View
233
Download
1
Category
Preview:
Citation preview
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 1/17
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 2/17
2
1 – Se ai është Muhadith e jo Fakih
2 – Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)
3 – Ai nuk ka mësues ( nuk ka mësuar tek dijetarët).
4 – Ka mendime të çuditshme, në kundërshtim me atë që kanë njerëzit
5 – Nuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyre
6 – Ai është Dhahiri ( në medhheb).
7 – Ai është i butë në autenticitetin e traditës
8 – Ai është kundërthënës kur vlerëson traditat
9 –Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matn ( Teksteve të traditës) .
Këto janë çështje për të cilat Ehlul-Hadithi akuzohen gjatë gjithë kohës, dhe e
pash të arsyeshme që t’i paraqes këto akuza dhe ti refuzoj të gjitha ato, në
mbrojtje të Njerëzve të Hadithit të të gjitha kohëve. Kjo është më e pakta që
mund të bëjë për ta ( Allahu i mëshiroftë që të gjithë).
1 – Pretendimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih
Nëse ajo çfarë nënkuptohet nga kjo thënie është që ai të përshkruhet si njeri
nder Ehlul Hadith, të cilët shquhen dhe ia kanë tejkaluar në këtë, dhe nuk
përmban ndonjë heqje nga ai të bekimeve të Fikhut, atëherë ne nuk kemi
kundërshtim në këtë. Kjo ngase imam Al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) në të
vërtetë është nga dijetarët e hadithit të kohës sonë, i cili u lavdërua për diturinë
e tij në këtë fushë, dhe për këtë kanë dëshmuar shumë veta. Kjo- pasha
Mirësinë e Allahut- sa më takon mua, është diçka për të cilën as dy veta nuk
mund të diskutojnë.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 3/17
3
Nëse, megjithatë, me këtë thënie kihet për qëllim zhvlerësimi i fikhut dhe të
kuptuarit e Al-Albanit me traditën profetike, dhe të zhvlerësohet shpjegimet e
tij të kuptimit ( të fikhut), dhe zgjedhja e parapëlqimet e tij në çështje që
përkojnë me diturinë ( dhe fikhun), atëherë ky është një kuptim i gabuar dhe irefuzuar, të cilit mund ti përgjigjemi me sa vijon:
Ne i pyesim ata: çfarë është fikhu sipas jush? Nëse ajo që ju e keni për qëllim
me fikh është memorizimi i gjykimeve të ndryshme, Mutuun, dhe zgjatja në
fjalë në mundësi, pa iu referuar provave autentike, atëherë ne themi se imam
Al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) është larg nga kjo.
Prapë se prapë, nëse ajo që ju nënkuptoni me fikh është: të kuptuarit dhe
zbatimi i Librit të Allahut dhe Sunetit në pajtim me të kuptuarit e sahabeve
( Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe ata që i pasojnë), pa paragjykim për ndokënd
përveç provave autentike, atëherë ne kërkojmë ndonjë dëshmi se imami nuk
ishte kështu!
Ajo fjalë: “Muhadidh e jo fakih,” me atë kuptim të gabuar është thënie
djallëzore, qëllimi pas tyre është zhvlerësimi dhe pozita dhe grada e Ehlul
Hadithit, dhe ( përpjekja) se një fakih ( jurist) mund t’ia dal pa hadith.
Kjo thënie në fillet e saj është një e metë dhe një bidat, dhe në fund është
Zandaka ( mosbesim) dhe mohim i tërësishëm i të gjitha vendimeve
( gjykimeve) islame. Sa i takon thënies është bidat, ajo është e këtillë ngase ne
nuk kemi dëgjuar ndonjë thënie të tillë prej Selefëve. Ndërsa për fundin e saj në
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 4/17
4
mohim dhe herezi kjo ngase mund të shpjerë në mohimin e të gjitha veprave
dhe mësimeve të njerëzve të dijës, e si rrjedhim mohimin dhe shkëputjen nga të
gjitha gjykimet islame, ku dikush do mund të thoshte “ai gjykim është thënë nga
filani e ai është Muhadith e jo jurist, prandaj nuk mund të pranohet,” dhe në një kohë tjetër
do thuhej: “ai gjykim është thënë nga filani, e ai është jurist dhe jo dijetar i hadithit prandaj
nuk mund të pranohet”. Duke bërë kështu shkëputjen dhe mohimin e të gjitha
vendimeve të fesë!!!
2 – Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin [e
Fikhut]
Kjo është një thënie për të cilën ne pyesim ku është dëshmia për këtë?Përkundrazi, ajo që mund të shihet në librat e shejhut është provë e forte
kundër këtij pretendimi. Kjo dhe ajo që është e njohur nga jeta e shejhut
( Allahu e mëshiroftë) është se ai mbante dy ligjërata çdo javë, të cilat i ndiqnin
nxënësit e dijës e po ashtu edhe profesorët e universitetit, dhe nder librat që ai
jepte mësim në ligjëratat e tij është libri “Usul al-Fikh” nga Abdulwehab
Khalafi.
Kjo gënjeshtër- e cila mohon diturinë e Usulit të Fikhut- mund të përdoret prej
disa prej tyre që të shpifin kundër të gjithë Ehlul Hadithit.
Prandaj ne themi: këtu është e rëndësishme që ti kushtojmë vëmendje çështjeve
vijuese:
1 – Suneti profetik ( dhe tradita) është udhëzimi në kuptimin e saktë të Kuranit,
ashtu siç është përmendur nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) në librin e
tij për Sunetin, transmetimin e Abdus. Çdo gjykim në Kuran u qartësua me
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 5/17
5
Sunet, e qartëson atë dhe tregon se cili ishte qëllimi i tij.
2 –Shkenca e Usulit u ndërtua duke u bazuar në Kuranin e Shenjtë dhe Sunetin
Fisnik, në pajtim me gjuhen arabe, duke i vëzhguar rrethanat e pranishme në
kohen e shpalljes dhe arsyet e shpalljes, dhe kjo është diçka e cila u shpërnda
dhe u studiua së pari prej sahabeve, e askush tjetër nuk e ndau këtë (dituri) me
ta përveçse nëpërmjet tyre.
Nëse kjo vërtetohet, atëherë dije se Ehlul Hadithi janë njerëzit më të lumtur
ngase nuk ka më të ditur se sa ata në dituri nga ajo që është transmetuar nga
profeti ( sal-lAllahu alejhi we selem), dhe nuk ka më të ditur se sa ata rreth asaj
që është transmetuar nga sahabet ( Allahu qoftë i kënaqur me ta). Pra në të
vërtetë ata janë Njerëzit e Usulit, dhe nga mënyrat e tyre është që ti marrin
tekstet e Kuranit dhe Sunetit si bazë mbi çka ata ndërtojnë, e a nuk është kjo
ajo të cilën e synonin dijetarët e Usulit?
Nga kjo ju duhet të kuptoni se Dijetarët e Ehlul Hadithit janë dijetarët e Usulit
islamik dhe dijetarët e degëzimeve bazë (të gjykimeve). Ata e arritën këtë duke
pasuar dhe shikuar atë që erdhe dhe që u shpërnda nga sahabet dhe pasuesit e
tyre ( Tabi’inët).
3 – Rreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë ( nuk ka mësuar
tek dijetarët)
Kjo është thënie e nxituar, shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) ka mësuar tek
babai i tij disa shkenca ( Ulum al-ala siç është Sarfi), si dhe disa libra në Fikhun
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 6/17
6
Hanefi ( Mukhtasar al Kaduri), dhe ai mësoi prej tij Kuranin e Shenjtë, dhe e
përfundoi atë tek i ati me leximin e hafizeve.
Ai po ashtu tek shejh Said Al Burhani mësoi librin “Maraki al Falah” në fikhun
Hanefi, dhe “Shuzur al-Zahab” në Nahw, si dhe disa libra të Balaghah. Ai
gjithashtu ndiqte mësimet e dijetarit Muhamed Bahjat al-Antar ( Allahu e
mëshiroftë) me disa nga mësuesit e Al-Magmaa al-Ilmi në Damask, dhe prej
atyre që ishin në këto mësime janë: Iz al-din al Tanokhi ( Allahu e mëshiroftë)
ku ata lexonin “Al-Hamasah” të Ebu Tammamit.
Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) në fillimet e tij u takua me shejh Muhamed
Raghib al Tabakah (Allahu e mëshiroftë), ku shejh Al-Tabakah tregoi admirimin
e tij me shejh Albanin dhe i dha atij “ Al-Anwar Al-Ghalija fi Mukhtasar al-
Athbaat al-Hanbelijeh ”
Prandaj sapo ta dini këtë, ju do ta kuptoni se sa e pabazë është thënia e tyre se:
Ai nuk kishte dijetarë (prej të cilëve ka mësuar), e sa larg nga e vërteta është kjo.
Madje kjo nuk i bën aspak dëm shejhut nëse ai nuk ka pasur një numër të madh
dijetarësh. Sa shumë dijetarë kanë pasur vetëm disa shujuh, dhe kjo nuk ka
dëmtuar dijen e tyre. Madje edhe tek transmetuesit e haditheve do të gjesh se
prej tyre kishte transmetues të cilët nuk kanë transmetuar përveçse prej dy apo
tre shujuheve, ( dhe disa) madje edhe prej njërit, por prapë kjo nuk i
ndaloi Imamët që të vërtetojnë dhe theksojnë dabt-in e tyre ( aftësinë e ruajtjes
së diturisë së fituar), Hifzin ( mbajtjen mend), dhe Itkan-in ( saktësinë), dhe kjo
nuk i pengoi ti dëgjojnë ata dhe të marrin nga dituria e tyre.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 7/17
7
Nga kjo kategori është Ebu Ahmed ibn Abdullah ibn Muhamed al-Lakhmi i cili
njihet si ibn al-Baghi ( ka vdekur në vitin 400 H), nga njerëzit e Ashbilias. Ai
është cilësuar si dijetari më unik i kohës së tij, dhe më i dituri i kohës së tij, ai
grumbulloi Fikhun, Hadithin dhe Virtytet. Ai mësoi përmendesh disa libra tëSunetit, si dhe librat e Gharib në mënyrë të shkëlqyer.
4 – Pretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të habitshme nëkundërshtim me atë në të cilën janë njerëzit
Ky është një pretendim i shkrifët ( palidhje), ngase Ehlul Hadithi dhe shejh
Albani janë prej Gurabave, të cilët ringjallin atë që njerëzit e kanë braktisur nga
Suneti i profetit Muhamed ( sal-lAllahu alejhi we selem).
Thënia e tyre: “Filani është i vetëm në këtë mendim” nuk mohon fikhun e tij,
dhe nuk e vesh atë me Shuzuz.
Ebu Muhamed ibn Hazm ( Allahu e mëshiroftë) në “Al-Ikham fi Usul al-
Ahkam” (5/661-662) ka thënë: “Kufiri (dhe kuptimi) i Shuzuz është largimi
nga e vërteta, pra kushdo që ka shkuar kundër asaj që është e drejtë në çfarëdo
çështjeje ai është Shaz në të, qofshin ata të gjithë njerëzit e kësaj bote, apo disa
prej tyre. Xhemati janë njerëzit e hakut ( të vërtetës) edhe sikur të mos kishteprej tyre asnjë njeri të kësaj përveç një, atëherë ai është Xhemati. Dhe Ebu
Bekri dhe Hatixheja ( Allahu qoftë i kënaqur me ta) hynë të vetëm në Islam,
dhe asokohe ishin në Xhemat, dhe të gjithë të tjerët përveç tyre dhe të dërguarit
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 8/17
8
(sal-lAllahu alejhi we selem) ishin njerëz të Shuzuzit (çuditshmërisë) dhe firkah
( ndasive).”
Andaj Shuzuz nuk është kur dikush nga dijetarët është kundër asaj në të cilën
është një grup. Ngjashëm, Shuzuz nuk është të dalësh kundër asaj me të cilën
veprohet, apo që është me e njohur në mesin e njerëzve. Në sa çështje ishin të
vetëm imamët Ebu Hanife, Shafiu, Maliku dhe Ahmedi ( Allahu i mëshiroftë që
të gjithë), dhe kjo nuk u llogarit si diçka që i turpëronte ata, dhe nuk e hoqi prej
tyre fikhun as nuk e mohoj apo nuk ishte arsye që ata të klasifikohen në Shuzuz
dhe vetmitarë ( Tafarud)!
Si mundet që dikush të përshkruhet si Shaz dhe i çuditshëm kur ai e ka kufizuar veten në pasimin dhe imitimin e Masoum. Madje disa dijetarë të mëdhenj kishin
qëndrime për të cilat më vonë u kuptua se ishin kundër Sunetit dhe Ethereve,
dhe askush nga njerëzit e dijës nuk tha për ta se ata janë Shaz apo të çuditshëm.
Dhe këtu ju shihni al-Hafiz ebi Shejbeh ( vdiq në vitin 235 H) i cili shkruan një
kapitull në Musnaf dhe e titullon “Përgjigje Ebu Hanifës”, dhe e fillon
kapitullin e tij duke thënë: “Kjo është ajo në të cilën Ebu Hanifja është kundër
traditës e cila ka ardhur nga profeti ( sal-lAllahu alejhi we selem)”.
Dhe është el-Lejth ibn Sad ( Allahu e mëshiroftë) duke thënë: “Kam numëruar
për Malikun shtatëdhjetë çështje, të gjitha janë kundër Sunetit të profetit ( sal-
lAllahu alejhi we selem), ku Maliku ka dhënë mendimin e tij personal”, dhe el-
Lejth pastaj thotë:….”dhe i kam shkruar atij rreth tyre”, dhe ky transmetim
përmendet në “Xhami’ al-Ilm wa Fadlih” (2/148).
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 9/17
9
Pra kur ishin veprimet e njerëzve baraspeshë përfundimtare dhe kriter absolut
në njohjen e gjykimeve të Allahut, që ne ti lemë tekstet për këtë shkak?
Çfarë gjynahu kanë bërë Ehlul Hadithi dhe Albani ( Allahu e mëshiroftë) kur
ata morën ndonjë traditë të cilën ata e cilësuan autentike dhe nuk gjeten ndonjë
gjë që e kundërshton, andaj vepruan sipas saj, dhe thirren njerëzit që të
veprojnë në ringjalljen e këtij Suneti që u gjend në këtë traditë.
Subhan Allah!
Në vend se ata të falënderohen për atë që kanë bërë ata kritikohen dhe
fajësohen dhe cilësohen me Shuzuz ( se kanë mendime të çuditshme) dhe se ata
janë të vetëm në mendimet e tyre!
5 – Rreth pretendimit të tyre se : Ai nuk ka respekt për dijetarët dhe nuk
e njeh gjendjen e tyre
Ky është pretendim i kotë dhe nuk ka ndonjë argument, madje e kundërta e saj
është e vërtetë. E tërë ajo që gjendet në këtë çështje është se disa njerëz kanë
iluzione ngase shejh al-Albani ( Allahu e mëshiroftë), vendosi të veprojë sipas
traditës autentike për të cilën nuk ka asgjë që e kundërshton ( apo pengon të
veprojë), dhe kjo sipas tyre e beri atë që ti neglizhojë të gjithë dijetarët të cilët
nuk punojnë sipas kësaj tradite, dhe nuk i respektonte dijetarët e njihte gjendjen
e tyre.
Ekziston një dallim në mes të: vendosja e imitimit tënd vetëm për profetin
Muhamed, sal-lAllahu alejhi we selem, dhe humbja e mësimeve dhe fjalëve të
dijetarëve.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 10/17
10
Të vendosesh të kopjosh të dërguarin Muhamed, sal-lAllahu alejhi we selem do
të thotë të mos favorizosh fjalët e askujt apo veprimet e askujt para fjalëve apo
veprimeve të veta, kushdo qoftë ai. Mirëpo, së pari shikon autencitetin e
traditës, nëse ajo është autentike atëherë e shikon domethënien ( të kuptuaritdhe veprimin e duhur me të cilin ka ardhur).
Kur kjo të të bëhet e qartë, nuk duhet ta braktisesh atë edhe nëse ata në mes
lindjes e perëndimit të kundërshtojnë.
Nga fjalët e çmuara të shejh Albanit ( Allahu e mëshiroftë) në “Al-Silsilah Al-
Sahihah” duke komentuar traditën numër 321:
“Mbahuni fort ( në traditën profetike) dhe kapuni fort me dhëmballë, e lini
pikëpamjet e njerëzve, ngase kur paraqitet ndonjë traditë ( autentike),
pikëpamjet dhe mendimet vetjake bëhen të pavlefshme.”
Tani që ju ta dini: Nuk ka- me aq sa unë di- ndonjë çështje apo problem që
imam Albani ( Allahu e mëshiroftë) të ketë zgjedhur ndonjë mendim që të mos
e ketë pasur ndonjë dijetar që ishte para tij ( d.m.th atij i kanë paraprirë të tjetër
në të gjitha mendimet që ai kishte), dhe ai është gjithnjë i kujdesshëm të
përmend se kush i paraprinte, në atë që ai vendoste të vepronte nga fjalët ( dhe
mendimet) të cilat ai i shihte se janë në pajtim me Tekstet.
Shejhu ( Allahu e mëshiroftë) i kthehet asaj që kanë thënë dijetarët, merr
parasysh atë që ata e kanë thënë para tij dhe përfiton prej tyre, pa intolerancë
apo pasim të verbër. Ai në parathënien e librit të tij “Sifat Salat al-Nebi” (sal-
lAllahu alejhi we selem) ka thënë:
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 11/17
11
Sa i përket kthimit tek fjalët e tyre (dijetarëve), të përfitojmë prej tyre, dhe ti
përdorim për të na ndihmuar në të kuptuarit e duhur dhe të vërtetën në atë që
ata u kundërshtuan, në raste kur nuk ka tekste nga Kurani dhe Suneti, apo ( t’u
kthehemi fjalëve të tyre) për të kuptuar atë që është e nevojshme, kjo është njëçështje të cilën ne nuk e mohojmë. Madje, ne i porosisim të (tjerët) në këtë dhe
i inkurajojmë në këtë, ngase me këtë shpresohet dobia, për ata të cilët morën
Kuranin dhe Sunetin si burim i udhëzimit të tyre.”
Çfarë mbetet të komentohet është çështja e vrazhdësisë e cila i atribuohet
shejhut në përgjigjet e tij në Mukhalifiin. Në të vërtetë kjo është çështje relative
e cila dallon nga njëra në tjetrën. Disa mund ta quajnë subjektivizëm në kërkim,dhe kërkim të së vërtetës pa i dhënë komplimente e të tjerët mund ta quajnë
vrazhdësi dhe mungesë e butësisë ( dhe mirësisë). Në secilin rast duhet të
kujtoni me sa vijon:
1 – Disa kërkojnë që shejhu të jetë i butë kur u përgjigjet apo i refuzon ata,
ndërsa ata nuk veprojnë në përputhje me atë që i kërkojnë shejhut të bëjë kur
vet ata u përgjigjen apo i refuzojnë mendimet e tyre.
2 – Ashpërsia e deklarimit të së vërtetës nuk do të thotë se ajo është ide e
gabuar.
3 – Butësia kur theksohet mendimi i gabuar nuk do të thotë se ajo është e vërteta.
4 – Ashpërsia në disa raste mund të jetë mënyra më e mençur në davet.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 12/17
12
Dhe shejhu ( Allahu e mëshiroftë) ka dhenë një koment rreth ashpërsisë e cila i
atribuohet atij, andaj referoju tekstit “Al-Silsilah al-Daifah: 1/27.
6 –Pretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në Mehdheb
Edhe kjo akuzë nuk ka kurrfarë baze. E vërteta është se përshkrimi i njerëzve të
Hadithit si njerëzit e dhahirit, janë fjalë të cilat ne i dëgjojmë here pas here, dhe
kjo është arsyeja pse përshkrimi i shejh Albanit me këtë fjalë nuk është edhe aq
befasuese sepse ai është prej Ehlul Hadithit!
Dhe që të largojmë dyshimet dhe konfuzionin që ka mundur ti godas mendjet e
disave, ne kemi parashtruar pyetjet e mëposhtme:
A ka deklaruar shejhu në ndonjë nga librat e tij se ai është pasues ( ndjekës) i
medhhebit Dhahiri?
A mjafton fakti që shejhu u referohet librave të Ibn Hazmit për të thënë se ai
është dhahiri?
Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) në shumë vende e kritikonte ( dhe e
refuzonte) ibn Haz al-Dhahiri ( në mendime të veçanta). Për shembull, në
“Tammam al-Minhaxh”, faqe 160, ( Shejh Albani) ka thënë: “Në kundërshtim
me atë që ka folur Ibn Hazmi….”
Dhe në të njëjtin libër, faqe 162, ai ka thënë: “Dhe Ibn Hamzi kishte qëndrime
të tepërta ashtu siç ai zakonisht bënë duke ngjeshur edhe më Dhahirin e tij”.
Dhe nga librat e al-Albanit është një libër ku ai i përgjigjet dhe e refuzon Ibn
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 13/17
13
Hazmin rreth çështjes së instrumenteve muzikore.
Prandaj kjo është arsyeja pse Ehlul Hadithi-e prej tyre edhe al-Albani- janë më
së largu nga të metat të cilat i kanë përmendur dijetarët për ( medhhebin)
dhahiri.
Megjithatë, ashtu siç e ka përmendur shejhu në shumë raste, e nder to edhe në
librin “Sifat Salat al-Nabi”, është pjesë e metodologjisë së tij që ai të ndjek
hadithin dhe etherin, dhe nuk i braktisë ata, duke pasur respekt për të gjithë
dijetarët dhe duke përfituar nga fiku dhe të kuptuarit e tyre.
7 – Pretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditave
Kjo po ashtu është diçka relative, e cila dallon në varësi nga njerëzit, andaj
kushdo që ishte i ashpër do ti cilësonte të tjerët si të butë, dhe kushdo që ishte i
butë do t’i cilësonte të tjerët si të ashpër. E vërteta e arritjes tek e vërteta ( në
këtë çështje) është Istikra ( leximi dhe kërkimi gjithëpërfshirës), dhe krahasimi
(i tij) me të tjerët.
Sa për çështjen që qoi në atribuimin e shejhut në butësi ( në autencitet) :
1 – Tahsiin (Gradimi si Hasen) transmetimet e dobëta të cilat erdhën nëpërmjet
rrugëve të shumta ( T’adud Al-Turuk ).
2 – Pranimi i transmetuesve të cilëve nuk u njihet siguria ( Maxhhoul al-Hal),
dhe mvarja në deklarimin e pasigurisë së Ibn Hibanit.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 14/17
14
3 – Pranimi i disa transmetimeve të dobëta.
Të gjitha llojet e ndryshme te traditave të dobëta janë të pranueshme për t’u
marr në konsiderate dhe për t’u ndrequr, dhe mund të fuqizohen nëse kanë
ardhur në rrugë të shumta, me përjashtim të atyre të cilat në zinxhirin e tyre
kanë ndokënd që është gënjeshtar ( Kazab), apo fabrikues (Wadaa’),
transmetimi i atij që akuzohet për gënjeshtër (Mutaham Bi Al-Kazib),
transmetimi i transmetuesit i cili është në rangun e atyre që janë lënë ( Fii
Martabat Al-Tark), siç janë ata të cilëve u është dëmtuar shumë kujtesa, dhe
tradita e cila merret si Shaz dhe Munker.
Tani sa i takon pranimit të transmetimeve të transmetuesit të panjohur dhe të
pasigurt ( Majhoul Al-Hal), dhe të mbështetesh në deklaratat e pasigurta të
dhëna nga Ibn Hibani, kjo është një nder çështjet që i është atribuuar al-Albanit
( Allahu e mëshiroftë) pa ndonjë provë të qartë! Madje, në të vërtetë shejhu
është përgjigjur në shumë vende atyre të cilët mbështeten në deklaratat e Ibn
Hibanit, dhe i ka përshkruar ata se janë shumë të butë! Ai gjithashtu ka
vendosur një rregull në hyrje të librit të tij ( Tamam al-Minah) faqe 20-26 të
cilin e quajti : Të mos mbështetësh në Tawthikin e Ibn Hibanit.”
( Së fundmi), sa i takon pranimit të disa transmetimeve të dobëta, ky është
vetëm pretendim, ngase ata ( që e akuzojnë) nuk janë në gjendje të paraqesin
një transmetues për të cilin ka argument se duhet të lihet, dhe pastaj al-Albani
(Allahu e mëshiroftë) të ketë ardhur dhe ta këtë pranuar atë!
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 15/17
15
8 – Rreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson
traditat
Ky pretendim ka ardhur ose nga padituria ose nga injorimi i realitetit rreth kësaj
çështjeje. Dije- vëlla ( dhe motër) e respektuar ( Allahu u ruajtë)- se nga bazat
sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit është se I smah ( Pagabueshmëria) nuk i
takon askujt në këtë umet përveç të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu
alejhi we selem, dhe ne - nga Mirësia e Allahut- jemi pasues të këtij
parimi thelbësor, dhe nuk besojmë e as që themi se shejh Albani
( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk themi për
askënd prej njerëzve të dijës.
A është fakt se ndonjë gabim i bërë nga ndonjë dijetar, apo ndonjë kundërshti
që është paraqitur arsye që ta hedhim poshtë dhe arsye që ta zhveshim nga
përshkrimi i diturisë?
Nuk besoj se ndokush i paanshëm do ta thotë një gjë të tillë!
Po, kushdo gabimet e të cilit janë të shumta, dhe ajo që ai ka gabuar është më e
shumtë se ajo që ia ka qëlluar, ne nuk e marrim atë si pike referuese, dhe ne do
heqim prej tij përshkrimin e Dabt-it.
Kur të vendoset kjo, dije se të gjitha traditat të cilat shejh Albanit ( Allahu e
mëshiroftë) i atribuoheshin për të kundërshtuar vendimet e tij, nuk ndikojnë në
seriozitetin apo diturinë e tij, kushdo që ishte i paanshëm, ngase përqindja e
traditave të cilave i atribuohen shejh Albanit si kundërthënëse janë shumë të
pakta dhe nuk ja vlen të merremi me to, ngase kjo nuk ndikon në oqeanin e tij
të diturisë.
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 16/17
16
Tani, kjo akuzë e kontraditës është thënie ziliqare, dhe një mashtrim djallëzor,
dhe nuk pranohet pasi të shqyrtohet, nuk pranohet vetëm se në shumë pak,
vërtetë shumë pak dhe zakonisht ndodh në rastet me sa vijon:
1 – Traditat për të cilat ka ndryshuar pikëpamja e shejhut pasi janë paraqitur
kushtet dhe rrethanat për të cilat ai nuk kishte njohuri.
2 – Traditat për të cilat shejhu i gjykonte duke shikuar njërën rrugë (zinxhir),
dhe më pas zbuloi zinxhir tjetër (transmetuesish).
3 – Traditat të cilat ai i bazonte në atë që besonte rreth sigurisë së
transmetuesit, dhe pastaj përtëriu ixhtihadin e tij rreth transmetuesit, kështu që
ndryshoi mendimin e tij.
4 – Një traditë për të cilën ai nuk dinte rreth “Ilah ( të metave apo defekte), të
cilat iu bënë të qarta më vonë.
5 – Traditat për të cilat ai ishte i njoftuar rreth një Mutabi’ apo shahid, dhe
pastaj u njoftua rreth saj.
Dhe dëshiroj që t’ua përmend juve, lexues i dashur, librin “Al-Anwar al-
Kashifah Li Tanakudat al-Khasaf al-Zaifah, wa Kashf Ma Fiha min al-Zejgh
wa-Tahrif wa al-Mughazafah.”
7/31/2019 Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre
http://slidepdf.com/reader/full/nente-theniet-me-te-famshme-kunder-shejh-albanit-dhe-refuzimi-i-tyre 17/17
17
9 – Rreth pretendimit të tyre se: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të
Matn ( Teksteve të traditës)
Ky pretendim është i pavlefshëm dhe nuk ka kurrfarë baze, dhe ajo çfarë mund
të shihet në librat e tij ( Allahu e mëshiroftë) e hedhë këtë poshtë.
Prandaj kjo është arsyeja pse unë do të paraqes një traditë dhe të theksoj se si
shejhu (Allahu e mëshiroftë) vlerësonte tekstin e ndonjë tradite, pasi vlerësonte
zinxhirin. Nga kjo është tradita e dytë në “Silislat al-ahadith al-daifa” ( këdo që
namazi nuk e pengon nga veprat e ndaluara dhe të tepruara, nuk ka kurrfarë
forcimi veçse largim nga Allahu” dhe në një transmetim tjetër: “Ai, namazi i të
cilit nuk e ndalon nga e kqeja dhe mëkatet vetëm se do largohet edhe më
shumë nga Allahu”.), pasi e vlerësoi tekstin e traditës, ai (Allahu e mëshiroftë)
filloi të vlerësonte tekstin dhe tha:
“Sa i përket tekstit, ky nuk është i saktë, ngase kuptimi i tij i dukshëm përfshin
gjithashtu edhe ata të cilët kanë falur namaz duke plotësuar kushtet dhe shtyllat
e tij, në atë mënyrë që të jetë i pranuar. Andaj nëse adhuruesi është duke bërë
ende ndonjë mëkat apo vepër të papëlqyer, si mund të thuhet se për shkak të tij
(namazit) ai nuk forcohet vetëm se do largohet? Kjo është nga ajo që nuk ka
kuptim dhe nuk mund të dëshmohet në këtë fe, etj…..” deri në fund të asaj që
ai (Allahu e mëshiroftë) ka thënë.
Dhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne shkruam). Të gjitha
falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun.
Burimi: http://www.ahlalhdeeth.com
Recommended