31
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 16:30 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomikryetare e Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për sipërmarrjen e investimeve kolektive” Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu. Të ftuar Vasilika Vjero Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Saimir Muçmataj - Drejtor juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Niko Kotonika Drejtor i Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe Kapitaleve Violanda Theodhori- Drejtore e Çështjeve Juridike Anxhela Dervishi Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve Aida Serreqi Kryespecialiste në Drejtorinë Juridike Milva Ekonomi - Tani kalojmë në një mbledhje tjetër të komisionit. Mund të bëjmë 5 minuta pushim. Elvi ka dërguar shumë materiale sot në adresat tuaja të e-mail-it për komentet që kanë sjellë të gjitha shoqatat, lidhur me vëzhgimin që ka bërë shërbimi juridik në Kuvend për ligjin, që ka të bëjë me sipërmarrjen e investimeve kolektive. Në këtë fazë të diskutimit të këtij projektligji, pasi e diskutuam herën e kaluar këtë projektligj në parim, sot do ta diskutojmë këtë projektligj nen për nen dhe në tërësi. Kemi të ftuar zonjën Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, zotin Muçmataj, drejtor juridik i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Nga Autoriteti i

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.04.2020, ora 16:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi– kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për sipërmarrjen e investimeve kolektive”

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli

Shehu.

Të ftuar

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Saimir Muçmataj - Drejtor juridik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Niko Kotonika – Drejtor i Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe Kapitaleve

Violanda Theodhori- Drejtore e Çështjeve Juridike

Anxhela Dervishi – Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve

Aida Serreqi – Kryespecialiste në Drejtorinë Juridike

Milva Ekonomi - Tani kalojmë në një mbledhje tjetër të komisionit. Mund të bëjmë 5

minuta pushim. Elvi ka dërguar shumë materiale sot në adresat tuaja të e-mail-it për komentet që

kanë sjellë të gjitha shoqatat, lidhur me vëzhgimin që ka bërë shërbimi juridik në Kuvend për

ligjin, që ka të bëjë me sipërmarrjen e investimeve kolektive.

Në këtë fazë të diskutimit të këtij projektligji, pasi e diskutuam herën e kaluar këtë

projektligj në parim, sot do ta diskutojmë këtë projektligj nen për nen dhe në tërësi.

Kemi të ftuar zonjën Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, zotin

Muçmataj, drejtor juridik i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Nga Autoriteti i

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

2

Mbikëqyrjes Financiare kemi të ftuar zotin Niko Fotonika, drejtor i Mbikëqyrjes së Tregut të

Fondeve dhe Kapitaleve, zonjën Jolanda Theodhori, drejtore juridike, zonjën Anxhela Devishi,

drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve, si dhe zonjën Aida Serreqi, kryespecialiste në

Drejtorinë Juridike.

Të gjithë jeni në linjë?

Përshëndetje, të gjithëve!

Kolegë, a u bëtë gati me dokumentet? A i keni në ekran ose të printuara?

Do të bëj edhe një herë listëprezencën për diskutimin e këtij projektligji.

Zoti Arben Elezi është në linjë.

Zoti Anastas Angjeli është në linjë.

Zonja Antoneta Dhima është në linjë.

Zonja Blerina Gjyalmeti është në linjë.

Zoti Ervin Bushati është në linjë.

Zonja Evis Kushi është në linjë.

Zoti Roland Xhelili është në linjë.

Zoti Xhevit Bushaj është në linjë.

Zonja Reme Lala është në linjë.

Zonja Senida Mesi është në linjë.

Zoti Eljo Hysko nuk është bashkuar.

Zoti Vullnet Sinaj është në linjë.

Zonja Edlira Hyseni është në linjë.

Zoti Krenar Rryçi është në linjë.

Zoti Artur Roshi është në linjë.

Zoti Korab Lita është në linjë.

Zoti Ylli Shehu është në linjë.

Zonja Suzana Topi është në linjë.

Atëherë, fillojmë.

Ju e mbani mend që javën e kaluar u kërkuam shoqatave të na i dërgonin me shkrim të

gjitha komentet, të cilat i keni tek tabela matricë. AMF-ja, që duhet ta falënderojmë me këtë rast,

së bashku me shërbimet juridike në Kuvend, ka bërë zbardhjen dhe dakordësinë e çdo komenti.

Janë vënë re disa ndryshime që projektligji ka nevojë të pësojë, të cilat janë ndryshime me

karakter legjislativ, sa i takon teknikës legjislative, pra do të thotë saktësim në lidhje me

shprehjet dhe formulimet që duhet të jenë, siç i përdorim në Kuvend dhe në strukturën

legjislative të Republikës së Shqipërisë. Kështu, në të gjithë projektligjin, ku ka qenë, për

shembull, përcaktimi “akte nënligjore” është zëvendësuar me “akte rregullative të miratuara nga

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

3

autoriteti”; ku ka qenë termi “një përkufizim” janë shtuar fjalët “është” apo “janë”, ose

“nënkupton”, në varësi të kontekstit të fjalisë, që të bëhet më i kuptueshëm përkufizimi. Të

gjitha këto janë parë në 248 nene të këtij projektligji dhe janë rregulluar. Këto kanë qenë punë

shumë të imta teknike, por që nuk kanë pasur ndonjë pjesë të madhe në vendimmarrje, e cila ka

qenë shumë e rëndësishme atëherë kur kishte komente shumë të rëndësishme për secilin nen.

Mendoj të kalojmë në diskutime duke ju thënë edhe juve se cili nen ka pësuar ndryshime,

ka nevojë për interpretim ose për ndërhyrje nga ne lidhur me kuptimin që ka neni i caktuar.

Neni 1 nuk ka komente. A jeni dakord me nenin 1, siç ka ardhur me propozim nga

Këshilli i Ministrave? Dakord të gjithë. Nga pozita jemi dakord. Nga opozita a ka kundër?

Dakord.

Te neni 2, që ka të bëjë me përkufizimet, janë rregulluar fjalët që thamë, por pika 5 është

riformuluar sipas kërkesës së Bordit të Mbikëqyrjes Publike, me këtë përmbajtje: ““Auditim

ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore individuale dhe/ose të

konsoliduara dhe ka të njëjtin kuptim sipas përkufizimit në legjislacionin në fuqi për auditimin

ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar.” Ky është

propozimi që ka ardhur dhe është rënë dakord më AMF-në për riformulim te ligji që kemi.

Kush është dakord me propozimin që ka sjellë Këshilli i Ministrave?Dakord.

Në fund të këtij neni është shtuar një term i ri, ka një definicion shtesë që është “klienti i

kualifikuar”, ashtu siç propozohet te tregjet e kapitalit. Si kërkesë e grupeve të interesit kjo është

AlbInvest në këtë rast. “Klienti i kualifikuar” është çdo person juridik, apo fizik që

karakterizohet si klienti jo profesionist, por që me kërkesë të tij trajtohet si klient profesionist,

kur përmbush të paktën dy prej kritereve të më poshtë”.

Klienti ka kryer trasaksionin në madhësi të konsiderueshme në tregun përkatës në një

frekuencë mesatare prej 10 operacionesh 3-mujor përgjatë 4 tremujorëve të mëparshëm.

Madhësia e portofolit të instrumenteve financiarë të klientit përfshi depozitat në para dhe

instrumentet financiare tejkalojnë 65 milionë lekë. Klienti punon ose ka punuar në sektorin

financiar për të paktën një vit në një pozicion profesional, i cili kërkon njohuri të transaksioneve,

ose shërbime të parashikuara. Për kualifikimi si klient i kualifikuar ndiqet procedura e

mëposhtme: a) klienti duhet t’i deklarojë me shkrim shoqërisë që dëshiron të trajtohet si klient

profesionist në përgjithësi, ose në lidhje me një shërbim, apo transaksion të caktuar, ose me një

lloj transaksioni, apo produkti. b) shoqëria duhet t’i japë klientit një paralajmërim të qartë me

shkrim lidhur me mbrojtjen dhe të drejtat e kompensimit të investitorit që klienti mund të

humbasë si rrjedhojë e cilësimit si klient i kualifikuar. c) klienti duhet të deklarojë me shkrim një

dokument të veçantë nga kontrata se është në dijeni të pasojave të humbjes të mbrojtjes që i

ofrohet klientëve joprofesionistë.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

4

Edhe AKF-ja edhe Ministria e Financave kanë rënë dakord që nga tregjet e kapitalit kjo

të merret dhe të përfshihet te sipërmarrjet e investimeve kapitale.

Komisioni për Integrimin që ka punuar, ka hartuar raportin, si dhe kanë sjellë disa

ndryshime në nenin 2.

Ndryshimet janë: te pika 13 “Dega është vendi i ushtrimit i veprimtarisë tregtare, që është

pjesë e shoqërisë administruese të fondeve, e cila nuk ka personalitet juridik dhe ofron shërbime,

për të cilat është e autorizuar nga shoqëria administruese e fondeve”.

A janë dakord përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe AMF-së me diskutimet që

keni bërë me Komisioni për Integrimin Europian?

Dakord.

A jemi edhe ne dakord? Dakord.

Gjithashtu në pikën 29 të nenit 2 ata kanë shtuar “instrumentet financiare janë

instrumentet financiare të specifikuara në pikë 40 të nenit 3 të ligjit “Për tregjet e kapitali”. Kanë

bërë referencë te tregjet e kapitalit.

AMF-ja dhe Ministria e Financave kanë rënë dakord me këtë.

Po, zonja Mesi.

Senida Mesi – Kryetare, meqë jam nënkryetare e Komisionit për Integrimin Europian

thjesht për rekord dhe për procesverbal, ju kujtoj që të gjitha propozimet që janë sjellë nga

Komisioni për Integrimin Europian, janë të dakordësuara dhe të aprovuara me Ministrinë e

Financave dhe AMF-në. Pra për hir të lehtësisë së procedurave, në rastin konkret për ju, unë e

konfirmoj, do ta keni edhe në procesverbal, që të gjitha janë të dakordësuara dhe të miratuara.

Këtë e them që të kalojmë pak më shpejt në aprovim.

Milva Ekonomi – Dakord.

Në nenin 2 nuk kemi më të tjera ndryshime përveç atyre që na vijnë nga Komisioni për

Integrimin Europian, të cilët kanë bërë edhe një rregullim në pikën 44 në lidhje me pronësinë.

Besoj se me rregullimet që ka sjellë Komisioni i Integrimit dhe me ato që kanë ardhur si

propozime keni rënv dakord. Te Komisioni për Integrimin pika 44 dhe pika 66 gjithashtu ka

ndryshime që vijnë mbi bazën e direktivës, që lidhen me pjesëmarrjen influencuese dhe me

lidhjet e pronësisë. Edhe për këto ju keni rënë dakord që të jenë siç i ka sjellë Komisioni i

Intergrimit, Ministria e Financave dhe AMF-ja.

Pas këtyre ndryshimeve nuk kemi ndryshime të tjera.

Tani neni 2 është i plotësua me këto rregullime që vijnë nga shoqata dhe nga Komisioni i

Integrimit.

A jeni dakord me këto ndryshime?

Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

5

Miratohet.

Kalojmë te neni 3, i cili nuk ka ndryshim deri te pika 7. Te pika 8 neni 3 ka një

riformulim ku bëhet fjalë për shoqërinë administruese si më poshtë:

“Shoqëria administruese e fondit të investimeve, ose nënfondit të investimeve, vepron në

emër të pjesëmarrësve të fondit ose nënfondit dhe çdo proces gjyqësor në lidhje me kontratat e

miratuara dhe ekzekuton çdo vendim gjyqësor”.

A kanë rënë dakord palët, Ministria e Financave dhe AMF-ja?

Keni rënë.

Kush është dakord me nenin 3 me këto ndryshime të dakordësuar nga komisioni ynë dhe

nga Ministria e Financave dhe AMF-ja?

Dakord.

Eljo, na u bashkua! Faleminderit që hyre në linjë!

Neni 4 ka vetëm rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord me nenin 4? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 5.

Nuk ka asnjë ndryshim, është sipas propozimit.

Kush është dakord me nenin 5? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 6 ka vetëm ndryshime të teknikës legjislative.

Kush është dakord me nenin 6? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Nenet 7 dhe 8 nuk kanë asnjë ndryshim, janë siç ka ardhur propozimi nga KM-ja.

Kush është dakord me nenet 7 dhe 8? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Nenet 9 dhe 10 kanë vetëm disa rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord me nenet 9 dhe 10? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Neni 11.

Këtu bëhen ndryshime që lidhen me teknikën legjislative, por janë shumë ndryshime.

Po të shihni nenin 11 ka këto ndryshime: në pikën 3 ka rregullim të teknikës legjislative,

pra terminologji, e cila e rregulluar te neni 3 gjen shtrirje edhe në nene të tjera, siç është neni 59,

pika 5, neni 59, pika 11, neni 60, 66, 67, 68, 70, 78, 78, pika 2, 78 pika 2, shkronja “b”, neni 82,

neni 104, seksioni 2, neni 130, neni 130 pika 1, neni 130 pika 1 shkronja “c”, neni 131, neni 131

pika 1, neni 202 pika 2 shkronja “e” dhe neni 241 pika 2.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

6

Në pikat 4, 6 dhe 9 bëhen rregullime të teknikës legjislative. Pika 5 shkronja “c”

riformulohet me këtë përmbajtje “Nëse e parashikon akti themelues i fondit krijon dhe mban

regjistrim e pjesëmarrësve dhe shërbimet e transferimit”.

Kemi rënë dakord ne, Ministria e Financave dhe AMF-ja.

Pika 9 shkronja “b” riformulohet me këtë përmbajtje: “administrim të portofolave

individuale në përputhje me legjislacioni në fuqi që rregullon fushën e tregjeve të kapitalit”. A

keni rënë dakord me këtë riformulim, që kërkojmë ne?

Faleminderit Niko, Vasilika dhe Vjola që ju shoh që pohoni me kokë për ndryshimet që

keni dakordësuar! Me këto ndryshime a jemi gati ta riformulojmë nenin 11 dhe ta votojmë?

Faleminderit! I shoh të gjitha duart e ngritura.

Neni 12 nuk a ndryshime. A jemi gati ta miratojmë?

Faleminderit!

Neni 13 në pikën 4, shkronja “a”, bëhen disa rregullime të teknikës legjislative, por

shkronja “c” e pikës 4 riformulohet me këtë përmbajtje: “Në kuptim të shkronjës “a” të kësaj

pike përjashtohen portofolat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, që shoqëria i administron

në formë të deleguar.

Dakord?

Edhe nga Komisioni i Integrimit ka riformulim të nenit 13, pika 5 “Kapitali i shoqërisë

administruese bëhet kështu: “Përcaktimi i kërkesës për fondet e veta sipas shkronjës “a” të pikës

4 të këtij neni, që tejkalon kërkesën për kapital të shlyerjes sipas pikës 3 të këtij neni, mund të

mos përmbushet deri në 50% të kërkesës për fondet e veta nëse këto përfitojnë një garanci të së

njëjtës shumë, e lëshuar nga një bankë ose shoqëri sigurimesh””.

A jeni dakord me këtë riformulim? Dakord.

Unë shoh që kemi edhe zonjën Aida. Faleminderit Aida që na ndjek!

Te neni 13 nuk kemi më ndryshime.

Kush është dakord me këto ndryshime? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Neni 14 në pikat 1 dhe 3 shtohet shkronja “d” ku behën disa ndryshime të teknikës

legjislative, kurse në pikën 3 shkronja “a” riformulohet me këtë përmbajtje: “Personi në proces

hetimor gjyqësor është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për vepra penale kundër

pasurisë, ose veprim ekonomik apo vepra të tjera penale lidhur me shoqërinë tregtare për

organizimin dhe vënien në funksion të skemave mashtruese dhe piramidale, huamarrjes,

përkatësimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

A jeni dakord me këtë riformulim që është bërë?

Kush është dakord me nenin 14, me këto ndryshime?

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

7

Dakord.

Kush është dakord me nenin 15, i cili nuk ka ndryshime?

Dakord.

Neni 16, në pikën 1, germa “a” bëhen disa saktësime, ndërsa pika 3 riformulohet me këtë

përmbajtje: “Shoqëria administruese e fondeve duhet të ketë procedurë të brendshme për të

siguruar përmbushjen e pikës 1 të këtij neni”.

Kush është dakord me këtë riformulim të nenit 16?

Dakord.

Neni 17 ka vetëm rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 18, pika 1, riformulohet me këtë përmbajtje: “Autoriteti konsultohet paraprakisht

me autoritetin rregullator vendas apo të huaj, të shoqërisë administruese të fondeve, në rastet kur

shoqëria mëmë e shoqërisë administruese të fondeve është një bankë, një shoqëri e huaj

komisonere, si dhe një shoqëri e huaj sigurimesh”.

Ky është një rregullim për të cilin janë dakordësuar ekonomia dhe AMP-ja.

Kush është dakord me nenin 18 me këtë rregullim?

Faleminderit!

Nenet 19, 20, 21 dhe 22 nuk kanë ndryshime dhe nuk kanë komente.

Kush është dakord të miratojmë këto nene siç ka ardhur propozimi?

Faleminderit!

Në nenin 23, në fund të pikës 5, bëhen rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Nenet 24, 25, 26, 27 dhe 28 nuk kanë ndryshime dhe nuk kanë komente.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 29, pika 1, te fjalia e dytë, bëhen disa rregullime për metodën e llogaritjes së vlerës

bazuar në rekomandimet e grupeve të interesit. Alb Invest ka paraqitur disa sugjerime. Po citoj:

“Metoda e llogaritjes së vlerës që përdoret miratohet nga shoqëria administruese e fondeve dhe

nga depozitari dhe përshkruhet në mënyrë të përgjithshme në prospektin SIG”.

AMP-ja dhe Ministria e Financave, keni dakordësuar? Dakord.

Kush është dakord me këtë nen, me këto ndryshime?

Faleminderit!

Nenet 30 dhe 31 nuk kanë ndryshime dhe nuk kanë komente.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

8

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 32, në pikën 6 bëhen disa rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 33, pika 3, riformulohet me këtë përmbajtje: “Funksioni i auditit të brendshëm i

shoqërisë administruese zbaton metodologjinë me bazë rreziku për kryerjen e detyrave të

mëposhtme”.

Kemi rënë dakord, Niko dhe Vasilika? Po.

Kush është dakord me nenin 33?

Faleminderit!

Kush është dakord me nenin 34, i cili nuk ka asnjë ndryshim?

Faleminderit!

Neni 35 bëjmë këto ndryshime bazuar në rekomandimet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje: “Shoqëria administruese emëron një auditues të

jashtëm që i përmbush kushtet e përcaktuara në këtë ligj dhe me legjislacionin në fuqi për

auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar, si dhe

është i pavaruar nga shoqëria administruese dhe nga personat me të cilët shoqëria administruese

ka lidhje pronësie për të audituar pasqyrat e kërkuara financiare në bazë të shkronjës “ç” të pikës

1 të nenit 34 të këtij ligji.”

Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje: “Autoriteti, nëse nuk është dakord me raportin e

auditimit, mund t’i kërkojë audituesit:

a. Informacione të tjera shtesë.

b. Të japë shpjegime për raportin e auditimit.

c. Të zgjerojë objektin e auditimit apo të kryejë procedura të tjera, të cilat nuk bien ndesh

me legjislacionin në fuqi.

Në rast se Autoriteti nuk është dakord as pas këtyre hapave, mund të kërkojë kontrollin e

cilësisë së auditimit sipas parashikimeve në legjislacionin në fuqi për auditimin ligjor,

organizimin e profesionit të audituesit të ligjor dhe kontabilistit të miratuar.

Pika 5 e këtij neni rifomulohet me këtë përmbajtje: “Në rast refuzimi të raportit të

auditimit, audituesi kërkon dhe aprovon emërimin e një audituesi tjetër në llogari të shoqërisë

administruese dhe përcakton shpërblimin që i duhet paguar audituesit nga shoqëria administruese

për auditimin e dytë”.

Pika 8 riformulohet me këtë përmbajtje: “Nëse audituesi, të cilit i kërkohet dhënia e

informacionit, refuzon ose neglizhon të japë këtë informacion ose jep infomacione të rreme ose

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

9

keqorientuese, Autoriteti mund ta raportojë audituesin te Bordi i Mbikëqyrjes Pubike në

Republikën e Shqipërinë dhe të kërkojë marrjen e masave ndaj tij në përputhje me legjislacionin

në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit të ligjor dhe kontabilistit të

miratuar”.

Pika 9 riformulohet me këtë përmbajtje: “Shoqëria administruese nuk emëron si auditues

një person ndaj të cilit janë marrë masa disiplinore nga BMP-ja sipas përcaktimeve të

legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit të ligjor dhe

kontabilistit të miratuar”.

Kush është dakord me këto ndryshime që pësoi neni 35 i këtij projektligji?

Dakord.

Neni 36 në pikën 7, fjalia e parë e shkronjës “f” dhe në nenin 38, pika 2 e projektligjit,

kanë rregullime të teknikës legjislative të dakordësuara.

Te neni 37, edhe Komisioni i Integrimit ka sjellë një ndryshim te pika 2, germa “ç”: “Të

mbajë dhe të operojë masa efektive, organizative dhe administrative me qëllim marrjen e të

gjithë hapave të arsyeshëm që kanë për qëllim parandalimin e konfliktit të interesit”.

Urdhëroni, zoti Angjeli!

Anastas Angjeli – Ju lutem, përsëriteni edhe një herë riformulimin te neni 35!

Milva Ekonomi - Pika 9 e nenit 35 riformulohet me këtë përmbajtje: “Shoqëria

administruese nuk emëron si auditues një person ndaj të cilit janë marrë masa disiplinore nga

BMP-ja, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e

profesionit të audituesit të ligjor dhe kontabilistit të miratuar”.

Anastas Angjeli – Për aq kohë sa është dhënë masa, se masa mund të jepet për 3 muaj,

për shembull, po pas 3 muajve, a ka të drejtë?

Pra, po bëj pyetje: A ka të drejtë pas 3 muajve, pas 6 muajve, pas 1 viti? Se nuk ia heq do

të drejtën atij. Mund ta ketë ndëshkuar bordi 3 muaj.

Milva Ekonomi – Ministria e Financave dhe AMF-ja, a ka të drejtë zoti Angjeli me këtë

propozim që bën? Pra, dakord me “për sa kohë është në fuqi masa”?

A jemi dakord me këtë riformulim të shtuar “për sa kohë është në fuqi masa”?

Dakord.

Jemi te neni 39. Riformulohet pika 1 me këtë përmbajtje: “Autoriteti konsultohet

paraprakisht me Bankën e Shqipërinë në lidhje me bankat apo degët e bankave të huaja, të cilat

kërkojnë të licencohen si depozitar në Republikën e Shqipërisë.”

Në rastin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në një vend të huaj,

Autoriteti konsultohet me autoritetin rregullator dhe depozitar të këtyre sipërmarrjeve.”

Kush është dakord me nenin 39 me këtë rifomulim?

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

10

Faleminderit!

Neni 40, 41 dhe 42 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord me nenet 40, 41, 42?

Faleminderit!

Në nenin 43, në pikën 2, në fillim të shkronjës “g” dhe në pikën 3, shkronja “a”, nënpika

“i”, bëhen disa rregullime të teknikës legjislative dhe saktësime.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 40, 41 dhe 42 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord me nenet 40, 41, 42?

Faleminderit!

Neni 44, 45 dhe 46 nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me nenet 44, 45, 46?

Faleminderit!

Neni 47, në fund të pikës 7, bëhen disa saktësime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 48 dhe 49 nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me nenet 48 dhe 49?

Faleminderit!

Neni 50, në pikën 1, shkronja “c”, në pikën 2, shkronja “f”, si dhe neni 51, në pikën 2, në

fund të shkronjës “b” dhe “ç” të projektligjit bëhen disa saktësime të teknikës legjislative dhe

saktësime.

Kush është dakord?

Faleminderit!

Neni 52, pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje: “Autoriteti konsultues, paraprakisht me

Bankën e Shqipërisë, në lidhje me bankat apo degët e bankave të huaja, të cilat kërkojnë të

licencohen si depozitarë në Republikën e Shqipërisë, në rastin e fondeve të investimeve

alternative të themeluara në një vend të huaj, autoriteti konsultohet me autoritetin rregullator të

depozitarit të këtyre fondeve”.

Besoj se jemi dakord me këtë formulim, Niko dhe Vasilika.

Kush është dakord me nenin 52, të riformuluar?

Dakord! Faleminderit!

Nenet 53, 54, 55 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord?

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

11

Në nenin 56, pika 2, shkronja ‘c’ dhe pika 3, shkronja ‘a’, në nënndarjen një, si dhe në

nenin 57, pikën 2, shkronjën ‘c’ të projektligjit bëhen disa rregullime dhe saktësime të teknikës

legjislative.

Neni 58 nuk ka ndryshime.

Kush është dakord me nenet 56, 57, 58?

Dakord! Faleminderit!

Në nenin 59 të projektligjit, pikat 4 dhe 5 riformulohen me këtë përmbajtje:

Pika 4: “Shoqëria administruese e fondeve të investimeve është subjekti juridik që

administron dhe përfaqëson Fondin e Investimeve në lidhje me palët e treta.”

Pika 5: “Shoqëria administruese e fondeve të investimeve alternative, ofruar vetëm

klientëve profesionistë, është subjekt juridik që administron dhe përfaqëson Fondin e

Investimeve alternative në lidhje me palët e treta.”

Kush është dakord me nenin 59, të riformuluar?

Dakord!

Neni 60 ka një koment, i cili vjen nga Komisioni i Integrimit.

Në pikën 1 të këtij neni, pas germës ‘b’, sugjerojnë të shtohet germa ‘c’, që është

krejtësisht e re, si vijon:

“Shoqëria administruese e licencuar nga autoriteti rregullator i një shteti anëtar të

Bashkimit Europian ose një degë e një shoqërie të tillë administruese, e cila njihet nga autoriteti

në përputhje me dispozitat e MSA-së, Bashkimi Europian-Shqipëri, titulli 5, kapitulli 2:

“Vendosja”, nenet 45, 51, 53, 54, kapitulli i tretë, “Ofrimi i shërbimeve”, nenet 57, 58 dhe

shtojca 4, “Shërbimet financiare”.

Zonja Mesi, kam përshtypjen se kjo ka nevojë edhe për pak qartësi e rregullim legjislativ,

se nenet nuk mund të vihen në një pikë. Nuk ka nevojë të përfshihen nenet. Mund të jenë në

fusnotë a nuk e di, por që të jenë në tekstin e ligjit, nuk e besoj se duhet të jenë.

Senida Mesi – Dëgjohem?

Milva Ekonomi – Po.

Senida Mesi – Faktikisht, nuk është i vetmi ndryshim ky me këtë koment. Duhet të jenë

tre nene, të cilat kanë identikisht të njëjtin insert, që i referohet acquis. Kështu, nëse biem

dakord, patjetër që mund t’i vendosim një insert fusnotë, duke e shpjeguar më poshtë. Në mos

gaboj, janë tre projektligje që kërkojnë të njëjtin ndryshim. Në lidhje me teknikën legjislative, le

të shprehet sekretariati ynë i komisionit. Thjesht mjafton të përmendet se referohet një acquis të

veçantë.

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Mesi!

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

12

Edhe ne kështu po themi, që t’i referohet dokumentit të MSA-së, Bashkimi Europian-

Republika e Shqipërisë. Më pas, të vëmë një fusnotë me të gjitha pjesët teknike. Në lidhje me të

tria këto ndryshime që keni bërë, do të përdoret e njëjta logjikë.

Kush është dakord me nenin 60, me këto ndryshime?

Dakord!

Neni 61 dhe 62 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord me nenet 61 dhe 62?

Në nenin 63, pika 3, neni 64, pika 1 dhe në fund të germës ‘ç’ bëhen disa rregullime të

teknikës legjislative, si dhe saktësime, duke marrë në konsideratë rekomandimet që vijnë nga

grupet e interesit, siç është Credins Invest.

Po me të njëjtën logjikë, si me grupet e interesit, në nenin 63/3 kemi edhe një sugjerim që

vjen nga Komisioni i Integrimit, që thotë: “Autoriteti informon subjektin kërkues brenda dy

muajve nga data e marrjes së kërkesës së plotë lidhur me miratimin ose refuzimin e licencës.”

Dakord? Domethënë, siç e ka propozuar Credins-i është edhe te Komisioni i Integrimit,

prandaj ne e sjellim si propozim të ndryshuar. Kështu, besoj se jemi të gjithë dakord me këto

ndryshime.

Neni 64. Këtu kemi germën ‘ç’, që vjen me një rregullim nga Komisioni i Integrimit, i

cili në germën ‘ç’ thotë: “Personat kyç dhe personeli kyç i shoqërisë administruese dhe

depozitari nuk janë të aftë e të përshtatshëm në bazë të nenit 14 të këtij ligji, ose nuk kanë

përvojën e mjaftueshme në lidhje me llojin e fondit të investimeve për të cilin kërkohet licenca,

për këtë qëllim, emrat e personave kyç dhe të personelit kyç të shoqërisë administruese të

depozitarit dhe të çdo pasardhësi të tyre në detyrë, i komunikohen menjëherë autoritetit.”

Dakord? Dakord, Vasilika?

Atëherë kush është dakord?

Niko, nuk të dëgjova.

Niko Kotonika – Kjo fjala në lidhje me llojin e fondit të investimeve, për të cilën

kërkohet licenca, hiqet. Domethënë, ky ka qenë më shumë rregullim i bërë nga teknika. Në

momentin kur ai licencohet, duhet të ketë eksperiencë të mjaftueshme, por nuk ka pse

specifikohet në lidhje me llojin e fondit të investimeve, për të cilin kërkohet licenca.

Milva Ekonomi – Kjo do të hiqet pra.

Niko Kotonika – Dakord!

Milva Ekonomi – Do të hiqet kjo këtu. Faleminderit shumë për vëmendjen!

Kush është dakord me këto ndryshime që pësojnë neni 64?

Dakord!

Nenet 65, 66 dhe 67 nuk kanë komente.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

13

Kush është dakord me këto tre nene?

Neni 68, në pikën 1 dhe 2, neni 69 në pikën 1 dhe neni 70 në pikën 5 të projektligjit

bëhen disa rregullime të teknikës legjislative, si dhe disa saktësime.

Kush është dakord?

Neni 71 i projektligjit, pika 5 riformulohet me këtë përmbajtje: “Regjistri i aksioneve të

shoqërisë së investimeve mbahet në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, që rregullohen

në fushën e tregjeve dhe kapitaleve .”

Kush është dakord me nenin 71, me këto rregullime

Faleminderit!

Neni 72 nuk ka ndryshime.

Kush është dakord?

Te neni 73 i projektligjit bëhet një rregullim i teknikës legjislative dhe saktësim në pikën

3, shkronja ‘b’, ndërsa pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje: “2. Jo më shumë se 40 % e

anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë së investimeve me ofertë publike mund të jenë

punonjës ose të kenë lidhje pronësie me shoqërinë administruese”.

Niko, Vasilika, dakord?

Kush është dakord nga komisioni?

I shikoj të gjitha duart e ngritura. Faleminderit!

Nenet 74, 75 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord?

Neni 76. Në fund të germës ‘ç’ të projektligjit bëhen saktësime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Nenet 77, 78, 79, 80, 81 dhe 82 nuk kanë asnjë koment dhe asnjë ndryshim.

Kush është dakord?

Neni 83. Në pikën 1 bëhen saktësime legjislative.

Dakord!

Neni 84 i projektligjit, pika 4 riformulohet me këtë përmbajtje: “Akti themelues duhet të

përmbajë dispozitat që përcaktojnë se të gjitha kontratat që lidhen me veprimtarinë e

sipërmarrjes përcaktojnë se shoqëria administruese, këshilli i administrimit (nëse ka) dhe

depozitari deklarojnë në një formë të saktë dhe në kohën e duhur njëra tjetrës të gjithë

informacionin që kërkohet nga secila palë, për të përmbushur detyrimet ndaj mbajtësve të

kuotave apo të aksioneve në këtë sipërmarrje. ”

Niko, Vasilika, dakord me këtë formulim?

Kush është dakord me nenin 84, të riformuluar?

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

14

Neni 85 i projektligjit, pika 3, germa ‘gj’, nënpika 2 ‘i’ bëhen saktësime të teknikës

legjislative.

Kush është dakord?

Neni 87 nuk ka ndryshime nga ne, por nga Komisioni i Integrimit ka një ndryshim. Në

pikën 12, ata thonë: “Prospekti vihet në dispozicion nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm

komunikimi ose me anë të një faqeje interneti. Një kopje në letër duhet t’i dorëzohet

investitorëve me kërkesë dhe pagesë.”

Vasilika, Niko, jeni dakord?

Dakord!

Nga komisioni, jeni dakord me këtë riformulim që vjen nga Komisioni i Integrimit?

Dakord!

Kalojmë te neni 87. Në pikën 3 bëhen saktësime të teknikës legjislative.

Dakord!

Nenet 88, 89, 90, 91 nuk kanë ndryshime.

Dakord!

Neni 92 i projektligjit, pika 8 riformulohet me këtë përmbajtje:

Pika 8 merr këtë formë: “Autoriteti njofton me shkrim subjektin kërkues brenda një muaji

nga afati i dorëzimit të të gjithë informacionit të nevojshëm, nëse janë miratuar ose jo ndryshimet

e rëndësishme që do të përfshihen në prospektin SIK të sipërmarrjes së investimeve kolektive me

ofertë publike.”

Kush është dakord? Besoj se keni rënë dakord!

Neni 93, pika 5, saktësime të teknikës legjislative.

Nenet 94 e 95 nuk kanë komente.

Neni 96, saktësime të teknikës legjislative.

Nenet 97, 98, 99 nuk kanë komente.

Kush është dakord me nenet nga 93 deri në 99?

Violanda Theodori –Te neni 96, kryetare, ka një koment Komisioni i Integrimit.

Milva Ekonomi – Në rregull! Po e shohim komentin e Integrimit atëherë.

Violanda Theodori – Me fusnotë, ashtu siç u ra dakord më para.

Milva Ekonomi – Në rregull! Te neni 96 do të shtojmë për të tretën herë një nga ato

komente që na ka sjellë Komisioni i Integrimit, ku do të bazohemi te Marrëveshja e Stabilizim-

Asociimit, po kur referohet, marrëveshja do të jetë fusnotë në këtë projektligj.

Dakord me këto ndryshime te neni 96?

Dakord!

Kalojmë te neni 100 i projektligjit. Te shkronja ‘c’ bëhen saktësime juridike.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

15

Neni 101, 102, 103 nuk kanë ndryshime e as komente.

Neni 104. Bëhen ndryshime në pikën 1, germa ‘a’, ‘ç’ dhe ‘d’, saktësime juridike.

Neni 105, 106 dhe 107 nuk kanë ndryshime.

Neni 108 të projektligjit në pikën 5 bëhen saktësime. Kush është dakord me nenet nga

100 deri në 108 që të miratohen siç janë, vetëm me disa saktësime të natyrës juridike; pra ato që i

lexuam pak më parë. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Nenet nga 109 deri në 115 nuk kanë ndryshime dhe komente, por neni...

Senida Mesi – Ka një ndryshim nga Komisioni i Integrimit për nenin 111.

Milva Ekonomi – Ne nuk kemi ndryshim për nenin 111, por nga Komisioni i Integrimit

ka ardhur një ndryshim për këtë nen dhe për nenin 114. Në nenin 111 propozojnë që të ketë një

pikë 4 të formuluar në këtë mënyrë: “Shoqëria administruese e fondi të investimeve me

pjesëmarrje të hapur ose me intervale me ofertë publike, duhet që, me kërkesë të çdo mbajtësi të

kuotave, të kryejë riblerjen ose shlyerjen e kuotave të fondit në përputhje me kushtet e rregullave

të fondit dhe prospektit SIK, nëse transaksioni nuk bie ndesh me këtë ligj ose me rregulloren apo

prospektin SIK të fondit ose nëse zbatohet neni 112 i këtij ligji”.

Pikat 1 dhe 7 të nenit 114 “Pezullimi i shitjes dhe shlyerjes” të projektligjit të propozuar

sugjerohet të riformulohen si vijon:

“Pika 1: “Shoqeria administruese e fondit te investimeve me pjesemarrje te hapur ose me

intervale me oferte publike pezullon përkohësisht riblerjen ose shlyerjen e kuotave vetem ne

perputhje me kete nen”.

Neni 7: “Autoriteti urdhëron shoqerine administruese dhe depozitarin te pezulloje

riblerjen dhe shlyerjen e kuotave te fondit te investimeve me pjesemarrje te hapur dhe me

intervale me oferte publike, nese ka arsye per te besuar se kjo eshte e nevojshme ne interes te

mbrojtjes se publikut ose te mbajtesve te kuotave. Ky pezullim mund te jete me afat te caktuar

ose pa afat””.

Keto janë sugjerime qe vijnë nga Komisioni i Integrimit për nenet 11 dhe 114. Ne si

Komision i Ekonomisë nuk kemi asnjë koment, vetëm saktësime të vogla juridike. Kush është

dakord me këto ndryshime? Zonja Vasilika dhe Niko, a keni rënë dakord me Komisionin e

Integrimit?

Vasilika Vjero – Po.

Milva Ekonomi – E votojmë. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Janë bërë disa ndryshime nga ne në nenin 116, pra janë marrë në konsideratë

rekomandimet nga grupet e interesit. Pika 1 të riformulohet me këtë përmbajtje: “Shoqëria

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

16

administruese e fondit të investimeve me ofertë publike është personi përgjegjës për krijimin dhe

mbajtjen e regjistrit të kuotave të fondit. Depozitari i fondit mban njëkohësisht regjistrin e

kuotave të fondit, si dhe verifikon dhe kontrollon se çdo veprim i shoqërisë administruese në

lidhje me këtë regjistër është në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në

zbatim të tij”.

Zoti Niko dhe zonja Vasilika?

Vasilika Vjero – Dakord.

Milva Ekonomi – Pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje: “Në rast se fondi i

investimeve me ofertë publike është i listuar në një treg të rregulluar, depozitari mund të delegojë

mbajtjen e regjistrit te një regjistrues i licencuar, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon fushën e

titujve ose depozitarin qendror të titujve, siç kërkohet nga rregullat e këtij tregu”.

Kush është dakord me nenin 116, me këto ndryshime? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohet.

Neni 117 nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 118, pika, riformulohet duke marrë në konsideratë grupet e interesit: “Arkëtimet nga

shlyerja e kuotave të fondit me pjesëmarrje të hapur ose me interval me ofertë publike i dërgohen

mbajtësit brenda 7 ditëve kalendarike pas kryerjes së shlyerjes së kuotave. Kryerja e kuotave

bëhet pas marrjes së një urdhri të vlefshëm për shlyerjen”.

Zoti Niko dhe zonja Vasilika, jeni dakord?

Vasilika Vjero – Po.

Milva Ekonomi – Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Në nenin 119 bëhen ndryshime, duke marrë në konsideratë rekomandimet e grupeve të

interesit.

Pika 2 riformulohet: “Vetëm shoqëria administruese e fondit të investimeve me

pjesëmarrje të hapur ose me interval merr komision (hyrje) nga investitorët në momentin e

blerjes së kuotave. Në momentin e blerjes vlerës neto të aktiveve i shtohet edhe komisioni i

hyrjes”.

Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje: “Vetëm shoqëria administruese e fondit të

investimeve me pjesëmarrje të hapur ose me intervale me ofertë publike merr komision (dalje)

nga investitorët që në momentin e shlyerjes së kuotave. Në momentin e shlyerjes se vlerës neto

të aktiveve i zbritet komisioni i daljes”.

Zoti Niko dhe zonja Vasilika, besoj se jeni dakord.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

17

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 120 pëson ndryshime, duke marrë në konsideratë borxhin e mbikëqyrjes publike.

Pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje.

Po, Viola.

Violanda Theodhori – Te neni 116, pika 2, te riformulimi fjalia e fundit: “sipas

legjislacionit në fuqi që rregullon fushën e titujve” e ndryshuam në të gjithë ligjin, e kemi bërë:

“që rregullon në fushën e tregjeve të kapitaleve”, mbase edhe këtu duhet ndryshuar që të

njësohet.

Milva Ekonomi – E ka vënë shënimin këshilltarja e komisionit. Faleminderit që na e

solle në vëmendje, por është në shënimet e komisionit.

Jemi te pika 2, që riformulohet me këtë përmbajtje: “Audituesi ligjor është i regjistruar

pranë regjistrit publik të organizatës profesionale të audituesve ligjorë, sipas parashikimeve të

legjslacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizmin e profesionit të audituesit ligjor dhe të

kontabilistit të miratuar”.

Pika 7 riformulohet me këtë përmbajtje: “Raporti vjetor dhe pasqyrat financiare të

parashikuara në pikën 5 të këtij neni auditohen nga një auditues ligjor i pavarur, që është i

regjistruar në regjistrin publik të organizatës profesionale të audituesve ligjorë, sipas

parashikimeve të legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të

audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”.

Pas pikës 7 shtohet një pikë e re 8 me këtë përmbajtje: “Auditimi për qëllime të këtij ligji

konsiderohet me interes publik dhe çdo angazhim auditimi ligjor konsiderohet si angazhim

auditimi ligjor i një njësie me interes publik dhe u nënshtrohet detyrimeve ligjore, sipas

përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit

ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”.

Zonja Vasilika dhe Niko, keni rënë dakord me këto ndryshime të bordit?

Niko Kotonika – Dakord.

Milva Ekonomi – Kush është dakord me nenin 120, me këto riformulime të grupeve të

interesit? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Nenet 121, 122 dhe 123 nuk kanë ndryshime dhe komente. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Në kapitullin VI fjala “operim” zëvendësohet me fjalën “veprimtari”. Besoj jemi dakord,

sepse është një saktësim, më tepër i përdorshëm në teknikën legjislative.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

18

Neni 124, pika 7, riformulohet duke marrë në konsideratë rekomandimin e Bordit të

Mbikëqyrjes Publike: “Raporti vjetor dhe pasqyrat financiare të parashikuara në pikën 1 të këtij

neni auditohen nga një auditues ligjor i pavarur, që është i regjistruar në regjistrin publik të

organizatës profesionale të audituesve ligjorë, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi për

auditimin ligjor, për organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar”.

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Nenet 125 dhe 126 nuk kanë komente. Në nenin 126 bëhen korrektime të natyrës së

teknikës legjislative. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Nenet nga 128 deri në 136 nuk kanë ndryshime dhe as komente. Kush është dakord?

Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Neni 137, pika 9, shkronja “f” pëson ndryshime dhe saktësime të natyrës së teknikës

legjislative. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 138 nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 139, në pikën 1, në fund të shkronjës “a” bëhet një plotësim rregullues. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Në nenin 140 të projektligjit bëhen disa rregullime. Në pikën “a”, shkronja “ç”, paragrafi

i parë riformulohet me këtë përmbajtje: “Në rastin e parashikuar nga shkronja “c” e këtij neni

sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike mund të investojë më shumë se 35% të

vlerës të sipërmarrjes në këta tituj të emetuar nga një subjekt i vetëm me kusht që...”

Zoti Niko dhe zonja Vasilika, e keni parë dhe a keni rënë dakord? Dakord. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 141, në pikën 1, bëhet një rregullim plotësues. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Nenet 142, 143, 144, 145, 146, 147, 148 nuk kanë komente as ndryshime. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

19

Neni 149, në pikën 3, bëhet një saktësim i termit juridik. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Nenet 150, 151 dhe 152 nuk kanë ndryshime dhe komente. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Në nenet 153, pika 4, dhe neni 154 në pikën 2 korrektohen referencat ligjore, me

vëmendje nga komisioni ynë dhe nga AMF-ja. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim?

Nuk ka.

Miratohen.

Nenet 155, 156, 157 dhe 158 nuk kanë ndryshime dhe komente. Kush është dakord?

Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Në neni 159, në pikën 2, shkronja “c”, dhe në pikat 4 e 5 korrektohen referencat ligjore.

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohen.

Neni 160 nuk ka ndryshime dhe komente. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 161: “Pas nenit 161 të projektligjit të shtohet neni 162, i cili mungonte në këtë

projektligj me këtë përmbajtje: “Informimi për mbajtësit e kuotave me rastin e bashkimit”. Pika

1: “Mbajtësit e kuotave në sipërmarrjet ose në fondet bashkuese dhe marrëse, informohen për

planet e bashkimit pasi është dhënë miratimi nga autoriteti për bashkimin dhe të paktën 30 ditë

përpara se të përfundojnë të drejtat e parashikuara në nenin 161, pika 2”.

Germa “2” e këtij neni thotë: “Informacioni duhet t’u japë mundësinë mbajtësve të

kuotave që të bëjnë një vlerësim të mirë të bashkimit. Informacioni përfshin: a) arsyetimin e

bashkimit të propozuar; b) ndikimin e mundshëm të mbajtësit të kuotave, përfshirë ndryshimet

në objektivin dhe në strategjinë e investimit, kostot, kthimin e pritur, raportimin periodik në një

rënie të mundshme të performancës dhe, nëse ka lidhje, një parandalim të qartë që trajtimi

tatimor i mbajtur i kuotave të mund të ndryshojë pas bashkimit”.

Germa “c”: “Në përshkrim të të drejtave të mbajtësve të kuotave, në lidhje me bashkimin,

përfshirë të drejtën për të marrë informacione të tjera shtesë, të drejtën për të marrë një kopje të

konfirmimit, sipas nenin 163, të drejta të parashikuar në neni 161, pika 2 dhe datën e fundit për

ushtrimin e këtyre të drejtave”.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

20

Germa “ç”: “Aspektet përkatëse proceduriale dhe datën e planifikuar të hyrjes në fuqi të

bashkimi”

Germa “d”: “Dokumentet me informacionin kryesor për investitorin e sipërmarrjes

marrëse”.

AMF dhe Ministria e Financave, a e keni parë nenin e ri, 162, që është shtuar?

Dakord jeni?

Kolegë, dakord me nenin 162?

Është një nen i ri komplet i vendosur nga diskutimet e grupeve të interesit dhe nga

logjika.

Dakord.

Miratohet.

Nenet 163, 164, 165, 166, 167, 168, 169, 170 dhe 171 nuk kanë as ndryshime dha as

komente.

Kush është dakord nga ne, sepse do t’i rikthehem?

Ndërsa nga Komisioni i Integrimit ka një koment te neni 168, te germa “c”, pika 3, ku

thuhet: “Një përshkrim të të drejtave të aksionarëve, lidhur me bashkimin, përfshirë të drejtën për

të marrë informacione të tjera shtesë dhe të drejtën për të marrë një kopje të konfirmimit, sipas

nenit 170, të këtij ligji dhe të drejtën për të kërkuar blerjen ose shlyerjen kuotave të tyre”.

Dakord, Vasilika?

Dakord, Vjola?

Atëherë, e miratojmë edhe nenin 168, me këto ndryshime që kanë ardhur nga Komisioni i

Integrimit? Dakord.

Miratohet.

Kalojmë te neni 172, pika 3, që kërkon këtë riformulim: “Përveçse kur parashikohet

ndryshe në këtë ligj, dispozitat e legjislacionit në fuqi, për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

zbatohen lidhur me procedurat e likuidimit vullnetar dhe të detyrueshëm të shoqërive tregtare të

themeluara në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi “Për tregtarët dhe shoqëritë

tregtare” dhe që janë subjekte licencimi, sipas përcaktimeve të këtij ligji”.

Dakord, Niko?

Dakord, Vasilika, për këtë riformulim?

Dakord jeni me nenin 172? Dakord.

Miratohet.

Neni 173, korrektohet germa “d”, referencat ligjore.

Kush është dakord me nenin 173? Dakord.

Miratohet.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

21

Nenet 174 dhe 175 nuk kanë ndryshime.

Kush është dakord? Dakord.

Miratohen.

Neni 176 në pikën 1 dhe në pikën 6, korrektohen referencat ligjore.

Dakord me nenin 176? Dakord.

Miratohet.

Neni 177, kërkon të bëhen këto ndryshime, pika 12, riformulohet me këtë përmbajtje:

“Likuiduesi informon Qendrën Kombëtare të Regjistrit për qëllime regjistrimi për të drejtën e tij

në përfaqësinë e shoqërisë, si dhe vë në dispozicion të saj dokumentacionin e nevojshëm të

përcaktuar nga legjislacioni në fuqi që rregullon fushën për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

Pas pikës 28, shtohet një pikë e re 29, me këtë përmbajtje: “Aktivitetet e sipërmarrjeve të

investimeve kolektive që kanë nën administrim një shoqëri administruese, nuk mund të jenë

objekt ekzekutimi, si pasojë e procedurave të likuidimit ose të falimentit të shoqërisë

administruese, sipas legjislacionit shqiptar dhe as të shlyerjes apo ekzekutimi të pretendimeve,

kundrejt shoqërisë administruese”.

Vasilika dhe Niko, dakord?

Komisioni, anëtarë, a jeni dakord të miratojmë nenin 177 me këto dy ndryshime? Dakord.

Miratohet.

Nenet 178 dhe 179 nuk kanë ndryshime.

Dakord.

Miratohet.

Neni 180 i projektligjit, bëhen këto ndryshime: në pikën 5, germa “a” riformulohet me

këtë përmbajtje: “Nëse është në proces hetimor gjyqësor, është shpallur fajtor me vendim të

formës së prerë, për veprat penale kundër pasurisë ose krimit ekonomik apo vepra të tjera penale,

në lidhje shoqëritë tregtare; për organizmin dhe vënien në funksion të skemave mashtruese dhe

piramidale të huamarrjes, për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Në pikën 5, germa “c” hiqet dhe germa “c” saktëson terminologjinë.

Kush është dakord me këto ndryshime që pëson neni 180?

Kam përshtypjen që Niko dhe Vasilika, keni rënë dakord, sepse po pohoni me kokë?

Dakord.

Miratohet.

Nenet 182, 183,184 dhe 185 nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me këto nene? Dakord.

Miratohen.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

22

Neni 186 i projektligjit, paragrafi i parë i pikës 1, riformulohet me këtë përmbajtje:

“Autoriteti merr vendim për vendosjen në likuidim të detyrueshëm të subjekteve të licencuar, në

zbatim të këtij ligji, kur konstaton se ekzistojnë një ose më shumë prej rrethanave të

mëposhtme”.

Niko dhe Vasilika, dakord?

Kush është dakord me nenin 186? Dakord.

Miratohet.

Nenet 187 dhe 188, nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me këto nene? Dakord.

Miratohen.

Neni 189, hiqet pika 3, nuk është më pika 3 e nenit 189.

Kush është dakord me nenin 189, me këto ndryshime të propozuara? Dakord.

Miratohet.

Nenet 190 dhe 191, nuk kanë, as ndryshime dhe as komente.

Kush është dakord me nenet 190 dhe 191? Dakord.

Miratohen.

Neni 192 i projektligjit, pikat 2, 3 dhe 4 riformulohen. Pika 2 me këtë përmbajte: “Të

drejtën për të kundërshtuar vendimin e likuidimin të detyrueshëm dhe për të kërkuar pezullim të

procedurës së likuidimit të detyrueshëm, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 30

ditëve nga publikimi i vendimit për likuidimin e detyrueshëm dhe emërimin e likuiduesit në

fletoren zyrtare, e kanë: a) aksionarët, që përfaqësojnë të paktën 10% të aksioneve të emetuara;

b) kreditorët, të cilët përbëjnë të paktën 1/3 (një të tretën) e shumës totale të pasiveve, të

pretenduar nga kreditorët e tjerë, me përjashtim të aksionarëve”.

Pika 3: “E drejta për të ngritur një padi mund të ushtrohet vetëm nëse: a) autoriteti ka

vepruar në mënyrë arbitrare dhe me pakujdesi për vendosjen në procedurë likuidimi, sipas

rrethanave faktike dhe dispozitave të këtij ligji për likuidimin e detyrueshëm të shoqërisë; b)

autoriteti, likuiduesi dhe punonjësit profesionistë të emëruar për t’i asistuar likuiduesit janë

përgjegjës për veprimet ose mosveprimet, të shkeljes të dispozitave të këtij ligji, që lidhen me

kryerjen e funksioneve dhe detyrimeve në procesin e likuidimit, përfshirë rastet kur këto veprime

ose mosveprime janë qëllimisht të gabuara”.

Pika 4: “Pavarësisht nga shqyrtimi gjyqësor në bazë të këtij neni, procesi i likuidimit të

detyrueshëm i nisur nga autoriteti kryhet pa kufizime, deri në daljen e vendimit të gjykatës, me

përjashtim të rastit kur gjykata merr një vendim pezullimi”.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

23

Nga ana tjetër, përveç këtyre rregullimeve që kemi bërë, shërbimi ynë juridik ka bërë

kujdes që ky ligj të jetë edhe i barazueshëm, të shkojë në të njëjtin drejtim edhe me ligjin e

kapitaleve, kështu që formulimi që është këtu do të jetë edhe te ligji i kapitaleve, i riparë.

Kush është dakord me nenin me nenin 192, me këto ndryshime që kanë pësuar pikat, 2, 3

edhe 4? Dakord.

Miratohet.

Nenet 193 dhe 194, nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me këto nene? Dakord.

Miratohen.

Neni 195 i projektligjit në pikën 2, ka saktësim formash.

Kush është dakord? Dakord.

Miratohet.

Nenet 196 dhe 197, nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me këto nene? Dakord.

Miratohen.

Neni 198 pika 3, bën rregullime të teknikës legjislative.

Kush është dakord?

Dakord.

Miratohet.

Po këtu, kemi nga një ndërhyrje nga Komisioni i Integrimit, që kërkon të shtohet një nen i

ri, me numrin 198/1, domethënë do të shkojë 199, por do të rregullohet “Mbrojtja e të dhënave

personale”, ku thuhet: “Përpunimi i të dhënave personale nga autoriteti në zbatim të këtij ligji

bëhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Dakord jeni me këtë formulim, Niko dhe Vasilika?

A jemi dakord edhe ne që nga 198 bëhet edhe 198/1? Dakord.

Miratohet.

Neni 199 ka këto ndryshime në pikën 1 dhe në pikën 2: germa “i”, bëhen saktësime dhe

korrektime dhe në pikën 2, germa “j” riformulohet me këtë përmbajtje: “Miratimit të audituesve

të pavarur, për shoqëritë administruesve të fondeve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive

bazuar në kriteret e përcaktuar në rregullore”.

Në pikën 2, germa “nj” riformulohet me këtë përmbajtje: “Ngrirjes së veprimtarisë së

subjekteve të licencuar jo më shumë se 72 orë dhe njoftimit menjëherë të organeve përgjegjëse

për çdo dyshim, informacion që ka lidhje me pastrim parash ose financim terrorizmi, krimi

ekonomik ose vepra penale që kanë lidhje me shoqëritë tregtare”.

Dakord jeni me këtë riformulime, të nenin 199?

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

24

Dakord.

Miratohet.

Nenet 200 dhe 201, nuk kanë ndryshime dhe komente.

Kush është dakord me nenet 200 dhe 201?

Dakord.

Miratohen.

Neni 202, në pikat 1 edhe 5, në fund të pikës, gjatë projektligjit bëhen korrektime dhe

plotësime.

A jeni dakord me këto korrektime dhe plotësime të nenit 202?

Dakord.

Miratohet.

Neni 203, nuk ka komente dhe ndryshime.

Kush është dakord me nenin 203?

Dakord.

Miratohet.

Neni 204, bëhen korrektime të teknikës legjislative, në pikën 5, ndërsa në pikën 3, germa

“ë” riformulohet me këtë përmbajtje: “Të vendosin në dispozicion të autoritetit dokumente, ku

jepet një përshkrim i hollësishëm i sistemeve kompjuterike që pasqyron çdo sistem apo dosje

tjetër që ka lidhje me këto sisteme, si dhe të mundësojnë realizimin e gjithë kërkesave të

autoriteti për të kryer verifikimet përkatëse duke përfshirë, të drejtat për të parë mënyrën e

veprimit sistemeve kompjuterike, procedurat e software-it dhe masat kontrolluese që garantojnë

përpunime të sakta në kohë, të sigurta të të dhënave, si dhe masat kontrolluese, që parandalojnë

hyrjen ose ndërhyrjen pa leje, të cilat mundësojnë gjurmë kontrolli. Krahas kësaj, ndryshimet e

këtyre sistemeve duhet të regjistrohen në mënyrë kronologjike, përfshirë datat e ndryshimeve,

dhe evidencat e këtyre ndryshimeve i vihen në dispozicion Autoritetit”.

A është në rregull formulimi për zotin Niko dhe për zonjën Vasilika?

A jeni dakord me nenin 204? Dakord.

Nenet 205 dhe 206 nuk kanë ndryshime dhe komente. A jeni dakord me nenet 205 dhe

206? Dakord.

Neni 207 i projektligjit, pika 1 shkronja “d” riformulohet me këtë përmbajtje: “Subjekti i

licencuar është në proces hetimor, gjyqësor apo shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për

vepra penale kundër pasurisë ose krimit ekonomik apo vepra të tjera penale të kryera në shoqëri

tregtare; për organizim dhe vënien në funksion të skemave mashtruese dhe piramidale, të

huamarrjes, të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. A jeni dakord me këtë

riformulim?

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

25

Neni 208, pika 1 shkronja “ç” riformulohet me këtë përmbajtje: “Urdhëron personin e

licencuar të kryejë auditimin e veprimtarisë financiare ose të sipërmarrjes së investimeve

kolektive nën administrim nga një auditues i zgjedhur nga autoriteti, por me shpenzimet e

personit të licencuar ose të shoqërive administruese të sipërmarrjes së investimeve kolektive me

ofertë publike ose urdhëron personin e licencuar të shkarkojë audituesin dhe të emërojë një tjetër,

sipas kushteve të përcaktuara nga Autoriteti”.

A jeni dakord me nenin 208 me ndryshimet në shkronjën “ç”? Në shkronjat “g”’ dhe “h”

bëhen vetëm plotësime dhe rregullime termash ligjorë për këtë nen.

Dakord me nenin 208.

Neni 209, pika 1 shkronja “c” riformulohet me këtë përmbajtje: “Urdhrin administrativ,

drejtuar subjektit të licencuar për marrjen e masave ndaj personave përgjegjës në rast të

moseleminimit të shkeljeve, moszbatimit tëmasave të kërkuara në zbatim të nenit 208 të këtij

ligji, mosdorëzimit të raporteve të plota pa afat, për shkaqe të pajustifikuara, ose nëse pengon në

çfarëdolloj mënyre ushtrimin e mbikëqyrjes nga ana e autoritetit”. A jeni dakord me këtë

riformulim? Dakord.

Për nenin 210 nuk ka as komente dhe as ndryshime. Dakord.

Në nenin 211 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1, në fund të shkronjave

“b”, “d”, “e” dhe “ë” bëhen plotësime termash dhe saktësime, ndërsa pika 3 riformulohet me këtë

përmbajtje: “Autoriteti publikon çdo veprim të marrë në faqen zyrtare të Autoritetit sipas

procedurave dhe mënyrës së caktuar prej tij për publikimin e njoftimeve zyrtare. Vendimet me

karakter individual i njoftohen menjëherë subjekteve të interesuara”.

Komisioni i Integrimit në nenin 211, në pikën 1 shkronja “i” ka bërë këtë riformulim:

“Personi i licencuar nuk ka kryer veprimtari të rregullt tregtare për një periudhë prej më shumë

se gjashtë muaj, me përjashtim të rastit kur ka marrë miratim paraprak të Autoritetit për këtë”.

Zoti Niko dhe zonja Vasilika, a jeni dakord?

Niko Kotonika-Dakord.

Milva Ekonomi- Atëherë, me këto ndryshime që pëson neni 211 nga komisioni ynë dhe

nga Komisioni i Integrimit, a jeni dakord? Dakord.

Nenet 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222 dhe 223 nuk kanë ndryshime

dhe nuk ka komente për to. A jeni dakord t’i miratojmë? Dakord.

Kreu XII, seksioni 7, hiqet dhe ndryshon numeracioni i krerëve me seksionet në vijim:

neni 224 i projektligjit hiqet dhe ndryshon numeracioni i nenve në vijim.

A jeni dakord me ndryshimet që pëson kreu XII dhe me heqjen e nenit 224, sipas

propozimeve të ardhura nga grupet e interesit dhe nga saktësimet që janë bërë pasi është lexuar

ligji nga të gjithë juristët? Dakord.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

26

Nenet 225, 226 dhe 227 të projektligjit nuk kanë as ndryshime dhe as komente, por të

mos harrojmë që u është ndryshuar numri dhe nuk numërohen njësoj. Kush është dakord me

këto?

Violanda Theodori- Zonja kryetare, unë propozoj një ndryshim të vogël në nenet 225

dhe 226. Në nenin 225 dua të propozoj një ndryshim të një fjale në pikën 2, ku fjalia

është:“Autoriteti mund të përdorë një sërë instrumentesh, teknikash dhe taktikash”. Propozoj që

fjala “taktikë” të hiqet.

Milva Ekonomi- Zoti Niko, zonja Vasilika, a jeni dakord?

Vasilika Vjero- Dakord.

Violanda Theodori- Në nenin 226, pika 2 shkronja “ë”, fjala “skemë” të zëvendësohet

me fjalën “procedurë”.

Pra, në nenin 226 bëhen këto ndryshime: titulli i nenit bëhet “Procedurat e ankesave në

autoritet”. Në pikën 1, të bëhet: “Autoriteti harton procedurat për ankesat e investitorëve” shkon

më shumë sesa fjala “skemë”, sepse duket si skemë kompensimi për investitorët. Nuk e di nëse

zonja Vjero dhe zoti Niko janë dakord?!

Milva Ekonomi- Kolegë, a i ndoqët ndryshimet që kërkoi AMF-ja? A jeni dakord që

nenet 225 dhe 226 të miratohen me këto ndryshime? Dakord.

Neni 228, shkronja “b” riformulohet me këtë përmbajtje: “Vendos sanksione

administrative mbi personat përgjegjës, si gjobë, pezullim dhe/ose largim nga detyra”. A jeni

dakord? Dakord.

Në nenin 229 bëhen vetëm rregullime të termave ligjorë. Kush është dakord? Dakord.

Në nenin 230 të projektligjit bëhen këto ndryshime: në pikën 1, pjesa hyrëse riformulohet

me këtë përmbajtje: “Autoriteti vendos masa administrative me gjobë nga dy milionë lekë deri në

tre milionë lekë ndaj shoqërisë administruese dhe administruesit të fondeve të investimeve

alternative, si dhe gjobë nga një milion lekë deri në një milion e pesëqind mijë lekë ndaj

depozitarit dhe depozitarit të fondeve të investimeve alternative të licencuara nëse...” fjalia

vazhdon. A jeni dakord me këtë ndryshim?

Po në pikën 1, shkronja “ç” të nenit 230 bëhen plotësime. Pika 4 riformulohet me këtë

përmbajte: “Autoriteti vendos masa administrative me gjobë një milionë lekë deri në një milion e

dyqind mijë lekë ndaj shoqërisë administruese të licencuar/njohur...” Këtu ka një sasi shkronjash,

që nuk bëjnë sens të bashkuara. Ndoshta është ndonjë gabim dhe nuk del kuptimi i fjalisë.

Niko Kotonika –Zonja kryetare, a mund të bëj një korrektim?

Milva Ekonomi-Patjetër!

Niko Kotonika- Neni 230, që është në diskutim, është neni 229 sipas modelit të ri, pasi u

hoq neni që sugjeruat ju.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

27

Milva Ekonomi- Ne nuk do t’u referohemi neneve që do të marrin numrin, por atyre që e

kanë aktualisht numrin.

Niko Kotonika- Dakord.

Milva Ekonomi- Ndërkohë po shohim që edhe rregullimi që po pëson neni 230, pika 4,

që ka një riformulim, nganjëherë duart dhe sytë nuk shohin shumë mirë, ku është kopjuar pjesa

dhe ka zhvendosje shkronjash, prandaj po e shohim te pjesa e komenteve të ardhura nga grupet e

interesit.

Pika 4 e nenit 230 riformulohet si në vijim: “Autoriteti vendos masa administrative me

gjobë nga një milion lekë deri në një milion e dyqind mijë lekë ndaj shoqërisë administruese të

licencuar/njohur dhe shoqërisë administruese të fondeve të investimeve alternative të licencuara,

si dhe gjobë nga tetëqind mijë lekë deri në një milion lekë për depozitarin dhe depozitarin e

fondeve të investimeve alternative për shkeljet e mëposhtme”. Ky është riformulimi i ardhur. A

jeni dakord me këto dy riformulime që pëson neni 230? Dakord.

Kalojmë në nenin 231, ku bëhen vetëm korrektime dhe saktësime ligjore.

Nenet 232, 233, 234.

Neni 235 ka vetëm rregullime të teknikës legjislative, për të cilat është rënë dakord më

parë.

Kush është dakord me këto ndryshime?

Dakord.

Neni 236 riformulohet me këtë përmbajtje: “Procedurat e hetimit administrativ, njoftimi

dhe ankimi”. Ky tani do të jetë neni 235, por këtu e kemi neni 236.

Pika 1: “Autoriteti gjatë hetimit administrativ për verifikimin e shkeljeve, sipas këtij ligji,

ka të drejtë të kërkojë nga subjekti i licencuar nën hetim administrativ informacion dhe

shpjegime, si dhe për të marrë materialet dhe dokumentacionin e nevojshëm, që kanë lidhje me

hetimin administrativ, sipas këtij ligji”.

Pika 2: “Për qëllimet e pikës 1 të këtij neni, autoriteti i cakton subjekt të licencuar një

afat për përgjigje ndaj kërkesave të tij për informacion, për dorëzimin e dokumenteve përkatëse,

si dhe për dërgimin e observacioneve dhe/ose shpjegimeve të nevojshme, sipas legjislacionit që

rregullon procedurat administrative të këtij ligji”.

Pika 3: “Pas përfundimit të hetimit administrativ, autoriteti njofton me shkrim për

vendimin e marrë subjektin e licencuar, brenda 10 ditëve kalendarike nga e nesërmja e marrjes

së këtij vendimi”.

Pika 4: “Ndaj vendimit të autoritetit, subjekti i licencuar ka të drejtë të ankohet në

gjykatën përkatëse, që shqyrton mosmarrëveshjet administrative brenda 45 ditëve, nga e

nesërmja e marrjes së vendimit”.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

28

Pika 5: “Ankimi në gjykatë nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të autoritetit”.

A jeni dakord me këtë riformulim, zonja Vjero dhe zoti Niko?

Kush është dakord me këtë riformulim të nenit 236, që do të bëhet neni 235?

Dakord.

Në neni 237 hiqet pika 3 si e panevojshme.

Kush është dakord me këtë ndryshim që pëson neni 237?

Dakord.

Në nenin 238, në pikat 1, 2 dhe 3 bëhen saktësime të terminologjisë, ndërsa pika 4

riformulohet me këtë përmbajtje nga ana e Komisionit të Ekonomisë, sepse kemi edhe nga

Komisioni i Integrimit. Në pikën 4: “Çdo kërkesë e re për licencim nga shoqëria administruese e

fondeve ose depozitari nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji përmbush dhe respekton

kërkesat e këtij ligji”.

Ndërsa Komisioni i Integrimit ka sjellë në pikën 1 dhe 2 të nenit 238: “Shoqëritë

administruese depozitare të licencuara” të riformulohen si më poshtë:

“Pika 1: “Licenca që autoriteti i ka lëshuar një shoqërie administruese të themeluar në

Republikën e Shqipërisë për të administruar një sipërmarrje të investimeve kolektive në ofertë

publike konsiderohet e vlefshme edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Pika 2: “Licenca që autoriteti i ka lëshuar një depozitari të themeluar në Republikën e

Shqipërisë për t’u ofruar shërbime depozitari sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë

publike konsiderohet e vlefshme edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

A jeni dakord me këtë riformulim, zonja Vjero dhe zoti Niko?

Kush është dakord me këtë riformulim të ri të nenit 238, sipas komenteve të sjella te ne

nga Komisioni i Integrimit?

Dakord.

Në nenin 239 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 1 saktësohet terminologjia juridike, teknikë legjislative.

Pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje: “Çdo kërkesë e re për licencim nga sipërmarrja e

investimeve kolektive, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji përmbush dhe respekton

kërkesat e këtij ligji”.

Kush është dakord me nenin 239?

Dakord.

Neni 240. Ne nuk kemi gjë, por kemi vetëm ndryshime të teknikës legjislative, ndërsa

Komisioni i Integrimit ka sjellë riformulimin: “Pas paragrafit të parë të shtohet një paragraf i

dytë si vijon: “Shoqëria administruese e themeluar në një shtet anëtar të Bashkimit Europian ose

administruesi i fondit të investimeve alternative, që është një shtetas i Bashkimit Europian, ose

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

29

degë e shoqërisë administruese e themeluar në një shtet anëtar të Bashkimit Europian njihen

sipas parashikimeve të MSA-së, Bashkimi Europian-Shqipëri”.

Është hera e katërt që ne kemi të njëjtën kërkesë për të njohur MSA-në që ta vendosim

në një nen të caktuar, si një pikë më vete, me një footnote, referuar neneve përkatëse të MSA-së.

Kush është dakord me ndryshimin e nenit 240, i ardhur nga Komisioni i Integrimit?

Dakord.

Neni 241. Nuk kemi komente.

Më falni, Komisioni i Integrimit ka një ndryshim për nenin 241: “Në pikën 1 sugjerohet

të shtohet një pikë që të jetë si vijon: Pika 1.1 “Sipërmarrja e investimeve kolektive e themeluar

në një shtet anëtar të Bashkimit Europian njihet për t’iu ofruar publikut në Republikën e

Shqipërisë në përputhje me parashikimet e MSA-së”, pra e njëjta gjë, siç e kemi lexuar më parë.

Në pikën 2 të këtij neni sugjerohet të shtohet pika 2/i, e cila të ketë po të njëjtin koncept:

“Sipërmarrja e njësive kolektive e themeluar në një shtet anëtar të Bashkimit Europian

regjistrohet për t’iu ofruar vetëm klientëve profesionistë në Republikën e Shqipërisë, në

përputhje me dispozitat e MSA-së, Bashkim Europian- Shqipëri”; të vendoset si footnote

kapitulli, shtojca financiare dhe neni ku referohet.

Kush është dakord me këto përmirësime të nenit 241, sipas rekomandimeve të

Komisionit të Integrimit ? Dakord.

Neni 24. Nuk ka ndryshime, por vetëm saktësim terminologjie juridike, për të cilat kemi

rënë dakord.

Neni 243. Nga komisioni ynë kërkohet të bëhet ky riformulim: “Ligji nr. 10198, datë

10.12.2009 “Për sipërmarrjen e investimeve kolektive” dhe çdo akt tjetër që bie ndesh me këtë

shfuqizohet.”.

Kush është dakord me këtë riformulim? Besoj se zoti Niko dhe zonja Vjero jeni dakord?

Dakord.

Ju kujtohet se në këtë projektligj kemi pasur edhe 3 shtojca. Në shtojcën 2/a, pika 8,

germa “ç” dhe në shtojcën 2, pika 11, germa “b” të bëhen saktësime termash juridike, siç i kemi

përmendur gjithandej. “Raportet e llogarive” zëvendësohen me terminologjinë “raportet dhe

pasqyrat financiare”. A kemi ndonjë gjë, që nuk e kemi thënë deri tani, AMF-ja dhe Ministria e

Financave?

Faleminderit shumë, kolegë, për këtë ndjekje që i bëmë këtij projektligji, sepse, në fakt,

ishte voluminoz. Megjithatë, duhet të themi se na kanë ndihmuar shumë grupet e interesit, sepse

kanë sjellë komente, që e kanë përmirësuar përmbajtjen e neneve të këtij ligji.

Kush është dakord në tërësi me projektligjin?

Zoti Roshi? Dakord.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

30

Dua t’ju falënderoj shumë për punën e mirë që bëmë sot! Gjithashtu, dua të falënderoj

edhe IT-në, sepse na ndoqi me shumë vëmendje dhe na duroi të gjithë, jo vetëm në emrin e

komisionin tonë, por të të gjitha komisioneve që punuan sot në Kuvend!

Mbledhja e radhës do të jetë po nesër, por do të dëgjohemi përsëri nëpërmjet email-it

tonë zyrtar dhe te grupi i WhatsApp-it për orarin, sepse edhe për nesër axhenda e komisioneve

është e ngarkuar. Ne do të kemi dy çështje për të diskutuar: aktin normativ nr. 15 dhe

projektligjin ‘Për shërbimin e pagesave”.

Unë e di që të gjithë do të punoni, por kjo është situata.

Zonja Hyseni, pashë që ngritët dorën, çfarë doni të thoni, para se ta mbyll?

Edlira Hyseni – Më duket se për aktin normativ që është për nesër, mungojnë materialet,

tabelat përmbledhëse dhe informacionet. Duket si procedurë për t’u kaluar pa ndonjë

informacion të detajuar që ne ta dimë. Unë u hodha një sy, as buxheti fillestar, as tabelat dhe

anekset që ndryshojnë nuk janë në material. Nuk e di nëse bëhet fjalë për paketën e dytë

financiare. Ky është propozimi që vjen nesër, apo nuk ka lidhje? Është paketa e dytë financiare e

implementuar në ndryshimet e buxhetit?

Milva Ekonomi – Janë ndryshimet e buxhetit, që lidhen me paketën e dytë financiare;

ajo që i korrespondon. Ndërkohë, ne kemi rënë dakord për ta kaluar këtë aktit normativ në

mbledhjen e datës 30, sepse e miratuan të gjithë deputetët, nuk e di ju, në seancën e kaluar

parlamentare. Ishte një nga ato gjëra që u propozua atë ditë nga Kryetari i Kuvendit në mbledhje,

prandaj të gjitha komisionet janë angazhuar për t’i kaluar aktet normative. Nuk është vetëm

komisioni ynë që po punon, por po punojnë të gjitha komisionet.

Edlira Hyseni – Nga sot nesër, për të riparë buxhetin më duket... Madje, mungojnë ende

anekset shoqëruese, pra mungojnë materialet plotësuese.

Milva Ekonomi – Me siguri Elvi do t‘ju informojë pak më tepër për dokumentet që po

ju vijnë. Në qoftë se nuk jua ka nisur deri tani, do t’i shikojë.

Edlira Hyseni – Duket si procedurë kot pastaj, e kalojmë kot.

Milva Ekonomi – Do ta shikojmë, sepse ka nevojë për një lloj shpejtësie nesër, sepse u

kërkua të hyjë me procedurë më të shpejtë për datën 30.

Faleminderit! Natën e mirë!

Lexim të mbarë të gjitha atyre gjërave që kemi për nesër!

Mirupafshim!

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Zoti Artur Roshi është në linjë. Zoti Korab Lita është në linjë. Zoti Ylli Shehu është në linjë. Zonja Suzana Topi është në linjë

31

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti