3
DRINI ka KLAS Unë mund te them se kam përjetuar si lexues tere rrjedhën e prurjen e DRINIT ne historinë e tij krijuese dhe shkatërruese për rikrijim. E për fatalitet, Drini ka filluar ne Struge, aty pranë Kalasë se Ohrit te Enkeleasve, me një ujë te bardhe te praruar qe nuk mund te rrinte aty. I ngjitur deri Voskopoje, Drini do te lëshohej për te marre barrën e rende te gurëve te Prishtinës dhe shkumën e trazuar te Rugoves. I duhej te takohej me Valbonën diku afër Tropojës e mandej te merrte teposhte për ne Shkodër. I gëzuar se kishte gjetur rrugën e vërtete, Drini do te ngjishej me shume furi me ujin e rende te Bunës e nganjëherë deri për te humbur ne turbullirën e Kirit qe e shtynte te marre arratinë ne Liqen e ne Fushat e Nenshkodres. Nganjëherë ia ka arritur te shtyhet deri ne Ujerat e Hotit e te Grudës e ka marre edhe pak nga Cemi i Vërtete. Rralle! Vetëm kur rrëmujat e motit përfundojnë, Drini përsëri merr pamjen e fillesës, pamjen fisnike dhe te duruar qe mbart Kodin e Jetës ne kujtesën e ujit te pastër. Nga fara tek fryti! Ky rrugëtim universal i filluar ne një te shtune (Sabath) e kishte ne paracaktim te behej regjistrues e përcjellës i Kujtesës se Jetës, ashtu si Uji di ta ribëje Jetën ne shëmbëlltyrën e Kodit qe i është transmetuar. Tere drithërimat e mendjes dhe te shpirtit i ruan Uji ne kujtese, ne kujtesën e qelizave ujore te ngërthyera ne ato struktura dinamike qe e bëjnë te mbarte rreth katërqind mije panele informacioni ne një tog molekulash ujore. Kur uji ngrin ai i bën kristalet e veta me strukture te orientuar nga informacioni qe ka marre. Kur Drini shkruan ai fotografon. Eshte një fotografi artistike ne mes narracionit klasik te Klasikeve Evropiane te letërsisë. Atë te Shtune kur filluan tregimet, hovi i jetës sillej ne aventurën e vetvetes, ne misterin e rrugës qe do shpalosej me vone dhe ne sharmin e ekzotikes se momentit , pa mendime te renda e vrastare; edhe mundimi e ndalimi ishin me te lehta, si ne stilin e Dumase. Shpirti nuk e kishte akoma këtë rëndesë ekzistence sepse kish kodin qe kish marre nga Liqeni i Ohrit, Pasqyra e Dritës. Për koincidence, unë e përpija ketë lloj kodi. Shume ka shkruar e shume ka provuar Drini ne rrugëtimin e tij. Ka provuar edhe fantastiken e Asimovit ne njerëz gjigante, edhe skulpturën e Stendalit ne Idhuj qe Shemben, edhe horrorin e ekzorcizmit te William Peter Blatty me Korbin tone vendas, edhe ornamentikën e Gustav Floberit te vendosur Midis dy Kohëve, edhe tragjiken e Hygoit ne thirrjen Vraje Tradhtinë…po, ai ka zbritur edhe ne terrin e haraçit te kohës qe shkon me Tunelin e Dritës. Atje ku Fotografia Artistike e laboratorit te DRINIT ka dale përmbi synimin e sprovës për te ndërruar kostumin e mjeshtrit me diçka nga gardëroba e modës, aty ka nga një vije te portretit te vërtete te Artistit Skënder Drini. Dhe tashme portreti është ravijëzuar plotësisht ne një kornize qe është shume me e madhe se Tregimet e Veriut, pasi ne një Eklips Hëne ai ka bredhur si Somnambul qe e mundon Shfytyrimi i shpirtit te tij ne mes Mjeshtrit dhe Dishepullit, aty ka gjetur se Nata është Grua dhe se Parajsa e Gjenive dhe Ishulli i Qete

Drini ka-klas

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Drini ka-klas

DRINI ka KLAS

Unë mund te them se kam përjetuar si lexues tere rrjedhën e prurjen e DRINIT ne historinë e tij krijuese

dhe shkatërruese për rikrijim.

E për fatalitet, Drini ka filluar ne Struge, aty pranë Kalasë se Ohrit te Enkeleasve, me një ujë te bardhe te

praruar qe nuk mund te rrinte aty. I ngjitur deri Voskopoje, Drini do te lëshohej për te marre barrën e

rende te gurëve te Prishtinës dhe shkumën e trazuar te Rugoves. I duhej te takohej me Valbonën diku

afër Tropojës e mandej te merrte teposhte për ne Shkodër. I gëzuar se kishte gjetur rrugën e vërtete,

Drini do te ngjishej me shume furi me ujin e rende te Bunës e nganjëherë deri për te humbur ne

turbullirën e Kirit qe e shtynte te marre arratinë ne Liqen e ne Fushat e Nenshkodres. Nganjëherë ia ka

arritur te shtyhet deri ne Ujerat e Hotit e te Grudës e ka marre edhe pak nga Cemi i Vërtete. Rralle!

Vetëm kur rrëmujat e motit përfundojnë, Drini përsëri merr pamjen e fillesës, pamjen fisnike dhe te

duruar qe mbart Kodin e Jetës ne kujtesën e ujit te pastër.

Nga fara tek fryti! Ky rrugëtim universal i filluar ne një te shtune (Sabath) e kishte ne paracaktim te behej

regjistrues e përcjellës i Kujtesës se Jetës, ashtu si Uji di ta ribëje Jetën ne shëmbëlltyrën e Kodit qe i

është transmetuar.

Tere drithërimat e mendjes dhe te shpirtit i ruan Uji ne kujtese, ne kujtesën e qelizave ujore te

ngërthyera ne ato struktura dinamike qe e bëjnë te mbarte rreth katërqind mije panele informacioni ne

një tog molekulash ujore.

Kur uji ngrin ai i bën kristalet e veta me strukture te orientuar nga informacioni qe ka marre. Kur Drini

shkruan ai fotografon. Eshte një fotografi artistike ne mes narracionit klasik te Klasikeve Evropiane te

letërsisë.

Atë te Shtune kur filluan tregimet, hovi i jetës sillej ne aventurën e vetvetes, ne misterin e rrugës qe do

shpalosej me vone dhe ne sharmin e ekzotikes se momentit , pa mendime te renda e vrastare; edhe

mundimi e ndalimi ishin me te lehta, si ne stilin e Dumase. Shpirti nuk e kishte akoma këtë rëndesë

ekzistence sepse kish kodin qe kish marre nga Liqeni i Ohrit, Pasqyra e Dritës.

Për koincidence, unë e përpija ketë lloj kodi.

Shume ka shkruar e shume ka provuar Drini ne rrugëtimin e tij. Ka provuar edhe fantastiken e Asimovit

ne njerëz gjigante, edhe skulpturën e Stendalit ne Idhuj qe Shemben, edhe horrorin e ekzorcizmit te

William Peter Blatty me Korbin tone vendas, edhe ornamentikën e Gustav Floberit te

vendosur Midis dy Kohëve, edhe tragjiken e Hygoit ne thirrjen Vraje Tradhtinë…po, ai ka

zbritur edhe ne terrin e haraçit te kohës qe shkon me Tunelin e Dritës.

Atje ku Fotografia Artistike e laboratorit te DRINIT ka dale përmbi synimin e sprovës për te

ndërruar kostumin e mjeshtrit me diçka nga gardëroba e modës, aty ka nga një vije te

portretit te vërtete te Artistit Skënder Drini. Dhe tashme portreti është ravijëzuar plotësisht

ne një kornize qe është shume me e madhe se Tregimet e Veriut, pasi ne një Eklips Hëne ai

ka bredhur si Somnambul qe e mundon Shfytyrimi i shpirtit te tij ne mes Mjeshtrit dhe

Dishepullit, aty ka gjetur se Nata është Grua dhe se Parajsa e Gjenive dhe Ishulli i Qete

Page 2: Drini ka-klas

janë vetëm sinonime te një kërkese për informacionin me te kulluar te këtij laboratori te

ngritur ne KLAS.

Drithërima e dhembjes dhe dashuria ne familje, ne familjen e ngushte dhe ne familjen

njerëzore rrjedhin ne KLAS me shume finese qe nganjëherë te le mbresën e akullit te

vendosur mbi plage ne një moment kur ndjesia është bere e padurueshme, njëlloj e

padurueshme edhe kur Koha ka rrjedhur mbi te me mbresa e personazhe te tjerë..zanafilla

është ne dhembjen e lindjes se krijuesit dhe krijimit te mbështjelle ne dramën njerëzore qe

bie ne gurin e gjoksit për te hapur vrimën ku do vendoset zemra e njeriut.

Eshte momenti kur bien thonjte artificiale dhe iluzionet, te çdo lloji..iluzionet e hierarkisë

dhe iluzionet e vlerave materiale..iluzionet e seksit dhe martesës.

Ne fakt ne KLAS rrënohet përjetësia dhe akulli. Me shume KLAS!

Idiokracia si perspektive dhe Dhuna si realitet janë instrumentet makabre te tregimit te një

realiteti as kozmopolit e as etnocentrik...uji është turbulluar dhe rrjedh ne shkatërrim, për

te rindërtuar me pas. Fatalitet!

E vërteta është se ne KLAS, trupi fizik është burgu ne te cilin është dënuar shpirti ynë për tu

çliruar prej tij vetëm ne momentin e vdekjes. Edhe ferri e parajsa janë aty, burgosur bashke

me te, ne te njëjtën hapësire, veçse me tundje, a tundime te ndryshme, e nga kjo ngjizen

edhe emocionet qe ne përdorim për te vepruar e për te thurur raporte, qe ne fund te fundit

janë shpirtërore. Banditët e shpirtit janë me te këqij se ata te lendes, ndërtuesit e shpirtit

janë me te larte se ndërtuesit e lendes…

Krijuesi e ndihmon shpirtin te gjeje paqen ne mendje e te beje paqe me dilemën e tij te

përhershme te arsyes se jetës se tij...dhe i jep shprese se do te zeje Peshkun e Arte.

Qe te shtunën e tregimeve unë i kam lexuar te gjithë librat e Drinit dhe me ngjan se është

aty një peme qe e kish vendosur rrënjën ta bënte ne fund...kështu bëhen vetëm pemët qe

vendosen me Urdhër te Absolutes, te Krijuesit.

Eshte një peme qe e ka trungun te Vraje Tradhtinë, Midis dy Kohëve, e Shembja e Idhujve,

një peme qe vjen te sjelle fruta natën pa hëne sepse vetëm nata është grua dhe sjell frytin

e parajsës se gjenive. Do te jene ato frutat e ishullit te qete kur Korbi te ketë ndërruar

vend. Po unë dua, unë i lutem DRINIT qe ajo peme ti ketë ngulur rrënjët ne fillesën e

vërtete te Ilireve kur kishte Mbretëreshë e Kod Jete.

Kam hyre shpesh ne atë laborator te fotografisë artistike te tregimtarit dhe kam kërkuar

peizazhin e natyrës, po e kam gjetur vetëm ne planin e dyte, kam kërkuar kohen historike

dhe e kam gjetur tepër mjegullt ne grimca dekori.

Me një teknike paksa te pazakontë qe e jep vetëm gjenialiteti i lindur, Drini ia ka arritur te

përthyeje dritën e peizazhit dhe kohen e ngjarjes ne shkreptimat e sinapsuseve te trurit te

personazheve te tij. E filtron dritën aty dhe e nxjerr nga sytë e aktoreve te dramës, e merr

tingullin aty dhe e nxjerr nga gojët e padukshme te karaktereve te tija, e merr kohen dhe e

bën brumë qe zgjatet lehtësisht para e mbrapa vendit ku duhej te ishte fiksuar, e merr

dialogun dhe bën monolog njëngjyrësh, por jo monoton; e merr monologun e urtisë dhe e

bën prelud simfonie, gjame e xixe.

Page 3: Drini ka-klas

Vendi dhe Koha!

Vendi dhe Koha!

Ashtu si ne avangardën e mendimit shkencor te sotëm, tek DRINI vendi dhe koha shkrihen

ne një, alternojnë njëra tjetrën pa mundim dhe përthyerje, bëhen një “continuum” iluzor qe

harrohet aty për aty për te lëne ne qelizat e kujtesës veprimin skenik te njeriut si subjekt i

krijimit, si prizëm refraktar qe përthyen arsyen e ekzistencës se tij, shkakun e rrugëtimit te

tij te mundimshëm dhe pasurinë qe ai mbledh...natyrën e tij te vërtete valore, tundëse apo

tunduese për te bere sprovën tjetër te jetës ne cakun e dijes se grumbulluar e te

panjohurës, drite e terr.

Shume energji duhet për te bere ketë makine te eksplorimit qe te punoje, shume guxim

duhet për te hyre ne terrin e hapësirës pa rruge dhe kohës pa emër, një fushe e tere

energjie qe mbart informacionin e Kodit te Jetës, pa rregulla e kanone qe kane rene ne

provimin e jetës vetë...me një rend sublim krijimi qe nuk ndalet, e pse jo me një

paracaktim te receptorëve gjenetike te një shpirti te Kodifikuar me Absoluten e Krijuesit,

KRIJIMIN.

Vrasja, Politika, Zhdëmtimi, Hakmarrja, Ngurrimi, Guximi, Liria, Përdhunimi, Mërzia,

Neveritja, Ekzaltimi, Fetishi dhe Injoranca...një sere konceptesh qe marrin emra

personazhesh,...mbase personazhe te stigmatizuar deri ne koncept te abstraguar nga prirja

per sinteze filozofike...e çfarë sinteze se!

Një libër qe e merr ne dore dhe nuk e lëshon pa e konsumuar tërësisht është një libër i

bukur, një libër i mire.

Një libër qe ke dëshire ti rikthehesh për te takuar përsëri personazhet e tij është një libër

KLAS.

Ne KLAS nuk ka vend për kinezëri, por ka vend për Kineze, nuk ka vend për Xhonatan

Swiftin, por ka vend për Kalin Fisnik, ne KLAS ka vend për simbolin e ngritur ne sublim te i

Fundmi i Zotave te Tokës qe hyn ne duelin teologjik sepse ai beson te RA, te rrezja e diellit,

sepse tek Guri ai ka rendur kundër kohës kur koha rendte ne gabim....sepse ai mendon me

PaRaDiKam (paradigma)!

Kur Zotat e Tokës bëhen Statuja te Fotografuara e te Stigmatizuara, ata e ngrenë Krijuesin

ne atë vendin e padukshëm te admirimit duke e bere te orientuar me Krijuesin Absolut për

sa i takon sjelljes e qëllimit...KRIJIMIT si sjellje e qellim.

Kështu një Tregimtar i Lindur u be një besimtar i Krijimit dhe Absolutes, Ambasador i Paqes

dhe dëshmitar i Kaosit. Kaq shume kontradikta janë shume...edhe për Skënder DRININ.

Ai ka marre nga dashuria e mirënjohja e Universales dhe e kthen me dashuri e mirënjohje

drejt Universales.

Kështu ndodh me te gjithë ne fakt!

Shkodër, 9 tetor 2010

Ali Laçej