3
Vetevrasja Vetevrasja në fakt është vrasje ndaj vetes , e që natyrisht se cdo vrasje është krim. Pra asnjëri nga ne nuk guxon t’i jap vetes “të drejta mbi veten” se në fakt askush nga ne nuk e posedon veten , dhe nuk guxon asnjëri nga ne ta burgos zemrën e mendjen e tij në qelinë e vrazhdë të qënies së tij fizike dhe ta kontrolloj qënien e tij të brendshme me timonin e qënies fizike , në fakt duhet të ndodh e kundërta. Vetvrasjen nëse e shikojmë nga një kënd më i gjerë e nëse nuk e izolojmë vetëm brenda aktit të shpejtë e përfundimtar të jetës sonë në mënyrë të padrejtë nga vetvetja jonë , përfshin në fakt edhe dëmet shkatërruese që ne i sjellim qënies tonë fizike e të brendshme qoftë në mënyrë fizike ose psiqike e që në të shumtën e rasteve nga këto dëme përfundojnë me vdekje. Akti i vetvrasjes ka qenë i njohur qysh herët , kan ndryshuar vetëm mënyra e të kryerit të saj dhe me kohën edhe motivet e saj. Herë i kuptuar si akt qyqar e herë si akt patriotik vetvrasja ka marrë shume jetë njerëzish , herë në mënyrë individuale e herë në atë grupore. Prej rasteve individuale nuk mungojnë as ato të personaliteteve me renome botërore si: Kleopatra, piktori i njohur Van Gogu, shkrimtari amerikan Ernest Heminguej etj. Në shumicën e rasteve të vetvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera perpos: mërzitjes së jetës , humbja e

Vetevrasja

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vetevrasja

Vetevrasja 

 

Vetevrasja në fakt është vrasje ndaj vetes , e që natyrisht se cdo vrasje është krim. Pra asnjëri nga

ne nuk guxon t’i jap vetes “të drejta mbi veten” se në fakt askush nga ne nuk e posedon veten ,

dhe nuk guxon asnjëri nga ne ta burgos zemrën e mendjen e tij në qelinë e vrazhdë të qënies së tij

fizike dhe ta kontrolloj qënien e tij të brendshme me timonin e qënies fizike , në fakt duhet të

ndodh e kundërta.

Vetvrasjen nëse e shikojmë nga një kënd më i gjerë e nëse nuk e izolojmë vetëm brenda aktit të

shpejtë e përfundimtar të jetës sonë në mënyrë të padrejtë nga vetvetja jonë , përfshin në fakt

edhe dëmet shkatërruese që ne i sjellim qënies tonë fizike e të brendshme qoftë në mënyrë fizike

ose psiqike e që në të shumtën e rasteve nga këto dëme përfundojnë me vdekje.

Akti i vetvrasjes ka qenë i njohur qysh herët , kan ndryshuar vetëm mënyra e të kryerit të saj dhe

me kohën edhe motivet e saj. Herë i kuptuar si akt qyqar e herë si akt patriotik vetvrasja ka marrë

shume jetë njerëzish , herë në mënyrë individuale e herë në atë grupore. Prej rasteve individuale

nuk mungojnë as ato të personaliteteve me renome botërore si: Kleopatra, piktori i njohur Van

Gogu, shkrimtari amerikan Ernest Heminguej etj. Në shumicën e rasteve të vetvrasjeve , nga

hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera perpos: mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në

zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajit për ndonjë arësye i cili faj nuk i lë të lirë në botën

shpirtërore dhe arsye të ngjashme me to.  Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndjenja e

pas tyre edhe vet aktin e vetevrasjes jan ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike.

Ekzistenca e njeriut në planetin tokë është e lidhur ngushtë për këta dy faktorë dhe pa ta do ishte

e pakuptimt për të mos thënë e pamundur.

Shoqëria luan gjithashtu rol kryesor në personalitetin e njeriut , në organizimin e jetës së tij , në

të perceptuarit e gjërave dhe ndodhive që ngjajnë në këtë planet. Pra si i tillë njeriu është shume i

varur nga shoqëria dhe shkëputja nga ajo që e bën qenien që të brengoset , të ndieje faj ,

veteneveri , humb vetëbesimin dhe kalon nëpër gjendje të pakëndshme psikologjike për të cilat

do flasim më poshtë. Prej shkaqeve sociale gjithashtu është edhe mosha. Nga këndi

neuropsikiatriko-psikologjik shohim se motivet e vetvrasjes jan ç’rregullime mendore si: neuroza

Page 2: Vetevrasja

, depresionet e thella etj , të cilat sulmojnë të gjitha moshat po në veqanti moshën nga 15-25

vjeqare. Zakonisht personat që bëjnë vetevrasje vijnë deri te ky vendim pasi që humbin ndenjën

për jetë, izolohen nga shoqëria, fenomene këto që ndryshe njihen me termin ç’rregullime te

gjendjes shpirtërore. Interesante është të ceket se shume probleme psikologjike që shfaqen në

moshën madhore në fakt zanafillën e kane në fëmijëri , për këtë arësye prindërit duhet të kenë

kujdes në edukimin e fëmijëve të tyre. Nuk arrij ta definoj në ndonjë mënyrë tjetër vetëvrasjen

perpos si një akt qyqar i cili kryhet nga njerëz te dobët , që u frikësohen sfidave të jetës edhe më

keq që nuk e kuptojnë fare jetën.

Megjithatë si do që ta kem definuar e sa do që ti kem kritikuar kryerësit e saj ,   ky akt a fenomen

vazhdon e rritet , se edhe faktorët e motivet e tij paralelisht rriten.

Shoqëria jonë mund të ndikojë në parandalimin dhe pakësimin e vetëvrasjeve me anë të zhdukjes

së motiveve që nxisin atë , nuk e vlen gjithëhere t'i fajësjomë të tjerët se edhe neve na takon një

pjese e fajit përderisa bashkejetojmë në një shoqëri ku ndodhin këto fenomene e nuk bëjmë asgjë

në parandalimin e saj. Bëjmë thirrje te organet e shtetit që të punohet më shum me rastet sociale,

veteranët e luftës , t'u krijohen kushte më të mira jetese  , të rinjëve t'u krijohen kushte studimi e

vende pune se statistikat jan treguesi më i mirë i gjendjes së atyre që bënjë vetëvrasje e këto

statistika viteve tjera duhet të ndryshojnë për të mirë sepse ky fenomen sa më shum që rritet

bëhet më i vështirë evitimi i tij.