290
0 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË Temë doktorate SHQYRTIME TË RACIONALIZMIT NË EPISTEMOLOGJIDrejtuesi: Prof. Dr. Artan Fuga Doktorant: Hajdin Abazi Tiranë, 2011-2012

Doctor Hajdin Abazi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Doctor Hajdin Abazi

0

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

Temë doktorate

„SHQYRTIME TË RACIONALIZMIT NË

EPISTEMOLOGJI”

Drejtuesi: Prof. Dr. Artan Fuga Doktorant: Hajdin Abazi

Tiranë, 2011-2012

Page 2: Doctor Hajdin Abazi

1

“Mendja njerëzore nuk është penguar që t’i braktisë dogmat e vjetra kur ato, më në fund, kanë

pushuar t’i përgjigjen situatës si tërësi.”

Auguste Comte (1844: 39)

Page 3: Doctor Hajdin Abazi

2

PASQYRA E LËNDËS

1. Falënderime.......................................................................................................................fq. 3

2. Hyrja.......................................................................................................................... fq. 4 - 25

3. Përmbajtja...............................................................................................................fq. 21 - 245

4. Përfundime...........................................................................................................fq. 248 - 278

5. Literatura..............................................................................................................fq. 279 - 290

Page 4: Doctor Hajdin Abazi

3

FALËNDERIME

Për realizimin e këtij disertacioni, për shkak të meritave të veçanta, më duhet domosdoshmërit

të shprehë disa falënderime.

Falënderimi kryesor i përket mentorit tim të respektuar, Profesor Artan Fuga, i cili ndoqi

mendimet e mia me vëmendje, i lexoi dorëshkrimet e para, më dha sugjerime tepër të

vlefshme, pa të cilat nuk do të arrija ta rrumbullakoja këtë studim. Kultura e tij e gjerë,

mënyra e komunikimit dhe përkushtimi, më kanë impresionuar.

Dua të falënderoj zëvendës-dekanen e dikurshme znj. Prof. Dr. Teuta Starova, si dhe Prof. Dr.

Petro Simon, të cilët më përkrahën dhe më orientuan proceduralisht. Gjithsesi falënderoj edhe

stafin administrativ të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, që më kanë

ndihmuar administrativisht, me një mirëkuptim dhe miqësi që do të më mbeten për jetë në

kujtesë.

Në fund, një falënderim edhe për Institutin e Filozofisë të Universitetin të Lundit, i stafit

akademik që më ligjëruan, ku vura themelet e përkushtimit dhe thellimit tim ndaj filozofisë.

Sidomos, për këtë temë, ka një meritë edhe profesori im Johannes Person, i cili më dëgjoi me

vëmendje kur i shpreha mendimet e mia për temën që mendoja ta trajtoja, dhe me pyetjet e tij

që më shtroi, për një ditë të tërë, më bëri të kuptoj edhe më qartë natyrën e problemit dhe

vështirësitë me të cilat do të ballafaqohesha gjatë këtij studimi.

Page 5: Doctor Hajdin Abazi

4

HYRJA

1. Synimet racionaliste për të shpjeguar në mënyrë themeltare shkencën......................... 6

2. Shkenca dhe problemet e rritjes së dijes shkencore........................................................7

3. Sfidat epistemologjike të racionalistëve.........................................................................9

4. Një debat që solli risi dhe nxori në shesh probleme të mëdha......................................10

5. Teza...............................................................................................................................11

6. Rëndësia e temës mbi racionalizmin epistemologjik....................................................13

7. Kuadri metodologjik.....................................................................................................14

8. Vështirësitë e ndeshura në përballimin e temës së doktoratës......................................15

9. Struktura e doktoratës...................................................................................................16

Page 6: Doctor Hajdin Abazi

5

HYRJE

Page 7: Doctor Hajdin Abazi

6

1 Synimet racionaliste për të shpjeguar në mënyrë themeltare shkencën

Epistemologjia është fushë e filozofisë e cila merret me problemet shkencore, përkatësisht me

kërkimin, teoritë, teknikat e deri te prodhimi i dijes shkecnore. Në kuadër të epistemologjisë,

racionalizmi paraqet një qasje e cila synonte që tërë produksionin shkencor ta bazonte në

themeltari të qëndrueshme, si për ta kuptuar e shpjeguar ashtu edhe për orientuar punën e

shkencëtarëve.

Filozofia, që nga lindja e saj, një prej preokupimeve e kishte edhe dijen, se si arrihet ajo dhe

se si formohet si dije e qëndrueshme, mirëpo preokupimi modern nis me Francis Bacon1 dhe

Rene Descartes2, të cilët sintetizuan të gjitha përpjekjet ndër shekuj për të krijuar një teori të

ndryshme epistemologjike duke synuar një themeltari për shkencën. Secila syresh pretendonte

të gjente themelet se si do të mund të shpjegohej shkenca, përkatësisht funksionimi i saj,

procedurat që ajo ndjekë, procesi nëpër të cilin ajo kalon, ndryshimet dhe shndërrimet brenda

saj, dhe atë, jo vetëm aktualisht, por edhe në të kaluarën dhe kështu, të shërbente, si orientim

edhe për të ushtruar në të ardhmen veprimtarinë shkencore. Ky studim nuk merret me të gjitha

këto teori, por vetëm me disa prej tyre, konkretisht me pesë prej tyre: teorinë neopozitiviste3,

teorinë falsifikacioniste të Karl Popperit4, teorinë paradigmatike të Thomas Kuhnit

1, teorinë e

1 Filozof anglez (1561-1626). Lidhur me epistemologjinë, veprat e tij kryesore janë: The Advancement of Learning (1605), De Sapientia

Veterum (On the Wisdom of the Ancients) (1609), De Sapientia Veterum (On the Wisdom of the Ancients) (1609), Novum Organum (New

Organon)(1620), De Dignitate et Augmentis Scientarum (The Advancement of Learning) (1623). (J.R. Milton: Routledge Encyclopedia of

Philosophy, Version 1.0, London and New York: Routledge (1998), f. 766-768). Bacon është i njohur, ndër kontributet e tjera në filozofi,

sidomos për rëndësinë që i kushtoi rolit të metodës në shkencë: “Bascon e vendosi metodën në epiqëndër dhe argumentoi se dija fillon me

përvojën por është e drejtuar nga një metodë e re” (Stathis Psillos: Philosophy of Science: A-Z, Edinburgh University Press, Edinburgh, 2007,

f. 16). 2 Filozof francez (1596-1650), shpesh io quajtur baba I filozofisë modern. Veprat kryesore të tij, të rëndësishme për epistemologjinë, janë:

Discours de la méthode (Discourse on the Method) (1637), Regulae ad directionem ingenii (Rules for the Direction of the Mind), (1619 ose

1620-1628), Meditationes (Meditations) (1641), Principia Philosophiae (Principles of Philosophy)(1644). Në Regulae dhe Discour

Descartes përqëndrohet te metoda (Daniel Garber: Routledge Encyclopedia of Philosophy, , f.2096-2101), ku ai ka për qëllim të përcaktojë

rregullat e qëndrueshme të një metode e cila do të mundësonte siguri të padyshimtë për kërkimin. “Njohja, mendonte ai, duhet të ketë

sigurinë e matematikës… Descartes u përpoq të bazonte tërë themeltarinë e konceptit të tijë mbi njohjen në një të vërtetë të thjeshtë e të

padyshimtë në cogito ergo sum (mendoj, pra jam)( (Stathis Psillos: Philosophy of Science: A-Z, , f. 65-66). 3 Pozitivizëm logjik, pozitivizëm empirik dhe neopozitivizmi janë emra që referojnë të filozofia që ndjek pozitivimin e August Comte. Si

drejtim filozofik u krijua në vitin 1920 nga Wienerkretz (Qarku i Vjenës) i mbledhur rreth figurës së Moritz Schlick (me emra të tjerë të

njohur Rudolf Carnap, Herbert Feigl, Kurt Gödel, Hans Hahn, Karl Menger, Otto Neurath and Friedrich Waismann) dhe Society for

Empirical Philosophy (Shoqata e Filozofisë Empirike) e mbledhur rreth figures së Hans Reichenbach në Universitetin e Berlinit (ku

përfshiheshin Walter Dubislav, Kurt Grelling and Carl Hempel) (Michael Friedman: Routledge Encyclopedia of Philosophy, f. 4981-4985). 4 Karl Raimond Popper (1902-1994), filozof austriak. Veprat e tij të rëndèsishme epistemologjike janë: Teoria e tij e pare mbi shkencën

paraqitet në veprën e tij Logik der Forschung (1935), përkthyer në anglisht: The Logic of Scientific Discovery (1959), The Poverty of

Historicism (1957), Conjectures and Refutations (1962), Objective Knowledge (1972) (Ian C. Jarvie: Routledge Encyclopedia of Philosophy,

, f.6680-6685). Epistemologjia e Popperit është falsifikacionizmi, që tregon objektivin e kërkimit shkencor të përgënjeshtrimit të teorive

shkencore, që domethënë se ‘rregullat e procedures shkencore duhet dizajnuar në një mënyrë të tillë që të mos mbrojnë asnjë pohim në

shkencë kundër përgënjeshtrimit” (Karl Popper: The Logic of Scientific Discovery, 1959, f. 61).

Page 8: Doctor Hajdin Abazi

7

metodologjisë së programeve të kërkimeve shkencore të Imre Lakatos2 dhe teorinë anarkiste

të Paul Feyerabendit3.

Këto teori, si përpjekje të filozofëve, për shkak të laryshisë në qasje, secilin që është i

interesuar për prodhimin e dijes shkencore, ia zgjojnë kureshtjen për të kuptuar më tepër se si

shpjegohen dhe modelohen botëkuptimet e ndryshme, sado që secila syresh mëton të

parashtrojë qasje racionaliste. Përpjekjet e tilla, prurjet dhe qasjet e ndryshme bëhen një

zhvillim interesant kur ato shfaqen në një debat të drejtpërdrejtë, ku shquhet mprehtësia e

ndërsjellë e filozofëve si për t’i hetuar mangësitë më të ndjeshme të teorive ekzistuese, ashtu

edhe për të formuluar teori të reja alternative, të cilat pastaj, po me aq mprehtësi hetohen pikat

thelbësisht të dobëta dhe kritikohen. Ky debat, i cili nuk është trajtuar në tërësinë e tij deri më

tash, për arritjet, risitë dhe pasojat që ai solli në evoluimin e mendimit racionalist në

epistemologji në veçanti, por edhe në atë filozofik në përgjithësi; pra ky debat qëndron në

themel të këtij disertacioni, është nxitja dhe frymëzimi, si për t’i kuptuar ato më mirë,

pasurinë intelektuale që sollëen ato, dobinë e vetë debatit, si dhe rrjedhojat e zhvillimeve të

mëtejme lidhur, para se gjithash, me racionalizmin, por edhe me mendimin filozofik.

2 Shkenca dhe problemet e rritjes së dijes shkencore

Shkencat gëzojnë autoritet dhe respekt të veçantë, për shkak të arritjeve në kërkimete tyre.

Ato kanë shënuar sukses në të gjitha fushat, dhe ky trend po vazhdon në përmasa gjithnjë më

1 Thomas Samuel Kuhn (1922-96), filozof amerikan. Veprat e tij kryesore epistemologjike janë: The Copernican Revolution (1957), The

Structure of Scientific Revolutions (1962), The Essential Tension (1977) etj. (Paul Hoyningen-Huene: Routledge Encyclopedia of

Philosophy, , f. 4424-4427). Thelbi I epistemologjisë së Kuhnit lidhet me nocionin e paradigm, permes të cilës dhe rreth të cilës e shpjegon

tërë ndërmrrjen shkencore. “Sipas Kuhnit, shfaqja e një discipline shkencore karakterizohet me miratimin nga bashkësia të një paradigm” e

pastaj I tërë zhvillimi bëhet perms saj dhe ndërrimeve të paradigmave (Stathis Psillos: Philosophy of Science: A-Z, , f. 131-132). 2 Imre Lipschitz (1922-74), nga familje çifute në Hungari,i njohur në filozofi me emrin Imre Lakatos, filozof hungarez. Veprat më të njohura

epistemologjike të tij janë: Proofs and Refutations (botuar në seri artikujsh revistash më 1963-1964, e si libër i botuar pas vdekjes më 1976),

(1968) Changes in the Problem of Inductive Logic, në I. Lakatos (ed.) The Problem of Inductive Logic, Amsterdam: North Holland (1968),

Falsificationism and the Methodology of Scientific Research Programmes, në I. Lakatos dhe A.E. Musgrave (editorë) Criticism and the

Growth of Knowledge, Cambridge, Cambridge University Press (1970), History of Science and its Rational Reconstructions, në R.C. Buck

dhe R.S. Cohen (editorë) PSA 1970, Boston Studies in the Philosophy of Science 8, Dordrecht, Reidel (1971), Popper on Demarcation and

Induction (1974). (John Worrall: Routledge Encyclopedia of Philosophy, , f. -44574459). Qëllimi i tij ishte të shpjegonte përparimin e

shkencës përmes metodologjisë: “Përparimi në shkencë ndodhë kur një program kërkimor përparimtar e zëvendëson një të zvetnuar .

Metodologjia e Lakatos është retroactive: ajo nuk siguron asnjë mënyrë për të treguar se cilat prej dy programeve kërkimore aktualisht

konkurruese është përparimtar” (Stathis Psillos: Philosophy of Science: A-Z, , f. 148-149). 3 Paul Karl Feyerabend (1924-94), filozof austriak-amerikan. Veprat e tij kryesore epistemologjike janë: Against Method, London: New Left

Books (1975), Science in a Free Society, London, New Left Books (1978), Three Dialogues on Knowledge, Oxford: Blackwell (1991)

(Michael Williams: Routledge Encyclopedia of Philosophy, , f. 2802-2806); Realism, Rationalism & Scientific Method, Philosophical

Pappers, volume 1, Cembrigde University Press, London, New York etj. (1981); Farwell to Reason, Verso: London – New York (1987);

Knowledge, Science and Relativism, Philosophical Pappers, Cambridge University Press (1999). Qysh në Condolosation for a Spetialist, në

I. Lakatos dhe A.E. Musgrave (editorë) Criticism and the Growth of Knowledge, Cambridge, Cambridge University Press (1970), ai

parashtroi një qasje anarkiste në epistemologji të cilën e zhvilloi plotësisht në Against Method.

Page 9: Doctor Hajdin Abazi

8

të gjera. Askush nuk mund t’i mohojë rezultatet e tyre, zbulimet dhe sidomos risitë

teknologjike, të cilat janë produkt i drejtpërdrejt i shkencës, që kanë përmirësuar kushtet

ekzistenciale të njerëzimit, duke i rritur në vazhdimësi mundësitë e eksplorimit si kurrë më

parë. Gjithashtu, është e pamundur të mos pranohet se ne sot dimë më tepër se ç’kanë ditur

njerëzit ndonjëherë më parë për universin e për organizmat biologjikë, dhe se zhvillimet e

shkencave gjithnjë e më shumë po na pajisin me më shumë njohuri. Kjo është ajo çka, shikuar

nga këndvështrimi dashamirës, zakonisht thuhet, në mënyrë përmbledhëse, për shkencat.

Nisur nga ky botkuptim për shkencat, suksesi i tyre nuk do të duhej të paraqiste realisht

ndonjë problem, mirëpo, me sa duket, ndodhë pikërisht e kundërta: mu arritjet e shkencës, që

bëhen mbi bazën e prodhimit gjithnjë në rritje të dijes, paraqiten si vetë problemi. Këtë e ka

shprehur shumë qartë Popperi: “Problemi kryesor i epistemologjisë ka qenë dhe ende është

problemi i rrijtes së dijes”1.

Duket se me të drejtë Popperi e ka formuluar Popperi si problemin kryesor rritjen e dijes: dhe

ky problem ka të bëjë, para se gjithash, jo me atë se a ka rritje apo jo, sepse kjo është evidente

(qoftë edhe nga sa u tha më sipër), por mbi të gjitha lidhur me mënyrën se si bëhet kjo rritje.

E, duket se Popper është i bindur se, më e theksuar dhe më e qartë se gjetiu, rrit ja e dijes është

pikërisht në fushën shkencore, përkatësisht në të gjitha shkencat e shumta e të ndryshme.

Prandaj, ai nënvizon se: “... rritja e dijes mund të studiohet më së miri duke studiuar rritjen e

dijes shkencore”2.

Në një kuptim mund të thuhet se Popper ka të drejtë kur thotë se më së miri dija mund të

studiohet përmes rritjes së dijes shkencore, po qe se me shkencë do të kuptohej i tërë spektri i

fushave të ndryshme të dijes që funksionon, me specifikat e veta, si shkencë. Sepse për të

kuptuar problemet e rritjes së dijes në përgjithësi, më së miri kjo mund të bëhet përmes

studimit të mënyrës se si rritet dija shkencore.

Në të vërtetë, problemi nuk ka të bëjë aspak me vetë shkencën, me procesin e saj të

brendshëm, si ndërmarrje dhe veprimtari, meqë duket se shkencëtarët në përgjithësi veprojnë

drejt, përderisa, po qe se kemi parasysh arritjet e tyre, shënojnë sukses; e nga kjo nuk duhet

kuptuar se ata nuk ballafaqohen me vështirësi, dilema, paqartësi e hezitime nga më të

1 Karl Popper, The Logic of Scientific Discovery, f. xix.

2 Po aty.

Page 10: Doctor Hajdin Abazi

9

ndryshmet, sepse këto janë të pranishme, por megjithatë shkencëtarët kanë ditur të gjejnë

zgjidhje dhe të arrijnë sukses.

Problemi i vërtetë paraqitet në një fushë tjetër – në epistemologji. Epistemologët janë rrekur,

nga qasja filozofike, të kuptojnë natyrën e zhvillimit të shkencës dhe të gjejnë ndonjë

këndvështrim teorik, për të shpjeguar se si bëhet rritja e dijes në përgjithësi, e sikurse e thotë

Popper, rritja e dijes shkencore në veçanti. Për epistemologët rritja e dijes shkencore u paraqit

si problem kryesor, sepse prej shpjegimit ose jo adekuat të saj, varej suksesi ose mossuksesi i

një teorie epistemologjike, dhe pikërisht kjo nuk ishte aspak e lehtë, madje mund të thuhet se

vështirësitë erdhën duke u shtuar vazhdimisht, ndërkohë që shkenca e vazhdon pandalshëm

marshin e saj me ritëm më të madh në prodhimin e dijes shkencore.

3 Sfidat epistemologjike të racionalistëve

Epistemologët, duke i studjuar ecuritë brenda shkencave të ndryshme dhe problemet me të

cilat, sipas tyre, ato ballafaqoheshin, janë sfiduar me përpjekjet për të gjetur një përgjigje ose,

të paktën, për të ndriçuar paqartësitë, ashtu që ato të kuptohen, të shpjegohen dhe të

qartësohen – e nga këto përpjekje lindën teori të ndryshme, të cilat pretenduan të parashtrojnë

qasje racionaliste, me të cilat të mbulojnë tërë atë që ndodhë, me ç’mjete dhe si ndodhë në

veprimtarinë shkencore, duke synuar zgjidhje për problemet që vetë i konsideronin kardinale.

Përpjekjet e tyre janë të shumta, me preokupime nga më të ndryshmet dhe prekin të gjitha

çështjet e mundshme të shkencave e që lidhen me to. Ata u ndeshën me shumë sfida, por dy

prej tyre janë karakteristike.

Ata u sfiduan të kapin çështjen e shkencës në tërësinë e saj, duke detektuar vështirësi të

ndryshme me të cilat ballafaqohet kërkimi shkencor, duke i ngritur e formuluar ato qartë dhe

duke ofruar alternativa zgjidhjeje për probleme të ndryshme, me çka, pa fije dyshimi

përplotësuan gjithnjë më shumë të kuptuarit e shkencës.

Në të njëjtën kohë, ata u ballafaquan edhe me teoritë e njëri-tjetrit: duke hetuar mangësi e

probleme serioze në teoritë e ndërsjella, duke i kritikuar ato dhe duke u munduar të gjejnë

zgjidhje përmes mendimeve alternative, me konstruktimin e versioneve të tyre të

këndvështrimeve teorike, që, në të vërtetë, u formësuan si teori, me çka, nga sfidues të

Page 11: Doctor Hajdin Abazi

10

problemeve të shkencës me të cilat ata besonin se ajo ballafaqohej, u shndërruan në sfidues të

pikëpamjeve të njëri-tjetrit.

Të dyja këto lloje sfidash, si në asnjë rast tjetër në historinë e filozofisë deri më sot, u shpreh

në një debat të filozofëve kushtuar pikërisht çështjes së rritjes së dijes shkencore mbajtur në

vitin 19651, në të cilin, për të pasur më të qartë kontekstin, do të ndalem pak më konkretisht.

4 Një debat që solli risi dhe nxori në shesh probleme të mëdha

Debati midis filozofëve në Kollokuiumin Ndërkombëtar të vitit 1965, sidomos ajo pjesë që u

përmblodh në librin Criticism and the Growth of Knowledge, shpreh kulmet e arritjeve në

epistemologji deri atëherë, e njëherit edhe shumë kundërshti e mospajtime të cilat trandën

qëndrueshmërinë e pikëpamjeve të ndërjella2.

Debati qe organizuar me një dedikim: kumtesat duhej të merreshin me prurjet dhe problemet

eventuale që kishte shkaktuar vepra e Thomas Kuhn The Structure of Scientific Revolutions,

botuar më 1962 – tri vjetë para Kollokuiumit Ndërkombëtar (1965), vepër e cila ishte pritur

jashtëzakonisht mirë jo vetëm nga shkencëtarët e shkencave natyrore, por edhe nga të gjitha

shkencat dhe shpejt qe shndërruar në një kryevepër, e ndoshta, po të flasim me gjuhën e

Kuhnit, në një paradigmë epistemologjike; kështu edhe ndodhi, në aspektin procedural.

Në debat, vetë Popper polemizon ashpër me Kuhnin duke bërë përpjekje për ta hedhur poshtë

qëndrueshmërinë e teorisë epistemologjike të Kuhnit, gjë që e bën Kuhnin të kundërreagojë,

dhe t’i shkaktojë debakël epistemologjisë së Popperit. Lakatos, kritikon pikëpamjet e Kuhnit e

të Popperit dhe përpiqet t’i bashkojë ato, për të krijuar një teori racionaliste. Popperi disi

pajtohet me Lakatos, kurse Kuhni e hedhë poshtë pretendimin e Lakatos. Feyerabend, nga ana

tjetër, kritikon ashpër Kuhnin dhe hedhë poshtë teorinë e tij, e poashtu kritikon Lakatos dhe

1 Është fjala për Kollokuiumin Ndërkombëtar në filozofi të shkencës të mbajtur në Kolegjin e Bedfordit, në Londër nga 11 deri më 17 korrik

1965. Kollokuiumi u organizuar nga Shoqata Britaneze e Filozofisë së Shkencës dhe Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të

Londrës. Nga kumtesat e mbajtura në këtë Kollkuium janë botuar katër përmbledhje: Problems in Philosophy of Mathematics (1967),

Problems in Inductive Logic (1968), Problems in Philosophy os Science (1968) dhe Criticism and the Growth of Knowledge (përgatitur më

1969 e botuar një vit më pas, më 1970). Shikuar nga vëllimi, pjesëmarrja, diskutimi dhe shtrimi i pikëpamjeve të reja, përmbledhja e fundit

paraqet një epiqendër të zhvillimeve të reja epistemologjike lidhur me shpjegimin mbi baza racionale të zhvillimit të shkencës. 2 Debate filozofësh janë të zakonshme. Fjala vjen, pesë vite më pas, më 1970, do të mbahet në Boston një takim i ngjashëm i quajtur Second

biennal meeting of the Philosophy of Science Association, ku do të debatohet rreth veprës së Imre Lakatos Methodology of Scientific

Research Programmes; debati kufizohej në aspekte të pjesshme, pa sjellë ndonjë risi sikurse ai i vitit 1965. Pikërisht për këtë, ai debat është

tepër i veçantë dhe i papërsëritshëm deri më sot, ndaj dhe shumë interesant për evoluimin e mendimit epistemologjik.

Page 12: Doctor Hajdin Abazi

11

Popper ashpër, dhe paraashtron teorinë e tij të racionalizmit anarkist. Kuhn e Lakatos

polemizojnë dhe shprehin kritika ndaj pikëpamjes së Feyerabend.1

Veçantia e debatit nuk është aty se, me gjithë rezistencën dhe kundërshtimin nga teoritë e

mëhershme – neopozitivizmi e falsifikacionizmi, u konfirmua triumfi i epistemologjisë së

Kuhnit, gjë që do të ishte normale, në një rast të tillë – pasi që vepra e tij kishte bërë bum dhe

debati ishte organizuar pikërisht për këtë. Në të vërtetë, veçantia e debatit qëndron diku krejt

tjetër: në shfaqjen edhe të dy teorive të reja epistemologjike: ajo e Imre Lakatos në veprën

The Methodology of Scientific Research Programmes dhe teoria e Feyerabend, që nga autori

quhet epistemologji anarkiste2.

Kështu, debati që duhej të kishte karakterin e hetimit dhe shqyrtimeve të problemeve që u

shfaqën në dhe me teorinën e Kuhnit, në të vërtetë, u shndërrua në lindje të problemeve të reja

dhe të papritura. Polemikat e Kuhn, Popper, Lakatos e Feyerabend me njëri-tjetrin lidhur me

teoritë e tyre, si dhe probleme të rëndësishme që lidheshin me shkencën u shtruan, u trajtuan

dhe u bënë përpjekje për të dhënë përgjigje nga aq shumë këndvështrime, sa që kjo

paradoksalisht, në njërën anë, paraqet një begati pikëpamjesh dhe zbërthimesh të

pashembullta sa i përket vetë shkencës, dhe, në anën tjetër, shpërfaq defekte të pariparueshme

në pikëpamjet e tyre racionaliste.

Gjithçka nuk u mbyll në vitin 1965, por as nuk është përparuar aq në epistemologji, sa të

mund të thuhet se janë tejkaluar: problemi i racionalizmit në epistemologji mbetet po aq

sfidues sot, sa ishte edhe atëherë. Në të vërtetë, krejt zhvillimet e mëpasme, qofshin përpjekjet

për të rimodeluar racionalizmin në epistemologji mbi bazën e teorive neopozitiviste, të

Popperit, Kuhnit, Lakatos e Feyerabend, e qofshin kritikat e ashpra kundër tij, vetëm sa e

konfirmuan atë që u shpalos në debatin e vitit 1965. Teoritë e racionalizmit në epistemologji,

me sintagmën e Lyotard3, mbeten rrëfimet e mëdha, të cilat, mbase, do të jenë, për nga

origjinaliteti dhe prurjet epistemologjike, të fundit.

1 Në debat nuk ishin të pranishëm neopozitivistët, për shkak se, në atë kohë, teoria neopozitiviste ishte shuar dhe kishte humbur terrenin. Në

qoftë se përfaqësuesit e saj mungonin fizikisht, teoria e tyre nuk mungonte: ajo ishte e pranishme në tërë debatin, qoftë drejtpërdrejt e qoftë

tërthorazi, por edhe te teoritë e epistemologëve. Prandaj, për t’u kuptuar drejt në tërësi debati, neopozitivizmi duhet konsideruar si i

pranishëm, por në mungesë – dhe pikërisht për këtë në këtë studim përfshihet si pjesë përbërëse e debatit edhe teoria neopozitiviste. 2 Pikëpamjet e pesë teorive racioanliste në epistemologji që u përmenden këtu do të ravijëzohen në Pjesën e parë të këtij studimi.

3 Jean-François Lyotard (1924 -1998) filozof francez. Në La Condition postmoderne: Rapport sur le savoir (The Postmodern Condition: A

Report on Knowledge) (1979). Lyotard është i njohur me preokupimin e tij lidhur me post-modernizmin, të cilin e quan, në mënyrë të

thjeshtësuar, “mosbesim ndaj meta-rrëfimeve” (La Condition postmoderne: rapport sur le savoir, Paris: Éditions de Minuit; trans. G.

Bennington and B. Massumi, The Postmodern Condition: A Report on Knowledge, Minneapolis, MN: University of Minnesota Press F. 7), e

nganjëherë edhe “rrëfime të mëdha”, kurse post-modernizmi karakterizohet nga “rrëfimet e vogla”.

Page 13: Doctor Hajdin Abazi

12

5 Teza

Pjesa më e madhe e këtij studimi bazohet në debatin e racionalistëve në Kollokuiumin

Ndërkombëtar të vitit 1965, që, duke i parë nga kjo distanca kohore dhe zhvillimet e

mëpasme, mund të thuhet pa fije dyshimi se ato teori racionaliste në epistemologji e kanë

thelluar të kuptuarit ndaj veprimtarisë shkencore, kanë zgjidhur shumë probleme, por edhe

kanë ngritur probleme të reja, të cilat duket se nuk kanë mundur t’i zgjidhin dhe, sipas gjitha

gjasave, nuk mund te gjejnë zgjidhje, ashtu sikurse është pretenduar.

Shi për këtë, duke pasur parasysh arritjet dhe duke i theksuar ato, me gjithë rëndësinë e tyre,

duket se më me ndikim kanë qenë vështirësitë me të cilat secila syresh përmbante në vetvete

dhe nuk mund të ofronte zgjidhje për t’i tejkaluar ato, para se gjithash për vetë rrjedhojat e

racionalizmit në epistemologji.

Fakti se secila prej teorive që merren për bazë në këtë studim pretendonte se ishte e vërtetë, në

kuptimin se parashtron përfytyrim në përputhje me zhvillimin e shkencës, rezulton se asnjëra

nuk e gëzon atë status. Ndaj dhe teza e këtij disertacioni përqëndrohet në këtë problematikë,

mbi bazën e së do të tregohet dhe argumentohet paqëndrueshmëria e racionalizmit në

epistemologji, e bazuar në themeltari.

Teza mbështet kryesisht në pretendimet e secilës teori të racionalizmit në epistemologji –

neopozitivizmit, falsifikacionizmit, Kuhnit, Lakatosit dhe Feyerabendit, si dhe në

kundërthëniet dhe kundërshtitë që u shprehën midis tyre, por edhe në rrjedhojat e zhvillimeve

të mëtejme tëe mendimit filozofik mbi racionalizmin.

Një rrjedhojë e drejtpërdrejtë është demantimi i ndërsjellë i teorive të racionalizmit në

epistemologji, te cilat, më gjithë përpjekjet e disa filozofëve për të mëkëmbur themeltarinë e

racionalizmit, duket se ato nuk mund të arrijnë pikërisht atë që synojnë: të sigurojnë një

themeltari mbi të cilën do të bazohej veprimtaria shkencore dhe prodhimi i dijes shkencore.

Midis pikëpamjeve të filozofëve kishte pikëtakime por edhe pikëndarje lidhur me probleme të

rëndësishme dhe themeltarinë racionaliste. Prandaj, që të provohet teza e demantimeve të

ndërsjella që shprehin paqëndrueshmërinë e racionalizmit themeltar, ky studimin do të

përqëndrohet:

Page 14: Doctor Hajdin Abazi

13

- në teoritë epistemologjike dhe pikëpamjet për themeltarinë e racionalizmit,

- në dallimet midis atyre teorive lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me shkencën,

veprimtarinë, kërkimin, praktikat, ndryshimet e zhvillimin dhe prodhimin e dijes shkencore;

- në kundërshtimet e ndërsjella bazuar në modelet rivale racionaliste.

Për ta kompletuar edhe më studimin, e mbase edhe për ta përforcuar atë, është e nevojshme

që, në njërën anë, të parashtrohen edhe disa përpjekje për të rimëkëmbur modelin e

racionalizmin themeltar, dhe, në anën tjetër, edhe kritikat ndaj racionalizmit themeltar.

Në fund, për hir të qartësisë, duhet theksuar se në këtë studim nuk parashtrohet ndonjë qasje

sleptike. Ajo që synohet është të tregohet se të pesë teoritë që merren në shqyrtim këtu, si dhe

ato që synojnë rimëkëmbjen, janë treguar të paqëndrueshme dhe kjo duhet kuptuar, me qëllim

që të mos mbeten përpjekjet për ta tejkaluar këtë gjendje të mbyllura në rreth. Përfundimi se

themeltaria racionaliste është e paqëndrueshme domethënë se konceptimet mbi këto baza kanë

defekte dhe se duhet kërkuar, mbase, teerrene të tjera të reja.

6 Rëndësia e temës mbi racionalizmin epistemologjik

Deri më sot ende nuk ekziston një pajtueshmëri lidhur me fatin e racionalizmit në

epistemologji, të bazuar në themeltari të standardeve me vlefshmëri universale, respektivisht

teknikash kërkimore dhe kriteresh, por as për ndonjë teori tjetër të racionalizmit në

epistemologji.

Pikërisht për këtë, kjo temë, edhe sot e kësaj dite, është sfidë qendrore për filozofët, sepse, në

përpjepje për t’i kapërcyer vështirësitë dhe për të gjetur ndonjë qasje më të përshtashme, është

me rëndësi të veçantë të njihen teoritë e racionalizmit në epistemologji, për të krijuar një sens

si të të kuptuarit, ashtu edhe të mundësive të reja në zhvillimet e mëtejme, e për t’i arritur

këto, në një farë mënyre, kërkohet qartësimi se përse nuk mund të funksionojnë, sipas

pretendimit të tyre, teoritë kryesore të racionalizmit në epistemologji.

Përpjekja për të ndriçuar, bazuar në vetë teoritë e racionalizmit epistemologjik, për të kuptuar

nga afër paqëndrueshmërinë e këtij lloj racionalizmi, është një kontribut si për vetë mendimin

filozofik, ashtu edhe për kërkimin shkencor, kur dihet se filozofia dhe shkencat ndikohen në

mënyrë të ndërsjellë.

Page 15: Doctor Hajdin Abazi

14

Ndërkaq për filozofinë dhe kërkimin shkencor shqiptarofolës, një shqyrtim thuajse tërësor i

problemeve të teorive epistemologjike që konsiderohen si arritjet më të rëndësishmë në

filozofi, është i veçantë sepse sjellë, shtron dhe trajton problemet kryesore dhe më me peshë të

shkencës me të cilat janë preokupuar teoritë e racionalizmit në epistemologji, e që në një

tërësi të tillë nuk janë trajtuar, dhe nuk njihen sa duhet ato, qasjet e tyre, zgjidhjet dhe

pengesat që meritojnë vëmendje dhe njohje si nga filozofët ashtu edhe nga shkencëtarët e

lëmive të ndryshme.

7 Kuadri metodologjik

Natyra e këtij studimi ka diktuar që të mos ndiqet një teknikë e vetme kërkimore, përkatësisht

vetëm një qasje, sepse, po të veprohej ashtu, do të dilte një shqyrtim shumë i njëtrajtshëm dhe

skematik.

Kuadri metodologjik nënkupton rrugët, mënyrat dhe atë se si është menaxhuar në tërësi ky

studim, të cilin e ka diktuar vetë teza e parashtruar. Po ashtu, edhe për ta qartësuar se si ka

ecur realizimi dhe rezultatet e arritura.

Duke qenë se shumica e teorive që shqyrtohen këtu nuk janë të njohura sa duhet te ne –

domethënë prej filozofëve dhe shkencëtarëve shqipfolës, për të paraqitur në formë ravijëzuese

teoritë racionaliste në epistemologji duhej ndjekur qasja përshkruese. Funksioni i saj është për

të parashtruar qartë dhe shkurtimisht aspektet kryesore të teorive që studiohen, ashtu që të

krijohet një pasqyrë e këndvështrimeve të ndryshme sipas filozofëve në fjalë, por edhe

dallimet në vija të trasha, që të lehtësohet të kuptuarit e pikëpamjeve për problemet e ngritura

prej tyre lidhur me shkencën.

Qasja historike, sado e shprehur aty-këtu dhe pa mëtuar historicizëm, ishte krejt e nevojshme

me qëllim që të kuptohet konteksti kohor. Sado që për mendimin filozofik pak çon peshë

aspekti i kohës së shfaqjes së tij, ajo ndihmon për të ndjerë nxitjen dhe evoluimin e këtij

mendimi.

Lidhur me çështjet kryesore epistemologjike që burojnë prej pikëpamjeve racionaliste është

ndjekur qasja ballafaquese. Duke i paraqitur pikëpamjet teorike të filozofëve për një çështje

konkrete qartësohen më mirë qëndrimet e tyre, gjë që i bën më të dukshme kontributet por

edhe dallimet, pajtimet e mospajtimet, si dhe kundërshtitë. Kështu krijohet një tablo e

Page 16: Doctor Hajdin Abazi

15

tendosjeve midis filozofëve, përmes argumenteve dhe kundërargumenteve si për arritjet e tyre

e pretendimet, ashtu edhe për kundërshtimet.

E për ta thelluar qartësinë e pikëpamjeve racionaliste, respektivisht të pretendimeve të tyre,

është ndjekur qasja kritike. Kjo, në njërën anë si kritikë e brendshme epistemologjike e

filozofëve, e në anën tjetër edhe si kritikë nga jashtë, përkatësisht nga filozofë që me kritikat e

tyre ndriçojnë misionin e pamundur e të pretenduar nga epistemologët racionalistë.

Këtë studim e karakterizon aspekti i shtjellimit teorik, e kjo domethënë se duhej bërë sinteza

ashtu që, pash zbërthimit të pikëpamjeve të filozofëve të ndryshëm, të shprehen rezultatet.

Kjo qasje e karakterizon sidomos pjesën e fundit, që rilidhë arritjet e gjithë studimit dhe

shprehen qëndrimet në mbështetje të tezës së parashtruar.

8 Vështirësitë e ndeshura në përballimin e temës së doktoratës

Për të trajtuar një temë të këtillë, sikurse janë teoritë e racionalizmit në epistemologji,

gjithsesi ndeshesh me vështirësi të ndryshme. Ndërsa është e qartë përcaktimi i shqyrtimit të

teorive kryesore, duhej përcaktuar se cilat zhvillime të tyre duhej marrë në shqyrtim, si dhe

me cilat teori të autorëve tjerë. Duke qenë se numri i filozofëve që janë preokupuar me teoritë

racionaliste në epistemologji është shumë i madh, duhej përcaktuar për ata filozofë të cilët

kanë shënuar përpjekje për të sintetizuar teoritë racionaliste në epistemologji, që synonin

ndonjë zgjidhje të qëndrueshme të tyre. Natyrisht, edhe këtu ka qenë e pamundur të gjenden

dhe të merren parasysh të gjitha kontributet e epistemologëve racionalistë, ndaj duhej kufizuar

në ata që ishin tepër të rëndësishëm.

E lidhur me këtë ishte dhe çështja se cilat kritika të mëpasme ndaj teorive racionaliste në

epistemologji duhej marrë në shqyrtim. Edhe këtu numri i filozofëve kritikë është i madh.

Zgjidhje ishte të merreshin kritikat të cilat lidheshin me racionalizmin, e që drejtpërdrejt ose

tërthorazi, hidhnin dritë dhe e thellonin paqëndrueshmërinë e teorive racionaliste në

epistemologji, edhe kur kritikat ndaj racionalizmit nuk lidheshin drejtpërdrejtë me

racionalizmin në epistemologji, por që, duke anë të ndryshmë të mangësive të teorive

racionaliste në përgjithësi, gjithsesi shprehnin edhe aspekte të lidhur me teoritë racionaliste në

epistemologji.

Page 17: Doctor Hajdin Abazi

16

Një vështirësi tjetër qartësimi se ky shqyrtim merret vetëm me filozofinë, përkatësisht me

racionalizmin si teori epistemologjike. Kjo domethënë se këtu nuk trajtohet drejtpërdrejtë

racionaliteti në veprimtarinë shkencore në prodhimin e dijes shkencore, por se si atë e kanë

shtruar, shtjelluar dhe trajtuar teoritë e racionalizmit në epistemologji. Ndërlidhjet me

praktikën shkencore në ndonjë rast kanë funksionin vetëm për të treguar se deri në ç’mase

funbksionojnë ose jo teoritë racionaliste në epistemologji në pretendimet e tyre ndaj praktikës

shkencore në prodhimin e dijes shkencore.

Një vështirësi tjetër ka qenë ajo e literaturës përkatëse. Megjithëse në gjuhën shqipe janë bërë

shumë përkthime nga filozofia, ka mungesë të madhe të literaturës së përkthyer nga

epistemologjia, si nga ajo në gjuhën angleze e gjermane, ashtu edhe nga ajo fraçeze, në të cilat

ekzistojnë vepra të rëndësishme të epistemologjisë; pa folë për vepra nga gjuha spanjolle,

portugeze, italiane. Për të shmangur këtë mungesë është dashur të bëhen vizita në bibliotekat

universitare të Lundit, të disa universiteteve të ndryshme në SHBA dhe në Kanada. Është

dashur shumë kërkime në burime të ndryshme nga interneti, sidomos të e-librarive, për të

gjetur ndonjë vepër të rëndësishme për temën.

9 Struktura e temës së doktoratës

Që tema të realizohej duhej një strukturë e përshtatshme, që të jetë në funksion të parashtrimit

të çështjeve dhe shtjellimit të tyre, ashtu që të nxjeërren në pah si qëndrimet, ashtu edhe

mospajtimet dhe kundërshtitë, me qëllim që të shquhen dallimet.

Dy kapitujt e parë parashtrojnë historikun e themelimit të epistemologjisë dhe bazat teorike

racionaliste në epistemologji. Një ndihmesë për të njohur themelimin e epistemologjisë dukej

me vend që të parashtrohej shkurtimisht një aspekt i zhvillimit historik drejt epistemologjisë si

lëmi e veçantë e filozofisë, deri te teoritë racionaliste në epistemologji, që janë objekt i këtij

shqyrtimit. Kjo bëhet në pjesën e parë, në kapitullin: Rruga deri te racionalizmi themeltar.

Kurse kapitulli i dytë, Teoritë e racionalizmit epistemologjik, ishte e nevojshme me qëllim që

te parashtroheshin, në vija të trasha, secila teori veç e veç, me qëllim të njohjes të

pikëpamjeve të secilës në parashtrimin e teorisë racionaliste në epistemologji. Përveç

konturimit të tyre, tregohet se të gjitha teoritë, pa përjashtim, ishin mbështetur në historinë e

shkencës, gjë që përbënte tabanin e përbashkët të tyre, krahas preokupimit edhe me atë se si

ishte zhvilluar shkenca, për të arritur në përfundimet se si zhvillohej aktualisht dhe se si duhej

Page 18: Doctor Hajdin Abazi

17

të zhvillohej ajo. Kjo mjafton për të kuptuar si burimin e këtyre teorive, ashtu edhe synimet e

tyre.

Në pjesën e dytë, në kapitullin Standardet e shkencës dhe tendosjet lidhur me to, termi

standard është përzgjedhur për të përfshirë një sërë problemesh që konsideroheshin themeltare

për teoritë e racionalizmit në epistemologji. Këtu parashtrohen aspekte metodologjike, si

këndvështrime lidhur me funksionin që duhet të luajë metoda e kërkimit shkencor, shqyrtimet

që duhet të bëjnë shkencëtarët, për vendin dhe rëndësinë e testimeve të teorive të ndryshme.

Më tej parashtrohen këndvështrimet lidhur me rolin që duhet të kenë kriteret, nisur nga

vlefshmëria universale e kriterit të verifikueshmërisë dhe ai i falsifikimit dhe kriteri i

përparim-zvetnimit, si dhe vlefshmëria e kufizuar e kritereve dhe vlefshmëria e “everything

goes” (gjithçka vlenë), për të përfunduar me kriterin e demarkacionit në shkencë. Natyrisht, jo

vetëm kaq, por janë pasqyruar dhe shquar edhe dallimet dhe mospajtimet lidhur me këto

standarde, mbi të cilat pretendonin teoritë racionaliste themeltarinë e tyre në epistemologji.

Në vazhdim, në kapitullin e dytë Konceptet mbi teoritë shkencore dhe rrjedhojat në qasjet

epistemologjike, qartësohen konceptet e teorive të ndryshme se si ato i kuptonin teoritë

shkencore, dallimet dhe ndryshimet, si dhe, se si, këto koncepte, ndikojnë në të kuptuarit e një

problemi shumë të rëndësihëm në shkencë: zgjedhjes teorike, kur kjo të shtrohet si nevojë që

shkenca të mos bllokohet po të ecën më tej në zhvillimin e saj.

E më pas, në kapitullin e tretë, Aspekte të rëndësishme për shkencën dhe dallimet e thella në

këndvështrime, parashtrohen pikëpamjet e ndryshme lidhur me metafizikën dhe rolin e saj në

shkencë, me problemin e pabashkëmatësise midis teorive të ndryshme shkencore, mbi rolin e

traditës dhe ndikimin e saj në shkencë, të rolit dhe funksionit të bashkësisë së shkencëtarëve

në zhvillimin e shkencës, për të vazhduar lidhur me objektivin, përkatësisht me atë se me se

duhet të merret shkenca, me qëllimin e shkencës – se a është njohja e së vërtetës, përafrimi

ndaj saj apo shkenca nuk ka ndonjë qëllim të caktuar, dhe në fund ajo se shkenca mund të

funksionojë si autonome. Këtu dalin edhe më në pah arritjet, por edhe dallimet dhe

mospajtimet e thella, të cilat mund të konsiderohen substanciale.

Dy kapitujt në vazhdim përqëndrohen në dy problematika kryesore. Kapitulli i katërt,

Prodhimi i djijes shkencore dhe minimet e shpjegimeve të ndërsjella për të, parashtron

pikëpamjet teorike se si secila syresh e konceptonte rritjen e dijes shkencore. Kapitulli i pestë,

Zhvillimi i shkencës dhe polemikat rreth tij, parashtrohen pikëpamjet e secilës syresh, lidhur

Page 19: Doctor Hajdin Abazi

18

me pikëpamjen se shkenca zhvillohet në mënyrë kontinuele, se shkenca zhvillohet përmes

revolucioneve permanente, se shkenca zhvillohet përmes revolucioneve shkencore si alternim

i paradigmave dhe i shkencave normale, se shkenca zhvillohet përmes pluralitetit dhe

konkurrences deri te pikëpamja se shkenca zhvillohet në mënyrë anarkiste. Këtu një vëmendje

e posaçme i kushtohet pikëpamjes mbi zhvillimin e shkencës përmes revolucioneve

shkencore, si dhe konceptimit të rolit të zhvillimit normal të shkencës, meqë mospajtimet më

të thella të teorive racionaliste në epistemologji shprehen pikërisht në këto çështje.

Në pjesën e tretë dominon drejtpërdrejtë çështja e racionalizmit. Kapitulli i parë, Demantimi i

themeltarisë së ndërsjellë racionaliste, parashtron më konkretisht llojet e ndryshme të

racionalizmit në epistemologji nga teoritë që shqyrtohen këtu. Njëherë paraqiten profilet e

racionalizmit me pretendim vlefshmërinë universale, praktimin e saj të drejtpërdrejtë,

racionalizmin e kufizuar ose paradigmatik, racionalizmin pluralist dhe atë anarkik, për të parë

se si secila syresh konteston themeltarinë e tjetrit e kështu secili e kritikon ndjeshëm secilin

lloj të racionalizmit.

Kështu, teoritë kryesore të racionalizmit në epistemologji, pasi treguan pamjaftueshmërinë e

tyre, atëherë epistemologë të ndryshëm bënë përpjekje për ta evituar këtë dhe për të ofruar

modele të tjera, duke pretenduar qëndrueshmërinë e tyre. Në vazhdim, në kapitullin e dytë,

Përpjekjet për të rimëkëmbur racionalizmin themeltar, paraqiten dy përpjekje epistemologësh,

pavarësisht se këto përpjekje janë nga shumë filozofë. Shkaku se përse janë përzgjedhur

vetëm këto dy pretendime, është se ato synojnë një sitetizim të të pesë teorive që merren këtu

në shqyrtim, për të arritur në një teori të mjaftueshme të racionalizmit në epistemologji. Njëri

model i racionalizmit është ai që për themel të vetin shtron problemzgjidhjen dhe rreth saj i

ndërlidh edhe të gjitha problemet e çështjet e tjera, kurse modeli tjetër, racionaliteti i

përmbajtur, përpiqet të paraqës një version tjetër, por që mbetet ende në themeltari,

pakashumë të ngjashme me teoritë kryesore.

Por nuk është kjo e tëra. Mangësitë, te metat dhe pamjaftueshmëria e secilës teori të

racioanlizmit në epistemologji, që i vunë në spikamë në mënyrë të ndërsjellë, ëuan në

zhvillime të mëtejme. Pikërisht këtë e parashtron kapitulli i tretë Kritika racionalizmit

themeltar, duke hedhur dritë edhe më tepër në teoritë racionaliste në epistemologji, duke bërë

më të kuptueshëm mosfunksionimin dhe papërshtatshmërinë e tyre. Fillohet me qasjen që një

racionalizëm të tillë e koncepton si arsye instrumentale ose racionalizëm irracional, me qasjen

që e konsideron racionalizmin iluzion, me pamundësinë e metatregimeve mbi racionalizmin,

Page 20: Doctor Hajdin Abazi

19

se arsyeja e atij që dominon është arsyeja e më të fortit, konceptimi i teorive themeltare si

tirani e racionalitetit, si ëndërr racionale, që pretendon atë që nuk ekziston, teoria mbi

kolapsin e objektivitetit si themeltari e racionalizmit, për të përfunduar te pikëpamja mbi

shprishjen e çdo themeli të fundmë.

Kështu, hidhet dritë nga anë të ndryshme, se përse racionalizmi, ashtu sikurse konceptohej

nga teoritë epistemologjike të shekullit njëzet, nuk mund të jepte rezultatet e pritura, po madje

mund të shndërrohej në pengesë të zhvillimit të shkencës, sikur ato të diktoheshin. Pas gjithë

këtyre parashtrimeve, shqyrtimeve, ballafaqimeve, arrihet të pjesa e quajtuar Përfundime, e

cila është e ndarë në tre kapituj. Në kapitullin e parë, të titulluar Arritjet epistemologjike të

racionalizmit, bëhet një përmbledhje e arritjeve që bënë teoritë e racionalizmit në

epistemologji, të cilat e thelluan të kuptuarit e veprimtarisë shkencore si proces i prodhimit të

dijes shkencore. Ndër arritjet theksohet krijimi i një vizioni më real për shkencën, rritja e

tolerancës ndaj teorive të ndryshme dhe e konkurrimit midis tyre në kërkimin shkencor, të

kuptuarit se veprimtaria shkencore është multikompleks ndërmarrjesh, teknikash e procesesh,

ndriçimi i rolit të traditës dhe të bashkësisë së shkencëtarëve si dhe kompleksivitetit të

përparimit të shkencës dhe i rritjes sedijes shkencore, e poashtu edhe ua hoqën aureolën

standardeve që besoheshin se kanë vlefshmëri universale. Në kapitullin e dytë, të titulluar

Demantimet e themeleve të ndërsjella racionaliste, bëhet shpalosja e anës tjetër të medaljes,

që u shfaqën përmes konfrontimeve midis epistemologëve të shquar krijues të teorive

racionaliste në epistemologji, që për të krijuar besueshmërinë e pikëpamjeve personale

demantuan teoritë e tjera, e kështu secila kundër secilës, treguan mangësitë, të metat dhe

pamjaftueshmërinë e ndërsjellë. Si rrjedhojë u bë e qartë se veprimtaria e prodhimit të dijes

shkencore në tërësinë e saj nuk mund të futet në kallëpet e teorive racionaliste në

epistemologji, sado tërheqëse të duken ato, për shkak se standardet në formë kriteresh me

vlefshmëri universale nuk mund ta kenë vlefshmërinë e pretenduar në shërbim të prodhimit të

dijes shkencore, e as nuk ka ndonjë teknikë kërkimore që ta ketë privilegjin e vlefshmërisë

universale në veprimtarinë shkencore. Demantimet e ndërsjella dhe mosarritja e dhënies së

shpjegimeve të përshtatshme, bëri që të duket se, sipas teorive epistemologjike, racionalizmi

në shkencë funksionon disi në mënyrë misterioze, e kjo, disi, u ndërlidh me (mos)shpjegimin

se si dhe mbi ç’baza, sipas teorive racionaliste, bëhet zgjedhja midis teorive konkurruese në

shkencë. Duke mos i arritur këto, teoritë racionaliste në epistemologji çuan njëra-tjetrën në

(vetë)demantimin, duke nxjerrë në pah mangësitë dhe jopërshtatshmërinë e tyre të shpjegimit

të veprimtarisë së prodhimit të dijes shkencore.

Page 21: Doctor Hajdin Abazi

20

Në vazhdim, kapitulli i tretë, Themeltaria racionaliste nuk mund të qëndrojë sipas teorive që

pretenduan të shpjegonin tërësinë e zhvillimit, veprimtarisë dhe prodhimit të dijes shkencore,

nënvizohet se teoritë e racionalizmit në epistemologji dështuan në krijimin e një themeltarie

funksionale dhe të përshtatshme me vetë zhvillimin e shkencës dhe mënyrat e prodhimit të

dijes shkencore, duke lënë shumë paqartësi lidhur me atë se kur duhet të vlejë racionalizmi në

shkencë dhe çfarë mbetet derisa ai të vlejë. Defekti kryesor i modeleve të racionalizmit në

epistemologji, për të flitet në mënyrë të përgjithësuar, karakteri universal i standardeve, të

cilat sado të duken joshëse në formulimin e tyre, nuk puçen shpesh me problemet që shfaqen

në kërkimin konkret, e sidomos në momentet kyçe të kthesave ose të ndërrimeve rrënjësore të

teorive në shkencë. Në vazhdim, edhe një herë, në dritën e arritjeve deri këtu, shihet raporti

midis shkencës dhe epistemologjisë, njëra si veprimtari dinamike në zhvillimin dhe prodhimin

e dijes shkencore, kurse tjetra që duhet të reflektojë atë, problemet e ndryshme të saj, por që

ka prirje të krijojë korniza që vetë shkenca nuk i duron, sepse nuk do të mund të ndiçte ritimin

e vet. Atëherë në këtë proces, teoritë racionaliste në epistemologji, duke synuar të sintetizojnë

arritjet pararendëse, dukej sikur kishin për destinacionin të ngjiteshin më lart, por që

përfunduan, në një farë mënyre, në paradoksalitet, sepse i rrënuan themelet e njëra-tjetrës dhe

treguan paqëndrueshmërinë e secilës marrë veç e veç. Nga e tërë kjo rezulton se është gjë e

mirë iu hoq aureola pretendimit themeltar me vlefshmëri universale, sepse filozofët u

zhveshën nga iluzionet, nga ngushtësia e këndvështrimit. Natyrisht, kjo nuk mund të mbetet

vetëm me kaq, sepse rrjedhojë do të jetë çështja se si do të evoluojë mendimi filozofik dhe

ç’trajta do të marrë ai në përpjekjet për të shpjeguar veprimtarinë e prodhimit të dijes

shkencore, në procesin e saj tërësor. Kjo mbetet sfidë për të gjithë filozofët, që të shpihet më

tutje përpjekja për të arritur në kuptueshmëri edhe më të thellë e ndoshta edhe në një shpjegim

më të përshtatshëm të funksionimit të shkencës në prodhimin e dijes shkencore.

Page 22: Doctor Hajdin Abazi

21

PËRMBAJTJA

PJESA E PARË: RACIONALIZMI NË EPISTEMOLOGJI..............................................................................25

I. RRUGA DERI TE RACIONALIZMI THEMELTAR....................................26 1. Dija si bërthamë e preokupimit të filozofisë.................................................................26

2. Origjina.........................................................................................................................27

3. Çështja themelore: teknika e kërkimit shkencor...........................................................28

4. Synimi: siguria shkencore.............................................................................................30

5. Evoluimi i epistemologjisë............................................................................................32

5.1 Unifikimi i qasjeve..................................................................................................33

5.2 Zhveshja nga autoriteti sipëror................................................................................34

6. Epistemologjia moderne...............................................................................................36

7. Racionalizmi epistemologjik.........................................................................................37

II. TEORITË E RACIONALIZMIT EPISTEMOLOGJIK.................................39 1. Sfondi i përbashkët: historia e zhvillimit të shkencës...................................................39

2. Teoria neopozitiviste ose verifikacionizmi...................................................................40

2.1 Pozitivizmi..............................................................................................................40

2.2 Neopozitivizmi........................................................................................................43

3. Teoria popperiane ose falsifikacionizmi.......................................................................45

4. Teoria kuhniane ose paradigma shkencore...................................................................46

5. Teoria lakatosiane ose pluraliteti dhe konkurrenca e programeve shkencore...............48

6. Teoria feyerabendiane ose anarkizmi epistemologjik...................................................50

7. Laryshi pikëpamjesh dhe qasjesh..................................................................................52

PJESA E DYTË QASJA RACIONALISTE NDAJ ÇËSHTJEVE SHKENCORE............................................53

I. STANDARDET E SHKENCËS DHE TENDOSJET LIDHUR ME TO.........54 1. Përpjekja për të konstruktuar standarde sipas të cilave do të funksiononte

veprimtaria shkencore...................................................................................................54

2. Metodologjia e kërkimit shkencor dhe dallimet rreth rolit të saj..................................55

2.1 Metoda shkencore dhe qëndrimet e ndryshme rreth saj..........................................55

2.2 Shqyrtimet e teorive shkencore dhe dallimet rreth rolit shqyrtues.........................59

2.3 Testimet shkencore dhe konceptimet ndaj rolit të tyre...........................................63

3. Kriteret dhe qëndrimet lidhur me vlefshmërinë e tyre..................................................67

3.1 Vlefshmëria universale...........................................................................................67

3.1.1 ...e kriterit të verifikimit..............................................................................67

3.1.2 ...e kriterit të përgënjeshtrimit.....................................................................70

3.1.3 ...e kriterit të përparimit-zvetnimit..............................................................72

3.2 Vlefshmëria e kufizur e kritereve............................................................................73

3.3 Vlefshmëria e gjithçka lejohet................................................................................75

4. Kriteri i demarkacionit shkencor dhe këndvështrimet kundërshtuese lidhur me të......76

5. Mbi dallimin përshkrues-normativ dhe shuarjen e tij...................................................78

6. Tendosjet lidhur me standardet shkencore....................................................................80

Page 23: Doctor Hajdin Abazi

22

II. KONCEPTET MBI TEORITË SHKENCORE DHE RRJEDHOJAT

NË QASJET EPISTEMOLOGJIKE ............................................................. 82 1. Teoritë shkencore dhe problemet e lidhura me to.........................................................82

2. Struktura e teorive shkencore dhe konceptimet e ndryshme të saj...............................82

2.1 Teoria si pohim.......................................................................................................82

2.2 Teoria si hipotezë....................................................................................................83

2.3 Teoria si strukturë komplekse.................................................................................84

2.3.1 Paradigma...................................................................................................85

2.3.2 Programi i kërkimeve shkencore................................................................86

2.3.3 Struktura e thjeshtëzuar teorike..................................................................87

3. Marrëdhëniet teori-përvojë dhe pikëpamjet e ndryshme rreth tyre...............................88

4. Zgjedhja teorike si problem kyç epistemologjik...........................................................92

5. Rrjedhojat problematike në epistemologji....................................................................98

III. ASPEKTE TË RËNDËSISHME PËR SHKENCEN DHE

DALLIMET E THELLA NË KËNDVËSHTRIME.....................................100 1. Aspekte që ndriçojnë veprimtarinë shkencore............................................................100

2. Metafizika dhe roli i saj në shkencë............................................................................100

3. Pabashkëmatësia si problem shkencor dhe epistemologjik........................................104

4. Tradita shkencore dhe ndikimi i saj........................................................................................106

5. Roli i bashkësisë shkencore në zhvillimin e shkencës................................................110

6. Problemi i përcaktimit të fushëveprimit themelor të shkencës...................................114

7. A ka shkenca ndonjë qëllim?......................................................................................116

7.1 Shkenca si njohje e të vërtetës..............................................................................116

7.2 Shkenca si përafrim ndaj të vërtetës......................................................................117

7.3 Shkenca nuk ka ndonjë qëllim..............................................................................119

8. Demistifikimi i të vërtetës dhe shkenca si autonome..................................................121

IV. PRODHIMI I DIJES SHKENCORE DHE MINIMET

E SHPJEGIMEVE TË NDËRSJELLA PËR TË..........................................124

1. Sfida epistemologjike e shpjegimit të mënyrës se si bëhet rritja e dijes shkencore....124

2. Rritja e dijes përmes shtimit dhe përparimi të pandërprerë........................................125

3. Dija përmes avancimit dhe përparimi gjithmonë në rritje..........................................128

4. Rritja e dijes dhe përparimi shkencor me ndërprerje..................................................131

5. Rritja e dijes dhe përparimi shkencor përmes

konkurrencës dhe vazhdimësisë shkencore.................................................................135

6. Rritja e dijes shkencore përmes legjitimimit të kundër-rregullave.............................136

7. Mosarritja e një shpjegimi të pranueshëm të prodhimit të dijes shkencore................138

V. ZHVILLIMI I SHKENCËS DHE POLEMIKAT RRETH TIJ.....................140 1. Historia e shkencës si burim për të shpjeguar zhvillimin shkencor...........................140

2. Zhvillimi linear i shkencës..........................................................................................140

2.1 Çlirimi i shkencës nga tutori dhe zhvillimit i mëvetësishëm i saj........................141

2.2 Dezinfektimi nga metafizika si heqje pengesash për zhvillimin e shkencës........142

2.3 Zhvillimi statik i shkencës....................................................................................143

3. Zhvillimi dinamik i shkencës......................................................................................145

3.1 Përshpejtimi i zhvillimit të shkencës....................................................................145

Page 24: Doctor Hajdin Abazi

23

3.2 Zhvillimi i shkencës si “revolucion i përhershëm”...............................................146

4. Zhvillimi i shkencës përmes alternimit shkencë normale – revolucion shkencor......148

4.1 Edhe rikalibrimi i verifikueshmërisë dhe përgënjeshtriumit

nuk është i mjaftueshëm........................................................................................148

4.2 Zhvillimi përmes alternimit të periudhave të ndryshme shkencore......................150

5. Zhvilimi shkencor përmes pluralitetit dhe konkurrencës............................................152

5.1 Pajtime dhe mospajtime me pararendësit..............................................................153

5.2 Zhvillimi i shkencës përmes konkurrencës së programeve...................................154

6. Zhvillimi anarkist i shkencës......................................................................................156

6.1 Qasja e përkundërt në shpjegimin e zhvillimit të shkencës..................................157

6.2 Zhvillimi përmes “shkëmbimeve të hapura” të grupeve shkencore

me paradigma të ndryshme...................................................................................159

7. Mospajtime dhe kundërshtime....................................................................................160

7.1 ... lidhur me shkencën normale.............................................................................160

7.2 ...lidhur me revolucionin shkencor........................................................................166

8. Minimet e pikëpamjeve të ndërsjella..........................................................................172

PJESA E TRETË DEMANTIMET E NDËRSJELLA, PËRPJEKJET PËR RIMËKËMBJE DHE

KRITIKA NDAJ RACIONALIZMIT....................................................................................174

I. DEMANTIMI I THEMELTARISË SË NDËRSJELLË RACIONALISTE 1. Në kërkim të një themeltarie për racionalizmin..........................................................175

2. Racionalizmi universal dhe i drejtpërdrejtë................................................................175

2.1 Racionalizmi procedural.......................................................................................176

2.2 Racionalizmi kritik................................................................................................178

2.3 Pamjaftueshmëria e themeltarisë universale me zbatim të drejtpërdrejtë.............181 3. Racionalizmi me vlefshmëri të kufizuar..................................................................................184

4. Themeltaria e racionalizmit të mbështetur në përparimin përmes konkurrencën.......186

5. Racionalizmi anarkist si racionalizëm jo-themeltar....................................................187

6. Demantimi i themeleve të racionalizmit.....................................................................190

II. PËRPJEKJET PËR TË RIMËKËMBUR

RACIONALIZMIN THEMELTAR...........................................................193 1. Ngërçi epistemologjik.................................................................................................193

2. Një modeli tjetër racionalist........................................................................................193

2.1 Defekti konceptual i racionalistëve pararendës.....................................................194

2.2 Një model i ri i racionalizmit................................................................................194

2.3 Konceptimi i shkencës si problemzgjidhëse.........................................................194

2.3.1 Roli i problemeve përvojësore dhe problemeve konceptuale...................195

2.3.2 Standardi i përparimit................................................................................196

2.4 Traditat kërkimore.................................................................................................197

2.5 Racionaliteti në vlerësimin dhe zgjedhjen e traditave...........................................199

2.6 Revolucionet shkencore........................................................................................200

2.7 Rikujtimi i një kundërshtimi nga Kuhni...............................................................201

3. Modeli i racionalitetit të butë......................................................................................202

3.1 Modeli racional e jo-racional................................................................................202

3.2 Ndërveprimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm..........................................203

Page 25: Doctor Hajdin Abazi

24

3.3 Problemi i pabashkëmatësisë................................................................................204

3.4 Teoria e ngjasimit..................................................................................................205

3.5 Metoda shkencore e konceptuar ndryshe..............................................................207

3.6 Vendimmarrja.......................................................................................................208

3.7 Minirac, maksirac dhe diktati i arsyes..................................................................208

3.8 Racionalizmi i butë...............................................................................................209

3.9 Defekti i racionalizmit të butë...............................................................................211

4. A mund të rimëkëmbet themeltaria e racionalizmi?...................................................212

III. KRITIKA RACIONALIZMIT THEMELTAR................................. ....... 214 1. Kritika të mbështetura racionalizmit themeltar...........................................................214

2. Arsyeja instrumentale ose racionalitetit irracional......................................................214

3. Iluzionet e racionalizmit..............................................................................................217

4. Pamundësia e tregimeve të mëdha..............................................................................220

5. Arsyeja e më të fortit...................................................................................................221

6. Tirania e racionalitet...................................................................................................225

7. Hedhja poshtë e njohjes dhe e nacionalitetit...............................................................228

8. Ëndrrat e racionalizmit................................................................................................231

9. Racionaliteti pretendon atë që nuk ekziston................................................................235

10. Shembja e objektivitetit si themeltari e racionalizmit.................................................239

11. Shprishja e çdo themeli të fundmë..............................................................................243

12. Dërrmimi i pretendimeve për themeltari.....................................................................245

Page 26: Doctor Hajdin Abazi

25

PJESA E PARË

RACIONALIZMI NË EPISTEMOLOGJI

Page 27: Doctor Hajdin Abazi

26

I. RRUGA DERI TE RACIONALIZMIT

THEMELETAR

1 Dija si bërthamë e preokupimit të filozofisë

Epistemologjia u shfaq, në një farë mënyre, bashkë me lindjen e filozofisë, por më pas u

formua si drejtim më vete, në kuptimin që merrej me studimin e njohjes në përgjithësi, duke u

specifikuar si teori e njohjes. Peter David Klein1 e jep këtë përkufizim: “ Epistemologjia është

një prej fushave themelore të filozofisë. Ajo merret me natyrën, burimet dhe kufijtë e dijes”2,

kurse George Sotiros Pappas3, jep një përkufizim pak më ndryshe: “Epistemologjia gjithnjë

është marrë me çështje të tilla si natyra, rritja, burimet dhe përligjien e dijes”4. Në këtë

kuptim, vetëm se tashmë e kufizuar në një fushë të veçantë, epistemologjia, ashtu sikurse e

përcaktoi Popper, u transformua në njohje shkencore5, duke ardhur në një profil dominues që

është racionalizmi në epistemologji.

Ndërlidhja e ngushtë e filozofisë me shkencën dhe anasjelltas, e shkencës me filozofinë, e bën

të nevojshme, një parashtrim të shkurtër, të rrugës deri te krijimi i epistemologjisë si disiplinë

më vete e filozofisë. Kjo, madje, është e rëndësishme, të paktën, për disa arsye. Në njërën anë,

sepse ajo ka një rrugë të gjatë deri te formimi si disiplinë e veçantë dhe se, në një farë mënyre,

megjithëse e ka përkufizuar fushën e vet në mënyrë mjaft të qartë, ka trashëguar shumë

aspekte të filozofisë ndër shekuj. Në anën tjetër, duke treguar, shkurtimisht, kompleksivitetin

1 Peter David Klein (1940), profesor filozofie, Universiteti Rutgers në New Jersey, SHBA. Autor I veprës: Certainty: A Refutation of

Skepticism (1982). 2 The shorter Routledge Encyclopedia ofPphilosophy, edituar nga Edward Craig. Routledge Taylor & Francis Group. London and New York.

2005. F.224. Në vazhdim: The Shorter REP. 3 George Sotiros Pappas (1942), me origjinë greke dhe amerikane, professor i filozofisë në Universitetin e shtetit të . Pappas është I

specializuar në epistemologji dhe metafizikë. 4 The Shorter REP , f. 227.

5 Karl Popper, Vepra të zgjedhura. Përgatitur nga David Miller. Botimi në shqip: përkthyer nga Arjan Starova. Botuar nga Soros & Afërdita.

F. 58. Në vazhdim: Popper, v.z.

Page 28: Doctor Hajdin Abazi

27

e njohjes, rrjedhat dhe burimet e saj, do të jetë e mundur të kuptohet më drejt veçantitë e

epistemologjisë.

Prandaj, në vazhdim, do të parashtrohet, në formë ravijëzimi, aspekti historik i themelimit të

epistemologjisë si disiplinë filozofike, duke filluar me origjinën e deri te teoritë racionaliste

në epistemologji.

2 Origjina

Megjithëse epistemologjia është krijuar si disiplinë së voni, diku në fillimet e shekullit XX,

ajo nuk është formësuar përnjëherësh dhe thjesht vetëm si rezultat i përpjekjeve

bashkëkohore, po, në një farë mënyrë, është rezultat i një procesi të gjatë përmes shekujsh.

Prejardhja e njohjes shkon deri te përpjekja e homo sapiensit, në mos edhe më përtej, kurse,

sikurse e thotë Popper në shkrimin e tij Back to the presocratics, përpjekjet mirëfilli të njohjes

paraqiten qysh në filozofinë parasokratike1, të paktën në kuptimin që kanë reflektuar në

drejtim të një teorie të njohjes.

Bazat e epistemologjisë, si teori e njohjes, sikurse pranohet përgjithësisht, hidhen mirëfilli në

veprat e Platonit2, kur për herë të parë parashtrohet një teori e njohjes, ku, në një farë mënyre,

ajo konsiderohet si produkt i logosit3. Mjegullën dhe paqartësitë që mbeten te Platoni, i

shprish Aristoteli4 duke e përcaktuar më qartësisht teorinë epistemologjike, e cila, te vepra

Nicomachean Ethics, ajo trajtohet në cilësinë e virtyteve të shpirtit, duke e konceptuar atë si

një fushë me disa nëndrejtime, si dije shkencore, dije e fuqisë, urtësi, kuptueshmëri, mençuri,

dije praktike5.

Mirëpo, ajo që ndoshta ka më shumë rëndësi për këtë studim, është zhvillimi i njërit koncept

të veçantë epistemologjik, atij të dijes shkencore nga Aristoteli, të bërë në veprën e tij

1 Popper: The World of Parmenides. Essays on Presocratics Enlightment.Routledge: London and New York. 2002. Në shqip: Fillet e

racionalizmit, v.z., f. 21-30. 2 Platon (424/423 pK – 348/347 pK), filozofë I lashtë grek. Teoria e tij e njohjes parashtrohet te veprat: Republika, Meno, Theaetetus,

Sophist, Parmenides, Timaeus etj. 3 The Shorter REP, f. 227-228. Gjithashtu shih edhe T. H. Irwin, mbi Aristotelin në The Shorter REP, f. 49-67, veçanërisht kapitullin 6, f. 52-

53. Logos, fjalë greke, domethënë, “për të thënë” diçka të rëndësishme. Por kjo fjalë mori shumë kuptime, si përshkrim, teori (diçka e

kundërt me faktin), shpjegim, arsye, fuqi arsyetimi, parim, racio dhe prozë (Christopher Stead: Routledge Encyclopedia of Philosophy, f.

4994. 4 Aristoteli (384 pK – 322 pK), filozof I lashtë grek. Veprat më të rëndësishme për epistemologjinë janë: Prior Analytics, Posterior

Analytics, Metaphysics, Nicomachean Ethics, Categories, De Interpretatione. (Routledge Encyclopedia of Philosophy, f. 524-544) 5

Aristotle: Nicomachean Ethics. Second edition. Translated by Terrence Irwin. Hacking Publishing Company, Inc.. Indianapolis/

Cambridge. 1999. Libri V, f. 86-98.

Page 29: Doctor Hajdin Abazi

28

Posterior Analytic. Kjo dije shkencore, ashtu sikurse e parashtron Aristoteli, ka shumëçka të

përbashkët me atë që besohet se duhet të ketë një teori shkencore: disa teorema secila prej të

cilave është e provuar në një silogjizëm demonstrativ, dhe parime të cilat shërbejnë si premisa

për të arritur në konkluzion, i cili vërtetësinë e merr nga premisa ose parimi i parë. Këtu bëhet

përpjekja e parë serioze për të definuar teorinë shkencore, përkatësisht elementët strukturore

të saj, pasi që Aristoteli parashtron, sikurse konstaton dhe Pappas, një farë pozicioni themeltar

mbi teorinë shkencore1.

Zhvillimet e mëpasme pak kanë sjellë risi lidhur me epistemologjinë si teori e njohjes, derisa

në skenën e mendimit nuk u paraqit Fransis Bacon dhe Rene Descartes, të cilët, në të vërtetë,

janë nismëtarët e projektit modern të teknikës së kërkimit, përkatësisht të rregullave

metodologjike si qasjes themeltare2. Meqë nga qasjet baconiane dhe descartiane, por edhe nga

drejtimet që u karakterizuan si racionaliste dhe empiriciste, buron lindja e epistemologjisë, e

lidhur me përpjekjen për të siguruar, në njërën anë, një teknikë të arritjes së dijes si mjet i

sigurt dhe, në anën tjetër, të burimit më të sigurt për ta arritur atë, meritojnë një vëmendje

këto përpjekje.

3 Çështja themelore: teknika e kërkimit shkencor

Në këtë parashtrim do të ndiqet mendimin e Michael Oakeshott3, sepse duket adekuat dhe e

përbashkët edhe për atë që do të trajtohet në tërë këtë studim.

Edhe Francis Bacon e edhe René Descartes ishin magjepsur prej arritjeve të mëdha shkencore

të kohës së tyre, të cilat çuan në shndërrime të mëdha të perceptimit mbi shkencën, duke

ndikuar që pikërisht kjo, shkenca, të bëhej model edhe për atë pjesë të filozofisë që merrej me

1 The Shorter REP, f. 228.

2 Kjo ngjashmëri e aspektit të teknikës kërkimore si themeletari për racionalizmin, mund të shihet te Michael Oakeshott, në veprën

Rationalism in politics and other essays, botim i ri i zgjeruar, botuar nga LibertyPress, Indianapolis, 1991. E tërë eseja mbi racionalizmin në

politikë është interesante, por veçanërisht për aspektet epistemologjike janë interesant kapitujt dy dhe tre, f. 11-25. Sigurisht se ka vlerë të

dihet se eseja Rationalism in politics është botuar së pari në Cambridge Journale, Volume 1, në vitin 1947. Duket se nga epistemologët

bashkëkohës si neopozitivistët dhe falsifikacionistët, Oakeshott nuk është dëgjuar fare, ose nuk është marrë seriozisht, as atëherë e as disa

dekada më vonë, përkatësisht konstatimi i tij se: “rëndësia e Racionalizmit nuk është njohja e dijes teknike, por është dështimi i saj për të

njohur ndonjë tjetër: gabimi i tij filozofik është te siguria që ai ia atribuon teknikës dhe në doktrinën e tij të sovranitetit të teknikës”

(Rationalism in politics and other essays, f. 25). 3 Michael Joseph Oakeshott (1901 - 1990) filozof e politlogo anglez. Veprat filozofike: Experience and its Modes (1933) dhe Rationalism in

Politics and Other Essays (1962). “Oakeshott mohonte se filozofia duhej të siguronte gjithçka me themeltari… E as siguron critere për

veprim, sepse praktika kurrë nuk mund të arrijë përputhshmërinë e koncepteve filozofike” (Kenneth Minogue: Routledge Encyclopedia of

Philosophy, f. 6143).

Page 30: Doctor Hajdin Abazi

29

njohjen, epistemologjinë, së cilës deshën t’i vëjnë një taban të qëndrueshëm dhe në

shembëlltyrë të shkencave natyrore, të matematikës e të gjeometrisë.

Në epistemologji, Baconi, në veprën e tij Novum Organum, që e përktheyer nga latinishtja

domethënë instrumenti i ri, përveç se synonte një logjikë tjetër nga ajo e silogjizmave

aristoteliane, ishte e domosdoshme (për shkak, sipas Bacon, se ‘gjendja e dijes nuk është as

prosperuese e as e avancuar’1) për t’u tejkaluar kjo gjendje, për të arritur një dije të sigurtë e

demonstrative mbi botën. Për të arritur kjo, shkruan Becon: “Mbetet vetëm një kurs për

rimëkëmbjen e një gjendje të shëndoshë dhe të shëndetshme - domethënë, që gjithë puna e të kuptuarit

të fillojnë nga e para, dhe vetë mendja nga fillimi të mos lehet për të marrë rrjedhën e vet, por të

udhëhiqet në çdo hap”2. Ajo çka, në të vërtetë, kërkon Bacon është një plan i sigurt, një rrugë e

re për të kuptuar, një art ose metodë e kërkimit, një instrument që do të plotësonte dobësinë e

arsyes natyrore e për ta arritur këtë, pra, sunohet formulimi i një teknike të kërkimit shkencor,

që do t’i kishte tri karakteristika kryesore. Së pari, do të ishin një grumbull rregullash që do të

përcaktonin një tekninë të saktë; së dyti: ai grumbull rregullash do të ishin thjeshtë mekanik,

në kuptimin që nuk kërkon ndonjë dije apo inteligjencë tjetër që nuk është dhënë në vetë

teknikën; së treti: ai grumbull rregullash ka zbatim universal, dhe ky, si teknikë e saktë, është

një instrument mospërfillës ndaj çështjes së subjektit të kërkimit. Kështu, ai po kërkonte

rregulla të pagabueshme të zbulimit shkencor, një çelës për të hapur të gjitha dyert, dhe, sipas

tij, duhej për “një fillim të ri prej themeleve të forta”3, e kjo, për Baconin, ishte metoda

induktive, ose procesi induktiv i kërkimit. Këtë pretendim të Bacon për të krijuar një teknikë

që ofron siguri në kërkimin dhe arritjet e njohjeve shkencore, Oakeshott e quan, me

terminologji politike, si sovranitet i teknikës4.

Të njëjtën gjë e kishte hetuar edhe René Descartes: mungesën e një formulimi të vetëdijshëm

e të saktë të një teknike të kërkimit. Prandaj, me të njëjtat objektiva si Bacon, edhe Descartes,

në dy veprat e tij Discourse de la methód dhe Regulae, synon formulimin e një teknike të

kërkimi, qëllimi kryesor i të cilës do të ishte arritja e sigurisë. Sipas Descartes, dija e sigurt

mund të arrihet vetëm nga mendjet e shkarkuara nga mbingarkesat, prandaj teknika e

kërkimit, sipas tij, fillon me një spastrim intelektual – sikurse dihet, teknika fillon nga dyshimi

mbi tërë dijen që e posedon individi, duke flakur gjithçka si të paqëndrueshme, derisa të

1 Oakeshott, Rationalism..., f.18.

2 Po aty, f. 19.

3 Po aty, f. 19-20.

4 Po aty, f. 21.

Page 31: Doctor Hajdin Abazi

30

gjendet një themel i cili nuk mund të mohohet, e të cilin Descartes e gjeti te thënia - Cogito,

ergo sun (mendoj, pra ekzistoj). Edhe teknika e kërkimit të Descartes përbëhet nga disa

rregulla themelore, të cilat i japin siguri kërkimit dhe arritjes së njohjes po ashtu të sigurt.

Rregullat e kërkimit janë të komponuara ashtu që të krijojnë një metodë të pagabueshme,

aplikimi i së cilës është mekanike dhe universale. Sipas kësaj metode, nuk ka nivele të dijes,

ajo që nuk është e sigurt, nuk është shkencore. Kështu, ngjashëm me Bacon, edhe Descartes,

vetëmse ky i insipiruar nga demonstrimet gjeometrike, ndërmerr projektin për një metodë

kërkimore të pagabuar dhe universale1.

Ajo çka mund të thuhet për projektet e të dy filozofëve, Bacon e Descartes, është se përpjekja

e tyre ishte drejtuar kah gjetja e një metodologjie, në të cilën do të mbështetej kërkimi

shkencor për të arritur vetëm në njohje të sigurta. Krejt përparimi i shkencës moderne

kundrejt asaj tradicionale, dukej sikur ishte bërë më teknike, sikur kryekreje bazohej në

teknikat e kërkimit, sa që, mjafton të formuloheshin parime të sigurta, norma ose rregulla,

aplikimi i të cilave do të shpiente në njohje të reja dhe të sigurta shkencore.

Megjithëse edhe Bacon e edhe Descartes e kishin ndërmend, ishte Hobbes2 ai i cili e qartësoi

se që të ketë sukses kërkimi shkencor nuk duhen metoda të ndryshme, përkatësisht teknika të

ndryshme të kërkimit, por një e njëjta metodë e cila do të aplikohej në studimet e natyrës,

natyrës njerëzore dhe natyrës së shoqërisë njerëzore3. E për arritjen e njohjes së saktë nuk

ishte me rëndësi përcaktimi i objektit të studimit, sipas Hobbes, mjaftonte teknika e kërkimit –

metoda e vrojtimit dhe arsyetimi deduktiv i aksiomave që krijoheshin nga vrojtimi.

Mirëpo, a mund të ishte tamam kështu? A i mjaftonte vetëm një metodë, ose një teknikë

kërkimi, shkencës që ajo të arrinte dije të sigurt? Duket se nuk ishte e tëra kjo, pasi që

filozofët do të përballën edhe me një sfidë tjetër, pa të cilën, sipas qasjeve të tyre, nuk mund të

arrihej siguria e synuar e dijes shkencore: burimi i njohjes.

4 Synimi: siguria shkencore

1 Oakeshott, Rationalism..., f. 21

2 Thomas Hobbes (1588 -1679), filozof anglez. Në lidhje me epistemologjinë dy janë veprat kryesorie të Hobbes: De cive (1642), Treatise on

Human Nature (1650) dhe Leviathan (1651). 3 Samuel Enoch Stumpf, Filozofia, historia & probleme. Botimi shqip: përkthyer nga Kastriot Myftiu & Paqsor Shehu. Botimet Toena.

Tiranë. Pa vit botimi. ISBN 99927-1-259-7. F. 219.

Page 32: Doctor Hajdin Abazi

31

Përderisa mendimet e Bacon, të Descartes e të Hobbes, të parët që u rreken të themelojnë një

metodologji, ishin në të njëjtat frekuenca sa i përket metodës, në kuptimin se ishte teknika e

kërkimit ajo që mundësonte arritjen e njohjes së sigurt shkencore, kjo duhej përplotësuar edhe

me diçka që ishte e domosdoshme për ta bërë krejtësisht të sigurt njohjen shkencore: burimi i

njohjes1.

Descartes konsideron se burimi parësor i njohjes është arsyeja dhe madje, kjo ishte e vetmja e

cila mund të na tregonte se çka është e vërtetë e çka jo. Këtë e shpreh Descartes në veprën

Discourse de la methód, në nëntitullin e saj: si të orientohet drejt arsyeja dhe të kërkojë të

vërtetën në shkenca2. Më konkretisht akoma e shpreh këtë në Rregullat: “Të gjitha shkencat

nuk janë tjetër gjë përveçse arsyeja njerëzore e cila gjithmonë është një e njëjtë...”3. Edhe

Spinoza e edhe Leibniz konsideronin si burimin më të sigurt të njohjes arsyen, si parësore në

njohjen e së vërtetës. Descartes, Spinoza4 e Leibniz

5 janë themeluesit e racionalizmit, në

themel të të cilit mendohej se pohimet e ndryshme (qofshin ato për natyrën, njeriun apo

shoqërinë) përmes arsyes dhe vetëm me anë të saj, natyrisht duke u udhëhequr nga teknika e

kërkimit shkencor, mund t’i vlerësojmë dhe të njohim se çka është e vërtetë e çka e rreme.

Kurse përvoja është dytësore.

Ndryshe mendonin Bacon, Hobbes, Locke6, Hume

7 etj. E përbashkëta e pikëpamjeve të tyre

ishte se burimi i njohjes sonë është përvoja. Sipas Hobbes: “në mendjen e njeriut, nuk ka

koncept që nuk është shkaktuar në fillim, tërësisht apo pjesërisht, nga organet e shqisave”8.

Në këto linja mendojnë edhe Locke e edhe Hume: çdo ide që nuk referon në përvojë është

1 Aq të ndryshme ishin këto pikënisje, sa u profilizuan në dy drejtime të kundërta filozofike: në empirizëm dhe në racionalizëm.

Përfaqësuesit kryesor të empirizmit ishin Thomas Hobbes, John Locke, George Berkelay, David Hume etj., kurse të racionalizmit: René

Descartes, Baruch de Spinoza dhe Gottfried Wilhelm von Leibniz. 2 René Descsrtes, Valda skrifter. Përkthyer në suedisht nga Konrad Marc-Wogau. Botuar nga Natur och kultur. Stockholm. 1998. F. 27.

3 Po aty, f. 13.

4 Baruch de Sponoza (1632-1677), filozof gjermono-çifut. Veprat e tij më të rëndësishme sa I përket epistemologjisë: Tractatus de Intellectus

Emendatione (On the Improvement of the Understanding) (1662), Principia philosophiae cartesianae (The Principles of Cartesian

Philosophy) (1663) dhe Ethica Ordine Geometrico Demonstrata (The Ethics) (1677). Spinoza konsiderohet, krahas Descartes dhe Leibniz,

si njëri nga tre përfaqësuesit kryesor të drejtimit racionalist në historinë e filozofisë. Ndikimi I tij ishte aq I madh, sa që filozofi gjerman,

Hegel, shkruan: “Ose duhet të jesh spinozist ose të mos jesh fare filozof” (Histori der Filosofie, përkthimi anglisht: History of Philosophy-

New Interpretations, State University of New York Press, Albany, SHBA, 2003, f. 144). 5 Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), filozof gjerman. Veprat që lidhen me epistemologjinë: Confessio philosophi (A Philosopher's

Creed) (1673), Discours de métaphysique (Diskursi I metafizikës) (1686), Monadologie (Monadologjia) (1714)dhe Nouveaux essais sur

l'entendement humain (New Essays on Human Understanding) (1714). Krahas Descartes dhe Sponoza, konsiderohet si filozof I drejtimit

racionalist në historinë e filozofisë. 6 John Locke (1632-1704), filozof anglez. Vepra kryesore sa I përket epistemologjisë: An Essay Concerning Human Understanding (1690).

7 David Hume (1711 – 1776), filozof britanez. Veprat me peshë epistemologjike: A Treatise of Human Nature (1739) dhe An Enquiry

Concerning Human Understanding (1748). Thënia e tij e njohur është: “Arsyeja është, dhe duhet të jetë skllave e pasioneve, dhe kurrë nuk

mund të provojë asnjë shërbim tjetër përveç t’u shërbejë dhe t’u bindet atyre” (A Treatise of Human Nature, f. 295). 8 Roger Scruton, Histori e shkurtër e Filozofisë Moderne nga Descartes-i tek Wittgenstein-i. Shtëpia botuese Besa, Tiranë. 2000. F. 91-91.

Page 33: Doctor Hajdin Abazi

32

bosh dhe e rreme1. Me këto pikëpamje, Bacon, Hobbes, Locke, Hume u bënë themelues të

empirizmit si drejtim filozofik, në themel të të cilit mendohej se pohimet e ndryshme (qofshin

ato për natyrën, njeriun apo shoqërinë), duke u udhëhequr nga teknika e sigurt e kërkimit

shkencor, mund të vlerësohen për vërtetësi për aq sa ato referojnë ose jo dhe korrespondojnë

ose jo me përvojën, që domethënë se është përvoja ajo që provon të vërtetën ose të rremen e

një pohimi. Kurse arsyeja është dytësore.

Pavarësisht se arrijnë në përfundime të ndryshme, e përbashkëta, si për racionalistët ashtu

edhe për empiristët, ishte besimi se ekziston një burim, me rol parësor e vendimtar, i cili

mund të ofrojë siguri në njohjen tonë.

Mirëpo, a mund të ishte tamam kështu? A kishte vërtetë një burim të vetëm i cili njohjen e

bënte të sigurtë? Dhe, a mundte, vërtetë, ai burim të ishte aq i sigurt? Për më tepër, cili prej dy

burimeve të njohjes, ishte më i sigurti: arsyeja apo përvoja? Këto mbeten çështje të hapura

dhe, mdje, për epistemologjinë, u shndërruan në problem serioz. Gjendja mbeti e tillë, derisa

Imanuel Kant nuk doli me një qasje sintetizuese.

5 Evoluimi i epistemologjisë

Nga sa u tha më sipër (3 e 4) shihet se pikëpamjet epistemologjike u ravijëzuan me

këndvështrime të përkundërta, si për nga metoda që besonin se ishte tipike për kërkimet

shkencore dhe e vetmja, ashtu edhe për atë se cili ishte burimi parësor dhe vendimtar i

njohjes. Mirëpo, a funksiononte kështu shkenca, ose më sakt, a do të mund të funksiononte

ajo kështu?

Megjithatë, pavarësisht dallimeve të tyre, duhet theksuar se të dyja qasjet, si ajo racionaliste

ashtu edhe ajo empiriste, paraqesin, në radhë të parë, një reformë në epistemologji, një

ndryshim të asaj tradicionales, duke e bartur në sferën e njohjes shkencore.

Në këtë drejtim, dy figura të shquara janë me rëndësi në unifikimin e qasjes epistemologjike

dhe në vënien e themeleve moderne të saj: Imanuel Kant dhe Auguste Comte.

1 Konceptin empirist, duke folur për John Locke, Kullashi e ka formuluar me një postulat adekuat: Për nga radha, e para vinte ndijimi e pastaj

pasqyrimi, me të cilin ai kuptonte informacionin që mendja përpunon nëpërmjet veprimit të saj, natyrisht pasi që shqisat ta k enë furnizuar,

përmes ndijimeve, me idetë që u korrespondojnë sendeve të jashtme. Shih Muhamedin Kullashi. Mendimi politik modern. Botuar nga

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Prishtinë. 2005. ISBN 9951-413-27-7. F. 162-165.

Page 34: Doctor Hajdin Abazi

33

5.1 Unifikimi i qasjeve

Në veprat më të rëndësishme Kritika e arsyes së kulluar, Kritika e arsyes praktike dhe Kritika

e gjykimit, Kanti1, duke u futur në thelbin e konfliktit midis racionalizmit dhe empirizmit, së

pari arrin në konstatimin se as njëra prej tyre nuk kishte pasur ndonjë ndikim të theksuar te

fizika e Isak Newton, e cila asokohe po arrinte një lartësi të paparë të njohjes shkencore e të

cilën nuk mund ta arrinte as vetëm racionalizmi, spekulativiteti metafizik i së cilës e kishte

bërë atë të mos shkonte më tej, në lidhjen e qartë me gjërat ashtu siç janë ato në të vërtetë, e as

empirizmi, i cili tërë njohjen ia atribuonte ekskluzivisht përvojës dhe percepcioneve.

Supozimi i tyre i ndarë dhe atribuimi i parësisë arsyes apo shqisave duket për Kantin të jetë

diçka e panatyrshme dhe artificiale, prandaj ai konstaton se ato duhet të bashkohen. “Asnjëra

nga këto aftësi, shkruan Kanti, nuk mund të supozohet njëra pa tjetrën. Pa shqisësi asnjë

objekt nuk do të na kishte qenë i dhënë, kurse pa arsye asnjë objekt nuk do të mund të merret

me mend. Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta, kurse perceptimet pa koncepte janë të

verbëra.” Shkaku është se “arsyeja nuk mund të perceptojë, kurse shqisa nuk mund të

mendojë”. Prandaj vetëm kur këto ndërlidhen e kombinohen edhe njohja bëhet e mirëfilltë.

“Njohja, shkruan Kanti, zë fill vetëm kur këto dy aftësi bashkohen”.2 Kështu, Kanti faktikisht

tregoi se racionalizmi dhe empirizmi duhet të unifikohen që të mund të ketë njohje të

çfarëdollojshme, e pra edhe njohje shkencore.

Më tej, Kanti thekson se “megjithëse e tërë njohja jonë fillon me përvojën, prapëseprapë kjo

nuk do të thotë se e tërë njohja jonë pason nga përvoja”3. Njohja e shkaqeve nuk merret dot

nga përvoja shqisore, por ajo derivohet direkt nga aftësia e gjykimit racional, e cila kishte

karakter a priori. Karakteri i njohjes a priori ishte se ajo nuk vinte nga përvoja, ato ishin

gjykime analitike, sepse kuptimi i tyre nuk varet nga asnjë përvojë, nga që predikati nuk na

1 Immanuel Kant (1724 – 1804), filozof gjerman. Veprat më tëndësishme nga fusha e epistemologjisë: Kritik der reinen Vernunft (Kritika e

arsyes së kulluar)(1781), Prolegomena zu einer jeden künftigen Metaphysik, die als Wissenschaft wird auftreten können (Prologomena e çdo

metafizike të ardhme, e cila do të bëhet si një shkencë) (1783), Metaphysische Anfangsgründe der Naturwissenschaft (Parimet metafizike të

shkencave natyrore) (1786), Kritik der praktischen Vernunft (Kritika e arsyes praktike) (1788), Kritik der Urteilskraft (Kritika e gjykimit)

(1890). Thënia që shënon kthesen kryesore në qasje epistemologjike e Kantit është kjo: “Deri më tash ka qenë e supozuar se e tërë njohja

jonë duhet t’u përshtatet ndaj objekteve; por... le të na lejohet një herë të provojmë nëse ne nuk do të shkojmë më larg me problemet e

metafizikës duke supozuar se objektet duhet t’u përshtaten ndaj njohjes sonë” (Critique of Pure Reason, f. Bxvi-xviii). 2 Kant, Kritika e mendjes së kulluar. Shtëpia Botuese Libri Shkollor. Prishtinë, 2002. F.68.

3 Po aty, f.29.

Page 35: Doctor Hajdin Abazi

34

jep asnjë njohje të re rreth subjektit. Ka dhe gjykime sintetike, që pjesa më e madhe paraqesin

njohje, pasi që predikati nuk është i përfshirë në subjektin, prandaj kur predikati i shtohet

subjektit shton diçka të re në kuptimin e subjektit, dhe si të tilla shumica e gjykimeve sintetike

janë a posteriori. Mirëpo ka edhe gjykime sintetike a priori kur ne bëjmë një gjykim përpara

se të njohim diçka; i tillë, fjala vjen, është gjykimi se një vijë e drejtë, që bashkon dy pika,

është më e shkurtra – nga që koncepti i drejtë përmban vetëm nocionet e cilësisë, por jo edhe

ato të sasisë, dhe kjo është një shtesë që nuk mund të vijë nga koncepti i vijës së drejtë1.

Prandaj Kanti shkruan: “Shkencat natyrore i kanë gjykimet sintetike a priori si parime”2, pasi

që i krijojnë fusha hulumtimi për të konstatuar nëse parashikimet e thëna a priori janë ashtu

apo jo. Gjykimet sintetike a priori mund të vërtetohen gjithmonë. Po kështu, si shkenca, edhe

metafizika, vepron: ajo zgjeron apo rrit njohjen a priori3.

Me fjalë të tjera, mendja i sintetizon dhe i unifikon përvojat që ai e quajti “unitet

transcendental të perceptimeve”. Idetë metafizike sjellin vetëm ide rregulluese dhe nuk i

referohen asnjë realiteti që mund ta njohim, prandaj ato duhet konsideruar si ide të arsyes së

kulluar. Me këtë, Kanti arriti praktikisht të integrojë empiriken me racionalen, duke treguar

rëndësinë e së parës në kuptimin se jep materien që mund të përpunohet vetëm nga arsyeja, e

cila prej tyre nxjerrë ide rregulluese, që nuk përmbajnë vet realitet, por mundësojnë njohjen e

tij. Kështu, duke e pranuar përvojën si burim informacioni perceptimesh, Kanti e ngriti

veprimin e arsyes dhe dominancën e saj në kuptimin e krijimit të ideve rregulluese, të cilat

ndihmojnë që ta kuptojmë dhe shpjegojmë realitetin. Prandaj, duket se mund të thuhet, Kanti

e ngriti sërish racionalizmin, në kuptimin e rëndësisë vendimtare për njohje të mirëfilltë, në

rregullator të njohjes edhe për shkencën, e edhe për shpjegim epistemologjik.

5.2 Zhveshja nga autoriteti sipëror

Një hap edhe më tej në këtë drejtim do të shkojë Comte4, i cili, në kryeveprën e tij Cours de

philosophie positive shkruar në vitet 1830-1842, epistemologjinë do ta hjerrë nga mbetjet

1 Kant, f. 34-38.

2 Po aty, f. 38.

3 Po aty.

4 Isidore Auguste Marie François Xavier Comte (1798 – 1857), filozof francez. Vepra kryesore për fushën e epistemologjisë: Cours de

Philosophie Positive (Kursi I filozofisë pozitive) (1832-1842) dhe Discours sur l'ensemble du positivisme (Pasqyrë e përgjithshme e

pozitivizmit) (1848). Sipas Stanford Encyclopedia of Philosophy, Comte mund të konsiderohet si epistemologu i parë

(http://plato.stanford.edu/entries/comte/).

Page 36: Doctor Hajdin Abazi

35

metafizike, të cilat i ruajti e i kultivoi edhe Kanti, jo vetëm shkenca të bëhej krejtësisht

racionale, në kuptimin kantian, por edhe vetë zhvillimi intelektual të arrinte racionalitetin.

Në studimin e historisë lidhur me fazat e zhvillimit intelektual të njerëzimit, Comte, në

vazhdën e Hobbes, Locke e Hume, arriti në përfundimin se kontributi historik i metafizikës

konsiston në faktin se “ka vënë themelet e zgjidhjes shkencore të problemeve”1, pa pasur

nevojë për ndonjëfarë autoriteti tjetër, të mbinatyrshëm ose çfarëdoqoftë tjetër, përveç

racionalitetit njerëzor. Por ai shkoi edhe më larg, meqë me arritjet që kishte bërë shkenca, ajo

kishte treguar, sipas tij, se metafizika ishte e panevojshme dhe se ajo duhej braktisur, duke u

tejkaluar përmes kalimit në stadin tjetër, më të lartë dhe të fundit, në stadin e racionalitetit

pozitiv.

Comte shkruan: në këtë stad të tretë, i vetmi tërësisht normal, arsyeja njerëzore arrin, në të

gjitha aspektet, një rregullim përfundimtar2 dhe kjo “arsye e çliruar” ka hyrë “në fazën e saj

përfundimtare të racionalitetit pozitiv”3. Këtë tezë e mbështet në dy konstatime: (i) lidhur me

njohjen në përgjithësi ai thekson se ajo që, për shkak të shprehive të ngulitura absolute,

konsiderohej si e lindur apo si paraqitje fillestare, në të vërtetë ishte arritur si rezultat i një

zhvillimi të ngadalshëm, që ishte një induksion njëkohësisht individual dhe kolektiv4; dhe (ii)

se njerëzimi ka hequr dorë nga shtrimi i detyrës për njohje që janë të paarritshme dhe

karakterizohet nga “një kufizim i përhershëm... në hulumtime të tilla që vërtetë janë të

arritshme”5. Me këto dy konstatime, ai shtron një bazament të ri për shkencën: “arsyeja

njerëzore e arrin një pjekuri të tillë”, në njërën anë, kur “hapur ... distancohet nga detyrat e

paarritshme të kërkimit shkencor” dhe, në anën tjetër, kur “me mençuri e kufizon

veprimtarinë e vet në fushat e përshtatshme për të kuptuarit tonë”6.

Më tej, ai e konkretizon edhe më karakterin e njohjes: ne nuk “mundemi të arrijmë njohuri të

plotë për ndonjë fenomen të veçantë e madje as të garantohet mundësia që të njihen të gjitha

fenomenet”7, çka tregon se kërkimi i absolutes dhe i arritjes së njohjeve përfundimtare është i

pamundur dhe, sipas tij, ajo që na mëson historia e zhvillimit intelektual është se ne mund të

1 Comte, Discours sur l'esprit positif. Këtu cituar sipas përkthimit në suedisht: Om positivismen (Mbi pozitivizmin) 1844: 14.

2 Po aty, f. 9

3 Po aty, 16

4 Po aty, 20

5 Po aty, f. 23

6 Po aty, f. 22

7 Po aty,f. 17

Page 37: Doctor Hajdin Abazi

36

arrijmë dije relative, e shembulli më tipik se njohuria jonë është relative është astronomia1.

Kjo, sikurse është shprehur vetë Comte, ka kuptimin e njohjes që është e mundshme, ajo që

njerëzimi vet mund ta arrijë, me mjetet e tij teknike e teknologjike që i krijon.

6 Epistemologjia moderne

Nga sa u parashtrua më sipër, mund të shquhet një transformim sa i përket preokupimit të

epistemologjisë. Karakteri i saj tradicional, ai si teori e njohjes njerëzore, e njohjes së

përgjithshme dhe në të gjitha sferat, erdhi duke ndryshuar karakter dhe duke u shndërruar si

koncept që referon njohjen shkencore. Natyrisht se elemete të tilla gjenden edhe te Platoni e

edhe te Aristoteli, por këto u shndërruan për epistemologjinë në preokupim disiplinor për

njohjen shkencore duke filluar me Francis Bacon e René Descartes dhe ky u bë prirje kryesor,

deri sa te Kanti shënoi unifikimin e bazave epistemologjike, kurse Comte e zhveshi

epistemologjinë nga autoritetet e jashtme, që me një emër mund të quhen, autoriteti metafizik.

E konceptuar në kuptimin modern, bazat e mirëfillta epistemologjisë ia ka vënë Comte, meqë

ai e orienton preokupimin dhe i atribuon asaj karakterin ekskluziv - marrjen me çështjet,

problemet dhe sfidat shkencore.

Bazuar te koncepti i Gaston Bachelard2

, në Vocabulaire technique et critique de la

philosophie (Fjalori teknik i kritikës filozofike) botuar në vitin 1927 në Paris, karakterin dhe

fushën e epistemologjisë André Lalande (1867-1964), e përcakton kështu: filozofi e

shkencës, por vetëm në një kuptim të caktuar, që studion çështjet se si formohen dhe

ndryshojnë konceptet shkencore, si veprojnë shkencat mbi njëra-tjetrën, si formohen disiplinat

e reja shkencore etj.

1 Po aty, 18. Le të kujtojmë se Teoria e Isak Newtonit kishte arritur t’i jepte goditjen deklasuese pikëpamjes gjeocentrike mbi botën dhe

kishte provuar pikëpamjen heliocentrike të Nikolaus Copernicus, që domethënë se kishte mposhtur një teori e cila ishte konsideruar si dije

absolute dhe kishte bërë të triumfonte një teori e cila ndryshonte tërë botkuptimin mbi botën. 2 Gaston Bachelard (1884-1962), filozof e shkencëtar francez. Veprat më të rëndësishme në fushën e epistemologjisë: Essai sur la

connaissance approchée (Essay on Approximate Knowledge), Paris: Vrin, 1928, Le nouvel esprit scientifique, Paris: Presses Universitaires

de France (1934); trans. A. Goldhammer, The New Scientific Spirit, Boston, MA: Beacon Press (1985), (1938b) La formation de l’esprit

scientifique: contribution à une psychanalyse de la connaissanceobjective, Paris: Vrin 1938 (The Formation of the Scientific Spirit: A

Contribution to a Psychoanalysis of Objective Knowledge), La philosophie du non: essai d’une philosophie du nouvel esprit scientifique,

Paris: Presses Universitaires de France (1940); trans. G.C. Waterston, The Philosophy of No: A Philosophy of the New ScientificMind, New

York: Orion Press (1968), Le rationalisme appliqué (Applied Rationalism), Paris: Presses Universitaires de France (1949) etj.

Page 38: Doctor Hajdin Abazi

37

Një koncept më të qartë dhe më konkret e jep Popper: “Epistemologji e quaj teorinë e njohjes

shkencore”1.

Në këtë kuptim, sipas Popperit, epistemologjisë “i takon studimi i problemeve shkencore dhe i

situatave problematike, i hamendjeve shkencore..., i diskutimeve shkencore, i argumenteve

kritike dhe i rolit të luajtur prej fakteve në argumentimin”2. Kështu, duket se është qartësuar

epistemologjia si disiplinë që merret me njohjen shkencore dhe problemet e ndryshme të saj.

Disiplinën e epistemologjisë e ka formuluar qartë Aleksandër Kocani, sipas të cilit ajo jo

vetëm qëndron në një raport të dyfishtë si me filozofinë ashtu edhe me shkencën, por

epistemologjia edhe ju përket të dyjave: “Filozofisë, sepse është një studim i mendimit dhe i

demarshit shkencor për të kuptuar, midis të tjerave, se ku qëndron karakteri specifik i njohjes

shkencore në raport me njohjen e rëndomtë. Shkencës sepse ajo pretendon, së pari, të jetë një

studim shkencor i vetë shkencës, që synon të përpunojë konceptet dhe mënyrat e arsyetimit të

vetë me të njëjtin rigorozitet dhe objektivitet si edhe shkenca; së dyti, në atë që ajo kërkon një

masë të vlefshmërisë për konceptet, metodat dhe përfundimet e saja”3.

7 Racionalizmi epistemologjik

Bruno Latour4 ka thënë se programi intelektual i modernitetit, me supozimin e tij lidhur me

karakterin universal dhe të përhershëm të racionalitetit, arriti shprehjen e vet të plotë vetëm në

shekullin e njëzetë5. Po kjo, në mënyrë të mbështetur, vlen edhe për racionalizmin në

epistemologji.

Le të kujtojmë, edhe një herë, se Comte e quajti stadin e fundit dhe më të lartë atë të

pozitivitetit, në kuptimin që racionaliteti njerëzor arrin fazën e tij të pjekurisë, me faktin se

heq dorë nga autoritetet supreme (zoti, metafizika), heq dorë nga kërkimet shkencore ndaj të

1 Popper, v.z., f. 58

2 Popper, v.z., , f. 60-61

3 Aleksandër Kocani, Hyrje në epistemologji. Shtëpia Botuese e Librit Universitar. Tiranë. 2005. F. 8-9

4 Bruno Latour (1947, sociolog I shkencës dhe antropolog francez. Veprat që lidhen me epistemologjinë: Science in Action (1987), We Have

Never Been Modern (1991), On the Modern Cult of the Factish (2009), Cogitamus (2010) dhe An Inquiry into Modes of Existence (2011). 5 Cituar sipas Stephen Toulmin: Return to reason. Harvard University Press. Cambridge, 2001. F. 12.

Page 39: Doctor Hajdin Abazi

38

paarritshmes (absolutes) dhe kufizohet vetëm në atë që është e arritshme për kërkimin

shkencor.

Në epistemologjinë moderne, kështu, rrymë dominuese u bë drejtimi i racionalizmit. Qëllimi

themelor i racionalizmit në epistemologji ishte të kuptuarit dhe shpjegimi racional i gjithë

veprimtarisë shkencore, i procedurave, i teorive, i praktikave, i ndryshimeve dhe i prodhimit

të dijes shkencore.

Racionalizmi në epistemologji, thënë përmbledhtas, merret me njohjen shkencore dhe me të

gjitha problemet e lidhura me të. Njohja shkencore, nga shumica e racionalistëve konsiderohet

si ndërmarrja më e suksesshme njerëzore dhe këtu qëndron arsyeja se përse shkenca është

bërë objekt më vete shqyrtimi i tyre: në ç’mënyrë dhe me ç’mjete ajo e bën njohjen e saj, këtë

njohje ndër më magjepsëset. Për më tepër, epistemologët racionalistë e konsiderojnë njohjen

shkencore si nivelin më të lartë të njohjes, më të qëndrueshëm, më të frytshëm dhe me të

arritura të pamohueshme.

Sado që në të njëjtin drejtim, ndaj dhe në të njëjtën frymë, teoritë racionaliste në epistemologji

sa i përket argumentimeve dhe asaj se ç’është e vlefshme për shkencën dallojnë shumë dhe

kanë pikëpamje të ndryshme, dhe ç’është më interesantja dallimet më të ndjeshme, nga

aspekti epistemologjik, kanë të bëjnë pikërisht me vetë racionalizmin, në njërën anë, në atë se

ç’rol luan ai në vetë shkencën dhe, në anën tjetër, në shpjegimet racionaliste në epistemologji.

Në përmbyllje, duhet nënvizuar se duke qenë se që të gjitha teoritë kanë objektin e njëjtë,

shkencën, zhvillimin dhe problemet e saj, të cilat i trajtojnë nga aspekti epistemologjik dhe

nga tabani racionalist, ato janë teori epistemologjike racionaliste. Dhe. Në frymën e Kocanit,

mund të thuhet: janë epistemologjik sepse merren me shqyrtimet dhe trajtimet teorike lidhur

me njohjen shkencore dhe me problemet e ndryshme të shkencës, kurse racionaliste sepse

njohjen shkencore dhe problemet shkencore përpiqen t’i shpjegojnë duke u nisur nga ajo se

çka është racionale në shkencë, në praktikën dhe historinë e saj, si dhe të japin një shpjegim

adekuat racional.

Page 40: Doctor Hajdin Abazi

39

II. TEORITË E RACIONALIZMIT

EPISTEMOLOGJIK

1 Sfondi i përbashkët: historia e zhvillimit të shkencës

Teoritë racioanliste në epistemologji paraqesin një përpjekje për t’u dhënë përgjigje të

njëjtave preokupime – ato që lidhen me njohjen shkencore dhe problemet e saj. Ato, thuaja si

rregull, janë konstituuar, në njërën anë, duke u përballur me teoritë ekzistuese dhe, në anën

tjetër, për të ofruar alternativa me pretendime më adekuate; gjë që ka çuar, ashtu sikurse është

thënë edhe më parë e sikurse do të shihet më qartë në këtë pjesë, në një shumësi teorish dhe

pikëpamje të ndryshme.

E përbashkëta e teorive racionaliste në epistemologji është sfondi: që të gjithat pa përjashtim

nxirren nga historia e zhvillimit të shkencave, histori e cila shërben si konfiguracion për të

ndërtuar teorinë përkatëse, duke synuar dy objektiva kryesore: (i) të mbulojnë tërë zhvillimin

e shkencave, e sidomos të atyre natyrore, dhe (ii) njëkohësisht të shpjegojnë, duke pretenduar

një pasqyrim adekuat, mënyrën se si funksionon aktualisht dhe si duhet të funksionojë

shkenca, në kuptimin se si duhet të zhvillohet veprimtaria shkencore në kërkimet e ndryshme.

Me përjashtim të neopozitivizmit, i cili lind nga pozitivizmi i Comtes dhe është një teori e

përpunuar nga një rreth i gjerë epistemologësh, teoritë e tjera janë formulime të

epistemologëve, si Popper, Kuhn, Lakatos e Feyerabend.

Parashtrimi në vazhdim, ndër të tjera, do të shpreh pikëpamjet lidhur me karakterin themeltar

të secilës teori, përkatësisht se ç’rol secila syresh u përcakton standardeve, përkatësisht

metodës dhe kriterit ose kriterve, dhe të modelit që secila syresh konstrukton. Pikërisht për

këtë synimi është të paraqiten përmbledhtas pikëpamjet e secilës teori, se çfarë qasjesh

paraqesin ato dhe cilat janë këndvështrimet specifike të secilës prej tyre, ç’tipare i

konsiderojnë karakteristike përgjatë zhvillimit historik të shkencës dhe si mendojnë se duhet

ushtruar kërkimi shkencore si veprimtari e shkencëtarëve.

Page 41: Doctor Hajdin Abazi

40

2 Teoria neopozitiviste ose verifikacionizmi

Themelet e teorisë neopozitiviste1 janë hedhur nga një grup filozofësh të organizuar në

Wiennerkretz2, por themelet, në thelb, kanë mbetur po ato të Comte; natyrisht, duke pasur

parasysh edhe kontributet e mëpasme si ato të Mill3, Mach

4 e Wittgenstein

5. Kjo e bën të

nevojshme një parashtrim të shkurtër të historikut deri te neopozitivizmi.

Teoria neopozitiviste u konstituua si përpjekje për t’iu përgjigjur zhvillimit të suksesshëm që

kishin shënuar shkencat natyrore që nga Copernicus6, për ta shpjeguar atë dhe për t’i

përpunuar standardet e kërkimit të suksesshëm shkencor. Karakteristikë e teorisë pozitiviste të

Comte është se tërë zhvillimin intelektual përgjatë historisë e sheh nga aspekti konstruktiv,

nga kontributet që janë dhënë nëpër stade të ndryshme zhvillimi, duke shquar arritjet dhe

krijimin e kushteve për të shkuar më përpara në zhvillim. Në aspektin e epistemologjik,

pozitivizmi shënon konceptin e çlirimit të shkencës nga autoritetet siprane, përkatësisht

metafizike, duke dëshmuar se zhvillimi shkencor ecën dhe mund të ecën më vete. Si

vazhduese, teoria neopozitiviste bazohet në kushtet e rrethanat e reja të zhvillimit të shkencës

dhe të mendimit filozofik për të.

2.1 Pozitivizmi

Auguste Comte, me kryeveprën e tij Course of Positive Philosophy7, është themelues i

pozitivizmit8. Duke studjuar zhvillimin intelektual të njerëzimit, përmes stadit teologjik dhe

1 Zakonisht njihet me emrin pozitivizmi logjik, për shkak se fund e krye bazohen në qasjen logjike të shkencës. Njihen edhe si empiristë

logjik, sepse baza e tyre logjike e shqyrtimit të shkencës niset dhe mbështetet tek empiria. Unë përzgjodha termin neopozitivizëm, për të

shprehur vazhdimësinë e qasjes pozitive në kushte e rrethana të reja. 2 Sintagmë gjermane që domethënë Qarku i Vjenës, i cili u thenelua në fillim të viteve të 1920. Figura qendrore e Qarkut të Vjenës ishte

Moritz Schlick 3 John Stuart Mill (1806 – 1873), filozof britanez. Veprat kryesore për fushën e epistemologjisë: A System of Logic, Ratiocinative and

Inductive (1843) dhe Utilitarianism (1863). 4 Ernst Mach (1838 – 1916), filozof austriak. Veprat kryesore për fushën e epistemologjisë: The Analysis of Sensations (1897), Knowledge

and Error—Sketches on the Psychology of Enquiry dhe The Economical Nature of Physical Inquiry. 5 Ludwig Josef Johann Wittgenstein (1889 - 1951), filozof austriak. Veprat kryesore për fushën e epistemologjisë: Logisch-Philosophische

Abhandlung (Traktati Logjiko-Filozofik), Annalen der Naturphilosophie, 14 (1921), Philosophische Untersuchungen (Kërkime filozofike)

(1953) dhe Über Gewißheit (Mbi sigurinë). 6 Nicolaus Copernicus (1473 – 1543), astronom polak. Vepra kryesore: De revolutionibus orbium coelestium (Mbi revolucionet e sferave

qiellore)(1543). 8 Për më tepër për teorinë pozitiviste, aspektet kryesore të saj, rolin, rëndësinë dhe aktualtietin, shih Hajdin Abazi:Pozitivizmi – një rilexim i

Auguste Comte, ese, botuar në revistën Alternativa, viti xx, nr. 6, Lubjanë 2010. ISBN 0353/7110. F.65-96.

Page 42: Doctor Hajdin Abazi

41

atij metafizik prej nga nxori pikëpamjen mbi natyrën e zhvillimit intelektual drejt stadit

përfundimtar – pozitivizmit, i karakterizuar nga racionaliteti njerëzor. Fjalës pozitive Comte,

përmes stipulimit, i dha këto kuptime: pozitive është e kundërta e fiktives, për shkak se ajo i

kushtohet një kërkimi i cili njëmend është i arritshëm për arsyen tonë; se paraqet tendencën e

papushuar që kudo të arrihet një gradë e precizitetit që është i pajtueshëm me natyrën e

fenomeneve; dhe se ka për objektiv organizimin e jo rrënimin1

. Karakterin e këtillë

konstruktiv të zhvillimit intelektual Comte e nxjerrë nga zhvillimet historike: arritjet

treqindvjeçare të deriatëherëshme të shkencave – domethënë nga shndërrimi revolucionar në

shkencë i filluar me Nikolaus Copernicus dhe me kompletimin nga Newtonit2, dhe nga arritjet

arritjet filozofike të Bacon, Descartes dhe Hume3. Duke qenë se qasja e tij ishte pozitiviste,

domethënë se kërkonte të arriturat e çdo stadi zhvillimor në aspektin intelektual, ai dallonte

nga Hume, pikërisht për këtë qasje: stadi teologjik ishte tejkaluar nga metafizika, e cila, nga

ana e vetë, kishte dy rrjedhoja: në njërën anë ajo, duke bërë zëvendësimin e fuqive

mbinatyrore me entite natyrore ose me abstraksione të personifikuara, kishte vënë “themelet e

zgjidhjeve shkencore të problemeve”4, e, në anën tjetër, metafizika kishte krijuar kushtet për

shuarjen e vet5. Me fjalë të tjera, kjo tregonte se shkenca nuk kishte më nevojë për autoritet

sipran si garant i zgjidhjeve të pretenduara, dhe, mandej, se shkenca mund të bënte vetë

zgjidhjen e problemeve që i parashtron si objektiva të kërkimeve të saja.

Teoria pozitiviste, në të cilën do të mbështeten fundekrye neopozitivistët, do të mund të

paraqitej përmbledhtas kështu (i) në stadin pozitiv nuk dallohet “logjika nga shkenca”6, sepse

koherenca logjike ka kaluar në mendimin pozitiv7 dhe nga kjo “parashtrohet nevoja që të

implementohet një gjendje e plotë normale e logjikës”8

; (ii) krakteristikë e zhvillimit

përgjithësisht e i shkencës konkretisht duhet të jenë “rregulli dhe përparimi”9; (iii) shkenca

duhet të karakterizohet nga parashikimet dhe nga ballafaqimi i tyre me përvojën: shkenca

1 Comte, 1844, f. 37-38.

2 Isaac Newton (1642 – 1727), shkencëtar anglez. Vepra kryesore: Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica, (1687), Opticks (1704) dhe

dhe Arithmetica Universalis (1707). 3 Comte, 1844, f. 42. Përderisa dy të parët vëmendjen kryesore ia kishin kushtuar metodës dhe burimit të johjes, David Hume kishte hetuar

dhe anatemuar zbrazëtinë kuptimore dhe rrezikun e metafizikës, për të cilat shprehet kështu: “A përmban ajo ndonjë arsyetim abstrakt lidhur

me ndonjë kuantitet ose numër? Jo. A përmban ajo ndonjë arsyetim eksperimental lidhur me faktin dhe ekzistencën? Jo. Atëherë, hidhe në

flakë: se përmbajtja e saj nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse sofizëm dhe iluzion.” (Hanfling 1981: 9) David Hume: Enquiry Concerning

Human Understanding (1748). 4 Comte, f. 14.

5 Po aty, f. 15.

6 Po aty, f 41

7 Po aty, f. 26

8 Po aty, f 16-17

9 Po aty, f 22-23

Page 43: Doctor Hajdin Abazi

42

duhet të bëjë parashikime që shprehin fakte, dhe qëndrueshmëria e tyre varet nga

korrespondimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë me fenomenet e vëzhguara1

; (iv) duke

konstituuar kështu thelbin e metodologjisë pozitiviste: “të vëzhguarit për të parashikuar, për të

studiuar të qëndrueshmen dhe për t’i lidhur me të ardhmen”2. Qasja e këtillë metodologjike

kërkon që çdo pohim shkencor në mënyrë të rreptë të mund të kthehet në një paraqitje të

thjeshtë ose të përgjithshme të një fakti, si kusht që të mund të ofrojë domethënie reale dhe të

kuptueshme3, që të mund të konstatohet korrespondimi i pohimeve drejtpërsëdrejti ose

tërthorazi me faktet dhe fenomenet e vëzhguara4. Ky konstatim ishte i mundur meqë, sipas

Comte, parashikimet janë përfytyrime, e këto, nga ana tjetër, “janë jo vetëm individuale por

edhe, dhe mbi të gjitha, shoqërore”, sepse “ato janë rezultat i një zhvillimi kolektiv dhe

gjithherë të vazhdueshëm, elementet e së cilës gjithnjë e në mënyrë qenësore qëndrojnë në

lidhje me njëra-tjetrën5

. Mbi këto baza empirike, “dëshmitë duhet të jenë apartiake,

domethënë të paanshme”6, ishte e mundur që të konstatohej përputhshmëria e parashikimeve

me fenomenet, ndaj dhe qasja pozitiviste, sipas Comtes, ofronte “garancione të fuqishme

direkte, jo vetëm me karakter shkencor, por edhe logjik”7.

Kontribut lidhur me pozitivizmin, sidomos sa i përket metodës së kërkimit shkencor, ka dhënë

John Stjuart Mill në veprën e tij Sistem of Logic8, duke e studjuar në detaje funksionimin,

përkatësisht procedurat racionale dhe induktive të metodës shkencore, me çka, në të vërtetë,

duket se autori është i bindur se kjo dhe vetëm kjo është teknika e kërkimit shkencor që

mundëson arritjen e njohjes të së vërtetës nga ana e shkencës.

Nga ana tjetër, Ernest Mach, në veprën e tij On sensacion9 shkruar në vitin 1885, e vazhdon

luftën kundër metafizikës, mbi bazat konceptit të tij të sensacionit: përjetimet nuk mund të

dëshmojnë ekzistencën e entiteteve metafizike, pasi që ato janë të paperceptueshme dhe

prandaj inekzistente; kurse përjetime mund të dëshmojnë vetëm për entitetet që kanë

1 Comte, f 17

2 Po aty, f 19-20

3 Po aty, f 17

4 Po aty

5 Po aty, f 18

6 Po aty, f 58.

7 Po aty, f 48.

8 John Stjuart Mill: Sistem of Logic, ratiocinative and inductive bein a connected view of the Principles of evidence and the methods of

scientific investigations. Botuar nga Harper & Brothers, Publishers, Nos. 329 and 331 Pearl Strett, Franklin Square. 1859. 9 Ernest Mach: The Analysis of Sensations. Routledge/ Thoemmes Press. London, 1996.

Page 44: Doctor Hajdin Abazi

43

ekzistencë reale1. Mach e kishte specifikuar preokupimin e shkencës. Sipas tij, detyra e

shkencës mund të jetë vetëm kjo: të studiojë ligjet e lidhjes midis përfytyrimeve (psikologjia);

të zbulojë ligjet e lidhjes midis ndijimeve (fizika); të shpjegojë ligjet e lidhjes midis ndijimeve

dhe përfytyrimeve (psikofizike)2. Kështu, Mach kishte arritur te formulonte “parimin mbi

njohjen-direkte”, që domethënë se ne, në çdo çast kemi një sërë përjetimesh për të cilat ne nuk

mund të gabohemi dhe ne kemi njohuri absolutisht të sigurta mbi to. Përjetimet e tilla janë të

tipit “Tash unë po shoh një njollë të kuqe”, “Tash po ndjej dhembje dhëmbi”. E rëndësishme

është se përjetimet janë subjektive dhe se ne kemi një njohje të sigurt për to3. Po ashtu, Mach i

i atribuohet edhe qasja verifikacioniste4.

Në aspektin semantik, duke u bazuar në arritjet e Frege5 mbi atë se pohimet kanë kuptim për

shkak të asaj që përmbajnë e që e shprehin përmes entitetit ku referojnë, Wittgenstein, në

veprën e tij Tractatus logico-philosophicus, pasi shtjellon ndërlidhjen e pohimeve si shprehje

e pamjes së fakteve apo të botës, arrinë te përfundimi se pohimet metafizike nuk shprehin

ndonjë kuptim, përkatësisht ndonjë pamje të realitetit, dhe pikërisht për këtë nuk përfshihen

në domenin e shkencave natyrore6. Wittgenstein e riaktualizon idenë e verifikimit të

pohimeve7.

Deri këtu, në vija të trasha, kishte arritur zhvillimi i teorisë pozitiviste, kur mbi këto baza u

themelua neopozitivizmi.

2.2 Neopozitivizmi

Në deklaratën konstituive të Wiennerkretz të titulluar Wissenschaftliche Weltauffassung

(Botëkuptimi shkencor mbi botën), ndër të tjera, nënvizohet se e përbashkëta për anëtarët e

Qarkut të Vjenës është besimi në shkencë dhe në arsye si dhe lufta kundër metafizikës8.

1 Po aty, f. 1-45.

2 Përmbledhja është bërë sipas Ekrem Murtezai: Fjalori i Filozofisë. 1995. F 403.

3 Johansson-Liedmann, f. 21

4 Mach, f. ix. Andrew Pyle në hyrjen e The Analysis of Sensations të botimit të vitit 1996.

5 Friedrich Ludwig Gottlob Frege (1848 -1925), filozof gjerman. Veprat kryesore: Begriffsschrift, eine der arithmetischen nachgebildete

Formelsprache des reinen Denkens (1879), Die Grundlagen der Arithmetik (1884, Funktion und Begriff (Funksioni dhe Concepti) (1891),

Über Sinn und Bedeutung (Kuptimi dhe referenca) (1892) dhe "Über Begriff und Gegenstand (Koncepti dhe Objekti) (1892). 6

Ludwig Wittgenstein: Traktati Logjiko-Filozofik. Përkthyer nga Ledian Rusta. Bargjini. 2004. F. 119-120 (6.53). Kjo vepër e

Wittgensteinit, në pjesën më të madhe të saj, shqyrton raportin e pohimeve me realitetin (faktet, fenomenet, sendet), gjë që koncepcioni i

neopozitivistëve është i ndërtuar mbi këto trajtime të Wittgensteinit. 7 Wittgenstein, 2004, f. 75-75 (5.101).

8 Nordin 1995, f. – 561

Page 45: Doctor Hajdin Abazi

44

Mjafton edhe vetëm kjo deklaratë, për të parë se neopozitivizmi është vazhdimësi e programit

ose projektit të pozitivizmit të Comtes si dhe të të gjithë zhvillimit në filozofi pas Comtes deri

te krijimi i neopozitivizmit.

Teoria neopozitiviste ka karakter normativ, që domethënë se, duke u bazuar në teoritë

paraprake dhe duke besuar se kështu e sintetizonin atë që ishte tipike për kërkimin shkencor,

konstrukton qartazi themeltarinë e vet. Para se gjithash, sipas përfaqësuesve më të njohur të

saj, ajo është një front lufte e hapur kundër metafizikës, përkatësisht pohimeve boshe, që

s’përmbajnë asgjë dhe që s’kanë kuptim, me qëllim që t’i jepet goditja përfundimtare rolit të

saj në shkencë.

Themeltaria e neopozitivizmit përbëhet nga dy elemente: nga një metodologji dhe nga një

kriter. Metodologjia është induktivja, kurse kriteri është verifikimi ku rolin vendimtar për

vërtetësinë e pohimeve shkencore e kishte përvoja. Që të dyjat janë dizajnuar ashtu që të kenë

vlefshmëri universale, në kuptimin që, në njërën anë, janë të pavarura nga dhe, në anën tjetër,

vlejnë për çdo teori shkencore.1

Thelbi i prodhimit të dijes shkencore, sipas neopozitivistëve, ishte arritja e verifikimit të

hipotezave shkencore, sepse vetëm kështu arrihej njohja e sigurt dhe shtohej dija shkencore.

Prandaj, të udhëhequr nga metoda pozitiviste dhe nga kriteri i verifikimit, tërë kërkimi

shkencëtar karakterizohej nga përpjekjet për të arritur veerifikimin e një hipoteze dhe kjo

shënonte prodhimin e dijes së sigurt. Kjo, sipas tyre, e karakterizonte suksesin e shkencës.

Neopozitivistët besonin se me standardet e tyre jo vetëm kishin gjetur thelbin e karakterit të

shkencave, që i shquan ato, por gjithashtu njëherit mund të shpjegonin epistemologjikisht

arritjen e njohjeve shkencore si akte vendimtare të tërë veprimtarisë shkencore. Krahas kësaj,

sipas besimit neopozitivist, shkencëtarët, që të kenë sukses në veprimtarinë e tyre kërkimore,

duhej t’i aplikonin standardet e konstruktuara nga ta, pasi që ato ishin edhe të thjeshta, edhe të

qarta e edhe të zbatueshme.

Bazuar në këto standarde, gjithçka bëhej racionale qoftë në shpjegimet epistemologjike e

qoftë në veprimtarinë shkencore, pasi që udhëzimet ishin të qarta, nuk kishte asgjë të

pakuptueshme e të pashpjegueshme; thjesht, standardet e bënin tërësisht racionale edhe

veprimtarinë shkencore e edhe shpjegimet epistemologjike.

1 Ayer, 2009. F 12.

Page 46: Doctor Hajdin Abazi

45

Me fjalë të tjera, teoria neopozitiviste, ashtu sikurse ia kishte hedhur themelet babai i saj

Comte, ishte qasja pozitive e mënyrës së arritjeve shkencore, të atyre standardeve që, sipas

saj, e kishin bërë dhe e bënin shkencën të suksesshme.

3 Teoria popperiane - falsifikacionizmi

Nga një këndvështrim krejt tjetër e shihte kërkimin dhe zhvillimin shkencor Karl Popperi.

Edhe ky, si neopozitivistët, bazën empirike e shihte si vendimtare lidhur me vërtetësinë e një

pohimi shkencor, mirëpo prej saj nxirrte përfundime krejt të kundërta me ato të

neopozitivistëve.

Teorinë falsifikacioniste Popper e parashtroi në veprën e tij The Logic of Scientific Discovary1

dhe, më pas, edhe në shumë artikuj e publikime të tjera, por, më rëndësi të veçantë është

vepra tjetër Conjectures and Refutations2 me nëntitull The Growth of Scientific Knowledge.

Sidomos në The Logic of Scientific Discovery Popper argumenton kundër neopozitivizmit,

bazat e të cilit i parqet si të paqëndrueshme dhe që nuk mund të shpjegonte dot pikërisht atë

që kishte për qëllim: aspektin historik të zhvillimit dhe arritjeve të shkencës dhe të shërbente

si udhërrëfyes për kërkim të sukseshëm shkencor; në këtë kontekst, duket se Popper kishte

hetuar se neopozitivizmi nuk mund të shpjegonte shndërrimet e mëdha, se si, për shembull, u

bë që teoria e Newtonit, e konsideruar si e vërtetë, u hodh poshtë nga teoria e Albert

Einsteinit3.

Teoria falsifikacioniste e shihte thelbin e suksesit të shkencës te momenti kur arrihej

përgënjeshtrimi i një teorie shkencore, dhe pikërisht për këtë Popper në qendër të qasjes së tij

epistemologjike e ka teknikën e kërkimit shkencor sipas së cilës shkencëtarët tërë angazhimin

e tyre duhet ta përqendrojnë për t’i përgënjeshtruar teoritë shkencore4. Objektivi i shkencës

duhet të jetë jo ndërmarrja e paarritshme e verifikimit, po ajo e arritshmja – përgënjeshtrimi i

1 Karl Popper: The Logic of Scientific Discovary, shkruar më 1934. Routledge classics. London and New York. Këtu citohet sipas botimitnë

anglisht të vitit 2002. Në vazhdim të referuar si LSD. 2 Karl Popper: Conjectures and Refutations. The Growth of Scientific Knowledge. Routledge classics. London and New York. 2002. Në

vazhdim të referuar si CaR. 3 Problemi këtu qëndron, sikurse do të shpjegohet më pas, te fakti se teoria e Newtonit, ose le të themi pohimi i tij ishte verifikuar si e vërtetë

shkencore, e si mund të ndryshonte statusin e vërteta shkencore e të shndërrohej në të kundërtën e vet, në gënjeshtër? Këtu, natyrisht, ka

përgjigje dhe këtë mund ta japë teoria falsifikacioniste, por nuk mundet neopozitivizmi pa rënë në kontradiktë me parimin e vet, ose duke

dëshmuar kështu një kontradiktë të brendshme, me çka do të minohej vetë teoria dhe adekuanca e saj, ashtu sikurse e pretendonin themeluesit

e tyre. 4 Popper 2003, f. 55-56

Page 47: Doctor Hajdin Abazi

46

teorive1. Historia e shkencës dëshmon, sipas Popper, se çdo teori, herët a vonë, tregohet e

gënjeshtërt, atëherë rrjedhë se objektivi i shkencës duhet të jetë pikërisht përpjekja për ta

përgënjeshtruar një teori: kështu, sa më shpejt dhe sa më herët kuptojmë se një teori është e

gënjeshtërt, ne mësojmë nga gabimi i saj2.

Si sintetizim të këtyre hetimeve, Popper e konstrukton teorinë e tij me baza të tjera normative,

duke vendosur një themeltari me standarde të tjera, gjithashtu të përbëra nga dy komponente:

një metodologji dhe një kriter. Metodologjia është deduktivja, kurse kriteri është

përgënjeshtrimi. Që të dyjat janë dizajnuar ashtu që të kenë vlefshmëri universale, në

kuptimin që, në njërën anë, janë të pavarura nga dhe, në anën tjetër, vlejnë për çdo teori

shkencore. Në këtë aspekt, teoritë mund të ishin të panumërta dhe ato konkuronin me njëra-

tjetrën.

Për ta përplotësuar këtë qasje dhe që të ketë sukses falsifikacionizmi, shkencëtarët shquhen

nga diskutimi kritik i teorive të ndërsjella me pikësynim përmbysjen e qëndrueshmërisë

teorike të rivales. Mbi këtë bazë, dhe duke sintetizuar përvojën nga antika greke, Popper

konstituoi racionalizmin kritik, me karakter negativ, në kuptimin që kishte për synim

përgënjeshtrimin e teorive shkencore në fuqi.

Kështu, Popperi besonte se përmes standardeve të tij, kriterit të përgënjeshtrimit dhe teknikës

deduktive të kërkimit shkencor, kishte arritur konstituimin e një teorie përmes së cilës, në

njërën anë, do të shpjegohej epistemologjikisht tërë zhvillimi historik i suksesshëm i shkencës

dhe, në anën tjetër, shkencëtarët kishin në dispozicion stanadarde për veprimtarinë e tyre

shkencore, përmes të cilëve do të mund të arrihej, në mënyrë më të shpejtë, zhvillimi i

shkencës. Duket sikur Popper synon të thotë se nuk është qasja pozitive ajo e cila mund të

shpjegojë zhvillimin më të rëndësishëm të shkencave, po është qasja negative si mënyrë e

arritjeve shkencore, e që e kishte bërë dhe e bënte të suksesshme shkencën.

4 Teoria kuhniane - paradigma shkencore

Në konstituimin e teorisë së tij Thomas Kuhn kishte pikënisje më të ngjashme me

neopozitivistët se sa me falsifikacionistët: ai nuk ishte nisur për të kontestuar njërën apo

1 Popper, LSD, f. 18.

2 Popper 2009, f.: 90; shih edhe Popper, v.z., f. 174.

Page 48: Doctor Hajdin Abazi

47

teorinë tjetër, por për të kërkuar, mbase i nxitur nga sfondi i tij si shkencëtar, një shpjegim më

adekuat të zhvillimit të shkencës dhe të kërkimit shkencor.

Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Kuhn pashmangshëm ballafaqoi edhe neopozitivizmin e edhe

falsifikacionizmin, duke hedhur poshtë si njërën ashtu edhe tjetrën si të paqëndrueshme

historikisht dhe të pamjaftueshme për të përmbushur objektivat e tyre për shpjegim adekuat të

zhvillimit të shkencës dhe të kërkimit shkencor. Ai hodhi poshtë themeltarinë e bauzar mbi

standardet e tyre: as njëra e as metoda tjetër, as njëri e as kriteri tjetër nuk mund të shpjegonin

në tërësi zhvillimin e shkencës dhe të kërkimit shkencor, meqë veprimtaria shkencore ishte

shumë më e gjerë dhe më komplekse.

Edhe pse qasja e Kuhnit ishte me karakter përshkrues, duke shprehur se si, si rezultat i

studimeve të tij të astronomisë heliocentrike të Copernicus, ishte zhvilluar shkenca e jo se si

duhej të zhvillohej, ai në veprën The Structure of Scientific Revolutions krijoi një themeltari

tjetër: standardin e paradigmës1. Jo kjo apo ajo metodë, jo ky apo ai kriter, po themeli i

zhvillimit të shkencës bazohej në paradigmën2, e cila, në vetvete, ngërthen një teori bazë, një

botëkuptim ose metafizikë, përvojën, traditën, veprimtarinë shkencore në këtë frymë dhe vetë

botën3

. Shembuj paradigmash të këtilla janë teoria gjeocentrike e Ptolemy4

, teoria

heliocentrike e Copernicus, teoria e gravitacionit e Newton, teoria e relativitetit e Einstein5,

teoria e volucionit e Darwin6 etj.

Kështu, paradigma ishte e vetëmjaftueshme dhe ajo mundësonte zhvillimin e shkencës dhe

gjithçka që lidhej me të. Derisa ajo vlente, dominonte tërësisht ajo dhe vetëm ajo. Mirëpo ajo

nuk kishte vlefshmëri universale: ajo, mund të absorbohej dhe të pushonte fuqia e saj për ta

drejtuar shkencën, e atëherë nevojitet një paradigmë e re, me ç’rast ndryshon gjithçka brenda

shkencës. Me fjalë të tjera, secila paradigmë sillte standardet e saja dhe të vlefshme vetëm për

të e brenda saj.

1 Thomas Kuhn: The Structure of Scientific Revolutions, 1997, f. 30. Në vazhdim e cituar si SSR.

2 Kuhni, SSR, 1997, f. 31.

3 Kuhn, SSR, 1997, f. 45.

4 Claudios Ptolemy (90 – 168), matematikan e astronom, shtetas greko-romak i Egjyptit. Teoria e tij astronomike e shprehur në veprën

Almagest, në të cilën paraqet modelin gjeocentrik, si pararendësit e tij grekë e sidomos Aristoteli, u pranua përgjithësisht si model dhe

dominoi me shekuj, derisa nuk ia zuri vendin modeli heliocentrik i Copernicus.. 5 Albert Einstein (1879 – 1956), shkencëtar gjerman. Ka shkruar shumë vepra, por më e rëndësishmja është: Teoria e e Relativitetit (1905).

Kjo teori bëri që bashkësia e fizikanëve ta braktiste teorinë e Newtonit. Teoria e relativitetit e Einsteinit ende e dominon fizikën. 6 Charles Robert Darwin (1809 - 1882), natyralist anglez. Vepra kryesore e tij është On the Origin of Species (1859). Në këtë vepër ai

zhvillon teorinë e evolucionit biologjik, e cila ishte në kundërshtim me teorinë e krijimit. Koncepti i evolucionit biologjik është teori

dominuese ende në biologji.

Page 49: Doctor Hajdin Abazi

48

Krahas kësaj, Kuhni ravijëzoi një racionalizëm ndryshe, me standard të dyfishtë: secila

paradigmë sillte një racionalitet të vetin, shtrirja e të cilit shtrihej vetëm në suaza të

paradigmës përkatëse; e kjo donte të thoshte se racionalizmi shkencor ishte me diskontinuitet:

nga paradigmatik, në kohë krizash dhe gjendjes së jashtëzakonshme në shkencë, racionalizmi

merrte karakter psikosocial duke kaluar te bashkësia e shkencëtarëve.

Teoria e Kuhnit kështu paraqet një ndryshim të themeltarisë së racionalizmit, i cili, si standard

tjetër, i atribuohet shpjegimit epistemologjik, e në të njëjtën kohë edhe të asaj se si zhvillohet

shkenca në tërësinë e saj. Kjo ishte risia kryesore që solli Kuhn.

5 Teoria lakatosiane - pluraliteti dhe konkurrenca e programeve

shkencore

Teoria epistemologjike e Imre Lakatos, e shprehur për herë të parë në debatin e vitit 1965,

rezultoi nga sfida që shkaktoi teoria e Kuhnit dhe si përgjigje ndaj saj. Sado që pikënisja e

Lakatosit është mbrojtja e falsifikacionizmit dhe lidhja e tij me teorinë e Kuhnit, përkatësisht

përpjekja për të pajtuar arritjet më të mëdha të tyre, por edhe duke integruar aspekte të

neopozitivizmit, de facto rezultoi në një teori të re, dhe bashkë me këtë edhe një pikëpamje

tjetër epistemologjike lidhur me zhvillimin e shkencës: në një farë mënyre, Lakatos bëri

përpjekje për t’i sintetizuar tri teoritë e mëhershme epistemologjike, duke arritur në

përfundime që, sipas tij, konceptualisht i tejkalonte që të gjitha. Në këtë kuptim, qasja e

Lakatos ishte konstruktive, meqë donte t’i bashkonte të gjitha arritjet paraprake.

Në të vërtetë, Lakatosi qe provokuar nga sfida e Kuhnit dhe qëllimi kryesor i tij ishte që të

kërkonte standarde të qëndrueshme normative, për të rikthyer themeltarinë epistemologjike, të

cilën besonte se e kishte rrënuar Kuhn; nga kjo përpjekje rezultoi vepra e tij The Methodology

of Scientific Research Programmes, parashtruar në vitin 1965 e botuar në vitin 1970.

Koncepti i tij program i kërkimit shkencor është në të gjitha aspektet kryesore i ngjashëm me

konceptin e paradigmës1.

Sikurse e tregon vetë titulli, Lakatos e riktheu metodologjinë si standard, tashmë të

identifikuar dhe të përfshirë si pjesë integrale të vetë programeve të kërkimeve shkencore. Ajo

1 Imre Lakatos: The Methodology of Scientific Research Programes,, botuar në Criticism and Growth of Knowledge, red. Lakatos &

Musgrave, 1970, f. 177. Në vazhdim e cituar si MSRP.

Page 50: Doctor Hajdin Abazi

49

nuk ishte e tipit klasik, e bazuar në këtë apo atë metodë të veçantë; ajo ishte një metodologji,

për nga natyra, e re, e hapur dhe shumë e përgjithshme: e shndërruar në strukturë të programit

kërkimor.1

Veprimtaria e shkencës, thënë në përgjithësi, karakterizohet nga angazhimet e shkencëtarëve

sipas programeve të kërkimit shkencor, por, për dallim nga Kuhni e në ngjashmëri me Popper,

Lakatosi pohon se këto programe mund të jenë të ndryshëm, jo të kufizuar në numër dhe të

veprojnë njëkohësisht2, që domethënë se veprimtaria shkencore dhe zhvillimi i saj, përgjatë

historisë e zakonisht edhe në çdo periudhë, karakterizohet nga ekzistenca e shumë

programeve të kërkimit shkencor dhe konkurrencës midis tyre3, si motor i brendshëm i

zhvillimit të çdo shkence, me çka shkenca konceptohet si më liberale dhe plurale.

Lakatos konstituon një kriter të vetëm, atë të përparimit e të zvetnimit (progresit e të

degjenerimit)4, sipas të cilëve shkencëtarët mund të orientohen në veprimtarinë e tyre brenda

çdo programi kërkimor e edhe në konkurrencën e ndërsjellë.

Pikësynimi i Lakatos ishte që përmes kalibrimit të fuqisë përparuese-zvetnuese heuristike dhe

konkurrencës së ndërsjellë midis programeve të kërkimeve shkencore të konstituonte një

racionalitet të qëndrueshëm, ashtu që, në njërën anë të mund të jepte shpjegimet

epistemologjike lidhur me shkencën, e edhe t’u shërbente shkencëtarëve për t’i orientuar në

kërkimet e tyre shkencore.

Lakatos, duke besuar se me teorinë e tij kishte tejkaluar të gjitha pretendimet e pararendësve

dhe se kishte gjetur zgjidhjen e duhur, deklaron se “problemet kryesore të logjikës së

zbulimeve nuk mund të diskutohen në mënyrë të kënaqshme përveçse në strukturën e një

metodologjie të programeve kërkimore”5.

Teoria e Lakatos, kështu, synon të sintetizojë arritjet më të mëdhaja epistemologjike të të

gjithë pararendësve të tij, duke rikthyer themeltarinë sipas standardeve klasike bazuar në

metodologji dhe në një kriter.

1 Lakatos, MSRP, 1970, f. 132-135.

2 Po aty, f. 155.

3 Po aty

4 Po aty, f. 134.

5 Po aty, f. 132.

Page 51: Doctor Hajdin Abazi

50

6 Teoria feyerabendiane - anarkizmi epistemologjik

Teoria e Paul Feyerabendit, themelet e së cilës u hodhën në artikullin e tij Consolation for the

Specialist1 të parashtruar në debatin e tij kundrejt pikëpamjeve të neopozitivistëve e të

falsifikacionistëve, të Kuhnit e të Lakatosit, u konstituuan në dy vepra të tij: Against Method

dhe Farwell to reason.

Duket se Feyerabendi në parashtrimet e tij kishte ndjekur logjikën e zhvillimeve

brendaracionaliste: emërues i përbashkët i teorive pararendëse ishte, sipas tij, se nuk kishte një

standard themeltar, gjë që e çoi atë një qasje të kundërt – kundër standardeve me vlefshmëri

universale, konkretisht kundër rolit dominues të metodës dhe kundër çdo kriteri mbi të cilin

do të mund të mbështetej kërkimi shkencor e edhe racionalizmi, gjë të cilën e shprehin dy

titujt e mësipërm të veprave të tij (Against Method dhe Farwell to reason).

Duke qenë se Kuhn kishte treguar se s’ka standarde jashtë paradigmave dhe Popper e Lakatos

se në shkenca ka pluralitet teorish dhe konkurrencë midis tyre, Feyerabend arrin në

përfundimin se, që të mund të funksionojë shkenca sipas nevojave të saj dhe të realizohet e

zhveshur nga pengesat e paragjykimet, në kërkimin shkencor gjithçka lejohet (everything

goes). Rezultat i kësaj qasjeje është teoria, ose sikurse e quan Feyerabend - epistemologjia

anarkiste.

Feyerabendi, në qasjen e tij, përqëndrohet në thellësi dhe gjerësi për të hetuar veçantitë dhe

prej andej nxjerrë, pastaj, përfundimet e tij: se vetëm me moton gjithçka lejohet shkenca

mund të zhvillohet papengueshëm, lirshëm dhe suksesshëm. Pikërisht për këtë, teoria

anarkiste dallon, për nga qasja, nga të gjitha teoritë e mëparshme2. Në disa aspekte, teoria e

Feyerabendit është origjinale dhe shënon rezultate të konsiderueshme në si në epistemologji

ashtu edhe në racionalizëm.

Karakteristikë e epistemologëve racionalistë ndaj historisë së shkencës është se, duke e

studiuar atë, proceset e saj, rrjedhat, dështimet dhe arritjet, prej andej nxirren karakteristikat e

përbashkëta, aspektet më tipike dhe më të qëndrueshme, të cilat, pastaj, i përpunonin, i

abstraktonin dhe i lartësonin në parime, rregulla, norma, kritere, standarde ose rrugë zhvillimi,

prej nga konstituonin teoritë e tyre, duke pretenduar shpjegimin e mirëfilltë, të plotë e

1 Paul Feyerabend: Consolation for the Specialist. Përfshirë në Criticism and The growth of Knowledge, red. Lakatos & Musgrave, botuar më

1970. Shkrimi Consolation for the Specialist gjendet në faqet 197-230. 2 Feyerabend 2000, f. 132-133

Page 52: Doctor Hajdin Abazi

51

gjithëpërfshirës të zhvillimit të shkencës. Që në artikullin Consolation for the Specialist, po në

mënyrë më të mirëfilltë në veprat Against Method, Farwell to reason dhe Science in a Free

society, Feyerabend shpreh një qasje diametralisht të kundërt me tërë traditën: kërkon të

veçantat, atipiket, devijimet, përjashtimet, akoherencat dhe inkonsistencat. Dioptria e tij është

me thjerrëza të tjera, me të cilat ai shquan disa kundërelemente, kundërveprime,

kundërrrjedha, kundërangazhime dhe kundërpërpjekje krejt në drejtime të ndryshme1.

Dhe rezultatet e Feyerabendit janë zhbiruese, të qëndrueshme në shumë aspekte: ai zbulon se

proceset zhvillimore në shkencë nuk ndjekin ekskluzivisht modelet e filozofëve pararendës, se

ato, në të vërtetë, ndjekin një rrjedhë tjetër. Parimet, rregullat, normat, kriteret, standardet,

procedurat, qasjet dhe ballafaqimet, bazuar në to dhe po të ndiqeshin me konsekuencë

akohësisht do ta kishin penguar zhvillimin e shkencave, do ta kishin mbajtur në gjendje

statike, stanjacioni dhe do të kishin shtypur çdo zhvillim të mundshëm shkencor2. Zhvillimin

e shkencave ai e sheh në drejtim tjetër: në qasjen kundërinduktive dhe kundër-rregullave, e në

këtë kuadër edhe të kundërshembujve, kundërfakteve e kundërevidencave, me qëllim që të

absorbohen të gjitha potencialet, përmes këtyre kundërmostrave, ku fshihen të panjohurat.

Kështu lehtësohet dhe përshpejtohet, sipas Feyerabendit, zhvillimi i shkencës; në kuptimin që

parimi gjithçka lejohet domethënë se secili shkencëtar ose grup shkencëtarësh mund të

aplikojnë metoda, kritere, rregulla, norma e çfarë të duan, ashtu sikurse atyre u duket

produktive në kërkimin e tyre shkencor.

Me këtë, Feyerabend konstrukton një racionalitet anarkist, sipas të cilit gjithçka që

shkencëtarëve u hyn në punë në kërkimet e tyre shkencore për të arritur objektivat u lejohet:

thyerja e rregullave, e normave, kritereve si dhe aplikimi i teknikave të ndryshme të kërkimit;

çdo veprim e çdo sjellje me këtë objektiv është racionale.

Kështu, teoria e anarkizmit epistemologjik duket sikur dritarja, të cilën nisi ta hapë për herë të

parë Kuhni e pastaj e shtyu pak më tutje Lakatos, Feyerabendi e hap fare: baza themeltare

tradicionale humb terrenin e minohet nga tezat, pikëpamjet e aspektet teorike të Feyerabendit,

e këto, duket se pretendon Feyerabend, paraqesin bazat e një teorie të re sipas së cilës

1 Feyerabend 2000, f. 25-33.

2 Po aty, f. 34-45.

Page 53: Doctor Hajdin Abazi

52

racionaliteti shkencor esencialisht ishte anarkist ndaj dhe i tillë duhej të ishte edhe

racionalizmi në epistemologji1.

7 Laryshi pikëpamjesh dhe qasjesh

Teoritë e mësipërme epistemologjike, qoftë edhe nga një paraqitje e tillë e shkurtër,

dëshmojnë për një laryshi si nga ana e pikëpamjeve ashtu edhe për nga qasjet. Për t’i kuptuar

këto edhe më nga afër dhe më në thellësi duhet njohur me preokupimet konkrete të këtyre

teorive, me ato që i konsiderojnë të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme te njëra-tjetra, me

argumentet se si i hedhin poshtë aspektet me të cilat nuk pajtohen. Kështu do të mund të

hetohen tendosjet dhe dallimet teorike, qëndrimet e ndryshme e shpesh të kundëta, të cilat do

të bëhen edhe më të qarta në vazhdim kur të parashtrohen problemet e çështjet themelore të

shkencës, por edhe të mënyres se si shpjegohen aspektet zhvillimore dhe problemi i rritjes së

dijes shkencore.

1 Ajo që duhet përmendur është fakti se Feyerabend dallon prej epistemoracionalistëve të tjerë: epistemologjia e tij anarkiste është njëri

dimension, që lidhet, sipas koncepteve të tija për zhvillimin e shkencës, kurse dimensioni tjetër është ai që lidhet me pikëpamjen e

Feyerabend për të shuar distinkcionet shkencë-pseudoshkencë, shkencë-teologji, shkencë-magji dhe angazhimi i tij për t’i trajtura të gjitha

njëlloj e pa diskriminim dhe pa privilegje, e që paraqet një tezë interesante por që nuk është pjesë e këtij studimi.

Page 54: Doctor Hajdin Abazi

53

PJESA E DYTË

QASJA RACIONALISTE NDAJ ÇËSHTJEVE SHKENCORE

Page 55: Doctor Hajdin Abazi

54

I. STANDARDET E SHKENCËS DHE

TENDOSJET LIDHUR ME TO

1 Përpjekja për të konstruktuar standarde sipas të cilave do të

funksiononte veprimtaria shkencore

Shkencat, gjithsesi, ndjekin disa standarde, meqë, përkundër vështirësive, dilemave,

problemeve serioze, ia arrijnë të gjejnë zgjidhje dhe të vazhdojnë kryesisht me sukses

kërkimin shkencor. Një prej objektivave kryesore të teorive racionaliste në epistemologji ishte

që të kuptoheshin cilat ishin këto standarde, si funksiononin, si i përdornin dhe sa u

ndihmonin ato shkencëtarëve në kërkimet e tyre; t’i përpunonin ato dhe kështu edhe të

shpjegonin se si zhvillohet e tërë veprimtaria shkencore, por edhe t’u shërbenin si mjete

shkencëtarëve që më lehtë, në mënyrë më efikase e mbi të gjitha më sigurt të arrinin

objektivat e kërkimeve të tyre shkencore.

Në të gjitha çështjet që trajtohen në vazhdim, duke i marrë veç e veç por edhe së bashku,

hetohen dy kahje në epistemologji: njëra që në themel të përpjekjeve të veta e ka

normativitetin, përkatësisht, nga mënyra e të kuptuarit të historisë së shkencës dhe të

sukseseve të saja, të konstruktojnë standarde me vlefshmëri të përhershme, pra tash e në të

ardhmen, për të drejtuar kërkimin shkencor; e tjetra, në themel të përpjekjeve ka

deskriptivitetin (përshkrimin), pa pretenduar norma, rregulla e kritere të përhershme, por duke

i konsideruar ato vetëm si mjete kërkimore dhe pa ndonjë vlefshmëri konstante, të cilat, nëse

nuk funksionojnë në misionin e tyre kërkimor, mund edhe të flaken e të konstruktohen të

tjera, e të veprohet sipas tyre nëse dhe për aq sa ato ndihmojnë kërkimin shkencor dhe arritjen

e suksesit në shkenca.

Page 56: Doctor Hajdin Abazi

55

2 Metodologjia e kërkimit shkencor dhe dallimet rreth rolit të saj

Metodologjia është teoria mbi metodën, e cila ngërthen në vetvete teknikën ose procedurën të

quajtur metodë, përmes së cilës dhe duke e ndjekur atë bëhet kërkimi shkencor.

Shkenca, për nga natyra dhe mënyra e funksionimit të saj, duket se nuk mundet pa një teknikë

të kërkimit, përkatësisht pa një metodë, pasi që procedimi i saj nuk është misterioz, po bëhet e

njohur rruga që duhet ndjekur: metoda për të arritur te rezultati i supozuar ose i pritur.

Faktin se shkencat ndjekin ndonjë teknikë kërkimore duket se epistemologët e kishin

konceptuar në mënyra të ndryshme. Ajo çka është pretenduar, në njërën anë, dhe ajo çka është

kundërshtuar, në anën tjetër, u shndërrua në çështje të konsideruar vendimtare për shkencën: a

ka një metodë të vetme për shkencën? Përkatësisht, a ka një metodologji unike, universale ose

të gjithëvlefshme, si në kuptimin brendateorik ashtu edhe në atë ndërteorik, për shkencën?

Dhe për më tepër, a është kërkimi shkencor i lidhur ngusht dhe domosdoshmërisht me një

metodologji universale, që të vlente për çdo shkencë dhe për çdo teori shkencore?

Le t’i ndjekim nga afër pikëpamjet e epistemologëve racionalistë.

2.1 Metoda shkencore dhe qëndrimet e ndryshme rreth saj

Epistemologët, duke e njohur faktin se çdo teorie shkencore i duhet një teknikë e kërkimit

përmes së cilës dhe sipas së cilës mund të arrihet te parashikimi i tyre, janë preokupuar për ta

kuptuar atë teknikë kërkimore e procedurat e saja ashtu sikurse aplikohen në shkencë, dhe atë

mandej ta përpunonin në një metodë me karakter universal për çdo shkencë, me të cilën do të

mundej të shpjegohej kërkimi shkencor dhe t’u tregohej shkencave teknika më adekuate për të

arritur abjektivat e kërkimit me sukses.

Neopozitivistët dhe falsifikacionistët kishin të përbashkët bindjen se themeltare për shkencën

ishte pikërisht metoda, dhe se ekzistonte një metodë universale, e cila kishte karakter objektiv:

e vlefshme për çdo teori si në aspektin intrateorik ashtu edhe në atë interteorik.

Page 57: Doctor Hajdin Abazi

56

Neopozitivistët besonin se metodë shkencore është metoda induktive1

. Themeluesi i

pozitivizmit, Comte, konsideronte se e gjithë dija e njerëzimit ishte arritur përmes induksionit

individual dhe atij kolektiv2. Nën ndikimin e shkencave moderne, neopozitivistët e shekullit

njëzet do ta konsideronin atë metodë të vetme shkencore, si teknikën tipike të kërkimit

shkencor që e bënte të mundshëm njohjen shkencore. Kjo metodë shkencore funksiononte në

dy kahje: në njërën anë, përmes vëzhgimeve arrihej te pohime singulare (të veçanta) e prej një

shumësi syresh nxirrej pohimi universal (i përgjithshëm) dhe, në anën tjetër, ky pohim

universal ballafaqohej me përvojën prej nga konstatohej vërtetësia ose jo e tij. Rëndësia

kryesore e kësaj teknike të kërkimit shkencor ishte se, sipas Reichenbach, “përcaktonte të

vërtetën e teorive shkencore”3. Dhe meqenëse ishte e tillë, sipas neopozitivistëve, atëherë që

andej buronte edhe besimi se “Të eliminohet ajo nga shkenca do të kishte kuptimin hiç më

pak se sa të privohet shkenca nga fuqia për të përcaktuar të vërtetën ose falsitetin e teorive të

saja”4. Thënë troç, teknika induktive e kërkimit i jepte vetë shkencës fuqinë për të qenë

shkencë, në kuptimin për të arritur te njohjet e vërteta. Përligjia për këtë gjendej te arritjet e

njohjeve të vërteta nga shkenca.

Kështu, neopozitivistët pretendonin se kishin gjetur metodën tipike shkencore, të vetmen

metodë dhe të vlefshme për të gjitha shkencat. Gjithsesi, ata e besonin këtë.

Por, krejt ndryshe e shihte çështjen Popper. Në të vërtetë, edhe ai ishte i bindur se pohimet

shkencore mund dhe duhej të ballafaqoheshin me përvojën. Veç ai dallonte se, sipas tij, ky

ballafaqim nuk mund të bëhej në mënyrë të suksesshme përmes metodës induktive, për

shkakun se ajo do të çonte në një regres të pambarim5, për këtë ajo ishte teknikë joadekuate

dhe e gabuar. Me këtë, Popper e flaku si të pavlefshme ekskluzivitetin e metodologjisë

neopozitiviste. Metoda e vërtetë shkencore, sipas tij, ishte një metodë tjetër, konkretisht

metoda deduktive6, e cila është një metodë e testimit kritik të teorive

7. Metoda e propozuar

nga Popper ishte e përgjithshme8, e cila karakterizohej nga sprova dhe gabime: kjo teknikë

1 Për këtë procedurë induktive të shkencës Moritc Schlick shprehet në kapitullin V të artikullit të tij On the Foundation of Knowledge

(Hanfling 1981: 189-190) duke e quajtur atë “the actual procedure of science”. 2 Comte 1844: 20.

3 Cituar sipas Popper 2003, f. 4.

4 Popper 2003, f. 4.

5 Po aty, f. 5.

6 Po aty, 6-7

7 Po aty, f. 9

8 Popper, CaR, f. XV.

Page 58: Doctor Hajdin Abazi

57

kërkimi në epiqendër kishte të mësuarit nga gabimet gjë që do të çonte në rritjen e njohjes

shkencore1.

Edhe Popper pretendonte se kjo metoda ishte shkencore dhe teknika e kërkimit nga

shkencëtarët duhej të ishte ajo. Gjithsesi, ai e besonte këtë.

Por, një qëndrim krejt tjetër e shprehu Kuhn: asnjë proces i nxjerrë në dritë deri tani prej

studimit historik të zhvillimit shkencor nuk i ngjet aspak stereotipit metodologjik të

falsifikacionizmit2. Kështu, u flak si joadekuate edhe metodologjia falsifikacioniste.

Madje, për më tepër, nuk bëhej fjalë për atë se, falsifikacionistët apo neopozitivistët, nuk e

kishin gjetur metodologjinë adekuate, por se nuk kishte një të tillë, të vetme e universale, për

shkencën. Kuhn tregoi se veprimtaria shkencore është shumë më komplekse dhe

shumëdimensionale, për çka ai, gjithashtu bindshëm, tregoi se as metoda induktive e as ajo

deduktive, të marra veç e veç, nuk janë të mjaftueshme e madje as kombinimi i tyre. Teknika

e kërkimit shkencor nuk ishte aspak stereotipe, e ngurrtë e aq mekanike sikurse konceptohej

nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët. Për më tepër, ai, duke folur për standardet e

paradigmave3, për herë të parë pohoi se çdo paradigmë e re sjellë, ndër të tjera, një

metodologji të veten, e cila nuk është e ngjashme me atë të paradigmës ekzistuese. Në

shkencë nuk ka një metodologji të vlefshme universalisht, në kuptimin ndërparadigmatik4, në

bazë të së cilës do të mund të gjykohej një paradigmë5. Me fjalë të tjera, Kuhni nga historia e

shkencës beson se udhëzimet metodologjike, në vetvete, janë të pamjaftueshme “për të

diktuar një përfundim të qenësishëm për shumë lloj çështjesh shkencore”6. Përveç kësaj,

Kuhn, shkon edhe më larg: i frymëzuar nga Wittgenstein ai thekson se në rrethana të caktuara

paradigma mund të funksionojë edhe pa rregulla7. Me këtë, Kuhn i dha goditje të rëndë

pikëpamjes themeltare neopozitiviste dhe falsifikacioniste dhe, njëherësh, shpalosi një

pikëpamje të krejtësisht të re: tregoi se shkenca nuk ka nevojë për një metodologjie uniforme,

për një metodë me mundësi aplikimi kundrejt të gjitha paradigmave, dhe, për më tepër, se në

shkenca, vetë paradigma shërben edhe si standard i teknikës së kërkimit.

1 Po aty

2 Kuhn, SRS, 1997, f. 117.

3 Po aty, f.153.

4 Kuhn shprehet figurativisht duke thënë se, sikurse në revolucionet politike, nuk ka një kuadër mbiinstitucional. Kuhn, SRS, 1997, f. 137.

5 Deri te ky mendim, sikurse e thotë vetë Kuhn, kishte ardhur pasi që kishte zbuluar se shumë sjellje të shkencëtarëve, duke përfshirë edhe

ata më të mëdhenjtë, vazhdimisht kishin shkelur rregullat e akseptuar metodologjike. Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 236. 6 Kuhn, SRS, 1997, f. 20.

7 Po aty, f. 76.

Page 59: Doctor Hajdin Abazi

58

Kjo pikëpamje e Kuhnit shkaktoi dy reagime, duke çuar njëherit në dy zhvillime diametralisht

të kundërta: njëri nga Lakatos e tjetri nga Feyerabend.

Lakatos e ndërmori konstruktimin e themeltarisë metodologjike të racionalizmit në

epistemologji. Ai mendonte se nëse Kuhni provoi paqëndrueshmërinë e metodologjive

neopozitiviste dhe falsifikacioniste, nuk duhej kjo të thoshte se nuk ekzistonte asnjë

metodologji e vlefshme. Pikëpamjen e Kuhn se çdo paradigmë ka metodologjinë e vet,

Lakatos e modifikoi në një metodologji të vlefshme për çdo paradigmë, ose sikurse e quante

ai program të kërkimit shkencor: ai e mishëroi metodologjinë me programin kërkimor, i

shkriu në një dhe të pandashme. Natyrisht, ajo nuk ishte një metodologji klasike, por një risi:

strukturë e programit kërkimor që tregon kahet kahet e kërkimit, përkatësisht udhëzimeve për

veprimtarinë e shkencëtarëve se çfarë u lejohej të bënin e çfarë jo. Dhe për nga struktura,

qoftë e paradigmës e qoftë e programit të kërkimeve shkencore, dukej se pikëpamja e Lakatos

ishte mirë e bazuar: shkenca, kështu, jo vetëm kishte metodologji, por, për më tepër, sipas tij,

në shkencë zakonisht ekziston një pluralitet metodologjish1.

Feyerabend, sikurse e shpreh titulli i veprës së tij Against Method, është kundër metodës,

kundër dominimit të ndonjërës apo trajtimit të ndonjërës me karakter universal ne shkencë. Ai

mendon se në shkencë duhet të lejohet çdo metodë, mjafton që t’u hyjë në punë shkencëtarëve

dhe të tregohet efikase në kërkimin e tyre. Në këtë kuptim, nisur nga pikëpamja e Kuhn dhe

kundër Lakatos, Feyerabend shprehet deklarativisht, duke thënë: ndal thirrjes në standarde të

përhershme të cilat mbeten në fuqi përgjatë historisë dhe drejtojnë çdo periudhë të veçantë të

zhvillimit shkencor dhe çdo tranzicion nga një periudhë në tjetrën2, sepse standardet e tilla

nuk janë gjë tjetër përpos një “stoli verbale”3 dhe nuk funksionojnë aspak ashtu në shkencë;

pasi që, thjesht, “qasja e cila dikur ishte shpaguar mirë mund të shkaktojë rrënim po qe se ajo

do të përdoret në të ardhmen”4. Në shkencë, sipas Feyerabend, nuk ka ndonjë metodë e cila të

të shquhet nga situatat kërkimore dhe t’u shërbejë shkencëtarëve si orientim në veprimtarinë e

tyre5. E nëse, megjithatë, do të kishte ndonjë teknikë kërkimore në funksion të zhvillimit të

shkencës, e tillë do të ishte procedura kundërinduktive6: ajo i orienton shkencëtarët të rreken

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 129.

2 Po aty, f. 215.

3 Po aty

4 Feyerabend 2000, f. 16

5 Po aty, f. 17.

6 Po aty, 34.

Page 60: Doctor Hajdin Abazi

59

me ide që bien ndesh me pikëpamjet në fuqi, sepse ato mund të zbulojnë fakte të reja1. Deri

më tash shkenca është zhvilluar me vështirësi e shpesh edhe me sakrifica, thotë Feyerabend,

por po të fuqizohet toleranca metodologjike, në kuptimin e gjithçka lejohet, atëherë suksesi i

shkencës do të ishte më i lehtë dhe më i shpejtë.

Për t’i përplotësuar sado pak këto parashtrime, duhet theksuar se Popper, në vlerësimin e

prurjeve të pikëpamjeve metodologjike, kishte preferuar atë të Lakatos. Mirëpo metodologjia

e Lakatos, në njërën anë, nga Feyerabend ishte quajtur vetëm “stoli verbale”, që domethënë pa

efekte reale dhe përdorim real, kurse Kuhn kishte kritikuar se metodologjia e Lakatos nuk

mundësonte njohjen e gjendjes faktike në aspektin kohor të një programi të kërkimit

shkencor: kur ai mund të ishte përparues, ose, për më tepër, kur ai do të mund të ishte në

zvetnim. Këto janë kritika të qëndrueshme, pasi që efekti i metodologjisë, për të pasur një rol

përcaktues sikurse pretendohej, do të duhej të tregonte kohësisht se a ishte në gjendje

përparuese një program shkencor apo në gjendje zvetnuese dhe duhej braktisur.

Kështu, pikëpamjet lidhur me llojin e metodës dhe vlefshmërinë e atribuuar shprehin një

mospajtueshmëri të thellë midis racionalistëve.

2.2 Shqyrtimet e teorive shkencore dhe dallimet rreth rolit shqyrtues

Teoritë shkencore, para se të pranohen, kalojnë nëpër filtrin e shqyrtimit, në radhë të parë nga

vetë autori apo autorët, e pastaj edhe nga shkencëtarët e tjerë, gjë që tregon se shqyrtimi është

një komponentë përcjellëse, por edhe karakteristike, krejt e natyrshme dhe e domosdoshme,

për faktin se shkencëtarët duan të njohin strukturën, koherencën dhe qëndrueshmërinë e saj,

kur duhet të përkrahin apo ta pranojnë një teori shkencore. Epistemologët i janë qasur edhe

kësaj komponenteje, për të parë se ç’rol ajo luan qoftë për fatin e një teorie shkencore e qoftë

për bindjet e shkencëtarëve.

Neopozitivistët shqyrtimin e shohin në dy aspekte: në njërin, për të konstatuar nëse një pohim

është me kuptim apo jo, me qëllim që t’i shquajnë pohimet e kuptimta të cilat duhet të merren

si të denja për procedura të mëtutjeshme të konstatimit të vërtetësisë – dhe kjo ishte puna

kryesore që duhej ta kryente filozofia siç arrin në përfundim Schlick mbi rolin e ri të

1 Po aty, 38.

Page 61: Doctor Hajdin Abazi

60

filozofisë1; në anën tjetër, shqyrtimi përfshin edhe pohimet e kuptimta për të konstatuar vetë

aspektin teorik të pohimit, nëse ai është i lidhur, nëse logjikisht është qëndrueshëm, dhe nëse

nuk i ka këto – dhe ato, me gjithë përpjekjet, nuk mund të korrektohen, atëherë ato mund të

konsiderohen si të paqëndrueshme dhe vetëkontradiktore, gjë që ka për pasojë flakjen e tyre;

në rast se ato eliminohen dhe korrektohen, pra kur të arrihet lidhja dhe qëndrueshmëria

logjike, atëherë ato janë të denja për t’u proceduar më tutje, respektivisht për t’iu futur

testimeve në ballafaqim me përvojën2.

Falsifikacionistët, në krye me Popper, shqyrtimin e teorive e shohin si kritikë, e cila, si në

aspektin e lidhjes dhe të qëndrueshmërisë logjike, ka për qëllim zbulimin e kontradiktave me

qëllim eliminimin e tyre, e nëse ato nuk gjenden, vazhdohet përsëri me shqyrtimin kritik të

teorisë. Diskursi kritik paraqet themelin e debatit midis shkencëtarëve, qoftë lidhur me një

teori, qoftë kur është fjala për dy apo më tepër teori rivale: sipas Popper gjithnjë është e

mundur që të shqyrtohen në mënyrë kritike teoritë, gjithnjë është i mundur, me gjithë ndonjë

vështirësi, diskursi kritik midis shkencëtarësh që pranojnë dhe mbrojnë teori të ndryshme, dhe

kjo mundësi kritike është pikërisht ajo që e karakterizon shkencën dhe veprimtarinë e

shkencëtarëve, me qëllim që teoritë shkencore të mos flaken lehtë, por edhe të mos mbrohen

pafundësisht në mënyrë dogmatike, sa të pengohet zhvillimi i shkencës. Me fjalë të tjera, si

filozofët ashtu edhe shkencëtarët, duhet të udhëhiqen nga qëndrimi kritik3. Esenca e asaj çfarë

duhet të bëjë shqyrtimi kritik është, sipas Popper, të “përcaktohet sa më qartë një problem dhe

kontrolli i propozimeve të ndryshme të zgjidhjes në mënyrë kritike”4

, për të hetuar

mospërputhjet, mospajtimet, kundërshtitë e kundërthëniet.

Kuhni, ndërkaq, sjellë një qasje tjetër: shqyrtimi bëhet përgjithësisht, kurse shqyrtimi kritik në

faza. Fjala vjen, kur shkenca është në fazën e saj të jashtëzakonshme, atëherë shqyrtimi kritik,

si komponentë, është kryesorja, me ç’rast shkencëtarët sillen si filozofë5, dhe kjo ndodhë

atëherë kur shkencëtarët duhet t’i kuptojnë shkaqet e mosfunksionimit të paradigmës, dhe me

qëllim të kapërcimit të saj6. Mirëpo, komponenta kritike, pasi të jetë përqfuar paradigma e re,

shuhet dhe eliminohet; krejt ajo çfarë ndodhë pas paradigmës së pranuar është veprimtaria

enigmëzgjidhëse, si dhe veprimtaria shtjelluese e paradigmës, në kuptimin e rritjes së

1 Ayer 1959, f. 56

2 Po aty f. 160.

3 Popper 2003, f. XX.

4 Po aty

5 Kuhn: SRS, 1997, f. 130.

6 Po aty, f. 131.

Page 62: Doctor Hajdin Abazi

61

përputhjes së paradigmës me natyrën ose anasjelltas. Parë më nga afër, kjo domethënë se

veprimtari karakteristike e shkencëtarëve është besueshmëria ndaj paradigmës, për t’i

absorbuar të gjitha mundësitë e mëdha që paradigma u jep shkencëtarëve. E në anën tjetër,

shqyrtimi i teorive të veçanta bëhet vazhdimisht, qoftë për ta harmonizuar atë me paradigmën,

qoftë për ta modifikuar që të arrihet zgjidhja e enigmës ose kur ajo nuk arrihet për t’u flakur si

joadekuate; gjë që, nëse do të flitej me gjuhën neopozitiviste e falsifikacioniste, do të mund të

thuhej se qasja e shkencëtarëve ndaj teorive të veçanta është me karakter të dyfishtë

verifikuese-falsifikuese1.

Ngjashëm me Kuhn, Lakatos mendon se shqyrtimi përgjithësisht nuk drejtohet kundrejt vetë

programit të kërkimit shkencor, e kjo mund të bëhet në rrethana të tjera dhe konkretisht kur

ekziston një alternativë rivale. Dhe ai këtu shkëputet nga falsifikacionistët e afrohet me

neopozitivistët: “kritika bëhet edhe më e vështirë dhe, pra, pozitive, konstruktive”2. Ndërkohë,

brenda një programi të kërkimit shkencor, veprimtaria e shkencëtarëve karakterizohet nga

aspekti i një kritike konstruktive, që domethënë se objektivi është që shqyrtimi të korrektojë

ndonjë nga teoritë e një programi, t’i evitojë mangësitë dhe t’i bëjë ato produktive në

kuptimin që të arrihet ajo çka synohet ta realizohet përmes një apo disa teorive konkrete.

Pikërisht për këtë, kur shfaqej ndonjë mospërputhje midis teorive të veçanta në kuadër të një

programi të kërkimeve shkencore, shqyrtimi kritik duhej t’i përpunonte ato dhe t’i bënte të

përputhshme me faktet3. E kur shfaqet programi alternativ, atëherë vetëkuptohet që shqyrtimi

merr edhe tipare negative, domethënë përpiqet të shoshis se cili prej programeve është më

përparues; dhe, sipas Lakatos, përmasat e gjykimit të mundshëm, realisht, i ofron vetëm

programi alternativ.

Feyerabend pajtohet, për dallim nga Kuhn dhe Lakatos e në ngjashmëri me Popper, se

shqyrtimi kritik është i mundshëm në çdo kohë meqë kurdoherë ka shumësi teorish. Ai

shkruan: “Kritika më e mirë sigurohet nga ato teori të cilat mund t’i zëvendësojnë rivalët që

ato i kanë hequr”4. Shqyrtimi kritik nuk duhet të jetë një ndërmarrje thjesht vetëm për

eliminim e faktorëve që nuk përputhen me një teori – natyrisht kjo mund të bëhet nga

shkencëtarët po qe se ata duan kështu; por, shqyrtimi kritik, për të arritur në zbulime të reja,

një vëmendje të posaçme duhet t’ua kushtojë edhe faktorëve që, gjatë kërkimit, bien ndesh me

1 Kuhn, SSR, f. 205.

2 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 120.

3 Po aty

4 Feyerabend 1965, f. 227

Page 63: Doctor Hajdin Abazi

62

parashikimet e një teorie, sepse pikërisht ato mund të nxisin lindjen e teorive të reja. Pra, jo

kritika eliminuese kundrejt ideve të reja, po krejt e kundërta: qasja kundërinduktive ndaj tyre,

pasi që kjo “na nxitë t’i zhvillojmë hipotezat të cilat janë të papajtueshme me teori të pranuara

përgjithësisht dhe të konfirmuara mirë” si dhe “hipotezat të cilat janë të papajtueshme me

faktet e përforcuara mirë”1.

Një aspekt, ku, ndër të tjera, duhet të përqëndrohet shqyrtimi ka të bëjë me qëndrueshmërinë e

teorisë. Pikërisht për këtë, neopozitivistët dhe falsifikacionistët, shqyrtimin e tyre e fillonin

me kontrollimin e qëndrueshmërisë teorike, si kusht që ajo duhej të plotësonte, për t’u marrë

më pasë në konsideratë si teori shkencore. Por ky nuk ishte një kusht për Kuhnin: shpesh

ndodhë teoritë e veçanta të jenë të qëndrueshme, por ato nuk flaken, përkundrazi shkencëtarët

angazhohen për t‘i modifikuar ata, ashtu që t’i bëjnë qëndrueshme me ato që i parathonë.

Afërsisht të njëjtën pikëpamje e ka edhe Lakatosh: shkencëtarët nuk i eliminojnë teoritë për

shkak të qëndrueshmërisë, po përpiqen ta eliminojnë qëndrueshmërinë. E Feyerabend mendon

krejt ndryshe: jo eliminimi i teorive që kanë qëndrueshmëri, përkundrazi vëmendja e

shkencëtarëve duhet përqëndruar aty ku shfaqet ajo dhe ta zhvillojnë atë, sepse pikërisht aty

ku shfaqet një qëndrueshmëri, mund të fshihet diçka e panjohur, e që po të kuptohet, mund të

sjellë njohje të re.

Për ta përmbledhur të tërë këtë, mund të thuhet se për neopozitivistët shqyrtimi ka për qëllim

shquarjen e pohimeve të kuptimta prej atye të pakuptimta, pohimeve të kuptimta t’ua hetojë

lidhjen dhe qëndrueshmërinë logjike, t’i korrektojë e modifikojë ato, për t’i përgatitur për

ballafaqim me realitetin që të kosntatohet vërtetësia e tyre; falsifikacionistët konceptojnë

vetëm shqyrtimin negativ, ku objektivi është që të gjenden të meta, mangësi e kundërthënie,

me qëllim që të eliminohen ato; Kuhni një rol të tillë ia atribuon shkencëtarëve vetëm kur

shkenca është në gjendje krize, kurse kur ajo është normale, shqyrtimi ka për objektiv

harmonizimin e teorisë së veçantë me paradigmën2; Lakatos i atribuon shqyrtimit kritik

karakterin pozitiv e konstruktiv3; kurse Feyerabend vëmendjen gjatë shqyrtimit e sposton te

anomalitë, parregullsitë e devijimet si simptome të mundshme për zbulime të reja4; – dhe e

tërë kjo tregon qëndrime të ndryshme, mospajtuese dhe thellim në dallimet midis

epistemologëve racionalistë.

1 Feyerabend 2000, f. 34.

2 Kuhn, SRS, 1997, f. 54, 57.

3 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 120.

4 Feyerabend 2000, f. 34.

Page 64: Doctor Hajdin Abazi

63

2.3 Testimet shkencore dhe konceptimet ndaj rolit të tyre

Për shkak se një pjesë e veprimtarisë shkencore lidhet me testimet e ndryshme që i bëjnë

shkencëtarët, sidomos në shkencat natyrore por jo vetën në ato, epistemologët janë rrekur për

të përcaktuar se cili ç’rëndësi kanë këto testime si për kërkimin shkencor ashtu edhe për

shpjegimet epistemologjike. Duket se një gjë për të cilën janë të një mendjeje që të gjithë ata

është ajo lidhur me testimet, qofshin ato përmes vëzhgimeve e qofshin përmes eksperimentit:

pa përjashtim, që të gjithë, konsiderojnë se kërkimi shkencor ka të bëjë me ndërmarrjen e

testimeve të teorive, përkatësisht të parashikimeve të tyre. Mirëpo, në shumë aspekte të tjera

shfaqen dallime tepër të dukshme: qoftë lidhur me rolin që luajnë testimet, qoftë për qasjen

ndaj tyre.

Për neopozitivistët testimi ishte një ndërmarrje shumë e rëndësishme dhe për ta, forma

themelore, ishte vëzhgimi. Testimi nga ta kuptohej si ballafaqim i pohimit me përvojën e që

ishte guri i sprovës për të përcaktuar vërtetësinë e një pohimi, pasi që, siç thotë Ayer, pohimi

ballafaqohet me faktet1: kështu mund të konstatohej përputhja e kuptimit të pohimit me atë që

perceptohej përmes vëzhgimit sikurse thotë Han2. Domethënë se përmes vëzhgimit mund të

konstatohet pajtueshmëria ose jo e një propozicioni bazik me realitetin, prej nga rrjedhë

vërtetësia ose falsiteti i tij3. Mirëpo, këtu ata ballafaqoheshin me një vështirësi: përvoja kishte

përmbajtjen dhe strukturën e saj; përmbajtja e përvojës mendohej se nuk ishte e

komunikueshme pasi që të tjerët nuk mund t’i kuptojnë të dhënat sensuale, t’i ndajnë ndjenjat

apo mendimet e mia4 dhe në këtë aspekt secili jeton në botë të ndryshme; por ajo që mund të

hetohej ishte se këto përvoja kishin një strukturë të ngjashme; dhe meqenëse ne i përdorim

fjalët në raste të ngjashme ashtu që ato përputhen me atë që përshkruajmë, atëherë

propozicionet e shkencës të cilat kanë një kuptim intersubjektiv, duhet interpretuar si

përshkrime të kësaj strukture5. Prandaj, testimi i propozicioneve shkencore bëhej kundrejt

strukturës së kësaj përvoje. Këtu përfshihet të vërejturit drejtpërdrejt të fenomeneve me anë të

shikimit, si dhe përmes eksperimenteve. Për neopozitivistët, ky testim ishte vendimtar për

fatin e një pohimi.

1 Ayer 1959, f. 229

2 Po aty, f. 161

3 Po aty, f. 240

4 Siç kishte thënë edhe Ernst Mach, shih The Analysis of Sensations, f. 2.

5 Ayer 1959, f. 18-19

Page 65: Doctor Hajdin Abazi

64

Pakashumë ngjashëm mendonin edhe falsifikacionistët: testimi i teorive bëhej përmes

vëzhgimit të drejtpërdrejtë, përmes eksperimentit apo aplikimit praktik teknologjik1, duke

pasur objektiv të vetëm gjetjen e kundërthënieve. Në një kuptim më të gjerë, shkruan Popper,

duke qenë se çdo teori ka një parashikim të një fenomeni, atëherë, qëllimi i testimit ishte të

provohej e kundërta e parashikimit që të arrihej te përgënjeshtrimi i teorisë ose te konfirmimi i

përkohshëm2. Kjo, sipas tij, mund të arrihej kështu: “Një shkencëtar, qoftë teoricien apo

eksperimentator, i vë para vetes pohimet, ose sistemet e pohimeve, dhe i teston ato hap pas

hapi. Në fushën e shkencave empirike, edhe më konkretisht, ai konstrukton hipoteza, ose

sistem hipotezash, dhe i teston ato kundrejt përvojës përmes vëzhgimit ose eksperimentit”3.

Për dallim nga neopozitivistët, Popper thoshte se kur nuk mund të testohen ndryshe dy teori

konkurruese, atëherë duhet të ndërmerrej një eksperiment, të cilin ai e quante eksperiment

vendimtar, i dizajnuar enkas përmes të cilit të mund të konstatohe falsiteti i njërës prej dy

teorive4. Lidhur me rolin e rëndësishëm dh vendimtar që luan eksperimenti Popper shprehet

kështu: “Unë, gjithashtu, besoj se gjithmonë është eksperimenti ai i cili na shpëton nga

ndjekja e një udheje që nuk na çon gjëkundi: që na ndihmon të dalim nga ullukët dhe të

sfidohemi për të gjetur një rrugë të re”5.

Kuhn pajtohet me neopozitivistët e falsifikacionistët se testimet bëhen dhe luajnë një rol me

rëndësi në shkencë, mirëpo dallon shumë prej tyre lidhur me periudhën kur ato bëhen dhe

karakterin që ai ua atribuon testimeve. Sipas tij, testimet, të cilat i rekomandojnë

neopozitivistët e edhe falsifikacionistët, janë komponent standarde në “shkencën normale” ose

në “kërkimin normal” dhe se kjo është veprimtaria dërrmuese e punës në çdo shkencë bazike6.

bazike6. Kjo domethënë se testimet nuk kanë karakter vendimtar për vërtetësinë apo për fatin

e një paradigme sipas Kuhnit. Ai po ashtu e mohon karakterin dhe peshën që Popper ia

atribuon eksperimentit vendimtar për shkencën, pasi që ato janë episode tepër të rralla në

historinë e shkencës7. Ajo çka është karakteristike për shkencën, sipas Kuhn, janë testimet në

shkencën normale, të cilat nuk drejtohen në kuptimin pozitivist ose falsifikacionist kundrejt

teorive në tërësi, domethënë kundër paradigmës, pasi që kjo merret si rregull e lojës, por

1 Popper 2003, f. 9.

2 Po aty, f. 10

3 Po aty, f. 3

4 Po aty, f. 66, sh. 1

5 Po aty, f. 267

6 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 4

7 Po aty, f. 5.

Page 66: Doctor Hajdin Abazi

65

objektivi është që të zgjidhet një enigmë1

; që domethënë, fusha e testimit dhe i

eksperimenteve është e kufizuar në teori të veçanta, por ajo nuk shtrihet në përmasat e

paradigmës, sepse nuk ka testim apo eksperiment, i cili mund ta vëjë paradigmën në sprovë

dhe të provojë vërtetësinë ose falsitetin e saj. Në rregull, meqë testet po ndodhkan në shkencë,

atëherë cili është ndikimi i një testimi? Neopozitivistët e falsifikacionistët do të përgjigjeshin

verifikimi ose përgënjeshtrimi i një teorie, kurse Kuhni jep një përgjigje krejt tjetër: gjatë

realizimit të një testimi vërtet testohen hamendësimet, por jo të paradigmës, por të

praktikuesve të saj; pasi që është vetë aftësia e shkencëtarit ajo që vihet në sprovë: dështimi i

atribuohet shkencëtarit e jo paradigmës, e suksesi i atribuohet paradigmës meqë ajo garanton

zgjidhjen e enigmës2.

Lakatos, në të njëjtat frekuenca me Kuhn, gjithashtu e minimizon rolin dhe rëndësinë e

testimeve, në kuptimin që ato nuk luajnë ndonjë rol vendimtar lidhur me një program të

kërkimeve shkencore. Lakatos, ngjashëm me Popper, shkruan se “testimet – së pakut – janë

ndeshje tre-këndore ndërmjet teorive rivale dhe eksperimentit” dhe, për ndryshim nga Popper,

thekson se “disa prej eksperimenteve më interesante rezultojnë, prima facie, në konfirmim më

shumë se sa në përgënjeshtrim”3. Sidoqoftë, sipas Lakatos, veprimtaria e shkencëtarëve në

përgjithësi e edhe ajo e testimeve konkretisht është e drejtuar në mposhtjen e

kundërevidencave dhe në kthimin e tyre adapte me programin e kërkimeve shkencore4. Është

heuristika pozitive e programit të kërkimeve shkencore e cila përcakton politikat kërkimore,

domethënë llojet e testimeve, eksperimenteve dhe sprovave të tjera që mund të ndërmerren.

Natyrisht, nëse dy programe kërkimore mund të bien ndesh me njëra-tjetrën, në raste të tilla

mund të nevojitet një “eksperiment vendimtar madhor”5, të cilët shpesh mund të mendohen si

të dizajnuara për të refuzuar një program e që, në të vërtetë, rezultojnë në konfirmim6.

Mirëpo, po qe se mendohet eksperimenti vendimtar si një eksperiment që drejtpërdrejt mund

ta përmbysë një program kërkimor – atëherë, shkruan Lakatos, diçka e tillë nuk ekziston7, dhe

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 4-5

2 Po aty, f. 5

3 Po aty, f.115

4 Po aty, f. 133

5 Po aty, f. 158

6 Po aty, f. 159

7 Po aty, f. 173

Page 67: Doctor Hajdin Abazi

66

dhe se karakteri i eksperimentit vendimtar nga disfatë e menduar mund të kthehet në një fitore

të re për një program1.

Ndryshe mendon Feyerabend lidhur me testimet dhe eksperimentet, duke njohur të dyja

efektet e eksperimentit: atë që arrin të konstatojë parashikimin e një teorie, por edhe atë që

tregon kundërshtimin e një teorie. Për të, fjala vjen, eksperimentet janë me peshë sepse mund

të çojnë në konfirmimin e një teorie, por ato gjithashtu mund të minojnë një teori2. Testimet

nuk duhet të kufizohen, por duhet të lejohet gjithçka. Thelbi i testimeve midis dy teorive

konkurruese është se krahasimet duhet të bëhen më tepër midis ideve të ndryshme se sa me

“përvojën” dhe se pikësynimi duhet të jetë përmirësimi i një pikëpamjeje e jo flakja e saj me

rastin e humbjes nga krahasimi3

. Për të arritur sukses mundet vetëm përmes rrugës

kundërdinduktive, me ç’rast edhe testimet duhet të kenë si pikënisje kundërshtitë midis dy

teorive të ndryshme ose midis vëzhgimeve dhe fakteve devijante të vërejtura, me qëllim që të

zhvillohen teori, hipoteza apo pikëpamje të reja alternative4. Domethënë, Feyerabend pohon

angazhimin e shkencëtarëve për të arritur harmonizimin e parashikimeve teorike me ato të

fenomeneve, si diçka që duhet bërë, mirëpo që zbulimet të mos frenohen, duhet kushtuar

vëmendje edhe atyre që paraqiten si anomali, meqë pikërisht aty mund të fshihet, ose të jepen

simptomat e një fakti të ri, të panjohur.

Kështu, përderisa të gjithë epistemologët pajtohen për faktin se veprimtaria shkencore

karakterizohet, ndër të tjera, edhe nga ndërmarrja testuese, me qëllim ballafaqimin e një

parashikimi me realitetin, qoftë drejtpërdrejtë përmes vëzhgimeve të fenomeneve e qoftë

përmes eksperimenteve, pesha e rezultateve të arritura vlerësohet ndryshe nga shumica prejh

tyre. Pozitivistët dhe falsifikacionistët i konceptojnë ato si vendimtare, kurse Kuhni dhe

Lakatos mendojnë se ato kanë të bëjnë vetëm me teori të veçanta, por nuk mund të

përcaktojnë fatin e një teorie komplekse sikurse është paradigma ose programi i kërkimeve

shkencore. E Feyerabendi shpalos një qasje tjetër: duket se te ai veprimtaria testuese sa ka të

bëjë me objektivin për të konstatuar ose jo parashikimet, aq edhe për të hetuar anomali,

parregullsi e devijime me qëllim që të orientohet kërkimi andej për të arritur njohje të reja.

Kjo tregon se konceptimet e ndryshme ndaj rolit që luajnë testimet e teorive shkencore

nxjerrin në pah mospajtimeve epistemologjike lidhur edhe me këtë problem shkencor.

1 Po aty, f. 173-174

2 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 226.

3 Feyerabend 2000, f. 35.

4 Po aty, f. 69.

Page 68: Doctor Hajdin Abazi

67

3 Kriteret dhe qëndrimet lidhur me vlefshmërinë e tyre

Se shkenca ka nevojë për kritere1 duket e vetëkuptueshme dhe ato janë të lidhura ngushtë me

metodologjitë dhe përbëjnë një tërësi, ndaj dhe ekzistenca e tyre pranohet.

Kur shtrohet çështja se cila është vlefshmëria e tyre, duke qenë se secili syresh u atribuon

përmasa të ndryshme, atëherë shfaqen mospajtimet të dukshme. Atributet që u jepen

vlefshmërisë së kritereve jan ë tri - universale, të kufizuara, anarkiste.

3.1 Vlefshmëria universale

Me vlefshmëri universale të një kriteri mendohet karakteri i tij objektiv, domethënë

vlefshmëria e tij edhe brendateorikisht e edhe ndërrteorikisht, përmes të cilit do të mund të

vlerësohej vërtetësia e çdo teorie shkencore. Këtë, në një kontekst, e ka shprehur Popper,

sipas të cilit “Epistemologjia duhet të japë një kriter të saktë dhe të përgjithshëm...”.2

Tri teoritë të epistemogëve racionalistë konstruktojnë kritere të konceptuara me vlefshmëri

universale.

3.1.1 ...e kriterit të verifikimit

Comte kriterin e vërtetësisë së një teorie shkencore e kishte përcaktuar kështu:

“Qëndrueshmëria e tyre shkencore varet nga korrespondimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë me

fenomenet e vëzhguara”3. Këtë koncept të Comte e ndajnë edhe neopozitivistët, por këta e

1 Në Filosofilexikonet, filozofi gjerman Poul Lübcke jep këtë përkufizim: “Kriteret janë disa karakteristika konkluzive, përmes të cilave

mund të konstatohet se disa kondita të caktuara janë plotësuar” (Lübcke 1993: 307). Kurse në The Cambridge Dictionary of Philosophy jepet

një përkufizim pak më i gjerë: kriter domethënë “a sufficient condition for the presence of a sertain property or for the truth of a sertain

proposition” (Audy 2001: 193). Kurse nga filozofi shqiptar Ekrem Murtezai jepet një përkufizm edhe më i gjerë: kriteret janë “shenjë, masë,

bazë apo mjet për përcaktimin e ekzistimit, të vërtetësisë apo të vlerës së ndonjë gjëje, mendimi apo veprimi” (Murtezai 1995: 361). 2 Këtë Popper e thotë në kontekstin e dallimit të qartë midis pohimeve empirike dhe atyre metafizike. Cituar sipas Paul Karl Feyerabend,

Problems of Empiricism. Philosofical Papers, vulume 2, Cambridge University Press, Cembridge, London, New York etj., 1981. 3 Comte 1844, f. 17.

Page 69: Doctor Hajdin Abazi

68

konkretizojnë edhe më duke konstruktuar procedimet se si të arrihet deri te konstatimi i këtij

korrespondimi: kriteri i verifikimit. Neopozitivistët konstatojnë se verifikimi i pohimeve

shkencore është i mundshëm, ashtu sikurse thoshte Wittgenstein, meqë çdo propozicion

kuptimplotë logjikisht mund të reduktohet në propozicione elementare (atomike), të cilat janë

përshkrim ose “pikturë e realitetit”1. Neopozitivistët e formulojnë kësisoj kriterin e tyre:

përmbajtja e pohimeve koincidon me kuptimin e tyre dhe ky kuptim mund të konstatohet me

anën e logjikës2. Nga kjo rrjedhë se si pohime shkencore duhet konsideruar vetëm ato që kanë

kuptim; të tjerat duhet eliminuar si jo shkencore. Por ky përcaktim dukej se nuk ishte i

mjaftueshëm. Ayer3 do ta formulojë kështu: “Kriteri që përdorim ne për të testuar vërtetësinë e

pohimeve të qarta mbi faktet është kriteri i verifikimit. Ne themi se një fjali ka faktikisht kuptim për

çdo person të dhënë, nëse, dhe vetëm nëse, personi e di si të verifikojë propozicionin që fjalia ka si

qëllim të shprehë – domethënë nëse ai e di se ç’vëzhgime, nën disa kushte të caktuara, do të drejtojnë

atë drejt pranimit të propozicionit si të vërtetë, ose refuzimit të tij si të rremë4. Kriteri do të

konkretizohet: pohimet duhet të verifikohen përmes përputhjes me faktet dhe kjo përputhje,

sipas Schlick, është rruga përfundimtare e verifikimit5. Ky verifikim mund të arrihej në

kuptimin empirik përmes observimeve ose eksperimentit. Forma logjike e verifikimit është

kjo: T→P, Pn, Tv6.

Mirëpo, verifikimi përfundimtar nuk ishte gjithmonë i mundshëm, ndaj duhej modifikuar

kriteri, gjë që këtë do ta bëjë Ayer duke pranuar konceptin e verifikimit në parim, që

domethënë se një pohim do të pranohej si shkencor po qe se do të ishte e mundur që të paktën

në parim, të konsiderohet i verifikuar: përcaktohen kushtet, mjetet teknike dhe rrethanat, të

cilat, po të plotësohen, do të mund të arrihej verifikimi7.

Edhe ky qëndrim u ballafaqua me vështirësi të ndryshme, sepse kështu, në të vërtetë, thuajse

gjithçka do të mund të quhej e vërtetë, po qe se do të pranohej verifikueshmëria në parim. Shi

për këtë, Ayer u përpoq që të vendoste një masë më konkrete dhe më të pranueshme: një

1 Ludwig Wittgenstein: Tractatus Logico-Philosophicus, propozicioni 5.

2 Ayer 1959, f. 56.

3 Alfred Jules Ayer (1910 – 1989), filozof britanez. I njohur si neopozitivist, sidomos në dy veprat e tij: Language, Truth, and Logic,

London: Gollancz (1936), 1940, The Foundations of Empirical Knowledge, London: Macmillan (1940) and The Problem of Knowledge,

London: Macmillan (1956).. 4 Ayer, 2009. F 12.

5 Ayer 1959, f. 56.

6 T= teoria, Pn=parashikimi ndodhë, Tv= teoria verifikohet.

7 Ayer 2009: 12.

Page 70: Doctor Hajdin Abazi

69

“pohim thuhet se është i verifikueshëm (=kuptimplotë)... po qe se është e mundur për

përvojën që ta bëjë atë probabil”1

Realizimi i këtij kriteri ka këtë formë: vërtetësia e një pohimi universal konstatohet përmes

pohimeve singulare, të cilat kanë bazë empirike dhe arrihen përmes vëzhgimeve. Pohimi

universal tregohet të jetë i rremë, nëse nuk merr konfirmim nga të dhënat empirike përmes

vëzhgimeve dhe flaket si pohim i gënjeshtërt – këto lloj pohimesh nuk paraqisnin ndonjë

interes të veçantë për pozitivistët. Kriteri i tyre i verifikimit tregon se ata ishin të interesuar

për aspektin tjetër, për të gjetur pohime të verifikuara e kur kjo arrihej, atëherë realizohet

verifikimi dhe pohimi fiton statusin e të vërtetës shkencore2.

Popperi e ka kritikuar në përgjithësi kriterin e verifikimit, duke pohuar se pohimet nuk mund

të vërtetohen kurrë empirikisht. Duket se, pjesërisht, Popperi ka të drejtë: baza empirike

asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të garantuar verifikimin, gjë që e pohojnë edhe Kuhn,

Lakatos e Feyerabend.

Përveç kësaj, neopozitivistët u ndeshën edhe me një vështirësi më të madhe: statusi i

vërtetësisë. Një pohim i verifikuar kishte domethënien se ai ishte e vërtetë shkencore,

përndryshe nuk do të quhej i verifikuar. E po të ishte kjo e vërtetë, atëherë ky status ishte i

pandryshueshëm. Megjithatë, historia e shkencës tregon se teoritë shkencore që me shekuj

janë konsideruar të verifikuara, në fund janë dëshmuar të mos jenë të tilla, po të jenë të rreme:

p.sh. astronomia gjeocentrike dhe fizika mekanike e Newtonit, që u zëvendësuan me

astronominë heliocentrike dhe realitivitetin e Einsteinit. Neopozitivistët ose nuk kishin

1 Ayer 1946, f. 37.

2 Duke parë vështirësi në implementimin e kriterit të verifikimit në praktikën shkencore, vetë pozitivistët logjik hasën në një sërë

vështirësish; e më kryesorja dhe më e rëndësishmja ishte pikënisja e tyre – kriteri i verifikimit. Nëse merret në aspektin e përgjithshëm, si

frymë dhe intencion, shpjegimi i rritjes së dijes shkencore mund të bëhet ashtu sikurse u parashtrua më sipër; mirëpo kur i hyhet

zbatueshmërisë konkrete, atëherë shfaqen defekte serioze, si për shembull, cili është karakteri i verifikimit? Në këtë përgjigje pozitivistët

logjik dalluan dhe evoluan. Le ta shohim, shkurtimisht, përpjekjen për ta konsoliduar dhe për ta bërë të qëndrueshëm bazamentin e

shpjegimit të pozitivistëve logjik të rritjes së dijes shkencore. Ayer, për t’i kapërcyer vështirësitë e ndeshura, flet për dy kuptime të karakterit

të verifikimit: sensin e fortë dhe sensin e dobët. Në sensin e fortë të termit thuhet se një propozicion është i verifikueshëm nëse dhe vetëm

nëse vërtetësia e tij mund të provohet përfundimisht në përvojë2. Kurse në sensin e butë të termit, një propozicion është i verifikueshëm në

qoftë se është e mundur që përvoja ta bëjë atë të mundshëm (Po aty). Dallimi konceptual midis këtyre dy senseve është se sensi i fortë kërkon

mundësinë e ndonjë vëzhgimi që ta bëjë logjikisht të sigurt vërtetësinë apo falsitetin, kurse sensi i butë mundësinë që ndonjë vëzhgim të jetë i

përshtatshëm për përcaktimin e vërtetësisë apo falsitetit të një propozicioni (Ayer 2009: 15). Pretendimi për verifikueshmëri përfundimtare

eliminon jo vetëm pohimet metafizike, por edhe pohimet e përgjithshme normative – pa të cilat nuk mundet të funksionojë shkenca. Nëse kjo

do të vlente, atëherë, asgjësohet kriteri i kuptimësisë (Ayer 2009: 14-15) si kusht që ato të konsiderohen si pohime shkencore2. Në anën

tjetër, karakteri i verifikimit përfundimtar dukej se ishte tepër strikt dhe binte ndesh me praktikën shkencore, veçanërisht shikuar nga aspekti

historik i saj, e cila provonte se nuk kishte verifikime përfundimtare2. Ndërkaq, sensi i butë i verifikimit krijon hapësirë edhe për

propozicionet e përgjithshme normative2, të cilat mundësojnë të deduktohen propozicione eksperienciale për të cilat mund të gjenden

vëzhgime të përshtatshme . Kështu, sensi i butë është mjaftueshëm liberal (Ayer 2009: 16) dhe e ruan përmbajtjen e kuptimit t ë drejtpërdrejtë

(Ayer 2009: 17) që duhet të ketë një propozicion si kusht që të mund të përcaktohet vërtetësia ose falsiteti i tij. Ky koncept duket se është më

afër praktikës shkencore dhe e bën të aplikueshëm një kriter të këtillë të verifikimit. Më tej, Ayer bën një dallim në aplikimin e kriterit të

verifikueshmërisë: verifikimin në praktikë dhe verifikimin në parim (Ayer 2009: 12). Verifikim në praktikë është, fjala vjen, ajo që u

evidentua lidhur me pohimin e Einsteinit lidhur me lëvizjen jodrejtvizore të dritës. Mirëpo ka pohime të cilat parashikojnë ngjarje që, me

gjithë përpjekjet, duke qenë se na mungojnë mjetet teknike dhe teknologjia e duhur, nuk mundemi t’i verifikojmë në praktikë, por ato

pranohen si të verifikuara në parim; që domethënë se ato, në njërën anë, kanë kuptim sipas rrethanave, e në anën tjetër, dihet se cilat

vëzhgime mund të vendosin, sikur të kishte mundësi për t’i realizuar ato vëzhgime (Ayer 2009: 13)2.

Page 71: Doctor Hajdin Abazi

70

shpjegim për këtë, ose ai ishte kunërthënës, gjë që çonte në paqëndrueshmërinë e kriterit të

tyre të verifikimit.

3.1.2 ...e kriterit të përgënjeshtrimit

Një kriter diametralisht të kundërt me atë të verifikimit e konstruktoi Popperi: kriterin e

përgënjeshtrimit, të cilit i atribuoi vlefshmëri universale.

Popperi ishte i vetëdijshëm se nuk është lehtë të arrihet deri te përgënjeshtrimi i teorive

shkencore. Shpesh ndodhë të duket sikur një pohim merr mbështetje të qëndrueshme. Duke

folur për disa teori të cilat i rezistojnë sprovave dhe përpjekjeve për t’i përgënjeshtruar,

Popperi pohon se ato mund të marrin një mbështetje të përkohshme konfirmuese1. Shikuar

nga ky këndvështrim duket, në një farë mënyre, kjo ide e Popperit ka qëndrueshmëri:

konfirmimi i teorive është i përkohshëm, deri sa të zbulohen fakte të tjera empirike që e

përgënjeshtrojnë atë dhe që janë të panjohura ende për ne. Gjithashtu, kriteri i konfirmimit e

shpjegon edhe shembullin që neopozitivistët nuk mund ta shpjegonin lidhur me ndryshimin e

statuseve të astronomisë gjeocentrike dhe të teorisë së Newtonit: konfirmi është i përkohshëm,

nuk është status i së vërtetës; me fjalë të Popperit, kjo do të mund të thuhej, se përkohësisht

kanë qenë të konfirmuara pohimet, por shkencëtarët arritën t’i përgënjeshtrojnë ato, të

tregojnë se nuk janë të vërteta. Duket se kriteri i përgënjeshtrimit i Popperit shpjegon më

shumë se sa kriteri i verifikimit i neopozitivistëve.

Kriteri i falsifikimit duket se kishte disa përparësi: një pohim universal nuk mund të

vërtetohet kurrë empirikisht2, shkruan Popper dhe vazhdon duke thënë se e kundërta është e

mundur: “të argumentosh prej vërtetësisë së pohimeve singulare për të përgënjeshtruar një

pohim universal”3. Dhe, sipas tij, pikërisht ky negativitet është karakteristik për veprimtarinë

shkencore dhe për suksesin e saj.

Kriteri i përgënjeshtrimit thotë se “një teori përgënjeshtrohet vetëm po qe se ne kemi pranuar

një pohim bazik i cili e kundërshton atë”4. Me pohime bazike Popperi kuptonte ato pohime të

1 Popper 2003: 264.

2 Popper 2002, f. 18.

3 Po aty, f. 19.

4 Po aty, f. 66-67.

Page 72: Doctor Hajdin Abazi

71

cilat nuk janë të zbrazëta dhe që përshkruajnë ngjarje1, respektivisht se “një ngjarje e

vëzhguar ndodhë në një regjion të sigurt individual të hapësirës dhe të kohës”2. Duke qenë se

çdo teori përjashton disa ngjarje3, e ato janë përgënjeshtrues potencial të saj.

Forma logjike e përgënjeshtrimit është kjo: T→P, ¬Pn, ¬T4. Përgënjeshtrimi i një hipoteze

ndodh atëherë kur në të është një pohim bazik i cili e kundërshton teorinë ose kur ndodhë

ngjarja të cilën e ndalon teoria, atëherë kjo ngjarje e përgënjeshtron tërë hipotezën5.

Kriteri i falsifikimit i Popperit është kritikuar edhe nga neopozitivistët, duke thënë se nëse

empirikisht nuk mund të verifikoheshin pohimet, ato nuk mund as të përgënjeshtroheshin; e

gjithashtu e kanë kritikuar Kuhn, Lakatos e Feyerabend. Kësaj mund t’i shtohet se kriteri i

përgënjeshtrimit, duke e vënë si kryeprioritet përpjekjen e shkencëtarëve për të

përgënjeshtruar teoritë e veta dhe të të tjerëve, lente anash ose injoronte një segment shumë të

rëndësishëm, madje mund të thuhet edhe themelor, të veprimtarisë shkencore: implementimin

e teorive në praktikë dhe rezultatet në kërkim.

1 Po aty, f. 65-66,67.

2 Popper 2002, f. 85,

3 Po aty, f. 67.

4 T= teoria, ¬Pn=parashikimi nuk ndodhë, ¬T= teoria falsifikohet.

5 Popperi sikur e kishte nuhatur se qasja e tij ishte tepër strikte dhe mund të kishte efekte të kundërta me synimin e tij, gjë që e bën atë të ketë

pozicionime të ndryshme lidhur me shpjegimin e tij të rritjes së dijes shkencore; këto pozicionim i shpreh që në veprën e tij bazament të

falsifikacionizmit The Logic of Scientific Discovery. Këtu duhet shquar dy përpjekje të Popperit. Përpjekja e parë ka të bëjë me atë se ai sikur

e zbut qëndrimin e tij lidhur me qasjen e menjëhershme kritike, me qëllim të hedhjes poshtë të teorisë së re. Duket sikur ai e kishte hetuar

nevojën për pak më tepër hapësirë dhe kohë për teorinë e re; sikur kishte hetuar rreziqet që paraqiste një qasje kaq strikte. Për ta shprehur

këtë, por pa prekur në thelb pikëpamjen e tij të mundësisë së falsifikimit të një teorie, ai përdor termin e konfirmimit ose të mbështetjes. Dhe

arritja e kësaj mbështetjeje bëhet përmes qëndrueshmërisë kundrejt testeve me synim falsifikues. Popperi shkruan: “a theory i s ‘corroborated’

so long as it stands up to these tests” (Popper 2003: 264). Këtu shprehja aq gjatë sa u qëndron testeve nuk ka kufizim kohor, gjë që e shmang

mundësinë strikte dhe të menjëhershme të falsifikimit, por që shkencëtarët, sikurse del nga kuptimi i saj, nuk duhet të rreshtin asnjëherë për

ta arritur falsifikimin. Kështu, mund të shihet se, kjo tolerancë ndaj teorive të qëndrueshme kundrejt sprovave për falsifikim bëhet me qëllim

që t’i përafrohet, po të flasim me gjuhën popperiane, më tepër realitetit dhe punës së shkencëtarëve. Këtë qëndrim të ndryshuar të tij,

Popperi e konkretizon. Shkencëtarët duhet t’i mbrojnë më tepër teoritë e tyre, - shkruan ai, në kuptimin se ata duhet të jenë paksa më

konsistentë, me qëllim që të mos hiqet dorë lehtë prej tyre dhe ato të mos hidhen lehtë poshtë, ende pa u sprovuar në mënyrë të mjaftueshme.

Hedhja lehtë e teorive të reja është me pasoja sepse mund të anashkalojnë përmbajtjet relevante të teorisë dhe të flaket ajo kur nuk duhet,

para kohës dhe para se të mund të gjykohet më drejtë. Në anën tjetër, ai ishte po ashtu kundër asaj që me çdo kusht duhet të ruhet një teori

edhe atëherë kur ka përgënjeshtrime të mjaftueshme, sepse edhe kjo mund të çojë në pengimin e shkencës për të rritur dijen shkencore me

dije të reja dhe, rrjedhimisht, edhe për të përparuar. Popperi, si gjithherë me gjuhën e tij të qartë, shkruan: “shumë shpesh edhe një shkencëtar

i vërtetë do të përpiqet që ta mbrojë teorinë” e tij dhe “kjo është një gjë krejtësisht për t’u përshëndetur, sepse si do të mund t’i dallonim

përndryshe falsifikimet e vërteta nga falsifikimet e rreme?” (Popper 2009: 100-101). Dhe këtë Popper, më tej, e ilustron me shembullin e një

psikologu të trurit John Eccles, lidhur me teorinë e tij të “transmetimit sinoptik”, i cili, në ballafaqim me një teori tjetër të Hanry Dale me

teorinë e transmetimit të pastër elektrik qoftë për transmetimin e ngacmimeve nervore e qoftë me transmetimin e frenimeve; heq dorë nga

teoria e tij, duke e konsideruar të falsifikuar. Mirëpo, zbulimet e reja treguan se edhe teoria e Eccles ishte e qëndrueshme, pasi që transmetimi

i sinapseve është i shumëllojshëm (Popper 2009: 102-105). Nga kjo përvojë, për tërë këtë ngjarje, Eccles do të rezonojë: “Doli se unë kisha

qenë tepër shpejt i gatshëm për ta flakur tej hipotezën elektrike të transmetimit sinoptik” (Popper 2009: 104). Të gjitha këto, natyrisht, e bënë

shpjegimin e Popperit më më fleksibël dhe më shumë të përafërt me shkencën. Megjithatë, Popperi nuk arriti asnjëherë të argumentojë se kur

do të ishte koha për të hequr dorë nga një teori dhe kur nuk do të duhej; respektivisht se cilat ishin predispozitat kur është momenti ose kur

janë pjekur kushtet për të kuptuar se teoria e vjetër duhet braktisur dhe teoria e re duhet akseptuar. Ndoshta, pamundësia e Popperit, për të

përcaktuar diçka konkrete lidhet me vetë natyrën e shkencës; ndoshta, pra, nuk është e mundur të hiqet një kufi, një limit, po kjo duhet t’u

lihet në përgjegjësi komunitetit të shkencëtarëve? Edhe këto ndryshime – në kuptimin e modifikimeve, respektivisht edhe ky liberalizim, që

duhet konceptuar si një korrektim në të vërtetë, sado që ishin të qëlluara dhe krejt të nevojshme, sikurse do të provohet edhe më vonë në këtë

studim, ishte i drejtë, edhe pse jo i mjaftueshëm.

Page 73: Doctor Hajdin Abazi

72

3.1.3 ...e kriterit të përparimit-zvetnimit

Duke i konsideruar të dy kriteret e mësipërmes si jo të mjaftueshme dhe i nxitur nga

pikëpamjet e Kuhni, Imre Lakatosi konstituoi një kriter tjetër, që synonte t’i ndërlidhte të dyja

aspektet e mësipërme në një proces, t’i bënte më të qëndrueshme, të jepte një shpjegim më të

plotë dhe të ruante universalitetin e tij.

Duket se Lakatosh mendonte se kundrejt një paradigme ose programi të kërkimit shkencor

nuk ka vlefshmërinë e pretenduar as kriteri i verifikimit e as ai i falsifikimit: teori të tilla,

sikurse, fjala vjen, ishin gjeocentrizmi dhe heliocentrizmi, kërkojnë hapësirë, kohë dhe

mundësi më të mëdha kërkimore dhe fuqia e tyre heuristike mundet të ndryshojë; dhe

pikërisht për këtë, teoritë e ngjashme nuk mund të gjykohen drejtpërdrejt siç e pretendonin

neopozitivistët dhe falsifikacionistët.

Shkencës i duhej një kriter i një lloji tjetër, një kriter më liberal dhe më tolerant, konstituimin

e të cilit e ndërmerr Lakatos: e ky është kriteri i përparimit-zvetnimit1. Një program shkencor

është në përparim për aq kohë sa ai ia del të rritë përmbajtjen e tij teorike dhe sidomos të

zbulojë fakte të reja2, dhe duke qenë se ky është një proces kompleks dhe i shoqëruar me

vështirësi të shumta, vetëkuptohet se duhet kohë e nevojshme. Dhe anasjelltas: kur një

program i kërkimeve shkencore nuk ia del dot as me njërën e as me tjetrën, domethënë as me

rritjen e përmbajtjes teorike e as të zbulimit të fakteve të reja, atëherë përkundër përpjekjeve

të shtuara, ajo konsiderohet në gjendje zvetnuese.

Duket se vlefshmëria e kriterit të përparimit për një program kërkimor është mjaft i

qëndrueshëm dhe mjaft mirë e pasqyron natyrën e zhvillimit të shkencës, përmes fazave të

përparimit dhe të zvetnimit, dhe vlen njëlloj si në makroaspekt (në nivel programi), ashtu

edhe në mikroaspekt (në nivel teorish të veçanta). Në procesin e përparimit apo të zvetnimit

një rol të rëndësishëm, shpesh edhe vendimtar, luan programi rival, i cili, mundet ta

përshpejtojë zvetnimin e programit të vjetër, ose mundet të nxisë modifikime të cilat e bëjnë

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 133.

2 Po aty, f. 155.

Page 74: Doctor Hajdin Abazi

73

atë sërishmi përparues. Ndaj, Lakatos shkruan se programi rival paraqet një arsye objektive

për të konstatuar gjendjen e programit tjetër1.

Po të merret në kuptimin e përgjithshëm duket sikur Lakatos ka gjetur një kriter adekuat,

mirëpo, Kuhn ka adresuar një kritikë duke thënë se që të jetë i vlefshëm një kriter ai duhet të

zbatohet në kohë dhe të mund të tregojë se kur një program është në gjendje përparuese dhe

sidomos kur ai është në gjendje zvetnimi dhe duhet braktisur – dhe nëse nuk tregohet kjo,

atëherë Lakatos nuk na thotë asgjë fare2

. Lakatos nuk kishte ndonjë përgjigje. Madje

konsideronte se një përgjigje e tillë nuk ekziston. Në anën tjetër, Feyerabend e ka quajtur këtë

kriter të pavlefshëm, pasi që edhe ky kriter e orientonte kërkimin shkencor vetëm në arritjen e

parashikimeve, gjë që po të zbatohej, në praktikë, do të tregohej pavëmendshmëri ndaj

shenjave, simptomeve apo sinjaleve, në formë anomalish, parregullsish e devijimesh, për të

hetuar mundësitë e reja që ato potencialisht paralajmëronin.

3.2 Vlefshmëria e kufizur e kritereve

Kuhn nuk solli ndonjë kriter të vlefshëm në kuptim objektiv, domethënë me vlefshmëri

universale; për më tepër, ai këmbënguli se nuk ka ndonjë kriter të tillë, pasi që, siç shprehet ai,

nuk ka asgjë funksionale, sikur një lloj mbiinstitucioni3. As zgjidhja e problemeve, që ofron

një paradigmë, e as enigmëzgjidhja, që mundëson paradigma, nuk janë diçka të vlefshme

ndërparadigmatikisht, sepse “nuk mund të ketë një kriter të tillë”4. As një kriter nuk ekziston

që të vlejë njëlloj për paradigma të ndryshme, në kuptimin që do të mund t’u shërbente

shkencëtarëve si orientim paraprak për të specifikuar nëse çdo instancë e imagjinueshme do të

përputhet apo do ta përgënjeshtrojë një teori5.

Nga kjo nuk rrjedhë se në shkencë nuk ka fare kritere, pasi që, në të vërtetë, çdo paradigmë ka

kritere ose vlera, shkruan Kuhn në Postcript 1969, të cilat, si tipare të përgjithshme, mund të

jenë: parashikimi, saktësia, thjeshtësia, qëndrueshmëria, besueshmëria6. Megjithatë, sado të

1 Po aty.

2 Kuhn në Lakatos & Musgrave, CaGK, f. 239.

3 Kuhn: SRS, 1997, f. 137.

4 Po aty, f. 233

5 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 19.

6 Kuhn: SRS, 1997, f. 252-253.

Page 75: Doctor Hajdin Abazi

74

përgjithshme dhe të pranuara të jenë ato, nuk kanë fuqinë që ndonjëra prej tyre, ciladoqoftë, të

jetë vendimtare, pasi që secili anëtar i grupit prej shkencëtarëve nuk mendon njëlloj për

secilën prej tyre, mund të kenë qasje të ndryshme dhe “anëtarët e grupit [shkencor] nuk i

përdorin ato në të njëjtën mënyrë”1. Kjo nuk është dobësi, duket se mendon Kuhni;

përkundrazi, ajo konsiderohet si e dobishme për shkencën: “larmia individuale në zbatimin e

vlerave të pranuara mund t’i bëjë një shërbim thelbësor shkencës2. Nga kjo rrjedhë se nuk ka

një mendim uniform në zbatimin apo pikëmbështetjen e një kriteri të vetëm në përgjithësi e

kur është fjala për vlerësimin e paradigmave konkurruese, në veçanti.

Nëse, prandaj, mund të thuhet se ka ndonjë kriter të tillë, të vlefshëm ndërparadigmatikisht,

ajo nuk mund të jetë ndonjë rregull, parim, aksiomë apo kriter, si formulim teorik; nëse mund

të flitet për ndonjë standard të tillë, atëherë, shkruan Kuhn, “nuk ka ndonjë standard më të

lartë se ... një komunitet i rëndësishëm”3, dhe më konkretisht akoma: kur është fjala për

vlefshmërinë ndërparadigmatike nuk “mund të ketë një kriter më të mirë se sa vendosmëria e

një grupi shkencor”4. Kështu, për Kuhnin duket të mos ketë ndonjë parim abstrakt apo teorik

që të vlejë si kriter universal dhe një rol të tillë nuk mund ta luajë asnjë kriter i tillë, ndërkaq

në kriter e ngre vendosmërinë e komunitetit shkencor.

Edhe lidhur me kriteret brendaparadigmatik, Kuhn sjellë një risi: as këtu nuk ka ndonjë parim,

normë, maksimë apo formulim teorik që të vlejë si ekskluziv brendapërbrenda paradigmës;

por nëse, megjithatë, ka fare një kriter të vlefshëm për shkencën, atëherë ai duhet të jetë vetë

paradigma5, pasi që paradigmat “janë më detyruese dhe më të plota se çdo tog rregullash

kërkimi”6.

Rregullatori i vetëm, brenda për brenda, është paradigma. Ajo shërben si barometër ose edhe

si masë, kundrejt së cilës, dhe në kuadër të saj, gjithçka tjetër i nënshtrohet asaj. Madje, nga

Wittgenstein duket se Kuhn ka mësuar se shkenca, kur ka një paradigmë, mundet fare edhe pa

rregulla, standarde, norma, kritere7.

1 Kuhn: SRS, 1997, f. 254.

2 Po aty

3 Po aty, f. 138

4 Po aty, f. 233.

5 Po aty, f. 44.

6 Po aty, f. 77.

7 Po aty, f. 76.

Page 76: Doctor Hajdin Abazi

75

Mendimi i Kuhnit, pra, është se në kohë krizash në shkenca është komuniteti i shkencëtarëve

ai që shërben si kriter ndërparadigmatik për flakjen/pranimin e një paradigme, dhe kur kjo të

jetë bërë, atëherë paradigma është kriteri kryesor për shkencën, ndërkohë që paradigma

mundet pa kritere të tjera, rregulla, norma, parime etj. Në këtë kuptim, qëndrimi i Kuhn është

se nuk ka kritere universale, të tilla sikurse orvateshin t’i kërkonin e t’i formulonin

neopozitivistët, falsifikacionistët e Lakatos; vlefshmëria e kritereve teorike ka karakter të

kufizuar dhe mund të ketë vlefshmëri më së shumti brenda paradigmës, por jo edhe për

paradigmat e tjera.

3.3 Vlefshmëria e gjithçka lejohet

Duke pranuar konstatimet e Kuhn, Feyerabend shkoi më tej, shumë më larg, duke

konstruktuar një pikëpamje krejt ndryshe nga kolegët e tij epistemologë lidhur me

vlefshmërinë e kritereve në shkencë, pikëpamje e cila përmblidhet në sintagmën “everything

goes” (gjithçka lejohet) në shkencë.

Nëse do të mund të karakterizohet disi qëndrimi i Feyerabendit, atëherë mbase do të mund të

thuhet se, edhe lidhur me çështjen e kritereve, ai shpreh një qasje nga perspektiva e kundërt:

që shkenca të mund të zhvillohet papengueshëm, duhet të vlejë edhe krejt e kundërta e asaj që

është menduar deri më tash: kërkimi shkencor i suksesshëm nuk u bindet kritereve të

përgjithshme1.

Shikuar nga perspektiva historike, zhvillimi i shkencës është bërë, pohon Feyerabend, jo duke

zbatuar parime, rregulla, norma, kritere e standarde, por pikërisht duke vepruar kundër tyre

dhe duke i thyer ato2. Kjo nuk duhet kuptuar sikur çdo herë dhe në çdo kohë, krejt ajo çka

duhet bërë, është thyerja e rregullave; sepse, sikur të ishte kështu, atëherë gjithçka do të

shndërrohej në kaos dhe shkenca do të ishte përherë në gjendje dezorientuese. Feyerabendi

jep arsyet e tij, se përse, kur dhe në ç’rrethana duhet të vlejë sintagma e tij: çdo rregull që i

shfaqet dhe kur t’i shfaqet si pengesë zhvillimit të shkencës dhe pikërisht pse është e tillë,

duhet të tolerohet thyerja e saj3. Dhe, duke analizuar historinë e zhvillimit të shkencës, ai arrin

arrin në përfundimin se nuk ka një rregull të vetëm që të mos jetë shndërruar në pengesë të

1 Feyerabend 2000, f. 16.

2 Po aty, f. 29.

3 Po aty

Page 77: Doctor Hajdin Abazi

76

zhvillimit të shkencës1, ndaj dhe, kur ndodhë kjo, në momentet vendimtare dhe kur rregullat

ekzistuese (normat, kriteret, standardet, parimet etj.) kthehen në pengesa, atëherë e vetmja gjë

që mundëson zhvillimin është kundër-rregulla, respektivisht lejimi i thyerjes së tyre.

Bashkë me këtë akseptueshmëri të kundër-rregullit, Feyerabendi ka për objektiv ta bëj

shkencën më tolerante ndaj pikëpamjeve alternative, sikurse janë kundërtezat, kundërfaktet,

kundërpërvojat, kundërqasjet dhe kundërmetafizikat, ashtu që, po të kuptohej mirëfilli

anarkizmi, zhvillimi i shkencës të ecte me hapa më të shpejtë se sa ka ecur deri më tash2.

4 Kriteri i demarkacionit shkencor dhe këndvështrimet

kundërshtuese lidhur me të

Shumë filozofë e kanë konsideruar të nevojshme të bëjnë ndarjen midis shkencës dhe jo-

shkencës ose pseudoshkencës dhe për ta bërë këtë është dashur të mbështeten në ndonjë kriter,

i cili është quajtur kriteri i demarkacionit. Edhe lidhur me këtë çështje shprehen

këndvështrime kundërshtuese.

Neopozitivistët kriterin e demarkacionit e mendonin si dallim midis shkencës dhe metafizikës,

e bashkë me këtë, mund të thuhet, edhe të dallimit me gjithçka tjetër që nuk ishte shkencë.

Kriteri i verifikueshmërisë për ta mundësonte konstatimin e propozicioneve të kuptimta3.

Propozicionet e pakuptimta ishin ato që nuk referonin në përvojë dhe, për këtë shkak, nuk

kishin kuptim konkret. Kriteri u mundësonte shkencëtarëve, sipas neopozitivistëve, që të

gjenin pohimet e pakuptimta dhe t’i flaknin ato si spekulative, metafizike, jo-shkencore ose

pseudo-shkencore.

Nga ana tjetër, falsifikacionistët, diametralisht në kundërshtim me neopozitivistët, kishin

konstruktuar formulim tjetër: kriter i demarkacionit duhet të jetë përgënjeshtrueshmëria e një

teorie4, që domethënë se vetëm ato teori të cilat ishin të mundshme për t’u përgënjeshtruar,

përkatësisht që kishin përgënjeshtrues potencial, ishin teori shkencore – të tjerat jo. Më pas,

Popperi do ta modifikojë këtë kriter: “propozimi im” për kriterin e demarkacionit është ky,

1 Po aty, f. 37.

2 Feyerabend 2000, f. 25.

3 Ayer 1959, f. 145

4 Popper 2003, f. 18.

Page 78: Doctor Hajdin Abazi

77

shkruan Popper, “guximi i të parashikuarit të aspekteve të botës së shfaqjeve, të cilat deri tani

nuk janë vënë re, por që ajo duhet t’i ketë, në qoftë se realiteti hipotetik është (pak a shumë) i

saktë”, pra ky guxim i parashikimit “së bashku me gatishmërinë për të kërkuar testime dhe

përgënjeshtrime, janë ato që e dallojnë shkencën ‘empirike’ prej jo-shkencës, e sidomos prej

miteve parashkencore dhe metafizikës”1.

Me këtë modifikim, Popperi pretendon të ketë propozuar një kriter të qëndrueshëm të

demarkacionit. Mirëpo, pikërisht thelbin e kësaj, do ta godasë Kuhni: testimet nuk munden të

luajnë një rol kaq vendimtar për dallimin midis shkencës dhe jo-shkencës2. Nëse ekziston një

kriter demarkacioni, shkruan Kuhn, ai duhet të ekzistojë pikërisht në atë pjesë të shkencës, të

cilën Popperi e injoron3 dhe shton se rolin e kriterit të demarkacionit mund ta luajë më së miri

enigmëzgjidhja: shkenca nga jo-shkenca ose pseudoshkenca dallon pikërisht në atë se ka apo

jo enigma për t’i zgjidhur. Ndaj, shkruan Kuhn, “nga dy kritere, testimi dhe enigmëzgjidhja,

kjo e fundit është njëherësh më pak dykuptimësh dhe më themelor”4.

Lakatosi po ashtu pozicionohet kundër kriterit të demarkacionit si të pozitivizmit ashtu edhe

të falsifikacionizmit, madje duke shkuar edhe më larg se Kuhni: pohimi se një teori është

‘shkencore’ po qe se ndalon disa gjendje të sigurta vëzhguese dhe se po qe se ajo ka bazë

empirike, që të dyjat janë supozime të gënjeshtërta5. Mendimi i Lakatos, duke ndjekur një

version të sofistikuar të falsifikacionizmit të Popperit, është se shkenca duhet të dallohet për

nga rregullat e pranimit (ose kriterit të demarkacionit), sipas të cilave “një teori është ‘e

pranueshme’ ose ‘shkencore’ vetëm po qe se ajo ka tejkalim të mbështetur në përmbajtjen

empirike më shumë se sa pararendësja (ose rivalja), që domethënë vetëm po qe se ajo çon në

zbulimin e fakteve të reja”6. Lakatos saktëson: është “seria e teorive dhe jo një teori e dhënë e

e cila vlerësohet si shkencore ose pseudoshkencore”7

. Natyrisht, si shkencore duhet

konsideruar programet që parashikojnë fakte të reja8, e të cilat mund të konstatohen dhe janë

të arritshme.

1 Popper/c: 120

2 Lakatos & Musgrave: CaGK, f. 6.

3 Po aty, f. 7.

4 Po aty

5 Po aty, f. 98.

6 Po aty, f. 116.

7 Po aty, f. 132.

8 Po aty, f. 168.

Page 79: Doctor Hajdin Abazi

78

Feyerabendi, nga këndvështrimi i tij, e kritikon kriterin e demarkacionit të Kuhnit –

enigmëzgjidhjen, sipas të cilit “ekzistenca e një tradite enigmëzgjidhëse e veçon shkencën nga

aktivitetet e tjera”1, pasi që me këtë kriter nuk mund të lihet jashtë, fjala vjen, filozofia e

Oxfordit dhe, po të shkohet në ekstrem, as edhe krimi i organizuar, meqë, sidomos për këtë të

fundit, “enigmëzgjidhja është sigurisht e shkëlqyeshme”2. Qëllimi i kësaj kritike nga ana e

Feyerabendit nuk është që të konstituohej një kriter tjetër, por përkundrazi – që të mohohet

nevoja e një kriteri të tillë dhe vetë demarkacioni. Nga koncepti i tij anarkist, synohet që t’i

mohohet veçantia shkencës, dhe këtë Feyerabend e shpreh hapur: kriteret e tilla duhet të

kritikohen po qe se “ne duam të rrisim lirinë tonë vizavi shkencës”3. Qëllimi i tij është që të

suprimojë mbizotërimin e shkencës ndaj atyre që konsiderohen si jo-shkenca ose

pseudoshkenca, me qëllim që të krijohen kushtet që “të hulumtohet dhe të pranohet lirshëm

nga pjesëmarrësit në shkëmbim” dhe që “shoqëria, veçanërisht shoqëria demokratike, duhet të

mbrohet nga shkenca”4. Për dallim nga epistemologët e tjerë, Feyerabendi përpiqet për të

shuar dallimin midis shkencës dhe jo-shkencës, jo për të mohuar shkencën, por për t’u dhënë

mundësi edhe formave të tjera të dijes, prej të cilave mund të përfitojë njerëzimi5.

5 Mbi dallimin përshkrues-normativ dhe shuarjen e tij

E lidhur me çështjet që u trajtuan më sipër dhe me karakterin e tyre është edhe ajo që lidhet

me dallimin midis aspektit deskriptiv dhe aspektit normativ, trajtimi i së cilës do të sqaronte

jo vetëm pozicionet e epistemologëve, por edhe, me sa duket, shuarjen e rreptësisë dalluese

midis deskriptives dhe normative në një teori shkencore.

Nga vetë qasjet që u parashtruan më sipër, shihet se neopozitivistët dhe falsifikacionistët

synojnë aspektin normativ, domethënë që prej shoshitjeve epistemologjike të nxjerrin

rregulla, kritere e norma, vlefshmëria e të cilave do të kishte karakter unviersal. Ata, me sa

duket, këtë e konsideronin edhe sy detyrë të filozofisë, ndaj dhe teoritë e tyre ngrihen mbi një

metodë dhe një kriter, për të shpjeguar gjithçka tjetër nën udhëheqjen e tyre.

1 Po aty, f. 199.

2 Lakatos & Musgrave: CaGK, 200.

3 Po aty, 222.

4 Feyerabend 2000: 8.

5 Me sa duket Feyerabend aludon në faktin se, fjala vjen, dikur eksperimentet e bëra nga alkimistët konsideroheshin si jo-shkencore, kurse

tash konsiderohen shkencore.

Page 80: Doctor Hajdin Abazi

79

Në epistemologjinë moderne ishte Kuhni ai i cili veproi ndryshe. Teoria e tij paraqitet në

qasjen deskriptive, që domethënë se ai vetëm përshkruan se si është zhvilluar shkenca në

periudha të ndryshme, por nuk nxjerrë aspektet normative, ashtu sikurse, fjala vjen, bënin

neopozitivistët dhe falsifikacionistët. Kështu, me Kuhnin rishfaqet problemi i hershëm midis

qasjes normative dhe deskriptive1.

Lakatosin e bregosi pikërisht qasja deskriptive e Kuhnit dhe u angazhua që teoria e tij të

kishte karakterin normativ, të cilat shërbëjnë si udhëzime, maksima ose rregulla se si do të

mund të orientoheshin shkencëtarët në veprimtarinë e tyre kërkimore dhe në zgjidhjen e

situatave problematike, sikurse është, fjala vjen, çështja e zgjedhjes teorike.

Është Lakatos ai i cili e atakon Kuhnin për karakterin përshkrues të teorisë së tij, duke

nënkuptuar si dobësi të saj, kurse duke thënë se teoria e tij është normative2. Duket se Lakatos

mendon që deskriptiviteti karkateristik i teorisë së Kuhnit është ai që e ka bërë paradigma e tij

të mos jetë racionale, kurse normativiteti i Lakatos i jep teorisë së tij racionalitet3.

Lidhur me teorinë e Kuhnit edhe Feyerabend ka shprehur mendimet e tij, duke nënvizuar se

synimi i Kuhnit ishte të jepte një përshkrim të ndikimeve të sigurta në ngjarjet historike dhe

institucionet4

. Përkundër kësaj, Feyerabend mendon se Kuhnin e përcjellë paqartësia

karakteristike e qasjes së tij, paqartësi e cila shtrihet ndërmjet aspektit preskriptiv (urdhërues)

dhe descriptiv (përshkrues) . Për dallim nga Lakatos, Feyerabend mendon se qasja e Kuhnit

është dykuptimëshe, meqë mund të interpretohet në të dyja mënyrat, që domethënë edhe si

deskriptive e edhe si normative5.

Përgjigja që do të vijë nga Kuhni, kundrejt Laktos dhe Feyerabend, nuk është vetëm një

qartësim, por për më tepër – edhe një zgjidhje e këtij problemi. Kuhni thekson se, në të

vërtetë, edhe te Popper ka shumë pasazhe të cilat mund të lexohen vetëm si deskripcione6, me

1 Ky problem është krijuar nga një fragment i veprës së Hume, i cili bën dallimin midis ‘is’ dhe ‘ought’, përkatësisht midis deskriptivitetit

dhe normativitetit. Shih David Hume: Treatise on Human Knowledge.... Prej atëherë, është bërë më i mprehtë ky problem i trajtuar në shumë

shkrime. Një trajtim interesant gjendet edhe në W. D. Hudson (ed): The Is-Ought Question. A collection of papers on the central problem in

moral philosophy. MacMillan Press Ltd. London & Basingstoke. 1973. ISBN 333-10597-4. 2 Lakatos shkruan: Kuhn’s conceptual framework for dealing with continuity in science is socio-psychological: mine is normative (Lakatos &

Musgrave: CaGK, 1970, f. 177) 3 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 177. Lakatos konkretisht shkruan: Where Kuhn sees ‘paradigms’, I also see rational ‘research

programmes’. 4 Po aty, f. 199.

5 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 198. Feyerabend shkruan: “Whenever I read Kuhn, I am troubled by the following question: are we

here presented with methodological prescriptions which tell the scientist how to proceed; or are we given a description, void of any

evaluvative element, of those activities which are generally called ‘scitenfici’. Kuhn’s writings, it seems to me, do not lead to a

strightforward answer. Thay are ambiguous in the sense that they are compatible with, and lend support to, both interpretations”. 6 Po aty, f. 238.

Page 81: Doctor Hajdin Abazi

80

me çka synonte të tregojë se ai (Kuhni) nuk është përjashtim. Madje edhe shkrimin polemik

me Popper, ‘Logic of discovery or Psychology of Research?’, Kuhn shkruan se ky titull nuk

është zgjedhur për të sugjeruar se çfarë duhet të bëjë Popper, por për të përshkruar se çfarë ai

bën1. Feyerabendit do t’i përgjigjet, në pyetjen se si duhet lexuar vepra e Kuhnit si deskriptive

apo preskriptive, se ajo mund të lexohet në të dyja mënyrat2. Pas gjithë kësaj, Kuhni deklaron:

në të gjitha pikëpamjet “deskriptivja dhe normativja janë të përziera në mënyrë të

pazgjidhshme”3.

Kështu, në të vërtetë, duket se edhe është: kur shkruhet dallimi midis asaj që thuhet se duhet

të bëjë një shkencëtar, fjala vjen, dhe përshkrimit se çka ai bënë është i përzier dhe shpesh të

shkrira. Prandaj, pavarësisht se ndonjë autor përdorë qasjen deskriptive apo atë normative,

përfundimet janë të ngjashme, në kuptimin e shpjegimit të asaj që synohet.

Me këtë, me gjithë dallimet në stil e në formulime, ky si problem epistemologjik ka humbur

peshën që kishte dikur dhe me sa duket edhe u shua.

6 Tendosjet lidhur me standardet shkencore

Debati për standardet shkencore – metodologjinë, kriteret e karakteri deskriptiv-normativ –

nxjerrin në shesh një tendosje teorike, të qasjeve dhe të pozicionimeve të epistemologëve, që

drejtpërdrejt lidhet me besimin e tyre për një themeltari racionaliste në epistemologji.

Mund të shihet qartë se neopozitivistët dhe falsifikacionistët shpalosin besime të ndryshme të

themeltarisë së teorive të tyre të mbështetura mbi standardet shkencore, e që nga ana e tyre

secili pretendon qëndrueshmëri dhe mbështetje te kërkimi shkencor dhe te suksesi i tij. Këtyre

përpjekjeve, në një nivel më të sofistikuar, duket se u vjen në ndihmë Lakatos, i cili përpiqet

të ristabilizojë një themeltari tjetër, më të avancuar dhe më liberale, por që kundërshtohet nga

Kuhn e Feyerabend, duke treguar mangësi të ndjeshme edhe të kësaj themeltarie.

Duket se themeltaria normative e pretenduar lidhur me standardet shkencore nuk përmbush

dot pretendimet e proklamuara. Ndërkohë që Kuhn e Feyerabend këmbëngulin se themeltaria

me karakter universal e standardeve shkencore, po të merret në kuptimin strikt neopozitivist

1 Lakatos &Musgrave: CaGK, 1970, f. 233.

2 Po aty, f. 237.

3 Po aty, f. 233.

Page 82: Doctor Hajdin Abazi

81

dhe falsifikacionist, do të pengonte zhvillimin e shkencës dhe prodhimin e saj përgjithësisht të

suksesshëm të dijes shkencore.

Ajo që rrjedhë është se nuk arrihet të gjendet ndonjë pajtueshmëri lidhur me standardet

shkencore. Madje mund të thuhet e kundërta: thellohen mospajtimet dhe rriten tendosjet midis

tyre, për shkak se, fjala vjen, Lakatos nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej kritikave të Kuhn e të

Feyerabend lidhur me vlefshmërinë kohore të standardeve të konstruktuara nga ai. Këto

qëndrime mospajtuese janë themelore dhe, në një farë mënyre, përcaktojnë edhe shumë

qëndrime lidhur me aspekte të tjera të shkencës, e që do të shpalosen në vazhdim.

Page 83: Doctor Hajdin Abazi

82

II. KONCEPTET MBI TEORITË SHKENCORE DHE

RRJEDHOJAT NË QASJET EPISTEMOLOGJIKE

1 Teoritë shkencore dhe problemet e lidhura me to

Epistemologët, mund të thuhet se, pajtohen rreth një pikëpamjeje: që të ketë shkencë duhet të

ketë teori shkencore. Më tej, sado që të gjithë e kanë referencë teorinë shkencore, ata dallojnë

shumë konceptualisht lidhur me strukturën që duhet të ketë një teori shkencore. Po ashtu, dhe

mbase e ndikuar prej koncepteve mbi teoritë shkencore, ata i atribuojnë role të ndryshme edhe

përvojës dhe relacionit teori-përvojë. Këto, me sa duket, kanë pasur për rrjedhojë edhe

pikëpamjet e ndryshme lidhur me problemin e zgjedhjes teorike. Pikërisht këto aspekte do të

shtjellohen në vazhdim.

2 Struktura e teorive shkencore dhe konceptimet e ndryshme të

saj

Konceptet mbi strukturën e teorive shkencore, përkatësisht anën e saj formale dhe

përmbajtësore, pasqyrojnë vizionin e epistemologëve mbi shkencën, karakterin dhe kërkimin

shkencor si dhe, me sa duket, prej andej burojnë edhe qëndrimet e tyre lidhur me problemet e

tjera epistemologjike që lidhen me aspektet e teorive shkencore.

2.1 Teoria si pohim

Teoritë shkencore nga neopozitivistët konceptohen kryesisht si pohime. Ky thjeshtim i teorive

në pohime shpreh thelbin e konceptimit të tyre, të cilët nga një teori e tërë ishin të interesuar

për një pohim universal të teorisë, në të cilën ajo përmblidhej, le të themi, si konkluzion.

Kështu, fjala vjen, Ayer flet për pohimet shkencore dhe metafizike1. Esenca është që shkenca,

sikurse tashmë është theksuar më herët, duhet të merret vetëm me pohimet e kuptimta, të cilat

1 Ayer 1959, f. 145.

Page 84: Doctor Hajdin Abazi

83

quhen propozicione, sepse vetëm ato përmbajnë vërtetësi, respektivisht mundësi për t’u

verifikuar ose përgënjeshtruar.

Ayer flet edhe për teori dhe hipoteza, duke tërhequr shpesh një shenjë barazimi midis tyre dhe

pohimeve. Kuptimi i hipotezës, ashtu sikurse e thotë dhe Hans Hahn në shkrimin e tij Logic,

Mathematics ans Knowledge of Nature, ka të bëjë me statusin e pohimit, që domethënë se ai

nuk mund të jetë i vërtetë apriori, por është vetëm hamendësim1. Shkaku pse neopozitivistët

flasin për pohime, duket se ka të bëjë me faktin se ata ishin të interesuar për gjërat konkrete,

të cilat do të mund t’i ballafaqonin me përvojën për të gjetur ato që përputheshin duke i

konsideruar si të vërteta shkencore.

Në anën tjetër, ky koncept i tyre i pohimeve duket se shpreh anën më të qëndrueshme të

teorive, të cilat ishin rrjedhime nga premisat e nënpremisat e shumta. Kështu, sado që ata

flasin vetëm për pohime, në të vërtetë, ata mendojnë për teori. Megjithatë, duke folur për

pohime, në kuptimin e propozicioneve, ata kishin parasysh dy gjëra: (i) thelbin e asaj që

shprehte teoria dhe (ii) nëse pohimi verifikohej, ai i bashkëngjitej, ashtu sikurse shprehet

Moritz Schlick, shkencës e cila është “një sistem propozicionesh”2, sistem i cili, me fjalë të

tjera, paraqet një korpus të pohimeve të vërteta ose shkencore, duke krijuar kështu një tërësi të

pohimeve të vërteta shkencore.

Kjo, po ashtu, kishte edhe anën praktike: meqenëse duhej të ballafaqoheshin me përvojën, më

e lehtë ishte kjo të bëhej përmes idesë kryesore që shprehte teoria, duke e përmbledhur atë në

një pohim. Mirëpo, ky konceptim mbi teoritë shkencore do të ketë rrjedhoja për qëndrimet e

tyre ndaj problemve të tjera, sikurse do të shihet në kapitujt tjerë më poshtë.

2.2 Teoria si hipotezë

Popperi teoritë shkencore i konceptonte kryesisht si hipoteza3. Nga aspekti strukturor, ai është

paksa i ngatërruar, sepse herë flet për pohime (pohime universale e pohime partikulare1) ose

1 Ayer 1959, f. 160.

2 Hanfling 1981, f. 195.

3 Për ta kuptuar këtë mendim të Popperit, duhet ta kuptojmë se çka ai kupton me hipotezë. Një teori shkencore, që për të është e barabartë me

një hipotezë, duhet të përmbajë sa më shumë të jetë e mundur informacion (Popper, v.z. f. 110). Këto duhet të jenë “të ndaluara nga teoria”

sepse ato “janë në kundërti me teorinë” (Popper 2009, f. 113), kjo ndalesë, natyrisht, rrjedhë në mënyrë të zhdrejtë. Dhe sa më shumë ndalesa

të tilla, aq më mirë është për një hipotezë. Këto të dhëna, informata dhe kushte e rrethana të përcaktuara qartë, janë të tilla që mundësojnë ta

kundërshtojnë vetë hipotezën. Këto, Popperi i quan falsifikator potencial (Popper, v.z. f. 146). Dhe Popperi e ilustron këtë me një shembull

të thjeshtë, por shumë domethënës. Hipoteza se të gjithë korbat janë të zinj, ka një përmbajtje shumë të madhe empirike, sepse ajo ndalon

Page 85: Doctor Hajdin Abazi

84

për sisteme pohimesh, herë për hipoteza ose sisteme teorish2 ndonjëherë edhe për “strukturë të

organizuar” dhe “strukturë e doktrinës shkencore”, duke menduar në një koncept më të gjerë

se sa një teori e vetme, me tepër si një kompleks teorish, gjë që edhe e shpreh në termet

strukturë e organizuar e edhe strukturë e doktrinës shkencore3.

Sidoqoftë, pavarësisht aspektit strukturor, pavarësisht variimeve në përdorim të nocioneve,

nisur nga teoria e tij falsifikacioniste, duhet konsideruar tipike nocionin hipotezë, pasi që,

pavarësisht emërtimeve të ndryshme teorike, ato, që të gjitha, nga Popper konisderohen vetëm

si hipoteza, të cilat kanë vlefshmëri hipotetike, në kuptimin që pasqyrojnë parashikime të cilat

duhet të testohen për të konstatuar qëndrueshmërinë e tyre.

2.3 Teoria si strukturë komplekse

Si neopozitivistët ashtu edhe falsifikacionistët nuk janë konsekuentë në pikëpamje strukturore

sa i përket teorive. Sado që prej të dyja drejtimeve shprehen tendenca për zgjerim konceptual

të nocioneve teorike, ata nuk e bëjnë këtë në mënyrë sistematike dhe nuk arritën të përdorin

ndonjë nocion tjetër tipik, më të gjerë e ndoshta edhe më kuptimplotë. Sidomos Popper

oscilon shumë, sa që, de facto, i ofrohet një ndryshimi konceptual më gjithëpërfshirës, por pa

e shndërruar atë në një nocion standard të tij4.

Megjithatë ai, duhet konsideruar si pararendës dhe përgatitës i terrenit, për trajtimin e teorive

shkencore në një plan më kompleks, në atë të konceptimit të mirëfilltë të teorive shkencore si

ekzistencën korbave me ngjyra të tjera (jo vetëm të bardhë, por edhe blu, të verdhë, të kuq etj.), që domethënë se ajo rrezikohet nga një

shumësi falsifikatorësh potencial (Popper 2009, f. 113-114). Kjo hipotezë, marrë në sensin strikt,do të përgënjeshtrohej nga vëzhgimi i një

korbi me ngjyrë tjetër nga ajo e zeza. Nga kjo, Popperi nxjerrë përfundimin se potenciali shpjegues i një teorie me sa më shu më falsifikatorë

potencialë është më e madhe (Popper 2009, f. 114). Për ta parashtruar konceptin falsifikacionist, le të nisemi nga pyetja se përse pikërisht

teoritë e përgënjeshtrueshme duhet konsideruar si hipoteza shkencore. Dhe përgjigja është kjo: duke qenë se asnjë teori nuk mund të

verifikohet, sepse asnjë teori nuk mundet me siguri të plotë ta paraqes ose ta pasqyrojë realitetin, atëherë sa më parë t’ia zbulojmë të metat

asaj, ne do të mësojmë prej gabimeve të saj pohon Popperi. Kjo është ajo që neopozitivistët nuk e kishin kuptuar dhe e kishin i injoruar, duke

menduar se prej hipotezave të përgënjeshtruara mund të mësohet vetëm pakuptimësia e tyre. Popperi mendonte se mësimi i vërtetë mund të

nxirrej pikërisht nga përgënjeshtrimi, sepse kështu kuptojmë se diçka nuk qenka ashtu sikurse kemi besuar se është dhe me këtë, ne i

përafrohemi të vërtetës. Pra, nga përgënjeshtrimi mësojmë, dhe mësojmë më shpejt, kurse nga verifikimi nuk mësojmë – pasi që çdo teori që

merret si e verifikuar, herët a vonë, dëshmohet e kundërta; ajo çka humbim nga verifikimi, kohën dhe besimin tonë iluzor që mund të zgjasë

edhe me shekuj, e përfitojmë nga falsifikacionizmi – e përshpejtojmë procesin e njohjes duke iu përafruar të vërtetës. Teza kryesore e

falsifikacionizmit, pra, është se shkencëtarët mësojnë nga përgënjeshtrimi i teorive të tyre. Si bëhet kjo? Si mund të arrihet ky mësim?

Natyrisht, duke kuptuar se diçka është gabim, ne e kuptojmë se si nuk qenka realiteti. Prandaj, sikurse thotë Popperi, “kemi mësuar prej

gabimeve tona” (Popper, v. Z., f. 174). Kjo është një hap më afër së vërtetës. Dhe “me anën e kësaj”, domethënë me anën e mësimit që

nxjerrim prej të kuptuarit të gabimeve tona, “e kemi rritur dijen tonë shkencore” (Popper, v.z., f. 174). Teoria e re shkencore, e cila duhet të

jetë tejkalim i teorisë së vjetër dhe më e mirë se ajo, na tregon gjëra më shumë për realitetin, se sa na ka treguar teoria e falsifikuar. 1 Popper 2003, f., 38

2 Po aty, f. 1.

3 Po aty, XIV.

4 Po aty, XIV.

Page 86: Doctor Hajdin Abazi

85

struktura komplekse rreth një boshti të përbashkët, të cilat nuk janë thjesht vetëm teori të

shkëputura ose më vete – dhe për më tepër, si tërësi nuk mund të konsiderohen thjesht si

hipoteza, por ato kanë një pikëmbështetje të përbashkët rreth së cilës dhe lidhur me të cilën

lidhen teoritë konkrete duke përbërë një maktrostrukturë. Këtë koncept do ta shpalos Kuhn e

më pas edhe Lakatos.

2.3.1 Paradigma

Në epistemologji Kuhni ka sjellë një risi të rëndësishme konceptuale: paradigmën.

Paradigmën, si nocion që shpreh një strukture komplekse teorish shkencore, e përdori për herë

të parë Kuhn dhe ajo paraqet konceptin bazik në veprën The Structure of Scientific

Revolutions. Përmbajtja shumëdimensionale e nocionit paradigmë ishte një përparësi që e

bënte atë të përdorshëm në shumë spekte, mirëpo në aspektin e precizitetit paraqiste vështirësi

dhe probleme1. Duket se nën ndikimin e strukturës së programeve kërkimore të Lakatos,

Kuhn përpiqet, në artikullin përmbyllës të Criticism and the Growth of Knowledge me titull

Reflections on my Critics, të paraqesë një terminologji tjetër.

Si zëvendësim të nocionit paradigmë, shprehet Kuhn se do të dëshironte të përdorte një frazë

tjetër – matricën disiplinare (“disciplinary matrix”): disiplinare nga se ajo është e përbashkët

për praktikuesit e një disipline specifike, kurse matricë nga se ajo përbëhet nga elemente të

renditura që kërkojnë specifikime individuale2

. Të gjitha objektet e parashtrimeve të

përshkruara si paradigma, pjesë të paradigmës ose si paradigmatike do të mund të gjenin vend

në matricën disiplinare, por ato nuk duhet ngatërruar me paradigmat individualisht ose

kolektivisht. Matricat disiplinare duhet të kenë të përbashkët një simbolikë përgjithësuese, një

model (metafizik ose heuristik), vlerat, si dhe elemente të tjera, ndër të cilat zgjidhjen

konkrete të problemeve, zgjidhje që i quan modele3. Me fjalë të tjera, struktura e paradigmës

ose e matricës diciplinare është shumë komplekse dhe në vete mund të ngërthejë një shumësi

teorish të veçanta, një shumësi të pakufizuar teorish në një sistem ose koncept të përbashkët si

paradigma.

1 Masterman ka vënë në pah se Kuhni termin paradigmë e ka përdorë në së pakut njëzet e një kuptime të ndryshme (Lakatos & Musgrave

1970: 61), gjë që e ka bërë Kuhnin ta pranojë këtë dhe të pohojë, në “Postscript - 1969”, se “Teksti im origjinal nuk lë çështje më të

pasqaruar se kjo [paradigma] ndër çështjet që çmohen si të rëndësishme” (Kuhn 1997: 248) 2 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 271.

3 Kuhn 1997, f. 271-272.

Page 87: Doctor Hajdin Abazi

86

Misioni i paradigmës është që të udhëheqë kërkimet shkencore si veprimtari enigmëzgjidhëse,

përmes të cilave përplotësohet, precizohet e modifikohet paradigma duke u kalibruar me

realitetin, ose sikurse e thotë Kuhn, për ta futur boten në kallëpet e paradigmës. Kuhni besonte

se në periudha të caktuara në shkencë mbizotëron vetëm një paradigmë.

2.3.2 Programi i kërkimeve shkencore

Në vija të trasha, programi i kërkimeve shkencore është një koncept i ngjashëm me atë të

paradigmës së Kuhnit, vetëmse organizimi i saj është më i qartë dhe më mirë i strukturuar.

Programi i kërkimeve shkencore, sipas konceptit të Lakatos, ka një strukturë metodologjike të

përbërë nga dy nivele: (ia) heuristika negative dhe (iia) heuristika pozitive1, respektivisht (ib)

“bërthamën e fortë” që përbëhet nga parimet, tezat, metafizika dhe pikëpamjet bosht e të

pandryshueshme2, dhe (iib) “rripin mbrojtës”, që përbëhet nga seri teorish, me një autonomi

në kudër të programit, që lidhen me bërthamën e fortë ose burojnë prej saj, udhëzimet për

veprimtarinë konkrete të shkencëtarëve, thënë troç ajo paraqet politikën kërkimore të vetë

programit3.

Njëlloj si paradimga për Kuhnin, edhe programi i kërkimeve shkencore për Lakatosin është

strategjia e veprimtarisë shkencore sipas së cilës shkencëtarët orientohen me qëllimin krysor

në njërën anë shtimin e përmbajtjes teorike dhe, në anën tjetër, zbulim i fakteve të reja4.

Për dallim nga Kuhn, Lakatos pohon se nuk është tipike për shkencën që të identifikohet në

periudha të ndryshme me një program të vetëm të kërkimit shkencor, po është e kundërta:

thuaja në çdo kohë ekzistojnë dy e më tepër programe kërkimore në shkencë dhe konkurrenca

midis tyre5. Për dallim nga neopozitivistët, falsifikacionistët e Kuhni, Lakatos mendonte se

një program i kërkimit shkencor i konsideruar i zvetnuar mund të rivitalizohet dhe të kthehet

në gjendje përparuese për kërkimin shkencor.

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 132

2 Po aty, f. 133.

3 Po aty, f. 135.

4 Po aty, f. 134.

5 Po aty, f. 121, 137, 142, 148, 155.

Page 88: Doctor Hajdin Abazi

87

2.3.3 Struktura e thjeshtëzuar teorike

Për dallim nga Kuhn dhe Lakatos, Feyerabendi nuk sjellë ndonjë nocion të ri për të

karakterizuar teoritë shkencore. Nëse ka diçka të re te Feyerabendi, megjithatë, mund të jetë

kjo: strukturat komplekse teorike të Kuhn dhe Lakatos, duke ruajtur të njëjtin konceptualitet,

fushëveprim dhe përfshirje, i thjeshtëzon dhe e rikthen nocionin teori1.2

Nocioni teori ose teori shkencore, sipas Feyerabend, është strukturë e thjeshtësuar dhe

përbëhet nga dy komponente: ajo normale dhe ajo filozofike. Ajo që i jep forcë dhe siguri një

teorie shkencore është komponenta filozofike (që është ngjashëm me atë që Kuhn e

konsideronte si të pandrysheshme në paradigmën e tij, kurse Lakatos në bërthamën e fortë të

programve kërkimore) ; kurse komponenta normale është ajo pjesë ku eksplorohen potencialet

e teorisë, zakonisht bëhen ndryshime dhe ato janë të dukshme3 (që është e ngjashme me atë që

Kuhn i quan enigma dhe enigmëzgjidhje, kurse Lakatos e quan rripi mbrojtës). Kjo dukshmëri

bëhet më e theksshme sidomos kur ndryshimet drejtohen ndaj komponentes filozofike4.

Karatkeristikë e strukturës teorike sipas konceptit të Feyerabendit është njëkohshmëria dhe

bashkëveprimi midis komponentes filozofike dhe asaj normale5.

Sipas Feyerabendit shkenca karakterizohet nga shumësia e teorive, nga konkurrenca e

toleranca, ashtu që asnjëra të mos ketë mbizotërim kundrejt tjetrës. Po ashtu, në ngjashmëri

me Lakatos, Feyerabend shkon edhe më larg: shkencëtarët nuk priren nga ndonjë paragjykim,

për ta nuk ka ndonjë teori të vetme që është përparimtare e rreth të cilës duhet të bashkohen të

gjithë; nuk ka as teori zvetnuese e që duhet të flaket një herë e përgjithmonë – teoritë e flakura

dikur mund të rikthehen, të riaktualizohen, të modifikohen e të modernizohen dhe të marrin

fuqinë për të mundësuar kërkimin shkencor dhe arritjen e rezultateve të synuara.

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f., 203, sh 2 dhe f. 214. Feyerabendi e pranon se termi “teori” që ai përdor është i paqartë. Megjithatë,

ai thekson se ky term i tij mbulon edhe “teoritë” e edhe “programet kërkimore” të Lakatos. 2 Në një shkrim tjetër, Riply to criticism. Comments on Smart, Sellars and Putnam botuar në vitin 1965, Feyerabendi paraqet një kuptim

thuajse gjithëpërfshirës të termit të tij. Aty, në një fusnotë, ai sqaron se në termin teori “përfshinë mitet, idetë politike, sistemet religjioze”

dhe se termi i tij ka ngjashmëri me ato që përdor Quin (ontologji), Carnap (korniza gjuhësore), Wittgenstien (loja e gjuhës), Pareto (teori),

Worf (metafizika), Kuhn (paradigma) etj. (Feyerabend 1981: 105, f 5). Shkaku pse Feyerabend përdor një term të tillë duket të jenë thjesht

praktike, shi për këtë ai preferon atë sepse jep një “emër të thjeshtë” për problemet të cilat janë intimisht të ndërlidhura (Po aty). Kështu,

termi teori për Feyerabendin paraqet gjithçka që ka të bëjë, qoftë me teori në kuptimin konkret, qoftë si struktura komplekse, thjesht gjithçka

(Po aty), mirëpo përjashton ato që quhen pohime universale (Po aty). 3 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 212-213.

4 Ibid, f. 213.

5 Ibid, f. 212.

Page 89: Doctor Hajdin Abazi

88

3 Marrëdhëniet teori-përvojë dhe pikëpamjet e ndryshme rreth

tyre

Një prej problemeve serioze të epistemologjisë është ai i marrëdhënieve midis teorisë dhe

përvojës dhe anasjelltas. Ky problem ka të bëjë me konsideratat kundrejt teorisë, respektivisht

përvojës, që është një prej problemeve të vjetra, sikurse që e kemi parashtruar më herët në

këtë studim, por që është riaktualizuar te teoritë racionaliste në epistemologji e që ka rrjedhoja

të drejtpërdrejta lidhur me të kuptuarit se si funksionon kërkimi shkencor.

Neopozitivistët, megjithëse qenë ballafaquar me shumë vështirësi, ata e konceptonin

marrëdhënien midis teorisë dhe përvojës në një mënyrë të tillë, që përvoja ishte përcaktuese,

në kuptimin që tregonte vërtetësinë apo jo të një pohimi të kuptimtë. Shkaku pse vetëm këto

pohime duhet t’i mbeten shkencës është se ato mund të kontrollohen dhe të konstatohet

vërtetësia e tyre. Këtu mbërrihet te një çështje shumë e mprehtë: si mund të konstatohet

vërtetësia e pohimeve me kuptim?

Le të kujtojmë se edhe Comte e edhe Wittgenstein kishin thënë se pohimet e kuptimta duhet

t’i referohen realitetit, përkatësisht një pjese të tij, një fenomeni ose një sendi, me të cilat

duhej të ballafaqoheshin. Neopozitivistët besonin se kjo ishte e mundur: Carnap shkruante se

çdo pohim shkencor mund të ripërkthehet në një pohim lidhur me të “dhënmen”1, dhe kështu

do të mund të shihej se sa pohimi korrespondon me të “dhënmen”2, që domethënë se në parim

mund të zbulohet nëse ai është i vërtetë ose i rremë; pohimet e këtilla janë të karakterit të

shkencave empirike3.

Ballafaqimi, sipas pikëpamjeve neopozitiviste, ishte i mundur meqë përvoja perceptohej

përmes vëzhgimeve, të cilat ata besonin të ishin natyrale, në kuptimin që shqisat tona të të

1 Ayer 1959, f. 144.

2 E “dhënmja” e Carnapit dhe më pas vëzhgimi i Schlickut dhe përgjithësisht i neopozitivistëve, konceptohen si të kulluara, si të

vetëkuptueshme. Këtu, do ta marrë si të mirëqenë, sado që vëzhgimet konsiderohen si të derivuar nga teoritë. 3 Ayer 1959, f. 145.

Page 90: Doctor Hajdin Abazi

89

pamit na i pasqyrojnë gjërat ashtu siç janë. Carnap1 dhe Hempel

2, konsideronin se “gjuhët

vëzhguese” adaptohen nga shkencëtarët sepse ato “përdorin një gjuhë të sigurt të

komunitetit”3.

Ashtu sikurse e shpjegon Ayer në Hyrjen e editorit në antologjinë me titull Logical

Positivism, në nënkapitullin e tretë Language and Facts, kishte dy lloj vëzhgimesh: private

dhe publike, të parat ishin individuale, domethënë ashtu sikurse i percepton njeriu si individ

ato që sheh, kurse vëzhgimet publike janë ato që vëzhgohen intersubjetivisht, që domethënë

se çdo njeri, që ka shikim normal, mund të shohë të njëjtën gjë dhe ta pikas atë4, gjë që

nënkupton se jo vëzhgimet private, por ato publike ose intersubjektive janë ato që duhet të

merren parasysh, kur është fjala për të kontrolluar vërtetësinë e një pohimi. Kjo, sipas

Hempel, sikurse e shpreh në artikullin The empiricist Criterion of Meaning, mund të arrihej

duke bërë klasifikimin e vëzhgimeve: karakteristikë e vëzhgueshmërisë ishte se ajo mund të

vëzhgohej drejtpërdrejt, dhe termi që e shprehte këtë emërtohet predikat vëzhgues, kurse fjali

vëzhguese është ajo e cila shpreh ndonjë karakteristikë vëzhguese5. Më tej mendimin

neopozitivist e çon Hahn6

duke shqyrtuar, në artikullin e tij Logic, Mathematics and

Knowledge of Nature të botuar më 1933, relacionin midis vëzhgimeve dhe teorisë7, ku, pasi

konstaton epërsinë e vëzhgimeve kundrejt mendimit8, arrin në përfundimin se çdo teori ka

karakter hipoteze të cilat mund të konfirmohen ose jo nga përvoja, përkatësisht vëzhgimet9,

meqë mendimet, përkatësisht teoritë, nuk mund të na japin depërtim në realitetin dhe nuk

mund të na sjellin informata për asnjë fakt në botë10

, e këto mund të na i japë përvoja përmes

vëzhgimeve. Dhe, më konkretisht, këtë aspekt e përmbledh Ayer në artikullin e tij

Verification and Experience botuar në vitin 1936-1937, duke pohuar se propozicionet bazike

1 Rudolf Carnap (1891-1970), filozof gjerman. Një prej anëtarëve kryesor të Winnerkretz, i cili ka avokuar neopozitivizmin. Kontributet e tij

të rëndësishme: Der logische Aufbau der Welt (The Logical Structure of the World) (1928), Scheinprobleme in der Philosophie

(Pseudoproblems in Philosophy) (1928), Logische Syntax der Sprache. (The Logical Syntax of Language) (1934), Empiricism, Semantics,

Ontology (Revue Internationale de Philosophie 4: 20-40, 1950) etj. 2 Carl Gustav Hempel (1905 – 1997), filozof gjermano-amerikan. U përfshi në Berlinkretz, i asocuar me Wiennerkretz. Avokoi empirizmin

logjik. Veprat më të rëndësishme: Studies in the Logic of Confirmation (1943), Aspects of Scientific Explanation (1965), Philosophy of

Natural Science (1966) dhe Scientific Explanation (1967). 3 Carnap 1956, f. 40; Hempel 1966, f. 74, sh. 1)

4 Ayer 1959, f. 18-19.

5 Po aty, f. 109-110.

6 Hans Hahn (1879 – 1934), matematikan austriak. Ishte i interesuar edhe për pozitivizmin e Ernst Mach dhe i ndihmoi Moritz Schlick për të

krijuar Wiennerkretz. Kontriboi me trajtime të ndryshme në mendimin neopozitivist. 7 Ayer 1959, f. 147.

8 Po aty, f. 149.

9 Po aty, f. 160-161.

10 Po aty, f. 159.

Page 91: Doctor Hajdin Abazi

90

“mund të ballafaqohen drejtpërdrejt me faktet e dhëna”, fakte të cilat konceptohen si të dhëna

sensuale (sens-data) 1. Schlick

2, në artikullin e tij On the Foundation of Knowledge, thotë se

faktet janë prioritare dhe nuk mund të flitet për fakte të pasigurta, por për pohime të

pasigurta3. Kështu, për ta thënë përmbledhtas, neopozitivistët besonin se vëzhgimet ishin të

pastërta dhe të pandikueshme nga konceptet tona teorike, ndaj ato ofronin siguri për të

përcaktuar vërtetësinë ose jo të pohimeve varësisht nga përputhja ose jo me vëzhgimet.

Themeluesi i falsifikacionizmit, Popperi, afërsisht të njëjtën vlerë ia atribuonte përvojë si edhe

neopozitivistët. Por, për dallim prej tyre, ai e kishte të qartë se vëzhgimet mund të jenë të

gabueshme dhe se ato mund të japin shkas për pohime të rreme singulare4 dhe kjo paraqiste

atë që ai e quan problemi i bazës empirike. Por Popper kishte gjetur një zgjidhje: është

marrëveshje e shkencëtarëve se çka të pranojnë si pohim bazik, domethënë si pohim singular

empirik, e pas këtij pajtimi dhe sipas tij, pohimet bëheshin intersubjektivisht të testueshme5.

Marrëveshje lidhur me atë se çka të jetë e pranueshme si pohim bazik ose bazë përvojësore,

ishte e domosdoshme për Popper, pasi që ai kishte kuptuar diçka që nuk e kishin bërë

neopozitivistët: vëzhgimet nuk janë natyrale, nuk janë të pastërta në kuptimin të

pandikueshme, po përkundrazi - ato janë të ndikuara nga teoritë. Ai shkruan: “vëzhgimet janë

gjithmonë vëzhgime nën dritën e teorive”6. Me fjalë të tjera, nuk ka një gjuhë natyrale ose të

fenomeve të lirë nga teoritë, e madje ato as janë të ndara nga “gjuha teorike”. Pra, vëzhgimet

tona janë të ndikueshme nga teoria të cilën e përqafojmë; për më tepër ato janë “interpretime

nën dritën e teorisë”. Kështu, realisht, Popperi e shtyen më përpara kuptueshmërinë e

marrëdhënies teori-përvojë dhe anasjelltas.

E Kuhni do ta shpjerë edhe më tutje këtë kuptueshmëri: është teoria, në kuptimin e tij

paradigma, që specifikon “jo vetëm ç’lloj entitetesh përmban gjithësia, por, për pasojë, edhe

ato që nuk i përmban”7, e që domethënë se është teoria ajo që përcakton çka duhet të jetë një

1 Po aty, f. 229.

2 Friedrich Albert Moritz Schlick (1882 – 1936), filozof e fizicien gjerman. Baba i tnemelimit të Wiennerkretz. Veprat kryesore në fushën e

epistemologjisë: Allgemeine Erkenntnislehre (Teoria e përgjithsme e njohjes) (1918 – 1925), Die Wende der Philosophie (Kthesa në filozofi)

(1930), Gibt es ein Materiales Apriori? (A ka ndonjë material apriori?) (1930), Unanswerable Questions (1935), Meaning and Varification

(1936), Gesammelte Aufsätze1926-1936. (Përmbledhje esesh 1926-1936)Vienna: Gerold & Co. (1938), Die Probleme der Philosophie in

ihrem Zusammenhang (Problemet e filozofisë në kontekstin e tyre). Frankfurt: Suhrkamp Verlag (1986) etj. 3 Hanfling 1981, f. 178.

4 Popper 2003, f. 21.

5 Po aty, f. 23.

6 Po aty, f. 37, sh. *1.

7 Kuhn: SRS, 1997, f. 24.

Page 92: Doctor Hajdin Abazi

91

fakt e çka jo, si dhe çka duhet të jetë entitet në gjithësi. Nga kjo rrjedhë se asgjë nuk mund të

kuptohet e as të interpretohet në mungesë të një teorie1. Në këtë kuptim simbolik, Kuhni

shkruan se veprimtaria kërkimore e shkencëtarëve është “një orvatje për ta detyruar natyrën të

derdhet në kallëpet e paraformuara dhe relativisht të ngurta që ofron paradigma”2. Kjo

pikëpamje e Kuhnit paraqet epërsinë e teorisë kundrejt përvojës, e cila bie në plan të dytë.

Artikulimi teorik dhe enigmëzgjidhja paraqet harmonizimin midis paradigmës dhe përvojës

(natyrës) dhe anasjelltas.

Lakatos e thellon më tej kuptimin lidhur me marrëdhëniet teori-përvojë dhe anasjelltas, duke

treguar se dallimi midis tyre është konstruksion dhe jo real. Ai shkruan: “nuk ka ndonjë

demarkacion natyral (fjala vjen, psikologjik) midis propozicioneve vëzhguese dhe teorike”3.

Feyerabend, në pajtim me Kuhn dhe duke marrë parasysh edhe Lakatos, e sheh nga këndi

tjetër: teoritë i prodhojnë faktet, por edhe korrektohen pastaj prej fakteve të tyre. Në veprën e

tij Against Method, tregon se si ndryshon “gjuha vëzhguese”: ato që ne i njohim si fakte, në të

vërtetë, “janë të përbëra nga ideologjitë e vjetra”4, që domethënë se ato që konsiderohen si

“interpretime natyrale” përbëjnë një gjuhë abstrakte vëzhguese5, e cila futet dhe fshihet sa që

nuk hetohet; dhe për këtë arsye, që të ndryshohen faktet, kërkohet që të ndryshohen

“ideologjitë”, përkatësisht teoritë shkencore.

Feyerabendi, gjithashtu, tregoi se edhe faktet mund të jenë të papastërta, dhe këto mund t’i

rrezikojnë teoritë, qoftë për shkak se ka përjetime të paanalizuara, qoftë për shkak se paraqitet

nga pikëpamja e teorive të vjetëruara6. Ndryshimi i fakteve, në këtë kuptim, mund të bëhet,

sipas Feyerabend, duke ndryshuar përjetimet7 nga gjuha ekzistuese e vëzhgimeve, duke i

kontestuar ato dhe duke infiltruar konceptet e reja gradualisht për t’i zëvendësuar të vjetrat”8.

Nga këto zhbirime dhe hetime, Feyerabend arrin në përfundimin se duhet të shuhet dallimi

midis termeve vëzhguese dhe termeve teorike9. Me këtë duket sikur Feyerabend i heq

1 Përkatësisht paradgime. Po aty, f. 38.

2 Kuhn: SRS, 1997, f. 46.

3 Musgrave & Lakatos: CaGK, 1970, f. 99.

4 Feyerabend 1993, f. 50.

5 Po aty, f. 61.

6 Po aty, f. 59.

7 Po aty, f. 81.

8 Po aty, f. 61.

9 Po aty, f. 134.

Page 93: Doctor Hajdin Abazi

92

mundësinë shkencës për të pasur teori funksionale për kërkimin shkencor; por nuk është

ashtu: ajo ku duhet të përqëndrohet kërkimi shkencor janë idetë, idetë e ndryshme e

kundërthënëse dhe vetëm në dritën e tyre mund të shihet më qartë realiteti, e pra edhe të bëhet

kërkimi shkencor.

4 Zgjedhja teorike si problem kyç i shpjegimit epistemologjik

Zgjedhja teorike1 është një moment kyç, më i rëndësishmi, kryesori dhe më vendimtari për

fatin e shkencës. Zgjedhja teorike është ai moment që, në të vërtetë, e bën ndërrimin e teorive

në shkencë. Ndryshimet e teorive kanë ndodhur në historinë e shkencave, por vëmendja te

rëndësia e saj është shtruar fuqishëm nga Kuhn.

Nga një veprim i menduar si jo problematik, e madje lehtësisht i zgjidhshëm sikurse duket se

rrjedhë nga pikëpamjet neopozitiviste e falsifikacioniste, zgjedhja teorike vjen e shndërrohet

në një sfidë reale për epistemologët racionalistë, sado që secili syresh pretendon se ofron

alternativën më funksionale dhe më të përshtatshme.

Për neopozitivistët çështja e ndërrimit të teorive nuk paraqiste ndonjë problem. Duke qenë se

ata teoritë, përkatësisht pohimet, fillimisht i merrnin si hipoteza, fati i tyre varej nga

procedimi i mëtutjeshëm. Sipas tyre, detyra e shkencëtarëve është angazhimi për t’i verifikuar

hipotezat, për çka ata duhej të ndiqnin metodologjinë pozitiviste. Zgjedhja teorike për ta ishte

kjo: teoria që përgënjeshtrohej flakej si jo e vërteta ose jo-shkencore, kurse ajo që verifikohej

mbahej dhe i bashkangjitej korpusit të pohimeve me statusin e të vërtetës shkencore, dhe

konsiderohej i pakontestueshëm më tej2. Këtu duket se përfundon gjithçka për neopozitivistët:

neopozitivistët: kjo ishte kaq e dukshme, e vetkuptueshme dhe thjesht procedurale. Dhe kjo

mbase është logjike: nëse një pohim konfirmohet nga përvoja dhe kështu ai verifikohet,

atëherë ai duhet ta gëzojë këtë status, pasi që e vërteta nuk mundet të jetë dhe të mos jetë,

1 Shih trajtesën Zgjedhja teorike – një problem që sfidon, Hajdin Abazi, botuar në revistën shkencore e shoqërore Vizione, nr. 11-12, 2009, f.

310-315; revistë e Shoqatës së Intelektualëve Klubi demokratik, Shkup.. Ideja kryesore, sikurse e tregon edhe vetë titulli, është se për

epistemoracionalizmin shpjegimi adekuat i zgjedhjes teorike mbetet një sfidë ende e papërgjigje të qëndrueshme. 2 Lidhur me verifikimin dallohen dy qëndrime: një të fortë dhe një tjetër më të butë. Qëndrimi i fortë lidhet me pikëpamjen e Schlick.

Afirmimi, sipas Schlick, është absolut dhe kjo tregon signifikancën e vëzhgimeve, të cilat “janë fundi absolut” dhe, prandaj, “në to

ndërmarrje e dijes përmbushet” (Hanfling 1981: 192). Pohimet e tilla i bashkëngjiten, siç shprehet Schlick, shkencës si sistemi i pohimeve të

verifikuara (Hanfling 1981: 195). Në këtë kuptim, nuk mund të flitet për ndërrim teorish, meqë verifikimi është përfundimtar. Dhe qëndrimi

më i butë është ai i Alfred Ayer: Një pohim thuhet se është i verifikueshëm (=kuptimplotë)... po qe se është e mundur për përvojën ta bëjë atë

të gjasshëm (Ayer 1946: 37). Sidoqoftë, çdo teori ose hipotezë, për pozitivistët, mbeten të hamendësuara përderisa të mos marrin përgjigje

nga përvoja (natyra ose eksperimenti), e kur kjo të bëhet, nëse do të jetë konfirmuese, atëherë ajo merr vulën shkencore, si një e vërtetë

shkencore. Kjo është ajo kthesa teorike për neopozitivistët: me verifikimin e një hipoteze/ pohimi, ajo merr statusin e të vërtetës së

konfirmuar dhe të tjerat flaken.

Page 94: Doctor Hajdin Abazi

93

përkatësisht që një kohë të jetë e vërtetë e më pas të rezultojë e gënjeshtërt; e vërteta ose është

e tillë ose nuk është, ajo nuk mund të konvertohet ose të metamorfozohet. Me fjalë të tjera,

duke pasur një koncept të tillë, për neopozitivistët aspekti i ndërrimeve teorike përfundon me

verifikimin ose përgënjeshtrimin e një hipoteze1. Rrjedhimisht, ne do të duhej të kishim sot

një korpus të madh teorish shkencore të përbërë nga pohimet e verifikuara ndër shekuj. Por a

është kështu?

Popper mendon se jo dhe e kundërshton në mënyrë kategorike. Në kundërshtim me

neopozitivistët, Popper jep një shpjegim tjetër. Ai ndryshe e shihte çështjen: meqë teoritë nuk

mund të verifikohen sipas konceptit neopozitivist, atëherë rrjedhë se teoritë janë fluide dhe në

një proces të vazhdueshëm ndërrimi. “Teoritë shkencore, shkruan Popper, ndërrohen në

mënyrë të vazhdueshme”2. Kjo ishte e mundur, pasi që për Popperin teori shkencore

konsiderohej ajo që potencialisht ishte e përgënjeshtrueshme. Sipas tij, angazhimi kryesor i

shkencëtarëve bëhej për t’i përgënjeshtruar teoritë shkencore dhe sa më shpejt që të arrihej

përgënjeshtrimi i një teorie, aq më mirë, pasi që shkencëtarët më shpejt mësojnë nga gabimet

e tyre, përkatësisht nga zbulimi i të metave të teorive të konsideruara shkencore.

Por kishte një kusht sipas Popper se kur mund të ndërrohej një teori me një tjetër: që të mos

mbetej shkenca pa teori, ndërrimi mund të ndodh vetëm kur ka një teori tjetër që t’ia zërë

vendin asaj, një teori e re, e cila, domosdoshmërisht, duhet të jetë më e avancuar se

ekzistuesja dhe t’i përmbajë të gjitha të arriturat e pararendëses. Se cila prej teorive do të bie e

cila do të mbetet, përkatësisht cila prej dy ose më tepër teorive konkurruese do të zgjidhej,

nuk dihet paraprakisht, meqë kjo varet nga rezultatet e përpjekjeve të shkencëtarëve; ajo që

dihet me siguri, sipas falsifikacionistëve, është se teoria që përgënjeshtrohet, flaket një herë e

përgjithshmonë. Vetëkuptohet se do të zgjidhet teoria e cila i mbijeton sprovës e që

konsiderohet e konfirmuar përkohësisht. Pavarësisht rezultatit, asnjë teori nuk flaket me

automatizëm, por kjo bëhet me vendim, i cili është metodologjik, pasi që shkencëtarët, në

vendimin e tyre, mbështeten në rezultatet e sprovave të bëra dhe të rezultateve të treguara.

Krahasuar me neopozitivistët, duket se koncepti i Popper është mjaft i afërt me praktikën

shkencore, sepse, historia e shkencës na tregon se ndërrimet teorike ndodhin: teoritë

1 Dua ta rikujtojë edhe një herë: këtu neopozitivistët u përballën me një vështirësi, të cilën duket se nuk mund ta zgjidhnin. Fjala vjen, teoria

gjeocentrike ishte konsideruar e verifikuar për rreth njëzet shekuj, mirëpo, më në fund, ajo u tregua të jetë false. Se si ndodh që një hipotezë e

konfirmuar nga vëzhgimet të mohohet më pas, këtë nuk mund ta shpjegojnë dot neopozitivistët. Metoda induktive dhe qasja verifikuese, të

konceptuara me validitet universal ose objektiv, i futën ata në udhëkryq: nëse vëzhgimet konfirmojnë një pohim, e pohimet vëzhguese janë

fundi absolut, atëherë duket se ata mendojnë se ato që verifikohen njëherë, mbeten përgjithmonë të tilla, ndërkohë që praktika shkencore

dëshmon se nuk është ashtu. 2 Popper 2002, f. 50.

Page 95: Doctor Hajdin Abazi

94

ekzistuese braktisen, kurse teoritë e reja pranohen dhe, më pas, ato teori shkencore vihen në

themel të veprimtarisë shkencore. Kështu duket se edhe ka ndodhur me shumë teori shkencore

dhe, në fund të fundit, duket se fati i çdo teorie shkencore është që, herët a vonë, të provohet e

gënjeshtërt dhe të braktiset, duke ia lëshuar vendin një teorie tjetër, më të avancuar. Por, a

është shkaku kryesor pse teoritë ndërrohen si rrjedhojë e përgënjeshtrimit të tyre, ashtu sikure

e thotë Popper? A është vetëm kjo e mjaftueshme? Dhe a është adekuat shpjegimi i ndërrimit

të teorive sipas falsifikacionizmit?

Kuhni e kundërshton këtë: shpjegimi i Popper nuk është aspak i mjaftueshëm, e për më tepër

rezultatet do të ishin të kundërta prej atyre që pretendon ai. E njëjta gjë vlen edhe për

neopozitivizmin, sipas tij. Po të vlente kriteri i verifikimit, gjithnjë do të vërtetoheshin nga

përvoja teoritë e vjetra, kurse do të përgënjeshtroheshin teoritë e reja për arsye se këto kanë

më pak evidenca empirike në mbështetje. Po të vlente kriteri falsifikacionist, do të ndodhte po

e njëjta gjë: po për të njëjtat arsye, domethënë për mungesë evidencash të mjaftueshme,

gjithnjë do të falsifikoheshin teoritë e reja. Metodologjitë e tyre nuk janë aspak adekuate, po

të ndiqen si procedura, në veprimtarinë shkencore, sepse çojnë në rezultate të kundërta me ato

të pritshmet. Kështu, realisht, as neopozitivistët e as falsifikacionistët nuk nxjerrin në shesh

shkaqet e vërteta të cilat çojnë në ndërrimin e teorive; madje mund të thuhet se shpjegimet

janë në kundërshtim me efektet që kriteret që ata i aplikojnë do t’i jepnin në realitet sikur

shkencëtarët ta zhvillonin veprimtarinë kërkimore sipas këtyre teorive.

Ndërrimi i teorive, në kuptimin e paradigmave, është një proces i gjatë, i vështirë, i

komplikuar dhe shumë problematik sipas Kuhnit: së pari, sepse nuk ka një metodologji të

vlefshme ndërparadigmatikisht; së dyti, sepse, prandaj, nuk ka prova të cilat mund ta hedhin

atë poshtë ose mund ta konfirmojnë; për më tepër, ajo merret si e besuar apriori, respektivisht

sapo të pranohet ajo; së treti, për shkak se secila teori ka metafizikën e vet është, në instancë

të fundit, thuajse e pamundur të bëhet ndonjë vlerësim se cila prej dy apo më tepër teorive

konkurruese është më e mirë, ose më e avancuar, meqenëse teoria e re ende është në

përforcim e sipër ose është vetëm premtim. Në një gjendje të këtillë, shkencëtarët ndodhen

para vështirësive të mëdha, në përcaktimin se cila teori të pranohet, pasi që ata nuk kanë

asnjë lloj udhëzuesi – në kuptimin asnjë metodë apo standard se si të orientohen.

Mirëpo, për dallim nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët për të cilët vendimi i zgjedhjes

teorike ishte metodologjik, sipas Kuhn vendimi i shkencëtarëve nuk mund të jetë kurrsesi

metodologjik, pasi që është dëshmuar “pamjaftueshmëria, në vetvete, e udhëzimeve

Page 96: Doctor Hajdin Abazi

95

metodologjike për të diktuar një përfundim të vetëm të qenësishëm”1

. Në vend të

metodologjisë dhe të ndonjë standardi të veçantë, si vendimtar në përcaktimin e shkencëtarëve

janë faktorët social-psikologjik: vlerat, besimet, autoritetet, psikoza e shkencëtarëve etj. .

Nëse kjo është kështu, dhe duket se Kuhn e provon këtë, atëherë si bëhet zgjedhja teorike

sipas tij?

Të vetmen gjë që në mënyrë të qartë e thotë Kuhn është ajo se shkencëtarët marrin një vendim

të njëhershëm, vendim i cili i ndërron teoritë ashtu sikurse ndërrohen gestaltet në një

dataprojektor. Por, te thelbi, se si dhe mbi ç’baza bëhet kjo Kuhn nuk ka, në fakt, ndonjë

përgjigje të qartë e ai, shpesh, është tingëllon kundërthënës: thekson se shkencëtarët, për të

pranuar një teori, duhet që ajo të ketë treguar rezultate, sa të fitojë besimin e shkencëtarëve2;

në anën tjetër, ai thekson se nuk ka asnjë rezultat i cili do të mund t’i bindte shkencëtarët3. Se

si shkon procedimi i tij, Kuhni nuk është sa duhet i qartë: përcaktimi i shkencëtarëve për

njërën prej teorive konkurruese bazohet në besim e jo në diçka që nuk mund të argumentohet,

pasi që argumentet me peshë kuptohen vetëm më vonë. Duke mos pasur asnjë mundësi

orientimi në përcaktimet e tyre, duket se për shkencëtarët mbetet e vetmja alternativë, ajo që

Kuhn edhe e thekson, konvertimi4. Meqë ata nuk ndjekin ndonjë rrugë ekskluzive logjike kur

vendosin, pasi që asnjë logjike nuk mundet t’i ndihmojë ata në vendimmarrje, sepse “edhe në

pastë arsye” në favor të teorisë së re “ato nuk rrjedhin prej strukturës logjike të dijes

shkencore”5; e vetmja që mbetet të ndiqet është besimi te teoria e re dhe të konvertohen.

Nëse ndërrimi i teorive bëhet përmes konvertimit të shkencëtarëve, atëherë shtrohet pyetja se

a është e mundur që ky të bëhet si një ndërrim gestalti, domethënë të jetë një proces i

atypëratyshëm dhe i menjëhershëm, siç e pretendon Kuhn? Kjo duket pak e besueshme dhe,

përmë tepër, Feyerabend ka provuar se konvertimi është një proces i gjatë e i mundimshëm6.

1 Kuhn: SRS, 1997, f.20.

2 Kuhn: SRS, 1997, f. 29: Lidhur me disa vepra që me shekuj kanë shërbyer si paradigma, Kuhn Shkruan: “Arritjet e tyre ishin aq të pashoqe

sa të tërhiqnin një grup të qëndrueshëm pasuesish...” 3 Po aty, f. 209-211.

4 Kuhn: CaGK, artikulli: Reflections on my Critics, 1970, f. 277. Edhe artikullin e Kuhn: Notes on Lakatos , f. 140, 145, botuar në PSA 1970.

5 Kuhn,SRS, 1997, f.138.

6 Le të kujtojmë se vetë Kuhn thekson se paradigmat ndikojnë në vetë shkencëtarët që të ndryshojnë qasjen dhe në radhë të parë vëzhgimet e

tyre, respektivisht perceptimet ndaj botës. E Feyerabend, me shembullin e veprimit të Galileo Galileos, ka dëshmuar se procesi i ndryshimit

të percepcioneve është një proces afatgjatë, i përcjellë me vështirësi të shumta dhe bëhet gradualisht. Atëherë, rrjedhë se procesi i konvertimit

nuk mund të jetë ashtu sikurse e mendon Kuhn, dhe se ky proces duhet të jetë më afatgjatë, derisa të riarrihet uniteti i komunitetit, duke pasur

parasysh unitetin e shumicës, pasi që individë të caktuar e shpesh figurat më eminente të paradigmave ekzistuese, refuzojnë të konvertohen

dhe i ruajnë besimet e tyre.

Page 97: Doctor Hajdin Abazi

96

Duket se Kuhn nuk dha ndonjë zgjidhje, ashtu sikurse pritej. Megjithatë ai ka merita shumë të

mëdha lidhur me çështjen e zgjedhjes teorike dhe të ndërrimit të teorive: tregoi se nuk është

proces i lehtë, i qartë e as metodologjik, po është krejt e kundërta - të gjithë faktorët e

mundshëm ndërveprojnë dhe ndikojnë, duke theksuar se nuk ka një faktor të vetëm (qoftë ai

logjik, apo psikologjik, apo social, apo ndonjë tjetër) që mund të ndikojë si i vetëm. Kur është

fjala te ky akt madhor i ndërrimit të paradigmave, nuk ka rregulla, nuk ka aksioma, norma,

parime apo kritere si të vetme ose në grup që të velnin e të cilat do të mund t’u ndihmonin

shkencëtarëve për të arritur te një vendim sipas një gjykimi; diçka e këtillë duket se është krejt

e pamundshme për paradigmat, nga se e vjetra është e njohur por jo funksionale, kurse e reja

ende e njomë por premtuese. Për këtë, pikëpamja kuhniane u konceptua si sfidë.

Kësaj sfide iu rrek t’i dilte ballë Lakatos. Ai synonte jo vetëm të gjente zgjidhje, por një

zgjidhje metodologjike1: bazuar në rregulla, procedura dhe kritere. Për të lindur nevoja e

ndërrimit të teorisë (në kuptimin paradigmë ose program shkencor), sipas tij kishte dy

momente: (i) kur teoria hynte në fazën zvetnuese, e kjo ndodhte kur kërkimi i shkencëtarëve

nuk rezultonte me zbulim faktesh të reja, dhe (ii) kur ekzistonte një teori tjetër rivale. Madje,

kjo e fundit dukej të ishte absolutisht e domosdoshme: alternativa tjetër dhe konkurrenca

midis tyre e bënte të dukshme gjendjen përparuese, respektivisht zvetnuese të njërës prej tyre.

Këtë e shpjegon kështu Lakatos: “Me forcimin e programit të ri të shartuar, bashkë-

ekzistenca paqësore vjen në një fund, bashkëjetesa bëhet konkurruese dhe kampionë të

programit të ri të përpiqet për të zëvendësuar tërësisht programin e vjetër”2. Me fjalë të tjera,

gjendja përparuese e njërës teori është një orientues për shkencëtarët që të përcaktohen. Duket

se kjo është linja, sipas të cilës Lakatos e koncepton ndërrimin e teorive, respektivisht

braktisjen e teorisë zvetnuese dhe pranimin e asaj përparuese. Mirëpo, Lakatos dallon nga

Kuhn sepse, në njërën anë, kushdo nga shkencëtarët mund të vazhdojnë të punojnë me një

teori zvetnuese, kurse ata që duan mund të angazhohen në teorinë e re përparuese, që

domethënë se zgjedhja është individuale dhe jo kolektive, si te neopozitivistët,

falsifikacionistët dhe te Kuhni; në anën tjetër, për dallim nga të gjithë këta, Lakatos

konsideron se ka mundësi që një teori e vjetër, e braktisur, të rikthehet, në kuptimin që ajo të

rivitalizohet dhe nga gjendje zvetnuese të shndërrohet në përparuese3.

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 132.

2 Po aty, f. 142.

3 Një trajtesë më të thelluar lidhur me këtë problematikë, sidomos të qasjes së Kuhnit e të Lakatos, kam bërë në temën e masterit, të bërë në

epistemologji, me titull TEORIVALSFRÅGAN - med utgångspunkt i jämförelsen mellan Th. Kuhns och I. Lakatos’ teorier, shtator 2005-

janar 2005, ndër të tjera shkruaj: “Lakatos’ progressivitetskriterium går ut på att förklara forskningsprogramsvalet som rationellt handlande,

Page 98: Doctor Hajdin Abazi

97

Në nivelin abstrakt, duket se modeli i Lakatos funksionon. Megjithatë, si konsiderohet ai nga

kolegët e tij racionalistë? Kundërshtimet më të ashpra, me objektiv mposhtjeje, vijnë nga

Kuhn dhe Feyerabend. Dhe që të dy synojnë të tregojnë si jofunksional modelin e tij, kur ai të

zbritet në terren, në nivelin praktik, në aspektin kohor. Kuhni thotë se po qe se Lakatos nuk

arrin të japë një kriter më konkret, ashtu që në kohë të përcaktohet gjendja përparuese dhe ajo

zvetnuese e një programi, në fakt ai nuk ka thënë asgjë1 - kjo kritikë, po qe se merret në

aspektin e brendshëm, gjithsesi duket e qëlluar pasi që, në fund të fundit, nëse ai nuk u

shërben shkencëtarëve që të konstatojnë gjendjen e një teorie, ata do të jenë gjithherë të

pasigurtë, të paqartë dhe nuk do të dinë se kur teoria do të ishte në gjendje zvetnuese. Mirëpo,

në aspektin e jashtëm, kësaj kritike duket se i mungon fuqia: roli që luan teoria alternative,

pasi që sipas Lakatos, vetëm në dritën e një teorie të re konkurruese mund të konstatohet

gjendja e një programi dominues deriatëherë. Në anën tjetër, Feyerabend kriteret e Laktos i

quan “stoli fjalësh”, dhe më tej bashkohet me mendimin e Kuhn se “standardet e këtilla kanë

forcë praktike vetëm nëse ato kombinohen me një limitim kohe”2, pasi që, ndryshe, ato nuk

kanë fuqinë që ua atribuon Lakatos. Madje, në këtë aspekt, Feyerabend e sheh një ngjashmëri

midis pikëpamjes së Kuhn dhe të Lakatos: që të dy përdorin një metodologji historike për të

shpjeguar ndërrimin e teorive, qoftë në kuptimin e paradigmës apo të programit të kërkimeve

shkencore3.

Duke qenë se Feyerabendi, hiç se hiç nuk pajtohet me neopozitivistët e falsifikacionistët, po

as me Kuhn e Lakatos, atëherë, mund të pyesim, se ç’ka ai për të ofruar, respektivisht cila

është alternativa e tij, cili është modeli i tij?

Me sa duket, ai ka për të thënë diçka. Duke konsideruar edhe qasjen e Kuhn e edhe të Lakatos

të pamjaftueshme, Feyerabend pretendon të japë një zgjidhje tjetër. Fillimisht, ai hedhë poshtë

pikëpamjen e Kuhn mbi sundimin monist të një paradigme të vetme, për një periudhë të

caktuar, si një teori e cila dominon dhe determinon veprimtarinë shkencore, ndërkohë që

pajtohet me të se nuk ka një metodë të vetme me të cilën mund të funksionojë shkenca dhe se

nuk mund të dihet nëse një teori është më e mirë se tjetra; po ashtu pajtohet me Lakatos se

karakteristike për gjendjen e shkencës është pluraliteti teorik dhe konkurrenca midis tyre si

medan Kuhn liknar paradigmvalet vid en gestaltväxling eller en religiös omvändelse. Utan en rationell förklaring av teorivalsproblematiken

förblir den en gåta och vetenskapens utveckling förblir oförklarlig.” Kjo temë mund të gjendet në web-sajtin e Universitetit të Lundit, në këtë

adresë: http://lup.lub.lu.se/luur/download?func=downloadFile&recordOId=1333416&fileOId=1333417 1 Lakatos & Musgrave: SRS, 1970, f. 239.

2 Po aty, f. 215.

3 Po aty, f. 205.

Page 99: Doctor Hajdin Abazi

98

dhe faktin se vendimi është personal dhe nuk është detyrues për asnjë shkencëtar, kurse hedhë

poshtë pikëpamjen se përcaktimi i shkencëtarëve për të përqafuar një teori mund të jetë

metodologjik. Pasi i ka shprehur këto, ai mëton të japë shpjegimin e tij.

Rruga më e zakonshme se si janë bërë dhe se si bëhet ndërrimi i teorive është duke shkelur

ose duke devijuar nga rregullat, normat, parimet, kriteret dhe metodologjia që përcaktohet prej

teorisë mbisunduese. Pikërisht për këtë, që këto ndërrime të ndodhin më lehtë dhe zgjedhja

teorike të jetë e vullnetshme dhe e bazuar në bindje, pa pasur nevojë për sakrifica dhe flijime,

duhet që shkencëtarët të zhvillojnë veprimtarinë e tyre me tolerancë kundrejt pikëpamjeve të

kundërta, dhe shndërrimet të ndodhin në një proces këmbimesh të hapura, pa imponime dhe

pa diktate, natyrisht përmes procesit të konkurrencës dhe të aftësive që tregon secila teori,

respektivisht secili grup përkrahës i një teorie të dhënë. Feyerabend shkruan: “shpikja e idealit

të ri ka të bëjë me përmbysjen e paradigmave të vjetra dhe familjare. Shpikje e tillë bëhen

gjatë gjithë kohës”1. Rruga e vetma e cila mundet ta çlirojë veprimtarinë e shkencëtarëve nga

ngurtësia, ngurrimi dhe dogmatizmi ekstrem është krijimi i vetëdijes se gjithçka lejohet: dhe

kjo ka kuptimin se shkencëtarët mund të përcaktohen për një teori kundër një tjetre pa

përjashtuar asnjë motiv, individual ose grupor, subjektiv ose bazuar në ato që sekush i

konsideron të rëndësishme për të e që mund të mos jenë për të tjerët – e kjo mbështetet në atë

se, në mungesë vlefshmërie universale të një standardi, nuk mund të vlerësohet se cila teori

është ose mund të jetë më e mirë. E kur kjo liri përcaktimi të njihet, të pranohet dhe

shndërrohet në praktikë, atëherë ndërrimi i teorive e humb efektin e tyre socail-psikologjik,

ose e minimizon atë dhe ai shndërrohet në një proces normaliteti, gjë që e bën më funksionale

vetë shkencën.

5 Rrjedhojat problematike në epistemologji

Sikurse u parashtrua më sipër, shihet se konceptet mbi strukturën teorike kanë pasur rrjedhoja

epistemologjike. Për shembull, neopozitivistët duke i shndërruar teoritë shkencore në pohime,

me gjithë efektivitetin pragmatik, epistemologjikisht e konsiderojnë ndërrimin e teorive dhe

zgjedhjen teorike si jo-problematike, pasi që ai bazohej në konfirmimin nga përvoja e

pohimeve të kuptimta dhe ato merrnin statusin e të vërtetave shkencore. Mirëpo ata nuk

arritën të shpjegonin dot se si bashkë me ndërrimin e teorisë gjeocentrike e ndërruan statusin

1 Lakatos & Musgrave 1970, f. 209.

Page 100: Doctor Hajdin Abazi

99

pohimet e konsideruara si të vërteta shkencore në pohime jo-shkencore. Ngado që të merret

çështja, vetëm mund të futen edhe më në ngatërresa neopozitivistët, sepse jo vetëm që nuk

kanë zgjidhje të qëndrueshme, por edhe nxjerrin në pah paqëndrueshmërinë e teorisë së tyre.

Megjithëse Popper ishte më fleksibil, sepse konfirmimet i konsideronte vetëm të përkohshme,

zgjedhja teorike sipas tij duket të jetë pas sprovave, dhe mbasi teori mbizotëruese të

kosiderohet e përgënjeshtruar, kurse teoria e re të jetë treguar përkohësisht më e qëndrueshme

ndaj këtyre sprovave. Sado që konceptualisht Popper i afrohet një kuptimi më të gjerë, në

thelb ai mbetet në atë që çdo teori e ka statusin e hipotezës shkencore, që vetëkupton se pritet

përgënjeshtrimi i mundshëm dhe shndërrimet e tjera në shkencë, por duket se ai nuk i ka

parasysh rrjedhojat tjera për shkencën përkatëse dhe sidomos për shkencat e tjera të ndikuara

prej saj, pasi që ndërrimin e teorive dhe zgjedhjen teorike e merr si jo problematike.

Kuhn e Lakatosh treguan kompleksivitetin e shndërrimeve teorike, duke krijuar një pasqyrë

më të përafërt me realitetin shekncor. Përderisa Kuhn ishte kundërthënës në shpjegimet e tij,

sepse nuk shpjegoi dot se si përnjëherësh mund të konvertohet bashkësia shkencore, Lakatos

duket se nuk besonte që e tërë bashësia shkencore mund të përqafonte një teori të re.

Megjithatë ai ngjashëm si Kuhn mendonte se ishte konkurrenca ajo që çonte në përzgjedhjen

e njërës teori kundrejt tjetrës ose të tjerave, varësisht nga fuqia përparuese që tregonte. Për

dallim nga këta, Feyerabend duket se shkencën e konsideron si shumë fluide, sa që asnjë teori

nuk do të ishte mirë të mbizotërojë dhe se shkenca mund të zhvillohet në grupime të

ndryshme varësisht prej përcaktimit të shkencëtarëve. Kjo do të dukej kështu, fjala vjen,

mirëpo duket se Kuhn ka të drejtë meqë në astronomi mbizotëron një teori – heliocentrizmi.

Do të mjaftonte edhe kaq për të kuptuar se rrjedhojat epistemologjike të pikëpamjeve të tilla

janë problematike. Duket se asnjëra teori nuk ofron model të qëndrueshëm si e vetme. Duket

se konceptet teorike dhe konsideratat ndaj përvojës e sidomos problemi i shndërrimeve

teorike e i zgjedhjes teorike nuk janë autonome, por ndikohen nga aspekte të tjera të lidhura

me shkencën, e që do të shtjellohen në vazhdim.

Page 101: Doctor Hajdin Abazi

100

III. ASPEKTE TË RËNDËSISHME PËR SHKENCËN

DHE DALLIMET E THELLA NË

KËNDVËSHTRIME

1 Aspekte që ndriçojnë veprimtarinë shkencore

Deri këtu janë trajtuar probleme dhe çështje që janë me karakter shkencor, përkatësisht si

pjesë përbërse, sikurse mendohej nga epistemologët, të vetë shkencës. Mirëpo ka dhe disa

aspekte të tjera, e që janë shumë të rëndësishme për shkencën dhe të lidhura drejtpërdrejt e

thuaja pandashëm me të. Nuk do të mund të shkohet më tej dhe të kuptohet drejt në tërësinë e

saj problematika shkencore pa i njohur më nga afër edhe këto aspekte, të cilat ndikojnë te ajo

drejtpërdrejt ose tërthorazi, që luajnë një rol që patjetër duhet marrë në konsideratë, që

paraqesin parakushtin ose kushtin për veprimtari shkencore. Këto aspekte të ndryshme janë,

fjala vjen, metafizika dhe roli i saj, problemi i pabashkëmatësisë, tradita, bashkësia e

shkencëtarëve, me se duhet të merret shkenca dhe a ka ajo ndonjë qëllim.

Pikërisht se janë me peshë në shkencë dhe për ta kuptuar atë, filozofët janë përpjekur t’i

shpjegojnë ato epistemologjikisht, duke formuluar pikëpamje lidhur me to, pikëpamje të cilat

dallojnë shumë dhe shprehin mospajtime të ndryshme, por edhe sjellin thellim në ato aspekte

dhe rrjedhimisht edhe një pamje se si besohet se funksionon veprimtaria shkencore.

2 Metafizika dhe roli i saj në shkencë

Metafizika, apo filozofia e parë ose ontologjia, dikur kishte luajtur rol mbizotërues dhe

përcaktues për të menduarit në përgjithësi e në këtë kuadër edhe për të menduarit shkencor:

ajo kishte përcaktuar e përkufizuar entitetin, hapësirën ose realitetin, në të cilin gjendej

ekzistenca dhe, si rrjedhim, ku shkenca kishte mundësi veprimi. Shikuar nga intersi i

Page 102: Doctor Hajdin Abazi

101

shkencës, filozofët bënë përpjekje që në aspektin epistemologjik të qartësojnë nevojën ose jo

dhe rolin e saj në shkencë.

Neopozitivistët e ndërtojnë pikëpamjen e tyre ndaj metafizikës mbi konceptet e Comte. Sado

që i frymëzuar fuqishëm nga Hume i cili, duke e konsideruar si boshe, kishte bërë thirrje për

ta “flakur në turrë të drunjve” metafizikën, Comte shpreh konsiderata të tjera: metafizika e

kishte përmbushur misionin e zhvillimit intelektual si faza e ndërmjetme e kalimtare, në

tejkalimit e mendimit teologjik dhe në përgatitjen e klimës për mendimin e pastër shkencor.

Merita e metafizikës, sipas tij, ishte se ajo duke bërë zëvendësimin e fuqive mbinatyrore me

entite natyrore ose me abstraksione të personifikuara, kishte vënë “themelet e zgjidhjeve

shkencore të problemeve1, e në anën tjetër kishte krijuar kushtet për shuarjen e vet

2.

Metafizika sikur nuk e pranonte këtë fat dhe kishte rezistuar, ishte shfaqur e rishfaqur.

Pikërisht për këtë, neopozitivistët do të nisin një fushatë frontale kundër metafizikës, të cilën e

kishin deklaruar që në manifestin themelues të Wiennerkretz ku objektivi i tyre ishte

përcaktuar shkoqur: lufta kundër metafizikës3. Qasja neopozitiviste ishte shtruar në terren

konkret: pohimet metafizike ishin të pakuptimtë, për ç’gjë ato nuk referonin në përvojë, nuk

mund të verifikoheshin4 e as të përgënjeshtroheshin dhe, prandaj, nuk i ndihmonin gjë

shkencës, madje e pengonin atë5. Shi për këtë, sipas tyre, e para punë që duhej bërë ishte

spastrimi i teorive shkencore nga infektimet me përmbajtje metafizike, njëlloj dezinfektimi të

shkencës nga pohimet e pakuptimte, të zbrazëta e pa referenca në realitet, ashtu që kërkimit

shkencor t’i mbeteshin vetëm ato pohime që mund të kishin vërtetësi dhe e cila do të mund të

përcaktohej nga ballafaqimi me realitetin6.

Popper nuk pajtohej me një trajtim kaq mohues ndaj metafizikës. Ai e shihte me sy krejt tjetër

metafizikën: metafizika jo vetëm nuk kishte rol kaq negativ e pengues për shkencën, po ishte

1 Comte 1844, f. 14.

2 Po aty, f. 15.

3 Nordin 1995, f. 561.

4 Kriteri i verifikimit, me sa duket, ishte dizajnuar pikërisht që të eliminonte metafizikën nga teoritë shkencore. Shih Ian Hacking: Why Does

Language Matter to Philosophy?, Cambridge University Press. Cambridge etj. 1975. F. 94-95. 5 Rudolf Carnap: The Elimination of Metaphysics through Logical Analysis of Language (1932), në Alfred J. Ayer: Logocal Positivsm.

Carnap shkruan: In the domain of metaphysics, including all philosophy of value and normative theory, logical analysis yields the negative

result that the alleged statements in this domain are entirely meaningsless. Therewith a radical elimination of metaphysics is attained. F. 60-

61. Në të njëjtën përmbledhje të Ayer, Moritz Shclick shkruan: Metaphysics collapses not because the solving of its tasks is an enterprise to

which the human reason is unequal… but because there is no such tak (në The Turning Point in Philosophy [1930], f. 57). 6 Për ta arritur këtë, neopozitivistët të gjitha pohimet e mundshme i ndanë në pohime të pakuptimta (Ayer 1959: 145) dhe në pohime të

kuptimta (Ayer 2009: 12); të parat ishin metafizike, domethënë pohime të cilat nuk referonin në diçka konkrete, në ndonjë entitet apo

fenomen, dhe si të tilla ato nuk mund të kontrolloheshin, kurse të dytat, duke qenë se referonin në përvojën e mundshme, kishte mundësi të

kontrolloheshin, dhe varërisht prej vërtetësisë, të fitonin statusin e pohimeve të vërteta shkencore ose të flakeshin si të rreme.

Page 103: Doctor Hajdin Abazi

102

krejt e kundërta. Dhe qysh kur neopozitivistët ishin në kulm të autoritetit të tyre, në The Logic

of Scientifik Discovery Popperi, e rehabiliton metafizikën, por edhe tregon disa pasoja

negative që mund t’i ketë mohimi ndaj pohimeve metafizike.

Popper citon se Schlick, bazuar në Hume, thotë se pohimet universale nuk mund të

justifikohen logjikisht, pasi që ato nuk janë pohime të vërteta1, e prej këtij konstatimi Popper

nxjerrë përfundimin se, nëse kjo është e vërtetë, atëherë rrjedhë se edhe pohimet universale

dhe ato metafizike janë pseudopohime ose pohime të pakuptimta, me çka neopozitivistët, në

vend të çrrënjosjes së metafizikës nga shkencat empirike, çuan në invadimin e saj në

shkencë2.

Detyrë te epistemologjisë e konsideronte heqjen e pengesave që e ndanin shkencën nga

spekulimet metafizike3. Rolin e metafizikës për shkencën Popper e sheh më realisht: ka pasë

ide metafizike që e kanë penguar avancimin e shkencës, por ka pasur edhe ide të tilla – si

atomizmi spekulativ, që e ka ndihmuar shkencën4, shi për këtë ai pohon se “jam i prirur të

mendoj se zbulimet shkencore janë të pamundura pa besimin në ide të cilat janë të llojit të

pastër spekulativ”5. Ai këtë e mbeshtet në faktin se, sikurse shkruan në Postscriptin e vitit

1957, teoritë metafizike, si ajo e Faraday6, Maxwell

7, Einstein etj., kanë funksionuar, shumë

kohë para se të bëheshin të testueshme, si një program për shkencën8. E megjithatë, duket se

Popper me këtë qasje ndaj metafizikës kishte një qëllim konkret – “për përdorim gjuhësor”9, e

e jo edhe për aspektin argumentativ si mundësi10

.

Ajo që mund të thuhet është se përderisa neopozitivistët shihnin vetëm një rol negativ,

frenues, antishkencor te idetë metafizike, Popperi bëri përpjekje të kundërta, këmbënguli në

sensibilizimin e disa aspekteve pozitive të metafizikës dhe të një roli funksional të dobishëm

1 Popper 2003, f. 14.

2 Po aty

3 Po aty, f. 11.

4 Po aty, f. 16.

5 Po aty

6 Michael Faraday (1791 – 1867), kimist dhe fizicien anglez. Kontributet e tij shquhen në fushën e elektromagnetizmit dhe elektrokimisë.

“Eksperimentisti më i miri në historinë e shkencës” kështu e ka quajtur Dr Peter Ford, nga Universiteti i Bath, Departmenti i Fizikës. 7 James Clerk Maxwell (1831 – 1879), fizicien dhe matematikan skocez. Kontributi i tij kryesor: A Dynamical Theory of the Electromagnetic

Electromagnetic Field (1865). Ekuacioni i Maxwell demonstron se elektriciteti, magnetizmi dhe drita- që të gjitha janë shfaqje e një

fenomeni të njëjtë – fushës elektromagnetike. 8 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 183, sh 3.

9 Po aty

10 Popperi kishte kundërshtuar mendimin pozitivist dhe kishte parë ndikime pozitive të metafizikës, madje edhe kishte sugjeruar vlerat e

ideve metafizike për shkencën, mirëpo sikurse e pohon vetë më vonë, ai nuk ishte “i ndërgjegjshëm për faktin se disa teori me tafizike ishin

racionalisht të argumentueshme dhe, pavarësisht se ato ishin të parefuzueshme, të kritikueshme” (Popper 2003: 199, f*2).

Page 104: Doctor Hajdin Abazi

103

për shkencën. Kuhn do të shkojë edhe më tej: do të dëshmojë një lidhje të ngushtë e të

pandashme midis shkencës dhe metafizikës.

Kuhni, në një farë mënyre, e rikthen metafizikën, e aktualizon dhe atë si të domosdoshme në

shkencë e për shkencën. Teoritë, sipas konceptit të tij, kanë një aspekt të metafizikës, të asaj

se si duket bota dhe çka është realiteti, duke theksuar se parimi metafizik “u tregonte

shkencëtarëve se çfarë lloj entitetesh përmbante” dhe çfarë “nuk përmbante gjithësia”1; me

fjalë të tjera, metafizika u tregon se çka ka e çka nuk ka realiteti. E prej kësaj rrjedhë se pa

metafizikën, realiteti për shkencën do të ishte i paqartë, i papërcaktueshëm dhe i panjohshëm.

Botëkuptimi metafizik, shprehet qartë Kuhn, “u kallxon shkencëtarëve se cilat duhet të jenë

shumë prej problemeve të tyre kërkimore”2. Për më tepër, çdo metafizikë e re mund të thuhet

se sjellë “një botë të re të çuditshme”3. Me fjalë të tjera, metafizikat sjellin “vizion shkencor”

4

shkencor”4

mbi botën, respektivisht perceptimin e saj. Pikërisht për këtë, ndryshimi i

paradigmave, sipas tij, paraqet edhe ndryshimin e botëkuptimit të asaj se si duket bota, ose

realiteti, pra të vizualitetit metafizik, respektivisht paraqet “ndryshimin e vizionit” të shkencës

mbi botën5. Duke e kuptuar kështu metafizikën dhe duke e vendosur si pjesën më të

rëndësishme të teorisë shkencore, Kuhn ka ndikuar në mohimin e rolit vendimtar të përvojës

kundrejt teorisë, pasi që kjo, bashkë me pamjen e botës (metafizikën), krijon realitete të reja,

ose, më saktë, pamje të reja të realitetit.

Të njëjtën gjë, afërsisht, e bënë edhe Feyerabend, vetëm se ai e rikthen vendosmërisht

metafizikën, në kuptimin e filozofisë, duke ndjekur shembullin e Kuhnit, por me një sforcim

edhe më të dukshëm. Sikurse tashmë është thënë, ai teorinë e koncepton të përbërë prej dy

komponentëve, njëri prej të cvilëve, ai kryesori, është komponenta filozofike6. Komponenti

filozofik shërben për shndërrime në shkencë dhe në botëkuptimin e shkencëtarëve gjithashtu.

Madje, “zbulimet e reja”, thekson Feyerabend, “janë ato elemente të komponenteve

filozofike, të cilat në mënyrën më radikale nuk pajtohen me pikëpamjet aktuale”7. Kur

komponenta filozofike bie ndesh me një teori tjetër, që po ashtu ka një komponent metafizik,

1 Kuhn: SRS, 1997, f. 69.

2 Po aty

3 Po aty, 96.

4 Po aty, 164.

5 Po aty, 165

6 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 212

7 Po aty

Page 105: Doctor Hajdin Abazi

104

atëherë ndryshimi i tyre duket sheshazi dhe përjetohet tamam, sikurse do të shprehej Kuhn, si

ndryshim i realitetit, në kuptimin e percepcioneve ndryshe të botës.

Lakatos nuk e ka të vështirë të pajtohet me këtë, sado që ai, duket se, sikur mbetet në

konceptin popperian “të metafizikës sintaksore”, pasi që, duke folur për reduktimin e teorisë

shkencore vetëm në kornizën metafizike e cila nuk prodhon përmbajtje empirike, flet për

reduktim me karakter gjuhësor1. Sidoqoftë, Lakatos konsideron se një teori metafizike duhet

të mbahet për aq kohë sa instancat problematike mund të shpjegohen me ndryshimet në rritjen

përmbajtësore në hipotezat ndihmëse, dhe në këtë kuptim, fjala vjen, ai shkruan se metafizika

karteziane duhet “konsideruar si e mirë, shkencore, metafizikë empirike, përderisa ajo bënte

një ndryshim përparues të problemeve2. Ky problem, sipas tij, mund të paraqitet me qartësi

vetëm në kuadër të metodologjisë së programeve kërkimore shkencore, pasi që “ne mbajmë

një teori sintaksisht metafizike si ‘bërthamë të fortë’ të programit kërkimor për aq kohë sa

heuristika e saj e asociuar pozitive prodhon një ndryshim përparues të problemeve në “rripin

mbrojtës” të hipotezave ndihmëse3. Mirëpo, Lakatos, shkon edhe më larg duke eliminuar

demarkacionin midis shkencës dhe metafizikës, pasi që ai as që përdorë më termin

‘metafizikë’, çka nënkuptohet se Lakatos e shkrin aspektin metafizik me atë shkencor në një

unitet. “Unë flas vetëm rreth programeve kërkimore shkencore, shkruan Lakatos, bërthama e

fortë e të cilëve është e parefuzueshme...”4. Me fjalëtë tjera, Lakatos bënë një eliminim pozitiv

pozitiv të metafizikës, duke e shkrirë atë në vetë konceptin e shkencës. Eliminimi pozitiv ka të

bëjë me atë se ai as që flet më për metafizikën, pasi që ajo është themelore, integrale dhe pjesë

e çdo teorie shkencore, e shkrirë në teorinë shkencore dhe përbën pjesën më të qëndrueshme

të saj – të ashtuquajturën bërthamë e fortë5.

3 Pabashkëmatësia si problem shkencor dhe epistemologjik

1 Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 126.

2 Po aty

3 Po aty.

4 Po aty, f. 184

5 Në një farë mënyre kjo duket si një version i modifikuar, ose bashkëkohës, i asaj që besonte Kanti: metafizika është shkencë, veçse tash e

kthyer së mbrapthi: shkenca, ose thelbi i saj, është metafizik.

Page 106: Doctor Hajdin Abazi

105

Se teoritë shkencore mund të kenë aspekte të pabashkëmatshme ishte njohur edhe më parë,

vetëmse nuk ishte konsideruar me ndonjë peshë të veçantë. Si problem serioz për herë të parë

në epistemologji futet nga Kuhn e duket se në të njëjtën kohë edhe nga Feyerabend.

Kuptimi e pabashkëmatësisë e zbërthen Kuhn: teoritë, sikurse janë paradigmat, shpesh kanë

gjuhë të ndryshme (fjalor të ri dhe koncepte të reja1), të cilat nuk kanë një masë të përbashkët

dhe, si rrjedhojë, janë të pabashkëmatshme, sepse, megjithëse mund të jenë fjalë të njëjta,

sikurse janë termet energji dhe masë që përdoren nga Newton dhe Einstein, ato referojnë te

gjëra jo të njëjta, te entite të ndryshme, që nuk kanë një masë të njëjtë matjeje ose vlerësimi.

Dallimet, madje, janë aq të mëdha e të papërputhshme sa Kuhni konsideron se shkencëtarët e

dy teorive të tilla e shohin botën ndryshe, e madje edhe jetojnë në botë të ndryshme2.

Duket se Kuhn e ka marrë si thelbësore problemin e pabashkëmatësisë, gjë që edhe e ka bërë

të hasë në shumë vështirësi, e kjo bëhet e qartë nëse merren parasysh pikëpamjet e tjera të tij:

për shkak të metafizikave të ndryshme dhe të koncepteve që burojnë nga to, përkatësisht

gjuha që përdorin, dy paradigma rrjedhë se janë të pakomunikueshme me njëra-tjetrën, dhe që

këndej rrjedhë edhe fakti se ato kanë metodologji të ndryshme, standarde e vlera të ndryshme.

Këtë aspekt duket se nuk e kishin njohur fare ose e kishin injoruar neopozitivistët dhe

falsifikacionistët, kurse Lakatos pabashkëmatësinë e konsideronte si problem të shpifur, i cili

mund të zgjidhej përmes një fjalori. Në të vërtetë, Lakatos e injoron fare këtë problem, pasi

që, fjala vjen, nocionet e reja futen më pas në fjalor dhe nuk ekzistojnë paraprakisht.

Pabashkëmatësia nuk është problem për t’u injoruar marrë semantikisht, pasi që kërkon

zgjidhje epistemologjike. Por nuk është as për t’u hiperbolizuar, ashtu sikurse Masterman

bëri, duke u përpjekur të vërtetonte se pabashkëmatësia është po aq i rreptë në shkencë, ashtu

si e ka shprehur Kuhn.

Në Postcript 1969, Kuhni sqaron se nuk është i pazgjidhshëm problemi i pabashkëmatësisë.

Sipas tij, kjo i ngjanë një përkthimi, i cili, me mund, por mund të bëhet dhe të kuptohen

ndryshimet..

Pabashkëmatësdia duket se sqarohen nga bashkëformuluesi i saj , Feyerabend. Sipas tij,

teoritë e pabashkëmatshme nuk janë as të përkthyeshme si thotë Kuhn, por ato vetëm mund të

mësohen nga brenda teorisë së re, sepse, sipas tij, “konceptet nuk kanë vetëm përmbajtje

1 Kuhn, SSR, 1997, f. 89.

2 Po aty, f. 166.

Page 107: Doctor Hajdin Abazi

106

logjike; ato përfshijnë edhe asociacione, japin shkas për ndjenja dhe përputhen me pamjet”1.

Shikuar nga ky aspekt, ndryshimi i sistemit konceptual është një ndërmarrje shumë

komplekse, por jo i pamundur.

Feyerabend tregon se në ç’kuptim lind problemi: pabashkëmatësia shfaqet vetëm atëherë kur

shihet nga aspekti filozofik, sepse duhet treguar se si ndryshon i tërë kompleksiviteti

konceptual, gjë që është tepër i vështirë. Me fjalë të tjera, problemi krijohet kur çështja

shtrohet nga pikëpamja epistemologjike, prandaj pabashkëmatësia është një problem për

filozofët2.

Feyerabendi tregon edhe anën tjetër të medalies: për vetë shkencëtarët problemi është

inkezistent. “Pabashkëmatësia zhduket, shkruan Feyerabend, kur ne i përdorim konceptet

ashtu sikurse i përdorin ato shkencëtarët, domethënë në mënyrë të hapët, të paqartë dhe

shpesh kontra-intuitive”3.

Kuhni, nga këndvështrimi i tij, e ngriti si problem real, që domethënë si problem me të cilin

ballafaqohen jo vetëm filozofët për të shpjeguar atë, por edhe vetë shkencëtarët dhe kjo

konceptohej prej tij si probemi kyç me rastin e zgjedhjes teorike; kurse Feyerabendi thotë se

ajo paraqitet si problem vetëm për filozofët, meqë është vështirë për ta shpjeguar atë

semantikisht duke qenë shumë kompleks, kurse për shkencëtarët ai është fiktiv, ose

inkezistentë.

4 Tradita shkencore dhe ndikimi i saj

Tradita në shkencë dhe ndikimi i saj në vetë shkencën u bë gjithashtu preokupim i

epistemologëve, pasi që ajo është faktor dhe ka ndikim në zhvillimet e shkencave, dhe secili

syresh synonte ta kuptojë sa më thellë, ta përkufizojë dhe t’i atribuojë rolin që ajo luante në

shkencë.

1 Feyerabend 1993, f. 115.

2 Feyerabend 1993, f. 198.

3 Po aty, f. 198.

Page 108: Doctor Hajdin Abazi

107

Neopozitivistët, fjala vjen, mund të thuhet se mendonin që tradita shkencore është një e

njëjtë, brenda të cilës zhvillohet kërkimi shkencor. Në këtë aspekt, secila shkencë,

përkatësisht secila disiplinë ose shkencë e veçantë, ka një traditë të veten, në kuadër të së cilës

shkencëtarët kryejnë ndërmarrjet e tyre shkencore. Kjo është tradita pozitive: në çdo disiplinë

shkencore, për shkak të karakterit të njëjtë të kërkimit shkencor, dominonte, sipas tyre,

komponenta e përpjekjeve për verifikim, përkatësisht për konstatimin e pohimeve që kishin

përmbajtje empirike që të mund të ballafaqoheshin dhe përvojën dhe të konstatohej vërtetësia

e tyre ose jo. Kjo ishte baza e një traditeje të vetme dhe unike për të gjitha shkencat pa dallim,

e sidomos për shkencat natyrore si shkenca empirike. Dhe pikërisht për këtë, neopozitivistët

flasin për një traditë të vazhdueshme: traditën pozitive. E nga kjo rrjedhë se kjo traditë ishte e

përcaktuar nga fryma e metodologjisë pozitive dhe karakteri i përgjithshëm i objektivit të

shkencave dhe nuk lidhej me ndonjë teori të caktuar të vetë shkencës1.

Për dallim nga neopozitivistët që traditën shkencore e identifikonin me traditën pozitive,

Popper nuk e identifikonte traditën shkencore me falsifikacionizmin. Duke qenë se shkenca

për nga aspekti teorik është plurale, që domethënë se ka dy e më tepër teori nga e njëjta

shkencë dhe të konkurrencës midis tyre, prapëseprapë duket se çdo shkencë ka diçka të

përbashkët, që përbën atë që quhet traditë. Kjo traditë bazohet në mundësinë e shqyrtimit

kritik në mënyrë të ndërsjellë të teorive: “Pika qendrore është se një diskutim kritik dhe një

krahasim i kornizave të ndryshme teorike, shkruan Popper, është gjithmonë i mundshëm”2.

Mendimin e tij mbi traditën dhe rolin e saj Popper e trajton në artikullim Towards a Rational

Theory of Tradition të vitit 1948. Vëmendja e autorit duket të jetë se cila prej dy qasjeve të

mundshme ndaj një tradite, qasja jo-kritike ose dogmatike dhe qasja kritike, duhet të përbëjë

thelbin e traditës me ç’rast bindja e Popperit është qasja e dytë, pasi që vetëm përmes qasjes

kritike “ne mund të lirohemi nga tabuja e një tradite”3 e që tregon se ai ishte i interesuar jo për

të mbetur brenda traditave, por për t’i ndryshuar ato dhe kjo, sipas tij, është e mundur në çdo

kohë: “po qe se ne provojmë, ne mund të dalim nga kornizat në çdo koh” dhe më pas ai

thekson se tradita shkencore, e cila u begatua nga grekët e lashtë, karakterizohet nga shqyrtimi

kritik i miteve, miteve siç janë edhe teoritë shkencore që krijojnë tradita4. Ajo që bie në sy nga

këto qëndrime të Popperit është se ai nuk flet për një lloj tradite por për dy lloje traditash: në

1 Për traditën pozitiviste, në antologjinë me titull Pozitivizmi logjik, është shumë përmbledhëse Hyrja editoriale e A. J. Ayer, f 3- 28. Në të

jepet jo vetëm aspekti konceptual i pozitivizmit, por edhe formimi, funksionimi dhe shtrirja e saj si traditë. 2 Lakatos & Musgrave: CaGK 1970, f. 56.

3 Popper 2002, f. 164.

4 Po aty 170.

Page 109: Doctor Hajdin Abazi

108

njërën anë tradita e cila zanafillon në çdo shkencë me një teori apo kornizë teorike dhe e cila

ka prirje të mbetet e përjetshme dhe, në anën tjetër, traditën kritike përmes së cilës të thyhet

tradita e zanafilluar nga teoritë. Këtu, gjithsesi, Popperi mbetet i paqartë, meqë nuk e sqaron

mirëfilli dallimin midis këtyre dy lloje traditash, më saktë: se si brenda një tradite të

zanafilluar nga një teori mund të funksionojë njëkohësisht edhe një traditë tjetër, ajo kritike,

dhe, për më tepër, a është e mundur kjo. Duket se të dhënat historike nuk e mbështesin gjithaq

konceptin e Popperit, pasi qe ka teori të cilat me shekuj kanë dominuar, siç është fizika e

Aristotelit fjala vjen, gjë që tregon se nuk është e mundur “në çdo kohë” të shpërthehen

traditat sikurse mendonte ai.

Në ngjashmëri me Popper, Kuhn thekson se çdo traditë lidhet drejtpërdrejt dhe

ndërkushtëzohet me teorinë, në kuptimin e tij si paradgimë. Natyrisht, ka tradita kërkimore

para-paradigmë, të cilat shuhen kur shkenca arrin pjekurinë e saj duke pranuar një paradigmë

të vetme, me ç’rast në shkenca, respektivisht në çdo shkencë të veçantë, krijohet një traditë

unike, me ç’rast ajo shërben si një përvojë unike për të gjithë ata që veprojnë brenda një

tradite. Tradita, e cila është e vetme dhe monolite e bazuar në paradigmë, i përcakton caqet,

mundësitë, por edhe kufijtë e një kërkimi shkencor. Ajo shndërrohet në strukturë edhe

psikologjike e edhe sociale të vetë shkencëtarëve. Ndaj, përkundër Popperit, sipas Kuhn

shkencëtarët nuk i qasen në mënyrë kritike traditës, por me mirëbesim.

Për dallim nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët, Kuhn ka krijuar një koncept tjetër mbi të

cilin ngrihet një traditë: tradita e enigmëzgjidhjes. Enigmëzgjidhja ka dy funksione, në njërën

anë, mundëson kërkimin shkencor duke krijuar traditën normale të bazuar në shkencën

normale e, në anën tjetër, “një traditë enigmëzgjidhëse mund të përgatisë rrugën për

zëvendësimin e vetë asaj”1, meqë paradigmës i shtjerret fuqia për të prodhuar zgjidhje

enigmash, gjë që shkaktohet pashmangshëm një krizë dhe kjo pastaj çon në ndërrimin e

paradigmave, kur, bashkë me të, zanafillon edhe një traditë tjetër, e re. Ky ndërrim është

proces mjaft i komplikuar: kur përforcohen traditat, janë të qëndrueshme dhe ndryshojnë me

vështirësi, duke u përcjellë me manifestime social-psikologjike, sikurse është kriza, shthurja

dhe ristrukturimi i bashkësisë së shkencëtarëve dhe i veprimtarisë së saj nga tradita e re. Duke

qenë të lidhura në mënyrë të ndërsjellë vartësore paradigma me traditën dhe anasjelltas,

paraqesin një kompleks të tërë, gjë që edhe e bën të vështirë ndryshimin e traditës: kjo duket

edhe më e vështirë kur, sipas Kuhn, edhe tradita e vjetër me të renë janë të

1 Lakatos & Musgrave 1970, f. 10.

Page 110: Doctor Hajdin Abazi

109

pabashkëmatshme1. Dhe vetëm kur tradita, bashkë me paradigmën, hyn në krizë, atëherë

shkencëtarët ndryshojnë qëndrimin: e shqyrtojnë në mënyrë kritike paradigmën afërsisht ashtu

sikurse thotë Popper; e me fillimin e traditës së re, sërish kthehet mirëbesimi. Kuhn, pra, e

shtroi mënyrën si lind, si forcohet, si zhvillohet dhe si shthuret një traditë dhe se si krijohet një

traditë e re në vend të së vjetrës.

Këtë pikëpamje të Kuhn e kritikoi Popper. Popper insiston të mbrojë konceptin e tij të traditës

kritike; si traditë që mundëson dhe përshpejton procesin e zhvillimit në shkencë, sado që edhe

vetë thekson nevojën për një lloj dogmatizmi ose mosheqje lehtë dorë nga teoritë shkencore.

Në kundërpërgjigje ndaj Popper, Kuhn tregon se tradita e shqyrtimit kritik është braktisur që

në antikë nga shkencëtarët dhe se që atëherë zë fill tradita e bazuar në një teori dhe

enigmëzgjidhjen që ajo mundëson, duke këmbëngulur se qasja kritike vlen atëherë kur një

traditë hyn në krizë dhe atëherë kur ajo është në proces shndërrimi2.

Në anën tjetër, Lakatos, duke kuptuar thelbin e arritjes së Kuhn, njeh fuqinë e traditës dhe,

njëlloj si ai, e lidhë atë me një teori të dhënë shkencore, përkatësisht me programin e

kërkimeve shkencore. Në fakt, tradita, në konceptin e Lakatos, nuk është aspak monolite dhe

moniste, si te Kuhn. Përkundrazi, duke qenë i lidhur me konceptin e tij pluralist, ai pohon

ekzistencën e dy e më shumë traditave njëkohësisht dhe në vazhdimësi e jo vetëm në gjendjen

e krizës, sikurse thotë Kuhn. Këto tradita konkurrojnë njëra me tjetrën. Pikërisht ekzistimi i dy

a më tepër traditave, që burojnë prej programeve të ndryshme të kërkimeve shkencore, dhe

konkurrenca midis tyre duket se e eliminon atë tronditjen e thellë që Kuhn ia atribuon

ndryshimit të një tradite3.

Në të njëjtat frekuenca me Lakatos është Feyerabend, i cili shkon edhe më tej: jo vetëm duhet

të ketë pluralitet traditash shkencore, por kjo është krejt e natyrshme dhe madje e

domosdoshme për zhvillimin e shkencës dhe jo vetëm të saj. Pluraliteti shihet si një begati

alternativash, si mundësi dhe kapacitete, që mundësojnë zhvillimin e shkencës. Këtu më së

qarti vjen në shprehje mendimi i tij të gjithçka lejohet, ku përfshihen dhe dy parimet kryesore

ai i shumësisë dhe ai i këmbëngultësisë 4 që secili ka të drejtë ta bëj për pikëpamjen e vet.

1 Kuhn: SRS, 1997, f.149 : “Tradita normale shkencore që lind (prej një revolucioni shkencor), shkruan Kuhn, është jo vetëm e

papajtueshme, por shpeshherë edhe e pabashkëmatshme me traditën e mëparshme” 2 Lakatos & Musgrave 1970, f. 6.

3 Kjo shihet qartë edhe nga shembujt në fizikën e hershme kuantike lidhur me transmetimin e dritës, duke filluar nga ai i Bohr dhe de

Broglie, që ilustron edhe pluralitetin, konkurrencën e programve rivale e, me këtë, vetëkuptohet edhe traditat e ndryshme, të bazuara në

programet kërkimore. Shih Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970, f. 140-154. 4 Lakatos & Musgrave 1970, f. 210-211.

Page 111: Doctor Hajdin Abazi

110

Sipas tij, kjo është e vetmja alternativë që shkenca të përparojë pa pengesa dhe sipas

potencialeve, vizioneve dhe konflikteve, apo shkëmbimeve të hapura, midis traditash të

ndryshme. Për Feyerabendin asgjë nuk mund të jetë përcaktues për një traditë, pasi që ato

mund dhe duhet të jenë të ndryshme1. Në këtë kuptim, edhe tradita duhet të ketë karakter

anarkist, në kuptimin e trajtimit të barabartë të çdo tradite dhe pa mbizotërim të njërës

kundrejt tjetrës, pasi që vetëm kështu çlirohet shkenca nga ngurtësia dhe ajo bëhet më efikase

e më dinamike përmes traditave të ndryshme, garës dhe konkurrencës së lirë midis tyre.

5 Roli i bashkësisë shkencore në zhvillimin e shkencës

Bashkësia e shkencëtarëve është entitet i përbërë nga shkencëtarët, dhe një bashkësi e tillë,

qoftë e vogël ose më i madh, ekziston për çdo lloj shkence, e madje ka edhe bashkësi me të

profilizuara brenda secilës shkencë. Kjo është një karakteristikë e kërkimit shkencore, e cila

kryesisht është punë ekipore.

Ajo që është e përbashkët në qëndrimet e neopozitivistëve dhe falsifikacionistëve është fakti

se sipas të dyja pozicioneve bashkësia shkencore funksionon ashtu që veprimtaria e tyre nuk

ndikohet nga fati i teorive qoftë kur verifikohen e qoftë kur përgënjeshtrohen, e as nga

hipotezat e reja që mbeten për t’u shqyrtuar shkencërisht. Bashkësia e shkencëtarëve vazhdon

të merret me hipotezat e reja, duke ndjekur të njëjtat procedura, por duke u sfiduar me

përmbajtjet e reja të tyre. Bashkësia e shkencëtarëve konsiderohet bartës i të gjitha proceseve

shkencore, të lidhura me veprimtarinë e tyre, për të provuar teoritë që merren ne shqyrtim.

Dhe struktura e tyre duket homogjene.

Për neopozitivistët komuniteti shkencor duket të jetë më tepër një ekip teknikësh

implementues që duhet t’i zbatojnë direktivat metodologjike në qasjet ndaj teorive të

ndryshme shkencore: duke ndjekur procedurat verifikuese, shkencëtarët, mbi bazën e

rezultateve të arritura, mund të marrin një qëndrim të përbashkët dhe kjo është e mundshme

pasi që komunikimi është i mundshëm midis shkencëtarëve, të cilët përdorin gjuhë të njëjtë,

përkatësisht fjalë të ngjashme për të përshkruar fenomene të ngjashme dhe pikërisht kjo

(domethënë se fjalët paraqesin kuptimin e asaj që përshkruhet) tregon se propozicionet

1 Koncepti anarkist i Feyerabendit nuk kufizohet vetëm në kuadrin e traditës shkencore, por ai mendon se të gjitha traditat pa dallim (

teologjike, mistike etj.) duhet të lejohen dhe të trajtohen me barazi, pa privilegjuar traditën shkencore. Traditën e enigmëzgjidhjes së Kuhnit

e kundërshton Feyerabend (Lakatos & Musgrave 1970: 199-201), pikërisht për faktin se kjo lloj veprimtarie, qoftë edhe indirekt, i paraqet

traditat tjera si joshkencore, që nënkupton se ato nuk kanë vlera të mirëfillta.

Page 112: Doctor Hajdin Abazi

111

shkencore, të kuptuara si propozicione vëzhguese dhe që referojnë te fenomene të caktuara,

kanë karakter intersubjektiv1, gjë që paraqet bazamentin e komunikimit midi shkencëtarëve.

Bashkësia e shkencëtarëve ka të bëjë me organizimin e procedurave kërkimore, qofshin ato

përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë në natyrë e qoftë përmes organizimit të eksperimenteve.

Rezultati nuk përcaktohen nga shkencëtarët, por nga ballafaqimi midis asaj që thotë një teori

dhe asaj që tregon vëzhgimi, dhe puna e shkencëtarëve duket se kulmon me konstatimin e e

asaj që e tregon përvoja - verifikimin ose përgënjeshtrimin e pohimeve. Këtu dhe me kaq

përfundon angazhimi i shkencëtarëve sipas pikëpamjes neopozitiviste.

Për dallim, Popperi i atribuon një rol më aktiv bashkësisë shkencore. Sipas tij, kjo bashkësi ka

rol vendimtar për të përcaktuar se çka do të pranohet si pohim empirik dhe me këtë edhe çka

do të pranohet si provë; përkatësisht se çka do të pranohet, fjala vjen, si pohim singular

(bazik), përmes të cilit do të mund të përgënjeshtrohet një pohim universal. Kështu,

falsifikacionizmi pranon një pjesë të konvencionalizmit2, porse të bazuar në një burim

empirik, i cili pastaj funksionon si parametër vlerësues.

Më tej, Popper thekson se sado që një teori mund të provohet e përgënjeshtruar, flakja e saj

apo jo, varet përfundimisht nga vendimi i bashkësisë shkencore, por ky vendim është

metodologjik3, që domethënë se mbështetet në provat përgënjeshtruese që janë dëshmuar.

Duket se edhe Popper, njëlloj si neopozitivistët, mendon se shkencëtarët, as individualisht e as

si kolektiv, nuk ndikohen nga falsifikimi i teorive të tyre, edhe kur ndonjëri mund të jetë

krijues i saj.

Ngjashmëria midis pozitivistëve dhe falsifikacionistëve lidhur me bashkësinë shkencore

qëndron në faktin e këndvështrimit të njëjtë: nga pikëpamja logjike. Kjo i bën ata që

bashkësisë të mos i atribuojnë ndonjë rol tjetër përveç praktikës dhe veprimtarisë shkencore,

thjesht si ndjekje të procedurave ose teknikave që i përcakton metodologjia.

Megjithëse edhe neopozitivistët e edhe falsifikacionistët e dinë se kërkimi shkencor bëhet në

ekipe ose nga bashkësia shkencore, do të jetë Kuhn ai i cili do të parashtrojë një spektër më të

gjerë, mbase edhe gjithëpërfshirës lidhur me rolin dhe rëndësinë e bashkësisë shkencore, jo

vetëm lidhur me kërkimin shkencor, por me gjithçka që lidhet me zhvillimet në shkencë.

1 Ayer 1959, f. 9.

2 Shih Lakatosh në Lakatos & Musgrave CaGK, 1970, f. 104-106.

3 Popper, 2002, f. 92, shkruan “një vendim i arritur në pajtim me një procedurë të drejtuar nga rregullat”.

Page 113: Doctor Hajdin Abazi

112

Sipas Kuhn, nëse do të kërkohej ndonjë themel i qëndrueshëm për shkencën, atëherë ai mund

të jetë vetëm një: bashkësia shkencore. Krejt veprimtaria shkencore lidhet me të, buron prej

tij, konstruktohet, forcohet dhe shndërrohet në kërkim shkencor. Kjo bashkësi është krijuese e

paradigmave, është implementuese e tyre, si dhe, në fund të fundit, gjykatëse e tyre, pasi që

është pikërisht kjo bashkësi e shkencëtarëve që merr vendim për braktisjen e një paradigme

dhe për pranimin e paradigmës tjetër.

Bashkësia shkencore nuk është aq mekanik dhe ngrutë mendon Kuhn, madje është krejt e

kundërta: bashkësia, si strukturë me karakter social, ka hierarkinë e vet, e cila, bazohet dhe

është e lidhur pandashëm me paradigmën dhe me fatin e saj. Ndaj, kur një paradigmë ngecë

dhe futet në krizë, në të vërtetë futet në krizë komplet edhe vetë bashkësia e shkencëtarëve,

sepse futet në krizë struktura e saj social-psiokologjike, në radhë të parë bartësit kryesorë dhe

drejtuesit e bashkësisë, ata që konsiderohen si aturotitete udhëheqëse. “Një paradigmë, -

shkruan Kuhn, para së gjithash, drejton jo aq fushën sesa grupin e atyre që e ushtrojnë atë”1.

Pikërisht për këtë ndryshimi i një paradigme është një ndërmarrje komplekse dhe shumë e

ndërlikuar, pasi që, bashkë me paradigmën e re, gjithçka reformohet dhe ndryshohet: pozitat

udhëheqëse, autoritetet, përfitimet, pesha dhe ndikimi i tyre; me fjalë të tjera, bëhet

ristrukturimi hierarkik.

Duke qenë se kërkimi shkencor është punë ekipore, bashkësia e shkencëtarëve ka një rol

vendimtar për fatin e shkenës: mbi gjithçka tjetër, më e rëndësishmja për vetë shkencën është

ruajtja e unitetit të bashkësisë së saj dhe, në fund të fundit, ky është kriteri përcaktues dhe më

i rëndësishmi, madje edhe si kusht, që të mund të arrihet ndërrimi i paradigmave2. Vendimi i

bashkësisë nuk bëhet mbi baza metodologjike apo të ndonjë standardi tjetër, përveçse të

unitetit të komunitetit.

Le të kujtojmë pikëpamjen e Kuhn mbi pabashkëmatësinë e dy paradigmave konkurruese, me

ç’rast komunikimi i shkencëtarëve, duke mos pasur një gjuhë të përbashkët vëzhguese,

respektivisht duke i atribuuar semantikë të ndryshme fjalëve të njëjta, vështirësohet ose

shkëputet, sa ata mund të përdorin një fjalë të njëjtë, por të mendojnë e të kuptojnë gjëra krejt

të ndryshme. Kjo konteston dhe minon çdo standard mbi ose jsahtëparadigmatik dhe prandaj

shkencëtarëve nuk u mbetet rrugë tjetër për të ndjekur, përveçse përcaktimit për një

paradigmë rreth të cilës do të mund të rikthehej uniteti i bashkësisë shkencore.

1 Kuhn 1997: SRS, f. 246.

2 Po aty “Shkenca normale dhe revolucionet, që të dyja janë veprimtari, të cilat mbështeten te komunitetet”

Page 114: Doctor Hajdin Abazi

113

Me pikëpamjen e Kuhn mbi rolin e bashkësisë shkencore nuk pajtohen Lakatos dhe

Feyerabend. Që të dy kanë të përbashkët atë që e mohon Kuhn: pluraliteti i programeve të

kërkimeve shkencore dhe konkurrenca midis tyre krijon edhe ekipe të ndryshme brenda të

njëjtës bashkësi shkencore. Aspektet social-psikologjike pranohen se janë të pranishme, por jo

me atë dramacitet që e përshkruan Kuhni: për vetë faktin se ekipi i shkencëtarëve vendos të

braktisë teorinë mbi të cilën e bënte kërkimin shkencor dhe t’i bashkangjitet një ekipi tjetër

sikur vetëkuptohet se ata përfshihen në një strukturë të caktuar me hierarki sociale.

Përderisa për Kuhnin shkencëtarët nuk kanë ndonjë standard për t’u orientuar, sipas Lakatosit

shkencëtarët e kanë standardin e përparimit dhe të zvetnimit të teorisë sipas të cilit mund të

përcaktohen; e se si do të bëhet kjo, duket se më shumë varet individualisht, pasi që shkenca

mundet të funksionojë edhe pa unitetin e bashkësisë ashtu si e mendonte Kuhn; e madje, vetë

natyra e kësaj bashkësie është plurale për nga teoritë me të cilat angazhohen ekipet e

shkencëtarëve në kërkimet e tyre: nuk pengon asgjë pse, fjala vjen, ndonjë shkencëtarë mund

të vazhdojë të merret edhe më tej me teorinë që e braktisin të tjerët.

Lakatos sjellë diçka të re: shkencëtarët, në përgjithësi, nuk janë aq përjashtues dhe aq të

izoluar, sikurse besonte Kuhn, por është krejt e kundërta: ata mund të jenë të angazhuar në të

njëjtën kohë nëpër programe të ndryshme kërkimore rivale, që domethënë të jenë pjesëtarë të

ekipeve të ndryshme kërkimore brenda bashkësisë shkencore, e madje ndodhë, kur nga

konkurrenca të triumfojë njëra teori, njihen rezultatet dhe bashkohen me rivalët1.

Duke u bazuar në ato që i konsideron se arritje të Kuhnit – mungesën e standardeve që do t’u

ndihmonin shkencëtarëve për t’u përcaktuar në vendimmarrjen e tyre lidhur me një teori, si

dhe në ato të Lakatos mbi pluralitetin teorik dhe të ekipeve që i zhvillojnë kërkimet e tyre

sipas teorive që u pëlqejnë atyre, si dhe faktin se besimi te përparimi i teorisë tjetër nuk është i

detyrueshëm dhe se ai varet prej konsideratave individuale, Feyerabend shpalos pikëpamjen e

tij: e zhvesh rolin dhe veçantinë e bashkësisë shkencore. Për të, çdo ekip kërkimor, çdo grup

shkencëtarësh që beson dhe e zhvillon veprimtarinë sipas një teorie që e besojnë, pavarësisht

se ç’mund të mendojnë të tjerët, është legjitim dhe do të duhej të kishin të drejtë ta bënjnë

këtë2. Kështu, ai angazhohet kundër diskriminimit dhe për barabarësi. Kjo vetëm sa do të

1 Siç iu bashkua programit të Bohr rivali i tij eksperimentatori i njohur Fowler. Shih Lakatos & Musgrave: CaGK, 1970: 149, sh. 4; Po aty F.

172, sh. 1. 2 Madje, për të demitizuar veçantinë e komunitetit shkencor, Feyerabend e barazon atë me komunitetet fetare, magjistarët, woodoo etj.

Page 115: Doctor Hajdin Abazi

114

ndikonte në rritjen e lirisë, të potencialeve të shkencës dhe të dinamikës kërkimore brenda

shkencës.

6 Problemi i përcaktimit të fushëveprimit themelor të shkencës

Objekt preokupimesh dhe trajtimesh për epistemologët racionalistë u bë edhe ajo e

përcaktimit të fushëveprimit themelor, me fjalë të tjera se me se duhej të merrej shkenca,

përkatësisht se cili ishte angazhimi konkret praktik i shkencëtarëve në kërkimin e tyre.

Neopozitivistët besonin se shkenca duhej të merrej me një veprimtari të kombinuar teoriko-

empirike: (i) hjerrja e teorive shkencore nga pohimet me karakter spekulativ ose metafizik, të

cilat ishin pohime të pakuptimta dhe që s’u hynin gjë në punë shkencëtarëve; (ii) përcaktimi i

pohimeve të kuptimta, përkatësisht gjetja e propozicioneve sintetike dhe kontrollimi i tyre të

brendshëm lidhur me qëndrueshmërinë dhe lidhjen logjike, (iii) ballafaqimi i tyre me përvojën

për të përcaktuar cilat prej tyre ishin të vërteta, si dhe (iv) bashkangjitja e pohimeve të

verifikuara korpusit të pohimeve të vërteta shkencore. Përmes (i) shkenca spastrohej nga

pohimet e pakuptimta (metafizike) dhe (ii) merrnin formën e duhur për të vazhduar më tej në

kërkimin shkencor, ashtu që (iii) ndërmerrej veprimtaria ballafaquese, qoftë përmes vëzhgimit

e qoftë përmes eksperimentit dhe prej andej përcaktohej statusi i pohimeve, prej të cilave, ato

që verifikoheshin, fitonin (iv) statusin e të vërtetës shkencore dhe i bashkoheshin korpusit të

të vërtetave shkencore. Kështu, po qe se duam ta paraqesim skematikisht mund të thuhet se

kërkimi shkencor fillonte me (i) dhe përfundonte me (iv), e mandej procesi i kërkimit

vazhdonte sipas të njëjtës procedurë dhe teknikë të kërkimit kundrejt pohimeve të tjera të

kuptimta.

Popper me shumëçka pajtohej por edhe kundërshtonte neopozitivistët. Mund të thuhet se ai

pajtohej me (ii) dhe (iii), të paktën në parim, kurse kundërshtonte (i) e (iv) e shihte ndryshe.

Ai nuk mendonte se veprimtaria shkencore duhej të përqëndrohej në spastrimin e teorive

shkencore nga aspektet metafizike, sepse këto ishin programe të denja për të orientuar

kërkimin shkencor. Përderisa më (iii) pajtohej si ndërmarrje e përcaktimit të vërtetësisë,

dallonte diametralisht lidhur me objektivin: shkencëtarët duhej të angazhoheshin për të

përgënjeshtruar teoritë e tyre shkencore. Në vend të (iv) të neopozitivistëve, Popper

konsideronte se çdo teori e re, për të qenë më e mirë dhe më e avancuar, duhej të përmbante të

Page 116: Doctor Hajdin Abazi

115

gjitha të arriturat e teorisë pararendëse. Për ta përmbushur misionin e tyre shkencor,

përgënjeshtrimin e teorive, shkencëtarët mundnin në çdo kohë të kritikonin çdo teori, me

qëllim që të gjenin mungesë të lidhjes logjike dhe paqëndrueshmëri, që, nëse janë të

pariparueshme, t’i flaknin si të rreme, duke kërkuar kundërvënien e ndonjë pohimi singular

ndaj pohimit universal; mandej, ballafaqimi me përvojën ose organizimi i eksperimenteve në

përgjithësi e deri te ai vendimtar në veçanti duhej të dizajnoheshin ashtu që të

përgënjeshtronin teorinë që u qëndronte përpjekjeve për t’u përgënjeshtruar.

Një pikëpamje shumë më të ndryshme do ta shpalosë Kuhn. Përgënjeshtrimin ose verifikimin

ai i konsideronte vetëm si dukje, por jo si thelb. Sipas tij, veprimtaria shkencore

karakterizohet nga dy objektiva: (i) krijimi i një paradigme të re kur ajo mungon ose kur

ekzistuesja futet në krizë, dhe (ii) kërkimi shkencor shquhet për enigmëzgjidhje. Pa (i) nuk

mund të ketë (ii) në kuptimin e mirëfilltë shkencor të fjalës, ndaj dhe parakushti është krijimi i

(i) e pasi të bëhet kjo, atëherë kërkimi shkencor karakterizohet nga artikulimi i (i). Çdo teori e

re ka mangësi, zbrazëtira, mungesa, paqartësi dhe ndonjë aspekt tjetër që tregon nevojën për

përplotësim, të cilat me një fjalë i quan enigma, e kërkimi shkencor duhet të karakterizohet

pikërisht nga marrja me zgjidhjen e këtyre enigmave. Rezultati i veprimtarisë

enigmëzgjidhëse duhet të jetë përafrimi i realitetit me paradigmën dhe rritja e

përputhshmërisë midis tyre. Vetëm kur paradigmës i pushon forca heuristike për të çuar në

zgjidhjen e enigmave, atëherë shkencëtarët e ndërrojnë objektivin e tyre, dhe për disa parësore

bëhet konstruktimi i një teorie tjetër paradigmatike, gjë që mund të rezultojë me një ose disa

sosh dhe këto hyjnë në konkurrencë me njëra-tjetrën, për t’u pranuar në fund vetëm njëra prej

tyre e të tjerat flaken, dhe kështu përsëri rinisë veprimtaria enigmëzgjidhëse.

Lakatos e shfaq një pikëpamje tjetër se me se duhet të merret shkenca. Njëlloj si Kuhn, edhe

ky mendon se veprimtaria kërkimore përcaktohet nga teoria, përkatësisht programi i kërkimit

shkencor. Mirëpo, ai i përkufizon shumë qartë dy aspektet e kërkimit shkencor: (i) rritja

përmbajtësore teorike dhe (ii) rritja empirike, ashtu që (i) duhej të rezultonte në (ii). Të dyja

këto aspekte, në fund të fundit, shkriheshin në një objektiv të vetëm, atëherë kur ato do të

ishin të suksesshme, në zbulimin e fkateve të reja. Me fjalë të tjera, objektivi kryesor me se

duhej të merrej shkenca ishte zbulimi i fakteve të reja. Në funksion të kësaj dhe përmbushjes

së këtij objektivi, lejohej të ndërmerrej gjithë ç’të konsiderohej e nevojshme nga shkencëtarët

për ta mbajtur përparues një program: ndryshimi e modifikimi ose flakja dhe krijimi i teorive

të reja të veçanta në kuadër të serive teorike, e madje edhe vetë ndonjë seri teorike, vetëm e

Page 117: Doctor Hajdin Abazi

116

vetëm të zbulohej ndonjë fakt i ri. Dinamika e zbulimit të fakteve të reja ruhej përmes

pluralitetit dhe konkurrencës së programeve.

Nga ana tjetër, Feyerabend nuk pajtohet as me Kuhn e as me Lakatos dhe i kundërshton që të

dy. Feyerabend nuk pranonte në parim asgjë konkrete si karakteristikë për veprimtarinë

shkencore, sepse kështu dukej se shterpëzohej begatia dhe laryeshia e karakterit të

veprimtarisë shkencore. Ai gjeti një term për të mbuluar të gjitha ato që për shkencëtarët

konsideroheshin të rëndësishme, varësisht nga natyra e kërkimit dhe nga disiplina shkencore;

ky term ishte: rezultati. Qëllimi i kërkimit shkencor, pra, duhej të ishte arritja e rezultatit, e se

çka kuptohej me rezultat, varej nga angazhimi, interesimi dhe preokupimi i shkencëtarëve; e

kjo mund të ishte një intepretim adekuat, një shpjegim i denjë, një zbulim, një arritje, zgjidhja

e një problemi e kështu me radhë.

7 A ka shkenca ndonjë qëllim?

Shkencat, varësisht prej domenit dhe prej disiplinës, merren me studimin e realitetit, – qoftë

atij fizik, biologjik a shoqëror, si në planin makro ashtu edhe në atë mikro, të cilin shpesh e

quajmë botë; përkatësisht me studimin e ndonjë segmenti të saj apo të tërësisë së saj; të

realitetit jo thjesht vetëm si duket, por edhe si strukturë.

Studimi i këtij realiteti apo i botës, nga shkencat e ndryshme, ka një objektiv kryesor: të

kuptuarit e të shpjeguarit adekuat, që me një emër quhet njohje. Përderisa pajtohen lidhur me

njohjen si synim kryesor i shkencave, epistemologët racionalistë shprehin dallime të mëdha

lidhur me qëllimin që duhet të ketë shkenca – përkatësisht për prodhimin e saj final, dijes

shkencore.

Për shembull, realiteti apo bota, ashtu sikurse është në të vërtetë, konsiderohet si e vërtetë

objektive, meqë ekziston pavarësisht prej njeriut dhe mund të konstatohet intersubjektivisht –

të paktën kështu besojnë neopozitivistët dhe falsifikacionistët. Mirëpo, prej kësaj, ata nxjerrin

përfundime të ndryshme mbi qëllimin e shkencës.

7.1 Shkenca si njohje e të vërtetës

Page 118: Doctor Hajdin Abazi

117

Njohja e së vërtetës është strumbullari i pikëpamjeve neopozitiviste dhe ata besonin se

pikërisht këtë njohje të së vërtetës kishte për qëllim shkenca, koncept ky të cilin ata e kishin

trashëguar nga themeluesi i pozitivizmit, Auguste Comte.

Comte kishte një koncept bukur të matur dhe të ekuilibruar mbi mundësitë e njohjes nga ana e

shkencës: realiteti, në kuptimin absolut të fjalës, nuk mund të njihet, madje e konsideronte atë

si të paarritshme për njohjen shkencore. Ai pohon se njohja shkencore ka karakter relativ,

ndaj insistonte që shkenca duhet t’i parashtronte vetes detyra të arritshme, sikurse është, fjala

vjen, njohja e fenomeneve; por, ai mendonte se nuk garantohet mundësia që të njihen të gjitha

fenomenet e madje as mundemi të arrijmë njohuri të plotë për ndonjë fenomen të veçantë1.

Neopozitivistët e konkretizuan këtë: njohja shkencore mund të arrihet pjesë-pjesshëm dhe

gradualisht, por në mënyrë të vazhdueshme. Kjo njohje ndiqte këtë rrjedhë: një propozicion

sintetik, domethënë një fjali që shprehte diçka lidhur me realitetin, mund të ballafaqohej me

përvojën dhe prej saj, përmes vëzhgimeve ose eksperimenteve, të konstatohej vërtetësia e tij;

nëse përvoja nuk e konfirmonte, ai flakej si i rremë; nëse përvoja e konfirmonte, domethënë

nëse ndodhte fakti sikurse thoshte Schlick2, propozicioni konsiderohej si i verifikuar, që

domethënë përputhja e saj me përvojën, me atë që ekzistonte, dhe, në instancë të fundit, edhe

si një e vërtetë konkrete, respektivisht si një njohje e një pjese të realitetit. Dhe Schlick,

ndodhjen e faktit, e konceptonte si vërtetim përfundimtar të pohimit shkencor. Këto të vërteta

të pjesëshme i shtoheshin korpusit të të vërtetave shkencore, të cilat, sa më shumë që

grumbulloheshin e shtoheshin, paraqisnin një njohje gjithnjë më të madhe të së vërtetës,

përkatësisht të realitetit.

7.2 Shkenca si përafrim ndaj të vërtetës

Njohja e realitetit apo e botës konceptohej krejt më ndryshe nga falsifikacionistët. Popperi

mendonte se shkenca ishte e orientuar kah njohja e së vërtetës, mirëpo jo ashtu sikurse e

pandehnin neopozitivistët.

1 Comte 1844, f. 17.

2 Ayer 1959, f. 56.

Page 119: Doctor Hajdin Abazi

118

Konceptin e tij mbi qëllimin e shkencës e parashtron Popper kështu: “detyra e shkencës është

kërkimi i së vërtetës, domethënë i teorive të vërteta”1.2 Dhe kuptimi i së vërtetës për Popperin

është i lidhur me konceptin e Tarskit3 për idenë e të vërtetës si pasqyrim i faktit.

Sidoqoftë, ajo që e karakterizon konceptin e Popperit është se kjo e vërtetë është e

paarritshme4. Atëherë, në ç’kuptim thotë Popper se detyra e shkencës është kërkimi i së

vërtetës apo i teorive të vërteta? Përse dhe ç’i duhet kjo shkencëtarëve, po qe se vetë e vërteta

qenka e paarritshme? Këto dhe pyetje të tjera të ngjashme shfaqen kur ndeshesh me këtë

koncept të Popperit.

Shpjegimi i Popperit është ky: ideja e së vërtetës, sado e parritshme, ka karakterin e një ideje

rregulluese, e që merr kuptim vetëm kur lidhet me problemet shkencore. Dhe ai shkruan: një e

vërtetë...bëhet pjesë e shkencës, vetëm kur ajo është përgjigje për një problem, një problem të

vështirë, të begatë dhe deri diku të thellë5. Thelbi i kësaj është se, vetëm duke pasur parasysh

idenë e së vërtetës, mund të flitet në mënyrë të kuptimtë për gabimet dhe për shqyrtimin kritik

të teorive, qëllimi i së cilës është “për të zhbiruar gabimet, me synim serioz që të shmangim sa

më shumë syresh të jetë e mundur, që t’i afrohemi më shumë së vërtetës”6. Më konkretisht ai

shkruan “duke gjetur se hipoteza jonë ishte e rreme, do të mësojmë më shumë për të vërtetën

dhe do t’i afrohemi më afër të vërtetës7.

Tërë këtë ndoshta më së miri e shprehë metafora e alpinistit ashtu sikurse e paraqet Popperi:

“statusi i të vërtetës në kuptimin objektiv, si ngjashmëri ndaj fakteve, dhe roli i saj si parim

rregullues, mund të krahasohet me atë të një maje mali, e cila vazhdimisht, ose pothuaj

vazhdimisht, është e mbuluar me re. Alpinisti, jo vetëm mund të ketë vështirësi për të vajtur

atje, por edhe mund të mos dijë se kur mbërrin në majë, sepse ai mund të mos e dallojë dot,

duke qenë brenda reve, majën kryesore nga ndonjë majë tjetër më të ulët. Megjithatë, kjo nuk

1 Popper, v.z.: f. 185.

2 Kërkimi i së vërtetës dmth i teorive të vërteta duket si një ngatërrim konceptual i Popperit, mirëpo duhet kuptuar ndryshe: se përmes teorive

të vërteta arrihet deri te njohja e së vërtetës. 3 Alfred Tarski (1901 – 1983), logjicien dhe matematikan polak. Vepra më e njohur për fushën e epistemologjisë: Pojęcie prawdy w językach

nauk dedukcyjnych (Koncepti i të vërtetës në gjuhët formale) (1933), në anglisht botohet me titullin: Logic, Semantics, Metamathematics: :

Papers from 1923 to 1938 by Alfred Tarski, Corcoran, J., ed. Hackett. 1st edition edited and translated by J. H. Woodger, Oxford Univeristy

Press (1956). Teoria e tij mbi të vërtetën është kjo: ‘p’ është e vërtetë vetëm dhe vetëm nëse p, e konkretizuar kjo domethënë: “Bora është e

bardhë” vetëm dhe vetëm nëse bora është e bardhë. 4 Popper ishte i ndikuar drejtpërdrejt nga Ksenofani i cili thoshte “të vërtetën e sigurt, askush nuk e ka njohur,/ As do ta njohë”, shih Popper,

v.z., f. 29; dhe nga Herakliti i cili thoshte: Nuk është në natyrën ose karakterin e njeriut, që të zotërojë dijen e vërtetë, Po aty, f. 30. 5 Po aty

6 Po aty

7 Po aty, f. 187.

Page 120: Doctor Hajdin Abazi

119

ndikon në ekzistencën objektive të majës dhe në qoftë se alpinisti na thotë ‘dyshoj nëse arrita

majën e vërtetë’, atëherë ai rrjedhimisht e njeh ekzistencën objektive të majës”1.

7.3 Shkenca nuk ka ndonjë qëllim

Krejt ndryshe mendon Kuhn. Nëse flasim për një realitet që ekziston jashtë nesh dhe

pavarësisht nga ne - këtë e pranon sepse flet për natyrën: teoria, në kuptimin e tij paradigma,

shkruan ai, sado që e kufizon fushëveprimin, megjithatë “i detyron shkencëtarët të hulumtojnë

ndonjë pjesë të natyrës me imtësi dhe thellësi...2.

Ky hulumtim i natyrës nga ana e shkencëtarëve merr një pamje tjetër: veprimtaria normale e

shkencëtarëve, e drejtuar nga paradigma, paraqet “një orvatje për ta detyruar natyrën të

derdhet në kallëpet e paraformuara dhe relativisht të ngurrta që ofron paradigma”3. Duket se e

e vërteta nuk është natyra, po paradigma: për dallim nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët

që mendonin se duhet shikuar përputhshmëria e teorive me natyrën, Kuhni mendon se

shkenca paraqet angazhimin për ta përputhur natyrën me paradigmën, ose, po të shprehemi

ndryshe, mund të thuhet se bëhet “harmonizimi i fakteve me teorinë”4.

Duket se Kuhn, për dallim nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët, mendon se vetë natyra, p

i natyrës rkat i natyrës sisht percepcioni i saj është e lidhur pandashëm me paradigmën: ndaj

dhe kur ndryshojnë paradigmat, jo vetëm bëjnë shndërrime teorike në shkencë, por “në një

farë kuptimi ato shndërrojnë botën”5. Rrjedhë se paradigmat janë jo vetëm pjesë përbërëse të

shkencës, por ato janë po ashtu edhe pjesë përbërëse të natyrës6

, sepse ndryshimi i

paradigmave i bën shkencëtarët të perceptojnë ndryshe botën dhe ky ndryshim është aq i

madh sa që, sikurse shprehet ilustrativisht Kuhn, ato që më parë dukeshin pata, tash

1 Po aty, f. 180.

2 Kuhn: SSR, 1997, f. 47.

3 Po aty, f. 46.

4 Po aty, f. 59.

5 Po aty, f. 153.

6 Po aty, f. 157.

Page 121: Doctor Hajdin Abazi

120

shëmbëllejnë të jenë lepuj1, sepse, fjala vjen, kur në shkencë dominon një paradigmë e re,

shkencëtarët jetojnë në një bote tjetër2.

Më tej, ai shpalos qëndrimin të tij lidhur me konceptin e së vërtetës: “na duhet të heqim dorë

nga nocioni, i drejtpërdrejtë apo i nënkuptuar, se ndryshimet e paradigmës, i ofrojnë

shkencëtarët dhe ata që mësojnë prej tyre, gjithnjë e më pranë së vërtetës”3. Sipas Kuhn,

zhvillimi i shkencës duhet të jetë i ngjashëm me evolucionin darvinist me përzgjedhje

natyrore: jo sipas një qëllimi ose drejt një qëllimi, por sipas kushteve të brendshme të vetë

bashkësisë shkencore: konflikti midis pjesëtarëve të këtij komuniteti për të gjetur zgjidhje për

problemet me të cilat ballafaqohet është rruga më e mirë në ushtrimin e shkencës, dhe kjo çon

drejt së ardhmes së saj4.

Kuhni pohon se i tërë procesi i zhvillimit të shkencës, në ngjashmëri me evolucionin

biologjik, mund të jetë zhvilluar “pa ndihmën e ndonjë pikësynimi të vënë, për të arritur një të

vërtetë shkencore të ngulitur një herë e mirë, çdo stad i të cilit në zhvillimin e njohjes

shkencore ofron modelin më të mirë”5. Me fjalë të tjera, Kuhn parashtron pikëpamjen e tij se

shkenca nuk ka nevojë fare për nocionin e së vërtetës dhe se nuk është qëllimi i saj arritja e

ndonjë të vërtetë, ndaj ai shkruan: për mua, shkruan Kuhni, “zhvillimi i shkencës, ngjashëm

me evolucionin biologjik, është i njëdrejtimshëm dhe i pakthyeshëm”6.

Lidhur me teoritë, përkatësisht vërtetësinë e teorive, Kuhn thotë se do të mund të pajtohej për

këtë me Popper po qe se është fjala që shkencëtarët e një bashkësie, të cilët përqafojnë një

teori/paradigmë, e dinë se cilat teste të eksperimentit janë të vërteta, e cilat të rreme po qe se

ato zbatohen korrekt, dhe cilat janë ende të atestuara; po të ishte kështu, ai do të mund të

pajtohej me Popperin kur ky thotë se secila teori besohej të ishte e vërtetë në kohën e saj, por

më vonë braktiset si e rreme7. Përveç kësaj, “është edhe një hap tjetër, ose një lloj hapi, që

shumë epistemologë duan ta bëjnë dhe unë e refuzoj” shkruan Kuhn dhe vazhdon: ata duan

“t’i krahasojnë teoritë si reprezentuese të natyrës, si pohime lidhur me atë se ‘çka është reale

1 Po aty, f. 159-160.

2 Po aty, 166. Konkretisht Kuhn shkruan se pas teorisë së Kopernikut, astronomët jetuan në një botë tjetër.

3 Po aty, f. 234.

4 Kuhn: SSR, 1997, f. 235-236.

5 Po aty, f. 237.

6 Lakatos & Musgrave: CaGK ,1970, f. 246.

7 Po aty, f. 264.

Page 122: Doctor Hajdin Abazi

121

atje’”1. Sepse po qe se asnjë teori në aspektin historik nuk është e vërtetë, atëherë është e

pakuptim që të shihet sikur teoria e re është më e përafërt me të vërtetën, duke shprehur

kështu kundërshtimin e drejtpërdrejtë me pikëpamjen e Popperit lidhur me atë se teoritë e reja

i afrohen më afër të vërtetës.

E vërteta, njëlloj si prova, mund të jetë një term me një përdorim vetëm brenda-teoretik, pasi

që nuk ka një gjuhë neutrale lidhur me vëzhgimet të cilën njëlloj ta përdorin teoritë

konkurruese. E ngatërrimi shkaktohet nga se termi i së vërtetës përdoret rregullisht thua se

transferi nga konteksti brenda- te ndvr-teoretik nuk ka asfarë dallimi2.

Kështu, Kuhn hedhë tezën se shkenca mundet njëlloj të veprojë edhe pa konceptin e së

vërtetës as sipas neopozitivistëve e as sipas falsifikacionistëve; thjesht shkenca nuk ka nevojë

për të që të jetë shkencë.

Kjo pikëpamje e Kuhnit bie ndesh me ato të neopozitivistëve dhe falsifikacionistëve, por

duket se as Lakatos e Feyerabend nuk pajtohen, sado që këta janë mjaft të paqartë sa i përket

vetë çështjes.

Lakatos, fjala vjen, parametër të përparimit ose jo e ka zbulimin e fakteve të reja, e kjo, po qe

se zbërthehet, domethënë se faktet ndodhen atje, në realitet ose në botë, dhe shkenca e ka për

qëllim njohjen e tyre, përmes së cilës e njeh një pjesë të realitetit. Deri këtu duket sikur

gjithçka më tepër përputhet me konceptet neopozitiviste; mirëpo, çfarë ndodhë me teoritë e

tjera, përkatësisht me programet e tjera të kërkimit shkencor: a i përmbajnë ato këto fakte të

reja apo jo, a inkorporohen në to apo ku mbeten ato. Në këtë aspekt, duket se Lakatos më

shumë ngjanë me Popper, sepse duket që arritjet më të qëndrueshme duhet t’i përmbajë

programi i ri i kërkimit shkencor dhe kështu ruhet vazhdimësia.

Në anën tjetër, Feyerabend e kritikon Kuhnin se e ka zhveshur shkencën nga thelbi i saj, duke

e hequr objektivin e së vërtetës3. Ai konsideron se shkenca është rrugë e njohjes së të vërtetës

dhe realitetit4. Por është krejt e paqartë se si mund të njihet nga Feyerabend kjo e vërtetë, kur

ai konsideron çdo teori shkencore si të drejtë e legjitime, mjafton që grupi i shkencëtarëve të

1 Po aty, f. 265.

2 Kuhn në Lakatos & Musgrave: CaGK, f. 266.

3 Feyerabend në Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f.201.

4 Feyerabend 1993, f. 8.

Page 123: Doctor Hajdin Abazi

122

mendojë ashtu; aq më tepër kur ai nuk ka se si të arrijë të shquajë të vërtetën nga jo e vërteta,

e pavërteta ose edhe rremja.

8 Demistifikimi i të vërtetës dhe shkenca si autonome

Sikurse që shihet nga sa u parashtrua deri këtu, epistemologët racionalistë jo vetëm janë

dallime të thella, por edhe këndvështrime të ndryshme lidhur me të gjitha aspektet e

mësipërme.

Mospajtimet midis tyre shprehin qëndrimet dalluese që shkojnë duke u thelluar. Përpjekja

neopozitiviste për të eliminuar negativisht metafizikën nga shkenca, do të kishte për pasojë,

sikurse me të drejtë kishte vërejtur Popper, eliminimin e vetë shkencës, qoftë për shkak të

nevojës së saj për formulime abstrakte (pohimet universale, ligjet), qoftë për shkak se një teori

pa dhënë një pamje se si duket realiteti ose një pjesë e saj, do të dukej shumë e shqullët dhe

nuk do të luante rolin rrëfyes për kërkimet shkencore, por, mbase, edhe do t’u jepte fund

zbulimeve shkencore. Përtej përdorimit gjuhësor të Popper, Kuhn e kthen metafizikën në rolin

përcaktues të saj në shkencë, si pjesën më vizuale të saj, respektivisht të entiteteve në botë, me

çka pajtohet Feyerabend. Kurse Lakatos e eliminon fare metafizikën – një mënyrë pozitive e

eliminimit duke e shkrirë metafizikën me bërthamën e fortë të çdo teorie shkencore.

Ngjashëm me Kuhn, Feyerabend thekson se janë ndryshimet e komponentës filozofike

(metafizike) ato të cilat bëhen më të dukshme, sepse ndryshojnë konceptualisht tërë teorinë.

Njëlloj edhe me traditën shkencore. Asaj i atribuojnë role të ndryshme. Neopozitivistët e

konsideronin si karakteristike një traditë uniforme për të gjitha shkencat – tradita pozitiviste e

cila mbështetej në përpjekjet për cerifikimin e pohimeve të kuptimta. Popper fliste për një

traditë tjetër – atë të shqyrtimit kritik. As njëra e as tjetra, megjithatë, nuk ishin të plota.

Konceptin në mënyrë më të plotë do ta parashtrojë Kuhn, sado që edhe ai duket se ka të meta:

tradita monolite e moniste në formë mbizotërimi për periudha të gjata historike. Kur tranden

këto themele, gjithçka futet në krizë: shkenca dhe ushtruesit e saj. Mirëpo këtë dramacitet nuk

e shohin në atë përmasë Lakatos dhe Feyerabend, të cilët mendojnë se shkenca zhvillohet

përmes një pluraliteti traditash dhe konkurrence midis tyre, gjë që krizat, nëse ka të tilla, janë

aq të lehta, sa nuk kanë farë roli me peshë.

Po këto mospajtime shfaqen edhe lidhur me rolin e bashkësisë shkencore. Përderisa për

neopozitivistët, falsifikacionistët e Kuhnin bashkësia kishte një unitet të mirëfilltë, ishte një i

Page 124: Doctor Hajdin Abazi

123

vetëm dhe monolit, për Lakatos ai është krejt tjetër: është plural dhe ku ka konkurrencë midis

tyre, e mandej deri te Feyerabendi që çdo ekip kërkimor e sheh si sovran për t’u përcaktuar

për kërkimin e tyre shkencore – pavarësisht të tjerëve dhe pavarësisht se ç’mendim mund të

kenë të tjerët, dhe këta duhet parë e trajtuar me barabarësi. Për neopozitivistët bashkësia e

shkencëtarëve konceptohej pa ndonjë rol vendimtar në shkencë, po në rolin e gjykuesit për të

arritur në konstatime nëse përputheshin apo jo pohimet me përvojën, Popper i njihten jë rol

më aktiv: bashkësia duhej të vendoste nëse ishte përgënjeshtruar apo jo një hipotezë. Kurse

Kuhn i atribuon një rol vendimtar në kohë krizash dhe përcaktimit për një paradigmë, e që më

pastaj i dorëzohej paradigmës dhe udhëhiqej nga ajo. Lakatos e Feyerabend besonin në një rol

aktiv, përmes konkurrencës së teorive dhe vullnetit të lirë për t’u përcaktuar, e madje edhe se

shpesh mund të ishin aktivë edhe në programe të tjera.

Po këto dallime të thella hetohen edhe në çështjen si të përcaktimit të fushëveprimtarisë së

shkencës, ashtu edhe nëse shkenca ka ndonjë qëllim. Për neopozitivistët veprimtjaria

shkencore ishte e suksesshme kur ajo arrinte të verifikonte ndonjë pohim të kuptimtë, kurse

për falsifikacionistët kur ajo rezultonte në përgënjeshtrimin, sepse kështu kuptohej më shumë

dhe i përafrohej të vërtetës. Në anën tjetër Kuhn tregoi se shkenca mund të funksionojë edhe

pa konceptin e të vërtetës. Lakatos veprimtarinë shkencore e sheh përparuese kur ajo arrinë të

zbulojë fakte të reja, kurse Feyerabend e ruan konceptin se shkenca duhet të ketë për qëllim

njohjen e së vërtetës, por kjo duket se është në kundërshtim me pikëpamjet e tij për një

mungesë të një autoriteti suprem.

Përderisa që të gjithë apitemoracionalistët flasin për shkencën, madje kryesisht duke pasur

parasysh shkencat natyrore ose ato empirike, rrjedhë se objektivat e kërkimit shkencor janë aq

të ndryshme e divergjente, sa lihet përshtypja se nuk është subjekt trajtimi e njëjta shkencë, po

shkenca krejt të ndryshme.

Kështu, koncepti i së vërtetës gradualisht shkoi duke u demistifikuar si nevojë si dhe duke u

delegjitimuar si domosdoshmëri, dhe duke treguar se shkenca mundet të funksionojë edhe pa

të. Njëmend, nëse pohimet e vërtetuara shkencërisht si të vërteta tregohen më pas si të

gënjeshtërta (siç janë, fjala vjen, pohimi se toka është e palëvizshme dhe pohimi toka është

epiqendër e gjithësis, të konsideruara si të vëreteta nga teoria gjeocentrike, por që astronomia

heliocentrike provoi se nuk është e vërtetë as njëra e as tjetra); nëse, gjithashtu, e vërteta nuk

mund të njihet, aq më tepër nëse ne edhe e arrijmë atë dhe mund të mos e dijmë nga se nuk e

njohim, atëherë, nëse është kështu, ç’i duhet shkencës një qëllim i paarritshëm, sikurse do të

Page 125: Doctor Hajdin Abazi

124

shprehej Comte, kur shkenca do të duhej t’i shtronte vetes objektiva të arritshëm për të. Duket

se koncepti i Kuhnit mbi shkencën mund të funksionojë fare mirë edhe pa pasur si lajtmotiv

ose edhe si ide rregulluese të vërtetën. Shkenca, me t’u krijuar, duket se ka një ekzistencë

autonome, ashtu sikurse çdo lloj ekzistence tjetër.

IV. PRODHIMI I DIJES SHKENCORE DHE

MINIMET E SHPJEGIMEVE

TË NDËRSJELLA PËR TË

1 Sfida epistemologjike e shpjegimit të mënyrës se si bëhet rritja e dijes

shkencore

Ajo që nuk mund të mohohet është fakti se shkencat dinë sot më shumë se ç’kanë ditur para

disa shekujsh, zbulimet e reja shkencore po shtohen në mënyrë marramendëse dhe, si

rrjedhojë, po lindin disiplina të reja shkencore si dhe janë shtuar fushat e veprimit

ndërdisiplinar. Krahas kësaj ka marrë hov edhe një zhvillim i papashëm deri më sot në fusha

të ndryshme të teknologjisë, duke rritur kështu mundësitë për kërkime më të avancuara

shkencore se asnjëherë më parë. Zgjerimi e përsosja e vazhdueshme teknologjike kanë krijuar

kushte dhe mundësi për prodhim të dijes shkencore, e cila nënkupton rritjen e saj dhe

përparimin shkencor.

Duke e shqyrtuar pikërisht këtë problem vjen e bëhet më kuptimplotë konstatimi i Popper se

“sasia e dijes tonë në shkencat... është kthyer në problem”1. Suksesi i shkencave në përgjithësi

është bërë problem, madje mund të shtohet problem shumë i mprehtë, me të cilën u sfiduan

vetë dhe e sfiduan njëri-tjetrin epistemologët racionalistë. Përderisa shkencat arrijnë suksese

të dukshme në të gjitha disiplinat, shpjegimi se si bëhet kjo duket një ndërmarrje gjithnjë më e

vështirë. Vështirësia thelbësore qëndron në argumentimin adekuat në radhë të parë të

prodhimit të dijes shkencore, e bashkë me këtë pastaj edhe i rritjes së saj, e mbi këtë bazë,

1 Popper 2009, f. 83.

Page 126: Doctor Hajdin Abazi

125

mandej, edhe argumentimi i përparimit të shkencës. Shpjegimet dalluese, mospajtimet e

kundërshtimet për këtë çështje, e të cilat burojnë nga këndvështrimet me dioptri të ndryshme

epistemologjike, nuk themelore dhe na shpalosin procesin shumë kompleks të ndërmarrjeve

që e karakterizojnë veprimtarinë, teorike e praktike, të shkencës, rezultantja e përbashkët e së

cilës është produksioni i dijes shkencore gjithnjë në rritje dhe përparimi i shkencës.

2 Rritja e dijes përmes shtimit dhe përparimi të pandërprerë

Koncepti neopozitivist rrjedhë nga ai i Comte, për çka ia vlen ta rikujtojmë atë: "pozitive

është e kundërta e fiktives" dhe domethënë "një kërkim i cili njëmend është i arritshëm për

arsyen tonë", më tej pozitivja "paraqet tendencën e papushuar që kudo të arrihet një gradë e

precizitetit që është i pajtueshëm me natyrën e fenomeneve" dhe së fundi, qasja pozitive "ka

për objektiv organizimin e jo rrënimin"1. Këtë koncept të Comtes, pasuesit e tij, për t’i

përmbushur të gjitha ato që i nënkuptonte Comte, e konkretizuan me formulimin e parimit të

verifikimit të teorive shkencore dhe mbi këtë bazë, ata do të përpiqen të shpjegojnë edhe

rritjen e dijes shkencore e edhe përparimin e shkencës.

Dinamika e rritjes së dijes shkencore varej nga teknika e kërkimit të tyre, për të cilën tashmë

është folur kur janë marrë në shqyrtim teoritë metodologjike. Këtu duhet ndalë pak më

konkretisht. Kërkimi shkencor, si kusht që të arrinte te sukesi, kalonte nëpër disa faza. Faza e

parë dhe ndoshta ndër më të koklaviturat dukej të ishte ajo që shkencëtarët duhej të selektonin

morinë e teorive, përkatësisht të pohimeve, për të konstatuar përmbajtjen e tyre. Qëllimi në

këtë fazë është konstatimi se cilat prej tyre janë me kuptim e cilat pa kuptim, për t’i heqë këto

të fundit nga fusha e cilësdoqoftë disiplinë shkencore – dhe kjo ishte një ndërmarrje me

rëndësi vendimtare për suksesin e kërkimit shkencor. Duket se ata besonin që pohimet e

pakuptimta, respektivisht metafizike, do t’u merrnin shumë mund, përpjekje, angazhim dhe

investigimeve të shkencëtarëve dhe në fund do të përfunonin pa sukses, meqë ato nuk

referonin në asgjë, në asnjë entitet ekzistues. Kjo hjerrje e metafizikës nga teoritë shkencore

konsiderohej si kontribut i madh për shkencën, për ta bërë atë më dinamike, për mos ta

humbur rrugën dhe për mos t’u marrë me teorira të kota, spekulative e të pafrytshme, ashtu që

1 Comte 1844, f. 37-38.

Page 127: Doctor Hajdin Abazi

126

shkenca të merrej ekskluzivisht me teoritë e kuptimta dhe të mund të arrinte dijen e

pretenduar.

Faza tjetër kishte të bënte me kontrollin e teorive të kuptimta, për të konstatuar lidhjen logjike

dhe qëndrueshmërinë e tyre, dhe nëse do të gjenin ndonjë shpërputhje, përpjekjet e tyre do të

drejtoheshin për t’i eliminuar ato, ashtu që të bëheshin më adekuate në procedimin e

mëtejshëm. E pasi të bëhej kjo, vinte ndërmarrja kryesore: ballafaqimi i teorive me përvojën,

ndërmarrje kjo e cila ishte shumë komplekse, e vështirë, që kërkon qasje të reja, shpesh edhe

instrumente më të sofistikuara – gjë që shpesh kërkon kohë e edhe zhvillim teknologjik; pasi

të bëhen të gjitha korrektimet, modifikimet e harmonizimet e mundshme, atëherë mund të

konstatohet vërtetësia e teorisë: ajo ose përgënjeshtruar duke mos u përputhur me referencën e

vet, ose verifikohet; e këto të fundit, duke u konsideruar si të vërteta shkencore, u

bashkangjiten korpusit të të vërtetave shkencore. Schlick shkruan se çdo shkencë ... është një

sistem i njohjeve, respektivisht i pohimeve të vërteta përvojësore1. Po qe se zbërthehet kjo,

kuptimi i saj është se pohimet e verifikuara, domethënë ato pohime empirike që tregojnë

përputhshmëri me përvojën, i bashkëngjiten korpusit të shkencës, dhe çdo bashkëngjitje e

këtillë, e pohimeve të verifikuara, praqet rritje të dijes shkencore.

Prej teorive që përgënjeshtrohen nuk ndikohet dija shkencore dhe as rritet e as zvogëlohet

korpusi i dijeve të vërteta shkencore; me fjalë tjera shkenca nuk përfiton asgjë, pos që e

kupton se ato ishin të pavërteta, por as nuk humb gjë – me përjashtim të mundit e të

përpjekjeve të shkencëtarëve. Megjithatë, marrja me to duket të jetë e domosdoshme, sepse

teoritë shkencore, në kuptimin e propozicioneve sintetike, nuk dihen aprirori se a janë të

vërteta apo jo, dhe për konstatimin e vërtetësisë së tyre, duhet kërkimi shkencore.

Vëmendja e shkencëtarëve, sipas neopozitivistëve, përqendrohet te teoritë me qëllim të

verifikimit të tyre dhe ky proces verifikimi, sikurse tashmë është shprehur përmbledhtas, e ka

këtë formë logjike: T→P, Pn, Tv. Domethënë teoria parashtron një parashikim për ndonjë

entitet apo raport midis tyre (T→P), dhe nëse kjo verifikohet, domethënë nëse shfaqet

fenomeni (Pn), atëherë konstatohet se teoria (Tv) është e vërtetë shkencore. Procedimi i

mëtejshëm mund të shprehet kështu: Kdvn+ Tv1 = Kdvn+ Tv1, që domethënë se teoria e

verifikuar (p. sh. Tv1) i bashkangjitet korpusit të dijeve të vërteta shkencore (Kdvn) duke e

shtuar atë për një të vërtetë shkencore (Kdvn+Tv1). Kështu edhe bëhet në vazhdimësi rritja e

dijes shkencore: çdo teori e verifikuar (Tv) i shtohet korpusit shkencor me pohimet tjera të

1 Ayer 1959, f. 56.

Page 128: Doctor Hajdin Abazi

127

verifikuara më parë (Kp/vn + Tv1 = Tp/vn+1) duke e rritur atë për çdo dije të shtuar. Kjo është

rritje kumulative, ose akumuluese, ku dija e re i shtohet së dijes ekzistuese duke e rritur atë,

në një proces të vazhdueshëm.

Për neopozitivistët kjo rritje njëherit shënonte përparimin e shkencës, përparim i cili përbëhej

nga çdo njësi ose dije e re, e cila i shtohej korpusit ekzistues dhe kështu rritej njohja e së

vërtetës, përkatësisht të realitetit.

Por, a ishte i mjaftueshëm shpjegimi i neopozitivistëve? A ishte qasja tyre e tillë që njëmend

shpjegonte, sipas proceseve brenda shkencave se si arrihej kjo dije, rritjen e dijes shkencore si

proces tërësor? Kriteri i shpjegimit të tyre, a ishte i tillë që tregonte se si bëhej me të vërtetë

rritja e dijes shkencore?

Shpjegimet neopozitiviste janë kritikuar nga shumë filozofë, por këtu do të nënvizohen dy

mangësi.

Mangësinë e parë, mund të hetohen nën dritën falsifikacioniste dhe ka të bëjë me pohimet që

vulosen si të përgënjeshtruara. Prej tyre, neopozitivistët, nuk shohin asnjë dobi tjetër të

rëndësishme, përpos pakuptimësisë1. Në të vërtetë, kjo ishte edhe jo tamam ashtu, sepse ato,

të paktën, ndikojnë në thellimin e kuptimësisë se përse dukej si e kuptimtë e doli të mos jetë

një pohim. Pastaj, mësohet diçka më tepër – se nuk qenka një fakt ashtu sikurse e kishte thënë

pohimi në shqyrtim. Së fundi - zgjerojnë dijen për të mësuar edhe nga përgënjeshtrimet; gjë

që Karl Popperi do ta bëjë vijë të tijë të shpjegimit të rritjes së dijes shkencore2. Duket se këtë

aspekt nuk e kuptuan më thellë neopozitivistët dhe prandaj nuk i kushtuan vëmendje thuajse

aspak.

Mangësia e dytë është më serioze dhe derivohet nga konceptimi i tyre i pohimeve të

verifikuara. Ata thonë: çdo pohim i verifikuar i bashkëngjitet korpusit të dijes shkencore, me

1 Ayer 2009, f. 15.

2 Popperi e shpjegoi si të paqëndrueshëm pikëpamjen e neopozitivistëve. Kjo paqëndrueshmëri e tyre derivohet, para se gjithash, nga kriteri i

verifikimit, e pastaj edhe mbi pikëpamja e tyre lidhur me vëzhgimet. Popperi ishte i mendimit se asnjë teori nuk mund të verifikohet në

kuptimin e neopozitivistëve. Shkaku ishte, para se gjithash, tek të kuptuarit e tyre të vëzhgimeve. Duket se ata vëzhgimet i merrnin si të

natyrshme, domethënë të lira nga teoria dhe të ndara nga “gjuha teorike”, e kjo, sipas këndvështrimit të Popperit, nuk qëndronte sepse

vëzhgimet kanë karakter teorik dhe ajo çka sekush sheh varet prej pikëpamjes së tij/saj teorike. Mirëpo, qasja ndaj realitetit, e lidhur thuajse

pandashëm me konceptin e vëzhgimit, është “guided by various theoretical consideration” (Popper 2003: 89). Kjo është kështu sepse, sikurse

shkruan Popper në një shkrim të vitit 1960 me titull Dija pa autoritet, “çdo vëzhgim kërkon interpretim në dritën e dijes sonë teorike”

(Popper, v.z., f. 46). Dhe më konkretisht akoma: “observacion is always observetaion in the light of theories” (Popper 2003: 37, f *1). Duke

treguar kështu se vëzhgimet janë të ndikuara nga teoritë, Popperi minoi bazamenti e neopozitivistëve lidhur me vëzhgimet, në të cilat ata

mbështeteshin për të verifikuar hipotezat e tyre. Me këtë tregohej se vëzhgimet nuk janë mbështetje e mjaftueshme dhe mirëfilli adekuate për

të treguar vërtetësinë ose falsitetin e një hipoteze, nga se me ndryshimin e teorisë, ndryshojnë edhe vëzhgimet. Është kështu, sipas Popperit,

sepse teoritë “iu paraprijnë të gjitha vëzhgimeve” (Popper 2009: 132). Në këtë kuptim Popperi pohonte se “teoritë kurrë nuk mund të

verifikohen empirikisht” (Popper 2003: 18).

Page 129: Doctor Hajdin Abazi

128

çka shpjegohet rritja e dijes dhe e përparimit shkencore. Por çfarë ndodhë, po qe se një pohim

që verifikohet një herë, i bashkëngjitet korpusit të dijes shkencore, dhe më pas, me zbulimet e

reja, mund të tregohet se pohimi nuk ishte i vërtetë sikurse besohej, se e vërteta ishte ndryshe?

Një ilustrim mund të jetë propozicioni se rreth tokës sillet dielli dhe planetët tjerë, që me

shekuj është marrë i verifikuar, kurse ky propozicion, shekuj më pas, është përgënjeshtruar.

Statusi i këtij propozicioni ka ndryshuar: nga i vërtetë, është bërë i gënjeshtërt. Si është kjo e

mundur, dhe a është fare kjo e mundur? Për këtë nuk thonë asgjë neopozitivistët, ashtu sikurse

nuk e kapin dotë mundësinë e zvetnimit së vetë korpusit të dijeve shkencore, ashtu sikurse

ndodhi, fjala vjen, me zvetnimin e astronomisë gjeocentrike.

Edhe nëse duket se kanë lënë të hapur mundësinë e revidimit ose ndryshimit të pohimeve. Kjo

shfaq një problem tjetër: e si mund të ndryshohet ose përmirësohet një pohim që është provuar

të jetë i vërtetë? Duke supozuar se mundet, atëherë a mund të bëhet ndryshimi i izoluar apo

duhet përfshirë edhe ndonjë pohim tjetër të vërtetuar shkencërisht, dhe nëse po, atëherë ku

mund të ndalet kjo, apo ndoshta të bie edhe tërë korpusi shkencor. Neopozitivistët kësaj nuk

mund t’i japin përgjigje, pa rënë në kundërshtim me qëndrimet e veta dhe pa e mohuar teorinë

e tyre.

3 Dija përmes avancimit dhe përparimi gjithmonë në rritje

Pikëpamjen mbi rritjen e dijes dhe përparimit të shkencës Popper e konstruktoi në drejtim

krejt të kundërt me atë të neopozitivizmit.

Popperi konsideron se pohimet e përgjithshme1 nuk mund të verifikohen pavarësisht serisë së

vëzhgimeve, sepse gjithnjë ekziston mundësia që të ketë ndonjë vëzhgim kundër asaj që thotë

një pohim i përgjithshëm. Popperi shkruan: “një pohim universal dhe një pohim bazik mund

ta kundërshtojnë njëri-tjetrin” dhe kjo ndodhë “nëse është e mundur të nxirret mohimi i një

pohimi bazik prej teorisë të cilën e kundërshton”2. Ky qëndrim i Popperit mbështetej në atë se

përvoja, e në rastin konkret vëzhgimi, janë të varura nga teoria prej së cilës bëhen vëzhgimet.

1 Popper 2003, f. 37. Duhet kujtuar se Popperi me pohim universal kuptonte një teori, teorinë shkencore. “Teoritë shkencore, shkruante

Popperi, janë pohime universale” 2 Po aty, f. 82-83.

Page 130: Doctor Hajdin Abazi

129

Mbi këtë bazë, Popperi hodhi poshtë shpjegimin e neopozitivistëve për rritjen e dijes

shkencore, si shpjegim të paqëndrueshëm. Kjo mbështetej në historinë e shkencës, e cila

tregonte se nuk kishte asnjë teori e cila, sado që të dukej se ishte verifikuar, të kishte mbetur e

tillë gjithnjë. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, atëherë pikëpamja neopozitiviste duket e

pamjaftueshme dhe që nuk e shpjegon dot rritjen e dijes shkencore dhe të përparimit të

shkencës.

Sipas Popper rritja e dijes dhe e përparimit shkencor mund të shpjegohet nga qasja e

përkundërt, domethënë nga ajo negative. Çelësi i shpjegimit, duke mos qëndruar te verifikimi,

i cili ishte i pamundur, dukej se qëndronte te përgënjeshtrimi. Kjo mbështetej te thënia e

mësipërme se teoritë nuk mund të verifikohen ndonjëherë empirikisht. Por e kundërta, sikurse

këmbëngulte Popperi, ishte e mundur: “duhet patjetër të jetë e mundshme për një sistem

shkencor empirik të refuzohet nga përvoja”1. Ky refuzim, sipas qasjes falsifikacioniste, është i

mundur. Një hipotezë thotë se do të ndodhë diçka, që domethënë se parashikon një ngjarje,

një ndodhi, ose një fenomen: kjo është përparësia e një hipoteze, por edhe dobësia e saj, sepse

ajo duhet t’i përshkruajë kushtet dhe rrethanat nën të cilat do të ndodhte parashikimi, ashtu që

çdo kush të mund ta kontrollojë se a ndodhë parashikimi apo jo ashtu sikurse e thotë hipoteza.

Parashikimi, përkatësisht ngjarja që e prejudikon hipoteza, është ajo përvojë ku duhet të

sprovohet hipoteza: T→P. Sipas hipotezës duhet të ndodhë P. P është ajo që do ta konfirmojë

ose përgënjeshtrojë T; në këtë rast P është përvoja. Dhe sipas pohimit të Popperit, kjo, pra P,

kurrë nuk mundet ta verifikojë T. Sepse, jashtë fushës së logjikës dhe ndoshta të matematikës,

“argumenti ynë nuk është asnjëherë pa boshllëqe”2 dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë

vërtetim3. Nëse parashikimit i mungon aftësia për të treguar vërtetësinë, atëherë ka një

mundësi tjetër: të përgënjeshtrohet, domethënë të demonstronstrohet e kundërta e parashikimit

të hipotezës4. Me fjalë të tjera, po qe se duam ta konkretizojmë këtë, duke u ndërlidhur me

pohimin përvojësor të përgënjeshtrueshëm ‘këtu do të bie shi nesër’, atëherë parashikimi se

nesër këtu do të bjerë shi (t) mund të ballafaqohet me përvojën, ditën e nesërme dhe nëse këtu

bie shi (p) atëherë (t→p). Le të supozojmë se ditën e nesërme nuk bie shi (¬p), atëherë

1 Popper 2003, f. 18.

2 Popper 2009, f. 28.

3 Popper 2009, f. 27.

4 Popper 2003: 55-56. “Let p be a conclusion of a sistem of statements wich may consist of theories and inicial conditions. We may then

symbolize the relation of derivability (analitical implication) of p from t by ‘t→p’ wich may be read: ‘p follows from t’. Assume p to be

false, wich we may write ‘¬p’, to be read ‘not-p’. Given the relation of deducibility, t→p, and dhe assumption ¬p, we can then infer ¬t (read

‘not-t’); that is, we regard t as falsified. In brief, we may also write the falsifying inference so: ((t→p). ¬p) →¬t, or in words: ‘If p is

derivable from t, and if p is false, then t also is false’.

Page 131: Doctor Hajdin Abazi

130

përgënjeshtrohet parashikimi (t), që simbolikisht shprehet si ¬t. Dhe çdo ditë të nesërme është

e pamundur që të bie shi, prandaj pohimi është i gënjeshtërt.

Sipas Popper çdo teori e re duhet të përmbajë në vetvete edhe gjithë ato që i ka shpjeguar me

sukses teoria e vjetër, por njëherit duhet të tregojë diçka më shumë: “Ne e mbajmë një

hipotezë – për shembull një hipotezë të re – për më të mirë se një tjetër, nëse ajo përmbush tre

kërkesat e mëposhtme: Së pari, hipoteza e re duhet t’i shpjegojë patjetër të gjitha ato gjëra, të

cilat i ka shpjeguar me sukses hipoteza e vjetër. Së dyti, ajo duhet të shmangë të paktën disa

nga gabimet e hipotezës së vjetër: Domethënë ajo duhet t’iu qëndrojë mundësisht disa prej

atyre kontrolleve kritike, të cilave nuk iu ka bërë ballë hipoteza e vjetër. Së treti, ajo duhet të

shpjegojë mundësisht gjëra, të cilat nuk mundi t’i shpjegonte apo parashikonte hipoteza e

vjetër”1.

Me fjalë të tjera, teoria e re duhet të jetë më e avancuar se e vjetra, në kuptimin se ofron diçka

më tepër, që nuk e ka shprehur teoria e vjetër. Kjo përmbajtje shtesë e teorisë së re, duke

përfshirë edhe gjithë ato arritje të teorisë së vjetër, është ajo se si bëhet rritja e dijes shkencore

sipas falsifikacionizmit. Dhe kjo shprehet në faktin se shtohet dija jonë rreth realitetit, e

njohim atë më mirë se me teorinë e vjetër dhe kështu, çdo teori e re, duke qenë më

përmbajtësore dhe duke shpjeguar më shumë gjëra se sa teoria paraprake, shënon vazhdimisht

rritje të dijes shkencore. Le ta dëgjojmë Popperin se si rezonin: “Duke supozuar se përmbajtja

e vërtetësisë dhe përmbajtja e falsitetit të dy teorive t1 dhe t2 janë të krahasueshme, mund të

themi se teoria t2 është më e ngjashme me të vërtetën, ose u korrespondon më mirë fakteve se

sa teoria t1, atëherë dhe vetëm atëherë kur, ose (1) përmbajtja e vërtetësisë, por jo përmbajtja e

falsitetit të teorisë t2 e kalon atë të teorisë t1, ose (2) përmbajtja e falsitetit të teorisë t1, por jo

përmbajtja e vërtetësisë së saj, e kalon atë të teorisë t t2“2.

Me këtë, shpjegimi i Popperit duket se e tejkalon shpjegimin e neopozitivistëve. Të paktën,

atë që nuk mund ta shpjegonin dot ata: se si një pohim i konsideruar i verifikuar mund të

ndryshonte statusin e saj në të përgënjeshtruar. Popperi, duke pranuar se prej gabimeve,

respektivisht teorive të gabuara, ne mësojmë, ai besonte se arritjet nga teoritë e vjetra

përfshiheshin në teoritë e reja dhekëto duhej të sillnin– qoftë teorikisht e qoftë parashikime

empirike – diçka më tepër, që s’e kishin teoritë e vjetra. Pikërisht për këtë dhe kështu,

1 Popper 2009, f. 59.

2 Popper-Miller, f. 190.

Page 132: Doctor Hajdin Abazi

131

shkenca, respektivisht dija shkencore “është në thelb një fenomen gjithmonë në rritje”1 dhe,

pra, edhe në përparim.

Reagimi i parë erdhi nga neopozitivistë2. Për Ayerin, fjala vjen, është i papranueshëm

qëndrimi i Popperit: nëse asnjë seri e fundme vëzhgimesh nuk mjafton për të përcaktuar

vërtetësinë e një hipoteze përtej gjithë mundësive të dyshimit, ashtu sikurse thotë Popperi,

atëherë po ashtu nuk ka raste vendimtare ku një vëzhgim i vetëm ose një seri vëzhgimesh të

mund ta përgënjeshtrojnë atë përfundimisht. “Një hipotezë – shkruan Ayer - mund të

përgënjeshtrohet përfundimisht aq sa mund të verifikohet përfundimisht”3. Me këtë Ayer

donte të thoshte se që të dyja qasjet, si ajo verifikuese, ashtu edhe përgënjeshtruese, janë të

barasvlefshme, se as njëra nuk mund të ketë ndonjë përparësi kundrejt tjetrës; dhe nëse nuk

vlen njëra, nuk vlen as tjetra.

Një goditje tjetër do t’i jepet falsifikacionizmit nga Kuhn. Nëse falsifikacionizmi zbatohet

sipas parimit të vet, ai do t’i godiste për vdekje të gjitha teoritë e reja dhe kështu nuk do të

kishte as rritje të dijes e as përparim shkencor: zakonisht në fillim ka të dhëna përvojësore më

shumë për teoritë e vjetra se për të rejat. Një ilustrim: teoria e Ptolemaut kishte mbështetje

përvojësore dhe, po qe se do të bazoheshim vetëm në to, atëherë teoria e copernikus do të

tregohej e falsifikuar kundrejt asaj të Ptolemaios dhe ne nuk do të kishim kurrë teorinë që e

kemi sot4. Mesazhi i kësaj është se nga pikëpamja përvojësore mund të përgënjeshtrohet çdo

teori e re nga e vjetra dhe, rrjedhimisht, rezultati është i kundërt me atë që synon dhe shpreh

Popperi; kështu nuk mund të shpjegohet rritja e dijes shkencore sipas Kuhn.

4 Rritja e dijes dhe përparimi shkencor me ndëprerje

Pikëpamja e Kuhn paraqet “një këndvështrim tjetër”5 si përpjekje më të thelluar për të

shpjeguar prodhimin e dijes shkencore, të rritjes së saj dhe të përparimit të shkencës. Ajo që,

mbase, duhet theksuar edhe një herë, është se Kuhn ka provuar se edhe neopozitivizmi e edhe

1 Popper 2009, f. 107.

2 Gjuha, e vërteta dhe logjika është vepra e Ayer e cila u botua në të njëjtin vit si edhe Logjika e zbulimeve shkencore e Popperit. Natyrisht,

pikëpamjet e Popperit ishin të njohura që më parë, qoftë se ai i kishte shprehur në takimet e Qarkut të Vjenës, qoftë se i kishte botuar

qëndrimet falsifikacioniste në revistat që botoheshin nga pozitivistët logjik. 3 Ayer 2009, f. 15.

4 Le të kujtojmë se mbështetja e mirëfilltë empirike për heliocentrizmin u arrit rreth dy shekuj pas Copernicus me teorinë e gravitacionit të

Isac Newton. 5 Kuhn 1997, f. 17.

Page 133: Doctor Hajdin Abazi

132

falsifikacionizmi janë të pamjaftueshme për të shpjeguar në mënyrë gjithëpërfshirëse procesin

tërësor të prodhimit të dijes shkencore. Sipas tij, ato, ishin të pjesëshme dhe linin shumëçka

jashtë1.

Ajo që, në fakt, solli Kuhn, risia e tij thelbësore, është se shpjegimi se procesi i prodhimit të

dijes shkencore nuk mund të shihet si një veprim i drejtpërdrejtë, domethënë si një akt i vetëm

dhe konkret sikurse kuptohej ajo në termet neopozitiviste e falsifikacioniste2. Shpjegimet e

tyre, shumë-shumë, mund të paraqesin vetëm inserte, pjesë, fragmente, ngaqë veprimtaria në

procesin e prodhimit të dijes shkencore nuk është aq i thjeshtë, aq i drejtpërdrejtë dhe aq i

qartë. Përkundrazi. Kjo veprimtari shkencore, sipas Kuhn, është një proces shumë kompleks, i

ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës, nëpër të cilin bëhet rritja e dijes dhe e përparimit shkencor.

Për ta paraqitur në mënyrë më të qartë shpjegimin e tij, ai mund të përmblidhet përmes një

riciklimi ndërrimesh të paradigmave: paradigma ekzistuese: rritja e dijes →përparimi:

ndërrimi i paradigmave →paradigma e re: rritja e dijes3. Kështu, veprimtaria e prodhimit të

dijes shkencore përbëhet nga procese të ndërlidhura – njëri në prodhimin e paradigmës e tjetri,

si rezultat i saj, në prodhimin e dijes normale shkencore. Përderisa paradigma paraqet

ndryshimet strategjike dhe orientuese për prodhimin e dijes shkencore, shkenca normale

paraqet prodhimin e dijes shkencore sipas strategjisë dhe orientimeve të përcaktuara nga

paradigma. Tërë arritjet e kësaj të fundit, të shkencës normale, qëndron në proceset

brendapërbrenda një një paradigme të dhënë, duke pasur karakter grumbullues (kumulative)4.

Për ta kuptuar më nga afër këtë shpjegim të Kuhnit, le të kujtohet se paradigma paraqet një

dije, e cila as kontestohet e as dyshohet; ajo thjesht besohet, besohet si e vërtetë dhe është

1 Në kuadër të epistemologjisë, Popperi, në disa momente i ishte afruar një shpjegimi më kompleks, madje ka formulime të cilat duket sikur

kanë qenë shtruarje e trasesë për pikëpamjen e Kuhnit të shpjegimit të rritjes së dijes shkencore. Ja një pohim i Popperit, i formuluar në

parathënien e botimit të parë, shkruar në vitin 1934: “A scientist engaged in a piece of research, say in physics, can attack his problem

straight away. He can go at once to the heart of the matter: to the heart, that is, of an organized structure. For a structure of scientific

doctrines is alredy in existence; and with it, a generally accepted problem-situation. This is why he may leave it to others to fit his

contribution into the frameçork of scientific knowledge” (Popper 2003: xv). Kushdo që e njeh mirë teorinë e Kuhnit, nuk e ka aspak të

vështirë për të parë se sa e afërt është kjo që thotë Popperi, me atë që e shtroi Kuhni. Sidomos togfjalëshet “strukturë e organizuar”,

“¨strukturë e doktrinës shkencore” dhe “kornizë e dijes shkencore”, janë shprehje të tjera, të cilat kaq mirë shkojnë me qasjen e re të Kuhnit,

sa duket sikur, në të vërtetë, po flitet për të. Megjithatë, Popperi nuk qe konsekuent në këtë aspekt dhe, ndaj, nuk arriti asnjëherë të shkojë aq

larg dhe të thellohet në parashtrim sa të përfshijë tërësinë e kuptimit të termeve të mësipërme që ai i përdori. Konsekuenca në qasje i bëri të

mundshme Kuhnit që të shkojë më larg se Popperi; dhe jo vetëm kaq, por pikërisht këtu, në epistemologji, qëndron edhe risia, edhe kthesa,

por edhe ndikimi i jashtëzakonshëm i Kuhnit në zgjerimin e konceptit të shpjegimit të rritjes së dijes shkencore. 2 Kuhn, SSR, 1997, f. 202-206.

3 Lidhur me pikëpamjet e Kuhnit, konkretisht të dallimit midis ndryshimeve normale dhe atyre revolucionare, shih esenë Distinkcioni midis

ndryshimeve normale dhe atyre revolucionare sipas pikëpamjes së Thomas S. Kuhn , 2004. 4 Kuhn, SSR, 1997, f. 140.

Page 134: Doctor Hajdin Abazi

133

garancë për siguri1

në zgjidhjen e problemeve dhe të zgjidhjes së enigmave, si dhe

qëndrueshmëri botëkuptimore, në të gjitha proceset e mëtejshme.

Paradigma, sikurse e thotë Kuhn, nuk i zgjidhë të gjitha problemet e mundshme. Përkundrazi,

ajo nuk është e përkryer dhe e përmbaruar, ajo ka mangësi, mungesa, vakume dhe enigma2.

Por, fuqia e paradigmës është se ajo shërben si udhërrëfyes dhe garantues, se të gjitha ato

mund të kuptohen, zbërthen dhe zgjidhen, sepse këto potenciale i ofron ajo.

Shkenca normale, shkruan Kuhn, është ajo që realizon përmbushjen e premtimit për sukses, e

cila “arrihet nëpërmjet zgjerimit të njohjes së atyre fakteve të cilat paradigma i paraqet si

veçanërisht treguese, nëpërmjet rritjes së shkallës së pajtimit të këtyre fakteve dhe

parashikimeve të paradigmës dhe nëpërmjet artikulimit të mëtejmë të vetë paradigmës”3.

Nga kjo rrjedhë se prodhimi grumbullues i dijes shkencore ka, kryesisht, dy aspekte:

artikulimin e paradigmës4 dhe zgjidhjen e enigmave

5, e që e karakterizon shkencën normale e

cila dominohet nga një paradigmë. Edhe artikulimi e edhe enigmëzgjidhja mund të

shpjegohen me termet verifikuese e përgënjeshtruese, por në një kuptim tjetër: të dyja këto

aspekte, janë vetëm lokale, me vlefshmëri të kufizuar e të pjeshme; e përbashkëta e tyre,

1 Po aty, F. 21-22.

2 Po aty, f. 29-30.

3 Kuhn SSR, 1997, f. 46.

4 Po aty, f. 47-56, 124-125. Çdo paradigmë ka nevojë për artikulim (Kuhn 1997: 47). Kjo nga fakti se ajo nuk është e fundme; përkundrazi:

është e hapur për plotësime dhe e papërfunduar (Kuhn 1997: 30). Ajo, në proces e sipër, shfaq ndonjë mangësi, që duhet plotësuar (Kuhn

1997: 48) – dhe ky plotësim, kur të realizohet, shënon një rritje konkrete të dijes shkencore, natyrisht në frymën e paradigmës. Gjithashtu,

ndonjë pjesë apo fragment i paradigmës mund të tregohet jokorrekte dhe duhet harmonizuar me tërësinë (Kuhn 1997: 57) – që të bëhet më

funksionale dhe të përmbush nevojën fragmentare të paradigmës, për çka edhe kërkohet përmirësim i saj (Kuhn 1997: 86); gjë që zakonisht,

me përpjekje dhe me sprova, arrihet, dhe kjo e vitalizon edhe më paradigmën, e bën më të plotë, më efikase dhe më të suksesshme (Kuhn

1997: 49). Ky korrektim është një lloj riparimi që i bëhet ndonjë fragmenti të paradigmës, dhe si rezultat ose çon te rritja e d ijes shkencore,

ose të paktën e bën atë më të qartë. Ndonjëherë paraqitet ndonjë nevojë për të ndërhyrë, aty-këtu, në ndonjë aspekt të paradigmës (Kuhn

1997: 50), me qëllim që ajo të modifikohet, në kuptimin që të bëhet më adekuate dhe më e qartë; madje, paradigma edhe mund të

riformulohet në tërësi, por pa e humbur përmbajtjen e vet thelbësore, vetëmve duke e bërë më të përpunuar. Natyrisht, se edhe modifikimet e

këtilla, të pjesshme ose tërësore, ndikojnë ose në kristalizimin e dijes ekzistuese – duke e bërë harmonizimin, duke e shtuar përputhshmërinë

dhe duke e rritur qartësinë (Kuhn 1997: 56-57) dhe, përmes këtyre riformulimeve (Kuhn 1997: 57-58) krijohen mundësi të reja e më të

mëdha për të shënuar rritje të mëtutjeshme të dijes shkencore, ose në shënimin drejtpërdrejt të rritjes, duke u bërë më e konstituar dhe më

funksionale me qëllim të rrijtes së saktësisë së paradigmës (Kuhn 1997: 58). Si shembuj galant të artikulimeve të këtilla janë ato që, në një

periudhë thuajse njëzetshekullore, iu bënë paradigmës gjeocentrike të Ptolemait; por, po ashtu, artikulime të këtilla, herëpashere, i bëhen

edhe paradigmës heliocentrike të Kopernikut. Të gjitha këto artikulime vetëm sa e përforcojnë dhe e përmirësojnë paradigmen dhe

funksionalitetin e saj. 5 Po aty, f. 61-72. Çdo paradigmë, krahas vizionit dhe zgjidhjeve fundamentale, paralajmëron edhe një sërë enigmash – por ato janë të

njohura dhe të parathëna nga vetë paradigma. Enigmat janë gama e zbrazëtirave të mozaikut të paradigmës. Këto zbrazëtira paraqesin

nevojën që ato të plotësohen, me qëllim që të realizohet paradigma – kështu, përmes enigmëzgjidhjeve, bëhet plotësimi dhe rritja e dijes

shkencore. Mozaiku i paradigmës, si një kornizë e përcaktuar dhe me përmbajtjen e saj, garanton se ato janë të zgjidhshme, pra ajo garanton

se dija do të rritet. Prandaj, mund të thuhet se kur një enigmë zgjidhet, atëherë rritet dija shkencore, sepse mësohet diçka që është supozuar,

por nuk është ditur mirëfilli; kjo rritje bën të kuptohet më mirë realiteti, vetë paradigma. Meqë zgjidhja e enigmave bëhet sipas drejtimit të

paradigmës, atëherë teoria konkrete verifikohet se ishte në frymën e paradigmës dhe prandaj dha rezultat. Nëse enigma nuk gjen dot zgjidhje

në asnjë mënyrë, mund të merret se teoria e konkrete është falsifikuar, në kuptimin se ajo nuk është aftë ta përçojë frymën e paradigmës, pra

ajo konsiderohet e falsifikuar edhe për shkak të mossuksesit e edhe sepse nuk përputhet dhe bie ndesh me paradigmën, të cilën nuk ka fuqi ta

falsifikojë (Kuhn 1997: 117-118); por, në ndonjë rast, ajo mund të çojë në zbulime (Kuhn 1997: 97). Kështu, në të dyja rastet, konceptet

pozitiviste dhe ato falsifikacioniste, kanë vlefshmëri vetëm të pjesërishme, parciale. Kuhni, në The Structure of Scientific Revolutions, jep

shembuj të mjaftueshëm të zgjidhjes së enigmave – sukses ky që mund të karakterizohet si verifikim, por edhe me dështimin e zgjidhjes së

enigmave – si mossukses në këtë zgjidhje, që karakterizohet si falsifikim i teorisë së veçantë.

Page 135: Doctor Hajdin Abazi

134

mund të thuhet se, është se ato, si verifikimi ashtu edhe përgënjeshtrimi i teorive të veçanta,

kanë domethënie pozitive për paradigmën, pasi që, kur bëhet verifikimi i teorisë së veçantë, e

përforcojnë tërthorazi paradigmën, kurse kur teoria e veçantë përgënjeshtrohet, kërkohen teori

të tjera të veçanta për të zgjidhur enigmën, që domethënë se shkohet një hap më afër për të

gjetur zgjidhjen, ashtu sikurse udhëzon paradigma; dhe paradigma premton se zgjidhja

ekziston.

Në një proces kaq kompleks, në periudhën e shkencës normale “veprimtaria enigmë-zgjidhëse

është një punë... e suksesshme sa më s’bëhet në qëllimin e saj, zgjerimin e shtruar të fushës së

dijeve shkencore dhe rritjen e saktësisë së tyre”1. Veprimtaria enigmë-zgjidhëse, për më tepër,

është ajo e cila çon në përuthjen apo pajtimin e natyrës me paradigmën2. Kështu, shkenca

normale jo vetëm e rritë dijen shkencore, por edhe e zgjeron atë3.

Prodhimi i dijes nga bashkësia e shkencëtarëve përfshin domosdoshmërisht edhe atë të

krijimit të paradigmave të reja. Paradigma ekzistuese, nga procesi i zhvillimit të brendshëm,

përgatit lindjen e paradigmës së re4. Kjo domethënë se nga kërkimi shkencor, nga mossuksesi

në artikulimin e paradigmës dhe nga dështimet në rritje të zgjidhjes së enigmave, i krijon

kushtet e rrethanat kur dyshohet në aftësinë e paradigmës dhe shkencëtarët nisin të

konstruktojnë paradigma të tjera jo vetëm e rrit dijen shkencore, por edhe e zgjeron atë5.

Përparimi shkencor, sipas Kuhn, bëhet përmes ndërrimit të paradigmave6.

Kështu, me pikëpamjen e Kuhnit se veprimtaria shkencore karakterizohet në një proces

etapash krijuese paradigmë-shkencë normale-paradigmë e re e zgjeroi diapazonin

epistemologjik të të kuptuarit të prodhimit të dijes shkencore, të rritjes së dijes dhe të

përparimit shkencor, në përmasat çfarë nuk ishte shprehur ndonjëherë. Mirëpo, në të njëjtën

kohë, shpjegimi i Kuhnit la disa paqartësi. Fjala vjen, gjatë kohës së krizës, kur krijohen

1 Po aty, f. 85.

2 Kuhn, SSR, 1997, f. 188.

3 Kjo po më jep shkas të përmend kundërshtimin e Popperit lidhur me shkencën normale, të cilën ai e quan të rrezikshme. Konsideroj se

Popperi nuk ka bazë reale në kundërshtimin e tij. Duke qenë se nga veprimtaria normale, në proces e sipër, krijohet informacioni, dalin në

shesh enigma dhe probleme që nuk zgjidhen, kështu krijohen kushtet për lindjen e paradigmës së re, nuk e përmban rrezikun frenues shkenca

normale që e vë theksin Popperi; por shkenca normale i jep mundësi njohjeve (përmes enigmë-zgjidhjes) më të thellë e më të zgjeruar.

Lidhur me çështjen e rritjes së dijes, konsideroj se Kuhni i ka disa mangësi të tjera, të cilat do t’i parashtroj në nënkapitullin pasues. 4 Kuhn, SSR 1997, f. 85, 114. Këtu, mbase, duket një kundërthënie: nëse dy paradigma janë inkommensurable, si është e mundur njëra të

lind nga tjetra? Kjo do të ishte krejt korrekte, po qe se ato nuk do të konsideroheshin inkommensurable. 5 Kjo po më jep shkas të përmend kundërshtimin e Popperit lidhur me shkencën normale, të cilën ai e quan të rrezikshme. Konsideroj se

Popperi nuk ka bazë reale në kundërshtimin e tij. Duke qenë se nga veprimtaria normale, në proces e sipër, krijohet informacioni, dalin në

shesh enigma dhe probleme që nuk zgjidhen, kështu krijohen kushtet për lindjen e paradigmës së re, nuk e përmban rrezikun frenues shkenca

normale që e vë theksin Popperi; por shkenca normale i jep mundësi njohjeve (përmes enigmë-zgjidhjes) më të thellë e më të zgjeruar.

Lidhur me çështjen e rritjes së dijes, konsideroj se Kuhni i ka disa mangësi të tjera, të cilat do t’i parashtroj në nënkapitullin pasues. 6 Kuhn, SSR, 1997, f. 221-238.

Page 136: Doctor Hajdin Abazi

135

grupime të ndryshme brenda bashkësisë shkencore, nuk dihet se çfarë ndodhë me angazhimet

e tyre, me nismat dhe me arritjet: pra, mund të mendohet se ato nuk janë shterpe dhe ç’rol

mund të luajnë ato në – fjala vjen, krijimi i ndonjë disipline të re, shpërfillen apo çfarë? Këtij

aspekti Kuhn nuk i kushton vëmendjen e duhur.

Ai, gjithashtu, duketse ka dhe një paqartësi lidhur me bartjen e dijes nga paradigma e vjetër te

e reja. Ai, në njërën anë thotë se paradigmat janë të pabashkëmatshme, sepse ato paraqesin dy

botëkuptime, perceptime dhe botë të ndryshme, e në anën tjetër, rrjedhë se paradigma e re

përmban edhe arritjet e paradigmës së vjetër, natyrisht duke i ristrukturuar ato dhe duke i

ripozicionuar (kështu, fjala vjen, paradigma e Newtonit mund të deduktohet nga paradigma e

Einsteinit). Atëherë, nëse e para është e qëndrueshme, e dyta nuk duhet të jetë ashtu; ose, nëse

e dyta qëndron, atëherë e parë nuk duhet të qëndrojë në rreptësinë e parashtruar nga Kuhn.

Duket se këtu Kuhni ka rënë në një kundërthënie qëndrimesh.

5 Rritja e dijes dhe përparimi shkencor përmes konkurrencës dhe

vazhdimësisë shkencore

Koncepti i Lakatos lidhur me prodhimin e dijes shkencore, përfshirë rritjen e saj dhe

përparimin shkencor e sheh si dydimensionale: dimensioni brendshëm i programit të

kërkimeve shkencore, e cila jep mundësi për njohje të reja, dhe dimensioni i jashtëm,

përkatësisht ai i programeve konkurruese, çka rrjedhë se, kështu, në të dyja aspektet shkenca e

ruan vazhdimësinë e saj.

Sesi bëhet rritja e dijes shkencore, në aspektin e brendshëm, mund të shihet nga struktura e

programit të kërkimeve shkencore: e tëra ndodhë në heuristikën pozitive, domethënë në

kuadër të rripit mbrojtës dhe të autonomisë relative të teorive shkencore brenda programit.

Këtu zhvillohet procesi kërkimor: praktik e teorik dhe i kombinuar. Aspekti praktik, atëherë

kur arrihet sukses, domethënë duke zgjidhur ndonjë anomali, çon në zbulimin e ndonjë fakti

të ri: teoria konkrete në rripin mbrojtës mund të thuhet se është verifikuar, verifikime të cilat e

ruajnë vazhdimin e suksesshëm të programit. Çdo fakt i ri e rrit dijen edhe teorike edhe

përvojësore. Mirëpo, ka edhe raste kur një teori konkrete, me gjithë përpjekjen dhe

ndërmarrjet e shkencëtarëve, nuk jep rezultat, domethënë nuk mundëson arritjen e ndonjë

fakti të ri: atëherë mund të thuhet se ajo teori përgënjeshtrohet, pasi që dështon, dhe si pasojë,

Page 137: Doctor Hajdin Abazi

136

ajo flaket dhe parashtrohet një teori tjetër e re1. Kështu nga përgënjeshtrimi i një teorie të

veçantë nuk plandoset programi, ai mbetet, ashtu si paradigma, garantues i mundësisë për të

gjetur zgjidhjen, me një qasje ndryshe teorike2: duke u treguar të refuzueshme teoritë e

veçanta na bën të kuptojmë se ato nuk janë në frymë të programit dhe na bën të krijojmë teori

të reja më të suksesshme.

Nëse, apor kur, një program i kërkimeve shkencore hyn në fazën e zvetnimit, domethënë të

dështimit rritjes teorike dhe të zbulimit të fakteve të reja dhe nuk mjaftojnë as përpjekjet në

rripin mbrojtës, atëherë, sipas Lakatos, lejohet ndërhyrja edhe në bërthamën e fortë, për ta

modifikuar, korrektuar ose begatuar atë, po qe se kjo rrit mundësinë e heuristikës pozitive3 që

të vazhdohet përparimi. Me këtë qasje, Lakatos tregon se prodhimi i dijes shkencore mund të

rritet jo vetëm në aspektin sasior, por në aspektin cilësor. Me fjalë të tjera, gjithçka që

mundëson prodhimin shkencor, mund ta bëjnë shkencëtarët, dhe kjo duket se rrjedhë edhe nga

praktika shkencore.

Natyrisht, krejt kjo çka u tha deri këtu, ka të bëjë vetëm me procesin e brendshëm të rritjes së

dijes nga një program i dhënë i kërkimeve shkencore, por ekziston edhe procesi i jashtëm:

sipas pikëpamjes së Lakatos në shkencë ekziston një shumësi programesh kërkimore

shkencore dhe konkurrenca midis tyre – e është pikërisht kjo konkurrencë midis programeve

të kërkimeve shkencore që përshpejton procesin e rritjes së dijes shkencore4. Në të dyja

aspektet, rritja e dijes shkencore nga Lakatos konceptohet si përparuese, domethënë si rritje që

nuk ndërpritet por ecën përpara. Kjo rritje është në aspektin dykuptimor, si përmes zbulimit të

fakteve të reja, ashtu edhe përmes rritjes përmbajtësore të teorive. E njëkohësisht ruhet edhe

vazhdimësia e veprimtarisë shkencore në prodhimin e dijes përmes ekzistimit të programeve

të ndryshme e në të njëjtën kohë: programe të cilat kanë efektin e dinamizimit të kërkimit

shkencor dhe zbulimin e fakteve të reja.

6 Rritja e dijes shkencore përmes legjitimimit të kundër-rregullave

1 Lakatos & Musgrave: CaGK ,1970, f. 137-138.

2 Po aty, f. 136.

3 Lakatos & Musgrave: CaGK ,1970, f. 137.

4 Po aty, f. 155.

Page 138: Doctor Hajdin Abazi

137

Atë që e filluan Kuhn dhe e vazhdoi Lakatos, Feyerabend e çoi edhe më tutje: në një farë

mënyre, ai shkoi deri në fund, duke e shpalosur një këndvështrim krejt tjetër dhe një qasje

dalluese: krijoi versionin anarkist të shpjegimit epistemologjik të prodhimit të dijes

shkencore.

Feyerabend mendonte se nëse mund të flasim për rritje të dijes, atëherë ajo, arritja më e

mëdha e saj, ka ndodhur jo duke përfillur rregullat, por duke i thyer ato dhe duke vepruar në

kundërshtim me to1. Që të mos ngecë ose ndërpritet ajo dhe të jepet një pasqyrë e plotë e këtij

procesi, duhet legalizuar thyerjen e rregullave, normave dhe të standardeve në fuqi, pasi që

kështu zhvillimi i shkencë shkon përpara2 dhe bëhet rritja e dijes dhe përparimi shkencor.

Duke qenë se dekompozimin e rregullave, normave dhe standardeve universalisht të vlefshme

i hodhi poshtë, Feyerabend krijoi dy kundërrregulla: kundërinduksioni dhe

paqëndrueshmërinë3. Përmes këtyre dy kundërregullave, në të vërtetë, krijohet mundësia për

hetimin e risive të fshehura e të panjohura, zbulimeve që mund të sjellin ato dhe sukseseve të

mundshme, duke bërë të mundur prodhimin e dijes shkencore të papengueshëm, e me këtë

dhe rritjen e dijes dhe pëparimin shkencor. Suksesi mund të shihet vetëm në një konkurrencë

alternativash, e cila nxjerrë në pah më mirë dijen, ndikon që ajo të përmirësohet dhe të

avancohet.

Feyerabendi e demistifikon procesin e ndryshimit të koncepteve të shkencëtarëve dhe

shpjegon mënyrën se si krijohet identiteti dhe mëvetësia e teorive të reja. Teoritë e reja lindin

në traditat ekzistuese dhe përvoja kërkimore e arritur në to. Nge historia e shkencës,

Feyerabend konsideron se suksesi i teorisë së re do të varet nga dy aspekte. Zakonsiht nis me

(i) përpunimin teorik, që domethënë se teoria e re infiltrohet përmes koncepteve të vjetra, të

cilat konsiderohen si “interpretime natyrore”, i konteston ato dhe u mvesh atyre gradualisht

përmbajtjen e re4. Ky veprim, varësisht nga këmbëngulja dhe përkushtimi, gradualisht sjellë

(ii) tjetërsimn e përvojës ekzistuese, natyrisht duke mos e kontestuar hapur, por duke u

përpjekur që nga brenda ta ndryshojë atë. Kjo mund të bëhet më së miri duke i kontestuar

percepcionet mbizotëruese: duke treguar se ato nuk na japin kurdoherë pasqyrime të sakta, se

1 Feyerabend 2000, f. 29.

2 Feyerabend 2000, f. 29.

3 Kundërregulli i parë është kundërinduksioni (Feyerabned 2000: 34-37). Kjo është një metodë e cila të renë, zbulimin dhe suksesin e sheh te

faktet që i kundërshtojnë teoritë, hipotezat dhe parashikimet. Është kështu, sepse vetëm ato, kur kundërshtojnë një teori të besueshme, e

thyejnë dogmën, dhe tregojnë kahe të reja zhvillimi. Kundërregulla e dytë është inkonsistenca (Feyerabend 2000: 38-43). Teoritë që janë

konsistente kanë tendencë të luftimit të teorive të reja. Prandaj kjo është kundërproduktive. Duhet lejuar inkonsistencën dhe madje duhet

kushtuar vëmendje asaj, sepse aty fshihet diçka e re, e panjohur dhe inkonsistenca na jep sinjale për atë. 4 Feyerabend 2000, f. 61, 62.

Page 139: Doctor Hajdin Abazi

138

ato na mashtrojnë dhe përmbajnë iluzione1, gjë që çon gradualisht në dekompozimin e tyre

dhe i infektojnë me përmbajtje të re dhe e forcojnë këtë. Përmes futjes ose përvjedhjes së një

gjuhe të re vëzhguese2, gradualisht ndryshohen përjetimet

3 dhe përvoja

4, duke krijuar kështu

kushtet që teoria e re të kuptohet më drejtë dhe ngadaldal të fitojë. Si ilustrim Feyerabend

sjellë procesin, e veçmas punën e Galileo Galileos, që çoi në epërsinë e astronomisë

heliocentrike të Copernicus. Po të mos veprohej kështu, astronomia gjeocentrike kishte epërsi

dhe mbështetje përvojësore, sa që teoria e re dukej absurde.

Duket se këtë e mendon si model Feyerabend se si kanë lindur dikur teoritë shkencore dhe se

si ngjanë zakonisht në shkencë. Aludimi i tij është i qartë: prodhimi i dijes shkencore, e në

kuadër të sak edhe rritja dhe përparimi shkencor, është bërë jo duke ruajtur lidhjen e

qëndrueshme të teorive dominuese, por duke u krijuar mundësi teorive të kundërta që të

zhvillohen dhe kësisoj të arrihen njohje të fakteve të reja, të cilat nuk do të ishin njohur nga

teoritë e vjetra. Që prodhimi i dijes të shtohet e të begatohet, duket se mendon Feyerabend,

duhet lejuar gjithçka që ndonjë grupi shkencëtarësh mund t’u duket e drejtë: prej thyerjes së

rregullave, normave, standardeve, teknikës kërkuese e deri te manovrimet e veprimet e tipit

infiltrues. Me fjalë të tjera, shkencëtarët mund të improvizojnë gjithçka e të bëjnë ndërmarrje

nga më të ndryshmet, mjafton që puna e tyre të konsodlidohet dhe të japë reuzltate shkencore.

Rrjedhimisht, nuk duhet lejuar pushtet dhe epërsi nga teoria eventualisht mbizotëruese, por

duhet të lihen të gjitha mundësitë e hapura, sepse kështu prodhimi i dijes mund të realizohet

papengueshëm, përvijon mendimin Feyerabendi.

7 Mosarritja e një shpjegimi të pranueshëm të prodhimit të dijes shkencore

Nga tërë ky parashtrim shihet se, përgjithësisht, epistemologët racionalistë pajtohen se dija

shkencore shënon rritje dhe se bëhet përparim shkencor. Kurse shprehin mospajtime dhe

dallime të mëdha kur ata synojnë të shpjegojnë se si arihet kjo.

Neopozitivistët nuk pranojnë shpjegimet e falsifikacionistëve, ashtu sikurse këta nuk i

pranojnë të neopozitivistëve, dhe jo vetëm i kotestojnë por edhe përpiqen t’i hedhin poshtë në

mënyrë të ndërsjellë pikëpamjet e njëri-tjetrit.

1 Po aty, f. 63.

2 Po aty, f. 70.

3 Po aty, f. 66.

4 Po aty, f. 78.

Page 140: Doctor Hajdin Abazi

139

Pikëpamjen neopozitiviste e demantoi dhe e tregoi të padenjë falsifikacionizmi, duke ofruar

versionin e vet të shpjegimit; mirëpo, edhe pikëpamja falsifikacioniste u godit, duke treguar se

është po aq e pamjaftueshme, sa edhe pikëpamja neopozitiviste: kjo erdhi nga Thomas S.

Kuhn. Ai parashtroi një pikëpamje krejt tjetër si shpjegim të tij se si bëhet prodhimi i dijes

shkencore si sa i përket krijimit të paradigmave, ashtu edhe të arritjeve përmes kërkimit

normal të udhëhequr nga paradigma. Përderisa prodhimi i dijes shkencore përmes shkencës

normale bëhej në mënyrë grumbulluese, pakashumë ngjashëm me shpjegimin neopozitivist,

paradigma e re e ndërprente atë prodhim të dijes, e riorganizonte, restrukturonte dhe i jepte

kahe të tjetër veprimtarisë shkencore. Mungesa e lidhjes midis dy paradigmave, praktikat e

reja të kërkimit, qasjet e ndryshme dhe zhvendosja e rëndësisë në entitete të tjera ose

ndryshimi i vizionit shkencor paraqesin, sipas Kuhn, një lloj ndërprerje në shkencë dhe një

vazhdimësi të veprimtarisë shkencore, por më ndryshe..

Megjithëse me shumëçka pajtohej me Kuhn, Lakatos besonte se prodhimi i dijes shkencore

nuk ndodhë krejt ashtu, në mënyrë moniste, sikurse e përshkruan Kuhn. Versioni i shpjegimit

të tij ishte se brenda së njëjtës shkencë ka gjithnjë dy a më shumë programe, duke konkuruar

njëra me tjetrën, me çka dinamizohej veprimtaria shkencore dhe ruhej kontinuiteti i prodhimit

të dijes shkencore.

Mirëpo, me asnjë nga këto shpjegime nuk u dakordua Feyerabend. Ai parashtroi një version

tjetër, në themel të të cilit ishte bindja se prodhimi i dijes shkencore do të ishte më i

suksesshëm po qe se në mentalitetin e bashkësisë shkencore ndodhte një ndryshim, ashtu që

edhe veprimi sipas kundër-rregullave të pranohet si legjitim dhe t’u lihet fushëveprim i lirë

shkencëtarëve që duan të ndjekin atë rrugë.

Të gjitha llojet e mësipërme të shpjegimeve se si bëhet me sukses prodhimi i dijes shkencore

janë përpjekje epistemologjike për t’i kuptuar ato dhe, në një farë mënyre, për të treguar se si

duhet bërë veprimtaria shkencore. Ato nuk paraqesin ndonjë aspekt mospajtimi, por janë

versione të përpunuara shtu që secili të shërbejë si model më adekuat i shpjegimit

epistemologjik, duke qenë aq kundërshtues me njëri-tjetrin. Përshembull, neopozitivistët,

falsifikacionistët, Lakatos e Feyerabend mund të thuhet se pranojnë shumësinë e njëkohshme

të teorive (pohimeve, hipotezave, programeve kërkimore shkencore), kurse Kuhn beson se në

periudha të caktuara dominon një paradigmë e vetme. Neopozitivistët, falsifikacionistët

Lakatos mund të thuhet se veprimin e shkencëtarëve në prodhimin e dijes shkencore e

shpjegojnë përmes një themeltarie normative (metodologjisë kërkimore dhe kritereve), kurse

Page 141: Doctor Hajdin Abazi

140

Kuhn përmes paradigmës; ndërsa Feyerabend është kategorik kundër çdo themeltarie, por

duket sikur më tepër i jep përparësi kundërthemeltarisë (kundër-rregullave).

Sado që secila teori e racionalistëve ka sjellë kontribute të vlefshme dhe, marrë në përgjithësi,

kanë thelluar të kuptuarit e prodhimit të dijes shkencore, duke shpalosur modele të ndryshme

shpjegimi duket se asnjëra nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të qëndrueshme

epistemologjikisht karakteristikat në tërësi të procesit nëpër të cilin kalon bashkësia e

shkencëtarëve në prodhimin e dijes shkencore.

V. ZHVILLIMI I SHKENCËS DHE POLEMIKAT

RRETH TIJ

1 Historia e shkencës si burim për të shpjeguar zhvillimin shkencor

Kurdo që të diskutohet lidhur me shkencën, nëse flitet për tërësinë e saj përgjatë historisë,

është e pashmangshme edhe preokupimi me zhvillimin e saj, që domethënë se si është bërë

ecuria e saj nga krijimi deri në ditët tona. Ndoshta për një historian të shkencës kjo është

thjesht çështje e të dhënave dhe nuk paraqet ndonjë vështirësi, po qe se ka burime të

mjaftueshme; mirëpo, të shpjegohet kjo epistemologjikisht, domethënë të formulohet një

pikëpamje se si ka ndodhur kjo dhe pastaj gjetjet të shërbejnë si shtrat për shpjegimin teorik,

duket të jetë një problem shumë serioz dhe i vështirë.

Racionalistët u rrekën me këtë aspekt me qëllim që, nga burimet historike, të kuptohet më

mirë se si ka ndodhë ky zhvillim, për të shprehur pastaj shpjegimet e tyre. Kjo, mbase, nuk do

të ishte ndonjë gjë shqetësuese dhe brengosëse, sikur secili syresh të mos jepte shpjegime

shumë të ndryshme dhe, për më tepër, edhe të pretendonte se këndvështrimi i secilit është

adekuat dhe në përputhje me historinë e shkencës.

Nëse i marrin vetëm si tablo, arritjet e tyre janë magjepsëse, sepse si asnjëherë më parë,

arrijnë të përplotësojnë të kuptuarit se si zhvillohet shkenca, të thellohen në të gjitha proceset

e mundshme, duke përfshirë faktorët e brendshëm e ndikimet nga jashtë, klimën dhe rrethanat

e ndryshme me ndikim, si dhe duke i nxjerrë në dritë shumë aspekte të panjohura.

Page 142: Doctor Hajdin Abazi

141

Mirëpo, kur ndiqet me vëmendje parashtrimi i tyre, marrë veç e veç dhe piktakimet e

pikëndarjet, konteksti me pikëpamjet rivale, ravijëzohen dallime shumë të mëdha, rrjedhin

shpjegime aq dalluese sa duket sikur nuk flitet për të njëjtën histori të shkencës.

2 Zhvillimi linear i shkencës

Pikëpamja neopozitiviste është se shkenca karakterizohet nga një zhvillim linear. Për ta

kuptuar këtë duhet nisur nga Comte.

2.1 Çlirimi i shkencës nga tutori dhe zhvillimit i mëvetësishëm i saj

E arritura më e madhe që kishte bërë Comte ishte se ai, duke treguar se metafizika kishte

dhënë kontributin e vet - kishte çuar zhvillimin intelektual përpara dhe njëherit edhe i kishte

minuar themelet e veta, tregoi se shkenca kështu ishte çliruar nga tutori teologjik dhe ai

metafizik, dhe ishte bërë e aftë të qëndronte me këmbë të veta dhe të ecte vetë, e pavarur, në

rrugën e saj.

Natyrisht, Comte e shpreh pikëpamjen e tij: veprimtaria shkencore karakterizohet me

pikënisje nga “të vëzhguarit për të parashikuar, për të studiuar të qëndrueshmen dhe për t’i

lidhur me të ardhmen”1. Shkenca kësisoj futet në fushën e përvojës, e, që të arrihej kjo,

kërkohej që çdo pohim në mënyrë rigoroze të mund të kthehet në një paraqitje të thjeshtë ose

të përgjithshme të një fakti, si kusht që të mund të ofrojë domethënie reale dhe të

kuptueshëm2, ngaqë vetëm kështu mund të arrihet të konstatohet korrespondimi i tij i

drejtpërdrejtë ose i tërthortë me faktet dhe fenomenet e vëzhguara3. Me fjalë të tjera,

shkencëtarët, duke u nisur nga këto kondita të shkencës, mund ta zhvillonin veprimtarinë e

tyre për t’i përmbushur objektivin e shkencës: njohjen e realitetit.

Comte tregoi se kjo ishte e mundur të bëhej, respektivisht se mund të konstatohej

korrespondimi i tyre me faktet ose fenomenet, pasi që parashikimet duke qenë përfytyrime,

“janë jo vetëm individuale por edhe, dhe mbi të gjitha, shoqërore”, sepse “ato janë rezultat i

një zhvillimi kolektiv dhe gjithherë të vazhdueshëm, elementet e së cilës gjithnjë e në mënyrë

1 Comte 1844: 19-20.

2 Po aty, f. 17.

3 Po aty, f. 17.

Page 143: Doctor Hajdin Abazi

142

qenësore qëndrojnë në lidhje me njëra-tjetrën1. Prandaj, mbi këto baza përvojësore -“dëshmitë

duhet të jenë apartiake, domethënë të paanshme”2

- ishte e mundur të konstatohej

përputhshmëria e parashikimeve me fenomenet. Me këtë qasje dhe me këto koncepte,

“mendimi pozitiv ofron garancione të fuqishme direkte... me karakter shkencor, por edhe

logjik”3.

2.2 Dezinfektimi nga metafizika si heqje pengesash për zhvillimin e

shkencës

Neopozitivistët, duke e parë infiltrimin e teorive metafizike në shkencë edhe në kohën e tyre

dhe duke e konsdieruar të dëmshme për shkencën, i vunë vetes si detyrë ndërmarrjen e

dezinfektimit të teorive shkencore nga ato metafizike. Misioni i neopozitivistëve ishte që ta

eliminonin atë përfundimisht nga fusha e shkencës: kështu, besohej nga ta, se do t’i pastrohej

oborri, do t’i hiqeshin pengesat dhe do t’i lehtësohej rruga zhvillimit të shkencës.

Njëri prej atyre që do të kontribuojë dukshëm në këtë drejtim është Carnap. Pikënisje, ose

mbështetje kryesore, ishte logjika, e cila provon se të gjitha inferencat janë tautologjike, pasi

që përfundimet gjithnjë thonë të njëjtën gjë ose madje më pak se sa premisat, e kjo provon se

nga një fakt nuk mund të nxirret një fakt tjetër. Nga kjo rrjedhë pamundësia e ndonjë

metafizike, e cila nga përvoja përpiqet të nxjerrë përfundime transcendente që shtrihet përtej

përvojës dhe që vetë nuk është e përvojshme. Të këtilla janë, fjala vjen, “gjërat në vetvete” që

shtrihen përtej eksperiencës, “Absolutja” përtej totalitetit të relatives, “thelbi” dhe

“domethënia” e ngjarjeve përtej vetë ngjarjeve. Kjo, me fjalë të tjera, tregon se prezantohen

koncepte të cilat nuk mund të reduktohen as deri te e “dhënmja” e as deri te fizikja. Pikërisht

për këtë, pavarësisht se sa janë të sanksionuara nga tradita dhe me ngarkesë emotive, ato janë

të pakuptimta4.

Kjo mund të tregohet përmes logjikës. Një prej misioneve kryesore të logjikës, sipas tij, është

se ajo do ta ndihmojë dezinfektimin e shkencës nga metafizika. Sipas saj, çdo pohim shkencor

duhet të provohet se është kuptimplotë, dhe kjo do të arrihet të bëhet përmes analizës logjike.

1 Po aty, f. 18.

2 Po aty, f. 58.

3 Po aty, f. 48.

4 Ayer 1959, f. 145.

Page 144: Doctor Hajdin Abazi

143

Nëse një pohim nuk është as tautologjik e as kundërthënës, ai i takon fushës së logjikës. Nëse

pohimi ka përmbajtje faktuale, duke mos qenë as tautologjik e as kundërthënës, ai ka karakter

përvojësor. Nëse një pohim nuk është asnjëra nga këto, atëherë ai është i pakuptim dhe të

këtilla janë pohimet metafizike, meqë ato nuk tregojnë asgjë konkrete që të mund të

provohet1. Qëllimi pse pohimet metafizike duhej eliminuar nga fusha e shkencës ishte se ato

ishin të zbrazëta dhe nuk kishin përmbajtje reale, si të tilla edhe të pakuptimta dhe, prandaj, as

mund të kontrollohej vërtetësia e tyre. Dhe ishin të tilla, sepse ato nuk thoshin asgjë konkrete

për realitetin, për botën, nuk referonin gjëkundi.

Eliminimi i pohimeve metafizike nuk ishte një ndërmarrje e thjeshtë dhe e lehtë sikurse mund

të krijohet përshtypja, përkundrazi, ajo ishte mjaft e komplikuar, e vështirë dhe komplekse,

meqë mplekseshin shumë gjëra njëherësh dhe kërkohej një angazhim i madh, serioz i

përkushtuar i një mekanizmi të tërë, pasi që është shumë e vështirë të përzgjidheshin vetëm

ato që duhej të ishin potencialisht shkencore.

Duke e ndjekur këtë rrugë të analizës logjike bëhej një punë e madhe dhe relevante, për t’ia

hequr bagazhin e tepërt e mbingarkesën e pohimeve me të cilat duhej të merreshin

shkencëtarët në kërkimin e tyre. Duke i hequr pohimet metafizike, shkencëtarëve u mbetej të

merreshin vetëm me pohimet, vërtetësia e të cilave mund të kontrollohej dhe të provohej: kjo,

dukej se besonin neopozitivistët, ishte tepër e dobishme sepse ju kursente mund e kohë

shkencëtaëve, e dinamizonte dhe e përshpejtonte zhvillimin e shkencës, duke ia hapur trasenë

që të merrej me ato hipoteza që i përkisnin shkencës dhe, kësisoj, shkencëtarët të merreshin

me kërkim të mirëfilltë shkencor që mundësonin arritje të rezultatit.

2.3 Zhvillimi statik i shkencës

Zhvillimi i shkencës, pas eliminimit të pohimeve metafizike, varej nga kërkimi i

shkencëtarëve, që duhej t’i kontrollonin dhe të përcaktonin vërtetësinë e tyre.

Shkencëtarët, për të arritur sukses, duhej të ndiqnin metodologjinë e përcaktuar nga

neopozitivistët si dhe kriterin e verifikimit, kjo teknikë e kërkimit u tregonte edhe se si duhej

konstatuar vërtetësia e një pohimi, e edhe se si duhej vepruar për të arritur deri te konstatimi:

një fjali ka faktikisht kuptim për çdo person të dhënë, nëse, dhe vetëm nëse, personi e di si të

1 Po aty.

Page 145: Doctor Hajdin Abazi

144

verifikojë propozicionin që fjalia ka si qëllim të shprehë – domethënë nëse ai e di se

ç’vëzhgime, nën disa kushte të caktuara, do të drejtojnë atë drejt pranimit të propozicionit si të

vërtetë, ose refuzimit të tij si të rremë1.

Në këtë ndërmarrje shqyrtimi ka dimensionin teorik dhe praktik dhe që të dyja janë

ndërlidhen. Puna teorike ka të bëjë me ndërmarrjen e gjithanshme të shkencëtarëve për ta

kalibruar një pohim, sepse, sikur porosiste Comte, pohimet që kanë për qëllim veprimin

gjithnjë kërkojnë një precizitet adekuat2, me qëllim që të mund të kontrollohet më lehtë.

Më pas vinte ndërmarrja praktike e shkencëtarëve për konstatimin e vërtetësisë së pohimit, e

kjo mund të arrihej përmes vëzhgimeve, të cilat kanë kuptimin e dyfishtë: vëzhgim i

drejtpërdrejtë, po qe se është fjala për fakte, ose fenomene që ndodhin në natyrë dhe ato mund

të shihen drejtpërdrejtë me anë të shikimit, ose vëzhgimi mund të bëhet përmes instrumenteve

të nevojshme, që domethënë përmes eksperimentit.

Në të dyja këto ndërmarrje, shkencëtarët kishin angazhime serioze e të mëdha, ku kërkohej

përkushtim, këmbëngulje dhe vullnet e besim, ku shpesh, kur nuk arrihet rezultat me anë të

vëzhgimit, kërkohen instrumente të reja e teknologji më e avancuar, gjë që kërkon angazhime

shtesë, për të arritur deri te një konstatim.

Një pohim, le të themi x, parashikon faktin y. Vëzhgimi, i cili ka kuptimin e ndijimit të

drejtpërdrejtë, duhet të konstatojë nëse ndodhë apo jo y. Nëse paraqitet ndonjë vështirësi,

shkencëtarët mund të bëjnë punë shtesë, qoftë teknike e qoftë prova praktike, ashtu që të jenë

të sigurt në konstatimin e tyre. Kur plotësohen të gjitha kushtet dhe rrethanat e nevojshme,

atëherë duhet bërë ballafaqimi. Rezultatet mund të jenë dy:

(i) po qe se nuk shfaqet y, nuk ndodhë y ashtu sikurse e thotë parashikimi i x, atëherë përvoja

s, përmes vëzhgimit z, e përgënjeshtron x, duke konstatuar se nuk ka ndodhur y që e parathotë

x. Atëherë flaket pohimi x i i rremë dhe si jo shkencor; dhe anasjelltas:

(ii) po qe se ndodhë y, domethënë po qe se shprehet fenomeni ashtu sikurse e parashikon x, e

që konstatohet nga përvoja s, përmes vëzhgimit z, atëherë arrihet në konstatimin se x është

verifikuar nga y: x është i vërtetë. Është i vërtetë sepse y ka ndodhur ashtu sipas parashikimit

të x dhe në përputhje me të.

1 Ayer 2009, f. 12.

2 Comte 1844, f. 29.

Page 146: Doctor Hajdin Abazi

145

Dhe, bazuar në tërë bidnjen neopozitiviste, vetëm verifikimi i një hipoteze shënon suksesin e

kërkimit shkencor. Dhe, çdo sukses i këtillë, sikurse tashmë e kemi thënë më heret, mundëson

zhvillimin e shkencës në përgjithësi, në kuptimin e shtimit të pohimeve të verifikuara korpusit

të njohjes shkencore të së vërtetës. Në çdo bashkangjitje të këtillë, shkenca rritet dhe me këtë

edhe zhvillohet në atë përmasë: ky zhvillim është i përhershëm e i vazhdueshëm, dhe me

karakter grumbullues (kumulativ). Kjo domethënë se zhvillimi bëhet në atë përmasë me

rritjen e njohjes së realitetit, si rezultat i shtimit të dijeve të reja shkencore grumbullit të të

vërtetave ekzistuese. Sukseset e tilla në njohjen gjithnjë në rritje të realitetit i konsideronin si

zhvillim të shkencës që nga lindja e saj.

Me gjithë se pikëpamja neopozitiviste lidhet me pjesën më të ndritshme të arritjeve të

shkencës përgjatë historisë, mund të shtrohet pyetja se a ishte ky shpjegim adekuat, dhe a

zhvillohej shkenca në mënyrë statike vetëm me përmasën e rritjes kumulative të dijeve

shkencore? Përgjigjet do të jepen pjesërisht nga Popper i cili e kundërshtonte kategorikisht

pikëpamjen neopozitiviste mbi zhvillimin e shkencës.

3 Zhvillimi dinamik i shkencës

Shpjegimi i Popperit për zhvillimin e shkencës shihet si një proces dinamik që bëhet përmes

revolucioneve shkencore të cilat ndodhin në mënyrë të vazhdueshme..

3.1 Përshpejtimi i zhvillimit të shkencës

Përderisa neopozitivistët zhvillimin e shkencës e shpjegonin përmes teorive që verifikoheshin,

Popper shpjegimine tij e bazon në të kundërtën – përmes teorive që përgënjeshtroheshin.

Qëllimi i Popperit ishte që të tërhiqtje vëmendjen jo te qasjet dogmatike, sado që ai do të

thkesoj se nevojitet një dozë dogmatizmi kundrejt teorive – por për të kjo ishte vetëm një

episod krejt i parëndësishëm, po te qasja kritike, me qëllim që zhvillimi të bëhej më i shpejtë

dhe më dinamik. Thelbi ishte: duke kuptuar sa më herët që teoritë që i mbajmë ose i besojmë

për të vërteta, e de facto ato janë të rreme, ne do të mësojmë më shumë, do të mësojmë nga

gabimet tona, dhe kështu do të kuptojmë më tepër, do t’i përafrohemi të vërtetës më tepër1.

1 Popper 2009, f. 90, Popper-Miller, f. 174

Page 147: Doctor Hajdin Abazi

146

Ajo çka, në të vërtetë qëndron pas qasjes falsifikacioniste të Popperit, është që sa më shpejt të

arrihet te çlirimi i shkencëtarëve nga iluzionet se teoria e re, sado që konfirmohet përkohësisht

nga të dhënat, është e vërtetë, dhe pikërisht për këtë thelbi e kërkimit shkencor është që teoria

të përgënjeshtrohet me parashikimin e vet1.

2

Te përgënjeshtrimi i teorive shkencore, si moment dhe rezultat i kërkimit shkencor, Popperi

shihte kulmimin e zhvillimit të shkencës, për shkak se shkenca ecte më përpara, e shtonte

njohjen e konfirmuar, por edhe i hjerrte njohjet e treguara të rreme, dhe kështu, duke e shtuar

potencialin njohës, rritej njohja jonë duke iu afruar më tepër së vërtetës.

Arsyeja kryesore se përse Popper konsideron se shkencëtarët duhet të merren me

përgënjeshtrimin, ani se ai e dinte se kërkimi shkencor mund të rezultonte në konfirmim të

teorive – konfirmim i cili ishte i përkohshëm, ishte se të gjitha teoritë ishin treguar, herët a

vonë, të rreme, gjë që, prej këndej, ai e nxori si detyrë primare të shkencëtarëve që vetë të

angazhoheshin për ta arritur përgënjeshtrimin, sa më parë dhe sa më shpejt të ishte e mundur.

Dhe, me siguri, këtu mund të shtrohet një pyetje kureshtare: përse shkencëtarët duhej të ishin

të interesuar t’i përgënjeshtronin teoritë e veta dhe çfarë do të arrinte zhvillimi shkencor me

këtë? Popperi kishte një përgjigje, përgjigje interesante.

1 Popper 2003, f. 68.

2 Le të kujtojmë se Popperi këmbëngul se përgënjeshtrimi është i mundshëm, sepse nga një teori shkencore kërkohej të kishte sa më shumë të

dhëna, respektivisht informacion empirik (Popper-Miller: 110), që konsiderohen si falsifikator potencialë (Po aty, 146). Një teori mund të

përgënjeshtrohej po qe se kishte kundërthënie të riprodhuara (Popper 2003: 66). Natyrisht, mund të bëhej korrektimi i tyre, por vetëm me

hipoteza, të cilat mund të kontrolloheshin në mënyrë të pavarur, domethënë po qe se edhe ato kishin përmbajtje empirike (Popper 2003: 62).

Mirëpo, nuk lejoheshin ad hoc hipotezat, përmes të cilave një teori mund të mbrohej nga falsifikimi (Popper 2003: 20). Duke e bërë këtë

ndalesë, garantohej mundësia e përgënjeshtrimit të teorisë. E si është e mundur, nëse vërtetë është e mundur, të falsifikohet një teori? Kjo

mund të arrihet në drejtim të kundër me atë të verifikimit. Logjika e argumentimit të Popperit është kjo: përpjekjet e shkencëtarëve drejtohen

për të gjetur kundërfakte që i përgënjeshtrojnë teoritë; e kundërfakti më i mirë është që të dëshmohet se rrjedhimi, përkatësisht parashikimi,

nuk është ashtu sikurse e presupozon teoria. Me teori nënkuptohet një pohim universal. Si rrjedhojë, asnjë pohim partikular nuk mundet ta

verifikojë, kurse mundet ta falsifikojë pohimin universal (Popper 2003: 19), pasi që tregon rrjedhime të kundërta me parashikimin e pohimit

universal. Falsifikimi arrihet përmes modus tollens të logjikës klasike (Popper 2003: 55-56). Procedura e implementimit të modus tollensit

bëhet kështu: “Let p be a conclusion of a sistem of statements wich may consist of theories and inicial conditions. We may then symbolize

the relation of derivability (analitical implication) of p from t by ‘t→p’ wich may be read: ‘p follows from t’. Assume p to be false, wich we

may write ‘¬p’, to be read ‘not-p’. Given the relation of deducibility, t→p, and dhe assumption ¬p, we can then infer ¬t (read ‘not-t’); that is,

we regard t as falsified. In brief, we may also write the falsifying inference so: ((t→p). ¬p) →¬t, or in words: ‘If p is derivable from t, and if

p is false, then t also is false’ “ (Popper 2003: 55-56). Me fjalë të tjera, po qe se duam ta konkretizojmë këtë, duke u ndërlidhur me pohimin

empirik të falsifikueshëm ‘it will rain here tomorrow’ (nesër do të bie shi këtu), atëherë parashikimi se nesër këtu do të bjerë shi (t) mund të

konfrontohet me eksperiencën, ditën e nesërme dhe nëse këtu bie shi (p) atëherë (t→p). Le të supozojmë se ditën e nesërme nuk bie shi (¬p),

atëherë përgënjeshtrohet parashikimi t , që simbolikisht shprehet si ¬t. Dhe çdo ditë të nesërme është e pamundur që të bie shi, prandaj

pohimi është i gënjeshtërt. Një hipotezë konsiderohet e falsifikuar vetëm po qe se ekzistojnë pohime bazike ose propozicione bazike (një

pohim që mund të shërbejë si premisë në një falsifikim empirik), shkurt, një pohim i një fakti singulare (Popper 2003: 21) që e kontradiktojnë

atë, respektivisht hipotezën (parashikimin) ose konkluzionin. Ky kusht është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm, veneron Popperi dhe

vazhdon: një hipotezë do të konsiderohet e falsifikuar vetëm po qe se zbulohen efektet riprodhuese që e refuzojnë teorinë (Popper 2003: 66).

E përse falsifikimi po e verifikimi nuk është i mundur, bazuar në faktet empirike? Sepse observimet janë të infektuara nga teoria dhe janë në

përputhje me teorinë, parashikimin e së cilës duhet ta verifikojnë ose përgënjeshtrojnë. Dhe teoritë shkencore kanë treguar se më potenciale

janë kundrejt falsifikimit, se sa kundrejt verifikimit. Nëse parashikimi nuk mund të kontrollohet përmes observimeve, atëherë mund të

dizajnohet një eksperiment enkas, për të parë rezultatet. Dhe eksperimenti është valid sepse është në suaza të së njëjtës gjuhë observacionale.

Falsifikimi i një teorie mund të bëhet edhe përmes konkurrencës, domethënë nga një teori tjetër. Në raste të këtilla, shpesh mund të kërkohet

dizajnimi i një eksperimenti krucial, përmes të cilit synohet falsifikimi. Teoria që i mbijeton kësaj sprove, merret si e konfirmuar, por vetëm

përkohësisht, derisa të demonstrohej falsiteti edhe i kësaj (Popper 2003: 66 f 1, 277 f*2).

Page 148: Doctor Hajdin Abazi

147

3.2 Zhvillimi i shkencës si “revolucion i përhershëm”

Për Popperin momenti kyç i zhvillimit ishte jo konfirmimi i teorive, por përgënjeshtrimi i tyre

dhe arsyeja ishte kjo: aty bëheshin kthesa të mëdha, shpesh shndërrime të thella, prej të cilave

bëhej, e të cilat e karakterizonin, zhvillimin e shkencës.

Teoria e re pranohet thjesht sepse ajo, në konkurrencë me teoritë e tjera, tregohet më e

konfirmuar, thënë me fjalë të tjera – më e afërt me të vërtetën. Më pas, objektivi i

shkencëtarëve ishte që duke e demantuar këtë teori të konfirmuar të zbulonin “iluzionin” e saj,

të zëvendësohej ajo me një teori tjetër, edhe më të avancuar. Një ndërrim i tillë i teorive, sipas

Popper, paraqet një revolucion shkencor1. Ky koncept i ndërrimit të teorive si revolucion

shkencor, domethënë si një shndërrim që e revolucionarizon shkencën, e shpreh krejtësisht

qartë shpjegimin e Popperit të zhvillimit të shkencës.

Periudhat e ndërmjetme, kur teoria, derisa të përgënjeshtrohet, në të vërtetë konfirmohet nuk

paraqet ndonjë zhvillim të rëndësishëm e me vlerë për shkencën sipas Popper, pasi që ajo

vetëm sa e zgjatë iluzionin mbi vërtetësinë e një teorie, kur dihet se çdo teori është e destinuar

të lindë e dështuar, ose të tregohet pashmangshëm e rreme – pikërisht për këtë ai as që i

kushton rëndësi, madje i konsideron edhe të dëmshme dhe në një farë mënyre si frenuese të

zhvillimit, ndërmarrjet e shkencëtarëve që rezultojnë në konfirmim.

Vetem përgënjeshtrimi i teorive shkencore, për Popperin, ka tërë domethënien e zhvillimit

shkencor: sepse ato janë episodet ku shkenca e tejkalon gjendjen ekzistuese dhe hyn në një

fazë të re, më të avancuar, të zhvillimit. Kjo, jo vetëm ishte e mundur, por sipas Popper kjo

mund të bëhej kurdoherë dhe në çdo kohë që synohej e mjeti i kësaj ishte shqyrtimi kritik,

shqyrtim ky i rreptë, negativ: dëshmimi i mungesës së lidhjes logjike dhe/ose i

paqëndrueshmërisë, dëshmimi i mosndodhjes së parashikimit për ç kërkohej si epilog

dizajnimi i një eksperimenti vednimtar, duke ndjekur udhëzimet e teorisë, që të prodhohej një

kundërfakt për të provuar se teoria nuk është e vërtetë. Në të gjitha këto raste, vendimi

përfundimtar, sipas Popperit, merrej nga komuniteti i shkencëtarëve, por ky vendim ishte i

bazuar metodologjikisht, domethënë në përgënjeshtrimin e bërë të teorisë.

Kjo, e marrë në këtë kuptim që e thotë Popper, domethënë se revolucionet shkencore nuk janë

procese të caktuara, që kanë dinamikën e vet të zhvillimit dhe faktorët që mund të ndikojnë në

1 Popper 2009: 60-61.

Page 149: Doctor Hajdin Abazi

148

frenimin ose përshpejtimin e tij, por ato mund të ndodhin në çdo kohë. Pikërisht, duke nxjerrë

në pah këtë karakteristikë të shpjegimit të Popperit, është thënë me të drejtë se për të zhvillimi

i shkencës është “revolucion e përhershme”1

. Me këtë zinxhirë shndërrimesh, ose

revolucionesh shkencore, shënohet zhvillimi i shkencës: janë pikërisht këto shndërrime

revolucionare ato që na përafrojnë më shumë me të vërtetën, dhe kështu edhe shënojnë

zhvillimin kulminant të shkencës. Popper e pohon këtë në mënyrë të shkoqur: Përafrimi i

vazhdueshëm ndaj së vërtetës është ajo që shënon zhvillimin shkencor2. Prandaj, ai, në

vizionin falsifikacionist, është një zhvillim ekskluzivisht dinamik..

Me gjithë se Popper ka shpjeguar momentet kyç në kthesat e zhvillimit të shkencës të cilat

neopozitivistët nuk i kishin hetuar ose nuk i kishin përfillur, prapë se prapë mund të shtrohet

pyetja se ky shpjegim i Popperit, a është i qëndrueshëm dhe a pasqyron tërësinë e procesit

zhvillimor të shkencës? Kuhn është i bindur se jo.

4 Zhvillimi i shkencës përmes alternimit shkencë normale –

revolucion shkencor

Në kundërshtim me shpjegimin neopozitivist dhe me atë falsifikacionist, Thomas S. Kuhnin

parashtroi një koncept tjetër të shpjegimit të procesit shkencor përmes një ndryshimi zinxhiror

shkencë normale - revolucion shkencor – shkencë e re normale, proces ky përmes të cilit

shkenca ecën rrugës së saj zhvillimore.

4.1 Edhe rikalibrimi i verifikueshmërisë dhe përgënjeshtriumit nuk është i

mjaftueshëm

Sa i përket shpjegimit neopozitivist dhe falsifikacionist lidhur me zhvillimin e shkencës, Kuhn

tregoi se secila syresh veç e veç janë të pamjaftueshme dhe nuk e kapin thelbin e zhvillimit të

shkencës; madje ai tregoi kundërefektin e të dyjave në zhvillimin e shkencës që do të kishin

po të ndiqeshin konceptet e tyre të objektivave të kërkimit shkencor: do të ndodhte e kundërta

1 Lakatos & Musgrave: CaGK,1970, f. 92. Kështu e ka quajtur Lakatos pikëpamjen e Popperit mbi zhvillimin e shkencës.

2 Popper 2003, f. 59.

Page 150: Doctor Hajdin Abazi

149

e asaj që ato pretendojnë1, nuk do të kishte zhvillim shkencor, e që është thënë edhe më parë:

verifikimi do të çonte në ngecje duke qenë se do t’i përgënjeshtronte gjithnjë teoritë e reja

meqë atyre ju mungon mbështetja përvojësore në fillim, e po e njëjta do të ndodhte edhe me

falsifikacionizmin: po për të njëjtat shkaqe të mungesës përvojësore, nuk do të

përgënjeshtroheshin teoritë e vjetra po ato të rejat.

Kuhn tregoi gjithashtu se një teori, në kuptimin e tij të paradigmës, si akt final as mund të

verifikohet përfundimisht e as përafërsisht bazuar në të dhënat përvojësore sikurse

pretendonin neopozitivistët, por, po për shkaqe të njëjta, nuk kishte asnjë të dhënë ose kundër

të dhënë përvojësore, që do të mund ta përgënjeshtronte atë sikurse pretendonin

falsifikacionistët. “Po të flitet në termet pozitiviste, - shkruan Kuhn, mund të thuhet se

paradigma e re konsiderohet e verifikuar, meqë ajo pranohet nga komuniteti shkencor; dhe po

të flitet me termet Popperiane, - vazhdon Kuhn, paradigma e vjetër që braktiset mund të quhet

e përgënjeshtruar”2, por, sikurse rrjedhë, jo në kuptimin përvojësor, por në kuptimin e

pranimit ose të braktisjes së një paradigme.

Kuhn i hodhi poshtë të dyja shpjegimet, neopozitiviste e falsifikacioniste, si pretendime për

shpjegime tërësore të zhvillimit të shkencës, dhe pasi e bëri këtë, ai, në një farë mënyre i

rikalibroi ato, duke i ristrukturuar në procesin tërësor të kërkimit shkencor.

Për dallim nga Popper, Kuhn verifikimin nuk e quan të pamundur: ai, në njëfarë kuptimi,

ndodhë, gjithsesi, por është i pjesshëm dhe ka të bëjë me aspekte periferike, e shi për këtë

edhe është krejtësisht i pamjaftueshëm për të dhënë një shpjegim adekuat e që korrespondon

me zhvillimin e shkencës. E po ky rol i kufizuar mund t’i atribuohet edhe falsifikacionizmit, i

cili, sipas Kuhn, në asnjë mënyrë nuk do të mund të launte atë rol që e besonte Popper në

zhvillimin e shkencës3, pasi që teoritë e reja, duke qenë ende të pa forcuara në shumë aspekte,

do të binin e me këtë nuk do të ndodhte as zhvillimi shkencor përmes revolucioneve shkencor

ashtu sikurse ishte i bindur Popper.

Sipas tij, edhe po të merren si një proces i përbashkët, si verifikim-përgënjeshtrim, përsëri nuk

do të mjaftonte për të shpjeguar kompleksivitetin e procesit shkencor dhe të zhvillimit të

1 Kuhn, SSR, 1997, f. 202-206.

2 Kuhn, SSR, 1997, f. 205.

3 Po aty, f. 204.

Page 151: Doctor Hajdin Abazi

150

shkencës. Ai mund vetëm në dukje mund t’i ngjante një shpjegimi, por nuk do të ishte

pasqyrim i tij.

E megjithatë, Kuhn pajtohej me Popper se zhvillimi i shkencës bëhej përmes ndërrimit të

teorive shkencore, mirëpo shkaqet e këtij ndërrimi ishin krejt të tjera: “Është e vërtetë se

teoritë ndërrohen, duke zëvendësuar njëra-tjetrën, dhe kështu ndodhte revolucioni shkencor, -

shkruan Kuhn, por shkak nuk ishte përgënjeshtrimi i saj, por shkaqet ishin krejt të tjera”1, të

cilat ai do t’i paraqes si version të shpjegimit të tij të zhvillimit të shkencës.

4.2 Zhvillimi përmes alternimit të periudhave të ndryshme shkencore

Zhvillimi i shkencës mund të karakterizohet, sipas Kuhnit, po të flitet në vija të trasha, si

alternim shkencë normale – revolucion shkencor – shkencë e re normale. Mirëpo, në të vërtetë

ky zhvillim, kur të hyhet në parashtrimin më konkret të shpjegimit të Kuhnit, mund të quhet

edhe si alternim i periudhave të ndryshme shkencore: kështu ai parashtroi një shpjegim që

synonte të përfshinte procesin tërësor të zhvillimit të shkencës.

Kur bashkësia e shkencëtarëve e pranon një paradigme të vetme, bëhet konstituimi i mirëfilltë

i shkencës dhe ajo hyn në një periudhë normale2: kjo është faza e pjekurisë së shkencës dhe

veprimtaria e saj është e siguruar nga paradigma. Pikërisht për këtë, shkenca normale është

ajo periudhë që jep rezultate, shënon zhvillim dhe arrin suksese, të cilat janë të dukshme, të

pritshme dhe të pranueshme sepse ato janë në frymë të paradigmës dhe të prejudikuara prej

saj.

Meqë asnjë paradigmë nuk është e përfunduar, madje ajo paralajmëron se ka shumë enigma e

paqartësi, të cilat, nga ana e shkencëtarëve në periudhën normale të shkencës, bëhen objekt i

veprimtarisë kërkimore, në formën e artikulimit dhe të zgjidhjes së enigmave që i përmban

paradigma: vetëm këto janë angazhime që lejohen, kurse të tjerat, risitë dhe angazhimet që

nuk burojnë nga paradigma, janë të përjashtuara dhe konsiderohen si herezi.

Artikulimi i paradigmës i heq paqartësitë, pjesërisht ose tërësisht dhe e saktëson paradigmën,

gjë që mundëson më me sukses veprimtarinë enigmëzgjidhëse, si karakteristikë e shkencës

1 Kuhn, SSR, 1997, f. 206.

2 Po aty, f. 30.

Page 152: Doctor Hajdin Abazi

151

normale1, e cila është interesante dhe sfiduese, ngase është e vështirë përputhja e natyrës me

paradigmën2

- gjë që është një fazë zhvillimi e shkencës pakashumë siç e shpjegon

neopozitivizmi; që të arrihet kjo përputhje, pjesë-pjesë shkencëtarëve u nevojitet të veprojnë

në frymën e paradigmës, të tregojnë shkathtësi dhe afinitet në kërkimin shkencor. Gjetja e

zgjidhjes, në kuptimin e zbërthimit të enigmës dhe vendosjes së kontaktit me realitetin, tregon

forcën e paradigmës; por, kur shkencëtarët dështojnë të zgjidhin një enigmë, nuk kontestohet

aspak paradigma: faji u atribuohet shkencëtarëve dhe dështimi u përket atyre3: aftësisë,

shkathtësisë dhe performancës së tyre.

Në një rast të tillë, ndërmerren dy veprime: ose lihet anash enigma, për t’iu rikthyer më vonë,

ose braktiset teoria konkrete dhe në vend të saj parashtrohet një teori tjetër konkrete, gjithnjë

në frymë të paradigmës, me të cilën sërish angazhohen shkencëtarët për të zgjidhur enigmën,

dhe kështu për të vendosur kontaktin e paradigmës me natyrën.

Me gjithë garancat e paradigmës dhe me gjithë përpjekjet e shtuara të shkencëtarëve, nuk

arrihet zgjidhja e të gjitha enigmave: kur dështimet janë të përsëritshme dhe shënojnë shtrirje,

kjo është shenjë se shkenca po e braktis periudhën normale e po hyn në një periudhë tjetër –

në gjendje krizë4, pasoja më e dukshme e së cilës është shthurja e rregullave ekzistuese

5,

shtrirja dhe mbizotërimi i së cilës tregon se shkenca pandalshëm po hyn në një periudhë të

jashtëzakonshme6. “Shtimi i artikulimeve konkurruese, dëshira për të provuar diçka, shprehja

e pakënaqësisë së hapur, kërkimi i ndihmës nga filozofia dhe debati për gjërat themelore, -

shkruan Kuhn dhe vazhdon – janë të gjitha simptoma të kalimit prej kërkimit normal në

kërkim të jashtëzakonshëm”7. Kjo, pak a shumë, është një periudhë e ngjashme me atë për të

cilën flet Popperi: karakteristikë e kësaj faze të jashtëzakonshme është se shkencëtarët fillojnë

të sillen si filozofë, domethënë fillojnë të dyshojnë në vetë paradigmën, nisin ta shqyrtojnë

dhe t’i qasen në mënyrë kritike, duke shtuar përpjekjet për hartimin e një paradigme të re8, gjë

gjë që edhe rezulton me hartimin e një ose më tepër paradigmave të reja.

1 Po aty, f. 61.

2 Po aty, f. 188.

3 Kuhn, SSR, 1997, f. 121.

4 Po aty, f. 105-114.

5 Po aty, f. 120.

6 Po aty, f. 130.

7 Po aty, f. 134.

8 Po aty, f. 130-131.

Page 153: Doctor Hajdin Abazi

152

Për njërën prej paradigmave konkurruese duhet të përcaktohet bashkësia e shkencëtarëve që ta

pranojë, e në këtë akt vendimi nuk është metodologjik dhe nuk mundet të jetë i tillë, sepse nuk

ka një metodologji të vlefshme ndërparadigmatikisht, ashtu sikurse edhe nuk ka ndonjë kriter

universal, që do të orientonte përcaktimin e shkencëtarëve1, dhe, për shkak se paradigmat

konkurruese janë të pabashkëmatshme, procesi i ndryshimit, përkatësisht i pranimit dhe

kalimit nga një paradigmë në tjetrën i ngjan ndryshimit të gestaltit2 dhe konvertimit. Ky

ndërrim paradigmash është revolucion shkencor3: fillon periudha e re normale e shkencës, e

bashkë me këtë, bëhet një ndryshim rrënjësor i botëkuptimeve ose i metafizikës, i traditës, i

praktikës, i përvojës dhe i problemeve shkencore, sa që shkencëtarët jetojnë në një botë

tjetër4. Në kohë krizash bashkësia e shkencëtarëve ndahet e përçahet, disa autoritete bien e të

tjerë ngrihen me ç’rast ndërthuren aspekte psiko-sociale, grupe të ndryshme shkencëtarësh

mund të angazhohen në paradigma alternative duke besuar në suksesin e mundshëm të tyre,

prandaj në procesin e pranimit të një paradigme e vetmja gjë që shërben si përmasë është

bashkësia e shkencëtarëve dhe ruajtja e unitetit të tyre, dhe ajo paradigmë që e ka këtë forcë

riunifikuese duket se e ka fatin të pranohet.

Revolucioni shkencor shërben si lokomotivë për ta nxjerrë shkencën nga kriza e gjendja e

jashtëzakonshme dhe për ta shpjerë sërishmi në gjendjen e saj normale që, me sa duket, sipas

konceptit të Kuhnit, është synimi kryesor i një revolucioni: karakteristikë e zhvillimit të

shkencës është zhvillimi i saj normal me periudha të herëpashershme revolucionare dhe

pikërisht në këtë kuptim, revolucioni shënon përparim në shkencë5.

Krejt ajo çka mund të thuhet është se, në vija të trasha, Kuhni për herë të parë ka treguar me

mjaft sukses karakterin thuajse gjithëpërfshirës të zhvillimit të shkencës, duke treguar

periudhën e konsolidimit të saj si shkencë e pjekur, zhvillimin e saj normal, krizat dhe

aspektet psiko-sociale të bashkësisë së shkencëtarëve, shndërrimet e herëpashershme

revolucionare dhe rikthimin e kërkimit normal.

E, prapë se prapë, mund të shtrohet pyetja se a është një zhvillim i këtillë, sikurse e pasqyron

atë Kuhn, tipik për shkencën? Dy kundërshtime serioze, dhe njëherit dy alternative shpjegimi,

do të vijnë nga Lakatos dhe Feyerabend.

1Po aty, f. 155-157.

2 Kuhn; SSR, 1997, f. 159.

3 Po aty, f. 134.

4 Po aty, f. 166-168.

5 Po aty, f. 229.

Page 154: Doctor Hajdin Abazi

153

5 Zhvilimi shkencor përmes pluralitetit dhe konkurrencës

Duke u nisur nga pikpamjet e pararendësve dhe me qëllim të sintetizimit të të arriturave të

tyre mbi zhvillimin e shkencës de facto Lakatos krijoi një version të tijin të këtij shpjegimi:

zhvillimi i shkencës bëhet përmes pluralitetit të programeve të kërkimeve shkencore dhe të

konkurrencës midis tyre.

5.1 Pajtime dhe mospajtime me pararendësit

Shpjegimi i Lakatosit është nxjerrë nga shpjegimet e neopozitivizmit, të falsifikacionizmit dhe

të Kuhnit, por jo me gjithçka të shpjegimeve të tyre pajtohet ai.

Përkundër Popperit, Lakatos mendon se, në shumicën e rasteve, ballafaqimet e teorive të

veçanta (në kuadër të serisë së teorive të programit të kërkimeve shkencore) me përvojën,

qoftë përmes vëzhgimit e qoftë përmes eksperimenteve, rezultojnë jo me përgënjeshtrimin,

por me verifikimin e teorive që testohen.

Përkundër neopozitivistëve dhe Kuhnit, Lakatosi, konsideron si arritje të rëndësishme të

Popperit idenë se zhvillimi i shkencës bëhet përmes teorive dhe rivalitetit midis tyre,

ndërrimin përparues të problemeve kërkimore dhe fundin zvetnues të një teorie (programi),

por konsideron se veprimtaria e shkencëtarëve në kuadër të një programi kërkimor nuk ka për

objektiv përgënjeshtrimin e as që mund të arrihet kjo kundrejt një programi të kërkimeve

shkencore ashtu sikurse mendonte Popper përmes qasjes kritike kundrejt një teorie të re

(programi të ri), të përpjekjeve ekskluzive për ta përgënjeshtruar atë dhe fuqinë që ia atribuon

Popperi eksperimentit vendimtar.

Përkundër Popperit, e konsideron të qëlluar tërësinë e kërkimit shkencor që shpreh paradigma

për çka Lakatos përdor një ekuivalent tjetër – programin e kërkimeve shkencore, se kërkimi

shkencor drejtohet nga ky program dhe bëhet në frymën e tij, anomalive (konceptualisht të

ngjashme me enigmat e Kuhnit) u atribuon karakter zbulues, ndërkohë që mendon se shkenca

nuk karakterizohet nga monizmi i një programi, nga mungesa e metodologjisë

ndërparadigmatike dhe mungesa e standardeve, si dhe revolucioni shkencor nuk është akt

konvertimit.

Page 155: Doctor Hajdin Abazi

154

Mbi këto baza, Lakatosi synon ta avancojë shpjegimin e zhvillimit shkencor dhe të paraqesë

një tablo më adekuate të këtij zhvillimi.

5.2 Zhvillimi i shkencës përmes konkurrencës së programeve

Sipas Lakatos, zhvillimi i shkencës, thënë në përgjithësi, karakterizohet nga kërkimi i

shkencëtarëve në kuadër të programeve të kërkimit shkencor, të cilat mund të jenë të

ndryshme, të shumta dhe të veprojnë njëkohësisht dhe se zhvillohet konkurrencë kërkimore

midis tyre1.

Në veprimtarinë e tyre, në kufijtë që lejon struktura e progrmit kërkimor, shkencëtarët mund

të ndërmarrin çdo veprim në aspektin kërkimor për të arritur sukses në kuadër të programit në

të cilin janë të angazhuar. Në radhë të parë, ata, të prirë nga standardet e heuristikës pozitive,

angazhimin e tyre e përqendrojnë në “rripin mbrojtës”: këtu janë direktivat, orientimet dhe

potenciali për veprimtarinë kërkimore. Objekt ku duhet të përqëndrohet kërkimi shkencor janë

anomalitë, të cilat janë të njohura që nga fillimi për shkencëtarët dhe prandaj Lakatos thekson

se: “një program i kërkimit shkencor përparon në një oqean me anomali2. Preokupimi me

anomalitë mund të çojë në tri rrjedhoja: të zgjidhje ajo, që domethënë me zbulimin e fakteve

të reja në kuadër të programit përkatës të kërkimit shkencor, prej saj të lind një program i ri i

kërkimit shkencor ose anomalia zgjidhet nga programi rival3.

Meqenëse objektiv kryesor i çdo programi kërkimor është zbulimi i fakteve të reja,

veprimtaria e shkencëtarëve mund të jetë e suksesshme dhe të shënojë përparim në dy

aspekte: kur teoritë e veçanta tregojnë mangësi, shkencëtarët duhet t’i përpunojnë ato në atë

mënyrë që të shtohet përmbajtja e tyre e, me këtë, edhe mundësia për kërkim më të

suksesshëm, që të rezultojë në zbulimin e fakteve të reja4. Që të dyja këto aspekte janë të

ndërlidhura, paraqesin angazhimin e kërkimit shkencor dhe kushtëzojnë suksesin, përkatësisht

ruajtjen e fuqisë heuristike pozitive.

1 Lakatos & Musgrave, CAGK, 1970, f. 155.

2 Po aty, f. 138.

3 Po aty, f. 137.

4 Po aty, f. 134.

Page 156: Doctor Hajdin Abazi

155

Për ta arritur zbulimin e fakteve të parathëna nga programi, shkencëtarët mund të ndërmarrin

çdo veprim në aspektin kërkimor: testime, eksperimente, nxitje për teknologji të re të

nevojshme, vëzhgime e ballafaqime të çfarëdollojshme të natyrës shkencore. Nëse teoria

konkrete ekzistuese tregohet jo precize, ata mund ta korrektojnë, modifikojnë e kalibrojnë atë,

ashtu që të bëhet e suksesshme; po qe se e arrihet kjo, domethënë po qe se zbulohet një fakt i

ri, atëherë teoria konkrete verifikohet, kurse fuqia heuristike e përparimit të programit

konfirmohet. Pikërisht për këtë, Lakaots shkruan se “është ‘verifikimi’ që e mban programin

në ecje”1.

Kur një teori tregohet e pasuksesshme, qasja ndaj saj është pozitive, domethënë bëhen

përpjekje për ta rinovuar dhe përmirësuar atë, duke rritur përmbajtjen e saj, ashtu që ajo të

çojë në rezultatin e pritur. Nëse, edhe pas ndërhyrjeve dhe përpjekjeve për ta bërë të frytshme

një teori konkrete, ajo nuk jep rezultatet e pritura, atëherë ajo konsiderohet e pëgënjeshtruar

dhe braktiset. Shkencëtarët parashtrojnë një teori alternative, për të arritur zbulimin e faktit që

e parathotë programi; dhe ata veprojnë kështu deri sa të arrijnë në një teori të suksesshme që e

jep rezultatin e pritur.

Objektivi i kërkimit të shkencëtarëve është që t’i zgjidhin të gjitha anomalitë, dhe për një

periudhë kanë sukses, por më pas shfaqen edhe anomali të tjera, më kokëforta, të cilat nuk

zgjidhen dhe kështu gradualisht një program pushon së çuari në zbulimin e fakteve të reja, që

domethënëse bie fuqia e tij përparuese dhe, nëse ky trend negativ vazhdon, atëherë programi

hyn në fazën e tij zvetnuese. Në një gjendje të këtillë, shkencëtarët mund të ndërmarrin të

gjitha veprimet kërkimore, deri edhe te rishikimi komplet i programit dhe madje edhe

ndryshimi revolucionar i ndonjë aspekti të bërthamës së fortë, po qe se kështu do të mund të

rivitalizohej ai program.

Për shkencëtarët programi i tyre kërkimor nuk është si një ishull i vetmuar, po përkundrazi:

brenda së njëjtës disiplinë shkencore, sipas Lakatos, ka dhe programe të tjera kërkimore, prej

nga vijnë impulse nxitëse prej sukseseve të tyre, gjë që krijohet një konkurrencë midis

programeve kërkimore dhe kështu veprimtaria shkencore karakterizohet nga zhvillimi

dinamik, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm,. Përpjekjet e brendshme të

shkencëtarëve lidhur me programin në të cilin janë të angazhuar dhe konkurrenca nga jashtë,

mund të kenë dy rrjedhoja: ose të rezultojë në një program të ri të kërkimit shkencor ose, nëse

nuk ia arrijnë kësaj, atëherë shkencëtarët, për shkak të dështimit për të çuar në rezultatet e

1 Lakatos & Musgrave 1970, f. 137.

Page 157: Doctor Hajdin Abazi

156

pritura vendosin ta braktisin programin zvetnues dhe, për shkak të rezultateve që arrin në

zbulimin e fakteve të reja, i bashkohen programit tjetër konkurrent me fuqi heuristike

përparuese. Për një veprim të këtillë shkencëtarët kanë “arsye objektive”, arsye kjo e cila

“jepet nga një program kërkimor rival i cili shpjegon suksesin e mëparshëm të rivalit të tij dhe

e zëvendëson atë duke shprehur fuqinë heuristike”1.

Pretendimi i Lakatos ishte se me parametrat e përparimit e të zvetnimit, shkencëtarët mund të

përcjellin kahet e programit të vetë, por edhe të programeve konkurrente, dhe të kuptojnë se

kah po ecën veprimtaria e tyre, se fuqia heuristike a është përparuese apo zvetnuese, dhe kjo u

shërben atyre si një lloj kontrolle të veprimtarisë së tyre, për mundësinë e vlerësimit të

gjendjes së programit në të cilin janë të angazhuar, por edhe të programeve konkurrente, duke

e ditur se “Një program kërkimor është i suksesshëm nëse... çon në mënyrë përparuese në

ndërrimin e problemeve: i pasuksesshëm nëse ai çon në mënyrë zvetnuese në ndërrimin e

problemeve”2. Bazuar në fuqinë përparuese ose zvetnuese të një programi, shkencëtarët

mund të vendosin për t’u angazhuar në një program, respektivisht për ta braktisur atë3.

Kështu, mund të thuhet se përmes angazhimit të shkencëtarëve në një program të kërkimit

shkencor, me shtytjet që vijnë edhe nga jashtë, prej programeve konkurrente, bëhet në

vazhdimësi zhvillimi dinamik i shkencës përmes krijimit të teorive me përmbajtje më të

avancuar dhe me zbulimin e fakteve të reja4.

Megjithëse lihet përshtypja se shpjegimi i Lakatos është mjaft adekuat, prapë se prapë, mund

të shtrohet pyetja se a është një zhvillim i këtillë, sikurse e pasqyron atë Lakatos, tipik për

shkencën? Feyerabendi kundërshton.

6 Zhvillimi anarkist i shkencës

Feyerabend, në një farë mënyre, zhvillimin e shkencës e sheh në kahje krejt tjetër. Natyrisht,

ai pranon disa arritja të pararendësve të tij, por edhe kundërshton pjesën dërrmuese të tyre

1 Lakatos & Musgrave 1970, f. 155

2 Po aty, f. 133.

3 Po aty, f. 134.

4 Po aty, f. 155.

Page 158: Doctor Hajdin Abazi

157

duke arritur kësisoj në një version të shpjegimit të tij mbi zhvillimin e shkencës, të cilin ai e

karakterizon si zhvillim anarkist.

6.1 Qasja e përkundërt në shpjegimin e zhvillimit të shkencës

Së pari duhet theksuar se Feyerabend njeh disa të arritura të pararendësve të tij: nga

neopozitivistët dhe Lakatos pranon faktin se shkencëtarët e zhvillojnë kërkimin me qëllim të

verifikimit të teorive, nga Popper pranon faktin se kundërfaktet çojnë në zbulime të reja. Ai

kundërshton pikëpamjen moniste të Kuhnit dhe pajtohet me pikëpamjen e pluralitetit dhe

konkurrencës midis teorive shkencore. Pajtohet me Kuhnin se nuk ka ndonjë metodologji të

vlefshme universalisht dhe se ato janë të pabashkëmatshme, që pamundësojnë vlerësimin nëse

një teori është më e mirë se sa tjetra. Dhe mbi këto baza, Feyerabend konstrukton shpjegimin

e tij lidhur me zhvillimin e shkencës.

Qasja karakteristike e epistemologëve ndaj zhvillimit të shkencës është që, duke e studiuar

atë, proceset e saj, rrjedhat, dështimet dhe arritjet, prej andej synojnë të nxjerrin karakteristika

të përbashkëta, aspektet më tipike dhe më të qëndrueshme. Ato, pastaj, i përpunojnë, i

abstrahojnë dhe i lartësojnë në parime, rregulla, norma, kritere, standarde, e mandej, duke u

bazuar në to, shpjegojnë se si zhvillohet shkenca.

Krejt ndryshe vepron Feyerabend. Që në artikullin Consolation for the Specialist1, po në

mënyrë më të mirëfilltë në kryeveprën e tij Against Method, ai shpreh një qasje diametralisht

të kundërt: për ta shquar zhvillimin e shkencës kërkon të veçantat, atipiket, devijimet,

përjashtimet. Ai e sheh historinë e shkencës, krahasuar me epistemologët e tjerë, nga

kundërperspektiva. Dioptria e tij është me thjerrëza të tjera, me të cilat ai shquan

kundërelemente, kundërveprime, kundërrrjedha, kundërangazhime dhe kundërpërpjekje krejt

në drejtime të ndryshme2.

Ai, nga këndvështrimi i tij, heton se proceset zhvillimore ndjekin një rrjedhë tjetër. Parimet,

rregullat, normat, kriteret, standardet, procedurat, qasjet dhe ballafaqimet, bazuar në to dhe po

të ndiqeshin me vendosmëri, nuk do ta kishin ndihmuar aspak zhvillimin e shkencës.

1 Lakatos & Musgrave 1970, f. 197-230.

2 Feyerabend 2000, f. 25-33.

Page 159: Doctor Hajdin Abazi

158

Përkundrazi. Ato do ta kishin penguar atë zhvillim, do ta kishin mbajtur në gjendje statike,

stanjacioni dhe do të kishin shtypur çdo zhvillim të mundshëm1.

Prandaj, duke u bazuar në këto konstatime, Feyerabendi arrin në përfundimin se nga rruga e

zhvillimit të shkencës ka kuptuar se, që të mundësohet edhe më tej ky zhvillim i saj, duhet

pozicionuar, ashtu sikurse e shpreh titulli i kryeveprës së tij, kundër metodës, me çka duhet

nënkuptuar kundër çdo themeltarie, dhe se nëse duhet të vlejë ndonjë parim, atëherë ai duhet

të jetë: gjithçka lejohet2. Mbi këtë bazë ai e paraqet versionin e shpjegimit të tij të zhvillimit të

shkencës.

6.2 Zhvillimi përmes “shkëmbimeve të hapura” të grupeve shkencore me

paradigma të ndryshme

Sipas Feyerabendit e vetmja qasje që shkenca të zhvillohet papengueshëm dhe me sukses

është kërkimi shkencor anarkist3, domethënë që të mos ketë rregulla të rrepta dhe të

imponueshme, po shkenca të ndjekë rrugën e saj ashtu sikurse ia kërkon zhvillimi i vet.

Po qe se hetohet me vëmendje, këmbëngul ai, ngjarjet më të rëndësishme të zhvillimit të

shkencës tregojnë se ky zhvillim është bërë jo duke zbatuar parime, rregulla, norma, kritere e

standarde, por pikërisht duke vepruar kundër tyre dhe duke i thyer ato4, natyrisht kur ato janë

shndërruar në pengesë, e pengesën më të madhe e konsideron rreptësinë e metodës, për çka ai

shprehet deklarativisht: kundër metodës. Me këtë ai nuk pretendon se nuk duhet përfillur asnjë

rregull dhe se ato duhet të shpërfillen kurdoherë dhe në çdo rast, qëndrimi i tij është se çdo

rregull që mund t’i shfaqet si pengesë zhvillimit të shkencës dhe pikërisht pse është e tillë,

duhet të tolerohet thyerja e saj5, në të mirë të zhvillimit të shkencës.

1 Po aty, f. 34-45.

2 Feyerabend 2000, f. 33.

3 Anarkizmi është një teori ideologjike, politike dhe shoqërore e cila konsideron se individi duhet të jetë i lirë dhe autonom, të mos u

nënshtrohet rregullave imponuese të shtetit, me qëllim që ai ta realizojë veten e vet ashtu sikurse për të është më së miri. Esenca e kësaj

teorie është kundërshtimi i rregullave, normave dhe detyrimeve gjoja me vlerë të përgjithshme e të cilave duhet t’u nënshtrohet individi. 4 Feyerabend 2000, f. 29.

5 Po aty

Page 160: Doctor Hajdin Abazi

159

Sipas Feyerabendit, përvoja ka treguar se nuk ka një rregull të vetme e cila, herët a vonë, të

mos shndërrohet në pengesë të zhvillimit të shkencës1, dhe pikërisht për këtë dhe që të

mundësohet zhvillimi i lirë e i papengueshëm, nëse ka ndonjë parim zhvillimi për shkencën -

ai duhet të jetë thyerja e rregullave qofshin ato logjike, metodologjike e çfarëdoqofshin.

Kuptimi i kësaj, nëse zbërthehet është ky: secili grup shkencëtarësh mund t’i ruajnë rregullat e

paradigmës së tyre, por ata nuk duhet t’ia diktojnë këto rregulla edhe grupeve të tjera të

shkencëtarëve që ndjekin paradigma të tjera; domethënë, paradigmat nuk duhet t’u atribuojnë

rregullave të veta karakter absolut ose të vlefshëm përgjithësisht, pasi që ato nuk e kanë dhe

nuk mund ta kenë këtë vlefshmëri.

Po qe se nuk do të ekzistonte toleranca dhe mirëkuptimi, në kuptimin e pranimit të lojës së

thyerjes së rregullave dhe gjithçka që buron prej tyre, atëherë vështirësohet mundësia e

perspektivës së teorive të reja alternative, e me këtë imponohet rruga e mundimshme e

depërtimit të tyre. Atëherë rruga drejt zhvillimit bëhet e zorshme, me sakrifica dhe me flijime,

ashtu sikurse ka ndodhur gjatë historisë së shkencës. Me jo-tolerancën ndaj pikëpamjeve

alternative, zhvillimi i shkencës ecën më ngadalë dhe në mënyrë të tërthortë: si një front lufte

të pabarabartësh, përpjestimesh tepër dalluese dhe përpjekjesh të gjithfarshme për të mposhtur

kundërshtarin dhe për të siguruar ekzistencën e vet paradigma në fuqi, ose për të triumfuar

paradigma e re2. Nëpër një katrahurë të këtillë ka kaluar shkenca, për të ecur drejt zhvillimit të

saj.

Se si është bërë zhvillimi, në kushte të jo-tolerancës dhe të mbizotërimit, Feyerabendi e ka

shpjegimin e tij: paradigma e re ka mbijetuar dhe ka triumfuar duke përdorur të gjitha format

e mundshme, si propagandën e truket psikologjike3. Ai duket se sugjeron që infiltrimi ka qenë

vendimtar: paradigmat e reja nuk e kontestojnë paradigmën ekzistuese, po përkundrazi,

pohojnë epërsinë dhe mbështetjen e saj në faktet përvojësore4, si dhe e identifikojnë veten me

paradigmën në fuqi, dhe formulohen thjesht vetëm si konstruksione ideore - teorike,

matematikore, gjeometrike, logjike, hipotetike etj. Përpjekja e shkencëtarëve që përqafojnë

paradigmën e re, nën mantelin e së vjetrës, përqendrohet në ndryshimin e konceptimit të

vëzhgimeve, duke e kontestuar qëndrueshmërinë dhe besnikërinë e tyre përmes formave të

1 Po aty, f. 37.

2 Feyerabend 2000, f. 96-98.

3 Po aty, f. 72.

4 Po aty, f. 83

Page 161: Doctor Hajdin Abazi

160

ndryshme si iluzionet, mashtrimet, shtrembërimet, paqartësitë etj.1. Me këto veprime, ata

synojnë t’i lëkundin dhe, gradualisht, t’i ndryshojnë përjetimet e kolegëve të tyre nga

paradigma në fuqi; dhe kështu, si rezultat, të arrihet kontestimi dhe ndryshimi, i

pjesëpjesshëm, i përvojës së paradigmës në fuqi, në favor të paradigmës së re2. Në këto

përpjekje të shkencëtarëve të paradigmës së re, në kushtet e jo-tolerancës ndaj alternativave,

lejohet çdo veprim: iluzionet, propaganda, mashtrimet, shtrembërimet e çka jo, vetëm e vetëm

për të arritur qëllimin e tyre - ta bëjnë të kapshme, të kuptueshme dhe të besueshme

paradigmën e re, ashtu që ajo të triumfojë. Kjo është rruga që ndiqet kur rregullat ndalojnë

qasjet tjera dhe pikëpamjet tjera; krejt ndryshe do të ishte, sikur të ekzistonte toleranca dhe të

lejohej zhvillimi i çdo ideje, duke i dhënë mundësi secilës alternativë të tregojë potencialet e

veta.

Feyerabend mendon se shkenca nuk është zhvilluar duke shpërfillur kundërhipotezat,

kundërfaktet, kundërpërvojat, kundërqasje, kundërmetafizikat kundrejt teorive mbisunduese,

po është krejt e kundërta: përfillja, kushtimi i vëmendjes së posaçme, përpunimi dhe zhvillimi

i kundërtezave, kundërfakteve, kundërpërvojave, kundërqasjeve dhe i kundërmetafizikave ka

çuar në krijimin e teorive të reja përmes të cilave është bërë i mundshëm zhvillimi më i

dukshëm i shkencës. Sikur kjo mënyrë zhvillimi, që domethënë anarkizmi – në kuptimin e

mohimit të çdo fuqie diktuese dhe standardeve me vlefshmëri universale, të kuptohej mirëfilli,

atëherë zhvillimi i shkencës do të ecte me hapa më të shpejtë se sa ka ecur deri më tash3.

Nga këto konstatime, Feyerabendi arrin në përfundimin se rruga e zhvillimit të papengueshëm

të shkencës është bërë dhe mund të bëhet edhe në të ardhmen vetëm në mënyrë

kundërinduktive4. Po ç’është kundërinduksioni

5? Feyerabendi shpjegon: shfaqjet kundër një

paradigme që është në fuqi duhet të piketohen e të kapen, sepse aty mund të fshihet zbulimi

dhe mundësia e rezultateve të reja, po qe se u lejohet atyre hapësirë, po qe se u krijohen

kushte dhe mundësi të veprimit të papengueshëm. Natyrisht, paradigma ekzistuese, për aq sa

ekziston vullneti i ndonjë grupi shkencëtarësh, vazhdon punën e saj papengueshëm, por edhe

iniciativat dhe angazhimet në ndërmarrje të reja paradigmatike duhet toleruar dhe mundësuar:

asnjë paradigmë dhe asnjë grup shkencëtarësh nuk duhet gjykuar, penguar apo ndaluar në

1 Po aty, f. 73-74

2 Po aty, f. 78.

3 Feyerabend 2000, f. 25.

4 Po aty, f. 34.

5 Po aty, f. 46-49.

Page 162: Doctor Hajdin Abazi

161

angazhimin e tyre, përderisa ata janë të bindur dhe besojnë se ashtu duhet vepruar, e ky është

kuptimi i gjithçka lejohet, i vetmi parim që nuk e pengon përparimin1 e as zhvillimin, vetëm

mundëson që paradigmat më të suksesshme dhe grupet e shkencëtarëve më të angazhuar të

mund të përcaktohen dhe të veprojnë sipas bindjeve të tyre, jo vetëm kur arrijnë rezultat, por

po të duan, ata mund të vazhdojnë angazhimin e tyre edhe pa pasur kurrfarë arritjesh, sepse,

sipas Feyerabend, perspektiva e zhvillimit qëndron te “shkëmbimet e hapura”2, që nuk i

pengon arritjet dhe rezultatet e të tjerëve, por vetëm i rritë mundësitë, kuptueshmërinë e

ndërsjellë dhe e shton dinamikën.

Po të implementohet kjo frymë e kërkimit shkencor atëherë do të bëhej një liberalizim i plotë i

ushtrimit të veprimtarisë shkencore, shkenca do të zhvillohej përmes atyre paradigmave dhe

grupeve të shkencëtarëve që arrijnë sukses dhe rezultate, e, madje, për më tepër, kështu

përshpejtohet dhe begatohet më shumë ky zhvillim: kjo është rruga anarkiste, e cila

konceptohet si e vetmja adekuate nga Feyerabendi sepse, sipas tij, “anarkia e lehtëson

zhvillimin, pavarësisht se cila pikëpamje pëlqehet të zgjidhet”3.

7 Mospajtime dhe kundërshtime

Aq sa, krejt përmbledhtas, u parashtrua deri këtu, mund të shihet se ka mospajtime të shumta

në shpjegimet lidhur me rrugën që ndjek zhvillimi i shkencës. Në polemikat midis

epistemologëve racionalistë, u shprehën mospajtime e kundërshtime të mëdha, prej nga objekt

përpljasjesh u bë sidomos lidhur me konceptin, funksionin dhe rolin e shkencës normale, si

dhe atij të revolucionit në shkencë.

7.1 ... lidhur me shkencën normale

Lidhur me shkencën normale, bazuar në konceptin e Kuhnit, dhe rolit që ai i atribuon asaj në

zhvillimin e shkencës ravijëzohen qëndrime dalluese: disa e pranojnë pjesërisht, të tjerë e

përkrahin plotësisht, disa e kontestojnë e sekush edhe e mohon fare si fakt historik.

1 Po aty, f. 29.

2 Po aty, f. 282-289, sh. 22.

3 Feyerabend 2000, f. 33.

Page 163: Doctor Hajdin Abazi

162

Ideja e Kuhnit lidhur me shkencën normale është konsideruar nga shumë filozofë e

shkencëtarë si një prurje e re në teorinë epistemologjike, duke e konsideruar atë, siç bën

Watkins, “një ide origjinale dhe provokuese”1. Popperi, nga ana tjetër, thotë se “Unë kam që

vetëm turbullt i vetëdijshëm për këtë dallim”,domethënë dallimin midis shkencës normale

dhe asaj revolucionare dhe se “dallimi nxjerrë në pah diçka që është e rëndësisë së madhe”, e

për më tepër, vazhdon ai, Kuhni edhe i ka “hapur sytë e mi për një mori problemesh të cilat

më parë unë nuk i kam parë krejt qartë”2. Margaret Masterman, në anën tjetër, shkruan se libri

i Kuhnit, domethënë The Structure of Scientific Revolutions, është lexuar gjerësisht dhe është

çmuar nga kërkuesit aktual të shkencës, për të cilët ajo është e qartë, e njohur dhe familjare,

ndaj dhe e kanë të lehtë për ta kuptuar atë3.

Mirëpo, më tej, në debat, në të vërtetë, pjesa dërrmuese e filozofëve, si John Watkins, Stephan

Toulmin, Karl Popper, Imre Lakatos dhe Feyerabend, secili në mënyrën e vet e ka

kundërshtuar konceptin e Kuhnit, por ka edhe të tjerë, si Margaret Masterman, që e mbron atë,

kurse L. Pearce Williams kërkon akoma më shumë fakte që të bindet.

Prandaj, paraprakisht, le të sjellim ndërmend, shumë shkurtimisht, se Kuhni pohon se shkenca

normale është ajo periudhë në të cilën veprimtaria e shkencëtarëve përqëndrohet në zgjidhjen

e enigmave dhe artikulimin e paradigmës, e të tilla janë, fjala vjen, veprimtaritë e

shkencëtarëve të ndryshëm brenda paradigmës dhe të udhëhequr prej saj4.

Masterman, duke folur si shkencëtare dhe nga prizmi se si e shohin shkencëtarët konceptin e

Kuhnit, i jep mbështetje të plotë atij: “ekziston shkenca normale – dhe ajo është saktësisht

ashtu sikurse Kuhni thotë se ajo është”5. Ajo shkruan se puna kryesore në një shkencë reale

(kërkimi bazik, aplikativ, teknologjik) është normalisht punë e drejtuar nga shprehia, aktivitet

enigmëzgjidhëse, e jo ndërprerja fondamentale e aktivitetit ose përgënjeshtrimi i aktivitetit.

L. Pearce Williams, duke e parë problemin nga prizmi i historianit, e konteston Kuhnin, nga

pikëpamja se çka mendojnë se janë duke bërë vetë praktikuesit e shkencës së pjekur, në

kuptimin se si ata e konceptojnë punën e tyre: për shembull, Michael Faraday, i cili nuk kishte

kurrë ide teorike, në vitin 1831 zbuloi ‘aksidentalisht’ induksionin elektromagnetik, ndaj dhe

1 Lakatos & Musgrave , CaGK,1970, f. 26.

2 Po aty, f. 52.

3 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 59.

4 Po aty, f. 12.

5 Po aty, f. 60.

Page 164: Doctor Hajdin Abazi

163

ai shtron pyetjen, se sa shkencëtarë ‘normal’ janë realisht revolucionarë në zemër?1 Në anën

tjetër, Max Planku, ‘problemzgjidhësi’ më i suksesshëm në historinë e shkencës, ishte

njëherësh edhe revolucionari më i pavullnetshëm i të gjitha kohërave2. Kështu, Williams

synon ta kontestojë si jo mjaft të elaboruar nga Kuhni konceptin e shkencës normale dhe

dallimin e saj prej shkencës revolucionare.

Në anën tjetër, Watkins, në reagimin e tij të titulluar Against ‘Normal Science’, shpreh qartë

pozicionimin e tij kundër shkencës normale: kritika e tij përqendrohet për të nxjerrë në pah se

shkenca normale nuk është aq kompakte sa e paraqet Kuhni dhe këtë e bën duke konstatuar se

paradigma nuk ka monopol ekskluziv3. Prandaj, në pyetjen se “nëse Shkenca Normale mund

të jetë ashtu sikurse Kuhni e përshkruan atë dhe poashtu të shkaktojë Shkencën e

Jashtëzakonshme”, Watkins thotë: “Përgjigja ime do të jetë, ‘Jo’ “4. Kështu, Watkinsi

pretendon që shkenca normale, ashtu si e koncepton Kuhni, nuk mundet të çojë në shkencën e

jashtëzakonshme, pra ajo nuk mundet t’i ketë rrjedhojat që ia atribuon Kuhni.

Ndërkaq, Stephan Toulmin e konteston tërthorazi shkencën normale respektivisht karakterin e

saj dogmatik kundrejt paradigmës: në aspektin sociologjik mund të thuhet se dogma luan një

rol në zhvillimin e ideve shkencore, porse jo në aspektin konceptual sikurse pretendon Kuhni,

pasi që, fjala vjen, për fizikanët ndërmjet viteve 1700 dhe 1880 ishte e arsyeshme dhe

jodgmatike të pranonin dinamikën e Newtonit si pikënisje5, ashtu sikurse dhe fizikanët

ndërmjet viteve 1890-1930 jetuan ndërrimin e mendimeve nga Newtoni te Einsteini6. Me

këtë, Toulmin pretendon të provojë mosqëndrueshmërinë e forcës së shkencës normale ashtu

sikurse e parashtron Kuhni.

Një kundërshtim edhe më të ashpër e bën Popperi. Por, për dallim nga të tjerët, ai e pohon

ekzistencën e shkencës normale: “Shkenca ‘normale’, në kuptimin e Kuhnit, ekziston” dhe se

“ajo duhet të merret parasysh nga historianët e shkencës”, përkundër kësaj ekzistence, Popperi

thotë se atij nuk i pëlqen shkenca normale, sepse e konsideron si një rrezik për shkencën7. E

shkaku i kësaj rrezikshmërie është se po qe se merret shkenca normale si normale, në

1 Po aty, f. 49.

2 Po aty, f. 50.

3 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970: 37.

4 Po aty, f. 27.

5 Po aty, f. 40.

6 Po aty, f. 43-44.

7 Po aty, f. 52.

Page 165: Doctor Hajdin Abazi

164

kuptimin jo-kritike, atëherë jo vetëm shembulli i Philip Frankut nga viti 1933 që ankohej për

qëndrimin jokritike të studentëve, por të tillë do të dalin edhe shkencëtarët e rinj, dhe pikërisht

ky qëndrim jo-kritike është i rrezikshëm jo vetëm për zhvillimi e shkencës, por edhe të

civilizimit1.

Lakatosi, duke u nisur nga koncepti i tij mbi zhvillimin e shkencës, mund të thuhet se ai

pajtohet se ekziston një veprimtari e shkencëtarëve brenda programeve të kërkimeve

shkencore, e ngjashme me atë që Kuhni e quan artikulim dhe enigmëzgjidhja, porse nuk

konsideron se ka atë karakter sikurse e mendon Kuhni. Po ashtu mund të thuhet se Lakatosi,

duke konsideruar se shkenca karakterizohet nga pluraliteti i programeve shkencore,

nënkupton se mund të ketë jo një, po disa shkenca normale njëherësh, duke nënkuptuar me

këtë veprimtarinë e shkencëtarëve brendapërbrenda secilit program. Me fjalë të tjera, Lakatosi

pranon ‘dogmatizmin’ e ‘shkencës normale’, dhe e karakterizon si të mirë ose të keq dhe në

këtë kuptim, shkenca normale e mirë nuk e pengon rritjen e shkencës dhe është përparuese,

kurse shkenca normale e keqe është ajo që është zvetnuese dhe e pengon rritjen e shkencës2.

Feyerabend shkon edhe më larg në kritikën e tij: ai shprehet sidomos kundër faktit se Kuhni e

koncepton shkencën normale si zgjedhje ekskluzive të një grupi të veçantë të ideve, sipas të

cilave zhvillohet veprimtaria shkencore3, me të cilën nuk pajtohet, sepse, sipas tij, po të ishte

kështu, atëherë duket se nuk ka ndonjë mundësi se si pastaj nga shkenca normale krijohet

paradigma konkurrente, që të nxitet revolucioni shkencor4. Feyerabend nuk e sheh shkencën

normale as edhe si fakt historik5.

Të gjitha këtyre kritikave u përgjigjet Kuhni.

Përgjigja e përgjithshme, thuajse që prek të gjithë kundërshtarët e mësipërm, është kjo:

“Ekzistenca e shkencës normale është një rrjedhim (corollary) i ekzistencës së

revolucioneve”6, duke dashur kështu të sugjerojë se nga revolucionet shkencore buron

shkenca normale dhe kjo, pastaj, nga ana e vet krijon kushtet për revolucionin shkencor, i cili

sërish e rivendos shkencën normale.

1 Po aty, f. 53.

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970: 177.

3 Po aty, f. 201.

4 Po aty, f. 202.

5 Po aty, f. 207.

6 Po aty, f. 233.

Page 166: Doctor Hajdin Abazi

165

Duke iu kundërvënë Watkins, Kuhni thekson se për nga natyra, revolucionet nuk mund të jenë

e tërë shkenca dhe se diçka tjetër duhet të ndodhë ndërmjet tyre. Meqë paradigmat, të cilat

revolucionet i sjellin në fuqi, nuk janë të përfunduara, atëherë është e kuptueshme se ato duhet

të zhvillohen më tej, që domethënë se “shkencëtarët domosdoshmërisht i zhvillojnë idetë e

tyre në kuadër të një kornize të caktuar teorike” dhe kjo është ajo që është shkenca normale1.

Kundrejt Popperit, Kuhni shpreh një mospajtim tjetër. Përderisa Popperi pranon se disa

praktikuesve të shkencës u mbetet që të japin kontributin e tyre brendapërbrenda një kornize

të dhënë teorike, një koncept thuajse i ngjashëm me paradigmën, atëherë, pohon Kuhni,

Popperi, në njërën anë, i thekson dallimet e, në anën tjetër, i injoron ato. Për më tepër, Popperi

i rekomandon të njëjtën strategji veprimi si shkencëtarit edhe filozofit, gjë që shpreh një

mosvijueshmëri të tij. Në kohën kur mungon një kornizë teorike, atëherë vlen strategjia e

Popperit; por “kur kjo kornizë teorike ekziston – atëherë unë them, këmbëngul Kuhni, se

duhet të aplikohen rekomandimet e mia”2, domethënë veprimi i shkencëtarëve në artikulimin

e paradigmës dhe zgjidhjen e enigmave, në kuadër të shkencës normale.

Përgjigja e Kuhnit kundrejt Toulmin, se nuk ekziston një ndarje midis shkencës normale dhe

revolucionit, është se Toulmin nuk e shquan dallimin, i cili shquhet pikërisht përmes

ndryshimeve konceptuale që ndodhin herë pas here në shkencë dhe të cilat janë themelore për

avancimin e saj3. Natyrisht se është vështirë për t’i shquar ato, por mendimi i shkrirjes së tyre

nuk domethënë se duhet braktisur konceptet e dallimit, meqë ato japin më shumë qartësi për

të karakterizuar veprimtarinë e shkencëtarëve në dy periudha të ndryshme angazhimi, sepse

nuk janë të njëjta të gjitha ndryshimet. Ne duhet të dallojmë artikulimin dhe zgjerimin e

besimeve të pranuara, shkruan Kuhn, prej ndryshimeve të cilat përfshijnë rekonstruksionin4.

Ndërkaq, duke trajtuar problemin e origjinës së atomit të Bohrit, Kuhni u jep përgjigje shumë

kritikëve se si nga një enigmëzgjidhje mund të lindin paradigma të reja. Bohri kishte për

qëllim të shihte përafërsishtmërinë e C. G. Darwin të harxhimit të energjisë nga grimcat që

kalojnë nëpërmes materies, me ç’rast ai zbuloi se atomi i Rutherfordit ishte mekanikisht jo-

stabil dhe një ndërhyrje ad hoc e ngjashme me Planckun për ta stabilizuar atë premtonte

shpjegimin e tabelës periodike të Mendelevit. Kështu, arritja e Bohrit u bë përmes një kërkimi

1 Po aty, f. 242.

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 243.

3 Po aty, f. 249-250.

4 Po aty, f. 251.

Page 167: Doctor Hajdin Abazi

166

në një program me qëllime të tjera. Dhe ky shembull, në vija të trasha, tregon qartë

“efikasitetin revolucionar të kërkimeve normale të enigmave”1, dhe me këtë, Kuhni synon të

tregojë ekzistencën e shkencës normale dhe mundësitë që ajo jep për revolucionarizimin e

shkencës.

7.2 ...lidhur me revolucionin shkencor

Edhe lidhur me rolin e revolucionit shkencor në zhvillimin e shkencës janë shprehur qëndrime

të ndryshme: ka përkrahje, kundërshtime të disa aspekteve, amortizim të përmasave që Kuhni

ia atribuon, por ka edhe mohime. Në këto, meqë ka shumë ngjashmëri, goditen herë-herë edhe

pikëpamjet e Popperit mbi revolucionin shkencor. Prandaj, debati merr karakterin e një

qëndrimi mbi vetë revolucionin shkencor si fenomen.

Sipas Kuhnit pas hyrjes në krizë, kur shkenca merr karakter të jashtëzakonshëm që rezulton

me krijimin e një ose disa paradigmeve të reja, më në fund bashkësia e shkencëtarëve braktis

paradigmën e vjetër e në të njëjtën kohë pranon njërën prej paradigmave të reja dhe ky është

kulmi i revolucionit shkencor, i cili e rivendos një periudhë të re të shkencës që drejtohet nga

paradigma e re – shkencën normale. Në konceptin e Kuhnit, revolucionet shkencore janë të

rralla dhe, madje, si përjashtime, ndërkohë që shkenca normale është ajo më e zakonshmja që

e karakterizon punën shkencore.

Ata që kundërshtuan lidhur me shkencën normale, e mbështesin idenë e revolucionit shkencor

të Kuhnit, por ka dallime në qasje dhe konceptime të rolit dhe të rëndësisë së tij. Ndonjë e

kundërshton revolucionin shkencor si të tillë.

Watkins e kundërshton pikëpamjen e Kuhnit, respektivisht kushtet se si ai e mendon lindjen e

revolucionit shkencor: “Teza ime, , shkruan Watkins, do të jetë se një paradigmë e re kurrë

nuk mund të dalë prej Shkencës Normale ashtu si karakterizohet ajo nga Kuhni”2, e me këtë,

në mënyrë të tërthortë, aludohet se, duke mos lindur ndonjë paradigmë e re, nuk do të kishte

as revolucion shkencor.

1 Po aty, f. 256-257.

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 34.

Page 168: Doctor Hajdin Abazi

167

Idenë e Kuhnit se lindja e një paradigme është e njëhershme1, e kundërshton Watkins, duke

pohuar se që nga kur shfaqet një paradigmë e deri te pranueshmëria e saj e përgjithshme

nevojitet mjaft kohë2, e madje, kjo rrjedhë, me sa duket, edhe nga ajo që thotë Kuhn se

paradigma e re duhet të tregojë paraprakisht ndonjë sukses. E prej kësaj, rrjedhë se, për një

kohë, duhet të bashkekzistojnë dy paradigma a më tepër paradigma njëherësh dhe këtë e

tregon historia e shkencës: paradigma e Ptolemait dhe ajo e Copernikut, ajo e Newtonit dhe e

Einstenit kanë ekzistuar njëkohësisht, derisa është hedhur poshtë e para dhe është pranuar e

dyta3. E kjo, në anën tjetër, të paktën për një kohë, flet kundër monopolit të një paradigme të

vetme në shkencë.

Pikëpamja - që mbrohet, në njërën anë nga Kuhni, i cili thotë se mendimi profesionist i

shkencëtarit gjithmonë është paradigmë-mbizotërues, dhe në anën tjetër nga Popperi, i cili

thotë se shkencëtarët, në çdo kohë, janë të dominuar nga një paradigmë - është e

paqëndrueshme. Kundër kësaj kam theksuar se, shkruan Watkins, meqë kërkohet kohë, vite e

jo orë, për t’u zhvilluar një paradigmë e re deri në atë pikë sa të mund ta sfidojë paradigmën e

ngulitur, atëherë “mendimi heretik do të duhej të ketë qenë duke vazhduar për një kohë të

gjavtë para se të mund të ndodhë ndërrimi i paradigmës” e krejt kjo domethënë se “ nuk është

e vërtetë se një pushtet i paradigmës ushtron një rrugë monopolizuese mbi mendjen e

shkencëtarëve”4.

Duke e hedhur poshtë pikëpamjen mbi karakterin monist të dominimit të paradigmës në

shkencë sipas Kuhnit, Watkins synon të kundërshtojë dy gjëra, së pari, atë se mendja e

shkencëtarëve profesionistë nuk është gjithmonë ose në çdo kohë e dominuar nga një

paradigmë, sepse po të ishte kështu, atëherë nuk do të mund të krijohej ndonjë paradigmë e re

dhe, kështu, as nuk do të kishte revolucion shkencor. Revolucioni shkencor, sipas Watkins,

është i mundur vetëm sepse paradigma nuk ka mbizotërim të pakufizuar dhe se ka mendime

heretike shumë kohë para se një paradigmë e re të aftësohet për të konkurruar me paradigmën

e ngulitur.

E Toulmini, shpreh mospajtimin e tij me theksimin e zhvillimit të shkencës me etapa shkencë

normale-revolucion shkencor-shkencë e re normale. Ai këtë e vë në dyshim: kjo

1 Po aty, f. 12.

2 Po aty, f. 35.

3 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 36.

4 Po aty, f. 37.

Page 169: Doctor Hajdin Abazi

168

mosvazhdueshmëri e zhvillimit të shkencës nuk qëndron, shprehet ai1, sepse Kuhni, sipas

Toulmin, nuk flet më për revolucione të mëdha, në kuptimin e revolucionit kopernikan apo

einsteinian, por flet edhe për revolucione në fusha të specializuara; Kuhni tash, thekson

Toulmin, flet për ‘mikro-revolucione’ dhe këto kanë karakterin e njësive të ndryshimeve

efektive në teorinë shkencore, e, për më tepër, ato kanë karakterin e çdo risie shkencore2.

Prandaj, mund të thuhet se Toulmin nxjerrë përfundimin se, teoria e revolucionit shkencor ka

humbur kuptimin që ia atribuon Kuhni dhe çdo gjë e re mund të quhet revolucion.

Në anën tjetër, drejtuar kundër konceptit të Popperit lidhur me revolucionin shkencor dhe atë

se marrja me enigmëzgjidhje konsiderohet më tepër si punë teknike dhe jo-zhvillimore, por

edhe atë se shkencëtarët, sipas Popper, duhet të merren me krijimin e teorive të reja

revolucionare, L.Pearce Williams, thekson se Max Planck ishte ‘problemzgjidhësi’ më i

suksesshëm, e njëherësh edhe revolucionari më i pavullnetshëm i të gjitha kohëve. Me këtë

duket se Williams domethënë që nuk ekziston një ndarje e rreptë e punës revolucionare dhe

punës enigmëzgjidhëse në shkencë, për çka, ai shkruan se “as kjo pikëpamje nuk ka

mbështetje të fortë në fakte që të më bind se është kapur thelbi i kërkimit shkencor”3.

Kritika e Popperit drejtohet në dy aspekte kundër pikëpamjes së Kuhnit lidhur me

revolucionin shkencor. Aspekti i parë ka të bëjë me etapëzimin e zhvillimit të shkencës:

Popperi shkruan se nuk pajtohet se historia e shkencës e mbështet teorinë e Kuhnit mbi

zhvillimin e shkencës ashtu që ‘normalisht’ një teori është mbizotëruese (‘paradigmë’) në çdo

fushë të shkencës dhe se historia e shkencës përbëhet nga sekuenca të teorisë mbizotëruese,

me intervenime të periudhave revolucionare të shkencës së ‘jashtëzakonshme’4.

Shpjegimi i kundërt me këtë të Kuhnit, e që shpreh thelbin e konceptit të revolucionit në

vazhdimësi, është, shprehet Popper figurativisht, se ne jemi të burgosur në sistem të teorive

tona, por ne, nëse provojnë, mund t’i thyejmë ato sisteme në çdo kohë. Popper vazhdon duke

thënë se ne do të gjendeshim sërish në një sistem, por ai do të jetë më i mirë dhe më i gjerë,

dhe se ne mundemi atë në çdo kohë ta thyejmë sërishmi5.

1 Po aty, f. 43.

2 Po aty, f. 46.

3 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 50.

4 Po aty, f. 55.

5 Po aty, f. 56.

Page 170: Doctor Hajdin Abazi

169

Aspekti i dytë ka të bëjë me karakterin e revolucionit. Karakteri i revolucionit, pajtohet

Popperi me Kuhnin, njëmend mund të duket si konvertim religjioz. Një të kuptuar i ri mund të

na godasë si një flakërim drite. Por kjo nuk domethënë se ne nuk mundemi t’i vlerësojmë

pikëpamjet tona të vjetra nën dritën e së resë. Pikërisht për këtë, në shkencë, ndryshe nga

teologjia, gjithnjë është i mundur krahasimi kritik midis teorive, ose sistemeve teorike,

konkurruese; ndaj dhe në shkencë, dhe vetëm në shkencë, ne mund të themi se kemi bërë

përparim të vërtetë: se ne dimë më tepër sesa kemi ditur më parë1. E po të ishte revolucioni

shkencor si një konvertim religjioz, atëherë nuk do të ishte e mundur të thuhet se ne dimë më

tepër se sa është ditur më parë.

Mastermani pak, por qartë, shkruan lidhur me çështjen e revolucionit shkencor. Ajo, në

kundërshtim me këndvështrimin e Popperit për ndryshime të pandërprera, si për shkencën

normale, e mbështet – nisur nga këndvështrimi si shkencëtare – plotësisht pikëpamjen e

Kuhnit, pasi që ajo konsideron se shkenca bën ashtu sikurse e ka përshkruar Kuhni. Sipas saj

nëse nuk ekziston ndonjë mekanizëm vetëkorrektues që operon brenda vetë shkencës, atëherë

nuk ka shpresë se, po të flasim nga pikëpamja shkencore, ndonjëherë gjërat do të viheshin

mbarë kur ato të shkonin gabim2. Duke u nisur nga pikëpamja e Kuhnit, është e qartë se

mekanizmi vetëkorrektues i brendshëm i shkencës është kriza dhe shkenca e

jashtëzakonshme, të cilat shfaqen vetëm atëherë kur një anomali brenda paradigmës nuk

mund të zgjidhet dhe, si pasojë, çon në shpërbërjen e paradigmës3 dhe vetëkuptohet se që

andej, nga kjo gjendje, lind një ose disa paradigma e të reja. Dhe kjo, për të duket e

mjaftueshme. Prandaj, ajo shkruan se shkencëtarët aktual në mënyrë të rritshme janë duke e

lexuar Kuhnin në vend të Popperit, dhe gjithashtu, në fushat e reja të shkencës jo ‘hipoteza, po

‘paradigma’ është tash fjala ‘O.K’4.

Ndërkaq, Lakatosi pajtohet se revolucioni shkencor ka rol përparues në shkencë, por nuk

pajtohet me karakterin që Kuhni ia atribuon revolucionit shkencor. Ai shkruan: “Për Kuhnin

ndryshimi shkencore – nga një ‘paradigmë’ te tjera – është konvertim mistik... Ndryshimi

shkencor është njëfarëlloj i ndryshimit religjioz”5, që domethënë se është i pashpjegueshëm si

si fenomen. E pikësynimi i Lakatos ishte që këtij zhvillimi, mbi bazat e arritjeve nga Popperi

1Po aty, f. 57.

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 60.

3 Po aty, f. 82.

4 Po aty, f. 60.

5 Po aty, f. 93.

Page 171: Doctor Hajdin Abazi

170

dhe Kuhni, t’ia heqë kufizimet dhe ta paraqitte si përparim racional1, e që ka qenë shtytja

kryesore që ai të konstruktonte pikëpamjen e tij të metodologjisë së programeve të kërkimeve

shkencore, me të cilën, sikurse pretendon ai, edhe ia ka arritur.

Sipas tij, shkencëtarët, në momente të caktuara, për të vlerësuar statusin e një programi

kërkimor, orientohen sipas gjendjes së brendshme përparuese ose zvetnuese të një programi,

por edhe nga konkurrenca e progrmeve të tjera rivale, që e përshpejtojnë të kuptuarit e

gjendjes së një programi kërkimor, e bashkë me këtë edhe qëndrimin e shkencëtarëve: për të

vazhduar ose për ta braktisur atë. Këtë Lakatos e ilustron me rivalitetin midis programit të

Pickering-Fowler dhe të Bohrit, ndryshimet e korrektimet deri te suksesi i Bohrit, lidhur me

modelin e heliumit të jonizuar me një proton të dyfishtë të orbituar nga një elektron, model ky

që predikonte një seri ultraviolete në spektrin e heliumit të jonizuar2. Ky shembull, sikur i jep

mbështetje pikëpamjes së Lakatosit se kriteret e tij mund të jenë orientues në përcaktimin e

tyre për programin që dëshmohet i suksesshëm, në kuptimin përparues.

Së fundi, Feyerabendi i bën një kundërshtim të përgjithshëm Kuhnit lidhur me ndarjen në

shkencë normale dhe revolucion shkencor, thuaja ngjashëm si edhe Watkins, duke thënë se:

“Ngado që të shohim – dallimin që duam ta bëjmë nuk ekziston”3. Pastaj edhe më konkretisht:

po qe se moszgjidhja e enigmave dhe sidomos rritja e anomalive shkakton presion që çon në

krizë, e mandej në revolucion, atëherë sa më i madh presioni, aq më shpejt duhet të ndodhë

kriza4 e sa më të shpeshta ato, aq më të shpeshtë revolucionet dhe kështu zhduket dallimi, dhe

me këtë hidhet poshtë pikëpamja e Kuhnit mbi dallimin shkencë normale dhe revolucion

shkencor.

Mirëpo, Feyerabend e konteston edhe një aspekt tjetër të karakterit të shndërrimit që

pretendon Kuhni, duke u nisur nga pikëpamja e pabashkëmatësisë dhe ajo se nuk mund të

thuhet që paradigma e re është më e mirë se e vjetra: ndërrimi i paradigmave nuk mund të

quhet revolucion, përderisa “është e pamundur të thuhet se ai çon në diçka më të mirë”5. E

pikërisht për këtë, vazhdon Feyerabend, as dallimi i periudhave e as rezultati i revolucionit

1 Po aty

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 148-149.

3 Po aty, f. 200, 208.

4 Po aty

5 Po aty, f. 202.

Page 172: Doctor Hajdin Abazi

171

shkencor si i sheh Kuhni, nuk janë ato që e shkaktojnë zhvillimin e shkencës e me këtë as

rritjen e dijes1, me çka aludohet se Kuhni ka dështuar të shpjegojë zhvillimin shkencor.

Duhet një shpjegim tjetër që të mund të shprehet zhvillimi i shkencës, shkruan Feyerabend,

për çka piktura e shkencës e paraqitur nga Kuhni duhet të zëvendësohet nga ajo e Lakatosit,

sipas së cilës, këmgëngultësia ndaj një teorie dhe shtimi i teorive të tjera nuk ju përkasin

periudhave të njëpasnjëshme të historisë së shkencës, por ato gjithmonë janë të

bashkëpranishme2 dhe me një ndërveprim aktiv. Në një kontekst të këtillë, sipas Feyerabendit,

revolucioni shkencor ka shumë mundësi të ndikohet nga anë më të ndryshme të jashtme, si

shprehja e jashtme e ndryshimeve të komponentëve normale në kërkimet e

teorive/programeve shkencore3

. Një shpjegim i këtillë, sipas Feyerabendit, është mjaft

adekuat dhe në përputhje me zhvillimin e shkencës.

Në reagimin e tij, Kuhni me përkushtim e mbron çështjen e revolucionit shkencor, jo fort

duke polemizuar, po më tepër duke i riparashtruar dhe rikonfirmuar pikëpamjet e veta.

Pikënisja e tij është qartësimi se shkenca nuk mundet të ketë vetëm karakter revolucionar dhe

me këtë, gjithashtu, dëshiron t’i kundërvihet pikëpamjes së Popperit për revolucion në

vazhdimësi.

Mendimi i Kuhnit duket se ndjekë, pakashumë, këtë rrjedhë: revolucioni duhet të burojë nga

diçka, duhet të ketë disa parakushte ose një veprimtari shkencore pararendëse që të mund të

vijë deri te nevoja për revolucion: “Për nga natyra e tyre revolucionet, shkruan Kuhni dhe

vazhdon, nuk mund të jenë tërësia e shkencës: diçka e ndryshme duhet domosdoshmsërisht të

ndodhë në mes”4 tyre. Se është kështu, domethënë se duhet diçka tjetër të ndodhë patjetër

ndërmjet dy revolucioneve, kjo rrjedhë edhe nga pohimi i Popperit se: “shkencëtarët

domosdoshmërisht i zhvillojnë idetë e tyre brenda një kornize të caktuar teorike”5. E ajo diçka

diçka që duhet të ndodhë midis dy revolucioneve është se shkencëtarët i zhvillojnë idetë e tyre

në kuadër të një sistemi të caktuar teorik; e përbashkëta mund të jetë artikulimi i ideve

kryesore, kurse dallimi mund të jetë në atë se si shkencëtarët i zhvillojnë këto ide, sepse

përderisa Popperi mendon se kjo kryesisht bëhet me përpjekjen për të arritur sa më parë në

përgënjeshtrimin e një teorie, Kuhni e mendon këtë si veprimtari enigmëzgjidhëse. Pikërisht

1 Po aty, f. 209.

2Po aty, f. 211.

3 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 214.

4 Po aty, f. 242.

5 Po aty, f. 51.

Page 173: Doctor Hajdin Abazi

172

këtë e bëjnë revolucionet: sistemin teorik në një shkencë e ndryshojnë dhe e zëvendësojnë me

një sistem tjetër teorik.

Objektivi i mësipërm shihet qartë se është që Kuhni ta përafrojë pikëpamjen e tij me të

Popperit, por edhe me të të tjerëve që e pranojnë revolucionin shkencor, e sidomos me

Lakatosin, dhe në këtë kontekst ai shkruan: “Ekzistenca e shkencës normale është një

rrjedhojë e ekzistencës së revolucionit, një çështje e nënkuptuar ne kumtesën e Sir Karlit dhe

e shprehur qartë te Lakatos”1. Kështu, Kuhni, e sheh si rrjedhojë natyrale të revolucionit

shkencën normale, dhe anasjelltas – shkenca normale me zhvillimet e saja të brendshme e

sjellë, në fund të fundit, revolucionin shkencor. Vetëm në një ndërlidhje të tillë, duket sikur

thotë Kuhni, ato shfaqen dhe kanë kuptimin, respektivisht, pa shkencën normale nuk ka

revolucion shkencor dhe pa revolucion shkencor nuk ka shkencë normale: “Revolucionet

përmes kritikës, - nënvizon Kuhni, - kanë nevojë për shkencën normale jo më pak se sa

revolucionet përmes krizës”2.

Prandaj, shumica e kritikëve, pohon Kuhni, e shohin rolin e revolucioneve thuajse në mënyrë

të ngjashme: “të gjithë ne...e ndajmë bindjen se ipisodet kryesore në përparimin e shkencës –

ato që e bëjnë lojën të vlefshme për t’u luajtur dhe lojën të vlefshme për studim – janë

revolucionet”3. Dhe duke u nisur nga pikëpamja e Toulmin, Kuhni thotë se ai është i vetmi që

bën përjashtim në shquarjen e rëndësisë së revolucionit shkencor.

Pikëpamjet e Lakatos dhe të Feyerabend mbi ekzistimin e një shumësie paradigmash dhe të

konkurrencës midis tyre Kuhn e konsideron si karakteristike vetëm për periudhën e krizës ose

të shkencës kur ajo hyn në gjendjen e jashtëzkaonshme, e cila vlen deri te revolucioni

shkencor, përkatësisht deri te pranimi i njërës prej paradigmave konkurruese, e cila e

riorienton zhvillimin e shkencës dhe e merr pushtetin mbi drejtimin e kërkimit shkencor.

Dhe një çështje e fundit, karakteri i ndryshimeve që sjellë revolucioni shkencor. Kuhni

vazhdon të mbrojë qëndrimin e tij, qasur nga aspekti i përjetimit të shkencëtarëve, se

ndryshimet rrënjësore, nga një paradigmë në tjetrën, janë konvertim, dhe kjo arrihet përmes

1 Po aty, f. 233.

2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 233.

3 Po aty, f. 241.

Page 174: Doctor Hajdin Abazi

173

teknikave që mund të përshkruhen si terapeutike, sepse, shkencëtarët mësojnë se “kanë qenë

të sëmurë më herët”1.

8 Minimet e pikëpamjeve të ndërsjella

Sikurse mund të shihet nga sa u parashtrua deri këtu, edhe lidhur me zhvillimin e shkencës

filozofët shprehin pikëpamje të ndryshme.

Duke u nisur nga konteksti tërësor i pikëpamjeve mbi zhvillimin e shkencës, mund të thuhet

është se neopozitivistët duket se kryesisht e kanë konceptuar zhvillimin shkencor ngjashëm

me atë që Kuhn e quan shkencë normale apo kërkim normal, ku suksesi ose mossuksesi mund

të ndodhin, varësisht nga teoria konkrete me të cilën preokupohen shkencëtraët. Kurse

falsifikacionsitët, janë ana tjetër e medaljes, sepse zhvillimin e vërtetë shkencor e shohin

vetëm tek ndodhja e revolucioneve, me ç’rast bëhen shndërrime të thella dhe shkenca

përparon dukshëm.

Është Kuhn ai që në epistemologji i lidhi të dyja këto aspekte zhvillimore të shkencës në një

proces evoluimi, ku njëra etapë i jep shtytje tjetrës e kështu me radhë, duke theksuar se në

periudhën midis dy revolucioneve ka një paradigmë e vetme e ka pushtetin në shkencë dhe e

drejton kërkimin shkencor. Mirëpo, Lakatos e Feyerabend, duke hedhur konceptin monist të

Kuhnit, parashtrojnë pikëpamjet e tyre se në shkencë në çdo kohë ka shumësi teorish,

përkatësisht paradigma ose programe të kërkimeve shkencore, konkurrenca midis tyre e

dinamizon kërkimit shkencor dhe e bëjnë shkencën të zhvillohet pandëprerje.

Kështu, u shprehën shpjegime e mospajtime deri te mohimet e këndvështrimeve të ndërsjella,

parashtrohen argumente, të cilat bëhen përpjekje të demantohen, të tregohen të

paqëndrueshme e të hidhen poshtë, si dhe të ngrihen kundërargumente dhe të ndërtohen

pikëpamje alternative, duke pretenduar shpjegimin tërësor të zhvillimit të shkencës, gjë që

nxjerrin në pah mangësi, shpërputhje, jo-përshtatshmëri dhe që nuk e mbulon në tërësi e në

detaje zhvillimin e shkencës, duke minuar kështu pikëpamjet e ndërsjella dhe duke e bërë më

të dukshme paqëndrueshmërinë e secilit shpjegim epistemologjik marrë veç e veç.

1 Po aty, f. 277.

Page 175: Doctor Hajdin Abazi

174

PJESA E TRETË

DEMANTIMET E NDËRSJELLA, PËRPJEKJET PËR

RIMËKËMBJE DHE KRITIKA NDAJ RACIONALIZMIT

Page 176: Doctor Hajdin Abazi

175

I. DEMANTIMI I THEMELTARISË SË

NDËRSJELLË RACIONALISTE

1 Në kërkim të një themeltarie për racionalizmin

Pasi janë parashtruar pikëpamjet dhe qëndrimet e ndërsjella lidhur me problemet e ndryshme

që lidhen drejtpërdrejtë me shkencën – e të cilat shprehin themelet e teorive të tyre

epistemologjike e mbi të cilat ngrihet edhe botëkuptimi mbi racionalizmin, i cili, në njërën

anë parashtrohet si teori epistemologjike dhe, në anë tjetër, si shpjegim i veprimit racional të

shkencëtarëve në tërë procesin e prodhimit të dijes shkencore.

Dhe mund të thuhet lirisht se ajo çka është e përbashkëta për të gjitha pikëpamjet, marrë veç e

veç dhe bashkarisht, është pikënisja, mbështetja dhe qasja për të gjetur një themeltari për

racionalizmin: të gjitha pikëpamjet, mendimet, qëndrimet e shpjegimet e secilit prej

epistemologëve bëhen përmes dioptrive racioanliste, dioptri që dallojnë me njëra-tjetrën

varësisht prej kalibrimit të thjerëzave që i bënë secili. Jo vetëm kaq, edhe më tepër: secila

syresh përpiqet të gjejë standarde, teknika e të shprehë pikëpamje, mendime, qëndrime e

shpjegime duke pasur një pikësynim të vetëm: secili syesh të gjente, të konstituonte e të

etablonte një themeltari të racionalitet epistmologjik të mjaftueshëm, funksional dhe të

përshtatshëm mbi për shpjegimin e veprimtarisë shkencore.

Page 177: Doctor Hajdin Abazi

176

Se sa ia arrijnë kësaj dhe në çka rezultojnë - për ta kuptuar këtë kërkohet të paraqiten

konceptet dhe besimet secilit mbi përshtatshmërinë e versionit të racionalizmit që parashtron,

qëndrimet ndaj teorive racionaliste konkurruese.

2 Racionalizmi universal dhe i drejtpërdrejtë

Sikurse është parashtruar deri këtu, dy prej teorive racionaliste kishin konstruktuar një

themeltari, bazuar në një metodologji dhe kriter, ashtu që besonin se kishte vlefshmëri

unviersale dhe në të njëjtjën kohë ajo gjente zbatueshmëri të drejtpërdrejtë, pra për ç teori

konkrete.

2.1 Racionalizmi procedural

Edhe në çështjen e racionalizmit të neopozitivizmit imponohet kthimi prapa te Comte.

Pozitivizmi është konsideruar nga themeluesi i saj si stadi përfundimtar i zhvillimit mendor të

njerëzimit, e si i tillë ai është stadi kur shkenca dhe njerëzimi hyjnë në fazën më të lartë të të

menduarit – në racionalitetin njerëzor; duke e trajtuar këtë zhvillim nëpër tri stade – teologjik,

metafizik dhe pozitiv, Comte arriti në këtë përfundim: Dy stadet pararendëse e çojnë arsyen

tonë, e cila gradualisht është çliruar, deri te faza përfundimtare e racionalitetit pozitiv1.2

Karakteristikë e racionalizmit pozitiv është të parashikuarit racional: parashikimin racional,

shkruan Comte,... në të gjitha mënyrat, paraqet aspektin kryesor të mendimit pozitiv3; me fjalë

të tjera, thelbi i mendimit pozitiv është që nga të vëzhguarit të bëhen parashikime racionale,

me qëllim të të studiuarit të asaj që ekziston dhe kështu për të ecur drejt së ardhmes4.5

1 Comte 1844, f. 16.

2 Le të kujtojmë se, fjala vjen, Émile Durkheim (1858–1917), themelues i sociologjisë. Në studimin e tij The Rules of the Sociological

Method (1895) ai argumenton: "[o]ur main goal is to extend scientific rationalism to human conduct... What has been called our positivism is

but a consequence of this rationalism". 3 Comte 1844, f. 19.

4 Po aty, 19-20.

5 Parashikimin racional të pozitivizmit Comte e mbështeste mbi tezën e pandryshueshmërisë së ligjeve të natyrës (Comte 1844: 20). Në

kohën e tij, fizika mekanike e Newton besohej si kulmi i mendimit shkencor dhe se ligjet e saj mbi natyrën ishin të pandryshu eshme.

Zhvillimet e mëpasme treguan se edhe ligjet mbi natyrën, duke qenë produkt i mendimit njerëzor, nuk janë absolute. Teoria e relativitetit bëri

që fizika mekanike e Newtonit të flaket si e paqëndrueshme. Edhepse teza e Comtes mbi pandryshueshmërinë e ligjeve të natyrës ishte e

gabuar, baza e racionalitetit pozitiv konsideroj se mund të qëndroj edhe pa këtë tezë, pra edhe thjesht vetëm si parashikim racional, që buron

nga të vëzhguarit, për të parashikuar të ardhmen.

Page 178: Doctor Hajdin Abazi

177

Pozitivizmi sipas Comte nuk e kuptonte botën si të drejtuar nga një “vullneti i lartë”, por nga

ligjet e natyrës. Këto ligje lejonin të bëhen parashikime; e pa parashikime “veprimit tonë

praktik do t’i mungonte çdo bazë racionaliteti1.

2 Mbi këtë bazë, Comte konsideronte si

shtyllen vertebrale për shkencën parashikimin, prej nga buronte i tërë veprimi racional i

mëpasshëm. Pikërisht për këtë, për Comte “Parashikimi racional – përbën kriterin kryesor të

shkencës së vërtetë3, me çka ai kuptonte shkencën pozitive: të gjitha disiplinat empirike e

matematikore.

Këtu qëndron themeli i racionalizmit pozitiv në lidhjen midis teorisë dhe praktikës. Kjo lidhje

buronte nga qëndrimi se mendimi që ka për qëllim veprimin gjithnjë kërkon një precizitet

adekuat, gjë që nënkupton se parashikimet racionale duhet, në ballafaqim me praktiken, të

rrisin shkallën e precizitetit4.

E pozitivizmi shkencën moderne e mendonte si konstruktive, në kuptimin që ka për objektiv

të organizojë gjithë dijen e qëndrueshme, meqë ajo kishte për objektiv organizimin e jo

rrënimin5, prej nga, më pas, duket se buron qëndrimi neopozitivist mbi zhvillimin kumulativ

të shkencës.

Neopozitivistët synuan të konstruktojnë një themel logjik të racionalizmit pozitiv. Le të

sjellim ndërmend atë që Comte kishte theksuar se çdo pohim, i cili nuk mundet në mënyrë

rigoroze të kthehet deri në një paraqitje të thjeshtë ose të përgjithshëm të një fakti, nuk

mundet të ofrojë ndonjë kuptim real ose të kuptueshëm6. Kjo ishte fryma antimetafizike e

Comtes: vetëm pohimet që mund të kthehen deri te paraqitja e thjeshtë ose e përgjithshme e

një fakti, dhe atë në mënyrë rigoroze, kishin karakter shkencor. Neopozitivistët e pranuan këtë

dhe konstruktuan një procedurë, se si do të mund të arrihej deri te konstatimi i pohimeve të

pakuptimta dhe i pohimeve të kuptimta ose propozicioneve sintetike: procedura përcaktohej

nga parimi i verifikimit dhe drejtoheshin prej tij. Shkencëtarët duhej të merreshin vetëm me

pohimet e llojit të fundit, të atyre që kishin kuptim ose të propozicioneve sintetike. Kriteri i

1 Comte 1844, f. 30-31.

2 Lidhur me racionalitetin pozitiv, Comte nuk e shihte atë të kufizuar thjesht vetëm si epistemoracionalizëm. Ai parashtroi një mendim mbi

racionalen, e cila e tejkalon aspektin shkencor. Sipas tij stadi pozitiv është “stadi tërësisht normal kur mendimi njerëzor bëhet racional”

(Comte: 9). Kjo ka kuptimin se mendimi njerëzor, i çliruar nga vargonjtë teologjik dhe metafizik, bëhet racional, në kuptimin që nuk

mbështetet te ndonjë autoritet suprem apo te ndonjë vullnet sipëror. Dhe kur ky racionalitet lidhet edhe me peshën kryesore t ë aspektit

shoqëror, përkatësisht të sociales, atëherë mendimi i Comtes rrjedhë të jetë i avancuar, gjë që vetëm epistemologjia Kuhneane do ta vëj

pikërisht këtë aspekt në fokus edhe për shkencën: racionalitetin e komunitetit shkencor. 3 Comte 1844, f. 32.

4 Comte, 1844, f. 29.

5 Po aty, f. 37-38.

6 Po aty, f. 17.

Page 179: Doctor Hajdin Abazi

178

verifikimit tregonte rrugën se si mund të konstatohej vërtetësia e një pohimit, përkatësisht

përgënjeshtrimi i tij, dhe duke qenë të bazuara në metodën e tyre dhe në këtë kriter,

shkencëtraët vepronin në mënyrë racionale në gjithçka që lidhej me kërkimin shkencor.

Për neopozitivistët, kërkimi shkencor shpjegohej krejtësisht në mënyrë racionale. Sado që

standardet e tyre ishin me vlefshmëri unviersale, ata besonin se ato ishin direktiva të

mjaftueshme për shkencëtarët që të vepronin në kërkimin e tij shkencor, i cili mund të

karakterizohet se kalonte nëpër tri faza. Faza e parë duhej të ishte përcaktimi nëse pohimi

kishte kuptim apo jo, që domethënë nëse ai referonte te ndonjë fakt apo jo. Nëse arrihej te

përfundimi se i mungonte kjo referencë, atëherë ai shpallej i pakuptimtë ose metafizik dhe

flakej. Në fazën e dytë, shkencëtarët i merrnin në shqyrtim pohimet e kuptimta ose

propozicionet sintetike. Meqë ato kishin kuptim, domethënë referonin te ndonjë fakt, atëherë

veprimtaria e shkencëtarëve duhej të përqendrohej në konstatimin e vërtetësisë së tijj, që

domethënë se ata duhej të angazhoheshin me të gjitha mjetet në dispozicion (me vëzhgime,

me eksperimente, me teknologji të re të nevojshme etj.) të konstatonin nëse parashikimi gjente

mbështetje në realitet apo jo. Dhe direktivat ishin të qarta: nëse vëzhgimet përputheshin me

parashikimin e pohimit, atëherë ato verifikoheshin dhe nëse jo, atëherë flakeshin. Më tej, si

fazë e tretë, pohimi i verifikuar i bashkëngjitej korpusit të të vërtetave shkencore dhe kështu,

nga çdo pohim i tillë, rritej dija e vërtetë shkencore dhe bëhej përparimi shkencor.

Ajo që duhet theksuar domosdo këtu është se e tërë kjo ndërmarrje e kërkimit shkencor bëhej

sipas standardit të verifikimit dhe teknikës së kërkimit shkencor sipas metodologjisë

induktive: kjo ishte themeltaria mbi të cilën ngrihej racionalizmi neopozitivist1

. Për

shkencëtarët, po të ndiqnin epistemologjinë neopozitiviste, çdo veprim i tyre ishte racional.

Edhe kur konfirmohej e edhe kur refuzohej një pohim, si njëra si tjetra, për shkencëtarët ishin

racionalisht të pranueshme, sepse bazoheshin në standardet neopozitiviste.

Me sa duket, neopozitivistët, duke e përvetësuar konceptin e Comte se ky është stadi i

racionalitetit njerëzor, përqëndrimi i tyre është bërë te marrja me aspektet e standardeve të

tyre, ashtu që ato të jenë funksionale dhe të mos ketë asgjë të paqartë në veprimin e

shkencëtarëve. Dhe njëmend, po të jetë se shkenca funksionon tamam sipas koncepteve

1 Duke folur për justifikimin e induksionit, Ayer shkruante një justifikim i tillë “supozon se e ardhmja mund... të mbështetet në ngjasim të së

shkuarës. Pa dyshim, ky supozim është i drejtë, por nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar atë pa presupozuar ekzistencën e tij . Kështu, nëse

dëshmitë rrethore nuk mund të merren parasysh, nuk mund të ketë ndonjë dëshmi... Kjo nuk domethënë se metoda shkencore është

irracionale. Ajo mund të jetë irracionale vetëm po qe se do të ishte një standard i nacionalitetit të cilin ajo dështon ta përballë; ndërsa,

faktikisht, ajo i vendos standardin: argumentet gjykohen të jenë racionale ose iracionale duke iu referuar asaj” (Alfred Jules Ayer: The

Problem of Knowledge, Pengiun, Harmonsworth, Middlesex, 1956, f. 74-75). Me fjalë të tjera, kjo domethënë se Ayer nacionalitetin e

nxjerrë nga metoda. Racionalizimi i kërkimit shkencor, mund të thuhet, për neopozitivistët bazohej te metoda shkencore, e metodë e tillë për

ta ishte metoda induktive.

Page 180: Doctor Hajdin Abazi

179

neopozitiviste, atëherë çdo veprim i shkencëtarëve është racional, mjafton që të ndiqen

standardet e tyre. Po ashtu, mund të thuhet se, sikur njëmend shkenca të funksiononte sipas

themeltarisë neopozitiviste, atëherë ishte një konvergjim thuaja i përkryer midis standardeve

unviersale dhe zbatimit të tyre praktik, në veprimtarinë shkencore. Në këtë kuptim, mund të

thuhet se racionalizmi i tyre ishte thjesht procedural, që domethënë se ata duhej vetëm të

vepronin sipas direktivave metodologjike dhe kriterit të verifikimit.

2.2 Racionalizmi kritik

Për dallim nga neopozitivistët, Popperi i kushtoi një rëndësi edhe aspektit teorik të

racionalizmit të konstruktuar prej tij. Pikëpamja e tij ishte qasja kritike, e cila, në të vërtetë,

paraqiste “metodën e tërë diskutimit racional” dhe në këtë kuadër edhe të diskutimit “në

shkencat e natyrës si dhe në filozofi”1. Procedimi është ky: “përcaktohet qartë një problem

dhe kontrollohen zgjidhjet e ndryshme të propozuar në mënyre kritike” me ç’rast “ne duhet sa

më fuqishëm që është e mundur të përpiqemi t’i rrëzojmë zgjidhjet tona, se sa t’i mbrojmë

ato, ndaj Popper deklaron: “Unë e barazoj qëndrimin racional dhe qëndrimin kritik”2.

Me fjalë të tjera, racionalizmi kritik ka për objektiv të shqyrtojë, përmes një diskursi racional,

në mënyrë kritike çdo teori. Kjo duket krejt logjike, pasi që teoritë shkencore falsifikacionistët

i konceptojnë si hipoteza. Vetë statusi i hipotezës bënë të mundur qëndrimin kritik. E kjo

kritikë ishte negative: ajo nuk ka për qëllim të mbrojë një hipotezë, por ta rrëzojë atë. Me fjalë

të tjera, ajo synon të tregojë përmbajtjen e rreme të hipotezës. Dhe prej këndej edhe buron

karakteri falsifikacionist i racionalizmit të Popperit.

Kritika mund të bëhej në disa faza. Faza e parë ishte ajo e aspektit teorik, ku kontrollohet

qëndrueshmëria dhe lidhja logjike, me qëllim që të konstatohen mangësi që në fillim. Faza e

dytë ka të bëjë me ballafaqimin midis një pohimi universal dhe një apo disa pohimeve

partikulare: sipas Popper, asnjë pohim i përgjithshëm nuk mund të verifikohet, porse duke

zbuluar kundërshtinë e ndonjë pohimi partikular me atë universal, kështu tregohej se pohimi i

fundit është i rremë. Dhe faza e tretë, kur një hipotezë ballafaqohet me parashikimin e vet: po

qe se nuk ndodhë parashikimi ashtu sikundër e thotë hipoteza, atëherë kjo e fundit

përgënjeshtrohet.

1 Popper 2003, f. xix.

2 Popper 2003, f. xix.

Page 181: Doctor Hajdin Abazi

180

Për të arritur objektivin, domethënë për të përgënjeshtruar një pohim a hipotezë,

falsifikacionistët shërbehen me të gjitha mjetet e mundshme: testet, vëzhgimet, eksperimentet

e deri te eksperimenti vendimtar, i dizajnuar enkas për të përgënjeshtruar njërën prej dy

teorive konkurruese.

Edhe pasi të provohet përgënjeshtrueshmëria e një teorie, ajo nuk flaket me automatizëm. Për

flakjen e një teorie të përgënjeshtruar duhen plotësuar dy kondita: (i) të ekzistojë një teori

tjetër rivale, më e avancuar, me të cilën do të mund të zëvendësohej ajo, dhe (ii) shkencëtarët

duhet të marrin një vendim për flakjen e teorisë së përgënjeshtruar dhe pranimin e teorisë

rivale. Ky vendim është metodologjik, që domethënë se ai bazohet në rezultatet negative,

përkatësisht në provën e falsitetit të teorisë në fjalë, dhe në atë se teoria e re është më e

avancuar.

Përgjigja në pyetjen se “Si mund të shpresojmë që t’i zbulojmë dhe eliminojmë gabimet?”

është, sipas besimit të Popper, “Duke kritikuar teoritë ose hamendësimet e të tjerëve dhe –

nëse ne e ushtrojmë veten të bëjmë ashtu – duke kritikuar edhe teoritë ose hamendësimet

tona”. Më pas ai shton: “Kjo përgjigje përmbledhë një pozicion që unë propozoj ta quaj

‘racionalizëm kritik’ “1, pasi që “Qëndrimi kritik, tradita e diskutimeve të lira të teorive me

qëllim të zbulimit të pikave të dobëta ashtu që të mund të përmirësohen më pas, është

qëndrimi i të arsyeshme, i racionales”2.

Është interesant se Popper edhe lindjen e mirëfilltë të shkencës e lidhë pikërisht me fillimin e

diskutimit kritik. Ai shkruan: “Kështu, shkenca duhet të fillojë me mitet dhe me kritikën ndaj

e miteve; jo me grumbullimin e vëzhgimeve, e as me shpikjen e eksperimenteve, por me

diskutimin kritik të miteve, të teknikave dhe të praktikave magjike. Tradita shkencore është

dalluar nga tradita para-shkencore në havinë në shtresa. Ashtu si kjo e fundit, ajo pason nga

teoritë e saj, por ajo gjithashtu pasohet nga një qëndrim kritik ndaj tyre. Teoritë janë miratuar,

jo si dogma, por më tepër si sfidën për t’i diskutuar ato dhe për të përmirësuar në të ardhmen

ato. Kjo është traditë helene: ajo mund të na çojë te Tales”3.

Këtë rrugë të procedimit shkencor Popper e konsideron racionalitet shkencor. Ja se si ai e

shpreh këtë: “Ato ndër teoritë tona që tregojnë të jenë të qëndrueshme ndaj kritikës, dhe të

cilat neve për një moment të caktuar të kohës na duken të përafërta me të vërtetën se sa teoritë

1 Popper 2002, f. 34.

2 Po aty, f. 67.

3 Po aty, f. 66-67.

Page 182: Doctor Hajdin Abazi

181

e tjera të njohura, mund të përshkruhet, së bashku me raportet e testeve të tyre, si "shkenca "e

asaj kohe. Duke qenë se asnjëra syresh nuk mund të justifikohet pozitivisht, ajo është

thelbësor karakteri i tyre kritik dhe përparues – fakti se ne mund të argumentojmë lidhur me

pretendimet e tyre për t’i zgjidhur problemet tona më mirë se sa konkurruesit e tyre – e që

përbën racionalitetin e shkencës”1.

Racionalizmi kritik pretendon se diskutimi midis shkencëtarëve duhet të jetë që të gjejnë

“pikat e dobëta” të teorive shkencore, kundërthëniet e brendshme e deri edhe dizajnimi i

eksperimenteve vetëm e vetëm që t’i përgënjeshtrojnë teoritë që i qëndrojnë kritikave. Kështu,

duket se linja e mendimeve të Popperit, është se, duke qenë se çdo teori është e lindur për t’u

përgënjeshtruar, atëherë veprimi racional duhet të përqëndrohet për ta përshpjetuar

përgënjeshtrimin, ashtu që të kuptohet iluzioni, të shprishet ai dhe të provohet

paqëndrueshmëria e saj. E kjo, natyrisht, mund të arrihej duke ndjekur standardet e Popperit,

të cilat jepnin udhëzime të sakta se si duhej vepruar. Kështu, dukej se standardet me karakter

universal të konstruktuara nga Popper mund të vepronin efektivisht në praktikën konkrete

shkencore, dhe veprimi sipas udhëzimeve të tyre shprehte racionalitetin ekërkimit shkencor.

2.3 Pamjaftueshmëria e themeltarisë universale me zbatim të drejtpërdrejtë

Të dy qasjet e mësipërme themeltartare të racionalizmat, secila syresh, pretendonte se ishin të

mjaftueshme për të racionalizuar prodhimin e dijes shkencore – kërkimin shkencor, rritjen e

dijes dhe përpariminb e shkencës. Mirëpo, kur kihet parasysh fakti se objektivat kryesore të

veprimtarisë së shkencëtarëve parashtroheshin në drejtime të kundërta, atëherë duket se këtu

diçka nuk është në rregull.

Në shikim të parë, duket sikur neopozitivist njëmend e racionalizojnë tërë procesin shkencor,

pasi që ai shpjegon qartë se si duhet trajtuar pohimet e ndryshme, se si duhet veçuar fjalitë me

kuptim nga ato pa të, se si këto të fundit duhet të flaken si jo shkencore, kurse të parat duhet të

vihen në epiqendër të shkencëtarëve për të konstatuar vërtetësinë e tyre, e kjo mund të arrihej

duke zbatuar kriterin pozitivist të verifikimit si procedurë për të arritur deri te vërtetësia ose

përgënjeshtrueshmëria e një pohimi, dhe nëse arrihej te vërtetësia, atëherë ai i bashkohej

korpusit të pohimeve të vërteta shkencore. Deri këtu, shikuar nga këndvështrimi neopozitivist,

duket gjithçka në rregull, pa ndonjë problem serioz. Sipas tyre, njohja shkencore pasi t’i

1 Po aty, f. xii.

Page 183: Doctor Hajdin Abazi

182

kalojë ato faza, gjatë kërkimit shkencor, arrin në rezultat konkret të verifikimit dhe ato të

vërteta i bashkohen korpusit të dijes së vërtetë shkencore, e cila, për këtë shkak, shkon

gjithnjë duke u rritur. 1

Popperi i ka bërë një kritikë të gjithanshme themeltarisë neopozitiviste, duke u përpjekur për

të treguar pamjaftueshmërinë e tij. Ai thekson se neopozitivistët nuk mund të arrijnë rezultatet

që i trumbetojnë, duke u mbështetur në themeltarinë e tyre metodologjike: induktivja nuk

është e mjaftueshme për shkencën, pasi që mund të çojë në një shkuarje prapa pa fund lidhur

me një konfirmim të pretenduar, pasi që nuk ka instancë të mjaftueshme që do të mund të

thuhej në mënyrë të sigurt se kaq mjafton, pasi që nëse diçka konsiderohet e vërtetë, ajo duhet

të ju korrespondojë gjërave jo vetëm në të tashmen, por edhe në të shkuarën dhe në të

ardhmen.

Popperi e demantoi qëndrueshmërinë e pretenduar dhe provoi paqëndrueshmërinë e

neopozitivizmit, mbështetur në fatin historik të teorive shkencore: nuk ka teori që mund të

verifikohet si e vërtetë, pasi që herët a vonë ajo do të tregohet i gënjeshtërt. Shembulli tregues

është ai i astronomisë gjeocentrike: thuaja njëzet shekuj ishte konsideruar si teori e verifikuar,

e më pas u tregua se ishte e rreme; e njëjta gjë vlen edhe për fizikën e Newton. Mbi këtë bazë,

Popper arriti në përfundimin se asnjë teori nuk mundet të verifikohet në mënyrë

përfundimtare empirikisht, prej nga mund të rrjedhë se themeltaria neopozitiviste nuk ishte

alternativa e duhur, nuk ishte e mjaftueshme, meqë ajo nuk mund të shpjegonte ndryshimin e

e teorive që ishte treguar se ndodhë, herë pas here, në zhvillimet shkencore: përfundimi është

se nuk është racionalizëm ai i cili nuk mund të shpjegojë edhe këtë pjesë të zhvillimit të

shkencës.

Sikurse u parashtrua më sipër, shpjegimin e ndryshimeve të këtilla teorike e pretendoi Popper.

Pikënisja e tij ishte se teoritë duhej konsideruar si hipotetike dhe duhej qasur në mënyrë

kritike për t’i zbuluar të metat e saj, e mbi këtë bazë për t’i përgënjeshtruar. Popperi arriti të

zgjidhte nyjen e Gordiut, atë që s’mund ta shpjegonin neopozitivistët pa rënë në kundërshtim

me tërë pikëpamjen e tyre. Dukej se racionalizmi kritik e shpjegonte momentin kyç të

1 Duke parë vështirësitë serioze të këtilla, disa pozitivistë logjikë u përpoqën të gjejnë zgjidhje përmes sistemeve, mirëpo kjo sa nuk i çoi

kundër vetë pozitivizmit, sepse nëse një pohim ishte i vërtetë në një sistem dhe kjo vërtetësi ishte konstatuar përmes përvojës, atëherë ajo,

sidoqoftë, duhej të mbetej e vërtetë, pasi që e vërteta nuk mund të shndërrohet në të kundërtën e saj se atëherë gjithçka do të humbte sensin.

Nëse kjo do të vlente, atëherë pozitivizmi do të shndërrohej në koherentizëm, ku vërtetësia e një pohimi ndërlidhet, varet dhe kushtëzohet

nga vërtetësia e pohimeve të reja me pohimet e sistemit ekzistues dhe kjo do të ishte e mjaftueshme, madje edhe pavarësisht a saj se ç’thotë

përvoja. Mirëpo, me krijimin e gjeometrisë jo-Euklediane, u tregua se sado të jenë koherente pohime të ndryshme, mundet ndonjëra të jetë jo

e vërtetë dhe kështu, në një kuptim, ta minojë të tërë sistemin; sepse nëse një pohim i pavërtetë në kuadër të një si stemi merr konfirmim

pozitiv, domethënë se sistemi ka defekt dhe nuk mund të konstatojë vërtetësinë e pohimit. Prandaj, pikërisht për këtë, konsideroj se, me

gjithë përpjekjet e bëra, epistemoracionalistët nuk mundën të gjejnë ilaç për thembrën e tyre të Akilit: se si një pohim që kishte marrë

konfirmim nga përvoja mund të tregohej më pas jo i tillë, pra të ndryshonte statusin e vërtetësisë.

Page 184: Doctor Hajdin Abazi

183

zhvillimit të shkencës: duke u konsiduar nga Popperi si hipotezë astronomia gjeocentrike, që

me shekuj i kishte përballuar përpjekjeve për përgënjeshtrim, më në fund nga ndërmarrja e

Copernikus, Galileo e Newton ajo u përgënjeshtrua.1

Neopozitivistët, në krye me Ayer, ishin përpjekur të tregonin se po qe se ishte i

paqëndrueshëm racionalizmi neopozitivist, po aq i paqëndrueshëm ishte edhe racionalizmi

falsifikacionist, pasi që nëse asnjë teori nuk mund të konfirmohet nga përvoja, ajo nuk mundet

as të p asnjë teorirg asnjë teorinjeshtrohet. Ky reagim kishte për qëllim të tregonte se ose ishin

të barasvlefshëm ose nuk vlente asnjëra themeltari racionaliste.

Në kohën kur neopozitivizmi po hidhej në harresë e po braktisej si pikëpamje dhe kur

falsifikacionizmi po përhapej e po përqafohej gjithandej, u shfaq Kuhn, i cili u bëri një kritikë

të dyja themeltarive: edhe neopozitivizmi e edhe falsifikacionizmi, as njëri e as tjetri nuk janë

të mjaftueshëm të marra veç e veç e, madje, as edhe bashkarisht, si një kombinim verifikimi-

falsifikimi si një proces i dyfishtë.

Në të vërtetë, sipas Kuhn, as ky kombinim nuk do të mjaftonte për të shpjeguar në tërësi

karakterin e kërkimit shkencor, e po aq edhe për ta racionalizuar atë: motivi i angazhimit të

shkencëtarëve nuk është thjesht vetëm verifikim-përgënjeshtrimi i teorive. Dhe duke i

atribuuar vetëm këtë karakter të kërkimit shkencor, duket sikur Kuhn don të thotë se edhe

njëra e edhe tjetra shprehin vetëm dukjen, por jo edhe thelbin (e këtë, sikurse do ta shohim

pak më vonë, e pretendon Kuhni).

Goditje të rëndë pretendimeve për themeltari universale e zbatueshmëri konkrete, në praktikë

u tha Lakatos. Le të kujtojmë se të dyja pretendimet besonin se, në një moment të caktuar,

themeltaria e tyre gjente zbatim të drejtpërdrejtë dhe jepnin rezultatet e pritura. Ai, duke e

zbërthyer falsifikacionizmin, arriti në dy përfundime të rëndësishme. Së pari, tregoi se

shkenca nuk mund të shpjegohet me racionalizëm të drejtpërdrejtë2, duke hedhur, kështu,

poshtë jo vetëm falsifikacionizmin, por edhe neopozitivizmin, meqë që të dyja pretendonin

instancën e drejtpërdrejtë kur do të mund të thuhej se një teori është e vërtetë ose e rreme. Së

dyti, për dallim nga falsifikacionizmi, ai tregoi se, po të flitet me termet e Popperit, qëllimi i

1 Kjo, sidomos, me versionin e sofistikuar, ku pranohej konfirmimi i përkohshëm kur një teorie nuk arrihej t’i gjendeshin kundërthënie dhe

prova nga përvoja. Mirëpo kjo përkohshmëri duket se e humb sensin pasi që ajo mund të zgjasë me shekuj; e nuk mund të quhet i

përkohshëm një konfirmim që zgjatë me shekuj. Sidoqoftë, Popperi kishte gjetur një zgjidhje, e cila dukej se funksiononte. Dhe ajo

funksiononte, po qe se qëllimi i shkencës vërtetë do të ishte arritja e së vërtetës, përkatësisht përpjekja për të provuar konfirmimin ose

falsifikimin e një teorie apo hipoteze të re. 2 Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f. 154-159: Nënkapitulli (d) A new loke at crucial experiments: the end of instant rationality (Një

shikim i ri në eksperimentet vendimtare: fundi i racionalizmit të drejtpërdrejtë).

Page 185: Doctor Hajdin Abazi

184

shkencëtarëve nuk është përgënjeshtrimi i teorive të tyre, por verifikimi dhe se shumica e

eksperimenteve, në të vërtetë, rezultojnë në konfirmim e jo në përgënjeshtrim.

Lakatos, kështu, hodhi poshtë mundësinë e funksionimit të cilitdoqoftë version të

racionalizmit si mekanizëm i drejtpërdrejtë për një teori të tërë, në kuptimin e tij të programit

të kërkimit shkencor, porse ai, e këtu është në frekuenca të njëjta me Kuhnin, e pranoi këtë

mundësi për teori të veçanta brenda një programi.

Dhe mbase, ajo që është kryesorja lidhur me Lakatos është kjo: ai e hodhi poshtë themeltarinë

me vlefshmëri universale ashtu sikurse ishte formuluar nga neopozitivistët e falsifikacionistët,

por, ai nuk mbërrinë në të njëjtin përfundim si Kuhn: se meqë këto kanë dështuar të krijojnë

bazat e një racionalitetit universal, kjo është e pamundur të arrihet. Lakatos, me teorinë e tij, e

synon pikërisht këtë: për të krijuar një themeltari me vlefshmëri universale, por të ndryshëm

nga ai neopozitivist e falsifikacionist.

3 Racionalizmi me vlefshmëri të kufizuar

Historia e shkencës e lexuar nga qasja e një fizikani, e çoi Kuhnin në përfundime të cilat e

trandën botëkuptimin epistemologjik të fillimit të viteve të shtatëdhjeta. Kjo u shkaktua sa nga

kritikat që ia bëri falsifikacionizmit, aq edhe me pikëpamjen e tij epistemologjike:

racionalizmi, mund të thuhet sipas tij, vlenë vetëm brenda një paradigme dhe secila paradigmë

sjellë një racionalitet tjetër, të ndryshëm.

Kuhni, para se gjithash, e shembi themeltarinë me vlefshmëri universale, të besuar gjerësisht

se ekzistonte dhe se vetëm prej andej mund të buronte racionalizmi: tregoi se nuk ka dhe nuk

mund të ketë themeltari për racionalizëm të vlefshën ndërparadigmatikisht meqë nuk ka

standarde me vlefshmëri universale, përkatësisht nuk ka ndonjë metodologji me vlefshmëri të

tillë dhe nuk ka as kritere, norma, parime apo vlera që të vlejnë universalisht. E kjo bëhet më

e qartë, kur kihet parasysh edhe teoria e tij mbi pabashkëmatësinë midis dy apo më tepër

paradigmave, me çka synohet të tregohet se nuk mund të ketë një racionalizëm të mbështetur

në themeltari standardesh me vlefshmëri universale.

Për dallim nga besimet e mëparshme, për Kuhnin standardet metodologjike duhej konsideruar

si teknika aplikimi, si algoritme, të cilat mund të ndihmonin në zgjidhjen e ndonjë enigme,

Page 186: Doctor Hajdin Abazi

185

porse ato nuk kishin ndonjë vlefshmëri të veçantë. Po ashtu, ai tregoi se nuk ka dhe nuk mund

të ketë ndonjë kriter, normë, rregull a parim ose grup të tyre që të kenë fuqinë diktuese për

shkencëtarët. Me këtë, ai hodhi poshtë pretendimin e vlefshmëri universale si të verifikimit

dhe ashtu edhe të përgënjeshtrimit. Sipas Kuhnit, ka një grup kriteresh me të cilat do të mund

të operonin shkencëtarët, por ato mund të shërbejnë vetëm si pajisje, por nuk janë të

mjaftueshme që të mund të bëjnë vlerësimin e një partadigme e as të diktojnë përcaktimin për

njërën nga paradigmat konkuruese.

Mund të thuhet, pra, se kësisoj Kuhn hodhi poshtë themeltarinë universale mbi të cilën duhet

mbështetur racionalizmi: duke mos pasur standarde mbiinstitucionale ose të vlefshme

ndërparadigmatikisht, nuk ka as dhe një racionalitet të tillë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur nuk

ka fare racionalitet. Përkundrazi. Kuhni pohon se në shkencë ka racionalizëm: ai buron nga

paradigma dhe vlen vetëm brenda saj. Çdo paradigm, duke sjellë norma, parime, rregulla e

kritere të tjera, sjellë edhe një racionalitet tjetër, të ndryshëm nga ai parapraku. Kufijtë e

racionalizmit shtrihen në kufijtë e paradigmës dhe, në këtë kuptim, mund të thuhet se Kuhni

solli një racionalizëm ndryshe: racionalizmin paradigmatik.

Ky karakter i kufizuar i racionalitetit, i shfaqi edhe vetë Kuhnit një telashe: mbi ç’baza bëhet

ndërrimi i një paradigme me një tjetër? Kësaj pyetje e kishin pasur të lehtë t’i jepnin përgjigje

neopozitivistët dhe falsifikacionistët; të parët do të thoshin se ato teori të cilat verifikoheshin

mbaheshin, kurse i flaknin ato që tregoheshin të rreme; kurse të dytët e pranonin konfirmimin

vetëm përkohësisht, kurse synonin përgënjeshtrimin – dhe sapo të arrihet ai, krijoheshin

parakushtet për ndërrimin e teorive të vjetra me ato të reja, më të avancuara. Kuhni, prej

qasjes së tij dhe premisave që i kishte shtruar, nuk mund ta thoshte diçka të ngjashme. E duket

se ai as që e mendonte këtë.

Bashkë me paradigmën, duket se ndërpritej edhe racionaliteti i mëhershëm. Topi i mbetej

bashkësisë së shkencëtarëve, e për shkencëtarët Kuhni thoshte se ata janë njerëzit më racional

në disiplinën e tyre. Shpjegimi i tij se mbi ç’baza bashkësia e shkencëtarëve vendoste për të

braktisur paradigmën ekzistuese dhe për të pranuar një të re, mbeti e paqartë: ata konvertohen

në paradigmën e re.

Nëse mund të flitet për farë racionaliteti në këtë konvertim, atëherë ai duhet shikuar në

procesin e brendshëm, të absorbimit apo vetëabsrobimit të paradigmës: çdo paradigmë,

pashmangshëm, futet në një gjendje krize kur ajo nuk mundet më të zgjidhë enigmat dhe kjo

krizë është krizë edhe e vetë bashkësisë së shkencëtarëve, që e bën atë të kërkojë zgjidhje për

Page 187: Doctor Hajdin Abazi

186

ta riformatizuar dhe ristabiluzuar shkencën. Veprimi racional, për të cilin nuk ka dhe nuk

mund të ketë ndonjë udhëzim të vlefshëm as metodologjik e as normativ, mbetet te

shkencëtarët, si njerëz të profesionit, si qenie racionale. Dhe racionaliteti duket se do të çojë

në zgjedhjen e një paradigme, e cila mund t’u ngjallë besimin pjesës dërrmuese ose thuaja të

tërë bashkësisë së shkencëtarëve.

Kuhni duket sikur iu afrua më tepër pikëpamjes së Comtes mbi racionalitetin njerëzor: nëse

duhet të ketë një kriter të vlefshëm racional, thotë Kuhni, atëherë nuk ka diçka më të vlefshme

se sa racionaliteti i vetë shkencëtarëve, si njerëzit më të thirrur të fushës së tyre. Prandaj,

pikërisht për këtë, vendimi i bashkësisë për të braktisur një paradigmë dhe për të pranuar një

tjetër, të re, duke qenë se bëhet nga shkencëtarët e fushës –është kryesorja, pasi që nuk ka

diçka më racionale se sa uniteti i bashkësisë. Kështu, kur duhet zgjedhur paradigmën, vlen

racionaliteti i bashkësisë së shkencëtarëve, e pastaj, paradigma e përcakton racionalitetin e

kërkimit shkencor.

4 Themeltaria e racionalizmit të mbështetur në përparimin përmes

konkurrencën

Duke u nisur nga ideali se nëse ka diçka që është racionale ajo duhet të jetë shkenca, Lakatos

u sfidua me gjetjen e një themeltari racionale për të shpjeguar të tërë procesit shkencor.

Konstatimi i Lakatos se nuk ka racionalizëm të drejtpërdrejtë, ashtu siç pretendonin

neopozitivistët dhe falsifikacionistët, duket se ka qenë një rrjedhojë logjike e qasjes së tij:

racionalizmi i drejtpërdrejtë, pavarësisht i cilës formë, kërkon një kohë të caktuar kur ai duhet

të veprojë, respektivisht kur ai duhet ta ndajë shapin nga sheqeri; kur, në një monet të caktuar,

duhet të marret një vendim. Ky qëndrim i tij buron nga zgjerimi konceptual që Kuhni i bëri

procesit shkencor.

Pretendimi i Laktos që të jepte një shpjegim racional, që do të mbulonte tërë procesin

shkencor. Për këtë, ai e vuri veten në sprovë të konstruktonte (i) një metodologji të vlefshme

përgjithësisht dhe (ii) standarde që do të ndihmonin qëndrimet e shkencëtarëve në vlerësimet

dhe përcaktimet për ose kundër një programi kërkimor.

Kështu, ai synoi të rikthente themeltarinë universale të racionalizmit, vetëm se në një formë

më të sofistikuar: metodologjia ishte shkrirë si strukturë në programin kërkimor shkencor,

Page 188: Doctor Hajdin Abazi

187

kurse standardet që ai propozoi ishin mjaft liberale: një program ishte përparues, përderisa

shënonte arritje teorike dhe sidomos me zbulimin e fakteve të reja; dhe e kundërta: një

program ishte në gjendje zvetnuese kur nuk bënte as njërën e as tjetrën. Këtu kishte një rol

thuaja përcaktues ekzistenca e programeve kërkimore rivale.

Me këtë, ai besonte se ka krijuar baza të reja përmes të cilave mund të shpjegohej racionalisht

i tërë zhvillimi shkencor: së pari, në kuptimin se çka e përcakton veprimtarinë e shkencëtarëve

kur ata e pranojnë një program dhe në çka ata nuk duhet të përqendrohen, dhe se krijimi i një

programi të ri nuk është negativ, por pozitiv. Programi ekzistues dhe ai i riu, për ata që

punojnë me to, paraqet një racionalitet adekuat për secilin grup shkencëtarësh. Përderisa ata e

shohin të denjë të punojnë në to, ata mund ta bëjnë këtë. Por edhe po të duan të heqin dorë

dhe t’i bashkohen programit konkurrues (natyrisht, kur programi në të cilin punojnë nuk çon

në arritje teorike dhe fakte të reja, kurse programi tjetër e bën këtë më me sukses). Madje,

edhe ata që duan deri në fund të mbeten në besimin e tyre dhe të angazhohen në programet në

gjendje zvetnuese, edhe ata mund ta bëjnë këtë.

Kuhn i ka bërë një kritikë serioze, duke thënë se po qe se Lakatos nuk tregon se kur është

racionale që një shkencëtar ta braktis një program dhe kur jo, atëherë, sipas Kuhnit, Lakatos

nuk ka thënë gjë. Pikënisja është se për të qenë funksional, çdo lloj racionalizmi duhet të ketë

zbatim konkret, në një moment të caktuar, përkatësisht duhet të vihet në veprim drejtpërdrejt.

Lakatos, nga ana e tij, i është përgjigjur se, për koncepte si paradigma apo programi kërkimor

shkencor, racionaliteti i veprimit mund të tregohet vetë post hoc.

Karakterin pos hoc të racionalizmit në shkencë Lakatos e mbron me faktin se historia e

shkencës tregon se ka ndodhur që programe në gjendje zvetnuese, pas ndonjë kohe e me pak

renovime, të jenë revitalizuar dhe kenë hyrë sërish në fazën përparuese. Dhe kjo nuk duhet

konsideruar aspak si jo-racionale. Përkundrazi.

Mirëpo, kjo duket se e bën të paqëndrueshëm themeltarinë e racionalizmit të Lakatos. Të

thuhet se si orientim për veprim racional të shkencëtarëve është parparimi midis dy

programeve konkurruese - kjo duket në rregull; mirëpo, kur Lakatos thotë se është racional

edhe vazhdimi i punës në një program zvetnues, atëherë duket sikur e zhvlerëson themelin e

ngritur: a mundet të jetë racional edhe përcaktimi për programin përparues edhe ai për

mbetjen në programin në zvetnim? Kështu, duket sikur e humb kuptimin themeltaria e

mbështetur në përparimin me konkurrencë alternativash dhe shndërrohet në një “ stoli

fjalësh”, sikurse thotë Feyerabend.

Page 189: Doctor Hajdin Abazi

188

5 Racionalizmi anarkist si racionalizëm jo-themeltar

Arritjet e Kuhnit dhe të Lakatos, megjithëse ata nuk e kishin kuptuar, kishin krijuar

parakushtet për një qasje racionale më ndryshe - për racionalizmin anarkist.

Sipas Feyerabend, Kuhni kishte treguar se nuk ka ndonjë kriter, ndonjë metodologji sipas së

cilës dhe duke e pasur atë si udhërrëfyes do të mundnin ta zhvillonin në mënyrë adekuate

kërkimin e tyre shkencor në çdo paradigmë, si dhe, kur të vijë momenti, të mund të

përcaktoheshin për njërën prej paradigmave konkurruese; në anën tjetër, Lakatos kishte

argumentuar për pluralitet metodologjish dhe konkurrencë midis tyre; kështu përderisa Kuhni

është një anarkist i fshehtë, Laktosi është një anarkist de facto e një metodologjist de jure.

Praktiskisht, sipas Feyerabend, nuk ka një mënyrë të vetme racionale, në kuptimin e

rregullave dhe procedurave, sipas të cilave do të mund të shpjegohej kërkimi shkencor dhe

zhvillimi i shkencës: këto mund të merrnin përgjigje adekuate dhe shpjegim të mirëfilltë

vetëm me racionalizëm anarkist, të cilin Feyerabend e koncepton si një racionalizëm

jothemeltar.

Për të sa është racionale që shkencëtarët ta zhvillojnë kërkimin e tyre sipas ndonjë standardi

apo metode, po aq racionale është edhe thyerja e tyre kur kjo kërkohet për të mos u penguar

zhvillimi shkencor; gjithashtu racionale është që ndonjë grup shkencëtarësh të merret me

kërkimin që nxisin anomalitë, kundërfaktet dhe kundërevidencat, sepse aty mund të fshihen

zbulimet e reja - të veprohet pra në kundërshtim me atë që duket standarde. Në këtë kuptim,

racionalizmi anarkist ka si bazë të kundërtën e asaj që ishte konsiderur e qëndrueshme dhe e

domosdoshme për shkencën: kundër metodës dhe kundër çdo kriteri apo parimi me pretendim

universal ose objektiv, pra kundër çdo themeltarie që paraqitet si mbiinstitucion: kundër çdo

autoriteti qendror1.

Gjithçka që një grup shkencëtarësh mundet ta konsiderojë të dobishme për suksesin e tyre,

duhet konsideruar racionale dhe të lejohet. Karakteristika e racionalizmit anarkist është se

shkencëtarët, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, duhet t’i flakin prangat e një metodologjie

dhe të çlirohen prej saj, kur ajo e pengon përparimin e shkencës. Secili, si të dojë, mund të

1 Lidhur me përpjekjet e Kuhn dhe të Lakatosh, Feyerabend shkruan: “Këta dy shkrimtar kanë krijuar përshtypjen se kanë një teori të

shkencës me vlefshmëri universale, kur, në fakt, ata vetëm kanë shprehur terminologji, pa ndonjë rregullsi historike për t’i dhënë asaj

substancë. E kjo, atëherë, është fundi i ëndërrës së shekullit të njëzetë për një racionalizëm shkencor” (Problems of Empiricism.

Philosophical Papers, volume 2, Cambridge University Press, Camridge, London, New York etj. 1981).

Page 190: Doctor Hajdin Abazi

189

përdorë çdo metodë, mund të aplikojë ato kritere që i duken të drejta dhe ta zhvillojë

veprimtarinë e vet shkencore ashtu sikurse mendon se është më së miri. Që të quhet e

suksesshme një veprimtari, ajo duhet të tregojë rezultate: ky duhet të jetë objektivi kryesor.

Dhe sa herë që shfaqet ndonjë pengesë në një teori, atëherë e para që duhet të flaket është jo

teoria, po metoda e aplikuar ose standrdet e ndjekura; teoria, thjesht, tregon objektivin, kurse

rrugët mund të ndryshojnë për të arritur te caku. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë asnjë

ndalesë dhe duhet të lejohet gjithçka: racionalizmi, për të përmbushë misionin e vet, duhet të

jetë gjithçka lejohet.

Racionalizmi anarkist heq çdo pengesë në të kuptuarit dhe të shpjeguarit e kërkimit shkencor,

kurse në shkencë, po të shndërrohej ai në mentalitet të bashkësisë shkencore, do të rritej

toleranca, mirëkuptimi dhe mundësitë do të ishin më të mëdha për përparim. Racionalizmi

themeltar ka qenë pengesa kryesore në rrugëtimin e shkencës për gjatë historisë, ndaj dhe

shkencëtarët duhet të mos bien pre e rregullave, normave, metodave, me një fjalë – pre e

ideologjive në shkencë, po ata duhet të çlirohen prej tyre, e kjo mund të arrihet vetëm përmes

racionalitetit anarkist.

Racionalizmi anarkist nuk e quan irracionale asnjë veprim, pasi që shpesh ato që janë

konsideruar irracionale, më vonë janë pranuar si racionale. Në këtë kuptim shkenca duhet

konsideruar vetëm si njëra prej dijeve njerëzore, dije e cila nuk duhet të ketë epërsi kundrejt

fesë, astrologjisë, telepatisë, woodoo etj., nëse dëshirohet përparimi i gjithmbarshëm njerëzor

Dihet se me shekuj, fjala vjen, kimistët e kohës së vjetër (eksperimentatorët, alkimistët) janë

konsideruar si joshkencëtarë dhe si njerëz që merren me punë që janë jashtë fushës së

shkencës, kurse tre shekujt e fundit pikërisht kjo konsiderohet veprimtari shkencore.

Më konkretisht, shembulli i revolucionit shkencor kopernikan tregon se sa i ngurrët është

racionalizmi bazur në rregulla, norma e metoda. Kështu, fjala vjen, po të ndiqet kjo logjikë,

atëherë gjyqi kundër Galileos ishte shprehje e racionalitetit, kurse Galileo ishte shprehje e

irracionalitetit, sepse gjithçka fliste në favor të kishës e kundër Galileos. Shpjegimi i asaj

gjendje mund të shpjegohet, sikurse e bën Feyerabend, vetëm përmes racionalizmit anarkist:

tolerancës dhe legjitimitetit për t’i thyer rregullat. Ndryshe, nuk ka shpjegim.

Kuhni, në kundërvënien ndaj Feyerbend, ka theksuar se ajo për çka këmbëngul Feyerabend

është tipike vetëm për një etapë zhvillimore të shkencës – kur ajo është në krizë dhe kur

shkenca është në gjendje të jashtëzakonshme, porse për më pas, kur kalohet kjo gjendje dhe

kthehet stabiliteti, ajo nuk vlen.

Page 191: Doctor Hajdin Abazi

190

Feyerabend i quan të gjitha teoritë pararendëse, me një fjalë ato që mbështeten në ndonjë

themeltari, si ideologjike. Po racionalizmi anarkist a nuk është gjithashtu një ideologjie,

vetëmse e një lloji tjetër? Po ashtu, si do të mund të vlerësohet një rezultat, domethënë një e

arritur, të shkencës - ku do të mbështetemi? Si do të mund të dallohet pseudofakti nga fakti?1

Nuk gjenden përgjigje te Feyerabendi. Tek ai, ajo që është për admirim, është këmbëngulja

për tolerancë dhe mosparagjykim kundrejt alternativave konkurruese, dhe legjitimimi për t’i

braktisur ose thyer rregullat, normat, parimet apo rregullat kur ato shndërrohen në pengesë për

shkencën. Një çështje brengosëse është se nëse gjithçka është racionale, atëherë sikur humb

kuptimi i racionalitetit: rrjedhë se racionalisht e pranueshme duhet të jetë, fjala vjen, që të

thirremi në autoritetin e Aristotelit, jo si referencë po si instancë e fundit ose përfundimtare,

për të treguar vërtetësinë e diçkaje!2

6 Demantimi i themeleve të racionalizmit

Të gjithë epistemoracionalizmat e mësipërm përpiqeshin, dhe këtë e pretendonin, të ishin

adekuat, në kuptimin që të tregonin se çka është racionale në kërkimin shkencor, si dhe të

shpjegonin fenomenin e zhvillimit të shkencës në tërësinë e saj. Mirëpo, secila alternativë e

re, tregonte se paraprakja nuk ishte e tillë dhe se kishte mangësi të ndjeshme, kurse atë ia

atribuonte versionit të vet.

Duke ndjekur rrjedhën e parashtrimit të mësipërm, do të mund të përmblidhej çështja kështu:

themeltaria e racionalizmit neopozitivist mbështetej te arritjet më të mëdha në shkencë dhe

synonte për t’i legjitimuar ato, përmes procedurave që duhej t’i ndiqnin shkencëtarët. Por

Popper e demantoi qëndrueshmërinë e tij e themeltarisë neopozitiviste, e me këtë edhe të

racionalizmit të tyre.

Popperi pretendoi një themeltari tjetër, më të qëndrueshme: racionalizmin kritik. Meqenëse

çdo teori vetëm përkohësisht mund të tregohej e konfirmuar dhe pashmangshëm do të

përgënjeshtrohej, atëherë veprimi i shkencëtarëve ishte racional kur ata angazhoheshin për ta

përgënjeshtruar sa më parë atë, përkatësisht për ta zbuluar se ajo është e rreme e jo e vërtetë

1 Shembulli i preferuar i Feyerabendit kundër Kuhn dhe Lakatos ështe ai i krimit të organizuar, konkretisht i plaçkitësve të bankave, pasi që

edhe ata zgjidhin enigma, ose zbulojnë fakte të reja se si të arrijnë qëllimin. Vallë, a do të duhej toleruar edhe ky krim? Nëse gjithkush ka të

drejtë të bëjë çfarë të dojë, sepse i duket racionale., atëherë secili kriminel do ta arsyetonte krimin e vet. Dhe nuk do të kishim asnjë bazë për

ta gjykuar krimin, pasi që kjo do të ishte e padrejtë për kriminelin. Kështu, jo vetëm shkenca, por edhe shoqëria, të cilën Feyerabendi synon

ta humanizojë atë e sidomos politikën, në të vërtetë ajo bastardohet, pasi që si veprimi pozitiv solidar ashtu edhe ai kriminal barazohen.

Kështu, pashmangshëm, anarkizmi minon veten e vet, përkatësisht objektivat e veta. 2 Logjika e argumentimit ndjek këtë sjellje në rreth, një lloj tautologjie: Pse mendon se kjo është kështu dhe nuk mund të jetë ndryshe? Sepse

këtë e ka thënë Aristoteli. Po pse e ka thënë Aristoteli? Sepse është ashtu sikurse e ka thënë ai.

Page 192: Doctor Hajdin Abazi

191

sikurse pandehnin, sepse kështu arriheshin më shpejt zhvillimi i shkencës përmes mësimit nga

gabimet tona. Mirëpo Kuhn tregoi se edhe kjo themeltari ishte e paqëndrueshme: po të

zbatohej kjo qasje e Popperit, atëherë rezultatet përfundimtare nuk do të ishin ato që

pretendonte ai, por e kundërta: nuk do të përgënjeshtrohej teoria e vjetër, por e reja, sepse

teoria e re në zanafillën e saj ka gjithnjë më pak mbështetje përvojësore krahasuar me teorinë

e vjetër.

Kuhn konstruktoi një racionalizëm tjetër: nuk ka dhe nuk mund të ketë racionalitet universal;

racionaliteti ishte i kufizur, përkatësisht paradigmatik: racionaliteti buron dhe vlen vetëm

brenda një paradigme dhe secila paradigmë sjellë racionalitet tjetër. E në kohë krizash, atëherë

racionaliteti kalon nga paradigma te bashkëisa e shkencëtarëve: këta, si njerëzit më racional të

fushës së tyre, e bëjnë zgjedhjen e paradigmës ose konvertohen në paradigmen e re, e cila

pastaj e rivendos racionalitetin në kërkimin shkencor, një racionalitet i cili ndryshon nga ai i

mëparshmi. Duke mos pasur asnjë mjet për t’u orientuar shkencëtarët në përzgjedhjen e tyre,

ata veprojnë në mënyrë mistike beson Lakatos dhe pikërisht aty ku duhet të kulmojë

racionaliteti i shkencëtarëve, Kuhni dështon të tregojë se si bëhet “konvertimi” i tyre.

Ato u përpoq të zgjidhte atë që, sipas tij, dvshtoi ta bënte Kuhni. Prandaj ai konstruktoi një

themeltari të re racionaliste: një metodologji të shkrirë në strukturën organizative të një

programi të kërkimit shkencor dhe duke e ngritur në kriter përparim-zvetnimin e një programi

shkencor bazuar në suksesin ose mossuksesin e rrijtes së përmbajtjes teorike dhe të zbulimit të

fakteve të reja, si dhe legjitimuar si karakteristik ekzistimin e gjithhershëm të shumësisë së

programeve kërkimore dhe të konkurrencës midis tyre. Kështu, shkencëtarët mund të

gjykonin racionalisht si gjendjen e brendshme të një programi, ashtu edhe të rivalëve, përmes

suksesit në rritje ose në rënie, dhe kjo gjendje ndikonte edhe në përcaktimin e tyre se me cilin

program do të punonin. Sikur të ishte vetëm kjo, mbase do të ishte e pranueshme; mirëpo

Lakatos e quajti racional edhe vazhdimin e punës së shkencëtarëve në një program zvetnues,

për shkak të mundësisë që ai të revitalizohet. Duket se kështu, ai i vetëminoi themelet e

racionalitetit të pretenduar të tij: ai legjitimonte njëlloj edhe njërin e edhe veprimin tjetër.

Kuhn dhe Feyerabend e kritikuan se nëse nuk ka një momentum kohor, kur të dihet se është

koha për të braktisur një program, atëherë ai nuk ka thënë gjë shprehet Kuhn, kurse

Feyerabend se racionalizmi i Lakatos është vetëm “stoli fjalësh”. Kështu, ata e demantuan

qëndrueshmërinë e pretenduar të racionalizmit të konstruktuar të Lakatos.

Page 193: Doctor Hajdin Abazi

192

Për dallim nga gjithë të tjerët, Feyerabend u përpoq të krijonte një racionalizëm jo-themeltar -

racionalizmin anarkist. Ai këtë e mbështeti në kundër-rregullma, kundër-norma, kundër-

parime, kundër gjithçkaje që i atribuohej vlefshmëri universale, pra kundër çdo autoriteti

qendror. Kuhn e ka quajtur të vlefshëm këtë këndvvshtrim vetëm në kohë krizash në shkencë,

por jo edhe për fazën pasuese të rikthimit të stabilitetit përmes mbizotërimit të një paradigme.

Lakatos e ka kritikuar se, duke mos pasur asnjë standard, sado që të jetë liberal, për t’u

orientuar, atëherë gjithçka mund të konsiderohet racionale, edhe kur, në të vërtetë, nuk është i

tillë. Me fjalë të tjera, nëse gjithçka është legjitime, atëherë rrjedhë se teoritë nuk mund të

vlerësohen në asnjë mënyrë: si ai që pretendon se mund të njihet fjala vjen materia e zezë e si

ai që e mohon këtë mundësi, njëlloj kanë të drejtë dhe të dytë shprehin racionalitet!

Kështu, mund të thuhet se, nga aspekti kronologjik, neopozitivistët krijuan themeltarinë

racionale për të shpjeguar gjithçka lidhur me kërkimin shkencor, por këtë e demantoi Popper,

Popperin e demantoi Kuhni, Kuhnin e demantoi Laktos dhe Feyerabend, Lakatos e demantoi

Kuhni e Feyerabendi, kurse Feyerabendin Kuhni.1

Përderisa neopozitivistët kishin ikur dhe nuk ishin aktual, kurse falsifikacionsitët ishin të

pamundur, ata që mund të pritej të shkonin më tej ishin Kuhn, Lakatos e Feyerabend. Por,

sado që u kritikuan në mënyrë të ndërsjellë, nuk arritën t’i korrektonin të metat e tyre dhe të

jepnin përgjigje ose zgjidhje më adekuate në pikat e tyre të paqëndrueshme. Ndaj, si

përfundim del se duke e demantuar secili secilin, në të vërtetë ata demantuan pretendimet e

ndërsjella, por, me sa duket, edhe mundësinë e funksionimit të qëndrueshëm të çdo

themeltarie racionale të mbështetur në standarde të vlefshme unviersalisht dhe të zbatueshme

konkretisht.

Kjo gjendje, me sa duket, zhvillimet në filozofi i çoi në dy drejtime të kundërta: (i) përpjekjet

për të konstruktuar një themeltari, sa më liberale por të qëndrueshme, për të shpjeguar

racionalisht kërkimin shkencor dhe zhvillimin e shkencës në tërësi, dhe (ii) kritikat e

gjithanshme ndaj racionalizmit të mbështetur në themeltari, në kuptimin e vlefshmërisë

universale. Prandaj, për ta pasur një pasqyrë më të plotë, duhet të merren në konsideratë edhe

këto dy zhvillime.

1 Kjo kronologji e demantimeve të ndërsjella, të kujton rrjedhën e demistifikit të racionalizmit, natyrisht në një

kontekst tjetër, të cilën e ka shtruar Prof. Dr. Artan Fuga, në intervistën titulluar “Demistifikimi i arsyes”.

Page 194: Doctor Hajdin Abazi

193

II. PËRPJEKJET PËR TË RIMËKËMBUR

RACIONALIZMIN THEMELTAR

1 Ngërçi epistemologjik

Pas Kollokuiumit Ndërkombëtar të vitit 1965 do të vazhdojë Popper, Lakatos, Kuhn e

Feyerabend të shkruajnë lidhur me problemet që mbeten të hapura, porse pa i ndryshuar

qëndrimet e tyre. Argumentet dhe kundërargumentet e paraqitura ishin të fuqishme sa që sikur

duket sikur filozofia pati një lloj ngërçi, dhe nuk mund të shkonte më tutje.

Nga kjo nuk rrjedhë se nuk pati aktivitete e krijime në filozofi përgjithësisht e në

epistemologji veçanërisht. Një debat, ngjashëm me atë që u organizua për Kuhnin në

Kollokuiumin Ndërkombëtar, iu dedikua edhe Lakatos; mirëpo nuk u përsërit i njëjti

produktivitet epistemologjik, sikurse në vitin 1965. Ai ishte një debat normal për filozofët, me

kritika ndaj modelit racionalist të epistemologjisë së Lakatos dhe me replikimet të tij, ku u

bënë ca sqarime e ndonjë thellim, por nuk pati ndonjë risi.

U desht të kalojë një dekadë, që të paraqitet sprova e parë, serioze, për të rimëkëmbur, ose

rikonstruktuar, ndonjë model me pretendim që të jetë funksional për racionalizmin. Së pari,

më 1977, Larry Laudan, kurse katër vite më vonë, më 1981, W. H. Newton-Smith, që

paraqesin përpjekje për të sintetizuar arritjet epistemologjike të pararendësve racionalist.

Page 195: Doctor Hajdin Abazi

194

2 Një modeli tjetër racionalist

Larry Laudan, në veprën e tij Progress and its problems, shënon përpjekjen më të plotë për të

shpjeguar në mënyrë themeltare përparimin në zhvillimin shkencor si veprim, por edhe si

shpjegim, racional, me çka edhe jep një kontribut që duhet patur parasysh në zhvillimet

epistemologjike.

2.1 Defekti konceptual i racionalistëve pararendës

Laudan ka bërë një analizë kritike të versioneve epistemologjike të racionalizmit, duke arritur

në një përfundim se ato, përgjithësisht, kanë shprehur një defekt që i ka karakterizuar ato.

Defekti i teorive të ndryshme racionaliste, të gjitha pa përjashtim e madje duke përfshirë edhe

atë të Platonit e të Aristotelit e deri te ato moderne të shekullit njëzet, ishte mospërputhja

konceptuale: përderisa përparimi pashmangshëm është koncept që ka karakter kohor si

përparimi shkencor, racionaliteti tentohej të paraqitej në koncepte akohore1.

Shkaku përse modelet e deritashme të racionalitetit nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, sipas

Laudan, është se strumbullari konceptual i tyre nisej nga pikëpamja që “përparimi qëndron në

pranimin e njëpasnjëshëm të teorive më racionale”2.

2.2 Një model i ri i racionalizmit

Pasi që e ka detektuar dhe identifikuar defektin e pretendimeve mbi racionalizmin, Laudan

shpalos pikëpamjen e vet, me të cilën, beson se e ka tejkaluar këtë defekt, apo se e ka gjetur

modelin e pikërishëm, që e forcon racionalizmin në epistemologji. Qasja duhet të jetë e

kundërta, me të gjitha modelet e deritashme racionaliste. Laudan propozon një qasje tjetër, që

përbën thelbin e modelit të përparimit dhe të racionalitetit.

Laudan shkruan se “racionaliteti qëndron në zgjedhjen e teorive më përparimtare”1. Me këtë,

duket se Laudan pretendon të ketë zgjidhur problemin kyç epistemologjik që u paraqit si nyja

1 Laudan, f. 5.

2 Po aty, f. 5.

Page 196: Doctor Hajdin Abazi

195

e Gordiut, domethënë si një problem i pazgjidhshëm në epistemologji nga ana e

racionalistëve.

2.3 Konceptimi i shkencës si problemzgjidhëse

Laudan niset prej një përkufizimi, të cilin synon ta paraqes si një standard, se shkenca

“thelbësisht është një aktivitet problemzgjidhës”2. Me këtë pikëpamje, Laudan është në

frekuenca të njëjta me Popper, kurse bukur të ngjashme me ato të Kuhn e të Lakatos.

Problemet me të cilat duhet të merret shkenca janë dy llojesh: përvojësore dhe konceptuale.

2.3.1 Roli i problemeve përvojësore dhe problemeve konceptuale

Problemet përvojësore janë të rendit të parë, pasi që ato janë “çështje themelore lidhur me

objektet që përbëjnë fushën e një shkence të dhënë”3 dhe ato janë të tilla, pra probleme

përvojësore, atëherë kur “ne duhet ë ndiejmë se ekziston një përfitim në zgjidhjen e tij”4.

Laudan të gjitha problemet përvojësore i klasifikon në tri lloje: probleme të pazgjidhura,

probleme të zgjidhura dhe problemet anomalike5. Problemet e zgjidhura llogariten përparësi

të një teorie, problemet anomalike përbëjnë të dhëna kundër një teorie, kurse problemet e

pazgjidhura paraqesin shenja të drejtimit të kërkimit teorik në të ardhmen6. Prandaj, konstaton

Laudan, se “një nga shenjat dalluese të përparimit shkencor është shndërrimi i problemeve

anomalike dhe të pazgjidhura përvojësore në ato të zgjidhura” 7

. Rëndësia e një teorie qëndron

në faktin nëse ajo ofron zgjidhje për ndonjë problem, e jo nëse “teoria është e vërtetë ose e

rreme, mirë ose dobët e konfirmuar”8.

Një prej gabimeve, të pararendësve, ishte se ata mendonin se “zgjedhja teorike në shkencë do

të duhej të drejtohej vetëm nga konsiderata përvojësore”9, pasi që shpesh debatet midis

përfaqësuesve të teorive të ndryshme janë bërë në kohën kur teoritë kishin mbështetje thuaja

1 Po aty,f. 6. Mirëpo le të kujtojmë se edhe Popper kishte të njëjtin mendim.

2 Po aty, f. 11.

3 Laudan, f. 15.

4 Po aty, f. 17.

5 Po aty

6 Po aty, f. 18.

7 Po aty

8 Po aty,f. 23.

9 Po aty, f. 47.

Page 197: Doctor Hajdin Abazi

196

të njëjtë përvojësore1 dhe ato mbështeteshin kryesisht në aspektet konceptuale. Duket se nga

kjo Laudan konstaton se problemet konceptuale janë “çështje të rendit më të lartë lidhur me

mirë-themeltarinë e strukturës konceptuale (d.m.th. teorive) të cilat janë zhvilluar për t’iu

dhënë përgjigje çështjeve të rendit të parë”2 ,

që janë problemet përvojësore. Problemet

konceptuale shfaqen atëherë kur një teori, T, paraqitet në dy mënyra: (i) në rastet kur ka

paqëndrueshmëri të sigurtë të brendshme dhe (ii) në rastet kur teoria T është në konflikt me

një teori tjetër T’; e para përkufizohet si problem i brendshëm konceptual dhe e dyta si

problem i jashtëm konceptuale3. Pikërisht për këtë, pohon Laudan në të njëjtat frekuenca si

Whewell4, rritja e qartësisë konceptuale të një teorie përmes qartësimit dhe specifikimit të

kujdesshëm të kuptimit është “një nga rrugët më të rëndësishme në të cilën shkenca

përparon”5. Burimet e problemeve konceptuale, pohon Laudan, janë të ndryshme, e si të tilla i

i konsideron vështirësitë brenda-shkencore6

, vështirësitë normative7

dhe vështirësitë

botëkuptimore8.

2.3.2 Standardi i përparimit

Laudan parashtron pikëpamjen e tij lidhur me masën e vlerësimit të një teorie: “efektiviteti i

përgjithshëm në zgjidhjen e problemeve të një teori përcaktohet duke vlerësuar numrin dhe

rëndësinë e problemeve përvojësore të cilat teoria i zgjidhë dhe duke nxjerrë nga andej

numrin dhe rëndësinë e problemeve anomalike dhe atyre konceptuale që teoria i shkakton”9.

Mbi këto baza, duke e pasur parasysh se qëllimi i shkencës është problemzgjidhja, mund të

thuhet se “përparimi mund të ndodhë nëse dhe veteëm nëse ndërrimi i njëpasnjëshëm i teorive

shkencore në cilëndo fushë tregon rritje të shkallës efektivitetit në zgjidhjen e problemeve”10

.

1 Po aty, f. 48.

2 Po aty

3 Laudan, f. 49.

4 William Whewell (1794 – 1866), matematicien, shkencëtar, teolog, filozof dhe historian i shkencës, anglez. Kontributet më të rëndësishme

për fushën e epistemologjisë: Preliminary discourse on the study of Natural Philosophy (1830), History of the Inductive Sciences, from the

Earliest to the Present Times, 3. Vols. (1837), The Philosophy of the Inductive Sciences, founded upon their history. 2 vols (1840), The

history of scientific ideas. 2 vols (1853), On the philosophy of discovery: chapters historical and critical (1860). 5 Laudan, f. 50.

6 Po aty, 55.

7 Po aty, 57.

8 Po aty, 61.

9 Po aty, 68.

10 Po aty, 68.

Page 198: Doctor Hajdin Abazi

197

Prandaj, për ta lokalizuar konceptin e përparimit në aspektin kohor, domethënë të situatave të

veçanta, mund të thuhet se “kurdo që ne modifikojmë një teori ose e zëvendësojmë atë me

ndonjë tjetër, ndryshimi është përparimtar nëse dhe vetëm nëse versioni i mëvonshëm është

më efektiv në zgjidhjen e problemve... se sa pararendësja”1.

Si rrjedhojë, Laudan arrin te konstatimi se (i) “problemi i zgjidhur – përvojësor apo

konceptual – është njësia themelore e përparimit shkencor” dhe se (ii) “qëllimi i shkencës

është të rrisë sa më shumë sasinë e problemeve të zgjidhura përvojësore, ndërsa të zvogëlojë

sa më shumë sasinë e problemeve anomalike dhe konceptuale”2. Pikërisht për këtë “provimi

kryesor njohës i çdo teorie përfshin vlerësimin e përshtatshmërisë së saj si zgjidhje e

problemeve të sigurta përvojësore dhe konceptuale”3. Bazuar në këtë këndvështrim, për

dallim nga Kuhn e Feyerabend, dhe në ngjashmëri me Popper, Laudan konstaton se “vlerësimi

i teorive është çështje e krahasimit”4.

Laudan sjellë edhe një përkufizim tjetër të përparimit, duke i dhënë karakter të caktuar kohor:

duke u pajtuar me pikëpamjen e Kuhn se triumfi i një teori të re sjellë “si përfitime, ashtu

edhe humbje”5, atëherë, shton Laudan, se ne mund të dimë se kur bëhet, si dhe nëse ne bëjmë,

bëjmë, përparim, dhe me këtë, pra nënkuptohet se përparimi ka karakter të caktuar kohor6 në

kërkimin shkencor. Kështu, për Laudan, të gjitha teoritë shkencore, kur ato të forcohen dhe të

parashtrohen si të tilla, paraqesin probleme për zgjidhje; ato që zgjidhen, paraqesin një

përparim konkret, kurse ato që nuk zgjidhen ose që nuk mund të zgjidhen, konsiderohen si

probleme të pazgjidhura, të cilat, mbeten si sfida që mbase në një të ardhme shkencëtarët

sërish të merren me to.

2.4 Traditat kërkimore

Më tej, konceptin teorik Laudan e specifikon edhe më duke e ndarë teorinë shkencore në dy

nivele: një nivel të veçantë, zakonisht të quajtur hipoteza ose aksioma ose principe, që

shërbejnë për të bërë parashikime të veçanta eksperimentale, kurse niveli tjetër është shumë

1 Po aty, 68.

2 Laudan,f. 66.

3 Po aty, f. 70.

4 Po aty, f. 71.

5 Kuhn, SSR, 1970, f. 137.

6 Laudan, f. 5.

Page 199: Doctor Hajdin Abazi

198

më i përgjithshëm, shumë më pak i lehtë për t’u testuar dhe përbëhet nga një tërësi

supozimesh1, e të cilat, si teori më globale, Laudan i koncepton si tradita kërkimore

2.

Karakteristikë e traditës shkencore është se ofron, në njërën anë, “një grup të udhëzimeve për

zhvillimin e veçantë të teorive” dhe, në anën tjetër, “përvijon mënyrat e ndryshme me të cilat

këto njësi mund të bashkëveprojnë”3. Për ta thjeshtësuar, mund të thuhet se “një traditë

kërkimore është, pra, një grup i ‘bëj’-eve dhe ‘mos bëj’-eve ontologjike dhe metodologjike”4.

Dhe për ta sqaruar edhe më, Laudan shkruan: “një traditë kërkimore është një grup i

supozimeve të përgjithshme lidhur me njësitë dhe proceset në një fushë studimi, dhe lidhur me

metodat e duhura për t’u përdorur në hetimin e problemve dhe konstruktimin e teorive në atë

fushë”5. Si e tillë, traditat kërkimore “nuk janë as zbuluese, as parashikuese, e as drejtpërdrejt

të provueshme”6, kurse janë “rrënjësisht normative dhe metafizike”

7 dhe “krijesa historike”

8,

historike”8, gjë që, në fakt, deri këtu thuaja se nuk ndryshon thelbësisht asgjë nga paradigma e

e Kuhnit dhe programet e kërkimit shkencor të Lakatosit. Dhe së fundi, një traditë kërkimore,

e cila evoluon, konsiderohet e suksesshme atëherë kur ajo “çon, përmes komponentes së saj

teorike, në një ngritje të vargut të zgjidhje të përshtatshme të problemeve përvojësore dhe

konceptuale” 9

.

Një traditë kërkimore mund të ndryshohet në dy mënyra: (i) përmes modifikimit të disa prej

teorive të veçanta nënrenditëse, dhe (ii) përmes një ndryshimi të ndonjë nga elementet

kryesore më themelore10

. Një traditë kërkimore ruan shumë vazhdimësi nga evoluimi i saj, me

ç’rast shumë nga teknikat dhe modele të problemzgjidhjes ruhen11

. Mirëpo, kur nuk mund të

kallaiten më supozimet e një tradite kërkimore, përmes të cilave do të mund të eliminoheshin

anomalitë dhe problemet konceptuale, paraqet një bazë të fortë për braktisjen e një tradite

shkencore12

.

1 Po aty

2 Po aty, f. 72.

3 Po aty, f. 79.

4 Laudan 1977, f. 80.

5 Po aty, f. 81.

6 Po aty, f. 81-82.

7 Po aty, f. 82.

8 Po aty, f. 95.

9 Po aty, f. 82.

10 Po aty, f. 96.

11 Po aty, f. 98.

12 Po aty, f. 98.

Page 200: Doctor Hajdin Abazi

199

Sipas Laudan, tradita të ndryshme kërkimore mund të integrohen, gjë e cila mund të arrihet

përmes dy mënyrave (i) një traditë mund të shartohet në një tjetër, pa ndonjë modifikim serioz

në supozimet e asnjërës, duke krijuar kështu një traditë të madhe kërkimore dhe (ii) përzierja

e dy ose më tepër traditave kërkimore kërkon flakjen e disa prej elementeve themelore të

secilës traditë që kombinohen. Në rastin (ii) tradita e re kërkimore, nëse është e suksesshme,

kërkon të braktisen pararendësit e saj1.

Me sa duket, Laudan, duke lejuar një traditë mbizotëruese të kërkimit mbetet në suaza

konceptuale të paradigmës së Kuhn, ndërsa pluralitetin e teorive e kufizon brenda një tradite

kërkimore, me çka do të pajtohej Kuhn, por jo edhe Lakatos. “Bashkëjetesa e teorive rivale, -

shkruan Laudan, është rregull më tepër se sa përjashtim”2 brenda së njëjtës traditë shkencore,

respektivisht në kuadër të veprimtarisë kërkimore të së njëjtës fushë shkencore. Dhe, nëse

është rregull që brenda një tradite shkencore të shfaqen dhe të bashkekzistojnë teori rivale,

atëherë rrjedhë se kjo është tipike për natyrën e shkencës. Ndaj dhe tradita shkencore, brenda

një fushe të veçantë, nga Laudan konceptohet si vijimësi, përkundër asaj se teori të ndryshme

shfaqen, gjejnë ithtarë, provohen dhe konsumohen ose flaken, ndërkohë që shfaqen teori të

tjera dhe bashkësia shkencore vazhdon angazhimet me teori të tjera dhe sfida të reja.

Traditat kërkimore, në përkufizimin që e jep Laudan, janë po ato karakteristika që i mvishen

një paradigme nga Kuhn apo një programi të kërkimit shkencor nga Lakatos.

2.5 Racionaliteti në vlerësimin dhe zgjedhjen e traditave

Bazuar në pikëpamjen e mësipërme, sipas Laudan, është e qartë se traditat kërkimore mund të

vlerësohen dhe për këtë ekzistojnë dy masa nënrenditëse: (i) përparimi i përgjithshëm i një

tradite kërkimore – duke krahasuar përshtatshmërinë e të vjetrës me të renë, dhe (ii) kursi i

përparueshmërisë të një tradite kërkimore – që mund të përcaktohet përmes identifikimit të

ndryshimeve të përshtatshmërisë së çastit në çdo kohë specifike3.

Gjithashtu ka dy modalitete të vlerësuarit të traditave kërkimore: (i) konteksti i

pranueshmërisë: zgjidh teorinë me përshtatshmërinë më të lartë të problemzgjidhjes, pasi që

“racionalja për të pranuar ose refuzuar çdo teori është, pra, e mbështetur thelbësisht në idenë e

1 Po aty, f. 103-104.

2 Laudan 1981, f. 144.

3 Po aty, f. 107.

Page 201: Doctor Hajdin Abazi

200

procesit të zgjidhjes së problemeve” si dhe “zgjedhja e një tradite kundrejt rivaleve të saj

është zgjedhje përparuese (e edhe racionale) saktësisht me nivelin që tradita e zgjedhur është

më e mirë në zgjidhjen e problemeve se sa rivalet e saj”1 dhe (ii) konteksti i ndjekjes: “është

gjithmonë racionale të ndjekësh cilëndo traditë kërkimore që ka një kurs më të lartë të

përparimit se sa rivalet e saj (edhe nëse e mëparshmja ka një efektivitet të ulët të zgjidhjes së

problemve)2. Për Laudan kjo është zgjidhje e mesme, midis asaj që Kuhni e të tjerë pohojnë

se përcaktimi kurrë nuk është racionale dhe Feyerabend dhe Lakatos se përcaktimi për çdo

traditë kërkimore mundet gjithmonë të jetë racional3.

Në parashtrimin e konceptit të tij të racionalitetit shkencor, Laudan fillimisht konstaton se

“rritja sa më e madhe e problemeve përvojësore që ne mund t’i shpjegojmë dhe zvogëlimi sa

më i madh i problemeve anomalike dhe konceptuale që ne shkaktojmë në proces janë raison

d’être4 e shkencës si një aktivitet njohës”. Mbi këtë bazë ai pohon se “mënyra kryesore për të

qenë shkencërisht i arsyeshëm ose racional është të bëhet gjithç ç’të mundemi për të rritur sa

më shumë përparimin e traditave të kërkimeve shkencore”5. Kësaj i shton se “Të bësh

zgjedhje racionale është...të bësh zgjedhje të cilat janë përparuese (d.m.th, të cilat rrisin

efektivitetin e zgjidhjes së problemeve të teorisë që ne e pranojmë)6.

Kështu, sipas Laudan, ne mund të kemi një teori të racionalitetit pa supozuar vërtetësinë ose

përngjashmërinë, me çka i afrohen pikëpamjes ë Kuhn se shkenca mundet edhe pa të vërtetën.

Këndej rrjedhë, për dallim nga Kuhn, Laudan beson se komunikimi midis shkencëtarëve,

përkatësisht debati shkencor jo vetëm është i mundur, por ai edhe është “racional për aq sa ai

përfshin diskutimin e problemeve përvojësore dhe konceptuale të cilat rrjedhin nga teoritë dhe

traditat kërkimore” 7

. Edhe më konkretisht: “Ndryshimet në, dhe debatet për, teoritë shkencore

shkencore shpesh bëhen mbi çështje konceptuale se sa për çështje të mbështetjes empirike”8, e

e që tingëllon e ngjashme me konceptin e rivalitetit të ideve të Feyerabendit..

1 Po aty, f. 109.

2 Laudan 1981, f. 111.

3 Po aty, 113-114.

4 Arsyeja e të qenit, e ekzistencës.

5 Laudan 1981, f. 124.

6 Po aty, f. 125.

7 Po aty, f. 124.

8 Po aty, f. 144.

Page 202: Doctor Hajdin Abazi

201

2.6 Revolucionet shkencore

Lidhur me revolucionet shkencore Laudan shpreh pikëpamjen e tij. Para se gjithash, ai

thekson se revolucionet shkencore “mund, dhe shpesh edhe, arrihet nga një numër relativisht i

vogël i shkencëtarëve në cilëndo fushë të veçantë”. Revolucioni shkencor, sipas Laudan,

ndodhë “kur një traditë e re kërkimore ka sukses që të shkaktojë mjaft interesim (ndoshta

përmes një kursi me nismë të lartë të përparimit) sa që shkencëtarët në fusha të rëndësishme e

ndiejnë, pavarësisht se ç’premton tradita e tyre kërkimore, se ata do të hyjnë në marrëdhënie

me traditën kërkimore në lulëzim e sipër”1. Dhe më konkretisht: “një revolucion shkencor

ndodhë kur një traditë kërkimore, deri atëherë e panjohur, ose e injoruar, nga shkencëtarët e

fushës i bën ata të ndjehen të detyruar ta marrin parasysh atë seriozisht si një pretendues për

besnikëri të vetes së tyre ose të kolegëve të tyre”2.

Laudan në çështjen e revolucionit shkencor mund të thuhet vetëm se ka thelluar ose

konkretizuar shpjegimin se si ndodhënjë revolucion shekncor, porse nuk ka sjellë ndonjë risi,

diçka të panjohur ose që nuk ka mundur të nënkuptohet më parë.

2.7 Rikujtimi i një kundërshtimi nga Kuhni

Laudan pretendonte një model përmes të cilit mund të shpjegohet njëkohësisht nga pikëpamja

e racionalitetit shkencor si përparimi, rritja e dijes e ashtu edhe zgjedhja midis teorive rivale

ose, sikurse i quan ai, traditave kërkimore shkencore rivale, duke u bazuar në konceptin e

zgjidhjes së problemeve, si kriter objektiv, qofshin ato përvojësore apo teorike.

Mirëpo, pikëpamja e Laudan është kundërshtuar ende pa lindur: Kuhn, në polemikën me

Popper, në debatin e vitit 1965, kishte kundërshtuar të njëjtin pretendim të Popperit. Sipas

Kuhn problemzgjidhja nuk mund të shërbejë si një kriter për vlerësimin e teorive, sado që ai

është i rëndësishëm gjithsesi për shkencën3. Mandej, edhe vetë mundësia e krahasimit të

aftësisë problemzgjidhëse të teorive po ashtu mund të kundërshtohet, duke u nisur nga shumë

rrethana, ndër të cilat, shpesh problemet që zgjidhin teoritë nuk janë të njëjta, ose se teoritë

mund të jenë të natyrave të ndryshme sa që as mund të krahasohen zgjidhjet, pasi që një

1 Laudan 1981, f. 137.

2 Po aty, f. 138.

3 Kuhn në Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970, f, 5, fusnota 1; 7-10; 248.

Page 203: Doctor Hajdin Abazi

202

zgjidhje mund të krahasohet vetëm atëherë kur dy teori të ndryshme pretendojnë të zgjidhin

një të njëjtin problem.

Edhe konceptet lidhur me përparimin shkencor, në përgjithësi, duket se më tepër kanë të

bëjnë post hoc, ngjashëm me Lakatos. Kurse Kuhn thotë se paradigma e re është vetëm

premtim, sepse ajo ende nuk ka pasur mundësi të shprehë veten e vet, pos në disa aspekte.

E çështja qëndron se si të dihet paraprakisht se cila prej teorive (në kuptimin traditë

kërkuese, paradigmë apo program i kërkimeve shkencore) konkuruese është më

përparuese. Në këtë pikë, megjithatë, Laudan ka një meritë me idenë e kursit që teoria e re

tregon në problemzgjidhje. Mirëpo, shtrohet pyetja, a e vlerësojnë njëlloj të gjithë

shkencëtarët këtë kurs? Përgjigja mungon.

Ndaj, nëse konceptet themelore të Laudan duken të paqëndrueshme, koncepte mbi të cilat

edhe ngrihet pikëpamja e tij mbi racionalitetin epistemologjik, atëherë rrjedhë se ai, me gjithë

përpjekjen, nuk arrin të përmbush pretendimin e vet. Një dallim, ose qasje në drejtim tjetër,

që tërthorazi ul besueshmërinë e pikëpamjes së Laudan, është edhe kjo që do të parashtrohet

në vazhdim.1

3 Modeli i racionalitetit të butë

W. H. Newton-Smith, në veprën The Rationality of Science, synon për të konstruktuar një

racionalizëm sa më të përshtatshëm me të cilin do të mund të shpjegohej procesi shkencor si

tërësi.

3.1 Modeli racional e jo-racional

Pikënisja e Newton-Smith është ajo që shkencëtarët mendojnë për veten e tyre dhe duket sikur

një riformulim i asaj që donte të thoshte Thomas S. Kuhn: “Bashkësia shkencore e sheh veten

tamam si paradigmë e racionalitetit të institucionalizuar”2 dhe kjo bazohet në faktin se ata

1 Feyerabend në një farë mënyre e ka kritikuar Laudan se nuk ka sjellë asgjë të re për racionalizmin me teorinë që ka parashtruar, pasi që “ka

kopjuar Kuhn dhe Lakatos në çdo detaj” (Paul Karl Feyerabend: Problems of Philosophi. Philosophical Papers, volume 2, Cembridge

University Press, Cembridge, London, New York etj., 1981, f. 25. 2 Newton-Smith 1981, f. 1.

Page 204: Doctor Hajdin Abazi

203

përdorin metodën shkencore, e cila i pajis me një teknikë për vlerësimin objektiv të teorive.

Kjo duket se nuk është e qëndrueshme, pikërisht kur bëhet fjalë për shpjegimin e ndryshimeve

shkencore, në të cilat ngërthehet edhe ndërrimi i një teorie me një tjetër, përkatësisht

kundërshtimi i një teorie dhe pranimi i një tjetre, pasi që, vetë epistemologët, këto ndryshime i

shpjegojnë në dy mënyra të përkundërta: njëra sipas një modeli racional e tjetra sipas një

modeli jo-racional të këtyre ndryshimeve1.

Karakteristikë e modelit racional është shpjegimi i mbështetur vetëm në faktorë të brendshëm

ose brendashkencor, kurse karakteristikë e modelit jo-racional është shpjegimi i mbështetur

vetëm në faktorët e jashtëm ose jashtëshkencor. Këtu lind edhe dilema lidhur me shpjegimet

ndaj zhvillimeve shkencore shkencore: se a do të mund të merret praktika shkencore si

paradigmë racionale, si mundësi e shpjegimit racional të ndryshimeve shkencore. Newton-

Smith shkruan: “ne do të duhej të ishim të kënaqur vetëm me praktikën shkencore si

paradigmë e racionalitetit nëse ne do të mund të arsyetonim pretendimin se ndryshimi

shkencor është racionalisht i shpjegueshëm”2. E pikërisht këtu edhe u hasi shara në gozhdë

shpjegimeve racionaliste në epistemologji. Me këtë sfidohet Newton-Smithi, i cili si pikënisje

ka shpjegimet që lidhen “vetëm ndryshimet shkencore”3.

3.2 Ndërveprimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm

Ndryshimet shkencore karakterizohen nga ndikimi i faktorëve të brendshëm, pra

brendashkencor, dhe nga faktorët e jashtëm, domethënë nga faktorë jashtëshkencor ose jo-

shkencor, ku përfshihen aspekte psikologjike, sociale, politike, ekonomike, autoritative etj.

Një shembull që sjellë Newton-Smith tregon se modeli racional i shpjegimit të ndryshimeve

ose jo në shkencë duhet gjithashtu t’i ketë parasysh edhe faktorët e jashtëm. Shembulli është

ky: Në shekullin e XVIII, Youngu artikuloi teorinë valore të dritës, por në atë kohë opinioni

mbizotërues i jepte përparësi teorisë korpuskulare të dritës. Sado që teoria e Youngut dukej

më e mirë dhe kjo mund të shihej edhe në atë kohë, u favorizuar teoria e Newtonit. Kjo u

shpjegua, në njërën anë, përmes faktorëve të jashtëm, si ajo se Newtoni tashmë ishte një hero i

adhuruar, gjithashtu edhe mënyra e pafat e paraqitjes dhe e botimit me një anonimitet vrasës

1 Po aty.

2 Newton-Smith 1981, f. 3.

3 Po aty, f. 5.

Page 205: Doctor Hajdin Abazi

204

të Youngut, e në anën tjetër, përmes mbështetjes relative me të dhëna të Youngut e cila ishte

objektivisht prapa kundrejt teorisë së Newtonit. Në këtë kontekst, askush “nuk mund t’u

atribuojë Newtonianëve veprimin racional nëse ata nuk e kuptojnë mbetjen e supozuar

prapa”1 të teorisë rivale të Youngut.

Përmes këtij shembulli ilustrohet fakti se si mund të ndikojnë faktorët e jashtëm që të mos

pranohet një teori, e cila do të ishte e pranueshme qysh në kohën e publikimit të saj, po qe se

do të merreshin parasysh vetëm faktorët e brendshëm ose brendashkencor. Duke u nisur nga

kjo, Newton-Smith konstaton: “ka ose mund të ketë ndërrime të besnikërisë që mund të

shpjegohen vetëm duke iu referuar faktorëve të jashtëm dhe, më tej, se në çdo ndryshim të

veçantë që në thelb mund të llogaritet në modelin racional do të ketë aspekte të këtij

ndryshimi shpjegimi i të cilit kërkon referimin te faktorët e jashtëm”2. Kështu, sipas Newton-

Smith, do të evitohej edhe bindja jo-racionaliste se modeli racionalist dështon të marrë

parasysh një sërë pengesash të natyrës joshkencore3, sikurse është sulmi shpues (i cili mbrohet

nga ata që modelin racional e pranojnë si ideal mbrojtës, por janë pesimistë se mund të

shpjegohen faktorët joracionalë që ndikojnë në shkencë) dhe sulmi ngacmues (i cili është një

sulm në mundësinë e shpjegimit racional, sipas të cilit asnjë shpjegim racional nuk është i

mundur dhe se asnjë model racional nuk mund të jetë ideal mbrojtës që të mund të krahasohet

me praktikën shkencore) për zhvillimet shkencore4. Duket se idejakryesore e Newton-Smith

është të jepet një shpjegim i cili do të mund të funksiononte duke marrë parasysh jo vetëm

faktorët e veçantë shkencor, pra të brendshëm, por edhe faktorët tjerë joshkencor e që mund të

ndikojnë në proceset, rrjedhat dhe zhvillimet shkencore, domethënë edhe faktorët e jashtëm,

dhe ashtu të mund të jepet një shpjegim racional i zhvillimeve shkencore duke përfshirë të

gjithë faktorët e mundshëm në rrjedhat shkencore.

3.3 Problemi i pabashkëmatësisë

Newton-Smith i qaset edhe problemit të pabashkëmatësisë, i cili, sipas tij, “është kuptuar si

tregues i kufizimit të mundësisë për ta përligjur racioanlisht zgjedhjen midis teorive”5. Ai

1 Po aty.

2 Newton-Smith 1981, f. 6.

3 Po aty,f. 8.

4 Po aty, f. 8-9.

5 Po aty, f. 149.

Page 206: Doctor Hajdin Abazi

205

pabashkëmatësinë e sheh si problem që në vete ngërthen dy aspekte: (i) për të vlerësuar një

teori kundrejt një tjetre dhe që kjo të jetë e mundur do të duhej të ishte e mundur “për t’u

thirrë në gjykimet e vlerave” (value judgments), si dhe (ii) meqë “gjykimet e vlerave (value

judgments) janë autonome”, në kuptimin që asnjë konsideratë racionale nuk mund të sillet për

të favorizuar një vlerësim kundrejt një tjetri, që domethënë se nuk mund të favorizohet një

teori kundrejt një tjetre1. Nga kjo rrjedh, në njërën anë, “pabashkëmatësia për shkak të

mospërputhjes rrënjësore të standardeve” dhe, në anën tjetër, koncepti i huazuar nga Kordig,

“larmi rrënjësore në kuptimin e termeve teorike” (LRrKT2)3. Kjo e fundit ilustrohet ndoshta

në mënyrë tipike me ndryshimin midis mekanikës newtoniane me mekanikën relativiste

einsteniane4, që në dukje lënë përshtypjen si logjikisht të papajtueshme e në të vërtetë “teoritë

e tyre janë logjikisht të pajtueshme” 5

, dhe paraqet “dykuptimësi dhe jo kundërthënie”6. Sipas

Sipas Kuhnit, edhe kur brenda një paradigme ndryshojnë teori të veçanta, nuk ka ndryshime

kuptimore, gjë që Newton-Smith mendon në drejtim të kundërt “është e përligjshme të flitet

për kuptimin e një termi brenda një teorie dhe unë konstruktoj tezën e LRrK7 si kërkesë në

cilëndoqoftë teori për ndryshim të kuptimit të të gjitha termeve brenda ndryshimeve teorike”8.

teorike”8. Prandaj, rrugëdalja nga problematika e pabashkëmatësisë duket, për Newton-Smith,

Smith, të jetë: “e vetmja strategji e arsyeshme për t’ia dalë me LRrK është veprimi për të

përligjur një teori të kuptimit e cila nuk prodhon KRr” 9

, që me sa duket është rezultat i vetë

teorisë: “kuptimi i një termi është i dhënë nga roli i saj në një teori dhe se referenti, nëse është

ndonjë, i termit është i përcaktuar nga kuptimi i atij termi”10

.

3.4 Teoria e ngjasimit

Por LRrK duket e paqëndrueshme, për shkak se bie ndesh me një tezë tjetër, e cila

konsiderohet si fundament i veprimtarisë shkencore. Newton-Smith shkruan: “LRrK nuk

1 Po aty, f. 149.

2 RMVT= radical meaning variante of theoretical terms

3 Newton-Smith 1981, f. 158.

4 Po aty, f. 150.

5 Po aty, f. 158.

6 Po aty, f. 158.

7RMV= radical meaning variant

8 Newton-Smith 1981, f. 157.

9 Po aty, f. 158. RM= radical meaning

10 Po aty, f. 161.

Page 207: Doctor Hajdin Abazi

206

është e përputhshme me tezën e ngjasimit, TN, sipas së cilës është bërë një rritje në

grumbullimin e përmbajtjes së të vërtetës” 1

, pasi që një teori e kuptimit për termet shkencore

do të dukej të mbështeste TN2.

Duke ju kundërvënë Kuhn, Lakatos, Laudan e të tjerëve, që heqin dorë nga synimi i teorive

shkencore nga e vërteta ose ngjasimi me të, Newton-Smith thekson se ata harrojnë se “ne i

pranojmë teoritë si baza për veprim”3. Kjo domethënë se të “pranosh një teori racionalisht si

bazë për veprim është të pranosh atë si tregues për diçka ose diçka tjetër për atë se si është

bota, e kjo është të pranosh teorinë si më shumë ose më pak të vërtetë”4. Pikërisht për këtë,

“qëllimet e ndërmarrjeve shkencore duhet kuptuar në terme të përparimit kundrejt rritjes së

ngjasimit, dhe se ne mund të kemi arsye (të paktën herëpashere) për të besuar se ne në të

vërtetë kemi bërë përparim” 5

. Këtë strategji të argumentimit Newton-Smith e quan strategji

transcendentale6. Për më tepër, kjo mbështetet nga fakti se shkenca është duke e bërë me

sukses pikërisht këtë, pra se teoritë shkencore “janë duke kapur gjithnjë e më shumë të

vërtetën për botën”, gjë që e bën Newton-Smith të ketë “më shumë arsye për të besuar në

TN”7.

Por koncepti i ngjasimit për Newton-Smith është paksa më ndryshe nga ai i Popperit, fjala

vjen, pasi që Newton-Smith si premisë kryesore konsideron “atë se nëse një teori T2 ka

ngjasim më të madh se sa një teori T1, T2 ka mundësi të ketë sukses më të madh vëzhgues se

sa T1”8, që domethënë se ngjasimi më i madhe kushtëzon mundësi në suksesin më të madh të

vëzhgimit9 dhe kjo, natyrisht, është relative krahasuar me një teori tjetër

10 e që nënkupton

edhe rritjen përmbajtësore të fuqisë parashikuese, pasi që, kur thuhet se një teori T2 është në

mënyrë vëzhguese më e suksesshme se sa teoria T1, me këtë kuptohet se (i) T2 për nga

mundësia e vëzhgimeve e tejkalon T1, dhe (ii) T2 paraqet sukses parashikues në rritjen

përmbajtësore kundrejt T111

. Aspekti më i rëndësishëm i suksesit në vëzhgime është nxjerrja e

1 Po aty, f. 161. TV= thesis of verisimilitude

2 Po aty, f. 162.

3 Newton-Smith 1981, f. 194.

4 Po aty, f. 195.

5 Po aty, f. 195.

6 Po aty, f. 195.

7 Po aty, f. 196.

8 Po aty, f. 198.

9 Po aty, f. 198.

10 Po aty, f. 204.

11 Po aty, f. 207.

Page 208: Doctor Hajdin Abazi

207

parashikimeve të reja që konfirmohen1, por ajo duhet të zgjerohet edhe duke përfshirë

shpjegimet e njohura vëzhguese ( si, për shembull, periheliumi i Mercurit duhet të vlejë në

favor të Teorisë Gjenerale të Relativitetit)2. Dhe nuk ka shpjegim tjetër për suksesin e

mekanikës relativiste kundrejt mekanikës newtoniane përveç asaj se ajo është forcuar si më e

suksesshme për nga vëzhgueshmëria në kalimin e kohës nga 19053.

3.5 Metoda shkencore e konceptuar ndryshe

Edhe lidhur me metodën shkencore (MSh) Newton-Smith paraqet një këndvështrim si të

thuash rikthyes, në kuptimin që me MSh ai kupton “çështjen e mundësisë për të dhënë një

karakterizim abstrakt të faktorëve që e drejtojnë zgjedhjen teorike”4. Që metodologjia ta ketë

karakterin e rreptë matematikor konsiderohet thjesht si një ëndërr, sepse ajo ka dështuar të na

japë një model të MSh5, për shkak se është shumë mekanike për shkencën

6.

Mënyrat se si, fjala vjen, i qasen çështjes së MSh Popper, Lakatos e Laudan, tregojnë vetëm

një gjë: atë se MSh ka evoluar përgjatë kohës; natyrisht, duke përfshirë një element thelbësor

të gjykimit7, si dhe ajo, MSh, na ka pajisur me një zotësi, ani pse nuk mund të jepen rregulla

ose karakteristika të përgjithshme se si ushtrohet kjo aftësi, gjë që domethënë se MSh “nuk

mund të specifikohet në një grumbull shterues të parimeve drejtuese”8, pasi që sipas Newton-

Smith nuk ka ndonjë kontrast të theksuar midis “kontekstit të zbulimit (context of discovery)”

dhe “kontekstit të justifikimit teorik (context of theory justification)” sa i përket momentit të

zgjedhjes teorike, për shkak se zgjedhja bëhet shumë kohë para se të mund të bëhet

justifikimi. Megjithatë, disa veçori të dobishme në rastet për të zgjedhur midis teorive janë:

tejkalimi (nesting) për nga vëzhgueshmëria, frytdhënia, regjistrimet e rrugës së kaluar (trak

record), mbështetja ndër-teorike, lëmueshmëria (smoothness), qëndrueshmëria e brendshme,

përputhshmëria me besimet e mirëmbështetura metafizike, thjeshtësia9, e të gjithë këta fakorë,

1 Po aty, f. 223.

2 Po aty, f. 224.

3 Newton-Smith 1981, f. 224.

4 Po aty, f. 208.

5 Po aty, f. 210.

6 Po aty, f. 214.

7 Po aty, f. 210.

8 Po aty, f. 215.

9 Po aty, f. 226-232.

Page 209: Doctor Hajdin Abazi

208

fakorë, në mënyra të ndryshme, veprojnë duke u bërë “shenja ndreqjeje të rritjes së

ngjasimit”1.

3.6 Vendimmarrja

Shkencëtarët, sipas Newton-Smith, “duhet të marrin vendime në bazë të të kuptuarit të tyre të

gjërave”, dhe nëse do të sfidohen për të sqaruar më tepër, atëherë krejt ajo çka mund të thuhet,

sikurse kur e sheh një kuti postare ngjyrë të kuqe përmblidhet kështu: “Unë mundem vetëm të

them se ajo ashtu më duket mua dhe nuk ka ndonjë arsye për të supozuar se kushtet normale

për perceptimin e ngjyrave nuk janë përmbushur. Shkencëtarët nuk mund t’i shmangen këtij

lloj besimi të gjykimeve të tyre”2. Dhe kjo aftësi e gjykimit, merr një rol edhe më të madh në

zgjedhjen teorike, kur ende nuk ka prova që dëshmojnë epërsinë e njërës teori kundrejt

tjetrës3. Natyrisht, kjo nuk është pa rrezik.

Por, gjithashtu, në zgjedhjen midis teorive, ose projekteve kërkimore, duhet të merret

parasysh edhe kostoja dhe dobitë e pritshme, të cilat, për shkaqe të ndryshme, mund të

implikojnë ndryshime të kursit të kërkimeve shkencore, me ç’rast, për të bërë një trajtim

racional, atëherë duhet të merren parasysh faktorët e jashtëm dhe këtu duket se Newton-Smith

sikur pajtohet me Laudan, që ka po të njëjtin qëndrim4.

3.7 Minirac, maksirac dhe diktati i arsyes

Për të shpjeguar një veprim si një veprim është për t’u treguar se ai është racional5, dhe kjo

mund të bëhet përmes dy qasjeve. Njëra qasje, që Newton-Smith e quan të dhëna minimale

racionale, ose shkurt të dhëna minirac, me të cilën mund të trajtohet pjesa më e madhe e

veprimeve tona, që domethënë “të tregohet se ai veprim ishte më shumë gjasa të jetë mënyra

1 Po aty, f. 232.

2 Newton-Smith 1981, f. 233.

3 Po aty, f. 234.

4 Po aty, f. 238.

5 Po aty, f. 238.

Page 210: Doctor Hajdin Abazi

209

më e mirë për qëllimin e tij, duke marrë parasysh bindjet e tij, pa e vlerësuar arsyeshmërinë as

të qëllimit të tij e as të besimeve të tij”1.

Qasja tjetër, e quajtur nga ai, të dhëna maksirac2, pra të një racionaliteti maksimal, “i referohet

çdo shpjegimi të një veprimi që përfshinë një pajtim pozitiv me synimet dhe/ose besimet”3, jo

për të shpjeguar veprimet shkencore dhe përse besimet në një teori janë ruajtur, por për të

shpjeguar përparimin e sekuencave teorike të prodhuara historikisht, folur me terma sipas

Lakatos, domethënë rritjen e dijes shkencore4, por që të mund të vlerësohet kjo është e

nevojshme që teorive t’u atribuohet një nivel vërtetësie besimeve të shkencëtarëve lidhur me

synimet dhe metodat e shkencës5. Në tërë këtë proces, një rol vendimtar për të përcaktuar

racionalitetin e veprimit të një shkencëtari luan po qe se ai i nënshtrohet “diktatit të arsyes”

apo jo: “Ne kemi dhënë një shpjegim shkencërisht racional të besimeve nëse ne tregojmë se

besimtari që do të ketë atë besim ndiqte diktatin e arsyes, por edhe se ky arsyetim ishte

shkencërisht i respektuar sipas gjendjes së metodologjisë shkencore të kohës”6., meqë “fakti i

shëmtuar është fare i thjeshtë sepse ne kemi një interes për mbijetesë që sjellë një interes për

të ndjekur diktatin e arsyes”7.

3.8 Racionalizmi i butë

Në bazë të këtyre parashtrimeve, Newton-Smith arrin në përfundimin se ajo që vlen është një

racionalizëm i butë (Temperate Rationalism)8, i cili, në radhë të parë, nuk e merr metodën

shkencore si diçka statike sikurse bënin pararendësit e tij, por konsideron se “metodologjia, si

vetë shkenca, evoluon”9, dhe kështu, nëse metoda ndryshon nevojitet një model i cili e

përfaqëson këtë proces10

: e ky model është pikërisht racionalizmi i butë, sipas Newton-Smith.

1 Po aty, f. 243.

2 Po aty, f. 257.

3 Po aty, f. 258.

4 Newton-Smith 1981, f. 258.

5 Po aty, f. 261.

6 Po aty, f. 256.

7 Po aty, f. 257.

8 Po aty, f. 266

9 Po aty, f. 269.

10 Po aty, f. 269.

Page 211: Doctor Hajdin Abazi

210

Racionalizmi i butë pasqyron atë proces, në të cilin besimet tona lidhur me botën duke

përmirësuar rrugët në të cilat ne vendosim zgjedhjen midis teorive, ku rol kryesor luajnë

gjykimet tona, ofron një teori dinamike të shkencës1, dhe pikërisht aftësia e të gjykuarit,

ushtrimi i së cilës qëndron në zemër të metodës shkencore, e në këtë kuptim, “nëse

shkencëtarët nuk pajtohen në çështjen e gjykimeve... ne duhet të luajmë lojën e pritjes” 2

.

Më tej shpjegohet mënyra se si një veprim, në përgjithësi, mund të konsiderohet racional:

“Për të dhënë një shpjegim racional të një veprimi Ø të bërë nga A është për të treguar se në

bazë të besimeve të A, A ka bërë atë që ai ka menduar të jetë më e mundshmja për të realizuar

qëllimin e tij, shkruan Newton-Smith dhe vazhdon: Në këtë kumptim minimal të

racionalitetit, shumica e veprimeve njerëzore janë racionale”3.

Kurse sa i përket racionalitetit shkencor, kërkohet një rreptësi më e madhe e konceptit të

racionalitetit. Që një veprim të jetë racional, kërkohet, së pari, “qëllimi në fjalë të jetë

shkencor”, që domethënë të përcaktohet nga zhvillimet shkencore dhe jo pse i pëlqen një

institucioni tjetër joshkencor si p.sh. Vatikanit, dhe së dyti, “duke qenë se qëllimi i

shkencëtarit është për të punuar në teorinë më të mirë në dispozicion, racionaliteti shkencor

kërkon që ai të ketë arsye të mirë e të respektueshme për të menduar se teoria të cilën ai e

zgjedhë është teoria më e mirë”4. Gjithsesi, duke pasur parasysh jo ndonjë referim tjetër, por

atë të anëtarëve të bashkësisë shkencore pikësynimet e të cilëve parashtrohen nga modeli dhe

se ata i bëjnë gjykimet e tyre se cila teori është më e mira duke iu referuar parimeve

krahasuese të specifikuara në model. Për ta arritur këtë, sipas Newton-Smith, një racionalist i

butë “do të punojë me një seri evoluese të modeleve për t’i dhënë bazë racionale aktivitetit

shkencor” 5.

E po qe se ndonjë shkencëtar apo bashkësia e shkencëtarëve hetohet se vepron me motive jo-

shkencore, apo se ata besojnë se u shërbejnë qëllimeve jo-shkencore, atëherë duhet kërkuar

shpjegimet sociologjike6. Po ashtu, po qe se hetohet se shkencëtarët po ndjekin diktatin e

arsyes në formulimin e besimeve të tyre, edhe atëherë duhet t’u kërkohet të japin një shpjegim

1 Po aty, f. 270.

2 Po aty, f. 270.

3 Newton-Smith 1981, f. 270-271.

4 Po aty, f. 271.

5 Po aty, f. 271.

6 Po aty, f. 271-272.

Page 212: Doctor Hajdin Abazi

211

në terme interesi se përse ata ndjekin diktatin e arsyes1, e arsyeja mund të jetë thjesht sepse

“ne kemi një interes të përgjithshëm për të ndjekur diktatin e arsyes sepse ajo është një

strategji evolucionare e suksesshme” 2

.

Racionalisti i butë e lejon evoluimin e metodës shkencore, pasi që ai e sheh “shkencën që në

mënyrë përparuese po kap më tepër të vërtetë për botën, një proces i shoqëruar me koncepte të

pasuruara e të përmirësuara të MSh” 3

.

Dhe, duke cituar Wilden4, i cili thotë se “E vërteta rrallëherë është e pastër dhe kurrë e

thjeshtë”, Newton-Smith arrin në përfundimin se racionalizmi i butë është rruga5 drejt së

vërtetës.

3.9 Defekti i racionalizmit të butë

Ajo që Newton-Smith sjellë si kontribut është shpjegimi i tij mbi evoluimin e metodës

shkencore, si dhe përpjekjen për të gjetur një baraspeshë të racionalizmit. Mirëpo, ai

pretendon të ofrojë një model funksional. Duke e shikuar thelbin që ky version ofron, pos

emërtimit “racionalizëm i butë” duket se nuk sjellë ndonjë risi, që të zgjidhte problemin e

racionalizmit, si përpjekje për t’i tejkaluar defektet e treguara.

Ajo që Newton-Smith pretendon lidhur me llojet e problemeve me të cilat duhet të merret

shkenca, i gjejmë që te Feyerabend, i cili, në vend të aspektit konceptual si Newton-Smith flet

për ide, e që, në thelb, është e njëjta gjë.

Për më tepër, Newton-Smith thekson se një racionalist i butë do të punojë me një evoluim të

serive të modeleve për të dhënë shpjegime racionale lidhur me aktivitetin shkencor 6, e që në

fakt nuk është asgjë tjetër, përveçse një “stoli fjalësh” siç do të thoshte Feyerabend, për të

shprehur të njëjtën gjë që thoshte Feyerabend: gjithçka lejohet. Sepse, këtu do të shfaqej një

problem tjetër: kush do ta përcaktojë llojin e modelit me të cilin do të bëhej vlerësimi? A do të

ketë mundësi të arrihet pajtueshmëri midis atyre që mund të gjykojnë me ndonjë model tjetër,

1 Po aty, f. 272.

2 Po aty, f. 272.

3 Po aty, f. 272.

4 Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde (1854 –1900), shkrimtar e poet irlandez.

5 Newton-Smith 1981, f. 273.

6 Po aty,f. 271.

Page 213: Doctor Hajdin Abazi

212

kur vetë krijuesit e modelve, epistemologët, nuk arritën t’i harmonizonin këndvështrimet e

tyre? Kështu, duket se Newton-Smith është futur në vorbull të problematikës së racionalizmit,

por nuk arrin të japë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme.

Ajo që sapo u tha bëhet edhe më e qartë, kur kihet parasysh se, sipas Newton-Smith, gjithçka

varet nga gjykimet e shkencëtarëve, gjë që, në një mënyrë a në një tjetër, e ka thënë Kuhn,

Lakatos e Feyerabend. Edhe diktati i arsyes konceptohet njëlloj nga shkencëtarët të cilët

mund të kenë qasje të ndryshme e kështu edhe qëndrime poashtu të ndryshme, sepse

secili beson në arsyen e vet. Në kohën kur nuk ka qëndrim unifikues, Newton-Smith si

zgjidhje e ofron “pritjen”: nëse shkencëtarët kanë mospajtime në çështjet e gjykimit....ne

duhet të luajmë lojën e pritjes1. Në rregull, mund të thuhet, do të presim. Por, sa? Sa duhet

pritur, sa mund të zgjasë kjo pritje dhe ç’duhet bërë për ta kapërcyer atë? Newton-Smith nuk

thotë ndonjë gjë konkrete. E pikërisht ky ishte problemi që nuk mundën ta zgjidhin as Kuhni,

as Lakatos e as Feyerabend. Si teoritë e tyre, edhe përpjekja e Newton-Smith pasqyron të

njajtat defekte.2

4 A mund të rimëkëmbet themeltaria e racionalizmi?

Përpjekjet e Laudan dhe Newton-Smith për të gjetur një model funksional, me gjithë se

shënojnë disa arritje, nuk paraqesin ndonjë zgjidhje të qëndrueshme. Modeli i Laudan duket i

papajtueshëm me atë të Newton-Smith, kurse ky i fundit, në shumëçka mbetet një parafrazim

i qëndrimeve të Feyerabendit.

1 Newton-Smith 1981, f. 270.

2 Përpjekjet për të rimëkëmbur dhe për ta treguar të qëndrueshëm racionalizmin, natyrisht, nuk janë ndalur. Dy përpjekje serioze ia vlen të

përmenden.

John Kekes, në veprën e tij A justification of Rationality (State University of New York, Albany, 1976), pasi hedhë të gjitha përpjekjet

pararendëse si të paplota, përpiqet të konstruktojë një version të tij të racionalizmit, duke e bërë atë të vlefshëm si brendateorikisht ashtu edhe

jashtëteorikisht. Mirëpo, si Popper e Laudan, ai themelore e konsideron problemzgjidhjen. Përfundimi i tij është se “Racionaliteti është një

metodë për zgjidhjen e problemeve” (te vepra e cituar, f. 258). Mirëpo, po të pyeteshin, të gjithë epistemologët do ta thoshin të njëjtën gjë për

modelet e tyre të racionalizmit. Me gjithë përpjekjet, Kekes, nuk arrinë të provojë qëndrueshëm kundër asaj që Kuhn ka hedhur poshtë

problemzgjidhjen si themeltari. Kekes, iu shmanget përcaktimit të normave, por racionalizmin e shndërron në metodë, diçka ngjashëm si

Descartes, neopozitivistët, Popper etj.

Gjithashtu Christopher Peacocke, në veprën The Realm of Reason (Clarendon Press, Oxford, botimi parë më 2005, botimi si libër më

2005) orvatet të rimëkëmbë racionalizmin. Për dallim nga Kekes, Peacocke konstrukton tri parime të racionalizmit, duke e rikthyer të

vërtetën dhe ndërvartësuar racionalizmin me të. Përpjekja e tij përqendrohet për të krijuar një themeltari për shpjegimin e fazës transicionale,

përkatësisht se si krijohet baza racionale për të besuar një teori të re. Sikurse vetë autori e karakterizon, pozicioni që ai e zhvillon mund të

përshkruhet si një “racionalizëm i përgjithësuar” (vepra e cituar, f. 2). Sado përgjithësuese të jetë dhe dukshëm më liberal dhe i hapur, si

defekt është kushtëzimi i tij me të vërtetën, pasi që jo gjithherë funksionon e vërteta e aq më pak ajo mund të hetohet paraprakisht. Kjo qasje

do të mund të kundërshtohej nga pikëpamja e Popper, sipas të cilit të gjitha teoritë lindin të gjykuara të tregohen të rreme, e poashtu edhe nga

pikëpamja e Kuhn, sipas të cilit nuk ka një kriter të vetëm për të vlerësuar një teori, e gjithashtu se shkenca mundet të funksionojë pa pasë

nevojë për të vërtetën.

Page 214: Doctor Hajdin Abazi

213

Sado të duket tërheqës modeli i Laudan, ky model nuk i kapërcen dot vështirësitë që nuk arriti

t’i tejkalojë Lakatos: kur është momenti i duhur që një traditë shkencore të braktiset? Kurse

për modelin e Newton-Smith është e nevojshme të dihet: sa duhet pritur që gjykimi i

shkencëtarëve të unifikohet, e për më tepër, a duhet të përfshihen të gjithë shkencëtarët apo

vetëm një elitë e vogël brenda së njëjtës fushë? Nëse nuk jepen përgjigje në këto çështje,

atëherë mund të parafrazohen fjalët e Kuhnit drejtuar Lakatos: nuk është thënë asgjë.

Përpjekjet për të modifikuar racionalizmin duket se nuk mund të japin efektet e pritura.

Ato pashmangshëm prodhojnë defekte nga më të ndryshmet. Nëse është kështu, e me sa

duket është, atëherë rrjedhë se defekti qëndron te themeltaria e tij, e cila, me gjithë

modifikimet e zbutjet, duket se nuk mund të jetë funksional dhe pashmangshëm shpreh

defekte. E këtë sikur e mbështesin edhe një sërë kritikash të adresuara racionalizmit, të

cilat do të shpalosen në vazhdim.

Page 215: Doctor Hajdin Abazi

214

III. KRITIKA RACIONALIZMIT THEMELTAR

1 Kritika të mbështetura racionalizmit themeltar

Kritikat, herë të matura e herë të ashpra, që i janë bërë racionalizmit në përgjithësi, e që

rrjedhimisht reflektojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi edhe në racionalizmin epistemologjik,

janë këndvështrime që shprehin qasje më ndryshe. Në këtë kontekst, duhet pasur parasysh

se fjala është për një vijë të caktuar të racionalizmit – atë të mbështetur në themeltari e

cila përbëhet kryesisht nga një teknikë e kërkimit (metodologjia) dhe një apo disa

standarde kritere, norma, parime, rregulla).

Këto kritika duhet të njihen dhe të merren parasysh gjithsesi. Në njërën anë, sepse ato

nxjerrin në pah perceptimet e të tjerëve, bazuar në rrjedhimet e zbatimit të racionalizmit

themeltar, dhe në anën tjetër, që të mund të tregohet i qëndrueshëm një version i

racionalizmit epistemologjik, nëse do të mundet fare, duhet t’i ketë parasysh ato piketime

dhe t’u japë përgjigje të përshtatshme.

Prandaj duket me vend që t’i kushtohet vëmendje kritikës që, nga anë të ndryshme, aspekte të

rëndësishme e segmente substanciale, iu adresuan racionalizmit. Kritikat janë të shumta dhe

është e pamundur të përmblidhen të gjithat, por ato që do të parashtrohen në vazhdim janë

ndër më kryesoret.

2 Arsyeja instrumentale ose racionalitetit irracional

Kritika e Max Horkheimerit dhe Theodor W. Adornos ndaj racionalitetit modern, i cili nis me

iluminizmin dhe vazhdon deri në ditët tona, e që gjithsesi vlen edhe për racionalizmin

Page 216: Doctor Hajdin Abazi

215

epistemologjik, karakterizohet nga konceptimi i funksionit të tij si instrument, “instrument i

pastër”1 ndaj dhe e quajnë “arsye instrumentale”

2.

Horkheimer që në vitin 1940 kishte kuptuar papërshtatshmërinë e këtij lloj racionalizmizi ndaj

dhe kishte arritur në përfundimin se shërbimi më i madh që mund të kryejë arsyeja është

“denoncimi i asaj që aktualisht quhet arsye”3. Asokohe, racionalitet instrumental konsiderohej

teoria e racionalizmit neopozitivist... për shkak se arsyen e shihte vetëm si instrument4.

Pikënisja është koncepti i arsyes subjektive, që kuptohet si “forca, e cila mundëson në fund të

fundit veprime të arsyeshme, është aftësia për të klasifikuar, për të nxjerrë përfundime dhe për

të bërë deduksion, pavarësisht veçantisë së përmbajtjes – pra funksionimi abstrakt i

mekanizmit të të menduarit” e që, rrjedhimisht “ka të bëjë në thelb me mjetet dhe qëllimet, ka

të bëjë me përshtatshmërinë e mënyrave të të vepruarit në lidhje me objektivat, të cilat

pranohen pak a shumë se kuptohen vetvetiu”5. Natyrisht, arsyeja nuk ishte vetëm një forcë në

ndërgjegjen individuale, por “gjithashtu edhe në botën objektive”, respektivisht “në

marrëdhëniet midis njerëzve dhe midis klasave sociale, në institucionet shoqërore, në natyrë

dhe në manifestimet e saj”6, duke u konvertuar kështu, gradualisht, në “arsye objektive”

7, që

kishte “si thelb të tij një strukturë të brendaqenësishme të realitetit, e cila në çdo rast të

caktuar kërkon në vetvete një mënyrë sjelljeje të përcaktuar praktike ose teorike”8. Prandaj, në

në këtë kuptim, në lidhje me individin, shkruan Horkheimer, “arsyeja luante tani të njëjtin rol

si shteti sovran në politikë, i cili përkujdesej për mirëqenien e popullit dhe luftonte kundër

fanatizmit dhe luftës civile”9. Dhe përfundimi i Horkheimerit është se arsyeja, “pasi hoqi dorë

dorë nga autonomia”, “u kthye në një instrument”10

.

1 Horkheimer 1940: 3.

2 Zanafillën e instrumentalizimit të arsyes ose përdorimin e saj instrumental, Harkheimer e Adorno, në veprën e tyre të përbashkët

Dialektikën e iluminizmit, e gjenë te Odisue, protagonistin e poemave të Homerit, i cili kalon nëpër shumë rreziqe, dhe arrinë të shpëtojë falë

dijes “që e aftëson atë të mbijetojë” (Horkheimer & Adorno 2000: 97). Ai kupton se zotat nuk mund të ndikohen përmes flijimeve, ndaj,

duke i shpërfillur ata, ai e shndërron arsyen në një instrument, për të manovruar në të gjitha situatat: formula e dinakërisë së Odisesë ka të

bëjë me atë që mendja e veçuar, instrumentale, ndërsa i përulet butësisht natyrës, i jep kësaj të fundit çka është e vetja, dhe kësisoj e

mashtron (Po aty, 111), prandaj “dinakëria” e Odisesë “është përballja e kthyer në diçka racionale” (Po aty, 113), mirëpo që pikërisht

mashtrimi “ishte ajo pjesë e arsyes, në të cilën u tradhtua veçantia e saj” (Po aty, 117). 3 Horkheimer 1940, f. 166.

4 Po aty, 57, 51.

5 Po aty, f. 8.

6 Po aty, f. 9.

7 Po aty, f. 9.

8 Po aty, f. 15.

9 Po aty, f. 17.

10 Po aty, f. 23.

Page 217: Doctor Hajdin Abazi

216

Për arsyen e formalizuar “një veprimtari është vetëm atëherë e arsyeshme, kur ajo i shërben

një qëllimi tjetër”1. Por nëse arsyeja reduktohet thjesht vetëm në një instrument, atëherë mu

kjo e cenon edhe karakterin e saj instrumental2. Kurse e meta e arsyes instrumentale qëndron

në faktin se ajo, shprehet Horkheimer duke shqyrtuar pikëpamjen e Dewey, “lë jashtë

vëmendjes çdo aftësi spekulative të arsyes, e ndryshme nga shkenca ekzistuese”3.

Kritika ndaj neopozitivizmit nis me metodën e tyre shkencore, përkatësisht metodat moderne

të vëzhgimit eksperimental4, gjë që i bën këta t’i ngatërrojnë mënyrat e procedimit me të

vërtetën5, e si pasojë arsyen ia përshtatin metodave, ose shkencës, në vend se të jetë e

kundërta. Me fjalë të tjera, neopozitivistët “pretendojnë se njohuritë e tyre vetjake janë

shkencore dhe se njohja që kanë ata për shkencën bazohet në vëzhgimin e tyre; domethënë,

ata pretendojnë se e trajtojnë shkencën në të njëjtën mënyrë siç trajton shkenca objektet e saj,

me ndihmën e vëzhgimit që verifikohet eksperimentalisht”6. Mirëpo kjo nuk është aq e

mirëqenë sa duket, sikur konstaton Horkheimer, pasi që në një stad të caktuar “shkenca është

në gjendje që ta kapërcejë në mënyrë të konsiderueshme metodën eksperimentale”7.

Dhe një mendim tjetër, që me sa duket i përmbledh të dyja kritikat e mësipërme: Kërkesat e

rrëmbyera që njerëzit duhet t’i përshtaten një diçkaje që ka pushtet, s’ka rëndësi nëse ajo

quhet fakt apo ens rationale8, ka çuar në kohën tonë në një gjendje të racionalitetit irracional

9.

irracional9.

Me fjalë të tjera, nuk mund të funksionojnë të ndara arsyeja subjektive dhe arsyeja objektive,

asnjëra ndaj tjetrës nuk mund të ketë epërsi e as përparësi, e shi për këtë nevojitet nxitja e

kritikës së ndërsjellë, e cila mbase do të mund të parapërgatitë në fushën mendore pajtimin në

realitet të të dyja këtyre koncepteve, pra të pajtimit të arsyes subjektive dhe arsyes objektive.

Në këtë kuptim, ka mbetur, sikurse thoshte Kanti, “vetëm rruga kritike ende... e hapur”,

1 Horkheimer 1940, f. 37.

2 Po aty, f. 52.

3 Po aty, f. 53..

4 Po aty, f. 70.

5 Po aty, f. 69.

6 Po aty, f. 71.

7 Po aty, f. 73.

8 Ens rationale, nga latinishtja, domethënë në arsye.

9 Horkheimer 1940, f. 84.

Page 218: Doctor Hajdin Abazi

217

Kurse në trajtesën “Dialektika e Iluminizmit”, Horkheimer dhe Adorno, tashmë bashkarisht,

shkojnë më thellë duke shqyrtuar çështjen e racionalizmit, nisur nga gjendja e shoqërisë

njerëzore, e cila në vend se të hynte në një gjendje më humane, ishte zhytur në një barbarizëm

të ri, sikurse ishte fashizmi, dhe përgjigjen ata e gjetën pikërisht te statusi i racionalitetit në

rendin ekzistues, kur ajo ishte instrumentalizuar dhe si e tillë, çdokush mund ta përdorte si

mjet për të arsyetuar veprimet e tij, qofshin ato edhe më makabre, sikurse ishin veprimet e

fashizmit. Sepse, nëse një lloj arsye ose racionaliteti, përdoret si instrument, ai mund të

paraqes si racionalizëm edhe atë që është më absurde dhe krejt irracionale sa që

“paarsyeshmëria... kthehet në organizim racional”1 që paraqitet si gjendje faktike dhe pastaj

“nënshtrimin e bindur të arsyes ndaj çdo situate faktike të prekshme”2; dhe kjo ndodh kur një

sistem, që trumbetohet si i vërtetë, absolutizohet dhe mohon gjithçka tjetër, gjë që i çoi të dy

autorët te pikëpamja se “e vërteta bart brenda saj bërthamën e kohës”3. Me këtë pikësynim

dhe duke konstatuar se “ky kolaps aktual i shoqërisë civile nuk ka vënë në pyetje thjesht

mënyrën e veprimit, por edhe kuptimin e shkencës”4, Horkheimer dhe Adorno konsiderojnë

se duhet, dhe ata vetë mësyjnë ta bëjnë këtë, të “ndërmerret një tentativë për të rënë në gjurmë

të një zvetnimi” të mendimit.

Kur dija shndërrohet në pushtet, sipas autorëve, ajo nuk njeh kufi, qoftë për të skllavëruar,

qoftë për t’iu kundërvënë kundërshtarëve, dhe një dije e tillë në thelb mbështetet në teknikat e

arritjes së saj, prandaj pikërisht “teknika është thelbi i kësaj dije”, pasi që ajo “nuk synon kah

konceptet dhe imazhet... por synon për nga metoda...”5.

Gabimi më i madh e ndoshta edhe fatal, shprehen Horkheimer dhe Adorno, është bërë kur

“Në rrugën drejt shkencës moderne njeriu hoqi dorë prej lidhjes kuptimore të gjërave”6. Duke

Duke u krijuar sisteme dominuese, pavarësisht se si emërtohen ato, ato krijojnë një “arsye

sunduese”7, e cila gjithçka tjetër e konsideron jo të arsyeshme, madje kundër të arsyeshme ose

ose irracionale, dhe ajo shkëputet nga gjithçka që bie ndesh me të.

1 Horkheimer & Adorno 2000, f. 61.

2 Po aty, 59.

3 Po aty, f.23.

4 Po aty, f. 28.

5 Po aty, f. 38-39.

6 Po aty, f. 40.

7 Po aty, f. 104.

Page 219: Doctor Hajdin Abazi

218

Lidhur me statusin e fakteve, dy autorët, në mënyrë më të qartë se Popper, Lakatos e

Feyerabend, theksojnë se “shqisat janë parapërcaktuar prej aparatit konceptual”1, gjë që

tregon se njeriu sheh atë që e ka të formuar në mendjen e tij prej koncepteve dhe se, pra, nuk

ka fakte të kulluara, dhe se ato jo vetëm ndikohen por edhe parapërcaktohen prej koncepteve.

“Perceptimi, i cili vërteton gjykimin publik, - shkruajnë autorët – ka qenë formatuar prej këtij

gjykimi kohë më parë se sa objekti të perceptohej në të vërtetë” 2.

Horkheimer e Adorno konsiderojnë se arsyeja duhet të iluminohet, të kuptojë kufizimin e vet

si arsye formale ose instrumentale, si dhe të eliminojë kufizimet, përjashtimet dhe mohimet,

prej nga mund të vijnë njohuri të reja, të panjohura ose të papandehura më parë, gjë që, në një

mënyrë tjetër, disa dekada më vonë, do t’i riaktualizojë këto Feyerabendin, i cili thoshte që

shkenca, për të qenë e suksesshme, duhet të mos i mbytë, po t’u japë jehonë dhe t’i marrë në

shqyrtim pikërisht ato që bien ndesh me pikëpamjet në fuqi, me teorinë dominuese shkencore.

3 Iluzionet e racionalizmit

Michael Oakeshott në esenë Rationalism in Politics së pari e botoi Cambridge Journal, në

volumin I, në vitin 19473, por jehona e të cilit mirëfilli mori dhenë në botimin e tij të vitit

1962 – në të njëjtin vit kur u botua edhe vepra e Thomas S. Kuhn Struktura e revolucioneve

shkencore. Sikurse e tregon edhe titulli i esesë, Oakeshott ishte i interesuar lidhur me

racionalitetin në politikë, e marrja me të e çoi domosdoshmërisht te burimi i racionalizmit.

Që në fillim Oakeshott e precizon preokupimin e tij: Racionalizmi për të cilin unë jam i

interesuar, shkruan ai, është Racionalizmi modern4. Karakteri dhe dispozitat e përgjithshme të

të racionalizmit: në themel ai qëndron (ai qëndron gjithmonë) për pavarësinë e mendjes në

çdo rrethanë, pasi që mendimet e lira nga detyrimi ndaj çdo autoriteti shpëtojnë autoritetin e

“arsyes”5.

1 Po aty, f.146.

2 Horkheimer & Adorno 2000:, f. 146.

3 Michael Oakeshott: Rationalism in politics and other essays. New and expanded edition. Botuar nga LibertyPress. Indianapolis, USA.

1991. F.42. 4 Oakeshott, 1991, f. 5.

5 Po aty, f. 5-6.

Page 220: Doctor Hajdin Abazi

219

Racionalisti, shkruan Oakeshott, për më tepër, është i fortifikuar me një besim te “arsyeja” e

përbashkët për tërë njerëzimin, një forcë e përbashkët e konsideratave racionale, që është

themeli dhe frymëzimi i argumentit: fillimi në portën e tij është norma e Parmendit – gjykimi

me argument racional1.

Drejtimi i çështjeve për racionalistin2, shkruan Oakeshott, është çështje e zgjidhjes së

problemeve dhe në këtë aktivitet karakteri që ai kërkon për veten e tij është ai i inxhinierit,

mendja e të cilit (supozohet) kontrollohet tërësisht nga teknika e përshtatshme dhe hapi i parë

i të cilit është të heq nga vëmendja e tij gjithçka që nuk lidhet drejtpërdrejt me synimin e tij

specifik3. E kjo bën të mundur “arritje më shumë, dhe më shumë të sigurt, të diturisë, se sa do

të ishte e mundur ndryshe, ndaj, në këtë kuptim, konsiderohet se “superioriteti i ideologjisë

mbi traditën qëndron në precizitetin e saj më të madh dhe në demonstrativitetin e supozuar”4.

Njohja njerëzore në përgjithësi, sipas Oakeshott, është e dyllojshme: (i) njohje teknike ose

njohje e teknikës, që domethënë se në çdo njohje është e lidhur një teknikë, e cila formulohet

në rregulla; dhe (ii) njohje praktike, e cila ekziston vetëm në përdorim dhe, që mund të quhet,

njohje tradicionale. Këto dy lloje të njohjeve, të dallueshme por të pandashme, janë

komponente binjake në çdo aktivitet njerëzor5, dhe gjithashtu “këto dy lloje të njohjes janë të

përfshira edhe në çdo aktivitet të vërtetë shkencor”6.

Njohja teknike është e prekshme nga formulimi i rregullave, parimeve, udhëzimeve,

maksimave tërësisht në propozicione7, dhe ky formulim i saktë i jep njohjes teknike të paktën

një dukje të sigurisë: duket e mundshme të jesh i sigurt për teknikën8. Kurse me njohjen

praktike është krejt e kundërta: asaj i mungon saktësia dhe ajo shprehet normalisht në një

rrugë të zakonshme ose tradicionale të bërjes së gjërave, ose thjesht, në praktikë; dhe kjo i jep

1 Oakeshott, 1991, f. 6.

2 Autori flet këtu për racionalizmin në politikë, por ngjashmëria është e njëjtë edhe më percepcionet epistemoracionaliste, dhe më duket se

prek thelbin e të gjitha teorive, gjë që shihet edhe nga ajo që pason. 3 Oakeshott, 1991, f. 9.

4Po aty, f. 11.

5 Po aty, f. 12.

6 Po aty, f. 13.

7 Po aty, f. 14.

8 Po aty, f. 15.

Page 221: Doctor Hajdin Abazi

220

asaj dukjen e josaktësisë dhe, si pasojë, të pasigurisë, si dhe të qenit çështje opinioni, e

gjasave më parë se sa e vërtetë1.

Dhe, ashtu sikurse e kuptoj unë shkruan Oakeshott, racionalizmi është mendimi se ajo që e

kam quajtur njohje praktike nuk është aspak njohje, me fjalë të tjera, është mendimi se nuk ka

ndonjë njohje e cila të mos jetë njohje teknike. Ndaj racionalisti konsideron se i vetmi element

i njohjes i përfshirë në çdo aktivitet njerëzor është njohja teknike, kurse njohja praktike duhet

të injorohet. Që këndej ai e nxjerrë konstatimin se sovranitet i ‘arsyes’, për racionalistin,

domethënë sovranitet i teknikës. Dhe, arsyeja pse kjo konceptohet kështu nga racionalisti,

është fakti se njohja teknike lë përshtypjen se mund arrijë njohje të sigurt, e cila është zemra e

çështjes për racionalistin dhe se “njohja teknike duket të jetë e vetmja njohje e cila i kënaq

standardet e sigurisë të cilat i ka zgjedhur Racionalisti2.

Si rrjedhojë, Oakeshott konkludon se “njohja e përfshirë në çdo aktivitet konkret nuk është

kurrë tërësisht njohje teknike” dhe, po qe se kjo është e vërtetë, shkruan ai dhe vazhdon:

atëherë duket se gabimi i racionalistit është i një lloji të thjeshtë – gabimi i keqkuptimit të një

pjese për të tërën, e pajisjes së pjesës me kualitetet e së tërës – dhe ky është iluzioni i

sovranitetit të teknikës3. Kjo, sipas tij, ka për pasojë edhe gabimin tjetër: superioriteti i njohjes

njohjes teknike qëndron në dukjen e nisjes prej injorancës së kulluar dhe përfundimi në

njohjen e sigurt dhe komplete, i dukjes së saj të fillimit dhe mbarimit të sigurtë – e që edhe

kjo, në fakt, është iluzion4.

Shkencëtari i shkencave natyrore sigurisht se mund t’i përdorë rregullat e vëzhgimit dhe të

verifikimit që i përkasin teknikës së tij, por këto rregulla mbeten vetëm një komponentë e

njohjes së tij, shkruan Oakeshott dhe vazhdon: përparimi në zbulimet shkencore nuk është

arritur kurrë vetëm duke ndjekur këto rregulla5, për shkakun se “njohja teknike nuk është

kurrë, në fakt, në vetvete komplete6. E, duke qenë se këto qasje të racionalizmit modern

burojnë nga teoritë e Francise Bacon7 dhe Desacartes

1, atëherë si këto edhe racionalizmi

1 Po aty, f. 15.

2 Oakeshott, 1991, f. 15-16.

3 Po aty, f. 16.

4 Po aty, f. 16-17.

5 Po aty, f. 13.

6 Po aty, f. 17.

7Po aty, f. 19-21.

Page 222: Doctor Hajdin Abazi

221

modern, e si rrjedhojë mund të shtohet edhe racionalizmi epistemologjik, e ka pikërisht këtë

mangësi: është iluzion.

Dhe Oakeshott, duke e ndjekur Pascalin, thotë se rëndësia e racionalizmit nuk është pranimi i

njohjes teknike, por dështimi për të pranuar ndonjë tjetër; gabimi i tij filozofik qëndron në

sigurinë që ia atribuon teknikës dhe në teorinë e tij të sovranitetit të teknikës; kurse gabimi

praktik i racionalizmit qëndron në besimin e tij se asgjë tjetër nuk mund të vie përveç

përfitimeve prej bërjes së drejtimit të vetëndërgjegjshëm2.

4 Pamundësia e tregimeve të mëdha

Ajo që mund ta karakterizojë kritikën e Lyotardit është hedhja poshtë e mundësisë së

metatregimeve, ose tregimeve të mëdha, gjithëpërfshirëse. Pikënisja e Lyotardit është se

metatregimet nuk mund të legjitimohen: pasi që ato kanë konflikte të brendshme.

Një çmagjepsje që Lyatard e thekson në parathënien për botimin shqip (shkurt 1996) lidhur

me shkencën, në periudhën moderne, është se rritja pushoi të quhet përparim dhe u ripagëzua

zhvillim. Kjo sepse ajo është në konflikt me tregimet e saja që nga fillimi, e që përbën krizën

e tregimeve.

Lyotard e ka përmbledhë në mënyrë domethënëse karakterin e qasjes racionaliste në

epistemologji: kriteri teknik i futur pasivisht brenda dijes shkencore nuk mbetet pa ndikim

brenda kriterit të së vërtetës3, kështu që teknika dhe dija shkencore ndikohen në mënyrë të

ndërsjellë. Dhe pikërisht këtu, ai edhe e sheh defektin.

Shkaku kryesor i krizës së metatregimit është se “ajo duhet t’i legjitimojë rregullat e veta të

lojës”4 e këtë ato nuk mund ta bëjnë, ashtu sikurse e provojnë edhe teoritë racionaliste në

epistemologji që u parashtruan këtu. Si pasojë, pikërisht në këtë pamundësi, shfaqet

delegjitimimi i tyre.

1 Po aty, f. 21-25.

2 Oakeshott 1991, f. 25.

3 Lyotard 1996, f. 97.

4 Po aty, f. 9.

Page 223: Doctor Hajdin Abazi

222

Duke aluduar te teoritë racionaliste në epistemologji, Lyotard merret me perceptimet e

ndryshme të dijes shkencore dhe teknikës, të cilat pasqyrojnë mënyrat se si arrihet dhe se si

rritet ajo. Duke i përmbledhur shkurtimisht perceptimet e ndryshme - se dija është akumulim i

rregullt, i vazhdueshëme e i njëzëshëm, apo se ajo është periodike, me ndërprerje dhe

konfliktuale - Lyatard i quan mashtruese1. E të këtilla nënkuptohet se janë konceptet

verifikuese-falsifikuese, ato paradigmatike, konsensusi dhe efektiviteti.

Lyotard mendon se legjitimiteti i metatregimeve nuk mund të qëndrojë pas standardeve dhe

teknikave uniforme të kërkimit të shkencës. Ai shkruan se bazë e legjitimitetit të

metatregimeve nuk mundet të jetë kriteri i operativitetit meqë ai është teknologjik, e as

konsensusi meqë ai përdhunon heterogjenitetin e lojërave të ligjërimit2.

Lyotard thekson se ky fakt e ushqen, në mënyrë të bazuar, “mosbesimin ndaj metatregimeve”3

dhe provon pamundësinë e tyre.

5. Arsyeja e më të fortit

Duke folur për një racionalitet dominues, në cilindoqoftë kontekst, Jackue Derrida e cilëson

atë si arsye e më të fortit, duke aluduar se ajo nuk është më e drejta, po mbisundon për shkak

të forcës që e mbështet atë.

Një problem me të cilin është rrekur Derrida, e që është interesant të parashtrohet për shkak se

ishte pjesë e debatit midis epistemologëve racionalistë, është ajo lidhur me metafizikën, apo

thënë më saktë kundër metafizikës, gjë që në shikim të parë tingëllon si një mision

neopozitivist. Derrida konkretisht debaton kundër Heideger4, sidomos sa i përket konceptit të

këtij të fundit mbi unitetin. Heideger konsideron se Nietzsche5 dështoi të argumentojë për të

vërtetën si çështje6, për çka Heideger rreket të japë një pikturë më të pastër ose “më të

vërtetë” të thelbeve. Por kjo, sipas Derridas, ishte qasje e gabuar. Për Derridën,

1 Lyotard 1996, f. 22.

2 Po aty, f. 11.

3 Po aty, f. 10.

4 Martin Heidegger (1889 –1976), filozof gjerman, i njohur për kërkimet e tij ekzistenciale dhe fenomenologjike të çështjes së qenies,

ekzistencës. Vepra e tij më e njohur nբ këtë fushë është Sein und Zeit (Qenia dhe Koha) (1927). 5 Friedrich Wilhelm Nietzsche, filozof gjerman (15.10.1844 –25.08. 1900).

6 Lucy 2004, f. 76.

Page 224: Doctor Hajdin Abazi

223

“dekonstruktimi i metafizikës qëndron brenda metafizikës, vetëm duke i bërë të hapura

parimet e saja”1

. Dhe dekonstruktimi nuk mund të bëhej duke folur për disa thelbe

premordiale ose proto-metafizike, të cilat ishin të fshehura brenda metafizikës dhe nëse ato

funksiononin, në të vërtetë inaugurohej metafizika. Për Derridën, nocioni heidegerian se çdo

qenie mbahet në një lloj uniteti ose përbashkësi me qeniet e tjera, e që për secilin është

përcaktuar vendi në botë nga një sistem jo-moral dhe jo-legal, mbetet një nocion metafizik2.

Kurse, sipas Derridës, dekonstruktimi kundërshton çdo synim për të krijuar unitet ose

përbashkësi, sepse çdo unitet është njëherësh edhe mbyllje. Nuk munden të përmblidhen në

një e kaluara dhe e ardhmja, ata të cilët më nuk jetojnë dhe ata që ende nuk kanë ardhur në

jetë. Përmbledhja ka kuptim vetëm po qe se flitet në kohën e tashme dhe për kohën e tashme,

pra për atë që veç ekziston, është3. Kështu, metafizika dekonstruktohet vetëm në të tashmen,

për të qenë kuptimplote.

Duke e kundërshtuar metafizikën heidegeriane, Derrida sikur e shtron rrugën për t’u marrë me

problemin e racionalizmit. Në librin me ese “Ragues. Two Essays on Reason”, ai flet për një

koncept tradicional të racionalitetit si “arsye e më të fortit”. Natyrisht, Derrida, flet për

racionalizmin në përgjithësi, mirëpo bazave që ai ju kundërvihet janë po ato me të

racionalistëve në epistemologji: ai racionalitetin e ndërlidh me shtetin dhe me shoqërinë e

pastaj në mënyrë analoge flet edhe për “arsyen e më të fortit” në shkencë, gjë që e bën të

vlefshëm shtrimin e tij konceptual.

Koncepti i “arsyes së më të fortit” ndoshta shpjegohet më së miri me fabulën e Ujkut dhe të

qengjit të Lafontenit, sipas të cilit “më i forti gjithmonë është më i miri për të siguruar se ata

janë të drejtët”4 dhe aluzioni është i njëjtë, mund të thuhet lirisht, edhe për racionalizmin në

epistemologji.

Prej pikëpamjes logjike në fabulën e Lafontaine nuk ka vend për një voyou (pra, për një

tjetër). Konkretisht: nuk ka asnjë vend nga pika pikëpamja (1) e La Fotaine që thotë, "Të fortë

janë gjithmonë më të mirët për të provuar se ata janë të drejtë / Dëshmitarë i rastit që do ta

rrëfejmë ", (2 ) e ujkut, karakter i fabulës i cili e zhvillon argumentimin në katër hapa të lehtë,

por, gjithashtu, (3) e qengjit, i cili vuan pasojat e gjithë kësaj. Ujku nuk është, në parim, një

1 Derrida, f. 48.

2 Lucy 2004, f. 78.

3 Po aty.

4 Derrida 2005, f. xi.

Page 225: Doctor Hajdin Abazi

224

voyou, pasi ai përfaqëson një forcë sovrane që bën ligjin dhe i jep vetes të drejtë ..., që

arsyeton dhe deklaron se kush ka të drejtë, që jep arsye pse ai ka të drejtë dhe i cili del fitues

mbi arsyet e qengjit. Qengji nuk është një voyou, natyrisht, dhe voyou nuk janë qengjat e

pafajshëm1. Dhe për “ujkun”, domethënë për më të fortin, nuk ka ligje për ose kundër tij dhe

është ashtu sikurse e thotë edhe Aristoteli: “Ata vetë janë ligji”2.

Kjo, gjithsesi, ndërlidhet edhe me mekanizmin që e rregullon funksionimin e arsyes së më të

fortit, e që janë normat ose rregullat: Derrida shkruan se kur unë kam në dispozicion një

rregull përcaktues, unë e di se ç’duhet bërë, dhe kur një dije e tillë dikton ligjin, veprimet

ndjekin dijen si një rrjedhojë e kalkulueshme: dihet se cila rrugë duhet të ndiqet, dhe nuk

ngurrohet më; atëherë vendimi nuk vendos më asgjë, por ai është bërë që më përpara dhe pra

që përpara është i anuluar, sepse ai i përket një automatizmi që i atribuohet makinave; e në

këtë kontekst, nuk ka më vend për drejtësi ose përgjegjësi (qoftë ai juridik, politik apo etik)3.

Përndryshe, sikurse “arsyeja e më të fortit” që ka fuqinë dhe hedhë arsyet e tjera poshtë, edhe

pa i përfillur fare ato, si në rastin e ujkut dhe të qengjit, madje nga pozitat e racionalizmit të

institucionalizuar, duket se e njëjta gjë ndodhë edhe në shkencë: arsyeja e më të fortit,

respektivisht e teorisë (paradigmës, programit kërkimor a traditës kërkimore) dhe e

përfaqësuesve të saj gjithnjë kanë mundësi t’i mposhtin nismat e reja ose teoritë e

saposhfaqura përmes racionalizmit të institucionalizuar, mund të jetë e dëmshme për vetë

shkencën, sepse mundet edhe padashje e pavetëdijshëm ta pengojë zhvillimin.

Një kundërshtim tjetër të racionalitetit Derrida e bën kundrejt pikëpamjes së Immanuel Kantit

sipas të cilit “arsyeja njerëzore për nga natyra është arkitektonike”4. Logjika e arsyetimit është

kjo: po qe se ky vokacion arkitektonik i arsyes është njëmend sistematik dhe unifikues,

atëherë rreziqet që e kërcënojnë atë nuk janë vetëm figurat e antitezës të antinomive në

dialektikën transcendentale, por ajo është e pikërishmja si domosdoshmëri racionale,

domethënë racionale nga pikëpamja e historisë dhe e zhvillimit të shkencës, ngaqë duhet të

merren në llogari racionalitetet plurale; dhe secili prej tyre ka “regjionin” e vet ontologjik,

domosdoshmërinë e vet, stilin, aksiomatikat, institucionet, komunitetet dhe historicitetin, e që,

prandaj, racionalitetet plurale rezistojnë, në emër të racionalitetit të tyre, çdo organizim

1 Derrida 2005, f. 69-70.

2 Po aty, f. 79.

3 Po aty, f. 84-85.

4 Kant 1965: 429. Citati në anglisht: “human reason is by nature architectonic”

Page 226: Doctor Hajdin Abazi

225

arkitektonik1. Dhe vazhdon: ato bëjnë ashtu përmes historiciteteve dalluese, përmes figurave

dhe konfigurimeve që i informojnë ata, pavarësisht se si ato mund të emërtohen ose të

interpretohen nëpërmjet të kategorive si paradigma, tema, episteme, ndërprerja e supozuar

epistemologjike, e kështu me radhë; dhe ato bëjnë ashtu përmes të gjitha dallimeve ndërmjet

matematikës, shkencave natyrore ose të jetës, shkencave humane, shkencave sociale ose

humanitare, fizikës si dhe biologjisë, ligjeve dhe politikës ekonomike, politologjisë,

psikologjisë, psikanalizës dhe teorisë së letërsisë, te të cilat të gjitha teknikat dhe bashkësitë

institucionale janë të pandara nga dijet e tyre2. “Një organizim i tillë arkitektonik, konstaton

Derrida lidhur me pikëpamjen e Kantit, do të bënte dhunë duke i lidhur heterogjenitetet e

papërkthyeshme të tyre”3 dhe për këtë edhe nuk është funksionale.

Më pas Derrida merret me çështjen e racionalizmit objektiv, në ndërlidhje me konceptet e

Husserl4 dhe të Platonit, për të shprehur pikëpamjen e tij pastaj. Husserl pasi konstaton se

shkenca dhe gjithçka tjetër është në krizë, “një lloj i ri i praktikës” është bërë “arsye

universale e shkencës” e cila prodhon të ligën amnezike të quajtur objektivizëm5, kështu

arsyeja vetë e prodhon këtë të ligë duke harruar origjinën subjektive dhe aktet historike, pasi

që “arsyeja e njëanshme me siguri bëhet e ligë”6. Objektivizmi shkencor është naiv sipas

Husserl dhe prodhohet nga struktura teknike, duke harruar origjinën e vet subjektive dhe

historike, prandaj, konstaton Husserl se arsyeja shkencore, në përparimin e vet të vërtetë,

spontanisht prodhon krizat; pra është arsyeja ajo që çon arsyen në krizë, në një stil autonom

dhe kuazi-autonom e kjo, sipas Husserl, e limiton ose e neutralizon ngjarjen. Huserl e kritikon

një lloj të veçantë të racionalizmit, atë që quhet objektiv, e për të cilin flet si për “një gabim të

dukshëm të racionalizmit”7, gabim ky i cili, duke kujtuar origjinën (p.sh. faktin se koncepti

Europë është i lindur nga ideja e arsyes, nga shpirti i filozofisë), mund të kuptohet se ka

ardhur si rrjedhojë e harresës ose shkëputjes nga origjina, e bërjes diçka objektive8. Sipas

1 Derrida 2005, f. 120.

2 Derrida 2005: 120.

3 Po aty, f. 121.

4 Edmund Gustav Albrecht Husserl (1859 – 1938), matematikan dhe filozof gjerman, themelues I drejtimit filozofik të fenomenologjisë.

5 Husserl 1970, f. 283.

6 Po aty, f. 291.

7 Po aty, f. 299.

8 Po aty, f. 299.

Page 227: Doctor Hajdin Abazi

226

Husserl zgjidhja mund të gjendet te akti i arsyes “që e tejkalon natyralizmin njëherë e

përgjithmonë” 1

.

Në vazhdim, Derrida2 këto qasje i ndërlidh me modelin gjenealogjik ose arkeologjik, duke

shkuar deri te mendimi i lashtë grek, përkatësisht deri te mendimi i Platonit për arsyen si ideja

e së Mirës që ai e parashtron në librin e tij Republika. Te Platoni fuqia dhe dija janë të

ndërlidhura si fuqia e dijes, dija si fuqi për të njohur të vërtetën dhe si kapacitet, që domethënë

si fuqi për të njohur, si fuqi-dije, e që lidhen me kauzën e shkencës dhe të vërtetës për aq sa

ato na janë të njohura3. Sikurse dihet, Platoni, për të treguar fuqinë e dijes, e krahason atë me

diellin, figurativisht, si sovran i gjithçkaje që ekziston në tokë4, dhe si dielli për natyrën, e tillë

tillë është arsyeja për njohjen dhe dijen. Mirëpo, kundërshton Derrida, asnjë fuqi (qoftë

politike, juridike, religjioze, ideologjike ose ekonomike) nuk do të mundet gjithmonë të jetë e

aftë të justifikojë përmes arsyes kontrollin ose kufizimin e kërkimeve shkencore, të kërkimit

për të vërtetën, për shqyrtimin kritik apo dekonstruktiv, dhe kështu të një kërkimi racional...

pasi që asnjë dije si e tillë, asnjë arsye teorike, nëse ju doni, nuk do të mundet ndonjëherë të

vërë bazat e një përgjegjësie ose të një vendimi që do të mund të mbështetej në çdo lloj

situate, si një kauzë që do të mund të prodhonte një efekt, si një raison d’être ose arsye e

mjaftueshme që do të mund të sigurojë një vlerësim të asaj që do të pasojë prej saj5. Pikërisht

për këtë, domosdoshmëria dhe përgjegjësia për vendimmarrje nuk mundet të funksionojë e as

të mbështetet ose të justifikohet nga asnjë lloj i dijes si e tillë6 në kuptimin e racionalitetit

objektiv ose simbolikës së diellit të Platonit.

A mund të ndryshohet kjo? Derrida mendon se po, por për këtë kërkohet sakrifica e vijave

kryesore të fisnikëve racionalistë dhe traditën teleologjike, që rrjedhë nga Platoni te Kanti e

Husserli, e bashkë me të cilët edhe degët franceze duke nisur nga Descartes te iluministët7

deri te Bachelard, Canguilhelm8, Foucault, Lacan

1 e kështu me radhë.

1 Po aty, f. 299.

2 Derrida 2005, f. 135.

3 Platoni, Republika, 508e.

4 Po aty, 509b.

5 Derrida 2005, f. 144-145.

6 Po aty, f. 145.

7 Iluminizmi paraqet një lëvizjeje kulturore të intelektualëve të shekullit të XVIII në Europë, e njohur si koha e ndriçimit të mendjes ose koha

e arsyes. Qendra e kësaj lëvizjeje ishte Franca, ku disa prej figurave më të shquara ishin Denis Diderot (1713 – 1784), Voltaire emir I të cilit

është François-Marie Arouet (1694 – 1778), Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778) dhe Charles-Louis de Secondat, baron de La Brède et de

Montesquieu (1689 – 1755). 8 Georges Canguilhem (1904 – 1995), filozof e fizicien francez, i specializuar në epistemologji dhe filozofi të shkencës për biologji.

Page 228: Doctor Hajdin Abazi

227

6 Tirania e racionalitet

Ajo që Michel Foucault ka sjellë lidhur me racionalitetin është se e ka lidhur atë me pushtetin,

në kuptimin që racionaliteti dominues është i institucionalizuar si pushtet2. Me këtë, ai ka

arritë të nxjerrë në pah disa aspekte negative të racionalitetit, ashtu qysh nuk i ka hetuar

ndokush më parë.

Foucault flet për pushtetin e racionalitetit në tërësi, ashtu sikurse ajo dominon në njohjen në

përgjithësi që nga Platoni e deri te mesi i shekullit XX, të cilën e konsideron si “tirani e

ligjërimeve globale dhe gjithëpërfshirëse”3, përkatësisht si tirani e racionalitetit.

Koncepti themelor i Foucault është ai se pushteti, për nevojat e veta, prodhon dije. Në

ligjëratën e datës 14 janar 1976, të mbajtur në Collége de France, ai shprehet: pushteti “është i

detyruar të formojë, të organizojë dhe të vërë në qarkullim një dije reale, ose më saktë, një

aparaturë dijesh që nuk janë thjesht shtojcë apo veshje ideologjike”4. E prej kësaj duket sikur

aludohet se ajo dije duhet të jetë produkt i racionalitetit në pushtet.

Kjo dije, para se gjithash ajo e shkencave humane, është e tillë që pastaj i shërben pushtetit.

Nuk është e vështirë për të kuptuar se pushteti dhe dija janë të ndërlidhura, të ndërvarura dhe,

madje, edhe të kushtëzuara në mënyrë të ndërsjellë. Kjo pasqyrohet në historinë e shkencës, e

cila karakterizohet si pranim i postulateve dhe procedurave të saj5, ndaj dhe koncentrohet

kryesisht në teoritë dominuese, në konceptet e nxjerra prej tyre dhe të mënyrave se si

zhvillohen dhe ndryshojnë ato.

Të dëmshme për shkencën, historinë e saj e tërthorazi edhe për racionalizmin në

epistemologji, duket se Foucault e konsideron ngarkesën e tyre me metafizikën, të cilën ato e

bartin me kryeneçësi. E si rrjedhim, diskurset dominuese, ashtu sikundër i njohim ne nga

qasja tradicionale e historiografisë, pasi që, në një shoqëri si kjo e jona dhe, hamendësoj

shkruan Foucault se edhe në të gjitha shoqëritë, sipas procedurave të përjashtimit, arkitektonia

e ligjërimit ka përcaktuar “se nuk kemi të drejtë të themi gjithçka, se nuk mund të flasim për

1 Jacques Marie Émile Lacan (1901 – 1981), psikoanalist dhe psikiatrist francez, I cili ka dhënë kontribute në filozofi dhe psikoanalizë.

2 Kjo gjithsesi na e kujton Fransis Bacon, i cili u shpreh gjithashtu se dija është pushtet, në kuptimin që ai që di më shumë, është vetvetiu një

pushtet. Kurse Foucault e lidh drejtpërdrejt dijen, e në këtë kuptim edhe racionalitetin, me pushtetin, si institucion dhe si ekzekutiv. 3 Foucault 2000, f. 79.

4 Po aty, f. 109.

5 Foucault 2002, f. 168.

Page 229: Doctor Hajdin Abazi

228

gjithçka në çfarëdolloj rrethane, dhe pra, se jo kushdo mund të flasë për çdolloj gjëje”1. E

këtillë është fjala vjen, ajo që ne e njohim si vullnet për dije ose vullnet për vërtetësi, pasi që

“në vullnetin për ta thënë këtë ligjërim të vërtetë, ç’mund të jetë tjetër në lojë përveçse vetë

dëshirës dhe pushtetit”2, dhe që një ligjërim të mund të cilësohet si i vërtetë ose i rremë,

sikurse shprehet edhe Canguilhelm, duhet “të jetë brenda fushës së vërtetësisë”3. Mirëpo

defekti i kësaj është se kështu “ajo shtyn tej caqeve të veta një teatrologji të tërë të dijes”4,

respektivisht të atyre që konsiderohen anomali në kuadër të asaj që merret si dije.

Si ilustrim për këtë Foucault merr rastin e Mendel5, të cilin botanistët dhe biologët e shekullit

XIX nuk arritën ta kuptonin atë, domethënë vërtetësinë e asaj që thoshte ai. Kjo ndodhte sepse

Mendeli zbatonte metoda, fliste për objekte dhe vendosej në një horizont teorik që ishin të

huaja për epokën. Objekti i ri i Mendelit kërkonte instrumente të reja konceptuale dhe baza të

reja teorike, që të mund të bëhej i kuptueshëm. Kështu, edhe pse ai thoshte diçka të vërtetë,

kjo nuk kuptohej, për shkakun se ajo nuk ishte “brenda fushës së vërtetësisë” së ligjërimit

biologjik të epokës së Mendelit6. Nga kjo mund të kuptohet se, në ligjërimet dominuese,

propozohet një e vërtetë ideale si ligj i ligjërimit dhe një racionalitet të brendshëm si parim të

ecurisë së tyre7, të cilat universalizohen dhe bëhen sunduese, dhe kësisoj pengojnë vetvetiu

zhvillimet e tjera, po aq të vërteta.

Në rrethana të tilla, që një e vërtetë e re të mund të kuptohet, duhet përmbysur arsenali

konceptual ekzistues, si në rastin e Mendelit, e gjithashtu mund të thuhet kjo edhe për

shembujt e njohur si ajo e Copernicus versus Ptolemaos, Einstein versus Newton etj. E

vështirësia duket se rrjedhë nga që konceptet nuk formohen bazuar në horizontin e idealitetit e

as te përparimi i ideve empirike8, por nga forma e bashkekzistencës midis formulimeve

9.

Pikërisht për këtë edhe janë të vështira ndryshimet, pasi që ato mund të drejtohen kundër

racionalitetit në pushtet, ta cenojnë atë dhe mbase edhe ta heqin nga froni, gjë që, në përmasa

më të mëdha ose më të vogla, duket se për nga natyra, duke qenë konfliktuoze, shkaktojnë

1 Foucault 2000, f. 27.

2 Po aty, f. 33.

3 Foucault 2000, f. 41.

4 Po aty, f. 40.

5 Gregor Johann Mendel (1822 – 1884), shkenëtar austriak, i cili konsiderohet si themelues i gjenetikës.

6 Foucault 2000, f. 41.

7 Po aty, f. 47.

8 Foucault 2002, f. 82.

9 Po aty, f. 93.

Page 230: Doctor Hajdin Abazi

229

dhunë, luftën midis së vjetrës e të resë, që në fund të fundit, me tërë brutalitetin, zhvillohet si

ndeshje e dhunshme midis dy racionaliteteve, njërit dominues e tjetrit të porsalindur ose të

porsakrijuar. Duke folur për këtë fenomen, Foucault ka hetuar lidhjen e racionalitetit me

dhunën, përkatësisht mes dhunës e racionalitetit. Ai shkruan: “Edhe në veprimet më të

dhunshme ka një racionalitet. Ajo që është më e rrezikshmja në dhunë është racionaliteti i saj.

Natyrisht, në vetvete dhuna është e tmerrshme. Por rrënjët më të thella të dhunës dhe të

përhershmërisë së saj vijnë nga forma e racionalitetit që ne përdorim.... Mes dhunës dhe

racionaliteti nuk ka papajtueshmëri.”1

Pikërisht për këtë, ashtu sikurse u theksua në fillim, ajo që sipas Foucault është më e

rrezikshmja te forma me karakter universal, dominues e mbisundues i një lloj teorie është

tirania e racionalitetit.

7 Hedhja poshtë e njohjes dhe e racionalitetit

Në parathënien e librit Philosophy and Social Hope, Rorti shkruan se dëshiron t’i kundërvihet

traditës së mendimit se aftësia njerëzore është e tillë që mundëson të arrihet njohje, njohje për

gjërat ashtu sikurse janë. Ai mendon se ky nuk është thelbi i çështjes. “Titulli ‘Shpresë në

vend të dijes’ është një mënyrë për të treguar se Platoni e Aristoteli e kishin gabim në të

kuptuarit e tyre se vetia më karkateristike dhe më e lavdishme e njeriut është për të fituar

njohuri për gjërat siç janë në realitet – mundësia e të depërtuarit pas dukjes për të arritur

realitetin”2. Për më tepër, ajo që nuk i duket si duhet Rortyt është fakti se njohja konsiderohet

si qëllim më vete, karkater ky i cili duket i tjetërsuar nga një qëllim që duhet ta ketë përpjekja

për njohje. Prandaj, ai shkruan: “Unë dua ta degradoj kërkimin e njohjes si qëllim më vete”3.

Ai mendon se e tëra duhet të ristrukturohet e riorganizohet ndryshe: vetia më karkateristike

dhe më e lavdishme e njeriut është aftësia për t’u mbështetur e për të bashkëpunuar me njerëz

të tjerë dhe sidomos për të punuar bashkarisht për ta bërë të ardhmen tonë më të mirë4.

Duke e lexuar këtë pasazh s’ka se si të mos na kujtohet këmbëngulja e Kuhn se më e

rëndësishmja është ruajtja e unitetit të komunitetit shkencor, unitet i cili, gjithsesi, në vetvete

1 Michel Foucault. (1996) [1980]. 'Truth is in the future'. In Sylvère Lotringer (ed.) Foucault Live (Interviews, 1961-1984). Tr. Lysa

Hochroth and John Johnston. 2nd edition. New York: Semiotext(e), p.299. 2 Rorty 2003, f. 8.

3 Po aty.

4 Po aty.

Page 231: Doctor Hajdin Abazi

230

nënkupton bashkëveprimin dhe bashkërendimin e ndërmarrjeve të shkencëtarëve në

veprimtarinë e tyre për të sendërtuar një paradigmë së cilës ia kanë falur besimin dhe sipas së

cilës besojnë. Dallimi është se, përderisa për Kuhn qëllimi ishte realizimi i paradigmës, për

Rortyn qëllimi është që e ardhmja të bëhet më e mirë. Kjo domethënë se ai heq dorë nga

rezultatet e mundshme në të tashmen, dhe kontributin e kanalizon për të përmirësuar të

ardhmen1. Për këtë pikëpamje, duket se frymëzimin e ka marrë Rorty nga Whitman,

përkatësisht pohimi i tij se “mbështetet... kur është fjala për justifikimin dhe suksesin...

thuajse tërësisht në të ardhmen”, të cilën e koncepton si “një vullnet për t’i drejtuar të gjitha

çështjet lidhur me justifikimin e skajshëm në të ardhmen, në thelbin e gjërave që shpresohet”

dhe shi për këtë “konceptet “realitet”, “arsye” dhe “natyrë” i zëvendëson me paraqitjen për një

të ardhme më të mirë të njerëzimit”2. Me konceptin “më e mirë”, sipas Rortyt, duhet kuptuar

se ai “përmban më tepër nga ajo që ne e konsiderojmë si e mirë dhe më pak nga ajo që e

konsiderojmë si të keqe”3.

Shpresa për të ardhmen ka një kuptim disi më ndryshe për Rortyn. Ajo nuk ka të bëjë me

konceptin se e ardhmja do të përputhet me ndonjëfarë plani dhe përmbushjen e një teleologjie

të përhershme. Ajo ka të bëjë me atë se “e ardhmja do të na befasojë dhe do ta na sfidojë”;

shpresa për t’u befasuar nga dhe për të gjetur gëzim në produktin e fundit të zhvillimit qoftë ai

biologjik apo kulturor; dhe, në këtë kuptim, “ajo që ka rëndësi nuk është pika përfundimtare,

por pamja”4. Sikurse e pohon Rorty, ai dëshiron që t’i zëvendësojë dallimet greke dhe

kantiane midis strukturës së përhershme dhe përmbajtjes së rastësishme, me dallimin midis së

shkuarës dhe së ardhmes5, e kështu “njohja të zëvendësohet me shpresën”

6.

Thelbi i problemit për Rortyn qëndron te koncepti i së vërtetës. Problemi serioz që lind këtu

është se si mund të bëhet dallimi midis një bindjeje të vërtetë dhe një bindjeje që është vetëm

e justifikuar7. Kjo, kur, edhe sipas Davidson, bindjet njerëzore nuk mund të çlirohen nga

rrethi jo-njerëzor dhe se shumica e bindjeve tona duhet të jenë të vërteta8. Ndaj duhet

1 Në këtë kuptim, Rorty nuk flet ekskluzivisht për epistemologjinë, por në përgjithësi. Kështu projekti për të mund të jetë shkencor, por ai

mund të jetë edhe politik. Në thelb, është e njëjta qasje (Rorty 2003: 9). Sepse çdo botkuptim filozofik është një mjet që mu nd të përdoret

nga duar shumë të ndryshme (Rorty 2003: 12). 2 Rorty 2003, f. 15-16.

3 Po aty, f. 16-17.

4 Po aty, f. 17.

5 Po aty, f. 21.

6 Po aty, f. 22.

7 Po aty.

8 Po aty, f. 23.

Page 232: Doctor Hajdin Abazi

231

braktisur pikëpamja se dija është pasqyeruese e realitetit, pasi që, siç e thotë Goodman, nuk ka

një mënyrë të vetme sipas së cilës bota është; ndaj dhe se “ne duhet ta shohim kërkimin si një

mënyrë për ta përdorur realitetin”1.

Kështu, të zëvendësohet dija me shpresën “domethënë që të braktiset pikëpamja kantiane se

ka diçka që quhet “natyra e dijes njerëzore” ose “kufizimi dhe përmasa e dijes njerëzore” ose

“situata epistemike njerëzore”. Kjo domethënë të braktiset pikëpamja mbi justifikimin

akontekstual, pikëpamje kjo që Descartes dhe Kant e trashëguan nga Platoni (Theaitetos). Dhe

kjo mund të arrihet, po qe se filozofia mund të tregojë se sa më e justifikuar një bindje të jetë

aq më të mëdha janë gjasat që ajo të jetë e vërtetë2. Rorty pajtohet me mendimin, fjala vjen të

Davidson, se nuk ka një metodë përmes së cilës do të mund të arrihej deri te një përfundim i

tillë; dhe në këtë pikë duket se Rorty pajtohet me Feyerabend3.

Krejt ajo çka ekziston, me sa duket, është vetëm procesi. “Ka vetëm një proces, shkruan

Rorty, ku justifikohen bindjet para publikut të ndryshëm”4. Në këtë kontekst ai flet për publik

shkencor dhe religjioz. Në vazhdim ai rezymon: “Asnjëri nga këto publike nuk qëndron më

afër natyrës ose se janë një përfaqësues më i mirë se sa tjetri për një ideal racionaliteti

historik. Pikëpamja se ka një objekt studimi që quhet “racionalitet” pushon njëkohësisht, dhe

për të njëjtin shkak, si pikëpamja se ka një objekt studimi që quhet “dije”” 5

.

Një bindje, ciladoqoftë ajo, nuk qëndron e vetme. Ajo është e lidhur dhe e ndërvarur me

bindjet e tjera, dhe pikërisht për këtë, pohon Rorty, bindjet tona kaanë karakter holistik6. Sado

Sado të duket e çuditshme, justifikimi dhe e vërteta nuk kanë asnjë lidhje mes vete7. Duket

kështu sepse ne jemi mësuar të themi se e vërteta është objektiv i shkencës, por ky pohim

është ose i zbrazët ose i rremë8. Kjo do të ishte e mundur, natyrisht, sikurse të kishte një

justifikim të skajshëm sikurse është zoti ose gjyqi i arsyes, mirëpo një gjyq i tillë nuk ekziston

për botkuptimin darvinist, sepse “një gjyq i tillë do të duhej të kishte mundësi t’i parashtronte

të gjitha alternativat lidhur me një bindje të dhënë dhe të dijë gjithçka që është relevante për

1 Po aty, f. 24.

2 Rorty 2003, f. 26.

3 Po aty, f. 27.

4 Po aty, f. 28.

5 Po aty.

6 Po aty, f. 29.

7 Po aty.

8 Po aty.

Page 233: Doctor Hajdin Abazi

232

kritikën ndaj secilës alternativë”1. Në këtë kontekst, Rorty disi e atakon edhe pikëpamjen

falsifikacioniste mbi atë se “ata e kuptojnë të vërtetën si diçka së cilës ne i afrohemi gjithnjë

më shumë sa më shumë që ne mund të ofrojmë justifikime” 2

. Në këtë kuptim, Rorty, sikurse e

e thotë titulli i kapitullit të parë, arrin në një koncept të së vërtetës pa u përputhur me

realitetin3. Dhe kështu, ai arrin te përfundimi se “ka një sërë gjërash për të thënë mbi

justifikimin para një publiku, por asgjë për të thënë për justifikimin në përgjithësi, sepse nuk

ka diçka të përgjithshme për të thënë për natyrën e njohjes njerëzore ose për kufijtë ose për

lidhjen midis justifikimit dhe së vërtetës”4.

Kështu, mund të rezymohet lidhur me konceptet e Rortyt, se ai e thellon më tej pikëpamjen

mbi atë se shkencës nuk i duhet koncepti i së vërtetës, meqë nuk ka një metodë përmes së

cilës mund të arrihet te konstatime të tilla; e madje, refuzohet edhe “gjyqi i arsyes”, sepse që

ai të mund të jetë i tillë, duhet të ketë tërë njohurin e mundshme, e të këtillë nuk ka.

Praktikisht, konceptet e Kuhn dhe të Feyerabend, për destruktimin e koncepteve klasike

thellohet edhe më. Në aspektin e qëllimit të kërkimit, Rorty është më i afërt me Kuhn, i cili

thotë se një paradigmë pranohet me besimin se ajo do të japë rezultate pasi që paradigma

është një premtim, që është afërsisht një shpresë për të ardhmen. Mirëpo, konceptualisht

Rorty shkon edhe më larg: ai konsideron se duhet hequr dorë fare nga kërkesa

epistemologjike, në kuptimin e arritjes së njohjeve shkencore, në kuptimin e përputhjes së saj

me realitetin, pasi që bazamenti i mendimit të tij është se ne mund të arrijmë në të vërtetën pa

u përputhur ajo me realitetin. Bashkë me këtë, ai, si me një të rënë brushe, hedhë poshtë ose

fshin konceptet për njohjen dhe për racionalitetin.

8 Ëndrrat e racionalizmit

Edhe Stephen Toulmin konsideron se pengesa më e madhe e racionalizmit, e me këtë edhe

racionalizmit në epistemologji, është konstruksioni i saj themeltar, e që sipas tij, kjo ka

mbërritur kulmin pikërisht në shekullin e njëzetë. Këtë e shpreh konkretisht ai: intelektualët

në vitin 2000 – filozofët e shkencëtarët e shkencave sociale, kritikët letrarë e ekonomistët -

1 Po aty, f. 30.

2 Po aty.

3 Rorty 2003, f. 11.

4 Po aty, f. 31.

Page 234: Doctor Hajdin Abazi

233

kanë trashëguar një familje të problemeve lidhur me idenë e Racionalitetit dhe relacionet e tij

me të tilla si domosdoshmëria dhe siguria1.

Preokupimi me racionalitetin, në shekullin njëzet, shkoi deri në pikën e manisë2, ashtu që në

të gjitha sferat, e madje edhe në literaturën krahasimtare, gjuhësi dhe në estetikë u

ripërqëndruan në çështjet metodologjike lidhur me legjitimitetin e ideve dhe mënyrat e të

menduarit vlefshmërinë e të cilave më parë e kishin pranuar si të garantuar3 dhe se, deri në

vitet e tetëdhjeta apo nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kishin të përbashkët mirëbesimin në

procedurat e krijuara shkencore.

Madje, sipas Toulmin, duket se këto dy koncepte shpesh edhe janë ngatërruar: arsyeshmëria

është shkrirë në racionalitetin. Mirëpo, në dy-tri dekadat e fundit shpejt humbi mirëbesimi në

idetë tona tradicionale lidhur me racionalitetin dhe kësaj, shumë autor, i referohen si Fund i

Modernitetit4. Prandaj, përhershmëria historike e kritereve të racionalitetit duhet të lihet anash

si iluzion5.

Konceptimi i rreptë i racionalitetit, i bazuar në metodë dhe pretendim të sigurisë së kërkimit

shkencor dhe të njohjes, ka çuar, ndër të tjera, te humbja e balancës midis teorisë dhe

praktikës, racionalitetit dhe arsyeshmërisë6. Kjo balancë, shkruan Toulmin, qe çrregulluar nga

nga viti 1620 e këndej dhe lidhet me emrat e Galileo Galileos, René Descartes e Thomas

Hobbes7. Dhe pak më tutje, ai vazhdon: që nga atëherë, metoda të caktuara të kërkimit dhe

çështjet shiheshin si filozofikisht serioze ose “racionale” në një mënyrë që të tjerat nuk ishin,

ashtu që, përveç racionalitetit të astronomisë dhe gjeometrisë, arsyeshmëria e rrëfimeve dukej

si një nocion tepër i butë të cilës i mungonte një bazë solide në teorinë filozofike, pa folur për

mbështetjen e pavarësisë së shkencës. Kështu u krijua një kontrast midis tyre, që ishte, në të

vërtetë, një kontrast midis “qëndrueshmërisë” së argumenteve substanciale, që ka materien

dhe fuqinë për të bartur bindjen, dhe “vlefshmërisë” së argumenteve formale, konkluzionet e

të cilit përcaktohen nga pikënisjet prej të cilave ato deduktohen. E, në anën tjetër, ekziston një

1 Toulmin 2001, f. 1.

2 Toulmin 2001, f. 1.

3 Po aty.

4 Po aty, f. 3.

5 Po aty, f. 12.

6 Po aty, f. 13.

7 Po aty, f. 14.

Page 235: Doctor Hajdin Abazi

234

paralele e këtij kontrasti midis njohjes lokale të mostrave që gjenden në ngjarjet konkrete dhe

të kuptuarit abstrakt, universal i mishëruar në pikëpamjet thjesht teorike1.

Lidhur me argumentimin formal, Toulmin e merr si shembull problemin e rrënjës katrore të

dyshit, i cili rrjedhë të jetë një numër iracional, pasi që nuk mund të shprehet si fraksion x/y

ku të dyjat duhet të jenë numra të plotë, megjithëse prova e saj niset nga supozimi se rrënja

katrore e dyshit është e shprehur si fraksion ku numëratori dhe denumëratori janë numra të

plotë, dhe rrjedhë se supozimi çon pashmangshëm në një kundërthënie e në të njëjtën kohë

është i pamundur për arsye logjike2, duke treguar kështu një shembull që argumentimi formal

çon ose mund të çojë në rrjedhoja teorike të papritura dhe krejt ndryshe nga ç’është

parashikuar.

Po kjo ndarje ka shkuar edhe midis teorisë dhe praktikës: Teoria merr rolin dominues, kurse

Praktika konsiderohej më tepër si rrugë e zbatimit të teorisë3. Me fjalë të tjera, njëlloj si

Racionaliteti dhe Arsyeja, edhe Logjika e Retorika dhe Teoria e Praktika e humbën balansin

me njëra tjetrën, duke trumbetuar epërsinë e njërës kundër tjetrës, edhe pse ato janë të lidhura

me njëra-tjetrën, sa që, në fakt, nuk mundet njëra pa tjetrën dhe anasjelltas, pasi që janë të

ndërvarura, të ndërlidhura dhe të ndërkushtëzuara.

Prishja e balancës, në anën e racionalitetit në kuptimin e argumentimit formal nis me

kinematikën e Galileo Galileos, sipas Toulmin, pasi që Galileo i dha teorisë së tij një formë të

rreptë matematikore, e përbërë nga deduktimi formal që e arriti një domosdoshmëri të sigurisë

logjike, dhe kështu metoda e Galileos u duk të siguronte një rrugë për kapërcimin e

pasigurive, dykuptimësive dhe mospajtimet të cilat njerëzit i kishin toleruar, e madje edhe u

kishin dhënë shije, në shkencat humane4, gjë që dukej se shkenca do të mund të shkarkohej

nga shumë preokupime dhe përfundime jo të qëndrueshme, duke u bërë kështu më e

mbështetur dhe për të arritur në rezultate të sigurta. Galileo u pasua nga René Descartes, i cili

u angazhua për një sistem intelektual, më sakt për një racionalitet, të shpenguar nga

pasiguritë, dykuptimësitë dhe mospajtimet, ndaj dhe i vuri vetes si qëllim krijimin e një

sistemi universal të fizikës të shprehur në formën matematikore. Kështu filluan seri kërkimesh

1 Po aty, f. 15.

2 Toulmin 2001, f. 17-18.

3 Po aty, f. 23.

4 Po aty, f. 31.

Page 236: Doctor Hajdin Abazi

235

shkencore të shtytur nga çështja e sigurisë, sikurse e ka quajtur më vonë Dewey1 e që kulmoi

në veprën Mathematical Principles of Natural Philosophy, botuar më 1687, të Isak Newton2.

E pra, kësisoj, u shfaq tensioni midis Racionalitetit dhe Arsyeshmërisë, apo debalanca midis

ngurtësisë dhe çiltërsisë, midis bërthamës së vlerave të një dicipline dhe situatave të ndryshme

në të cilat ato zbatohen, që ka mbetur një sfidë deri në kohët tona3.

Sidoqoftë ngritja e shkencave ekzakte shkaktoi tri ëndërra racionale që shprehin shpresat e

shkencëtarëve të rinj për “racionalitetin”: një metodë unviersale, një gjuhë perfekte dhe një

sistem unik të natyrës4. Këto, sikurse i quan Toulmin, qenë dhe mbetën ëndrra, sepse, sikurse

shihet edhe nga debati i racionalistëve, i cili kulmoi me atë midis epistemologëve racionalistë

të paraqitur në këtë studim, filozofët dhe shkencëtarët dështuan të konstituonin një metodë

universale, një gjuhë perfekte dhe një sistem unik të natyrës, dhe, me sa duket, kjo është e

pamundur të arrihet, meqë vetë natyra, por edhe disiplinat e ndryshme të shkencave,

përmbajnë aq larmi, sa që u tregua e pamundur që ëndrrat të bëhen realitet. Dhe shkaku ishte,

sipas Toulmin, se “tri Ëndrrat kryesore të Racionalizmit del të jenë aspekte të një Ëndrre më

të madhe. Ëndrra e një Metode Racionale, ajo e një Gjuhe të Saktë, dhe ajo e Shkencave të

Bashkaura nga një projekt i vetëm i dizajnuar për t’i pastruar operacionet e Arsyes Njerëzore

përmes desituatizimit të tyre: domethënë, ndarja e tyre nga eliminimi i lidhjes me kontekstin e

tyre kulturor”5.

Problemi i metodës ishte edhe më i thellë, që rrjedhë nga këndvështrimi standard i

“racionalitetit”, meqë, sipas tij, sikurse supozohej, një metodë e thjeshtë mund ta shndërrojë

çdo fushë të kërkimit në “shkencë të fortë” ngjashëm si fizikën, pasi që, sipas percepcionit

“racionalist, metoda shkencore ishte universale, e vetëvlefshme dhe e imponueshme, e që, në

fund të fundit, kishin domethënien se duke injoruar këto procedura shkohej kundër natyrës

sonë racionale, në të vërtetë, i hapej rruga iracionalizmit. Në fakt, kjo, del të jetë qasje e

njëanshme, dhe Toulmin mendon se “një këndvështrim më i balancuar do të lejonte çdo fushë

1 John Dewey (1859 – 1952), filozof amerikan. I shquar për zhvillimin e hershëm të filozofisë pragmatiste.

2 Se si shkoi përforcimi i pikëpamjes matematikore, e me këtë edhe i dominancës së racionalizmit, mund të shihet më konkretisht edhe nga

ky pasazh i Toulmin: In the 1630s, Descartes’s Discourse had argued in philosophical terms that Euclid’s Geometrys should be seen as the

model for “theories” in all area of inquiry. Fifty years later, Newton showed that a geometrical model was not just formally rigorous, but

empirically powerful as well, since it apparently resolved all the intellectual problems that had plaged European thinkers since the

publication of Copernicus’s de Revolutionibus in 1543. 3 Toulmin 2001, f. 32.

4 Po aty, f. 67.

5 Po aty, f. 78.

Page 237: Doctor Hajdin Abazi

236

të kërkimit të përzgjedhë metodat që do t’u përgjigjeshin problemeve, për çka disiplinat

historike, klinikale dhe participuese janë të lira të shkojnë secila rrugës së vet”1.

Një ndër shembujt se si teoria mund të mos përshtatet me zbatimin e saj në praktikë e sjellë

Toulmin atë të Laueratit të Çmimit Nobel Muhammad Yunus i cili, i ndikuar nga praktika dhe

për ta bërë më të zbatueshme në kushtet e rrethanat specifike të Bangladeshit, e ndryshoi

konceptin kolateral2. Shembuj të ngjashëm mund të merren, gjithashtu, edhe shumë teori të

shkencave natyrore, si fjala vjen vetë koncepti origjinal i Copernicus3.

Shembujt e mësipërm mendimin e çojnë pikërisht në atë kah që mendon edhe Toulmin:

reflektimin lidhur me ngurtësinë e normave të rrepta në të cilat mbështetet racionalizmi. Në

frymën e dy shembujve të mësipërme, Toulmin shkruan: Në Fizik po aq sa edhe në Etikë,

rastet individuale në tërë veçantinë e tyre nuk munden thjesht “të deduktohen nga” parimet

universale dhe të përgjithshme nga një lloji teorik: më së shumti, teoritë mund të kërkohen për

“t’u dhënë kuptim” mënyrave me të cilat ne sillemi me sukses në rastet e veçanta4. Në këtë

kuptim ajo që logjicianët dhe epistemologët i karakterizonte ishte mungesa e një çështjeje

serioze që kishte të bënte me detajet e situatave të veçanta5.

Sipas Toulmin, racionaliteti krakterizohet nga ndarja më dysh me të cilën jemi mësuar që të

ndahet teorie ‘e fortë’ fizike (shkencore) prej praktikës ‘së butë’ sociale (joshkencore)6, e që

ka shkaktuar, si pasojë, një shpërputhje të madhe, të pabazuar dhe me pasoja për zhvillimin jo

vetëm shkencor, por edhe të mendimit në përgjithësi. Prandaj, mendimi i Toulmin është se e

vetmja zgjidhje është që të braktiset Miti i Stabilitetit që ka luajtur një rol aq të madh në

kohen e Modernitetit7, por që u tregua i pamundur.

1 Po aty, f. 83.

2 Muhammad Yunus kishte mbaruar studimet për ekonomi në SHBA, ku, sipas teorisë për Banka dhe Financa vlente koncepti kolateral , që,

po të zbërthehet, domethënë se kredi mund të përfitojë vetëm ai që ka mundësi të paguajë këstet. Mirëpo, kur Yunus kthehet në Ba ngladesh,

nga përvoja sheh se, implementimi i teorisë kolaterale i stimulon ata që kanë të ardhura, por nuk e zbutë varfërinë, pasi që këta nuk i

plotësojnë kushtet për të marrë kredira, meqë nuk kanë të ardhura. Nga kjo përvojë, dhe që të mund ta bënte efektiv kredidhënien kundër

varfërisë, ai konceptit kolateral i shtoi edhe aspektin social duke e ndërlidhur kështu me vlerat njerëzore. Me fjalë të tjera, edhe të varfërit që

nuk kishin të ardhura, po qe se për ta garantonte bashkësia e tij, ai mund të merrte kredi, të niste një mikrobiznes dhe të siguronte të ardhura,

gjë që u tregua efektiv: çoi në uljen e varfërisë. Nuk ishin rregullat strikte të racionalitetit, po arsyeshmëria bazuar në rastin konkret, ajo që i

lejoi Yunus të bënte një përshtatje frytdhënëse të konceptit kolateral duke i shtuar edhe aspektin social ose të vlerës humane. 3 Copernicus instaloi konceptin heliocentrik në stronomi, duke e zëvendësuar tokën me diellin si epiqendër të universit. Tashmë kjo dihet se

nuk është e vërtetë: dielli është epiqendra e sistemit tonë diellor, por as a galaktikës sonë e aq më pak e krejt universit. Po të ndiqeshin në

mënyrë strikte normat e racionalizmit, atëherë do të duhej flakur si joadekuate teoria e Copernicus. E arsyeshme ishte që të ruhej thelbi i

konceptit helicentrik të astronomisë, duke e përshtatur,më saktë duke ia hequr predimensionet astronomike dhe duke e minimizuar, në nivel

të sistemit diellor. 4 Toulmin 2001, f. 133.

5 Po aty, f. 168.

6 Po aty,f. 99.

7 Po aty, f. 214.

Page 238: Doctor Hajdin Abazi

237

9 Racionaliteti pretendon atë që nuk ekziston

Edhe Donald Davidson, në veprën Problems of Rationality, shpreh kritika të reja në lidhje me,

siç e quan ai, pikturën e racionalizmit që e ka shprehur Descartes1.

Kritika e Davidsonit përqëndrohet thuaja në të gjitha problemat me të cilat është ballafaquar

racionalizmi në epistemologji, të cilat, në një farë mënyre, i ka bërë më dukshme, ashtu,

sikurse fjala vjen, shprehet në kapitullin Rationality and values, ku shqyrtohen marrëdhëniet

midis racionalitetit dhe vlerave.

Qasjen e tij e fillon me shqyrtimin e problemit të objektivitetit2. Sipas tij, problemi i

objektivitetit nuk ishte shtruar drejt: duke filluar nga Descartes, shumica e filozofëve kishin

supozuar se e gjithë njohja është e bazuar në të dhënat që i paraqiten drejtpërdrejt mendjes

individuale. Ndërsa për Descartes dhe pasuesit e tij ishin besimet e qarta të cilat ishin të

pamundura të kontestoheshin, për empiristët britanez dhe pasuesit e tyre ishin shfaqjet jo-

propozicionale si perceptimet, impresionet, të dhënat sensuale, sensacionet, të

painterpretueshme si të dhëna nga përvoja; dhe e përbashkëta e të dyja qasjeve është bindja

ose supozimi se vetëm ajo që është brenda në mendje ose drejtpërdrejt përpara saj njihet

drejtpërdrejt. Në të dyja rastet, shfaqen dy probleme shumë serioze: (i) problemi i dijes se si

ne mund të justifikojmë besimet tona në një botë të pavarur nga mendjet tona, botë në të cilën

ka njerëz të tjerë me mendimet e tyre, e përveç kësaj, edhe një shumësi të pafundme gjërash;

(ii) duke qenë se fshihet pas problemeve epistemologjike dhe konceptualisht është përpara

tyre, si ne, në radhë të parë, arrijmë te koncepti i një realiteti objektiv. Sepse, është një çështje

tjetër se si ne mund të themi se besimet tona janë të vërteta dhe çështje tjetër të pyesësh (dhe

të tregosh gjithsesi) se çfarë i bën të mundshme, të vërteta ose të rreme qofshin, besimet tona.3

tona.3

Këto probleme nuk kanë të bëjnë vetëm me besimet, por edhe me gjithçka tjetër, pasi që, sipas

Davidson, “të gjitha mendimet, qoftë në formë besimesh apo synimesh, dëshirave, frikës apo

pritjeve, kanë përmbajtje propozicionale, një lloj përmbajtjeje që është paradigmatikisht e

shprehur nga fjalia4; e propozicionet karakterizohen nga konditat e tyre të vërtetësisë, që

1 Devidson 2004, f. xv.

2 Devidson 2004, f. 3-18.

3 Po aty, f. 3-18.

4 Po aty, f. 3.

Page 239: Doctor Hajdin Abazi

238

domethënë se përmbajtja e tyre mund të jetë e vërtetë ose e rreme – dhe është “çështje e thellë

se çfarë e bën të mundur për ne që të formojmë gjykime të tilla” 1

. Epistemologët racionalistë

nuk kanë arritur të japin një pikëpamje të qëndrueshme, e si rrjedhojë të pranueshme, por

mendimet e tyre janë ndarë, disa syresh duke e mohuar fare çështjen e së vërtetës dhe të

objektivitetit, ndërsa të tjerë, duke dhënë përgjigje kundërthënëse, duke mos gjetur,

rrjedhimisht, një themel të qëndrueshëm për ta shpjeguar dijen shkencore, ose në përgjithësi

duke mos arritur për të parashtruar një pikëpamje të pranueshme, sikurse e thotë në një

kontekst tjetër Davidson por që përputhet thelbësisht me dështimin e epistemologëve

raconalistë, lidhur me “idenë e dallimit në mes të asaj se si diçka duket dhe se si ajo është, të

konceptit të së vërtetës ose të objektivitetit2. Pikërisht për këtë, Davidson distancohet nga

epistemologët racionalistë, duke thënë se vetë është kundërthemeltar3.

Pikërisht për këtë, edhe problemi i zgjedhjes teorike nuk mund të përcaktohet, bazuar në

kritere me vlefshmëri universale, në kuptimin që ato vlejnë për çdo rast, - ose sikurse e

thoshte Kant se ka ligje, principe a aksiome prej të cilave nuk ka asnjë përjashtim4, - meqë

problemet që shtrohen për t’u zgjidhur janë konkrete dhe nuk ka një vlerë të vetme (kriter,

normë, rregull) që do të mund të ndihmonte shkencëtarët që, bazuar në to, të bënin një

zgjedhje të mirëfilltë. Se si mund të shkojë kjo, Davidson ka një shpjegim tjetër: “çfarëdo që

të zgjedhim për të bërë, ne s’mund të jemi të sigurt se si gjërat do të shkojnë", e megjithatë,

zgjedhja nuk është ashtu më kot, po ka disa parametra: “zgjedhjet tona ose preferencat janë të

përcaktuara nga ajo se sa të gjasshme ne mendojmë se janë rezultatet e ndryshme, duke

supozuar se ne veprojmë në një mënyrë ose në një tjetër (ose se një apo një gjendje tjetër

shfaqet), dhe vlerat që ne ia atribuojmë rezultateve të ndryshme të pritshme”5, e kjo mund të

ndryshojë, dhe në të vërtetë ndryshon, nga rasti në rast kur ndodhemi në një situatë kur duhet

të bëjmë zgjedhje; dhe pikërisht për këtë, nuk ka një vlerë të vetme, në kuptimin e mësipërm,

që do të mund të na shërbente si orientim ose si udhëzues. Prandaj, “teoritë normative nuk

sigurojnë një bazë për krahasime ndërpersonale pasi që teoritë e tilla janë realisht vendime për

të përdorur fakte të caktuara në vlerësimin e aranzhimeve sociale apo të vendimeve”6.

1 Po aty.

2 Devidson 2004, f. 4.

3 Po aty, f. 17.

4 Po aty, f. 40.

5 Po aty, f. 27.

6 Po aty, f. 65.

Page 240: Doctor Hajdin Abazi

239

Nga kjo, me sa duket, rrjedhë edhe pikëpamja e Davidson se nuk ka një metodë të

përgjithshme e cila do të mund të na shërbente për t’u orientuar në çdo rast konkret. Madje, ai

e sheh si të pamundur gjetjen e një metodë të përgjithshme, e cila do të ishte e vlefshme

përgjithësisht: “ne nuk duhet të presim të gjejmë një metodë të përgjithshme”1. Thjesht një

metodë e tillë e vetme nuk ekziston, po ekziston një sërë metodash nga më të ndryshmet.

Prandaj, teoria ose baza sikurse e quan Davidson “shërben për t’u dhënë kuptim diskutimeve

lidhur me metodat alternative” 2

.

E sa i përket racionalitetit, Davidson e sheh atë po ashtu ndryshe nga të epistemologët

racionalistë: sipas tij, sado që është aspekt normativ, racioanliteti, në një formulim përkatës,

nuk duhet kuptuar si i dhënë njëherë e përgjithmonë dhe me karakter universal, të vlefshëm

përgjithësiht dhe për çdo rast. Në të vërtetë, duhet kuptuar në mënyrë më fleksibile, meqë

“Racionaliteti, natyrisht, është çështje nivelesh”3

, ngase ekzistojnë norma ose vlera të

racionalitetit4, të cilat i ka çdo njeri, në kuptimin e “një strukture racionale të besimeve”

5.

Pikërisht kjo e bën të mundur të klasifikohen gjërat siç besohen se bien nën konceptin, i

vetëdijshëm se mund të bëjë gabim; e të aplikohet një koncept është të bëhet një gjykim, i cili

mund të jetë i vërtetë ose i rremë sipas asaj se si kuptohet koncepti, gjë që kërkon të lejohet

dallimi ndërmjet asaj se çfarë në të vërtetë bie nën konceptin (ashtu sikurse kuptohet nga

përdoruesit e tij) dhe asaj se çfarë përdoruesi gjykon në rastet e veçanta se bie nen konceptin6.

konceptin6. Aludimi është shumë i qartë: këtë nuk arrin ta bëjë racionalizmi në epistemologji,

i cili dikton vlera sipas të cilave gjykimet nuk duhet të shmangen prej tyre, gjë që e bënë atë

jo funksional, për shkak se secili syresh, synonte të krijonte një ose disa standarde (rregulla,

norma, kritere, vlera e të ngjashme), përkatësisht një listë bazike të parimeve të racionalitetit

ku mbështetej qasja e tyre epistemologjike. Mirëpo, me sa duket, kjo ishte një kërkesë e pa

vend dhe e pamundur, për shkakun se, sikurse e thotë Davodson, një listë e tillë nuk ekziston7

dhe të kërkosh diçka që nuk është dhe nuk mund të jetë, çon në ndërmarrje jofrytdhënëse ose

edhe kundërproduktive.

1 Po aty, f. 59.

2 Devidson 2004, f. 59.

3 Po aty, f. 27.

4 Po aty, f. 49.

5 Po aty, f. 53.

6 Po aty, f. 55.

7 Po aty, f. 196.

Page 241: Doctor Hajdin Abazi

240

Në këtë kuptim, Davidson qaset ta shpjegojë fenomenin e kundërt, iracionalizmin, duke e parë

atë si pasojë të ngurtësisë së një modeli të dhënë të racionalitetit. Sipas tij ‘iracionaliteti është

një gabim branda shtëpisë së arsyes” dhe se ai është një proces ose gjendje që ka vajtur

gabim1

. Kjo ndodhë, duket se mendon Davidson, sepse, duke u nisur nga modeli i

racionalitetit të agjentit, mendimet, pikëpamjet, qasjet ose sjelljet e tjetrit nuk përputhen me

me modelin, sipas të cilit ato vlerësohen2. Dhe, pikërisht kjo, pak a shumë, ka ndodhur me

pretendimet e epistemologëve racionalistë, të cilat gjithçka tjetër, që nuk përputhej me qasjen

e tyre, e shpërfillnin sepse konsideronin si iracionale dhe të padobishme os e madje të

dëmshme për kërkimin shkencor.

E pikërisht këtu rrjedhë se fshihet një gabim, më saktë qasja e njëanshme e epistemologëve

racionalistë, prej të cilit, sidomos Feyearbend, përpiqet të çlirohet. Edhe vetë kundërvëniet

midis epistemologëve racionalistë u bënë nisur nga modelet e tyre përkatëse të racionalitetit,

gjë që çoi në tendosje e mohime të ndërsjella, duke vlerësuar secili standardet ose vlerat e tyre

si më të qëlluara. Për fenomene të tilla dhe të ngjashme, Davidson jep një shpjegim që hedh

dritë në këto keqkuptime: “agjentët tërësish racional mund të dallojnë sa i përket vlerave. Po

qe se racionaliteti është thjesht një vlerë më tepër ose një strukturë komplekse vlerash, atëherë

të quash ndokend iracional duket të jetë më tepër sesa një çështje e shprehjes së mospajtimit

me vlerat ose normat e tij”3. Problemi kryesor që shfaqet këtu është një pyetje e përgjithshme:

përgjithshme: standardet e kujt duhet të merren si rregulluese të normave?4, ndërkohë që,

secili pretendon standarde me vlefshmëri universale, në të vërtetë, secila pikëpamje e

epistemologëve racionalistë mund të thuhet se “nuk ka juridiksion matanë kufirit”5

pikëpamjeve të tjera racionaliste. Me qasje të këtilla, duket se epistemologët racionalistë nuk

arrin të krijojë pranueshmëri të brendshme dhe kështu as të krijojë një qasje unike, të frytshme

në kuptimin që do t’u përgjigjej objektivave të saj: të shpjegonte të kaluarën shkencore, të

tashmen dhe të mund të shërbente edhe për të shpjeguar të ardhmen e veprimtarisë shkencore.

10 Shembja e objektivitetit si themeltari e racionalizmit

1 Po aty, 169.

2 Devidson 2004, f. 169-170.

3 Po aty, f. 189.

4 Po aty, f. 203.

5 Po aty, f. 212.

Page 242: Doctor Hajdin Abazi

241

Pikënisja e Hilary Putnam është pohimi i kolapsit të ndarjes më dysh fakt/vlerë, në ngjashmëri

me kolapsin e ndarjes analitike/sintetike, ashtu që duke provuar këtë si të paqëndrueshme e

mashtruese, të godien, de facto, themelet e racionalizmit në epistemologji, pasi që ai në

themel mbështetej në objektivitetin e nxjerrë prej kësaj ndarjeje.

Ndërmarrja e Putnam duket si një rrekje për të përfunduar qasjen e disa epistemologëve

racionalistë, të cilët, duke filluar nga Popper e deri te Feyerabend, kanë hetuar e janë

përpjekur të artikulojnë raportin midis teorisë dhe fakteve, përkatësisht ndikimin e njërës te

tjetra dhe anasjelltas. Madje, mund të thuhet se këtë problematikë e shtyen deri në fund

Putnam, gjë që e shpreh edhe vetë titulli i veprës së tij The Collaps of the Fact/Value

Dichotomy and other essays. Me fjalë të tjera, ndarja e besuar nga David Hume dhe e

konsideruar si gjendje reale, nga vetë tendosjet midis epistemologëve racionalsitë ka çuar

pashmangshëm në një përfundim, i cili mund të quhet si kolaps i ndarjes fakt/vlerë.

Megjithëse Putnam fare pak lidhet me aspeket drejtpërdrejtë të shkencave natyrore, po

kryesisht përqëndrohet te zhvillimet në ekonomi, prapëseprapë, problemi është po ai, aq

themelor, që u shtrua, u artikulua dhe u vu në teh kritike nga vetë epistemologët racionalistë,

por që gjen eliminimin përfundimtar pikërisht te Putnam.

Putnam, për ta shtjelluar këtë, niset nga pikëpamja e rëndomtë se “gjykimet e bazuara në vlera

janë subjektive”, ndërsa “’paraqitjet e fakteve janë të afta të jenë ‘objektivisht të vërteta” dhe

të afta, gjithashtu, të jenë “objektivisht të garantuara”, kurse gjykimet e bazuara në vlera janë

të paafta për të vërtetën objektive dhe garancion objetiv”1. Kjo ndarje, që nga fillimi, ishte e

varur në një ndarje tjetër dytësore, në atë midis gjykimeve analitike dhe gjykimeve sintetike,

të cilat vijnë nga Imanuel Kant2. Sikurse është parashtruar edhe në këtë studim, njëlloj edhe

Putnam thekson se për neopozitivistët, por duhet shtuar edhe falsifikacionistët, “të dyja

ndarjet, ndarja në mes të fakteve dhe vlerave dhe ndarja në mes të analitikes dhe sintetikes,

kontrastojnë ‘faktet’ me diçka tjetër: të parat kontrastojnë ‘faktet’ me ‘vlerat’ e të dytat

kontrastojnë ‘faktet’ me tautologjitë’(ose ‘të vërtetën analitike’)”3.

Putnam kujton se shembjen e ndarjes analitike/sintetike e ka provuar Quine4 në esenë Two

Dogms of Empiricism, që në vitin 1951, duke pohuar se “pohimet shkencore nuk mund të

1 Putnam 2002, f. 1.

2 Po aty, f. 2-3.

3 Po aty, f. 8.

4 Willard Van Orman Quine (1908 –2000), filozof amerikan.

Page 243: Doctor Hajdin Abazi

242

ndahen qartë në ‘bindje’ dhe ‘fakte’1. Njëlloj si kjo ndarje, pëson shembje edhe ndarja

fakt/vlerë, ndarje e cila ka ardhur, si pasojë, e ngatërrimit të bindjes dhe faktit2. Ndarja

fakt/vlerë “ishte konceptuar si një ‘gjithprani dhe si një humnerë e gjithërëndësishme’3,

prandaj, me të drejtë Putnam shpreh mendimin e vet në formë konkluzioni: “të mendosh pa

këto dogma është... të hysh në një fushë krejt të re të mundësive intelektuale në çdo hapësirë të

rëndësishme të kulturës”4.

Pasi ka konstatuar shembjen e ndarjes fakt/vlerë, në të njëjtat frekuenca me Donald Davidson,

në aspektin e asaj se çka është vlerë, Putnam, konstaton se edhe shkenca presupozon vlera:

“vlera epistemike (lidhja logjike, thjeshtësia, dhe të ngjashme) janë, gjithashtu, vlera”5.

Pikërisht ky fakt, pra se edhe shkenca udhëhiqet prej vlerave, bën që shkenca të mos dallohet

shumë, të paktën në këtë aspekt, prej sferave të tjera, sikurse janë, bie fjala vlerat etike, pasi

që, edhe shkenca është “në të njëjtën anije si vlerat etike sa i përket objektivitetit” 6. Në këtë

kuptim, ajo që mund të thuhet për vlera në etikë, ka po atë vlefshmëri edhe për vlerat në

shkencë; sado që ekziston një dallim midis tyre7. Madje, duket se kjo, tërthorazi, rrjedhë edhe

nga ajo që Habermas8: ai i atribuon objetivitet normave gjë që presupozon objektivitetin edhe

të paktën të disa vlerave9.

Putnam kujton Dewey i cili kishte theksuar se “larg të qenit vetëm një kënd i përvojës, vlera

është diçka që ka të bëjë me tërë përvojën”10

. Kjo pikëpamje tregon se për epistemologjinë

“gjykimet bazuar në vlera janë thelbësore për praktikën e vetë shkencës” 11

, madje, në një

kuptim më të gjerë të fjalës, në to përfshihet thuaja gjithçka, ose sikurse e thotë Putnam: nuk i

referohem vetëm llojit të gjykimeve të vlerave që ne i quajmë ‘morale’ ose ‘etike’: gjykimet

bazuar në ‘lidhshmëri logjike’, ‘besueshmëri’, ‘arsyeshmëri’, ‘thjeshtësi’, atë që Dirac12

1 Po aty.

2 Po aty.

3 Po aty, f. 10.

4 Putnam 2002, f 9.

5 Po aty, f. 4.

6 Po aty.

7 Po aty, f. 31.

8 Jürgen Habermas (1929), sociolog dhe filozof gjerman, i traditës së teorisë kritike dhe i pragmatizmit. I njohur për teorinë e tij të

“racionalitetit komunikativ” dhe “sferës publike”. 9 Putnam 2002, f 4.

10 Po aty, f. 135.

11 Po aty.

12 Paul Adrien Maurice Dirac (1902 – 1984), fizicien teorik anglez, i njohur për kontributet e tij të hershme në mekanikën kuantike dhe

elektrodinamikën kuantike.

Page 244: Doctor Hajdin Abazi

243

shkëlqyeshëm e ka quajtur ‘bukuria’ e një hipoteze, që të gjitha janë gjykime bazuar në vlera

në kuptimin e Peirce1, gjykime që ai i ka quajtur të ‘admirueshme’ në rrugën (shkencore) të

drejtimit” 2

.

Dhe pikëpamja e Putnam shprehet kështu: Njohja e fakteve presupozon njohjen e vlerave, gjë

që, sipas tij, do të mund të ndahej në dy kërkesa: (i) aktiviteti i justifikimit faktual kërkon

presupozimin e gjykimeve bazuar në vlera, dhe (ii) ne duhet të kemi parasysh se këto gjykime

bazuar në vlera janë të afta për të qenë të drejta ( si ‘objektive’ në zhargonin filozofik), nëse

nuk duam të biem në subjektivizëm në lidhje me pretendimet të vetë fakteve3.

Krejt kjo, natyrisht lidhet me racionalitetin, pasi që ka të bëjë me themelet e tij. Tërheqja e një

vije ndarëse midis fakteve dhe vlerave është bërë ashtu që “’vlerat’ janë lënë krejtësisht jashtë

sferës së argumentit racional”4, pasi që ‘gjykimet bazuar në vlera’ konsiderohen si subjektive,

subjektive, kurse faktet si objektive. Pasojat e kësaj janë të mëdha: “Gjëja më e keqe e ndarjes

fakt/vlerë është ajo se në praktikë funksionon si një ndalues-diskutimi, dhe jo vtëm ndalues-

diskutimi, por edhe ndalues-të-menduari” 5

. Këtu, debati racionalist apo empirist merrte fund,

dhe dukej sikur ishte arritur atje ku nuk ka ku shkohet më përtej, ndërkohë që nuk ishte

vetëmse një vetëmashtrim.

Kështu, Putnam, përmes shembjes së ndarjes fakt/vlerë ndriçoi edhe një prej pengesave që e

bënte racionalizmin të mos mund të funksionojë, të marrë si provë ose mbështetje atë që në të

vërtetë nuk ishte, të ndalohet diskutimi e mendimi dhe kështu ishte bërë vetëmashtrimi i

gjetjes së një themeli për vërtetësinë ose objektivitetin e teorive shkencore. Sugjerimi i

Putnam rrjedhë të jetë se bashkë me shembjen e ndarjes fakt/vlerë, pëson shembje edhe vetë

racionalizmi në epistemologji bazuar në konceptualitetin themeltar.

11 Shprishja e çdo themeli të fundmë

Gianteresio Vattimo, i njohur si Gianni Vattimo është filozofi i cili i ka vënë vetes objektiv të

shprish pikëpamjet themeltare të racionalizmit.

1 Charles Sanders Peirce (1839 – 1914), filozof, matematicien e shkencëtar amerikan. Ai ka kontribuar në logjikë, matematikë, filozofi,

metodologji shkencore dhe semiotikë. Konsiderohet si themelues i pragmatizmit. 2 Putnam 2002, f, 135.

3 Putnam 2002, f 137.

4 Po aty, f. 44.

5 Po aty.

Page 245: Doctor Hajdin Abazi

244

Vattimo shprehet se pikësynimi i tij është emancipimi, përkatësisht “një proces çlirimi nga

detyrimet, drejt një lirie më të madhe, drejt një mëvetësie, drejt mundësisë së zgjedhjeve”1, e

të cilin synon ta bëjë përmes pikëpamjes nihiliste. Koncepti i nihilizmit është huazuar nga

Nitsche2 në kuptimin që ai i jepte: “shprishja e çdo themeli të fundit”

3, sepse “shprishja e

themeleve është ajo që të çliron, meqë të bën të kuptosh se “nuk ka themele të fundit përballë

të cilave liria jonë duhet të ndalet”4.

Nga Vattimo, duke u bazuar edhe te Heideger e edhe te Foucault, qenia nuk konceptohet si

një e dhënë objektive që paraprin zbatimin e “skemave konceptuale”, që domethënë se qenia

nuk është objekt, po, sipas tij, qenia ”është hapja brenda së cilës vetëm njeriu dhe bota mund

të hyjnë në marrëdhënie, si subjekt dhe objekt”, prandaj, në këtë kuptim, “qenia do të

mendohet si ‘ngjarje’, duke arritur kështu në një konstatim krejt të ndryshëm themelor lidhur

me qenien: qenia nuk “është”, por “jepet”, “ndodh”5. Meqenëse nuk ka ndonjë mënyrë për ta

mbërthyer qenien si diçka të qëndrueshme përtej ngjarjes së saj, pra përtej hapjes së posaçme

historike ku ajo jepet, - qartëson mëtutje Vattimo dhe vazhdon: teoria e ekzistencës së

tanishme nuk ka burim tjetër informacioni dhe përligjjeje, përveçse vetë këtë gjendje të

tanishme”6.

Kështu, me sa duket, beson Vattimo se mund të luftohet edhe metafizika, pikërisht në frymën

në të cilën e pati nisur Heideger, duke iu kthyer kuptimit të qenies të harruar nga metafizika,

ku teknologjia është faza e tij kulmore dhe e fundme, ku specializimet kanë thelluar

copëzimin e kuptimeve të jetuara nga gjithkush, në të vërtetë, kjo nismë e Heidegerit, “përbën

tashmë hapin e parë në rrugën drejt kapërcimit të metafizikës”7; ide kjo të cilën Vattimo e

shtjellon më tej: “Në këndvështrimin e hapjes së qenies, që i përket njerëzimit të periudhës së

vonë moderne, dhe së cilës ky njerëzim i përket, kërkesa për një parim fillestar, që motivon

dhe karakterizon metafizikën e kohërave të shkuara, bëhet kërkesë për një ‘nocion’ të qenies

që na lejon të përpilojmë rishtas një kuptim të njësuar të përvojës në epokën e copëzimit, në

epokën e specializimit të gjuhëve shkencore dhe të aftësive teknike, në epokën e veçimit të

1 Vattimo 2000, f. 9.

2 Friedrich Wilhelm Nietzsche (15.10.1844 –25.08. 1900), filozof gjerman.

3 Vattimo 2000,f. 9.

4 Po aty, f. 10. Vattimo e kombinon nihilizmin netzhean me aspektin konstruktiv, respektivisht bashkëdyzimin “nihilizmi konstruktiv” me të

cilin autori “vendos parimin e larmisë së interpretimeve, pra dhe respektin për lirinë e zgjedhjes së gjithsecilit (Po aty, 12). 5 Po aty, f. 20.

6 Po aty, f. 21.

7 Po aty, f. 23.

Page 246: Doctor Hajdin Abazi

245

sferave të interesit, në epokën e shumëfishimit të roleve shoqërore të çdo subjekti të

veçantë”1

. Dhe edhe një herë: rreziqet si specializimi, copëzimi, humbja e një njësie

kuptimore, e në këtë kuptim edhe copëzimi i ekzistencës dhe, si rrjedhim, humbja e lirisë, i

përkasin modernizmit, kurse kapërcimi i modernizmit është “kthimi te kuptimi i qenies si

bazë për rindërtimin e kuptimeve të njësuara të ekzistencës” 2

. Dhe, kështu, mund të thuhet se

“racionalizimi efektiv i botës përmes shkencës dhe teknikës shfaq kuptimin e vet të

metafizikës: pra, vullnetin për pushtet, dhunën dhe shkatërrimin e lirisë”, prandaj mund të

thuhet se “rendi racional i botës... është realizuar te teknologjia moderne”, e cila “përfaqëson

edhe fundin e metafizikës3.

Kapërcimi i modernizmit nuk arrihet përmes mjeteve ende metafizike, përkatësisht përmes një

mendimi themeltar, pasi që ende do të mbeteshim tek modernizmi, nga që pikërisht themeli i

metafizikës është shkaktari i racionalizmit modern, i dhunës dhe copëzimit të ekzistencës, gjë

që nga kjo gjendje ‘tjetërsimi’ nuk mund të mendohet shpëtimi përmes një mendimi ‘kritik’,

sepse, për të qenë i tillë, mendimi kritik kërkon një themel, gjë që domethënë se ende do të

mbeteshim robër të metafizikës4; nuk mund të arrihet përmes një parimi alternativ, të përligjur

përligjur me terma thelbësore e strukturore, që janë terma kurdoherë metafizik; me fjalë të

tjera, “duke iu përgjigjur një kërkese që jepet brenda vetë gjendjes që duhet kapërcyer”5.

Njëra prej ndërmarrjeve që duhet bërë, duket se, edhe sipas Heidegerit, është “shpërbërja e

marrëdhënies subjekt-objekt”, e cila ishte pikasur nga metafizika dhe shkencë-teknika

moderne, gjë që do të çonte në një “ndryshim rrënjësor të përfytyrimit të teknologjisë”6.

Me këtë vihet në thumb droja se shpërbërja e pretendimit për objektivitet të shkencave dhe

shpërbërja e objektivitetit të historiografisë7, të cilat do të sillnin “fundin e besimit tek

objektiviteti i historisë”8, e që do të krijohej “një ontologji e zbehjes së parimit të realitetit”

9.

Për Vattimon, “zbehja e mendimit të reales, të subjektives dhe objektives, nuk është një

1 Po aty.

2 Vattimo 2000, f. 23.

3 Po aty, f. 24.

4 Po aty,.

5 Po aty, f. 25.

6 Po aty, f. 27.

7 Po aty, f. 29.

8 Po aty, f. 30.

9 Po aty, f. 30.

Page 247: Doctor Hajdin Abazi

246

përshkrim metafizik objektiv1, por një mënjanim i objektives, e cila çon pashmangshëm tek

“zhbërja e idesë së përparimit dhe e historicizmit njëkahësh”2. Nga Vattimo konsiderohet si i

preferuar, për mos të thënë si një model, Jacques Derrida, i cili “nuk pranon në mënyrë

programatike ta fillojë nga ndonjë ‘pikënisje’“3.

Megjithatë, duket se për Vattimon nuk është zgjidhje larmia e përfytyrimeve, vetëm si

paraqitje e një konglomerati, pasi që ato mund të përfundojnë në konflikte, prandaj nga

filozofia duket se pritet që të ndirçojë më tepër përpjekjet dhe mundësinë e orientimit; në këtë

kontekst, ai shkruan: “larmia e përfytyrimeve të botës nuk është bashkëjetesa paqësore e

stileve të shumta artistike apo jetësore, në një muze imaginaire, por një gjë që krijon

konflikte, rivendikime vlerash, pohime përkatësie, të cilat presin nga filozofia ndonjë kriter

racional për të mos lejuar që dallimet të përfundojnë në një luftë të vërtetë kulturash”4.

Për ta tejkaluar këtë gjendje, duket se sugjeron Vattimo, nevojitet një qasje e cila e njeh

prirjen e botës Perëndimore drejt “zbehjes së identiteteve të forta”5, pasi që “emancipimi dhe

çlirimi që njeriu i ka kërkuar gjithmonë, kalojnë përmes një zbehjeje të strukturave të forta,

përmes një zvogëlimi të pretendimeve” 6

, dhe ndihmohet kështu “të dallohet ajo që ‘vlen’ nga

ajo që nuk ‘vlen’7. Me fjalë të tjera, kërkohet shpërbërja e parimeve fillestare

8. Për më tepër,

tepër, “karakterizimi i prejardhjes si shpërbërje e parimeve, - si nihilizëm, - shkruan Vattimo

qartësisht, nuk mund të çojë kurrë te përkufizimi i një parimi të ri, më të vlefshëm”9.

Për ta përmbledhur, Vattimo konstaton se është e domosdoshme, madje edhe si kusht i ecjes

më tutje, shprishja e besimit në themele të fundme, për faktin se në vend të asaj që besohet se

ato mundësojnë, në të vërtetë ato shndërrohen në të kundërtën: në pengesë, në mohim të

alternativave tjera e kështu edhe, në vetevete, bashkë me synimin për dominancë të

mbështetur në njohje të sigurtë e në metafizikë, kanë prirje për, ose edhe shkaktojnë, dhunë.

1 Po aty, f. 32.

2 Po aty, f. 34.

3 Vattimo 2000, f. 36.

4 Po aty, f. 40.

5 Po aty, f. 45.

6 Po aty.

7 Po aty,f. 44.

8 Po aty, f. 50.

9 Po aty, f. 52.

Page 248: Doctor Hajdin Abazi

247

12 Dërrmimi i pretendimeve për themeltari

Emruesi i përbashkët i të gjitha kritikave të paraqitura më sipër është se ato drejtohen kundër

racionalizmit, në të vërtetë kundër një lloj racionalizmi konkret – atë të mbështetur në

themeltari, e cila besohet se ka vlefshmëri universale.

Ato që, në një mënyrë a në një tjetër, ishin shkaktuar e madje edhe konstatuar nga vetë

epistemologët racionalistë, si, fjala vjen, se shkenca nuk mund të funksionojë me standarde të

rrepta, si një themeltari akohore, bashkë me shprishjen e marrëdhënieve të ngurrta ndarëse

teori-përvojë e anasjelltas dhe të ndarjeve të tjera duke i nxjerrë si të paqëndrueshme, kritika e

paraqitur më sipër i thelloi edhe më, i bëri më të dukshme, i dëshmoi defektet dhe

pamundësinë e funksionimit të tyre ashtu sikurse ishin besuar shekuj me radhë e që kulmuan

si përpjekje për t’u institucionalizuar në teoritë e racionalizmit epistemologjik.

Nga vetë zhvillimet brendaracionaliste në epistemologji, por edhe nga këto kritika të begata, u

tregua se themeltarizmi i pretenduar ishte i ngurrtë, i rreptë,e jofunksional, sa që, po të

zbatohej gjithmonë nga shkencëtarët, do të çonte në rezultate krejt të kundërta.

Si kulmim i racionalizmit shumëshekullore, racionalizmi epistemologjik, duke synuar që të

pushtojë horizonte të reja dhe duke pasur për bazë përvojën nga historia e shkencave të

konstruktonin racionalizëm adekuat për t’i shpjeguar epistemologjikisht proceset shkencore,

në të vërtetë çuan në rrjedhoja krejt të kundërta me ato që kishte synuar, të cilat, sikurse mund

të shihet edhe nga kritikat e mësipërme, nuk ishin thjesht defekte apo moskuptime për shkak

të qasjeve të ndryshme, por se ato buronin dhe ishin të pashmangshme për shkak se

ngriheshin mbi një themeltari. Me fjalë të tjera, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë dhe që

mund të bëhen, duket se është një ndërmarrje e pamundur, për të siguruar një racionalizëm

themeltar që të shpjegojë epistemologjikisht tërë procesin shkencor; e këtë, duke ndriçuar

aspekte të ndryshme, e bënë të qartë edhe kritikat që, sipas gjitha gjasave, e dërrmuan

pretendimin për një themeltari të racionalizmit përgjithësisht, e në këtë kuadër edhe të

racioanlizmit themeltar në epistemologji.

Page 249: Doctor Hajdin Abazi

248

PËRFUNDIME

I. ARRITJET EPISTEMOLOGJIKE TË RACIONALIZMIT.........................249 1. Përfytyrimi më real për shkencën...............................................................................250

2. Toleranca dhe konkurrenca në kërkimin shkencor.....................................................253

3. Shkenca është kompleks ndërmarrjesh e procesesh....................................................256

4. Ndriçimi i rolit të traditës dhe bashkësisë së shkencëtarëve.......................................259

5. Kompleksiviteti i përparimit të shkencës....................................................................261

II. DEMANTIMET E THEMLEVE TË NDËRSJELLA

RACIONALISTE.........................................................................................264 1. Demantimet e themeltarive të ndërsjella.....................................................................264

2. Argumentimi kundër secilës teori që pretendonte racionalizmin...............................267

3. Racionalizmi jofunksional dhe misterioz....................................................................271

III. THEMELTARIA RACIONALISTE NUK MUND

TË QËNDROJË..........................................................................................274 1. Dështimi për të konstruktuar një themeltari funksionale............................................274

2. Mungesa e përgjigjes në pyetjen se kur duhet të vlejë racionalizmi ..........................275

3. Mosarritja e harmonizimit të universales me konkreten.............................................276

4. Shkenca nuk futet në kallëpet e themeltarisë racionaliste..........................................276

4.1 Refuzimi i standardeve me vlefshmëri universale................................................276

4.2 Refuzimi i një teknike kërkimore me vlefshmëri gjithashtu universale...............277 5. Racionalizmi epistemologjik mbetet sfidë..................................................................278

Page 250: Doctor Hajdin Abazi

249

PËRFUNDIME

Page 251: Doctor Hajdin Abazi

250

I. ARRITJET EPISTEMOLOGJIKE TË

RACIONALIZMIT

Përpjekjet e epistemologëve racionalistë, për të krijuar një teori racionale të mbështetur në

themeltari, u karakterizuan nga kundërshtime dhe demantime të ndërsjella, njëra pas tjetrës;

mirëpo nga ky fakt, nuk rrjedhë se ato nuk kanë shënuar asnjë sukses. Në të vërtetë, arritjet e

tyre, janë gjithkund të pranishme në këtë studim, vetëmse, si të thuash, në mënyrë të

nënkuptueshme, meqë vëmendja ishte e përqëndruar te tendosjet dhe kundërshtimet e

ndërsjella të epistemologëve racionlistë.

Duket paradoksale, por është e vërtetë, se përderisa u demantuan në mënyrë të ndërsjellë

shpjegimet e pretenduara racionale dhe e humbi kredibilitetin shpjegimi themeltar, secili

epistemolog, njëherësh, solli shpjegime më të thelluara dhe duke zbuluar vazhdimisht territore

të panjohura të kërkimit, të karakterit të rritjes së dijes shkencore dhe të vetë zhvillimit të

shkencës në tërësi – duke shënuar kështu arritje të dukshme në të kuptuarit e shkencës, të cilat

do të paraqiten në vazhdim.

1. Përfytyrimi më real për shkencën

Shkenca, në përgjithësi e ato empirike në veçanti, ngado që ta marrësh, ka arritur njohje aq të

mëdha dhe suksese teknologjike magjepsëse sa që nuk mund të krahasohet me asnjë periudhë

të historisë njerëzore deri më sot. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, dhe pikërisht për

këtë edhe u bë preokupim i epistemologëve racionalistë për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar se

si e arrin këtë sukses shkenca.

Nëse këtë e konsiderojmë si përfytyrim, atëherë mund të thuehet se duke u nisur nga

neopozitivizmi e deri te Feyerabendi, epistemologët racionalistë krijuan një përfytyrim

gradualisht më real për shkencën, ashtu qysh nuk ishte asnjëherë më parë.

Page 252: Doctor Hajdin Abazi

251

Themeluesi i pozitivizmit, Auguste Comte, duke vazhduar mendimin e Davide Hume, shënon

arritjen më të dukshme: shkencës ia heq aureolën sipërore, tutorin e zotit e të metafizikës, dhe

e zbret në tokë: shkenca duhet të merret me ato që janë të arritshme për të. Pasuesit e

pozitivizmit, neopozitivistët krijuan vizionin se shkenca është e aftë, dhe e vetmja e

besueshme, që mund të njohë të vërtetën dhe se ia del asaj në vazhdimësi - gjë që është e

pamohueshme se është shtuar njohja kundrejt realitetit. Të vërtetat që i konstatonte shkenca

nuk kontestoheshin më, sipas neopozitivistëve, pasi që ishin arritur përmes “verifikimit

përfundimtar” si dëshmi përvojësore e “përputhjes së pohimit me faktin”. Kjo ishte instanca e

fundit: njohja përfundonte kur arrinim te fakti. Ky imazh mbi shkencën e kishte një bazë: ajo

po shënonte njohje të reja dhe arritje aq të mëdha, sa që dukej se ajo dhe vetëm ajo ishte

veprimtaria njerëzore e cila mund të zbulonte të vërteta, bazuar në kritere dhe teknikë të

kërkimit, e që mund të provoheshin edhe nga kushdoqoftë që do të donte.

Falsifikacionistët krijuan një përfytyrim tjetër: shkenca, duke qenë produkt njerëzor, nuk

mund ta njohë të vërtetën, pasi që ajo është e paarritshme. Krejt çka mund të bëjë shkenca

është që t’i kuptojë teoritë se janë të rreme dhe prej tyre të mësojë e të kuptojë më shumë dhe

t’i përafrohet së vërtetës, pa e arritur ndonjëherë atë. Pa e kontestuar suksesin e shkencës,

Popperi e nisi demitizimin e shkencës, përkatësisht të konceptit neopozitivist mbi shkencën:

sipas tij asnjë teori e shkencave empirike nuk ishte treguar ndonjëherë përgjatë historisë si e

vërtetë; secila syresh, në fakt, herët a vonë, ishte treguar e rreme: kërkimi shkencor, prandaj,

duhej të përqëndrohej për t’i përgënjeshtruar teoritë shkencore, të gjitha pa përjashtim e edhe

ato që duken më të konfirmuara. Arsyeja ishte e thjeshtë: sa më shpejt të kuptohej se një teori

është e rreme, aq më shpejt ne do të kuptonim gabimin tonë dhe do të mësonim më tepër për

realitetin. Me fjalë të tjera, e vërteta ishte e parritshme për shkencën, po krejt çka mund ajo të

bënte ishte përafrimi i saj me të vërtetën, me realitetin, e kjo arrihej me shpejtësinë që ne

arrinim t’i kuptonim gabimet e teorive ekzistuese dhe duke krijuar teori të reja që shpjegonin

më shumë se ato që përgënjeshtroheshin. Përgënjeshtrimi bëhej kur shkencëtarët arrinin të

tregonin se teoria nuk përputhej me faktin, përkatësisht se “pohimi singular” që tregonte një të

dhënë përvojësore, një fakt, e kundërshtonte teorinë.

Ishte Popper që për shkencën argumentoi se nuk mund të arrinte te njohja e vërtetë:

pavarësisht të arriturave ajo ishte njohje e pasigurt dhe potenciale për t’u përgënjeshtruar. Me

këtë, falsifikacionizmi hoqi paragjykimin mbi shkencën, si kërkim i cili arrinte të vërteta të

sigurta. Gjithë njohja shkencore ishte vetëm hipotetitike. Shkencës iu hoq aureola mitike e

Page 253: Doctor Hajdin Abazi

252

njohjes përfundimtare, e njohjes së të vërtetës, dhe iu ruajt kredibiliteti: e vetmja ajo ishte e

aftë për njohje të suksesshme dhe për përparim.

Kuhni e zgjeroi të kuptuarit mbi shkencën: së pari, tregoi se veprimtaria verifikuese dhe ajo

përgënjeshtruese nuk ishin të ndara ashtu siç i kishin menduar përfaqësuesit e tyre, po ato

mund të konsideroheshin si një proces i dyfishtë verifikim-përgënjeshtrimi; por, edhe si të

tilla, të kombinuara, ato megjithatë nuk shprehnin karakterin thelbësor të kërkimit shkencor.

Sipas tij, kërkimi shkencor e madje edhe vetë shkenca nuk mund të shpjegohen ndryshe pos

me një koncept shumë më të gjerë teorik, sikurse është paradigma: totaliteti i pikëpamjeve

teorike, parimeve, metafizikës ose përfytyrimit mbi realitetin, udhëzimeve për veprimtari,

modeleve dhe praktikave më të suksesshme. Paradigmat, po ashtu, i krijonin realitetet

specifike, të ndryshme, ndaj dhe shkencëtarët me paradigma të ndryshme duket sikur jetojnë

në botë të ndryshme. Paradigmat përgjithësisht as mund të verifikoheshin e as të

përgënjeshtroheshin mbi bazat përvojësore. Për dallim nga neopozitivistët që një teorie i

besonin post-hoc dhe prej falsifikacionistëve që s’i besonin kurrë, Kuhni thoshte se që në

pranimin e një paradigme – shkencëtarët i besonin asaj, një besim ky apriori. E vërteta, për

shkencëtarët, nuk është më natyra, realiteti, po paradigma: kjo tregon çka ka e çka nuk ka në

botë, në univers. Kështu, nevoja për të vërtetën, të paktën si parim rregullativ për shkencën,

duket se ndërron pozicionet, ndaj, shkenca ka nevojë për të vërteta të këtilla – për paradgima,

por jo për të vërteta të jashtme – në këtë kuptim, shkenca mundet fare mirë të funksionojë pa

këto të vërteta, meqë ajo vetë, paradigma e saj është përmasa e së vërtetës, të cilët

shkencëtarët, e besojnë në mënyrën më të plotë. Nga ky besim ata udhëhiqeshin në kërkimin

shkencor që karakterizohet nga artikulimi i paradigmës, në kuptimin e përmirësimit të

vazhdueshëm të saj, dhe e zgjidhjes së enigmave, të cilat e afronin më shumë paradigmën e

realitetin, ose siç shprehet kuhn, e fusin natyrën në kallëpet e paradigmës. Në këtë proces të

brendshëm, kërkimi shkencor, kur dështon në ndonjë teori konkrete mund të konsiderohet si

përgënjeshtrim, e kur arrin sukses në zgjidhjen e enigmës mund të konsiderohet si verifikim –

por në të dyja rastet kjo vlen kundrejt paradigmës. Në fund, kur një paradigmë shterret,

domethënë kur ajo nuk ka më fuqi heuristike për të çuar në artikulim dhe çdo artikulim nuk

ndihmon, si dhe nuk çon në zgjidhje të enigmave, atëherë shkenca futet në krizë dhe

shkencëtarët nisin ta kontestojnë paradigmën dhe të kërkojnë alternativa të tjera, përkatësisht

paradigma të reja; kur më në fund, bashkësia e shkencëtarëve e pranon njërën prej

paradigmave konkurrueseve dhe ia falin fronin asaj që të sundojë e vetme, gjithçka vazhdon

nga e para, vetëmse në një botë të re, në një realitet tjetër. Duke qenë se çdo paradigmë

Page 254: Doctor Hajdin Abazi

253

pranohet kur ende nuk ka prova bindëse për të, sipas Kuhn nuk mund të dihet paraprakisht se

a është përzgjedhur paradigma më e mirë apo jo.

Kuhni e zgjeroi konceptin e të kuptuarit të veprimtarisë shkencore si askush më parë. Të

arriturat e tij u pranuan nga Lakatos, i cili, në disa aspekte, sikur shkoi një hap më tutje. Sipas

Lakatos, shkenca nuk dominohet, si rregull, asnjëherë nga një program i vetëm kërkimor, një

sinonim i paradigmës së Kuhnit, po zakonisht ka edhe ndonjë apo disa të tilla dhe se shkenca

zhvillimin e bën në dy mënyra: nga aspekti i kërkimit brenda një programi dhe nga

konkurrenca midis programeve kërkimore rivale, gjë që, që të dyja, e shtojnë dinamikën e

zhvillimit tërësor. Programi i kërkimeve shkencore për nga aspekti teorik është i qartë, i

organizur mirë dhe i strukturuar. Lakatos përcakton edhe disa kahe të zhvillimit të kërkimit

shkencor, ashtu që të mund të dihej nëse një program kërkimor ishte më i mirë se një tjetër.

Objektivi i shkencëtarëve, përmes secilit program të kërkimeve shkencore, është rritja e

përmbajtjes teorike – në kuptimin e supozimeve për fakte të reja, dhe zbulimi i fakteve të reja

– në kuptimin e arritjes së njohjes që i parathonë teoritë ose seritë e teorive, dhe vetëm një

progam që kishte sukses t’i arrinte këto ishte përparues, domethënë se mundësonte një

zhvillim të suksesshëm të kërkimit shkencor. Për dallim prej Kuhn, sipas të cilit paradigma e

braktisur nuk ka rikthim, Lakatos mendon se një program i kërkimit shkencor i cili është

zvetnues, me ndonjë rivitalizim, mund të rikthehet dhe të tregohet sërish përparues në shkencë.

Duke u nisur nga konstatimi i Kuhn se nuk mund të dihet nëse një paradigmë e zgjedhur është

më e mirë, dhe nga konstatimi i Lakatos të shumësisë së programeve dhe konkurrencës midis

tyre, Feyeravebd thekson se shkencëtarët duhet të lihen të lirë të angazhohen në çdo teori,

term ky që e përdor si sinonim për paradigmë dhe program kërkimor, mjafton që ata të duan

ta bëjnë këtë – sepse vetëm kjo tolerancë dhe liberalizim mund të sigurojë dinamikë zhvillimi

dhe sukses për shkencën, që të mos përsëritet e kaluara historike e konflikteve, luftërave dhe e

pasojave tragjike.

2. Toleranca dhe konkurrenca në kërkimin shkencor

Dikur besohej se shkenca ndjekë procedime të paracaktuara në veprimtarinë e saj dhe se ajo

ka standarde të rrepta, gjë që e shquan prej veprimtarive të tjera: kështu e kishin konceptuar

Page 255: Doctor Hajdin Abazi

254

neopozitivistët dhe falsifikacionistët; sado që ata preferonin ose rekomandonin standarde

diametrailsht të kundërta.

Sipas neopozitivistëve rezultatet që arrinte shkenca bëheshin të mundura vetëm pvr shkak se

ata ndiqnin standarde, sikurse është teknika kërkimore e bazuar në metodën e tyre të

vëzhgimit dhe induksionit, si dhe duke zbatuar kriterin e verifikimit, të cilat ishin me

vlefshmëri universale në shkencë: tregonin se si dhe cilat teori, pas ballafaqimit me përvojën,

paraqisnin të vërteta shkencore. Sa më shumë arritje në verifikim, tregohej zhvillimi dhe

suksesi i shkencës.

Edhe falsifikacionistët të njëjtën gjë e mendonin vetëm se me standarde të tjera, me teknikë

tjetër të kërkimit, bazuar në metodën deduktive - të hedhjes së hipotezave, ballafaqimit me

përvojën dhe deduksionit, si dhe kriterin e përgënjeshtrimit, të cilat gjithashtu ishin standarde

me vlefshmëri universale në shkencë: për të zbuluar gabimet e teorive e me këtë edhe për të

treguar se ato janë të rreme. Dhe e njëjta gjë si për neopozitivistët: sa më shumë arritje në

përgënjeshtrim, bëhej zhvillimi dhe arrihej suksesi i shkencës.

Nëse, në një mënyrë a në një tjetër, dukej se me standarde të ndryshme, me teknika e kritere të

ndryshme, mund te jepeshin shpjegime për funksionimin e shkencës, atëherë rrjedhë se

kërkimi shkencor nuk mund të ndjekë ndonjë standard të vetëm. Dhe Kuhn tregoi se nuk ka

ndonjë standard me vlefshmëri universale: nuk ka kritere, rregulla, norma a ndonjë

metodologji të tilla. Prandaj, nuk janë standardet ato që shkencës i japin siguri dhe e bëjnë

dijen më të avancuar. Garancioni më i mirë për shkencën ishte vetë bashkësia e shkencëtarëve

dhe, pas pranimit nga kjo bashkësi, paradgima; secila paradigmë kishte standardet e veta, që

kishin vlefshmëri të brendshme, por nuk vlenin për paradigmat e tjera. Paradigma ishte ajo që

tregonte karakterin e kërkimit shkencor, në çka duhej të përqëndroheshin shkencëtarët, çfarë

duhej ata të ndërmerrnin për të arritur zgjidhjen e enigmave, me qëllim të arritjes së

përputhjes së realitetit me paradigmën. Pas pranimit nga bashkësia shkencore, paradigma e

vetme e drejtonte shkencën, derisa nuk futej në krizë.

Kështu, përderisa neopozitivistët dhe falsifikacionistët i konsideronin kryesore standardet

(metodologjike dhe kriteret), kurse teoritë ishin ato që duhej t’u nënshtroheshin procedurave

të atyre standardeve, Kuhni tregoi epërsinë e paradigmës kundrejt standardeve. Lakatos deshi

t’i pajtonte të dyja qasje: konstruktoi një metodologji të përgjithshme të shkrirë në strukturë të

programit të kërkimeve shkencore, si dhe një kriter të dyfishtë përparues-zvetnues: një

Page 256: Doctor Hajdin Abazi

255

program ishte përparues atëherë kur, si rezultat i rritjes teorike dhe angazhimit praktik, arrihej

zbulimi i ndonjë fakti të ri, e ishte zvetnues kur, me gjithë përpjekjet e shtuara, nuk çonte në

rezultatin e pritur. Shkenca nuk kishte karakter monist në asnjë periudhë si te Kuhni, po

gjithherë kishte programe konkurruese. Ishte pikërisht shumësia e programeve dhe

konkurrenca midis tyre karakterizonte përparimin, vazhdimin dhe zhvillimin e shkencës.

Feyerabend shfaqi qëndrimin se, në të vërtetë, pengesa kryesore për zhvillimin e shkencës

gjithnjë kanë qenë standardet, si parimet, normat, kriteret, rregullat dhe metoda, të cilat janë

besuar se kanë vlefshmëri universale dhe janë ndjekur nga shkencëtarët; prandaj, që shkenca

të zhvillohet papengueshëm dhe shlirshëm, duhet të vlejnë kundër-rregullat, kundërnormat,

kundërkriteret, kundërparimet e kundërmetoda. Kësisoj shkenca lirohet nga rreptësia dhe

arrinë tolerancën kundrejt rivalëve, me çka bëhet i mundshëm zhvillimi i papengueshëm i

shkencës.

Kështu, neopozitivistët e falsifikacionistët konsideronin se shkenca karakterizohej nga një

metodologji dhe një kriter përmes të cilit mund të gjykoheshin të gjitha teoritë pa përjashtim,

mandej konflikti midis tyre për karkaterin shekncor të metodave përkatëse, e cila po të ndiqej,

garantonte përparimin e shkencës. Kuhni provoi të kundërtën: nuk ka metodologji apo kriter

mbiparadigmën, përkundrazi është paradigma ajo e cila përcakton metodologjinë dhe kriteret,

e madje se ajo mundet edhe pa to, duke demantuar kështu bindjen mbi vlefshmërinë

universale të standardeve kundrejt teorive. Lakatos e shndërroi shkencën në shumësi

metodologjish, e cila ishte shkrirë në strukturën e çdo programi të kërkimit shkencor, si dhe

një kriter, përmes të cilit mund të vlerësohej edhe nga brenda gjendja e një progami, por edhe

nga jashtë, nga suksesi ose zvetnimi e programit rival. Duke rezymuar të gjitha këto

zhvillime, Feyerabend këmbënguli se vetëm shumësiae teorive, toleranca kundër rregullave

dhe liria e shkencëtarëve për të punuar ashtu sikurse atyre u duket më e drejtë – mund ta

ndihmojnë zhvillimin e papengueshëm të shkencës. Kështu, mund të thuhet se të gjitha këto

tregojnë se kërkimi shkencor mund të jetë i suksesshëm vetëm po qe se shkencëtarët ndjehen

të lirë të përcaktohen sipas bindjeve, të ndjekin ato standarde që u duken premtuese dhe t’i

braktisin ato ose t’i thyejnë ato – kur ato shndërrohen në pengues dhe nuk u japin mundësi për

kërkim të suksesshëm.

Page 257: Doctor Hajdin Abazi

256

3. Shkenca është kompleks ndërmarrjesh e procesesh

Kontributi i epistemologëve racionalistë është se, prej përpjekjeve të tyre për të kuptuar dhe

për ta shpjeguar shkencën, ata, njëri pas tjetrit, shkuan duke treguar se veprimtaria shkencore

është kompleks ndërmarrjesh e procesesh.

Le të fillohet me konceptet lidhur me teoritë shkencore. Pozitivistët dhe falsifikacionistët i

reduktomin teoritë shkencore në pohime apo propozicione, në cilësinë e hipotezave – si

formulime të tilla që të mundësonin kontrollimin e tyre përvojësor ose eksperimental. Një

koncept i tillë ishte tepër i ngushtë për të karakterizuar teoritë shkencore. Kuhn tregoi se, ajo

çfarë ndodhë në shkencë, kërkon një strukturë shumë më komplekse sikurse është paradigma,

me çka u pajtua edhe Lakatos dhe Feyerabend, sado që ky i fundit, për shkak të thjeshtësisë,

preferon termin teori, por duke ruajtur gjithë konotacionin që i ka dhënë Kuhn pardigmës dhe

Lakatos programit të kërkimeve shkencore. Duket se koncepti i shkencës nuk mund më të

kuptohet ndryshe përveçse si teori shumë komplekse, si strukturë shumështresore dhe

shumënivelshe e me marrëdhënie të ndërsjella të shumëanshme.

Të kuptuarit e marrëdhënieve të teorisë me përvojën dhe me faktorë të tjerë është zgjeruar e

ndryshuar shumë. Nga ajo që dikur (neopozitivistët) i pandehnin faktet, percepcionet dhe

pikëpamjet teorike si të ndara, me Popper e sidomos me Kuhn, Lakatos dhe Feyerabend ato

dallime u shuan (e që këtë e pohon edhe Putnam) dhe u shkrinë në një: teoria ndikon te fakti

dhe percepcionet, e këto, më pas, mund të ndikojnë në përmirësime të teorisë, në një

ndërlidhje me ndikime të ndërsjellta. Kjo nuk e ngatërron shkencën, por e bën më të qartë

procesin evolutiv dhe shndërrimet e ndërsjella: kur, si dhe pse e kuptojmë një fakt si të tillë,

cili është ndikimi i konceptit teorik dhe si begatohet njohja jonë vazhdimisht.

Në këtë kuadër, duhet kuptuar dhe roli i metafizikës. Ndërmarrja neopozitiviste kundër

pohimeve metafizike, si pohime të pakuptimta për shkak se nuk referojnë gjëkundi, mund të

çonte në të kundërtën e asaj që synohej: e sqaroi Popper se, pasi që thelbet e teorive ishin

abstrakte dhe nuk referonin asgjëkundi, atëherë duhej flakur edhe këto e me këtë edhe vetë

shkenca. Kontribut i Popper qëndron në atë se ai tregoi se do të ishte e dëmshme të eliminohej

metafizika, pasi që shumë teori shkencore një kohë kanë vetëm statusin metafizik, e më pas

marrin mbështetje përvojësore. Ishte Kuhn ai i cili e riktheu metafizikën në kuadër të

shkencës. Shkenca nuk mundet pa një përfytyrim mbi botën, mbi qenien dhe se si duket ajo.

Me këtë u pajtuan edhe Lakatos e Feyerabend, sa që ata e marrin si të mishëruar në vetë

Page 258: Doctor Hajdin Abazi

257

konceptet teorike. Për më tepër, metafizika nuk është më statike, sikurse mendohej;

përkundrazi – ajo është dinamike. Ajo evoluon, kompletohet, qartësohet dhe begatohet

vazhdimisht, proces në të cilin shfaqen mundësitë për kërkim derisa ato të arrijnë në një

absorbim, sa shuhen mundësitë e kërkimit të suksesshëm. Është pikërisht te ndryshimi i

metafizikës, ku vërehen, sikurse thotë Feyerabend, ndryshimet rrënjësore në shkencë, sepse në

to shprehet më hapur e më dukshëm ndryshimi konceptual dhe vizuel i botës.1

Në kërkimin shkencor mbeten dy komponente relevante: testimet dhe shqyrtimi kritik. Kuhn,

Laktos dhe Feyerabend kanë ndryshuar përfundimisht konceptet mbi rolin dhe funksionin e

tyre. Ato janë, gjithsesi, pjesë përcjellëse e kërkimit shkencor. Por, fjala vjen, testimet ose

eksperimentimet nuk kanë rolin vendimtar sikurse ua atribuonin atyre neopozitivistët dhe

falsifikacionistët; ato mund të jenë të tilla për ndonjë teori konkrete, të veçantë, por jo për

teori sikurse është paradigma ose programi i kërkimeve shkencore. Dhe nëse ato munden, në

ndonjë rast, të luajnë një rol të tillë, ajo vlen vetëm post-hoc.2

Prandaj, testimi apo

eksperimenti ndihmojnë shkencën në arritjen e rezultateve, por nuk kanë karakter vendimtar

sikurse besonin neopozitivistët dhe falsifikacionistët. Për më tepër, duke qenë se burojnë nga

paradigmat ose programet e kërkimve shkencore, ato mund të jenë vetëm fragmentare dhe jo

përfundimtare.3 Ishte thjesht iluzore që ndonjë mundësi ose përjashtim të ngrihej në parim,

pasi që ai edhe nuk mund të ishte i dobishëm për vetë kërkimin. Dhe është thënë me të drejtë

(nga Kuhn dhe Feyerabend, po edhe nga Lakatos) se teoritë e reja pranohen nga shkencëtarët

para se të krijohet baza përvojësore e tyre. Testet mund të kenë kuptim, siç e thotë Lakatos,

më tepër për të konfirmuar zbulimin e ndonjë fakti, pasi që ai parathuhet, dhe kjo ngjanë

shpesh kohë më vonë.

E pikërisht, në një kontekst të tillë, duket se shkencëtarët duhet të përcaktohen për njërën prej

alternativave konkurruese: kur njëra është në vështirësi, degradim dhe shtjerrje të

potencialeve kërkimore, kurse tjetra është ende, ndoshta, vetëm konceptuale dhe kërkohet

ende shumë për të përplotësuar atë. Procedimi neopozitivist dhe ai falsifikacionist do të ishin

fatale, në cilindoqoftë rast: do t’i eliminonin teoritë e reja. Për më tepër, kur pamjet nga

pozicionet e metafizikave të kundërta janë shpesh aq të ndryshme, sa duket krejt i pamundur

1 Sistemi heliocentric i Copernicus në fillim, fjala vjen, ishte me rrathe, që domethënë se planetet rreth diellit silleshin në mënyrë rrethore.

Më pas, lëvizja e planeteve u kuptua se bëhet në mënyrë eliptike dhe kështu tash është ndryshuar lëvizja rrethore në atë eliptike. 2 konkretisht, me të dhënat që kemi ne nga satelitët e shumtë, sot mund të thuhet se ka prova, për shembull, se dielli është në epiqendër të

sistemit diellor dhe jo planeti tokë, dhe në kohën kur i kemi arritur këto prova, gjeocentrizmi vetëm ishte plandosur kaherë, kurse

heliocentrizmi kishte shekuj që ishte pranuar nga bashkësia e shkencëtarëve. 3 Konkretisht, këtu, do të mund të shtrohej pyetja se cili testim ose eksperiment mund të kishte karakter të tillë, në kohën kur Isak Newton

formuloi teorinë e gravitacionit?

Page 259: Doctor Hajdin Abazi

258

komunikimi midis shkencëtarëve, siç ka vërejtur Kuhn. Metafizikat e ndryshme kanë për

konsekuencë edhe semantika të ndryshme: dielli nuk mund të jetë i njëjtë për atë që e kupton

si planet dhe për atë që e kupton si yll. Që të kuptohet kjo, nuk mund të ketë shpjegim vetëm

semantik, por kërkohet të ngërthehen edhe shumë aspekte të tjera, si marrëdhëniet e

shumëfishta teori, vëzhgim, fakt dhe përfytyrim, të cilat ndikojnë në të kuptuarit. Por nuk

qëndron, me sa duket, pikëpamja e Kuhn se kjo nuk mund të kuptohet, pasi që Feyerabend ka

provuar se pabashkëmatësia nuk është aq problematike, në kuptimin e pakalueshëm, për

shkencëtarët sa është për filozofët. Vështirësi ka, gjithsesi. Por kjo, me ndikime të ndërsjella

midis koncepteve ekzistuese dhe atyre të reja, përmes një diskursi mund të ndryshohet

gradualisht.

Edhe lidhur me diskursin midis shkencëtarëve, diskurs që me sa duket bëhet dhe është krejt i

nevojshëm, është krijuar një qartësi më e madhe. Për neopozitivistët duket se komunikimi

midis shkencëtarëve nuk ishte problematik, pasi që ata, të udhëhequr nga standardet

neopozitiviste, kishin të gjitha pikat e referimit për të diskutuar dhe për t’u pajtuar me fatin e

një teorie – meqë realiteti konsiderohej si i dhënë dhe i pandikueshëm nga teoria.

Falsifikacionistët mendonin se në çdo kohë ishte i mundur diskutimi midis shkencëtarëve, dhe

madje me pikësynimin për të përgënjeshtruar çdo teori, meqensese ata besonin se të gjithë

shkencëtarët, sipas pikave të rferimit që i jepnin standardet falsifikacioniste, mund të

konstatonin e rrjedhimisht edhe të pajtoheshin se kundërparashikimi po ndodhte. Kuhn sikur e

ndryshoi këtë koncept: pasi të pranohet një paradigmë, askush nga shkencëtarët nuk i qaset

me mosbesim, pra për ta kritikuar atë. Duket se ekziston një pajtueshmëri midis Kuhn e

Lakatos, e pjesërisht edhe të Feyerabend, se efekti i diskursit midis shkencëtarëve duket të

jetë më tepër konstruktiv, për të qartësuar dhe përforcuar pikëpamjet, e madje edhe për t’i

modifikuar ato, si dhe për të parë fuqinë e tyre. Vetëm kur të vie te një fazë ballafaquese,

duket se qasja kritike negative (e Popperit) bëhet e nevojshme, atëherë kur duhet shquar

mangësitë, të metat, defektet dhe sidomos përparësitë e alternativave. Nuk është fuqia

vendimtare te kritika për ta rrënuar një teori, por te fuqia heuristike për të çuar në rezultate

kërkimin shkencor, dhe pikërisht kjo fuqi mundet të nxjerrë në pah, kur ajo bie, edhe

shtjerrjen e saj, pasi që nuk çon në rezultate të pritura, ndërkohë që alternativa konkurruese

mund të avancojë.

Kështu, të gjitha këto aspekte bashkëveprojnë në kërkimin shkencor dhe asnjëra prej tyre nuk

mund të jetë as dominonte e as përcaktuese. Varet nga kushtet, rrethanat, konteksti dhe

nevojat e shkencës, nëse ndonjëri aspekt do të dominojë apo jo; por ajo që mund të jetë

Page 260: Doctor Hajdin Abazi

259

specifike në një rast, mund të jetë tjetra në rastin tjetër. Prandaj, duket se nuk mund të

paragjykohet si një karakteristikë tipike njëri aspekt apo tjetri; shkencëtarët, kur shkenca

ndodhet në gjendje ngecjeje, duket se i ndryshojnë qëndrimet e bindjet dhe bëhen elastik, i

shquajnë nevojat dhe ato që, në një farë mënyre, i kërkon gjendja e shkencës dhe suksesi në

kërkimet shkencore.

4. Ndriçimi i rolit të traditës dhe bashkësisë së shkencëtarëve

Ndonëse kërkimi shkencor është zhvilluar me shekuj dhe në antikën greke, kur filozofia dhe

shkenca ishin aq ngusht të ndërlidhura, dihet se kishte tradita të ndryshme dhe bashkësi të

ndryshme kërkuesish shpesh edhe në të njëtën periudhë kohore. E megjithatë, këtyre dy

fenomeneve, traditës dhe bashkësisë shkencore, përkatësisht rolit të tyre në zhvillimin e

shkencës, i kushtuan një vëmendje të posaçme epistemologët racionalistë.

Shkaku mbase mund të ishte fakti se ishte hetuar se tradita dhe bashkësia shkencore janë të

ndërlidhura dhe kanë rol të caktuar në shkencë. Neopozitivistët, që nga Comte, pohonin se

shkenca duhej të kishte një traditë të vetme: traditën pozitive, domethënë që kërkimi shkencor

të kishte të përbashkët gjetjen e pohimeve të vërteta shkencore, ashtu që shkenca të mund të

çonte në rritjen e njohjes sonë ndaj së vërtetës, realitetit, botës.

Popper e kundërshtoi këtë fuqishëm: një traditë e tillë do të ishte kontraproduktive. Tradita që

do ta ndihmonte shkencën ishte ajo e shqyrtimit kritik me objektiv zbulimin e kundërthënieve,

mospërputhshmërisë dhe gabimeve të saj, ashtu që prej tyre të mësonte më shumë shkenca.

Kuhni shkoi edhe më larg: ai mohoi ekskluzivitetin e pretenduar të të dyja këtyre traditave

dhe parashtroi një pasqyrim më të plotë lidhur me krijimin, zhvillimin dhe ndryshimin e

traditave. Zanafilla e një tradit shkencore është te pranimi i paradigmës: me të lind, krijohet,

zhvillohet dhe në fund shuhet një traditë, duke i lëshuar vendin një tradite tjetër. Përderisa

Kuhn mendonte se tradita është moniste dhe diktohej nga paradigma që dominonte shkencën

për një periudhë të caktuar, Lakatos e Feyerabend mendonin krejt ndryshe: ka jo një, po disa

tradita dhe që veprojnë njëkohësisht: dhe kjo vlen edhe në aspektin historik (kujto traditat e

shumta në antikë), por edhe në apsektin aktual: ka tradita të ndryshme në një fushë të

shkencës. E përbashkëta e Kuhn, Lakatos e Feyerabend është se çdo traditë lidhet me një teori

(paradigma ose programe të kërkimeve shkencore). Bashkë me ndryshimin e tyre, ndryshojnë

Page 261: Doctor Hajdin Abazi

260

edhe traditat. Mendimet ndahen, më pas, kur Kuhn këmbëngul se shumësia e opsioneve është

karakteristike për periudhën e krizave kur shkenca hyn në një fazë të jashtëzakonshme, ndërsa

Lakatos e Feyerabend se shumësia e teorive, në të vërtetë, është karakteristike për çdo

periudhë.

Çdo traditë është pashmangshëm e lidhur me bashkësinë e shkencëtarëve. Dhe këtu, me gjithë

zhbirimet e pjesshme që i kanë bërë neopozitivistët dhe sidomos Popper, është përsëri Kuhn,

Lakatos dhe Feyerabend ata që arritën rezultate të dukshme. Paradigma, tradita dhe bashkësia

shkencore janë të lidhura dhe kushtëzohen në mënyrë të ndërsjellë. Mendimi i përbashkët

duket të jetë se themeli i shkencës mbetet te bashkësia e shkencëtarëve, konstaton Kuhn, gjë

që, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, e pranojnë edhe Lakatos e edhe Feyerabend. Duket se

vendimtarja në shkencë është bashkësia e shkencëtarëve: këta janë krijues teorish

(paradigmash apo programesh të kërkimeve shkencore) dhe kësisoj edhe krijues traditash.

Sado të fuqishme të jenë ato, paradigma dhe tradita që lind prej saj, është pikërisht bashkësia,

përkatësisht grupet e ndryshme rivale brenda tyre, që e dinamizon zhvillimin e shkencës dhe

procesin shkencor. Kështu, duket se objektivi sociologjik i Comte u zhvillua më tej, dhe në

rrethana të reja, pikërisht nga Kuhn, Lakatos e Feyerabend.

Bashkësia shkencore është e organizuar, me hierarki, motive, interesa, garë dhe e lidhur

shpirtërisht me kërkimin shkencor, gjë që nuk mund të shihet i izoluar kërkimi shkencor

(ashtu sikurse e mendonin neopozitivistët dhe falsifikacionistët) nga reflektimi në të gjitha ato

aspekte në rastet e ndryshimeve përfytyrimesh (paradigmash ose programesh kërkimore).

Gjithësesi, shumësia e alternativave dhe konkurrenca midis tyre mund ta bëjnë më të

pranueshëm rezultatin, por gjithnjë është ndokush ose ndonjë grup shkencëtarësh që pësojnë

humbje (në autoritet, poste, në privilegje dhe në drejtimin e kërkimeve) dhe të tjerë që do të

përfitojnë. Bashkësia shkencore, në shumë aspekte, nuk ndryshon nga bashkësitë e tjera,

sidomos për reflektimet social-psikologjike, përpos nga fakti se ata preokupohen me një fushë

të caktuar të shkencës.

Me fjalë të tjera, nuk janë standardet, normat, rregullat, vlerat dhe paradigmat ato që janë

vendimtare për fatin e shkencës dhe të kërkimit shkencor – pasi që ato mund të jenë vetëm

mjete ndihmëse; për fatin e shkencës duket se vendimtar është bashkësia e shkencëtarëve.

Gjithçka është projekt i tyre, ndërmarrje e tyre dhe, në fund të fundit, vendim i tyre, edhe kur

ata nuk kanë asnjë mjet të qëndrueshëm për t’u mbështetur në gjykimet e tyre, sidomos kur

bëhet fjalë për procese shndërruese. Shkencëtarët, me përgjegjësinë e tyre, bazuar në nivelin e

Page 262: Doctor Hajdin Abazi

261

dijes ekzistuese, të zhvillimit shoqëror dhe teknologjik, duhet të përcaktohen se kah do të

ecin: natyrisht prej ofertave (paradigmave, progameve kërkimore) në dispozicion. Ky

përcaktim nuk është aq i thjeshtë sa e pandehnin neopozitivistët dhe falsifikacionistët; ai është

shumë më i komplikuar dhe ndikohet nga shumë faktorë njëherësh.

5. Kompleksiviteti i përparimit të shkencës

Koncepti mbi rritjen e dijes dhe përparimin e shkencës, nëse i përcjellim si zhvillime historike

teoritë e racionalizmit epistemologjik, rrjedhë se ka shkuar gjithnjë duke u zgjeruar, thelluar e

begatuar.

Neopozitivistët procesin e rritjes së dijes dhe përparimit të shkencës ia atribuonin kryesisht

standardeve të paracaktuara nga ta dhe që shkencëtarët vetëm duhej t’i ndiqnin ato. Për ta ky

ishte një proces mjaft i thjeshtë, i qartë dhe i ditur: përmes procedimit verifikues arrihej deri te

pohimet e vërteta dhe ato konsideroheshin dije të reja shkencore dhe në çdo arritje të tillë

bëhej përparimi gradual, i vazhdueshëm, i qëndrueshëm dhe i përhershëm. Ky koncept ishte

tepër i ngushtë për të mbuluar rritjen e dijes dhe përparimin e shkencës, tregoi Popper. Asnjë

teori shkencore nuk mund të ofronte dije të vërtetë, siç pretendonin neopozitivistët. Krejt dija

shkencore kishte karakter hipotetik, të hamendësuar: çdo teori herët a vonë ishte treguar (dhe

për nga natyra e vet tregohet) e rreme dhe ky shpjegim duket se ishte më i afërt me historinë

e teorive shkencore.

Me këtë pikënisje, shkencëtarët, duke ndjekur standardet falsifikacioniste, duhej të

angazhoheshin për përgënjeshtrimin e teorive të tyre, pa përjashtim – edhe të atyre që duken

më të kofnirmuara: sa më parë të arrihej zbulimi i gabimeve, ne do të kuptonim më shumë për

realitetin dhe, me teoritë e reja, do i përafrohemi të vërtetës. Popperi e bëri pamjen e

procedimit shkencor më real: çdo teori e re, duke i përmbajtur të arriturat e konfirmuara të

teorisë paraprake, dhe duke i flakur gabimet e saj, tregonte diçka më shumë për realitetin.

Sidoqoftë, të kuptuarit lidhur me rritjen e dijes dhe përparimit shkencor me Popperin u

zgjerua shumë krahasuar me neopozitivistët. Ishte Popper ai i cili shpjegoi se procesi i

përparimit të shkencë bëhej përmes shndërrimeve, përktësisht ndërrimit të teorive shkencore:

përkatësisht përmes revolucioneve të përhershme në shkencë. Kuhni e thelloi edhe më tej të

kuptuarit e rritjes së dijes shkencore dhe të përparimit shkencor: ai tregoi se ato që kishin

Page 263: Doctor Hajdin Abazi

262

pohuar neopozitivistët dhe falsifikacionistët ishin vetëm episode të një procesi shumë më

kompleks.

Zhvillimi i shkencës me etapa të ndërlidhura në një të tërë: shkencë normale-revolucion-

shkencë e re normale, ose paradigmë-ndërrim paradigmash-paradigmë e re. Në një proces të

këtillë, nuk e kishinte ekskluzivitetin e trumbetuar standardet sepse në rritjen e dijes

shkencore ndërthureshin dhe bashkëvepronin edhe një sërë faktorësh të tjerë me karakter

social, psikologjik, politik, moral, kulturor etj.. Thënë troç, ai e zbërtheu strukturën

komplekse, shumëdimensionale dhe të ndërlikuar, në të cilën ndërlidheshin të gjithë faktorët

bashkarisht, në arritjen e dijes dhe përparimin e shkencës.

Sipas Kuhnit, rritja e dijes ishte karakteristike vetëm e periudhës normale të shkencës, dhe kjo

arrihej përmes artikulimit të paradigmës dhe zgjidhjes së enigmave ose të të panjohurave që i

përmbante paradigma; kurse përparimi bëhej përmes revolucionit shkencor, revolucion i cili

jo vetëm bëhej me pranimin e një paradigme të re, po influenconte dhe shndërronte gjithçka

në botëkuptimin e shkencëtarëve, sillte një traditë të re, organizim të ri dhe, madje, edhe

kërkim të ri të shkencëtarëve.

Sipas Kuhnit etapa normale shquhet nga monizmi dhe monoliteti i bashkësisë shkencore i

krijuar nga një paradigmë e vetme; kurse etapa e krizës dhe ajo e jashtëzakonshme shquhej

nga një shumësi paradigmash dhe konkurrencës midis tyre, si rezultat i të cilave ndodhte

revolucioni shkencor, i cili i shuante të gjitha këto dhe e rivendoste sërish monizmin e një

paradigme dhe e rikthente monolitetin e bashkësisë shkencore e kështu edhe bëhej përparimi i

shkencës në tërësi.

Lakatos u pajtua me shumëçka të shpjegimit të Kuhnit. Rritjen e dijes shkencore dhe të

përparimit të shkencës ai e sheh më ndryshe. Jo përmes monizmit të një paradigme, por

përmes shumësisë së tyre dhe konkurrencës për arritje, gjë që shënon rritjen e dijes e

përparimin e shkencës dhe vazhdimësinë e saj pa ndërprerje. Për ta shpjeguar këtë, Lakatos e

riktheu metodologjinë të shndërruar në dy struktura të programit kërkimor: heuristika

negative, e cila ndalonte përpjekjet për përgënjeshtrimin e bërthamës së programit, dhe

heuristika pozitive, e cila jepte kahet e kërkimit shkencor, ku teoritë, të lidhura në seri teorish,

kishin një autonomi mjaft të gjerë. Që të mund të gjykoheshin programet shkencore, Lakatosh

krijoi një standard shumë elastik: përparim-zvetnimin. Përparimi kishte dy parametra - rritjen

e përmbajtjes teorike dhe zbulimin e fakteve të reja. Çdo zbulim i këtillë, çonte në rritje të

Page 264: Doctor Hajdin Abazi

263

dijes. Kur një program kërkimore hynte në fazën zvetnuese, shkencëtarët e krijonin një të ri

ose i bashkangjitetshin ndonjë programi kërkimor ekzistues që ishte i suksesshëm, domethënë

përparues. Ekzistenca e programeve të tjera siguronte vazhdimësinë e rritjes së dijes

shkencore dhe përparimin e shkencës.

Feyerabend e shihte rritjen e dijes dhe përparimin e shkencës me një dioptri të kombinuar

Kuhn-Lakatos. Sipas tij, pengesa kryesore, me sa mësonte historia e shkencës, në zhvillimin

dhe përparimin e shkencës kishin qenë rregullat, normat, kriteret dhe metodat, të konceptuara

si të vlefshme universalisht. Pasi që Kuhn kishte hedhur poshtë ekzistimin e tyre, dhe pasi

Laktos kishte treguar shumësinë dhe konkurrencën midis programeve kërkimore, Feyerabend

arriti në përfundimin se, që shkenca të bëjë rritje të dijes dhe të përparojë - ajo duhet të

çlirohej nga të gjitha rreptësitë, sepse ishin kontraproduktive: duhet të vlejnë kundër-rregullat,

kundërnormat, kundërkriteret dhe metoda kundërinduktive. Kjo bën që vëmendja e

shkencëtarëve të mos pozicionohej armiqësisht ndaj kundërhipotezave, kundërevidencave e

kundërfakteve, po përkundrazi – të shtohej toleranca ndaj rivalëve dhe u jepet mundësi edhe

opsioneve alternative për zhvillim të lirë, meqë shpesh pikërisht aty fshihet dija e re dhe

mundësia për përparim më të shpejtuar të shkencës.

Pa fije dyshimi mund të thuhet se tashmë është më e qartë se arritja e dijes, rritja e saj dhe

përparimi i shkencës nuk janë aq të thjeshta sikurse i pandehnin neopozitivistët e në një masë

edhe falsifikacionistët, domethënë si rezultat eksluzivisht i qasjes sipas standardeve të tyre,

përkatësisht teknikës së kërkimit dhe kriterit përkatës, por zhvillimi i shkencës është shumë

më kompleks, proces në të cilin, në ndonjë moment, pashmangshëm rregulla, norma,

standarde e metoda, të cilat dikur mund të kenë qenë efektive, shndërrohen në pengesa. Si

rrjedhim, nuk mund të shpjegohet arritja e dijes, rritja e saj dhe përparimi i shkencës ndryshe

përveçse po qe se konceptohet si proces kompleks, ku bashkësia e shkencëtarëve është

legjitime për të vendosur dhe për t’i përzgjedhur, papengueshëm dhe në bazë të nevojës nga

gjendja e shkencës, kahet e zhvillimit, sipas opsioneve alternative të shpalosura dhe që janë

edhe të arritshme.

Page 265: Doctor Hajdin Abazi

264

II. DEMANTIMET E THEMELEVE TË NDËRSJELLA

RACIONALISTE

Qëllimet kryesore të epistemologëve racionalistë ishin dy: në njërën, duke sintetizuar

përvojën historike të shkencës, ta kuptonin më mirë zhvillimin e saj, dhe në anën tjetër, prej

andej të arrinin në një pikëpamje që do të mund të shërbente si model racional për të

shpjeguar edhe se si duhej të bëhej zhvillimi i shkencës në tërësi.

Nga ajo që është parashtruar deri këtu mund të thuhet se qëllimin e parë ia kanë arritur me

sukses, mirëpo, kjo u bë me një çmim: duke demantuar, deri në mohim, pikëpamjet e

ndërsjella të shpjegimeve epistemologjike racionaliste të zhvillimit të shkencës. E kjo

domethenënë se ato dështuan në qëllimin e tyre të dytë: duke kërkuar një model të

qëndrueshëm dhe të përshtatshëm racional, ato çuan në demantime të ndërsjella.

1. Demantimet e themeltarive të ndërsjella

Secili model racionalist në epistemologji, si rezultat i reflektimeve mbi veprimtarinë

shkencore, kishte për synim të konstruktonte një pikëpamje e cila do t’i ndihmonte

shkencëtarët që të jenë më efikas, më të suksesshëm dhe të arrinin objektivat e tyre shkencore,

duke ju treguar rrugën që ata duhej të ndiqnin në kërkimin shkencor.

Duke besuar se kishin sintetizuar shkaqet e vërteta të suksesit të shkencave, sidomos nga

Copernicus e deri në fillim të shekullit njëzet, neopozitivistët krijuan themeltarinë e tyre të

shpjegimit të këtij suksesi. Mbështetur në themelet pozitiviste të Comte, neopozitivistët

pikëpamjen e tyre, sikurse është trajtuar në këtë studim, e konstruktuan të mbështetur në një

themeltari me vlefshmëri universale: shkencëtarët duhej t’i ndiqnin standardet neopozitiviste,

domethënë teknikën e kërkimit shkencor dhe kriterin e veirifikimit. Këto standarde u tregonin

qartë shkencëtarëve se ç’duhej të bënin dhe si duhej ta bënin arritjen e rezultateve, e madje

edhe se si mund ta konstatonin përfundimin e suksesshëm të kërkimit së tyre.1

1 Le të kujtojmë se shkencat natyrore, në kohën kur neopozitivistët themeluan pikëpamjen e tyre, kishin arritur shumë rezultate. Pas rreth

njëzet shekuj, ishte konfirmuar ekzistenca e atomeve. Në astronomi ishte konfirmuar se dielli është në epiqendër të sistemit diellor dhe

planetet tjera silleshin rreth diellit.

Page 266: Doctor Hajdin Abazi

265

Në kohën kur ishte në kulmin e vet, themeltaria neopozitiviste u demantua nga Popper. Ai

pohonte se kjo ishte qasje e gabuar dhe se ashtu nuk ishte bërë as zhvillimi e as, në të vërtetë,

nuk funksiononte kërkimi shkencor. Sipas tij, suksesi i shkencës nuk qëndronte tek verifikimi

që arrinin shkencëtarët, pasi që ato ishin të përkohshme. Ky, duket se rrjedhë, të jetë nja

interpretim i gabuar.

Si altertnativë të kundërt, Popper konstruktoi pikëpamjen e tij të mbështetur në një themeltari

të kundërt me atë të neopozitivistëve, por njëlloj me vlefshmëri universale: për të arritur

sukses në shkencë, shkencëtarët duhej të ndiqnin standardet falsifikacioniste, domethënë

teknikën e kërkimit dhe kriterin falsifikacionist, të cilat u tregonin qartë rrugën e suksesit në

shkencë. Qëllimi i shkencës nuk duhej të ishte verifikimi, meqë kjo ishte e pamundur të

arrihej në mënyrë përfundimtare, por duhej të ishte përgënjeshtrimi i teorive shkencore dhe

zëvendësimi i tyre me teori të reja më të avancuara. Përparimi i shkencës bëhej me atë

dinamikë që përgënjeshtroheshin teoritë dhe zëvendësoheshin ato. Ky ishte leksioni që Popper

kishte mësuar nga historia e zhvillimit të shkencës: ai kishte kuptuar se çdo teori shkencor,

herët a vonë, është treguar e rreme dhe është braktisur duke ia lëshuar vendin një teorie tjetër

dhe në këto shndërrime ishte bërë e bëhej përparimi i shkencës.1

Mesazhi i Popper ishte i qartë: themeltaria neopozitiviste ishte krejtësisht e gabuar; kurse ajo

e përshtatshmja ishte themeltaria e tij falsifikacioniste. Me këtë, Popper kishte pretenduar

hedhjen poshtë komplet të themeltarisë neopozitiviste si tërësisht e gabuar. Natyrisht,

neopozitivistët kishin reaguar: nëse ishte i paqëndrueshëm verifikacionzimi për shkak se

empirikisht nuk mund të verifikohej përfundimisht një teori sikurse pohonte Popper, atëherë e

njëjta gjë vlente edhe për falsifikacionizmin: asnjë teori nuk mund të mposhtej përfundimisht

në aspektin empirik.

Kush kishte të drejtë? Athua qëndronte ajo që Popper thoshte kundër neopozitivistëve? Apo e

njëjta gjë, sikurse thoshin neopozitivistët, vlente edhe për falsifikacionizmin? Duket se kjo e

fundit ishte rrjedhojë logjike.

Zhvillimet shkuan andej që Kuhn do t’u japë goditjen themeltarisë edhe neopozitiviste e edhe

falsifikacioniste: thelbi i të dyjave pikëpamjeve lidhur me suksesin e kërkimit shkencor ishte

krejtësisht i gabuar: as nuk ishte verifikimi e as përgënjeshtrimi. Kjo ishte vetëm ana e

dukshme, përshtypja që krijohej kur një teori arrinte sukses ose kur ajo dështonte.

1 Shembujt janë të shumtë. Astronomia gjeocentrike që me shekuj ishte konsideruar e konfirmuar, në fund u tregua e rreme. Teoria fizike e

Newtonit poashtu, e cila u zëvendësua me atë të Einsteinit et.

Page 267: Doctor Hajdin Abazi

266

Kuhn tregoi se kërkimi shkencor dhe arritja e suksesit të shkencës nuk ishte themeltaria e

bazuar te standardet me vlefshmëri universale, përkatësisht te teknikat e kërkimit dhe te

kriteret, sikurse besonin neopozitivistët e falsifikacionistët. Kuhni distribuoi një themeltari

tjetër - atë të paradigmës: secila paradigmë kishte standardet e veta dhe me ndërrimin e

paradigmave ndërronin edhe standardet. Shkenca bazohej në paradigmë: ajo duhej të

arikulohej dhe ajo parathoshte enigma, të cilat shkencëtarët, duke u udhëhequr prej

paradigmës, mund t’i zgjidhnin ato dhe kështu të arrinin sukses.

Ajo që Kuhn thoshte ishte se nuk qëndronte garancioni i suksesit të shkencës te standardet e

kërkimit, po garancionin shkencës ia jepte paradigma: i tregonte se ku duhej të drejtohej

kërkimi shkencor (enigmat) dhe se si mund të arrihej suksesi (zgjidhja e enigmave): rritja e

përputhjes së realitetit me paradigmën.

Kështu dukej se Kuhn bindshëm tregoi pamjaftueshmërinë e themeltarisë neopozitiviste e

falsifikacioniste dhe i zëvendësoi me paradigmën. Kjo pikëpamje e Kuhnit shkaktoi tronditje.

Duke mos pranuar këtë përmbysje të Kuhnit, por duke i kundërshtuar eksluzivitetet e

pretendimeve neopozitiviste e falsifikacioniste, Lakatos u mundua t’i sintetizonte të dyja

themeltaritë, në një themeltari të re: metodologjia u shkri dhe u identifikua me strukturën e

programit të kërkimit shkencor (sinonim i paradigmës), me një ‘bërthamë të fortë’ e të

paprekshme dhe me një ‘rrip mbrojtës’ që paraqiste sferën e veprimit, ndryshimit e

modifikimeve të gjithfarshme të mundshme në funksion të rritjes së përmbajtjes teorike dhe të

zbulimit të fakteve të reja – e që, njëherësh, përbënte edhe kriterin e përparimit; dhe po qe se

nuk arriheshin këto, atëherë programi zhytej në zvetnim. Ky ishte zhvillimi i brendshëm i

mundshëm i çdo programi. Por nuk ishte kjo e tëra: në shkencë ka gjithherë edhe programe të

tjera, ndaj dhe ka një shumësi metodologjish dhe konkurrencë midis tyre. Kjo konkurrencë

kishte efektin për të treguar se cili nga programet ishte në gjendje përparuese, ashtu që të

shihej gjendja zvetnuese e programit tjetër. Kjo ishte një themeltari më liberale, gjithsesi.

Edhe kjo themeltari e Lakatos u kundërshtua fuqishëm nga Feyerabend: gabimi sipas tij ishte

te vetë themeltaria e bazuar në cilëndoqoftë metodologji apo në cilatdoqofshin kritere. Kjo

themeltari përgjatë historisë ishte kthyer në pengesë të zhvillimit dhe ishin dashur sakrifica e

flijime për të imponuar ndryshimet. Ndaj, shkenca duhej të çlirohej nga prangat e saj.

Feyerabend vendosi një kundërthemeltari: ajo që duhej të vlente për shkencën ishte

kundërregulla, kundërnorma, kundërkriteri, kundërfakti, kundërevidenca, dhe metoda

Page 268: Doctor Hajdin Abazi

267

kundërinduktive, me një fjalë liria për të përdorur cilëndoqoftë teknikë kërkimi apo

cilindoqoftë kriter, toleranca ndaj qasjeve dhe angazhimeve të ndryshme; apo, sikurse e

përmbledhë ai në sintagmën: gjithçka lejohet.

Kundërthemeltaria e Feyerabendit është kundërshtuar ashpër nga Kuhni. Sipas këtij, ajo që

thoshte Feyerabend ishte karakteristikë e shkencës vetëm në periudhën e krizës dhe të

periudhës së saj të jashtëzkonshme të shkencës kur duket si gjithçka njëmend lejohet, kurse

rikthehej themeltaria e paradigmës kur shkencëtarët pranonin njërën prej paradigmave rivale.

Lakatos e kundërshtoi Kuhn se ai nuk jepte shpjegime racionale sidomos në mënyrën se si

bëhej përcaktimi ose pranimi i paradigmës nga bashkësia e shkencëtarëve. Nga ana e tij, Kuhn

iu kundërpërgjigj se po qe se Lakatos nuk e përcakton kohësisht kriterin e përparimit, pra se

kur shkencëtarët duhej të braktisnin një program dhe të pranonin një tjetër, atëherë nuk është

thënë gjë. Feyerabend racionalizmin e Lakatos e quajti “stoli verbale” ose anarki të

kamufluar. Kështu, secili i demantoi pretendimet e secilit.

2. Argumentimi kundër secilës teori që pretendonte racionalizmin

Racionalistët, në pretendimet e tyre për të dhënë shpjegime të qëndrueshme epistemologjike

mbi shkencën, i kundërshtuan zgjidhjet e ofruara, i kritikuan ato dhe treguan anë të dobëta të

tyre, pa përmirësimin e të cilave nuk mund të funksiononin në mënyrë të qëndrueshme. Të

këtilla, sikurse është theksuar në pjesën e dytë të këtij studimi, u bënë dy çështje: pretendimet

mbi konstruksionet teorike me karakter universal që duhej të zbatoheshin për situata konkrete

shkencore dhe zgjedhja teorike si kulmim i asaj që quhet revolucion shkencor.

Neopozitivistët shpjegonin atë se si arrinte shkenca sukses, përmes verifikimit të teorive

shkencore. Pretendimet e tyre për të arritur standarde universale që të vlenin për çdo situatë

shkencore, duket se i bëri ata të mos mund të shpjegonin shndërrimet e mëdha shkencore.

Standardet e tyre e çuan ata në bindjen se shkenca zhvillohej në mënyrë të vazhdueshme, gjë

që nuk arrinin të shpjegonin se si, fjala vjen, bëhej ndryshimi i një teorie të verifikuar, me një

teori tjetër të re, sidomos në kohën kur teoria e re ende nuk kishte konfirmim të mjaftueshëm

përvojësor. Edhe po të pretendonin shpjegimin e këtij ndryshimi, nuk kishin bazë përvojësore,

e cila për ta ishte vendimtarja. Mandej, këtu shfaqej edhe një kundërthënie tjetër: çfarë

Page 269: Doctor Hajdin Abazi

268

ndodhte me teoritë konkrete që kërkimi shkencor i kishte verifikuar? Si mund të shpallej

korpusi i dijeve të vërtetuara shkencërisht – si të rreme?1

Falsifikacionistët shpjegonin atë që nuk mund ta bënin neopozitivistët. Duket se standardet

falsifikacioniste, ani se edhe ato me pretendime universale – domethënë të vlefshme edhe për

çdo rast konkret ose të veçantë. Çelësi i tyre ishte përgënjeshtrimi i teorive shkencore. Ata

pranonin konfirmimin e disa teorive shkencore, por këtë konfirmim e quanin të përkohshëm,

meqë herët a vonë, çdo teori tregohej e rreme. Me qëllim që të kuptohej kjo sa më herët e sa

më shpejt, shkencëtarët duhej të angazhoheshin pikërisht për të treguar pavërtetësinë e tyre,

me qëllim që t’i hedhnin poshtë ato e të krijonin teori të reja, më të avancuara shkencore. Me

këtë pikëpamje, Popper shpjegonte shndërrimet kryesore në shkencë. Duke u përqëndruar në

këtë aspekt, ai nuk i kushtonte rëndësi aspektit tjetër të kërkimit shkencor, asaj që çdo teori

shkencore mundësonte njohje të reja. Dhe duket se vërejtja e neopozitivistëve, përmes Ayer,

se nëse nuk kishte konfirmim pvrfundimtar përmes përvojës, nuk mund të kishte as

përgënjeshtrim përfundimtar, ishte vërejtje serioze, sa që shprehte pasigurinë e të dyja

pretendimeve.

Mbase duhet kujtuar se si për neopozitivistët ashtu edhe për falsifikacionistët, çështja e

zgjedhjes teorike nuk konsiderohej fare problematike. Përderisa neopozitivistët i pranonin si

teori shkencore ato që kishin referencë në përvojë dhe që mund të kontrolloheshin përmes

kriterit të verifikimit, falsifikacionistët i pranonin si teori shkencore ato që kishin

përgënjeshtrues potencial dhe që mund të kontrolloheshin përmes kriterit të përgënjeshtrimit.

Më pas, statusi i tyre varej nga kërkimi shkencor dhe rezultatet që tregoheshin në ballafaqim

me realitetin.

Në fakt, problemi i zgjedhjes teorike u bë çështje e mprehtë me paraqitjen e Kuhn. Sipas tij,

po të ndiqej falsifikacionizmi çdo teori e re do të dënohej me dështim, ose po të ndiqej

neopozitivizmi çdo teori e re po ashtu do të tregohej e rreme – shkaku është se teoritë e vjetra

zakonisht kanë mbështetje më të madhe përvojësore krahasuar me teoritë e reja. Nga kjo

rrjedhë se po të zbatoheshin me rreptësinë e pretenduar, si neopozitivizmi ashtu edhe

falsifikacionizmi, në praktikë, ndaj çdo teorie të re konkrete do të arriheshin rezultate të

1 Shumë teori konkrete brenda astronomisë gjeocentrike nga shkencëtarët ishin konsideruar si të verifikuara, pra si të vërteta shkencore, të

cilat përbënin korpusin e të vërtetave gjeocentrike. Teoria heliocentrike e astronomisë i hodhi ato poshtë dhe krijoi e vazhdon të krijojë teori

të tjera konkrete, me statusin e të vërtetës shkencore. Neopozitivistët kishin dy mundësi: ose duke i konsideruar ato si të vërteta, ato duhej të

mbeteshin të tilla përherë dhe kështu nuk mund ta shpjegonin zhvillimin e shkencës përmes ndërrimit të teorive; ose nëse ata i konsideronin

ato si hipoteza, atëherë mund të shpjegonin ndërrimin ngjashëm me falsifikacionistët, mirëpo ishte në kundërshtim me konceptin e së

vërtetës: e vërteta nuk mund të ishte hipotetike, ajo ose ishte ose jo e vërtetë.

Page 270: Doctor Hajdin Abazi

269

kundërta me ato që pretendoheshin. Zgjedhja teorike që dukej joproblematike, doli të ishte jo

e konceptuar drejtë. Të dyja pretendimet ngërthejnë në vetvete defekte serioze dhe nuk do t’i

jepnin rezultatet e presupozuara në praktikë.

Kuhni, nga ana e tij, shpjegoi shumë më tepër lidhur me shkencën. Ai e bëri lidhjen midis

etapave të ndryshme, në një tërësi zhvillimore, si evoluim, të shkencës. Me fjalë të tjera, ai

tejkaloi neopozitivizmin dhe falsifikacionizmin. Si proces, e tregoi bindshëm zhvillimin e

shkencës. Por ai nuk arriti të japë një shpjegim të qartë për momentet kyçe të shndërrimeve:

se si ndodhin revolucionet shkencore. Përderisa Popper kishte një teori të tij, se mbi ç’baza

bëhej zëvendësimi i një teori me një tjetër, pra se teoria që duhej zëvendësuar ishte

përgënjeshtruar, Kuhni nuk arriti të japë ndonjë shpjegim të pranueshëm se si ndodhë që të

pranohet paradigma e re: një bashkësi shkencore e cila, për shkak të krizës është ndarë në

grupe të ndryshme me pretendime e rivalitet për sukses, si mund të ribashkohet, mbi ç’baza

rikthehet uniteti i tyre. Ai thotë vetëm se kjo ndodhë, por jo se si. Kështu, Kuhni që tregoi se

zgjedhja teorike sipas neopozitivistëve e falsifikacionistëve nuk ishte e qëndrueshme, vetë

nuk qe në gjendje të jepte një shpjegim të qëndrueshëm.

Pikërisht këtë mungesë e kishte kritikuar Lakatos, dhe duke parë nga falsifikacionistët se

mund të ekzistonte një shpjegim, ai konstruktoi teorinë e tij për të ofruar një zgjidhje. Lakatos

u mundua të tregonte se mund të bëhej një konstruksion me vlefshmëri unviersale e njëherit të

shpjegonte atë që nuk kishte arritur të bënte Kuhn: se mbi ç’baza përcaktoheshin shkencëtarët

për njërin program rival. Sipas kriterit të tij të përparim-zvetnimit, shkencëtarët mund të

gjykonin se cili program është përparues e cili zvetnues, gjë që ata do të duhej të

përcaktoheshin për programin që tregohej përparimtar. Në dukje, ky standard universal ishte

liberal dhe mund të shpjegonte orientimin se ç’i bënte shkencëtarët të pranonin programin e ri,

më të suksesshëm. Mirëpo, kur shtrohej çështja në terren konkret, se kur duhej të vlente kriteri

i tij, fjala vjen, se një program ishte zvetnues e duhej braktisur dhe tjetri përparues dhe duhej

pranuar, përgjigja e tij ishte: post hoc. Dhe pikërisht këtu, e kapi Kuhn: nëse kriteri i Lakatos

nuk ka zbatim kohor, atëherë ai nuk ndihmon shkencëtarët në përcaktimin e tyre. Këtu

paraqiten dy qasje të kundërta: Kuhni thoshte se paradigmat e reja pranohen ende pa e treguar

vetën, kur ato janë vetëm premtime, kurse Lakatos se kur ato të dëshmonin veten, përkatësisht

të ishin treguar më të suksesshme se sa rivali në gjendje zvetnuese. Si në të vërtetë, pra, bëhej

shndërrimi ose revolucioni shkencor? Bëhej ai paraprakisht apo më pas, pasi që të kishte

fituar në terren paradigma ose programi i ri? Nëse ishte si thoshte Lakatos, atëherë nuk kishte

Page 271: Doctor Hajdin Abazi

270

shpjegim. Revolucioni shkencor do të ketë ndodhur para se ai të pranohej nga bashkësia e

shkencëtarëve.

Një shpjegim të ngjashëm me të Lakatos e kishte dhe Feyerabendi. Sipas tij, i tërë zhvillimi i

shencës ishte një shkëmbim i hapur. Shkencëtarët nuk duhej t’i nënshtroheshin asgjëje me

pretendim universal, sepse ashtu do të binin në kundërthënie dhe do të pengohej zhvillimi.

Kush të dojë mund t’i ndjekë ato, por jo t’ua diktojë edhe të tjerëve. Secili grup shkencëtarësh

mund të ndjekë atë rrugë që mund të ju duket më e drejtë. Në këtë kuptim, krahas kritereve,

normave, rregullave e metodave të vlente edhe e kundërta – kundërkriteret, kundërnormat,

kundërrregullat dhe kundërmetodat. Nëse gjithçka lejohet, duhet të tregohet se në ç’rrethana

dhe përse duhet të lejohet gjithçka, gjë që nuk e bëri Feyerabend. Ndoshta, ngandonjëherë,

qëndrimi konservativ mund të jetë më produktiv se sa ai tepër liberal- për hirë të vazhdimësisë

dhe të suksesit. Përsëri mbetet e paqartë se në ç’kushte e rrethana mund të vlejë gjithçka, nëse

kjo mund të jetë “rregull” e lojës.

Sikurse dihet, Kuhni e ka kundërshtuar Feyerabend. Teoria e Feyerabend shpreh vetëm

periudhën kur shkenca ndodhet në krizë e si rrjedhojë edhe në gjendje të jashtëzakonshme,

por jo edhe në periudhën kur sundon një paradigmë.

Në të dyja çështjet, në atë të konstruksioneve teorike me vlefshmëri universale dhe të

zgjedhjes teorike, nuk u gjet ndonjë zgjidhje e pranueshme. Kuhn, mbase kishte mundësi, por

kurrë nuk e shpjegoi më konkretisht pozicionin e tij. Lakatos u përpoq të jepte një zgjidhje,

por duke qenë edhe sipas vetë atij e vlefshme vetëm post hoc, nuk mund të ishte zgjidhje,

meqë shkencëtarët zakonisht duhet të përcaktohen para se një teori (paradigmë a program

kërkimor) të ketë mbështetje të mirëfilltë përvojësore. Nga e tërë kjo rrjedhë qartë se, duke

argumentuar kundër dhe duke demantuar pretendimet për racionalizëm në mënyrë të

ndërsjellë, se të gjitha teoritë racionaliste, që donin të jepnin një shpjegim gjithëmbulues të

zhvillimit të shkencës, u treguan të pamjaftueshëm dhe me mangësi, të cilat nuk arritën t’i

eliminonin.

Page 272: Doctor Hajdin Abazi

271

3. Racionalizmi jofunksional dhe misterioz

Një prej synimeve kryesore ishte që shpjegimi epistemologjik të bëhej mbi bazat e

racionalizmit, mirëpo nga kundërshtitë dhe demantimet e ndërsjella duket se ata nuk arritën të

gjenin një teori të qëndrueshme.

Neopozitivistët, përmes standardeve të tyre, bazoheshin në një racionalitet procedural, i cili

vetëm duhej të zbatohej dhe garantonte sukses. Sipas tyre, dy momente ishin ku racionaliteti i

tyre shprehej qartë: momenti i përcaktimt të pohimeve me kuptim dhe momenti kur duhej

treguar statusi shkencor i një pohimi të tillë. Në të dyja rastet, po të ndiqeshin procedurat sipas

standardeve neopozitiviste, gjithçka ishte e qartë dhe konstatimet e tyre ishin të sigurta. Me

fjalë të tjera, sipas tyre, standardet e tyre siguronin edhe zbatim të drejtëpërdrejtë për çdo rast

konkret, me çka garantohej suksesi dhe zhvillimi i shkencës.

Edhe falsifikacionistët kishin po të njëjtën qasje, vetëm se nga ana e kundërt. Popper ishte i

sigurt se standardet neopozitiviste ishin të paqëndrueshme, kurse standardet e tij ishin

zgjidhja. Edhe ato, sado me karakter universal, besohej se gjenin zbatim të drejtpërdrejtë në

çdo rast konkret, respektivisht kundrejt çdo teorie shkencore. Për ta, puna e shkencëtarëve

kulmonte me gjetjen e kundërfakteve ndaj një teorie shkencore. Mbi këtë bazë merrej vendimi

metodologjik për flakjen e teorisë së përgënjeshtruar dhe për pranimin e teorisë që ishte më e

avancuar dhe që rezistonte përgënjeshtrimin. Kësisoj, edhe për falsifikacionistët po të

ndiqeshin standardet e tyre, përfundimet ishin të sigurta dhe garantohej suksesi i shkencës

bashkë me zhvillimin e saj.

Së pari ishte Kuhn i cili tregoi se pretendimet e neopozitivistëve, por edhe të

falsifikacionistëve, ishin të paqëndrueshme, dhe pikërisht aty ku pretendonin se garantonin

sukses e zhvillim, do të ndodhte e kundërta. Kurse Lakatos tregoi se veprimi i drejtpërdrejtë i

racionalizmit, ashtu sikurse e besonin falsifikacionistët, e rrjedhimisht edhe neopozitivistët,

ishte i pamjaftueshëm pvr shkencën dhe nuk kishte një zbatim të tillë.

Si alternativa, edhe Kuhn e edhe Lakatos ofruan lloje të tjera të racionalizmit.

Sikurse tashmë është thënë, Kuhn ofroi një variantë tjetër racionalizmi. Sipas tij, racionalizmi

vlente vetëm brenda paradigmave. Për më tepër, çdo paradigmë sillte një racionalitet tjetër, të

ndryshëm. Kjo ishte e qartë. Por paqartësia e Kuhn mbeti shpjegimi racional mbi atë se si

bëhet braktisja e një paradigme dhe përcaktimi për paradigmën e re. Ai, e bëri një kthim te

Page 273: Doctor Hajdin Abazi

272

Comte: për këtë moment vlen racionaliteti i bashkësisë së shkencëtarëve, i cili çon në

riunifikimin e bashkësisë. Por ai nuk tregoi se si mund të bëhet kjo. Opcioni i tij ishte:

konvertimi. Mirëpo nuk shpjegoi se si është e mundur që një bashkësi e tërë shkencëtarësh të

konvertohen përnjëherësh. Sido që të jetë, nga kjo rrjedhë se racionaliteti vlen apriori, në

kohën kur paradigma nuk është vetëmse premtim për sukses.

Pikërisht kjo që ofroi Kuhn, iu duk e papranueshme Lakatos, sepse kështu, sipas tij, shkenca

dukej si iracionale. Ndaj ai konstruktoi një teori, sipas së cilës, shkencës i rikthehej sërish

racionaliteti, në përmasat e arritjeve të Kuhnit, pra të nivelit të paradigmës apo të programit të

kërkimeve shkencore. Baza e funksionalitetit të racionalitetit ishte kriteri i tij i dyfishtë i

përparim-zvetnimit, i cili shërbente për t’i orientuar shkencëtarët se kur duhej braktisur një

program e kur duhej përqafuar programi tjetër, e sipas tij ishte gjendja përparuese midis dy

apo më shumë programeve konkurruese. E si mund të bëhej vlerësimi i fuqisë heuristike të një

programi shkencor? Ky vlerësim mund të bëhej vetëm aposteriori, apo sikurse u shpreh

Lakatos - post-hoc. Duke kuptuar nga pararendësit e tij, sidomos nga Popper, se nuk mund të

kishte veprim të drejtpërdrejtë të racionalizmit, ai arriti në përfundimin se racionalizmi mund

të vlente vetëm më pas. Kësisoj, rrjedhë se shkencëtarët në të vërtetë nuk mund të kishin asnjë

ndihmë konkrete në përcaktimin e tyre lidhur me përzgjedhjen e njërit prej programeve

konkurruese. Madje, Lakatos theksoi se po aq racional mund të jetë edhe puna e

shkencëtarëve në programin joproduktiv, ose në gjendje zvetnimi. Epilogu: u nis të tejkalonte

Kuhn, e nuk e arriti dot: nuk dha një zgjidhje të aftë për t’i ndihmuar shkencëtarët në

momentet e tyre vendimtare. Pikërisht për këtë defekt, racionalizmin e Lakatos e pati quajtur

Feyerabend “stoli verbale”.

Feyerabend, në anën tjetër, pasi që ka dërrmuar themeltarinë e racionalizmit mbështetur në

standarde me vlefshmëri universale, nuk arrin të japë ndonjë zgjidhje të veten. Për të është

racionale, njëlloj si për Kuhnin, veprimi i ekipeve të shkencëtarëve. Mirëpo, për dallim nga

Kuhni, Feyerabendi konsideron se jo tërë bashkësia e shkencëtarëve, por ekipe të ndryshme

brenda saj: secili grup shkencëtarësh ka të drejtë të punojë në një teori, pavarësisht se si mund

ta konsiderojnë të tjerët. Mirëpo, Kuhni e ka kritikuar këtë, se një gjendje e tillë është tipike

për shkencën në kohë krize, por jo edhe më pas, kur ajo rihyn në gjendjen stabile, përkatësisht

të periudhës së saj normale. Këtë kritikë të Kuhnit duket se e mbështet zhvillimi historik

shkencave të ndryshme, si fjala vjen, gjendja e teorisë heliocentrike në astronomi, por edhe

ajo e Einsteinit në fizikë, e para duke dominuar për disa shekuj e e dyta tashmë për një

shekull.

Page 274: Doctor Hajdin Abazi

273

Duket se veprimi apriori i shkencëtarëve në përcaktimin për një teori, respektivisht për një

paradigmë apo program të kërkimit shkencor, pasqyron një gjendje në të cilën shkencëtarët

zakonisht sfidohen. Përveç kësaj, se si bëhet zgjedhja, mbetet diçka e paqartë, madje

misterioze. Aq më tepër, duket se, me ndonjë përjashtim, është i paqëndrueshëm supozimi i

Kuhnit se komuniteti shkencor vendos përnjëherësh, sepse sikurse ka treguar Feyerabend –

procesi i “konvertimit” të bashkësisë është i ngadalshëm dhe i gjatë e jo njëherësh sikurse

pohon Kuhn; e po kaq joreal duket të jetë edhe fakti se e tërë bashkësia “konvertohet” në

paradigmën e re, kur vetë Kuhni tregon se Priesley kurrë nuk ishte “konvertuar”.

Ajo që mund të thuhet është se racionalizmi i drejtpërdrejtë është jofunksional e i pamundur,

dhe nëse implementohet me rigorozitet – çon në rezultate të kundërta me ato të proklamuara;

racionalizmi aposterioristik mund të shërbejë vetëm për të treguar post-hoc se a ishte racional

një veprim apo jo e madje as atëherë nuk mund të thuhet se ndonjë konservatorizëm ekstrem

mund të mos ishte racional, por nuk mund të shërbejë për t’i orientuar në kohën kur

shkencëtarët duhet të përcaktohen; racionalizmi aprioristik duket se funksionon, mirëpo nuk

është zbërthyer se si ai funksionon dhe mbetet misterioze, përkatësisht e pazbërthyer ose e

pashpjeguar, se si shkencëtarët e racionalizojnë vendimin e tyre apriori, bazuar vetëm në

premtimet e paradigmës, kur nuk ka ndonjë mbështetje që të mund t’i besohet. Kështu, derisa

racionalizmi i drejtpërdrejtë u tregua jofunksional dhe kundërproduktiv, racionalizmi

aposterioristik si stoli verbale dhe jofunksional, racionalizmi aprioristik funksionon, por duke

mos u shpjeguar, mbeti misterioz.

Page 275: Doctor Hajdin Abazi

274

III. THEMELTARIA RACIONALISTE NUK MUND TË

QËNDROJË

Krejt ky studim, duke parashtruar e shtjelluar secilën teori veç e veç, si dhe qëndrimet e

ndryshme lidhur me probleme e aspekte të ndryshme shkencore, e po ashtu edhe shpjegime të

ndryshme për të njëjtin gjë – prodhimin e dijes shkencore, rritjen e dijes dhe përparimin e

shkencës, arriti të nxjerrë jo vetëm mospajtime e kundërshti serioze, po nxori në shesh edhe të

meta të ndryshme të vetë racionalizmave të ndërsjellë, që pretendonin qëndrueshmëri. Në

vazhdim do të përmblidhen disa prej problemeve lidhur me racionalizmin, të cilat nuk arritën

t’i tejkalojnë teoritë epistemologjike që u shqyrtuan në këtë studim.

1. Dështimi për të konstruktuar një themeltari funksionale

Racionalizmi epistemologjik ishte një lloj kulmimi i përpjekjes shekullore të racionalizmit për

t’u konstituar si një teori e përshtatshme për të shpjeguar zhvillimin e shkencës mbi bazat e

historisë së saj, si dhe për të shërbyer si model se si duhej të zhvillohej tash e në të ardhmen

shkenca: vetëm po të arrihej kjo, atëherë do të përmbushej synimi.

Mirëpo, pikërisht kjo u tregua e paarritshme. Shkaku kryesor duket të jetë ajo se teoritë

epistemologjike të shekullit njëzet, duke ndjekur linjat e Parmenidit, Platonit e deri te

Descartes, Kant e Comte, për të arritur qëndrueshmërinë e tyre, ishin mbështetur në konceptin

e domosdoshmërisë për themeltari: në atë të standardeve me vlefshmëri universale,

domethënë të një teknike kërkimore tipike për shkencën dhe të një kriteri, që, sikundër

besohej, të kombinuara, e bënin shkencën të ishte aq e suksesshme, sa ajo ishte.

Themeltarinë tradicionale të mbështetur në standarde me vlefshmëri universale Kuhn e tregoi

të paqëndrueshme dhe vendosi një themeltari tjetër: atë të paradigmës. Ajo që tegoi Kuhn

ishte se racionalizmi duhej të ishte aprioristik. Kjo risi shpjegoi më shumë, por manifestoi

edhe mangësi, sa që përzgjedhja e paradigmës së re mori tiparet e një konvertimi, disi

misterioz.

Page 276: Doctor Hajdin Abazi

275

Këtë gjendje u mundua ta kapërcejë Lakatos. Sado që krijoi standarde më liberale, prapë se

prapë nuk arriti të japë një zgjidhje të pranueshme. Ndaj, nga kritikat e mprehta që iu bënë, ai

pohoi se racionalizmi i tij ishte aposterioristik. Kështu, problemi i shfaqur nga Kuhn, në të

vërtetë nuk u zgjidh.

Feyerabend u angazhua për të eliminuar çdo themeltari me pretendim vlefshmërinë

universale, ose më saktë për të krijuar një kundërthemeltari. Kuhn tregoi se gjendja që

pretendon Feyerabend ishte tipike për situatën e krizës dhe gjendjen e jashtëzakonshme të

shkencës. Por nuk ishte tipike për të shkencën, përkatësisht për të gjitha periudhat nëpër të

cilat kalon zhvillimi i shkencës.

2. Mungesa e përgjigjes në pyetjen se kur duhet të vlejë

racionalizmi

Krahas asaj se nuk u arrit gjetja e një themeltaria të pranueshme nga vetë racionalistët, asnjëra

teori nuk arriti të jepte një përgjigje të përshtatshme e të pranueshme se kur duhet të vlejë

racionalizmi në ndërmarrjen shkencore. Ose, më saktë, si duhet të veprojnë shkencëtarët në

mënyrë racionale në çdo etapë zhvillimi të shkencës?

Përpjekjet për të dhënë një përgjigje, treguan secila syresh një thembër të Akilit, respektivisht

nga një mungesë që nuk mundën ta kapërcejnë. Racionalizmi me veprim të drejtpërdrejtë u

tregua se nuk do t’i jepte rezultatet e besuara nga neopozitivistët e falsifikacionistët, po Kuhn

e Lakatos treguan se do të jepnin rezultate krejt të kundërta dhe prandaj do të ishin

kontraproduktiv. Racionalizmi aprioristik i Kuhnit duket të jetë më i afërt me praktikën

shkencore, porse ai nuk arriti të shpjegojë qartë se si funksionon ai në momentin kulminant të

shkencës – kur bëhet braktisja e paradigmës së vjetër dhe pranimi i paradigmës së re.

Përpjekja e Lakatos për ta gjeturnjë zgjidhje pikërisht aty ku nuk arriti Kuhni, rezultoi të ishte

një racionalizëm aposterioristik.

Problemi se kur duhet të vlejë racionalizmi, sidomos në pikën kritike, atë kur duhet hequr

dorë nga teoria e vjetër dhe pranuar teorinë e re, mbeti pa përgjigje.

Page 277: Doctor Hajdin Abazi

276

3. Mosarritja e harmonizimit të universales me konkreten

Teoritë racionaliste në epistemologji duken si alternativa serioze, sidomos kur merren në

planin individual. Mirëpo, kur standardet e tyre universale kërkohet të zbatohen në praktikë,

shprehin defekte të ndryshme: në vend të pretendimit, çojnë në rezultate të kundërta

(neopozitivizmi e falsifikacionizmi); në vend për të ndihmuar në situata konkrete,

shndërrohen në orietim për të vlerësuar veprimet e shkencëtarëve vetëm aposteriori (Lakatos);

në vend të shpjegimit se si bëhet përcaktimi i shkencëtarëve për kthesat kyçe që çojnë në

shndërrime revolucionare, jepet alternativa e konvertimit e cila duket jofunksionale ashtu

sikurse shpjegohet (Kuhn). Përpjekja për të treguar një opcion të funksionimit pa standarde

universale, nuk arriti në ndonjë shpjegim të pranueshëm, përpos asaj se gjithçka lejohet në

shkencë (Feyerabend), e që u kundërargumentua nga Kuhni se kjo nuk është tipike. Sepse

duket që megjithatë, në fund të fundit, shkencëtarët dakordohet, për një kohë të caktuar, se

njëra prej teorive shkencore është më e pranueshmja për shumicën e bashkësisë së

shkencëtarëve të një shkence të caktuar. Përveç se kjo ndodhë, nuk u dha ndonjë shpjegim i

qëndrueshëm ose të paktën i pranueshëm për vetë racionalistët.

4. Shkenca nuk futet në kallëpet e themeltarisë racionaliste

Duke iu kthyer shkencës, përkatësisht historisë së saj, duket se ajo nxjerrë në pah nuk mund të

shpjegohet ,e kallëpet racionaliste të bazuara në një themeltari me vlefshmëri universale.

4.1 Refuzimi i standardeve me vlefshmëri universale

Me sa duket, shkenca i refuzon standardet me vlefshmëri universale. Sikurse u tegua nga

Kuhn e edhe nga Laktos, rezultatet e pretenduara nga neopozitivistët dhe falsifikacionistët,

vetëm në dukje paraqiten të qëndrueshme e shpjeguese, sepse po të zbatoheshin në praktikën

shkencore, ato do të mbërrinin në rezultate krejt të kundërta. Kështu, do të refuzohej teoria e

heliocentrizmit në astronomi, për shkak se mbështetja përvojësore ishte në anën e teorisë

gjeocentrike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për teorinë e Einsteinit kundrejt asaj të

Page 278: Doctor Hajdin Abazi

277

Newtonit. Kuhn me standardin e tij të paradigmës dha një shpjegim më të gjerë, por nuk arriti

të zbërthejë e të tregojë bindshëm se si ndodh zëvendësimi i paradigmave – prandaj dihet se

ndodhë, por mbeti tepër e mjegullt se si ndodhë ai. Standardet e Lakatos, sikurse e pranoi

edhe vetë ai, nuk mund të shërbejnë për të treguar se kur një veprim mund të jetë racional e

kur jo, prandaj edhe vlefshmëria e tij e pretenduar nuk është praktike për shkencëtarët. Kurse

Feyerabend, me standardet e tij të kundërthemelta, nuk arrin të shpjegojë se përse shumica e

shkencëtarëve zakonisht e pranojnë një paradigmë. Ne sot e dimë se teoria heliocentrike është

e pranuar nga astronomët, ashtu sikurse e dimë se edhe fizika e Einsteinit është gjithashtu e

pranuar nga fizikanët. Dhe këto pranime kanë ndodhur, kur ende asnjëra prej tyre nuk kishte

dëshmuar epërsi përvojësore.

4.2 Refuzimi i një teknike kërkimore me vlefshmëri gjithashtu

universale

Duket se shkenca nuk mundet të funksionojë, ashtu sikurse besonin neopozitivistët dhe

falsifikacionistët, bazuar në një teknikë të vetme kërkimore të cilës i atribuohej vlefshmëria

universale. Këtë e dëshmoi bindshëm Kuhn: nuk ka një teknikë mbiinstitucionale, me të cilën

do të mund të bëhej vlerësimi i një paradigme kundrejt një tjetre. Madje, krahasuar me

paradigmën, teknikat kërkimore ishin dytësore dhe paradigma mund të funksiononte edhe pa

një teknikë të vetme. Dhe sidomos, nuk kishte një teknikë kërkimi që të ndihmonte në

zgjedhjen e një paradigme kundrejt tjetrës. Këtë e tregoi edhe konstruksioni i një teknike të

tillë nga Lakatos: nuk mund të vlente kohësisht, për t’i orientuar shkencëtarët në atë zgjedhje.

Sa i përket epërsisë së teknikës, edhe Kuhn e edhe Feyerabend, kanë të drejtë. Ato nuk mund

të kenë epërsi kundrejt paradigmës, po shkencëtarët mund të shërbehen me çdo teknikë që u

mundëson sukses. Rrjedhimisht duket se nuk ka një teknikë të vetme kërkimi që do të mund

t’ua ndriçonte rrugën shkencëtarëve në ndërmarrjet e tyre, sidomos në atë që konsiderohet

vendimtare për fatin e shkencës kur ajo duhet t’i bëjë shndërrimet brenda saj: të përcaktojë

rrugën se nga do të ecën, domethënë të përcaktohet për paradgimën e re. Asnjëra teknikë nuk

do t’u ndihmonte shkencëtarëve në përcaktimin e tyre për një teori, sikurse është ajo

heliocentrike e Copernicus apo relativiteti i Einstein, në kohën kur ata i pranuan këto teori.

Page 279: Doctor Hajdin Abazi

278

5. Racionalizmi epistemologjik mbetet sfidë

Është e qartë se racionalizmi i pretenduar u tregua i paqëndrueshëm t’i përgjigjet ndërmarrjes

shkencore në prodhimin e dijes. Shkaku kryesor është mbështetja e tij në një teknikë dhe

standarde të besuara me vlefshmëri universale.

Tri janë burimet prej të cilave rrjedhë ky përfundim.

Së pari, vetë teoritë racionaliste, ndër më të avamcuarat deri më sot në epistemologji, të cilat

qasja kritike i çoi në demantime të themeltarive të ndërsjella , duke treguar pika të ndjeshme e

që nuk mund të gjenin përgjigje të pranueshme.

Së dyti, kritikat nga jashtë që iu bënë racionalizmit themeltar, të cilat nxorën në pah aspekte të

ndryshme si të mosfunksionimit, ashtu edhe të pasojave negative e të dëmshme përgjithësisht,

e në këtë kuadër edhe për vetë shkencën.

Së treti, praktika shkencore, përkatësisht zhvillimi historik i shkencës, tregon se asnjëra prej

racionalizmva themeltar, në mënyrën se si janë konstruktuar deri më tash ato, nuk mund të

shpjegojnë sidomos momnetin kyç të shndërrimeve revolucionare në shkencë. Asnjëri prej

racionalizmve pretendues, objekt i këtij studimi, nuk arritën të shpjegojnë se si ndodhë që një

teori, sikurse ajo e Copernicus apo e Newton a e Einstein, pranohet në kohën kur nuk ka

mbështetje përvojësore.

Nga kjo nuk rrjedhë se nuk ka, ose se nuk mund të ketë, një shpjegim të qëndrueshëm racional

edhe të zgjedhjes së paradigmave, megjithëse ka kaluar thuaja gjysmëshekulli dhe ende nuk

është shfaqur një teori e pranueshme racionale. Gjetja e saj mbetet sfidë. Sfidë në radhë të

parë për epistemologët, por edhe për filozofët në përgjithësi: që evoluimi i mendimit filozofik

të ecën përpara.

Page 280: Doctor Hajdin Abazi

279

LITERATURA

Page 281: Doctor Hajdin Abazi

280

1. Antologjitë bazë:

- Imre Lakatos & Alan Musgrave: Criticism and The Growth of Knowledge.

Procedings of the International Colloquium in the Philosophy of Science,

London, 1965. Volume 4. Cambridge at the University Press. 1970.. Në fusnota

e kam përdorur me shkurtesën: Lakatos & Musgrave, CaGK, 1970.

Autorët dhe artikujt e debatit të kësaj përmbledhjeje:

- Thomas S. Kuhn: Logic of Discovery or Psychology of Research?

- John. Watkins: Against ‘Normal Science’

- Stephen Toulmin: Does the Distinction between Normal and Revolutionary

Science Hold Watter?

- L. Pearce Williams: Normal Science, Scientific Revolutions and the History

of Science

- Karl Popper: Normal Science and its Dangers

- Margaret Masterman: The Nature of a Paradigm

- Imre Lakatos: Falsification and the Methodology of Scientific Research

Programmes

- Paul Feyerabend: Consolations for the Specialist

- Thomas S. Kuhn: Reflection on my Critics.

.

- Oswald Hanfling: Essential Readings in Logical Positivism. Basil Blackwell:

Oxford. 1981..

Autorët dhe artikujt më të rëndësishëm të kësaj përmbledhjeje:

- Friedrich Waismann: Verification and Definition,

Page 282: Doctor Hajdin Abazi

281

Meaning and Verification

- Moritz Schlick: Meaning and Verification

Positivism and Realism

Structure and Content

On the Foundation of Knowledge

Fact and Propositions

- Alfred J. Ayer: The Principle of Verifiability

The Foundations of Empirical Knowledge

- Rudolf Carnap: Logical Foundations of the Unity of Science

Protocol Statements and the Formal Mode of Speech,

- Otto Neurath: Protocol Sentences

- Alfred J. Ayer (ed.) Logical positivism. Botuar nga The Free Press. New York, USA.

Cambridge University Press, 1959.

Autorët dhe artikujt më të rëndësishëm të kësaj përmbledhjeje:

- Moritz Schlick: The turning Point in Philosophy

The Foundation of Knowledge

- Rudolf Carnap: The Elimination of Metaphysics through Logial Analysis of

Laungage

The old and the New Logic

- Carl G. Hempel: The Empiricist Criterion of Meaning

- Hans Hahn: Logic, Mathematics and Knoledge of Nature

- Alfred J. Ayer: Verification and Experience

2. Literatura bazë:

- Alfred J. Ayer, 1946. Language, Truth and Lagic.

- Auguste Comte, 1844. Om positivismen. (Përkthim në suedisht nga frëngjishtja prej

Otto Manheimer). Botuar nga Bokförlaget Korpen. Shtypur në MINAB, Surtre,

Suedi më 1979.

- Paul Feyerabend:

Page 283: Doctor Hajdin Abazi

282

Against Method: Outline of an Anarchistic Theory of Knowledge.

Verso, London, 1975.

Science in a Free Society. NLB, London, 1978.

Realism, Rationalism & Scientific Method, Philosophical Pappers,

Vol. 1, Cembrigde University Press, London, New

York etj., 1981.

Problems of Empiricism. Philisophical Papers. Volume 2.

Cambridge University Press. Cambridge, London,

New York, New Rochelle, Melbourne, Sydney.

1981.

Farewell to Reason. Verso. London & New York. 1987.

Three Dialogues on Knowledge, Oxford: Blackwell, 1991.

Knowledge, Science and Relativism, Philosophical Pappers,

Cambridge University Press, 1999.

- Thomas S.: Kuhn

- The Copernican Revolution, Harvard University Press, Cembridge & London,

1957.

- The Structure of Scientific Revolutions (SSR), 1977. Përkthimi edhe shqip:

Struktura e revolucioneve shkencore. Përktheu nga anglishtja:

Aleko. 1997.

- The Road Since Structure. The University Chicago Press. Chicago and

London. 2000.

- The Essential Tension. Selected Studies in Scientific Tradition and Change.

The Uniervsity of Chicago Press. Chicago and London. 1977.

- Imre Lakatos:

The Methodology of Scientific Research Programmes.

Page 284: Doctor Hajdin Abazi

283

Philosophical Papers, Volume 1. Cambridge University Press.

Cambridge, London, New York. Melbourne.

History of Science and its Rational Reconstructions, në R.C. Buck

dhe R.S. Cohen (editorë) PSA 1970, Boston Studies

in the Philosophy of Science 8, Dordrecht,

Reidel,1971.

Popper on Demarcation and Induction, 1974.

- Larry Laudan:

Progress and its problems. Routledge & Kegan Paul. London and

Henley. 1977.ISBN 0 7100 8749 7.

A problem solving approach to scientific progress. Qasja është e

përfshirë në Scientific Revolutions, me editor Ian Hacking, botuar

në Oxford, më 1981.

- W.H. Newton-Smith: The Rationality of Science. Botuar nga Routledge &

Kegan Paul Boston, London and Henley. 1981:

- Karl Popper:

- The Logic of Scientific Discovary. Routledge Classics. London and

New York. 2002a.

- Conjuctures and Refutations. Routledge Classics. London and New York.

2002b.

- The Open Society and Its Enemies. Volume Two: Hegel and Marx. Rotledge

Classics. London and New York. ( First published in 1945). 2003.

- The Poverty of Historicism, Routledge, London, 2002.

- Objective Knowledge, Oxford University Press, Britani e Madhe, 1972

- The myth of the framework. In defence of science and rationality. Reotledge,

London & New York, 1994.

The World of Parmenides. Essays on Presocratics Enlightment. Routledge,

Page 285: Doctor Hajdin Abazi

284

London and New York. 2002.

Vepra të Zgjedhura. Soros & Afërdita. Tiranë.

3. Literatura kryesore:

- Aristotle, 1999: Nicomachean Ethics. Second edition. (Translated by Terence Irwin).

Hacket Publishing Compani, Inc. Indianapolis/ Cambridge.

- Alfred J. Ayer: Gjuha, e Vërteta dhe Logjika. Përktheu nga origjinali: Enkelejd Musabelliu,

Plejad.

The Foundations of Empirical Knowledge, Macmillan, London, 1940.

The Problem of Knowledge, Pengiun, Harmonsworth, Middlesex, 1956,

- Gaston Bachelard: The New Scientific Spirit. Translated by Arthur Goldhammer. Bacon

Press, Boston. 1984. (Në frëngjisht është botuar për herë të parë më 1934 nga

Presses Universitaires de France).

- Francis Bacon: Novum Organum (New Organon), 1620. Në ueb-sajtin:

http://www.constitution.org/bacon/nov_org.htm

- Ludvig Carnap, 1956. The Methodological Character of Theoretical Concepts, në Feigl &

Scriven (editors): Minnesota Studies in the Philosophy os Science, I, pp. 38-76.

- Isidore Auguste Marie François Xavier Comte: The Positive Philosophy, Batoche Books,

Kitchener, 2000.

Om positivismen (1844), Bokorlaget Korpen, Gotenborg, Suedi, 1979.

- Donald Davidson: Problems of Rationality. Oxford University Press.2004.

- Dekarti, 2005: Bisedë për metodën. Shtëpia botuese “Elena Gjika”. Tiranë.

- René Descates, 1998: Valda skifter (Vepra të zgjedhura). Botuar nga Nautr och Kultur,

Stockholm. Shtypur në Danimark.

- Jacques Derrida, 1982: Margins of Philosophy. Translated by Alan Bass. The Harverster

Press Limited. University of Chicago, USA.

Page 286: Doctor Hajdin Abazi

285

- Jacques Derrida, 2005: Rogues. Two Essays on Reason. Translated by Pascale-Anne Brault

and Michael Naas. Stanford University Press. California, USA.

- Michel Foucault, 2000: Pushteti dhe dija. Katër sprova. Botim i Institutit të Studimeve

Politike dhe Dita. Përkthyer nga Orgest Azizi dhe Persida Asllani. Tiranë.

- Michel Foucault, 2003: Historia e marrëzisë në periudhën klasike. Përkthyer nga Leka

Toto. Botues SHLK & TOENA. Tiranë.

- Michel Foucault, 2004: The Archeology of Knowledge. Translation by Travistock

Publications Limited. Routledge. United Kingdom.

- Michel Foucault, 2002: Vetandets arkeologi. Botoi Arkiv förlaget. Përkthyer në suedisht

nga C.G. Bjurström. Lund.

- Michel Foucault, 2008: Historia e seksualitetit. Vullneti për dije. Përkthyer nga Kadri Metaj

& Orgest Azizi. Dukagjini. Prishtinë.

- Friedrich Ludwig Gottlob Frege: Skrifter i urval (suedisht), Thales, Stockholm, 1995.

- Ian Hacking: Why Does Language Matter to Philosophy?. Cambridge University Press.

Cambridge, London, New Yoek, Melbourne. 1975.

- Carl Hempel, 1966: Philosophy of Natural Science.

- Thomas Hobbes: Treatise on Human Nature (1650) dhe Leviathan (1651) në ueb-sajtin:

http://www.gutenberg.org/files/3207/3207-h/3207-h.htm

- Max Horkheimer, 1940: Kritika e arsyes instrumentale (Eklipsi i arsyes). Përkthyer nga

Gaqo Karakashi. Botuar nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”, Tiranë. Sqarim: Meqë

mungon viti i botimit në Tiranë, kam vënë vitin 1940 kur libri është botuar nga

Imago Publishing Co., Ltd., London.

- Max Horkheimer & Theodor W. Adorno, 2000: Dialektika e iluminizmit. Fragmente

filozofike. Përkthyer nga Gentian Vyshka. Botuar nga ISP & Dita 2000, Tiranë.

- David Hume: An Enquiry Concerning Human Understanding (1748), Cambridge University

Press, Cambridge, New York etj. 2007

Page 287: Doctor Hajdin Abazi

286

- Edmund Husserl, 1970: The Crises of European Sciences and Transcendental

Phenomenology. Përkthyer nga David Carr. Botuar nga Northwestern

University Press, Evanston, Illionis, USA.

- Immanuel Kant, 1965: Critique of Pure Reason. Përkthyer në anglisht nga Norman Kemp

Smith. Botuar në New York, nga St. Martin’s.

- John Kekes: A justification of Rationality

- Aleksandër Kocani, 2005: Hyrje në epistemologji. Shtëpia Botuese e Librit Universitar.

Tiranë.

- Gottfried Wilhelm Leibniz: Discourse on Metaphysics, në ueb-sajtin:

http://www.earlymoderntexts.com/pdf/leibdisc.pdf

Meditations on Knowledge, Truth and Ideas, në ueb-sajtin:

http://www.earlymoderntexts.com/pdf/leibmedi.pdf

The Principles of Philosophy known as Monadology, në ueb-sajtin:

http://www.earlymoderntexts.com/pdf/leibmona.pdf

- John Locke: Conduct of the Understanding, Harper and brothers, New York, 1844.

An Essay Concerning Human Understanding (1690),

The Pennsylvania State University, 1999

- Jean-François Lyotard, 1996: Gjendja postmoderne: Raport mbi dijen. Përktheu:

Muhamedin Kullashi. Botoi NBGL “Dukagjin”. Pejë. (Titulli origjinal: La

Condition postmoderne: Rapport sur le savoir , Éditions de Minuit, Paris, 1979

- Ernst Mach: The Analysis of Sensations. Routledge/ Thoemmes Press. (This is a reprint of

the 1914 edition). 1996.

- Michael Joseph Oakeshott: Rationalism in politics and other essays, botim i ri i zgjeruar,

botuar nga LibertyPress, Indianapolis, 1991

- Christopher Peacocke: The Realm of Reason. Clarendon Press, Oxford, 2005.

- Platoni, 1999: Republika. Botues: Phoenix, CEU & Shtëpia e Librit. Tiranë.

Page 288: Doctor Hajdin Abazi

287

- Hilary Putnam: The Collapse of the Fact/Value Dichotomy and other essays. Harvard

University Press. Cambridge, Massachusetts, and London, England. 2002.

- Richard Rorty, 2003: Hopp i stället för kunskap. Tre föreläsningar om pragmatism.

Përkthyer në suedisht nga Sven-Erik Torhell. Botoi Daidalos. Uddevalla.

- Bertrand Rusell: Filosofins problem. (Përkthyer në suedisht nga Anders Byttner). Natur och

Kultur. (Botuar për herë të parë nga Oxford University press 1912). 1994.

- Baruch de Sponoza: On the Improvement of the Understanding, web-sajti:

http://en.wikisource.org/wiki/On_the_Improvement_of_the_Understanding#1

- Stephen Toulmin: Return to reason. Harvard University Press. Cambridge, Massachusetts,

London, England. 2001.

- Gianni Vattimo, 2000: Nihilizmi dhe emancipimi. Etika, politika, e drejta. Përkthyer nga

Erion Kristo. Botuar nga IPLS & Dita 2000. Viti 2000 e kam vënë për shkak të

mungesës së vitit të botimit të këtij libri.

4. Literatura shtesë:

- Oswald Hanfling: Logical Positivism. Basil Blackwell: Oxford. 1981.

Aleksandër Kocani, 2005: Hyrje në epistemologji. Shtëpia Botuese e Librit Universitar.

Tiranë.

- Muhamedin Kullashi, 2008: Pushteti dhe dija te Michel Foucault. Botues Akademia e

Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Prishtinë.

- Muhamedin Kullashi, 2005: Mendimi politik modern. Botuar nga Akademia e Shkencave

dhe e Arteve e Kosovës. Prishtinë.

- James Ladyman: Understanding Philosophy of Science. Routledge, Taylor & Francis

Group. London and New York.

Page 289: Doctor Hajdin Abazi

288

- John Stuart Mill: System of Logic, Ratiocinative and Inductive; being a connected view of

The Principles of Evidence and the Methods of Scientific Investigation. Harper

& Brothers, Publishers. New York, 1859.

Mbi lirinë. Përktheu nga anglishtja Kelmend Hapwiu. Dukagjini. Pejë,

1998.

- Roddy Nilsson, 2008: Foucault. En introduktion. Botoi Égalite. Malmö.

- Alfred Tarski: Logic, Semantics, Metamathematics: : Papers from 1923 to 1938 by Alfred

Tarski, Corcoran, J., ed. Hackett. 1st edition edited and translated by J. H.

Woodger, Oxford Univeristy Press, 1956.

- Erich Vögelin, 2000: Shkenca, politika dhe agnosticizmi. (Përkthyer nga anglishtja: Arben

Imami). ISP & Dita. Tiranë.

- Ludwig Josef Johann Wittgenstein: Traktati Logjiko-Filozofik. Përkthyer nga Ledian

Rusta. Bargjini, Tiranë. 2004

5. Literaturë ndihmëse:

- Roger Scruton, 2000: Historia e shkurtër e Filozofisë Moderne nga Descartes-i tek

Wittgenstein-i. Shtëpia botuese “Besa”. Tiranë.

- Pierre Grimal, 1993: Grekisk mytology (Mitologjia greke). Alhambras Pocket Encyklopedi.

France.

- Claude Traunecker, 1993: Egyptens gudar (Zotat e Egjiptit).Alhambras Pocket

Encyklopedi. France.

Page 290: Doctor Hajdin Abazi

289

- Jean-Pierre Vernant, 1962: Origjina e mendimit grek. Përkthyer nga frëngjishtja: Venera

Domi. Shtëpia Botuese Dituria – CEU. Tiranë. SQARIM: Meqë në botimin

shqip nuk figuron viti i botimit, e kam vendosur vitin e botimit të origjinalit.

6. Fjalorë:

- Robert Audy, ed., 2001. The Cambridge Dictionary of Philosphy. Second edition.

- Poul Lubcke, ed. 1993. Filosofilexikonet. Përktehu në suedisht Jan Hartman. Botuar nga

Forum. Shtypur në Centraltryckeriet. Borås, Suedi.

- Niall Lucy, 2004: A Derrida Dictionary. Blackwell Publishing Ltd, Oxford, UK.

- Ekrem Murtezai, 1995. Fjalori i Filozofisë. Botuar nga Agjencia e Autorëve e Kosovës dhe

Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë. Prishtinë.

- Stathis Psillos, 2007: Philosophy of Science A – Z. Edinburgh University Press. Edinburgh.

- Routledge Encyclopedia of Philosophy, Version 1.0, London and New York: Routledge

1998