170
2 IDRIZ XHOMARA Almanak I Fermerit Shqiptar 2012

Almanak i Fermerit Shqiptar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Almanak i Fermerit Shqiptar

2

IDRIZ XHOMARA

Almanak I Fermerit Shqiptar

2012

Page 2: Almanak i Fermerit Shqiptar

3

IDRIZ XHOMARA

Almanak I Fermerit Shqiptar

2012

Page 3: Almanak i Fermerit Shqiptar

4

Dedikim Homazh për shumë kolegë të mijë që nuk jetojnë më dhe unë kam pasur rastin të njihem ose dhe të punoj me ta: Aleksandër Mare, Ahmet Rruci, Barbullej - Mat, Lefter Cfarku (Streblevë), Shahin Hasani, Ostren i Madh, Elmaz Koltraka - Peshkopi, Ramadan Palluçi, Rremull - Mat, Lutfi Bajrami – Sarandë, Islam Klosi - Mat, Rexhep Berisha – Durrës, Llambi Tereziu – Kavajë, Ibrahim Caka - Gur i Bardhë, Mat, Halil Bushati, Komësi - Mat, Abaz Gorani - Kurjan, Fier, Maksim Lahia, Zallë Dardhë, Fatbardh Nuri - Berat, Maks Gjata -Universiteti i Korçës etj, duke ju kërkuar falje familjeve të atyre që nuk u kam përmendur emrin vetëm për arsye të mungesës së informacionit. Shumë dhe shumë fshatarëve “pa shkollë” por me një universitet të pa konkurrueshëm, kudo që kam punuar. Nuk i kam harruar por është e pamundur ti rreshtoj në këtë botim. U jam borxhli që nuk kam arritur ti memorizoj përvojat e tyre që mbartin dhe një mesazh trashëgimie të brezave paraardhës, mesazh që kuotohet me pikë avarazhin më të lartë në

Bursën e Mendimit Tradicional, Agronomik, Bursë e llojit të veçantë në se një ditë do të krijohet. Inkorporon përveç aspektit tradicional të bujqësisë dhe blegtorisë, kulturën, etnosin, kulinarin, etj. etj. Dhe gjithmonë ka në sfond aspektin patriotik, sipas të cilit disi në kundërshtim me Balzakun që thotë: “Kush ka tokë ka dhe luftë”, në një këndvështrim tjetër, do të thonim: “Kush ka tokë është atdhetar”, që do të thotë nuk mund të jetë kozmopolit. Who is eating, is part of agriculture Cilido që e çon bukën tek goja, nuk mund ta përjashtoj veten nga bujqësia Proverb amerikan Pas de Nutriture sans Agriculture Nuk mund të flitet për ushqim pa bujqësi Proverb francez Mos trashëgo tokë nga babai, por merre me qira nga djali Proverb afrikan Nga Honore de Balzak, Romani “Fshatarët”, Les paysans

Page 4: Almanak i Fermerit Shqiptar

5

... fshatari është i madhërishëm me jetën e tij hallemadhe. Kush ka tokë, ka luftë. Puna e rëndë, kur e rraskapit trupin, ja heq mendimit forcën për të pastruar shpirtin FALENDERIM Formulimi i kësaj pjese të librit, që përgjithësisht shoqëron të gjithë botimet, për mua është shumë i vështirë. Rezultat i një qëmtimi, siç thotë Shuteriqi, rezultat i njohjes me shumë breza, rezultat i bashkëpunimit me shumë specialistë të fushave të ndryshme dhe jashtë universit të bujqësisë, jo pa frikë, mendova të “qullos” këtë libër. Por, gjithnjë kur mendojë se të tjerë sidomos brezi i ri, do ta zhvilloj më tej, mendoj se nuk kam arsye të kem frikë, dhe përse të kem. Falënderim të veçantë për patriarkun e bujqësisë shqiptare, Prof. Ahmet Osja, Falënderim për Dr. Prof. Resmi Osmani për opinionin dhe sugjerimet e tij për përgatitjen e këtij botimi. Falenderim per Dr, Prof. Hazir Pollozhani, uNiversiteti i Tetoves, Magjister Rexhep Shoshi, Universiteti i Prishtines, Doktori i Shkencave Sali Tershalla, njeheresh dhe Kryetar i Komunes te Arrasit, Diber, mikut tim nga Funari, Mexhit Bajrami, per vleresimet qe ato kane bere Falënderim për Dr. Prof. Zef Gjeta për gatishmërinë për të kontribuar, për predispozicionin e tij për mbështetjen e këtij libri. Falënderim për shumë kolegë dhe ish kolegë të Dikasterit të Ministrisë së Bujqësisë, për sugjerimet, komentet dhe për asistencën në përgatitjen kompjuterike të materialit. Falenderim per redaktorin e ketij botimi, Festim Shytaj, duke nenvizuar durimin dhe papertueshmerine e tij.

Page 5: Almanak i Fermerit Shqiptar

6

Në përfundim : Libri ka emrin e një autori, por autorët e këtij libri janë të shumtë. Kam mendimin se çdo lexues do ta konsideroj veten edhe autor të këtij libri, që shpresojmë të jetë dhe periodik.

A u t o r i

Page 6: Almanak i Fermerit Shqiptar

7

PARATHËNIE

Brezat në vazhdimësi do ti jenë mirënjohës autorit

Filozofi Wundit, në librin e tij mbi psikologjinë e kombeve thotë: se brezat e qytetërimit të sotëm, pavarësisht zhvillimeve, në bazën e ekonomisë së tyre do të jenë bujqësia, blegtoria, zejtaria dhe turizmi.

Në kushtet e sotme, nuk na mundësohet një zhvillim i çfarëdoshëm, por kërkohet që të jemi të saktë, të qartë dhe të suksesshëm. Por, që të jesh i suksesshëm duhet të jesh i mirë-informuar, i mirë - organizuar dhe i mirë-financuar.

Nisma që autori ka ndërmarrë, për të nxjerrë në dritë Almanakun e fermerit shqiptar, është një risi, një iniciativë mjaft kuptimplote dhe që vjen në dorën e lexuesit, bash në kohën e duhur.

Më 1 Tetor të vitit 1921, në Vlorë, doli numri i parë i revistës “Bagëti e bujqësi”. Roli i kësaj reviste për rreth 88 vjet (pavarësisht nga modifikimet dhe përshtatjet që iu bënë në titull), është i pakrahasueshëm, pasi mijëra specialistë të fushës së bujqësisë patën mundësinë të botojnë gjithë çfarë ata menduan që i vlente zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Vendi ynë, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet vetëm një vend bujqësor. Për këtë arsye, nevojitet një vëmendje gjithnjë e më e madhe ndaj këtij sektori, i cili kontribuon e do të vazhdojë të kontribuojë si në përmirësimin e jetës dhe të dietës së banorëve të këtij vendi, ashtu edhe në sigurimin e të ardhurave.

Njohja e traditës mijëra vjeçare, bashkë me gjithë ato që ofron përditësimi do të jenë një pasuri jo vetëm për bujqësinë, por dhe për fusha të tjera të jetës në vendin tonë.

Vullneti, aftësia profesionale dhe sinqeriteti, janë disa prej tipareve që spikasin dukshëm tek ideatori dhe realizuesi i kësaj iniciative me vlera të veçanta: zotit Idriz XHOMARA.

Page 7: Almanak i Fermerit Shqiptar

8

Almanaku mundëson bashkëpunimin me cilindo që dëshiron të ofrojë në mënyrë të shkruar pasurinë e traditës dhe arritjet e sotme të shkencës dhe të praktikës prodhuese në fushën e zhvillimit të bujqësisë dhe jo vetëm, për të guxuar një perspektivë që na duhet dhe ia kemi nevojën më tepër se kurrë.

Thënë përmbledhtas, ky Almanak, përbën një arritje madhore për autorin dhe për bujqësinë shqiptare.

Prof. Ahmet OSJA

Shkodër, 22 Janar 2012

Page 8: Almanak i Fermerit Shqiptar

9

DISA RRJESHTA NGA AUTORI Në vend të hyrjes, një adresim për të gjithë, fshatarët, katundarët, tashmë të konvertuar në fermerë Do ta filloja me një thënie të marre nga Gazeta Prestigjioze, The Guardian, shkruar nga analisti George Monbiot: Fshatarët janë të nëmur si nga regjimi komunist, po ashtu dhe nga ai Kapitalist... Në hyrje të këtij libri, u jam referuar shumë thënieve të Balzakut, nga Romani i tij FSHATARËT pjesë e “Komedisë Njerëzore”. Po aty del qartë dhe përgjigja e tij për thënien apo për aludimin e Karl Marksit, për idiotizmin e jetës fshatare. Dhe përgjigja ndaj tij është shumë e qartë dhe e prerë: Ehu, ne fshatarët jemi aq hajvanë , sa më në fund arrijmë të kuptojmë dhe kafshët. Më qartë nuk ka se si thuhet! Libri nuk është as më shumë dhe as më pak së një kartolinë për katundarin, fshatarin, fermerin, pse jo dhe qytetarin, sheherliun e kasabasë, si për atë që është thjesht konsumator, por dhe për atë që ndonëse në një sipërfaqe të kufizuar në oborrin e shtëpisë apo në ballkon, me vazot e luleve, erëzave, disa perime, arrin të diktoj hallet e prodhuesit në rrethina të qytetit, por dhe më larg. Një obligim i imi për profesionin dhe origjinën time, për t’ju përgjigjur fisnikërisë së fshatarit, duke i mbetur gjithnjë borxhli. Duke shpresuar në vazhdimësinë e këtij botimi, vit pas viti, dua të them se ka qenë ngacmimi nga revista prestigjioze, “FARMERS’ ALMANAC” , numri i parë daton në vitin 1818. Me këtë rast do të përcjellë shkurtimisht disa mesazhe nga një botues i kësaj reviste, Lucas Mcfadden;

Page 9: Almanak i Fermerit Shqiptar

10

Tashmë vihet re, dhe për të cilën nuk ka asnjë diskutim, një kohë me një dinamikë marramendëse, d.m.th. që ndryshon shumë shpejtë dhe në mënyrë të paparashikueshme. Por janë dhe shumë gjëra që nuk ndryshojnë dhe shumë ose nuk i nënshtrohen kësaj logjike. Dhe ky Almanak është një shembull. Kjo është një ide në saj të përpjekjeve për të sjellë këtë informacion nga e shkuara në të sotmen dhe për të gjithë brezat. Kjo sidomos me temat që lidhen me Nënën Natyrë dhe efektin e saj tek ne, me synimin që ta bëjmë jetën më të lehtë. Nuk është një surprizë që lexuesit e Almanakut nuk janë vetëm fermerët, por dhe qytetarët, kuptohet atë në periferitë urbane që janë shumë më tepër të interesuar. Nuk duhen thjeshtëzuar përpjekjet tona në qëllimin që të mos humbas djersa dhe mundi i fermerit, por dimensioni i ushqimit shpirtëror është shumë më tepër se sa plotësimi i nevojave fizike. Cituar nga “ Almanak for farmers & city folk”, 1994 Ndërsa nga Almanaku i vitit 2010, kemi shkëputur një aforizëm: “Everything old is new again”, Çfarëdo që është e vjetër, është prapë e re”.

Page 10: Almanak i Fermerit Shqiptar

11

Duke qenë një tentative e parë, vazhdimësia nuk mund të kuptohet pa sugjerimet e të gjithë lexuesve, të kategorive të ndryshme, pavarësisht nga mosha, origjina, profesioni dhe vendbanimi. Në kopertinën e fundit të këtij libri, është një tablo i piktorit shumë të njohur, Kel Kodhelit. Ka një kod deshifrimi shumë më të vështirë se sa i Leonardo da Vinçit: “Mos e nam, mallko, kaun e hullisë”! Prej këtej ka dalë dhe beja, betimi: “Më vraftë buka e kaut”, Më vonë u konsiderua be rrenë; Më vraftë buka e traktorit Botimet periodike të viteve pasardhëse, me autorë të tjerë, do të sjellin prurje të reja për të mos përmendur fjalën diversitet. Duke kapërcyer kufijtë, shtetëror, politik, meridianët dhe paralelet, duke shkuar pas në shekuj, do të multiplifikohet ky term ose më mirë të themi ky titull që do të jetë më shumë se tredimensional duke nënkuptuar, dimensionin e katërt, kohën. Idriz Xhomara, Rruga “Thanas Zyko”, Nr. 6, Tiranë Tel. 0672300460, 360 954

Page 11: Almanak i Fermerit Shqiptar

12

A DUHET të ankohemi që kemi kaq shumë male ?

Naimi: O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë….. Anton Zako Cajupi: Fushë, fushë dhe fushë prapë, fushë e pasosur dhe shumë vapë........... Të dy këta, në atë kohë, në kurbet. Nga Skocia e largët ju kundërvihet Robert Burns: (1759-1796, 37 vjeç)1

My Heart's In the Highlands

Zemra ime rreh në malësi Ky i fundit ju përgjigjet nga Skocia, ndërkohë që kishte dërguar Lordin, Charls Harold për ti takuar, por për arsye të angazhimeve të shumta dhe të axhendës së ngjeshur, nuk arriti ti kontaktonte, ndoshta këtu ndikoj dhe mungesa e dëshirës së Ali Pashës, që lidhet me konfliktet që kishte për zotërimet në Përmet, për industrializimin e ujit të Trebeshinës, dhe me Çajupin, për faktin se kush do të ishte me i madhi në Madrëni e kullotave të Çajupit. Kështu që fatkeqësisht Bajroni nuk mund të kalonte Urën e Dragotit për të vajtur në Dangëlli, dhe aq më tepër Erindin, ku ishte një karakoll turk, për të vizituar kullotat e Çajupit dhe për të marrë ca gjizë apo shtalpë, te stanet. Mund të kishte dhe motive të tjera për të analizuar vargjet e Çajupit; Pika që s’u bie se nga gratë rrojnë, Thuhej se donte të vizitonte dhe vendlindjen e Çajupit, në Zagori, Sheper, por një sulm i pa imagjinuar i bletëve e zmbrapsën, ndonëse i kishin thënë se të bëjnë mirë nëse shpëton nga vdekja. Thuhet se vdiq i brengosur vetëm për këtë që nuk vdiq nga pickimi i bletëve që ai mendonte se do të ishte një vdekje e ëmbël. Ndoshta pak mbeti për të thënë për malet dhe malësinë. Duket e panevojshme një përshkrim se çfarë është mali, malësia, stoicizmi i banorëve të këtyre zonave, diversiteti shumë i madh i traditave dhe ndërkohë intensiteti i ngjarjeve të

1 Kuptohet ka diference kohore kur kane jetuar Robert Burns, Naimi dhe Çajupi, por ky kapërcim është bërë në funksion të qëllimit të idesë së shkrimit.

Page 12: Almanak i Fermerit Shqiptar

13

historisë, që nuk mund të kuptohen pa sfondin dhe skenografinë e këtyre maleve dhe bjeshkëve. Këta malësor e kanë pasur si tabu, sedrën, edhe kur iu është komunikuar se do të dënohej me vdekje, pyetjes se kur e ke ndjerë veten më ngushtë, i është përgjigjur se ky moment tani s’është asgjë përballë situatës kur më ka ardhë miku, dhe s’kisha asgjë në shtëpi. Prej këtu ka lindur dhe thënia: Që një djalë pa sedër mos më leftë (lind) në katund. Me institucionin e sedrës është spekuluar shumë sidomos në kohën e komunizmit, duke rezultuar që tejkalimi i kësaj tradite, këtij virtyti është primitivizëm. Ashtu siç është spekuluar me besën e malësorit, po aq dhe me trimërinë dhe burrërinë e tij. Kufiri shqiptar, duke përjashtuar një pjesë të vijës bregdetare është e monumentuar me male. Duke qenë në kufi kishin obligimin e një trimërie sa herë “hasmi shkelte ke dera”. Ndërsa pjesa tjetër në brendësi ka qenë si “veshka midis dhjamit”. Shpesh shprehen dhe për fat të keq edhe breza të moshuar ti dëgjojnë këto këngë Trimërie duke filluar nga Çamëria dhe duke mbërritur në Kolesjan, Dibër “Hajredin Pasha po i vjen Radikës, po pyet, vallë ku janë Nëntë Malet e Dibrës” Trimëria dhe burrëria: Disi këndvështrime të ndryshme: Ndoshta është e mjaftueshme dhe shumë domethënëse ti referohemi një shprehje në gjermanisht: Mutter verloren, alles verloren. (auf deutsch) - ke humbur burrërinë, i ke humbur të gjitha. Fjala burrëri, mutter, është interesant se në gjermanisht origjinon nga fjala nënë. Thuhet, se nëse do të “hekuroset Shqipëria” sipërfaqja e saj do të zmadhohej shumë. Këtu fjala hekurosje është shumë figurative dhe nuk ka të bëjë me projeksionin horizontal (orthogonal) aksonometrik, apo stereometrik. Sipas Prof. Ahmet Osjes, Shqipëria ka 1,9 km rënie uji për çdo km2, ndërsa në Alpe kjo shifër shkon në 3.4 km/km2. Bora, akulli, në kreshtat e maleve nuk janë vetëm kënaqësi, por janë ujë në magazinë, uji i cili u jepet me racion (me xurrem, turqisht) dhe shumë i kontrolluar, ultësirave në prehrin e këtyre maleve gjatë gjithë verës, për krojet, përrenjtë, dhe lumenjtë. Sikur të mbushim vendin me prita malore, ose më saktë tu zëmë pritë këtyre përrenjve e lumenjve që zbresin nga mali; ose më saktë tu vëmë kapistrën, (harness do të thoshte inglizi): Pengimi i erozionit, të paktën për aq kohë që mbulesa pyjore me të gjitha katet e saj do të jetë rivendosur, por gjithsesi kjo do të vonoj. Ndalimi i prurjeve të ngurta që mbathin zonat më të ulëta dhe rrisin nivelin e shtretërve të lumenjve duke krijuar më shumë mundësi për përmbytje, shembull Kiri dhe Gjadri.

Page 13: Almanak i Fermerit Shqiptar

14

Deri kur të përfundojnë efektin e tyre, do të sigurojnë ujë për ujitje për zonat përreth dhe për bagëtitë sidomos, në kullotat verore. Më vonë do të kemi përftuar dhe pakëz tokë nga ndalesat që kanë bërë aluvionet e ardhura nga larg dhe nga lartësitë. Të gjitha këto nuk kushtojnë dhe aq shumë! Fare pak për vlerat e produkteve, prodhimeve nga këto masive të lartësive: Nuk është e nevojshme të zgjatemi pasi në të gjitha kohërat, njerëzit kanë vlerësuar origjinën e produktit: lartësia mbi nivelin e detit, deri diku dhe kundër drejtimi, për të vazhduar më tej me spektrin e ndriçimit diellor, ku rrezet e padukshme, një nga të cilat ultra - violet ishin me shumë bollëk, dhe kjo transmetohej tek produkti, molla, dardha, arra, fasulet, misri me cikël të shkurtër etj. Nga ka ardhur patatja - nga Shishtaveci, Lura, Veleçiku, Ndërshena. (Orosh). Nga ka ardhur djathi i bardhë apo kaçkavalli - nga Kulmaku, Biza, Veleçiku, etj, rakia manit të zi a është nga Boboshtica; rakia e rrushit a është nga Klosi (Mat). Vera a është Debinja e Leskovikut, fasulja a është nga Ndërshena, Orosh, (e njëjta për pataten. Ky qengj a mos ka kullotur në Llogora apo në tokat e kripura të Akërnisë. Kjo e fundit megjithëse nuk konsiderohet si malësi, delet shtegtojnë në Llogora apo në Malin e Vetëtimave ose gjetkë në këtë vargmal. Aq më tepër për mjaltin rrëmohet (qëmtohet më shumë, zhbirohet) akoma më shumë për origjinën dhe të kullotave të bletëve, nëse është nga Çajupi apo Gramozi. Dikur, por dhe sot konsumatori, blerësi pyet se ku ka kullotur, kjo dhi, dele, qengj, kec apo viç e mëshqerrë. Dhe kjo është një tendencë shumë pozitive. Sa larg dhe sa afër me kërkesat e BE-së: Duke aspiruar që sa më shpejtë do të jemi në familjen e BE-së, një njohje për regjistrimin dhe logon e produkteve, me qëllim të prezantimit të vlerave unikale që këto produkte kanë mund të jetë e nevojshme. Më poshtë po japim shkurtimisht logot e produkteve të regjistruara: PDO- Protected Designation of Origine. Këtu qëllimet janë të prezantohet, emri i rajonit, nga origjinon ky produkt, kualiteti dhe karakteristikat për të cilin ky rajon ka ekskluzivitetin e vet, përpunimin e këtij produkti, që realizohet në këtë hapësirë. PGI-Protected Geographical Indication, që do të thotë që garanton kualitete specifike, të veçanta, reputacion që lidhet me origjinën gjeografike, si dhe përpunimi që realizohet në këtë hapësirë gjeografike.

Page 14: Almanak i Fermerit Shqiptar

15

TSG-Tradional Speciality Guaranteed: Qoftë produkti bujqësor apo lënda e parë ushqimore duke përdorur si lëndë të parë materiale ose kompozim të tyre që gjithsesi do të reflektojnë një tip tradicional të prodhimit ose të produktit të përpunuar. Këtu për ilustrim një shembull, regjistrimi i gështenjës, një banor autokton i masiveve tona malore, dhe që nuk preferon ta ndërtojë jetesën e vet në fushë. Castagno di Vallareno PDO (është fjala vetëm për logon e parë Protected Designation of Origine). Më poshtë thuhet që është e kultivuar në një masiv të zhveshur ku dhe mbulesa bimore në kurorën e gështenjës mungon, në një zonë me origjinë vullkanike, 400-500 mbi nivelin e detit. Zakonisht prodhimi merret në periudhën 20 shtator - 10 nëntor. Nga fjalori i Astronomisë, gjithnjë në funksion të Almanakut Apogje, Apogee, -Kur dielli është në distancën me të largët nga toka. Përdoret dhe në kuptimin figurativ për persona, që momentalisht e mendojnë veten se janë shumë larte. Equinox, ndodh dy herë në vit, vjeshtë dhe pranverë, që do të thotë që dita dhe nata janë të barabarta. perigje, perigee: kur distanca e tokës nga dielli është me e afërta. Solstice- pika kur dielli është me larg nga ekuatori në dimër dhe në verë kur dielli është në veriun me të largët të ekuatorit, nata dhe dita me e gjatë e vitit. Që në fillimet e këtij botimi, lexuesit pavarësisht nga mosha, profesioni etj. i duhet ose kërkon të dijë për ndryshimet midis kalendarit Gregorian dhe Julian, si dhe përse emërtimet e muajve, Shtatori, i shtati, Tetori i teti, Nëntori i nënti, apo Dhjetori, i dhjeti, lidhen me një sistem tjetër numërimi, Romulus.

Page 15: Almanak i Fermerit Shqiptar

16

Kalendari Gregorian, i njohur gjithashtu edhe si kalendari perëndimor, kalendari kristian, ka hyre në sistemin ndërkombëtar civil me një dekret të Papës Gregori XIII, që ka emërtuar dhe kalendarin, me 24 shkurt 1582, dokumenti titullohet: Inter gravisimas. Motivi i këtij kalendari ishte ndryshimi i kalendarit paraardhës, Julian, i cili llogariste që periudha midis dy ekuinokseve të ishte 365.25 dite, kur në fakt ishe 11 minutë me pak, ose me një diference prej 10 ditësh diference midis dy kalendarësh. Dhe kështu në vend të datës 11 mars sipas kalendarit Julian, data e ekuinoksit pranveror zhvendoset më 21 mars. Edhe celebrimet i janë referuar këtij kalendari siç janë pashkët katolike romake. Janë shumë vende perëndimore për shkak të Reformimit Protestant që i janë bashkangjitur me vonesë këtij kalendari. Përse ju katundarët i keni kaq shtrenjte? Fare pak për ne katundarët dhe katundarinë larg dhe afër qytetit, kasabasë ... fshatari është i madhërishëm me jetën e tij hallemadhe. Nga Honore de Balzak, Romani “Fshatarët”, Les paysans Të ngritur pa zbardhur dita, sapo kanë kënduar gjelat, gra, burra të brezave të ndryshëm, hedhin në krahë torbat, çantat, hejbet, për të kapur fugonin me të parë, duke parashikuar se do të përballen dhe me pakënaqësinë e shoferit sidomos kur kanë me vetë dhe pula e gjela.

Page 16: Almanak i Fermerit Shqiptar

17

Para se të nisen ata nuk kanë harruar tu lënë detyra e porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes për të grazhduar lopët, të imtat, njëthundrakët dhe për ti nxjerrë në kullotë sa me herët. Edhe detyra të tjera kanë qenë të shumta, mbathja e kuajve, arnimi i samarëve, mprehja dhe kalitja e veglave të punës tek ustai, kovaçi i fshatit, mbasi disa kishin dhe ditën e caktuar që nuk e kapnin më, ishte normë që atë ditë përgatisnin dhe drekën për kovaçin, ustain, (grafikun - siç quhet nga gjenerata e sotme). Më të shqetësuar dhe me shumë merak dhe mosbesim ndaj pjesëtarëve të familjes largoheshin ata që kishin ditën e ujit, duke i këshilluar tu rrinin larg çdo grindje duke ua transmetuar atyre për të disatën herë që “shejtani rri në ujë”. Pak me vonë, pas krahëve të tyre, do të fillonte melodia baritore: Pallja e lopëve, blegërima e deleve e dhive, lehja e qenve, hingëllima e kuajve, kakarisja e pulave, pa llogaritur mjaullitjen e maceve etj, që të gjithë kërkonin ndihmë, kuptohet në gjuhën e tyre. Pasi kanë përballuar këtë situatë pakënaqësie, lodhje dhe mërzitje që në agim, ata do ti drejtohen trotuarit për ti treguar blerësit, qytetarit që ka pasur dhe kohë të flejë, ato çfarë kanë sjellë: spinaq, pazi, labot, hithra, kopër, majdanoz, lëpjete, sinap, lulëkuqe, (kuptohet pa rënë në farë), vezë të freskëta dhe shumë fruta, perime e prodhime të tjera. Pjesa me e madhe e tyre, (të gjithë specialistet e bujqësisë e dinë) konsideroheshin dhe klasifikoheshin si barëra të këqija), duke angazhuar shumë forca pune për ti çrrënjosur, (eradikuar thonë akademikët), por ja, që erdhi një ditë dhe po kërkohen. Të nevojshme për të gjitha moshat, deri tek me të moshuarit, nuk lodhin stomakun, rrisin peristaltikën e zorrëve, thonë doktorët etj, etj. Për të qenë të sinqerte, shumë nga këto nuk i kanë ditur dhe ato që sot do të qëndrojnë në trotuar, pa pyetur për të ftohtit a për vapën. Dhe të gëzon fakti që këto pavarësisht nga arsimi i tyre, janë në gjendje të flasin për vlerat e disa prej produkteve që i rreshtuam me lart. Një pjesë e atyre që kanë sjellë për ti shitur nuk do të thotë që u kanë tepruar, (shumica e atyre nuk e dinë se çfarë është ekonomia e tregut, të paktën teorikisht), por duke kufizuar, reduktuar racionin ditor të familjes. Që në fillim (dhe ata e parashikojnë ose e presin) që të ndeshen me pyetjen e blerësit, qytetarit (nuk desha ta përmend fjalën përçmim):

Page 17: Almanak i Fermerit Shqiptar

18

Përse ju katundarët i keni kaq shtrenjtë? Një përgjigje nën zë: Po pse more zotëri, a është më e shtrenjtë një koka kola qumësht i freskët, pothuajse i barabartë me çmimin e ujit, dhe mos harro se vetëm kur ka pjellë lopa unë kam fjetur në stallë, të paktën një javë përpara. Sa shpejt e harrove radhën e qumështit që në orën tre të natës për një litër qumësht që ishte më shumë ujë, dhe tani vetëm mos përto të ngrihesh e ta marrësh qumështin tek dera. Apo kur unë i lutesha shitëses së bukës për një bukë gruri që unë e kisha prodhuar vetë, dhe përgjigja ishte se ju katundarët nuk e keni emrin në listë. Dhe tani, për të mos u zgjatur, le të krahasojmë ato që ka sjellë ky fshatar/ katundar, fermer në raport me ato që gjejmë në tregje, deri diku të kompletuar, me kushte të pranueshme: A nuk ju intereson freskia e produkti dhe nga ka ardhur -Njihet dhe kuptohet edhe nga blerësi, freskia, bile dhe koha e vjeljes, në mëngjes apo në darkë, origjina e produktit, kushtet klimatike tokësore. Mund ta ilustrojmë vetëm me një shembull: fasulja e lartësive edhe në saj të rrezatimit të bollshëm ultra violet, që mbërrin në arë, ka shije dhe vlera të pakrahasueshme me ato që vijnë nga fusha, ndërkohë që ka mbërritur dhe fasule e rritur në vapën e Misirit, Egjipt, për të cilën Çajupi thoshte: Fushë, fushë dhe fushë prapë, fushë e pasosur me shumë vapë… - Çfarë agrofondi është përdorur, plehërimet, spërkatjet etj. A është tepruar

me plehërime dhe me spërkatje. Gjethoret në një teprim të ushqimit azotik akumulojnë nitrite, shumë të dëmshme për organizmin e njeriut, gjë që nuk ndodh në këtë fermën “shumë të vockël” siç themi ne Korçarët, dhe që prezantohet nga ky shitësi i trotuareve.

- Çfarë kërkesash ka për kulinarin, ose më thjeshtë çfarë duhet të dijë

amvisa, e zonja e shtëpisë, për ti gatuar ato? Përsëri një shembull disi sinjifikativ, domethënës: Fasulja e ardhur nga lartësitë nuk mund të ziej me çfarëdo lloj uji, që lidhet kryesisht me fortësinë e ujit, mundësisht, por që nuk mund të arrihet, të zihet me ujin që është ujitur. Edhe në këtë rast ky katundari të ofron dhe me dashamirësi dhe atë që quhet “recipe” apo mënyra e të gatuarit që ju nuk do ta gjeni asgjëkund.

Page 18: Almanak i Fermerit Shqiptar

19

Nëse do të kesh dashamirësi mund të miqësohesh dhe me “katundarin” të cilit i adresohesh, abonohesh, për këto prodhime. Përgjithësisht ruhet sedra e tij që nuk abuzon me këtë miqësi të rastësishme të lindur në trotuar në zheg apo në thëllim. Atëherë përse të mos u krijojmë kushte këtyre shitësve, që janë realisht njëherësh dhe prodhues, bile mund ti konsiderojmë dhe si “Ambasador Nderi të Fshatit”, që të prezantojnë produktet e tyre të prodhuara me kaq shumë mund, nga një herë duke ua hequr nga goja fëmijëve dhe jo se u kanë tepruar! Së fundi dhe drejtuesit e pushtetit vendor, sa herë që premtojnë për tregje modernë, mbase duhet të mendojnë për këtë “mini treg”, apo për tregun e trotuarit, gjithsesi për ta përmirësuar atë, për të motivuar këtë fermer për vazhdimësinë e prodhimit. Pse jo për të ndërtuar një skenar të marketingut, që ata aktualisht nuk e dinë dhe jo që nuk e kupton, mbasi filozofia e marketingut fillon dhe mbaron me blerësin dhe jo vetëm unë, por të gjithë bien dakord që ai e kupton dhe e ka kuptuar dhe gjysh stërgjyshi i tij,. Kthimi nga pazari, tregu, pjesa e dytë e shkrimit, ku nuk është i nevojshëm epilogu, ndërsa prologu ishte i domosdoshëm. Me pak fjalë pa u ulur, me bukën në dorë, detyrohen të rimarrin detyrën e rivazhdimit të situatës. Por kjo do të ishte aspak e rëndësishme në raport me atë që perceptojnë kur janë kthyer pa i shitur ato që morën në mëngjes për në Pazar !!!! Zhgënjim, dëshpërim, mërzitje, se nuk u sollën fëmijëve, apo nipërve ato që u premtuan në mëngjes, kuptohet që këta të fundit nuk arrijnë dhe shyqyr që nuk arrijnë të kuptojnë këto halle dhe peripeci që disi u përpoqëm ti themi me lartë, mbasi do të kenë kohë.

Page 19: Almanak i Fermerit Shqiptar

20

SHTATOR, VJESHTA E PARË September: origjinon nga latinishtja, Sipas sistemit Romulus, 12i shtati muaj i vitit, duke filluar nga prilli.

2 Sipas legjendës, Roma u themelua nga dy vëllezër binjak, Romulus dhe Remos, më 21 Prill 753 p.e.s. Vëllai i gjyshit të tyre pasi kishte vrarë të vëllain për ti zënë fronin, i hodhi të dy binjakët në lumin Tiber, me një varkë duke llogaritur që do ti çonte në det ku dhe do të mbyteshin. Por drejtimi i erës atë ditë ishte i kundërt dhe i nxori të dy binjakët në bregdet. Përsëri sipas legjendës, klithmat e dy fëmijëve u dëgjuan nga një ujkonjë, e cila arriti ti shpëtojë. Që nga ajo ditë, kjo kafshë është bërë simboli, emblema e Romës. të dy binjakët vendosën të themelonin Romën në Brigjet e Lumit Tiber ku ata ishin hedhur për tu mbytur. Roma emërtohet sipas emrit të Romulusit. Kjo shkaktoi një konflikt të acaruar duke përfunduar me vrasjen e Remos nga i vëllai Romulus. Romulus vendosi një sistem numërimi të muajve duke filluar nga marsi, prandaj shtatori, tetori, nëntori dhe dhjetori, emërtohen respektivisht, i shtati, i teti, i nënti dhe i dhjeti, bazuar në këtë sistem. Nga Indro Montaneli, Historia e Romës Po nga ky autor në funksion dhe të këtij botimi shkëpusim disa fragmente, nga kapitulli që titullohet : “Mbretërit bujq”. ...Qyteti ishte ndarë në tre tribu: latinët, sabinët dhe etruskët, (etruskët mendohet së janë paraardhësit e ilirëve). Çdo tribu ndahej në dhjetë kuri, (ka një përngjasim dhe në trevat shqiptare kjo ndarje, sidomos në Lurë, ku çdo lagje përfaqësohej nga një plak, ose plaku i dheut, që mund të jetë si dhe më plaku nga të dhjetë pleqtë. (për më shumë shih “Ura dhe Kështjella” nga Shaban Sinani). ...Ishte demokraci absolute pa klasa, që jetoi deri atëherë kur Roma pushoj së qeni një fshat i vogël… …Ka shumë mundësi që kjo politikë pushtimesh të këtë qenë më e ashpër dhe agresive gjatë sundimit të tre mbretërive të familjes Tarkuinia, me prejardhje etruske. E gjitha kjo për një arsye të thjeshtë: ndërsa latinët dhe sabinët ishin bujq, etruskët ishin tregtarë ... të parët sapo fillonte një luftë e re, duhej të linin pas dore punimin e tokës ose vjeljen e prodhimeve. Ndërsa të tjerët vetëm fitonin dhe në rast fitoreje rriteshin dhe tregjet … në të gjitha kohërat, në të gjitha shtetet, gjithmonë ka ngjarë kështu: banorët e qytetit kanë qenë pro luftës, kundër vullnetit të fshatarëve, të cilët ishin detyruar të bindeshin.

Page 20: Almanak i Fermerit Shqiptar

21

9 Shtator- rosh Hashanah, Viti i ri për hebrenjtë Shtatori-Fillimi i sezonit të dasmave Të dhëna nga Instituti Hidrometereologjik për Shtatorin3

NR Stacioni Temp. mes. e ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 21.9 19.6 17.9 - - - 46.8 54.0 45.0 2 Shkodër 20.3 19.2 17.5 22.7 20.4 18.4 69.2 97.5 66.1 3 Lezhe 21.4 19.8 18.7 - - - 37.4 35.5 46.6 4 Durrës 21.4 20.0 18.5 23.0 21.4 - 21.7 25.1 33.2 5 Tiranë 20.9 19.4 17.2 22.7 20.6 19.2 30.4 28.5 39.4 6 Elbasan 20.8 19.3 18.1 22.9 21.0 18.5 24.8 23.6 38.9 7 Cërrik 21.1 19.7 18.1 - - - 28.0 24.3 37.2 8 Berat 20.7 19.3 17.5 23.5 21.6 19.6 20.9 19.1 34.4 9 Lushnjë 21.2 20.4 19.1 24.2 22.5 20.6 23.5 18.6 31.8 10 Fier 20.5 19.1 17.9 23.3 21.8 19.8 24.7 18.1 32.1 11 Vlore 21.3 20.6 19.2 24.1 22.5 20.4 24.0 21.9 38.8 12 Gjirokastër 20.5 18.6 16.6 24.4 23.1 20.6 27.6 39.4 52.3 13 Sarande 23.6 22.2 20.7 22.8 20.6 18.6 37.3 34.1 54.5 14 Kukës 18.2 16.2 13.8 21.1 18.8 16.4 28.2 30.3 30.3 15 Peshkopi 17.8 16.1 13.4 20.6 18.3 15.8 21.9 22.0 30.9 16 Puke 16.6 14.7 12.8 - - - 71.8 63.3 54.5 17 Burrel 19.3 17.6 16.3 - - - 27.8 29.6 35.9 18 Bulqize 16.2 14.3 12.6 - - - 30.7 25.0 36.4

…….deri në epokën e sundimit të Mbretit të Katërt, në Romë mbizotëronte fshatarësia dhe baza e ekonomisë ishte bujqësia……..Pjesa më e madhe e tyre banonin në kasolle me baltë, të cilat kishin një dhomë pa dritare dhe derë………….Në mes të tyre kishte dhe senatorë, si gjithë të tjerët edhe ato vinin, mbrehnin, kuajt në zgjedhë, hidhnin farën apo korrnin grurin. të rinjtë ndihmonin prindërit pasi bujqësia ishte dhe shkolla e tyre. …..Kundër teorive të shkencëtarëve amerikanë modernë, sipas të cilëve forca e një populli varet nga shumëllojshmëria e ushqimeve, romanët demonstronin se mund të pushtosh botën edhe duke ngrënë një ushqim me ujë të valuar dhe miell, dy kokrra ullinj e pak djathë……. Deri tek Anko Marcio, mbreti ishte i barabartë, pasi edhe ai lëronte tokën me parmendë të tërhequr nga buaj, mbillte farën dhe korrte grurin………Vendimet i merrte nën hijen e pemës ose i ulur para derës së shtëpisë…….. 3 të dhënat janë marrë nga Buletini i Institutit Hidrometereologjik

Page 21: Almanak i Fermerit Shqiptar

22

19 Pogradec 17.3 16.0 14.2 13.9 19.0 16.8 13.9 13.6 28.3 20 Korçe 16.9 15.1 12.9 14.3 17.6 05.4 14.3 14.9 29.0 21 Erseke 15.7 14.1 12.6 21.5 16.5 14.2 21.5 17.4 35.0

MESATARJA SHUMËVJECARE E RESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 60.7 LUSHNJË 57.3 DIBER 57.5 MAT 77.5

DURRES 60.2 MIRDITE 133.1 ELBASAN 68.8 PERMET 59.6

FIER 61.4 POGRADEC 44.4 GRAMSH 72.4 PUKE 150.5

GJIROKASTER 93.8 SARANDE 97.4 KOLONJË 57.6 SKRAPAR 56.1

KORCE 47.5 SHKODER 184 KRUJE 103.6 TEPELENË 76.9 KUKES 73.8 TIRANË 77.7 LEZHE 94.4 TROPOJE 108.4

LIBRAZHD 78.2 VLORE 57.9

Zgjatja e orëve me ndriçim diellor për muajin shtatorii Durrës- 269 Vlorë- 277 Kukës - 254 Peshkopi- 244 Korçë- 269 Shkodër- 295 Tiranë- 262 Gjirokastër- 230 Lagështia e tokës në përqindje përkundrejt kapacitetit fushor ujëmbajtës maksimal

10 Shtator -10-30 %; 30 Shtator- 44 %

Page 22: Almanak i Fermerit Shqiptar

23

Dita Drita zbardh Dielli lind Perëndon 1 04:23 06:01 19:22 2 04:24 06:02 19:21 3 04:26 06:03 19:19 4 04:27 06:04 19:17 5 04:28 06:05 19:16 6 04:30 06:06 19:14 7 04:31 06:07 19:12 8 04:32 06:08 19:11 9 04:34 06:09 19:09 10 04:35 06:10 19:07 11 04:36 06:11 19;06 12 04:37 06:12 19;4 13 04:39 06:13 19:02 14 04:40 06:14 19:01 15 04:41 06:15 18:59 16 04:42 06:16 18:57 17 04:43 06:17 18:55 18 04:45 06:18 18:54 19 04:46 06:19 18:52 20 04;47 06:20 18:50 21 04:48 06;21 18:49 22 04:49 06:22 18;47 23 04:50 06:23 18:45 24 04:52 06:24 18:43 25 04:53 06:25 18:42 26 04:54 06:27 18;40 27 04:55 06:28 18:38 28 04:56 06:29 18:37 29 04:57 06:30 18;35 30 04:58 06:31 18:33 KALENDARI HËNOR

Shtator

H M M E P Sh D

35 1 2

36 3 4 5 6 7 9

37 10 11 12 13 14 15 38 17 18 19 20 21 23

Page 23: Almanak i Fermerit Shqiptar

24

39 24 25 26 27 28 29

Shtatori është muaji i mbjelljes së kulturave të dyta, foragjere, perimore etj, edhe për të kompensuar rrjedhojat e thatësirës së pranverës për kulturat e para. Kjo praktikë në zonat që kanë mungesë ujitje dhe që vuajnë nga thatësira, njihet tradicionalisht, si “bujqësi e vjeshtës”, ose më saktë zonat që nuk duhet të mbajnë shumë shpresë tek “bujqësia e pranverës” KULTURA TË DYTA, POR ASPAK TË DYTA NGA RËNDËSIA Kush do të konsiderohet kulturë e dytë, mbjellje të vona, ose hamullore në raport me ato që quhen kultura të para ose kryesore: Një grupim i madh bimësh, kultivarësh dhe formash disi të nënvlerësuara. Sa që shpesh me këtë term stigmatizohen dhe ata që kanë bërë shkollën natën ose me korrespondencë. Por në një këndvështrim tjetër rezulton që janë bimë që arrijnë të shfrytëzojnë më së miri atë potencial tokësor dhe klimatik të zonës, shumë më tepër se ato që quhen kultura të para ose kryesore. Menaxhimi (ose ekonomizimi i lagështirës në tokë). Mbetet një nga problemet kryesore në shumë zona ku prodhimi mbështetet në reshjet (rainfed agriculture). Në traditën popullore këto zona quhen dhe “toka të vjeshtës” që do të thotë bimët kultivohen në këtë sezon sidomos kur fillojnë shirat përbëjnë peshën kryesore në raport me ato që mbillen në pranverë. Tashmë janë introdoktuar dhe kultivohen shumë lloje të gjinisë Sorghum sp. me përdorime të gjithanshme të cilat njihen në sinonimin “Deveja e botës bimore’, kjo përveç të tjerave lidhet me kërkesat minimale, ose aspak ekzigjente që ky grupim ka ndaj lagështirës në tokë. Në këtë grupim siç thamë shumë polivalent për bukë, industri ushqimore, si foragjere, janë shumë kultivarë jo vetëm me produktivitet relativisht të lartë, por dhe me cikël vegjetativ të shkurtër. Ashtu siç nuk kanë ekzigjencë ndaj lagështirës, ato paraqesin kërkesa minimale dhe ndaj tipave dhe formave të ndryshme të tokave, acide, primitive, magneziale, të cekëta etj. Përshtaten në gjatësinë e ditës dhe me tendencën për ulje. shembulli i shijes së domates kur fillon shkurtimi i gjatësisë së ditës.

Page 24: Almanak i Fermerit Shqiptar

25

Nisur nga origjina e domates dhe e gjithë gjinisë, nga zona me ditë të shkurtër, të gjithë e kanë provuar shijen që kjo ka në sera ose në fushë të hapur në raport me prodhimin në sezonin me ditë të gjatë ose me tendencë të rritjes së ditës. Kjo shpjegohet dhe me faktin që shtohet rrezatimi ultraviolet në spektrin e ndriçimit. Mbjellja në kushte të sforcuara të tokës në pranverë sidomos për bimët me cikël vegjetetativ të gjatë kur mund të operohet vetëm me bimë me cikël vegjetativ të shkurtër. Në shumë raste kur mbjellja realizohet në toka të rënda, të ftohta etj ku dhe mbirjet vijnë me vonesë dhe rakitike sa që nuk arrijnë të justifikojnë mbjelljen në kushte të sforcuara vetëm për kapur gjatësinë e ndriçimit diellor. Energjia e harxhuar kur rritet temperatura e tokës është minimale. Struktura e tokës (vlaga apo valika) ndryshon menjëherë, kjo reflektohet dhe në uljen e peshës specifike apo volumetrike të tokës. Evitohet teprica e ndriçimit e cila fare lehtë diktohet tek hardhia. Mbulimi i vreshtave me rrjetë është arsyeja kryesore për të pakësuar tepricën e ndriçimit në raport me funksionet e tjera siç janë të mbrojtjes nga shpendët, grerëza, breshëri etj. Është folur shumë për lodhje të tokës përse? Ky perceptim ka bërë që të injorohen ose të mos vlerësohen kulturat e dyta. Toka ka funksionin e një “magazinimi të ushqimit organik apo mineral” dhe jo përgjegjësinë për të ushqyer bimën. Makro dhe mikroelementet që këto thithin mund të mos jenë në kurriz të kulturave të para dhe të atyre që do të mbillen në sezonin pasardhës. Diversiteti i kulturave, të vazhdojmë ti quajmë të dyta, është shumë i madh. Nuk është nevoja ti listojmë këto bimë që grupohen në drithëra, foragjere etj. Mund të sjellim një shembull: Misri i ëmbël, subspecia sacharata, që pothuajse akoma nuk ka mbërritur tek ne, mund të mbillet dhe tre herë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke qenë se prodhimi do të merret në pjekjen e qumështit. Është mundësia të introduktohen dhe shumë specie të tjera që akoma nuk njihen, p.sh buckwheat, Fagospyrum esculentum, që ka një përdorim shumë të gjerë në kulinari, lakra e Brukselit, Brussel sprout, (Brasiça olearacea). Këto që përmendëm dhe shumë dhe shumë të tjera do të kompletojnë ose do ti afrohen larmisë së strukturës së bimëve për këto mbjellje të dyta. Koeficienti i shfrytëzimit të resurseve tokësore dhe klimatike do të jetë në rritje pa llogaritur një shpërndarje të bimëve dhe punës gjatë gjithë vitit, rritje të mbulesës bimore për sekuestrimin e karbonit dhe pakësimin e erozionit, kompletimin e konvejerit të gjelbër të perimeve apo foragjereve etj. Edhe shumë argumente të tjera mund tu shtohen atyre që përmendëm më sipër. Atëherë shtrohet pyetja: A e meritojnë të quhen të dyta këto bimë? !

Page 25: Almanak i Fermerit Shqiptar

26

ANEKDODA Doktori i këshillon pacientit që për të lehtësuar sëmundjen e tij të hante sa më shumë perime. Pacienti u largua duke ju bindur këshillës së doktorit. Pasi doli jashtë kujtohet dhe kthehet përsëri tek doktori: -doktor, më falë, por unë nuk e di se kujt i thonë perime? Doktori, disi i zënë ngushtë i thotë, po ja, a mbjellë ti domate? Përgjigja: Po doktor. Atëherë ha sa më shumë domate. Aman o doktor, po unë u kam ngulur nga një hu atyre që të mbahen, si ka mundësi që ato të më mbajnë mua!

Nomadizmi apo shtegtimi në Shqipëri: Histori, Traditë, Kulturë apo Primitivizëm

Fenomeni i nomadizmit në Shqipëri është zhvilluar paralelisht me zhvillimin e bujqësisë në vendbanime të përhershme, që lidhet me Revolucionin Bujqësor. Ky revolucion daton pothuajse ose është i përafërt me historinë e bujqësisë edhe në botë. Duke qenë një dukuri anësore, margjinale, kuptohet që ka ardhur duke u tkurrur, por në asnjë rast nuk mbështet hipotezat që shqiptarët janë një popull nomad. Aq më tepër ai ka qenë komplementar me zhvillimin sedentar të bujqësisë dhe blegtorisë, duke e bërë sa më shumë aktiv çdo ditë të kalendarit dhe duke i vjelë këto resurse klimatiko-tokësore sa më shumë që të jetë e mundur, duke i inkorporuar në prodhime blegtorale me vlera për të cilat nuk besoj që të ketë një specialist të marketingut që ti etiketoj këto produkte. Kushdo që flet për prodhimet bio, do ta ndiejë veten të turpëruar përball tyre. Prej shekujsh, pothuajse kudo në botë kemi të bëjmë me një seminomadizëm, që as më shumë dhe as më pak do të alternohej ose do të kompensohej me bujqësinë dhe blegtorinë sedentare si dhe me veprimtari të tjera kryesisht të punimit të drurit, pse jo dhe

Page 26: Almanak i Fermerit Shqiptar

27

të grumbullimit të bimëve mjekësore, eterovajore, erëzave, deri diku ose shumë pak dhe me grumbullimin e bimëve dekorative që shtegtarët kishin privilegjin të diktonin sinjalet e para të gjallërimit, vagëllimit të tyre në pranverë bile dhe nën dëborë. Kuptohet njohja e diversitetit të florës dhe faunës së egër ka qenë e limituar po ta krahasojmë me arsenalin e madh të këtyre specieve që tashmë janë identifikuar nëpërmjet ekspeditave ose mënyrave të tjera të eksplorimit. “Janë pikërisht të dhënat arkeologjike ato që na hapin përpara syve botën e paditur dhe të heshtur të parahistorisë. Dikur një arkeolog francez, Leon Rei, shkroi në fundin e shek. XIX se në Shqipëri parahistoria është një njollë e bardhë. Është meritë e arkeologjisë shqiptare që gjatë bonifikimit të fushës së Maliqit, shënoi një prelud të madh: Zbuloi një fshat parahistorik kolosal, ku jeta kishte vazhduar pa ndërprerje për 1500 vjet. Ky vendbanim parahistorik i Maliqit kish filluar të banohej rreth viteve 2700 para erës sonë dhe vazhdoi si i tillë deri në vitin 1200 para erës sonë. Lashtësia e vendbanimit të Maliqit i çoi arkeologët në gjetje të reja, madje akoma më të lashta si p.sh. në Dunavec, Vashtmi, Podgori dhe Luadisht. Kështu u vërtetua që Fusha e Korçës është banuar që nga mijëvjeçari i IV para erës sonë nga një popullsi qëndruese, ndenjëtare. Kështu në epokën e neolitit merr zhvillim kultura materiale e bujqësisë.

Është e marrëzishme të mendosh se ndonjë përfaqësues serb si Jovan Svijiç, i cili thotë që gjoja ilirët e mësuan bujqësinë nga sllavët, kur sllavët erdhën në Ballkan dhe në trojet e Shqipërisë, të paktën nga shekulli VI i erës sonë. Në vitin168 p.e.s. ilirët pushtohen nga romakët. Është për tu habitur, por kultura romake e punimit të tokës në këtë periudhë ishte e nivelit më të ulët se ajo ilire. (Dr. Moikom Zeqo, Lashtësia e Bujqësisë në trevat Shqiptare, Tiranë, 1999)

Sa herë që bie fjala për nomadizmin, apo shtegtimin, do të sjellësh ndër mend bariun me gunë, bariu i ziu bariu, kur gjëmon e frynë veriu, thotë një këngë e kënduar në Jug, karvanin e kafshëve të barrës, tufën e deleve, padyshim nuk mund të përjashtosh një pjesëtar të dashur, që është qeni. Në Kalanë e Dodës një motiv shumë i vjetër:

Page 27: Almanak i Fermerit Shqiptar

28

U hull mjegulla Drinit; Ore lale, Erdhën muajt e dimnit; Ore lale; As më shumë dhe as më pak se një paralajmërim për fillimin e shtegtimit duke numëruar ditët deri në fillimin e pranverës kur do të ktheheshin nga shtegtimi tufa, dhe bashkë me të dhe burri. “…. Sipas të dhënave dokumentare, disa fise në Shqipërinë e Jugut merreshin kryesisht me blegtori dhe bënin një jetë nomade, duke lëvizur sipas nevojave të bagëtisë për kullotë. Si të tilla fise nomade përmenden malekasët, që jetonin në pjesën malore të Janinës, fshatrat malore të Kolonjës e të Devollit e ndonjë tjetër. Katundet, në kuptimin vërtetë të fjalës, kanë qenë në këta shekuj shumë të kufizuar në numër dhe popullsia që merrej me blegtori zinte një përqindje fare të parëndësishme në numrin e përgjithshëm. Profesor Aleks Buda ka shprehur mendimin se këto popullsi, ndonëse të vogla në numër, përbënin një kërcënim të përhershëm për perandorinë bizantine. Ata ishin në lëvizje, në kërkim të kullotave, nuk u nënshtroheshin ligjeve të Perandorisë dhe me vështirësi paguanin taksat. meqë ata përbënin një rrezik të vazhdueshëm për perandorinë, ka mundësi që dukuria të jetë përgjithësuar e t’u jetë veshur gjithë shqiptarëve. Studiuesi Alen Dyselie ka shprehur mendimin se fiset që në shekujt e mesjetës, përmenden si nomadë, janë shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre dhe bëjnë një jetë nomade të përkohshme, derisa të gjejnë një vend të përshtatshëm për tu stabilizuar përsëri. ...Blegtorët e këtyre zonave që kishin si aktivitet parësor blegtorinë, kishin të siguruar kullotat verore por u mungonin ato dimërore. për këtë arsye ata detyroheshin të kryenin shtegtime stinore. Duke qenë se tufat ishin relativisht të mëdha, prapa tyre formoheshin karvanë të gjata me kafshë që transportonin shtresat e mbulesat e barinjve, enët e përpunimit të bulmetit, ushqimet etj.

Page 28: Almanak i Fermerit Shqiptar

29

... Disa zona malore të vetëqeverisura si: Plava, Guxia, Hoti, Kelmendi etj e ruajtën karakterin blegtoral të ekonomisë jo vetëm në mesjetën e Mesme, por dhe në atë të vonë, dhe deri në kohën e re. Ata zbrisnin çdo vit në kullotat tradicionale dimërore. Shkallë, shkallë ato sollën në këto kullota edhe një pjesë të familjes, ndërsa pjesa tjetër mbeti në fshatin mëmë, në afërsi të kullotave verore… Në këtë tip kullote blegtorët ishin gjithnjë pranë familjeve, ndonëse ato ishin të dyzuara… është kjo arsyeja që në fushën e Shkodrës dhe Zadrimës ka mjaft familje me origjinë nga Malësia e Madhe. (Prof. dr. Spiro Shkurti, Bujqësia në Arbërinë e shek. XIII-XVII, Tiranë, 2002) Për ti dhënë përgjigje pyetjes se çfarë i shtyn këta njerëz të lenë shtëpitë dhe të përshkojnë pothuajse nga shtatori deri në fund të majit, kur do të kthehen te kullota verore, “Erba di casa mia” është një këngë ndër më të preferuarat e kënduar nga Massimo Ranieri, do ta nisim që nga vendet skandinave, aty ku më 22 dhjetor nuk lind Dielli dhe më 22 qershor ai nuk perëndon. Është një komunitet që e ka lidhur jetën me rritjen e tufave të drerit, Rain Dear. Ky komunitet Lapish, Saami ose Suomi, është pozicionuar aty ku takohet Norvegjia, Suedia dhe Finlanda. Takohet dhe në gadishullin Kola, Rusi, pra, në katër shtete, ku dhe duhet të paguajnë taksa në vende me legjislacion jo të njësuar. Territoret ku ata shtrihen janë 388,350 km2, afërsisht i barabartë me sipërfaqen e Suedisë. Ndërsa popullsia nga të dhënat më të fundit llogaritet të arrijë në 60 - 100 000 në Norvegji, 14,600 në Suedi, 9,300 në Finlandë dhe në Rusi, Gadishulli Kola, 1,992. Gjuha është sami, degëzim i grupit të gjuhëve Uralike. Mënyra e jetesës është gjysmë nomade. Religjioni është kryesisht sami Shamarizem, Lutheranizëm dhe një pjesë e vogël i përket Ortodoksisë së Lindjes.

Page 29: Almanak i Fermerit Shqiptar

30

Problemet politike i kanë sjellë ata në agjendën politike. Kanë parlament në Norvegji, Finlandë dhe Suedi. U është garantuar në këto katër shtete mësimi në gjuhën amtare. Në Rusi konsiderohen një minoritet që mbijeton me mundësitë e veta dhe me shumë sakrifica. Të drejtat mbi pronësinë e tokës dhe mbi ujërat e brendshme ose detrat nuk janë të qarta. Për arsye të zhvendosjes së tufave në varësi të ndryshimit të kushteve klimatike, komuniteti duhet ti ndjek, mbasi është e pamundur të kontrolloj dhe të komandoj lëvizjen e tyre. Si rrjedhojë dhe konfliktet për kufijtë ndër-shterorë janë të pashmangshme. Fare pak për etimologjinë dhe përkufizimin e nomadizmit (Nomad në frëngjisht, Nomas në greqisht dhe latinisht) dhe a është shpirti nomad një instinkt i lindur apo një tipar i krijuar dhe i përpunuar në përshtatshmëri me mjedisin, a ka premisa për trashëgimi ky tipar. Afërsisht përkufizimi është i tillë: “Grupe, komunitete që varen nga blegtoria dhe produktet blegtorale, qumësht, gjak, mish etj, dhe që zhvendosen nga një vend në tjetrin njëherësh me bagëtinë e tyre. Kjo ndeshet që në Lindjen e Mesme, beduinët, Në Afrikën e veriut Tuaregët, në Azinë Qendrore, Mongolët dhe Kazakët si dhe Komuniteti Saami në katër shtete: Norvegji, Suedi, Finlandë dhe pjesërisht në Arktik, Gadishulli Kola që i përket Rusisë. Jeta e këtij komuniteti është e lidhur me mbarështimin e drerit, Reindeer. Kjo nuk do të thotë që këto komunitete pastorale të mos angazhohen së paku dhe sezonalisht në bujqësi. Kjo jo shumë e shpeshtë mbasi këto komunitete mbështeten më shumë në sigurimin e produkteve bujqësore nëpërmjet shkëmbimit sidomos në periferitë urbane”. Le të mbërrijmë tashmë në universin shqiptar jo vetëm për të transferuar këtë temë por për ti ballafaquar situatat nga e cila çdo lexues do të llogarisë dhe diferencat. Stani si element i përbashkët i kulturave pavarësisht nga diferencat e mëdha në zhvillim, histori dhe traditë: Ngrehinë, që ka evoluar shumë pak, në kullotat verore. Edhe diferencat midis vendeve, kontinenteve, nuk janë shumë të mëdha. Organizimi i brendshëm i hapësirës brenda stanit është afërsisht i tillë:

Page 30: Almanak i Fermerit Shqiptar

31

-Zjarri në qendër të stanit, tymi largohet nga një kube, nga kjo kube varej dhe varguri, zinxhire, me hallka, afersisht si ato me te cilat lidhet qeni, në të cilën vendoseshin, kusitë ose enë të tjera për të zier ushqimin. -Në qendër të zjarrit një pajisje hekuri, demiroxhak, nga turqishtja, hekur i oxhakut, me dy këmbë mbështetëse dhe i bigëzuar në të dy anët për vendosjen e druve, shkarpave etj. - Në të dy anët simetrikisht vendoseshin shtresat për të ndenjur dhe më vonë për të fjetur, në njërën anë për burrat (duke përfshirë dhe miqtë). Ndriçimi bëhej me kandil, bishtuk ose me pisha. Flakët e zjarrit kontribuonin sadopak në ndriçim. - menyja ishte përgjithësisht standard, kryesisht mish dhe

bulmetra mbasi sigurimi i perimeve atje ishte i pamundur përveç të tjerave dhe nuk njiheshin.

Është shumë interesante që qoftë arkitektura e stanit, por dhe organizimi i brendshëm janë të njëjtë kudo në botë, duke pretenduar që të jetë një element lidhës i kulturave në kohë dhe në hapësirë. Nomadizmi i Kalasë së Dodës dhe i Trevës së Lumës në përgjithësi Me përmasa më të vogla ruhen dhe sot e kësaj dite. Disi e pashpjeguar një vitalitet dhe shpirt bujar i këtij komuniteti që llogariste nisjen kur paralajmërohej ardhja e dimrit, dhe për tu kthyer pas Shëngjergjit. Itinerari do të ishte shumë i gjatë, peripecitë, sakrificat, po ashtu. Nuk mungonin dhe aventurat në shtegtimin vajtje-ardhje, duke kullotur natën bagëtinë në “grurin e socializmit” që fshatari me një filozofi dhe humor të thellë e quante jo bukë e fshatit, mbasi ky i fundit ishte i destinuar të hante pothuajse vetëm bukë misri. Duken si e dorës së dytë, por ndikimi që ata kanë pasur gjatë shtegtimit, p.sh. përhapja gjeografike e deles së Lumës, të racave të kuajve dhe të qenve, që pothuajse shoqëron itinerarin e lëvizjes së tyre, zonat ku ato morën “pasaportizim”, duhet vlerësuar.

Page 31: Almanak i Fermerit Shqiptar

32

Shkëmbimi në natyrë gjatë shtegtimit, mall-mall, ishte i pashmangshëm.. Ndikuan sado pak dhe në kushtet e mungesës totale të qumështit qoftë dhe për fëmijët, ndërsa mish i qengjit ishte privilegj për elitën nga të cilët komuniteti shtegtar do të siguronte edhe ndonjë mbështetje të paktën për tu lejuar të merrnin bukë në dyqanet që asokohe ishin me listë. Nomadizmi, apo shtegtimi i Konispolit, dhe Delvinës, Nënshkodrës, Kurbinit, Elbasanit, Beratit, Korçës etj ka qenë thjesht shtegtim për në kullota verore dhe anasjelltas. Por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje reciprociteti për komunitetet malore duke ju ofruar mundësi për kullota dimërore dhe strehim: Kali, mesazher dhe ndërlidhës i kulturave të komuniteteve Latini thotë: Të gjitha, luftërat, fitoret apo disfatat janë zhvilluar në shpinën e kalit; Për arabin, kali i atjeshëm, deveja, ishte jo vetëm lokomotivë e nomadizmit, por kishte dhe dhuntinë e zbulimit të naftës. Në Mesdhe duke përfshirë dhe Shqipërinë: Hingëllima, turfullima dhe trokëllima e kalit, tregonin se kishin hasur në ujë. Madra dhe e drejta kullosore Regjimi i pronësisë për kullotat është i komplikuar edhe në raport me regjimin e pronësisë së tokës bujqësore dhe pyjeve. Madra-–Organizim i përkohshëm i komuniteteve nga zona dhe vise të ndryshme që do të veronin në gjithë hapësirën shqiptare që nga Vermoshi, Vithkuq, në Çajup apo Konispol. Ky organizim bazohej në një statut me origjinë të kahershme. Është shumë e njohur në të gjithë Shqipërinë, dhe përgjithësisht dhe e përshkruar, nga Dr. Isuf Allamani, Madra e Zogollit, në Malin e Runjës. Është tejet e veçantë dhe karakteristike organizimi mbi bazën e një statuti shumë strikt, për komunitetin i cili gjithsesi do të ishte i përkohshëm, (gjatë stinës së verës), zakonisht Shëngjergj-Shëmri) dhe në varësi të kushteve të motit mund të zgjatej dhe më shumë, për të shfrytëzuar sa më shumë që të jetë e mundur kullotën e këtyre bjeshkëve. Nomadizmi kulinar i goranëve, Kukës, hallvaxhinjtë etj. Traditë që shtrihet në thellësi të kohërave. Arti i kuzhinës, prodhimi i bozës nga meli, një meny shumë e pasur e ëmbëlsirave, ka shumë histori dhe shpjegime.

Page 32: Almanak i Fermerit Shqiptar

33

E transmetuan këtë art që e kthyen dhe në biznes jo vetëm brenda vendit por dhe jashtë kufijve, duke vepruar dhe kundër gravitetit historik të kohës. Kallajxhinjtë e Përmetit Duke bredhur në gjithë Shqipërinë bile dhe jashtë kufijve të sotëm, duke kallajisur enët e bakrit, shumë të përhapura në të gjithë vendin, kontribuuan shumë në parandalimin e helmimit nga bakri, (janë regjistruar raste të shumta të helmimeve masive sidomos në dasma, gosti etj, janë me rem në zhargonin popullor, helmim që vinte nga enët e bakrit, më saktësisht nga oksidet e bakrit CuO). Në të njëjtën kohë transmetuan mesazhe të një populli të kulturuar siç ishte ai i Përmetit, i Dangëllisë, të Etatistëve Frashërllinj, të traditës të vreshtarisë në të gjithë luginën e Vjosës që nga Ura e Dragotit deri tek Tre Urat. Transmetuan dhe kulturë kulinare për të cilën shquhet kjo trevë. Kjo traditë portretizohet më se e plotë në vargjet e Nolit: ... Sofrën shtruar si për mbret, E gjen veçse në Përmet,... Është meritë e këtyre, që të gjitha zonat e Shqipërisë të jenë të pangopura kur dëgjojnë krijimtarinë e Laver Bariut që bënte të ngrijnë dhe zogjtë në fluturim. Trashëgimia edhe ruajtja e këtij profesioni deri në ditët tona është shumë sinjifikative. Sharrëxhinjtë e Fanit Një profesion shumë i mundimshëm dhe i lodhshëm. Këta sharrëxhinjtë kanë lënë gjurmë dhe kanë vulën e lodhjes në punimet prej druri, trarë, konstruksione të çative, tavane, në të gjithë vendin. Është transmetuar brez pas brezi dhe emri i sharrëxhinjve që kanë sharruar trarët dhe lëndën e drurit në përgjithësi. Është transmetuar dhe mesazhi i tyre që lënda e drurit të pritet pas lëngëzimit, mbasi në të kundërtën do të jetë shumë i preferuar për krimbat e drurit.

Page 33: Almanak i Fermerit Shqiptar

34

Qymyrxhinjtë e Korçës, Një traditë e kahershme e prodhimit të qymyrit të drurit me një vazhdimësi dhe gjatë sistemit të centralizuar, ndonëse konsiderohej një aktivitet privat që përballej me ideologjinë e shtetit Ishte profesion i këtij komuniteti dhe prodhimi dhe kolaudimi i traversave të hekurudhës, (kuptohet që prodhoheshin për shoqëri të huaja aksionare, mbasi në Shqipëri nuk kishin filluar hekurudhat përveç dekovilit të Selenicës, Shoqëria Traveci ishte shoqëria më e madhe aksionare e atyre viteve). Prodhimi i llullave nga shqopa Veprimtari dhe profesion që kryesisht ishte përqendruar në duart kuksianëve dhe të hasianëve. Gjeografia e këtij aktiviteti që në vitet e socializmit zhvillohej ilegalisht kishte një gjeografi të madhe përhapje duke përfshirë gjithë arealin e ku ndeshej shqopa, Erica sp. Kjo veprimtari e shtrirë në kohë të ndryshme inspirohej dhe inkurajohej nga kërkesat për punime artistike të këtij druri kryesisht për llulla4, duke gjetur hapësira në shumë tregje të Evropës dhe Botës. Teknologjia ishte disi e veçantë: pas nxjerrjes së rrënjëve të shqopës, këto të fundit duhet të mbuloheshin me dhe për një kohë të caktuar, proces që nënkuptonte staxhionimin e këtyre rrënjëve për të garantuar jetëgjatësinë e tyre. Nomadizmi i romëve, shpirti i tyre nomadik që nuk durojnë ose pranojnë jetesën sedentare, elementët e ekonomisë së tregut edhe në kohën e socializmit, pavarësisht përmasave të tij.

4 Është disi interesantë që në fillimin e mbërritjes së duhanit në Kontinentin e Vjetër, Evropa, ai përtypej apo mbllaçitej, por shumë shpejtë gjeti strehim tek llulla e prodhuar nga rrënjët e shqopës.

Page 34: Almanak i Fermerit Shqiptar

35

Në këtë nomadizëm janë inkorporuar edhe shumë elementë artistikë të muzikës, ahengut, dajres, të punimeve artistike të shoshave, djepeve, shportave me shumë kolorit dhe variacione me thupra shelgu, kulpra, Clematis sp etj. Shkëmbimi i kafshëve të ngarkesës, barrës ishte në themelin e ekzistencës dhe të mbijetesës së tyre. Pse jo nuk duhet anashkaluar dhe “biznesi” i fallit, fallxhoreve, që përtej besëtytnive shpalosën dhe dhunti të tyre. Jetesa e tyre dhe marrëdhëniet në komunitetin rom gjatë shtegtimit janë për tu marrë shembull sidomos kur flitet për konfliktet që nuk njiheshin tek ky komunitet. Komunikimi me komunitetin bujtës ka qenë i shkëlqyer dhe një diversitet të paparë nga një trevë në tjetrën, dhe nga një stinë në tjetrën duke i rezistuar dhe ashpërsisë dhe pa mëshirshmërisë së motit: Shiu dhe bora le të bjerë; firificka të mos fryjë. Shtegtimi i bletëve, (histori dhe më shumë), diversiteti i kullotave dhe i fazave fenologjike, kalendari i lulëzimit që bleta ka aftësinë ti diktoj dhe ti parashikoj, duke ndikuar dhe në polenizimin e shumë bimëve dru frutore apo barishtore. për këtë veprimtari bletës nuk i thuhet as “faleminderit”, duke mbetur mosmirënjohës ndaj kësaj krijese. Nuk permendem qe eshte eshte laboratori biologjik me i sakti per matjen e nivelit te ndotjes.n Tradita nomade e kuksianëve, veçanërisht e goranëve, në fushën e kulinarisë, e bozës, hallvave dhe shumë ëmbëlsirave dhe pijeve të tjera. Ustallëku, profesionalizmi i mjeshtrave të ndërtimit të Gollobordës

Page 35: Almanak i Fermerit Shqiptar

36

Në shumë kohëra, në shtëpi banimi dhe vepra publike, rrugë, hidrocentrale, fabrika etj, edhe atje ku nuk kanë mundur të shkruajnë emrin e tyre, kanë vulën e punës, mundit, djersës dhe sakrificës së tyre. Të vjen keq që nuk llogaritet transmetimi i këtij ustallëku, profesionalizmi jo vetëm tek pasardhësit e tyre, por edhe në të gjithë zonat e Shqipërisë. Edhe sot me shpoti apo jo e karakterizojnë një mjeshtër ndërtimi: A thua se është gollobordas. Si përfundim: Njohja dhe ruajtja e kësaj trashëgimie është tejet e domosdoshme; -e para jo të gjitha vlerat janë të dukshme, vizible, por indirekt apo ato të padukshmet, underground, janë tamam një ajsberg. -e dyta, kjo traditë nuk do ti rezistoj edhe për shumë kohë tendencave të zhvillimit dhe modernizimit, kërkesës për një komoditet sa më të lartë të jetesës etj. -Kriteri ekonomik i llogaritjes së vlerave të kësaj traditë jo vetëm nuk ndihmon por e gjymton ose sakaton këtë vlerë, që duhet të konsiderohet si trashëgimi me shumë vlera kulturore. TETORI, VJESHTA E DYTE October, lat. i teti, muaji i tete, sipas kalendarit të Romulus

11 tetor, Columbus day, dita e Kolombit, që lidhet me zbarkimin në Amerikë, e kundërshtuar nga komunitetet indianë.

31 tetor, Halloween day, përsëri e kontestueshme nga disa sekte fetare.

Page 36: Almanak i Fermerit Shqiptar

37

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 16.4 13.9 12.8 - - - 65.0 56.9 89.9 2 Shkodër 15.6 14.0 12.7 16.6 14.4 13.2 83.0 73.8 93.5 3 Lezhe 17.1 15.4 14.3 - - - 52.4 51.4 66.6 4 Durrës 17.3 16.0 15.0 17.2 15.1 13.8 41.3 24.4 63.0 5 Tiranë 16.1 14.5 13.4 16.5 14.0 13.1 38.0 35.3 56.1 6 Elbasan 15.3 14.0 13.1 16.5 14.1 12.8 40.3 32.3 53.8 7 Cërrik 16.7 14.6 12.7 - - - 37.9 28.5 54.5 8 Berat 16.3 14.6 13.5 17.7 15.5 14.0 27.7 27.5 45.1 9 Lushnjë 17.6 16.1 14.5 18.5 16.0 14.6 29.4 29.3 48.6 10 Fier 16.5 14.6 13.8 17.8 15.5 14.4 36.1 34.9 56.1 11 Vlore 18.1 16.5 15.6 18.3 16.4 14.8 37.7 32.2 56.4 12 Gjirokastër 14.8 13.2 11.7 18.0 16.7 15.1 55.6 68.1 96.7 13 Sarande 19.4 17.5 16.6 16.6 14.4 12.9 48.3 45.4 90.2 14 Kukës 12.3 10.5 9.6 14.2 12.0 11.2 33.7 29.8 44.0 15 Peshkopi 12.0 10.4 9.0 13.8 11.4 10.1 26.7 27.5 45.8 16 Puke 11.4 9.5 8.7 - - - 73.7 82.1 92.8 17 Burrel 14.4 12.3 11.1 - - - 41.4 37.6 48.4 18 Bulqize 11.3 9.4 8.3 - - - 36.8 32.4 55.6 19 Pogradec 12.9 10.9 9.8 14.4 11.3 10.6 24.5 27.1 41.6 20 Korçe 11.4 9.3 8.8 13.0 10.6 9.4 25.8 27.5 36.8 21 Erseke 11.1 9.2 8.5 12.0 9.7 8.5 29.5 34.8 49.4

Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit fushor ujëmbajtës:

30 Shtator- 44%, 20 tetor-40 %, 10 Nëntor-46 %

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 89.6 LUSHNJË 93.2 DIBER 85.4 MAT 113.4 DURRES 106.5 MIRDITE 171.2 ELBASAN 110.3 PERMET 123.2 FIER 100.9 POGRADEC 81.2 GRAMSH 89.7 PUKE 212.5 GJIROKASTER 196 SARANDE 164.4

Page 37: Almanak i Fermerit Shqiptar

38

KOLONJË 99.8 SKRAPAR 94.9 KORCE 85.4 SHKODER 227.1 KRUJE 164 TEPELENË 128.2 KUKES 94.7 TIRANË 115.6 LEZHE 152 TROPOJE 170.6 LIBRAZHD 116.5 VLORE 115.5

Drita zbardh Dielli lind Perëndon 1 05.00 06.32 18.31 2 05.01 06.33 18.30 3 05.02 06.34 18.28 4 05.03 06.35 18.26 5 05.04 06.36 18.25 6 05.05 06.37 18.23 7 05.06 06.38 18.21 8 05.07 06.39 18.20 9 05.08 06.40 18.18 10 05.09 06.41 18.16 11 05.10 06.42 18.15 12 05.12 06.43 18.13 13 05.13 06.44 18.12 14 05.14 06.46 18.10 15 0515 06.47 18.08 16 05.16 06.48 18.07 17 05.17 06.49 18.05 18 05.18 06.50 18.04 19 05.19 06.51 18.02 20 05.20 06.52 18.01 21 05.21 06.53 17.59 22 05.22 06.55 17.58 23 05.23 06.56 17.56 24 05.24 06.57 17.55 25 05.25 06.58 17.54 26 05.26 06.59 17.52 27 05.27 07.00 17.519 28 05.29 07.02 17.49 29 05.30 07.03 17.48 30 04.31 06.04 16.47 31 04.32 06.05 16.45

Page 38: Almanak i Fermerit Shqiptar

39

KALENDARI HËNOR

Vjeshta e parë dhe vjeshta e dytë të kujtojnë ose të sjellin ndërmend gështenjën

Gështenja, druri i bukës dhe i historisë

Fruti i parë që ka përdorur për ushqim shoqëria njerëzore Bukë e njomë dhe me kripë ma së miri. Pukë.

Bukë e katajk, Mat;

“Gështenja është bukë e varur në rrem” (degë), Malësi e Gjakovës

Virgjili: Hani sa më shumë fruta tingëllues (është fjala për gështenjën, arrën, bajamen dhe lajthinë, ose fruta

Tetor

H M M E P Sh D

40 1 2 3 4 5 6 7

41 9 10 11 12 13 14

42 16 17 18 19 20 21

43 23 24 25 26 27 28

44 30 31

Page 39: Almanak i Fermerit Shqiptar

40

me lëvozhgë), ky është një sistem klasifikimi disi i veçantë nga taksonomia që përdoret aktualisht

Nga një intervistë e imagjinuar e Dr. Haki Kolës, me gështenjën, kemi shkëputur këtë pasazh Pyetje: Thonë se origjina juaj është nga Kina e Japonia, e këtu ju kanë sjellë romakët, keni ndonjë gjyshe apo stërgjyshe, që i kujton romakët apo që e dëshmon prejardhjen tuaj? Përgjigje: Gjyshërit e stërgjyshet tona mund të kujtojnë Skënderbeun, ndoshta dhe më herët, por që të shkoje deri tek romaket e lashtë, kjo ju mbetet ju njerëzve, në se jeni të interesuar, mund të bëni analiza të sofistikuara, duke kryer gërmime e marrë mostra. Pikërisht nga Kastanumi, që tani ndodhet në pjesën aziatike të Turqisë, ne kemi dhe prejardhjen dhe morëm dhe emrin, që e kemi pothuajse të përbashkët si në Spanjë, Itali, Francë. cçxà}xM (Intervistuesi Haki Kola, shënimi im, I.Xh.), Me gjithë vlerën tuaj të madhe, në se e kujtoni në kohën e tij Skënderbeu, sikur flet më shumë për ullinjtë se sa për juve, mos ju nënvlerësonte për shkak të origjinës, si të e thuash për hakmarrje ndaj turqve ? c§Üz}|z}x: (Gështenja)- Unë nuk besoj se vëllait tim ullirit të bekuar i ka mbetur hatri kur Napoloni na trajtonte si të parat e Francës dhe na kishte regjistruar një për një. Unë besoj që ju e dini fjalën e urtë që “Ullirin e gëzoni nga Gjyshi, Gështenjën nga babai dhe vetëm manin mund të arrini ta keni tuajin”. Të jemi të hapur e të themi të vërtetën, ne nuk e durojmë vapën e thatësirën si ulliri e nuk jemi mësuar të heqim të zinjtë e ullirit. Vërtetë që njeriu duhet të na pres për rreth 8-15 vjet që të bëhemi gati të

Page 40: Almanak i Fermerit Shqiptar

41

prodhojmë, por me pak kujdes këtë e shpërblejmë më pas për dhjetra vjet. Të parët tuaj na kanë respektuar e na kanë mbjellë.

Gështenja si material ndërtimi, dhe jo vetëm si material ndërtimi, por mesazh nga një brez në tjetrin; Dhe deri në finalen e jetës: Duhet të shtoj një detaj të treguar nga shkrimtari i njohur nga Konispoli, Namik Selmani:

Jo shumë vite më parë, kishte vdekur motra e artistit të njohur kosovar, Sulejman Lokaj, në një klinikë të Beogradit. Varrimi do të bëhej në fshatin Lebushe, të Deçanit. Ndërkohë që pritej ardhja e arkivolit, fshatarët kishin prerë gështenjën më të mirë të kashnjetit të tyre, për ti bërë një arkivol motrës së Sulejmanit dhe si për dërrasat e vorrit, (në Mat, emërtohen podilla, ritual që përdoret dhe sot edhe për arsye të rezistencës ndaj kalbëzimit që paraqet ky dru). Interpretimi tjetër dhe kryesor është që fshati kurrsesi nuk pranonte që bija e fshatit të tyre të prehej në një arkivol serb. TETOR 31, HALLOWEEN

Page 41: Almanak i Fermerit Shqiptar

42

Festa e kungullit Festohet me 31 tetor pothuajse në të gjithë botën, një ditë para ditës së “ Të gjithë shenjtorëve”. shumë e përhapur në SHBA, ndonëse dhe atje nuk mungojnë kontestimet për këtë ditë, nga studiues të ndryshëm, dhe në këndvështrime religjioze të grupimeve dhe të sekteve me motive të ndryshme, disa nga të cilët e konsiderojnë si një festë pagane ndërsa disa të tjerë nuk e pranojnë celebrimin e kësaj feste. Pavarësisht nga këto, ritet parashikojnë veshje me maska të cilat kanë për simbol kungullin, intimidim të fqinjëve, kur ato nuk ofrojnë menjëherë pas trokitjes së derës dhurata, etj. Dekorimi i gjithë mjediseve private dhe publike do të bëhet me kunguj, të një diversiteti të paparë, dekorativë, apo për gjellë. Tek ne ka një injorim për këtë bimë që u ofron shumë njerëzve ushqim dhe ka një kohë të gjatë ruajtje, nuk ka ekzigjenca ndaj pjellorisë së tokës, ndërkohë është ushqim dhe për blegtorinë, shfrytëzon mezhdat e parcelave, pa pretenduar për ‘pronësinë shtëpiake” të ndarjes së tokës. Ka një variacion shumë të madh të formave dekorative. Nuk kanë munguar dhe etiketimet “kokë kungull’ apo deformimet se gjoja se 1 kv kungull ka aq vlerë ushqimore sa një vezë, gjithsesi të papranueshme dhe të pabazuara shkencërisht deri sot.

Page 42: Almanak i Fermerit Shqiptar

43

Introduktimi i specieve të reja, një dimension i ri dhe multiplifikues i

Bujqësisë Shqiptare

Në dekadat e fundit janë pothuajse të panumërta kultivarët që kanë mbërritur në Shqipëri. Por të gjitha u përkasin specieve tradicionale që njiheshin në vendin tonë, qoftë drunore, shkurre, apo barishtore, një, dy ose shumë vjeçare, mund të përjashtojmë vetëm introduktimin e kivit. Por qëllimi i këtij shkrimi është të theksojmë mungesën e introduktimit të specieve të reja që nuk njihen në Shqipëri, të cilët kuptohen do të shoqërohen me kultivarë të shumtë të vendit të origjinës si dhe jashtë origjinës. Në aspektin fitosanitar të paktën përkohësisht do të kemi një avantazh, mbasi mbërritja e dëmtuesve dhe sëmundjeve do të vononte në raport me ardhjen e bujtësit të tyre. Fjala vjen, gështenja kineze, castanea mollissima nuk atakohet nga kanceri, Endophytia parasitica etj. Pa pretenduar të japim një tablo të plotë, do të bëjmë përpjekje të japim këtë mesazh duke përmendur disa nga këto, që jo vetëm për specialistët, por dhe të gjithë ata që kanë rastin të udhëtojnë jashtë vendit dhe të vizitojnë tregjet e frutave perimeve në vende të ndryshme, paralele dhe meridianë të ndryshme. Dhe do ta fillojmë me : Grurin pranveror: Këtu kemi një kontradiksion. Këtë duhet ta quanim si rikthim apo riatdhesim. Jashtë vendit njihet me emrin Arnautka (turqisht apo osmanisht, shqiptare). me këtë emër njihet në Rusi. Llogaritet që vetëm në Rusi mbillen mbi një milion hektarë. Nuk jam shumë i sigurt, por fara do të jetë marrë nga Shqipëria në kohën e marrëdhënieve normale me ish Bashkimin Sovjetik. Aktualisht në vendin tonë nuk është ruajtur fara ndonëse janë shumë zona ku mund të kultivohet, atje ku dimri vjen më herët. Kolza vajore, rapeseed, Canola Në dy dekadat e fundit, prodhimi nga vajrat bimore të Brassica napus, kolëza vajore, ose Canolës, ka mbërritur në vendin e dytë, pas sojës si një burim i vajit bimor e veçuar sidomos për përmbajtje të ulët të glukocianateve, një nga përbërësit e kolestorolit,duke u bërë kështu e konkurrueshme:

Më poshtë jepet një tablo krahasuese e përmbajtjes së vajit bimor (edible në fara me acide të pangopura):

Page 43: Almanak i Fermerit Shqiptar

44

Rapseed, Brasiça napus, canola 40 % Soja (glycinë max,) 18-23 % Kikiriku, Arachis hypogea, peanut 42-52 % Lini, Linum usstassimum. 32-33 % Lule kuqe, Papaver somniferum 40-51 % Arra, Juglans regia (është marrë si referencë) 58-71 % Patatja e ëmbël: Batatus, Ipomea batatus, Sweet potato (anglisht), gjen kushte shumë të përshtatshme tek ne dhe shpejt do të pranohet nga kuzhina shqiptare. Juga, eventualisht e njohur si bimë dekorative Aktualisht trajtohet si bimë dekorative, porse rrënjët në rastin e zhvendosjes (shkuljes) kanë vlera të jashtëzakonshme që të kujtojnë dhe shijen e patates së ëmbël. Jojoba-tejet e përshtatshme për tokat e kripura dhe acide, relativisht të përhapura sidomos në bregdetin e Shqipërisë. Ka vlera për prodhimin e vajit bimor që ka vlera antioksidante. Gështenja kineze, castanea mollissima_ Siç përmendëm dhe në hyrjen e këtij shkrimi, përveç pamjes shumë atraktive (kryesisht madhësia e frutit), pothuajse është shumë rezistente ndaj kancerit të gështenjës, Endophytia parasitica. Lloje të panumërta arrash të përhapura në kontinentin Amerikan, të Veriut apo Jugut Gofrey-bimë foragjere origjinon nga Koreja që rigjenerohet pas korrjes (kositjes) në çdo 2-3 javë. Buckwheat, hejet e rëndomtë, grure theglash, Fagopyrum esculentum. Shumë e përdorur në kulinarin apo gastronominë sllave dhe veçanërisht atë sllovene sidomos për prodhimin e ëmbëlsirave me kërkesa minimale nda klimës dhe tokës dhe mungon vetëm njohja apo profesionalizmi i atyre që merren me kulinarin, apo gastrononominë. Sorghum sp. E njohur tek ne vetëm si bimë që përdorej për silazh. Janë shumë specie të kësaj gjinie që kanë dhe rendiment të lartë duke konkurruar dhe cerealet

Page 44: Almanak i Fermerit Shqiptar

45

tradicionale, përdoren për prodhimin e një buke të veçantë dhe dietetike. i përket familjes graminaceae, tashmë me taksonominë e re është quajtur Poaceae. Nga ana tjetër në aspektin agronomik në mënyrë figurativ është quajtur “deveja e botës bimore’: për vetë faktin e thjeshtë se është ndër bimët më rustike pa asnjë pretendim për ujitje. Disa nga speciet më të përhapura i takojnë grupit të melit afrikan, Pennisetum typhoideum, Eleusinë caracana, mel Indian, Guineja corn, mel japonez, Ehinocloa frumentacea, crus-galli, Sweet sorghum, Grain sorghum;. që lidhen dhe faktin që origjinojnë nga shkretëtira. Tashmë grupohet në sektorin e drithërave duke u klasifikuar në vendin e pestë, pa llogaritur që prodhon një pije të veçantë, shurupi i sorgumit, “sorghum molasses’ (angl)..Njihet shumë në Shqipëri që kërcelli i bimëve të kësaj gjinie kanë vlera dhe tradicionale në ndërtim, tavane, hasra, (një tapet tradicional në dyshemetë e katit të parë për ti shpëtuar lagështirës së tokës që mbartej dhe në shtresën e çimentos. Ndërkohë dihet që bimët e kësaj gjinie kanë përmbajtje të Acidit cianhidrik, HCN që janë shumë toksike për kafshët, për të mos thënë letale, sidomos në etapat e para të rritjes dhe kur konsumohen direkt në parcelë. Artichoke-Cynara scolymus, angjinare, ndër perimet me përmbajtje më të lartë proteinike, në shqip ka një kuptim pezhorativ duke u quajtur “gjembi i gomarit”. Atriplex sp. Preparat i njohur tek ne që prodhohet nga bimët e kësaj gjinie, për lehtësimin e dhembjeve të stomaku. Preferon dhe zhvillohet vetëm në tokat acide dhe të kripura. Në këto masive janë harxhuar një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të atyre viteve për përmirësimin e aciditetit me qëllimin e vetëm për ti mbjellë me grurë ku rendimenti maksimal sillej rreth 8 kv/ha në Hoxharë ku askush nuk e di se sa mijëra tonë gips janë harxhuar dhe sa ka qenë kostoja e këtij investimi.5 Cipola, Cipolla rosa di Tropea, Calabria; e përhapur disi në serra, edhe me vlera dekorative, por meriton një përhapje shumë më të gjerë edhe për arsyen e vetme pa llogaritur vlerat e familjes që ajo përfaqëson, ka një bujaritë që nuk e kanë speciet e tjera duke dhënë disa prodhime gjatë një viti. Cipola Nocerino, PDO6, bën pjesë në familjen Allium cepa, L, me një cikël dy vjeçar, kultivohet me qepujka, kultivohet kryesisht për prodhimin e qepujkave që destinohen për konsum. 5 Autori i këtij shkrimi nuk ka as më të voglin kundërshtim me teknologjinë për shkripëzimin, për të cilën kanë punuar shumë njerëz të nderuar, por qëllimi ishte krejtësisht i gabuar, për të prodhuar me çdo kusht bukën në vend, kur rendimenti maksimal i regjistruar në ish NB-në e Hoxharës ka qenë 7.5 kv/ha. Ndërkohë që janë shumë specie siç prezantuam në këtë shkrim, që kërkojnë një nivel të lartë të kripëzimit. dhe të aciditetit. 6 Do të jetë e nevojshme për lexuesit se çfarë do të thotë PDO, PGI dhe TSG, që janë logo që shoqërojnë produktin pas certifikimit: PDO-Protected Designation of Origine, shkurtimisht nënkupton emrin e rajonit, ose të rajonit specifik, dhe më tej përshkruan karakteristika të cilat esencialisht ose në mënyrë ekskluzive lidhen me mjedisin gjeografik të veçantë që përfshin dhe përveç këtij mjedisin gjeografik dhe klimën, apo mjedisin e komunitetit në të gjithë aspektet e tij, social, religjioz, traditën dhe.

Page 45: Almanak i Fermerit Shqiptar

46

Kamfora: E ekzistojnë disa drurë, ekzemplarë, si para Piramidës, në kopshtin botanik etj. Bimë që njihet për përdorimin e maceratit për lyerje në rastet e ftohjes apo reumatizmës mbasi gjeneron temperaturë të lartë në pjesën e trajtuar të trupit. Lakra e Brukselit: Brassiça oleareceae, var. gemmifera, Brussel sprouts (angl.) Kuzhina shqiptare pothuajse nuk e njeh ndonëse është kultivuar tek ne (në Divjakë). Specie që kanë qenë në traditë dhe sot aktualisht nuk kultivohen: Urovi : i përket familjes leguminoseae, në taksonominë aktuale, është emërtuar familja Fabiaceae), me vlera të larta ushqimore sidomos për kafshët e punës. Fasulja qorre-Vigna sinensis, familja leguminosea, (Fabiacea), pa asnjë kërkesë ndaj kushteve tokësore dhe klimatike. Ekziston një punim i Prof Gaqo Tashkos, Disertacion i prezantuar në Universitetin e Vjenës), ish Rektor i Universitetit të Kamzës, për këtë kulturë. Mbase dhe emri ka ndikuar që pothuajse kjo specie është abandonuar në vendin tonë.

Zbutja, domestikimi i specieve të egra që vegjetojnë aktualisht në vendin tonë:

Vodha, Sorbus sp. Mareja Dardha e egër Mana tokë, mjedër.(janë të gjinisë Rubus sp. që nuk duhet të konfondohen me luleshtrydhen, Fragaria vesca) Sinapi-Sinapsiss arvensis, Brassiça hirta, albae, White mustard (angl.) përdoret në disa zona të PGI-Protected Geographical Indication, kjo logo nënkupton emrin e rajonit, apo të një zone specifike me qëllim që të përshkruaj karakteristikat e një produkti apo të materiali fillestar, duke u shprehur që garanton kualitetin, reputacionin si dhe karakteristika të tjera që i atribuohen gjithsesi origjinës dhe së fundi duke garantuar që i gjithë përpunimi bëhet në këtë zonë për të cilën bëhet fjalë. TSG-Traditional Speciality Guaranteed, logo shumë efektive dhe funksionale për kuzhinën shqiptare, sepse siç dihet kuzhina është terminali i prodhimit bujqësor apo blegtoral, dhe showcase për klientin e vendit dhe të huaj

Page 46: Almanak i Fermerit Shqiptar

47

Shqipërisë, për prodhimin e një pije të veçantë, hardallaj në Mat, në Skrapar, rehani (këtu bëhet dhe një përzierje me mjaltë), ndoshta dhe në vise të tjera mbasi ekstrakti i sinapit frenon fermentimin e mëtejshëm të lëngut të rrushit. Papaverum sp., (lulëkuqja)- përdoret para lulëzimit, është krijuar dhe një traditë që quhet ajo e “perimeve të ziera” ku përfshin dhe lulëkuqja dhe sinapi. Përdoret aktualisht për anestezi në ndërhyrjet kirurgjikale Asparagus-Asparagus officinalis, carciofi (ital). Përdoret pjesa nëntokësore në kuzhinat e shumë vendeve, kuptohet të etioluara ku nuk vepron fotosinteza që do të thotë nuk ka sintezë të klorofilës. Dëllinja: Juniperus sp. prezantohet më shumë specie me përdorime polivalente. Duhet të mos harrohet dëllinja zvarritëse, Juniperus creepens, që duke mbuluar sipërfaqet e pa alternuara të tokës, shkëmbinjtë, i kthen ato në sipërfaqe fotositetike që absorbojnë energjinë diellore në këto masive, energji e pa rinovueshme. Thana- Cornus mas, Cornelian cherri, cornel, Cornelian tree (angl) edhe me vlera dekorative. Veçohet dhe është shumë e përhapur thana koreanë për madhësinë e frutit, si në aspektin dekorativ. Thana sot është ndër bimët e pakta të pa manipuluara gjenetikisht, konsiderohet si frutë bio, për arsyen e thjeshtë që nuk ka nevojë, për krasitje, spërkatje, plehërim organik apo mineral qoftë, dhe nuk e ndjen nevojën e ujitjes. Shënim: Ky material është fillimi i një ideje për të cilën kërkoj ndihmën, bashkëpunimin e kolegëve për ta zgjeruar këtë material duke i falënderuar në avancë. Janë të shumta speciet që kërkohen të introduktohen, bile pa llogaritur ato dekorative, kërpudhat, eterovajoret, medicinale, tanifere, kaktuset e shumënumërta, etj. Kam mendimin që institucionet tona shkencore dhe Universitetet tona ta përfshijnë në programet e tyre të kërkimit. Materiali nuk pretendon të përfshije gjithë gamën e bimëve që mund të indroduktohen, fjala vjen të erëzave, kërpudhave etj. Por gjithsesi specialistë të kësaj fushe duke i

Page 47: Almanak i Fermerit Shqiptar

48

njohur këto vlera, kam besim se do ta zhvillojnë më tej këtë ide.

Nuk përdoren frutat e palmave, shumë të preferuara jashtë vendit sidomos kur trajtohen si liko, për të cilën ka traditë tek ne. Nuk jam i sigurt për introduktimin e Mangos apo Avokados nëse ato gjejnë apo jo kushte si në shtëpinë e tyre për tu zhvilluar.

Edhe kafeja, sidomos në sera mund të gjejë kushte që të marri pasaportën jo biometrike, por biologjike. Janë të pafundme bimët mjekësore dhe eterovajore të cilat duhet të kultivohen edhe për faktin e ruajtjes së gjenomës së tyre mbasi, grumbullimi, mbledhja e këtyre bimëve, shoqërohet dhe me shkuljen e tyre për të mos thënë zhdukjen e tyre. Në këtë material është shfrytëzuar dhe Fjalori i Terminologjisë Bujqësore, Anglisht – Shqip dhe Shqip Anglisht, i Profesor Latif Susurit, Universiteti i Prishtinës, 1999.

NËNDORI, VJESHTA E TRETË, (Bermor, në disa zona të vendit)

November: novem, i nënti, muaji i nëntë i vitit, gjithnjë sipas kalendarit (sistemit) të Romulus-it 1 Nëntor, dita e gjithë shenjtorëve; 25 nëntor, Thanksgiving Day, Dita e dhënies së falënderimeve.

Page 48: Almanak i Fermerit Shqiptar

49

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 11.9 9.1 7.3 - - - 72.4 71.8 59.5 2 Shkodër 11.5 8.7 7.4 12.0 9.4 8.1 103.0 72.2 76.6 3 Lezhe 13.3 10.6 8.9 - - - 75.2 45.5 56.2 4 Durrës 14.1 11.4 10.4 12.9 10.3 8.6 50.6 32.3 38.8 5 Tiranë 12.6 9.7 8.8 12.3 9.4 8.1 66.9 41.2 45.4 6 Elbasan 12.5 9.8 8.6 11.8 10.0 7.7 60.4 48.6 48.5 7 Cërrik 11.6 8.9 8.3 - - - 59.8 44.7 49.2

8 Berat 12.5 10.1 8.7 12.8 10.1 8.8 41.8 34.3 34.8 9 Lushnjë 14.0 11.4 10.2 13.4 10.8 9.0 50.5 35.1 40.6 10 Fier 13.1 10.1 8.9 13.3 10.5 8.9 54.8 39.1 42.4 11 Vlore 14.8 12.3 11.2 13.7 11.5 10.1 54.5 34.6 52.0 12 Gjirokastër 11.0 8.2 7.1 13.9 11.6 9.7 126.4 95.1 110.1 13 Sarande 15.8 13.5 12.4 11.9 9.4 8.1 69.4 69.2 81.9 14 Kukës 8.6 5.0 3.2 9.7 6.8 5.0 45.2 27.4 31.5 15 Peshkopi 7.8 4.3 2.7 8.8 5.9 4.6 46.6 32.8 41.1 16 Puke 7.8 4.2 2.6 - - - 115.0 84.1 90.5 17 Burrel 9.8 7.5 5.9 - - - 61.4 48.2 44.5 18 Bulqize 7.7 4.2 2.3 - - - 61.0 53.4 54.8 19 Pogradec 8.8 5.8 4.9 9.3 6.6 5.0 38.6 27.4 32.7 20 Korçe 7.7 4.8 3.2 8.1 5.2 4.1 45.2 27.8 37.7 21 Erseke 7.3 4.1. 3.2 7.6 4.8 3.7 52.4 38.2 50.3

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 124.9 LUSHNJË 143.5 DIBER 129.8 MAT 161 DURRES 140.9 MIRDITE 206.4 ELBASAN 163.5 PERMET 221.4 FIER 159.3 POGRADEC 107.7 GRAMSH 139.3 PUKE 287.7 GJIROKASTER 324 SARANDE 232.1 KOLONJË 140.8 SKRAPAR 162.5 KORCE 109.3 SHKODER 273.6 KRUJE 223.4 TEPELENË 220.3 KUKES 119.3 TIRANË 171

Page 49: Almanak i Fermerit Shqiptar

50

LEZHE 190.3 TROPOJE 287.6 LIBRAZHD 183.6 VLORE 143.4

Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit ujëmbajtës fushor

20 tetor 046 %, 10 nëntor-48 %, 30 nëntor-39 %, 20 Dhjetor-80 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1/11 04.33 06.06 16.44 2 04.34 06.07 16.43 3 04.35 06.09 16.42 4 04.36 06.10 16.41 5 04.37 06.11 16.39 6 04.38 06.12 16.38 7 04.39 06.13 16.37 8 04.40 06.15 16.36 9 04.41 06.16 16.35 10 04.42 06.17 16.34 11 04.43 06.18 16.33 12 04.44 06.20 16.32 13 04.45 06.21 16.31 14 04.46 06.22 16.30 15 04.47 06.23 16.29 16 04.48 06.24 16.28 17 04.49 06.26 16.27 18 04.50 06.27 16.27 19 04.51 06.28 16.26 20 04.52 06.29 16.25 21 04.53 06.30 16.24 22 04.54 06.31 16.24 23 04.56 06.36 16.22 24 04.56 06.36 16.22 25 04.56 06.36 16.22 26 04.58 06.36 16.21 27 04.59 06.37 16.21 28 05.00 06.38 16.20 20 05.01 06.39 16.20 30 05.02 06.40 16.20

KALENDARI HËNOR

Page 50: Almanak i Fermerit Shqiptar

51

Nëntor

H M M E P Sh D

44 1 2 3 4

45 5 6 8 9 10 11

46 12 14 15 16 17 18

47 19 21 22 23 24 25

48 26 27 29 30

Manipulimi gjenetik, OMGJ (GMO) në lundrimin midis njohjes dhe mosnjohjes (keqkuptimit)

Miq apo armiq? A fillon manipulimi gjenetik me fillimet e inxhinierisë gjenetike? Ndoshta për shumë vite do të shtrohet një pyetje e tille, paçka se ne shprehim të njëjtin qëndrim edhe në se themi mik apo armik, apo me të kundërtën; armik apo mik. Nga shkrimi i publicistit amerikan, me të njëjtin titull, Trish Hall, Miq apo Armiq; kam marrë një ekstrakt shumë të shkurtër, nga ku mund të marrë dhe shkas diskutimi për etikën në bioteknologji. “Shumë kohë më parë, kur unë kam filluar të shkruaj dhe të interesohesha për problemet e ushqimit, jetoja në një qoshe të humbur të Pensilvanisë dhe jam rritur, duke përjetuar shqetësimin, përse fermerët detyroheshin të braktisnin tokat, bujqësinë, duke i shitur fermat për ti kthyer më vonë në truall. Por nuk kaloi shumë dhe diçka arrita të kuptoj, përse ato e bëjnë këtë veprim. Bujqësia është një veprimtari tejet e rëndë dhe e vështirë për jetesë. Ndonëse e përjetoja shpirtërisht dhe akoma më ndodh kjo, akoma kujtoj shijen e një domateje të pjekur në misërore, në ditët e nxehta të gushtit, si dhe nuk harroj rastet kur më shpoheshin këmbët në misëroren e korrur apo livadhet e sapo kositura. Gjithmonë unë them se kam njohur fshatin apo fshatin e vërtetë, krejt ndryshe nga ajo që qytetaret mendojnë në marrëzinë e tyre, se e kanë zbuluar atë gjatë një dite week-endi (fundjave) të tyre. Megjithatë unë nuk mund të bëhem menjëherë kundërshtar i çfarëdo opsioni qoftë, që e bën me të lehtë jetën e fermerit.

Page 51: Almanak i Fermerit Shqiptar

52

Kështu sapo u përhapen lajmet e para, gjithnjë duke na dhënë pak informacion për atë që quhet inxhinieri gjenetike, kur ne mësuam sa hap e mbyll sytë, se 60 % e ushqimeve të përpunuara, përmbajnë përbërës të manipuluar gjenetikisht, unë nuk dija se çfarë të thosha. Natyrisht, kundërshtimet do të ishin të shumta. Bile janë shumë ato që nuk dinë pasojat e kësaj teknologjie dhe ndërkohë kanë përkrahur idenë e krijimit të bimëve, që plotësojnë nevojat për ushqim për njeriun, në atë mënyrë, që ka bërë dhe Perëndia por, gjithsesi, shumë nga ne nuk e kuptojnë akoma se çfarë do të thotë inxhinieria gjenetike. për fat të keq, nuk ka përgjigje të thjeshtë për të gjitha pyetjet që dalin natyrshëm. Në kërkim të përgjigjeve do të ishte e natyrshme të pyesim fermerët, si ata të bujqësisë tradicionale, apo konvencionale, qoftë dhe ata të bujqësisë organike, të pyesim kompanitë e përpunimit të ushqimeve, si dhe kundërshtarë që flasin me pasion kundër kësaj teknologjie. Por së pari, unë do të dëshiroja të dija se si funksionon kjo teknikë dhe do të kisha nevojë për një, që do më argumentonte se përse na duhet kjo teknikë, më thjeshtë as me shumë dhe as me pak mua më duhej një shkencëtar. (Ky përfundim i autorit të kujton edhe shprehjen shumë të përdorur në Shqipëri se gjysma e Hoxhës apo Priftit të largon përgjithmonë nga besimi, ndërsa gjysma e doktorit të çon në varr). Dhe menjëherë u gjenda i mbërthyer nga punimet e Dr. Roger Beachy, i cili jo vetëm kishte trasuar i pari këtë teknologji të inxhinierisë gjenetike, por, konsideron injorimet e përfitimeve, që vijnë nga kjo teknologji, moralisht të gabuara, (nënvizimi është i autorit Dr. Roger Beachy, I.Xh.). Kjo përbën dhe bazën e debatit dhe diskutimit për etikën e bioteknologjisë. Gati 15 vite më parë Beachy bëri epokë. Ndër punimet e para ka qenë injektimi i domateve me gjene, që i krijonin mundësinë e luftimit të mozaikut, në të njëjtën mënyrë siç vepron dhe imunizimi. Gati gjysma e sipërfaqes së tokës në SHBA, e zënë nga soja, misri dhe pambuku, mbillen me fara të modifikuara gjenetikisht. Këto dhe shumë faktorë të tjerë, mendoj se përbëjnë një moment historik në bujqësi të cilat priten të ndryshojnë kudo. Paradokset nuk mungojnë. Për të mos u përplasur me paradokset shumë të përhapura në SHBA, se konsumi i patateve shoqërohet me sëmundje. McDonald nuk lejon të përdoren patate të manipuluara gjenetikisht për French Fries, por gjerësisht, përdor vajin nga bimët me manipulim gjenetik. Ky opinion i cituar më lartë, ka qenë paraprirë nga akuza për zhdukjen e fluturës monark (Monarch butterfly), si rrjedhojë e polenit të bimëve të manipuluara. Kur flasim për etikën dhe standardet, që ajo vlerëson, në çfarëdo drejtimi, duhet të kemi parasysh se instrumenti kryesor, që ajo përdor, në tërësi, kategoria e moralit, nuk mund të introduktohet në Etikën e Bioteknologjisë, për shumë arsye: Së pari, në nuk kemi përcaktuar standardet për ta matur këtë kategori, me të vetmin qëllim për të parë devijimet nga këto standarde.

Page 52: Almanak i Fermerit Shqiptar

53

Së dyti, sikurse përmendëm dhe më lart, duke ju referuar autorit të shkrimit, që cituam, duhet të bëjmë dhe llogaritjen e përfitimeve dhe të rrjedhojave të problemeve, që rrjedhin nga zbatimi i Bioteknologjisë. Të vlerësosh dhe të gjykosh progresin në bioteknologji me instrumentat që përdor etika, dihet nga të gjithë se kryesorja është kategoria e moralit. Kjo është e vështirë për të mos thënë e pamundur në aspektin për të cilin po flasim. Kjo etikë do të ishte totalisht kundër pretendimit se të ushqyerit e një popullsie, gjithnjë e në rritje, është motivim i shpejtësisë marramendëse bioteknologjike. Të gjithë e dinë se sa lehtë është të flasësh në një auditor të kualifikuar, propaganda në këtë rast nuk duron asnjë lloje klisheje, siç mund të jetë ajo e slloganit që përdoret në paketën e cigareve: Duhani dëmton rëndë shëndetin” slogan që më shumë ju kujton apo i nxit ato që nuk pinë që ta provojnë atë. Nuk ka përse të shtrohet pyetja se “Kush është produkti më i mirë, ai i manipuluar gjenetikisht, apo ai i pa manipuluar”. Ndërkohë ne mund të bëjmë dhe pyetje disi të përgjithshme, që mund të konsiderohen dhe filozofike: “Apo mos ne po shkojmë paralelisht (dualizëm apo karshillëk me perëndinë, nëpërmjet zhvillimit për të transformuar dhe për kontrolluar gjallesat? Për ata që besojnë në shenjtërimin e jetës, trajtimi i tyre në mjekësinë kontemporane, që as më shumë dhe as më pak është ndërhyrje në ndryshimin e sistemit aktual, të pacientit, do të ishte sipas kësaj logjike amorale. Njerëzimi ka “kontrolluar dhe ndërhyrë” në gjallesat gjatë gjithë historisë së tij. Sot kuptohet që ky kontroll është i shumanshëm falë dhe progresit të teknikave që lidhen me këtë fushë. Shumë njerëz argumentojnë amoralitetin me faktin që bioteknologjia lejon kontrollin me mjete jo natyrore. Nëse mendojmë se në po mënjanojmë evolucionin ose ndikojmë mbi të, atëherë duhet të presupozojmë që ne, njerëzimi, nuk jemi pjesë e evolucionit. Këto dhe shumë argumente të tjera na thonë që duhen të konsiderohen si amorale ky kontroll apo ndërhyrje. Por nuk mund të quhen amorale nga mosnjohja, mosdashja apo deformimi i informacionit, ku në saj të keqinterpretimit, konsiderohen si OMGJ, mishi i lopëve të çmendura, viçat e importuar apo të rritur në vend me hormone, shartimi i shalqirit në kungull, Cucurbita sp. apo Lagenarium sp. (kungulli i hidhët), produktet nga serrat etj etj. Efekti serrë, ka një kuptim figurativ që nënkupton një mbështjellje të atmosferës me një shtrese të dyoksidit të karbonit, i cili më vonë do të ndikoj dhe në çarjen e shtresës së ozonit. Përkundrazi serrat meritojnë kredite, merita, për nivelin e absorbimit të karbonit në relacion me bimët në fushë, kjo dhe në saj të rendimenteve shumë më të larta, që sot emërtohet si “carbon sekuestration”. Kuptohet që nuk mungojnë kundërshtarët e organizuar dhe në shoqata, OJQ. Shkrimi nuk ka aspak qëllimin e arbitrimit të “ndeshjes” midis kundërshtarëve dhe atyre që e pranojnë tendencën e zhvillimeve të bioteknologjisë.

Page 53: Almanak i Fermerit Shqiptar

54

Më poshtë do të shtrohen disa pyetje: Kush do të ishte kundër injektimit, insertimit të gjeneve të marra nga kaktuse apo dhe sorgumi, e ashtuquajtura “deveja e botës bimore” për të thithur lagështirën e ajrit. Çfarë thonë llogaritjet: Mbi çdo hektarë tokë, kolona me lartësi 100, lagështirën ajrore 70 %, përmban 120 m3 ujë, sasi e cila në saj të difuzionit, rigjenerohet me një dinamikë të madhe. Kush do të ishte kundër injektimit (përsëri insertimit, pas prerjes me restriktaza të gjenit përgjegjës) të gjeneve për fiksimin e azotit molekular të ajrit. Tashmë dhe partizanët e rekomandimeve për plehërimin bakterial me azotobaktere (fiksues të lirë të azotit molekular të ajrit) nuk janë më entuziastë. Është vështirë të imagjinohet përfitimi nga fiksimi i azotit molekular për bimët, që nuk kanë mundësi simbioze me bakteret azotofiksuese. Kuptohet se ka shumë vështirësi, mbasi në prodhimin e enzimave, që kontribuojnë në fiksimin e azotit, marrin pjesë shumë gene. Kjo lidhet me një antagonizëm, që ka fiksimi i azotit, fiksim i cili eksludon oksigjenin nga qeliza. Kush do të ishte kundër programit për krijimin e bimëve trasnsgjenike rezistente ndaj sëmundjeve. Ulja e vëllimit të pesticideve, që përdoren aktualisht, do të ishte ndoshta përfitimi maksimal human dhe mjedisor. Introduktimi i gjeneve që provokojnë prodhimin e toksinave, në të njëjtën mënyrë siç vepron Bacillus thuringensis, mund të realizonte objektiva me vlera të pallogaritshme. Një kronologji e shkurtuar e rrugës shumë vjeçare të ndërhyrjes ose kontrollit gjenetik (Marrë nga referati i Simon Barber, Plant Technology Unit, EuropaBio, Brussels, Belgium) 10 000- 9 000 p.e.s Ka nisur kultivimi i bimëve, ose shkëputja e varësisë së ushqimit nga gjuetia dhe mbledhja e bimëve të egra. 6 000, p.e.s. Në Mesopotami, komuniteti Sumerian përdorte një tip kërpudhash, (Ascomycetes), për të prodhuar verën, bukën dhe më vonë birrën. 3 000-2 000 vjet, p.e.s. Në Peru u krye seleksionimi i parë i patates, kuptohet të egra, apo spontane duke eliminuar format që prezantonin efekte helmuese. 1000-700 vjet p.e.s., Asirianët dhe babilonasit kanë kryer polenizimin manual (me dorë/artificial) të hurmave arabike. Nga fund i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII, nisi në Holladë prodhimi i luleve nëpërmjet mënyrave të kryqëzimit të bimëve të ndryshme. Raportohet prodhimi i karafilit hibrid me “Sweet William”, ndërkohë në Francë zhvillohen shumë metoda të përmirësimit të panxharit të sheqerit, u përhap shumë tendenca e prodhimit të bishtajoreve me synim fiksimin e azotit nga ajri, u punua shumë për bimën e duhanit dhe

Page 54: Almanak i Fermerit Shqiptar

55

prodhimi i kultivarëve të bimëve nëpërmjet kryqëzimeve si dhe shumë evenimente të tjera që i përkasin këtij harku kohor. 1865, Grigor Mendel shpalosi idetë e tij për kryqëzimin e bimëve, fillimisht tek bizelja dhe themeloi bazat e trashëgimisë së tipareve. Në harkun kohor 1884-1888, teoria se informacioni i nevojshëm për të karakterizuar një specie, ndodhej në bërthamën e qelizës, përgjithësisht ishte pranuar nga opinioni shkencor i kohës. Në fillimet e shekullit të 20, dhe më vonë, u zhvillua gjerësisht industria e përdorimit të baktereve në shumë fusha. Identifikohen kromozomet për trashëgiminë seksuale, në SHBA punohet për ndërtimin e hartës gjenetike fillimisht tek Drosophila melanogaster, miza e uthullës. Në Gjermani nisi të përpunohet ideja e provokimit të mutacioneve, tek kafshët dhe elbi. E njëjta gjë për ndikimin e kimikateve sidomos të ekstraktit të marrë nga Cochicum autumnale, kolkicina. U argumentua që çdo “kod gjenetik” ka një informacion për një proteinë të caktuar. U përshkrua mekanizmi i transmetimit gjenetik nëpërmjet AND s. 1953, Watson dhe Crick prezantuan zbulimin e tyre për strukturën helikoidale, dyfishe të AND-së. 1966, u vendosën bazat e kodit gjenetik, që do të thotë një renditje prej tre bazash të njohura si kodon, përcaktojnë çdo njërin nga 20 aminoacidet, të cilat janë bazë e ndërtimit të proteinave. Dekadat e mëvonshme, 1960-1970, 1980 dhe më pas karakterizohen nga punime intensive me synim krijimin e llojeve me prodhimtari të lartë veçanërisht për grurin, misri, melin, orizin duke ndikuar shumë në rritjen e prodhimtarisë së tyre në mbarë botën. Në drithërat e bukës sot rreshtohen gruri, orizi, misri, thekra, meli dhe çuditërisht dhe nena (Amaranthus sp) Ky zhvillim njihet me emrin revolucioni i Gjelbër, Green Revolution. Po të kësaj periudhe janë dhe sinteza e insulinës. Në vitin 1983 janë krijuar bimët e para të modifikuara gjenetikisht, OMGJ-GMO, nëpërmjet introduktimit, insertimit të baktereve në bimë, si dhe të gjeneve të fasules në lule dielli. Përfundimet ishin pozitive sidomos në drejtim të krijimit të formave tolerante ndaj herbicideve dhe të grupit tjetër që manifestonin rezistencë ndaj sëmundjeve virusale. Në Kinë deklarohen prodhimi i kultivarëve të manipuluara gjenetikisht si domate dhe duhan, rezistent ndaj viruseve. Sintetizohet kimozina për prodhimin e djathit.

Page 55: Almanak i Fermerit Shqiptar

56

Në vitin 1995, tregu amerikan do të këtë misrin, Bt, Bacillum turingensis për të rritur rezistencën ndaj insekteve. Prezantohet Golden rice - orizi, i cili mund të sintetizonte B-karotenin, të cilin organizmi i njeriut e metabolizon në vitaminë A, e rëndësishme sidomos për vendet ku ajo është me mungesë, me shfaqje të shumta të skorbutit. Më vonë bëhen përpjekje për kultivarë bimësh që tolerojnë tokat e kripura (siç është toleranca që ka gjinia Atropa. Sp). Natyrshëm shtrohen shumë pyetje: -A është e rrezikshme për kafshët dhe shpendët të përdorin këto ushqime, që rrjedhin nga këto varietet të manipuluara të sojës dhe misrit? -A konsumon blegtoria ushqime të modifikuara gjenetikisht ? -Kush janë përparësitë e produkteve OMGJ në të ushqyerit e gjësë së gjallë? -A janë lëndët ushqyese të produkteve të Modifkuara Gjenetikisht ndryshe nga ato të produkteve konvencionale. A janë produktet OMGJ të sigurta? Në këtë aspekt për të mos e renduar shkrimin dhe për të lënë lexuesin të interesuar, nuk jemi përqendruar në Ligjet, Rregulloret e BE-së që garantojnë këtë siguri, temë e cila mund të trajtohet në një shkrim tjetër. -A janë të sigurt, për tu konsumuar si ushqime për njerëzit, mishi, qumështi dhe vezët e prodhuara nga kafshë të ushqyera me ushqime të modifikuara gjenetikisht? -A ka proteina të padëshirueshme ose lëndë anti ushqyese në produktet e modifikuara gjenetikisht ? -A ndikojnë produktet OMGJ në ndotjen e mjedisit? -A paraqesin rreziqe Kultivarët Bioteknologjikë, KB-t? -A është imunizimi një formë manipulimi? Janë dhe shumë pyetje të tjera për të cilat auditorë të ndryshëm presin përgjigje. Historia e manipulimit gjenetik nuk është aspak e re dhe nuk fillon me inxhinierinë gjenetike. P.sh. diversiteti i formave të njeriut mund të ketë ardhur qoftë edhe vetëm nga manipulimi nga viruse. P.sh. virus i gripit, i cili ka pasur mundësinë e katalizës të restriktazave, duke transportuar gjene nga një bujtës në tjetrin, duke ndikuar në qelizat somatike ka induktuar këtë informacion të marrë, “të vjedhur” dhe në qelizat gjenerative, seksuale. Nuk ka qenë aspak qëllimi i këtij shkrimi në mbrojte të tendencës së zhvillimit të manipulimit gjenetik, as marketing i produkteve të OMGJ-së, por vetëm për të zhvilluar këtë debat midis atyre që e pranojnë dhe e kundërshtojnë këtë tendencë.

Page 56: Almanak i Fermerit Shqiptar

57

Duke e përfunduar, me një citat, nga Libri “Matinales” i shkrimtarit francez Jean Sulivan, e titulluar “pasqyra e thyer”: E vërteta  është  si  një pasqyrë  e madhe prej  qelqi,  e  rrëzuar dhe e ndarë në 1000 pjesëza. Njerëzit  sulen mbi  të  gjitha  pjesëzat,  përkulen,  secili  syresh merr  nga një copëz, dhe, duke e ngritur lartë si një armë, thërret: Kam në dorë të vërtetën”. Do të duhej  përkundrazi,  të  mblidheshin  me  kujdes  e  durim  të  gjithë  copëzat,  të bashkoheshin ndërmjet tyre dhe, së fundi, e vërteta do të shkëlqente sërish.  (Citati është marrë nga Referati i Dr. Albert Nikolla, Master në Bioetikë, nga botimi : “Bioteknologjitë dhe organizmat e modifikuara gjenetikisht” Shëngjin, Lezhë, 17-18 maj 2004, f. 165.) Krejt e panevojshme të zgjatemi, mbasi kjo do të zgjaste përgjigjen apo argumentet për pyetjen, që shtruam : “Mik apo armik”

Anektoda Një zooteknik i sapo diplomuar, disa ditë pasi filloi punë në një ekonomi bujqësore, ftohet nga një fshatar. Zooteknikut me “shkollë shumë” i vajtën sytë tek një mëshqerrë. Pasi e kundroj, pyet të zotin e shtëpisë se sa vjeç është mëshqerra. Përgjigja ishte: Dy vjeç. Zootekniku përsëri, i thotë fshatarit, unë e kam mësuar në Fakultet se si përcaktohet mosha e gjedhit, por e kam harruar. Përgjigja e fshatarit: Është shumë e thjeshtë, unë e shoh tek brirët. Reagimi i zooteknikut: Paska qenë shumë e thjeshtë, mëshqerra ka dy brirë që do të thotë se është dy vjeçe.

DHJETORI, SHËNDREU, ARBEN OSE ERBEN NË DISA ZONA7  December,:decem, lat. i dhjeti, i dhjeti muaj i vitit  

7 Edhe emri për djemtë, shumë i përhapur dhe i preferuar, mendohet që lidhet me këtë muaj.

Page 57: Almanak i Fermerit Shqiptar

58

Popullore: Nuk ka dardha në shëndre”, fig. për njerëzit me shumë pretendime.,  25 Dhjetor, Krishtlindjet  31 Dhjetor, Nata e Vitit të Ri 

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 5.9 6.2 6.1 - - - 74.6 76.0 66.5 2 Shkodër 7.1 6.4 5.8 6.7 6.2 6.0 98.9 96.8 83.8 3 Lezhe 8.7 8.5 7.6 - - - 56.6 61.1 63.0 4 Durrës 10.0 9.5 8.8 8.0 7.6 6.9 38.3 50.1 39.9 5 Tiranë 8.3 7.5 7.2 7.0 6.9 6.4 48.0 53.7 55.1 6 Elbasan 8.1 8.1 7.3 6.5 6.5 6.1 48.0 51.9 51.6 7 Cërrik 7.8 7.7 6.8 - - - 46.9 54.4 55.6 8 Berat 8.5 8.0 7.1 8.1 7.7 7.2 29.6 40.9 46.0 9 Lushnjë 9.8 9.4 8.8 8.4 8.1 7.5 38.7 47.8 43.8 10 Fier 8.9 8.5 7.7 8.3 8.0 7.3 39.8 54.0 49.3 11 Vlore 10.9 10.5 9.6 9.3 9.0 8.4 37.0 52.2 49.6 12 Gjirokastër 6.8 6.4 5.8 9.9 9.1 8.5 112.1 125.7 100.0 13 Sarande 12.1 11.7 10.7 7.0 6.5 6.1 61.1 78.2 56.4 14 Kukës 3.1 2.2 1.7 3.6 3.0 3.2 36.3 37.9 33.7 15 Peshkopi 2.2 1.4 0.8 3.1 2.8 2.2 45.0 44.9 40.4 16 Puke 2.5 2.4 0.7 - - - 105.7 95.6 91.3 17 Burrel 5.4 5.5 3.7 - - - 60.0 55.1 56.0 18 Bulqize 2.3 2.1 1.0 - - - 58.9 52.1 53.9 19 Pogradec 4.5 3.7 2.9 4.2 3.7 3.2 23.9 30.0 28.1 20 Korçe 2.6 2.1 1.2 2.6 2.0 2.1 28.0 32.0 27.8 21 Erseke 2.7 2.5 1.5 2.4 2.4 2.3 36.5 41.8 35.7

MESATARJA SHUMËVJEÇARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 104.9 LUSHNJE 121.6 DIBER 135.3 MAT 158.8 DURRES 119.8 MIRDITE 170 ELBASAN 146.3 PERMET 218.4 FIER 127.6 POGRADEC 87.5 GRAMSH 121.5 PUKE 285.6 GJIROKASTER 346.4 SARANDE 203.6 KOLONJË 127.1 SKRAPAR 137.1

Page 58: Almanak i Fermerit Shqiptar

59

KORCE 97.5 SHKODER 279.5 KRUJE 212.6 TEPELENË 198.9 KUKES 109.3 TIRANË 147.9 LEZHE 175.2 TROPOJE 266.6 LIBRAZHD 183.7 VLORE 136.3 Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit fushor, ujëmbajtës:

30 nëntor-30 %, 20 Dhjetor-76 %5, 10 Janar—83 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1 05.03 06.41 16.19 2 05.04 06.42 16.19 3 05.05 06.43 16.19 4 05.06 06.44 16.19 5 05.07 06.45 16.18 6 05.07 06.46 16.18 7 05.08 06.47 16.18 8 05.09 06.48 16.18 9 05.10 06.49 16.18 10 05.11 06.50 16.18 11 05.11 06.51 16.18 12 05.12 06.52 16.18 13 05.13 06.53 16.18 14 05.14 06.53 16.18 15 05.14 06.54 16.19 16 05.15 06.55 16.19 17 05.16 06.55 16.19 18 05.16 06.56 16.20 19 05.17 06.57 16.20 20 05.17 06.57 16.20 21 05.18 06.58 16.21 22 05.18 06.58 16.21 23 05.19 06.50 16.22 24 05.19 06.59 16.22 25 05.20 07.00 16.23 26 05.20 07.00 16.23 27 05.21 07.00 16.24 28 05.21 07.01 16.25 29 05.21 07.01 16.25 30 05.22 07.01 16.26

Page 59: Almanak i Fermerit Shqiptar

60

31 05.22 07.01 16.27 KALENDARI HËNOR

Dhjetor

H M M E P Sh D

48 1 2

49 3 4 5 7 8 9

50 10 11 12 14 15 16

51 17 18 19 21 22 23

52 24 25 26 27 29 30

1 31

“Shumë po ndrin e pak po nxen njaj diell”   Eposi i Kreshnikeve, Cikli, Muji dhe Halili 

 Energjia diellore, bujqësia shqiptare dhe shtëpia e fermerit 

 Energjia diellore, rrezatimi i dritës si dhe nxehtësia e diellit, ka qenë njohur që në lashtësi edhe në universin shqiptar. Kjo energji është kapur, mbërthyer, (harnessed, në angl. që në shqip ka ekuivalentin, për ti vënë kapistrën, më vonë është përdorur dhe termi sekuestrim, i përdorur dhe në rastin e sekuestrimit të karbonit), fillimisht në mënyrat pasive, ndryshimi me formën e ngërthimit aktiv do të trajtohet shkurtimisht më poshtë. Radiacioni diellor, njëherësh dhe me burime të tjera sekondare siç janë energjia e erës dhe e valëve, energjia hidrike dhe ajo e biomasës, llogariten në grupimin e energjisë të disponueshme në globin tokësor.1 Gjenerimi i energjisë elektrike nga dielli mbështetet në parimin e termoçifteve. Përdorimi i energjisë diellore, akoma

Page 60: Almanak i Fermerit Shqiptar

61

shumë i kufizuar në botë dhe në Shqipëri mund të themi tejet i kufizuar, kryesisht është përdorur për nevojat e njerëzimit (fjala vjen tharje frutash apo drithërash), dhe më vonë është zgjeruar dhe në ngrohjen e mjediseve të banimit apo publike apo ftohjen, për sigurimin e ujit të pijshëm duke kontribuar për distilimin apo dezinfektimin, ndriçimin (gjatë ditës, sigurimin e ujit të nxehtë si dhe nxehtësinë për proceset industriale që kërkojnë temperatura të larta. Për ta përfituar, vjelë (harvest në angl.) mënyra më e përhapur është ajo nëpërmjet përdorimit të paneleve diellore. Teknologjia e përftimit të energjisë diellore pothuajse klasifikohet në vartësi të mënyrës së ngërthimit apo përfitimit, në energji diellore pasive ose aktive lidhur me mënyrën e kapjes së kësaj energjie, konvertimit dhe shpërndarjes së kësaj energjie. Teknika për energjinë aktive bazohet në përdorimin e paneleve me termoçifte, (photovoltaic) si dhe në kolektorët që e grumbullojnë ose e drejtojnë këtë energji në drejtim të paneleve. Ndërsa teknika e shfrytëzimit të energjisë diellore pasive nënkupton as më shumë dhe as më pak orientimin e shtëpive duke përfshirë dhe përdorimin e materialeve që kanë përcjellshmëri termike, të nxehtësisë me burim energjinë diellore. Ishte ide efektive ajo e zgjerimit të qytetit të Bulqizës në shpatin përkundrejt diellit.

Pak për energjinë që vjen (falas) nga dielli: Toka, rruzulli tokësor merr apo përfiton 174 petaWatt (PW) (1 petaWatt, baras me 1000 Megavat) të radiacionit diellor, insolacionit që mbërrin në shtresën e sipërme të atmosferës. Afërsisht 30 % reflektohet, kthehet mbrapsht në hapësirë (albedo, raporti i energjisë së shfrytëzuar nga toka dhe sipërfaqja ujore me atë që rikthehet prapë në atmosferë). Ndërsa çfarë mbetet do të absorbohet nga retë, oqeanet dhe sipërfaqja tokësore. Ndërsa spektri i ndriçimit diellor në sipërfaqen e rruzullit kryesisht shpërndahet në diapazonin e ndriçimit të dukshëm, vizibël, dhe afër rrezatimit infra red, infra të kuq, dhe në sasi të vogël që i takon rrezatimit ultraviolet.

Page 61: Almanak i Fermerit Shqiptar

62

Lidhur me këtë të fundit ndonëse rrezatimi ultraviolet nuk është i konsiderueshëm, vlera e tij në kualitetin e prodhimit është shumë i madh për prodhimet që vijnë nga lartësitë, fasule, patate, drufrutore të grupit farore jo vetëm taksonomikisht por dhe ekstra taksonomikisht, fjala vjen luleshtrydhja, manaferra, boronica dhe të gjithë të tjerat që grupohen tek ato që quhen “fruta të vegjël të pyllit” pa qenë nevoja të përmendim se cilët janë. Duke absorbuar rrezatimin diellor, qoftë sipërfaqja tokësore dhe ajo e oqeaneve apo atmosfera, rrisin temperaturën e tyre. Ajri i ngrohtë që përmban dhe lagështirën e evaporuar, do të shtohet duke sjellë qarkullimin e ajrit apo dhe përsëritjen e këtij qarkullimi. Kjo e gjitha lidhet me diferencat e presionit atmosferik si dhe me fenomenin e inversionit që as më shumë dhe as më pak do të thotë vendosja e shtresave të ajrit të ngrohtë (që në aspektin fizik peshon më pak) në lartësi më të mëdha, dukuri që është e dallueshme veçanërisht pas fillimit të vjeshtës. Në një lartësi të madhe, ky ajër i ngopur apo i saturuar, në rastin e temperaturave të ulëta kondensohet duke formuar retë, që do të japin shiun të adresuar për sipërfaqen tokësore, duke përmbyllur, kompletuar kështu ciklin e ujit. Ky ndriçim diellor i absorbuar, nga oqeanet dhe s’përfaqa e tokës e mban këtë sipërfaqe në një temperaturë mesatare, 14 oC. Në sajë të fotosintezës, bimët e gjelbra (që përmbajnë pigmentin e klorofilës, p.sh. kërpudhat nuk përmbajnë klorofil) konvertojnë energjinë diellore në energji kimike, d,m.th. ushqim, mase drunore dhe biomasë, nga të cilat dhe energjia e naftës, gazit apo qymyreve origjinojnë nga fosilet bimore të depozituara që në erën paleozoike. Totali i energjisë diellore i mbërritur në kufijtë e atmosferës llogaritet afërsisht në 3,850 exajoul (EJ) në vit. Mund të vlejë, një krahasim: Në një orë energjia e absorbuar nga atmosfera. Oqeanet dhe sipërfaqja tokësore në një orë është më e madhe se ajo që globi, bota, njerëzimi, përdor gjatë një viti. Sipërfaqja fotosintetike e planetit afërsisht llogaritet të thithi, absorboj, 3,000 EJ në vit. Energjia që arrin në sipërfaqen e globit gjatë një viti, është dy herë me e madhe se sa energjia bruto e pa rinovueshme siç janë qymyri, nafta dhe gazi duke përfshirë dhe atë të përftuar nga uraniumi, (është fjala për energjinë bërthamore). Duke u nisur nga shifrat shihet që energjia diellore, e erës ose e biomasës do të ishte e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat tona për energji, e megjithatë, përdorimi në rritje i biomasës për prodhim energjie jo vetëm ka pasur një efekt negativ në ngrohjen globale por në mënyrë drastike ka çuar në rritjen e çmimeve të

Page 62: Almanak i Fermerit Shqiptar

63

ushqimeve, e gjitha kjo nga devijimi i përdorimit të produkteve me origjinë pyjore dhe nga bimët e tjera të destinuara për ushqim në drejtim të prodhimit të energjisë, e gjitha kjo për të kompensuar sado pak luhatjet në çmimin e naftës. Energjia diellore mund të mbërthehet ose ti vihet kapistra (harnessed) në nivele të ndryshme përgjatë botës. E lidhur me vendndodhjen gjeografike, duhet të themi se sa më afër ekuatorit, aq më i madh është ky potencial i pranueshëm, disponibël.

Dhe tani në gjerësinë gjeografike ku ndodhet vendi jonë:

Cilat janë aplikimet e teknologjisë diellore: Energjia diellore si energji e rinovueshme,edhe në ndryshim me ato gjeotermale, (gejzereve, ujit të llixhave etj.) e ka burimin vetëm dhe vetëm nga dielli. Teknologjitë diellore janë klasifikuar ose si aktive apo pasive në varësi të mënyrës së ngërthimit të kësaj energjie, konvertimit dhe shpërndarjes së saj. Teknikat aktive diellore përdorin panelet me termoçifte, photovoltaic, pompat dhe ventilatorët për të konvertuar këtë energji, në energji të dobishme. Ndërsa teknikat pasive, gjithnjë është fjala për energjinë diellore, nënkuptojnë apo përfshijnë materiale ndërtimi me veti termike që favorizojnë akceptimin e kësaj energjie, kryesore mbetet ekspozicioni e ndërtesave, ngrehinave përkundrejt diellit, raporti midis sipërfaqes me volumin e përgjithshëm të ndërtesës etj. Mund të përmendim këtu edhe shembullin e ndërtimit të qytetit të ri të Bulqizës me ekspozicion nga Jugu. Pak a shumë ndryshimi midis dy grupeve të klasifikimit të këtyre teknologjive është si më poshtë: Teknologjitë aktive të energjisë diellore rrisin furnizimin me energji, të konsideruara si furnizues anësor, ndërkohë që ato pasive reduktojnë nevojën për burime alternative dhe përgjithësisht konsiderohen si teknologji, mënyra anësore apo periferike. Radiacioni, insolacioni, ndriçimi diellor, ka kushtëzuar arkitekturën e ndërtimeve dhe të planeve urbanistike që në fillimet e historisë së lashtësisë, të arkitekturës dhe të planifikimit urbanistik apo hapësinor.

Page 63: Almanak i Fermerit Shqiptar

64

Më të avancuar kanë qenë në këtë kontekst grekët dhe kinezët. Sipërfaqet e veçuara izoluara, apo ishuj në këtë kontekst, UHI, Urban Heat Islands, janë sipërfaqe brenda metropolit që karakterizohen nga temperaturë më të larta në raport me mjedisin përreth. Kjo rritje e temperaturës i atribuohet rritjes së shkallës së absorbimit të energjisë nga asfalti, betoni dhe materiale të tjera të përdorura në ndërtim, që gjithsesi kanë shkallë të ulët të albedos si dhe kapacitete më të larta termike në raport me ato përreth. Një kundërpërgjigje të këtij efekti, UHI është lyerja e ndërtesave si dhe rrugëve me ngjyrë të bardhë dhe mbjellja e drurëve. Nga përdorimi i kësaj metode që konsiderohet si “freskim i komunitetit” ka një prognozë që temperaturat mund të reduktohen deri në 3 0C (ku vetëm në Los Angeles llogaritet një përfitim prej 1 bilion US $ që vjen nga reduktimi i kostos për kondicionerët dhe kursimet indirekt që lidhen me shëndetin, (ilaçe, vizita, paaftësi për punë që lidhen me pamundësinë për të përballuar vapën, etj). Bujqësia dhe sektori i bimëve dekorative, ornamentale janë të interesuara të optimizojnë ngërthimin e energjisë diellore me të vetmin qëllim të optimizojnë prodhimtarinë e bimëve. Kjo nënkupton ose përfshin prognozën e stadeve dhe të periudhave bimore duke kopsitur,(tailored), në orientimin e rreshtave si dhe një kombinim të varieteve, kultivarëve, të cilat të çojnë në arritjen e një prodhimi më të lartë dhe me cilësi. Që në fillimet e bujqësisë, veçanërisht fermerët anglezë dhe francezë, kanë përdorur aplikuar mure mbrojtës, gardhe (ekrane ose screen) për të marrë maksimumin e mundshëm të energjisë diellore. Këto mure, në shqip perde, vepronin jo vetëm si zona mbrojtëse, duke mënjanuar ndikimin e temperaturave të ulëta, për akumulimin e energjisë diellore por dhe do të shpejtonin pjekjen. Është interesant që në vitin 1669, Nicolas fatio de Duiller sugjeroi një mekanizëm që krijonte mundësinë e një rrotullimi për të shoqëruar diellin. Në aspektin biologjik është imituar lulja e diellit. Ashtu siç është imituar fluturimi i shpendëve nga Leonardo da Vinci kur ideoi ndërtimin e avionit. Aplikimet e energjisë diellore përveç asaj të rritjes së bimëve, përfshijnë dhe pompimin e ujit apo marrjen e ujit nga puset, tharjen e bimëve dhe të frutave si dhe përdorime në industrinë e shpendëve. Serrat do të konvertojnë ndriçimin diellor në nxehtësi, duke garantuar një prodhim gjithëvjetor si dhe rritjen (në përshtatje të mjedisit) sidomos për bimë të veçanta që natyralisht ose tradicionalisht nuk janë kultivuar më parë.

Page 64: Almanak i Fermerit Shqiptar

65

Historia fillon në kohën e Romës për të prodhuar kunguj gjatë gjithë vitit për Perandorin Romak Tiberius. Ndërsa serrat të ashtuquajtura moderne datojnë në shekullin e 16, të ndërtuara në Evropë për të ruajtur bimët ekzotike të sjella nga explorimet dhe ekspeditat, që në atë kohë u shtuan shumë. Ndriçimi nga dielli Në fillimet e shekullit 20, ndriçimi artificial, nga elektriciteti, bëhet burimi kryesor i ndriçimit të mjediseve të brendshme por kombinimi i teknikave të përdorimit njëherësh të ndriçimit natyral me atë që quhet zgjidhje hibride (duke qenë se edhe ky i fundit ka të njëjtin burim, energjinë diellore direkt ose difuze), por gjithsesi janë mënyra dhe rrugë të reduktimit, pakësimit apo kursimit, të konsumimit të energjisë. Ajo që përmendëm më lartë teknologjia pasive kërkon të pakësoj përdorimin e ndriçimit artificial sidomos duke reduktuar në maksimum përdorimin e kondicionerëve. Gjithsesi duke ditur që nuk mund të mënjanohen, efektet psikologjike, kjo nënkupton shumë aspekte duke filluar që nga zgjedhja e tipave të dritareve, orientimin e tyre, tendat etj. Janë dhe shumë zgjidhje të tjera por do të jenë shumë më tepër efektive në një sistem të vetëm të integruar. Sistemi hibrid solar nënkupton grumbullimin, thithjen e dritës diellore nëpërmjet teknikave të ndryshme (për të cilat nuk është e nevojshme të komplikojmë këtë shkrim duke arritur si përfundim të transmetoj, përcjelli deri 50 % të energjisë diellore të mbërritur. Ngrohja nga dielli: Teknologjitë që lidhen me këtë aspekt mund të përdoren për ngrohjen e ujit, ngrohjen e mjediseve apo për ftohjen e tyre dhe për procese që gjenerojnë energji, nxehtësi. Nxehja e ujit Në gjerësitë gjeografike më pak se 40o, 60 deri 70 % e ujit që përdoret në banesa që nuk kërkojnë më shumë se ujë me temperaturë 60 oC, mund të garantohet nga sistemi i ngrohjes. Ndoshta vlen të përmendet shembulli i Kinës që synon të instaloj lidhur me këtë qëllim 210 GW, që padyshim është lider në këtë fushë.

Page 65: Almanak i Fermerit Shqiptar

66

Izraeli dhe Qiproja për frymë të popullsisë kryesojnë duke përdorur mbi 90 % të energjisë diellore në raport me sasinë e përgjithshme që familjet harxhojnë. Po kështu nuk mbeten prapa dhe SHBA, Kanadaja dhe Australia Dhe se fundi sa është koha e zgjatjes së ndriçimit diellor në Shqipëri: Dhe lexuesi do ta këtë shumë të lehtë të vlerësojë dhe ti kthejë sytë nga kjo pasuri, për të cilën jemi shumë të privilegjuar.

Stacioni meteorologji

k

M U A J T E VJETORE

STINORE Janar S

H M P M Q K G S

H T N D

HJ

DIMER

P V VJ

DURRES 148 141

299

261

285

342

381

365

269

175

157

157

2940 401 849

1089

600

VLORE 145 141

218

246

282

358

378

364

277

184

148

128

2669 414 746

1100

609

KUKES 63 105

236

188

198

240

341

276

254

110

89

71

2200 239 622

855

483

PESHKOPI 43 39

266

212

208

264

340

320

244

144

148

72

2300 154 685

924

536

KORCE 88 158

219

242

213

306

357

324

269

160

129

107

2571 352 675

986

558

SHKODER 142 143

298

235

251

293

370

343

295

169

202

159

2900 443 784

1005

666

TIRANË 122 112

192

245

264

338

375

344

262

178

122

95

2648 329 701

1056

562

GJIROKASTER

87 101

186

204

228

288

325

219

230

150

115

95

2228 284 617

831

495

Burimi: C. G. Isidorov, Klima e Shqipërisë, Tiranë 1955

Page 66: Almanak i Fermerit Shqiptar

67

Dhe së fundi: Që të nxehi më shumë ai diell duhen panelet diellore që ata ta mbërthejnë apo ti vënë kapistrën kësaj energjie që vjen falas tek në. Përfytyroni këto panele diellore në palcën e dimrit në një shtëpi në Theth, (bash aty ku ka lindur eposi i kreshnikëve nga është marrë dhe titulli i këtij shkrimi) shtëpi të zakonshme, pse jo dhe pushimi për vendasit apo të huajt, në Vermosh. Korab, Tomorr, Gramoz apo diku gjetkë që ngrohin shtëpinë dhe shkrijnë dhe akujt në vaun ku do të kalojnë njerëzit, fëmijët për në shkollë, do të shkrijnë akujt në lugun e mullirit, do të lëvizi dhe blegtoria për ujë apo për të ngrënë një dëllinjë të sapo shkundur nga dëbora, apo sythe të sapo fryra të bimëve që e ndjejnë më shpejtë ardhjen e pranverës. E njëjta tablo do të ishte dhe në stanet në bjeshkët e kudondodhura duke i përdorur dhe për të pompuar ujin në shumë bjeshkë të begatshme ku uji mungon, Runja, Deja dhe përgjithësisht masivet kullosore karstike. Shkrimi mund të zgjatej dhe me statistikën e shtëpive dhe të ngrehinave të tjera me ekspozicion nga Jugu, Jug – lindja apo Jug Perëndimi, por tani po punohet dhe është arritur të prodhohen dhe panele që punojnë në dritë difuze, që do të thotë për mjediset me ekspozicion nga veriu apo dhe në vranësirë. Nuk e di sa doli e qartë, por panelet diellore funksionojnë në çfarëdo lloj temperature. Dhe së fundi: Zhvillimet e fundit të kësaj teknologjie kanë në bazë (ose imitojnë) lëvizjen e lule diellit që shoqëron nga lindja në perëndim diellin. Dhe fermerët mund të krenohen se janë pronarë të biodiversitetit të planetit. Të bashkëpunosh me natyrën do të thotë të jesh më racional dhe më jetëgjatë

Sot, 25% e njerëzimit zotëron mbi 75% të energjisë. Kjo është një nga pikat  më  të  dobëta  të  njerëzimit,  që  mund  ta  çojë  atë  drejt  një katastrofe, të pamundshme për tu shëruar dhe që do të kushtojë shumë. Duke  marrë  më  mirë  në  analizë  karkalecin,  kinezin  dhe  amerikanin, mund të nxjerrim disa përfundime: 

Page 67: Almanak i Fermerit Shqiptar

68

Në  jetën  e  tij  biologjike,  karkaleci  ka  tërhequr  vëmendjen  e  shumë studiuesve. Ai, për të kryer një njësi punë, harxhon mesatarisht 0.3 njësi energji. Po kështu, për mënyrën e tij të jetesës, vëmendjen e studiuesve e  ka  tërhequr  edhe  kinezi.  Ai,  për  të  kryer  një  njësi  punë,  harxhon mesatarisht 0.7 njësi energji. Por, nuk ndodh kështu me amerikanin: ai, zë ndoshta vendin e parë për harxhimin e energjisë. Sot, një amerikan, për  të  kryer  një  njësi  punë,  harxhon  mesatarisht  2‐2.2  njësi  energji. Civilizimi i lartë e ka çuar amerikanin që të mos sillet i kujdesshëm ndaj harxhimit  të energjisë. me këtë shpjegohet që makinat e prodhuara në ShBA,  harxhojnë  mbi  dyfishin  e  energjisë,  krahasuar  me  makinat  e prodhuara në Japoni. Në shtesë së kësaj, duhet të vëmë në dukje eficiencën e lartë të natyrës, krahasuar  me  industrinë:  nga  10$  të  investuara  për  rritjen  e  pyllit, sigurohet  energji,  aq  sa  sigurojnë  150‐300$,  të  harxhuara  në  rrugë industriale. A mos  vallë,  njerëzimi  sot,  duke  rendur  pas  arritjeve,  nuk  e  sjell  fare kokën prapa? E kështu, në të shumtën e rasteve, shuma që duhet paguar për  të  zvogëluar  efektet  e  veprimeve  të  gabuara  është  disa  herë më  e madhe se fitimet që shijon sot njerëzimi. Ndoshta sot, do të bënim mirë që, një pjesë të investimeve, t’i bënim për të ruajtur natyrën “placentën”, ku ne jetojmë?!  28 maj 2011  

Prof. As. Dr. Ahmet OSJA Pak histori për gjelin e detit Duke ju afruar vitit të ri, gjithsekujt i shkon mendja tek gjeli i detit, ku pavarësisht situatës së tij ekonomike, ai e ndjen si detyrim ekzekutimin e këtij të fundit. Pa pretenduar se do të shkojmë shumë në thellësi të kohërave lidhur me këtë traditë, po prezantojmë një pasazh të shkurtër: Spanjollët, e sollën gjelin e detit nga indianët e Amerikës në Evropë dhe e zbutën, domestikuan atë më vonë e rikthyen prapë, në shekullin e XVII. Njëherësh ishte dhe budallallëku i tyre që e emërtuan atë “turkey”, (është një paralelizëm i çuditshëm në hapësirat mbarë shqiptare ku quhet “miserka”, d.m.th. e ardhur nga Misiri, Egjipti i

Page 68: Almanak i Fermerit Shqiptar

69

Sotëm), duke supozuar origjinën e tij nga Lindja e Mesme. për këtë të fundit sidomos popullsia indigjene në Amerikë është jo pak e indinjuar). Por fosilet që janë gjetur në Teksas, kanë vërtetuar që gjeli i detit ka jetuar këtu së paku prej 250,000,000 vitesh. Festa e “Thanksgiving”, 23 Nëntor nuk mund të kuptohet pa gjelin e detit. Në favor të kësaj shkon dhe vallëzimi, që nuk është as më shumë dhe as më pak se sa imitimi i lëvizjeve të gjelit të detit, me hapjen, fryrjen dhe mbylljen e pendëve, lëvizjen e kokës, lartësimin e trupit gjatë ecjes apo të bishtit, duke paralajmëruar dhe stuhinë. Danci, vallëzimi, nën tingujt e muzikës argëtime është thjesht një imitim i lëvizjeve që realizon gjeli i detit duke manifestuar fuqimisht ndjeshmërinë e tij ndaj faktorëve natyror apo human që ai parashikon se mund të priten. Shqipëria, a mund të bëhet Atdheu i dytë i Dhisë Alpinë ?

Dhia Alpine në Shqipëri Shqipëria ndodhet në Evropën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik dhe shtrihet në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Relievi është kryesisht malor. Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimatike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj. Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës dhe 2046 orë në vit në Kukës. Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje. Shqipëria ka më shumë se 152 lumenj dhe përrenj që formojnë 9 pellgje ujëmbledhëse, të cilët rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik Lumenjtë dhe përrenjtë që e përshkojnë vendin kalojnë përmes shpatesh të pjerrëta dhe krijojnë lugina që mbulohen me bimësi dhe shkurre të larmishme, pra, formojnë një areal të përshtatshëm për lulëzimin e bagëtive të imëta sidomos të dhive, të cilat për shkak të

Page 69: Almanak i Fermerit Shqiptar

70

shkathtësisë së tyre natyrale e shfrytëzojnë lehtësisht këtë reliev. Për rastësi të çuditshme Iliria dhe më pas Albania në horoskopin Kinez klasifikohen tek shenja e “Bricjapit”. Duke qenë se rreth 75% e territorit shqiptar është kodrinor-malor; kodrinor (47%) dhe malor (28%), kjo përbën një arsye më shumë për të theksuar atë që Zoti e ka dhënë me shumicë për këtë vend, pra në njëfarë mënyre ka përcaktuar fatin që njerëzit në shumicën e këtyre territoreve mund dhe duhet të merren me blegtorinë e imët dhe pemëtari. Dhia si pionieri i parë dhe i fundit i shkretëtirës dhe terreneve të vështira ka aftësinë për tu përshtatur mjaft mirë në çdo cep të Shqipërisë dhe tu rezistojë lehtësisht verës shumë të thatë dhe dimrave të ashpër, karakteristika këto të zonave malore të vendit. Prania e lumenjve dhe burimeve të tjera ujore pothuaj në të gjithë territorin i jep mundësi blegtorisë së imët që të shfrytëzojë pa asnjë vështirësi këtë potencial natyror me diversitet të paparë dhe këtë mjedis karakteristik, pothuajse gjithë kullotat nga ultësira perëndimore deri në majat e maleve. Janë këto disa nga arsyet që ofron blegtoria në përgjithësi dhe të imtat në veçanti për zhvillimin e vendit në shumë dimensione. Shitjet e produkteve blegtorale ofrojnë mundësi financiare duke mbuluar mungesën e “cash Flow-it” në rastin e prodhimeve bujqësore, për blerjen e inputeve bujqësore ose për shlyerjen e detyrimeve bankare afatshkurtra. Në kontekstin e mësipërm, dhia, qoftë alpine apo autoktone është një rregullator tejet i fuqishëm. Specia e dhisë besohet të jetë ndër kafshët e para të zbutura nga njeriu. Specia e dhive po tu referohemi statistikave të 10 viteve të fundit ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar me rreth 3% në vit (nga 1104 mijë krerë në vitin 2000 në 775 mijë krerë në vitin 2010). Por nga ana tjetër vihet re se është zgjuar interesi i mbarështimit të dhisë Alpine. Përse Dhia Alpine? • Dhia Alpine jep qumësht rreth 70% të rendimentit të gjedhit që mbahet në këto zona. • Nga ana tjetër mbahet dhe menaxhohet më lehtë se sa dhitë e tjera ose pothuajse me

të njëjtën lehtësi si edhe lopa; Mbarështohet në ambientet rreth e rrotull fermave me regjim të përzier kullotë-stallë, pra, nuk ka nevojë për çoban që të largohet drejt kullotave të largëta, gjë e cila, e bënë me të pëlqyeshme për brezin e ri.

• Jep 2-4 keca në vit të cilët mund të shiten apo konsumohen për mish në çdo kohë dhe sipas nevojave, kur dihet që viçi shitet apo theret vetëm një herë në vit.

• Shpërblen ushqimin, punën e gjallë si dhe shpenzimet në përgjithësi më mirë se gjedhi i qumështit. Për çdo kg peshë të gjallë dhia prodhon më tepër qumësht sesa lopa.

• Nuk konkurron për ushqim me llojet e tjera të kafshëve.

Këto avantazhe të dhisë Alpine, kanë tërhequr vëmendjen e fermerëve shqiptarë dhe kjo lloj race po gjen përhapje të vazhdueshme dhe me ritme të shpejta në vend. Shqipëria, në territorin e saj ka kapacitet mbajtës për të paktën 2 milion krerë të dhirta.

Page 70: Almanak i Fermerit Shqiptar

71

Raca Alpine është importuar nga Franca dhe mbarështohet, në vendin tonë, qysh nga viti 1990, si racë e pastër, në SBI Korçë dhe tashmë po përhapet gjerësisht në fermat private.

Treguesit Mashkull Femër Pesha në lindje 3.5-4.5 3-3.5 Pesha e gjallë – kafshë e rritur 80-100 50-70 Pesha në këputje 16 15 Mosha e përshtatshme e ndërzimit 7 muaj Pesha e përshtatshme e ndërzimit të 31-32 kg Koha mesatare e mjeljes 273 ditë (9 muaj) Prodhimi i qumështit kg 700-900 % e yndyrës në qumësht 3.6 % e proteinës në qumësht 3.36 % pjellorisë 95-100 % pjellshmërisë 130-175

Në mitologjinë Greke një mostër që nxirrte flakë nga goja, që kishte kokë luani, trup dhie dhe bisht dragoi terrorizonte zonën e Lycias në Azinë e Vogël dhe u vra nga heroi grek Bellorophon, ndihmuar nga Pegasus. Domestikimi ka ndodhur në periudhën Neolitike të Epokës së Gurit. Në mitologjinë Greke, Satira ishte perëndesha e pyllit dhe malit, me brirë dhe bisht dhe ndonjëherë edhe këmbë të dhisë. Satira ishte shoqëruese e Dionisit, zotit të verës dhe shpenzonte kohën duke ndjekur nimfat, duke pirë verë, kërcyer dhe duke luajtur në flaut, fyell dhe gajde. Edhe Përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar, është një simbolizmi i portretit të dhisë. (Përgatitur nga Festim Shytaj, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit) JANAR, KALLNUER

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm

January: janus, Perëndia romake e portës, hapjes dhe mbylljes se saj. 1- Janar-Dita e Vitit të Ri 3- Janar, Dita e reflektimit, hedhjes së Kryqit për katoliket; 6 -Janar, Dita e reflektimit, hedhjes se Kryqit për ortodoksit

Page 71: Almanak i Fermerit Shqiptar

72

1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30 1 Koplik 3.9 4.7 5.8 - - - 65.5 37.4 44.8 2 Shkodër 4.6 4.7 5.2 4.6 4.8 5.7 99.9 60.9 63.5 3 Lezhe 6.3 6.6 7.1 - - - 74.4 33.1 41.9 4 Durrës 8.2 7.9 8.2 6.5 6.2 6.8 53.1 30.3 29.6 5 Tiranë 6.7 6.4 6.8 5.5 5.2 6.2 54.9 33.2 41.1 6 Elbasan 6.6 6.5 7.0 5.2 5.0 5.9 53.0 29.6 37.5 7 Cërrik 6.2 6.2 6.4 - - - 49.8 32.1 29.0 8 Berat 6.7 6.4 6.6 6.7 6.6 7.1 36.8 25.0 28.1 9 Lushnjë 8.2 8.0 8.2 6.8 6.7 7.6 46.5 28.0 23.7 10 Fier 7.3 6.8 7.3 6.9 6.6 7.1 50.0 34.0 24.4 11 Vlore 9.2 8.8 9.1 8.0 7.6 8.1 45.6 37.3 31.9 12 Gjirokastër 5.4 5.2 5.7 8.6 7.4 7.8 110.9 71.1 80.7 13 Sarande 10.4 10.1 9.8 5.4 5.4 6.0 75.9 53.1 40.5 14 Kukës -0.2 0.2 1.1 1.8 1.7 3.0 37.8 19.3 28.3 15 Peshkopi -0.5 -0.2 0.5 1.0 1.5 2.2 48.8 27.5 36.5 16 Puke -0.5 0.0 0.0 - - - 91.5 55.1 56.1 17 Burrel 3.1 4.0 4.7 - - - 57.9 17.5 35.6 18 Bulqize -0.6 -0.6 0.4 - - - 51.4 15.2 33.1 19 Pogradec 2.0 2.2 2.1 2.6 2.4 2.9 28.6 18.3 21.0 20 Korçe 0.4 0.2 0.8 1.2 0.9 1.9 27.3 21.4 21.3 21 Erseke 0.6 0.4 0.8 1.5 1.1 1.8 39.1 28.4 22.2

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 106.2 LUSHNJË 117.1 DIBER 119.8 MAT 142.1

DURRES 119.1 MIRDITE 182.3 ELBASAN 136.3 PERMET 163.6

FIER 127.6 POGRADEC 78 GRAMSH 118..8 PUKE 239.9

GJIROKASTER 280.6 SARANDE 188.3 KOLONJË 168.8 SKRAPAR 125.4

KORCE 78.8 SHKODER 242.7 KRUJE 208.9 TEPELENË 188.6 KUKES 91.9 TIRANË 142.7 LEZHE 174.4 TROPOJE 158.8

LIBRAZHD 164.5 VLORE 126.1 Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje ndaj kapacitetit fushor ujëmbajtës:

Page 72: Almanak i Fermerit Shqiptar

73

20 Dhjetor-84 %, 10 Janar- 87 %, 31 Janar -85 %, 20 Shkurt-94 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon

1 05.22 07.02 16.28 2 05.22 07.02 16.29 3 05.22 07.02 16.30 4 05.23 07.02 16.31 5 05.23 07.02 16.31 6 05.23 07.02 16.32 7 05.23 07.02 16.33 8 05.23 07.02 16.34 9 05.23 07.01 16.35 10 05.23 07.01 16.36 11 05.23 07.01 16.37 12 05.22 07.01 16.38 13 05.22 07.00 16.40 14 05.22 07.00 16.41 15 05.22 07.00 16.42 16 05.22 06.59 16.43 17 05.21 06.59 16.44 18 05.21 06.58 16.45 19 05.21 06.58 16.46 20 05.20 06.57 16.48 21 05.20 06.57 16.49 22 05.19 06.56 16.50 23 05.19 06.55 16.51 24 05.18 06.55 16.52 25 05.18 06.54 16.54 26 05.17 06.53 16.55 27 05.16 06.52 16.56 28 05.16 06.51 16.57 29 05.15 06.51 16.59 30 05.14 06.50 17.00 31 05.14 06.49 17.01

KALENDARI HËNOR

Januar

H M M E P Sh D

52

Page 73: Almanak i Fermerit Shqiptar

74

1 2 3 4 5 6 7 8

2 10 11 12 13 14 15

3 17 18 19 20 21 22

4

24 25 26 27 28 29

5 30

BORA, AKULLI i ZI, NGRICA Të gjitha këto të para në këndvështrime të ndryshme, paraqesin projeksione jo të njëjta. Për një malësor që nuk ka marrë masat për dimrin, pa llogaritur raste të sëmundjeve apo të fatkeqësive, kurrsesi nuk do ta dëshironte një situatë të tillë. Po ky malësor nuk e shtronte sofrën para mesit të natës në pritje të ndonjë udhëtari që e ka zënë nata, për të mos thënë orteku, duke pritur thirrjen : A do miq o i zoti i shtëpisë”. ............................................................................................... ‘‘ Eshte nj’ udhetar i gjore, qe ka mbetur ne debore, Ngrihet i zoti i shtepise, edhe te huajthin e mer, E ve ne krye te vatres me njerezi, me te madh nder, Posa e shohen qe vjen, i ngrihen gjithe femija; Se te huajin ne dere na e dergon Perendia, Pa i bejne zjar, e ngrohet, edh’ mbajne me te mire, I sjellin shtrese te flere, edhe te ngren’ e te pire. Keshtu te huajte e miqte, njeriu, q’eshte i uruar, I pret me kraheror hapur, e i percjell te gezuar. (Naim Frasheri, Bageti e Bujqesia, f.22)

Page 74: Almanak i Fermerit Shqiptar

75

Për një admirues të këtij peizazhi, pushues apo skiator, kjo konsiderohej si një ngjarje e papërsëritshme. Është vendi të përmendim faktin shumë të njohur që në Pekin ka rënë dëborë pas 60 vitesh. Një ekolog do të fillonte të llogariste efektet e kësaj situate: Rikthim në origjinë, biodiversitet, ulje të peshës specifike të tokës në saj të veprimit të ngricave mbi tokën për arsye të rritjes së volumit të ujit kur ai ngrin, etj, etj. Një udhëtar i mbetur në rrugë do ta mallkonte këtë situatë. Dhe të gjithë kanë të drejtë. Bora, ngrica, akulli, janë “ujë në magazinë”, do të thoshte Virgjili., autori i “Bukolikëve dhe Gjeorgjikëve” e zhvilluar dhe e transferuar në mjedisin shqiptar nga Naim Frashëri tek “Bagëti e Bujqësia”. Bora është si një batanije, thotë amerikani. Kolonitë e bletëve nuk e kanë problem të mbijetojnë për një muaj ose më shumë nën mbulesën e dëborës, që largon të ftohtit e hidhur. Bimësia poshtë borës nuk e ndjen egërsinë e dimrit. Bora përcjellë azot në tokë dhe me ngadalësi furnizon tokën me lagështi. Përdorimi i kripës në këtë situatë vërtet ju ndihmon, por mos harroni se ndikon shumë negativisht në bimësinë që pritet pas ngricës dhe dëborës. Bardhësia e dëborës dhe shtresa e akullit, nuk njeh kufijtë fshat-qytet. Bora zbardh vetëm ato zona ku njerëzit janë me zemër të bardhë. (Nga bisedat në odat e hasianëve gjatë dimrit të egër apo shumë të egër) Para e depozituar në Bankën më të sigurt. Nëna Natyrë, e cila të jep vetëm “interesat dhe jo principalin”.

Page 75: Almanak i Fermerit Shqiptar

76

Edhe një situatë e përjetuar këtë vit flet për stoicizmin e malësorit, malokut, me të cilin nuk duhet të abuzojmë duke i qenë borxhli mbasi shfrytëzojmë “depozitat e tij bankare”. Thana, Cornus sp. Në shumë zona të vendit fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit e gjen në lulëzim. Por ndërkohë që lulëzon e para, piqet e fundit. Shpjegimin do t’ia lemë një botanisti të falshëm dhe shumë mik i Shqipërisë. Antonio Baldaccit: Baldacci ka qenë në atë kohë në emisionin e vet, i autorizuar nga Universiteti Shtetnuer i Bolonjës. Përsëri në vjetin 1897, (Studime Albanologjike dhe Bizantinë), miku me i pandashëm i popullit shqiptar, qi me rrëmime, me studime, e me botime të veta ju përvesh me të dhanun punës së zhvillimit të shumë problemeve të Shqipnisë, u ngjit ma kah veri i atdheut tonë e nder rrethe të Shkodrës gjet disa lule e bimë të panjoftuna deri atëherë. Baldacci, me rrmimet e veta botanike ja përjetësoj vedit e familjes së vet emnin me lulet e pajnoftuna qi zbuloj, Wulfenia Baldacci. Në atë vjet, po prej Baldaccit u zbulue edhe Forsythia Eurpopea. Forsythia Europea (gjithenjë sipas “Studimeve Albanologjike dhe Bizantinë’ u gjet në Mirditë me sasi të madhe, por në Shqipninë e Verit, nuk asht e rrallë. Baldacci u interesue edhe për emrin e saj në gjuhen shqipe e hetoj se Mirdita e thirrte boshtërr. Mbi të kam ndigjue dy legjenda, po prej Mirdite e qi të dyja e diftojnë boshtrën në lidhje me thanën. Thohet se boshtra e thana janë të namuna e i kanë thanë boshtrës: Lulosh e lulosh e kurrë mos u kërkosh. E thanës; ma e para lulosh e ma e mramja u kërkosh. Psehin e kësaj name nuk kam muejt me e hetue. Nji gojëdhanë tjetër thotë: Boshtra asht e bekueme e thana e namtun. Kur ponc Pilati, me shfryë mëninë e judejve kundra Krishtit, e lëshoj në duert e ushtarëve me e rrahë, këto përdorën shkopa prej boshtre. Por boshtra e ka zemrën shtufe, shkopinjt shpejt u thyen e kështu fituen bekimin e Krishtit mbi familjen e vetë. Ushtarët atëherë përdoren thupra thane. Thuprat e thanës nuk ditnë me u thye e kështu e fituen namën e tij. (Leka, 6, 1937)

Page 76: Almanak i Fermerit Shqiptar

77

Amerikanët e emërtojnë si druri i qenit, Dogwood, për arsye se po ti fusësh qenit një shkop thane në gojë, ai nuk e lëshon edhe sado ta ngresh lartë. Në drurin e thanës krijon një simbioze dhe një kërpudhë. Kërpudha e thanës, e gjinisë Boletus sp. që ka manifestuar vlera Kurative për shumë sëmundje që konsiderohen dhe pa shpresë. Është dhe bimë shumë dekorative, nga të cilat mund të veçohet Thana koreanë, që karakterizohet edhe me fruta të mëdha. Anektoda Fshatari dhe Perëndia Pa zbardhur mirë dita, niset për në pazarin e qytetit fshatari me një ka për dore dhe me një gjel në krahë. Kishin rënë dakord me gruan që pazari për kaun do të ishte 40 000 lekë dhe për gjelin 500 lekë. Po të kalonte nga ura, mbante më shumë, mendoi të gjente një va ku të kalonte për të qenë sa më herët në pazarin e qytetit. Ishte gati në mesin e shtratit të lumit kur ja behu një dallgë e paparë. Në këtë situatë ju lut Zotit: Zot i madh, më shpëto, dhe unë do të ta shpërblejë duke të dhënë lekët e kaut për kishën e fshatit. Mrekullia e zotit, dallgët u pakësuan dhe fshatari arriti të ishte shumë herët në Pazar. Por pa mbërritur atje, kishte ndërmend fjalën, premtimin, që i kishte dhënë Zotit. E vrau shumë mendjen dhe gjeti një zgjidhje: Çmimi i kaut të ishte 500 lekë dhe i gjelit, 40 000, që do të thotë as më shumë dhe as më pak që i detyrohej Perëndisë vetëm 500 lekë. Pyetjes së blerësve u jepte këtë pazar: Gjeli, 40 000 dhe kau 500 lekë. Të gjithë i ofronin 500 lekë për kaun, por ai u përgjigjej: -dashamir, kumbara im, unë i shes së bashku. Pa u zgjatur ai ishte në rregull me gruan, perëndinë dhe me blerësin. SHKURT, FRORI February: Februus, sipas etruskëve (qytetërimi etrusk ka lidhje me atë ilir, që argumentohet me etimologjinë e shumë fjalëve, (I. Xh.) perëndia e vdekjes, Februarius, lat. Muaji i pastrimit, larjes së mëkateve. Quhej para lindjes së Krishtit, si muaji i fundit i vitit, ka në rrënjën e fjalës dhe “ethet”.

Page 77: Almanak i Fermerit Shqiptar

78

“Ndryshon si frori, fig. (nisur nga ndryshimet shumë të shpeshta apo paqëndrueshmërinë e klimës në këtë muaj), është fjala për të karakterizuar njerëzit që nuk “mbajnë në pykë” në politikë apo në jetën e tyre familjare dhe sociale.

14 Shkurt-Dita e Shën valentinit

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 6.5 6.7 7.7 - - - 92.6 25.3 42.3 2 Shkodër 6.5 6.6 7.7 6.6 7.1 7.8 110.7 32.7 56.2 3 Lezhe 8.4 8.5 9.3 - - - 65.8 28.0 51.9 4 Durrës 8.4 9.4 9.4 8.1 8.6 9.1 49.4 23.1 33.0 5 Tiranë 8.5 8.2 8.4 7.2 8.1 8.8 64.9 29.0 37.5 6 Elbasan 7.8 8.2 8.7 6.9 7.6 8.2 60.0 28.7 39.6 7 Cërrik 7.7 8.2 8.7 - - - 64.8 30.7 34.1 8 Berat 7.8 8.0 8.3 8.2 8.9 9.4 43.5 25.8 25.2 9 Lushnjë 9.1 9.4 9.6 8.6 9.2 9.9 52.8 27.9 31.2 10 Fier 8.5 8.8 8.7 8.4 9.2 9.8 50.3 29.1 34.5 11 Vlore 10.3 10.2 10.0 9.3 9.9 10.2 47.7 23.8 32.5 12 Gjirokastër 7.0 7.5 7.8 9.5 10.0 10.5 132.3 39.3 66.9 13 Sarande 10.7 10.9 11.2 6.8 7.9 8.4 74.5 31.4 41.7 14 Kukës 3.8 3.7 4.2 4.1 4.3 5.5 42.8 13.5 25.6 15 Peshkopi 2.6 2.7 3.2 3.0 4.0 4.9 49.3 23.0 31.0 16 Puke 1.8 2.0 2.2 - - - 99.7 31.9 60.4 17 Burrel 5.2 5.4 6.7 - - - 60.9 20.9 42.8 18 Bulqize 2.3 2.5 3.1 - - - 59.6 23.3 33.7 19 Pogradec 3.7 3.7 4.0 4.2 4.7 5.4 40.3 25.0 24.2 20 Korçe 2.4 2.7 2.9 2.5 2.3 3.8 38.2 18.9 21.6 21 Erseke 2.0 2.6 2.6 2.4 3.3 4.2 53.7 19.7 23.3

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 92.1 LUSHNJË 102.7 DIBER 108.4 MAT 130.5

DURRES 96.1 MIRDITE 118 ELBASAN 130.5 PERMET 161.2

FIER 103.7 POGRADEC 82.5 GRAMSH 122.7 PUKE 201

GJIROKASTER 237.3 SARANDE 151 KOLONJË 95.8 SKRAPAR 161.1

KORCE 73.1 SHKODER 200.2

Page 78: Almanak i Fermerit Shqiptar

79

KRUJE 179.1 TEPELENË 155.7 KUKES 81.1 TIRANË 131.8 LEZHE 148.4 TROPOJE 151.9

LIBRAZHD 155.1 VLORE 99.9 Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit fushor ujëmbajtës:

31 janar-95 %, 20 Shkurt-90 %, 10 Mars-91 %

Zbardhja e ditës Dielli lind Perëndon 1 05.13 06.48 17.02 2 05.12 06.47 17.04 3 05.11 06.46 17.05 4 05.10 06.45 16.06 5 05.09 06.44 17.08 6 05.08 06.43 17.09 7 05.07 06.41 17.10 8 05.06 06.40 17.11 9 05.05 06.39 17.12 10 05.04 06.38 17.14 11 05.03 06.37 17.15 12 05.02 06.35 17.16 13 05.01 06.34 17.17 14 05.00 06.33 17.19 15 04.59 06.32 17.20 16 04.57 06.30 17.21 17 04.56 06.29 17.22 18 04.55 06.28 17.24 19 04.54 06.26 17.25 20 04.52 06.25 17.26 21 04.51 06.23 17.27 22 04.50 06.22 17.28 23 04.48 06.20 17.30 24 04.47 06.19 17.31 25 04.45 06.17 17.32 26 04.44 06.16 17.33 27 04.43 06.14 17.34 28 04.41 06.13 17.36 29 04.41 06.13 17.36

KALENDARI HËNOR

Page 79: Almanak i Fermerit Shqiptar

80

Në shuma zona me një diferencë kohore jo shumë të madhe do të shfaqet, Shpendra, Shpengla, Helleborus sp. e Familjes Ranunculaceae, ku bën pjesë dhe zhabina, kulpra etj. E konsideruar si bimë helmuese në anë tjetër prezanton vlera të shumta kuruese për blegtorinë në rastet e kafshimit nga gjarpri apo në situata të tjera shumë akute. Afërsisht është pararendëse e terapisë së shokut, shock terapy. Në mënyre figurative i thuhej dikujt se duket se i ka ardhur koha, të vëmë rrënjën e shpenglës në vesh, (nënkuptimi është i qartë). Është dhe bimë dekorative që prezantohet me shumë forma duke përfshirë dhe hibride të saj.

Agroturizmi - eksport brenda vendit

Turizmi rural, malor, aventurë, historik, pse jo dhe religjioz dhe intelektual

“Tokën e bën pjellore më shumë djersa e bujkut se sa vesa e shiut”

Shkurt

H M M E P Sh D

5 1 2 3 4 5

6 6 8 9 10 11 12

7 13 15 16 17 18 19

8 20 22 23 24 25 26

9 27 28 29

Page 80: Almanak i Fermerit Shqiptar

81

Volswang Ditrich Gëte.

Gjithsesi është konsideruar turizëm, që nga lartësitë e Himalajeve deri në ultësirën e Holandës (ku toka është nën nivelin e detit. Thjeshtë si fillim: Pushuesit në Palas, Vlorë, pasi kanë shijuar kënaqësitë që jep deti tejet i pastër, duke supozuar një teleferik, do ta kenë drekën në majën e Malit të Vetëtimave. Nuk janë të rralla rastet kur ata mund të gjejnë atje dhe dëbore për ski, mbasi flitet për një diferencë altitude rreth 2000 m. Përsëri një ide tjetër që nuk është fantazi si e Zhyl Vernit, nga Autostrada e Kalimashit, në Xhuxh, një teleferik që përcjellë udhëtarët e ardhur nga e gjithë bota, për në Krej Lurë, prej ku i presin, makina, furgona, mikrobuza në drejtim të Lurës, Lanë Lure, apo Liqenet e Lurës. Stacioni i parë është vendlindja e DOM Nikollë Kaçorrit, Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës. Dhe është shumë interesante profecia e tij : “Mos deksha pa parë një urë nga kunora e Lurës për në Zvicër, ku të gjithë do të shohin se bota ka 8 mrekulli; (Është fjala për Lurën, shënim i autorit). Cilido qoftë emërtimi, turizëm rural, agroturizëm, malor, historik, aventurë apo religjioz, si dhe intelektual, të gjithë ekspertët dhe teoricienët e sotëm të ekonomisë bashkohen në një emërues të përbashkët : Eksport brenda vendit. Shijohet peizazhi në diversitetin e tij, shijohen produktet bimore dhe shtazore të këtij biodiversiteti, që janë dhe të prekshme nga pushuesi, udhëtari (më pëlqen ta përdorë më tepër këtë fjalë), turisti i ardhur me dhe pa dëshirë pse jo nganjëherë dhe me një farë skepticizmi nga mënyra se si tek ky ka filtruar propaganda për Shqiptarinë. Gjithsesi kjo nuk do të zgjasë dhe shumë dhe do të venitet pa përfunduar pushimet duke ja lënë vendin ose duke vërtetuar shprehjen shumë të njohur angleze: “My resort place (country) is my last adress”. Përfytyroni për një çast përreth kampingut, fshatit turistik apo hotelerive disa mini-ferma, ku pushuesit të ardhur, të huaj apo të vendit do të harxhojnë pak kohë për vjelë vetë ato produkte që ata preferojnë, duke e bërë “shopingun” e tyre në këtë mjedis, bashkë me

Page 81: Almanak i Fermerit Shqiptar

82

fëmijët dhe të afërmit. Dhe aq më tepër në zona sa më të thella të vendit, Theth, Dardhë, Logu i Bjeshkëve, Pilur, Kashnjet, Lurë, Bjeshkët e Korabit, Shishtavec, Balgjaj, Bizë, Funar, Makerzë, Kulmak, Çajup, Pilur, Kacni e Balgjaj, Konispol etj. Dhe kjo për të mbledhur jo vetëm fruta të kultivuara, por dhe mana ferra, mana toke (mjedra), boronica, çaj në maj të malit të shumëllojtëve, rigon, sideritis, (Llogora), gjethe dafinë, lule blini, (Tilia sp). Nuk do të jenë të paktë dhe amatorët apo admiruesit e natyrës për thanën, dëllinjat, të kuqe apo të zeza (juniperus creepens, zvarritëse në shqip) që mbulojnë dhe sipërfaqet shkëmbore duke i kthyer në një sipërfaqe fotosintetike që gllabërojnë karbonin apo siç quhet tashmë janë ato bimë që bashkë me të tjerat në kate të ndryshme dhe në periudha vegjetimi të ndryshme bëjnë “sekuestrimin e karbonit”. Mos harroni se ato llogarisin dhe diversitetin e shpenzimit të kohës, kuptohet variacionet, në kuptimin shoqërore do të thotë të largosh monotoninë që shpesh shoqëron dhe pushuesin e moshave të ndryshme. Si do të ishte një kurorë e gjelbër për rreth këtyre kampingjeve, fshatrave turistike apo hotelerive me një bimësi që ju kujton atyre jo vetëm vendlindjen por dhe gjithë hartën e botës. Ananas, mango, avocado, gështenja, banania, hurma, arra të një diversitetit të paparë, për të kaluar tek sinapi, lëpjeta, laboti, lulëkuqja, çikorja, (ose rradhiqia), qumështori, frutat e sapo pjekura të palmave, caracët, mushmollat, thanat, gorricat, vodhet (Sorbus sp) që fare pak njihen nga të huajt, rrepat, rrepkat dhe rrilkat, për të vazhduar në një botë tjetër bimore të erëzave: Ndoshta të huajt njohin nenexhikun, borzilokun dhe shumë erëza të tjera, që ato kurrë nuk i kanë njohur dhe nuk i kanë shijuar një çaj me lule trëndelinë (për të cilën ne kemi dhe këngë, bile shumë të njohur: në një arë, në një lendinë...), rigonin apo çajin e malit, rigoni, origonum vulgare, çajin e Llogorasë, Sideritis sp, propolosin, dafinën, blirin erëmirë, salepin e maleve tona që është unikal, çajërat të panumërta, shpendra, etj, etj, mbasi do të zinim faqe të tëra me bimët medicinale, mjekësore shumë e njohura në popull. Le të ndalemi këtu: Në Shqipëri, do të gjejnë duke filluar nga: - hurma, kaki

Page 82: Almanak i Fermerit Shqiptar

83

- banania në Sarandë, mango, avokado, frutat e palmave, Jugës, - arra, lajthi dhe thana, - gështenja nga më të mirat që ka bota. - Bajamja - Shega ose fruti i iftarit, që nuk konkurrohet nga prodhimi i asnjë vendi që pretendon për këtë frut, - karciof, angjinare, - erëza që ata asnjëherë nuk i kanë ndeshur, Po bimë mjekësore, pothuajse të panumërta: Lule basani, Hipericum perfororatum, e rekomanduar veçanërisht për sëmundjet e stomakut; Sherbela mjekësore, salvia sp. horminium sp, glutinosa sp. pratensis, verticillata, verbenaca sp. etc. me shumë përdorime në mjekësinë popullore dhe kulinari, barë bletëza, Melissa officinalis L. Shpendra, Helleborus sp. me shumë përdorime në mjekësinë popullore humane dhe të gjësë së gjallë. Pse jo dhe bimë që emërtohen dhe helmuese dhe shëruese: Helleborus sp. shpengla. Helmarina, Atropa beladobus, Bari i etheve. Për të mos u zgjatur nuk do ta kenë të vështirë për të gjetur dhe formulën e përzierjes së bimëve që nxjerrin plumbin nga trupi i të plagosurit. Kushdo që mund të jetë i interesuar nuk do ta këtë të vështirë të stërviti dhe qentë e gjahut, ne shqiptarët u themi zagarë, për të “arrestuar” dhe tartufin, një lloje kërpudhe shumë e shtrenjtë, për të mos thënë më e shtrenjta, që rritet në simbiozë, bashkëjetesë me rrënjët e lisit, të gjini Querqus, bunga, qarri dhe dhjetëra lloje të tjera specie të tjera endemike të kësaj gjinie. Kulinaria, tradita e kuzhinës, gastronomia (recipe në angl.) Fillimisht do të thoshim që komuniteti pavarësisht nëse i ka ditur apo jo vlerat ushqimore, dietetike apo kulinare (gastronomike) ka përpiluar dhe mënyrën e gatimit (recipe, në anglisht) që nuk mund të gjenden kurrsesi në literaturën kulinare. Veçojmë një rast për fasulen sidomos shoqëruese që kultivohet në lartësi nën ndikimin e rrezatimit të bollshëm ultra violet, që kjo fasule duhet domosdoshmërinë të zihet me ujin që është ujitur si dhe

Page 83: Almanak i Fermerit Shqiptar

84

përveç të tjerave, zierja duhet të zgjas shumë, të zihet në enë balte dhe do të shijohet nëse do të shoqërohet me mish të thatë, pastërma. Për traditën e kësaj të fundit, mishit pastërma, supozohet që do të jenë të interesuar dhe do të bëhen shumë kuriozë shumë grupe turistësh duke filluar nga Kina, Japonia, Irlanda, Alaska është njohur gatimi i kërpudhave prej shumë vitesh. Shpërndarja gjeografike e kulinarisë, asortimenteve: Fli, Kosovë; Petanik, Korçë, Devoll, Arapash, qull, Vlorë, Llogora, me variacione të ndryshme i përhapur në shumë zona të Shqipërisë. Fërgese tiranase; qeshqek; etj. të destinuara kryesisht për muajin e Ramazanit; Fërlik, mish në hell në të gjitha zonat e Shqipërisë; Perzhajc; Mish thiu, derri, gici etj. Mish pule me qull dhe hudhra, Mat dhe në zonat përbri; me jufka (makarona të përgatitura në mënyrë artizanale, në Peshkopi dhe në Dibër të Madhe), Rishte në zonën e Mallakastrës dhe Labërisë. Bokaçe, Elbasan, Bollokume, lloj ëmbëlsire, po këtu, kryesisht shërbehet për ditën e verës. Çorbë – Gjellë tradicionale, kryesisht mbi bazën e orizit, copërave të dhjamit dhe me lëng shege të shtrydhur. Majs- Shtalp- Përshesh me pulë deti; Rehani, Skrapar, musht rrushi + mjaltë; Hasudeja, kabunia, byreku me qumësht, petullat, mishi me narden, pilaf me grurë të shtypur në dybek. (Shqipëria e Mesme-sipas Fadil Kepit, Ju njohim me Prezën e bukur turistike, Telegraf, e hënë 20 qershor 2011) Kulinaria është padyshim terminali i prodhimit bujqësor dhe blegtoral, i gatshëm për marketingun e këtij të fundit apo për t’u hedhur në trampolinë. Edhe më shumë pa u zgjatuar për t’ju lënë radhën, turistëve, udhëtarëve në varësi të interesave të tyre, për: Agroturizmi dhe mjekësia popullore, Zejtarinë e hershme, artizanatin e fshatit shqiptar, punimin e hekurit, shajakut, kanistrave, tavaneve të drurit dhe djepave e shumë zeje të tjera, si poçeria, samarpunuesit etj. etj. Bujqësia e kulteve në shekuj.iii

Page 84: Almanak i Fermerit Shqiptar

85

Dhe në përfundim të këtij shkrimi, nuk mund të lemë pa përmendur dhe autorin e Librit “Agroturizmi”, Dhori Laci, që e trajton këtë temë. Autori në datën 20 korrik të vitit 2011 ka mbushur plot 100 vjeç. Ka një jetë aktive që nga mbarimi i Universitetit Aristotelian në Selanik, 1936, një nga themeluesit e Institutit të Zooteknisë në Xhafzotaj, menjëherë pas mbarimit të studimeve, inspektor i Bujqësisë në Kosovë në vitet e luftës, pjesëmarrës në luftën antifashiste, punonjës dhe drejtues në dikasterin e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes, dhe së fundi në shtëpinë e Propagandës Bujqësore. Është shquar dhe si përkthyes i talentuar, nga përkthimet e tij do të veçojmë : Kultivimi Modern i Misrit, në dy volume, që ishte vërtet një përkthim mjeshtëror mbasi duhet të përballonte dhe pjesën fiziologjike dhe të biokimike të kësaj bime që klasifikohet si bimë C4. Ka pasur interesa deri dhe në studimet albanologjike dhe të prejardhjes ilirike të shqiptarëve ku ka ndërhyrë me shumë kompetencë edhe në sajë të zotërimit edhe të greqishtes së vjetër. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit, në bashkëpunim me shoqatën Atdhetare, Kulturore, “Devolli”, organizoi një ceremoni me këtë rast, me pjesëmarrjen e shumë brezave të specialistëve, nga i gjithë vendi. Dhe ky libër që cituam me këtë rast i përfunduar nga autori kohët e fundit flet më së miri për angazhimin e tij. Histori dhe jo anektoda Fshati Bozhigrad në Korçë. i kishte rezistuar shumë presionit për të hyrë në familjen e madhe, socialiste, kooperativiste. Kishte dhe një domethënie që lidhej me mbështetjen që i kishte dhënë ballit, gjë që shprehet dhe në këngën labe: “Shqipërisë ç’ i ndihu fati Që kur u bë Ballë Dukati, Salari dhe Lazarati, dhe në Korçë, Bozhigradi.” Në situatën tejet të tensionuar, hapet lajmi se ka vdekur një bashkëfshatar që kishte kundërshtuar shumë futjen në kooperativë. Kuptohet në ceremoninë e përcjelljes, do të mbante fjalimin e lamtumirës Kryetari i Frontit Demokratik; Midis të tjerave, gjoja duke fshirë dhe lotët, mbasi qepët e Bozhigradit të detyrojnë të lotosh, thotë: O bre Raqkë, ce bre vdiqe kaq shpejt, pa firmosur lutjen për në kooperativë.

Page 85: Almanak i Fermerit Shqiptar

86

Amanet, bëji të fala Leninit dhe i thuaj të mos mërzitet se Bozhigradi do të bëhet Kooperativë, ndoshta pa mbërritur ti atje, dhe do ti vëmë emrin tënd kolkozit tonë. Në fakt këtë premtim nuk e mbajti MARS March: Mars, perëndia romake e luftërave, muaji më i vështirë për jetesë sidomos për ushqim, për njerëzit dhe kafshët, në Shqipëri Shkurti shkurton urët, marsi mbledh lëkurët. Kolonjë Prill o im vëlla, më jep dy ditë hua, ta thajë plakën me gjithë çka. “Po e hëngre dhe marsin, (u thuhej të moshuarve), edhe një vit e ke të garantuar” Jug Nga Folklori Popullor

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 9.2 11.1 12.7 - - - 51.2 75.8 40.4 2 Shkodër 8.9 11.2 12.7 9.5 11.2 13.0 45.9 78.0 53.9 3 Lezhe 10.2 11.9 13.1 - - - 40.3 57.6 36.9 4 Durrës 10.4 12.3 13.4 10.4 12.2 14.0 34.6 36.4 24.4 5 Tiranë 9.4 11.5 12.7 10.2 11.7 13.3 33.5 43.5 28.0 6 Elbasan 9.4 11.4 12.2 10.0 11.0 13.5 29.3 35.3 29.2 7 Cërrik 9.6 11.5 12.9 - - - 28.1 36.1 26.1 8 Berat 9.1 11.5 12.7 10.6 12.4 14.0 28.9 24.5 18.4 9 Lushnjë 10.6 12.4 13.2 10.9 13.0 14.8 30.8 32.7 22.7 10 Fier 9.7 11.5 12.6 11.3 12.9 14.3 34.3 32.9 21.4 11 Vlore 10.9 12.8 12.9 11.2 13.1 14.8 29.4 25.7 18.6 12 Gjirokastër 8.8 11.0 12.2 11.7 13.3 14.9 51.0 53.0 30.6 13 Sarande 11.0 13.7 14.6 9.9 11.4 13.2 48.3 37.1 23.7 14 Kukës 5.4 8.5 10.8 6.8 9.4 11.5 26.2 27.2 23.6 15 Peshkopi 4.5 7.7 9.7 6.5 8.6 10.8 27.6 35.6 21.1 16 Puke 3.4 6.2 8.0 - - - 46.7 77.3 57.0 17 Burrel 7.8 9.9 11.6 - - - 36.3 54.7 32.0 18 Bulqize 4.5 6.8 8.4 - - - 32.9 52.6 30.8 19 Pogradec 5.2 7.3 9.2 6.9 8.9 11.0 23.9 22.4 15.0 20 Korçe 4.2 6.9 8.6 5.8 7.3 9.4 19.4 19.0 15.9

Page 86: Almanak i Fermerit Shqiptar

87

21 Erseke 3.4 6.3 7.7 5.7 7.1 8.7 25.8 24.6 20.5

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 75.6 LUSHNJË 87.3 DIBER 96.1 MAT 116.5

DURRES 93.5 MIRDITE 125.3 ELBASAN 105.1 PERMET 102.5

FIER 87.7 POGRADEC 65.3 GRAMSH 96.2 PUKE 178.1

GJIROKASTER 168.3 SARANDE 115.3 KOLONJË 74.2 SKRAPAR 90.7

KORCE 59.3 SHKODER 179.7 KRUJE 178.1 TEPELENË 115.2 KUKES 77.7 TIRANË 115 LEZHE 136.9 TROPOJE 155.1

LIBRAZHD 125.6 VLORE 83.5 Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit Fushor Ujëmbajtës

20 shkurt-90 %, 10 mars-93 %, 31 mars-90, 20 prill-68 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1/3 04.40 06.11 17.37 2 04.38 06.10 17.38 3 04.36 06.08 17.39 4 04.35 06.07 17.40 5 04.33 06.05 17.41 6 04.32 06.04 17.43 7 04.30 06.02 17.44 8 04.28 06.00 17.45 9 04.27 05.59 17.46 10 04.25 05.57 17.47 11 04.23 05.55 17.48 12 04.22 05.54 17.49 13 04.20 05.52 17.51 14 04.18 05.50 17.52 15 04.17 05.49 17.53 16 04.15 05.47 17.54

Page 87: Almanak i Fermerit Shqiptar

88

17 04.13 05.45 17.55 18 04.11 05.44 17.56 19 04.09 05.42 17.57 20 04.08 05.40 17.58 21 04.06 05.39 17.59 22 04.04 05.37 18.00 23 04.02 05.35 18.02 24 04.00 05.34 18.03 25 03.58 05.32 18.04 26 03.57 05.30 18.05 27 04.55 06.29 19.06 28 04.53 06.27 19.07 20 04.51 06.25 19.08 30 04.49 06.23 19.09 31 04.47 06.22 19.10 KALENDARI HËNOR

Mars

H M M E P Sh D

9 2 3 4

10 5 6 7 9 10 11

11 12 13 14 16 17 18

12 19 20 21 23 24 25

13 26 27 28 29 31

1 Një histori që pavarësisht se mund të duket se është e sajuar, por ka në brendësi një realitet interesant: Gjatë një lufte një prej gjeneralëve i lindi ideja për tu martuar me një vajzë në fshatin ku sapo ishin zhvilluar luftimet. Adjutanti ia transmetoi menjëherë këtë kërkesë babait të vajzës. Duke vlerësuar dhe falënderuar, mblesin, babai i vajzës e pyet adjutantin se çfarë profesioni ka gjenerali. Disi i çuditur, ky i fundit i thotë se unë nuk e kuptoj pyetjen pasi ai ka spaletat e gjeneralit, ai ia transmetoi kërkesën gjeneralit, i cili pasi u mendua tha: i thuaj që di të bëj shporta. Kuptohet përgjigja ishte pozitive. Kuptohet dhe morali kësaj anktode, por që niset nga kulpra, Clematis sp..

Page 88: Almanak i Fermerit Shqiptar

89

Gjallërohet në fund të marsit, është bimë edhe me vlera ushqimore për blegtorinë kur ato sapo kanë dalë nga dimri, është dekorative dhe ka përdorim të gjerë në artizanatin tradicional dhe artistik.

A e dini se kur është zbuluar përdorimi i gurit të kalit, CuSO4.5H2O, lëngut bordolez.

Përse emërtimi popullor është “gur kali” Historia fillon në vreshtat e Bordos, (Bordeau), Francë në vitin 1867, ku vreshtarët për të mbrojtur vreshtat nga grabitjet, spërkaten rreshtat anësore me një tretësirë të gurit të kalit, sulfat bakri. Nuk qe e vështirë për të dalluar se rreshtat e trajtuar, nuk i kishin shpëtuar grabitjes, por gjithsesi nuk ishin të prekura nga vrugu i hardhisë, Peronospora viticola. Ky moment, u shfrytëzua nga prof. A. Milliardet, që prezantoi zbulimin e tij që nuk ishte as më shumë dhe as më pak se sa një përzierje e sulfatit të bakrit me gëlqere. Përqendrimet e kësaj përzierje janë përcaktuar më vonë, po ashtu dhe mënyrat e aplikimet ku më e rëndësishme ishte dhe vazhdon të jetë dhe sot momenti i trajtimit. (Ky fungicid dihet se është preventivues dhe jo shërues, terapik, duke llogaritur kohën e mbirjes së konideve. Ndonëse trajtimi fillimisht bëhej me një tufë gjethesh të njomura me tretësirën, e zhvilluar me pajisje të spërkatjes, raporti i përzierjes së sulfatit të bakrit, gëlqeres dhe ujit, që mori emrin ‘lëngu bordolez” që lidhet me krahinën, nuk ka ndryshuar edhe sot e kësaj dite. Diçka më shumë për përdorimin e bakrit dhe komponimeve të tij edhe jashtë fushës së bujqësisë: Përgjatë gjithë historisë, shëruesit, kanë kuptuar vlerat e bakrit në ruajtjen e një shëndeti optimal si dhe për trajtimin e sëmundjeve të shumë komponimeve të bakrit, jo vetëm të sulfatit, por dhe të karbonateve, silikateve, oksideve, klorideve etj. Kanë qenë të rekomanduara sidomos për në rastin e plagëve, djegieve. Është përdorur gjerësisht për dezinfektimin e ujit të pijshëm. Për këto qëllime është përdorur në Egjiptin e Vjetër, Greqi, Romë si dhe në qytetërimin e Astekëve dhe Inkasve. Roma sipas dokumenteve, ka marrë këtë komponim nga Izraeli. Hipokrati, babai i Mjekësisë Moderne, që lidhet me betimin e Hipokratit, për mjekët, 400 vjet para e.s. e rekomandonte përdorimin e komponimeve të bakrit për ulcerën dhe sidomos kur lidhej me probleme të varikozeve. Sipas Dioskoridit, shekulli i parë i erës së re, rekomandohej një tretësirë e bakrit metalik me uthullën duke formuar acetatin e bakrit për inflamacionin e syve, dhe katarakteve. Plini (23-79 të erës sonë) rekomandonte përzierjen e oksidit të bakrit me mjaltë për të kuruar ose luftuar parazitët në sistemin intestinal si dhe ulcerat. Të shumta kanë qenë përdorimet në civilizimin e Astekëve, në Indi, Persi. Po ashtu dhe komunitetet, fiset nomade të Mongolisë e kanë përdorur gjerësisht për njerëzit dhe kuajt.

Page 89: Almanak i Fermerit Shqiptar

90

E njëhershme me vëzhgimin e vreshtarëve të Bordos, 1867, ka qenë dhe përfundimi që punëtorët e bakrit në Paris kanë rezultuar të paprekur, të imunizuar nga epidemia e kolerës së atyre viteve. Më vonë janë raportuar përdorime të bakrit për luftimin e kolerës, diarresë si dhe tuberkulozit. Në shekullin që sapo kaluam kishte hipoteza për ndikimin e preparateve me bazë bakri për luftimin e sëmundjeve kancerogjene. Askush nuk e kundërshton përdorimin e Aspirinës dhe Ibuprofen-it sidomos në luftimin e sëmundjeve reumatizmale dhe shumë e shumë të tjerave. Kur flitet ose thuhet se shkalla e rasteve të atakut të zemrës në Francë, është më e ulët se në pjesën tjetër të Evropës, lidhet me konsumin e madh të verës së kuqe duke qenë se ka përmbajtje më të mëdha të bakrit se sa vera e bardhë, për arsye se kjo e fundit bëhet me lëvoren e rrushit, kjo është e diskutueshme, ndoshta dhe spekulative. Ndërsa jehona e bakrit në Shqipëri kishte dy pamje: Në aspektin e parë thuhej se përmbush rezervën e arit, thesarit, në aspektin tjetër ishte sëmundja e silikozës në minierat e bakrit ku punëtorët nuk e kalonin moshën 50-55 vjeç. Në përfundim, mendohet se emërtimi “gur kali”, në shqip lidhet me përdorimin e sulfatit të bakrit, për lyerjen e thundrave të kuajve, para se tu mbërtheheshin patkonjtë. Kjo mund ta ketë fillimin që me invazionin e hordhive mongole të prirë nga Timur Lengu, Çinghis Khani. Mendohet se edhe se romët e sotëm që karakterizohen nga shpirti nomad dhe kanë si bazë aktiviteti, biznesi, tregtinë e kuajve dhe të gomarëve, janë pasardhësit e prapavijës së tij, Timur Lëngut që e kishte si detyrë kryesore trajtimin e kavalerisë. Është përdorur dhe përdoret dhe në racionet ushqimore të shumë kategorive të kafshëve.

Canola, rapeseed, kolza vajore dhe vaj i prodhuar prej saj. Për të tërhequr vëmendjen për këtë bimë me vlera të larta ushqimore në saj të përmbajtjes së lartë të vajit Në dy dekadat e fundit, prodhimi nga vajrat bimore të (Brassiça napus) siç është kolza vajore, në të njëjtën gjini me kolzën dhe përkon që kultivoheshin vite më parë për qëllime foragjere. Në industrinë e prodhimit të vajrave bimore, ka mbërritur në vendin e dytë pas sojës si një burim kryesore i vajit bimor. Vaj i kanolës, kemi parasysh (kolza vajore) e veçuar për vaj me përmbajtje të ulët të glukozinave tashmë është konkurruese me shumë vajra të ngrënshme të cilët aktualisht janë prezent në treg. Ky vaj ka marrë rrugë pas përmirësimeve të tilla si dhe modifikimeve gjenetike që kanë përjashtuar përmbajtjen relativisht të lartë të acidit erucik.

Page 90: Almanak i Fermerit Shqiptar

91

Për të dhënë një tablo më të qartë po japim një pasqyrë krahasuese të përmbajtjes së vajit bimor, edible në fara me acide të pangopura. Rapseed (Brasiça napus) kolza vajore ca.(circa-afërsisht) 40% Lule dielli (Helianthus annuss) 25-30% Soja (Glycinë max) 18-23% Peanut (Arachis hypogeal) kikiriku 42-52% Lini (Linum usistassimum) 32-33% Lule kuqë (Papaver somniferum) 40-51% Arra (Juglans regia) është marrë për referencë 58-71% (është dhënë diku më lartë. Niveli i acidit erucik u arrit të reduktohej në më pak se 2% (dhe madje nganjëherë më pak se 1% në totalin e acideve të ngopura) Për ti shtuar ose komplementuar niveli i glukozinateve në farat ka qenë (rezulton e niveleve më të ulëta se 30 umol/g% që të çon në një kualitet të lartë të ushqimit). Në këtë shkrim, origjina, përbërja,vetitë për të gjitha (Kanolën dhe Hear olis, sinkroni që përfshin gjithë grupin e bimëve të kësaj gjinie) janë bërë përpjekje për tu trajtuar më shumë për të tërhequr vëmendjen specialistëve të bujqësisë dhe biznesit të industrisë së vajit dhe nuk ka për qëllim seleksionimin e mirëfilltë. Të gjitha speciet me përmbajtje vaji të farave që prodhojnë kanola si dhe për ushqim origjinojnë nga gjinia Brassiça napus që i përket familjes cruciferae. Fillimisht rezulton të jetë kultivuar në Indi pothuajse 4000 vite më parë. Një shtrirje më e madhe e kësaj bime bëhet e njohur në Evropë në shekullin e trembëdhjetë. Speciet e kësaj gjinie ka shumë mundësi të jenë zhvilluar, origjinuar nga i njëjti paraardhës siç ishte mustarda e vjetër (sinapis) si dhe nga specie të tjera siç mund të këtë qenë Repa (Radish sp) apo arrugala (Eruga sp.). Në hershmërinë e tyre, kultivarët e kolzës vajore posedonin nivele të larta të acidit erucik qoftë në vaj si dhe në nivelin e lartë të glukosinateve që pasqyroheshin në ushqim. Prania e këtyre komponentëve ka qenë konsideruar si një shqetësim për problemet shëndetësore. Niveli i lartë i acideve erucike ka qenë fajësuar për prodhimin dhe depozitimin e acideve yndyrore të ngopura që lidhen dhe me parametrat e punës së zemrës, muskujt skeletor dhe adrenalinën si dhe për ato që nxisin apo stimulojnë rritjen. Në aspektin e prodhimit të vajit eksperienca kanadeze mbetet me rëndësi për shumë arsye. Arsyeja e parë, ishte që kjo bimë ka qenë introduktuar për herë të parë në Kanada në aspektin komercial si rrjedhojë dhe është arritur të akumulohet një eksperiencë e konsiderueshme. Së dyti, kanola pas introduktimit arriti në një kohë rekord të bëhet bima më me peshë në prodhimin e vajit. Së treti prezantohet në treg me një variacion të madh dhe me shumë përdorime. Programet e shtimit të bimëve që kanë nisur në Kanada, në vitin 1959 kanë ngritur linja të kolzës vajore (IHO) që përmbanin nivele të ulëta të acidit erucik tashmë të identifikuara. Një program i rikthimit të kësaj mënyre shtimi (back - crossing) si edhe

Page 91: Almanak i Fermerit Shqiptar

92

seleksionimi ishte iniciuar tashmë për tu transferuar në trajtat me përmbajtje të ulët të acidit erucik në kultivarë tashmë të adaptuar. Te Brasika napus ishin varietete me përmbajtje të ulët të acideve erucike (Oro). Në vitin 1968 varietetet e para me përmbajtje të ulët të te acideve erucike, B. napus, kultivar spanjoll, u arritën në vitin 1971. Duke qenë se evidentoheshin probleme disi shqetësuese të lidhura me shëndetin, gjithnjë të lidhura me përmbajtjen e lartë të acidit erucik, që nga viti 1974 më se 95% e kolzës vajore të kultivuar në Kanada u përkisnin grupit me përmbajtje të ulët të acidit erucik. Vaji i kanolës (kolzës vajore) i prodhuar në Kanada kryesisht prodhohet nga farat e modifikuara gjenetikisht të Brassica napus dhe brassica rapa (campestris). Këto kultivarë me përmbajtje të ulët të acidit erucik si dhe të glukozinateve, janë krejtësisht të ndryshme në aspektet kimike, fizike si dhe ushqimore në dallim nga ato me përmbajtje më të lartë të acidit të përmendur më sipër. Programi aktual i përmirësimit gjenetik në Kanada vazhdon të fokusohet në zhvillimin e vajrave me karakteristika specifike për t’ju afruar sa më shumë kërkesave të konsumatorëve dhe praktikave të procesimit të ushqimeve siç mund të jenë ulja e nivelit të përmbajtjes së acideve të saturuara të ngopura si dhe të parashikohen vajra për aplikime specifike. PRILLI Shumë studiues e lidhin me rrënjën e vjetër kuptimore, muaji tjetër, d.m.th. i dyti pas marsit 4, 11, Pashkët katolike dhe ortodokse Anektoda Urata, duke parashikuar se do ta pyesnin se kur janë pashkët e ardhshme, porositi një nga murgeshat, që ti fusnin në xhepin e rrasës, 365 fara bathe, bakulla. Kishte llogaritur që duke hequr çdo ditë nga një farë bathe, do ta kishte të lehtë të llogariste datën e Pashkëve të ardhshme. Por murgesha mendoj që priftit i pëlqenin bathët dhe i shtonte çdo herë nga një dorë bathë. Sado që prifti hiqte çdo ditë një kokërr bathe, ato kuptohet që nuk mund të pakësoheshin. Dhe në vigjilje, afrim të pashkëve, vitin tjetër, pyetjes: Uratë, kur janë pashkët? Ju përgjigjej: Siç tregojnë bathët, janë larg Pashkët!

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 13.7 15.1 17.2 - - - 49.7 48.1 40.4 2 Shkodër 13.4 14.8 16.6 14.0 15.4 17.3 54.2 69.8 51.8 3 Lezhe 13.8 14.8 16.4 - - - 46.1 47.3 37.9 4 Durrës 13.8 15.2 16.6 15.2 16.7 18.7 32.1 24.0 19.1

Page 92: Almanak i Fermerit Shqiptar

93

5 Tiranë 13.1 14.5 16.2 14.6 15.8 17.7 39.4 36.5 34.9 6 Elbasan 13.5 14.2 16.2 14.4 15.9 - 46.8 34.6 40.4 7 Cërrik 13.0 14.7 16.3 - - 18.3 41.6 33.9 34.8 8 Berat 12.8 14.3 15.6 14.8 16.2 19.0 29.7 28.2 25.8 9 Lushnjë 14.0 15.4 16.8 15.8 17.3 19.0 33.9 27.8 19.3 10 Fier 13.2 14.4 15.8 15.6 17.1 19.4 29.5 27.6 21.5 11 Vlore 14.0 15.4 16.9 15.6 17.3 19.4 26.8 17.9 18.1 12 Gjirokastër 12.6 14.0 15.7 16.8 17.9 17.2 47.9 32.0 33.1 13 Sarande 14.5 16.4 17.8 14.0 15.6 15.9 33.1 23.2 22.1 14 Kukës 11.1 12.4 14.9 12.3 13.8 15.5 26.3 29.9 22.8 15 Peshkopi 9.9 11.7 13.9 11.4 13.2 - 30.1 27.1 23.2 16 Puke 8.7 10.2 12.4 - - - 59.7 62.0 40.4 17 Burrel 11.8 12.7 15.0 - - - 39.9 42.8 30.2 18 Bulqize 9.2 10.3 12.1 - - 16.0 45.8 44.4 36.0 19 Pogradec 9.6 11.3 13.4 12.2 13.7 15.2 20.9 20.5 28.3 20 Korçe 9.0 10.6 12.7 10.3 12.1 13.0 22.8 18.9 21.5 21 Erseke 8.1 9.7 11.4 9.8 11.1 30.0 22.1 26.4

MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 76.5 LUSHNJË 81 DIBER 79.1 MAT 107.7

DURRES 73.6 MIRDITE 156.1 ELBASAN 107.7 PERMET 89.2

FIER 71.2 POGRADEC 56.8 GRAMSH 97.9 PUKE 175.5

GJIROKASTER 119.4 SARANDE 80.9 KOLONJË 76.3 SKRAPAR 86.3

KORCE 60.3 SHKODER 172.3 KRUJE 166.1 TEPELENË 91.1 KUKES 78.9 TIRANË 104.7 LEZHE 121.4 TROPOJE 134.3

LIBRAZHD 119.4 VLORE 66.9

Lagështia në brendësi të tokës, në përqindje të kapacitetit fushor ujëmbajtës:

31 mars-80 %, 20 Prill 67 %, 10 maj-62 %

Page 93: Almanak i Fermerit Shqiptar

94

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon ¼ 04.45 06.20 19.11 2 04.43 06.18 19.12 3 04.41 06.17 19.13 4 04.39 06.15 19.15 5 04.38 06.13 19.16 6 04.36 06.12 19.17 7 04.34 06.10 19.18 8 04.32 06.09 19.19 9 04.30 06.07 19.20 10 04.28 06.05 19.21 11 04.26 06.04 19.22 12 04.24 06.02 19.23 13 04.22 06.00 19.24 14 04.20 05.59 19.25 15 04.18 05.57 19.26 16 04.16 05.56 19.27 17 04.14 05.54 19.29 18 04.12 05.53 19.30 19 04.10 05.51 19.31 20 04.08 05.50 19.32 21 04.06 05.48 19.33 22 04.05 05.47 19.34 23 04.03 05.45 19.35 24 04.01 05.44 19.36 25 03.59 05.42 19.37 26 03.57 05.41 19.38 27 03.55 05.39 19.39 28 03.53 05.38 19.40 29 03.51 05.37 19.41 30 03.49 05.35 19.43 KALENDARI HËNOR

Prill

H M M E P Sh D

13 1

14 2 3 4 5 7 8

15 9 10 11 12 14 15

16 16 17 18 19 20 22

Page 94: Almanak i Fermerit Shqiptar

95

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Tokës

28 Prill, e Shtunë, 2012 Me “Ditën e Tokës” nuk nënkuptohet ditëlindja e tokës, por ditën e zgjedhur nga disa vende për të diskutuar problemet e saj. i pari që e hodhi këtë ide ka qenë Senatori G. Lord Nilson, në vitin 1970. me kalimin e viteve, numri i personave që i janë bashkangjitur kësaj fushate në mbrojtje të planetit, ka ardhur gjithnjë në rritje. Sot për shkak të ngrohjes globale, ky shqetësim është rritur ndjeshëm. Tashmë kjo ditë është kthyer në simbol, për ti ndërgjegjësuar njerëzit dhe më shumë për rreziqet që i kanosen tokës, që në të vërtet na kanosen ne të gjithëve, edhe për arsyen e thjeshtë që ne pretendojmë të jemi pronarë të tokës, ndërkohë që është ajo pronare.

17 23 24 25 26 27 28

18 30

Page 95: Almanak i Fermerit Shqiptar

96

Më vonë kjo ditë do të merrte një dimension dhe do të multiplifikohej me Hymnin e Tokës, Earth Song kënduar nga mbreti i Pop Muzikës, që do të mbetet i pa vdekshëm, Michael Jackson. Një histori shumë e shkurtër e këtij Himni, më saktë kjo duhej të quhej baladë: Është një vazhdimësi e albumeve të tij: We are the Word (Ne jemi bota); Man In Mirror (Njeriu në pasqyrë) dhe “Heal the world” (Shëroni Botën). Ndërsa Himni për Tokën ishte tejskajmërisht i përkushtuar me mjedisin. Himni, kënga është shkruar dhe kompozuar nga Jackson, ndërsa dalja në dritë lidhet ose ndahet midis Jacksonit, David Foster si dhe Bill Bottrell, të tre producentë. Kënga, pra himni shoqërohet nga një “lavish music video” e regjistruar në katër rajone gjeografike dhe që janë:

Pyjet e Amazonës, ose “Mushkëritë e Botës, Amazonë Rainforest, ku siç dihet një pjesë e

madhe është shkatërruar dhe shkatërrimi më i madh ka ndodhur çuditërisht jo më vonë se një javë pas kompletimit të Videos. Videoja prezanton banorë

autoktonë, që nuk ishin aspak aktorë.

Skena e dytë zhvendoset në një teatër luftimi në atë kohë në Kroaci me një aktor të famshëm kroat me

origjinë serbe Sllobodan Dimitrieviç.

Page 96: Almanak i Fermerit Shqiptar

97

Vendi i tretë është Tanzania ku janë inkorpuar dhe skena të gjuetisë ilegale me pasoja të

parikuperueshme duke përfshire dhe gjuetinë e elefantëve.

Dhe skena e katërt është në Warwick, New York ku kemi një pamje të një zjarri në një pyll, të simuluar,

sajuar, në një fushë me misër. Në vitin 1995, kjo këngë, Himn, arriti të rrëzoj nga Pole Position, Beatles, që e mbanin këtë vend për 25 vite me radhë me këngën “Free as a bird. Edhe në Gjermani dhe Zvicër ka qenë “Number One” dhe pothuajse në të gjithë shtetet evropiane gjithmonë ka qenë në grupin e 10 këngëve të vlerësuara më shumë. Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Tokës, ky Himn përcjellë një mesazh shumë dimensional me gjuhën e muzikës dhe me famën e tij edhe për të gjithë ne shqiptarët, të gjithë brezave, qytetarë e fermerë, specialistë, që më shumë se kushdo komb tjetër në botë është përballuar me tokën edhe si mjet jetese i pa zëvendësueshëm, po ashtu për ta mbrojtur me gjak gjatë shumë shekujve

Page 97: Almanak i Fermerit Shqiptar

98

Në kujtesë momentet kryesore për tokën

(edhe për të mos i harruar ato)

Pjesa e sipërme e tokës (gjithmonë në kuptimin dhe kontekstin agronomik), horizonti A ose nganjëherë emërtohet dhe horizonti humusor, përbën motorin ose lokomotivën e tokës ku dhe vendosen dhe ndodhin shumica e aktiviteteve biologjike. Megjithëse kjo shtresë edhe mund të rigjenerohet kur largohet, hiqet nga erozioni ose veprimtaritë humane, ku kuptohet se pjesa e potencialit ekologjik nuk do të jetë më, kjo rivendosje do të zgjas qindra vite.

Për tokën njerëz të profesioneve dhe të aktiviteteve të ndryshme përgjithësisht kanë perceptime të ndryshme:

Për një fermer, apo kopshtar, toka do të thotë një shtresë disa centimetërshe që i nevojitet atij për ushqyer bimët e kopshtit të tij.

Për një inxhinier ndërtimi, toka është një pjesë që i kushton kohë për ta larguar duke qenë një material i paqëndrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për planet e tij të zhvillimit.

Për një gjeolog është shtresa e shkriftë që ka ardhur nga alterimi i shkëmbit amnor.

Në realitet të gjithë kanë të drejtë.

Toka është pjesa që merr frymë e planetit tonë që ndikohet dhe është rezultat i shumë ndërveprimeve që ndodhin midis atmosferës, që diktohet nga klima dhe faktorë të tjerë të motit, nga biosfera (vegjetacioni për rreth duke përfshirë dhe aktivitetet dhe ndërhyrjet e njeriut, geosfera, shkëmbinjtë dhe sedimentet etj).

Përgjithësisht ekziston një definicion që pak a shumë i kënaq të gjithë:

Toka është një material i shkriftë në sipërfaqe të globit dhe që është e aftë për të suportuar jetën.

Page 98: Almanak i Fermerit Shqiptar

99

Dhe të gjitha këto atribute dhe funksione duhet të pranojmë se janë kuptuar dhe pranuar që prej mijëvjeçarësh.

Toka përbën shtresën sipërfaqësore të planetit i formuar nga alterimi i shkëmbit dhe nga dekompozimi i bimëve dhe kafshëve.

Toka përmban sasi që variojnë të lëndës organike

(nga organizmat e gjalla dhe të vdekura), lëndë minerale që ushqejnë dhe bimën.

Në një analizë të një kampioni mesatar të kësaj shtrese

janë 45 % lëndë minerale (jo organike), 25 % ujë, lagështi, 25 % ajër dhe rreth 4 % lëndë organike. Tekstura formohet nga raporti i grimcave me madhësi të ndryshme siç janë rëra, lymi dhe argjila.

Proceset natyrale do të kërkonin më shumë se 500 vjet

për të formuar jo më shumë se dy centimetra të kësaj shtrese.

Krimbat e tokës duke dixhestuar lëndën organike, jo

vetëm riciklojnë lëndët ushqimore por në të njëjtën kohë dhe e pasurojnë atë.

Rrënjët e bimëve duke shkrifëruar tokën lejojnë

penetrimin e oksigjenit. Në të njëjtën kohë ato preventivojnë erozionin.

Parandalon ndotjen e ujërave nëntokësore (ku

rikuperimi do të ishte i pamundur) duke magazinuar deri 3,750 ton ujë për hektarë.

Kjo shtresë toke ka kapacitetin të mbaj deri 20 % të

karbonit të prodhuar nga veprimtaritë humane dhe që është i destinuar të emetohet në atmosferë.

Fjala tokë, dheu, në shumë gjuhë të botës Shqipëri: Dhe, dheu Lituani: Divorzhemis Kroaci : Tlo Luksemburg: Boudem Holandë -Bodem Malta:Hamria Bullgari:Pochva Norvegji: Jord

Page 99: Almanak i Fermerit Shqiptar

100

Çekia: Puda Poloni; Gleba Danimarka: Jord Portugali : Solo Francë: Sol Rumani: Sol, Phuv Estoni: Muld Rusia: Poçva, Zemlja Finlande: Maapera Serbi: Zemlja Gjermani: Boden Sllovaki:Poda Greqi : Edafos Slloveni: Zemlja Hungari : Talaj Spanjë: Suelo Irland: Talamh Suedi:Jord Itali: Soulo Turqi: Toprak Letoni: : Augsnë Wells: Pridd

Me fjalën, Dhe, në shqip është lidhur dhe betimi : “ për këtë dhe’ Duke e përfunduar me një proverb Afrikan: Mos trashëgo tokë nga babai, por merre me qira nga djali. (Filozofia është shumë e qartë dhe e bënë të panevojshëm komentin). ANEKTODA Në pragun e mbjelljes së patates, në Lurë, që kuptohet ishte bukë dhe gjellë, në mëngjes herët mbërrin në Lurë shoferi që kishte sjellë patate fare nga Shishtaveci. Shoferi jo vetëm i lodhur por dhe kishte detyrën për një rrugë tjetër, u kërkon punëtorëve të magazinës ta shkarkonin sa më shpejtë që të ishte e mundur. Ndërkohë punëtorët e sapo dalë nga klubi i Lurës, e pyesin shoferin: A janë të ziera patatet: Shoferi mundohet ti sqaroje se janë patate për farë. Por punëtorët insistuan duke i thënë se nëse patatet nuk janë të ziera, ne nuk kemi kohë për tu marrë me këtë punë. Nga një zonë e Mirditës, organizohet një grup për të grabitur në Zadrimë. Pas aksionit të “suksesshëm’, ndërkohë që nuk e kishin kaluar Kashnjetin, U ngremë, në kthim, diktohet në shtëpi kjo situatë. Shumë e shqetësuar vjen e zonja e shtëpisë, duke ju hakërryer plakut: A e di se na kanë grabitur kaun e hullisë dhe ti se prish terezinë. i zoti i shtëpisë me qetësinë e vetë stoike i thotë plakës: Mos u sëkëlldis për këtë, por shiko se mos të kanë vjedhur ndonjë lakër në kopsht!

Page 100: Almanak i Fermerit Shqiptar

101

Ndonëse e xhindosur, duke menduar se plaku paska lajthitur, ajo në një farë mase ju bind kësaj fjale dhe mori fenerin në drejtim të kopshtit. Kur u kthye i raportoj plakut se lakrat nuk janë prekur. Dhe përgjigja e të zotit të shtëpisë: Atëherë mos u mërzit se hajdutët do të vinë prapë, mbasi mirditoret nuk e hanë mishin pa lakra. M A J May : Maia maiestas, Perëndeshë e Romës I thërret i gjalli të vdekurit, (kuptohet për se, janë në kulmin e punës dhe të sikletit). Në Maj mos paçim as shi dhe as mort. (kuptohet që as mendohej për dasma dhe ceremoni të tjera në këtë situatë ku i thërret i gjalli të vdekurit). Burrë me faqe dhe kau me mollaqe, nuk janë për në Maj, Kurjan, Fier 9 Maj –Dita e Nënave;

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 18.8 20.0 20.7 - - - 17.9 30.8 26.3 2 Shkodër 18.2 19.4 20.5 19.5 21.4 22.7 32.4 35.3 31.3 3 Lezhe 18.2 19.3 20.0 - - - 29.6 40.0 41.9 4 Durrës 18.1 19.4 20.5 20.8 22.6 23.5 17.8 19.7 17.9 5 Tiranë 17.8 19.4 20.2 20.1 21.9 22.8 30.4 38.2 27.0 6 Elbasan 18.1 18.4 20.1 19.8 21.8 22.7 26.9 28.5 25.8 7 Cërrik 17.8 19.2 20.3 - - - 25.7 31.3 21.2 8 Berat 17.4 18.7 19.5 20.4 22.1 23.5 27.9 28.7 18.5 9 Lushnjë 18.4 19.7 21.0 21.5 23.0 24.3 18.4 27.2 15.2 10 Fier 17.8 19.0 20.0 21.3 23.0 24.0 16.5 15.1 12.4 11 Vlore 18.5 19.7 20.1 21.2 23.0 24.5 19.4 14.8 10.0 12 Gjirokastër 16.9 18.7 19.8 21.3 23.9 25.4 23.4 14.8 11.5 13 Sarande 19.2 20.7 21.7 19.2 21.4 22.7 17.2 10.8 6.4 14 Kukës 16.2 17.6 18.6 17.8 20.0 21.4 25.6 25.9 17.5 15 Peshkopi 15.1 16.4 17.4 17.6 19.4 20.7 19.9 22.1 15.1 16 Puke 13.9 14.8 16.0 - - - 35.4 47.5 36.6 17 Burrel 16.7 17.7 18.7 - - - 18.9 29.2 23.3 18 Bulqize 13.8 15.1 15.7 - - - 28.4 36.2 27.5 19 Pogradec 14.9 16.0 17.1 18.2 20.0 20.0 23.0 18.7 12.2 20 Korçe 13.8 15.3 16.3 16.1 18.0 19.2 27.9 23.5 13.3

Page 101: Almanak i Fermerit Shqiptar

102

21 Erseke 12.4 14.1 14.6 14.8 16.9 17.9 29.7 25.9 15.8 MESATARJA SHUMËVJECARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve në mm

STACIONI Shuma e reshjeve në

mm BERAT 60.7 LUSHNJË 57.3 DIBER 57.5 MAT 77.5

DURRES 60.2 MIRDITE 133.1 ELBASAN 68.8 PERMET 59.6

FIER 61.4 POGRADEC 44.4 GRAMSH 72.4 PUKE 150.5

GJIROKASTER 93.8 SARANDE 97.4 KOLONJË 57.6 SKRAPAR 56.1

KORCE 47.5 SHKODER 184 KRUJE 103.6 TEPELENË 76.9 KUKES 73.8 TIRANË 77.7 LEZHE 94.4 TROPOJE 108.4

LIBRAZHD 78.2 VLORE 57.9 Lagështia në brendësi të tokës në përqindje të kapacitetit fushor ujëmbajtës :

31 Mars-80 %, 20 Prill-70 %, 10 maj-65 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1/5 03.48 05.34 19.44 2 03.46 05.33 19.45 3 03.44 05.31 19.46 4 03.42 05.30 19.47 5 03.40 05.29 19.48 6 03.39 05.28 19.49 7 03.37 05.26 19.50 8 03.35 05.25 19.51 9 03.33 05.24 19.52 10 03.32 05.23 19.53 11 03.30 05.22 19.54 12 03.28 05.21 19.55 13 03.27 05.20 19.56 14 03.25 05.19 19.57

Page 102: Almanak i Fermerit Shqiptar

103

15 03.23 05.18 19.58 16 03.22 05.17 19.59 17 03.20 05.16 20.00 18 03.19 05.15 20.01 19 03.17 05.14 20.02 20 03.16 05.13 20.03 21 03.14 05.12 20.04 22 03.13 05.11 20.05 23 03.12 05.11 20.06 24 03.10 05.10 20.07 25 03.09 05.09 20.08 26 03.08 05.09 20.09 27 03.07 05.08 20.09 28 03.06 05.07 20.10 29 03.04 05.07 20.11 30 03.03 05.06 20.12 31 03.02 05.06 20.13 KALENDARI HËNOR

Maj

H M M E P Sh D

18 1 2 3 4 5

19 7 8 9 10 11 13

20 14 15 16 17 18 19

21 21 22 23 24 25 26 27

22 29 30 31

KOPSHTI i GUZHINËS, HISTORIA, DHE TRADITA NË BOTË DHE NË TREVAT MBARËSHQIPTARE KITCHEN GARDEN Ky shkrim, nuk është një monografi apo manual kultivimi të perimeve, përveç rasteve kur prezantohen ose rekomandohen për tu introduktuar

Page 103: Almanak i Fermerit Shqiptar

104

perime pak ose aspak të njohura, por ka pasur qëllimin të fokusohet në historinë dhe traditën e kopshtit të kuzhinës, deri diku dhe të kulinarisë, si trashëgimi kulturore dhe të shkëmbimit të kulturave dhe mesazheve nga një vend në tjetrin.

Një rikthim në historinë dhe traditën e kopshtit të shtëpisë Konflikti në familje sidomos midis e të zotit të shtëpisë dhe zonjës së shtëpisë e cila ishte përgjegjëse për kopshtin, kopshtin e kuzhinës. Fillimisht do të prezantojmë një strukturë të bashtinës që përgjithësisht është e njëjtë në të gjithë hapësirën shqiptare:

Oborri, avllia, lama, kurti në Dibër, proseku, ku mbaheshin bagëtitë para daljes në kullotë dhe për ti mjelë, vend pushimi për qëndrimin a pushimin e familjes, për të pritur mysafirët derisa ato të akomodohen në dhomën e pritjes, për rastet e

Page 104: Almanak i Fermerit Shqiptar

105

gëzimeve dhe të hidhërimeve, për shirjen e të lashtave, fasules, tharjen e prodhimeve për dimër, të miellit si dhe për shumë funksione të tjera etj.

Bahçeja, nënkupton pjesën e zënë nga pemëtaria dhe hardhia por nuk do të thotë

që do të jetë e veçantë.

Kopshti i perimeve, zarzavateve,

Livadhi, jonxhishtja, (për hasëllet si bimë të dyta zakonisht përdoreshin hamulloret pas korrjes së grurit), ngastrat për bishtajore foragjere si koçkulla, buxhaku, urovi. Kishin si funksion edhe pasurimin e tokës në saj të aftësisë së tyre për fiksimin e azotit nga ajri, janë përdorur dhe ushqim sidomos koçkulla, bizelja, grosha qorre, batha (në disa zona është bluar duke u përdorur si substituent në përgatitjen e bukës). këto të fundit nuk kishin ekzigjenca për tokën dhe sot ruhet emërtimi: bakullore, bathore (në Kamzë).

Toka e bukës për grurë, misër, thekër; tepë (okra, por shumë vite me parë), elbi në

disa zona (përdorur dhe si surrogat e kafes) etj

Zabeli- Raportet përcaktoheshin nga shumë faktorë, përgjithësisht diktoheshin nga i zoti i shtëpisë dhe nuk përjashtohej konflikti me të zonjën e shtëpisë që kërkonte të kishte më shumë tokë dhe tokën më të mirë për kopshtin. Ekspansioni i zonjës së shtëpisë (me krahë marrje) konsistonte në mbjelljen e kungujve, bostanit, trangullit në mezhdat e arës, si bashkëshoqëruese me misrin duke përfshirë dhe fasulen, domaten, dhe mbjelljen e melit anash ngastrave. Nisur nga gama e bimëve perimore në raport me drithërat dhe foragjeret, të zonjës së shtëpisë, amvisës, nikoqires, i duhej të kishte njohuri të shumta për kultivimin e tyre, seleksionimin e tyre, ruajtjen e farave, kohën e grumbullimit të farave, katin e lulërisë duke ruajtur për farë, domate, trangull, kungull, spec, etj. Përpunimin e tyre për ti ruajtur për një kohë sa më të gjatë etj. Asaj i duhej të dinte dhe për rotacionin, qarkullimin e bimëve në hapësirë dhe në kohë me moton që toka të mos pushoj. Duhet të vlerësonte dhe kalendarin HËNOR, të cilin do ta trajtojmë disi shumë pak më poshtë. Duhej të njihte dhe ekspozicionin e kopshtit për të kapur, venë kapistrën në zhargonin popullor të sa me shumë energjive diellore që mbërrin falas kudo në planet. Duhej të dinte teknologjinë e turshive (mbasi mundësi të tjera konservimi nuk ekzistonin) duke pritur që të paktën të binte bryma (apo ngrica e parë), që ka shpjegimin biokimik e fiziologjik, mbasi bima në rastin e uljes të temperaturave reagon, kundërpërgjigjet ose i paraprinë kësaj situate, duke i hidrolizuar, kthyer karbohidratet në sheqerna mono ose disakaride, që do të thotë për gjuhën e zonjës së shtëpisë që ato janë gati ose janë të predispozuara për tu acidifikuar, për tu bërë turshi. Si dhe shumë dhe shumë detaje të tjera duke bashkuar përvojën e vet me ato çfarë kishte trashëguar nga brezi paraardhës. Dhe stafeta e trashëgimisë është dhe mbetet një libër i hapur.

Page 105: Almanak i Fermerit Shqiptar

106

Ballkoni dhe tarracat në qytet si mikro kopshte të kuzhinës, kopshte në miniaturë me qëllime utilitare, hobby, relaks, riciklim i mbetjeve të kuzhinës Aneksi, këndi i kuzhinës Mbeten tashmë pronë të kuzhinës, aneksit, shumë dhe shumë bimë që është e pa mundur ti listojmë. Borziloku; Nenexhiku; Rozmarina; Menta; Hithra ; Speci djegës; Cipola sp. Kushdo që bën dizenjon e këtij këndi, aneksi, duhet të parashikojë dhe vend strehimin e këtyre bimëve, “azilimin”, ekspozicionin, staturën, teksturën, aspirimin etj, Ndërkohë që duhet të llogaris dhe efektet dekorative, kontrastet me pajisjet e kuzhinës etj. Pasardhës të një nga shtatë mrekullitë e Botës, Kopshtet e varura të Babilonisë: Një pamje që të kujton një faqe kodre…….Në të gjithë këtë pamje, e gjithë toka duket si një grumbull dheu…… e mbjellë dendur me drurë dhe pemë të gjitha

Page 106: Almanak i Fermerit Shqiptar

107

llojeve……Mekanizmat që përcjellin, (ngjitin) me bollëk ujin nga lumi, ndonëse askush nga jashtë nuk mund ti diktoj.8 Sipas Diodorus Siçulus Fruta dhe lule, katarakte…….Kopshte që varen që nga tarracat e pallateve……Kafshë ekzotike… pak a shumë kjo është pamja e Kopshteve të Varura të Babilonisë në perceptimin e shumicës të njerëzve të asaj kohe Nuk përjashtohet dhe mundësia që ata kanë menduar që këto nuk kanë ekzistuar asnjëherë përveçse në mendjet dhe imagjinatën e poetëve dhe historianëve grekë. Ku ka qenë vendndodhja e këtyre kopshteve: Brigjet lindore të Lumit Euphrates (Eufrat), afërsisht 50 km në Jug të Bagdadit, Irak. Pak më shumë për historinë në funksion të rreshtave që cituam më sipër: Perandoria e Babilonisë siç dihet ka lulëzuar në sundimin e Mbretit të falshëm Hammurabi (1792-1750 para Erës së Re). Kjo zgjati deri në mbretërimin e Nabolasharit (625-605), gjithnjë para lindjes së Krishtit që i përket Dinastisë së Neo-Babilonasve që lidhet me themelimin dhe vendosjen e Civilizimit të Mesopotamisë. Djalit të tij, Nebuchadnezar II, (604-562, para Krishtit) i dedikohen (atribohen), ndërtimi i Kopshteve të Varurara Legjendare. Thuhet që ndërtimi i tyre ka qenë për të kënaqur pasionin e gruas se tij, që ishte e rrëmbyer në Media, tij për tu ngjitur në male. Ndërsa ky informacion vjen së shumti nga historianët grek se siç ishin Berossus dhe Diodorus Siçulus, nga pjesa babilonase pothuajse ka një heshtje. Informacioni i mbërritur nga Nebuchahdezar nuk ka as më të voglin referencë me Kopshtet e Varura të Babilonisë. Historianët e kohëve moderne kanë argumentuar që ushtarët e Aleksandërit të Madh mbërritën në tokën shumë pjellore të Mesopotamisë dhe pasi u njohën me Babiloninë, ishin tejet të impresionuar. Më pas kur ata u rikthyen në territoret e tyre të braktisura të vendlindjes ata përcollën impresionet e tyre të pashlyeshme për këto kopshte, palmat dhe për gjithë Mesopotaminë, për Pallatin e Nebuchahdezar, Kullën e Babel-it dhe për Ziggurats. Më vonë ishte radha e poetëve dhe historianëve të vjetër që gatuan, bën brumin e gjithë këtyre elementeve së bashku për të krijuar një nga 7 Mrekullitë e Botës. Kjo histori do të vazhdonte deri në shekullin e 20 lidhur me zbulimin e mistereve për Kopshtet e varura. Arkeologët akoma përplasen lidhur me vendndodhjen e tyre, sistemin e ujitjes së tyre dhe paraqitjen e tyre sa më reale, në të vërtetë janë disa kërkime të fundit 8 Edhe në hapësirën Shqiptare kanë ekzistuar mekanizma të tilla, ku më karakteristike është furnizimi i Kalasë së Stelushit, (e njohur si Kepi i Skënderbeut)

Page 107: Almanak i Fermerit Shqiptar

108

që pretendojnë që ndërtimi i tyre i dedikohet Sehanaherib dhe nga Nebuchadnëzar II, afërsisht 100 vjet më herët. Përshkrimi Përshkrimi më i hollësishëm vjen nga burime greke, kryesisht Straboni dhe Philo i Bizantit; Kopshtet e varura kishin bimë të kultivuara mbi nivel të tokës dhe rrënjët i takonin tarracës më të sipërme (ishin ngulur, fiksuar) dhe jo tokës9. E gjithë masa vegjetative mbështetej në kolonat e ngurta. Rrymat e ujit që vinin nga burime ujore të ngjitura mekanikisht në lartësi, rridhnin poshtë nëpër shpatina. Këto rrjedha të ujit ngopnin të gjitha rrënjët e bimëve duke i mbajtur gjithnjë të njomura. Kështu që bari ishte dhe mbetej gjithnjë jeshil dhe gjethet e drurëve do të fuqizoheshin për të furnizuar me ushqim degët dhe trungjet e drurëve duke “vjedhur” energjinë diellore” Kjo mund të konsiderohet dhe një luks i perandorive dhe mbretërive dhe tipari apo aspekti më domethënës ishte që puna apo investimi për kultivimin e tyre varej mbi kokat e vizitorëve. Pavarësisht kundërshtive që vijnë nga zbulimet arkeologjike të mëvonshme që flasin për zbulimet e pallateve me harqe në Irak dhe të sistemeve të tyre ujitëse,duke i identifikuar me Kopshtet e Varura, mbetet akoma ajo që thotë Starboni që vendndodhja e këtyre kopshteve kanë qenë brigjet e Eufratit. Aspekti njëherësh dekorativ dhe utilitar i ballkonit (tarracës) Kompozimi: Limoni, (mundësisht konquat), speca djegës, hudhra, herba si hithra etj, kungullore, cipola, apo cipoleti, erëza të panumërta sidomos shumëvjeçare si nenexhiku, indershan, menta, një vjeçare si borziloku, bimë aromatike si trëndelina, bimë mjekësore si Aloe vera. Funksioni për riciklim të mbetjeve të kuzhinës Duke llogaritur një numër të caktuar vazosh, 1-20, ose 4-5 për çdo pjesëtar të familjes, nëse këto do të mbushen jo më shumë se 2/3 e nivelit të tyre, realizohet riciklimi i gjithë mbetjeve të mbeturinave të shtëpisë si më poshtë: Lëvozhgat e vezëve të shkërmoqura janë jo vetëm ushqim për bimën në sajë të përmbajtjes së fosfateve të kalciumit, por nga ana estetike krijojnë një kontrast me pamjen kafe apo të errët të substratit të vazos; Mbetjet nga qërimi i fruta perimeve, të grira apo të copëtuara sa më shumë, (mbasi rritet mundësia e dekompozimit të tyre në saj të rritjes të sipërfaqes së kontaktit me agjentët atmosferik), ato do të lënë pjesën e ushqimit mineral që kanë rrëmbyer në 9 Disi duket paradoksale nëse do të mendosh se bimët (pjesa mbitokësore ) gjithnjë kanë fototropizëm pozitiv (drejtohen në drejtim të dritës) ndërsa pjesa nëntokësore, rrënjët kanë gjeotropizmin pozitiv, në kërkim të tokës.

Page 108: Almanak i Fermerit Shqiptar

109

mjediset ku janë kultivuar, që nënkupton mjediset me potenciale, të destinuara për to, në një bujqësi shumë intensive jashtë apo në mjedise të mbrojtura. Nuk mund të përfytyrohet se sa të pangopura do të jenë 15-20 vazo në shtëpi që do të thotë që gjatë një viti bashkia e Qytetit të llogaris një makinë më pak për transportin e mbetjeve urbane. Kërkohet një strukturë e bimëve dhe rotacionit të tyre për tu përshtatur, apdejtuar në varësi të zonës, lartësisë, kundër drejtimit, drejtimit të erës, lagështisë ajrore etj. Në rastin e ballkonit nuk është e nevojshme p.sh. njohja e temperaturës së tokës. Edhe duke përjashtuar lulëzimin, i cili është qëllim në vetvete i mbajtjes së bimëve në ballkon, edhe pjesa vegjetative rrezaton në gjatësi vale të ndryshme duke krijuar një diversitet të madh të pamjes vegjetative, që përfaqëson organin somatik, e cila siç dihet ka jetëgjatësi shumë më të madhe se sa pjesa gjenerative e lules. E gjitha kjo për të realizuar dhe funksionin dekorativ të këtyre bimëve, bile gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit. Kopshtet për të cilët folëm ose i përmendëm më sipër, kanë sisteme të ndryshme klasifikimi brenda dhe jashtë Shqipërisë

Një klasifikim shumë i përgjithshëm i kopshteve, kopshteve të kuzhinës këtu dhe jashtë kufijve të

Shqipërisë Në pamjen më klasike apo tradicionale, pavarësisht se nuk ka kufijtë shumë të përcaktuar, kopshti tek ne është kopsht i kuzhinës siç është kudo në botë, ndryshe nga pjesa me bimë dekorative, bile dhe me erëza. Ndoshta është e nevojshme të fokusohemi tek përkufizimi që francezët i bëjnë kopshtit të kësaj natyre, Potager Garden, pothuajse ekuivalent i Kitchen garden, Fillimet e arkitekturës së këtij kopshti i ndeshim që në Rilindjen Franceze, French Renaissance, të kopshteve me stil Barok kur kombi dhe kultura franceze marrin frymë dhe bile filluan të diktojnë, në aspektin, kulturor, gjuhësor, pse jo dhe ushtarak. Shpesh bimët dekorative të ngrënshme apo jo si dhe perimet barishtore kanë qenë të bashkuara me perimet edhe me qëllimin për të rritur bukurinë e mjedisit përreth rezidencës. Kështu që bimët do të zgjidheshin qoftë për funksionin, utilitetin, qoftë dhe aspektin estetik, ngjyrën, formën, teksturën, ruajtjen e raporteve midis bimëve gjetherënëse dhe me gjelbërim të përhershëm me një kosto shumë të ulët mund të prodhojë ushqim, perime barishtore, erëza dhe lule të prera, (cutting flowers). Ndërsa, kopshti i destinuar vetëm për perimet, Vegetable garden, kopshti me drejtim ekskluziv për perimet duke mos marrë parasysh aspektet dekorative dhe estetike. Ka ekzistuar dhe një ndarje me pjesët e destinuara për perimet gjethore, sallatë, spinaq, pazi, qepë e hudhra të njoma etj, me pjesët për erëzat (spices) që janë të panumërta dhe përgjithësisht fermeri dhe konsumatori shqiptar ka njohje për to dhe predispozita për ta zgjeruar gamën e tyre.

Page 109: Almanak i Fermerit Shqiptar

110

Aktualisht në botë dhe në Shqipëri, kategoria e erëzave përfaqësohet nga borziloku, basil, savory, menta, rosmarina, tarragoni, lavandula, verbena, kamomili, bergamo, Hibiscus sabadarifa, inshander, karakteristike për përgatitjen e likove të arrës, fikut etj.. këtu përfshihen dhe një kategori erëzash apo herba me përdorim mjekësor për uljen e temperaturës, kundër etheve, (bar i etheve), për largimin e insekteve, repellent (angl.). Pjesa me e madhe e tyre janë me shumë përdorime (multiple purposes).

Transmetimi i kulturave të kultivimit nga një vend në tjetrin, mesazhe shumë domethënëse të shkëmbimit të kulturave midis vendeve; refugjatët, kurbetçinjtë, si

vektorë në të gjitha kohërat; bostanxhinjtë e parë nga erdhën?! Fillimisht në Stamboll, dhe më vonë në botën helenike, duke vazhduar përtej oqeanit, por gjithsesi gjeografia e vendosjes së tyre është shumë e vështirë të përkufizohet kuptohet dhe transmetimi ose përcjellja e kulturave nga një vend në tjetrin është shumë më tepër se një teknologji, traditë kultivimi, por është një mesazh. Bahçevanët që u vlerësuan shumë në Stamboll me rikthimin e tyre do të sillnin jo vetëm material bimor por dhe traditën e kultivimit duke e zhvilluar deri në gatimin e tyre. Etimologjia e shumë emrave të gatimeve lidhen me këtë kulturë. Disi për ta zhvilluar këtë ide: -Misri i Misirit, Emërtimi i vjetër për Egjiptin, Zea mays, subspecia aorista, misri për pufka, karadash etj. Përcjellin histori, tradite, kulture. Shumë dhe shumë lloje fasulesh dhe bishtajore të tjera, grosha qorre, koçkulla, meli etj. të shoqëruara dhe me teknologjinë e gatimit, (recipe). Është bërë përpjekje për të introduktuar dhe hurmën arabike, Datë palm, si frutë biblik, frutë i iftarit, bile nuk ka munguar dhe këmbëngulja për të kultivuar dhe kafenë, (Zdrajsh, Librazhd). Edhe shumë bimë solanore, që erdhën pas zbulimit të Kolombit, si domatja, speci, patëllxhani etj. Kanë ardhur në Shqipëri nga Lindja e mesme ku ishin kurbetçinjtë shqiptarë, arnautët. Këtu mund të shtojmë dhe duhanin që në një farë mase i ishte bashkangjitur kopshtit të shtëpisë, duke përfshirë dhe duhanin e egër, Solanum nigrum, i emërtuar në disa zona të Shqipërisë si Duhani i egër, polic, këmbëlesh etj. Bashkëngjitja e kopshtit të duhanit me atë të perimeve lidhet dhe me një fakt se duhani është ndoshta e vetmja bimë që nuk pranon rotacionin, d. m. th. qarkullimin, mbasi ulet niveli i nikotinës. Gjithashtu duhani largon shumë nga dëmtuesit duke qenë repellent (në anglisht) që largon shumë dëmtues. Nga lëngu i duhanit përgatitet një preparat bimor, fitoncid me bazë nikotinën që ka një spektër gjerë të kontrollit ndaj shumë dëmtuesve. Është më shumë se piretrina, edhe ky një insekticid bimor nga piretrum Sp.

Page 110: Almanak i Fermerit Shqiptar

111

Trëndafila të një variacioni shumë të madh, (për fat të keq diversiteti i gjenomës së tyre nuk është ruajtur) që përveç efektit dekorativ, përcollën deri diku dhe teknologjinë e përpunimit, distilimit të tyre për përgatitjen e parfumeve që sot ky biznes qoftë dhe primitiv në aspektin e përpunimit ka një frymëmarrje dhe hapësira të shumta për tu zhvilluar. Këtu përfshihet dhe lavandula dhe shumë bimë të tjera që përbëjnë bazën e përgatitjes së parfumeve. Shtojmë se ky biznes ka një progres shumë të madh pavarësisht se shfrytëzohet nga të tjerët për hollimin dhe manipulimin e mëtejshëm dhe te vlerës së tregut Ardhja e Gjelit të Detit, në shumë zona, emërtohen, Miserka, që çuditërisht lidhet me emërtimin në anglisht, turkey, emërtim për të cilin amerikanët dhe indigjenët janë të irrituar. Janë introduktuar nga, kurbetçinjtë, më vonë refugjatët shumë erëza si indershan, dhe receptura të përdorimit të tyre duke përfshirë dhe likot e arrës, fikut etj, Lëpjeta, Cikorja, cikorja intybus, rradhiqja. Angjinari, Scolymus sp. Qumështori, Sonchus arvense, Laboti, Papaver rohoeas, lulëkuqja, Sinapi, sinapis arvensis. Nenexhiku, Borziloku, Menta, Indershani, Kopra, Majdanozi,

Zgjatja e ndricimit diellor, ekspozicioni, kendi i renies te rrezeve te diellit, per te llogaritur radicionin si dhe dhe albedon, koofiçintin e largimit te rrezatimitne raport me energjine e ardhur, mbrritur, etj. Përse i duhet kjo perimerritësit, kopshtarit, amvisës apo të zonjës së shtëpisë: Njohja dhe ballafaqimi i kërkesave të bimës me kushtet ambientale ku më kryesore është kohë zgjatja e ndriçimit diellor, do të mundësoj përcaktimin e strukturës dhe të konvejerit brenda kopshtit. Duket e parëndësishme por kjo do të përdoret dhe për tharjen e frutave dhe të perimeve duke shfrytëzuar vetëm energjinë diellore. Tharja e frutave dhe perimeve, (pse jo dhe të bukës) duke shfrytëzuar energjinë diellore, i bashkëngjitet plotësisht funksionit të kopshtit të kuzhinës për kohëzgjatjen e përdorimit të shumë perimeve dhe frutave: Kumbulla të gjithë llojeve, mbasi u largohet bërthama., Mollë, dardha, dhe farorë e tjerë si ftonj etj.

Page 111: Almanak i Fermerit Shqiptar

112

Domate, speca në varg etj. Kërpudha të lisit, gështenjës apo të livadheve. Përse jo për të shfrytëzuar panelet diellore të cilat as me shumë dhe as me pak i “vënë kapistrën diellit” dhe e bëjnë që të ketë shumë dhe shumë vlerë vargu i Eposit të Kreshnikeve, “Shumë po ndrin dhe pak po nxen njaj Diell”,  Prodhimi i fshesave nga meli dhe i bozës, gjithnjë në kontekstin e shkrimit Sa herë që flitet për melin, nënkuptohet përdorimi për fshesë, por sot shumë specie të gjinisë Sorgum, ku bën pjesë dhe meli, janë zëvendësuesit, substituentet e zonës cereale të drithërave, gruri, misri, thekra, orizi dhe nena, Amaranthus, që deri tani konsiderohej në grupin e barërave të këqija, duke qenë se çdo bimë prodhon jo më pak se 5 milion fara. Kurbetçinjtë (tani refugjatët) si mesazher të praktikave të kultivimit të perimeve dhe të introduktimit të bimëve të panjohura më parë. Temë shumë e gjerë dhe komplekse, e lidhur me kohën e emigrimit, origjinën e tyre dhe atë se çfarë dinin para se të shkonin në kurbet, emigracion, por gjithsesi ndikimi i tyre dhe në të gjitha kohërat është shumë i madh: Në diversitetin e bimëve, në kulinarin që gjithsesi mbetet terminali i kësaj ndërmarrje, sidomos në rastin e perimeve apo banorëve të kopshtit Referenca botanike e perimeve më të njohura dhe e grupimeve të tjera, të erëzave, bimëve mjekësore, dekorative, me efekte insekticide etj. Familja Apiaceae: Anethum graveolens, Kopër, Apium graveolense, Selino; Kopra e rëndomtë, Foeniculum Vulgare, Anetum gaveolens, Ammi visnaga, e rekomanduar në stomatologji për shërimin e mishrave të dhëmbëve, Petroselium hortense, Majdanozi, Familja Umbeliferae : Daucus carrota, Karota Familja malvaceae: Bamja, Hibiscus esculentus, Hibiscus asteriaca, bimë shumëvjeçare me vlera dekorative për karakteristikën e dhe formën e madhësinë e luleve, të cilat janë dhe të ngrënshme (edible). Mëllaga, Malva sp. deri në fazën e rozetës ka vlera ushqimore duke kompletuar ato që mungojnë tek gjethoret tjera. Nuk rezulton të akumuloj nitrite nëse ato përdoren për këto bimë ndonëse ato përdoren shumë rrallë mbasi përgjithësisht nuk kultivohet por përdoret në gjendjen e saj natyrore në bahçet dhe livadhet polifite. Edhe me vlera dekorative dhe utilitare, si dhe për të përtërirë dhe traditën e endjes qoftë dhe artizanale të pëlhurës, çorapeve, trikove etj, në pjesën më të madhe të Shqipërisë mund të kultivohet në këto kopshte dhe pambuku, Gossypium Hirsutum Bari i etheve, Erythrea centarium, Bari i majasëllit, Teuchrium sp. Familja chenopdiacea: Beta vulgaris, ssp. rapaceae, var cickla, Pazia, Beta vulgaris, ssp rapaceae, var. atrorobra, panxhar i kuq, Spinacia oleracea, spinaqi, Atriplex hortense, laboti

Page 112: Almanak i Fermerit Shqiptar

113

Bliri dhe raportet me kopshtiet, bahçet, Fam Tiliaceae Shpesh shoqëron ose kufizon bahçet, lulëria e blirit është tepër e kërkuar, kështu që bliri në hapësirat disi larg kopshtit, pretendon të jetë pjesë e kopshtijes, aty ku nuk «akuzohet» për hijezim. Familja lamiaceae: buzore (seksioni i kërcellit është katërkëndësh), përfaqësohet nga bimë perimore, erëza, mjekësore, mjaltëse etj. Melissa officinalis, barë bletëza, ka një areal përhapje në të gjithë vendin, është ndër bimët më të hershme që ofron ushqim bletës nga ku ka marrë dhe emrin. Çaji i malit, Sideritis Montana L. ndeshet në Shqipërinë e jugut në lartësi, Gentiana lutea, Sherebela, Salvia sp. L., ndeshet në lartësi gjithmonë mbi formacionet gëlqerore, me përdorime të shumanshme në mjekësinë popullore por mund të introduktohet dhe në kulinari si erëz, ndonëse nuk ka traditë. Mentha sp. Rigoni, origonum vulgare, ka përdorim si çaj sidomos në zonat verilindore, por përdoret dhe në kulinari si erëz, për aromën specifike që ajo ka, Trumza, Saturea sp. L. Chelidonium sp, tëmbla gjaku, nisur nga struktura morfologjike në aspektin e taksonomisë, vendoset midis familjes cruciferae dhe papaveraceae. Familja cucurbitaceae: Citrullus aedulis, shalqiri,Cucumis melo, pjepri, bostani në disa zona që nënkupton dhe shalqirin; Cucumis sativus, trangulli, Kastravsti (në gjuhët sllave), Cucurbita sp. & ssp., kungulli, duke përfshirë dhe kungullin e gjellës dhe deri tek kungulli i hidhur, C. lagenaria i cili lidhet me shumë përdorime tashmë si nënshartesë për shalqirin dhe pjeprin për arsye të minimumit të kërkesave që ai ka ndaj tokës dhe agrofondit. Kungulli i egër, Ecbalium elaterium. Familja compositae: Cynaria scolymus, angjinare, gjemb gomari, karakterizohet nga përmbajtja e lartë e proteinave në raport me gjithë bimët e botës bimore. Kamomili, Matricaria chamomilla L., Bimë shumë e njohur për efektet qetësuese për të gjitha moshat, Lactusa sativa, sallata, përfaqësohet nga shumë forma, disa nga të cilat përngjasojnë dhe me lakrën për arsye të brendësisë së tyre shumë kompakte, Chicorum endivia, ciokorja intibus, radhiqja, Sonchus arvense si dhe specie të tjera, qumështori, fare pak i njohur për vlerat dietike në një përzierje barishtore, Luleshurdha, taraxacum officinale web.. Dafina, Laurus nobilis-Përgjithësisht njihet përdorimi i saj, simbol shumë i lashtë i përdorur nga grekët Dhe në pjesët marxhinale të kopshtit Erëzat Familja Amaranthaceae, nena, është e njohur si bima autentike, origjinale, për prodhimin e bozës, ndërkohë që konsiderohej në grupin e bërave të këqija dhe kërkohej

Page 113: Almanak i Fermerit Shqiptar

114

çrrënjosja, eradikimi i saj, edhe për faktin e koeficientit të lartë të shumëzimit, një bimë prodhon mbi 5 milion fara, tashmë renditët e pesta në grupin e drithërave, cerealeve: Gruri, misri, thekra, orizi dhe nena, etj. Familja Papaveraceae, Papaverum rhoeum, lulëkuqja, deri në fazën e lulëzimit dhe e frutifikimit, pjesa vegjetative tashmë përdoret në formën e perimeve të ziera duke e maksimizuar njëherësh vlerën e saj për përdorimet në mjekësinë popullore në saj të efektit anestezik që ajo posedon.

Familja poaceae, (graminaceae), Zea mays sacharata, misri i ëmbël. Gjen mundësi të madhe

kultivimi dhe duke qenë se duhet të konsumohet i zier, në pjekjen e qumështit, që do të thotë se jo më shumë se 60 ditë nga mbirja, mund të mbillet dhe dy herë në të njëjtin vend. Ndoshta, tradita, mosnjohja e pengon përhapjen e kësaj subspecie, qoftë dhe në raport me misrin për pufka, ssp. Aorista, në traditën shqiptare, kalliri i Misrit, Emri i vjetër për Kajron. Familja Poligonaceae, Poligonum aviculare, Bari i patës, me përdorim tashmë shumë praktik për pastrimin e ujërave të zeza urbane.

Familja solanaceae: Capsicum annum, speci; Solanim melongena, patëllxhani; Solanum lycopersicum, domatja; Solanum nigrum, domatja e egër, deri në fazën e frutifikimit përdoret në kulinari duke ju bashkuar grupit të gjethoreve, Solanum tuberosum, patatja; Familja Urticaceae: Hithra, Urtica dioica, me vlera ushqimore dhe mjekësore për hollimin e gjakut dhe kundër reumatizmës në saj të përmbajtjes së lartë të acidit salicilik.

Familja bishtajore, Fabaceae (leguminoseae): Bizelja, Pisum sativum, Batha – Vicia faba Fasulja , fasoleus vulgaris, për kokërr dhe bishtaja, me varietete dhe forma të shumta; Grosha qorre, Vicia sinensis; Koçkulla, vicia sativa, Trigonella corniculata, trëndelinë, dallohet për aromën shumë karakteristike dhe shumë ngacmuese të saj, përdoret edhe për çaj. Ka vlera aromatike të njëjta dhe me Melilotus offinalis, grunamadhi, Urovi - Bimë shumë rustike për të gjitha zonat dhe me vlera ushqimore në saj të vlerës kalorifike sidomos për kafshët e punës, u jep gjunjë, përdoret jo vetëm në mënyrë figurative, është me cikël vegjetativ shumë të shkurtër. Gallium sp, bar Shëngjergji, ka ardhur që nga mitologjia që ditën e Festës së Shëngjergjit, 6 Maj, të vendosej, të bëhej dekorimi i mjediseve të shtëpisë me këtë bimë,

Page 114: Almanak i Fermerit Shqiptar

115

veçanërisht të atyre mjediseve që lidheshin me bulmetin duke nënkuptuar mbarësi për shtimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij. Gjethe delli, Plantago sp., e rekomanduar nga mjekësia popullore për gurët në tëmth dhe në veshka. Hypericum perforatum, lule basani, e rekomanduar në mjekësinë popullore për sëmundjet e stomakut. Ka vlera si bimë mjekësore, si e tillë rekomandohet në një përzierje me bimë të tjera gjethore që shërbehen të ziera, ka dhe efekte insekticide. Familja Brasicaceae, 10 cruciferae, kryqore (mbasi lulja është e ndërtuar në aspektin apo planin anatomik nga 4 petale të vendosura në një kënd të drejtë midis tyre), Lakra e zezë, Brassica nigra,Lakra kokë, Brassica olearacea, e përfaqësuar me shumë varietete dhe forma duke përfshirë dhe lakrën kineze, lulelakra, var. botrytis, lakra e Brukselit var. Germmifera, Kolerabi, var. Gonguloides, Rrilka, Rraphanus sativus, var. Radicicola, Rrepa, Rraphanus sativus, sinapi, Sinapis arvense, (nga e cila prodhohet salca Mustardë, me një gjeografi mbarë botërore ; Rrepa e egër, Raphanus raphanistrum, Sinapi i arave, sinapis arvensis, ka përdorim e një pije karakteristike nga lëngu i rrushit, rehani në Skrapar, hardallaj në Mat, në saj të frenimit, inhibimit, që farat e sinapit i bëjnë procesit të fermentimit alkoolik ose acetik. Lathyrus sp, konsiderohen si bar i keq por ka dhe specie të kultivuara, si e tillë duhet vlerësuar dhe në kopshtijet. Është bishtajore, që do të thotë azoto-fiksuese. Limoni, citrus limoni, në kontekstin e këtij materiali do ti bashkëngjitet grupit të bimëve që lidhen me kopshtijet, bimëve barishtore, një, dy ose shumë vjeçare, ndonëse konsiderohet si bimë ekstra taksonomike duke qenë dhe drunore në raport me bimët e tjera që përgjithësisht janë ose konsiderohen si barishtore. 11 Kjo lidhet shumë me përdorimin e frutave dhe të lëngut të përftuar nga frutat e limonit, sipas recepturave kulinare dhe mjekësore.

10 . Në literaturën e sotme të taksonomisë së botanikës, janë bërë disa ndryshime:

• Familja Graminacea ku bëjnë pjesë dhe pjesa më e madhe e cerealeve emërtohet Fam. Poaceae • Familja e kryqoreve, cruciferae, emërtohet fam Brassicaceae • Familja e bishtajoreve, leguminoze, emërtohet, fam. Fabaceae • Familja e buzoreve, në saj të ndërtimit anatomik të lules dhe të seksionit të kërcellit që është

katërkëndësh, emërtohet Fam. Lamiaceae. (Dictionary of Plant Names, Tiranë-Prishtinë 2003, Krasniqi, Ruci, Vangjeli, Susuri, Mullaj, Pajazitaj 11 Përgjithësisht përjashtimet nuk mungojnë, speci mund te trajtohet sidomos ne riviere edhe si shume vjeçare, ndërkohë që prodhimi i farës së lakrave të gjitha llojeve mund të realizohet duke i trajtuar ato si shumëvjeçare.

Page 115: Almanak i Fermerit Shqiptar

116

Manushaqja, primula, aguliçja mjekësore, është e para që lulëzon në pranverë, prandaj dhe Naimi (Frashëri) i ka kushtuar një nga poezitë e tij më të bukura. Marea, (kjo në zonat kodrinore të ultësirës bregdetare), arbutus unedo Mijëfletshi, Achillea millefolium L. Në këtë familje janë dhe shumë bimë aktualisht të pa identifikuara me vlera ushqimore dhe dietike Pelini, Artemisia sp. L. simboli i hidhësisë, i hidhur si pelini, zhargon i përdorur kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Përfaqësohet nga shumë specie të gjinisë Amaranthus, deri tani të konsideruara si barëra të këqija, ndërkohë që disa specie kanë prezantuar shumë vlera ushqyese, duke e renditur këtë bimë, në vendin e pestë të cerealeve, drithërave, pas grurit, misrit, thekrës dhe elbit. Piretrum cinarifolium, nga kjo bimë ekstraktohet një insekticid organik, piretrina, dhe ashtu siç është lëngu që ekstraktohet nga mbajtja në ujë e gjetheve të duhanit, janë sot shumë të kërkuar për luftimin e insekteve pa efekte anësore duke u klasifikuar në grupin e preparateve që marrin përsipër luftën biologjike. Rheum undulatum, Rumex acetosella, lëpjeta Familja Rosaceae, Rubus sp. ferra, Rubus ulmifolius, manaferra, Rubus idaeus, mjedra, mana toke në disa zona, Fragaria vesca, luleshtrydhe, me përdorime të shumanshme, bëhen pjesëtare të ansamblit të kopshtit të shtëpisë pa okupuar dhe shumë tokë. Salepi - Orchis L., bëjnë pjesë në familjen orchidaceae, ka përdorim dhe në kulinari, por gjithsesi kërkohet për çajin karakteristik që përftohet nga zierja e zhardhokëve në mjekësinë popullore kundër kollës. Bimë spontane në livadhet dhe kullotat polifite në lartësi të vendosura në shkëmbinjtë sedimentarë mbi formacione gëlqerore. Sangusorba officinalis, lule bostani mjekësor Shega e egër, spontane, punica granatum, përdoret shumë në traditën e zonave ku ajo rritet, duke marrë lëngun pas shtrydhjes së saj për një gjellë të parë shumë karakteristike, çorba. Lëngu i përftuar nga shtrydhja ka përmbajtje të lartë të acidit citrik, por veçantia e saj qëndron që ky acid i grupeve të acideve citrike është një izomeri optik i atyre që përftohen nga agrumet Thana, Cornus mas. Me përdorime të shumta si frutë dhe shurup shumë karakteristik, gjithashtu ka vlera të veçanta dekorative, jo vetëm për format e thanave tashmë të njohura që nuk kanë ekzigjenca ndaj agrofondit, trajtimit etj. Duke u konsideruar si numri , 1 Bio. Duhet të introduktohet dhe Thana Koreane që dallohet për madhësinë e frutit dhe vlerat dekorative, lulëzim dhe frutifikim gati gjithëvjetor. Urtica dioica, hithra. Urtica urens, hithra djegëse, me një areal shumë më të kufizuar gjeografik. Vaccinium myrtillus, boronica, është asociacion kryesisht i pyjeve halore duke mbuluar katin më të ulët.

Page 116: Almanak i Fermerit Shqiptar

117

Kalendari hënor, zgjatja e ndriçimit diellor dhe temperaturat e

tokës Përse i duhet kjo perimerritësit Interpretimi i kalendarit hënor është disi i diskutueshëm, kontroversial. Përgjithësisht të gjithë bien dakord që nuk ka natyrë religjioze. Janë disa momente kryesore kur i drejtohemi këtij kalendari: Mbjellja, kur është hëna e plotë, pa e ditur shumë këtë kalendar, fshatarët dhe sidomos amvisat që kishin përgjegjësi për “kopshtin e kuzhinës” llogarisnin ditën e Ekuinoksit pranveror, 22 Mars, dita e Zojës, përdoret në shumë zona; Mbjellja e qepujkave kur ishte hëna zjarre do të thotë që priteshin qepë karabush që nuk prodhonin bulbet, përveçse një lulërie, që farat e prodhuara nga kjo mund të transmetonin këtë efekt edhe në breznitë e tjera. Krasitja, momenti i krasitjes, sidomos për hardhinë. Qethja e deleve, Qethja e fëmijëve për herë të parë nga kumbara, nuni. Më poshtë prezantojmë një kalendar hënor për vitin e ardhshëm, ku me simbole paraqitet hëna e plotë, hëna zjarre. Përdoret në shumë zona, gjysmë hëna. Akoma besohet në atë që kur gjysmë hëna është konkave, pritet shi dhe e kundërta kur hëna, gjysmë hëna është konvekse. Veprimi i hënës në rastet e baticave dhe zbaticave është i shpjeguar, ndikimi i saj është vërtetuar dhe në përmbytjet e vitit të fundit në Dajç të Shkodrës. QERSHOR, GERSHUR (në disa zona), June: Juno, Perëndeshë e Romës, Gruaja e Jupiterit

Page 117: Almanak i Fermerit Shqiptar

118

20 qershor, Dita e Baballarëve;

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 22.0 24.9 24.3 - - - 17.2 14.0 8.7 2 Shkodër 21.9 23.7 23.9 24.1 26.4 26.8 22.7 10.7 14.9 3 Lezhe 21.4 23.2 23.3 - - - 19.8 13.7 16.1 4 Durrës 21.6 23.2 23.2 24.7 26.9 27.1 16.6 6.1 6.4 5 Tirane 21.5 23.2 23.2 24.3 26.6 26.5 28.4 10.3 14.7 6 Elbasan 21.3 23.0 23.0 23.8 26.1 26.5 22.2 12.2 13.8 7 Cërrik 21.6 23.3 23.5 - - - 19.8 7.5 7.3 8 Berat 20.6 22.4 25.8 24.6 26.5 26.9 17.5 12.6 12.4 9 Lushnje 22.1 23.8 23.5 25.6 27.7 27.6 16.1 8.4 12.1 10 Fier 21.1 22.7 22.5 25.2 27.3 27.5 11.4 4.0 6.2 11 Vlore 22.0 23.5 23.6 25.9 27.9 28.0 11.2 3.2 6.9 12 Gjirokastër 21.1 22.8 22.8 26.3 28.8 28.9 13.6 10.1 5.5 13 Sarande 22.9 24.5 24.9 24.1 25.9 26.3 11.7 4.2 3.4 14 Kukës 19.9 21.5 20.5 22.9 25.4 24.6 16.2 12.1 19.9 15 Peshkopi 18.8 20.5 20.2 22.2 24.4 25.2 13.5 10.1 10.7 16 Puke 17.3 19.3 19.2 - - - 32.6 25.4 21.9 17 Burrel 19.9 21.5 21.5 - - - 24.2 10.1 10.1 18 Bulqize 16.8 18.7 18.6 - - - 26.0 17.1 14.7 19 Pogradec 18.6 20.1 20.1 22.4 24.8 25.0 10.3 6.6 7.8 20 Korçe 17.6 19.1 19.1 20.6 22.6 23.0 16.9 13.4 13.6 21 Erseke 16.2 17.6 17.6 19.2 21.0 21.7 25.4 13.5 15.3

MESATARJA SHUMËVJEÇARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

BERAT 60.7 LUSHNJE 57.3 DIBER 57.5 MAT 77.5

DURRES 60.2 MIRDITË 133.1 ELBASAN 68.8 PËRMET 59.6

FIER 61.4 POGRADEC 44.4 GRAMSH 72.4 PUKE 150.5

GJIROKASTËR 93.8 SARANDE 97.4 KOLONJE 57.6 SKRAPAR 56.1

KORCE 47.5 SHKODER 184 KRUJE 103.6 TËPELENE 76.9 KUKES 73.8 TIRANE 77.7 LEZHE 94.4 TROPOJE 108.4

Page 118: Almanak i Fermerit Shqiptar

119

LIBRAZHD 78.2 VLORE 57.9

Lagështia në brendësi të tokës në përqindje të Kapacitetit Ujëmbajtës Fushor:

31 Maj-78 %, 20 qershor-60 %, 10 Korrik-30 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1/6 03.01 05.05 20.14 2 03.00 05.05 20.14 3 02.59 05.04 20.15 4 02.59 05.04 20.16 5 02.58 05.04 20.16 6 02.57 05.03 20.17 7 02.56 05.03 20.18 8 02.56 05.03 20.18 9 02.55 05.02 20.19 10 02.55 05.02 20.20 11 02.54 05.02 20.20 12 02.54 05.02 20.21 13 02.53 05.02 20.21 14 02.53 05.02 20.22 15 02.53 05.02 20.22 16 02.53 05.02 20.22 17 02.53 05.02 20.23 18 02.53 05.02 20.23 19 02.53 05.02 20.23 20 02.53 05.02 20.24 21 02.53 05.02 20.24 22 02.53 05.03 20.24 23 02.53 05.03 20.24 24 02.54 05.03 20.25 25 02.54 05.03 20.25 26 02.55 05.04 20.25 27 02.55 05.04 20.25 28 02.56 05.05 20.25 29 02.56 05.05 20.25 30 02.57 05.05 20.25 KALENDARI HËNOR

Page 119: Almanak i Fermerit Shqiptar

120

ANEKTODA

Mbas sinjalizimit se një lepur ishte diktuar në fshatin Nage të Kukësit, aty ku është sot aeroporti, mobilizohen të gjithë gjuetarët, kuptohet me zagarët, qentë e gjuetisë.

Përpjekja e parë dështoi mbasi zagarët siç thuhet në zhargonin popullor, ‘nuk i ranë për ere”. Në këtë situatë dëshpërimi mendimi më i spikatur ishte i njërit nga gjuetarët, që ata të mos ktheheshin të turpëruar, sidomos në sytë e grave, ishte që të digjej parcela e grurit ku mendohej se strehohej lepuri. Mendimi u mbështet me unanimitet dhe pas ekzekutimit të tij, skeleti i lepurit të djegur u dërgua në muzeun e qytetit.

Pyetjes së inspektorit të Drejtorisë së arsimit, se përse u shpërbë Komuna primitive dhe u zëvendësua nga rendi skllavopronar, një nxënës i një shkolle të mesme të Elbasanit, ju përgjigj:

-Kjo ndodhi mbasi komisionet e ndarjes së tokave në atë kohë, kanë marrë më shumë tokë për vete dhe në tokat më të mira. Ishte seç na ishte: krimbi i mëndafshit Mëndafshi është një fibër proteinike, ku disa nga këto forma mund të përdoren për endje tekstilesh. Mëndafshi më i njohur arrihet nga fshikëzat e species Bombyx mori, i njohur tek ne si krimbi i manit të egër, Morus sp. Ky aktivitet i prodhimit të mëndafshit quhet sericulturë. Ky lloj mëndafshi ka një strukturë prizmatike trekëndëshe që krijon mundësinë për rrobat prej mëndafshi të reflektojnë dritën në kënde të ndryshme duke gjeneruar ngjyra të ndryshme. Mëndafshi prodhohet dhe nga insekte të tjera, duke përfshirë dhe merimangën, dhe araknide të tjera, si dhe disa atropode të tjerë, por vetëm mëndafshi i prodhuar nga

Qershor

H M M E P Sh D

22 1 2 3

23 5 6 7 8 9 10

24 12 13 14 15 16 17

25 18 20 21 22 23 24

26 25 26 28 29 30

Page 120: Almanak i Fermerit Shqiptar

121

larvat e krimbave katërpilarë që kompletojnë ciklin e metamorfozës. përdoren në manifakturën e tekstileve. Prodhimi i fibrave të mëndafshit është karakteristik dhe për Hymenopterët, bletët, grerëzat dhe milingonat. Shumë forma të prodhimit të përveçse atij të manit të egër kanë qenë të njohur që në lashtësi në Kinë, Azia e Jugut si dhe në Evropë. Pak histori dhe gjeografia e përhapjes: Në Kinë: Manifakturat e para kanë qenë zhvilluar shumë herët dhe në disa raste datojnë që në vitin 3500 para Krishtit. Mëndafshi destinohej për perandorët si dhe për dhuratat që ato bënin. Kjo traditë kapërceu shumë shpejtë kufijtë dhe tregtia e tij midis Azisë dhe Evropës njohu përmasa të reja. Ky trafik u quajt dhe rruga e mëndafshit, Silk Road. Pavarësisht se perandorët e Kinës bën ç’ishte e mundur ta mbanin sekret këtë traditë dhe ta kthejnë në monopol të tyre, kjo nuk ndodhi. Edhe sot kërkohet që tregtia botërore nga Azia në drejtim të vendeve të perëndimit pak a shumë të imitoj këtë rrugë, Silk Road Në Tailandë: Mëndafshi është prodhuar nga lloje të krimbit të mëndafshit të familjes Bombycidae dhe Saturnidae veçanërisht pas korrjes së orizit. Tradicionalisht gratë endin mëndafsh në tezgjah dhe u kalojnë vajzave mbasi sipas një rituali endja e mëndafshit është sinjal i pjekurisë dhe predispoziconit për martesë. Materiali zhytet në ujë të ftohtë dhe blanzherizimi bëhet përpara tharjes. Për këtë përdoren tuba të gjerë me peroksid hidrogjeni. Në Indi: Mëndafshi është njohur në Indi me emrin “Paat” dhe Resham në fiset Urdu që origjinojnë nga Persia. Mendohet që serikultura është zhvilluar njëherësh me traditën kineze. Sot India është prodhuesi më i madh në shkallë botërore pas Kinës ndërkohë është dhe konsumatori (përdoruesi) më i madh në botë i mëndafshit. Historikisht ka ekzistuar një ndarje sipas të cilës të pasurit do të vishnin rroba mëndafshi dhe të varfrit rroba pambuku. Në Mesdhe: Sipas Mitologjisë kur Odiseja pretendonte të ishte dikush tjetër, Penelopa e pyeti se çfarë rrobash ai vesh. Dhe ai u përgjigj se kishte këmishë që ngjan me lëvoren, cipën e qepëve të thara. Perandoria Romake është e njohur për tregtinë e mëndafshit. Perandori Tiberius nxori një ligj sipas të cilit ndalonte burrat të visheshin me mëndafsh, por ky ligj nuk i rezistoi kohës. Pavarësisht nga përhapja e mëndafshit, sekretet e prodhimit të mëndafshit arritën në Evropë rreth vit 550 pas Krishtit. Legjendat tregojnë se murgjit që i shërbenin Justinianit sillnin vezë të krimbit të mëndafshit nga Kina për në Kostandinopojë ku ishte përqendruar dhe manifaktura e mëndafshit i destinuar për të prodhuar veshjet perandorake si dhe për dhurata për mbretërit e perandorët në gjithë botën. Diferenca shitej me një çmim shumë të lartë.

Page 121: Almanak i Fermerit Shqiptar

122

Në Lindjen e Mesme. Në besimin islamik kërkohet të ndalohet veshja e burrave me rroba mëndafshi përndryshe ata do të konsideroheshin si femra. Gjithsesi mëndafshi në botën islamike kishte një popullaritet për arsye të lejimit për gratë. Gjatë pushtimit nga arabët të gadishullit Iberian ato përcollën atje dhe traditën e prodhimit të mëndafshit. Evropa mesjetare dhe moderne: Tregtarët e Venedikut tregtonin gjerësisht mëndafsh dhe inkurajonin prodhuesit e mëndafshit të vendoseshin në Itali. Që nga kjo periudhë mëndafshi i provincës Komo ka qenë bërë mëndafshi më me vlerë në botë. Dhe begatia dhe pasuria e Firences ka qenë mbështetur në prodhimin e mëndafshit. Mbreti Francis i ka ftuar prodhuesit Armenian që të krijonin një industri të mëndafshit sidomos në Lion. Më vonë kjo industri u shkatërrua nga dyndjet e barbarëve Hugenot. Jamesi bëri përpjekje të themelonte prodhimin e mëndafshit në Angli duke blerë dhe mbjellë 100,000 rrënjë mani të egër por pothuajse dështoi se rezultuan të papërshtatshme për kultivimin dhe ushqimin e krimbit të mëndafshit. Por Anglia rivendosi këtë industri në Qipro, 1928 Në Itali kemi Stazione Biologica në Padova që kishte si objektiv Serikulturën. Në Evropën Mesjetare mëndafshi ishte shumë i shtrenjtë dhe i destinuar vetëm për të pasurit. Amerika e Veriut: James i Parë i Anglisë ka introduktuar kultivimin e mëndafshit rreth vitit 1619 në kolonitë angleze me qëllim që të dekurajonte prodhimin e duhanit. Gjurmët e para të kësaj industrie janë në New England. Më vonë New Jersey bëhet kryeqendra amerikane e prodhimit të mëndafshit ndonëse importi nga Japonia mbetej akoma me peshë. Lufta e Dytë botërore e ndërpreu tregtinë me Japoninë dhe amerikanët bënë përpjekje për ta zëvendësuar me materiale sintetike siç ishte nylon (najlon) që prodhohet nga fibra celulozike dhe shpesh është vështirë të dallohet nga mëndafshi natyral. Mëndafshi ka fijet më të forta por në lagështi kjo fortësi ulet si dhe kur ekspozohet në rrezet e diellit. Mëndafshi është përçues i dobët i elektricitetit, është rezistent ndaj shumë acideve minerale me përjashtim të acidit sulfurik i cili e tretë atë. Aftësia absorbuese e tij e bën atë të jetë i përshtatshëm dhe i rehatshëm si veshje në kohë të nxehtë,. Gjithashtu është dhe izolator i të ftohtit në stinë të ftohtë. Mëndafshi ka dhe përdorime të shumta në art, veshje muresh, parashuta, goma biçikletash si dhe në artileri për qeskat e barutit. Gjithashtu veshjet antiplumb janë me bazë mëndafshi. Përdoret dhe në kirurgji sidomos në rastet e fëmijëve. Është material me shumë interes kur përdoret për piktura dhe shkrime të tjera. Duke qenë se prodhimi i mëndafshit nënkupton dhe mbytjen e larvave është shumë i kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Edhe Mohandas Gandi ka qenë shumë kritik bazuar në filozofinë: “Mos dëmto asnjë organizëm të gjallë”. Kjo ka shpejtuar dhe promovuar shumë zhvillimin e industrisë së tekstileve të pambukut. Sidomos në Indi

Page 122: Almanak i Fermerit Shqiptar

123

Prodhimi Siç e përmendëm në fillim kultivimi i mëndafshit quhet serikulturë. Mbi 30 vende prodhojnë mëndafsh, më kryesoret janë Kina (54 %) dhe India (14 %). Për të prodhuar 1 kg mëndafsh 3000 krimba mëndafshi duhet të konsumojnë jo më pak se 104 kg gjethe mani. Llogaritet që për një kimono (veshje tradicionale japoneze) duhen rreth 5000 krimba mëndafshi., Kush janë 10 vende me prodhuese të fshikëzave të mëndafshit (cocoons) SHTËTI PRODHIMI NË

000/fshikeza PRODHIMI NË 000/KG

Kina 978,013 290,003 India 259,679 77,000 Uzbekistan 57,332 17,000 Brazil 37,097 11,000 Iran 20,235 6,000 Tailande 16,862 5,000 Vietnam 10,117 3,000 Koreja e Veriut 5,059 1,500 Rumania 3,372 1,000 Japonia 2,023 600 Materiali synon në tërheqjen e vëmendjes së fermerëve dhe specialistëve për t’ju rikthyer këtij aktiviteti i cili ka traditë shumë të vjetër në Shqipëri dhe në Kosovë, (rrugët e Prizrenit kanë si bimë dekorative kryesore manin e egër. Gjeografia e serikulturës është e gjerë kjo edhe për kushtet shumë të mira klimaterike- tokësore për kultivimin e manit të egër. Aktualisht kanë mbetur vetëm pika të kultivimit të krimbit të mëndafshit:Qafë Kërrabë dhe Zadrimë. “Ka familje në Shkodër, Berat e Tiranë me mbiemrin Kazasi-Mëndafshtari, endja e këtyre pëlhurave vazhdon dhe sot” Sipas Prof. Resmi Osmanit. KORRIK July; Julius Caesar, diktatori romak, fillimisht konsiderohej muaji i Pestë sipas Romulus -Piqet buka në diell.

Page 123: Almanak i Fermerit Shqiptar

124

-Nëse Perëndia ka bërë ndonjë vepër të mençur, është krijimi i ujit: Ujin e detit dhe të oqeanit e bëri me kripë, pse? Proverb francez 4 Korrik, Dita e Pavarësisë (në SHBA)

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 25.5 25.7 26.6 - - - 13.5 9.6 7.2 2 Shkodër 24.9 25.2 25.8 27.6 28.0 28.2 15.3 13.0 11.4 3 Lezhe 24.2 24.3 247 - -- - 14.6 8.5 10.2 4 Durrës 24.2 24.1 24.6 28.0 28.4 28.3 10.3 5.7 6.2 5 Tirane 23.4 24.2 23.7 27.4 27.7 27.8 16.5 12.2 12.9 6 Elbasan 23.9 24.0 23.4 27.3 27.7 28.0 16.0 11.8 8.0 7 Cërrik 24.2 24.6 24.7 - - - 15.0 11.6 7.7 8 Berat 23.9 24.1 24.5 27.7 28.2 28.4 14.1 8.2 10.4 9 Lushnje 24.7 24.6 25.2 28.3 28.7 29.0 11.2 9.1 6.4 10 Fier 23.4 23.4 23.6 28.2 28.3 28.4 10.6 10.8 5.9 11 Vlore 24.5 24.4 24.0 28.8 28.9 29.0 5.2 3.3 4.8 12 Gjirokastër 23.8 24.0 24.4 29.7 30.3 30.1 9.3 6.1 6.4 13 Sarande 25.6 25.9 26.4 27.2 27.7 28.0 6.6 1.7 1.8 14 Kukës 22.6 22.4 23.0 26.1 26.5 26.5 18.0 14.2 10.2 15 Peshkopi 21.6 21.5 21.3 25.7 26.0 26.1 12.9 10.1 8.0 16 Puke 20.4 20.4 21.0 - - - 22.9 17.6 20.2 17 Burrel 23.1 22.8 23.5 - - - 22.2 13.6 12.9 18 Bulqize 19.6 19.7 20.0 - - - 13.8 15.1 17.2 19 Pogradec 21.3 21.4 21.6 25.9 26.2 26.6 9.6 7.1 6.4 20 Korçe 20.5 20.6 21.0 23.9 24.6 24.9 12.5 9.0 7.9 21 Erseke 18.6 19.1 19.3 22.6 23.0 22.8 13.4 9.2 10.4

MESATARJA SHUMËVJEÇARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

BERAT 60.7 LUSHNJE 57.3 DIBER 57.5 MAT 77.5

DURRES 60.2 MIRDITË 133.1 ELBASAN 68.8 PËRMET 59.6

FIER 61.4 POGRADEC 44.4 GRAMSH 72.4 PUKE 150.5

GJIROKASTËR 93.8 SARANDE 97.4 KOLONJE 57.6 SKRAPAR 56.1

KORCE 47.5 SHKODER 184

Page 124: Almanak i Fermerit Shqiptar

125

KRUJE 103.6 TËPELENE 76.9 KUKES 73.8 TIRANE 77.7 LEZHE 94.4 TROPOJE 108.4

LIBRAZHD 78.2 VLORE 57.9 Lagështia në brendësi të tokës në përqindje ndaj Kapacitetit Fushor

Ujëmbajtës:

20 qershor-50 %, 10 Korrik-40 %, 31 korrik-30 %, Gusht 31-10 %

Zbardhja e dritës Dielli lind Perëndon 1/7 02.58 05.06 20.25 2 02.58 05.06 20.25 3 02.59 05.07 20.25 4 03.00 05.07 20.24 5 03.01 05.08 20.24 6 03.02 05.09 20.24 7 03.03 05.09 20.24 8 03.04 05.10 20.23 9 03.05 05.11 20.23 10 03.06 05.11 20.23 11 03.07 05.12 20.22 12 03.09 05.13 20.22 13 03.10 05.13 20.21 14 03.11 05.14 20.21 15 03.12 05.15 20.20 16 03.14 05.16 20.19 17 03.15 05.17 20.19 18 03.16 05.17 20.18 19 03.18 05.18 20.18 20 03.19 05.19 20.17 21 03.21 05.20 20.16 22 03.22 05.21 20.15 23 03.24 05.22 20.14 24 03.25 05.23 20.14 25 03.27 05.24 20.13 26 03.28 05.24 20.12 27 03.30 05.25 20.11 28 03.31 05.26 20.10 29 03.33 05.27 20.29 30 03.34 05.28 20.08 31 03.36 05.29 20.07

Page 125: Almanak i Fermerit Shqiptar

126

KALENDARI HËNOR

Bima dhe kualiteti i ujit për ujitje

Është shumë e çuditshme që kërkesat për kualitetin e ujit të destinuar për ujë të pijshëm apo për ujitje, nuk kanë ndonjë dallim të madh lidhur me standardet e tij. Sa që shpesh herë pyetet fjala vjen për fasulen , se me çfarë ujë është ujitur. Po ashtu paraqesin veçanti dhe perimet sidomos ato gjethore (kryesisht liliaceve, qepa, preshi, hudhra, se me çfarë janë ujitur, dhe në disa zona është zhvilluar dhe më shumë kjo traditë, ku njerëzit pyesin se nëse është zier fasulja me ujin që është ujitur apo jo). Të gjithë besoj se biem dakord që bima në serrë ose në fushë ka më shumë kërkesa për kualitetin e ujit në krahasim me botën shtazore në përgjithësi dhe me njeriun në

Korrik

H M M E P Sh D

26 1

27 2 4 5 6 7 8

28 9 10 12 13 14 15

29 16 17 18 20 21 22

30 23 24 25 27 28 29

31 30 31

Page 126: Almanak i Fermerit Shqiptar

127

veçanti, mbasi këto të fundit kanë organet e tretjes, dixhestive, dhe të jashtëqitjes, apo të urinimit, nëpërmjet të cilëve ato selektojnë dhe eliminojnë edhe intoksikimet që vijnë nga uji ose nga përmbajtja e ujit në ushqim, uji i lidhur kimikisht apo i lirë. Kjo nuk ndodh me bimën, ajo nuk ka mundësi të kundërveprojë në rastin e përdorimit të ujit jashtë kërkesave të saj, por gjithsesi ajo e prezanton këtë situatë të papranueshme nga ana e saj. Më poshtë po japim një tabelë të klasifikimit të kualitetit të ujit në klasa, të cilat lexuesi mund ti krahasoj me treguesit që arrijnë këto burime, për të cilat janë marrë dhe kampionet për çdo burim dhe kanë rezultuar shumë të përafërta me standardet aktuale për ujin e pijshëm. Në rast të një përdorimi industrial është i domosdoshëm një marketing “ekstra standard”, ku analizat kapërcejnë parametrat e përcaktuara mbasi ftojnë dhe ato që vuajnë nga tiroidet, apo sëmundjet të sistemit dixhestal, që të mos vonojnë për ti përdorur, por zgjidhja më e mirë do të ishte qëndrimi i përkohshëm pranë këtyre burimeve. Mund të sjellim shembullin e Kroit të Bardhë në Rrugën Mërkurth-Kunora e Selitës, ku qytetaret kalojnë disa ditë pranë burimit, duke menduar (dhe përgjithësisht unë ju jap të drejtë) se vlerat e ujit jashtë burimit do të denatyrohen).

Page 127: Almanak i Fermerit Shqiptar

128

Më poshtë janë standardet ideale të ujit të pijshëm:

Kategoria Ose Klasa

Konduktiviteti elektrik mS/cm 12

Natriumi Ppm13

Klorided, ppm

Sulfatet, ppm

1 0.5 30 50 100 2 0.5-1.0 30-60 50-100 100-200 3 1.0-1.5 60-90 100-150 200-300

Më poshtë është një listë e elementëve më kryesorë me maksimumin e pranueshëm të tyre:

Elementët Maksimumi i pranueshëm (ppm)

Nitrogjeni, NO3-N 5 Fosfori, H2PO4-, P 5 Potasi, K+ 5 Kalciumi, Ca + 120 Magnezi, Mg ++ 25 Kloruret, Cl- 100 Sulfatet, SO4-- 200 Bikarbonatet, HCO3- 30-60 Hekuri, Fe++ (ose hekuri trivalent Fe+++) 60 Bori, B 5 Zinku, Zn++ 0.5 Mnanganezi,Mn ++ 0.5 Bakri, Cu++ 1.0 Alumini, Al+++ 0.2 Molibdeni, Mo 5 Fluori, F 0.02 Ph 5-7 Ka dhe një kategorizim lidhur me fortësinë e ujit, në gjuhën popullore thuhet se nuk bën

12 Mili Siemens/cm, njësi matëse e konduktivitetit apo përcjellshmërisë elektrike 13 Pjesë për milion

Page 128: Almanak i Fermerit Shqiptar

129

shkumë sapuni, matet me Gradë baume, por është e nevojshme në këndvështrimin që kemi për ta shtjelluar më tej.

GUSHT Augustus, Perandori i parë Romak, përsëri emërtohej i “gjashti muaj” sipas Romulus-it Gusht e gunë, (Shqipëria e Mesme) Ditën e Shemërisë priti vijën shtëpisë. Shemëria, festë tradicionale në shumë zona të vendit, afërsisht në fund të Gushtit, që koincidon me tërheqjen e bulmetit nga stani. Shkodra dhe Malësia e Madhe nuk dëshirojnë të bëjnë dasma në këtë muaj.

NR Stacioni Temp. mes. E ajrit Temp. mes. e tokës Reshjet, mm 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 21-30 1-10 11-20 20-30

1 Koplik 26.0 24.1 23.3 - - - 17.5 27.8 20.4 2 Shkodër 25.3 23.9 22.7 27.6 26.1 24.5 25.4 30.4 32.5 3 Lezhe 24.5 23.3 22.4 - - - 15.8 27.8 20.7 4 Durrës 24.3 22.4 22.6 27.8 26.5 24.8 9.3 13.8 13.1 5 Tirane 24.3 23.0 22.3 27.1 25.7 23.8 11.7 21.4 19.0 6 Elbasan 24.0 21.9 21.9 27.6 25.9 24.2 13.2 21.5 17.7 7 Cërrik 24.6 23.4 22.4 - - - 12.0 18.3 18.4 8 Berat 24.3 23.2 21.8 27.9 25.4 25.0 9.6 17.6 25.4 9 Lushnje 24.9 23.8 23.1 28.5 27.2 25.5 14.1 14.9 13.8 10 Fier 23.5 22.6 21.6 27.9 26.3 25.1 12.4 15.4 16.7 11 Vlore 24.7 23.8 22.9 28.5 27.2 25.4 8.5 8.6 14.8 12 Gjirokastër 24.1 22.8 21.8 29.8 28.8 26.2 9.6 12.6 27.4 13 Sarande 26.4 25.4 24.4 27.4 26.0 24.3 7.9 12.0 33.4 14 Kukës 22.7 21.1 19.8 26.2 24.3 22.6 13.9 18.4 17.7 15 Peshkopi 22.0 20.3 19.1 25.8 24.0 22.2 10.2 16.8 14.8 16 Puke 20.4 18.9 18.2 - - - 23.3 43.6 25.1 17 Burrel 22.8 21.4 20.3 - - - 13.8 20.0 22.1 18 Bulqize 19.9 18.5 17.5 - - - 19.9 30.2 21.9 19 Pogradec 21.5 20.2 19.0 26.3 24.6 22.4 11.6 12.2 17.0 20 Korçe 20.9 19.1 18.3 24.9 22.9 21.0 9.6 9.4 20.2 21 Erseke 19.2 18.0 16.8 22.8 21.4 19.6 9.5 12.7 21.2

Page 129: Almanak i Fermerit Shqiptar

130

MESATARJA SHUMËVJEÇARE E RRESHJEVE, 1945-1975

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

STACIONI Shuma e

reshjeve ne mm

BERAT 60.7 LUSHNJE 57.3 DIBER 57.5 MAT 77.5

DURRES 60.2 MIRDITË 133.1 ELBASAN 68.8 PËRMET 59.6

FIER 61.4 POGRADEC 44.4 GRAMSH 72.4 PUKE 150.5

GJIROKASTËR 93.8 SARANDE 97.4 KOLONJE 57.6 SKRAPAR 56.1

KORCE 47.5 SHKODER 184 KRUJE 103.6 TËPELENE 76.9 KUKES 73.8 TIRANE 77.7 LEZHE 94.4 TROPOJE 108.4

LIBRAZHD 78.2 VLORE 57.9

Lagështia në brendësi të tokës në përqindje të Kapacitetit Ujë mbajtës Fushor:

31 Korrik-20 %, 31 Gusht 10 %

Zbardhja e Dritës Dielli lind Perëndon 1/8 03.37 05.30 20.06 2 03.39 05.31 20.05 3 03.40 05.32 20.04 4 03.42 05.33 20.02 5 03.43 05.34 20.01 6 03.45 05.35 20.00 7 03.47 05.36 19.59 8 03.48 05.37 19.58 9 03.50 05.38 19.56 10 03.51 05.39 19.55 11 03.53 05.40 19.54 12 03.54 05.41 19.52 13 03.56 05.42 19.51 14 03.57 05.43 19.50 15 03.59 05.44 19.48 16 04.00 05.45 19.47 17 04.02 05.46 19.46 18 04.03 05.47 19.44

Page 130: Almanak i Fermerit Shqiptar

131

19 04.05 05.48 19.43 20 04.06 05.49 19.41 21 04.08 05.50 19.40 22 04.09 05.51 19.38 23 04.11 05.52 19.37 24 04.12 05.53 19.35 25 04.13 05.54 19.34 26 04.15 05.55 19.32 27 04.16 05.56 19.30 28 04.18 05.57 19.29 29 04.19 05.58 19.27 30 04.20 05.59 19.26 31 04.22 06.00 19.24 KALENDARI HËNOR

ANEKTODA Në një fshat të Kolonjës, Ersekës. Në kohën e lëmit, shirjes së grurit, gallofi, ose korbi, merr në gojë një kalli gruri. U alarmua i gjithë fshati që të armatosur me hunj dhe me purtekat me të cilët shinin grurin në lëmë, e ndoqën gallofin deri në Qafën e Qarrit. Historia përfundon këtu mbasi nuk ka të dhëna nga kronikanët e kohës se si përfundoi ky aksion. Në një fshat të bregdetit:

Gusht

H M M E P Sh D

31 1 3 4 5

32 6 7 8 10 11 12

33 13 14 15 16 18 19

34 20 21 22 23 25 26

35 27 28 29 30

Page 131: Almanak i Fermerit Shqiptar

132

Në një funeral, Urata ishte në vendin e parë, kuptohet pas kishin arkivolin. Pa mbërritur tek varrezat, kortezhin e ndërpret një lepur. Urata që i kishte llogaritur dhe këto rrethana, bën gati çiften dhe i thotë shoferit të ndalojë. Shoferi, kuptohet nën zë i thotë: Uratë po na turpëron se i prijmë një funerali. Urata i përgjigjet: Budalla, arkivoli që ne kemi pas nuk ka se si të iki, ndërsa lepurin që na preu rrugën, nuk do ta gjejmë në kthim. Recipe, receptura gatimi, sipas zonave dhe festash, ceremonive Tepelenë dhe trevat për rreth: Buka e zakonshme që zihej me ujë të ngrohtë, bukëvalja, brumi i së cilës zihej me ujë të valuar, buka e saçit dhe buka e vatrës, kjo e fundit gatuhej me shumë nga barinjtë në stane, por dhe në familje. Bukë misri “Gjizake”, emërtohej kështu nga që brumi përzihej me gjizë, pak gjalpë, brumë dhe erëza. Buka, “Trazorja”, brumit i shtohej djathë i grimcuar dhe shumë gjalpë, si erëz ishte vjozma (nenexhiku). E shoqëruar me kosë ose dhallë të vinte në shpirt. Një nga gatimet më të rralla ishte “Arapashi” - ky gatuhej me zorrët e holla të qengjit, ose kecit të grira imët. Më vonë shtoheshin dhe përbërës të tjerë. Bardh- Mat dhe trevat për rreth, Arapash në jug- Iftari për myslimanët Menyja e krishtlindjeve Menyja e bajramit të madh dhe të vogël Menyja e novruzëve, ashures etj. Mitologjia për bereqetin, kush është bereqeti dhe kush nuk është, Fshatarët bëjnë një klasifikim, testim, sipas të cilit ai që nuk është bereqetli nuk duhej të shkelte i pari në arë për të lëruar, apo prashitur etj . Urimi me bereqet? Në hambar të zotit, u bëftë pa punue! Prognoza, parashikimi popullor i motit, dhe ndryshimi i mjedisit Mbetet e paplotësuar për këtë numër, mbasi ndryshimi shumë dinamik global, i mjedisit, parashikimi popullor i motit, deri diku bëhet i pabesueshëm për arsyet më sipër. Buka, shumë më tepër se buka Mos e shkel dhe të shitoftë zana, do të thoshte Migjeni.

Page 132: Almanak i Fermerit Shqiptar

133

Fare pak në historinë e bujqësisë botërore Versus Historisë mbarëbotërore të bujqësisë nëpër shekuj dhe

mijë vjeçarë

Në zonat më pjellore siç ishin ato të Azisë Perëndimore, Egjiptit dhe të Indisë që shumë herët ka ekzistuar nxitja për kultivimin e bimëve që më para konsideroheshin të egra. Rajone disi të veçuara të bujqësisë gjendeshin dhe në Kinën Jugore në Guinenë e Re dhe shumë rajone të Amerikës. Tetë bimët e para të ashtuquajtura themelues të Neolitikut kanë qenë: Disa forma të grurit, okra (Triticum monoccocum), tepa (Triticum diccocum), më pas elbi disa rreshtash, ose elbi distik, bizelet dhe , thjerrëzat, qiqra, (Cicer arietinum), Urovi, (Lathyrus montanus) dhe Lini (Linum ussitasimum), Flax, në angl.. Duke filluar nga vitet 7 000 p.e.s., bujqësia ka mbërritur në Egjipt dhe nënkontinenti Indian nisi me kultivimin e grurit dhe të elbit, gjë që vërtetohet nga zbulimet në Balochistan, (Sot Pakistani). Duke vazhduar pas vitit 6000, BC, ferma në nivele mesatare ndodheshin në formë rripash përgjatë brigjeve të Nilit. Akoma ujitja nuk kishte marrë formën dhe përkrahjen nga kjo bujqësi e atëhershme. Kësaj periudhe i përkasin dhe zhvillimet në Lindjen e Largët me oriz, thuajse më shumë se me grurë, si bimë bazë, (staple në angl.) të komplementuara me prodhimet nga deti. Nga vitet 5000 p.e.s. popujt Sumerian zhvilluan bazën e bujqësisë, që do të thotë kultivimin intensiv të tokës, akoma monokulture, ujitje të organizuar etj. sigurisht përgjatë shtrateve të lumenjve, Shat al-Arab, që nga gjiri Persik deri në bashkimin e Tigrit dhe të Euphratit. Pas domestikimit, zbutjes tashmë të kafshëve, barinjtë do të bashkoheshin me fermerët, bujqit që garantonin një jetë ose sedentare apo gjysmë nomadike. Misri, manioku, si dhe frutë rrënjorët fillimisht janë domestikuar në Amerikë të paktën që nga viti 5200 p.e.s. Patatja, domatja, speci, kungulli si dhe disa variete të fasules, duhani si dhe shumë bimë të tjera kishin marrë një zhvillim në Amerikë lidhur me një përhapje shumë të madhe të tarracimeve në pjesën më të madhe të Andeve. Grekët dhe Romaket bën përpjekje për zhvillimin e bujqësisë, por jo shumë të rëndësishme në krahasim me ato që bënë popujt Summerian14. Grekët, sidomos ato të Jugut duhej të përballonin një bujqësi në toka të shkreta dhe megjithatë ia arritën. Ndërsa Romakët ishin më shumë të interesuar për bimët që lidheshin me tregun. Në kohën e eksplorimit Evropian do të kemi domestikimin e Kokoas, apo të gjelit të detit (Edhe sot festohet në fund të tetorit festa e Halloween-it. Po kështu mund të shtojmë domestikimin e lulediellit, duhanit, shumë varietete të kungullit, panjës sheqerore, luleshtrydheve , bimë të familjes kenopodiaceae (të panxharit). Në Mesjetë, fermerët në Afrikën e Veriut, Lindjen e Afërme dhe në Evropë, mundësuan përfshirjen e teknologjive të tilla siç ishte sistemi i ujitjes, digave, mjeteve për lartësimin e ujit. Kjo dhe në sfondin e një rotacioni, qarkullimi, me tre fusha. 14 Paraardhësit e Babilonasve , populli semitik, hebrenj (I.XH)

Page 133: Almanak i Fermerit Shqiptar

134

Shënim: Kjo pjesë ka për qëllim vendosjen e historisë së bujqësisë, apo lashtësisë, siç prezantohet nga autori, në sfondin e historisë botërore të bujqësisë. Nuk është e vështirë të diktohet lashtësia e kësaj bujqësie shqiptare të paktën ndaj tablosë së historisë Evropiane të saj, ku prevalon kjo traditë.

Kalendari i festave tradicionale popullore 15në trevat shqiptare

EMËRTIMI I FESTËS

TREVA DATA (dhe e përafërt)

RITET, ZGJATJA, GATIMI, BIMËT QË DEKOROJNË FESTËN, BESTYTNITË

Dita e verës

Pothuajse në gjithë hapësirën mbarë shqiptare

Sipas kalendarit Gregorian, 22 mars

Diversiteti i ceremonive, riteve, kohë zgjatjes është shumë i madh. Sinjalizimi i kësaj nate nëpërmjet daulinave, dëng i bimëve të thara, vizitat etj. Në zonën e Jugut, hidheshin në prush, prushin e zjarrit, degëza ulliri të njoma dhe përmendej një emër. Nëse dega, degëza lëvizte nuk i nënshtrohej temperaturës së prushit, merrte një vlerësim, ndërsa kuptohet e kundërta.

Shëngjergji Në shumë zona të Shqipërisë dhe jashtë vendit

6 Maj Ndarja e qengjave, qengji i piketuar, destinuar, për tu therur dhe vënë në hell do të jetë më i madhi. Gjethet e arrës të vëna që pa zbardhur drita tek pragu i derës, qemeri, nënkuptojnë largimin e rrezikut dhe të gjumit të madh. Në seksionin e bulmetit vendoset bar Shëngjergji, bargjergji, sarafi, ngjitëse, Lysimachia numularia, L.. Janë të mirëpritur miq nga zonat që e festojnë këtë festë, bija etj, pavarësisht nga religjioni. Menyja: Mish qengji i pjekur në hell, byrek me kulloshtër, ose me djathë të njomë, hudhra të njoma që sipas një besëtytnie edhe për ti kursyer, nuk lejoheshin të shkuleshin para Shëngjergjit. Përgjithësisht i dedikohet ngjitjes së bagëtive në kullotat verore, bjeshkë.

Shën Eufemia, në saj të

Prell, Mat, Qafë Mali, Kallmet, Lezhë, edhe në

Afërsisht në fund të gushtit, në

Pothuajse e harruar pas Revolucionit antifetar të vitit 1967. Frekuentohej dhe ishin të mirëpritur nga të gjitha zonat që rrethonin p.sh. Teqenë e Prellit.

15 As nuk mund të pretendohet që ky kalendar të jetë i plotë sidomos në shtrirjen gjeografike të tij. Do të jetë detyrë e lexuesve të këtij Almanaku që në botimin serial, pasardhës 2013, 2014 etj. ta kompletojnë këtë por duke menduar që ky kalendar asnjëherë nuk do të jetë përfundimtar ose i kompletuar. Në një farë kuptimi është një udhërrëfyes, çelës, që të çon apo të jep mundësinë për të prezantuar kulturat përkatëse, respektive,

Page 134: Almanak i Fermerit Shqiptar

135

fenomene fonetike Shënxhemia,

Greqi Greqi në shtator që lidhet me diferencën e kalendarit Gregorian me atë Julian

Ushqim i zakonshëm i fundit të gushtit, mish i pjekur, perime dhe fruta që tashmë ishin në kulmin e sezonit të prodhimit. Edhe bulmeti i freskët i sapo ardhur nga stanet e verimit pas Shemërisë.

Shën Llezhdër,

E pa plotësuar.

Shënrefi Gjocaj, Mat E diela e parë e nëntorit

Mendohet se ka lidhje me Kishën Sant Demetrius. Nënkupton fundin e sezonit të verës, sidomos në zonat e lartat, Shëmitër-Shëngjergj paralajmëron për një stinë dimri, të ndara në periudha 6 mujore, Shëngjergj-Shëmitër dhe Shëmitër-Shëngjergj. Nuk ka ndonjë ritual të veçantë, janë të mirëpritur miqtë, bijat, nipat, mbesat pse jo dhe kalimtarët. Zonat për rreth nuk kanë nevojë për ftesë, grishje. Gështenjat e pjekuar, pulëbardhat do të zbukurojnë pjatat e drekës dhe të darkës.

Shemëria, e Lurës dhe e gjithë Shqipërisë, apo festa me miq

Lura, Kaçinari, Mirditë, Mati

Afërsisht fund i Gushtit, në Kaçinar është në fund të shtatorit

Përgjithësisht ka në bazë kremtimin e marrjes së bulmetit nga mali. Pjesëmarrësit janë të shumtë nga krahinat përreth. Menyja tashmë është më e larmishme mbasi jemi bash në fillimin e vjeshtës: Mish në saç dhe në hell, çorbë, byrek fli, djathë, kos në napë, maize, etj

Shënapremtja Kurbin, Skuraj, Bajraku i rranxës, mat etj

Fundi i Qershorit

Shënapremtja, ose Shën Veneranda, (nga lat. -E premte), Rumanisht “ Sfanta Vineri”, lat. “dies veneris”, greqisht, Paraskevi, Parashqevi , ishte festa e zonjës së bukurisë, ka qenë identifikuar me Kultin e Venusit, dhe atje ku kremtohej Ylberi është quajtur dhe Ylberi i Zonjës Prenë.

Darkat Kudo në Shqipëri

Të pa përcaktuara

Darka e Shiut, Darka e të mbjellave, darka e ngjitjes së bagëtive në mal dhe e mbërritjes, kthimit; darka e të korrave, darka e qethjes së deleve, darka e mbledhjes së bereqetit etj. etj.

Shënkolli Përgjithësisht llogaritej e enjtja e parë pas Shëngjergjit

Shelbuemi, Shpëtimtari,

Zheje-Rubik Fund i majit Kisha e Rubikut quhet Kisha e Shelbumit, Shpëtimtarit, Ritet dhe pritja përqendrohen kryesisht në darkë. Pritën miq e të ftuar nga të gjitha trevat dhe besimet.

Festa e Ashures

Në të gjitha trevat që banohen nga bektashinjtë

5-10 dhjetor Pas lutjes nga kleri i Teqesë, shërbehet ashure për të gjithë pjesëmarrësit

Kreshme Sllovë- kalaja e Dodës

Pas përfundimit të mbjellave.

Page 135: Almanak i Fermerit Shqiptar

136

Shenllezder, disa e konsiderojnë dhe si Shën Aleksandrin

Ishmark Rukaj, Mat 22 prill Kreshme Në komunitetin

katolik Zgjasin 7 javë dhe përfundojnë një natë para ditës Ringjalljes së Krishtit

Nuk lejohet konsumimi i mishit dhe i yndyrave shtazore. Nata e parë e fillimit, “të lidhnat” duhet të pritej një pulë. Prerja e pulave më vonë ndërpritej ndoshta dhe për të krijuar mundësinë e shtimit të tyre.

Nata e buzmit, ose “kthimi i diellit për verë”,

Pukë, Dukagjin, Mirditë, Rrafshi i Dukagjinit, Kosove, Malësia e Lezhës

24 Dhjetor Në zjarre do të viheshin buzmat e festës, copa nga krasitja e hardhisë, ose të drurit të arrës e tharë nga rrufeja dhe ngrica, jo me një ndryshim të madh nga veriu në Jug. Qëllimi ishte për të ndjellë dhe një prodhimtari të lartë të hardhisë dhe të arrës. Rituali përcaktonte dhe krasitjen e tri degëve të hardhive nga një fëmijë duke përshpirtur urimin : “kaq u bëftë veshuli i rrushit që nënkuptonte trupin e fëmijës që kishte kryer procesin (ritualin) e krasitjes. Kudo dekori do të ishte me degë hardhie që nënkuptonte përcjelljen e lutjes që fuqia e hyjnisë, të transmetohej përmes këtyre sharmendave të hardhisë të kalonte tek pjergullat, tendat, ereket, për t’ju dhënë atyre energji që të shtoheshin dhe të transmetonin vetëm mbarësi.

Shën Kozmai Myzeqe 24 Gusht Fillon më datën 23 gusht, llogariten mblesëri, fejesa dhe martesa, petullat dhe mish i pjekur janë tipike për këtë festë tradicionale që pushton gjithë zonën e Myzeqesë.

Shën Triada (Rushajet)

Në gjithë hapësirën e Myzeqesë duke filluar nga Libofsha dhe duke vazhduar në Myzeqenë e Vogël, apo Myzeqeja e Vlorës

40 ditë pas pashkëve ortodokse

Është llogaritur pjekja e qershive, pjeshkave, mollëve dhe dardhave të hershme, ëmbëlsirat e karakterizojnë këtë ditë.

Nuk janë përmendur krishtlindjet, Pashkët katolike apo ortodokse, Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vgël, Kurban Bajrami, për tua lënë radhën atyre festave që konsiderohen si pagane. MITOLOGJIA

Page 136: Almanak i Fermerit Shqiptar

137

-Bimët që dekorojnë këto festa: Gjethet e arrës, për të larguar morrat dhe për t’ia lëshuar tjetrit, Barëshëngjergji, për zënien e kosit apo mpiksjen e djathit, degëzat e ullirit të hedhura në prush, për të “testuar” shokët dhe miqtë. Kalendari HËNOR dhe interpretimet. Ndikimi i hënës dhe disa interpretime të ardhura nga kohëra dhe popuj të ndryshëm si dhe parashikimi popullor i kohës, motit.

Hëna e re Tremujori i parë Hëna e plotë Tremujori i fundit

1 Janar 2012 06:15:49

9 Janar 2012 07:31:17

16 Janar 2012 09:09:09

23 Janar 2012 07:40:29

31 Janar 2012 04:10:53

7 Shkurt 2012 21:55:01

14 Shkurt 2012 17:05:02

21 Shkurt 2012 22:35:52

1 Mars 2012 01:22:44

8 Mars 2012 09:40:38

15 Mars 2012 01:26:16

22 Mars 2012 14:38:18

30 Mars 2012 19:41:59

6 Prill 2012 19:19:45

13 Prill 2012 10:50:45

21 Prill 2012 07:18:00

29 Prill 2012 09:57:00

6 Maj 2012 03:35:00

12 Maj 2012 21:47:00

20 Maj 2012 23:48:14

28 Maj 2012 20:17:09

4 Qershor 201211:12:40

11 Qershor 2012 10:42:28

19 Qershor 2012 15:03:14

27 Qershor 201203:31:34

3 Korrik 2012 18:52:53

11 Korrik 2012 01:49:05

19 Korrik 2012 04:25:10

26 Korrik 2012 08:57:20

2 Gusht 2012 03:28:32

9 Gusht 2012 18:56:13

17 Gusht 2012 15:55:38

24 Gusht 2012 13:54:39

31 Gusht 201213:59:12

8 Shtator 2012 13:16:11

16 Shtator 2012 02:11:46

22 Shtator 2012 19:41:55

30 Shtator 201203:19:40

8 Tetor 2012 07:34:29

15 Tetor 2012 12:03:37

22 Tetor 2012 03:33:07

29 Tetor 2012 19:50:39

7 Nëntor 2012 00:36:54

13 Nëntor 2012 22:09:08

20 Nëntor 2012 14:32:33

28 Nëntor 201214:47:10

6 Dhjetor 2012 15:32:39

13 Dhjetor 2012 08:42:41

20 Dhjetor 201205:20:11

28 Dhjetor 201210:22:21

Komunitete dhe kultura të ndryshme kanë regjistruar ose evidentuar dhe rekomandime sidomos për mbjelljet dhe krasitjet lidhur me kalendarin HËNOR. Po ashtu lidhen me të dhe qethja e parë fëmijës, nga Nuni, Kumbara, qethja e deleve, etj. Në zhargonin popullor fazat klasifikohen si hënë e re, gjysmë hënë, hënë e plotë, ose hënë zjarre, dhe hënë tu sosë, ose në mbarim.

Page 137: Almanak i Fermerit Shqiptar

138

Sidomos në rastin e gjysmë së hënës, është përdorur dhe për parashikim popullor të motit: Kur hëna ishte me kurriz, mendohej se pritej thatësire, dhe e kundërta, kur ishte me bark, pritej shi, kuptohet në verë tejet i mirëpritur. Prognozomi, parashikimi i motit, ka shenja ose elementë që variojnë nga një zonë në tjetrën: Shfaqja e mjegullës në majat e maleve, ishte shenjë e sigurt për shi, fluturimi ulët i zogjve, shtegtimi i shpendëve sidomos patave të egra, zhveshja e plepave në pjesën e poshtme, parashikonte dimër të ashpër; etj. Ngjyrosja ose pigmentimi i gjetheve të drurëve të ndryshëm në fund të vjeshtës, ose në prag të dimrit, lidhet më shumë me reagimet ose kundërveprimin i bimës ndaj kushteve të motit dhe jo shumë është një sinjal për prognozimin e situatës në ditët që do të vijnë më pas. Tashmë këto prognoza jo se nuk janë të besueshme, ose se duhet të injorohen, por me ndryshimet ekologjike shumë dinamike, nuk përbëjnë ndonjë bazë për tu marrë parasysh. Gjithsesi këto rekomandime të mbërritura nga përvoja popullore, janë pjesë e trashëgimisë kulturore, por janë disi të diskutueshme. Akoma më shumë të diskutueshme janë dhe rekomandimet sipas zodiakut, horoskopit, që për arsye të ndryshme nuk janë inkorporuar në trashëgiminë popullore të Universit Shqiptar, që përmendëm më lartë. Në numrat e ardhshëm, 2013, 2014, 2015 dhe në vazhdim, lexuesit do të sjellin shumë prurje të reja lidhur me këtë temë. Bereqet, bereqetli – Kërkohej që i pari nga ata që ishin thirrur për të kontribuar në lërimin, plugimin, prashitjen etj. të arës, të shkelnin tokën, të ishin disa përfaqësues të familjeve që tradicionalisht kanë arritur të kenë, bereqet në vatanin e tyre. Nëse nuk realizohej kjo, pasiguria apo dyshimi për prodhimin, bereqetin që do të futej në hambar, do ti shoqëronte deri në fund. Dita e Zojës - 22 Mars, sipas mitologjisë, të zonjat e shtëpisë, duke qenë përgjegjëset kryesore të kopshtit të perimeve, duhet të hidhnin disa fara në tokë që mund të ishin sipas zonave: misër, fasule, kungull, mel. etj.

Almanaku bashkëbisedon me fermerin nëpërmjet një fjalorthi, ose më saktë në gjuhën e tij Albus – I bardhë, Morus alba, man i bardhë etj. nigra i zi; Alpe, alpet, alpine, Alpinizmi, flora dhe fauna alpine, klima alpine, batalioni alpin (ushtri), Alpages, fr. Alpet janë vargmale në Evropën Jugore. Nga kufiri Francë-Itali, duke përfshirë dhe një pjesë të madhe të Zvicrës, të Italisë së Veriut, Gjermanisë Jugore, Austrisë dhe duke vazhduar në brigjet e Adriatikut. Shtrihen në një gjatësi 1088 km duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 226 300 km2.

Page 138: Almanak i Fermerit Shqiptar

139

Popullsia e luginave të tyre dhe shpateve llogaritet me disa milionë njerëz. Maja më e lartë është e ajo e Mont Blanc, në Francë, 5,207 m. Mbi lartësinë 5000 m bora dhe akulli nuk shkrijnë asnjëherë. Alpet përgjithësisht ndahen në tre grupe: Alpet perëndimore në Francë dhe Itali, Alpet Qendrore në Zvicër dhe Veriun e Italisë, dhe Alpet lindore në Austri, Ish Jugosllavi dhe Shqipëri. Në këto masive, bjeshkë është dhe qyteti AltDorf. (fshati i vjetër në gjermanisht) i njohur sipas legjendës së William Tell-it, i cili ishte detyruar të godas me shigjetë mollën në kokën e djalit të tij. Historia e përcjellë tek ne nga Fridrich Schieller, por mesazhi i kësaj historie ka mbërritur dhe tek ne në bjeshkët tona. Në këto masive të pa mata, ka kullota, sigurisht poshtë vijës së dëborës, blegtorët, fermerët përcjellin apo transferojnë kopetë, tufat e tyre në këto kullota në lartësi të mëdha. Ndërkohë fermerët gjatë sezonit do të merren me korrjen e barit si rezervë, që është i nevojshëm ku kullota natyrore është në rënie ose gjatë dimërimit pasi ato do të zbresin në luginat e ulëta dhe të mbrojtura. Produktet si djathi i Zvicrës dhe çokollata me qumësht, kanë pasaportën e këtyre bjeshkëve. Janë shumë lumenj që e kanë zanafillën në shkrirjen e dëborës në këto alpe si Rhini, që drejtohet drejt Detit të Veriut, ndërkaq Rhoni drejtohet drejt Jugut për në Detin Mesdhe, ndërsa lumi Po shkon drejt Adriatikut. Rrjedhat dhe rrëketë e Alpeve furnizojnë Danubin, një nga lumenjtë më të mëdhenj në Evropë. Nga alpet tona buron lumi i Vermoshi, Cemit, dhe Kirit. Alpinus - origjinon nga Alpet; Ara - “Prof. Eqerem Çabej është i mendimit se fjala arë ka zanafillë të hershme në gjuhën shqipe……….që do të thotë se kjo fjalë e ka prejardhjen nga gjuha mesape. Fjala arë është gjithëshqiptare dhe pa asnjë ndryshim në shqiptim përdoret në të gjitha territoret e banuar nga ata……….fshati dhe arat ishin sinonime të njëri tjetrit.” (Cituar nga: Prof. dr. Spiro Shkurti, Bujqësia në Arbërinë e shek. XIII-XVII, Tiranë, 2002) . Arapash, Bardh ne veri – Një gatim karakteristik, që gatuhet me zorrë të holla të qengjave apo kecave me të cilën bëhej një qullë ku ishte si përbërës dhe gjalpi, për të kundërmuar dhe erën karakteristike të tij. Argat, Argjat, Uprajë, në disa treva. - i kërkuar për ndihmë nga komshinjtë, sidomos për prashitjet, edhe si detyrim për tu kthyer, nuk ka kuptimin e fjalës argat në periudhën e feudalizmit. Një marrëveshje e pashkruar në komunitet, fise ose jo, që të kontribuonin tek njëri tjetri në pikun e punëve, prashitje, korrje, qethja e dhënëve, mbledhja e jonxhës apo barit për ta sistemuar për dimër etj. Familjet duhet të llogarisnin se sa punëtor, argat, do ti kthenin fqinjit. Përjashtoheshin të gjitha rastet për familjet që nuk kishin mundësi duke qenë të avancuar në moshë ose të sëmurë.

Page 139: Almanak i Fermerit Shqiptar

140

Pavarësisht nga kjo marrëdhënie, që shprehej se: “sa punëtorë më detyrohesh”, kishte një merak të veçantë. Jepeshin tre vakte, Silla (mëngjesi), dreka dhe zemra. Duke qenë se familjet ishin të afërta me njëra tjetrën, nuk praktikohej darka, ndonëse u bëhej thirrje që të rrinin dhe për darkë. Bashtina, prona në një kuptim më të gjerë është vatani. Mund të jetë dhe sinonim i kopshtit dhe bahçes për rreth shtëpisë …… me ara e bashtina, ndër shoqet ke kanë ma e mira….. Pashko Vasa Bidadi i derrave - një lloj takse e kësaj periudhe kohore, shek. XV-XVI Bjeshkë - Ka shumë shpjegime për etimologjinë e kësaj. P.sh. Bjeshkët e Namuna, Prokletie, në sllavisht, Cursed Meadows (angl.), është e njohur anë e kënd Shqipërisë, kënga, O moj bjeshkët e Korabit. Logu i Bjeshkëve: Festë tradicionale dhe karakteristike në Vermosh, në skenografinë e Bjeshkëve të Namuna, Jezercës me majën e Hekurave. Veprimtaria zhvillohet në muajin gusht. Në këtë veprimtari ku nuk mungojnë dhe garat me kuaj, organizohet gara tradicionale për marrjen e flamurit, dhe veprimtaria me interesante është Miss Logu i Bjeshkëve, që daton më shumë se një shekull më parë. Batalle - Toke batall, tokë pa zot; Boçe, në disa raste është përdorur dhe fjala zhguall, është transformim i lules femërore ku brenda së cilës kanë “shtëpizën” e tyre, 2-3-4, dhe nga njëherë deri në 7 fruta gështenje. Bollgur, në disa zona, grurë i coptuar në mokër, (jo i bluar), është dhe zahire për dimër, ashure, grurë i coptuar me niseshte. Bora, një nga format e reshjeve, uji në magazinë, thoshte Virgjili, agronomi i parë i Romës, temperatura nën mbulesën e bardhësisë së borës është 4 Gradë C më shumë se në sipërfaqe duke favorizuar shumë rritjen sidomos të lashtave. Bashkë me ngricat ka ndikim të madh në përmirësimin e cilësive fizike të tokës; që do të thotë në uljen e peshës specifike dhe rritje së peshës volumetrike të saj. “Bardhësia e dëborës dhe trashësia e akullit, zhduk kufijtë fshat-qytet, ose i heq “petët lakrorit të atij qytetari që nuk e meriton këtë ose e ofendon këtë emërtim, që trembet nga Dëbora dhe i lutet zotit të mos bjerë më. Ai as arrin ta kuptoj që Dëbora, është mesazh i zotit dhe lum kush ka aftësinë ta deshifroj. “Rifat Mula, drejtor i Bujqësisë së rrethit të Hasit, djalë i fshatit Dobrunjë. Bornajë: 16Mund ekuivalentohet me fjalën lera, për shkrirjen e dëborës dhe ruajtjen e saj në zona me pak mundësi uji të pijshëm apo për bagëtitë.

16 Duhet të jetë një pararendëse e lerave që aplikohen dhe sot për grumbullimin e ujit në masivet malore që potenciale por që vuajnë nga mungesa e ujit në kullotat verore.

Page 140: Almanak i Fermerit Shqiptar

141

Bostane, bostanxhinjtë, dhe bujqësia e tregtarëve të qyteteve.-17 Bozhdinak, bezhdinë - Quhej ai që nuk e kishte statusin “me të drejta të plota në Mader, ose ai që ndalonte në shtegtim”, bujtës, fjala nga e cila rrjedh dhe emri i fshatit Bulaç, Muhur, diku në një fshat sidomos gjatë dimrit për të shfrytëzuar kullotat dimërore. Bravare - përdoret kryesisht në Jug, është fjala për të imtat që nuk i rezistonin dot shtegtimit për në kullotat verore dhe administroheshin nga e zonja e shtëpisë për të siguruar qumësht për fëmijët, familjen, pritjen e miqve etj. gjatë stinës së verës. Bukë, buka: Mos e shkelë , dhe të shitoftë zana, (Migjeni, Vargjet e Lira), do ta zhvillojmë në numrin tjetër të Almanakut. Magje - pajisje prej druri për përgatitjen e brumit, “një magje bukë: edhe si njësi matëse”; ‘janë nga brumi i një buke”, vargje nga shumë këngë popullore. Bukë sevdaje: Mbetet e hapur për numrin tjetër. (marrë nga libri i Hasan Dalanit “Salaria në Legjenda”). Campestris - (lat.) emërtohen përgjithësisht bimësia e arave, e arave, kullotave dhe livadheve Cungishte - filiza të zhvilluar nga një cungim i gështenjës kryesisht në ndryshim nga trungjishte që kanë vetëm një trung të vetëm. Çarojsë - Ekotipe gështenjash që karakterizohen nga fakti që perikarpi dhe endokarpi largohen lehtësisht nga fruti apo nga pjesa që konsumohet. Çoban - mendohet se origjinon nga fise nomade vllehsh me ngulime në Shqipëri, bari etj. Dëmi nga dhia dhe nga derri; Sipas të drejtës kanunore, për dëmin nga derri, thiu, nëse e qëllon me plumb, nuk i detyrohesh të zotit të thiut. Në rastin e dëmtimit nga dhia, i zoti duhet të paguaj prodhimin që llogaritet për tre vite. Djerrë, djerrinë, hiersa, në Shqipërinë e Jugut, “terra incognita” fig. (ital.), toka hali, batall et,. Dha, gështenje (edhe lisi) - trungu ku rrathët vjetor të rritjes nuk shihen si një vazhdimësi, nuk janë koncentrik. Në mënyrë figurative përdoren dhe njerëzit që nuk gdhenden.

17 Do të trajtohet në numrin tjetër të Almanakut, që do të flitet gjerësisht për bujqësinë Urbane, Qytetare dhe të kulteve

Page 141: Almanak i Fermerit Shqiptar

142

Dollma, japrakë- Edulis-e ngrënshme; (lat.). përdoren të gjithë organet e bimës kur ato konsiderohen ose destinohen për t’u ngrënë, duke filluar nga rrënjët, p.sh. Juga, patatja e ëmbël, Hipomeus batatuss, asparagu, zhardhokët dhe stolonet, që janë metamorfozë e kërcellit, kërcejtë, qepa, preshi dhe shumë të tjera, fruta, dhe së fundi lulet dhe gjethet, sidomos për perimet gjethore, hithra, erëzat, çikore, qumështor Sonchus sp, lëpjeta, sinapi, lulëkuqja (deri në frutifikim), dafina laurus Nobilis dhe shumë të tjera . Lulet përdoren dhe dekorimin e pjatës, kulturë jo shumë e përhapur aktualisht në Shqipëri. Disi e ndryshme për tipin e kërpudhave, shfrytëzohet kryesisht jo miceli, por trupi frutor me përjashtime siç është tartufi, një nga produktet më të shtrenjta dhe diktohet nga qentë e gjuetisë, sigurisht të trajnuar paraprakisht. Emërtimet tradicionale të muajve të vitit: Nëntor - muaji i 11 i vitit, Dhjetor – Shëndre, Erbën, në disa zona nga ku mund të origjinojë dhe emri Arbën; muaji i 12 i vitit, “S’ka dardha në Shëndre” (fig.) Janar - kallnuer, muaji i parë i vitit. Shkurt - Fror, “si frori”, fig. për njerëzit që janë të ngutshëm, që ndryshojnë shumë shpejtë ose nuk mbajnë në pykë (përsëri figurative). Shtator-Vjeshta e parë. Tetor -Vjeshta e dytë, nëntori - vjeshta e tretë. Emërtimet sipas zonave të deleve dhe bagëtive të tjera të imta: Bejkë, dele e bardhë, bardhoke, Bejkush, mashkulli, Vakër - dele me njolla gri në fytyrë, vakrrush, mashkulli, brisë në veri; Syskë - dele me pika të zeza rreth syrit, laramane në veri, (nga kënga të tëra pjellë kanë…….syska, bejka dhe kaleshja etj. Sysku - mashkulli; llaje - dele tërësisht e zezë, sorrë në veri, llajush - mashkulli; Karabashe - dele me alterim të ngjyrës së zezë dhe të bardhë në fytyrë dhe në këmbë; karabash - mashkulli, Culle - dele me fytyrë të zezë në kafe; Çukë - dele me veshë të shkurtër të ngritur, kërrutë - dele me brirë; balë - dele e zezë me njollë të bardhë në fytyrë, mashkulli - balash; larë - me ngjyrë të zezë dhe të bardhë në trup; kaleshe - me lesh të gjatë, jo si delet e zakonshme; Përçor, dashi që i prin tufës dhe mban këmborën e madhe; Shytë për delet dhe dhitë, pa brirë, kështu u emërtuan dhe makinat “Skoda”, nga Çekia, Çekosllavakia, shytë dhe me turi. Emërtimet e kuajve - balash, çil, (e paplotësuar). Emërtimet e qenve të tufës: Belce - qen i bardhë, xebi - qen i zi; gusho - qen me shenjë dalluese në gushë; ballam - qen i madh, Korbec - qen shumë i zi deri dhe sytë, balash - qen një ngjyrësh por me njollë dalluese në ballë; Laro - qen bardhë e zi në trup, “Ku lë laroja të haj baloja, (fig.)”; pallosh - qen kokëmadh; Çipi - qen me vesh të shkurtër të ngritur, qeni bisht ose vesh cub, ku ishin prerë veshët dhe bishti.

Page 142: Almanak i Fermerit Shqiptar

143

Ëmbëlsirat - Kabunia dhe receptura e përgatitjes, Revania, Bakllavaja, hallva, llokumet me miell misri, hasudeja etj. etj. Etimologjia e emërtimit të ëmbëlsirave dhe teknologjia e përgatitjes së tyre, mbeten të paplotësuara. Eshkë - një formë e qymyrit të drurit e prodhuar kryesisht nga gështenja që përdorej në farkëtaritë tradicionale, ku bëhej dhe kalitja e tyre (duke i futur në ujë) “Si lisi në derë të farkës” fig. ishte lisi në derë të farkëtarit, që kolaudonte dhe cilësinë e farkëtimit. Përdoret dhe për njerëzit që janë të detyruar të jenë në shërbim permanent të njerëzve dhe komunitetit. Nderkohe qe eshka eshte konsideruar nje kepurdhe, Boletus. Sp. per te ndezur cigaren apo zjarrin me gurin e strallit. Eukalipti, me origjinë nga Australia, vepron fuqishëm si një pompë thithëse për drenimin e tokave. Në zonat aride, të thata, organizohen protesta nga komuniteti për ti shkulur, eradikuar, këta drurë për arsye të ekspansionit të tyre duke i “akuzuar për shterimin e burimeve”. Fshat - versus “katund” Në mesjetën e Mesme përgjithësisht, vendbanimet emërtohen me fjalët fshat e katund. Emërtimi i dytë ka qenë karakteristik më shumë në shek. XV, por vetëm për disa zona të vendit, sikurse janë ato që shtrihen në Malësinë e Madhe, Kelmend, ndërsa i pari ishte sundues për të gjithë vendin në shek. XVI. Kufiri i mësipërm kohor nuk ka qenë absolut, sepse edhe në shek. XV për zona të tëra të vendit mbisundon emërtimi fshat. Kështu në regjistrin e “Kadastrës dhe të koncesioneve të rrethit të Shkodrës, të vitit 1416-17 përmendet gjithnjë emri fshat. PO kështu emërohet dhe në regjistrat e tjerë osmane të këtij shekulli. Emërtimi katund nuk shtrihej vetëm në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme. Para shek. XV ky emërtim ka pasur përhapje dhe në Jug. Për këtë dëshmojnë jo vetëm ngulimet arbëreshe në Itali, që në pjesën më të madhe janë bërë nga këto zona dhe që njohin emrin katund, por dhe nga mbetjet e këtij emri që kanë ardhur të gjalla deri në ditët tona. Kështu një vendbanim në Korçë quhej Katund, një tjetër në Përmet thirret me emrin Katundisht, ndërsa në jug ka një vendbanim që quhet Llakatund.18 Në afërsi të fshatit Piqeras (Sarandë) një fshat gërmadhë quhet Katundisht. Kjo dukuri vihet re dhe në Shqipërinë e Veriut, veçse në kah të kundërt. Kështu dhe në ditët tona, emërtimi sundues për vendbanimet është katund, por në raste të

18 Përgjithësisht për etimologjinë e emërtimit Llakatund është bindës dhe versioni, Katund Vllahesh, Llakatund. Edhe sot ekziston një zhargon i kësaj gjuhe, Arumune në këtë zonë. (I. Xh)

Page 143: Almanak i Fermerit Shqiptar

144

veçanta ka vendbanime me emrin fshat. Një i tillë është p.sh. në Mat, dhe një tjetër në Lumë (Kukës). Emërtimi i vendbanimeve me fjalët katund apo fshat, që gjendet aq shpesh në dokumentacionin e periudhës mesjetare krahas njëri tjetrit, më shumë është respektimi i një tradite më të hershme, sesa ndryshim në organizimin ekonomik e shoqëror të tyre. Në mesjetën e hershme dhe të mesme fshati dhe katundi përmenden krahas njëri tjetrit. Në kujtimet e përshkrimet e Ana Komnenës, për sulmin e dytë të normaneve (1107-1108), katundi dhe fshati përmenden përkrah njëra tjetrës, bile brenda së njëjtës faqe të kujtimeve. Këto dy emërtime ndodhen në të njëjtin relacion dhe në të njëjtën zonë. Në kronikën e Tokove (1381-1426) ndodh e njëjta dukuri: Dhe sulmoj e pushtoj fshatra e katunde Nga deti dhe nga toka, gjerë në Zaverdhë. …………………………………………….. Dhe fshatrat u nisën, gjithashtu dhe katundet Dhe vinin ti faleshin dukës sundimtar. (vargjet 163-164, 171-172) …….Katundet në kuptimin e tyre klasik, kanë qenë ishuj të vegjël në detin e gjerë të fshatrave. ……..Ajo që tërheq vëmendjen , kur studion fshatrat e Shkodrës, është fakti se regjistruesit emrave të vendbanimeve, përdorin gjithnjë fjalën fshat dhe në asnjë rast nuk përmendet fjala katund……………. Fshati shkodran është po aq i hershëm sa dhe vetë qyteti. (Burimi: Prof. dr. Spiro Shkurti, Bujqësia në Arbërinë e shek. XIII-XVII, Tiranë, 2002) Fterë - Një pajisje kuzhine tradicionale që përdorej pasi shpohej me gozhdë edhe për pjekjen e gështenjave; ose dhe një tepsi që nuk do të përdorej më tej.

Page 144: Almanak i Fermerit Shqiptar

145

Furrik, ~ edhe në kuptimin fig. Një mjedis i përgatitur për pulat që të bëjnë vezë, por kërkohej që të mos merreshin gjithë vezët dhe më së paku të lihej një vezë në këtë furrik. E zhvilluar më tej të lihej “diçka për sofër” të mos marrohej, turpërohej sofra. Gjizake - emërtohet ngaqë brumi i bukës përzihet me gjizë, pak gjalpë dhe erëza si dhiozma, (nenexhiku) dhe rigoni. Grazhd, ti vërrisish në grazhd - një strukturë prej druri ose me gardh në stallë për të mos shpërdoruar ushqimin nga bagëtia që u hidhej në grazhd. Shpërndarja dhe organizimi i të ushqyerit në grazhd, quhej vërrisje. Gjollë - Rrasa guri ku shpërndahej kripa për bagëtinë e imtë, ndërsa për ato të trasha, gjedh dhe njëthundrakë u jepej direkt. Gjoshtare, çelniku në disa zona, ishte ai ose ajo që përgjigjej për përgatitjen e bulmetit dhe për përpjesëtimin e tij pas mbylljes së sezonit në raport me sasinë e qumështit apo numrin e krerëve të pjesëtarëve të komunitetit. Hortensis –(lat.) perimore, që i përket bimësisë të kopshteve; Hortikultura-perimekultura

Jufka – në zonën e Dibrës, Rishte në Mallakastër dhe në Labëri, prodhim artizanal, shtëpiak i makaronave. Jemeshe, nga turqishtja, ndoshta dhe osmanishtja, fruta duke përfshirë dhe rrushin. Katajk - ushqim, që nuk nënkuptohej buka; - haje katajkun bujarisht - mos merr shumë në tasin, sahanin, e përbashkët në sofër; duhet të lësh dhe diçka për sofër, që të mos e turpërosh atë; p.sh. nga 3 copa mishi (të prera, në veri) të paktën një nuk duhet ta konsumosh. Katund - Shih : Fshat versus katund Kashnjet – Gështenjishte, masiv pyjor i veshur me gështenja; etimologjia shpjegohet dhe nga latinishtja, Castanea sp. L. dhe nga sllavishtja ‘kashtanka”. Kojri, kujri, korije në disa zona të Jugut, një masiv kryesisht kullosor pronë e komunitetit. Sipas kanunit cilido që largohej nuk kishte të drejtë ta shiste ose ta tjetërsonte të drejtën që kishte në ketë kojri. Ndërsa në rastin që do ta rikthente në tokë buke, përsëri ai duhej ti nënshtrohej këtij Kodi: secila shtëpi e katundit në flamur, (bajrak, I.Xh.) ka tagër me shti në punë aq tokë në kujri, sa të përfshijë rreth e rreth me gurë të hedhur me dorën e majtë…… Do të ulet këmbëkryq dhe do të marrë një papërdhok në dorë të majtë dhe e hedh në katër anët kryq e rreth vendit, ai vend është i tij. Kolibe, - streha e qenit, pjesëtar i domosdoshëm i stafit sidomos në stane.

Page 145: Almanak i Fermerit Shqiptar

146

Kopshtie – kopshti – një ndarje e pronës, bashtinës me drejtim kryesor prodhimin e perimeve, fillimisht për konsum vetjak dhe më vonë dhe për treg duke përfshirë dhe fidanët, rasatin, farat e perimeve etj. Koritë - Lug druri për të pirë ujë bagëtia apo për të marrë ushqimin. Kovaçi, ustai i fshatit, kishte një status të veçantë në zonat myslimane, ndërsa zonat katolike nuk kane pasur. Kovaçhana, për përgatitjen dhe kalitjen e veglave të punës, një urë lidhëse midis zejtarisë dhe bujqësisë. Krath – degëza të drurëve pyjor ose shkurre në momentin e fryrjes së sythave, në fund të dimrit, i përdorur si ushqim për bagëtinë në një kohë kur ishin mbaruar rezervat dimërore të bazës ushqimore, vërreni, vrrinit, në të folmen e disa dialekteve të Shqipërisë. Përdorej krahas grathatelit, Erica carnea L., konsiderohet dhe si bimë mjaltëse sidomos në periudhën kur bimët e tjera mjaltëse nuk kanë çelur, zgjuar, akoma, prralli etj. Kseriko - Lloj misri, në Jug, populacione, ndërkohë që në shumë zona kishte populacione si ai i Lurës, Macukullit, Reçit, Ketës, Mat, që shoqërohej me fasule, kuptohet me cikël të shkurtër Kuckë: Një nga format e mbajtjes së hardhisë pa mbështetje. Njihet në literaturë si forma kupore. Kullotë - sipërfaqe me bimësi polifite në varësi të zonave, e destinuar jo për kositje me përjashtim të rasteve kur kishte të dy destinacionet. Në varësi të lartësisë mbi nivelin e vendit dhe të formacionit të shkëmbit amnor mbi të cilin ishin vendosur, ato klasifikoheshin për të imta, gjedh, shterpa, remont ose për lopë qumështi, etj. Në varësi të këtij destinacioni, ato kanë marrë dhe emra të tillë si Fusha e Pelave etj. Regjimi i pronësisë mbi kullotat është i komplikuar. Në mënyre figurative, përdoret shprehja të “kullosësh pa shkop” për njerëzit që nuk respektojnë rregullat dhe nganjëherë janë dhe të babëzitur. Jalli, jallia - zona fushore me pjellori të lartë, p.sh për Matin, Mirditën e Dibrën, ishte Bushneshi, Kurbin. Mjeda e përmend në veprën e tij: Toskë e Gege, Malci, Jallia, një e tanë asht Shqipnia e mu da ma s’duron. Lakror, petë në disa zona, përgatitej duke shtruar petët në tepsi dhe mbi to shtohej bollguri, (gruri i coptuar në Jug) ose qepë, presh, lakra të ziera, etj. Lera: një mënyrë e përpunuar prej kohësh për ruajtjen e ujit, fillimisht të dëborës, atje ku gjatë verës, thatësira bënte që të ndjehej ndjeshëm mungesa e ujit për njerëzit dhe bagëtinë. Guri i dëborës, në jug, një pajisje tradicionale që realizonte grumbullimin e ujit të dëborës për të pirë apo për tu larë; bornajë në disa zona të veriut.

Page 146: Almanak i Fermerit Shqiptar

147

Lama, lëmi – shërbente dhe për qëndrimin, pushimin e familjes, por do të përdorej dhe për shirjen e të lashtave, fasules, tharjen e misrit dhe të gjithë prodhimeve të tjera që do të destinoheshin për dimër, për njerëzit dhe gjënë e gjallë. Duke qenë se shirja bëhej me shkopinj, me dredha, punë shumë e rëndë, është përdorur dhe shirja me kuaj. Prej këtej origjinon dhe shprehja “u zu si kali në lëmë”, apo “kali i fundit e shin lëmin”. Livadhi, me qëllim për kositje për bazën ushqimore të dimrit, kryesisht polifit. Në varësi të ujitjes apo reshjeve, merrej 1 ose 2 kosa, dhe me vonë konsiderohej si kullotë deri në mbajtjen e të xanave, mzane (nga ku mendohet se origjinon dhe emri i Lagjes Mexane, ne Macukull, Mat. Sinjalistika ishte vendosja e shkopinjve të zbardhur, pas heqjes së lëvores në vendet më të dukshme. Madra - Madra, Organizim i përkohshëm i komuniteteve nga zona dhe vise të ndryshme që do të veronin në gjithë hapësirën shqiptare që nga Vermoshi, Vithkuq, Çajup apo Konispol. Ky organizim bazohej në një statut me origjine të kahershme. Është shumë e njohur në të gjithë Shqipërinë, dhe përgjithësisht dhe e përshkruar, nga Dr. Isuf Allamani, Madra e Zogollit, në Malin e Rrunjës. Është tejet e veçantë dhe karakteristike organizimi mbi bazën e një statuti shumë strikt, për komunitetin i cili gjithsesi do të ishte provizor, (gjatë stinës së verës) , zakonisht Shëngjergj-Shemri) dhe ne vartësi të kushteve të motit mund të zgjatej dhe me shume, për të shfrytëzuar sa me shumë qe të jetë e mundur kullosën e këtyre bjeshkëve. Njohja e organizimit dhe mënyra e funksionimit të tij do të ishte dhe me interes në rastet e ngritjes së bashkësive fshatare. Krejtësisht i ndryshëm nga kooperativat socialiste.

Magje - Një pajisje prej druri me përmasa në funksion të pjesëtarëve të shtëpisë dhe miqve që priteshin, ku bëhej përgatitja e brumit për bukë. Prej këtij nis dhe betimi: “më vraftë buka e magjes time”. Maise, maze, (si dhe receptuara, recipe) - ushqim tradicional i përgatitur me ajkën e qumështit, maise apo maize do të thotë pjesa e sipër e qumështit, në majë, në krye, nga vjen dhe fjala maize. Përgatitej zakonisht me miell misri. Mal - ndarje edhe administrative, etnografike, p.sh, në Dibër thuhet “Ku janë 9 malet e Dibrës”., Mali i Bardhë, Kurbin, Prej këtej origjinon dhe Fjala malësi, Malësi e Madhe, Malësia e Kurveleshit, e Gorë Oparit, Çajupit e Lumës, Kalasë së Dodës, Dukagjinit, Vermoshit, Gramozit, Tomorricës, Shpiragut, Streblevës, Bellovës, Vithkuqit, Mokrës etj etj. Në kuptimin topografik janë zona dhe masive që arrijnë lartësi të konsiderueshme, kreshtat e tyre) deri në lartësitë e malit të Bardhë, Çatia e Evropës, Monte Biancho, (Rupes alba, emërtimi më i vjetër, Mont Blanc (fr.), apo deri në majën më lartë apo qiellin e botës, Everesti, Himalaja, 8882 m. Këto malësi kanë inspiruar shumë krijues në kohëra të ndryshme për krijime që nuk harrohen.

Page 147: Almanak i Fermerit Shqiptar

148

Malok, malok dreqi - përsëri është fjala për një banor të këtyre hapësirave malore, shpesh është përdorur dhe ne kuptimin pexhorativ, më shumë nga mos mosnjohja e vlerave dhe të stoicizmit të malësorit. Më mirë se askush këtë stoicizëm e vizaton Mjeda: Ku fillojnë kufijtë e gegë dy qershia lidh me ‘i rrëfanë, rrojnë dy cika me i’ nanë”. Malësor - banor i zonave malore, me një portret jo vetëm pamor por dhe nënkupton dhe një mençuri të mësuar në odat e burrave, Universiteti i Maleve. Mezhda, meja, trapi, i brezares, tarracës; për të zgjidhur konfliktet kanuni përcaktonte saktësisht se trapi, meja, mezhda, i takon arës së fqinjit sipër. Mish në hell, fërlik në disa zona të Mbishkodrës, qiqra në hell, (fig.). Në shumë zona, viktima e parë ka qenë qengji i Shëngjergjit që nuk ndahej nga e ëma “duke e paguar shumë shtrenjtë më vonë”. Mokër - dy gurë njëri mbi tjetrin si të mullirit. Kuptohet bluarja e drithërave, misër, grurë, thekër, tepë etj, bëhej me dorë. Përdorej në zonat fshatare që nuk kishin burime uji për të vënë lëvizje mullinjtë e blojës ose në rastet kur në dimrat e acartë nuk mund të shkoje në mulli. Mriz, Mriz i zanave, nga At Gjergj Fishta, ku mërzen cjapi me zile …. (Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësia), mjedis nën hije ose shpellë ku vapojnë blegtoria, Mërzim, në Jug, tendë, një ngrehinë me furka, e mbuluar me barë ose gjethe për të kaluar vapën bagëtia në mungesë të mrizeve natyrale. Mulçerim - Të paktën në diametrin e kurorës së drurit, përdoren qoftë gjethet, e rëna, por edhe mbeturinat e zdrukthëtarive, tallashi apo dhe gurë zalli në mungesë të tyre, për të minimizuar evaporimin, largimin e lagështisë nga toka. Me përjashtim të gurit, çakllit, materialet e tjera, pas dekompozimit të tyre siguronin dhe elementë ushqimor për bimën. Kuptohet do të pengohej apo frenohej dalja e bërave të këqija për rreth trungut të bimës. Myje gështenje (edhe në mënyrë figurative) - Zemra e gështenjës, ksilema (bot.), pjesa e seksionit të trungut pa ekzokarpin dhe epikarpin (floema). Në kuptimin figurativ thuhej dhe për “myje dëllinje” që nga ana anatomike nuk është e lehtë ta fiksosh për arsye të seksionit relativisht të vogël në raport me drurët apo shkurret e tjera, ishte epitet apo karakterizimi i njerëzve jo vetëm stoik por që kishin lënë gjurmë në komunitete me bëmat e tyre. Nishanet, shenjat, të destinuar për miqtë kryesor; Koka në veri, e plotë ose e ndarë përgjysmë, bishti në zonat e Jugut, shpatullat, veshkat etj. Nuk kanë qenë të pakta dhe konfliktet bile dhe të ashpërsuara kur nuk respektohej kodi i zonës dhe të origjinës së miqve, mosha, largësia. Për ndarjen e këtyre shenjave, nishaneve, ngarkohej zakonisht një i moshuar.

Page 148: Almanak i Fermerit Shqiptar

149

Officinalis-i dobishëm, shpesh nënkupton dhe bimët mjekësore, medicinalis, tanifere, erëza, etj. ndeshet në emërtimet binomiale, të dyfishta të bimëve, për shumë specie bimësh. Papërdhok - një masë dheu bashkë me gurë aq sa mund të mbërtheje pëllëmba e dorës, për të goditur apo për të sinjalizuar dikë.

Pastërma – një traditë e kahershme e këtyre zonave për përgatitjen e mishit të thatë, pastërmasë, duke përfituar dhe nga kushtet e motit dhe nga kualiteti i bagëtive, mishin e të cilës do të përdornin për këtë qëllim. Kjo edhe në mungesë totale të teknologjisë për ruajtje, kishte për qëllim kohëzgjatjen e përdorimit të mishit deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, duke tejkaluar apo zbutur sado pak periudhën Shkurt-Mars-Prill, kur bagëtitë e sapodala nga dimri pothuajse nuk mund të konsumoheshin. Ka një larmi të madhe të traditave në këto zona për përgatitjen e pastërmasë, mishit të thatë. Shoqërohej zakonisht me fasule duke formuar një binom të pandashëm. Përshesh i grurit, kulaç, gjellë tradicionale, nga thërrmimi i kulaçit që njomej në lëngun e mishit apo të pulës, gjeldetit në disa zona, e shoqëruar me erëza, zorrët e holla të skuqura dhe hudhër e grirë. Petanik - gatim karakteristik sidomos në zonën e Devollit dhe Korçës. Si përbërës ka qenë dhe fasulja pllaqi. Picrra, shkëndija që nxjerrë zjarri me dru gështenje; dru që pavarësisht nga polivalenca e tij për ushqim, material ndërtimi përgjithësisht nuk ka vlera kalorifike. Pllojse-rast poliembrionie kur fruti, akeni është i ndarë në dy fruta, karakteristike sidomos për gështenjën. Rava, e dëborës, gjurmët e rrugës së përshkuar nga dikush më parë, shfrytëzohen nga malësoret jo vetëm për të lehtësuar udhëtimin, por dhe për tu garantuar, për të mos u gabuar, për drejtimin. Rreshpë - Për të zbuluar kullotën, mexane, e mbuluar nga dëbora, blegtorët, sajonin një formë afërsisht si të shtrimit të sixhadesë, qylymit; rreshpja merrte me vete borën deri aty ku mendohej ose ishte llogaritur nga i zoti i shtëpisë. Afërsisht është një formë orteku por e drejtuar.

Page 149: Almanak i Fermerit Shqiptar

150

Shtalp – Mënyrë karakteristike për përgatitjen e gjizës, në lëkurën e bagëtive të therura, traditë kjo e zhvilluar sidomos në malësitë e Jugut gjatë verimit. Stan: Mjedis i përkohshëm gjatë shtegtimit në kullotat verore, për qëndrimin e blegtorëve si dhe për përpunimin e bulmetit. Janë inspiruar dhe shumë krijime ku më e spikatura është kënga labe: Kur më vjen burri nga stani, fërr-fërr ma bën fustani. Çuditërisht është element i përbashkët i gjithë kulturave nomade-baritore në të gjithë globin. Police - një pjesë e stanit e ngritur si sofa, ku sistemoheshin sendet, enët, shtresat, sherqet etj Shtrungë – një mjedis për të detyruar mjeljen e bagëtive, përdoret dhe në kuptimin figurative, për ti detyruar njerëzit ti binden këtij apo atij. Pjesë e përbërëse e shtrungës është dhe një ngushticë, shteg i ngushtë, syri i shtrungës , në Jug, në të cilat bagëtia është e detyruar të kaloi, ngarës është personi që ngacmon tufën për të shpejtuar, ngarësi ka një shkop e gjatë, si bastun për t i detyruar dhentë drejtë shtrungës. Vedër - ene druri për të mjelë bagëtinë, shtrungë në disa zona. Tërhana - “Dritë kush gjeti tërhananë”, do të shkruante një shekull e gjysmë më parë, Hasan Zyko Kamberi Zgjeric, zgjollë, trung i zgavruar, ku për ti shpëtuar kushteve të vështira të motit, breshëritë, shiut etj, akomodoheshin në këto zgavra ku mund të ndiznin dhe zjarre për të ngrohur bukën. Shfrytëzohej shumë dhe nga bletët për të ndërtuar një zgjua natyral, pse jo i diktuar nga ariu, i cili nuk e kishte problem sulmin e mizave të bletës. Përdoret edhe ne kuptimin figurativ, për njeriun që ka humbur konstitucionin në saj të moshës apo faktorëve të tjerë ekonomik apo mendor. Praecoce, prekoce- e hershme, përdoret jo vetëm për drurët dhe frutat por dhe për bimët dhe kafshët (në këtë rast quhen palige), p.sh. misër i hershëm etj. Tardive - e vonë. Bimët klasifikohen dhe në bazë të ciklit vegjetativ, të shkurtër, të mesëm dhe të vonë. Sipas një sistemi të FAO-s, numri që shoqëron emrin e hibridit apo kultivarit tregon dhe zgjatjen e këtij cikli duke filluar nga momenti i mbirjes. Pulëbardha – Gështenja të njoma, të pjekura dhe të qëruara, të ndryshme nga gështenjat e ziera apo nga ato të thara. Rasat, fidan, i gatshëm për tu trapiantuar, përdoret dhe në rastin e duhanit.

Page 150: Almanak i Fermerit Shqiptar

151

Repens, reptans - zvarritëse, (si në rastin e dëllinjës zvarritëse, Juniperus crepens, gramit, barit të patës, Poligonum sp, me vlera për pastrimin e ujërave të zeza dhe të mbetjeve urbane në përgjithësi. Rotacion, qarkullim bujqësor, ndërrim, me shpjegime dhe arsye agronomi të vërtetuar dhe nga eksperienca. Kjo dhe brenda për brenda kopshtit të kuzhinës. Nuk rekomandohet në rastin e duhanit, mbasi qarkullimi ul nivelin e nikotinës në gjethen e duhanit. Rrokëz – Gështenjë e freskët, por gjithsesi e konsumueshme, pas i është hequr epikarpi dhe endokarpi.. Sacharatus - i ëmbël, sheqeror, i sheqerizuar, që kanë përmbajtje të lartë të sheqerit, sidomos në pjekje, përdoret për shumë lloje frutash duke përfshirë dhe gështenjën . Shakull, calik, me përmasa më të vogla, me material nga lëkura e regjur e gjedhit apo të imtave, për drithërat, fasulet, por kohë më parë dhe për verën. Caliku vendosej në brez krahas me gjerdanin e fishekëve. Vastak - lulesa e gështenjës me lule mashkullore dhe femërore, njëseksore por gjithsesi në të njëjtën bimë, monoike (në shqip në një shtëpi) në termat shkencore të botanikës. Xhmeshtë - Mbetjet e gjetheve që më vonë do të kthehen në humus, disi lehtësisht acid me vlerat polivalente për pakësimin e erozionit në saj të pakësimit të rrjedhjes së shiut si dhe për mulçerimin e mjedisit rreth trungut të bimës apo pas dekompozimit për ta furnizuar bimën me elementët ushqyes tashmë “bilogjikisht të ricikluar”. Përdoret dhe për shtresë në stalla duke u bërë pjesë e plehut të stallës, i prodhuar nën këmbët e bagëtisë, të imta apo gjedh. Thekra, kashta e thekrës, përfshihet këtu për atributet që ka për mbulimin e kasolleve për strehimin e njerëzve apo të stallave, dhe jo për vlerat polivalente që ajo ofron, sidomos për vlerat e bukës për ata që vuajnë nga probleme të stomakut . Tinarë, shegë, vozë, gjaledër, shtrungë (ka dhe kuptimin figurative: për ti vënë delet në shtrungë, për ti mjelë por nuk kanë se nga të ikin, përdoret për njerëzit në kuptimin politik), për ti heq rrathët tinarit, për tu zbrazur etj. Të gjitha këto janë pajisje të stanit për përpunimin dhe ruajtjen e bulmetit. Të gjitha kishin masa të ndryshme të nxënies së tyre.

Page 151: Almanak i Fermerit Shqiptar

152

Këto pajisje ishin përgatitur nga blegtorët, të cilët e kishin zhvilluar këtë zejtari bile dhe në garë, kompeticion njeri me tjetrin. Ndërkohë, kuptohet në masë më të vogël ata përgatisnin dhe pajisje të tjera për ti përdorur në shtëpi pas zbritjes nga mali, si Bolira druri (për mbushjen e ujit), govata druri, laisa, pajisje të tjera për larjen e rrobave të shajakut, për tharjen e kafesë, voza, shegë dhe tinarë, për grumbullimin e frutave, për verë, raki, uthull, hardallaj, rehani (Skrapar). Nuk mungonin dhe fantazia artistike në këto punime. Kualiteti i prodhimit të këtyre frutave apo perimeve për turshi, kuptohet se do të ishte shumë më i lartë se i atyre të mbajtura në enë plastike apo çfarëdo qofshin ato. Tokë buke, ara e bukës, e destinuar për drithërat, nuk është njësi taksonomike kadastrale, por një ndarje në bashtinë, vatanin, pronën private të secilit, kjo nisur dhe që prodhimi i bukës ishte shqetësimi kryesor i familjes. “tre muaj bukë ma e mira shtëpi”, Kolë Jakova. Për drithërat do të liheshin tokat më pjellore kjo edhe në konflikt me të zonjën e shtëpisë që përgjigjej për kopshtin apo me bariun që ishte i interesuar për bazën ushqimore të gjësë së gjallë, vërrinë. Tutkall:- Masë xhelatinoze pas zierjes së thundrave dhe tendinëve të kafshëve, përdoren për lyerjen e pjesëve distale të trupit për ti izoluar nga të ftohtit në rastet e qëndrimit në stan apo dhe jashtë gjatë dimrit, të blegtorëve. Turshi – Një mënyrë e konservimit të shumë perimeve, ose regjia e tyre, duke u bazuar në përmbajtjen e sheqerit të tyre që shtohet me uljen e temperaturave, brymat, ngricat, si reagim i bimës që ka krijuar këtë përshtatshmëri për të kundërshtuar këtë “vendim” të natyrës. Në aspektin biokimik nuk është as më shumë dha as më pak se hidroliza e poli dhe disakarideve. Urla - Karakteristike për në Labëri dhe në gjithë trevat e Jugut, specialistët i përgatitjes së këtij lloji bulmeti. Fillonte me përgatitjen e shakullit, që nënkupton regjjen e lëkurës së dashit, deles apo të dhirtave. Qumështi pasi zihej, lihej të ftohej dhe më pas hidhej në shakull duke i shtuar pak kripë. Shakulli nuk duhej të ishte i ekspozuar ndaj diellit. Staxhionimi vazhdonte 2-3 muaj. Masa që krijohej quhet urlë, është e ndryshme nga shëllira. Periudha më e përshtatshme e përgatitjes së urlës është sezoni i fundit i mjeljes. Valanice, dërstilë, shkeltore; (mbeten për numrin tjetër edhe duke pritur kontributin e lexuesve). Vatha, vathimi, në fillimin e pranverës praktikohej kudo në Shqipëri, vathimi që ndërrohej një herë në ditë ose në 2-3 ditë. Edhe bezhdinaku, shtegtuesi, nëse kontribuonte në vathim, do të kishte një lehtësim në qiranë e qëndrimit, bujtjes. Njihen vlerat e vathimit jo vetëm në prodhimin e pritshëm të bimës por dhe në përmirësimin fizik, biologjik, ne formimin e një mjedisi të kërkuar nga mikroflora e tokës, si dhe proceset biokimike të transformimit të lëndëve dhe të energjisë. Vatha përbehej nga bashkimi i disa trinave, lesave, me thupra ose me mbetje të dërrasave. Proseku ishte një lloje vathe por kishte qëllim vetëm organizimin e mjeljes në oborrin e shtëpisë. Lëshoheshin kecat dhe qengjat që pastaj do të shkëputeshin përsëri.

Page 152: Almanak i Fermerit Shqiptar

153

Vllaja, lehe, pjese të shtratit, farishtes për prodhimin e fidanëve, rasatit. Vresht - jo vetëm si taksonomi e klasifikimit të tokës, por dhe si referencë për mbledhjen e taksave gjatë pushtimit osman. Toponimi, Vresht, vneshtë apo veshtë, zë një pjesë të madhe të toponomastikës në vendin tonë me shumë vlera në kuptimin e njohjes së historive të komuniteteve dhe të traditës së bujqësisë dhe vreshtarisë. Vërri - Sa vrre ke për gjënë e gjallë (kuptohet blegtoria), për ti nxjerre nga dimri?. Prej këtej origjinon dhe folja me vrris, ai ke vrris sot bagëtinë apo jo në kthim nga dimërimi, jo vetëm kullotën por dhe bazën ushqimore për kafshët e transportit, që do të shoqëronin gjithnjë tufën, bujtësi do të përgjigjeshin me qengja apo qumësht, mbasi delet dhe deshët ishin tej mase të dobësuar, të ligët, ligsht. Mund të konsiderohet dhe si ekuivalent i fjalës zahire. Zabeli, një nënndarje e vatanit, bashtinës, me synim kryesisht për drutë e zjarrit për dimër, materialin e ndërtimit për shtëpinë e re, mjedis për pushimin e bagëtive në mesditë, mriz, Ku mërzen cjapi me zile, Poezi e Naim Frashërit, nga Bagëti e Bujqësia, (Mrizi i Zanave, At Gjergj Fishta). Zahire - Pjesa e prodhimeve, bulmetit dhe ushqimeve të tjera të lëna mënjanë për dimër, të përgatitura me teknologji të ndryshme sipas zonave dhe traditave. Zarzavate - e origjinuar nga sllavishtja, zarzavti, perime, siç kanë origjinuar nga gjuhët e tjera: domate-mollatarte, nga italishtja pomo d’oro, patate, kërtollë, nga kartofel, sllavisht dhe rusisht, kastravec- kastravsti (edhe në rumanisht). Yshmeri- Tepelene - Salari-Progonat-Gryka e Këlcyrës- një gatim me shumë petë që piqen më vete. Këto të gjitha pas pjekjes zbuten në ujë të ngrohtë me kripë dhe gjalpë të shkrirë. Shenim: Pasuria gjuhesore dhe frazeologjike pa llogarituar aspektin figurativ dhe lakonizmat eshte shume e madhe, dhe ne kete botim vetem sa ceken keto pasuri. Njësitë matëse tradicionale të përdorura ndër kohëra19 19 Pavarësisht se janë shfrytëzuar shumë dokumente që flasin dhe për këto njësi që janë dhe trashëgimi kulturore, nuk duhet të kërkohet një unifikim i tyre. Ndryshe nga disa vende, Amerika e veriut, Anglia, Irlanda, që kanë rezistuar shumë në mos ndryshimin e sistemit të matjes, tek ne i është hapur rrugë sistemit metrik, por nuk ekziston akoma një shpjegues se si do të konvertohen këto njësi. Më shumë e kanë ndjerë institucionet e kthimit të pronave, mbasi atyre u prezantohen dokumente të kohëve të ndryshme dhe me sisteme të ndryshme. Prandaj dhe nuk kemi dashur të bëjmë konvertimet, për t’ia lënë lexuesit për të kontribuar ai vetë.

Page 153: Almanak i Fermerit Shqiptar

154

Njësitë e peshës Barrë drithë - Dorë, grusht, një dorë miell, një grusht me arra etj. Shinik - Mashterk - Shoshë Okë, afërsisht 1.5 kg. Kile, kille, në disa zona, afërsisht 1 kg. Drehem - ?! Gavetë - afërsisht 1 kg, edhe për të matur rendimentin, sa kile, okë bereqet, për një gavetë farë. Karroqe 12 kg (e përdorur në Jug). Mushkë. Kalë apo një gomar drithë, që vlerësohet në bazë të fuqisë potenciale të mbajtjes së barrës për kafshët e sipërpërmendura. Magje, magje buke, fig. “kemi ngrënë një magje bukë” Xyrrem, drehem, nga turqishtja, njësitë më të vogla të peshës. Njësitë e gjatësisë Modia- afërsisht 760 m, njësi bazë, për llogaritjen e taksave, taksës së melit, në shek XV-XVI Pashi - Pëllëmba- Bërxhiku - Këmba - Njësitë e sipërfaqes; Pendë dhe, Pendë buaj, Ditë arë, Ditë mbjellë, Ditë pluar, Kile farë Arë - Jo vetëm si zë kadastral në taksonominë e kultivimit të tokës, por dhe si njësi matëse e sipërfaqes. Në sundimin Venecian sipërfaqja përcaktohej indirekt nëpërmjet sistemit linear, qe do të thotë: 100 hapa e gjatë dhe 50 hapa e gjerë, referuar këtyre dokumenteve, hapi llogaritë 6 këmbë dhe një këmbë konvertohet në sistemin e sotëm metrik 0.35 m . Kryqëzimi i këtyre të dhënave me sasinë e farës, gavetë fare (mbi të cilën llogaritej dhe rendimenti, bereqeti, do të tregoi më saktësisht madhësinë e kësaj sipërfaqeje. Sipas Kasëm Biçokut, ara kishte një madhësi prej 2 hektarësh, Injac Zamputi thotë për 3.6 ha dhe Spiro Shkurti, (nga ku janë marrë dhe këto detaje shprehet për 3,3 ha).

Page 154: Almanak i Fermerit Shqiptar

155

Dynym - dynymi është llogaritur 1000 m2 ose sa 1/10 e hektarit dhe ka zënë vend në sistemin tonë kadastral. Duke ju referuar burimeve osmane rezulton se është fjala për dy lloje njësish disi të ndryshme: Dynym i vjetër, eski donum, konvertohet nga studiuesit dhe ekspertët në 919 m2, si dhe dynymi i madh, buyuk donum, 2 720 m2 Është përdorur dhe ar, ~100 m2, njësi e përdoruar dhe në regjistrat e tokës në kohën e Zogut si dhe të Reformës Agrare pas Luftës. Sofer burra, ne veri , njesi matese sidomos per odat e miqeve, 4 sofer burra, do te thote qe oda e miqeve, rehaton, (akomodonne fjalorin e sotem), 4 X 12 Burra= 48 miq e te ftuar. ne te Verten-e perdorur ne Jug te Shqiperise. Njësitë e volumit, Çibuk fare - për farat e imta Okë - afërsisht 1,5 kg. Mashtrape - Enë për ujë, përafrohet me 1 litër. Gavetë - Përafrohet me 1 kg, për drithërat dhe farat më të imta. Magje - një magje buke- Sahan - jo vetëm një ene për ushqim, por dhe si masë p.sh. për miellin; i kam një sahan miell hua komshiut. Xhezve - xhezve kafeje, xhezve kafeje me qumësht apo dhallë etj. Ndarja e ujit Me tespihe Me dërrasa- Me ditë, (Llogaritej që me të zbardhur dita) E drejta e ujit shpesh herë nuk lidhej me të drejtën e tokës dhe kishin treg jo të njëjtë. Mund të shitej toka pa të drejtën e ujit. Rojtari i ujitjes Sahatçi - Postribe Polak – Kukës, Has, Tropojë; Mazllëm – Vlorë dhe trevat e Jugut Vaktet e bukës (kohët e ngrënies) Mëngjesi, silla Dreka

Page 155: Almanak i Fermerit Shqiptar

156

Zamra Darka Për besimtarët myslimanë dhe që agjëronin ishin Iftari, pasi të errej, të Perëndonte dielli, dhe syfyri, gjithmonë pa zbardhur dita. Menyja është gjithmonë në varësi të stinës dhe “takatit”. Nuk janë tamam anektoda, por histori të vërteta Në kohën e prishjes së miqësisë me Bashkimin e lavdishëm sovjetik, rifillon një histori tjetër miqësie me vëllezërit kinez, apo siç quhej Kina e madhe e Mao Ce Dunit. Për të përcjellë këtë akt historik, në fshatin Macukull të Matit, shkon i deleguari i Komitetit të partisë së rrethit. Midis të tjerave, ai ju thotë të pranishmëve se tashmë në vend të 200 milion banorëve të Bashkimit Sovjetik, ne kemi një mik 700 milionësh, bile vëlla, (në ato vite aq raportohej popullsia e Kinës). Pas një heshtje të pranishmëve që e dëgjuan me gojë hapur të deleguarin, kërkon leje një burrë i moshuar, të cilit i mbahej dhe goja:

- Unë thotë ai, kam 10-12 dele dhe në mbrëmje kur vijnë në vathë, nuk jam në gjendje ti numëroj dhe nëse kanë ardhur të gjitha apo jo.

I deleguari “me shkollë shumë”, nuk mundi ta sqaronte, dhe u ndihmua nga një fshatar që ishte përkrah atij që bëri pyetjen:

- Ky që foli është budalla, dhe do t’ia sqaroj unë këtë që nuk kupton: Tashmë duke ju kthyer fqinjit të tij i thotë:

Sikur Kina të jetë një kazan me tambël (qumësht) dhe Shqipëria farë kosi, ne nuk e xajmë (bëjmë) dot kos Kinën.

Në masivin kullosor të Kunorës së Lurës, një gazetar, pyet bariun e dhive: sa është numri i dhive që ju keni:

Me numër nuk mund të përgjigjem, por nga momenti kur hap derën e vathës dhe deri kur del dhia e fundit, nga cjapi i kumonës deri tek dera e vathës është afërsisht një kilometër. Këto dy histori që përmendëm i shkojnë sado pak përshtat ose komplementojnë sistemin tradicional të njësive matëse. Copëza, nga ditari i një agronomi të Kooperativës Bujqësore Sapo kisha filluar pune ne Kooperativen Bujqesore te Xibrit, Mat, mbrriti nje ekip nga Komisioni i Planit te shtetit. Ne se nuk gaboj, ekonomia kishte rreth 280 ha toke, gati sa nje e katerta e nje brigade ne zonat fushore.

Page 156: Almanak i Fermerit Shqiptar

157

Qellimi: Zbatimi i displines te planit. Realisht kishim raportuar perfundimin e mbjelljeve te praneveres paçka e dinim se kishin mbetura te pa vena nen kulture rreth 15-16 dynym, boka, rrokzena ne veri, skerka, ne Jug, ku as meli nuk rritej. E dinim se do te pasqyrohej ne raportin e tyre per te justifikuar dhe sherbimin, nga ky raport une dhe Kryetari, morem vrejtje me paralajmerim. Kur lexoj konkluzionin dhe masen e denimit, Kryetari i Rrethit te asaj kohe, punetor dhe energjik, Vaso Pano, nuk e maskoj qeshjen e tij, por çfare do ti thonte ekipit qe kishte mbrritur dhe do ta trumbetonte kete “zbulim”.

……sapo kisha mbërritur në punë, ora 6 e mëngjesit, njoftohem se atë ditë do të vijë Sekretari i Parë i rrethit. Kërkohej përveç të tjerave që Udhëheqësi i Partisë së rrethit të gjente dhe plehërim të lëngëzuar të misrit.

Dërguam dy karroca me pleh nga stalla më e afërt, edhe aty duke përdorur autoritetin e ardhjes së Sekretarit të Parë. Por duke llogaritur se ato ishin krejt të pamjaftueshme, porosisim që të mos filloj lëngëzimi para se të diktohej makina e tij. Dhe kështu u bë. Më vonë mora dhe një falënderim. Kjo më kujton dhe sot thënien e një kolegu që nuk jeton sot, Lutfi Bajrami, që kishte të njëjtën porosi por për Sarandën, aso kohe e bashkuar me Delvinën. Kolegu i nderuar kishte dhe kurajën për ta kundërshtuar këtë situatë që përmenda më lartë dhe u thotë: Kjo është e njëjta sikur të hidhnim një thes me sheqer tek Syri i Kaltër, dhe tu thoshim të gjithë sarandjotëve, ejani të pini sherbet tek Kanali i Çukës . Po atë ditë duhej të kishim kujdes për zbatimin e Urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë që ndalohej përdorimi i kombajnave, për shirje stacionere, në lëmë. Udhëheqësi i Partisë në Mat i ardhur nga Myzeqeja nuk mund ta toleronte këtë rast.

Pak ditë para festës së shumëpritur të vitit të ri sidomos nga fëmijët. Mbledhje urgjentë në Shtabin e Rrethit, në Klos, (që për ne të zonave jo të lidhura me Klosin) nuk e dinim se ku mund ta kalonim natën). Urdhri i prerë për të gjithë ata që nuk kanë raportuar përfundimin e mbjelljes së grurit, sonte për gjithë natën bashkë me traktoristët të shfrytëzohet ngrica, për mbjelljen e grurit me disqe. Kisha llogaritur të kaloja një natë tek shtëpia e një shoku tim në Klos, aso kohe dhe Kryetar Kooperative, edhe deputet i Kuvendit Popullor, por kuptohet që shoku im nuk mund ta merrte përgjegjësinë e strehimit tim në shtëpinë e tij.

Sekretari i Parë, kishte kërkuar dhe ndihmën e Institutit të Lushnjës, duke marrë pas vetes një “shkencëtar të madh”.

Që në aktivin e parë ai rekomandoi të bëhej prashitje e grurit, (kuptohet ishte ngricë deri në thellësi që ja kalonte thellësisë së shtrirjes së sistemit rrënjor të grurit) dhe të bëhej një plehërim në koperturë, në sipërfaqe, me pleh dhish, superfosfat, gëlqere dhe hi zjarri. Pa llogaritur vështirësitë e për sigurimin e tyre, mjafton vetëm të themi se barinjtë kishin rezistencë për të marrë plehun e dhive mbasi parashikoheshin dështime masive, ne specialistët e Matit, i sugjeruam ta ndryshonte formulën, mbasi gruri nuk mund ta marri

Page 157: Almanak i Fermerit Shqiptar

158

fosforin në koperturë dhe aq me tepër në këtë fazë të rritjes (vëllazërim). Pasi nuk i kurseu fjalët se ju jeni injorantë, Zeusi i rrethit i maksimizoj, ne ishim të detyruar të zbatonim porosinë e tij. Një muaj më vonë, shkurt apo mars 1977 Shkencëtari i madh nga Instituti i Lushnjës që injoronte dhe qesëndiste dhe kolegët e vet, p.sh. për shkencëtarin e shumë mirënjohur, Skënder Gozhita, ai do të thoshte Skënder Gëzhuta; pa përfillur kapacitetin intelektual ne Mat, rekomandoi prashitjen e grurit. Në atë kohë lesat vibruese kishin filluar të ishin pjesë e parkut të SMT-ve. (Kjo na ndihmoi për ta raportuar si prashitje dhe sipërfaqen e lesuar, ashtu siç raportonim sipërfaqe të ujitur dhe atë sipërfaqe ku kishte rënë një vesë shi). Përsëri i thamë që prashitja nuk mund të realizohej pasi toka ishte e ngrirë dhe kuptohet pasojat në këtë rast ndërhyrje. Urdhri ishte i prerë “të fillojë prashitja e grurit”.

Urdhri i prerë për mbjelljen e misrit, me kubikë, me sa mbaj mend ishte iniciuar në Shtërmen të Elbasanit, duke shfrytëzuar torfën e liqeneve të Belshit, që bëri që shteroi një pasuri ujore unikale e mjedisit shqiptar, ku Sami Frashëri kishte hedhur idenë për ta bërë Kryeqendër të Shqipërisë. Ishte ideuar nga një pseudoshkencëtar dhe admirues i Lisenkos, nuk kishte studiuar në B. S., por kishte qenë për një vizitë në një kolkoz, ku kishte dëgjuar dhe emrin e Lisenkos, qe e shqiptonte elbasanishte, duke deklaruar në një podium të asaj kohe se kubikët janë më të mirë dhe më të ëmbla se bollokumet e Elbasanit.

Kuptohet se duartrokitjet nuk kanë munguar. Po si do të bënim ne të shkretët për ta zbatuar këtë direktivë: Vetëm një vit zgjati, pasi mbaroi dhe torfa e liqeneve të Belshit, u thanë dhe liqenet, monumente natyrore të Belshit, por prashitja e misrit të mbjellë me kubikë, pasi ishte shkelur shumë, mund të prashitej vetëm me kazme dhe duke përdorur anën e saj të mprehtë.

Ky muaj, Qershori gërshetonte dhe prashitjen e misrit me korrjen dhe shirjen e të lashtave.

Përveç të tjerave, halleve, të gjithë i kishin sytë për të grumbulluar shqeme, Rhues sp. (fam. Anacordiaceae), bimë nga e cila ekstraktohej tanin, për regjen e lëkurëve. Ishte pothuajse i vetmi burim të ardhurash sidomos për tu siguruar për fëmijët në shkolla të mesme apo të larta, rrobat dhe librat. Pavarësisht me urdhrat nga baza dhe nga lart, forcat e punës ishin larguar. Njoftohemi se do të bëhet një takim zonal me të gjithë specialistët e 3-4 ekonomive ku do të vijë dhe Ahmet Osja. Ishte rasti i parë që unë e kam takuar. Shoqërohej nga një specialist shumë i njohur për Matin, që nuk jeton më, veçanërisht i pasionuar pas misrit, Qamil Xhika.

Page 158: Almanak i Fermerit Shqiptar

159

Kuptohet profesorit të nderuar nuk i duhej shumë kohë për të kuptuar situatën dhe po përdor figuracionin e tij shumë të njohur: “Përse e keni arrestuar misrin”. Kuptohet që ishte fjala se misri nuk ishte prashitur edhe i kishte kaluar fazat e rritjes. Ndërkohë dhe ai nuk e kishte të nevojshme përgjigjen, pasi kooperativistët në orën 3 të mëngjesit do ti drejtoheshin shqemes. Në një ekonomi tjetër të Matit, Kurdari, po atë ditë, profesori, tejet i interesuar edhe për kulturën, ku shumë shpejtë zbuloi, se aty Skënder Drini, shkrimtari i mirënjohur shkodran, mësues për disa vite ne atë zonë, kishte shkruar jo pak libra, midis të cilëve edhe “Vraje tradhtinë”, Shembja e idhujve, etj, vlerësoi shumë punën e kësaj ekonomie sidomos për misrin, ku ai parashikonte një rendiment të lartë. Por përkundrejt këtij vlerësimi, K/Specialisti i ekonomisë, A.H. nuk shfaqi ndonjë shenjë kënaqësie dhe entuziazmi. Më vonë i kishte përshpirtur në vesh se po të realizohet plani ne edhe mund të shkojmë në burg mbasi nuk e transportojmë dot misrin nga ara për në hangarin e grumbullimit. Me qëllim për të rritur vlerën e ditës së punës, sipas një vendimi të Qeverisë së asaj kohe, deri diku ishte bërë një punë e konsiderueshme për tarracimin e tokave të pjerrëta.

Në ekonomi kishte mbërritur kontrolli punëtor i përbërë nga disa minatorë të Minierës së Batrës. Në një masiv të tarracuar (kuptohet me ulje graduale të pjerrësisë), sigurisht duke kopjuar terrenin, pyetja e parë që mu drejtua ishte: Përse vijat e tarracave nuk janë të drejta ? U mundova tu shpjegoj se kemi ndjekur izoipset, vijat rrushkulluese, duke ruajtur një pjerrësi që të mos gërryhej toka . Duke qenë tejet e vështirë për t’ua shpjeguar këtë, reagimi ishte shumë i prerë: Djalë i mirë, akoma nuk e ke mësuar se vija e partisë është vijë e drejtë dhe këto vija të shtrembra janë kundër kësaj vije. Një mbledhje e Kryesisë së Kooperativës: Fillimi i mbledhjes: Kryetari X Mensa e kooperativës ka blerë 2 kg makarona dhe nuk rezulton të jenë shitur 24 racione ashtu siç thotë dhe kontroll revizioni i rrethit që i bashkohet atij të kooperativës.

Page 159: Almanak i Fermerit Shqiptar

160

Ndërhyn Sekretari i Byrosë së partisë: Në aksionin për hapjen e kanalit X, gratë të gjitha kishin shtiza që thurnin triko dhe çorape. Tu mblidhen dhe tu digjen urgjentisht. Shefi i Kuadrit ; Dua të diskutoj edhe për origjinën e specialistëve duke bërë autokritikë që nuk kishin kaluar në filtrin e tij dhe shtoj se Shefi i Kuadrit në Komitetin Ekzekutiv (l.h), nuk më ka pyetur, më është tërhequr vëmendja dhe nga instruktorët e Komitetit të partisë, (xh.xh. dhe s.sh), Ndërhyn përsëri Sekretari i Byrosë: Kjo mund të jetë dhe arsyeja se përse nuk ecën ekonomia jonë, nga e cila partia pret shumë dhe më tepër. Disi i mënjanuar, Kryetari i Këshillit të Bashkuar, kërkoi urgjentisht matjen e dynymshave, mbasi dhe ai kishte mbaruar shkollën e Partisë) dhe përsëriti thënien e Leninit që “prona e vogël pjellë çdo ditë kapitalizmin”. Nga një anëtarët e Kryesisë: Granomët (do të thoshte Agronomët), janë kotë, përse na duhen. Po bëhej vonë dhe jo të gjithë anëtarët e kryesisë kishin fenerë) mbasi ishin zgjedhur dhe me shpërndarje gjeografike kuptohet dhe politike. Por ishte dhe një pikë tjetër e rendit të ditës Akt - daljet e blegtorisë: Që të miratoheshin duhej patjetër të kishin një diagnozë. Kanë qenë shumë diagnoza, kuptohet në latinisht, listerioza (kishte simptomat e të marrurit mendsh), “hengris ujkus” që do të thotë e ka ngrënë ujku, ka humbur pa nam dhe nishan, ku nuk kërkohej as nishani, pavarësisht se këtë e kishte ngrënë një i deleguar. Mbasi kryetari nuk arrinte të kuptonte këtë formulim, akt daljet e blegtorisë miratoheshin pa ndonjë problem Ishte e vështirë vendimmarrja për proces-verbalin lidhur me dëmin që kishin shkaktuar delet e kooperativës që kishin kullotur në brigadën X. Pika e fundit e rendit të ditës, ora 2, pas mesnate: - Ushqimi për traktoristët, ata kërkojnë bukë gruri, kur e gjithë fshatarësia

kooperativiste ha bukë misri, kështu që të mos merret parasysh kjo kërkesë. Mirë është që të blihen disa sefertasë (tasat me kate). Ne nuk kemi mundësi tu dërgojmë çaj traktoristëve natën mbasi marrim vetëm një kile sheqer në muaj për mensën e kooperativës, Ndërhyrje nga anëtarët e kryesisë:

Page 160: Almanak i Fermerit Shqiptar

161

- Çanga e kooperativës ka ra sot me një çerek ore vonesë, ndërkohë që ne i kemi dhënë

atij një sahan disku, përse e paguajmë këtë jevg me 3 ditë pune në muaj?

- Ku do të gjejmë punë të lehta për gratë me barrë dhe ato të sëmura?

- Leshin, e shkurtër, jashtë standardit, a do të mundemi t’ua japim kooperativistëve?

- Përgjigja; Tu jepet vetëm atyre që kanë bërë mbi 30 ditë pune në muaj.

- Nga armiku i klasës është përhapur propaganda se gratë që bëjnë qilizmë me bel,

nuk pjellin më? Të gjithë kafsharët, transportuesit e miellit, naftës apo çfarëdo qoftë , duhet të mos lejohen kur nuk kanë së paku dy kafshë barre, dhe të synohet që të kenë tre kafshë. A ka pyetje më? Në mbledhjen e Kryesisë ishin dhe të deleguarit e Komitetit Ekzekutiv dhe të Partisë. Duke mos llogaritur hallin e fshatarit ku ata do të strehoheshin, që do të sakrifikonte nga buka e gojës së fëmijëve të tij, ata kërkonin të sqaroheshin për figurën politike të tyre. Të vënë para kësaj dileme, drejtuesit kryesor, në pamundësi për alternativa të tjera, bënin një zbutje për ta zgjidhur situatën. Kthim të nesërmen i bujtësve për konkluzionet para nisjes për në qendër nuk do të ishte pa probleme, ku më kryesori ishte frika për dosjen e bujtësit. Kuptohet se këta do ti kthenin shpinën këtij mikpritësi nëse ai do të trokiste në derën e tyre, apo rastësisht do ta takonin në qytet, megjithëse ishin të vëmendshëm të mos e bënin këtë duke mos harruar dhe porosinë e gruas që të bësh sikur nuk i njeh. Ndonjë dhuratë e “vockël”, djathë, fasule, arra, pulë fshati etj. do ta zbuste konfliktin me gruan. Që ishte disi e acaruar porse e kishte harruar një natë më parë. Në një mbledhje tjetër kryesie: Do të paraqitej raporti i Seksionit të Kontrollit të rrethit; Në konkluzionet e raportit kërkohej dhe një masë dënimi me një të katërtën e pagës, për Përgjegjësin e sektorit të II. Në konkluzionet kërkohej që masa e dënimit të ishte ¼ e pagës së tij.

Page 161: Almanak i Fermerit Shqiptar

162

Ndërkohë, me dashamirësi ngrihet një nga anëtarët e kryesisë, kishte mbaruar Shkollën e Mesme me të gjitha notat dhjeta, (kuptohet ishte magazinier) dhe kërkon ndryshimin e masës së dënimit; -Nisur nga hallet dhe numri i madh i kalamajve, kërkoj të mos dënohet me ¼ e pagës , por me ½. Ekipi i revizionimit të rrethit ra plotësisht dakord. Edhe nga një koleg i imi, (H. H), ish K/Agronom në Kutë, Mallakastër, në atë kohë bënte pjesë në rrethin e Fierit: Pas rutinës së përditshme, zgjimi në orën 5, as që bëhej fjala për mëngjesin për ne jabanxhinjtë, nga një brigadë në tjetrën, në pritje të drekës nëse do të arrinim të kapnim ndonjë mensë ku kishte mbetur diçka, më njoftuan se do të vinte në Çorrush, K/Ministri, Mehmet Shehu. Ndonëse nuk dinim asnjë detaj për qëllimin e vizitës, gjithsesi u mundova të përqendrohem duke supozuar ose imagjinuar, kërkesat e tij që kanë qenë gjithnjë të paparashikueshme. Pa na dhënë dorën, më kërkoj se përse nuk zbatohej direktiva për të mbjellë dhe shfrytëzuar tokën nën ullishte me grurë. Bëra përpjekje ti shpjegoj se graminoret me një sistem rrënjor të cektë e konkurrojnë ullirin si për elementët ushqimor dhe aq me tepër i marrin lagështinë. Ndryshon puna i them për leguminozet, bishtajoret, fasule, bathë apo çfarëdo qoftë tjetër. Nuk më foli dhe pas një pauze, kuptohet që ishte informuar se isha nga Dukati, ku ai ruante dhe një histori jo të këndshme në përpjekjet me Ballin, më thotë: Ju dukatasit jeni shumë ngatërrestarë. Në një moment tjetër, një debat me Pirro Dodbibën, Ministër i Bujqësisë. Problemi ishte për tokat e kripura, ku me gjithë investimet me kosto të lartë, në disa raste nuk merrnim as farën. Nuk insistoj shumë se e kishte parandier se dhe largimi i tij do të kishte sebep dështimin për politikat e ndjekura për tokat e kripura. Të një natyre tjetër, që krijonin dhe një thyerje, ka qenë takimi me krijues, të cilët i kisha njohur në distancë. Me Jakov Xoxen, në Greshicë: i drejtohem duke i thënë se çfarë deshi Juga e Bardhë këtu, apo që të thaj Lumin e Vdekur, dhe të çelet Lulja e Kripës, kripthi në zhargonin popullor të zonës. (Juga e bardhë, Lumi i Vdekur dhe Lulja e Kripës, janë titujt e disa prej veprave të Jakov Xoxes). Më tha se do të përgjigjem kur të vij herën tjetër. Po kështu mbresëlënëse kanë qenë takimet dhe kafetë me poetin Agim Shehu dhe dramaturgun e regjisorin Pëllumb Kulla.

Page 162: Almanak i Fermerit Shqiptar

163

OPINIONE Prof. Dr. Resmi Osmani Në traditën e botimeve bujqësore, zakonisht shkruhen manuale, libra didaktike, monografi etj. Por në këtë rast, Autori i është shmangur kësaj tradite, ashtu si dhe në librin, “Druri i bukës dhe Historisë, Gështenja, një libër enciklopedik ku gërshetohet tradita bujqësore me historinë, zakonet dhe besimet, edhe në librin që paraqitet tashmë para lexuesit, “Almanaku i Fermerit Shqiptar”, ka një gjetje të veçantë dhe origjinale. Almanakët, si gjini janë botime të përvitshme apo periodike, me shkrime të fushave të larmishme për fusha të caktuara. Në botimet e bujqësisë shqiptare nuk janë praktikuar, kam mendimin që Idriz Xhomara është nismëtari. Kompozimi dhe përmbajtja e almanakut janë interesantë. Është ndërtuar mbi bazën e muajve që fillon me shtatorin, vjeshta e parë dhe mbaron me gushtin. Secili nga muajt ka përmbledhur ose përmbyllur lëndë përmbajtjesore me diversitet, që i takojnë atij muaji ose jo. Lexuesi gjen shpjegime si për kalendarin, për stinët, astronominë, klimën, kohëzgjatja e ndriçimit diellor, kualitetin e ujit për ujitje, tema të diskutueshme siç është ajo e Manipulimit gjenetik, agroturizmin si një eksport Brenda vendit, kopshtin e kuzhinës dhe diçka për kulinarin dhe traditën sipas zonave, shtegtimin apo nomadizmin. Bëhet përpjekje për të prezantuar, ndonëse jo plotësisht kalendari i festave pagane, ritet dhe zakonet që lidhen me to. Nuk dua të paraqes më tej pasurinë e këtij Almanaku se kështu do t’ia hiqja lexuesit kërshërinë. Për një gjë jam i sigurt: Sapo të lexoni “Almanakun” do tu lind dëshira për të mos u shkëputur prej tij, pasi do të doni të dini sa më parë se çfarë të fshehta fshihen për ju për muajin pasardhës. Nuk do të mungojnë dhe anektodat që nuk janë vetëm për çlodhje por më shumë janë frutë i urtësisë dhe shprehjes së filozofisë popullore. Në përfundim, dua të vë në dukje se almanakët mund të jenë të shumtë dhe të larmishëm. Autori zgjodhi këtë rrugë për tu adresuar fermerëve, me tematikë të larmishme dhe enciklopedike, por ai ka meritën që është i pari që hapi rrugën për këtë lloji botimi për universin bujqësor, dhe për ketë ai duhet përgëzuar. U takon autorëve të tjerë ta çojnë më tej këtë nismë, pasi problematikat që trajtohen, janë aq të shumta sa dhe të larmishme për të mos thënë të pafundme. Tiranë, Shkurt 2012 Mexhit Bajrami, Funar, Elbasan

Page 163: Almanak i Fermerit Shqiptar

164

Ky libër, Almanaku, që më parë nuk e dija se çfarë do të thotë, vjen i mirëpritur në malësinë tonë, në shtëpinë e shumë fermerëve që e kanë njohur Idrizin kur punonte për rehabilitimin e sistemit ujitës në kuadër të Projektit të Bankës Botërore. Mendoj se i drejtohet malësorit të Funarit, Çermenikës, fermerit myzeqar, bariut të Korabit, apo blegtorit të Çajupit me një gjuhë që ata të gjithë e kuptojnë. Besoj se do ta lexojnë pas punës me dritë elektrike, me fenerë, apo me dritën e pishës në stane. Shpresoj se autori nuk do të na harroj që të vijë dhe vetë të na shoh mbasi vetëm libri nuk është i mjaftueshëm. Shkurt, Funar, 2012, me 2 metra borë. Rexhep Shoshi, Magjistër në Universitetin e Prishtinës Më bëri përshtypje që kur erdhi në fermën time Baca Idriz, në Pejë, bashkë me Prof. Ukën (Rexhep Uka), nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë vërejtje apo sugjerim. Nuk më pëlqeu indiferentizmi i tij. Kryesisht merreshim me shtimin e nënshartesave të farorëve dhe shumëzimin e dredhëzave (luleshtrydheve). Më pyeti përse duhet të shartohet shalqiri me kungullin e hidhët (Cucurbita lanigerum), i dhashë një përgjigje por vura re se qëllimi i pyetjes ishte ndryshe nga ai që unë mendova. Idrizi do të thoshte në mënyrën e tij lakonike se duhet ta fillojmë nga hidhësia për të vajtur tek e ëmbla ndryshe nga trangulli, kastraveci, që kur e hamë përfundojmë tek pjesa e hidhur. Gjatë drekës pata vështirësi për t’ju përgjigjur pyetjeve të tij që ishin të natyrës që ngërthenin agronominë me traditën dhe historinë. Më vonë kur mora një libër të tij, “Druri i Bukës dhe i Historisë, Gështenja”, kuptova diçka më shumë për natyrën e pyetjeve të tij. Tani kuptoj që është një “hile” e Idrizit për të na e lënë topin në fushën tonë për ta zhvilluar këtë Almanak. Hazir Pollozhani, Doktor Profesor, Universiteti i Tetovës E kam njohur Idrizin kur sapo isha emëruar asistent profesor në Universitetin e Prishtinës, në lëndën e Mekanikës Bujqësore. Ishte hera e parë që shkelja në tokën mëmë. Edhe në saj të shoferit të tij. tejet i palodhur, Beqirit, (Beqir Dema), më krijoi mundësinë e lëvizjes nëpër Shqipëri. U befasova nga numri shumë i madh i njerëzve që ai njihte dhe takonte. Në vizitën e tij të parë në Maqedoni, kuptohet se do ta kalonte një natë në “kasollen” time në Ohër. Nuk u ngop nga bisedat me babain tim, mësues i shqipes në Manastir.

Page 164: Almanak i Fermerit Shqiptar

165

Besoj se edhe Almanaku me gjuhën e tij, dhe në një mënyrë të veçantë, kërkon të shprehet më shumë për Historinë e Kombit se sa për bujqësinë. Kurdo që do ta takoj në Tiranë, Tetovë, apo Ohër, do ta “dërrmoj” me vërejtjet e mia, por kësaj radhe po e lë me kaq. Sali Tërshalla, Doktor i Shkencave, Kryetar i Komunës së Arrasit, Dibër. Nuk besoj se ka zona te hapsires shqiptare qe nuk e gjejne vehten ne kete Almanak, Po ashtu edhe specialiste te shume brezave ne fushen e bujqesie. Mesazhi nga nje brez ne tjetri, nga nje plejade specialistesh tek tjetri eshte me shume se nje stafete. Njeheresh ky botim na detyron te kontribojme sadopak ne numurin tjeter duke ndjere dhe pergjegjesine qe megjithese me kerkoj Idrizi, nuk pata mundesine te jap ndihmesen time sado modeste

Page 165: Almanak i Fermerit Shqiptar

166

Page 166: Almanak i Fermerit Shqiptar

167

LASHTËSIA E BUJQËSISË NË TREVAT

SHQIPTARE

Dr. Moikom Zeqo Antropogjeneza lidhet me punën krijuese të Homo sapiensit. Të gjithë historianët e qytetërimeve klasifikojnë kalimin nga sistemi i gjuetisë në natyrë, që nënkupton një nomadizëm të përhershëm në sistemin e kultivimit të tokës, që lidhet me ngulitjen dhe vendbanimet e para njerëzore. Ky kapërcim kopernikan nga gjuetia e njerëzve parahistorikë në njohjen e kultivimit të bimëve të natyrës, si dhe krijimin e konceptit të vendbanimeve përfaqëson Revolucionin Bujqësor në zanafillën e tij. Që nga parahistoria ky revolucion i bujqësisë e bën tokën bujqësore atributin e zhvillimit të jetës, e cila tashmë merr një karakter të vetorganizuar. Në këto kohëra tepër të skajshme gjahtarët parahistorikë shndërrohen në bujq parahistorikë, ndonëse dualizmi i tyre vazhdon dhe nuk mund të zhduket. Sistemi i bujqësisë ndryshoi gjithçka dhe mund të thuhet se fillesat e qytetërimeve lidhen me këtë mënyrë të re jetese dhe pune, madje në një kuptim të shumëfishtë pa përjashtuar dhe kohërat moderne. Janë pikërisht të dhënat arkeologjike ato që na hapin përpara syve botën e paditur dhe të heshtur të parahistorisë. Dikur një arkeolog francez, Leon Rei, shkroi në fundin e shek. XIX së në Shqipëri parahistoria është një njollë e bardhë. Është meritë e arkeologjisë shqiptare që gjatë bonifikimit të fushës së Maliqit, shënoi një prelud të madh.: Zbuloi një fshat parahistorik kolosal, ku jeta kishte vazhduar pa ndërprerje për 1500 vjet. Ky vendbanim parahistorik i Maliqit kish filluar të banohej rreth viteve 2700 para erës sonë dhe vazhdoi si i tillë deri në vitin 1200 para erës sonë. Lashtësia e vendbanimit të Maliqit i çoi arkeologët në gjetje të reja, madje akoma më të lashta si p.sh. në Dunavec, Vashtmi, Podgori dhe Luadisht. Kështu u vërtetua që Fusha e Korçës është banuar që nga mijëvjeçari i IV para erës sonë nga një popullsi qëndruese, ndenjëtare. Kështu në epokën e neolitit merr zhvillim kultura materiale e bujqësisë. Lindja e Bujqësisë çoi në një siguri dhe në rritje mjaft të madhe të popullsisë. Vërtetohet arkeologjikisht se skeletet e banorëve neolitike në Evropë janë 100 herë më shumë se skeletet e banorëve paleolitikë. Mos të harrojmë se epoka e Neolitit ka zgjatur afër 3 000 vjet. Zbulimi i kulturës parahistorike të Korçës qe një ngjarje kolosale shkencore jo vetëm në rrafshin e Shqipërisë, por dhe në atë evropian. Kronologjia shkencore e bërë nga arkeologu Frano Prendi solli një risi dhe në konceptin e autoktonisë nga më të vjetrit në Evropë të banorëve të Shqipërisë. Bujqësia në këtë lak kohor kishte karakter primitiv. Përdoreshin vegla bujqësore të thjeshta me shkopinj në majat e të cilëve kishte gurë stralli ose brirë dreri. Kjo lloj bujqësie është quajtur bujqësi me shate. Por bujqit parahistorikë të Korçës krijuan një lloje parmende primitive të pajisur me plor prej brinje dreri që mund ta çante tokën deri në thellësinë 15 cm. Në epokën e bakrit dhe të bronzit filluan të vihen në përdorim vegla bujqësore metalike, si p.sh, sëpatat, shatrit, rrëmihësit, kazmat dhe sëpatat prej bakri dhe bronzi. Hekuri

Page 167: Almanak i Fermerit Shqiptar

168

gjithashtu bëri një revolucion në cilësinë më të lartë të veglave bujqësore. Veglat bujqësore prej hekuri gjenden në takëmet e varreve të Matit, që në shek. VI p.e.r. Si pasojë e kësaj teknologjie të re bujqësore do të kemi një shtim të prodhimit bujqësor, aq sa në një mbishkrim të shek. IV, p.e.r., thuhet se fisi ilir i pajonëve arrinte të prodhonte aq grurë, saqë furnizonte me shumicë dhe qytetin e famshëm grek Athinën. Kultura kryesore bujqësore ishte gruri, por kultivoheshin dhe perimet si hudhra, qepa, lakra, prasi, bizelja, batha, qiqrat dhe thjerrëza. Pati një lulëzim të lartë kultura e hardhive e zhvilluar në pjergulla. Për gjetjet arkeologjike të epokës arkaike të shek. VIII-VI, p.e.r., janë gjetur shumë pitosa, enë të mëdha qeramike me funksionin e hambarëve, që mbusheshin me prodhime bujqësore ose me vajin e ullirit. Këto pitosa kanë qenë rreth 1.5 m të lartë, me formë sferike dhe mbanin rreth 3 kv drithë.i Vetëm në qytezën ilire të Rosujës Tropojë, janë gjetur 20 pitosa të tillë, hambarë. Në Muzeun Historik Kombëtar është vendosur një pitos i madh nga fshati Tren i Korçës, që ka të gërricur figurën e një parmende prej druri të pajisur me plor hekuri. i takon shekullit IV, p.e.s.. kemi të bëjmë me paraqitjen grafike të parmendës që kanë përdorur ilirët, që mesa duket ka qenë ndërtuar prej tyre, si një fuqi kultike. Shumë pitosa janë gjetur në Durrës, Apoloni, Butrint, Irmaj, Klos, Floq, Amantia. Madje janë zbuluar dhe pitosa-hambarë të gdhendur në shkëmb, në kodrën shkëmbore në fshatin Mallkeq të rrethit të Vlorës. Krahas pitosave janë gjetur dhe havanë guri, apo mokat e mullinjve të lashtë, që shërbenin për bluarjen e drithit në miell. Herodoti bën fjalë për fushat e Apolonisë, ku kishte dhe dele që i ishin kushtuar kultit të diellit dhe havanë guri, apo mokrat e mullinjve të lashtë, që shërbenin për bluarjen e drithit në miell.i Sipas një autori me origjinë ilire Marsel Komesi, që ka jetuar në shek. e VI në kohën e Justinianit të Madh, janë pikërisht ilirët që shpikën të parët mullinjtë me ujë, fakt pak i studiuar, por tepër i rëndësishëm. i Të dhënat e para për bujqësinë tek ilirët i japin autorët antikë. Këto nisin që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, etj. Homeri flet për Mbretin e tesprotëve, Theidonin, i cili i dha Odiseut një anie tesprotë me grurë. Hesiodi në fragmentin 134 të veprës së tij, “Cermina”, shkruan për fushën rreth Dodonës si “shumë pjellore dhe me luadhe të mira e pasur me dele dhe kope dhensh”. Të dhëna për bujqësinë tek ilirët jep edhe Herodoti. Herodoti bën fjalë për fushat e Apolonisë, ku ishte dhe dele që ishin kushtuar kultit të Diellit. Herodoti flet dhe për një person historik, qytetarin e Apolonisë me emrin Eveni, të cilin bashkëqytetarët e verbuan se gjatë ruajtjes së deleve kushtuar Diellit e kishte zënë gjumi dhe ujqërit shqyen 60 dele. Mbas verbimit të Evenit delet nuk pillnin dhe toka nuk jepte më frutë si rezultat i mallkimit. Apoloniatet shkuan dhe tek Orakulli i Dodonës dhe e pyetën se cili ishte shkaku i kësaj fatkeqësie. Përgjigja qe se mallkimi mund të hiqej, nëse e shpërblenin Evenin, që kishin verbuar pa të drejtë. Atëherë apoloniatët e pyetën se çfarë shpërblimi kërkonte Eveni për të keqen që ata i kishin bërë. Sipas Herodotit, Eveni kërkoi që ti jepnin disa nga arat që ishin më të mirat në Apoloni, si dhe një shtëpi pranë tyre, që ishte më e mira në qytet. Apoloniatët ia dhanë menjëherë këto gjëra që kërkoi Eveni. Mallkimi u hoq dhe Evenit ju dha vetia e Orakullit. Kjo ngjarje është e shek. V p.e.s.i Mësojmë se në Apoloni në këtë kohë kishte ara të kultivuara mjeshtërisht, madje në një monument arkeologjik përmendet dhe fusha me emrin Gylakea. Të shumta janë të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë tek ilirët nga Aristoteli. Aristoteli tek libri i tij “De

Page 168: Almanak i Fermerit Shqiptar

169

animalum historia (Mbi Historinë e kafshëve) flet se në Iliri ka derra, se lopët e Epirit janë të mëdha, se qetë dhe delet në Epir quhen pirike, sipas emrit të Mbretit Pirro i Madh, se kopetë arrijnë në qindra krerë, se gomarët janë të vegjël, por që shërbejnë shumë në bujqësi. Po Aristoteli thotë se ilirët e quajtur taulantë bëjnë verë nga mjalti, se në Epir ka drerë të mëdhenj, briri i të cilëve përdoret për të bërë shumë sende të dobishme, etj. Një tjetër autor, Skymni, i shek. III p.e.s në veprën në vargje : “Përshkrimi i botës”, shkruan se rreth detit Adriatik jetojnë afro një milionë e gjysmë ilirë “që kanë tokë shumë të mirë dhe pjellore, ku dhe bagëtia pjellin binjakë”. Skymni tregon dhe për lëvrimin e tokës nga ilirët i. 200 vjet më pas Straboni shkruan për Ilirinë se “ky vend është i ngrohtë dhe frytdhënës, por dhe plotë me ullishte e vreshta të mira”. Përveç grurit, bujqit ilirë kultivojnë dhe elbin. Prej elbit ilirët krijuan një pije të veçantë të quajtur sabaja, një lloje birre, e cila u bë e famshme në Iliri, kryesisht në shtresat më të varfra. Në shek. III të erës sonë, lavdërohet shumë balisku, një lloj rrushi që rritet në rrethin e Durrësit. Ky lloj rrushi dyrrahas, ka shtegtuar deri në Marsejë të Francës ku është kultivuar. i Një autor romak Terenc Varoni, i cili ka shkruar veprën “Mbi ekonominë fshatare”, flet për ilirët si mjeshtra të bujqësisë, si dhe të korrjeve dhe vjeljeve që i quan oberrari,i që ishin me shumicë në provincat ilire. Në këtë vepër mësohet se ilirët dasarete, paretinët, qenë njerëz që kultivonin shkëlqyeshëm drithin. Ilirët për ti bërë më pjellore tokat e tyre ishin ndër të parët në Evropë, që u morën me hapjen e kanaleve dhe me bonifikime moçalore. Në zonat më bujqësore të antikitetit ishin periferia e Apolonisë që përkon me fushën e Myzeqesë. Të 200 kolonistët që erdhën nga Durrësi për të krijuar qytetin e Apolonisë në vitin 558 p.e.s., ishin bujq që udhëhiqeshin nga Gylaku, i cili i dha emrin edhe fushës së Apolonisë. Ekonomia bujqësore do të çonte dhe në krijimin e kulteve dhe të hyjnive që lidheshin me bujqësinë. Vetë Gylaku duhet të jetë himnizuar, lidhur me fuqitë ktonike të tokës. U përhap sidomos kulti i dy hyjnive mbrojtëse të tokës dhe të bujqësisë, Demetës dhe Korës. Në një faltore të shek III p.e.s., në Apoloni u gjendën qindra fragmente terrakotash, dhurata me motive për hyjnitë e sferës bujqësore. Në monedhat e Durrësit dhe Apolonisë gjenden dhe simbolet që lidhen me figurën e parmendës së gurit, rrushit dhe bletës. Një reliev në Apoloni ka të skalitur figurën e një djaloshi me emrin Epikad që mban në dorë një vesh rrushi. Në Durrës dhe Apoloni janë gjetur fruta pemësh të modeluara në baltë të pjekur si mollë, dardhë, fiq, përdorur si lodra për fëmijë. Qytetet dhe vendbanimet ilire në shek. V p.e.s. janë të lidhur ngushtësisht me bujqësinë. Disa nga këto qytete të tipit Polis, si Durrësi dhe Apolonia kanë një juridiksion të plotë mbi rrethinat apo hinterlandet e tyre që janë kryesisht rurale dhe bujqësore. Përgjithësisht këto hintelande lidhen me popullsinë vendase ilire, kurse Brenda qyteteve Polis, vazhdojnë të mbijetojnë edhe brezat e kolonistëve Dore dhe Korintas, duke krijuar një kulturë mikse me origjinalitet të veçantë. Në shekujt IV-II p.e.s. ne Iliri fuqizohen marrëdhëniet skllavopronare në prodhim. Kjo krijoi shtresën e buqëve skllevër në prodhim. Theopompi shkruan se fisi ilir i Ardianëve kishte në vartësi 300 mijë prospelatë, që ishin bujq të shpronësuar pa tokë me statusin e skllavit. Po kështu edhe Agathakiditi shkruan se disa përfaqësues të parisë dardane kishin deri 1000 skllevër, të cilët në kohë paqe punonin tokën dhe në kohë lufte merrnin pjesë në ushtri. Bujqit e kësaj periudhe ndaheshin në dy pjesë, në skllevër drejtpërdrejtë dhe në bujq relativisht të lirë.

Page 169: Almanak i Fermerit Shqiptar

170

Në hartën arkeologjike të rrethit të Skraparit ka afro 60 vendbanime bujqësore. Disa nga këto vendbanime patën dhe fortifikime, por përgjithësisht ishin fshatare. Këtu gjetjet arkeologjike të veglave bujqësore tregojnë se 90 % e kësaj krahine përbehet nga bujq të lirë dhe jo skllevër. Bujqësinë ilirët nuk e mësuan nga të tjerët, siç thonë disa teza të studiuesve të huaj, të cilët mëtojnë se gjoja ilirët qenë një popull endacak, që rronte nga ekonomia e kullotave. Të gjitha të dhënat që shkruam më lartë tregojnë se gjeneza e bujqësisë tek ilirët është autoktone dhe jo e importuar. Madje të dhënat parahistorike deri në antikitet tregojnë një vijimësi dhe jo ndërprerje, pavarësisht nga dyndjet e popujve të tjerë kalimtarë. Kjo vërteton jo vetëm autoktoninë etnike të ilirëve, por edhe autoktoninë e kulturës materiale të punës dhe të jetës. Është e marrëzishme të mendosh se ndonjë përfaqësues serb si Jovan Svijiç, i cili thotë që ilirët e mësuan bujqësinë nga sllavët, kur sllavët erdhën në Ballkan dhe në trojet e Shqipërisë, të paktën nga shekulli VI i erës sonë. Në vitin168 p.e.s. ilirët pushtohen nga romakët. Është për tu habitur, por kultura romake e punimit të tokës në këtë periudhë ishte e nivelit më të ulët se ajo ilire. Sundimi romak krijoj strukturime të reja. Pompon Atiku, miku i Ciceronit në vitet 50 p.e.s zotëronte prona shumë të mëdha bujqësore në periferinë e qytetit Butrint. Fisi i Prasaibëve kaonë, ishte shndërruar në një koloni romake me karakter ushtarak dhe bujqësor. Po kështu u shndërrua dhe fisi i pirustëve në rrethinat e Lezhës. Romakët sollën disa kolonë italikë në rrethinat bujqësore të Durrësit, të Tiranës dhe Skampinit. Pronat e mëdha bujqësore u quajtën latifonde. Ato shfrytëzoheshin nga romakët në mënyrën më të egër dhe të pamëshirshme. Kjo çoi në rrënimin e buqëve ilirë, të cilët u rebeluan dhe sipas burimeve të shkruara romake cilësoheshin latronë, d.m.th. kusarë. Rebelimet e latronëve u bënë shumë shqetësuese për Romën. Dihet nga të gjithë kryengritja e famshme e Batos ilir në kohën e Oktavian Augustit, që rrezikoi tërë Perandorinë romake. Sipas edicionit të ri të Historisë së Popullit Shqiptar, bujqësia dhe blegtoria e ilirëve, jo vetëm ka ndikuar në vendet fqinje dhe është ndikuar nga ato nëpërmjet tregtisë dhe rrugëve të tjera. iii Do të trajtohet në numrin tjetër të Almanakut, në kontekstin e Bujqësisë Qytetare apo Urbane

Page 170: Almanak i Fermerit Shqiptar

171