20
Në këtë numër: Dialogu dhe konsultimi mes niveleve të ndryshme të qeverisjes çon në politika më të mira 2 Ligji i Buxhetit Vjetor për 2019 u miratua Çfarë do të thotë kjo për bashkitë? 3 Përparimi me reformën e decentralizimit fiskal 3 USAID udhëheq përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor në Shqipëri 4 Sistemet e informacionit për administrimin e taksave të financuara nga USAID, si instrumente për rritjen e të ardhurave të veta vendore 6 Sisteme më të mira - Shërbime më të mira 7 Më shumë të ardhura - Më shumë investime Bashkia Vorë rrit të ardhurat e veta 8 Energjikë dhe të motivuar 9 Transformimi i jetës së qytetarëve përmes shërbimeve më të mira 10 Bashkia mban premtimet 12 Mbështetje për reduktimin e ujit pa të ardhura në Shqipëri 12 Udhëtimi studimor në Korçë shërben si mundësi për ndarjen e njohurive për stafin e shoqërive të tjera UK në Shqipëri 13 Mbështetje bashkive për sigurim fondesh për projekte strategjike 14 Përmirësimi i ofertës turistike 15 Krijimi i aftësive për nevojat e tregut të punës 16 Plani i detajuar vendor: Nga projekti në mundësi zhvillimi 17 Rëndësia e këshillave vendorë të sigurisë dhe roli i të rinjve si katalizatorë të ndryshimeve 18 Bordi Rinor i Bulqizës: Një mekanizëm për gjallërimin e jetës komunitare në Bulqizë 19 Për më shumë... 20 KRIJIMI I AFTËSIVE PËR NEVOJAT E TREGUT TË PUNËS Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan hapi për herë të parë një klasë metalurgjie/ fonderi me 27 nxënës në sajë të mbështetjes së ofruar nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore. M e rreth 16,000 familje, Bashkia e Elbasanit ka num- rin më të madh të familjeve të varfra që jetojnë në asistencë sociale nga qeveria (INSTAT 2017). Gjatë komunizmit, qyteti mbështetej fuqi- misht në industrinë e rëndë duke impor- tuar mijëra punëtorë nga i gjithë vendi. Në ditët e sotme, është ende në punë një pjesë e vogël e asaj që dikur ishte fabrika më e madhe në vend ku janë të punësuar disa qindra punë- torë. Elbasani është baza për industrinë e rëndë në Shqipëri, ku janë në punë Uzina e Çelikut, Fabrika e Çimentos, fonderitë e ferrokromit, etj. USAID UDHËHEQ PËRPJEKJET PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT PARASHKOLLOR Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të të ardhurave të veta, Bashkia Vorë ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës së saj rrugore urbane dhe rurale sipas standardeve moderne. Po ashtu, bashkia ka investuar në shumë projekte infrastrukturore vendore, si mjedise çlodhëse, kënde lojërash, furnizimi me ujë të pijshëm, trotuare, ndriçim publik, etj., me qëllimin parësor përmirësimin e jetës së qytetarëve. ...faqe 16 Foto: Erald Lamja për USAID ...faqe 8 PROJEKTI I PLANIFIKIMIT DHE QEVERISJES VENDORE Vëll. 8 Nr. 11 Shkurt 2019 Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • facebook.com/Albania.USAID • www.plgp.al ...faqe 4 SHUMË TË ARDHURA - MË SHUMË INVESTIME Bashkia Vorë rrit të ardhurat e veta

legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

Në këtë numër:

Dialogu dhe konsultimi mes niveleve të ndryshme të qeverisjes çon në politika më të mira 2

Ligji i Buxhetit Vjetor për 2019 u miratua Çfarë do të thotë kjo për bashkitë? 3

Përparimi me reformën e decentralizimit fiskal 3

USAID udhëheq përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor në Shqipëri 4

Sistemet e informacionit për administrimin e taksave të financuara nga USAID, si instrumente për rritjen e të ardhurave të veta vendore 6

Sisteme më të mira - Shërbime më të mira 7

Më shumë të ardhura - Më shumë investimeBashkia Vorë rrit të ardhurat e veta 8

Energjikë dhe të motivuar 9

Transformimi i jetës së qytetarëve përmes shërbimeve më të mira 10

Bashkia mban premtimet 12

Mbështetje për reduktimin e ujit pa të ardhura në Shqipëri 12

Udhëtimi studimor në Korçë shërben si mundësi për ndarjen e njohurive për stafin e shoqërive të tjera UK në Shqipëri 13

Mbështetje bashkive për sigurim fondesh për projekte strategjike 14

Përmirësimi i ofertës turistike 15

Krijimi i aftësive për nevojat e tregut të punës 16

Plani i detajuar vendor:Nga projekti në mundësi zhvillimi 17

Rëndësia e këshillave vendorë të sigurisëdhe roli i të rinjve si katalizatorë të ndryshimeve 18

Bordi Rinor i Bulqizës: Një mekanizëm për gjallërimin e jetës komunitare në Bulqizë 19

Për më shumë... 20

KRIJIMI I AFTËSIVE PËR NEVOJAT E TREGUT TË PUNËS

Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan hapi për herë të parë një klasë metalurgjie/ fonderi me 27 nxënës në sajë të mbështetjes së ofruar nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

Me rreth 16,000 familje, Bashkia

e Elbasanit ka num-rin më të madh të familjeve të varfra që jetojnë në asistencë sociale nga qeveria (INSTAT 2017). Gjatë komunizmit, qyteti mbështetej fuqi-misht në industrinë e rëndë duke impor-tuar mijëra punëtorë nga i gjithë vendi. Në

ditët e sotme, është ende në punë një pjesë e vogël e asaj që dikur ishte fabrika më e madhe në vend ku janë të punësuar disa qindra punë-torë. Elbasani është baza për industrinë e rëndë në Shqipëri, ku janë në punë Uzina e Çelikut, Fabrika e Çimentos, fonderitë e ferrokromit, etj.

USAID UDHËHEQ PËRPJEKJET PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË ARSIMIT PARASHKOLLOR

Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të të ardhurave të veta, Bashkia Vorë ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës së saj rrugore urbane dhe rurale sipas standardeve moderne. Po ashtu, bashkia ka investuar në shumë projekte infrastrukturore vendore, si mjedise çlodhëse, kënde lojërash, furnizimi me ujë të pijshëm, trotuare, ndriçim publik, etj., me qëllimin parësor përmirësimin e jetës së qytetarëve....faqe 16

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

...faqe 8

PROJEKTI I PLANIFIKIMIT DHE QEVERISJES VENDOREVëll. 8 • Nr. 11 • Shkurt 2019

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • facebook.com/Albania.USAID • www.plgp.al

...faqe 4

MË SHUMË TË ARDHURA -MË SHUMË INVESTIMEBashkia Vorë rrit të ardhurat e veta

Page 2: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

2

DIALOGU DHE KONSULTIMI MES NIVELEVE TË NDRYSHME TË QEVERISJES ÇON NË POLITIKA MË TË MIRAZyrtarë të qeverisjes vendore e qendrore diskutojnë për politikat dhe legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nga Bekim Murati, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës mes

NJQV-ve dhe qeverisë qendrore është baza e përmirësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe të efikasitetit të administratës vendore e qendrore në përgjithësi. Në këtë kuadër, qeveria qendrore krijoi Këshillin Konsultativ Qeverisje Vendore -Qeverisë Qendrore në fund të vitit 2016, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm në progresin e Shqipërisë drejt politikave efikase dhe legjislacionit për decentralizimin.

Në vitin 2017 Këshilli Konsultativ u mblodh dy herë për të diskutuar për projektligjin e Financave të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2018. Këto takime patën si rezultat përmirësime të mëdha në politika

dhe legjislacion para miratimit të tyren nga Kuvendi. Në vitin 2018 Këshilli Konsultativ u mblodh pothuajse çdo muaj ku u diskutuan mbi 54 projektligje e akte nënligjore duke u dhënë mundësinë kryetarëve të 61 bashkive të shprehnin mendimet dhe sugjerimet e tyre para miratimit përfundimtar të projektligjeve dhe akteve nënligjore nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.

“Këshilli Konsultativ përbën tashmë një platformë unike për dialogun dhe një mekanizëm efektiv për konsultimin dypalësh mes dy niveleve të qeverisjes nga i gjithë spektri politik. Kjo u duk dhe nga bashkëpunimi midis dy bashkë-kryetareve të cilat i përkisnin forcave të ndryshme politike,” thotë Bekim Murati, Drejtori i Përgjithshëm i

Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, që është njëkohësisht edhe Sekretariati Teknik i Këshillit Konsultativ. Kjo agjenci ka luajtur një rol të madh në nxitjen e funksionimit të Këshillit Konsultativ duke institucionalizuar takimet e rregullta çdo muaj, duke forcuar mekanizmin për përcaktimin e diskutimeve, dhe duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve (përfshirë këtu edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Drejtësisë që nuk ishin më parë pjesë e Këshillit Konsultativ). Ndërkohë një nga sfidat mbetet ndjekja e zbatimit të rekomandimeve dhe përmirësimi i standartit të konsultimit.

“Këshilli Konsultativ ka nevojë për një sekretariat të fortë teknik për të bërë punën përgatitore për takime efikase të këtij këshilli

dhe për të siguruar që pas takimit ministritë e linjës të angazhohen për të trajtuar komentet dhe sugjerimet e zyrtarëve vendore”, thotë Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore. Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë vitit 2018 dhe është krenare për punën e realizuar deri tani duke bërë që Këshilli të bëhet një institucion i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm në procesin e hartimit të ligjeve në Shqipëri.

“Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa një partner të angazhuar si Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore”, vazhdon Drejtori i Projektit të USAID-it, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së projektit për vitin 2019.

Foto: Erald Lamja për USAID

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Foto: Erald Lamja për USAID

Page 3: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

3

Në 4 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi miratoi Ligjin “Për buxhetin e vitit 2019”. Ministria e Financave

dhe Ekonomisë (MFE) vuri në dukje se ky ligj tregon mbështetjen e vazhdueshme që qeveria qendrore jep për reformën administrative-territoriale si dhe për politikat efikase të decentralizimit dhe legjislacionit përkatës.

Si ndikon ky ligj tek njësitë e vetëqeverisjes vendore?

MFE parashikon se të ardhurat vendore në 2019 do të rriten me 5 miliardë lekë, ose 11%, krahasuar me vitin 2018, që do të thotë se do të ketë më shumë investime dhe përmirësime të shërbimeve vendore. Kjo rritje në përgjithësi është në sajë edhe të rritjes së pritshme të të ardhurave që NJQV-të do të mbledhin nga taksat dhe tarifat (+21% krahasuar me 2018) dhe rritje të grantit të pakushtëzuar për të tretin vit radhazi (+6% krahasuar me 2018 dhe +42% krahasuar me vitin e parë të zbatimit të reformës administrative-territoriale).

Ligji i Buxhetit për vitin 2019 reformon edhe natyrën e transfertave të dedikuara për financimin e funksioneve të reja që iu kaluan NJQV-ve në janar 2016. Që nga janari 2019, bashkitë mund të ushtrojnë kompetenca të plota dhe t’i kthejnë transfertat e mëparshme specifike të kush-tëzuara (që nuk mund të përdoreshin për funksione të tjera vendore) në grante të pakushtëzuara sektoriale. Për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve, pritet që NJQV-të të vazhdojnë të ruajnë nivelin e shpenzimeve, pavarë-sisht kompetencave të reja që kanë për këto grante.

Së fundi, dhe ndofta më e rëndësishmja, Ligji i Buxhetit 2019 sjell një ndryshim të madh në sistemin e finan-cimit të arsimit parashkollor. MFE në bashkëpunim me Projektin e USAID-it dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, rriti shumën e fondeve për edukatoret e ar-simit parashkollor në 2019 me 9.1% krahasuar me vitin 2018. Po ashtu, fondet do t’u kalojnë NJQV-ve duke u

LIGJI I BUXHETIT VJETOR PËR 2019 U MIRATUA

Nga Elton Stafa

Çfarë do të thotë kjo për bashkitë?

bazuar kryesisht në numrin e nxënësve (sipas legjisla-cionit në fuqi dhe duke u harmonizuar me praktikat më të mira ndërkombëtare) përkundër sistemit aktual që bazohet në të dhënat historike për numrin e edukator-eve. Këto dy ndryshime do të bëjnë që të krijohen 438 vende të reja pune si edukatore në arsimin parashkol-lor (10% më shumë) për t’u punësuar në bashkitë që kanë nevoja të ngutshme duke u bazuar në raportin e nxënësve parashkollorë me mësues. Rënia e raportit (që parashikohet të ulet në 15-18 fëmijë për edukatore krahasuar me 18-26 që është aktualisht) krijon një cilësi përgjithësisht më të mirë shërbimi si për edukatoret ashtu edhe për fëmijët.

Plot 32 bashki që përpiqen të ofrojnë shërbim në klasa të mbipopulluara parashkollore do të marrin fonde që në 1 janar, ndërkohë që MFE do të nxjerrë udhëzime të qarta dhe do të bëjë të ditur pritshmëritë e saj për rritjen e fondeve dhe të numrit të edukatoreve të kopshteve. Kjo reformë do të ketë ndikim pozitiv në 70% të fëmijëve të arsimit parashkollor në Shqipëri.

3033 34

4446 46

51

Buxhe� i Qeverisjes Vendore, në miliardë lekë

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe

Qeverisjen Vendore (PLGP) po punon me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për të vënë në zbatim ndarjen me bashkitë të 2% nga të ardhurat nga TAP. Kjo është përpjekja e parë e këtij lloji në lidhje me TAP në Shqipëri dhe pritet të rrisë të ardhurat e bashkive nga taksat e ndara me 35% çdo vit (me 736 milionë lekë ose 6.4 milionë dollarë).

Aktualisht, të ardhurat e ndara janë 25% nga taksa e regjistrimit të automjeteve dhe 5% nga renta minerare. Ndarja e TAP është premtuar në legjislacionin shq-iptar për më shumë se dy dekada. Megjithatë, vetëm në vitin 2017, me miratimin e Ligjit për Fi-nancat e Vetëqeverisjes Vendore të hartuar me mbështetjen kryesore nga Projekti i USAID-it, u bë e mundur përcaktimi i përqindjes faktike që do të ndahet me NJQV-të.

THELLIMI I REFORMËS SË DECENTRALIZIMIT FISKAL

Nga Elton Stafa

Për herë të parë bashkitë në Shqipëri do të marrin pjesën e tyre nga të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Page 4: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

4

PLGP po punon ngushtësisht me MFE për të trajtuar sfidat kryesore të ndarjes së TAP: identifikimin e origjinës së të ardhurave TAP dhe taksapaguesin përkatës. Ashtu si edhe në vendet e tjera në rajon, ndarja e të ardhurave TAP për bashkitë sipas vendbanimit të taksapaguesit kërkon investime të tjera dhe punë në sistemet TIK për të automatizuar identifikimin e origjinës së të ardhurave TAP sipas vendbanimit të taksapaguesit TAP. Deri në krijimin e një infrastrukture TIK, të ardhurat TAP do të ndahen me bashkitë në përpjesëtim me numrin e banorëve të tyre. Pritet që MFE të nisë së shpejti ndarjen e TAP duke përdorur formulën për banorë.

Projekti do të vazhdojë të punojë me MFE për të siguruar që ndarja e të ardhurave nga TAP të bëhet sipas origjinës së këtyre të ardhurave dhe vendbanimit të taksapaguesit TAP. Në nivel teknik, përpjekjet tona po fokusohen në përcaktimin e rregullave dhe procedurave dhe në kapërcimin e pengesave teknike mes institucioneve përgjegjëse (MFE, administrata e përgjithshme tatimore, Zyra e Regjistrit të Gjendjes Civile në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe AKSHI).

Të ardhurat nga taksat e ndara janë bërë një faktor i rëndësishëm

i reformës së decentralizimit fiskal në rajon. Përveç Kosovës dhe Bullgarisë, të gjithë ish-vendet e sistemit komunist ndajnë një përqindje të caktuar të të ardhurave TAP me njësitë e qeverisjes vendore. Nga një analizë e kryer nga eksperti i financave vendore në Projektin PLGP, disa vite më parë evidentohen këto të dhëna krahasuese: në Maqedoni bashkitë marrin 3% nga TAP; në Mal të Zi 12%, në Republikën Serbe në Bosnje-Hercegovinë 25%. Serbia ndan të ardhurat nga TAP në nivele të ndryshme në varësi të burimit, duke dhënë 1.5-2.5% nga taksa për trashëgiminë dhe dhuratat dhe 2.5% të taksës së transferimit të të drejtave absolute.

Ndarja e të ardhurave nga TAP është me rëndësi, sepse ajo nxit bashkitë të promovojnë zhvillimin ekonomik me anë të rritjes së parashikuar të të ardhurave nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës. Po ashtu, ajo nxit uljen e ekonomisë informale në partneritet mes dy niveleve të qeverisjes, duke qenë se formalizimi i këtyre të ardhurave rrit shumën totale të TAP për bashkinë si dhe u bën të mundur bashkive të pasura të sigurojnë edhe më shumë nga të ardhurat që gjenerohen në juridiksionin e tyre.

USAID UDHËHEQ PËRPJEKJET PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË NË ARSIMIN PARASHKOLLOR NË SHQIPËRI

Gjatë viteve 2017-2018, Projekti i

USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore punoi në partneritet me MFE, Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR) dhe vendimmarrës e ekspertë vendorë për të siguruar që decentralizimi i plotë i arsimit parashkollor në nivel vendor të shoqërohet me një sistem të qëndrueshëm financiar në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe aksesit në arsimin parashkollor.

Në sajë të këtyre për-pjekjeve të përbashkëta, financimi për edukatoret e kopshteve do të rritet në vitin 2019 me 9.1%, kraha-suar me 2018, ndërsa fon-det do t’u kalojnë NJQV-ve, bazuar kryesisht në numrin e fëmijëve, siç përcaktohet në legjislacionin shqiptar dhe siç rekomandohet edhe nga praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto dy ndryshime do të bëjnë të mundur marrjen në punë të të paktën 438 eduka-toreve (10% më shumë nga numri aktual) që do të caktohen në ato bashki që

Nga Elton Stafa dhe Erald Lamja

“Aksesi i barabartë në arsimin cilësor hap rrugën për rritjen e mëtejshme ekonomike, përmirësimin

e rezultateve në kujdesin shëndetësor, qeverisjen e qëndrueshme demokratike dhe shoqëri më të forta dhe paqësore,” thotë Strategjia e Shteteve të Bashkuara

të Amerikës për Arsimin Bazë Ndërkombëtar.

Godi

në a

rsim

i par

ashk

ollo

r në

Pukë

. 201

8. F

oto:

Era

ld L

amja

për U

SAID

Page 5: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

5

kanë nevojë më urgjente për të përmirësuar raportin edukatore-fëmijë. Kështu do të bëhet e mundur ulja e numrit mesatar nga 18 fëmijë për grup në 15 dhe nga e larta prej 26 fëmijë për një edukatore në 18 në disa raste ekstreme si në bashkitë Tiranë, Ka-mzë, Durrës, etj., duke krijuar kështu kushte dhe shërbime më të mira për mësimdhënien në kopshte.

Arsimi parashkollor është një nga funksionet më të kushtueshme, dhe ndofta më i rëndësishmi për të ardhmen e Shqipërisë, që iu transferuan bashkive në vitin 2016. Për tre vite me radhë, ky funksion u financ-uar nga grantet specifike të përcaktuara për këtë qëllim për secilën bashki, shuma që përcaktoheshin nga MFE dhe MASR në bazë të kostove historike. Periudha

tranzitore për këtë grant përfundoi në 2018 dhe në janar 2019 grantet specifike për arsimin parashkollor do të shndërrohen në grante të përgjithshme dhe do të përdoren nga bashkitë sipas nevojave të tyre. Përveç kalimit të granteve të kushtëzuara në grante të pakushtëzuara, politikanët në nivel vendor e qendror kanë bërë përpjekje për të përmirësuar metodën e ndarjes së fondeve të arsimit parashkollor.

Historikisht, fondet nda-heshin sipas numrit të ra-portuar të edukatoreve të punësuara në çdo bashki, ndërkohë që kuadri ligjor në fuqi kërkon që financimi për arsimin parashkollor të bëhet kryesisht në bazë të numrit të fëmijëve. Nga analiza e kryer nga Projekti PLGP del se sistemi aktual nuk pasqyron saktësisht

ndryshimet demografike dhe sociale në 27 vitet e fundit në Shqipëri dhe se kjo, shoqëruar edhe me zbatimin në mënyrë të pabarabartë të vendimeve për numrin e fëmijëve në grupet e kopshteve, kanë çuar në dallime dhe pabarazi të theksuar në cilësinë e arsimit parash-kollor në Shqipëri.

Për të trajtuar këto pabarazi dhe për të siguruar një sistem më të qëndrueshëm financimi, Projekti PLGP bashkëpunoi me MFE dhe MASR për të konceptuar një sistem të ri për ndarjen e fondeve për arsimin parashkollor. Duke filluar nga viti 2019, sistemi do të bazohet kryesisht në numrin e fëmijëve në kopshte (60% në numrin e fëmijëve dhe 40% në numrin e edukatoreve). Një gjë e tillë do të ndihmojë

në përmirësimin e shër-bimit duke pasqyruar kështu më mirë ndryshi-met demografike dhe duke zbutur pabarazitë mes bashkive, ndërkohë që ndihmon në përmirësimin edhe të aksesit në arsimin parashkollor. Kështu, kjo reformë ndikon pozitivisht tek 70% e nxënësve të arsimit parashkollor në mbi 50% të bashkive në vend.

“Këto nuk janë statistika, por një mundësi e vërtetë për të përmirësuar situatën në ato bashki që kanë nevojë urgjente për mësues të arsimit parashkollor dhe për të ofruar një shërbim më cilësor për fëmijët e qytetarëve tanë”, tha Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Foto: Erald Lamja për USAID

Page 6: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

6

SISTEMET E INFORMACIONIT PËR ADMINISTRIMIN E TAKSAVE TË FINANCUARA NGA USAID, SI INSTRUMENTE PËR RRITJEN E TË ARDHURAVE TË VETA VENDORE

“Njohja me instrumentet e ndryshime të raportimit që siguron sistemi TAIS na lehtëson punën në administrimin e taksave dhe tarifave vendore, duke pasur parasysh se taksat që mbledhim i kthehen qytetarëve në formën e investimeve,” – thotë Aida Saraçi, Drejtore e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Elbasanit.

Nga Genc Radovicka dhe Erald Lamja

Fuqizimi financiar i një-sive të qeverisjes ven-

dore (NJQV) ka qenë një çështje kryesore në kuadër të zbatimit të decentral-izimit vendor. Për rritjen e të ardhurave vendore, NJQV-të duhet të përmirësojnë dhe forcojnë procedurat e mbled-hjes së taksave vendore. Kjo mund të arrihet duke përdorur sisteme të informa-cionit tatimor që ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe shmangien e abuzimit

dhe korrupsionit nga ana e zyrtarëve të administratës tatimore vendore.

Sistemi i Administrimit të Informacionit Tatimor (TAIS), i zhvilluar nga Projekti i USAID-it, është një sistem i kompjuterizuar i ndërtuar për të rritur sa më shumë produktivitetin në proceset e administrimit të taksave vendore, duke kursyer kështu kohë dhe para dhe u mundëson tatimpaguesve

një shërbim më të mirë. Nëpërmjet TAIS, të gjitha sistemet e informacionit të taksave vendore dhe baza e të dhënave janë të integruara. Ato sigurojnë mjetet e nevojshme për të lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore, për të luftuar evazionin fiskal dhe për të kënaqur kërkesat për informacion për drejtuesit e lartë dhe për kontrollin e brendshëm me qëllim menaxhimin sa më efikas e modern të taksave vendore.

Funksionalitetet e TAIS sigu-rojnë të gjithë ciklin e admin-istratës tatimore të bashkive: nga administrimi i të dhënave të tatimpaguesve, llogaritja e taksave, faturimi dhe pagesat, identifikimi i debitorëve dhe raportimi i të ardhurave.

Në 13-14 shtator 2018, Projekti i USAID-it or-ganizoi një trajnim për përmirësimin e përdorimit dhe njohjne sa më mirë të sistemit TAIS. Plot 27 zyrtarë të tatimeve nga 9 bashki partnere të Projektit të USAID-it (Elbasani, Ka-mza, Lushnja, Berati, Kuço-va, Fieri, Patosi, Vlora, dhe Saranda) morën pjesë në trajnimin e organizuar për përditësimet e fundit në përdorimin e sistemit TAIS. Në këtë trajnim, pjesëmar-rësit mësuan për mënyrat e përgatitjes së raporteve me të dhëna financiare si dhe për analizimin e infor-macionit tatimor.

Projekti i USAID-it beson se përmirësimi i admin-istrimit të taksave vendore mund të arrihet nëpërmjet kompjuterizimit të punës për administrimin e këtyre taksave dhe me anë të përmirësimeve të vazh-dueshme në shkëmbimin e informacionit me admin-istratën qendrore tatimore dhe institucione të tjera të qeverisë qendrore.

Zyrtarë të taksave vendore diskutojnë mbi manualin TAIS të përgatitur nga ekspertët e USAID. Foto: Erald Lamja për USAID

Page 7: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

7

SISTEME MË TË MIRA – SHËRBIME MË TË MIRA

Nga Genc Radovicka dhe Erald Lamja

Taksa e pronës dhe e ndërtesës është një

nga burimet kryesore të të ardhurave për NJQV në Shqipëri. Deri më sot, bashkitë nuk kanë pa-sur regjistër territori me informacione të sakta për vendndodhjen dhe hollësi të tjera të pronës së qytetarëve brenda juridiksionit të tyre. Po ashtu, bashkive u mun-gonin instrumentet për të identifikuar pronat e tatueshme dhe pronarët e tyre. Vështirësitë në marrjen e të dhënave të plota, të përditësuara dhe të sakta nga ZRPP kanë krijuar probleme në nivel vendor.

Për të trajtuar këtë shqetësim të NJQV-ve partnere, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qe-verisjen Vendore në këto tre vitet e fundit ka asistuar bashkitë partnere të Kor-çës, Fierit, Lushnjes, Bera-tit, Elbasanit dhe Kamzën për krijimin e një platforme të kompjuterizuar që përdor aplikacion me bazë GIS, mjaft i nevojshëm për krijimin e një regjistri të qëndrueshëm të territorit. Aplikacioni përfshin infor-macione për vendndod-hjen, madhësinë, vlerën, dhe pronësinë e pronës. Ai lehtëson mbledhjen dhe administrimin e taksës së pasurisë nëpërmjet krijimit

Në sajë të mbështetjes së USAID, Bashkia e Elbasanit tashmë mund të lëshojë fatura të sakta të taksës së pronës, duke u bazuar në të dhëna të besueshme që sigurohen nga regjistri i territorit mbështetur në sistemin GIS.

të elementëve tatimorë të një regjistri funksional ter-ritori. Funksionaliteti i parë i këtij aplikacioni me bazë uebi është të mbështesë kërkimin, zgjedhjen, paraq-itjen dhe hartografimin e pronës sipas parcelës dhe ndërtesës.

Kjo platformë lehtëson punën e stafit të bashkisë në mirëmbajtjen e regjis-trit GIS të territori për të futur të gjitha të dhënat e pronave, duke siguruar informacione të sakta dhe të besueshme të pronave, informacione që janë shumë të rëndësishme për identifikimin e saktë dhe të plotë të taksës së pronës.

Secila nga bashkitë e që po asistohen në këtë drejtim po realizojnë sondazhe të plota në terren për të gjitha ndërtesat dhe pronat bren-da territorit të bashkisë dhe po i hedhin këto të dhëna në regjistrin e territorit. Bashkia e Elbasanit përfundoi kohët e fundit regjistrin e territorit me bazë të dhënash GIS ku jepet informacion i saktë për më shumë se 35,800 ndërtesa, 53,300 prona të patundshme dhe 49,500 taksapagues.

“Regjistri dixhital i territo-rit fokuksohet tek pasuritë e patundshme dhe bën të mundur identifikimin e pronarit të pronës, analiz-imin e vlerës së pronës dhe administrimin e një inven-tari të saktë të pasurive të patundshme dhe rritjen e të ardhurave nga taksa e pronës”, – thotë Qemal Tusha, Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Financës në Bashkinë e Elbasanit.

Taksa e pronës është më shumë se një burim të ardhurash dhe zhvillimi. Ato luajnë një rol kyç në krijimin e institucioneve, tregjeve, dhe demokracisë duke bërë që NJQV-të të jenë të përgjegjshme para taksapaguesve të tyre.

Pamje e databazës GIS të populluar me të dhënat e Bashkisë Elbasan.

Punonjësit e Bashkisë Elbasan gjatë anketës derë më derë për të grumbulluar informacion mbi pronat dhe ndërtesat. Foto nga Bashkia Elbasan

Page 8: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

8

Vora është një bashki relativisht e vogël (80 km2) me 25,000 banorë sipas Censusit të Popull-sisë të vitit 2011. E pozi-cionuar mes dy qyteteve më të mëdha të vendit, Tiranës dhe Durrësit, Vora është bashki e re që po bën përpjekje të vazh-dueshme për të plotësuar nevojat e popullsisë së saj në rritje.

Që 2012, USAID ka punuar së bashku me NJQV-të partnere për të trajtuar dobësitë në sistemin e të ardhurave vendore dhe për të vendosur gurët e themelit për admin-istrimin efikas e këtyre të ardhurave. Përpjekjet janë përqendruar në krijimin e infrastrukturës së nevo-jshme kapitale, në ngritjen e kapaciteteve të admin-

MË SHUMË TË ARDHURAMË SHUMË INVESTIMEBashkia Vorë rrit të ardhurat e vetaNga Silvana Meko dhe Erald Lamja

Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të të ardhurave të veta, Bashkia Vorë ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës së saj rrugore urbane dhe rurale sipas standardeve moderne. Po ashtu, bashkia ka investuar në shumë projekte infrastrukturore vendore, si mjedise çlodhëse, kënde lojërash, furnizimi me ujë të pijshëm, trotuare, ndriçim publik, etj., me qëllimin parësor përmirësimin e jetës së qytetarëve.

0.0

0.5

1.0

1.5

2.0

2.5

3.0

3.5

istratave tatimore dhe në realizimin e fushatave të ndërgjegjësimit të taksa-paguesve. Bazuar në këtë kuadër konceptual, USAID-i ka mbështetur bashkitë partnere për zbatimin e planeve të veprimit për mbledhjen e taksës së pasurisë duke përpiluar informacionin për pronat dhe faturimin e të gjithë pronarëve, për krijimin e regjistrave tatimorë të ba-zuar në Sistemin Informa-tive Gjeografike (GIS), për zbatimin dhe përdorimin e Sistemit të Administrimit të Informacionit të Taksave (TAIS) nga administrata vendore dhe realizimin e fushatave dhe programeve të ndërgjegjësimit për bizneset dhe familjet.

Si partner i Projektit të US-AID-it, Bashkia Vorë ka marrë pjesë në shumë aktivitete të projektit në këto 7 vitet e fundit për ngritjen e kapac-

iteteve të stafit për sa i përket mbledhjes së të ardhurave të veta nga taksat dhe tarifat vendore. Në Vorë është instaluar dhe po zbatohet Sistemi TAIS është përmirë-suar cilësia e këtij shërbimi.

Për të dytin vit radhazi, 12 bashkitë partnere të Projekti i USAID-it kanë pasur rritje të të ardhurave me 30%.

Bashkia Vorë renditet ndër tre bashkitë e para me performancën më të mirë në rritjen e të ardhurave të veta nga taksat dhe tarifat vendore. Në fakt, qëndrueshmëria e tyre në këto vitet e fundit përkthe-het në rritje të vjeljes së të ardhurave nga 2.4 milionë USD në 2015, në 2.9 mil-ionë USD në 2016 dhe 3.2 milionë USD në 2017.

Pse po punon kaq mirë Bashkia e Vorës? Ku qën-dron sekreti i suksesit të saj?

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore ka një staf prej 20 vetësh, përf-shirë këtu edhe inspe-ktorët në terren. “Mendoj se jemi në vendin e duhur duke bërë gjënë e duhur për njerëzit e duhur,” thotë

Mira, Shefe e Sektorit të Biznesit në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore.“Jemi të angazhuar për të bërë punën dhe bëjmë shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë. Nuk mbledhim taksa për të

Foto

: Bas

hkia

Vorë

Page 9: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

9

Mira (majtas), Gledis, dhe Klaudia (djathtas) pozojnë për kamerën gjatë një takimi në ambjentet e punës. Foto: Erald Lamja për USAID.

ENERGJIKË DHE TË MOTIVUAR

Nga Silvana Meko dhe Erald Lamja

Ngritje kapacitetesh teknike për punonjësit e rinj në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë

Reforma e taksës së pronës është një nga zhvillimet kryesore në financat e qeverisjes vendore pas miratimit

të ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore. Kjo reformë ka si qëllim të forcojë bashkitë në Shqipëri duke rritur në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat nga burimet e veta nëpërmjet taksës së pronës sipas vlerës së tregut.

Në janar 2018, MFE së bashku me Agjencinë Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA) nisën punën për krijimin e kadastrës kombëtare fiskale, që do të lehtësojë zbatimin e sistemit të taksës së pronës bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat.

MFE kërkoi asistencë teknike nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për të mundësuar mi-ratimin dhe zbatimin në praktikë të kadastrës kombëtare fis-kale në nivel vendor dhe për rritjen e kapaciteteve teknike të stafit të bashkive, përfshirë këtu edhe stafin e sapoemëruar të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pronës (DPTP).

Gjatë javë të para të muajit shtator 2018, si pjesë e ak-tiviteteve për ngritjen e kapaciteteve në bazë të kërkesës së vetë DPTP, ekspertët e Projektit PLGP hartuan dhe organizuan një cikël të plotë trajnimi 3 mujor për stafin e ri të DPTP. Në këtë trajnim u trajtuan tema të çështjeve administrative dhe të politikave të taksave vendore, përf-shirë konceptet e autonomisë fiskale dhe vendore dhe praktikave për mbledhjen e taksës së pronës.

Gjashtë punonjës të rinj, pjesa më e madhe pa përvojë pune por me rezultate të shkëlqyera universitare, ishin të etur dhe entuziastë për të marrë dije të reja për taksën e pronës dhe lidhjen e saj me çështjet e financave të qeverisjes vendore.

“Konsultohem shpesh gjithë ditën me materialet e trajnimit që ka përgatitur USAID,” thotë Kledia Nakuçi, që stu-dioi për informatikë me fokus në degën ekonomiks në Universitetin e Tiranës dhe që ka filluar punë në DPTP kohët e fundit. “Ka shumë gjëra që ne si ekip po mësojmë nga këto materiale trajnimi dhe manualet për taksat dhe financat vendore të botuara nga USAID.”

Kalimi i vonuar nga tatimi sipas sipërfaqes së pronës në sistemin e ri të tatimit sipas vlerës së pronës për ndërte-sat pritet të krijojë rreth 24 milionë dollarë të ardhura për bashkitë në 1-3 vitet e ardhshme.

Projekti PLGP do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike në mbështetje të kërkesave që vijnë nga të dy nivelet e qeverisjes. Kjo do të lehtësojë zbatimin e reformës së taksës së pronës dhe do të përmirësojë përdorimin e in-strumenteve TIK që ndihmojnë NJQV-të të rrisin arkëtimin e të ardhurave dhe të përmirësojnë menaxhimin financiar. Nga ana tjetër, kështu bëhet e mundur rritja e transpar-encës dhe përmirësimi i shërbimeve për komunitetin.

përmirësuar shifrat dhe për t’u mburrur me grafikët. Përkun-drazi, informojmë bizneset dhe qytetarët rregullisht se taksat e tyre përdoren për të për-mirësuar jetën e banorëve dhe fëmijëve tanë. Këto të ardhura përdoren për investime dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Kjo është ajo që na motivon në punën tonë të përditshme,” thotë Klaudia, Shefe e Sektorit të Familjeve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Nuk është thjesht vetëm profesionalizmi dhe an-

gazhimi që e bën punën e tyre një histori suksesi. Këto vajza të reja dhe kolegët e tyre janë banorë të Vorës që jetojnë me familjet e tyre në këtë bashki. Ato rrisin fëmijët e tyre në këtë qytet. Kjo është arsyeja e angazhimit të tyre për të vënë në zbatim sa më mirë sistemin e kompjuterizuar të taksave të projektuar nga PLGP, e pjesëmarrjes në trajnime të ndryshme të Projektit PLGP dhe e vënies në praktikë në punën e tyre të përditshme të aftësive të reja.

Foto: Erald Lamja për USAID

Page 10: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

10

“Im at e bleu këtë tokë prej 6 dynymësh rreth 25 vite më parë dhe që prej asaj kohe ne e shfrytëzojmë vetëm gjysmën e vitit, pasi gjatë gjithë dimrit kjo zonë përmbytet,” vazhdoi ai. “Gjatë dimrit me shirat e rrëmbyeshëm unë emigroj jashtë vendit dhe mundohem të kursej që në pranverë të rikthehem për të punuar tokën tonë e për të mbajtur dy lopë të cilat na sigurojnë të ardhura për jetesë.”

“Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që këtu të ketë pasur kanale kulluese,” na thotë babai i Mirit, Kadriu, një burrë punëtor e fjalëpakët, “Nëse kjo punë që bashkia po bën ka vazhdimësi, mendoj se më në fund kjo zonë do prodhojë gjatë gjithë vitit.”

Këto përmirësime shërbimi u bënë të mundura falë partneritetit me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), nëpërmjet zbatimit të programit të përmirësimit të cilësisë së shërbimit (QSIP).

Procesi nisi me intervista dhe pyetësorë për qytetarët dhe stafin e bashkisë mbi perceptimin që ata kishin mbi shërbimet e ofruara nga bashkia e tyre. Nga rezultatet u evidentua se ujitja dhe kullimi ishin në gjendje të mjerueshme rezultuan dhe kishin nevojë urgjente për përmirësim në shumicën e bashkive, duke nxitur kështu ndërmarrjen e veprimeve nga ana e bashkive Elbasan, Fier, Patos, dhe Kuçovë për hartimin e planeve me afate kohore konkrete dhe përgjegjësi për ndreqjen e situatës.

Bashkia e Elbasanit ishte e para që miratoi në Këshillin Bashkiak dhe filloi zbatimin e këtij plani veprimi.Pas Reformës Administrative-Territoriale, të miratuar në

Në verën e kaluar, Bashkia e Elbasanit filloi me ndërhyrjet në sistemet e kanaleve ujitëse dhe

kulluese në të gjithë territorin e saj. Makineritë e rënda punuan për çdo ditë duke pastruar pothuajse të gjitha kanalet e rënduara dhe duke hapur kanale të reja atje ku ishte e nevojshme.

Ndërkohe që mjetet e Bashkisë Elbasan punonin në hapjen e kanaleve të reja kulluese, banorët e fshatit Vidhas qëndronin pothuajse indiferentë larg punimeve dhe zhurmës së mjeteve të rënda.

“Kjo zonë ka qenë gjithmonë nën ujë për çdo dimër që unë mbaj mend,” na thotë Miri Caka, një djalë i ri rreth të tridhjetave, i cili së bashku me babanë e tij të moshuar, shpërndajnë pleh organik mbi parcelën e tyre të vogël.

TRANSFORMIMI I JETËS SË QYTETARËVE PËRMES SHËRBIMEVE MË TË MIRANga Erald Lamja dhe Diamanta Vito

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Foto: Erald Lamja për USAID

Page 11: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

11

Zbatimi i Reformës Territoriale vazhdon të mbetet një sfidë për njësitë e qeverisjes vendore, e sidomos ofrimi cilësor i shërbimeve tek qytetarët. Bashkitë e reja aktualisht menaxhojnë dhe ofrojnë shërbime në territore disa herë më të mëdha, e kushtëzuar kjo dhe nga largësia gjeografike e disa njësive administrative, në të cilat infrastruktura rrugore mungon. Si pasojë, bashkitë po hasin sfida të tjera në përpjekjet e tyre për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë, veçanërisht për sa i përket menaxhimit të funksioneve të reja, si arsimi dhe infrastruktura e arsimit parashkollor dhe parauniversitar, pyjet dhe kullotat, infrastruktura e qendrave shëndetësore, mirëmbajtja e rrugëve rurale, infrastruktura dytësore e ujitjes dhe kullimit, dhe shërbimet sociale, zjarrfikësi dhe shërbimi i shpëtimit.

maj të vitit 2014, Bashkisë së vjetër të Elbasanit i janë bashkuar edhe 12 njësi të tjera administrative dhe 116 fshatra. Sipërfaqja e Bashkisë së Elbasanit është aktualisht 873 km², përfshirë këtu edhe sipërfaqen bujqësore prej 37,496 ha. Në sektorin e bujqësisë është punësuar afërsisht 28 % e popullsisë.

Gjetjet e QSIP

Analiza e situatës tregoi së si një shërbim i ri si ujitja ashtu edhe kullimi nuk kishin një strukturë të dedikuar dhe burimet njerëzore ishin të pamjaftueshme për të zbatuar këtë funksion të ri të transferuar nga ligji i vetëqeverisjes vendore i vitit 2014.

Struktura përgjegjëse, e cila midis të tjerave mbulonte dhe këtë shërbim, akoma nuk kishte kontrata me fermerët, nuk ekzistonte një regjistër i sipërfaqeve

të ujitje-kullimit dhe nuk kishte inventar fizik dhe kontabël të aseteve për këtë shërbim. Nga ana tjetër, faturimi dhe arkëtimi i faturave dhe taksa bujqësore nuk mblidheshin.

Sipërfaqja që realisht mund të ujitet në Bashkinë e re Elbasan është rreth 7,553 ha. Gjatësia totale e kanaleve ujitëse është 556.5 km. Kanalet kulluese kanë një gjatësi prej 1983 km dhe i shërbejnë një sipërfaqeje prej 3345 ha tokë bujqësore. Megjithatë, në vitin 2016 aksesi për ujitje ra në 1,760 ha dhe në vitin 2017 gjendja e këtij shërbimi u përkeqësua edhe më tej duke rënë në 1,164 ha.

Me zbatimin e planit të veprimit vetëm gjatë pjesës së mbetur për vitin 2018 në sezonin ujitjes sipërfaqja ujitëse u dyfishua në 2,493 ha, duke i ofruar këtë shërbim 9,900 fermerëve.

Po ashtu, u ndërhy dhe në pastrimin e 180 km kanale ekzistuese vaditëse dhe kulluese dhe hapjen e 70 km kanale të reja kulluese, ndërhyrje që fermerët e zonës nuk e kishin parë për më se 30 vjet.

Në përputhje me planin e veprimit, Bashkia Elbasan do të vazhdojë ndërhyrjet për vënien në funksionim të të gjithë skemave ujitëse që nuk funksionojnë,

duke mundësuar në këtë mënyrë shtimin e orëve të shërbimit me ujë për fermerët bazuar në kërkesat e tyre para fillimit të sezonit të ujitjes. Ndërkohë do të vazhdohen përpjekjet që së bashku me institucionet qendrore të punohet për pastrimin dhe rehabilitimin e rezervuarëve dhe digave që kanë qëllim shërbimin e ujitjes e kullimit si dhe mbrojtjen nga përmbytja.

Foto

: Bas

hkia

Elba

san

Page 12: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

12

Bashkia mban premtimet Nga Erald Lamja

Për 3 vite me radhë (2015-2017) Projekti i

USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka kryer vlerësimet e komunitetit për qeverisjen në 16 bashki për të bërë të mundur që qytetarët të thonë nevojat dhe prioritetet e tyre për sa i përket shërbimeve publike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik vendor.

Gjatë këtij procesi në Patos në vitin 2017, një nga shqetësimet dhe nevojat kryesore që ngritën banorët ishte mungesa e banesave sociale për gratë në nevojë. Projekti

i USAID-it ka kënaqësinë të raportojë se Bashkia e Patosit iu përgjigj menjëherë këtij shqetësimi të qytetarëve.

Me mbështetje financiare nga qeverisë shqiptare, bashkia ia arriti që në një periudhë 6-mujore të shndërronte një ndërtesë të braktisur në pronësi të bashkisë (ish kopsht) në një ndërtesë moderne me 12 apartamente, nga të cilat 10 apartamente iu dhanë 10 familjeve në nevojë dhe dy u mbajtën për përdorim emergjent. Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, këto apartamente iu dhanë familjeve në nevojë.

Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen vendore është një instrument dhe mekanizëm vlerësimi që u bën të mundur qytetarëve të thonë nevojat dhe prioritetet e tyre për sa i përket shërbimeve publike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik vendor. Ai është një instrument i fuqishëm dhe mjaft i dobishëm në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, qeverisjes së mirë dhe rezultateve të zhvillimit nëpërmjet llogaridhënies para publikut. Ka rëndësi për qeverisjen vendore që qytetarët të kenë zërin e tyre në vendimmarrje dhe të përcaktojnë prioritet në lidhje me çështje që ndikojnë në jetën e tyre. Ata duhet të angazhohen vazhdimisht në procesin e vendimmarrjes për problematika që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre.

“Jam përpjekur gjithë jetën të kem një shtëpi timen, por vetëm tani kemi një çati mbi kokë e më së fundi të jem e sigurt për fëmijët e mi”,

tha Etleva, nënë e vetme e tre fëmijëve teksa lotë gëzimi i rridhnin në faqe.

Më 9 dhjetor 2018, Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, u dorëzoi çelësat e 10 apartamenteve grave në nevojë.

MBËSHTETJE PËR REDUKTIMIN E UJIT PA TË ARDHURA NË SHQIPËRINga Valu Add Management Services

Qeveria shqiptare ka identifikuar

përmirësimin e shërbimit ujësjellës-kanalizime si një nga pesë shtyllat dhe prioritetet kryesore të saj për mandatin aktual. Objektivi kryesor është të zgjerojë aksesin dhe të rrisë cilësinë

e këtij shërbimi për të gjithë popullsinë në vend. Qëllimi përfundimtar është sigurimi i furnizimit të pandërprerë me ujë për të gjithë banorët, shërbimin e ujërave të zeza për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe minimizimin e ndikimeve negative në

mjedis. Në fund të vitit 2017, Këshilli i Ministrave nisi Reformën e Sektorit të Ujit dhe Planin e Veprimit me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve me anë të reduktimit të ujit pa të ardhura, përmirësimit të qëndrueshmërisë financiare të shoqërive ujësjellës-kanalizime dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Duke u përgjigjur nevojës urgjente të shprehur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) ofroi rol këshillues parësor në zhvillimin e metodologjisë kombëtare për reduktimin e ujit të pa të ardhura në Shqipëri.Kjo metodologji shërbeu për të bërë të mundur që të kuptohen më mirë

Foto

: Bas

hkia

Pato

sFo

to: B

ashk

ia Pa

tos

Page 13: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

13

Plani afatshkurtër i veprimit për reduktimin e ujit pa të ardhura propozon ndërhyrje në matjen e ujit me shumicë, klientët pa matës, bazën e të dhënave të klientëve, përdorimin e paautorizuar, matësit e dëmtuar të klientëve, bazën e të dhënave për faturimin e klientëve, gabimet në faturim, klientët e mëdhenj, hartografimin, dhe kontrollin e rrjedhjeve aktive.

komponentët e ndryshëm të humbjeve të ujit dhe strategjive për t’u marrë me secilin komponent si dhe një përshkrim të qartë të veprimeve të nevojshme për të realizuar strategjitë. Po ashtu, metodologjia synon që të kuptohet plotësisht kuadri brenda të cilit strategjitë dhe veprimet e propozuara do të bëhen praktike, të realizueshme dhe të qëndrueshme, përfshirë këtu edhe strukturën nevojshme organizative.

Metodologjia u pasua nga një plan veprimi gjithëpërfshirës

afatshkurtër, ku jepeshin ndërhyrjet kryesore të fokusuara për të uljen e humbjeve tregtare në tetë shoqëritë më të mëdha UK: Tirana, Elbasani, Lushnja, Fieri, Kavaja, Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Ky plan veprimi ishte mbështetje për Ministrinë e Infrastrukturës në identifikimin e kërkesave kyçe dhe masave afatshkurtra që do të siguronin fitim maksimal financiar për ofruesit e shërbimeve me sa më pak investime të mundshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e menaxhimit efikas dhe

“Ka vështirësi jashtëzakonisht të mëdha për reduktimin e ujit pa të ardhura, veçanërisht të humbjeve fizike, nën regjimin aktual operative të furnizimit me orar në Shqipëri. Është nevojë urgjente të krijohen strukturat e nevojshme dhe të prezantohen sisteme për menaxhimin e rrjetit të

shpërndarjes dhe furnizimit në situatën aktuale të furnizimit me ujë. Plani afatshkurtër 3-vjeçar i veprimit synon pakësimin e humbjeve tregtare dhe trajton “fitimet e shpejta” me investime të arsyeshme e të realizueshme,” theksoi Z. Charalambous gjatë prezantimit të tij.

efektiv të sistemeve të furnizimit me ujë dhe për të arritur reduktimin e ujit pa të ardhura me 16% në nivel kombëtar.

Përveç kësaj, ekspertët e ujit të Projektit PLGP ndihmuan Zyrën e Kryeministrit dhe MIE-në në organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe prezantimeve për drejtuesit gjashtë shoqërive UK. Temat e diskutimeve të këtyre aktiviteteve ishin analiza bazë dhe gjetjet e planit afatshkurtër të veprimit dhe afatet kohore të nevojshme për zbatimin e tij. MIE ka përfshirë

planet e veprimit për uljen e ujit pa të ardhura në projekt-marrëveshjet e performancës që do të miratohen nga qeveria qendrore dhe bashkitë lokale për ofrimin e shërbimeve ujësjellës-kanalizime.

Eksperti ndërkombëtar për kërkesën e ujit nga Projekti PLGP, Z. Bambos Charalambous, prezantoi planin afatshkurtër të veprimit për uljen e ujit pa të ardhura, plan që u hartua me asistencën e Projektit, në Konferencën e 6-të Ballkanike “Uji dhe Natyra” që u organizua në Tiranë.

Udhëtimi studimor në Korçë shërben si mundësi për ndarjen e njohurive për stafin e shoqërive të tjera UK në Shqipëri

Sektori i ujësjellësit në Shqipëri po përballet me një moment të rëndësishëm. Qeverisë shqiptare në

përputhje me Programin e OKB-së për ujin e ka përcaktuar përmirësimin e shërbimeve ujësjellës-kanalizime (UK) si një nga 5 shtyllat dhe prioritetet kryesore të mandatit të saj. Shoqëritë UK nuk veprojnë në përputhje të plotë me parimet e kontrollit të kostove, përmirësimin e vazhdueshëm të efikasitetit dhe rikuperimit të plotë të kostove, duke shkaktuar kështu një rreth vicioz të mungesës së financimit për shërbimet, investime të

Nga Valu Add Management Services dhe Erald Lamja

pamjaftueshme dhe degradimin e infrastrukturës, veçanërisht për menaxhimin e ujërave të zeza. Në Shqipëri janë aktualisht 58 shoqëri UK të strukturuara si shoqëri me kapital të përbashkët në pronësi të bashkive.

Shoqëria UK e Korçës është shoqëria që funksionon më mirë në vend duke siguruar furnizim me ujë 24 orë për rreth 99% të sipërfaqes së bashkisë. Ajo ka nivelin më të ulët të ujit pa të ardhura dhe administron një rrjet të plotë të kanaleve të ujërave të zeza shoqëruar kjo edhe me një impiant për trajtimin e këtyre ujërave. Në fakt, kjo shoqëri renditet ndër më të mirat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore e ndihmoi UK Korçë në vitin 2013 për hartimin e një plani 5-vjeçar biznesi dhe plani veprimi për përmirësimin e performancës, që u zbatuan me korrektësi nga UK dhe që monitorohen rregullisht nga drejtuesit e kësaj shoqërie.

Foto

: iht

tp://

balka

nsjo

intc

onfe

renc

e.or

g

Page 14: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

14

Në 27-28 shtator të vitit të kaluar ekspertët UK të Projektit PLGP organizuan një vizitë studimore me përfaqësues nga stafi i pesë shoqërive të tjera UK (Tiranë, Lushnje, Fier, Vlorë, dhe Patos) në shoqërinë UK Korçë me qëllim ndarjen e njohurive dhe përvojave të suksesshme si dhe praktikave më të mira të punës.

Drejtues dhe staf teknik nga pesë UK gjatë vizitës në ambjentet e UK Korcë.Foto: Erald Lamja for USAID

“Sipas asaj që pashë në këtë vizitë studimore në Korçë, procedurat e kujdesit për klientin janë të një prioriteti të lartë në këtë moment për UK Tirana. Pas kësaj vizite dyditore mblodha stafin e Drejtorisë së Kujdesit për Klientin dhe i udhëzova të hartojnë një manual procedurash dhe procesesh. Zyrat e kujdesit për klientin janë fytyra e UK Tiranë me qytetarët dhe për këtë qëllim kemi nevojë të sigurohemi që klientët marrin shërbim cilësor.” - Evis Gjebrea, Zv.Drejtor e Përgjithshme e UK Tiranë.

“UK Korça është shembulli më i mirë që tregon se jo vetëm investimet por edhe administrimi i mirë kanë shumë rëndësi për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve,” tha Ersi Veliu, Drejtore Teknike e UK Lushnje.

Në këtë vizitë studimore u pa nga afër zbatimi i praktikave të mira teknike dhe tregtare me fokus të veçantë në:

• Menaxhimin dhe monitorimin e prodhimit të ujit të pijshëm;

• Menaxhimin e matjes (procesi i leximit të matësve, qendra e kontrollit);

• Menaxhimin e shërbimeve për klientin;

• Operimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza;

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore po ndihmon edhe bashkitë model për hartimin e vlerësimeve të gjithanshme të shërbimeve ujësjellës-kanalizime në zonat e zgjeruara të bashkive, për të përfshirë:

• Mbledhjen e të gjithë dokumentacionit të disponueshëm për infrastrukturën për sistemet komunale që do të transferohen;

• Identifikimin e kërkesës për ujë dhe karakteristikat e ujit pa të ardhura në zonat e zgjeruara;

• Analizën e numrit aktual të stafit në zonat e zgjeruara që duhet të mbahen nga shoqëria mëmë UK;

• Përcaktimin e objektivave të reja strategjike për të cilat do të hartohen plane veprimi për përmirësimin e performancës.

MBËSHTETJE BASHKIVE PËR SIGURIM FONDESH PËR PROJEKTE STRATEGJIKENga Ledio Allkja dhe Rudina Toto

Përgatitja e projekteve të suksesshme të finan-

cueshme për mbështetje nga institucionet financiare apo donatore mbetet ende sfidë për bashkitë në Shqipëri. Projektet efektive duhet të shoqërohen me analiza të mirëfillta, ku merren para-sysh të gjitha pengesat dhe mundësitë në procesin e zbatimit. Këto projekte duhet të jenë në gjendje të bindin institucionin financues për kapacitetin e bashkisë në trajtimin e problemeve të projektit dhe thithjen e finan-cimit të tij. Projekti PLGP ka mbështetur bashkitë Fier dhe Berat për nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor nëpërmjet përgatitjes së projekteve të financueshme për t’u zbatuar me ndihmë financiare nga Trans Adriatic Pipeline (TAP). Bujqësia është sektor i rëndë-sishëm i zhvillimit ekonomik vendor për Fierin dhe Beratin, kështu që të dy projektet e reflektojnë këtë rëndësi.

Në rastin e Fierit, bashkia hartoi një projekt për një treg të ri të gjësë së gjallë, projekt që përfshinte studimin e fizibilitetit dhe planet e ndërtimit. Tregu i ri do të zëvendësojë atë aktual që funksionon në brendësi të qytetit pranë

shinave të hekurudhës dhe që është në gjendje të mjerueshme fizike dhe higjieno-sanitare. Bashkia ka në plan ta ndërtojë tregun e ri të gjësë së gjallë në një tokë bujqësore jashtë qytetit, nga ku do të përfitojë e gjithë qarku dhe duke bërë të mundur përdorimin më të shpeshtë të tij si tre, së bashku me përdorimet për aktivitete të tjera, si panaire, pazare, ditët e bashkisë, etj. Projekti PLGP mbështeti bashkinë për hartimin e këtij projekti duke kryer studime fizibiliteti që trajtojnë si ndërtimin ashtu edhe funksionimin dhe administrimin e tregut në të ardhmen. Kostoja e ndërtimit të këtij tregu arrin në rreth 700,000 euro dhe do të bashkëfinancohet nga bashkia dhe TAP. Ky projekt do të përmbushë të gjitha standardet teknike dhe sanitare, përfshirë këtu edhe vende të veçanta për lloje të ndryshme bagëtish, zyra për veterinerët, dhomë urgjence, zonë karantine, tualete, dhe një sipërfaqe të madhe për parkim.

Në Berat, kanali kryesor i ujitjes në Mbreshtan do të rindërtohet nëpërmjet bashkëfinancimit të

Page 15: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

15

bashkisë dhe TAP, ku ky i fundit do të financojë rreth 360,000 euro për rindërtimin e kanalit kryesor dhe bashkia do të mbulojë investimet në degët e këtij sistemi ujitës. Sistemi i propozuar i ujitjes ka një gjatësi prej 7.1 km dhe mbulon fushat e Mbreshtanit, Palikeshtit, dhe Starovës. Ai do të ujisë rreth 550 ha tokë bujqësore dhe do të jetë ndihmë për 5,000 banorë ekonomia e të cilëve varet nga bujqësia. Në 30 vitet e fundit kanali është pothuajse i

papërdorshëm për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe dëmtimeve.

Projekti PLGP ofroi mbështetje teknike për hartimin e të dy projekteve, që janë nisma të mirëfillta për zhvillimin ekonomik vendor. Nëpërmjet punës së projektit, u siguruan mbi 1,000,000 euro nga burime të jashtme (TAP) dhe rreth 700,000 euro që do të investohen nga vetë bashkitë përkatëse. Të dy projektet pritet të zbatohen brenda vitit 2019.

PËRMIRËSIMI I OFERTËS TURISTIKE Nga Nevila Popa dhe Erald Lamja

Këshilli i Beratit për Zhvillim Ekonomik Vendor i kushton vëmendje kërkesës së veçantë të tregut aziatik të turizmit

Berati është një destinacion ndërkombëtar kulturor për turistët. Duke ruajtur vlerat si pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO, Berati ofron përvojë të paharrueshme për vizitorët e apasionuar pas kulturës, historisë, artit dhe natyrës.

Trashëgimia e pasur kul-turore e arkitekturës së saj plotësohet nga natyra dhe peizazhet e bukura që rre-thojnë qytetin. Përbërësit organikë të zonës janë baza e gatimeve të shijshme

tradicionale që shërbehen me ngrohtësinë e mik-pritjes për të cilët Shqipëria është kaq e njohur në botë. Krijimi kohët e fundit i katër njësive të reja administra-tive në Berat mund t’u ofrojë turistëve më shumë nga trashëgimia kulturore dhe natyrore, duke rritur aksesin dhe mundësitë që të rritet numri i vizitorëve që duan të përjetojnë qyte-tin dhe fshatrat e tij.

Në 2018, Berati u vizitua nga rreth 110,000 turistë, 60% e

të cilëve ishin vizitorë të huaj. Në krahasim me vitin 2017, rritja shkon në 34%, gjë që tregon një tendencë të fortë të rritjes së këtij sektori për vitet e ardhshme.

Si rezultat i prioritetit të sek-torit të turizmit në Bashkinë e Beratit dhe me kërkesën e sektorit privat, Këshilli i Be-ratit për Zhvillim Ekonomik Vendor u mblodh në takimin e fundit të vitit 2018 për të trajtuar kërkesën specifike të tregut aziatik të turizmit. Operatori më i madh shq-iptar turistik në Japoni dhe në tregun aziatik, “Albania Experience”, paraqiti nevojat dhe kërkesat e këtij segmenti të tregut kur vizitojnë Beratin. Temat e prezantimit ishin: kërkesat nga tregu aziatik i turizmit, veçanërisht Japonia, lidhur me akomodimin; prak-tikat më të mira të ofruara në vende të ngjashme të trashëgimisë kulturore, në lid-hje me aktivitete promovuese dhe festivale; dhe pikat e dobëta dhe sfidat nga sezoni i fundit i turizmit në Shqipëri.

Takimi përfundoi me një premtim për të shtuar më shumë struktura ako-modimi në 2019 dhe pritet që në Berat të jenë në dispozicion 200 dhoma të tjera për tregun e huaj dhe vendas gjatë këtij viti. Standardet e guidave tur-istike rregullohen tashmë me një kuadër ligjor dhe përfaqësuesit e sektorit të artizanatit po përpiqen të

plotësojnë rritjen e kërke-save të vizitorëve si në cilësi ashtu edhe në sasi.

“Bizneset e turizmit po zhvil-lohen me shpejtësi në Bash-kinë e Beratit dhe jemi të in-teresuar të krijojmë kontakte me operatorët dhe agjencitë turistikë që mbulojnë tregun e Azisë. Ky treg përfaqëson një numër të madh turistësh dhe me kohë të gjatë qëndrimi në Evropë, ndaj po punojmë për të përmirësuar ofertën tonë turistike brenda standardeve të larta sipas kërkesave nga tregu aziatik”, tha Monika Xheblati, pronare e një bujtine, Hani i Xheblatit. “Takimi ishte shumë informa-tiv dhe rastet që u prezantuan na shpjeguan jo vetëm për të kuptuar më mirë, por na mësoi edhe se si t’i përgjigjemi kërkesës së tregut.”

“Ky takim na shërbeu për të nxitur bashkëpunimin mes bizneseve vendore dhe op-eratorëve turistikë kombëtarë, duke shkëmbyer përvojat për plotësimin sa më mirë kërkesave të tregut aziatik të turizmit. Po ashtu, na shër-beu për të koordinuar edhe më mirë punën me bizneset e turizmit në bashkinë tonë, duke nxitur idetë për të për-mirësuar paketën turistike dhe për të organizuar aktivitete të përbashkëta marketingu dhe promovimi në bashkinë tonë,” tha Klejda Kusta, Drejtor i Drejtorisë së Turizmit të Kul-turës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Beratit.

Projekti i tregut rajonal i gjësë së gjallë në Fier.

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Page 16: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

16

KRIJIMI I AFTËSIVE PËR NEVOJAT E TREGUT TË PUNËSNga Erald Lamja dhe Nevila Popa

Shkolla e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan hapi për herë të parë një klasë metalurgjie/ fonderi me 27 nxënës në sajë të mbështetjes së ofruar nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

USAID po punon për të ofruar asistencë teknike të përshtatur për bashkitë dhe sektorin privat me qëllim nxitjen e konkurrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të punës. Projekti po bashkëpunon me aktorë publikë e privatë në bashkitë partnere në mbështetje të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

“U regjistrova në degën mekanike të kësaj shkolle dy vjet më parë për të mësuar aftësitë bazë dhe më pas të provoja fatin për të gjetur punë jashtë vendit,” thotë Edisoni, 18 vjeç, nxënës i klasës së metalurgjisë, “por tani shoh dritën jeshile për punësim të sigurt pranë AlbChrome-t pas përfundimit të shkollës.”

Me rreth 16,000 familje, Bashkia e

Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve të varfra që jetojnë në asistencë sociale nga qeveria (INSTAT 2017). Gjatë komunizmit, qyteti mbështetej fuqimisht në industrinë e rëndë duke importuar mijëra punëtorë nga i gjithë vendi. Në ditët e sotme, është ende në punë një pjesë e vogël e asaj që dikur ishte fabrika më e madhe në vend ku janë të punësuar disa qindra pu-nëtorë. Elbasani është baza për industrinë e rëndë në Shqipëri, ku janë në punë Uzina e Çelikut, Fabrika e Çimentos, fonderitë e fer-rokromit, etj. Gjatë tre deka-dave të fundit, interesi i të rinjve për të ndjekur arsimin për metalurgji u tkurr teksa vetë industria u shemb me rënien e komunizmit.

AlbChrome, kompani shq-iptare pjesë e Grupit Balfin, është një nga kompanitë që veprojnë në industrinë e ferrokromit. Punëtorët e kësaj kompanie janë në prag të moshës së pensionit dhe kompania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të aftë. Si rezultat, AlbChrome iu drej-tua Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për ta mbështetur në koordinimin e investime-ve të kompanisë në drejtim

të arsimit profesional për të siguruar fuqi të të kualifikuar punëtore për fabrikën e fer-rokromit. Me përkrahjen e Projektit PLGP, AlbChrome bashkëpunoi me Shkollën e Mesme Profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan për të hapur një klasë metalurgjie/fonderie për vitin akademik 2018-2019.

Në maj të vitit të kaluar, PLGP organizoi “Ditën e Hapur” për nxënësit e klasës 11 për të vizituar Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Në këtë vizitë morën pjesë mbi 50 nxënës të degës mekanike. Vizitën e drej-toi kryeinxhinieri i uzinës. Nxënësit shprehën interesin e tyre duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke anali-zuar mundësitë e punësimit në këtë uzinë.

Projekti i USAID-it bashkë-punoi me Shkollën Profe-sionale dhe ekipin e Alb-Chrome për të organizuar një fushatë dhe për të prod-huar një video promociona-le për të tërhequr studentët e interesuar. Videoja u përqendrua në profesionet që janë prioritete të shkollës me qëllim rritjen e numrit të regjistrimeve për këtë vit akademik. Në video thekso-heshin në mënyrë specifike mundësitë e punësimit tek AlbChrome pas diplomimit nga dega metalurgji/fond-

eri. Kjo video u transmetua më vonë nga mediat lokale, shkolla, kompania, media sociale e USAID/Shqipëri dhe faqja e internetit e Pro-jektit PLGP.

Si rezultat i kësaj fushate promocionale, në kursin e metalurgjisë/fonderisë u regjistruan 27 nxënës të vitit të tretë të degës mekanike. Ky kurs do të rrisë mundësitë e punësimit për këta studentë që jetojnë në Elbasan dhe rrethinat e tij. Kompania AlbChrome ofron transport falas për nxë-nësit që vijnë nga rrethinat e Elbasanit. “Shoh interes të madh që tregohet nga nxënësit dhe kjo më motivon shumë,” thotë mësuesi Viron Greco, me profesion inxhinier metalurgjie.Përveç orëve teorike, nxënësit do të praktikojnë njohuritë e reja në uzinën e fonderisë të Kombinatit

Metalurgjik të Elbasa-nit. Ata do të punojnë nën mbikëqyrjen nga afër të inxhinierëve të uzinës në mënyrë që të jenë plotë-sisht të kualifikuar dhe trajnuar për punën në këtë uzinë. Nxënësit e metal-urgjisë/fonderisë do të kenë uniforma të veçanta. Në këtë kurs do të japin mësim mësues të kualifikuar, të cilët paguhen nga Alb-Chrome në këtë projekt am-bicioz. Ata do të mbikëqyrin edhe programin e stazhit në uzinën e ferrokromit.

Nxënësit që demonstrojnë aftësi, cilësi dhe movitim do të kenë mundësi të gjejnë punë në njësinë e fonderisë në këtë uzinë. Nxënësit e tjerë që duan të kërkojnë profile drejtuese dhe synojnë të ndjekin studimet universitare në Tiranë do të kenë mundësi të sigurojnë bursë nga vetë kompania.

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Page 17: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

17

të komunitetit, duhet të përfshihen edhe ato në vlerësimin e mundësive financiare. Ato duhet të bëjnë të mundur që komunitetet të marrin përfitime që tejkalojnë kostot e zhvillimit të tokës si dhe të garantojnë që edhe zhvillimi ekonomik të përhapet në mënyrë proporcionale në të gjithë territorin.

Në mungesë të përvojave të mëparshme në Shqipëri, ekspertët e Projektit PLGP ndërtuan një model për studimet e fizibilitetit për PDV-të, të cilat u zbatuan në bashkëpunim me bashkitë partnere të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Në rastin e Fierit, u shqyrtuan dhe u vlerësuan financiarisht një sërë opsionesh për të mundësuar ndërtimin e një pallati sporti si pjesë e një plani më të gjerë rigjenerimi të bregut të lumit. Bashkia e Elbasanit synon të ndërtojë një terminal multimodal. Studimi i fizibilitetit ofronte zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata, duke lehtësuar kështu vendimmarrjen dhe komunikimin e bashkisë me qytetarët lidhur me këtë investim të ardhshëm publik. Bashkia e Tiranës planifikon të përfundojë një nga rrugët e unazës së qytetit, duke reduktuar (të paktën) kostot e shpronësimit dhe (në skenarin më të mirë) kapjen e një pjese të vlerës së rritur të tokës. Në studimin e fizibilitetit të PDV-së propozohen opsione të ndryshme për të arritur në rezultatin më optimal të mundshëm

për të gjithë palët e interesuara, duke përfshirë komunitetin në përgjithësi.

Këto janë tre studime komplekse që lidhin projekte publike strategjike me rizhvillimin urban dhe investimet private. Këto studime ofrojnë zgjidhje të plota për bashkitë si dhe transparencë më të madhe në komunikim me komunitetin, pronarët e tokave dhe zhvilluesit privatë. Megjithatë, ka edhe raste më të thjeshta të PDV-ve, ku studime të tilla nuk janë gjithmonë të nevojshme. Pavarësisht nëse nevojiten studimet financiare apo jo, duhet të merren parasysh gjithmonë dy aspekte kyçe për të lehtësuar procesin e zhvillimit: pronësia e tokës dhe kapacitetet vendore. Kjo e fundit na kujton nevojën për të trajtuar zhvillimin e tokës dhe zhvillimin ekonomik vendor si dy procese të ndërlidhura ngushtë ku krijohen mundësi për vende të reja pune dhe një klimë më e mirë biznesi. Tryezat e organizuara nga Projekti PLGP për qasjet dhe praktikat e PDV-ve vazhdimisht kanë theksuar se si zhvillimi i tokës çon në zhvillimin ekonomik së bashku me sigurimin e njohurive praktike për ngritjen e kapaciteteve të funksioneve të bashkisë në trajtimin e këtij zhvillimi ekonomik. Si rezultat i bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, nga këto tryeza të rrumbullakëta kanë përfituar jo vetëm bashkitë partnere të Projektit PLGP, por të gjitha 61 bashkitë në vend.

PLANI I DETAJUAR VENDOR: Nga projekti në mundësi zhvillimi

Planifikimi i territorit ka evoluar shumë në

Shqipëri në vitet e fundit duke bërë një hap për-para cilësor drejt zhvillimit të integruar hapësinor. Planifikimi konsiderohet tashmë si mjet dhe proces i vlefshëm që mundëson zhvillimin e qëndrueshëm.

Një ndryshim i rëndësishëm në legjislacion shqiptar ishte kalimi nga planifikimi dhe zhvillimi i bazuar në parcelë tek ai i bazuar në zonë, gjë që trajton përfshirjen e interesave të ndryshme publike dhe private në zhvillimin efikas dhe të drejtë të tokës. Planifikimi dhe zhvillimi sipas zonave garanton respektimin gjatë gjithë procesit të parimeve të barazisë, proporcionalitetit dhe përfshirjes. Së bashku me përpjekjet dhe nismat për hartimin e planeve gjithëpërfshirëse të territorit, qasja e zhvillimit sipas zonës është një hap drejt institucionalizimit të një kulture të re të planifikimit dhe zhvillimit në Shqipëri. Projekti PLGP ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në këtë drejtim, duke ndihmuar 5 bashki partnere në përgatitjen e Planeve të Përgjithshme Vendore të Territorit (PPV), duke përgatitur instrumente për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, dhe përmes trajnimeve dhe asistencës së drejtpërdrejtë të ofruar në nivel vendor.

Në bashkëpunim me qeverinë qendrore, Projekti i ka shtrirë njohuritë dhe modelin e tij të punës në nisma të tjera planifikimi dhe zhvillimi në Shqipëri.

Sidoqoftë, sfida për planifikimin në Shqipëri qëndron në zbatimin e tij, ku planet të detajuara vendore (PDV) shihen si një nga instrumentet kyçe për të zbatuar qasjen e zhvillimit sipas zonës. PDV-të aplikohen në sipërfaqe më të vogël territori, për rizhvillimin urban (të lagjeve) dhe/ose për planifikimin në nivel komuniteti. Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i sjellë PDV-të nga perspektiva mjaft e ngushtë e përdorimit dhe shpërndarjes së aktiviteteve social-ekonomike në hapësirë drejt instrumenteve që ofrojnë një potencial të madh në nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor dhe që bëjnë të mundur thithjen e financimeve për infrastrukturën dhe interesat publike.

Për thithjen e financimeve, PDV-të duhet të shoqërohen me studime financiare dhe vlerësime të fizibilitetit, të cilat të jenë të hapura dhe transparente për publikun e gjerë. Duke qenë se zhvilluesit privatë dhe/ose pronarët e tokave kryejnë vlerësime të tilla, bashkitë, si përfaqësues të interesave publike dhe garantues të përfitimeve

Nga Ledio Allkja dhe Rudina Toto

Page 18: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

18

lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy aktorëve kryesorë të sigurisë vendore: kryetarin e bashkisë dhe kreun e komisariatit të policisë.

Takimi i parë i këshillit të Bulqizës

Hapja dhe takimi i parë zyrtar i Këshillit Vendor për Sigurinë Publike në Bashkinë Bulqizë u bë më 12 shtator. Nën drejtimin nga kryetari i bashkisë, në takim morën pjesë 11 përfaqësues vendorë, përfshirë këtu prefekturën, policinë e shtetit dhe atë bashkiake, zyrën arsimore, spitalin, shërbimet sociale, shërbimin pyjor dhe mje-disin, koordinatorin e bordeve rinore dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) mbështeti hartimin e rregullores së brendshme që u miratua nga Këshilli. Gjatë takimit, Shefi i Policisë së Bulqizës dhe Drejtori i Zyrës së Arsimit dhanë një përditësim mbi sigurinë në Bulqizë dhe masat që po merren për shkolla më të sigurta. Pjesëmarrësit në takim ofruan komentet dhe takimi u karakterizua nga diskutime të larmishme.

Roli i të rinjve si katalizatorë të ndryshimeve

Roli aktiv i të rinjve, dhe më konkretisht i Koordinatorit të Bordit Rinor të Bulqizës, Fatri Puca, ishte mbresëlënës në takimin e parë të këshillit vendor të sigurisë. Si përfaqësues i grupit të përzgjedhur të nxënësve të shkollave të mesme, Fatriu ngriti disa shqetësime lidhur me sigurinë rrugore dhe konsumimin e drogës nga të rinjtë. Kërkesat dhe shqetësi-met e këtij të riu ishin të drejtpërdrejta dhe të artikuluara mirë, pasi fjalët i dilnin nga zemra. Mes zërave të ndryshëm në këshill, zëri i Fatriut mbizotëronte dhe bëri që zyrtarët të ta dëgjonin me vëmendje. Madje, vetë Drejtori i Policisë e ftoi atë dhe shokët e tij për një vizitë në rajonin e policisë dhe e siguroi se Policia do të bëjë më shumë përpjekje për të trajtuar shqetësimet e të rinjve.

“Është e papranueshme që Policia nuk merr masa për të parandaluar disa individë që ngasin makinat si të çmendur në qytetin tonë duke rrezikuar jetën e njerëzve. Patrullat e policisë duhet të jenë të pranishme në çdo kohë dhe kudo ku janë nevojat e komunitetit, përfshirë këtu edhe shkollat ku shpërndarësit e drogës veprojnë pa asnjë pengesë“ - ishte apeli i Fatriut ndaj përfaqësuesve vendorë në këtë mbledhje të Këshillit Vendor të Sigurisë të Bulqizës.

Fuqizimi i të rinjve dhe trajnimi i tyre për tema të ndryshme janë një nga qëllimet kryesore të Projektit PLGP. Në korrik, anëtarët e Bordit Rinor të Bulqizës u trajnuan për advokim dhe lobim si mjete për të ngritur kapacitetet e të rinjve në prezantimin me forma pozitive të pjesëmarrjes përmes advokimit. Gjatë këtij trajnimi specifik, të rejat e të rinjtë përvetësuan aftësi të reja dhe diskutuan për disa nga për-vojat e tyre të suksesshme në këtë drejtim në komunitetin e tyre. Këto aftësi të reja i fuqizojnë të rinjtë të flasin dhe të shprehin problemet dhe shqetësimet e tyre. Për ta është më e rëndësishme të dëgjohen, jo thjesht në një mbledhje të këshillit të sigurisë, por edhe në të gjitha forumet ku ata mund të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes.

Rëndësia e këshillave vendorë të sigurisë dhe roli i të rinjve si katalizatorë të ndryshimeveNga Robert Korkuti

Përballë nevojës për një koordinim më të mirë mes aktorëve shtetërorë, jo shtetërorë dhe shoqërisë

civile, disa bashki kanë krijuar dhe formalizuar Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike. Kjo nismë u nxit nga një direktivë e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në kuadër të reformës territoriale dhe në zba-tim të Ligjit për Vetëqeverisje Vendore. Por përtej dis-pozitave strategjike dhe ligjore, ka edhe një përfitim për komunitetet nga forcimi i bashkëpunimit dhe bashkëve-primit për trajtimin çështjeve të sigurisë, përfshirë këtu edhe ato të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Dobia e këshillit vendor të sigurisë për trajtimin dhe përmirësimin e parametrave të sigurisë bëri që Bashkia Bulqizë t’i drejtohej USAID-it për mbështetje në ngritjen e këtij këshilli dhe për asistencë në funksionimin e tij.

Çfarë është Këshilli Vendor i Sigurisë?

Kryesuar nga kryetari i bashkisë, këshilli vendor i sigurisë përbëhet nga aktorë vendorë që përfaqësojnë policinë e shtetit dhe atë bashkiake, shërbimet sociale, arsimin, shërbimet shëndetësore, shërbimin pyjor dhe mjedisin, prefekturën, shoqërinë civile, bashkësitë fetare, komu-nitetin e biznesit, mediat lokale, grupet vullnetare, dhe organizata të tjera vendore. Këshilli vepron sipas një rregulloreje të miratuar nga anëtarët e saj, ku përcaktohet qëllimi dhe struktura si dhe modalitetet e funksionimit, sekretariati, bashkëpunimi dhe raportimi. Rregullorja për-cakton edhe krijimin e grupeve të përkohshme (ad hoc) sipas problematikave të veçanta në nivel vendor.

Vendimet e marra në këshill ofrohen në formën e rekom-andimeve për institucionet vendore përgjegjëse, të cilat nga ana e tyre raportojnë për veprimtaritë e realizuara për trajtimin e çështjeve të sigurisë publike vendore. Ndryshe nga mekanizmat e tjerë ekzistues të referimit në nivel vendor që janë të kufizuara vetëm në aspektin e organizimit dhe funksionimit të sistemit, fushëveprimi i këshillit vendor të sigurisë është i pakufizuar për sa i përket tematikave që mbulon dhe çështjeve që trajton.

Në mungesë të një mekanizmi të krijuar posaçërisht për radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm, këshilli i sigurisë është forumi i duhur për të trajtuar shumë çështje vendore që nuk mund të trajtohen me mekanizmat vendore. Ai trajton faktorët shtytës drejt radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të tilla si përjashtimi, pabaraz-ia, diskriminimi, mohimi i të drejtave dhe lirive civile si dhe faktorët tërheqës, përfshirë këtu ekzistencën e grupeve ekstremiste vendore dhe propagandën dhe predikimin e shtrembëruar të drejtuesve fetarë. Ajo që është veçanër-isht e rëndësishme është fakti se këshilli vendor i sigurisë

Page 19: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

19

Bulqiza është një qytet që ndodhet në pjesën

verilindore të vendit. Ashtu si një pjesë e madhe e bashkive të vogla të vendit, edhe Bulqiza “vuan” nga mungesa e angazhimit qytetar dhe shoqërisë civile.

Aktivizmi rinor mbetet pady-shim një nga sfidat ose për të mos thënë sfida ime per-sonale më e madhe, që në momentin që jam kthyer të punoj në vendlindjen time, në Bashkinë e Bulqizës.

Si një i ri me dëshirë dhe vullnet për të ndryshuar vendin tim, më duhet të pranoj se në fillim ekzistonte një frymë pesimizmi nga shumë njerëz sa herë, ne si Bashki, zhvillonim aktiv-itete, trajnime, apo sesione informimi me të rinjtë. Në fillim të gjitha aktivitetet që realizonim nuk garantonin një vazhdimësi edhe për ditët që pasonin. Ishte nevo-ja e krijimit të një organizmi efektiv dhe të qëndrueshëm.

Pikërisht kështu lindi edhe ideja e krijimit të Bordit Rinor të Bulqizës. Krijimi i kësaj strukture të qëndrueshme

që do t’i jepte jetë më pas mbarë komunitetit, erdhi si një iniciativë serioze dhe po ashtu mbështetjes së vazhdueshme nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm. Ekspertët dhe stafi i PLGP, e kanë mbështetur vazhdi-misht jo vetëm Bordin Rinor të Bulqizës, por në përgjithë-si të rinjtë e gjithë Bulqizës.

Dëshira ime e madhe per-sonale për të nxitur sa më shumë aktivizmin rinor, por edhe obligimi si përfaqë-sues i Bashkisë Bulqizë, nuk do të realizohej në këtë nivel që kemi arritur pa kontributin e donatorit dhe bashkëpunëtorit tonë US-AID. Por siç edhe unë që përfaqësoj një institucion publik, dihet që edhe pas emrit serioz të USAID qën-drojnë njerëz me zemër të madhe dhe që punojnë pa u lodhur. Ndaj edhe unë sot e ndiej obligim moral, që në emrin tim dhe të institucionit të Bash-kisë Bulqizë të falënderoj përzemërsisht drejtuesin dhe ekspertët e PLGP.

BORDI RINOR I BULQIZËSNjë mekanizëm për gjallërimin e jetës komunitare në Bulqizë Nga Edison Balla

Deri sot që flasim, Bordi Rinor Bulqizë, ka realizuar me dhjetëra trajnime të asistuara nga ekspertët e USAID, Bashkisë Bulqizë, dhe Gjimnazit “Arbëria” Bul-qizë. Ky organizëm sot njihet edhe zyrtarisht nga Bashkia, me anë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që ne kemi firmosur me Kryetarin e Bashkisë. Gjithashtu janë zh-villuar fushata e aktivitete të tjera, me qëllim nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë sa më shumë në qeverisjen e qytetit dhe jetës komunitare.

Ne jemi të sigurtë që kjo praktikë tashmë do të vazh-dojë edhe në të ardhmen në Bulqizë. Me mbështetjen e PLGP, ja kemi dalë të krijojmë një organizëm që do të rifreskohet herë pas herë me të rinj të tjerë, pasi interesi i tyre është mjaft i madh dhe sa vjen e shtohet.

Gjithmonë e kam thënë që investimi më i madh që mund të bëjë një vend, organizatë, apo institucion mbetet me patjetër in-vestimi tek të rinjtë. Është investim i madh t’i japësh një të riu mundësinë për

të treguar veten sesa vlen. Bulqiza nuk vuan nga mungesa e të rinjve të aftë, por thjeshtë kanë munguar mekanizmat për ti nxitur dhe aktivizuar të rinjtë. Ne jemi këtu për t’a bërë këtë, dhe jam i bindur që po bëjmë më të mirën. Kemi akoma shumë për të bërë!

Edison Balla punon në Bashkinë e Bulqizës si përgjegjës i “Njësisë për Integrimin Evropian dhe Ndihmën e Huaj”, si dhe pjesë e Zyrës së Medias pranë kësaj bashkie. Ai është një nga nismëtarët e Bordit Rinor të Bulqizës dhe prej kohësh pjesë aktive e shoqërisë civile.

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID

Page 20: legjislacionin që ndikon tek NJQV-të.Nr. 11 • Shkurt 2019 ... Ky projekt ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Agjencinë dhe Këshillin Konsultativ gjatë

20

DISCLAIMER

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

A doni të mësoni më shumë për punën tonë?Vizitoni faqen në internet të Projektit të USAID-it (www.plgp.al).Aty do të gjeni informacione të shumta për veprimtaritë, ngjarjet, botimet, media, etj.

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore bashkëpunon me aktorët vendorë për t’u sjellë gëzim fëmijëve me nevoja të veçanta në Bulqizë.

Në prag të vitit të ri, Projekti PLGP në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë dhe bizneset private (Balfin Group - Jumbo) mbështeti Bordin Rinor të Bulqizës në nismën e tij për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në Qendrën e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Bulqizë. Kjo nismë solli gëzim në sytë e 33 fëmijëve me aftësi të kufizuara që vijnë nga familje në nevojë dhe ishte në kuadër të përpjekjeve të bashkisë për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të familjeve në nevojë në këtë bashki.

USAID/Shqipëri ka një faqe aktive në FACEBOOK. Pëlqejeni dhe bëhuni ndjekës të punës sonë në 15 bashkitë partnere të Projektit si dhe postime nga projektet e tjera të USAID-it në Shqipëri: www.facebook.com/Albania.USAID

BORDI BOTUES:

Kevin McLaughlin • KryeredaktorDurim Tabaku • Redaktim dhe përkthim Sarah Keese • Redaktim në anglishtErald Lamja • Art dizajn dhe fotografi

Foto

: Era

ld L

amja

për U

SAID