1 Hyrje Ne Menaxhment Te Investimeve

Embed Size (px)

Citation preview

1

1.Hyrje ne Menaxhment te InvestimeveQeverisja (menaxhimi) perfshin nje kompleks aktivitetesh te planifikuara nepermjet te cilave behet planifikimi dhe realizimi i nje ose me shume qellimeve (objektivave), apo mund te themi se qeverisja apo menaxhimi ka te bej me aktivitete te vetdishme te personelit udheheqes (menaxherik) me ane te te cilave aktivitete mirren vendime per arritjen e nje apo me shume qellimeve. Gjithashtu mund te themi qeverisja eshte nje procesi i shendrimit te informates ne aksion. Menaxhmenti i investimeve (projekteve) perfshin planifikimin, organizimin, udheheqjen dhe kontrollin e projekteve investive. Projekti paraqet algoritmin e arritjes se qellimeve te parashtruara nepermjet qeverisjes, dhe karakteristikat kryesore te projekteve jane: qellimi i projektit, koha e definuar e fillimit dhe perfundimit te projektit, projekti ballafaqohet me rrezikun. Menaxhmenti i projekteve investive paraqet nje kompleks aktivitetesh te planifikuara nepermjet te cilave behet planifikimi dhe realizimi i qellimeve te ndryshme zhvillimore.

Koncepti i menaxhmentit te projekteveGjate procesit te planifikimit te projektit vemendja duhet te perqendrohet ne faktoret qe mund te ndikojne negativisht ne suksesin e projektit per kete arsye qeverisja e projektit kerkon aplikimin e metodave qe jane me efikase per zgjidhjen e problemit te cakutar.

Modeli i menaxhmentit te projekteveElementet e modelit te menaxhimit te projekteve qe lidhen me inicimin dhe realizimin e projekteve investive jane: -a)seleksionimi dhe monitorimi i projektit, -b)planifikimi i projektit, -c)zbatimi i projektit, dhe -d)percjellja dhe mbikqyrja e projektit. Studimi i arsyeshmerise (fizibilitetit) paraqitet si element lidhes me seleksionimin, monitorimin dhe planifikimin e projektit. Studimi i fizibilitetit behet nga ekipet e eksperteve dhe paraqet nje analize komplekse sistemore te nje projekti ku testohen parametrat e tij ekonomik, dhe ne baze te ketoj studimi menaxheret kyresore

www.provimet.co.nr

1

2 aprovojne apo refuzojne projektin e caktuar. Bartes te ketoj studimi zakonisht jane institucionet shkencore kerkimore, apo sherbimet zhvillimore te organizatave. Ne rast te aprovimit pozitiv hap tjeter eshte faza e planifikimit te projektit i cili perfshine vlersimin e afarizmit te projektit dhe percaktimit te strategjise se zhvillimit te projektit dhe vlersimin e rrezikut potencial. Realizimi i projektit dhe mbikqyrja e tij bazohen ne planin e projektit. Ne baze te planit te projektit punon ekipi per zbatimin e projektit dhe ky ekip harton raportet e nevojshme per monitoringun e projektit. Raportet duhet te permbajne informatat mbi progresin e realizimit te projektit, pastaj te gjitha kerkesat per qdo ndryshim eventual si arsye e faktoreve te brendshem ose te jashtem, etj.

www.provimet.co.nr

2