Argumentimi i Arsyeshem

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    1/27

      Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojete provave: shembujt, dëshmitë, statisikat

    Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,dëshmitë, statisikat

    • LITERATURA:

    • LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

    • Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 

    1

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    2/27

    Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,dëshmitë, statisikat

    2

    Përmbajtja e ligëratës së dymbëdhjetë: (“Shkrim akademik”, S.Barnet, P. Bellanca,M. Stubbs f.194-222). 

    • Shkrimi i mirë i argumentuar, u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë

    emocionit• Shprehja e ndërtimit të një argumenti në lidhje me një temë të caktuar dhe

    mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova)

    • Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajturtezë

    • Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave

    • Shembujt realë, shembujt e shpikur, analogjitë• Tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës

    • Kundër – argumenti

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    3/27

    3

    Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen përpikëpamjet e juaja. Bindja duhet të mbështetet nëargumente, të cilat mbështeten në prova.

    Shpesh thuhet se një shkrim mirë iargumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës,asnjëherë emocionit. Shkrimet me emocione mund tëpengojnë në paraqitjen e fakteve duke e larguar

    vëmendjen nga faktet e çështjes që trajtojmë.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    4/27

    •  Shkrimi induktiv që ofron prova dhe mbështetet kryesisht nëarsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhetargument.

    • P.sh. Nësë kjo është hera e tretë që morta juaj sëmuret kur hanpjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo ka alergji ngapjeshkat.

    • Procesi i induksionit nuk funksionon kur shembujt janë të paktë nënumër apo të dobët për nga rëndësia e tyre për të mbështetur njëargument të rëndësishëm.

    • P.sh. Asnjëherë nuk është e qartë nëse alergjia kriijohet vetëm ngapjeshkat apo nga ndonjë ushqim tjetër.

    • Po japim një shkrim induktiv të mbështetur në prova;

    4

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    5/27

    • Mund të quhet Efekti Northrige, pas tërmetit të fuqishëm që tronditiLos Anxhelos në 4:30, në mëngjesin e janarit të vitit 1994. Brendanjë ore dhe gjatë gjithë ditës në vazhdim, mjekët ju jepnin ndihmëne shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën rrënoja të cilët irrëmbeu një valë e dytë vdekjesh, ku shkaktari kryesor ishte ataku izemrës. Në muajt që pasuan, kërkues nga dy universitete analizuantë dhënat e mbledhura nga mjekët ligjorë në Los Angjelos dhe

    gjetën se një numër i madh vdekjesh kishte si shkak zemrën, nga15.6 që është në një ditë normale, ndërsa në 51 gjatë ditës kurndodhi tërmeti. Shumë nga këta njerëz kishin një historishëndetësore me probleme në zemër ose me presion gjaku tëluhatur. Por ata që vdiqën nuk ishin goditur ose nuk kishin mbetur

    nën rrenoja. Shtrohet pyetja: pse vdiqën? Nëse flasim me të njejtëngjuhë si artikulli në Gazetën Mjekësore të Anglisë së Rë, “stresi

    emocional mund të përshpejtojë atakun kardiak në njerëz që janë tëpredispozuar për një të tillë”. E thënë më thjesht, ata ishin trembur

    për vdekje.

    5

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    6/27

    6

    •  Ndërtimi i një argumenti ose shprehja e mendimitapo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë tëcaktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca(prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve

    akademike.•  Argumenti nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në

     jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentindhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi

    argumentimi.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    7/27

    7

    Po japim një shembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për

    herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plotshembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke

    merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen

    fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë

    dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin qëthjesht ju të pushonit?

    Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën

    akademike përdoren në forma të ngjashme.

    • Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aqmë të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte,arsyetim. 

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    8/27

    8

    Në një shkrim akademik argumenti zakonisht ështëideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohetme fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetëpërqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe tëpërdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për tëbërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenëe atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që

    grumbullojnë fakte e detaje në letër.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    9/27

    9

    Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesniveten:

    "Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetesnjë pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë tëinformacionit.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    10/27

    10

    Pohimet dhe provat

    Prova është ajo kur një shkrues zakonishtdëshiron të mbështes një pohim- një thënie,sediçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë.

    •  Prova zakonisht ekziston në formën eshembu jve, dëshm ive dhe statis tik ave.

    Ka tri lloje pohimesh:

    Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    11/27

    11

    Pohimet e faktitPohim et e fakt i t  përfshijnë argumente mbi shkakun dhepasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë

    një situatën një gjendje, një objekt etj. p. sh.•

    Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin.

    •Dënimi me vdekje pakëson krimin.

    •Gazetat shpesh deformojnë informacione të

    ndryshme.

    •Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë.

    •Leximi në tërësi luan një rol të madh për

    shoqërinë.

    •Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjëve

    në shkolla çon përpara shoqërinë.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    12/27

    12

    Për të mbështetur një pohim të këtij lloji, juduhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të

     jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen ngapërvoja e juaj, ose pohime nga njerëz që kanë

    thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) osemund të jenë statistika ( të marra nga një raportnë një revistë shkencore).

    Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesinprova.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    13/27

    13

    Pohimet e vlerësPoh imet e v lerës  kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose egabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçkatjetër:

    •  Programet e edukatës seksuale në shkollë janë tëpërshtatshme, s s shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë

    çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm

    ta sigurojnë.

    •  Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të

    papërshtatshme, s s aspektet e edukimit moral normalishtduhet të jepen vetëm nga prindërit.

    •  Eutanazia është e papranueshme, s s vetëm Zoti mund

    ta jap ose ta marrë jetën.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    14/27

    14

    Pohimet e politikës

    Poh imet e po li t ikës  zakonisht karakterizohennga fjalët "duhet", "lypset", "nevojitet":• Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse

    duan.

    •  Programet e edukatës seksuale nevojiten

    të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla.

    •  Taksa federale mbi karburantin duhet të

    ngrihet.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    15/27

    15

    •  Me pohimet e politikës, vëmë në dukje qëekziston një problem që zakonisht anashkalohet

    gjithashtu e e vëmë në dukje, që një çështje për të

    cilën diskutojmë, meriton t'i kushtohet vëmendje. 

    •  Në mbrojtje të pohimit të politikës, ndoshta dot'ju duhet të merrni parasysh si vlerat ashtu edhe

    faktet.

    T i ll j të

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    16/27

    16

    Tri lloje të provave:

    shembuj, dëshmitë, statistikat

    Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindinduke paraqitur prova. Provat që përdoren nënjë argument janë tre llojesh:

    1. shembujt

    2. dëshmitë, citimet e autoriteteve

    3. statistikat

    Do t'i shikojmë shkurt secilën.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    17/27

    17

    1. ShembujtFjala shembull  vjen nga latinishtja exemplum , qëdo të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo qëmirret nga shumë sende të ngjashme që e

    zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim.Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë

    tri kategori shembujsh:

    a.  shembujt realëb. shembujt e shpikur

    c. analogjitë

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    18/27

    18

    a. Shembujt realë janë raste konkrete që kanëndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesimpohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një

    kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra qëkanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir,Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre eIzraelit, Indisë dhe Aglisë).

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    19/27

    19

    b. Shembujt e shpikur  përjashtohen ngaakuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmëqë vëmë në dukje për fajësinë e dy personave,

    atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajitose mosfajit të personave , më mirë diskutonise ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një

    njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesimprova të ndryshme.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    20/27

    20

    c. Analogjitë janë krahasime të zgjeruara që vënë në dukjenjë sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme.

    •  Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P.sh.

    Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç iduhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkruesit i duhet…“

    ose

    “Qeveria është si një anije dhe siç ka anija një kapiten dhe

    ekuipazh, edhe qeveria ka…” - Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë nëqartësimin e diçkaje.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    21/27

    21

    2. DishmitëDëshmia ose citimi i autoritetit, është e rrënjosur në

    vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë.Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve përndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë,shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për

    të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    22/27

    22

    3. Statistikat

    Statistikat dhe forma të tjera provash, janë të

    dobishme në argumentet. P. sh. Nëse duam tëdiskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes sëpatentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim

    statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara ngagrupmosha të ndryshme.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    23/27

    23

    Kundër - argumenti

    Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhedemonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen,është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentindhe kundërshtimet.

    Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotëdikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i kenimenduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni

    poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundraargumentit tuaj.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    24/27

    24

    Ju mund të gjeneroni kundër-argumente duke pyeturveten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakordme ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe

    kundër tezës suaj kryesore.Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të

    ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji tëposhtëshënuara:

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    25/27

    25

    •  Bënu pak kërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësiqë dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumëtë ngjarë që po. Për shembull, disa njerëzargumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende.

    Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit tëLuftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh atoqë pohojnë dhe mohojnë një mendim.

    •  Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj.Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojëkundër-argumentet që s'ju kanë shkuar ndër mend.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    26/27

    26

    •  Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentittuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një përnjë. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumëtë analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa

    kundër-argumente, mendoni për mënyrën se si do t'ipërgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuajkanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyredhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se

    cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i linipërshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortëse ata kundërshtarë.

  • 8/18/2019 Argumentimi i Arsyeshem

    27/27

    27

    Kur të paraqisni kundër-argumentet, jini tëndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dheobjektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë nëkonsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk

     jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Ështëmë mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumenteserioze deri në detaje se sa të bëni një listë të shumtë

    me kundër-argumente dhe përgjigje sipërfaqësore.Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndajkunder-argumenteve të jenë në të njëjtën linjëmendime me argumentin tuaj.