24
C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla”, ”, ”, ”, ”, qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit Tel: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, Tel: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/2321366, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë E-mail: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, Internet: www www www www www.gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Drejtor: FAHRI BALLIU Kryeredaktor: ILIR NIKOLLA E enjte, 11 qershor 2015 Nr. 6128 Viti XVIII i botimit (numri i parë doli më 18.10.1997) PUTINIZIMI I ZGJEDHJEVE DOSSIER/16-17 Për herë të parë, nga arkivi i OKLL zbardhet një raport i krerëve të saj për Mbretin Zog, lidhur me zhvillimet në Shqipëri gjatë LDB Abaz Kupi: Organizimi i rezistencës nga Legaliteti Qendresa me kundershtimin shtohen. Populli brohorit qendresen stoike te bri- tanikeve ndene bombardimet e tmershme; admiron fair-play-in e tyre kur durojne goditjet qe pesojne dhe me flegmen kar- akteristike te karakterit te tyre kombetar flasin per triumfin qe kane per te... Skandali në Kamëz, Jemin Gjana: Gjici fut teste të zgjidhura në shkolla dhe paguan mbrëmjen e maturës DITA Ditë e shënuar për kombin, Isa kthehet në shtëpi Bujar Nishani Vendimi i Gjykatës së Lartë: Dhunuesit e Strazimirit, të pafajshëm. Drejtësia vendos një tjetër precedent skandaloz Rrëzimi i akuzës së "dhunimit fizik" të deputetit të opozitës Gent Strazimiri nga Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka dhe argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, shkel parimet themelore të drejtësisë si dhe i ngarkon një tjetër njollë të zezë gjyqësorit shqiptar. Tani i hapet rruga "grupit të gatshëm" të Ramës, për të shkatërruar parlamentarizmin REAGIMI I KREUT TË PD, LULZIM BASHA: "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë dhe shtypja autoritariste Nga Leonard Quku Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë për të shfajësuar dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndo- ka, krijon një precedent të rrezik- shëm për vetë aulën e demokracisë, Parlamentin në radhë të parë. Përmes trukeve të Gjykatës, dy de- putetët në fjalë nuk u dënuan edhe pse qëlluan egërsisht dhe rrugaçër- isht kolegun e tyre të opozitës, Gent Strazimiri. Ajo e djeshmja me të drejtë mund të cilësohet... Dhjetë ditë para 21 qershorit, po provohet se zgjedhjet vendore s'do të jenë as të drejta e as të barabarta. Pushteti është angazhuar pasivisht në fushatën e partive qeveritare, opozitës po i pamundësohet edhe regjistrimi i kandidatëve, ndërkohë që KQZ-ja u tha dje medieve se mund të bëjnë propagandë për mazhorancën, pasi s'ka ndërmend t'i gjobisë. Putinizimi i zgjedhjeve po realizohet përmes talljes me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që ka mbetur vetëm 21 qershori, si një mundësi që zgjedhjet të jenë të paktën të lira e pas kësaj date të nisë ndëshkimi i atyre që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri Nga Ilir Nikolla Lulzim Basha, "Qytetar Nderi" i Mitrovicës: "Përgjegjësi për atë çfarë do të bëj në të ardhmen" DITA Isa Boletini rikthehet në kullën e Boletinëve Një grup kalorësish me veshje kombëtare i dhanë fund rrugëtimit të kortezhit me eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini. Më në fund Isa Boletini prehet në oborrin e kullës së tij në Boletin, aty ku nuk shkeli dot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nënkuptoi edhe mungesën e Zv/kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi Mitrovicë. Edi Rama, person në kërkim… Nga Agim Popoci Basha: Rama-Meta, presion votuesve dhe përpjekje për manipulimin dhe blerjen e votave Kreu i PD, takim me banorët e Pukës dhe Dajçit: "Vota e popullit është ligj për uljen e taksave, çmimit të energjisë dhe faljen e kamatëvonesave" I pataksuri i Rilindjes, në panikun e humbjes në Kukës, ndërmjet mercenarëve të hasanizuar Nga Sejdi Peka Letra/Dy majtistët që vrapojnë duke gënjyer popullin, panë si kuksianët u varën teneqenë Nga Ermion Dulla Kurdët e shuajnë ëndrrën e "sulltanatit" të Erdoganit Nga Elvi Sidheri Peisazhi i nesërm i sigurisë kombëtare amerikane Nga Amy Zegart, "Hoover Institute"

C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

C M Y K

E PËRDITSHMEE PAVARUR

Adresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: Rruga“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla”,”,”,”,”,qendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesit

TTTTTel: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,TTTTTel: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/23213666666,,,,,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,TiranëTiranëTiranëTiranëTiranëE-mail:[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@[email protected],yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,Internet:wwwwwwwwwwwwwww.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.alÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EURO

Drejtor:FAHRI BALLIUKryeredaktor:ILIR NIKOLLA

E enjte,11 qershor 2015

Nr. 6128Viti XVIII i botimit(numri i parë dolimë 18.10.1997)

PUTINIZIMI I ZGJEDHJEVE

DOSSIER/16-17

Për herë të parë, nga arkivi i OKLL zbardhet një raport i krerëvetë saj për Mbretin Zog, lidhur me zhvillimet në Shqipëri gjatë LDB

Abaz Kupi: Organizimi irezistencës nga Legaliteti

Qendresa me kundershtimin shtohen.Populli brohorit qendresen stoike te bri-tanikeve ndene bombardimet e tmershme;admiron fair-play-in e tyre kur durojnegoditjet qe pesojne dhe me flegmen kar-akteristike te karakterit te tyre kombetarflasin per triumfin qe kane per te...

Skandali në Kamëz, Jemin Gjana:Gjici fut teste të zgjidhura në shkolladhe paguan mbrëmjen e maturës

DITA

Ditë e shënuar për kombin,Isa kthehet në shtëpi

Bujar Nishani

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Dhunuesit e Strazimirit, tëpafajshëm. Drejtësia vendos një tjetër precedent skandalozRrëzimi i akuzës së "dhunimit fizik" të deputetit të opozitës Gent Strazimiri nga Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka dheargumentimi se s'ka "vepër penale" në të, shkel parimet themelore të drejtësisë si dhe i ngarkon një tjetër njollë tëzezë gjyqësorit shqiptar. Tani i hapet rruga "grupit të gatshëm" të Ramës, për të shkatërruar parlamentarizmin

REAGIMI I KREUT TË PD, LULZIM BASHA: "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT"

Komenti/Plaga edrejtësisë dhe

shtypjaautoritaristeNga Leonard Quku

Vendimi i djeshëm i Gjykatës sëLartë për të shfajësuar dy deputetëte PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndo-ka, krijon një precedent të rrezik-shëm për vetë aulën e demokracisë,Parlamentin në radhë të parë.Përmes trukeve të Gjykatës, dy de-putetët në fjalë nuk u dënuan edhepse qëlluan egërsisht dhe rrugaçër-isht kolegun e tyre të opozitës,Gent Strazimiri. Ajo e djeshmja metë drejtë mund të cilësohet...

Dhjetë ditë para 21 qershorit, po provohet sezgjedhjet vendore s'do të jenë as të drejta e astë barabarta. Pushteti është angazhuarpasivisht në fushatën e partive qeveritare,opozitës po i pamundësohet edhe regjistrimi ikandidatëve, ndërkohë që KQZ-ja u tha djemedieve se mund të bëjnë propagandë përmazhorancën, pasi s'ka ndërmend t'i gjobisë.Putinizimi i zgjedhjeve po realizohet përmestalljes me procesin e dekriminalizimit,ndërkohë që ka mbetur vetëm 21 qershori, sinjë mundësi që zgjedhjet të jenë të paktën tëlira e pas kësaj date të nisë ndëshkimi i atyreqë po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri

Nga Ilir Nikolla

Lulzim Basha, "QytetarNderi" i Mitrovicës:"Përgjegjësi për atë çfarëdo të bëj në të ardhmen"

DITA

Isa Boletini rikthehet në kullën e BoletinëveNjë grup kalorësish me veshje kombëtare i dhanë fund rrugëtimit të kortezhit me eshtrat e heroit kombëtar, IsaBoletini. Më në fund Isa Boletini prehet në oborrin e kullës së tij në Boletin, aty ku nuk shkeli dot kryeministri iShqipërisë, Edi Rama që nënkuptoi edhe mungesën e Zv/kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi

Mitrovicë. Edi Rama,person në kërkim…

Nga Agim Popoci

Basha: Rama-Meta, presionvotuesve dhe përpjekje përmanipulimin dhe blerjen e votaveKreu i PD, takim me banorët e Pukës dhe Dajçit:"Vota e popullit është ligj për uljen e taksave,çmimit të energjisë dhe faljen e kamatëvonesave"

I pataksuri i Rilindjes, në panikune humbjes në Kukës, ndërmjetmercenarëve të hasanizuar

Nga Sejdi Peka

Letra/Dy majtistët që vrapojnëduke gënjyer popullin, panë sikuksianët u varën teneqenë

Nga Ermion Dulla

Kurdët e shuajnë ëndrrën e"sulltanatit" të Erdoganit

Nga Elvi Sidheri

Peisazhi i nesërm i sigurisëkombëtare amerikane

Nga Amy Zegart, "Hoover Institute"

Page 2: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

2 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taPOLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Dhunuesit e Strazimirit, të pafajshëm. Drejtësia vendos një tjetër precedent skandaloz Rrëzimi i akuzës së “dhunimit fi zik” të deputetit të opozitës Gent Strazimiri nga Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka dhe argumentimi se s’ka “vepër penale” në të, shkel parimet themelore të drejtësisë si dhe i ngarkon një tjetër njollë të zezë gjyqësorit shqiptar. Tani i hapet rruga “grupit të gatshëm” të Ramës, për të shkatërruar parlamentarizmin

Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha: “Rama vulosi kriminalizimin e pushtetit”Berisha: “Gjykata e Lartë, hanxhar në dorën e Edi Ramës”

Komenti/Plaga e drejtësisë dhe shtypja autoritariste

Drejtësia bëhet edhe njëherë tjetër protagoniste e vendimeve skandaloze që përligjin dhunën dhe terrorin edhe brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë. Pushimi i çështjes në ngarkim të dy deputetëve të PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për dhunën e ushtruar ndaj përfaqësuesit të opozitës, Gent Strazimiri, akt i dokumentuar me pamje dhe dëshmitë e të pranishmëve, tregon thjesht se drejësia është në kllapi dhe e kapur politikisht. Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata ka konstatuar se për rastin në fjalë nuk ka vepër penale. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë bën me dije se çështja ndaj dy deputetëve nuk duhet të kishte nisur, pasi nuk bën pjesë në juridiksionin penal. Kjo çështje, sipas GJL-së duhet të ishte gjykuar nga vetë Kuvendi. “Në lidhje me vendimin nr.4 datë 10.06.2015, të shpallur sot nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në pritje të bërjes publike të vendimit të plotë e të arsyetuar, mbi motivet thelbësore kushtetuese e ligjore për të cilat ky kolegj dha vendimin e sotëm, informohet publiku si vijon: “Në mbështetje të paragrafi t të parë të nenit

387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fi llonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal. Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi. Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të

tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi. Kështu, sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale”. Deklarata e PD: Vendimi i gjykatës i kapur, asgjë nuk e ndal aksionin e opozitës/”Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një lajm i zi për vetë drejtësinë”. Kështu u shpreh dje deputeti i PD, Eduard Halimi duke komentuar shpalljen të

pafajshëm dy dhunuesit e Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka. “Është një vendim i cili tregon për të gjithë shqiptarët standardin e rrënuar të kësaj Gjykate, të kapjes, të nënshtrimit dhe lakut që po mbyt drejtësinë dhe qytetarët dhe vendosjes

së një regjimi autoritarist”, tha Halimi. Sipas tij, këto vendime tregojnë qartazi se qytetarët nuk mund të kenë asnjë shpresë më se drejtësia do jetë e paanshme, e avarur dhe në shërbim të tyre dhe demokracisë, por po shkon drejt një drejtësie që i gjunjëzohet regjimit.

Beteja e opozitës, vijoi Halimi, do të vazhdojë më e fortë se kurrë sepse kapja e drejtësisë dhe nënshtrimi i saj është një lak që do mbysë qytetarët dhe demokracinë në vend, një lak që po tregon se vendin e demokracisë po e zë regjimi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson vulosje të kriminalizimit në pushtet vendimin e gjykatës për të pushuar çështjen ndaj dy deputetëve të mazhorancës Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka. Në një status në Facebook, Basha shkruan se kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e zezë e Ramës. “Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar që pa me zë dhe fi gurë skenat e shëmtuara të sulmit fi zik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfi duar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfi duar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe

jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja”- shkruan Basha. “Hanxhar i regjimit të Edi Ramës” e ka cilësuar Gjykatën e Lartë ish – kryeministri Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit për pushimin e çështjes ndaj dy deputetëve të mazhorancës Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët sulmuan fi zikisht në korridoret e parlamentit

deputetin demokrat Gent Strazimiri. Sipas ish – kryeministrit ky vendim, i pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit të vendit është në kundërshtim flagrant me të gjitha gjykimet dhe direktivat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Berisha thotë se me këto vendime haptas politike e armiqësore të Gjykatës së Lartë, për opozitën shqiptare, po krijohet një situatë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë, ku e drejta dhe sëbashku me të edhe opozita janë vendosur në gijotinën e regjimit. Sipas tij opozita vendoset para alternativës më të rëndë në tërë historinë e saj, ndaj ai bën thirrje që opozita të ngrihet e gatshme për çdo vendim, çmim dhe sakrifi cë, për të mbrojtur ekzistencën reale të saj!

Nga Leonard Quku

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë për të shfajësuar dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, krijon një precedent të rrezikshëm për vetë aulën e demokracisë, Parlamentin në radhë të parë. Përmes trukeve të Gjykatës, dy deputetët në fjalë nuk u dënuan edhe pse qëlluan egërsisht dhe rrugaçërisht kolegun e tyre të opozitës, Gent Strazimiri. Ajo e djeshmja me të drejtë mund të cilësohet një ditë e zezë për sistemin e drejtësisë, precedentin që krijon dhe avokaturën që i bën krimit parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë, për fat të keq, ka të memorizuar në brendinë e historisë, disa ngjarje të rënda, deri në përgjakje të tij. Atentati ndaj “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari më 18 shtator të vitit 1997, i cili u qëllua me 5 plumba nga kolegu i tij nga radhët e socialistëve, Gafurr Mazreku, ishte ngjarja më tragjike që kishte prekur ndonjëherë Parlamentin. Por, s’mund të mbetet pas as ngjarja e vitit të largët, 1924, kur kryeministri i atëhershëm, Ahmet Zogu, ndërsa ishte duke

ngjitur shkallët e Parlamentit, qëllohet me pistoletë nga një i ri. Të dy këto ngjarje janë regjistruar në historinë e parlamentit, si incidentet e rënda që kanë ndodhur në brendi të tij. Edhe pse i përkasin dekadave të ndryshme, dy incidentet në fjalë kanë një të përbashkët; kanë ndodhur në periudha krizash politike të stërzgjatura çka ka rritur destabilitetin dhe aktivizuar elementët keqbërës të nxitur nga kundërshtarët politikë. Kryefjalë e këtyre incidenteve, pikësëpari ka qenë “lufta politike” si katalizator nxitës i përplasjes me armë deri në sallën e Parlamentit. Nuk pretendon kush që Kuvendi i Shqipërisë të kishte siguri maksimale në vitin e largët, 1924, pak muaj para revolucionit të qershorit. Pak më ndryshe qëndron plagosja e Azem Hajdarit në 18 shtator të vitit 1997, pasi i përket një periudhe kur Partia Demokratike ishte në opozitë dhe ishin kaluar trazirat antishtet të disa muajve më parë. Por, i gjithë mekanizmi për të asgjesuar fi zikisht Azem Hajdarin, ishte kryekëput për interesa politike dhe kjo dukej qartë edhe nga fryma e egër e mazhorancës së atëhershme ndaj opozitës dhe

eksponentëve të saj. Fatkeqësisht, Parlamenti shqiptar sot i përket të njëjtit llagap si ai i ’24-ës dhe ‘97-ës. Fakti që s’ka gjakderdhje s’do të thotë se është më i emancipuar, demokratizuar apo më i kultivuar profesionalisht. Përkundrazi. Akademikët dhe profesorët e nderuar që dikur zinin ulëset e Parlamentit, sot janë zëvendësuar nga ‘parlamentarë’ me CV të pasura në të kaluarën e tyre si trafikantë prostitutash, droge, pengmarrës dhe vrasës. Ishte pikërisht një akuzë e deputetit Strazimiri ndaj 19 deputetëve të grupit parlamentar socialist për të shkuarën e tyre të dyshimtë dhe që kanë gjetur ‘imunitet’ duke depërtuar në Kuvend me petkun e ligjvënësve. Dhe që si një proces zinxhirë do të zbërthente në kohë rekord të gjitha fijet e krimit brenda parlamentit. Kur gjykata kishte në dorë të gjitha provat e dokumentuara me pamje filmike dhe me dëshmitë e forcave të sigurisë, punonjësve të administratës dhe deputetëve të Kuvendit, se si qëllohej egërsisht deputeti i opozitës nga dy kolegë të mazhorancës, mu në paradhomën e sallës së seancave, bën të paimagjinueshmen duke shpallur

pafajësinë. Vendim ky që tregon as më pak e as më shumë se gjendjen kritike në të cilën ndodhet drejtësia sot, e kapur, e nënshtruar dhe e dominuar nga fryma autoritariste e Kryeministrit dhe e bashkëpunëtorëve të tij me rekorde kriminale të frikshme. Precedenti u vendos dje. Opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të rrezikuar nga ky precedent i unifikuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë që i çel rrugë dhunës brenda parlamentit dhe çdo tentative tjetër kriminale me qëllim neutralizimin e çdo zëri opozitar. Ajo që duhet të kishte dëshmuar Gjykata e Lartë dje, të qëndronte mbi ndikimet politike dhe të vendoste drejtësi, rezulton sot thjesht një iluzion që i përket një bote paralele. Kaq shumë e vështirë është për gjyqësorin shqiptar që të bëjë drejtësi? Kaq e brishtë është kjo trupë gjyqësore, aq sa bie pre e kërcënimeve nga disa kriminelë ordinerë, të dënuar nga hallkat e tjera të gjyqësorit për prostitucion, pengmarrje dhe plagosje? A përforcohet, pas këtij vendimi, perceptimi i opinionit publik se gjyqtarët janë të korruptuar? Në një sondazh të zhvilluar me gjykatësit, të fi nancuar prej USAID-it, 25% e

gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar dhe 58% për qind të tjerë thanë se ekziston perceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë përgjegjësinë për dhënien dhe marrjen e rryshfeteve, produkt të të cilave janë pikërisht vendimet skandaloze, përligja e dhunës fi zike edhe brenda mureve të Parlamentit, e fi lmuar dhe e dokumentuar nga shumë syresh. Vetëm dy ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu e tha shkurt dhe prerë e mbi të gjitha në shqip se, “në sistemin tuaj të drejtësisë, disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë të çohen në burg”. Çdo përkufi zim tjetër për ta ilustruar apo justifi kuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë, është i tepërt. Drejtësia sot vuan jo vetëm korrupsionin dhe rryshfetin, por edhe autoritarizmin e qeverisë që si asnjëherë më parë e ka futur në xhep sistemin, me Prokurori e Gjykatë.

Page 3: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

3E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Putinizimi i ZgjedhjeveDhjetë ditë para 21 qershorit, po provohet se zgjedhjet vendore s’do të jenë as të drejta e as të barabarta. Pushteti është angazhuar pasivisht në fushatën e partive qeveritare, opozitës po i pamundësohet edhe regjistrimi i kandidatëve, ndërkohë që KQZ-ja u tha dje medieve se mund të bëjnë propagandë për mazhorancën, pasi s’ka ndërmend t’i gjobisë. Putinizimi i zgjedhjeve po realizohet përmes talljes me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që ka mbetur vetëm 21 qershori, si një mundësi që zgjedhjet të jenë të paktën të lira e pas kësaj date të nisë ndëshkimi i atyre që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri

Raporti i BMM: Televizionet censurojnë aktivitetet e opozitës - TVSH ka prishur raportet kohore, LSI 107 minuta transmetim

Ambasadori Donald Lu: “Mos e shisni votën tuaj- keni fuqinë për të zgjedhur përfaqësuesit e duhur”

Nga Ilir Nikolla

S’ka nevojë të presim 21 qershorin për të kuptuar

se zgjedhjet vendore të Shqipërisë nuk do të jenë as të drejta e as të barabarta. Këto prerogativa të sistemit demokratik, kanë rënë gjatë historikut paraelektoral dhe vëzhgimit të procesit prej 21 majit, kur ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore. Precedentët e zgjedhjeve të drejta janë rrënuar nga pamundësimi i opozitës për të konkurruar në bashkinë e Kurbinit, ndoshta komuniteti më i rreshtuar pro-PD-së gjatë 20 viteve të pluralizmit. Mjaft të mendoni se në këtë bashki përfshihen komunitetet e Laçit, Mamurrasit e Fushë-Kuqes, për të kuptuar se sa politikë ka brenda betejës “procedurale” që shteti, nëpërmjet PS-së, KQZ-së e Kolegjit Zgjedhor ndoqi për t’ia pamundësuar opozitës konkurrimin. Rasti specifi k i pamundësimit për të patur zgjedhje zgjerohet me një panoramë të frikshme në shkallë kombëtare, e cila nga ana e pushtetit nuk ka konkurrentë, por dy superkryetarë bashkish, Edi Ramën dhe Ilir Metën, si “patronët” e kryebashkiakëve të ardhshëm, ndërkohë që poshtë tyre lëvrijnë mamuthët socialistë të herët së dytë e të tretë nëpër bashki, pagatorët që duan të ndërrojnë karrierë nga biznesi në administratë apo besnikët e rinj të PS-së e LSI-së, të cilët kanë punuar për pastrimin e partive nga “armiqtë e brendshëm”. Këta dy

superkryebashkiakë po zhvillojnë fushatë fshat më fshat e qytet më qytet, kryesisht tek zonat ku duket se megjithë “prishjen e peshores”, ata ende s’e kanë nënshtruar, shurdhuar e memecëruar popullsinë. Bashkë me ta, e gjithë llurba shtetërore, e ministrive, drejtorive, bashkive ekzistuese, organizatave partnere që janë shndërruar në kliente të pushtetit, bile edhe kategori të tilla aq autonome sa mësuesit e mjekët, janë pas tyre, në një mekanizëm që s’është parë, të paktën qysh prej vitit 2001, kur Shqipëria u bë gazi i botës me përdorimin e policisë për hapjen e përdhosjen e kutive të votimit. Ky stacion është cekur paraprakisht edhe tani, teksa forcat policore kanë ndërhyrë për të ndërprerë tubime paraelektorale, ndërkohë që për raportimet e dhunës nëpër qelitë e komisariateve ndaj simpatizantëve të opozitës, as që ia vlen të regjistrohen rast pas rasti, aq të shumta janë. Shkatërrimi i barazisë së zgjedhjeve ka marrë goditje fatale jo veç në publik, tek institucionet që s’ua masim dot performancën si media apo komunikimi masiv, por edhe tek KQZ-ja dhe tek pasqyrimi mediatik, sa kohë ai është i rregulluar me ligj. Në mënyrë të frikshme, thuajse të gjithë kandidatët disidentë, që tentuan të regjistrohen si të pavarur, u bllokuan nga KQZ-ja, e cila në një interpretim thuajse ushtarak në favor të PS-së, ri-interpretoi

Kodin Zgjedhor dhe rrënoi aspiratat e kandidatëve për t’u përfshirë në fl etën e votimit. Kjo shumicë ushtarake në favor të Edi Ramës, e cila u mohoi laçjanëve e mamurrzakëve mundësinë për të zgjedhur, u shfaq dje në mënyrë të shëmtuar në një interpretim edhe më bajat të Kodit Zgjedhor, teksa tha se ishte e pafuqishme të vendoste rregull në tregun mediatik, meqenëse kishte frikë se zbatimi i prerogativave të Kodit Zgjedhor, mbi shkeljen e “par condicio”-s, mund të sillte në falimentimin e shumë operatorëve televizivë. Ky “merak” solli edhe votimin në shumicë të KQZ-së për moszbatimin e Kodit Zgjedhor, një rekord i zi që fare pak herë është verifi kuar dhe sa herë është verifi kuar, është regjistruar “mot a mot” si i tillë në raportin e ODIHR-it, duke njollosur njëherë e mirë standardin e zgjedhjeve tona. Dhe s’është ndonjë gjë për t’u kaluar pa u ndjerë. Imagjinoni se propozimi i Bordit të Monitorimit të Mediave ishte për gjobitjen e tre

televizioneve kombëtare dhe të gjitha kanaleve televizive me audiencë të konsiderueshme, të cilat, 100 përqind kishin shkelur Kodin Zgjedhor, duke u dhënë në shumicë hapësirë partive PS e LSI, në dëm të partive të opozitës. Pra, një zhbalancim 100 përqind i medias dhe një shkelje 100 përqind e Kodit Zgjedhor u shoqërua nga një mesazh i shumicës partiake të KQZ-së se s’ka ndëmend të ndërhyrë në këtë situatë.Por zyrtarizimi i këtij rekordi s’ka nevojë të presë aq gjatë. Qysh në raportin e ndërmjetëm të ODIHR-it, zgjedhjet shqiptare i kanë bjerrë standardet, pasi ka mungesë transparence në shpalljen e listës së zgjedhjeve, njëanshmëri të frikshme në vendimet e KQZ-së si dhe përdorim masiv të administratës shtetërore për fushatë elektorale. Përtej këtyre konfi rmimeve, kemi tashmë fushatën masive të PS e LSI për blerjen e votave, denoncimet në disa zona për intimidimin e mbështetësve të Partisë Demokratike, si dhe rekordin e zi të tentativës

për të goditur me karrige liderin e opozitës në Leskovik, një rekord që është regjistruar me të njëjtin gravitet veç në jo-zgjedhjet e 1997-s. Mjaft të kujtojmë se mediat pro-qeveritare (televizione dhe gazeta) kanë nisur këto ditë ta cilësojnë pasqyrimin e aktiviteteve të opozitës si një “hapësirë marketingu” dhe jo si një “informim publik”. Që 10 ditë para zgjedhjeve, është kuptuar se Shqipëria s’do të ketë as zgjedhje të drejta e as zgjedhje të barabarta. Opozita ka përballë administratën shtetërore si një formacion elektoral, administratën policore si një formacion intimidues dhe struktura okulte, si stacione terminale që do të mundësojnë regjistrimin e “fi tores plebishitare”, pasi Edi Rama është “lider maximo”, kurse mbështetësit e opozitës janë budallenj dhe në PD politikanët “fl enë gjumë”. Kjo ëndërr kërkohet të projektohet si një realitet elektoral i pas21qershorit, prandaj edhe tashmë standardi i zgjedhjeve të drejta dhe të barabarta ka rënë që tani, sepse ky standard mat situatën parazgjedhore dhe fushatën elektorale dhe jo ditën e votimit. Letra e lakmusit ishte dekriminalizimi, të paktën dekriminalizimi i listës së kandidatëve, por edhe aty, në kushte super të pafavorshme, veç opozita dha modelin e vet, ndërkohë që Edi Rama ka nisur një kurs karshillëku ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili mund ta çojë veç në abortim kryebashkiakësh, por jo në

zgjedhje kryebashkiakësh. Kursi i përplasjes me Perëndimin dhe standardet e tij është kursi i putinizmit, stacionet e të cilit i dimë dhe pasojat që mund të sjellë zbatimi i tij në botën shqiptarë gjithashtu i merr me mend secili prej nesh. Për të ndalur një formalizim të putinizmit, të cilin sekretari amerikan i shtetit e cilëson me një gjuhë teorike si “instalim i regjimit të oligarkisë”, ka mbetur vetëm një pengesë, mbajtja e zgjedhjeve të lira, pra mospërdhosja e ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të votave. Alarmi se do të ketë kudo vëzhgues s’po e ndal buliminë e nomenklaturës edviniste. Si përgjigje kemi marrë veç bajatizmin e deklaratave se edhe për Edi Ramën, edhe për Ilir Metën, edhe për mazhorancën, standardet e zgjedhjeve janë më të rëndësishme sesa rezultati i tyre. Për momentin kemi administratën shtetërore që është shndërruar si mish për top, kemi KQZ-në që pushkaton kandidatët disidentë dhe u thotë medieve se mund të rreshtohen majtas, pasi s’ka ndërmend t’i ndëshkojë, si dhe kemi fushatën masive e të kombinuar të blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve të djathtë. Si perspektivë duhet të shpëtojmë 21 qershorin dhe periudhën pas kësaj date, nëse nuk duam të rreshtohemi formalisht nga partnerët ndërkombëtarë si një vend që është sëmurur nga Putinizmi dhe që po rrezikon të shndërrohet në eksportues të këtij virusi edhe në rajon.

Bordi i Monitorimit të Medias i ka kërkuar dje KQZ-së marrjen e masave administrative për disa televizione, përfshirë edhe të publik (TVSH), për njëanshmëri në pasqyrimin e aktiviteteve elektorale të partive politike. Përveç gjobitjes me 1 milionë lekë të një televizioni lokal në Vlorë i cili prej disa javësh denigron kandidatin e të djathtës, KQZ ka dhënë “urdhëra” për televizonet e tjera që të balancojnë

kohën e transmetimit gjatë ditëve në vijim. Masë administrative s’ka patur as për TV Matin, një televizon lokal në Burrel, i cili është vënë në shërbim të fushatës së PS, duke censuruar në vazhdimësi kronikat e aktiviteteve elektorale të kandidatit të PD. Pasi mori në shqyrtim paportin e BMM, për periudhën 22.05.2015-04.06.2015, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi

“të urdhërojë operatorin TVSH të kompesojnë me kohë transmetimi shtesë për edicionet informative, partitë parlamentare të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në kuvend me te njejten mase qe i ka dhene subjektit, Lëvizja Socialiste për Integrim, brenda 48 orëve”. “Të urdhërojë kompesimin e partive parlamentare që kanë deri në 20% të vendeve në Kuvend me kohë transmetimi shtesë deri në ½ e kohës që kanë partitë

parlamentare me mbi 20% të vendeve në kuvend për edicionet informative, brenda datë 13 qershor 2015, operatorët telëvizivë si: Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, Ora Neës, Top Neës, Abc Neës, Neës 24, A1 Report, Albanian Screen, Ufo Tv, Agon Channel, Channel One, Antena Nord, TV Rozafa. Si dhe urdhëroi operatorin Ora Neës, të bllokojë transmetimin e reklamave politike, të subjektit zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Mos i shisni votat tuaja. Mos dëgjoni politikën inatçore”. Ndërkohë që 21 Qershori po ofron, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre. Nga qyteti i Korçës ku po ndiqte Akademinë Rinore në Korçë, me praninë e anëtarëve të forumeve rinore të partive politike, Lu theksoi se të rinjtë kanë fuqinë për të refuzuar dhe mos zgjedhur politikanët, por nëse nuk votoni mos u ankoni. Gjatë aktivitetit, ambasadori Lu theksoi rëndësinë e votës së të rinjve. “Ky është një vend ku të rinjtë zotërojnë fuqinë, fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe fuqinë për

ta ndryshuar të gjithë sistemin politik. Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminelë, blerjen e votës dhe retorikën politike inatçore. Por, ju e keni këtë fuqi vetëm nëse votoni”, u tha ambasadori amerikan të rinjve. Duke i mëshuar fortë rëndësisë së pjesëmarrjes në votime, ambasadori amerikan iu referua një shprehje që përdoret në Amerikë, duke thënë se ‘nëse nuk voton, mos u anko’.Të gjithëve në na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. Ju keni fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Mos i shisni votat tuaja. Mos dëgjoni politikën inatçore. Dhe më e rëndësishme ditë e votimit mos qëndroni në shtëpi. Votoni”, deklaroi Donald Lu.

Page 4: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

4 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taPOLITIKËPOLITIKËPOLITIKË

Në takimin me banorë dhe mbështetësit e Partisë Republikane kandidati Gjergj Mero tha se shtresat në nevojë do të mbështeten dhe nuk do të braktisen, sikurse po vepron qeveria qendrore dhe bashkia, duke u hequr bukën e gojës, që është ndihma sociale. Ai tha se nuk do të ketë më të varfër që të mos mund të paguajnë dritat dhe të kërcënohen për burgim nga qeveria, pasi Bashkia e re do të gjejë mundësi subevcionimi për të bërë këtë pagesë. Aktualisht tha kandidati Mero unë kam takuar në qytet me qindra familje rome dhe në nevojë, të cilave u

është hequr furnizimi me ujë dhe drita, pasi nuk kanë me çfarë të paguajnë.“Kjo është qeverisja më antisociale dhe antihumane që po vuajnë korçarët dhe të gjithë shqiptarët, pasi varfëria dhe papunësia ka kapur nivele ekstreme. Dhe është një trishtim i madh kur po këta arkitektë të mjerimit vazhdojnë ende të mashtrojnë njerëzit me premtime boshe, kur në realitet ata kanë që në vitin e kaluar lista të tëra ushqimesh pa paguar dhe nuk arrijnë dot të sigurojnë vaktet normale për familjet e tyre. Me drejtimin e bashkisë së re ne do

të jemi avokatët dhe mbështetësit më të fortë të daljes së shtresave në nevojë nga kriza dhe punësimit të tyre ne shërbimet bashkiake si dhe në çeljen e bizneseve të reja private.-u shpreh kandidati Mero. Në fjalën e tij kandidati demokrat tha se prioritet i programit është punësimi nëpërmjet çeljes së bizneseve të reja dhe rihapjes së aktiviteteve të vogla, të mbyllura nga kriza e rëndë ekonomike. Ai tha se lehtësitë e ndjeshme fi skale dhe mbështetja për të punësuarit e rinj do të jenë objektivat kryesorë për biznesin që në fi llim të drejtimit, si kryebashkiaku i Korçës.

Fran Frokaj: Qyteti është kthyer në beton

Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë bërë pjesë e bashkëbisedimit me kandidatin e

djathtë për kryetar në këtë njësi vendore Fran Frrokaj, ku kanë trajtuar bashkërisht problemet e qytetit dhe

mundësitë e zgjidhjes së tyre

Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë bërë pjesë e bashkëbisedimit me kandidatin e djathtë për kryetar në këtë njësi vendore Fran Frrokaj, ku kanë trajtuar bashkërisht problemet e qytetit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre. Duke iu drejtuar banorëve autoktonë të Lezhës, Frrokaj e ka konsideruar rivalin e majtë si njeriun që nuk po del dot nga sheshi miliardësh për të parë qytetin e vërtetë që shtrihet në një sipërfaqe të vogël. Lezhjanët autoktonë kanë reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimit që sipas tyre kryetari aktual Viktor Tushaj po e shkatërron qytetit, dhe ndërsa kthehen nga emigracioni pranë familjeve të tyre nuk shohin asnjë ndryshim veç betonizimit të vazhdueshëm. Nevojë për të menduar të ardhmen duke ndërtuar të tashmen e fëmijëve lezhjanë, ky mbetet objektivi i kandidatit të djathtë për bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj i cili kërkon që qytetari të dënojë me votë keqqeverisjen e deritanishme.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, shpalosi prioritetet e platformës së tij përpara banorëve të komunës Helmas. Prioritet, sipas z. Cara, do të jetë bujqësia dhe mbështetja e fermerëve, që të kontribuojnë në zhvillimin bujqësor, të kësaj zone. Gjithashtu, në projektin e tij zë një vend të veçantë edhe lufta ndaj atyre që në mënyrë fl agrante, kanë uzurpuar tokat e fermerëve, duke shtuar që do

të rishikohet nëse tokat janë ndarë ashtu siç e parashikon ligji. “Bujqësia do të ketë prioritetin e buxhetit dhe të administratës së ardhshme të Bashkisë Kavajë. Subvencione për fermerët në nevojë. Do të ketë fond të veçantë nga Bashkia e Kavajës, 30% të fondit për bujqësinë do të jetë për subvencione, për njerëzit në nevojë, për fara, për pesticide. Do të bëjmë rivlerësimin dhe risistemimin

e të gjitha sipërfaqeve të tokave. Aty ku ka abuzime dhe shkelje, marrim përsipër që gjithsecili, bazuar në ligjin që ka matur tokën, të marrë sasinë e duhur dhe të bëjmë njëherë e mirë ndarjen përfundimtare nga abuzuesit me tokat bujqësore, jo vetëm në këtë komunë, por në të gjitha komunat e Bashkisë së re të Kavajës”. Gjithmonë në funksion të bujqësisë dhe banorëve, investime do të bëhen dhe në

Kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan, Eugen Isaj ka dal dje në një deklaratë për shtyp duke denoncuar borxhin që bashkia Elbasan i ka kompanive.“Jemi përsëri këtu sot për të kërkuar nga Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përgjigje për dy problematika të cilat qytetarët i kanë ngritur dhe ne kemi kërkuar shpjegime.Z. Sejdini, në lidhje me impiantin e djegies së plehrave, qytetarët kërkojnë përgjigjen tuaj të detajuar, pasi ju jeni garant i këtij projekti. Zëdhënësi juaj Taulant Balla, nuk është personi që qytetarët e Elbasanit duan të dëgjojnë. Përkundrazi të gjithë e dinë, se ku shkon ai, vetëm çorbë e prishur gatuhet. Presim sa më shpejt përgjigje nga ana juaj, në bazë të kuadrit ligjor mbi transparencën, se përse kontrata koncesionare për këtë impiant, nuk është publike në

faqen e Këshillit të Ministrave. Kush është kompania që po kryen këtë investim, dhe çfarë eksperience mjedisore ka ajo? Çfarë do të bëhet me 15 % hire toksike, që mbeten nga djegia e mbeturinave. Ku do të asgjësohen këto hire?” – thotë z.Isaj.Më tej kreu i Këshillit të Qarkut shtoi se: -“Sejdini, qytetarët gjithashtu presin përgjigje për tu treguar se si është situata financiare e bashkisë së Elbasanit.A keni ju që prej vitit 2009 e në vazhdim në një borxh prej rreth 700 milionë lekësh ndaj firmave të ndërtimit për projekte të ndryshme në qytet? A i keni ju një borxh prej 600 milionë lekësh firmës së pastrimit të qytetit?A i keni po kësaj kompanie një borxh prej 600 milionë lekësh të tjera për punime në infrastrukturë? A është e vërtetë që ju pa procedura shpronësimi keni përdorur

Ardjan Turku: Periferia e qytetit të Elbasanit e braktisur

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit Ardjan Turku zhvilloi një takim në lagjen 28 Nëntori. Vota e 21 Qershorit është mjaft e rëndësishme për Elbasanin dhe mbarë Shqipërinë, për ti thënë ndal situatës tepër të vështirë në të cilën e kanë zhytur vendin dhe çdo familje qeverisja aktuale, u tha gjatë takimit. Ndërkohë duke folur përpara qytetarëve kandidati Ardjan Turku, ka theksuar edhe njëherë faktin se bashkia aktuale me miliarda lekë në dispozicion ka menduar vetëm për qendrën e qytetit, duke braktisur çdo periferi të tij. “Çfarë bëri Ardjan Turku, çfarë bëri Qazim Sejdini. Ju lutem, ju them që të gjithëve, kam qenë 3 vjet kryetar bashkie, i tillë ishte mandati, ka qenë 8 vjet kryetar bashkie, Sejdini, dy mandate me nga katër vjet. Kam menaxhuar në ato 3 vjet gjithsej 18 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa Sejdini ka menaxhuar mbi 75 miliardë lekë të vjetra, sepse buxhetet iu shtuan. Dhe çfarë ka ndodhur. Ka ndodhur ajo që nga 1 maji deri tek stadium dhe nga tatimi, taksat, deri 300 metra pas pedagogjikes, vjet dhe sivjet janë hedhur mbi 15 miliardë lekë. Dhe po të fi llosh nga këtu ku e kam lënë unë e tutje, të gjitha rrethinat e Elbasanit janë siç kanë qenë ” – u shpreh Z. Turku.

Engjëll Cara: Bujqësia, prioritet i buxhetit dhe i administratës së ardhshme të Bashkisë Kavajë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, shpalosi prioritetet e platformës së tij përpara banorëve të komunës Helmas

infrastrukturë, për të lehtësuar kështu lëvizjen e fermerëve dhe promovimin e produkteve të tyre, jo vetëm në fshatin e tyre, por edhe në fshatrat e tjerë përfshirë dhe qytetin. “Në investimet në buxhetin tonë i kemi të gjitha në funksion

të banorëve. Infrastruktura, lidhjet fshat-qytet për të bërë të mundur transportin urban për të gjitha fshatrat do funksionojë një unazë në Bashkinë e re të Kavajës dhe shërbimi urban është projekti ynë për t’u zbatuar në 4 vitet e ardhshme”.

Bashkia Elbasan e drejtuar nga të majtët borxh kompanive 3.5 miliardë lekë

Kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan Eugen Isaj: Ftojmë Qazim Sejdinin të bëjë transparencën përpara qytetarëve, edhe si një akt të fundit përpara se të largoheni nga detyra që mbani prej 8 vjetësh

një sipërfaqe toke për varreza publike dhe pronarët e saj kanë fituar me gjyq të drejtën për tu dëmshpërblyer nga bashkia me rreth 1.5 miliardë lekë. Pra a është e vërtetë z. Sejdini se aktualisht vetëm nga këto shifra bashkia e

drejtuar prej jush ka një borxh të pashlyer prej 3.5 miliardë lekësh. Zoti Sejdini ju ftojmë të bëni transparencën përpara qytetarëve, edhe si një akt të fundit përpara se të largoheni nga detyra që mbani prej 8 vjetësh”.

Gjergji Mero: Subvencione për pagesën e dritave për shtresat në nevojë

Në takimin me banorë dhe mbështetësit e Partisë Republikane kandidati Gjergj Mero tha se shtresat në nevojë do të mbështeten dhe nuk do të braktisen, sikurse po vepron qeveria qendrore dhe bashkia, duke u hequr bukën e gojës, që është ndihma sociale

Page 5: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

5E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Koordinatori i PD-së në zgjedhjet lokale për Bashkinë Kamëz, z. Jemin Gjana, ishte sot para mediave për të denoncuar përdorimin e administratës dhe veçanërisht të mësuesve dhe maturantëve të shkollave të mesme për zgjedhjet e 21 qershorit nga kandidati i PS-së, Safet Gjici, dhe Zyra Arsimor Kamëz. Ky është një skandal i rëndë që ka prekur fushatën zgjedhore për kryetar Bashkie në Kamëz. Veç gjithë administratës së vënë në dispozicion të kandidatit të PS-së, për turpin e tyre në fushatë kanë përfshirë edhe fëmijët. Siç shihet qartë edhe në fotot e hedhura nga vetë Safet Gjici në faqen e rrjetit të tij social “Facebook”, edhe në pamjet e transmetuara në media, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve janë në dispozicion të z. Gjici. Edhe pagesa e premtuar për mbrëmjen e maturës në Kamëz duket qartë dhe në komunikimin në rrjetit të tij social “Facebook”, të maturantëve të gjimnazit “Ibrahim Rugova”.Në prononcimin e tij z. Gjana tha: “Çështja që duam të denoncojmë ka të bëjë me maturantët. Kamza dhe Paskuqani së bashku kanë gjashtë shkolla të mesme, një shkollë private po të mesme, një shkollë profesionale të mesme dhe gati 1700 – 2000 maturantë gjithsej. Sot ne duam të denoncojmë veprimin arbitrar me maturantët e shkollave të mesme, ku teste të gatshme po u jepen maturantëve bazuar mbi bindjet politike të familjarëve në mënyrë krejt të turpshme. Këto teste ose u janë dhënë që jashtë pa hyrë në provim, ose u janë çuar me telefona ku maturantëve

Pagesa e premtuar për mbrëmjen e maturës në Kamëz duket qartë dhe në komunikimin në rrjetit social “Facebook”, të maturantëve të gjimnazit “Ibrahim Rugova”

Skandali në Kamëz, Jemin Gjana: Gjici fut teste të zgjidhura në shkolla dhe paguan mbrëmjen e maturës

Koordinatori i PD-së për Kamzën: Denoncojmë me shumë forcë këtë rast si veprim banditesk dhe ndërhyrje në jetën e një brezi të ri, të cilit i thuhet se ju nuk keni të ardhme, në qoftë se s’lidheni me ne, në qoftë se s’bëni pazar dhe nuk ndërtoni marrëdhëniet me ne...

të përzgjedhur nga ata nuk u është ndaluar përdorimi i tyre.Kjo është një praktikë e shëmtuar, është bërë në provimin e letërsisë dhe vazhdoi futja testeve të zgjidhura edhe me provimin e matematikës tek maturantët, me qëllim për të përfi tuar vota prej maturantëve dhe familjeve të tyre.E dyta që duam të denoncojmë është praktika që kanë ofruar provimet para datës 21 qershor dhe po u ofrojnë para për mbrëmjen e maturës brenda datës 20 qershor, me qëllim përsëri për të ndikuar për një grusht votash. Nuk është se na shqetëson aq shumë kjo sjellje e ulët e tyre për çështje elektorale, sepse Kamza dhe Paskuqani kanë qenë dhe do të mbeten një gropë e thellë për të majtën në votime.

Ajo që duam të denoncojmë me shumë forcë në këtë rast është ndërhyrja në jetën e një brezi të ri, i cili përgatitet të dalë në jetë dhe me këto veprime banditeske atyre u thuhet se ju nuk keni të ardhme, në qoftë se s’lidheni

me ne, në qoftë se s’bëni pazar me ne, në qoftë se s’i ndërtoni marrëdhëniet me ne, në qoftë se nuk i ndërtoni marrëdhëniet me krimin, në qoftë se nuk i ndërtoni marrëdhëniet me strukturat politike, të cilat

përpiqen të denatyrojnë rezultatin e zgjedhjeve. Pra, çështja është përtej rezultatit dhe denatyrimit të rezultati të votave, për të cilën unë jam i sigurt se jo vetëm maturantët i kanë refuzuar dhe do t’i

refuzojnë, po do t’i refuzojnë edhe qytetarët në tërësi”.Në vijim të prononcimit të tij z.Gjana shtoi: “Shqetësimi i dytë mbetet për ne një shqetësim qytetar, një shqetësim familjar, një shqetësim që prek thelbin

e asaj se çfarë është perspektiva e të rinjve sot. Dhe, po të vini re nëpër foto, janë të fi lmuara dhe të fotografuara, veprimtari që Safet Gjici ushtron në shkollat deri edhe në kopshtet, duke intimiduar jo vetëm nxënësit, jo vetëm maturantët, por edhe personelin e shkollave të mesme dhe të shkollave 9-vjeçare të kësaj zone. E konsiderojmë një veprim shumë të ulët. Ju thashë edhe një herë, jo me shqetësimin e madh se kushedi ç’mund të na bëjnë me votat. Votat tona janë të sigurta për efekt të

votuesve që janë pro nesh, por me atë çfarë bëhet me presionin mbi qytetarët dhe sidomos me presionin mbi të rinjtë, e konsideroj një veprim të ulët banditesk sa kjo mazhorancë bëhet gati të hyjë në jetën e

çdokujt, e konsideroj këtë presion një përgatitje shumë të keqe shpirtërore. Të mos i lësh të mendojnë për aftësitë e tyre, se gjërat do t’i bëjnë me mundësitë, aftësitë dhe me zotësitë e tyre, por gjërat mund t’i ndërtojnë vetëm bazuar mbi pazaret e politikës”. Pyetjes së gazetarit nëse do t’i denonconin këto raste, sepse përbëjnë shkelje, zoti Gjana iu përgjigj: “Natyrisht që ne kemi përgatitur dosje dhe po përpiqemi të çojmë tek misionet e vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, sigurisht po përgatisim dosje për të denoncuar veprimtari të paligjshme. Në aktivitetin e fëmijëve më 1 qershor duket qartë që Zyra Arsimore Kamëz është angazhuar në mbështetje të Gjicit ku në foto duket drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Hillari Klinton” dhe përgjegjësja e kopshtit Qendër-Kamëz etj. Dënojmë me ashpërsi përdorimin e administratës dhe presionin ndaj saj për të qenë në aktivitete elektorale të Safet Gjicit si veçanërisht fort përdorimin e fëmijëve për fushatë dhe kërkojmë që t’i jepet fund kësaj praktike”.

Page 6: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

6 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUMKreu i PD, takim me banorët e Pukës dhe Dajçit: “Vota e popullit është ligj për uljen e taksave, çmimit të energjisë dhe faljen e kamatëvonesave”

Basha: Rama-Meta, presion votuesve dhe përpjekje për manipulimin dhe blerjen e votaveNga qyteti i Pukës dhe komuna Dajç, lideri i opozitës, Lulzim Basha denoncoi presionin e dyshes Rama-Meta ndaj votuesve për të manipuluar apo blerë votën me para të pista. Basha u shpreh i bindur se vota e banorëve të Pukës do të ndëshkojë keqqeverisjen, përkeqësimin e situatës ekonomike, si dhe premtimet e pambajtura të qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të votojnë në 21 qershor ofertën e PD, si alternativa më e mirë që ofrohet, për uljen e taksave, çmimit të energjisë dhe faljen e kamatëvonesave

Lulzim Basha, “Qytetar Nderi” i Mitrovicës: “Përgjegjësi për atë çfarë do të bëj në të ardhmen”

Varfëria/Rekord i azilkërkuesve shqiptarë, Gjermania: 4992 aplikime në Maj, të dytët pas sirianëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Pukë dhe Dajç. Në panikun e humbjes së zgjedhjeve, zoti Basha ka theksuar se dyshja Rama Meta kanë nisur presionin ndaj votuesve dhe përpjekjet për manipulimin dhe blerjen e votave. Por, zoti Basha deklaroi se fatin e kësaj beteje nuk e vendosin as kërcënimet e Edi Ramës, as paratë e pista të krimit, e vendos shpirti i lirë i njerëzve të lirë, e vendos trimëria dhe kurajo civile e qytetarëve e shqiptarë, e vendos gjykimi i urtë i shqiptarëve. “Rama –Meta dhe makineria

e tyre s’kanë lënë gjë pa bërë, që të mpijnë, të lodhin padurimin tuaj, vendosmërinë tuaj për të folur me votë në 21 qershor. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur, me shantazhe, me sondazhe, me pazare, me kërcënime, me diversione. Kanë bërë gjithçka në këto 6 javë të fushatës por nuk ia kanë dalë dot. Nuk ia kanë dalë dot as ta trembin, as të na kërcënojnë, as ta ndalin vullnetin tuaj”, tha ai. Zoti Basha kërkoi votën masive të shqiptarëve kundër mashtrimeve dhe gënjeshtrave të certifi kuara të qeverisë Rama-Meta, kundër përkeqësimit të gjithanshëm të

jetës ekonomike dhe shoqërore, për shkak të keq qeverisjes, kundër poshtërimit, kundër shpërfi lljes që u ka rezervuar kjo qeveri dhe përfaqësuesit e saj në çdo nivel dhe hap të pushtetit.

“Erdhën në pushtet, rritën taksat kur kishin premtuar uljen e tyre, rritën çmimin e energjisë, kur kishin premtuar uljen e tij, rritën kërbaçin mbi kokën e popullit dhe tani i gënjen mendja se kur në

fakt bënë të kundërtën e asaj për të cilën ishin votuar, se mund të injorojnë votën popullore të 21 qershorit. U them sot nga Puka se vota e popullit është ligj dhe ligji do të zbatohet menjëherë, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për faljen e kamatë-vonesave. Ky është ligji që ju ftoj ta votojmë dhe vulosim së bashku në 21 qershor” - theksoi zoti Basha. Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të votojnë në 21 qershor ofertën e PD për uljen e çmimit të energjisë me 25%, për faljen e kamatë-vonesave, për uljen e taksave në nivelin më të ulët në Ballkan, për rritjen e rrogave dhe pensioneve,

për futjen në listën e ndihmës ekonomike të gjithë atyre të hequrve me të padrejtë dhe çdo kujt që e meriton. “Me votën e 21 qershorit për PD, ne nuk do të presim por do të kërkojmë e do të çojmë deri në fund betejën tonë, deri në fi tore, për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave, për uljen e taksave dhe uljen e çmimit të naftës, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë atyre që u hoqën me të padrejtë dhe çdokujt tjetër që ka nevojë, për trefi shimin e buxhetit në ndihmë të bujqësisë e blegtorisë. Fitore, fi tore, fi tore!”

Nga dje, kryetari i Partisë Demokratike dhe kryebashkiak i Tiranës Lulzim Basha është qytetar nderi i Mitrovicës. Titulli i votuar unanimisht nga këshilli komunal i Mitrovicës iu dorëzua zotit Basha në një ceremoni solemne nga kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Zoti Bahtiri ka vlerësuar kontributin që zoti Basha ka dhënë për Mitrovicën e Kosovën, për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare, për ndërtimin e rrugës së Kombit e deri tek ndihma fi nanciare që i dha Mitrovicës për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta dhe rikthimin e të shpërngulurve. Zoti Basha e ka konsideruar këtë titull një nder dhe vlerësim për të, ndërsa theksoi se nuk ka bërë asgjë më shumë se detyrën për Kosovën, si shqiptar dhe nip i saj. “E quaj veten me fat e i falem Zotit për mundësinë që më ka dhënë për të bërë edhe unë atë që më takonte si shqiptar dhe nip i Kosovës. Ka qenë dhe është detyra ime, është privilegji, të cilin vazhdoj ta kem edhe sot për të ndihmuar sa të kem mundësi për Kosovën. Ndihem fatlum për këtë respekt të rrallë, në këtë ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë ju qytetarë të Mitrovicës, të Kosovës e mbarë shqiptarët, rikthimin për tu prehur në gjirin e tokës që e lindi

kreshnikun e kombit, Isa Boletinin”. Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, zoti Basha e ka konsideruar si një nga momentet më të lumtura të jetës së tij, ndërsa theksoi se ndihej me fat që Zoti i dha mundësi të kontribuonte për të bërë detyrën e tij në këtë proces dhe me pas në lidhjen e shqiptarëve mes tyre, përmes rrugës së Kombit. “Humbëm shumë në këto dekada, por jam i bindur se ne kemi ditur dhe do të dimë ta fi tojmë kohën e humbur, që breza të tërë shqiptarësh e mbrujtën me sakrifi ca, me ëndrra dhe me shpresa. Kur mora përsipër misionin plot me sfi da të ndërtimit të Rrugës së Kombit, ndjeva dhe mendova pikërisht se ishte një mision që kishte të bënte me fi timin e kohës së humbur dhunshëm nëpër shekuj. Kishte nevojë për një rrugë, jo në kuptimin letrar, por në kuptimin konkret të fjalës, një rruge mes malesh të ashpra e luginash të thella, një rrugë jo më virtuale. Këtej dhe andej e bëmë punën tonë, e lidhëm Rrugën e Kombit në respekt të një bese të lidhur nga stërgjyshërit tanë, që dikur ishin gati të fl uturonin si shqipe maje malesh e të kalëronin shtigjet më të ngushta për të qenë krah njëri-tjetrit, që nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Lidhjes së Prizrenit, Pavarësinë e Shqipërisë së Isa Boletinit, krah për krah me Ismail

Qemalin, luftës Çlirimtare të Kosovës, e çdo moment tjetër që lindte nevoja, e çdo moment tjetër që do ta lindë nevoja. Sot, këto hapa, këto ngjarje të shënuara duken si diçka e natyrshme por të gjithë e dimë dje ishte vetëm diçka që ëndërronin. Jemi mësuar shpejt me këtë realitet dhe mirë bëjmë se punë të mëdha na presin. Një hov i fuqishëm zhvillimi, për të vënë maksimalisht në punë dhe në punë të frytshme burimet tona njerëzore, natyrore dhe nëntokësore. Koha e kombit tonë për tu ulur institucionalisht në tryezën e Europës si vende anëtare po afrohet me shpejtësi dhe për këtë ne të gjithë duhet të punojmë sa më shumë së bashku”. Kryetari i Partisë Demokratike LulzimBasha tha se zotimi më i madh i këtij nderi, shpalljen qytetar nderi të Mitrovicës është ajo çfarë do të bëjë në të ardhmen për Kosovën. “Duke përmbyllur fjalën time, ju jap fjalën dhe zotohem sot përpara jush, anëtarë të nderuar të kësaj asambleje dinjitoze, që më vlerësoi dhe me bekoi duke më bërë edhe formalisht pjesë të qytetit të Mitrovicës se për mua LulzimBashën, zotimi më i madh i këtij nderi që më bëtë sot nuk është ajo çfarë kam pasur mundësi të bëj por ajo çfarë më pret e kam për detyrë të bëj për gjithsecilin prej jush ndaj Mitrovicës, Kosovës dhe kombit shqiptar”.

Gjendja e vështirë ekonomike në vend i ka detyruar shqiptarët të braktisin shtëpitë e tyre dhe të drejtohen drejt vendeve të BE-së. Prej muajsh vazhdon kjo gjendje e rëndë në vend, duke sjellë kësisoj boshatisjen e qyteteve dhe fshatrave të tërë. Me para të marra borxh dhe duke shitur gjithçka kanë ata kërkojnë me insistim të blejnë vetëm biletën e vajtjes drejt Gjermanisë. Të gjithë mendojnë se atje i pret punësimi, strehimi dhe ushqimi. Kaq mjafton për ta që nisin rrugën e gjatë, pasi në vendbanimet e tyre nuk mund të sigurojnë as nevojat më minimale. Sigurimi i një bilete drejt Gjermanisë është bërë çështja e ditës, diskutimi i çdo familjeje e bisedë në çdo lokal të fshatit ku banorët mblidhen e shkëmbejnë informacion. Në Gjermani ajo çka i pret është një kamp strehimi, me kushte të këqija. Rama si përgjegjësi kryesor i këtij eksodi në masë, u arratis nga përgjegjësia e tij për t’i drejtuar shqiptarët drejt zhvillimit ekonomik. Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka publikuar sot shifrat e kërkesave

për azil në këtë shtet, ku pas Sirisë, e dyta vjen Shqipëria. Duket se kërkesat nga Shqipëria kanë pësuar një rritje të madhe pasi po ta krahasojmë me shifrat e 3.260 kërkesave në maj 2014, ato kanë shkuar në 16.250 në maj të 2015. Konkretisht, Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në muajin Maj ka pasur 16784, ndërsa në krahasim me një vit më parë kërkesat kanë pësuar rritje me 78.7%. Prej tyre, 5687 veta kanë marrë statusin e refugjatit, sipas kritereve të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, njoftojnë media gjermane. Ndërkaq 84 persona krahas kësaj kanë fituar edhe mbrojtje plotësuese të mbështetur në të drejtën e BE-së ndërsa për 131 veta është përjashtuar mundësia e dëbimit. Nga ana tjetër, gjatë majit 6354 personave u është refuzuar kërkesa për azil. Sipas MPB-së në muajin maj nga Shqipëria ka pasur 4922 kërkesa për azil, ndërsa në vend të parë ka qenë Siria me 5100 kërkesa, pas tyre vjen Serbia me 1990 kërkesa, e katërta renditet Kosova e 1947 kërkesa. Edi Rama tha

që shqiptarët janë të varfër sepse nuk dinë të aspirojnë. Dhe ashtu si shqiptarët arratisen sot, nga burgu i varfërisë, nga burgu i papunësisë, Rama u arratis nga përgjegjësia e tij si burrë shteti, u arratis nga përgjegjësia që ka për t’i drejtuar drejt zhvillimit ekonomik. Situata është e rëndë, nuk ka drejtim dhe kjo është arsyeja pse nuk po krijohen vende të reja pune, investimet e huaja po bien, po bie edhe ekonomia përditë edhe më shumë. Po e shohim që gjithçka po shkon drejt zymtësisë. Rama dhe rilindja e tij po u vështirëson jetën qytetarëve në vend. Nuk ka siguri, nuk ka favorizime për biznesin, nuk ka shëndetësi falas, nuk ka reforma që sjellin të mira për qytetarët. 20 muaj qeverisje Rama-Meta i ka sjellë vendit vetëm varfëri, papunësi, rritje çmimesh, rritje taksash për biznesin, ndërprerje të ndihmës ekonomike, largime masive nga administrate, burgosje me prapavijë largim nga puna. 21 Qershor do të shënojë ditën kur qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.Meli Fasko

Page 7: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

7E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUMFORUMFORUMFORUM

I pataksuri i Rilindjes, në panikun e humbjes në Kukës, ndërmjet mercenarëve të hasanizuar

Letra/Dy majtistët që vrapojnë duke gënjyer popullin, panë si kuksianët u varën teneqenë

Nga Sejdi PEKA

Si sot, në fushatën elektorale në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009,Edi Rama do të deklaronte në Kukës duke bërë fjalë për “Rrugën e Kombit” se po citoj: “se kjo rrugë nuk të çon asgjëkundi”. Dhe më pastaj recitonte se,-me paratë e kësaj rruge do të ishin bërë kaq shkolla e spitale etj”. Por nuk është fort për t’u çuditur se gjatë një vizite në Kosovë, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari, Edi Rama bënte be e rrufe se nuk kishte thënë kështu për Rrugën e Kombit. Është një fjalim i mbajtur në Kukës, i regjistruar me zë e fi gurë, por nuk ka gënjeshtar më të madh se Edi Rama. Dje në Kukës, ndërmjet dy mercenarëve Ilir Meta dhe Hasan Halili, u shfaq duke ulëritur dhe çfarë nuk shpifi dhe gënjeu përpara atyre njerëzve që ishin mbledhur të dëgjonin marrëzitë e tij. Si duke shitur mend që ishte “njeri i ditur”, shumë herë e përsëriti fjalën se “jam i pataksur”. Mendoj se pak kush nga kuksianët që ishin të mbledhur aty, mundet që ta kishin kuptuar se çfarë në të vërtetë don të thotë fjala “i pataksur”. Në fjalorin e gjuhës shqipe megjithëse bën pjesë në fjalët e rralla, në të vërtetë ka kuptimin ndërmjet foljeve “jam budalla” dhe “jam i trembur”. Për momentin që të dy kuptimet janë një realitet se Edi Rama është edhe budalla, por edhe i trembur në panikun e humbjes në zgjedhjet e 21 Qershorit. Ka shumë frikë nga frika, se po e mori teposhtën humnera e pret në dhënien llogari para ligjit për të gjitha prapësitë që i ka sjellë popullit shqiptar qeverisja e tij, dhe nga ana tjetër “hasanizimi” i Partisë Socialiste. Me të vërtetë Edi Rama deklaroi vetë publikisht se është “i pataksur” nga frika e humbjes së thellë jo vetëm në Kukës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ai grumbull njerëzish në Kukës ishin një fasadë e importuar nga shumë rrethe të

Shqipërisë, militantë të sëmurë të Partisë Socialiste dhe të së majtës në përgjithësi. Ilir Meta si usta i mashtrimit, ja ka marrë dorën që të grumbullojë në vathën e tij mercenarë, njerëz të pabesë dhe pa ide, që shiten si thotë populli “për pesë para”. Hasan Halili ose “hasanizimi” si e quan Ben Blushi, njëri nga themeluesit e Partisë Socialiste, është një mercenar i blerë nga Ilir Meta. Me të vërtetë Partia Demokratike ka investuar për Hasan Halilin, por nuhatja e tij, e një mercenari pa ideal, e kuptoi se në këto zgjedhje për pushtetin lokal, ai nuk mundet që të kandidonte më në siglën e PD dhe u shit tek Ilir Meta. Se sa i vlen lëkura do ta shikojë me 21 Qershor, kur populli i Kukësit do ta nxjerrë si i thonë në ato anë fjalës “fi shek”. Nga ana tjetër Edi Rama me të gjithë marrëzinë e tij nuk se do të humbiste gjë në marrëveshjen me Ilir Metën, duke kuptuar se Kukësin e kishte të humbur. Ka shumë mundësi që në Kukës i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste, shpalosi gjithë megalomaninë, duke habitur të pranishmit. -Eksodin në Kukës jau solli Sali Berisha-, ulërinte në kulmin e skizofrenisë Edi Rama, duke menduar se mundet që të gënjente kuksianët. I mbeti Edi Ramës dita në 18 muaj qeverisje, duke menduar se njerëzit nuk kuptojnë se po mbushën dy vjet të mandatit të tij që po llomotit pa u ndalur se “do të bëj, do të bëj..” dhe njerëzit po e kuptojnë se po bën një m… -Po vallë përse nuk u zbraz Kukësi në qeverisjen e Partisë Demokratike, po fi lloi në kohën e qeverisjes së mbrapshtë të Edvinit? Përgjigja është se humbi shpresa e njerëzve, se Shqipëria me një qeverisje të tillë me ide bolshevike të terrorit, në kulmin e një varfërie dhe mjerimi të paparë, mundet që të bëhet. Por a mundet të ketë veprim më kriminal që t’i humbësh shpresën një populli që të jetojë në vendin e tij? Bëri elozhe Edi Rama për Kukësin, për pritjen e të dëbuarve

nga Kosova në vitin 1999. Por a ka veprim më kriminal që duhet ndëshkuar si tradhti kombëtare, se nga varfëria dhe terrori policor i Edi Ramës dhe Ilir Metës, më shumë se 40% i qytetit të Kukësit është larguar në eksod dhe “Ana e Epërme” e Krahinës së Lumës është larguar duke i lënë fshatrat pothuajse pa banorë fare. Po qante me lot krokodili Edi Rama për popullin e Kosovës që u “dëbuan nga Sllobodan Millosheviqi nga vendi i tyre”. Po vallë a nuk po bën të njëjtin veprim kriminal edhe Edi Rama ngjashëm me Sllobodan Millosheviçin kundër popullit shqiptar këtu në Kukës dhe në përgjithësi në të gjithë Shqipërinë, duke i dëbuar me mënyrat e ndryshme shqiptarët nga vendi i tyre? Programi i “Rilindjes” së Edi Ramës, ngjashëm është me programin dhe strategjinë e Akademisë së Shkencave të Serbisë për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. I ngjashëm me planet e Mihailo Obranoviçit, me projektet e Ilija Grashaninit, të Titos dhe Rankoviçit pas Luftës së Dytë Botërore, të Milloshevicit dhe Sheshelit në vitin 1998-99, për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Edhe Edi Rama në të njëjtën linjë është. Millosheviçi dhe Sheshel kishin avancuar nga paraardhësit e tyre - “pasi po mbronin idenë e infektimit të të gjithë shqiptarëve me virusin e AIDS-it” (Shih Noel Malkolm, “Kosova, një histori e shkurtër”, fq.27). Me pafytyrësinë më të madhe, dy aligatorët e të majtës ish-komuniste Rama-Meta, po kërkonin votën e kuksianëve të mbetur, të shokuar dhe traumatizuar pasi kjo qeveri e korruptuar i ngarkoi me miliona lek borxhe për çdo familje kuksiane “për energjinë elektrike”. Është ky Edi Rama që e ndërseu këlyshin e tij Saimir Tahiri të tërhiqte zvarrë kuksianët në një protestë paqësore në Kukës, që po kërkonin heqjen e barrës për energjinë elektrike, duke argumentuar për tokat e

përmbytura nga kupa e Liqenit të Fierzës. Varfëria e tejskajshme, papunësia, terrori policor dhe Kukësi po zbrazet. Kuksianët që në mënyrë konstante kanë votuar Partinë Demokratike, nuk munden që t’i nënshtrohen terrorit policor të Edi Ramës. Shpresa e atyre që po largohen në mënyrë masive ka humbur. Ka humbur, se mjaft kanë shpresuar për demokracinë dhe Shqipërinë në familjen europiane. Duke parë se në pushtet janë ricikluar këlyshët e Enver Hoxhës dhe të regjimit komunist, bashkëjetesën me këtë farë të keqe të bolshevizmës, e konsiderojnë të pamundur. Borxhet që u faturoi Edi Rama në mënyrë abuzive nuk munden që t’i shlyejnë as brezi i tretë i tyre. -Fajet i ka Saliu-, ulërin skizofreni i Partisë Socialiste. Është mjaft për t’u çuditur se kriminelët kthehen në vendin e tyre të krimit. Kështu erdhën dje në Kukës dyshja famëkeqe Rama-Meta, paturpësisht dhe padrejtësisht për të gënjyer kuksianët. Por urrejtja kundër kësaj klike në qeverisjen e vendit, kjo qeveri që e thelloi në mënyrën më të tmerrshme varfërinë, papunësinë, shpresën për të jetuar, do të bëjnë atë që është vendosur gjithnjë nga kuksianët. Do të bojkotojnë Hasan Halilin si mercenar që u hodh në prehrin e Edi Ramës dhe Ilir Metës, duke tradhtuar votën e kuksianve që ja kanë dhënë gjithnjë dhe vazhdimisht Partisë Demokratike. Kuksianët do të votojnë Bashkim Shehun në mënyrë plebishitare, anipse Edi Rama hodhi vrerin e gjarprit kundër këtij djali të Kukësit, të një familje të traditës patriotike të trashëguar në breza, do të votojnë Partinë Demokratike. Bashkim Shehu është një djalë i shkolluar në shkollën më të dalluar të kulturës perëndimore, besnik i idealeve të demokracisë. Ai do të dijë të qeverisë Bashkinë e Kukësit duke u kthyer kuksianëve shpresën për të ardhmen, për një jetë më të mirë, për një Shqipëri të bashkuar me familjen europiane.

Nga Ermion DULLA

Sërish kuksianët dje në mesditë ishin të detyruar të dëgjonin një varg mashtrimesh që “rilindja” ua serviri si mundësinë e vetme për të shuar mjerimin e pafund që i ka pllakosur. “Nuk jemi ne autorët e këtij mjerimi, por kemi ardhur t’iu ndihmojmë iu drejtuan kuksianëve Ilir Meta dhe Edi Rama, ndërsa prezantonin kandidatin e tyre ish-kryetarin e PD-së Hasan Halilaj. Ia morën PD-së borxh, pasi asnjë prej socialistëve e lsistëve nuk pranoi të kandidonte për kryetar bashkie, pasi e dinte se e kishin braktisur popullin dhe populli do t’i ndëshkonte rëndë me votë. Kuksianët e detyruar e të sjellë nga i gjithë rrethi me forcë në sheshin “Skëndërbeu” i duartrokitën mashtrimet e pafund që ua serviren “të mençurit” e Tiranës. Në realitet, fushata elektorale e këtij viti do të mbahet mend për nivelin e lartë të mashtrimit që iu servir një populli të tromaksur nga mjerimi i lartë që e ka zënë për fyti. Nën tingujt e këngëve të dy mytyberët majtistë që e kanë kuptuar se në këtë zonë nuk mund të fi tojnë, erdhën sërish për t’ua mbushur mendjen kuksianëve se i duan fort. Ku mendja e tyre që po falet për një votë dhe ku mendja e kuksianëve të zhytur në mjerim. Vetëm rreth 100 metra më larg mitingut, në dyert e gjendjes civile disa dhjetëra kuksianë kishin zënë radhë që në orët e para të mëngjesit për të përgatitur sa më parë pasaportën biometrike. As nuk donin t’ia dinin për mashtrimet e dyshes Ilir dhe Edi, por mendjen e kishin te pasaporta që u mundësonte largimin një ditë e më parë drejt Gjermanisë. Largimi drejt emigracionit ka marrë përmasa të pallogaritshme. Vetë Ministria e Brendshme Gjermane informon se gjatë muajit maj nga Shqipëria u regjistruan 4922 kërkesa për azil, kur Siria e zhytur në luftën vëllavrasëse kishte 5100 kërkesa për azil. Këto ritme të

largimit nuk u bëjnë shumë përshtypje këtyre dy drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar që lëvizin sa nga njëri skaj në tjetrin për të marrë vota me të vetmin qëllim: të garantojnë qëndrimin në pushtet edhe pse duke zhytur në mjerim gjithë popullin. Dyshja majtiste erdhi për t’u mbushur mendjen kuksianëve të votojnë me 21 qershor Hasanin. “Hasani ka një program zhvillimor të hatashëm, ndaj të gjitha votat jepjani atij”, - iu drejtuan ata kuksianëve. A thua se kuksianët nuk e njihnin Hasanin, Hasanin që e kishin votuar dy herë për kryetar bashkie. Dy majtistët dhe Hasani u përpoqën t’u mbushin mendjen kuksianëve se Hasani iku nga PD-ja për shkak të ujësjellësit të pandërtuar nga PD-ja. Po hasani, a nuk ishte kryetar bashkie? Dhe ujësjellësi i ri nisi të ndërtohej nga viti 2009, ndërsa mandatin e dytë hasani e fi toi në vitin 2011. Asnjë prej kuksianëve nuk dëgjoi ndonjë vërejtje për punimet që po kryeshin? Pastaj, moj dyshe majtiste, prej dy vjetësh që je në pushtet na thuaj kush i fi toi 3,5 milion eurot e shpenzuar deri tani për ujësjellësin? Sepse ju do të investoni të tjera para, por taksapaguesi do të dijë kush i volli deri tani paratë? Pse heshtet për këtë gjatë këtyre dy viteve që keni ardhur në pushtet? Kë po përpiqeni të mbroni? Thuajani shqiptarëve cilët janë hajdutët e 3,5 milion eurove. Dhe kryesorja: Kur do të ketë ujë në çezmat e qytetarëve kuksianë e banorëve të 14 fshatrave përreth tij?Dy majtistët na treguan në Kukës se, ende nuk kkemi njhë administratë efi kase që punon pa u lodhur për zgjidhjen e problemeve të popullit. Po sërish një gjë nuk na e thanë qartë. Se, ishin ata që ngritën brenda pak muajve një administratë idiote familjare që ka cuditur të gjithë. Se si e kreu aq shpejt instalimin e pushtetit familjar të dy majtistët e dinë fort mirë. Se pa miratimin e tyre asgjë nuk do të kryhej

aq shpejt. Kuksianët kanë parë përmasa të llahtarshme të instalimit të pushtetit familjar. Të një pushteti që nuk mendon asgje tjetër, por vetëm të vjedhë e të pasurojë pa fund klikën idiote të një familjeje, një pushtet që nuk është parë asnjëherë në këto treva, një pushtet që të gjitha birat e vendet e punës janë zënë vetëm nga pinjollë të një familjeje. Instalimi një situate aq idiote, sa kësaj lukunie idiote familjarësh duket se u jep të drejtën t’i kërkojnë me pahir votën çdo njeriu, bile duke i kërcënuar se “do t’u vemë të bëni be, ndaj mos guxoni të na gënjeni”. Vetë kuksianët e tromaksur thonë se, “është kriminale ta detyrosh tjetrin të bëjë be nëse njerëzit e tij të familjes votojnë për të majtën, sepse dihet ç’peshë ka kjo be”. Dhe t’u kërkosh se për kë voton njëri e për kë voton tjetri, është më shumë se kriminale. Por pushtetit të familjes tashmë i ka humbur gjithçka e moralshme. Është kthyer në një pushtet idioto-hajdut të gjithçkaje. Dy majtistët ishin sot në mesditë në Kukës për të na mbushur mendjen se, “ata janë më të mirët”. Pikë e zezë,- thanë me vete kuksianët. Sikur nuk i kemi sytë për të parë e veshët për të dëgjuar. Ata si asnjë tjetër mendojnë vetëm për familjen e tyre, në çdo zyrë kanë vendosur ca myteberë të familjes edhe pse janë gjysmëanalfabetë. I kanë kthyer zyrat në kuzhina familjare. Dy majtistët folën për administratën vetëm me një qëllim: “Për të larë m...tin me shurrë”. Ndaj kuksianët që e dinë fort mirë këtë shprehje popullore i duartrokitën dy majtistët e gjorë. Por edhe ua nxorën gjuhën. Dy majtistët janë prej dy vjetësh në majë të karriges. Çfarë kanë realizuar deri tani? Në Kukës na u krenuan me rrugën Kukës - Shishtavec. Po gjysma e kësaj rruge ka përfunduar që në vitin 2012. Ndërsa pjesa tjetër është ku e ku larg përfundimit. Atëhere për çfarë na u krenuan? U krenuan se do të gjenin treg për pataten e Shishtavecit. Ndërsa hasten për fabrikën e patates që po shkatërrohet prej dy vjetësh pse nuk e vunë në punë?,- pyesin

kuksianët. Në këto ditë është normale edhe rritja e fl uksit të gënjeshtrave. E dinë kuksianët, pasi janë në fushatë elektorale. E thënë shqip: janë në fushatën e gënjeshtrave. Por nuk duhet t’i lëmë gënjeshtarët të na gënjejnë pa fund. Duhet t’u kërkojmë edhe pak llogari se, brenda dy vjetëve na dërguan deri në honin e mjerimit. Ndaj të gjithë mendjen e kemi të ngritur për të ikur. Kuksianët duan të dinë të vërtetën se pse po paguajnë energjinë e vjedhur nga vetë specialistët e Cez-it. Sepse kanë kërkuar vazhdimisht të eliminohet vjedhja, por nga CEZ-i iu është thënë: “hajt se nuk e paguani energjinë, edhe pse ua faturojmë sa duam ne”. Faturimi pa asnjë kriter bëri që të gjithë kuksianët t’i largoheshin arkës së CEZ-it. Deri sa një ditë pushteti i familjes iu tha: ose paguani, ose në burg. Nuk duam t’ia dimë se deri tani u kanë vjedhur, do të paguani edhe për energjinë që u kanë vjedhur. Dy majtistët nën rrezet e diellit u kënaqën ndërsa mashtronin kuksianët. Aq sa u bindën se të gjithë u besuan mashtrimeve të tyre. Ndërsa nën zë vetë kuksianët thanë: të ikim se po na mbesin në mendje mashtrimet. Të bëjmë gati rrobat e të ikim sa më larg këtyre mashtruesve. “Hasani, prej 6 vitesh nuk na ka dhënë asnjë lek shpërblim as për vit të ri. Nuk na ka paguar as sigurimin shëndetësor. Pse heshtet për këto gjëra nga ky pushtet idiot familjar”,- thanë me nota neverie kuksianët. Na mashtruan, por të vërtetën do ta marrin vesh me 21 qershor,- thanë kuksianët, ndërsa zbrazën sheshin “Skënderbeu”. Ndërsa dy majtistët u nisën drejt një qyteti tjetër ku do të vazhdonin premtimet e pafund, premtime që u ngjajnë më shumë mashtrimeve që komuniteti i njeh mirë. Sepse pushteti familjar që ka instaluar “rilindja” ka çuditur të madh e të vogël në Shqipëri. Është kjo arsyeja që si rrugëzgjidhje shumica e stërvarfëruar ka gjetur largimin në emigracion.

Page 8: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

8 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taDITADITADITANjë grup kalorësish

me veshje kombëtare i dhanë fund rrugëtimit të kortezhit me eshtrat e heroit kombëtar, Isa

Boletini. Më në fund Isa Boletini prehet në oborrin e kullës së tij në Boletin,

aty ku nuk shkeli dot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nënkupton

edhe mungesën e Zv/kryeministrit të Kosovës,

Hashim Thacci, pra, Presidenten e Kosovës,

Atifete Jahjaga

Isa Boletini rikthehet në kullën e Boletinëve

Mitrovicë. Edi Rama, person në kërkim…Agim Popoci

Isa Boletini më në fund prehet në kullën e tij në Boletin. Lamtumirën për herë të fundit i dhanë liderët më të rëndësishëm politik dhe institucional të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës lindore dhe Malit të Zi, por, jo sicc do ta dëshironte Baca Isë.U fol shumë për mungesën e ushtrisë kosovare në ceremoninë e rivarrimit, por 10 Qershori 2015 solli një realitet shumw mw tw rwndw. Të gjithë u entuziazmuan që 10 Qershori i katwrt historik bashkoi Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, por, tw gjithw u dwshpuan shuwm kur konstatuan se aty nuk ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nënkupton edhe mungesën e Zv/kryeministrit të Kosovës, Hashim Thacci, pra, Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga!Gojët e liga thonë se ishte hatëruar pse familjarët hoqën dorë nga rivarrimi sicc e kishte menduar Edi Rama në Vlorë, por shqiptarët e Mitrovicës e pritën deri në minutën e fundit sepse para vetes kishin ende Ramën e “Lidhjes së II-të të Prizrenit”, atë të dronit në Beograd dhe patriotin e madh që ia kërcëiti në surrat Vucciqit në kryeqytetin serb. Por si ccdo komunist shqiptar në historinë e këtij qyteti, edhe Edi Rama i zhgënjeu! I zhgënjeu sepse nuk përgënjështroi të gjithë ata që deklaronin se në vitin 1998 Edi Rama si ministër nuk kundërshtoi kryeministrin e tij, Fatos Nano kur në Lisbonë deklaroi e kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi; I zhgënjeu sepse nuk përgënjështroi të gjithë ata që deklaronin se Edi Rama në vitin 1999 ishte në qeverinë e Pandeli Majkos por jo edhe me idetë e këtij të fundit për Kosovën; Dhe, se vetwm papritmas në vitin 2011 u kujtua se në këtë botë ka edhe Kosovë!Për fat të keq, në 10 Qershorin e vitit 2015 na doli se ky është Edi Rama. Jo ai i Lidhjes së II-të të Prizrenit, as ai i dronit dhe tifoz i kombëtares kuq e zi në Beograd. Ai nuk deshti të ishte në 10 Qershorin e katërt historik shqiptar; Edhe pse nuk ishte në atë të vitit 1878 sepse nuk kishte se si tw ishte, ai nuk deshti të ishte në atë të vitit 1999, nuk gjeti arsye të ishte në 10 Qershorin e vitit 2008, dhe refuzoi praninë e tij në 10 Qershorin e vitit 2015! Jo pse stërnipi i Isës, Gazmend Boletini nuk iu përkul, as pse i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kundërshtoi planin e rivarrimit në Vlorë, por thjeshtë, ky është ai i Edi Rama i vitit 1998, kur Fatos Nano dhe Sllobodan Milloshevicc deklaronin se kreyqeteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi, ndërsa sot me politikë pak sa më të avancuar, Edi Rama dhe Aleksandar Vucciq deklarojnë se Kosova është Serbi!Sidoqoftë, dje Edi Rama ishte person në kërkim në Mitrovicë por jo edhe sot. Sepse, sot, shqiptarët në Mitrovicë e falmenderojnë Edi Ramën dhe janë të qartë ashtu si edhe Isa Boletini që deklaronte në vitin 2013 për Albanesische Korrespondenz: “Na Shqipëtarët duamë paqe; po duhet të mbrojmë vehten, në qoft se popullin t’onë e copëtojnë, e vdesin unit dhe e vrasin.”

KOMENTArkivoli me eshtrat e heroit, Isa Boletini pas përfundimit të rrugëtimit të tij nëpër Kosovë, i përcjellë nga garda e Forcave të Sigurisë së Kosovës u nis për në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, ku me fjalët e rastit u përshëndet nga krerët e shtetit dhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi dhe mungesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thacci. Megjithëse në ceremoninë kryesore morën pjesë liderët më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin u zhvillua vetëm nga familjarët. As FSK nuk e barti arkivolin në Boletin me arsyetimi që të mos provokoi situatën.

Nga stadium “Adem Jashari”

Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror fi lloi ceremonia kryesore e manifestimit treditor në nderim të heroit, Isa Boletini. Duke e vlerësuar lartë heroin Isa Boletini, liderët më të rëndësishëm politik shqiptarë Isa Boletinin e kanë quajtur frymëzues të shqiptarëve ndër vite ndërsa Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast tha se heronjtë kthehen te fundit nga beteja e kështu është Isa Boletini, pasi një shekull priti te kthehet. “Baca Isë ne sot jemi te lire por kemi mall për ty. Është koha te rehatohesh Baca Ise sepse mire është Kosova edhe Shqipëria”, tha Veseli duke shtuar se rinia e Mitrovicës duhet të krenohet me Isa Boletinin.Ndërsa kryeministri i Kosovës. Isa Mustafa tha se sot në përvjetorin e lidhjes shqiptare te Prizrenit po i nderojmë heroin kombëtar Isa Boletinin. “Isa Boletini ishte njeri i idealeve të mëdha shqiptare. Isa Boletini rrugëtoi neper te gjitha qytetet e Kosovës dhe ne fund iu kthye vendlindjes se tij. Jeta dhe vepra e Isa Boletinit ka qene dhe është inspirim për te rinjtë shqiptarë. Isa Boletini është heroi i Kosovës dhe duhet te jete simbol i shqiptareve dhe simbol i luftës. Zoti e bekoftë Isa Boletinin dhe gjithë ata qe e kanë mundësuar varrimin e tij ne Kosovë dhe zoti e bekoftë Kosovën”, tha Isa Mustafa.Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me këtë rast tha se Isa Boletini është bëma e kolona e tempullit shqiptar ndër mote. “Sot i themi Isa Boletinit se shqiptarët kanë dy shtete të lira e demokratike. E kujt më mirë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfi m. Isa Boletini është bëma, gjesti, kolona

e tempullit shqiptar ndër mote. Ai është kryedëshmori i shqiptarëve. Sot t’i rrëfehemi atij se ne sot kemi dy shtete të pavarura”, tha Nishani duke shtuar se nën shembullin e Isa Boletinit punuan edhe Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha tashmë si qytetar nderi i Mitrovicës gjatë fjalimit të tij në stadiumin “Adem Jashari” tha se Isa Boletinin sot do të prehet

në tokën e tij, në Kullën e tij të pamposhtur. “Nga sot baca Isë do të prehet në tokën e tij, në Kullën e tij të pamposhtur, në Kosovën e lirë. Sot Mitrovica dhe familja Boletini realizojnë amanetin e tij, amanetin e gjithë shqiptarëve. Ky amanet është dyfi sh i përmbush, pasi që do të jetë në Kosovën e pavarur. Burra si Isa Boletini janë gjeneza e pavarësisë. Pavarësia e Shqipërisë kujtohet edhe me emrin e Isa Boletinit. I premtuan Isës armë e prona, por nuk e ndërroi kurrë me gurët e Boletinit

sepse kishte besë dhe i kishte dhënë besë nga Mitrovica e deri në Vlorë. Ndihem krenar që jam sot bashkë me ju, që kam gjak si gjak i tij, dhe që do të përulem pranë varrit të tij për t’ju treguar fëmijëve tanë me krenari për heroin e kombit shqiptar, kush ishte Isa Boletini. Ai do të jetë mes nesh siç e meriton, siç ishte dhe është amaneti i tij, lavdi për jetë”, u shpreh ndër të tjera, Basha.E nikoqiri I këtij manifestimi, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, varrimin e eshtrave të

Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës e ka cilësuar ngjarje shumë të rëndësishme.“Sot po shënojmë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme për ne, varrimin e eshtrave të Isa Boletinit, aty ku ai lindi dhe bëri emër të pashlyer në historinë e kombit shqiptar. Sot po bëhemi pjesë të historisë duke e nderuar ashtu siç e meritojnë veprat e njërit nga heronjtë më të mëdhenj që dha Kosova më të mirin gjatë shekullit 19 dhe 20”, tha Bahtiri. I pari i Mitrovicës tha se sot po e mundësojnë kthimin e Isës në shtëpi të vetë, dhe po korrigjohet një padrejtësi që u bë për gati një shekull. “Ne sot po ua kthejmë heroin vendit të tij. Ne sot po e hijeshojmë Boletinin dhe Mitrovicën”, tha Bahtiri.Me fjalë rasti, Isa Boletini dhe kombi shqiptar u përshëndetën edhe nga përfaqësuesit e Maqedonisë, Kosovës lindore dhe Ulqinit ndërsa stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini duke falemnderuar dhe përshëndetur të pranishmit tha se u deshën afro 99 vite që eshtrat e heroit të prisnin që të rikthehen në Kosovë. Sipas tij, Isa Boletini kishte një qëllim, që lufta e popullit të vazhdonte deri në çlirim. “Sot 99 vjet pas vrasjes së gjeneralit, gjithë shqiptarët po i bëjnë nderim veprës së Isa Boletinit. Falënderoj institucionet e vendit për kujtesën që po i bëhet bacës Isë. Respekt të madh do të kemi gjithë për familjen Jashari dhe bacën Rifat. Isa Boletini do të prehet në vendin ku qindra vite më parë do të merrte rrugën e gjatë për shërbimin e trojeve shqiptare. Të dashur shqiptar, ju falënderoj nga zemra për nderimin që i bëtë gjeneralit, Isa Boletini. Gjysh i dashur të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe Boletinit”, tha në fund Gazmend BoletiniPas përfundimit të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, kortezhi ka mbërritur në fshatin e lindjes së heroit kombëtar, në Boletin. Në ceremoninë e rivarrimit ishet parashikuar ët marrin pjesë familjarët dhe udhëheqësit shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë, ndërkohë atje ishin rreth 500 qytetare ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit të heroit kombëtar Isa Boletini. Një helikopter i KFOR-it fl uturonte në qiellin e Boletinit si masë sigurie për mbarëvajtjen e ceremonisë, kështu edhe ndodhi. Eshtrat e Isa Boletinit mbërrijnë në kullën e tij dhe në vendin e tij në Boletin pas një shekull pritjeje. Isa varroset në oborrin e kullës së tij në vendin e lindjes.

Page 9: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

9E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta DITA DITA DITASot historia mëson prej vullnetit dhe kujtesës së një populli. Sot ajo rishkruhet duke përmbyllur rrugëtimin e lavdishëm të Heroit të Kombit, Isa Boletini. Frymëzuesi i lirisë së shqiptarëve kthehet përgjithmonë në Kosovën e lirë dhe të pavarur. E paharrueshme është për mua kjo ditë! Besoj fort se të gjithë shqiptarët kudo që janë e përjetojnë me emocione të pashlyeshme fundin e njëqind viteve vetmi. Na ka munguar ky altar i lutjes kombëtare në Boletin të Mitrovicës. Panteoni pa të do të ishte i gjymtuar; ndërgjegjja jonë e trazuar; kujtesa e paqetë; mirënjohja e paplotë.Sot e kemi dhe ndihemi më të fortë, sepse Isa Boletini ishte dhe mbetet simboli i amzës shqiptare në kohë! Sot e kemi dhe ndihemi më krenarë, sepse Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike të shqiptarisë! Sot e kemi për të kujtuar mbi të sakrifi cat dhe gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve, të cilët dhanë jetën që shqiptarët të mbeten, që shqiptarët të qëndrojnë, që shqiptarët të ringrihen, që shqiptarët të fi tojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe Isa Boletini është kryedëshmori ynë, bëma, gjesti, shembulli, thagma, kolona e tempullit shqiptar ndër mote! Sot e kemi Isa Boletinin dhe i rrëfehemi se shqiptarët kanë dy shtetet e tyre të Pavarura në Ballkan, të lira e demokratike. E kujt më shumë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfi m. Kujt më shumë se Kosovës duhet t’ia shpalosim mirënjohjen, kryengritjet e së cilës ishin preludi i 28 Nëntorit të 1912-s.I mirënjohuri Martin Camaj thotë në njërën nga poezitë e tij: “Kur të vdes, le të bahem gur. Në skajin e vendit tim të qëndroj kufi .” Isa Boletini këtë amanet, si shërbim të fundit, do ta kryejë në jetë të jetëve. Dua të kujtoj këtu se Ismail Qemali, ati i shtetformimit, burri i ndritur i ngritjes së Flamurit Kombëtar, kësaj trashëgimie të Gjergj Kastriot Skënderbeut pas gati 500 vitesh robërie otomane, gjeti tek Isa Boletini mbështetjen kryesore, garancinë ushtarake dhe morale sepse pas tij ishte Kosova duke krijuar binom një të tillë saqë kur fl itet për njërin ke thënë

Sot, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po nderojmë Heroin e Kosovës, tribunin e kombit shqiptar, Isa Boletini. Ashtu siç ngjet gjithmonë me njerëzit e epokave, edhe kësaj radhe, Isa ynë bëhet urë bashkimi për ne të gjithë, pavarësisht nga bindja jonë politike, apo nga prejardhja jonë rajonale.Përtej ngurtësive të pragmatizmit politik, Isa Boletini, ishte njeriu i idealeve madhore kombëtare. Duke qenë i këtyre përmasave, ai na bashkon edhe sot, në ditën kur po mbyllet udhëtimi i tij i gjatë pothuajse shekullor drejt Boletinit të tij, aty ku lindi dhe aty ku e pret toka e tij, vendi nga i cili nga sot do të bëhet një panteon i ri i shqiptarizmit, një vend i shenjtë, ku të gjithë ne do të përkulemi me nderim në të ardhmen.Heroi Isa Boletini po i rikthehet sot vendlindjes pasi ka udhëtuar simbolikisht nëpër qendrat kryesore kosovare, nëpër të cilat edhe njëherë përçoi mesazhin e madh të unitetit dhe të dashurisë pa kushte në mes të vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe, në mes të vëllezërve të një fati e të një ëndrre.Luftë me ëndrrën e lirisëBrezi i Isa Boletinit luftoi me ëndrrën e lirisë për të gjithë shqiptarët. Luftoi për një njësi shtetërore kombëtare, përgjatë mbarë viseve në të cilat me shekuj kishin jetuar pararendësit. Por rrethanat e kohës dhe rreshtimet e fuqive të mëdha pamundësuan që kjo ëndërr të bëhej në tërësi realitet, ndaj Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në vjeshtën e tretë të vitit 1912, nuk arriti të ruante as çerekun e tokave në të cilat shqiptarët historikisht dhe pashkëputshëm ishin popullsi me shumicë. Sidoqoftë, pavarësia e vitit 1912, shënon aktin e madh të historisë sonë kombëtare, sepse pas plot

Ditë e shënuar për kombin, Isa kthehet në shtëpi

Bujar Nishani*

shumëçka edhe për tjetrin, ndërsa shqiptimi i këtyre dy emrave bashkë na kthen vrullshëm tek pavarësia dhe tek uniteti shpirtëror i shqiptarëve.Personalisht më vjen mirë që pelegrinazhi kombëtar bëhet bicepal si krerët e shqiponjës nga Vlora në Boletin, si rruga e domosdoshme e kujtesës që duhet përshkuar nga ne, nga brezat për të kuptuar se ku ngjizen rrënjët e lirisë. Këta janë bijtë e zgjedhur të kombit shqiptar. Janë etërit e projektit politik e të shtet-formimit. Vepra e tyre është Shqipëria. Vepra e tyre është Kosova. Me këtë vetëdije punuan e luftuan edhe Ibrahim Rugova e Adem Jashari, nën këtë shembull dhanë jetën mijëra bij e bija të Kosovës për të fi tuar lirinë, pavarësinë dhe shtetin. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!E ardhmja në dialog Shqipëria dhe Kosova, dy shtete

shqiptare janë shndërruar në faktor të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan. Jemi përballur me shumë sfi da tragjike për të arritur deri këtu. Duhet të jemi krenarë për sukseset tona, të qartë për vështirësitë dhe këmbëngulës për standardet evropiane që duam për shoqëritë tona. Ne jemi një komb evropian qysh në ngjizje. Në mendjet dhe zemrat tona është vetë identiteti i këtij kontinenti. Rruga jonë e vetme, por edhe e mundur, është ajo e integrimit, e bashkimit me familjen e madhe evropiane. Shqipëria evropiane, Kosova evropiane, Kosova anëtare e OKB, Kosova në NATO, Ballkani evropian janë mundësia dhe Shansi ynë historik. Miqtë tanë perëndimorë: SHBA, Evropa, NATO-ja janë aleatët dhe partnerët tanë. Me ta ndajmë të njëjtat vizione për paqen dhe demokracinë. Ndaj tyre duhet të jemi

mirënjohës për mbështetjen pakufi që na dhanë bash atëherë kur mizoria e kasapit të Ballkanit rrezikonte vetë ekzistencën e shqiptarëve. Nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë!Çdo joshje tjetër, çdo formë propagande që kërkon t’i japë të tjera ngjyrime kombit shqiptar, çdo zë i çjerrë që do të mbjellë përçarje e intolerancë mes nesh është armik i të ardhmes sonë, është thjesht antishqiptar. Shqiptarët shquhen për harmoninë dhe tolerancën fetare. E kanë vuajtur intolerancën, ekstremizmin nacionalist, dhunën e idesë absolute, ndaj, ata më pak se kushdo tjetër mund të bëhen sot e nesër zëra të eksperimenteve që frymëzohen nga terrori. Me fuqinë e shtetit ligjor, me epërsinë etike të demokracisë, me besën dhe burrninë shqiptare duhet të izolojmë çdo shfaqje që përdhos imazhin tonë, që ushqen me veprimet dhe fjalët e veta propagandën antishqiptare, që kompromenton të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Këtë të ardhme e shohim në dialog, miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët, e shohim si proces që do të shërojë plagët e së kaluarës, jo duke u bazuar tek harresa, por tek reflektimiDitë e shënuar për kombin E ku më shumë se para këtij memoriali të njërit prej etërve të kombit shqiptar mund t’i thoja këto fjalë, sepse gjithçka bëri Isa Boletini, gjithçka na la Isa Boletini na çon në këtë drejtim, kah identitetit, lirisë, dinjitetit dhe Evropës. Sot është një ditë e shënuar për Kosovën. Sot është një ditë e shënuar për kombin pasi Isa kthehet në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë mes për mes honeve të historisë, por ai kthehet si fi timtar, si ngadhënjyes për t’u prehur në amshim rrethuar nga dashuria e një kombi të tërë.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!Rroftë Kosova!Rroftë Shqipëria!Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ndodhen!*Fjala e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në ceremoninë solemne të rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Isa Boletini, simbol i luftës dhe fl ijimit për lirinë universale njerëzore

Isa Mustafa*

pesë shekujsh, shqiptarët arritën të kenë një shtet të tyre sovran, të kenë një Qeveri të veten. Së këndejmi, themi se 28 nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është akti më i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare në fillim të shekullit njëzet, siç është Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, gati një shekull më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008. Të dyja këto data detyrimisht lidhen me emrin

e Heroit tonë të madh Isa Boletini. 28 nëntori për faktin se Isa ishte vetë shtylla kryesore e lëvizjes së asokohshme të shqiptarëve për liri dhe mëvetësi, ndërsa 17 shkurti për faktin se figura e Isa Boletinit ka qenë model i jetës dhe i flijimit për lirinë e Kosovës për shumë patriotë shqiptarë gjatë gjithë shekullit të njëzet.Përtej simbolikësPërtej simbolikës, kthimi i eshtrave të

Heroit të Kosovës, Isa Boletini, në Kosovë, në vendlindjen e tij, është detyrim i yni shtetëror, ndaj këtij vigani të historisë sonë kombëtare, jeta dhe vepra e të cilit ka qenë, është, dhe do të mbetet përgjithmonë inspirim për brezat tonë të rinj.Isa po i kthehet përfundimisht Kosovës, po i kthehet Boletinit të tij të dashur, në të cilin pushtues të ndryshëm rrënuan çdo gjë, ia dogjën kullat disa herë, porse ai dhe Boletinët e tij i ringritën sërish nga e para të gjitha ato që u rrënuan, siç është ringritur shqiptari prore që nga koha e Skënderbeut e këtej.Isa do të prehet në dheun e vendlindjes së tij në Boletin, po rivarroset aty nga u nis në beteja me trimat e tij, aty nga shtegtoi në Vlorë për të shpall pavarësinë e shtetit shqiptar.Isa Boletini është Hero i Kosovës, dhe si i tillë duhet të ketë nderimin e të gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve.Isa Boletini nuk është vetëm simbol i unitetit shqiptar, simbol i vetëfl ijimit për lirinë dhe prosperitetin e kombit të tij, por është edhe një simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe fl ijimit për lirinë universale njerëzore.Zoti e bekoftë Isa Boletinin dhe familjen e tij heroike!Zoti i bekoftë të gjithë ata që punuan dhe ndihmuan që heroi ynë të kthehet dhe të varroset në tokën e tij!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!*Fjala e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në ceremoninë solemne të rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Page 10: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

10 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta FORUM

Kurdët e shuajnë ëndrrën e “sulltanatit” të ErdoganitNga Elvi Sidheri

Ëndrra më e makthshme e presidentit të Turqisë, u

mishërua në emrat e miliona kurdëve në natën e së dielës. Njëri syresh, i quajtur Semo, ishte ndër ata mijëra njerëz që pasi patën votuar masivisht, dolën të ngazëllyer në rrugët e qytetit kurd të Dijarbakirit për të kremtuar futjen në parlament të Partisë Demokratike të Popujve (HDP). “Kjo është një fi tore e kurdëve, por gjithashtu edhe e vetë turqve, e alevitëve, e armenëve, e lazëve dhe e çirkasianëve. Populli është ai që sot ka triumfuar”, thoshte Semo. Një amalgamë majtistësh kurdë dhe turq, në aleancë me ekologjistët, lëvizjet feministe dhe pakicat fetare (ku të krishterët për të parën herë do të jenë të pranishëm në parlamentin turk me plot 4 deputetë kësaj here), bëri të mundur dhe kontribuoi këtë të diel për dërrmën më të fortë të pësuar ndonjëherë nga fondamentalizmi fetar partiak turk në 12 vjetët e fundit. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) humbi në mënyrë spektakolare shumicën absolute që mbante që prej vitit 2002. Dhe si pasojë e kësaj, për të arritur të qeverisi, tani e tutje partia e presidentit Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu është e detyruar që të rreket të negociojë me të njëjtat formacione politike rivale (dhe përgjithësisht laike) të cilat i pati sulmuar në mënyrë të tërbuar gjatë fushatës zgjedhore.Kështu ndërkohë, shuhet njëherë e përgjithmonë edhe ëndrra e presidentit Erdogan për të instaluar në Turqi një presidencë ekzekutive. 330 deputetët që Erdogani pati kërkuar të fi tonte nga vota popullore, në mitingje ku presidenti “apartiak” ndërhynte tinzash në fushatën elektorale duke shkelur kështu neutralitetin e presupozuar të funksionit të tij shtetëror, gjithësesi mbetën veçse një mirazh i paarritshëm dhe u reduktuan në shifrën e frikshme për ambiciet “sulltanore” erdoganiste prej vetëm 258 deputetësh. Një kataklizëm e mirëfi lltë zgjedhore të cilës kryeministri Davutogllu iu përgjigj thatë nga qyteti i tij i lindjes, Konya:”Mos u shqetësoni. Me lejen e Zotit, ky është vendimi i popullit”.Katër vjet pas zgjedhjeve të fundit AKP-ja e Erdoganit tashmë ka humbur më tepër se 65 deputetë ndërkohë. Gjatë kësaj periudhe rritja “e mrekullueshme” ekonomike

turke, e shtyrë përpara nga politikat islamo-kalviniste të Erdoganit si kryeministër, tashmë e ka humbur ritmin dhe nuk njeh më shifrat marramendëse të pak viteve më parë. Vendi ka hyrë në një periudhë turbullirash sociale të ndezura nga ligje të reja që godasin liritë themelore, nga represioni nëpër sheshe protestash dhe rrugë, dhe nga fjalimet përherë e më polarizuese të presidentit dhe kryeministrit.Por të dielën, gjithësesi, rrugën për në parlamentin e Ankarasë e morën pakthim, ata që AKP-ja erdoganiste i pat quajtur si “kryengritës”, duke iu referuar kështu HDP-së opozitare gjatë fushatës, dhe i ndryshuan gjërat njëherë e mirë. Kjo parti arriti të fi tojë mbi 12% të votave dhe rreth 80 mandate deputetësh pas numërimit të votave, duke ia dalë kështu mbanë që të kalojë edhe pragun tejet të lartë dhe të rrallë prej 10% që parashikon ligji zgjedhor dhe kushtetuta turke qysh në vitet 1980 të shekullit të kaluar (në kohën e regjimit ushtarak) për të hyrë në Asamblenë Kombëtare, një pengesë kjo e ngritur në atë kohë me qëllim që t’u pamundësohej pikërisht kurdëve futja në parlament. Do theksuar këtu, se përgjatë këtyre 12 viteve në pushtet, regjimi erdoganist, ushtarakët i ka luftuar me të gjitha mënyrat, duke i sulmuar ata pikërisht për faktin themelor, se ata kanë përfaqësuar ngahera bastionin e fundit të “laicitetit” në Turqi, dhe si pasojë dhjetëra ushtarakë të lartë karriere kanë përfunduar burgjeve në këto

vite, por, sidoqoftë, këtë ligj zgjedhor të përgatitur dikur po nga dora e këtyre ushtarakëve, AKP-ja dhe Erdogani, kurrë nuk e ndryshuan!Arsyet përse, janë lehtësisht të kuptueshme.HDP-ja është trashëgimtare e siglave të tjera të mëparshme indipendentiste kurde që, duke paraqitur kandidatë të pavarur, ia pati dalë në vitin 2011 të merrte 6% të votave në rang kombëtar. Por kësaj rradhe lëvizja kurde, pas një propozimi të themeluesit të guerriljes kurde Abdullah Oçalan−i cili është i burgosur prej vitit 1999−, zgjodhi (duke rrezikuar fort kështu) që të paraqitet në zgjedhje me kandidatë partiakë, dhe jo të pavarur. Për të arritur të kalojë pragun prej 10% kjo parti bëri aleancë me parti të tjera të ndryshme majtiste turke, me pakicat fetare dhe organizata të tjera të shoqërisë civile si për shembull feministet, ekologjistët etj. HDP-ja po ashtu hoqi dorë nga synimi për të arritur pavarësinë dhe vendosi të kërkojë hapësirë të vetëqeverisur territoriale për kurdët, brenda Turqisë, nën një qeverisje qendrore progresiste. Basti i rrezikshëm i HDP-së të bashkë-udhëhequr nga avokati kurd Selahettin Demirtash dhe nga editorja socialiste turke Figen Jyksedag, doli edhe më i suksesshëm se ç’pritej. Nëse në Dijarbakir, një bastion kurd ky, partia në fjalë arriti një rezultat madhështor prej 78.3% të votave, ai që gjithësesi u konsiderua si befasues për këdo, ishte fakti se kjo parti u kthye në

forcën e tretë politike në Stamboll, një qytet metropol dy-kontinentësh ky, që gjendet larg juglindjes kurde të Turqisë. 12.45% të votave të fi tuara në kryeqytetin tregtar dhe kulturor turk e bëjnë edhe më të dukshëm shtytjen që e majta jo-kurde i ka dhënë në këtë rast kësaj partie dhe kauzës së saj anti-erdoganiste. Në total, koalicioni i larmishëm i mishëruar brenda kësaj partie fi toi anembanë Turqisë tre milionë vota më shumë se ç’kishin marrë kandidatët e pavarur kurdë të mbështetur nga kjo parti në vitin 2011. Të premten e kaluar dy mjete shpërthyese me origjinë të paqartë patën shpërthyer në mes të një mitingu masiv zgjedhor të HDP-së. Si pasojë pati katër të vdekur dhe shumë të plagosur rëndë. Për këtë arsye, të dielën hyrja e koalicionit të HDP-së në parlament festohej me dhimbje. “Dhimbja jonë është tejet e madhe”, ankohej Xhemili, një qytetar ithtar i kësaj partie, në festime e sipër. “Pas kaq vuajtjesh, shtypjeje dhe të plagosurish, e meritonim këtë fi tore”, shtonte Hasani, krah Xhemilit.Aq e madhe ishte mbështetja për sipërmarrjen e jashtëzakonshme dhe suksesin e pritshëm të HDP-së saqë me paterica, karroca me rrota ose me barrela, edhe vetë të plagosurit e atentatit të së premtes së kaluar iu patën drejtuar qendrave të votimit. “Do të fi tojmë përkundër tërë presioneve”, thoshte me bindje Selahettini, i cili e kalonte i qetë mëngjesin e ditës

së votimeve në qendrën e votimit Ziya Gökalp. “Votoj për të bërë të mundur që kurrë më të mos ketë përleshje dhe luftëra”, deklamonte haptazi Axhari, njëra nga ato që e pranonte, në dalje nga qendra e votimit, se kish votuar për HDP-në për herë të parë.Gjatë fushatës zgjedhore HDP-ja pati qenë më tepër se 60 herë objektiv i sulmeve të ndryshme. Shpërthime kishin ndodhur në zyrat e kësaj partie në Adana dhe Mersin. Në Bingöl, e patën bërë shosh me plumba një shofer të një makine në shërbim të koalicionit të HDP-së. Në Erzurum, një turmë ultranacionaliste turke kish sulmuar një miting të partisë në fjalë dhe qe përpjekur të digjte të gjallë një tjetër shofer të HDP-së. Gjithë kësaj, i ishte shtuar edhe dhuna verbale ndërkohë. Në mënyrë përçmuese, qeveria dhe Erdogani e patën shënjestruar dhe quajtur HDP-në si një parti “armenësh, ateistësh dhe homoseksualësh”. Suksesi i arritur me aq mund nga HDP-ja përbën gjithashtu një kristalizim të politikës së ngjizur gjatë protestave antiqeveritare të Gezit në vitin 2013. Para fi ks dy vjetësh, policia pati sulmuar brutalisht një kamp proteste që përpiqej paqësisht të shmangte prerjen e pemëve të Gezit, në qendër të Stambollit. Përgjigja popullore ndaj represionit qeveritar qe shprehur nëpërmjet një lëvizjeje ku qenë shkrirë gjithëfarëlloj fraksionesh ideologjike, etnike dhe fetare, në kundërshtinë e përbashkët ndaj AKP-së dhe Erdoganit. Përgjatë 10 ditëve, derisa manifestimet u patën shtypur me forcë, më tepër se tre milionë njerëz kishin marrë pjesë në protestat pro-Gezi në 80 qytete të Turqisë. “HDP-ja e ka në thelbin e vet shpirtin e Gezit”, thuhej gjerësisht nëpër mitingjet e kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore. Selahettin Demirtash, ia pati kushtuar fjalët e tij të para nga ballkoni i selisë së partisë së tij, në Stamboll, urimit “për të gjithë ata njerëz që i mbrojnë liritë, të shtypurit, punëtorët, femrat dhe të gjitha pakicat”. Bashkë-presidenti tha se rezultatet në zgjedhje përbëjnë “një fi tore të mrekullueshme”, një “fi tore të së majtës” dhe i shigjetoi humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, të AKP-së, të cilët i quajti “arrogantë”.

Partia nacionaliste dhe socialdemokrate republikane (CHP), partia më e madhe opozitare, humbi një përqindje të vogël votash dhe disa deputetë krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke mbetur me rreth 133 deputetë, ndoshta si pasojë e kalimit të votave të saj drejt HDP-së. Aty nga ora 10 e natës e ditës së diel, lideri provincial i CHP-së në Stamboll, Murat Karayalçin, i kërkoi Erdoganit nëpërmjet mediave që ta shtynte partinë e tij që të formonte një qeveri koalicioni.Duke nisur nga kjo e hënë Turqinë e pret një skenar i paqartë. Pa një shumicë absolute, apriori, edhe pa ndonjë koalicion të pamundur të tre partive opozitare (për shkak të diferencave të thella politike midis tyre), AKP-së erdoganiste nuk i mbetet gjë tjetër veç të negociuarit. Një partner i mundshëm në këtë kontekst, mund të jetë partia islamo-nacionaliste MHP (Partia e Aksionit Nacionalist), që pati rritje të votave në këto zgjedhje duke marrë rreth 82 mandate. Zëvendëspresidenti i saj, Oktay Vural, nënvizoi të dielën për Agjencinë Reuters se “do të ishte diçka korrekte që kryesia jonë ta peshonte mundësinë e një koalicioni të mundshëm (me AKP-në)”. Sinan Ülgen, drejtor i Qendrës së Studimeve për Ekonominë dhe Politikën e Jashtme (EDAM), beson se opsioni i një qeverie koalicioni është më i miri për t’i “detyruar të gjithë që t’i moderojnë sjelljet e tyre”. Për më tepër, ai sjell po ashtu në vëmendje faktin se një qeverisje koalicioni “do t’i heqi pushtet nga duart Erdoganit”. Si rrallëherë, në mbyllje të ditës së votimeve Presidenti nuk u pat shprehur fare publikisht. Ai në fakt është humbësi i madh, pavarësisht analizave që ish partia e tij, AKP-ja, përçapet të bëjë për t’u përpjekur të shpjegojë mosarritjen totale të objektivave të saj në këto zgjedhje.I zgjedhur si Kryetar Shteti për herë të parë me votë popullore në gusht të 2014-ës, Erdogani fshihej pas asaj fi toreje elektorale për të justifi kuar praninë e tij ndikimplotë në mbledhjet e këshillit të ministrave, ashtu edhe gjestet e tij prej drejtuesi dhe politikani autoritar, pro-otomanist individualist. Por “Sulltani”, për momentin, mbeti pa “sulltanat”.Marrë nga portali “zemrashqiptare.net”

Page 11: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

11E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUM

Peisazhi i nesërm i sigurisë kombëtare amerikane

Nga Amy Zegart“Hoover Institute”

Në gjashtë vitet e ardhshme, kërcënimet

ndaj Shteteve të Bashkuara do të jenë më të shumta në numër, më komplekse, më të rënda dhe dinamike. Sfi da qëndrore për politikën e jashtme të SHBA-së, do të jetë vendosja dhe ruajtja e prioriteteve, që i shërbejnë interesave jetësore kombëtare, në një peizazh gjithnjë e më e komplikuar. Një element kyç, për menaxhimin e këtij kompleksiteti, është të kuptuarit se interesat jetike të SHBA-së, do të kërcënohen më shumë nga shtetet e fuqishme, sesa nga ato të dobëta. Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, do të jenë vektorët më të mëdhenj kërcënues. Secili ka stimuj dhe aftësi për: (1) të paraqitur rreziqe serioze bërthamore. (2) kryer sulme kibernetike në shkallë të gjerë kundër tregtisë së SHBA, shoqërisë civile, ushtrisë dhe organizatave qeveritare. (3) ndërmarrjen e agresionit territorial që kërcënon aleatët kryesorë të SHBA. (4) ndikimi mbi qëndrueshmërinë dhe trajektoren e rendit ndërkombëtarNevoja në rritje për një fokus strategjik/Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2015, e publikuar kohët e fundit nuk është strategjike, ndonëse deklaron një “grup të larmishëm dhe të balancuar prioritetesh”. Ne nuk mund të përballojmë, të jemi aq rrezikshmërisht të shpërqëndruar, gjatë 6 viteve të ardhshme. SHBA, nuk ka interesa “në çdo pjesë të një bote, gjithnjë e më të ndërlidhur”, sikurse pretendon strategjia. Ne nuk duhet dhe nuk do të rrezikojmë jetën e amerikanëve, dhe shpenzojmë kudo kapitalin politik amerikan. Udhëheqja amerikane në rendin botëror, do të vazhdojë të jetë thelbësore për promovimin ndërkombëtar të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe lirisë. Por udhëheqja globale, do të kërkojë një fokus më të madh strategjik –duke identifi kuar çfarë ka më shumë rëndësi, shpërndarjen e burimeve në mënyrë të suksesshme, si dhe ruajtjen e një kursi të caktuar.Vëmendja mbi terrorizimin, pas sulmeve të 11 Shtatorit dhe shtetet e dobëta, ishin të përshtatshme për mjedisin me një kërcënim

në rritje. Disa shtete të dobëta (p.sh.Pakistani), do të vazhdojnë të paraqesin sfi da serioze ndaj interesave amerikane. Por kjo nuk do të ndodhë me pjesën më të madhe të shteteve të dobëta. Përkundrazi, kërcënimet më serioze, do të rrjedhin nga shtetet me kapacitet dhe fuqi për të bërë gjëra të këqija në botë, jo nga shtete aq të dobëta saqë gjërat e këqija do t’i ndodhin në shtëpinë e vet. Por si këto shtete të dobëta, ia dalin të kërcënojnë rendin botëror apo interesat jetike të Shteteve të Bashkuara? Pretendimi më bindës, është se shtetet e dobëta mund të shndërrohen në baza të terrorizmit apo fortesa, që paraqesin kërcënime ekzistenciale ndaj mënyrave perëndimore të jetës. Më i frikshëm, është spektri i terroristëve që sigurojnë armë bërthamore. Madje edhe pretendimet e shteteve më të forta të kësaj kategorie, nuk bien aq në sy. Terrorizmi islamik, duhen ende të pësojë metamorfozë në ndonjë gjë të përafërt me një kërcënim ekzistencial. Kjo nuk do të thotë se nuk mundet – sulmet terroriste katastrofi ke mund të jenë ngjarje të kobshme, që sfi dojnë lehtë parashikimet. Dhe është e pamundur të dimë, nëse kemi përballuar sukses terrorizmin në sajë të luftës kundër terrorit, apo për shkak se terroristët nuk përbënin një rrezik kryesor. Megjithatë, është e vështirë të mos vihet re, se sulmet e 11 Shtatorit mund të ketë qenë më të veçuara, sesa thjesht një paralajmërim. Në vitin 2012, Xhon Myler dhe Mark Stjuart vunë në dukje, se terrorizmi islamik ishte përgjegjës për 200-400 vdekje çdo vit në mbarë botën, jashtë zonave të luftës. Kjo shifër, është e njëjtë me amerikanët që vdesin çdo vit, si pasojë e mbytjes në vaskën e banjos. Vargu i sulmeve të dështuara dhe të parandaluara në kohë në truallin amerikan, pas ngjarjeve të vitit 2001, duke përfshirë “bombarduesin me këpucë” Riçard Reid, “bombarduesin me të brendshme” Umar Faruk Abdumutallabin, dhe bombarduesin në “Times Square” Faisal Shahzad, duken më shumë si akte të dështuara të disa të marrëve, sesa plane të detajuara të ndonjë mjeshtri në kësi punësh.Lidhja ndërmjet shteteve

të dobëta dhe terrorizmit transnacional, mund të duket gjithashtu shumë e parëndësishme. Ekspertët e terrorizmit, zbuluan se shumica e sulmeve terroriste, kanë arritur objektivat lokale dhe jo ato të huaja. Shtetet më të dobëta, nuk kanë prodhuar terroristët më të këqij në botë. Sulmi terrorist ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti në Paris-sulmi më vdekjeprurës në Francë në 50 vitet e fundit-u krye nga dy vëllezër të lindur, rritur dhe radikalizuar thuajse tërësisht një strehën e sigurtë terroriste të Francës, që renditet e 160-ta nga 178 vende, në renditjen e Indeksit të Brishtësisë së Shteteve në ‘Foreign Policy’. Edhe skenari më i frikshëm i shtetit të dobët, terrorizmi bërthamor, nuk ka të bëjë me shtetet e dobëta. Për vite të tëra, grupet terroriste islamike kanë shprehur dëshirën e tyre të zjarrtë për të zotëruar dhe përdorur armët bërthamore. Po pse nuk kanë pasur sukses? Për shkak se përbërësit më të rëndësishëm, materiali i zbërthyeshëm, nuk mund të zhvillohet në vendstrehimet e largëta terroriste, në hapësirat e paqeverisura që nuk kanë akses në internet ose elementët e standarteve bazë të teknologjisë. Ndërkohë, materiali i gatshëm dhe i zbërthyeshëm, qëndron në duart e një numri të vogël shtetesh, me qeverisje të konsiderueshme dhe kapacitete shkencore. Nga 9 shtete me armë bërthamore në botë, 5 prej tyre janë shtete të forta dhe demokraci të qëndrueshme (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Izraeli, dhe India). Tre prej tyre, u mungon demokracia

por jo kapaciteti për të qeverisur (Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut). Këtu nuk futet Pakistani. Terrorizmi bërthamor, nuk është një problem i “shteteve të dobëta”. Ky është një problem specifi k i shteteve.“Katër” vektorët e mëdhenj kërcënues: Irani, Kina, Rusia, Koreja e Veriut/Irani, Kina, Rusia, dhe Koreja e Veriut, ka të ngjarë të paraqesin kërcënimet më serioze për interesat jetike amerikane. “Katër të Mëdhenjtë“, kanë si nxitjen ashtu edhe aftësinë, për të krijuar rreziqe të konsiderueshme bërthamore, sulme kompjuterike masive, nisur agresione territoriale kundër aleatëve të SHBA-së, dhe prishur rendin ndërkombëtar.Rreziqet Bërthamore - Kina dhe Rusia, po modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, duke i bërë armët bërthamore më qëndrore në doktrinat e tyre ushtarake. Koreja e Veriut, mund të jetë gati për të kryer një test të katërt, dhe po kërkon aktivisht mjete lëshimi, që të mund të godasë SHBA-në. Nëse nënshkruhet, marrëveshja e fundit bërthamore me Iranin, mund të vonojë ndërtimin e bombës nga Teherani dhe sigurojë një “pushim” më të gjatë të këtij procesi, por kjo nuk e zpraps programin bërthamor të Iranit nën pragun e rrezikut.Programi i Iranit nuk do të jetë shpërbëhet, si në rastin e Afrika e Jugut apo Libisë. Në rastin më të mirë, ai do të lihet në pritje. Së bashku, këto prirje sugjerojnë një rritje të rrezikut:përhapja e armëve bërthamore (nga shtete dhe aktorë joshtetërorë); agresioni konvencional i mbrojtur nga armët bërthamore; potenciali për

përshkallëzimin e krizës përmes llogaritjeve të gabuara;si dhe erozioni i regjimit të mospërhapjes së armëve.Sulmet kibernetike - Tre lloje sulmesh kibernetike, kërcënojnë më drejtpërdrejti interesat jetike amerikane:vjedhja në shkallë të gjerë e pronës intelektuale, e cila mund të dëmtojnë konkurrencën ekonomike kombëtare dhe thajë burimin e fuqisë amerikane; sulmet dëmtuese ndaj komunikacionit dhe operacione, që mund të dëmtojnë kapacitetet ushtarake të vendit për të sulmuar dhe mbrojtur veten; dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike, që mund të prishin ekonominë amerikane dhe shoqërinë në një shkallë masive. Që të treja kërkojnë një kapacitet të konsiderueshëm shtetëror.Përveç SHBA-së dhe Izraelit, shtete me aftësitë më të sofi stikuara janë Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut. Raportet kanë vënë publikisht në dukje, se këto shtete kanë zhvilluar tashmë sulme të rënda ndaj objektivave amerikanë. Vjedhja masive e pronës intelektuale të kompanve amerikane është e drejtuar, ndihmuar, dhe nxitur kryesisht nga qeveria kineze, me Rusinë pas saj. Sulmi i fundit kibernetik ndaj kompanisë “Sony”, i atribuohet Koresë së Veriut. Sulmet DDOS në vitet e fundit, kundër institucioneve fi nanciare të SHBA-së, u gjurmuan se ishin nisur nga Teherani. Forcimi i zprapsjes kibernetike dhe i mbrojtjes është e rëndësishëm, por nuk do të jetë i mjaftueshëm. Përveç përmirësimit të shkëmbimit të informacionit ndër-sektorial, dhe aftësive sulmuese kibernetike, SHBA do të ketë nevojë t’i

ngrerë çështjet kibernetike, në marrëdhëniet bilaterale me të “Katër të Mëdhenjtë” dhe drejtuar punën për hartimin e e normave ndërkombëtare kibernetike.Agresioni territorial, kërcënimi, angazhimet, aleatët kryesore dhe angazhimet amerikane në botë/Pushtimi rus në Ukrainë, dhe shtimi i provokimeve të Kinës në detet e Jugut dhe lindjes së vendit, na rikujtojnë se fuqitë e mëdha ende mund të sillen keq. Sikur zgjerimi i NATO-s të kishte vazhduar, dhe sot Ukraina të ishte anëtare e aleancës, Shtetet e Bashkuara mund të përballeshin me një luftë frontale tokësore me Rusinë. Në mënyrë të ngjashme, angazhimet e sigurisë amerikane në Japoni dhe Tajvan, e bëjnë agresiv modernizimin ushtarak të Kinës (përfshirë rritjen dyshifrore të shpenzimeve të mbrojtjes) dhe marrjen e pozave të ashpra në rajon, duke rritur mundësinë për një konfl ikt të ardhshëm, ndërmjet 2 ekonomive më të mëdha botërore. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, ka të ngjarë të vazhdojnë, ndërsa në Lindjen e Mesme, ndikimi në rritje i Iranit (në Jemen, Liban, Irak dhe Siri) do të paraqesë sfi da të mëdha ndaj Izraelit, si dhe regjimeve sunite që janë aleatet e vjetra të SHBA-së. Për më tepër, Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, ka gjasa të përballen me problemet e brendshme në rritje (ekonomike, demografi ke dhe politike) që mund të provokojnë politika të huaja më armiqësore ndaj aleatëve amerikanë, dhe vënë kësisoj në provë angazhimet tona si dhe tendosur raportet.Sfi da ndaj rendit ndërkombëtar/Irani, Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, luajnë ta gjithë role të zmadhuara në përcaktimin e qëndrueshmërisë në të ardhmen e rendit ndërkombëtar- nga dobësimi i regjimit të mospërhapjen së armëve tek krijimi i institucioneve alternative ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore, për të shkelur të drejtën ndërkombëtare. Gjashtë vitet e ardhshme, do të jenë një pikë kritike:Nëse “Katër të Mëdhenjtë” zgjedhin të përmbysin rendin ndërkombëtar, punën brenda saj, ose të krijojnë marrëveshje konkurruese, që do të ketë efekte të qëndrueshme.

Page 12: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

12 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

C M Y K REKLAMA20 E shtunë, 5 korrik 2014 55@ | www.gazeta55.al ga

zetaReklaMa

Shtëpia Botuese “55”

“Kryeministrat dhe ministrat e

shtetit shqiptar në 100 vjet”

Libri: “Kryeministrat dhe

ministrat e shtetit shqiptar

në 100 vjet”, 273 faqe me

ilustrime.Autori: Kastriot Dervishi

Shtëpia Botuese “55”, Tiranë

“Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar

në 100 vjet” është një fjalor

enciklopedik i veçantë që

tregon të dhënat kryesore

të 467 personave që kanë qenë kryeministra

dhe anëtarë të Këshillit

të Ministrave të shtetit

shqiptar në këto 100 vite.

Botimi me ilustrime është i

pari i këtij lloji në Shqipëri.

Libri është i ndarë në disa

kapituj. Në fillim jepen të

gjitha kabinetet shqiptare

dhe një përmbledhje e programeve dhe historikut

të tyre sipas epokave. Jepen jetëshkrimet me foto të personave që kanë

qenë anëtarë të Këshillit

të Ministrave, ndërsa statistika të tjera tregojnë

të dhëna mbi ministrat.

Një vend i posaçëm i është

lënë fotografive ku kanë

qenë selitë të Këshillit të

Ministrave si dhe ministrive

kryesore.

Page 13: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

13E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta

Ju ftojmë të jetoniNxitoni të prenotoni

Tel: +355684044970Fiks: +355042259745

Adresa: Rr: “Panorama”, mbrapa shkollës "Harry Fultz", pranë Hipotekës dhe Drejtorisë së Tatimeve,Tiranë

[email protected]

ERJ NINDËRTIM

C M Y K REKLAMA

Page 14: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

14 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DITA

AKP publikon datat e provimeve për mësuesit e rinj

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon datat për profesionistët e rinj në mësuesi. Testimit do t’i nënshtrohen të gjithë studentët të cilët kanë mbyllur ciklin e studimeve në një nga degët e letërsisë si dhe kanë praktikë profesionale të detyrueshme 3-mujore. Sa i përket kohës, provimet janë parashikuar të zhvillohen javën e parë deri në javën e tretë të muajit korrik, sipas një grafi ku të caktuar. Që një mësues të quhet kalues duhet që të paktën të fi tojë 50 pikë nga 100 pikët e mundshme. Ndërkohë, që pa marrë provimin ata nuk mund të konkurrojnë për ndonjë vend të lirë pune në rrethe të ndryshme të vendit. Ky është një standard, me anë të të cilit synohet të arrihet përgatitja e mësuesve. Në faqen zyrtare të AKP-së janë publikuar programet orientuese për 22 profi let e mësuesisë. Ndërkohë që mundësia për ta dhënë këtë provim është deri në 5 herë.

Stuhi reshjesh në Elbasan, probleme në rrugët e qyteti dhe në fshatraNjë stuhi shiu e shoqëruar edhe me breshër përshiu Elbasanin dhe periferinë e tij. Si pasojë uji ka vërshuar në rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.Kurse ne fshatrat e Elbasanit raportohet se stuhitë e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në fruta dhe perime. Gjatë këtij viti Elbasani është goditur disa herë nga reshje të tilla dhe dëmet veçanërisht në bujqësi, përllogariten në qindra milion lekë.

Babai qe vrau te birin mbrëmë ne Peqin ka treguar arsyen pse e beri. Ai i tha policisë se prej kohesh ishin viktima te dhunës se djalit, i cili kërkonte para me pretekstin se do te shkonte ne Angli. 33 vjecari nga Peqini i cili u vra ne shtëpinë e tij ne Paulesh te Peqinit, kërkonte vazhdimisht para për te shkuar ne Angli. Por kur prindërit nuk i përgjigjeshin kërkesave te tij, ai i dhunonte. Kështu duket se

ka ndodhur edhe momentin kur babai i, nxori pistoletën dhe qëlloi dy here mbi te. I moshuari Ismail Bahja dëshmoi ne polici se ishte i detyruar ta vriste djalin Elton Bahja në kushtet e një tronditje të thellë nervore në çastin kur ai po dhunonte nënën e tij dhe ne te njëjtën kohe i kërkonte para. Më herët babai 70-vjeçar kishte blerë një pistoletë me synimin për ta kërcënuar të

birin qe te shmangte dhunën ndaj tyre. Megjithatë një natë më parë ai nuk ka duruar dhe ka qëlluar ndaj të birit. Konfl iktet midis pleqeve dhe te riut, autori nuk i kishte deklaruar me pare ne polici për shkak te mentalitetit, por që fatkeqësisht ato përfunduan në tragjedi. Ndaj të moshuarit është ngritur akuza e vrasjes ndonëse alibia fi llestare është ajo në kushtet e vetëmbrojtjes.

Vrasja e djalit në Peqin, Babai: Kërkonte para për në Angli dhe na rrihte

Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi dje për të pestin vit radhazi, Ditën e Dhurimit të Gjakut. Zonja Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të Alpha Bank tha: “Alpha Bank gjithmonë i bashkohet nismave të tilla, që synojnë mirëqenien e bashkëqytetarëve. Angazhimi prej 5 minutash në total për të dhuruar 300 – 400 ml gjak nuk është asgjë në krahasim me përfitimin e këtij gjesti human. Kjo është një çështje sociale dhe të gjithë duhet

të angazhohemi për të. Ne, Alpha Bank dhe përgjegjësia sociale e cila është element i pandashëm e kulturës sonë korporatave, dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të dhurojnë rregullisht gjak. Kryqi i Kuq Shqiptar për të motivuar më tej komunitetin, ofron si një gjest simbolik analiza gjaku falas për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj nisme. Sipas Kryqi te Kuq, janë 600 fëmijë të prekur nga sëmundja e talasemisë, të cilët kanë nevojë për të marrë gjak çdo 3 javë. Fatkeqësisht,

prindërit e tyre nuk mund t’ju japin pasi janë bartës të asaj. Përveç kësaj, kemi pacient me tumorë, leucemi dhe sëmundje të tjera, për të mos përmendur nevojat emergjente për gjak të cilat vijnë nga aksidentet të pa planifikuara. Përveç thirrjes që bënë në TV dhe shtyp, Alpha Bank përdor dhe rrjetet sociale siç është Facebook për të komunikuar rëndësinë e dhurimit të gjakut. Dje u lançua një fushatë me slogan “Unë dhuroj 5 minuta nga jeta ime! Po ti?

Alpha Bank - Së bashku dhurojmë jetë!

U organizua Dita e Dhurimit të GjakutZonja Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të Alpha Bank tha:

“Alpha Bank gjithmonë i bashkohet nismave të tilla, që synojnë mirëqenien e bashkëqytetarëve. Angazhimi prej 5 minutash në total për të dhuruar 300 – 400 ml gjak nuk është asgjë në krahasim me përfi timin e këtij gjesti human

Page 15: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

15E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta DITA

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se interesi i bonove të thesarit me afat 12 mujore në ankandin e së martës ishte 3.31%, më i ulëti në shtatë muajt e fundit. Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 9.6 miliardë lekë, ndërsa oferta për fi nancim ishte 12.9 miliardë lekë. Ndërkohë, bonot me maturim gjashtë mujor regjistruan një interes minimal historik prej 3.04%. Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 4.4 miliardë lekë, ndërsa oferta për fi nancim preku vlerën e 6.3 miliardë lekëve.Sipas BSH-se, interesat e bonove të thesarit po ndjekin trendin rënës për të gjitha maturitetet. Stimuluar kjo nga politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore, e cila synon te nxisë kreditimin e ekonomisë në kushtet, kur bankat zotërojnë likuiditete dhe qëndrueshmëri shërbimesh.

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) botoi dje një raport

të ri për Shqipërinë, i cili analizon zhvillimet e fundit dhe çështjet pezull dhe jep rekomandime për autoritetet.“Nuk ka problem lidhur me të kuptuarin real ndërmjet grupeve të ndryshme të popullsisë shqiptare, por ka ende shqetësime, të tilla si gjuha e urrejtjes nga politikanët, mungesa e qëndrueshmërisë dhe rezultatet e dobëta të programeve të integrimit për romët”, tha Kryetari i ECRI-t, Christian Ahlund.Në aspektin pozitiv, raporti nënvizon amendimin e Kodit Penal për t’u dhënë më shumë mbrojtje personave të komunitetit LGBT; Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit kanë bërë përpjekje për të luftuar gjuhën e urrejtjes në publik, ndërsa qeveria ka miratuar një kod etike ku përfshihen dispozita për mosdiskriminim. Lidhur me romët është bërë progres domethënës për regjistrimin civil të tyre dhe është ulur niveli i braktisjes së shkollave.Nga ana tjetër, aksesi në drejtësi për viktimat e

diskriminimit mbetet i vështirë dhe nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme për krimin e urrejtjes. Nuk ka të dhëna gjithëpërfshirëse për vlerësimin e programeve të integrimit për romët; rezultatet akademike të shumë romëve dhe egjiptianëve mbeten të këqija dhe kanë ndikim negativ mbi mundësinë për të hyrë në tregun e punës; dhe rreziku i dëbimit pa strehim alternativ përbën një tjetër problem për këto komunitete. Për më tepër, pavarësisht disa propozimeve legjislative nuk ka ende rregullim ligjor të aspekteve të rëndësishme të jetës private për personat LGBT, si për shembull partneritetet e regjistruara.Në këtë raport ECRI ka bërë disa rekomandime për autoritetet shqiptare. Dy rekomandimet kërkojnë zbatim të menjëhershëm dhe do të analizohen nga ECRI brenda dy vitesh, sigurimi i aksesit efektiv në drejtësi për viktimat e diskriminimit nëpërmjet një sistemi të ndihmës ligjore që është funksional dhe i financuar siç duhet dhe sigurimi që dëbimi i romëve si dhe i personave të tjerë nuk realizohet pa mundësinë e një akomodimi

Komisioni Evropian: Në Shqipëri ka integrim të ulët të romëve

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) botoi dje një raport të ri për Shqipërinë, i cili analizon zhvillimet e fundit dhe çështjet pezull dhe jep rekomandime për autoritetet. “Nuk ka problem lidhur me të kuptuarin real ndërmjet

grupeve të ndryshme të popullsisë shqiptare, por ka ende shqetësime, të tilla si gjuha e urrejtjes nga politikanët, mungesa e qëndrueshmërisë dhe rezultatet e dobëta të programeve të integrimit për romët”, tha Kryetari i ECRI-t, Christian Ahlund

të denjë alternativ. Raporti, i cili përfshin dhe konstatimet e qeverisë, është i disponueshëm këtu. Ai është hartuar pas vizitës së ECRI-t në Shqipëri në shtator të 2014-ës dhe merr parasysh zhvillimet deri

në vitin 2014. ECRI është organ për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, i përbërë nga anëtarë të pavarur, dhe që monitoron çështjet e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit, intolerancës

dhe diskriminimit për shkaqe të tilla si “raca”, origjina kombëtare/etnike, ngjyra, shtetësia, gjuha (diskriminimi racial); ai përgatit raporte dhe u jep rekomandime shteteve anëtare.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët euro ka shënuar një tjetër rritje të mërkurën në këmbim me Lekun , duke u kuotuar me 141.06 lekë. Sipas aktorëve të tregun, kjo vlerë ka vendosur një tjetër rekord të këtij viti, por edhe nivelin më të lartë që nga tetori 2013. Rritja e euros në tregun vendas po ndjek forcimin e saj në bursat ndërkombëtare, ku një euro u këmbye sot me 1.129 USD, 0.11% më lart se një ditë më parë. Në tregun e brendshëm dollari shënoi rënie, në 124.77 lekë.

Këmbim valutor/ Euro forcon ndjeshëm pozitat ndaj lekut

Banka e Shqipërisë: Interesat e bonove të thesarit shënojnë rënie

Page 16: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

16 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

DOSS

IER

DOSS

IER

DOSSIER

Për herë të parë, nga arkivi i OKLL zbardhet një raport i krerëve të saj për Mbretin Zog, lidhur me zhvillimet në Shqipëri gjatë LDB

Abaz Kupi: Organizimi i rezistencës nga Legaliteti

(Vijon nga dje)Qendresa me kundershtimin shtohen. Populli brohorit qendresen stoike te britanikeve ndene bombardimet e tmershme; admiron fair-play-in e tyre kur durojne goditjet qe pesojne dhe me fl egmen karakteristike te karakterit te tyre kombetar fl asin per triumfi n qe kane per te siguruar ne dy ose tri vjet. Energjija e eger e Churchill-it u ben pershtypje shqipetarevet, te cilet pas nje kohe te humorit te keq futen ne thellesin e zemres se tyre dhe betohen me bese ndaj miqesise se tyre. Disa aeroplana aleat fl uturojne kohe pas kohe mbi qiellin t’one. Qeveritaret t’ane tronditen. Populli kupton shenjat e bombardimeve. Okupatori i interpreton sipas interesit te vet kto bombardime, dyke pandehur se ka per te terhequr popullin me vete. Pak nga pak populli i Shqiperise bindet se shlirimi i tij do te behet dhe se mbeshtetja e tij kryesore jane Aleatet.Shtypi klandestin kontribuoj shume ne evolucionin e shpirtrave kundrejt gjith pjestareve teketij sherbimi. Prandaj populli shqiptar u eshte shume mirenjohes sepse e din se çfare kuraje u eshte nevojitur per perballim gazetareve te tij kundrejt gjith pengesave te panumurta, te pa rreshtura.Kur gjendeshe botuesi me vullnet te mire, nevojiteshe pajisja e tij me leter, e cila mungonte. Pjestaret e ketij sherbimi sulmonin ku duheshe dhe me ne fund e gjenin, Por duhet ditur se, si ç’do gje edhe letra ka qene e bllokuar, qofte prej okupatorit, qofte prej qeveritarevet. Kishte raste edhe te tregut te zi. Nevojiteshin te holla. Per kto te holla kontribuonin miq te popullit, te cilet ndihmonin sa mundnin, pa kerkuar shpjegime.Ne fi llim fl etorja e jone si dhe traktet pergatiteshin cope-cope prej punetoreve te shtypshkronjave te ndryshme gjat punes se tyre prane patronit te shtypshkronjes, dyke pranuar çdo sacrifi ce. Shume here punonjesit punonin naten neper shtepite e tyre. Materjalet shtypeshin sipas mundesive, naten, diten, te djelave dhe te shumten e rasteve nder makina te vjetra . Gjithnje me rreziqe, sepse shume here agjentet e fshehte shfaqeshin dyke vene hundet e tyre kudo dhe arrestonin puntoret. Por keta, sa do qe jane rrahur e jane burgosur, kane bere qe fl etorja me traktet te delnin rregullisht.

Njohim nje botues, i cili me te dale nga burgu u takua me kreret e grupit t’one te rezistences dhe u thote: u liruash, jam gjithnje ne sherbimin t’uaj…… Menyra e shperndamjes, e terhekjes dhe e afi shimeve habitin okupatorin dhe kliken qeveritare.Terrori, tortyrat dhe perpjekjet e treguara nga okupatori e nga qeveritaret kuislinga per te penguar manifestimin e mendimit te lire shqiptar, nuk patne perfundimet e kerkuara, prandaj mendimi ngeli i gjalle.Nuk eshte e mundur te shtypet shpirti shqiptar, nuk eshte e mundur te vritet. Me qendrimin e tij te gjalle u sigurua bindja se vullneti eshte i pa tundur per shlirimin e Atdheut dhe kete e treguan edhe botimet ndene terrorin nazifashist te nje letersije te lire shqiptare, me anen e te ciles manifestohej shpresa e gjalle e nje populli per liri.Me nji here qendresa mori shume shpejt nje pamje tjeter. Me grupet e redaktoreve dhe te shperndaresve te botimeve, dale nga dale u bashkuan njerez te cilet me temperamentin dhe zotsit e tyre njoftuan nevoja dhe detyra te tjera. Ndriçonin opinionin qe ka qene shume i nevojshem dhe kryenin veprim qe ka qene i domosdoshem. Qendruesit (qëndrestarët) kuptuan shpejt se shlirimi lypte te tjera forma ndeshese. Levizja e jone perberi grupet klandestine te vullnetareve, te cilet perveç detyrave te percaktueme do te merrnin pjese ne lufte, ne aksione dhe operacione te çetave dhe do te benin ç’iu vinte per duarsh per te luftuar okupatorin dhe qeveritaret kuislinga, per t’iu paralizuar pushtetin e tyre civil dhe ushtarak, d.m.th. nje ushteri te vertete te fshehte. Keshtu lindeshin probleme te reja, te cilat duheshe te zgjidheshin nder kushtet me te keqija. Ishte nevoja te krijoheshin kreret, te manevroheshin grupet midis tyre, te studioheshin detyrat qe duheshe te plotesoheshin, te gjendeshin, te mblidheshin dhe te fshiheshin armet. Detyre kjo shume e gjere, e pa nderprere e me shume sakrifi ca.Me ndihmen e disa te rinjve te vendosur veprimtaria e sa po fl lluar merrte hovin e vet natural, ideja u imponua dhe u kuptua se ka qene e mundur te realizohej,pa u mbeshtetur edhe kaqe fort te zbarkimi, vetem se duhet luftuar pa rreshtur e me trimeri dhe te bashkuar te gjithe.Me anen e shume trakteve,

artikujve dhe botimeve te tjera, i gjithe populli shqiptar dhe te huajt njohen veprimtarin e konsideruarshme te levizjes se Shqiptareve, Levizje ne te cilen marrin pjese gjith rrymat politike.Filluan sabotimet dhe lufta direkte kunder okupatorit, sidomos ne Shqiperin e Veriut u formuan grupet e aksioneve te perbere nga vullnetare te rinj, fanatike pas shpirtit te pashembellt patriotik, të dashuruar pas sakri£ices dhe rreziqeve dhe gati per te dhene jeten e tyre.Ky eshte elementi baze i ushterise vullnetare per lirine e Shqiperise dhe vullnetaret e saj perfaqesuan betejen heroike, shume here vdekese dhe me plot rreziqe.Aksionet e tyre te para kane qene me teper demonstrative, andej-ketej shkatrrim folesh kolaboracionistash dhe keshtu u krijua dale nga dale klima e luftes.Levizja permblidhte te gjith shqiptaret, pa dallim opinionesh politike ose pretencash te tjera. Ne rradhet e veta ka puntore, intelektuale, borgjeze dhe katundare; gjith klasat shoqerore, gjith mjeshterite dhe gjith fi llosofi te. Seicili sillte me vete ate qe mundte, kohen e vet, paren e vet, cilesit e tij te veçanta, zotsit e veta, etj.. Kyetari i çdo grupi ka qene ay me i zoti dhe jo me i kaluari nga mosha, ose me i pasuri, ose me llafazani.Programi i punes se ketyre grupeve te levizjes s’one perbeheshe nga detyra qe dit per dit dhe nat per nat shtoheshin; detyra aktive ose pasive, shkatrim deposh, uzinash; njohje e pajisjeve te kolonave ushtarake, drejtimet e tyre, zbulimi i stacioneve te rojes; sherbimi i nderlidhjes. Ne kete detyre ndihmonte shume sherbimi i informatave. Pokush i informonte? Te gjithe…… Shume here puna thjeshtesohej me anen e nepunsave qe ishin pjestare te levizjes, ose simpathizues, kontributi i te cileve ka qene shume i dobishem.Te fl itet permbi veprat e ketyre sherbyesve te Levizjes nevojiten volume. Qe te perfytyrohet kurajua, trimeria dhe fuqia e vendosjes se ketyre burrave, eshte e pa mundur. Nuk mund te thuhen te gjitha, dhe nuk dihen te gjitha. Pa fjale, aktet e verteta te heroizmit do te ngelin per gjithnje te panjohura, sepse shume nga aktoret e tyre nuk jane kethyer prej misjonit te tyre te rrezikshem.

Rreziku ishte kudo.Per dit armiku dhe bashkepuntoret e tij pesojne demtime dhe binden se qendresa behet me e forte. Per dite kemi pengime te mjeteve te komunikasioneve. Shkatrrimete kollonave ushtarake jane bere ne Shqiperi vepra te perditeshme, te cileve publiku u jep nje rendesi të posaçme, Djegia e katundeve dhe bllokime te ndryshme nga ana e armikut shtohen per dit. Ne Juge vriten ofi cera dhe ushtare te okupatorit, dhe ashtu te njejta veprime behen dhe ne Shqiperin e Mesme dhe te Veriut, dhe shume here trafi ku ndalet per nje kohe te gjate.Depot e municioneve dhe te armeve vizitohen rregullisht prej grupeve patriotesh te sabotimeve. Puna behet me ekonomike dhe me e sigurte se sa prej aeroreve aleate, dhe nuk rrezikon shume. Vijat dhe shtyllat telefonike priten rregullisht e pa rreshtur. Djegiet, edhe keto jane vepra te patrioteve te Levizjes s’one. Sabotohen automjete dhe digjen.Shume persona trathtare vriten. Te gjitha keto shkatrrime per arsye se punonin per armikun. Disa bomba fl aken neper qendrat e propagandistave te armikut, qe benin artikuj lavderimi neper revista dhe fl etore te armikut. Me kto bomba patriotet qellonin dy fi sh: dyke e merzitur armikun, dhe; dyke u shkaktuar nje panik te tmerrshem bashkepuntoreve te tij. Mussolinofi lia me Hitlerofi line tronditesh dita-dites, keq e me keq.Ne kryeqytet, perbrenda, xhenjoja digjet me dit e me nate rresht. Stoket e materjaleve te vlershme fl ytyrojne ne tym. Armiku detyrohet te dhjetefi shoje rojet e veta mbi gjith qendrat me rendesi, prane urave dhe gjetke. Urat vazhdojne te fl aken ne ajer, transformatoret digjen. Shume here arrihet qe rojtaret e shkrete te fl aken ne burg per arsye se nuk kane dhene dot alarmin ne kohet e duhura.Neper skelat, edhe ketu, veprimtarija eshte shume e dobishme. Sa do qe jane marre masa, pjestaret e Levizjes s’one jane futur perbrenda personelit te skelave. Marrin informata shume me rendesi, zbulojne projekte dhe objektiva.Kto seri sabotimesh te organizuara mrekullisht dhe me nderlidhje te persosur, kane penguar nje kohe te pa nderprere veprimtarine dhe levizjen e

Në numrin e djeshëm nisëm botimin e letrës që kreu i Legalitetit, Abaz Kupi dhe Gaqo Gogo i dërgojnë Mbretit Zog më 2 gusht 1945. Sot vijon shpjegimi i rrethanave se me çfarë mjetesh luftoi Legaliteti

në atë kohë. Nuk është e vështirë të dallohet nga këto rreshta karakteri perëndimor që ka veçorizuar Legalitetin si forcë në atë kohë, përkrah aleatëve që mbështesnin Shqipërinë.

Page 17: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

17E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta

DOSSIERDOSSIER

DOSSIERarmikut.Te ketilla vepra jane pa numur. Eshte e pa mundur qe te behet nje bilanc i plote i gjith aksioneve qe çdo dite dhe çdo nate e detyrojne armikun te humbase ekuilibrin e vet me humbjet materjale qe peson dyke ngadalesuar perpjekjet e veta te luftes.Madheri, me nalt iu pershkruam deri diku qendresen aktive te Levizjes s’one ne Shqiperi; duhet ditur se kemi edhe nje qendrese pasive ne nje shkalle me te nalte. Kjo shprehje nuk ndjehet kaqe fort prej shumices qe te gezoje karakteristiken e duhur per sjelljen e shumices shqiptare ne prani te okupatorit. Kundershtimi i armikut merr mijera forma te pa parashikuara, sipas shfaqjes se rrethanave. Qendresa per forcimin e frontit te brendeshem perben detyren dhe nevojen kryesore te jetes se gjith shqiptareve.Ne nje Bashki, nje nepunes mohon nje urdher, vonon perplotesimin e tij, humb nje shkrese, zhduk nje qarkore. Inspektorat qe jane te ngarkuar me zbulimin e mungesave gjoja kontrollojne dhe prej deshtimit nga inspektimi i tyre kethehen fshehurazi te kenaqur. Kjo eshte nje qendrese pasive. E vogel? Per kundrazi e madhe, sepse kjo perseritet çdo dite dhe ne çdo vend.Çdo shqiptar ka vepruar keshtu per çdo dite. Ndoshta disa nuk kane mbetur te kenaqur me nje here, sepse nje pune e ketille nuk jep perfundime te me nji hereshme. Po, por shqiptaret qe iu vihen ketyre aksioneve shume delikate e kane ndergjegjen per te kontribuar, si te mundin, per te shfarosur armikun.Ne fi llim puna e ketyre nuk eshte dalluar kaqe fort, por me smadhimin e qendreses dhe me shtesen e detyrave u arrit percaktimi i sherbimeve te posaçme qe dallonin prej sherbimeve normale; u nevojit me doemos qe te caktoheshin njerez qe te konsakronin gjith kohen e tyre per organizimin. Keshtu disa nga te qendreses, te gjurmuar nga agjente te ndryshem, duheshe te largoheshin prej shtepive te tyre dhe te jetonin ndene emra false. Qendresa pas shume perpjekjesh arriti sigurimin e dokumentave false qe u vune ne perdorim nga ana e njerezve me detyra te sherbimeve speciale.Sa per strehimet, kto arriheshin ne shume menyra dhe te gjitha e kishin rrezikun. Klandestini e ka per rregull qe te ndrroje strehimin. Strehimin e gjen te shumten e hereve nder miqte, simpathizues e te panjohur.Shume njerez ne Shqiperi e muaren si zakon, ne keto vjetet e fundit, qe te japin strehim pa u shkaktuar pyetje meshkujve dhe femrave qe nuk i njifnin fare, e te cilet nuk kishin per t’i pare kurre. me gjithe se shume here kane qene te rrezikshem e te kerkuar prej Policise, Sim-it ose Gestapo-s.Kontrollimet beheshin rregullisht dhe nje sherbim i posaçme u caktua ne vezhgimin e strehimeve. Njerezit e strehimeve shume here nuk jane njohur si pjestare te ndonje Organizate politike, por kurdohere pranonin rrezikun per strehimin e nje klandestini, apo ilegali, qe kalonte, ose te ndonje aviatori aleat, te cilin e kalonin

stacion mbi stacion, per deri sa te arrinte ne vendin e duhur, per t’u nisur ne bazen e vet. Te gjitha keto nuk kalonin pa rreziqe sepse vizitat shtepijake te nates nuk jane te rralla, ndene pretekstin me te vogel si dhe pa pretekst, ne qytetet e Shqiperise. Per fat te mire policat shqiptare, ose ato te okupatorit, nuk mjaftojne per nje vertetim serioz e te vazhdueshem neper gjith banimet dhe brimat e fshehta.Besnikerija per pritje, strehim e percjellje behet prej gjith klasave shoqerore. Borgjeze ose intelektuale kane gjetur strehe nder shtepite e varfera te punetoreve; njerzit e popullit “terrorist” kane qene te fshehur neper vila dhe neper fetare te ndryshem.Me keqsimin e kushteve te jetes, shkaktuar nga sjelljet e okupatorit, evolucioni psyhollogjik i popullit shqiptar shpejtohet. Numuri i shqiptareve qe kane besuar ne perfundime te lumtura te kollaborimit nuk ka qene kurre i konsideruarshem dhe prej ketyre dita-dites dilte bindja se eshte nje nevoje e papelqyer. Kollaboracionistet me te bindur rekrutoheshin midis njerezvet te ligave fashiste, nder ambjentet tregtare dhe industriale ku shpresoheshe te gjendeshe nje marreveshje me okupatorin per te siguruar rastin e fi timeve te mira. Shpresa keto qe shume shpejt deshtuan…..Dale nga dale shpirti i qendreses fi ton shumicen e shqiptareve. Numri i degjuesve te radios shqipe te Londres shtohet pa pushim, sa do qe ndalohet nga okupatori degjimi i emisioneve te BBC. Shume njerez refuzojne te degjojne radio Tiranen, e cila eshte e barabarte me radion e okupatorit.Armiku shumezon perpjekjet e tij te propagandes me anen e shtypit, kinemave, konferencave, etj. Shqiperia me gjith keto, dita dites po forcon qendresen e vet. Opinioni i shqiptareve u be.Ne sallat e kinemave kur shfaqen aktualitetet, shume here degjohen shume zera, perplasje kembesh dhe vershellima nga te gjitha anet. Okupatori me qeverine e Tiranes, ne mbeshtetje te ketyre ngjarjeve, detyrojne pronaret e kinemave qe gjate projektimit te fi lmave te mbahet nje drite e mjaftuarshme qe te lejohet mundesia per te kapur dhe zbuluar manifestuesit. Spektatoret me kete mase zbulojne nje menyre tjeter: qetesine e “vdekur”, ose dyke kenduar fl etore dhe dyke u paraqitur pas “journal-it” te

aktualiteteve te posaçme. Okupatori i detyron pronaret e kinemave qe te projektohet “journal-i” i aktualiteteve ne mes te fi lmit kryesor. Megjith keto, opinioni ka qene e mundur qe te ndryshohej. Okupatori ndaloi fi lma te origjines amerikane dhe inglize. Shfaqeshin vetem fi lmagjermane e italjane, te kontrolluara prej nje komisioni te posaçem, te frymezuar prej qeveritareve te Tiranes, ndene censuren e okupatorit.E pa dobishme eshte folja e gjate per shtypin. Atij te tradhtareve ne kryeqytet nuk i mungojne te hollat, por i mungojne kenduesit.Shtypi tjeter praktikisht nuk mund te jepte te reja te tjera perveçse atyre qe theshte okupatori: pra ato qe desheronte okupatori. I gjithe shtypi ka qene krejtesisht ndene urdhrat e qeverise kuislinge e te armikut. Me gjithe kete propaganda te pa frenuar e me gjithe shkrimet e disa njerezve me emer, qe u perdoren per keshilla, gjithe qeveritaret kuislinga ankoheshin per indisiplinimin e shqiptareve.Te gjitha masat e qeveritareve kuislinga kane qene me qellime prapavepruese, suspekte, te fl akura prej opinionit, te perbuzura e te urrejtura. Punetorija nuk ka besuar kurre ne politiken e ashtuquajtur sociale te disa predikuesve te shtypit qeveritar. Gjith keto predikime priten me nji indiference te pergjitheshme.Disa shqiptare kane pandyer (e kane besuar si te vertete) lojen e dyfi shte te krereve te qeverive te Tiranes, por te gjith keta krere kane qene vegla dhe qe te gjithe kane bere politiken e okupatorit.Me deshtimin e disa qeveritareve, keta kuislinga kane tentuar per te gjetur mbeshtetje prane Levizjes s’one. Por ne nuk ua çelem dyert ketyre te verbuarve, te paarsyeshem, ketyre driteshkurteve, aventuriereve dhe veglave te okupatorit. Me mos pranimin e ketyre tipeve, keta formojne levizje reakcionare dyke manifestuar haptazi tradhtine ndaj shqiptareve dhe sidomos atyre te qendreses.Nje numur i mire i ketyreve pesuan ate qe meritonin. Shumeve prej tyre mund t’iu falesh gabimi po te ndiqnin rrugen e vertete patriotike, se sa te ngelnin emisare te fshehte dyke perfaqesuar “lojen me dy faqe”. Por keta nuk u kthyen nga e mbara dhe nuk mund te

faleshin kurre, se kishin lyer me gjak duart e tyre dhe punonin haptazi me okupatorin. Lufta vazhdon, besimi ne triumfi n e fundit te aleateve afi rmohet çdo dite. Qendresa madheshtore ruse kalon gjith parashikimet dhe galvanizon kurajot. Hyrja ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes salutohet prej nje entusiazme popullore qe nuk mund te pershkruhet. Fushata triumfuese e Afrikes, me pas ne Siçili dhe Korsike, konsiderohet si nje premtim i shlirimit te arthshem. Pa fjale, shume here shpresat e medha e kalojne masen dhe me to edhe morali. Populli nuk mat perpjekjet e medha qe nevojiten te bejne Aleatet per te rifi tuar kohen e humbur, as edhe zorimet (veshtiresite) e medha qe i atribuohen gjendjes se ishullit te Bretanjes se Madhe dhe ne largimin e zonave te operacioneve, por prape besimi ne fi tore nuk pushon se smadhuari paralelisht me dobsimin e qeverive te Tiranes. Keto qeveri nuk gezojne asndonji lloj autoriteti. Shumica e shqiptareve vazhdimisht sabotojne veprimtarine qeveritare.Kur aviatore miq zbritne ne token shqiptare, ata qe rrojten e dine fare mire mikpritjen qe kane patur prane popullates qe ka bere gjithçka per sherbimin e nevojave te tyre.Nepermjet rrugeve mysterioze, keta aviator dal nga dale kane arrire ne vendet nga jane nisur me mision e qe andej kane mundur te kethehen perseri ne token aleate.Varret e atyre qe kane lene jeten e tyre ne token t’one jane lulezuar prej shqipetareve, te cilet deshmojne keshtu ndjenjat e miqesise kundrejt shteteve te lira. Shqiperia ka qene kunder qeverive te Tiranes sepse kto nuk ishin veçse vegla te okupatorit. Popullariteti i luftetareve per shlirimin kombetar smadhohej dit per dit. Qendresa, me pare e rezervuar dhe gjeloze e indipendences, u shkri krejt ne perpjekjen e shlirimit kombtar dyke i shkaktuar ne çdo menyre lufte te pa prere okupatorit.Qeverite e Tiranes detyronin bashkepunimin, por shqiptaret nuk desheronin; u muaren masat e burgimit te patrioteve; kapeshin puntoret dhe i dorezoheshin okupatorit; mblidheshin ushqimet per te. Ne kete kohe radioja e Londres percaktonte vijat e pergjitheshme te veprimtaris se qendreses shqiptare dyke caktuar qellimet kryesore: me pare vazhdimi i luftes perbri aleateve deri ne fi tore; me pas t’i lejohet fjala popullit shqiptar qe te zgjedhe ay vete formen e qeveris se vet. Shume miq te Shqiperise iu kane drejtuar thirrje shqiptareve. Fjalet profetike te ketyre miqve merrnin dita-dites nje kuptim me te vertete. Symbolizonin per Shqiperine vullnetin per rimekembjen e nje Kombi sovran, zot te vetvehtes.Shume miq te Shqiperise, ne mbeshtetje te perpjekjeve te Rinise Shqiptare u angazhuan me nder per te restauruar pas fi tores, lirine shqiptare; por tregonin qe Shqiperia per t’u bere e lire, duhet te luftoje, sepse liria fi tohet dhe meritohet.

(Vijon nesër)

Abaz Kupi, Bill Maklini e luftetare legaliste

Page 18: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

18 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taREKLAMA

Page 19: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

19E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta DITA

SHBA do të rrisë angazhimin në lu� ën kundër “ISIS”Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar dërgimin e 1,000 trajnerëve dhe këshilltarëve shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane. Për akomodimin e trupave shtesë, administrata është duke konsideruar gjithashtu ngritjen e një baze të re ushtarake në provincën Anbar të Irakut.

Bisedimet për konfl iktin në Siri shtyhen për në korrik

Vajza e opozitarit rus Nemtsovit dënon propagandën ruse

Tunizi: Shpëtohen 356 migrantë

Renzi takon Putinin, fl et për dallimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nën presionin e kritikave se ai nuk ka një strategji të plotë për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS), pritet që së shpejti të urdhërojë rritjen e numrit të forcave amerikane në Irak. Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar dërgimin e 1,000 trajnerëve dhe këshilltarëve shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane. Për akomodimin e trupave shtesë, administrata është duke konsideruar gjithashtu ngritjen e një baze të re ushtarake në provincën Anbar të Irakut. Pavarësisht të nxehtit politik që ndjen Obama në lidhje me strategjinë në Irak, e cila deri më tani ka dështuar të parandalojë Shtetin Islamik nga pushtimi i territoreve të reja, zgjerimi modest ushtarak është zgjedhja më e përshtatshme në mesin e opsioneve që po peshon presidenti, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Fitoret e fundit të Shtetit Islamik në Ramadi të Irakut dhe Plamira të Sirisë kanë vënë në dyshim

strategjinë e sulmeve ajrore të SHBA-së. “Është dështim i udhëheqjes”, ka thënë Rick Perry, kandidat i Republikanëve për president. “Nëse unë do të isha komandant i përgjithshëm, nuk do të kalonin nëntë muaj duke

punuar me liderët tanë ushtarakë për të zhvilluar një strategji të plotë për të shkatërruar Shtetin Islamik”, ka thënë ai.Në përgjigje të kritikave në rritje dhe lutjeve për ndihmë nga Iraku, Pengatoni ka hartuar

plane për të rritur misionin ekzistues, në vend se të nisë një qasje të re.“Kemi vendosur se është më mirë që të trajnojmë më shumë forca irakiane të sigurisë. Sepse, forcat që kemi trajnuar, janë

duke kryer punën e tyre më mirë seç pritej. Mendojmë se është në interesin e secilit që të trajnojmë më shumë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steven Warren. Misioni i tanishëm i SHBA-së

përbëhet nga rreth 3,000 këshilltarë dhe trajnues. Deri më tani, Bagdadi ka mbikëqyrur trajnimin e luftëtarëve sunitë, të cilët shihen si çelësi i fi tores në Ramadi dhe në provincën Anbar të banuar me shumicë sunite. Tani, administrata Obama do të ketë trupa amerikane të përfshira direkt në trajnimin e vullnetarëve sunitë, ndërsa dërgesat e armëve do të vazhdojnë të rrjedhin përmes qeverisë qendrore të Irakut.Pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, të hënën në Gjermani, presidenti Obama ka thënë se pala irakiane duhet të tregojë se ndihma shtesë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë bën punë. Koalicioni, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka trajnuar deri më tash 8,920 trupa irakiane. Warren ka thënë se trupat e trajnuara janë vendosur në Samara, në veri të Bagdadit, dhe në al-Karman, në provincën Anbar. Militantët e Shtetit Islamik, të cilët praktikojnë një formë radikale të Islamit sunit, kanë pushtuar territore të mëdha edhe në Siri.

dërguari për paqe i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura, ka shtyrë bisedimet në Gjenevë për në muajin e ardhshëm, ka thënë zëdhënësja e tij. Jessy Chahine ka thënë se bisedimet, të nisura më 5 maj, për të lejuar konsulta të ndara me lojëtarë rajonal dhe vendor, me shpresë se do të nxisin dialogun për të zgjidhur konfl iktin, do të vazhdojnë

muajin e ardhshëm. Ajo tha se de Mistura dhe zëvendësi i tij, deri më tani janë takuar me zyrtarë të qeverisë siriane, me koalicionin opozitar sirian dhe 39 politikanë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Siri. “Ata gjithashtu kanë mbajtur 26 takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit por dhe të

vendeve në rajon dhe organizatave rajonale, të cilët janë të shqetësuar për konfliktin në Siri”, tha ajo. “Ky proces pritet që të vazhdojë në korrik”, tha Chahine. Irani ndërkaq, për herë të parë ka marrë pjesë në bisedime. I dërguari i paqes i OKB-së në Siri ka thënë se “ka një konsensus të përgjithshëm se në

tragjedinë siriane nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake” dhe theksoi nevojën për “një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse nga politikanët sirianë”. Konfl ikti në Siri ka fi lluar në mars të vitit 2011 me protestat anti-qeveritare. Pasi që regjimi ra, situata përshkallëzoi dhe vendi u fut në një luftë civile, nga e cila deri më tani kanë vdekur 230,000 njerëz.

Vajza e politikanit të vrarë rus, Boris Nemtsov, ka akuzuar mediat që mbështesin Kremlinin për përhapje të propagandës së urryer. Ajo ka thënë se ka lënë Rusinë për të jetuar në mërgim.Zhanna Nemtsova i ka thënë BBC-së se ka marrë kërcënime.Në një artikull për një gazetë, ajo ka thënë se propaganda ruse i ka bërë jehonë epokës së gjenocidit në Gjermaninë naziste dhe Ruandë.

“Makina e informacionit e Putinit, e ngjashme me ato të Gjermanisë naziste dhe Ruandës, po përdor metoda kriminale të propagandës dhe po mbjell urrejtje që gjeneron dhunë dhe terror”, ka thënë Zhanna Nemtsova. Nemtsov, kritik i Kremlinit, është qëlluar për vdekje në Moskë, në muajin shkurt. Pesë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vrasjen, të g jithë ata nga republika ruse e Çeçenisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar panairin botëror Expo 2015 në Milano teksa ka nisur kështu vizitën e tij në Itali dhe Vatikan. Ai është pritur nga kryeministri italian Matteo Renzi, i cili ka vlerësuar “miqësinë tradicionale në mes të italianëve dhe rusëve”, por ka thënë se “kemi pozicione të ndryshe” në disa

çështje. Kryeministri Renzi iu referua nevojës për t’u ballafaquar me “sfida, edhe ato që na bashkojnë por dhe ato në të cilat kemi pozicione të ndryshme”. Vizita njëditore e Putinit në Itali dhe Vatikan vjen vetëm dy ditë pas samitit të 7 vendeve më të industrializuara (G7), ku Rusia u kërcënua se do t’i ashpërsohen sanksionet për shkak të konf liktit në Ukrainë.

Kryqi i Kuq thotë se marina tuniziane sot ka shpëtuar 356 migrantë, në juglindje të vendit. Ammar Lamloum nga kjo organizatë ka thënë se një grup i migrantëve, shumica nga Afrika, janë munduar që të arrijnë në ishullin italian të Lampedusa-s, kur ata janë shpëtuar. “Ata tashmë janë në portin Ben Guerdane”, tha ai. Lamloum tha se migrantët, ku kishte afrikanë, sirianë, marokenë dhe eg jiptinë, ishin nisur me anije nga Libia, por anija kishte pasur prishje afër breg jeve tuniziane. Autoritetet në Tunizi dhe Itali janë duke kryer operacione shpëtimi për migrantët,

të cilët po nisen nga Libia për në Evropë me gomone gjysmë të prishura dhe me anije prej druri. Shumica prej tyre nisen për në ishullin e Lampedusës, i cili është 300 kilometra larg bregut libian.Më 19 prill, rreth 750 migrantë ishin mbytur, pasi anija e tyre u fundos në mes të ujërave libiane dhe italiane. Ndërkaq, Bashkimi Evropian sot ka bërë thirrje tek 28 shtetet anëtare të saj, të mirëpresin planin për zhvendosjen e 40,000 migrantëve, të cilët gjenden në Greqi dhe itali. Disa prej vendeve anëtare të BE-së e kanë kundërshtuar këtë plan.

Presidenti rus më pas do të bisedojë me kryeministrin Renzi, më pas do të niset për në Romë, ku do të takohet me homologun e tij Sergio Mattarella.

Putini do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan dhe pritet që të bisedojnë për kr izën në Ukrainë, situatën e të krishterëve në Lindje të Mesme.

Page 20: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

20 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taREKLAMA

Page 21: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

21E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta KULTURË

MHK, ekspozitë në 137-vjetorin e Lidhjes së PrizrenitËshtë përkujtuar dje në Tiranë 137-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Një ekspozitë e veçantë është organizuar me këtë rast në Pavijonin e Rilindjes, në Muzeun Historik Kombëtar, ku pasqyroheshin ngjarjet dhe personazhet më të rëndësishme të kësaj periudhe të kombit shqiptar.

Jazzi i zjarrtë i shqiptares Elina DuniAlbumi i katërt i këngëtares Elina Duni, bashkëshorte e pianistit nga Lausanne, Colin Vallon, quhet “Dallëndyshe” (L’Hirondelle), shkruan Libération për këngëtaren shqiptare Elina Duni.

Aksion kundër piraterisë, konfi skohen libra, CD, DVD

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, konkretisht Inspektorati i Tregut, në mbështetje të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

Etleva Demollari përgjegjëse e sektorit të programeve edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar tha se mesazhet e Lidhjes së Prizrenit për çështjen shqiptare qëndrojnë aktuale edhe sot.“Lidhja Kombëtare e Prizrenit është Kuvendi në të cilin nacionalizmi shqiptar u shpreh në një formë të pjekur e të kulturuar me kërkesa të qarta për autonomi e zhvillim kombëtar. Në politologjinë shqiptare dhe atë të huaj kur f litet për Shqipërinë është shkruar shumë për rëndësinë e këtij Kuvendi si dhe për vendimet që u morën aty, vendime që janë shprehja e parë e kombësisë për shqiptarët në udhëtimin modern të kësaj fjale. Mesazhet e saj janë bërë pjesë e artikulimeve politike të kombit shqiptar gjatë gjithë historisë së mëvonshme të tij”,

tha Etleva Demollari përgjegjëse e sektorit të programeve edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar.Më tej u theksua se

Lidhja e Prizrenit vjen si një histori qëndrese sepse kishte kundër vetes vullnetin e pothuajse të gjitha fuqive të mëdha të kohës dhe kundërshtoi çdo

vendim të gabuar të tyre rreth tërësisë territoriale të shqiptarëve, përcjell Kp.Me këtë rast është ftuar shkolla “Lidhja e Prizrenit”, e cila performoi

një program të shkurtër artistik me recitime dhe këngë të nxënësve të shkollës.Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110.

Ndjekim fi jen e shpirtit të shqiptares si një fanar në mjegull. Mbetemi të ngjethur nga magjia, sharmi, bekimi e bukuria, të mbërthyer nga përpunimi i këngëve përshtatur folklorit, që nga përzgjedhja e këngëve, vënia në skenë, improvizimet që bartin kthetra vokaliste.Ajo provokon interaksion ndërmjet muzikantëve të kuartetit (Colin Vallon, Patrice Moret në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri). Ajo është në vendin e parë, hapet si elbaze dhe shumë eksploruese. Takimi në hotelin “Belvédère”, dy hapa nga Porte Maillot. Publiku i Sunset i duartroket mbrëmjes.Elina ka studiuar dhjetë vjet në Zvicër. U takua me Colin në Konservatorium (Hochschule der Künste) dhe e f let perfekt frëngjishten.“Në çdo pjesë rrëshqas në lëkurën e njerëzve që monologojnë, ose ku fjalët evokojnë. Unë e vizualizoj pjesën time, ia projektoj një

siluetë personazhit, e imagjinoj në dekor. Angazhohem për të vibruar sa më saktësisht. Nëse personi është i trishtuar, unë natyrisht se qaj. Megjithatë, as që bëhet fjalë për rënie në patos. Hyrja në lëkurën e protagonistëve të këngës zbulon, para së gjithash, procedenë e narracionit”, thotë ajo.Artistja evoluon në nivel të dyfishtë. Sikur treni që ecën në dy binarë, dinamika e tij fëshfërin unitet në lëvizje, raporton Koha Ditore. Muzika funksionon sa më mirë që pianisti prek me delikatesë tastierën.

Colin Vallon luan matur me gishtërinj, në mënyrë diskrete, të vogël, therëse dhe shpërthyese. Kryeneçësia magjepse na fut në një hipnozë çliruese.“Në fillim ne synojmë duon për të liruar shpikjet në këngët folklorike. Gjatë një seance i ftuam Patrice e Norbert. Interaksion i menjëhershëm. Ndihma subtile dhe ritmike na bindi. Unë solla një këngë tradicionale, Colin aranzhimin: Vijat tona menjëherë u ndërthurën ngushtë. Manifestim i parefuzueshëm kohezioni? Në live, pjesët

modifi kohen, marrin rrugë të papritura, ruajnë mijëra befasi. Kuarteti evoluon në fazë”, thotë ajo.Elina bashkëpunon për të dytën herë me shtëpinë diskografike ECM. Zgjedhja na gëzon. Një zgjedhje që avancon në një traditë të jazit, të cilin muzikantët evropianë e shënojnë me duart e veta. Një paragjykim ku thellësia nuk ia lë asnjë rast kiçit. Këngët shqiptare, damar i pashfrytëzuar në jazz, f lasin për mërgimin, për ndarje dashurish, për zënka kulturore. “Ideja se vuajtja mund të këndohet vjen nga Ballkani. Në skenë sillem si interpretuese e vokalit blues, i cili i valorizon tekstet e vendit tim”, thotë këngëtarja.Për këtë njihet talenti i këngëtares: Ajo jeton me tekstet sikur artistja me rolin. Sikur Manfred Eicher, themelues i ECM, i cili ka marrë pjesë në sesionet e studiove të La Buissonne në korrikun e vitit 2014, a do të ishte në gjendje të humbasë një personalitet kaq të zjarrtë?

Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit, nga ana e Task Forcësa, respektivisht Inspektoratit të Tregut është zhvilluar në disa qytete të Kosovës dhe është bërë sekuestrimi i materialit pirat. Në Prizren janë sekuestruar 147 libra dhe 311 CD me material muzikor, në Ferizaj janë sekuestruar 171 CD me material muzikor, në Gjilan janë sekuestruar 538 libra dhe 117 CD me material muzikor, Mitrovicë, janë sekuestruar 213 CD dhe 54 DVD me material muzikor dhe fi lmi. Në Pejë

janë sekuestruar 17 libra. Gjithashtu, në kryeqytet është zhvilluar inspektimi dhe janë sekuestruar 30 libra.Zhvillimi i këtyre veprimeve kundër piraterisë në Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prishtinë, ka sjellë si rezultat sekuestrimin e 732 librave arsimore-shkencore dhe profesionale, 812 CD dhe 54 DVD me material muzikor dhe fi lmi. Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar gjobën përkatëse.

Page 22: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

22 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taKULTURË

“Karramel”, shfaqja e parë e regjisorit, Naser ShatrolliDy aktorët e kësaj shfaqje: Ismet Azemi e Driada Matoshi u shprehën mjaft të kënaqur me punën që është bërë, dhe sipas tyre mbetet nesër të shihet se sa do ti pëlqej publikut, sepse fjala e fundit është e tyre. E sa i përket regjisorit, Naser Shatrolli, ky është projekti i tij i parë që identifi kohet si regjisor teatri në Kosovë

Aktori shqiptar, Ilir Rexhepi edhe në RTL me “Alarm für Cobra 11”Në një bisedë Ilir Rexhepi tha se e bën të ndihet shumë mirë fakti që është pjesë e kastës së aktorëve të mëdhenj gjerman në këtë serial i cili gjatë këtij viti ishte xhiruar pjesërisht edhe në Shqipëri, duke përzgjedhur vendxhirime tejet interesante dhe një gërshetim ngjarjesh edhe me Shqipërinë

“Karramel”, tregon një histori familjare që f let për një baba i quajtur Maks dhe vajzën e tij të quajtur Mel, të cilët në përvjetorin e vdekjes së gruas, babai nuk është në shtëpi për të shkuar me vajzën që së paku një buqetë me lule të ia dërgoj, aty edhe lind një konflikt ku qet në pah edhe shumë probleme të tjera të pa diskutuara më parë. Kjo sipas regjisorit, Naser Shatrolli është një dramë që provokon dhe se sa do të provokoj mbetet të shihet ditën e enjte ku edhe do të jetë premiera e kësaj shfaqje në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.“Shfaqja “Karramel”, premierën do ta ketë nesër në teatrin “Adriana”, në Ferizaj, është kooproduksion në mes produksionit tim “Kllapa” dhe teatrit “Adriana”, që do të thotë ata e kanë dhënë një pjesë të buxhetit për këtë shfaqje dhe në të njëjtën kohë teksti im është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, ku kjo e fundit është çelësi bazik i kësaj shfaqjeje, sepse po të mos ishte ministria sigurisht që këtë ambicie që e kam

pasur për këtë tekst nuk kisha mundur ta mbërrijë. Unë me këtë shfaqje mbroj edhe magjistraturën në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Teatrit, dhe mentor të kësaj shfaqjeje e kam Fadil Hysaj”, tha ndër të tjera regjisori, Shatrolli.Sipas regjisorit provat e kësaj shfaqje që kanë

qenë përgjatë një muaji kanë ecur mjaft mirë. Gjithashtu kjo shfaqje ka dy aktorët që janë: Ismet Azemi dhe Driada Matoshi, ndërsa stafi tjetër që është marrë me përgatitjet e tjera janë: skenograf është Mentor Berisha, asistent regjie është Majlind Samadraxha, kostumet i ka bërë Shirka Dermaku

dhe i gjithë stafi i teatrit të Ferizajt që kanë punuar. E sa i përket regjisorit, ky është projekti i tij i parë që identifi kohet si regjisor teatri në Kosovë.Dy aktorët e kësaj shfaqje u shprehën mjaft të kënaqur me punën që është bërë, dhe sipas tyre mbetet nesër të shihet se sa do ti pëlqej publikut, sepse fjala e fundit është

e tyre.“Është një temë shumë interesante që na ka provokuar jashtëzakonisht shumë, dhe në njëfarë mënyre do të thoja që ka shpalos diçka prej portës tonë artistike që ndoshta në të tjerat drama nuk i kemi dhënë këto që i kemi dhënë kësaj drame. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë dhe ka pas

shumë harmoni mes nesh, me Driadën uroj që të bashkëpunoj prapë se është një partnere shumë e mirë dhe e respektuar shumë, dhe besoj që nuk do të mungoj edhe vula e aktorëve nesër mbrëma”, u shpreh aktori, Ismet Azemi.Sa i përket aktores, Driada Matoshit ajo theksoi se ishte e lumtur që ishte përzgjedhur nga regjisori, dhe që ia ka besuar punën të cilën ajo e bënë. “I them faleminderit Naserit që më ka përzgjedh në këtë shfaqje, dhe nuk kam pasur dyshim që nga fi llimi që shfaqja do të jetë e mirë, sa i përket Ismetit ishte një prej gjërave të reja që më ka ndodhur në këtë projekt, sepse është hera e parë që luaj me të, isha shumë e lumtur, sepse kemi diferencë në moshë, në përgatitje dhe në gjithçka, dhe gjatë kësaj kohe që kemi pasur prova unë kam mësuar shumë nga ai”, përfundoi Matoshi. Kjo shfaqje, pas premierës që do ta ketë në teatrin e Ferizajt pritet që të shëtis edhe nëpër teatrot e tjera të Kosovës, e sipas regjisorit edhe të shkojë nëpër festivale të ndryshme.

Aktori kosovar Ilir Rexhepi, që tashmë po vazhdon suksesshëm angazhimet e tij në Gjermani, këto ditë ka përfunduar xhirimet ku kishte një rol në serialin e famshëm televiziv “Alarm für Cobra 11” apo në gjuhën shqipe “Alarmi për Kobrën 11”, që transmetohet në televizionin gjerman RTL.“Alarm für Cobra 11”, është serial i zhanrit aksion dhe ka një shikueshmëri shume të madhe në Gjermani, ky serial shfaqet edhe

në shumë televizione të tjera, në rreth 120 shtete të ndryshme nëpër botë, duke u njohur kështu si një nga top aksion seritë televizive që transmetohet qysh prej vitit 1996.Në një bisedë Ilir Rexhepi tha se e bën të ndihet shumë mirë fakti që është pjesë e kastës së aktorëve të mëdhenj gjerman.“Ngjarja kryesisht ndërlidhet me dy policë dhe ekipin e tyre që luftojnë krimin dhe kriminelët. Edhe kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua

që të luaja në skenë me aktorë të njohur gjerman si: Erdogan Atalay, Vinzenz Kiefer dhe Matthias Weidenhöfer, si dhe një bashkëpunim shumë i mirë me regjisorin Nico Zavalberg”, thotë Rexhepi.Sipas Rexhepit, ajo që vlen të theksohet është se ky serial gjatë këtij viti ishte xhiruar pjesërisht edhe në Shqipëri, duke përzgjedhur vendxhirime tejet interesante dhe një gërshetim ngjarjesh edhe me Shqipërinë.

Page 23: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

23E enjte, 11 qershor 201555 @ | www.gazeta55.algaze

ta KULTURË

Kineastët kërkojnë konkurs të drejtëNjë proces të drejtë e kanë menduar të gjithë artistët që kanë trokitur në derën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, pas konkursit që kjo e fundit ka hapur për përkrahje të projekteve filmike. Janë 65 projekte që i kanë plotësuar kriteret e aplikimit, ndërsa filmbërësit, duke e parë si mundësi të vetme për mbështetje të projekteve të tyre, kërkojnë që të mos manipulohet me konkurs.

Komedia “Jashtë bie borë” e Preshevës në TiranëKjo vepër është e autorit Vincezo Saleme

Shfaqet premiera e fi lmit “Dega e vogël”

Një histori e cila kërkon të tregojë kufirin e gjërave dhe vlerësimin që duhet të kemi për gjërat që kemi.

Në konkursin për fi lm të metrazhit të gjatë kanë konkurruar 28 projekte, tri projekte janë në koproduksion minor dhe gjashtë aplikojnë për fi lm debutues. Për fi lm të metrazhit të shkurtër kanë konkurruar 15 projekte fi lmike, për fi lm dokumentar 11 projekte, për fi lm të animuar gjashtë projekte, si dhe për zhvillim skenari-projekti kanë aplikuar pesë projekte fi lmike. Në anën tjetër, nga QKK-ja thonë se emërimi i anëtarëve të jurisë do të bëhet vetëm pasi të shqyrtohen aplikacionet, në mënyrë që të emërohen njerëz që nuk kanë lidhje me ata që kanë aplikuar. Skenari “Karuseli” është bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Fatos Kongolit. Me këtë projekti ka aplikuar për subvencione në QKK regjisori Ilirjan Himaj, projekt i cili një vit më parë është mbështetur për “Zhvillim skenari”. “Kemi punuar bashkë me dy ekspertë të skenarit, një amerikan dhe një gjerman qe një vit. Ndërsa unë punoj në këtë skenar qe dy vjet”, ka thënë regjisori dhe skenaristi Himaj, i cili shpreson që konkursi i këtij viti të shkojë mbarë. “Nga unë personalisht

dhe nga shumë kolegë të mi nuk kërkohet asgjë më shumë, vetëm se të zbatohet Ligji në fuqi për Kinematografi ”, ka thënë Himaj për “Zërin”, i cili shpreson se juria që do t’i vlerësojë projektet të jenë emra autoritativ dhe profesionistë të dëshmuar të fushës së fi lmit. “Gjithmonë dhe gjithkund ka ndërhyrje, ndonjëherë është e pamundur të evitohen. Kjo ndikon direkt në moszhvillimin e kinematografi së, duke vonuar realizimin e projekteve, neglizhimin e

tyre nga fi tuesit me vite të tëra, gjithashtu kualitetin e dobët kreativ”, ka thënë Ilirjan Himaj, i cili thotë se duhet të vlerësohen projektet që e meritojnë.Fatos Berisha, regjisori që ka konkurruar me projektin “Cirku Fluturues” në kategorinë fi lm i metrazhit të gjatë ka thënë se projekti është mbështetur nga QKK-ja për zhvillim skenari vitin e kaluar, andaj edhe është e logjikshme që të aplikohet për prodhim sivjet. “Shpresoj që së pari të përzgjidhet juria

vlerësuese me integritet, e cila më pastaj nuk do të ndikohet nga presionet, si të jashtme, ashtu edhe të brendshme”, ka thënë Berisha, duke shtuar se vitin e kaluar kanë qenë shumë të dëshpëruar me faktin që Këshilli Drejtues i atëhershëm bëri dallime të çuditshme dhe nga tri projektet për zhvillim ndau mjetet në mënyrë selektive, duke favorizuar njërin dhe në këtë mënyrë duke anashkaluar praktikat që aplikohen në gjithë Evropën për projektet në zhvillim.

“Megjithatë, po futemi në garë me shpresë se do të jetë proces fer”, ka thënë Fatos Berisha.Regjisori Majlind Samadraxha, i cili ka në kategorinë e fi lmave të metrazhit të shkurtër me “Prishtinë Përjetësi”, ka thënë se konkursi është mundësi e mirë, sidomos për të rinjtë të cilët kanë ide që premtojnë. “Duke qenë se ky konkurs është i vetmi tash për tash që u jep mundësi fi lmbërësve, është fatkeqësi nëse tentohet të manipulohet në çfarëdo mënyre”, është shprehur Samadraxha, duke shtuar se është fatkeqësi nëse ndodh që të ndikohet në ndonjë mënyrë në përzgjedhjen e projekteve. “Filmi i mirë mund të kryejë punë në botë, ndoshta më shumë se ministritë e Punëve të Jashtme, prandaj nuk duhet privuar vendi dhe shoqëria jonë nga këto mundësi”, ka thënë Majlind Samadraxha.Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografi ke të Kosovës, ka thënë se procesi i parë që do të bëhet është verifi kimi i aplikacioneve, ndërsa pas dy apo tri javëve juria do t’i lexojë projektet dhe ata vendosin, që sipas Zharkut bie kah mesi i korrikut.Jurinë do ta propozojë

unë, ndërsa emërohet nga Këshilli Drejtues i QKK-së.“Numri i projekteve që do të përkrahen varet nga juria, nga kërkesat buxhetore”, ka thënë Zharku, i cili do të propozojë emrat e anëtarëve të jurive, që do të jenë, e që do të emërohen nga Këshilli Drejtues i QKK-së. “ Ende nuk e dimë se kush do të jetë në përbërje të jurisë. Së pari e shikojmë kush ka aplikuar e pastaj të gjejmë njerëz që nuk kanë lidhje me këta që kanë aplikuar, ende nuk dimë asgjë”, është shprehur Zharku.Agim Selimi, anëtar Këshillit Drejtues të QKK-së, ka thënë se vetëm pasi të bëhet propozimi i anëtarëve të jurisë nga drejtori, Arben Zharku, ata do të mundë të emërojnë atë. “Këshilli Drejtues do ta shqyrtojë vetëm koston financiare që do të paraqitet, por juria është ajo e cila e bën përzgjedhjen e projekteve”, ka thënë Selimi, teksa ka thënë se duhet të përkrahen ata që e meritojnë. “Mendoj që do të emërohet juria, e cila do të përzgjedhë projektet që e meritojnë të përkrahen”, është shprehur Agim Selimi.

Për herë të parë trupa e Preshevës do të ngjitet në Teatrin Kombëtar me pjesën “Jashtë bie borë”, një komedi groteske, që rrëfen për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve: Çiço, Enzo, Stefano. Protagonisti Çiço, në pamje të parë është një vëzhgues sipërfaqësor dhe i paaftë për veten e tij. Autori ka ndërtuar një personazh , i cili me shumë mprehtësi sheh realitetin që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero ‘ndryshe’ nga heronjtë e të përditshmes njerëzore.

Kjo vepër është e autorit Vincezo Saleme.Regjia: Musa Isufi, skenografia: Xhemal Hasani, kostumografia : Valon Arifi, muzika:

Burim Emini, formulimi muzikor : Artan Ibishi, luajnë aktorët: Gani Veseli, Ismail Kasumi, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi.

Ajo ishte një degë në një pemë të mbushur plot gjethe e cicërima zogjsh. Teksa shihte lirinë e zogjve, ajo iu lut çukapikut ta ndihmonte që të shpëtonte nga trungu ku jetonte dhe të ishte e lirë të orvatej në qiell. E çukapiku, si miku i saj, e ndihmoi, por pasi jetoi lirinë në krahët e një shqiponje në qiell, ajo do të përfundonte tej një shkëmbi, më pas në det, për të ecur duke fshirë lotët në shtratin e një zjarri… Kjo është fabula e shkruar nga Bertrant Shijaku dhe Kujtim Gjonaj, e fi lmit të animuar “Dega e vogël” që do të ketë premierën më 10 qershor, në Arkivin

Qendror, ora 12.00. Një histori e cila kërkon të tregojë kufi rin e gjërave dhe vlerësimin që duhet të kemi për gjërat që kemi. I realizuar me teknikat e fundit, për Shijakun ky është një fi lm që e shtyn më tej fantazinë fëmijërore dhe e bën ta

ndjekin me vëmendje udhëtimin imagjinar të degës së pemës. Me producent Genti Gjonaj, regjia Bertrant Shijaku, fi lmi është prodhim i shtëpisë fi lmike “Bota shqiptare” dhe me mbështetjen e Qendrës Kinematografi ke.

Page 24: C M Y K - gazeta55.algazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150610.pdf · argumentimi se s'ka "vepër penale" në të, ... "RAMA VULOSI KRIMINALIZIMIN E PUSHTETIT" Komenti/Plaga e drejtësisë

24 E enjte, 11 qershor 2015 55@ | www.gazeta55.al gaze

taREKLAMAC M Y K