26
i Ese Dhe Projekte Për Studentët PUNIM DIPLOME Mentor/ë: (shkruani emrin e Mentorit me titull akademik) (nëse ka më shumë se një mentor, të radhiten sipas titullit akademik) Kandidati/ët: (shkruani emrin e kandidatit) (nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet me rend alfabetik, sipas mbiemrit) Vendi, Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)

UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

i

Ese Dhe Projekte Për Studentët

PUNIM DIPLOME

Mentor/ë:

(shkruani emrin e Mentorit me titull

akademik)

(nëse ka më shumë se një mentor, të

radhiten sipas titullit akademik)

Kandidati/ët:

(shkruani emrin e kandidatit)

(nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet

me rend alfabetik, sipas mbiemrit)

Vendi,

Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)

Page 2: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

ii

Ese Dhe Projekte Për Studentët

PUNIM DIPLOME Tema: “Shkruani titullin”

Mentor/ë:

(shkruani emrin e Mentorit me titull

akademik)

(nëse ka më shumë se një mentor, të

radhiten sipas titullit akademik)

Kandidati/ët:

(shkruani emrin e kandidatit)

(nëse janë dy kandidatë, radhitja bëhet

me rend alfabetik, sipas mbiemrit)

Vendi,

Muaji, viti (Muaji të shkruhet me tekst, viti të shkruhet me numra)

Page 3: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

iii

Abstrakt

(Shkruani abstraktin këtu; i cili nuk duhet të kalojë një faqe. Abstrakti duhet të jetë më hapësirë mes

rreshtave 1.5 (line spacing), dhe normalisht nuk duhet të jetë i ndarë në paragrafë. Këto janë disa nga

këshillat e formës dhe stilit:

(a) Kufizojeni abstraktin në një faqe kompjuterike

(b) Mbani standardin e njëjtë të shkrimit akademik sikurse në pjesën tjetër të temës

(c) Shkruajeni abstraktin në mënyrë koncize, konkrete, të saktë dhe të lexueshme

(d) Kushtojini kujdes gramatikës dhe përdorimit korrekt të gjuhës

(e) Sigurohuni se secila fjali i shton vlera kuptueshmërisë së temës nga lexuesi

(f) Përdorni format e plota në vend të shkurtesave (shkurtesat i shkruani në kllapa)

(g) Mos shkruani referenca apo citime në abstrakt

(h) Përveç nëse gjenden në fillim të fjalisë, të mos përdoren numrat (p.sh 34), mirëpo numerikët

(p.sh. tridhjetë e katër).

)

Page 4: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

iv

Falënderime

(Kjo është një faqe fakultative për falënderimet e kandidatit. Këtu mund t’i shprehen falënderime

fakultetit, anëtarëve të familjes dhe miqve të cilët ju kanë ndihmuar për të arritur këtë pikë në karrierën

tuaj akademike.

Në këtë pjesë nuk ka numër të faqeve. Nëse nuk dëshironi të përfshihet kjo faqe në punimin e

kandidatit, të fshihet ky tekst së bashku me titullin dhe faqen.)

Page 5: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

v

Deklarata e studentit

Kjo deklaratë është bërë më datë __________ (data e nënshkrimit të deklaratës).

Unë, ___________________________________________________________ (emri dhe mbiemri i

kandidatit, nr.ID në ISPE, programi dhe drejtimi i studimeve), deklaroj se punimi i titulluar

__________________________ (emri i disertacionit) është puna ime origjinale. Të njëjtin nuk e kam

kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga ndonjë burim tjetër përveç atyre burimeve të

cituara në mënyrë të rregullt, apo për të cilat është vënë shpjegim eksplicit në tekst, apo i njëjti nuk ka

qenë pjesë e ndonjë punimi të shkruar nga unë apo ndonjë person tjetër.

_________________ _______________

Data e dorëzimit të punimit Emri i studentit (nr. ID)

Parametrat e vërtetimit të disertacionit

Përmes këtij dokumenti, po ashtu konfirmoj dhe deklaroj me vullnet të lirë, se ky disertacion do të

vendoset zyrtarisht në Arkivin e Kolegjit ISPE, me të drejtat dhe lejimet e mëposhtme:

Ky disertacion është pronë ligjore vetëm e Kolegjit ISPE

Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të këtij punimi vetëm për qëllime akademike

dhe hulumtuese, e jo për qëllime tjera

Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore të digjitalizimit të përmbajtjes së disertacionit për Bibliotekën

e Kolegjit ISPE

Kolegji ISPE ka të drejtën ligjore për të bërë kopje të disertacionit në shërbim të këmbimeve

akademike mes Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Page 6: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

vi

Tabela e përmbajtjes

ABSTRAKT ....................................................................................................................................................................... III FALËNDERIME .................................................................................................................................................................. IV DEKLARATA E STUDENTIT ................................................................................................................................................. V TABELA E PËRMBAJTJES ................................................................................................................................................... VI LISTA E SHKURTESAVE ................................................................................................................................................... VIII LISTA E TABELAVE ........................................................................................................................................................... IX LISTA E FIGURAVE ............................................................................................................................................................. X

HYRJE ................................................................................................................................................................................. 1

ÇËSHTJET PËR TRAJTIM ..................................................................................................................................................... 1 QËLLIMI DHE RËNDËSIA E PUNIMIT.................................................................................................................................... 1 TERMINOLOGJIA ................................................................................................................................................................ 1

DISKUTIMI TEORIK ....................................................................................................................................................... 2

KAPITULLI 1: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) .............................................................................................................. 2 Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 3 Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 3

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 3

Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 3 KAPITULLI 2: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) .............................................................................................................. 4

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 4 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 4 Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 4

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 4 Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit) .............................................................................................................. 4

KAPITULLI 3: (SHËNONI TITULLIN E KAPITULLIT) .............................................................................................................. 5 Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 5 Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit) ............................................................................................................. 5

PËRMBLEDHJE E DISKUTIMIT TEORIK ............................................................................................................................... 6

HIPOTEZAT OSE PYETJET HULUMTUESE.............................................................................................................. 7

METODOLOGJIA E PUNËS HULUMTUESE .............................................................................................................. 8

STRATEGJIA HULUMTUESE ................................................................................................................................................ 8 Procesi i hulumtimit ..................................................................................................................................................... 8

Analiza Statistikore ..................................................................................................................................................................... 9 Grumbullimi i të dhënave ............................................................................................................................................. 9

Natyra e të dhënave ..................................................................................................................................................................... 9 Besueshmëria dhe relevanca ....................................................................................................................................................... 9

Kufizimet e hulumtimit ................................................................................................................................................. 9

ANALIZA HULUMTUESE ............................................................................................................................................. 11

REZULTATET E HULUMTIMIT ................................................................................................................................. 12

PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ................................................................................................................. 13

BIBLIOGRAFIA .............................................................................................................................................................. 14

ANEKSET ......................................................................................................................................................................... 15

ANEKSI 1 ......................................................................................................................................................................... 15 ANEKSI 2 ......................................................................................................................................................................... 16

Page 7: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Tabela e përmbajtjes | vii

(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një

shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e

djathtë mbi tabelën e përmbajtjes dhe të klikoni UPDATE FIELD, më pas klikoni UPDATE ENTIRE

TABLE – për të rregulluar komplet tabelën, ose UPDATE PAGE NUMBERS ONLY – për të

rregulluar vetëm numrin e faqeve të punimit, dhe më pas klikoni OK. Rregullimi bëhet automatikisht.)

Page 8: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

viii

Lista e shkurtesave

(Në këtë faqe, listoni të gjitha shkurtesat të cilat janë përdorur gjatë shkrimit të temës së kandidatit.

Shkrimi duhet të jetë në formë të listës, p.sh.:

BE – Bashkimi Evropian

OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara ...

Lista duhet të jetë e organizuar me radhitje alfabetike (nga A-Zh). Edhepse në këtë kapitull paraqiten

të gjitha shkurtesat e përdorura, përsëri në tekst duhet patjetër herën e parë që përdoret shkurtesa, të

shkruhet fillimisht forma e gjatë e në kllapa të vendoset shkurtesa (vetëm herën e parë që përdoret

shkurtesa në tekst). Kjo listë duhet të ketë hapësirë mes rreshtave prej 1.15 (line spacing).)

Page 9: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Lista e tabelave | ix

Lista e tabelave

No table of figures entries found.

(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur

UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e tabelave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës tabelë të

krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin

LABEL “Tabela”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar

NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Tabela” e të klikojnë OK. Më pas

vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës tabelë, klikoni UPDATE TABLE

sipas sistemit të sipërpërmendur.)

Page 10: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Lista e figurave | x

Lista e figurave

No table of figures entries found.

(tabelat krijohen në mënyrë automatike, duke klikuar me tastin e djathtë mbi listë dhe duke shtypur

UPDATE TABLE. Për të krijuar listën e figurave, kandidatët duhen patjetër që pas secilës figurë të

krijuar të shkojnë tek menyja REFERENCES, dhe të klikojnë INSERT CAPTION, prej nga të zgjedhin

LABEL “Figura”. Nëse nuk ekziston në listë, kandidati mund të krijojë një Label të ri, duke klikuar

NEW LABEL.. në menynë e njëjtë, dhe më pas të shkruajnë “Figura” e të klikojnë OK. Më pas

vazhdojnë me labelimin e paraqitur më sipër. Pas labelimit të secilës figurë, klikoni UPDATE TABLE

sipas sistemit të sipërpërmendur.)

Page 11: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin #MesueseAurela

1

`Hyrje

(të shkruhet hyrja e punimit në këtë pjesë. Jo më shumë se 2-3 faqe, e cila duhet të përmbajë në pika

të shkurta diskursin e orientimit në temën e caktuar, dhe prezantimin e arsyes se përse tema e zgjedhur

është aktuale, ka vlerë shkencore dhe meriton trajtim nga kandidati

Formatimi i dokumentit patjetër duhet të bëhet me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave

1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të

përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e

përmbajtjes dhe Ballinën).

Çështjet për trajtim

Çështjet për trajtim paraqesin pikat kryesore që ka identifikuar kandidati lidhur me literaturën e cila

do të shfletohet dhe përmblidhet nën krye-kapitullin Diskutimi Teorik. Zakonisht çështjet për trajtim

paraqiten në formë të pyetjeve, të cilat priten të shqyrtohen dhe shtjellohen më thellësisht gjatë punimit.

Qëllimi dhe rëndësia e punimit

Qëllimi i punimit paraqet motivimin e kandidatit për përzgjedhjen e temës, dhe aktualizimin e temës

me sferën e saj/tij të studimeve. Këtu paraqitet arsyeja pse është zgjedhur kjo temë, pse është e

rëndësishme dhe aktuale, dhe si mund të kontribuojnë rezultatet e arritura apo rekomandimet në sferën

akademike ku është përqendruar kandidati.

Terminologjia

Ky nën-kapitull është fakultativ. Qëllimi i tij është që të shtjellojë më detalisht terminologjitë kyçe të

përdorura në punim, nëse përdorimi i tyre është më specifik se përdorimi i përgjithshëm i asaj

terminologjie (p.sh: Biznes i vogël – në këtë punim paraqet çdo biznes i cili ka më pak se 10 punëtorë

e njëkohësisht qarkullim vjetor më të vogël se 50,000€ në vit). Sipas këtij shembulli e vërejmë se

përkufizimi i biznesit të vogël është ndryshe nga literatura ekzistuese. Megjithatë duhet të përmendet

se pse është bërë ky përkufizim dhe ku është bazuar kandidati për të bërë diçka të tillë.

Page 12: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 2

Diskutimi Teorik

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit)

(Teksti i rregullt duhet të përmbajë formatimin me tekst me madhësi fonti 12, hapësirë mes rreshtave

1.5 (Line Spacing), dhe font “Georgia” apo “Times New Roman”. Cilido font që zgjedhet, duhet të

përdoret në mënyrë uniforme për të gjithë tekstin, duke përfshirë edhe titjut, kapitujt, tabelat e

përmbajtjes dhe Ballinën. Teksti i paragrafëve duhet të jetë “justified” për pamje të mirë estetike.

Paragrafët duhet të jenë të qartë, konciz, dhe me fjali të strukturuara mirë. Fjalitë nuk duhen të jenë të

gjata, aq sa të jetë e vështirë përcjellja e idesë së kandidatit, e as të shkurtëra aq sa të mos diskutohet

mjaftueshëm tema. Poashtu, tek secili kapitull apo nënkapitull, paragrafi i parë duhet të shpjegojë se

çfarë do të përmbajë kapitulli dhe cilat janë argumentet që do të përdoren. Më pas paragrafët vijues

shtjellojnë argumentet e përmendura në paragrafin e parë, për të përfunduar me paragrafin e fundit, i

cili duhet të përmbledhë shkurtimisht konceptin e kandidatit për atë fragment teksti.

Numri i kapitujve nën diskutimin teorik është në shërbim të kandidatit, megjithatë është mirë që të

strukturohet punimi në sa më pak kapituj, duke shfrytëzuar nën-ndarjet qe ofrojnë nën-kapitujt.

ME RËNDËSI: Citimet e burimeve të referuara:

Citimi i literaturës së konsultuar është element kritik gjatë shkrimit të temës. Është me rëndësi që secila

pjesë e marrë nga literatura, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo thjeshtë edhe krijimi

i një ideje nga leximi i ndonjë literature duhet të referohet menjëherë. Sidomos pjesët e Diskutimit

Teorik dhe Metodologjisë Hulumtuese duhen të mbulohen tërësisht nga referencat, duke pasur

parasysh se temat e shkruara të nivelit Bachelor dhe Master paraqesin nivele bazike akademike, dhe si

të tilla nuk mund të krijojnë argumentime të reja teorike/shkencore. Më e shumta që mund të arrihet

në këto nivele studimesh është përmbledhja/konfrontimi teorik i cili mund të rezultojnë në një kornizë

teorike apo struktura përmbledhëse nga teoritë/analizat teorike ekzistuese të botës akademike të fushës

përkatëse.

Modeli i citimeve që duhet të përdoret në punimet akademike/shkencore në Kolegjin ISPE është

standardi Harvard i citimeve. (për citimet e llojeve specifike të dokumenteve, ju lutem referojuni

Manualit për Punimin e Diplomës në url: https://www.facebook.com/ese.dhe.projekte/

Page 13: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Kapitulli 1: (shënoni titullin e kapitullit) | 3

Është me rëndësi të ceket se citimet në tekst duhen të bëhen në kllapa, ku shkruhet vetëm mbiemri/at

e autorit/ëve dhe viti i botimit (psh: (Balasse, 2012)), e jo të futet citimi në fusnotë. Fusnotat janë të

rezervuara vetëm për shpjegime dhe sqarime të terminologjive ashtu si e sheh të arsyeshme kandidati.

Një formë e lehtë dhe automatike e citimit të dokumenteve në MS Word 2010 the 2013 është nëse

shkohet tek menyja REFERENCES, dhe zgjedhet opcioni HARVARD tek nënmenyja STYLE. Pastaj,

pas secilës fjali/paragraf që do të citohet, klikohet në “INSERT CITATION” dhe më pas në “ADD

NEW SOURCE”. Tek dritarja e hapur plotësohen hapësirat duke zgjedhur llojin e dokumentit që

citohet dhe plotësimin e fushave të zbrazëta, e cila automatikisht krijon regjistrin e referencave që ju

nevojitet më vonë për bibliografi në fund të punimit.)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 3 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Page 14: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit) | 4

Kapitulli 2: (shënoni titullin e kapitullit)

(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit

të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike.)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nën-nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nën-nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Page 15: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit) | 5

Kapitulli 3: (shënoni titullin e kapitullit)

(teksti vijon këtu. Kapitulli i ri patjetër fillon në faqe të re. Për të kaluar në faqe të re, në fund të tekstit

të faqes paraprake shtypni CTRL + ENTER, dhe bëhet prerja e faqes në mënyrë automatike. Të

shtohen/hiqen aq kapituj si i përshtaten nevojave të kandidatit)

Nënkapitulli 1 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Nënkapitulli 2 (shënoni emrin e nënkapitullit)

(teksti vijon këtu)

Page 16: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 6

Përmbledhje e Diskutimit Teorik

(teksti vijon këtu. Në këtë kapitull bëhet përmbledhja e komplet Kapitullit të Diskutimit Teorik.

Rregullat e shkrimit janë të ngjashme me shkrimin e abstraktit, për më shumë elaborim, ju lutem shihni

faqen iii të këtij dokumenti. Këtu nuk duhen të citohen apo të ceken referenca, vetëm përmbledhje e

kapitullit në përgjithësi)

Page 17: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Përmbledhje e Diskutimit Teorik | 7

Hipotezat ose Pyetjet Hulumtuese

(Në këtë kapitull duhet të përcaktoheni nëse dëshironi që përmbledhja e literaturës do të konkludojë

në Hipoteza apo në Pyetje Hulumtuese.

Hipotezat janë pohime normative të cilat kërkojnë qasje deduktive hulumtuese, duke u nisur nga një

apo më shumë fjali (p.sh.: Politikat Monetare të Bashkimit Evropian e pengojnë zhvillimin ekonomik

të Ballkanit Perëndimor). Si hipotezë e ngritur, qasja hulumtuese duhet të vërtetojë apo të refuzojë këtë

hipotezë pas hulumtimit të realizuar nga kandidati.

Pyetjet Hulumtuese shkruhen pas përfundimit të diskutimit të literaturës, në aspektet e temës të cilat

nuk janë të mbuluara mirë nga literatura e shfrytëzuar apo ka kundërthënie në literaturë lidhur me një

temë të caktuar. Pyetjet hulumtuese shkruhen në formë të tillë: “Si ndikojnë politikat monetare të BE-

së në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike të BE-së me vendet e Amerikës Latine?”.

Rrjedhimisht, qasja hulumtuese duhet të jetë në formë induktive, pasi që përgjigja ndaj pyetjes kërkon

mbledhje të burimeve dhe krahasim/konfrontim të tyre.

Ky kapitull nuk duhet të jetë më i gjatë se 1-2 faqe, dhe duhet të fillojë me argumentimin se si është

arritur deri tek hipotezat apo pyetjet hulumtuese, dhe më pas të listohen me radhë hipotezat apo pyetjet

hulumtuese të përcjellura nga shpjegime koncize. Mbani mend se hipotezat apo pyetjet hulumtuese do

të duhen të përcjellën gjatë gjithë hulumtimit dhe ridiskutohen/rivlerësohen në kapitullin përfundimtar

të punimit)

Page 18: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 8

Metodologjia e punës hulumtuese

(Shkrimi i kapitullit të Metodologjisë nuk duhet të jetë artistik dhe i gjatë, por përkundrazi shumë

konciz dhe i drejtpërdrejtë. Ky kapitull paraqet hyrje në pjesën më kryesore të punimit, pasi që

përshkruan qasjen akademike shkencore që kandidati ka zgjedhur për të realizuar punimin e tij.

Kapitulli i metodologjisë duhet t’i vihet në shërbim të drejtpërdrejtë qasjes hulumtuese për analizën e

hipotezave apo pyetjeve hulumtuese nga kapitulli paraprak. Si i tillë ai duhet të shprehë qartas se çfarë

metodash hulumtuese ka zgjedhur kandidati dhe pse ka bërë atë përzgjedhje (përgjigje e mirë do të

ishte nëse është e bazuar në ndonjë hulumtim të ngjashëm nga punime të publikuara ndërkombëtarisht.

Po ashtu, arsyetimi mund të bëhet edhe në formë logjike: p.sh.: për punime me trajtim social përdoren

metodat kualitative të vrojtimit dhe intervistave të thella, përkundrejt punimeve me trajtim masiv

(ekonomik?!), ku mund të përdoren metodat sasiore si anketat dhe sondazhet e ndryshme). Arsyetimi

dhe përzgjedhja duhen të bëhen sa më thjeshtë dhe sa më qartë: ato duhen të jenë si një recetë që i

tregon lexuesit se çfarë keni bërë në mënyra aq të detajuar sa edhe ata do të mund të përsërisnin

hulumtimin tuaj. Kapitulli i metodologjisë i një disertacioni zakonisht përmban nën-kapitujt në vijim:)

Strategjia hulumtuese

Strategjia hulumtuese paraqet në pika të përgjithshme se çfarë qasje hulumtuese është përzgjedhur dhe

pse është kjo qasje e përshtatshme për disertacionin e posaçërisht për arritjen e rezultateve të kërkuara

nga ky punim. (për stilin e shkrimit, ju lutem referojuni tekstit paraprak)

Procesi i hulumtimit

Lexuesit e temës janë të interesuar të mësojnë se si keni bërë matjet në hulumtimin tuaj. Nëse keni

përdorur metodat të zhvilluara/përdorura nga autorë tjerë, atëherë mund të bëni vetëm një përshkrim

të shkurtër (një apo dy fjali), e më pas të ofroni referencën në punimin shkencor/akademik në të cilin

përshkruhet procesi metodologjik në detaj. Nëse disertacioni juaj përmban lloje të ndryshme të

matjeve, ofroni nën-nënkapituj tjerë për secilin lloj të analizës. Shembuj të këtyre nën-nënkapitujve

mund të jenë:

Page 19: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 9

Analiza Statistikore

Shpjegoni se si keni bërë analizën e të dhënave. Si keni bërë vlerësimin e marxhës së

gabimit/pasigurisë së të dhënave? Si keni përcaktuar se dallimet mes mostrave të zgjedhura janë

statistikisht të rëndësishme?

Grumbullimi i të dhënave

(Grumbullimi i të dhënave është shumë e rëndësishme për formësimin e punimit dhe vërtetimin e

hipotezave apo pyetjeve hulumtuese. Është evidente se asnjë punim nuk mund të përfshijë të gjithë

informatat e mundura, prandaj dhe përcaktohet mostra e populacionit të përgjithshëm. Në këtë kapitull

shpjegohet se si është organizuar grumbullimi i të dhënave dhe si është përzgjedhur mostra, dhe si

është e gjithë kjo relevante për realizimin e qëllimeve të hulumtimit.)

Natyra e të dhënave

(Të dhënat mund të kenë forma dhe manifestime të ndryshme sipas karakteristikave të punimit. Ato

mund të jenë të dhëna cilësore (kualitative) dhe sasiore (kuantitative). Në këtë kapitull duhet të

definohet se cila/t metodë/a janë përdorur dhe si përshtatet ajo me kapitullin paraprak dhe

përgjithësisht me Strategjinë Hulumtuese.)

Besueshmëria dhe relevanca

(Në këtë kapitull përshkruhet në formë statistikore apo me fjalë se sa janë të besueshme informatat e

grumbulluara – nëse flitet për intervista, atëherë sa është margjina e gabimit sa i përket mbledhjes dhe

analizës së informacionit. Po ashtu këtu duhet të përshkruhen edhe çështjet e mundshme që mund të

ndikojnë në relevancën e hulumtimit sa i përket metodologjisë së përzgjedhur)

Kufizimet e hulumtimit

(Në këtë kapitull duhen të ceken elementet që kanë kufizuar realizimin e plotë të hulumtimit. Për

shembull, në analizat kuantitative është e pamundur të anketohet i gjithë populacioni, me ç’rast një

kufizim i mundshëm është se mostra e zgjedhur (në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme) mund

të mos e përfaqësojë gjendjen e plotë reale (margjina e gabimit e diskutuar më lartë). Poashtu, në rast

se diskutohet për çështje aktuale, kufizim i hulumtimit mund të jetë dinamizmi i çështjes hulumtuese

dhe elementet stokastike në lidhje me të. Kufizime tjera mund të jetë pamundësia e analizimit të të

gjithë informacionit (për tema të cilat kërkojnë meta-analiza të të dhënave), pamundësia e verifikimit

të informatave në nivel të pëlqyeshëm (në rast të metodave kualitative – siç është metoda Delfi për

Page 20: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 10

intervista) etj. Ky kapitull duhet të jetë konciz, jo më tepër se 2 paragrafë i gjatë dhe duhet të jetë

relevant dhe i lidhur drejtpërdrejtë me metodologjinë e përdorur).

Page 21: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 11

Analiza hulumtuese (Ky kapitull adreson rezultatet e nxjerra drejtpërdrejtë nga analiza e të dhënave (hulumtimi) i diskutuar

në Kapitullin e Metodologjisë. Është me rëndësi të ceket se në këtë kapitull nuk duhen të përfshihen

diskutime të literaturës hulumtuese nga burime tjera, e as përfundimet apo implikimet që lidhen me

hulumtimin tuaj.

Fillimisht duhet të bëhet përshkrimi i analizave të realizuara (qofshin ato deskriptive,

shpjeguese/pohuese etj – siç janë testet e besueshmërisë, analizat e faktorëve). Më tej duhen të

adresohen rezultatet e testimeve të hipotezave (nëse janë përdorur hipotezat si stil akademik i

elaborimit të temës) apo përgjigjeve të pyetjeve hulumtuese (nëse janë përdorur pyetjet hulumtuese si

stil i elaborimit të temës). Pas kësaj rekomandohet të bëhet një diskutim ‘ex post facto’ për të krijuar

një model teorik të aplikimit të hulumtimit në realitet laboratorik). Këtu përfshihen edhe tabelat apo

figurat përmes së cilave mund të ilustrohen dhe përmblidhen të gjitha informatat numerike.

Për hulumtime kualitative dhe historike, ky kapitull zakonisht është i organizuar në tema apo kategori

si të parashkruar në temë (përmes pyetjeve hulumtuese apo hipotezave). Në rast se gjatë punimit janë

zhvilluar grupe fokusi apo intervista, është e udhës që të ofrohen përshkrime të shkurtra (p.sh.:

demografike) të pjesëmarrësve. Më pas mundësohen citimet e drejtpërdrejta apo parafrazimet e të

dhënave nga grupet e fokusit, intervistat, apo ngjarjet historike për të mbështetur përgjithësimet e bëra.

Në raste të caktuara, analiza poashtu përfshin edhe informata nga shënimet e kandidatit apo të dhëna

interpretuese, nëse supozohet se ato i japin kuptim dhe i shtojnë vlerë punimit).

Page 22: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 12

Rezultatet e hulumtimit (Qëllimi i këtij kapitulli nuk është vetëm të përsëriten hapat e parashtruar më parë në kapitullin e

Analizës Hulumtuese. Zakonisht studentët e anashkalojnë këtë kapitull ndonëse kjo është ndër më të

rëndësishmet në mbarë temën –pasi që i jep përgjigje pyetjes “Çfarë? dhe Pse?”. Këtu duhet të fillohet

duke diskutuar të gjeturat në relacion me kornizën teorike të parashkruar në Diskutimin e Literaturës.

Në disa raste, ju duhet të prezantoni informata të reja (sidomos kur bëhet fjalë për hulumtime

kualitative – shih kapitullin paraprak). Ky kapitull duhet poashtu të adresojë se çfarë domethënie ka

për akademinë dhe për ekspertët profesional të fushës nën ekzaminim. Me fjalë tjera, këtu përshkruhen

se çfarë janë implikimet praktike të studimeve? Kandidatët duhen të diskutojnë implikimet praktike

pedagogjike të studimeve. Çfarë domethënie ka për shkencat relevante të fushës nën ekzaminim?).

Page 23: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 13

Përfundimet dhe rekomandimet (Kapitulli përfundime dhe rekomandime paraqet kulminacionin e temës tuaj. Këtu paraqiten

përfundimet e arritura si rrjedhojë e mbarë procedurës së ndërtimit të disertacionit. Praktikisht këtu

fillohet me përgjithësime të nxjerra nga hulumtimi i realizuar e më pas vazhdohet me përgjigjet ndaj

pyetjeve hulumtuese apo elaborimin e hipotezave të ngritura, varësisht nga stili metodologjik i ndjekur

nga kandidati. Me rëndësi është që të merren parasysh dhe të diskutohen veç e veç secila pyetje

hulumtuese / hipotezë e ngritur dhe të diskutohet specifikisht secila nga to me rradhë. P.sh.:

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...

(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...

(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Pyetja Hulumtuese 1 / Hipoteza 1: ...

(këtu vijon teksti lidhur me Pyetjen Hulumtuese apo hipotezën).

Në anën tjetër, rekomandimet janë ato se çfarë kandidati ka nxjerrë nga hulumtimi i tij të cilat mund

të shërbejnë si udhëzues për akademinë, shkencën apo aspektet profesionale praktike të tregut – pra

me një fjalë kontributi konkret i punimit në sferë universale).

Page 24: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Strategjia hulumtuese | 14

Bibliografia

There are no sources in the current document.

(pasi e lexoni këtë tekst, ju lutem fshijeni këtë. Përdorimi i kësaj tabele të përmbajtjes është vetëm një

shembull i asaj se si duhet të duket. Pasi që të përpilohet teksti, ju vetëm duhet të klikoni me tastin e

djathtë mbi tabelën e bibliografisë dhe të klikoni UPDATE FIELD, për të rregulluar komplet tabelën.

Rregullimi bëhet automatikisht. Bibliografia në këtë rast e ndjek stilin e citimit të përzgjedhur në fillim

të kapitullit Diskutimi Teorik.)

Page 25: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Aneksi 1 | 15

Anekset Aneksi 1

(Aneksi përmban informacione me rëndësi sekondare për punimet e diplomës. Si i tillë, këtu vendosen

dokumente që merren nga burime tjera të cilat mund të ofrojnë sqarime, apo mund të pasurojnë

punimin, mirëpo nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me temën nën diskutim. Poashtu Anekset

shfrytëzohen për të cituar burime që medoemos duhen të kopjohen nga burimi (p.sh.: ligjet, rregulloret

etj.) Vendosja e tyre në Aneks dhe referimi i drejtë këtu e shmangë plagjiaturën pasiqë kjo pjesë nuk i

nënshtrohet kontrollit të plagjiaturës. Pra, nëse duhet të aludohet në ndonjë dokument të tillë, në

kapitullin relevant në tekst bëhet komentimi/analiza e dokumentit në fjalë, ndërkaq në fund të

komentimit/analizës shkruhet në kllapa (Për informata shtesë, ju lutem shihni Aneksin 1, 2, 3...).

Anekset mund të përmbajnë edhe fotografi, skica, diagrame, harta dhe të ngjashme të cilat mund të

qartësojnë ide të përshkruara në tekst. Duhet t’i kushtohet rëndësi faktit se fotografitë, skicat,

diagramet, hartat etj., nëse nuk janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së kandidatit, nuk mund të vendosen

në disertacion – përveç në pjesën e Anekseve.)

Page 26: UDHEZIME PER PUNIMIN E DIPPLOMES !!!!

Shkruani titullin

Aneksi 2 | 16

Aneksi 2

(Këtu vijon Aneksi 2...)