet arbërore...

- Ti ne gjak te tyre varrin ke

- O i pavarrosuri Skënderbe.

- (Ismail Kadare - Varrimi i Skënderbeut)

- Fjalët e pjerrëta përbejnë antitezën.

Kontrasti vjen nga frëngjishtja contraste : ndryshim i madh, kundërshti. Kontrasti ndërtohet duke vene përballe në mënyre te

theksuar dy karaktere njerëzore, dy sende a dukuri, por duke kundërvene figura a tablo te tera, jo ane ane te veçanta, si te

antiteza.

Kontrasti tregon një kundërshti te fuqishme, një skajshmëri te dyfishte. Ajo që i jep fuqi me te madhe kontrastit është se

figuratvihen afër njëra-tjetrës. Midis antitezës dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.

Për shembull :

Në romanin në vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit, që është i matur e gjakftohte, i vihet

përballe një shok gjaknxehte e shume i rrëmbyer siç është Lenski.

Ja një shembull kontrasti nga letërsia shqiptare :

Kur nenat tona halleshumta

mbështetnin kokat sipër trungut,

ajo porosiste në vende te huaja

kolltukë te modës me te fundit.

Kur nenat tona stomak boshe

punonin njëzet ore në dite,

ajo urdhëronte një shërbëtore

ta krihte me krehër te florinjte.

(Ndoc Gjetja - Kontrast)

Për te dyja strofat, dy vargjet e para janë në kontrast me vargun e trete e te katërt.

Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbolé = hedhje përtej, zmadhim i tepruar.

Hiperbola është figurë stilistike, që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit jashtë mase deri në tepri të qenieve, sendeve a

tipareve te tyre, për të bere përshtypje ose për të theksuar mendimin.

Te vepra "Historia e Skënderbeut", kur flet për kthimin e Skënderbeut në Kruje, Fan Noli shkruan :

"Ne mur, përsipër vatrës, varej një shpate e kohërave të vjetra që s'e ngre dot njeriu i sotëm as me dy duar. Qe palla e

Kastrioteve, e mbajtur brez pas brezi prej trimash qe nxori ajo dere e shkëlqyer. Turqit shkelen dhe plaçkiten kështjellën, por

pallën s'e nganë, se asnjë s'që i zoti ta përdorte...

Page 3: Figura stilistike

"Ndërsa për Skënderbeun thuhet në mënyre hiperbolike se e rrëmbeu shpatën sikur te që e lehte si pende, e ngjeshi në brez

dhe shkoi kaluar në fortese.

Pjesët e pjerrëta përbejnë hiperbolën.

Hiperbola është ajo figure letrare e cila një send ose një dukuri e jep tepër te zmadhuar, me qellim për te bere një efekt te

madh te lexuesi. P.sh. Sa e gjate është jeta e tij ; sa pa mbarim janë dëshirat. E kështu pa fund.

Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpellës ; nga disa zbukurime te epokës se Rilindjes qe ishin te ndërlikuara

me kafshe e bime dhe qe imitonin modelet e pikturave te zbuluara ne rrënojat e Romes, me figura te vogla te ndërthurura ne

mënyre te çuditshme.

Grotesku është një mënyre shprehjeje ose mënyre paraqitjeje ne te cilën bashkohen ane te stërmadhuara te vena ne

kontrast te forte e te papritur, ose format me te përziera, te parregullta e te largëta te realitetit duke i shformuar deri ne

përqeshje.

Ne grotesk del bashkekzistenca shpërthyese midis te qeshurës dhe te qarës, midis komikes dhe tragjikes, te ulëtës dhe

madhërishmes, te bukures dhe te shëmtuarës etj, duke u kundërvene figurave me përmasa ose me shtrirje tepër

shpërpjesëtimore.

Grotesku si tip i veçante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se mitologjisë se lashte. Nga këto burime u

ushqye letërsia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.

Don Kishoti është një figure groteske me karakter te ndërlikuar e te dyzuar, mishërim i marrëzisë njerëzore, por edhe i

heroizmit e vetëmohimit për drejtësi.

Shembull :

Magjistari - thotë Sojliu (nënkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e zbukuron te beterten.

(Migel Servantes - Don Kishoti i Mances)

Fjalët e pjerrëta përbejnë grotesk.

Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenjë konvencionalë njohëse, një send i ndarë më dysh, dy gjysmat e të cilit

shërbejnë si shenja njohjeje.

Simboli është një figurë më kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor a një dukuri nëpërmjet një sendi, një

frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht ideja është abstraktë dhe simboli

që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh. paqen e simbolizon pëllumbi.

Simbol quhet figura artistikë që personifikon në të vërtetë më forcën më të madhe tiparet më karakteristikë të një dukurie,

idenë e saj vendimtarë. Shembull :

Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë "Koprraci" të Molierit) është simboli i koprracisë, Tartufi (personazhi kryesor i

komedisë "Tartufi" të Molierit) është simbol i hipokrizisë.

Simboli ka dalë nda paralelizmi figurativ, sepse është një lloj paralelizmi, por gjysmak. Të simboli ana njerëzorë nuk

shprehët, por lihet të nënkuptohet dhe shprehët vetëm ana natyrorë. Koncepti i simbolit është i afërt më atë të alegorisë dhe

në disa aspekte edhe më atë të metaforës. Kur simboli humbët kuptimin e tij të pavarur, ai kthehet në alegori.

Simboli u drejtohet më tepër ndjenjave, anës emocionalë, ndërsa alegoria i drejtohet mendjes së lexuesit, arsyes.

Tek simboli theksohet cilësia mbizotëruese dhe nuk merren parasysh cilësitë e tjera.

Shembull :

Të poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit, më fjalën "Flamur" nënkuptohet kombi shqiptar.

Paralelizmi figurativ

Paralelizëm vjen nga greqishtja paralletos - që ecën krahas, pranë njëri-tjetrit.

Page 4: Figura stilistike

Paralelizmi figurativ është vënia e një dukurie te natyrës përballe me një gjendje shpirtërore ose me një veprim njerëzor, zakonisht

me ane ndërtimesh sintaksore te ngjashme.

Edhe paralelizmi figurativ, në trajtën pohuese ose mohuese, është ashtu si personifikimi, një figure e vjetër stilistike. Te dyja këto

figura e kane origjinën tek marrëdhëniet e njeriut te lashte me natyrën, por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazën e

shkrirjes se natyrës brenda njeriut, mbi bazën e njëjtësimit te natyrës me njeriun, mbi praktiken shpirtëzuese te natyrës. Në

personifikim është bota njerëzore që ndihmon te shprehen veçoritë e botes materiale, veçori te natyrës pa fund. Ndërsa tek

paralelizmi figurativ ndodh e kundërta : bota natyrore ndihmon për te shprehur në mënyre figurative e emocionale veçori te

kufizuara te jetës njerëzore.

Shembull paralelizmi figurativ pohues :

Përkulet qiparisi nga maja në rreze,

Po qan vasha mbi varrin e trimit.

(Populli)

Në ketë rast është përdorur një paralelizëm figurativ, sepse kemi vënie përballe me qëllim figurativ emocional te vajzës me zemër

te thyer nga dhimbja për humbjen e te dashurit, me përkuljen e qiparisit nga maja në rreze prej stuhisë se pamëshirshme.

2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) : pyetja

retorike, pasthirrma, apostrofa, retiçenca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, epanastrofeja, epanalepsa,epifora, anafora, ali

teracioni, paronomazia, onomatopeja, asonanca (zanoresia), kansonanca (bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja).

Pyetja retorike0

Mbiemri "retorik" vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit, që ka te beje me gojetarine.

Pyetja retorike ndërtohet duke pyetur, pa kërkuar përgjigje, për t'i dhëne shprehjes ngarkese emocionale, për ta tërhequr

vëmendjen e dëgjuesit a lexuesit. Ajo është shprehje e tërthorte që tregon habi, pakënaqësi, padurim, qortim, keqardhje etj.

Kur bëjmë pyetje retorike "pse me hëngre në bese ?", në nuk kërkojmë përgjigje, por shprehim qëndrimin tone ndaj veprimit

te një tjetri.

Kur autori për qëllime te caktuara stilistike i përgjigjet vete pyetjes retorike, atëherë një pyetje e tille quhet subjekcion.

Shembull :

Dhe armiqtë e egër e kafshonin kufinjte,

kafshonin supet e zhveshura, te zbehta t'Atdheut,

Atdheut nga ethet e uria i erreshin sytë

dhe ngrihej, duke u lëkundur,

harronte urine,

shkonte te maste kufinjte neper nate.

Me metër ?

Me jard ?

Jo,

Me pushkën e gjate.

(Ismail Kadare - Përse mendohen këto male)

Page 5: Figura stilistike

apostrofa vjen nga greqishtja "apostrophe" (ndryshim drejtimi, shmangie), nga "apo" (larg), "strophe" (kthese).

Apostrofa është figure stilistike, me te cilën u drejtohemi ose thërresim sikur t'i kishim pranë njerëz te gjalle ose te vdekur, a

gjera te afërta ose te largëta.

Shembull :

- Lamtumire, o mori Shkodër !

- Lamtumire, o ti Cukal !

- Zhduket Buna nen një kodër,

- zhduket Drini nen një mal.

 Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim. - - Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe. - - Shembull : - - Sot u pame e sot u ndame - Dhe nuk thame dot nje fjale: - Kur u ndame vame e qame, - Qame me ca lot te vale. - - ( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge) - - Fjalet e pjerreta perbejne epanastrofene. - - Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze (prej greqishtes anadiplosis - dyfishim) - - ---- -

panalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.

Epanalepse kemi kur një fjale a shprehje e fillimit te një vargu perseritet ne fund te atij vargu.

Shembull :

Kurbeti, shoke, kurbeti,

Kushvate e nuk mbeti ?

(Andon Zako Cajupi - Kurbeti)

Fjala "kurbeti" që perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.

Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.

Epifora është përsëritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive për t'u dhëne ngarkese emocionale.

Epifore quhet edhe vargu i fundit që shërben si mbyllje ose si refren pas çdo strofe.

Shembull :

Sytë e mi kane pare

Rrezellimin e vesës

Dhe kane qare.

Kane pare

Dashurinë e vërtete

Dhe kane qare.

Kane pare

Vdekjen e ndershme

Dhe kane qare.

Sytë e mi,

Kush i pa dhe qau ?

(Beatrice Ballici - Sytë e mi)

Fjalët e pjerrëta janë epifore pasi përsëritja e tyre ne fund të vargjeve shërben për t'i përmbyllur se bashku mendimet e

shprehura.

Page 6: Figura stilistike

Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.

Anafora është përsëritja e një fjale a një togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.

Shembull :

ato te mirat,

ato te bardhat,

ato te dlirat,

ato te dashurat,

ato te ëmblat,

ato te fortat,

ato te drejtat,

ato shqipe mali,

ato thëllëza fushe,

ato shamizeza,

ato shamikuqe,

ato gjumelehta,

ato flokethinjurat,

ato prehernxehtat.

(Abdullah Thaci Peje - Nenat tona)

Përsëritja e fjalës "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.

Ne ato raste kur kemi përsëritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike

quhet simplote (vjen nga greqishtja sumplokè - pleksje, gërshetim, thurje).

Shembull :

Me humbi, shoke me humbi,

Me humbi gushëpëllumbi,

Humbi e s'duket gjëkundi

Vate e vjen buze lumi.

(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)

Ndërsa ne këto raste kur përsëritja është e përzier, pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon që ne

greqisht do te thotë e shumëllojte.

Shembull :

Një alternative... një alternative me dy fytyra, siç janë te gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshit, rri njeriu përpara

alternatives.

(Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)

Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - pranë+shkronja.

Aliteracioni është përsëritja e bashkëtingëllorëve te njëjta pranë e pranë ne te njëjtin varg për shprehësi tingullore.

Aliteracionet krijojnë bukur tingëllimin e brendshëm ne trupin e vargut.

Shembull :

Vijnë vashat valle-valle

Gushe e gji stolisura.

(Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)

Page 7: Figura stilistike

 Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj) - - Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem. - - Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne fjale qe vijne njera pas tjetres. - - Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor: misherim-mesherim, afroj-ofroj etj. - - ---- -

- Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj. - - Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e zhurmave e te zerave. - Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike. Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes.Fjalet jane formuar nga psthirrmat ose onomatopete jane: feshfeshe, feshferime, bubullime, belbezoj, çange, çuçurit, derderllit, ferferllon, gurgullon, pupthi, etj. - - ---- -

Asonanca (zanoresia) vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.

Është rime jo e plote e dy a me shume vargjeve, qe kane te njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjalëve

fundore. Ndonëse me rralle, asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te përsëritura brenda vargut. Përdoret për te arritur

pëlqim tingullor ose tingëllim te këndshëm.

Shembull :

Sinan Malua cepever dhe

Vrit e prit n'ata leven de.

(Populli)

Shkronjat e pjerrëta përbejnë asonance, sepse zanoret janë te njëjta, ndërsa bashkëtingëlloret ndryshojnë.

Konsonanca (bashketingelloresia) - Konsonance vjen nga latinishtja consonantia - bashkëtingëllim.

Konsonanca ose disonanca është rime jo e plote, kur fjalët e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik, kanë të njëjta

vetëm bashkëtingëlloret, ndërsa zanoret i kanë të ndryshme.

Shembull :

Mos e shit martinen

Me shemtue krahun

Jam hala e re

S'mund ta mbaj gjahun.

(Populli)

Ne dy vargjet e para kemi konsonance, sepse janë të njëjta bashkëtingëlloret, por janë të ndryshme zanoret.

3. Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve : metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, asteimi, paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia

Metafora - - Metafore vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport. - - Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan. - Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese. - Shume teoriciene e percaktojne metaforen si krahasim te shkurtuar,ku shprehet vetem pjesa e dyte e tij. - Studiues te tjere e quajne metaforen mbartje kuptimi,si zevendesim te kuptimit te nje fjale tjeter nga nje fushe e botes qe na rrethon,ne nje fushe tjeter. - Meqenese dukurite dhe sendet e botes mund t'i ngjajne njera-tjetres nga ane te nfryshme,kemi edhe lloje te ndryshme metaforash te shprehura : - -me folje (udha dredhon, deti qeshte, - -me emra (telat e zemres, ai eshte cakall) - -me mbiemra (det i terbuar) - - etj. - - Metafora është kuptimi i dytë (I FIGURSHËM)i fjalës. - - ---- -

Page 8: Figura stilistike

Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shpërdorim (kata - kundër, kresis - perdorim)

Është një lloj metafore, kur përdorim një fjalë a shprehje në rastin kur nuk e ka gjuha një fjalë të zakonshme.

Pra, ne ato raste kur metafora përdoret nga nevoja se mundon fjala emërtuese për objekt a dukuri.

Shembull :

gjuhet e flakës, doreza e derës, qafa e këpucës , kurrizi i malit, etj.

Kjo lloj metafore quhet katakreze.

Metonimia - Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - ndërrim, zëvendësim emri. Është një fjalë e figurshme, që përftohet

dukë zëvendësuar një emër të një sendi, të një frymori a dukurie më një emër tjetër, që ka lidhje më të nga prania e

përbashkët në kohë, në hapësirë, si rrjedhim, si shkak.

Metafora tregon bartje kuptimi të një fjalë tek një tjetër sipas disa ngjashmërive, të metonimia zhvendosja kuptimorë bazohet

në raporte të caktuara vartësie midis termit të parë dhe termit të figurshëm që i përkasin së njëjtës fushë kuptimorë.

Te metonimia kuptimi i figurshëm fshin kuptimin e parë.

Shembull :

Nëse themi "i ka hyrë lepuri në bark" në këtë rast është përdorur lepuri si emër konkret në vend të frikës si emër

jokonkret (abstrakt). Dhe nuk ja shkeli pragun.

Kjo është një lloj metonimie kur përdorët emri konkret në vend të emrit jokonkret.

Sinekdoka - Sinekdokë vjen nga greqishtja synekdokhe (syn - bashkë dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vësh).

Është të përdorurit e një fjalë për të shprehur një ide më të gjerë ose më të ngushtë së kuptimi që ka fjala e përdorur, është

ndryshimi i kuptimit si marrëdhënie sasie.

Shembull :

Ti ç'më thua e unë ç'them !

Sikur kemi shumë djem !

Më Gjine mbeti kjo derë !

(Andon Zako Cajupi - 14 vjeç dhëndër)

Në vargun e tretë është përdorur dera në vend të shtëpisë (Më Gjinë mbeti kjo shtëpi) dukë u përdorur pjesa për të tërën.

Figura stilistikë e ndërtuar është sinekdoka.

Ironia,fjala ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje.

Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte perdorimi i fjales me kuptimin e

antonimit te saj.

Shembull : Fale zotave,fatkeqesia ime ia kalon shpreses ...

(Euripidi - Andromaka) Ne kete rast kemi perdorur ironine sepse Oresti falenderon zotat per faktin se fatkeqesia e tij eshte

me e madhe se shpresa.

Këtu kuptimi i vërtetë është i kunderti.

Sarkazma - (nga gr. sarkazo-kafshoj mishin). Kur ironia merr një karakter te hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe

përbuzje te thelle quhet sarkazëm. Këtë mjet te fuqishëm e përdorin shpesh poetet ne veprat satirike ise oratoret ne ligjëratat

Page 9: Figura stilistike

e veta kur duan te demaskojnë e te goditin rende kundërshtaret, veset e te metat e ndryshme te një shoqërie, klasat

shfrytëzuese, parazitet e ndryshëm, etj.

Në letërsinë tone e kane përdorur me mjeshtëri sarkazëm : Fan Noli, çajupi, Migjeni.

Plot sarkazëm janë këto vargje te çajupit te poezia "sulltani" :

Jam sulltan, mbret i vërtet

shoq te tjerë skam ne jete

gjaketor e zemërderr

nga frika me bëjnë nder.

Asteizmi vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therëse.

Është figura stilistike, me anën e se cilës qortojmë ose shajmë, me qellim qe te lavdërojmë. Pra, është e kundërta e ironisë.

Shembull :

Gjyshet tanë, eh. paçin drite,

njerëz kokëtrashe, kurgja s'kanë dijte...

Ata te mjerët s'kanë dijte atëherë

as "buon giorno" as "kali spera"

(Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe)

- Paradoksi - - Paradoks vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem. - - Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten. - Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni. - - Shembull : - - Do t'te vrasim,Jesu, se te kemi baba, - Do t'te varim,Mesi,se te kemi usta, - Se s'ke dashur as jete,as martese,as para. - Kryqezoje,Pilat,ne Kalvar, Golgotha ! - - (Fan Noli - Marshi i kryqezimit ) - - Ketu kemi te perdorur paradoksin, sepse nuk mund te vritet njeriu qe e ke baba, qe e ke usta, (udheheqes te ndershem) etj. - - ---- -

- Oksimoroni - - Oksimoron vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh. - - Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri. - Eshte vendosje marredheniesh sintaksore ( bashkerenditje, percaktim, etj) midis dy antonimesh. - - Shembull : - - qetesi shurdhuese, paqe e pergjakur, çorganizim i organizuar, etj. - - ---- -

 Perifraza - - Perifraze vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi ( peri - terthorazi ,rreth Frasis - menyre te foluri ) - - Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje fjali.Perdoret per ta thene dicka me te kuptueshme, per t'i rritur shprehesine duke vendosur lidhje te tjera, por edhe si eufemizem e bishtnim. - - Shembull : - - ne vend te themi deveja - themi anija e shkretetires duke perdorur perifrazen. - - Perifraza eshte nje lloj metonimie, sepse emerton nje send a frymor me nje tjeter, por ndersa te metonimia ose sinekdoka nje send,frymor a dukuri emertohet shkurt ose me nje fjali, tek perifraza ky emertim behet me dy ose me shume fjale. - - ---- -

Epiteti (greqisht epitheton - shtojce, venie persiper) është një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për

t'i pasuruar kuptimin, duke i dhëne bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në

dukje një anë. Në përgjithësi epitetet janë metafora te shprehura me mbiemra, por epiteti mund te shprehet dhe me emra,

ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo ç'do mbiemër është epitet.

(muri i bardhë) mbiemri i bardhë nuk është epitet, sepse shënon një tipar te natyrshëm që tregon ngjyrën, ndërsa kur

themi

(zemra e bardhë), mbiemri e bardhë është epitet, sepse është përdorur në mënyre figurative, nuk tregon ngjyrë, por

cilësi.

Page 10: Figura stilistike

Përdoret edhe një lloj epiteti me një kuptim të caktuar që del bashkë me emrin sa herë që ky përdoret me një kuptim te

caktuar.

Ky lloj quhet epitet i përhershëm ose i ngulitur (i ngulur).

Shembuj :

Akil këmbëshpejti

Dhelpra dinake

Toka e zezë, etj.

Alegoria - Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos - tjetër dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar

ndryshe.

Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar.

Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis

jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun

e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te

bukura alegorike janë fabulat "Dy qete dhe ujku" te Naim Frasherit, "Ujku dhe qengji" te Cajupit, etj.

Alegoria ndërtohet mbi bazën e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedës është një krijim alegorik i ndërtuar mbi bazën e

simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e robëruar, kafazi pushtimin turk).

Disa fjale te urta (alegorike)

1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.

2. Molla e mire shitet edhe natën.

3. Nata është e ujkut.

4. Mos shkel ne dërrase te kalbur.

5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.

6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.

7. Njëzet kali, dyzet samari.

8. Një here i bie trungjet lumi.

9. Ne pemën me kokrra qëllohet me gurë.

10. Shihi turine, pa vari kusinë.

11. Kush hedh këmben bosh, bie përposh.

12. Mos u krekos me celesat e kashtës.

13. Kush do qe te këpute trëndafilin, nuk duhet t'u vere veshin gërvishtjeve.

14. Bletët kane mjaltë ne goje por thumba ne bisht.

15. Për te marre mjaltë mos thyej kosheren e bletëve.

16. Me mire një harabel ne dore se sa një pëllumb mbi cati.

17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gjë për vreshtin.

18. Enët kur janë bosh bëjnë shume zhurme.

19. Është e lehte te hedhesh një pike ujë ne oqean, por është e pamundur ta nxjerrësh ashtu siç qe,te papërzier , te

pashtuar dhe te pazvogeluar.

20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.

21. Ai qe do te haje arrën, duhet te thyeje me pare lëvozhgën.

22. S'ke c'i bën gomarit, i bie samarit.

23. Mikut dhe peshkut pas tri ditësh fillon t'u vije era.

24. Pyka can drurin.

25. Dardha e ka bishtin pas.

Eufemizmi

Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos - fjale ogurmire.

Page 11: Figura stilistike

Eufemizma quhen zakonisht gjithë ato fjale e shprehje, qe zëvendësojnë fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje

me te lehta e me te buta.

Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgjë nga përmbajtja e saj. Praktikimi i shprehjeve te lehta

për dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqisë se njeriut ndaj forcave shkatërruese te natyrës, kur natyra

sundonte pothuajse për çdo gjë mbi njeriun. Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqitë e fshehta e te egra te natyrës.

Shembull :

Eufemizmi është edhe emërtimi i kepit qe ndodhet ne jug te Afrikës si Kepi i Shpresës se mire.

Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo - ndërroj emrin.

Është figurë stilistike që përftohet duke zëvendësuar një emër te përgjithshëm me një emër të përvecem, i cili është bërë

mishërim i një vetie nga historia, letërsia, etj. ose nga anasjelltas, një emër i percecem zëvendësohet me një titull, me një

togfjalesh, me një epitet etj.

Shembull :

Emri i përgjithshëm koprrac zëvendësohet me emrin e përvecem Harpagon (Harpagoni është personazhi kryesor i komedisë

"Kopraci" te Molierit, siç e kemi theksuar me lart).

4. Figurat e fjalorit poetik (të

leksikut) : sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet).

Sinonime (në greqishten e lashtë : syn 'συν' = "edhe, me, bashkë" dhe onoma 'όνομα' = emri) janë fjalë të ndryshme me

kuptime të ngjashme apo të njëllojta dhe janë të zëvendësueshme (të këmbyeshme). Antonimet janë fjalë me kuptime te

kundërta apo gati te kundërta. (Sinonimi dhe antonimi janë antonime.)

Sinonimet mund të jenë emra, folje apo mbiemra, gjersa te dyja nyjet e palës janë pjese e njëjte e fjalisë.

Nje shembull i sinonimeve janë :

rrethi = qarku (emër)

dera = porta (emër)

grua = femër (emër)

nxënës = student (emër)

i bukur = i pashëm (mbiemër)

i sëmure = i lig (mbiemër)

tani = tashti (ndajfolje) etj.

largohu = zhduku

veturë = automobil

yll=yjesi=meteore

Nje shembull i antonimeve janë :

atëdhe = memëdhe

i shkurtër = i gjatë

pak = shumë

Antonimet janë fjale qe kane kuptim te kundërt.

p.sh. :

atdhetar - tradhtar

shqiptar - shqipfolës (joshqiptar)

komunist - kapitalist

Page 12: Figura stilistike

demokrat - socialist

me fe - pa fe

mysliman - i krishterë

katolik - ortodoks

mashkull - femërt

i shkolluar - i pashkolluar

i nxënë - i panxënë

i zi - i bardhë

i bukur - i shëmtuar

i rritur - i mitur

i mençur - i çmendur

i gëzuar - i hidhëruar

i pastër - i fëlliqur

i kamur - i varfër

i lartë - i ulët

i gjatë - i shkurtër

me edukatë - pa edukatë

fatlum - fatkeq

fjalëshumë - fjalëpakë

Një fjalë që tingëllon dhe është shkruar njësoj si një fjalë tjetër por ka kuptim ndryshe nga fjala e par. Dallimi midis dy

kuptimeve zakonisht kuptohet nga vendosja e theksit gjatë shqiptimit të fjalës.

Për shembull :

Bári (bime që rritet në toke) dhe

Barí (person që kullot kafshët).

Emri neologjizëm rrjedhë nga greqishtja e vjetër, më saktësisht nga fjalët neo-i ri/ e re, dhe nga fjala logos-dije, mendim,

fjalë. Me neologjizma, siç tregon pra edhe vetë emri, nënkuptojmë fjalët e reja qe iu shtohen një gjuhe dhe që i takojnë asaj

gjuhe.

Duhet të kemi kujdes që neologjizmat mos t'i ngatërrojmë me barbarizma dhe fjalë të huazuara.

Disa shembuj të neologjizmave :

Dhe-shkronjë (neologjizëm e Naim Frashërit si zëvendësim i fjalës së huazuar "gjeografi")

Prushnajë (neologjizëm e Ismail Kadares si zëvendësim i fjalës së huazuar "kamin" dhe asaj "oxhak" )

5. Figurat e sintaksës poetike : inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsa, pleonazmi, asidenti, polisidenti, kiazma.

Inversioni (anasjella)

Inversion vjen nga latinishtja inversione - te vendosurit gjetke, nga ana e kundërt. Quhet edhe hiperbate. Shqip përkthehet :

anasjellë.

Anasjella është zhvendosja artistike e fjalëve kundrejt rendit te tyre te zakonshëm sipas sintaksës, përmbysja e renditjes se

tyre ne fjali për qëllime te caktuara poetike dhe shprehëse.

Shembull :

E dashura memedhe,

Te dua dhe kshtu si je!

Po kur te te shoh te lire

Do te te dua me mire.

Page 13: Figura stilistike

(Andon Zako Cajupi - Roberia)

Ne këtë rast autori ka nxjerre mbiemrin para emrit për ta theksuar atë me me force, pra fjala e pjerrët "e dashura" është

anasjellë.]

Konversioni (kthesa)

Konversion vjen nga latinishtja conversio - ndërrim, kthese. Quhet edhe refren (që vjen nga frëngjishtja refrain - përsëritje).

Është përsëritje e një ose disa vargjeve, kur pas disa fjalëve, zakonisht pyetëse, jepet e njëjta përgjigje e shkurtër.

Shembull :

- O moj Shqiperiz' e dashur,

- memedhe

- Te shoh me buze te plasur,

- si me sheh.

(Andon Zako Cajupi - Shqiptar)

Fjalet "memedhe" dhe "si me sheh" përbejnë konversionin, sepse pas një vargu pak a shume te gjate jepet një përgjigje e

shkurtër qe shërben si kthese, duke bere qe te marrim edhe fryme gjate leximit.

Enumeracioni (numërimi artistik)

Enumeracioni vjen nga latinishtja enumeratio - numerim.

Është renditja njëra pas tjetrës e fjalëve, që kanë lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te poema "Bagëti e Bujqësi" shkruan :

"Kini shembinj, qerxhe, lisa, lumenj dhe debore ne gji, persiper lulez e gjethe dhe brenda argjend e flori" ai perdor enumeracionin

sepse permend (numeron) dhe rendit njera pas tjetres fjalet shkembinj, gerxhe, lisa, lumenj, debore, lulez, gjethe, argjend e flori.

Gradacioni (shkallëzimi) - Gradacion vjen nga latinishtja gradatio - shkallëzim.

Është renditje fjalësh a sinonimesh (se paku tri), që e japin një mendim, një veprim ose një peizazh shkalle - shkalle, duke e

ngadalësuar ose duke e forcuar, në zbritje apo në ngjitje.

Shembull gradacioni zbritës :

Valimi i anijes së lehte

Qetohet, ndalohet, mbaron...

(Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)

Në këtë shembull gradacioni (shkallëzimi) jepet me ane të foljeve qetohet, ndalohet, mbaron duke filluar nga fjala me e forte

drejt se butes.

Elipsa është figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur

kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjallëri, hijeshi a shpejtësi. Fjala elipsë vjen nga greqishtja e vjeter

"elleipsis" që do të thote mungesë. Kjo figure përdoret me tepër ne poezi dhe në dramaturgji. Shembull nga letërsia artistike:

- Labëria

- hakërrim e rreptë e maleve përqark,

- Shkëmbinj shumë, shumë

- Tokë, fare pak.

- (Fatos Arapi - Balade per Muço Matohitin)

Page 14: Figura stilistike

Ne ketë rast kemi përdorim te elipsës, sepse janë hequr foljet, te cilat nënkuptohen nga konteksti.

Pleonazmi - Pleonazëm vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim.

Është figura stilistikë që përftohet nga përdorimi i fjalëve të tepërta, më kuptim të njëjtë ose shumë të afërt, dukë e forcuar

mendimin ose dukë e bërë m bindës. Kur kemi "lëvizi qerpikët e syve" është pleonazëm, sepse mjafton të thuash "lëvizi

qerpikët" për të kuptuar që ai "lëvizi qerpikët", sepse vetëm sytë kanë qerpikë.

Gjithashtu kur themi "e prisha farë" dhe "fiks farë", fjala "farë" është pleonazëm, mbasi është e tepërt.

Kur themi "e prisha" dhe "fiks" s'ka nevojë të përdorët fjala "farë", megjithëse shërben për përforcimin e mendimit.

Asindenti vjen nga greqishtja asyndeton - i palidhur (a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj). Eshtë figura stilistike, ne te cilën

me qellim lihen mënjane lidhëzat për t'i dhëne shprehjes gjallëri e intonacion te shpejte.

Shembull :

Nena, motra, nusja dalin,

Ngrehin krahët qe ta ndalin...

(Fan Noli - Rend or Maratonomak )

Në këto vargje nuk janë përdorur lidhëzat, por janë përdorur presjet duke përdorur asidentin. Ashtu si Maratonomaku qe

vrapon për te shpure sa me shpejt lajmin e gëzuar te fitores, ashtu siç dalin me shpejtësi dhe nga njëra pas tjetrës nena,

motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidhëza ecën me ritëm te shpejte e te vrullshëm.

Polisindent vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidhëza.

Është figura stilistike që perfitihet nga përdorimi i shume lidhëzave, duke e ngatërruar ecjen e frazas për theksim.

Shembull:

Një foshnje ndanë rrugës rrinte...

E njerëzit shkonin mizëri...

E foshnja qante, ulërinte

E s'i afrohej asnjeri...

E kish uri e kish ftohte

E, ku ta dish se çfarë kërkonte

S'dilte askush ta mbante ngrohte,

Nga thonjte e vdekjes ta shpëtonte.

Papritur turmës mespermes

Dikush i ra e pranë iu qas

E mori foshnjën me kujdes

E i këndoi ne vesh me gaz.

(Musa Vyshka - Dje)

Përdorimi i vazhdueshëm i lidhëzave që janë nënvizuar përbejnë figure stilistike te polisidentit, sepse përsëritja e lidhëzave

bën q fjalitë te marrin një ecje me te ngadalte. Nëpërmjet ngadalësimit te ritmit qëndrohet për një kohe me te gjate mbi fjalët,

nënvizohen e theksohen me me shume force ato.

Kiazma - Kiazme vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim.

Është figure stilistike që krijohet nga përmbysja e gjymtyrëve, nga vendosja e tyre në forme të anasjelltë, por duke ruajtur

rendin sintaksor. Kjo figure është një përftese me shumë efekt si loje gjuhësore.

Page 15: Figura stilistike

Shembull :

Lufta për burrat është e burrat për lufte janë.

(Bilat Xhaferri - Krastakraus)