51
| Page Paraqitja Nu’manije 1 sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit Mr. Drilon Gashi

sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

  • Upload
    others

  • View
    44

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 1

sipas medh'hebit të

Imam Ebu Hanife Nu'manit

Mr. Drilon Gashi

Page 2: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 2

Ky Libër

Prej diturive dhe çështjeve të detyrueshme të cilat

duhet ti di çdo mysliman dhe myslimane, ti

kuptojë dhe ti zotërojë ato, janë edhe dispozitat

mbi pastërtinë dhe ibadetet sikur namazi, zekati

dhe agjërimi.

Kjo është diturie e domosdoshme pa të cilën nuk

drejtohet jeta e besimtarit dhe besimtares, qoftë

djalë apo baba, vajzë apo nënë.

Për këtë arsye, vendosa të përpiloj këtë libërth në

të cilën do të përmbledh gjërat me elementare që

i nevojiten myslimanit dhe myslimanes gjatë

ditës dhe jetës së tyre, me një paraqitje të lehtë

dhe të qartë, me paragrafe të mirërënditura, në

një mënyrë bashkëkohore, larg nga frazat

komplekse dhe të koklavitura, në mënyrë që të

kuptohet me lehtësi dhe të përfitojmë të gjithë së

bashku.

Për përpilimin e këtij doracaku, jam bazuar në

manualet e njohura të fikhut hanefij, sikurse që

është “Nurul Idaah” e Shrumbulalit, e sidomos në

libërthin “Mukadime Numanije” të dijetarit

hanefij Mensur ibn Abdulbaki ibën Mulla Alij

Mensur el Buharij el Medenij.

Lus Allahun për pranim, dobi dhe shpërblimi i

kësaj vepre tu mbërrijë të afërmve të mijë.

(Autori)

Page 3: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 3

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,

Mëshirëbërësit!

Ka thënë i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të:

“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mëson

fikhun e fesë”. (Buhariu)

[Hyrja]

Falënderimet dhe lavdi i qofshin Allahut, me

fjalë dhe me vepra për begatitë dhe dhuntitë e Tij.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të

dërguarin tonë të dashur Muhamedin dhe ehli

bejtin e tij të pastër dhe për gjithë pasuesit të tij.

Page 4: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 4

KAPITULLI MBI TAHARETIN 1

Allahu xh. sh thotë: [O ju që besuat! Kur doni

të ngriteni për të falur namazin (e nuk keni

abdes), lani fytyrat tuaja deri në bërryla;

fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy

zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni

(lahuni, merrni gusull)!

Në qoftë se jeni të sëmurë (dhe mund t'u

dëmtojë uji), ose në ndonjë udhëtim, ose

ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës,

ose keni kontaktuar me gratë (keni pasur

marrëdhënie seksuale) dhe nuk gjeni ujë,

atëherë mësyne (merrni tejemum me) dheun e

pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart

tuaja.

All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit

dhe larjes) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por

dëshiron t’ju plotësojë të mirën e Tij ndaj jush

e që t’i falënderoheni] (Maide, 6)

1 Kapitulli mbi pastërtinë është kapitulli i parë me të cilin dijetarët e fikhut fillojnë librat e tyre, sepse është domosdoshmëri pa të cilën nuk mund të hyhet në shtyllën e parë të islamit - namazin.

Ky kapitull sqaron obligimet, synetet dhe gjëra që kanë te bëjnë me abdesin, gusullin, tejemumin, ndyrësirat, hajzin dhe nifasin.

Page 5: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 5

KREU MBI ABDESIN2

[Farzet3 e abdesit]

1- Larja e fytyrës; prej ku dalin flokët deri

poshtë mjekrës për së gjati dhe mes dy

llapave të veshit për se gjëri4.

2- Larja e dy duarve bashkë me bërryla.

3- Larja e dy këmbëve me dy zogjtë5.

4- Fërkimi i një të katërtës së kokës6.

2 Allahu e ka obliguar abdesin si parahyrje në namaz, për ti pastruar besimtarët nga jashtë dhe brenda dhe i ka premtuar atij që kujdeset për të, shpërblim të madh dhe falje mëkatesh. 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një ibadeti, në këtë rast abdesit. Ajo çka është shtesë mbi këto që përmendem lartë, është prej suneteve (traditave të preferuara). 4 Duhet që të lahen qoshet e syve që lidhen me hundë dhe të kihet parasysh larja e dy pjesëve te bardha që gjenden mes veshëve dhe zylyfeve. 5 Në larje duhet të përfshihen zogjtë e këmbës dhe bërrylat. 6 Obligohet larja e pjesës së jashtme të mjekra sipërfaqësisht nëse ajo është e dendur, e nëse ajo është e rrallë duhet që uji ta prekë edhe lëkurën. Gjithashtu duhet që të lëvizet edhe unaza e gishtit.

Page 6: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 6

[Sunetet7 e abdesit]

1- Besmeleja8.

2- Larja e dy duarve tri herë deri në nyje9.

3- Misvaku10

.

4- Larja e gojës dhe larja e hundës11

.

5- Fërkimi i tërë kokës bashkë me veshët12

.

6- Përsëritja e larjes tri herë.

7- Larja e thellë e mjekrës, (duke futur në të

gishtat e lagur).

8- Larja ndërmjet gishtave.

9- Fërkimi13

.

10- Vazhdimësia14

.

7 Sunet është ajo traditë profetike e trasuar në fe, që nuk është obligim. Nëse profeti e ka vepruar në shumicën e rasteve është sunet i fortë (muekked), e nëse e ka vepruar nganjëherë (apo rrallëherë), atëherë vepra është e preferuar të kryhet, dhe quhet sunet jo i fortë (gajru muekked). 8 Thënia bismilah në fillim të abdesit. 9 Para se të futen në enë, sidomos kur zgjohemi nga gjumi. 10 Sunet është përpara abdesit, jo përpara namazit. Nëse s’kemi misvak, përdorim furçën e dhëmbëve apo edhe gishtat. 11 Nga tri herë, duke kushtuar vëmendjen që uji të depërtojë thellë, përpos kur jemi agjerueshem. 12 Duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri në të pasmen, një herë. 13 Arritja e ujit nëpër pjesët e abdesit, derisa uji të pikë. 14 Larja e njëpasnjëshme e gjymtyrës, pa u tharë gjymtyra tjetër.

Page 7: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 7

11- Nijeti.

12- Renditja, (larja e pjesëve sipas radhës) 15

.

13- Fillimi prej anës së djathtë.

14- Mesti i qafës, jo fytit16

.

[Mekruhet17

e abdesit]

1- Kërkimi i ndihmës nga tjetri18

.

2- Të folurit19

.

15 Gjymtyrët të lahen me rend, duke filluar sipas rendit që ka cekur Allahu në ajet, të lajë së pari gjymtyrët e djathta, pastaj të majtat. 16 Është thënë se këto katër të fundit janë të preferuara-mustehab, mirëpo e vërteta është se ato janë prej suneteve të forta gjithashtu. 17 Mekruh quhet çdo gjë e cila urrehet, e kundërta e preferencës. Ndahet në mekruh të rëndë dhe të lehtë.

Mekruhu i rëndë (tahrimen) është afër haramit, dhe nuk është hallall të veprohet, për dallim nga mekruhi i lehtë (tenzihen) që është më afër lejimit, mirëpo mosveprimi i tij është më mirë.

Veprimi i mekruhit përgjatë abdesit pakëson shpërblimin e tij, edhe pse abdesi konsiderohet i vlefshëm. 18 Nëse kjo bëhët pa nevojë konsiderohet është mekruh i lehtë, sepse Muhamedi nuk e kishte pranuar ndihmesën e Omerit r. a që ia kishte ofruar në abdesin e tij (trs. Bezari, Ebu Jala, Hethemiu, etj). Disa kanë thënë se urejtja këtu ka të bëjë në larje dhe fshirje, jo në përgatitjen e ujit apo enës për abdes. Ibn Abidini dhe Tahtaviu (dy dijetarë të njohur hanefij) kanë thënë se nuk ka gabim nëse kërkohet ndihma e tjetrit.

Page 8: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 8

3- Goditja e furishme e fytyrës me ujë20

.

4- Shpërdorimi i ujit.

5- Shtimi (i larjes) mbi tri herë21

.

[Gjërat që prishin abdesin]

1- Ajo që del nga dy vrimat22

.

2- Vjellja me gojën plot23

dhe çdo gjë e papastër

e cila del apo rrjedh nga plaga sikur gjaku24

dhe qelbi.

19 Të folurit me fjalë të njerëzve; sepse largon koncentrimin, ndërsa lutjet lejohen. 20 Kjo është për nder të fytyrës. Ibn Abidini konsideron se kjo është mekruh i lehtë. 21 Kjo kundërshton sunetin e profetit . Punët më të mira janë ato mesataret.

Gjithashtu; urrehet të merret abdes pas larjes së trupit (gusullit), sepse Muhamedi nuk e bënte këtë.

Mekruhet nuk kufizohen vetëm në këto që u përmendën, ka edhe tjera që nuk përkojnë me komoditetin e abdesit. 22 Jashtëqitja e cila del prej dy vrimave e prish abdesin, përpos gazi apo era e cila del nga organi i mashkullit dhe femrës, kjo nuk e prishë abdesin sipas mendimit më të saktë të dijetarëve hanefij. 23 Vjellja e ushqimit, ujit, gjakut të ngjizur apo vrerit nëse është me gojën plotë; e prishë abdesin. 24 Gjaku nëse rrjedh e prish abdesin, po kështu edhe pështyma me gëlbazi nëse është më shumë gjak sesa qelb.

Page 9: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 9

3- Gjumi shtrirë apo mbështetur në diçka, ku,

nëse i hiqet (mbështetësja) do rrëzohej25

.

4- Humbja e vetëdijes dhe sëmundja mendore

(çmenduria)26

.

5- Të qeshurit me zë të madh27

.

KREU MBI GUSLIN28

[Shkaktarët që obligojnë guslin]

1- Dalja e spermës me epsh29

.

25 Nëse personi i tillë në momentin që bie e vëren dhe përnjëherë kthjellohet, nuk i prishet abdesi. 26 Këtu bën pjesë edhe dehja apo pija nga alkooli. 27 Në namazet që kanë ruku dhe sexhde abdesi prishet nëse namazliu ia plas të qeshurit me zë dhe e dëgjon ai që falet pranë tij, qoftë kjo qeshje me qëllim apo pa dashje.

-Qeshja me zë të vogël-nëse ai që falet pranë nuk e dëgjon-e prishë vetëm namazin.

-Buzëqeshja apo e nënqeshura duke lëvizur pak buzët, nuk prishë asgjë. 28 Gusli apo gusulli në terminologjinë e fikhut nënkupton përdorimin e ujit për pastrim e tërë trupit për shkak të xhunubllakut, hajzit apo nifasit. 29 Qoftë kjo te burri apo gruaja, edhe nëse nuk ka marrëdhënie intime, pa marrë parasysh a ngjan në gjendje të zgjuar, në ëndërr, apo sperma del jashtë trupit për shkak të shikimit, paramendimit, masturbimit etj.

*Fjala këtu “me epsh”ka për qëllim momentin kur sperma shkëputet nga vendi i saj. Nuk është kusht që epshi të vazhdojë të jetë i ngritur derisa sperma të del

Page 10: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 11

2- Ndërprerja e hajzit30

dhe nifasit31

.

3- Takimi i dy organeve seksuale edhe nëse nuk

ka ejakulim32

.

4- Nëse ai që zgjohet nga gjumi dhe në rrobën e

tij has spermë apo sekrecion (medhij33

)34

.

jashtë trupit. Ndërsa nëse sperma del jashtë për shkak të ngarkesës, rrahjes, etj, atëherë personi i tillë nuk obligohet me pastrim (gusull) por vetëm me abdes, ngase ejakulimi i spermës këtu është bërë pa dëfrim. 30 Hajz quhet cikli mujor i menstruacionit të femrës. 31 Nifasi është lehonija apo periudha e gjakderdhjes nga mitra e gruas pas lindjes. Gruaja përgjatë lehonisë quhet llahusë.

-Pasi gruas t'i kalon koha e hajzit apo nifasit është e detyruar që të pastrohet. 32 Ka thënë Muhamedi a. s: ”Kur të puthitet dhe hy brenda koka e organit seksual mashkullor në brendësinë e organit femëror, atëherë obligohet gusli, pati ejakulim apo nuk pati”. (Hadithi është i saktë).

*Nëse ka thjeshtë vetëm prekje të lehtë mes tyre nga jashtë, kjo nuk obligon guslin. 33 Medhij quhet lëngu i hollë apo sekrecioni që del para ejakulimit të spermës.

*Ejakulimi i këtij sekrecioni apo lëngut të trashë (i cili quhet-vedij)që del nganjëherë përgjatë urinimit; duke qenë zgjuar, nuk detyrojnë guslin, por vetëm abdesin. 34 Këto ishin rastet kryesore në të cilat obligohet larja e tërë trupit. Kemi edhe raste tjera psh:

-Kur njeriu bëhet mysliman, e ka obligim pastrimin, nëse sa ka qenë qafir ka rënë në njërën prej këtyre gjërave qe kemi përmendur.

Page 11: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 11

[Farzet e guslit]

1- Pastrimi i gojës35

.

2- Pastrimi i hundës.

3- Pastrimi i tërë trupit. 36

[Sunetet e guslit]

1- Pastrimi i duarve dhe organit seksual.

2- Heqja e ndyrësirës nga trupi37

.

3- Marrja e abdesit38

.

4- Uji të përshkojë tërë trupin tri herë39

.

35 Farz është që këto të lahen nga një herë. 36 Duhet të kemi kujdes që uji të depërtoi brenda veshëve, nën sqetulla, në kërthizë, të lëvizet unaza dhe vëthi. Po ashtu të lahen të gjitha flokët e burrit dhe gruas nëse janë të lëshuara, ndërsa nëse gruaja i ka flokët e gërshetuara nuk obligohet qe ti shprishë ato, por mjafton që uji të depërtoi deri në rrënje të flokëve.

Duhet gjithashtu që uji të depërtoi në lëkurën e mjekrës edhe nëse ajo është e dendur, në lëkurën e mustaqeve, të vetullave dhe të organeve seksuale.

*Të gjitha këto që u përmenden më lartë, kthehen në një pikë e ajo është: Përfshirja e tërë trupi me larje aq sa njeriu ka mundësi, mirëpo ne i përmendëm ne detaje për fillestarë. 37 Obligohet që gjatë larjes të pastrohet ndyrësira që është në vendin e jashtëqitjes kur jemi xhunub, me hajz apo nifas, edhe nëse sasia e saj është e pakët. 38 Sikur abdesi që merret për namaz, duke i larë pjesët nga tri herë, ndërsa këmbët lahen pasi të përfundojë i tërë gusli, nëse uji mblidhet në vendin ku lahemi.

Page 12: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 12

[Çka ndalohet për atë që është i papastër,

gruan me hajz dhe nifas]

1- Prekja e musafit dhe namazi40

.

2- Leximi i Kuranit41

.

39 Të fillohet me bismilahin dhe nijetin.

*Ajo që preferohet në abdes preferohet edhe në gusul me përjashtim se këtu nuk kthehemi nga kibla. Po ashtu urrehet në gusul ajo që urrehet edhe në abdes, duke i shtuar të folmen apo dhikrin, sepse njeriu në këtë rast është i zhveshur duke hequr papastërti.

*Derdhja e ujit të jetë prej kokës e pastaj të lahet supi i djathtë pastaj i majti, duke fërkuar kështu tërë pjesët e trupit me radhë.

*Nëse zhytet në lum dhe qëndron sa koha e abdesit apo guslit, në këtë rast e ka plotësuar synetin.

*Larja është sunet: Ditën e xhumasë, në të dy bajramet, kur veshim ihramin për në Haxh ose Umre, etj.

*Preferohet: Kur arrihet mosha e pubertetit tek dy gjinitë që është 15 vjet; kur njeriu duke qenë i pastër bëhet mysliman, pas hixhames, pas larjes së xhenazes, kur njeriu shërohet nga ndonjë çmenduri apo këndellet nga humbja e mendjes dhe alivanosja, etj. Është mirë gjithashtu kur hyjmë në Medine apo Mekke, në namazin e nxënies se diellit, për duanë e shiut, Natën e Kadrit (e njohur si nata e 27 e Ramazanit), natën e Bera’s (që është në gjysmën e muajit Shaban), etj.

*Në përgjithësi larja e trupit preferohet para se të prezantojmë aty ku ka mbledhim dhe grupe njerëzish. 40 Kjo i ndalohet edhe atij që s’ka abdes. 41 Leximi i Kuranit lejohet për atë që nuk ka abdes me kusht që të mos e prek musafin direkt.

*Dhikri, tespihët dhe duaja lejohet për xhynybin, gruan me cikël menstrual dhe lehonën.

Page 13: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 13

3- Qëndrimi në xhami, përpos në rastet e

domosdoshme42

.

4- Marrëdhënia seksuale dhe agjërimi për gruan

me menstruacione (hajz) dhe lehonën (nifas).

[Uji që vlen për abdes, larje nga xhenabeti,

hajzi dhe nifasi43

]

1- Uji i pastër në vete dhe pastrues për tjetër kë,

sikur uji i shiut44

, i burimeve, i bunarëve dhe i

detit45

.

2- Uji i pastër nëse është përzier me diçka të

pastër si sapunin apo zaferanin dhe ka

ndryshuar njërën prej veçorive si erën,

ngjyrën apo shijen46

.

42 Ndalohet gjithashtu edhe tavafi rreth Qabes. 43 Kjo temë ka të bëjë me llojet e ujërave me të cilat lejohet “tahreti i vogël” sikur që është marrja e abdesit dhe “tehreti i madh”sikur është larja nga xhenabeti. 44 Të këtij rangu janë edhe uji i shkrirë nga bora dhe breshëri, po ashtu edhe uji i lumenjve, liqeve, puseve dhe përroskave. 45Ky ujë konsiderohet i pastër edhe nëse ndryshon për shkak se ka qëndruar në një vend një kohë të gjatë. 46 Lejohet pastrimi me të, përderisa përzierja në fjalë të mos e nxjerr ujin nga natyrshmëria e tij. Mirëpo nëse përzierja është aq e madhe saqë uji nuk quhet më ujë por diçka tjetër sikur uthull, lëngu i frutave apo qumësht, atëherë i tilli nuk vlen më për abdes, sepse ka dalë nga natyrshmëria e tij.

Page 14: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 14

3- Lejohet të merret abdes me ujin që rrjedh në

të cilin ka rënë ndyrësira, me kusht që të mos

ketë lënë gjurmë, sikur erën, ngjyrën apo

shijen.

4- Uji i rrëkesë me sipërfaqen pesë metra katror,

nëse fusim duart për të marrë ujë, të mos

zbulohet toka e tij47

, 48

.

[Uji që nuk vlen për abdes, larje nga

xhenabeti, hajzi dhe nifasi]

1- Nuk lejohet me ujin që është përzier me diçka

tjetër, e që ia ka ndërruar vetinë e tij, sikur;

uthulla, uji i trëndafilit, lëngu i mishit, supa,

pijet dhe lëngu i shtrydhur nga pemët apo

perimet.

2- Uji i përdorur nuk vlen për pastrim.

I tillë konsiderohet çdo ujë që është përdorur

një herë për pastrim nga ndyrësirat

kuptimore49

, sikur uji i abdesit50

.

47 Dmth. uji të jetë i thellë përafërsisht 20cm. 48 *Ujin nuk e ndot ngordhja e mizës, insektit dhe akrepit. Po ashtu nuk ndotët nga cofëtinat që jetojnë në ujë, sikur peshku dhe bretkosa. 49 Tahareti është dy lloje: Kuptimor dhe lëndor.

-Pastrimi nga ndyrësirat kuptimore synon pastrimin nga ato ndyrësira që në shikim të parë janë të padukshme, por fetarisht konsiderohen papastërti, sikur xhenabeti, hajzi dhe marrja e abdesit.

Page 15: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 15

3- Uji i palëvizshëm me sipërfaqe më pak se

pesë metra katror, nëse në të ka rënë fëlliqësi

e vogël apo e madhe; nuk lejohet të merret

abdes me të edhe nëse gjurma e papastërtisë

nuk shihet.

KREU MBI PAPASTËRTITË

[Llojet e ndyrësirave]

1- Ndyrësira e rënde, sikur:

Jashtëqitja, urina, gjaku, sperma dhe vera51

.

Nëse kjo ndyrësi haset në madhësinë e një

dërhemi apo më pak, lejohet me të namazi, edhe

pse është mekruh. Ndërsa nëse është më shumë

se kaq, nuk lejohet.

2- Ndyrësira e lehtë, sikur:

-Pastrim nga ndytësirat lëndorë apo të dukshme është pastrimi i urinës, gjakut, cofëtinës, etj. 50 Uji i përdorur (mai mustamel) është i pastër në vetveten e tij, nuk e ndotë teshën nëse bie në të dhe lejohet qe me të të pastrohen fëlliqësirat, mirëpo nuk vlen për pastrim nga xhenabeti dhe as për abdes. Pra uji që është marrë një herë abdesi me të nuk vlen për abdesin tjetër. 51 Të kësaj natyre konsiderohen edhe mishi i cofëtinës që ka gjak, jashtëqitja e egërsirave mishngrënëse dhe jargët e tyre, glacat e pulave dhe patave.

Përjashtohet peshku dhe karkaleci, sepse ato hahen dhe janë të pastra edhe pasi kanë ngordhur.

Page 16: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 16

Urina e kafshëve që u hahet mishi. Këtu hyn edhe

urina e kalit. Po ashtu edhe jashtëqitjet e zogjve

që nuk u hahet mishi.

Namazi lejohet nëse këto ndyrësi janë në trup më

pak sesa ¼ e petkut52

.

- Çdo lëkurë e ngordhësirës është e papastër. Ajo

pastrohet me regjje, përpos lëkura e njeriut dhe e

derrit53

.

- Leshi dhe ashti i kafshëve të ngordhura

konsiderohet i pastër54

.

[Heqja e ndyrësirës]

Kjo mund të bëhet me ujë dhe çdo send të

lëngshëm sikur uthulla dhe uji i lules55

.

Nëse ndyrësira shihet:

52 Si psh. 1/4 e mëngës së këmishës në dorën e djathtë. 53 Regjja pastron lëkurën e çdo kafshe të therur me

përjashtim të lëkurës së derrit, qenit dhe njeriut. Trupi i njeriut është i pastër dhe pjesët e tij janë të ruajtura fetarisht për shkak të vlerës së tij, ndërsa derri dhe qeni janë të papastra qenësisht. 54 Çdo gjë në të cilën nuk qarkullon gjaku, ajo nuk fëlliqet me ngordhjen e kafshës, sikur briri, thundra, pupla dhe ashti i saj, nëse nuk ka vjam apo yndyrë. 55 Po ashtu edhe llojet e ndryshme të shamponave, detergjenteve apo edhe nafta e benzina.

Page 17: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 17

Pastrimi i saj bëhet me heqjen e saj56

, një herë

apo më shumë përderisa gjurma mënjanohet lehtë

dhe nuk ka nevojë për shtrydhje.

E nëse ajo nuk shihet:

Pastrimi i saj bëhet me larje derisa të bindemi

se është mënjanuar, parashikohet deri në tri

herë dhe shtrydhja është kusht në herën e

fundit.

Ndyrësira e ngurtësuar nëse haset e tharë në

meste apo në të mbathura, për tu pastruar

mjafton që të fërkohet për toke.

Fërkimi lejohet edhe për pastrimin e spermës

nëse ajo është e terur57

.

56 Qoftë me larje, fshirje, heqje apo fërkim.

*Nëse miu apo cofëtina ka rënë në t’lynë, hidhet ajo përreth dhe pjesa e mbetur hahet.

*Me atë të fshirjes apo mes’hit pastrohet çdo send i ngurtë, siç është shpata, qelqi, enët etj. 57 Pavarësisht se sperma e kujt është, e mashkullit apo e femrës.

*Pastrimi i tokës nga ndyrësira bëhet me tharjen e saj. Në këtë tokë lejohet namazi, mirëpo nuk lejohet tejemumi.

*Gjithashtu ndyrësira mënjanohet edhe kur ajo shndërrohet në një materie tjetër të pastër, sikur psh; alkooli kur bëhet uthull, kafsha të tjetërsohet në kripë apo hi, kur diçka digjet me zjarr dhe kur bajga shndërrohet në dhe.

Page 18: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 18

Ndyrësirën jo të ngurtë sikur rakinë, nuk e

pastron përpos larja.

Ndyrësira e qenit shkaktohet nga lëpirja,

jargët apo qimet e tij nëse ato janë të lagura

dhe kjo largohet me larje nga tri herë58

.

[Istingjaja]59

Ajo është sunet60

; prej çdo gjëje që del nga dy

vrimat e jashtëqitjes. Lejohet që kjo të bëhet me

gurë61

dhe mindil derisa të pastrohet, por larja me

ujë është me e preferuar. Nëse ndyrësira ka

kaluar vendin e daljes së saj, nuk pastrohet vetëm

se me ujë.

58 Ena ku ka lëpirë qeni pastrohet duke e larë tri herë në mënyrë obligative dhe preferohet deri në shtatë herë, një herë me dhe apo me diçka që e zëvendëson dheun si pastrues. 59 Istingjaja është pastrimi i vend-daljes së nevojës me gurë apo ujë. 60 Sunet i fortë, por mund të jetë edhe farz; nëse ndyrësira shtrihet dhe kalon masën e caktuar (më shumë sesa madhësia e dërhemit-përafërsisht sa paraja e hekurit sot 50 cent). 61 Së paku me tre gurë apo me një gurë që ka tri anë, duke u kujdesur që fshirja të behët sa më mirë, derisa të hiqet era.

Page 19: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 19

Nuk bëhet istingja me dorë të djathtë62

, me asht,

me bajgë dhe as me ushqim63

.

Urrehet që gjatë nevojës të kthehemi64

nga ana e

kibles apo t’ia kthejmë shpinën asaj, qoftë kjo

edhe brenda ndërtesës65

.

KREU MBI TEJEMUMIN66

Është zëvendësim i avdesit për atë që s’ka

mundësi ta përdor ujin;

- për shkak të largësisë një milë67

, apo:

- për shkak të ndonjë sëmundje,

62 Përpos në raste të jashtëzakonshme kur ka “yzër”-rast i justifikuar. 63 Qoftë ushqim njerëzish apo kafshës, apo me diçka që ka vlerë dhe qe është e nderuar. 64 Fukahatë kanë përmendur se urrehet edhe kthyerja nga syri i diellit, hënës dhe nga ana e cila vie era. 65 Rekomandohet gjithashtu; bërja e duasë profetike para dhe pas hyrjes në nevojtore, të hyhet me këmben e majtë e të dilet me të djathtën dhe të ruaj vetën e tij nga zbulimi i avretit.

*Urrehet qe nevoja të kryhet në ujë, rrugë, hije të njerëzve, vrimat e tokës dhe nën pemën që ka fryte.

*Po ashtu urrehet qe të kryhet në këmbë, përpos në raste të justifikueshme. 66 Tejemumi është fërkimi i fytyrës dhe duarve me dhe të pastër. Kjo gjë është veçori e fesë sonë islame. 67 Një milë ka 1800 metra përafërsisht, ose sa ecja që bën njeriu për gjysmë ore.

Page 20: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 21

- nga frika e armikut,

- nga etja68

,

- nga mungesa e mjetit që nxjerr ujin,

-nuk ka kush ti japë avdes, për shkak të

sëmundjes apo pleqërisë së thellë.

Tejemumi lejohet para vaktit (të namazit),

dhe vlen për shumë farze dhe nafile.

Vlen për atë që s’ka avdes, për xhunubin,

gruan me menstruacione dhe llahusën.

Lejohet nëse i frikohemi ikjes së vaktit të

namazit të xhenazes apo bajramit, edhe nëse

uji është prezent69

.

[Farzet e tejemumit]

1- Nijeti; e bën nijet heqjen e papastërtisë apo të

xhunubllakut.

2- Rrahja e dheut dy here, me herën e parë e

fërkon fytyrën, ndërsa me të dytën dy duart deri

në bërryla70

.

68 Gjendet uji, mirëpo ai është i pakët, vetëm sa për

nevojat e domosdoshme si p. sh. : për të pirë, përgatitur

ushqimin, etj. 69 Ndërsa, nëse i frikohet ikjes së xhumasë, nuk i lejohet tejemumi, por merr avdes dhe pastaj e falë drekën.

Page 21: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 21

[Shartet e tejemumit]

1- Dheu të jetë i pastër dhe nga lloji i tokës71

, siç

është: rëra, guri, gipsi, mermeri, edhe nëse

nuk përmban pluhur.

2- Përshkimi i fytyrës dhe duarve me fërkim.

[Gjërat që prishin tejemumin]

1- Çdo gjë që e prish avdesin (e prish edhe

tejemumin).

2- Mundësia e përdorimit të ujit.

3- Rënia e justifikimit.

Pikë më rëndësi: Nëse xhunubi ka marrë

tejemum, e pastaj e prishë atë, është i papastër e

jo xhunub, kështu që mund të marrë avdes, nëse

gjen pak ujë.

70 Obligohet heqja e unazës dhe e orës së dorës, që fërkimi të pëshkojë lëkurën në tanësi. 71 Rregull: Tejemumi nuk lejohet me elementet e tokës që digjen (si p. sh. : pemët dhe drunjtë), shkrihen në zjarrë (hekuri, ari apo argjendi) apo tretën në tokë (drithërat apo mielli). Ndërsa, llojet e tjera të tokës, lejohen.

Page 22: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 22

KREU MBI MESTET72

[Farzi i fërkimit të mesteve]

Me tre gishtat e lagur të dorës, fërkohet shpina e

këmbës, (duke filluar) prej gishtave të këmbës

deri te nyjat e saj.

[Shartet e mestit]

1- Të mbulojë zogun e këmbës.

2- Të mos jetë e grisur më shumë se tre gishta të

këmbës.

3- Të mos jetë shumë e gjerë, sa të duket një e

katërta e këmbës; përndryshe konsiderohet i

pavlefshëm.

4- Të jetë e mundur ecja me to më shumë se 5

km, që nënkupton: të jenë prej lëkure apo së

paku të kenë lëkurë përfundi, dhe të mos e

lëshojnë ujin (të depërto në këmbë).

5- Të mbathen pas pastrimit të plotë.

72 Mesti është lloj mbathje e cila e mbulon këmbën deri në zog. Fërkimi i mestit (dhënja mes’h mestit) në vend të larjes së këmbës është një lehtësim tjetër sheriatik për besimtarin. Lejohet në avdes, e jo në gusull.

Page 23: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 23

Kohëzgjatja e fërkimit (mes’hit) mbi meste:

Një ditë dhe një natë për vendasin, ndërsa për

udhëtarin tri ditë e tri netë; duke filluar nga

momenti i prishjes së abdesit pas veshjes së

tyre. 73

Nuk lejohet fërkimi mbi çorapët e sotme74

.

Është sunet që me dorë të djathtë t’i ipet

mes’h këmbës së djathtë dhe me të majtën

këmbës së majtë. Preferohet që fërkimi të

bëhet me tërë shuplakën e dorës.

Lejohet fërkimi (dhënia mest) mbi fashën dhe

mbi paftën e gjipsit, nëse pamundësohet larja

e gjymtyrës me ujë. Nëse fërkimi dëmton,

atëherë lihet. Këtu nuk kushtëzohet koha, as

fërkimi i tërësishëm i fashës (por shumica e

saj), e as vendosja e tyre pas pastrimit, për

shkak të vështirësisë.

73 Personi i cili ka pasur abdes, pasi e prish atë, merr abdes përsëri dhe tek pastaj i fërkon mestet me dorë të lagur (u jep mes’h). Psh. : nëse një person merr abdest para se të falë sabahun dhe pas avdesit i mbath mestet, pastaj, pasi ka lind dielli e ka prishur abdesin, në këtë rast merr abdes dhe tani iu jap mes'h mesteve; pra, prej këtij momenti fillon koha e paraparë e mes'hit mbi meste, dmth. prej momentit kur u jepet mes'h, e jo prej kohës kur mbathen. Kupto! 74 Çorapët sot zakonisht janë të holla dhe nuk ngjasojnë fare me mestet . Të dhënit mes'h çorapeve është i vlefshëm vetëm nëse ato jenë të trasha dhe uji nuk depërton në këmbë përgjatë fërkimit.

Page 24: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 24

[Gjërat që prishin mes’hin mbi meste]

1- Çdo gjë që e prish edhe avdesin.

2- Zbathja e mesteve apo e njërës prej tyre.

3- Kalimi i afatit të paraparë. Nëse i ka kaluar

koha e ka avdes, i heq mestet dhe i lan vetëm

këmbët, pastaj falet dhe s’ka nevojë ta

përsëritë avdesin.

KREU MBI

HAJZIN, NIFASIN DHE ISTIHADAN

Koha minimale e hajzit: Tri ditë e tri net.

Koha maksimale e tij: Dhjetë ditë e net.

Nëse zgjatë më pak se tri ditë ose më shumë se

dhjetë, atëherë quhet Istihada75

.

Atë që shikon femra përgjatë ditëve të ciklit

menstrual, qoftë: gjak i kuq, i verdhë apo i

turbulluar; konsiderohet menstruacion, derisa ta

shikojë sekrecionin e bardhë.

Pastërtia e rrejshme që shfaqet përgjatë zakonit

të menstruacioneve është menstruacion.

75 Gjakderdhja jashtë ciklit të zakonshëm, konsiderohet gjak i çrregullt dhe është lloj sëmundjeje, për dallim nga gjaku i hajzit dhe nifasit që janë pastrim për femrën.

Page 25: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 25

Koha minimale e pastërtisë (perioda mes dy

cikleve menstruale): 15dite, ndërsa koha

maksimale s’ka kufizim.

Koha minimale e lehonisë; nuk ka kufizim,

ndërsa koha maksimale e saj: dyzet dite.

Femra që ka istihadë duhet të largojë

papastërtinë, të marre abdes dhe ta falë

namazin.

[I justifikuari - Sahibi Yzri]

Justifikim konsiderohet: Istihada, pamundësia e

(prostata), gjakderdhja e vazhdueshme nga

hundët, plaga e pa mbyllur (që kullon gjak), era e

pakontrollueshme, etj.

Dispozita e tyre : Duhet të marrin abdes për çdo

kohë namazi, dhe mund të falin me këtë abdes

namaze vullnetare (nafile) sa te dëshirojnë,

ndërsa, kur të kalojë koha e namazit prishet

avdesi i tyre.

Page 26: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 26

KAPITULLI MBI NAMAZIN

Allahu xh. sh thotë: [Kur të kryeni namazin

përmendeni Allahun, kur jeni në këmbë, ulur,

të mbështetur. E kur të qetësoheni, atëherë

faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse

namazi është obligim i caktuar (në kohë) për

besimtarët] (Nisa, 103).

Dispozita e tij: Farz ajn për çdo mukelef.

[Kohët e namazit]

Vakti i agimit: Kur të qel agu i dytë, që është

bardhësia horizontale që duket në anën lindore të

horizontit, derisa të lindë dielli.

Vakti i drekës: Prej kur dielli kalon zenitin

derisa të bëhet hija e një sendi dy herë sa ai,

përveç hijes së zenitit76

.

Vakti i ikindisë: Kur ti del koha drekës deri në

perëndim të diellit.

Vakti i akshamit: Kur të perëndon dielli derisa

të humb shkëlqimi i bardhë (muzgu), që është

76 Sipas Ebu Jusufit dhe Muhamedit, koha e drekës del kur bëhet hija e sendit bëhet një herë sa ai.

Page 27: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 27

bardhësia e qiellit e cila pason me skuqjen e

horizontit77

.

Vakti i jacisë: Kur humb mugëtira deri në agun e

dytë.

Vakti i vitrit: Pas namazit të Jacisë deri në agun

e dytë.

Nëse jeton në vendet ku agimi del para

perëndimit të muzgut, atëherë koha kur

perëndon muzgu matet sipas vendit me të

afërt që ka.

Dy namaze në një kohë nuk bën të

bashkohen, as kur jemi vendas, as në

udhëtim, e as kur jemi të sëmurë, përpos në

Arafat dhe Muzdelife.

77 Ky është mendimi i Ebu Hanifes, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhamedi mendojnë se shkëlqimi në fjalë nënkupton ngjyrën e kuqërremtë e cila kaplon horizontin mbas perëndimit të diellit.

Page 28: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 28

[Kohët e ndaluara]

1. Kur dielli është duke lindur78

.

2. Kur dielli është në zenit79

.

3. Kur është duke perënduar80

.

Në këto kohë nuk i falë as namazet farz e as

nafilet, po kështu as xhenazen dhe as nuk e

bën sexhden e tilavetit, përpos ikindinë e asaj

dite.

[Kohët e papëlqyeshme]

1. Pas namazit të agimit derisa të lindë dielli.

2. Pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë

dielli.

Është mekruh që në këto vakte të falen

nafilet, mirëpo jo farzet; s’ka dert që në to të

falen namazet kaza, të bëhet sexhdja e

tilavetit dhe të falet xhenazja, ndërsa dy

reqatet e tavafit jo.

78 Kjo është diku njëzet minuta pas lindjes së diellit sipas takvimit. 79 Koha e mesditës, diku pesëmbëdhjetë minuta para ezanit të drekës. Disa dijetarë e kanë përcaktuar me katër minuta. 80 Përafërsisht dhjetë minuta para përfundimit të diellit. Disa e kanë përcaktuar me njëzet minuta.

Page 29: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 29

KREU MBI EZANIN

Dispozita e tij: Synet për pesë namazet dhe

xhumanë.

Forma e tij: Allahu Ekber (4 herë), Eshhedu en

la ilahe ilall-llah (2 herë), Eshhedu enne

Muhammeden Resulull-llah (2 herë), Hajja ales-

salah (2 herë), Hajja alel felah (2 herë), Allahu

Ekber (2 herë), La ilahe ilall-llah (1 herë).

Në ezanin e sabahut pas fjalës (Hajja alel

felah) shton: Es Salatu Hajrun minen Neum

(2 here).

Ikameti është sikurse ezani, porse pas fjalës

(Hajja alel felah) shton: Kade kammetis-salah

(2 here).

Është synet të kthehesh nga kibla; kur thua

(Hajja ales-salah) të kthehesh pak djathtas,

ndërsa (Hajja alel felah) majtas.

Ezani thirret kur je i pastër. Urrehet të bësh

ikamet pa avdes.

Nuk thirret para se të hyj koha e namazit.

Për namazet e kaluara thërret ezanin dhe bën

ikametin, gjithashtu.

Urrehet ezani I gruas dhe fëmijës dhe nëse e

kanë thirrur duhet të përsëritet, ndërsa ikameti

i tyre jo.

Page 30: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 31

[Shartet e namazit]

1. Pastërtia nga dy papastërtitë; e vogla dhe e

madhja.

2. Pastërtia e trupit prej ndyrësirave.

3. Pastërtia e rrobës81

.

4. Pastërtia e vendit; vendit të dy këmbëve të

tij dhe ku bën sexhde.

5. Mbulimi i avretit; avreti i burrit është prej

poshtë kërthizës deri nën gjunjët e tij. Trupi i

gruas është avert krejt, përpos fytyra dhe

shuplakat e saj.

6. Nijeti; ta dijë me zemër se cilin namaz po

falë.

Kushti i tij: Të mos e ndajë nijetin dhe

namazin me një veprim që është jashtë tyre.

Për farzet, nijeti duhet të përcaktohet

gjithsesi, e nëse është muktedi, atëherë e bën

nijet që po falet pas imamit.

7. Drejtimi kah kibla; nëse i përzihet apo

dyshon anën e saj, atëherë mundohet ta gjej

dhe falet. Nëse pas namazit i bëhet e ditur se

ka gabuar kiblen, nuk e përsëritë namazin. E

nëse arrin ta dijë përgjatë namazit, atëherë

kthehet kah kibla dhe vazhdon.

81 Këtu hyn edhe ajo që e pason rrobën dhe ajo që bartim përgjatë namazit, siç është rasti i fëmijës. Nëse ka ndyrësi nuk lejohet.

Page 31: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 31

[Farzet e namazit]

Janë ato pa të cilat apo pa njërën prej tyre namazi

nuk vlen, pa marrë parasysh a lihen me qëllim

apo nga harresa dhe nuk i kompenson sehvi

sexhdja:

1- Tekbiri fillestar (tahrimi).

2- Qëndrimi në këmbë (kijami).

3- Këndimi i Kuranit (kiraeti).

4- Rukui.

5- Sexhdja.

6- Ulja e fundit.

[Vaxhibet e namazit]

Janë ato të cilat nëse lihen nuk e prishin namazin

por e obligojnë sehvi sexhden. E nëse lihen me

qëllim, atëherë është vaxhib të përsëritet namazi.

Ato janë:

1. Leximi i Fatihasë dhe një sureje apo tri

ajeteve për imamin dhe atë që falet vetëm,

qoftë namazi farz apo nafile, në dy reqatet e

para.

Muktediu nuk këndon.

2. Qetësimi në ruku dhe sexhde.

3. Ulja e parë dhe këndimi i dy teshehudave

(etehijatit).

4. Selami në të djathtë dhe në të majtë.

Page 32: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 32

5. Duaja e Kunutit në vitër.

6. Tekbiret shtesë të bajrameve.

7. Këndimi me zë i imamit në namazet e zëshme

dhe pa zë në ato që falen në heshtje.

Gruaja nuk falet me zë asnjëherë, ndërsa ai që

falet vetëm është i lirë të zgjedh, qoftë farz

apo nafile.

Këndimi më i lartë në namazet pa zë

realizohet sa e dëgjon vetveten, ndërsa me i

ulëti sa lëvizë goja.

[Sunetet e namazit]

Janë ato të cilat nëse lihen, nuk prishin

namazin e as nuk e obligojnë sehvi sexhden,

por ka bërë keq. Prej tyre:

1. Ngritja e duarve në tekbirin fillestar deri tek

laprat e veshëve për burrin, deri te supet për

gruan. Duart nuk ngrihen me në tekbiret e

tjera.

2. Thënia e edhubilahit, bismilahit dhe aminit,

në heshtje.

3. Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën nën

kërthizë për meshkuj, ndërsa poshtë gjinjve

për femra.

4. Duaja hyrëse (subhanekeja)82

.

82 Subhaneke Allahumme ve bi hamdike, ve tebarekesmuke, ve te’ala xhedduke, ve la ilahe gajruke.

Page 33: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 33

5. Thënia e tekbireve në çdo rënie dhe ngritje,

në ruku, sexhden, etj.

6. Tespihet në ruku dhe sexhde, nga tri here83

.

7. Të kapurit e gjunjëve me duart e tij dhe

zgjerimi i gishtërinjve, ndërsa femra i

bashkon.

8. Thënia “semiallahu limen hamideh” kur

ngrihemi nga rukui, “rabbena lekel hamd” kur

të drejtohemi në këmbë pasi të ngrihemi nga

rukui.

9. Të ulurit (iftirash) në këmbën e majtë të

shtrirë, ndërsa këmba e djathtë të qëndrojë

vertikalisht, ndërsa gruaja shtrin dy këmbët e

saja në anën e djathtë (teverruk).

10. Bërja me gishtin tregues (një herë) në

shehadet.

11. Kur ngrihemi prej rukuit dhe ulemi mes dy

sexhdeve, të pushojmë për pak çaste.

12. Vendosja e dy duarve në kofshë kur

qëndrojmë ulur.

13. Salavatet Ibrahimije84

në uljen e fundit, pas

teshehudit.

83 Në ruku, musaliu thotë tri herë “subhane rabbijel adhim”, ndërsa në sexhde “subhane rabbijel a’ala”. 84 “Allahume sali ala Muhamedin ve ala Ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahime ve ala Ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid”.

Page 34: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 34

14. Rënia në sexhde me shtatë gjymtyrë; me

ballë, dy duar, gjunjë dhe këmbët e tij.

Gishtërinjtë e këmbës kthehen kah kibla.

Burri e largon barkun e tij nga kofshët kur

është në sexhde, ndërsa femra e bashkon. Ai

gjithashtu i zgjeron dy bërrylat e tij në

mënyrë të lirë, për dallim nga femra. Femra i

vendosë ata në tokë përgjatë sexhdes.

[Adabet e namazit]

Janë ato gjëra që musaliu rekomandohet ti bëjë

dhe lënia e të cilave nuk është e keqe e as nuk

abuzim. Prej tyre:

1. Ti nxjerr shuplakat e duarve nga mëngët e

rrobave para se të marrë tekbirin.

2. Shikimi në vendin e sexhdes kur jemi në

këmbë.

3. Shikimi përpara këmbëve kur jemi në ruku.

4. Shikimi tek maja e hundës kur jemi në

sexhde.

5. Shikimi përpara gjunjëve kur qëndrojmë ulur.

6. Shikimi në krahun e djathtë dhe të majtë

përgjatë selamit.

“Allahume barik ala Muhamedin ve ala Ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahime ve ala Ali Ibrahime, Inneke Hamidun Mexhid”.

Page 35: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 35

7. Pengimi i hapjes së gojës dhe kollës sipas

mundësisë.

8. Të përqendroje vetveten maksimalisht në atë

që është duke thënë në namaz.

Rekomandohet që pasi ta ketë kryer namazin,

të bëj dhikrin dhe lutjet që i ka përdorur

profeti a. s.

[Gjërat që prishin namazin]

1. Fjala me dy shkronja e më tepër qoftë edhe

me “uh”, “oj”, ”ah” pa ndonjë arsye, ndërsa

fryrja është e lejuar.

2. Zbatimi i urdhrit të tjetrit; kur i thuhet (shko

përpara) që ta plotësojë safin dhe ai shkon, e

prish namazin. Duhet që të pres pak, pastaj të

shkojë përpara me vetëdijen e tij.

Po kështu edhe leximi i Kuranit me qëllim që

t’i flasë tjetrit, dhënia selam me nijet të

përshëndetjes apo thënia La ilahe ilall-llah me

qëllim të përgjigjes.

3. Qarja apo dënesja për shkak të një fatkeqësie.

4. Ngrënia dhe pirja85

.

5. Qeshja me zë.

6. Prishja e abdesit.

85 Nëse grimca e ushqimit është më e vogël se kokrra e bizeles namazi nuk prishet, por, një veprim i tillë konsiderohet mekruh.

Page 36: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 36

7. Veprimi i madh apo tri lëvizje e më shumë,

pa nevojë86

. Këtu hyn edhe largimi i

tërësishëm i gjoksit prej anës së kiles.

8. Leximi gabimisht i tekbirit dhe Kuranit derisa

i humb kuptimi.

9. Qëndrimi apo bërja sexhde mbi një papastërti.

10. Ekzekutimi i një rukni me: avretin e zbuluar,

një ndyrësi në trupin apo rrobën e tij, apo me

zbulimin e një të katërtës së flokëve të

femrës.

11. Kur ai i cili ka marrë avdes shikon ujin para

teshehudit.

12. Falja e burrit përkrah femrës moshë-rritur ose

pas saj në namazin e përbashkët në një vend,

pa ndonjë pengesë në mes87

.

[Mekruhet e namazit]

Janë ato kundërvajtje që dëmtojnë namazin,

mirëpo nuk e prishin saktësinë e tij. Prej tyre:

1. Të falurit kokëzbuluar.

2. Në prani të ushqimit kur jemi të uritur.

3. Lënia me qëllim e një vaxhibi apo syneti.

86 Të bërët e ndonjë veprimi të tepërt sa që tjetri konsideron se i tilli nuk është në namaz e prish namazin. 87 F. v. , namazi konsiderohet i prishur nëse falemi krah për krah me nënën, motrën, bashkëshorten, etj.

Page 37: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 37

4. Mbajtja e nevojës së madhe dhe të vogël me

zor dhe presioni i gazrave.

5. Kërcitja e gishtërinjve.

6. Kthimi anash i fytyrës.

7. Lëshimi i bërrylave në tokë përgjatë sexhdes.

8. Të falurit para fytyrës së njeriut.

9. Mbyllja e syve (për shkak të gjumit) apo

ngritja e tyre lart kah qielli.

10. Veshja e rrobës në të cilën ka fotografi të

qenieve të gjalla.

11. Bërja e sexhdes mbi çallmën e tij apo diçka

që është e lidhur për trupin e tij.

12. Urrehet edhe çdo veprim që nuk i përshtatet

natyrshmërisë së namazit; që tërheq

vëmendjen dhe prish përuljen.

[Namazi i vitrit]

Dispozita e tij: Vaxhib.

Falet tri reqate pas namazit të jacisë, sikurse

namazi i akshamit dhe pa i ndarë reqatet me

selam.

Në çdo reqat këndohet Fatihaja dhe një sure tjetër

me të.

Në reqatin e tretë para se ta bëjmë rukuin, i

ngrehim duart duke thënë Allahu Ekber sikurse

Page 38: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 38

në tekbirin fillestar, pastaj e këndojmë Duanë e

Kunutit88

me duart e lidhura.

Nuk është synet të falet me xhemat, përpos në

ramazan.

[Namazi me xhemat]

Dispozita e tij: Sunet mueked. Sipas një

mendimi tjetër vaxhib.

Përparësi për të dalë imam ka ai që e di më së

miri fikhun e namazit, pastaj më i këndueshmi

(në Kuran) i tyre, pastaj më i devotshmi ndër ta,

pastaj më i vjetri.

Nuk lejohet të dalë imam fëmija dhe urrehet që

femrat të formojnë xhematë.

Ndryshimi i nijeteve pas imamit e prish namazin,

si rrjedhojë: Nuk lejohet që muktediu me nijetin e

88 Duaja e Kunutit është kjo: “All-llahumme inna nesteinuke ve nestehdike, ve nestagfiruke ve netubu ilejke, ve nu’minu bike ve netevekkelu alejke, ve nuthni alejkel-hajre kul-lehu, neshkuruke ve la nekfuruke, ve nakhleu ve netruku men jefxhuruke”. “All-llahumme ijjake na’budu, ve leke nusal-li ve nesxhudu, ve ilejke nes’a ve nahfidu, nerxhu rahmeteke ve nakhsha adhabeke, inne adhabeke bil-kuffari mulhik”. “Ve sal-lallahu ala nebijina Muhamed ve alihi ve sel-lem”.

Page 39: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 39

drekës të falet pas imamit që po falë ikindinë, e

as nuk lejohet që të falesh me nijetin e farzit pas

atij që po falë nafile apo taravinë. Ndërsa ai i cili

falë nafile, lejohet të falet pas atij që falë farzin.

[Namazi kaza]

Kujt i ikën një namaz, e bën kaza kur ta kujton

dhe atëherë duhet ta falë para se ta falë namazin e

vaktit.

Tertipi bie në njërën prej këtyre rasteve:

1. Frika e daljes së kohës: Nëse frikohesh që

po kalon koha e një namazi, atëherë e falë atë

namaz, e pastaj e bën kaza të mbeturën.

2. Harresa: Kur harrojmë të mbeturën.

3. Kur numri i të mbeturave kalon gjashtë

namaze e më tepër.

[Nafilet]

Prej tyre veçohen dymbëdhjetë reqatet, që quhen

edhe si sunetet e radhitura, të cilat janë:

1. Dy reqate para farzit të agimit.

2. Katër reqate para drekës dhe dy pas saj.

3. Dy reqate pas akshamit.

4. Dy reqate pas jacisë.

5. Katër reqate para xhumasë dhe katra pas saj.

Page 40: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 41

Përshëndetja e xhamisë: Dy reqate apo

katër. Urrehet të falen në kohët mekruh dhe

kur hatibi është në mimber ditën e xhumasë89

.

Urrehet nafilja: Pas namazit të agimit, para

akshamit dhe para namazit të bajramit.

Urrehet namazi vullnetar kur thirret kiameti

për farz, përpos synetit të sabahut; lejohet

qoftë edhe nëse e arrijmë teshehudin,

përderisa nuk frikësohemi që nuk do ta zëmë

namazin me xhemat, e nëse frikësohemi,

atëherë e lëmë.

Nuk lejohet që farzi dhe vitri të falen hipur

mbi kafshë, përpos në rastet e

jashtëzakonshme, sikurse frika nga kusarët

apo kafshët e egra shqyese, me kusht që të

jetë e ndalur dhe e kthyer kah ana e kibles

dhe të mos ndërroj drejtimin përgjatë

namazit.

Lejohet nafilja hipur mbi kafshë, nëse është

jashtë vendit, në cilëndo anë të kthehet dhe

falet me përkulje të kokës.

89 Preferohet (mustehab) që të falen katër rekate para farzit të iqindisë, katër rekate para farzit të jacisë si dhe katër rekate pas farzit të jacisë me një selam, e nëse donë i falë edhe dy rekate. Po ashtu është mustehab që pas farzit të drekës të falen katër rekate sunet, si dhe pas farzit të akshamit gjashtë rekate me tre selame.

Page 41: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 41

[Sehvi Sexhdja]

Dispozita e saj: Vaxhib kur shtojmë dhe lëmë

mangët, pas selamit të djathtë, i bën dy sexhde,

pastaj lexon teshehudin dhe jep dy selame.

Obligohet nëse le njërën prej vaxhibeve të

namazit.

Kush harron dy herë apo më shumë, i mjafton

një sehvi sexhde.

Muktediu dhe mesbuku90

e kanë vaxhib ta

pasojnë imamin kur kryen sexhden. Mesbuku

e kryen sexhden me imamin, pastaj e bën

kaza pjesën që i ka mbetur.

Sehvi sexhdja bëhet edhe kur dyshon në

namazin e tij se a i ka falur tri apo katër

reqate? Në të gjitha llojet e dyshimit, anon

kah ia merr mendja ose bazohet në atë që

është me pak për shkak të sigurisë.

90 Muktedi quhet ai i cili falet pas imamit, ndërsa mesbuk ai i cili e ka zënë imamin pas reqatit të parë.

Page 42: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 42

[Namazi i të sëmurit]

I sëmurë: Është ai që e dëmton qëndrimi në

këmbë.

Nëse i vështirësohet qëndrimi në këmbë, atëherë

falet ulur, me ruku dhe sexhde.

Nëse mundet të qëndrojë në këmbë i mbështetur

në shkop apo për muri dhe mund ta bëjë rukuin

dhe sexhden, qohet në këmbe.

E nëse nuk mund të bie në ruku e as në sexhde,

atëherë falet ulur duke dhënë shenjë me kokën e

tij.

E nëse nuk mund të qëndrojë ulur, atëherë

shtrihet në shpinën e tij, këmbët i drejton kah

kibla dhe falet duke lëvizur kokën91

, ose shtrihet

në krahun e tij me fytyrë të drejtuar kah kibla dhe

falet me lëvizje të kokës.

E nëse nuk mund ta bëj as këtë, atëherë e vonon

namazin dhe nuk falet me gjeste të syve të tij,

vetullave të tij e as me zemër.

91 Në këtë rast është mustehab të ngrihen gjunjët dhe t’i vendoset një jastëk nën kokë që të drejtojë fytyrën nga kibla.

Page 43: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 43

[Sexhdja e tilavetit]

Dispozita e saj:Vaxhib për kënduesin dhe

dëgjuesin.

Në Kuran vie në katërmbëdhjetë vende: Araf,

Rrad, Nahl, Isra, Merjem, Haxh - vetëm e para,

Furkan, Neml, Sexhde, Sad, Fusilet, Nexhm,

Inshikak dhe Alek.

Kur dëshiron të bëj sexhden, e thotë tekbirin,

pastaj bën sexhde, pastaj thotë tekbirin dhe ngrit

kokën e tij92

.

Për realizimin e saj na obligohen edhe shartet e

namazit, siç janë të qenet i pastër, mbulimi i

avretit dhe kthimi kah kibla.

Është detyrim i menjëhershëm nëse e lexon në

namaz, ndërsa jashtë namazit mundemi ta

vonojmë.

Nëse e lexon apo dëgjon në kohën kur nuk është

mekruh, mirëpo e bën në kohën kur është

mekruh, nuk i vlen.

Nuk është obligim për fëmijën, gruan me

menstruacione dhe llahusën.

Kush e reciton ajetin e sexhdes më shumë se një

herë në të njëjtin vend, i mjafton një sexhde.

92 Është sikurse sexhdja e namazit, por pa teshehud dhe selam.

Page 44: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 44

[Namazi i udhëtarit]

Udhëtar konsiderohet kur ndahet nga shtëpitë e

vendit të tij, me qëllim që të kalojë udhën e tri

ditë e tri netëve, që sipas një mendimi është 18

“Fersakh”, e sipas një tjetri 15 “Fersakh”93

e më

shumë94

.

Udhëtari përderisa gjendet në udhëtim, namazet i

falë të shkurtuara, e nëse e bën nijet qëndrimin në

një vend pesëmbëdhjetë ditë e përpjetë, ose

kthehet në vendin e tij, atëherë e plotëson

namazin.

Nëse e ka bërë nijet të qëndrojë më pak se

pesëmbëdhjetë ditë, e shkurton namazin dhe nuk

e plotëson.

Obligim e ka që çdo namaz katër reqatesh ta falë

nga dy reqate.

Nuk i bashkon drekën me ikindinë e as akshamin

me jacinë, por e falë çdo farz në vaktin e vet.

Nëse udhëtari falet pas atij që është vendas,

atëherë nuk e fal të shkurtuar, por e fal normal.

93 Kjo i bie 99, 79 km. Sipas mendimit tjetër 83, 16 km. 94 Parim në medh’heb është që të mos caktohet me “ferasikh”, sepse kjo ndryshon me ndryshimin e rrugës në bjeshkë, rrafshinë dhe deti. Për këtë arsye duhet të shikohet për sa kohë kalohet distance e tri ditëve, e pastaj kjo të bëhet bazë.

Page 45: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 45

Nëse udhëtari bëhet imam, duhet t’i

paralajmërojë xhematin se është udhëtar dhe se

ata që janë vendës duhet të vazhdojnë namazin

deri në fund.

Udhëtari nuk guxon ta falë drekën pas vendasit

që po e falë ikindinë e kohës. Po kështu nuk falet

as pas udhëtarit tjetër që po falë një farz tjetër; d.

m. th. nuk e fale drekën pas udhëtarit që po e falë

ikindinë, për shkak të ndryshimit të nijeteve.

Nëse udhëtari harron se duhet ta shkurtojë

namazin dhe e falë të plotë, namazi në këtë rast

konsiderohet i vlefshëm.

Nëse dikush ka familje dhe shtëpi në dy vende

dhe distanca në mes tyre është sa ajo e udhëtarit,

atëherë konsiderohet vendës (mukim).

Nëse përgjatë rrugës ndalet të pushojë, nëse ka

kohë të mjaftueshme dhe ndjehet rehat, i fal edhe

sunetet, e nëse jo, atëherë i len.

Page 46: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 46

[Namazi i xhumasë]

Dispozita e tij: Farz i veçantë që dallon nga

dreka dhe nuk është kompensim i saj, mirëpo

falja e saj mjafton.

Ka thënë Allahu xh. sh: [O ju që besuat, kur

bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni

shpejtë për aty ku përmendet Allahu

(dëgjojeni hytben, faleni namazin), e lini

shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme

për ju nëse jeni që e dini](Xhuma, 9).

[Shartet e vlefshmërisë së tij]

1. Falja të bëhet në një qytet apo në një

vendbanim që ngjason me qytetin. Qytet

quhet çdo vend, xhamia më e madhe e të cilit

nuk i zë banorët e tij që e kanë borxh

namazin95

.

2. Prezenca e kryetarit (të bashkësisë së

myslimanëve) apo e atij që e ka urdhëruar

kryetari, që nënkupton lejen e përgjithshme

institucionale nga organi kompetent96

.

3. Koha e saj të jetë koha e drekës.

4. Hytbeja të bëhet para namazit.

95 Qytet është çdo vend në të cilin ka kryetar, myfti apo gjykatës dhe që në aplikohet ligji. 96 Nëse prijësi hy në pallatin e tij, mbyll dyert dhe falet me shokët e tij, nuk vlen.

Page 47: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 47

5. Kë ketë xhemat; më së paku tre burra përpos

imamit.

Xhumaja nuk është borxh për udhëtarin, gruan, të

sëmurin e as të verbrin97

.

Urrehet namazi kur imami mban hytben, qoftë

edhe namazi i përshëndetjes së xhamisë.

Kur imami hip në hytbe ulet, pastaj myezinët

thërrasin ezanin e dytë, e kur ta përfundojë

hytben, e thërrasin ikametin.

Kush e zë imamin në teshehud ose në sexhden e

harresës, e plotëson si xhuma, dmth. i falë dy

reqate.

97 Ai që është qorr në njërin sy, e ka obligim, sepse s’ka vështirësi.

Page 48: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 48

KREU MBI XHENAZET

[Larja e të vdekurit]

Larja e të vdekurit është vaxhib kifaje98

.

Para larjes, i zhvishen teshat e tij, i mbulohet

avreti i tij me një pëlhurë dhe me një leckë tjetër

e pastron atë.

I epet avdes, pa i futur ujë në gojë e as në

hundë99

, pastaj derdhet ujë mbi të, i pastrohet

koka dhe mjekra me sapun, pastaj kthehet në

anën e tij të majtë që të filloje me të djathtën e tij,

pastaj në anën e djathtë. Pastaj e drejton pak (në

pozitën ulur) dhe ia fërkon barkun me një lëmim

të lehtë, e nëse i rrjedh diçka e pastron. Në këtë

rast nuk e përsëritë larjen dhe në fund e fshin atë.

98 Vaxhib kifaje d. m. th. , nëse ndonjëri prej myslimanëve e zbaton, të tjerët janë të liruar nga ky obligim. 99 Nëse është xhunub apo me hajz dhe nifas, atëherë i lahet goja dhe hunda.

Page 49: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 49

[Qefinosja e të vdekurit]

Është synet që i vdekuri të qefinoset në tri rroba:

Izari100

, këmisha dhe lifafi101

. Qefini i femrës

përbëhet edhe prej dy pjesëve shtesë: Mbulesa e

flokëve (himari) dhe pëlhura e cila përdoret për

t’ia lidhur femrës kraharorin; gjunjët dhe barkun

e saj.

Nuk i krihen flokët të vdekurit, e as nuk i

shkurtohen thonjtë, ndërsa femrës flokët e saj i

bëhen dy bistak dhe i lëshohen në gjoksin e saj.

Burri e ka të ndaluar ta pastrojë atë, ta prekë atë

dhe ta varrosë atë, ndërsa shikimi në të i lejohet.

[Namazi i xhenazes]

Dispozita e tij: Farz kifaje.

Nëse e varrosin dhe nuk ia falin atë, i falet tek

varri i tij.

Nuk lejohet namazi ndaj atij që nuk është

prezent.

Imami përgjatë namazit qëndron drejt gjoksit të

kufomës, qoftë burrë apo grua.

100 Ky është një çarçaf i gjatë prej kokës e deri tek thembrat e këmbëve. 101 Ky është një çarçaf më i gjatë se izari, me të cilin mund të mbështillet i tërë trupi i kufomës

Page 50: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 51

[Ruknet e namazit të xhenazes]

1. Katër tekbire. Duart ngrihen vetëm në

tekbirin e parë.

2. Qëndrimi në këmbë, për atë që ka mundësi102

.

[Sunetet e namazit të xhenazes]

1. Duaja hyrëse pas tekbirit të parë.

2. Salavati për pejgamberin pas të dytit.

3. Duaja për të vdekurin pas tw tretit103

.

4. Dy selamet pas të katërtit.

Fëmija që lind dhe vdes pasi të ketë dalë i gjallë

apo pasi të dëgjohet e qara e tij, emërtohet,

pastrohet, i falet xhenazja, e nëse jo, jo.

102 Në namazin e xhenazes nuk ka ruku, sexhde dhe as ulje. 103 Njëra prej duave është edhe kjo: “Allahumegfir li hajjina ue mejjitina, ue shahidina ue gaibina, ue sagirina ue kebirina, ue dhekerina ue unthaana. Allahumme men ahjejtehu minna feahjihi alel Islam, ue men teuefejtehu minna feteuefehu alel ijman. Allahumme la tahrimna exhrehu ue la tudil-lena badehu”. Në vend të duasë së xhenazes mund të lexohet edhe "Rabbena atina fid-dunja haseneh. . . ", ose vetëm të thuash "Allahumegfirleh" ose ta lexosh Fatihanë me nijet duaje.

Page 51: sipas medh'hebit të Imam Ebu Hanife Nu'manit · All-llahu nuk dëshiron (me obligimin e abdesit ... 3 Farzet janë ato obligime pa te cilat nuk vlen saktësia dhe plotësimi i një

| P a g e Paraqitja Nu’manije 51

[Varrosja e të vdekurit]

Hapet varri thellë sa gjysma e gjatësisë së tij apo

edhe më shumë, i bëhet një gropë nën anën e

kiles (lahd) në të cilën futet i vdekuri. Ai i cili e

lëshon thotë: Bismilah, ve bilah, ve ala mileti

resulilah, pastaj kthehet në drejtim të kiles, i

zgjidhen lidhëset e qefinit, i qiten tullat, mbulohet

varri me dhe derisa të ngrihet nga toka dhe tek

koka e tij lexohet: [Prej asaj u krijuam, në të do

t’ju kthejmë dhe prej saj do tju nxjerrim edhe

një herë] (Taha, 55).