32
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman Farisiu nga Dr. Saleh as-Saleh Përktheu: Avni Tahir Xhemajli ( Ebu Ensarij) www. udhezimidhedrita.net

Kërkimi i së vërtetës

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Kërkimi i së vërtetës

Kërkimi i së vërtetësnga një burrë i njohur me emrin Selman Farisiu

ngaDr. Saleh as-Saleh

Përktheu: Avni Tahir Xhemajli ( Ebu Ensarij)

www.udhezimidhedrita.net

Page 2: Kërkimi i së vërtetës

Hyrje

I tërë falënderimi dhe Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb, dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut, i cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem është rob dhe i dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij fisnik.

Sot, shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë libri fetar të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa, islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë, është bërë diçka

Page 3: Kërkimi i së vërtetës

‘interesante’ për ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetë së tyre që të gjejnë përgjigje për shumë pyetje të cilat ata i kanë. “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë?

Cila është rruga e vërtetë e shpëtimit? A është islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë kjo për mua, familjen time, dhe shoqërinë në tërësi?” Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e cila si pasoj ka ndikuar në probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për këtë arsye, ata të cilët më parë thonin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi,” apo “Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani sërish janë duke e kërkuar të vërtetën. Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme si ato të parashtruara më parë. Kjo ngase natyra e lindur e njeriut e njeh arë që është e mirë dhe e keqe, dhe se çfarë është e vërtetë apo e rremë. Ajo nuk ndihet e qetë kur degradohen cilësitë e Allahut, dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të ketë më shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë, dhe së këndejmi një dhe vetëm një fe e vërtetë e pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të Tij ta adhurojnë atë duke i bërë shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi, Buda, zjarri, drita, Krishna,

Page 4: Kërkimi i së vërtetës

Jozef Smithi, dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt, profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi, shenjtorët, priftërinjtë, murgjit, apo ndonjë gjë tjetër.

Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë! Ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën të tjerëve por Allahu është i Vet-Mjaftueshëm. Ai është i Pari, e nuk ka asgjë para Tij, dhe i Fundit, e nuk ka asgjë pas Tij. Tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah; mirëpo ai e quajti veten me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet.” Prandaj, Ai e meriton që ne t’i nënshtrohemi vetëm Atij dhe këtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.

Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat krahas Allahut, qofshin ato me apo pa shpirt! Në mesazhin e fundit të shpallur njerëzimit, Kuranin, Allahu e sqaron qartë qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë. Nga ana e brendshme dhe e jashtme, njeriu është i thirrur të jetoj në pajtueshmëri me rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam, dhe është qëllimi për të cilin të gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e pranojnë se duhet të adhurohet vetëm Allahu, por nuk jetojnë në

Page 5: Kërkimi i së vërtetës

pajtueshmëri me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg Islamit. Ata nuk janë kriter me të cilin duhet të gjykohet islami. Islami është i përkryer por njerëzit nuk janë të tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit.

Qëllimi i këtij libri është që t’i thërras njerëzit të kërkojnë shpëtimin e tyre duke shqyrtuar tregimin e kërkimit të gjatë të një burri i njohur me emrin Selman el-Farisi, apo Persiani. Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e zotërojmë ajrin të cilin e thithim, dhe se ne jemi krijuar nga asgjëja, e as që e kemi krijuar vetveten, bëhet e natyrshme që secili të dëshiroj të mësoj më shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka dhënë jetë, dhe i Cili, një ditë do të na grumbulloj para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi ose dënim të pafund.

Selmani dhe tregimi i tij Fillimi

Askush nuk mund të na tregoj historinë e Selmanit më mirë se vet ai. Selmani ia tregoi këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve selem) i cili quhej Abdullah bin Abas, i cili pastaj ua transmetoj këtë tregim të tjerëve. Ibn Abasi thotë: “Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e

Page 6: Kërkimi i së vërtetës

Isfahanit nga qyteti i njohur Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e dashur e Allahut. Aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më besonte të mbikëqyrja zjarrin të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të shuhej.”

Ky është një tregues i sjelljes së mirë të të birit karshi babait të tij. Këtu Selmani e përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut. Emri Allah është i njëjti emër i përdorur nga të gjithë profetët dhe të dërguarit. Allahu është i njëjti Zot në gjuhën armaike të profetit tonë të dashur Jezus ( Isait alejhi selam).

Një fe ndryshe?“Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë, derisa ishte i zënë me ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të përmbushja disa punë të përditshme që ai dëshironte. Gjatë rrugës për në tokën e tij hasa në një kishë të krishterë. I dëgjova zërat e njerëzve që luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë ngase babai im më mbante të izoluar në shtëpinë e tij! Kështu që kur erdha pranë këtyre njerëzve ( të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se çfarë po bënin ata”

Interesi rritet

Page 7: Kërkimi i së vërtetës

“Kur i pash ata, më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në çështjen e tyre ( fe). I thash vetvetes, “Pasha Allahun, kjo fe është më e mirë se ajo e jona. ”

Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër. “Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të diellit. Nuk u ktheva në tokat e babait tim.”

Selmani i dha vetës kohë që të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte se ishte besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me durim janë cilësitë të cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga kufizimi i mendimeve si “O mirë! Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i zënë,” etj. Vdekja mund të të trokas në derë më herët se sa që njeriu mund të shpresoj.

“I pyeta : Nga e ka origjinën kjo fe?’ ”

Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e vërtetë. “Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e kërkimit. Cila është origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur nga Allahu, Krijuesi, Zoti i Vërtetë, dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij.

Page 8: Kërkimi i së vërtetës

“Ata thanë, “Në Sham”. U ktheva tek babai i cili tashmë ishte shqetësuar për mua dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita ai më tha: “O biri im! Ku ishe? A nuk ta besova ty një detyrë?” I thash:”O babai im, takova disa njerëz që luteshin në kishën e tyre dhe më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se qëndrova me ta deri në kohën e perëndimit të diellit.” Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë përkushtimin e të atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë ai i cili është në kërkim të së vërtetës.

Kundërshtimi“Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe feja e të parëve tu është më e mirë ”

Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet e fesë. Kjo na përkujton thënien e Allahut:

“Jobesimtarët thonë:”Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të nderpreni leximin e tij!” [Fusilet (41):26]

Page 9: Kërkimi i së vërtetës

“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe tashmë po ndjekim gjurmët e tyre.” [Zuhruf (43):22]

“Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë…” [Llukman:(31):21]

“Nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë.” [el-Mu'minun(23):24]

Shpesh herë, kur u flet njerëzve që dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka përmendur për jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron ta lësh fenë e baballarëve dhe stërgjyshërve të ty?” Jo vetë kaq, por prindërit dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim kundër të konvertuarit. Gjerësia e këtij kundërshtimi mund të shkoj deri në kërcënim të gjendjes jetësore deri në bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe raste të kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet.

“Thash, ‘Jo, betohem në Allahun, është me e mirë se feja jonë.”Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth asaj që ndjente dhe besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit?

Page 10: Kërkimi i së vërtetës

Selmani tha, “Ai më kërcënoi, mi lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli në shtëpinë e tij.”Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së vërtetës! Shumë profet u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët e familjeve të tyre për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”! A ndaloi këtu Selmani?

Ai tha: ”U dërgova një mesazh të krishterëve ku u kërkoja të më njoftonin për ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami. Një karvan tregtie arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të më tregonin kur të përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur mbaruan bizneset e tyre më njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm në Sham.”

Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në çështjen e së vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqi që ta kuptoj të vërtetën për Krijuesin, Allahun.

“Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve tona (d.m.th në fenë e Allahut, Moneteizmin Islam).” [el-'Ankebut (29):69]

Page 11: Kërkimi i së vërtetës

Selmani e vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës pavarësisht faktit se për të ishte një vend i largët dhe i panjohur.

Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij andaj edhe ia lehtësoj dhe e ndihmoi atë duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit.

Kjo është, por..!“Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe (tuajën)?’ ” Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e njerëzve në besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin ushqimin më të mirë, bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani po kërkonte për më të mirën në besim.

“Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë”. Shkova dhe i thash: “Më pëlqen kjo fe e juaja dhe do doja të jem me ju dhe t’u shërbej në kishën tuaj, që të mësoj dhe të lutem me ju.”

Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar me njerëzit e dijës. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si shërbëtor i priftit.

Page 12: Kërkimi i së vërtetës

Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe më afër saj. Në mungesë të thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca; njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por arroganca e tyre i largon prej saj dhe i shpie në shkatërrim.

“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht (Shenjat Tona, provat, dëshmitë, ajetet, mësimet, shpalljet, etj) dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre besonte për të vërteta.” [en-Neml (27):14]

Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë njeriun nga kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në ardhmërinë e tij. Të gjitha këto gjëra do të zhduken, dhe njeriu do të futet në varr me asgjë tjetër veç veprave të tij. Këto vepra janë veprat e zemrës ( besimit), ato të gjuhës dhe gjymtyrëve të cilat janë shfaqje e veprave të zemrës. A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me urdhrat e Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të profetit të fundit Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve selem? Kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në Ditën e Gjykimit.

“Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek

Page 13: Kërkimi i së vërtetës

Allahu ( i pastër nga mosbesimi, politeizmi dhe hipokrizia). ” [esh-Shu'ara'(26):88-89]

“Ai tha, “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua,” kështu që u bashkova më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i keq i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që atë pasuri të grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai kishte grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend!”

Ky është shembulli i njerëzve të këqinjë dhe të prishur të cilët gjinden në çdo kohë dhe në çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani me këtë njeri të prishur? Jo! Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij. Ai nuk u largua nga kërkimi i së vërtetës.

“E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.”

Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës. Allahu i Madhërishëm e udhëzoi atë ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën ishte e sinqertë. “Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata se ai ishte njeri i keq i cili

Page 14: Kërkimi i së vërtetës

urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që ta grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante asnjë pjesë të saj varfanjakëve. Ata thanë “Si e di këtë?” U përgjigja: “Mund t’ua tregoj thesarin e tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të mbushur me arë dhe argjend. kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se ne kurrë nuk do ta varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.”

Dëshira është e fortë Selmani thotë: “Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili falte namazin më mirë se ai; as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo botë dhe i lidhur me botën tjetër, as ndonjë njeri më të përkushtuar se ai në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo tjetër që e doja më parë.”

Në islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi profetit Muhamed mënyrën dhe kohen se si të falen këto namaze. Ato nuk janë ‘namazet’ të cilat janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i islamit. Nëse ato kryhen sipas rrugës së profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, ato pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija të cilat ai ka mundur ti ketë kryer gjatë ditës.

Page 15: Kërkimi i së vërtetës

“Qëndrova me të deri para se ai të vdiste. Kur iu afrua vdekja i thash: “O filan, kam qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo gjë që e doja më parë. Tani ka ardhur caktimi i Allahut, andaj kë më këshillon dhe me çfarë me urdhëron?”

Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kë do ta shoqëronte pas vdekjes së priftit. Ai sërish mendoi që të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë. Dëshira dhe gatishmëria që të vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë.

“Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje; ata kanë ndryshuar atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili ende ka këtë fe që kam unë përveç një burri në al-Muslil, andaj bashkohu me të.” (Dhe ai ia tregoi emrin).

Një tjetër shpërngulje

Kur ai vdiq Selmani shkoi në al-Musil që ta takonte njeriun për të cilin i kishte folur prifti. “I thash: Filani në momentet e vdekjes më ka këshilluar që të bashkohem me ty. Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën kishte edhe ai.” Burri nga al-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të. “Qëndrova me të dhe pash se ai ishte

Page 16: Kërkimi i së vërtetës

më i miri nga njerëzit në çështjen e (fesë) së shokut të tij.”Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Selmani thotë: “Kur iu afrua vdekja, kërkova prej tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe. Burri tha: “Betohem në Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si kjo e jona përveç një burri në Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju atij.”

Edhe një tjetër shpërngulje

“Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.” Selmani e gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u përsërit. Vdekja iu afrua dhe para se të vdiste, Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që ta këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek një njeri në Amurijeh i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij Selmani shkoi në Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij. Gjatë kësaj kohe Selmani punoi dhe ‘fitoi disa lopë dhe dele.”

Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin. Natyrisht se ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten dhe parimet e tyre për një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të

Page 17: Kërkimi i së vërtetës

parasë. Megjithatë, ka të atillë të cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marr parasysh se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë paqe mendjes dhe zemrës.

Shpërngulja e madhe Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia përsëriti të njëjtën kërkesë por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O biri im! Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një profet do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky profet është në fenë e Ibrahimit. Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të adhuruar vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e tij:

“Ibrahimi u dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.” [el-Bekare (2):132]

Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren ishin Is’haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai, paqja qoftë mbi të gjithë ata; ndërsa nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe

Page 18: Kërkimi i së vërtetës

Muhamedi. Ismaili u rrit në Beka ( Mekë) në Arabi dhe Muhamedi ishte pasardhës i tij.

Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë e cila duhej të pasohej. Ai do të ketë lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga pasardhësit e Ismailit ( Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që t’i bashkohej profetit sal-lAllahu alejhi ve selem i cili është prej familjes së Ismailit, i cili i nënshtrohet Allahut dhe ndjek rrugën e Ibrahimit.

“O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexoj Shpalljet e Tua, t’ua mësoj Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e ti pastroj (nga gjynahet)! Vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” [Bekare (2):129]

“Pastaj ty të shpallëm “ Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve” [en-Nahl (16):123]

“Pa dyshim, njerëzit me të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet (Muhamedi) me besimtarët. Allahu është mbrojtës i besimtarëve.” [ Ali 'Imran (3):68]

Page 19: Kërkimi i së vërtetës

Burri e përshkroi profetin duke thënë: “...ai do të bart mbi supet e tij fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët prej vendlindjes në mes të dy vendeve të mbushura me gurë të zinjë. Në mes të këtyre dy vendeve ka hurma. Ai mund të njihet me anë të disa shenjave. Ai e pranon dhuratën dhe ha prej saj, por nuk ha nga ajo që i jipet lëmoshë (sadakë). Vula e profetëve është në mes të krahëve të tij. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje.

Burri e dinte rreth paraqitjes së profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve ( Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty ( d.m.th Musajin) do të vendos Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do të flas atyre tërë atë që Unë do ta urdhëroj”). Natyrisht se këto vargje nuk janë referencë për Jezusin ashtu siç Pali u mundua t’i interpretonte ato.

Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe edhe ose ishte vet izraelit ai nuk ishte prej ‘vëllezërve’ të tyre. Burri e dinte se ajo që ishte e përmendur në libër rreth shpalljes së Zotit do vinte nga Temani ( veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të Biblës të J. Hastings) dhe ‘i shenjti’ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21, egërsia e

Page 20: Kërkimi i së vërtetës

Paranit ishte vendi ku profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë fëmijë, prej tyre edhe Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13 “Zoti i dashur ka lidhshmëri me pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e profetit Muhamed, sal-lAllahu alejhi ve selem.

Kur profeti Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve selem) i ftoi njerëzit në Mekë që t’i nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan, dhe ata thuren plane që ta vrisnin profetin (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ai së bashku me ata që pranuan Islamin u urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe ndodhi beteja e Bedrit në mes ‘të paktëve dhe të keq-armatosurve’ që përfaqësoheshin nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem dhe pasuesit e tij, dhe paganëve të Mekës një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët e tij ishin fitimtarë (Isaiah 21:13-17).

Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam) tregoi për ardhjen e profetit Ahmed (Muhamedit). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të cilat Allahu foli me gjuhën e Jezusit:

“Kujto kur Isai, i biri i Mejremes tha: “O Bijtë e Izraelit, unë jam i dërguar i Allahut tek ju për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të

Page 21: Kërkimi i së vërtetës

cilit është Ahmed.” [es-Saf (61):6]

Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Një ditë “Disa tregtarë nga fisi Kalb kaluan pranë meje,” Selmani thotë: “U thash atyre: Nëse më merrni mua deri në tokat arabe do t’u jap lopët e mia dhe të vetmen dele që kam .” Ata thanë “Po.” Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën me vete. Kur arritën tek vendi i quajtur Vadil Kura ( pranë Medinës), ata e shiten atë si skllav tek një çifut.

Selmani qëndroi tek çifuti, dhe ai pa hurmat ( ashtu siç ia kishte përshkruar shoku i tij më herët). Selmani thotë: “Shpresoja që ky të ishte vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.” Një ditë, një burrë, kushëri i zotriut të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në Medine që ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëriu çifut dhe e mori me vete në Medinë. “ Ai më mori me vete në Medine. Pasha Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky ishte vendi i përshkruar nga shoku im.” “Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij ( Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve selem). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe unë nuk dëgjova gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në Medine..”

Page 22: Kërkimi i së vërtetës

Selmani vazhdon e thotë: “[Një ditë,] isha në një dru hurmeje duke bërë ca punë për zotëriun tim. Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij ( padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “ “I vraftë Allahu Beni Kajletët, ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot erdhi nga Meka dhe i cili pretendon se është profet!’ ”“U drodha aq shumë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotëriun tim. Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po thua!?” Zotëriu im u zëmërua dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në udhë kjo?! Shko dhe shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të sigurohem në atë që ai po thoshte.”

“Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut teksa ai ishte në Kuba. Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda dhe i thash: “Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si lëmoshë dhe e pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.” Selmani thotë: “Ia ofrova atij e ai u tha shokëve (sahabëve ) “Hani”, por ai e tërhoqi dorën ( nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është një ( nga shenjat e profetësisë). ”Pas takimit me profetin sal-lAllahu alejhi ve selem Selmani u largua që të përgatiste edhe një tjetër

Page 23: Kërkimi i së vërtetës

provë! Kësaj radhe ai i solli profeti sal-lAllahu alejhi ve selem një dhuratë. “Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet lëmoshë (sadakë) andaj ja një dhuratë me të cilën dua të të nderoj.” Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë , gjë që edhe e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja të profetësisë.).”

Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad ku profeti po varroste njërin prej sahanëve të tij. Selmani thotë: “E përshëndeta me selam pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që të shihja vulën ( e profetësisë) të cilën ma kishte përshkruar shoku im ( në Amurije).

Kur e hetoi pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem se po përpiqesha të vërtetoja diçka që më ishte përshkruar ai e hoqi mbulesën e tij prej shpine dhe unë e pashë vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të qaja.

I dërguari i Allahut më tha “Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu siç ta tregova ty, ibn Abas. Atij i pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë time t’ua tregoja edhe sahabëve të tij.”

Robërimi vetëm Allahut

Page 24: Kërkimi i së vërtetës

Salmani vazhdon t’ia tregoj historinë e tij Ibn Abasit:Ai ende i përkiste zotëriut të tij. Ai mungoi në dy beteja kundër paganëve arab. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem i tha: “O Selman, lidh një kontratë me zotëriun ten që të jesh i lirë.” Ai arriti ta bëjë marrëveshjen me të ku duhej që t’i paguante atij dyzetë gramë ari dhe të mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem u tha sahanëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.” Ata e ndihmuan t’i mbillte drunjtë dhe grumbulluan sasinë e kërkuar. Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të mbjellur fidanet dhe ai sal-lAllahu alejhi ve selem i mbolli me duart e tij. Selmani thotë: “ Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm nuk vdiq.” Selmani ia dha ato zotëriut të tij. I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem i dha Selmanit një copë ari sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë dhe paguaje zotëriun tënd atë që i detyrohesh.” Selmani tha: “Sa shumë është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem tha: “Merre! Allahu do ta barazoj me atë që ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i detyrohesha zotëriut tim.” Selmani ia dha arin

Page 25: Kërkimi i së vërtetës

zotëriut të tij. Ai përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë Selmani u bë shok i afërt i profetit sal-lAllahu alejhi ve selem.

Njeri nder shokët e mrekullueshëm të profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem i njohur me emrin Ebu Hurejre transmeton: “Ishim ulur në shoqërinë e të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) kur u shpall surja el-Xhumu’a (Surja 62). Ai lexoi këto fjalë:

“Ai (Allahu) do ta dërgojë atë (Muhamedin) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (..por që do t’u bashkohen).” [Xhumu'a (62):3]

Një burrë në mesin e tyre tha: “O i dërguari i Allahut Kush janë ata të cilët nuk na janë bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman el-Farisi ishte mes nesh. I dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha : “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë eth-Thurajjaa (Plejadës, shtatë yjeve), burra si ky ( njerëz si Selmani) do ta arrinin atë.” [Suneni i Tirmidhiut]

Por ata do të vijnë!Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin,

Page 26: Kërkimi i së vërtetës

duke e kërkuar të vërtetën për tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e Selmanit është e ngjashme me atë të njerëzve në kohën tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet, nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të mendjes.

Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide në tjetrën, por ishin shumë të ‘frikësuar’ që madje edhe të donin të dinin diçka rreth Islamit! Megjithatë, kur ata takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e tyre. Tregimi për Selmanin është tregim për kërkimin e gjatë. Ju mund ta bëni kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të shkurtër duke përfituar nga tregimi i tij.