4
Teoria e inteligjencave të shumëfishta Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjisë në Universitetin e Harvardit, më vitin 1983, propozoi (formuloi) një teori të inteligjencës e njohur si Teoria e inteligjencave të shumëfishta (apo multiple) (Theory of Multiple Intellegences). Sipas kësaj teorie, inteligjenca është në një sasi të konsiderueshme më e shumëllojshme dhe më shumëpalëshe, se sa e pranon nocioni i inteligjencës së përgjithshme. Për dallim nga shumë studiues psikometrik, Gardneri nuk e mbështet inteligjencën vetëm në analizën e faktorëve të testeve të standardizuara, për të nxjerrë përfundime rreth formave të ndryshme të inteligjencës dhe se testet e tilla psikometrike lënë mënjanë shumë aspekte të inteligjencës, respektivisht përjashtojnë paraqitjet e inteligjencave, të cilat janë mjaft të rëndësishme për një jetë të suksesshme. Teoria e inteligjencave të shumëfishta e Gardnerit, në fillim përbëhej prej shtatë llojeve inteligjencës: inteligjenca verbale-gjuhësore, interpersonale, intrapersonale, logjike-matematike, pamore-hapësinore, muzikore-ritmike dhe trupore-kinestetike. Në kohën e fundit, Gardneri ia shton (postulon) teorisë së vet edhe të ashtuquajturën inteligjencë natyrale, si tip të tetë të inteligjencës, pastaj edhe dy tipe të reja të cilat flasin mbi termat “kandidatë” për inkluzion në modelin ekzistues, e ato janë inteligjenca egzistenciale dhe spirituale, e cila bart shënimin simbolik (Ziegler & Heller,2000). Teoria e Gardnerit është ngushtë e lidhur me kreativitetin. Dimë se çdo kush e njeh kreativitetin, një numër i vogël i njerëzve mendon për kreativitetin dhe një numër shumë i vogël i njerëzve merr guximin të merret me kreativitet. Kreativiteti është rrugë që dërgon në inovacion dhe zbulim. Kreativiteti zakonisht shfaqet te njeriu kur ai e aktivizon anën e majtë dhe të djathtë të trurit. Kur të dy anët e trurit janë aktiv, atëherë truri prodhon ide origjinale (kreativitet). Për të aktivizuar anën e djathtë të trurit, zakonisht njeriu duhet të merret me inteligjencën muzikore-ritmike dhe inteligjencën pamore-hapësinore. Por, edhe inteligjencat tjera e inspirojnë anën e majtë të trurit. Me kombinimin e inteligjencave krijohen kushte ideale për kreativitet. 1) Inteligjenca verbale-gjuhësore (e njohur edhe si inteligjenca linguistike) – Kjo inteligjencë bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë përmes tregimeve,

Teoria e inteligjencave të shumëfishta

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Teoria e inteligjencave të shumëfishta

Teoria e inteligjencave të shumëfishta

Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjisë në Universitetin e Harvardit, më vitin

1983, propozoi (formuloi) një teori të inteligjencës e njohur si Teoria e inteligjencave të

shumëfishta (apo multiple) (Theory of Multiple Intellegences). Sipas kësaj teorie, inteligjenca

është në një sasi të konsiderueshme më e shumëllojshme dhe më shumëpalëshe, se sa e

pranon nocioni i inteligjencës së përgjithshme. Për dallim nga shumë studiues psikometrik,

Gardneri nuk e mbështet inteligjencën vetëm në analizën e faktorëve të testeve të

standardizuara, për të nxjerrë përfundime rreth formave të ndryshme të inteligjencës dhe se

testet e tilla psikometrike lënë mënjanë shumë aspekte të inteligjencës, respektivisht

përjashtojnë paraqitjet e inteligjencave, të cilat janë mjaft të rëndësishme për një jetë të

suksesshme.

Teoria e inteligjencave të shumëfishta e Gardnerit, në fillim përbëhej prej shtatë llojeve të

inteligjencës: inteligjenca verbale-gjuhësore, interpersonale, intrapersonale, logjike-

matematike, pamore-hapësinore, muzikore-ritmike dhe trupore-kinestetike. Në kohën e

fundit, Gardneri ia shton (postulon) teorisë së vet edhe të ashtuquajturën inteligjencë

natyrale, si tip të tetë të inteligjencës, pastaj edhe dy tipe të reja të cilat flasin mbi termat

“kandidatë” për inkluzion në modelin ekzistues, e ato janë inteligjenca egzistenciale dhe

spirituale, e cila bart shënimin simbolik   (Ziegler & Heller,2000).

Teoria e Gardnerit është ngushtë e lidhur me kreativitetin. Dimë se çdo kush e njeh

kreativitetin, një numër i vogël i njerëzve mendon për kreativitetin dhe një numër shumë i

vogël i njerëzve merr guximin të merret me kreativitet. Kreativiteti është rrugë që dërgon në

inovacion dhe zbulim. Kreativiteti zakonisht shfaqet te njeriu kur ai e aktivizon anën e majtë

dhe të djathtë të trurit. Kur të dy anët e trurit janë aktiv, atëherë truri prodhon ide origjinale

(kreativitet). Për të aktivizuar anën e djathtë të trurit, zakonisht njeriu duhet të merret me

inteligjencën muzikore-ritmike dhe inteligjencën pamore-hapësinore. Por, edhe inteligjencat

tjera e inspirojnë anën e majtë të trurit. Me kombinimin e inteligjencave krijohen kushte

ideale për kreativitet. 

1) Inteligjenca verbale-gjuhësore (e njohur edhe si inteligjenca linguistike) – Kjo inteligjencë

bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë përmes tregimeve, fjalëve, shënimeve etj.

Përfshin gjuhën dhe ka të bëjë, jo vetëm me mësimin e gjuhës, por edhe me përdorimin e

mirë të saj. Pra, favorizon aftësitë verbale;

2) Inteligjenca logjike-matematike – Nxënësit që kanë dominante këtë inteligjencë, u pëlqen

që të zgjidhin, krijojnë dhe prezantojnë probleme logjike, si dhe të llogarisin dhe

eksperimentojnë. Kjo inteligjencë, pos në matematikë dhe shkencë, mund të zbatohet në

çdo fushë të kurrikulumit (Amstrong, 1994). 

Page 2: Teoria e inteligjencave të shumëfishta

Kjo inteligjencë bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë mësimet në mënyrë

kronologjike. I referohet arsyetimit logjik, aftësisë për të zgjidhur probleme matematike.

SAT–testet e inteligjencës mbështeten në matjen e inteligjencave verbale matematike;

3) Inteligjenca pamore–hapësinore (apo inteligjenca vizuale–hapësinore) - është aftësi e

njeriut që të ketë një vizion dhe paragjykim vizual mbi botën e tij fizike. Gjatë formimit të

koncepteve matematike, krahas përvojave pamore, është e nevojshme edhe një kujtesë

abstrakte, përmes së cilës modelet e përvojës pamore, abstagohen, kodohen dhe

simbolizohen. Ato në fakt janë modele pamore të koncepteve matematike në prag të

abstraksionit dhe një hallkë shumë e rëndësishme në rrugën prej konkretes kah abstraktja. 

4) Inteligjenca muzikore–ritmike – është aftësia e njeriut për të kuptuar, paraqitur dhe

vlerësuar ritmin, lëkundjet dhe cilësinë e tingujve dhe zërit. Është një inteligjencë e veçantë

e cila përfshin kryesisht ata njerëz që lindin me një aftësi superiore për sa i përket

muzikalitetit.

5) Inteligjenca trupore-kinestetike – është aftësi për të përdorur në mënyrë të shkathët

trupin ose pjesët e tij, për të ndërtuar apo transformuar gjërat. Përdorimi i kësaj intelegjence

është një rast i mirë për nxënësit kinestetik që më lehtë të kuptojnë matematikën.

6) Inteligjenca interpersonale – është aftësi e harmonizimit të jetës së brendshme. Kjo është

aftësi e krijimit të modelit autentik dhe natyral të qenies dhe rastit që ky model të

shfrytëzohet për t’u bërë jeta frytdhënëse. Esenca e inteligjencës interpersonale përfshin

shkathtësinë që në mënyrë të mirëfilltë të njihen disponimet, temperamentet, motivimet

dhe dëshirat e njerëzve tjerë dhe në to të përgjigjet. Inteligjenca interpersonale paraqet

çelës i vetënjohjes, është afrim pranë ndjenjave personale dhe aftësisë së dallimit të tyre

dhe të radhitjes si udhëheqës së sjedhjeve;

7) Inteligjenca intrapersonale – është aftësi për të njohur vetveten, për të vetreflektuar, për

të kontrolluar dhe disiplinuar botën e brendshme të qenies sonë individuale. Bazohet në

aftësinë e nxënësve të mësojnë në mënyrë individuale. Kjo inteligjencë i referohet aftësisë

së njeriut për të njohur vetveten, si p.sh. njohja e anëve të forta apo të dobëta të karakterit,

vetëdija për të mos ekzagjeruar rëndësinë e tij etj. 

Inteligjenca  interpersonale dhe inteligjenca intrapersonale me një emër quhen inteligjencë

sociale.

8) Inteligjenca natyrore –Kjo inteligjencë është aftësi për të njohur, dalluar, klasifikuar dhe

vlerësuar florën dhe faunën, me tërë diversitetin e tyre në natyrë.

Funksionet e ndryshme të aftësive intelektuale, sipas Gardnerit, janë relativisht të pavarura,

gjegjësisht çdo individ posedon kombinacionin e vetëm të shtatë llojeve të ndryshme të

inteligjencave të cilat paraqiten me intensitete të ndryshme. Poqë se te ndonjë individ

Page 3: Teoria e inteligjencave të shumëfishta

paraqitet intensiiteti i theksuar i ndonjë nga tetë llojet e inteligjencave, atëherë themi se ai

individ konsiderohet si me prirje në atë sferë. Këto inteligjenca, Gardner i shikon si

inteligjenca që funksionojnë së bashku te individi. Sipas tij, kur njëra dominon individi duket

“jo normal”, ashtu si një njeri që shumëzon numra të mëdhenj përmendësh (në mendje), por

që nuk mund t’i lidh dot me qenien njerëzore. 

Pra, sipas Gardnerit, për t’u zhvilluar një nxënës në një person të kompletuar, duhet të

ushqejë të gjitha inteligjencat e sipërpërmendura. Gardneri thotë se të gjithë individët kanë

aftësi për njohjen e botës përreth, me ndihmën e gjuhës, analizës matematiko-logjike,

prezantimit hapësinor, përfytyrimit muzikal, inteligjencës truporo-kinestetike (shfrytëzimi i

trupit për zgjidhjen e problemeve ose për të krijuar diçka), të kuptuarit e individëve të tjerë

dhe vetvetes, si dhe të kuptuarit e natyrës. Më tutje, ai beson se është shumë me rëndësi që

shkollat t’u mundësojnë nxënësve që t’i shfrytëzojnë këto lloje të inteligjencave në kontest

të kurikulumit shkollor. 

“Ka ardhur koha t’i zgjerojmë shikimet tona në spektrin e talentëve. Kontributi i parë dhe

kryesor të cilin arsimi mund ta bëjë për zhvillimin e fëmijës është t’i ndihmojë në lëmi, ku

talenti i tij më së shumti vjen në shprehje, ku do të jetë i shkathtë dhe i kënaqur. Në tërësi

këtë e kemi qitur nga mendja. Në vend të kësaj, ne secilin e shtyjmë të shkollohet, pas të

cilës, nëse keni sukses, më së shumti t’ju përgjigjet të bëheni profesor në kolegj. Dhe, gjithë

kohën, secilin e vlerësojmë sipas asaj se a inkuadrohet në standardet e ngushta të suksesit.

Duhet shpenzuar më pak kohë duke i vlerësuar nxënësit, e më shumë kohë t’i kushtojmë

dhe t’i ndihmojmë t’i njohin aftësitë e tyre personale të dhuruara nga natyra si dhuratë dhe

pikërisht këto t’i zhvillojmë. Ekzistojnë me qindra mënyra që të arrihet suksesi dhe shumë

aftësi të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojmë në këtë çështje” (Gardner).