Ndërmjet ë simi shumëpalësh

Preview:

DESCRIPTION

Ndërmjet ë simi shumëpalësh. P ërfshirja e më shumë se një ndërmjetësi në përpjekje për të zgjidhur një konflikt . “ Ndërmjetësimi shumëpalësh “ përbëhet nga “ përpjekjet e disa palëve të treta për të ndihmuar negociatat e paqes për zgjidhjen e një konflikti ”. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Ndërmjetësimi

shumëpalësh

Përfshirja e më shumë se një ndërmjetësi në përpjekje për të zgjidhur një konflikt.

“Ndërmjetësimi shumëpalësh“ përbëhet nga “përpjekjet e disa palëve të treta për të ndihmuar negociatat e paqes për zgjidhjen e një konflikti”.

Dy ose më shumë palë të treta mund të përfshihen njëkohësisht në proces, ose njëra pas tjetrës.

Ndërmjetësimi mund të ndahet edhe në:1. ndërmjetësim të koordinuar dhe 2. ndërmjetësim të pakoordinuar.

Kur ndërmjetësimi është i pakoordinuar midis palëve të treta (“garë“ ndërmjetësimesh), palët në konflikt mund të shfrytëzojnë rivalitetin e ndërmejtësuesve rivale për të kërkuar “ kontratën më të mirë”.

Kur ndërmjetësimi shumëpalësh bëhet me koordinim, emërtohet edhe “ndërmejtësimi kolektiv” ndërsa grupi koordinues quhet

“ grupi i kontaktit”.

Sa i përket ndërmejtësimit shumëpalësh “ të njëpasnjëshëm”, ky ndodh kur ndërmjetësi i deriatëhershëm me qëllim vendos të tërhiqet në çaste kritike të ciklit të konflitit (rritje, pasuar nga rënie, e nivelit të dhunës), kur një lloj tjetër ndërmejtësi duket më i përshtatshëm për situatën.

Shembull i kësaj është Haiti në fillim të viteve ’90. Në fillim përgjegjësinë e ndërmjetësimit e kishe Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), pastaj ajo i kaloi OKB-së, ndërsa në fund, kur u bë e nevojshme të kërcënohej me përdorimin e forcës, ndëmjetës u bënë ShBA.

Recommended