12
1 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZA PËRSIATJE TRADITA NDERIMI FSETAT Nr.1(21). JANAR 2017 Çmimi: 50 Lekë Faqe 10 Faqe 8 Faqe 4 Faqe 11 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E BORËS DHE NGRICAVE DR. MEHDI CANI, MISIONAR I MJEKËSISË SHQIPTARE Qytetarët festojnë ndërrimin e viteve në “Restorant Bulqiza” Shëtitje në park ditën e Vitit të Ri Shkolla gollobordase e ndërtimtarisë I moshuari nga Bulqiza: “Nuk kërkoj gjë tjetër veçse një dhomë ku të fus kokën” Faqe 2 - 3 Nga Sefulla KATA Nga Agim BEKTESHI Nga Sakip CAMI Nga Sami Curri Fillimi i këtij viti solli edhe dimrin më të egër të këtij çerek- shekulli. I ftohti tipik i kësaj stine, ka përfshirë të gjithë ter- ritorin e vendit. Bulqiza, që padyshim njihet edhe si vendi më i ftohtë (edhe në verë) prej disa javësh u ndodh nën pushte- tin e borës dhe ngricave. Në qytetin e akullt në zemër të ma- leve, si edhe në disa fshatra malorë të rrethit të Bulqizës, për ditë të tëra temperaturat zbritën deri minus 23 gradë Celsius. Dhe padyshim, ky dimër i ashpër e vështirësoi shumë jetesën e banorëve të këtij rrethi. Që në ditët e para të janarit, prania e reshjeve të dëborës dhe ngricat ka krijuar probleme në qarkul- lim. Kjo situatë e pazakontë evidentoi papërgjegjshmërinë e pushtetarëve në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve duke i lënë akset nacionale... Në qytetin e akullt në zemër të maleve, për ditë të tëra temperaturat zbritën deri minus 23 gradë Celsius ZGJEDHJE TË LIRA Halil RAMA Q ytetarët shqiptarë me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit më 18 qer- shor të këtij viti për të dhënë verdiktin e tyre për legjislativin e ri. Sipas dekretit që mban numrin 9883, kreu i shtetit Bu- jar Nishani ka përcaktuar ditën kur vo- tuesit do të zgjedhin qeverinë që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme (2017- 2021). Për vetë situatën kaotike të parla- mentit aktual, të shkaktuar kryesisht nga prezenca në të e eksponentëve me të shkuar kriminale, përgatitja për zgjed- hjet e ardhshme parlamentare është e një rëndësie jetike. Në këto kushte Sho- qata Atdhetare-kulturore “Bulqiza”, u kërkon partive politike që të zbatojnë me përpikmëri Ligjin për Dekriminali- zimin, për të sjellë në legjislativin e ri sh- qiptar intelektualë me integritet moral e profesional, të denjë për të përmbushur misionin e tyre. Tashmë pritet që partitë parlamen- tare shqiptare të intensifikojnë përp- jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed- hor, që do të aplikohet në zgjedhjet e vitit 2017, si një nga kushtet e ndërkom- bëtarëve lidhur me zhvillimin demokra- tik të vendit. Shoqata Atdhetare-kulturore “Bul- qiza” shpreh shqetësim për faktin se ende nuk janë miratuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, sipas re- komandimeve të OSBE/ODHIR. Sipas Dekretit të Presidentit Nishani zgjedhjet do të zhvillohen pas pesë mua- jsh dhe ende nuk është hartuar projekti i ndryshimeve që duhet t’i bëhen Kodit Zgjedhor duke u mbështetur sidomos në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it. PËRURIMI PROFIL ANALIZA Faqe 6 Përurohet godina e re multifunk- sionale e TV Bulqizës FATMIR PETI, OFIC- ERI GJITHARMËSH QË DOLI NGA FISI ME TRADITA I LUFTËTARËVE TË LIRISË Statusi i gjyqtarit dhe reforma në drejtësi Nga Bashkim LAMI Dr. Vladimir SKËNDERI* (Vijon ne Faqe 2) Faqe 10

Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

  • Upload
    doque

  • View
    233

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

1 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA

PËRSIATJE

TRADITA

NDERIMI

FSETAT

Nr.1(21). JANAR 2017Çmimi: 50 Lekë

Faqe 10

Faqe 8

Faqe 4

Faqe 11

DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E BORËS DHE NGRICAVE

DR. MEHDI CANI, MISIONAR I MJEKËSISË SHQIPTARE

Qytetarët festojnë ndërrimin e viteve në “Restorant Bulqiza”

Shëtitje në park ditën e Vitit të Ri

Shkolla gollobordase e ndërtimtarisë

I moshuari nga Bulqiza: “Nuk

kërkoj gjë tjetër veçse një dhomë ku të fus kokën”

Faqe 2 - 3

Nga Sefulla KATA

Nga Agim BEKTESHI

Nga Sakip CAMI

Nga Sami Curri

Fillimi i këtij viti solli edhe dimrin më të egër të këtij çerek-shekulli. I ftohti tipik i kësaj stine, ka përfshirë të gjithë ter-ritorin e vendit. Bulqiza, që padyshim njihet edhe si vendi më i ftohtë (edhe në verë) prej disa javësh u ndodh nën pushte-tin e borës dhe ngricave. Në qytetin e akullt në zemër të ma-leve, si edhe në disa fshatra malorë të rrethit të Bulqizës, për ditë të tëra temperaturat zbritën deri minus 23 gradë Celsius. Dhe padyshim, ky dimër i ashpër e vështirësoi shumë jetesën e banorëve të këtij rrethi. Që në ditët e para të janarit, prania e reshjeve të dëborës dhe ngricat ka krijuar probleme në qarkul-lim. Kjo situatë e pazakontë evidentoi papërgjegjshmërinë e pushtetarëve në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve duke i lënë akset nacionale...

Në qytetin e akullt në zemër të maleve, për ditë të tëra temperaturat zbritën deri minus 23 gradë Celsius

ZGJEDHJE TË LIRA

Halil RAMA

Qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit më 18 qer-

shor të këtij viti për të dhënë verdiktin e tyre për legjislativin e ri. Sipas dekretit që mban numrin 9883, kreu i shtetit Bu-jar Nishani ka përcaktuar ditën kur vo-tuesit do të zgjedhin qeverinë që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme (2017-2021).

Për vetë situatën kaotike të parla-mentit aktual, të shkaktuar kryesisht nga prezenca në të e eksponentëve me të shkuar kriminale, përgatitja për zgjed-hjet e ardhshme parlamentare është e një rëndësie jetike. Në këto kushte Sho-qata Atdhetare-kulturore “Bulqiza”, u kërkon partive politike që të zbatojnë me përpikmëri Ligjin për Dekriminali-zimin, për të sjellë në legjislativin e ri sh-qiptar intelektualë me integritet moral e profesional, të denjë për të përmbushur misionin e tyre.

Tashmë pritet që partitë parlamen-tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet e vitit 2017, si një nga kushtet e ndërkom-bëtarëve lidhur me zhvillimin demokra-tik të vendit.

Shoqata Atdhetare-kulturore “Bul-qiza” shpreh shqetësim për faktin se ende nuk janë miratuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, sipas re-komandimeve të OSBE/ODHIR.

Sipas Dekretit të Presidentit Nishani zgjedhjet do të zhvillohen pas pesë mua-jsh dhe ende nuk është hartuar projekti i ndryshimeve që duhet t’i bëhen Kodit Zgjedhor duke u mbështetur sidomos në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it.

PËRURIMI PROFIL ANALIZA

Faqe 6

Përurohet godina e re multifunk-sionale e TV Bulqizës

FATMIR PETI, OFIC-ERI GJITHARMËSH QË DOLI NGA FISI ME TRADITA I LUFTËTARËVE TË LIRISË

Statusi i gjyqtarit dhe reforma në drejtësi

Nga Bashkim LAMI Dr. Vladimir SKËNDERI*

(Vijon ne Faqe 2) Faqe 10

Page 2: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

2 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZAZGJEDHJET

Mosmarrveshjet lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit, duket se do të çojnë në një betejë të re mes maxhorancës dhe opozitës. Në komisionin e Reformës Zgjedhore të zhvil-luar të premten më 13 janar 2017, palët komunikuan mes tensionit gjithnjë në rritje.

“Marrim një vendim tani, sipas propozimit, që përveç punës hulumtuese të ekspertëve ti kërkojmë zyrtarisht edhe OSBE/ODIHR-it të vijnë të na japin një opinion për këtë çështje”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Por për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi “Vendimin e caktojmë ne, ky parlament. Ajo që ne do t’i kërkojmë OSBE/ODIHR-it është si bëhet më mirë, jo nëse bëhet ose jo”. Debati zgjati derisa zoti Bylykbashi propozoi për t’i dhënë OSBE/ODIHR rol vlerësues mbi votimi elektronik. Mosarritja e konsensusit për ta miratu-ar propozimin e opozitës e detyroi këtë të fundit të brak-tisi komisionin. Deputeti Bylykbashi tha se “Me veton e sotme Partia Socialiste praktikisht ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik, indentifi kimi elektronik i zgjedhësve me shenjën e gishtit dhe numërimi i votave në mënyrë elektronike është thelbi i reformës zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme” këmbënguli ai.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu paraqiti propozimet e partisë së tij dhe katër partive të tjera të vogla, ku veçoi votimin dhe numërimin elektronik, pro-cesin e dekriminalizimit si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, uljen e kostos së fushatës së zgjedhjeve dhe mënyrën e përdorimit të fi nancave të buxhetit të shtetit, shmangien e parave të krimit dhe të korrupsionit, si dhe

Halil RAMA

(Vijon nga fq.1) Është kjo arsyeja që Shoqata Atdhetare-kulturore

“Bulqiza” e sheh të arsyeshme t’i sugjerojë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore të krijuar qysh me 15 Dhjetor 2015, të intensifi kojë punën e tij me synim hartimin e një projekti cilësor dhe me formulime të qarta që të mos lejojmë keqinterpretime. Zgjedhjet e lira janë domosdoshmëri pasi ato janë kushti themelor për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

36 ÇËSHTJE PËR TË CILAT KËRKOHET VENDIMMARRJE DERI NË FUND TË SHKURTIT

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka zbard-hur një plan mbi bazën e të cilit do të vijohet puna e këtij komisioni për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Plani në fjalë përmban 36 çështje që deri në fund të muajit shkurt parashikohet të merret një vendim. Plani nis me fi nan-

Opozita e vendosur për votimin dhe numërimin elektronik, LSI për lista të hapura

Votimi elektronik më 18 qershor, bete-jë e re mes maxhorancës dhe opozitës

garantimi i aksesit në media i aktiviteteve të partive poli-tike.

Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, deklaroi se pas një viti, komi-sioni gjente dakordësinë për çështje që ishin dakord prej muajsh. “Të gjithë jemi në favor të identifi kimit, numërimit dhe votimit elektronik”, tha ai.“Unë nuk di të shpreh keqardhjen apo fatmirësisht më në fund pas 1 viti, po fi llojmë të kemi një produkt konkret. Kemi një vit që sorollatemi dhe sot kemi një matricë për të fi lluar punën. Edhe kur fl asim për zgjedhje jo transparente, në radhë të parë kjo vjen nga dy partitë kryesore që rua-

jnë administrimin politik të zgjedhjeve, që nga KQZ-ja, dhe nga gjithë strukturat e tjera të menaxhimit zgjedhor. Të gjithë jemi në favor të identifi kimit, numërimit dhe votimit elektronik. Unë nuk e kuptoj se pas një viti vër-titemi prapë në të njëjtin diskutim. Ky komision të mos mblidhet një herë në 3 muaj. Të mblidhemi dy herë në javë. Të shohim se si mund të veprohet me numërim-it elektronik. Për çështje të tjera si fi nancimi, mediat, dekriminalizimi, ne jemi dakord. Unë kërkoj që në qoftë se jemi dakord të fi llojmë punën duke shpejtuar punën e këtij komisioni, të fi llojmë punën duke u mbledhur dy herë ose tre herë në javë për çështjet më sensitive. Edhe në mbledhjen e para 6 muajve, kemi kërkuar nga KQZ-ja apo ata që na asistojnë për të parë mundësinë e teknolog-jisë për votimin, identifi kimin dhe numërimit elektron-ik”,– u shpreh ai.

Deputeti socialist Taulant Balla e konsideroi si një “…alibi për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje”. Por në disa deklarime të mëvonshme zyrtarë të PD kanë deklaruar se do të këmbëngulin fortë tek votimi elektronik.

LISTAT E HAPURA Në planin për diskutimet në vijim për reformën

zgjedhore është parashikuar edhe sistemi zgjedhor, pa-varësisht se dy partitë e mëdha PS dhe PD janë shprehur kundër. Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar votim me lista të hapura, gjë që pritet të diskutohet në mbled-hjet e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku dhe do të merret një vendim përfundimtar për këtë lloj votimi. Pro Lëvizjes Socialiste për Integrim janë shprehur edhe parti të të tjera, mes të cilave edhe partia e Bamir Topit, Fry-ma e Re Demokratike. LSI kërkon vetëm lista të hapu-ra, ndërsa PR, FRD dhe partitë e tjera të vogla kërkojnë edhe ndryshim të sistemit të votimit, nga proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. Pro listave të hapura është shprehur edhe Partia Republikane. “Votim prefer-encial nëpërmjet listave të hapura pa rend të fi ksuar”, thuhet në propozimin e Partisë Republikane për sis-temin zgjedhor. Ndërkohë, një propozim i dytë i LSI ka të bëjë me ankimimet në Komision Qendror të Zgjedhje-ve. LSI propozon që të hiqet kjo hallkë dhe ankimimet për çështje të caktuara gjatë zgjedhjeve të ankimohen në Kolegjin Zgjedhor. “Shfuqizimi i pjesës së 10-të të Kodit Zgjedhor i cili parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve dhe shmangien e ankimit administra-tive në KQZ. Ankimim i drejtpërdrejt nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor”, thuhet ndër të tjera në propozimet e LSI.

FINANCAT NË ZGJEDHJE

Partitë politike ndahen edhe për fi nancimin e fushatës dhe transparencës së partive për fi nancimet e fushatës. Partia Demokratike propozon që fushatat elektorale të fi nancohen 100 për qind nga buxheti, gjë që mbështet edhe nga PR dhe nga partitë e vogla. LSI propozon që partitë që nuk deklarojnë fi nancimet dhe burimet private të mos regjistrohen në zgjedhje. Sipas LSI partitë politike të deklarojnë shpenzimet pas çdo aktiviteti politik bren-da 24 orëve.“Deklarimi i shpenzimeve, si dhe burimin e të ardhurave, për çdo aktivitet politik, brenda 24 orëve nga aktiviteti”, propozon LSI.

KOMENT

ZGJEDHJE TË LIRA cimin e partive dhe në të preken edhe tema të tjera të ndryshimit të sistemit, ankimimet, votimi i emigrantëve, kostoja e zgjedhjeve dhe mbulimi mediatik i fushatës elektorale. Nga tabela mund të vihet re që disa parti kundërshtare bien dakord për disa pika, ashtu sikurse ndahen për çështje të tjera.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur propozimin e Partisë Demokratike për identifi kimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik. “Votim elektronik me mundësinë e kontrollit të dyfi shtë të re-zultatit përfundimtar në formë shkresore. Numërim elektronik me mundësinë e kontrollit të dyfi shtë të re-zultatit përfundimtar në formë shkresore dhe sistem ele-ktronik për identifi kimin e zgjedhësve”, ka propozuar PDIU. Po ashtu pro sistemit të votimit, numërimit dhe identifi kimi të zgjedhësve është edhe Partia Republikane dhe partitë e tjera të vogla parlamentare. Ajo që mund të shihet nga tabela është se LSI nuk ka bërë propozim lidhur me sistemin e votimit dhe të numërimit, edhe pse para disa ditëve nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili tha se duhen parë të gjitha mundësitë për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Page 3: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

3 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA AKTUALITET

Fillimi i këtij viti solli edhe dimrin më të egër të këtij çerekshekulli. I ftohti tipik i kësaj stine, ka përfshirë të gjithë territorin e vendit. Bulqiza, që padyshim njihet edhe si vendi më i ftohtë (edhe në verë) prej disa javësh u ndodh nën pushtetin e borës dhe ngricave. Në qyte-tin e akullt në zemër të maleve, si edhe në disa fshatra malorë të rrethit të Bulqizës, për ditë të tëra tempera-turat zbritën deri minus 23 gradë Celsius. Dhe pady-shim, ky dimër i ashpër e vështirësoi shumë jetesën e banorëve të këtij rrethi.

Që në ditët e para të janarit, prania e reshjeve të dëborës dhe ngricat ka krijuar probleme në qarkullim. Kjo situatë e pazakontë evidentoi papërgjegjshmërinë e pushtetarëve në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve duke i lënë akset nacionale nën pushtetin e dimrit. Reshjet e dëborës dhe shtresat e akullit bllokuan fi l-limisht qarkullimin e lirë të qytetarëve, ndërsa aksi na-cional Qafë-Buall-Shupenzë ishte i mbuluar nga akulli duke përbërë rrezik për lëvizjen e udhëtarëve. Trashësia e akullit në këtë zonë, mungesa e skorieve dhe punon-jësve të mirëmbajtjes, ka krijuar probleme në qarkul-lim. Të gjitha mjetet që udhëtonin drejt Peshkopisë dhe anasjelltas kanë vënë në përdorim zinxhirët.

Të njejtën situatë të vështirë përjetuan pothuajse banorët e krejt qarkut të Dibrës, ku rrugët nacion-ale e lokale të ndërmjetme ishin mbuluar nga ngricat. Mosndërhyrja e drejtorisë së rrugëve me skorie apo borëpastruese, rrezikoi qarkullimin e njerëzve. Në seg-mentet me akull të zonës se Dibrës, dhjetëra makina kanë rrëshqitur por për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka vijuar ndjekjen e situatës së krijuar si pasojë e rreshjeve të dëborës

dhe temperaturave, duke zhvilluar një disa inspektime në qarkun e Dibrës.

Ndalesa e parë e Ministrit Dervishaj ishte në Qafë Buall në Bulqizë më 6 janar, ku qarkullimi i mjeteve ishte pa probleme. Dervishaj tha se pavarësisht motit të ditëve të fundit, janë marrë masat dhe nuk ka asnjë problem në lëvizjen e mjeteve. Megjithatë ai i bëri apel drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të pajisen me zinxhirë, sidomos kur lëvizin në zona të caktuara ku ka prani akulli.

Më tej Ministri Transportit Dervishaj, deputeti i zo-nës Përparim Spahiu dhe kryebashkiaku i Bulqizës Mel-aim Damzi kanë inspektuar zonat e mbuluara nga dëb-ora dhe akset më problematike, ku u ndalën në Urën e Çerenecit, që lidh Bulqizën me zonën e Librazhdit. Der-vishaj dha një panoramë të plotë të situatës së qarkullim-it, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në qarkullim në akset kombëtare rrugore.

“Situata e akseve kombëtare është në monitoroim të vazhdueshëm, dhe janë marrë masat e domosdoshme. Ministria e Transportit dhe institucionet e tjera kanë marrë gjithë masat për përballimin e situatës. Por në këto ditë dua t’i lëshoj një apel edhe personave të zgjed-hur, që të mos bëjnë deklarata për përfi time politike. Në këto ditë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi deklarata të nxituara ngjallin panik të panevojshëm. Në këto ditë është e rëndësishme të solidarizohemi për të tejkaluar situatën. Në lidhje me fi rmat kontraktore deri tani, kanë punuar siç duhet duke u angazhuar me punonjës shtesë dhe duke hedhur sasi të mëdha me kripë rreth 1 mijë

Në qytetin e akullt në zemër të maleve, për ditë të tëra temperaturat zbritën deri minus 23 gradë Celsius

DIMRI MË I EGËR I KËTIJ ÇEREKSHEKULLI, BULQIZA NËN PUSHTETIN E BORËS DHE NGRICAVE

Segmentet më problematike në këto zona ishin: Qafa e Buallit- Klos, segmenti në hyrje të Peshkopisë dhe rruga Fushë-Bulqizë- Shupenzë. Probleme ka patur edhe në ish komunat Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Martanesh, aty ku dëbora arriti deri mbi një metër.

Moti i vështirë me borë e ngrica vijoi për afro dhjetë ditë, deri më 11 janar kur pati një ngritje të temperatu-rave të shoqëruara me reshje shiu. Por kjo situatë zgjati vetëm dy ditë dhe më 13 janar u rikthyen sërish reshjet e borës dhe ngricat.

Ministri i Transportit inspekton akset kombëtare në qarkun e Dibrës

Dervishaj: Të gjitha akset të hapuratonë. Është e rëndësishme që qytetarët veçanërisht në zonat malore të përdorin zinxhirët”.

Ministri Dervishaj dhe deputeti Spahiu, kanë vijuar më tej në zonën Maqellarë - Peshkopi, ku pati bllokime të rrugës nacionale. Dervishaj tha se pas një problematike rruga është hapur me një korsi dhe nuk ka asnjë makinë të bllokuar. Megjithatë problem mbetej era e fortë që kthente borën në rrugë. Në këto kushte Ministri përsëriti faktin, se që të evitohen këto probleme drejtuesit duhet të përdorin zinxhirët sidomos në akse të veçanta.

Ndërkohë kryebashkiaku Melaim Damzi pohoi se po merren të gjitha masat e duhura për përballimin pa pasoja të situatës.

FAMILJET NË VËSHTIRË-SI NUK KANË AS DRU PËR

TË NDEZUR SOBËNUlja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në rre-

thin e Bulqizës, shumë familje i ka gjetur të papërgatitu-ra. Kjo ka ardhur për shkak të kushteve mjaft të vështira, të cilat nuk i përballojnë dot nga ana fi nanciare, ku dimri i këtij fi llimviti ka vënë në vështirësi familjet e varfëra të qytetit minator të Bulqizës. Tv “Bulqiza” ka eviden-tuar njërën nga këto famije, atë të Nexhmi Shirës prej 5 anëtarësh, vetëm pak metra larg nga miniera e kromit. Në këto ditë të ftohta, kësaj familje i duhet të përballet me reshjet dhe temperaturat e ulëta, kur i mungojnë drutë e zjarrit dhe baza ushqimore. Kushtet e kësaj familje nuk plotësojnë as kriterin më minimal për të jetuar, pasi kudo në muret dhe dyert e kësaj shtëpie mbizotëron ngrica dhe i ftohti.

Kryefamiljari Nexhmi Shira i cili tashmë është edhe invalid për shkak të një aksidenti të ndodhur vite më parë, shprehet për TV “Bulqiza” se kushtet janë mjaft të vështira dhe se shtëpia ku jetojnë është jashtë kushteve për të jetuar. Kjo edhe për faktin se muret e kësaj shtëpie kanë krijuar plasaritje kudo. Ndodhur në një situatë mjaft të vështirë, kryefamiljari shprehet se nuk kanë as dru zjarri dhe as ushqime, pasi pensioni që merr nuk i del as për ilaçet. Ndërkohë, Besnike Shira, bashkëshortja e Nexhmi Shirës shprehet se e vetmja mundësi për të ngrohur fëmijët është të rrinë gjatë ditës të mbuluar me batanije, pasi nuk kanë me çfarë ta ndezin sobën

DY LAGJE TË BULQIZËS, DISA DITË PA UJË TË

PIJSHËM Ditët e acarta në qytetin e Bulqizës, ku termometri

ka shënuar deri minus 23 gradë Celsius, ka sjelle prob-leme edhe në furnizimin e banorëve të qytetit, me ujë të pijshëm. Kështu prej disa ditësh, në lagjen “Gjeologu” të qytetit të Bulqizës dhe në Lagjen e Re, banorët nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm. Shkak i kësaj situate, sipas një kronike të TV “Bulqiza”, mësohet të jetë bërë ulja e temperaturave e shoqëruar me ngrica. Ndodhur në një situatë të tillë, banorëve u duhej të furnizoheshin me ujë jashtë qytetit për të gatuar dhe për të pirë.

Banorët shprehen se një situatë e tillë ka ardhur nga mosmenaxhimi i mirë i ujësjellësit nga ana e Drejtorisë së Ujësjellësit Bulqizë, ndërmarrje kjo, që nuk duhet të bënte mbylljen e rubinetave të depozitave të ujit në këtë acar të ftohti, ku dihet mirëfi lli se Bulqiza është dhe mbe-tet nga qytetet rekord për nga temperaturat e ulta, gjë e cila padyshim që sjell edhe ngrirjen e tubacioneve të rrjetit të ujësjellësit.

Banorët ankoheshin se prej disa ditësh vijonin të mbushnin ujë jashtë qytetit, duke rrezikuar edhe jetën për shkak të akullit dhe të ftohtit që kanë mbërthyer keq qytetin.

Page 4: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

4 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZANDERIMI

Nga Sakip Cami

Kohët e fundit Këshilli i Qarkut të Dibrës nderoi me titullin e lartë “Nderi i Qarkut” Dr. Mehdi Canin, mjeku dhe drejtori i parë i Spi-talit të Bulqizës si dhe mjek dhe drejtor për një kohë të gjatë i spitalit të Peshkopisë.

Ceremonia e rastit u zhvillua në qyte-tin verilindor në prani të qindra kolegëve, qytetarëve dhe të afërmve të tij.

Përshëndetën me këtë rast, Kryetari i Bashkisë Muharrem Rama, Drejtori i Spi-talit Rajonal të Peshkopisë, Beqir Biçi, Dr. Nazmi Koçi, vajza e tij Dr. Alma Cani, si dhe mjekë pjesmarrës ish kolegë të doktorit, të cilët shprehën impresione nga puna dhe karri-era e këtij mjeku të përkushtuar në shërbim të qytetarëve. Çertifi katën me titullin “Qytetar Nderi” ja dorëzoi bashkëshortes zonjës Tefta Cani, Kryetari i Qarkut të Dibrës Hajri Laçi.

Pas një kohë të gjatë në zonën e vend-lindjes së tij, Dibër, Doktor Mehdi Cani u zhvendos në Tiranë, ku shërbeu në Spitalin Infektiv si mjek dhe drejtor i këtij spitali, deri sa doli në pension. Edhe këtu ashtu si në Dibër spikati fuqishëm puna plot pasion e përkushtim në shërbim të pacienteve dhe mirëmenaxhimit të këtij spitali. ku fi toi res-pektin e pacientëve dhe kolegëve të tij.

Në mbyllje të ceremonisë folën për Dr. Mehdi Canin edhe bashkëshortja e tij, Tefta Cani si dhe vajzat, Ilda, Alma dhe Brikena. (Kjo kronikë është transmetuar në televizio-net lokale Dibra TV dhe Bulqiza TV si dhe në disa televizione kombëtare).

JETËSHKRIMI

Mehdi Cani është lindur më 4 shkurt 1936 në Zerqan të rrethit të Dibrës. Shkollën 7 vjeçare e kreu në fshatin Zerqan me rezultate të shkëlqyera.

Shkollën e mesme mjekësore e kreu në Ti-ranë, me rezultate të shkëlqyera. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në vitet 1953-1958, me rezul-tate të shkëlqyera, duke u futur në librin e artë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Emri i tij është shënuar në Librin e Nderit të Fakultetit të Mjekësise. Gjatë periudhës së studimeve ka punuar në Klinikën Universi-tare të Tiranës, krahas doktorëve dhe profe-sorëve të nderuar, korifenjve të mjekësisë sh-qiptare si Nikolla Shurbani, Petrit Kokalari, Ylli Popa, Orest Papadhimitri, Mynyr Karag-jozi, Skënder Çiço, Dr. Shiroka, Dr. Dushni-ku, Selaudin Bekteshi, Hulo Hadëri, Shefqet Ndroqi, Bajram Preza, Drini Ohri, Jani Basho, S. Trimçev, A. Bozo. A.Gusho, U.Vehbiu, J.Adhami, Ll.Ziçishti, O.Papadhimitri, K.Glozheni, Petrit Gaçe, Xh.Gjata etj.

Ka fi lluar punën si mjek dhe Drejtor i Spi-talit të Bulqizës, menjëherë pas mbarimit të studimeve, në vitin 1958.Në vitin 1960-1976 emërohet Shef i Klinikës së Infektivit dhe Drejtor i Spitalit “Stefan Luarasi” Peshkopi.Në vitet 1965-1976, Shef i seksionit të shënde-tësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Dibër

Në vitet 1976-1997 shërben si mjek në Klinikën Universitare të Infektivit të Tiranës dhe nga viti 1982-1992, Drejtor i Klinikës Uni-versitare të Infektivit të Tiranës ose Spitalit Nr 4 të Tiranës siç njihet nga populli.

Nga viti 1976-2006 shërben si pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe në Shkollën e Lartë të Infermierisë. Ai ka vënë bazat e

Qarku i Dibrës i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut Mehdi Cani, pas vdekjes

DR. MEHDI CANI, MISIONAR I MJEKËSISË SHQIPTARE

lëndës së neuroinfeksionit në Universitetin e Mjekësisë. Nga viti 1997-2006, mjek neuroin-feksionist në dy klinika private, një nga këto klinika Laboratori “Bio-Chem”.

Gjatë gjithë jetës së tij ka studiuar dhe është kualifi kuar hap pas hapi duke u bërë Doktor i Shkencave Mjekësore duke dhënë kontribut kryesor në fushën e neuroinfeksionit.

Në vitin 1967 është specializuar për së-mundjet ngjitëse në Klinikën Infektive në Ti-ranë. Në vitin 1980 është specializuar për neu-rologji në Klinikën e Neurologjisë në Tiranë.

- Zotëronte gjuhën angleze dhe gjuhën ruse.

- Ka marrë pjesë me referate përkatëse në disa simpoziume dhe konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit si në Austri, Kroaci, Hungari, Itali.

- Ka mbrojtur disertacionin dhe ka fi tuar gradën shkencore “Doktor i shkencave” në vitin 1985 me temë “Mbi meningjitet për pe-riudhën 1976-1985 në Shqipëri”.

BOTIMET

Është autor i librit të sëmundjeve ngjitëse që përdoret në Fakultetin e Mjeksisë dhe në Shkollën e Lartë të Infermierisë.

Ka bërë mbi 100 artikuj shkencorë e pub-liçistik të botuara brenda dhe jashtë vendit mbi neuroinfeksionet. Për punën e tij të pal-odhur në mjekësi është dekoruar me disa urdhra dhe medalje si mjek i shquar.

Me Dekretin nr.7336, datë 13.11.1989 Presidiumi i Kuvendit Popullor i jep titullin “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës” me këtë motivacion “Për kontributin e dhënë në ngritjen e shërbimit të neuroinfeksionit në vend, për përcaktimin e kritereve të drejta shkencore në mjekimin e meningiteve e për ndihmesën e dhënë në kualifi kimin e për-gatitjen pasuniversitare të kuadrit në këtë shërbim”.

Me Dekretin Nr.6872, datë 27.3.1984 të Kuvendit Popullor i është dhënë Urdhëri “Për shërbim të mirë popullit”.

Është i njohur si neuroinfeksionist dhe klinicist i shquar i vendit, si dhe si humanist që u ka shërbyer falas pacientëve të fshatit dhe krahinës së tij të Dibrës si dhe njerëzve në

nevojë të Shqipërisë. Eshtë vlerësuar ndër 100 mjekët e fam-

shëm të shekullit, që “ kanë shpëtuar jetë njerëzish dhe janë kthyer në heronj pa tit-ull, që kanë themeluar e kanë promovuar pavjone e spitale anembanë vendit, për vite, dekada e deri një shekull . “

Ka ndërtuar spitalet e Peshkopisë e të Bul-qizës dhe hotelin e Llixhave. Gjatë viteve që ishte shef i shëndetësisë në rrethin e Dibrës ka ngritur e ndërtuar spitale e maternitete në të gjithë rrethin e Dibrës. Më 8 dhjetor 2006 ka ndërruar jetë.

Është shpallur “Qytetar Nderi” i Qarkut të Dibrës dhe është propozuar nga grupe in-telektualesh të Dibrës e Shqipërise që të shpal-let “ Qytetar Nderi “ i Shqipërisë dhe emri i tij t’i vihet një spitali në Qarkun e Dibrës.

IMPRESIONE PERSONALE

Një fjalë e urtë popullore thotë:” Njeriut të mirë i dihet kimeti, kur ai nuk jeton më.“ Kështu po ndodh edhe me Dr. Mehdi Ca-nin, të cilin u bë 10 vjet që nuk e kemi midis nesh fi zikisht. E theksoj fi zikisht sepse Dok-tor Mehdiu është i ngjizur thellë në zemrat e njerëzve, sidomos të ish pacientëve, shokëve dhe miqve të tij. U mungon shumë... Dok-tor Mehdiu ishte nga ata njerëz dhe nga ata mjekë që jetën ua kushtoi njerëzve, dha nga jeta e tij.

Kujtimet e mia për Doktor Mehdiun da-tojnë pasi u emërua drejtor i Spitalit Nr 4 Ti-ranë, Spitalit Infektiv siç njihet nga njerëzit, pjesë e Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” Në një farë kuptimi Doktor Mehdiu ishte një Nënë Terezë. Ai nuk fl inte gjumë kur nuk kishte arritur që të bënte atë që mundej dhe që dëshironte edhe tej pamundësisë siç i thonë shpesh në mjekësi.

Në spitalin ku drejtonte Mehdi Cani dera ishte e hapur për të sëmurët, për hallexhinjtë dhe për miqtë e shokët. “Kurrë mos paçi hall shëndetësor, u thoshte Mehdiu, por telefoni im, shtëpia ime dhe dera e spitalit ku unë pu-noj dhe drejtoj është e hapur.”

Ai “kritikohej” nga personeli mjekësor sepse merrte pacientë edhe nga spitale të tjerë të pashpresë dhe i shtronte në spitalin e

tij dhe i shëronte. I shëronte me fjalën e tij të ëmbël, me ilaçet bashkëkohore që porosiste, me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. Një dhomë në spital e mbante në gadishmëri pikërisht për njerëzit në nevojë, për të largëtit e rretheve, sidomos për dibranët e bulqizakët.

Në një rast një plak i vjetër kishte ardhur nga larg për t’u vizituar nga Mehdiu. Pasi ju bënë vizitat dhe analizat doli se nuk kishte ndonjë dignozë serioze. -Të rrijë edhe ca ditë, tha Doktor Mehdiu, sëmundjen e tij e di unë. Ai ka nevojë që të ushqehet me ushqime vita-minoze dhe të ngrohta. Dhe kështu u bë. Pas disa ditësh pacienti e mori vehten...

KANË THËNË DHE KANË SHKRU-AR PËR DR. MEHDI CANIN

• “Humanizmi ka qenë karakteristikë e këtij burri të shquar, për të gjithë të sëmurët, pavarësisht se ç’të krahine apo besimin ishin”

Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve.

• Atë e karakterizonte humanizmi i paparë si asnjë mjek tjetër, shpirtmadhësia e tij mund të krahasohet me shpirtmadhësinë e dashurinë për njerëzit të Nënë Terezës” Prof. Dr. Petrit Bara

• “I madhi, i miri, i ëmbli, i mençuri, i dituri, i urti, zemërgjëri Mehdi Cani”. Nuk vdesin njerëz dhe mjekë të mëdhenj si ai. Tho-ni vetëm se Dr. Mehdi Cani lindi në Zerqan të Dibrës më 4 shkurt të vitit 1936. Dr. Flamur Topi

• Mehdi Cani i përket asaj katego-rie mjekësh, që me punën dhe jetën e tij e ka provuar se e meritonte besimin, respektin dhe miorenjohjen e popullit të Dibrës. Në ku-jtesën time, koha që unë punova në spitalin e Peshkopisë, të cilin e drejtonte doktor Me-hdiu, ka mbetur si një kohë e artë e mbushur me dritë e blerim. Prof.Dr. Ahmet Kamberi

• Mehdi Cani do të mbetet në kujtesën tonë si një shqiptar patriot i fl aktë dhe i pam-poshtur. Ai i përket asaj kategorie njerëz që nuk harrohen. Dr. Kristo Pandofski

• Mehdiu gjithmonë më ka frymëzuar dhe më ka mbështetur në jetë dhe në punën time humanitare. Tefta Cani

• Edhe pasardhësit tanë do të mësojnë për urtësinë, dashurinë dhe përkushtimin e gjyshit tonë Dr. Mehdiut.

Av. Dr. Endrit Poda

Page 5: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

5 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA PROFIL

Nga Bashkim LAMI

Ndër fi set e moçme të Bulqizës është edhe “Fisi Peti” i vendosur në Fushë-Bulqizë me shtëpi të moçme që populli të drejton tek Kulla e Petit që si dhe fi se të tjera ka histori të lavdishme të qëndresës në kohërat kur Shqipëria ishte e pushtuar nga turqit e serbët. Tipar i veçantë i këtij fi si ka qenë në shekuj që djemtë kishin trup të bëshëm muskuloz që i bënte ata të jenë shumë të vendosur për detyrën e luftëtarit të paepur në çdo situatë. Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë ishin mjaft të njohur Xhaferri e Muharremi dhe sot Saimiri që kanë ushtruar sportin e mundjes duke qenë të suksesshëm secili në kohën e tij.

Shaqir e Ferite Peti ishin dy të rinj që fi l-luan jetën bashkëshortore me vështirësitë e kohës. Ata iu gëzuan martesës me fëmijën e parë që lindi në Fushë-Bulqizë më1958 dhe i vunë emrin Fatmir, që jeta e tyre të kishte fat. Më pas ata e mbushën shtëpinë me shtatë fëmijë që i pagëzuan me emrat Shahie, Jete, Zurie, Mehdi, Melita dhe më i vogli Arjan. Gjyshi i Fatmirit, Izet Veseli në fshatin Krajkë e kishte për zemër nipin e tij vogëlush dhe u kërkoi Shaqirit dhe bi-jës së tij Ferite që atë djalë ta rriste vetë. Ata ia plotësuan dëshirën dhe kështu Fatmiri u rrit në Krajkë dhe shkollën 8-vjeçare e kreu në Zerqan me rezultate të larta pasi kishte dëshirë të madhe të shkollohej.

Me që ishte djalë i gjatë dhe mjaft en-ergjik e caktuan të vazhdojë shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitet 1973-1977. Gjatë kohës si “skënder-

FATMIR PETI, OFICERI GJITHARMËSH QË DOLI NGA FISI ME TRADITA I LUFTËTARËVE TË LIRISË

begas” pati sjellje shembullore dhe rezul-tate të larta në mësime. Kishte marrëdhënie shumë të mira me shokët që e donin dhe e vlerësonin për tiparet e tij të dashurisë e të respektit në radhët e shokëve por edhe të pedagogëve civilë e ushtarakë. Fatmiri shquhej në përgatitje fi zike dhe në stërvitjet ushtarake. Ai në këtë shkollë u burrërua para kohe, por mendja i rrinte gjithmonë tek familja, pasi i dinte vështirësitë e mëdha që kishin për të jetuar. Shfrytëzonte push-imet për të ndihmuar të atin në mal që të siguronin lëndën drusore që ai e përdorte në zejtarinë e punimit të enëve të drurit si burim i vetëm ekonomik për familjen me shumë fëmijë.

FATMIRI PËRLOTEJ KUR TREGONTE NGJARJEN E FEKENIT,

SE SI E NDAU ORTEKU ME SHOKËT DHE I LUTEJ ZOTIT QË AI SHPËTOI,

POR DHIMBJA PËR SHOKËT QË HUMBËN JETËN DUKEJ NË FYTYRËN

E TIJ SE KISHTE MBETUR E PAHA-RRUAR.

Në vitin 1978-1982, Fatmiri vazhdoj shkollën e lartë të bashkuar të ofi cerave në Tiranë, ku ai kujtonte me shumë emocione jetën studentore. Në kujtesën e tij kishte lënë mbresa të dhimbëshme, tragjedija që ndodhi nga orteku i dëborës në stërvitjen dimërore në Feken më 6 shkurt 1981 ku humbën jetën 11 pedagogë e studentë. Fatmiri si njëri nga studentët pjesëmarrës rrëfente çastet e asaj goditje të befasishme, kur ka qenë pikërisht në qendër të goditjes nga orteku dhe ka parë me sytë e tij tërë atë “gjëmë”, siç thotë ai “që rrëmbeu, sa hap e mbyll sytë, gati tërë kolonën e gjatë të studentëve që i ngjiteshin Malit të Mice-kut me lartësi 1872m”. Fatmiri përlotej kur tregonte se si e ndau orteku me shokët dhe i lutej Zotit që Ai shpëtoi, por dhimbja për shokët që humbën jetën dukej në fytyrën e tij se kishte mbetur e paharruar. ...“Ishte mëngjesi i 6 shkurtit i vitit 1981. Ishte një ditë e ftohtë dhe me erë të rrëmbyeshme.

Qendra stërvitore e Fekenit në këmbë të Malit të Micekut kishte mysafi rë stu-dentët e “Akademisë ushtarake” me 12 toga, që kishin në përbërjen e tyre 204 stu-dentë, atë ditë do të bënim ngjitjen malore me elementë të alpinizmit, në një terren të thyer dhe me trashësi të madhe dëbore. Ni-sja ishte e zakonshme, si në të gjitha ditët e tjera. Kolonën e marshimit e udhëhiqte, si gjithnjë në të tilla stërvitje, pedagogu i talentuar Mark Mici, i cili printe gjithë op-

timizëm dhe energji. Për çdo rast nevoje, ishin 15 pushkatarë të vendosur 5 në krye të kolonës, 5 në mes dhe 5 të tjerë në fund të saj. Ata garantonin jetën e shokëve nga çdo e papritur gjatë marshimit. Kështu ve-prohej gjithnjë në demonstrime që bënim gjatë stërvitjeve në lartësi dhe në pyje. Kur kreu i kolonës arriti në majën “Tre pemët e vetmuara”, siç e kishim koduar në hartat tona topografi ke, na rrëshqiti nën këmbë me një shpejtësi të jashtëzakonshme e tërë faqja e malit, mbështjellë me një trashësi të madhe dëbore. Ishte një goditje e beftë dhe e fuqishme, që ushtoi me një gjëmim shurdhues dhe rrëmbeu me vete, sa hap e mbyll sytë, gati gjysmën e kolonës. Për pak sekonda shokët humbën nën trashësinë e dëborës. Sakaq, ai mal i madh dëbore rrëshqiste e rrëshqiste me shpejtësinë e rrufesë, shpatit të thepisur. Ulërima, thir-rje dhe krisma vijuan për pak çaste. Ata që mundën të dalin nga masivet e bardha të borës bërtisnin e kërkonin ndihmë, për të shpëtuar shokët e mbetur në rrënojat e orte-kut, që aty për aty kishte gëlltitur gjysmën e efektivit... kujton ndërkaq edhe çastet kur përballej vetë me vdekjen: “Më rrëmbeu vala e parë dhe nuk dija ku më çonte nëpër rrokullimë. U përplasa diku, mesa dukej në trungun e një peme dhe më mbuloi sërish një masiv i madh bore. Isha mpirë i tëri dhe kur bëra të lëviz paksa, majat e gishtave më prekën në fytyrën e njërit prej shokëve të tjerë, që rënkonte me dhimbje mbi trupin tim.

Mblodha për një çast veten dhe u për-poqa të dal mbi masivin e borës. Këtë provë kishte fi lluar të bënte edhe studenti që kishte rënë mbi mua. Dhe ashtu, të goditur e të gjakosur mundëm të çohemi në këmbë. Mblodha për një çast veten dhe hodha vështrimin përqark, kur ç’të shikoja, shokë që bërtisnin e bërtisnin. Kishte ndod-hur hataja e vërtetë, “Orteku i dytë ishte edhe më i tmerrshëm e tragjik. Tashmë, te vendi i ngjarjes ishte grumbulluar gati tërë efektivi i shkollës, për të ndihmuar të dëm-tuarit dhe për të kërkuar trupat e shokëve nën rrënojat e dëborës. Afërsisht, pas dy orësh nga orteku i parë, goditi furishëm dhe në mënyrë të papritur i dyti, që shkak-toi edhe më shumë viktima”. Orteku i dytë na mori kështu jetën e gjashtë shokëve, mes të cilëve tre pedagogë, dhe gjymtoi mbi gjashtëdhjetë të tjerë, Fatmiri nuk i harronte kurrë emrat e Dushan Shameti komandant batalioni, Çlirim Pulaj ofi cer shtabi, Nikollaq Bero pedagog, Besnik She-hu student, Ilir Gramatikoi student, Bujar Ago student, Aleko Gjoni student, Qemal Lika student, Bilbil Pashai student, Nexhip Çoba student, Pëllumb Rrapo student që u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”

FATMIRI ISHTE OFICER I PËRKUSHTUAR, QË SAKRIFIKONTE PËR TË PËRMBUSHUR ME SUKSES DETYRAT, POR ISHTE I QESHUR DHE I DASHUR ME SHOKËT DHE

QYTETAR E PRIND SHEMBULLOR.Fatmiri sapo diplomohet e emrojnë shef

shtabi i batalionit në Kastriot për një vit deri më 1983. Tani Fatmirit i binte detyra të ku-jdesej për dy familjet e tij, atë të gjyshërve në Krajkë dhe për motrat e vëllezërit në Fushë-Bulqizë të cilët po jetonin me shumë vështirësi pasi të ardhurat nga puna në ko-operativë ishin të pamjaftueshme

Në vitin 1985 Fatmiri u martua me Sheqere Përkolën. Jeta bashkëshortore fi l-loi me vështirësi të jashtëzakonshme pasi nuk kishin strehim. Pas shumë përpjekjesh

strehohet në Shupenzë ku i lindën fëmijët Malvina, Eltoni dhe Elsa.

Duke vlerësuar shkathtësinë e seriozite-tin në kryerjen e detyrave Fatmiri caktohet komandant batalioni deri në vitin 1986. Për një vit komandon kompaninë mitraliere dhe në vitin 1987 e emrojnë komandant i batalionit në Shupenzë ku qëndroi deri në vitin 1993. Me riorganizimin e ushtrisë kreu detyrën e shefi t të stërvitjes së brigadës në Bulqizë nga 1993-1995 e më pas për një vit shef operativ i kësaj brigade me gradën ushtarake “major”. Përsëri i del përpara çështja e strehimit të familjes në Bulqizë që u detyrua ta zgjidhë vetë duke blerë një hy-rje në qytetin e Bulqizës.

Me reformimin e brigadës kalon tre muaj në asistencë dhe në vitin 1996 fi lloi punën në zyrën e MCR-së të rrethit Bulqizë. Për të qenë bashkëkohor në plotësimin e detyrës mësoi të përdorë kompjuterin në një kurs privat. Ai ishte shumë sistematik në përmbushjen e detyrës duke kapërcyer

vështirësitë që po sillte jeta e re demokra-tike e shqiptarëve. Kur i shihje dokumen-tacionin dhe raportet për organet eprore tregonte se ishte shumë profesionalist dhe nuk i mungonte asgjë në përmbushjen e de-tyrës.

Fatmiri ishte në krye të gjithë organizi-mit dhe të pritjes së kosovarëve të dëbuar në pranverën e vitit 1999. Ai po e përjetonte këtë dramë të dhimbshme të bashkëkom-basve me emocion, por shumë i përqëndru-ar për të kryer në kohë rekord çdo detyrë që lidhej me sigurimin e kushteve për jetesë dhe afrohej të bisedonte me çdo person që i kërkonte ndihmë. Ai në këtë periudhë po e përjetonte shpirtërisht ecurinë e strehimit e të ushqimit duke mos treguar kurrë lodhje. Ai mbeti në kujtesën e kosovarëve shumë i dashur dhe i paharruar.

Në vitin 2002 caktohet komandant i sta-cionit të mbrojtjes kundër zjarrit në Bulqizë. Edhe në këtë detyrë ai e tregoi përkushtimin e tij për përmbushjen e detyrës duke pasë vështirësi të jashtëzakonshme për paisjet e MKZ-së si dhe personelin e mangët për-ballë rasteve kur duhej shkathtësi e guxim dhe përsëri ja doli duke e bërë këtë njësi sipas kërkesave të kohës, duke qenë gjith-monë i papërtueshëm e i pa thyeshëm për-para fatkeqësive.

Në pranverën e vitit 2012 përjeton një sëmundje të rëndë. E gjithë familja ishte shumë e shqetësuar. Bënë të gjitha përp-jekjet nëpër spitale në Tiranë dhe Itali por sëmundja e rëndë e ndau nga jeta shumë parakohe duke lënë në pikëllim familjen e tij dhe fëmijët ende të vegjël. Fatmir Petin do ta kujtojnë me dashuri e respekt familja dhe shoqëria që e njohën pasi Ai kudo që punoi e jetoi la pas vetëm shembullin e ad-mirueshëm si ofi cer dhe si qytetar.

Page 6: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

6 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZAANALIZA

Dr. Vladimir SKËNDERI*

ABSTRAKT

Pushteti gjyqësor në Shqipëri sot konsiderohet si mëka-tari më i madh në shoqërinë shqiptare. Por a është ai i vet-mi mëkatar? A është trajtuar ai me respekt e dinjitet nga shoqëria shqiptare? Në vlerësimin e autorit të këtij shkri-mi, bashkëfajtorë për këtë gjendje të gjyqësorit janë edhe politikanët e këtij vendi. Këta të fundit kur kanë nevojë për të pastruar fi gurën e tyre, deklarojnë se janë shpallur të pafajshëm nga gjykatat. Kur i pafajshëm është shpallur kundërshtari politik, nxitojnë të anatemojnë gjykatat si të korruptuara etj. Në vlerësimin tonë, gjyqësori është kon-sideruar nga shteti si i njerkës krahasuar me punonjësit e sektorëve të tjerë të shtetit. Gjyqësori në Shqipëri përveçse është i sulmuar në bllok nga politika e media, gjithashtu është i paguar më keq dhe i poshtëruar. Kjo gjendje nuk i shërben shoqërisë shqiptare dhe duhet ndryshuar me shpejtësi.

Të pretendosh që të kesh një gjyqësor të nivelit euro-at-lantik ndërkohë që nuk kujdesesh për të plotësuar kushtet e gjyqtarëve është mision i pa mundur. Një kryetar bashkie fi lloi të gjobiste qytetarët e tij që urinonin poshtë urave apo në trungjet e pemëve, ndërkohë që qyteti nuk kishte asnjë banjo publike. Njerëzit detyroheshin të hynin në një lokal e të porosisnin edhe kur nuk u hahej, e nuk u pihej, vetëm e vetëm që të justifi konin vajtjen në tualet. Vendosja e ban-jove dhe jo vendosja e gjobave e zgjidhi problemin. Edhe në rastin e drejtësisë, mendojmë se plotësimi i kushteve të gjyqtarëve dhe jo reformat përmbysëse e prerjet e kokave janë zgjidhja. Evidentimi i gjendjes dhe kërkesa që të mos diskriminohen më tej gjyqtarët shqiptarë në raport me kat-egoritë e tjera të punonjësve të shtetit e në raport me ko-legët e tyre në botë, janë objekt i këtij shkrimi.

ANALIZË E GJENDJES NË GJYQËSOR Në gjithë këto vite përvoje pune të autorit në gjyqësor,

fl alët kyçe më të përdorura nga ekzekutivi kur fl itej për drejtësinë ishin reforma dhe korrupsioni. Gjyqësori në Sh-qipëri nga qeveria dhe media është evidentuar si mëkatari i madh. Kjo qasje ka pasur ndikimin e vet edhe tek publiku i cili është mëkuar çdo ditë me këtë lloj informacioni. Kjo propagandë, shto këtu edhe raste të evidentuara të korrup-sionit në drejtësi, kanë bërë që perceptimi i publikut për gjyqësorin të jetë në nivelin më të ulët historik.

E keqja e madhe në këtë rast është se ekzekutivi dhe me-diat e përgjithësojnë fenomenin dhe nuk merren me rastet individuale të gjyqtarëve të korruptuar. Sikurse ka gjyqtarë të korruptuar, ka edhe ministra, deputetë, e gazetarë të korruptuar, por kjo nuk do të thotë se e gjithë qeveria, i gjithë parlamenti, apo e gjithë media është e korruptuar. Për rrjedhojë mendojmë se është urgjente që të ndalohen akuzat on block në drejtim të gjyqësorit.

Në përgjigje të këtij perceptimi negativ për drejtësinë, pas përfundimit të ligjit për dekriminalizimin e tij, legjisla-tivi tashmë ka vendosur si prioritet të punës reformën në drejtësi. Në kuadrin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi një vend të veçantë zë edhe bërja e një ligji për statusin e gjyqtarit që deri tani ka munguar. Statusi i gjyqtarit rreg-ullohej në mënyrë të përmbledhur nga Kushtetuta e nga

Statusi i gjyqtarit dhe ligji por nuk kishte një ligj të veçantë që të rregullonte sta-tusin e gjyqtarit. Për rrjedhojë projekti për rregullimin me ligj të statusit të gjyqtarit është i mirëseardhur. Megjithatë nga përmbajtja e projektligjit konstatohet se sikurse në të shkuarën gjyqësori konsiderohet si i njerkës në raport me funksionet e tjera shtetërore, por edhe me gjyqtarët e vendeve përreth e më gjerë. Trajtimi i këtyre dallimeve është objekt i këtij shkrimi. Ky shkrim do të fokusohet në rregullimet ligjore në fuqi (de lege lata ) .

PAGA E GJYQTARËVE.Me ligjin në fuqi, nenet 26, 27, gjyqtari i shkallës së parë

dhe ai i apelit përfi tojnë respektivisht një pagë të barabartë me 60% dhe 75% të pagës së gjyqtarit të gjykatës së lartë. Paga e këtij të fundit është e njësuar me pagën e ministrit. Kjo pagë është më e vogël sesa paga e gjyqtarëve të çdo vendi ballkanik e evropian, madje edhe më e ulët se paga e gjyqtarëve të Republikës së Kosovës që është shteti më i ri në Europë. Megjithatë caktimi i përqindjeve të më-sipërme nuk lejonte diferencim shumë të madh të pagave të gjyqësorit në krahasim me degët e tjera të qeverisjes, leg-jislativin e ekzekutivin.

Pagat e gjyqtarëve shqiptarë as kanë të krahasuar me pagat e homologëve të tyre evropianë, ku përmendim se paga minimale e një gjyqtari në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) është $166.000 në vit, ose sa paga e 10-15 gjyqtarëve shqiptarë. Shoqëria shqiptare duhet të kri-jojë modelin e një gjyqtari të mirë paguar, të mirë edukuar, dhe t’i mundësojë atij një jetesë dinjitoze, e jo modelin e një gjyqtari që zvarritet dhe llogarit qindarkat për mbajtjen e familjes, apo që hap sytë të paguhet nga avokatët apo qytetarët.

DIETA DHE KOMPENSIMI KUR USHTROHET DETYRA LARG VENDBANIMIT.

Autori i këtij shkrimi për afro 10 vite ushtroi detyrën e gjyqtarit në qytetin e Vlorës ndërkohë që vendbanimi i tij ishte në Kamëz pra rreth 150 km larg. Gjatë gjithë atyre viteve ai nuk është trajtuar as me djetë, as me shpenzimet e transportit, as i është siguruar banesë, e as i është siguruar punë për bashkëshorten. Në të njëjtën mënyrë janë trajtu-ar gjithë kolegët e tjerë që prej vitesh ushtrojnë detyrën e gjyqtarit në gjykatat e Kavajës, Lushnjes, Fierit, Shkodrës, Lezhës, Laçit, Krujës, Durrësit, etj e që banojnë në Tiranë. I njëjti fenomen ndodh edhe kur gjyqtarët delegohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë zakonisht funksionin e gjyqtarit. Pra edhe në këtë rast nuk u paguhet djetë apo shpenzime transporti.

Krejt ndryshe ndodh me punonjësit e tjerë të shtet-it. Nëpunësi civil i administratës shtetërore përfi ton “kompensimin e shpenzimeve të kryera për ushtrimin e detyrës jashtë vendit normal të punës.” “Personeli ushta-rak (ofi cer, nënofi cer, ushtar me pagesë/profesionist) i jepet kompensim për: a) qira banese kur ushtaraku i shër-bimit aktiv nuk mund të strehohet me banesë nga Minis-tria e Mbrojtjes. Masa e kompensimit është jo më shumë se 80 për qind e vlerës së qirasë; b)ushqim. ...” Më tej në nenin 25 të të njëjtit ligj parashikohet kompensimi në rast emërimi ose komandimi në detyrë jashtë vendbanimit të ushtarakut. Aty thuhet se ushtarakut dhe familjes së tij “i jepet kompensim për shpenzimet për udhëtim e transport të materialeve të shtëpisë. Shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Kur ushtaraku i forcave të armatosura komandohet në një detyrë tjetër, jashtë vend-banimit të tij të përhershëm, Ministria e Mbrojtjes i siguron fjetjen dhe transportin. Në rastet kur fjetja dhe transporti nuk i sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes, ai përfi ton djeta sipas legjislacionit në fuqi.”

“1. Kur ushtaraku aktiv ..., ne rastet e emërimit ne detyre jashtë vendbanimit te përhershëm te tij, brenda dhe jashtë vendit, ndërron vendbanimin se bashku me familjen dhe, si rrjedhoje e kësaj, bashkëshorti/bashkëshortja humb vendin e punës, ne pamundësi te punësimit ne vendbanimin e ri, i jepet page papunësie ne masën dhe sipas kritereve te për-caktuara me vendim te Këshillit te Ministrave. Paga e pa-punësisë jepet ne emër te bashkëshortes/bashkëshortit. 2. Koha e qëndrimit pa pune e bashkëshortes/bashkëshortit te ushtarakut, për një periudhe deri ne 7 vjet, njihet si vjetër-si sigurimi, për efekt përfi timi pensioni pleqërie. ... Personat te cilët e kane përfi tuar këtë te drejte, sipas nenit 17 te ligjit nr.7496, date 3.7.1991 “Për statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë”, do te vazhdo-jnë ta përfi tojnë këtë pagese edhe për periudhën e përcak-tuar ne piken 2 te këtij neni, por jo me shume se 15 vjet. 3. Bashkëshortja/bashkëshorti e/i ushtarakut e përfi ton pagën e papunësisë edhe për periudhën kur ushtaraku nx-irret ne rezerve, ne lirim ose vdes, por jo me shume se peri-udha e përcaktuar ne piken 2 te këtij neni.”

Të njëjtat lehtësira parashikohen edhe në rastet e pu-nonjësit të policisë. Ligji parashikon se “kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo. 2. Kriteret dhe masa e përfi timit të pagesës së qirasë për strehim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.” Në të njëjtin ligj në nenin 67 të tij parashikohen kompensimi për privacionet që i krijohen punonjësit të policisë për largësi nga vendba-nimi, sipas kostos së transportit publik dhe paga për papu-

nësinë e bashkëshortit/es. Po kështu në ligj parashikohet “c) trajtimi me ushqim për punonjësit e policisë; ç) ndihma fi nanciare në masën e një page mujore në rastet e fatkeqë-sive në familje; ... ndihma e menjëhershme fi nanciare në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.”

“1. Deputeti që nuk banon ne qytetin e Tiranës përfi ton dieta gjatë kohës që merr pjese ne mbledhjet e Kuvendit, te komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetet qe banojnë ne Tirane përfi tojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. ...”

Leja vjetore e gjyqtarëveStatusi i gjyqtarit, ndryshe nga profesionet e tjera të

përfshira në këtë studim, nuk është i rregulluar me ligj të veçantë, por disa dispozita (nenet 20 -30) që rregullojnë këtë status janë të inkorporuara në ligjin ‘për organizimin e pushtetit gjyqësor’. Konkretisht në nenin 24 përcaktohet se gjyqtari përfi ton leje të pagueshme vjetore për 30 ditë kalen-darike dhe se kjo leje meret gjatë muajit Gusht. Kohëzgjatja e kësaj leje është dukshëm më e vogël sesa leja e përcaktuar për punonjësit e tjerë të administratës shtetërore etj.

Sipas nenit 27 të ligjit inspektori i shërbimit informativ kombëtar përfi ton 40 ditë kalendarike leje të pagueshme vjetore. Në lidhje me deputetët neni 74 i Kushtetutës për-cakton se sesioni i parë fi llon të hënën e tretë të janarit, kurse sesioni i dytë fi llon të hënën e parë të Shtatorit. Sipas kësaj dispozite kushtetuese deputeti përfi ton 15-21 ditë kalen-darike leje dimërore dhe leje verore 31-37 ditë kalendar-ike. “...Kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar për ofi cerët dhe nënofi cerët aktiv të forcave të armatosura është 45 ditë kalendarike, ndërsa për ushtarët me pagesë/profesionistë është 30 ditë kalendarike. ...”. “Koha e pushimit ... për pu-nonjësit e policisë është 28 deri në 40 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas vjetërsisë dhe gradave.”

Leja e veçantë e gjyqtarëveLigji nuk parashikon dhënien e lejes së veçantë të

gjyqtarëve për raste martese, vdekje, sëmundje të rëndë të anëtarëve të familjes etj., sikurse nuk parashikon as dhënien e lejes pa të drejtë page. Dhënia e këtyre lejeve është rregul-luar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krejt ndryshe ndodh me punonjësit e tjerë shtetërorë. Konkretisht sipas nenit 27 të ligjit punonjësi i shërbimit informativ kombëtar përfi ton: deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page nëse ai martohet; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page për shkak të së-mundjes serioze të bashkëshortit; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page në rast të vdekjes së bashkëshortit; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page në rast sëmundje serioze të fëmijës; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page në rast vdekje të fëmijës; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page në rast të mar-tesës së fëmijës; deri në dhjetë ditë leje të pagueshme si dhe deri në dy muaj leje pa të drejtë page leje kur bashkëshorti tjetër lind një fëmijë

Ushtaraku “ka të drejtën e pushimit të paguar edhe për rastet e martesës, martesës së fëmijës, lindjes së fëmi-jës, sëmundjes së rëndë ose vdekjes së bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijës, prindërve, vëllezërve dhe motrave, pësimit të dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimit të banesës, ndërrimit të vendbanimit të përhershëm për shkak të detyrës, përgatitjes dhe mbrojtjes së titujve pasu-niversitare për punën që kryejnë, kur thirret nga organet e drejtësisë si palë, dëshmitarë ose ekspert, si dhe për raste të tjera të paparashikuara, të cilat vlerësohen nga eprori i tij”.

Humbja e jetës dhe trajtimi i familjarëveKa ndodhur që gjyqtari në Shqipëri ka humbur jetën

dhe asnjë mbështetje nuk është ofruar nga shteti për të mbështetur familjen e tij. Kjo sepse një gjë e tillë nuk është parashikuar në ligj, e kundërta ndodh me familjet e pu-nonjësve të tjerë. Familja e ushtarakut “që humbet jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, përfi ton pension familjar në masën 100 për qind të pages mujore të muajit të fundit, pavarësisht nga periudha e sigurimit të të ndjerit. …Fëmijët e ushatarkut që ka humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, kur fi tojnë të drejtën e ndjekjes së arsimit të lartë shteti u jep bursë të plotë.”

“1. Kur punonjësi i policisë humb jetën për shkak të detyrës, pjesëtarët e familjes përfi tojnë: a) ndihmë të men-jëhershme fi nanciare, deri në 10 paga mujore, si pas pagës referuese të muajit të fundit; b) pension familjar suplemen-tar, në masën 100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. ... c) rimbursim, në masën 100 për qind të bursës së studimit në institucionet e arsimit shtetëror për fëmijët e punonjësit; ç) banesë falas për bashkëshorten/in dhe fëmi-jët kur janë të pastrehë, sipas procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave; d) ndihmë fi nanciare, në masën e 1 page mujore, sipas pagës referuese, çdo përvjetor vdekje-je; dh) ceremonia mortore organizohet nga drejtuesi i struk-turës dhe shpenzimet paguhen nga buxheti i policisë; e) punësim me prioritet në përputhje me arsimimin, përvojën dhe kritere të tjera të nevojshme për vendin e punës. 2. ...”

Page 7: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

7 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA ANALIZA

reforma në drejtësiNë rastet kur ushtaraku aktiv “vdes, pëson sëmundje

të rëndë e të gjatë ose dëmtime të mëdha të pronës, si re-zultat i një fatkeqësie natyrore, familjes ose atij i jepet ndi-hmë fi nanciare e menjëhershme në masën deri në gjashtë paga mujore” . “Në rastet kur ushtarakut aktiv i vdes bashkëshorti/bashkëshortja ose një familjar në ngarkim të tij, pëson sëmundje të rëndë e të gjatë, ose vdes i jepet ndi-hmë fi nanciare e menjëhershme në masën deri në tri paga mujore.”

Sëmundja aksidentimi.Ligji nuk afron asnjë mbështetje për gjyqtarin edhe në

rast se ai pëson aksident apo sëmundje të rëndë. Në prak-tikë ka pasur raste të sëmundjes dhe vdekjes së gjyqtarëve nga sëmundje të rënda, e shteti nuk u ka ofruar asnjë suport fi nanciar që të mund të kurohen jashtë shtetit etj. E kundër-ta ndodh me profesionet e tjera.

Ushtaraku që ndërpret karrierën “si rezultat i një gjymtimi fi zik ose mendor, në detyrë ose për shkak të de-tyrës, duke humbur plotësisht aftësinë për punë, përfi ton pension në masën 100 për qind të pagës mujore të ushta-rakut në detyrë”. Kur ushtaraku lirohet nga shërbimi për arsye shëndetësore ai “përfi ton trajtim fi nanciar deri në punësimin e tij ose deri në daljen në pension pleqërie, ...” “1. Ushtaraku ... dhe pjesëtarët e familjes ne ngarkim të tij, ...përfi tojnë ndihmë mjekësore falas në institucio-net mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose në qen-drat mjekësore private brenda vendit. 2. Ushtaraku ...dhe pjesëtarët e familjes ...përfi tojnë ndihmë mjekësore falas në institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose në qendrat mjekësore private, kur dërgohen për t’u kuruar ose për t’u diagnostikuar jashtë vendit.” “1. Ushtarakut ak-tiv, në rezervë, në lirim ose në pension pleqërie, u rimbur-sohen barnat në masën 80 për qind në rast se në akte të tjera nuk parashikohet një përqindje më e lartë. 2. Ushtaraku që ka marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare përfi ton rimbursim të plotë të barnave, kur shëndeti është dëmtuar gjatë operacioneve të tilla dhe kompensimi zgjat për aq kohë sa të bëhet riaftësimi shëndetësor. ...”

“1. Punonjësit e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre, përfi tojnë sigurim shëndetësor të veçantë për shërbime shëndetësore, të cilat nuk janë pjesë e paketave të shërbi-mit shëndetësor, që ofrohen nga Fondi për Sigurimin e De-tyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 2. Sigurimi i shëndetit për punonjësit e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit bëhet sipas kontratës së lidhur me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjisla-cionin në fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon shpenzimet për kontrollin parandalues, diagnostikues dhe kurues, të ofruara nga institucionet shëndetësore, brenda dhe jashtë vendit. 3. Lista e shërbimeve shëndetësore, si dhe autoriteti mjekësor që vendos për shërbimet shënde-tësore, rast pas rasti, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.4. Procedurat për sigurimin shëndetësor të veçantë dhe strukturat e veçanta që përfi tojnë, sipas këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.” “Punonjësi i policisë përfi ton sigurim jete, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Deputeti “...Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Minis-tria e Shëndetësisë.”

PENSIONI I GJYQTARËVE, PENSION TE PARA-KOHSHËM PENSION SUPLEMENTAR.

Ligji ekzistues për organizimin e pushtetit gjyqësor, sikurse dhe kushtetuta parashikon daljen në pension të gjyqtarëve kur mbushin moshën 65 vjeç, ndërsa masa e pensionit rregullohet nga ligji i pensioneve e jo me ligj të veçantë siç ndodh me punonjësit e tjerë shtetërorë.

“1. Ofi cerët, nënofi cerët dhe ushtarët me pagesë/pro-fesionistë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore deri në plotësimin e kushteve për përfi timin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shër-bimi mbi kufi rin e mësipërm ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore. 2. Pensio-ni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk ndërpritet në rastin e punësimit të përfi tuesit. 3. Kriteret dhe kushtet e përfi timit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi përcaktohen në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplemen-tar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Pub-lik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, i ndryshuar” . “Ushtaraku aktiv,..., përfi tojnë pension suple-mentar për vete dhe familjen, të përcaktuar në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, i ndryshuar.”

“Punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e pu-nës me Policinë e Shtetit, përfi ton: a) pagesë kalimtare; b) pension të parakohshëm suplementar; c) pension shërbimi; ç) pension suplementar pleqërie. 2. Trajtimi fi nanciar për rastet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni bëhet me ligj të

veçantë.” “1. Deputeti përfi ton të drejtën e pagesës kalimtare dhe

të pensionit suplementar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punon-jësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme.”

E DREJTA PËR SIGURIMIN E STREHIMITPër gjyqtarët e gjykatave të rretheve gjyqësore ligji nuk

parashikon të drejtën e tyre për t’u strehuar duke i vënë në dispozicion banesë apo kredi në kushte lehtësuese për të siguruar banesën. Ndryshe ndodh me punonjësit e tjerë shtetëror.

“1. Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura (ofi cer, nënofi cer, ushtar me pagesë/ profesionist), të pastrehuar ose me sipërfaqe të vogël banimi, i jepet kredi për strehim nga Buxheti i Shtetit. 2. Ushtarakët aktivë të Forcave të Ar-matosura (ofi cer, nënofi cer, ushtar me pagesë/ profesion-ist), të cilët kur dalin në rezervë, në lirim ose në pension pleqërie dhe janë të pastrehe ose me sipërfaqe të vogël ban-imi trajtohen për strehim si ushtaraku aktiv. 3. Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura (ofi cer, nënofi cer, ushtar me pagese/profesionist), i cili është trajtuar sipas këtij neni, kur del në rezervë ose ne lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet përkatëse vazhdon t’i shlyeje ato si ushtaraku aktiv. 4. Për-jashtohen nga e drejta e përfi timit, sipas këtij neni, ushtara-ket, te cilët dalin ne lirim për shkak se dënohen me burg për krime me vendim gjykate te formës se prere. 5. Kriteret për kredinë dhe masa e saj përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.”

“1. Punonjësi i policisë përfi ton kredi për strehim me një interes në masën 3 për qind. 2. Rimbursimi i interesave të kredisë ndërpritet për punonjësin e policisë vetëm në rastin kur ai/ajo përjashtohet nga policia. 3. Kriteret për përfi ti-min e kredisë për strehim dhe masa e saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

“1. Prokurori ka të drejtë të përfi tojë banesë me kredi me kushte lehtësuese kur nuk ka banesë ose sipërfaqe të banueshme banimi në rrethin ku punon. 2. Në rast se prokurori ka banesë në një rreth tjetër nga ai ku ushtron detyrën, ai përfi ton sipas pikës 1 të këtij neni, por shuma e kredisë do të jetë sa diferenca ndërmjet vlerës së kredisë për banesën e re me vlerën e banesës që ka në pronësi. 3. Fondet për strehim parashikohen në buxhetin vjetor të Prokurorisë.” “1. Prokurori gëzon të drejtën e paradhënies ose të rimbursimit të plotë të shpenzimeve të transferimit të tij dhe të familjes, si dhe të transportit të orendive shtë-piake, kur ai ngrihet në detyrë ose transferohet në një rreth tjetër për shkaqe që nuk lidhen me masa disiplinore. 2. Ai nuk përfi ton nga kjo e drejtë kur transferohet me kërkesën e vet.” “...Deputeti përfi ton me përparësi të drejtën e stre-himit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore për-katëse. ...”

PAISJA ME AUTOMJET, TELEFON E LEHTËSIRA TË TJERA.

Shteti garanton të drejtën e pushimit në shtëpitë shtetërore të pushimit për ushtarakët, punonjësit e policisë etj. por jo për gjyqtarët, të cilët edhe në këtë aspekt janë të diskriminuar. “1. Ushtaraku ... dhe familja e tij kanë të drejtë të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ushtarakëve në përdorim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. 2. Të drejtën e pushimit në shtëpitë e pushimit të ushtarakëve e ka edhe ushtaraku (ofi cer dhe nënofi cer) në rezervë, në

lirim ose në pension pleqërie, së bashku me familjen e tij. ...”

Deputeti ka të drejtë të pajiset me automjete nga Kuv-endi. Shpenzimet për transport (shofer, karburant, shër-bime teknike) përballohen nga Kuvendi, deri në 45.000 lekë/muaj. “Deputeti pajiset me shërbim telefonik. Vlefta e shpenzimeve për shërbimet e telekomunikacionit përcak-tohet me vendim të Kuvendit. Shpenzimet e mësipërme për kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve të përhershme parlamentare janë 20 për qind më të larta se ato të deputetit.” Deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si de-putet. Deputeti e bashkëshortja e tij paisen me pasaportë diplomatike për kohën që janë deputetë dhe tre vjet mbas mbarimit të mandatit. “Deputeti nuk i nënshtrohet kontrol-lit doganor. Nuk i nënshtrohen këtij kontrolli në pikat e kontrollit doganor bagazhet dhe kolitë vetjake që vijnë nga jashtë shtetit në emër të deputetit.”

KONKLUZIONELigji për satusin e gjyqtarit sikurse edhe ligje të tjera që do

miratohen në kuadrin e reformës në drejtësi duhet të mbajnë para-sysh të rregullojnë disproporcionin e krijuar me ligj midis trajtim-it të gjyqtarit dhe trajtimit të punonjësve të tjerë shtetëror. Ligji i ri duhet të parashikojë që kur gjyqtari nuk ka banesë në qytetin ku punon, ose t’i garantohet banesë e punë për bashkëshorten, ose t’i paguhen dieta dhe shpenzime udhëtimi. Për rastet kur sëmuret gjyqtari ose pjesëtari i familjes (fëmija, bashkëshort) t’i garanto-het kurimi brenda ose jashtë shtetit falas. Për rastet kur gjyqtari humb jetën në detyrë ose për shkak të detyrës të garantohet rritja dhe shkollimi i fëmijëve si dhe mbështetje tjetër fi nanciare e nevo-jshme. Realizimi i këtyre standardeve rëndon buxhetin e shtetit por mund të gjenden zgjidhje.

Zgjidhja duhet gjetur tek trajtimi më i mirë i gjyqtarëve ekzis-tues e jo tek shtimi i numrit të gjykatave e gjyqtarëve. Shqipëria sipas censusit të fundit ka më pak banorë sesa kishte në vitin 1990, për rrjedhojë është e panevojshme mbingarkimi me gjykata të shumë lloji për një vend të vogël me më pak se tre milion banorë. Specializimi i gjyqtarëve dhe profi lizimi i tyre është shumë i do-mosdoshëm, por ky specializim e profi lizim mund të realizohet edhe përmes krijimit e konsolidimit të seksioneve përkatëse brenda të njëjtës gjykatë.

Për një vend të vogël nuk është e nevojshme që të ketë gjykatë penale, gjykatë civile, gjykatë administrative, gjykatë për krimet e rënda, gjykatë për çështje familjare, gjykatë për të mitur etj. Ato ekspertë që sugjerojnë modele të tilla nisen nga përvoja e vendeve të zhvilluara si SHBA, Gjermani, Itali, Francë, etj. por harrojnë se këto shtete kanë një popullsi shumë herë më të madhe se vendi ynë. Krijimi i gjykatave të specializuara është barrë për buxhetin e shtetit, i cili duhet të parashikojë fonde për ndërtesa, personel e logjistikë për këto gjykata. Mendojmë se është e pa nevojshme ekzistenca e njëkohshme e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, e akoma më keq, është krejt e pa nevojshme krijimi edhe i një gjykate të lartë administrative. Zgjidhje shumë e përshtatshme do ishte që të kishte vetëm një gjykatë kasacioni e cila të kishte 4-5 seksione të veçanta që do të shqyrtonin çështje kushtetuese, çështje adminis-trative, çështje penale, çështje civile.

Në shumë raste ekspertët për çështje të ndryshme u referohen legjislacioneve të shteteve të ndryshme, gjë që krijon kolizion (për-plasje) ligjesh. Shumë më efektive do ishte zgjedhja vetëm e një modeli të suksesshëm e të ngjashëm të cilit t’i përmbahesh plotë-sisht e deri në fund.

(Marrë nga revista shkencore ndërkombëtare “Academicus”, nr 14, Korrik 2016)

Page 8: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

8 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZATRADITA

Nga Agim BEKTESHI Në literaturën studimore e shkencore mbi shkollat e

ndërtimtarisë në Shqipëri janë botuar studime e trajtesa të shumta shkencore. Si të tilla përmenden shkollat e ndërtuesve oparakë, korçarë, lunxhiotë, etj. Janë që të gjitha shkolla të njohura e të denja për t’u marrë në kon-sideratë. Në ato studime kalimthi fl itet edhe për shkollën dibrane të ndërtimtarisë, e nëpër të, krejt sipërfaqshëm përmendet edhe kontributi i ndërtuesve të atij që shpesh quhet “Lokaliteti i Gollobordës”. Pa dashur ta vendos në pozita krahasuese me ato shkolla, kam mendimin se në Shqipëri ka ekzistuar që herët dhe ekziston edhe sot shkolla gollobordase e ndërtimtarisë, e cila ka dhënë kontribut të madh për ndërtimin, jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjërë në Ballkan, e gjer në viset më të largëta të Anadollit. Bindja ime është se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ndonjë shkollë dibrane e shqiptare më cilësore prej shkollës gollobordase të ndërtimit. Shumë njerëz hezitojnë të përmendin me plot gojën ekzistencën e shkollës gollobordase të ndërtimit, nisur prej faktesh që nuk lidhen me të vërtetën historike në fushën e ndër-timtarisë. Ky qëndrim është një qasje jokorrekte, e cila nuk ndihmon në evidentimin e të vërtetave dhe realiteteve të kësaj bote. Mjeshtëria e ndërtimtarisë nuk ka qenë dhe nuk është tipike vetëm ndër banorët sllav-ishtfolës të Gollobordës, por ka qenë dhe është një pas-uri po aq e çmuar dhe karakteristike e banorëve të të gjithë fshatrave të Gollobordës e të Dibrës. Tradita e ndërtimtarisë ka qenë e njohur që herët nëpër viset e Gollobordës. Veç të tjerash këtë e kuptojmë prej ndërti-meve të shumta antike të zonës. Në krahinën e Gollobor-dës gjenden disa kështjella dhe fortesa antike, që janë ndërtuar nga popullsia e atyre viseve në kuadër të forti-fi kimeve dhe masave mbrojtëse kundër sulmeve të ro-makëve, që nga shekulli i 3-të para Krishtit e këndej. Një kështjellë e tillë e cila ekzistonte deri vonë në formë mjaft të mirë, është ajo e Gradishtes së Trebishtit të Gollobor-dës. Të asaj periudhe janë dhe gjurmët e një qyteze ro-make në vendin që quhet “Urvishte”, mbi kryet e Trebi-sht - Balasë. Mund të përmendim pastaj edhe fortifi katat antike të Kuteicës në Trebisht, ku Skënderbeu vendoste shatoret e ushtrisë së tij, kështjellën e Meçadit, atë të Modriçit, Oranikut, Kojovecit, të Koxhaxhikut, por edhe ato në disa fshatra të tjerë të Gollobordës, ose pranë saj. Nëpër Gollobordë kalonte traseja e via Egnatias, e cila nga lartësitë e Raduçit afër Steblevës shkëput një degë të saj për tu lidhur me kështjellën e Gradishtes në Trebisht. Gjurma e kësaj rruge perandorake mund të verifi kohet lehtësisht nëpër fshatin Trebisht - Çelebi. Përhapja e krishterimit në krahinën e Gollobordës ndodhi që me ar-dhjen dhe ngulitjen aty të trupave të para pushtuese ro-make, por u bë më evidente sidomos kur në Gollobordë u ngulën përfundimisht veteranët e parë romakë, të cilët themeluan disa vendbanime të krahinës që edhe sot mbajnë emra latinë. Lulëzimi i krishterimit, sidomos atij ortodoks, pas skizmës së madhe që ndodhi në gjirin e

Shkolla gollobordase e kishës romake më 1054, solli lulëzimin e objekteve orto-dokse të kultit. Shumë kisha e manastire u ndërtuan nëpër Gollobordë. Një i tillë ishte manastiri i Manastire-cit të Trebishtit, i cili u themelua aty nga viti 1020 pas Krishtit, nën kujdesin e Patriarkanës ortodokse Bullgare, kur ajo Patriarkanë u vendos në Ohër. Qysh në antikitet në krahinën e Gollobordës ka qenë i zhvilluar edhe arti i ndërtimit të ujëmbledhësve. Studiuesit arabë kur evi-dentojnë mrekullitë e kulturës arabe në fushën e ndër-timit, përmendin posaçërisht veprat hidroteknike; ujëm-bledhësit, kanalizimet, drenazhimet, etj. Këtë bëjnë edhe italianët, spanjollët dhe francezët e sotëm. I tillë është edhe ai që quhet “Kolov Vir”, një vepër e mrekullueshme ujëmbledhëse, e cila gjendet në vendin e quajtur “Gari” të Trebisht - Çelebisë. Ky ujëmbledhës është ndërtuar nga dora e njeriut gollobordas të kohëve antike, fi llim-isht për të shërbyer për kuajt e karvaneve të panumërt romakë që udhëtonin nga Roma për në Heraklea (Bito-la), Selanik, Kostandinopojë, e tutje gjer në Izraelin e largët. Në vendin e quajtur “Gari” në Trebisht ishte sta-cioni i ndërrimit të kuajve të karvaneve të ushtrive ro-make, por dhe të tregtarëve të shumtë që mësynin gadishullin Ballkanik. Emri “Gari” që mban ai vend, këtë kuptim ka; stacion i ushtrive. Këto stacione ndërtoheshin përgjatë via Egnatias, ose përgjatë degëzimeve të saj, si-kurse është rasti i Kolov Virit, i cili është ndërtuar anës degëzimit të via Egnatias, që lidh kështjellën e Grad-ishtes në Trebisht me trasenë qendrore të via Egnatias, lart në shpatet e malit të Raduçit. Në Gari, pranë liqen-thit, në mesjetën e vonë deri në Luftën e Parë Botërore ka funksionuar një punishte tjegullash. Mesjeta është një epokë tjetër e ndritur, kur gjenia ndërtimtare e gollobor-dasve ka lënë gjurmë të pashlyeshme mbi truallin e kra-hinës së vet. Organizimi territorial i popullsisë vendase ngjan se ka qenë i ndërtuar në formën e kapetanive, një traditë e njohur sidomos në viset jugore të Shqipërisë, por dhe të Greqisë së Veriut e asaj të Egjeut, ku kanë jet-uar në shumicë popullsi që kishin konsoliduar traditën e armatolive dhe të kapetanive. Është e njohur se kapetan-itë organizoheshin mbi bazën e territoreve të sundimtarëve vendorë dhe kishin Kullat e tyre të vro-jtimit, për të kontrolluar territoret dhe kufi jtë e zotëri-meve. Edhe sot një vend në Fushë të Klenjës mban emrin “Kuleto”. Aty ka qenë ndërtuar një Kullë vrojtimi. Po ashtu edhe në “Kula - Pesh”, që do të thotë “Kulla e Pestë”. Toponimi “Kulla e Pestë” provon se së paku kanë ekzistuar edhe katër Kulla të tjera ushtarake nëpër terri-torin e Gollobordës. Por arti ndërtues i gollobordasve ka patur një fushështrirje shumë më të gjërë. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia, Ruma-nia, Turqia, por edhe më tutje, qenë vende ku ndërtuesit gollobordas kanë shkuar për të punuar. Viseve ku kanë shkuar për të punuar, gollobordasit kanë çuar shkollën e tyre ndërtuese, por dhe kanë fi tuar përvoja ndërtimi të reja, të cilat i zbatuan në mënyrë krijuese. Qytete të tilla si Durrësi, Tirana, Manastiri, Shkupi, Tetova, Cetinja, Sa-randa, Selaniku, Stambolli, Izmiri, Edreneja, Sofja, Ko-privshtica, Beogradi, Nishi, Bukureshti, Elbasani, Janina, Voskopoja, Shkodra, Ohri, Dimotika, Kosturi, etj, ishin vende të preferuara prej tyre. Këto qytete që i për-mendëm ishin qendra të fuqishme ekonomike për çdo kohë dhe aty zhvillonte jetën e vet një klasë e pasur sho-qërore, e cila bënte edhe ndërtimet e nevojshme, në për-shtatje me kërkesat e saj të gjithanshme. Ndërtimi i bane-save të tipeve të ndryshme, ndërtimi i urave, kishave, manastireve, xhamive, teqeve, hamameve, ujëmbled-hësve, kanaleve ujitëse, hauzeve, mullinjve me ujë, ndër-timi i oxhaqeve, i varreve monumentale, furrave të pjekjes së gëlqeres, etj, ishin punë që kërkonin talentin e mjeshtërve gollobordas të ndërtimit. Ka qenë dhe është karakteristike se mjeshtërit gollobordas të ndërtimit ishin dhe janë poliprofesionalë. Ata dinin dhe dinë të bëjnë armaturat e drurit, betonimet, suvatimet, muret e të gjitha llojeve, skalitjen e gurit, të qemerëve dhe të gurëve të qosheve. Ata dinin të nisnin e të përfundonin çatitë e banesave, të prodhonin dyert, dritaret, portat, musandrat, divaneritë, tavanet e drurit, dyshemetë, etj. Gollobordasit kanë qenë dhe janë mjeshtër të dëgjuar në ndërtimin e urave, minareve, kambanareve të kishave, në gdhendjen e ikonostaseve me motive nga më të buku-rit e mistikët. Të gjitha ndërtimet kishëtare dhe banesat e tjera të klerikëve të Patriarkanës ortodokse Bullgare, kur ajo Patriarkanë e kishte selinë e vet në Ohër, manastiri i Ardenicës, manastiri i Shën Jonit në Elbasan, manastiri i Shën Naumit në Ohër, kisha e Shën Spasit në Shkup, ma-nastiri i Deçanit në Kosovë, manastiri serb i Hilandarit në siujdhesën e Halkidhikisë në Greqinë veri - lindore, Fari i Selanikut i quajtur “Lefkos Pirgos”, ura mbi lumin Vardar në fushat e Anatolikosë së Selanikut, shumë kall-

drëme në qytetet kryesore të perandorisë turke; të Stam-bollit, Izmirit, Edrenesë, etj; disa banesa vezirësh e pashallarësh të perandorisë osmane, vilat e banimit të krerëve të shtetit shqiptar, deri dhe ato të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, shtëpia e Kryeministrit Mehmet She-hu në Çorrush të Mallakastrës, kulla e Isa Boletinit në afërsi të Pejës, e ndërtuar në vitin 1898, kullat e Istogut në Kosovë, kullat e sahateve në disa qytete të Shqipërisë së Mesme, vila e Margaret Hazllëk në qytetin e Elbasanit, ura e Vezirit në qytetin e Kukësit të vjetër, ura e Mesit në Shkodër me 13 harqe, 108 metra e gjatë, e cila është ura më e gjatë e këtij lloji në trojet shqiptare, e ndërtuar e gjitha me gurë; për ndërtimin e së cilës Bushatllinjtë paj-tuan mjeshtër ndërtimi nga Golloborda, xhamia e Plumbit në Shkodër, e investuar edhe ajo nga Bushatllinjtë, të cilët për ndërtimin e saj përsëri pajtuan vetëm ndërtues gollobordas, janë objekte të ndërtuara nga mjeshtërit gollobordas të ndërtimit. Edhe Piaca e Shkodrës dhe ndërtesat rreth e rrotull saj, midis të cilave banesa fortesë e Preng Bibë Dodë Pashës, e cila më vonë do të trashëgohej nga bajraktari i njohur Gjon Marka Gjoni, objekte që u ideuan nga Kolë Idromeno, janë punë të zbatuara nga ndërtuesit gollobordas. Punë e realizuar nga mjeshtërit gollobordas është edhe teatri “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Gollobordasit ishin gjërësisht të njohur e të afi rmuar si ndërtues në qytetin e Shkodrës, por dhe më tej, gjer në thellësitë e Jugosllavisë.

-“Dibranët edhe në kohën e Turkisë kanë qenë e janë dhe sod mjeshtër (ustallarë) të shquem për ndërtim shtë-piash, xhamish e kishash, si dhe për të gdhendur në dru fëtyra shenjtësh (ksilografi , ikonostasi) për kisha. Në disa vise të Shqipërisë, si në Shkodër, etj, fjala dibran ashtë sinonime me “ndërtues shtëpijash”. Kështu ka shkruar për ndërtuesit gollobordas e dibranë një studi-ues i shekullit të kaluar. Disa ndërtesa banimi të kralëve të Cetinjës në Mal të Zi, kalaja e Kaninës në Vlorë, një varg ndërtesash guri në qytetin e Sarandës, mjaft ndër-time qytetëse e kishëtare në qytetin e Beratit dhe të Voskopojës (Moskopolis), ura e Shkëlqyer e Kamares mbi lumin Shkumbin në Mirakë, midis Elbasanit dhe Librazhdit, e ndërtuar në vitin 1715, xhamia e Et´hem Beut në Tiranë, të gjitha selitë ministrore e shtetërore në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ura e gurtë mbi lumin Shkumbin në qytetin e Elbasanit, materniteti “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, pallati mbretëror i Zogut në Tiranë dhe ai në Durrës, godina monumentale e uni-versitetit shtetëror të Tiranës, bankat e shtetit shqiptar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, kullat e shumë bajraktarëve në Sh-qipërinë e Veriut dhe sarajet e bejlerëve e të pashallarëve në Shqipërinë e Mesme, janë vepra ndërtimore ku kanë spikatur mjeshtëria profesionale dhe puna e ndërtuesve gollobordas.

-“Shqiptarët e Dibrës dhe të Ohrit, - thoshte dijetari austriak Hahn, duke folur për ndërtuesit e Gollobordës, Rekës dhe Koxhaxhikut, - janë muratorë të përmendur, aq sa shumë inxhinierë të huaj janë çuditur duke parë

Page 9: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

9 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA TRADITA

ndërtimtarisë

aftësitë dhe prirjen e tyre kaq të madhe për një zeje që lyp aq zotësi e zgjuarsi. Këta ndërtues gjendeshin në të gjitha anët e Turqisë, në Bullgari, në Greqi e në Serbi”. Kështu ndodh edhe sot, kur në Shqipëri është rivendo-sur sistemi kapitalist. Mjeshtërinë e ndërtimit ndonëse e kanë përqafuar shumë krahina të tjera të vendit, mjeshtërit gollobordas të ndërtimit mbeten të pakonku-rueshëm. Fshatra të tillë si Trebishti, Vërnica, Gjinoveci, Ostreni, Zabzuni, Borova, Sebishti, Lejçani, Çereneci, Or-zhanova, Pasinka, Okshtuni, etj, vazhdojnë të mbeten të përmendur për mjeshtërit e shquar në ushtrimin e kësaj zejeje të vështirë, por tepër të nevojshme për njerëzimin. Shkolla gollobordase e ndërtimit është një traditë e vyer, një përvojë kolosale që vjen thellë nga shekujt. Është një shkollë e verifi kuar edhe nën goditjen e forcave të ver-bëra të natyrës. Tërmeti shkatërrimtar i 30 nëntorit të vitit 1967 ishte rasti më i jashtëzakonshëm kur cilësia e punës dhe shkolla gollobordase e ndërtimit u vunë në sprovën më të vështirë prej forcave të verbëra të natyrës. Kam qenë prezent atë mëngjez të frikshëm të 30 nëntorit 1967, kur toka e Trebishtit dhe Gollobordës dridhej e lëkundej porsi një varkë në oqeanin e egërsuar. Bashkë me tokën kolovitej edhe shtëpia jonë, si gjithë shtëpitë e Trebishtit dhe të Gollobordës. Tentuam të hapnim derën për të dalë jashtë, por ajo nuk mund të hapej. Trarët e shtëpisë kërcisnin frikshëm. Disa qeramidhe fl uturuan në tokë. Frika ishte e papërshkrueshme, por shtëpia jonë na ruajti mrekullisht jetën, pa na bërë as dëmtimin më të vogël. Asnjë njeri në Trebisht nuk u vra, e as nuk u pla-gos rëndë. Nuk pati asnjë shtëpi të rëzuar, që ti shembej çatia apo ti çaheshin muret. Ishin shtëpi të ndërtuara me merak nga mjeshtërit duarartë gollobordas, për familjet dhe fëmijët e tyre. Kur pushoi tërmeti i dhunshëm dhe frika po largohej dalëngadalë, shumë njerëz të rritur e të moshuar puthnin muret e shtëpive të veta, që na ruajtën jetën. Nga hulumtimi që i kam bërë kontributit ndër-timtar të gollobordasve, rezulton se ata pothuaj gjith-monë ishin pa ndonjë shkollim të dukshëm inxhinierik, pra e mësonin dhe zbatonin zanatin e tyre në mënyrë praktike, duke mësuar bijtë nga etërit, por asnjëherë nuk mbetën të habitur para projekteve teknike, sado mod-erne e të komplikuara të kishin qenë ato.

-“Mjeshtërit dibranë të ndërtimeve, - shkruante diplomati austriak Th. Ipen, duke patur parasysh ndër-tuesit gollobordas, - megjithëse janë empirikë dhe ndër-tojnë ende sipas stilit të vjetër të Skënderbeut, ata më të zgjuarit dhe më të shkathtët mund të orientohen edhe në projektet evropiane e të bëjnë ndërtime sipas tyre”. Është një mision i pamundur përpjekja për të përmen-dur të gjithë ndërtuesit e talentuar, qoftë dhe vetëm të një fshati siç është Trebishti, e jo më pastaj të gjithë kra-hinës së Gollobordës, që ka rreth tridhjetë fshatra. Por nuk mund të lemë pa sjellë në vëmendje të lexuesit një ndërtues dibran, pra një gollobordas të mesjetës, një të quajtur Gjeorgji Kulubarda (Golloborda) nga Gollobor-da, emrin e të cilit studiuesja Zorica Gjokoviç e ka gjetur të shënuar në një regjistër të fshatit Horion të Greqisë, kur Gjeorgji Kulubarda punonte si ndërtues murator në manastiret e Hilandarit në Atos të Halkidhikisë së Selanikut, në vitet 1300 - 1340. Praninë e mundqarëve dibranë, pra gollobordas, në ndërtimin e manastireve të Hilandarit e ka shënuar edhe R. Bogdani. I barazojmë pa hezitim gollobordasit me mundqarët, sepse e dimë fare mirë se vetëm gollobordasit në mesjetë quheshin

mundqarë, prej faktit se duke qenë heretikë në aspek-tin fetar, u ishin nënshtruar masakrave e mundimeve të shumta, të cilat kishin prapavijë të qartë fetare e kishë-tare, por dhe shtetërore prej disa vendeve fqinje. Kon-tributi ndërtimtar i gollobordasve qysh herët ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. Një i tillë ka qenë edhe studiuesi i njohur maqedonas, D. Grabjan, i cili në librin e tij “Makedonska Kuqa”, ka prurë këtë dëshmi për his-torinë, të cilën ai e ka gjetur të skalitur në shtëpinë e një dibrani. Aty thuhet: “Në qoftëse humb Stambolli, Di-bra do ta ndërtojë përsëri, por nëqoftëse mbaron Dibra, Stambolli nuk do ta rindërtojë atë”. Ndërsa publicisti dibran Abdurahim Ashiku, duke folur për kontributin ndërtimtar të gollobordasve, ka shkruar: “Gollobordasit e ndërtuan Shqipërinë, kurse Shqipëria nuk e ndërtoi dot Gollobordën”.

Këto vlerësime e konsiderata nuk janë fjalë në erë, të thëna sa për të mburrur gollobordasit, por janë sin-teza përgjithësuese të përvojës, talentit dhe kontributit të madh në fushën e ndërtimtarisë, të asaj që e kemi quajtur dhe e quajmë pa ekuivok: Shkolla gollobordase e ndër-timitarisë.

MBI TRADITËN E GDHENDJES SË SIMBOLEVE NGA GOLLOBORDASIT

Njëra nga veçoritë dalluese të mjeshtërisë ndër-timtare të gollobordasve ka qenë gdhendja e emrave, simboleve, fi gurinave, luleve, rozetave dhe shenjave të ndryshme mbi gurët e mureve të ndërtimeve që kanë realizuar nëpër shekuj. Emrat e shumë ndërtuesve gol-lobordas janë të gdhendur mbi oxhaqet e lartë të fabri-kave dhe uzinave, në gurët e parë përmbi themelet e ob-jekteve, por dhe në qoshetë e ndërtesave të banimit apo mbi arkitrarët e portave të shtëpive. Dora e ndërtuesit gollobordas shpesh herë ka gdhendur edhe gjarpërin mbrojtës të banesës, i cili në Gollobordë njihet me emrin “Tollosum”. Miti i Tollosumit është mjaft popullor nëpër fshatrat sllavishtfolës të Gollobordës. Nënat e Gollobor-dës kur u drejtohen me përkëdheli bijve të tyre, i quajnë Tollosum. Tollosum janë vetëm djemtë, por në asnjë rast vajzat ose femrat e çdo moshe qofshin. Miti i Tollosumit vjen që nga antikiteti i thellë, nga epoka e agut të histor-isë njerëzore. Në gojën e popullsisë sllavishtfolëse të Gol-lobordës, ky mit është i njëkohshëm me “Ogna Majkën”, (Nëna e Zjarrit). Një Tollosum i tillë ka qenë i gdhendur mbi një gur qosheje të një shtëpie në Trebisht - Çelebi, në lagjen Veizovci, për të cilin kemi mendimin se ishte marrë nga rrënojat e kishave të Cërkofi t, në Trebisht - Çelebi. Në banesa dhe vende të tjera janë gdhendur thundra e kaut, e dashit, e dhisë, sorkadhes, patkoi i kalit, dora e gruas, këm-ba e zbathur e njeriut, etj. Dora e femrës e gdhendur mbi një gur masiv në vendin që quhet “Zengoica” në Trebisht - Çelebi, përbri segmentit të via Egnatias, këmba e zba-thur e njeriut e gdhendur gjithashtu mbi një gur ma-siv tek “Portata Dearova”, thundrat e kaut, të dashit, cjapit, etj, po në atë vend, kanë qenë prezente deri në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të njëzetë. Këtu nuk është rasti të merremi me analizën mbi domethënien e atyre simboleve, por vetëm po mjaftohemi duke treguar se ato shenja e simbole vijnë që nga thellësitë e historisë së njerëzimit, dhe kanë qenë praktikuar nga shumë popuj të antikitetit. Në gdhendjet që kanë bërë mjeshtërit gollobordas të ndërtimit, shpesh herë prezente janë edhe rozetat me pesë, gjashtë, shtatë e

tetë rreze. Dy rozeta të tilla janë gdhendur mbi një gur në muret e prefekturës së Elbasanit, nën gurin e qosh-esë ku është gdhendur emri i usta Jonuz Trebishtës, nga Trebishti i Gollobordës. Fotografi në e një guri të tillë, por këtë radhë me tetë rreze, publicisti gollob-ordas Velo Cfarku e ka përfshirë në librin e tij; “Një jetë mes dibranëve”. Guri për të cilin shkruan publi-cisti Velo Cfarku, ka qenë i vendosur në banesën një-qind vjeçare të Mehmet Shutinës, në fshatin Gjinovec të Gollobordës. Simboli i rozetës është mjaft i njohur dhe popullor në krahinën e Gollobordës. Kur bëheshin nuse vajzat e Trebishtit, në kohë të shkuara, në të dy faqet e fytyrës dhe në ball vizatoheshin me rozeta të tilla, me tetë rreze, në mes të cilave vendosej një kryq, pavarësisht se vajzat që bëheshin nuse ishin të përkatë-sisë fetare islame. Rozeta qendiset edhe nën jakoret e kostumit nusëror të grave të Trebishtit, por në këtë rast me gjashtëmbëdhjetë rreze. Rozetat kanë qenë gd-hendur dhe në disa musandra ku mbaheshin teshat e fjetjes dhe rrobet e familjes gollobordase. Gjer në ditët tona ky simbol vjen që nga epoka para Krishtit. Roze-ta me tetë rreze e vendosur brenda një gjysëm hëne, është një simbol tjetër që takohet në disa ndërtime nëpër fshatrat e Gollobordës. Ndryshimi që vihet re në numrin e rrezeve dhe në dekorimin e tyre me elemente shtesë, sikurse është gjysëm hëna, lidhet jo vetëm me besimin e atyre që i gdhendnin ato simbole, por lidhet sidomos me besimin e pronarit të banesës. Në varësi nga karakteri funksional i objektit që ndërtohej, gd-hendeshin edhe simbole të tjera, sikurse është kryqi i gdhendur mbi gurët e disa kishave të zonës së Gol-lobordës dhe mbi varret e të krishterëve. Nuk mun-gojnë gjysëm hëna, ylli me pesë cepa, çallma karak-teristike muslimane, fi gura të ndryshme gjeometrike, degë pemësh me numër rigorozisht të përcaktuar gjethesh, zogjtë, qysqitë, metri, etj. Tavanet e shtëpisë së vëllezërve Mehmet dhe Hajredin Bekteshi në Tre-bisht - Çelebi të Gollobordës, ishin të dekoruara me gjysëmhëna. Gurët kronikalë janë një traditë tjetër e përdorur gjërësisht nga ndërtuesit gollobordas. Shumë banesa të ndërtuara nëpër fshatra të ndryshme të Gol-lobordës, kanë të shënuar vitin e ndërtimit të tyre. Një rast i tillë është dhe kisha e fshatit Gjinovec të Gollob-ordës, në njërin nga gurët e së cilës është shkruar: “1911 - G”(cirilik), që do të thotë “Godina”, pra “Viti” (në sh-qip). Kjo kishë mban të gdhendur edhe një gur tjetër, në të cilin në gjuhën sllave janë shkruar fjalët: “Mashalla. Shto hubavo sellçe Gjinevci”, që do të thotë: “Mashal-la, sa fshat i mirë Gjinoveci”. Simbole fetare kanë patur të gdhendura mbi gurët e mureve të tyre edhe kisha e fshatit Vërnicë, por dhe kisha tashmë e zhdukur në lagjen Cërkof të Trebisht - Çelebisë. Në pikëpamje të përvojës së ndërtimit dhe asaj etnografi ke, shkolla gollobordase e ndërtimtarisë është një thesar kulturor krejtësisht i paek-sploruar shkencërisht. Një fushë tjetër mjaft e gjërë e gd-hendjes së simboleve nga më të ndryshmit e më të çudit-shmit, është simbolistika e nekropoleve, pra varrezave; qoftë atyre të popullsisë së besimit ortodoks, por edhe të atij musliman. Ndaj këtyre gjurmëve të jetës, kulturës dhe trashëgimisë njerëzore në viset e Gollobordës, është mbajtur qëndrim shpërfi llës, që të mos themi më shumë. Shkatërrimi i varrezave ortodokse dhe i kishës në Cërkof të Çelebisë së Trebishtit, zhbërja dhe fshirja nga faqja e dheut e portës hyrëse në kalanë e Gradishtes në Trebisht - Çelebi dhe marrja e përdorimi për nevoja ndërtimore i gurëve të asaj fortese, shkatërrimi i mureve të qytezës së Urvishtes dhe marrja e përdorimi i gurëve të saj për nevoja ndërtimore, shkatërrimi i gurëve me gdhendje skulpturale anës segmentit të via Egnatias tek “Portata Dearova” në Trebisht - Çelebi dhe çarja e përdorimi i tyre për ndërtim e zbukurim oxhaqesh, sikurse më thanë njerëzit që kontaktova në gusht të vitit 2012, kur kisha shkuar enkas për ti fotografuar ato gurë dhe gdhendjet e realizuara mbi to, mbeten krime të pakorigjueshme mbi trashëgiminë, historinë dhe kulturën e zonës së Gol-lobordës.

Një krim i tillë i rëndë mbetet edhe rrënimi i mana-stirit ortodoks të Manastirecit të Trebisht - Çelebisë. Gdhendja e simboleve mbi disa nga objektet që për-mendëm, është një nga pjesët më të rëndësishme të artit të ndërtimit gollobordas, të cilin e kemi quajtur dhe e quajmë: “Shkolla gollobordase e ndërtimtarisë”. Ky vështrim, aq sa është evidentim dhe afi rmim i vler-ave të shkollës gollobordase të ndërtimtarisë, është dhe një përpjekje për të evidentuar e për të bërë prob-lem veprimet dëmtuese mbi trashëgiminë e popullit. Le të vlejë kjo përpjekje hulumtuese për të zgjuar sa-dopak përgjegjësinë kolektive dhe kujdesin e gollo-bordasve ndaj trashëgimisë së vet monumentale në fushën e ndërtimit, por sidomos përgjegjësinë e studi-uesve nga zona e Gollobordës. Le të vlejë edhe për or-ganet e pushtetit vendor, të cilët kishin dhe kanë të gjitha kompetencat e nevojshme ligjore për të mbroj-tur trashëgiminë e begatë që nuk e kemi më, por kanë edhe obligacionin moral e historik, për të ndërtuar një muzeum të denjë, ku të prezantohet trashëgimia impre-sionante e zonës së Gollobordës në fushën e ndërtimit, por dhe në atë etnografi ke e etnokulturore.

Page 10: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

10 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZASOCIALE

Sami Curri

Ditët e fundit dëgjon për dhurata, tryeza mbushur plot me ushqime të mira, por ka edhe shumë e shumë të tjerë të cilët nuk kanë luksin dhe nuk duan një gjë të tillë, por vetëm një strehë ku të fusin kokën. I tillë është edhe Islam Hasmeta, 80 vjeç nga Valikardha e Bulqizës, që bashkë me bashkëshorten e tij Farie Hasmeta, 76 vjeç janë të pastreh prej më shumë se tre vitesh. Kjo sepse më 23 korrik të vitit 2013 ju është djegur shtëpia, si pasojë e një shkëndije elektrike. Në përpjekje për të shuar fl akët e zjarrit, Islami është djegur edhe vetë, ku i është dashur që të shtrohet për dy javë në spitalin e Bulqizës.

80-vjeçari i cili ka studiuar Biologji – kimi, por për shkak të një krize nervore nuk ka mundur të punoj në profesion, ka punuar për shumë vite në seleksionimin e kromit, ndërsa e shoqja ka punuar në kooperativë. 20,000 lekë të reja në muaj janë të ardhurat e të dyve nga pensionet, dhe Islami na tregon vështirësitë me të cilat i duhet të përballet: “Jam vendosur në këtë shtëpi me qira, me një dhomë, një sallon të vogël dhe një banjo që kur dola nga spitali dhe paguaj 6,000 lekë në muaj. Çdo gjë

Shëtitje në park ditën e Vitit të Ri

I moshuari nga Bulqiza: “Nuk kërkoj gjë tjetër veçse një dhomë ku të fus kokën”

që unë kam këtu e kam me gjëra të falura pasi çfarë kisha tek shtëpia në fshat m’u dogjën.

Më kanë dhënë një ndihmë prej 40,000 lekë të reja në fi llim, ishte një ndihmë sa për të jetuar e jo për të rindër-tuar shtëpinë. Kjo ndihmë ishta nga Komuna e Zerqanit.

Bashkë me bashkëshorten marrim diku tek 20,000 lekë pension në muaj. Unë nuk mundem të blej drutë e zjarrit e të ngrohem, por edhe sobën nuk kam ku e mbaj pasi jam shumë ngushtë, kështu që më duhet të përdor rez-istencën për ngrohje.”

Përpos kësaj, ata kanë edhe probleme shëndetësore: “Bashkëshortja më shumë qëndron shtrirë pasi është e sëmurë nga astma, tensioni i lartë edhe nga zemra. Unë vetë jam me tension të ulët. Të dy jemi me probleme shëndetësore. Shumicën e ilaçeve i kemi të parimbur-sueshme, e në këtë mënyrë jemi të detyruar t’i blejmë vetë. Vetëm energji harxhojmë diku te 5,200 lekë në muaj. Me zi e kalojmë muajin, me kufi zime të mëdha, më shumë hamë sup se nuk kemi se çfarë të bëjmë.”

Islami me Farien kanë vetëm një gocë, edhe kjo e fun-dit e ka të pa mundur që t’i ndihmoj. Ai ka aplikuar edhe për ndihmë ekonomike në Bashkinë Bulqizë, por që nuk është përfi tues pasi trajtohet me pension: “Unë ndihmë ekonomike nuk marr pasi trajtohem me pension. Kanë ardhur disa shoqata vitin që shkoi edhe na kanë ndih-muar, me disa ushqime. Jam drejtuar disa herë në bashki për të më dhënë një dhomë ku unë të strehohem. Edhe se jam i pastrehë kam aplikuar, por gjithë këto vite asgjë, pavarsisht se kryetarët janë ndërruar, unë po në të njëjtat kushte jam.”

Sipër kokës sonë, varur në mur është KURANI, që Is-lami e kishte marrë në xhaminë e qytetit. Teksa qëndron ulur përpara rezistencës vendosur sipër tavolinës, duke fërkuar duart nga i ftohti, pyetjes se çfarë do të donte në këtë fundvit, shprehet: “Unë nuk kërkoj gjë tjetër vetëm një dhomë ku të fus kokën se e kam të pamundur të paguaj qiranë!”

Në foto: Islam Hasmeta, teksa flet për ishull.com

Sefulla KATA

Kisha dalë shëtitje si përherë pasi kisha fjetur diku pranë ca kazanëve të mbushur plot me ushqim. Njerëzit sapo kishin shkarkuar në ata kazanë gjithë ushqimin e gatuar me tepricë në natën e Vitit të Ri. Për herë të parë nuk m’u desh të grindesha me miqtë e mi pasi ushqimi dilte dhe tepronte për të gjithë. Gjatë gjithë rrugës shihja të përgjumur bashkëvua-jtësit e mi të cilët për herë të parë ashtu si dhe unë nuk ishin aspak agresivë. Me siguri efekti i ngopjes. Kur e ke dendur stomakun me ushqim nuk ke kur-rfarë arsye të grindesh me të tjerët.

Duke ecur ashtu si pakujtuar kisha arrritur pra-në parkut të lodrave të qytetit. Atë vend në fakt e vizitoja shpesh, jo se fëmijët më donin shumë, por ngaqë shumica e tyre janë tekanjozë, ata hedhin mbi bar, ose më të edukuarit edhe në kosha, ushqimin e blerë nga gjyshërit që i shoqërojnë në shëtitjet e tyre. Në fakt, asnjëherë nuk e kam ditur me saktësi se kush e ka nxjerrë tjetrin në shëtitje. Gyshërit tho-në se do i nxjerrin ata shëtitje të vegjëlit, por mbase nuk janë shumë të sinqertë tani që janë plakur. Më duket se është e kundërta: ata shëtisin veten dhe në

vetminë e tyre, marrin si shoqërues fëmijët. Sido-qoftë ky është një arsyetim që nuk i përket botës të cilës i përkas unë, ndaj kuptohet që është i gabuar. E rëndësishme është që nga kjo lojë, kush përfiton nga kush, unë dhe shokët e mi përfitojmë ushqim dhe në pamundësi për të shkuar në restorante si disa që e kanë tradhëtuar vëllazërinë tonë, hamë edhe ne dicka më të mirë në fundjavë.

Kur po i afrohesha parkut, përballë meje po vinte një goxha burrë, me kostum e kravatë dhe një pallto të zezë, a thua se ishte ngjallur komisari Megre. I mungonte vetëm borselina. Pas tij, duke tërhequr fillin e një balone gjithë ngjyra, ecte ose më saktë hidhej pupthi një vogëlushe diku tek pesë a gjashtë vjeç e mbuluar krejtësisht nga ca kacurela të verdha që e bënin të dukej si një kukull që ecte. Të them të drejtën u bëra shumë xheloz. Kushedi sa herë kisha menduar të gjeja një partnere besnike, gjë shumë e rrallë në komnitetin tonë, ku fjala buçë e përdorur nga humanët, nuk ka kuptimin femër si tek gratë, por një kuptim krejt tjetër, shumë përçmues, të ki-sha një familje me shumë fëmijë dhe pastaj edhe me nipër e mbesa, por nuk e kisha bërë dhe kisha arsyet

(Vijon ne faqen 11)

Page 11: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

11 - Janar - Shkurt 2017BULQIZA Festat

Nata e ndërrimit të viteve, për të parën herë në qyte-tin e Bulqizës u festua nga familje të këtij qyteti, në një nga ambientet e mrekullueshme të Godinës së re mul-tifunksionale “Restorant Bulqiza”. Dhjetra familjarë festuan hareshëm në një ambient komod e bashkëkohor me të gjithë aksesorët e duhur, duke kaluar vërtetë një mbrëmje sa familjare aq edhe kolektive e të magjishme, mbresëlënëse për të mos u harruar kurrë. Muzika, argëtimi, tryezat e begata me ushqime të gatuara me profesionalizëm të lartë nga kuzhinierët, me një kom-binim perfekt mes tradicionales dhe kuzhinave perëndi-more, ngritja e shëndeteve me anë të dollive, bënë që pjesmarrësit të gëzojnë e të mos harrojnë kurrë këtë mbrëmje të magjishme deri në orët e para të mëngjezit të datës 1 janar 2017.

Ndërkohë, në orën 00.00 të ndërrimit të viteve Bashkia Bulqizë organizoi një spektakël të vërtetë shpërthimi fi shekzjarresh, ku qielli mbi qytetin e Bul-qizës, llamburiti nga lumenj shumëngjyrësh dritash, që u shoqërua nga dhjetra banorë të qytetit. Festimet kaluan në atmosferë gazmore, krejt pa incidente, falë kjo edhe masave shtesë të marra gjatë kësaj nate nga policia, ndërmarrja elektrike dhe spitali. Në ditën e tretë të Vitit të Ri 2017 qyteti fi lloi të gjallërohej dhe qytetarët dolën për të vazhduar ritualin e përditshëm, dikush në punë, dikush shëtitje, ku gjithkund shkëmbeheshin urimet për këtë vit që sapo ka nisur.

Shëtitje në park ditën e Vitit të Ri

Qytetarët festojnë ndërrimin e viteve në “Restorant Bulqiza”

e mia të forta. Dikush mund të mendoj se kjo është e pamundur për ne kafshët por jua them që në fil-lim se e keni gabim. Jini pak më të vëmendshëm kur shihni ato emisionet e famshme që flasin për ne dhe do të bindeni. Ka plot të ndershëm e të ndershme mes nesh, kafshë serioze që ëndërrojnë gjëra që ju njërëzit as që i çoni nëpër mend. Ju e lini gruan tuaj të shkojë më kë të dojë e t’jua çojë dëm gjithë atë banket me qindra të ftuar e me tortën me shtatë kate. Kurse ne, po e dhamë fjalën, ndonëse nuk shkojmë në kishë e xhami si ju, vdesim në dyluftim, pa na bërë syri tërr nëse dikush i vërdalliset partneres sonë.

Arsyeja e parë që nuk e krijova familjen time është se jetojmë në një botë ku kriza na ka zënë të gjithëve për gryke. Jo vetëm ushqimi nuk na del por jemi gati të hamë edhe njëri-tjetrin. Dhe mos kujtoni se e eg-zagjeroj. Po ju them vetëm të vërtetën. Kam parë plot miq të mi që u turrën këlyshëve të njeri-tjetrit pa pikë turpi e mëshire. Dikur kjo nuk ndodhte mes nesh. Ne jemi mishngrënës por jo kanibalë. Por ajo që ma ka shtënë frikën në palcë është fakti se dhe ju njerëzit po silleni njëlloj.

Kam parë plot gjahtarë nëpër rrugët e qytetit që vrasin çdo qen që u del përpara. Thonë që i nxjerr bashkia. Mund të jetë e vërtetë. Në hall për të ush-qyer njerëzit që ka në inventar, ne kafshët jemi vërtet një barrë e madhe për të. Por edhe këtu abuzimi ka plasur sheshit. Kemi kërkuar të gjejmë vendin ku i kanë varrosur të vrarët, që të mund t’i qajmë ashtu

siç bëni dhe ju, por nuk i kemi gjetur asgjëkundi. Një miku ynë na tha se të gjithë të vrarët përfundojnë në restorante ku bëhen qofte dhe byftekë. Nuk e besuam por e verifi kuam dhe na doli se ishte e vërtetë. Dhe na erdhi keq jo për ne, se ne të vdekur se të vdekur jemi në këtë kohë krize, por ju të paktën nuk duhet të kishit rënë kaq poshtë. Turp. Turp për ju, turp edhe për racën tonë, për qentë që tani banojnë në shtëpitë tuaja luksoze, në divanë e krevatë të bërë enkas për ta, që lahen në banjo të shtrenja ku shumica e racës suaj ende s’kanë mundur të lahen se vazhdojnë të bëjnë dush me kanaçe ose nuk kanë fare ujë dhe lahen si në vakt, të shtunë në të shtunë. Ata, ish vëllezërit tanë, të paktën duhej ta kishin ngritur zërin, të hungërinin sa fuqi të kishin që zëri i tyre të mund të dëgjohej e të paktën bashkia të jepte leje për një varrezë si ajo e racës tjetër. E di që bashkia është në hall për të gjetur tokë edhe për bashkëqytetarët e saj, por ne nuk kemi shumë pre-tendime, ne nuk kërkojmë luks, thjesht një gropë ku të mos na trazojë kurkush deri sa të tretemi përjetësisht.

Por ish vëllezërit tanë nuk e bëjnë. Kanë marrë huqet e të zotëve të cilët nuk revoltohen kurrë. Nuk dalin asnjëherë në protesta. Nuk i shkruajnë më letra udhëheqësit të tyre si dikur. Dalin vetëm në mitingje kur i fton partia e tyre dhe aq. Këtë në fakt duhej ta kisha kuptuar me kohë se siç e thoni dhe ju njerëzorët: “Më thuaj më kë rri, të të them se kush je.” Ne e kemi ndryshe. Kur nuk na pëlqen një gjë revoltohemi, hun-gërijmë, përleshemi, deri sa e drejta të shkojë në vend. E dimë që ka dhe pasoja. Por pasojat tek ne janë më të rënda. Juve thjesht mund t’ju heqin nga puna ose

nga posti drejtorit. Ju ulet ekonomia, ju ulet edhe pres-tigji. Nganjëherë nuk ju thotë më njeri “mirmëngjes” në rrugë sepse kur e kishit punën dhe postin jeni sjellë shumë keq, harruat se nga vinit dhe ju përfshiu ba-bëzia. Doja të thoja lukunia po kjo fjalë i përket botës sonë. Kështu pra. Por tek ne, është krejt ndryshe. Që të fi tosh atë që të mungon e për të cilën ke nevojë të domosdoshme duhet të përleshesh gjer në vdekje me atë që ta ka marrë apo nuk ta jep. Nejse ju keni meto-dat tuaja dhe s’keni përse të bëni si ne. Se pastaj do t’ju thonë:” U bëtë si qentë”.

Gjyshi me mbesën që hidhej pupthi vazhdonin të qetë shëtitjen. Njëherë mendova t’u qepem pas e t’ia prish mendjen vogëlushes me përkëdheli, që ajo pastaj t’i lutej gjyshit që të më merrnin në shtëpi e të mund të jetoja edhe unë ca ditë të mira. Po nuk e bëra. Do më vinte turp nga raca ime. Do më dukej sikur po e tradhëtoja. Por jo vetëm kaq. Ju njerëzorët jeni prishur kaq shumë sa nuk u zihet besë më. Aty të merrni e aty të fl akni tutje për një tekë të vogëlushëve tuaj biondë e brunë apo për ndonjë gabim tonin, se bëjmë edhe ne ndonjë gabim ndonjëherë.

Ndaj u ktheva nga ana tjetër dhe vazhdova men-dueshëm shëtitjen në park. Të paktën sot nuk isha i uritur që të mendoni se mendimet më vinin nga stomaku bosh. E di që pas kësaj ju do vazhdoni të thoni: ” Mendime qeni, gjykim qeni, jetë qeni, etj, etj.” Fajtor nuk jemi ne, po ju që sa herë që nuk ju pëlqen jeta juaj, e krahasoni atë me tonën. Ju këshilloj të mos e bëni më këtë pasi tashmë disa nga ne jetojnë më mirë se ju, mendojnë më mirë se ju.

Shoqata Bulqiza me anëtarët e saj do të mbështesë qytetarët në të gjitha inisiativat demokra-

tike për shqetësimet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Do të jemi në mbështetje

të zërit të qytetarëve për një qeverisje qëndrore e lokale transparente në mbajtjen e prem-

timeve. Do të kërkojmë me të gjitha format demokratike të sigurojmë mbrojtjen dhe sigurimin e

standarteve që të jetojmë në vendin tonë të lirë e të sigurtë për jetën, për pronën dhe të gjitha të

drejtat që na siguron Kushtetuta. Do të mbështesim çdo program zhvillimi që përmirëson jetën

tonë të përditshme. Bashkohuni me ne të ngremë zërin për Bulqizën tonë të dashur! Faqet e

gazetës “BULQIZA” janë të hapura për cilindo që mendon dhe punon për Bulqizën dhe promov-

imin e vlerave të saj historike, të traditave e projekteve zhvillimore.

(Vijon nga faqja 10)

Page 12: Faqe 6 DIMRI MË I EGËR, BULQIZA NËN PUSHTETIN E … · tare shqiptare të intensifi kojnë përp-jekjet për përmirësimin e Kodit Zgjed-hor, që do të aplikohet në zgjedhjet

12 - Janar - Shkurt 2017 BULQIZAPËRURIMI

REDAKSIA: Kryetar i Këshillit Botues - LUTFI HANKU Drejtor - Edmond ISAKU Kryeredaktor - Halil RAMA

Shkencë & Psikologji: Dr.Jashar DEMIRIAktualitet: Eva GJURA Letersi, kulturë, art: Dr.Hajri MANDRIHistori &Traditë: Sakip CAMI Speciale: Sami [email protected] - www.gazetabulqiza.al

Presidenti i TVBulqizës dhe njëherësh edhe i rrjetit të Televizioneve lokale sh-qiptare, Edmond Isaku, së bashku me bashkëshorten e tij, Mentien, kanë or-ganizuar përurimin e godinës së re mul-tifunksionale të Televizionit, ndërtuar në qendër të qytetit të Bulqizës.

Në këtë event që u organizua në pra-gun e ndërrimit të viteve morën pjesë kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Dam-zi, kryetari i këshillit bashkiak, Gazmend Kënga, anëtarë të këshillit bashkiak, drej-tues të institucioneve, biznesmenë, si dhe drejtues të radio-televizioneve lokale Mat, Lezhë dhe Kukës. Mes duartrokitje-ve të të pranishmëve shiritin e përurimit e preu pronari i godinës Edmond Isaku, së bashku me kryebashkiakun Melaim Damzi. Më pas të pranishmit e shumtë në këtë event bënë vizita në ambientet e brendëshme multifunksionale të godinës ku përfshihen; TV valor dhe kabllor, bar-kafe, restorant dhe hoteleri, të gjitha ndër-tuar e arreduar me arkitekturë bashkëko-hore europiane, duke u ofruar e dhënë kështu mundësi banorëve të komunitetit të Bulqizës, por jo vetëm, edhe vizitorëve vendas dhe të huaj, si dhe shoqatave, in-stitucioneve dhe individëve të veçantë të shijojnë e ndjekin veprimtari kulturore e shkencore në salla konferencash, për të marrë shërbime cilësore, efi kase e ko-mode, plot shije e elegancë të kohës.

Për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktejl ku përshëndeti pronari Edmond Isaku, kryetari i bashkisë, Melaim Dam-

Përurohet godina e re multifunksionale e TV Bulqizës

zi, nënkryetari i rrjetit të televizioneve lokale Lutfi Meçka dhe kolegë drejtues të mediave, pjesëmarrës në këtë eveniment.