16
C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla”, ”, ”, ”, ”, qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit Tel: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, Tel: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/2321366, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë E-mail: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, Internet: www www www www www.gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Drejtor: FAHRI BALLIU Kryeredaktor: ILIR NIKOLLA E martë, 14 nëntor 2017 Nr. 6883 Viti XXI i botimit (numri i parë doli më 18.10.1997) Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe pastrimit të parave Muzika tradicionale shqiptare e sazeve dhe iso- polifonia, turne të suksesshëm në Britaninë e Madhe KULTURË/ Në treg libri më i ri i Eden Babanit, “Rrëfime të bashkëkohësisë” Rrëfime nga larg, Eden Babani, bashkëkohës me demokracinë Faqe 9-11 Samiti midis Kryeministrit Shinzo Abe dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka qenë një sukses në demonstrimin e aleancës solide Japoni-SHBA përballë kërcënimit të sigurisë nga Koreja e Veriut, por edhe konfirmim i raportit të shkëqyer personal midis dy udhëheqësve Një aleancë e fortë Japoni-SHBA qëndron përballë Koresë së Veriut Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxheti i vitit 2018 është një projekt që i shërben Edvinit dhe gjithë klientëve të tij për të përmbushur shkrirjen mes qeverisë dhe strukturave kriminale që kanë nevojë të pastrojnë paratë e fituara nga sasia kolosale e drogës që u prodhua në 2016- n. Inkriminimi i gjithë buxhetit të shtetit është sakrilegji i fundit që po tenton të kryejë kanab- kryeministri, para se një zgjidhje politike ta përzërë atë nga zyrat e qeverisë dhe të partisë Basha: Buxheti 2018, provë e implikimit të Ramës, të administrohet nga Prokuroria shqiptare, DEA dhe FBI-ja Opozita e bashkuar ka dalë kundër projektbuxhetit të vitit 2018. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se përmes këtij projektbuxheti do të pastrojë paratë e drogës. Ai i bëri apel Prokurorisë shqiptarë, FBI-së, DEA-s dhe shërbimeve të tjera partnere që të marrin nën administrim buxhetin 2018 dhe ta përdorin atë si provë që fakton se Rama është iniciatori i kanabizimit të vendit dhe me bekimin e tij këto para të pista po dëmtojnë ekonominë e vendit Raporti/ Qendra Europiane e Drogave: Jo vetëm kanabis dhe kokainë, Shqipëria është nyje e trafikut të heroinës Me bekimin e Edi Ramës, Shqipëria ia doli që të kthehet në nyjën kyçe të trafikut të herionës. Alarmi ngrihet nga Qendra Europiane e Drogave. Në raportin e EMCDDA Shqipëria, përveçse e konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Në raport thuhet gjithashtu se Shqipëria furnizon me kanabis vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian Analiza/ Pakti tregtar i Trans-Paqësorit ecën përpara, teksa vendet anëtare po kufizojnë kundërshtitë mes tyre Ministrat e tregtisë të 11 vendeve të Pacific Rim njoftuan arritjen e një marrëveshje të shtunën për të ecur përpara me tregtinë e lirë, fati i së cilës ishte e pasigurt pasi Pres- identi i SHBA, Donald Trump ... KULTURË Grupi folklorik SAZ’ISO, si ambasador e kulturës shqiptare "Italia Uno" i përgjigjet Ramës për "kazanin": Shiheni mirë reportazhin dhe mendoni një zgjidhje për fëmijët e Bulqizës DENONCIMI/ Ish-deputeti socialist Artan Gaçi merr uzinën e Mjekësit falë PPP-ve Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit biznesmen që fshihet pas firmës italiane Tritan Shehu: Takimi Bushati-Kotzias i dështuar - ministri ynë i Jashtëm shkoi në Kretë i papërgatitur Shpërblimi i Shejtanit (Sonet nga Uran Kostreci) NË BRENDËSI

Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

C M Y K

E PËRDITSHMEE PAVARUR

Adresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: Rruga“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla”,”,”,”,”,qendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesit

TTTTTel: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,TTTTTel: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/23213666666,,,,,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,TiranëTiranëTiranëTiranëTiranëE-mail:[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@[email protected],yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,Internet:wwwwwwwwwwwwwww.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.alÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EURO

Drejtor:FAHRI BALLIUKryeredaktor:ILIR NIKOLLA

E martë,14 nëntor 2017

Nr. 6883Viti XXI i botimit(numri i parë dolimë 18.10.1997)

Buxheti 2018, mekanizëm gjiganti krimit dhe pastrimit të parave

Muzika tradicionaleshqiptare e sazevedhe iso- polifonia,turne tësuksesshëm nëBritaninë e Madhe

KULTURË/ Në treg librimë i ri i Eden Babanit,“Rrëfime të bashkëkohësisë”

Rrëfime nga larg,Eden Babani,bashkëkohës medemokracinë

Faqe 9-11

Samiti midis Kryeministrit ShinzoAbe dhe Presidentit të SHBA-veDonald Trump ka qenë një sukses nëdemonstrimin e aleancës solideJaponi-SHBA përballë kërcënimit tësigurisë nga Koreja e Veriut, por edhekonfirmim i raportit të shkëqyerpersonal midis dy udhëheqësve

Një aleancë e fortë Japoni-SHBAqëndron përballë Koresë së Veriut

Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxhetii vitit 2018 është një projekt që i shërben Edvinitdhe gjithë klientëve të tij për të përmbushurshkrirjen mes qeverisë dhe strukturave kriminaleqë kanë nevojë të pastrojnë paratë e fituara ngasasia kolosale e drogës që u prodhua në 2016-n. Inkriminimi i gjithë buxhetit të shtetit ështësakrilegji i fundit që po tenton të kryejë kanab-kryeministri, para se një zgjidhje politike tapërzërë atë nga zyrat e qeverisë dhe të partisë

Basha: Buxheti 2018, provë e implikimittë Ramës, të administrohet nga

Prokuroria shqiptare, DEA dhe FBI-jaOpozita e bashkuar ka dalë kundërprojektbuxhetit të vitit 2018. Kryetari iPartisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoiEdi Ramën se përmes këtij projektbuxhetido të pastrojë paratë e drogës. Ai i bëriapel Prokurorisë shqiptarë, FBI-së, DEA-sdhe shërbimeve të tjera partnere që tëmarrin nën administrim buxhetin 2018dhe ta përdorin atë si provë që fakton seRama është iniciatori i kanabizimit tëvendit dhe me bekimin e tij këto para tëpista po dëmtojnë ekonominë e vendit

Raporti/ Qendra Europiane e Drogave: Jo vetëm kanabisdhe kokainë, Shqipëria është nyje e trafikut të heroinësMe bekimin e Edi Ramës, Shqipëria ia doli që të kthehet në nyjën kyçe të trafikut të herionës.Alarmi ngrihet nga Qendra Europiane e Drogave. Në raportin e EMCDDA Shqipëria, përveçse ekonsideruar si një vend prodhues i kanabisit, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit tëheroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Në raport thuhet gjithashtu seShqipëria furnizon me kanabis vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian

Analiza/Pakti tregtar iTrans-Paqësorit ecënpërpara, teksa vendetanëtare po kufizojnë

kundërshtitë mes tyreMinistrat e tregtisë të 11 vendevetë Pacific Rim njoftuan arritjen enjë marrëveshje të shtunën për tëecur përpara me tregtinë e lirë, fatii së cilës ishte e pasigurt pasi Pres-identi i SHBA, Donald Trump ...

KULTURË

Grupi folklorik SAZ’ISO, siambasador e kulturës shqiptare

"Italia Uno" i përgjigjet Ramëspër "kazanin": Shiheni mirëreportazhin dhe mendoni njëzgjidhje për fëmijët e Bulqizës

DENONCIMI/ Ish-deputeti socialistArtan Gaçi merr uzinën e Mjekësit falë PPP-ve

Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopiolumturim burrit biznesmen qëfshihet pas firmës italianeTritan Shehu: Takimi Bushati-Kotziasi dështuar - ministri ynë i Jashtëmshkoi në Kretë i papërgatitur

Shpërblimi i Shejtanit(Sonet nga Uran Kostreci)

NË BRENDËSI

Page 2: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

2 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taPOLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Opozita e bashkuar ka dalë kundër projektbuxhetit të vitit 2018. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se përmes këtij projektbuxheti do të pastroj paratë e drogës. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha theksoi se ekonomia po kriminalizohet, pasi paratë e siguruara përmes drogës po investohen në biznese të ndershme, ndërsa të vetmit që do të përfi tojnë janë baronët e drogës. Kreu i PD i bëri apel Prokurorisë shqiptarë, FBI-së, DEA-së dhe shërbimeve të tjera partnere që të marrin nën administrim buxhetin 2018 dhe ta përdorin atë si provë që fakton se Rama është iniciatori i kanabizimit të vendit dhe me bekimin e tij këto para të pista po dëmtojnë ekonominë e vendit. “Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista! Krimi nga parcelat e kanabisit po zhvendoset tek ndërtimi me projektin “Një Miliard euro“ të Edi Ramës. Biznesi i vogël do të paguajë TVSH 20 milionë lek në vit ndërsa hotelet luksoze të baronëve të drogës për dhjetë vjet nuk do të paguajnë tatim fi timin dhe TVSH është 6 % . 14 shkolla të Tiranës kushtojnë 60 milionë Euro, fond me te cilin ndërtohen normalisht 30 shkolla. Këto janë javët e krimit dhe të drogës dhe buxheti është i krimit dhe i drogës , është buxheti i pastrimit të parave të drogës. Njëkohësisht është buxheti i varfërimit deri në palcë të shqiptarëve. Edi Rama do ta përdorë 2018-ën për të pastruar miliardat e drogës, të konsorciumit politiko –kriminalo- oligarkik. Edi Rama do ta përdorë 2018-ën për të pastruar miliardat e drogës, të konsorciumit politiko –kriminalo- oligarkik. Pra është një trekëndësh, në qendër është Edi Rama dhe qeveria, është një trekëndësh, shtet i kriminalizuar – narko shtet, karteli i drogës (ata që bëjnë kultivimin dhe trafi kun e drogës) dhe ekonomia që po kriminalizohet , e përbërë nga oligarkë që pastrojnë paratë e drogës dhe trafi kantë që blejnë bizneset e ndershme me paratë e drogës. Javën e kaluar ndamë me gjithë shqiptarët nga Kuvendi, fazën ku ndodhet krimi i organizuar në Shqipëri. E nisi me kultivimin e kanabisit . Nuk është më kultivimi i kanabisit, veprimtaria kryesore. Jo. Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka kaluar në dy fusha të tjera. Fusha e parë që konfi rmohet edhe sot nga raportet e BE, është trafi ku I heroinës dhe kokainës dhe fusha e dytë më e rrezikshmja për shqiptarët,

është kafshimi i ekonomisë publike dhe private të shqiptarëve. Që do të thotë se krimi po zhvendoset në sheshet e ndërtimit në mes të Tiranës, po zhvendoset në bankat e Shqipërisë, pra në sistemin fi nanciar të Shqipërisë. Krimi tashmë nga parcelat e kanabisit në majë të maleve apo në mes të fushave, po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në të famshmin projekt: “Një Miliard euro“ të Edi Ramës. Çfarë po ndodh? Shikoni çfarë thotë buxheti. Një biznes që fërgon peshq, që i blen nga peshkatari i zonës nëqoftëse kalon xhiron prej 20 milion lekë të vjetra në vit, do të futet në xhiron e TVSH. Pra biznesi që fërgon, skuq peshqit në zgarë, nëqoftëse bën xhiron 2,1 milion do të paguajë TVSH. Ndërsa Klement Balilaj , Santa Quaranta dhe dhjetëra Santa Quaranta që do të ndërtohen nga baronët e drogës dhe oligarkët e lidhur me ta, hotelet me pesë yje, për dhjetë vjet nuk do të paguajnë tatim fi timin dhe TVSH do e paguajnë 6 %. Nga baronët e drogës dhe oligarkët e lidhur me ta, hotelet me 5 yje për 10 vjet nuk do të paguajnë tatim-fi timi dhe TVSH-në do e paguajë 6%. Që të hash peshkun e zgarës tek ai biznesi i vogël që mban frymën gjallë duhet të paguash 20% TVSH me këtë buxhet. Që të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta apo tek hotelet me 5 yje që duan të ndërtojnë oligarkët me baronët e drogës do të paguash vetëm 6% TVSH dhe për 10 vite ata s’do të paguajnë as tatim-fi timi. Ky është buxheti që tregon më qartë se çdo gjë tjetër se Edi Rama ka përgjegjësinë dhe është aksioner i drejtpërdrejtë i kartelit kriminalo politik”, tha Basha. Më tej, kreu i PD u shpreh se Rama pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, tani këto para të pista do t’i pastroj për vete dhe miqtë e tij. “Pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e ktheu në delen e zezë të Europës, pasi mbylli derën e integrimit europian, pasi e zhyti në kolaps ekonominë duke përfshirë fakir-fukarenjtë që i zhyti në biznesin e drogës dhe që sot e shesin më lirë se çajin. Tani paratë e drogës do t’i pastrojë për veten e tij dhe për miqtë e tij. Çdokush tjetër do të humbasë. Më pak para për shtresat në nevojë, në ndihmë ekonomike, më pak para për pensionistët, për buxhetorët. Rritja e rrogave do të jetë minimale, nuk do të plotësojë dot as indeksimin për infl acionin. Më pak para për fermerët, për biznesin e vogël dhe të mesëm, për investimet, për shëndetësinë. Gjithçka tregon që ky do të

jetë një buxhet i rrënimit dhe i gërmimit të xhepave për shqiptarët, nga shtresa e mesme deri te shtresat më të varfra, nga fermerët tek biznesi i vogël. Të vetmit që do të përfi tojnë do të jenë lordët, baronët e drogës sepse me këtë buxhet do të pastrohen paratë. Skema e parë është është skema fi skale, projekti fi skal. Uli taksat për investimet e luksit, për hotelet me 5 yje që në të gjithë botën, mjafton të bëni një kërkim sado modest, në të gjithë botën një nga rrugët kryesore për pastrimin e parave janë ndërtimi dhe tek ndërtimi kategoria kryesore e pastrimit të parave janë hotelet luksoze. Për këta, për pastrimin e parave do të ulë taksat, për të gjithë të tjerët do të rrisë taksat, do të fus në nivelin e TVSH-së. E dyta është projekti 1 miliard euro. Projekti 1 miliard euro i konçesioneve nuk është gjë tjetër veçse pastrimi i parave tanimë jo vetëm në ekonominë private, por edhe në ekonominë publike, që do të thotë tendera të rrugëve, shkollave, spitaleve, tashmë do të jenë konçesione, ku do të pastrohen paratë e drogës, pa tender, pa konkurrencë, pa transparencë, do t’i jepen disa kompanive, të cilat ose vetë ose përmes marrëdhënieve të nëndheshme, do të pastrojnë paratë e drogës”. Kreu i PD ilustron edhe një shembull sesi kjo qeveri kriminale do të bëj pastrimin e këtyre parave të pista. “Marrim një shembull. 14 shkolla të Tiranës, 60 milionë Euro, është një buxhet i tejfryrë. Me 60 milionë Euro, mund të ndërtosh 30 shkolla. Mund të ndërtoheshin minimalisht 25 shkolla të mira. Përse ndërtohen vetëm 14? Dhe përse Bashkia duhet të paguajë dyfi shin e interesit që do të paguante normalisht në qoftë se do t’i ndërtonte vetë ato shkolla? Sepse me këtë projekt, sikundër me projektet e koncesioneve në rrugë dhe kudo tjetër, shqiptarët do të paguajnë dyfi sh çmimin e rrugës, do të paguajnë dyfi sh qiranë e borxhit dhe do të paguajnë 10 fi sh pastrimin e parave të drogës. Shqiptarët do të zhyten në mjerim. Baronët e drogës, oligarkët dhe Edi Rama, do të pasurohen marramendshëm vetëm se tani paratë do t’i nxjerrin nga skutat ku i kanë futur dhe do t’i qarkullojnë në mënyrë të ligjshme nëpërmjet këtyre dy skemave; ndërtimet, ndërtimeve luksoze, turizmit dhe hoteleve të drogës nga njëra anë dhe kalimit të parasë së pisët të drogës për ndërtimin e veprave infrastrukturorë me dyfi sh çmimin dhe dyfi sh interesa”. Basha bën apel që Buxheti 2018 të administrohet nga Prokuroria shqiptare, DEA

dhe FBI si provë që implikon Ramën në trafi kun e drogës dhe pastrimin e këtyre parave. “Projekt-buxheti i 2018-ës jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht, duhet të administrohet nga Prokuroria shqiptare, nga FBI, nga DEA, nga prokuroria italiane, gjermane, si një provë ligjore e implikimit të Edi Ramës në trafi kun e drogës dhe pastrimit të parave të drogës. Një gjë është e sigurt, për këdo që ka bërë hesape që përmes këtij projekt-buxheti të nisë pastrimin e parave të drogës, të mendojë mirë. Themelet e kësaj ngrehine, sapo kanë fi lluar të shkunden. Nuk do të lejojë as Europa, as opozita shqiptare, as shqiptarët e ndershëm që të vazhdojë varfërimi i tyre me këtë projekt-buxhet, ndërkohë që vazhdon pasurimi i oligarkëve dhe i baronëve të drogës. Natyrisht, vota jonë do të jetë kundër, por ky është vetëm fi llimi i një beteje e cila do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe do të rrëzojë, siç po rrëzon një nga një gurët e shahut. Tahirët dhe ata që janë pas tahirëve do të përgjigjen përpara drejtësisë dhe ora për këtë po afron me shpejtësi marramendëse”, tha Basha.

Vasili: Premtimet e Ramës për rritje ekonomike, fi ktive dhe mashtrime elektorale/ Lëvizja Socialiste për Integrim ka sfi duar qeverinë, duke thënë se në Shqipëri nuk është planifi kuar asnjë investim i huaj. Në përfundim të mbledhjes së grupit, kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili në një dalje për mediat tha se premtimet për një rritje ekonomike janë fi ktive dhe mashtrime elektorale. “Të gjitha pretendimet për një rritje ekonomike janë pretendime tërësisht fi ktive, mashtrime të vërteta elektorale, mashtrime të vërteta politike të cilat nuk të çojnë asgjëkundi, pasi edhe këto dhjetëra faqe të buxhetit që po paraqet qeveria nuk ka asnjë investim të huaj, të ri të rëndësishëm dhe asnjë ofertë për investime të reja, përveçse një ristabilizim me anë të një ligji të të gjitha favoreve që qeveria do ti njohë vetes për të favorizuar dhe ndihmuar klientët dhe nëpërmjet tyre veten e saj dhe asnjë projekt konkret. Unë e sfi doj qeverinë dhe jam këtu dhe pres të më thotë qoftë edhe një investim të madh të huaj të rëndësishëm që vjen apo është projektuar të vijë në Shqipëri i cili do të më bindë mua dhe shqiptarët e tjerë për këtë gjë. Por nuk ka asgjë të tillë. Shqipërinë e presin ditë shumë të errëta të rritjes ekonomike për shkak të një aventurizmi politiko – ekonomik të paparë për Shqipërinë në gjithë vitet e fundit”, tha Vasili.

Buxheti 2018, një mekanizëm gjigant i krimit dhe pastrimit të parave

Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxheti i vitit 2018 është një projekt që i shërben Edvinit dhe gjithë klientëve të tij për të përmbushur shkrirjen mes qeverisë dhe strukturave kriminale që kanë nevojë të pastrojnë paratë e fituara

nga sasia kolosale e drogës që u prodhua në 2016-n. Inkriminimi i gjithë buxhetit të shtetit është sakrilegji i fundit që po tenton të kryejë kanab-kryeministri, para se një zgjidhje politike ta përzërë atë nga zyrat e qeverisë dhe të partisëNGA MELI FASKO

Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxheti i vitit 2018 është kryekëput një projekt që i shërben Edvinit dhe të gjithë klientëve të tij. Pavarësisht se kapobanda në pushtet e prezanton para qytetarëve shqiptar si një projekt ‘të paparë’ e që do t’i sjell vendit shumë investime, ky projekt fatkeqësisht do t’i shërbej parave të siguruara nga tonelatat e drogës. Ditën e djeshme, Edvini dhe gjithë makineria që i shërben atij shpërndanë për media materiale, të cilat f lisnin për një buxhet që do të sjellë rritje ekonomike, rritje pagash e pensionesh apo edhe investime publike. Të gjitha këto ishin në kuadrin e propagandës qeveritare, pasi e vërteta rezulton e dhimbshme mjaft.

Pasi kanabizoi Shqipërinë dhe lejoji të sigurt, trafikun ndërkombëtar të drogës, përmes miliardave të siguruara nga këto trafiqe Rama kërkon t’i shpërndaj ato në investime të rëndësishme që do të dëmtojnë ecurinë e brishtë ekonomike të vendit tonë. Ky buxhet i varfërimit të shqiptarëve do të shtoj hallet e qytetarëve tanë, ndërsa do të pasurohen në mënyrë të sigurtë klientët që i shërbejnë pushtetit kriminal të Edvin Ramës. Rama pasi ia doli që të blejë zgjedhjet e Qershorit me paratë e drogës, do të përdor vitin 2018 për të pastruar miliardat e eurove të siguruara nga droga dhe aktivitet të tjera kriminale. Kësisoj, Edvini do t’ia dalë të kriminalizoj gjithë ekonominë e vendit, ndërsa do të propagandojë se po ndërton vepra publike të

rëndësishme. Ky shkatërrim i ekonomisë së vendit tonë dhe po ashtu ekonomive private të shqiptarëve nga Edvini është rreziku më i madh që po i kanoset vendit. Tashmë bandat dhe krimi do të zhvendosen më pranë shqiptarëve, duke rrokur ç’të mundin. Më herët, qëkurse Edvini prezantoi projektin ‘1 Miliardë Euro’, opozita, kreu Basha dhe ish kryeministri Berisha i bën apel bankave dhe investueseve serioz që të mos bëhen pjesë e një projekti të tillë kriminal. Pavarësisht se Edvini e propagandoi si projekt që do të korr investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi përmes PPP-ve, projekti në të vërtetë ka për qëllim të pasuroj vetëm një grusht njerëzish në kurriz të buxhetit të ‘rraskapitur’ të shqiptarëve. Kjo nismë e kryeministrit për

të dhuruar 1 mld euro as nuk do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit, as do të nxjerrë nga moçali i taksave dhe tarifave të vendosura mbi kokë tek bizneset dhe as nuk do të lehtësojë kredi dhënien e bankave, të cilat vazhdojnë të nxjerrin fitimin e tyre jashtë. Në të

kundërt, do të përkeqësojë dhe të shtrydhë gjithnjë e më shumë bizneset të cilët vazhdojnë të vuajnë një treg të kapur dhe aspak të lirë. Ky projektbuxhet duhet me patjetër që të mos lejohet të kalojë, në të kundërt shkatërrimi i shqiptarëve është i pandalshëm.

Basha: Buxheti 2018, provë e implikimit të Ramës, të administrohet nga Prokuroria shqiptare, DEA dhe FBI-jaOpozita e bashkuar ka dalë kundër projektbuxhetit të vitit 2018. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Edi

Ramën se përmes këtij projektbuxheti do të pastrojë paratë e drogës. Ai i bëri apel Prokurorisë shqiptarë, FBI-së, DEA-s dhe shërbimeve të tjera partnere që të marrin nën administrim buxhetin 2018 dhe ta përdorin atë si provë që fakton se Rama është iniciatori i kanabizimit të vendit dhe me bekimin e tij këto para të pista po dëmtojnë ekonominë e vendit

Page 3: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

3E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Denoncimi/ Ish-deputeti socialist Artan Gaçi merr uzinën e Mjekësit falë PPP-ve

Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit biznesmen që fshihet pas firmës italianeEnde pa marrë jetë buxheti i vitit 2018 dhe projekti “1 Miliardë” i PPP-ve të qeverisë së Edi Ramës, duket se anëtarët e klikës ministrore po ndajnë detajet e fundit në pazaret që kanë bërë për koncensionet me klientët, oligarkët apo edhe familjarët e tyre. Rasti që ka denoncuar ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha arrin në kufi jtë e absurdit, pasi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dhënë tashmë me koncesion bashkëshortit të saj Artan Gaçi, uzinën e Mjekësit në Elbasan. “Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit, edhe si bashkëshort, por edhe si biznesmen! Aferim! Këtij i thonë partneritet publik-privat me burrin (PPPB)”, shkruan Berisha në Facebook. Në denoncimin e bërë publik nga Berisha, banori i zonës thekson se ish-deputeti socialist dhe njëkohësisht bashkëshorti i ministres fshihet pas kompanisë italiane që ka përfi tuar koncensionin. “Doktor ju përshëndes! Ministrja e Mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP të uzinës së Mjekësit tek një kompani ushtarake italiane. Beretta thonë. Prapa gjithë kësaj historie është Tan Gaçi, burri i ministres dhe Pelikani Security për aferat e veta duke lënë me gisht në gojë banorët e zonës! Ky është PPP me burrin doktor”, thuhet në mesazhin denoncues të publikuar nga Berisha.

Me bekimin e Edi Ramës, Shqipëria ia doli që të kthehet në nyjën kyçe të trafi kut të herionës. Alarmi ngrihet nga Qendra Europiane e Drogave. Në raportin e EMCDDA Shqipëria, përveçse e konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, së

fundmi po kthehet në një nyje të trafi kimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Në raport thuhet gjithashtu se Shqipëria furnizon me kanabis vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian

Raporti/ Qendra Europiane e Drogave: Jo vetëm kanabis dhe kokainë, Shqipëria është nyje e trafi kut të heroinës

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin Shqipëria, Raporti Kombëtar për Drogat 2017 (Albania, National Drug Report 2017) në analizën që ka bërë për situatën e Drogave dhe Varësisë së Drogave në vend ka dhënë dhe një panoramë të tregut të jashtëligjshëm. E konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, EMCDDA ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafi kimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Si janë çmimet në vend dhe sasitë e zëna ndër vite… Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i kanabisit, thuhet në raport. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian. Për të luftuar këtë fenomen, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë plane vjetore veprimi. Produktet e kanabisit janë ndër drogat të kapura më shpesh në Shqipëri. Nga viti 2012, ka pasur një numër në rritje të identifi kimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis. Në vitin 2015,

Policia Shqiptare raportoi një numër rekord të sasisë së zënë të kanabisit prej 1198 plantacionesh dhe shkatërrimin e 797422 rrënjëve. Shtuar kësaj, janë kapur gjithashtu sasi të mëdha të kanabisit të presuar. Sipas të dhënave sasia e zënë e kanabisit nga u rrit nga 310 tonë në 2010, në 1093 tonë në 2014, ku një sasi rekord prej 102 tonësh u kap. Nga 2014- në 2015 tre laboratorë të prodhimit të vajit të kanabisit u shpërbënë. Duke qenë pjesë e degëzimit jugor të rrugës ballkanike, Shqipëria është vendi tranzit i trafi kut të heroinës. Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafi kimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafi kuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri. Në vitet e fundit, sasia e zënë e heroinës ka qenë disi e qëndrueshme, por sasia e zënë ka varjuar nga viti në vit. Sipas

të dhënave të disponueshme sasia e zënë në Shqipëri ka qenë më e ulët nga 2010 në 2011 (respektivisht janë kapur 15.5 kg dhe 21.4 kg), ndërsa në 2012-n sasia e zënë e heroinës u katërfi shua në 87.7 kg. Në 2013-n në total pati 95 raste të sasisë së kapur, ku u sekuestruan rreth 74.3 kg heroinë. Në 2014 kishte 81 raste dhe 73.5 kg të zëna, ndërsa në 2015 87 raste dhe 36.9 kg heroinë e zënë. Kokaina (pluhur)

duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifi kua dhe u shpërbë në 2015-n. Ky

operacion rezultoi me zënien e 20 kg kokainë pluhur, e cila ishte e destinuar për në Gjermani. Pjesa më e madhe e kokainës së trafi kuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafi kohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Që nga 2010, numri i rasteve dhe sasia e zënë janë në trend rritës. Në 2015, pati një numër rekord të rasteve të ndaluara. 71, dhe të sasisë së zënë prej 27.1 kg, të cilat u raportuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave. Të dhënat tregojnë se çmimi në tregun e zi për një gramë kanabis në 2015-n ishte 1-1.3 euro. në 2012-n, çmimi në tregun e zi i heroinës varjonte nga 21 deri në 25 euro për gramë. Pastërtia e heroinës në tregun e zi përllogaritej rreth 4 për qind. Çmimi për 1 gramë kokainë në 2012 varjonte nga 50-100 euro për gramë, ndërsa pastërtia ishte rreth 27 për qind. Kanabisi i kultivuar në vend vijon të mbetet droga kryesore në tregun shqiptar të drogave. “Shqipëria është gjithashtu vend tranzit i heroinës dhe së fundmi dhe i kokainës”, përfundon raporti.

Drekën që një familje në Bulqizë i organizoi në shenjë mikpritje, Edi Rama ktheu në një mega shou propogande dhe sulmi ndaj televizionit italian ‘Italia Uno’, vetëm sepse gazetarët e saj kishin realizuar një reportazh të arrirë, ku pasqyronin realitetin e hidhur të fëmijëve të kësaj zone, të cilët detyrohen prej varfërisë që të braktisin shkollat për të punuar në galeritë e kromit. Rama shkoi edhe më tej duke ofenduar gazetaren, apo duke thënë se xhirimet ishin të vjetra dhe nuk ishin realizuar gjatë qeverisjes së tij, sepse kishe të vështirë ta pranonte të vërtetën e hidhur të kësaj zone që duhet të ishte më e pasura e Shqipërisë. Por, sot për gjuhën fyese dhe kërcënimet e Ramës ka ardhur edhe reagimi zyrtar i emisionit “Le Iene” dhe gazetares Alice Martineli që ishte në Bulqizë dhe realizoi

reportazhin me fëmijët që punojnë për të mbledhur krom, për 2-3 mijë lekë të vjetra në ditë. Emisioni “Le Iene” dhe gazetarja Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, duke publikuar datat kur janë xhiruar pamjet. Në reagimin zyrtar madje shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë kryeministri dhe qeveria shqiptare për të ndryshuar situatën e mjerueshme në Bulqizë. Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli: “Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është «një program plehrash» dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m... me pamje të vjetra, mbi një fenomet që nuk ekziston më”. I dashur kryeministër Edi

Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë. Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami. Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme. Ju çfarë mendoni të bëni?”.

Vasili: Edi Rama të përgjigjet përse e ktheu Shqipërinë në nyje të trafi kut të heroinës

Kryeministri Edi Rama ka qenë në qendër të akuzave të LSI-së gjatë ditës së djeshme jo vetëm për buxhetin që është hartuar për vitin 2018, por edhe për rezultatet e raportit të Qendrës Europiane të Drogave, që e cilëson Shqipërinë si një nyje të rëndësishme në trafi kun e heroinës. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ai që e ka quajtur Ramën, si autorin e vetëm të shndërrimit të Shqipërisë edhe në nyje të trafi kut të heroinës, pas atij të kanabisit. “Përgjegjësia për drogën do ta shoqërojë Kryeministrin gjithë jetën. Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë

së Drogave (EMCDDA) fl et shume qartë: Shqipëria është transformuar në një nyje të trafi kut të heroinës. Kjo është tragjedia më e rëndë për Shqipërinë për të cilën ka vetëm një përgjegjës; ai është kryeministri. Jo vetëm që nuk e luftoi drogën, por e mbështeti, e shfrytëzoi, e përdori atë”, shprehet Vasili. Ish-kreu i LSI gjithashtu deklaron se kryeministri është kryefajtor për rreshtimin në krah të të fortëve dhe krimit të organizuar duke mos i hequr imunitetin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij Edi Rama herët a vonë do të japë llogari për bilancin e

regjistruar me kanabisin dhe lidhjet me krimin. “Ai është kryefajtori, që pengoi drejtësinë, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre që akuzoheshin nga prokuroria dhe partnerët ndërkombëtarë dhe këtë e bëri në Parlamentin shqiptar në sytë e gjithë botës. Po Shqipëria është nyje e trafi kut të heroinës. Kryeministri është autor i vetëm dhe kryesor i saj dhe ai duhet të përgjigjet për këtë. Llogjet e tij kilometrike janë vetëm devijim dëshpërues për t›i ikur kësaj përgjegjësie shumë të rëndë, që do ta shoqërojë gjithë jetën, po gjithë jetën ama”, nënvizon Vasili.

“Italia Uno” i përgjigjet Ramës për “kazanin”: Shiheni mirë reportazhin dhe mendoni një zgjidhje për fëmijët e Bulqizës

Page 4: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

4 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUM

Administrata e Presidentit Trump njoftoi një ndryshim mbi fondet për ndihmat e huaja që lidhen me pakicat e persekutuara. Nënpresidenti Pence tha gjatë një takimi global të të krishterëve se do i kërkohet Departamentit të Shtetit që fondet për programet e Kombeve të Bashkuara për pakicat e persekutura tani t’u kalohen programeve të agjencisë amerikane për ndihma ndërkombëtare USAID dhe organizatave jo-qeveritare me përkatësi fetare. Materiali në vazhdim na njeh me ndikimin që pritet të ketë vendimi i administratës. Administrata e Presidentit Trump thotë se vuajtjet e të krishterëve irakianë, Yazidi dhe pakicave të tjera që largohen nga dhuna e Shtetit Islamik, bëhet edhe më e rëndë nga paefektshmëria e ndihmave nga Kombet e Bashkuara. “Kombet e Bashkuara kanë dështuar shpesh të ndihmojnë komunitetet më të dobëta, e kryesisht pakicat fetare. Si rezultat, njerëz të panumërt vazhdojnë

të vuajnë”, tha Nënpresidenti amerikan Mike Pence. Ai njoftoi një hap të ri lidhur me objektivin e deklaruar të administratës për një politikë të jashtme amerikane që mbron të krishterët në mbarë botën. “Duke fi lluar nga sot, Amerika do të ofrojë mbështetje direkte ndaj komuniteteve të persekutura përmes USAID-it”, tha zoti Pence. Vendimi u përshëndet nga Chris Smith, ligjvënësi tejet i zëshëm në Kongresin amerikan për të drejtat e njeriut. “E jashtëzakonshme. Vendim historik”.Shqetësimet mbi sigurinë e të krishterëve në kampet e OKB-së kanë bërë që republikani Smith të kërkojë ndryshime për vite me radhë. “Ata janë pakicë dhe rreziku vdekjeprurës që i pret ata në shumë prej këtyre kampeve është i tmerrshëm. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë anashkaluar shumë, megjithëse jo të gjithë, por shumë të krishterë që kanë nevoja për ushqim, strehë dhe ilaçe”.

Detajet janë në përpunim ndërsa zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se fondet do të vinin nga një burim i njohur. “Kjo administratë, si edhe administratat e kaluara, nuk do të lërë pas dore financimin e organizatave jo-qeveritare me bazë fetare. OKB do të marrë disa fonde për këtë, por ne do të shikojmë për mënyra të tjera që janë më efi kase për të dhënë fonde për pakicat fetare”. Duke kundërshtuar vendimin, senatori demokrat Dick Durbin thotë se OKB plotëson një nevojë jetësore. “OKB funksionon në vende ku ne nuk mund të shkojmë. Aty ku shpresojmë që nuk duhet të shkojmë. Të japim burime për Kombet e Bashkuara. Bëhet fjalë për ndihma humanitare bazë për njerëz që po vuajnë dhe vdesin”. Zëdhënësi Farhan Haq tha se Kombeve të Bashkuara duhet të administrojnë ndihmat për të gjithë. “Ndihma humanitare në Irak, si në raste të tjera,

Klientët e qeverisë mbledhin bagëtinë e Dibrës dhe e therin në Lezhë!

Teatri i Ramës në Peshkopi dhe shëndetësia e rrënuar në Dibër

NGA XHEMAL GJUNKSHI

Në kuadër të teatrit që u luajt në fundjavë në Peshkopi nga gjithë ministrat e Kabinetit “Rama 2” bashkë me dirigjentin e tyre “artistin e mbetur në tentativë” Edi Rama, ishte edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Edhe kjo e fundit mori urdhrin të luajë teatër në spitalin rajonal të Peshkopisë. Po ky i fundit veç spital nuk mund të jetë dhe këtë duhet t’ia kishin treguar ministres. Nëse ka kushte të mira akomodimi e fjetje bëjeni hotel për llixha. Nuk mund të jetë spital sepse në një kat ka 16 dhoma dhe 3 zyra infermierie. Personeli ka vetëm një banjo. Nuk ka asnjë dush dhe dush nuk quhen “fuçitë”. Nuk është spital, sepse nuk ka mjekë dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për ta zgjidhur. Mungesa e mjekëve ka bërë që të kemi edhe raste ekstreme, deri ne humbje jete te njerëzve. Shpesh është dashur të transportohen me helikopter .Dibranët rropaten dyerve të spitaleve të Tiranës për një apendesit si kurrë më parë sepse edhe ato 2 - 3 mjekë që kishin i futën në politikë. A ka dijeni Ministrja, se pse nuk ka filma grafie prej më shumë se 5 muajsh , dhe

njerëzit përplasen derë më derë pa shpresë duke u rikthyer për të disatën herë pa gjetur zgjidhje. Pse po e mbajnë peng zgjedhjen e drejtorit a thua se populli nuk e din se ai është i para/emëruar. A ka dijeni zonja Ministre se ato bluzat me të cilat kanë pozuar zonjat në krah të saj , i kanë blerë me lekë xhepi , duke ushtruar presion për ti blerë tek klientët e partisë. Në fund a ka dijeni zonja ministre se të sëmurët e spitalit të Peshkopisë kanë një muaj pa mish. Zonja Ministre ato njerëz aty janë për tu shëruar dhe jo për tu sëmurë me keq se sa ishin. Vërtet skeni mjekë ti shëroni , por të paktën mos i vdisni për të ngrënë...! Takimet fasadë të qeverisë dhe ministrave në Dibër, po çfarë përfituan vetë dibranët. Erdhën dhe s’thanë asgjë . Erdhi dhe “Nikua” që pak ditë më parë akuzoi dibranët se s’dinë të mbarështojnë blegtori. Erdhi veç pak metra larg thertores dhe nuk u afrua të shikonte thertoren që plotësonte gjitha kushtet e liçensuar nga AKU. Niko paniku vjen në Maqellarë të kontrollojë efektin e monopolit të mishit. Vetëm pak ditë më parë me një të rënë të lapsit Niko Paniku mbylli gjitha thertoret , edhe ato që plotësojnë kushtet

higjeno-sanitare dhe vetë AKU i ka çertifikuar. Siç e shikoni nga vulat mishi është therur në Tiranë dhe shitet në një dyqan në Maqellarë. Tashmë ka marrë përmasat e një skandali pasi mbyllja e thertoreve ka lënë pa mish spitalin rajonal të Peshkopisë, të Bulqizës dhe të Matit. Prej tre javësh nuk kanë parë mish as fëmijët e çerdheve, edhe pse faturat për prindërit shkojnë nga 40-60 mijë lekë të vjetra. Niko paniku po shton informalitetin duke detyruar fermerët që të therin «gjedhët « nëpër shtëpitë e tyre duke mbledhur klientët me lista nëpër fshatra si në kohen e diktaturës. Po Niko paniku nuk ka faj se erdhi në Dibër me ushqim nga Tirana, me shërbim nga Tirana, veç juf kat ishin të Dibrës. Shqetësimit të tregtarëve nuk denjoi ti përgjig jej Kryetari Bashkisë e as Drejtori i AKU-se Agron Cara. Me siguri urdhri i Nikos ishte ligj. Tregtarët e mishit dhe kasapët pritën një takim me ministrin Niko Paniku ,por ky i fundit nga paniku i injoroi sa i detyroi ta zënë për xhakete . Në fakt s›kishte çtë bënte tjetër pasi thertoret janë mbyllur për mustaqet e Çelos, pse inspektori ka parë një

mizë apo se mungon një lavaman brenda stallës së viçave. Në emër të shtetit Niko Paniku po krijon një mega-aferë korruptive, një monopol të tregut të mishit. Në përpjekje për të mbështetur një bande kliente të qeverisë Nikua po bën «tufëzimin» e dytë pas atij që bëri «idhulli» i tij në 1981 kur i tufëzoi të g jitha bagëtitë. Të urdhërosh një «klient të qeverisë»të mbledhë gjithë bagëtinë e Dibrës, ta therësh në Lezhë dhe tua shesësh dibranëve kjo s›është parë e dëgjuar. Jo vetëm se rrit çmimin me 300 lekë për kile por ne Dibranët e kemi qejf të konsumojmë produktet e vendit, paçka se qeveria juaj erdhi me «harxhe» me vete. Çfarë po ndodh në Dibër?. Prej tre javësh tregu s’ka fare mish. Prej tre javësh spitalet janë pa mish. Prej tre javësh çerdhet dhe kopshtet janë pa mish. Prej tre javësh qytetarët janë pa mish. Por aq sa e ndali diktatori që adhuron Niko Paniku aq mund ta ndalin edhe këto pasardhësit e tyre. Dibra ka mbajtur Tiranën me mish të freskët vendi , ndaj ta harrosh ti dhe kushdo klient i sojit tuaj se mund të detyroni dibranët të hanë mishin e ngrirë që si dihet nga e ka prejardhjen.

Shpërblimi i Shejtanit(Sonet nga Uran Kostreci)

Një çun, në tempull, pa, qirinj, shandanë

Dhe shënjtë e në cep një ikonë sterrë;

Ndaj pyet: -»Po kjo?»- - «Ësht› djalli, aty!»-

i thanë;

Qesh çuni: -»Aty po ndez qiri njëherë»-

E gjith qejf ikën në shtëpi të fl erë;

At’bot shejtani i del i thotë: -»O xhan!

«Qiri më ndeze e un ta shpërblej nderë...

«Ja tek ky pyll, nën dhé, ka një kazan,

«Gërmo e do gjesh, nesër, fl orinj plot!

«Lër› shënjë, ama, një tullë o një plis bari»

«O kakën bëj! A e bën kakën dot?»-

Shtërzoi çuni sa s›iu këput damari...

Kur krismë ndjeu, syt› hapi... i erdhi ndot:

Në ëndërr... brekët kishte mbush qyqari.

NGA PAULIN MARKU

Në Shqipëri, pas 2013, kur individët me rekorde kriminale e trafikantët veshën kostum politik dhe qeverisja u sajoi poste të rëndësishme ,për përfaqësuesit e tyre në parlament dhe në administratën publike, u krijuan kushtet për lindjen e mafias së vërtetë, jo thjesht e vetëm në lidhje varësie nga kupola politike por edhe për tu ballafaquar me të nëse qeveria nuk do ti plotësonte kërkesat e saj. Ndonëse tentuan në fazën e parë, 2013-2015,

shumë individë me rekorde kriminale nuk arritën të organizohen në formën e një mafie të vërtetë, të pavarur nga politika dhe të drejtuar nga kupola e vet. Lidhja e tyre me kupolën politike është e fuqishme, fillimisht një lidhje e dobët që më vonë do të shndërrohej në një pengmarrjeje reciproke, bashkëpunimi por edhe konfliktesh. Ata pritën momentin e përshtatshëm, për shkak të nevojës që kupola do të kishte, për të fituar me çdo kusht e mjet zgjedhjet e 2017, të organizoheshin e të ngrinin sistemin

e klaneve mafioze të fuqishme e të forconin lidhjet politike me kupolën politike vendore, që më vonë do ta detyronin edhe kupolën politike qendrore ti plotësonte kërkesat e saj përndryshe do ti shpallnin luftë. Drejtësia e reformuar duket për momentin e pamundur për të penguar veprimin e këtyre klaneve mafioze sepse deritani kupola politike jo vetëm i mbron klanet mafioze por edhe ka paralizuar drejtësinë dhe po tenton ta vendosë nën kontroll atë për të mbrojtur vetveten dhe klanet mafioze.

Politika e kriminalizuar dhe krimi në Shqipëri

Ndihma amerikane për pakicat e persekutuara

ofrohet në mënyrë të paanshme në bazë të nevojës më të madhe. Punonjësit do të vazhdojnë të japin ndihma mbi këtë bazë në përputhje me parimet humanitare». Aktualisht, komuniteti i ndihmave ka më shumë pyetje se sa përgjigje. “A është ky një sugjerim që do të ketë shtim fondesh? Nuk është e qartë. Ka një sugjerim që Shtetet e Bashkuara mund të marrin një rol më të madh nëse ndryshon ekuilibri”, thotë Katherine Marshall me Universitetin Xhorxhtaun. Një ekuilibër i ri që mund të ndryshojë ndjeshëm rolin udhëheqës që Amerika ka luajtur prej dekadash në shërbim të të drejtave të njeriut.

Page 5: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

5E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Tritan Shehu: Takimi Bushati-Kotzias i dështuar - ministri ynë i Jashtëm shkoi në Kretë i papërgatitur

Deputeti demokrat Tritan Shehu e cilëson si të dështuar takimin e zhvilluar në Kretë mes ministrit të Jashtëm Bushati dhe homologut grek Kotzias, për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Deputeti demokrat shprehet se ministri i Edi Ramës duhet të shkonte i përgatitur, pasi takime të tillë nuk mbahen me këngë dhe me valle

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, e cilëson si të dështuar takimin e zhvilluar në Kretë mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek Nikos Kotzias, për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Deputeti demokrat shprehet se ministri i Jashtëm shqiptar duhet të shkonte i përgatitur, pasi takime të tillë nuk mbahen me këngë dhe me valle. Në një intervistë për Report tv, Shehu tha se dosjet duhet të ishin të përgatitura përpara dhe ministrat të mbyllin një proces të përgatitur më parë nga stafet.Zoti Shehu në gjykimin tuaj çfarë ka ndodhur?Politika e jashtme nuk është pronë e askujt është element që duhet të jetë i lidhur me të gjithë. Politika e jashtme kërkon konsulta të vazhdueshme. Unë bëj përgjegjës të gjithë qeverisjen e majtë, që vuajnë nga një sindromë e rrezikshme.

Të menduarit që bota fi llon me ta, dhe vetë deklaratat që do zgjidhim problemet “70-vjeçare janë qesharake”. Greqia është fqinj, vend anëtar i NATO dhe BE që na ka mbështetur. Kemi pasur probleme dhe këto probleme janë zgjidhur hap pas hapi, marrëdhëniet deri në 2013 ishin shumë të mira, më pas u shkatërruan, por u vështirësuan edhe në rajon me Maqedoninë dhe me Italinë. Boshti është kthyer drejt disa marrëdhënieve preferenciale, si Serbia duke kaluar një cak dhe limit. Çfarë është misterioze në bisedimet me Greqinë?Duhet të jemi të qartë me diçka, takimi i dy ministrave kishte kohë që ishte përgatitur dhe servirur. Gjithë ecuria e marrëdhënia ka qenë negative, pra edhe si e tillë nuk mund të zgjidhej në një apo dy ditë. Unë mendoj që takimet janë pozitive, por kërkojnë përgatitje serioze, nuk mbahen me këngë

dhe me valle, pasi nuk sjellin gjë këngët dhe vallet. Dosjet duhet të ishin përgatitur përpara, edhe ministrat të mbyllin një proces të përgatitur më parë nga stafet. Dhe jo duke dalë me një deklaratë që nuk thotë asgjë.Ju mendoni se nga takimi nuk pati asnjë rezultat?Duke lexuar deklaratën nuk është bërë asgjë. Në takime shkohet me përgatitje dhe jo për këngë dhe për valle. Realisht nga ai takim nuk doli asgjë.

Mendoni se fajtore është gjithë politika shqiptare?Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur vështirësi, por me vullnet i kemi tejkaluar. Ne kemi pasur në vitet 1994 vështirësi, por i kaluam dhe nënshkruam traktatin e miqësisë, kulmi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Greqia edhe në mandatin tjetër të Berishës, bashkëpunim për heqjen e vizave. Drejtuesit e Shqipërisë në politikën e jashtme kanë

treguar amatorizëm, kemi humbur kaq shumë pikë dhe kemi shkuar larg interesave tona. Shkaku është për mua amatorizmi, një ide absurde që kanë rilindësit që; Bota fi llon dhe mbaron me ata.Pra për ju përgjegjës është Bushati?Jo! Nuk është kjo, bëra përgjegjës të gjithë rilindjen. Takimi ishte pas asaj që ndodhi në Himarë, a ka ndikuar edhe kjo ndërhyrje? Unë çështjen e Himarës e shoh ndryshe. Kishte arbitraritet, korrupsion dhe veprimtari jo ligjore. Nuk zhvillohet Himara pa mirëkuptimin e komunitetit, por edhe të Shkozës bashkë dhe Velipojës. Qeveria ka treguar arrogancë me qytetarët.Do të ketë edhe një takim në Shqipërisë, a do të jemi më shpresëplotë?Mund të takohen në Tiranë, Greqi apo Bruksel, por kur të takohen duhet të përgatiten mirë dhe jo të dalin me deklarata boshe.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se asnjë subjekt politik nuk ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Kreu i KQZ e dha këtë si argument kur u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e PS për largimin e tij nga ky post. Zguri bëri të qartë se njeh vetëm Kolegjin Zgjedhor si organ që vlerëson vendimmarrjen e KQZ-së. I gjendur përballë kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij në lidhje me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri është i bindur se institucioni

që drejton ka respektuar ligjin. Zguri evitoi një përgjigje direkte nëse ai vetë si kryetar kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit. Partia Socialiste që ka kërkuar shkarkimin e Zgurit, pretendon se kryetari ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos njoftuar Komisionin në mbledhje publike mbi materialin e mbërritur nga Prokuroria, brenda afatit 10 ditor që parashikon ligji. Ndërkohë, procedurialisht, shkarkimi i Zgurit nuk është i lehtë, në kushtet kur PS ka humbur mazhorancën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas lëvizjeve që pasuan marrëveshjen politike Rama-Basha të 18 majit. Neni 18 i Kodit Zgjedhor, parashikon se

mandati i anëtarit dhe kryetarit të KQZ-së mbaron para kohe kur ky institucion, me 4 vota nga 7, ia propozon Parlamentit një gjë të tillë. Gjithashtu, neni në fjalë parashikon disa kushte kur kjo mund të ndodhë, siç janë kryerja e veprimtarive politike, mbushja e moshës për pension, kur anëtari vdes apo jep dorëheqjen, kur mungon pa shkaqe të arsyeshme për një periudhë të caktuar kohe, si dhe kur me veprimet ose mosveprimet e tij cënon rëndë veprimtarinë e KQZ për përgatitjen, mbikqyrjen, drejtimin dhe verifi kimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre.

Denoncimi/ Fëmijët në shtetin e Noriegës i traumatizojnë duke ju pushuar mësuesen nga puna

Berisha: Nxënësit në Divjakë bojkotojnë dhe qajnë për zëvendësimin e mësueses me një të emëruar nga partiaNjë video e disa fëmijëve nga Divjaka që qajnë, sepse i kanë pushuar nga puna mësuesen e tyre, është publikuar ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Fëmijët e klasës së pesë studiojnë në shkollën Koli Sako dhe kërkojnë që mësuesja, e cila i kishte nën kujdestari që prej klasës së parë të rikthehet në detyrë. Prindërit dhe fëmijët pas një proteste dyjavore për mos largimin e mësueses së tyre, janë kërcënuar të futen në mësim nga kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi. “Revolta e fëmijve! Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook. Postimi i ish-kryeministrit Berisha: “Përshëndetje z. Berisha. Po ju drejtohem si e vetmja shpresë për veten dhe fëmijën tim. Kam vajzën në klasë të pestë në shkollën 9-vjeçare Koli Sako Divjakë, më datën 2 tetor zëvendësuan mësuesen që i kishte nga klasa e parë e në vazhdim. Arsyeja që dhanë ishte justifi kim banal jo objektiv. Ne protestuam duke mos i dërguar fëmijët në shkollë për dy javë rresht, i bëmë peticion Drejtorisë së Shkollës dhe Zyrës Arsimore Lushnje. Asgjë nuk u mor parasysh, shumë nga ata fëmijë janë me probleme dhe mësuesja që i kishte i njihte mirë dhe jepte ndihmën që ata donin. Klasa është jashtë kontrollit tani, mësuesja është një e paaftë që ka përkrahje pushtetin, Kokoneshin, madje mësimi fi lloi si pasojë e kërcënimeve të kryetarit të bashkisë. Këto verifi kohen lehtë! Po ju dërgoj dhe disa video ku shihet reagimi i fëmijëve dhe debati ynë me mësuesen që mori klasën.”

PD kërkon përjashtim me 10 ditë të Pjerin Ndreut nga Kuvendi, Gramoz Ruçi mbron deputetin socialist

Salianji: Vendim komunist i Gramoz Ruçit - nuk u trembem dordolecëvePartia Demokratike i dorëzoi ditën e djeshme një kërkesë Byrosë së Kuvendit për të vendosur masën disiplinore, përjashtim me 10 ditë të deputetit socialist Pjerin Ndreu. PD në kërkesën e saj argumenton se është e bazuar tek fyerjet dhe kërcënimet që deputeti socialist Pjerin Ndreu bëri ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, në mbledhjen e datës 7 nëntor të Komisionit të Sigurisë. “Thirrja për përdorim dhune dhe fyerja janë shkelje disiplinore”, thuhet në kërkesën e PD. Byroja e Kuvendit është mbledhur menjëherë dhe ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e deputetit Ndreu, pasi sipas kryeparlamentarit Gramoz Ruçi «mbledhja nuk mund ta shqyrtojë këtë rast, pasi Byroja

nuk ndëshkon kur njerëzit shahen në komisione». Salianji: Vendim komunist i Gramoz Ruçit, nuk i trembem dordolecëve/ Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të larguar 10 ditë nga Kuvendi, deputetin Pjerin Ndreu, ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, Salianji kritikon ashpër vendimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke e cilësuar atë si një akt komunist. “Ruçi ka marrë vendim komunist. Nuk është aq i virgjër sa hiqet gjatë seancave. Sa për mua, nuk më tremb asnjë lloj dordoleci. Nuk është personale, por nuk mund ta toleroj atë fjalor në komisione”, shprehet Salianji.

NGJARJA:Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: «A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!»Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.Pjerin Ndreu: Mos i provoko të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!Paulin Stërkaj: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!Salianji: Nuk pyes dhe s›kam frikë nga asnjë bandit!

Deklarata/Klement Zguri: Asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor për Kapllanajn

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se asnjë subjekt politik nuk ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Zguri bëri të qartë se njeh vetëm Kolegjin Zgjedhor si organ që vlerëson vendimmarrjen e KQZ-së, ndërsa kërkesës së PS-së për

dorëheqjen e tij, kreu i KQZ-së iu përgjigj se institucioni që ai drejton ka respektuar vetëm ligjin

Page 6: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

6 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta FORUM

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ditë më parë ka bërë të ditur se ligji për përdorimin e gjuhëve do të nisë të shqyrtohet të hënën në seancë plenare. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur gjatë një konference për media se deri të premten do të përfundojë procedura. Lidhur me ketë, profesori universitar, Mersim Maksuti ka thënë për “Bota sot” se ende gjuha shqipe nuk mund të ketë trajtimin e njëjtë me gjuhën maqedonase. Po ashtu, ai ka thënë se këtë propozim të ligjit për gjuhë duhet të vlerësohet pozitivisht pasi që gjuha shqipe do të zgjerojë të drejtën për përdorim në institucionet shtetërore në Maqedoni. “Edhe pse propozim ligji nuk bën zyrtarizmin të plote të përdorimit të gjuhës shqipe dhe ende gjuha shqipe nuk mund të ketë tretman dhe status të barabartë me gjuhën maqedone, por përsëri këtë propozimligj duhet vlerësuar pozitivisht pasi gjuha shqipe tash e tutje do të zgjeroj të drejtën e përdorimit të saj në Qeveri, në procedurat gjyqësore, në procedurat administrative gjë që kjo e drejtë i është mohuar deri më sot!”, ka thënë Maksuti për “Bota sot”.Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Nijazi Muhamedi, e konsideron si poshtërim të dinjitetit të gjuhës shqipe ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni. Në një prononcim për të njëjtën gazetë, Muhamedi ka thënë se ky ligj tash tejshkruan mohimin kushtetues që i është bërë gjuhës shqipe përmes mohimit të glossonimit (emrit të gjuhës), duke e kthyer emrin e saj në emër përqindjeje numerike që, në fakt,është një emërtim racist. “Ky është një Ligj-poshtërim i dinjitetit të gjuhës shqipe dhe i folësve të saj,pra shqiptarëve,sikurse na mëson edhe Karta Universale e të drejtave gjuhësore, sipas së cilës çdo mohim i dinjitetit të një gjuhë është njëkohësisht edhe mohim i popullit që e fl et atë gjuhë. Ndërkaq, ky ligj tash tejshkruan mohimin kushtetues që i është bërë gjuhës shqipe përmes mohimit të glossonimit (emrit të gjuhës),duke e kthyer emrin e saj në emër përqindjeje numerike që, në

fakt,është një emertim racist dhe me këtë nënkuptohet edhe mohimi i ekzistencës dhe i identitetit kombëtar i popullit që e fl et,pra, i shqiptarëve. Ky ligj-poshtërim i gjuhës,me këtë version të përgatitur nga «ekspertet» maqedonas dhe i «mbrojtur»symbyllazi nga «përfaqësuesit shqipfolës», duke e konvertuar statusin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni në status të gjuhës minoritare të njëjtësuar me statusin e gjuhës rome,etj, e bën jolegjitime barabarësinë juridike të shqipes me maqedonishten,duke e rimohuar me këtë rast mohimin e legjitimitetit të saj historik si gjuhë autoktone në vendin e vet,nga i cili legjitimohet e drejta e barabarësisë së njëjtë të një gjuhë me një tjetër me të cilën kohabitojne brenda një shteti,dhe ky është principi pashmangshmërisht i respektueshëm gjatë hartimit të ligjeve mbi gjuhët zyrtare”, është shprehur Muhamedi. Sipas tij, ky princip, me insistimin e serbeve,është zbatuar në Kushtetutën e Kosovës (Kushtetuta e Ahtisaarit), duke e kthyer mitin e «djepit serb» në mit të «autoktonisë e prezencës gjuhësorë (pra edhe të folësve të saj) në Kosovë. “Se këndejmi, e drejtë legjitime e pakontestueshme e shqiptarëve në Maqedoni është që të mbrojnë legjitimitetin historik të prezencës së gjuhës së tyre në araen gjuhësore autoktone dhe me këtë të mbrojnë edhe principin e barazisë së njëjtë juridiko-kushtetuese të gjuhës së tyre në tërësinë shtetërore të Maqedonisë. Meqë ky ligj dhe defi nimi juridiko-kushtetues i cunguar në Maqedoni , mohojnë këtë princip dhe barabarësi legjitime, del fare legjitime dhe e kuptueshme se nuk duhet njohur si ligj legjitim. Ky ligj-poshtërim është vënë për miratim të ngutshëm me insistimin e vet palës maqedonase,duke manipuluar se është «kërkesë»e ndonjë «subjekti politik shqipfolës për të mos penguar «legjitimitetin e rremë historik të maqedonishtes,pra edhe «funksionit» legjitimues të saj si «tapi historike

dhe e tashme»e territorit shtetëror maqedonas(!)mbi të cilin është ngritur gjoja «shteti etnik maqedonas» për t›i dhënë zgjidhje të njëanshme konfl iktit greko-maqedonas mbi «emrin»,»tapi gjuhësore» që mandej do tejshkruhet vetëm maqedonishtja në katër pllakat identifi kuese në OKB; kurse në pllakat identifi kuese në OKB,kur Kosova do jetë e pranuar,do shkruhen dy gjuhët e njëjta zyrtare:shqipja dhe serbishtja”, ka përfunduar Muhamedi. Ndërkaq, politologu, Xhenur Iseni ka thënë për “Bota sot” se deri të premten pritet që të përfundojë, dhe se kjo sipas tij nënkupton një zyrtarizim të gjuhës shqipe. “Mendoj se ky ligj deri ditën e premte do të merr epilog fi nal ku edhe do të miratohet nga deputetët, përfshirë këtu edhe nga deputetët shqiptar në opozitë. Ky ligj «ndoshta» nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet”, ka thënë Iseni. Për me tepër, ai ka shpjeguar se nuk do të thotë të zyrtarizohet në të gjitha nivelet por vetëm pjesërisht. “ Në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës fl asin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë. Dmth në ligj prapë shkruan gjuha që e fl asin mbi 20% që do të thotë se nuk shkruhet saktë GJUHA SHQIPE”, ka theksuar ai. Më tutje, ai ka thënë se nuk mund të fl asim për barazim në mes gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe siç pretendojnë disa, por sipas tij gjuha maqedonase është më e barabartë se gjuha shqipe. “Siç thotë Xhorxh Orwel: Gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat. Edhe këtu, partitë në pushtet thonë se gjuha maqedonase do të jetë e barabartë me gjuhën shqipe në gjitha nivelet, ndërsa unë them se gjuha maqedonase edhe me këtë ligj është më e barabartë se gjuha shqipe”, ka përfunduar Iseni.

Hullia e Putinit: “Marrëdhëniet Rusi-Turqi i janë kthyer normales”Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë i janë kthyer normales, tha presidenti rus, Vladimir Putin, derisa takoi homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në qytetin Soçi. “Dua të theksoj në fillim të takimit

tonë se marrëdhëniet tona mund të konsiderohen tërësisht të vendosura”, tha Putin, raporton agjencia e lajmeve TASS. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar keq pasi forca ajrore turke ka rrëzuar

një avion rus, pranë kufirit me Sirinë, në nëntor të vitit 2015, por, që atëherë, Putin dhe Erdogan kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e tyre. Së bashku me Iranin, ata kanë sponsorizuar një sërë negociatash

për konf liktin e Sirisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Duke iu adresuar gazetarëve në Stamboll, përpara se të nisej për në Soçi, Erdogan e ka përshkruar Putinin si “mik të dashur”.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin EvropianNGA ERALDO MEÇALLA

Aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian fi lluan menjëherë pas rënies së regjimit komunist në vitet 1991 – 1992. Moment historik ku Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë po kërkonin njëzëri që të bëheshin pjesë e Evropës Perëndimore në kuptimin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Që nga ato vite të largëta dhe sot në 2017, integrimi i Shqipërisë në BE mbetet i konsoliduar si objektivi strategjik më madhor i shtetit dhe shoqërisë dhe për këtë arsye gjendet në majën e piramidës së agjendës politike dhe diplomatike të qeverisë shqiptare. Shqipëria dhe shqiptarët janë Evropian dhe ndodhen në kontinentin Evropian, historia, gjeografi a dhe identiteti autokton si pasardhës të Iliro - Pellazgëve na krijojnë një lidhje të pashmangshme me bashkësinë historike dhe atë të sotme Evropiane, prandaj duhet që Shqipëria të vazhdojë më tej me integrimin në BE për tu ndjerë plotësisht të realizuar në aspektin ekonomik, politik dhe social edhe pse kjo kërkon një punë dhe sakrifi cë të madhe nga ana jonë. Në aspektin e dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së, sondazhet tregojnë se 85% e popullsisë janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo

nënkupton që shoqëria shqiptare dëshiron të demokratizohet dhe të përkrah vlerat dhe parimet e BE-së, në mënyrë që t’i japi fund këtij tranzicioni 27-vjeçar dhe konsolidimin e shtetit me institucione demokratike.Procesi i Integrimit të Shqipërisë në BE/Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian u vendosën në vitin 1991, më tej në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik dhe më pas u nënshkrua dhe Deklarata e Përbashkët Politike Shqipëri – Komuniteti Evropian, fakt interesant është që Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një marrëveshje të këtij karakteri. Në vitin 1997 u përcaktuan kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. Ndërsa Samiti i Zagrebit i vitit 2000 lançoi Proçesin e Stabilizim – Asocimit për 5 vende të Evropës Juglindore, që u fi nalizua me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në 2006, që nënkuptonte një qasje graduale politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë në BE. Në vitin 2010 hynë në fuqi liberalizimi i vizave, pra qytetarët shqiptarë pa viza drejt hapësirës “Schengen”. Më datë 24 qeshor

2014 Bashkimi Evropian vendosi ti japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ndërsa në vitin 2015 u çel “Procesi i Berlinit” nga Kancelarja Angela Merkel e organizuar në Berlin, në të cilën u dhanë direktiva për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturës së transportit, energjisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto direktiva u avancuan dhe u konkretizuan me tej në Samitin e Ballkanit Perëndimorë në Vjenë më 27 gusht 2015, ne Samitin e Parisit 4 korrik 2016 dhe së fundi në Samitin e Triestes më 12 korrik 2017. E Ardhmja e Shqipërisë në BE/Progresi në marrëdhëniet Shqipëri-BE që nga fi llimi deri sot pavarësisht ulje-ngritjeve vitet e fundit kanë pasur përparime të dukshme. Sigurisht Shqipërisë dhe shqiptarëve do ti duhet të punojnë fort në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të cilët sot përbëjnë problematikat kryesore të vendit. Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE do ta bënte demokracinë më të qëndrueshme, Shqipërinë më të emancipuar dhe ekonomine më të zhvilluar. Por pët këtë kërkohet përqafi mi i vlerave dhe parimeve të BE-së forcimin e shtetit të së drejtës, mirëqeverisjen, modernizimin ekonomik dhe social, mirëqenien qytetare, institucione të qëndrueshme, zgjedhje demokratike, respektimi i rekomandimeve

Çudia/I arratisuri Puigdemont heq dorë nga pavarësia e KatalonjësPër Katalonjën është e mundur një zgjidhje tjetër krahas pavarësisë. Kështu ka deklaruar lideri Carles Puigdemont në një intervistë për të përditshmen belge “Le Soir”. Puigdemont është shprehur në favor të një marrëveshjeje me qeverinë. “Marrëveshja është gjithmonë e mundur. U bënë 30 vjet që punoj për të siguruar një tjetër lloj marrëdhënieje mes Katalonjës dhe Spanjës. Kemi punuar shumë, por ardhja në pushtet e Aznar e ndaloi procesin”, ka deklaruar Puigdemont. Situata, sipas tij, mund të zgjidhet vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve. Ndërsa Europës, Puigdemont i kërkon që të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Poloninë dhe Hungarinë. “Të verifi kojë nëse ka pasur abuzime të të drejtave. Duket qartë që qeveria spanjolle nuk ka respektuar kartën e të drejtave themelore”, ka shtuar Puigdemont. Një ditë më parë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy mbërriti në Barcelonë për të prezantuar kandidatin e Partisë së tij Popullore në zgjedhjet e 21 dhjetorit, e nga kryeqendra e Katalonjës deklaroi se lokalet e muajit të ardhshëm do të ndihmojnë t’i jepet fund kaosit në rajonin e pasur verilindor që tentoi shkëputjen.Duke mbrojtur vendimin e tij për të imponuar mbi Katalonjën kontrollin direkt të Madridit zyrtar, shefi i ekzekutivit spanjoll shpjegoi se “nuk kishte lënë rrugë pa përdorur” përpara se të hidhte hapin ekstrem, në vazhdën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase muajin e kaluar.

Fokus/Çfarë do të ndodhë me ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni?

politike, sociale dhe ekonomike të BE-së, marrëdhënie kompromisi për reforma madhore për vendin ndërmjet qeverisë dhe opozitës si rasti i “Reformës në Drejtësi”, standarde Evropiane jetese, promovim i profesionalizmit, meritokracisë. Tre reformat kryesore që i kërkohen Shqipërisë nga BE-ja janë Drejtësia, Korrupsioni dhe Ligji Elektoral. Hapja e negociatave dhe më pas anëtarësimi në BE kërkon me patjetër afrimin e këtyre kritereve dhe standardeve të kërkuara nga BE-ja, si dhe krijimin e infrastrukturës për rritjen ekonomike të vendit që është thelbësore për realizimin e kërkesave të “acquis communataire”. Sfi dat për integrimin e Shqipërisë në BE janë shumëdimensionale dhe kanë të bëjnë me faktore si identiteti, ekonomia, siguria pra sfi da jetike por të realizueshme. E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të ngushtë me integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo përforcohet nga fakti se integrimi në realitet nuk është aspiratë e poltikës por e gjithë shoqërisë shqiptare dhe nëse do të bëhej sot ndonjë referendum me shumë gjasa 90% e shqiptarëve do të ishin pro antarësimit në BE. Fakti se sot BE-ja ka problematika të ndryshme me vendet anëtare të karakterit ekonomik dhe politik, tregon se duhet të marren masa për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë Evropiane dhe kundërpërgjigjja e duhur do të ishte antarësimi i Ballkanit Perëndimorë dhe konkretisht Shqipërisë në BE. Në konceptin e marrëdhënieve ndërkombëtare hapja e negociatave dhe më pas antarësimi i Shqipërisë në BE do të thotë rritje e statusit dhe rolit të saj si shtet dhe siguri e mirëqënie për qytatarët shqiptarë, prandaj le të jemi optimist.Autori është Specialist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Page 7: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

7E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUM

(BIRN)

Pas helmimit të marrëdhënieve dypalëshe për 26 vjet, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka thënë se mosmarrëveshja në lidhje me emrin e Maqedonisë, që Athina e kundërshton, duhet të zgjidhet së shpejti. Në një intervistë më 5 nëntor për të përditshmen greke Kathimerini, Kotzias, i cili vitin e kaluar u shpreh se do të duheshin vite që të dy vendet të binin dakord për një emër të përbashkët të pranuar nga të dyja palët, tha se çështja “duhet të zgjidhet brenda gjysmës së parë të 2018-ës”. “Nëse kjo do të zgjidhet, atëherë do të jetë thjesht çështje tre apo katër muajsh burokraci në Kombet e Bashkuara,” citohet të ketë thënë Kotzias. “Nëse jo, do të ketë vështirësi shumë të mëdha,” shtoi Kotzias, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi në vitin 2019, të cilat ka gjasa të pengojnë rrugën e bisedimeve të mëtejshme substanciale. Ndjenja e re e urgjencës dhe e optimizmit refl ektohet edhe tek zyrtarët e lartë maqedonas. “Maqedonia pret një datë për fi llimin e negociatave të saj të pranimit në BE nga mesi i vitit të ardhshëm,” tha kryeministri i ri i vendit Zoran Zaev më herët këtë muaj. Zaev tha se ai është plotësisht i ndërgjegjshëm se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Maqedonia dhe Greqia deri atëherë do të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. Shpresat për një zgjidhje dolën menjëherë pasi social demokratët erdhën në pushtet në Maqedoni në maj. Zyra e Zaevit e bëri të qartë se donte të shkëputej nga praktikat e qeverisë së mëparshme që thjesht debatonte me Greqinë për emrin e vendit dhe të angazhohej në përpjekje “të hapura dhe të sinqerta” për të përmirësuar marrëdhëniet dhe të kërkonte ndihmën e Greqisë për anëtarësimin e saj në NATO dhe në BE.Pas vitesh të tëra marrëdhëniesh diplomatike të ftohta, në qershor, ministri i ri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, u prit ngrohtë në Athinë. Ky takim dhe vizita e kthimit nga Kotzias në Maqedoni në gusht janë përdorur për të rindërtuar besimin përpara një raundi të ri të bisedimesh të ndërmjetësuara nga OKB-ja që të dyja palët mezi i presin. Sipas raporteve jo zyrtare nga të dyja palët, bisedimet zyrtare të lehtësuara nga ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz, i cili e vizitoi rajonin në korrik pas një mungese të gjatë, duhet të fi llojnë nga fundi i këtij muaji ose në fi llim të dhjetorit. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, në fi llim të vitit 2018, të dyja palët mund të angazhohen thellësisht në bisedime më të hollësishme mbi një zgjidhje për emrin.

Ankesat i hapin rrugë optimizmit/Emri i Maqedonisë ka qenë temë mosmarrëveshjeje me Greqinë

që kur ish-republika e Jugosllavisë fi toi pavarësinë në vitin 1991. Greqia këmbëngul se përdorimi i fjalës “Maqedoni” nënkupton një pretendim territorial për krahinën e saj veriore me të njëjtin emër. Megjithatë, maqedonasit nuk e durojnë dot idenë që Greqia t’u tregojë atyre emrin e vendit të tyre dhe druhen se një ndryshim i emrit do të krijonte gjithashtu pikëpyetje rreth identitetit kombëtar. Në vitin 2008, Athina e përdori mosmarrëveshjen për të ushtruar veton për pranimin e Maqedonisë në NATO, ku ajo prite të anëtarësohej. NATO i dha Maqedonisë të drejtën e hyrjes në aleancë, por vetëm pasi të zgjidhte mosmarrëveshjen me Athinën. Vitin pasues, Greqia e shtriu bllokadën e saj në BE. Pavarësisht se merr një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian çdo vit, Maqedonia s’ka mundur të marrë një datë për fi llimin e bisedimeve për anëtarësim. Marrëdhëniet u përkeqësuan kur qeveria e mëparshme e Maqedonisë, e udhëhequr nga VMRO DPMNE nacionaliste nën drejtimin e Nikola Gruevskit, që qeverisi nga viti 2006 deri këtë vit, fi lloi të ngrinte statuja gjigande të heronjve klasikë si Aleksandri i Madh dhe Filipi i Maqedonisë në qendra qytetesh dhe riemërtoi vende të njohura, siç është aeroporti kryesor, pas emrit të Aleksandrit të Madh. Ndërsa Greqia pretendonte se këto fi gura ishin pjesë e historisë helene, ajo i pa këto gjeste si provokim dhe e akuzoi Maqedoninë për vjedhjen e trashëgimisë së saj. Në vitin 2011, Maqedonia nuk arriti të përfi tonte nga fi torja e saj ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ICJ, kur Gjykata e Hagës e shpallii Greqinë fajtore për shkeljen e një marrëveshjeje të OKB-së në vitin 1995 duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kjo ishte një fi tore morale, por Greqia thjesht e injoronte atë, ndërkohë që vendimi nuk e detyroi NATO-n apo BE-në të ndryshonin mendje. Ndërkohë, bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja në lidhje me çështjen e emrit u bënë më pak të shpeshta dhe nuk dhanë rezultate. Në tryezë u vendosën emra të ndryshëm kompromisi, përfshirë Republika Veriore e Maqedonisë, Maqedonia e Sipërme dhe Republika e Maqedonisë (Shkup). Secila u konsiderua e papranueshme nga ose njëra ose të dyja palët. Megjithatë, vëzhguesit vunë re një ndryshim të shpejtë për më mirë pasi Maqedonia krijoi një qeveri të re në Maj. “Qëndrimi i të dyja palëve është më i mirë tani sesa ka qenë gjatë pesë viteve të kaluara. Ka një rritje sinqeriteti dhe serioziteti dhe një ndryshim në qasje kundrejt kësaj çështjeve është i dukshëm,” tha Bekim Kadriu, analist politik dhe profesor në Universitetin e Tetovës. Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski tha se ndryshe nga shumë herë në të kaluarën, kur të dyja palët ishin angazhuar në bisedime, por dukeshin pa dëshirë për t’i zgjidhur vërtet problemet,

pritshmëritë për një kompromis këtë herë dukeshin më të vërteta. “Problemi s’do të zgjidhet deri në fund të këtij viti, por të gjithë duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje deri në gjysmën e dytë të vitit 2018,” tha ai për gazetën e përditshme Sloboden Pecat. “Nëse s’e bëjmë këtë, rrezikojmë t’i ngrijmë përsëri negociatat (për shkak të zgjedhjeve në të dy vendet në vitin 2019),” tha Maleski. Analistët janë dakord se fi torja e partisë së re qeverisëse të Maqedonisë në zgjedhjet vendore në tetor i dha kryeministrit Zaev më shumë vend për të kërkuar një zgjidhje të guximshme dhe të pajtueshme me Greqinë. Rezultatet e zgjedhjeve e dobësuan shumë pozicionin e ish-partisë qeverisëse VMRO DPMNE, e cila e ka akuzuar vazhdimisht Zaevin për tradhti ndaj vendit dhe se po tregohet shumë i butë me Greqinë.

Vëzhguesit paralajmërojnë se pavarësisht hapave që marrin të dyja palët, një zgjidhje përfundimtare ka nevojë për angazhimin diplomatik të Uashingtonit dhe Brukselit, të cilët duhet të fokusohen të bindin faktorët kryesorë në të dt vendet të mos i pengojnë çështjet. “Nevojitet një angazhim i fortë politik nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, politika e Shteteve të Bashkuara aktualisht po kalon një krizë serioze, kështu që s’është e sigurt sa kohë ata mund të na kushtojnë neve,” tha Maleski. Megjithatë, Maqedonia shpreson të kapitalizojë në vendosmërinë në rritje të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë në rajon. Qeveria e Shkupit shpreson se kjo do të nënkuptojnë që Perëndimi do të bëjë më shumë presion për një zgjidhje për debatin e emrit, që më pas do të siguronte anëtarësimin në NATO dhe fi llimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjatë vizitës së tij në fundit në Maqedoni në fi llim të tetorit, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Hoyt Yee tha se ai ishte optimist për një zgjidhje të mundshme të debatit. “Ne jemi optimistë se nëse të dyja palët vazhdojnë të punojnë me vullnet të mirë, duke kërkuar zgjidhje, do të jetë e mundur që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe që Maqedonia të vazhdojë para me qëllimin e saj për t’iu bashkuar NATO-s,” tha Yee. Disa vëzhgues në Greqi dyshojnë se Athina ndodhet nën presionin e Perëndimit për ta mbyllur këtë çështje, duke theksuar deklaratën e javës së kaluar nga Kotzias, në të cilën ai dukej i gatshëm të gjente një zgjidhje deri vitin e ardhshëm dhe nuk përmendi “vijat e kuqe” të zakonshme greke. Gazetarja greke Alexandra Voudouri nga radioja Athena 98.4 FM ishte dakord me këtë. Në një intervistë për TV Kanal 5 të Maqedonisë, ajo tha: “Kjo është hera e parë që një ministër i jashtëm grek nuk përmend atë që tashmë dihet, se ne në Greqi duam një emër të përbërë që do të ishte erga

omnes (për çfarëdolloj përdorimi, jo vetëm bilateral). Nuk e di nëse kjo do të thotë diçka, por mua më bëri shumë përshtypje”.

Greqia ka shprehur qëndrimin e saj mbi mosmarrëveshjen e emrit dhe në lidhje me të ashtuquajturat “vija të kuqe” qartazi dhe shpesh në të kaluarën. Ajo ka thënë se dëshiron një emër kompleks, që do të kishte edhe një kualifi kues gjeografi k, për ta dalluar atë qartë midis vendit dhe provincës greke. Athina ka këmbëngulur gjithashtu se ky emër të përdoret brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm në mënyrë bilaterale. Së fundi, Greqia ka këmbëngulur që Maqedonia të heqë dorë nga çdo bisedë irredentiste dhe të distancohet nga festimi ose ekspozimi i simboleve që Greqia i pretendon si pjesë e trashëgimisë së vet kombëtare. Megjithatë, Maqedonia ka këmbëngulur se nuk do të pranojë ndonjë ndryshim të emrit të saj për përdorim të brendshëm të saj dhe thotë se çdo emër kompromisi duhet të kufi zohet në përdorimin ndërkombëtar, ose mundësisht vetëm bilateral, me Greqinë. Maqedonia gjithashtu ka hedhur poshtë ndryshimet e mundshme të termave të tillë si “maqedonas”, duke u druajtur se kjo mund të rrezikojë identitetin e saj kombëtar dhe të dëmtojë ekonominë e saj duke e privuar atë nga markat e njohura. Për momentin, asnjëra palë nuk i ka treguar pozicionet e saj fi llestare përpara bisedimeve të reja, duke këmbëngulur se ata duhet të presin një paketë të re propozimesh nga ndërmjetësuesi i OKB-së Nimetz. Megjithatë, të dyja palët kanë fi lluar të trajtojnë çështjen e irredentizmit të supozuar të Maqedonisë. Si Dimitrov ashtu edhe Kotzias së fundmi treguan se ata kishin rënë dakord për të krijuar një komision të përbashkët historianësh për të riparë tekstet shkollore në të dy vendet dhe të heqin çdo deklaratë provokuese apo poshtëruese. Qeveria e Maqedonisë, para se të tregojë hapat e saj konkrete në lidhje me emrat e statujave apo vendeve, duket e vendosur të ndalojë shtimin e provokimeve të mëparshme. Mesa duket, Klubi Diplomatik i Maqedonisë, i cili bashkon diplomatë të stërvitur nga vendi, të enjten e kaluar propozoi riemërimin e aeroportit Aleksandri i Madh me emrin e presidentit të parë maqedonas, Kiro Gligorov. Kryeministri Zaev shpejt u përgjigj se kjo ide i dukej e pranueshme. Ministri i jashtëm Dimitrov javën e kaluar përsëriti bindjen e tij se politikat e kaluara të qeverive maqedonase në këtë fushë kanë qenë “të dëmshme për imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë”. Megjithatë, çfarëdo që të ndodhë gjatë bisedimeve të ardhshme në lidhje me emrin, ekspertët mendojnë se vendi do të duhet të punojë shpejt nëse dëshiron të mbyllë një marrëveshje dhe të bindë shtetasit e tij skeptikë ta mbështesin atë, para se të vijnë zgjedhjet e vitit 2019.

Arrestimi i fi gurave mbretërore saudite, ministrave dhe biznesmenëve javën e shkuar mund të çojë në konfi skimin e parave dhe mjeteve të tjera me vlerë të paktën 800 miliardë dollarë. Megjithatë, a është kjo një përpjekje për modernizimin e Arabisë Saudite apo është thyer Shtëpia e Saudit? Analisti Alessandro Bruno zbulon se çfarë qëndron pas spastrimeve të mëdha dhe nëse arrestimet ishin pjesë e një programi anti-korrupsion apo Mbretëria po përpiqet për të mbyllur vrimat e

buxhetit për shkak se ekonomia e vendit të varur nga nafta por përballet me recesion. Sipas Brunos, nuk ka dyshim, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman (MbS) po konsolidon fuqinë e tij. «Ai është ambicioz, por duket se është i sinqertë në modernizimin e Arabisë Saudite sepse familja mbretërore e Saudit do të shembet pa ndryshime të mëdha», tha ai. Zemra e problemit është se Arabia Saudite nuk ka një taksë mbi të ardhurat dhe fi timet e naftës në vend kanë qenë më të ulëta vitet e fundit,

shpjegoi ai. Sidoqoftë, Princi Salman ka plane të mëdha për të reformuar vendin, kështu që ai «ka shënjestruar princat më të pasur për të mbuluar disa nga mungesat në të ardhurat e naftës». Eksperti supozon se princi i kurorës mund të jetë gjithashtu duke arritur një lloj të ri trajtimi me manjatët e mbretërisë, duke pretenduar se «ata nuk do të jenë në gjendje të largohen duke ndjekur fatet e tyre aq lehtë sa tani». «E shoh atë si një lloj ‹grusht shteti;, si ajo që ndodhi në Katar në vitin 1995.

Kjo është më shumë një goditje ndaj sistemit të vjetër sesa një xhihad anti-korrupsion», tha Bruno, cituar nga tv Russia Today. Mediat shtetërore saudite njoftuan javën e kaluar arrestimin e të paktën 11 princave sauditë dhe katër ministrave në detyrë, ku midis të ndaluarve është ministri i Gardës Kombëtare dhe ministri i Ekonomisë. Princi i kurorës ka shpjeguar arrestimet si pjesë e vendosmërisë së tij për të çrrënjosur korrupsionin, një parakusht për një ekonomi më të hapur.

Çfarë qëndron pas arrestimeve të princave dhe ministrave në Arabinë Saudite?

Rriten shpresat për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Rritet optimizmi se Greqia dhe Maqedonia më në fund mund të zgjidhin mosmarrëveshjen e gjatë që ka penguar integrimin euro-atlantik të Maqedonisë

Page 8: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

8 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DITAC M Y K

Transfertat hyrëse dhe dalëse të individëve në Shqipëri me vendet e Evropës, ato të BE dhe jashtë saj, arritën në vitin 2016 me mbi 1 miliardë euro. Nga këto 900 milionë euro ishin hyrje valutore në vendin tonë dhe 113 milionë euro ishin dalje nga Shqipëria raportoi INSTAT. Në vitin 2016, fl ukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jashtë BE, të referuara si transferta personale arritën në 30.3 miliardë euro krahasuar me 31.3 miliardë euro në 2015. Eurostat sqaron se, shumica e transfertave përben fl uksin e parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Sufi cite më të mëdha në transferimet personale u vunë re në Poloni dhe Portugali, ndërsa defi citi më i madh në

Francë. Midis shteteve anëtare për të cilat janë publikuar të dhënat, daljet e transfertave personale në vitin 2016 ishin më të larta në Francë (10,0 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (7,1 miliardë euro), Spanja (6,8 miliardë euro) dhe Italia (6.2 miliardë euro). Në të kundërt, hyrjet më të larta u regjistruan në Portugali (3.3 miliardë euro, Poloni (3.0 miliardë euro), Mbretëria e Bashkuar (2.5 miliardë euro) dhe Rumani (2.4 miliardë euro). Tepricën më të madhe nga hyrje daljet e ka pasur Kosova, Polonia, Portugalia dhe Rumania, ndërsa Franca shënon defi citin më të madh – 9.4 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me – 4.6 miliardë euro, Gjermania me – 4.2 miliardë euro dhe

Italia me – 4.0 miliardë euro. Proporcioni më i lartë i hyrjeve dhe daljeve brenda BE ishte Sllovaki. Hyrjet jashtë BE-së ishin më së shumti në Francë dhe daljet jashtë BE-së në Slloveni. Në vitin 2016, në Sllovaki u regjistruan nivelet më të larta të hyrjeve nga vendet e tjera anëtare të BE-së (99%. Nga hyrjet jashtë BE rreth tre të katërtat e hyrjeve totale shkuan për Francën. Në metodologjinë e Eurostat sqarohet se, transfertat personale përbëhen nga të gjitha transfertat në mjete monetare ose në natyrë midis familjeve rezidente dhe jorezidente, duke shpërfi llur burimin themelor të të ardhurave, marrëdhëniet midis familjeve ose qëllimin e transferimit.

Kthehen pasi shembën 150 banesa, banorët e Shkozës refuzojnë Erion Veliajn dhe Elona GjebreanBanorët e Shkozës nuk e kanë harruar mashtrimin kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe dhunën e ushtruar nga policia e shtetit mbi pronat e tyre duke i detyruar ti braktisin ato madje dhe pa dëmshpërblim!. Vetëm pak muaj më parë, lotët e një fëmijë të vogël pushtuan mediat dhe rrjete sociale, pasi babain e tij e arrestuan teksa po përpiqej që të mos lejonte INUK-un ti prishte shtëpinë në Shkozë. E në atë kohë lotët e këtij fëmije

nuk i bënë aspak përshtypje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes së zonës Elona Gjebrea për të prishur 150 shtëpi në Shkozë. Por sot Veliaj dhe Gjerbrea janë kthyer në vendin e krimit për të inauguruar 3 rrugica të reja. Por ndryshe nga herët e tjera, kur në Shkozë mbërrinte ndonjë zyrtar i lartë qeveritar apo lokal për të inauguruar ndonjë objekt, këtë herë banorët e zonës nuk kanë qenë të pranishëm, dhe arsyeja

kuptohet mjaft lehtë. Të vetmit që pritën Veliajn dhe Gjebrean në Shkozë, ishin punëtorët e kompanisë dhe 2-3 servilë të pushtetit, ndërsa qytetarët e thjeshtë në atë moment kishin braktisur rrugët për të mos i parë më me sy, ata që lanë fëmijët e tyre pa një strehë. Por mashtrimi që i bëri banorëve të zonës, nuk e pengoi deputeten të fl asë në emër të tyre. “Ashtu sikurse kryetari i Bashkisë premtoi, e bëmë realitet këtë

dhe dëshiroj ta falënderoj kryetarin edhe në emër të banorëve për gjithë mbështetjen

që dha për të bërë realitet këtë zonë të transformuar tërësisht”, u shpreh Gjebrea.

Në 10 vitet e fundit, “eksodi rural” pakësoi me 20 për qind popullsinë ruralePopullsia rurale në Shqipëri po pëson tkurrje vit pas vit. Në vitin 2016 popullsia që jetonte në fshat përbënte

rreth 42% të totalit. Në harkun kohor të 10 viteve, popullsia që jetonte në fshatra u zvogëlua me 20%. Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale

Popullsia rurale në Shqipëri po pëson tkurrje vit pas vit. Në vitin 2016 popullsia që jetonte në fshat përbënte rreth 42% të totalit. Në harkun kohor të 10 viteve, popullsia që jetonte në fshatra u zvogëlua me 20%. Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale.Nga të dhënat e përpunuara nga ourëorldindata.org, vetëm 36% e popullsisë jeton në zonat rurale në Malin e Zi. Në Maqedoni, ky raport është 43%, ndërsa në Serbi 44%. Më shumë se gjysma e popullsisë në Bosnjë-Hercegovine, 60%, jeton në zonat rurale.Për Kosovën mungojnë të dhënat në portal, por sipas llogaritjeve nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2011, popullsia rurale

e Kosovës përllogaritej të ishte 61% (më e larta për të gjithë rajonin). Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende bujqësore, por që kohët e fundit po përballen me fenomenin e migrimit, nga fshati në qytet, por edhe në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore. Në këtë të fundit, Shqipëria mban vendin rekord të emigrimit të popullsisë. Ndër faktorët kryesorë për pakësimin e popullsisë rurale është edhe urbanizimi, proces i cili ka të bëjë me transferimin e popullsisë nga fshati në qytet. Tjetër shqetësim, përpos largimit të popullsisë rurale nga fshati është se në përgjithësi, popullsia e larguar nga zonat rurale është e re në moshë, ndërsa në fshatra kanë mbetur pleqtë, duke ndikuar drejtpërdrejt

Eurostat: Shqiptarët transferuan në Evropë 113 mln euro në 2016, niveli më i lartë në rajon pas Serbisë

në produktivitetin e këtyre zonave. “Eksodi rural” sipas teorive moderne është argumentuar me industrializimin e bujqësisë, ku për të njëjtin sasi të prodhuar kërkohen më pak

njerëz. Por tjetër arsye e “eksodit rural” është edhe mungesa e shërbimeve si ndërmarrjet afariste apo shkollat, të cilat çojnë në shpërnguljen e tyre në kërkim të shërbimeve të munguara. Në

botë/Aktualisht, në të gjithë botën, popullsia rurale përbën 46% të totalit të popullsisë. Në 2016-n popullsia përllogaritej 7.6 miliardë banorë, prej të cilëve 3.3 miliardë jetonin në zonat rurale.

Page 9: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

9E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

S up l ement

J A P O N I A , NJË MIK MË I AFËRT SE KINA

C M Y K

Një aleancë e fortë Japoni-SHBA qëndron përballë Koresë së Veriut

Samiti midis Kryeministrit Shinzo Abe dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka qenë një sukses në demonstrimin e aleancës solide Japoni-SHBA përballë kërcënimit të sigurisë nga Koreja e Veriut, por edhe konfi rmim i raportit të shkëqyer personal midis dy udhëheqësve

Japonia do të ndërtojë katër stacione radari për Filipinet për të

luftuar rritjen e piraterisë“Japonia do të ndërtojë katër stacione radare të rojes bregdetare në ishujt në detet e Sulu Celebes që ndajnë Filipinet dhe Indonezinë për të ndihmuar Manilën të përballojë një rritje të piraterisë nga kryengritësit islamikë”, thanë dy burime. Një marrëveshje për të financuar objektet dhe për të ofruar trajnime për personelin e rojes bregdetare lokale

mund të nënshkruhet që javën e ardhshme nga kryeministri Shinzo Abe dhe presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte në Manila, thanë burimet. «Deti në atë zonë është një rrugë ujore e rëndësishme për anijet tregtare që udhëtojnë në portet japoneze», tha një nga njerëzit me njohuri të planit. Burimet kërkuan që të mos identifikohen, sepse...

Analiza/Pakti tregtar i Trans-Paqësorit ecën përpara, teksa vendet anëtare po

kufi zojnë kundërshtitë mes tyreMinistrat e tregtisë të 11 vendeve të Pacifi c Rim njoftuan arritjen e një marrëveshje të shtunën për të ecur përpara me tregtinë e lirë, fati i së cilës ishte e pasigurt pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump e rrëzoi atë. «Ne kemi arritur një marrëveshje mbi një sërë pjesësh themelore», i tha ministri i tregtisë së Vietnamit, Tran Tuan Anh, gazetarëve në qytetin turistik bregdetar të Danang, në periferi të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik...

Page 10: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

10 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

Nga Tim Kelly & Nobuhiro Kubo

(Reuters)

“Japonia do të ndërtojë katër stacione radare të rojes bregdetare në ishujt në detet e Sulu Celebes që ndajnë Filipinet dhe Indonezinë për të ndihmuar Manilën të përballojë një rritje të piraterisë nga kryengritësit islamikë”, thanë dy burime. Një marrëveshje për të financuar objektet dhe për të ofruar trajnime për personelin e rojes bregdetare lokale mund të nënshkruhet që javën e ardhshme nga kryeministri Shinzo Abe dhe presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte në Manila, thanë burimet. «Deti në atë zonë është një rrugë ujore e rëndësishme për anijet tregtare që udhëtojnë në portet japoneze», tha një nga njerëzit me njohuri të planit. Burimet kërkuan që të mos identifikohen, sepse

nuk janë të autorizuar të f lasin me mediat. Nga 30 akte të piraterisë të raportuara në gjysmën e parë të vitit 2017, gjashtë përfshinë përdorimin e armëve, nga të cilat tre ishin rrëmbime të ekuipazhit nga anijet që po zhvillohen në detet Sulu Celebes, sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit Rajonal mbi Luftimin e Piraterisë dhe Grabitjen e Armatosur kundër Anijeve në Azi (ReCAAP). Janë regjistruar edhe katër rrëmbime të tentuara në këto ujëra. Japonia do të financojë ndërtimin e stacioneve të radarëve nëpërmjet buxhetit të ndihmës për zhvillim jashtë shtetit (ODA), thanë burimet. «Japonia është e vetëdijshme për nevojën për të luftuar piraterinë në rajon dhe është e gatshme të ndihmojë, por nuk mund të diskutojmë për projekte individuale», tha një zyrtar në Ministrinë e Jashtme. Stacionet e radarëve

janë pjesë e një pakete më të gjerë të ndihmës që përfshin pjesë helikopteri për ushtrinë e Filipineve, financimin e projekteve të infrastrukturës si linjat hekurudhore dhe ndihmën në rindërtimin e qytetit jugor të Maraëit të shkatërruar nga konf likti pas pesë muajsh operacionesh ushtarake kundër rebelëve të Shtetit Islamik. Duke ofruar një ndihmë të tillë, Tokio synon të thellojë lidhjet ekonomike dhe të sigurisë me Manilën, pasi do të përmbajë fuqinë në rritje të Kinës. Japonia sheh Filipinet, që shtrihen në anën lindore të Detit të Kinës Jugore, si një aleat kyç në ndihmën për të parandaluar ndikimin e Pekinit që përhapet në Paqësorin perëndimor. Abe do të udhëtojë në Filipine të hënën pas një takimi dy-ditor të udhëheqësve rajonalë në një forum të APEC në Vietnam.

SUPLEMENT

Konfirmimi/SHBA dhe Kina, me qëndrime krejtësisht të kundërta lidhur me tregtinëPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA nuk do të lejojë më “abuzime kronike tregtare”. Presidenti Trump iu adresua të premten Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, në Vietnam. Ai tha se do t’i vërë interesat e Amerikës gjithmonë të parat dhe se vendet e Azi-Paqësorit duhet të ndjekin tregti të ndershme reciproke. “Nga sot e tutje, ne do të garojmë mbi baza të drejta dhe të barabarta. Nuk do të lejojmë më që të përfi tohet nga SHBA-ja. Unë do ta vë Amerikën të parën. Kështu pres edhe nga të gjithë ju të bëni me vendet e juaja”, tha Trump. Krejt ndryshe nga ai foli presidenti i Kinës, Xi Jinging, i cili tha se globalizmi është i pakthyeshëm dhe shprehu mbështetje për multilateralizmin. Samiti i Azi-Paqësorit mbledh së bashku 21 ekonomi nga rajoni i Paqësorit - ekuivalente me rreth 60 përqind të bruto prodhimit botëror. Prejse ka marrë detyrën në janar, Trump ka ndjekur politikën “Amerika e para» dhe e ka tërhequr SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje e madhe tregtare me 12 vende të Azi-Paqësorit. Presidenti Trump ka thënë se kjo marrëveshje i dëmton interesat ekonomikë të SHBA-së.

Shefja e tregtisë së BE rikonfirmon planet për EPA-në me Japoninë deri në KrishtlindjeBRUKSEL - Komisionerja e Tregtisë i Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom të premten rikonfi rmoi synimin e BE për të arritur një marrëveshje të partneritetit ekonomik me Japoninë deri në fund të vitit. Në një konferencë shtypi, ajo tha se beson se BE dhe Japonia do të jenë në gjendje të përfundojnë bisedimet e tyre mbi një marrëveshje përfundimtare deri në Krishtlindje, pas arritjes së një marrëveshjeje të gjerë në korrik. Malmstrom tha se një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve midis kompanive dhe vendeve është e vetmja çështje e pazgjidhur e madhe, duke treguar se të dy palët po përqëndrohen këtu në negociatat e tyre. BE ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi gjyqësor të investimeve të përhershme, por Japonia mbetet e gatshme për propozimin. Burimet thanë se BE është duke mbajtur parasysh mundësinë e ndarjes së çështjeve që lidhen me mosmarrëveshjet e investimeve nga EPA-ja e parashikuar.

Një aleancë e fortë Japoni-SHBA qëndron përballë Koresë së Veriut

Samiti midis Kryeministrit Shinzo Abe dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka qenë një sukses në demonstrimin e aleancës solide Japoni-SHBA përballë kërcënimit të sigurisë nga Koreja e Veriut, por edhe konfi rmim i raportit të shkëqyer personal midis dy udhëheqësve

Samiti midis Kryeministrit Shinzo Abe dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka qenë një sukses në demonstrimin e aleancës solide Japoni-SHBA përballë kërcënimit të sigurisë nga Koreja e Veriut, por edhe konfi rmim i raportit të shkëqyer personal midis dy udhëheqësve. Ata konfi rmuan strategjinë e përbashkët për të maksimizuar presionet ndërkombëtare mbi Korenë e Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore dhe programet e raketave balistike. Megjithatë, ka të ngjarë të marrë më shumë se kaq, për të zbutur tensionet rajonale të ngritura nga provokimet e përsëritura të Phenianit. Gjatë turneut të tij aziatik, Trump kërkon të përfshijë gjithashtu bashkëpunimin e Kinës dhe Rusisë në eksplorimin e një zgjidhjeje diplomatike të krizës. Vizita e parë e Trump në Japoni që nga marrja e detyrës në Janar, në pjesën e parë të turneut të tij 12-ditor në Azi, ishte takimi i tij i pestë i drejtpërdrejtë me Abe. Ata luajtën golf së bashku dhe patën një darkë me biftek me rastin e ardhjes së presidentit të SHBA këtu të dielën. Abe me sa duket beson se thellimi i lidhjeve personale me presidentin e SHBA kontribuon në forcimin e aleancës dypalëshe të sigurisë që shërben si një kontroll kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, si dhe në sjelljen e sigurt detare të Kinës. Presidenti Trump, i cili e quajti Japoninë një «partner të çmuar dhe aleat kryesor» të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai fl iste para trupave amerikane në Bazën Ajrore Yokota, tha pas

bisedimeve me Abe të hënën se «Nuk besoj që kemi qenë më afër me Japoninë sesa jemi tani». Duke ndarë theksin e administratës Trump në presionin për të detyruar Korenë e Veriut që të braktisë ambiciet e saj bërthamore dhe raketore, Abe ka hedhur mbështetjen e tij prapa politikës amerikane se të gjitha opsionet, përfshirë goditjet ushtarake, janë në listën e përpjekjeve për të denuklearizuar Korenë e Veriut - një pozicion që kryeministri përsëriti pas bisedimeve të tij me Trump. Vërtetë, dialogjet e kaluara me regjimin e Koresë së Veriut kanë dështuar në parandalimin e ndjekjes së armëve bërthamore dhe programeve të zhvillimit të raketave balistike - që demonstruan progres të shpejtë në muajt e fundit deri në pikën ku vendi konsiderohet i afërt me marrjen e teknologjisë për të ndezur një raketë balistike interkontinentale, të aftë për të arritur në kontinentin amerikan dhe testi i gjashtë bërthamor në shtator - ndoshta ai i një bombe hidrogjeni - ishte shpërthimi i saj më i fuqishëm deri tani. Në të njëjtën kohë, vetëm presioni - duke përfshirë sanksione ekonomike të shtrënguara - deri më tani nuk ka qenë në gjendje të ndalë aktet provokuese nga regjimi i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ndërkohë, një përpjekje për të përdorur një zgjidhje ushtarake ndaj krizës - madje edhe në një shkallë të kufi zuar - rrezikon pasojat të rënda për aleatët e SHBA-ve në rajon, Japoni dhe Korenë e Jugut. Një raport i botuar kohët e fundit nga

Japonia do të ndërtojë katër stacione radari për Filipinet për të luftuar rritjen e piraterisë

Shërbimi Kongresor i Kongresit amerikan përmendi shtatë opsione ushtarake që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin ndaj Koresë së Veriut, duke përfshirë sulmet për të eliminuar raketat balistike dhe objektet bërthamore dhe tha se përdorimi i forcës ushtarake për të hequr aftësitë e tij bërthamore dhe raketore «ka të ngjarë të sjellë rreziqe të mëdha» dhe se «çdo lëvizje që përfshin forcat ushtarake» nga SHBA dhe Koreja e Jugut «mund të shkaktojë një përshkallëzim të konfl iktit që mund të ketë pasoja katastrofi ke për gadishullin Korean, Japoninë dhe rajonin e Azisë Lindore”. «Një skenar i tillë duhet të shmanget dhe nëse nuk kërkon vetëm presion, por bisedime diplomatike, atëherë të dyja SHBA-të dhe Japonia duhet të shqyrtojnë të gjitha rrugët për një zgjidhje diplomatike të krizës së Koresë së Veriut, duke përfshirë ato që përfshijnë fuqi të tjera me

aksione në verilindje”. Abe tha se ishte dakord me Trump që Kina duhet të luajë një rol më të madh në trajtimin e problemeve të Koresë së Veriut. Trump duhet ta theksojë këtë pikë përsëri kur të takohet me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë kësaj jave. Abe gjithashtu tha se ai ndau me presidentin e SHBA pikëpamjen se është e rëndësishme të krijohet një situatë që e detyron vetë Korenë e Veriut të kërkojë dialog duke ofruar për të ndryshuar politikat e saj. Sido që të jetë, rruga për një

zgjidhje diplomatike duhet të mbetet e hapur. Sipas zyrtarëve, Trump nuk hapi çështjen e një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë me Japoninë - ndaj së cilës Tokio mbetet e kujdesshme - në bisedimet e tij me Abe, megjithëse presidenti i kërkoi Japonisë të korrigjojë sufi citin e saj të madh tregtar me SHBA. Në një takim me udhëheqësit japonezë dhe amerikanë të biznesit të hënën në mëngjes, Trump thuhet se akuzoi se Japonia nuk po kryen tregti «të drejtë dhe të hapur» me SHBA-të dhe tha se ai beson se Tokio dhe Uashingtoni «do të jenë në gjendje të dalin me marrëveshje tregtare ... që do të jenë të drejta për të dy vendet» dhe se ai nuk kishte asnjë dyshim se «do të bëhet në një mënyrë të shpejtë dhe shumë miqësore». Abe tha se Tokio do të kërkojë të prodhojë rezultate mbi çështjet ekonomike midis Japonisë dhe SHBA-ve në kuadrin e dialogut dypalësh të udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Taro Aso dhe Zëvendës Presidenti i SHBA, Mike Pence. Është koha që Tokio të hartojë një strategji në trajtimin e kërkesave të tilla të Shteteve të Bashkuara.

Page 11: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

11E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta SUPLEMENT

Ministrat e tregtisë të 11 vendeve të Pacifi c Rim njoftuan arritjen e një marrëveshje të shtunën për të ecur përpara me tregtinë e lirë, fati i së cilës ishte e pasigurt pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump e rrëzoi atë. «Ne kemi arritur një marrëveshje mbi një sërë pjesësh themelore», i tha ministri i tregtisë së Vietnamit, Tran Tuan Anh, gazetarëve në qytetin turistik bregdetar të Danang, në periferi të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Por duhet të bëhet më shumë punë përpara se udhëheqësit e vendeve të përfshira të munden ta miratojnë planin, tha Anh dhe homologu i tij japonez, Toshimitsu Motegi. Të 11 vendet që mbeten në paktin e tregtisë të refuzuar nga Trump në janar po punojnë për të rishikuar marrëveshjen, në mënyrë që t›i lejohet atyre që të vazhdojnë pa përfshirjen e SHBA-ve. “Kjo përfshin një ekuilibër të vështirë midis mbajtjes së standardeve të larta dhe pragmatizmit”, tha Motegi. «Nëpërmjet një reagimi pragmatik të zyrtarëve të përfshirë ne mundëm të vinim në një marrëveshje», tha Motegi. Ai tha se ishte e qartë se do të kishte nevojë për ndryshime të mëtejshme, por diferencat ishin ngushtuar. «Substanca është diçka që të gjitha vendet e TPP mund të bien dakord», tha Motegi. «Kjo do të dërgojë një mesazh shumë të fortë tek SHBA-të dhe në vendet e tjera në rajon.» Bisedimet rezultojnë me një emër edhe më të gjatë për paktin e tregtisë sesa që ishte hartuar fi llimisht. Tani është Marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe progresive për Partneritetin Trans-Paqësor. Pakti i ri, pas ndryshimeve të bëra në tekstin origjinal të TC, mund të hyjë në fuqi 60 ditë pasi të paktën gjashtë nënshkrues të përfundojnë procedurat e brendshme. Në arritjen e marrëveshjes, 11 vendet arritën një konsensus mbi pezullimin e 20 klauzolave në tekstin origjinal -

duke supozuar që Uashingtoni të mbetet jashtë paktit - duke përfshirë 11 për pronën intelektuale. Japonia kishte shpresuar që udhëheqësit e të ashtuquajturit TPP 11 do të mbështesin marrëveshjen në margjinat e APEC, por lëvizja e papritur e Kanadasë çoi në anulimin e takimit të liderëve të vendosur të premten pasdite. Samiti u caktua të përfundojë të shtunën. Kryeministri kanadez Justin Trudeau anashkaloi takimin pasi mbajti bisedime me kryeministrin Shinzo Abe të premten. Abe tha se Kanadaja «nuk ishte në një fazë të favorshme për të dhënë konfi rmimin lidhur me marrëveshjen» e cila u arrit në nivel ministror. «Ne po bëjmë përparim në TPP dhe po punojmë shumë për t›u siguruar që të marrim marrëveshjen e duhur për bizneset kanadeze,» tha Trudeau në një Tweet pas bisedimeve të tij me Abe. Ministri kanadez i Tregtisë Ndërkombëtare Francois-Philippe Champagne tha se ai mirëpriti «përparimin» për paktin e ri, por shtoi një shënim të kujdesit, duke thënë «ka ende një numër çështjesh që mbeten të pazgjidhura për Kanadanë.» «Do të nënshkrujmë vetëm në një marrëveshje që pasqyron interesat e Kanadasë dhe përmbush objektivat tona për të krijuar dhe mbështetur punë të klasës së mesme të paguara mirë në ekonominë globale konkurruese të sotme», tha ai në një deklaratë. I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja kishte mbështetjen e Kanadasë dhe Trudeau, Motegi tha «po». «Kanadaja binte dakord, dhe kjo do të thotë që» edhe kryeministri «gjithashtu ra dakord,» tha ai. Trudeau kishte thënë ditë më parë se Kanadaja nuk do të nxitej në një marrëveshje. Champagne mbrojti vonesën, duke i bërë jehonë Trudeau, dhe tha se nuk do të nxitej. Fërkimet në bisedime - të cilat panë që negociatori i tregtisë

Në Japoni ka dy lloje dasmash, ajo perëndimore dhe ajo shintoiste. Kjo e fundit përfaqëson një zakon të vjetër dhe është forma me të cilën martohen japonezët që nga antikiteti. Këto dasma tradicionale janë mjaft tërheqëse sidomos për ritualet që duhen ndjekur nga cifti gjatë ceremonisë. Besimi shintoist është besimi vendas i Japonisë dhe këto ceremoni bëhen në kapela të tempujve shintoistë ose të quajtur Jinja. Dasma drejtohet nga një prift që nganjëherë asistohen nga priftëresha, Miko, ku marrin pjesë edhe muzikantë që luajnë muzikë klasike tradicionale gjatë ceremonisë. Në dasmë nusja vesh një kimono të bardhë të quajtur shiromuku (白無垢) që përfaqëson pastërinë. Gjithashtu e mbulon

kokën më një kapuç të bardhë të quajtur tsuno kakushi(角隠し) dhe tradicionalisht ka shërbyer për të fshehur “brirët e xhelozisë” së nuses dhe për të simbolizuar besnikërinë dhe kompromisin. Dhëndri vishet me një kimono të zezë të quajtur montsuki (紋付) që është gjithmonë i dekoruar me emblemën e tij familjare. Vesh gjithmonë çorape tradicionale të quajtura tabi. Në ceremoni shkojnë vetëm familjarë të afërt të çiftit dhe kjo ceremoni zgjat 30 min. Çifti shkëmben unazat dhe lexojnë betimet martesore, më pas vjen momeni më i rëndësishëm kur pijnë sake (pije japoneze) në tre tasa të vegjël të quajtur sakazuki (盃). Kur mbaron rituali i ceremonisë, prifti përdor një shufër të shenjtë të quajtur onusa për të bekuar çiftin.

U jep edhe një degë sakaki (Cleyera japóneze), një bimë e shenjtë e përdorur në kohën e shintoizmit. Në fund të ritualit të gjithë familjarët prezentë pijnë sake si një mënyrë për t’i uruar çiftit dhe prifti e mbyll ceremoninë me disa fjalë.Pas mbarimit të ceremonisë fetare çifti përgatitet për hirou no gui(披露の儀), një festim i stilit perëndimor që zhvilohet në një sallon ku shkojnë tani të gjithë familjarët dhe miqtë. Çifti i ndërron rrobat tradicionale me ato perëndimore dhe festojnë në një banket me të ftuarit. Para kësaj feste familjarët dhe miqtë u dhurojnë para të futura në një zarf të quajtur shugi bukuro(祝儀袋), dhe nëse shifra e shumës është numër tek akoma më mirë.Marrë nga “bota.al”

11 arsye pse Japonia është vendi më unik në botëJaponia gjithmonë është shquar për kulturën e saj tepër të veçantë dhe për traditën e saj unike. Si një komb me një histori të gjatë izolimi, shumë aspekte të kulturës së saj u zhvilluan pa u ndikuar pothuajse fare nga kulturat e shteteve të tjera. Por përveç kësaj, ka edhe arsye të tjera se përseJaponia cilësohet si një prej vendeve më unike në botë për t’u vizituar.Shinto - Shinto konsiderohet gjerësisht të jetë feja kombëtare e Japonisë. Edhe pse shumica e vendasve e mohojnë faktin e të qenët fetare, traditat Shinto dhe festivale të ndryshme të lidhura me këtë fe, luajnë rol shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Vetëm në Kioto, ka mbi 400 vende të shenjta të dedikuara hyjnive të ndryshme.Shërbimi ndaj klientit - Industria japoneze operon sipas standardit global në ofrimin e shërbimeve, madje konsiderohet si një prej vendeve me shërbimin më të mirë në botë.Kimono - Veshja tradicionale e njohur me emrin “kimono” është unike në Japoni dhe kjo është një gjë që e veçon atë nga kulturat e tjera. Në disa prej festave tradicionale, të shumtë janë ata që e veshin kimono, dhe këtu mund të përmendim diplomime, dasma dhe festivale të ndryshme.Manga - Astro Boy, i shkruar në vitet 1950, është një nga mangat e parë në botë. Ky libër me ilustrime komike u admirua kudo në mbarë botën për stilin e tij progresiv dhe shumë dekada më vonë, manga dhe anime do të bëhej aq e suksesshme, sa të shndërrohej në një prej produkteve me numrin më të lartë të eksporteve përtej vendit.Geisha - Geisha, një prej simboleve që të lidh direkt me këtë vend.Tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore - Japonia raporton më shumë tërmete se çdo vend tjetër në botë. Ajo mund të përjetojë dhjetëra tërmete të vogla çdo muaj. Tërmetet më të mëdha apo cunamet, të cilat shkaktojnë dëme shumë të mëdha, janë më të rralla, por shkatërruese kur ndodhin.Kuzhina japoneze - Kuzhina japoneze është e larmishme dhe me një shumëllojshmëri produktesh, ku nuk mund të mos përmendim ato që njihen gjerësisht, si sushi apo pjatat e ndryshme ku përbërësi kyç është salca e sojës.Përkulja - Nëpërmjet përkuljes, japonezët shprehin falënderimin ndaj tjetrit, por e përdorin një lëvizje të tillë edhe kur duan të kërkojnë ndjesë.Sporti i mundjes - Sporti i mundjes i njohur si “Sumo” fi lloi në Japoni qindra vjet më parë, por rrënjët e saj mund të kërkohen edhe më përpara, në ritualet e lashta Shinto.Ceremonia e çajit - Ceremonia e çajit u prezantua në Japoni nga murgjit kinezë mbi 1000 vjet më parë. Por gjatë shekujve, ceremonia e çajit japonez u përvetësua aq mirë nga japonezët saqë ajo tani cilësohet si një prej ritualeve më tradicionale të këtij kombi dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të kombeve të tjera.Pachinko - Pachinko është një prej lojërave të fatit që u zbulua në Japoni në vitet 1920, dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite si një prej më të preferuarave nga shumë japonezë.

Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar në Korenë e Jugut në zonën e demilitarizuar të që ndan dy vendet (DMZ). Ushtari u qëllua dhe u plagos nga ushtria e tij ndërsa kaloi në anën e Koresë së Jugut të në fshatin Panmunjom.

Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ai është dërguar në spital. Rreth 1,000 njerëz nga Veriu ikin çdo vit në Jug, por shumë pak dezertojnë nëpërmjet DMZ-së. Ky është hera e katër nga një ushtar i Koresë së Veriut kalon

nëpërmjet DMZ, një prej kufi jve më të mbrojtur të botës. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht ende në luftë, pasi konfl ikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat formal paqeje.

Analiza/Pakti tregtar i Trans-Paqësorit ecën përpara, teksa vendet anëtare po kufi zojnë kundërshtitë mes tyre

së Vietnamit fi lloi të largohet natën vonë të enjten - kishin ngritur shqetësime se marrëveshja, e cila mori disa vite për tu negociuar, mund të shkatërrohej tërësisht. «Ajo që kemi arritur është ruajtja e aksesit të tregut në Japoni, ne kemi qenë në gjendje të përmirësojmë elementët progresivë dhe ne gjithashtu kemi qenë në gjendje të pezullojmë seksione kyçe si prona intelektuale, për të cilën ne kanadezëy mendonin se do të kishin ndikim në risi», tha Champagne të premten vonë në një intervistë në Vietnam. «Bëmë atë që është e drejtë për kanadezët», tha ai. «Kjo nuk vlen vetëm për këtë të premte, kjo vlen për gjithë dekadën e ardhshme, kjo ka të bëjë me formësimin e kushteve të tregtisë në rajonin e Azi-Paqësorit». TPP, i cili fi llimisht do të mbulonte 40 përqind të ekonomisë globale, u hodh posht kur Trump nxorri SHBA-në nga projekti në një nga veprimet e tij të para si president për shkak të një rreziku të perceptuar ndaj vendeve të punës në Amerikë, duke lënë vendet e tjera të përpiqen të mbajnë marrëveshjen gjallë. Diskutimet në Vietnam u përqendruan rreth pezullimit të disa pjesëve të marrëveshjes në një përpjekje për të ecur përpara pa përfshirjen e Amerikës. Marrëveshja tregtare u konsiderua si një shenjë dalluese e angazhimit të SHBA-ve me Azinë nën administrimin e mëparshëm dhe një tampon kundër ndikimit në rritje të Kinës. Pastaj, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter e quajti atë më strategjikisht të rëndësishme se sa të ketë një grup

tjetër të përfshirë në betejën e avionëve në Paqësor. Do të shkonte përtej marrëveshjeve tradicionale duke përfshirë çështje si prona intelektuale, ndërmarrjet shtetërore dhe të drejtat e punës. Përkundër entuziazmit për të qëndruar me planin pas tërheqjes së SHBA-ve, kritikat për çështje të ndryshme vazhdojnë. Kritikët thonë se ajo favorizon interesat e korporatave mbi punën dhe të drejtat e tjera. Aspektet e paktit të tregtisë kanë ngritur gjithashtu konstatime mbi një kërkesë që kompanitë të lejohen të padisin qeveritë për mungesën e zbatimit të ligjeve të lidhura. Marrëveshja e propozuar me akordin e arritur në Danang thotë se ministrat mbajnë «standardet e larta, balancën e përgjithshme dhe integritetin e TPP, duke siguruar interesat komerciale dhe të tjera të të gjithë pjesëmarrësve dhe ruajtjen e të drejtës sonë të natyrshme për të rregulluar, duke përfshirë fl eksibilitetin e palëve për të vendosur pjesët legjislative dhe rregullatore. «SHBA, fi llimisht ekonomia më e madhe e TPP-së, ishte një nga mbështetësit më të sinqertë përpara se Trump të merrte detyrën. Trump ka thënë se preferon marrëveshjet midis vendeve dhe kërkon të rinegociojë disa marrëveshje të mëdha tregtare, siç thotë ai, «ta bëjë Amerikën të parën.» Trump përsëriti qëndrimin e tij të ndryshëm në tregti përpara takimit të 21 anëtarëve të APEC të mbajtur të premten me një banket gala. «Ne nuk do të lejojmë që të përfi tohen avantazhe nga Shtetet e

Bashkuara», tha Trump në një konferencë biznesi të APEC. Ai e kritikoi Organizatën Botërore të Tregtisë dhe forume të tjera tregtare për sjellje dhe vendime të padrejta ndaj Shteteve të Bashkuara dhe përsëriti preferencën e tij për marrëveshjet e tregtisë dypalëshe, duke thënë se «unë gjithmonë do ta vendos Amerikën të parën”. Trump tha se nuk do të hyjë në marrëveshje të mëdha tregtare, duke aluduar Përfshirjen e SHBA-ve në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe TPP. Në të kundërt, presidenti kinez Xi Jinping i tha të njëjtit grup se kombet duhet të qëndrojnë të përkushtuar ndaj hapjes ekonomike. Xi tërhoqi me zë të lartë duartrokitje kur ai kërkoi mbështetje për «regjimin tregtar shumëpalësh» dhe përparimin drejt një zone të tregtisë së lirë në Azinë e Paqësorit. Kina nuk është pjesë e TPP. APEC vepron me konsensus dhe zakonisht lëshon deklarata jo detyruese. Përgjegjësitë e TPP-së do të ratifi kohen dhe zbatohen nga anëtarët e saj. Por edhe bisedimet këtë javë në një deklaratë për të mbuluar samitin e APEC duhej të zgjateshin për një ditë shtesë ndërsa ministrat u konsultuan rreth formulimit. Lëshimi i një sërë marrëveshjesh ministrore të së shtunës në fi llim sugjeroi që udhëheqësit do të zgjidhnin çdo mosmarrëveshje, si zakonisht, për të treguar unitetin dhe për të shmangur turpërimin e ushtrive të tyre. Si një vend në zhvillim me një sektor eksporti me rritje të shpejtë, vendi pritës i këtij viti, Vietnami, ka një interes të madh në tregtinë e hapur dhe në qasjen për eksportet e saj ndaj konsumatorëve në Perëndim. Samiti është një rast për udhëheqësit e saj që të tregojnë progresin e ekonomisë së saj, falë kryesisht investimeve dhe tregtisë së huaj. Danang, qyteti i tretë më i madh i Vietnamit, është në mes të një bumi ndërtimi, ndërsa dhjetra vendpushime dhe hotele të vogla shfaqen përgjatë bregdetit të tij piktoresk. Anëtarët e APEC-it janë Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Kina, Hong Kongu, Indonezia, Japonia, Korea e Jugut, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Papua Guinea e Re, Peru, Filipinet, Rusia, Singapori, Tajvani, Tailanda, SHBA dhe Vietnami.

Dasma japoneze. Një vështrim i shkurtër mbi një ritual tradicional

Kjo i bëri vaki dje një ushtari të Kim Jong Un-it

Page 12: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

12 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taDOSSIER

DOSS

IER

DOSS

IER

Nga lu� a në komunizëm

PERSEKUTIMI I FISIT SPAHIU NË

DIKTATURËNga Isuf Spahiu

dhe Enver Lepenica

Lufta e Selenicës së Vlorës më 1 prill 1943 dhe kapja rob e Tahsim Spahisë.E shohim me interes të ndalemi në luftimeve e Selenicës së Vlorës sepse ajo luftë është ob-jekt i falsifi kimit nga ana e au-torëve komunist, ajo luftë u bë shkak por edhe shtysë e opera-cionit të italianëve në Jug, me pasoja të rënda. Nga ana tjetër kjo luftë përcaktoi fatin e ardh-shëm të togerit të ri të ushtrisë italiane Tahsim Spahisë dhe bashkimin e tij me çetën “Shqi-ponja” të Hysni Lepenicës.Historia e luftimeve në qytetin e serës nis në mesnatës së 21 shkurtit 1943 kur çeta Plakë e Mallakastrës dhe çeta Plakë e Vlorës sulmuan Selenicën dhe të nesërmen, qyteti ishte në duart e partizanëve. (Gazeta “Zëri i Popullit”, prill 1943, viti II, nr. 17).Më 1 prill 1943 një kolonë e forcave të policisë e përbërë nga kompania e 17 e karabi-nierëve: një skuadër e posaçme karabinierësh e një skuadër mitraljerësh, marshoi për në Se-lenicë, për të rimarrë pushtetin atje.Kolona e komanduar nga nënkolonel Ricci udhës për në Selenicë, në fshatin Lubonjë, pa disa fshatarë, që duke i marrë për pjesëtarë të çetave “rebele”- ata nuk ishin as partizanë, as ballistë, por thjesht bënin dru në pyll- hapi zjarr dhe i vrau. Në zonën ku u dëgjuan push-kët ndodhej çeta balliste e Isuf Luzajt e cila menjëherë rrethoi vendin në fshatin Armen. Pas luftimesh të ashpra që zgjatën deri në mbrëmje, fashistët lanë mjaft të vrarë dhe të plagosur. Nga ana e Ballit Kombëtar u plagos Hasan Lepenica i cili u transportua në spitalin partizan në Vranisht të Vlorës për t’u mjekuar. Një pjesë tjetër e kolonës që mundi të çajë rrethimin, me nënkolonel Ricci-n në krye u shty në tisin e buzëmbrëmjes të kthehej në Vlorë, por ra në pritën e çetës Plakë të Vlorës të komanduar nga Neki Ymeri – Vangjua, e cila ndërkohë kishte zënë pozita luftimi. Nga ana tjetër e lumit Vjosë hapte zjarr edhe çeta Plakë e Mallakastrës e komanduar prej Mehmet She-hut. Fashistët duke pandehur se e gjithë zona ishte e rrethuar nga forcat nacionaliste u dorë-zuan. Çeta e Ballit robërit pasi i çarmatosi i liroi. Çeta e Neki Ymerit robërit i kaloi në bre-

gun tjetër të Vjosës dhe ia la në ngarkim Mehmet Shehut. Ai i tërhoqi thellë në një zgërbonjë, vrimë e fshehtë të pyjeve të Mallakastrës, dhe pas disa ditë torturash i zhveshi lakuriq dhe i vrau pa mëshirë për tu marrë rrobat për partizanët. Humbja e armikut në luftime sipas burimeve italiane ishte 11 të vrarë mes tyre një ofi cer, 16 të plagosur dhe 106 të zhdukur ndërmjet të cilëve edhe nënkolo-nel Ricci me dy ofi cerë të tjerë.(Tanush Frashëri “Ali Kël-cyra aristokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 215)Ali Këlcyra për sa më sipër shkruan se pas torturave të tmerrshme robërit ital-ianë i vrau Mehmet Sheu me duart e tij. E njëjta gjë thuhet në një trakt të hed-hur nga Balli Kombëtar: “Këtë luftë e fi lloi vetëm një çetë e Ballit Kombëtar nën komandën e Isuf Luzajt në orën 1 pa pesë minuta të datës 1 prill 1943 dhe në orën 4 të po asaj dite u plotësua rrethimi i 136 karabinierëve dhe 116 ber-sialerëve. Në orën 4 e 20... arriti çeta partizane nën urdhrin e Neki Ymerit... Të gjithë italianët ... u zënë rob… u çarmatosën prej Ballit … dhe u lanë të lirë. Kurse robërit e çarmatosur nga partizanët u vranë”. (AQSH, F. 270, V.1943, D. 11, f. 554, Trakti i datës 11 tetor 1943).Vrasja e robërve të luftës është një nga shfaqjet më mizore të komunistëve, fakt që e kanë vënë re dhe e kanë evidentuar edhe misionet anglo-amerikanë që shërbyen këtu gjatë luftës. Toger Raffaelo Jardella, ka deklaruar ndërmjet të tjerave

përpara komisionit të hetuesisë italiane: “Është mirë të vëmë në dukje se gjithë robërit që ranë në duart e nacionalistëve sapo u çarmatosën u lanë të lirë ndërsa ata që ranë në duar të komunistëve përfshirë edhe nënkolonelin dhe një kapiten jo vetëm u pushkatuan por vdiqën përmes torturash rrëqethëse”. (Cituar nga Tanush Frashëri “Ali Këlcyra aristokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 216).Kiço Ruci nga Dhërmiu, në kohën që u zhvillua lufta e Selenicës ka qenë mësues në Selenicë dhe tregon: “Partizanët e komanduar nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapua u bënë pritë 150 karabinierëve, i rrethuan dhe i detyruan të dorëzoheshin. Më vonë i dërguan përtej në breg të Vjosës dhe pasi u mbajtën një fjalim të shkurtër i pushkatuan të gjithë. Klithmat dhe të bërtiturat e italianëve dëgjoheshin deri në kodrat përreth”. (Kiço Ruci “Kujtime dhe ngjarje të Bregdetit”, Triptik, Vlorë 2011, f. 85).

Hakmarrja e italianëve për pabesinë e komunistëve për vrasjen çnjerëzore të robërve.Komanda italiane u mundua në mënyrë të pa ndërprerë të hynte në bisedime me komunistët që të linin të lirë robërit e luftës, por Mehmet Shehu e Hysni Kapua nuk pranuan asnjë kusht. Vrasja e robërve italianë nga komunistët solli pasoja tragjike mbi popullsinë e pafajshme të Jugut të Shqipërisë. Për hakmarrje italianët ndërmorën

një operacion spastrimi në zonën Berat - Vlorë - Gjirokastër, bilanc i të cilit ishte tragjik për popullin tonë. Sipas burimeve të armikut: “Operacioni në zonën e Kurveleshit vazhdon. Deri tani janë arritur këto rezultate: U vranë 14 partizanë, u kapën 236 persona prej të cilëve 36 u vërtetua se ishin pjesëmarrës në rebelim; u shkatërruan banesa në Kuç, Ramicë e Bolenë që bëjnë pjesë në të vetëquajturën Republika e Kuqe e Kuçit..., në Bolenë u shkatërrua një depo municioni e rebelëve. Armë të kapura: një mortajë e rëndë, 267 pushkë, 7 pistoleta, dhe një numër i papërcaktuar pjesësh armatimi, granata dore dhe municion”. (Cituar nga Tanush Frashëri “Ali Këlcyra aristokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 228)Me pasoja shumë të rënda vazhdoi operacioni edhe në zona e krahina të tjera të Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ja pra këta ishin komunistët terroristë, Mehmet Shehu e Hysni Kapo, që me veprimet barbare të pushkatimit të robërve i sollën popullsisë së pafajshme tragjedinë e madhe të vrasjeve, pushkatimeve djegies së shtëpive dhe dëmtimit të pasurisë. * * *Tani le të ndjekim fatin e Tahsim Spahisë i cili ka deponuar në hetuesinë komuniste: “Më 1 prill të vitit 1943, jam zënë rob në Selenicë të Vlorës ku shërbeja si toger, komandant toge dhe përkthyes, nga partizanët e ballistët, të cilët më mbajtën 15 ditë . Pasi më lanë të lirë me vullnetin tim shkova në çetën e Ballit Kombëtar që komandohej nga Hysni Lepenica. Kam qëndruar këtu dhe kam ardhur në Mbledhjen e Mukjes bashkë me Hysni Lepenicën, Skënder Muçon, Isuf Luzin etj.... “ (AMB, F.1, Dosja 2226, f, 17)Kështu pra Tahsim Spahija si patriot pranoi thirrjen e Hysni Lepenicës për t’u bërë efektiv i çetës së tij. Ai u banonte në Lepenicë dhe qëndroi në çetën “Shqiponja” për të stërvitur efektivin e kësaj çete dhe për t’i përgatitur ata për luftë kundër fashizmit italian. Siç pohon ai vetë qëndroi në këtë çetë nga prilli i vitit 1943 kur u kap rob deri më 3 gusht të vitit 1943, kur përfundoi Konferenca e Mukjes. Në përfundim të kësaj Konference Hysni Lepenica e ngarkoi me detyrën e lartë patriotike që në zbatim të vendimeve të Mukjes të shkonte në Kukës dhe atje të formonte njësi të Ballit Kombëtar me qëllim të luftës së përgjithshme antifashiste për të çliruar Shqipërinë. Kështu, Tahsim

Page 13: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

13E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta DOSSIER

DOSSIERDOSSIER

Spahiu niset drejt detyrës së lartë atdhetare merr përsipër themelimin e Ballit Kombëtar në rrethin e Kukësit.Në zbatim të kësaj detyre në gusht të vitit 1943 në një lëndinë të Kolesjanit, me emrin Ornicë, Tahsim Spahiu themeloi organizatën e Ballit Kombëtar të rrethit të Kukësit me këtë kryesi: Tahsim Spahiu, kryetar, Hilmi Dan Selmani, n/kryetar dhe anëtarë: Asllan Sul Petku nga Shteqni, Nuhi Ramadan Onuri nga Kolesjani, Dalip Nuhi Mifl orolli nga Topojani, Shaqir Shaban Gjana –nga Gobuza.Pas fi rmosjes nga ana e Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacionalçlirimtar të marrëveshjes së Mukjes, si edhe krijimit të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë me atributet e një qeverie provizore, u duk se fatet e shqiptarëve do të rridhnin ndryshe.Pikërisht me këtë mesazh të madh,burrat e shquar të kombit tonë, Mid’hat Frashëri, AbazKupi, Hasan Dosti, Ali bej Këlcyra, Isuf Luzi, etj, iu drejtuan trevave të Veriut të shtetit amë, duke u kumtuar vendimet e Mukjes për bashkimin e madh, për çlirimin e kombit dhe atdheut, sa më parë. Ndërsa në Jug ishte nisur Hysni Lepenica, Skënder Muçua etj.Në mbrëmjen e 25 gushtit të vitit 1943, burrat nacionalistë, Abaz Kupi, Muharrem Bajrakatri, Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti, Isuf Luzietj, u mblodhën në Lurë, në kullat e njohura për trimëri të Menajve. Aty u vendos që kuvendi të mbahej tri ditë më pas, deri sa të mblidheshin trimat e krejt trevave veriore.Në krah të SadikSpahisë që përfaqësonte Kolesianin në këtë kuvend do të merrte pjesë edhe nipi tij Tasim Spahia dhe fjala e tij për luftë pa kompromis me fashizmin, do të tërhiqte vëmendjen e parisë së Veriut dhe do të dëgjohej me vëmendje. Mesazhet dhe vendimet e këtij kuvendi për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në luftë për liri ishin dhe mbeten, mesazhe të shpresave të mëdha, jo vetëm për trevat veriore shqiptare por për krejt Shqipërinë Etnike. Kjo ishte një nga arsyet që klika e komunistëve me urdhër të Miladin Popoviçit e abandonojë e anatemoi dhe e falsifi kojë këtë kuvend shqiptarësh atdhetarë sikundër kishte bërë edhe me vendimet e Konferencës së Mukjes. (AQSH, F. 270, D.4, f.3-7, Lurë, gusht 1943).Në këto rrethana historike edhe Muharrem Bajraktari kërkoi të bëj pajtim me Spahijtë për ngjarjet e ndodhura në vitin 1924 dhe më vonë dhe për këtë qëllim ai shkoi tek Lama e Sherif Dullës në Kolesjan dhe i kërkoi atij një takim me Sadik Spahinë. Ky i fundit i çoi tek Lama, Ramadan Hasan Omerin për ta thirrur dhe e priti tek shtëpia e tij së bashku me nipin e tij, Tahsimin dhe kështu u bë pajtimi, lidhje që nuk u prish asnjëherë.Fill mbas këtij pajtimi u organizua një mbledhje tek shtëpia e Gani Hetem Spahiut ku morën pjesë: Muharrem Bajraktari, Sef Xheladini, Sadik Spahiu, Tahsim Spahiu, Ramadan Çiku, Gani Spahiu etj. Kjo mbledhje përcaktoi platformën politike të mbledhjes historike të më vonshme të Krojt të Bardhë dhe gjithë veprimtarinë kundër

pushtuesve italianëve dhe gjermanë, deri në kohën që komunistët sulmuan pabesisht, pas krahëve në Gostil forcat e Muharrem Bajraktarit. Mbledhja e Kroit të Bardhë ka mbetur e pa studiuar me gjithë se paraqet interes për historinë. Organizata e Ballit Kombëtar e themeluar prej Tasim Spahisë ka bërë përpjekje për krijimin e një çete luftëtarësh, por të gjitha veprimet e saj kanë qenë brenda kuadrit të veprimtarisë bashkëpunuese me Muharrem Bajraktarin ku Tahsim Spahiu pas pajtimit me Muharrem Bajraktarin ka shërbyer si Shef Shtabi i këtyre forcaveduke ia njohur e vlerësuar dhuntitë, meritat dhendjenjat atdhetare.Forcat komuniste nuk mund të pranonin autoritetin e një antikomunisti si Muharrem Bajraktarit, ata nuk mund të pranonin ndikimin dhe besimin që populli kishte te ky nacionalist i ndershëm dhe i pa kompromentuar me pushtuesit. Komunistët menduan të shfrytëzojnë armiqësinë e hershme të Spahive me Muharrem Bajraktarin, prandaj bënë një takim në shtëpinë e Rasim Spahiut. Në këtë takim udhëheqësit e Brigadës komuniste të Kosmetit Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, por më i rëndësishëm ndër ta ishte një partizan malazez me pseudonim “Xhura”, i bënë Tahsim Spahiut propozim se: “Ne jemi gati ta vrasim Muharrem Bajraktarin me që ai të ka vrarë babën, në se ti pranon të bashkëpunosh me ne!”.Tahsim Spahiu kundërshtoi prerë: “Unë ia kam njohur vlerat dhe meritat Muharrem Bajraktarit, por në sytë e mi tani në kohën e Luftës Antifashiste vlerat atij rriten 100 fi sh dhe unë do t’i rri besnik deri në fund pajtimit, për hir të interesave të atdheut dhe Shqipërisë”.Muharrem Bajraktari ishte luftëtar antifashist dhe i gatshëm për të bashkëpunuar me komunistët për lirinë e vendit të tij. Por siç dihet komunistët e pa besë e sulmuan pas krahëve Muharrem Bajraktarin. Në këtë përpjekje Tahsim Spahiu u zu rob nga forcat partizane të komanduara nga Shefqet Peçi e Manush Myftiu dhe së bashku me Selim Lozin (Nokën) që ishte kapur befasisht në Bicaj, të lidhur dorë për dore u shoqëruan nga një togë partizanësh për në Dibër. Atje nga një gjyq formal partizan u dënuan me vdekje: Selim Noka, Zyber Lita, Sherif Lita dhe me ndërhyrjen e Haxhi Lleshit, për të përçarë lëvizjen antikomuniste në Lumë, Tahsim Spahiu u la i lirë. Tahsim Spahiu ishte në dijeni edhe për një korrespondencë të Drazho Mihajlovit me Muharrem Bajraktarin me ndërmjetësimin e Abdurrahman Gurit, ofi cer fi nance, që banonte në shtëpinë e një serbi në Prizren. Kjo korrespondencë ishte survejuar nga Beqir Spahiu. Drazho Mihajlovi i kërkonte Muharrem Bajraktarit bashkëpunim kundër fashizmit dhe komunizmit duke e lënë çështjen e Kosovës për zgjidhje me anën e një referendumi. Beqir Spahiu që ish qendra midis dy krahëve të kundërta të Spahive e quante të papranueshëm e të parakohshëm luftën kundër komunizmit.

Si i ndau lufta Spahijtë e Kolesionit?Lufta i ndau Spahitë e Kolesjanit në dy grupime njëra palë anonte nga komunistët dhe pala tjetër ishte kundër komunistëve.Në grupimin e majtë komunist ishin: Niazi Spahiu, Rifat Spahiu, Rim Spahiu, Rrapo Spahiu dhe më të rinjtë Ramadan Spahiu, Ibrahim Spahiu, Ismail Spahiu.Niazi Spahiu, i biri i Rasim Spahiut kishte propaganduar idetë komuniste në Lumë si pjesëtar i Grupit Komunist të Tiranës që nga viti 1937.Në krahun e djathtë antikomunist bënin pjesë të gjithë ata që ishin me arsim të lartë: Tahsim Spahiu, Jaup Spahiu, Fehmi Spahiu, Enver Spahiu, Imer Spahiu, Nezir Spahiu etj.Në vitin 1948, Nezir Spahiu në emigrim, nga kundërshtarë bëhet bashkëpunëtor me Ahmet Zogun, dhe djali i tij Ylli Spahiu luan një rol mjaft të rëndësishëm në oborrin mbretëror të Leka Zogut. Beqir Spahiu që ish qendra midis dy krahëve të kundërta të Spahive të ndara ideologjikisht dhe politikisht, por që anonte më shumë nga e majta mbante lidhje dhe veprim të trefi shtë: Ai bashkëpunonte me krahun komunist: Emin Durakun, Muhamet Oruçin, Shyqyri Hafi zin, Xhavit Nimanin, Elhami Nimanin, Xhevdet Dodën etj.Po kështu Beqir Spahiu në teqenë e Shën Hasanit kishte krijuar me nacionalistët një Komitet Nacionalist të përbërë nga: Sheh Hasani, Sheh Musai, Halim Spahiu, AliAlushani, kapiten i ushtrisë Sabaudin Resuli ku mbanin lidhje me Bedri Pejanin dhe kishin krijuar njësi të armatosura, aktet e së cilës janë lufta e Kabashit kundër bullgarëve që kishin pretendime territoriale ndaj Kosovës. Halim Spahiu si anëtar i këtij grupi u pushkatua prej UDB-së Jugosllave në vitin 1946. Nga ana tjetër Beqir Spahiu bënte pjesë edhe në grupin e intelektualëve të Prizrenit me Kol Margjinin, BrahimFehmia, Skënder Curri, Myzafer Gostivari, të cilët në Lidhjen e Dytë të Prizrenit më 16 – 20 shtator 1943, ishin ndër 42 delegatët e kësaj lidhje dhe që pas vitit 1945 të gjithë u pushkatuan nga qeveria Jugosllave me përjashtim të Myzafer Gostivarit.Beqir Spahiu u vra më 6 maj 1943 nga SIMI fashist Italian. Një partizan jugosllav i shtruar në atë kohë në spitalin e Suharekës ka deklaruar se po të mos e kishin vrarë italianët do ta vrisnin shërbimet e fshehta jugosllave, par arsye të aktivitetit të tij antisllav. Pas vitit 1990, Beqir Spahiu është vlerësuar “Mësues i popullit”.Pajtimi midis dy grupeve kundërshtare të Spahive do të bëhet vetëm në vitin 1956 kur Rifat Spahiu u dënua nga Konferenca e Tiranës dhe djali i tij Fate Spahiu që ishte kandidat i shkencave mjekësore diplomuar në Bashkimin Sovjetik u dënua me 18 vjet burg për veprimtari “armiqësore”!.

Tahsim Spahiu i burgosur dhe internuar nga diktatura komuniste.Pas çlirimit të vendit Tahsim Spahiu si ofi cer i përgatitur në shkollat më të mira europiane u emërua pedagog në Shkollën e Bashkuar të Ofi cerëve në Tiranë,

detyrë në të cilën u dallua për aftësitë e larta si ofi cer e mësues dhe dallonte nga i gjithë efektivi komandës së shkollës. Në vitin 1948 Partia Komuniste Shqiptare u nda me Lidhjen e Komunistëve Jugosllavë. Në vitin 1949 Koçi Xoxe ish Ministër i Brendshëm u dënua nga Kongres Parë i Partisë Komuniste. Një grup pro jugosllav u organizua ta nxirrte Koçi Xoxen në Jugosllavi. Në këtë grup bënte pjesë edhe Ismail Spahiu, i cili formulon një letër për Ambasadën jugosllave dhe ia lexon letrën edhe Tahsim Spahisë, por ky e këshilloi të mos merrej me këtë punë dhe të mos e dërgonte këtë letër atje ku mendonte Islami. Pavarësisht nga këshillat e Tahsim Spahisë, Islami e dërgoi letrën. Grupi i Ismail Spahisë u zbulua dhe u arrestua. Në hetuesi ai në mes të tjerash deponoi se letrën e ambasadës jugosllave ia kish lexuar edhe Tahsim Spahiut, gjë e cila u bë shkak për arrestimin e Tahsimit. Ndonëse në gjyq u vërtetua që Tahsim Spahiu nuk kishte asnjë lidhje me grupin në fjalë u dënua me tetë vjet burg, gjoja tentativë arratisje në Jugosllavi.Kështu fi lloi për Tahsim Spahiun kalvari i burgimeve dhe internimeve. Në burg është treguar stoik dhe i papërkulur. Në një vizitë që bëri në burg zëvendësministri i brendshëm i asaj kohe e pyeti Tasim Spahinë se sa ishte dënuar. -Tetë vjet, u përgjigj ai.-Pak je dënuar, i thotë zëvendësministri, unë do të kisha dënuar 25 vjet!-Kjo tregon, i thotë Tasimi, se juve i dënoni shqiptarët sipas dëshirës dhe jo sipas ligjit.Kjo përgjigje i kushtoi Tahsim Spahisë tre muaj në qeli të burgut. Pas lirimit nga burgu Tahsim Spahinë e internuan familjarisht në Savër të Lushnjës. Atje kaloi sëmundje të rëndë në pa mundësi kurimi. Ishte i martuar me një grua të nderuar që i qëndroi besnike dhe i fali dy vajza të cilat sot janë të martuara në Itali.E ama e tij, Zija, që rridhte nga një familje e nderuar antikomuniste nga fshati Gjinaj, tërë jetën mbeti e cilësuar kulake, armike populli. Sinan Gjini, vëllai Zijes u vra nga forcat e Sigurimit komunist pa asnjë faj. Kështu që nëna e Tahsim Spahisë u detyrua të jetoi tek nipërit e burrit, djemtë e axhës së Tahsimit, të cilëve u bënte presion organizata bazë e Partisë së Kolesjanit që ta përzinin nga shtëpia këtë armike të rrezikshme, por ata si fi snik që ishin e mbajtën më mirë se nënën e tyre, se ajo i kishte rritur dhe edukuar si bijtë e saj. Një ditë ajo shkoi për të parë të birin e internuar në Savër të Lushnjës dhe vdiq atje, ku edhe u varros pa asnjë ceremoni.Pas saj, në vitin 1986, vdiq në skamje dhe mjerim edhe i biri Tahsim Spahiu. Edhe kur vdiq Sigurimi i Shtetit nuk lejoi të varrosej në varret e përbashkëta, por si heretik komunist ai u varros në një kodër të Savrës, dhe varri tij humbi përgjithmonë.Jeta e Tahsim Spahiut, është jeta e një atdhetari e luftëtari antikomunist që fati e solli të mos shohë asnjë ditë në liri. Ai do të nderohet përjetësisht.Presidenti Republikës prof. dr. Sali Berisha e ka nderuar Tahsin Spahinë me titullin “Martir i demokracisë”.

Page 14: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

14 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

Nga Flori SLATINA

Edeni i ka qejf rrëfi met. Ai di të rrëfejë bukur, si me gojë, në një bisedë të ngrohtë

mes miqsh e shokësh, ashtu edhe kur shkruan në faqet e gazetës apo librit. Për një 80-vjeçar, emri Eden është i rrallë, por kur i shtojmë këtij emri edhe mbiemrin Babani, atëherë kemi të bëjmë me një personazh të veçantë, një personalitet i njohur, sidomos dy dekadat e fundit, i njohur për forcën e penës dhe mendimit të tij publicistik e letrar. Pas rrëfenjave të hidhura nga koha e komunizmit, ku herë me dhimbje e herë me sarkazëm, aty te Fadili, në praninë e miqve të tij të ngushtë, para një gote rakie e një mezeje shqiptare, Edeni provokon me të tjera rrëfenja, kësaj here nga larg, për një kohë e vend të largët. Libri më i ri i Edenit është publicistik, “Rrëfi me të bashkëkohësisë”, një libër ku përmblidhen shkrime të 20 viteve të fundit, sidomos ato që kanë të bëjnë me emigracionin tonë në Belgjikë.

***“Rrëfi me të bashkëkohësisë” është një antologji e mirëfi lltë me personazhe realë të dy dekadave të fundit, personazhe që jetojnë e punojnë në Belgjikë. Pjesa dërrmuese e rrëfi meve të Edenit u dedikohet këtyre personazheve që kanë krijuar e lënë pas një emër të mirë në emigrimin tonë. Belgjika,tradicionlaisht ka qenë një vend mik i shqiptarëve. Aty kanë emigruar personalitete dhe njerëz të thjeshtë, ata që kanë dashur të realizojnë një ëndërr e ata që kanë dashur që të nisin një jetë të re pas ferrit komunist apo genocidit serb në Kosovë. Emigracioni i organizuar në Blegjikë daton në mesin e viteve 50-të dhe në këto 60 vjet, të shumtë janë

RRËFIME NGA LARG, EDEN BABANI, BASHKËKOHËS ME DEMOKRACINË

ata që ndoqën shembullin dhe gjurmët e Konicës së madh, sepse nuk punouan vetëm për vete por edhe për kombin e tyre. Duke lexuar librin, i cili ndahet në tre pjesë, “Persiatje për parashtrime poltike”, “Shkrirja shpirtërore e shqiptarëve” dhe “Pak frymë nga Bota Shqiptare”, vëmë re se autori nuk e anashkalon politikën. Ai nuk merret drjetpërdrejt, politikë për hir të politikës, por polemika për hir të ardhmërisë, atdheut. Këto 20 vitet e fundit, duke qenë larg atdheut, Eden Babani e ka ndjerë më shumë

se kushdo tjetër mallin dhe vuajtjet e atdheut të tij.Nga larg i dallon më mirë intrigat, apo edhe lojërat që bëhen në kurriz të vendit dhe Edeni polemizon me autorë, me kryeministra, me njerëz të thjeshtë. Atij i dhmbset Shqipëria, Kosova, Çamëria. Nuk ka shkrim, qoftë edhe një dasmë e thjeshtë apo një promovim a një festë familjare që të mos fl itet për atdheun, që të mos shkruhet për simbolet, për fl amurin, për himnin, për këngën apo gjithcka që të bën të ndihesh krenar. Kjo është politika e Babanit, politika

Në treg libri më i ri i Eden Babanit, “Rrëfi me të bashkëkohësisë”

që vjen si dobi për vendin, e si shembull që duhet ndjekur, dhe jo ajo politikë që shkon në mbrojtje apo në fuknison të një krahu politik. Duke folur për personalitetet shqiptare në Belgjikë Edeni ndalet tek disa, Muharrem Bajraktari, Leke Previzi, Asllan Krasniqi, Arian Miluka, Safet Kryemadhi, etj, por sidomos tek ngjarjet, tek jeta me gëzimet dhe veprimtairtë e tyre të shumta. Kur lexon librin kupton se shqiptarët në Belgjikë, herë të organizuar e herë në mënyrë spontane e vetjake, bëjnë që emri dhe çështja shqiptare të jehojë në media e të jetë e pranishme edhe në kryeqytetin e diplomacisë. Pa u ndalur shumë në hollësira të librit, për të cilin ka folur në parathënie gazetari dhe miku i autorit, Ilir Nikolla, mendoj se kontribute të Eden Babanit në bublicisitikë sjellin një model të shkruari, por është më shumë se kaq. Nëse dikush dëshiron të shikojë se çfarë bëjnë e me se merren shqiptarët në Belgjikë, ku më mirë se ky libër ata mund të gjejnë këtë?! Edeni shkruan me pasion, me vërtetësi, shkruan me dashuri e stil. Skrupuloz në formë, në gjuhën e bukur shqipe, por edhe në ide, asnjë mendim nuk është i hedhur kot, gjithçka në fuknison të një qëllimi. “Rrëfi me të bashkëkohësisë” është një libër që do ta vlerësojë më shumë koha dhe brezat e së nesërmes. Edeni është kronikani që jeton me frymën e shqiptarëve të Belgjikës, me sy e veshë tek puna, veprimtaria dhe dobia e tyre në çështjen shqiptare. ***Në një bisedë elektronike me Edenin, autorin e librit, më thotë se ishte nje rastesi qe nje kopje te ketij libri ia dhuroi ne avion z. Sali Berisha, liderit historik te shqiptareve, gjate kthimit te tij ne Bruksel.

Gazmend Leka në galerinë FAB, me TASO-n në një ekspozitë “Taso” quhet ekspozita që rikthen në Galerinë FAB më 15 nëntor piktorin Gazmend Leka. Një mori

pikturash frymëzuar nga miqësia me piktorin pogradecar Anastas Kostandinië i njohur me emrin Taso.

Një vit më parë, kur buzë gjolit të Pogradecit, dy miqtë e vjetër Gazi dhe Taso u takuan, një fotografi e zakonshme, si çdo foto e realizuar pa mendje (gati vjedhurazi), u premtua si subjekt për pikturë. E sikurse ndodh zakonisht, subjekti i kapërceu shpejt pritshmëritë e vetvetes, duke u shpërbërë në shumë copëza, si një hetim

ekzistencial mbi vetë fenomenin. Për Hoxhën si dëshmitar, ishte e thjeshtë. ” E thjeshtë, sepse isha aty që në fi llim të ngjizjes së veprës. E thjeshtë sepse, që në fi llim, Gazi nisi të më tregonte për foton që e kish pikasur në studion e Tasos, mes qindrave syresh, pranë zjarrit të vatrës, rrethuar nga pikturat, grafi kët e vizatimet e pafundme. Ajo foto

e kish thirrur instinktivisht, si padashje, me forcën goditëse të dritës së mëngjesit, dritë që secili prej tyre e kish përthyer dallueshëm ndryshe. Ajo foto e kish thirrur me shijen e lirisë, të këmishës së kuqe, rrethuar me peizazhin e provincës, si dikur impresionistët, me kapelat mbi sy, në fushat e Provansës.Ajo foto e kish thirrur si një

imazh familjar, parë dikur në peizazhet e rinisë së hershme, gjatë viteve të Liceut Artistik, kurse sot ofrohet si tingulli i një dashurie të vjetër, që natyrshëm të rikujton vetveten”ë thotë Hoxha. Pas joshjes së parë, Leka do të ndiqte instinktin e tij, duke e kthyer foton në subjekt të përzgjedhur për një ekspozitë. Për gati një vit, ajo foto me Tason

në qendër, u projektua mbi vetveten në një varg veprash. Mes dyshimeve, ankthit dhe etheve të krijimit, “tradhtia” ndaj strukturave, prekur në dekada, prodhoi një udhëtim të ri, larg heronjve të qiellit a tokës, larg kodeve të agut, a mitologjive të qytetërimeve të humbura. Gjeti si hero të tij Tason…, një hero tjetër, një simbol që për

Biblioteka Kombëtare, konferencë shkencore dhe ekspozitë “Anton Pashku – shkrimtari”

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Anton Pashku, zhvillojnë të martën më 14 nëntor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë edicionin e dytë të Konferencës Shkencore dhe Ekspozitës “Anton Pashku – shkrimtari”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe kritikëve nga Shqipëria e Kosova. Edicioni i saj i parë u mbajt me sukses në Prishtinë më 17 maj të po këtij viti, duke rikthyer procesin e thelluar të leximit e rileximit që nevojitet për veprën unike të Pashkut. Këto konferenca dhe ekspozita janë pjesë e aktiviteteve të bashkërenduara në kuadër të bashkëpunimeve mes dy institucioneve tashmë prej vitesh. Realizimi i ekspozitave, konferencave shkencore, bibliografi ve dhe botimeve të përbashkëta për veprën e De Radës, Kadaresë, Rugovës e Musine Kokalarit dhe së fundmi kushtuar veprës së çmuar të Anton Pashkut, na shtyjnë jo vetëm në një kremtim dhe përulje me nderim përpara veprës dhe kontributit të tyre, por na kthejnë te vetëdija për një moment të ri dhe cilësor refl ektimi, njohjeje të ndërsjellë të autorëve dhe të personaliteteve të jetës shpirtërore të kombit.Ekspozita kushtuar Pashkut është një kontribut i specialistëve dhe bibliografëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, duke sjellë për herë të parë për publikun në Shqipëri rrugëtimin e veprës së tij përmes botimit të shkrimeve të para, botimeve të sistemuara, raporteve që vepra e tij ndërtoi me kritikën letrare në bashkëkohësinë e vet etj. Ajo sjell gjithashtu një dokumentim shembullor të faqeve të shtypit të kohës, lidhjeve të rëndësishme sa miqësore aq edhe letrare e intelektuale të autorit.

KULTURE

Page 15: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

15E martë, 14 nëntor 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta

Pothuajse tre dekada që nga rënia e komunizmit, një grup muzikantësh

popullorë nga Shqipëria i quajtur SAZ’ISO, po përpiqet të hyjë në skenën muzikore botërore”. Ky grup interpreton këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore. Ata u sollën nga Shqipëria, thotë BBC, nga producenti i njohur muzikor i Londrës, producenti i Pink Floyd, Joe Boyd, për të regjistruar një album me muzikë tradicinonale shqiptare dhe iso-polifoninë labe. Gjithashtu ky grup do të interpretojë edhe në StLuke’s, Qendra Barbican në Londër, brenda disa javësh. Realizuesit e këtij projekti janë Joe Boyd, Andrea Goertler, Edit Pula dhe akademiku Vaso Tole si konsulent. Grupi përbëhet nga Sazet e Korçës (Telando Feto në klarinete, Aurel Qirjo në violinë, llahute dhe dajre) dhe ķëngetaret e Permetit, Donika Pecollari, Ardiana Thanasi dhe Robert Tralo.CD-ja e këtij grupi ka dalë nga shtypi dhe u promovua në Tiranë, fi llimisht më 20 tetor 2017 e më pas edhe në vende të tjera. Më poshtë pjesë nga një artikull i shrkuar në një nga revistat kryesore në Brtianinë e Madhe.***Gëzimet dhe dhimbjet e këngës jugore shqiptare

të mishëronte piktorin “par excellence”. Ekspozita në dukje prezantohet e thjeshtë. Imazhi i përsëritur kokëfortësisht, në dimensione të ndryshme, shpërndahet në hapësirë si copëzat e një mozaiku, herë në vetën e parë e herë vetëm si frymë. Përsëritja e tij, nuk synon shumëfi shimin e tij sipërfaqësor, por ripropozon pikërisht të kundërtën e saj. Me forcën e shenjës plot gravitet, imazhi i Tasos, hapet e mbyllet si një kuadër fi lmik, copëzohet, ribashkohet për shtresëzim, gjithnjë me këmishën e kuqe, kapelën mbi sy, përkuljen apo përuljen përpara telajos, penelin në dorë e tavalocën me gjurmë

ngjyrash. Është shëmbëlltyra e piktorit në “atelienë” e tij, në peizazh. Subjekti është po ai, ndërkohë që piktura thërret nga brenda me gjuhën elokuente të autorit. Ekspozita “Taso” duket sikur bie ndesh me ekspozitën e tij të fundit, “Natura morta”, ku imazhi i minutës së fundit të personaliteteve botërore, qëndron ende pezull në Galerinë F.A.B. si pikëpyetje mbi momentin e kalimit. “TASO” është thjesht … “Natura”. Fenomeni Edhe fenomeni është i thjeshtë. I thjeshtë për t’u kuptuar, me artistin e vendosur në qendër të kompozimit, rrethuar nga shtëpitë e ulëta, në vendlindje, me pemët e larta, liqenin e gjerë,

pulat që çukisin farëzat dhe rrobat e nderura për tharje. Vendosja e tij në qendër është në sintezë, perceptimi i tij si fenomen, sa estetik aq dhe ekzistencial. Është një dedikim për atë, për mikun e për piktorin që shpesh studio të tij ka natyrën. Është dedikim për artistin e “provincës” që muajt e verës kthehet e bëhet kryeqytet, gjendur si për fat, larg zhurmave urbane, në një dialog gati ezaurues e të heshtur me vetveten. Ekspozita është ftesë për të kuptuar dedikimin për të. Është ftesë e projektuar në shumë telajo me imazhin e përsëritur, ofruar si gulçime ekzistenciale, herë rrëqethëse e herë romantike.

SAZ’ISO, si ambasadore e kulturës shqiptare Muzika tradicionale shqiptare e sazeve dhe iso- polifonia, turne të suksesshëm në Britaninë e Madhe

Ky album i mrekullueshëm u regjistrua nga Saz’iso, nga tetë virtuozë dhe muzikantë nga malet e izoluara të Shqipërisë jugore, vendi që kufi zohet nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Saz’iso bëri një turne britanik dhe luajti dy koncerte në Uells në Kolegjin Mbretëror të Muzikës dhe Dramës në Cathays Park, Cardiff, si dhe në qendrën e arteve Pontio në Universitetin Bangor në 3 nëntorë Feneri në Kolston Hall të Bristolit më 8 nëntor etj.Ansambli përbëhet nga zërat e Donika Pecallari, Adrianna Thanou dhe Robert Tralo, Aurel Qirjo (violinë dhe vokale), klarineti i Telando

Feto, llahutisti Agron Murat, bartësi i kuadrit Agron Nasi dhe fl autisti Pëllumb Meta. Videoja e shamisë eshte prodhuar ne Akademine e Filmit “Marubi” në Tiranë nga Joe Boyd, Edit Pula dhe Andrea Goertler. Joe, i lindur në Boston, Massachusetts, erdhi në Britani në vitin 1964 për të ngritur një etiketë të re “Elektra”, ku hapi klubin UFO, salla e parë psikodelike e Londrës, themeloi kompaninë e prodhimit të Witchseason dhe Hannibal dhe menaxhoi lëvizjen e parë të madhe të folklorit në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshinte Konventën Fairport, Nick Drake, John dhe Beverly

Martin, Richard Thompson, Band String Incredible dhe shumë artistë të tjerë. Ai thotë: “Unë kam qenë prej kohësh i intriguar nga muzika shqiptare. Në vitin 1998, pashë një video të kontrabanduar të Festivalit të Gjirokastrës të atij viti, por regjistrime të mira ishin të vështira për t’u gjetur. Kur unë, më në fund, shkova në 2014, u mahnita nga vendi dhe muzika e saj hipnotikeë dhe plani për të bërë një regjistrim u mbajt. Një takim në Shqipëri midis Joe, etnomuzikologu Lucy Duran dhe Edit dhe Andrea, të dy avokatë të pasionuar të muzikës tradicionale, përfundimisht erdhi në realizimim e CD-së. Saz’iso luan saze, një traditë që u bashkua kur këngët polifonike u gërshetuan me tingujt e violinës, klarinetës, llahutës dhe daulles, duke krijuar një tingull që shpesh është eteri, melankolik dhe i bezdisshëm. Tonet e thella të klarinetes përzihen me violinën imponuese dhe vajtimin e “Tanës” dhe Saz’iso zhytet në 15 këngë dhe instrumente të gjalla, të gjalla dhe të thellaë të ndërthurur të Adrianna dhe Donika, zërat e fuqishëm dhe të ngazëllyer që janë të vulosur sot në traditën shqiptare. Turneu i tyre rreth Britanisë dhe shfaqjet e tyre të gjalla janë ambasadorët kryesorë të kulturës shqiptare sot në këtë vend. F.S

Joe Boyd, Andrea Goertler dhe Vaso Tole

KULTURE

Page 16: Çmimi 30 lekë Buxheti 2018, mekanizëm gjigant i krimit dhe ...gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20171113.pdf · Me paratë e drogës të vitit 2015, 2016, krimi i organizuar ka

16 E martë, 14 nëntor 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta REKLAMAC M Y K