View
124
Download
6
Category
Preview:
Citation preview
Universiteti I Prishtines-Fakulteti EkonomikUnivesity of Prishtina-Faculty Economic
PUNIM SEMINARIKLënda:MakroekonomiTema:Politika Monetare
Prof.Dr.asc.Avdullah HotiAss.Luljeta Elezaj
Punoi: Fatlum Kastrati Fidan Hasani
Ç’është politika monetare?
Politika monetare është tërësia e mjeteve, e objektivave dhe e ndërhyrjeve të ndërmarra për të rregulluar furnizimin e ekonomisë me mjete monetare në përpjekje te vazhdueshme për të ruajtur ekuilibrat makroekonomike. Politika monetare synon administrimin e kushteve monetare të ekonomisë: ofertës monetare, normave të interesit dhe kursit të këmbimit, në funksion të realizimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë. Ajo synon ndikimin maksimal tek variablet ekonomikë me anë të ndryshimit të normave afatshkurtra të interesit.
Janë dy lloj politikash monetare: Konsiderohet ekspansive një politikë monetare që nëpërmjet reduktimit të normës bazë të interesit synon të stimuloje ofertën monetare prej bankave të nivelit të dytë drejt ndërmarrjeve dhe si rrjedhim, të stimulojë investimet dhe prodhimin e mallrave dhe shërbimeve.
Quhet restriktive një politikë monetare që nëpërmjet rritjes së normës së interesit, redukton ofertën monetare në treg duke rritur koston e kredisë, dhe rrjedhimisht duke bërë më pak të leverdisshme investimin dhe prodhimin. Politikat monetare restriktive kanë objektiv kryesor të ulin inflacionin ose të ngadalësojnë rritjen ekonomike në rast-mbinxehjeje (si psh, rasti i Kinës në 2001).
Llojet e politikave Monetare
Istrumentet e Politikes Monetare
Instrumentet e Politikes Monetare janë:
Politika e skontimit,
Politika e tregut të hapur,
Politika e rezervave të detyrushme,
Politika e kontrollit sasior të kredisë dhe,
Politika kreditore selektive,përkatësisht kontrolli cilsor kredisë.
Zbatimi I Politkës Monetare
Qëllimet themelore të politikes monetare janë:
Stabilitet I Cmimeve
Punëzenje e larte
Rritje ekonomike
Stabilitet I normë së interesit
Stabilitet I tregjëve finaciare,dhe
Stabilitet I tregjëve valutore.
Tregu monetar dhe mekanizmi I politikës monetare
Tregu Monetar përfshin një bashkësi institucionesh dhe agjentësh ekonomik ku realizohet shitja dhe blerja e letrave me vlerë:
Aksionet
Obligacionet
Bonot e thesarit, etj.
Letrat me vlerë ndahen në:
Afatshkurtra: afati i maturimit <1 vit
Afatgjata: afati i maturimit >1 vit
Bashkëveprimi i ofertës për para dhe i kërkesës për para përcakton sasinë e parasë në qarkullim dhe normën e interesit në ekuilibër.
OFERTA DHE KERKESA PËR PARA
Kërkesa për para sipas teorisë Kejnsiane mbështetet nëkëto motive:
Motivi i transaksioneve
Për të blerë mallra dhe shërbime
Motivi mbrojtës
Për të bërë shpenzime në raste të paparashikuara
Motivi spekulativ
Për të shmangur humbjet që vijnë nga mbajtja e letrave me vlerë.
OFERTA DHE KËRKESA PËR PARA
Nor
ma
e in
tere
sit
Paraja
Q2
I2
I1
Q1
L
Ms
Ms’
OFERTA DHE KËRKESA PËR PARA
Ndryshimi I ekuilibrit ne sistemin monetar
Zhvedosja e ofertes monetare
Zhvedosja e këkesës për para
i1
i0
i
MM0M1
E0
E1
D D0M
MO
D1
E0
E1
i
i1
io
Analize e Ofertes monetare ne Kosove
Oferta monetare luan rol kyq në rritjen ekonomike. Bankat e jashtme komerciale në Kosovë nuk kanë mundësuar rritje ekonomike për shkak të rrethanave por edhe si rezultat i politikave të tyre bankare. Kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së kapitalit financiar vendor dhe konsolidimit të bankave të vendit për t’ju bërë konkurencë atyre të jashtme. Sistemi financiar kosovar me funksione të kufizuara të BQK-së dhe mungesa e valutës kombëtare dhe rrjedhimisht mungesa e politikës monetare të mirëfillt, nuk kanë pasur mundësi t’u kundërvihen efekteve negative të bankave të jashtme komerciale në Kosovë
Normat bankare ne Kosovë
Duke marr parasysh se viteve te fundit ne Kosove ne sistemin bankar kane hyre nje numer I kosiderushem I bankave,mirpo ende kemi nje norme te larte te interesit nga ana e bankave. Cilat jane shkaqet kryesore qe kemi nje norme te larte te iteresit nga ana e bankave.Shkaku kryesor jane politika jo te favorshme te bankes qendrore,e cila e udheheq politiken monetare lidhur me stabilitetin e cmimeve ,normen e interseit,zhvillim afatgjate ekonomik e shume funksione tjera qe I ushtron banka qendrore.Ne vazhdim kemi disa grafikone qe e spjegojne shume mire situaten ne te cilen dodhet Kosova sa I perket normes se interseit per huamarrje dhe normen e interesit per depozita.
Që të ilustrohet logjika përcaktuese e shkallës së interesit bankar më saktësisht, më poshtë janë disa të dhëna nga Austria. Austria është marrë si shembull pasi që paraqet një mjedis financiar dhe rregullator stabil dhe kompleks (si anëtare e BE-së dhe eurozonës) dhe në një ekonomi të zhvilluar, por edhe pasi që bankat austriake janë ndër pronarët më të mëdhej të bankave në Kosovë dhe Ballkan.
Përmes grafikonit në vijim do të shohim shpëdarjen e kredive në Kosovë
Ndëmarjet private
66%Sektori I bujqësisë
3%
Ekonomitë familjare
29%
Industria e rëndë
2%
Ne situata aktuale e cila mbizotëron në sistemin finaciar në Kosovë,kur kemi parasysh nivelin e lartë të fitimëve që krijojnë bankat,nivelin relativisht të ulët nën mesataren e rajonit,mund të konkludohet se ka hapësirë të mjaftushme për uljen e normave të interesit,të pakten deri në masën e nivelit të rajonit,të cilat do të ndikonin në masë të madhe në ngritjën e nivelit të rajonit,të cilat do të ndikonin në masë të madhe në ngritjën e niveli të investimëve dhe zhvillimin e biznesëve.
Recommended