13
PROJEKT Tema:Kultura e qytetit te Krujes,pjese e kultures kombetare dhe nderkombetare.

Projekt Kruja

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt Kruja

PROJEKT

Tema:Kultura e qytetit te Krujes,pjese e kultures kombetare dhe nderkombetare.

Page 2: Projekt Kruja

KRUJA Me nje popullsi reth 20.000 banore.Si ish kryeqytet i

Shqiperise ajo u be e njohur qe ne kohen e GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT,hero kombetar.Ne prillin e vitit 1450 keshtjella e Krujes rezistoi per rreth pese muaj sulmesh nga turqit,duke u hakmarre keshtu me te gjithe boten e krishtere(nga vete fakti se popullsia e aso kohe ishte shumica e krishtere),te cilet shikonin te preokupuar avancimin qe Turqia po bente. Emri i qytetit ,ka prejardhien nga fjala “krua”,per vete faktin se duke qene ne faqen e nje mali te pasur me uje te fresket, ajo eshte plot me te tille.Kruja eshte nje qytet turistik me vende mjaft te bukur, si psh. keshtjella ne te cilen brenda saj ndodhet dhe muzeu kombetar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, dhe jasht saj ndodhet pazari i vjeter,i cili eshte i mrekullueshem.Keshtjella eshte ndertuar ne shekullin 4-5 pas lindje se Krishtit.Ne fund te shekullit te XII keshtjella mori formen e kompletuar, duke u bere keshtu qender guarnicioni per bizantet.Si qender per Skenderbeun dhe e rezistences kunder turqve otoman, ajo u be nje nga qytetet me te njohur ne Evropen mesjetare.

Page 3: Projekt Kruja

Kalaja e Krujes

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.

Page 4: Projekt Kruja

Muzeu Etnografik Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më

20 Nëntor 1989. Është një ndërtesë tradicionale e ndërtuar në mesin e shekullit të XVIII (1764) nga Ismail Pashë Toptani. Arkitektura e saj është orientale me koridor të mbyllur, tip kulle, dy katëshe me mure guri me gjerësi 60-80 cm. Në të gjenden piktura të stilit barok, dhe islamik, të cilat zbukurojnë dhomat kryesore të saj. Që në hyrje të saj bien ne sy harqet e portave me gur të gdhendur dhe rrugët e shtruara me kalldrëm. Në këtë banesë gjenden shumë elemente të traditës së zonës për mënyren e jetesës, veshjet, zakonet etj.

Page 5: Projekt Kruja

Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive turke, për tri herë rresht, në shek. XIV-XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.Ketu numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Page 6: Projekt Kruja

Pazari i Vjeter

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit.  Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor nënkujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij.

Page 7: Projekt Kruja

Folklori,veshjet dhe festat në Krujë

Folklori i zonës së Krujës është shumë i pasur.Veçohen këngët e dasmave.Grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës” vazhdon akoma dhe sot të marrë pjesë në festivalet kombëtare e ndërkombëtare. Po kështu dhe vallet janë të larmishme si psh. vallet e burrave që kanë karakter heroik dhe  valle grash me natyrë të gëzuar.Për nga pikëpamja e veshjeve popullore dallojmë disa njësi etnografike.Veshja më e vjetër e burrave është ajo me këmishë të gjatë dhe me dollmë prej shajaku të bardhë. Në shek.XIX  kjo veshje u zëvendësuanga veshja me tirq të bardhë dhe xhokën e zezë. Një veshje e përdorur shumë është ajo e grave qytetare me linjë të gjatë dhe xhybe me gajtan të zi. Kjo veshje është përdorur  nëpër dasma në shek. XIX. Vendin e kësaj veshjeje do e zënë Dimitet.Dimitet e grave krutane dallohen nga pëlhurat e mëndafshta që përdoren apo dhe për zbukurimin me fije ari apo rruaza të bardha që i bëhej këmishës dhe këmbëve të dimiteve.Një pjesëmarrje të madhe ka në Krujë gjatë kremtimit të festave, sidomos atyre fetare si Kurban Bajrami, Bajrami i madh apo Sulltan Novruzi, kur njerëzit zakonisht zgjedhin si vend pelegrinazhi  teqenë e Sari-Salltikut që gjendet në Malin e Krujës. Origjinale në Krujë është ceremonia e përgatitjes dhe shprazjes së Hashures.Përveç përgatitjes së Hashures, zona e Krujës dallohet dhe për një kuzhinë të pasur. Mes gjellëve karakteristike dallojmë pulën me harapash, fërgesën e gjizës me tavë dheu, byrekun, trahananë etj.

Page 8: Projekt Kruja

Pamje nga Kruja

.

Page 9: Projekt Kruja

Pamje nga Kalaja e Krujes

Page 10: Projekt Kruja

Pamje nga Muzeu Kombetar

Page 11: Projekt Kruja

Pamje nga Pazari i Vjeter

Page 12: Projekt Kruja

Pamje te veshjeve karakteristike

.

Page 13: Projekt Kruja

Artizanati ne Kruje