19
1 1

Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

1

1

Page 2: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

Pasojat e dhunës në shëndetin mendor. Çrregullimet kryesore, simptomat, shifra dhe fakte. Ndikimi i qendrimeve personale në identifikimin e

abuzimit në gratë që shfaqin çrregullime mendore

Roli i punonjësit shëndetësor. Barrierat dhe mundësitë.

Page 3: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 3

Objektivat e Sesionit:

Në përfundim të këtij sesioni pjesëmarrësit:

• Do të njihen me pasojat e dhunës në shëndetin mendor

• Do të njihen me simptomat e çrregullimeve kryesore mendore që shkakton dhuna dhe abuzimi

• Do të vlerësojnë qendrimet personale dhe rolin e tyre në identifikimin e abuzimit në gratë që shfaqin çrregullime mendore

• Do të identifikojnë barrierat dhe mundësitë për të përmirësuar adresimin adresimin e dhunës tek gratë me probleme të shëndetit mendor.

Page 4: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 4

Dhuna dhe Shëndeti Mendor• Dhuna (fizike, seksuale dhe psikologjike)

ushtruar ndaj femrave në çdo periudhë të jetës së tyre, nga fëmijëria deri në moshën adulte, ka rezultuar në dëmtim të shëndetit të tyre mendor.

• Tashmë është pranuar botërisht se

abuzimi i ndodhur në fëmijëri dhe në moshë të rritur është, në shumë raste, faktori kryesor në zhvillimin e depresionit, ankthit, dhe çrregullimeve të tjera mendore.

Page 5: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 5

Çrregullimet më të shpeshta mendore të shfaqura në gratë e dhunuara janë:

• Depresioni• Çrregullimet e ankthit• Çrregullimi i stresit post-traumatik• Çrregullimet disociative (që kanë si karakteristikë

kryesore amnezinë psikogjenike)• Çrregullimet e të ngrënit (anoreksia dhe bulimia

nervore)• Disfunksioni seksual• Çrregullimit e përdorimit të substancave (alkoolit

dhe drogave)• Vetëvrasjet

Page 6: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 6

Depresioni madhor

• Është një çrregullim i humorit në të cilin individi është shumë i palumtur, i demoralizuar, i mërzitur dhe nënvlerëson veten.

• Një individ me depresion madhor shfaq:– ndryshime në oreks dhe në gjumë, – ulje të energjive, – ndjenja se është i pavlerë, – ka probleme për t’u përqendruar si dhe – ndjenja faji që mund të shkaktojnë mendime për vetëvrasje.

• Është vlerësuar se rreziku i një individi mashkull për të shfaqur depresion madhor është rreth 10 %, ndërsa për një grua rreziku është 25 %

Page 7: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 7

Çrregullimet e ankthit

• Ankthi është një gjendje e pakëndshme frike dhe shqetësimi.

• Çrregullimet e ankthit janë çrregullime psikologjike që përfshijnë: – tension motor (dridhje, paaftësi për t’u relaksuar), – hiperaktivitet (marrje mendsh, rrahje të shpeshta

zemre, ose djerësitje), dhe – pritshmeri dhe mendime shqetësuese.

• Në grupin e çrregullimeve të ankthit përfshihet: Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar, çrregullim obsesiv-kompulsiv, çrregullimi i panikut, fobitë, çrregullimi i stresit post-traumatik

Page 8: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 8

Çrregullimi i stresit post-traumatik

Është një çrregullim mendor që zhvillohet nëpërmjet ekspozimit ndaj një ngjarje të rëndë që ka vënë në rrezik jetën e personit, p.sh. dhunë e rëndë fizike, përdhunim, etj. Çrregullimi karakterizohet nga simptoma të ankthit që ndjekin menjëherë traumën ose shfaqen pas disa muajsh ose vitesh. Simptomat mund të jenë:

– Flashback, ku skena të ngjarjes së jetuar dalin papritur përpara syve gjatë ditës, ose në ëndërr.

– Të ndjerit e mpirë, e shoqëruar me paaftësi për të ndjerë gëzim, dëshirë seksuale, apo për t’u kënaqur në marrëdhëniet me të tjerët.

– Gjendje e ngritur fiziologjike dhe paaftësi për të fjetur.– Vështirësi me kujtesën dhe përqendrimin.– Shqetësime dhe dridhje nervore– Shpërthime impulsive si agresivitet ose ndryshime të papritura në stilin e jetës.

Page 9: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 9

Studime të kryera në vende të ndryshme të botës kanë treguar se:

• Përqindja e shfaqies së depresionit dhe ankthit rritet në 3-4 herë në femrat e ekspozuara ndaj dhunës krahasuar me ato që nuk janë ekspozuar. ( Mullen et al. 1998, Saunders et al. 1993)

• Një numër studimesh kanë treguar se dhuna fizike dhe seksuale e ushtruar ndaj grave është shoqëruar me numër të rritur të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje në këtë grup femrash.

• Femrat e dhunuara përbëjnë grupin më të madh të personave që vuajnë nga Çrregullimi i Stresit Post- Traumatik.

• Një studim mbi përdhunumin zbuloi se 31% e viktimave të përdhunimit zhvillojnë Çrregullim të Stresit Post-Traumatik. (Kilpatrick, Edmunds & Seymour, 1992)

Page 10: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 10

Çfarë është shëndeti mendor?

• Shëndeti mendor nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e çrregullimeve mendore.

• Sipas OBSH-së, “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frutdhënëse, dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij.”– WHO. Strengthening Mental Health Promotion.

Fact Sheet No. 220.

Page 11: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 11

Pasoja të tjera psikologjike të dhunës:

Femrat e dhunuara përjetojnë gjithashtu:

• Frikë • Vetëvlerësim i ulët• Izolim• Të ndjerit e pashpresë• Ndihen fajtore dhe shkaktare të dhunës • Të pafuqishme

Page 12: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela

12

Ndikimi i çrregull imit mendor në dhunim:

• Femrat që kanë probleme të shëndetit mendor abuzohen më shumë fizikisht, seksualisht dhe psikologjikisht nga partnerët dhe familjarët duke shkaktuar kështu ashpërsim të simptomave dhe rritje të kohëzgjatjes së shfaqies së çrregullimit.

• Femrat që vuajnë nga çrregullime mendore mund të akuzohen se janë:– Të paafta, – nuk kujdesen për fëmijët, – nuk kujdesen për shtëpinë, – janë të çmendura, etj.

Page 13: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela13

A dyshojmë për dhunë në rastet e çrregull imeve

mendore?• Mjekët duket se e injorojnë problemin e

dhunës/abuzimit kur kontaktojnë me individë me probleme të shëndetit mendor. Ata nuk pyesin për këtë çështje dhe pacientët e kanë më të vëshirë të shprehen lidhur me të.

• Rrjedhimisht pacienti sheh se arsyeja e depresionit dhe çrregullimeve të tjera injorohet. Atyre u jepen thjesht medikamente si qetësuses, anti-depresantë, ose mjekime për gjumë, pa iu dhënë mundësia të flasin për problemet që u kanë ndodhur.

Page 14: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 14

Disa pohime:

1. “Unë nuk i besoj të gjitha gjërave që tregon një person me çrregullime mendore”

2. “Unë e vlerësoj kur burri i qendron pranë bashkëshortes që vuan nga çrregullime mendore dhe nuk divorcohet prej saj”

3. “Nëse një grua më çrregullime mendore dhunohet, kjo vjen për shkak të çrregullimit të saj”

4. “Pavarësisht se mund të vuajë nga depresioni i rëndë, një grua nuk mund të mos kujdeset për fëmijët”

Page 15: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 15

Paragjykimet dhe identif ikimi i dhunës

• Për shkak të stigmës dhe paragjykimeve çrregullimet mendore shihen përgjithësisht si shkaktare të dhunës dhe jo si pasojë e saj.

• Femrat e diagnostikuara me një çrregullim mendor e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë për shkak të stigmës që shoqëron çrregullimet mendore.

• Në vend që psikopatologjia e viktimës së dhunës të konceptohet si një përgjigje ndaj situatës abusive, profesionistët e shëndetit mendor ia kanë atribuar situatën abusive psikopatologjisë së prezumuar të viktimës. (Herman, 1992)

Page 16: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 16

• të besojë se janë gratë, që për shkak të çrregullimit që kanë, shkaktojnë probleme në familje

• mund të mos u besojnë raportimeve të tyre

• mund të ndiejnë simpati për partnerët e grave, të cilët nuk i kanë braktisur

• mund t’i gjykojnë gratë, veçanërisht nëse ato përdorin alkool, drogë, nuk kujdesen për fëmijët, etj

Personeli shëndetësor mund:

Page 17: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 17

Pse mjeku i familjes?

• Mjeku i familjes dhe infermieri është personeli shëndetësor më pranë gruas. Ato shkojnë më shpesh tek mjeku i familjes për problemet e tyre shëndetësore dhe problemet e fëmijëve.

• Për shkak të stigmës dhe paragjykimeve është më e lehtë që individët me probleme të shëndetit mendor të kërkojnë ndihmë pranë mjekut të familjes sesa pranë një specialisti.

• Pacientet paraqiten me simptoma fizike dhe mund të mos e dinë se kanë çrregullime mendore

Page 18: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela 18

Barriera në identifikimin e dhunës në gratë me probleme

të shëndetit mendor

– Mungesa e njohurive të mjaftueshme për të diagnostikuar çrregullimet mendore dhe për të dalluar pasojat psikologjike të dhunimit.

– Mungesa e kohës– Ekzistenca e stigmës dhe paragjykimeve ndaj

çrregullimeve mendore– Mungesa e aftësive komunikuese me gratë e

dhunuara

Page 19: Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!

#MesueseAurela

FaleminderitPer vemendjen tuaj

#MesueseAurela19