20
Abdesi Hoxhë Lulzim Perçuku (Shkëputur nga dersi rreth abdesit)

Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Abdesi Hoxhë Lulzim Perçuku

(Shkëputur nga dersi rreth abdesit)

Page 2: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Definicioni i abdesit Në aspektin gjuhësor në arabisht, abdesi është nxjerr prej rrënjës së fjalës “el

wedae” që do të thotë mirësi dhe pastërti. Në arabisht i thuhet “wudu”. Ndërsa

në aspektin sheriatik (fetar) abdes do të thotë përdorimi i ujit në katër gjymtyrët

që kanë ardhur në ajet, të cilat janë: fytyra (goja e hunda), duart deri në bërryla,

dhënia mes’h kokës (dhe veshëve) dhe larja e këmbëve. Pra, përdorimi i ujit mbi

këto katër gjymtyrë në atë mënyrë të veçantë ashtu siç ka ardhur në sheriat

(Kuran e sunnet) dhe me këtë vepër duke pasur për qëllim afrimin tek Allahu dhe

duke shpresuar shpërblimin e Tij.

Koha kur obligohet abdesi Abdesi është obligim kur të hyjë koha e namazit, apo kur personi do që ta bëjë një

vepër në të cilën abdesi është kusht, p.sh.: namazi, tavafi etj.

Page 3: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Kushtet e abdesit Dallimi mes kushteve dhe farzeve është se kushtet i paraprijnë veprës. Nëse një

person nuk e vepron një kusht gjatë një vepre e cila është e kushtëzuar nga ai

kusht, atëherë ajo nuk pranohet. Ndërsa farzet janë brenda veprës.

Kushtet e abdesit janë:

1. Islami (me qenë mysliman), Allahu nuk e pranon abdesin e jobesimtarit;

me qenë i mençur (i shëndosh psiqikisht) e jo i çmendur; me qenë në

kohën që ka filluar t’i dallojë gjërat se çfarë është e mirë e çfarë e keqe,

Allahu nuk e pranon abdesin e një fëmijë të vogël që nuk mund t’i dallojë

gjërat.

2. Nijeti

Vendi i nijetit është zemra, për arsye se ajeti kuranor që thotë: “Nuk janë

urdhëruar për tjetër gjë përveçse ta adhurojnë Allahun duke qenë të sinqertë në

fenë e Tij”, e ku është vendi i sinqeritetit? Ai e ka vendin në zemër.

Nijeti me gojë për abdes është bidat. Nuk ka ardhur transmetim prej Pejgamberit

salAllahu alejhi ue selem se ai e ka bërë nijetin me gojë. Mirëpo ai e ka bërë

nijetin me zemër. Thënia e nijetit me gojë është bidat dhe nuk lejohet të

veprohet, sepse çdo bidat është i refuzuar tek Allahu dhe i papranuar.

Nijeti është dy lloje:

1. Nijeti që bën dallimin mes adeteve (traditave) dhe ibadeteve

(adhurimeve).

Nijeti është ai që e bën dallimin mes qëndrimit në këmbë dhe qëndrimit në

këmbë për namaz. Në rastin e parë e bën nijet se të qëndruarit në këmbë është

prej adetit, ndërsa në rastin e dytë e bën nijet se të qëndruarit në këmbë për

namaz është prej idadetit, duke shpresuar me këtë shpërblimin tek Allahu.

Page 4: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Gjithashtu sa i përket uljes në namaz. Njeriu gjatë ditës qëndron ulur. Mirëpo

dallimi mes këtyre dy rasteve është me nijet. Në uljen në namaz e bën nijet të ulet

për hir të Allahut dhe duke shpresuar shpërblim tek Ai.

Në këtë hynë nijeti për dallimin e namazeve mes njëri-tjetrit. Shembull: namazi

farz prej atij sunnet. Ky është lloji i nijetit që përmendet në librat e fikut,

dispozitave islame.

2. Nijeti me të cilin është për qëllim Allahu, pra sinqeriteti, duke pasur për

qëllim me veprën tënde vetëm Allahun e Madhëruar.

Prej këtyre dy llojeve, ky nijet është më i mirë, sepse sinqeriteti në adhurim është

bazë pa të cilën Allahu nuk i pranon veprat.

3. Uji i pastër

Është ai ujë i cili në vetvete është i pastër dhe pastrues për të tjerët. Nëse personi

merr abdes me ujë të papastër, nuk i pranohet ai abdes. Namazi që e fal me këtë

abdes nuk pranohet. Duhet ta përsërisë atë namaz. Duhet ta përsërisë abdesin

kur të gjejë ujë të pastër. Kur Allahu ka thënë se është obligim marrja abdes për

namaz, ka thënë se nëse nuk gjeni ujë merrni tejmum. Në këtë rast nuk bëhet

pastrimi në ndonjë mënyrë tjetër, por merret tejmum.

4. Largimi i çdo gjëje nga lëkura që e pengon arritjen e ujit deri te

lëkura, si: brumërat, llaku me të cilin gratë i lyejnë thonjtë. Abdesi nuk

pranohet nëse uji nuk arrin në të gjitha gjymtyrët.

Në rast se ngjyra është e atillë që e thithë lëkura, si: kana që e përdorin gratë,

nëse atë nuk e largon uji, atëherë abdesi pranohet, ngase këtë ngjyrë e ka thithë

lëkura e nuk është mbi të duke e penguar ujin të arrijë deri te lëkura.

5. Të pastruarit me ujë ose me gurë

6. Pastrimi i të gjitha gjymtyrëve mbi të cilat është obligim abdesi

Page 5: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Ka ardhur në një hadith ku njëri prej shokëve të Pejgamberit salAllahu alejhi ue

selem e ka lënë një pjesë të këmbës pa e larë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue

selem e ka parë duke u falur dhe e ka urdhëruar që ta përsërisë abdesin dhe

namazin.

Page 6: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Farzet e abdesit

1. Larja e fytyrës

Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

aty ku bashkohen dy nofullat (poshtë), dhe prej veshit deri në vesh.

Dijetarët sipas kësaj kanë caktuar disa dispozita. Prej tyre është se hapësira mes

veshit dhe mjekrës është obligim të lahet gjatë abdesit, ngase hapësira e fytyrës

përfshin prej veshit deri në vesh.

Nëse një njeri e ka mjekrën e madhe dhe të lëshuar poshtë, e ka obligim ta lajë

(qimet e mjekrës) krejt atë dhe jo vetëm vendin e mjekrës aty ku bashkohen dy

nofullat. Nëse personi e ka mjekrën e rrallë e ka obligim të fusë ujë në të, duke i

depërtuar deri në lëkurë. Mjekra e rrallë është ajo që dallohet lëkura brenda saj.

Nëse e ka mjekrën e shpeshtë, nuk e ka obligim futjen e ujit. Nëse e lan vetëm

pjesën e sipërme mjafton. Mirëpo për atë që e ka mjekrën e shpeshtë është

sunnet futja e gishtave dhe ujit në mjekër.

Te larja e fytyrës hynë larja e gojës dhe e hundës. Larja e gojës dhe hundës është

obligim gjatë abdesit.

Dijetarët cekin se arsyeja pse goja lahet para hundës gjatë abdesit është se goja

është vendi më i ndershëm te njeriu. Me të ai e përmend Allahun. Ndërsa hunda

është vendi ku qëndrojnë papastërtitë. Me gojë njeriu urdhëron për të mirë dhe

ndalon nga e keqja. Përmes saj njeriu fut ushqimin e pirjen, e përmes tyre ai

forcohet për ta adhuruar Allahun.

Uji bëhet i papastër atëherë kur ndryshon njërën ose tri tiparet e tij: erën, ngjyrën

apo shijen. Ndaj, dijetarët e cekin se arsyeja se pse goja dhe hunda lahen para

fytyrës gjatë abdesit, është se kur njeriu e fut ujin në gojë e dallon nëse ai e ka

ndryshuar shijen dhe e lë atë ujë, kur e fur ujin në hundë e dallon nëse ai e ka

ndryshuar erën dhe e lë atë ujë. Për këtë thonë se është bërë obligim larja e gojës

dhe hundës para larjes së fytyrës.

Page 7: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Rreth mënyrës së larjes së gojës dhe hundës gjatë abdesit ka dy mendime të

dijetarëve:

1. Merr një grusht ujë, e fut në gojë dhe e shpërlanë atë. Kështu vepron tri

herë. Pastaj tri herë pastron hundën.

2. Me një grusht ujë pastron të dyja përnjëherë, kjo tri herë.

2. Larja e duarve deri në bërryla

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se bërrylat hynë në abdes. Bërrylat janë

pjesë e duarve dhe duhet të lahen gjatë abdesit.

Dijetarët kanë pajtueshmëri në atë se larja e këmbëve më lartë sesa nyjat (qoftë

dhe pak mbi to) dhe larja e duarve më lartë sesa bërrylat (qoftë dhe pak mbi ta),

është sunnet dhe është gjë e mirë.

3. Fërkimi i kokës (dhënia mes’h)

Abdullah ibën Zejd radijAllahu anhu kur e ka përshkruar mënyrën e dhënies mes’h

kokës nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ka filluar me të dy

duart prej fillimit të kokës së tij deri te qafa.” Pra, e ka përfshirë me duar të gjithë

kokën. Vazhdon: “Pastaj i ka kthyer duart deri në vendin ku e ka filluar mes’hin.”

Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve, pra dhënia mes’h krejt kokës është

obligim, dhe jo vetëm një pjese të saj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka

dhënë mes’h krejt kokës.

Mirëpo nëse ndokush e ka mendimin ashtu siç kanë thënë dijetarët e tjerë, si: Ebu

Hanife dhe imam Shafiu, të cilët kanë pasur mendimin se i jepet mes’h vetëm një

pjese, ne nuk i themi se e ke abdesin të kotë, ngase ai e ka marrë një mendim të

dijetarëve. Mirëpo ne e cekim mendimin që duket se është më i sakti, duke u

bazuar në argumente, e prej argumenteve është hadithi që e cekëm më lartë.

Page 8: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka

dhënë mes’h vetëm një pjese të kokës, janë të gjitha hadithe të dobëta. Nuk ka

argument se duhet dhënë mes’h vetëm një pjesë të kokës ose flokëve.

Pavarësisht nëse personi i ka flokët të gjata, të shkurta apo të rruara, e ka obligim

t’i japë krejt kokës mes’h.

Obligim është dhënia mes’h prej fillimit të kokës deri te qafa. Ndërsa nëse

kthehesh për së dyti prej qafës deri aty ku fillon mes’hi, kjo është sunnet.

Prej kokës dhe dhënies mes’h asaj janë edhe veshët. Pejgamberi salAllahu alejhi

ue selem ka thënë: “Veshët janë prej kokës.” Dhënia mes’h veshëve është

obligim.

Një nga sahabët, kur e përshkruan mënyrën e dhënies mes’h veshëve nga

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, thotë: “U ka dhënë mes’h brendësisë së

veshëve me dy gishtat tregues.” Pra e ka futur gishtin tregues brenda në vesh.

Vazhdon: “Kurse anës së jashtme të veshëve me dy gishtat e mëdhenj të duarve.”

Me të njëjtin ujë që i jep mes’h kokës u jep edhe veshëve (nuk merr ujë rishtas),

sepse veshët janë pjesë e kokës.

4. Larja e këmbëve deri në nyje

Këmbët gjatë abdesit lahen deri në nyje. Mendimi më i saktë i dijetarëve është se

nyjat janë pjesë e këmbëve. Pra është obligim larja e nyjave. Pejgamberi salAllahu

alejhi ue selem ka thënë: “Dhe lani këmbët tuaja deri në nyje (në zogë).” Zogu i

këmbës përfshihet në larje dhe është obligim larja e tij.

Shijat (një grup i devijuar) thonë se këmbëve mjafton t’u jepet mes’h. Pra, pa

qenë me meste sipas tyre mjafton t’u jepet mes’h, pa i larë. Ky mendim është i

gabuar, sepse nuk është transmetuar asnjëherë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue

selem i ka lënë këmbët pa i larë gjatë abdesit duke mjaftuar vetëm me dhënien

mes’h atyre. Larja e këmbëve në abdes është obligim, kjo me pajtueshmëri të të

gjithë muslimanëve.

Page 9: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Kjo është një gjë që na dallon nga bidatxhinjtë, sepse shijat dhe havarixhtë, dy

grupe të devijuara, thonë se mjafton vetëm dhënia mes’h këmbëve (pa i larë).

5. Renditja

Renditja në abdes është obligim. Ajo bëhet ashtu siç ka ardhur në ajet:

-së pari larja e fytyrës (përfshirë gojën dhe hundën),

-pastaj larja e duarve deri në bërryla,

-pastaj dhënia mes’h kokës dhe veshëve dhe

- në fund larja e këmbëve deri në nyje.

Këto janë farzet e abdesit. Ndërsa kjo renditje që ka ardhur në ajet është obligim

dhe nuk lejohet që së pari të fillohet me larjen e këmbëve, apo të duarve, apo me

dhënien mes’h kokës, ngase nuk ka ardhur asnjëherë se Pejgamberi salAllahu

alejhi ue selem e ka prishur këtë renditje. Kjo vazhdueshmëri nga ai salAllahu

alejhi ue selem tregon se renditja në abdes është obligim. Sikur të ishte kjo gjë e

lejuar, së paku ai salAllahu alejhi ue selem qoftë dhe një herë të vetme do e kishte

prishur këtë renditje, apo qoftë dhe një herë të vetme do ia mësonte ummetit të

vet se nuk është obligim ajo renditje, mirëpo sunnet.

6. Larja e gjymtyrëve njëra pas tjetrës

Kjo do të thotë të mos e lësh të thahet një pjesë gjatë abdesit derisa ta pastrosh

pjesën tjetrën, p.sh.: nuk lejohet që pasi ta pastrosh fytyrën, të qëndrosh një

moment apo një kohë të caktuar derisa ajo të thahet, pastaj të vazhdosh larjen e

duarve.

Page 10: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Sunnetet e abdesit Nëse njeriu i praktikon sunnetet e abdesit do të ketë shpërblim. Abdesi i tij do të

jetë më i plotë. Mirëpo nëse nuk i vepron, nuk ka mëkat, mirëpo në rast se i

vepron shpërblimi do të jetë më i madh. Nuk ka problem nëse nuk i vepron, por

nëse do që ta kesh abdesin më të plotë dhe me shpërblim më të madh, atëherë i

praktikon ato.

Sunnetet e abdesit janë:

1. Et tesmia: përmendja e Allahut, thënia bismilah

Imam Neneviu rahimehullah thotë: “Et tesmia në arabisht është të thuash

“bismilah”, mirëpo nëse thua “bismilahirr Rrahmanirr Rrahim” s’ka gjë.”

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka abdes ai që nuk e

përmend Allahun në fillim të abdesit.” Dijetarët thonë se mohorja “nuk ka

abdes” që ka ardhur në hadith, nuk ka për qëllim se personi nuk ka abdes të saktë,

mirëpo qëllimi është se nuk ka abdes të plotë. Thënia “bismilah” nuk është prej

farzeve të abdesit, por është prej sunneteve të abdesit.

2. Përdorimi i miswakut

Koha kur përdoret miswaku gjatë abdesit është pasi që pastrohen duart tri herë

deri në nyje dhe para pastrimit të gojës (d.m.th. koha ndërmjet këtyre dy

veprimeve).

3. Larja e duarve deri në nyje para futjes së ujit në gojë dhe hundë

Transmetohet se Uthmani radijAllahu anhu ka marrë një enë me ujë, ka derdhur

ujë mbi dy shuplakat e duarve dhe i ka larë ato së bashku.

Larja e duarve deri në nyje është sunnet të lahen së bashku, jo të lahet një herë e

djathta pastaj e majta.

Page 11: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Kur besimtari i lan duart deri në nyje, nëse është ngritë pas gjumit, atëherë larja e

tyre është edhe më e fortë; pra ky sunnet është edhe më i fortë (pas zgjimit nga

gjumi).

Larja e duarve tri herë deri në nyje në fillim të abdesit, nuk e zhvlerëson obligimin

se duhet larë përsëri duart prej majës së gishtërinjve deri në bërryla atëherë kur

t’i pastrosh duart deri në bërryla (pas pastrimit të fytyrës).

4. Teprimi në larjen e gojës dhe hundës

Kjo do të thotë futja e shumtë e ujit dhe lëvizja brenda gojës, përveç nëse personi

është agjërueshëm, ngase në këtë rast ky sunnet bie për shkak se nëse agjëruesi e

tepron në larjen e gojës dhe hundës, atëherë ka mundësi që t’i kalojë ndonjë pikë

e ujit.

Është sunnet teprimi i larjes së të gjitha gjymtyrëve të tjera gjatë abdesit.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Plotësoje abdesin tënd.” Ibn

Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “Plotësimi i abdesit është të tepruarit në

pastrimin e gjymtyrëve.” Të teprohet në pastrimin e gjymtyrëve deri sa ato të

pastrohen mirë.

Është sunnet të lahen duart deri në nyje në fillim të abdesit, mirëpo të dyja së

bashku, e jo një herë të djathtën pastaj të majtën.

Është sunnet që fytyra të lahet me të dyja duart, e jo me njërën.

Gjithashtu duhet të teprohet edhe në larjen e fytyrës, ngase ajo ka shumë qime.

Për këtë arsye dijetarët kanë thënë se kur ta lash fytyrën, duhet ta lash shumë (ta

teprosh në larjen e saj).

Është veprim mekruh (i urryer) të përplaset uji gjatë abdesit.

5. Fërkimi i gjymtyrëve

Nëse e lë ujin të kalojë nëpër gjymtyrë gjatë abdesit (pa fërkim), e ke kryer

obligimin, mirëpo është sunnet fërkimi i tyre.

Page 12: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

6. Futja e ujit brenda mjekrës së shpeshtë

Ka ardhur në hadith se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka marrë abdes,

ka marrë një grusht ujë dhe e ka futur nën mjekër, pastaj i ka futur gishtërinjtë në

mjekër duke e futur ujin brenda në të. Kjo është sunnet për atë që e ka mjekrën e

shpeshtë. Ndërsa ai që e ka mjekrën e rrallë e ka obligim futjen e ujit brenda

derisa të kalojë në lëkurë.

7. Fërkimi mes gishtërinjve

Fërkimi i gishtërinjve të duarve bëhet duke i futur në njëri-tjetrin, në këtë mënyrë

fërkohen ndërmjet vete.

Për fërkimin e gishtërinjve të këmbëve ka ardhur një transmetim se kur

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka marrë abdes, i ka fërkuar ata me gishtin e

vogël të tij. Dijetarët thonë se fërkimi i gishtërinjve të këmbëve bëhet me gishtin e

vogël të dorës së majtë. Kjo sepse gishtërinjtë mbledhin papastërti përbrenda,

dhe papastërtitë duhet të largohen me dorën e majtë. Ata thonë se kur të fillosh

fërkimin mes gishtërinjve, duhet filluar prej këmbës së djathtë, prej gishtit të

vogël të këmbës së djathtë duke vazhduar deri te gishti i madh i saj. Pastaj

vazhdon te gishti i madh i këmbës së majtë, deri tek gishti i vogël i saj.

8. Lëvizja e unazës në mënyrë që të futet uji në pjesën ku është ajo

9. Të filluarit nga e djathta, pastaj nga e majta

Renditja në abdes është obligim. Mirëpo kjo ka të bëjë sa i përket renditjes së

farzeve të abdesit. Kurse brenda një farzi, të lahet dora e djathtë para së majtës

është sunnet. Thotë imam Neveviu: “Larja e dorës së djathtë para së majtës me

ixhma është sunnet. Nëse e vepron të kundërtën, e ke lënë një sevap, një vepër të

mirë, ndërsa abdesin e ka tamam.”

Të filluarit nga e djathta vlen vetëm për duar dhe këmbë. Kur lahen duart nga

majat e gishtërinjve deri në bërryla dhe kur lahen këmbët deri në nyje, fillohet nga

e djathta. E jo sa i përket edhe gjymtyrëve të tjera.

Page 13: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Thotë imam Neveviu se është e njohur tek ulemaja që fytyra gjatë abdesit duhet

të lahet me të dy duart, për shkak që abdesi të jetë më i kompletuar dhe më i

plotë.

Fërkimi i veshëve bëhet me të dyja duart përnjëherë. Po ashtu dhe fërkimi i kokës

bëhet me të dy duart përnjëherë. E jo njëherë ta fërkosh anën e djathtë, pastaj të

majtën.

Gjithashtu dhe fërkimi i fytyrës bëhet përnjëherë.

Të filluarit me të djathtën bëhet kur lahen duart prej majës së gishtërinjve deri në

bërryla (pasi që e lajmë fytyrën) dhe kur lajmë këmbët në fund.

Nëse në thonj ka ndonjë papastërti të vogël ose ndonjë gjë që është e pastër, si:

brumë, baltë etj., nuk është obligim të hiqet, mirëpo është sunnet (është mirë të

hiqet). Nëse është papastërti e vogël ajo që gjendet në thonj nuk është obligim të

hiqet, por nëse është e madhe, atëherë është obligim.

10. Larja e gjymtyrëve një herë, dy herë e tri herë

Më së mirë është që gjymtyrët gjatë abdesit të lahen nga tri herë sepse është prej

plotësimit të abdesit. Nëse një njeri merr abdes duke i larë gjymtyrët nga një

herë, e ka kryer obligimin, madje ka praktikuar një sunnet ngase Pejgamberi

salAllahu alejhi ue selem ka pasur raste kur i ka larë gjymtyrët nga një herë.

Mirëpo nëse disa gjymtyrë i lanë nga një herë, disa nga dy e disa nga tri herë,

abdesin e ka të plotë. Nëse njeriu e bën abdesin të llojllojshëm, disa gjymtyrë i

lanë një herë, disa dy e disa tri herë, nuk prish punë, abdesin e ka në rregull.

Çdo gjymtyrë lahet nga tri herë gjatë abdesit, përveç kokës dhe veshëve. Obligim

është dhënia mes’h kokës një herë. Dhe nëse e bën tri herë, e ke kundërshtuar

sunnetin.

11. Të shtuarit gjatë larjes së fytyrës, duarve dhe këmbëve

Nëse gjatë larjes së fytyrës e lan pak më lartë te flokët (mbi ballë), d.m.th. pjesën

e përparme të kokës, është sunnet. Nëse e lan pjesën pak më lartë se bërrylat

është sunnet. Nëse i lan këmbët pak më lartë se zogu i këmbës është sunnet.

Page 14: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Është sunnet larja e pjesëve që janë farz pak më shumë sesa që ka ardhur në

hadithe.

Mendimi më i saktë se deri ku lahen këto pjesë, është se nëse futësh pak mbi

bërryla apo mbi zogun e këmbës, atëherë e ke kryer këtë sunnet.

12. Duaja pas abdesit

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush thotë pas abdesit: “Esh’hedu

en la ilahe il-lAll-llah, wahdehu la sherike leh, we esh’hedu ene Muhammeden

abduhu we resuluhu”, i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hynë prej cilës do ai.”

Muslimi. Kjo tregon se kur njeriu e dëgjon këtë shpërblim kaq të madh, nuk duhet

ta anashkalojë e të jetë i shkujdesur ndaj kësaj duaje.

Ndërsa Tirmidhiu transmeton dhe një shtojcë që është e saktë: “O Allah, më bëj

prej atyre që pendohen shumë tek Ti dhe prej atyre që janë të pastër!”

Gjithashtu ka ardhur një tjetër dua e transmetuar nga imam Nesaiu: “Subhaneke,

All-llahum-me we bihamdike, esh’hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke we

etubu ilejke.”

13. Falja e dy rekateve namaz nafile pas abdesit

Falja e dy rekateve pas çdo abdesi është sunnet dhe shpërblimi është shumë i

madh.

Page 15: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Gjërat që e prishin abdesin

1. Çdo gjë që del prej dy vrimave (organit dhe vrimës anale), edhe nëse është

gjë e pastër apo e papastër. Nevoja e vogël dhe e madhe, sperma, lëngu i

epshit, gjakderdhja te gratë dhe gazrat e prishin abdesin.

Nëse futet diçka brenda në këto dy vrima dhe pastaj nxirret jashtë, edhe kjo e

prish abdesin.

Gazrat janë të pastra me pajtim të dijetarëve, mirëpo e prishin abdesin.

Në rast se gurët nga veshka nxirren përmes barërave nga organi, prishet

abdesi edhe pse guri është i pastër.

Sekrecioni i bardhë (pa epsh) që del shpesh te gratë, nuk e prish abdesin.

Ndërsa nëse bie në rroba, edhe nëse nuk i lanë ato janë të pastra.

2. Dalja e nevojës prej ndonjë pjese të trupit

Ka njerëz të sëmurë që nevojën fiziologjike nuk mund ta kryejnë prej vrimës

anale. Në këtë rast i bëhet një vrimë diku në trup (p.sh.: në bark). Nëse nevoja

del nga kjo vrimë, abdesi prishet. Mirëpo nëse personi e prek këtë vend

(vrimën nga ku del nevoja) abdesi nuk i prishet.

3. Humbja e mendjes, gjumi i thellë, alivanosja, harresa

Dijetarët thonë se gjumi nuk e prish abdesin, por është një gjë nga e cila njeriu

s’ka mundësi të mos e prish abdesin, ose nuk është i sigurt se a e ka prish atë

apo jo. Prandaj, pasi njeriu fle merr abdes.

Nëse mendja humb për shkak të çmendurisë, dehjes, anestezionit apo

alivanosjes, për të gjitha ka pajtueshmëri të dijetarëve se e prishin abdesin.

Nëse këto i ndodhin njeriut, duhet të marrë abdes.

Gjumi i cili e prish abdesin është gjumi i thellë, edhe nëse je në shtrat apo ulur,

në çdo gjendje. Nëse gjumi është i lehtë nuk e prish abdesin. Kanë thënë

dijetarët se gjumi i lehtë është kur njeriu e di se çfarë po ndodh rreth tij. Në

Page 16: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

momentin që i humb mendja dhe më nuk e di se çfarë po ndodh rreth tij, ky

është gjumi i thellë që e prish abdesin. Disa nga dijetarët kanë thënë se kur

personi sheh ëndërr, kjo është shenjë se ky është gjumi i thellë dhe e ka

prishur abdesin.

4. Prekja e organit dhe e vrimës anale

Nëse personi e prek organin e tij apo vrimën anale abdesi i prishet, pavarësisht

nëse e prek me pjesën e brendshme, pra me shuplakën e dorës, apo me shpinën e

dorës, apo me skajin e dorës. Nëse e prek me shuplakën e dorës (e cila është deri

në nyje), me secilën pjesë të saj që është prekur organi, abdesi është prishur.

Gjithashtu nëse personi e prek organin e dikujt tjetër abdesi i është prishur. Nëse

burri dhe gruaja prekin organin apo vrimën anale të njëri-tjetrit, abdesi i tyre

është prishur.

Prindi nëse prek organin apo vrimën anale të fëmijës, abdesi i tij është prishur,

p.sh.: kur nëna e prek organin e fëmijës ose vrimën anale të tij gjatë pastrimit të

tij pa pasur pengesë në mes, si: pecetë (pallomë), dorëza etj.

Edhe nëse personi e prek organin e dikujt tjetër qoftë me qëllim apo pa qëllim,

abdesi i prishet, qoftë shumë apo pak, qoftë i vdekur apo i gjallë ai të cilin e prek.

Nëse ndodh ta prekësh organin apo vrimën anale të kafshës abdesi nuk të prishet,

ngase hadithi ka ardhur veç për organin e njeriut.

Nëse burri i prek testiset e tij nuk e prish abdesin, ngase hadithi ka ardhur vetëm

për organin.

Nga kjo që u cek, çdo gjë që përfshin burrat përfshin edhe gratë.

Ka disa njerëz që lindin me mutacione (kanë të dy organet). Dijetarët thonë se

nëse personi i tillë i prek njëkohësisht të dy organet e prish abdesin. E nëse e prek

vetëm njërin nuk e prish abdesin.

Page 17: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Në rastet kur nevoja del prej një vendi tjetër të trupit (që ndodh me disa njerëz të

sëmurë) e jo prej vrimës anale, abdesi prishet. E nëse i sëmuri e prek atë vend nga

ku i del nevoja, abdesi nuk prishet (përveç kur preket organi dhe vrima anale).

Gjithashtu, nëse një person prek rreth vendeve anale, si: kofshët, nuk preket

abdesi.

Nëse personi e prek ndyrësirën me dorë, nuk e prish abdesin, mirëpo e ka obligim

që para se të falet ta pastrojë atë ndyrësirë.

Esma radijAllahu anha e ka pyetur Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem se si

pastrohet rroba në të cilën pikë gjaku i menstruacioneve, e ai i ka thënë: “Së pari

fërkoje me thonj, pastaj fërkoje me ujë, në fund derdhi ujë përmbi.” Imam

Shafiu thotë: “Kjo tregon se nëse njeriu e prek ndyrësirën me dorë, nuk i prishet

abdesi, sepse gjaku i menstruacioneve është shumë më i papastër sesa organi.”

Prej kësaj dijetarët kanë nxjerr dispozitë se prekja e papastërtisë nuk e prish

abdesin.

Nëse papastërtia është e njomë apo e thatë, ndërsa dora jote është e lagur, nëse

e prek atë papastërti duhet ta pastrosh dorën. Mirëpo nëse papastërtia është e

thatë dhe po ashtu edhe dora jote që e prek atë është e thatë, nuk e ke obligim ta

pastrosh dorën, por vetëm e largon papastërtinë nga dora.

5. Ngrënia e mishit të devesë

Nëse personi ha mish të devesë, apo mushkëri, apo veshkat apo të tjera nga

deveja, duhet të marrë abdes.

6. Dalja nga Islami

Kur personi del nga Islami, çdo vepër që e ka bërë deri atëherë, është e kotë. Edhe

abdesi që e ka marrë i prishet në rast se ai ka dal prej Islami, apo ka kaluar në një

fe tjetër.

Dijetarët thonë se çdo gjë që e obligon guslin (pastrimin nga xhunubllëku) e

obligon edhe abdesin, përveç vdekjes.

Page 18: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Abdesi nuk prishet nëse personi e flet ndonjë fjalë e cila është haram, p.sh.:

përgojon dikë, e shan, e fyen, e ofendon, apo betohet në diçka tjetër përveç

Allahut (kjo është shirk i vogël).

Gjithashtu abdesi nuk prishet nëse personi qesh shumë apo pak, me zë apo pa zë,

qoftë brenda apo jashtë namazit.

Nëse personi ha mish, qoftë të pjekur apo të papjekur, abdesi nuk i prishet. Nëse

ai ha mish, qoftë nëse atë e ka prekur zjarri apo jo, nuk e ka obligim të marrë

abdes, nuk e prish abdesin.

Nëse personi ha cofëtina apo mish të derrit nuk e prish abdesin (ka raste kur

myslimani detyrohet dhe i lejohet të hajë nëse nuk gjen diçka tjetër, në rastet kur

nëse nuk e bën këtë shkatërrohet apo mund të vdesë). Mirëpo duhet t’i lajë duart

dhe gojën pas ngrënies së tyre. Nëse ai është falur pa i larë duart dhe gojën, duhet

ta përsërisë namazin, ngase mishi i derrit dhe cofëtina janë të papastra.

Page 19: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

Rastet kur obligohet abdesi

1. Kur do të falë namaz,

2. Kur do të bëjë tawaf rreth Qabesë.

Rastet kur është sunnet marrja abdes

1. Përmendja e Allahut apo leximi i Kuranit.

2. Para namazit- nëse je me abdes të lejohet namazi, mirëpo është sunnet

marrja abdes rishtas.

3. Ndërmjet marrëdhënieve intime- nëse personi është xhunub nga

marrëdhëniet intime, mirëpo dhe një herë për së dyti do që të bëjë

marrëdhënie me gruan e tij, është sunnet të marrë së pari abdes para se të

bëjë marrëdhënie për së dyti. Po ashtu nëse personi është xhunub dhe do

të flejë apo të hajë, është sunnet që së pari të marrë abdes.

4. Para marrjes gusël.

5. Para gjumit të natës.

Page 20: Abdesi - rrugaedrejte.files.wordpress.com · Farzet e abdesit 1. Larja e fytyrës Dijetarët e kanë cekur se fytyrë është prej aty ku fillojnë flokët (lartë te balli) deri

_________________________________________________________________________________________

Nëse një person falet pa pasur abdes, dijetarët kanë pajtueshmëri se falja pa

abdes është haram. Mirëpo një pjesë e konsiderueshme e tyre ka mendimin se

nëse personi falet pa abdes, ai ka bërë kufër (ka dal nga feja). Prej tyre është

imam Ebu Hanifja rahimehullah i cili thotë për një person të tillë se ka bërë kufër

në këtë rast sepse ai ka luajtur me fenë e Allahut. Allahu thotë që të marrësh

abdes para namazit, ndërsa një person i tillë nuk e ka respektuar Fjalën e Allahut,

e ka nënçmuar atë, duke u falur pa abdes.

Ky është mendimi më i saktë: nëse personi falet pa abdes ka mohuar (ka bërë

kufër). Andaj duhet pasur kujdes në këtë çështje.

Veprim i urryer (mekruh) në abdes është derdhja e ujit më shumë sesa që ke

nevojë. Rreth asaj se si duhet vepruar sot sa i përket çezmave, kur kemi mësuar te

Shejkh AbdulMuhsin el Abbad, thotë se nuk e lëshon çezmën të rrjedhë shumë

ujë, por e lëshon pak dhe merr abdes. Nëse e lëshon shumë, atëherë e ke tepruar

duke vepruar një veprim të urryer në Islam.

Gjithashtu është veprim i urryer nëse të jep abdes dikush tjetër pa pasur ndonjë

arsye për këtë, pa qenë i sëmurë apo tjetër, mirëpo abdesi është i saktë, mund të

falesh me të. Në të njëjtën dispozitë hynë edhe rasti nëse të jep dikush tejmum pa

arsye.

Prej rregullave dhe edukatës së abdesit është se nëse merr abdes prej enës, ta

lësh atë në anën tënde të majtë. Nëse dikush të ndihmon duke të derdhur ujë që

të marrësh abdes, është prej rregullave të abdesit që ai të qëndrojë në anën

tënde të majtë. Dijetarët thonë se më së mirë është që të mos lejosh të të

ndihmojë askush rreth abdesit pa pasur arsye. Mirëpo nëse ndodh, është e lejuar,

sepse edhe vetë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e kanë ndihmuar shokët e

tij rreth abdesit.