26
E premte, 8 mars 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 9 (8162) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] FLET, MAJOR ALBERT DOçI, KOMANDANT I KONTINGJENTIT 12-Të, PAQERUAJTëS, HERAT, AFGANISTAN” HOMAZHET Shuhet Roland Trebicka, aktori i madh që doli nga radhët e FA-së Kontingjenti, “Herat 12” Afganistan, performancë dinjitoze në 45 ditë misioni 7-8 Mars, QKMBM, Show Poetik: “Ne shprehemi përmes fjalës” Komandanti i Përgjithshëm i FARSH, Nishani nderon me “Urdhrin e Flamurit”, Adem Jasharin PëRSHëNDETI DHE ZONJA GJUNKSHI faqe 6 faqe 10-11 LEKSIONI NË AKADEMINË E MBROJTJES ANALIZA Gjeneralmajor Gjunkshi: Integrimi i plotë në NATO, arritje dhe sfida PëRKUJTOHET 15-VJETORI I MASAKRëS Së PREKAZIT Në TIRANë DHE KOSOVE faqe 4-5 “Përshtatja me standardet e bazës “Camp Arena”, prioritet Personalitetet e larta i japin lamtumirën artistit të shquar Roland Trebicka U zhvillua analiza mujore mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajin shkurt KDS PROMOVIMI ANO Vizitë e kursanteve të Kursit të Lartë të Oficerit në Bashkinë e Vorës Gjeneral (R) Pëllumb Qazimi promovon librin “ALBANIA, the military and the foreing influence” Nënoficerët e FSK, KFOR dhe Bazës Amerikane të “Film CITY” të dislokuar në Kosovë në ANO faqe 13 faqe 2 faqe 10-11 Morën pjesë në 100-vjetorin e Pavarësisë, gjeneralmajor Gjunkshi “Certifikatë Mirënjohje” për flamurtarët britanikë Anija “Iliria”, anija luftarake A-1 dhe anija franceze 3 orë bashkëpunim të suksesshëm në det të hapur. Qitje preçise dhe stërvitje taktike me shumë nivel Ministri Imami viziton fregatën franceze “Jean de Vienne” në Portin e Durrësit faqen 7 Gjeneral Allen letër vlerësimi për Shefin e SHPP të FARSH-së faqen 2-3 Nëntoger Fredi Russell, Rreshter Eduard Pickersgill, Kapter Riçard Çepmen dhe Kapter Tomas Reah u rreshtuan përkrah flamurtarëve të shumtë vendeve të NATO-s, në paradën madhështore të 28 nëntorit të vitit të kaluar Fregata franceze “AMS Jean de Vienne” vizitë dy ditore në Portin e Durrësit. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit midis Forcës sonë Detare dhe asaj franceze. Ministri Imami ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Francës dhe ambasadoren franceze në Tiranë për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për FA dhe shprehu bindjen e tij se edhe vizita portuale e fregatës “Jean de Vienne” dhe stërvitja që do të zhvillojë kjo anije me anijen tonë “Iliria” do të shënojë një tjetër sukses në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dy forcave tona të armatosura. Fregatën franceze e vizitoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-major Xhemal Gjunkshi Në ceremonine e dekorimit ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Jashari, kryeministri Sali Berisha, kreu i MPJ Panariti, Shefi i SHP të FARSH gjeneralmajor Gjunkshi. Ne homazhet e kryera në Tiranë u vendosë një kurorë me lule pranë përmendores së komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari në emër të MM dhe SHP të FA RSH-së zv/ministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj dhe gjeneralmajor Gjunkshi . Berisha: Guximi dhe trimëria e Adem Jasharit shndërroi Prekazin, në Krujë të dytë për shqiptarët. Kreu i FSK Çeku dhe gjeneral Kastrati homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Thaci: Adem Jashari ka bashkuar shqiptarët rreth idealit për çlirimin e Kosovës. Jahjaga: Epopeja e Jasharajve, vepra më sublime e heroizmit dhe flijimit për lirinë. Gjunkshi, ka vënë në dukje kujdesin që duhet treguar për mirë menaxhimin e fondeve të buxhetit të Mbrojtjes... Zv/ministrja Musaraj: Unë përjetova sonte diçka shumë të veçantë që do ta konsideroja si rikthimi i perëndeshave... faqe 8-9 faqe 14 faqe 7 8 Mars, 2013, beretat blu të Kompanisë së Parë të Batalionit Komando, strukturë vartëse e Forcës Tokësore, përbejnë kon- tingjentin e 12-të paqeruajtës. Me një strukturë, e cila bazohet në një shtab unik drejtimi me një kompani luftimi. Personeli i kontingjentit...

Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 1

E premte, 8 mars 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 9 (8162)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

FlEt, Major albErt Doçi, KoMaNDaNt i KoNtiNgjENtit 12-të, PaqEruajtës, HErat, aFgaNistaN” homazhet

shuhet roland trebicka, aktori i madh që doli nga radhët e Fa-së

Kontingjenti, “Herat 12” Afganistan, performancë dinjitoze në 45 ditë misioni

7-8 Mars, QKMBM, Show Poetik: “Ne shprehemi përmes fjalës”

Komandanti i Përgjithshëm i FARSH, Nishani nderon me “Urdhrin e Flamurit”, Adem Jasharin

Përshëndeti dhe zonja Gjunkshi

faqe 6

faqe 10-11

Leksioni në akademinë e mbrojtjes

anaLiza

Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe sfida

Përkujtohet 15-vjetori i Masakrës së Prekazit në tiranë dhe kosove

faqe 4-5

“Përshtatja me standardet e bazës “Camp Arena”, prioritet

Personalitetet e larta i japin lamtumirën artistit të shquar Roland Trebicka

u zhvillua analiza mujore mbi aktivitetin e shP dhe strukturave të Fa për muajin shkurt

kds

promovimi

ano

Vizitë e kursanteve të Kursit të Lartë të Oficerit në Bashkinë e Vorës

Gjeneral (r) Pëllumb Qazimi promovon librin “ALBANIA, the military and the foreing influence”

Nënoficerët e FSK, KFOR dhe Bazës Amerikane të “Film CITY” të dislokuar në Kosovë në ANO

faqe 13

faqe 2

faqe 10-11

Morën pjesë në 100-vjetorin e Pavarësisë, gjeneralmajor Gjunkshi “Certifikatë

Mirënjohje” për flamurtarët britanikë

Anija “Iliria”, anija luftarake A-1 dhe anija franceze 3 orë bashkëpunim të suksesshëm në det të hapur. Qitje preçise dhe stërvitje taktike me shumë nivel

Ministri Imami viziton fregatën franceze “Jean de Vienne” në Portin e Durrësit

faqen 7

Gjeneral Allen letër vlerësimi për Shefin e SHPP të FARSH-së

faqen 2-3

Nëntoger Fredi Russell, Rreshter Eduard Pickersgill, Kapter Riçard Çepmen dhe Kapter Tomas Reah u rreshtuan përkrah

flamurtarëve të shumtë vendeve të NATO-s, në paradën madhështore të 28 nëntorit të vitit të kaluar

Fregata franceze “AMS Jean de Vienne” vizitë dy ditore në Portin e Durrësit. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit midis Forcës sonë Detare dhe asaj franceze. Ministri Imami ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Francës dhe ambasadoren franceze në Tiranë për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për FA dhe shprehu bindjen e tij se edhe vizita portuale e fregatës “Jean de Vienne” dhe stërvitja që do të zhvillojë kjo anije me anijen tonë “Iliria” do të shënojë një tjetër sukses në marrëdhëniet dhe

bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dy forcave tona të armatosura. Fregatën franceze e vizitoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-major Xhemal Gjunkshi

Në ceremonine e dekorimit ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Jashari, kryeministri Sali Berisha, kreu i MPJ Panariti, Shefi i SHP të FARSH gjeneralmajor Gjunkshi. Ne homazhet e kryera në Tiranë u vendosë një kurorë me lule pranë përmendores së komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari në emër të MM dhe SHP të FA RSH-së zv/ministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj dhe gjeneralmajor Gjunkshi . Berisha: Guximi dhe trimëria e Adem Jasharit shndërroi Prekazin, në Krujë të dytë për shqiptarët. Kreu i FSK Çeku dhe gjeneral Kastrati homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Thaci: Adem Jashari ka bashkuar shqiptarët rreth idealit për çlirimin e Kosovës. Jahjaga: Epopeja e Jasharajve, vepra më sublime e heroizmit dhe flijimit për lirinë.

Gjunkshi, ka vënë në dukje kujdesin që duhet treguar për mirë menaxhimin e fondeve të buxhetit të Mbrojtjes...

Zv/ministrja Musaraj: Unë përjetova sonte diçka shumë të veçantë që do ta konsideroja si rikthimi i perëndeshave...

faqe 8-9 faqe 14

faqe 7

8 Mars, 2013, beretat blu të Kompanisë së Parë të Batalionit Komando, strukturë vartëse e Forcës Tokësore, përbejnë kon-tingjentin e 12-të paqeruajtës. Me një strukturë, e cila bazohet në një shtab unik drejtimi me një kompani luftimi. Personeli i kontingjentit...

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:

Bejdo Malo

Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Stërvitje taktike, qitje luftarake shkëmbim përvoje, shkëmbim ekuipazhi shqiptaro francez në stërvitjen bashkëpunuese . Dje

në mbrëmje u zhvillua me sukses stërvitja e përbashkët e dy anijeve shqiptare “Il-iria” dhe anija luftarake “A-1” dhe anijes franceze FASM “Jean de Vienne”. Stërvitja e përbashkët është zhvilluar në një distancë rreth 11 milje nga qyteti i Durrësit në det të hapur. Stërvitja që zgjati për gati tre orë është zhvilluar nën drejtimin e Komandantit të Forcës Detare Gjeneral Brigade, Qemal Shkurti dhe Shefit të Shtabit të Forcës Detarë Kapiten i Rangut të I-rë Eduart Dani. Pas nisjes nga porti detar i Durrësit, në det të hapur filloj dhe stërvitja sipas një programi të koordinuar në mënyrë perfekt dhe që ishte hartuar që me mbërritjen e anijes ushtarake franceze dy ditë më parë në portin e Durrësit. Komandanti i anijes “Iliria” kapiteni leintnant Edison Hoxha dhe komandanti i Anijes luftarake A-1, kapiten leintnant Daut Demce së bashku me komandantin e anijes luftarake franceze ishin dhe ata që materializuan në praktikë këtë stërvitje. Specialisti i Stërvitjes kapiten leintnant Emerush Bejdo konfirmon për gazetën “Ushtria” se kjo stërvitje ishte një hop i madh cilësor dhe u zhvillua sipas standardeve të NATO-s. Ajo që shënoi kulmin e stërvitjes ishte stërvitja taktike e përbashkët e tre anijeve në det të hapur duke kryer detyra taktike shumë të vështira dhe duke shkëmbyer ekuipazh. Shumë pjesëtarë të ekuipazhit të anijeve shqiptare “Iliria” dhe të anijes luftarake A-1 u shkëmbyen me ek-uipazhin e anijes luftarake franceze, FASM “Jean de Vienne”. Ky shkëmbim rezultoi me shumë sukses dhe vazhdoi për gati një orë. Në këtë stërvitje taktike ekuipazhi I an-ijes luftarake franceze që shërbeu në anijen “Iliria” tregoi dhe një herë se si këta part-nerë të NATO-s dinë të bashkëpunojnë me ekuipazhin shqiptar dhe të marrin drejtimin e një anije luftarake në det të hapur. Ata dhanë eksperiencën e tyre perëndimore për tërë ekuipazhin shqiptar. E njëjta gjë ndodhi dhe me ekuipazhin e anijeve shqiptare i cili hipi në bordin e anijes luftarake franceze

Anija “Iliria”, anija luftarake A-1 dhe anija franceze për 3 orë bashkëpunim të suksesshëm në det të hapur

Qitje preçise dhe stërvitje taktike me shumë nivel

Gjeneral (r) Pëllumb Qazimi promovon librin “ALBANIA, the military and the foreing influence”

Në Sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, paraditen e së mërkurës u zhvillua aktiviteti për promovimin e librit “Albania the military and the foreing influence” i autorit gjen-eral (R) Pëllumb Qazimi, aktualisht ambasadori i Shqipërisë së Zagreb, Kroaci. Në këtë veprimtari ku mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ishin të ftuar dhe akademikë, historianë, shkrimtarë, gjeneralë të

Forcave të Armatosura, miq të autorit etj. Libri “Albania, the military and the foreing influence”, i cili filloi si disertacion doktorature në Departa-mentin e Historisë të Universitetit të Zagrebit, për lexuesin e huaj ofron një vështrim kuptimplotë të historisë ushtarake dhe zhvillimin social e politik të Shqipërisë. Autori bën një paraqitje të tetëdhjetë viteve të historisë shqiptare të shekullit XX, ndërkohë, gjithashtu shqyrton

edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor-ecurisë së zhvillimit institucional të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1991. Libri është botuar anglisht nga Shtëpia Botuese “TIPOMAT”, Zagreb, Kroaci, ndërsa parathënia e librit është bërë nga profesori i Historisë në Universitetin e Zagrebit, Ivo Goldstein.

Në këtë veprimtari ku mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ishin të ftuar dhe akademikë, historianë,

shkrimtarë, gjeneralë të Forcave së Armatosura, miq të autorit, etj.

luftarake franceze e vlerësoi shumë bash-këpunimin dhe e konsideroi një eksperiencë të vyer këtë stërvitje por dhe detyrën e tij tre ditorë në Shqipëri. Ky bashkëpunim ishte shumë domethënës pasi në tre orë stërvitje u arrit që të mësohen shumë gjera të reja, të taktikës, të stërvitjes detare, por dhe të qitjeve luftarake në det të hapur. Specialisti i stërvitjes Emerush Bejdo e vlerëson shumë mobilizimin dhe bashkëpunim e ushtarakëve francezë me ata shqiptarë. Ai thotë se “Në këtë stërvitje ne mësuam shumë dhe analiza e saj konfirmon dhe një herë që ne nga viti në vit arrijmë që të barazohemi me part-nerët tanë pasi iI përket standardeve dhe nivelit të stërvitjes. Kjo stërvitje është një prej arritjeve më me nivel për këtë fillim viti. Të bësh qitje luftarake në një distancë 500 jard është një tregues i lartë i për-gatitjes luftarake dhe kjo tregon se forcat tona detare tani kryejnë detyra dhe në det të hapur, por dhe në det me dallgë dhe në kushte të vështira moti. Kryesorja është që të gjitha qitjet u kryen në përputhje të plotë me kushtet e sigurimit teknik dhe me nivel. Pala franceze shkëmbeu jo vetëm bashkëpunim ushtarak por dhe miqësor me ushtarakët shqiptarë.

Komandanti i ISAF-it, Gjeneral Allen letër vlerësimi për shefin e SHPP të FARSH, gjeneralmajor Gjunkshi Gjenerali John R. Allen i është drejtuar me anë të një le-

tre vlerësimi shefit të Shtabit së Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit, ku ndër të tjera shkruhet: -“I dashur gjeneralmajor Gjunkshi! Ju falënderoj shumë për letrën tuaj të datës 6 shkurt 2013. Unë nuk mundem ta për-shkruaj se sa shumë i vlerësoj fjalët tuaja të mirësjellshme si dhe besimin tuaj. Ju lutem më lejoni t’iu them se për mua ka qenë privilegj i madh të drejtoj ISAF-in si dhe të jem partner me ju dhe me drejtuesit e tjerë të koalicionit për të ndihmuar qeverinë afgane për zhvillimin e kapac-

iteteve me qëllimin për të garantuar sigurinë dhe qeverisjen e shtetasve të saj. Ju lutem pranoni vlerësimin tim më të sinqertë për udhëheqjen tuaj si dhe për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj misionit tonë këtu në Afganistan. Unë mezi pres që të punoj përsëri me ju në të ardhmen e afërt. Edhe njëherë faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Me shumë respekt, John R. Allen, gjeneral, Korpusi i Marinës, i SHBA-së. Komandant i ISAF-it. Një ndër nderet më të mëdha të jetës sime ka qenë të shërbej së bashku me njerëzit tuaj të mrekullueshëm. Faleminderit”!

bejdo maLo

dhe mori drejtimin e detyrave luftarake duke dëshmuar se profesionalizmi i tyre në vitin 2013 është në standardet e NATO-s. Por arritja më e madhe e kësaj stërvitje ishin qitjet luftarake të zhvilluara nga tre anijet luftarake dy shqiptare dhe një franceze me topa të kalibrit 20 milimetra kundër objektivit detar të improvizuar. Qitja u bë në distancën 1000 metra dhe së pari filloi nga drejtimi jugor me sens në atë verior

duke bërë qitje me tre anijet njëkohësisht të vendosura, në formacion luftimi, në vijë të drejtë me front ballor. Ndërsa ushtrimi i dytë i qitjes ishte nga veriu me sens nga jugu, po me topa 20 milimetër në distancën 1000 metra. Qitjet rezultuan të suksesshme dhe objektivat e vendosura nga tre komandantët e anijeve dhe nga Komandanti i Forcës De-tare u realizua në afatin e caktuar. Manovrat taktike të tre anijeve dhe mënyra e goditjes

së objektivit ishte shumë e mirë. Ajo që është më e rëndësishme është kompaktësimi që u arrit në këtë stërvitje. Mënyra se si e drejtoi këtë stërvitje komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë GjeneralBrigade Qemal Shkurti konfirmoi gatishmërinë luftarake, disiplinën taktike, por dhe profesionalizmin e tërë oficerëve dhe ushtarëve profesionistë shqiptarë por dhe personelit civil në tërë detyrat e tyre luftarake. Komandanti I anijes

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

3ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013zyrtare

Rreth Fregatës “Jean De Vienne”Fregata “Jean De Vienne” u ndërtua në vitin 1983.

Ajo ka si destinacion kryesor luftën kundër nëndetëseve dhe është e katërta e klasit F-70 në marinën franceze. Ajo është pjesë aktive e bazës detare të Tuloni dhe është përmirësuar teknologjikisht në vitet 1996, 2004 dhe 2007 si dhe ka marrë pjesë në disa operacione të rëndësishme detare të NATO-s. Gjatësia e saj është 139 m, gjerësia 14 m, tonazhi-4700 t, peshkimi 6 m, ekuipazhi 231 oficerë, nënoficerë e rekrutë.

Fregata franceze “AMS Jean de Vienne”vizitë në Portin e Durrësit

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami viziton fregatën franceze “Jean de Vienne”, në Portin e Durrësit

Në kuadër të planit së bash-këpunimit ushtarak dyp-alësh midis MM të Shq-ipërisë dhe Francës, nga

datat 5 deri më 7 mars, zhvilloi një vizitë portuale në Durrës, fregata franceze “AMS Jean De Vienne”. Qël-limi i kësaj vizite ishte forcimi i bash-këpunimit midis Forcës sonë Detare dhe asaj franceze dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në portin dhe gjirin e Durrësit dhe planifikimi i stërvitjes ndërmjet fregatës franceze “Jean de Vienne”, anijes shqiptare “Iliria” P-131 dhe zhytësve së Forcave tona Detare. Mëngjesin e datës 5 mars, në hyrje të ujërave tona territoriale fregata franceze u prit nga anija patrulluese “ARC An-gel-01”, me komandantlejtënant Ara-nit Demçe dhe më pas e shoqëruar nga rimorkiatorë të portit Durrës u bregëzua normalisht në molin 4 të këtij porti. Në vijim të programit, komandanti i anijes, kapiten i Rangut të parë, Pierre Yves Grente, i shoqëruar nga atasheu ush-tarak francez dhe kuadro kryesorë të anijes bëri një vizitë në Komandën e Forcës sonë Detare, ku u prit nga ko-mandanti i kësaj Force, gjeneralbrigade Qemal Shkurti. Gjatë takimit u nënvi-zuan dhe marrëdhëniet e mira midis dy flotave, të cilat po shënojnë rritje nga viti në vit dhe ndërkohë në takim u sqaruan detaje të vizitës dhe planit të stërvitjes së përbashkët midis anijeve tona dhe asaj franceze. Pikërisht mes-ditën e së martës, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ko-mandanti i Komandës së Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti ka bërë një vizitë në anijen franceze FASM “Jean de Vienne”, e cila është anko-ruar në Portin e Durrësit. Ai është pritur me një ceremoni të veçantë nga koman-danti i anijes franceze, kapiten i Rang-ut të Parë, Pierre Yves Grente dhe më pas ka vizituar ambientet e anijes luf-tarake franceze. Gjatë kësaj vizite, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Re-publikës së Francës në Tiranë, znj. Christine Moro si dhe autoritete të pushtetit vendor. Ministri i Mbrojtjes Imami, duke marrë fjalën gjatë kësaj vizite ka theksuar se: -“ Jemi shumë të lumtur që sot vizitojmë fregatën franceze, e cila në kuadër të bash-këpunimit midis FA shqiptare dhe asaj franceze, ndodhet sot këtu në Portin e Durrësit. Ne kemi bërë shumë progres në forcimin e marrëdhënieve midis Ministrive të Mbrojtjes së të dy vendeve tona dhe kemi pasur një bashkëpunim të suksesshëm midis FA shqiptare dhe asaj franceze”. Me këtë rast, ministri Imami ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Francës dhe ambasadoren franceze në Tiranë për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për FA shqiptare dhe shprehu bindjen e tij se vizita portuale

e fregatës “Jean de Vienne” dhe stër-vitja që do të zhvillojë kjo anije me anijen tonë “Iliria” do të shënojë një tjetër sukses në marrëdhëniet dhe bash-këpunimin midis dy vendeve dhe dy Forcave tona të Armatosura. Fregatën franceze e vizitoi edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Vizita portuale e fregatës “Jean de Vienne” përfundoi më 7 mars 2013. Gjatë këtyre ditëve, përveç stërvitjes së përbashkët midis kësaj anije dhe anijes “Iliria” P-131, janë bërë dhe vizita në bordin e anijes franceze nga efektivë të Forcave De-tare, vizita kulturore të personelit të fregatës franceze në Portin e Durrësit, etj. Fregata FASM “Jean De Vienne” është e treta anije franceze që bën vizitë në vendin tonë. Vizita e fundit e një anijeje të Marinës Kombëtare Franceze në një port shqiptar është bërë në qer-shor të vitit 2010 dhe bëhet fjalë për “Achéron”, anijen bazë të zhytësve që merren me çminimet. Fregata “Jean de Vienne” është një anije 4800 tonësh me ngarkesë të plotë dhe 140 m e gjatë, në shërbim që prej vitit 1984 dhe me një ekuipazh prej 240 personash. Kjo anije

luftarake moderne përbën një mjet ushtarak të fuqishëm, të aftë për të ndërhyrë e vetme ose së bashku me Forca të tjera të Armatosura kombëtare ose shumëkombëshe, në të gjitha zonat detare ku Franca ka vendosur të veprojë për ruajtjen ose rivendosjen e paqes. Forcat Detare shqiptare gjatë zhvil-limit të vizitave portuale të anijeve të NATO-s, në programin e aktiviteteve parashikojnë zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta për rritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë ndërmjet tyre. Gjatë këtyre viteve, stërvitje të këtij lloji janë zhvilluar me anije të SHBA-së, Sllovenisë, Turqisë, etj. Nga Komanda e FD, kapiteni i anijes franceze dhe ekipi i tij zhvilluan takime me përfaqë-suesit e pushtetit vendor e qendror në Durrës. Në bashkinë e qytetit, ush-tarakët francezë u pritën nga kryetari i saj Vangjush Dako, i cili evidentoi vlerat historike dhe turistike të qytetit të Durrësit. Gjithashtu dhe prefekti i qar-kut, Genci Alizoti, u theksoi vizitorëve jo vetëm rëndësinë e pozicionit gjeografik të Durrësit për vendin tonë, por dhe përmasat që ka marrë turizmi në qarkun e Durrësit vitet e fundit, të

cilat kanë ndikuar dhe në treguesit ekonomikë të tij. Takimin e fundit ushtarakët francezë e zhvilluan me drejtorin e Autoritetit Portual të Dur-rësit, Eduard Ndreu, i cili i njohu ushtarakët francezë me transformimet që ka pësuar ky port në këto vite nëpërmjet projekteve të shumtë in-frastrukturorë, që e kanë shndërruar atë në një port të rëndësishëm të Adriatikut. Në konferencën e shtypit të organizuar me gazetarët, kapiten Grente, falën-deroi institucionet ushtarake dhe civile për mikpritjen e rezervuar në anijen që ai drejton dhe theksoi qëllimin miqësor dhe bashkëpunues të vizitës, thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive e marinave, stërvitjen e përbashkët me anijet tona, etj. “Këto çështje u traj-tuan gjerësisht me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm së FA shqiptar, gjatë vizitës në bordin e “AMS Jean De Vienne”, tha kapiten Grente. Ai vlerësoi hapat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare dhe strukturat e saj për monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare. Në mbrëmjen e datës 5 mars, në bordin e anijes u

organizua një pritje me pjesëmarrjen e mjaft autoriteteve civile dhe ushtar-ake të vendit si dhe diplomatë të vendeve të tjera, të akredituar në vendin tonë. Në fjalën e mirëseard-hjes, ambasadorja e Republikës franceze, Christinë Moro, bëri një rezyme të lidhjeve historike midis popullit francez e atij shqiptar, të cilët në momente të veçanta kanë ndarë vlera dhe fate të përbashkëta. “Kjo frymë bashkëpunimi po forcohet në të gjitha drejtimet dhe gjatë këtyre viteve, ku populli dhe qeveria franceze i është ndodhur pranë popullit shq-iptar në përpjekjet e tij për konsolidi-min e demokracisë dhe shtetit ligjor”, theksoi zonja Moro. Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, një pjesë e ekuipazhit të “AMS Jean De Vi-enne” zhvilloi aktivitete sportive me ushtarakë të FD dhe mjaft të tjerë zhvilluan vizita në objekte muzealë e turistikë të qarkut Durrës e Tiranë. Ndërkohë, kuadro dhe detarë të FD zhvilluan vizita në bordin e anijes “AMS Jean De Vienne”, ku u njohën më karakteristikat e kësaj anije. Natyr-isht, pjesë e rëndësishme e programit ishin aktivitetet stërvitore të përbash-këta në portin dhe gjirin e Durrësit. Kështu, më datën 5 dhe 6 mars, zhytësit tanë të QZHK, Pashaliman: Hair Velaj, Gersi Ago, Rinald Jaupi, Florian Cima dhe Vladimir Sinani, kryen zhytje në thellësi e kushte të ndryshme më zhytësit e anijes franceze, duke shkëmbyer eks-periencën e njeri-tjetrit. Kapitenlejtënant Lulëzim Kryeziu, specialist i operacio-neve në degën Operacionale të FD, shpjegon për gazetën “Ushtria” pro-gramin dhe pjesën kryesore të stërvitjes së përbashkët me fregatën franceze. Paraprakisht me specialistët e anijes franceze u diskutua tematika dhe ske-narët e stërvitjes, ku u shkëmbyen mendime për organizimin e manovrave të përbashkëta sipas Stanageve ATP-1 të NATO-s. Në takimet për realizimin e draftit “EXOPLAN”, u vendos real-izimi i lundrimit në formacion të për-bashkët të dy anijeve tona “Iliria” dhe “ArcAngel” në det të hapur dhe zhvil-limi i qitjeve detare në rajonin rreth 10 milje në Veriperëndim të portit të Dur-rësit, të cilat u realizuan me sukses më datën 7 mars. “Çdo element i kësaj stër-vitjeje kishte si synim realizimin e stana-geve të NATO-s për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, theksoi kapiten Kryeziu. Ndërsa Zalo Koka dhe kapiten Emrush Bejdo, koordinatorë të programit me fre-gatën “AMS Jean De Vienne”, vlerësuan frymën e bashkëpunimit në të gjithë aktiv-itetet e zhvilluara midis personelit të FD dhe ekuipazhit të fregatës franceze, e cila e mbylli këtë vizitë të parë në breg-detin shqiptar me sukses të plotë. Pasditen e datës 7 mars, fregata franceze u largua nga ujërat tona territoriale për të vizituar bregdetin kroat.

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 20134

“Integrimi i plotë në NATO, arritje dhe sfida”, leksioni i gjeneralmajor Gjunkshit në Akademinë e Mbrojtjes

kds

e Planit Afatgjatë të Zhvillimit, i cili në harmoni me mbështetjen buxhetore do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme, e të përcaktuara nga këto dokumente. Qartësisht, në hartimin e këtyre dokumenteve reflektohen krahas misionit dhe vizionit të FA, edhe Kon-cepti i Ri Strategjik i NATO-s, miratuar në samitin e Lisbonës në 2010, por edhe koncepti i “Smart Defence” që është bërë tashmë filozofi e veprimit të Aleancës” - u shpreh gjeneralmajor Gjunkshi.

“Procesi i integrimit të plotë në NATO – theksoi gjeneralmajor Gjunk-shi në leksionin para kandidatëve të programeve të doktoraturës dhe masterit - sigurisht që është i lidhur edhe me një numër detyrimesh e përgjegjësish si vend anëtar, nëpërmjet asaj që tashmë njihet me emrin “Blue Book”. Kjo lidhet me procesin e planifikimit të NATO-s në ciklin e tij 4-vjeçar, i cili po finalizohet me kërkesa të reja për kapacitete ushtarake, që vendet anëtare duhet të ndërtojnë e t’i integrojnë në kuadër të Aleancës. Procesi i vlerësimit të kësaj pakete ka filluar që me plotësimin e pyetësorit të kapaciteteve të mbrojtjes në kor-rik të vitit 2010. Sfida më e madhe e kësaj pakete është përmbushja e kërkesave të paketës për forcat e luftimit, mbështetjes së luftimit dhe mbështetjes me shërbime të luftimit për forcat e dislokueshme. Nga ana e strukturave të Forcave të Armatosura është synuar harmonizimi i kërkesave për kapacitete të mbrojtjes në nivel kombëtar dhe në përgjegjësi ndaj NATO-s. Me një angazhim maksi-mal por në bashkëpunim edhe me Aleancën mund flitet për një harmo-nizim kapacitetesh. Kjo ka bërë që koncepti i “Smart Defense” të gjejë aplikim efektiv në menaxhimin sa më mirë të resurseve që kërkohen dhe që vihen në dispozicion në buxhetet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mbajti në Akademinë e Mbrojtjes një leksion me temë:

“Integrimi i plotë në NATO, arritje dhe sfida”, për kandidatët e programeve të doktoraturës dhe masterit. Gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, në pozicionin e kandidatit në programin e doktoraturës, ka zgjedhur të lektojë një nga momentet kryesore të aktivitetit të FA, atë të integ-rimit të plotë në strukturat e aleancës eu-roatlantike – NATO, si një nga objektet e rëndësishme të programit akademik në modul e kurikula, që zhvillohet pothuaj në të gjithë nivelet e arsimimit dhe kuali-fikimit në auditorët tona. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në trajtesën e tij është ndalur kryesisht në zhvillimet e viteve 2010-2012, duke theksuar se “Jo rrallë, edhe në një pjesë të mirë të pjesëtarëve të FA, por edhe me dukshëm jashtë tyre ndeshet mentaliteti se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, u mbyll përfun-dimisht edhe procesi i integrimit në këtë strukturë. Sipas procedurave të NATO-s, procesi i integrimit të plotë shkon përtej anëtarësimit. Ai kap një periudhë ko-hore deri në 5 vjet pas anëtarësimit, ku vendi plotëson gjithë kuadrin e kërkuar në standarde e procedura të njëjta me NATO-n. Nën autoritetin e Komandës së Transformimit të Aleancës (ACT), janë zhvilluar tre konferenca që pas anëtarësimit dhe konferenca e radhës do të zhvillohet brenda këtij viti, madje pak ditë më parë u zhvillua gjithashtu një workshop mjaft i rëndësishëm. Duke u ndalur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, gjeneralmajor Gjunkshi u shpreh se: “Me procesin sa politik edhe ushtarak, për anëtarësim deri në vitin 2009, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në samitin e Strasburgut. Anëtarësimi do të reflektonte në misionin dhe viz-ionin e FA. Periudha pas anëtarësimit ka qenë një periudhë dinamike, cilësore dhe rezultative, duke krijuar një bazë të fuqishme për përfundimin me sukses të procesit së integrimit, duke u përballur me sfida dhe përgjegjësi të reja. Rruga e anëtarësimit të vendit tonë në NATO paraqitet mjaft dinamike, por edhe në një interval jo të shkurtër. Ky proces ka kaluar në disa faza, që fillojnë herët, me anëtarësimin e vendit tonë ne PfP ose Partneritetin për Paqen në vitin 1994 dhe më pas me Planin e Veprimit për Anëtarësim (Membership Action Plan– MAP), në vitet 1999-2000. “Angazhimi në kuadër të Kartës së Adriatikut (Adriat-ic Charter A3), në vitin 2003”, shprehet gjeneralmajor Gjunkshi, “ishte një tjetër moment i rëndësishëm, ndërkohë që ftesa për anëtarësim në Aleancë pas plotësimit të kushteve për anëtarësim, u mor gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Anëtarësimi i Shqipërisë, me të drejta të plota, në NATO u arrit më 1 Prill të vitit 2009 gjatë samitit të Stras-burg-Kehl. Periudha e viteve 2009-2015, është paracaktuar si periudha e integrimit të plotë së Shqipërisë në Aleancë, për të

cilin FA do të bëjë të gjitha përpjekjet duke plotësuar detyrimet për të realizuar këtë proces përpara afatit”.

Në vijim, gjeneralmajor Gjunkshi, duke cituar misionin kushtetues të FARSH, nënvizoi se anëtarësimi i vendit tonë në NATO ka reflektuar në mënyrë thelbësore edhe në misionin e Forcave tona të Armatosura. Ky mision, tashmë shihet nën vështrimin e mbrojtjes kolek-tive e veçanërisht të artikullit numër 5 së Traktatit të Aleancës. Përveç mbrojtjes së sovranitetit, rol të rëndësishëm paraqesin edhe mbështetja e popullsisë në emergjencat civile, por edhe kontributi në misione ndërkombëtare. “Vizioni ynë tashmë është i qartë dhe i konsoliduar. Sigurimi i vlerave të veçanta është puna për krijimin e një ushtrie të vogël në NATO për arritjen e kapaciteteve opera-cionale, vendosjen e sistemeve të ndërve-prueshme, me një forcë profesioniste të aftë e të motivuar. Mjaft tregues të këtij vizioni, tashmë i shohim të realizuar ose në proces. Realizimi i tij do të reflektojë një tjetër standard cilësor për Forcat tona të Armatosura”, është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi.

Më tej gjeneralmajor Gjunkshi u ndal në rishikimin e dokumenteve strategjike si pjesë e rëndësishme e procesit të integ-rimit të plotë. “ Forcat e Armatosura janë pjesë institucionale e hartimit të doku-mentit të Sigurisë Kombëtare, që shkon përtej konceptimit ushtarak. Gjithashtu, ne jemi në procesin e rishikimit strategjik të mbrojtjes, prej të cilit do të burojë edhe dokumenti i Strategjisë Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit. Këto procese kanë filluar që në shkurt të vitit 2011 dhe janë në periudhën e finalizimit. Ato zhvillohen në partneritet të plotë me aleatin tonë më të madh strategjik SHBA, të cilëve iu jemi plotësisht mirënjohës. Finalizimi i këtyre dy dokumenteve të rëndësishme do të pasohet me rishikimin

e mbrojtjes. Struktura e re e FA, synon harmonizimin me misionin, përshtatjen me kushtet e reja, bazuar në kërkesa dhe standarde më efek-tive dhe operacionale e konsultuar gjerësisht me komandat dhe part-nerët. Një nga sfidat me të cilën u përballën strukturat e FA, në kuadër të procesit të integrimit të plotë, ishte edhe struktura e re. Qëllimi i hartimit dhe implementimit të kësaj strukture qëndronte ishte përputhja me kushtet e reja në të cilat tashmë operojnë FA, në misione brenda dhe jashtë vendit, kur sapo kishte dalë Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s dhe njëkohësisht ishin hedhur bazamentet për dy nga dokumentet strategjike; dokumenti i Strategjisë së Sigurisë dhe dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Në bashkëpunim edhe me partnerët amerikanë, veçanërisht kompaninë e CUBIC, u bënë përpjekje që struk-

tura e re të ishte sa më efektive dhe operacionale”.

“Politikat e personelit: Menax-himi i burimeve njerëzore është cilësuar si një ndër objektivat më të rëndësishëm në procesin e integrimit të plotë në Aleancë, ku reduktimi i numrit të forcave dhe rritja e cilësisë së personelit është në qendër të kësaj reforme. Mos të harrojmë që janari i vitit 2010 shënoi fundin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Dhe pas kësaj date baza e angazhimit të FA qëndron tek profesionalizmi i ushtarit nga më i thjeshti e deri tek gjenerali. Në këto kushte stërvitja, trajnimi, pajisja e forcave profesioniste do të vazhdojnë të mbeten objektiv i rëndësishëm për periudhën 2013-2015. Strategjia e me-naxhimit të personelit e mbështetur nga ACT është një reformë e suksesshme, që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e vlerave më të rëndësishme që kanë FA. Automatizimi i të dhënave të personelit i kryer me asistencën e kom-panisë amerikane CUBIC dhe kujdesi i treguar për arsimimin në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojnë të jenë prioritet për rritjen e nivelit dhe performancës së personelit në të ardhmen. Kjo periudhë ka qenë koha e implementimit të një sistemi të përshtatshëm vlerësimi, motivimi dhe promovimi dhe unë do ta përkufizoja atë si një sistem sa më efektiv bazuar në vlera dhe kontribute, rregulla sa më të qarta dhe Komisione Karriere sa më efektive. Një sistem që ka të njëjtin preokupim vlerësimi që nga ushtari profesionist deri tek gjenerali dhe një sistem ankimimi të plotë dhe të besueshëm, të gatshëm për të reflektuar në një proces edhe më cilësor.

Arsimi-kualifikimi dhe stërvitja: Vetëm një personel i mirë-arsimuar dhe motivuar mund të jetë në gjendje të jetë i denjë dhe i barabartë me aleatët tanë, si dhe i aftë për të përdorur, krahas vendeve të tjera në Aleancë, armatimet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në trajtesën e tij është ndalur kryesisht në zhvillimet e viteve 2010-2012, duke theksuar se: “Jo rrallë edhe në një pjesë të mirë të pjesëtarëve të FA, por edhe më dukshëm jashtë tyre, ndeshet mentaliteti se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, u mbyll përfundimisht edhe procesi i

integrimit në këtë strukturë. Sipas procedurave të NATO-s, procesi i integrimit të plotë shkon përtej anëtarësimit. Ai kap një periudhë kohore deri në 5 vjet pas anëtarësimit, ku vendi plotëson gjithë kuadrin e kërkuar në standarde e procedura të njëjta me NATO-n

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 5zyrtare

7 marsi, gjeneralmajor Gjunkshi, uron profesorët dhe pedagogët e Akademisë së Forcave të Armatosura

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në takimin e zhvilluar në ambientet e KDS me profesorët dhe pedagogët e Akademisë së Forcave të Armatosura me rastin e 7-Marsit. Në këtë takim morën pjesë: komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandanti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula, shefat/dekanët e Fakulteteve të AFA, përfaqësues

të CUBIC- pranë Qendrës së Simulimeve si dhe stafi pedagogjik dhe mbështetës i Akademisë së Forcave të Armatosura.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, uroi profesorët dhe pedagogët me rastin e 7-Marsit si dhe vlerësoi punën e bërë në vite për të gjithë ush-tarakët e Forcave të Armatosura. “ Për mua është një kënaqësi e veçantë t’ju uroj për festën, shpreha dëshirën dhe thashë të vij personalisht për t’ju uruar ju, për punën që keni bërë për të arsimuar Forcat tona të Armato-sura, për kontributin e dhënë për të gjithë brezat, të cilat kanë përm-bushur me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara. Të gjitha sukseset e arritura nga Forcat e Armatosura, në integrimin në NATO, operacionet në mbështetje të paqes dhe sigurisë kudo në botë në krah të Aleancës, përballimin me sukses të emergjen-cave civile, etj, mbajnë në vetvete vulën e punës suaj, në përgatitjen e ushtarakëve, për t’i aftësuar ata, për të operuar me sukses në çdo kohë dhe çdo situatë. Jeni ju, që keni dhënë gjithçka me profesionalizëm, dashuri dhe përkushtim të veçantë. Dëshiroj që trupa pedagogjike e Akademisë së Forcave të Armatosura të jetë në nivelet më të larta. Dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht, ta gëzoni këtë ditë së bashku me familjet tuaja dhe studentët që janë në auditore”!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-

shi, i dhuroi një tufë me lule në shenjë simbolike për të gjithë trupën pedagogjike drejtores të Qendrës së Gjuhëve të Huaja, zonjës Shqiponjë Dautaj, e cila është një nga pedago-get me eksperiencën më të gjatë në Forcat e Armatosura. Zonja Shqi-ponjë Dautaj në fjalën në saj, në

emër të së gjithë trupës pedagogjike të AFA falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshin, komandantin e KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe komandantin/rektorin e AFA, kolonel Dr. Agim Sula, për këtë takim të përzemërt që

shpreh vlerësimin më të lartë për kontributin e dhënë për Forcat e Armatosura. “Ne e ndjejmë veten pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe mundohemi të bëjmë më të mirën për gjeneratat që arsimohen në këto auditore. Faleminderit që ishit këtu me ne në këtë ditë kaq të rëndësishme”.

Komandanti/Rektori i AFA, kolo-nel Dr. Agim Sula falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe komandantin e KDS për prezencën si dhe uroi trupën pedagogjike me rastin e 7- Marsit.

Majore Merita Alimuçaj

dhe pajisjet e reja që po futen në FA në procesin e nisur tashmë të modernizim-it. Ne luftojmë për përsosjen e sistemit arsimor të ushtarakëve duke përfshirë të tria ciklet e arsimimit. Ne vazhdojmë të insistojmë plotësimin e kërkesave të ciklit të parë, ku do të kërkonim edhe më tepër angazhimin e strukturave të KDS e veçanërisht të akademive. Ne në përshtatje me veçoritë specifike të arsimit ushtarak duhet të plotësojmë të gjitha standardet e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ashtu siç janë të integruara edhe gjithë akademitë dhe kolegjet ushtarake në vendet e NATO-s, ne kemi hyrë tashmë në sistemin e kred-iteve sipas Kartës së Bolonjës. Unë do të mirëprisja më tepër propozime dhe sugjerime bazuar pikërisht në këtë përvojë. Sigurisht që vlerat kombëtare do të qëndrojnë në bazë të arsimimit tonë ushtarak, por edhe përvoja e akademive homologe është mjaft e rëndësishme. Procesi i integrimit në NATO, nënkupton domosdoshmërish edhe integrimin në struktura, pro-grame, kurikula sipas standardeve të këtyre institucioneve të rëndësishme. Pavarësisht se ne do të intensifikojmë lidhjet që kemi me partnerët edhe për arsimimin e kualifikimin e personelit, baza do të jetë gjithmonë arsimimi që ne ofrojmë në vendin tone. Dhe kjo

sepse ata këtu do të përgatiten me sfidat konkrete që kanë FA, por edhe vendi ynë, që nuk janë gjithmonë të njëjta me ato që kanë partnerët. Këtu ata do të frymëzohen me historinë dhe eksperiencën tonë kombëtare. Të njëjtën preokupim ka pasur edhe për trupën e nënoficerëve, roli i të cilëve është mjaft i rëndësishëm. Kjo akademi duhet të rishikojë programet dhe standardet. Partnerët tanë ameri-kanë kanë dhënë gjithë mbështetjen e tyre, edhe kualifikimet jashtë vendit zënë një hapësirë të konsiderueshme për nënoficerët. Të njëjtin vlerësim dhe sugjerim kam edhe për Shkollën e Trupës, Qendrën e Gjuhëve të Huaja, Qendrën e Simulimit etj. Stërvitja, tra-jnimi, pajisja e forcave profesioniste do të vazhdojnë të mbeten objektiv i rëndësishëm për periudhën 2013-2015. Ngritja e qen-drës së stimulimit është një arritje e madhe për stërvitjen e FA sipas standardeve të Aleancës, e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin.

Modernizimi i teknikës dhe armatimit: Me gjithë vështirësitë, procesin e integrimit e kemi konceptuar edhe si një evolucion në përmirësimin dhe modernizimin e teknikës dhe armatimit. Kjo do të përfshijë të gjitha llojet e Forcave dhe strukturat e tjera. Procesi në vazhdim pas vitit 2014 dhe kryesisht në vitet 2016-2018 do të ketë

tërësisht mbështetje buxhetore për FT, ku në fokus do të jenë dy projekte kryesore, ngritja dhe modernizimi i Grup-batalionit të Këmbësorisë Motorizuar dhe i një kompanie të Forcave Speciale. Procesit të modernizimit i paraprijnë dy projekte të pajisjes së Forcave Ajrore me 5 helikopterë të mesëm të tipit COUGAR dhe të pajisjes së Forcave Detare me 4 anije të reja pa-trulluese. Ngritja e sistemeve moderne të komunikimit e komandim kontrollit do të pasohet me fillimin e këtij procesi nëpërm-jet modernizimit të Forcës Tokësore në vitet në vijim. Viti 2013 do të jete viti i vazhdimit të modernizimit të Forcave Ajrore dhe Forcave Detare sipas planit me pajisjen e tyre me dy helikopterëve Cougar me armatime e sisteme për misione luftimi dhe me një anije të tipit Iliria me sisteme kërkim shpëtimi në det (SAR).

Demilitarizimi: Integrimi dhe modern iz imi nuk do të ishin të plotë pa vështruar, vlerësuar dhe dhënë vendin që i takon procesi t t ë demi l i t a r i z imi t në pë rmasa t dhe d inamiken e t i j . Ësh të n jë a r r i t j e p ë r t ë c i l ë n k r e n o h e t gj i thë FA. Por është gj i thashtu edhe një arr i t je për të c i lën kemi marrë vlerësimet më të larta nga strukturat e NATO-s. Asgjësimi i municioneve në ambiente të hapura

ishte një sukses i merituar, që tregoi edhe njëherë vlerat e strukturave dhe pjesëtarëve të FA. Ky proces ka ecur me hapa të shpejta. Mi-jëra ton municione janë asgjësuar në poligonet e hapura dhe në ish uz ina t ush ta rake , i g j i thë pro -ces i parashikohet të përfundojë brenda vit i t 2013. Në këtë proces janë mbaj tur gj i thmonë parasysh kri teret e s igurisë së njerëzve dhe ambient i t . Për vi t in 2013 do të mbylle t procesi i demontimit t ë mun i c ioneve s i dhe p roce s i i e l im in im i t t ë ma t e r i a l e v e t ë tepërta. Përfundimi i këtyre proceseve do të krijojë mundësinë e eliminimit në maksimum të personelit që merret me detyrat e ruajtjes e administrimit të tyre dhe liron personelin për t’i shërbyer rritjes së kapaciteteve operacionale.

Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare ka qenë një dinamikë mjaft interesante, intensive, por edhe cilësore. Ne sot angazhohemi në të gjitha llojet e mis-ioneve. Kontributet e FA në misionet paqeruajtëse me kontingjente, në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s e kanë zanafillën e tyre që në vitin 1996. Që prej kësaj periudhe kontributet e FA kanë ardhur duke u rritur në sasi dhe cilësi, nga op-eracione të quajtura Force Protection (ndi-

hmëse) në misione luftimi FS në Afganistan bashke me forcat speciale Amerikane, deri tek misionet e trajnimit të forcave të sigurisë Afgane ku Shqipëria udhëheq ekipe trajnimi në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey-it. Në pamje duket se numri është reduktuar, ashtu si edhe në vendet e tjera të NATO-s, por në sistemin e kred-iteve, ne kemi ruajtur peshën specifike në angazhime duke rritur cilësinë e misioneve ku angazhohemi. Ne do të vazhdojmë në këtë proces. Unë kam bindjen që jemi në rrugën e duhur dhe integrimi në Aleancë është pamje konkrete.

Bashkëpunimi rajonal: Vendi ynë, FA janë pjesë e një numri iniciativash rajonale, të cilat fokusohen në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Janë një numër i madh fushash bashkëpunimi në stërvitje të përbashkëta, në kontingjente të përbash-këta , në misione të përbashkëta. Është një pamje që nuk mund të mendohej vite më parë. Bashkëpunimi rajonal përfshin US- Adriatik Charter ose njohur edhe si A-5, procesin e SEDM-it dhe SEEBRIG, iniciativat e vendeve të Ballkanit në nivel shefash të Mbrojtjes e një numër projek-tesh, nismash, iniciativash”, u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm në leksionin me temë: “Integrimi i plotë në NATO, arritje dhe sfida”, mbajtur para kandidatëve të programeve të doktoraturës dhe masterit, në Akademinë e Mbrojtjes.

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 20136

Zv/ministrja e Mbrojtjes Arta Musaraj: Unë përjetova sonte këtu diçka shumë të veçantë që do ta konsideroja si kthimi i perëndeshave. Perëndesha që dinë të bëjnë luftën, por dinë të bëjnë edhe paqen, që dinë të mbrohen, por dinë dhe të krijojnë, që e nisën atë çka na komunikuan sot me aktin e krijimit dhe e mbyllën

me një mënyrë shumë të mençur, me një komunikim me veten. Ky është mesazhi dhe kjo është ajo çka ne duhet t’i themi vetes....

zyrtare

Në kuadër të festave tradicionale të 7 dhe 8 Marsit, Qendra e Kulturës, Medias dhe Boti-meve të Mbrojtjes, drejtoria e

Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Ko-munitetin në këtë qendër në bashkëpunim me drejtorinë J-9 në SHPFA, organizuan më 7-Mars në sallën e madhe të QKMBM-së një Show-in Poetik: “Ne shprehemi përmes fjalës”. Te pranishëm në këtë ak-tivitet ishin zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, bashkëshortja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, znj. Teuta Gjunkshi, drejtoresha e BCU-së në SHP të FARSH-së, znj. Manushaqe Shehu si dhe mjaft efektivë të FA krye-sisht femra. Ky Show Poetik ishte i ndarë në pesë cikle: Gruaja, dashuria, vajza, nëna dhe shpresa. Krijimtaria e këtij aktiviteti u përzgjodh nga poetet Mimoza Ahmeti, ish-ushtarake Iliriana Sulkuqi, Mirela Sula, Flutura Açka, Natasha Lako. Në këtë Show interpretuan talente (gra ushtarake dhe civile) brenda radhëve të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë si: Elona Bushi, Mihane Çanaku, Shega Kandri, Sandra Puçi, Anila Dautaj, Suzana Vata. Më pas, fjalën e mori znj. Musaraj, e cila pasi përshën-deti të pranishmit tha: - “Unë përjetova sonte këtu diçka shumë të veçantë që do ta konsideroja si kthimi i perëndeshave. Perëndesha që dinë të bëjnë luftën, por dinë të bëjnë edhe paqen, që dinë të mbrohen, por dinë dhe të krijojnë, që e nisën atë çka na komunikuan sot me aktin e krijimit dhe e mbyllën me një mënyrë shumë të mençur, me një komunikim me veten. Ky është mesazhi dhe kjo është ajo çka ne duhet t’i themi vetes. Shpeshherë, sa herë vjen kjo ditë, sa herë vjen 8-Marsi, zhvillohet natyrshëm një lloj diskutimi, i cili jo gjithmonë i bën mirë festës, jo gjithmonë i bën mirë kauzës, jo gjithmonë i bën mirë 8-Marsit. Duke e bërë 8-Marsin si qëllim në vetvete dhe duke humbur domethënien e vërtetë të asaj pse, duhet kujtuar e festuar dhe si, çfarë do të thotë. Do të thotë një moment ku ne gratë duhet të kuptojmë se nuk ka asnjë stereotip që mund të na rëndojë mbi shpatulla, nëse ai nuk është një stereotip i pranuar prej nesh dhe forma që mund të rëndojë më shumë e pranimit të këtij stereotipi është

që të pranojmë se ne jemi ato që të tjerët thonë, është të pranojmë se vendi ynë është atje ku të tjerët na e tregojnë me gisht. Vendi ynë është atje ku natyra na ka vendosur, të japim jetën, ta edukojmë, të formojmë njeriun. Ne e meritojmë botën që ëndërrojmë, por njëkohësisht kemi përgjegjësinë dhe mundësinë ta krijojmë botën që ëndërrojmë. Faleminderit dhe shumë fat e urime të gjithave. Kompli-mente edhe njëherë për shfaqjen”. Në

fjalën e saj bashkëshortja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së znj. Teuta Gjunkshi tha: - “Ditë të tilla të shënuara si 8-Marsi, ngjallin përherë emocione. Gratë shqiptare, ashtu si edhe gratë rreth e përqark botës e kanë një ditë në vit për ta quajtur të tyren: 8-Marsin! Është një ditë e fituar me luftë e sakrifica për të drejtat e tyre, në emër të lirisë, barazisë e dinjitetit njerëzor. Është njëkohësisht një ditë që mbart respekt e dashuri të pafund

kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në punë, në jetën familjare, në ushtrinë tonë e shoqërinë shqiptare. Ju jeni nëna të hekurta, gra heroina dhe vajza me vlera, të cilat përbëjnë shembuj të sakrificës dhe të heroizmit, ku në jetën e përditshme kul-tivoni krahas të tjerash edhe vlerat më të mira të atdhedashurisë. Ndryshe nga gratë të tjera, ju përjetoni vështirësitë e shër-bimit, kur përfaqësoni me dinjitet femrën shqiptare në auditore, fushën e stërvitjes e misionet jashtë vendit, përjetoni lotin e ndarjes kur përcillni të afërmit tuaj në këto misione, ankthin e mallin e pafund gjatë të kohës kur janë në shërbim, por edhe lotin e krenarinë e pritjes kur ato kthehen në atdhe, pasi kanë kryer me sukses misionin e kanë të ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë”. Në vijim të fjalës së saj zonja Gjunkshi shtoi se: - “Sa herë që festojmë ditën e 8-Marsit, kujtojmë mesazhin që ajo përcjell. Misioni i madh i çdo nëne është të edukojë brezat me ndjenjat e atdhedashurisë, me tiparet më të mira të përkushtimit e sakrificës, me kulturën qytetare, t’i përgatisim më së miri ata për jetën dhe të ardhmen. Dita e 8-Marsit, pasqyron në vetvete rrugën tonë drejt së ardhmes, rolin e pazëvendësueshëm të gruas në familje, embrionin që lind dhe rrit gjeneratat e reja të këtij vendi, mjedi-sin ku ndërtohet profili i perspektivës, por në këtë dinamikë zhvillimi ajo pasqyron njëkohësisht rolin tepër të rëndësishëm që ka gruaja në punë dhe shoqëri si pjesë e natyrshme dhe vitale e saj për emancipim e progres. Festa e 8-Marsit është një ditë e shënuar në kalendarin e vlerave tona. Ajo është një simbol i forcës, mirësisë dhe mençurisë. Kjo na bën të ndihemi më të sigurta në hapat që hedhim përditë dhe më të qarta në vizionin që kultivojmë, për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri dhe veçanërisht në FA. Të nderuar pro-fesorë, pedagogë që përçoni dije në FA dhe në gjeneratat e reja të këtij vendi!”. “Kam nderin e privilegjin sot që me rastin e festës së 7-Marsit, t’ju uroj përzemër-sish: Gëzuar festën, suksese në detyrën tuaj fisnike dhe lumturi në familjet tuaja! Ju uroj të gjitha nënave, motrave e grave ushtarake dhe të ushtarakëve shqiptarë: Gëzuar 8-Marsin! Le të mbretërojë paqja në jetët tuaja, respekti dhe dashuria në zemrat tuaja, larg vuajtjes e urrejtjes, sa me afër dashurisë e mirënjohjes ndaj jush. Ju faleminderit”!” – përfundoi fjalën e saj zonja Gjunkshi.

7-8 Mars, QKMBM organizon Show-in Poetik: “Ne shprehemi përmes fjalës”

të shoqërisë sonë, të shtetit dhe Forcave të Armatosura për gratë, qeniet më fisnike në botë, që japin jetë nga jeta e tyre, që mëkojnë me qumështin e gjirit të tyre brezat e rinj të atdheut tonë, të ardhmen, bukurinë e jetës. Në mënyrë simbolike, kjo bën bashkë sot të gjitha gratë ushtarake dhe bashkëkohore e bija të ushtarakëve, që në vite kanë treguar dhe tregojnë mbështetjen dhe forcën e tyre të madhe si dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me

Zonja teuta Gjunkshi: Ditë të tilla të shënuara si 8-Marsi, ngjallin përherë emocione

aLba musaraj

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 77zyrtare

U zhvillua analiza mujore mbi aktivitetin e SHP dhe strukturave të FA për muajin shkurt

Në fjalën e tij, gjeneralmajor Gjunkshi, pasi ka vënë në dukje kujdesin që duhet treguar për mirë-menaxhimin e fondeve të buxhetit të Mbrojtjes, ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë deri tani nga Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve së Mbrojtjes dhe të gjithë specialistëve që janë përfshirë në hartimin e Programeve të Mbrojtjes, për periudhën 2014-2019

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi,

mesditën e së mërkurës në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm, u zhvillua anal-iza mujore mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të Forcave të Armatosura për muajin shkurt. Në këtë takim morën pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, përkatësisht gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjener-albrigade Sandër Lleshi, komandantët e forcave kryesore, drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Çësht-jet kryesore që u trajtuan gjatë kësaj analize përfshijnë çështjet e sigurisë, çështjet e planëzimit për vitin 2013 dhe përgatitja e Programeve të Mbrojtjes për vitet 2014-2019, të cilat u prezantuan nga Drejtoria e Zbulimit, Drejtoria e Planifikimit Ushtarak dhe Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes. Më pas Komandantët e Forcave, njësive dhe reparteve autonome, informuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA

gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mbi ecurinë e deritanishme në zbatimin e detyrave të planifikuara. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim, vlerësoi punën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave në hartimin dhe planëzimit për vitin 2013, i cili është një vit shumë i rëndësishëm për Forcat e Armatosura, si vit i integrimit të plotë në NATO. Në fjalën e tij, gjeneralmajor Gjunkshi, pasi ka vënë në dukje kujdesin që duhet treguar për mirë-menaxhimin e fondeve të buxhetit të mbrojtjes, ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë deri tani nga Drejtoria e Menax-himit të Burimeve të Mbrojtjes dhe të gjithë specialistëve, të cilët janë përfshirë në hartimin e Programeve të Mbrojtjes për periudhën 2014-2019. Më tej gjeneralmajor Gjunkshi ka falënderuar për punën e bërë nga Policia Ushtarake, e cila ka përm-

bushur me sukses misionin e saj për ruajtjen e rendit ushtarak në FA, zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale. Në përfun-dim të këtij takimi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bëri vërejtjet dhe rekomandimet e duhura, me qël-lim përmirësimin e mëtejshëm të punës në çështjet, të cilat kërkojnë përkushtim nga të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura.

Analiza e KDSU zhvillua analiza për muajin

shkurt të vitit 2013, në lidhje me plotësimin e detyrave për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Në këtë analizë merrnin pjesë të gjithë ko-mandantët e institucioneve dhe shefat e shtabin të KDS. Fokusi i analizës u përqendrua në disa çështje kryesore. Së pari, tematika e detyrave të realizuara konform matricës së planëzuar të KDS, detyrave të komandantit të KDS për direktivën e mbrojtjes të vitit 2013 e më

tej në planëzimet konkrete e konform realizimit të misionit së kësaj komande është rritja e nivelit të arsimim-stërvitjes në KDS. Që në fillim Komandanti i KDS gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, i cili drejtoi analizën, e orientoi atë më tepër drejt shqyrtimit të problemeve të evidentuara gjatë kësaj periudhe se sa në arritjet e deritanishme , të cilat sikurse theksoi edhe ai janë përgjegjësi e punës së gjithsecilit. Tashmë duhet të flasim për cilësi, në të gji thë aspektet që mbulon kjo komandë, në mësimdhënie , stërvitje, kulturën e përpilimimit dhe konceptimit të shkresave. Nga diskutimet dhe komentet e bëra, duhet përmendur impenjimi i treguar nga të pranishmit për të qenë të drejtpër-drejtë me njëri-tjetrin dhe eprorin e tyre në analizimin e problemeve dhe zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta në plotësim të misionit, i cili është i lidhur direkt me formimin e kualiteteve të tanishme dhe të ardhshme të Forcave

të Armatosura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Problemet e diskutuara nga të pranishmit ishin sa të veçanta aq edhe të përbashkëta, duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët që kryejnë këto institucione arsimore. Midis detyrave të tjera në këtë analizë, një vëmendje e veçantë ju kushtua realizimit brenda afatit dhe vlerësimit serioz në zbatimin e detyrave, planëzime të sakta nga të gjitha strukturat dhe që ju shërbejnë atyre, si niveli ,shpe-jtësia, korrektësia, disiplina etj. Gjithashtu rëndësi parësorë do këtë publikimi i të gjitha materialeve të nevojshme për Forcat e Armatosura : manualeve , rregulloreve, stanagëve dhe gjithçka të nevojshme dhe që ju vjen në ndihmë gjithë FA; faqja zyrtare e KDS duhet të japë informacion në kohë realë për gjithë punën që bëhet, e cila i shërben konsolidimit të mëtejshëm të institucionit dhe plotësimit të nevojave të strukturave të KDS dhe FA me informacion.

Nga nënkolonele Dava Farruku

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, iu ka akor-

duar katër ushtarakëve britan-ikë, certifikatën e mirënjohjes “Për pjesëmarrjen në grupin e ushtarakëve ndërkombëtarë që parakaluan në paradën e organizuar me rastin e 100 vje-torit të Pavarësisë”. Nëntoger Fredi Russell, Rreshter Eduard Pickersgill, Kapter Riçard Çep-men dhe Kapter Tomas Reah u rreshtuan përkrah flamurtarëve të shumtë vendeve të NATO-s, në paradën madhështore të 28 nëntorit të vitit të kaluar.

Certifikatat e mirënjohjes u dhanë nga Ambasadori i Shq-ipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z.Mal Berisha dhe Atasheu Ush-tarak, Kolonel Roland Berzani,në një ceremoni të zhvilluar më 20 shkurt 2013, në bazën Viktoria, në Uindsor. “Unë jam i nderuar dhe i privilegjuar të jem këtu mes anëtarëve të Gardës së Kolldstrimit,së bashku me kolo-

Morën pjesë në 100-vjetorin e Pavarësisë, Gjunkshi akordon “Certifikatë Mirënjohjeje” për flamurtarët britanikNëntoger Fredi Russell, rreshter Eduard Pickersgill, kapter Riçard Çepmen dhe kapter Tomas Reah u rreshtuan përkrah flamurtarëve të shumtë së vendeve të NATO-s, në paradën madhështore të 28 nëntorit së vitit të kaluar

Mbretërisë së Bashkuar për ro-lin që ajo ka luajtur në historinë tonë. Sot Shqipëria është një partner i fortë dhe i besueshëm i Mbretërisë së Bashkuar, anëtare e NATO-s,që me trupat e saj ushtarake kontribuon në shumë operacione. Ushtarët tanë kanë treguar kurajë dhe vullnet për të përmbushur detyrat e tyre ush-tarak”, ka vlerësuar në fjalën e tij Ambasadori Berisha. Në emër të katër ushtarakëve që morën pjesë në paradën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shq-ipërisë përshëndeti Nëntoger Russell, i cili u shpreh: “Ishte një nder i madh të përfaqë-sonim Mbretërinë e Bashkuar në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndi-hemi shumë të privilegjuar për vlerësimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunk-shi dhe jemi mirënjohës për mundësinë që na u dha, pasi përjetuam një eksperiencë të mrekullueshme”.

nel Berzanin. Ju keni një histori të pasur, plot me ngjarje të shënuara dhe trashëgimi të spikatur në jetën

ushtarake britanike. Shqipëria dhe shqiptarët u janë mirënjohës për pjesëmarrjen tuaj në paradën

e 100 vjetorit,ku ju parakaluat së bashku me trupat shqiptare. Ne gjithashtu i jemi mirënjohës

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 20138 intervista

8 Mars, 2013, beretat blu të Kompanisë së Parë të Bata-lionit Komando, strukturë vartëse e Forcës Tokësore,

përbejnë kontingjentin e 12-të paqeruajtës. Me një strukturë, e cila bazohet në një shtab unik drejtimi me një kompani luftimi. Personeli i kontingjentit, filloi misionin më 23 janar të këtij viti. Ka një struk-turë me efektshmëri në kryerjen e detyrës, e cila ndikon në rritjen e nivelit operacional dhe shndërrimin e kontingjentit në një njësi luftarake fleksibël. “Përshtatja me standardet e bazës “Camp Arena” dhe zbatimi me efiçencë i tyre është prioritet i misionit..”, shprehet komandanti i kontingjenti 12-të paqeruajtës shq-iptar, Major Albert Doçi, i cili na tregon se ndonëse misioni është në përfundim të muajt të dytë, gjatë kësaj periudhe, ne kemi marrë vlerësime pozitive nga ushtarakë të lartë të NATO-s me detyra në Herat, Afganistan. Ai shprehet për gazetën “Ushtria”, se misioni po na ecën mirë, kjo dhe për faktin se efektivi ka një eksperiencë në këto misione, ku pjesa dërmuese e të cilëve ka më shumë se dy eksperienca, si në Bosnje Herce-govinë, Irak, Chad ashtu edhe në Afganistan. Gjithashtu, ai sqaron se ky mision na është lehtësuar për të përmbushur detyrimet që kemi si edhe për një arsye tjetër, pasi tashmë kemi vendosur një standard, 81% i efektivit janë njohës të mirë të gjuhës angleze dhe italiane. “Kjo “pasuri” me vlerë që posedojmë, plotëson komandanti, ka lehtësuar integrimin dhe bashkëpunimin me ushtarakët e aleancës në bazë , me të cilët kryejmë detyra të përbashkëta dhe kemi kontakte bashkëpunimi si me ato italianë, spanjollë, ameri-kanë, bullgarë, lituane, el-salvadore ashtu edhe policinë afgane…”. Në këtë arritje të deritanishme meritë ka edhe komandanti i kontingjen-tit, major Albert Doçi, babai i dy djemve, Joelit 6 vjeçar dhe Aldit 8-muajsh, i cili ndonëse tregohet modest kur thotë se: “detyra është e para, pastaj vjen familja”, pasi është komandant i kontingjentit prej 107 vetash, me një përgjegjësi të madhe, përsëri nuk mund ta fsheh mallin që e ka për dy djemtë e tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes e

të afërmeve të tij. Eksperienca në punë me detyra si komandant toge e kompanie, shef i operacioneve dhe stërvitjes në batalion, me trajnime e kualifikime të ndryshme për ko-mandant batalioni, sikurse themelor i oficerit të shtabit e të funksioneve të kryera në Francë, pjesëmarrja në tre misione në Chad , mars 2008-korrik 2009, në Herat Afganistan, në kontingjentin e III-të shtesë të komandove; gusht 2010-janar 2011 si zëvendëskomandant kontingjenti dhe nga 23 Janari 2013 si koman-dant kontingjenti, i kanë krijuar major Doçit mundësinë për të pasur një “cv” edhe më të pasur, një vlerë për drejtim me kompetence. Në metodën e tij zë vend klima e mirë e bashkëpunimit, të cilën e konsid-eron si “çelësi i suksesit”. Këtë ai e aplikon si me anëtarët e shtabit të kontingjentit, po ashtu edhe me komandat në bazë si: Komandën e Krahut Perëndimor (RC-West), FSB, ITALFOR, Force Protection. Një bashkëpunim intensiv, thotë ai, kam edhe me tre oficerët shqiptarë në shtabin e ISAF-it, nënkolonel Shkëlqim Çela me detyrë zbulimi, nënkolonel Arben Dhuli me detyrë logjistikë dhe major Sokol Prifti, koordinator për policinë afgane, nga të cilët kemi gjetur mbështetje në çdo kohë. “…Para agimit në Af-ganistan, një dritë vihet re në hori-zont…Koha e luftës po përfundon dhe disfata e Al-Kaidës tashme është afër…. Ne kemi udhëtuar për më tepër se një dekadë nën mjegullën e zezë të luftës, këtu në Afganistan, mund të shohim një drite të re në

horizont”. Kështu u shpreh në vitin 2012, presidenti i SHBA-ve, Barak Obama në fjalimin e tij televiziv nga Baza Ajrore Bagram në Afganistan, ku kryejnë detyra nga viti 2001 tru-pat amerikane. Dhe kjo të sjell në kujtesë se tashmë “jeta e kolbes”, “fishkëllimat e mallkuara, gjëja që urrej më shumë”, të trajtuara nga shkrimtari Khaled Hossein, në librin “Një mijë dije vezullues”, janë një e shkuar për afganët dhe se për ta po nis një jetë e re. Tani ,pas 12

vjetësh nga viti 2001, kur në ter-ritorin afgan “zbarkuan” ushtarakë dhe teknologjia moderne e NATO-s, sheh një realitet ndryshe...sheh një dritë në horizont dhe paqeruajtësit shqiptarë janë gjithashtu kon-tribuues të paqes dhe dëshmitarë të këtij ndryshimi në Afganistan. Nëpërmjet një bisede telefonike flet për gazetën “Ushtria” major Albert Doçi, komandant i kontingjentit 12-të, Paqeruajtës, Herat, Afgani-stan”.

Si do ta vlerësoni misionin e deritanishëm?

Major Doçi shprehet: “Pas 45 ditë misioni, trupat e kontingjen-tit që tashmë drejtoj kanë krijuar performancën e tyre, kanë njohu-ritë e duhura për të përmbushur detyrat, janë të mirë-trajnuar dhe të mirë-përshtatur me standardet e bazës “Cam Arena”. Përmbushja e misionit me sukses dhe përmirësimi në vijimësi i standardeve është shqetësimi ynë i përditshëm. Me

“Përshtatja me standardet e bazës “Camp Arena”, prioritet i misionit”

FLeT MAJOR ALBeRT DOçI, KOMANDANT I KONTINGJeNTIT 12-Të PAqeRuAJTëS, HeRAT, AFGANISTAN”

major nexhbedin basha

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 9

Eksperienca në punë me detyra si komandant toge e kompanie, shef i opera-cioneve dhe stërvitjes në batalion, me trajnime e kualifikime të ndryshme për komandant batalioni, sikurse themelor i oficerit të shtabit e të funksioneve të kryera në Francë, pjesë-marrja në tre misione në Chad , mars 2008-korrik 2009, në Herat Afgani-stan, në kontingjentin e III-të shtesë të koman-dove; gusht 2010-janar 2011 si zëvendëskoman-dant kontingjenti dhe nga 23 Janari 2013 si komandant kontingjenti, i kanë krijuar major Doçit mundësinë për të pasur një “cv” edhe më të pasur, një vlerë për drejtim me kompetence.

”paqeruajtësit

këtë preokupim jetojmë çdo orë, çdo ditë, javë e muaj ; shqetësime të cilat i trajtojmë në takimet e mëngjesit dhe të darkës të çdo dite, i evidentojmë nga inspektimet e kryera në zonat operacionale, në takimet e vazhdueshme me per-sonelin, në analizat javore, mujore me kontingjentin etj. Këtë e kërkoj si nga specialistët e stafit ashtu edhe nga drejtuesit nga niveli më i ulët tek më i larti. “Meraku im ”thekson ai, është funksionimi në

mënyrë perfekte i drejtimit zinxhir të komandimit.

Zoti komandant, ju thatë se përshtatja me standardet e bazës dhe zbatimi i tyre janë prioritet i misionit. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?

Personeli:oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë që në ditët e para nisi me një agjendë të ngjeshur detyrën në përmbushjen e misionit. Nëpërmjet brifingjeve, mbajtur nga specialistët italianë

të “Force Protection” ,u morën njohuritë e duhura për elementet e sigurisë në bazë, shoqërim VIPA, ruajtje e kontroll në aeroportin ush-tarak të bazës e atij civil të Heratit, për procedurat e patrullimit, për hyrje-dalje të misioneve dhe njohje të modelit ID që përdor personeli civil e ushtarak ; pra në detaje për secilin element. Këto njohuri nuk janë të panjohura për efektivin e trupës, pasi tema të kësaj natyre ishin zhvilluar para ardhjes në mi-

sion, me një program të posaçëm, në stërvitjet fushore dhe në stër-vitjen paradislokuese në Gjermani. Në ditët, javët e muajt në vijim kjo praktikë pune u pasua edhe më tej, me instruktime të veçanta, jo vetëm nga zëvendëskomandanti i kon-tingjentit, kapiten Artur Mali, një-kohësisht dhe komandant i “Force Protection” për palën shqiptare, por edhe nga specialistët në shtab e ko-mandantët e togave. Ditët ,ndonëse nuk janë të njëjta për efektivat në bazë, pasi veç detyrimit të planëzuar për shërbimin e personelin shqiptar, ka edhe ditë të tjera të ngarkuara me detyra të ngjeshura, me procedura operacionale, me angazhime të reja në përputhje me situatat , të cilat paraqiten në provincat ku operon Komanda e Krahut Perëndimor të ISAF-it. Ndonëse nuk jemi pjesë e të gjitha eventeve që zhvillohen në bazë, të cilat nuk janë të pakta, si (ceremoni të ndryshme, pritje personalitetesh të lartë, ushtarakë e civil të NATO-s, guvernator, organizata jo qeveritare, ushtarakë të lartë të ushtrisë dhe policisë af-gane, konferenca) etj, në kuadër të misionit jemi prezent me trupa në ruajtje, sigurim, shoqërim , kontroll të personelit dhe automjeteve civile si edhe ushtarake. Në stërvitjet simuluese të zhvilluara në situata të ndryshme kushtrimi apo edhe operacione të diktuara nga situate në këtë rajon janë përfshirë edhe trupat shqiptare. Në konkluzionet e zhvilluara si Forcë Protection, jemi vlerësuar me nota pozitive, për performacë të mirë dhe dinjitoze në kryerjen e detyrave operacionale si nga Komanda e “Force Protection” Italiane, Komanda ITALFOR, Ko-manda e Bazës Mbështetëse e të Për-paruar (FSB) si edhe gjenerali i Ba-zës RC-Ëest. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga niveli profesional dhe bashkëpunimi me ushtarakët shqiptarë. Kanë 45 ditë angazhim në mision dhe të duket sikur kanë muaj të tërë që shërbejnë në këtë mision. Ato flasin anglisht, italisht ndaj dhe çmoj eksperiencën e tyre, dedikimin e tyre...”, shprehet komandanti i Force Protection Italiane, gjatë ceremonisë së ndër-rimit të komandantëve të kësaj force. Gjatë kësaj periudhe kemi ndjerë përkujdesjen e MM, SHP te FA dhe komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ku me masazhet e herëpashershme, kanë ndikuar në ecurinë e misionit të kontingjentit 12-të.

A mund të na thoni se cili është misioni dhe detyrat që kryejnë trupat shqiptarë në këtë bazë?

Së pari dua të theksoj se natyra që ka ky mision është ruajtja dhe siguria e bazës. Nëse hyjmë në detaje, detyrat janë më specifike dhe për nga rëndësia dhe rreziku nuk janë aspak të lehta krahasuar edhe me misionet e tjera të tru-pave të Aleancës. Ajo që dua të them dhe për mendimin tim është

mjaft e rëndësishme, në detyrat e ngjeshura ne ngulmojmë të kemi një standard në kryerje të shër-bimit në kulla , po kështu edhe në postblloqe, ku hyjnë dhe dalin misione, personalitete civile e ushtarake, personeli civil afgan i bazës etj. Për këtë arsye , për-parësia e përparësive për ne është ndjekja dhe zbatimi i procedurave standarde të përcaktuar në SOP dhe rregullat e angazhimit në këtë mision. Për të rritur efikasitetin e ruajtjes dhe sigurisë në gjithë perimetrin e bazës, kemi sugjeruar edhe për përmirësim të elementeve të infrastrukturës dhe për këtë kemi gjetur mbështetje, si nga komanda e Force Protection ashtu edhe nga komanda e FSB, me të cilat kemi bashkëpunim intensiv në përmbushje të detyrimeve të misionit.

Në bazë, siç edhe dihet ka disa shtete të Aleancës , me të cilët bashkëpunoni në realizimin e misionit, cili opinion juaj për këtë çështje? Në këtë aspekt do të veçoja bashkëpunimin me anëtarët e Aleancës në bazë , i cili ka qenë i mirë, si me palën italiane ashtu edhe me atë spanjolle, me të cilat kryejmë detyra specifike të misionit, po ashtu edhe me palën amerikane, bullgare, sllovene el-salvador dhe me policinë afgane. Sipas fushave që mbulon, per-soneli i këtyre shteteve na është përgjigjur dhe na ka mbështetur si më asistencë po ashtu edhe me bazë materiale. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me komandën e RC-West, të FSB, ITALFOR, Force Protection, me Karabinierinë Italiane, me Qendrat shëndetësore Rol-1 e Rol-2, me palën amerikane etj. Me këtë rast një falënderim të veçantë do adresoja për kolonel Bianco, komandanti i ITALFOR, kolonelkuadro, komandanti FSB, për komandantin e RC-West dhe komandantin e Force Protection, për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushje të misionit. Kemi qenë pjesëmarrës në festat e krishtlind-jeve, ceremonitë e ndryshme, në garat e atletikës dhe në shumë evenimente të tjera të bazës, ku jemi përfaqësuar me flamurin tonë kombëtar. Po kështu kemi përkujtuar edhe ngjarje historike si 1-vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, ku folëm për jetën dhe aktivitetin e kapitenit , sikurse zhvil-luam edhe kampionatin e futbollit me kupën “Feti Vogli”, aktivitet i cili jo vetëm qe një moment re-flektimi por edhe obligimi, për më shumë përgjegjësi e profesionalizëm në detyrë. Arritjet e deritanishme kanë kontributin e gjithë efektivit të kontingjentit për performancën e treguar. Me këtë rast do vlerësoja profesionalizmin e gjithë personelit në shtab, zëvendëskomandantin e kontingjentit kapiten Artur Mali, komandantëve të togave, togerët Feti, Beqiraj dhe nëntoger Krenar Xhaferri, ky i fundit megjithëse vetëm 23 vjeç , premton për një karrierë të suksesshme.

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201310 epopeja

Në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, nderohet koman-danti legjendar Adem Jashari, familja Jashari dhe të gjithë

dëshmorët dhe martirët e kombit. Nën përkujdesjen e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, FSK-ja me rastin e 15 vjetorit të luftës heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari, ka organizuar manifestimin qen-dror, me moton: “Nderojmë Historinë - Ndërtojmë të Ardhmen”. Manifestimi u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjener-allejtënant Kadri Kastrati, përfaqësues të familjes Jashari, Rifat dhe Bekim Jashari, ministra të kabinetit qeveritar, drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, deputetë, përfaqësues të komunitetit fetar, qytetarë të shumtë dhe nxënës të shkol-lave të Prishtinës. Fillimisht presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kaluan në revistë para kuadrateve të FSK-së, të rreshtuara në kazermën “Adem Jashari”. Manifestimi filloi me ngritjen e Flamurit nga togu ceremonial i FSK-së dhe me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, ekzekutuar nga orkestra frymore e FSK-së. Presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësues të sho-qatave të dala nga lufta vendosën kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të të gjithë dësh-morëve të kombit të rënë për liri. Në manifestim “Epopeja e UÇK-së”, me një fjalë tematike u paraqitën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Rifat Jashari, vëllau i komandantit Adem Jashari. Në fjalën e tij komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati tha: - “Komandanti i FSK-së, fillimisht përshëndeti familjarët e familjes Jashari, familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-

së, presidenten, kryeministrin, kryeparla-mentarin e Kosovës, ministrin e FSK-së, mysafirët vendorë dhe ata ndërkombëtarë, si dhe ushtarët, nënoficerë dhe oficerë e FSK-së. Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me këtë rast, tha: - “Epopeja UÇK-së është epope e shkruar në analet e his-torisë, studiuesve dhe strategëve të artit ushtarak, Epope që ka kryepersonash familjen emblematike të kombit tonë, familjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Në këtë 15 vjetor ne vijmë me avancime të institucionit tonë, institucion që po tregon, disiplinë, profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për avancim drejt përgjegjësive kombëtare e ndërkom-bëtare, duke ndihmuar vendin tonë në synimin e tij, anëtarësimin në familjen e madhe të sigurisë globale. Institucioni ynë, FSK-ja është ndërtuar në shtetin e ri, shtetin e Kosovës i cili themelet i ka në sakrificën e kombit. FSK-ja po profesion-alizohet dhe modernizohet mbi heroizmin dhe gjakun e Jasharajve dhe mijëra dësh-morëve dhe martirëve të kombit”.

“Për të nderuar këtë ngjarje të madhe janë rreshtuar para nesh kuadratet e FSK-së, që tregojnë përkushtimin e Kosovës

që ka bërë për të ndërtuar forcën e vet ushtarake. Forcë të cilën e kishin ideuar dhe vulosur me sakrificën dhe heroizmin e tyre komandanti legjendar Adem Jashari me bashkëluftëtarët e tij. Ne sot kujtojmë ngritjen dhe ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare për organizimin dhe mobi-lizimin në luftën tonë të shenjtë, luftën tonë të drejtë, liridashëse që u përkrah dhe u mbështet nga forcat përparimtare ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA dhe aleanca më e madhe ushtarake NATO. Rindërtimi dje i vendit tonë, dhe ndërtimi sot është synimi për të ardhmen që e ka nismën te kujtimi dhe heroizmi legjendar i familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së. FSK-ja sot, duke pasur nismë këtë kujtim, po arsimohet, profesionalizohet, zhvillohet dhe moderni-zohet në bashkëpunim me NATO-n. FSK-ja çdo ditë po dëshmon se është një partnere e denjë dhe mund të punojë krah përkrah me NATO-n, në çdo mision. Bashkëpunimi që kemi ndërtuar me NATO-n është arritje e madhe e cila vlerësohet nga të gjithë, andaj ne sot u jemi mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë për atë që kanë bërë dje në luftë dhe për atë që bëjnë sot në liri. Ne dje ishim me fat që i takuam epokës më të

ndritshme të kombit tonë, epokës së UÇK-së, epokës së komandantit legjendar Adem Jashari. Ne sot po e ndërtojmë vendin tonë drejt së ardhmes së ndritur në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Andaj ne sot duhet të shfrytëzojmë këtë privilegj për të punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë rrugë, ne do të frymëzohemi gjithmonë nga heroizmi i komandantit legjendar, familjes Jashari dhe luftëtarëve të UÇK-së, dhe dëshmorëve të rënë për liri. Lavdi heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit” - tha gjenerallejtënant Kadri Kastrati. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pasi përshëndeti familjen Jashari dhe të pranishmit, tha se: - “Me rreshtimin dhe parakalimin e trupave të FSK-së po fillon shënimi i 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kos-ovës. Sot, kur institucionet më të larta shtetërore të Kosovës po nderojnë njërën nga ngjarjet më të ndritura dhe heroike të historisë sonë të re, sot, kur Kosova është njohur nga rreth 100 shtete, sot Kosova e lirë dhe sovrane, po nderon heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari,

sakrificën e familjes Jashari, dhe të të gjithë të rënëve dhe dëshmorëve në altarin e lirisë. Përmasat e këtij flijimi legjendar e zgjuan ndërgjegjen e botës demokratike. Gatishmëria për fitoren e lirisë e zgjoi një komb të tërë. UÇK-ja bashkoi të gjithë, kudo që ishin, qytetarët shqiptarë, në Ko-sovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, në Mal të Zi e diasporë, kudo, prandaj sot të gjithë përulemi për sakrificën e qytetarëve shqiptarë për lirinë e Kosovës. UÇK-ja u bë zëri autentik i vullnetit të qytetarëve tanë. Këtë vizion të lirisë, humanizmit dhe demokracisë, e mbështeti edhe bota e për-paruar. E mbështetën shtetet e demokra-cisë perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian, aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, NATO. Dëshmi e përkushtimit tonë institucional për perspektivën tonë euroat-lantike, jeni vetë ju, të nderuar pjesëtarë të FSK-së, që me profesionalizmin tuaj, bëni që të jemi krenarë. Me ju janë kre-narë qytetarët tanë, me ju është krenarë shteti i Kosovës. Me ju janë krenarë miqtë tanë ndërkombëtarë. Përkushtimi dhe përparimi i Kosovës është objektivi ynë strategjik dhe historik. Përkushtimi për përparimin e Kosovës është respekti më i lartë për të rënët në themelet e lirisë së vendit tonë. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”. Ndërsa në emër të familjes Jashari, përshëndeti Rifat Jashari vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, tha se “Lavdia dhe nderi u takon të gjithë atyre që ranë për këtë liri, që ne sot po e gëzojmë”. Në fund ministri dhe komandanti i FSK-së, për merita dhe të arritura në kry-erjen e detyrave, kanë dhënë medalje për “Shërbime të shquara”, pastaj, medaljen “E ardhmja fillon këtu”, medaljen “Reparti i shquar”dhe medaljen “Vetëmohues”. Mani-festimi “Epopeja e UÇK-së” më 5 Mars 2013, u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik, me këngëtarët e njohur Ilir Shaqiri, Violetë Kukaj, Leonora Jakupi, Riza Bytyqi, Ismet Behxheti, Hysni Klinaku dhe Ansambli Kombëtar i Valleve dhe Këngëve “Shota”. Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” vazhdoi, programin dhe në datat 6 - 7 Mars.

FSK-ja shënoi 15 vjetorin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”

Kreministri thaçi: adem Jashari ka bashkuar shqiptarët rreth idealit për çlirimin e Kosovës

Presidentja Jahjaga: Epopeja e Hasharajve, vepra më sublime e heroizmit dhe flijimit për lirinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin: “Arkitekt dhe komandant i lëvizjes mbarëpopullore për çlirimin e Kosovës, i cili me shembullin e tij, deri në flijim, frymëzoi përpjekjet për liri e pavarësi të një populli të tërë”. Në ceremoninë solemne të dekorimit të komandantit legjendar Adem Jashari, e cila u mbajt në kujtim të përvjetorit të epopesë legjendare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Jashari, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili. “Sakrifica e Komandant Adem

Jasharit, sakrifica e familjarëve të tij, por dhe e qindra çlirimtarëve të Kosovës, dhe e popullit të Kosovës, është sot simboli i qëndresës në mbrojtje të trojeve të tyre ndaj spastrimit etnik. Sakrifica sublime, përkushtimi i Adem Jasharit dhe i të gjithë shqiptarëve të Kosovës është sot simboli i qëndresës ndaj agresionit dhe gjenocidit, është sot simboli i asaj çka popujt në të gjithë botën, në tërë historinë e tyre kanë luftuar për ta fituar, lirisë”, u shpreh Presidenti Nishani. Pas marrjes së Urdhrit të Flamurit Kombëtar, nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari duke falenderuar Presidentin Nishani për vlerësimin e lartë u shpreh se dekorata e akorduar nuk nderon vetëm Adem Jasharin, por edhe të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari, të gjithë të rënët për liri. “Me këtë urdhër, nderohen të gjithë ata, të cilët në ditët më të vështira, të rrugëtimit të Kosovës bënë hapa gjigantë për të arritur në atë që është

Komandanti i Përgjithshëm i FARSH-së Nishani nderon me “urdhrin e Flamurit”, Adem Jasharin

më sublime, liria e vendit. Të gjithë luftëtarët duke përf-shirë dhe Adem Jasharin, luftëtarët e familjes Jashari dhe luftëtarët e lirisë u frymëzuan nga shteti shqiptar, prandaj askush më mirë sesa shteti shqiptar nuk mund t’i nderojë ata”, u shpreh nipi i Komandantit Adem Jashar

Në ceremoninë solemne të dekorimit të komandantit legjendar Adem Jashari, e cila u mbajt në kujtim të përvjetorit të epopesë legjendare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Jashari, Kryeministri Sali Ber-

isha, Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 11 uÇk

Është përkujtuar të martën 15-vjetori i masakrës së Prekazit dhe i rëniwwes heroike të komandantit

legjendar, Adem Jashari. Me këtë rast, Bashkia e Tiranës ka organi-zuar homazhe pranë përmendores së Adem Jasharit e cila ndodhet në hyrje të Rrugës së Durrësit të kryeqytetit, në sheshin që mban emrin e heroit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë kryer homazhe në nderim të heroit Adem Jashari, kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, kryetarja e Kuven-dit, znj. Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Sylejman Selimi, etj. Në emër të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm të FA, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bënë homazhe dhe vendosën një

kurorë me lule pranë përmendores së komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari. Pas vendosjes së ku-rorës me lule pranë bustit të Adem Jasharit tha: -“Sot mbarë kombi shqiptar përulet me nderimin më të thellë para komandantit legjen-

Në 15 vjetorin e rënies së ko-mandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes Jashari, ministri Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati të shoqëruar nga stafi më i lartë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dësh-morëve në Prekaz. Ministri i FSK-së Agim Çeku, nderoi dëshmorët së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ministrat e Kabi-netit qeveritar. Ata qëndruan për vizitë në Kompleksin Memorial të komandantit legjendar Adem Jashari, ku me vendosjen e kurorave me lule, nderuan komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e Kombit. Ndërsa, delegacioni i FSK-së, të prirë nga ko-mandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministri i FSK-së Shemsi Veseli, sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj, komandanti i KFT-së gjen-eralmajor Rrahma Rama, gjeneralët, Zymer Halimi, Enver Cikaqi, Gëzim Hazrolli, Haxhi Shala, dhe oficerë të tjerë të FSK-së, sot, në ditën e dëshmorëve, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz, ku vendosen

lule të freskëta dhe bënë homazhe. Me këtë akt, nderuan komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të dëshmorët e tjerë të kombit. Gjithashtu komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati, me këtë rast tha se bashkë me udhëheqësit e FSK-së, jemi këtu për të nderuar veprën

e madhe të komandantit legjendar Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Del-egacioni i FSK-së, më pastaj vizitoi Kullën e Jasharëve, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Murat e Lulëzim Jashari.

Homazhe në Kosovë

Përkujtohet 15-vjetori i masakrës së Prekazit në Tiranë

dar Adem Jashari, burrit që me trimërinë, guximin mbinjerëzor, shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve. Në këtë 15-vjetor, vepra e ndritur të Adem Jasharit dhe e familjes së tij, shkëlqen më shumë se kurrë. Shqiptarët festuan 100 vje-

torin e Pavarësisë së Shqipërisë me kokën lart, me ndjenjën e krenarisë së ligjshme, gjë e cila pa veprën, pa heroizmin, pa sakrificën sublime të Adem Jasharit dhe të gjithë familjes së tij do të ishte e pamundur. Ko-sova festoi 5- vjetorin e Pavarësisë

së saj, në themel të së cilës qëndron sakrifica e burrit, që ra për tu bërë i pavdekshëm, komandantit dhe kryeheroit të kombit shqiptar, që pasuroi aq shumë altarin e lirisë së kombit tonë. Sot, nderimi është për ata mijëra e mijëra vajza dhe djem, burra dhe gra të Kosovës, të cilët bënë luftën më të vështirë, më të pabarabartë, por dhe më heroike, me të cilën çliruan Kosovën, me të cilën i dhanë fund sundimit barbar të Millosheviçit dhe vendosën Kosovën në anën e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian, aspi-rata këto, të cilat qytetarët e Kosovës vendosmërisht po punojnë që t’i re-alizojnë. Edhe njëherë nderimin më të madh për komandantin legjendar, për burrin që e shndërroi në Krujë të dytë Prekazin. Nuk ndodh në historinë e kombit tonë, nuk gjendet në historinë e luftërave për liri të Europës një sakrificë kaq madhore, kaq sublime, sa kjo e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Nder për jetë kujtimit të tyre”.

Ministri çeku dhe gjeneral Kastrati homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri Berisha: Guximi dhe trimëria e Adem Jasharit shndërroi Prekazin në Krujë të dytë për shqiptarët. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj dhe

shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bënë homazhe dhe vendosën një kurorë me lule pranë përmendores së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201312 reportazh

bejdo maLo

Jeta e re e aerodromit ushtarak të Kuçovës, është në përputhje me strukturimin e Ushtrisë Shq-iptare në kuadrin e standardeve

të NATO-s. Ky aerodrom ushtarak, me një histori të mbushur plot me përthyerje, tani ka një destinacion të ri. Aerodromi, i ndërtuar në fundin e viteve 20 të shekullit që kaloi, në vitin 1952 pësoi një transformim të thellë si pasojë e punës së mijëra të burgosurve politikë që e ndërtuan atë. Mbi pllakat gjashtë këndore me rreze 1.5 metra janë të shkruar ende emrat e ish-të burgosurve politikë, që lanë kockat për ndërtimin e këtij impianti ajror, i cili 50% të tij e kishte nën-tokësore. Pas të burgosurve politikë, mbi shtresën e pistës së ulje-ngritjes, ku ishin shkruar emrat e tyre, kinezët e zgjatën pistën në 2.2 kilometra dhe shtuan shumë funksione të tij. Më pas, ishte radha e suedezëve, të cilët në vitet 80-të sollën ndryshime. Ky aerodrom që para vitit 1943 mbante mbi tre regjimente avionësh luftarakë të Italisë, në vitet pasardhëse u bë arenë e avionëve rusë e kinezë su-personikë të tipave MIG-15, 17 dhe 19. Po ashtu, ai ishte dhe aerodromi i tërë avionëve trofe të luftës, por dhe i avionëve JAK. Kjo erë trashëgimie duket se e ndaloi frymën në vitin 2005, kur i erdhi fundi historisë së avionëve luftarakë kinezë dhe rusë, të cilët ishin prodhim i viteve 50-të e 60-të. Ky ishte një koncept i ri për këtë aerodrom, i cili u kthye në një bazë ajrore sipas koncepteve bashkë-kohorë. Futja e Shqipërisë në NATO dhe reformat e strukturës të Forcave së Armatosura të Shqipërisë, sollën një erë të re për këtë bazë ajrore. Pati investime mbi 5 milionë euro duke ristrukturuar pistën dhe sistemin e ndriçimit për ulje gjatë natës. Ai ishte një investim i madh, që i dha një rëndësi kësaj baze. “Aktualisht, baza ajrore e Kuçovës është e formatuar me konceptin e strukturës së re të forcave ajrore, si baza kryesore ajrore opera-cionale për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gradualisht me plane modernizimi si “HOST NA-TION SUPPORT” për NATO-n. Një detyrë tjetër në interes të misionit së kësaj baze do të jetë dhe shërbimi si aeroport rezervë për aviacionin civil shqiptar dhe të huaj”, tha për gazetën “Ushtria, komandanti i kësaj baze, nënkolonel Balil Hyseni. Në kushtet e këtij ndryshimi rrënjësor, atje kanë filluar përgatitjet dhe stafi po punon që këtë vit të fillojë Shkolla e Trupës Ajrore. Janë përgatitur të gjithë am-bientet dhe është përcaktuar trupa mësimore. Të gjithë ata ushtarakë që do të shërbejnë si pilotë, por dhe i gjithë personeli teknik do të kalojnë në sitën e kësaj shkolle të trupës, e

cila do të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s. Nënkolonel Balil Hyseni tha se: “Që nga ky vit, do të fillojnë operacionet ajrore fillimisht me he-likopterët AB-206 trajnues dhe me pas me AB-205 transport i lehtë. Që të kryhet kjo detyrë e vështirë, duhet që të përgatitet një infrastrukturë shumë bashkëkohore dhe duhet që të vendosen gjërat në vend. Stafi është gati dhe komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralbrigade Dhori Spirollari, kon-firmoi se i gjithë ristrukturimi i bazës ajrore të Kuçovës do të bëhet sipas datave të përcaktuara në kalendarin vjetor dhe komanda e Forcave Ajrore është e mobilizuar që ta mbështesë si nga ana logjistike, por dhe me trupën mësimore. Në tavolinën e gjeneralit gjen një plan të detajuar se si do të organizohen dhe ndiqen punët, si do të jetë formati i kësaj baze, si do të kthehet ajo në një bazë kryesore operacionale.

Në bazë të planit të përhapjes dhe rritjes operacionale fluturuese kjo bazë do të ketë një dislokim në vite për helikopterët BO-105 dhe në pas vitit 2015 edhe dy “Cougar” të versionit transport trupash në bashkëpunim edhe me batalionin e transportit nga ajri në Poshnjë.

“Aktualisht, nga strukturat e ba-zës, si komanda e skuadriljes, siguria e fluturimit dhe shtabi po punojnë për publikimin e aerodromit/heliodromit, hartimin e instruksionit të tij për t’u publikuar në interes edhe të AIP Alba-nia (Air Information Publication). Ky publikim është i nevojshëm, pasi në bazë do të zhvillohen edhe stërvitje të përbashkëta si JET, me avionët ameri-kanë C 130 dhe Albanian Lion” me trupat britanike. Vetëm sivjet kjo stër-vitje vazhdoi një javë, me dislokim të rreth 500 trupave dhe 5 helikopterëve si apash”, tha nënkolonel Balil Hyseni për gazetën “Ushtria”.

Gjwja më e rëndësishme dhe risia për këtë bazë do të jetë ngritja e Seksionit Ajror të Shkollës së Trupës. Sipas komandës së Forcave Ajrore, kjo është një tjetër detyrë që i ka ngarkuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave së Armatosura dhe që ka filluar zbatimi i saj. Këto ditë marsi e gjithë vëmendja është përqendruar te krijimi i infrastrukturës së Shkollës së Trupës. Janë përcaktuar auditorët, bendet për kushtet e jetesës e stërvitjes dhe gjithashtu ka filluar ristrukturimi i ekzistuesve. Pamja e re që po merr aerodromi është vërtet mbresëlënëse dhe shumë shpejt do të dëgjohen në pistën e tij uturimat e motorëve të helikopterëve e avionëve. Tashmë,

kurset funksionale dhe institucionale për UP, nënoficerët dhe oficerët do të zhvillohen për të gjithë pjesëtarët e Forcave Ajrore në këtë bazë. Produktiviteti i arsimim/trajnimit në një garnizon, ku do të mësohet dhe operohet do të jetë i lartë.

Ajo që është më kryesorja dhe më e rëndësishmja është krijimi i sek-

sionit për “Air Cadet Albania”. Balil Hyseni tha se: “Në të njëjtin ambient ku do të jetë seksioni ajror po forma-tojmë vendin për Air Cadet Albania në koordinim me shoqatën Air Cadet Accademy të Britanisë së Madhe. Urat e bashkëpunimit janë hedhur dhe miratimi nga niveli strategjik e politik për këtë kooperim është dhënë. Ky bashkëpunim me këtë institucion kaq prestigjioz do të rrisë nivelin e cilësisë dhe përgatitjes së pilotëve mirëmbajtës dhe koordinatorëve të trafikut ajror sipas standardeve të kërkuara nga NATO është vërtet një arritje e madhe dhe kjo shpreh vlerësimin që kanë vendet anëtare të NATO-s për kontributin e Shq-

ipërisë. Stafi i bazës është i ri dhe me pasion për të punuar e me dëshirë të madhe për të rikthyer edhe një herë “zhurmën” e turbinave të avionëve dhe helikopterëve. Këtë e vë re tek të gjithë pjesëtarët e kësaj baze që janë të lidhur si mishi me kockën me zhurmën e motorëve të avionëve. Edhe ndonjë avion që kalon në lartësi të mëdha

duket se i nderon ata kur kalon mbi vend-dislokimin e tyre. Adrenalina e tyre, por dhe pozicioni strategjik i kësaj piste është vërtet e lidhur më zhurmën e motorëve”. Komandant Balil Hyseni sqaroi më tej: “Kemi një bashkëpunim me palën turke në bazë të një protokolli bashkëpunimi midis dy ministrive që në vitin 2009 dhe vazhdimisht një koordinator turk qëndron në bazën tonë dhe me të cilin koordinojmë aktivitetin e bashkëpunimit’. Momentalisht, në bazën ajrore të Kuçovës po punohet për Master-Planin e bazës, pasi është një nga detyrat e Direktivës të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2013 dhe është një detyrë shumë e rëndësishme. Kjo direktivë për këtë vit ka përcaktuar si detyrë fillimin e punës për ngritjen e një qyteze ushtarake, e cila do të shërbejë për strehim dhe krijim kushtesh sa më të mira për ushtarakët tanë.

Shefi i Shtabit, nënkolonel Genci Petanaj, ka një përvojë të gjatë pune dhe di të menaxhojë punët dhe gjithmonë është në krye të tyre. Ai nxit frymën e punës në grup dhe zbatimin me rreptësi të së gjithë detyrave kalendarike. Ai e sheh me shumë optimizëm jetën e re të kësaj baze. Komandanti i Skuadriljes Ajrore, nënkolonel Tomor Dyrmo, i përket plejadës së atyre pilotëve që kanë mbretëruar ajrin dhe që kanë vite që shërbejnë. Ai i di të gjithë sekretet dhe misteret e kësaj baze dhe e konsideron si një gjë të shtrenjtë. Komandant Balil Hyseni tha se: “Mbi të gjitha duhet të theksoj punën e mirë të kapitenëve Qazim Elmazaj, Leandro Zyka, Ervin Demo, Ermal Hoxha dhe Arqile Olldashi, me të cilët kam kënaqësinë të punoj, pasi i kam pa-sur edhe studentë shumë të mirë në

shkollën e aviacionit. Me ta, stafi im është shumë bashkëkohor dhe do të krijojmë një faqe të re për këtë bazë. Bashkëpunimi me Forcën Ajrore dhe sidomos me bazën ajrore Farkë ka qenë dhe do të jetë edhe në vazhdim shumë i mirë, pasi ato na ndihmojnë që edhe në bazën tonë të ngrihet një jetë e re”.

Jeta e re e një aerodromi historik, Kuçova si “Host Nation Suport” për NATO-n

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 13kds

Në kuadrin e bashkëpunimit ra-jonal “Për zhvillimin e korpu-sit të nënoficerëve”, Akademia e Nënoficerëve “Thomson” u

vizitua në datat 27-28.02.2013 nga nënofi-ceri më i lartë i KFOR-it, kryekapter Olaf Kaseter, kryekapteri i Bazës Amerikane te “Film CITY” Douglas CONAWAY dhe këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm të FSK-së, kryekapter Fetah Zejnullahu. Vizita e tyre filloi me një takim me Koman-dantin e ANO-së kolonel Arben Toska në zyrën e tij duke i uruar atyre mirëseardhjen dhe një qëndrim sa me të këndshëm në Shqipëri. Pjesëtarët e ekipit falënderuan komandantin e ANO-së për gatishmërinë dhe pritjen e tyre të pahezitueshme pas shprehjes së dëshirës së tyre për të viz-ituar nga afër institucionin e vetëm për arsimimin e përgjithshëm të nënoficerit në FARSH, Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”. Ndër të tjera Nënoficeri më i lartë i FSK-së shprehu entuziazmin e tij për praninë e tij në një takim me komandantin dhe stafin e ANO-së. Pas këtij takimi programi vijoi me një vizitë të ekipit në Muzeun e FA dhe me një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar, në mënyrë që të njiheshin më mirë me historinë, kulturën e traditën e vendit tonë në vite. Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në KDS, ekipi pati një takim me Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha. Në këtë takim gjenerali,

duke i uruar qëndrim sa më të këndshëm në KDS, u shpreh se nënoficeri dhe roli i tij në FA është shumë i madh. Dhe për këtë arsye KDS-ja së bashku me institucionet e saj, e veçanërisht ANO-ja po punojnë për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e programeve për arsimimin e nënoficerit si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre në detyrat që ata kanë. Në zbatim të programit ekipi mori pjesë në prezantimin e një brifingu mbi “Funksionimin e ANO-së dhe sistemit të arsimimit të nënoficerit në

FA.” Gjatë këtij takimi ekipit iu prezantuan mënyra se si përzgjidhen dhe testohen kursantët për të ndjekur kurset në ANO, se si kalon karriera e tyre e ndërthurur kjo me kurset institucionale dhe profesionale që zhvillon ANO, se cilat janë kriteret e përzgjedhjes së instruktorëve apo se si synohet që të ketë një sistem rotacioni për instruktorët, që pas një eksperience në ANO të kthehen te njësitë për tu përballur me vështirësitë e operacioneve dhe më pas të kthehen përsëri në ANO për të futur në

më i mirë i vitit të FA” apo për çështje të tjera që lidhen me arsimimin e trajnimin e nënoficerit. Përfaqësuesi i FSK, Fetah Zejnullahu, u shpreh se në Kosovë ekziston një mbështetje shumë e madhe nga oficerët për nënoficerët si dhe marrëdhëniet dhe detyrat e tyre janë shumë të qarta nga të dyja palët, kjo në sajë edhe të mbështetjes së KFOR apo vendeve të tjera të NATO-s që operojnë në Kosovë. Në fund të ditës ekipi pati dhe një takim tjetër në zyrën e Komandantit të ANO-së. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me KFOR, për aktivitete të përbashkëta me nënoficerët, për mundësitë e dhënies së ndihmës nga ana e KFOR-it për zhvillimin me sukses të procesit të krijimit dhe vijimit të “Forumit të Nënoficerit” si dhe për përzgjed-hjen e nënoficerit më të mirë të vitit me anë të eksperiencave dhe metodave që ata kanë. Ndër të tjera u diskutua edhe për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve dypalëshe me FSK në kuadër të “zhvillimit të korpusit të nënoficerëve”, për mundësitë e zhvillimit të disa vizitave për shkëmbim eksperience, shkëmbim rregulloresh apo metodash të tjera që ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e nëno-ficerit. Në përfundim të takimit Komandanti i ANO-së, duke i shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për mirëpritjen e nënofi-cerëve të FSK-së për ndjekjen e kurseve institucionale që ANO ofron, i falënderoi për vizitën e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

ANO-në e vizitojnë një ekip me nënoficerët më të lartë të FSK-së

Pjesë e delegacionit të nënoficerëve më të lartë të FSK-së në vizitën në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson” ishin dhe përfaqësues të KFOR-it dhe Bazës Amerikane të “Film CITY” të dislokuar në Kosovë

përdorim “mësimet e nxjerra” në njësitë ku ishin. Në vijim ekipi pati një takim tjetër me nënoficerët më të lartë të FA. Në këtë takim mori pjesë dhe komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha si dhe Zëvendësshefi i Zyrës së ODC, major Mark Berlenbach. Takimi konsistoi në një diskutim të hapur rreth ecurisë e zhvillimit të nënoficerit në Shqipëri apo Kosovë, rreth mënyrës se si këtë vit do të përzgjidhet për herë të parë ‘Nënoficeri

Vizitë e kursantëve të Kursit të Lartë së Oficerit në Bashkinë e VorësQëllimi i kësaj vizite ishte njohja dhe familjarizimi me mënyrën e funksionimit dhe drejtimit të bashkisë. Shkëmbimi i përvojës dhe

reklamimi i vlerave të ushtarakëve në institucionet civileKursantët e Kursit të Lartë të Oficerit

në zbatim të programit mësimorë të De-partamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore, zhvilluan një vizitë në Bash-kinë e Vorës. Në këtë vizitë morën pjesë edhe komandanti/rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Dr. Agim Sula, zëvendëskomandanti/zëvendësrektori i AFA kolonel Dr. Edmond Braneshi si dhe shefi i Departamentit të Lidershipit, kolonel Prof. Dr. Kristaq Xharo. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja dhe familjarizimi me mënyrën e funksionimit dhe drejtimit të bashkisë si dhe shkëmbimi i përvojës dhe reklamimi i vlerave të ushtarakëve në institucionet civile. Kursantët u pritën nga kryetari i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili, si dhe zëvendëskryetari, Aqif Muca, si dhe nga stafi i administratës së kësaj bashkie. Kryetari i Bashkisë Vorë, zoti Fiqiri Ismaili i uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e përzgjedhjes së Bashkisë Vorë për vizitën dhe bëri një rezyme të punës së në këtë bashki. Nëpërmjet një brifingu ai njohu pjesëmarrësit me rolin dhe rëndësinë e pushtetit lokal, me viz-ionin, misionin dhe planet afat shkurtra dhe afat gjata të kësaj bashkie që nga koha që ai është në krye të saj, prej 3 mandatesh. Zoti Isamili u shpreh se pushteti vendor ka për mision të sigurojë një qeverisje sa më afër dhe reale për qytetarët. Në vijim ai u ndal në shtyllat e shtetit demokratik, ku një nga shtyllat kryesore është qeverisja vendore me moton sa më afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Qeverisja vendore

është qeverisja reale, qeverisja e vërtetë për qytetarët. Në njësinë e qeverisjes së tyre vendore qytetarët shikojnë, prekin, ndjejnë, shpresojnë, besojnë tek vlerat e demokracisë. Kështu që njësitë e qeverisjes vendore janë edhe shkolla të demokracisë. Njësitë e qeverisjes vendore krijojnë më shumë mundësi për një pjesëmarrje aktive të qytetarëve duke u bërë pjesë e vendimmarrjes, pjesë e zhvillimit, progresit, mirëqenies. Duke u nisur nga ky këndvështrim i qeverisjes

vendore e dalë nga njerëzit, e në shërbim të njerëzve, në Bashkinë Vorë janë bërë ndryshime të pakrahasueshme në të gjitha drejtimet. Për plotësimin e misionit të vet, kjo bashki ka hartuar një program të qartë strategjik të zhvillimit dhe mbi këtë bazë janë përcaktuar objektiva të shoqëruara me projekte e punë konkrete në shërbime publike, infrastrukturë, zhvillim vendor, veprimtari kulturore, sportive, etj. “E tërë puna e bashkisë sonë synon dhe i shërben përmirësimit

të cilësisë së jetës dhe mirëqenies së ko-munitetit. Një vizion i qartë i bashkisë, është përcaktues në hartimin e programit strategjik të zhvillimit, ku trajtohet buxheti, burimet njerëzore dhe është bashkërenduar puna edhe me programet kombëtare e rajonale. Vit pas viti bashkia ka ofruar një performancë qeverisjeje vendore me standarde të larta në shër-bime publike, në shërbimin e furnizimit me ujë, duke ndërtuar një rrjet ujësjellësi 80 km për qytetin dhe 8 km për fshatrat e saj. Janë ndërtuar dhe asfaltuar mbi 60 km rrugë në të gjithë zonën duke rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës së familjeve; janë krijuar kushte shumë të mira në shkolla e kopshte. Sipërfaqja e gjel-bër është dhjetëfishuar. Janë mbjellë me dhjetëra hektarë tokë ullinj e vreshta. Po bashkëpunohet me fermerët që agrobiznesi të jetë prioritetet i zhvillimit, punësimit, mirëqenies së familjeve. Veprimtaritë kul-turore e sportive janë një prioritet i bashkisë, klubi sportiv “VORA” është në kategorinë e dytë. Nga asnjë terren sportive në Vorë, tani janë ndërtuar palestra e terrene sportive në të gjitha shkollat. Është rritur numri i bizneseve dhe si rezultat i mirë-funksionimit të strukturave përkatëse të bashkisë, janë pesëfishuar të ardhurat. Qeverisja e mirë prodhon çdo gjë, por mbi të gjitha prodhon besim e shpresë tek të gjithë njerëzit, veça-nërisht tek brezi i ri. Për këtë punohet çdo ditë, javë, muaj e vite, duke përmbushur më së miri misionin. Kjo kërkon një staf të mirë-motivuar, të mirë-disiplinuar ku

secili në pozicionin e punës bën më të mirën” u shpreh zoti Ismaili. Në mbyllje të fjalës së tij, ai shprehu mirënjohjen më të madhe për ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, për kontributin e veçantë të Forcave të Armatosura në op-eracionet paqeruajtëse në interes të sigurisë globale, si dhe për Emergjencat Civile në ndihmë të popullatës. Komandanti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula falënderoi Kryetarin e Bashkisë për pritjen e ngrohtë dhe tepër miqësore, vizionin e qartë që shpalosi, dhe vlerësoi rolin e tij drejtues në krye të kësaj bashkie model, pasi puna e bëre nga ana e tij ishte tepër e prekshme. Kolonel Sula vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Forcave të Armatosura me komunitetin. Fakti që një ish ushtarak, zoti Aqif Muca, është në drejtim të kësaj bashkie si zëvendëskryetar i bashkisë i shton vlerat ushtarakëve që kanë ditur jo vetëm të integrohen dhe jenë në pozicione drejtuese, por kanë dhënë kontributin e tyre duke bërë më të mirën për qytetarët. Ban-orë të këtij komuniteti janë edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura, që kanë marrë pjesë në misione brenda dhe jashtë vendit dhe kanë treguar një përformancë dinjitoze, e cila nderon komunitetin dhe Forcat e Armatosura. Kolonel Sula e ftoi Kryetarin e Bashkisë Vorë, zotin Fiqiri Ismaili, për t’u bërë pjesë e lektorëve të ftuar “guest speaker” në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Bardha Pali, Merita Alimuçaj.

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201314 homazhe

Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mun-dur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, e cila

e mundonte prej kohësh. “Mjeshtri i madh” i aktrimit që njihej më së shumti si “Jovan Bregu”, për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 174”, i cili vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi i tij më i mirë, është ndarë nga jeta pasditen e djeshme në moshën 66-vjeçare. Mësohet se aktori i ka kaluar mo-mentet e fundit të jetës me të afërmit në shtëpinë e tij. Shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që Trebicka po merrej me dramën “Një tablo absurde” në vitin 2011. Ai u kurua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, kundër kancerit në mushkëri, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në kryeqytetin e Francës, për të u kujdes vajza e tij, që ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit të tij në spital, qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin “Mjeshtër i Madh”. Aktori nuk u shkëput asnjë herë nga skena, rolet e fundit të tij datojnë para një muaji në teatër.

KarrieraRoland Trebicka lindi në Korçë

në vitin 1947. Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Prirja e tij e jashtëza-konshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak. Shërbeu si aktor në estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popul-lore), ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ku debutuan edhe aktorë të tjerë, të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Malkja, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Ai u bë anëtar i teatrit Kombëtar në vitin 1971 dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje tre vjeçare në kompaninë “Publimedia” u kthye përsëri në “Teatrin Kombëtar”. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Ishte mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazoi lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër ishte kampion i përkushtimit

Artisti që fitoi pavdekësinë ...

dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një prej aktorve më të kërkuar nga regjisorët. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Mjeshtëria e tij në këtë rol ndikoi që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikush-

mërisë, si dhe të shënojë rekordin e në historinë e shfaqes së një teatri. Breza të tërë kanë bërë pjesë të gjuhës së përditshme batuta nga personazhi mit i Jovan Bregut në “Pallatin 176”, që Roland Trebicka, me mjeshtrinë e tij e ktheu ndër kultet e komedise shqiptare. Edhe pse me 500 shfaqe në

shtatë vjet, me dhjetra transmetime në TV me dhjetë mijëra kopje e kaseta të shitura “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet një personazh i pazëvendësueshëm në

historinë e skenës shqiptare. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), roli i pacientit tek “Te gjithe kanë huqe” e shumë shfaqje të tjera teatrale, si “8 persona plus”, apo “Valsi i Titanikut”, tek “Një burrë me trëndafil”. Në vitin 2002, për rolin e rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një kar-rige” (Vaska), tek “Karnavalet e Ko-rçes” në rolin e Nestit dhe “Koncert në vitin 1936”. Roland Trebicka është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe Qytetar Nderi i Korçës. Me gjithë luftën ndaj një sëmundje të gjatë, Z. Trebicka nuk e la pasionin e tij për aktrimin, duke u aktivizuar deri para pak javësh në “Teatrin Kombëtar”, me pjesën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku interpretonte rolin e Seit Beut. Një interpretim, mes shumë e shumë të tjerësh, që u prit suksesshëm nga publiku vendas.

Shuhet Roland Trebicka, aktori i madh që doli nga radhët e Estradës së Ushtrisë

mimoza GoLikja

Aktori i njohur i teatrit dhe kine-matografisë, Roland Trebicka është nderuar sot për herë të fundit nga familjarë, miq e kolegë, por edhe nga publiku që e ndoqi gjithë këto vite. Miq, kolegë, të afërm, qytetarë por edhe personaliste të larta të politikës dhe të kulturës shqiptare kanë zhvil-luar për 2 orë homazhe në Teatrin Kombëtar për nder të aktorit të madh Roland Trebicka. Para arkivolit me trupin e pajetë të artistit janë përkulur në shënjë nderimi e respekti të madh kreu i qeverisë, kryeparlamentarja, ministri i Kulturës, kryetarë partish , artistë, deputetë të shumtë, miq, të njohur e të panjohur, si dhe dashamirës pa fund të artit të tij.

Ai u përcoll në banesën e fun-dit nën tingujt e muzikës funebre, shoqëruar nga duartrokitjet e qindra të pranishëmve në oborrin e Teatrit Kombëtar. Kreu i qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka nderuar artistin e madh, Roland Trebicka në homazhet e fundit për nder të tij në Teatrin Kombëtar. Pas homazheve, Berisha e ka quajtur atë korife të vërtetë të artit tonë skenik, të teatrit dhe filmit shqiptar.

“Trebicka ishte e do mbetet njëri nga artistët më të dashur më të çmuar, më të fuqishëm në mjeshtërinë e tij për shqiptarët, më bukur se ai askush tjetër nuk u shkri në personazhet e tij dhe në këtë aspekt ai ka jetuar e do jetojë në këto personazhe. Ka fituar pavdekësinë që meriton”- tha zoti Berisha. Ai ka shprehur ngushëllimet e thella për familjen që ka bërë përpjekje të mëdha për ta ndihmuar atë që të kapërcejë me një guxim shumë të madh situata shumë të vështira shëndetësore, gjithë miqtë dhe artedashësit e tij. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjes ka shprehur hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të artistit dhe aktorit të shquar Roland

Trebicka. “Sikur aktori Ro-land Trebicka të ishte njeri i zakonshëm fjalët e ngushël-limit për ndarjen e tij nga jeta do të ishin më të lehta për t’u zgjedhur e për t’u shprehur.

Është rrugëtimi i mun-dimshëm drejt artit, është jeta dhe vetë personaliteti i artistit të shquar që na bën të men-dohemi shumë e të zgjedhim fjalën më të ngrohtë e të denjë për të shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar që ia kemi borxh, sepse ajo çka la pas me artin e tij është një shërbim i madh që i bën vendit.

Jam i sigurt se familja e tij, bashkëshortja, fëmijët, të afërmit e ndjejnë shumë dhim-bjen, por jam po aq i bindur se kjo dhimbje përkthehet në

respekt dhe mirënjohje të madhe nga çdo shqiptar që ka pasur dhe do të ketë fatin të ndjekë Rolandin në rolet e tij të mrekullueshme. Jeta e tij e shkurtër është pragu i fillimit të një pavdekësie, të cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenarë për kontributin e tij ndaj artit dhe kulturës shqiptare”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Nishani. Ministria e Kulturës e cilësoi humbjen e aktorit Roland Trebicka si një ditë zie për kulturën shqiptare. “Shenjtëria qëndron dhe në një buzëqeshje ka thënë Nënë Tereza. Roland Trebicka ka dhuruar një jetë të tërë buzëqeshje për të gjithë. Të gjithë ne shpresuam se aktori i madh e fitoi betejën me vdekjen, na u duk se mrekullia ndodhi. Qysh sot e tutje, skenave së teatrit shqiptar do t’u mungojë sharmi i këtij gjeniu të humorit. Do t’i mungojë familjes, spektatorit, por ai e la veten në artin kombëtar shqiptar të skenës. U prehtë në paqe! Artistët janë gjithmonë mes njerëzve të gjallë. I përjetshëm Emri Yt!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Kulturës.

HOMAzHe ARTISTIT ROLAND TReBICKATrebicka ishte e do mbetet njëri nga artistët më të dashur,

më të çmuar, më të fuqishëm në mjeshtërinë e tij për shqiptarët

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 15nato

Në Kabul, Rasmussen përcjell mesazhine angazhimit të Aleancës në Afganistan

“Aleanca do të qëndrojë e anga-zhuar në Afganistan, pasi të përfundojë misioni luftarak i ISAF-it në fund të vitit 2014”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ditën e hënë, më 4 mars, pas bisedimeve me presidentin Hamid Karzai në Kabul. “Të mos ketë asnjë dyshim: Angazhimi ynë është i sigurt, deri në fund të tran-zicionit dhe përtej tij. NATO do të qëndrojë me ju”, tha Rasmussen.

Sekretari i Përgjithshëm tha se puna për të ngritur një mision të ri trajnues, këshillues dhe ndihmues për forcat e sigurisë afgane po merr formë. “Ky mi-sion do të quhet Mbështetja e Vendosur, sepse mbështetja jonë për Afganistanin mbetet e palëkundur”, tha Rasmussen në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Karzai. Sek-retari i Përgjithshëm ndodhej në një vizitë në Afganistan për të analizuar misionin e ISAF-it dhe tranzicionin e përgjegjësisë së sigurisë tek afganët. Ai tha se tranzicioni, i cili filloi dy vite më parë, është duke bërë përparim të qëndrueshëm. “Dy vite më parë forcat afgane udhëhiqnin vetëm në zonën e Kabulit. Tani ato po marrin rolin ud-hëheqës në zonat ku 87% e afganëve jetojnë”, tha ai.

Rasmussen tha se për pak muaj Afganistani do të arrijë një moment të rëndësishëm historik, kur forcat e sig-urisë afgane do të marrin përgjegjësinë kryesore për operacionet luftarake në të gjithë vendin. “Kjo është një përgjegjësi e madhe, por forcat afgane kanë treguar se ato e pranojnë sfidën dhe do të vazh-dojnë të kenë mbështetjen tonë”, tha ai. Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm u takua me ministrin e Jashtëm afgan, Dr. Rassoul dhe me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Dr. Spanta si dhe me një grup të udhëheqësve të rinj afganë nga i gjithë vendi për të diskutuar të ardhmen e Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm ri-shikon progresin e tranzicionit në Helmand

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vizitoi provincën e Helmandit ditën

e martë më 5 mars, për të parë pro-gresin që është bërë në tranzicionin e përgjegjësisë së sigurisë tek forcat afgane. “Dy vjet më par filloi tran-zicioni i përgjegjësisë së sigurisë tek forcat afgane dhe në më pak se dy vjet, forcat afgane do të jenë plotësisht përgjegjëse për sigurinë e Afganistanit, të çdo province e distrikti, të çdo fshati e lugine. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por forcat afgane kanë treguar se mund t’ja dalin mbanë dhe duhet të dinë se do të kenë mbështetjen tonë të plotë”, tha Rasmussen.

Gjatë qëndrimit të tij, Rasmussen shkoi në Lashkar Gah, kryeqyteti i provincës Helmand dhe qyteti i parë në rajon që filloi tranzicionin në kor-rik të vitit 2011. Atje, ai u takua me guvernatorin e provincës së Helman-dit, Mohammad Naim, gjeneralmajor Charles Gurganus, komandanti i komandës rajonale jugperëndimore të ISAF-it dhe me zonjën Catriona La-ing, kreu i Ekipit të Rikontruktimit së Provincës të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar. Sekretari i Përgjithshëm mori informime për ndihmën që ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për qeverinë afgane, duke siguruar zhvil-lim qeverisës e ekonomik në të gjithë Helmandin.

Vizita në Helmand, ishte ndalesa e fundit në udhëtimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Afganistan, e

cila gjithashtu përfshiu bisedime me presidentin Hamid Karzai në Kabul, me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë afgane si dhe me udhëheqës të rinj af-ganë nga grupi “Afganistan 1400”.

Armët e rënda tëtrajnimit godasin në shenjëËshtë një ditë me borë në Kabul

në majë të maleve Darulaman në perëndim të qytetit. Një kapiten i ushtrisë kobtare afgane përkulet pranë një brigadieri të ushtrisë britanike, i cili e udhëzon atë teksa synon një mortajë 60 mm. Duke e prekur lehtë në shpatull, kapiten Khavani Noori, i buzëqesh brigadierit, përpara se një tingull të tregonte mortajën që u hodh në kodra. Të dy qëndruan jashtë, duke mbuluar sytë me duar nga shkëlqimi verbues teksa mortaja godiste objek-tivin e saj.

Këto mortaja të reja janë dhu-ruar nga Forca e Sigurisë Ndihmëse Ndërkombëtare (ISAF) e udhëhequr nga NATO për ushtrinë kombëtare afgane, për shkak të manovrimit të

tyre në terren, pikërisht si kjo. Më parë ushtria kishte përdorur mortaja 82 mm, një trashëgimi e epokës sov-

jetike. Ato ishin më të mëdha, më pak të sakta dhe nuk kishin këmbëza për t’u shkrehur.

“Kjo armë është krejtësisht ndry-she. Këto mortaja të reja janë më të lehta dhe ne mund t’i lëvizim ato shpejt gjatë betejës”, i stacionit të NATO-s kapiten Noori, gjatë një demonstrimi, i vizituar nga komandantët e ISAF-it nga misioni i trajnimit të NATO-s në Afganistan (NTM-A).

Ky është një shembull i komu-nitetit ndërkombëtar që ka siguruar armën e duhur për këtë punë. Za-konisht, amplitudat me të cilat ushtria kombëtare afgane tërheq armikun që është më poshtë se 2 km. Pra, një mortajë e një kalibri më të vogël me një gamë midis 75 dhe 1300 metrash është ideale. Kapiten Noori është i specializuar në një kurs trajnimi dy-javor nga instruktorë afganë në lidhje me mortajat e reja 60 mm. Gjener-allejtënant Daniel Bolger, komandant i NTM-A, tha se kjo është thelbësore për ta bërë trajnimin të qëndrueshëm. “Ne fokusohemi shumë në trajnimin

e trajnerëve afganë. Ajo që ne bëjmë është të mësojmë instruktorët se si ta bëjnë atë”, shpjegoi gjenerallejtënant Bolger.

Vënia në praktikëKjo po vihet në praktikë rreth dy

milje në lindje, në Qendrën e Tra-jnimit Ushtarak në Kabul (KMTC). Në një shkollë të blinduar, një oficer i ushtrisë kombëtare afgane instrukton një klasë ushtarësh të rinj në degën e “automjeteve të sulmeve së forcave lëvizëse” të dhuruara nga qeveria e SHBA-së. Automjetet e mëdha të blinduar do të formojnë shtyllën kurrizore të aftësisë së blinduar të ushtrisë kombëtare afgane.

Sot, këto automjete ecin lart e poshtë pjerrësisë së shpatit të fushës trajnuese të KMTC-së, në një stërvitje live. Disa në pjesën e përparme janë të pajisur me cilindra anti-minave të tokës, granata tymi dhe pushkë qitjeje M16. Kjo është një skenë që

do të përshtatej me çdo strukturë moderne ushtar-ake trajnimi. Megjithatë, ka sfida të tjera me të cilat përballen zyrtarët afganë të trajnimit që nuk mund t’i gjejmë në një ushtri perëndimore, sipas kolonelit Abdul Qudous Ghani, komandant në shkollën e blinduar.

“Pjesa më e madhe e shoferëve janë analfa-betë, por megjithatë ata i japin mirë makinës. Ko-mandanti dhe qitësi janë ushtarë të arsimuar, si lejtënantët, por megjithatë ata mësojnë shumë gjatë trajnimit. Në fund, të

gjithë ata do t’i përdorin automjetet në mënyrën e duhur”.

Themelet për të ardhmenPërgjatë bordit, oficerët afganë së

trajnimit të ushtrisë afgane shprehin optimizëm në lidhje me luftimin e kryengritjes me armët e tyre aktuale. Megjithatë, disa në ushtrinë afgane e në qeveri kanë shfaqur shqetësime rreth aftësive të së ardhmes, ku armë më të sofistikuara mund të nevojiten për të mbrojtur kufijtë e tyre.

“Në të ardhmen, pasi ata të bëhen një ushtri më efektive dhe më e aftë, ndoshta ata do të duan të fusin tanke e artileri të rëndë, por tani kjo nuk përputhet me kërcënimin”, tha gjen-erallejtënant Bolger. Megjithatë, një zgjerim i ardhshëm nuk përjashtohet nga udhëheqësit e NTM-A-së. Si mortajat ashtu dhe automjetet e forcës goditëse janë themelet për zhvillimin e ushtrisë afgane që ISAF-i thotë se do të rritet, si në aspektin e madhësisë ashtu dhe në atë aftësive.

Alba Musaraj

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201316

Fregata Franceze “aMS Jean de Vienne”

Page 17: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 17

Fregata Franceze “aMS Jean de Vienne”

Page 18: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201318 zyrtare

Page 19: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 19zyrtare

Page 20: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201320 histori

Page 21: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 21histori

Page 22: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201322 histori

Page 23: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 23histori

Page 24: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201324

Page 25: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 2013 25

Page 26: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 …...faqe 10-11 Leksioni në akademinë e mbrojtjes anaLiza Gjeneralmajor Gjunkshi: integrimi i plotë në NATO, arritje dhe

ushtriaE prEmtE, 8 mars 201326