33
TEMA ETNIA DHE RACA

Etnia dhe raca

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Etnia dhe raca

TEMA

ETNIA DHE RACA

Page 2: Etnia dhe raca

Etnia ka të bëjë me vlerat dhe normat kulturore që dallojnë anëtarët e një grupi të caktuar nga të tjerët.Pjesëtarët e një grupi entik kanë ndërgjegjen e vecantë të një identiteti kulturor të përbashkët që i ndan ata nga grupet e tjera rreth tyre.

Grupet etnike dallohen nga njëri-tjetri:1. Gjuha 2. Historia ose prejardhja3. Feja 4. Mënyra e veshjes ose e zbukurimeveGrupe etnike të dallueshme- cifutët në Gjermani

dhe burakuminët në Japoni.

Page 3: Etnia dhe raca

Dallimet etnike janë plotësisht të mësuara, për sa kohë që ne mbajmë mend se grupe të tilla janë konsideruar si të “lindur për të sunduar” apo në të kundërt janë parë si “jo inteligjentë”, dembel të lindur etj.

Në shoqëritë moderne emigrantët krijojnë komunitete etnikisht të dallueshme nga shoqëria e gjërë.(Britani, Azi, Indi P, Itali, Greqi etj). SHBA përfshin komunitete emigrantësh nga të gjitha skajet e botës.

Page 4: Etnia dhe raca

J.S. Furnivall zhvilloi nocionin shoqëri pluraliste kur studioi Birmaninë dhe Javën në L.Largët. Në shoqëritë pluraliste ka disa grupime të mëdha etnike, të përfshira në të njëjtin rend politik dhe ekonomik, por që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

Shoqëri pluraliste kanë vendet postkoloniale sepse unifikimi politik u imponua mbi një shumëllojshmëri kulturash që ekzistonin më parë.

Dallimet etnike shoqërohen me pabarazi të theksuara në pasuri dhe pushtet, si dhe me antagonizëm midis grupeve.

Page 5: Etnia dhe raca

Pakicat etnike ose grupet minoritare kanë këto tipare:1. Janë të diskriminuar sepse të drejtat dhe mundësitë e

shumicës së popullsisë i mohohen grupeve minoritare.2. Kanë ndjenjën e solidaritetit të grupit ose “të

përkatësisë së njëjtë”, që rritet si rezultat i përjetimit së bashku të paragjykimeve dhe të diskriminimit.

3. Janë të izoluara nga shoqëria e gjërë fizikisht (priren të përqëndrohen në lagje, qytete ose rajone të caktuara të vendit) dhe nga ana sociale (ekzistojnë lidhje të pakta martesore midis pjesëtarëve të shumicës dhe atyre të grupeve minoritare).

Grupet minoritare dallojnë etnikisht nga shumica në shkallë të ndryshme.

Pakicat dallojnë nga ana etnike dhe fizike nga pjesa tjetër e popullsisë së shoqërive ku jetojnë.(p.sh indiano-amerikanët, zezakët, kinezët dhe grupe të tjera në SHBA).

Page 6: Etnia dhe raca

Raca ka të bëjë me karakteristikat fizike si ngjyra e lëkurës, e flokeve të trajtuara nga pjesëtarët e një komuniteti ose shoqërie si etnikisht të rëndësishme- si tregues të karakteristikave kulturore të vecanta.

Ndryshimet fizike midis njerëzve rrjedhin nga kombinimet gjenetike, që ndryshojnë sipas shkallës së kontaktit midis njësive të ndryshme sociale ose kulturore të popullsisë.Dmth grupet njerëzore nuk dallojnë prerë nga njëri-tjetri, por krijojnë shumë forma të ndërmjetme.

Ndryshimet raciale duhet të kuptohen si ndryshueshmëri fizike që anëtarët e një komuniteti ose shoqërie i konsiderojnë etnikisht të vecanta.(p.sh ≠ në ngjyrën e lëkurës trajtohen si të vecanta etnikisht, ndërsa ngj. e flokëve jo)

Racizëm do të thotë atribuim i gënjeshtërt i karakteristikave të trashëguara të personalitetit ose sjelljes së individëve me pamje të vecantë fizike.

Racist është ai që mendon se karakteristikave të superioritetit apo të inferioritetit që supozohet se i kanë njerëzit me me një fizik të caktuar mund t’u jepet një shpjegim biologjik.

Page 7: Etnia dhe raca

Paragjykimi ka të bëjë me opinionet ose qëndrimet e mbajtura nga anëtarët e një grupi ndaj një tjetri, ndërsa diskriminimi ka të bëjë me sjelljen aktuale ndaj tyre.

Paragjykimi ka të bëjë me ruajtjen e bindjeve të krijuara më parë mbi një individ ose një grup, bazuar më tepër në atë që thuhet sesa në faktin real, bindje që i rezistojnë ndryshimeve, madje edhe një informacioni të ri. Njerëzit kanë paragjykime + ndaj grupeve me të cilat identifikohen dhe paragjykime – ndaj të tjerëve.

Diskriminimi lidhet me veprimtari që shërbejnë për t’i përjashtuar anëtarët e një grupi nga mundësitë që u jepen të tjerëve.

Paragjykimi është bazë e diskriminimit, por ato mund të ekzistojnë edhe vec e vec.(p.sh blerja e një prone në një lagje zezakësh)

Page 8: Etnia dhe raca

Stereotipet janë kategori të menduari të keqinformuara dhe të rrënjosura.

Mendimi stereotip mund të jetë i padëmshëm nëse është “asnjanës” përsa i përket përmbajtjes emocionale dhe larg interesave të personit në fjalë.

Kur stereotipet janë të shoqëruara me shqetësim ose frikë krijojnë qëndrime armiqësore ose urrejtje kundër grupit.(p.sh në Amerikë meshkujt zezake si stereotip kanë atë të personazhit “Sambo”, ndërsa gratë zezake – “egërsira seksuale” ose si “mamatë e vjetra zezake” të përunjura dhe kujdestare)

Page 9: Etnia dhe raca

Stereotipi është i lidhur me mekanizmin psikologjik të zhvendosjes.

Në zhvendosje ndjenjat e armiqësisë ose zemërimit drejtohen kundër objekteve që nuk janë në të vërtetë burimi i këtyre shqetësimeve.

Fajësimi pa faj është i zakonshëm në rrethana kur grupet e privuara etnike hyjnë në konkurrencë me njëri-tjetrin për përfitime ekonomike.

Fajësimi pa faj shpesh përfshin projeksionin, atribuimin e pavetëdijshëm tek të tjerët të dëshirave dhe karakteristikave personale.(p.sh mendimet që kishin të bardhët në Amerikën e J. për natyrën epshore të burrave zezakë)

Page 10: Etnia dhe raca

Teodor Adorno në studimin e kryer në SHBA në 1940 diagnostikoi një lloj karakteri të quajtur personaliteti autoritar.

U përdorën shkallë matjeje për cdo ndarje të qëndrimeve sociale, për të vlerësuar nivelin e paragjykimit.Ata që u diagnostikuan me paragjykime në njërën shkallë të matjes kishin prirje të ishin edhe në të tjerat.

Njerëzit me personalitet autoritar:Ishin konformistë të ashpër (të nënshtruar ndaj eprorëve dhe

jo tolerantë ndaj vartësve)Ishin konservatorë në qëndrimet ndaj fesë & seksit.Ishin rritur nga prindër të disiplinuar dhe të ftohtë, që nuk e

shprehnin drejtpërdrejt dashurinë për fëmijët e tyre.Këta njerëz vuajnë nga shqetësime që mund të zotërohen

vetëm duke brendësuar një qëndrim të ngurtë.Këta njerëz nuk janë në gjendje të manovrojnë në situata të

ndërlikuara dhe injorojnë qëndrimet e tyre të papërshtatshme, duke menduar në mënyrë stereotipe. (rasti i cifutëve)

Page 11: Etnia dhe raca

Përfundimet e studimit të Adornos janë kritikuar:

Disa kanë dyshuar për vlerën e shkallës së matjes së përdorur.

Disa mendojnë se autoritarizmi nuk është karakteristikë e personalitetit, por pasqyron vlerat dhe normat e nënkulturave të vecanta brenda shoqërisë.

Edhe Eugen Hartley hetoi qëndrimet ndaj 35 pakicave etnike qe kishin prirje për ndjenja negative edhe ndaj grupeve të tjera.

Page 12: Etnia dhe raca

Qëndrimet etnike asimilohen nga fëmijët në moshë shumë të re.

Kenneth dhe Mamie Clark studiuan fëmijët që luanin me kukulla të bardha dhe zezake. Ata panë se si fëmijët e bardhë dhe ata zezakë dëshironin të luanin me kukulla të bardha.

Tregimet për fëmijë kanë filluar të paraqesin më shumë personazhe zezakë, por në pjesën më të madhe librat parashkollorë predominohen nga të bardhët.

Imazhet që lidhin të bardhën me pastërtinë dhe të zezën me të keqen vazhdojnë të mbisundojnë në tregimet për fëmijë.

Ngjyrave u jepet “peshë emocionale” që duket se mësohet me zhvillimin e vetëdijes së etnitetit.

Page 13: Etnia dhe raca

Qëndrimet e mësuara në fëmijërinë e hershme janë orientime po aq të rëndësishme në jetën e mëvonshme. (zezakët fitojnë ndjenjën e inferioritetit, ndërsa të bardhët ndjenjën e mos qenit të qetë nga zezakët)

Merton ka përcaktuar 4 tipe të anëtarëve të grupeve të shumicës lidhur me qëndrimet dhe sjeljen e tyre ndaj pakicave:

1. Plotësisht liberalë janë ata që nuk kanë paragjykime ndaj pakicave dhe shmangin diskriminimin edhe kur kjo mund t’i kushtojë.

2. Relativisht liberalë janë ata që e konsiderojnë veten pa paragjykime, por që shkojnë pas “rrymës” në rast se përbën rrezik.

3. Fanatikë pasivë janë ata që kanë paragjykime ndaj pakicave,por që të imponuar nga ligji dhe interesat financiare mbajnë qëndrim asnjanës.

4. Fanatikë aktivë janë ata që kanë paragjykime të thella ndaj grupeve të tjera etnike dhe praktikojnë diskriminimin mbi ta.

Page 14: Etnia dhe raca

Konfliktet etnike lidhen me këto koncepte sociologjike:Etnocentrizmi – dyshimi për të huajt së bashku me

prirjen për të gjykuar dhe vlerësuar kulturat e të tjerëve sipas kritereve të kulturës vetjake. “Të huajt mendohen si të huaj, barbarë apo si më të ulët nga ana morale dhe mendore”.

Mbyllja në grup ose hermetizmi –grupet ruajnë kufijtë që i ndajnë nga të tjerët. Antropologu F.Barth thotë se kufijtë etnike janë formuar dhe ruajtur me anë të “mekanizmave të përjashtimit” (ndalimin e martesave ndërmjet grupeve, kufizimet për kontaktet sociale ose marrëdhëniet ekonomike, ndarjet fizike të grupeve) të cilat thellojnë ndarjet midis grupeve etnike.

Ndarja e burimeve –shpërndarjen e pabarabartë të pasurisë dhe të të mirave materiale.

Hermetizmi etnik përbën një mjet për ruajtjen e pozitës së privilegjuar të grupit sundues.

Page 15: Etnia dhe raca

Dallimet etnike në epokën moderne kuptohen të lidhura ngushtë me historinë e ekspansionit të Perëndimit dhe ndikimit të kolonializmit perëndimor mbi pjesën tjetër të botës.

Në shek.XV europianët filluan udhëtimet për qëllime zbulimi e tregtie në drejtim të tokave të reja.

Lëvizjet e njerëzve gjatë 4 shekujve të fundit:Europianët në Amerikën e Veriut. Që prej shek.XVII deri sot

afro 45 milionë njerëz kanë emigruar nga Europa drejt SHBA dhe Kanadasë.

Europianët në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Emigruan afro 20 milionë njerëz nga Ev. kryesisht nga Spanja, Portugalia dhe Italia.

Europianët në Afrikë dhe Australi. 17 milionë njerëz të këtyre kontinenteve janë europianë. Afrika e Jugut është kolonizuar kryesisht nga britanikët dhe hollandezët.

Afrikanët në Amerikë. Që prej shek.XVI në kontinentin amerikan u transportuan si skllevër afro 10 milionë zezakë.

Page 16: Etnia dhe raca

Procesi i kolonizimit u shoqërua me shtypjen e popullsisë autoktone dhe vendosjen e sundimit evropian në Amerikën V., Q. & J. në Afrikë, Australi, Zelandë e re etj.

Kolonialistët europianë mbanin qëndrime etnocentrike, duke besuar se kishin një mision civilizimi për pjesën tjetër të botës.

Periudha e hershme e kolonializmit përkoi me lindjen e racizmit, i cili u bë faktori kryesor i konflikteve etnike. Në vecanti pikëpamjet raciste që ndajnë “të bardhët” nga “zezakët” ishin thelbi i qëndrimeve europiane. Pse?

1. Në kulturën europiane u rrënjos thellë një opozitë midis të bardhës dhe të zezës si simbole kulturore.E bardha=pastërtinë, e zeza= me të keqen.

Page 17: Etnia dhe raca

2. Lindja dhe përhapja e konceptit të “racës”. Qëndrimet raciste kanë ekzistuar që në prehistori. Por nocioni i “racës” si tërësi e karakteristikave të trashëguara vjen nga mendimi ev. i shek.XVIII dhe XIX.Konti de Gobineau “babai i racizmit modern” hodhi idenë e ekzistencës së tri racave: a. të bardhët (inteligjent, me moral, superior etj) b. zezakët (natyrë shtazarake, imoral, të paqendrueshëm emocionalisht) c. të verdhët

Hitleri i përdori teoritë raciste si pjesë të ideologjisë naziste.

3. Marrëdhëniet shfrytëzuese të europianëve kundrejt njerëzve me ngjyrë. Racizmi përligji sundimin kolonial mbi pop. me ngjyrë dhe i mohoi atyre të drejtat e pjesëmarrjes politike.Racizmi luajti rol të rëndësishëm në mbylljen në grup, ku evropianët ishin sunduesit, ndërsa ata me ngjyrë të sunduarit.

Qëndrimet raciste të kolonëve ev. ishin më ekstreme në marrëdhëniet me zezakët sesa me të tjerët me ngjyrë. (krahasimi i indianëve dhe zezakëve ne Amerike).

Page 18: Etnia dhe raca

Marrëdhëniet midis të bardhëve dhe atyre me ngjyrë ndryshonin sipas modeleve të vendbanimit kolonial dhe ndikoheshin gjithashtu edhe nga diferencimet kulturore midis vetë europianëve.

Marrëdhëniet etnike në Brazil.Në mes të shek.XIX më pak se 4 milionë afrikanë u vendosën në Brazil para

përfundimit të tregtisë së skllevërve.Në SHBA zezakët që vinin nga kultura të ndryshme afrikane shpërndaheshin,

ndërsa në Brazil mbaheshin së bashku, gjë që mundësonte ruajtje më të madhe të kulturës së tyre origjinale.

Skllevërit në Brazil lejoheshin të martoheshin edhe pa pëlqimin e padronit.Kontaktet seksuale midis të bardhëve dhe grave zezake ishin të shpeshta,

ndërsa fëmijët e bashkimeve të tilla liheshin të lirë ose pranoheshin si pjesë e familjes së bardhë.

Pas heqjes së skllavërisë më 1888, shumë zezakë brazilianë zbritën në qytete.Ekzistonte pabarazi e madhe ekonomike midis zezakëve brazilianë.“një zezak i pasur është i bardhë dhe një i bardhë i varfër është i pasur”.-

dallime raciale.Në fillimin e viteve 1960 Kongresi brazilian miratoi një ligj që ndalonte

diskriminimin në vendet publike, por ai nuk rezultoi i suksesshëm.Në Brazil ka patur pak programe qeveritare për përmirësimin e mundësive

sociale dhe ekonomike të njerëzve me ngjyrë.≠ nga SHBA në Brazil janë shmangur trazirat e herëpashershme dhe disa nga

format më ekstreme të paragjykimit ndaj zezakëve.

Page 19: Etnia dhe raca

Afrika e Jugut u kolonizua fillimisht nga holandezët dhe më pas nga britanikët.

Në sistemin e aparteidit (dmth zhvillimi i vecantë) që u vendos pas L.II.B, popullsia e Afrikës së J. u klasifikua në 4 “grupe të regjistruara”:

4.5 milionë pasardhës të emigrantëve ev.2.5 milionë “njerëz me ngjyrë” të më sh. se 1 “race”1 milionë me prejardhje aziatike23 milionë zezakë afrikanëP. van der Berg dallonte 3 nivele të ndarjes së shoqërisë

afrikano-jugore gjatë viteve të aparteidit:1. Mikrovecimi- vecimi i vendeve publike2. Gjysmëvecimi-vecimi i të bardhëve dhe njerëzve me

ngjyrë përsa i përket lagjeve në zona urbane ku banojmë.

3. Makrovecimi -vecimi i të gjithë popullsisë në territore të posacme të krijuara si përqëndrime vendase.

Page 20: Etnia dhe raca

Dikur në zonat ubane kishte lagje etnikisht të përziera, por gjithnjë e më shumë zezakë u vendosën në “qyteza model” disa milje larg zonave me të bardhë.

Miliona zezakë u vendosën në tokat e vendlindjes, rajone të organizuara në qëndra pjesërisht autonome që i nënshtroheshin kontrollit të përgjithshëm të qeverisë qëndrore të të bardhëve.

Në sistemin e aparteidit, njerëzit me ngjyrë nuk kishin të drejtë vote.

1970 Akti i Shtetësisë së Vendlindjes privonte nga nënshtetësia afrikanojugore, ata që strehoheshin në këto vendbanime kur ato bëheshin të pavarura.

Kalimtarë kufitarë që jetonin me familjet e tyre në këto troje dhe kapërcenin cdo ditë “kufijtë kombëtarë” për në Afrikën e Jugut të të bardheve.

Aparteidi u dënua nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe u kundërshtua nga shumë njerëz brenda shoqërisë.

Page 21: Etnia dhe raca

Të drejtat civile të zezakëve në SHBASkllavëria në Amerikën e Veriut mori fund me aktin e

shpalljes së emancipimit më 1863, një vit para përfundimit të Luftës Civile midis shteteve V. dhe J.

Klu-Klus Klani, shoqëri e fshehtë e dhunës, që synonte respektimin e ndarjes midis të bardhëve dhe zezakëve në mjediset publike.

Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë(NAACP) 1909 dhe Lidhja Kombëtare Urbane 1910 luftuan për të drejtat civile të zezakëve, por lufta e tyre pati ndikim vetëm gjatë dhe pas LIIB.

Njerëzit me ngjyrë nëpërmjet demostratave, bojkoteve dhe grevave synonin të hiqnin dallimet raciale në cdo sferë të jetës shoqërore.

1964 Kongresi miratoi një Akt të së Drejtës Civile, i cili ndalonte plotësisht diskriminimin në mjediset publike, në arsim, punësim dhe në cdo institucion që merrte fonde qeveritare.

Page 22: Etnia dhe raca

Lëvizja për të drejtat civile krijoi një ndjenjë të lirisë kulturore dhe afirmimin e veprimtarëve zezakë, duke tejkaluar objektivat për të cilat ata po luftonin.

Përpjekjet për të zbatuar legjislacionin e të drejtave civile hasën në rezistencën e ashpër të kundërshtarëve.U formuan grupe militante zezake, si Fuqia e Zezakëve, Pantera e zezë etj. Këto grupe u shtypën nga autoritetet ose u përcanë në fraksione nga autoritetet.Shumë aktivistë zezakë iu kthyen të drejtës së votës si mjet të krijimit të fuqisë politike.

Page 23: Etnia dhe raca

30 vjet pas miratimit të Aktit të të Drejtave Civile u përmirësua pozita ekonomike, sociale dhe politike e zezakëve të SHBA.

Megjithatë nuk mund të flitet për fillimin e një periudhe të re të integrimit dhe harmonisë raciale sepse në fund të viteve 1980 dhe fillim 1990 në pjesë të ndryshme të SHBA u kryen veprime të dhunshme me motive raciale.

Në zonat e brendshme të qyteteve shpërtheu përdorimi i paligjshëm i drogës dhe u rrit dhuna.Vrasja u bë shkaku kryesor i vdekjes së shumë amerikanëve zezakë gjatë viteve 1980.

Në fjalimin e tij në Washington, Martin Luther King Jr. ëndërronte “një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave” ku fëmijët e tij do të gjykoheshin jo nga ngjyra e lëkurës por nga permbajtja e karakterit”

Page 24: Etnia dhe raca

Historia e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar

Në fillim të shek.XIX, shumë më parë sesa fillimi i emigrimit masiv nga kolonitë e largëta, qytetet e zhvilluara angleze tërhoqën emigrantë nga zona më pak të begata të ishujve britanikë.

Që nga shek.XVII në Londër ka patur një komunitet irlandez të zhvilluar, të cilët u vendosën aty për të siguruar jetesën dhe për të ruajtur komunikimin me vendin amtar.Në mesin e shek.XIX irlandezët ishin grupi më i madh i emigrantëve në Angli.

Në shek.XVII u krijua një komunitet cifut, i cili u rrit sepse cifutët e vendeve të tjera shkonin në Angli ku ishin më të sigurt.

Page 25: Etnia dhe raca

Gjatë Rev. Industrial emigrantët holandezë në Britani ndihmuan për krijimin e një rrjeti agjensish bankare dhe financiare të njohura si “financa holandeze” që ishte jetike për transformimet ekonomike të vendit.

Emigrantët kinezë u dyndën gjatë periudhës së ekspansionit industrial anglez.Ata ishin për sipërmarrësit burim i krahut të lirë të punës në fabrikat angleze.

Në fund të shek.XIX vendbanimet zezake në Britani u zgjeruan me shtimin e lundrimit në Afrikën e J. dhe në Karaibe.

Gjatë L.I.B u rekrutuan indianë perëndimorë zezakë nga Ishujt Britanikë, të cilët pas përfundimit të luftes u vendosen ne Britani.

Page 26: Etnia dhe raca

Në fillim të viteve 1930 persekutimet naziste detyruan një gjeneratë të cifutëve europianë të shkonte drejt Perëndimit.

Pas LIIB pjesa më e madhe e banorëve të rinj në Britani erdhën nga vendet e Komunuelthit në përgjigje të mundësive për punë.(pati ndarje klasore në trajtimin e tyre).

1976 u miratua Akti i Marrëdhënieve Raciale që synonte kufizimin e dallimeve racore në punë, strehim, anëtarësim në sindikata dhe klube. Komisioni për Barazinë Raciale do të zbatonte aktin.

Në vitin 1990 njerëzit me prejardhje indiano perëndimore ose aziatiko jugore konsideroheshin një popullsi britanike me ngjyrë me të gjitha të drejtat e qytetarisë sesa një pop. emigrante.

Akti i Kombësisë Britanike i 1981 shkëputi shtetësinë britanike nga shtetësia e territoreve të varura britanike.

Ligji për Azilin 1991 ka pakësuar mundësitë për hyrjen në vend të refugjateve me persekutim politik ose fetar.

Page 27: Etnia dhe raca

Në Britani ekziston një diferencim i dukshëm në zënien me punë të njerëzve me ngjyrë. Zezakët përbëjnë % më të madhe të punëtorëve të krahut dhe të të papunëve.

Në Britani aziatikët që erdhën nga Afrika Lindore përbëjnë % më të lartë mesatare të punëve jofizike sesa të bardhët.

Shumë njerëz me ngjyrë jetojnë larg qendrave të qyteteve.

Aziatikojugorët janë më të suksesshmit nga njerëzit me ngjyrë përsa i përket nivelit të të ardhurave sepse ata janë të vetëpunësuar ose punëdhënës të vegjël.

Pavarësisht nga gjendja ekonomike grupet me ngjyrë janë të prekshme nga cdo lloj racizmi, përfshirë edhe sulmet.

Page 28: Etnia dhe raca

Një studim i 1979 I kryer në Handsworth të Birmingamit përfundonte se në krahasim me të bardhët, njerëzit me ngjyrë kishin pozitë të ndryshme në tregun e punës, strehim, arsimim etj. Kjo situatë rridhte nga paragjykimi dhe diskriminimi.

Në vitin 1980 disa autorë përdorën nocionin e nënklasës për të argumentuar se në shtresat më të ulëta të sistemit ishte zhvilluar një “kulturë e varfërisë” që supozohet se krijon individë që nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë mundësitë që u janë dhënë.

Koncepti i “nënklasës” është një kategori relativisht heterogjene. P.sh midis zhv. të nënklasës dhe formave të kriminalitetit ekziston një lidhje , por jo të gjitha grupet e nënklasave janë përfshirë njësoj.

Page 29: Etnia dhe raca

Ekziston një “kulturë e rezistencës” sesa një kulturë e varësisë pasive. Janë krijuar forma kulturore që lejojnë autonomi dhe vetshprehje, ku pjesëmarrja në shoqërinë e gjërë është pothuajse e bllokuar.Shumë shkencëtare arrijnë në përfundimin se “racizmi është shkaku më i bazuar i kushteve të nënklasës”.

Roger Graef në studimin e tij mbi policinë konstatoi se qëndrimet raciste janë të përhapura në radhët e oficerëve të policisë. Ai arriti në përfundimin se botëkuptimi i policisë ishte shumë armiqësor për të gjitha grupet minoritare.

Edhe gratë zezake janë në qëndër të paragjykimit dhe të diskriminimit. Një % e konsiderueshme e zezakeve janë kryefamiljare të vetme në shtëpi situatë që I ekspozon ato ndaj qëndrimeve kritike të medias dhe publikut të gjërë.

Gratë zezake konsiderohen si “armiqësore, agresive dhe të vështira për t’u marrë vesh me policinë”. Gratë zezake mbajnë një qendrim më kritik sesa meshkujt për policinë, duke e akuzuar atë për paragjykim racial dhe korrupsion.

Page 30: Etnia dhe raca

Marrëdhëniet etnike në kontinent2 dekada pas L.II.B në Europë ndodhën

emigrime të shumta, ku vendet mesdhetare I furnizuan vendet në Veri dhe Perëndim me krahë të lirë pune.

Në dhjetëvjecarin e kaluar emigracioni u pakesua si rezultat I rënies së bumit ekonomik.

Pavarësisht se kalimi nga emigrimi në krijimin e vendbanimeve ka përparuar pjesa më e madhe e anëtarëve të pakicave etnike vuajnë nga kufizime të mëdha ligjore.

Page 31: Etnia dhe raca

Emigrimi dhe racizmi kanë qënë probleme serioze në vitet 1990. në vendet ev. Francë dhe Itali kanë hyrë shumë emigrantë ilegalë nga Afrika e V.

Shpërbërja e BS dhe dështimi I sistemit totalitar në Ev. L kanë trembur qeveritë në pjesën P të kontinentit nga vërshimet masive të emigrantëve nga Lindja.

Komisioni Ev. I kërkon shteteve anëtare të KE të marrin masa të rrepta kundër emigrimit për të ndërtuar një “Europë fortesë” kundër së cilës janë ngritur organizata të emigrimit dhe të drejtave të njeriut.

Page 32: Etnia dhe raca

Zhvillimet e mundshme të marrëdhënieve etnike në të ardhmen

SHBA është kombi me më shumë etni në Perëndim, pasi ai është ndërtuar si një “shoqëri emigrante”. Zhv. I marrëdhënieve etnike në SHBA karakterizohet nga 3 modele:

1. Asimilimi- emigrantët heqin dorë nga zakonet dhe praktikat e tyre të origjinës, duke përshtatur sjelljen e tyre me vlerat dhe normat e shumicës.

2. Shkrirja- traditat e emigrantëve shkrihen me traditat ekzistuese të popullsisë që ekzistonte më parë për formimin e modeleve të reja.

3. Pluralizmi kulturor- nxitja e zhv. të një shoqërie pluraliste, ku të njihet vlera e barabartë e shumë nënkulturave të ndryshme. SHBA ka qënë shoqëri pluraliste, por në pjesën më të madhe ndryshimet etnike janë shoqëruar më tepër me pabarazi sesa anëtarësi të barabartë.

Page 33: Etnia dhe raca

Në Britani pjesa më e madhe e politikave qeveriatre zyrtare I janë drejtuar rrugës së asimilimit, sidomos atje ku pakicat etnike janë fizikisht të dallueshme nga shumica e pop. si p.sh indianoperëndimorët dhe aziatikët në Britani.

Udhëheqësit e pjesës më të madhe të minoriteteve etnike kanë theksuar rrugën e pluralizmit, e cila duket e largët sepse pakicat etnike shihen ende nga vendasit si kërcënim për vendin e punës, sigurinë, kulturen kombetare etj.

Në të ardhmen rruga e mundshme parashikohet të jetë përzierja e 3 llojeve, duke e vënë theksin tek pluralizmi, jo vetëm tek normat dhe vlerat e ndryshme kulturore “te sjella” ne shoqeri nga jashte, por shumellojshmeria etnike eshte krijuar edhe nga pervoja e grupeve etnike qe pershtaten ne mjediset sociale ku e gjejne veten.