24
Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017 1 HISTORIA E ARTIT LEKSIONI 9: BAROKU SHEKULLI XVII NË EVROPË Prof. Florina Jerliu E Hënë: 12:00-15:00 KARAKTERISTIKAT E BAROKUT Dramë Intensitet i emocioneve Shkathtësi ekstrme Natyralizëm BAROKU NË ITALI SH. XVII ARKITEKTURA & SKULPTURA NË ROMË PIKTURA Ndoqi 2 shtigje kryesore: Klasicizmi i Carracci-t Natyralizmi dramatik i Caravaggio-s Bernini Borromini

BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

1

HISTORIA E ARTIT LEKSIONI 9:

BAROKU SHEKULLI XVII NË EVROPË

Prof. Florina Jerliu E Hënë: 12:00-15:00

KARAKTERISTIKAT E BAROKUT

– Dramë – Intensitet i emocioneve – Shkathtësi ekstrme – Natyralizëm

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

ARKITEKTURA & SKULPTURA

NË ROMË

PIKTURA

Ndoqi 2 shtigje kryesore: Klasicizmi i Carracci-t Natyralizmi dramatik i Caravaggio-s

Bernini Borromini

Page 2: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

2

BAZILIKA E SHËN PJETRIT NË VATIKAN, ROMË

CARLO MADERNO - fasada ballore (1607-1626) GIANLORENZO BERNINI - sheshi (1656-1657)

BAROKU NË ITALI – SH. XVII ARKITEKTURA & SKULPTURA

SAN CARLO ALLE QUATTRO FONTANE, ROMË (1638-1641)

FRANCESCO BORROMINI

DAVIDI (1623) Galeria Borghese, Romë. Mermer, Lartësia 1.7 m

Solli një lloj të ri të kompozicionit tridimensional që intrudon fuqishëm në hapësirën e shikuesit. Davidi, heroi i ri, lakohet dhe përdredhet dukshëm në një anë, gati për t’ia hedhur Goliath-it gurin vdekjeprurës.

BERNINI

BAROKU NË ITALI – SH. XVII ARKITEKTURA & SKULPTURA

ST. TERESA E ÁVILA-s NË EKSTAZË (1645-1652). Kisha Santa Maria della Vittoria, Romë

Aftësia e Berninit: kapja e lëvizjeve dhe emocioneve të këtyre figurave përputhet me virtuozitetin e tij në simulimin e teksturave dhe ngjyrave të ndryshme në mediumin e bardhë dhe të pastër të mermeri;

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

BERNINI

ARKITEKTURA & SKULPTURA

Page 3: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

3

Karakteristiat: • vizatime të sakta, • Kompozicione komplekse të figurave • narrativa të komplikuara • ekspertizë teknike në pikturën e vajit dhe afresk

ANNIBALE CARRACCI TAVANI I GALERISË NË PALLATIN FARNEZE, ROMË (1597-1601). Afresk

Kombinon traditat e pikturimit të tavaneve të Italisë Veriore

CARRACCI Vëllezërit Agostino dhe Annibale

dhe kushëriri i tyre Ludovico

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

Trendi klasicist

PIKTURA

BACCHUS (1595-1596). Galleria Uffizi, Firencë. Vaj në pëlhurë

BACCHUS (zoti i verës) ndërthur portretin e të riut me temën e natyrës së qetë me fruta të kalbur = natyra kalimtare e kënaqësisë sensuale: këshillon shikuesit që të shmangin mëkatet e mishit apo i inkurajon ata që të shijojnë kënaqësitë e jetës? Dykuptimësia e bën pikturën edhe më provokative

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

CARAVAGGIO

Natyralizmi dramatik

PIKTURA

SHNDËRRIMI I SHËN PALIT (c. 1601). Kapela Cerasi, Santa Maria del Popolo, Romë. Vaj në pëlhurë

Fuqia emocionale e qasjes teatrore të Caravaggio-së në narrativat e shenjta: • Nuk ka një mjedis të qartë fizik,

vetëm errësira misterioze.

• Përvoja e Palit është personale.

• Ai bie nga kali dhe duket sikur hyn nw hapësirën e shikuesit

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

CARAVAGGIO

PIKTURA

Page 4: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

4

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

Efekti teatral, drama, dhe hapja e hapësirës arrin kulmin në tavanet komplekse që njësojnë arkitekturën, pikturën dhe skulpturën.

Sistemi që artistët aplikuan: sistemi i kuadrateve - një mjedis arkitekturor i pikturuar në një perspektivë të përpiktë, që zakonisht kërkon që të shikohet nga një pikë e caktuar për të arritur efektin e dëshiruar të hapësirave në rritje = “sotto in su” (nga poshtë në lart).

TAVANETE ILUZIONISTE

TRIUMFI I EMRIT TË JEZUSIT DHE RËNIA E TË DËNUARVE (1672-1685) Qemeri i kishës Il Gesù, Romë. Afresk me figura në shtuko

Tavani më spektakolar i barokut – fuzionim i skulpturës dhe pikturës për të eliminuar çdo ndarje arkitekturore

BAROKU NË ITALI – SH. XVII

GIOVANNI BATTISTA GAULLI

TAVANETE ILUZIONISTE

• Ndikimi vjen nga arti i Firencës dhe Romës.

• Piktura spanjolle e shek XVII: e ndikuar nga Caravaggio

• karakterizohej me ekstazën religjioze, të kombinuar me detaje realiste në sipërfaqe, që dalin (shpërthejnë) nga hijet e thella të “tenebizmit”

SPANJA →

Page 5: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

5

NATYRË E QETË ME FRUTA LAKRA, PJEPRI DHE TRANGULLI c. 1602. Vaj në pëlhurë

forma të parregullta të kurbëzuara të frutave dhe perimeve kundrejt vendosjes me gjeometri angulare Drita e fortë kundrejt errësirës së padepërtueshme – rregullim artificial i formave të gjalla që sugjeron dykuptimësinë hapësinore, por edhe ndjeshmërnë soditëse të cilësitve të objekteve - pararendin veprat e Zurbaran-it dhe të Velazquez-it.

JUAN SÁNCHEZ COTÁN BAROKU NË SPANJË– SH. XVII

Piktor i famshëm nga shkolla Karavagjeze (Caravaggesque) e Seviljes; Veprat e hershme si kjo kapin skena të tavernave, pazareve e kuzhinave - theksojnë natyrën e qetë me pamje të ushqimeve të ndryshme dhe enë të ndryshme kuzhine.

BARTËSI I UJIT NGA SEVILLE (c. 1619) Vaj në pëlhurë

DIEGO VELÁZQUEZ BAROKU NË SPANJË– SH. XVII

LAS MENINAS (SHËRBËTORET E NDERIT) 1656. Vaj në pëlhurë

Një nga veprat e fundit dhe vepra më befasuese dhe enigmatike

një interpretim: shikuesi qëndron në hapësirën ku qëndron Mbreti Filip dhe mbretëresha e tij, reflektimet e të cilit shihen në pasqyrën e madhe në murin prapa – portret i dyfishtë si te Jan Van Eyck (Giovanni Arnolfini dhe gruaja e tij) ? Megjithatë, fokusi qendror nuk është as artisti, as çifti mbretëror, por Infanta (princesha) Margarita, e rrethuar nga shoqërueset e saj Në vend që të përdorte dritën për të modeluar vëllimet (sic bëhej në atë kohë), Velazquez paraqiti vetitë optike të dritës qw reflektohet nga sipërfaqet.

DIEGO VELÁZQUEZ BAROKU NË SPANJË– SH. XVII

Page 6: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

6

Rikthehet dekorimi që e karakterizoi arkitekturën spanjolle të shek. XIV. Ornamenti u kthye fillimisht në altare, pastaj në portale dhe përfundimisht, në të gjithë ndërtesën.

përpjekjet për të ringjallur pelegrinazhin vjetor të shek. IX u realizuan me mjete arkitektonike si pjesë e fushatës zyrtare spanjolle.

FASADA PERËNDIMORE E KATEDRALES SANTIAGO DE COMPOSTELA Kulla jugore (1667-1680); Kulla veriore dhe bloku qendror (mesi i shek. XVIII)

ARKITEKTURA BAROKU NË SPANJË– SH. XVII

Piktorët si RUBENS & ANTHONY VAN DYCK krijuan reputacion ndërkombëtar

FLANDRIA & HOLANDA →

Holandezët pikturuan veten dhe vendin e tyre: peizazhin, qytetet dhe jetën familjare. gjithashtu të mahnitur nga historia, mitologjia, Bibla, zbulimet e reja shkencore, zgjerimi i tregtisë jashtë vendit dhe eksplorimi kolonial. Përfaqësues: REMBRANDT , VERMEER

FLANDRIA →

HOLANDA →

AUTOPORTRET ME ISABELLA BRANDT (1609-1610). Vaj në pëlhurë

piktura e RUBENS u bë sinonim për artin flaman të barokut Portret spektakular i dyfishtë i vetes me gruan e tij. • Çifti me vetëbesim e shikon

drejtpërdrejtë tek shikuesi,

• Virtuoziteti i artistit duket në detajet e pasura të kostumeve

PETER PAUL RUBENS BAROKU NË FLANDRI – SH. XVII

Page 7: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

7

NGRITJA E KRYQIT (1610-1611). Triptik për altarin qendror të kishës Shën Walpurga, Antwerp, Belgjikë. Vaj në pëlhurë

PETER PAUL RUBENS BAROKU NË FLANDRI – SH. XVII

Ndikimi i artit italian: • figura heroike të zhveshura, • efekte dramatike të ndriçimit, • përbërja dinamike diagonale, • emocionet intensive

Tradita flamane: • ngjyrat e pasura, • përshkrimi i

kujdesshëm i teksturës sipërfaqësore

Bashkëpunëtor i RUBENS-it i njohur për portretet e familjeve mbretërore

SHARLI I NË GJUETI 1635. Vaj në pëlhurë

Van Dyck në këtë portret, e bëri Mbretin Charles, i cili ishte në fakt shumë i shkurtër, të shfaqet më i gjatë se madje edhe kali i tij, meqë koka e tij është e ulur dhe trupi i tij i rëndë është pjesërisht jashtë kanavasit.

ANTHONY VAN DYCK BAROKU NË FLANDRI – SH. XVII

LEKSION ANATOMIE E DR. NICOLAES TULP (1632). Vaj në pëlhurë

Pktori më i rëndësishëm i shek. XVII në Amsterdam. Kombinoi interesimin e tij shkencor dhe humanist

Kompozicioni në diagonale të mprehtë që shpërthen hapësirën nga e djathta në të majtë; rregullim i kalkuluar i folësit dhe dëgjuesve dhe libri i hapur në një ngjarje dramatike narrative. Rembrandt bën përdorimin efektiv të teknikës “tenebriste” të Caravaggio-s: figurat dalin nga një ambient i errët dhe i padefinuar

REMBRANDT VAN RIJN HOLANDA →

Page 8: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

8

AUTOPORTRET (1658). Vaj në pëlhurë

Me moshë, piktura e REMBRAMT-it bëhet më briliante: prej teksturës dhe ngjyrës me shtresë të hollë deri në impasto (pigmente të aplikuara rëndë) – efekti: “chiaroscuro” : nga hija e thellë dalin ngjyra të ndritshme ari, kuqe gështenjë. Ky portret analitik paraqet ballin e zbërthyer, mishin e zjarrtë dhe fytyrën e plakur të një njeriu që ka pësuar peripeti, por që arriti të mbijetojë, duke e ruajtur dinjitetin e tij. Sensitiviteti ndaj gjendjes njerëzore - spiritualitet i brendshëm, paraqitje e re në historinë e artit.

REMBRANDT VAN RIJN HOLANDA →

PAMJE E DELFIT (c. 1662) Vaj në pëlhurë

Një nga artistët më intrigues holandez të periudhës

nuk është një pamje qyteti e thjeshtë. Vermeer nuk pikturoi riprodhim fotografik të skenës - ai lëvizi objektet përreth për të krijuar një përbërje ideale. mund të ketë eksperimentuar me pajisjen mekanike të njohur si kamera obscura – jo si një metodë e riprodhimit të imazhit, por si një mjet ndihmëtar për analizën vizuale të kompozicionit.

JOHANNES VERMEER HOLANDA → peisazhet

PAMJE E HAARLEM-it NGA DUNAT OVERVEEN (c. 1670) Vaj në pëlhurë

JACOB VAN RUISDAEL HOLANDA → peisazhet

Page 9: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

9

NATYRË E QETË ME “TAZZA” (1636). Vaj në panel

NATYRË E QETË LULESH (Pas 1700). Vaj në pëlhurë

PIETER CLAESZ

HOLANDA → natyra e qetë dhe lulet

RACHEL RUYSCH

FRANCA→

1635: Kardinali Richelieu themelon Akademinë Mbretërore Franceze 1648: Akademia Mbretërore e Pikturës dhe Skulpturës Luigji (Louis) XIV (le Roi Soleil) - monark absolut - mbretërimi më i gjatë në Evropë

HYACINTHE RIGAUD LUIGJI XIV (1701). Vaj në pëlhurë

FRANCA→ MBRETI DIELL: LUIGJI XIV

Luigi XIV e urdhëruar këtë portret si edhuratë për nipin e tij - Filipin V - mbreti i ardhshëm i Spanjës, por kur RIGAUD e përfundoi pikturën, Luigji e pëlqeu dhe e mbajti për vete - tre vjet më vonë urdhëroi një kopje nga RIGAUD për t'ia dhënë nipit të tij. Kopjet e portreteve mbretërore ishin të zakonshme, pasi familjet aristokratike të Evropës lidheshin nëpërmjet martesës. Pikturat u bënë dhurata të përshtatshme dhe gjithashtu përkujtuan aleanca të rëndësishme politike duke i regjistruar ato në formë vizuale.

Page 10: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

10

LOUIS LE VAU & JULES HARDOUIN-MANSART FASADA E KOPSHTIT E PALLATIT TË VERSAJES (në dukje): JEAN-BAPTISTE TUBY: NEPTUNI. (1678 1685).

FRANCA→ KOPSHTET E VERSAJËS

Në shek. XVII, pasqyrat dhe qelqi i pastër i dritareve ishin shumë të shtrenjta. Salla e Pasqyrave krijoi modelin dekorativ të sallave të mëdha mbretërore.

FRANCA→ PALLATI I VERSAJËS JULES HARDOUIN- MANSART & CHARLES LE BRUN SALLA E PASQYRAVE, PALLATI I VERSAJES (filloi më 1678). Gjatësia c. 73 m.

FRANCA→ PEISAZHI KLASIK NICOLAS POUSSIN PEISAZH ME SH. GJONIN NË PATMOS (1640). Vaj në pëlhurë

Page 11: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 9 12/23/2017

11

Në skulpturë dhe pikturë, oborri anglez patronizoi artistë të huaj. Fusha e arkitekturës u dominua nga INIGO JONES & CHRISTOPHER WREN. Ata zëvendësuan stilin gotik të vjetër të vendit me klasicizmin (Palladianizmi).

INIGO JONES BANQUETING HOUSE, PALLATI WHITEHALL, LONDËR (1619-1622)

ANGLIA→ ARKITEKTURA

CHRISTOPHER WREN KATEDRALA E SHËN PALIT, LONDËR. (1675).

REKAPITULIM: BAROKU

BERNINI

ITALIA

CARRACI CARAVAGGIO GAULLI

SPANJA

VELÁZQUEZ

COTÁN

FLANDRIA

VAN DYCK RUBENS REMBRANDT

FRANCA

RIGAUD (LUIGJI XIV)

VERSAJ - SALLA E PASQYRAVE POUSSIN

Page 12: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

1

HISTORIA E ARTIT LEKSIONI 10:

ROKOKO & KLASICIZMI SHEK. XVIII

NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI FILLIM-SHEK.XIX

Prof. Florina Jerliu E Hënë: 12:00-15:00

SHEKULLI XVIII – EPOKë E REVOLUCIONEVE (INDUSTRIAL, INTELEKTUAL & POLITIK)

• Transformimet u shfaqën në Angli, Francë, SHBA - patën pasoja në gjithë botën perëndimore dhe përgjithësisht në botë.

• transformimet ekonomike dhe sociale → revolucioni industrial

• Në fillim të shek. XIX -arkistokracia u lëkund – në Francë u eliminua.

• Klasa e mesme e lartë e industrialistëve dhe tregtarëve e dominuan tregun ekonomik, industrinë dhe politikën evropiane

• Sfondi dhe bindjet e tyre i definuan normat e reja sociale.

ROKOKO (1715 - 1789) – interpertim estetik I absolutizmit francez; KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe

intuitës, të paadresuara nga filozofia Iluministe (ILUMINIZMI - ideja që bota njihet dhe udhëhiqet nga arsyeja si e vetme) - mund të cojë në një kuptim më të nuancuar të botës.

TRENDET ARTISTIKE

FILLIM -SHEKULLI XIX NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI

• Neoklasicizmi ishte pjesërisht rezultat i pranimit nga akademitë e artit (trajnimi mbështetej në studimin e skulpturës antike dhe të veprës së artistëve të antikitetit, si Raphaeli

• Romantizmi , që nisi në Anglinë e shekullit XVIII u zhvilluan në forma të ndryshme në fillim të shek. XIX;

• Emëruesi i përbashkët: theksi në ekspresivitetin emocional, si dhe përvojat dhe shijet unike të individit;

• Piktura romantike shpesh eksploroi tema dramatike të marra nga letërsia, ngjarjet aktuale, bota natyrore, ose imagjinata e artistit, me qëllim të stimulimit të sentimenteve dhe ndjenjave të shikuesit.

• Arkitektura romantike eksperimentoi me idenë e përputhjes së një stili të ndërtesës me nevojat personale, dëshirat dhe madje edhe fantazitë e patronit.

Page 13: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

2

STILI ROKOKO

• “ROKOKO” = (ital): “barocco “ – formë e crregullt e xhevahirit, mbase derivat I nocionit barok) dhe fjalës franceze “rocaille” – formë e popullarizuar e kopshtit ose ornamentit në enterier që përdor guaska dhe guralecë)

• Stil i rafinuar që u zhvillua në Francë (prej v. 1715) dhe u përhap në gjithë Evropën; përfundoio me Revolucionin Francez të vitit 1789.

• Në fund të shekullit XVIII, rokoko u zëvendësua nga idetë e Iluminizmit dhe atmosfera e revolucionit.

FRANCA

• Arti francez u zhvendos gjithnjë e më shumë drejt Neoklasicizmit.

• Arkitektët francezë u mbajtën më pranë përmasave dhe ndjeshmërisë romake

• piktorët dhe skulptorët përqafuan klasicizmin didaktik dhe një stil të thjeshtë klasik.

NEOKLASICIZMI

SALLONET ROKOKO

Dhoma sociale në oborrin francez Sallonet - Qendra të jetës sociale për aristokratët që kultivonin manire elegante dhe jetë luksoze

Germain Boffrand SALLONI I PRINCESHËS, HÔTEL DE SOUBISE Paris. (Filloi më 1732)

FRANCA (SHEK. XVIII)

Piktura dhe skulptura që dekoronin sallonet Rokoko kontribuan në luksin atmosferik

PIKTURA ROKOKO

JEAN-ANTOINE WATTEAU Tabela e Gersaint-it c1721. Vaj në pëlhurë

WATTEAU pikturoi për aristokratë e ri urbanë që blenin piktura për shtëpitë e tyre. Ngjyra të pasura frymëzuar nga Rubens dhe venecianët

FRANCA (SHEK. XVIII)

Page 14: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

3

BOUCHER - Vajza e mbështetur: Louise o Murphy (1751). Vaj në pëlhurë

Bëri portrete të Luigjit XV, si dhe piktura për kënaqësinë private të tij që shpesh portretizuan avanturat e Venusit

PIKTURA ROKOKO

FRAGONARD - Hulaja (1766). Vaj në pëlhurë

FRANCA (SHEK. XVIII)

Piktura dhe skulptura që dekoronin sallonet Rokoko

“virtyti dhe varfëria mund të bashkëjetojnë”

Dekadat e fundit të shekullit XVIII: skena të të varfërve dhe klasës së mesme

FRANCA (SHEK. XVIII)

KLASICIZMI PIKTURA

JEAN-BAPTISTE GREUZE NUSE FSHATI, OSE MARTESA, MOMENTI KUR BABAI I JEP DH Ë NDRIT PRIKËN (1761) Vaj në pëlhurë

DAVID. Veprat e tij reflektojnë shijen dhe vlerat e Luigjit XVI (përkrahës i ideve iluministe – besonte se arti duhet të përmirësojë moralin publik)

Inspiruar nga drama Horace, e cila bazohej në tekstet antike romake

FRANCA (SHEK. XVIII)

DAVID . BETIMI I HORATIT (1784-1785). DAVID. VDEKJA E MARAT(1793)

Marat: Lideri jakobin i martirizuar

KLASICIZMI PIKTURA

Page 15: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

4

Me ngritjen e Napoleon Bonapartës, David e rivendosi pozitën e tij dominuese në pikturën franceze

DAVID. NAPOLEONI DUKE KALUAR NË SAINT-BERNARD (1800-1801). Vaj në pëlhurë

FRANCA (SHEK. XIX)

NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI PIKTURA

DELACROIX . piktori më i rëndësishëm romantik në Paris. Pikturoi heronjtë bashkëkohorë dhe viktimat e angazhuara në betejat e dhunshme të kohës. Kjo është kryevepra e tij - portretizon historinë e Francës pas rënies së Napoleonit

FRANCA (SHEK. XIX)

DELACROIX. LIRIA UDHËHEQ POPULLIN : 28 KORRIK 1830. Vaj në pëlhurë

NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI PIKTURA

I shkolluar në frymën Neoklasike, megjithatë, u bë i famshëm për aktet fluide të pikturuara më shumë në traditën Romantike.

FRANCA (SHEK. XIX)

INGRES. SKLLAVE HAREMI. (1814). Vaj në pëlhurë

NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI PIKTURA

Page 16: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

5

HOUDON. plotësoi stilin klasik me një realizëm të ri; skulpturoi buste e shtatore për figurat e rëndësishme të epokës së tij. Skulptura përfaqëson Uashingtonin në mënyrë klasike, por me rroba bashkëkohore

HOUDON. GEORGE WASHINGTON (1788-1792). Mermer 1.9m

FRANCA (SHEK. XVIII)

vendosur në ndërtesën e Kapitolit Shtetëror neoklasik të Virgjinias , të projektuar nga Thomas Jefferson

KLASICIZMI SKULPTURA

Pavarësisht detajeve klasike, ndikimi i përgjithshëm i kësaj skulpture është Romantik. Grupi i dendur dhe i ngazëllyer nxit patriotizmin në Paris, prandaj skulptura shpejt u bë e njohur thjesht si "MARSEILLAISE“ - emri i himnit kombëtar francez të shkruar në vitin 1792, në të njëjtin vit me këtë veprën.

RUDE . NISJA E VULLNETARËVE TË 1792-TËS (MARSEJASIT “MARSEILLAISE”) 1833-1836. gur gëlqeror, c. 12.8 m. Harku i Triumfit, Etoile, Paris

FRANCA (SHEK. XIX) FRANCA (SHEK. XIX)

NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI SKULPTURA

FRANCA (SHEK. XVIII)

SOUFFLOT PANTHÉON: (KISHA SAINTE-GENEVIÈVE) Paris. 1755-1792.

Paraardhëse e Neoklasicizmit. Integroi 3 tradita: _arkitekturën romake, _klasicizmin barokien të Francës dhe Anglisë dhe _stili neo-Palladian që po zhvillohej në Anlgi.

KLASICIZMI → NEOKLASICIZMI ARKITEKTURA

Page 17: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

6

Të inspiruar nga e kaluara klasike: Klasicizmi –mënyrë e shikimit të botës dhe një stil vizual ↓ Neoklasicizmi - prezantim i idealeve dhe temave klasike në stil që derivon nga burimet klasike greke dhe romake ↓ Ndikimi: “Grand Tour” – vizitat në qendrat kulturore të mëdha e Evropës si formë e përmbylljes së arsimimit në arte, arkitekturë, etj. Pikura & Skulptura Neoklasike - shprehje vizuale e shtetit apo qeverisë - u vu në shërbim publik për të inspiruar patriotizmin, nacionalizmin, atdhedashurinë (Britani, Amerikë, sidomos në Francë )

KLASICIZMI I SHEK. XVII

ITALIA

NEOKLASICIZMI I SHEK. XIX

ITALIA: PAMJET E QYTETIT – “SUVENIRE TË ÇMUARA”

Në Venedik u bënë dy lloje pikturash me pamje të qytetit: CAPRICCIO - peizazh imagjinar ose pamje qyteti ku artisti përziente strukturat ekzistuese si rrënojat e famshme, me struktura imagjinare për të krijuar kompozicione atraktive VEDUTA - paraqitje më natyrale e pamjeve dhe ndërtesave të famshme, ngjyrave dhe atraksioneve të njohura turistike në formë të figurave të vogla të njerëzve të Venedikut turistëve vizitorë.

KLASICIZMI

CANALETTO Pallati I Dukës dhe shtegu Schiavoni (fund 1730-tat). Vaj në pëlhurë

Besohet se përdori mjetin “camera obscura” për të krijuar “veduta-n” e tij me saktësi topografike, por vizatimet tregojnë se ai ka punuar me dorë të lirë: pamjet e tij janë imazhe kompozite

ITALIA (SHEK. XVIII)

Qyteti i Romës gjithashtu u kap në ppamjet e llojit “vedute” të bëra për kënaqësinë e turistëve dhe udhëtarëve Piranesi prodhoi një seri të madhe pamjesh të tilla të cilat portretizuan Monumetnet antike romake dhe rrënojat klasike në Romë.

ITALIA: PAMJET E QYTETIT – “SUVENIRE TË ÇMUARA” KLASICIZMI

PIRANESI Pamje e Pantheonit, Romë(nga seria “Pamjet e Romës” – të printuara së pari më 1756). Gravurë

Studim i kujdesshëm i arkitekturës antike romake

ITALIA (SHEK. XVIII)

Page 18: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

7

Intelektualët dhe artistët që shkonin për të studiuar dhe punuar në Romë, formuan komunitete me interes të përbashkët për idealet Neoklasike.

JOHANN JOACHIM WINCKELMANN (1717-1768), teoricien kryesor i Neoklasicizmit. Në vitin 1755 botoi pamfletin “Mendimet mbi imitimin e veprave greke në pikturë dhe skulpturë” - sulmoi rokokonë si dekadente, duke argumentuar se artistët modernë mund të kërkonin statusin e tyre si artistë të ligjshëm duke imituar artin grek. Pas kësaj shkoi në Romë; në 1764 botoi një traktat të dytë me ndikim “Historia e Artit Antik” - një nga studimet më të hershme të historisë së artit, analizuar për herë të parë si një varg periudhash stilistike . Kjo qasje më vonë u bë normë për librat e historisë së artit.

ROMA: QENDËR E IDEALEVE NEOKLASIKE NEOKLASICIZMI

ITALIA (SHEK. XVIII)

Mengs paraqet Winckelmann-in duke lavdëruar këtë vepër, duke pretenduar se kishte kapur thjeshtësinë fisnike dhe madhështinë e qetë të skulpturës antike greke.

MENGS - Parnassus Afresk në tavanin e villës Albani, Romë. (1761).

e rëndësishme si shprehje e parë e plotë e Neoklasicizmit në pikturë.

Skena është marrë nga mitologjia klasike: mali Parnaz në Greqinë qendrore - vendi ku të lashtët besonin sev jetoi Apollo me nëntë muzat.

ROMA: QENDËR E IDEALEVE NEOKLASIKE NEOKLASICIZMI

ITALIA (SHEK. XVIII)

Teoritë e qarkut të ëinckelmann u zbatuan fuqishëm nga skulptorët e Romës të cilët i qëndruan besnikv Neoklasicizmit për afro 100 vjet. CANOVA - skultpori më i madh Neoklasik i fundshekullit XVIII-fillimshekullit XIX

Subjekte mitologjike erotike për kënaqësi private të koleksionistëve të artit Kjo skulpturë u punua për Napoleonin Perëndor i Francës. Subjekt është motra e tij Paulina për të cilën Napoleoni aranzhoi që të martohej me Princin Camillo Borghese.

CANOVA - Pauline Borghese si Venusi. Galeria Borgese, Romë (1808). Mermer

ROMA: QENDËR E IDEALEVE NEOKLASIKE NEOKLASICIZMI

ITALIA (SHEK. XIX)

Page 19: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

8

• Neoklasicizmi dhe Romantizmi u zhvilluan paralelisht (fundshek. XVIII-filimshek. XIX) si dy botëkuptime që i shërbenin një qëllimi në shoqëri.

• Neoklasicizmi kishte tendencë të jetë një formë e artit publik, kurse Romantizmi më individual dhe privat.

RICHARD BOYLE (LORD BURLINGTON) CHISWICK HOUSE, Londër. (1724-1729). Neo-Palladianizmi i frymëzuar nga Villa Rotonda

ANGLIA (SHEK. XVII)

ARKITEKTURA NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI

THOMAS JEFFERSON MONTICELLO Charlottesville, Virginia. SHBA (1769-1782)

Shembull i kopshtit piktoresk anglez I bërë me kujdes për t'u dukur i natyrshëm. Liqeni i vogël kapërcehet nga një urë rustike; në sfond një miniaturë e Panteonit të Romës; kopje të statujave antike, grotesa artificiale, një urë kineze, etj: Rezultati: një përzierje e stileve dhe kulturave që kombinon Neoklasikën dhe Romantikën.

HENRY FLITCROFT & HENRY HOARE PARKU NË STOURHEAD Wiltshire, Angli. (1744-1765).

ARKITEKTURA E PEISAZHIT NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI

ANGLIA (SHEK. XVII)

WEDGWOOD - prodhuesi më i suksesshëm i artit dekorativ neoklasik. Më 1769 e hapi fabrikën e pocerisë “Etruria”. Figura të bardha në sfond të kaltër; relievi i cekët – formë e thjeshtuar e e pocerisë antike greke – e përshtatshme për prodhim në masë.

Enterieret e shtëpive angleze dizajnoheshin si skena për shfaqje të koleksioneve të artit të aristokratëve britanikë

WEDGWOOD – Apoteza e Homerit (1790-1795)

DIZAJNI NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI

ANGLIA (SHEK. XVII)

Page 20: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

9

HORACE WALPOLE (me: John Chute & Richard Bentley) GALERIA E PIKTURAVE KU DUKET TAVANI I PUNUAR NË FRYMË GOTIKE, STRAWBERRY HILL (Pas vitit 1754).

• Ringjallja gotike u shfaq në Angli krahas Neoklasicizmit dhe u përhap në disa pjesë të Evropës pas vitit 1800.

• Propagues I hershëm I Neo-Gotikës ishte politikani dhe autori konservativ HORACE WALPOLE

ARKITEKTURA & DIZAJNI – shekulli XVIII RINGJALLJA GOTIKE

ANGLIA (SHEK. XVII)

ARKITEKTURA & DIZAJNI – shekulli XIX RINGJALLJA GOTIKE

ANGLIA (SHEK. XIX)

BARRY & PUGIN DHOMAT E PARLAMENTIT, Londër (1836- 1860).

Industrializimi solli shtresën e mesme që mund të blente formë të lirë të artit si versione të printuara të pikturave (reproduksione).

Në vitet 1743-1745, HOGARTH prodhoi një seri pikturash “Martesa sipas Modës”që promovonte konceptin e martesës së bazuar në dashuri kundrejt martesës si makinacion aristokratik Hogarth shpresoi se krijoi një stil britanik, të lirë nga referencat mitologjike dhe që inkurajon emancipimin dhe progresin shoqëror.

SHPIRTI SATIRIK TRENDET NË PIKTURË

HOGARTH. KONTRATA MARTESORE (1743-1745). Vaj në pëlhurë

ANGLIA (SHEK. XVII)

Page 21: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

10

E kornizuar nga një shtyllë dhe hark monumental klasik dhe e veshur me një kostum klasicist, Lady Sarah luan rolin e një priftëreshe romake që bën një sakrificë për tri gratë me nur / hireve - personifikimet e bukurisë femërore.

PORTRETET TRENDET NË PIKTURË

JOSHUA REYNOLDS LADY SARAH BUNBURY SAKRIFIKOHET NDAJ HIREVE (1765). Vaj në pëlhurë

ANGLIA (SHEK. XVII)

Shpreh aspiratat e Iluminizmit, inovacionit industrial dhe sensitivitetit romantik

JOSEPH WRIGHT nga Derby NJË EKSPERIMENT ME NJË ZOG NË POMPËN E AJRIT (1768) Vaj në pëlhurë

E ndriçuar dramatikisht nga poshtë me një burim të vetëm të dritës në tryezë, shkencëtari krijon një eksperiment; tre burrat në të majtë e shikojnë me shumë interes, ndërsa vajzat e reja në të djathtë kanë një përgjigje më emocionale

ROMANCA E SHKENCËS TRENDET NË PIKTURË

ANGLIA (SHEK. XVII)

Theu traditën e pikturës historike akademike = paraqiti një subjekt bashkëkohor që është I vlefshëm për sa kohë që temat e mëdha dhe mesazhi mbeten të paprekura. Ky zhanër i WEST u njoh si pikturë moderne e historisë;

Paraardhës i Romantizmit në Britani.

BENJAMIN WEST VDEKJA E GJENERALIT WOLFE (1770). Vaj në pëlhurë

PIKTURA HISTORIKE TRENDET NË PIKTURË

ANGLIA (SHEK. XVII)

Piktura Historike është konsideruar për një kohë të gjatë si forma më e lartë e artit.

Page 22: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

11

FUSELI, ithtar i mësimeve të ëinckelmann anëtar i elitës intelektuale londineze. Interesi për anët e errëta të mendjes njerëzore e bëri atë që të pikturojë tema të mbinatyrshme dhe irracionale

JOHN HENRY FUSELI MAKTHI (1781) Vaj në pëlhurë

PIKTURA ROMANTIKE TRENDET NË PIKTURË

ANGLIA (SHEK. XVII)

Romantikët e panë natyrën si gjithnjë në ndryshim, të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme – ngjashëm me disponimin dhe emocionet njerëzore. Peizazhi u bë mjeti më i rëndësishëm vizual për mendimin romantik.

John Constable THE HAY WAIN (1821)

ANGLIA (SHEK. XIX)

PIKTURA ROMANTIKE E PEISAZHIT – shek. XIX TRENDET NË PIKTURË

SPANJA (SHEK. XVII)

Gjatë shek. XVIII, arti spanjoll u margjinalizua nga Filipi V I cili angazhonte artistë të huaj. Në fund të shek. XVIII, Francisco Goya caktohet piktor i oborrit mbretëror - ishte artisti më I madh I periudhës, vepra e të cilit vështirë kategorizohet

GOYA. I kapur midis pozitës si piktor oborri dhe dëshirës për Spanjë të hapur, duket sikur i tregon padronët pakca qesharakë

Sikur Velázquez (në “Las Meninas”), Goya përfshiu veten në pikturë, në të majtë prapa mbështetëses.

GOYA FAMILJA E SHARLIT IV (1800). Oil on canvas

Page 23: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

12

SPANJA (SHEK. XVII)

GOYA TRE MAJI I VITIT 1808 (1814-15). Vaj në pëlhurë

Më 1808, Napoleoni pushtoi Sapnjën dhe e bëri vëllaun e tij Joseph Bonaparte mbret të Spanjës. Në fillim spanjollët e mirëpritën reformën politike, por më 2 Maj 1808, në Madrid dolën fjalë se francezët planifikonin vrasjen e familjes mbretërore. Ata u ngritën mbrojtje dhe dita përfundoi në gjak dhe arrestime masive. Piktura nuk është përfaqësim didaktik i sakrificës civile,por imazh i terrorit dhe frikës. Çdo gjë në lidhje me këtë pikturë është Romantike: • ngjarja senzacionale, • furçëza e lirshme, • pozat e bazuara në realitet, • kompozicioni jashtëqendror, • ndriçimi dramatik. Kur u pyet pse pikturoi një skenë të tillë brutale, Goja u përgjigj: “Për t'i paralajmëruar njerëzit që të mos e përsërisin më.”

NEUMANN Enterieri i kishës Vierzehnheiligen (1743-1772). Bavari, Gjremani

DEKORIMI ROKOKO NË KISHA

GJERMANIA

Shekulli XVIII

Në disa kryeqytete evropiane në fillim të shek. XIX, muzetë kombëtare u projektuan në stilin neoklasik për t’u dhënë ndërtesave të reja kuptimin e tempujve të kulturës, si dhe qëllime të shaqjes së nacionalizmin. Ndërtesa më e rëndësishme nga këto ishte Muzeu ALTES në Berlin, projektuar nga arkitekti Karl Friedrich SCHINKEL

GJERMANIA NEOKLASICIZMI

Shekulli XIX

KARL FRIEDRICH SCHINKEL MUZEU ALTES, BERLIN (1822-1830).

Page 24: BAROKU - KATEDRA HTTA · KLASICIZMI - i frymëzuar nga klasika antike ROMANTIZMI (filloi në vitet 1790) – eksplorim I emocioneve, imagjinatës dhe intuitës, të paadresuara nga

Ligjëratat Histori e Artit_Leksioni 10 12/23/2017

13

REKAPITULIM: ROKOKO & KLASICIZMI (SHEK. XVIII) NEOKLASICIZMI & ROMANTIZMI (FILLIM-SHEK.XIX)

FRANCA

SALLONET & PIKTURA ROKOKO DAVID

DELACROIX

RUDE SOUFFLOT

ITALIA

PIRANESI CANOVA

ANGLIA

CHISWICK HOUSE PARKU NË STOURHEAD

WEDGWOOD NJË EKSPERIMENT

SPANJA GOYA

GJERMANIA

ROKOKO

NEOKLASICIZMI