9
LEXIM JASHTË KLASE TITULLI: Princi i vogël AUTORI: Antoine de Saint-Exupéry PUNOI: #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

LEXIM JASHTË KLASE TITULLI: Princi i vogël

AUTORI: Antoine de Saint-Exupéry

PUNOI: #MesueseAurela

Ese Dhe Projekte Per Studentet

Page 2: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

JETA E VEPRA E

AUTORIT Antoine Marie Jean Baptiste Roger

(29 Qershor 1900 – 31 Korrik 1944)

ishte një poet, shkrimtar, aristokrat,

gazetar dhe aviator.

Ai u bë një laureat i disa çmimeve

më të larta letrare të Francës dhe

gjithashtu fitoi çmimin Kombëtar të

Librit të SHBA. Ai kujtohet më së

miri për novelën e tij Princi i Vogël dhe me shumë vepra të

tjera, të cilat ishin të avacionit lirik.

Saint-Exupéry ishte një pilot komercial i suksesshëm para

Luftës së Dytë Botërore, duke punuar në rrugë ajrore në

Europë, Afrikë dhe Amerikë Jugore. Në shpërthimin e luftës, ai

u bashkua me Forcën Ajrore

Franceze.

Librat e tij u bënë shumë të

famshëm dhe u përkthyen në

gjuhë të ndryshme. Një ndër

ta ishte edhe libri Princi i

Vogël, i cili u përkthye në më

shumë se 300 gjuhë të

ndryshme e u bë akoma më i

famshëm pas vdekjes së

autorit në moshën 44-vjeçare.

Ky libër është një ndër të

preferuarit e fëmijëve dhe nuk

mungon asnjëherë në

bibliotekat e tyre.

Page 3: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

PËRMBAJTJA Një djalë 6-vjeçar, që dinte të vizatonte tepër mirë, ishte

mërzitur nga idetë e të rriturve rreth vizatimeve të tij, pasi

askush tjetër përveç djalit, nuk i kuptonte ato. Kaluan disa vite

dhe djali u rrit. Ai ishte bërë një pilot i zoti, por një ditë, ai pësoi

një aksident me avionin e tij në shkretëtirën e Saharasë. Ai nuk

mundi ta rregullonte avionin i vetëm, pasi nuk kishte asnjeri

tjetër me vete. Kështu vendosi të flinte në rërë. Mëngjesin tjetër

u zgjua nga zëri i lehtë i një djali. Ai i kërkoi pilotit t´i vizatonte

një dele, që pas shumë përpjekjeve arrin ta vizatojë. Djali ishte

Princi i Vogël, që vinte nga një planet jo më i madh se një shtëpi

e zakonshme. Me kalimin e kohës, djemtë mësojnë shumë rreth

njëri-tjetrit. Gjithashtu, ai kujdesej edhe për një trëndafil të

bukur. Ata bisedonin për gjëra tepër të çuditshme. Aventurat e

Princit të Vogël, piloti vendosi t’i shkruajë për të mos e harruar

shokun e tij më të mirë. Një ditë, Princi i Vogël kishte vendosur

të largohej nga planeti i tij i vogël. Kishte vendosur t´i vizitonte

të gjithë planetër me radhë. Në planetin e parë, ai takoi një

mbret shumë të lumtur, i cili ishte gëzuar nga ardhja e tij, por

Princi i Vogël vendosi të largohej nga ky asteroid pasi nuk i

pëlqeu aspak. Në planetin e dytë jetonte një mburravec. Princi i

Vogël u largua edhe prej aty. Në planetin e tretë jetonte një

pjanec. Princit i vinte keq për të, por nuk ngurroi aspak të

largohej. Ai u largua edhe nga planeti i katërt, pasi aty jetonte

një biznesmen i mërzitshëm, i cili mendonte vetëm për punën e

për asgjë tjetër. Kur mbërriti në planetin e pestë, çdo gjë iu duk

normale dhe e qetë, por takoi ndezësin e fenerit e përsëri u

largua në kërkim të aventurave të reja. Në një planet të

panjohur, Princi i Vogël u takua me një gjeograf, i cili i tha të

vizitonte planetin Tokë, një planet të veçantë e ndryshe nga të

tjerët. Kur mbërriti aty, ai u habit shumë pasi nuk pa as edhe një

njeri. U mërzit, pasi mendoi se do të kishte ngatërruar planet.

Papritmas, Princi i Vogël takoi një gjarpër. Gjarpri i tregon atij

Page 4: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

se ndodhet në një shkretëtirë në Afrikë, në një vend ku nuk

jetojnë njerëz. Gjarpri i premtoi Princit të Vogël se do ta kthente

prej andej nga kishte ardhur, nëse një ditë do të mërzitej në

Tokë. Princi i Vogël del në kërkim të njerëzve, por më kot. Më

pas, takon rastësisht një lule. Iu ngjit një mali dhe pas një kohe

të gjatë, gjeti një kopsht lulesh. Disa ditë më vonë, ai takon një

dhelpër, e cila i kërkon që ta zbuste e të bëheshin miq. Princi i

Vogël e zbut dhelprën, por largohet i trishtuar. Pasi piloti dëgjoi

historinë e Princit të Vogël, kuptoi se ai nuk kishte ardhur pa

arsye në planetin Tokë e më pas shkuan të pinin ujë. Të dy

filluan të bisedonin për largimin e Princit të Vogël në planetin e

tij. Piloti nuk e la atë vetëm deri në momentin e fundit kur u

largua, edhe pse Princi i Vogël i tha se do të ishte e dhimbshme.

Piloti akoma e kujton Princin

e Vogël, bashkë me historinë

dhe aventurat e kaluara së

bashku.

Page 5: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

ANALIZA E PERSONAZHEVE

Piloti(+)i drejtpërdrejtë; artist; i ndjeshëm

Princi i Vogël(+)aventurier; guximtar; zemërbardhë

Trëndafili(+)i bukur; mburravec; i bezdisshëm

Mburraveci(-)i çuditshëm; mburravec; mëndjemadh

Pijaneci(-)i dehur; i turpëruar; antipatik

Mbreti(-)i madhërishëm; i çuditshëm; i mërzitshëm

Biznesmeni(+)i zgjuar; i përpiktë; i ngarkuar

Gjeografi(+)i zgjuar; i saktë; i sinqertë

Gjarpri(+)i sinqertë; i çuditshëm; i ditur

Trëndafilat(+)të mirë; magjepsës; të sjellshëm

Ndezësi i fenerit(+)besnik; përtac; i çuditshëm

Tregtari(+)zemërmirë; kursimtar; i thjeshtë

PRINCI I VOGËL

-Aventurier

-Guximtar

-Zemërbardhë

-Ëndërrimtar

-I palodhur

PËRBASHKËTA

-Të sjellshëm e të

dashur me

njëri-tjetrin

-Naivë

-Të huaj

TRËNDAFILI

-Mëndjemadh

-I mërzitshëm

-I bezdisshëm

-Magjepsës

-Tekanjoz

Page 6: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

FIGURACIONE LETRARE

METAFORA

-Era ia rrëmbente

-Shtinte frikën

-U zhyt në një gjendje ëndërrimtare

-Nga të shpien këmbët

-Shpërtheu në

ngashërime

EPITETE

-Trishtim i thellë

-Lule të paditura

-Zotëria kuqalash

-Dyshimi i mprehtë

-Me zemër të hapur

KRAHASIME

-Si gjel

-Si flakët e oxhaqeve

-Si të ishte flutur

-Si një fluger i vjetër

-Siç janë kështjellat mbretërore

Page 7: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

PJESA E PREFERUAR. PSE?

Pjesa ime e preferuar në këtë novelë është pjesa

kur djali, i cili ishte pilot në këtë kohë, vendosi të

shkruante historinë e mikut të tij, Princit të Vogël,

pasi me të kishte kaluar shumë aventura dhe

kujtime të veçanta, të cilat nuk donte në asnjë

mënyrë që t’i harronte. Ai e konsideronte Princin e

Vogël si një mik të vërtetë, për të cilin e kishte

marrë shumë malli. Mendonte se po ta harronte, do

të bëhej si të rriturit, që vlerësojnë më shumë

shifrat sesa miqësinë dhe dashurinë e vërtetë në

këtë jetë.

Më pëlqen shumë kjo pjesë, pasi këtu del në pah

sinqeriteti i djalit dhe vlerësii i tij për një miqësi të

vërtetë.

A JE TI NDONJËHERË PERSONAZHI I PRINCIT TË

VOGËL? PO/JO…PSE?

Po, unë ndonjëherë jam personazhi i Princit të

Vogël. Edhe unë ndonjëherë nddihem e çuditshme

dhe e veçantë nga të tjerët. Më mungon edhe mua

një mikja ime që prej fëmijërisë së hershme, por të

cilën nuk e kam harruar kurrë. Ashtu si Princi i

Vogël, edhe unë jam kurioze për njerëzit, për

sjelljet e tyre, për të vizituar e pare vende të

ndryshme. Mendoj se çdo fëmijë është personazhi i

Princit të Vogël, por në mënyrën e tij.

Page 8: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

TEMA: Ky libër flet për largimin e

Princit të Vogël nga planeti i tij, për të

eksploruar botën e për të gjetur miq të

rinj, ku njeh edhe sjelljet e njerëzve të

ndryshëm. Atë do ta shoqërojnë edhe

shumë aventura nga pas.

MESAZHET: Të kesh një mik të mirë do të thotë

të kesh gjithë botën.

Bota imagjinare e fëmijëve është aq

e madhe, me ëndrra të pafundme e

miq imagjinarë, që i shoqërojnë kudo

ata janë.

Page 9: Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"

VLERAT E NOVELËS

Kjo novelë më pëlqen shumë për vlerat e tij.

Stili dhe origjinaliteti i të shkruarit vihet re që

në leximin e pare. Subjekti është tepër

interesant. Gjithashtu, nuk mungon gjuha e

pasur letrare, që të bën ta pëlqesh këtë libër

me patjetër. Personazhet kanë karaktere

tërheqëse. Tematikat e trajtuara janë të

shoqërura me ilustrime mbreslënëse. Fantazia

e gjallë e autorit nuk mungon në asnjë fjali të

kësaj novele. Ky libër jep mesazhe morale

shumë të forta për jetën. Prandaj edhe duhet

lexuar nga të gjithë.