12
BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK SOCIAL KES Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

1

BROSHURËINFORMUESE PËR

KËSHILLIN EKONOMIKSOCIAL

KES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

Page 2: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

2

BROSHURË INFORMUESE PER KËSHILLIN EKONOMIK SOCIALKES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

1. HISTORIKUDialogu social është një proces shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të shtetit dhe për një sistem demokratik të qeverisjes. Dialogu social përfshin të gjitha llojet e negocimit, konsultimit ose thjesht shkëmbimin e informacionit ndërmjet për-faqësuesve të qeverive, punëdhënësve dhe punëtorëve, për çështjet me interes të përbashkët në lidhje me politikat ekono-mike dhe sociale. Në Kosovë, ai ekziston si një proces tre-palësh me përfshirjen e sin-dikatave, organizatave të punëdhënësve dhe të Qeverisë.

Dialogu social në Kosovë daton prej vitit 2001, atëherë kur për herë të parë është nënshkruar Marrëveshja mbi themelimin e Këshillit Konsultativ Trepalësh (KKT).

Me qëllim të inicimit të konsultimeve ndërmjet organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, të institucioneve qeveritare në Kosovë, dhe forcimit të dialogut në mes të partnerëve social është nxjerrë Udhëzimi Administrativ nr. 2001/17, Mbi strukturën dhe funksionimin e Këshillit Konsultativ Trepalësh. Në mbledhjen e datës 15 prill 2009, Këshilli Konsultativ Trepalësh mori vendim të riemërtohet si ‘’Këshilli Ekonomiko-Social” (KES).

Këshilli Ekonomiko-Social përbëhet nga pesëmbëdhjetë (15) anëtarë, pesë (5) anëtarë nga organizatat e punëdhënësve, pesë (5) anëtarë nga organizatat sindikale dhe pesë (5) anëtarë të Qeverisë. KES-i shqyrton çështjet me interes të përbashkët të këtyre palëve me qëllim që të arrijë zgjidhje të pranueshme për partnerët social.

Këshilli Ekonomiko-Social, si organi më i lartë trepalësh, është apolitik dhe funksionon si organ i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo interesi që vjen nga jashtë. Ai është organ i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe i paraqet rekomandime organeve kompetente për çështjet e punës dhe punësimit, mbrojtjes sociale dhe për çështjet tjera, që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Veçmas konsultimet bëhen lidhur me hartimin dhe zbatimin e legjislacionit të punës dhe mirëqenies sociale, ndryshimet dhe plotësimet e këtij legjislacioni si dhe shqyrtimin dhe propozimin e rekomandimeve përkatëse në përmbajtjen e akteve nënligjore, që kanë të bëjnë me punësimin, aftësimet profesionale, mbrojtjen e punëmarrësve etj.

Deri në muajin korrik të vitit 2011, organizimi i punës, fushëveprimi dhe funksionimi i KES-it janë rregulluar me Vendimin nr. 09/57 të datës 13.03.2009 të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës. Me 21 korrik 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është miratuar Ligji Nr.04/L-008 për KES-in1 dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës me 03 gusht 2011.

Funksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, veçanërisht gjatë vitit 2011, tregoi një koncept të ri, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë për ta zhvilluar

1 Në kohën e hartimit të kësaj brochure informuese, Ligji Nr.04/L-008 për KES-in është në proces amandamentimi.

Page 3: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

3

dialogun social në Republikën e Kosovës, pavarësisht vështirësive ekonomike apo sociale.

Përfaqësimi gjithpërfshirës i partnerëve social në procesin e dialogut social është një siguri për të ardhmen dhe funksionimin më të mirë të Këshillit Ekonomiko-Social, si organ trepalësh i nivelit nacional.

Këshilli Ekonomik-Social ka mandat katër-vjeçar, kurse kryesia zgjidhet me rrotacion një-vjeçar të anëtarëve. Puna e KES-it ndihmohet nga Sekretariati i KES-it, i cili ka rolin kryesor në koordinimin e aktiviteteve të këshillit.

2. KOMPETENCAT E KES-IT KES-i është përgjegjës dhe kompetent për:

1 krijimin, zhvillimin dhe përparimin e dialogut social në Republikën e

Kosovës;

2 nismat ligjore për nxjerrjen apo ndryshimin dhe plotësimin e akteve

ligjore dhe nënligjore nga fusha e punës dhe punësimit, mbrojtjes sociale dhe poli-tikave ekonomike në përgjithësi;

3 shqyrtimin dhe vlerësimin e politi-kave sociale, si dhe ndërmarrjen e

masave për krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Republikën e Kosovës;

4 nxitjen e ideve për zgjidhjen e çësht-jeve dhe problemeve sociale në

Kosovë;

5 politikat e nxitjes së punësimit, zbut-jen e papunësisë, konkurrencën,

produktivitetin e punës, çmimet, pagat dhe pagën minimale të të punësuarave në Republikën e Kosovës;

6 shqyrtimin e projektligjeve dhe ak-teve nënligjore nga fusha e punë-

simit dhe mbrojtjes sociale, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës;

7 sigurimin e vlerësimeve dhe opin-ioneve për organet përgjegjëse lid-

hur me zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fusha e punësimit dhe mbrojtjes sociale;

8 vlerësimin e funksionimit të këshil-lave të punës në ndërmarrjet e sek-

torit privat, publik dhe format e tjera të organizimit statusor të ndërmarrjeve;

9 ofrimin dhe sigurimin e rekomandi-meve për parandalimin dhe elimin-

imin e tregut informal të punës në Repub-likën e Kosovës;

10 si dhe për çështje të tjera të cilat mund të zgjidhen përmes dialogut

socio- ekonomik.

Page 4: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

4

BROSHURË INFORMUESE PER KËSHILLIN EKONOMIK SOCIALKES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

3. ARRITJET E KES NË MANDATIN E FUNDIT

Çështjet më kryesore të cilat janë shqyrtuar në takimet e KES-it janë:

Propozim-vendimi për caktimin e pagës minimale në Kosovë për vitin 2011

Strategjia Legjislative e Qeverisë së Kosovës për ligjet nga lëmia e punës dhe punësimit, mbrojtjes sociale dhe të zhvillimit ekonomik., përfshi Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare, Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për Skemën e Asis-tencës Sociale në Kosovë, Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për Greva, Draftligji për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Publik të Punësimit, drafti fillestar i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-212 për Punë,

Raporti për zbatimin një (1) vjeçar të Ligjit të Punës

Vlerësimi i Impaktit Fiskal të(Draft-)Marrëveshjes Kolektive në nivel nacio-nal,

Rekomandimet e Ministrisë së Finan-cave për përcaktimin e pagës mini-male për vitin 2012,

Draft Udhëzimit Administrativ për kriteret dhe procedurën e përcaktim-it të pagës minimale në Republikën e Kosovës

Strategjia sektoriale e punësimit 2014-2020,

Caktimi i kuotës për punësimin e shtetasve të huaj,

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Përg-jithshme Kolektive në nivel nacional në mars të vitit 2014.

KES-I ËSHTË GJITHASHTU PËRGJEGJËS PËR PROPOZIMIN E PAGËS MINIMALE NË QEVERINË E KOSOVËS, SI DHE PËR PËRPILIMIN, DISKUTIMIN DHE NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES SË PËRGJTHISHME KOLEKTIVE TË KOSOVËS.

Page 5: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

5

4. KES NË 2015Fundi i vitit 2014 e gjeti KES-in me një për-bërje të re, mandati i së cilës shtrihet në periudhën 2014-2018. Në mandatin aktual, KES është i përbërë nga këto organizata:

Në emër të organizatave sindikale, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me 5 përfaqësues;

Në emër të organizatave të punëdhënsve, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me 3 përfaqësues dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) me 2 përfaqësues;

Në emër të Qeverisë anëtarë janë Min-istri i Punës dhe Mirëqënies Sociale; Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; Min-istri i Zhvillimit Ekonomik; Ministri i Ar-simit, Shkencës dhe Teknologjisë; dhe Ministri i Shëndetësisë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës (BPSK) është një asociacion i sin-dikatave të pavarura, e themeluar në vitin 1990. BSPK është organizatë sindikale demokratike dhe apolitike. Ajo karakterizo-het nga anëtarësimi vullnetar, mosdiskri-minimi në baza kombësie, feje, bindjeje politike, statusi social, apo niveli arsimor, si dhe nga pavarësia prej partive politike, or-ganeve të pushtetit dhe bashkësive fetare.

Misioni i BSPK-së është të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe synon realizimin e avancimin e tyre përkun-drejt qeverisë apo punëdhënësve.

Prioritet e BSPK-së janë: Respektimi i të drejtave themelore të

të punësuarëve;

Zhvillimi i dialogut social në nivel ven-dor;

Hartimi, negocimi, dhe zbatimi i mar-rëveshjeve kolektive në nivel vendi;

Promovimi i politikave për krijimin e kushteve dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit;

Angazhimi për eliminimin e çdo lloj diskriminimi nga marrëdhënja e punës.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e themeluar në 1962, është asociacioni më i fuqishëm i biznesit në Kosovë. Qël-limi kryesor i OEK-ut është të zhvillojë ekonominë e tregut, ndërmarrësinë dhe rritjen e aftësive konkurruese të anëtarëve të saj. OEK është e angazhuar të mbrojë dhe përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e anëtareve të saj, të këshillojë bizneset fillestare, t’u jap ndihmë profesionale anëtarëve të saj dhe në veçanti të promovojë investimet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

OEK fokusohet në këto aktivitete:

Inkurajimin e zhvillimit të ndërmarre-sisë;

Promovimin e hulumtimit dhe zhvillimit; Ofrimin e informatave lidhur me bizne-

sin; Promovimin e marrëdhënieve ekono-

mike me vendet e huaja; Inkurajimin e praktikave të mira bizne-

sore, Promovimi i konkurrencës së barabartë

në treg, etj.

Page 6: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

6

BROSHURË INFORMUESE PER KËSHILLIN EKONOMIK SOCIALKES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e themeluar në 2002, është asociacion i bizneseve në Kosovë. Misioni i AKB-së është të bashkojë shoqatat afariste dhe bizneset individuale, të mbrojë interesat e tyre, të promovojë zhvillimin e bizne-sit, dhe të ndikojë në politikat ekonomike nëpërmjet partneritetit publik-privat.

AKB fokusohet në këto aktivitete:

Promovimi i prodhimtarisë vendore dhe investimeve në vend dhe jashtë,

Trajnimet profesionale, Çertifikimi me Standarde Ndërkom-

bëtare si ISO, HACCAP, MARKA CE etj.,

Mbështetja teknike për industritë specifike,

Zhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit.

Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva të reja. Ky vit filloi më një punëtori shumë të frytshme ku KES-i hartoi planin e tij strategjik për mandatin aktual. Objektivat më të rëndësishme të këtij mandati u grupuan në katër fusha dhe u indentifikuan çështjet e mëposhtme kryesore:

1. Fusha e politikave i. Rishikimi i vazhdueshëm i ligjeve

dhe harmonizimi me acquis com-munautaire dhe standarde të ILO-s

ii. Ripërcaktimi periodik (vjetor) i pagës minimale

iii. Angazhimi i rregullt dhe afat-gjatë në zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progressit të KE

2. Legjislacioni me fokus Ligjin për KES-ini. Zhvillimi dhe avancimi në vazhdimësi i

legjislacionit që prek dialogun social

3. Administrativei. Mirë-menaxhimi i buxhetit dhe

raportimi transparent, vjetor në vi-jimësi

ii. Përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës për Sekretaria-tin

iii. Shkëmbimi i rregullt i përvojave më jashtë vendit

4. Marrëdhëniet me publikun i. Informimi i vazhdueshëm i publikutii. Marrja e feedback-ut nga publiku

nëpërmjet fokus grupeve e debat-eve

Realizimi i objektivës së tretë në fushën administrative filloi me një vizitë studimore të realizuar në fund të prillit 2015. Projek-ti “Përkrahje Partnerëve Social” bëri të mundur që anëtarët e KES-it nga rradhët e organizatave sindikale dhe atyre të punëdhënësve, dy përfaqësuese të Sek-retariatit dhe katër zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale të udhëto-jnë drejt Hagës, Hollandë, ku u takuan me akterë të rëndësishëm të dialogut social.

Aryseja pse u zgjodh pikërisht Hollanda për këtë vizitë është se modeli mbi të cilin është ndërtuar KES-i në Kosovë frymëzo-het në masë të madhe nga modeli hollan-dez. Në Hollandë, këshilli mban shkurtimin SER – Sociaal Economische Raad.

Page 7: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

7

Delegacioni nga Kosova u prit nga Znj. Veronique Timmerhuis, Sekretare e Përgjithshme SER-it, e cila i tregoi pjesëmarrësve për mënyrën e funksionimit të SER-it, Sekretariatit të tij dhe kriteret për përfaqësimin të partnerëve social.

SER-i është themeluar në vitin 1950.Modeli i funksionimit të SER është korporatist, i cili bashkon sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve.

SER-i u tregua shumë i suksesshëm në rimëkëmbjen ekonomike të Hollandës në vitet e 1950-ta dhe 1960-ta. Vitet e 70-ta, me polarizimin ekonomik dhe krizën e naftës, qenë provë e vështirë për SER-in, i cili nuk arriti t’i përballonte mirë. Në vitet 80-ta, SER-i u rikthye në qendër të politikë-bërjes në sferën ekonomike. Në vitet 90-ta, roli i SER-it ka ndryshuar duke u transformuar në një organ këshillues për Qeverinë.

SER-i ka tre objektiva kryesorë: Promovimin e një rritjeje ekonomike

të balancuar dhe të qëndrueshme, Promovimin e punësimit të plotë, Promovimin e shpërndarjes së drejtë

të të ardhurave.

SER-i ka 33 anëtarë, ose 3 grupe me nga 11 anëtarë. Grupimet janë sindikatat, organizatat e punëdhënësve dhe përfaqësuesit e caktuar nga Qeveria, të ashtuquajturit anëtarët e Kurorës.

SER-i financohet nga pagesa e kompanive tek Odat Ekonomike.

Foto në selinë e SER-it, Hagë

Foto në selinë e SER-it, Hagë

Takim tjetër i rëndësishëm i kësaj vizite ishte ai që u mbajt me Z. Blerim Musta-fa, Menaxher i Resurseve Njerëzore në kompaninë Trigion, pjesë e grupit Facil-icom. Ky takim shërbeu për t’u njohur me këndvështrimin e punëdhënësve në mënyrën e implementimit të ligjeve të lëmisë së punësimit, Marrëvesh-jeve Kolektive që rregullojnë mar-rëdhënjet e punës, zhvillimin e dialogut punëdhënës-punëtorë brenda kompa-nisë, etj.

Facilicom është një kompani me mbi 50 vjet histori, e cila kontraktohet nga organizata, institucione apo kompa-ni të tjera për shërbime facilituese si pastrim, siguri, katering, staff të për-kohshëm, ndërtim dhe rinovim të hapë-

Page 8: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

8

BROSHURË INFORMUESE PER KËSHILLIN EKONOMIK SOCIALKES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

Për të kompletuar këto njohuri edhe me këndvështrimin e punëtorëve, u zhvillua një takim edhe me FNV-në, ose Feder-atën Hollandeze për Lëvizjen Punëtore, sindikata më e madhe në vend.

Delegacioni nga Kosova u prit në takim nga Z. Coen van de Veer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i FNV-së,i cili i njof-toi për organizimin, përbërjen, përfaqë-

simin e FNV-së në SER dhe aktivitetet e FNV-së.

FNV është themeluar në 1976 dhe sot ka një total 1.1 milion anëtarësh individ-ual (nga 1.9 milion anëtarë sindikalë në gjithë vendin).

Organi më i lartë i FNV-së është Kongre-si, i cili mblidhet një herë në katër vjet. Kongresi zgjedh Bordin,një Kryetar, një

Foto në selinë e FNV-së në Hagë

sirave, mirëmbajtje të godinave dhe shërbime teknologjike.

Kompania kaloi në dy faza zgjerimi, e para në 1979 dhe e dyta në 1986. Zgjeri-mi nuk ndodhi vetëm brenda Hollandës, por edhe jashtë saj. Prej 1974, kompa-nia ka një filial në Belgjikë; prej 1985 në Francë; prej 2003 edhe në Britani të Madhe.

Sot kompania punëson mbi 32,000 punëtorë dhe ka shtatë divizione: Axxicom  (menaxhim i burimeve njerëzore),  Breijer  (ndërtim dhe kon-traktim),  Facilicom Facility Solu-tions  (kontraktim kryesor dhe shër-bime),  Gom  (pastrim), Prorest  (kater-ing), Tapwacht (shërbime teknologjike), dhe Trigion (siguri).

Page 9: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

9

Foto në selinë e FNV-së në Hagë

zv.Kryetar, një Sekretar dhe një Roje të Thesarit.Gjithashtu,formohet edhe Këshilli i Federatës.

FNV-ja ka patur rol thelbësor në rritjen ekonomike të Holandës në vitet 80-ta. Ajo mbështeti Marrëveshjen Wasse-naar, ku punëtorët pranuan rroga më të ulta në këmbim të punësimit më të lartë.

Edhe pse FNV-ja u themelua si bashkim neutral, me kohën ajo ka shfaqur një orientim social-demokrat dhe ka lidhje të forta me partinë social-demokrate.FNV-ja në SER përfaqësohet me 7 anëtarë1.

1 Si sindikatat, edhe punëdhënësit me më shumë ulëse në SER, gjatë vitit të shkuar, ja “dhuruan” një ulëse të tyre përfaqësuesve të të vetëpunësuarve, kategori e cila është njëkohësisht edhe e punësuar

Misioni i FNV-së përfshin këto pika kyçe:• Për të gjithë punëtorët,• Për punë të mirë,• Për të jetuar mirë,• Shpërndarje të drejtë të punës,pa-

surisë dhe fuqisë.

Ndihmë e madhe në këtë vizitë ishte edhe mbështetja e ofruar nga Am-basada e Kosovës në Hagë. Delega-cioni u prit nga Znj. Vjosa Dobruna, Ambasadore e Kosovës në Holandë. Ajo i dha delegacionit një pasqyrë të përgjithshme të politikave të shtetit hollandez, veçanërisht për çështjet e drejtësisë, që trajtohën në Hagë, aty ku ndodhej edhe selia e Ambasadës së Kosovës.

edhe punëdhënës. Para kësaj, FNV-ja kishte 8 ulëse në SER.

Page 10: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

10

BROSHURË INFORMUESE PER KËSHILLIN EKONOMIK SOCIALKES

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

Po në selinë e Ambasadës së Kosovës u mbajt edhe një preznatim nga Profe-soresha Znj. Marise Born, Drejtoreshë e Institutit të Psikologjisë në Universitetin Erasmus të Roterdamit. Ajo është edhe Profesoreshë e Psikologjisë Industriale dhe të Personelit në Universitetin VU të Amsterdamit.

Për delegacionin e KES-it nga Kosova, Profesoresha Born mbajti një ligjëratë me temë “Përzgjedhja e personelit, psi-kologjia ndër-kulturore dhe ndryshimet individuale dhe ndërpersonale”, që syn-on të ndihmojë punëdhënësit në cak-timin e procedurave dhe kritereve për përzgjedhjen e aplikuesve për vende pune.

Foto e delegacionit të KES-it në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Page 11: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

Implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe partnerë:

Mundesuar nga:

11

PREJ QERSHORIT 2015 ËSHTË AKTIVE EDHE WEBFAQJA E KËSHILLIT EKONOMIKO-SOCIAL. JU

FTOJMË TË NA NDIQNI NË WWW.KES-RKS.ORG

Foto nga ligjërata e Znj. Marise Born në Amasadën e Kosovës në Hagë

Page 12: BROSHURË INFORMUESE PËR KËSHILLIN EKONOMIK · PDF fileZhvillimi i biznes-planeve, Përgatitja e broshurave të biznesit. Pra, fillimi i 2015, e gjeti KES-in me en-ergji dhe objektiva

KES

IMPLEMENTUAR NGA:PROJEKTI "PËRKRAHJE PARTNERËVE SOCIAL"

Projekt i financuar ngaBashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë