7
Tema mësimore: Tretësirat Rezultatet e të nxënit: Përshkruan se çka janë tretësirat Tregon se si formohen tretësirat Kupton se cili është tretësi dhe cila substanca e tretur Shpjegon ndikimin e temperaturës tretshmërinë e substancave Identifikon tretësirat nga jo tretësirat Udhëzime për shpjegimin e temës: Para se të filloni të realizoni temën mësimore, diskutoni me fëmijën tuaj rreth termit tretësirë duke e njoftuar atë me temën për të cilën do të mësoni. Metoda e demonstrimit: Udhëzoni fëmijën që të merr një gotë me ujë, të shtojë një lugë sheqer ose kripë dhe ta përziejë me lugë. Shpjegoni fëmijës se në

Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

Tema mësimore:Tretësirat

Rezultatet e të nxënit: Përshkruan se çka janë tretësirat

Tregon se si formohen tretësirat

Kupton se cili është tretësi dhe cila

substanca e tretur

Shpjegon ndikimin e temperaturës në

tretshmërinë e substancave

Identifikon tretësirat nga jo tretësirat

Udhëzime për shpjegimin e temës:

Para se të filloni të realizoni temën mësimore, diskutoni me fëmijën tuaj rreth termit tretësirë duke e njoftuar atë me temën për të cilën do të mësoni.

Metoda e demonstrimit: Udhëzoni fëmijën që të merr një gotë me ujë, të shtojë një lugë sheqer ose kripë dhe ta përziejë me lugë. Shpjegoni fëmijës se në këtë rast keni fituar një tretësirë. Po ashtu, së bashku me fëmijën, përgatisni çajin ose kafenë në shtëpi dhe tregoni atij/asaj se edhe kjo është një lloj tretësire.

Më poshtë do të gjeni material të nevojshëm që mund ta diskutoni me fëmijën, si dhe aktivitetet për temën përkatëse.

Tema mësimore: Tretësirat

Page 2: Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

Tretësirat mund të fitohen me përzierjen e substancave nga të gjitha gjendjet agregate, po

edhe vetë tretjet gjenden në të gjitha gjendje agregate. Për shembull, çaji është tretësira e ujit

me çaj, kafeja është tretësira e ujit me kafe, ajri është tretje e gaztë, uji i detit dhe i liqenit

janë tretje të lëngëta, po ashtu edhe uji i çezmës. Një nga llojet e përzierjeve më të

rëndësishme dhe më shumë të përdorshme janë përzierjet homogjene – tretësirat.

Nëse marrim një lugë kripë ose sheqer dhe e qesim në një gotë me ujë dhe fillojmë ta

përziejmë me lugë shohim që grimcat e sheqerit apo kripës do humbin në ujë. Në fakt ato nuk

kanë humbur, por vetëm janë tretur në ujë. Kjo mund të vërtetohet duke e provuar shijen e

ujit dhe me këtë rast mund të konstatojmë se uji ka shije të ëmbël ose të njelmët. Kjo

përzierje e ujit me sheqer ose kripë quhet tretësirë.

Fig. 1. Tretja e sheqerit ne ujë

Tretësirat janë përzierje homogjene. Çdo tretësirë përbëhet nga tretësi dhe substanca e tretur.

Tretësi më i mirë dhe më universal i substancave kimike është uji. Uji si molekulë polare ka

aftësi të mëdha për të tretur substanca të ndryshme. Zakonisht tretësi është komponentë e cila

gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël

në tretësirë. Tretësirë është edhe nëse marrim një gotë ujë dhe aty shtojmë një lugë sodë buke

dhe e përziejmë siç po e shihni në foton e mëposhtme. Këtu tretësi është uji kurse soda e

bukës është substanca e tretur. Nga jeta e përditshme e dimë se disa substanca treten në ujë, e

disa nuk treten në ujë, por në disa substanca të tjera. Për shembull, vajrat nuk treten në ujë,

por treten në substanca të tjera. Po ashtu, e dimë se disa substanca më lehtë treten në ujë, e

disa më vështirë ose pasi tretja do të nxehet, etj.

Merrni një gotë me ujë, shtoni ca vaj dhe filloni ta përzieni me lugë. Do të shihni që vaji nuk

tretet në ujë. A e dini pse? Vaji është molekulë jo polare kurse uji është molekulë polare

andaj kuptojmë që në ujë treten vetëm ato substanca që janë polare sikurse uji.

Page 3: Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

Fig 2. Vaji në ujë nuk tretet

Fig. 3. Soda e bukës tretet ne ujë

Tretësirat ku uji përdoret si tretës quhet tretësira ujore, kurse tretësirat ku si tretës përdoret

ndonjë tretës tjetër quhen tretësira jo ujore.

Tema: Tretësirat

Aktiviteti 1. Demonstrojmë tretjen e kripës ose sheqerit dhe akullit në ujë të ftohtë.

Udhëzimet për detyrë: E mbushim një gotë me ujë (të ftohtë ) dhe i vendosim nga dy lugë

të ushqimit me kripë, sheqer apo akull dhe e shohim se si treten dhe zhduken ne ujë pas një

kohe kristalet e sheqerit ose kripës.

Fig 4.Tretja e kripës ose sheqerit në ujë të ftohtë

Page 4: Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

Fig .5. Tretja e akullit në ujë

Udhëzimet për detyrë: Merrni një enë, mbushni me ujë dhe shtoni sheqer ose kripë, pastaj

filloni ta ngrohni ujin. Shikoni se si tretet sheqeri ose kripa në ujë dhe për sa kohë po treten.

Udhëzimet për detyrën: Merrni një enë, mbushni me ujë dhe shtoni ca akull, pastaj filloni

ta ngrohni ujin. Shikoni se si tretet akulli në ujë dhe për sa kohë po tretet.

Tema : Tretësirat

Aktiviteti 2. Identifikojmë tretësin dhe substancën e tretur

Sheqeri – Substanca e tretur

Uji - Tretësi

Kjo përzirje e ujit me sheqer quhet Sherbeti, perndryshe kjo është

tretësira e ujit me sheqer

Page 5: Arsimi Gjitheperfshires | Platforma e mësimit onlinearsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.../05/Tretesirat.docx · Web viewKëtu tretësi është uji kurse soda e bukës është substanca

Aktiviteti 3. Dallojmë tretësirat nga jo tretësirat

Udhëzimet për detyrë: Lidh me anë të shigjetës fotot që na tregojnë se cilat janë jo tretësira.

Tretësirat Jo tretësirat

Kafeja e bluar Rëra e detit

Metalet