Upload
lira-kuca
View
637
Download
6
Embed Size (px)
Citation preview
Bimët për të mbijetuar duhet të jenë të afta të
mbledhin dhe të transportojnë ujë.
Bimët kanë enë të quajtura ksilema , të cilat
trasportojnë ujin dhe lëndët minerale.
Ksilemat kanë qeliza jo të gjalla e të
zbrazëta. Ato vendosen njëra pas tjetrës dhe
formojnë një gyp që përcjell limfën e
papërpunuar.
Ky ind përbehet nga qeliza të
vdekura, të quajtura enë, që të rritura
kanë formë të zgjatuar dhe nur të
shpeshte, pak a shumë të drurezuar.
Qelizat e drurit shpjegojnë
funksionimin e tyre vetëm nëpërmjet
murit ; brendia e qelizës është e
mbushur me ujë dhe tretësira.
Formohet kështu një farë tubi, i
ndërprere nga mure transversale të
afruara, sipas tipit të drurit. Meqë uji
ngjitet jo me shtytje nga poshtë por
me thithje nga lart është e nevojshme
që muret e enëve të forcohen me
linjine, për të shmangur copëtimin e
mureve dhe mbylljen e enëve
• Presioni I rrënjëve
Uji dhe lëndët e tretura në të
nga toka futen
drejtpërsëdrejti në qimet
thithëse të qelizave të
rrënjës nëpërmjet dukurisë
së osmozës . Uji që hyn në
rrënjë ushtron një presion që
e shtyn atë lart, nëpërmjet
gypave të ksilemës
• Kapilariteti
Lëngjet kanë veti të ngjiten
me anë të tubave të
holla, kapilarëve.
Pra, kapilariteti dhe presioni
rrënjor ndihmon ujin të
lëvizë lart brenda gypave të
ksilemës prej disa
centimetrash.
•Transpirimi
Presioni rrënjor nuk ka forcë të ngjitë ujin në
pikat më të skajshme të kërcellit. Për të arritur
këto lartësi , vihen në veprim molekulat e ujit.
Molekulat e ujit, si rrjedhim I strukturës së tyre
kimike , kanë një forcë kohezioni , që I bëjnë ato
të ndjekin njëra-tjetrën. Kështu formohet nje “
shtyllë” e hollë molekulash uji , që ndjekin njëra -
tjetrën nga rrënjët në ksilemë dhe deri në gjethe
. Ndërsa molekulat e ujit avullojnë nga gjethja
, ato tërheqin molekula të tjera , që ndodhen
pas tyre në një varg të gjatë. Nderkohë, bima e
avullon ujin nga pjesët e ekspozuara të gjethes.
Uji kalon në bimë
nëpërmjet rrënjëzave ose
qimeve thithëse të rrënjës.
Këto fije janë zgjatime të
holla në sipërfaqen e qelizave
të rrënjës
Është e rëndësishme të
theksohet se rreth 90 % e ujit
të konsumuar nga bimët
përdoret kryesisht për të rregulluar
regjimin e temperaturës së bimëve,
nëpërmjet procesit të
transpirimit
Transpirimi është i mundur vetëm
nëse gojëzat janë të hapura dhe
për këtë duhet dritë. Gjatë
natës kur gojëzat janë të mbyllura,
bima nuk konsumon ujë për
transpirim dhe thithja e ujit gjatë
kësaj kohe realizohet vetëm në
sajë të presionit rrënjor
Ato e zmadhojnë
shumë sipërfaqen e
membranës qelizore
të një qelize të
rrënjës
Membrana qelizore
lejon ujin dhe
kripërat minerale
që të thithen
Shumica e
bimëve e
marrin ujin
nga toka.
Qelizat Shoqëruese
Struktura në formë shoshe