57
ZYMER MEHANJA JEHO, KËNGË SHQIPTARE! PRISHTINË, 2014

Jeho, këngë shqiptare libri

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Jeho, këngë shqiptare libri

ZYMER

MEHANJA

JEHO,

KËNGË

SHQIPTARE!

PRISHTINË, 2014

Page 2: Jeho, këngë shqiptare libri

2

Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare! Autori: Zymer Mehanja Boton: Autori Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja Lektor: Bedri Raçi Dizajni: Rilind Mehanja Shtypi: Flori, Prishtinë Copyrihgt © Autori

Page 3: Jeho, këngë shqiptare libri

3

PASQYRA E LËNDËS

-Jeho, këngë shqiptare...........5 -Flamuri kombëtar........7 -O populli im.......9 -Kosovë................10

-Zgjohunu.........11 -Në Kosovën time.........13 -Liria........14

-Kosova qëndron......15 -Një vashë........16 -Të presim......17

-E paarritshme....19 -Yje keni për të mbetur......20 -Letër Naimit.......21 -Dëshiroj......22

-Këngë për Ylfeten.....23 -Dua.....24 -Libri shqip....25

-Gjuha jonë.....27 -Nënës.........28 -Motra ime, Vlora......31

-Rilindi......32 -Ariana....33 -Lindita.....34 -Argjendi.....35

-Të dua....37 -Çdo gjë ndërrohet...40 -Lulja ime....41

-Një kujtim...42

Page 4: Jeho, këngë shqiptare libri

4

-Shkolla ime e parë...43 -Nxënësi problematik....44

-O njeri...47 -Flutura...48 -E vërteta...49 -Linda...50

-Torollaku...51 -Të gjithë në punë...53 -Fëmijët...54

-Në botë....55 -Biografia e autorit.....56

Page 5: Jeho, këngë shqiptare libri

5

JEHO,

KËNGË

SHQIPTARE!

Jeho, këngë shqiptare

Në fusha dhe male,

Në kalatë me gurë,

Në arat me grurë!

Jeho, mos u ndal,

Në gjuhën amtare

Për Shqipen me dy krena,

N' kalatë me bedena!

Jeho, mos pusho,

O këngë legjendare,

N' odat plot me burra,

Në lumenjtë me gurra!

Page 6: Jeho, këngë shqiptare libri

6

Jeho, mos u lodh,

Për Shpatë, Përkrenare,

Të trim Skënderbeut,1

Heroit të Atdheut!

Jeho, mos u shuaj,

N'kullat kosovare,

Për trimëreshat çame,

Për motrat dibrane!

Jeho, këngë shqiptare,

Në Shqipërinë e Madhe,

Si n'Kohën e Motit

Të Gjergj Kastriotit!

1 Kryeheroi kombëtar i shqiptarëve, që për 25 vjet rresht udhëhoqi shqiptarët në luftërat kundër turqve.

Page 7: Jeho, këngë shqiptare libri

7

FLAMURIT

KOMBËTAR

O Flamuri kuq e zi,

Lart valo, Flamur,

Skënderbeut para i prine,

N'gjoks t'mbajti ky burrë.

O Flamuri kuq e zi,

Sa më lart valo,

Je simbol i shqiptarisë,

Valo, mos pusho!

O Flamuri kuq e zi,

Shqipe me dy krerë,

Nëpër viset e Atdheut,

Valo, Ti përherë!

O Flamuri kuq e zi,

Page 8: Jeho, këngë shqiptare libri

8

Përpij qiellin, retë,

Je simbol në zemrat tona,

I lirë valo përjetë!

Page 9: Jeho, këngë shqiptare libri

9

O POPULLI IM!

O Populli im, Qëndro, I pamposhtur qëndro!

Mos u tremb, As nga furtunat, As nga erërat, As nga rrëbeshet,

As nga stuhitë! Mos u nënshtro, Mos u dorëzo,

Qëndro, I patundur qëndro! Shembe murin,

Që në mes të ndan! Mundi furtunat, Rrebeshet, Erërat,

Stuhitë! Qëndro Dhe vetëm qëndro!

Lirinë e grabitur kërko! Robërinë kurrë mos e duro!

Page 10: Jeho, këngë shqiptare libri

10

KOSOVË

Kosovë, moj Tokë Dardane, Me këto fusha, këto male, Je më e mira ndër shoqe, Shumë u prishe, shumë u dogje.

Kosovë- Kështjellë e Gurit, Hije të ka gjaku në Flamur,

Se për Ty ranë shumë dëshmorë- Për Bashkimin Popullor.

Kosovë, o Dheu i Arbërit, Më e bukura ndër shoqe je ti. Bijtë Tu, moj heroinë, Ty gjithmonë do të përtërijnë.

Kosovë, gjithmonë ballëlartë qëndro, Asnjëherë mos u dorëzo,

Se Ti je Kala prej Gurit Dhe e fortë si Besa e Burrit.

Page 11: Jeho, këngë shqiptare libri

11

ZGJOHUNU

Zgjohunu, o vëllezër,

Zgjohunu, o motra, Shpejt, porsi rrufeja, Që shpërthen nga reja!

T'i mbrojmë malet, T'i mbrojmë brigjet, T'i mbrojmë fushat,

T'i mbrojmë shtigjet. T'i mbrojmë livadhet

E lumenjtë, T'i mbrojmë lugjet E përrejntë. Të mbrojmë qytet,

Të mbrojmë fshat, Të mbrojmë kodër, Të mbrojmë shpat.

T'i mbrojmë klinikat E spitalet

Dhe fabrikat, Termocentralet.

Page 12: Jeho, këngë shqiptare libri

12

T'i mbrojmë shkollat

E mësuesit, Të sëmurët Dhe shëruesit. Të mbrojmë gjuhë

E flamur, Të mbrojmë doke E kulturë.

Zgjohuni, o burra, Zgjohuni, o trima,

Me vrull si vullkani, Shpejt si vetëtima. Na thërret zëri i Kosovës,

Na thërret zëri i Atdheut, T'i mbrojmë Çerdhet e Shqiponjës Nën Flamur të Skënderbeut!

Page 13: Jeho, këngë shqiptare libri

13

NË KOSOVËN

TIME

Jam lindur Në Kosovën time.

U rrita Në Kosovën time.

Po punoj Në Kosovën time. Dua të jetoj

Në Kosovën time. Dëshiroj të vdes

Në Kosovën time.

Page 14: Jeho, këngë shqiptare libri

14

LIRIA

Kudo n'atdheun tonë,

Liri, Ti sundo,

Gjithkah, anembanë,

Liri, veç Ti mbretëro!

Gjithkund n'viset tona,

Në fshatra e qytete,

Liri, veç Ti sundo

Në shtete, kontinente!

Liri për gruan, burrin,

Për plakun e fëminë,

Liri, veç Ti do t'jesh

Burim për lumturinë.

Page 15: Jeho, këngë shqiptare libri

15

KOSOVA

QËNDRON

Nuk plagoset Kosova,

As vritet.

Ajo nuk mposhtet,

Nuk digjet.

Nuk lëngon Kosova,

Ka zot.

I del zot shqiptari

Si dje, dhe sot.

S'e trembin rrebeshet,

Tërmetet.

Ajo është mbretëreshë,

Jeton si do vetë.

Page 16: Jeho, këngë shqiptare libri

16

NJË VASHË

Një vashë 2 Ngrihet, Këndon.

Era E ndjek, S'e ledhaton.

Mbi tokë

E tendos. Përdhe E plandos.

Në këtë botë Lakuriqe, Kjo vashëz

Aguliçe, 3 Bie nga era, E mekur.

Kurrë Për të mos vdekur. 2 Ylfete Humolli, e vrarë në Lupç të Poshtëm, më 1 shkurt 1990, në moshën 17 vjeçare, nga policia jugosllave në demostratat për liri dhe barazi. 3 Lule pranvere.

Page 17: Jeho, këngë shqiptare libri

17

TË PRESIM,

FATMIR UKA!...

Të presim, Fatmir Uka, 4 O shok e vëlla yni,

Hasmit aspak s'iu trembe, Ti, or zemër-trimi!

Plumbat, porsi breshëri, Trupit Ty të ranë,

Të hapën shumë plagë, Or zemër-bujar!

-A po të therin plagët, O shok e trim i ri ?

Me fat të shërohesh Në të largtën Gjermani!

Vëllezër, motra, shokë, miq, Këtu në Tërrnavë,

Të gjithë një dëshirë kemi, I vogël e i madh.

4

Shokut tim të klasës, Fatmir Uka, që u plagos me plumbat dum-dum nga policia jugosllave, në demostratat për liri dhe demokraci, më 31.01.1989.

Page 18: Jeho, këngë shqiptare libri

18

Të na shërohet vëllai, Shoku ynë më trimi,

Që armiqve të kombit Tmerrin ua shtini.

Të presim të vish, lehtë-lehtë Si Zogu i Shqiponjës, Nga Gjermania e qytetëruar, Në viset e Kosovës!

TË PRESIM, FATMIR UKA, TË PRESIM!...

Page 19: Jeho, këngë shqiptare libri

19

E PAARRITSHME

E paarritshme është Lartësia ku u ngrite. 5 Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje.

Është fare e kotë

Dhe krejt humbje kohe, Se s'mund ta mbajmë hapin, Me Ty, o Promethe. 6

Vetëm zëri i mekur

I popullit të robëruar, Ty ta dha guximin Dhe të trimëroi.

Vetëm dashuria Që pate për Kosovën,

Të dha shumë fuqi Dhe të pavdekësoi.

Monument i gjallë Je në zemrat tona, Krenari e kombit

Nip i Skënderbeut.

Për lirinë e popullit

Me paqë ndale luftën, Diçka që s'ka ndodhur Te popujt e tjerë. 5 Presidentit historik, Ibrahim Rugova. 6 Figurë mitologjike që simbolizon sakrificën për të mirën e njerëzimit.

Page 20: Jeho, këngë shqiptare libri

20

YJE

KENI

PËR

MBETUR

Yje keni për të mbetur,

Kudo do të bëni dritë,

Vogëlushët në shkolla,

Për Ju po mësojnë çdo ditë7.

Prore do t'jeni Yje,

Dritë do t'bëni kudo,

Jetën për ne e falët,

O trima, o heronj!

Yje për të mbetë keni,

Dritë do t'bëni përherë,

''Pa liri të popullit

Jeta nuk ka vlerë''.

7 Kjo poezi u kushtohet dëshmorëve të kombit.

Page 21: Jeho, këngë shqiptare libri

21

LETËR

NAIMIT

''Bagëti e bujqësi''8

Kur i lexova,

Maleve të Shqipërisë

Fluturim u rashë.

Më dehu të tërin

Aromë e ''Luleve të verës''9

Sa trim është shqiptari

Te''Skënderbeu''10 pashë.

''Fjalët e qiririt''11

Shumë herë i lexova,

Ëmbëlsinë e gjuhës sate

E shijova,

Porsi zemra jote

U shkriva, u treta,

Dashurinë e çiltër

Derisa e gjeta.

Ti je Nderi i Kombit,

I kombit me fat,

Me vëllezërit e tu,12

Gjurmë n'histori latë.

8 Poemë e N. Frashërit, e botuar në Bukuresht, më 1886. 9 Përmbledhje me poezi, Bukuresht, 1890. 10 Poemë epike, kushtuar Skënderbeut, Bukuresht, 1898. 11 Poezi nga ‘’Parajsa dhe fjala fluturake’’, Bukuresht, 1894. 12 Vëllezërit e Naimit ishin Abdyli, diplomat dhe Samiu, shkrimtar.

Page 22: Jeho, këngë shqiptare libri

22

DËSHIROJ

Dëshiroj të jem si Naimi, 13

Maleve të Shqipërisë t'u këndoj!

Të jem si Kristoforidhi, 14

Për gjah të dal n'Malin Tomor!

Si Pashko Vasa15 dua të jem,

Se dhe unë fe kam shqiptarinë!

Me Çajupin16 dua të shëmbëllej,

T'këndoj mëmëdhenë dhe dashurinë!

Dua të jem edhe si Migjeni,17

Por lypësit në rrugë mos t'i shoh dot!

Mos t'shoh Lula t'vocër,18

As Zenela,19

As Lagje të Varfra,20

Askund në këtë botë!

13 Poeti i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri (1846-1900). 14 Shkrimtari rilindës, Konstandin Kristoforidhi (1830-1895). 15 Rilindësi Pashko Vasa, shkrimtar dhe diplomat (1825-1892). 16 Anton Zako Çajupi, poet rilindës (1866-1930). 17 Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, poet i mjerimit (1911-1938). 18Personazh i Migjenit.

19 Personazh i Migjenit. 20 Poezi e Migjenit ‘’Lagja e varfun’’.

Page 23: Jeho, këngë shqiptare libri

23

KËNGË PËR YLFETEN

A e dini çfarë ka ngjarë?

Një vashë t're e paskan vrarë!

E kanë vrarë armiqtë e zi,

Se kërkonte barazi.

Krisi pushka, ushtoi mali,

Zogu i Shqipes këngën e ndali!

Se Ylfeten21 plumbat kanë rrokë,

E kanë shtri trimen përtokë.

Moj Ylfete, Shqipe Mali,

Kishe pasur zemër djali,

Se kërkove porsi burri

Që i lirë t’valojë flamuri!

Moj Ylfete, ndrit si rrezja,

Në çdo zemër Ti ke hy,

Heroinë si Ganimetja22

Do të mbetesh n'histori.

Gra e burra, pleq e t'ri

E kujtojnë me krenari,

E kujtojnë Ylfete Humollin,

Që me gjak e skuqi trollin.

21 E vrarë në demostratat popullore për liri dhe barazi, me 31 janar 1989 në Lupç të Poshtëm, nga policia jugosllave.

22 Heroina e popullit, Ganimete Terbeshi, lindi në Gjakovë më 1927. Është motra e dëshmorit Abedin Terbeshit, të cilin fashistët pas torturash të tmerrshme e vranë me bajonetë, në mars 1943. Ganimeti u var në litar së bashku me 9 shokë, në mesin e të cilëve edhe dëshmori shkodran Tefik Çanga, në qytetin e Gjakovës, më 30 gusht 1944.

Page 24: Jeho, këngë shqiptare libri

24

DUA

Dua paqen

Lirinë,

Të vërtetën,

Drejtësinë.

Dua Flamurin,

Atdheun,

Gjuhën shqipe,

Skënderbeun.

Dua Kosovën,

Shqipërinë,

Kombin tim krenar

Edhe ardhmërinë.

Page 25: Jeho, këngë shqiptare libri

25

LIBRI SHQIP

1. Në dritë dhe në terr, Pret e nuk përton,

E pret dorën tonë, E pret syrin tonë.

Shpeshherë e kanë vrarë, Shpeshherë e kanë djegur.

Shatë milionë shqiptarë, Shqip flasim me shekuj. Libri e flet shqipen,

Di të qajë si ne, Ka shpirt, i rrahë zemra, Mik e kemi ne.

Gjithçka na mëson, Na tregon çdo gjë,

Libri është e ardhmja, Hiç nuk bën pa të.

Page 26: Jeho, këngë shqiptare libri

26

2. Dritë e dijes,

Qytetërimit, Prej Teje ndriçon, Në çdo anë të rruzullimit

Ndrit e s'perëndon. Rrezet Tua

Gjithë ku bien, Errësir's s'i lënë vend, Se me Ty vjen përparimi, Je ar dhe argjend.

Page 27: Jeho, këngë shqiptare libri

27

GJUHA JONË

Sa e bukur Gjuha jonë!

Si zë zogu, Kur cicëron.

Shumë martirë Për të ranë, Që të shkruhet

Anembanë.

Shkronjat e saj Janë prej ari, Lavdi atij,

Që i shkroi i pari!

Page 28: Jeho, këngë shqiptare libri

28

NËNËS

1. Nënë e dashur, Nënë e mirë, Ti ke zemër

Të dëlirë.

Fjalët tua Më gëzojnë,

Jetën time Ëmbëlsojnë.

2.

O Nënë, për çdo gjë, Të detyrohem Ty. Sa shumë orë kalove

Pa futë gjumë në sy! Veç Ti e durove Gjatë të qarët tim,

Ti je dritë e diellit, Je vetë shpirti im.

3.

Nënë, veç Ti përherë Me t'ëmblën dashuri Më ke ledhatuar

Çdoherë me ngrohtësi.

Më ke mbajtë në gji,

Kurrë s'je lodhë me mua, Çdo gjë që ka vlerë Ti ma ke mësuar.

Page 29: Jeho, këngë shqiptare libri

29

4. Nënë, veç Ti m'tregove

Çdo sekret në jetë, Mua ma mësove Çdo gjë të vërtetë.

Që të jem i sjellshëm, I disiplinuar, I dashur, i urtë-

Ti më ke mësuar. 5. Gjithmonë, deri sot

Ti më ke mbështetur Edhe kur shumëkush Kundër meje ish.

Nënë, Ti më ke falur Çdo faj e gabim, Prore për mua mbete

I vetmi ngushëllim.

6.

Ngrohtësi e zemrës Sate, Moj e dashura Nënë! Të tërin m' qetëson Mua n' shpirtin tim.

-Dashuria e Nënës Është e ëmbël,-thonë,

Është si rreze dielli, Plot dritë e shkëlqim.

Page 30: Jeho, këngë shqiptare libri

30

7. Pa kufi Të dua,

Ty, o Nëna ime, Se në botë më solle Ti dhe vetëm Ti.

O Nënëz e shtrenjtë, Ti je jeta ime,

Pa mbarim Të dua,

Ty dhe vetëm Ty.

8. Kur i pushi zemra, Ngadalë në dhe e lëshuam,

Lulet seç u thanë, Fluturat fluturuan...

Trupi i saj i lehtë

Mezi e prekte tokën, Ç'dhembje n'zemrën time! Ç'lotë nga sytë më rrodhën!...

9. Balli Yt- Një Abetare.

Syri Yt-

Një Dritare.

Zemra jote-

Një Fole.

Yti emër- Vulë në zemër.

Page 31: Jeho, këngë shqiptare libri

31

MOTRA IME,

VLORA

Motra ime, Vlora Ka zemrën pranverë, Është e shpejtë si era, Që fushat i merr.

E dashur, e urtë, E bukur si lulet,

E ngrohtë porsi dielli, Që mbi male ulet.

Buzëqeshjet e saj Jetën ëmbëlsojnë Dhe këngët më të bukura Në zemër të saj jetojnë.

Kujtime të shumta Më lidhin me të,

Vlorën, motrën time E dua sa s'ka më!

Page 32: Jeho, këngë shqiptare libri

32

RILINDI

Emrin kur ta thërrasim,

Më vijnë shumë kujtime,

Je imi thesar,

Yll i jetës sime!

O bir, Ti je vetë

Gjak i gjakut tim,

Kur erdhe në jetë,

M'solle shumë gëzim!

Si lule po rritesh,

Shpirt i shpirtit tim,

Paç veç fat në jetë,

Shëndet, përparim!

Porsi rreze Dielli,

N'zemër më ngroh mua,

T' fluturoj, më bëjnë

Sukseset e tua!

Bota është e jotja,

Duaje punën, m'simin,

Faltore t' kesh shkollën,

Që sjell qytetërimin!

Page 33: Jeho, këngë shqiptare libri

33

ARIANA

Një çupë n' shkollën time

Quhet Ariana,

E dua me zemër

Si t'ma kish lind nëna!

Sytë i ka të zinj,

Fytyrën- si hëna,

Dhëmbët- si inxhi,

Faqet me nishana!

Punëtore n'shtëpi,

E zellshme n'mësime,

E dua me zemër

Si t'ish bija ime!

Është si trëndafile,

E bukur- si ylli,

Punëtore- si bleta,

Si sorkadhe pylli!

Jetë të gjatë, Ariana,

Plot hare, gëzim!

Ti je motra ime,

Të do shpirti im!

Page 34: Jeho, këngë shqiptare libri

34

LINDITA

Është një çupë Në lagjen time, E quajnë Lindita, N'rrugë e gjetkë

Kur më takon Mua m'thotë mirëdita.

Dhe n'shtëpi të saj Kur shkoj, Loz me të përherë,

Zemra e vogël Ç'i gëzohet, Mbushet shend e verë.

Çupë e vogël Është Lindita, N’klasë të pestë ka dalë,

Është e zellshme në mësime, Pa nevojë s’bën fjalë.

Moj Linditë, O shoqja ime, As më ke shok mua?! je bujare,

Zemërdlirë, Të dua, të dua.

Page 35: Jeho, këngë shqiptare libri

35

ARGJENDI

1.

Babë e ka Agronin,

Mëmë e ka Iliren,

Është vëlla i Mrikës

Dhe i Xhevahires.

Gencin e ka shok,

Shoqe e ka Besën,

Tri motra i ka:

Mrikën, Xhilin, Shpresën.

Shpejt i kryen detyrat,

Merret me mësimet,

Është i edukuar,

S'i ndërron qëndrimet.

E do shumë mësuesin,

Çdokush atë e don,

Merret veç me librat,

Kohën kot s'e çon!

Page 36: Jeho, këngë shqiptare libri

36

2.

Shpirt e zemër i ka dritë,

Si pasqyrë e si mermer.

Gëzimin vetes po ia rrit.

Është i bukur si ylber.

Babain, mamin, i dëgjon,

Përgatitet për mësime,

Bashkë me shokët, kur lodron,

Zemra i mbushet me gëzime.

Page 37: Jeho, këngë shqiptare libri

37

TË DUA

1. Vetëm Ty të dua, Se je JETA ime;

Vetëm Ty të dua, Se je DRITA ime;

Vetëm Ty të dua, Se je SHPRESA ime.

2. Ty të dua, Për mua je KRENARIA;

Ty të dua, Për mua je DHEMBSHURIA;

Ty të dua, Për mua je DASHURIA. 3.

Pa ty Jeta ime është VARR; Pa ty,

Zemra ime E NDARË; Me ty,

Jeta ime është AR.

Page 38: Jeho, këngë shqiptare libri

38

4. Të dua

Më shumë se JETËN, Sa DRITËN dhe TË VËRTETËN. Të dua

Sa DIELLIN, HËNËN, Sa VËLLANË, MOTRËN, NËNËN.

Të dua Sa SHQIPEN NË FLAMUR, Sa KOSOVËN TRIME,

KALA GUR MBI GUR. Të dua Sa MALET MADHËSHTORE,

Të dua sa SHQIPËRINË, TOKËN STËRGJYSHORE. 5.

Njëmijë vjet Dita më bëhet pa Ty.

Një ditë u bëftë njëmijë vjet, Kur të jem me Ty! 6. Kur jam me Ty,

Jam si mal me borë. Kur jam pa Ty,

Jam i mjerë, i gjorë.

Page 39: Jeho, këngë shqiptare libri

39

7. Ti, vetë jeta je për mua,

Je vetë zemra ime, Të dua! Të dua!

Page 40: Jeho, këngë shqiptare libri

40

ÇDO GJË NDËRROHET

Çdo gjë i nënshtrohet ndërrimit,

Përtërihet dhe ndryshohet,

Vetëm dashuria mbetet,

Ajo s'blihet, por dhurohet.

Ndërrohen fjalët që thotë bota,

Sikur dje, s'mund të jetë sot.

Mbetet vetëm dashuria,

Është dhuratë që s'blihet dot!

Ndërrohet froni i t'madhit mbret,

Fuqi e popullit e ndërron n'botë,

Çdo gjë ndërrimit i nënshtrohet,

Dashuria nuk ndërron dot!

Page 41: Jeho, këngë shqiptare libri

41

LULJA

IME

Mora rrugën për Fushëbardhë,

Me gëzim e dashuri,

Ta shoh Lulen si e kam,

Ç'po më rrah zemra në gji!

Mori Lulja nga Fushëbardha,

E di Ti çfarë m'pate thënë?!

Bashkë kur rrishim orë të tëra,

Shok të mirë më pate zënë.

Nëpër rrugët e Fushëbardhës,

Kanë kaluar disa kohë,

Me një Lule jam takue,

Me një Lule u pata njohë!

Page 42: Jeho, këngë shqiptare libri

42

NJË

KUJTIM

Një fletore duke shfletue,

N'dhomën time isha vetë,

Zemra ime ç'm'u pikëllue,

Për një lule që e gjet!

Ish ajo një lule fushe,

E palosur me kujdes,

Duart e njoma të Mirushes,

Fshehë e kishin n'ato fletë.

Kush e di se ç'ditë ka qenë,

Në livadhet me blerim?!

Ka këputë atë lule t'bukur,

Për t'ma lënë mes fletsh kujtim!

Dora ime seç m'u drodh!

Ç'm'u përlotën sytë e mi!

N'popull thuhet se s'harrohet

Kurrë e para dashuri.

Page 43: Jeho, këngë shqiptare libri

43

SHKOLLA IME

E PARË Shenjtëreshë e qytetërimit,

Kështjellë vigane e diturisë, Obeliks23 i përparimit, Llambadar24 i mençurisë,

Altar25 dijesh i njerëzimit.

Istikam26 je i urtisë, Mburojë, roje e së drejtës, Emblemë,27 vulë e ardhmërisë

Edhe dritë e së vërtetës. Përparimi vjen me ty,

Ardhmëria je ti vetë, Rrezatimi yt i dlirë Është ilaçi më i mirë.

23 Përmendore në trajtën e një shtylle të gjatë, me tri a katër faqe, që vjen duke u ngushtuar drejt majës. 24 Pajisje prej metali shpesh e zbukuruar me abazhurë etj., që shërben për të mbajtur llambat e dritës. 25 Simbol i sakrificës dhe i flijimit. 26 Llogore. 27 Stemë.

Page 44: Jeho, këngë shqiptare libri

44

NXËNËSI

PROBLEMATIK

A-së i thotë ZH,

B-së i thotë XH,

Veshit i thotë hundë,

Gojës i thotë sy!

Gomës i thotë laps,

Lapsit i thotë gomë,

Dhomës i thotë shtallë,

Shtallës i thotë dhomë!

Motrës i thotë tete,

Vëllait i thotë shok,

Ai mendon me këmbë

Dhe ecën me kokë!

Çantës i thotë xhep,

Xhepit i thotë çantë,

Nuk është si të tjerët,

Është nxën's i veçantë!

Page 45: Jeho, këngë shqiptare libri

45

I çuditshëm është,

Tepër i lazdruar,

S'i lë bashkë dy gurë,

I paedukuar.

Shokët i trazon

S'e dëgjon mësuesin,

Me gurë e me rrasa

Gjuan autobusin!

-Mirëdita,- s'thotë kurrë,

Gënjeshtrën ka mik,

N'mësim s'është i rregullt

E prej orëve ik!

Të shkruajë hiç s'di,

S'di as të lexojë,

Si çakallë mulliri

Kurrë s'pushon me gojë!

Page 46: Jeho, këngë shqiptare libri

46

Prindërit s'i dëgjon,

As mësuesin e vet,

Është shkatërraq, i gjori,

Dallohet n'qytet!

Kurrë s'rri në një vend,

E takon çdokund,

Bredh e sorollatet,

Hundën fut gjithkund!

Faje ai bën shumë,

Si di e si mund,

Gju'n gurin, fsheh dorën

N'qytet e n'katund!

Pa ndalë bën probleme,

Sherre kur pa nda,

Me keqardhje them:

Mjerë shpia që e ka!

Page 47: Jeho, këngë shqiptare libri

47

O NJERI

O Njeri me tru, Thuaje veç t'vërtetën,

Ndërto, mos shkatërro, Adhuroje jetën! O Njeri, përherë

Mos u ndal, vepro, Bëj ura miqësie, Puno, përparo!

O Njeri, gjithmonë Veç me djersë jeto,

Jeto ndershmërisht, Mos u faqezo! O Njeri, si burrë

Fjalën fjalë mbaje Mos i du’j gënjeshtrat, I drejtë rrugën çaje!

Page 48: Jeho, këngë shqiptare libri

48

FLUTURA

-Flutur, flutur, Shumë e bukur! Nga ke ardhë, Me krahë t'bardhë?

-Vij nga pylli Me drunj t'gjatë,

Nga ato male, Në këtë fshat.

-Flutur, flutur, T'na tregosh,

Kur t'vijë dimri, Nga do t'shkosh?

-N'zgavra t'pemëve Do të futem, Sa t'dalë dimri, Prapë do t'dukem.

Te ju, fëmijë, Do t'vij përhera,

T'ju lajmëroj Se erdh pranvera.

Page 49: Jeho, këngë shqiptare libri

49

E VËRTETA

E hodhën

Me kokë teposhtë, Por s'u mbyt!

Edhe në zjarr E hodhën Por s'u dogj!

E gjuajtën

Me plumba, e goditën, Por dot s'e vranë!

E nëpërkëmbën Dhe e fajësuan Shpesh edhe e shanë!

Shpifën, Trilluan, Për të gjithçka thanë.

Ishin të ligj E t' drejtë nuk patën,

Të humbur janë.

Page 50: Jeho, këngë shqiptare libri

50

LINDA

Afër lumit Dredharak, U ndal Linda

T'pushojë pak.

Mes barishteve Në lëndinë,

Gjet një lule,

Trëndelinë.

-Mos u tremb!- E këshilloi Dhe me duar

E pushtoi

-Jemi shoqe, Bashkë të rrimë,- I tha lules

Trëndelinë.

Lumi shkonte Valë, valë, Lindën gjumi

E kish marrë.

Mes barishteve

Në lëndinë,

Ëndërronte

Nusërinë.

Page 51: Jeho, këngë shqiptare libri

51

TOROLLAKU28

Bukës i thotë ujë,

Ujit i thotë bukë,

Ujkut i thotë dele,

Deles i thotë ujk!

Natës i thotë ditë,

Ditës i thotë natë,

Patës i thotë pulë,

Pulës i thotë patë!

Nënës i thotë babë,

Babait i thotë nënë,

Hënës i thotë Diell,

Diellit i thotë Hënë!

Qiellit i thotë det,

Detit i thotë qiell,

E diel i thotë t'hënës,

Të hënës - e diel!

Pjepër i thotë kungullit,

Kungull i thotë pjeprit,

Thekër i thotë grurit

E grurë i thotë thekrit!

28 I trashi nga mendja; budallai.

Page 52: Jeho, këngë shqiptare libri

52

Tërshërë i thotë misrit

E misrit- tërshërë,

Gërshërëve u thotë lugë

E lugëve- gërshërë!

Tepsi u thotë pjatave

E pjatave- tepsi,

Shtëpi u thotë koteceve,

Koteceve-shtëpi!

Dardhës i thotë mollë,

Mollës i thotë dardhë,

Të bardhës- e zezë,

Të zezës- e bardhë!

Ai rrush u thotë kumbullave,

Kumbullave u thotë rrush,

Thotë e çfarë nuk thotë?!

S'i bjen n'fije kush!

Si ai, torollak,

Mos u bëftë askush,

I shet dushk për gogla

Kushdo e gjithkush!

Page 53: Jeho, këngë shqiptare libri

53

GJITHË

NË PUNË!

Fshatari,

Qytetari,

Furrëtari,

Kopshtari,

Të punojnë pa pra,

Se puna është ari!

Ëmbëltori,

Muratori,

Shërbëtori,

Minatori,

Të punojnë natë e ditë,

Se puna i çet n' dritë!

Burrë,

grua,

Vashë,

I ri,

Të punojnë pa u ndalë,

Se puna është flori!

Page 54: Jeho, këngë shqiptare libri

54

FËMIJËT

1.

Ata janë lule,

Ata janë pëllumba,

Ata janë zogj,

T'ëmbël si tullumba.29

Na sjellin gëzime,

Na sjellin hare,

Janë vetë gjaku ynë,

Ardhmëri për ne.

2.

Kapuni dorë për dore,

Ju vogëlushë pa halle,

Rreth e rrotull botës,

Hidhuni në valle!

Kapuni dorë për dore

Në vallen gazmore,

Zoti ju ka falë,

Si deti me valë.

29 Lloj ëmbëlsire me miell gruri e me vezë, e prerë në copa si kungulleshka të vogla, që, pasi tiganisen, përvëlohen me sherbet.

Page 55: Jeho, këngë shqiptare libri

55

NË BOTË

Qentë lehin,

Macet mjaullijnë,

Bretkosat kuasin,

Ujqit ulërijnë.

Lopët pëllesin,

Bufat ciatin,

Gjinkallat-xër, xër

E korbat krrokatin.

Pulat kakarisin

E gomarët pallin,

Bilbilat cicërojnë

E derrat gërrhasin.

Njerëzit bisedojnë

Për punën dhe jetën,

Mësojnë që ta duan

Drejtësinë, të vërtetën.

Page 56: Jeho, këngë shqiptare libri

56

BIOGRAFIA E AUTORIT

Zymer Mehanja u lind në fshatin Tërrnavë të Podujevës,

më, 27. III. 1967.

Shkollën fillore e kreu në Tërrnavë e të mesmen në

Podujevë. Në Prishtinë studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në

Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ka kryer edhe Fakultetin e

Edukimit. Tani është Bachelor i Programit Gjuhë dhe Letërsi

Shqipe. Në procesin edukativ

- arsimor u kyç më 1. II. 1992

në Shkollën fillore të

Tërrnavës. Prej vitit 1992 me

sukses udhëheq grupin e

recitatorëve dhe grupin

muzikor. Në kuadër të

shkollës më 1992 formoi

Korin e fëmijëve, me të cilin

punoi dhe arriti suksese të

dëshirueshme. Për punë të

suksesshme, disa herë u

nderua dhe u dekorua me

mirënjohje nga kolektivi i

shkollës dhe DKA në

Podujevë. Pas luftës

(2002/03) ishte edhe kryetar

i fshatit Tërrnavë. Gjatë mandatit të kryetarit të fshatit dha

kontribut për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta.

Libri me poezi ‘’Jeho, këngë shqiptare’’ është i treti me

radhë nga ky autor. Librat tjerë të tij janë: ‘’Shkollat dhe arsimi

në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë (1900-2010)’’ dhe

‘’Dromca gjuhësore dhe letrare’’ (studime).

Jeton në Tërrnavë.

Page 57: Jeho, këngë shqiptare libri

57

Titulli i librit: Jeho, këngë shqiptare!

Autori: Zymer Mehanja

Boton: Autori

Redaktor letrar: Prof. dr. Mirlind Mirdita

Korrektore: Prof.dr. Verore Mramori

Përgatitja kompjuterike: Hasime Maloku-Mehanja

Lektor: Bedri Raçi

Dizajni: Rilind Mehanja

Shtypi: Flori, Prishtinë

Copyrihgt © Autori