Upload
others
View
18
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 1
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
MASTER SHKENCOR NË ADMINISTRIM PUBLIK
TEZË: ADMINISTRATA PUBLIKE DHE IMPLEMENTIMI I
SHËRBIMIN CIVIL NË FUNKSION TË SAJ.
DIPLOMANTE DREJTUESE SHKENCORE
ORELA GJATA Doc.Cand BRUNELA KULLOLLI
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 2
ABSTRAKT
Në këtë punim është kryer një studim i thelluar i legjislacionit për Nëpunësin Civil, ligj i cili
rregullon marëdhëniet e punës për punonjësit që gëzojnë Statusin e Nëpunësit Civil.
Ky punim ka vlerë në aspektin teorik dhe praktik pasi jep kontributin e tij të drejtëpërdrejtë jo vetëm
në evidentimin e rolit të Komisionit të Shërbimit Civil por shërben dhe si një përmbledhje e shkurtër e
kuadrit ligjor i cili rregullon marëdhëniet e punës së Administratës Publike .
Jam munduar të kryej një studim të thelluar të legjislacionit sa i përket proçedurës së dhënies së
masave disiplinore të cilat janë një mjet në duart e punëdhënësit për të adminsitruar në mënyrën më të mirë
të mundëshmë burimet e organizatës së tij, duke e orjentuar atë drejt realizimit të objektivave.
Për masat disiplinore që me kalimin e viteve kanë evoluar në përmbajtje dhe në proçedurë, duke u
bërë kështu një kundërpeshë e të drejtave të fituara nga nëpunësit civilë ose “roje” të standarteve të cilat
punëdhënësi pret të zbatohen nga nëpunësit civil.
Gjithashtu dhe një pasqyrë të shkurtër të ligjit të ri për Nëpunësit Civil i cili është votuar në Korrik
2013 nga parlamenti dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ligjj i cili synon të ofrojë një regjim
homogjen juridik për të gjithë pozicionet, i cili ka si qëllim forcimin e DAP-it si njësia qëndrore e
politikave dhe menaxhmit duke forcuar rolin mbikqyrës të tij dhe të bëjë diferencimin nga KSHC. Ligji i ri
ka si synim dhe forcimin e rritjen e kopetencave të KSHC duke i siguruar atij instrumentët e duhur ligjor
për vënien në zbatim dhe ekzekutimin e vendimeve të tij. Risi e këtij ligji është dhe krijimi i Trupës së
Drejtuesve të Lartë të Shërbimit Civil përzgjedhja e të cilëve do të behet e hapur vetëm për nëpunësit
civilë ku rekrutimi i kësaj trupe do të kryhet nëpërmjet një konkursi Kombëtar, përpara një Komisioni
Kombëtar të përbërë nga individë me reputacion
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 3
ABSTRACT
In this paper, a detailed study about the legislation for civil servants was performed. This law regulates
the work relations of the employees who have the civil servant status.
This thesis has a theoretical and practical value because it contributes not only for the identification of
the role of the Civil Service Commission , but it also gives a little summary of the legal framework, which
regulates relations of the public administration work.
I tried to do a detailed study of the legislation in terms of the procedure of issuing disciplinary
measures, which are a tool in the employers's hands and which serves to administer in the best way the
organization's sources, orienting it towards achieving the objectives.
For the disciplinary measures, which had evolved in terms of content and order, becoming so a
counterweigh for the acquired rights from the civil employees or "guards" of standards that the employer
expect from the employee to apply. It's also a short illustration of the new law on civil servants who was
voted by the parliament in 2013 and becomes effective upon publication in the Official Journal.
The new law aims to offer an homogeneous legal regime for all positions, which aims to strengthen the
DAP as central unit policy and management in strengthening its supervisory role and to differentiate from
the Civil Service Commission by providing the appropriate legal instruments for the implementation and the
execution of its enforcement. The innovation of this law is also the creation of the Civil Service Senior
Management troop, whose selection will be open only to civil servants. The recruitment of this body will be
carried out through a national competition, in front of a national commission composed of individuals with
an important reputation.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 4
MIRNJOHJE DHE FALENDERIM
Mirënjohja dhe falenderimi im për perfundimin e studimeve master shkon për të gjithë stafin
akademik që me përkushtim arritën të transmetojnë tek ne dijet dhe eksperiencën e tyre.
Një falenderim i veçantë i takon drejtueses shkencore të kësaj teze Doc.Cand .Brunela Kullolli dhe
Përgjegjëses së Departamentit të Administrimit Publik Doc.Cand Gentina Kraja.
Gjithashtu një falenderim dhe për familjen time e cila më mbështet në çdo iniciativë që unë marr.
Ju faleminderit
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 5
TABELA E PËRMBAJTJE
Abstrakt....................................................................................f 2
Mirënjohje dhe falenderim.......................................................f 4
Tabela e Përmbajtjes................................................................f 5
Lista e Shkurtesave..................................................................f 7
Përmbjedhje Hyrëse ................................................................f 9
Qëllimi.................................................................................... f 13
Objektivat................................................................................f 14
Hipotezat .................................................................................f 15
Metodologjia e përdorur për studimin.....................................f 16
Kreu I
Ç’farë është Administrata Publike , parimet themelore, rregullimi i mardhënieve të punës
1.1 Administrata Publike në Republikën e Shqipërisë......................................................f 17
1.2 Veprimtaria administrative dhe përgjegjësia e administratës në ushtrimin e saj........f 18
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 6
1.3 Parimet mbi të cilat duhet të funksionojë Administrata Publike............................... f 19
1.4 Si rregullohen marëdhëniet e punës........................................................................... f 19
Kreu II
Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil si një prëj ligjeve bazë për nëpunësit civilë që
gëzojnë këtë status.
2.1 Si Lindi Shërbimi Civil....................................................................................f 21
2.2 Ç’farë është shërbimi civil, si fitohet statusi.....................................................f 22
2.3 Institucionet që i nënshtrohen ligjit për Nëpunësin Civil.................................f 23
2.4 Rektutimi, rregullimi ligjor...............................................................................f 24
Kreu III
Masat Disiplinore dhe përfundimi i marëdhënieve të punës së Nëpunësit Civil.
3.1 Kuadri ligjor që rregullon marrjen e masave disiplinore për Nëpunësit Civil.....f 27
3.2 Krahasim mes legjislacionit për Shërbimin Civil me legjislacionin sipas
Kodit të Punës.............................................................................................................f 30
3.3 Llojet e masave disiplinore dhe rastet që të çojnë në marjen e tyre.....................f 31
3.4 Proçedura që ndiqet dhe aktet që hartohen për marrjen e një mase disiplinore... f 34
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 7
3.5 E drejta për tu ankuar............................................................................................f 34
Kreu IV
Ç’farë është Komisioni i Shërbimit Civil, a janë të detyrueshme për tu
zbatuar vendimet e tij
4.1 Komisioni i Shërbimit Civil ............................................................................ f 36
4.2 E Drejta e nëpunësit civil për tu ankuar në K.Sh.Civil..................................f 37
4.3 A janë të detyrueshme për tu zbatuar vendimet e Komisionit për anikimet
e paraqitura.........................................................................................................f 38
Kreu V
Departamenti i Administratës Publike
5.1 Departamenti i Administratës Publike...............................................................f 41
5.2 Roli i Departamentit të Administratës Publike në shqyrtimin e masave
disiplinore................................................................................................................. f .42
5.3 Krijimi i “ITAP” Institutit të Trajnimit të Administratës Publike dhe
objektivat e tij........................................................................................................... f .42
Kreu VI
Ligji i ri “Për Nëpunësin Civil” risitë që ai sjell , a e forcon ai pozitën e
nëpunësit civil............................................................................................................................... f 44
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 8
Kreu VII
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME PËRMBYLLËSE
Bibliografi
Shkurtesat e përdorura:
SHC Shërbimi Civil
AP Administratë Publike
DAP Departamenti i Administratës Publike
ITAP Instituti i Trajnimit të Administratës Publike
KPA Kodi Proçedurës Administrative
KP Kodi i Punës
K.Pr.C Kodi Proçedurës Civile
VKM Vendim i Këshillit të Ministrave
ASPA Shkolla Shqiptare e Administratës Publike
LSHC Ligji për Shërbimin Civil
SIMBNJ Sistemi Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 9
HYRJE:
Një administratë profesionale e mbështetur në meritat dhe e paanëshme, e aftë të oftojë shërbime
cilësore dhe transparente ndaj publikut duke përballuar sfidat gjithëpërfshirëse të integrimit të vëndit është
vizioni i së ardhmes.
Qytetarët presin që adminsitarta e tyre publike të punojë në interes të publikut, të jetë e sjellëshme
dhe efikase në sigurimin e shërbimeve publike, të jetë më pak burokratike dhe të zbatojë standartet ligjore, të
punësojë nëpunës civilë të besueshëm dhe profesionistë të cilët nuk presin shpërblime të veçanta për punën
që do të kryejnë.
Administrata Publike zë një vend kryesor në sistemin e mekanizmit shtetëror, është tërësia e
organeve që ushtrojnë vullnetin shtetëror. Ajo përfshin tërësinë e të gjitha organeve që ushtrojnë vullnetin e
shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë , pra tërësia e të gjithë organeve që ose ofrojnë shërbime të
drejtëpërdrejta ose rregullojnë marëdhënie të rëndësishme që prekin interesat e përditëshme të qytetarëve.
Administrata duhet të funksionojë dhe të organizohet në bazë të parimeve kryesore kushtetuese si
kushtetutshmëria, ligjshmëria, drejtësia paanësia në marrjen e vendimeve, efikasiteti , deburokratizimi etj.
Duhet të veprojë në mbështetje të Kodit të Proçedurave Administrative dhe ligjeve të posaçme. Nëse këto
parime shkelen ose nuk zbatohen ç’do vendimarrje që prek interesat legjitime të kujtdo kthehet në
përgjegjësi institucionale të administartës publike por në rastet e parashikuara nga ligji dhe përgjegjësi
personale e punonjësit që e kryen.
Marëdheniet e punës të punonjësve të adminsitatës publike rregullohen me ligj të veçantë. Duke
qënë përpara faktit se ndryshimet e programeve politike të qeverive janë të shpeshta kjo sjellë dhe
paqëndrushmerinë dhe joefikasitetin e administratës gjë e cila sjell dhe nevojën e ligjeve të veçanta të cilët
mbrojnë në njëfarë mënyrë punonjësit e institucioneve shtetërore.
Shërbimi civil në vendin tonë u rregullua për herë të parë me ligjin nr.8095, dt.21.03.1996 “Për
Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë”. Por ky ligj nuk arriti të gjente zbatim dhe pas tre viteve u
zëvëndësua me një ligj tjetër i cili kishte të njëtin objekt me ligjin 8549 dt.11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit
Civil”. Shërbimi Civil përfshin një numër të kufizuar punonjësish rreth 5000 të tillë dhe ky ligj i jep një
rëndesi te veçantë meritokracisë, qëndrushmërisë dhe sistemit të karrierës. Ky ligj ishte në përputhje më
shumë nga standartet dhe parimet gjerësisht të pranuara Europiane, por këto parime nuk u përqafuan
plotësisht nga aktorët relevantë shqiptare politikë dhe administrativë. Më pas legjislacioni u plotësua me
aktet e hollësishme nënligjore: Departamenti Administratës Publike (njësia qëndrore e politikave të
menaxhimit) u forcua dhe me Komisionin e Sherbimit Civil ( i cili i raporton Kuvendit).
Ligj i cili do të shfuqizohet nga ligji i ri “Për nëpunësin Civil” i cili fillon fuqinë e tij në Tetor në vitit
2013.
Por si në çdo sektor tjetër Adminsitrata Publike ka nevojë për punonjës më të kaulifikuar të
mundshëm, vetëm nëpunësit më të mirë të administratës mund të realizojnë detyrat më të vështira, më të
ndërlikuara dhe më krijuese.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 10
Administrata Publike ofron avantazhe të shumta në krahasim me profesione të tjera dhe këtu
përfshihen : siguria e punës, një pagë e sigurtë, sigurime shëndetësore, pensioni, leja e lindjes e pagueshme,
raporti i mjafueshëm mjekësor, leje të zakonshmë të bollshme dhe leje të pagueshme, kushte njerëzore pune,
orari i favorshëm, zhvillimi profesional etj. Nëpunësit Civilë gëzojnë dinjitet dhe prestigj, ata shprehin
mendiemt e tyre në lidhje me politikat publike dhe ligjet, nuk i nënshtrohen trysnisë për të arritur rezultate
të menjëherëshme, si dhe gëzojnë faktorë të tjerë motivues.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 11
Kreu I titullohet: “Ç’farë është Administrata Publike , parimet themelore, rregullimi i
marëdhënieve të punës”
Do të trajtohet teorikisht kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë e Administratës Publike, si në
aspektin formal dhe atë material. Cilat janë organet e Administratës Publike sipas K.Pr.Administrative.
Marëdheniet e punës të funksionarëve publikë që miratohen me ligj që kërkon shumicë të cilësuar (N.81 i
Kushtetutës së Shqipërisë). Ç’farë është veprimi administrativ dhe përgjegjësisia e administratës në
ushtrimin e tij.
Kreu II titullohet: “ Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil, si lindi Shërbimi Civil, ç’farë është
Shërbimi Civil, institucionet që i nënshtrohen këtij ligji, rektutimi dhe rregullimi ligjor”.
Që një rend qeverisjeje në një shoqëri të caktuar të realizojë me sukses zhvillimin e asaj shoqërie,
duhet të ketë një aparat shtetëror sa më të organizuar dhe efektiv. Në një shtet demokratik realizimi i
funksioneve shtetërore kërkon së pari një organizim sa më të mirë të aparatit shtetëror dhe në veçanti të atij
administrativ, një administratë me nëpunës të aftë profesionalisht pasi profesionalizmi dhe qëndrueshmëria
e tyre në punë paraqet domosdoshmërisht një qëndrueshmeri të administatës publike.
Kreu III titullohet: “Masat disiplinore dhe përfundimi i marëdhenieve të punës. Kuadri ligjor,
llojet e masave disiplinore, krahasim me legjislacionin sipas kodit të punës dhe proçedura ankimore”.
Në shtetin e së drejtës gjithmonë ekziston tendenca e balancimit të pushteteve dhe e ndjenjës së
drejtësisë e cila duhet të mbulojë të gjithë aspektin e marëdhenieve sociale dhe kjo është arsyeja që
tendencës së punëdhenësit për abuzimin me të drejtën për marrjen e masës disiplinore i janë vënë disa
kufij proçedurial dhe garantues për punësimin që janë: Detyrimi për njoftimin e fillimit të proçedurës, e
drejta për paraqitjen e pretendimeve, e drejta për tu dëgjuar dhe asistuar nga një këshilltar ligjor që janë
mjete të fuqishme për punëmarrësin për të bërë që të dëgjohet zëri i tij.
Një krahasim i shkurtër i legjislacionit sipas kodit të punës dhe më tej procedura ankimore që duhet
të ndiqet për tu ankuar ndaj një mase disiplinore.
Kreu IV titullohet: “Komisioni i Shërbimit Civil, e drejta për tu ankuar, vendimiet që ai nxjerr
dhe a janë të detyrueshme për tu zbatuar këto vendime”.
Në këtë kapitull do të trajtohet Komisioni i Shërbimit Civil si institucion i pavarur i ngarkuar me
mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimit civil, institucion i cili zgjidh ankimet individuale që kanë lidhje
me marrëdhëniet e punës për nëpunësit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Cilët nëpunës civilë mund ti
drejtohen këtij komisioni dhe në cilën fazë e gëzojnë këtë të drejtë në bazë të statusit që gëzojnë.
Proçedura që duhet të ndiqet nga nëpunësit civile për t’ju drejtuar KSHC, vendimet që ky Komision
nxjerr, forma që duhet të nxirren dhe e drejta e ankimit.
Mënyra e ekzekutimit të këtyre vendimeve, a janë tituj ekzekutiv dhe kur i ekzekuton.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 12
Ç’farë ndryshimesh sjell ligji i ri në ekzekutimin e vendimeve të KSHC.
Kreu V titullohet : “Departamenti Administratës Publike dhe Instituti i Trajnimit Të
Administratës Publike”.
Departamenti i Administratës Publike si organ i specializuar i parashikuar nga ligji për menaxhimin
e burimeve njerëzore, udherrefyes për institucionet më qëllim krijimin e një praktike të njësuar për marrjen e
masave disiplinore dhe trajtimin uniform të rasteve. Organi të cilit mund ti drejtohen ankesat e nëpunësve
civile.
Instituti i Trajnimit të Administratës Publike Roli i tij këshillimor në shqyrtimin e masave
disiplinore, proçes ky këshillimor pasi nuk e detyron institucionin që të zbatojë një vendim por i jep
mendim.
Pse lindi nevoja për krijimin e ITAP (Institutit të Adminsitratës Publike) dhe bashkëpunimi i saj me
DAP-in (departamentin e Administrtatës Publike) për trajnimin e administratës publike.
Kapitulli VI titullohet : “Ligji i ri për Shërbimin civil, risitë që ai sjell dhe a e forcon ai pozitën e
nëpunësit civil.
Në këtë kapitull do të trajtohet fakti se përse lindi nevoja për zëvëndësimin e ligjit “Për statusin e
nëpunësit civil” me një ligj të ri i cili do të sjellë standarte të reja në Administratën Publike të Republikës së
Shqipërisë. Objektivat kryesore të këtij ligji janë, zgjerimi i fushës së veprimit të ligjit, rekrutimi në grup dhe
krijimi i një trupe të Drejtuesve të Lartë të Shërbimit Civil, përmirësimi i metodave aktuale të testimit
nëpërmjet rekrutimit ne grup, mobilizimi, rroracioni, transferimi ose zëvëndësimi
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 13
QËLLIMI:
Qëllimi i këtij punimi është që të paraqesë një studim më i thelluar i legjislacionit tonë për
ligjet e veçanta që rregullojnë marëdheniet e punës në Administratën Publike . Duke pasqyruar një tablo të
koncepteve bazë të Shërbimit Civil dhe analizimi i përfundimit të marëdhenieve të punës në Shërbimin
Civil.
E gjitha kjo do të arrihet duke studiuar fillimisht Administratën Publike në Republikën e Shqipërisë,
ç’farë është Adminsitrata Publike, ç’farë është veprimtaria administrative dhe përgjegjësia e administratës
në ushtrimin e veprimtarisë së saj, parimet mbi të cilat duhet të funksionojë ajo. Mënyrën se si rregullohen
marrëdhëniet e punës në administratën gjyqësore në bazë të ligjeve e veçanta.
Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil si një prej ligjeve bazë për nëpunësit civilë që gëzojnë këtë
status dhe është pikërisht studimi i hollësishëm i këtij ligji që do të na paraqesë tablonë e plotë në realizimin
e qëllimit të këtij punimi .
Kjo arrihet dukë studiuar momentet kryesore si përshëmbull : si lindi Shërbimi Civil, çfarë është
Shërbimi Civil si dhe si bëhet rekrutimi e rregullimi ligjor.
A do ndryshojë Administrata Publike pas inplementimit të ligjit të ri për “Nëpunësin Civil” dhe çfarë
risishë do sjelli ky ligj.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 14
OBJEKTIVAT:
Objektiv kryesor në këte punim është analizimi i rëndësisë që kanë Ligjet e veçanta në veprimtarinë
e Adminsitratës Publike në Republikën e Shqipërisë .
Duke studiuar hollësisht mënyrën se si rekrutohen punonjësit e administratës publike, dhënia e
masave disiplinore si mjet për të luftuar fenomenet negative për të mos i kthyer ato në një mjet në duart e
eprorëve për largimin nga punave të personave të padëshiruar prej tyre.
Objektiv tjetër I rëndësishëm është ai i studimit dhe i bashkëpunimit të Institucioneve të
Administratës Publike me Departamentin e Administratës Publike dhe me Institutin e Trajnimit të
Administratës Publike. Roli i Komisionit të Shërbimit Civil në ruajtjën e mbarvajtjes së mardhenieve të
punës në Administratën Publike. Impjementimi i ligjit të ri për “Nëpunësit Civil” dhe ndryshimet që ai do
të sjelli në mënyren e rekrutimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, në paga etj.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 15
HIPOTEZAT :
Hipoteza qëndron në faktin nëse miratimi i ligjeve të veçanta për punonjësit e administratës publike
ka sjellur apo jo rezultat në përmirsimin e marëdhënieve të punës.
Si e ka përmirësuar nderhyrja e Departamentit të Administratës Publike (DAP-it), veprimtarinë e
Administratës Publike dhe a ka përmirsuar diçka në kuadrin e proçedurës së rekrutimit të punonjëve me
anë të konkurseve duke i hapur rrugën proçedurave të rekrutimit bazuar në Ligjin nr.8549, dt.11.11.1999.
Gjithashtu nëse ka luajtur një rol pozitiv trajnimi nga DAP i Ministrive të linjës për të shmangur
kostot e mundëshme financiare që mund të sjelli një masë disiplinore e marë në kundershtim me
proçedurën e përcaktuar duke shmangur dhe abuzimet e ndryshme që mund të sjelli raporti epror-vartës.
Roli i Komisionit të Shërbimit Civil i cili ka kopetencë të shqyrtojë të gjitha ankesat e nëpunësve
civile duke luajtur kështu dhe rolin e një gjykate të shkallës së parë dhe a kanë të drejtë të gjithë nëpunësit
civilë të ankohen në këtë komision.
Ç’farë ndryshimesh do të sjelli ligji i ri për nëpunësit civil, a do e forcojë ai pozitën e punonjësve të
administratës, c’farë do të ndryshojë në mënyrën e rekrutimit të punonjësve, në krijimin e një sistemi të
fortë karriere, në unifikimin e proçedurave në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Dhe ajo që është më kryesorja, a do ja arrijë Administrata Shqiptare që nëpërmjet implementimit të
ligjit të ri të rrisë besimin e publikut dhe arritjen e cilësisë së shërbimit për përafrimin me standartët
Europiane e cila është dhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 16
Metodologjia e përdorur për këtë studim:
Ky studim është bazuar në studimin e legjislacionit Shqiptar dhe implementimit të ligjeve të
veçanta që rregullojnë marëdheniet e punës .
Trajtohet në mënyre empirike roli i Komisionit të Shërbimit Civil dhe i Departamentit të
Administratës Publike në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të administratës publike në kuader të disa
ligjeve të rëndësishme si ligji 8095 dt.21.03.1996 “Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë”, ligji
8549 dt.11.11.1999 “ Statusi Nëpunësit Civil”( i ndryshuar).
Do të trajtohet shkurtimisht dhe legjislacioni për rregullimin e marëdhënieve të punës nga Kodi i
Punës, në mënyrë krahasuese.
Gjatë këtij punimi është bërë një analizë e përgjegjësisë së Administratës publike në ushtrimin e
funksionit të saj duke dhënë dhe konceptet bazë të përgjegjësisë civile që mban administrata publike.
Në këtë studim janë përdorur një sërë materialesh si libra të fushës, shkrime në artikuj shkencor,
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 17
Kapitulli I
“Ç’farë është Administrata Publike , parimet themelore, rregullimi i mardhënieve të punës”
1.1 Administrata Publike në Republikën e Shqipërisë.
Administrata Publike zë një vend kryesor në mekanizmin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, ajo
është tërësia e organeve që ushtrojnë vullnetin shtetëror.
“Administrata është pjesa më e dukshme e qeverisë, është qeveria në veprim.........” , kjo thënie e ish
presidentit të Amerikës Woodrow Wilson përbën dhe sot filozofinë bazë mbi të cilën operon Administrata
Shqiptare duke vene profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve.
Efekshmëria e shtetit varet nga qeveria dhe efektshmëria e qeverisë varet nga administrata që ajo ka
dhe shërbimi civil. Në këto kushte cilësia e shërbimit civil përfaqëson një faktor kufizues për efekshmërinë
e një shteti.
Si në shumë vënde edhe në Shqipëri historia e adminsitratës shtetërore është një histori e përshtatjes së
vazhdueshme me kërkesat e reja që ka shoqëria. Shoqëria kërkon një adminsitratë demokratike profesionale
sepse pa të shteti nuk mund të garantojë sigurinë personale, të drejtën e pronës, zhvillimin ekonomik që
janë kërkesa minimale për ekzistencen e shoqerive njerëzore.
Organe të Administratës publike konsiderohen ato organe që ushtrojnë funksionin administrativ.1
Juridikisht administrata shtetërore paraqitet në dy aspekte, në atë formal, të instrumenteve
ekzekutivë urdhërdhënës (organizativ) dhe në atë material, si veprimtari publike pra materiale funksionale.
Pra në kuptimin e parë adminsitrata publike është tërësia e një sistemi të posaçëm organësh të cilat
legjislacioni jonë i cilëson si organe të administratës publike.
Kodi i Poçedurës Administrative organet e Administratës publike i kalsifikon si më poshtë:
-organet e pushtetit qëndror të cilat kryejnë funksione administrative.
-organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative.
-organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione adminsitrative
1 N.3 i K.Pr.Administrative përcakton kuptimin e organeve të Adminsitratës publike. N.2 i po këtij ligji përcakton funksionin
administrativ të tyre.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 18
-organet e Forcave të Armatosura , si dhe çdo strukturë tjetër punonjësit e të cilës gëzojnë statusin e
ushtarakut, për sa kohë që kryejnë funksione administrative.
Administrata shtetërore përfshin tërësinë e organeve të cilat ushtrojnë vullnetin shtetëror në mënyrë
të drejtëpërdrejtë ose jo, pra të gjitha ato organe që ofrojnë shërbime të drejtëpërdrejta ose organe që
rregullojnë marëdhënie të rëndësishme të jetës në vënd të cilat prekin interesat e përditëshme të qytetarëve
shqiptarë.
1.2 Veprimtaria administrative dhe përgjegjësia e administratës në ushtrimin e saj.
Ne termin “veprimtari administrative” përmbahen veprime apo tërësi veprimesh që në mënyrë të
vazhdueshme ose jo të vazhdueshme, institucionale apo rastësore, kryhen nga administrata publike dhe që
kanë të gjitha një tipar të përbashkët, të qënit veprime që rregullohen nga e drejta private.
Për një kohë të gjatë, veprimtaria e administratës publike ka gëzuar privilegje dhe imunitete, duke u
bazuar në supozimin që shteti ka rolin e kujdestarit për zbatimin e ligjit dhe nuk mund të kryej veprimtari të
kundraligjëshme. Me evolimin që ka pësuar kjo pikëpamje, aktualisht është mbizotëruese ideja që
përgjegjësia e autoriteteve shtetërore qëndrore apo lokale është e drejtpërdrejtë, për shkak të veprimtarisë së
organeve administrative në ushtrimin e funksionit të tyre dhe ato të kryera nga nëpunësit e administratës
gjatë ushtrimit të detyrave që i janë dhënë ose deleguar nga dispozita ligjore.
Administrata publike është një subjekt juridik dhe së bashku me personat e tjerë juridik gëzon zotësi
juridike. Zotësia juridike apo personaliteti juridik i organeve të administratës publike mbart me vete dhe një
sërë të drejtash dhe detyrimesh, ajo është palë në marëdhenie detyrimesh (që e kanë burimin nga ligji, apo
aktet administrative).
Në sferën emarrëdhënieve të detyrimit ajo përgjigjet për dëmet e shkaktuara dhe faktet e paligjshme të
kryera nga nëpunësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë publike. Pra përgjegjësia administrative bashkëjeton me
përgjegjësinë e nëpunësit publik.
Por përgjegjësia nuk duhet kuptuar vetëm si nocion juridik por dhe si një ngjarje social-ekonomike dhe
ndërhyrja e shtetit në të gjithë sektorët e saj do të sillte një ulje të mundësisë së shkaktimit të dëmeve. Sot
qytetarët jo vetëm që i kërkojnë organeve të administratës publike të respektojnë kriteret e efiçencës dhe
transparencës në përmbushjen e veprimtarisë administrative në një mënyrë që redukton manifestimin e
sjelljeve të dëmshme, por kërkon nga administrata dhe riparimin e dëmeve që i bëhen interesave të tij të
ligjëshme. Si në rastin e sjelljes së paligjshme të administratës dhe “në mungesë të sjelljes së paligjshme”
është e drejtë që barra ekonomike të një fakti të caktuar të bjerë mbi institucionin dhe jo mbi individin.. Pra
përgjegjësia e administratës publike adreson një dualizëm qëllimesh : atë në përdorimin e drejtë dhe efikas
të burimeve publike dhe në funksionimin e duhur të administratës publike , në funksion të interesave të
përgjithëshme.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 19
Përgjegjësia në administratën publike është e ndarë në kategori të ndryshme : politike, penale, civile,
administrative, disiplinore.
-Përgjegjësia politike është kur një person është i pajisur me pushtet politik ai duhet të jetë përgjegjës për
menaxhimin e këtij pushteti.
Përgjegjësia penale është kur nëpunësi gjatë ushtrimit të funksionit të tij publik konsumon vepra penale të
cilat duhet ti nënshtrohen dënimeve të caktuara, me burgim ose gjobë) si rezultat i një procesi penal. Duke
qënë përpara faktit se përgjegjësia penale është përgjegjësi individuale , e cila nuk mund të transferohet,
është pikërisht nëpunësi publik që i nënshtrohet këtij dënimi dhe jo institucioni.
Përgjegjësia administrative është përgjegjësia që mban administrata kundrejt subjekteve të tjera, si
për përgjegjësinë e nëpunësve publikë ndaj të tjetëve dhe në drejtim të vetë administratës.
Sa i përket përgjegjësisë civile të administratës publike ekzistojnë dy forma përgjegjësie: ajo
kontraktore dhe ajo jashtëkontraktorë. Përgjegjësia jashtëkontraktore bazohet në parimin se ai që me dashje
i ka shkaktuar një dëm të padrejtë të tretëve është i detyruar ta zhdëmtojë këtë dëm, ndërsa përgjegjësia
kontraktuale është kur nuk përmbushet një raport detyrimi i përcaktuar më parë.
Përgjegjësia disiplinore e cila konsiston në shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga raportet e
shërbimit që ata kryejnë në administratën publike.
Nëpunësit e administratës publike janë përgjegjës për dëmet që i sjellin organit administrativ, gjatë kohës
së ushtrimit të funksionit publik
1.2 Parimet mbi të cilat duhet të funksionojë Administrata Publike.
Administrata Publike duhet të Organizohet dhe të funksionojë në rradhë të parë në bazë të Kushtetutës
së Shqipërisë që është ligji themelor i shtetit dhe në bazë të parimeve të së Drejtës Administrative që
ligjishmëria, barazia dhe proporcionaliteti, parimi i drejtësisë dhe i paanësisë, parimi i bashkëpunimit të
administratës me personat privatë, i përgjegjshmërisë, i marrjes së vendimeve, parimi i efiçencës dhe i
deburokratizimit, i të drejtës për tu informuar e transparensës, i mbrojtjes së sekretit shtetëror dhe i
konfidencialitetit, i kontrollit të brendëshëm dhe atij gjyqësor dhe parimi i mospagimit të shërbimit.2
Kodi i Proçëdurës Administrative është ligji themelor në bazë të të cilit adminsitrata publike urshtron
veprimtarinë e saj. Të gjitha këto parime dhe rregullat e tjera të vendosura me ligje të posaçme kërkojnë që
administrata publike të gëzojë qëndrueshmërinë dhe vijueshmërinë e saj, nëse këto parime e ligje shkelen
atëherë përgjegjësia personale e sejcilit që prek këto interesa kthehet në përgjegjësi institucionale të
adminsitartës publike.3
2 “E drejta Administrative ” Sokol Sadushi
3 Ligji 8510, dt.15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të Administratës Shtetërore”.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 20
1.3 Si rregullohen marëdhëniet e punës.
Që një rend qeverisjeje në një shoqëri të caktuar të realizoje me sukses zhvillimin e asaj shoqërie,
duhet të ketë një aparat shtetëror sa më te organizuar dhe efektiv. Por që realizimi i funksoneve shtetërore të
bëhet në mënyrën më të mirë duhet të ketë një organizim sa më të mirë të aparatit shtetëror dhe të përbërë
nga nëpunës të aftë profesionalisht.
Rregullimi i marëdhenieve të punës për punonëjsit e Adminsitartës Publike bëhet nga disa ligje
duke u bazuar kjo në pozicionin e tyre të punës.
Kushtetura e Shqipërisë ligjet që rregullojnë mardhëniet e punës i ka klasifikuar si ligje që kërkojnë
shumicë të cilësuar për ti miratuar.4
Shkurtimisht po paraqes një pamje të përgjithëshme të ligjeve të veçanta që rregullojnë pozicione të
ndryshme të punës.
Funksionet Politike: Rregullohen me ligjin 8095 dt.1996 “Për Shërbimin Civil në Republikën e
Shqipërisë”. Disa pozicione pune gëzojnë statusin e funksionarit politik, ky status lidhet me ushtrimin e
funksioneve politike drejtuese në organe të administratës publike qëndrore e vendore.
Në listën e tyre përfshihen: drejtuesit e institucioneve qëndrore e vendore, zëvëndësdrejtuesit,
antarët e kabineteve përkatëse dhe zëdhënësit e institucioneve
Nëpunësit Civile: Mardhëniet e punës së Nëpunësit Civil rregullohen me ligjin 8549, dt.11.11.1999
“Statusi i Nëpunësit Civil”.
Pjesë e shërbimit civil janë këto organe të administartës publike:5
-Këshilli i Ministrave
-Ministritë
-Kuvendi
-Presidenca
-Bashkitë
-Qarqet
-Organet e pavarura Kushtetuese si: Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Këshilli Kombëtar i Radio
Televizionit, Komisioni i Shërbimit Civil, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Statusin e punësimit të posaçëm: Ky status rregullohet më ligj të posaçëm i cili jepet institucionit
përkatës dhe të tillë janë, ushtarakët, punonjsit e Shish, punonjësit e policisë etj.
4 N.81 i Kushtetutës së Shqipërisë.
5 N.2 i ligjit 8549, dt.11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 21
Statusi i nëpunësit të përgjithshëm: Ligji bazë që rregullon marëdheniet e punës për punonjësit e
organeve adminsitrative në përgjithësi është Kodi i Punës.
Sa i përket marëdhënieve të tjera të punës që nuk rregullohen nga ligje të veçanta ato
rregullohen nga Kodi i Punës.
Kapitulli II
Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil si një prej ligjeve bazë për nëpunësit civilë që gëzojnë këtë
status.
2.1 Si Lindi Shërbimi Civil.
Administrata publike në Shqipëri filloi të ndjehej e cënuar nga disa faktorë të cilët nuk I kishte
provuar më parë, njerëzit diskriminoheshin për shkak të bindjeve të tyre politike, ndërsa administrata
nisi të vuante tranzicionin. Tranzicion ky që karakterizohej nga levizje të vazhdueshme dhe nga një
paqëndrueshmëri gjë që kishte pasija në realizimin e detyrave që I ishin ngarkuar. 6
-Përpjekjet e para filluan me miratimin e ligjit nr.8095 “Për shërbimin civil në Republikën e
Shqipërisë” dhe më pas me shtimin e kërkesave për një shtet ligjor dhe për realizimin e
angazhimeve që kishte marrë qeveria në marëdhenie me faktorët ndërkombëtarë.
-Për të arritur të gjithë objektivat qeveria synonte të ndërmerrte hapa dhe veprime të tilla siç janë:
-përmirësimi I organizimit të punës së qeverisë
-zhvillimi I funksioneve të mbikqyrjes.
6 “Marredheniet juridike te punes per nepunesin civil” Julejda Gërxhi, Tirane 2009
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 22
-forcimi I kapaciteteve të projektimit të ligjit.
-menaxhimi I financave publike
-zhvillimi I kontrollit dhe I auditivit.
-reformimi I shërbimit civil dhe menaxhimi I burimeve njerëzore
-përmirësimi I qeverisjes vendore
-zhvillimi I qytetarisë dhe shoqërisë civile.
Por ky ligj nuk arriti të gjente zbatim dhe pas tri vitesh nga miratimi u zëvëndësua me një ligj tjetër i cili
kishte të nëjtin objekt me të parin. Aktualisht statusi i shërbimit civil dhe shërbimi civil në përgjithësi
rregullohet me ligjin 8549, dt.11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” ligji i cili hyri në fuqi më
dt.15.01.2000.( i ndryshuar).
Shërbimi civil përfshin një numër të kufizuar të nëpunësve të administratës publike por ky ligj thekson në
mënyrë specifike meritokracinë, qëndrueshmërinë dhe një sistem karriere.
2.2 Ç’farë është shërbimi civil, si fitohet statusi.
Që një rend qeverisjeje në një shoqëri të caktuar të realizojë me sukses zhvillimin e asaj shoqërie,
duhet të kete një aparat shtetëror sa më të organizuar dhe efektiv. Ky aparat duhet të sigurojë rendin dhe
sigurinë publike, të mbrojë jeten dhe pronën publike e private dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore
të njeriut.
Por, për funksionimin normal të këtij aparati të admninistratës publike, veç organizimit të përsosur të tij,
duhen edhe njerëz të përgatitur e të aftë.
Këta njerëz që punojnë në këtë aparat quhen dhe personeli I shërbimit civil të administratës publike,
pa të cilët nuk mundet që administrata publike të përmbushë misionin e saj.
Pra me Shërbim Civil kuptojmë veprimtarinë e punonjësve të administratës publike, që kanë cilësinë
e nënpunësit civil, për të realizuar funksionet e saj të bazuar në Kushtetutë e në ligje.
Në Shqipëri deri në vitin 1996 ndërmjet marrëdhënies juridike të nëpunësisë dhe marredhënieve të
tjera të punes nuk ka patur dallim pasi ato rregulloheshin sipas Kodit të Punës.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 23
Rregullave të këtij kodi i nënshtroheshin si nëpunësit ashtu dhe punëtorët e thjeshtë.
Për të përcaktuar qartë pozitën, ashtu dhe dallimet ndërmjet këtyre dy kategorive të
ndryshme u miratua ligji Nr.8095 “Per Sherbimin Civil ne Republikën e Shqipërisë”, i cili më pas është
shfuqizuar me ligjin Nr.8549 date 11/11/1999 “Per statusin e nenpunesit civil” ligj i cili është akoma ne fuqi.
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të njëjta për kushtet dhe proçedurat e pranimit në
shërbimin civil, për mënyrën e fillimit dhe të mbarimit të marëdhënieve të punës, për zhvillimin e karrierës,
për garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të nënpunësve civil, me synim krijimin e një
shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional dhe efiçent.
Ky ligj përcakton skemën e administrimit të shërbimit civil dhe rregullon marëdhëniet juridike
ndërmjet nënpunësve civile dhe institucioneve të administratës publike të nivelit qëndror apo vendor.
Sipas ligjit, nënpunes civil janë ata nënpunës të institucioneve të administratës publike të nivelit
qëndror apo vendor, të cilët ushtrojnë autoritetin publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese,
mbikqyrëse apo ekzekutuese.
Me “Institucione të administratës publike të nivelit qendor apo vendor” janë:
Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Këshillit të Ministrave, Ministritë,
institucionet qëndrore të pavarura, Bashkitë dhe Qarqet.
Me “institucionet e administratës qendrore” do t’i referohemi aparatit të Këshillit të
Ministrave dhe ministrive.
Me “institucione të pavarura” do t’i referohemi institucioneve qendrore të pavarura, Administratës së
Kuvendit, Administratës së Presidentit, Bashkive dhe Qarqeve. Ligji nr.8549 date 11.11.1999 “Per statusin e
nenpunesit civil”, ka percaktuar parimet e ndërtimit dhe te veprimit te sherbimit civil.
Sipas tij, shërbimi civil është I ndertuar dhe vepron mbi bazen e parimeve të profesionalizmit, të
pavarësisë dhe të tërësisë, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë
së karrierës, të përgjegjesisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi.
2.3 Institucionet që i nënshtrohen ligjit për Nëpunësin Civil 7.
Shtrirja horizontale: Shtrirja horizontale e fushës së veprimit të ligjit për statusin e nëpunësit
civil është e kufizuar në disa institucione dhe përfshihen:
-Këshilli i Ministrave
-Ministritë
7 “Analizë e legjislacionit mbi mardhëtiet e punës” , Dr.Eralda Çani , Dhjetor 2009.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 24
-Kuvendi
-Presidenca
-Bashkitë
-Qarqet
-Organet e pavarura Kushtetuese si:
Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, Komisioni i Shërbimit
Civil, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Këto institucione janë të organizuara në dy grupime të mëdha në: institucione qëndrore që përfshijnë
Këshillimin e Ministrave dhe Ministritë, të pavarura , që përfshin qarqet, Kuvendin Presidencën dhe
institucionete pavarura kushtetuese. Për institucionet qëndrore menaxhimi i shërbimit civil bëhet nga DAP ,
ndërsa për të pavarurat nga Departamentet e Personelit të vetë institucioneve.
Shtrirja vertikale: Në të gjithë institucionet e lartpërmendura shtrirja vertikale, nisur nga pozicioni i punës,
nis që nga Sekretari i Përgjithshëm në këto organe dhe përfundon me specialistët duke përfshirë të gjithë
nëpunësit që ushtrojnë autoritetin publik ne detyra të natyrës drejtuese, organizuese , mbikqyrëse ose
ekzekutuese. Dhe Konkretisht:
-sekretar i përgjithshëm
-drejtor departamenti
-drejtor drejtorie të përgjithëshme dhe pozicione të barazvlefshme
-drejtor drejtorie dhe pozicione të barazvlefshme
-shef sektori dhe shef zyre dhe pozicione të barazvlefshmë
-specialistët
Pra këto janë pozicionet apo punonjësit ku shërbimi civil shtrin rregullimit ligjore në lidhje me marëdheniet
e punës.
2.4 Rektutimi, rregullimi ligjor.
Procedura e rekrutimit në shërbimin civil kryhet nëpërmjet konkurimit të hapur, bazuar në meritat e
secilit individ.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 25
Në administratën qëndrore shpallja e konkurimit bëhet nga Departamenti I Administarates Publike
(DAP), me kerkesen e institucionit perkates. Në institucionet e pavarura shpallja bëhet nga departamentet e
personelit. Me institucionet e pavarura do ti referohemi institucioneve qëndrore të pavarura, Administratës
së Kuvendit, Administratës së Presidentit, Bashkive dhe Qarqeve, të cilat janë përgjegjëse për
administrimin e shërbimit civil të tyre. Këto institucione krijojnë departamentet e tyre të personelit.
Shpallja bëhet në dy gazetat me qarkullim me të madh, të paktën 30 ditë para datës së caktuar për
konkurrim. Kjo shpallje duhet të përmbajë një listë të kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta që duhet të
plotesojnë kandidatet dhe të fushave në të cilat do të zhvillohet konkurrimi, të percaktuara nga DAP ne
bashkëpunim me institucionin propozues të administratës qëndrore dhe nga departamentet e personelit per
institucionet e pavarura.
Konkurrimi për fitimin e statusit është publik 8 dhe zhvillohet në tri faza ku në fazën e parë bëhet
perzgjedhja e kandidateve per t’iu nënshtruar testimit.
Në fazën e dytë zhvillohet testimi dhe në fazën e tretë dhe të fundit bëhet vlerësimi përfundimtar i
kandidateve.
Mund të pranohen në shërbimin civil personat që plotesojne këto kërkesa: 9
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme
profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një
shkeljeje të rëndë disiplinore.
Gjithashtu nëpunesi civil I nënshtrohet edhe një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të
emerimit, gjate kësaj periudhe ai është nën kujdesin e një nëpunësi të vjetër dhe vlerësohet nga eprori me I
afert I tij. Në fund të kësaj periudhe, eprori duhet të vendos :
a) konfirmimin si nepunes civil
b) zgjatjen e periudhës së provës dhe një herë të vetme, deri në 6 muaj të tjerë
c) largimin nga shërbimi civil dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm
nëpunësi mund të ankohet në Komisionin e Sherbimit Civil brenda 30 diteve nga
komunikimi I vendimit.
Dallimi I marredhenies juridike të nëpunesit nga marredhient e tjera të punës është
emerimi si formë e veçantë për vendosjen e nëpunësve të administratës publike, është një akt juridik I
njëanshëm, në kuptimin që marrëdhënia juridike e nëpunësve krijohet në menyrë të njëanshme nga organi që
bën emerimin. Kërkesa e personit që vendoset me detyrë në shërbimin civil shërben vetëm si mjet për të
vënë në lëvizje organin kompetent që ai të fillojë proçeduren e konkurrimit dhe jo si pjesë përbërëse e aktit
për krijimin e marëdhënieve të nëpunësisë.
Me emërimin e një nëpunësi në aparatin e administratës publike lindin marredhënie juridike të punës,
siç janë ato mbi të drejtat e nëpunësit për pagë, për pushime, për sigurime shoqërore dhe maredhnie juridike
me karakter administrativ të nëpunësisë, që lidhen me detyrat dhe të drejtat e nëpunësit për të realizuar
funksionet zyrtare që atyre u ngarkohen. Pikëmpamja juridike e nëpunësisë që krijohet me marreveshje
8 Neni 111 I Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
9 Neni 12 i iligjit 8549 dt.11.11.1999, “Për statusin e nëpunësit Civil”
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 26
ndermjet organit kompetent për të bërë emerimin dhe nëpunësit që kërkon të emerohet ,nuk ka gjetur shumë
mbeshtetje. Ndër arsyet përmendet së në rradhë të parë marredhënia juridike e nëpunësisë nuk krijohet në
bazë të marrëshjes për shkak se mospranimi i organit kompetent për të nxjerr aktin e emërimit, me gjithë
pëlqimin ose kërkesën paraprake të personit që kërkon të vendoset në punë si nënpunës, nuk i jep të drejtën
këtij të fundit për të kërkuar me ndonjë rrugë ligjore detyrimin e organit për ta nxjerr patjeter aktin e
emërimit.
Veç kësaj personi që kërkon të vendoset në punë në shërbimin civil nuk ka të drejtë të përcaktojë
nëpermjet marrëveshjes, kushtet të drejtat e detyrat me karakter administrativ të funksionit që do të ketë pas
emërimit. Kushtet për emërimin e një personi si nëpunës dhe ato për realizimin e funksioneve nga ana e tij
përcaktohen nga dispozita përkatese dhe në asnjë mënyre nga marrëveshja ndërmjet organit që bën emërimin
dhe personit që kërkon të emerohet si nënpunës.
Karakteri i njëanshëm I krijimit të marrëdhënieve të nënpunesit del edhe nga ajo që detyrimi i
personit për të vazhduar funksionin e nënpunësiy nuk lind nga momenti kur ai ka kërkuar ose shfaqur
dëshirën për të emëruar, por nga momenti që organi kompetent shfaq vullnetin, nxjerr aktin administrativ
për emërimin e tij. Edhe heqja e nënpunësve nga shërbimi shtetëror bëhet me akt të njëanshëm, ose në raste
të caktuara ,vetvetiu si psh.vdekja e nenpunesit.
Rekrutimi kalon nëpër një proçedurë e cila përfshin:
-përcaktimin e kritereve për vendet e lira të punës: ky përcaktim bëhet nga vetë institucioni në
bashkëpunim me DAP-in ose Departamentin e Personelit të vetë institucionit në varësi të shpalljes së
vëndeve të lira të punës por jo më pak se 30 ditë në dy gazetat me qarkullimin më të madh në vënd.
-përzgjedhjen paraprake të dosjeve.
-testimin me shkrim dhe gojë nga një komitet da-hoc (për institucionet qëndrore) dhe nga eksperte
të pavarur. Ky rregullim është një element shtesë që ndikon në objektivitetin e vendimarrjes.
-përzgjedhjen nga eprori direkt nën varësi: ky ka të drejtë të zgjedhë një nga tre më të mirët e
rezultuar nga konkurimi.
-emërimin nga DAP-i për institucionet qëndrore dhe Departamenti i Personelit për institucionet e
pavarura.10
Ky proçes duke përfshirë elementë të transparencës ose të së drejtës për t’u ankuar, ligjërisht
garantohet si i rregullt. Kandidatët që marrin pjesë në një proçes rekrutimi kanë të drejtë të ankohen
fillimisht pranë Komisionit të Shërbimit Civil për këtë proçes.
Ky është një proçes që reflekton transparencë dhe meritokraci sipas ligjit por nga ana publikut është
vënë re një mosbesim i cili është reflektuar në mosmarrjen më pjesë në këto konkurse për vëndet vakante të
shërbimit civil.11
Sipas statistikave të treguara në raportet vjetore të DAP numri mesatar i aplikantëve në vitin 2004
që ka qënë dhe viti me aplikimin më të lartë 10.2, në vitin 2006 dhe 2007 ka qënë 6.1 , në vitin 2008 ka
qënë 6.2, në vitin 2009 ka qenë 7.3, viti 2010 ka qënë 7.7 duke pësuar përsëri rënie në vitin 2011. Por numri
mesatar i aplikantëve për proçedurën e rekrutimit ka rritje në vitin 2012 në 8.4 gjë që flet qartë për një rritje
të besueshmërisë ndaj këtyre proçedurave.
10
N.13 i ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil 11
Raporti i DAP-it për vitin 2008 ku citohet” gjatë këtij viti ëhstë vënë re një përmirësim përsa i përket besimit që ka treguar publiku për proçesin e pranimit në shërbimin civil” http://www.dap.gov.al/botime/raportivjetor2012.pdf
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 27
Çdo punonjës i nënshtrohet periudhës së provës e cila zgajt një vit dhe gjatë së cilës ai është nën
kujdesin e një nëpunësi më të vjetër në moshë. Në fund të kësaj periudhe eprori direkt vendos:
-konfirmimin si nëpunës civil
-zgjatjes e periudhës së provës dhe për një periudhë 6 mujore
-largimin nga shërbimi civil (vendim ky që bazohet në vlerësimet e punës që bëhen nga institucioni
përkatës në përputhje me mënyrat e vlerësimit të vendosura me VKM nr.231 dt.11.05.2000 “ Për pranimin
dhe shërbimin civil dhe dhe periudhën e provës”.
Në lidhje me kontarat e përkohëshme ligji nuk parashikon ndonjë ndalim apo rregullim të posaçëm
për të tilla rekrutime të përkohëshme. Por duke u mbështetur në N.1 të ligjit i cili i referohet Kodit të Punës
për çdo rregullim nuk është parashikuar në ligjin për statusin e nëpunësit civil dhe duke marrë në
konsiderate nevojat e institucionit rektutime te tilla të përkohëshme janë përdorur në institucione si pjesë e
shërbimit civil.
Sado që e gjithë kjo justifikohet me nevojat emergjente të institucioneve kjo mënyrë e zenies së një
vendi pune në shërbimin civil është në kundërshtim me vetë frymën e ligjit. Ligji parashikon qëndrueshmëri
dhe profesionalizëm, transparencë dhe konkurim për punësimin në një vënd pune në shërbimin civil,
parime të cilat nuk përmbushen nëpërmjet zënies së vendeve të lira me kontrata të përkohëshme.
Shqetësim ky është vënë në duke dhe nga raportet e DAP-it mbi vëndet e lira me kontarta të përkohëshme
duke e konsideruar këtë fakt si një ndër arësyet e uljes së besimit të publikut për të aplikuar në vëndet
vakante në shërbimin civil.
Kjo është dhe një nga arësyet pse lindi nevoja për përmirësimin e ligjit megjithëse Këshilli i
Minsitrave është përpjekur të regullojë numrin e vëndeve me kontratë të përkohëshme në institucionet
qëndrore të ekzekutivit por dhe atyre të pavarura.12
12
VKM nr.115, dt.02.02.2009 “Për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohëshme për vitin 2009 në disa ministri dhe institucione qëndrore” i ndyshuar më pas me VKM nr.960 dt. 18.09.2009.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 28
Kapitulli III
“ Masat Disiplinore dhe përfundimi i marëdhënieve të punës së Nëpunësit Civil “
Masat disiplinore janë mjeti që i është dhënë në duar punëdhënësit për të administruar në mënyrën
më të mirë të mundëshme Burimet Njerëzore të organizatës së tij duke e orjentuar organizatën drejt
objektivave të caktuara. Por një masë disiplinore nuk duhet të ngatërrohet me paaftësinë në punë e cila
ndërthuret shpesh me masat disiplinore e në disa raste aq shumë sa është e pamundur ti ndash nga njëra
tjetra, pasi paaftësia në punë është premisa e parë për marrjen e një mase disiplinore.
Masat disiplinore me kalimin e viteve kanë evoluar dhe me rritjen e theksit social të shoqërisë janë
zhvilluar në përmbajtje dhe në proçedurë. Kjo proçedurë për marrjen e masës disiplinore është zhvilluar me
qëllim kufizimin e abuzimit me të drjetën për të marrë një masë disiplinore dhe për të garantuar disa të
drejta të sistemit Shqiptar të së drejtës që janë Kushtetuta e Shqipërisë13
.
Masat disiplinore janë “rojet” e standarteve të cilat punëdhënësi pret që të zbatohen nga nëpunësit civilë,
janë kunderpeshë e të drejtave që Nepunësit Civilë i kanë fituar nga ligji. Janë kundërpeshë e të drejtave që
kanë fituar nëpunësit civilë por nëpunësit civilë kanë një sërë detyrash dhe obligimësh të cilat duhet ti
përmbushin.
Në shtetin e së drejtës ekziston tendenca e balancimit të pushteteve dhe e ndjenjës së drejtësisë e cila duhet
të mbulojë të gjithë aspektin e marrëdhënieve sociale dhe kjo është arsyeja që tendencës së punëdhënësit
për abuzim me të drejtën e marrjes së masës disiplinore i janë vënë kufij proçeduriale dhe garantues për
punëmarrësin
Të drejtës së punëdhënësit në marrjen e masave disiplinore i kanë vënë disa kufizime që janë: Detyrimi për
njoftimin e fillimti të proçedurës, e drejta për paraqitjen e pretendimeve, e drejta për tu dëgjuar dhe asistuar
nga një këshiltar ligjor, që janë mjete të fuqishme për punëmarrësin në mënyrë që të dëgjohet dhe zëri i tij.
3.1 Kuadri ligjor që rregullon marrjen e masave disiplinore për Nëpunësit Civil.
Në lidhje me masat disiplinore ligjvënësi ka qënë i kujdesshëm në krijimin e garancive për nëpunësin,
për të mos lejuar që masat disiplinore të bëhen një mjet presioni në duart e punëdhënësit duke detyruar
kështu nëpunësin të sillet sipas një modeli të caktuar, i cili mund të jetë i ligjshëm, ose mund të mos jetë në
të mirë të institucionit. Në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil” masave disiplinore i është kushtuar vetëm
13
N.107 i Kushtetutës së Shqipërisë ( e drejta për tu dëgjuar dhe për tu mbrojtur me një përfaqësues ligjor).
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 29
një nen N.25 (edhe në N.19 gjenden disa elementë që lidhen me masat disiplinore) por parimet e këtij neni
janë zhvilluar me VKM nr.306 dt.13.06.2000 “Për disiplinën në shërbimin civil”.
Në ligjin e ri për “Nëpunësin Civil” kreu X “Disiplina në Shërbimin Civil” N.55/1 thuhet: Nëpunësi
civil është përgjegjës për shkeljen me faj të detyrimeve të nëpunësit civil sipas ligjit.
Situatat kryesore për marrjen e një mase disiplinore janë mosplotësimi i detyrave por në këtë rast duhet të
marim në konsideratë ose të bëjmë dallimin mes moskryerjes së një detyre si pasojë e neglizhencës në pune
apo jemi përpara rastit të moskryerjes së kësaj detyre me dashje.
Kjo pasi në rastin e moskryerjes së një detyre për shkak të paaftësisë nuk jemi në rastin e marrjes së një
mase disiplinore, paaftësia në punë e punonjësit të shërbimti civil duhet të konstatohet që në momentet e
periudhës së provës kur ai sapo është emëruar në shërbimin civil ose në rastin kur është i konfirmuar kjo
duhet të evidentohet gjatë proçesit vjetor të vlerësimit të tij të punës.
Në rastin e moskryerjes së detyrës për shkak të neglizhencës në punë, ose si pasojë e
veprimtarive të qëllimëshme ne moskryerjen e detyrave. Jemi përpara faktit që nënpunësi është plotësisht i
aftë në kryerjen e detyrave të caktuara për të, por ai nuk i ka kryer këto detyra për arësye të ndryshme dhe
më e shpeshta që hasen në praktikë është për shkak të neglizhencës. Por moskryerja e detyrave përben një
kosto për institucionin dhe kjo kosto është e paparashikueshme dhe demi është institucional. Nga ana e
institucionit apo e titullarit të tij duhet të gjëndet menyra për kompesimin e këtij dëmi që është shkaktuar.
Jemi përpara një rasti i cili plotëson kushtet për marrjen e një mase disiplinore.
Mosrrespektimi i disiplinës së punës dhe të rregullave të etikës është një tjetër rast për marjen e
një mase disiplinore.
Masat disiplinore të parashikuara nga ligji 8459 dt.11.11.1999 ishin si më poshtë:
a.vërëjtje me shkrim
b.vërejtje me paralajmërim
c.pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë për një periudhë deri në dy vjet
ç.kalimi në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhë nga 30 ditë deri në 1 vit.
d.largimi nga shërbimi civil
Ndërsa ligji i ri i Korrikut të vitit 2013 parashikon këto masa disiplinore:
a.vërejtje
b.mbajtja e deri 1/3 të pagës për një periudhë deri në 6 muaj
c.pezullimin nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy
vjet
ç.largimin nga shërbimi civil
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 30
Pra ligjvënësi në ligjin e ri ka parashikuar 4 lloje masash disiplinore për t’ju përgjigjur sa më mirë dhe
realisht nevojës së punëmarrësit për të reaguar ndaj nëpunësit civil, duke mos pasur më vërejtje me
paralajmërim dhe ulje në detyrë. Sigurisht që shkelje të rëndësive të ndryshme nuk mund të ndëshkohen me
të njëjtën masë disiplinore, masat e parashikuara në shkronjat (b) dhe (ç) kanë dhe një komponent ekonomik
në përbërjen e tyre.
Kështu në rast se nëpunësit i hiqet e drejta për tu ngritur në detyrë kjo reflektohet në shpërblimin që ai merr
nëpërmjet pagesës.
Ligjit të ri për “Nëpunësin Civil” ka ndryshuar dhe disa proçedura për marrjen e masave disiplionre. Në
ligjin e vjetër masat disiplonore jepeshin nga eprori direkt sipas një proçedure administrative e cila
garantonte, të drejtën për tu informuar, për tu degjuar, për tu mbrojtur dhe për tu ankuar. Kjo me arsyetimin
se është eprori ai që ndjek me nga afër punën dhe sjelljen e përditëshme të nëpunësit civil dhe se është ai i
cili mund të vlerësojë më mirë se kushdo tjetër situatat të cilat krijojnë premisat për marrjen e masave
disiplinore duke parashikuar si raste përjashtimore të drejtën e personave të tjerë të cilët duhet t’ja
propozojnë eprorit marrjen e një mase disiplinore.
Ndërsa ligji i ri14
parashikon se eprori mund të fillojë proçedurën disiplinore në rast të një indicie faktike
për shkeljen e detyrimeve nga një nëpunës civil për marrjen e masës disiplinore “vërejtje”
Ndërsa për masat disiplinore “mbajtja e deri 1/3 të pagës për një periudhë deri në 6 muaj” 15
dhe ajo e
“largimit nga shërbimi civil”16
janë kompetencë e Komisionit Disiplinor.
Por nëpunësi civil ka gjithmonë të drejtën që të njihet paraprakisht me faktet të cilat i atribuohen dhe të cilat
kanë qënë shkas për fillimin e proçedurës për marrjen e masës disiplinore. Ai ka të drejtën të paraqesë
spjegimet e tij për faktet në fjalë dhe gjatë takimit me eprorin si përpara Komisionit të Disiplinor duke
diskutuar faktet rreth marrjes së vendimit për marrjen apo jo të masës disiplinore, ai mund të asistohet dhe
nga një person i kualifikuar (avokat) për të mbrojtur sa më mirë të drejtat dhe interesat e tij. Të gjitha këto
garanci janë në favor të nëpunësit civil.
Ligjvënësi gjatë hartimit të këtyre dipozitave ka pasur si qëllim të krijojë një atmosferë të njëjtë si në
gjykimin e këtyre çështjeve përpara organeve gjyqësore duke mbajtur një qëndrim të njëjtë si gjyqësori
duke i dhënë mundësi nëpunësit të kundërshtojë ose të dikutojë faktet që lidhen me kërkesën për masë
disiplinore ndaj tij madje dhe me një përfaqësues . Gjithashtu ligji i ka dhënë nëpunësit civil të drejtën për
tu ankuar ndaj masës disiplinore që mund të merret ndaj tij. Organet ku mund të akohet nëpunësi janë
Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioni i Shërbimit Civil si një organ administrativ i pavarur.
Por ankimimi i nëpunësit civil në këto organe nuk i heq atij të drejtën për tu ankuar në organet gjyqësore,
por është një favor për nëpunësin civil pasi organet administrative marrin një vendim shumë më shpejt sesa
organet e drejtësisë, situatë e cila mund të ndryshojë me krijimin e gjykatës administrative e cila do të jetë
më efiçente ne zgjidhjen e çështjeve.
14
N.56/1 e ligjit “Për Nëpunësin Civil” 15
N. 55/2/b i ligjit “Për Nëpunësin Civil” 16
N.56/2/ç i ligjit “Për Nëpunësin Civil”
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 31
Pika 2 e nenit 25 të ligjit parashikon dhe një parim tjetër të rëndësishem: “Nuk është e nevojëshme të
merren të gjitha masat disiplinore para se nëpunësi civil të largohet nga detyra”.
Ky parim duhet kuptuar në sensin që nuk ekziston një rradhë në marrjen e një mase disiplinore, në varësi të
shkeljes së kryer mund të kalohet direkt në marrjen e masës më të rëndë atë të largimit nga shërbimi civil
edhe në rastin kur ndaj nëpunësit nuk është marrë më parë ndonjë masë tjetër disiplinore.
Kjo masë është vendosur nga ligjvënësi që të mbrojë institucionin në rastin e kryerjes së një shkeleje
flagrante e cila është me pasoja dhe kur nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë vazhdimësia e raportit të
punës mes institucionit dhe nëpunësit civil. Në këtë rast duket sikur ka një disbalancim mes të drejtave të
punëdhënësit dhe punëmarrësit por në fakt kjo dispozitë ligjore duhet interpretuar sipas qëllimit të
brëndshëm të saj dhe nuk i duhet lënë shteg abuzimeve subjektive nga ana e punëdhënësit.
Një akt tjetër i një rëndësie të veçantë përsa i përket masave disiplinore është dhe VKM “ Për etikën në
shërbimin civil” e vitit 1996 i shfuqizuar më pas me ligjin nr.9131 dt.08.09.2003 “Për rregullat e etikës në
administratën publike” Në këtë ligj janë të parashikuara rastet e shkeljes së etikës gjatë kryerjes së detyrës
zyrtare
3.2 Krahasim mes legjislacionit për Shërbimin Civil me legjislacionin sipas Kodit të
Punës.
Midis këtyre dy sistemesh juridike që rregullojnë marëdhëniet e punës për kategori të ndryshme
punëmarrësish ka disa ndryshime themelore lidhur me masat disiplinone, proçedurën e marrjes së tyre dhe
efektet e zbatimit të këtyre masave.
Legjislacioni për shërbimin civil është i orjentuar drejt punëmarrësit dhe është shprehje e një
moderrnizimi e vizioni të ri por në të njëtën kohe nuk lë pa mbrojtur të drejtat dhe interesat e punëdhënësit.
Kodi i Punës ka një vizion të veçantë për rregullimin e marëdhënieve të punës, ai i konsideron ato si
marëdhënie kontraktuale dhe vetëm në mungesë të kontratës do të kishim aplikimin e dispozitave të Kodit të
Punës. Me një kontratë të veçantë pune nuk mund të mënjanohen dispozitat imperative të kodit. Kjo
zgjidhje ka një spjegim shumë të thjeshtë : në momentin e lidhjes së kontartës, qoftë ajo individuale apo
kolektive, palët kontraktuese punëmarrësi e punedhënësi, nuk qëndrojnë në pozita të barabarta pasi
punëdhënësi është në pozita solide dhe mund të diktojë vullnetin e tij mbi punëmarrësin të cilin nevoja për
një punë e për të siguruar të ardhura e detyron të pranojë kushte nga më të ndryshmet. Kjo është dhe
aresyeja që ligji ka bërë një kufizim të lirisë kontraktuale mes palëve dhe ka përcaktuar limite mbi ose nën të
cilat nuk mund të vendoset nëpërmjet një kontrate të veçantë.
Nga praktika të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri i kontratave të shkruara të lidhura mes
punëdhënësve e punëmarrësve është shumë i vogël. Në pjesën më të madhe të rasteve kontrata është e
pashkruar dhe si pasojë të vetmet dispozita që mund të zbatohen janë ato të Kodit të Punës. Në këtë rast
bëjnë përjashtim kontarat kolektive të punës të lidhura për profesione të ndryshme por dhe këto në pjesën
më të madhe të tyre nuk bëjnë trajtim të veçantë për masat disiplinore dhe proçedurën e marrjes së tyre, në
ato dispozita është rregulluar në një farë mënyre vetëm masa ekstreme e largimit nga puna duke mos pasur
asnjë referim për masa të ndërmjetme.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 32
Në N.143,144,146,153,154,155 e 156 të Kodit të punës parashikohet detyrimi i punëdhënsit për ti
komunikuar punëmarrësit që ka vendosur marrjen e masës disiplinore të nderprerjes së marëdhënies së
punës, ku duhet të zhvillojë një takim me të dhe më pas ti komunikojë pas 48 orësh vendimin për largimin
nga puna. Por duke qënë në këto kushte ky takim është i panevojshëm pasi punëdhënësi e ka vendosur që të
marrë masën e ndërprerjes së marëdhënieve të punës duke mos ju dhënë e drejta që çështja të diskutohet për
të bërë të mundur mënjanimin e marrjes së vendimit ekstrem.
Këto dispozita nuk prodhojnë efektin për të cilin janë hartuar, pasi takimi mes punëmarrësit dhe
punëdhënësit është i panevojshëm derisa masa që do të merret është vendosur paraprakisht. Gjithashtu Kodi
i Punës nuk parashikon të drejtën e punëmarrësit për tu asistuar nga një përfaqësues ligjor gjatë diskutimit
të masës disiplinore.
Sa i përket dispozitave të legjislacionit për shërbimin civil ato janë superiore në këtë rast pasi
punëmarrësi njoftohet për fillimin e proçedurës dhe ia me argumentet e tij mund të vërtetojë se nuk
përmbushen kushtet për marrjen e masës disiplinore. Nga ana tjetër Kodi i Punës nuk parashikon të drejtën
për tu asistuar nga një përfaqësues ligjor gjatë diskutitimit gjë që ligji e parashikon.
Dhe proçedura ankimore në këto raste është e ndryshme, me marrjen e masës për nderprerjen e
marëdhenieve të punës çështja i kalon për shqyrtim, në rast ankese, organeve gjyqësore dhe mund të kalojë
një periudhë shumë e gjatë deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. Ndërsa sistemi i parashikuar
nga legjislacioni për Shërbimin Civil për shqyrtimin e çështjes nga organet administrative është superior në
këtë aspekt.
Në shqyrtimin e shkaqeve të largimit nga puna, Kodi i Punës nuk ka bërë një klasifikim të tyre duke
dhënë vetëm një përkufizim të përgjithshëm.17
Pika 3 e N.153 të K.Punës i jep të drejtën gjykatës të vendosë rast pas rasti nëse kanë ekzistuar në të
vërtetë shkaqe të arësyeshme për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe e vetmja mundësi e gjykatës për
tu shprehur me vendim është detyrimi i punëdhënësit që të dëmshpërblejë punëmarrësin me ekuivalentin e
pagës për një periudhë deri në një vit shpërblimin për vjetërsi dhe moszbatimin e afateve ligjore për
zgjidhjen e kontarës, duke mos u pranuar më kërkesa për kthimin në vendim e mëparshëm të punës. Kjo
është një zgjidhje diskriminuese për punëmarrësin pasi derisa është vërtetuar pafajësia dhe se vendimi i
dhënë nga punëdhënësi ka qënë i padrejtë nuk përfitohet e drejta për kthimin në vëndin e mëparshëm të
punës dhe kjo është një zgjidhje e pajustifikueshme për sektorin publik.
Pra sistemi i vendosur nga Legjislacioni për shërbimin civil është superior dhe mbron të drejtat e
punëmarrësit pasi nëse vërtetohet se largimi nga puna është kryer në mënyrë abuzive dhe të pajustifikuar,
nëpunësi civil ka të drejtën të rikthehet në vëndin e mëparshëm të punës dhe të marrë si dëmshpërblim
pagën e tij për të gjithë periudhën kur ka mbetur i papunë dhe e gjithë përiudha kur ka qënë i detyruar të
mos punojë i njihet atij si vjetërsi në punë.
17
N.153/2 i K.Punës “Konsiderohen si shkaqe të arësyeshme të gjitha rrethanat që objektivisht nuk lejojnë ti kërkohet atij që ka zgjidhur kontartën vazhdimi i marëdhënieve të punës”
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 33
3.3 Llojet e masave disiplinore dhe rastet që të çojnë në marjen e tyre.
Siç e shpreha dhe më lart masat disiplinore janë përcaktuar nga ligjvënësi në VKM nr.306
dt.13.06.2000 “Për disiplinën në shërbimin civil” dhe sipas këtij vendimi janë shkelje disiplinore;
a) Mosrespektimi i përsëritur i kohës dhe i orarit të punës
b) Moskryerja e detyrave, apo mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuara në kryerjen e detyrave
c) Sjellja e parregullt , gjatë kohës së punës,me eprorët, kolegët, me vartësit dhe me publikun :
ç) Dëmtimi i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë paracaktimit zyrtar , krijimi pa shkaqe të
pranueshme i mundësisë për dëmtim apo keqpërdorim të pronës.
d) Kryerja, brënda apo jashtë kohës së punës, të veprimeve, që cënojnë figurën e nëpunësit civil,
institucionin apo shërbimin civil në tërësi.
dh) Kryerja e punëve apo veprimtarive, të cilat cënojnë interesat e detyrës zyrtare ose që pengojnë
përmbushjen e saj.
e)Shkelja e rregullave të përcaktuara për ruajtjen e sekretit
ë) Moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale
f) Shkelja e rregullave të përcaktuara për ruajtjen e sekretit shtetëror apo të mirëbesimit përtë dhënat e
renditura si të tilla.
g) Shprehja e mendimeve apo kryerja e veprimtarive publike me karakter partiak në rolin e nëpunësit
civil gjatë orarit të punës
gj) Mosrespektimi i detyrave të tjera të parashikuara në N.19 të ligjit nr.8549 dt.11.11.1999 “Për statusin
e nëpunësit civil”.
Mosrespektimi i përsëritur i kohës dhe i orarit të punës: që është dhe rasti më klasik dhe më i vjetër i
disiplinës në punë. Rrespektimi i kohës së dedikuar për punën dhe orarit që duhet kryer është rasti më i
thjeshtë për tu vërtetuar apo për tu monitoruar. Orari i punës në Shqipëri është i vendosur me VKM dhe
të gjithë nëpunësit janë të detyruar të kryejnë detyrat funksionale brënda këtij orari.
Moskryerja e detyrave, apo mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuara në kryerjen e
detyrave:afatet janë mjet i rëndësishëm në monitorimin e efektivitetit të punës së çdo punonjësi dhe
paraqesin një rëndësi të veçantë në procesin zinxhir kur kryerja e një detyre kushtëzohet nga përfundimi
i injë detyre tjetër, vonesa në kryerjen e detyrës sjell vonesa në të gjithë sistemin. Por duhet të mbahet
parasysh se personave që duhet ti respektojnë këto afate duhet ti komunikohen afatet. Për të arritur një
maksimizim të efektivitetit të punës duhet që të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proçes të kenë të qartë
se ç’farë kërkohet prej tyre. Nëse një nëpunës pretendon se detyra e cila i është lënë nuk është shprehur
qartë gabimi do të rëndojë mbi eprorin i cili nuk ka transmetuar në mënyrën më të mirë të mundëshme
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 34
detyrat për nëpunësin. Masa disiplinore që mund të merret si pasojë e mosrespektimit afateve të caktuara
në kryerjen e detyrave do të variojë në funksion të rëndësisë që paraqiste kjo detyrë dhe të ekzistencës
apo jo të rasteve të përsëritura në mosrespektimin e afateve. Për të shmangur marrjen e masave
disiplinore ekstreme rekomandohet mbikëqyrja e vazhdueshme e nëpunësit nga eprori dhe evidentimi i
çdo rasti të mosrespektimit të afateve.
Sa i përket rasteve të parashikuara nga pika c,d dhe e këto janë raste të veçanta të përcaktuara në VKM
nr.306 dt.13.06.2000 “Për disiplinën në shërbimin civil”.
Padyshim që sjellja e parregullt gjatë kohës së punës si dhe kryerja e veprimeve që cënojnë figurën e
nëpunësit civil, institucionit, apo të shërbimit civil në përgjithësi janë pjesë përbërëse e etikës në
shërbimin civil, parime të cilat duhet të rrëspektohen nga të gjithë nëpunësit. Rregullat e etikës në
administratë gjithmonë kanë pasqyruar zhvillimin dhe emancipimin e brëndshëm të një administrate që
po pëson ndryshime rrënjësore në këto kohë duke përfshirë dhe transformimet e saj nga një
administratë rregullatore, në një administratë ofruese shërbimesh për publikun. Duke qënë përpara faktit
që administrata ofron shërbime ka bërë që kontakti i saj më publikun të jetë më i gjërë dhe ka nxjerrë në
pah kërkesën për përcaktimin e rregullave të cilat do të respektohen nga punonjësit e saj. Rregullat e
etikës janë në të njëjtën kohë dhe kundërpeshë e të drejtave që kanë fituar nëpunësit e administratës.
Këto të drejta të gjëra nënkuptojnë si pasojë një standard integriteti më të lartë në sjelljen dhe në kryerjen
e detyrave nga funksionarët publikë , kërkesë kjo e kohës e cila është e sanksionuar dhe në N.3 të Ligjit
“Për rregullat e etikës në administratën publike”.18
Pra punonjësi vazhdimisht duhet të jetë i preokupuar
për rritjen e prestigjit të institucionit në të cilin punon pasi një institucion është një organizatë, një
bashkësi njerëzish të cilët punojnë për të arritur një qëllim të caktuar. Etika e një institucioni duhet të
ngrihet mbi etikën personale ose mesatare të shoqërisë në mënyrë që të arrihet një standard i dëshiruar
për këtë shoqëri gjithashtu dhe efekti mbikëqyrës në të shumtën e rasteve është më frytdhënës se ai
ndëshkues, pasi nëse një epror vazhdimisht mbikëqyr punën e vartësve të tij dhe i tërheq vazhdimisht
vëmendjen nuk do të kalohet në fazen e marrjes së masës disiplinore.
Masat disiplinore të parashikuara nga ligji 8459 dt.11.11.1999 ishin si më poshtë:
a.vërëjtje me shkrim
b.vërejtje me paralajmërim
c.pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë për një periudhë deri në dy vjet
ç.kalimi në një detyrë të një niveli apo kalse më të ulët për një periudhë nga 30 ditë deri në 1 vit.
d.largimi nga shërbimi civil
Ndërsa ligji i ri i Korrikut të vitit 2013 parashikon këto masa disiplinore:
a.vërejtje
18
N.3 i ligjit nr.9131 dt.08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike” (Nëpunësi publik duhet të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet dhe të rritet)
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 35
b.mbajtja e deri 1/3 të pagës për një periudhë deri në 6 muaj
c.pezullimin nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy
vjet
ç.largimin nga shërbimi civil
Ligjvënësi i ka parashikuar këto masa disiplinore për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojës së punëmarrësit për
te reaguar ndaj nëpunësit civil. Pasi në rast se nëpunësit i hiqet e drejta për tu ngritur në detyrë kjo i heq
dhe të drejtën për rritje page, apo nëse aplikohen masa të tjera të parashikuara nga ligji i ri mund ti mbahet
dhe 1/3 e pagës për një periudhë 6 mujore.
Në ligj është parashikuar dhe sistemi i rregjistrimit të këtyre masave disiplinore, nëse masat i merr eprori
direkt është ai që i rraporton tek DAP. Çdo masë e marë rregjistrohet në dosjen personale të nëpunësit e
cila mbahet nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të çdo insitucioni gjithashtu ligji i ri në N. 16/2 të tij
parashikon që nga ana e Departamentit të Administratës Publike do të krijohet dhe administrohet Rregjistri
Qëndror i Personelit i cili do të jetë një bazë unike shtetërore të dhënash që do të përfshijë dhe të dhënat e
tjera mbi marëdhëniet e punës të çdo të punësuari në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e
pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Por këto masa disiplinore nuk mund të kenë një shtritje të pakufizuar të efekteve të tyre ato shuhen për
shkak të ligjit pas kalimit të afateve dhe kontretisht për njoftimin e masës disiplinore “vërejtje” pika 2 e
n.58 të ligjit të ri parashikon se shuhet 2 vjet nga njoftimi i masës. Për masën disiplinore “mbajtja e 1/3 së
pagës për nje përiudhe deri në 6 muaj” dhe “ pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në
shkallën e pagës, për një periudhë deri në dy vjet” shuhet 4 vjet nga mbarimi i afatit për të cilin është
zbatuar kjo masë dhe për masën disiplinore “ largim nga shërbimi civil” shuhet 10 vjet nga njoftimi i saj.
Deklarimi i shuarjes së masave disilinore bëhet kryesisht ose me kërkesë, me vendim të njësisë së burimeve
njerëzore të institucionit ku nëpunësi është i punësuar apo të DAP-it në rastin e antarëve te lartë drejtues.
Kjo masë pas kalimit të afateve dhe shuarjes së tyre fshihet dhe nga dosja e personelit të institucionit dhe
nga rregjistri qëndror, duke u konsideruar pas kalimit të afateve si të pamarra më parë.
3.4 Proçedura që ndiqet dhe aktet që hartohen për marrjen e një mase disiplinore.
Proçedura e caktuar nga ligji për marrjen e një mase disiplinore është një nga elementët më të
rëndesishëm të ndërtesës juridike të krijuar nga Ligji . Kjo proçedurë është po aq e rëndësishme sa dhe
dispozitat materiale që lidhen me masat disiplinore.
Informimi për akuzat të cilat i atribuohen duhet ti njoftohen nëpunësit civil për të bërë të mundur
që ky i fundit të paraqesë pretendimet e tij gjatë proçedurës së dëgjimit dhe të mbrohet vetë ose nëpërmjet
një përsoni të caktuar prej tij. Në rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës disiplinore nëpunësi ka të
drejtën të ankohet sipas një proçedure administrative për masën e marrë dhe nëse nuk është i kënaqur nga
vendimi i marrë nga organi administrativ ai mund ti drejtohet gjykatës në mënyrë që të realizojë të drejtën e
tij. Këto të drejta që i njihen nëpunësit civil janë të parashikuara si parime të përgjithëshme të sistemit tonë
të së drejtës dhe bëjnë pjesë në të drejtat themelore të njeriut.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 36
Procedura për marrjen e një mase disiplinore fillohet gjithmonë nga eprori i drejtpërdrejtë pasi ai
është personi që e njeh më mirë nëpunësin që ka në varësi, i cili i kontrollon vazhdimisht punën dhe është
përgjegjës në vlerësimin që i bëhet.
Vlerësimi i punës për nëpunësin civil është një proçes i cili bëhet në zbatim të kërkesave të
Udhëzimit nr.2 dt.07.07.2000 të Këshillit të Ministrave “Për sistemin e arritjeve vjetore individuale të
nëpunësve civile”, i ndryshuar me Udhëzimin nr.5 dt.19.12.2007 të Këshillit Ministrave, sipas të cilit të
gjithë punonjësit e shërbimit civil i nënshtrohen një sistemi vlerësimi vjetor për mbarëvajtjen e tyre në punë,
kërkesë kjo që buron nga N.16 i ligjit.
Proçesi i vlerësimit të punës është një proçes i gjatë dhe i ndërlikuar që përbëhet nga një sërë
elementesh dhe që ka lidhje zinxhir me një sërë procedurash teknike. Ky proçes ka lidhje direkte me disa
institute të ligjit për shërbimin civil të tilla si a) konfirmimi i nëpunësit civil b)largimin nga shërbimi civil
për shkak të dy vlerësimeve të njëpasnjëshme negative, c) vlerësimi vjetor i lidhur me shpërblimin me një
bonus sipas rezultatit, d) stimulimin e lëvizjes paralele, e) ristrukturimi i institucionit, në momentin e
detyrimit për të ruajtur numrin e përgjithshëm të nëpunësve civile të institucionit, ata nëpunës që kanë
vlerësime më të mira, f) përshkrimin e punës etj
Në rastin e një mase disiplinore nëpunësi duhet të njoftohet me shkrim për fillimin e një
proçedure , ai duhet të njoftohet për datën dhe orën kur do të zhvillohet dëgjimi i tij. Kjo datë nuk duhet të
jetë më parë se 8 ditë që nga data e komunikimit të njoftimit për fillimin e proçedurës. Afat kohor ky që
është gjykuar si i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për nëpunësin për të përgatitur mbrojtjen e tij në mbledhjen
e fakteve provuese. Përshkrimi i ngjarjes nga ana e eprorit duhet të jetë i shoqëruar me fakte mbështetëse,
pasi në praktikë përshkrimi i ngjarjes dhe faktet provuese janë të një rëndësie të veçantë, si për ti dhënë
mundësi nëpunësit që të ketë një ide të qartë për faktet në ngarkim dhe për të shmangur keqkuptimet e
ndryshme, për të përgatitur sa më mirë mbrojtjen e tij dhe për ti dhënë mundësi organeve të tjera të cilat do
të shqyrtojnë procedurën të krijojnë një imazh të qartë të ngjarjes dhe në fund për të arritur në një përfundim
të drejtë.
Është parashikuar dhe e drejta, si për punëmarrësin dhe për punëdhënësin, për të paraqitur dëshmitarë në
datën e caktuar për shqyrtimin e çështjes për të mbrojtur versionin e tij të ngjarjes.
Në respektim të këtyre kërkesave dhe kryerjes së seancës dëgjimore nga eprori apo nga Komisioni i
Disiplinës ( në varësi të masës disiplinore që është propozuar) nëse vendoset që të merret masa disiplinore
atëherë nxirret një vendim i cili nga ligji është i parashikuar dhe ka një përmbajtje e cila duhet rrespektuar.
Një masë disiplinore quhet e përshtatshme vetëm nëse është në përputhje me shkeljen disiplinore, në
përcaktimin e saj merren parasysh shkaqet dhe rëndësia e shkeljes disiplinore, shkalla e fajësisë, rrethanat në
të cilat është kryer shkelja, pasojat e shkeljes, rezultatet e vlerësimit individual, sjellja e përgjithëshme në
kryerjen e detyrave, si dhe fakti nëse nëpunësi ka marrë masa të tjera disiplinore të cilat nuk janë shlyer
ende në bazë të ligjit.
Vendimi i dalë duhet të përmbajë këto të dhëna:
a) organin që ka marrë vendimin
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 37
b) identitetin e nëpunësit ndaj të cilit është marrë masa
c) masën e marrë
ç) shkeljen faktike
d) bazën ligjore
dh) arsyetimin e vendimit dhe shpjegimin e fakteve që janë bërë shkas për marrjen e vendimit
e) datën e hyrjes në fuqi të vendimit, datë e cila nuk mund të jetë përpara datës së njoftimit të tij
d) të drejtën për t’u ankuar ndaj vendimit, afatin në të cilin mund të paraqitet ky ankim, si dhe organin
përgjegjës për zgjidhjen e tij.
Një kopje e vendimit të marrë i jepet nëpunësit, një kopje futet në dosjen personale të nëpunësit e cila
mbahet nga burimet njerëzore të institucionit dhe një kopje tjetër i dërgohet Departamentit të Administratës
Publike për t’u bërë rregjistrimi i tij në dosjen personale të nëpunësit civil dhe më daljen e ligjit të ri ky
rregjistrim bëhet dhe në Rregjistrin Kombëtar të Administartës Publike.
Kapitulli IV
“ Ç’farë është Komisioni i Shërbimit Civil, kush e gëzon të drejtën për tu ankuar në
KSHC a janë të detyrueshme për tu zbatuar vendimet e tij.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 38
4.1 Komisioni i Shërbimit Civil
Është një institucion i pavarur i ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimin e shërbimit Civil në të
gjitha institucionet që përfshihen në fushën e veprimit përkatës. Është Organi Administrativ që zgjidh
ankimet ndaj vendimeve lidhur me nëpunësit civilë. Ky Komision raport përpara Kuvendit në fund të çdo
viti dhe sa herë që ja kërkon, rregullorja e tij e brëndëshme miratohet nga Kuvendi.
Antarët e KSHC janë pesë dhe emërohen nga Parlamenti me propozim: dy nga Këshilli i Ministrave,
një nga KLSH dhe dy nga mbjedhja e përfaqësuesve të pushtetit vendor. Antarët e këtij Komisioni gëzojnë
imunitetin e antarit të Gjykatës së Lartë.
Është një organ i krijuar jashtë gjyqësorit por i cilësuar si një organ “quasi- gjyqësor” gjë që i bën
dhe vendimet e nxjerra prej tij të përzier mes natyrës administrative dhe gjyqësore
Të dhënat e raportuara nga Komisioni i Shërbimit Civil në lidhje me ushtrimin e të drejtës së
ankimit nga nëpunësit civilë tregojnë se gjatë vitit 2012 janë marrë 22 masa disiplinore, gjatë vitit 2011 anë
shqyrtuar 261 ankesa, 188 prej të cilave të mbartura nga viti 2011 dhe 80 të mbartura nga viti 2010.
Ndërkohë në vitin 2010 ishin rregjistruar 259 ankesa prej të cilave KSHC kish shqyrtuar vetëm 179 duke
mbartur për vitin e ardhshëm 80.
Gjatë viti 2012 është vënë re një ulje e e numrit të rasteve të dhënies së masës disiplinore “Largim
nga shërbimi civil” dhe rritje të dhënies së masave më të lehta si “verejtje me paralajmërim” 19
kjo si
rezultat i zhvillimit të trajnimeve që ka bërë DAP nepermjet Institutit të Trajnimit të Administratës Publike
me tema “Masat Disiplinore”, duke unifikuar praktikën . Nëpërmjet trajnimeve nëpunësit kanë kuptuar se si
të vjerësojnë me mirë proporcionalitetin e shkeljes së kryer me masën që duhet të japin. Kjo sepse masa
disiplinore është vërtetë një instrument për ti ndërgjegjësuar ata dhe nëpunësit e tjerë të punën në vazhdim
Me ngritjen e Gjykatave Administrative do të ndryshojë e gjithë struktura e KSHC. Ideja fillestare e
Qeverisë ishte shkrirja e këtij komisioni duke shkuar të gjitha çështjet në gjykatë, por me kërkesë të
Komisionit Europian ky institucion do të vazhdojë të qëndrojë por më një strukturë të reduktuar.
Nga Komisioni i Ligjeve është përgatitur drafti me 14 nene, sipas të cilit KSHC-ja nga një Komision
me pesë antarë që zgjidhen nga Parlamenti do të kthehet në “Komisioner”. Komisioneri do të ketë status të
njejtë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale apo Komisioneri kunder Diskriminimit. Neni
5 i ligjit propozohet që të ndryshohet sipas variantit “Komisioneri për Shërbimin Civil është një institucion
i pavarur, i ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimit të Shërbimit Civil në të gjitha institucionet që hyjnë në
fushën e veprimit të këtij ligji”. Komisioneri do të ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje dhe do të
raportojë para Kuvendit çdo fund viti. Kur Komisioneri do të konstatojë parregullsi do të paralajmërojë
institucionin përkatës duke i dhene dy muaj kohë të rregullojë ligjishmërinë dhe në përfundim të këtij afati
ai ka të drejtë ta çojë çështjen në gjykatë.20
4.2 E drejta për tu ankuar dhe kush e gëzon këtë të drejtë
19
Raporti vjetor 2012 i DAP 20
N.8 (i ndryshuar) ligji 8549 dt.11.11.1999
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 39
Qëllimin e tij për qëndrueshmerinë, profesionalizmin, efiçencën në adminsitartën publike ligji e
synon të arrihet nëpërmjet rregullave të posaçme të pranimit në shërbimin civil, kryerjen e detyrës si dhe
mbarimit të marëdhenieve të punës të nëpunësve civilë. Ku pjesë e qënësishme e këtyre rregullave të
posaçme është dhe e drejta për t’u ankuar që prezantohet si një e drejtë themelore e nëpunësve civile, pra
ky aspekt që lidhet me mosmarëveshjet që mund të lindin gjatë marëdhënieve të punës në shërbimin civil
synon t’i shërbejë qëndrueshmërisë. E drejta për t’u ankuar është një rregull i posaçëm në shërbimin civil.
E drejta për tu ankuar lidhet ngushtë fillimisht me një organ të posaçëm të krijuar për shqyrtimin e
ankesave të nëpunësve civile para se ato të ushtrojnë të drejtën e tyre të ankimit në Gjykatë, ky është
Komisioni i shërbimit Civil.
Ligji për statusin e nëpunësit civil garanton të drejtën për t’u ankuar në të gjitha fazat e marëdhenies së
punës për një nëpunës civil (apo kandidat për të tillë)
Neni 8 i tij parashikon se “Komisioni i Shërbimit Civil ka këto kopetenca: a) Zgjidh ankesat ndaj
vendimeve lidhur me pranimin në shërbimin civil, periudhën e provës, ngritjen në detyrë, lëvizjen paralele,
vlerësimin, masat disiplinore dhe të drejtën e nëpunësit civil....”
Neni 13/6 parashikon se “...ankesat për zhvillimin dhe rezultatin e konkurrimit paraqiten në Komisionin e
Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurimit në dy gazetat me qarkullimin
më të madh. Nëse një ankesë rezulton e drejtë, ankuesi do t’i propozohet institucioneve për vendin më të
parë të lirë të së nëjtës kategori dhe nivel që ai ka aplikuar.”
Neni 14, parashikon se “Nëpunësi mund të ankohet në komisionin e Shërbimit Civil brenda 30 ditëve pune
nga komunikimi i vendimit.”
Neni 15/5 parashikon se “ankesat për zhvillimin e konkurimit paraqiten në Komisionin e Shërbimit Civil
brënda 30 ditëve pune nga botimi i rezultateve në dy gazetat me qarkullimin më të madh.”
Neni 20 parashikon se “ .....Kur nëpunësit civil i mohohen apo i shkelen të drejtat e garantuara në këtë
ligj, ai mund të ankohet me shkrim në Komisionin e Shërbimit Civil.”
Neni 21 parashikon “Ankesat kundër vendimit (për lirim) paraqiten në KSHC, brenda 30 ditëve pune nga
komunikimi i vendimit.”
Neni 25 parashikon se ndësa eprori direkt ka të drejtë marrë masa disiplinore, nëpunësit civil i garantohet
dhënia e saj përmes një proçedure disiplinore e cila garanton të drejtën për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur
për t’u ankuar. Ndërsa në paragrafin 5 të këtij neni parashikohet se “Ankesat kundër vendimeve për
marrjen e masës disiplinore paraqiten në Komisionin e Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga
komunikimi i vendimit.”
Duke qënë se ligji për statusin e nëpunësit civil është ligj me një fushë zbatimi të caktuar dhe parashikon
një shtrirje vertikale e horizontale të caktuar, duke kufizuar kështu dhe gëzimin e statusit për një pjesë të
administratës publike. Shtrirja horizontale e fushës së veprimti të ligjit është e kufizuar në institucionet
qëndrore dhe të pavarura 21
( qëndrore: Këshilli i Ministrave, Ministritë, të pavarura:Kuvendi, Presidenca,
21
N.2 i ligjit 8549 dt.11.11.1999 “Për institucionet qëndrore menaxhimi i shërbimit civil bëhet nga Departamenti i Administratës Publike ndërsa për të pavarurat nga Departamenti i Personelit të vetë këtyre institucioneve”.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 40
Bashkitë, Qarqet dhe institucionet qëndrore të pavarura). Edhe në këto institucione punonjës të caktuar e
gëzojnë këtë status duke përfshirë në shtrirjen vertikale : sekretarin e përgjithshëm, shefin e departamentit,
drejtorin e drejtorisë së përgjithëshme dhe pozicionet e barazvlefshme me këto tre kategori dhe specialistët.
Pra e drejta për tu ankuar sipas ligjit është e kufizuar dhe shtrihet vetëm për një pjesë të punonjësve të
administratës publike, duke krijuar disa paqartësi në të drejtën për tu ankuar kur këtë të drejtë sipas ligjit ne
proçedurën e konkurimit e kanë . Duhet thënë se ligji “Për Statusin e Nëpunësit Civil” nuk i përmend
organet që janë apo mund të konsiderohen në varësi të atyre që janë parashikuar në ligj. Ligji përmënd
Ministrinë si institucion por nuk përmënd personat juridik në varësi të ministrive (Drejtoria Doganave,
Burgjeve, ZVRPP-të, Drejtoria Arsimore apo Drejtoria Tatimore) , ka raste dhe ndër to që një ligj i
posaçëm, jo ai për satatusin e nëpunësit civil, i njeh statusin e nëpunësit civil punonjësve të institucioneve/
Statusin e nëpunësit civilë e gëzojnë:
-ata punonjës të parashikuar shprehimisht në ligjin mbi statusin e nëpunësit civil(shtrirja horizontale dhe
vertikale).
-e gëzojnë punonjësit e institucioneve qëndrore të pavarura , kushtetuese apo jo të parashikuara si të tilla nga
Kushtetura por me ligj.
-punonjësit e institucioneve të varura për të cilat ligji i posaçëm parashikon shprehimisht gëzimin e këtij
statusi.
-nuk e gëzojnë punonjësit e institucioneve kur në ligjet apo aktet nënligjore që rregullojnë funksionimin e
tyre parashikohet se proçese të caktuara apo organizime të caktuara rregullohen në referim të apo duke
huazuar rregullime të ligjit për statusin e nëpuënsit civil. Raste të tilla do të konsiderohen raste të normave
referuese të cilat nuk pasjellin gëzim të statusit.
Përfundimisht mund të themi se të drejtën për tu ankuar në Komisionin e Shërbimit Civil e kanë vetëm ata
punonjës që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Ndërsa në proçesin e konkurimit të drejtën për t’u ankuar e
gëzojnë dhe pjesëmarrësit në proçesin e konkurrimit.
4.3 A janë të detyrueshme për tu zbatuar vendimet e Komisionit të Shërbimit Civil për
ankimet e paraqitura :
Meqënëse KSHC parashikohet me ligj si institucioni që zgjidh ankesat për marrëdhëniet e punës
mes nëpunësve civil dhe institucionit ku punojnë, vendimet e tij në bazë të ligjit janë të detyrueshme për
institucionet e administratës publike vendore dhe qëndrore, për të gjithë institucionet që përfshihen në
fushën e këtij ligji .22
. Këto vendime janë të një natyre të veçantë pasi janë vendime të nxjerra nga një organ
quasi-gjyqësor dhe vetë ato reflektojnë këtë natyrë të përzier të vendimmarrjes së ndërmjetëme mes asaj
administrative dhe gjyqësore.
22
N. 5 ligjit ligji 8549 dt.11.11.1999
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 41
Kjo do të thotë që dhe detyrueshmëria e tyre duhet parë dhe analizuar në të njëjtin këndvështrim. Po të
kishim të bënim me një vendim të pastër administrativ ai do të ishte i zbatueshëm sapo të merrte fuqi
juridike në bazë të N.110 të Kodit Procedurës Administrative 23
. Vendimet e KSHC janë të detyrueshme për
tu zbatuar drejtpërsëdrejti dhe afati përzbatimin e tyre është afati i përgjithshëm i parashikuar nga
K.Pr.Administrative24
, pasi ligji për Nëpunësin Civil nuk parashikon ndonjë afat përzbatimin e vendimeve
të KSHC, por vetë rregullorja për funksionimin e KSHC parashikon që vendimet zbardhen brenda 3 ditëve
nga miratimi i tyre dhe njoftohen sipas rregullave të Kodit procedurës Administrative. Kjo do të thotë që
ekzekutimi i detyrueshëm i këtyre vendimeve do të duhej të fillonte që nga hyrja në fuqi e tyre25
, brenda 15
ditëve nga marrja fuqi juridike.
Zbatimi i vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil është një çështje e padiskutueshme dhe
detyrueshmëria për zbatimin do të ishte një çështje ngushtësisht e lidhur me natyrën administrative të
vendimit. Por ajo që mund të diskutohet në këtë rast është se me ç’farë mjetesh e ka paisur legjislatori
KSHC për ekzekutimin e vendimit që nxjerr, me ligjin aktual nuk ka asnjë mjet veç të kërkojë ekzekutimin e
detyrueshëm përmes institucioneve të krijuara me ligj për këtë qëllim. Mund ti drejtohet Përmbarimit publik
ose privat që ky të ndjekë ekzekutimin e detyrueshëm të titullit ekzekutiv ne bazë të Kodit të Proçedurës
Civile.
Gjithsesi natyra e vendimeve të KSHC nuk është ajo e akteve të pastra administrative, por e disa lloj akteve
që qasen shumë me ato gjyqësore26
.
Gjithashtu dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka konkluduar në disa vendime të saj dhe në ato unifikuese se “
.... vendimi i KSHC, ngjason me vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë nisur nga tiparet e tij dhe
nga fuqia detyruese që ligjvënësi i ka dhënë në rastet kur ai nuk ankimohet”27
. Gjithashtu po kjo gjykatë në
vendimet e Kolegjeve të Bashkuara ka theksuar se “ këto vendime përmbajnë një detyrim, kanë efekte
ekzekutive dhe marrin formë të prerë në rast se nuk ankimohen apo mbeten në fuqi nga gjykata më të larta”.
Nisur nga sa më lart dhe nga tiparet e KSHC , ky i fundit nuk mund të barazohet më një organ të pastër
administrativ dhe në këndvështrimin e marrjes përsipër të ekzekutimit të vendimeve të veta është vendosur
me ligj si një organ që qëndron mbi palët dhe që ashtu si gjykatat nuk mund të vetëekzekutojë vendimet e
veta që ligji në çdo rast i parashikon si të detyrueshme..
Ekzekutimi i vendimeve i lihet organeve të cilat bejnë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore gjithmonë pasi të
kenë marrë formë të prerë. Edhe në këtë rast Gjykata e Lartë ne vendimin Unifikues të Kolegjeve të
Bashkuara nr.1 dt.17.01.2011 ka konkluduar se “... pasojat dhe efektet që këto vendime kanë do të jenë të
njëjta me pasojat dhe efektet që sjellin vendimet e shkallës së parë, në rast se ato nuk ankimohen ose kur
marrin forme të prerë”. Jo vetëm kaq por edhe ekzekutimi i tyre duhet bërë brenda një afati të arsyeshëm.
23
N.110 K.Pr.Administrative “ aktet juridike bëhen të detyrueshme kur marin fuqi juridike 24
N.130/2 i K.Pr.Administrative “ekzekutimi i detyrimecetë parashikuara në aktin administrativ mund të bëhet forcërisht nga administrata pa qenë nevoja për t’ju drejtuar gjykatës, me kusht që ekzekutimi të bëhet në përputhje me kërkesat e ligjit” 25
N.61 K.Pr.Administrative “afati kohor për zbatimin e akteve juridike është 15 ditë” 26
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka mbajtur qëndrim që: “ pavarësisht nëse vendimi përfundimtar për t’u ekzekutuar merr formën e një vendimi gjykate ose një vendimi të një autoriteti administrativ, legjislacioni i brëndshëm dhe Konventa parashikon që ai duhet të ekzekutohet” çështja Ramadhi kundër Shqipërisë dt.13.10.2007. 27
Vendimi Unifikues i Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3 dt.24.01.2007 dhe vendimi nr. 20 dt.15.11.2007.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 42
Ekzekutimi i detyrueshëm i vendimeve të formës së prerë të KSHC është trajtuar edhe nga gjykata
Kushtetuese.28
Në raportin përfundimtar të viti 201129
KSHC konstaton në ‘përplasjë” mes n.8 të ligjit për statusin e
nëpunësit civil dhe faktit që vendimet e KSHC nuk konsiderohen si tituj ekzekutiv, por ky interpretim duhet
parë nën dritën e interpretimeve ligjore pasi vendimet e tij përqasen me atë të gjyqësorit nga natyra, marrin
formë të prerë dhe për to mund të kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit në bazë të K.Pr.Civile kjo dhe
në vështrim të qëndrimeve të sipërcituara të mbajtura nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese të Republikës
së Shqipërisë. Aktualisht nuk ka më vend për ekuivoke në leximin e duhur të natyrës së vendimeve të
formës së prerë të KSHC.
Sa i përket ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil” që pritet të hyjë në fuqi njëri nen i tij dhe pikërisht N.
13/4 synon që ankimi në KSHC të trajtohet si çdo ankim administrativ që passjell efektin e pezullimit të
efekteve të aktit që ankimohet dhe së dyti pavarësisht të drejtës për tu ankuar që jep vendimi i KSHC,
institucioni duhet fillimisht ta ekzekutojë këtë vendim , pra ky vendim bëhet i detyrueshëm që të zbatohet
para kundërshtimit në gjykatë. Kjo do të sjellë një qasjë të re ndaj efektivitetit të ankimit pranë KSHC dhe
vendimit të këtij të fundit. Ky qëndrim do të vendosë një regjim të ri juridik në vendimmarrjen e Komisionit
të Shërbimit Civil duke sjellë një mbrojtje më të madhe për nëpunësin civil.
28
Vendimi nr.1 i vitit 19.01.2009 i Gjykatës Kushtetuese ku theksohet se: “ ...mosekzekutimi i vendimittë formës së prerë ka sjellë cënimin e së drejtës për një proçes të rregullt ligjor të kërkuesit të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6/1 i Konventës Europiane përtë Drejtat e Njeriut. 29
Raporti përfundimtar i Komisionit Shërbimit Civil fq. 55-56
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 43
Kapitulli V
Departamenti i Administratës Publike dhe Instituti i Trajnimit të Administartës Publike
5.1 “Departamenti i Administratës Publike.
Departamenti i Administratës dhe Komisioni i Shërbimit Civil janë dy institucione të cilat nuk
janë krijuar rastësisht dhe jo rastësisht janë përfshirë në të njëjtin ligj. Në këtë kontekst ajo çka është dhe
do të jetë e rëndësishme është bashkëpunimi i ngushtë midis këtyre dy aktorëve kryesorët menaxhimit dhe
mbikëqyrjes së shërbimit civil që janë përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin e shërbimit civil në
Republikën e Shqipërisë
Departamenti i Adminsitratës Publike është krijuar me vendimin nr.443 dt. 05.09.1994, të Këshillit të
Ministrave dhe funksionon në kuadër të strukturës së Ministrisë së Brendshme. DAP ofron një sërë
shërbimesh për publikun e gjërë që nga zhvillimi i proçedurës së pranimit në shërbimin civil deri në
informacionet për ecurinë e reformave në administratën publike
Departamnti i Administratës publike ka si mision zhvillimin dhe implementimin e reformës në Shërbimin
Civil. Në zbatim të misionit të tij DAP kryen këto funksione:
-Menaxhon shërbimin civil në të gjithe institucionet e administratës qëndrore.
-Udhëheq dhe implementon reformën funksionale dhe strukturore në institucionet e administratës
publike
- Harton dhe implementon reformën në fushën e pagave
- Koordinon reformën për zbatimin e teknologjive të informacionit në fushën e government.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 44
Një bashkëpunim midis Institucioneve dhe DAP-it është vënë me Urdher të Kryeministrit30
, ky akt ka
rregulluar periodicitetin e komunikimit me Ministritë si dhe i kontrollit qe DAP ushtron mbi këto
institucione. Akt i cili detyron Ministritë që të raportojnë çdo muaj në DAP për problematikën që hasin në
lidhje me adminsitrimin e shërbimit civil dhe për gjëndjen faktike mujore e cila materializohet në pozicionet
e lira, pozicionet e plotësuar nëpërmjet emërimit me kontratë, nivelit të zbatimit të vendimeve të KSHC etj.
Gjithashtu në këtë akt përcaktohet dhe mënyra se si do të verifiohen këto raportime prej DAP, i cili çdo dy
muaj ushtron kontrollin për vërtetësinë e raportimeve të kryera.
5.2. Roli i Departamentit të Administratës Publike në Shqyrtimin e masave disiplinore.
Siç u citua dhe më lart sipas përcaktimit të bërë nga ligji dhe VKM “Për disiplinën në shërbimin
civil”, Departamenti i Administratës Publike ka një rol këshillimor në shqyrtimin e masave disiplinore të
marra.
Departamenti nuk është parashikuar nga ligji si një organ ku mund të drejtohen ankesat e nëpunësve
ndaj masave disiplinore të marra për ta. Ligji parashikon një rol shumë të veçantë për Departamentin e
Administratës Publike për tu shprehur për çdo masë disiplinore të marrë dhe për masat më të renda që janë
“largimi nga shërbimi civil, ulja në një kategori më të ulët për një periudhë kohe, ndalimi për të avancuar në
karrierë” mendimi i DAP-it duhet ti komunikohet dhe nëpunësit të interesuar dhe KSHC.
Mendimi i Departamentit të Administratës Publike ka vetëm një rol këshillimor në të gjithë këtë proçes
dhe nuk është i detyrueshëm për tu zbatuar për institucionin. Qëllimi i këtij qëndrimi të mbajtur është se
DAP është një institucion i specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe duhet të japë drejtimet e
nevojshme në trajtimin e çështjeve të ndryshme. Në këto kushte qëndrimi i DAP-it bëhet një udhërrëfyes për
institucionet me qëllim krijimin e një praktike të njësuar për marrjen e masave disiplinore dhe një trajtim
uniform të rasteve të ndryshme në institucione të ndryshme. Mendimi i Departamentit është si një apel i
fundit i bërë për institucionin për të nderqur gabimet e kryera pa filluar ende procedura ankimore dhe
zgjatja e gjithë procedurës. Kjo zgjatje është shoqëruar me një kosto për institucionin dhe mendimi i
Departamentit që si qëllim në vetvete dhe eliminimin e kostove të panevojshme ose të tepërta.
Në praktikë janë vënë re raste të cilat kanë zgjatur rreth një vit dhe sërish organet gjyqësore kanë arritur
në qëndrimin e Departamentit të Administratës Publike. Mosrrespektimi i procedurave dhe këshillimeve të
Departamentit ka bërë që të paguhen shpenzimet lidhur me pagën e nëpunësit të larguar nga detyra,
megjithëse ky i fundit nuk ështe paraqitur në punë si pasojë e largimit të tij nga detyra.
30
Urdheri nr.159 dt.18.09.2007 i Kryeministrit, “Për ushtrimin e kontrollit nga DAP dhe për raportimin mujor të Ministrive të linjës, për zbatimin e legjislacionit të Shërbimit Civil”
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 45
Këto janë arsëyset që rekomandohet aplikimi i rekomandimeve të bëra nga Departamenti i Administratës
Publike si një institucion i specializuar dhe me eksperiencë në këtë fushë.
5.3 Krijimi i (ITAP) Institutit të Administratës Publike dhe objektivat e tij.
Ekspertizat e kryera nga ekspertë të Institutit Europian të Administratës Publike ne periudhën shkurt-
qershor 1999 evidentuan gjendjen dhe nevojat për trajnimin e administratës Publike. Pas rekomandimeve të
bëra prej tyre në mënyrë të argumentuar për ngritjen e një institucioni të specializuar trajnimi u sugjeruan
dhe drejtimet dhe përparësitë në fushën e trajnimit.
Në funksion të realizimit të veprimtarisë së tyre të ardhshme punonjësit e ITAP kanë marrë pjesë në
seminare dhe kurse të ndryshme trajnimi brenda dhe jashtë vëndit ku janë trajnuar për probleme të cilësisë
së menaxhimit të administratës publike, të hartimit të currikulave mbi bazë kompetencash, të administrimit
të burimeve njerëzore, rolit të zyrtarëve të lartë në këndvështrimin e ligjit për nëpunësit civile etj.
Në një bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Administratës Publike, Instituti studioi dhe analizoi në
mënyrë të përgjithëshme nevojat për trajnimin dhe parashtroi drejtimet kryesore të programit të trajnimit
për Administratën Publike. Në këtë program përcaktohen gjithashtu edhe drejtimet ku duhet përqendruar
veprimtaria trajnuese dhe kualifikimi i personelit të Institutit. Në mungesë të eksperiencës dhe për të
siguruar orientime sa më të mira në këto përcaktime, instituti ka mbajtur lidhje konsultimi me Institutin
Europian të Administratës Publike dhe këshilltarët e fushave përkatëse pranë Departamentit të Administratës
Publike. Për të konkretizuar në mënyrë sa më të përshtatshme çështjet që lidhen me statusin, qëllimin dhe
mënyrën e funksionimit të Institutit, organizimin dhe administrimin e tij u hartua dhe rregullorja e Institutit.
Një nga objektivat kryesore të institutit është administrimi i burimeve njerëzore i cili në vetvete përfshin:
-venien në zbatim të ligjit për shërbimin civil
-fuqizimin e Departamentit të Administratës Publike
-mbeshtetja për krijimin e ITAP (institutit të trajnimit të administratës publike).
Punonjësit e Administratës Publike duhet të kene njohuritë dhe shkathtësinë e duhur në varësi të detyrave
dhe funksioneve të ndryshme që ata kryejnë dhe kushti paraprak për një sistem të mirëtrajnimi ishte
bashkëpunimi dhe këshillimi me Bordin Këshillimor për të përcaktuar sa më mirë nevojat për trajnimin dhe
hartimin e programeve konkrete të trajnimit.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 46
Kapitulli VI
Ligji i ri për “Shërbimin Civil”, risitë që ai sjell dhe a e forcon ai pozitën e nëpunësit civil.
Ligji “Për Nëpunësin Civil”
Në harkun kohorë prej 18 vjetësh nga viti 1996 që u miratua ligji i parë për shërbimin civil ligji që pritët
të hyjë në fuqi është i treti. Bashkëpunimi i ngushtë midis Komisionit të Shërbimit Civil dhe Departamentit
të Administratës Publike është konkretizuar me memorandumin e parë të firmosur në vitin 2003 ku pjesë e
këtij bashkëpunimi kanë qënë dhe propozimet e Marsit të vitit 2005 për ndryshimin e ligjit 8549
dt.11.11.1999
Ligji i fundit që është ende në fuqi dhe janë marë një tërësi hapash që ai të zëvëndësohej me një ligj të ri i
cili ka ardhur si rrjedhojë e problemeve që kishte shfaqur shërbimi civil në vite gjithashtu për t’ju përshtatur
nevojës për reformime kjo e lidhur dhe me proçesin e integrimit. Lidhur kjo dhe me N.110 të MSA-së31
i cili
thekson si të nevojeshme krijimin e një administrate transparente, të hapur, të përgjegjëshme dhe koherente, 31
Ligji Nr.9590 dt.27.07.2006 “Për Ratifikimin e Marëveshjes së Stabilizim-Asocimit nëpërmjet republikës së shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane të Shteteve të Tyre Anëtare” Në këtë kuadër dhe Rekomandimi nr.6 i Opinionit të Komisionit Evropian, Opinioni i këtij komisioni parashikon forcimin e administratës publike shqiptare duke e lidhur këtë detyrim kryesisht me forcimin e shërbimit civil.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 47
si dhe forcimin institucional, sigurimin e proçedurave të paanëshme të rekrutimit, menaxhimin e burimeve
njerëzore, zhvillimin e karrierës, trajnimet dhe që të tilla masa të merren sa në institucionet qendrore dhe
vendore.
Qëllimi është pasja e një Administrate Publike sa më stabël, të parashikueshme , të besueshme dhe
gjithmonë të përcaktuar nga ligji dhe principët kryesore të sigurisë ligjore. Administrimi Publik duhet të jetë
i hapur, transparent dhe efektiv. Efiçenca në përdorimin e burimeve publike duhet të jetë një qëllim.
Ligji i ri për shërbimin civil përmban një tërësi elementesh që punojnë në një drejtim pozitiv për arritjen e
qëllimeve dhe nëse në të vërtetë këto elementë vihen në zbatim atëherë bëhet një element shumë i fuqishëm
për afrimin e sistemit shqiptar të administratës publike me atë të Europës Perëndimore.
Por një kusht i domosdoshëm nuk është vetëm reformimi i shërbimit civil, janë një sërë veprimesh të tjera
që janë shumë të nevojshme, duhet të krijohet konteksti legal administrativ brenda të cilit duhet të operojë
shërbimi civil, të merren dhe zbatohen vendimet publike, të përcaktohet si dhe kur këto veprime
administrative mund të dërgohen në gjykatë.Këto principe përbëjnë thelbin e kulturës së shërbimit civil.
Ligjii ri synon që të vendosë një vijë ndarëse midis politikës dhe administratës , në mënyrë që
rekrutimi dhe promovimi të jenë të bazuara në “Meritat”, në vlerat e vërteta profesionale të një personi që
kërkon të hyjë në administratën publike dhe kërkon të bëjë karrierë në të dhe jo në marrëdhëniet politike
apo personale. Siguria në punë është një element i cili është theksuar vazhdimisht në vite por sidoqoftë kjo
kërkon themelimin e disa kufizimeve tek të drejtat konstitucionale të cilat nëpunësit civil patjetër duhet ti
pranojnë. Të drejtat konstitucionale bazë janë të kufizuara për nëpunësit civilë për hir të një profesionalizmi
specifik që do të thotë një pjesëmarrje jo e lirë në drejtimin e partive politike dhe jo të drejtën për tu marrë
lirisht me aktivitete sipërmarrëse që janë ligjorë për pjesën tjetër të qytetarëve. Pra jeta private e nëpunësve
civilë është gjithashtu e ndikuar nga statusi që ata gëzojnë pasi për një qeverisje të mirë të vendit kërkohen
këto kufizime.
Duke qënë se menaxhimi i nëpunësve publikë është një përgjegjësi e shtetit e ushtruar nëpërmjet
politikanëve dhe me qëllim që të parandalohet politizimi i nëpunësit publik ligji i ri e ka zgjidhur nëpërmjet
një kontrolli për t’u bindur që shërbimi civil do të jetë në shërbim të shtetit pa rënë në politizim.
Përgjegjësitë për menaxhimin e shërbimit civil janë plotësisht të ndara në këshillin e Ministrave (si drejtues
politik), Departamentin e Administratës Publike ( si përgjegjës për menaxhimin) dhe Komisionin e
Shërbimit Civil ( si kontrollues dhe menaxhues për problemet kryesore).
Ky ligj synon zbatimin e legjislacionit nëpërmjet rregullimit të procedurës së risistemimit të
nëpunësve civilë pas ndryshimit të strukturës dhe organikës së institucionit32
dhe mbajtjen në kufij të
kontrolluar të numrit të punësimeve me kontratë të përkohshme në shërbimin civil duke disiplinuar
proçedurën e kontratave dhe kushtëzuar marrjet në punë me miratime paraprake të kontrolluara
Krijimin e një sistemi më të fortë karriere në administratën publike dhe unifikimi i proçedurave në
menaxhminin e burimeve njerëzore.
Gjithashtu ky ligj ka si synim konvertimin e sistemit bazë të të dhënave të sistemit (SMIBNJ)
Sistemi Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në platformën Microsoft, përmirësimi i sistemit
32
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.474 dt.16.06.2011
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 48
në funksionalitetet tij duke përgatitur një kornizë ligjore të nevojshme për ta bërë sistemin operativ i cili
është testuar në 5 institucione pilot dhe brënda viti 2013 pritet33
të përfundojë shtrirja e tij në të gjitha
ministritë e linjës.
Synohet rritja e qëndrueshmërisë së punonjësve të administratës publike nëpërmjet zbatimit me
rigorozitet të proçedurave të përcaktuara nga ligji duke i forcuar këto kapacitete dhe nëpërmjet trajnimit të
thelluar dhe të vazhdueshëm sidomos në përmirësimin e aftësive menaxhuese e drejtuese.
Por një nga synimet kryesore të këtij ligji është rritja e besimit të publikut me rritjen e cilësisë së
shërbimit dhe përafrimin me standardet Europiane e cila është dhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian
dhe kjo mund të arrithet me përmirësimin e mënyrës së funksionimit dhe organizimit të administratës
nëpërmjet strukturave institucionale.
Ligji i ri gjithashtu vendos bazat për një sistem të ri shpërblimi që do të jetë i drejtë dhe transparent.
Pagat mund të jenë të ulta dhe kjo kuptohet nga punonjësit por ajo që ata nuk pranojnë është mungesa e
transparencës dhe padrejtësitë që bëhen në menaxhimin e skemave të pagave. Ky ligj përpiqet të zgjidhë
këtë problem nëpërmjet paraqitjes së sistemit të pagave me të gjithë komponentët rregullues duke paraqitur
dhe siguruar nivele të larta të drejtësisë dhe transparencës.
Me anë të kësaj politike ky ligj synon që të zbusë diferencën ndërmjet pagave të sistemit privat dhe
atij shtetëror, përmirësimin e cilësisë së punës si dhe mbajtjen e pranimin e një personeli të kualifikuar në
sektorët prioritarë të administratës publike.
Reformimi i sistemit të pagave në adminsitartën publike më qëllim konsolidimin e sistemit motivues
të punësimit.
Forcimi dhe rritja e kompetencave të KShC-se duke i siguruar atij instrumentet e duhura ligjor për
vënien ne zbatim dhe ekzekutimin e vendimeve të tij dhe ngritjen e një sistemi eficient dhe te përshtatshëm,
të raportimit të vendimeve të menaxhimit që merren nga institucionet.
Punësimi në shërbimin civil do të bëhet në baza të përhërshme dhe vetëm me nëpunës civil. Punësimi
në pozicionet e shërbimit civil duhet të jetë i pranueshëm vetëm me individë me statusin e nëpunësit civil
dhe jo në bazë kontraktuale. Në parim, nëpunësit civilë duhet të jenë të punësuar për një periudhë të
pacaktuar (përhershëm) punësimi me afat të caktuar duhet të kufizohet në raste të veçanta.
Ligji i nëpunësit civil krijon mundësinë për krijimin e Trupës se Drejtuesve të Lartë Shërbimit Civil.
Rekrutimi në këtë trupë do të bëhet nëpërmjet një Konkursi Kombëtar, përpara një Komisioni Kombëtar, te
përberë nga individë me reputacion që ndërrohen sipas një sistemi rotacioni te alternuar (p.sh anëtaret
rinovohen ne mënyrë te pjesshme çdo vit). Përzgjedhja ne nivelin e drejtuesve te larte do të jetë vetëm për
nëpunësit civil.
Rekrutimi do të bëhët në grup. Kandidatët për pozicionet e "nivelit hyrës" në shërbimin civil do të zgjidhen
nëpërmjet një konkursi kombëtar vjetor duke synuar krijimin e një apo më shumë grupeve me kandidatë të
cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe te posaçme, për tu emëruar ne pozicione me kërkesa dhe
përgjegjësi të ngjashme ose të krahasueshme në një ministri apo institucionet e tjera. Kandidatët e
33
Këto institucionë ishin: Ministria e Financave, Prefektura e Tiranë, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti i Konkurrencës, Ministria e Brëndëshme.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 49
suksesshëm do të jenë te përshtatshëm për t'u emëruar si nëpunës civilë. Ata do të qëndrojnë në grupin e
kandidateve të krijuar për një periudhë 2-3 tre vjeçare. Me mbarimin e kësaj periudhe e drejta për tu emëruar
mbaron.
Mënyra e vlerësimit do të jetë ndryshe, vlerësimi i kandidateve do të përfshijë një testim me shkrim dhe një
intervistë. Testimi me shkrim do të këtë më shumë peshë se intervista dhe duhet të vlerësohet duke siguruar
anonimitetin.
Mekanizmi i zhvillimit te karrierës është lëvizja paralele (brenda të njëjtës kategori) dhe ngritja ne detyre
(në një kategori me te larte). Lëvizja paralele do të kryhet nëpërmjet një procedure me konkurrim të
brendshëm të bazuar në pozicionin (konkurrim për një pozicion te caktuar) me qëllim përzgjedhjen e
kandidatit më të mirë të mundshëm brenda shërbimit civil. Ngritja në detyrë do të bazohet në një konkurrim
të hapur, të organizuar për një pozicion te caktuar.
Ligji ri parashikon rotacionin dhe transferimin si instrumente te mobilitetit dhe te pasurimit te karrierës.
Nëpunësit kanë të drejtë të trajnohen dhe ky është një detyrim i shtetit i cili duhet te siguroje trajnimin e
vazhdueshëm të nëpunësve ku pjesëmarrja e suksesshme në trajnimet e detyrueshme të jetë një element
referimi për vendimet mbi personelin.
Ligji i ri i nëpunësit civil siguron një regjistër te vetëm qendror te personelit, që përfshin vendimet e
menaxhimin në lidhje me nëpunësit civilë.
Sfidat në Administratën Publike vijnë si përgjigje e nevojave për zbatimin e objektivave për
zhvillimin e vëndit dhe konsistojnë në:
-Zbatimin e një sistemi menaxhimi efiçent të burimeve njerëzore për administratën publike si dhe
monitorimin e këtij sistemi menaxhimi.
-Përmirësimin e performancës dhe zhvillimin kapaciteteve të administratës publike, përfshirë nxitjen e
programeve të të mësuarit të vazhdueshëm dhe ofrimin e trajnimeve afatshkurtra e afatgjata.
-Përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen publikut, nëpërmjet fuqizimit të strukturave ekzistuese dhe
ngritjes së strukturave të reja.
-Rritjen e përgjegjshmërisë së nëpunësve publikë nëpërmjet delegimit të vendim- marrjes sa më pranë
pozicionit të ngarkuar për ushtrimin funksionit.
-Marrjen e vendimeve të mirinformuara për politikat e Burimeve Njerëzore dhe sistemin e pagave në
administratën publike.
Dhe kryesisht ndryshimet kryesore të këtij ligji janë:
-Zgjerimi i fushës së veprimit të Ligjit të Shërbimit Civil : LNC (neni 2) përcakton fushën e tij të veprimit
nëpërmjet përfshirjes në të të nëpunësve të administratës qëndrore apo lokale publike që "ushtrojnë
autoritetin publik" në funksionet menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse ose me natyre zbatuese.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 50
-Rekrutimi në grup : Lista e parimeve të shërbimit civil do të zgjerohet në ligjin e ri të shërbimit civil dhe
përmirësimi do të bëhet nëpërmjet rektutimeve në grup.
-Krijimi i Trupës së Drejtuesve të Lartë të Shërbimit Civil : LNC-ja (neni 11) “njeh” ekzistencën e
nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues (te përbërë nga :sekretarë të përgjithshëm, drejtorët e
departamenteve, drejtor i drejtorive të përgjithshme dhe pozicionet ekuivalente të administratës qendrore
dhe lokale).
-Mobiliteti : lëvizja e anëtarëve të trupës midis pozicioneve të ndryshme do të jetë mjaft fleksibile dhe e
bazuar kryesisht në vendimin e ekzekutivit politik dhe pëlqimin e anëtarit përkatës, si dhe përfshirjen e
DAP.
-Rotacioni: bëhet kryesisht brenda institucionit, por edhe ndërmjet institucioneve.Ai do të jetë i
përkohshëm (3-6 muaj për një periudhë 2-4 vjeçare) dhe te synoje që nëpunësit civilë të punojnë në
pozicione të ndryshme të ngjashme dhe të kuptojnë më mirë mënyrën se si punojnë institucionet në tërësinë
e tyre. Do t'i referohet vetëm lëvizjes horizontale te nëpunësit civil në një pozicion me funksione të
ngjashme dhe (në shumicën e rasteve) me të njëjtën klasë. Rotacioni do të jetë i bazuar në iniciativën e
institucionit përkatës ose sipas kërkesës së nëpunësit civil përkatëse. Në bashkëpunim me institucione të
ndryshme, DAP mund të miratojë planet për rotacion të përgjithshëm për shërbimin civil.
-Transferimi dhe zëvëndësimi: Transferimi dhe zëvendësimi do të zbatohen vetëm si lëvizje horizontale
për nëpunësit civil në një pozicion me funksione të ngjashme , të se njëjtës klasë në të njëjtin institucion apo
në një institucion tjetër. Dispozitat sigurojnë që transferimi të përfshirjë edhe një transferim të përkohshëm
në organizatat ndërkombëtare ku vendi është anëtar.
Si transferimi ashtu dhe zëvendësimi, duhet të bëhen mbi iniciativën e institucionit ose me kërkesë të
nëpunësit civil përkatës por do jenë të kufizuara në kohë.DAP do të jetë i përfshirë në këtë proces duke
dhënë pëlqimin e tij.
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 51
PËRFUNDIME
Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj veprimtarinë e Administratës Publike në Republikën e
Shqipërisë, administratë e cila është e drejtuar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm duke u udhëhequr nga
parimi i ligjishmërisë që është një nga parimet kryesore në shtetin e së drejtës.
Kjo është një fushë që padyshim vëndi ynë duhet të përmirësojë strategjinë e zbatimit të legjislacionit
në praktikën administrative dhe atë gjyqësore, kjo pasi janë rritur kërkesat për përmirësimin e cilësisë së
ofrimit të shërbimit nga ana e administartës dhe informimi i individëve për të drejtat dhe detyrimet që kanë
ndaj administratës është më i madh.
Politika ose ndryshimet nuk duhet të cënojnë administratën publike dhe as të ulin besueshmërinë e
punonjësve të saj në jetëgjatësinë e punës së tyre në këto institucione. Administrata publike duhet të
funksionojë në bazë të parimeve kryesore kushtetuese dhe të veprojë në mbështetje të Proçedurave
Administrative të parashikuara në ligj gjithashtu dhe në bazë të ligjeve të posaçme që rregullojnë disa
mardhenie pune.
Nevoja e Administratës për punonjës më të kualifikuar, me profesionistë, më të paanshëm, më
transparentë dhe më të afte për të ofruar shërbimet ndaj publikut çoi në lindjen e Shërbimit Civil. Shërbimi
Civil u ndërtua dhe vepron mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, vazhdimësisë së karrierës,
përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e ligjit. Shërbimi civil përpjekjet e para i bëri me ligjin nr.8095 i
cili me kalimin e viteve u zëvendësua nga ligje të tjera me të njëjtin objekt në parim
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 52
Bibliografi
Ligji 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Vendim Unifikues Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr. 03, dt. 24.01.2007
Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 20, dt. 15.11.2007
Vendimi nr.1 i vitit 19.01.2009 i Gjykatës Kushtetuese
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut
Kodi i Proçedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 53
Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë
“E drejta administrative” Sokol Sadushi
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, nënshkruar më 12. 06.2006.
“Raporti Vjetor 2007, Departamenti i Administratës Publike’
“Raporti Vjetor 2008, Departamenti i Administratës Publike”
“Raporti Vjetor 2008, Departamenti i Administratës Publike”
“Raporti Vjetor 2009, Departamenti i Administratës Publike”
“Raporti Vjetor 2010, Departamenti i Administratës Publike”
“Raporti Vjetor 2011, Departamenti i Administratës Publike”
“Raporti Vjetor 2012, Departamenti i Administratës Publike”
Kodi i Sjelljes së mirë administrative, Ombudsmani Evropian
Ligji 8510 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të Administratës Shtetërore”
“Mardheniet juridike të punës për nëpunësin civil” Julejda Gërxhi, Tiranë 2009
“ Analizë e legjislacionit për marëdheniet e punës” Dr.Eralda Çani, Dhjetor 2009
VKM nr.115, dt.02.02.2009 “ për caktimin e numrit të punonjësve me kontarëtë të përkohëshme për
vitin 2009 në disa ministri dhe institucione qëndrore” i ndryshuar më pas me VKM nr.960 dt.18.09.2009.
Ligji i ri “Për Nëpunësin Civil”
Ligji nr.9131 dt.08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.474 dt.16.06.2011
Urdheri nr.159 dt.18.09.2007 i Kryeministrit, “Për ushtrimin e kontrollit nga DAP dhe për raportimin mujor
të Ministrive të linjës, për zbatimin e legjislacionit të Shërbimit Civil”
http://www.pad.gov.al/APreforma.pdf
http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uriëCELEX:52003DC0615:EN:HTML
http://www.olis.oecd.org/olis/2009doc.nsf/LinkTo/NT00002C4A/$FILE/JT03264288.PDF
http://www.sigmaweb.org/dataoecd/47/3/41635887.pdf
http://www.sigmaweb.org/dataoecd/20/11/36953545.pdf
http://www.keshilliministrave.al/?fqëbrenda&mënews&lidë11855
http://km.gov.al/?fqëshowcabzvm
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2007.pdf
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2008.pdf
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2009.pdf
kopje
Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj
Page 54
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2010.pdf
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2011.pdf
http://www.pad.gov.al/botime/Raportivjetor2012.pdf
http://km.gov.al/?fqëpreprog/programi
http://www.pad.gov.al/APreforma.pdf
http://www.mpcs.gov.al/organika-e-mpcsshb
http://www.gjykataelarte.gov.al/V_U2007.htm