8
PROJEKT Rëndësia e Internetit.Ndikimi I kompjuterit dhe internetit në shoqëri .

Projekt ne TIK

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Projekt ne TIK

PROJEKT

Rëndësia e Internetit.Ndikimi I kompjuterit dhe internetit në shoqëri.

Page 2: Projekt ne TIK

SI SHPIKJA MË E MADHE E NJERËZIMIT PAS RROTËS SË ZJARRIT, INTERNETI PO TRANSFORMON GJITHNJË E ME TEPËR JETËN E NJERIUT. TRANSFORMIM, I CILI PËR NGA RËNDËSIA E TIJ, PO KTHEHET NË NJË PËRDORIM TË DOMOSDOSHËM, QË I NGJAN KAFESË SË MËNGJESIT. INTERNETI PREJ VITESH MUNDËSON KOMUNIKIM TË SHPEJTË TË INDIVIDËVE, ORGANIZATAVE,MEDIAVE, QOFSHIN VIZIVE APO TË SHKRUARA, DUKE U KTHYER NË ENCIKLOPEDINË MË TË MADHE TË BOTËS MODERNE.

Page 3: Projekt ne TIK

FILLIMET E TIJNë jetën e përditshme është I domosdoshëm komunikimi.Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nëpër Amerikë.Ndryshe sic njihet nga ne “KODI MORS”.Më pas u zhvillua telegrafi,që përcillte mesazhe të shkruara në formate të vogla letre. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm.Shërbimi I dërgimit të postës elektronike(E-mail),ishte ky një tjetër hap I madh në teknologjinë moderne elektronike.

Page 4: Projekt ne TIK

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet", rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet 60-të. Si iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat ushtarake të ShBA-së. Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të SHBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e

projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar."SI U KRIJUA INTERNETI

Page 5: Projekt ne TIK

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja për një "rrjetë të decentralizuar", ku mbajtja e të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që më 1966-ën të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast, ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969, në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.

Page 6: Projekt ne TIK

NË DITËT E SOTME

Në internet mund të komunikosh me këdo dhe nga kudo, mund të lexosh, mund të kulturohesh, mund të informohesh, mund të blesh e të shesësh mallra e shërbime, mund të paguash faturat e shtëpisë e të biznesit, të paguash e të paguhesh, mund të botosh, të dëgjosh muzikë,të shohësh koncerte e filma, mund të bësh shkollë e trajnime profesionale me korrespondencë, e pa fund gjëra të përditëshme nga jeta e çdokujt prej nesh.

Zhvillimi më i madh në këtë botë të re të teknologjisë së informacionit (IT) është bërë që nga fundi i viteve 1980-të e në vijim. Ashtu siç i duhej njeriut, një plug që e tërhiqte me qe, kuaj apo traktor, për të lëruar tokën, dhe më pas një laps e mjete të sofistikuara për të shkruar, ashtu edhe për internetin duhet të kesh një kompjuter dhe një lidhje, që të hysh në botën e madhe të cyberspace (kibernetikës). Nuk mund të mendohet përparimi i sotëm në botë, i palidhur me botën e kompjuterit e të IT-së.

Page 7: Projekt ne TIK

Për herë të parë, internetin e futi në Shqipëri, në vitin 1991, Fondacioni “Soros” për nevojën e tij të komunikimit me qendrat e tjera në Europën Lindore si dhe me qendrën në Shtetet e Bashkuara. Për vite me radhë nuk kishte as ligj, as eksperiencë në përdorimin e këtij shërbimi të ri tek ne. Liberalizmi i ligjit të mediave në përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur që operatorë të medias, por jo vetëm, të zbulonin edhe botën e internetit. Ky zhvillim i vrullshëm do të vazhdonte dhe në vitet, ku do të vendosej edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme në lidhjen ndërkombëtare.Dy janë linjat bazë nga ku Shqipëria furnizohet me internet nëpërmjet fibrave optikë. Njëra është linja veri-jug, që kalon nga Kroacia për në Greqi nëpërmjet Shqipërisë. Tjetra është linja lindje-perëndim, që vjen në Shqipëri nga Italia, për të vazhduar në drejtim të Turqisë nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sallat e internetit dhe internet-kafe u zhvilluan në Shqipëri për të tërhequr sa më shumë të rinjtë, klientë privatë e sporadikë. Në konceptin modern të një "kafeje", e bashkëngjitur tani me shërbimin e kufizuar të internetit me disa kompjutera. Por shtrirje më të gjerë morën sallat ose qendrat e internetit me 5-20 kompjutera, të cilat sjanë gjë tjetër veçse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi të kateve përdhese në "cyber-room". Një biznes ky jo vetëm për amatorët e kompjuterave apo studentë të sapodiplomuar me intuitë tregu, por sot dhe i kujtdo që merr përsipër përballjen me riskun e tregut. Rreth 1000 të tilla numërohen tani në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë e Durrës

INTERNETI NË SHQIPËRI

Page 8: Projekt ne TIK

Në të kaluarën, vetëm një elitë e vogël mjetesh informimi, si gazetat, rrjetet televizive dhe koorporatat e mëdha, kontrollonin pjesën më të madhe të informacionit. Por me përhapjen e Internetit, gjithnjë e më shumë njerëz po arrijnë të marrin direkt informacione të pafiltruara të të gjitha llojeve. Bizneset po e njohin këtë prirje dhe po përpiqen të përfitojnë prej saj. Miliona e miliona njerëz hyjnë në faqet elektronike në kohët e sotme, për të lexuar shtypin e ditës, parashikimin e motit, këmbimin valutor, postën elektronike e për të kërkuar çdo gjë në të famshmin Google. I njohur si motori më i madh për kërkimet në Internet, ka një mesatare prej mbi 100 milionë kërkimesh në ditë. Njerëzit nga i gjithë globi bëjnë thuajse miliarda kërkime çdo muaj. Informacioni ka qenë gjithnjë një produkt dhe pushtet në botën e biznesit. Tani atë e shfrytëzojnë më shumë konsumatorë kur përdorin Internetin. Sot dihet se një nga shërbimet më të rëndësishme të teknologjisë bashkëkohore janë kompjuterat. Mundësitë dhe përdorimet e tyre janë kaq të shumta, sa është vështirë t'i numërojmë, por e sigurt është se ata lehtësojnë dhe shumfishojnë në mënyrë të paimagjinueshme punën në shumë drejtime të veprimtarisë njerëzore.

INTERNETI DHE PËRHAPJA E INFORMACIONEVE