61
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. L I R I K A MRIZI I ZANAVET SHKODER 1941 AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

AT GJERGJ FISHTA O - Proletari i Zanave.pdf2. Ka vleren e rrokës, e shkrueme nder fjalza (neje, parafjalë e grimsime peremnore monosilabike enklitike. - Të rijtun m’gjak t’barbarit!

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

L I R I K A

MRIZI I ZANAVET

SHKODER

1941

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

MRIZI I ZANAVET

KOMENTUE PREJ

AT VIKTOR VOLAJ O.F.M.

BOTIM I KATERT

SHKODER

Shtypshkroja “A.Gj.Fishta” 1941

PARATHANJE

Kishem kryem shtjellimin e të gjitha fjalvet e të mënyrave të të thanunit, bashkë me sa shenjime tjera, të L a h u t ë s së M a l c i s,

kur nisa të mendoj për nji koment të poezivet lirike të Fishtës. Gjatë tri vjetve, qi m’u desht me dhanë mësim në Licé, vuna n’oroe se ishte nevoja për nji koment të lehtë, qi të përmbante edhe shtjellimin e fjalvet të rralla, tue qitë në shesh jo vetëm kuptimin e fjalës në vendin e

caktuem, por edhe veshtrimin e posaçem të saj. Për këte arsye pata nisë të bajshe shenjime të ndryshme në tekst. Ndërsa Poeti ndodhte në

Troshan, ku ishte strukë, për me punue në qetësi, nisa të plotsoj ato shenjime e njiheri shkova tue shenjue posaçe ato sende, për të cillat do të m’ishte e nevojëshme ndihma e Auktorit. Por mjerisht këso here do të punojshe vetëm. Poeti u smundë randë, e mbas dy javësh qi erdhi në

Shkoder, vdiq (me 30 Dhetuer 1940). Megjithkëta gjatë mësimit, qi m’u desht me dhanë, pata rasë t’a pyetshem mâ se njiherë për interpretime të tekstit e për kuptime të

fjalve të ndryshme. Nji ndihmë e madhe mandej kjé për mue puna e kryeme rreth L a h u t ë s; gati tri vjet ma parë unë pata nisë komentimin e

veprës epike, tue përdorë ndihmen e Poetit. Nji muej mbas deke, tue pasë kenë i mbaruem M r i z i i Z a n a v e t, fillova botimin e katërt.

Ky botim i ri ndryshon edhe prej të tretit: për ndrrime përmbajtjeje, qi u vertetuen ndër të gjitha botimet, por sidomos, pse asht mâ i

pari me koment. Botimi i parë (vj. 1915, 115fq. Shtyp. Nikaj, Shkoder.) nuk përmban vetëm tetë poezi lirike, ndër të cillat gjashtë me argument

fetar: pjesa ma e madhja e shtiellit (ngjarjeve) i ishte kushtue dramatikës satirike (Bisedë: Auktori e Shtypshkrojsi, quejtë ma vonë Kontrata:

Gjuha e mësimit, Nevoja e mësimit, Dijsja, qi sot i përkasin A n z a v e t të P a r n a s i t, e melodrami Shqyptari i qytetnuem). Botimi i dytë i vjetit 1924 (Shtypshkronja e së Papërlyemes) nda në tri pjesë, ia reservoi këte titull gati ekskluzivisht poezive lirike,

qi nuk kishin argument fetar. Pjesa e parë përmblidhte, lirikat atdhetare bashkë me melodramin Shqyptari i Qytetnuem e tragjedinë Juda

Makabé. Pjesa e dytë nën titullin “Jehu i Shpirtit” përmbante dhetë lirika me argument të ndryshem e shfaqjen Odisea, botue së parit në Pika

Voeset (1909): e pjesa e mbramë (Përkthimet) dy farsa (Nji darkë në konvikt, Shkolla e Muzikës) e Prosodin latine.

Në botimin e tretë u shtue nji kangë e ré, Geni: u hoqen përkthimet si edhe të ndamtë ndër pjesë. Në vend të Judes Makabé kje shti

melodrami Shqyptarja e Qytetnueme. Në fund i kjenë vue disa oroe (vrejtje) mbi vlerë të ë-s së shukët (së patingull, pazane) e nji fjaluer i vogël, qi përmbante zhvillimin e disa fjalve të rralla.

Në ketë botim të katërt i hoqa dy melodramet e naltpërmenduna. Megjithse janë nji gur i çmueshem për ndiesi kombtare, gjuhe e

njomsi poetike, qi përshkon sidoemos atë të mbramin, deshta, nën ketë titull të botoj vetëm kangët lirike. E këta jo prej mendve të mija. Ndër dorëshkrime të Poetit më ra me ndeshë në nji pasqyrë, ku ai kishte bâ nji skicë të botimit definitiv të të gjitha veprave të veta poetike: aty i

përjashtonte prej Mrizit të Zanavet, e bashkë me to edhe kangën Nevoja e mësimit, e cilla mbyllë bisedën satirike me atë titull.

Kangë të reja të këtij botimi jane oda alkajke, drejtue A.Zanonit, Atdheu, e tri poezi me argument fetar: Gurravet të Jordanit, Meshtari i Malcis e Per Paqë t’Evropës. Arsyet kjenë mâ se nji. Poezitë fetare të Fishtës mbas mendimit tem janë pak e aspak të njohtuna edhe

prej asish, qi mund të mendohet se i njohin! Nji gjykim kritik mbi hartin lirik të Fishtës, qi s’ merr parasysh poezit e tija me argument fetar,

kishte me kenë jo vetëm i mangët por fare i gabuem. E njimend ç’vlerë mund të ketë ajo kritikë, qi matet të përcaktoje hartin lirik fishtjan,e cilla nuk njeh Mater Dolorosa, Krishti Mbret, Gurravet të Jordanit, Meshtari i malcis, Nuncjata, Per Paqë t’Evropës, Të kryqzuemit? E ajo qi

don të përjashtojë prej frymës lirike melodramet Shqyptarja e qytetnueme e Mbretnesha e lulevet, rreth së cillës punoi me vjet? Kritika nuk

bahët mâ sot me gërshanët e rehtorikës së herëshme: harti nuk asht zog i ndryem në kafaz!... Por unë këtu nuk due të dal jashta natyrës së nji “parathanjeje paraqitëse”. Në zgjedhjen e poezive të naltpërmenduna, posë tjerash, pata para syshë edhe metrin (metriken) e ndryshëm.

Për botimin e nji teksti definitiv ndoqa dy tekste të qortuem prej vetë auktorit: njani i botimit të dytë e tjetri i të tretit. N’ortografi u

mbështeta mbi njata kritere, mbas së cillash, dy muej para deket, qortuem bashkë me Poetin trembëdhetë kangët e para të Lahutës. Ndërsa ndrrime të vogla qi bani aty këtu, i zhduki edhe disa trajta nëndialektare sidoemos ata të Zadrimës, si b.fj.: kjoshna për kjoshim, jena për jemi

etj. si edhe trajtat e sinkopueme, kur s’e lypte nevoja, tue kenë mendimi në nji botim definitiv me i zhdukë do trajta nëndialektare, qi nuk

kishin nji arsye të posaçma shprehjeje. Dihet se Fishta nuk e përdori , gati kurr, germën x; ai e xevëndsoi me z, simbas nëndjalektit të Sapës. Këso dore shkroi edhe të shumtën e herës, frigueshim, termegshim etj. për frigueshem, termegshem.

Nji ndrrim të vogël teksti bana në kangën e XIII, strofë e tretë, sikurse e theksova edhe ndër vrejtje. Me gjith përkim të botimevet të

ndryshme, e mbajta nji gabim shtypi të përsëritun. Mjerisht nuk mujta me ndeshë kund në dorëshkrim! Për dyshime tjera teksti krahasova mâ se njiherë botimet e ndryshme, edhe ato të botueme ndër të përkohëshme e ndonjiherë edhe dorëshkrimet: Fishta i ruejti të gjitha dorëshkrimet,

deri ato të poezive të para!

Titullin e Kangës së XXIV e shndrrova, mbas mendimit tem, në nji mâ të përshtatëshem. Por këta jo aq për arsye të mbrendëshme sa të jashtme. Për shenjime historike e rrethana frymzuese të ndonji kangë më vjefti shpesh shtjellimet e njinjishme të shfaquna prej Auktorit

në kronikë të “Hyllit të Dritës” vj. 1913-1914, e ndër artikuj tjerë. Ndër rasa tjera më vune në rrugë të drejtë dorëshkrimet, ndër të cillat Poeti

kishte të shenjueme datën. Ndonjiherë tjetër pyeta kolegët e tij, At Pashk Bardhin, qi tue e pasë ndjekë veprimtarinë e tij gjithmonë, më drejtoi në ndonji vend, qi për mue nuk ishte gjithaq i njohtun ndër rrethana t’imtueme.

Ndoshta komenti i ndonji kange ka me kenë tepër i gjatë: e dishmoj edhe vetë. Kjo më ndodhi sidomos në Ditën e të Shuemvet.

Megjithkëta, tue kenë ky nji karm, qi merr shkas e frymzohet në nji ndër fletët ma të shkelqyeshme të historisë së Rilindjes sonë kombëtare, m’u duk krejt e arsyeshme, (simbas komenti u ishte drejtue nxansavet të shkollavet), të qitshem në shesh fëtyra herojsh jo gjithaq të njohtuna e

të çmueme sa lypet. Rinia ka nevojë t’ushqehet me tharmin e shndoshtë të ndodhjevet epike të historisë së kombit. Ç’do udhëzim tjetër, edhe

në kjoftë se bjen kulturë, do t’a zdeshë prej vetishë qi ka si rracë autoktone e do t’ a zhburrnojë. Shqyptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes nji

histori për me u afirmue. Bota epike e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurta e shpirtit të tij heroik e fisnik. Poeti nuk këndoi me të thatë, si poetët kavalereskë për hatër të meqenatvet, e për t’argtue damat e kalorët e oborrevet princore. Ai kje përvehtësimi ma konkret i shpirtit

vullkanik të fisit. Për këte arsye poemi u ba shprehje e gjallë e e ndieshme e kombit; për ndryshej do të kishte deshtue, si sa e sa tjerë të

kombëvet të ndryshme qi deshtën të krijojnë poeme kombtare, pse kështu kishin pasë vendosë, kur u vunë me shkrue në tryezë! Në shtjellim të fjalvet, posë veshtrimit të posaçem qi merrte fjala në tekst, theksova shpesh edhe kuptimin e natyrëshem të saj. Por

këte nuk kje e mundun t’a bajshëm, përherë: komenti atëbotë do të delte i hapët e do të merrte nji ngjyrë fjalori. Për të pasun nji shtjellim të

kjartë mbi përdorimin e fuqinë e shprehjes, si edhe të mendimit të Poetit, shpeshherë krahasova vendet e ndryshme, tue prue ose krejt shprehjen ose tue diftue vetëm vendin. Kështu e lehtësova nji grimë (paksa) rrugën për nji studim të frazeologjisë si edhe t’ideologjisë së

Poetit. N’anë tjetër shkova tue theksue ndonjiherë edhe ata vende, qi unë pata hetue (gjetë), nën ndonji pikëpamje, të njinjishme me klasikë

tjerë. Në ketë përshkrim të këtij komenti modest nuk pata tjetër gja parasyshë veç t’u epshëm nxanësvet nji ndihmë të vogël interpretimi

e shtjellimi të lirikave të Poetit. Si i tillë kjé mendue punimi e si i tillë do të jetë; nuk ka prandej tjera pretendime. Megjithkëte nuk don me

thanë se edhe nën këte pikëpamje asht i plotsuem e i përkryem. Si çdo vepre qi bahet së parit, me qiti punë sa mos me e xanë besë; për sende të thjeshta m’u desht kahnjiherë me bjerrë gjithatë kohë! Këndej mund të kuptohet lehtësisht pamundësia me u hikë mungesavet.

Tue kenë mandej se m’u desht të punojshem në mjedis të sa punve të tjera, e prandej me e këputë shpeshherë punën, ka me u ra rasa

me vue oroe ndoshta edhe ndonji mungesë unjisije (lidhje). As nuk kje e mundun me u hikë gabimevet të shtypit. Ata ma të randsishmet, sidomos të tekstit, u mundova me i shenjue. U lutem

prandej lexuesvet, në mënyrë të posaçme kolegvet të mi e profesorvet tjerë të jenë zemërgjanë, e lypi prej tyne të m’i diftojnë mungesat, për t’i

zhdukë e për t’a përmirsue këte koment në nji botim tjetër.

At Viktor Volaj

PËR KËNDIMIN METRIK TË VJERRSHAVET

Vlera e ë-s

1. Ë-ja e shenjueme në temë a në trup të fjalës, njehet rroke e plotë.

- Kosen pështetun permbi kocka t’ngrehta-(11) - E zbet me shndritun n’hapësirë të Qiellvet-(11)

- A thue kështu do t’xêhen-(7)

- Tue rrëmbye per mriza hale- (8) - E edhe njatë burrë këndova-(7)

2. Ka vleren e rrokës, e shkrueme nder fjalza (neje, parafjalë e grimsime peremnore monosilabike enklitike.

- Të rijtun m’gjak t’barbarit! M’dhambë brén buzen-(11)

- E ashtu n’atë dukë të rrebtë e t’perfrigueshme-(11)

- Tash kndon e në zemer t’Shqyptarit- (9) - M’kambë sokola të Shqypnis-(8)

- Pra, i drejtë në kjoftë se moti-(7)

3. Nuk ka vlerë e nuk njehet rroke, kur asht perdorë si shenj zgjatimit në pjesen e mbrame të fjalës, për të diftue se zanorja qi ka

para asht me tingell të pergjymsët.

- Mburojë me i ndejë Europës pa dijtë shk’asht friga-(11) - Ke, i verbtë s’dy sysh, derë m’derë neper Meone(11)

4. Ë-ja në mbarim të vargut njehet rroke. - Bini, Toskë, ju bini, Gegë-(8)

- Porsi drita plot uzdajë-(8)

- Se i kohë dikur ma e bardhë-(7) - Shqypnis ka per t’i ardhë-(7)

Shkurtime:

Aen. Aeneis (Enejda)

Apoc. Apocalipsis (Biblja) Can. Cantica Canticorum (Biblja)

Carm. Carmen

Cfr. Coufer (krahaso) Eleg. Elegio

Enejd Enejda

Gen. Genesis (Biblja) Gerusal. Liber. -Grusalemme Liberata

Hor. Horat. –Horaci, Horatius

Hom. Homeri Il. Iljada

Jon. Priphetia Jonae (Bib.)

Khr krahaso Lah.Mal. “L.M.” –Lahuta e Malcis

Lat. Latinisht

Lib. Liber

Mach. Machabaeorum, liber. Mat. Ungjilli mbas Mateut

Met. Metamorphosis

Prov. Liber Proverbiorum Ps. Psalm

Str. Strofë

Tib. Tibuli Virg. Virg. –Virgilius, Virgili.

-1-

I. SHQYPNIJA.

1. Edhe hana do t’ a dije,

Edhe dielli do t’ ket pa,

Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija ‘i vend nuk ka!

2. Fusha t’gjana e kodra t’ blera,

Zijes s’mnershme larg ku asht droja,

Me gaz t’ vet ktu i veshë Prendvera,

Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.

3. Nen nji qiellë perherë t’ kullueme, N’ rreze e n’ dritë pershkue unji,

Bjeshkë e male të blerueme

Si vigâj shtiellen n’ajri. 4. Ke ato bjeshkë e ke ato male

Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale,

Gurgullojn nper rrâjë e curra.

5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Lejn mande’ ata djelm si Zana,

Armët e t’ cillvet, p’rherë besnike

Janë permendë nder fise t’ tâna. 6. Atje lejn, po, Toskë e Gegë,

Si dy rreze n’ flakë t’ nji dielli:

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë, Kur shkrepë rêja nalt prej qielli.

7. Oh! Po, e din i prujtë anmiku,

Se asht rrfé zogu i Shqyptarit,

Rijtun gjakut kah çeliku

N’ dorë t’ ktij shndritë per vend t’ të Parit.

8. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mujtë me pa

Se sa forca e perfrigueshme

N’ turr t’ Shqyptarit pit ka ra.

1. per qark ksaj rrokullije: per rreth këtij rruzulli, kësaj bote.

2. Zijes s’mnershme etj. Këndo: ku droja e zisë (unit, urisë së mnershme asht larg. Ketë varg në Shqyptarja e qytetnueme Poeti e shndrroi në ketë tjetrin: Vaditë m’lume, gurra e shé.- Si të Parrizit etj. Si shtrojat e larme (si fushat gjithnduer, gjithfarë ngjyrash) të

Parrizit. Edhe ketë varg Poeti e ndrroi në vepren qi përmendem: Si kurrkund njeti mbi dhé.

3. Unji: krejt.- shtiellen: ngrehen, naltohen. 4. Ke: te, ndër. – kroje: burime, gurra. – të cemta: të ftofta, të ngrijta. Fjala ka me kenë pa dyshim, nji rraje me substantivin cegem, të

ftoftë i madh, të premë, acarim. – Tue rrëmbye: tue u dikue, rrjedhë turrshem.- Mriza hale: nëpër hije halash (pishash) ku mrizojnë, struken në kohë të zhegut gjaja e gjallë.

5. Léjn: lindin, -mande’,apokope, për të bashkue në nji zanoren e mbarimit me atë qi vjen.

Edhe ky varg kje ndrrue në ketë: Djelmt skyferë po i bate nana. 7. I prujtë, i ultë, i poshtem. Fishta e përdori gjithmonë në kuptimin e keq. –Rijtun gjakut...Lexo: Kah (kur) çeliku (i) rijtun (prej)

gjakut shndritë në dorë t’ktij...

8. Forca e perfrigueshme; e tmershme anmike. – pit ka ra; asht thye në turr (sulm) të Shqyptarit.

-2-

9. Dridhet toka e gjimon deti,

Ndezen malet flakë e shkndija, Ka’ i frigueshem, si termeti,

Atje rrmben ku e thrret Lirija.

10. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male;

Mbretent fjalen s’ mund t’ i a shkelin,

Turrin ferri s’ mund t’ i a ndale. 11. Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,

Ngrehe ballin si mbretneshë,

Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gji,

Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.

12. Burrë Shqyptar kushdo i thotë vetit, Qi zanat ka besë e fé,

Per Liri, per fron të Mbretit

Me dhanë jeten ka bâ bé. 13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;

Perse djelmt, qi ti ke ushqye,

S’i ka pa, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s’ i ka thye.

14. Kaq të bukur, kaq të hieshme

Perendija t’ fali i Amshueshem, Sa ‘dhe deka asht per ty e shieshme:

N’ gji t’and vorri asht i lakmueshem

15. Po, edhe hana do t’a dije, Edhe dielli do t’ ket pa,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ka! 16. Rrnosh e kjosh, pra moj Shqypni,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Liri

Per jetë t’ jetës të rrnoftë ty ndera.

9. termeti, termeku. – rremben: lëshohet furishem, turret

10. Ngelin, ndalën, mbesin mbrapa. 11. Mbasi Poeti në pak vargje përshkruen bukurinë e madhninë e visevet të Shqipnisë, e trimninë e kreshnikinë e bijvet të saj, plot entuzjazëm e dashni për té, i siellet Shqypnisë, e si t’a kishte parasysh të personifikueme

në nji zojë të randë, i urdhnon t’a shkundë pluhnin e robnisë e të naltojë kryet pa iu tutë syni aspak, pse s’kishte si me u quejtë

robneshë e mu poshtnue prej t’ huejsh ajo qi ishte nanë kreshnikësh. 12. Besë e fé: besen të forcueme prej fésë, besimit në Zotin. Asht për t’u kundrue si nji hedjadë, të cillen Poeti e perdorë shpesh

edhe në Lahutë.

14. Bukurija e visevet të Shqypnisë, trimnija heroike e djelmvet e besa e lidhun prej tyne për mprojtje t’atdheut e rremben shpirtin e Poetit aqsa me e quejtë të shieshme (t’ambel) deken per té e të lakmueshme vorrin në gji të saj. Vargje të permallshme, të cillat

vetëm sot mbas vdekjes së Poetit na duket se na terhjekin ma fort dhe se i kuptojmë ma mirë!

15. – 16. Përpara se me i dhanë fund kësaj kangë Poeti e ndien detyrë me e persëritë edhe njiherë strofen e parë.... Po edhe.... pershëndetët tue i urue t’i shtohet nami e ndera me Liri, pa të cillat nji komb nuk ka të kenun, e dije, pa të cillen nuk mund të

perparojë – gjithmonë si vera, zogu i verës, qi asht nji shprehje popullore për me diftue gjallni, shëndet, të kerthndezët (prandverë).

-3-

II. SHQYPNIS.

1. T’ falem , Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!

I lum njimend jam un n’ gji t’ and tue rrnue, Tue gzue t’ pamt t’ and, tue t’ hjekë atë ajr t’ kullue,

Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.

2. Kjé i Lumi vetë, qi mue m’ dergoi ksi hiri Per nen qiellë t’ande t’ kthielltë un me u perftue,

Malet e hjedhta e t’ blerta me shikjue,

Ku Shqypja e Burrit s’ dron se i qaset niri. 3. Ktu trima léjn gjithmonë, pse ti jé nana

E armvet n’ zâ, qi shndrisin duerët e t’ lumit,

Kah des per ty i rrebtë e trim si Zana. 4. Eden n’ Balkan ti jé; ti prej t’ Amshu’mit

N’ Balkan jé shkrue Mbretneshë mbi fiset t’ tana: Hyp fronin, pra, e sundo, Shqypni, m’ t’ liru’mit.

___________________________________________________________________

1. ti i shpirtit t’em dishiri!: Dishir me të vertetë i shpirtit të Poetit, i cilli i kushton jeten deri në ditë të vdekjes idealit kombtar. Vështirë se mund të na permendë historija e leteraturës botnore ndonji emen

qi t’ia ketë kushtue krejt veprimin e vet letrar perlimit t’idesë kombtare si Fishta. Frymzue prej këtij ideali, Zana e tij këndon

trimninë, besen, burrninë e nderen shqyptare me Lahutë; frushkulloi me fishkull djegëse veset e kombit e të Shtetit parasit me satirë; zgjoi, trandi, ngjalli me lirikë e melodrame atdhetare ndiesinë kombtare. – Tue hjekë..., tue thithë ajrin....

2.Leka i Madhi: Leka i Madh (356-323 para Krishtit). Mbret i Maqedonisë, i biri i Filipit Maqedonas, i cili shtroi Gadishullin e

Ballkanit, Azinë e Vogel, Afriken Veriore e u shty ngadhnjyes deri në Hindi. Maqedonasit kjenë nji vllazni me Ilirë e Epirotas. Dihet me siguri se ata flitshin nji gjuhë krejt ndryshej prej greqishtes. Skanderbegu i biri, perdorë për trashigimtar gjaku e trimnije.

2. dergoi ksi hiri, nji dhanti këso dore, nji nderë kaq të madhe, - me u perftue: me u xanë, me lindë.

Malet e hjedhta e t’blerta: qi ngrihen madhnueshem, e të veshuna me landë e blerime. - Ku Shqypja e Burrit: Shqypja, - personifikimi i Lirisë – e Burrit, e Pirros, mbretit t’Epiriotvet, nji fisi me Ilirët, ndej e lirë,

megjthse e strukun nder male, edhe gjatë shekujve të robnisë; qaset – afrohet, nuk ka frigë se i qaset njeri (niri).

3. qi shndrisin duerët e t’lumit; qi flakrojnë në dorë të luftarit shqyptar të lumnueshem. – i rrebtë, pa iu tutë syni përballë anmikut, i vendosun, trim me zemer të fortë.

Eden n’Ballkan: antonomazi, Parriz toke, vendi ma i bukri ne Ballkan. – Hyp fronin, hyp në fron!

- m’t’ liru’mit: - mbi bijt tu të liruem prej robnijet.

-4-

III. GJUHA SHQYPE.

Kjo kangë, nji nder ma të bukrat poezi lirike të Fishtës, kje botue në rasen e pesëdhetëvjetorit të themelimit të shkollës françeskane,

e kje vu si parathanje melodramit “Shqyptari i Qytetnuem”. Kundra asaj propagande së huej e rrymave shkollore, qi poshtnonte gjuhen shqipe

por si nji gjuhë e mangët, të padhenun e barbare. Fishta këndon bukurinë, fuqinë e saj, tue shquem sidomos nder të rij dashtninë per té.

1. Porsi kanga e zogut t’ verës,

Qi vallzon n’ blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës,

Qi lmon gjit’ e drandofillit:

Porsi vala e bregut t’ detit, Porsi gjama e rrfés zgjetare,

Porsi ushtima e njij termetit, Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.

2. Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë,

Porsi gjumi m’ nji kerthi, Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pa mashtri;

Edhe ndihet tue kumbue, Porsi fleta e Kerubinit,

Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue

N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit. 3. Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi ketë gjuhë të Perendis,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’ i a len ai fmis;

Edhe atij iu thaftë, po, goja,

Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,

Flet e t’ veten len mbas dore.

4. Në gjuhë shqype nanat t’ona Shi prej djepit na kanë thanun,

___________________________________________________________________

1. Nder kater vargjet e para Poeti me gershetim harmonik të tingujvet na paraqet kumbimin e ambel muzikor të gjuhës shqype, e nder tre vargjet tjera, me mjeshtrinë e nji Poeti sovran ep, me nji crescendo të çuditshem, përshtypjen e valvet të detit qi perplasen

per breg, të krizmës së rrufesë, e të shungullimit të termetit. – e zogut të verës: me kuptim të pergjthshem, por në nji mënyrë të

posaçme ajo e bylbylit. Me ketë shprehje e perkëtheu Fishta, poet për ekcelencë i gjuhës së popullit, fjalen bylbyl në nji tingull të Petrarkës, - në blerim të Prillit: kah fillimi i Prendverës, mbasi natyra të jetë veshë në blerim. – qi lmon gjit e drandofillit: qi

pershkohet nder fletëzat e drandofilles, ndër gubat e petaleve të lules. – rrfes zhgjetare, rrufésë zhgjetuese, gjuejtëse.

2. Kerthi, foshnje. – Porsi drita....shenja e jetës e të të pertrimit, e çdo agim mbahet se bjen nafakë (të mira) të reja, tue kallë (sjellë) shpresa të reja; -gazi i pa mashtri: i pa të keq, i sinqertë, jo mashtrues. – Porsi fleta: flatra. – Ka’i bjen Qiellvet: kah pershkon

qiellin. –N’t’ zjarrtat valle: nder valle shumë të shkelqyeshme të Parrizit, nder valle qi vezullojnë të Parrizit.

3. Mbasi na paraqet bukurinë e gjuhës, Poeti, vates i vertetë i kombit, e ndien per detyrë me u lëshue mallkimin gjithë atyne qi duen t’a humbin ase perbuzin gjuhen shqype. – Gjuhë hyjnore; kjo gjuhë mashkull, gjuhë hyjnish, si ç’ e quen tek Lahuta.

4. Shi prej djepit: Qyshë në djep. – Edhe në shqyp na thanë se Zoti .... Poeti shkon tue persëritë pa da tagrin (të drejten) shenjt qi ka

Shqyptari me gëzue Lirinë. Le të vehet oroe fuqija qi merr shprehja prej afrimit të fjalvet shqyp...Shqyptarë...Shqypni. – djalë mbas djali: brez mbas brezi.

-5-

Se asht nji Zot, qi do t’a dona:

Njatë, qi jeten na ka dhanun;

Edhe shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnin e fali,

Se sa t’ enden stina e moti,

Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali. 5. Shqyp na vetë, po pik’ ma para,

N’ agim t’ jetës kur kemi shkue

Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp ma s’ pari kemi kndue:

Kemi kndue, po armët besnike,

Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqyptarvet,

Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet.

6. Në ketë gjuhë edhe njai Leka,

Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni, Qi kah bijtè ai, shkelte deka,

Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni;

Në ketë gjuhë edhe Kastriota U pat folë njatyne ushtrive,

Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota,

Kanë me kenë ndera e trimnive. 7. Pra, Shqyptarë, çdo fés qi t’ jini,

Gegë e Toskë, malci e qyteta,

Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini, Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta,

Por per té gjithmonë punoni;

Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej, Fisi i juej, vendi e zakoni

Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej.

8. Nper gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini,

Ka me u njohtë ju per Shqyptarë:

Trima n’ za sikurse jini. Prandej, pra, n’ e doni fisin,

Mali, bregu edhe Malcija

Prej njaj goje sot t’ brohrisin: Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqypnija!

___________________________________________________________________ 5. N’agim t’jetës: atëherë kur metëzi kishim nisë me marrë mend e shise. – Tue ndjekë flutura.... Shqenë reale e bukur e jetes

fëminore! – armët besnike, poezia popullore shqyptare asht gati perherë kreshnikore. – jetike: tëherëshme, të vjeter.

6. Leka, qi ‘i rruzllim... Leka i Madh, i cili shtroi pjesen ma të madhe të botes s’atëherëshme. Qi: ose të cilat, sa t’ndrisë... derisa të shkelxejë (shkelqejë) sfera e zjarrtë e diellit.

7. Çdo fes qi t’jini: çdo feje, besimi, si kristjan si musliman. Fisi i juej....kambet s’huej: Të gjithë e dijmë, si dishmon historia

sesa faktor kryesor i kombësisë asht të ruejtunit e gjuhës amtare. Nji popull qi perbuzë gjuhen e vet i nenshkruen dënimin vetes e asht i gjykuem me u shue, me u zhdukë. Per këte Fishta shkroi nji dramë të vogel me titull: “Gjuha e mësimit”.

8. ç’fis ju kini: - se ç’kombësi keni. Mali, bregu edhe Malcija, synedotke: Të gjithë ata qi banojnë nder male, ne Veri; brigje

(fusha), të vikasin, të thërrasin nji zani. -6-

IV. ATDHEUT.

Kjo kangëe botueme së parit në vitin 1902 (libri i tretë i këndimit), botue prej Shoqnisë “Bashkimi”, asht deri diku punim i nji

poezisë kroate popullore të njohtun, përshtatë prej Autorit. Ndikimi i gjuhës së huej këtu nuk ndihet aspak. Me gjithse ka 40 vjet qi asht botue, gjuha asht e pastër dhe e rrjedhëshme. Prej dorëshkrimit shohim se kjé shkrue me 12-3-1896, me titull Arbnis. Strofat e

kësaj janë të prekuna të gjitha ma vonë.

1. N’ ty mendoj kur agon drita,

Kur bylbyli mallshem kndon,

N’ ty mendoj kur soset dita, Têrri boten kur e mblon.

2. Veç se ty të shoh un n’ anderr,

Veç se ty, çuet, t’ kam n’ mendim; Nder t’ vështira ti m’ jé qanderr,

Per ty i lehtë m’ vjen çdo ndeshkim.

3. Tjera brigje, fusha e zalle Un kam pa, larg tue ba shtek,

E pergjova tjera valle,

N’ tjera lule syu m’ u rrèk; 4. Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,

Por nji mal ma bukur s’ rri,

Ma i kulluet nji lum s’ dikohet, Moj Shqypni, porsi i ké ti.

5. N’ ty ma i bukur lulzon Prielli,

Janë ma t’ kandshme stinë e mot; N’ ty bylbyli pa lé dielli

Kndon ma ambel t’ Madhit Zot.

6. Pa ty lules s’ m’i vjen era, Pa ty pema fryt nuk m’ bjen;

Mue pa ty nuk m’ del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’ shkelxen. 7. Dersa t’ mundem me ligjrue

E sa gjall me frymë un jam,

Kurr Shqypni, s’ kam me t’ harrue,

Edhe n’ vorr me t’ permendë kam.

1.mallshem, përmallshëm, me jone të mallëngjyeshme.

2.çuet, i zgjuem. 3.tue ba shtek, tue udhtue; - E pergjona, e veshtrova; - u rrek, kjé terhjekë prej sosh, prej tyne.

4.Lé të vehet oroe (të vërehet), sesa mirë Poeti ua gjenë verbat (foljet) e pershtatëshme, me gjithse

në poezi, emnavet të ndryshem; - nuk shtrohet, nuk rri, s’dikohet. 7.Dersa t’mundem....me t’permendë kam: Premtim me të vertetë i mbajtun! Deri ndër rrektime

të mbrame pat pa da në gojë Shqypninë! E, sot na e provojmë se Ai na flet edhe persë vdekuni mbi

Shqypni, veprat e Tija janë lavd, vigem, kushtrim ndiesishë kombëtare. Hymne të verteta per Atdhé.

-7-

V. SHQYPNIJA E LIRË.

Në këte lirikë të botueme me 28 Nandor 1921, - si shihet prej dorëshkrimit – Poeti me mëni të madhe sarkastike për anmiqtë e

kombit, pohon faktin e nji Shqipnije së Lirë e mpron fitimin e kufijvet etnografikë. Qet në shesh tagrin (të drejten) e Lirisë e

vullnesën e ngultë (të vendosun) të shqyptarit për t’a mprojtë, tue u pështetë në fuqi t’armvet të Hyjit, mprojtës edhe i tagrit të të ligshtit.

1. Jo, po: a s’ desht djalli Shqypni? Jo, po: a s’ desht hasmi Shqyptarë?

Qé, pra, sod po ka Shqypni;

Qé, pra sod po ka Shqyptarë. Jo, po: ka Shqypni, per Zotin!

Ka Shqyptarë, qi n’ qark agzotin

Ata e bajn p’r ‘i kurrgjasend. 2. Ç’merr prej kreshtet s’ Veleçikut

E der poshtë në Kep të Shtiellit,

P’r inad t’ djallit e t’ anmikut, Sot, si shkrue kjé m’ liber t’ qiellit,

- Shkrue me gisht t’ nji Perendije –

Flamri kuq e zi lshon hije: Anë e kand Shqypni a’ ky vend.

3. Po, por neser, me ndihmë t’ Zotit,

Do t’ a bajm prap Shqypni t’ lir Prej Prevezet m’ Leqe t’ Hotit,

Prej Tivarit m’ Monastir;

Edhe Flamuri i Shqypnis, Si flakë mnijet t’ Perendis,

Do t’ valvitet m’ Kaçanik.

4. M’ Kaçanik, po, do t’ valvitet Kuq e zi Flamri i Shqyptarvet,

Perse toka, shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht, qi prej t’ Parvet Trashigim na e kemi pasë:

Mbrendë i huej, jo, ma s’ do t’ shklasë,

Posë atëherë, kur vjen per mik.

1. –Jo, po: Bashkim dy lidhzash me veshtrim të perkundërt, për me qitë në shesh verbim. Këte

mënyrë Fishta e përdorë shpesh edhe në prozë, sidomos në fjali bindëse e pyetëse. Hasmi, anmiku; -Ka Shqyptarë qi...p’r ‘t kurrgja send, të cillve s’u veton aspak qerpiku, pse u apin zjarm armvet, as s’e marrin në dorë jetën për me i dalë zot nderës,

besës e Atdheut. – agzot asht baroti qi shtihet në falme, i cilli merr zjarm prej shkëndisë së gurit-gacë (të skuqun).

2. Ç’merr prej; shka perfshinë prej, qyshë prej....kreshtet s’Veleçikut: prej majes së Veleçikut. Bjeshkë e Kastratit me naltësi 1726ml. i cilli gjindet relativisht afër kufinit Veri-Perendimor mes Shqypnisë e Malit të Zi (Jugosllavisë), - në kep të Shtillit

(C.Stilo) ma i mbrami kep në kufi Jugor të bregdetit me Greqi, në Kanal të Qerfozit (Korfuzit).

3. Po, por neser...Shqypni t’ lir: do t’shtyjmë kufijt e Shqypnisë deri në kufijt etnografikë – Prej Prevezet m’Leqe të Hotit...: Dy emnat e parë merren si cak kufini prej Jugu në Veri dhe me dy të fundit nga Perëndimi në Lindje. – m’Leqe t’Hotit: nji

shpat gjithë rreshpe në bregun e Cemit në rrugen zig-zag ku përshkohet lumi. Kufijt janë pertej Kuçit. Leqet e Hotit janë

mbrenda kufinit, po Poeti kerkon me perfshi krejt Hotin e cunguem, bajraku i parë i Malcisë së Madhe. Kaçaniku asht në Lindje të kufijve bashkë me Shkup, Perlep e Monastir.

4.M’Kaçanik, po; Fëtyrë retorike e quejtun anadiplosis, ku persëriten fjalët e fundit të vargut maparëshem për me i vue

theksin ma shumë. Fishta e përdori me shumë shije sidomos te Lahuta -8-

5. Jo, po: na sod ktu sundojm; Ktu s’ hecë fjala e tjeter kuej;

Gjall Lirin na nuk e lshojm,

S’ njohim mbret as krajl të huej, Zoti n’ qiellë e na mbi tokë;

Me gjithkend vllazen e shokë,

Por se i cilli m’ cak të vet.

6. Prande’i huej, n’ anderr m’e pa

Se vjen kurr e shklet nder né, Drue se keq kishte me i ra;

Pse Shqyptarët kanë ba nji bé –

Bé të madhe ata kanë ba: Per Shqypni në luftë me rrâ,

Me rrâ n’ luftë me krajl e mbret.

7. E kur bjen në luftë Shqyptari Lidhë me besë ai ndermjet veti,

E din hasmi se aty pari

Shungllon toka e gjimon deti: Se bijn krenat fushës s’ mejdanit,

Si ato kokrrat e bastanit:

Shkulma – shkulma gjaku rrmben. 8. Edhè, bèsa pra, Shqypnija

Trup në kambë ajo na asht çue;

Asht dyndë fusha edhe Malcija, Kanë njeshë armët e janë shterngue,

Kanë dalë n’luftë per t’ drejta t’ veta:

- Zemren flakë, synin si zhgjeta –

Hovin deka s’ mund t’u a then.

9. Kqyrë Evropa n’ mend habitun,

Edhe bésë nuk don me e xanun, Se kta djelm n’ Shqypni janë rritun,

Se kta besen e kanë dhanun,

Gjall kè shpija mos me kthye, Nji herë hasmin per pa e thye,

Per pa e shty perdhuni m’cak.

10. Po, por na, me arsye m’ njanë dorë,

5.Kjo tubëz lidhet me vargun e mbramë të tubzës së dytë, e zhvillon energjikisht të drejtën e plotë qi kanë Shqyptarët të

sundojnë vetë tokat e veta. 6– M’cak të vet: mbrenda kufijvet të veta, pa shkelë të drejtat e të tjerve. – në luftë me rrâ: me u lëshue me turr, m’u turrë. –

me krajl e mbret: i madh e i vogel.

7.fushës s’mejdanit: në lamë të luftës; - shkulma – shkulma...rrmben: gjaku shkon rrëkajë si shkulma, si tallaze deti 8.asht dyndë: asht çue në kambë për me rrokë armët.

9.Kqyrë Evropa n’mend habitun: e çuditun për besë të lidhun prej Shqyptarësh me qindrue deri në vdekje. Sigurisht Poetit

këtu i paraqitet çudija e mbarë Evropës për trimninë e qindresën e pathyeshme të Malësorvet (asht dyndë fusha edhe Malcija) në luftë kunder Turqve në vitin 1911-12. N’atë rasë fletoret ma me randsi të Evropës patën dergue korrispondentat e vet në

ballë të luftës, për me konstatue qindresen e tyne vertè spartane.

10.me arsye m’njanë(n) dorë: pështetun mbi të drejten Shenjte të pacenueshme qi kemi. –

-9-

E me pushkë në tjetren ngrehë: Pa fuqi nji komb s’ ka Orë

E as nder t’ gjallë s’ ka pse me u njehë:

N’ rrashtë perdhuni kem’ m’i a shti, Se pa i vu Shqypnis kufi,

Prap Balkant do t’ lahen m’ gjak.

11. Ka nji Zot, qi pre’ Empirit, Me sy t’ drejtë e t’ shquet perore,

Vren mbi fise t’ rodit t’ nirit,

Qi edhe t’ ligshtin s’ e lshon dore: Qi ma t’ fortin n’ mend harlisun,

Rrebtë m’ furi i Lumi tue krisun,

Per nen kambë t’ ligshtit i a shtron. 12. Ky, po, ujë shkallmes s’ Shqyptarit

Ka me i dhanun n’ lum t’ Parrizit,

Qi sa herë per dhé të Parit A per dhunë t’ pleqnis s’ Parizit,

T’a vringllojë nder moshë të reja,

T’i ndrisë n’ dorë, si njajo rrfeja, Qi per mnerë qiellvet veton.

13 M’ kambë, pra nipa t’ Gjergj Kastrjotit,

Me lidhë besë e armët me njeshë! Kem’ nji Atdhé, dhè na n’ ditë t’ sotit;

Kém’ Shqypnin na Rregjineshë,

Per Shqypni na të jetojmë; Gjall Shqypnin na mos t’a lshojmë:

N’ mend t’ a kem’ per jetë e mot.

14. Por, po ndodhi se vjen dita, Qi me faj Shqypnin e darni,

Qi e Liris u erret drita

Edhe m’ t’ huejë Atdhén e mvarni

A per pare a marri tjera,

Si nder kohë, qi shkuen, atëhera, U marroftë i Madhi Zot!

________________________________________________________________

Pa fuqi...Orë, nuk ka jetë as gjallni. Në mentalitetin e popullit asht fat i mirë(Genius i Romakve) qi i prinë çdo njeriu, madje, edhe krahinave Ora e Dukagjinit, Shalës etj. Lufta qi ballkanasit i shpallen Turkut u kthye në luftë pushtimesh egoiste në dam

të Shqypnisë, qi deshtën me e coptue dhe humbë. Malazezët e Serbët e panë se malet e Veriut nuk u shtruen si kujtuen ata.

11. t’shquet perore: qi s’kotet kurr,-perore: çdo çast, pa da. –n’mend harlisun: të krenuem prej besimit në vedi e prej fuqisë s’armëve.- Rrebtë m’furi...Zoti tue u çue kundra për padrejtsi të tyne.

12. Ky, po, ujë shkallmes...: Ky Zot i drejtë ka me i dhanë ujë (si shtihet n’ujë çeliku i kuqun, per me u forcue) edhe

shkallmes, shpatës së Shqyptarit; dhe sa herë t’a vringllojë në moshë të reja, në kohë qi do t’vijnë, per mprojtjen e Atdhéut.... Per mos me lanë me shkue në vend ata vendime të padrejta të Parisit. Tue permendë Parisin, Poetit i shkon mendja te dhuna e

fundit qi i kje ba Shqypnisë me Traktatin e Versailles.

13 – 14. Mbasi Poeti i siguron Shqyptarit se Hyji, qi mpron me drejtësi të veten gjithë popujt, ka me na mprojtë edhe né, dhe i grishë me kenë të bashkuem dhe lypë me dashtë me gjithë shpirt Shqypninë, tue brigue (namë) ata qi shesin Atdheun; - e

darni, e bierni, e humbni. –Qi e lirisë... Drita e lirisë u errët, ju humbët ju... Lexoni invektiven e rrebtë të Poetit kundër

plozhtsisë së trathtarve të Atdheut: 28 Nandor 1913, për me kuptue veshtrimin e këtyne fjalvet. -10-

VI. HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR.

Hartimi i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin Kombtar. Malazezët mbas

shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkoder. Me gjithse këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e Shqypnisë. Ishte nata e kremtes së Shna’ Ndout, 12 Qershor 1913. Po mbushej gati moji që se Fuqitë nderkombtare kishin marrë

sundimin e qytetit (me 14 Maji). At Fishta , këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e Shqypnisë,

e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër metrash, fëmija me njiherë, si u patne

porositë perpara, u shpërndanë çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: “Porsi fleta....”. Me njiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t’a ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu

pergjegjën kurrsesi urdhnit të tij.

1. Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

2. Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë! A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

3. Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,

Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet m’ t’ leta. Bini, Toskë!....

4. Mbi njatë Flamur Perendija

Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue: “Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;

Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Bini, Toskë!.... 5. Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,

Qi vetë Zoti na ka dhanun,

Sod me e shkelë kamba e poshtnueme E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?

Bini, Toskë!....

6. Ah; jo, kurr. Njiqind herë para Kem’ me u shkri me gra, me fmi!

Kem’ me mbetë kortarë nder ara,

Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni. Bini, Toskë!....

___________________________________________________________________

1. Porsi fleta...Krahasim i bukur, plot dashuni e nderim! Gjithë sa herë Poetit i bjen me folë për gjuhë, kombsi, emblemë ka për të perdorë shprehje gati të mbinatyrshme. –rreh, valon, valvitet.

2. A ngallnjyesë...deshmorë: në vend të vargut të perparshëm, Bini, Lekë, bini Malcorë, asht koha e njizetepesë vjetorit, kur u

diskutue çeshtja e Flamurit kombtar, i vumë ky me qellim me zhdukë çdo regionalizem në trojet tona. 3. Ndezet zhari,...merr flakë, digjet; - vehet n’t’lehta, ikë shpejt, (kambët e lehta e faqja e bardhë)... 4. Poeti ngulmon mbi të drejten

qi ka Shqiptari për Liri dhe Demokraci.

6.Me u shkri: me u shue. – Kortarë kortarë: kemi m’u ba copë e grima përpara, kurma kurma ashtu si pritet peshku ....Krahasime të cilat tregojnë pasuninë e gjuhës së Poetit.

-11-

7. M’ kambë, Sokola të Shqypnis!

Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet

Si pol veshet t’ Perendis, Kah na ban hije prej qiellet.

Bini, Toskë!....

8. Ma mirë dekë me u shue nen hije

T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit, Se me rrnue nji jetë robnije

Per nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.

Bini, Toskë!.... 9. Armët e Besen na i njeh bota;

Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,

Luften né na e msoi Kastrjota: Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!

Bini, Toskë!....

10. Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara! Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!

Flamri i ynë, qé, u nis perpara:

Ndimo, Zot, per Atmè e Fé! Bini, Toskë!....

___________________________________________________________________ 7. Sokola: Perdorë gati gjithmonë në vështrimin metaforik për trima. – shtiellet: valon, valvitet. – Si pol veshet Perendis, tue

përdorë nji gjuhë antropo morfike, Fishta e krahason Flamrin e Shqypnisë, si mos t’ishte mjaft fleta e Engjullit, po, edhe me petkun

e Perendisë.

8. me u shue, me u shkimë, me mbarue, me dalë farët. – rrnue nji jetë, nji shembull akusativit të mbrendshem (lat. Aetatem vivere).

– Per nen sukuj t’huej t’Balkanit: nen flamuj t’huej.... quejt në të përbuzun zhele, lvere, të popujve të huej të Balkanit, qi piksynojnë

me marrë tokat t’ona padrejtsisht. 9. Trima n’zâ: Perballë kalimit të sa popujve nepër tokat t’ona, të Parët tonë kanë qindrue, tue mos i lanë me na përpi, me na

zhdukë. Edhe pse Romakët patën shtrue Ilirinë, ishin Ilirët ata qi ia ngjiten dorën Romës së ligshtueme, tue marrë frenjtë e sundimit

në dorë e tue i prij legjoneve për 150 vjet, - Kastrjota: Per një të katërt shekulli, Skenderbegu kjé Ai qi ndër të tana luftat i bani ballë anmikut Lindor t’Evropës në Kohën e Mesjetës, tue mos e lanë me ngulë kambë n’Atdhéun tonë.

Trimnia e Tij u ba legjendare me njiherë si mbrenda Atdheut tonë ashtu edhe jashtë ndër të huej.

-12-

VII. DITËN E TË SHUEMVET.

Dita 2 Nandor e vjetit 1913, ditë e kushtueme në mbarë boten katolike perkujtimit të të vdekunve, e terhjekë Poetin dhe

me njiherë mendimi i shkon té ata “qi me gjak praruen namin e Kombit e Lirinë ia sollen” tue shpetue Atdheun prej robnisë së

Turqve të Ri. Nji permendore, ngritë mbi vorr të nji djali të nji dere bujare, të shkimun (zhdukun) para kohe prej epshit, e ban me

kujtue së pari se do t’ishte ndonji muranë, qi Atdheu kishte ngritë per me perjetësue herojt e vet. Por menjiherë kujtohet se vorret e

tyne i kishte mbulue harresa. Mbasi brigon pamirënjohtjen e Shqyptarvet ndaj Fatosavet e kombit, Poeti plot nderim ulet e puthë bûcen e vorrit, tue ua dijtë vetem Atyne shpetimin prej nji anmiku, qi ishte betue me i shqimë Shqiptarët. E mbasi përshkruen furinë

e terbueme të sulmit t’anmikut e qindresën titanike të Herojve, u premton se “para se do të zbardhet penda e korbit dhe, e bardha

rreze dahet prej diellit” se Zana e tij do t’i qitte n’harresë. Kjo kangë e botueme në Hylli i Dritës, vj. I, Nandor 1913, e qi thirret ma fort carmen, asht nji ndër ato poezi lirike të

Fishtës, qi në letersi tonë nuk ka shembuj, e qi krahasohet me ato ma të përmendunat e leterarvet të rinjë. Shkrue në

njimbëdhetërroksha të zgjidhun – si asht zakon – naltohet hove-hove në kulmin e njij intonacioni epik, si në këte ashtu dhe në “In hoc signo vinces”paraqesin njomsi e delikatesë të posaçme lirike. Në Nji lule vjeshte,e Mbi vorrt’Anton M.ZannonitS.J.;mërrijnë në

kulmin e përshkrimit të kataklizmit të rruzullit, tue u shpreh sidomos me fëtyra imitative në Dita e Gjyqit e, së mbramit, me

Emancipacioni i kombit shqyptar del në shesh nji ndër nota karakteristike plot sarkazëm e ironi të Muzës së Fishtës. Edhe me këta carmina non prius eudita Poeti deftohet nji Musarum secerdos i vertetë i letërsisë sonë, ku këndon Atdheun dhe zgjon ndiesi për

virtytet burrnore t’ Kombit.

I kuj do t’ jet njaj vorr, mbi t’ cillin mvaret

Kunorë lulesh e blertë e qi madhnueshem

Zotnon mbi fang t’ mjeruem, porsi shatorrja E njaj Tyrani zemer-gur, i cilli,

5. Mbi shegj Persijet pa kujdes pështetun,

Nder kandje t’ prujtna të ksaj jete kndellet,

Mjesá besniku ushtari i tij nen t’ randin Hekur t’ anmikut rrokullohet dekun

E zhytet n’ gjak? – Nji djalë bujari

10. Mbrendë n’ atë vorr asht kondisë. Ky lé mbi pupla E rritë n’ ar e n’ mundash, mbas epshit lodhun,

Qi fletët e jetës per nen krahnuer ia brejti

E e kalbi gjall, mbi pupla u shkim, si e tmershmja Flakë e nji vorri shkimet. Prej mermerit

15. T’ dhênun mbi vorr njat permendar t’ madhnueshem

Prindja, shemtuemun deke s’ tij, ia vune Peng dashtnijet dér n’ ma të largtat mote;

T’ hijshme kunoren mbasandej blerimesh

Sod nji dorë alabastrit m’ vorr ia pruni: _____________________________________________________________

1. mvaret: lavieret, viret poshtë; 3. fang: tokë e papunueme, djerr, shtoj. – t’mjeruem: vend vaji e pikëllimi. – shatorrja:

çader, tenda ose shatorr. 5. shegj, shtroje, hali. 6. nder kandje t’prujtna: nder andje t’ulta. – kndellet: pertrihet, merr fuqi të reja. 7. mjesa: ndersa. –nen t’ randin hekur t’anmikut: prej shpatës së anmikut. Vërej kontrastin e sunduesit të

pashpirtë dhe ushtarit të tij, qi për me krye detyren vdes si nji ushtar besnik ndaj prijsit të vet. 10. – kondisë: perdorë në

veshtrimin metaforik për me vorrue. Fjala në kuptimin e parë asht me ra mik, me bujtë. N’Gjenoviq Marashi a nisë – Ké

Çun Mula me kondisë (L.Malcis. kang. XII, fq. 124.). 12. Qi fletët e jetës...kalbi gjall: Perftyron nji kenje me flatra nën

stjetulla, qi shkojnë tue u bré. 13. U shkim: u shue, mbaroi. Ven ré: Ky lé mbi pupla...u shkim, u shue. 15. permendar:

monument, të piklluem prej vdekjes së tij, të mjeruem...19.mbi vorr ia solli. Nji dorë alabastrit (e bardhë) ia vuni mbi vorr.

-13-

20. Nji dorë, e cilla, mjesa ai bani hije N’ tokë e Prendvera çili per té lule,

I a pat grabitun me perkdhjelje t’ prujtuna

Gjan edhe nderen. Me atë kunorë lulzimesh Mallin dishmon, qi ajo per té ka n’ zemer.

25. E po n’ vorre t’ fatosavet t’ nderueshem,

Qi m’ kto t’ egra male e bjeshkë t’ thepisne, Si ulàj t’ pergjakun me trimni spartane

Rrebtë tue luftue per Atme e per Liri

Shqypnis iu bane fli, a thue m’ kto vorre 30. Sod ‘i kunorë Atdhéu ka per t’ u a çuem

Si peng çmimit e bindijet e nderjet

Per shka ata psuene per Liri t’ bekueme?

Jo, jo! Per burra, qi me gjak praruene

Namin e kombit e Lirin’ i a sollen,

35 Atdhéu kunora s’ ka. Per ta nuk dhênet Gur, as nuk ndezet qiri. Mbi vorr t’ tyne

Shperthen rrushkulli e fermana, strukë nder t’ cillat

Pret dhelpna e shqarthi, dér’ qi rrezja e diellit T’ shkimet e hana per mbas malit t’ ngrehet

40. E zbét me shndritun n’ hapesirë të Qiellvet,

E kshtu, pa droje t’ ndo‘i anmiku t’ mshehun, Me rmue nder vorre, e me shpuplue

Eshtnat e tyne per Atdhé shkatrruem.

Heu po! Burrat e dheut, qi m’ armë mizore 45. Rrokullin dynden per Liri t’ Shqyptarvet

E flakë ndezen Evropen, e qi e shuma

As vorr nuk paten me u kondisë per s’ deknit, Veç nper t’ errshmet humnere e neper prroska

Kurmat e tyne shkaperderdhë per dhé

50. Prej orlash edhe korbash t’ zez kjén shkyem, Shqyptarët, po, i kanë harrue; e mjesa orvaten

Kta fjalët me i gjetun t’ ambla e t’ kumbueshme

Veshin e t’ huejvet me lurtue me lavde, E gjan n’ ar e n’ kremiz pa dhimbë e tresin,

55. Vashavet t’ veta me ju a shtumun çmimin,

Kur ktyne ndera neper t’ huej t’ u shitet, Nder mend s’u bjen, jo, per fatosa t’ vendit

_____________________________________________________________

22. me perkdhelje: me të joshuna, maklime; 27. me trimni spartane: Sparta kje nji qytet i pa forcuem me ledhe, në vend të tyne kjene krahnorët e qytetarve. 31. bindijet e nderjet: në shenj nderimi ndaj tyne; 33. me gjak praruene...me gjak

vulosën me shkronja t’arta; 35. per ta nuk dhenet gur....Në Shqipni nuk vehet përmendore në vorret e heronjve, nuk

ndezën qira në vendin e vrasjes....- Këtu mund të fshehet edhe nji parandjenjë e Poetit, që tek na vorret e të nderuemve të Kombit humbin, ashtu si humbi edhe vorri i Fishtës në 1967, i dhunuem nga komunistët me “Revolucionin

Kultural”(shen.F.R.). 37. rrushkulli, bimë me gjeth therës të vogjel; strukë, fsheh; 42. me rmue. Me grrye, gropue; 44.

shpulpue: me i çveshë prej mishit eshtnat. 45. rrokullin dynden: Mbarë bota u çue peshë nga kryengritjet e 1911 – 12; 48. prroska: gryka prrojesh; 50. orlash: shpend rrembyes i madh me kokë të çveshun puplash. 54. Mendojnë vetëm për

pajë per me iu rritë vleren e nderës së humbun.

-14-

M’ ndo ‘i rrasë t’ latueme me i zgavrrue dy shkrola,

Abolla nipat, qi do t’ vijn t’ u rritun,

60. T’ shohin e t’ njohin si p’r Atdhé qindrohet E diset kah Shqypnija. Ah! Nderëpermysësa

Si ‘i herë ‘i herë Shqyptarët! Per kta terthorja

E barkut asht, po, zemer, Atme e Fé, E nderë, burrni e nami i parë në ketë jetë.

65. Por t’ shuej, n’ dashtë, per fatosa t’ vet Shqyptari

Perse ‘dhe gjuha e tij, msue me tregtue Mbi Atme t’ vet, porsi mbi krye t’ nji bêrri,

Nuk asht, jo, e dêjë per me nderue fatosat,

Qi per Liri t’ Shqypnis u bane flije: 70. Namin e tyne per m’ e kndue si duhet,

Omiri lypet, lypet Iliada.

Heu! Ju burra të dheut, m’ t’ dy gjujt, po, un ulun Perpara vorrit t’ uej, po puthi bûcen

Endè me gjak t’ uej t’ rîme e qi mbi krye

75. Ju pret furin e motit, urë – pervûjtun

Un ktu po u falem, edhe juve u bindem,

Porsi martyrvet t’ atmes s’ onë t’ derptueme,

S’ cilles me gjak Lirin perligjë ia kini. Oh po! Mos t’ vlote ai gjaku i juej p’r Atdhé

80. E gjyq mos t’ lypte ai para fronit t’ qiellvet,

Po, se kto bjeshkë e njikto male t’ona Shqypni ma s’ ishin quejtë; as shqyp s’ isht’ lutun

Ma i Madhi i jetës, qi n’ dorë ka fise e popuj: N’ ndo’i gjuhë barbare t’ Turkestanit t’ eger

85. Nana Shqyptare njellë u a kishte gjumin

Nipavet t’ Skanderbeut: e Atme, e doke, E fis, e emen t’ tana djerrë i kishin;

Pse bén anmiku n’ Salonik pat rrahun

Me i qitun dheut Shqyptarët, e t’ fortë, mizore 90. Fuqi ai dyndi, per me çue barbari

Atë bé barbare n’ vend. Grykës s’ Kaçanikut

U derdh, po, anmiku anekand Shqypnis, Si shé, qi nisun prej ndo’i maje s’ eper,

Mbas krismes s’ nji thellimi t’ perfrigueshem,

_____________________________________________________________

54. kremiz: kadife ngjyrë e kuqe e ndezët. 58. t’latueme: t’gëdhenuna. Zgavrrue: me çilë lug, kanal në gur. 59. Abolla:

me qellim që, kshtu që; rast i rrallë qi perdorë turqizem.

61. nderpermbysësa: mosmirënjohës; 62. Mosmirënjohja e mbushë me duf qi shperthen tue nxjerrë ket të mbetë të shqyptarvet per shesh. Nga kjo gjenë fjalen terthorja e barkut: terthor asht shpati, metaforë e shpirtit pa ideal fisnik. 66.

të mësuemit me ba tregti me Atdhé. Bêrri: në kuptim të berreve. 71. Omiri:Homeri, ma i madhi poet epik i Greqisë së

vjetër. Prej desprimit qi nuk ka kush u këndon herojve, ulet e puthë bucen: plis, mungull, copat e dheut të ritueme: të lame me gjak. 77. derptueme: pikllueme, mjerueme. Programi i Turve të Rinj u paraqit nga Haki Pasha, kur u ba

Sadriazem. Shih: LEKA, 1937, VIII-IX, vj. 9, fq. 384-88. Me 25 Qershor 1911 Sulltan Mehmet Reshati V, shkoi te vorri

i Sulltan Muratit ne Salonik ku i dolën para shumë popuj. Atyne i fali lire turke, ndërsa shqyptarve jo. Në1908, Xhavit Pasha e mbas tij Turgut Shefqet Pasha, filluene betejat për me shtrue Shqipninë.

-15-

95. Dirgjet rrmbyeshem me shungllimë t’ trishtueshme

E shkaperderdhet neper rrash të blerun, Shpresat e bulkut tue perpi nder gjire.

Kurdi, Qerkezi me Felahë manova,

Me shka ma t’ tmershem, t’ eger, e t’ felgrueshem 100. Pat Anadolli, me furi mizore

Iu rras mbrenda Shqypnis. E atëherë kah qiella

U çue, po, tym e shkndi, e ‘i vigem nanash, E vaj foshnjesh s’ flakrueme n’ zjarm, e ankime

E gjâmë s’ varruemsh, e ’i zhurmë e ‘i krisme rrotash,

105. E kualsh, e topash, e ‘i bumbllimë e mnershme, thue po t’ rroposet per nën kambë rruzllimi.

Trolli i Shqyptarit, Hyut e miqvet true,

Kulm e themel u shêm e ra per dhé; E rrkajë vojt gjaku i trimavet t’ fuqishem,

110. Qi atje nder megje t’ Cernagores kjene

Uzdaja e Atdheut e e derës s’ Ali Osmanit. U hesht Shqypnija; skutavet Shqyptari

U struk, tue pritun me felgrim në zemer

Ma t’ mbramen, ofshe! Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem. _____________________________________________________________

Shih: Hylli i Dritës, vj. I-, Nandor, Nr. 2, fq. 64. Përshkrimin e këtyne ngjarjeve! Mbas Xhavit Pashes erdhi Shefqet

Turgut Pasha, njeri i rrebtë, mizor e fare i pashpirt, dhe u fut në Shqypni kah Kosova. U nis prej Shkupit me 30 taborre e 40 topa. Në Prill të 1910 shpërthei shtigjet e Cernalevës e të Jezersit, mbrojtë prej Isa Boletinit e Hasan Hysenit të

Budakovës, e me trathti çili rrugen e Kaçanikut. Kështu, me 30 Prill shtypi kryengritjen e Kosovës. Mbasi shtroi

Kosovën, u nis prej Gjakovet për me sharmatosë Shkodrën me rrethe. Në Qafë t’Thermës i vuni pushken Merturi të primë prej Prelë Tulit të Selcës, per tri ditë e netë luftë. Kur i mbaruene fishekët i dhanë lajmin Shalës, të cillët u

mblodhën 3000 vetë prej Mehmet Shpendit, i pari i djelmënisë së Shalës, i cili i doli në pritë turqve dhe i vune pushken

në Qafë t’Agrit e të Ndërmajes. Per tetë ditë u ba luftë e rrebtë. Tue pa qendresen e shaljanve, Turguti mendoi me dredhue tue lanë sa qinda ushtarë të vdekun. I thyem e me marre ra në Qafë të Kolçit e mandej në Pejë. Mbas dy javesh

u nis prej Pejet me 22 taborre, tue kalue nepër Urë të Vezirit, Vá – Spas, Vau – Dejës dhe me 26 Korrik 1910 mërrijti në

Shkodër. Shqyptarët kjenë anmiq shekullorë të Slavëvet, kundër të cillve kanë luftue edhe mbasi u pushtuen nga Turqit, për vetmprojtje nga nji rracë që kqyrte me e përpi. Patne kenë edhe mburoja e Mbretnisë së Stambollit përballë Slavëvet

të Balkanit. Shqyptarët kjenë ushtarë besnikë të Turkisë edhe në luftën e Krimesë. Ata i dhanë asaj njerëz të shquem.

Këte meritë ua njeh edhe historiani me famë botnore Mommsen, kur shkruen për Ilirë: “Ata shka kjenë për gjatë kohës Shqyptarët për Perandorinë Otomane, kjenë të parët e tyne për Perandori Romake, kur kjo pat mërrijtë nji shkatrrim këso

dore.” – e derës s’Ali Osmanit: Shtëpisë mbretnore, e thirrun kështu nga emni i themeluesit të dinastisë, Osman, prej kah

edhe turqit u thirrën Osmanllinjë. 93. shé: prrue; 95.dirgjet rrembyeshem: dikohet, zbret me turr, me furi; 98.Kurdi, Qerkezi: Kurdët (Kardukët) e vjetër, nji popull i vjetër iranik, i egër e luftarë në të majtë të Tigrit. Ndërsa Qerkezët janë

popull nomad, me fis tartar, të shpërndamë nëper Turkestan e brigje t’Uralit, prej kah, mbas Poetit ishte edhe nji pjesë e

madhe e ushtrisë së sulltanit. Felahë janë fshatarët e Egjiptit. – manova: në perbuzje thirren ushtarët aziatikë; -Anadolli:

Azia e vogël. 101. Asht nji ndër ato copa ku Zana e Poetit shfaqet e rrebtë, tue qitë flakë shkreptimash, dermuese. “Na

s’kemi frigë se po mbetet e shkretnueme Shqypnija, pse kemi mjaft njerëz, qi t’iu xanë vendin Shqyptarvet”, këto fjalë i

tha Turgut Pasha nji korespondenti rus të fletorës “Fjala e Rusisë”, kur shperthue Kryengritja e Malësisë së Madhe. Per ketë Poeti shpërthen prap në vargjët 115-122. –113 me felgrim: me trishtim, me pikllim. – ofshé: të përthirrun kobit,

mjerimit, ditën e Atdheut të mjeruem.

-16-

115. Por ju m’ atëherë, si ulani, n’ vend ngujue,

E pret anmikun, qi t’ i qaset hovit;

E kur nen turr t’ i vijë, mbi té lshohet E m’ dhambë e me çapoj pa dhimbë e shkyen

Kortarë – kortarë: njashtu, me besë ju lidhun,

120. M’ato male të grista e fusha t’ gjana Pa u tutë e pritët anmikun, t’ rrebtë, mizuer,

Qi bé kisht’ bamun me ju shk’mbye kso jete.

E kur ai msyni me u poshtnuemun vendin, - Kush din sa herë, po, me gjak t’uej shperblye! -

125. Perball ju i dolët, t’ shternguemun m’ armë mizore,

E, porsi t’u perpiqshin n’ ndesh dy male,

A se kerthiza e dheut n’ moh t’ u shperthete,

Mnershem toka gjimoi, shunglluen humneret,

U perzie deti me duhi t’ frigueshme; 130. Shqypnija flakë u ndez, e prej trishtimit

Kjau fmija n’ zemer t’ nanës. Habitun sheklli

Del e ‘u kundron, e trimnis s’ uej i bindet. E: a janë Titant, ai pvetë, qi kundra Jovit

Luftojn n’ Shqypni? Ase Leonidha s’ dekunit

135. Me ata treqind Spartanas t’ vet u njallka E Ksersin rishtas n’ Termopil e pritka?

E kqyrë nder ju me da me sy Leonidhen

A se Briarén, a Gigen. Por Leonidha Nder ju nuk ka, as ka Briarea, as Giga:

140. Veç, po, ka Dedë Gjo’ Lula – burra fjalet:

Ka Cokaj n’ za per pushkë e bujari, _____________________________________________________________

118, çapoj: kthetra. – male të grista: të thepisuna e të germueme, të grryeme. 127. krthiza e dheut...: qendra e tokës t’u

shperthente pa pritë e pa u kujtue; 131. Kjau fmija në zemer.... Eufemizem qi Poeti e përdorë edhe te Lahuta. 133. Titant... Të bijt e Qiellës e Tokës qi i shpallen luftë Jovit....i cili i ndihmuem prej Herkulit, i theu e i flakroi disa Tartar

dhe disa nën Etna. Kjo betejë kje kndue prej Klaudjanit, poet latin, ( IV shek. mbas Kr.). në poemin Gigantomachia. –

Leonidha i I, mbret i Spartës (491 – 480 P.Kr.) i cili, në 480 P.Kr. xuni derën e Termopileve, nji grykë e ngushtë në Tesali, përballë ushtrisë madhe të Ksersit, mbret i Persianve. N’atë luftë u shuen të gjithë tue qindrue trimnisht. 138. Atë

Briarén.... : nji vigan i mitologjisë, i biri i Uranit e i Gigës, qi kishte 50 krena e 100 krahë. I ndihmoi Jovit kundër

Neptunit, Minervës e Jononës. – Gigen: i vëllai i Briareut, i paisun edhe ai me 50 krena e 100 duer. 140. Dedë Gjo’ Lula: Vojvoda i Traboinit, kryetar i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, Burrë i urtë, i mendshëm e idealist i vertetë. Kjé

shpirti i lëvizjes për të Drejta të Malsisë, kundër robnisë së turqve të Rinj. Me 6 Prill 1911, ngriti Flamurin e Kuq me

Shqipen Dykrenare mbi maje të Deçiqit, shi mbi atë shtizë, ku përpara kishte value flamuri me gjysemhanë. Atdhédashunia e Tij kjé çmue e admirue edhe prej anmikut, mbasi u njohtën të Drejtat e Malësisë, kur mori fund lëvizja,

Hasan Riza Pasha, tha për Té: “Ai asht burrë e atdhetar, jam mundue me i dhanë pare, por s’ka ndigjue me i marrë

kurrsesi; dhe u ishte pergjegjë – Nuk ka Sulltani pare aq sa me më thye mue!”. Kur me 26 Qershor 1912, iu vra i biri Gjergji në nji luftim kundër Tuzit, kështu u munduen me i diftue: - Dedë kanë mbetë 20 të Hot. Ai u përgjegjë: E po, në

luftë njeriu do të vdesë; - mirëpo me ta ka mbetë edhe djali i yt, i thanë – Ai atëherë me sy kokerr e pa dhanë asnji shenj

turbullimi ua priti: Edhe tjerët janë djelm nanash si i emi! Dhe, nuk u ligshtue aspak, por ngjau ajo qi nuk pritej, me u dhanë zemër shokve me qindrue.

Ai kje anmik i rrebtë i çdo anmiku të Shqypnisë.

-17-

E ka Pjeter Sokola e Llesh Nikë Daka,

Edhe Gjeto Mark Ujka – t’ idhtë si helmi; E janë Nikë Gjelosh Lula – rê me breshen,

145. E Kolec Marka e Gjelosh Gjoka rrfeja:

Janë Kolë Marash Vata sy – kulshedra, Vetem me i msy ‘i qind vetë e armët m’u a marrun.

E ka dragoj Tirane edhe Kosove,

E Orë prej Shale, e djelm, si Zana Dibret: 150. Ka sokola prej Zhubet e Berishet,

E djelm e burra ka, e ka fatosa

Me brejtun hekur, t’ thuesh, me shkulun lisat, Malet me i dyndun per liri t’ Shqypnis.

_____________________________________________________________

Deda pat ikë me t’birin e disa të tjerë në Mirditë, për mos me ra në dorë t’ushtrive esadjane, të cillat ishin në marrëveshje me Serb. Mbas dy ditësh, tue kenë lëshue pritat, prej dy anësh të ndryshme ushtrija serbe e esadjane u

bashkue n’Orosh, ku gjindej Deda me shokë. N’atë mbrame xunë Dedën me shokë e të nesërmen e vune para edhe e

grine (e vranë) në Sheshaz (Orosh). Kështu mbaroi ky Hero i historisë sonë kombtare të lumnueshme e të mjerueme.

141. Cokaj: Dedë Coku, prijs i kryengritjes së Malësoreve të Bregut të Matës, i cili me 30 vetë, me 22 Qershor 1912 i

vunë pushken nji ushtrije 600 vetësh, të drejtueme nga kajmekami i Lezhës, të cillin e vranë në pushkë të para. Në këte

luftë të përgjakshme kanë mbetë 187 të vdekun dhe nji numur ma i madh të plagosun, u kjenë marrë 45 kuaj e mushq, ndër të cillët disa të ngarkuem me municjon e ushqime. Të nesërmen Deda bashkë me Pjeter Sokolin, me gjithse të dy të

plagosun, kalor dy kajve të marrun dy ditë para ushtrisë, i prijnë karvanit nëper grykë të Fandit për me dalë me verue në

Mirditë. 142.Llesh Nik Deda: asht quejt me arsye Leonida i Bregut të Matës. Ky ka fillue me luftue vetëm me ushtri turke prej kullës së vet. Tue kujtue ushtrija turke se aty ishte nji qindresë e madhe, filloi me e gjuejt kullen me top.

Atëherë Lleshi nëper flakë të pushkve del prej kullet, tue i çilë shteg vedit mjedis ushtrisë çanë rrethimin, mërrinë tek nji arkë fyshekësh, e shpërthen me tytë të pushkës e aty qindron si luàni. Rreth shtëpisë së tij kjenë gjetë 70 vetë të

vdekun. Lleshit i plagosën nanën, vajzën dhe i vranë nji nip; edhe ai vetë kje plagosë, por me ketë rasë pat shpetue.

Mbas dy muejsh kje varrue randë në nji sulm të Durrësit, qi kje kryesue prej Dedë Cokut, dhe me 28 Gusht vdiq në kuvendin françeskan të Rrubikut, streh dhe çerdhe e lëvizjes kombtare. – Gjeto Mark Ujka, trim e sokol prej Rapshët u

vra në Qafë Ugel. – 144. Nikë Gjelosh Luli, u dallue në shenj përveç tjerash për guxim e trimni në luftën qi u ba në

rrethe të Deçiqit, kur turqit deshtën me e pushtue. Asht vra me 3 Maji. 145. Kolec Marku: kje nji ndër deshmorët e Rrushkullit me fis prej Triepshit, dhe u vra në Gushtin e vitit 1912. Gjelosh Gjoka asht kenë vojvoda i Bajzës së

Kastratit. Tue kenë nëpunës i qeverisë turke, pat urdhen prej Bimbashit me i ardhë në ndihmë, por ai nuk pranoi dhe

doli në mal me të vetët, tue ngritë flamurin e lirisë. 146. Kolë Marash Vata: Djalë vigan e hyll dritët, prijs i çetës së homeridve (18 vetë me armë e 11 vetë pa armë), i cilli, mbasi Dedë Gjo’Luli dha shenjën e sulmit, mësyni me 24 Mars

1911 dy kaushat e Rapshës së Hotit. “Ma mirë dekë si burrat se gjallë me marre!”, kështu u foli të vetve para sulmit.

Mbas nji sulmi të terbuem, turqit patën dy të vdekun dhe dy të plagosun qi i kapne gjallë. Të nesërmen sulmuem kaushat

e Traboinës. Lufta u ba ma e rrebtë. Atë ditë Kola me tetë sokola të tjerë të Traboinit ra deshmor për liri. Nga turqit u

vranë 40, ndërsa tjerët u kapen rob. 148. Dragoj Tirane: Në luftë kundër turkut moren pjesë edhe Toptanët, ndër të cillët

u dallue Masar Beg Toptani; - edhe Kosove: Ma e para lëvizje, si asht thanë ma nalt, filloi në Kosovë. Ndër ata qi i prine çetave asht me u permendë: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Riza Beg Gjakova, Zefi i Vogel, Hasan Beg

Prishtina, Zenel Begu etj. 149. Orë Shalet: djelm trima qi thyen ushtrinë e Turgut Pashës, tue e detyrue me u kthye

mbrapshtë u kryesuen prej: Mehmet Shpendit, Atil Reguli i historisë sonë kombtare, qi me djelmët e Shalës, u shkoi në ndihmë edhe Malësorve. – djelm si Zana Dibret: I pari qi u çue kundër Turqve të Rinj kjé Basri Beu, ish deputet, i cili

doli në mal me 60 vetë. 150. – ka sokola prej Zhubet: Me ketë emen thirren Bajrakët e Malësisë së Lezhës. Kryetar i

kryengritjes së kësaj krahinë kjé Kolë Toma i Velës. E Berishët: nji bajrak i Pukës marrë për krejtë krahinën e Pukës.

-18-

O nami e ndera e jonë, burra çelikut,

155. Njimend Shqyptarë e nipa t’ Skanderbegut!

Oh po! Se para zbardhet penda e korbit E e bardha rreze dahet, po, prej diellit,

Se ju n’ harresë u qet kjo Zana e eme.

Per ju do t’ kndohet, po, m’ Lahutë t’Malcis 160. Se shka vepruet, se sa dikuet ju gjakun,

Per me ia vumun nji Shqypnis themelin.

E kur Shqyptari nder ma t’ largtat mote Neper t’ cillat do t’ endet jeta e nierit,

Kur t’ kndojë Shqyptari m’ ato kangë kreshnike

165. Sa gjaku e mundi kje prej jush dikue, Per me u ndertue Atdheu i tij – Shqypnija

-O t’ lumët ata, ka me brohritë me vedi,

Qi flija e Atdheut u bán, e, tue dhanë jeten, Liri Atdheut e t’ ambel jetë i sollen. -

170. E ai rmajt t’ uej, atëherë, ka me kerkue,

E ka me i gjetë, e ka me i ruejtë, si ruhet Elteri i Atdheut; e me kunora t’ blerta

Ka me i lulzue, e mbasandej, ju besen

Ka per t’ u a dhanë mbi vorr, se kurr per s’gjalli 175. S’ ka me e koritun namin t’ uej e nderen:

Se ka me dekë p’r Atdhé si desin burrat,

Si diqët, qé, ju per nji Shqypni t’ lirueme.

_________________________________________________________________________ Asht me u vue në dukje ndryshimi qi i napin fjalës lis, në krahina të ndryshme: Nder disa vende përdorët si landë

ndertimi, disa si landë në përgjithësi. Toskët në vend të fjalës lis thonë dushk, për të cillën në Gegni marrin vesht gjethët

e thata e të rame përtokë, që ia venë gjasë së gjallë me fjetë. Kuptimi i fjalve të vjetra asht i Gegnisë: - Drue lisit e grue fisit; Me nji të rame s’pritet lisi, etj. 154. Poeti nuk asht i knaqun me lavdet qi i thurë Herojve, dhe ndalon në nji

përmbledhje të ndjesive të tija shpirtnore, tue i quejt: “Nami e ndera e kombit Shqyptar”, nji kuptim i vertetë dhe i denjë

për emnat e heronjve të fisit. 156 –161. Besa qi Poeti i dha Heronjve të Lirisë, nuk iu hoq kurr mendsh. Për njizetekatër vjet mendja e tij kjé frymzue

e rrëmbye prej hartimit të Epopesë së Kombit, qi do të përmblidhte e do të këndonte, tue i ba të pavdekshme, trimnitë

kreshnikore të tyne. Pjesa e katër kangve të mbrame iu kushtue Kryengritjes së Shqyptarve kundër zgjedhes së randë të Turqisë. Nderimi i Poetit për Heronjtë kje i përjetshëm. Eshtnat e Dedë Gjo’ Lulit kjene bajtë e sjellë nëpër Shkodër me

lumni të madhe, mandej u vorruen në kapelën e Kishës Françeskane të Gjuhadolit. Ata të dhetë deshmorve të

Rrushkullit: Llesh Nik Dakës, Kolec Markut, Zef Harapit etj. u bajtën në Shkodër në Gusht të vjetit 1937, dhe u vorrosën me nderime të mëdha në Rëmaj. 164. Kangë kreshnike: Kangët epike, të trimnisë. 172. Kunora të blera: -

Kunora të gjelbëra, të bame me lule të freskëta e degë shemshiri.

-19-

VIII. 28 NANDOR 1913. Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend qi me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e

ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqyptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë

Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti. Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë

zemrën e Shqyptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë.

Kanga kjé botue së pari në “H.D.” Dhetor 1913, në rasë të përvjetorit Flamurit.

1. Oj Zanë, t’ këndojm...t’ vajtojm, deshta me thanun;

Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e tye.

Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,

Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye

Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,

Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet

E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?.... 2. E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,

Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,

Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,

Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,

Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit: “Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti

E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?

3. Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera

T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe

Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera.... Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe

E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.

Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né, Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé

4. E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;

Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet, As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,

_________________________________________________________________________

1. Q’i’u pelqye Evropës....Me 28 Nandor 1912 Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. nëpër urdhen t’Austrisë ngritën Flamurin e Shqypnisë në Vlonë dhe lajmuen Fuqitë e Mëdha për shpalljen e pamvarsisë. Gjashtë Fuqitë e

Mëdha, të mbledhuna në Kongresin e Londrës, në Nandor të vitit 1912 mbas Luftës Ballkanike, të shtyme prej Austro –

Hungarisë e Italisë, njohtën Pamvarsinë e Shqypnisë. – prej vedit edhe s’bindet....: Nuk çuditet aspak për gjendjen e mjerë në të cillën gjindet.

2. i rruzullimit...: i mbarë botës. – ké: tue kenë se...mbasi që. – m’u vue m’hulli: me u vue në rrugë të drejtë të

perparimit. – pa u shuemun: pa u zhdukë, pa u sosun, pa u shkimë. 3. me i pecë të kuqe....E me ‘i orrl: Me këte shprehje Poeti, tue dashtë me mundë (me dënue) të gjithë ata qi

atdhédashuninë e venë vetem në simbolin e Kombit e nuk bajnë asgja për té, përshkruen në mënyrën përbuzëse të tyne

për Flamurin Kombtar: Shqypen dykrenare në shtrojen e kuqe: Orrli. – bubuqe: ganxhe, bulë. – banje flamurin duqe:

banje tutël, zhubul. 4. xhixhllon: vezllon, shkelqen, shndritë. – Juda Iskarjoti: Nji ndër dymbdhetë Apostujt i quejtun kështu nga vendlindja

Iskarjot, qi trathtoi Mësuesin e vet tue ia shitë kryetarve të Sinagogës për 30 sikla (aspra) argjentit. – zallotë: monellë

turke me vlerë 30 pare.

-20-

As pse Shqypnija n’ vedi u ba sod shtet;

Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari

Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget: Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,

Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë...

5 A thue mos fola keq?...Po lypi t’ falun; Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.

E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,

Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin, A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,

A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin

A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,

E pra, ksi nipash ka ‘dhe shum Kastriota...

6. E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,

Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet, M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue

(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet

Kush pse Dinari teper i asht lakmue), E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,

Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda, Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?...

7. Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,

Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun, Varzat e djelmt, - e para uzdajë shqyptare –

Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,

Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare, Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;

E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,

E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut. 8. O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!

Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,

Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,

Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:

Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,

(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun....) As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;

_____________________________________________________________

5. n’zemer t’frytë: n’hov t’idhnimit, i mbushun në inadë. 6. zyre: detyrë. – flakrue mbas shpinet: qitun mbas shpine, lanë mbas dore. – M’visar t’Atdheut...lakmue: shkojnë tue ba

tregti me t’huejt me tokë e pasuni t’Atdheut, tue ua shitë atyne qi ia paguejnë ma mirë. Dikush thehet nga propaganda

franceze (Frankut), dikush prej Anglisë (Sterlinet), dikush prej Serbisë (Dinarit) të ndytë: në nji mënyrë të poshtme. -E Atdhen prej t’ huejshë me e qitun duen bashtinet: Duen me e shitë Atdhenë krejt t’huejve. Me e qitë bashtinet: me e

qitë ndokend pa plang pa shtëpi.

7. Si ata qi shiten me pare, Poeti quen trathtarë edhe ata qi shkojnë në shkolla të hueja dhe përbuzin gjuhën amtare, qi asht faktor i parë i kombsisë. – mahitun: mahnitun, trullue, marrë mendësh. – çakrritja: sende të vogla, pa vlerë qi

mbesin pa u shitë.

8.N’apostrofen e kësaj tubze, Poeti ankohet se deri Serbjani i mnishem këndon me lahutë të veten trimnitë e Skenderbeut, ndërsa të nipat e tij, të rritun në shkolla të hueja, nuk i dijnë ndoshta as emnin. Mbi Skenderbeun këndohen

shumë kangë nga Sllavët e Jugut. – msojtore: shkollë. Ku, gjuha shqipe nuk ishte gjuhë mësimi, mbasi quhej gjuhë

barbare. -21-

Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet. 9. Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,

Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,

Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun

Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem

S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun: Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,

Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.

10. Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due! Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,

Si rrkajë Vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:

T’ shkojn tue therun, si thika qi thér djalin E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:

T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;

Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,

Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun. 11. Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!

Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,

Me pa si perkujdesmi per Atdhé; E si u dishmojm me punë na kundershtarvet

Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé

Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet: E na, harû e si polipa deti,

Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!...

12. Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashë Zotin! Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:

A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,

Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin

E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,

Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije? Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?

13. Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret

Shqypnin e mjerë, - ketë Atmè t’uej t’ bekueme

E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,

_____________________________________________________________

9. lash:lamsh. – mbas dshirit t’onë të pruejtun: të prunjtun, t’ultë, të poshter. 10. Në këte tubzë Poeti, mbasi zbulon plagët e jetës s’onë kombtare, i siellet Zanës e s’i lypë tjetër veç qi fjalët e tija të

jenë porsi thika depërtuese e të bumbullojnë si rrfeja për me trandë të gjithë Shqyptarët. – ngelun: mbetun.

11. O vaj...o kob! Ven ré shkallimin (gradato)! – sot sheklli mbarë prir synin...siellet per me i kundrue, per me i vrojtue. Poeti asht shumë i shqetsuem, se Pamvarsinë e Shqipnisë e kundërshtuen shumë shtete, të cillat metziç presin me i

paraqitë Shqiptarët të padenjë me u vetqeverisë. – me besë e fé: Me besë të Zotit. (shih Kanga e I, strofa 12. shen). 12. a thue, kshtu do t’korisë nipnija....: Poeti frigohet se mos po e koritë (turpnon) nipnija, brezi i rinj Heroin tonë, mbasi

endè nuk po merremi vesh njeni me tjetrin. Zbulon nji të mbetë qi vazhdon me kenë aktuale në Shqipni dhe, qi bahet

pengesë per mbarëvajtje. 13. si vashë kunoret...: Nji krahasim i veçantë; nji vajzë e përvujtë qi shkon te fati i vet së pari, porsi nji nuse e ré e

njerzishme...

-22-

S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme. A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret

M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?

Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,

Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.

14. Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit

Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla, Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit

Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.

Tue shkri per té të gjitha ditt e motit: Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,

Se e lamë Shqypnin me e shkelë prap themra e huej.

Posë Zotit n’ qiellë, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej. _____________________________________________________________

Sparta: Qytet i vjeter i Greqisë në Peloponez, kryeqytet i nji shteti të vogël, përveç se të fortë, e qi luftoi për shumë kohë

me Athinën dhe mbas luftës së Peloponezit pat hegjemoninë e tij mbi mbarë Greqinë. Banorët e këtij shteti kjenë të përmendun për trimni, disiplinë, vetëmohim e atdhedashuni. Kjé atdheu i Likurgut, Leonidës, Pausanjës, Ageslaut e i të

tjerë njerzve të mëdhaj. Shembulli i këtij shteti, Poetit tonë i duket i arësyeshem me iu paraqitë Shqiptarve, se edhe nji

shtet i vogël si Shqypnija mund të mëkambej e mund të bahej i përmendun, mbasi s’janë vetëm kufinjtë e haptë ata qi përbajnë fuqinë e nji shteti.

14.shoshojt: shoqi-shoqit; trajtë qi ndihet në Veri. – m’u orvatë: me u përpjekë, me u mundue.

-23-

IX. NJI GJAMË DESPRIMIT.

Me 16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë

përdhunimesh. Zana e idhtë e Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik dhe kundër Evropës së padrejtë.

Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika të Fishtës. U botue herën e parë në “Hylli i Dritës”, Maji 1914.

1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk nuk ka;

Nuk ka ma burra, qi, me drrasë t’ krahnorit

Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti, Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

2. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue, E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

3. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit, Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’ xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!...

4. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelzyeshem, qi pre’ Empirit

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme, Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit, E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...

5. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

E popujt rregullon e i mban ndër caqe? _______________________________________________________

1. Mbaroi Malcija!...: Malësia e Madhe, e cilla shpesh përdoret edhe pa mbiemën. Me gjithse Malazezët nuk pushtuen

tjetër zonë veç Hotin e Grudën, me të drejtë Poeti thotë se humbi Malësia, pse Hoti e Gruda janë bajrakët e parë në Malësi e Hoti prini ndër lufta. – Lekë: Kështu thirrën malësorët e Malësisë së Madhe. – me drrasë t’krahnorit: me

parzëm; Drrasa e krahnorit asht pjesa e krahnorit ku lidhen brinjtë. – Anmiku shkja...s’ka pse dron: Malësorët kjenë

kurdoherë nji pritë e fortë kundër sllavëve qi donin të pushtonin Shqipninë. – i dbuem: i karmuem, i qitun jashtë; - pa plang pa shtëpi: pa truell pa strehë banimi. Në këte rasë 575 shtëpi të Hotit e Grudës ikën e lanë vendet e veta, për mos

me jetue nën sllavë. Këto dyndje janë kenë të vazhdueshme edhe mbas (ma vonë).

2. lkundun: përkundun. – tu’ e lavrue: tue e thye, tue e punue tokën. – pengue: lidhë. – Qi bindën shekllin...: Të cillët çuditën mbarë botën tue luftue në vitët 1911-1912 kundër Turqve të Rinjë.

3. strukë nen t’zezen mblojë trathtare t’territ: Me 16 prill natën, Mali i Zi rrethoi Malësinë me 12 bataljone, tue i gjetë

Malësorët në befasi dhe, me të drejtë Poeti i krahason me luanin e xanun në strofull fjetë. 4. t’shkelzyeshem: t’shkelqyeshëm, vezulluesa. – pre’ Empirit: pjesa ma e naltë e qiellit. – permallshem:

mallëngjyeshem. – tue ferfllue: tue vezullue, tue shndritë. – vreni m’sharte t’nierit: kundroni fatet, punët e njerzimit.

-24-

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe.... Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

6. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti, E e shoftë me fise, popuj e qytete;

Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete; Selit e saja grimë me grimë u theshin;

Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin? Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija: Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

8. O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë, Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem, T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

9. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta, Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

U dridhte nji Sulltan, qi njaso here Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun

Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

_____________________________________________________________ 5. viset: vendet, krahinat; - t’perligjuna me luftë e gjaqe: të shperblyeme, të mprojtuna me luftë të përgjakshme.

6. E mallkue kjoftë Evropa...: “Kjo namë ngjiti me të vërtetë! Mbas tre muejsh, me 28 Korrik 1914, shpertheu ajo luftë e

tmershme, e quejtun Lufta e Parë Botnore, e cilla zgjati deri në Nandor të vitit 1918. Në ketë luftë mbetën dhetë miljon të vdekun. Kjenë shkretnue vise, vorfnue shtete, rrxue dinasti të vjetra, as nuk muejt me i prue botës nji paqë të

qendrueshme, por shqetësoi zemrat e popujve me traktate të dhunëshme, tue kallë luftën e sotme.” (1941). 7. E prej Lirijet ...: Me ia ndalue vrapin qi don me marrë kah Liria. – gobsija e kuj në Malësi...: Me kenëse nuk janë

vende të frutëshme as Hoti as Gruda për me mëkambë Malin e Zi, asht politika shoveniste ruse e Moskovit qi çon peshë

klysht e sajë, me pushtue e me shue Shqypninë. Poeti zbulon haptë politikat pansllaviste kundër Shqipnisë. 8. sosë: mbarim. – Kaina të kunorzuem: Gjaksorë të kunorzuem; kryetarët e mbretnive, me ketë emen Poeti përmbledhë

të gjithë ata shtete qi kundërshtojnë Lirinë e Shqypnisë. – t’ sharruem: të humbun, të marrun fund.

9. pallen: shpatën. – shtroje të buta: shprehje e thjeshtë me të cillën Poeti paraqet luksin e ambjentit oriental. 10. tue dredhun: tue vringllue. – Tartarit: Me ketë emen quen në përbuzje Turqit e Azisë. – e poshtnueme: e poshter,

për mos mirënjohjen ndaj Shqyptarve, qi kjenë pararojë e sajë.

-25-

Por kurr Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

11. E kur per pesqind vjet na nder veriga

Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja, E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

Na reshte anmiku, tue na nzitë pa da,

N’ harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye, E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë, Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

13. Veç sod pse Evropa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti, Pse sod Evropa, - do Mbretni të Mdhaja –

Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

14. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

Shartet e popujve e mbretnive t’ tana, E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,

Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona, Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

_____________________________________________________________

Tue u bazue ç’prej fakteve historike të luftave të Skanderbeut, asnjëherë Evropa nuk ka mbajë asnjë premtim në lidhje me Shqypninë.

11. ngelëm: mbetëm. – reshte: bante, shkaktonte tue na nxitë, tue na mundue.

12. sa u nis me u endun: porsa xu fiell, porsa filloi. – skami e kobi: vorfnija e mjerimi. 13. Qyshë nji strofë ma përpara Poeti vé në dukje se shpesh ndera kthehet me dhunë në ketë botë dhe e mira harrohet.

Me gjithkëte nuk i mbushet mendja pse Evropa, pra: do Mbretni të Mëdhaja, tash qi të gjitha shtetet e Ballkanit kanë

dalë me vete dhe Shqypnisë i asht dhanë Pamvarsija, kërkojnë me e cungue. 14.O Zot i lum....Kjo lutje shpërthen krejt e natyrshme prej zemrës së Poetit. Kundër dhunës e padrejtësisë së bame

Shqypnisë thërret Hyjin Gjyqtar, qi të gjykojë mjerimet e kombit.

- pa hiri: pa dije, pa pritë e pa kujtue, pa pritmas, pa dashje. – heret si n’e vona: gjithmonë i Pushtetshëm, në të gjitha

kohët i Pushtetshëm.

-26-

X. SURGITE, MORTUI !

(ÇOHI, TË DEKUN !)

Vëndimet e padrejta t’Evropës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit.

Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin

armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.

Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.

1. Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt,

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit, ( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt

E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit) E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit

Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.

2. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Evropa, Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,

Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré: Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

3. E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin; E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,

E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod m’ kamë.

4. Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë? A ka si i bahet kuj ma teper dhún?...

Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun: Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

_____________________________________________________________ 1. Shqyptarë, a ndiet?....: Në ketë thirrje ex abrupto vehet ré pezmi qi don me shperthye kundër Evropës së pandershme,

e kushtrimi qi don me i dhanë Shqyptarve. – mrrutë e ndytë: rrole, plakë e flligët. (Shtjellimin shih L.Malc. k. XIII, vj.

41-44). – shkerdhye: shnjerzue, shnderue. – Evrej të Parisit e të Londonit: Me Hebrej, çfutën, të cillët bashkë me masoneri, tue pasë arin e gjithë botës në dorë, kanë intrigue gjithmonë në jetën politike të popujve. – n’e s’vonit: ndër

këto kohë të fundit, së mbramit.

3. E gjaksvet t’vet..: Atyne qi u kanë rrënue Kishat, pré (therë) foshnjet në djep. Mes Shqyptarësh e Sllavësh kjé gjithmonë nji dasi e madhe, sa nuk i la kurr me u afrue. Me arsye Poeti i thotë Zanës në Lahutë: Un Shqyptar, ata janë

Shkjé:/Né na dan nji gjak e i’Fè:/N’mni t’ shoqishoqit kemi lé:/Kém ndermjet nji qiell e ‘i dhé!/(L.Malc. k.XIV, v. 59 –

61). –lapera: zhelana, pa kurrgja mbas shpirtit. – sogje: në roje. Shenim(F.R.): Kur po udhtonte me vaporr me shkue n’Itali për studime Prof.GaspërUgashi, në vitin 1935, ishte në

nji kabinë me At Fishtën, mësuesin e vet në Shkollën Françeskane. Gjatë bisedës për këte poezi Gaspri e kishte pyet se,

mos asht pak e randë fjala qi i ké vue Evropës pranë (shkerdhye)? - Fishta i ishte përgjigjë: “Asht kenë fat i madh qi jam kenë thirrë prej Zotit për Meshtar, se, po mos t’ishe me ketë zhgun veshë, asnji prej poezive të mija nuk do t’ishte e

mujtun me u lexue lirëshem për shka më vjen në mend me shkrue për mbrapshtitë e padrejtësitë e Evropës perkundrejt

Shqypnisë....”. -27-

5. Shka bajn Shqyptarët?... Hán’ fiq e kastraveca: E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

6. E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue, Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: -

Por, jo, - mos drueni! – jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.

7. Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes...

Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin, E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:

Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,

S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.

8. Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun

Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet, E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!

9. Ktu, ktu Shqyptarë!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jéni?...

Mo’ lêni, burra!... M’ armë!... Mbaroi Kosova!... Janina humbi!...e ndoshta, Tepeleni...

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!...

Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,

E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!

10. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun

Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?... Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim! A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!

_____________________________________________________________ 5. Shka bajn Shqyptarët?... Nuk duht harrue se Fishta asht Poeti kombtar i fisit në kuptimin ma të haptë të fjalës, asht

Poeti qi mërrijti në sferën ma të naltë të artit thjeshtë shqyptar, tue këndue trimninë e fisnikinë e kombit, por njiheri edhe

tue përdorë vishkullen djegëse kundër nji frote të vdekun në shpirt ase të shitun të huejve. Nuk do të çuditemi pra, se Zana e tij vërsulet në nji mënyrë ksodore kundër tyne. –qesin petlla n’ujë: kalojnë kohën kot. –e ngrehen: mbahen per

dishka kot. –gjeldeca: bibaj. - ...a e ka kalin at a pelë?...: asht fjala per ata të rinjë të Shkodrës, qi në kohën e ushtrive

ndërkombtare silleshin pa u marrë me punë. 6. karajfile: pushkë me tytë të gjatë qi mbushej per gryke e ndezej me gurë-gacë. –tagan: lloj shpate si shish. – balosh: i trashë, trashaman (metaforë).

7. mirasë: trashigim. – ëmtë: halla apo tezja. –vrik: shpejtë. –kahmot: tash sa vjet. –topitun: i

mpimë. –sosa: mbarim, në perfundim, në fund. 9. ...na dau: mbasi na sundoi, na shtini dasina, ngatrresa me propaganden e vet.

10. rrole: plakë e moçme, e mbetun. –shurdhë me hupë Shqypnija: pa qindrue, pa shkrepë nji pushkë. –trim: burrë

(Shkodret).

-28-

11. Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?... Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!

Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;

E grishi malet me qindrue p’r Atdhé. Ku themra e jote per Atdhé të shklase,

Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!

12. Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,

- Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi... Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.

13. M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i t’ biri t’ shkinës Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn

Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:

A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn; Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,

Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?

14. Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ké me pá ti atëherë, se rrokullija Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;

Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.

15. Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra, Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.

T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye. Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!

___________________________________________________________ 11. Bibdoda: Prengë Bibdoda ose Prengë Pasha, i derës bujare të Gjomarkajve qi kanë sundue në Mirditë. –shtielle:

zhvilloje, shtjelloje. –grishi: thirri, ftoi në festë.

12.Toptan: Esad Toptani. Dashunija ndaj Atdheut e rreziku qi i kërcnohet, e bajnë Poetin e ndërgjegjes kombtare me

harrue çdo ngatrresë e trathti të këtij njeriut dinak e ambicjoz, mbi të cillin historija e Rilindjes s’onë kombtare do t’endë fletë të zeza. Taraboshi: mal në anën Prendimore të Shkodres, ku u zhvilluen luftime të rrebta, gjatë shtatë muejve të

rrethimit të Shkodres. Prijës i ushtrisë shqiptare kjé Esad Pasha e Komandant i Pergjithshem Hasan Riza Pasha. Ky

mbasi mori vesht vendimin e Londres, mendoi me e shpetue Shkodren, tue ngritë Flamurin e Shqypnisë, por Esadi, qi kishte nji lidhje të mëshehtë me Malin e Zi, shtini dhe e vrau trathtisht (30 Kallnor 1913). Me 23 Prill 1913 i dorëzoi

Shkodren Malit të Zi, në nji kohë, kur i kërcnuem prej Austrisë, kishte nënshkrue vendimin me i terhjekë ushtarët prej

rrëthimit të Shkodres. – kondoshi: gzofi. –Lapë: Banorët e Labrisë, nji krahinë në Tosknisë. 13. Dedë Gjo’Luli: Vojvoda i Traboinit, prijsi i kryengritjes së Malësisë së Madhe. (Shih në shenimin K.VII- vj.140. – kapicen: Kësulen kombtare të

Knjaz Nikollës. –Lekët e Malcis: shih k.IX- vj.1. – qi aq gjak...: Malësorët luftuen gjithmonë për Liri, por në mënyrë të

posaçme me 1911-12, kundër Turqve të Rinj. - Deçiq: Mal përmbi Tuz, ku, Malësorët kanë luftue rrebtas dhe ku, me 6

Prill 1911 ngritën Flamurin e Shqypnisë. –Viri: Lima i vigël në skajin Përendimor të Liqenit të Shkodrës. –Malësorët:

Lekët. –rrokullija : rruzullimi, mbarë bota. – T’u bije nder mend, se fort ma randë... t’hije n’dhé: Veni ré fuqinë

gëdhenëse të këtyne vargjëve! Sa gjallë del në dukje mënyra vullkanike e shprehjes së Fishtës!

-29-

16. E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli

Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë! 17. Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vrri Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!

_____________________________________________________________

16. E n’kjoftë... mizore: Në ketë kangë kemi Poetin Tirté të vërtetë të Kombit. Mbasi ka nxitë tjerët me vdekë trimnisht e me nderë, tue pasë Hyjin për mprojtës, truen vehten flij për të pajtue mëninë hyjnore, mjaftë qi Shqypnija të rrnojë. –

therore: vendi ku truhen (bahën) flijë. – u trashigoftë: u përjetoftë.

17. Po: Rrnoftë Shqypnija...: Me tubzën përpara kanga mund të mbahej e mbyllun, por dy vargjet e fundit i apin shkas Poetit me i drejtue nji urim Shqypnisë dhe me namë të gjithë ata qi nuk e duen. Nuk do të harrojmë se asht Poeti i

ndërgjegjës së kombit! –krandja: gem i hollë dhe i thatë qi përdorët me fillue (flakadanin) zjarmin. –mal e vrri: mal e

fushë. Në të vertetë vrri thirret vendi i banimit dimnor, e kundërta e bjeshkës, qi mund të jetë edhe mal, pra, jo vetëm fusha ase vendet e ulta fushore.

-30-

XI. “IN HOC SIGNO VINCES.”

Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni.

Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e lutë qi mos të premtonte,

qi Shqypnija të bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë, qet kushtrimin. Shqyptarët

rrâjnë (nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi.

Në dorëshkrim, qi ban Poeti, e ka datën 20/11/1919, nën titull, ndër kllapa, lexojmë: Fragment i njij poemthi të pabotuem. Nuk dijmë kurrgja për ketë mendim të parë të tij rreth hartimit të këtij poemthi. Kanga, si kemi theksue

edhe ma nalt, merr nji ton liriko-epik, tue u nda në shenj për fuqi shprehjesh, paraqitjesh të gjalla e fëtyrash ndjekore.

Tue zbardhun mosha dhetepesët e jona

Atje prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem Hanza pergjakshem nisë mbi Evropë t’ kukzohet.

Ishte zot-madhi i Turqvet, qi në krye

5. Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’ atëhershme Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,

Edhe betohej n’ mni të vet mizore,

Se shpirti trupit s’ do t’i dahej para Se hanzen t’ ngrifte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit

10. E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête kalit.

E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,

Perpara tij ran frone e ran therore;

U rroposen mbretni e u shkimen fise,

_____________________________________________________________ 1. Tue zbardhun....: N’agim të shek. XV. Fishta poetikisht ia paraqet vetes sikur sulmojnë Turqit për të parën herë në

kohën e Skanderbegut. Po, ata e kanë sulmue Shqypninë qyshë në mbarim të shek. XIV.Pushtimi i Evropës prej Turqve

xen fill me Sulltan Muratin (1360 – 1389). Mbasi kjé pushtue Traka e Maqedonija, tue ba kryeqytet Hadrianopulin, nji ushtri 40.000 vetësh, nën kryesinë e Vezirit Hajderin në vitin 1385 pushtoi Kosturin e Beratin. Nji ndeshje e rrebtë u ba

në fushë të Savrës, afër Elbasanit (1385), ku u vra Balsha i II. Në 1389 kemi luftën e Kosovës, ku marrin pjesë: Serbë, Bullgarë, Hungarezë e Shqyptarë (Gjergji i II Balsha, Teodori II Muzaka, Gjergj Kastrioti, stërgjyshi i Skanderbeut).

Fitoria kjé e Turqve. Në ketë luftim u vra Sulltan Murati I e Teodori II Balsha. Lufta ndërmjet Turqve e Shqyptarve

vazhdoi pa pushue, të thuesh nji shekull, në nji kohë kur të gjithë popujt e Ballkanit ishin të pushtuem. Periudha e lumnueshme e kësaj qindrese titanike nisë mbas këthimit të Skanderbeut në vitin 1443 e deri në vdekjen e tij me 1468.

2. prej shtojesh: prej visësh, krahinash. Këtu asht përdorë në kuptimin e shumë vendëve.

3. Hanza e pergjakshme: Poeti paraqet lamen e kuqe të flamurit e njiheri egërsinë e anmikut qi kukzohet, qi përmblidhet, si t’ishte bishë e egër, mandej, me këte flamur, për me u turrë e me u flakrue për të shkye anmikun.

6.– Ujnat e njelmta dilte t’Helespontit: Veni ré fëtyrën gramatikore të quejtun hyperbat, e cilla jo vetëm nuk vret aspak

veshin, por për ma tepër qet në shesh veprën guximtare të Sulltanit. Helespont thirret mbas emnit të vjetër gryka e Dardaneleve.

9. Sh’ Sofi t’ Bizantit: Hagia Sophia, nji ndër mbrekullitë artistike të botës, këthye në xhami prej Turqish. Bizant asht

emni i vjetër i Konstantinopolit (Stambollës).

11. burrë dokrrash e pallavrash...: nuk ishte njeri fjalëmadh e i ligësht. Këtu Fishta përmbledhë në nji ndeshje të vetme

deçisive luftat, qi Skanderbegu bani për 24 vjet. Sulltanë kundra të cillve luftoi trimi i pathyeshëm kjenë dy: Murati II

dhe Mehmeti II, njeni ma i rrebtë e ma i tmershëm se tjetri, por ky i fundit u dallue për këta cillësi. 12. frone...: therore, trone, dinasti mbretnore e elterë, kisha etj.

13. u rroposen: u shkatrruen, u përmbysen. – u shkimen fise: u shuen, dolën farët popuj.

-31-

E as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.

15. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi, - Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,

Qatje te e vona boten mbarë në zi

Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten Zanin mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,

20. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,

I ra mbarë dheut. Kur, qé, mbi kep të Kruejës

Titanike po del nji hije burri,

Vetllat ngerthye, si dy hulli rrufeje, _________________________________________________________________________

14. E as bar...: Me arsye u kjé përshtatë Turqve kjo fjalë,qi dikur kjé thanë për Hunët e Atilës. –Greku...humbën, humbi

Serbi: Veni ré fëtyrat e ndryshme të grumbullueme ndër këto dy vargje qi i bajnë aq plastikë! –madhështija (krenia) e të cillit...pshtiellte: Shkak i afërm i shpërthimit të Luftës Botnore aq shkretnuese kjé Serbia. Vegël e pansllavizmit të

mbrojtun nga Rusia, qeveria Serbe, nëpër agenta të vet, shtini me vra princin trashigimtar t’Austro-Hungarisë. Me 28

Qershor Franc Ferdinandi bashkë me të shoqen Sofinë, dukeshën e Hohenberg pat dy atentate në Sarajevë. Prej të parit shpetoi, por në të dytin të bamë prej studentit Princip kjenë vra të dy. Tragjedija e Sarajevës bani nji përshtypje të

madhe në të gjithë botën. Me 23 Korrik në mbrame qeveria Austro-Hungareze mbas sa shqyrtimesh e përpjekjesh të

njerzve politikë të saj – i dergoi nji notë qeverisë së Beogradit. Përgjigja do të jepej mbrenda 48 orëve. Në këte notë qeveria Austriake ankohej: Për veprimtari të shoqnive të sekteve të ndryshme të drejtueme kundër Monarkisë, për

mënyrën fyese të shtypit, për lavdatat ndaj atentatorve, për propagandë antiaustriake t’arsimit etj. etj.

Kerkonte prej qeverisë serbe qi të botonte me 26 Korrik në fletë të parë të fletorës zyrtare nji shpallje tue dënue propagandën kundër Austro-Hungarisë. Për t’u sigurue për rezultatet e këtij botimi kerkonte edhe shumë garanci,

ndër tjera, qi të pranojë bashkëpunimin në Serbi t’organeve të qeverisë Austro-Hungareze në suprimimin e lëvizjes

kundër Monarkisë; qi të bante hetime kundër pjestarve të komplotit të datës 28 Qershor dhe të merrshin pjesë ndër to edhe delegatë të qeverisë Austro-Hungareze. Serbia lypi menjiherë përkrahjen e Carit. Në nji lajm zyrtar Rusija tregoi se

nuk kishte si me ndejë dorëjashtë kundrejt fatit të Serbisë. Përgjigja qi kryeministri Pashiq i dorëzoi ministrit Austriak

në Beograd, kje shpallë e pamjaftueshme e prandej u shpallën të këputuna marrëdhanjet diplomatike. Qeveria Serbe

atëherë filloi mobilizimin e ushtarve. N’anë tjetër edhe Austria filloi mobilizimin, me datën 28 Korrik 1914 i shpalli luftë Serbisë. Me njiherë keshilli i luftës Rus vendosi mobilizimin. Me 30 Korrik, Cari, mbas sa ngurrimesh, nënshkroi

mobilizimin. Qeveria e Berlinit i njohtoi me njiherë Rusisë rrezikun e atij hapi, tue e grishë të ndalojë mobilizimin.

Shtatmadhorija Ruse nuk i vuni vesh. Me 31 Korrik Qeverija Gjermane shpalli gjendjen e rrezikut të luftës dhe dergoi dy ultimatum: nji Rusisë tue i lypë qi mbrenda 12 orësh të pezullonte mobilizimin, dhe nji tjetër Francës, tue i kerkue me

dijtë mbrenda 18 orësh, a kishte me qindrue asnjanëse a jo, në rasë të nji lufte me Rusi. Rusia nuk e pranoi urdhnin e

Gjermanisë, ndërsa Franca përgjigji se do të vepronte shka t’i këshillonte mprojtja e interesave të veta. Kështu, me 1

Gusht 1914 lufta Austro-Serbe bahej vetëm nji episod i luftës evropjane e ma vonë asaj botnore, qi i kushtoi përveç

shkretnimeve të tjera, dhetëmiljon të vdekun.

18. Të felgruemun drojet: të friguem prej tmerit. –shuejten zanin: heshtën, pushuen zanin. 19. Mbretënt e Evropës: Kurrkush ndër ta nuk luejti për së gjalli me u çue ndihmë popujve të Ballkanit. Venediku – nji

Albionë e dytë e Mesjetës – shikoi kryekreje përherë interesat e veta, si gjithmonë.

20. e nji mjeri...dheut: Dy vargjet e fundit, sidomos mbarimi i mendimit në nji hemistik, apin përshtypjen e nji heshtimi vorresh, shkaktue prej tmerit.

21. kep: shkrep, kala, Keshtjella e Krujës.

22. Titanike: Pse asht atdheu i heroit Titanik, por kjé edhe qendër luftimesh të rrebta e luftarët e saj qindruen trimnisht. 23. Vetllat ngerthye...: Me vetulla të ngrituna tue i mrudhë prej idhnimit. – hulli: brazë.

-32-

Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë, e cilla

25. Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo njegulla Rreth njaj curri s’ thepisun. M’ krye trishtueshem

Flakë i shkelqan tarogza brynatake,

Qi, tmershem ka ‘i vezllon nen rreze t’ diellit, Kometë zharitse dan nder sy t’ anmikut.

30. Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota, I Madhi Gjergj Kastrjota Skanderbegu,

Qi, pre’ atij kepi, si nji shqype mali

Kundron kah forca e barbaris lindore Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,

35. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’ mendja e nierit;

Si rribë Verit, qi rêt i fshin prej qiellit E e lên token me u tha. Edhe tue pamun

Se anmiku i rrebtë i gjytetnis njerzore

Po nisë per s’ afermi Shqypnis t’ kercnohej 40. E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me pritun,

Çon syt kah qiella, e zemra gjak tu’ i shkue,

“O Zot! – gerthet, - O Zot i Madhi i Ushtrivet!

E po a njimend se ma s’ do t’ ket Shqypnija

Nji vend ku me t’ u lutë?... E se grat t’ona

45. Djepat n’ Azi mbas sodit do t’ perkundin?... E se Shqyptari tokën do t’ punojë

Veç per me kndêllun n’ mish gocat qerkeze,

Qi nji Tirani t’ i sherbejn ma kandshem? Oh! Pse ia mbrrim ksajë dite, e s’ ka shperthye

50. Toka q’ me kohë, me na perpi per s’ gjalli!

Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet, Ti prej qiellet Zemer e forcë m’ dergo, qi ktij Tartari

Barbar un t’ ia diftoj, se Shqyptarija

S’ merret pa gjak, e se per Fé e Atdhé 55. Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra

Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue kah qiella

E i shkoi n’ vesh Perendis e e preku n’ zemer. I Amshuemi, atëhera, prej visarit t’ qiellvet

____________________________________________________________

24. të thijtë: të zbardhun prej thinjash. 25. shllungë: si shllungë leshi. – nofllash: fulqinjsh. 26. curri s’thepisun: kepi, majes së ndonji shkrepi, shkamb me thepa. –trishtueshem: me të trishtue, me të shti mneren,

tmerin, frigen. 27. tarogza brynatake: Perkrenarja me krye t’dhisë. 28. vezllon: flakon, shndritë. 29. Kometë: hyll

ravgues qi pershkruen rreth diellit nji elipsë fort të picigjatun e qi asht i shoqnuem prej nji shllunge drite qi quhet bisht. 30. i ndiemun: i përmendun. Në gjuhë popullore përdoret vetëm në veshtrim të keq sidomos në gjini femnore. Këtu ka

veshtrimin e tosknishtës i dëgjuar. 33. kundron: vrojton, vërenë. –34. tue rrëmbye: tue pushtue. 35. E gjithshka të mbarë

perftue..: çdo punë a vepër qytetnimi qi kishte krijue mendja e njeriut. Turqit, barbarët e Lindjës për ekscellencë, nuk kursyen kurrgja: rrenuen, shkretnuen kudo qi shkuen, as nuk dijtën me ndertue gja kurr. 36. Si rribë Verit: si terbim, si

rrymë murranit. 41. E zemra gjak...: Mënyrë thanje qi tregon kulmin e mjerimit të mbrendshëm sidomos atëherë kur nuk

ké forcë me ndrrue asgja. 42. O Zot i Madh i ushtrivet: Shprehje biblike. 47. me kndêllun: me përmirsue në shëndet. – gocat....: çikat, varzat Qerkeze (shih k.IX, v. 98 shen.).

-33-

Xjerrë nji pelhurë të njyme “kuq e zi”, 60. Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e kishin:

E mbasi e puthë i Lumi e ven në ball,

Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’ thanun,

“Na, e ketë Flamur Skanderbegut çoja Atje poshtë n’ Krue, e thuej prej ane s’eme,

65. Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit

Nen hije t’ ktij emblemi t’em t’ bekuem, Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë ai ka me kenun”.

Kshtu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet

Palosun m’ parsme Flamrin e Shqypnis, 70. Hapë flatrat e prarueme, e poshtë Empirit

Zhgjetë nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue.

Ku Skanderbegut n’ dorë dhantin e Zotit – Flamurin e Shqypnis – ia nep e kshillin

E t’ Lumit ia difton: Se si Shqyptari

75. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund qindroje. Si ai nieri, qi trishtue njaj andrre s’ keqe,

Kur gjumi i del, me vedi xen e gzohet,

Se n’ hije e jo njimendtë iu tfaq rreziku: Kshtu Skanderbegu nisë me u gzue me vedi,

80. Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin

E i tha se per nën hije t’ tij Shqypnija

E lirë e zojë m’ vetvedi p’rherë do t’ jitte.

Edhe armatiset Burri i dheut krejt m’ hekur,

Njeshë pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë mizore, 85. E m’ patershanë, me pafta arenzit t’ mathne,

Njet Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi

E kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit, Qi, fry turijt, njuhatte erë të gjakut,

Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit 90. E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella

Heshten e ngrehë. Nji fllad i lehtë, i ambel –

Flladi i Dashtnis – po e zhdrivillon Flamurin. - Flamurin e Atdheut t’ em – qi tue gufue

Mallnueshem nepër ajr të lirë t’ Shqypnis,

95. Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit, Si njai skundilli i petkut t’ Perendis,

_________________________________________________________________________

59. Përveç Flamurit u përdorën edhe dy rrypa pelhurët njeni i kuq e tjetri i zi, të ngjitun bashkë. 60. endun e kishin: fjalë teknike e endjes së pelhurës në tezgjah. 62. Nji Kerubini t’lehtë: Nji Engjulli të shpejtë. 65. tok: së bashku. 66. emblemi:

simbol, shenjë dalluese. 71.zhgjetë...dirgjet: zdrypë, zbriti si shigjetë, me shpejtsi të rrufeshme. 82. jitte: mbetëte. 84.

pallen: shpatën. 85. patershanë me pafta arenzit t’mathne: Heshtë e veshun me pafta bronxi. – të mathne: (shih K.VII,

v.20 shen.). 88. njuhatte: merrte erë, nuhatte, me nuhatë. 92.zhdrivillon: zhvillon, hapë n’ajr... 93. Flamurin e Atdheut

t’em: Nji fllad i posaçem dashtnije duket sikur peshkon edhe zemren e Poetit në këte çast kur sheh Flamurin e vet të

Shenjtë. – tue gufue: tue u hjedhë, tue value, tue u valvitë. 95 – 96. si fleta e Kerubinit: Si ai skundilli i petkut Perendis. Krahasime qi përdorë kur flet për flamur. Figura të tilla gjejmë edhe te Hymni i Flamurit.

-34-

Qi, mirë qendisë me hana, hyj e diella,

Prej krahvet t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm I mvaret poshtë neper hapsi t’ Empirit,

100. Kah, pshtetë m’ stuhi e m’ flatra t’ rribës s’ murranit

Sheston boshtin e moknes s’ rrokullis. E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme

Me ‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejës

Po u thrret Shqyptarvet t’ vet e u thotë: “Ktu burra! 105. Ktu eni, o bijt e Malevet! Shqypnija

Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene

Malet e fushat e Shqypnis kreshnike, edhe nji çetë e vogel homeridash,

- Burrash si motit veç qi bate nana -

110. Per rreth tij mblidhen, e nen hije t’ Flamurit Nji bé të madhe bajn e lidhin besen,

Se i pllâmë toket t’ Atdheut s’ ia lshojn Tartarit,

Po s’ e lán’ para me gjak t’ tij t’ perdhosun. T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh

115. E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të vetin,

Me Flamur kuq e zi zhdredhun perpara, Poshtë errmorevet t’ malevet t’ thepisuna

Si rreshme boret prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshem,

Rrâjn fulikare permbi rradhë t’ Turqvet, 120. Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,

Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Edhe mnershem nisë lufta titanike. Kah t’ idhta shpata, kah gjakbâset heshta

Çeken nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme,

125. E bumbullojn henike edhe gopedra,

E vrrasin keqas të varruemt per dhé. Kaq nji zhurmë, nji rropame e ‘i vigmë e kobshme

Çohet per ajr të terratuemun pluhnit,

Qi rreth e rrotull t’ tanë dridhet Balkani. 130. Shkon gjaku rrkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës

Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mblue. Hidhet,

Hingllon, trumhaset kali i Skanderbegut, Kah thundra e mbathne kthellë i humbë në dhé

Të rijtun m’ gjak t’ barbarit. M’ dhambë brén buzen,

136. Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet Qi i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqypnin mizore.

E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet

Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet. ________________________________________________________________________

100. m’flatra t’rribes..: mbi fletë të rrymbës, të furis së Veriut. 101. sheston: rregullon. 102. atë dukë...: pamje të

tmershme. 106. bulurimë: vigem, gjamë. 108. homeridash: heronjë qi u këndon Homeri. 117. poshtë errmoreve: teposhte, i gristë, rrgall. 118. rreshme boret...: prej ndonji majes së rrembyeshme, thik, 119. rrajnë fulikare: vrapojnë me

turr, vetëtimë. Çeken: ndeshen tue qitë shkëndija. –vrigllimë: sjellë shpaten. 125. henikë e gopedra: topa të vegjël e të

mëdhaj. 131. Hidhet....: klasikët e vjetër e kanë përdorë këte alliteratio. 134. Të rijtun: të njomun me gjak. 136. Shqypni

mizore: Kreshnike, heroike.

-35-

XII. EMANCIPACIONI I KOMBIT SHQYPTAR.

AT PASHK BARDHIT O.F.M.

Me 3 Nandor 1920 At Pashk Bardhi O.F.M. mbushte 25 vjetë meshtarije. Fishta pergëzohet me kolegun e vet n’atë rasë me këte vjerrshë. Këta ishin kenë jo vetëm kolegë shkolle (në kurse të ndryshme) në Bosnje (Livno); po

sidomos kolegë veprimi e idealesh fetare e kombtare. Bashpunëtorë të së përkohshmës “Albania”, të dy pjestarë të

Shoqnisë “Bashkimi”, të dy së bashku themelues të “Hyllit t’Dritës” dhe të dy luftarë të pathyeshem për mbrojtjen e gjuhës dhe të kombsisë. Poeti mbasi i përmendë rasën e gëzueshme, përshkon ndeshtrashat plot nderlikime të jetës

politike botnore në kundërshtim me idealin e patrandshëm të lirisë e të pamvarsisë qi ata patën përherë parasyshë.

Paraqet gjendjen e mjerueshme të Shqypnisë së robnueme, froten e Shqyptarvet të rritun të huej dhe misionin qi zhvilluen për të rritë Shqyptarin kombtarisht, tue ia mbrrijtë qellimit. Së mbrami, përfundon tue e nxitë kolegun të

vijojnë me punue për Atdhé.

Në këte poezi lirike ndihet ma fort se té asnji tjetër , Poeti sarkastik.

E kshtu sod, Pater Pashko, plot po t’ mbushen

Pêsë e ‘izet vjet, se, zemergzuem, pik’s’ pari

Kij’n e pa njollë permbi eltér t’ bekuem

I bane flije Atit t’ Amëshueshem,

5. E n’ vneshtë t’ ktij t’ Lumit, rrésht me tjerë Levita, Per Atme e shêjten Fé ti nise punen

Me fuqi t’ kerthnesta.

Oh! Sa ndeshtrasha E sa puna e papritne gjatë ktij moti

U nderlikue mbi botë! Shka s’ kemi pa

10. E ndie n’ kto vjet! Kem’ pa kunora e shkeptra E frone t’ larta n’ llom t’ u rrokullisun;

Kem’ pamun mbretent ngelë pa plang, pa shpi

E rrugave t’u sjellë: ata, të cillvet Terthorja e botës dikur ua duk’ e vogel,

15. Per të pershim’ madhninë e tyne; e ndie

E pa na kém’ si ajo hypokrizija E nji diplomacije s’ ndyt – bakalle

Mbarë Evropen e lau m’gjak, shkeli t’ drejta,

_________________________________________________________________________ 1. E kshtu sod...: Fillimi asht krejt i natyrshem, si t’ishte tue i drejtue nji letër. Nuk kerkon me gjetë mënyrë tjetër,

ndoshta ma poetike, por sigurisht e panatyrshme. Ky asht nji koleg me të cilin ka nda të mirat edhe të këqijat. Don me

folë me té si i flet miku mikut. 2. pik s’pari: për ma të parën herë. 3. Kij’n e pa njollë: Kingjin e papërlyem (Agnus immaculatus). Flija qi meshtari i

kushton Hyjit në meshë asht vetë Krishti, i cilli paraqitet në Bibel e në liturgji në shembëlltyrë të nji kingji. 5.Levita:

meshtarë. Emni vjen prej fisit të Levit, qi në ligjen e vjetër i kjé lanë sherbimi hyjnuer. 6. Per Atme..e Fé: Binom të cillin sidomos Françeskanët e patën kurdoherë program jete. 7. të kerthnesta: të kerthndezta, të gjalla, përtriese, të

shëndetshme. – O sa ndeshtrasha: Njizetepesë vjetori i sjellë ndër mend ndodhjet e ndryshimet politike, tue përdorë

fluturimin lirik, kalon në – ndeshtrasha: ngjarje. 8. gjatë këtij moti: rrokull këtyne 25 vjetve. 9. u nderlikue: u ngatrrue. 10. kem pa kunora...: Ndrrimet politike të mbas luftës botnore janë të freskta per Poetin. Kjenë rrxue dinasti shekullore,

mbretën e perandorë u zhduken prej skenës politike, shumë vetë ikën në mergim. 11. t’larta: t’përmenduna, të

madhnueshme. 14. Terthorja: gjithë bota, rrokullija. 15.E ndi e pa: Padrejtësinë e dhunen e diplomacisë, qi Poeti shkoi tue e stigmatizue gjithnji në shkrimet e veta. Pat rasë

me e konstatue ma afër, atëherë kur kjé me delegacionin shqyptar në Konferencën e Paqës. Parimet e drejtësisë nuk u

morën aspak përpara syshë. -36-

E tagre, e shka ma t’ shuguruem pat nieri,

20. E s’ la kund besë as nderë per pa dhunue. Jo, po; në periudhë të ktyne vjetve

Terrnoi, t’ thuesh, bota ftyret, e sod t’ bahet

Se t’ gjatë nji epohë gjalluem na n’ moshë t’ njerzimit. Por, po, se n’ krisme e në rropame t’ mnershme

25. T’ ktij kataklizmi t’ shoqnis njerzore

Fizjonomi nuk ndrroi as s’u pilue Njaj ideali i ynë kombtar e shpresa

E gjallë, se zojë m’ vedvedi ‘i herë Shqypnija,

Stolisë me rreze t’ lumënis s’ perparshme, 30. Madhnueshem shtegut t’ qytetnis do t’ bite.

U rroposen mbretni, dhe u zhduken mbreten,

M’ tjera pajandrra, kurr dér sod të ndieme, Xûni vend pesha e shoqnis s’ njerzimit;

Por ideali i ynë s’ u lkund, as nuk u thye:

35. Enè a sod m’ kambë, vigan, i atilltë, si s’ parit, Kur tash pesë e ‘izet vjet n’ mend na u perftue,

E me atë fllad t’ vetin, t’ kandshem, të fuqishem,

Ambel pershkon ai zemrat e Shqyptarvet

E i nxitë kah punët e mbara.

N’ kob të zi

40. Sot njizet e pesë vjet kish’ ngelë Shqypnija, E kjate, e dneste, e fryma n’ lot i xêhêj,

Pa u gjetë kush mik, qi t’ mjeren m’ e ngushllue:

Si njajo nanë e shkretë, qi shty prej mallit E pa e pá kush, n’ ndo ‘i mbrame kah prendvera,

45. Prej shpijet del e m’ rreze, qi lshon hâna, Tue thekun kamben, shkon në Rrmaj e sypri

Vorrit të birit n’ váj e n’ lot derdhë zemren

Pa u gjetun kush, qi m’ e pajtue kercûnen: Pse as gurt e vorrit zemer nuk po kishin....

50. Mbi shkam të gjyqit ndejë i kishte anmiku

E pa dhimbë shpirtin me gerhanë ia lnuerte – Me gerhanë t’ robnis.Të huejët m’ krye t’ vendit

I rrijshin pshtetë, tue dihatë prej vjamit,

Qi kishin vu me miredije t’ saja, 55. I vejshin ligjë e gjyq; madje arsye i lypshin

Pse ishte ajo gjallë – ata, qi n’ vende t’ veta

Paten kenë gjuejtë me mollatarta t’ kalbuna...

_________________________________________________________________________

22.terrnoi...bota fëtyrët: mbarë bota ndrroi fëtyrë aq sa, me t’u dukë ndrrime shekujsh.

24. Përballë shndrrimit politik e shoqnor në mbarë botën Poeti, në nji mënyrë të fuqishme paraqet idealin kombtar të nji Shqypnije të lirë, i cilli nuk dijti me pranue kurrnji ndikim të huej. 25. kataklizmi: ndrrim i madh qi sjellë me vedi

rrjedhime të kobshme. 26. fizionomi: dukje, pamje. –pilue: ligshtue. 31. U rroposen: u shkatrruen me themel. 32.

pajandrra: parime, mbështetje. 34. s’u lkund: s’u trand. 35. i atilltë: i fuqishem, i bashem, i lidhun. 36. n’mend na u perftue: na lindi në mende. 39. nxitë: ep shkas, ep t’shtyme. Kob: mjerim. 46. Rrmaj: vorret e Shkodrës. –kercuna: e

mjera. Thekun kambet: shpejton hapin, grahë kambve. –miredije: ushqime të mira qi gatuhen ndër gosta ose pritje miku.

-37-

I huej Shqyptari u rritte, edhe nëper shkolla,

Ku i tredhej mendja neper gjuhë të hueja, 60. E ku mahitë me kuklla e rrypa letrash

A tremë me qipuj, thopça e bubazhela,

Atdhén e kombin xête me mohue; Perse aso kohe, si ti e din n’ ket dhé

Ish’ faj me u quejtë Shqyptar, e marre edhe ishte

65. Me folun shqyp. Mande’ aso kohe kishte Edhe nji frotë Shqyptarësh së dekun n’ shpirt,

Fatzez perherë e t’ shtypun krejt kah mendja;

Do njerz karabullakë e kryematare E ashtu të plojtë e t’ ploshtë e dredhë kuk qafen,

70. Si kurmagjakë të bam me mish gomarit,

T’ cillt, tu’ u poshtnue, porsi bubrreca t’ ndyta E ‘iqind herë n’ ditë tue shitë Atdhén e fisin,

Zhargas bubrrojshin per nen kambë të t’ huejvet

E me lurtime e poshtersi të flligta 75. Kqyrshin me u njitë m’ndo ‘i shkallë të naltë, per t’ cillen

Zoti as natyra ata s’i kishte pré.

N’ ketë kob, po, fshâte e n’ketë mjeri gjimote E mjera moj Shqypni, atëherë, kur s’ parit

Na u thamë Shqyptarve e mbarë botës s’ qytetnueme,

80. Se i Madhi i jetës, qi vrân e kthiell mbi shekull Ai per Shqyptarë Shqypnin e kishte falun;

Se marre s’ isht, as faj, as ishte kore

Me folun shqyp: se shqyp shkolla do t’ bahej

N’ dhé t’onë; se i hueji nder né mund t’ rrite 85. A si rrogtar i yni, ase, ndo ‘i hera,

- Po t’ isht’ ai nieri i ndershem – si zot punet

N’ punë t’ vet: por jo në krye të vendit, Por jo me sy qi me sundue mbi né:

Këtu Shqyptari vetem do t’ sundote

90. E i hue’i, pa fjalë, do t’ shtrohej ligjvet t’ tija, A se ndryshe per krahit jashtë me u qitun.

Kto fjalë anmiqvet t’ kombit t’ onë, a’ e dijtne,

se nuk u ran per shtat: ishin kênë msue Me hanger voe t’ fergueme ktu n’ Shqypni –

95. Té kjo ndriklla e hutueme, e nuk u bahej

Me njy mandej, atje nder vende t’ veta, Kashaten n’ shllinë; prandej ia nisen

Disi me na shikjue terthur, a gazin

Herëherë né me na vumun – njifarë gazit 100. Të keq, a di, si ai gazi i neveritun

_________________________________________________________________________

69. Ku i tredhej...: Ketë hibrid Shqyptari, Fishta e luftoi gjithnji. 60.mahitë: mahnitë. 61.qipuj...: shpirtën t’kqijë.

66.protë: çetë e mbrapshtë. 68. karabullak: shpend uji budallë. 69. të plojt e ...dy fjalë të nji rraje satirike. –dredhë kuk..:

kukzue, germuçue. 70, kurmagjak asht salami i gjakut. 79. lurtime: përkdhelje, miklim. 81. kore: marre, koritë. –

ndriklla: Nana e femijës qi i ke marrë flokët. 98. terthuer: shtrembët, shikim anësor.

-38-

I rrashtes s’ t’ dekunit. Por kot, pse ujku

S’ tremej prej shoshet, edhe na s’ u morem Per dokrra e per kercnime t’ tyne. Kokërr

U ndejem, me topuz t’ arrsyes në dorë,

105. E me atë fuqi, qi shêjtet t’ drejtat t’ona Na epshin né, i thyem, edhe prej Zotit

E jona duel; pse sod po ka Shqypni.

Jo, po, ka sod Shqypni e Shqypni t’ lirë, Shqypni t ’pamvarshme e taman zojë n’ vetvedi:

110. Njashtu si e dojshim na e s’ e dote anmiku.

Mandej ka sod gjuhë shqype. Shqyp, po flitet Sod në Shqypni nder t’ tana, sa janë, zyret;

E jo veç se nder shkolla msohet shqypja,

Por njerz me thija m’ krye me cenë po nxiten

115. Me xanë sod shqyp, e namin – lumt-u goja! –

Msuesat bihude, qi nder kohë t’ kalueme

I morem mêç me msim të gjuhvet t’ hueja. E prap – Zotit shyqyr! – i hue’i mbas sodit

Ai tjeter punë nuk ka me pasë n’ Shqypni,

120. Veç se me blé likura dhish a shkême: Me shitë çubukë, bylbyla dheut, ndo ‘i basme

Per brandavekë, ndo’i kukull fmijsh e tjera:

A se, rrogtar me né, me ngulun hudra, Lakna, ndo ‘i presh neper kopshtije t’ona:

125. Me bajtë kandilat, kur vorrojm ndo ‘i t’ dekun:

Me fikë ndo ‘i qiri n’ Kishë: surles me i ra, Kur t’i thomë na; por jo ai ma mbas sodit

Me lujtë harushë nder né, me ngrehë tureçkat

Per dash kumbone e karrapucakue, 130. Porsi xhuxhimaxhuxhi, m’ krue të votres,

Me mbajtë garuzhden mbrendë nder vorba t’ona

E t’ tanë undyren ai me e zjerrë per vedi. Pse do t’ a dijsh, se sod koha e Ballhutës

Mbaroi n’ Shqypni per t’ gjith, e tash e mbrapa,

135. Per posë Shqyptarit, s’ ka me i hecë kurrkuj Kunglli mbi ujë; po due me thanë, se kemi

Na sod nji Atme t’ lirë e të pamvarshme,

Njashtu si dojshim na e s’ dote anmiku. Por shka, se mjaft nuk asht me mkambë Shqypnin,

140. Por se duen rritë, edhe Shqyptarët, qi t’ bahen

Të zott me e mbajtë Shqypnin. Prandej arrsyeja E lypë, qi, shk’ asht Shqyptar i pendës e i dijes,

____________________________________________________________

103-104. Kokerr u ndejem: me sy kokerr, pa u tutë. –topuz: mjet luftimi, gjyle hekuri me thepa, me bisht të shkurtë, përdorej në dyluftime. 114. cenë: zell. 116. bihude: budallë. 118. Zotit shyqyr: Falë nderes Zotit. 120. shkême: shqême.

122. brandavekë: veshje e grave shkodrane, shumë polash prej brezit e deri në fund të kambve, ngjyrë të mbyllët

patlixhani ase të zeza. 128. me lujtë harushë: me u tallë. 129. karrapucakue: m’u mbledhë, me u kukzue. 231.vorba: vegshi i dheut. 133. Koha

Ballhutes: Kur hate qeni pagaçë, kohë bollekut.

-39-

T’ ia shugurojë Atdheut fuqit e veta

E m’ udhë t’a vejë t’ lumnis e t’ perparimit. 145. Nji Shtet, qi s’ perparon, a ‘i gja e shtime,

E jetë të gjatë nuk ka.

Gajret, pra, At Pashko, E si der sod, me fjalë, me msim, me pupul

Ti per Shqypni u mundove, edhe mbas sodit

Orvatu per Shqypni, pse me ndihmë t’ Zotit, 150. E jona ka me dalë – do t’ dalë e jona!

_________________________________________________________________________

145. gja e shtime: deshtuese, abortive. 147. me msim: At Pashko Bardhi kjé drejtor dhe profesor i Kolegjit Françeskan e ma vonë i

Liceut Françeskan “Illyricum”. – Me pupul: me shkrime, mbasi Ai kjè edhe bashpuntor i “Albania”, “Zani i Shna

Ndout”, dhe “Hylli i Dritës” ku, ka shkrue artikuj mbi çeshtje gjuhësore, shoqnore e historike. Edhe sot (1941)edhe pse asht i moshuem Ai vazhdon me punue.

Orvatu: Përpiqu, puno! Nxitje për me vazhdue punën.

-40-

XIII. PENG NDERIMI.

ALOIS GURAKUQIT

Zani i kangvet të para të Lahutës mori dheun e trandi zemrat e Atdhetarvet të vertetë. Këte bindje dhe këte

vlersim ndaj Poetit desht t’a shprehte edhe letrari i ri Luigj Gurakuqi, i cilli në vitin 1906 i kushtoi Vargënimin, bashkë me nji vjerrshë safike me titull Pengu i nderimit. Edhe Fishta në shenjë evarije i kushtoi në vitin 1909 veprën Pika

Voeset bashkë me këte poezi. Nji notë njomsije, përshkue prej ndjesishë mirënjohtjeje plot ambëlsi, e shquen ketë

kangë: Fjala e mikut asht ma terhjekse se gurgullimi i gurrave e flladi i ambël prendveror. Ajo kallë zemrat e ndritë mendën, tue nxitë kah punët e mbara.

1. I kandshem â e plot shije Nja’ i lehtë zhumhur, qi gurra

Ep tue gurgullue nper hije

E neper rrajë e curra,

Ka’ e argjantë lugjeve ulet E puthë permallshem lulet,

Qi si n’ pasqyrë – rrijn m’amë t’ asaj tu’ u kqyrë.

2. Asht edhe i butë e i kandshem Nja’ i ambëli fllad eret,

Qi ka’ i qetët e i erandshem

Fryn neper ag’ prendveret; Me landë shkon tue zhablluem

Ase me gji t’ rituem

Prej voeses s’qielles – të ndonji drandofilles. 3. Ma e ambel, por, asht fjala

E njaj miqsis s’ vertetë,

Qi, kur t’ na marrë vala E pellgut t’ zi t’ ksaj jetë,

Tue na ngushtue nder gjire,

E ndiejm, e qi fatmire Zemrat na i kallë – me nji shpëresë të gjallë.

4. Po, o Gurakuq, per mue

E larta fjala jote,

Qi me Vargnim m’ ké çue,

Kur zemra ‘i herë m’ ankote,

Per mue kjé ajo pêng beset E kjé per mue hyll shpreset,

Qi shpirtin m’ shndriti. – Zemëren m’a flladiti.

_________________________________________________________________________ 1. zhumhur: zhurmë e lehtë, gurgullim. –curra: shkrepa, shkambij. –ka e argjantë lugjeve: tue zbritë shkumbuese nëpër

lugina të vogla. –permallshëm: mallëngjyshem, - amë: vendburimi ku buron gurra e mandej shtrati kah dikohet (shtrihet, rrjedhë).

2. Qi ka...fryn: qi kur frynë – ag: agim. –zhublluem: fërshlluem, fjalë onomatopeike qi tregon zhurmen e gjethit kur e

lëvizë era. – Ase me gji t’rituem: me fletza të shpërthyeme, të njomuna prej veset. 3. Qi , të cillën...: Grimcim peremnuer e zëvendsueme prej meje në na, ndoshta gabim shtypi, mbasi nuk gjeta

dorëshkrimin. Fishta nuk i ka qortue vetë gati kurr botimet.

4. E larta: fisnike, bujare. Vargnim: Titull i vertetë, botue në Napoli në 1909, me pseudonim L.Gruda. Iu desht me vuejtë shumë. E luftuen pse nuk e kuptonin ketë revolucionarë ideshë, por edhe pse kuptuen gjeniun e udhëheqësit. Të

gjitha kundërshtime të mbrendshme.

-41-

5. Oh! Po: Ajo fjalë ngushllimit

N’ zemer njashtu m’ ka ardhë

Si voesa prej agimit,

Qi bjen m’ nji lil të bardhë;

E atëbotë, si kah prendvera Bîjn vjollca e lule tjera,

Njashtu mendimet – paten n’ mue burimet.

6. Po, atëbotë per Atme e Fé, Per punë të hijshme e t’ mbara

Zemra ma fort m’u xé;

E ma fort se perpara Me shpirt un Zanës iu trova,

Edhe njatë burrë këndova,

Qi n’ flakë t’ barotit – mbet per tokë t’ Kastriotit. 7. Pra, i drejtë në kjoftë se moti

Krejt zâ’n s’ m’a qet n’ harresë

Fjalës s’ ate. (E cilla m’ ploti Zemren ma t’ ambel shpresë

Se ‘i kohë dikur ma e bardhë

Shqypnis ka per t’i ardhë). Un me evari – per nderë, po, do t’ ia di.

8. Prandej, per peng miqsijet

Kam da me t’i kushtue Kto ushtrime poezijet,

Qi ti, (due me shpresue),

N’ kurrsend s’ ké per t’i ba, Sado qi s’ duhen gja:

Pse m’ to pa da –mue mik ti ké me m’ pa.

_________________________________________________________________________ 5. lil: zambak. –bijn: çilin, dalin. – paten n’mue...: xune fill në menden t’eme.

6. Atme e Fé: Binom qi u përdor shumë, po duhet theksue se Atme kje qitë e përdorë prej Shoqnisë “Bashkimi”. –

mbara: të mira, fisnike, qytetnije e përparimi. – zemre ma fort...: mora zemër edhe ma shumë. Fishta ç’prej vjetve të para të aktivitetit të vet, paraqitet me nji program jete të caktueme, prandej edhe ia hin punës pa ngurrue, por si çdo i rinj

kishte nevojë për nxitje. Fjalët e mikut kjenë me të vertetë nji nxitje e fortë për té. –me shpirt i u...: iu kushtova me të

gjitha fuqitë e shpirtit. –njat burrë këndova..: Luigj Gurakuqi në vjerrshë qi i kushtoi shpreh vlerësimin për blenin e parë të Lahutës, Té Ura e Rrzhanicës. Nji vjet mbrapa (1907) boton blenin e dytë, Vranina, qi kishte protagonist Oso Kuken,

tue krijue pranë tipit të burrnisë dhe t’urtisë, qi paraqitet në Marash Ucin, edhe tipin e herojit të ri e të pathyeshem, qi

ban jetën fli, por s’bjen kurrsesi në dorë t’anmikut, pra, vetëflijohet. 7. Pra, i drejtë...: Koha e ardhëshme gjyqtare e drejtë, nuk ma mohon, nuk e humbë vleren e meritueme me veprat e

mija...Pra, qyshë në fillim Poeti ka besim në vleren e punës së vet. Viti 1907 kjé viti ma i frutshem i tij. Përveç blenit të

dytë të Lahutës, prodhon shumë poezi satirike me rendësi, qi diftojnë nji shkak të merituem lavdrimi. Prandej fjala e yte m’ploti: më mbushi plot, nji verb me të vertetë poetik. E përdorë edhe tjera herë Fishta ketë verb.

8. Kam da me t’i kushtue: Kushtesa kjé kjo: SHQYPTARIT TË VJEFSHEM – ZOTIT LUIGJ GURAKUQIT –

NDERËS SË DJELMNIS SË SHKODRËS – KTO VJERRSHA TË PERVÛJTA - AUKTORI KUSHTON

– Kto ushtrime poezijet : Kështu e quen me modesti veprën Pika Voeset, botue në Zader, në 1909. Libri përmbledhë: 12

vjerrsha lirike, dy satira, Ius Gentium, Dredha e Djallit dhe nji shfaqje të vogel, Odisea. – n’ kurrsend s’ké per t’i ba...:

Nuk ké për me i perbuzë.

-42-

XIV. BURRNIJA.

Përpara dukës e kercnimit të përgjithshëm të Dekës tmerohet mbarë natyra.

Kurrkush nuk mund t’i hikë, sado të mundohen njerzit me u strukë nën madhninë e pushtetit. Fuqija e saj

deperton gjithkund. Vetëm njeriu burrë i rrin përballë, as merr n’dorë asnji fuqi kundershtare, për t’i ndejë besnik idealit

qi e frymzon.

Këte lirikë e shquen nji fuqi e posaçme gëdhenëse e plastike, bashkue me nji ndertim klasik të përkryem e të

matun, përshtatë natyrës së gjuhës shqype. Kje fillue hartimi, si shihet prej dorëshkrimit, me 11/2/1921 dhe botue në “H.D.” Tetor 1922, me titull: Deka e Burrnija.

1. Qitë dhambët perjashta porsi lata t’ prehta Zgaverr kerçikët e plasaritët shtanguem,

Kosen pështetun permbi kocka t’ ngrehta T’ cepit t’ shpupluem,

2. Atje n’ moje t’ mjerueme t’ rruzullimit,

Zymtë e me ‘i hije t’ trishtueshme, t’ permnershme Lshue krahve ‘i haver t’ zezë, si rê thellimit,

Rrin Deka e tmershme.

3. Prej avisit t’ humnerevet t’ zgavrrueme Këthelltë në rrashtë të that, plot mizori,

Të hapët terthoren e natyrës s’ krijueme

Kundron me mni, 4. E idhtë asa’i kercnohet. Nji t’ perqêthët

Acarr, atë botë, natyrës i shkon, n’ per tejza,

Amull të cillët mbrendë ia ngurron të njethët

E jetës nder fejza.

5. Me u zbe nisë rrezja shì n’ krue t’ vet t’ shkelqyeshem

Brés dryshku njeshet, n’ at shauret, mbi rrota Sè moknes s’ rrokullis e boshtit rryeshem

I vjen rreth bota.

6. Felgruemun njerzit nen tiara struken; Per nen kunora pshtimin ata lypin!

Depertojn rêt e nalt kah qiella zhduken;

N’ angrra t’ dheut zdrypin. _________________________________________________________________________

1. Nder dy tubzat e para Poetime trajtë prosopopeike vizash spikatëse e ngjyrash të forta na paraqet Deken (vdekjen).

Shtjellimi nuk asht i ri, kjo mënyrë shihet edhe në vepra arti. Kjo paraqitje asht aq e gjallë sa të duket sikur jé tue pa me sy. – latë: spatë me nji faqe krejtë të sheshtë për latim trupash.. – zgaverr: golle. – të cepit shpulpuem: cepi i krahit i

çveshun...

2. moje: vend i naltë mbi tjerët. – zymtë: vrantë. –haver: mbulojë e zezë. – si rê thellimi: si rê e zezë stuhije. – Rrin Deka e tmershme...: Subjekti i vumë në fund me qellim. Njeriu rrin i friguem tue pritë pezull, derisa shfaqet si pa pritë e pa u

kujtue Vdekja.

3. Prej avisit: fundit, humnerës. –rrashta: koka e çveshun prej mishit. – kundron: vrojton. 4. - Acarr: të ftoftë i eger. –tejza: pejza si t’organizmit. – Amull: ngurron, ujë qi nuk rrjedhë. - të njethët: me e ngjallë,

me e pertri jetën. – ndër fejza: ndër dej, ndër damar.

5. n’krue t’vet....: në burim të vet t’shndritshem, në diell. –bres dryshku..: ndryshku i përveshet, i njeshet. – n’at shauret: n’atë pamje të tmershme. –mbi rrota së moknes s’rrokullis e bota i vjen (i siellet) rreth (rryeshem): ngadalë,

ngurrueshem boshtit të vet. Poeti e krahason me moknen, (nji mulli pa fletë qi siellet me dorë), me pamje të vështirë.

6.- Felgruemun: të friguem. – nen tiara...: nen kunora. Poetit i paraqiten njerzë të fuqishem, të mëdhaj nga pushteti (Papë, mbretën), po qi nuk mund t’i hikin dekës. – tiarë: Nji stoli tri kunorash qi ven Papa në krye në disa rasa. Thirret

triregnum. –n’agrra..: n’gji të tokës.

-43-

7. Por kot. Mizore ajo kosë t’ vet kah siell, Shungllon thellimi per nen kupë t’ Empirit;

Gjarpen rrufeja lvitet neper qiell,

E nen kambë t’ nirit 8. Kthellë shperthen gjini i tokës. Tue bulurue

Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija;

Tallaz m’ tallaz nisë deti me gjimue,

Ulron stuhija. 9. E para Dekës, atëherë, bijn rob e mbreta;

Shkrehen mbretni, qytetet kulm rroposen;

Shuhet krenija, po, dhe shkimet jeta Ka’ ajo sjellë kosen.

10. T’ poshtrat me t’ eprat vise pshtiellen n’ váj,

E mnertë kah kosa cepit t’ dekës të shkulet; Kah m’ kerdhoklla londitë kerrçiku i saj

Sheklli perkulet.

11. Vetem s’ perkulet para Dekës njai trimi, N’ zemer të cillit nuk randojn punë t’ liga,

E qi s’ e ndalë, ku ate t’ a lypë perlimi,

As paja, as friga. 12. Per nen mburojë t’ ndergjegjes s’ vet t’ kullueme;

Atje n’ kufi t’ Atdheut ase në truell

T’ elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekës s’ shemtueme I rrin kundruell.

13. Perpara tij shkon moti rreth tu’ u endun;

Vjen fati i nierit tu’ u terrnue pa da;

Tash mbreten n ’burg, tash shkartha m’ fron t’ permendun

Kanë per t’ u pa.

14. Por, ngulë ai synin m’ ideal t’ naltueshem, Si ‘i kep, qi vala s’ mundet n ’det m’ e lkundun,

Sido qi t’ dajë ndeshtrasha e dheut t’ mjerueshem,

Ngelë m’ vend pa u tundun. 15. Jo po: as n’ flakë t’ armvet nuk veton ai sye,

As buzës s’ humneres nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbarë me pasë per t’ u shperthye,

S’ i ban lak zemra.

16. Rekton mbarë jeta per nen fyell t’ kerrçik’e Të Dekës s’ shemtueme, s’ permnershme, mizore:

Vetem Burrnija – nji Burrni çelike

Asa’ i rrshet dore. ________________________________________________________________________

7.thellimi: stuhija. –lvitet: gjarpnimet e rrufesë. – Empiri: Qielli simbas filozofëve grek.

8. bulurue: shungullue, ushtue. – gugson: vjellë. – ulron (sinkope): ushton, ulrimë ujku. 9. shkrehen: shkatrrohen. – shkimet jeta: si fiket drita e ndezun. – ka: Kah, kur.

10. T’poshtrat...: edhe ata vende ku ndokush kujton se s’ka forcë vdekja. –londitë: lkundet.

11. t’a lypë perlimi: t’a thrrasë detyra. – paja: hatri, mos mbaj pajë (krah) në gjykim!

12. Ase n’truell t’elterit..: Në mbrojtje të të drejtave shenjte të besimit.-kundruell: përballë.

13. moti: koha. – shkartha. Sherbtorë, (shih kuptimin Kanga X, V. 9 – 14.)

14. terrnue: ndrrue. – si kep: shkamb, gumë. – pa u tundun: pa u trandë. 16. Përmbledhje në trajtë gëdhenëse e epigrafike. –Rekton: hjekë: tue dhanë shpirt.

-44-

XV. GJAKSORVET.

Në vitin 1899 Fishtës i vranë vëllan e madh (Poeti pat edhe nji tjetër para vedit qi i vdiq kur ishte jashtë shteti, në Konferencën e Paqës). Vrasja e tij i ep shkas me u lëshue me këte lirikë kundër gjaksorvet. Gjak vllazënsh i

derdhun kot qi shkretnoi Atdheun. Mbasi Poeti lëshon namen, ia paraqet vetës Mëninë hyjnore ndeshkuese, qi çohet

kundër tyne. Asht ndër ma të parat poezi të Fishtës. Gjuha asht e pastër, me gjithse asht shkrue kur ishin në përdorim

shumë fjalë turqisht. Të shprehunit asht i rrjedhshëm e dramatik.

Ndalnju! Ku véni burra?...

Pash Zotin, lshoni hutat!

Pse teper gjak asht derdhun, Pse teper bajtë kem’ futat:

Prej vaj’t na asht marrun zani...

Medet, o qiellë, medet!... 2. A thue nuk jemi vllazen

T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,

T’ tanë t’ quejtun me nji emen? A thue, kshtu do t’ xêhen

Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke

E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret? 3. Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit

T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...

Kush kjé, kush kjé ai mizori, Qi pushken rroku s’ parit

E duerët tash don me i zhye

Në gjak t’ vllazenvet kot? 4. Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!

E vejë ati i mbetët grueja

Djali i njatij t’ perbuzunit

Veshun me zhele t’ hueja, Kerkoftë nper dyerë të shekllit

Pa u gjetë kush me i dalë zot.

5. Jo, jo, se ma prej sodit Thêmra e gjaksorve e mnershme

Token nuk do t’a shklasë,

T’ cillen, n’ at kohë të ndershme, T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,

E shuguruen me gjak.

6. Atje nen vapë t’ Saharës, Nder luaj e pardha jeten

Mizuer, kush don me më shkimun

Në gjak t’ vllazenve eten, Atjé, pa kenë vajtue,

Mbaroftë i namët per lak...

________________________________________________________________________ 1.Poetit i duken gjaksoret! Vargu asht i ngjashem me epoden e VII të Horacit, qi nuk dihet a asht njohtë nga Fishta. –

hutat: armë në përdorim aso kohe.- futat: rubat e zeza.

2.xêhen: shamatohen. – Merr për bazë njisinë e gjuhës, doket e zakonet...

5. Koh’e ndershme: Kur armet ishin vetëm për mbrojtjen e Atdheut, tue shugurue tokën...

6. e pardhat e Saharës: Leopardat e shkretinës së Saharës në Afrikë.

-45-

7. Djelmt t’onë, - ah kob i zi!

Djelm t’onë e Arbnis uzdaja, Të cillt dergue i pat qiella

Per me mbarue punë t’ mdhaja, E vllazenve i muer pushka

E kalben sod në vorr...

8. E kanga nder né shuejti, Porsi n’ nji shpi dalë fare:

Me thirr nder hatlla mblue

Lahuta eshtë Shqyptare, E por shêjzeza qyqe

Shqyptarve u kndon n’ oborr...

9. Dridhu, gjaksuer i mnershem, Se t’ erdh i zi rreziku!

Se neper terr, Njai, t’ cillit

Kur i veton qerpiku,

Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,

Kundra teje po vjen.

10. I zi e i perfrigueshem I prin Atij thellimi:

Ftyren ia zblon vetima,

T’ cillen ia ndezi idhnimi; Tue bumbullue rrufeja

Raven Atij ia then.

11. Me zhgjeta të frigueshme Doren Ai e armatisi;

Qé, se edhe e rrebtë duhija

Idhun mbi ty tash krisi, E ‘i dét të zi ankimesh

Permbi kryet t’and dikon.

12. Qé, se edhe vala e mnershme Perpin me gjire t’ veta

Shpin t’ande prej themelit:

E grueja e jote e shkreta, _________________________________________________________________________

7. Oh kb i zi!: mjerim, shemtim! Shprehja asht nji fshamje qi shpërthen prej shpirtit, kur mendon sesa djali i rinj vritet

prej grindjesh vllaznore. – E Arbnisë uzdaja: shpresa e ardhme e Shqypnisë. Fishta përdori shpesh fjalën Arbni, arbnuer, qi gati nuk përdoret ma me kuptimin e dikurshem.

8. shuejti: mêni, prani, heshti. – me thirr: me lbozë, pshtimë, çagjë, bloza. – hatlla: pjesa e sipërme e shtëpisë mjedis

pullazit e trenave të qellzanës (tavanit). – Lahuta eshtë shqyptare: Vegla kombtare e kangve epike, qi përdoret ndër male tëVeriut, eshtë: me heshtë, mos me u ndie. – E por shejzeza..:

Qyqja në Shqypni mbahet si zog qi tregon shkretnim, të dalun fare.

9. Poeti mbasi i lëshon namen gjaksorit, për shkretnimet qi sjellë kombit prej gjaqesh, siellet kah ai dhe e lajmon, si t’ishte tue pa me sy, se Hyji i idhnuem asht kah ia mbërrinë me mëni të vetën, për me zhgjetue até e për t’i shkretnue

shtëpi e familje. – Kur i veton çerpiku...: N’themel dridhë veç me “nji vetimë qerpikut”.

10. I zi e i perfrigueshem...: Nji shkathësi e gjallni dramatike, bashkue me nji shkathësi klasike e bajnë ketë tubëz të pranueshme, bindse! – thellimi: stuhija. - Raven: I çilë rrugë.

11. Idhun: e idhnueme kunder teje. – dikon: shprazë.

12. E grueja ...e shkreta: Sepse ajo nuk ka faj për gjaksitë e kryeme prej të shoqit e edhe .... -46-

Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,

Nper valë kot pshtim kerkon. 13. U dhà mbi ty tash gjyqi,

E zhgjeta e frigshme e Zotit

Mbi ty vjen tue fishkllue... Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit

Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje

Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau. 14. O Zot, pse kaq vonove

Gjaksorin pa ndeshkue?

E, dersa ky mizori Gjak vllazensh pat dikue,

Kot landë rrufeja e jote

Pse bjeshkavet por çau ? _________________________________________________________________________

....ajo bashkë me fmijë do të vuejnë shplaken, qi Hyji i çon gjaksorit. – Fmin t’u: Fëmijët t’uej, asht përdorë si

substantiv përmbledhës. 13. q’motit: qyshë në kohë të hershme, të shkueme. – do t’bije – Kshtu, nierin m’tokë kush vrau: Kur Shën Pjetri hoq

shpaten e preu veshin Malkut, sherbtorit të kryepriftit, mbasi kapen Krishtin, Ky tue u sjellë prej tij, i tha: “Shtine

shpaten në mill, pse të gjithë ata qi të kapin shpatën, prej shpatet do të mbarojnë!”.

14. Idhnimi kunder gjaksorve asht aq i madh e i rrebtë në zemren e Poetit, sa edhe mbas ndeshkimit t’ardhun prej

shplakës s’Hyjit, nuk mund të ndalet – tue perdorë të folunit e Profetvet të vjeter – pa u sjellë me e pyet Hyjin, pse

kishte vonue aq gjatë pa i ndeshkue. Vërej per shka i perket mendimit: Mbi Vorr t’A. A. Paliq, str.8. – pat dikue: pat derdhë. –landë: landë ndër pyje, landë ndër bjeshkë.

Shenim (F.R.): Nga një shpjegim i Prof. Gasper Ugashit (ish nxanës i Fishtës), dy vargjet e fundit atë kohë kanë ngjallë shumë diskutime, tue u konsiderue si një revoltë e Poetit.

-47-

XVI. MESHTARI I MALCIS.

Jeta e vetmueme e plot flije e meshtarit të Malcis prekë e përmallon Zanen e Poetit. Ai e kishte provue vetë, me gjithse jo për nji kohë të gjatë, atë mënyrë jete.

Në nji natë t’eger dimnit famullitarin e thrrasin té nji i smundë randë. Rrugës i shfaqen hovshem mendes së

tij koha e fminisë dhe e rinisë me të tana gëzimet e veta e n’anë tjetër të përbuzunat e shekullit, porsi shpërblim i mundimit. Por ai nuk ligshtohet. Poeti i ep zemër, të vijojë misionin bujar e të frutshem, qi do t’i shpërblehet me

Amshim.

Asht nji lirikë plot ndijesi, qi i përshtaten subjektit, bashkue me nji metrikë të kumbueshme, e cila zbulon se Fishta asht edhe ne këte gjini nji artist i vërtetë. Kjé botue së parit në Pika Voeset (1909).

1. Asht natë, e rreh veri Termales s’ rrëmbyeshme

Njaj rave së thyeshme

Kush njitet, i mjeri? N’ per krepa – me thepa,

Thiu i eger me bisha

Ku ‘rvatet nder pisha ? 2. Ka nami kshtu qilli,

Qi bjeshkvet rreh drumin

N’ ketë kohë, qi ban gjumin, Po, robi se i cilli

E i pasni – e i papasni

Nder troje rrin t’ veta:

Ai kapet perpjeta? 3 A’i shuemi a Meshtari,

Qi atje nder malcina,

Ku gjyq asht martina, Ku i forti asht bujari,

Ai veten – e shndeten

E shkrin per Fé t’ lume Prej qiellet t’ dergu’me.

4. E thirren me shkue

Kè nji, qi perbri Veç deken tue ndi’

Dishron me pajtue

Per t’ thanme – e per t’ lanme, Per vepra e per kshille

Me t’ Bukrin e qiell’e.

5. E çohet i ngrati Prej shtroje vobsijet.

_____________________________________________________________

1. rreh: fryn me terbim. – termales s’rrembyeshme: nëpër nji përpjete thik e të grisët. – Njaj rave..: nëpër nji rrugë të

vështirë. N’per krepa..rvatet: kapet; ku thiu i eger përleshet me bisha t’egra, n’per krepa, curra, shkambij me thepa...

2. drumin: dromin, rrugen. – robi se...: çdo nieri, nder troje: ndër shtëpi, plang.

3.i shuemi: i mjeri, i shkreti. – Ku gjyq...: Ku çeshtjet shpesh i zgjidhë arma, martina: emni i markes “Martini”. Armë shumë e perhapun ndër malësi.

4.per bri: afër, pranë. – per t’lanme: për punë të lanuna, të detyrueshme e të pakryeme. – kshille: fjalë, me të cilat asht ba

shkaktar i ndonji punës së padrejtë. – e qiell’e: trajtë e sinkopueme qi ndihet në ndonji nendialekt të Veriut. -48-

Ku, i lodhun krezhmijet,

Pushote atij shtati

Mbi kashta – të vrashta, E krepit ai njitet

Permallshem kah pritet.

6. Ehu! T’ forta mendime I biejn tash mbi krye

Kah raven tue thye

N’ per borë me kambë t’ ngrime Terthores – e rrmores

Shkon naten pa hanë,

Gjurmë gjakut tue lanë.

7. Tash gzimet shpijake,

Tash n’ mend i bjen shkolla

Me msime të holla, Ku zemra zamake

I gzote – aso bote

Me letra e me Ungjilla Njatë paqë qi nep qilla;

8. E t’ prujtunt e t’ shamet

Mendon n’per shkreti Me t’ cillat atí

Ky shekull ofshamet

E msimet – e urimet, E psimet per Fé

Perligjet n’ ketë dhé.

9. E fshân ai me veti; - E ndiejn Hy’i e malet -;

Por rrugës ai nuk ndalet,

Por gjurmen s’ dredhë n’jeti, Veç shpatit – per s’ gjatit

Ké i ligu me mallë

Ve’ shpresen m’ia ngjallë.

_________________________________________________________________________

5. i ngrati: i shkreti, i mjeri. – vobsijet: vorfnijet. – krezhmijet: ngjineset, mgjillesh. - permallshem: ku e presin me deshirë, plot shpresë ngushllimi.

6. terthores: shpatit. –rrmores: vend i thyeshem në teposhte, shpat i rrezikshem.

7. tash gzimet shpijake: Ndër vuejtje gjithmonë shfaqet koha e kalueme, qi zgjon perherë ndiesi permallimi. Per até qi ka ba sa vjet nji jetë në shoqni e asht kenë pregatitë në shumë vite shkolle, ajo e vrejtun në mënyrë njerzore duket, nji

dënim. Por, me gjith këte ai kurr nuk ligshtohet. Permbi ndiesi zotnon arsyeja: Ideali i lartë, të cillit i asht kushtue, qi

asht ngushllim i pashoq, e qi dikon në zemer të tij fuqi gati mbinjerzore.-zemra zamake: zemra e pastër. Zamaku (lili) asht shembull pastërtije shpirtnore. – me... Ungjilla: libra dijet e fejet.

8. E t’prujtunt...: poshtnimin e shamjet, me të cillat ky shekull përligjë (shpërblen) të ofshamet, vuejtjet për Fé.

Sakrificën e madhe qi bajnë për Fé. 9. E ndiejn Hy’i e malet: n’egersinë e nji nate dimni ai udhton vetëm në nji kohë, kur i pasni ( i pasuni) dhe i vorfni rrinë

në troje, në shtëpia të veta. –shpatit: pjesa e malit mjedis rranxes e majes malit. –Ké i ligu: ké i smuri pritet

përmallshem, ashtu ai ka dëshirë të madhe me e pajtue sa ma parë me Zotin, me e rregullue me Zotin. – Ve’: shkon,

veté.

-49-

10. Gajret! O i pushtueshem

Zyrtar i shelbimit,

Gajret! E njerzimit N’ terr t’ shekllit t’ trishteshem

E t’ errun – e t’ djerrun

T’ bardhë shpresen ti ndezja, Ka’ e diellit vjen rrezja.

11. Ti flaka jé e Ungjillit

E cilla do të ndrise N’ per male, mbi fise;

Ti lajmi jé i qillit

Qi t’ vetmin – e t’ mbetmin Do t’ mkambë të mjerin,

Lott sysh do t’ ia terin.

12. N’ per ty, po, me kija

Kullotë e me dele

Sot uku n’ zabele,

Si foli Izaija; Pse i dashtun – e i drashtun,

Shkrehë armët, ti, mizore

E mnin shuen gjaksore. 13. Nder vese të veta

I kalbun krenari T’ qestisë ty, qyqari;

Por engjuj e mbreta,

Por t’ dijshem – e t’ vijshem Por mendet e mbara

T’ perkulen perpara.

14. Gajret! Pra, n’ t’ vishtira, Qi hjekë per Fé t’ lume

Pse jeten e gzu’me

E amshuemja ty e Mira, Qi Prillin – e diellin

I ban me gazmue,

N’ Parriz t’ ka shenjue.

_________________________________________________________________________

10. i pushtueshem: i pushtetshem. – shelbimit: shpetimit, pshtimit. – t’ djerrun: të bjerrun, të humbun. – Ké e diellit vjen: Andej (n’atë drejtim) kah vjen rrezja e diellit.

12. kija: kingja, qingja. Zabele: pyje. –Izaija: Profeti i parë ndër katër Profetët e mëdhaj, i përmendun për stil të naltë e

të fuqishem. – Shkrehë armët...: Misioni i Meshtarit asht gjithmonë (e sidomos ndër male) nji mision paqe e qetësimi zemrash. Fjala e Tij, në forcen e zyres qi ushtron, asht e ndigjueshme dhe e nderueme prej të gjithë besimtarve.

13. qyqari: i shkreti, i ngrati, i varfëri. – t’vijshem: të vjeftëshem, të zotët, të aftë.

14. E amshuemja ty e Mira...: Në ketë perifrazë t’Hyjit shihet se Poeti edhe me kumbim të tingujve kerkon të naltojë shpirtnisht zemrën e Meshtarit. Gajret: Durim, qindro!

-50-

XVII. MBI VORR T’ AT ALOIS PALIQ O.F.M.

Me 7 Mars 1913 ushtrija malazeze mbyti në Janosh (afër Gjakovet) mizorisht françeskanin At Luigj Paliq,

vetëm pse, ai ishte meshtar katolik e shqyptar i vertetë, nuk mujti me pelqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjën e tij, dhe as pse s’dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiente, kah shihte se n’ato vise thjeshtë

shqyptare kamba e anmikut ma të madh të kombit lente gjurmët e veta shkretnuese.

Në rasen e vjetorit të parë poeti, me ketë vjerrshë, përkujton vrasjen mizore të këtij Deshmori, tue i lypë Hyjit, qi të gjykojë mbi dhunë qi i bahët Shqypnisë. Asht botue ne “H.D.” mars 1914.

1. Barbarët... e mbyten! E pra, Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ ia bani;

Nuk bani kand me kja:

Per t’ keq s’ i duel kurr zani; Per Atme e shejten Fé

Punoi me t’ drejtë m’ ketë dhé.

2. I vorfni, pa prind mbetun, Qi kjan per bukë i mjeri,

Te ky shujten pat gjetun:

Ky lott prej sysh ia teri,

S’e la nen dhunë me fshâ E át’ e mamë iu bâ.

3. Pse pra me e mbytë?... Trathtari,

E gjaksi e i patenzoni E i trishtueshmi kusari,

Qi s’ njeh se shk’ asht zakoni,

Kah t’ duen ata po mbajn: Pse kshtu me e mbytë t’ pafaj’n?...

4. Por, po; per shkja të prujtun

Isht’ ky n’ dy faje zhye, Qi ndryshej nuk ka mujtun

Veç se me gjak me i shkmbye:

Shqypnin dote t’ lirueme, E Fén s’ ndrrote t’ bekueme.

5. E per ketë punë mizori,

Ushtari i Malit t’Zi Qi mshirë s’ i njeh krahnori

Heshten ia nguli n’ gji,

Edhe me té të ngratit

Zemren shporoi ai Fratit.

____________________________________________________________

1. Barbarët: Mundimet e mbytja mizore e këtij Deshmori Françeskan, të bashkueme me sa mizori tjera, e shqetsojnë aq shumë shpirtin e Poetit, sa nuk di fjalë ma të përshtatëshme se këte: “Barbarët...”. – kand: kend, ndokend. – me të

drejtë:me drejtësi.

2. i mjeri: i gjori, i ngrati. – shujten: ushqimin. – at: atë, babë, tatë. 3. gjaksi: gjaksori. – i patenzoni: i pandërgjegjëshmi, qi nuk njeh asnjë ligjë morale.

-E i trishtueshem kusari:cubi, grabitësi i tmershem. – kah t’duem...: Të mbrapshtët e fajtorët po bajnë shka duen, ndërsa të pafajët ndeshkohen mizorisht.

4. të prujtun: të poshtër. – zhye: perlye, njollosë, ndye. – shkmbye: shlye, shkëmbye.

5. Mbasi i ranë pesë plumba, tue i derdhë trûtë për tokë, e therën në krahnuer me bajoneta. -51-

6. U rrzue sherbtori i Zotit - Heu! Si nuk plasi djerri!

E syt per t’ gjatë të motit

Ndermjet anmiqve i erri; Gjaku prej varrve t’ ngrata

Gurglloi mbi buca t’ thata.

7. O Perendi i Amshuem,

A thue tu’ i vu kjé trollin

Ndo’ i rruzlli ma t’ lumnueshem,

Qi per nen qiellë mund t’ ndollin Kso punësh mbi ftyrë t’ ksaj bote,

Pa shkrepun mnija e Jote?

8. Qé, shkjau, harlisë krenijet, Meshtarët asht tue i mbytun;

Lterët T’u, seli hyjnijet,

Me gjak asht tue T’i zhytun: E rrfeja e Jote Kisha

Por rrzon, e veç çan pisha!

9. As gjaku, pra, i Meshtarvet As gurt e eltervet T’ue

S’ mund rreshkan mshrirë Shqyptarvet,

Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue? E fatin e Shqypnis

E lankan n’ dorë t’ shkjenis?...

10. O e mjera, moj e mjera Shqypni, se keq ké ngelun!

Se mirë, moj, ty t’ thau vera,

Qysh se shkjau asht tue t’ shkelun E tue t’ poshtnue pa dhimbë,

Tue t’ lanun n’ vaj e n’ brimë.

11. T’ kanë rrahë gjithkah me topa, Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:

_____________________________________________________________

6. sherbtori i Zotit: Sherbtuer me të vertetë besnik i Hyjit deri në flijim të gjakut. Djerri: toka. Në kuptim të vertetë quhet toka e pa punueme, sinonime me fang, shtoj.

Per t’gjatë....: përgjithmonë. – i erri: i mbylli, i mshili. Përdoret shpesh nga Fishta.

- gurgulloi mbi buca: rrodh, shkoi rrkajë mbi plisa (mbi copa toke). 7. Guximi qi shohim se merr Poeti në tubzen e tetë të Kandes IX, mërrinë në ketë strofë dhe n’atë qi vjen mbas sajë. Ky

asht kulmi i tij. Idhnimi e shqetson aq fort sa nuk e len, të thuesh, me mendue se me ké asht tue folë. Mizoritë e dhuna e

anmikut, e kryeme kunder meshtarve e thërorëve, e bajnë me mendue se Hyji do t’ishte kenë i xanun me krijesen e ndonji rruzulli tjetër, se ndryshej nuk mund të kuptohej pse nuk kishte shkrepë rrufeja e mënisë së Tij, e cilla, në vend qi

me zhgjetue fajtorin, përmbysë kot landë e deri edhe Kisha.

8. harlisë: terbue krenijet. – Seli Hyjnijet: Vend i shenjtë.

9. reshkan: prukan, bijnë, sjellin. – t’shkjenisë: t’shkjeve, të Sllavëvet. 10. O e mjera...: Poeti ankon e kjanë me lot gjaku fatin e Shqypnisë.

11. T’kanë rrah gjithkah me topa: Këte i takoi me e provue Poetit, per shtatë muej (1912 – 1913) Malazezët e mbajtën

Shkodrën e rrethueme, tue e rrah (gjuejtë) me topa. – Me dorën e Mbretnive të Mëdha: Nji dhunë kso dore kryhej prej nji Kongresi (i Londrës 1913), i cilli shkeli të Drejtat e nji prej popujve ma të vjetër të Ballkanit, tue i “shperblye”

kështu robninë e gati pesë shekujve. –

-52-

T’ kanë damun copa – copa ,

Si t’ ishe pa zot lshue, E shk’ asht ma fort per t’ kja,

Me dorë t’ Mbretnivet t’ Mdha.

12. O Zot! O Zot! Mos tjeter Per ketë pleqni trathtare,

Qi Evropa, rrence e vjeter,

Bani mbi tokë Shqyptare, Deh! Ti mos lèn qi niri

Kshtu t’ a dhunojë pa hiri.

13. Veç m’ Ty na e kemi shpresen

Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;

Pse nierit fjalët e besen

Fort mirë sod po ia njohim: Ai syt s’ i prir kurr n’ jeti,

Veç ku mund t’ grryejë per veti.

14. Prandej, o Zot, prej qiellet Ti priri syt mbi né,

E ban qi puna t’ kthiellet, Si asht mirë per Atme e Fé;

E gjaku i ktij Meshtarit

T’ kjoftë falë per Komb t’ Shqyptarit! _____________________________________________________________

12. O Zot...: Idhnimi zbutet, Poeti lëshon armët e idhta me të cillat e kishte mberthye terbimi kundër dhunës së bame, e

plot shpresë siellet kah Hyji, tue e lutë qi T’i apin Atdheut të drejtat qi i përkasin. – Evropa rrence (rrencake) e vjetër: Shpërthimi shpirtnuer i Poetit mund të shihet kjartë në “Lahuta e Malcis”, kanga XIII, v. 40-41.

13. s’i prirë: nuk i sjellë, drejton. – grryej: të shkyej, të grabisin, të rrembejë.

14. kthiellet: kjartësohet.

-53-

XVIII. NJI MISIONARI FRANÇESKAN.

Nji misionar i huej, At Anastas Vincenzoni, mbushte katerdhetë vjet, qi kishte ardhë në Shqypni. Fishta me mirënjohje e përkujton, tue vue në dukje veprën e tij e tue i urue jetë të gjatë e t’ lume e gëzim të plotë, ku shndritë i

amshueshem Dielli. U botue në 1909.

1. Prej hijesh s’ Apeninit,

I thirrun prej Parrizit,

Nen petka t’ Serafinit T’ vobekut Shejt t’ Asizit,

Po del nji djalë i ri

Plot Fé e plot dashtni. 2. I fortë me dije e kndime,

Adrjen ai çan kumbuese

E n’ per t’ egrat thellime

T’ njaj valës s’ pafund, shkumuese, Kapet si Ejll té bregu,

Ku eshtë n’ vorr Skanderbegu.

3. E qé, se i shtrohet para Nji tokë e grisët, mizore,

Ku eshten punët e mbara,

Ku i drejti dnesë perore, E ndien si nana kjan,

Kur vllau të vrase vllan.

4. Pershkue me ‘i mnerë t’ shejtnueshme, Rrokë n’ dorë Krygjen e Lume,

E me njatë shpresë t’ ngushllueshme,

Qi vjen prej jetës s’ Amshueme, Lajmtar i Fjales s’ Zotit

Bjen pronëve t’ Kastriotit.

5. N’ dorë me njatë shej shelbimit Bjen maleve t’ Shqypnis,

Tue nxjerrun njerzt verbimit,

N’ Fjalë t’ ambel t’ Perendis.

Kah t’shklasë ai, dridhet ferri,

E hupë padieja e terri.

6. S’a ‘i lum, jo, njaq i rrmbyeshem, S’a ‘i shtek i grisët nder male,

S’a ‘i vend kund njaq i thyeshem,

Qi hovin mund t’ ia ndale: S’e ndalë thellimi e rrfeja

Kahdo t’ a lype Féja. ________________________________________________________________

1. hijesh s’Apeninit: Prej Ternit n’Umbrija, tue përshkue Apeninin. – nen petka..: i veshun me petk të Shen Françeskut

prej Asizit (1182-1226), thëmelues i Françeskanve. Thirret Serafin për dashtni t’madhe ndaj Hyjit e njerzimit. I vobektë gjithë jetën e Tij.

2. At A.Vincenzoni, kjé njeri i zoti dhe i dijshem: kjé pjestar i nji akademije në Romë dhe e meritoi titullin Lector

generalis prej Urdhnit. – t’egrat thellime: stuhi të furishme. 5. shelbimit: shpetimit.

6. i rrembyeshem: me rrjedhë të turrshme, të fuqishme e të shpejtë.

-54-

7. Si gjit’ e drandofilles,

N’ ndo‘i nade kah prendvera

Qi njomi voesa e qilles,

I lmon e flladshme era,

Njashtu biejn fjalët e tija M’ zemra, qi ngrofë Shqypnija.

8. Tash ballet ulë krenare,

E mnit pajton e gjaqet; Tash mendes tahmaqare

S’ arrsyeshme ia ven caqet;

Mson t’ vorfnit me i njitë doren E dlirtë me ruejtë kunoren.

9. Kur, lodhë prej zyres s’ lume,

Pushon ndo ‘i ditë motmotit N’ vetmi t’ ndo ‘i qelës s’ shkretnueme,

Ai lavde këndon Zotit,

Me ‘i za si Engjell qillit N’ valle t’amshueshme t’ Prillit.

10. E atij me valle t’veta,

Kur çilin dheut zymbylat, N’ per lisa t’ njomë e mreta

I bahen jeh bylbylat,

Tu’ i kndue permallshem t’ Lumit, Qi t’ jetës u fali t’ gzu’mit.

11. Ati edhe na me zemer,

Sod qi a’ e dyzeta verë, Qi s’ parit vuni themer

N’ ketë Shqyptarí të mjerë

Po i kndojm na, tu’ i fatue Shka t’ mirët mujn me dishrue.

12. Njai, qi asht mbi Kerubina,

Qi hyjt muell qielles si zalli, Qi ballin me vetima

Diellit dikur ia kalli,

E t’ shekllit mban terthoren, Mbi krye ia mbajët Ai doren.

13. E kur, prej pune i lmekun,

qatje n’ ma t’ largtat mote

T’ jetës s’ vet t’ a kryeje shtekun E t’ dahet prej ksajë bote,

Ai shkoftë me gzuemun filli

Ku ndritë i Amshueshem Dilli. ________________________________________________________________

8. E mnitë pajton e gjaqet: Shuen idhnimin e dasitë, e mërrinë deri me nxjerrë të falunit e gjaqeve. – tahmaqarë: dëshira

me grumbullue pasuni. 9. qeles..: shtëpia ku banon prifti, e vetmueme.

10. dheut: hjektore e vendit –zymbylat: lule me erë të kandshme. –mreta: mare (corbezzolo).

11. tatue: urue. 13. imekun: i lodhun. – qatje...: sa ma vonë qi t’jenë e mujtun.

-55-

XIX. PER PAQË T’EVROPËS.

Lufta e tmerëshme Evropjane, qi kishte fillue në vitin 1914, shkonte tue u ba përherë e ma e rrebtë, tue shkretnue vise e qytete, tue korrë flije njerzore e tue mbështjellë mbarë njerzimin në váj e mjerim. Me këte kangë qi asht

nji lutje e thekshme, Poeti, mbasi përshkruen mjerimin e shkretnimin e luftës, i siellet Krishtit, tue i qitë para pafajsinë e

fëmijve të vogjël qi vuejn, mjerimin e sa nanave të shkreta e jetën e flijueme sherbimit hyjnuer të sa e sa njerzve, për me

i lypë paqë për Evropën e kallun flakë.

Kjolirikë, qi shpërthen prej nji besimi të gjallë asht ndër ma të njohtunat e Fishtës. Zana e tij këtu na zblohet

se asht jo vetëm e rrebtë, dermuese, e idhtë sa me u kapë deri me Hyjin, por edhe e butë, e ambël, përshkuem thellsisht prej ndjesishë bujare njerzore.

Asht botue së pari në Perparimi, në Qershor 1916.

Kthellët per nen kupë të qiellvet

Nji tym i shpeshtë asht dyndun, E dhén permnershem kand e kand tundë gjama,

Alpe edhe karpa shungullojn frigueshem;

5. Rrposen qytete, biejn mbretni t’ permenduna E nieri e gjaja shuhen;

E atje, ku thojshe se t’ harruemet vrrije

T’ Elizit rishtas permbi dhé bleruene, Atje sod ka veç vorre,

10. E gjaku i njerit gurgullon, si rrkaja

Mbi shtoj t’ mjeruem, kah rrmben prej bjeshkvet t’ mdhaja. - A mos asht dita kjo ma e mbramja e shekllit,

N’ t’ cillen arrsye Gjyqtari

Do t’ i lypë rruzullimit

15. Per t’ shkelunen prej si Hyjni qiellore:

Per gjak mbi dhé t’dikuem;

Per lot nanash e t’ vorfensh pa bukë mbetun, E per t’ drejtin pa gjyq nen kambë t’ poshtnuem?-

O luftë tri herë mizore, 20. Se shum na i reshe ti mbi shekull kobet!

Se mbrapshtë prej teje dhanë asht p ‘rherë njerzimit!

Ti kjé, po, ajo qi shkime, Gjithshka ma t’ hijshem pat ndertue a t’ madhnueshem

A burrnija teutone,

25. A bujarija e Galvet, Ase kultura e Albjonës e urtia Austrjanvet:

Qi njerzt kshtu i çorodite,

_________________________________________________________________________ 2. Asht dyndun: asht çue përpjetë, 3. kand e kand: prej nji skaji në tjetrin trandë. 4. karpoi: Simbas Vasmer emni Karpoi

dhe i malëve Karpate vjen nga fjala karpë. 5.rrposen: rrënohen ose përmbysen. 7. vrrije: Viset e fushave Elize, nji vend i

bukur i shpirtenve të mirë. Asht marrë nga mitologjia Greke. 11. rrmben: dikohet, buron. 15. per t’shkelunen...: për arsye se njerzimi u çue kundër Zotit. 20. reshe...kobet: prune mjerimet, sollën mjerime. 24. teutone: gjermane, tedeshke.

25. e Galvet: e francezve. Asht emni i vjetër me të cillin quhej prej Romakve pjesa ma e madhe e banorve të Francës së

sotme, qi thirrnin vetën Keltas. 26. e Albjonës: e Anglisë. Albion asht emni i vjetër, me të cillin quhejshin Keltasit e Helenët Britaninë e Madhe, sot

përdorët si emen poetik për me tregue dinakinë e saj. 27. Kuptohet kështu: ti kjé, po, ajo qi njerzit etj....

-56-

Sa atje, ku ‘i Dante, a nji Sheakespeare, a ‘i Goethe,

Nji Buonarroti, a nji Mozart na i shfaqen 30. Bukurit e Parrizit,

Atje Ottentotti, thue, shkon sod tue ndjekun

Shkerbét e egëra. Shue kjoftë barbari Shue kjoftë, po, njai, qi i pari

Armët kavatoi mizore,

35. E forcen tager bani, E m’ rrashta njerzsh selin qi vu mbretnore!

O Zemra e Shugurueshme e Jezu Krishtit,

Pshtona: Po hupim! Dhimbë po a s’ké per t’ ngraten

Evropë, ka’ e sheh kshtu la me gjak? Mostjeter 40. Fmija lè t’ dhimben, qi po i sheh se ûje

Nder duer t’ nanavet t’ veta

Shkimen si lule t’ njoma, Kur t’ thatt i merr. Ah! Po, nder tjera mote

Tjeter kujdes ndaj fmin, po thonë, ké pasun:

45. Dikur atje n’ Ninive, Veç prej dhimbe ndaj t’ bardhen shpresë t’ njerzimit!

- Ndaj fmin e vogel, po Ti, Zot tue kenun,

Dér fjalen t’ Ande shndrrove E neper fmi dhe prindt e tyne i pshtove:

50. Nder mend, pra, o Zot, lé t’ biejë

Sa djersë e gjak kta fmi Ty t’ kanë kushtue, E mos premto, qi ata, të cillët nuk njohin

Ende ka’ a’ e djathta a e rrmakta,

Ndeshkime t’ vuejn per faje 55. Qi vetë s’ i banë. A nuk po sheh, si t’ mjerat

Nana t’ mbetuna t’ veja e n’ zi t’ mbethyeme

E tu’ u lnuerë ftyret, para Teje ngasin,

Ndihmë edhe mshrirë me lypun

Per fmi të vet – per t’ amblin gjak të zemres?

60. Deh! Per kto nana t’ shkreta _________________________________________________________________________

28. Dante: Ma i madhi poet i letersisë italiane e nji ndër zhenit botnore, autor i “Komedisë Hyjnore”, ndër përfaqsuesit e

mendimit të Mesjetës. – Shakespeare: shkrimtar dramaturg anglez i përmendun në letersi botnore (1562-1616); dallohet për fuqi të shprehjes e figurash të nji rryme të ré të dramaturgjisë. Nuk mori parasyshëtri njisitë e Aristotelit. Ka shkrue

shumë aq sa shumë vargje e hemistikë u bane popullore. Krahasohet me Grekët e vjetër. Goethe, asht ma i madhi poet Gjerman (1749-1832). Estet i madh, lavroi gjini të ndryshme letrare; kjé naturalist e

arkeolog. Kryevepra e tij asht Fausti. – Buonarroti: Michelangelo Buonarroti (1475-1564), artist i gjithanshëm: piktor,

skulptor e arkitekt fort i përmendun, poet, ingjenjer... Ka lanë kryevepra botnore: në pikturë Kapela Sistine; skulpturë: Mojzehi e Davidi...arkitekturë: Kupola e Shën Pjetrit...etj. –Mozart: Muzikant austriak (1756-1791), ka shkrue simfoni,

quartett-e, meshë, koncerte etj. Kryevepra e tij asht Don Giovani. – Ottentoti: rracë afrikane jugore, me lëkurë në ngjyrë

t’ullinit, rrashtë të ultë, buzë të trasha, hundë të shtypun, gojen e çueme; Nuk duket ndryshe, por si t’ishte Ottentotti qi ndjekë bishat e egra, kaq asht i madh terbimi i luftës. 37. - pshtona: trajtë familjare. 39. ûje: urije. 45. Ninive: Nji ndër

kryeqytete t’Asirisë, në breg të Tigrit, përballë Mosulit sotëm. Banohet nga njiqind e njizet mijë njerzë. 57. e tue u

lnurë...: tue shprishë fëtyren nga dhimbje. 59. Nji shprehje me të vërtetë prekse... për t’amblin gjak të zemrës.

-57-

T’ kesh dhimbë, o Zot! Ti vetë, po, nanë ké pasun,

E Vetë m’ atë mal t’ Kalvarit

Pezull prej Krygjet Ti ké mujtë me pamun Se shk’ asht, p’r ‘i zemer nane

65. Me mbetë pa djalë! A thue

Mizore sod jé ba e e butë e e ambel, Si motit, Ti ma s’ jé ?

Jo, jo! Ma para ngrihet akull dielli,

Se ftofet mshira e Jote 70. Ndaj t’ shuemt, qi dnesin nder travajë t’ ksajë bote.

E di, se t’ kqi na jemi,

E se ‘dhe teper keqas fye na t’ kemi; Por prap n’ mjes nesh nder mija s’ kqish mund t’ gjindet

Ma se nji i mirë. Po e xam, atje mbi Tiber

75. Ké mkambsin t’ And, per t’ cillin vetë na fole Se ai asht goja e s’ Vertetës: Ké permbi Donaj

Nji tjeter plak t’ nderueshem,

Qi, hijshem thijat njeshë me keze lari Të korruna prej mbarë njaj bote s’ mujtne,

80. Sot m’ gjuj perpara Teje

Me zéll e dashtni Féje Vehten, e Shpin e ‘i Monarki t’ pushtedshme

Ty bujarisht T’i fali:

E ké Princat e Kishës, të cillt me dije 85. E me urti jete Shejten Fé t’ stolisin.

Ké mbasandej me mija

Meshtarësh e Rregulltarësh, të cillt jo vetem Per nen lemaje t’ hjedhta e të madhnueshme

Me jone t’ ambla palë – palë t’ pershndesin,

90 Por nder shkreti, edhe t’ egrin msojn me kndue, Se e butë Ti jé e pervujtun,

Se Ti gjithmonë ké ruejtun larg rreziku

T’ devoçemt t’U. Janë vashat prap, qi flije T’a banë m’ therore lulen e pastris

95. E qi m’ balçem t’ dashtnis,

N’ flakë t’ Ande qi e goditen,

_____________________________________________________________ 62. Kalvari. Mali i Golgotës, ku kjé kryqzue Krishti. 70. ndaj t’shuemt: njerzve të shkretë, të mjerë. – Dnesin: fshajnë,

kjajnë me dnesë, tue iu marrë fryma. – travajë: pikllime, ngashrime. 74. mbi Tiber: Në Vatikan, mbi lumin Tiber qi

përshkon Romën. 75. mkambsin Tand: Papën, Benedikti i XV, njeri zemër mirë e i dhimbëshem, i cilli kujtoi me ndihma edhe Atdheun tonë pa dallime besimi. Ka ndërmjetsue qi Korça t’i mbetët Shqipnisë. Me datën 1 Gusht 1917, u

drejtoi nji apel paqe kryetarve të Shteteve, tue paraqitë propozime konkrete për nji paqë të drejtë e të qendrueshme. 76.

Donaj: Donau, Danubi. – Tunë: Në Vjenë, asht thirrë kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze. 77. nji plak tjeter..Franc Jozefi, Perandori qi n’atë kohë ishte 86 vjeç.- me keze lari: kunorë dafine, shenj lavdije. 83. Princat e

Kishës quejti Kardinalët. –rregulltarësh: mungarësh. 88. nen lemaje..: nen harqe të nalta të Kishave – me jone: me

melodi, - palë-palë: tue këndue oficen, meshën. 90. nëper shkreti..: Misionaret qi shkojnë nëpër vende të pazhvillueme tue përhapë Ungjillin e qytetnimin, tue ngritë shkolla, spitale etj. 95. balçem: Balsam, substancë rrëshinore.

-58-

Dhimbat e varrët ia zbusin t’ ngratë njerzimit.

Por edhe n’mjes tallazeve t’ ktij sheklli Ké asish, qi gjith hollimin

100. E mendes s’ vet per Ty me shpresë e truejn

E m’ tryeza t’njyme ase nder vjerrsha t’ ambla:

Qi të vorfen, kashaten e dajn goje,

Per me t’u ngrehun templla edhe therore.

Po a nuk po i sheh, moj Zemra e Shugurueshme, 105. Sa t’ gjata e të madhnueshme

Lshojn hijet Kishat t’Ua,

Neper qytete t’ ksajë Evropë t’ shretnueme? Po, a ‘i mend, thue ké per t’ lanun,

Qi grykëzjarrtat gopedra 110. T’ i rrposin Kishat, T’ i shemtojn permnershem

T’ devoçemt t’U? Ah jo! Ti qi Abrahamit

I thae, se vetë Sodomen kish’ kursye, Po t’ kishin ndodhë dhetë t’ drejtë permbrenda sajë,

Ti, po, se s’ ké m’e lshue,

115. Qi mbarë sod n’ vorr të shuhet Nji Kishë Shejtensh, prej Téje m’ kambë ndertue.

Po, po; Ti sod, o gurra e dashtnis Shejte,

Lshoj fashë zemrat e njerzvet, Vllaznoj popuj e mbreten,

120. E ban qi paqa vrik t’ na ngushllojë jeten;

Pse bota mbarë, atëherë, kah lén e kah merr dielli

Ka me t’ lavdue me t’ ambla jone t’ reja,

E ma e kerthnesët ka me lulzue prap Féja.

________________________________________________________________ 93-97. Janë vashat..: Varza të reja në ma të bukren kohë, qi tue i mohue vetës idilin e nji jete plot andrrime e lule, i

kushtojnë Hyjit para Elterit (m’therore) pastërtinë për të gjithë jetën, e me balçem (metaforë) erë e kandshme ngushëllim

i dashtnisë, të cillin e goditën (e ndreqën) në flakën e dashtnisë hyjnore, sherojnë tue sherbye ndër spitale, dhimbjet e plagët. 100. truejn: i kushtojnë, bajnë flij. 101. tryeza të njyme: tue krijue vepra arti. 103. templla..: Kisha e Elterë. 111.

Abrahamit: Patriarkë e themelues i popullit Hebre, i cilli u shpërngul prej Urit të Kaldés e xuni vend në Palestinë. 112.

Sodomen: Qytet i vjetër i Palestinës i përmendun për doke të prishuna, qi kjé rrenue, bashkë me Gomorren, prej nji zjarmi qielluer për ndeshkim të mbrapshtive të banorve. Abrami u mundue me ndërmjetsue pranë Hyjit, por nuk kjé i

zoti me gjetë as dhetë njerzë të drejtë (Gen. XVIII, 16-33). 118. lshoj fashë: paqëtoi, ranë në paqë. 123. kerthnestë: e

gjallë, e fuqishme.

-59-

XX. GENI.

Në këte poezi Poeti ban me folë Genin, personifikimin (përvehtësimin) e fuqive mendore të njeriut, i cilli tue

kenë rreze e ardhun prej pasqyrës së Hyjit t’Amshueshëm, zgjoi njeriun e egërsuem, tue i mësue ligjë e punë me të cillat krijoi vepra të pavdekëshme ndër lamije (fusha) të ndryshme të arteve dhe ditunive.

1. Un jam Geni: Rrezja e Empirit Qi, bredhë pasjet t’ Hyjit t’ Amshueshem

Të padijes s’ mendes s’nirit

Kthielli terrin e mjerueshem

Edhè zbloi ku struket jeta, Shk’ asht të mirë e shk’ a’ e verteta:

Bukurija kah buroi.

2. Mbas njatij të parë gabimit, Qi dhén n’ Eden leqetisi

E i suell namen mbarë rruzullimit.

Mendja e nierit n’ terr ngelisi; Edhe njeri, m’ vedi lshue,

Dalkadalë erdh tu’ egercue;

Si shkerbé malit kerkoi. 3. Kamben zdathë e pa gja shtatit,

Naten shko n’per biga e stana.

Kerko diten fushës e shpatit Per mushmolla, dardha e thana,

Nieri i shkretë jeten n’ mjeri

E kaloi, edhe kerdi Pa dhimbë bani m’ shokë të vet.

4. Un, po, kjeçë qi m’ njerz ma s’ parit,

_________________________________________________________________________

1. Rrezja e Empirit: kthjelli terrin e mjerueshem të padijes së mendjes së njeriut. Rrezja qi shpërthen prej Empirit, vendi

i banimit hyjit bredh (prej) pasjet (pasqyret) asht formë nendialektale e Zadrimës. Mendja e njeriut, megjithse e

kufizueme, do të veprojë me anën e arsyetimit, ajo i perngjet intelektit hyjnuer, prej kah ka burimin. Duhet dijtë se dija hyjmore, ose jeta intelektive e Hyjit, e marrun në vetëvete nuk asht: a). As ushtrim i nji aftësije (fakulteti), pse n’ Hyjn

nuk kemi përbamje veprimi e mundsije, b). As frut i arsyetimit, pse mendja arsyetuese shkon drejtë të vërtetash të

njohtuna në të panjohtuna, gja kjo e pamundun në Hyjin. c). asnji veprim abstraktiv, me të cillin kishim me pasë nji varg sintezash e analizash idésh, sëpse nuk mund të jetë në Hyjin nji njohjtje e pjesëshme, as nji sasi veprimesh për me

mbërrijtë me njohtë objektin. Dija e hyjit, në kundershtim me menden e njeriut, asht nji veprim i thjeshtë kuptimi adeguat, i cilli, me njiherë përfshinë plotësisht objektin e vet. – ku struket jeta. Se shka asht jeta në vetëvete, kjo asht

pyetje me plot mëshehtësi, së cilles shkenca nuk i ka dhanë shpjegim deri sot, as nuk mund të priten fjalët e biologut

Virchow: Ignoramus et ignorabimus. Poeti me këto fjalë struket tue pasë parasysh zgjidhjen në pikpamje metafizike dhe njikohësisht përparimin në hulumtime biologjike, anatomoke etj. – Shka asht mirë...: Parime të filozofisë, në Etikë

vrojton të mirën, me Logjikë e Kritikë të vërtetën dhe, me Estetikë bukurinë (pulchrum).

2. eden: Parrizi i tokës. – leqetisi: dangoi, njollosi. – ngelisi: ngeli, mbet. – shkerbé: bishë, egersinë, kafshë e egër. 3. pa gja ...: i çveshun. –biga: shpella. –stane: kësolla. –kerdi: gjakderdhje e madhe, plojë.

4. Artet e para të njerzimit ishin Poezija e Muzika, me vargje të përcjelluna me kangë tue përdorë vegla muzikore, qi

fillojnë gati në të gjitha letersitë botnore. – jone: melodi. – kumbë: kumbim, tingull. – jetike: të hershme, të vjetra. – tok: së bashku.

-60-

Neper jone e kumbë Muzike

E n’per t’ ambla kangë t’ Vjerrshtarit Egersin zbuta jetike,

E i bashkova tok nder fise,

Ngrehë u a kam kala e qytet. 5. Urat lshova terthuer bregut,

Çilë kam rrugat neper karma;

I dhaçë t’ mbarë punës edhe tregut, Fuqi t’ ré muer plori e arma.

Tej per tej qymen e shpova,

M’ fletë t’ vetimës dhén e vallova, Rrufés hovin thye ia kam.

6. Neper mue nieri n’ ditë t’ sodit

Shklet mbi rê e zotnon detin, Kuvend shtron ai me antipodit,

N’ terezi peshon planetin:

Edhe vên kupolen m’ Sh’ Pjeter. Kolosén si çoi n’ kohë t’ vjeter,

Rruzlla t’ ri skjyrton n’ per xham.

7. Menden nierit n’ shkollë un mbreha, Ku kam rritë ata Platonat,

E ato shpatat me dy teha –

Demostenet e Çiçeronat: Edhe t’ vetmin n’ jetë Omerin,

Me atë Virgjilin e Allighierin,

T’ cillve as deka s’ ka shka u ban. 8. Per mue sheklli kufij s’ ka

Synin kam ma t’ kthiellët se dielli;

Perendis ‘dhe i kam pergja, Hije t’ reja n’ jetë kah shtielli.

Mbas Tenzot un jam fuqija

S’ cillës perkulet rrokullija: Hovin pezull gja s’m’a mban.

_________________________________________________________________________

5. Karpa: nëpër shkambij, shkrepa. –plori e arma: bujqsia e arti i luftës. –vallova: rrethova. Me vallue përdoret edhe në

kuptimin me vue para grigjën, me i grah, me reshtë. 6. me autipodit: me telefon, e radio merren vesht punët e anës tjetër të botës, (diametralisht)

kundër. –ven kupolen...: Dy mbrekulli t’arkitekturës botnore: Kupola e Sh’Pjetrit në Romë, vepër e Michelangelo

Buonarotit dhe e dyta, Amfiteatri Flav, fillue prej Vespasjanit e inaugurue prej Titit (80 m.K). Ka trajtë eliptike, me periferi 596 m. Dhe naltësi 57 m. Mund të xanë 45.000 vetë. – Rruzlla t’rij...: Nëpërmjet të teleskopit shihen trupa tjerë

qiellor.

7. Platoni: Filozofi ma i madh Grek. Ka lé n’Athinë rreth v.428 p.K. Dishepull i Sokratit qi themeloi shkollen Akademia. La ma shumë se 40 dialogë. Shtjellon çeshtje politike e shoqnore. – Demostenët e Çiçeronët: I pari ma i madhi gojtar

grek (rreth 384 p.K). Ka lanë kryevepër ligjeratën Per Kunorë, ku shpjegon pse i përket Kunora qi i dhanë qytetarët e qi

desht me ia grabitë Eskini. I dyti shkrimtar romak. – Omerin: Homerin, mbreti i poezisë epike. Autor i Iljades e Odises. –Virgjilin: Pubel Virgil Marroni (70-19 p.K.) ma i madhi poet latin. Ka shkrue Bukoliket e Enejdën, epopenë kombtare

të popullit romak.

8. Hovin pezull...: Kurrgja nuk ma ndalë turrin, hovin, fuqinë e veprimit.

-61-

XXI. I DBUEMI.

Në ketë argument lirik të kënduem prej sa poetësh, Fishta ndritë me shumë veti karakteristike, qi e shquejnë:

- paraqitje e gjallë tipike shqyptare, - kjartësi e thjeshtësi vargjesh të rrjedhëshme, frymzue prej ndjesishë njerzore qi

nuk njohin flashktësi (ngathsi) sentimentalizmi as trillime konvencionale. Asht nji pasqyrë e vogël, ku mund të vërehet arti i tij shpirtnisht shqyptar e burrnor, dhe nji shkëndi, qi vezullon me dritë të vetën mbi shumë hartime tjera ma të

mëdhaja.

Tek ky mergimtar i Fishtës gjejmë: Mallëngjim Shqyptari, nostalgji gjuhe amtare, votret e beset, nanët e motret; përmallim për mbarë botën e thjeshtë e fisnike qi e rrethon, ku asht burrnue: bjeshkë, halë, mriza, kumbonë,

livadhe e djerre, e së mbramit përmallim i ndieshëm mikpritjet e armësh, me të cillat u vllaznue.

1. Lamtumirë! – Vendet e mija,

Qé, po zhduken dalë-kadalë; Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue Andej fill un tash do t’veta....

Lamtumirë! Atdhé i bekue!

Lamtumirë! Persa t’ jet jeta! 2. Neser nade kur mbi né

Rrezja e diellit ka me ra,

Kush e din sa ujë e dhé

Mue prej teje ka me m’ da!

E por n’ pvetsha rêt mizore,

E por n’ pvetsha zojt e detit; Se per ty, moj tokë Arbnore,

S’ ka me m’ folë ma kush mue t’ shkretit.....

3. Tjera fushë e tjera zalle Kam me pa, e tjera dete:

Kam me ndie, po, tjera valle,

Tjera gjuhë, n’ tjera qytete; Vendin t’em, por, s’ kam me e pa,

Ku kam lé e jam burrnue;

Syt e mi edhe kanë me kja, Pa u gjetë kush, qi me i ngushllue.

4. Pa kend t’ emin, posë nji Zotit,

Tue shtektue per dhé të huej, Kanë me m’shkue mue ditt e motit

Sha e perbuzun prej gjithkuej.

Kam me pasë shkretin per voter, E per shtroje të ndezten ranë;

Kam me pasë ulkojen moter,

Kam me pasë, ehu! Tigren nanë... _____________________________________________________________

1. Lamtumirë: Pershëndetja e fundit e të merguemit, apo të dbuemit i cilli përshkon nëpër mend viset dhe objektet tjera

për rreth qi do t’i lanë përgjithmonë. – flakue: shndritë. – fill: drejt, pa u ndalë. – do të veta: do të shkoj, do të vete. – lkundet: lvitet, përkundet.

2. Rêt mizore: rêtë qi sjellin merzi, thellim vetmije. – zojt: zogjtë.

4. shtektue: udhtue. – ehu: nji rrokje e vetme, tue eleminue bashtinglloren h, si latinët. -62-

5. Nana e mbetne per së gjallit Ka me m’ kja, kushdi, ndo ‘i ditë

Dersa motra, dekun mallit,

Kot ndo ‘i herë mue ka me m’ pritë. Ka me i njehë, po, krushqt, e mjera,

Me i prue nanës n’ shpi nji ré:

Por i vllaj, kushdi, m’atë hera

Ka me u kalbun per nen dhé! 6. E njai dhé – heu! Kob prej qiellet!

S’ ka me kenë, jo, dheu i t’ Parvet,

Ku ma bukur qiella kthiellet, Ku ma ambel n’ gjuhë t’Shqyptarvet

Para Hyj’t naltohet luta,

E ku besa asht e shejtnueshme E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,

E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

7. Oh! Ju bjeshkët e Shqyptaris, Ku ma mirë shndritë dielli e hana,

E ku logu a’ i bujaris

E ku rriten djelm si Zana! Un ju kurr s’ kam me u harrue,

Kahdo t’ m’jet gjykue me u endë:

Dersa t’ muj me ligjirue, Ju gjithmonë kam me u permendë!

8. E ato halë e qepariza

Kam me i pasë nder mend gjithmonë,

E ato stane e njato mriza:

E ato berre e ato kumbonë...

Por, oh vàj! Malet e mija, Qé, po zhduken dalë-kadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka valë mbi valë, 9. Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!

E ju krepa edhe ju curra; E ju breshta e ju gjeth hale,

E ju prroje edhe ju gurra!

Lamtumirë, ju mrize e stana! _____________________________________________________________

5. e mbetne: e motnueme, e mbarueme forcet. – mallit: mallëngjimit. – ka me i njehë: Motren ka me e mblue përmallimi,

por njiherit edhe shpresa, prandej vehet me gjetë krushq për me blé nuse për vllanë...Dashnija e motrës për vlla asht e theksueme në poezi popullore.

Ndërsa, në Lahutë spikatë në mënyrë të posaçme motra e Avdis, e sidomos Tringa, tip i pavdekshëm dashnije vllaznore

n’epopenë tonë. – nji ré: nji nuse. 6. kob prej qiellet: shplakë, ndeshkim i rrebtë. – tuta: friga, frika.

7. logu: vendi. Në gojën e malësorit ka forcë kjo fjalë, e nuk mund të zëvendsohet me tjera.

- si Zana: të paisun me veti mbinjerzore trimnije e pashije (dukje). – përmendë: me iu kujtue.

8. halë e qeparisa: pisha e selvija. –stane: kësolla për banim e gja të gjallë, kafshë etj.

9.Lamtumirë: Mbasi i merguemi, premton se nuk ka me i harrue vendet e veta, i përmendë: -(me i zanë në gojë) krepa:

shkrepa, shkambij. –curra: krepa të thepisun. – breshta: pyje bredhit. – gurra: burime – ene: edhe. – djerre: tokë e papunueme.

-63-

Lamtumirë, kumbona e berr’e!

Lamtumirë, ju fusha t’ gjana,

Ju livadhe, enè ju djerre. 10. Lamtumirë! Ti shpija e t’ Parvet,

Ku ma s’ parit m’ agoi drita

E ku strehë u dhaçë shtektarvet Miqt e babës edhe ku i prita.

Lamtumirë, carani m’ voter!

Lamtumirë, ju armët e shkreta! Lamtumirë, ti nanë e moter!

Lamtumirë, persa t’ jet jeta....

11. O shtegtar, m’ nji vorr të ri! N’ has’sh ndo ‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,

T’ çilun n’ ranë nper ndo ‘i shkreti,

Aty vetë kam me kenë dekun. Nji kryq drunit, t’ kjosha true,

Ziere e venma permbi krye,

E, nemose, ti per mue Lutju Hyj’t per shka t’ kém fye.

________________________________________________________________

10.E ku strehë: Mikpritja asht nji zakon i shenjtë për Shqyptarin, prandej i merguemi pershëndetët me shtëpinë e vet. – strehë perbujtje: jo vetëm me përmallim, por njiheri edhe ngushllim zemre, tue pasë çue në vend testamentin e

trashiguem nga të Parët “shtëpia asht e Zotit dhe e mikut”. – carani n’voter: guri i votrës, ku mbështetën drujtë me marrë

zjarm. Shqyptari votrën e ka nji vend të shenjtë, aty shtjellohet shkolla e mirërritjes; aty kryesisht prej prindve e të moshumve, mësohen doket (zakonet), trimnitë e virtytet burrnore të fisit të vet. Aty merret edukata e besës dhe e

sakrificës për Atdhé e Fé. – armët e shkreta: armët qi do të mbesin shkret, se nuk do të kenë njeri kush me i mbajtë.

11. N’ hassh: në kjoftë se ndeshë, në kjoftë se takohesh. – ndjekë shtekun: tue ndjekë rrugën udhën, tue udhtue. –t’kjosha true: po të perbehëm, po të kerkoj, po të vé detyrë. –ziere: me nxjerrë, nga landët e pyellit merr dhe më ndonji

daltim të vogël më ven nji Kryq druni té koka. – venma: m’a ven, mënyra urdhnore, mos kalo pa më vue Kryqin! –

nemose: nëse nuk e ban ti këte...

-64-

XXII. AT ANTON M. ZANNONIT S.J.

Fishta tue marrë shkas prej lulëzimit të stinës së ré, nxitë me këte odé Zonnonin qi kishte përkthye eklogen e parë të Virgjilit, të vazhdojnë përkthimin e kangve tjera bukolike.

Oda e përbame prej strofash alkaike (hartue nga poeti lirik i Lesbit, Alkeu), ndër ma të bukrat e vjetërsisë klasike, asht e punueme mjeshtrisht e kumbuese edhe në gjuhen shqype. Asht ma i pari punim i kësaj tybze, qi njeh

letersija e jonë. Strofa asht tetrastike me vargje të panjinjishme (të ndryshme): dy të parat janë të përbame prej bashkimit

të dy pesërrokshave me fjalë rrëshitëse në mbarim; i treti nji nandërroksh; dhe i katerti asht nji dhetërroksh me theksime të zakonëshme.

Dorëshkrimi i derguem Zannonit ka datën 2 Qershor 1908. Autori vetë nuk e botoi por kjé nxjerrë së pari

prej së përkohëshmes “Leka”, Qershor, 1931; e tashti prej “H.D.”, nr. 3-5, 1941. mbas nji dorëshkrimi pa datë (jo prej dorës së Poetit). Në mes të njanit botim dhe tjetrit hetohen disa ndryshime të lehta. Si duket ai i pari asht i mavonëshem

e ma i qortuem, përveç ndonji ndryshimii fare të vogël (mbas të dytit), unë ndoqa atë të derguem Zannonit.

1. Acarr tash bora po dêhet malevet,

Ndihet i ambli gurgullim i gurravet,

Ke t’ cemta e t’ argjanta dikohen

Neper krepa kah fushat e gjana.

2. Kthehen kojrrilat m’ rudina t’ epëra

Dalin nper fusha të larmet flutura, E t’ hershmen lypë çerdhe dallndysha

Per nen streha t’ pullazevet t’ nalta.

3. E zogu i verës ndrron valle t’ ambëla Qatje nder dega të blerta t’ vidhavet:

Gjit voeset t’ rituemun e çilun

Drandofillet e njoma m’ burbuqe. 4. Prej burgut t’ errshem, ku lnguene dimënit,

Nper djerre e fusha blegtori berrevet

U prin, e zabelet e mrizet Ban me ushtue, kah kndon t’ hershemt fatosa.

5. Po; i hapet Empiri gëzon e rruzullimi,

E voket kur stina bleron e lulevet; Pse vetem, pra, Zana e permallshme

Shuen e jotja, Zanon, edhe struket?...

6. Jo; kurr n’ punë t’ mbara t’ mos lshoje zemëra, Pse ndihma t’ fortit i vjen prej s’ Epërit:

Prandej tash n’ ketë stinë, ti, prendvere

Prap zamaret n’ dorë merri t’ Virgjilit. _____________________________________________________________

1. Accarr: e ngrijtë, e cemtë, e akullt. – dêhen: shkrihet (vetëm tek bora), me kalue per dêjë, nëpër vende ku a shkri bora.

– gurravet: burimevet. – dikohen: rrjedhin. 2. rudina: kodra të blerueme ndër bjeshkë. – të larmet: gjithfarë ngjyrash.

3. m’bubuqe: ndër ganxhe. – çilin gjit t’ritueme (t’lagshtituna) prej (voeset) vesët.

4. Lnguene: vuejten per mungesë ushqimi. Përdoret edhe për të smurë, ka lngue tash dy javë: ka kenë i smurë tash dy javë. – zabelet: pyjet.

5. E voket kur ...: Me këte perifrazë Poeti përcakton bukur lulëzimin e Prendverës. – shuen...struket: Poeti don me çekë

jo vetëm heshtjen e Zanës së Poetit, por edhe drojen e botës shqyptare letrare, mbasi ky ishte përkthimi i parë i eklogavet.

6. merri prap n’dorë zamaret..: N’eklogen e parë Vergili paraqet vetën, nën duken e Titerit, tue i ra pipzës (zamarës), i

shtrimë nën hijen e nji ahu degëgjanë.

-65-

7. E shqyp ti grigjen këndona t’ Titirit, E kangët e Mopsit, e fjalët e Licides,

E hijet e mrizet e paqta

E t’ blerueshmet livadhe të Lacit. 8. Perse kur masa të vijë e motevet,

E per kto vende të grista e të egëra

Sot t’ vojtuna, ehu! Prralla e njerzimit!... T’ çilë prendvera e Liris s’ dishrueme,

9. Atdheu ty atëhera me lule t’ zgjedhuna

Do t’ ndreqë kunora, e mbi rrasa t’ dhenuna Ty emnin me shkrola të arta

Prej humnerës s’ harrimit do t’ pruje.

10. E t’ vonvet nipa, dimnit té votëra, M’ lahutë at emen, ‘dhe gjyshi i motëshem

Tash kndon, e në zemer t’ Shqyptarit

I pavdekshem ai emen do t’ rroje. 11. E persa breza t’ ndrrojë faqja e fisevet,

Qi gjuhen t’ ambel sot flasin t’ Skenderit,

Permallshem at’ emen Shqypnija

Do t’ uroje, dér dielli mos t’ shkimet.

_____________________________________________________________________________

7. Titerit: Emni i nji bariu qi paraqet Vergilin, në mes të cillit dhe Melibeut shtjellohet djalogu i ekloges së parë. – Mopsit: nji bari i ekloges së pestë qi kjanë vdekjen e Dafnit, i cilli si duket përfaqson vdekjen e Jul Qezarit. – Licides:

bari i ekloges së nandtë, të cillit Meri i kumton peripecitë e zotnisë së vet Menalkës, qi paraqet Vergilin. – Lacit:

Krahina e Italisë së Mesme rreth Romës, ndërmjet Toskanës e Kampanjës, e lagun nga deti Tirren. –8. të grista: të thyeme, t’egra.

9. shkrola: shkronja, germa. – prueje: mprueje, mbroje. 10. E t’vonvet..: E gjyshi i motëshem dimnit (ndejun) té votra, tash ua kndon at emen, m’(me) Lahutë t’ vonvet nipa,

nipave qi do të vijnë vonë.

11.Skenderit: Skenderbeut, emni qi i kje vue Gjergj Kastriotit, mbasi kjé çue peng té Sulltani, në Stambollë. – shkimet: zhduket, shuhet, me dalë farët.

-66-

XXIII. GURRAVET TË JORDANIT.

Në ketë ode historike, argumenti i së cillës asht marrë prej historisë biblike, Poeti këndon lumninë e Jordanit, tue ringjallë ngjarjët ma me rendësi qi u zhvilluen aty. Asht e vetmja ode historike në kuptimin e ngushtë të fjalës, qi

lavroi Fishta. I përket poezive fetare, qi përmbledhë “Vallja e Parrizit. Kjé hartue me rasën e Shtatëqindvjetorit të

thëmelimit t’Urdhnit françeskan botue me titull Ujit të Jordanit, në “Mrizi I Zanavet” 1913. Asht shkrue në strofa sapfike, shquhet për madhni paraqitjet e kumbim vargut, pa u randue me ndertime të ndërlikueme, e tue i plotsue

mendimet gati në çdo strofë, krejt ndryshej odes Burrnija, me strofa përgjithsisht të klasikve të vjetër.

1. T’ falem, Jordan, qi neper qeparisa

E neper hije t’ rrapavet t’ blerueshem,

P’rherë i bekuem nder mota edhe nder fisa Rrjedhë i madhnueshem!

2. Per ty, po, flasin të shejtnueshmet karta,

Per ty jehote templli i Salomonit Kah t’ kndojshin vashat t’ ambla kangë të larta

M’ koder t’ Sionit.

3. N’per ty, shpervjelë, Judeu kur bite n’ va, Jo uj’ t, qi rrmben mbi ketë shkreti morrizit,

Por valës s’argjantë i bahej se asht tu’ i ra

N’ blerim t’ Parrizit. 4. Nuk asht jo, ‘i lum, kahdo qi vrân e kthiellet,

Qi pa të két ma shum se ti punë t’ mdha,

Qi pa të két ma ngjat se ç’munden kshillet

M’ t’ kthielltat kala! 5. Ti, po, ké pa si ravës mund t’ ndalet dielli,

Kur ti shkumuese t’ rrebten valë ndalove,

E çetës besnike, qi t’ a bite qielli, Udhen ia lshove....

6. Ti, po, ké pa se si pa armë qytete,

Veç n’ brohori e me ndimë t’ Zotit shtrohen, E si, pa shpatë e heshtë, prej nji baete

Vigaj rrëxohen.

7. Ti Gedeonin vetë, po, njohtë e ké, _______________________________________________________________________

1. Jordan: lum i Palestinës i përmendun për ngjarjet e Testamentit të Vjetër e të Rinj. Buron në Hermon ose Antiliban.

Kalon nga Veriu në Jug tue trajtue edhe liqenin e Meronit (Hule) e të Genezaretite derdhet në Detin e Vdekun (350 km.). –rrapavet: çinarvet.

2. të shejtnueshmet karta: Shkrimi Shenjt, Biblia. – templlit..: tempulli i Jeruzalemit i ndertuem prej Salomonit, i treti

mbret i Izraelit, i biri i Davidit, i pasun dhe i dijshëm. –koder e Sionit: kodra e forcueme në qender t’Jeruzalemit, ku Davidi ndertoi pallatin e vet.

4. se ç’munden kshillet...: Sesa fuqi kanë kshillat, ndihma qi vjen prej s’Eprit, prej Qiellet.

5. Ti po ké pa si raves (rrugës)...ndalet: Në librin e Jozuehit, të cillve iu printe në Tokë të Premtueme vetë Jozuehi,

mbasardhës i Mojzehit, kaluen për mbrekulli pa u lagë Jordanin, dhe në nji luftë kundër pesë princave të Kananeas, ky

urdhnoi diellin mos me lëvizë për me fitue

6. se si pa armë...: Jeriku, qytet i Palestinës, jo larg prej Jordanit, kjé pushtue ma fort me brohori se me armë prej Josuehit. – baete...vigaj..: Davidi djali i vogel i Esajt, bari i shkretë qi mbyti me baeté (bahe, ital. Fionda) Goliath-in,

vigan filisteas, i cilli për 40 ditë ndêj tue qestisë ushtrinë e Hebrejve pa guxue me i dalë kush në dyluftim.

7. Gedeonin: I pesti gjyqtar i Izraelit (1249-1209 p.K.), qi liroi Hebrejt prej Madianitve, dhe sundoi ai vetë per 40 vjet.

-67-

Edhe ké njohtun Makabéjt fatosa,

Shpata e të cillve i lshote anmiqt per dhé, Si barin kosa.

8. Arpen t’ hyjnueshme ti e ké ndie t’ Davidit,

Edhe ké pa si, e hijshme porsi drita, Kryet e Olofernit m’ maje te nji zidit

E vén Judita.

9. Ti, po, ké ndie si kjan nder triza Zoti, E si njerzimit Ai ia zblon t’ Verteten:

Si bindet dheu, si erret dielli e moti,

Kur ep Ai jeten.

10. E kambët ti Atij ia puthe! Atë vashë t’ hyjnueshme

Të Nazaretit, veshë me rreze diellit,

T’ bukur si hana e porsi drita e gzueshme N’ balkue të qiellit,

11. Ti, po, e ké pa nder bija t’ Ruzalemit

Si lil nder ferra, Ajo kah prej shkretijet Njitet pervujtë, si fjolla e tymit t’ kêmit

Para hyjnijet.

12. Por ç’a’ ajo arpë, qi m’ shelnje po e luen era? Perse rrin shurdhë ajo, si grrembç i thá,

Ajo, qi n’ ato t’ shkuemet motet tjera

Aq ambel rá. 13. Perse Judeu, kaluer ai dromedarit

Kah t’ bjen n’per vá, sod porsi natë thellimit

Ka ftyren zymtë, e ma lumnit e t’ Parit S’ njehë me kangë gzimit?

_________________________________________________________________________ Makabejt fatosa: mbiemen i të bijve Matatis, prijs i Hebrejve, qi u çue kunder Antiokut Epifan, mbretit Sirisë, shtypës i

Kombit. Këta janë Juda, ma trimi e ma i përmenduni, i cili mbas sa fitoresh kundër Antiokut, mbet në nji luftim (160

p.K.); Jonata, kryeprift i mbytun prej Trifonit, mbrojtësit të Antiokut VI, mbretit Sirisë (+143p.K.); Simoni qi largoi Sirët prej Judës, e kje vra trathtisht (+155p.K.); Gjoni, i thirrun Gaddis dhe Eleazari, i quejtun Abaron. Per këta heronjë

Fishta shkroi nji tragjedi, qi përkujton vitët 1914-1915 të historisë sonë kombtare. Asht nji tragjedi me të vërtetë

interesante qi ka shkrue Poeti. 8. Arpen: Ngallnjimi mbi Goliath-in e mjeshtria e posaçme me të cillen i binte arpës kanë ba Davidin të njohtun, para

mbretit Saul, i cilli e mbajti në oborr dhe i dha për grue vajzën e vet Michol. Edhe kur u ba mbret merrej me kangë. Ishte

edhe poet. – Kryet e Olofernit: Judita, grue trimneshë, e pashme dhe e përshpirtëshme, tue pa se qyteti i Betuljes s’mund t’i qindrojë ma rrethimit t’anmiqve, mbasi u forcue me ngjinesë e lutje, u vesh e u mbath për bukuri, kaloi në kampin e

anmikut dhe kerkoi me hi té Holoferni, gjeneral i Assurbanipalit, të cillit i preu kokën e mori në nji strajcë dhe shpëtoi

pa u diktue fare derisa e vari até mbi ledhe t’Izraelitve. 9. nder triza: i mbshtjellun ndër ndriza. – Zoti: Njeriu – Zot, Krishti.

10. Atë vashë...: Shen Mërinë Virgjin prej Nazaretit, qytet i vogel i Palestinës.

11. Ruzalemit: Jeruzalemit. – Si lil...: Sicut lilium inter spinas, sic amica mea inter filias.

12.Deri tash Poeti ka folë per historinë e lavdishme rreth Jordanit, por ai vend ka edhe kohën e zymtë të robnisë së

mjerë. Me nji fluturim pindarik të çuditshëm tue kujtue fjalët e kangës së përvajshme Super flumina Babilonis, të robnisë Judejve në Babiloni, pyet pse arpa rrinë varun ndër degët e shelnjeve,.... e kështu kalon koha e robnisë.

13. Natë thellimit: natë stuhije. – zymtë: vrantë, kohë malinkonike.

-68-

14. Ehu! Po, se arpa shuejti e shuejti kanga, Perse të huejt në Sion kamben ngulen

E t’ bijt e Judës, randë ngarkue me pranga,

Atdheut i zhgulen. 14. Asht hjekë, po, shkeptri, asht hjekë prej derës s’ Jakobit

E atje, ku rridhshin tamel prroje e lume,

Sod anë e kand atje nji hije kobit Asht shtri e mjerueme.

15. E, t’ bijt e Judës, n’ kat’r anët e dheut shpernda,

Per tash sa mote, qi mbi dhé kaluene, Namen e njatij gjaku janë tue lá,

Qi’ vedit truene.

17. Prandej mbi Sion kremet mbloi harresa,

E u rropos templli, e Ruzalemi u shkmbye,

E popllit t’ zgjedhun nuk i mbet as shpresa

Se çon ma krye. 18. Por t’ kjajë Judeu, të kjajë me lot i shuemi,

Perse dhe ka per ç’ send ai me lotue,

Doren pse atij mbi rrashtë të fort i Amshuemi Rrebtë ka randue.

19. Veç ti, Jordan, i qetë rrjedhë si gjith hera, Pse njasajë tokë s’ cillës ti i ushqen blerimet,

S’ ka per t’i humbun, jo kurr, nami e ndera

Der dielli t’ shkimet. 20. Perse të bijt e Vobekut t’ Asizit

Me shum kujdes t’ i ruejn njato visare,

Qi shpresen gjallë ia mbajn per jetë t’ Parrizit Tokës tamahqare.

_____________________________________________________________

14.Perse të huejët...: Në vitin 586 p.K. Nabukodonosori II, mbret i Babilonisë e i Ninivës pushtoi Jeruzalemin dhe e rrafshoi përdhé tue i marrë rob banorët. – E t’bijt..: të bijt e mbretnisë së Judës, e cilla filloi në vitin 962 prej ndamjes së

dymbëdhetë fiseve. Përfshini dy fise të vetme, fisin e Judës dhe até të Beniaminit, dhe pat për kryeqytet Jeruzalemin.

15. derës s’Jakobit: patriarkë, djali i Isakut dhe i ati i dymbëdhetë djelmve, të cillët krijuen dymbëdhetë fiset e popullit

Hebré. Ky pat emnin Israel, të cillin e trashigoi ndër bijtë e vet. Mbas vdekjës së Salomonit mbretnija e tij kjè nda në dy

shtete; mbretninë e Judës, si thame, fisin e Judës dhe të Beniaminit; e mbretninë e Israelit me kryeqytet Samarin, qi përfshinë dhetë fise tjera, rrenue prej Salmanasarit, mbretit t’Asirisë (717 p.K.)e robët i çoi në Ninivë.

16. Namen e Njatij gjaku..: Mbasi Ponc Pilati, prokurori rromak, shpalli pafajsinë e Krishtit tue pa se populli i shtymë

prej Farizejve kërkonte me të tana mënyrat qi të gjykohej për vdekje, ai ua lëshoi në dorë, dhe për me mbulue ligjin e vet, lau duert para popullit tue thanë: “Jam i pafaj në gjak të këtij të drejti; puna e juej”. E populli mbarë tue përgjegjë i

tha: “Gjaku i tij mbi né e mbi fëmijët tanë”. (Mat. Kap. 27, v. 24 –25.)

17. Nuk kaluen katerdhetë vjet (70 mb.K.) e Romakët nën prijs Titin, mbas sa luftimesh të tmershme, rrënuen kulm e thëmel Jeruzalemin, dogjen tempullin dhe robët qi mbetën gjallë i shpërndanë nëpër botë. – 18. i shuemi: i mjeri, i

shkreti, i gjori.

20. Perse të bijt e Vobekut t’Asizit...: Këtu Poeti përmendë rasën qi e ka shtye me hartue këte odé. Shtatëqindvjetori i Urdhnit Françeskan e ban me përkujtue nji mision shekullor, qi difton qindresën, trimninë, flijimin dhe vetmohimin.

Qyshë prej vitit 1257, Roja e Vorrit Shenjtë iu asht lëshue në dorë Françeskanve, të cillët kanë prej Kishet

zyrtarisht titullin: Rojtarë të Tokës së Shenjtë.

-69-

21. Po, po, edhe sod aty të largtë shtegtarit

Ia kalxon Frati atë t’ lanmen shpellë mjerimit,

Ku e gjallë prej t’ naltë Empirit agoi s’ parit Shpresa e nierzimit.

22. Ia kallxon shtyllen, per t’ cill’n Kingji i Zotit

Porsi fajtuer kjé lidhë e kjé mundu, Ia difton vendin, ku Rreglluesi i motit

Mbi Kryq kjé vu.

23. Edhe mbi at’ vorr e ba ai gju’n me e ulun Ku Njai, prej s’cillit jeta xu m’u rrekun

E n’ pushtet t’ t’ cillit deka kjé perkulun,

Tri dit ndei dekun. 24. Po, se edhe sod, kahdo qi vrân e kthiellet,

S’a ‘i lum, qi pau ma shum se ti punë t’ mdha,

Qi pau ma ngjat se ti se ç’ munden kshillet M’ t’ kthielltat kalá.

25. T’ falem, Jordan, pra, qi n’ per qeparisa

E neper hije t’ rrapavet t’ blerueshem,

P’rherë i bekuem nder mota edhe nder fisa Rrjedhë i madhnueshem.

_________________________________________________________________________ Shenim: Mbas strofës së njëmbëdhetë persëritet edhe njëherë strofa e katert. Ndoshta ashtu asht edhe në origjinal.

Komentuesi nuk shpjegon gja për këte. (F.R.)

-70-

XXIV. KATAKLIZMI I RRUZULLIT.

Fuqija paraqitëse e gjallë – veti e shqueme e Zanës së Fishtës – gjenë nji subjekt të përshtatëshem në

përshkrimin e kataklizmit të rruzullit. Fjalë e shprehje të vetishme e plot fuqi, e fëtyra ndjekore (imitative), qi vështirë se mundë të kenë shembull as në letersitë e hueja, përbajnë karakteristiken e këtij karmi.

Kjé botue së pari në Perparimi, Prill, 1916 me titull: “Dita e Gjyqit”.

Dielli i marrun dritet, bjen rryetas ravës së herëshme, e bashkë me té mbi mbarë trupat tjerë qiellor. Njerzë e frymorë shuhen prej përhapjes së gjithfarë smundjesh. Por mënija e zemra e keqe mbretnon gjithnji në botë. Hyji, i

neveritun prej mbrapshtishë së njerzve, kundron vrantë e rrebtas rruzullimin. Toka dridhet me themel: Himalaja

turrshihet, Italija e Albjona përpihen prej shkulmash. Dielli shkimet. Nji terr i kobshem në mbarë botën. Kot mundohen njerzit me i hikun mënisë hyjnore. Pesha e rruzullimit lëshohet pa zot. Me zhurmë të termegshme trupat qiellor

kapërdihen njeni mbi tjetrin. Nji kometë plandoset në Oqeanin Atlantik; ujët përmbytë mbarë Tokën, tue rrëmbye qytete

e tue përpi ndër gjire njerzë e frymorë. Por ujët nuk mund të shlyjë njollat e gjakut të mizorive njerzore. Kometa ndezët flakë, e zjarri merr dheun. Nji luftë e tmerëshme kallet ndërmjet flakës frushkulluese e tallazësh. Oqeani shterri. Zjarmi,

pa gjetë pengesë, iu përvesh mbarë terthorës së shekullit, tue shkrumue gjithshkahën.

At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;

E as dritë ai nuk po bante. Njato rreze,

T’ cillat motit shkelxyeshme e t’ xeta ngrohshin Gjit e plleshem t’ natyrës, e gjallë mbi shekull

5. Mbajshin flaken e jetes, ato të zbeta

E t’ marrta dheut po i bijshin: thue se gurra E dritës isht’ shterrë. Por pesha e rruzullimit

Ajo ‘dhè atë ditë e ngathët e disi rryetas

Asaj ravës s’ hershme, (neper eter t’ cillen 10. Gishti ia çili i Perendis s’ Amshuem),

Po i binte, e, shtekut, n’ kavaljete t’ shkueme

Rrahun me hap t’ sigurt, zatette prore: Si ajo mokna, qi veglash grisë prej kohe,

Ngurrueshem lshon e ngelë pa da nder dhambza

15. E as n’ punë ajo ma s’ hin. T’ thjermët e Empirit - Ata t’ bredhun të dritës s’ lumnis s’ Parrizit –

Krejt isht’ irnue. N’ mjedis t’ terthores s’ qiellit

Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date, Veç si varra n’ krahnuer t’ nji djali t’ vetem

20. Kmishen e dekës ka’ atij ia veshë e ama.

Hyjt ‘dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,

_____________________________________________________________ 1. tue u matë: tue u mendue atë çohem a mos çohem, si njeriu i smurë. 3. motit: dikur.

6. t’marrta: të marruna dritët. 7. Por pesha...:Me këte shprehje Fishta përcakton harmoninë e trupave qiellor. 8. ngathët: i

mpimë, pijtas. – Rryetas: rryeshem, me tëzi, ngurrueshëm. 9. ravës: Në kuptim të vertetë thirren gjurmët në borë, rruga e shkelun. 11. kavaljete: shekuj, mote të kalueme. – zatettë porore: ndalej, mbetë për çdo çast, ngelë. 13. si mokna: Shih

vj. Burrnija. – grisë: brejtun, hjekë nji copë. 14. Ngurrueshem lëshon e ngelë: vehët në lëvizje e ndalët pa prâ se

dhambzat janë brejtë prej përdorimit e ndryshkut. 15. T’ thjermët: e kaltër e qiellit. 17. irnue: verenikë, mtizë, nxi (ngjyrë plumbi, qi merr mishi kur mretet, prishet). –terthores: shpatit. 18. Hana e pergjakun...si varra...: Krahasim i

pikllueshem e i tmershëm njiheri, çveshet prej çdo ngjyre retorike dhe jep përshtypjen e nji pamjes së kobëshme. Sa vjen

e rritet vlera e krahasimit me vargjët 21 e të tjerë pasues.

-71-

M’ qiellë xhixhillojshin si flaka e nji kandili,

Qi m’ tryezë skamnore vjen t’u shue n’ vedvedi,

Kè voj nuk ka m’u ushqye, e n’ terr n’ gjysë t’ bukës, 25. T’ vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,

Qi prej sysh i kjason mbi koje t’ mykuna

Ma as bulku i votres s’ mund t’ ia shohë...Mbarsë ajri

Me miamza morijet, mbi gja t’ gjalla

E m’ njerz randote porsi plumb, e t’ liga

30. T’ pranshme e t’ vshtira perftote; e u shuete nieri E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari

Per nen kosë t’ bulkut. S’ t’ shihte syni tjeter,

Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka Ushqim ajo ma s’ epte, e m’ shekull ûja

35. Bante kerdi. Jo n’ popuj ma, jo n’ fise Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:

Si njata shpendt shtektarë, qi atje kah vjeshta

T’ dam çetet t’ shokvet, duken tue flutrue Aty – ktu n’per pullaze, mjesa dimni

40. Jeten mos t’ ua shkurtojë. – Me gjithkta mnija

E zemra e keqe prap sundonte m’ shekull; E mberthye m’ shoqishojn, prap njerzt u grijshin

E u coptojshin nder lufta e nder degame,

Si kjen coptue gjithmonë, q’ prej se pik s’ parit 45. Zemren e nierit kuprracija e flligji.

Kur qé, si atë ditë (sado qi zhargas) dielli

U kap mje m’ cak, pergjysë ku dahet dita

E buka n’ arë prej shpijet i shkon bulkut,

Ati i Pushtetshem nalt prej fronit t’ qiellvet,

50. Neveritun mbi t’ fyeme t’ randa t’ shekullit, Porsi dy t’ rrebta e t’ zjarrta rrfé mizore

Ngerthen Ai vetllat m’ rruzullim t’ shemtuem,

Edhe vrânët e kundron. Per nën shkreptima T’ asaj mëni s’ hyjnueshme; qi prej syve

55. Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli

E toka u mpin, e ngelën n’ vend pa luejtun, Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,

Pingul të cillen rrezja e syut t’ hyjnueshem

Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash 60. Ma s’ permbrendshme bulroi me ‘i gjâmë t’ trishtueshme

E u trand shì‘mje m’ themel. N’ atë gjamë ushtuene

Gollet e rruzullimit; Himalaja, Si gur gelqerjet n’ ujë, krejt u turshi;

_____________________________________________________________

23. m’tryezë skamnore: në sofer të vorfnit. – shue: shkimë. 24 ke: tue kenë se, duke qenë. 26. kjason: dikohet, pikon. 27. bulku: njifarë insekti (ita.grillo) qi kndon natën në votër. - mbarsë: mbarsue, mbushë. 28. miamza morije: mikrobe

vdekjepruese. – mori: vdekje, dekë. 29. t’liga..: sëmundje ngjitëse. – perftote: përftonte, shkaktonte. 33. stervina: trupa të

coftë (të ngordhun) e të qelbun. 39. mjesa: derisa. 41. zemra e keqe: smira, 43. degame: grindje, shamatë. 46. zhargas: rrëshanas. 52. ngerthen: tërhjekë tue u mrudhë. 59. fill prej...: shi prej gjiut mbrendshëm. 60. bulroi: ushtoi. 61. mje:

deri, gjerë. 63. u turshi: u thermue, u dermue.

-72-

E u shêmb Italja, kthelltë e cilla n’ gjire

65. T’ tallazevet t’ perpishme t’ detit humbi; N’ det edh’ Albjona u shue; e u derdh Stambolla

N’ Bosfor. Pellas ma n’ shekull s’ mbet, flligshtija

Ku t’ mujte ajo me u picaktue e pandershme E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit.

70. Veç po, syni i t’ Amshuemit m’ atë gjamë t’ botës

Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera Sharte ma t’ randa m’ rruzullim skjyrtote,

Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’ mnershem,

I shkrepshin shkndijat si n’per grykë t’ Vulkanit;

75. Aq, sa, friget u kput vallja e Parrizit, E shkrehen valle e shuejten lyra t’ ambla,

E vetë banorët e qiellvet neper lugje

E n’per lulishta gjith herë t’ njoma u strukën, E qiella u hesht.

Po, m’ krena t’ Kerubijvet

80. Rregji i madhnis felgruese ndêjë pështetun E ftyret vrâ, si nji thellim i kobshem:

Mbasi atë cak sheklli kapercei me t’ fyeme,

T’ cillin Mishrira ia pat vu e pamatne Kurr mos me e kcye, e n’ Dije t’ vet i Lumi

85. Dau me rroposë rruzullimin: Ai kah dielli

U prir e n’ rribë t’ tufanit t’ mnis s’ hyjnueshme Prej fronit t’ vet i fryni. E flaka e diellit

U fik. E kobshme nji terrinë atëhera

Mbi rruzullim u shtri; e njerzt mbi shekull 90. N’ per terr ravgojshin, porsi mijt nder vorre,

Kah mnis shemtuese s’ Perendis t’ idhnuem

Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!

Njatë dorë t’ Pushtetshme mbasandej, me t’ cillen

Persa e sa qinda kavaljetesh mbajti

95. Peshen e rruzullit, Perendija e struku E natyren e lshoi pa zot. Trishtueshem

Krisen thithat e shekllit, e rrmores

S’ humneres s’ rrmbyeshme t’ t’ kthellët avisit Kulihum shtielli i rruzullimit brishti

100. E u shêm, termegshem tue rrapllue n’ per kaos. _________________________________________________________________________

65. perpishme: përpise. 66. Albjona: Emni i vjetër i Britanisë së Madhe, qi e quejten Keltast dhe Helenët. 67. Pellas:

pallat. 68. me u picakue: me u çveshë. 72. sharte ...skjyrtote: shqyrtonte, mendonte për tjera gjana ma të randa. 73. ndezun zhari...: ndezun flakë e ba hi e pluhun. 75. friget: prej frigët, frikë. 77. lugje: lugina. 79. Kerubijvet: Engjujvet.

80. Rregji i...flagruese: Rex tremendae maiestatis. (Ecclesia). 81. thellim i kobshem: stuhi e tmershme. 85. me rroposë:

me qitë fare. 86. u prir: u suell. – në rribë të tufanit: në hov, furi të stuhisë, të stuhisë së mënisë. 90. ravgojshin: udhtojshin, endëshin. 94. kavaljetesh: shekujsh. 96. Vëreni fëtyrat bindse të këtyne vargjeve, qi paraqesin fuqinë e

gjallë të Zanës Fishtjane. – thithat e shekullit: çivijat qi mbajnë pezull rruzullimin. 99. e shtilli ...brishti: pesha e

rruzullimit rrëshqiti, ra, kulihum (pingul), rrmores avisit (humnerë). 100. termegshem: tue shungullue me ushtimë termeti nëpër pshtjellim (kaos) elementash.

-73-

Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropâme

Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin, E nder gomna shunglluese t’ njani tjetrit

U shkaperderdhshin me duhi thellimit,

105. Tue bumbullue n’per shekull. Hyjt e qiellit Ata edhe, dalun jashta rrethit t’ hershem,

Me zhumhur t’ tmershem n’ pakthellim u rrposshin

Ka’ u ndeshin, ka’ u perpiqshin, e u turrshijshin E flauri kah neper kaos u derdhshin.

110. N’per tym, mandej, n’per pluhen e rê t’ murrta,

Qi shekllin kand e kand kishin mberthye, Shkrepte pa da rruféja, porsi shkrepin

Shkndijat n’per tym t’ dullijavet. Prej duhmet

E prej termetit, tue bulritë frigueshem, 115. Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut

M’ ujë, shkundullitej n’ rrymë t’ atij thellimi.

Kur qé, ‘i kometë n’ mes t’ kataklizmit t’ mnershem, Shkepun prej s’ eprit, kulihum n’ teposhte

Me zhaurrimë t’ perfrigueshme goromiset

120. E m’ Oqean Atlantik pingul plandoset. Trandet toka m’atë t’ ndeshun; ujët e detit

Jashtë lugut t’ hershem del, e dynden sklafat

E kernalles n’ perpjetë si bjeshkë, si male, Të cillt mandejna, me furi perpise

125. Shkul kah Evropa e n’ Amerikë dikohen

E shkaperderdhen permbi Afrikë t’ zharitne: Merr dhén boena. Felgrueshem tue gurgullue

Tallazi male kapercen e kodra,

E m’ rrymë t’ gjirevet t’ veta rrmben qytete, 130. Mbretni perpin, e shkim gja t’ gjallë e nieri,

E gjithshka dora kavatoi njerzore.

Por, po; t’ gjith ujët e Oqeanit s’ mujt me i shlye Njollet e gjakut t’ njerit, t’ cillat vrritshin

Enè kah qiella e gjyq prej s’ Drejtës s’ hyjnueshme

135. Lypshin me zâ t’ mjeruem. Prandej i Amshuemi,

___________________________________________________________ 101. rropame: zhurmë, krizem.103. nder gomna: ndër gjire, golle. 104. me duhi...: me furi me terbim stuhije. 107.

n’pakthellim..: u përmbyseshin në humnerë të pafund. 108. Ka’...: tue kenë se, (nga se), - u turrshijshin: u grimcojshin, u

thërmonin nga se ndeshëshin me turr. 109. flauri: si hjedhë; me shpejtësi t’erës qi furishem hjedhë drithin, po me atë forcë trupat qiellor plandoseshin të shkatrruem nëpër rrumbujë (kaos). 110. të murrta: të zeza, t’murrme. 111. kand e

kand: nga njeni skaj në tjetrin.- mberthye: rrethue. 114. bulritë: ushton, ose shungullon mënershëm. 115. gogel

dushku...: gogel lisi mbi ujë. 117. kometë: hyll ravgues me nji shllungë drite (bishti). – N’mes kataklizmit...: n’ atë pshtjellim të përgjithshem të rruzullimit. 119. me zhaurrimë...gorromiset: rrëzohet tue ba zhurmë, rropamë të tmershme.

120. plandoset: përplaset, flakrohet. 121. t’ndeshun: shkapetje, përplasje 122. dynden sklatat. E kernalles...: çohen

përpjetë tallazet qi u krijuene, dalin prej shtratit...125. shkul: derdhën si shkulma. 127. boena: Lexo, merr dheun përmbytja. – felgrueshem: Tmershëm. 131. kavatoi: hartoi, ndertoi, ndreqi. 133. njollet: dangat. – vrritshin: thërrisnin,

me thirrë me forcë. 134. Enè..: endè, prap vazhdonin me thirrë me forcë e, me nji za t’mjeruem (135).

-74-

Syni i t’ cillit nuk mund t’ shohë pegame E gja s’i rrshet Atij per pa u ndeshkue,

Premtoi qi flakë m’ atë hyll nji zjarm t’u kallte

- M’ atë hyll, qi token nen peshë t’ vet e ndrydhte –

140. E mbarë dhén t’ a perlate e t’ a shkrumote.

E qé, xèn hylli rrebtë m’u shkundullitun,

Xèn rrebtë m’u trandë, e, tue shperthye me krisme Nji dét zjarmit flakron mbi tokë t’ shemtueme.

Por edhe zhari, n’ gji qi ngrohte bota,

145. Nen t’ rrebten frymë t’ s’ hyjnueshmes mni s’ t’ Amshuemit Ndezet ai flakë e me ‘i furi trishtuese

Shperthen n’per zgorka t’ dheut nen valë t’ Oqeanit. Ujët e zjarmi m’ atëbotë u kaperthyene

E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen

150. E u perlan. Uluronte deti e dyndte Mjè m’ rê tallazet. Flaka tue krepatue

E tue fishkllue, mbi det pa da ngerthehej

E me vapa të veta e frushkullote. N’ zhaurrimë t’ mnertë t’ asaj lufte titanike

155. Kobshem gjimojshin viset e rruzullimit

E shungullote kupa e naltë e Empirit. N’ e mbramët m’ u lodhë xu deti, e, para zjarmit

N’ avull t’ u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,

Lshue pa zangall, iu vesh terthores s’ shekullit,

160. Edhe krejt e zhariti. Shkrini malet

E kodrat, e kunorat; e dogj fronet

Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’ shekull Krenin e mbajti m’ kambë; e kur s’ pat tjeter

Shka me shkrumue, n’ hi t’ vet u shkim prej vedit,

165. E toka mbet veç hi e kthniell: si votra N’ nji shpi të dalun faret, mbasi zjarmi

T’ i shuhet e me ferra dera t’ i mbyllet.

E kshtu u rropos sheklli e sosi puna e nierit. _____________________________________________________________

136. pegame: ndysi, ndytësirë. 138. Premtoi qi..: Bani qi flakë, ka lanë, lejoi... – t’u kallte: t’u ndezte. 140. t’a perlate..:

t’a fshinte, përlante. 141. xèn...m’u shkundullitun: nisë me u trandë, fillon me u shkundë, zé me u lëkundur. 143. flakron: hjedhë. 147. n’per zgorka t’dheut: nëpër vrima, ndër plasa të tokës. – u kaperthyen: u ngatrruene. 149. me

uturimë: me ushtimë, qi vjen nga ndeshja. Përdoret për zhurmen e avionit kur fluturon poshtë. 150. e u perlanë: e u

përleshën, u kacafyten. – dyndte mje m’ rê: çonte përpjetë, drejt e ndër rê, termal deri mjedis rêve. 152.mbi det...: Lexo: Ngrihej kërcnueshëm e lëshohej kundër detit. 153. e frushkullote: e rrahte. Folja asht krijue nga emni frushkull: kamçik,

vishkull, litar i lagun. 154. titanike: luftë e rrebtë, lufta e tmershme e titanvet (katallajve), kundër Jovit. 155. kobshem:

tmerëshem. 157. m’u lodhë xu...: nisi m’u lodhë, zuri të lodhej. 159. Lshue pa zangall: lëshue pa gjetë pengesë. 160. zharriti: shkrumoi, dogj përfundimisht, e bani zhari, e bani thëngjill (qymyr). 163. kreninë: madhështinë. 165. kthniell:

thëngjill. 168. sosi: mbaroi, mori fund. – Madhështija e Poetit, si artist i shquem vërehët në mënyrën si di të zbresë nga

përshkrimet e frigueshme e bumbulluese, në heshtjen e vorrit.

-75-

XXV. MBI VORR T’ AT ANTON M. ZANNONIT S.J.

Me 16 fruer 1915 vdiq A.Zannoni. Kumi i zi prekë thellësisht zemrën e Fishtës, i cilli me këte karm shpreh pikllimin e vet për vdekjen e mikut letrar. U botue në Perparimi, në Mars 1915. Atëherë, kur Shqypnija pritte me uzdajë

ma të gjallë ndihmen prej Tij, Zannoni vorfnon vëllazënt, miqtë dhe Atdheun. Vdekjes nuk mund t’i brishtë kurrgja.

Kur ma i ngjethët çilë lili, rrezët zhiguese e thajnë; e kur ma ambël bylbyli nderlikon jonet, bijën cangull në tokë. Sado të mundohet njeriu, nuk mund t’i shpetojë vdekjes, as ai as vepra e tij. Sparta e Kartago u zhdukën. Me

vishtirsi do rrenime na flasin për Romën e herëshme. – Por vdekja s’ ka pushtet mbi emën të njatij burri, qi la nám në

fisin e vet. Homeri, mbas ndrrimit të sa stinve, endè gjallon. As ti, Zannon, për né s’ké vdekë. Ti kjé, qi lype edhe i gjete

mëshehtësitë e gjuhës shqype, e raven çile për me stolisun fjalën e shllimet; e nëpër tejza lyret dijte me nxjerrë jone t’ambla.

Shqypnija s’ka me të harrue emnin, Ajo, edhe sot, pret prej së Nalti ndihmën T’ande për këte dhé, ku derdhet

kot sa lodja e gjaku!

Zannon, a diqe? A ‘i mend se shì m’ atëhera

Kur Kisha e kombi n’ Shqyptari t’ mjerueme Ndihmen t’ande me uzdajë ma t’ gjallë e priten

Ti lae kto zaje, e per nen cem t’ nji guri

5. Sod kalbe n’ vorr?!...Ty Vllazënt t’u t’ kanë pasun Pasqyrë jetët: Thalb zemret miqt, e e bardha

Uzdajë e Atdheut, djelmnija, diell t’ shkelxyeshem

T’ ka pasun, po, nder t’ ashprat shtiqe t’ dijes E nder caktime t’ megjevet t’ urtis:

10. Pse pra, me dekë? Pse kshtu n’ mjerim me i lshue

E vllazent t’u, e miqt, e mbarë Atdhén E ngratë, heu! Keqas sod prej dhunet shkelun?...

O dekë e mnershme! O dekë tri herë e shueme!

Sa e gjatë kenka kosa e jote e namuna,

15. E larg po mbrrika! Soje kush nuk pshtueka,

as s’ brishtka kush! Qé, i njethët porsa hapë lili

Kelçin e erandshem per me thithë prej dritet Nèktarin e gjallimit t’ vet, zhiguese

N’ té prej visevet t’ ndritshme shkrepë nji rreze

20. E n’ palc t’ kerthnestët e jetës ia shterrë, e fije – Fije per tokë e lshon. Vallzon bylbyli

_______________________________________________________________ Kur Kisha ...: A. Zannoni vdiq i ri, 52 vjeç, në kohë kur mujte me punue, e kur ndihej ma fort se kurr nevoja e punës së

tij. Shqypnija, me gjithse ishte shpallë e Pamvarun, nuk pau ditë të mirë prej fqinjsh. – kto zaje: ketë tokë të shkretë, në

kundërshtim me viset përherë të blerueme t’Elizit. – cem: gur, shtuf. 5. Vllazent t’u...: Bashvllazent e Shoqnisë së Jezuitve, së cillës ai i përket që nga viti 1879. 6. e e bardha uzdajë...: opozicion djelmnija. 7. diell...urtisë: Për 22 vjet qi

kaloi në Shkoder Zannoni, me mësime e këshilla kjé udhëheqës i moshës së ré. Ai kjé i paisun me kulturë klasike dhe u

mundue me i ushqye në zemer dashninë për letersi greke e rromake, me shije të vërtetë letrare. 9. megjevet: kufinjë, caqe. 12. e ngratë: e shkretë. 13. e shueme: emjerë. 16. As brishtka...: as nuk mujka kush me rrëshqitë dore. 16-27. Qé i

njethët..: i njomë, i blertë. Poeti ndaj ashpërsisë së vdekjes, tregon se Zana e tij asht edhe e butë dhe din me prekë me

shprehje t’ambla e të ndieshme. 17. kelqin: kupen, kelkun, kelshejti. 18. Nektari mbas mitologjisëishte pija e Zotave, ashtu si ambrosija gjella e pavdeksisë. – zhiguese ose zharitëse. Folja zhigatë përdoret edhe kur njollosët dishka,

kryesisht në fëtyrë kur nxihen fëmija. 20. të kerthnestët e jetës: gjallnia e jetës.

-76-

N’ per hije t’ rita t’ lugjevet t’ blerueme,

E mali e fusha nder kangë t’ tija kndellen; Por, kur ma t’ ambla i nderlikon ai jonet,

25. Dishka atij za’n atëherë ia kputë, e cangull

Prej gêmbit t’ blertë e qet m’ elmashk t’ ndo‘i prroske, Ku do t’ eshtet gjithmonë. E nieri? Ah! Nieri

Kot muer i shuemi shtiqe t’ ashpra e t’ grisuna,

E male kapercei, e doli dete, 30. Per me pshtue teje, dekë: Ti, p’rherë mizore

Gjithkund e ndeshe, e mbi krye t’ tij madhshtuer

E mbi vepra, qi duervet t’ tija dolen Të that kerrçikun pa mishirë randove

E n’ humnerë t’ harresës i kapërdine.

35. Ku a Sparta n’zâ? Ku a’ e drashtna aq fort Kartago? E Romet t’ hershme shka teproi n’ ditë t’ sodit

Per me dishmue madhnin e saj? Do mure

T’ shkatrrueme e t’ thata sod me’mzi na flasin Se ‘i Çezar n’ Romë zotnoi! Gjithshka mbi shekull

40. Des e kalon: E gjaja e gjallë e nieri

Shuhen, e frone biejn, e biejn qytete; E rroposen mbretni me aq gjak t’ ndertueme.

Por edhe dita, sado vonë, do t’ vije,

N’ t’ cillen do t’ shêmet pesha e rruzullimit 45. E toka e zezë, e hana, e hyjt, e dielli

Leskra-leskra, si hjedha n’ ajr, do t’ enden

Neper golle t’ kthellueshme t’ t’ hapët Empirit. Veç, po, dersa mos t’ shkimen hana e dielli

E e mbramja cirkë n’ Oqean t’ kthelltë mos t’ shtrrasë,

50. Emni i atij burri, qi per Atme e Fé La nám n’ fis t’ vet, ai p’rherë gjallon, e deka

Mbi té pushtet nuk ka. Kot fletët e ngrita

Rreh koha m’ té, ‘dhe kot e shplakë thellimi, _____________________________________________________________________________

21.t’rita...: t’ritueme prej veset. – t’ lugjeve: luginave. 23. kndellen: pertrihen. 24. i nderlikon: i dredhë harmonikisht

meloditë e veta. 25. cangull: pikë gjallë, coftë, ngordhur. 26. prroskë: grykë prroni edhe pa ujë. 30. Qi të shpetojë nga ti. 33. Të thatë kerçikun: Shpjegue në vjerrshë “Burrnija”, str. 10-16. – 35. Ku a’ Sparta...: Nji shtet i vogël i Greqisë në

Poloponez i përmendun për ligjë, dishiplinë e trimni. – Kartago: qytet i vjetër n’Afrikë veriore, në breg të Mesdheut, ka

kenë kryeqytet i nji republike të fuqishme. Themelue nga Fenikët, në vitin 814 p.K. Mbrenda nji kohe të shkurtë fitoi zotnimin e deteve. Ishte qytet kundër Romës. Në shek. III p.K. pushtoi Korsiken, Sardenjen dhe nji pjesë të madhe të

Siqilisë. Pushtimi kjé shkaku i luftës mes Kartagut e Romës. Mbas tri luftash të rrebta, të quejtuna Punike, Kartagu kjé

rrënue kulm e thëmel prej Romakve (146 p. K.). Katoni plak kjé aq kundërshtar i fortë i Katagut, sa qi çdo bisedë të veten e mbyllte me fjalët e përmenduna: “...ceterum censeo Carthagimen esse delandum.” (...për ma tepër unë jam i

mendimit se duhet të rrënohet Kartago). 37. Do mure....: Dhe me të vertetë prej gjithë asaj madhnije, qi ndriti Romën

sidomos në kohen e Augustit, nuk mbeti të thuesh kurrgja: Rrymës së moteve e sulmit të barbarve me vështirsi mujten t’i shpetojnë ferkeme ledhesh (gjurmë thëmelesh) dhe ndërtesash të saja, qi dukeshin se përballojnë shekujt!! 39.

Gjithshka mbi...: “debemur morti nos nostraque” (Horat. Ad Pisones, v. 63). 51. la nam....: ka lanë nji za të pavdekshem

në komb të vet. 52. fletët e ngrita: Paraqitja asht marrë nga koha e vjetër, qi përftyronin kohen si nji plak ndejun mbi nji glob, pse rrjedhë përherë, me flatra ndër

-77-

Pse s’ mund t’ a grisë kurr: Ato veç presin

55. Qi dryshk mos t’ vêjë e qi edhe mbas veriget

T’ gjatë kavaljetesh t’ i shkelqajë mbi shekull

Ari i kulluet. – Homeri enè nder né Gjallon, e sod, edhe, na vjen se e shohim

Kè, i verbtë s’ dy sysh, derë m’ derë neper Meone

60. Shkon bukë tue lypun me lahutë nen stjetull E kashatat e mykta, me të cillat

Sheklli gjithmonë ushqei burrnin e dijen,... Me ato kangë i perligjë, qi mort nuk shohin:

E pra, sa stina mbi vorr t’ tij asht shndrrue!

65. Po, po, Zannon; sado qi sot detyren, Heu! Teper shpejt, t’ u desht natyrës m’ ia la

E mbrenda vorrit mje’ m’ at ditë me u eshtun,

N’ t’ cillen do t’ t’ grishë burija e mrekullzanit; Prap, me gjithkta, per né as ti s’ ké dekun

70. E n’ mende e n’ zemer t’ onë enè ti gjallë sod jé;

Pse brez mbas brezit, mje’ m’ ma t’ largtat mote, T’ bijt e Shqyptarvet me evari prej zemret

Emnin kanë me t’ bekue. Ti, njai po, kjé,

Qi t’ mshehtat fije gjuhës shqyptare i lype

75. E i gjete, e i ende, e neper dhambza t’ dijes

Me shum holli i pershkove e raven çile,

Kah Shqyptari do t’ mbajë per me stolisun Fjalen, e shllimet per me i shprehë per s’mbarit.

E kur termales s’ rryeshme t’ t’ naltë Parnasit

80. Ndo ‘i herë – ndo ‘i herë ti u njite e m’ kreshtë u kape Nder valle t’ Zanavet, kaq jone t’ ambla

Dijte me xjerrun neper tejza lyret,

Sa mendja e nierit, permbi fletë t’ prarueme T’ s’ hyjnueshmes harmoni, nalt – nalt rrëmbehej

85. Mje’ m’ fron t’ shkelxyeshem t’ Perendis t’ Amshueshem,

Ku, porsi n’ nji dét ndritet krejt pershi Me rrexe, kndellej e travajët e randa,

E dhunen e trathtin e lott e t’ fshamet,

Prej s’ cillash, t’ thuesh, perbahet n’ shekull jeta, ____________________________________________________________________________

kambë, pse fluturon pa pushue. – kot e shplakë thellimi: kot mundohet stuhija t’a shkretnojë. – t’a grisë kurr: nuk

mundet kurr me e coptue. 55. mbas veriget...: mbas robnisë së sa shekujve. 58. na vjen: na duket. 59. I verbët dy syshë: ndeshemi shpesh në shkrimtarët e vjetër, Për Homerin nuk dihet gja me siguri. Kështu e paraqet legjenda. 61. Lexo: e i

perligjë (i shperblen) kashatat e mykta...qi mort (të pavdekshme). 64. sa stina: gati tri mijë vjet. 66. teper shpejt: vdiq i ri

kur mujte me punue prap. 68. burija e...: burijat e Engjujve me za të mbrekullueshem, qi do të thërrasin shpirtënt për gjykim të mbramë. 71. mje’: deri. 72. evari: mirënjohje. 74. Me klasiçizmin Zannoni bashkoi nji dashni të posaçme për

gjuhën shqipe. Studjoi trajtat e sintaksin tue lexue pa da shkrimtarët e vjetër e ata të Tosknisë. Kjé hartues edhe i fjalve

të reja, pa sukses. 76-78. shllimet: mendimet, idetë. 79. termales: përpjetës. – Parnasi asht nji mal i naltë i Greqisë kushtue Febit (Apolit) e Zanavet nder poezi. Zannoni kjé edhe poet, por hartoi edhe vjerrsha shkollore. 82. tejza: tela,

kordha. 87. kndellej: përtrihej. – travajët: mjerimet.

-78-

90. Krejt i harrote. Ah! Po, se Shqyptarija,

Dersa n’ ndo ‘i zemer gjak shqyptar t’ gorgulloje

Emnin s’ ka me t’ harrue; e nder fatosa, Qi raven e Liris Atdheut ia çilen

Neper armë t’ fés e t’ dijes, ka me t’ njehun

95. E me t’u bindë e evarshme.

Por Shqypnija Prap ndihmë, e mjera, pret, Zannon, prej teje!

E prej Parrizit, ku, shpresojm, se gjindesh,

Ma fort se kurr ti mundesh sod me i vjeftun: S’ mundet me kenun qi n’ atë vend mishriret

100. Lutja e nji t’ drejti t’ qitet poshtë e t’ shkelet.

Thueju, pra, nalt, sa lodja e gjaku derdhet N’ Shqypni pa punë; sa ksaj me poshtersi

Gjyqin sot njerzt ia bajn, e si Shqyptari,

Ku prej padijet, ku prej epshit rrejtun, 105. Sod a’ e zeza e vetvedit. Edhe thueju,

Se vetem, po, prej qiellet pret Shqypnija

Jetë e Liri, e se prandej né qiella Doren t’ na njesë, e sa ma parë anmiqvet,

Qi humbë duen me na pa, me t’ rrebtë fuqi

110. Menden t’ ua rysë: se veç nji Hy t’ Amshueshem N’ dorë ka shartet e popujve, e pa hiri

Se s’ len me u shue Ai kombet. E Ty, asobote,

Nji elter Shqyptarët kanë me t’ ndertue mermerit,

Ku emnin t’ and nder kangë kanë me kremtue;

115. E kshtu dersa t’ terrnohen stinët e motit

N’ zemer t’ Shqyptarit ké me rrnue gjith-hera. ________________________________________________________________

Asht viti 1915. Plagët e luftave qytetore janë endè të hapuna. Fati i Shqypnisë asht pezull. Poeti asht psikolog i madh i

fisit të vet. Pesë shekuj robni kanë errësue menden e ligështue vullnetin e popullit shqyptar. Vuejtjet e kanë trandë e demoralizue shpirtnisht. Për këte arsye Poeti nuk përdorë frushkullin e satirës. Kërkon ndërmjetës tek Hyji, i shtymë nga

dashnija e pa kufi. 111. pa hir: gand, kot, padashje. 112. aso bote: atëherë. 115. t’ terrnohen: shndërrohën.

Shenim (F.R.): At A.Zannoni ka lé në Durrës në vitin 1863. Ka vdekë në Shkodër me 16 Fror 1915, dhe asht

varrosë në Kishën e Jezuitve, po në Shkoder.

Tue lexue vargjët e Fishtës: ....E ty, asobote,

Nji elter Shqyptarët kanë me t’ ndertue mermerit,

Ku emnin t’ and nder kangë kanë m’e kremtue; .....

Kujtoj vitin 1967,....kur eshtnat e A. Zannonit, Passit, Jungut etj. u hodhën në Drinazë, kur në Shkodër

zhvillohej “Revolucioni Ideologjik e Kultural”. Ky ishte një ndër “monumentët” që komunizmi oriental la në historinë e

mënershme të Katoliçizmit Shqiptar në Shekullin XX.

-79-

XXVI. NJI LULE VJESHTET.

Kjo ndoshta asht poezija ma lirike e mbarë këtij libri, n’ atë kuptimin e ngushtë qi merr fjala. Asht nji lirikë

qi zbulon shumë ndiesi të botës së mbrendshme të Poetit. Subjekti i saj paraqitet mjaft i pacaktuem. Mbas mendimit tim

Poeti në ketë karm – në ketë trajtë si paraqitet sot hartimi – nuk pat nji vehtje të caktueme. Ai ndoshta – shka ka të gjitha gjasët – së parit desht të shprehë ndiesit e dhimbës për këtë apo atë vehtje të caktueme, por, në përshkrim të hartimit,

erdh tue e çveshë prej çdo veçansije, e kështu e idealizoi aq, sa, ai shpirt i lum, për të cillin s’ ishte kenë toka por Qiella,

i bahet qendër n’ atë ravë të thepisne, qi sheklli e nji dishir Lirijet ia kishin shtrue gjallimit të tij. N’atë vorr zemra do t’ i ndezej, si Lekës të Madh në vorr t’ Akilit, kah punët e mbara e kah burrnija, e prej se kishte me shkepun hovin kah

punët e mëdhana.

Engjulli i Zotit, qi bri vorrit do t’ i sillte fuqitë mizore, do t’ ishte njiheri edhe Zana frymzuese e Poetit. E atëherë pa u frigue do të prehte zhgjetat e zjarrta, për t’ ia lëshue njerzimit kundër vesit, e do të ndertojë kangët

kreshnike, për t’ i diftue botës se shka vlejnë armët në dorë të Shqyptarit. Kështu, shohim se me kangë të veta do të

ndertojë mbi atë vorr nji përmendore të madhnueshme, së cillës nuk do të kishte se shka me i ba rryma e moteve. Zanat do t’ ia rrethojshin vorrin me lule e do të rritshin për rreth selvija. Shtegtari i lodhun, ulë me pushue, do t’ i uronte paqë

e qetësi e do t’ u flitte për té të bijvet, qi kanë me nxjerrë kangë e me i gdhenun emnin mbi lisa, tue e ba kështu të

pavdekëshme. Në ketë lirikë ndihet ndikimi i leximit të poetve tjerë, sidomos italijanë.

Asht botue së pari në Pika Voeset (1909). Thohet se dorëshkrimi i parë i pat humbë.

N’ atë rrahe t’ dekne mbrenda vorrit t’ errshem

Tash pluhun jé. Ata dy sy t’ janë errun,

Ku qiella prirej me sa hana e diella Terthores s’ eper m’ sharte vrejn t’ njerzimit!

5. T’ janë sosun fjalët e ambla e plot urti,

E ai zâ t’ asht kputë, i cilli bite m’ zemer Si kumbë liret t’ tingllueshme, qi prej s’ largut

Ndihet tue ra, kur dora e prekë e msueme!

________________________________________________________________

1.N’ atë rrahe...: Fillimi asht i natyrëshem e i pikllueshem. Menjiherë qi Poetit i shfaqet vehtja, qi e përmallon, me njiherë kujtimi, në nji mënyrë të pamëshirëshme e të pangushllueshme, e ka rrëmbye tek rrmajt (vorreza) e ia paraqet

tash ma të kalbun! Poeti s’ka mujtë me përdorë nji metaforë ma të saktë e të përshtatun, për me paraqitë vorrezat se: n’

atë rrahe t’ dekne! Rrah thirrët vendi, ku janë pré landët me e kthye tokë buke. Këndej mënyra e thanjes: me çilë rrah; pra me shpyllzue dhe, shprehja metaforike: me kenë rrah (për tokë), qi thohet për të smurë randë në shtrat. Pamja e atij

vendi i mbuluem me trupa e cunga të rame, e qi duken si gur vorri, të ban me kujtue shkretnimin e dekës. Këta vargje

shëmbllejnë me nji kangë të Leopardit, ku ai asht frymzue nga koka e nji grueje të gëdhenun mbi nji vorr. Kanga e tij lidhet me traditen e vjetër anglo-italiane të poezisë vorreve, qi lulëzoi atje me Edward Young, Thomas Gray, James

Harvey, qi e çuen në Itali Pindemonti e Foscolo. Kritiku M. Scherillo kangën e Leopardit thotë se asht frymzue nga

James Hervey (1713-1758). Fishta duhet t’ a kenë lexue atë kangë, bashkë me vepra tjera të poetit dhimbjes. Piccoli thekson: Ideja e mbarimit të bukurisë dhe e çdo tërhjekje njerzore në vdekje, asht e përbashkët për shumë poetë të çdo

kohe e çdo vendi. Dhe ma poshtë thotë: ...se ata kanë pasë parasyshë ironin tragjike, qi frymzon mbarë skenën e vorreve

në Hamletin e Shakespeare-it (akt.V, duka I), e kjo ka mujtë me ndodhë edhe me Fishtën, i cilli njohti dhe pat nji vlerësim të madh për Shakespeare-in. 2. Ata dy sy..: Lexo: Ata dy sy, ku (në të cillet) prirej (pasqyrohej) qiella me sa

hana e diella ( e trupa tjerë qiellor), qi vrejnë prej terthores .... interpretue në botimin e tretë asht i gabuem, si më tha vetë

Poeti pak ditë para vdekjes. Por këtu kemi njifarë anakoluti, mbasi asht lanë jashtë subjekti i fjalisë atributive, qi e thame sipër. Poeti mendohet nga disa se ka pasë parasyshë nanën e vet mbas vrasjes vllaut, por edhe mendime të matuna e

t’urta përjashtojnë këte mundësi. 6. E ai za a kputë...: Sa bukur Poeti gjenë foljet e përshtatëshme, tue përdorë gjuhë

poetike. Këtu vrejmë dhimbjen e pikllueme të zemrës së tij. Si kumbë: si tingull. Ky tingull shtohet kur nuk shohim gja,

por ndijmë vetëm zanin. Nji grumbull ndjesishë shkojnë tue u ndrrue e na bahemi pré e rrymës së ndiesive.

-80-

Ehu! Po; “deka, qi baras m’ derë t’ pellazvet

10. Trokllon, si m’ trinë t’ kolibavet,” ku i vorfni

Me lot njomë buken, ty edhe ajo ké dera T’ troklloi, e ti kalove porsi voesa

E natës kalon, kur dielli bjen me shndritun Mbi kobe t’ dheut. Sot permbi vorr t’ kanë bijtun

15. Hithat e madergona! ‘I Kryq dullijet,

Qi e pershpirtshme nji dorë t’ a vu té kryeni, Nder to ka hupë, as tjeter send trishtimin

E vorrit nuk t’ a zbutë, posë va’jt t’ trishtueshem

Të hutit t’ natës, qi neper curra t’ malit 20. Dhimbshem në rreze t’ hanës rrin tue gjimue!...

Njai grumbull gursh, qi m’ vorr t’ randon persypri,

Vetë gjaksorit t’ pashpirt, qi mbyti nierin, Lugat i duken, n’ hikë kah t’ bjen nget vorrit,

Edhe t’ perqethët atë botë i shkon n’per zemer.

25. Po, a thue, krejt deka n’ asgjasend t’ perpini

E, posë se do kocijsh edhe ‘i grusht pluhen,

Nuk t’ la tjeter? Jo! N’ prehen t’ Amëshuemit

Pjesa ma e mirë e jotja ka fluturue Me gzue n’ dritë t’ qiellvet, ku pushon dishiri

30. I nierit t’ drejtë, si drita m’ sy të kthiellun.

Po, po, se pertej vorrin shpirti i nierit Gjallon per jetë! Njeky mendim i ambel

Deken e zbutë e vorrin ban t’ pelqyeshem.

Kur zemren fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi 35. As vet per ty s’ lotova shum, kur ndjeva

Se diqe: Se n’ ma t’ miren lule t’ motit

E lae ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta E paudhnija, ku sundon mizore;

Ku i zhyemi m’ vese sod me dorë dhunuese

40. Vesin shinon me Theta t’ zi, e selija M’ rrashta t’ pergjakshme t’ njerzvet m’ kambë, ku mbahet.

________________________________________________________________

Ehu: Fishta e përdorë për nji rrokje, mbasi nuk njeh h si bashtingllore. 14-24. Poeti trishtohet ma shumë nga pamja e jashtme e vorrit. Kujtimi i shkatrrimit trupit, qi i shtohen e hithat e madërgonat e mbulojnë edhe Kryqin. Kulmi mërrinë

kur monotoninë e then vetem huti i natës me gjamë të trishtueshme e të dhimbëshme. Grumbulli i gurve tronditë edhe

gjaksorin mizuer. –madërgona: asht nji ferrë. 16. nji dorë bamirëse. Kjo ndryshon nga dora e alabastrit...21. Pesha e gurve randon mbi zemër të Poetit. – n’ hikë: tue ikë. – nget: afër, përbri. 25. Po a thue...: këtu Poeti kerkon me gjetë

njifarë ngushllimi, mbas shkatrrimit trupit, i drejtohet besimit qi ka në pavdeksinë e shpirtit e të shperblimit. 30. Si drita

në sy të kthiellun: Dëshira e zemrës së të drejtit qi kerkon pushimin vetëm té Hyji. 34. fa’i...: (sinkope) kur faji nuk brenë ndërgjegjën për ndonji vepër të kryeme. 36. Në ma të mirën moshë. 37. ku shuen...: Poeti shkon tue theksue

vazhdimisht ndër poezi, kryesisht lirikat atdhetare, padrejtësitë qi mbretnojnë e sundojnë botën. 39. Ku i zhyemi ...: Ku

njeriu i zhytun e i mbytun ndër vese, nënshkruen gjyqin kundër vesit me dorën e vet të dhunueme prej mbrapështishë. Poeti ankohet se e drejta asht zhdukë në botë dhe se, ata qi kanë marrë mbi vete mbrojtjen e së drejtës, kanë duert e veta

të ngjyme me të keqen. – shinon: qëllon. –Theta: E tetëta germë e alfabetit të gjuhës greke, dhe germa e fillimit të fjalës

dekë (vdekje). Për këte përdoret për dekë, ose gjyq deke. – e selia m’ rrashta...: Shih tek kanga XIX. vargu. 36-43. -81-

Ehu! Po, se Shpirti i yt, kulluet si rrezja E diellit, qi perfton lulet e erandshme,

Kur bora dehet, s’ mujt me e bajtë qelbsinen

45. E randë t’ ktij sheklli t’ zi; por fletët i rrahi

Kah jeta e dytë, ku Njai qi rruzullimin N’ themel e dridhë veç me ‘i vetimë t’ qerpikut:

Amshon n’ lumni shka Atij t’ i ket pergja.

S’ kjé toka, jo, per ty kjé qiella! 50. E tash, qi vetë jam tue ravisë kto karta,

Ti, kushedi, n’ per vrrije t’ amëshueme

Shkon tue kerkue per lila e drandofille, Qi s’ dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,

Per me u lulzue mandej nder t’ zjarrtat valle,

55. Qi neper vrrije rrijn tue kndue t’ Parrizit: Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,

Kndon Zotit lavde n’ per ylbera t’ qiellit;

A, marrë krejt n’ t’ pam t’ s’ hyjnueshmes faqe t’ Zotit, Porsi m’ pasqyrë t’ kulluet skjyrton shestimin

60. E rruzullimit, vu prej s’ epres Mende,

E cilla n’ t’ kenun sendet thirri t’ tana Prej hijevet t’ kthellueshme t’ asgjasendit,

kur bani Ajo furin me heshtë t’ thellimit,

E me ‘i fuqi t’ pamatne prapi terrin

65. E pakthellimit, qi atje n’ t’ skajshmet megje

T’ ktij sheklli ndihet mnershem tue gjimue,

Kah per ledhe plandoset t’ rruzullimit. E aty, n’ atë dritë plot ambelcim dashtnijet,

Qi porsi lum i kjartë prej Atit t’ Dritvet

70. Gjithkah dikohet neper verë t’ Parrizit, Shpirtent e lum krejt m’ rreze tu ‘i pershi,

T’ kthiellta ti i prirë t’ vertetat, t’ cillat Hyji Desht t’ muzta nierit me ia lanun t’ shkrueme

Nder fletë t’ hyjnueshme t’ t’ amëshuem Ungjillit.

75. Oh! Sa e sa herë, kur n’ mbrame shuen natyra, E tjeter s’ ndihet, veç se rryma e prronit,

________________________________________________________________

44. dehet: kur shkrihet bora. – 47. Dridhet rruzullimi me thëmel. 48. Amshon n’lumni..: Varg i bukur gëdhenës, qi paraqet hovin e pavdeksisë së shpirtit. 50. tue ravizë: tue vizatue, tue shkrue. 51. vrrije: vise të kandëshme e të buta.

Fishta e përdorë shpesh për banimet qiellore. 54. nder t’ zjarrtat..: ndër valle të shkelqyeshme. 58. Poeti ka parasyshë

lumninë e madhe qi teologët e thrrasin visio beatitica, ku shpirtënt e lumë shohin Hyjin kjartë fëtyrë për fëtyrë. Me kenëse Zoti asht i pamatun e i pakufi, ai nuk mund të përfshihet me kuptim. Mendja e naltueme e njeriut prej lumnisë

hyjnore, ka objekt të parë Zotin, kenjen dhe atributin e tij, ndërsa objekt i dytë janë sendët rrethanore...qi i përkasin

gjendjes së tij. Kështu do të kjyrtojë (kundrojë) edhe rregullimin e ligjve harmonike të rruzullimit. – Prej hijeve...: Poeti

kërkon me paraqitë kenjen e sendeve prej asgjaje. 64. Prapi terrin..: zhduku, largoi terrin e humnerave. – nder t’

skajshmet...: ndër caqe, ndër kufinjë të fundit. 67. Kah per ledhe...: tue u përplasë, tue u shkapetë për mure. 68. Mendja

prej vetes nuk asht e aftë, po forcohet prej Dritës Hyjnore me kuptue: “Në Dritë t’ande do të shohim Dritën”. 74. të muzta: të errta, të pakjarta, nëpër té. 75. ..shuen natyra: në heshtje të mbramjes, në heshtje të vorreve.

-82-

Qi permallshem gurgullon n’ per rrâjë e curra,

Un, lodhë mbi letra t’ t’ dijshemvet t’ kahmotit, Mbas t’ cillvet fjalen rrij tue lmue shqyptare,

80. Dal në dritsore me kundrue shatorren,

Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit, E kqyri hyjt, qi thue, se njaq sy Zotit

Flakojn mbi dhé – kushdi, per me felgrue

Nierin, qi egrue ma fort prej mneres s’ territ, 85. Perbluen punë t’ mbrapshta: - e atë botë mendoj per ty.

E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhillue

Nji hyll, aty selin un tham me vedi, Ti do t’ a késh, e syt m’ atë hyll pa da

I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emen

90. Un t’ thrras atë botë n’ per terr. Nji vaj bylbylit, Qi permallshem nder gemba rrin tue kja

Fatin e vet, a ndoshta, zojt e dashtun,

Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket Se bisedoj me ty!... Nuk dekka i miri,

95. Jo kurr; e sidomos nja’, i cilli ‘i zemer

E len mbrapa m’ e ankue. Prej vorrit t’ errshem, Gjumin e dekës ku ai ban, na i flet mendimit,

Ambel edhe na nzitë kah punët e mbara,

E n’ mende t’ onë gjallon. – Kur Aleksandri 100. Prej Bregut t’ Matës ngallnjyes u kap kè vorri,

Ku shuen idhnimi i Prisit t’ Mirmidonvet,

Qi atje nen Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben, Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.

Mbi njat vorr, po, u betue me ngulë flamurin

105. N’ skaj t’ dheut, e prej selis me i zdrypun mbretent;

E atëherë perpara tij tanë bota shuejti. Mue edhè, qi sheklli e nji dishir Lirijet

T’ thepisne raven m’ ia kanë shtrue gjallimit,

Mue, po, edhe zemra mbi vorr t’ and t’ pervujtun 110. M’ ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.

________________________________________________________________

78. nder letra...: Fishta pat nderim të veçantë dhe pat njohtë shkrimtarët: Homeri, Sofokliu, Shakespeare, Dante, Molier, Goethe, Bossuet. – lodhë mbi letra: Për nji moment na duket sikur shohim Poetin me krye mbi libra. 79. Fishta në krejt

krijimtarinë e tij, punoi për nji art kombtar dhe dijti me e përdorë me mjeshtrinë e nji artisti vërtetë sovran. 80. me

kundrue...: me vrejtë kupën e qiellit. 84. qi egrue: i cilli i egërsuem edhe ma fort. 85. Perbluen: shkon tue sjellë nëpër mend. 92. zojt: zogjtë. 93. Jehonë..: i përgjigjë thirrjes s’eme. Fantazija ia paraqet sikur asht tue folë me Té. 94-99. Nuk

dekka..: Vargje qi sot kombi ynë mund t’i bajë të vetat, kur Poeti flet për shkelqimin e Shqypnisë. 100. Prej Bregut

t’Matës: prej brigjeve t’ Ematjes, emni i vjetër i nji krahine në qender të Maqedonisë, pranë Vardarit (Axtus). Leka i Madh mbante Iliaden kudo qi shkonte, nga simpatia për Ekilin. Para vorrit të tij tha këto fjalë: “Fatlum, o Akil, qi për së

gjalli pate nji dashamirë besnik, e për së vdekuni nji Homer për me t’ Amshue!”. 102. Atje nen Shé...: Nën derë Shé,

asht quejtë edhe dera Dardane, nji ndër gjashtë dyert e Trojës. Tek kjo derë u fut kali i drunit, ku u zhvillue biseda mes Andromakës e Hektorit. Prijami e Ekuba patën shumë fëmijë, ma në za kje Hektori. Leka vendosi me pushtue gjithë

botën, por ia mërrijti deka përpara e nuk e la me realizue qellimin e tij.

-83-

Permbi vorr t’ and, po, xâ të fortë me e mbajtun Besen e dhanun – e miqasin e zanme;

Per Fé e per Atme n’ ball me i dalë rrezikut:

Të ligshtit doren me ia njitë e t’ fortin 115. Mos me e gledhue; kur t’ jet me u thanë e drejta.

Mos me i shmangë syt prej cakut, n’ t’ cillin mendja Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue

Ndersa t’ vishtira, qi t’ na sjellin motet.

Po, po! Se pré’ atij vorri kam me shkepun 120. Hovin kah punët e mdhana. Ai Kryq dullijet,

Mneren e vorrit qi t’a zbutë, Ai qanderr

Ka me m’ kenë nder salvimet, Engjlli i Zotit, Qi rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,

Gjumin e dekës në vorr mos me t’ turbullue,

125. Dér qi të shkimen n’ qiellë e hana e dielli E t’ ngele moti e sheklli mbarë t’ rropposet,

E t’ vije dita e gjyqit t’ rruzullimit,

Ai ka per t’ m’ kenun Zana. E atëherë pa u tutun

Zgjetat e prehta e t’ zjarrta kam me i prehun,

________________________________________________________________

Nga vargjet 107, vrejmë tek Poeti pershkrimin e luftës në të cillën u përshkue ai vetë dhe mbeti Poet Kombtar. Ai nuk kjé poet tryezash, me shkrue poezi të studjueme, por kjé nji njeri-poet i frymzuem prej nji ideje të madhe, cillësi e të

gjithë njerzve të mëdhaj, prej nji ideje vullkan, qi shpërthente çdo ditë. Ideja e Tij shpërthei revolucionare. Ai dërmoi,

sulmoi, për të ndertuem e mkambun. Në kohën ma kritike të jetës së Kombit, zbriti në fushën e luftës me sa flamurtarë tjerë të Rilindjës. I rrebtë, i turrshem, sarkastik përdori pendën-shpatë e u ba korifeu i Idesë kombtare. Ai kishte

trashigue vetitë ma karakteristike të rracës së vet, e prandej donte t’ua frymzonte e dikonte breznive të reja, ti

madhnonte e ti mpronte përballë sulmeve të jashtme e të mbrendshme. Luftë e rrebtë kjo e Lirisë, qi e bani të përshkohet nëpër nji ravë të thepisun. Ato qi dishmojnë janë shkrimet e Tija të ndryshme, ato janë dishmi e misionit të këtij Poeti.

Nji pasqyrë e vogël e Idealit të Tij të pathyeshem mund të shihet e vizatueme në karmin e veçantë Emancipacjoni i

Kombit Shqyptar.109. Poeti asht para nji vorri gati i panjohtun, si të gjitha vorret e tokës s’onë, Tokë sa herë me gjak e përligjun. Nuk asht vorri i madhnueshem i Akilit, qi do t’i kallte zemrën Lekës, për vepra të mëdha, po asht vorri i

njeriut të rracës, qi do t’a nxitte kah punët e mbara e kah burrnija. Në fjalën burrni Poeti sheh dhe njeh nji virtyt

karakteristik qi cillson Fisin, e në mënyrë të posaçme, të mbajtunin dhe nderimin për Besën e dhanun – e miqësinë e zanun. Në këto dy fjalë të vetme na shohim të sintetizueme atë varg mësimesh, qi Marash Uci, tip i burrnisë së rracës, u

ep bijvet të Calit. Këtu Poeti, padyshim, ka pasë parasyshë nji tip si atë. (ndoshta, nuk asht i pavend gjykimi i ndokuj, i

cilli mendon, se At Fishta në këte karm asht frymzue në Gji’Leken, me të cillin patne të shkuem e kjén miq të përzemert. Kur Poeti ishte famullitar në Gomsiqe, ai kjé vra. Per këte vrasje bani nji poezi. 113. Binomi i Shenjtë i

programit të Poetit, qi nuk dijti me u përkulë kurr. Dashunija për Atdhé, shejtnue me lot prej vetë Krishtit, e mbertheu

me armë kundër çdo anmiku, të çdo kombsije e të çdo besimi. Kjé ajo qi e frymzoi me hartue Lahuten, për me trajtue nji ndërgjegje kombtare të përbashkët, pa dallime besimi. Dashunija për Fé e bani mbrojtës të rrebtë të ligjve t’Ungjillit e të

kulturës Përendimore. 114-118. Ndihet nji ndikim i përafert i Manzonit. – me gledhue: mos me perkëdhelë, miklue. 120.

Permendet Kryqi..: Si shenj paqe, qi zbutë frikën e vorrit, por njiheri edhe qender ngushllimi e fuqije. 129. Zgjetat e prehta...Ven ré fuqinë e theksimin e shprehjes. 130. Qyshë në vitin 1907, Ai kishte botue përmbledhjen e parë “Anzat e

Parnasit”, tue lavrue këte gjini, mërrijti me i sigurue vetes, mbas gjykimit të kritikve të ndryshem, nji vend të lartë edhe

në histori të letërsisë botnore, tue u matë, e, ndoshta, tue ua kalue lavruesve ma të mëdhaj. Satira e Tij kjé: Morale, qytetare, politike e humoristike. Me Anzat e Parnasit lufton apatinë për gjuhë e kombsi, versulet kundër Shqyptarit të ri

të shburrnuem, e kundra diplomacisë së ndytë evropiane. Me Gomarin e Babatasit (1923), lëshohet kundër shtetit

parasit e pseudokulturës. -84-

130. Qi kundra vesit do t’ ia lshoj njerzimit: Atëherë un kangët kam me i ndertue kreshnike,

Me t’ cillat botës un do t’ ia la të shkrueme

Se shka viejn armët besnike n’ dorë t’ Shqyptarit.

E me kangë t’ mija ‘i permendar t’ madhnueshem 135. M’ vorr t’ and kam per t’ ndertue, të cillin moti

Me fletë të ngrita kot ka per t’ a rrahun;

Pse, si curr, qi n’ mjes t’ detit rreh tallazi, Edh’ ai njashtu do t’ jesë nder gjire t’ motit

Qi bumbullojn mbi faqe t’ rruzullimit.

140. E atëherë prej bjeshkvet kanë me u djergun Zanat E me të njoma vjollca e drandofille

Vorrin kanë me t’ vallue, e kanë me rritun

Me shum kujdes per qark selvija t’ blerta; E shtektarin mundqar, qi n’ ato hije

145. Ka me xan vend, me ndalë pak gja t’ dihamet.

Kanë me kallzue se sa pjesë qiellet vrâni Deka n’ atë vorr. E atë botë i largë shtektari

Të lehtë dhén ka me t’ urue, e t’ paqta e t’ buta

Shinat e boren: e, kur m’ male t’ veta 150. T’ dredhojë ké stani, fmis ka me i kallxue

Shka ndjeu per ty. E fmija e atij aso bote

Emnin t’and kanë per t’ kndue, e vrrini e bjeshka

Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,

Ambel prej emnit t’ and kanë me jehue.

155. Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa Me shkrola t’ njohtne veç e prej barivet:

Kanë me u rritë lisat, perse spata as rêja

S’e prekin landen, ku asht ravisë ai emen: E tu’ u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;

160. E kshtu ma t’ kjarta mbas disa qindvjetve Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue, e emni

Sa t’ bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.

________________________________________________________________ 131. Paraqitja e vargjëve të madhnueshme e të pavdekshme të Lahutës. Ai kishte ndertue e do të vazhdonte me ndertue

përmendorën e madhnueshme...të cillin moti me fletë të ngrita kot ka për t’a rrahun.

Shënime nga Fritz Radovani (F.R.): Ma shumëse katerdhetëvjet kishin kalue kur më ra në dorë edhe njëherë

ky libër për me e lexue. Tash, edhe e kopjova. Kujtojshe nga Prof. Gasper Ugashi një mendim: “Lahuta e Malësisë asht

vlerësue edhe nga të huejt për vlerën e madhe që ka si poemë epike, por koha do të vlerësojë Mrizin e Zanavat si kryeveper të Lirikave në letersi shqipe e, njëkohësisht poezinë – Nji lule vjeshte – si kryevepër të krejtë krijimtarisë së

Fishtës. Ajo poezi zenë vend në letersi botnore edhe për një arësye tjetër, pse mbrenda saj ka shpërthye shpirti i Fishtës

në drejtim të një “ylli”, që asht i padijtun por i kuptueshëm...”.

Melbourne, Gusht, 2006.